VOAL

VOAL

Kolegji i kryetarëve, Bashës: Hajde sqaroje bazën. Basha: Nuk dal!

Edhe pse Lulzim Basha kishte urdhëruar që të fikeshin të gjithë telefonat në takimin që pati sot me të gjithë kryetarët e degëve të PD-së në vend, nga burime brenda mbledhje mësohet se aty ka pasur debate të ashpra.

Pjesëmarrës brenda takimit kanë konfirmuar për Syri.net, se kryetarët e degëve, të cilët pasi nuk kanë marrë një përgjigje të qartë nga Basha, se përse mori masën ekstreme dhe individuale të përjashtimit të liderit historik të PD-së Sali Berisha, i kanë kërkuar atij që të zbresë në bazë dhe të sqarojë demokratët. Sipas tyre, revolta dhe zemërimi është e madhe.

Por pasi i kanë kërkuar që të zbresë në bazë, Basha ka refuzuar. Ai ka vazhduar të fshihet, duke deklaruar se dalja në bazë nuk është produktive. Pasi kryetarët e degëve thanë se Basha duhet të dalë para demokratëve dhe të sqarojë pse vendimi nuk ishte kolegjial, ai vazhdoi të fshihet. Refuzimi i Bashës për të dalë para demokratëve në bazë vjen në kohën kur ish- kryeministri Sali Berisha ka premtuar lëvizje në bazë. Frika e Bashës për të dalë para bazës buron nga fakti se druhet se do përballet me episode si ai i djeshmi. Kujtojmë se Basha u prit nga mbështetësit e PD me thirrjet: Turp dhe tradhtar.

Meta nuk humb kohë, dekreton Ramën kryeministër për të tretën herë

Një ditë pas betimit në Kuvend, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton Edi Ramën kryeministër të Shqipërise.

Në dekretin e Presidentit që mban datën e djeshme thuhet se zoti Edi Rama emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe dekretin hyn në fuqi menjëherë.

DEKRET
PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT
Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

Dekretoj:
Neni 1
Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210
Tiranë, më 10.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Del sondazhi: 71% e demokratëve kundër Bashës dhe pro Berishës

Shumica e votuesve të PD-së nuk e donin largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Përkundrazi ata kërkonin që PD ta mbështeste Berishën në çështjen me SHBA-në. Këto janë rezultatet e një sondazhi që u krye në nivel kombëtar në bazë të 1 mijë intervistave nga data 10 deri më 28 gusht

Sondazhi i Euronews Albania dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Ndryshe u përgjigjën personat që më 25 prill zgjodhën të mos votojnë dhe që për këtë mund të konsiderohen si “elektorati gri”.

Shumica e tyre (56.5%) ishin kundër një mbështetjeje të PD-së ndaj Berishës edhe pse në rastin e largimit apo jo të tij prej grupit parlamentar ishin të dyzuar – 21.4% u përgjigjën “nuk e di”, 12.6% “jo” dhe 9.5% “po”.

Basha: Të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës

TIRANË

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se gjuha e ish-kryeministrit Sali Berisha i ka dyfishuar dhimbjen për vendimin e marrë ndaj tij, që solli përjashtimin nga grupi i PD.

Duke folur pas daljes nga seanca, Basha tha se shpreson që koha të jetë ilaçi më mirë dhe se duhet të fokusohemi tek armiku i vetëm që sipas tij është regjimi i Edi Ramës.

“Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt është dhe dita e parë e kësaj beteje brenda kësaj salle. Pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe zotëron të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë që shumicën e shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim.

Detyra ime detyra e çdo shqiptari është të bëjmë çdo gjë kundër të keqes. Kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe çdokush duhet të bëjë pjesën e vet.

Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr.Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur, dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin është dyfishuar sot nga gjuha e zotit Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës”, deklaroi Basha. bw

Genc Burimi: Vendimi i Bashës burracak, Kim po përçan shqiptarët

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, komentoi vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën.

Burimi theksoi se vendimi i Bashës padyshim që ishte i një burracaku, kurse shtoi se Yuri Kim po përçan shqiptarët me politikën që bën.

Vendimi i Bashës ishte burracak, por i shërben PD-së. Por tani i shërben Partisë Demokratike, sepse bëhet më luftarake lufta.

Ambasadorja Yuri Kim po ndërhyn shumë në punët e brendshme të Shqipërisë. Kim përçau PD-në, po përçan një pjesë të shqiptarëve, sepse Partia Demokratike ka ndjekës.

Për herë të parë na shtrohet pyetja nëse do marrim anën e Amerikës apo të Sali Berishës.

Të huajt, SHBA-të përfshirë këtu, po ndërhyjnë në Kushtetutë. Asnjë komb në botë nuk vendos ndonjë forcë të huaj përmbi Kushtetutën e vet. E shantazhueshme nuk është PD-ja, por Basha. Sot nuk kemi sovranitet kombëtar’, deklaroi Genc Burimi ne SYRI TV.

Berisha menjëherë pas betimit largohet nga Kuvendi: Grupi Parlamentar i PD është i imi, nuk do të krijoj tjetër

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga seanca parlamentare. Gazetari  Osman Stafa bën me dije për ‘BalkanWeb’ se menjëherë pas betimit ish-kryeministri Berisha është larguar nga salla e parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë daljes nga parlamenti ish-kryeministri i pyetur nëse do të krijojë një grup të ri parlamentar, u përgjigj se grupi demokrat është grupi i tij.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.

Ndërsa i pyetur për lëvizjen e tij të radhës ai tha: “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”.

Berisha u pa të hyjë në seancë sërish nga deputetët Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka të cilët u panë pranë tij në seancën e parë të paradites.

Abazoviq thotë se mund ta përmbysë Qeverinë e Malit të Zi

RFE/RL

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk do të lejojë që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi [edhe] një kryeministër të ri. Unë do ta rrëzoja Qeverinë”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se do të ndalojë së mbështeturi Qeverinë, nëse mendon se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë.

“Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazoviq në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi, Vijesti.

Shkarkimin e Sekulloviqit dhe të drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Zoran Bërgjanin, Krivokapiqit ia kërkon partia më e madhe e koalicionit qeverisës: Fronti Demokratik. Ky subjekt ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar.

Kërkesat për shkarkim janë bërë pas trazirave që kanë përcjellë shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodoske Serbe në Mal të Zi, Joanikije, më 5 shtator.

Protestuesit malazezë kanë bllokuar hyrjet në qytetin e Cetinës, për të penguar ceremoninë.

Joanikije është dërguar në Manastirin e Cetinës me helikopter ushtarak.

Bërgjanin dhe Sekulloviq thuhet se kanë kundërshtuar përdorimin e forcës policore për të thyer bllokadat dhe protestat, për shkak të rrezikut të lartë për paqen.

Megjithatë, protestat, që kanë nisur një ditë para shugurimit, janë shpërndarë nga forca të shumta të policisë në ditën e ceremonisë.

Më shumë se 50 persona janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve.

Abazoviq, i cili është përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, është drejtues i Lëvizjes Qytetare URA.

URA është partia më e vogël e shumicës qeverisëse malazeze, pas Frontit Demokratik pro-serb dhe Demokratëve.

Basha: Reeker më kërkoi në mënyrë të prerë largimin e Berishës

TIRANË

Vendimi personal i kryedemokratit Basha për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e parë të grupit të PD, 12 orë para mbledhjes së parë të Parlamentit.

Gazeta “Panorama.al” ka zbardhur debatin e plotë të mbledhjes përmes burimeve të besueshme në sallë. Në fillim ka qenë kryetari i PD-së, Basha, i cili ka sqaruar vendimmarrjen. Ai tha se dje ishte afati limit që i ishte vendosur nga SHBA për të marrë një vendim.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së mësohet se është shprehur se për çështjen Berisha ka edhe shumë detaje të tjera, me të cilat ai është njohur, por që nuk kishte ndërmend t’i bënte publike dhe referuar këtyre të dhënave, ai tha se ishte vendimi më i mirë për vetë Berishën dhe familjen e tij.

Lulzim Basha: Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Në këto dy muaj e gjysmë unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.

Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës. Meqë ia premtova Sali Berishës, dua t’ju komunikoj se ky vendim nuk është i dakordësuar me të, pavarësisht përpjekjes sime për të arritur një dakordësi. Nëse nuk do ta merrja këtë vendim, nuk do të kishim asnjë interlokutor dhe nuk do të kishim ku kërkonim transparencë./panorama

Berisha: Do marr çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul.

Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha, por e kundërshton duke deklaruar qartë se vijon të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD.

Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.

”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.
Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të jgithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq.
Grupi ishte në krahun e vet kur hyri.”- tha Berisha.

Nxirreni nga zyra! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike! Nga Jozefina Topalli

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!
Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike!
Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.
Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .
Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.
Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.
Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.
Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.
Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.
Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.
Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.
U bene kaq vite qe ia them demokrateve.
Po e perseris edhe sot.
Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.
Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.
Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.
Kete e ka deshmuar ne vite.
Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.
Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.
Prap e konsideron vehten mbi ligjin.
Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.

Kush janë deputetët që shoqëruan sot Berishën drejt Kuvendit

TIRANË

Nisja e sesionit të ri parlamentar, e gjen PD-në në një situatë aspak të mirë, nisur nga vendimi i një dite më parë të kryedemokratit Basha për të përjashtur hnga grupi parlamentar, ish kryeministrit Sali Berisha deri sa drejtësia të shprehet lidhur me vendimin e SHBA për ta shpallur atë non grata.

Gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’, se ish kryeministri Berisha u shoqërua në rrugën drejt parlamentit, nga deputetët Edi Paloka, Tritan Shehu e Flamur Noka, të cilët kundërshtuan një ditë më parë vendimin e kryedemokratit.

Në një mesazh për mediat, Basha njoftoi dje vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.” u shpreh një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Me maskë anti-covid dhe dy gishtat lart, momenti kur Berisha hyn në Kuvend si deputet i pavarur

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri historik i PD-së, ka hyrë sot në Kuvend si deputet i pavarur. Kjo pasi u përjashtua nga grupi parlamentar dje nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, deri në sqarimin e pozicionit të tij në lidhje me vendimin e SHBA-ve për shpallje non-grata.

Berisha që në hyrje të Kuvendit u prit me eufori nga mbështetësit e tij, ndërsa ai nuk i shmangu deklaratat dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe Bashën, ku foli për pazare mes tyre.

Pavarësisht ‘gjakrave të trazuar’, Berisha është treguar i kujdesshëm për të respektuar masat anti-covid, ndërsa ka vendosur maskë dhe nuk harron të përshëndesë mbështetësit e tij me dy gishta. Për më tepër shihni fotot e publikuara nga LSA.

Berisha pritet nga mbështetësit: Sot nis beteja për shpëtimin e PD nga pazaret e turpshme të Bashës dhe Ramës

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në orën e parashikuar në 10:00. Ai është pritur nga mbështetës të tij në hyrje të Kuvendit, të cilët doli t’i përshëndesë duke hipur mbi makinë.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD rroftë Shqipëria.” u shpreh Berisha.

Basha i drejtohet Kuvendit në këmbë, pritet nga militantët demokratë me thirrje ‘turp, turp’

Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.

Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Osman Stafa pohoi se në krah të zotit Basha në sallën e Kuvendit do të ulen sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si dhe nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku.

Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së. Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës, Kastriot Pirolit, si dhe Andia Ullirit. Ne dalje te selise se PD-se, Basha u prit nga disa militante demokrate, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundershtojne vendimin qe u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u perjashtua nga grupi parlamentar.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në këtë parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur. Kjo pasi dje Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes që lidhet me vendimin e DASH për shpalljen non-grata nga SHBA.

Ambasada e SHBA: Vendimi i Bashës meriton respekt, presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me të

Pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit u shpall non grata nga SHBA, vjen një reagim nga ambasada Amerikane në Tiranë.

Ambasada e SHBA ka përgëzuar për vendimin Bashën, ndërsa thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

REAGIMI I AMBASADES SE SHBA
Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

VENDIMI I BASHES
Mbrëmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta. Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Nga ana tjetër, dje në një dalje për mediat Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Kuvend. bw

Me rastin e 30-vjetorit të vendosjes të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Izrael, zhvillohet në Tiranë Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael

 

Duke filluar nga dita e dielë, datë 12 shtator, Tirana do të mirëpresë Festivalin Kulturor Shqipëri-Izrael, një event i jashtëzakonshëm që do të nxjerrë në pah artin shqiptar dhe atë izraelit, shkëmbimet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe atij hebre dhe skenën vibruese artistike të Shqipërisë.

Festivali, i planifikuar në datat 12-21 shtator, do të sjellë një varietet eventesh dhe shfaqjesh në fushat e muzikës klasike dhe tradicionale, arteve figurative, fotografisë, letërsisë, kinematografisë, kostumografisë, e të tjerë.

Ky event vjen në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit dhe do të shërbejë për të celebruar marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet dy vendeve dhe ndërmjet dy popujve. Festivali është një iniciativë unike në skenën kulturore shqiptare dhe ballkanike.

Ndër pjesëmarrësit e këtij viti do jenë Klezmer Orchestra nga Izraeli, Kuartet Harqesh nga Filarmonia e Berlinit, Nitzan Bartana nga Orkestra e Bazelit (Zvicër), dirigjentja Suzana Turku “Mjeshtër i Madh”, Sivan Rotem nga Izraeli, e shumë të ftuar të tjerë të veçantë.

Një pjesë e madhe e artistëve të ftuar nga jashtë vjen të performojë në Shqipëri për herë të parë. Almira Emiri, Drejtore Artistike e Festivalit dhe pianiste shqiptare e mirënjohur në arenën europiane dhe në Izrael, e cilëson eventin si një mundësi të artë promovimi për artin dhe kulturën: “Arti izraelit dhe thesaret e kulturës botërore hebraike duhet dhe mund të jenë shumë më të pranishme në Shqipëri. Dhe anasjelltas: tradita e shkëlqyer kulturore dhe kreativiteti bashkëkohor i shqiptarëve duhet dhe mund të jetë shumë më i aksesueshëm për publikun izraelit.

Duke sjellë së bashku kulturën dhe traditën nga Izraeli dhe Shqipëria, ky festival do të kontribuojë në dialogun ndërkulturor dhe ndër-breznor, si dhe të krijojë mundësi për të ushqyer tolerancë dhe diversitet.”

Anëtare Nderi e Festivalit është Avital Leibovich, Drejtore e Zyrës në Jeruzalem të Komitetit Hebre Amerikan (American Jewish Committee), e cila rishtazi mori titullin “Urdhëri i Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Znj. Leibovich e vë theksin te mundësitë dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve: “Marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve është unike, jo vetëm prej të shkuarës, por edhe prej të tashmes. Ngjashmëritë ndërmjet nesh janë më të mëdha se diferencat dhe arti është një mjet i fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve.” Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael është një iniciativë e Qendrës Shalom në Shqipëri dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Jashtme e e Shqipërisë, Bashkia Tiranë, Ambasada e Izraelit në Tiranë, si dhe Komiteti Hebre Amerikan (American Jewish Committee) dhe Kongresi Hebre Amerikan (American Jewish Congress).

Më shumë informacione për festivalin mund të gjenden te faqja www.shalom.al dhe në Facebook, Twitter dhe Instagram.

 

 

 

David Lega: Grupet nga Shqipëria luajnë rol aktiv në tregtinë e kokainës në Evropë

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, ka thënë se disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës.

Ai shkruan në “Twitter”, se duke iu referuar burimeve, grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv. Ai shton më tej se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Postimi i David Lega:

Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga , , , , , , dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar!

Analisti Gen Burimi: Ja pse Berisha u shpall pas zgjedhjeve ‘non grata’

I ftuar përmes një lidhjeje “Skype” me rubrikën “Opinion”“News 24”, analisti Genci Burimi analizoi një sërë çështjesh, ku përket Shqipëria dhe Evropa. Ai tha se pret me kureshtje nisjen e nimeve të kuvendit të ri, por sipas tij, nuk do të ketë një opozitë të fortë. Kjo sipas analistit bëhet për faktin që të mos pengohet hapja e negociatave të Shqipërisë për në BE. Megjithatë, ai shtoi se nevojë imediate, është diskutimi për çështjet ekonomike, ku Shqipëria sipas tij ndodhet përballë borxheve të shumta.

“Në këtë parlament të ri, opozita vjen e minuar nga brenda për shkak të temës të ish-kryetarit të saj dhe themeluesit shpirtëror të PD Sali Berisha. Kjo bën pikëpyetje. Zoti Berisha konfirmoi që do të jetë në Parlament dhe a do të ketë kjo PD një hov opozitar të fortë në lartësinë e zhgënjimit që pati në zgjedhje, apo ky hov opozitar do të jetë më i beftë, për të krijuar një lloj mirëkuptimi me mazhorancën. Për këto gjëra Kuvendi i ri do të na bëj kureshtar. Unë pres nga Kuvendi të flitet për çështjet ekonomike. Sipas normave të FMN borxhi publik nuk duhet të takojë masën e 40% dhe mënyra që po gjen qeveria për të ezauruar këtë borxh është duke hyrë në borxhe të reja. Janë shuma marramendëse dhe për mua opozita duhet të vendosë theksin në çështjen ekonomike. E para është ekonomia sepse përndryshe vendi do të vijojë të emigrojë.

Ne jemi ende afganë sepse ende largohemi nga vendi ynë. Nëse ka një pakt të heshtur mes opozitës PD-LSI dhe PS nga ana tjetër dhe SHBA-së. Ata do të thonë që bëni opozitë në kushte normale, e të mos cënohen hapja e negociatave. Ishte pikërisht kjo që detyroi SHBA-në të shpallte Berishën ‘non grata’. Ata kishin frikë se mos opozita nuk njihte zgjedhjet, ndaj dhe dhanë vendimin ndaj Berishës. Ndaj them do të ketë pakt të heshtur, që do të ketë opozitë, por jo deri në atë pikë që të cënohen hapja e negociatave. Në muajin prill kur mbaruan zgjedhjet në Shqipëri, Basha mblodhi para PD militantët dhe thanë që nuk i njohim zgjedhjeve. Në atë moment nuk kishte dalë ende bllokimi maqedonas nga Bullgaria. Prandaj amerikanët, për t’i mbyllur gojën opozitës u kapën me Sali Berishën dhe kërcënuan Metën. Ky rrezik ra, sepse doli Bullgaria. Besoj se do të ketë një opozitë normale. Çështjet ekonomike janë normale. Sot për sot këto negociata nuk bllokohen nga PD, por nga Bullgaria”, tha Burimi.

Më tej analisti u ndal dhe te Mali i Zi dhe krizës politko-fetare që ka shpërthyer atje. Sipas analistit, Kisha Ortodoksë Serbe me seli në Mal të Zi është në shërbim të pushtetit serb, e sulmimi i saj, është në dëm të politikës malazeze.

“Në të dyja rastet, si në Mal të Zi dhe në Shqipëri, kemi një president me ngjyrë politike ndryshe nga mazhoranca. Në Mal të Zi presidenti i ka shpallur luftë kryeministrit, ashtu si në Shqipëri. Kjo luftë politike plasi në mënyrë të fortë në Mal të Zi. Gjukanoviçi e di që kisha ortodokse serbe është pjesë e Serbisë. Gjukanoviçi disa vite më parë vendosi të godiste kishën ortodokse, por në fakt, më shumë në Mal të Zi janë serbë dhe kjo solli humbjen e tij në zgjedhje. Kisha ortodokse serbe ka një rol politik. Kështu është dhe në Greqi. Mali i Zi do pavarësi ata janë të varur nga Kisha Ortodokse Serbe, ky është një fakt”, theksoi analisti.

Burimi po ashtu foli dhe për zgjedhjet në Gjermani. Ai theksoi se Merkel po largohet nga politika aktive, duke lënë pas një Evropë të dobësuar në akseptin e mbrojtjes. Për të rikthyer një Evropë të fortë, sipas Burimit, duhet të vendoset sërish në lëvizje ‘motori’ franko-gjerman. Sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Gjermaninë, analisti shprehet i bindur se nuk do të këtë ndryshime, pasi gjermanët sipas tij, janë pro zgjerimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.

“Janë tre kandidatë për kancelarë, qoftë e majta, e gjelbërta dhe pasuesi i Merkelit. Nuk ka asgjë të sigurt. Sot, Merkel e lë Evropën në një situatë të keqe dhe Merkel mban një përgjegjësi të madhe. Sot Evropa po jeton një periudhë e vështirë. Sepse sot duhet një Evropë e sigurisë, e mbrojtjes. Të krijohej një treshe mbrojtëse, Gjermani, Francë, Britani. Këtë gabim do e paguajmë gjatë. Merkel po e le Evropën në periudhë shumë të vështirë. Ka një presion nga Evropa prej vendeve Lindore. Ndaj dhe Macroni është shumë skeptik për zgjerimin e Evropës. Merkel po largohet në këtë pikë, pa ia lënë stafetën pasardhësit të një Evrope të fortë. Sot Gjermania është një vend që ndot shumë. Domethënë jemi në një pozitë të turbullt. Duhet se s’bën që motori franko-gjerman të rindizet përsëri. Sa i përket Gjermanisë dhe Shqipërisë për sa i përket Evropës asgjë nuk ndryshon, gjermanët janë pro zgjerimit”, përfundoi Burimi.

Në 9 muaj mbi 7 mijë biznese falimentuan në Shqipëri

Mbi 7 mijë biznese kanë ulur zyrtarisht qepenët në 9 muajt e parë të këtij, ku një ndikim kryesor ka pasur pandemia e COVID-19.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të përditësuara më 7 Shtator, rezultojnë 7097 biznese të cilat janë transferuar në Regjistrin Pasiv.  Duket se edhe ky vit po pason 2020-ën në këtë drejtim, ku  në total 9584 subjekte u transferuan nga administrate tatimore nga Regjistri Aktiv në Regjistrin Pasiv.

Sipas legjislacionit në fuqi, një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; apo deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore. Në regjistër janë të pasqyruara të gjitha bizneset që nga viti 1991 e më tej, që kanë marrë status pasiv.

Numri total i subjekteve të listuara aktualisht arrin në rreth 133 mijë, ku kryeson Tirana, e ndjekur nga Durrësi, e më pas Vlora.  Qëllimi i publikimit të kësaj liste është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv.

‘Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj’, thekson Administrata Tatimore./Scan

Berisha për krahasimin me Kohl: Nuk njihni faktet, Kohl u gjet me llogari bankare

Gjatë intervistës së djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar krahasimin me ish-kancelarin Helmut Kohl nga ana e drejtueses së re të Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike, Jonila Godole.

“Nuk cilësoj deklaratën gabim. Gabim konsideroj heqjen e deklaratës (nga RD) . Jam kategorikisht kundër censurës. Unë nuk jam për censurë. Jam njeri që kam luftuar me shumë vendosmëri kundër censurës. Po, te deklarata kishte një moment…Kur bën një deklaratë duhet të jesh i vërtetë. Helmut Kohl, njeriu që kam adhuruar më shumë pas Churchill-it dhe De Gol-it është padiskutim kancelari më i madh i tokës gjermane.

Iu gjet një llogari e fshehtë. Nëse Berishës do i gjendet kund, një llogari e fshehtë cilado që të jetë, unë pranoj çdo gjë. Por të krahasosh të pakrahasueshmen, ajo nuk qëndron. Kohlit iu gjet një llogari e fshehtë dhe nuk tregoi donatorin. Jo vetëm Kohl që u ndëshkua me ligj, por kryetari i partisë, CDU-së dha dorëheqjen pikërisht për këtë çështje. Kishim të bënim me një skandal, por në rastin konkret sa mund të gjejnë eskimez në shkretëtirë mund të gjejnë një skandal të Sali Berishës. Nuk kam asnjë provë që deklaratat janë të kontrolluara. Për mua secili njeri është i lirë të shprehë mendimet e tij”, tha Berisha.

Mbetjet urbane të Bashkisë Krujë digjen pranë “Peizazhit të Mbrojtur” Krastë-Verjon: Në rrezik shëndeti i banorëve, nuk hapin dot dyert e dritaret

Mbetjet urbane të qyteteve të Krujës dhe Fushë-Krujës prej kohësh po depozitohen dhe digjen në fshatin Halil që ndodhet pranë një ekosistemit natyror të Krastë-Verjon të shpallur “Peizazh i Mbrojtur”.

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj nga vendi i depozitimit të mbetjeve ka deklaruar se qindra ton plehra të Bashkisë Krujë tashmë depozitohen në këtë vend të miratuar në mungesë të vendgrumbullimit të plehrave.

Përveç rrezikimit të ekosistemit të Krastë-Verjon, ndotja ka shkaktuar shqetësim dhe alarmim tek banorët e zonës të cilët pretendojnë se kur digjen mbetjet nuk arrijnë dot të hapin as dritaret dhe dyert.

Po ashtu pranë vendit ndodhet dhe një liqen ku rriten peshq i cili është gjithashtu i rrezikuar. Banorët, bizneset dhe komuniteti janë shqetësuar deri tek kryebashkiaku Artur Bushi thotë gazetarja Klodiana Haxha, por deri më sot nuk kanë marrë asgjë përgjigje.

Maestro Aleksandër Peçi i indinjuar ndaj papërgjegjshmërisë të Ministrisë shqiptare të Kulturës: Kjo ministri i ka shumë, po jashtezakonisht shume e shume borxhe muzikes…

Siç shihet ne ballor poshte AED 908 do te thote qe kjo partiture mban nr 908 te botimit. Eshte sonata nr 2 per cello solo “Mitosfera”. Botohet javes tjeter. E ka egzekutuar mbrekullisht bukur ne Tirane e Prishtine Klaudio Zoto te cilit ja kam dedikuar. Si dhe ka dale ne CD tashme

Per boten dhe qyteterimin muzikore, fjala Sonate ka shume kuptim sepse ajo eshte mbreteresha e muzikes instrumentale.

A ka ndonje kuptim per Ministrine shqiptare te Kultures fjala Sonata? Ndoshta ata Sonata e ngaterrojne me “Sorra-ta “. Hiqi mbrapashtesen dhe del Sorra. Ha..ha..ha..

Ministri Kulture pa muzikante e pa personalitete muzikore, që ju duket Sonata si Sorrata. Ha..ha..ha.. Ministre Kulture qe ka per shef kabineti nje person pa kulture qe nuk e di se kush eshte kompozitori Aleksander Peçi. Me njeh i thashë ? Jo, tha, s’e di kush je!

Ndryshe s’ka si spjegohet qe ne 15 Sonata te miat ( shifer rekord kjo e nje autori ne Shqiperi rajon e me gjere ) te cilat luhen ne Rome, Trieste. Tchajkovski Konservator, Prage Akademi Prage Conservator, Viene Konservator, Miami, Carnegie holl New York, Competicione nderkombetare, Tirane, Prishtine dhe Ministria shqiptare e Kultures eshte komplet jashte loje.

Zero bilanci i saj , jo per 1 vit qe ajo shpenzon gjysmë milardi lek, por zero bilançi i saj per 8 apo 10 vjet, ku ajo shpenzon reth 5 miliardë lek per projekte. Ajo nuk subvencionon asgje per krijimtarine e muzikes klasike serioze dhe per repertorin e shkollave te muzikes dhe Universitetit te Arteve, nuk subvencionon asgje per zhvillimin e kompozicionit ne shek 21; asgje per te shkruar koncerte, sonata, opera, balete, simfoni.

Kam paraqitur Simfonine Skenderbeu, Ministria e Kulturës e ka rrezuar! E mbështeti RTSH!

I kam paraqitur 7 koncerte. Ministria e Kulturës e rrëzon projektin; i kam paraqitur sonatat, e rrrë projektin; kam 2 muaj që kam paraqitur libret Opera sipas Homeri Akili dhe Krizeida (nje dashuri e drame e forte sa ajo e Helenës ) dhe Ministrja ka 2 muaj që nuk e lexon libretin. Kam marrë çmimin e pare me baletin Dodona ne 2012 dhe Ministria nuk e paguan.

Dhe e dini se prej 37 vjetesh Kultura Shqiptare eshte pa balet serioz premiere !!!!!!

Koncepti i Ministrisë të Kulturës eshte kaq lokal, kaq i vogel,kaq i izoluar,nje çensure e vertetë mizore, duke i privuar krijuesit nga krijimi dhe i lene pa buke profesionale shkollat e muzikes ku formohet kultura. Po krijuesi eshte Zoti i Krijimit.

Pa krijues s’ka kulture.

Mininstria e Kulturës qe eshte garantja ligjore e te drejtes se autorit e merr për Bienalen e Arkitekturës 2021 në Venezia këngën e filmit “Në Shtëpinë tonë”, një nga hitet shqiptare që po rron prej 42 vjetesh dhe as te pyet, as të respekton te drejten e Autorit dhe as te paguan.

Shkruaji sa te duash Ministres, ajo s’kthen pergjigje. Nuk pyesin se i shkruajme ne shqip. Po çfarë i jep Ministrja kultures kur unë i kam dhene 908 libra te botuar dhe 35 albume me CD dhe nja 570 video ne youtube!

Tani çdo reagim ndaj Ministrisë të Kulturës do t’i postoj ne 3 gjuhe te huaja qe bota, Ministrat e Kultures tëe Europes, ambasadat ketu te kuptojne se çdodh me Ministrine tone te Kultures dhe muziken shqiptare , shkollat ku formohen muzikantet, zhvillimin e kompozicionit, çfare ndodh me Zoterit e kreacionit qe jane kompozitoret , te rinjte ne raport me Ministrinë e Kulturës. Polifonia shqiptare e shndërruar ne pianizem nje novitet ne pianizmin boteror dhe mrekulli që e kemi kete pasuri te madhe te polifonise dhe koncerti tjeter ne Pianodrom 2021 me pjesmarrjen e kompozitoreve shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise, një ide gjigande koncertale.

Ka 30 vjet qe kane filluar te hapen korridore te reja kompozicionale mbi kabane e polifonine. I di Ministria e Kulturës këtoo ??

Sigurisht Beethoven, Stravinsky, Shostakovich tii ngrehesh nga varri nuk do te mund te sillnin modele ne keto 2 fusha te ndritura te kultures sone qe buron nga Jugu i Shqiperine e me nje origjinalitet Pan Europian sepse nuk i kane pjese te konstitucionit te tyre shpirteror. Atëhere çfarë bën Ministria e Kulturës ndaj modeleve qe i sjellim ne.

Gjumë e verbëri totale!

Ku eshte Ministria e Kultures??

Sigurisht qe jashte kultures .

Nga ky moment ne 3 gjuhe do t’i bej postimet e mia deri sa Ministria e Kulturës të kuptoje se i ka shumë, po jashtezakonisht shume e shume borxhe muzikes, e specifikisht aty ku krijohet muzika e kultura muzikore.

Pianodrom Pol i kultures serioze i muzikes klasike e contemporane

Pianodrom Pol i kompozicionit modern Shqiptar ne shek 21!

 

Tage

Justina Aliaj: E quej fat që kam pirë të njëjtin ujë me ty, i madhi Paulin Preka

Lamtumirë Paulin Preka.

Hidhërim si kolegë, si kojshi që as më pak e as më shumë por kemi nda bash pusin bashkë, në rrugën Melej, tek Arra e madhe.

E quej fat që kam pirë të njëjtin ujë me ty, i madhi Paulin Preka.

Jo një njohje, por një rritje qysh se më ka rënë koka në atë mahall tanë jetë e hare, e i kjosha fal.

Do të shkruej vetëm shendin që u bënte në dasmat tueja.

Tanë mahalla në kambë për atë lezet e humor që u bënte tek ju, si askund.

Mbaj mend Marijen e paharrueme, nanen tande, që këndonte kangën e pilafit me nji kusi të madhe të shndritshme plot me pilaf, kur do tu servirte pilafi në dasëm.

Unë kurrë nuk e harroj atë kangë.

Ju mbaj ndër mend Ty e Tand vlla, Pjetrin e mrekullueshëm, tuj u vesh ju të dy, e të lyem buzësh si gra, më faculeta në krye etj, etj, e tuj hypë mbi tavolina e tuj kërcy e tuj ba humor që MOS U HARROFTË. As nuk di me e përshkru se sa bejtat, e gazi që shpërthente tuj u ndigju nëpër tanë mahallën.

E jeta e sjell që unë, kojshija jote, më ardh në Teatrin Migjeni e me kenë bashkë në skenë.

Fat e privilegj me kenë në skenë bashkë, më pasë një eksperiencë të madhe duke parë lojën tandë brilante.

Nuk thuhet ashtu kot fjala Brilante, e nuk kisha me thanë kurrë nëse nuk qëndron.

Paulin Preka, ti linde i tillë, natyrshëm t’u hapën dyert e skenës: intuitiv, i mprehtë, dëgjues i shkëlqyer i partnerëve, kurrë bosh në skenë, më një lojë ma se elegante, organik, asnji ‘gabim’ në skenë, çdokush mund të gabonte, e ti ishe i shkëlqyer për me mbulu mrekullisht ndonjë ‘ngecje’ në skenë. Vesh e sy e shpirt në shërbim të rolit.

Ti ke interpretue në drama aq bukur, tek drama ” Kunora e Nurijes” në mos gaboj, isha e vogël, por kurrë nuk harroj ajo që më shtangte: reagimet e tua, kthesat e tua të forta emocionale, në kërshërinë time të fëminisë.

Aktori shumëdimensional Paulin Preka.

Ti ishe partneri kaq dinjitoz, e në rresht me Emnat e mëdhenj të skenës së artë të Shkodër-Loces, e lum e lum Shkodër-Locja se çfarë djepi përkundi e KË rriti!!!

Lamtumirë Paulo! I pavdekshëm talenti e çfarë na le, përherë vendin ma se të veçantë si një personalitet i shquar në mbresat e mija, për një Artist të madh, si TY.

E bukura që ngelet asht pikërisht që, të gjithë herë mbas here takohemi me njeni- tjetrin, e shmallemi, e kujtojmë, e qeshim, e besa kajherë edhe nuk qeshim, por kemi mbet me dashninë e respektin qysh kur ndanim atë pus të shenjtë bashkë.

Dritë të baftë shpirti. E paç fluturimin e paqtë, e paqa me TY.

TANË RESPEKTET E MIJA.

Justi

 

LSI: ‘Open Balkan’ po funksionon në bujqësi, është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia

Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu, komenton nismën “Open Balkan”, duke thënë me ironi se kjo nismë “në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë”.

Në një postim në ‘Facebook’, Bregu thekson se është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë, duke shtuar se “qumështi i freskët do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

” Open Balkan ” në bujqësi ka filluar të funksionojë shumë mirë.
Është trefishuar sasia e qumështit që vjen nga Serbia drejt Shqipërisë.
Gjatë mandatit të dytë, është ulur me mbi 30% numri i kafshëve të gjalla.
Me këtë ritëm, gjatë mandatit të tretë, lopët, dhitë dhe delet, do jenë më pak se numri i qenve dhe maceve.
Por e rëndësishme është që qumështi i freskët, për aq sa mund të jetë i tillë, do të vijë nga Serbia dhe nuk do prodhohet më në Shqipëri.

Vasili për kabinetin e ri: “Qeveria talebane e Mullah Omar Ramës!”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me krijimin e qeverisë së re ‘Rama 3’. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili e cilëson kabinetin e ri si; ‘Qeveria talebane e Mullah Omar Rames!’. Mes të tjerash Vasili thekson se synimi i kësaj qeverie është zhvatja përmes koncesioneve.

“Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Qeveria talibane e Mullah Omar Rames!!
Qeveria talibane, e sapo pjelle e Mullah Omar Rames ka vetem nje fraze ne program:
“Ne do te vazhdojme zhvatjen, ndersa ju zhdukuni nga Shqiperia”.
Qeveria e Mullah Omar Rames do te vazhdoje te rrembeje koncesione, do te vazhdoje te rrembeje qindra tendera sekrete, do te vazhdoje te beje rruge ku kilometri eshte i me i shtrenjte se floriri, do te vazhdojne qytetaret te jene ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, do te vazhdoje te mos kete aspak drejtesi per qytetaret se drejtesia eshte e kapur, do te vazhdoje te rrembehet dhunshem prona publike dhe private, do te vazhdoje qe droga, paraja e piset dhe kriminelet te telekomandojne qeverisjen e Mullah Rames.
Mullah Omar Rama ka vetem nje devize:
“Pas meje ne jete jete , gur mbi gure mos mbete”.
Mullah Omari i vertete e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjesua pa asnje meshire nga forcat e se mires.
Sikurse ai edhe ky qe eshte ketu nder ne nuk do ti shpetoje ndeshkimit.
Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione per te kunderten.

‘Rama 3’ si ‘Rama 2’ – nga 16 poste ministrore, 12 iu jepen grave

Në Shqipëri, qeveria e re e kryeministrit Edi Rama do të ketë shumë pak ndryshime. Në postet kryesore, u rikonfirmuan ministrat aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi te Mbrojtja dhe Bledi Çuçi si i Brendshëm. Po ashtu, asnjë ndryshim nuk do të ketë as në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, të Shëndetësisë, të Arsimit apo dhe të Kulturës.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, merr postin e zëvendëskryeministrit, duke pasuar Erion Braçen, i cili e kishte bërë të qartë vetë se nuk do të ishte më pjesë e ekzekutivit të ri. Ndryshime pati në krye të Financave dhe Ekonomisë, ku Anila Denaj, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj, drejtoresha aktuale e Tatimeve. Në ministrinë e Drejtësisë, ikën Etilda Gjonaj. Në vend të saj, Ulsi Manja, i cili vitet e fundit drejtoi Komisionin parlamentar të Ligjeve. Edhe në krye të Bujqësisë vjen një emër i ri, Frida Krifca, e cila pason Milva Ekonomin. Kjo e fundit merr një ministri pa portofol, atë për Standartet dhe Shërbimet.

Dy emra të tjerë të rinj, do të jenë po ashtu ministra Shteti: Edona Bilali për Mbrojtjen e sipërmarrjes dhe Bora Muzhaqi. Rikthim në qeveri dhe për Mirela Kumbaron, ish ministren e Kulturës e cila do të drejtojë Mjedisin dhe Turizmin. Në total, nga 16 poste ministrore, 12 i janë besuar grave. VOA

Legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë fillon punimet më 10 shtator

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar datën e mbledhjes së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të hapet më 10 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë ka njoftuar se presidenti Meta ka dekretuar datën 10 shtator për mbledhjen e parë të Legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u mbajtën më 25 prill të këtij viti të cilat i fitoi Partia Socialiste e Shqipërisë(PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, duke siguruar mandatin e tretë qeverisës.

PS fitoi 74 mandate nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë. Në vend të dytë u rendit koalicioni i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), duke fituar 59 mandate.

Partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), renditet në vend të tretë me 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate i ka fituar edhe Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka konkurruar më vete.

Ndërkohë, në fillim të shtatorit pritet të prezantohet kabineti i ri qeveritar, që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Ish-të përndjekurit: Sekretarja e PD nuk i përket shtresës tonë

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Nebil Çika, ka reaguar pas emërimit të Jonila Godoles si sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD.

Nebil Çika thekson se sekretarja e PD-së nuk i përket shtresës të të përndjekurve politikë dhe s’ka lidhje me strukturat e organizatës që ai drejton.

Postimi i Nebil Çikës:

Sqarim i detyruar !

Në pozitën e kryetarit zgjedhur të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë, dje dhe sot, kam marrë qindra mesazhe e telefonata nga të përndjekur politikë antikomunistë përsa i përket emërimit nga z.Basha të znj.Jonila Godole ,sekretare për të përndjekurit politikë në PD .

Më duhet të sqaroj të përdjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë dhe opinionin publik, se ky zhvillim në PD nuk ka asnjë lidhje me ne .

Znj.Godole nuk është pjesë e shtresës së përndejkur politike antikomuniste dhe emërimi i sajë nuk ka asnjë lidhje me ne . Është vendim i z. Basha dhe i strukturave të PD. Do të ishte mirë që ne një post të tillë të ishte përzgjedhur një i përndjekur politik antikomunistë ,pra njëri nga ne,që në PD jemi me shumicë ,por kjo nuk ka ndodhur.

Ne kemi kërkura zyrtarisht dhe publikisht nga z. Basha dhe PD që të marrë edhe miratimin tonë kur bëhet fjalë për përfaqësues politikë apo drejtues forumesh që kanë lidhje me të perndjekurit politikë por ai nuk e ka parë të arsyeshme të na dëgjojë për këtë kërkesë tonën .

I angazhuar në detyrat e mia si kryetar i zgjedhur i të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë nuk i kam dëgjuar apo lexuar çka thënë znj. Godole si sekretare në PD por jam i prirë të respektoj mendimin politik të çdokujt deri sa ai nuk prek kauzën dhe interesat e të përndjekurve politikë antikomunistë .

Dua të siguroj të gjithë bashkëvuajtësit dhe bashkëluftëtarët tanë se pavarësisht zgjedhjeve të z.Basha dhe forumeve të PD të personave që merren me çështjet e të petbdejkurve politikë , marrëdhnia jonë me PD është parimore e sinqertë dhe ka në themel raportin e sajë me kauzën të drejtat e interesat tona .

Mendoj se mardhënia me të përndjekurit politikë antikomunistë është jetike për PD dhe çdo mungesë serioziteti i trajtimit të sajë nga lidershipi demokrat ka pas dhe do të ketë koston e sajë politike e elektorale.

Shumë herë z. Basha ka shfaqur paqartësi e ka marrë vendime jo korrekte përsa i përket raporteve me të përndjekurit politikë antikomunistë,duke u përpjekur të faktorizojë si përfaqësues të të perndjekurve politikë, individë e organizat që nuk kanë lidhje me ne ,përkundrazi ,vijnë nga radhët e persekutorëve .

Këto vendimarje të gabuara të tij janë kundërshtuar nga ne por janë vullnet e përgjegjësi poitike e tijë .

Ne të përndjekurit politike antikomunistë i zgjedhim vetë përfaqësuesit tanë dhe jemi transparentë për këtë. Vetëm të zgjedhurit tanë kanë të drejtën të flasin në emrin tonë dhe mbajnë përgjegjësinë politike,ligjore e morale për ato që bëjnë e thonë.

Çdo fjalë tjetër që mund të spekulohet në emrin tonë nuk është as vullnet e as përgjegjësi e jona .

Duke përfunduar dua të theksoj se znj. Godole nuk eshtë as përfaqësuese e as përgjegjësi e jona.

Ne vlerësojmë çdo kontribut e mbështetje që na vjen nga organizata politike e shoqërore e individë por i përcaktojmë

prioritet dhe i zgjedhim vetë përfqësuesit tanë .

Nebil Çika

PD bëhet me 4 nënkryetarë, ja përbërja e udhëheqjes së lartë

TIRANË

Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD dhe njëherësh “krahu i djathtë” i Bashës, demokratët Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Njoftimi i plotë:

Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Nënkryetarë te Grupit Parlamentar te PD-se: Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.

Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Deputetja e zgjedhur, Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Për Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh.

Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha.

Sekretariati per voten e emigranteve që krijohet për herë të parë është propozuar të drejtohet nga Belind Kelliçi.
Oriela Nebiaj, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.

Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy zonja, Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.

Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.

Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Basha në Këshillin Kombëtar: Duhet të luftojmë me gjithë forcë!

TIRANË

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë më të madhe opozitare në vend.

Mbledhja ka nisur me fjalën e kryedemokratit Lulzim Basha, ku gazetari Osman Stafa ka siguruar për “BalkanWeb” disa nga mesazhet e tij dhënë për demokratët.

Mes të tjerash, Basha ka deklaruar se detyra kryesore e çdo demokrati është të bëhet zëri i qytetarëve, duke shtuar se të gjithë duhet të luftojnë me gjithë forcë.

“Më shumë gra dhe të rinj në Këshillin Kombëtar. Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve. Si fillim dua t’u uroj mirëseardhjen anëtarëve për herë të parë në Këshillin Kombëtar, që këtë vit është pasuruar me më shumë të rinj dhe të reja, me më shumë zonja dhe zonjusha. Beteja të mëdha kemi bërë gjatë këtyre viteve, e të tjera kemi përpara, pasi ajo që ishte e vërtetë para 25 prillit është e vërtetë edhe sot. Shqipëria ka ngecur në vend numëro, peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Europën, që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Masakra zgjedhore nuk u dha asnjë zgjidhje qytetarëve. Problemet e tyre nuk janë më të vogla, por më të mëdha, nevoja e tyre për një jetë të më të mirë nuk është përmbushur, por kërcënohet nga i njëjti model që shkaktoi varfërimin dhe largimin e më e të paktën 500 mijë shqiptarëve. Prandaj, përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër, ne kemi përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi, për të qenë pranë tyre për problemet e vogla e të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve, duke mos harruar për asnjë çast të vetëm se kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike. Mos harroni se edhe kur kishim kundër nesh të gjithë shtetin, oligarkët, krimin e organizuar, ne, të gjithë bashkë arritëm t’u japim shqiptarëve shpresë. Prandaj duhet të luftojmë me gjithë forcën tonë për ta mbajtur gjallë këtë shpresë dhe të jemi krenarë për atë cfarë kemi arritur, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë, siç ka bërë kundërshtari ynë, por vetëm me forcën e besimit tonë, duke mishëruar vlerat për të cilat kjo Parti ka lindur dhe jeton.

Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin. Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në 25 prill, shqiptarët na besuan dhe na dhanë forcë. Po ashtu demokratët, që ne sot përfaqësojmë në këtë sallë, na besuan në proceset e brendshme dhe kërkuan vijimin e përballjes për të shpëtuar demokracinë dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Ne kemi detyrën që këtë vullnet të shqiptarëve dhe të demokratëve ta kthejmë në aksion politik.

Prandaj sot, jemi mbledhur për të përfunduar këtë fazë të parë të reformimit tonë të brendshëm në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar, dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim dhe që ju mohua dhunshëm në 25 prill”, ka thënë Basha.

Lubonja rrëfen për këngëtarin: U përhap një fjalë atëherë që Sherif Merdani ka vrarë veten në burg

Analisti Fatos Lubonja rrëfeu për herë të parë në rubrikën “Opinion”, në News24, njohjen dhe vitet në burg me këngëtarin e madh, Sherif Merdani, që u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 81-vjeçare.

Lubonja tha se Sherif Merdani përfundoi në burg një vit para tij dhe në atë kohë u përhap fjala se ai kishte vrarë veten brenda qelisë. Por, siç u shpreh Lubonja, kur edhe ky vetë kishte përfunduar në burg një vit më vonë, Sherif Merdani i ishte afruar dhe i ishte prezantuar, raporton “BalkanWeb”.

“E kam njohur dhe kam një histori me të, që ndoshta po e sjell për herë të parë publikisht. Ky u dënua para se të dënohesha unë dhe u dënua mesa më kujtohet me 11 apo 12 vjet. Në atë kohë, bisedoja me një shokun tim dhe ai më tha që është dënuar. U përhap një fjalë atëherë që Sherif Merdani ka vrarë veten në burg. Dhe mua më kujtohet se thashë “mirë ja ka bërë, ku rrihet 12 vite në burg”, kur pas një viti përfundova vetë.

Kur një ditë, më prezantohet një njeri, e më thotë ‘jam Sherif Merdani a s’po më njeh’. I tregova çfarë kisha thënë kur ishte futur në burg. Ai ishte një njeri që e donte jetën, i qeshur, i gëzuar. Madje ka qenë minatori i parë i imi, sepse kur shkoje në burg, të fusnin në minierë në Spaç, të bëje një stazh 3-4 ditë. Mua më çuan në stazh si ndihmës te grupi i Sherifit, që të mësoja. Ishte djalë i fortë, i fuqishëm dhe me dashuri për jetën.

Nuk kemi qëndruar bashkë shumë në Spaç, sepse nuk kaloi ndoshta një vit dhe e ridënuan, e arrestuan dhe e çuan në Burrel. Pastaj kemi qenë dhe në Burrel bashkë, por në zona të ndryshme dhe nuk jemi takuar.

Akuzat ndaj tij ishin agjitacion, propagandë, që ishte nga 3 deri në 10. Dhe herën e dytë u ridënua po për agjitacion. Jemi takuar vitet e fundit, por rrallë. Më vjen keq që ka vdekur, unë ruaj kujtimin e atij Sherifit që njoha në periudhën e parë, atë djalin e ri e të fuqishëm, i zhveshur, duke hapur vrima në galeri. Ky është kujtimi më i bukur që kam nga Sherifi”, theksoi Lubonja.

Lubonja: Ekipi i ri i PD, anije për ujëra të qeta

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “opinion’’ në News24 ekipin e ri të PD e ka cilësuar si një anije për ujëra të qeta.

Sipas Lubonjës, emra si Alfred Rushaj, Jorida Tabaku apo Grida Duma janë njerëz të Bashës dhe më ta lideri demokrat siguron një unitet të pushtetit brenda partisë.

“Kam parë pjesërisht, kryesisht ato emrat kryesorë jo gjithë ndryshimet. Ajo që ka mundësi, ndjesi, ndoshta gabohem se kemi dhe të drejtën e gabimit, se duhet parë në veprim. Po, pashë kryetarin e grupit parlamentar, që është njeri i qetë, Rushaj. Janë vija e parë në parlament. Ndoshta dhe nga ndikimi i njohjes së tij që është njeri i mirë, ka marrëdhënie të mira me të gjithë, mu krijua ndjesia që është një anije për të lundruar në ujëra të qeta. Ndërkohë që anija e opozitës duhet të lundrojë në ujëra shumë të turbullta, të frikshme, do të ketë përplasje, duhet të ketë përplasje të forta. Përplasje të forta jo vetëm institucionale se opozita bën dhe protesta. Ndërkohë Jorida Tabaku dhe Grida Duma janë provuar, janë të Bashës.’’- tha ai.

Lubonja kërkon që Basha të përfshinte në partinë e vet dhe fraksionin e Mark Markut që u largua nga PD ditët e fundit si dhe kundërshtarët e vet për të krijuar një opozitë të fortë.

“Mendoj se duhet të ishte reflektuar diçka dhe s’është reflektuar nga Basha kryesisht, e kam fjalën për ikjen e Mark Markut. Ai kërkonte, si unë ndoshta një parti tjetër më të fortë. Ajo që më shqetëson mua në këtë rast është se duket sikur lideri ka mbledhur njerëzit rreth tij që janë të bashkuar rreth tij për të siguruar unitetin e pushtetit brenda PD, ndërkohë që nga ana tjetër për të bërë atë opozitën që kërkoj unë, duhet më shumë gjithpërfshirje, duhej një opozitë që të pranonte edhe fraksionin e Mark Markut brenda që mos ishte për të eleminuar këtë tjetrin, për të bashkëvepruar, rritur opozitën. Duhet një parti që në vend që të jetë e mbështjellë brenda liderit që vendos për gjithçka, ose hesht për gjithçka, një parti të kishte sa më shumë rryma brenda. Një lumë më i fuqishëm duke thithur përrenj të ndryshëm, grupime. Kjo mungon. Mesa duket ky është dimensioni që i mungon Bashës, do jetë një anije që lundron qetë e Rama nuk shqetësohet.’’- theksoi Lubonja.

Ndërkohë lidhur me largimin e Mark Markut nga partia dhe kritikat e tij, Lubonja thotë se si Basha dhe pedagogu kanë përgjegjësi, por duhet të ishte kryetari i PD që të tregonte karizmë dhe të bënte çmos që ai të mos largohej.

‘’Në gjykimin tim, Basha duhet ta kishte ndaluar duke bërë çmos që të qëndronte. Nuk them se s’ka përgjegjësi, i vë dhe atij përgjegjësi që edhe ai duhet të qëndronte. S’jam brenga tyre. Sikush ka ato emocionet e bindjet e veta. Duke abstraguar nga këto, e para duhet që Basha të tregonte atë karizmën që mund të mbajë rrotull dhe kundërshtarë, por jo kundërshtarë që, a ke karizmë ti mbash. Berisha e kishte më 2005 ata kundërshtarët, ata që i kishte përjashtuar. Ky duket sikur nuk ka kontroll as mbi partinë se Berisha e kishte.’’- tha analisti.

Sa i përket qeverisë së re, Lubonja thotë që pritshmëritë e tij janë të jetë me emra që do të shërbejnë si ‘kukulla’ të Edi Ramës e pligarkëve. Analisti është ndalur edhe tek dorëheqja e Luan Ramës sipas të cilit është një nga hapat e zhdukjes së LSI.

‘’Kjo duhet parë në kontekstin e pastrimit, e zhdukjes së opozitës. Zhdukja e parë është e LSI, që ka mëkatet e veta, se ka qenë pjesë e sistemit dhe nuk ka pasur atë lidhjen e duhur me njerëzit e papërfaqësuar. Rama i ka kapur të gjithë, kështu që ai do ta braktiste partinë. Këtu mban alarmi dhe për PD.

Pres një qeveri e mbushur me kukulla, që tërhiqen nga kukullaxhiu për qëllimet e veta. Kukullaxhiu nuk është vetëm Rama, por gjithë oligarkët, krimi, ata që ndërtojnë këto kullat, etj. Ata do të shërbejnë si fasadë, këtu nuk ka qeveri, debate, ka vendimmarrje të marra nga një person. Nuk më intereson shumë nëse do të ketë figura të reja apo të vjetra, sepse edhe të rinjtë janë si të vjetrit.’’- tha Lubonja.

VIDEO – Afgano-amerikanët të zemëruar dhe të trazuar nga tërheqja e forcave amerikane

Njerëzit që largohen nëpërmjet aeroportit të Kabulit

Marrë nga Associated Press, Marrë nga Reuters

Afgano-amerikanët po ndihen të revoltuar dhe të shqetësuar për vendimin e administratës së Presidentit Biden për t’iu përmbajtur afatit të 31 gushtit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatiten plane emergjence për të tërhequr qytetarët me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane që mund të kenë mbetur në vend edhe pas datës 31 gusht.

Që kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan më 14 gusht, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani në një nga operacionet më të mëdha të transportit ajror në historinë amerikane.

Megjithëse ritmi është rritur ditët e fundit, është ende një situatë kaotike ndërsa njerëzit kërkojnë të ikin.

“Data e 31 gushtit u vendos në mënyrë arbitrare pa planifikim, por talebanët e kanë bërë edhe më të vështirë arritjen e saj. Do të ketë dhjetëra mijëra afganë që nuk do të arrijnë të largohen”, thotë Mizgon Zahir Darby, aktiviste afgano-amerikane në Kaliforni.

Presidenti Biden caktoi afatin e 31 gushtit për të përfunduar evakuimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por presidenti gjithashtu ka kërkuar hartimin e planeve të emergjencës nëse do të duhet të evakuohen njerëzit përtej kësaj date.

“Nëse do të qëndrojnë, duhej të kishin arritur një lloj marrëveshjeje. Përndryshe ka për të patur një luftë të hidhur në rajon”, thotë afgano-amerikani Farhad Farzon, pronar restoranti.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të mërkurën se administrata po punon për opsionet për njerëzit që ende dëshirojnë të largohen nga Afganistani pas 31 gushtit, kur ushtria amerikane pritet të tërhiqet nga Kabuli.

Zonja Psaki tha se administrata e Presidentit Bidenit mendon se shumë prej 1 mijë amerikanëve të mbetur brenda vendit janë me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane.

Pentagoni thotë se do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Afganistani derisa Shtetet e Bashkuara të largohen të martën, por gjatë ditëve të fundit do të duhet të ketë prioritet nxjerrja e forcave amerikane dhe pajisjeve ushtarake nga vendi.

Çdo vendim i Presidentit Biden për të qëndruar më gjatë mund të rindezë luftimet mes talebanëve dhe forcave perëndimore që menaxhojnë transportin ajror.

“Ka njerëz që janë lënë pas. Jemi të dëshpëruar, si afganë, si amerikanë, si qenie njerëzore. Jam shumë i hidhëruar për këtë situatë. Bota nuk ka parë diçka të tillë më parë. Kjo është më keq se Vietnami”, thotë Mohammad Mehdavi, udhëheqës i komunitetit afgano-amerikan.

Pamjet satelitore të marra në kufirin Afganistan-Pakistan para dhe pas marrjes së kontrollit nga talebanët tregojnë aktivitetin e shtuar ndërsa njerëzit kërkojnë me dëshpërim të largohen nga vendi. Që nga 24 gushti, shihet se rrugët pranë kufirit janë të mbushura me njerëz që kërkojnë të shkojnë drejt Pakistanit apo Iranit. VOA

Nesër mblidhet këshillit Kombëtar, ja skuadra e plotë e Partisë Demokratike. Alfred Rushaj zgjidhet nënkryetar (EMRAT)

Një ditë para mbledhjes së parë të Këshillit të sapozgjedhur kombëtar të Partisë Demokratike, “BalkanWeb”, ka mësuar se cila do të jetë ekipi i Lulzim Bashës.

Ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për ekipin e tij të ri Lulzim Basha duket se ka zgjedhur më shumë gra për të drejtuar poste kyçe dhe sekretariate të rëndësishme të PD.

Për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare: Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Ndërkohë ish drejtori i Fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe një politikan me përvojë Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, me një kontribut të rëndësishëm edhe në fushatën zgjedhore të 25 prillit si Drejtues Politik në një qark të vështirë si ai i Elbasanit.

Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Burimet brenda Selisë Blu bëjnë me dije se Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit.

Deputetja e zgjedhur, shkrimtarja e botuesja Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Për dy çështje parësore për Partinë Demokratike, ato të pronave dhe të përndjekurve, Lulzim Basha ka vendosur të ketë sekretariate të dedikuara, të cilat po kështu ju janë besuar grave.

Për Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian, e cila vjen nga një përvojë e pasur juridike me një fokus të vecantë në këtë fushë. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh.

Ekonomia, klima e investimeve dhe marrëdhënia me biznesin mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike. Për të qenë sa më pranë biznesit dhe shqetësimeve të tij, Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha.

Garantimi i votës së emigrantëve do të jetë prioritet i PD. Prandaj në funksion të thithjes së ekspertizës, përvojës, mendimit, krijimit të mundësive për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, emigrantët dhe diaspora do të kenë një sekretariat të dedikuar. Ky sekretariat që mishëron prioritetin e Bashës për emigrantët dhe diasporën dhe që krijohet për herë të parë është propozuar të drejtohet nga Belind Kelliçi.
Oriela Nebiaj, që kontributin e saj të parë në PD e ka dhënë si zëdhënëse, për të vijuar si kandidate për kryesimin e FRPD-së dhe së fundmi me rikthimin si kandidate për deputete në Tiranë, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.

Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy zonja, Arta Sakja, me një kontribut të gjatë në Partinë Demokratike dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.

Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.

Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa – Pandelejmoni është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.
Ndërkohë është zbardhur edhe ndarja e përgjegjësive ne Grupin e ri Parlamentar. Grupi që do të drejtohet nga nënkryetari i Partisë Alfred Rushaj do të ketë dy Nënkryetarë: Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj

Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati

Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka

Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Biden: Nëse nuk funksionon diplomacia ka opsione tjera ndaj Iranit

RFE/RL

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett se në raport me Iranin ai e ka vënë “diplomacinë në rend të parë” në përpjekjen për të frenuar programin bërthamor të Iranit, por nëse negociatat dështojnë, ai do të ishte i përgatitur t’i drejtohej opsioneve të tjera.

Biden dhe Bennett mbajtën takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi ishte planifikuar për të enjten (26 gusht) mirëpo ai u shty për të premten për shkak të situatës në Kabul të Afganistanit dhe sulmit vetëvrasës nga militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik që la të vdekur mbi 100 persona përfshirë 13 amerikanë.

Biden tha se ai dhe Bennett diskutuan “kërcënimin nga Irani dhe angazhimin për të siguruar që Irani të mos zhvillojë kurrë një armë bërthamore”.

“Ne po e vendosim diplomacinë në radhë të parë dhe do të shohim se ku do të na çojë. Por nëse diplomacia dështon, ne jemi gati t’i drejtohemi opsioneve të tjera”, shtoi Biden, pa ofruar specifika se çfarë parashohin opsionet tjera.

Ndërsa kryeministri izraelit tha se ndjehet “i lumtur derisa dëgjon fjalët se Irani kurrë nuk do të jetë në gjendje të posedojë armë bërthamore”.

“Ju theksuat se do të provoni rrugën e diplomacisë, por ka mundësi të tjera nëse kjo nuk funksionon”, shtoi ai.

Bennett u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Izraeli ka zhvilluar një “strategji gjithëpërfshirëse” për të mbajtur Iranin larg posedimit të armëve bërthamore dhe për të ndaluar “agresionin rajonal” të tij.

Sipas marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore të vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), Teherani u zotua se nuk do të prodhojë metal uraniumi.

Por, ky vend shkeli atë premtim si një nga shumë veprimet që ndërmori pasi ish -presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet.

Trump pati thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit që të posedojë armë bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se dëshiron të kthehet në marrëveshje, por bisedimet indirekte në Vjenë të ndërmjetësuara nga evropianët për të ringjallur marrëveshjen kanë ngecur.

Agron Gjekmarkaj: Mark Markun sërish do ta kenë perballë komunistët, neokomunistët, kleptokratët dhe hajdutët në këto 31 vjet pluralizëm!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, komenton vendimin e Mark Markut për të dorëzuar mandatin e deputetit para se të hyjë në Parlamanet.

Teksa e cilëson largimin e tij si trishtues, Gjekmarkaj thekson se Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e pacenueshëm, si dhe njeri i vendimeve të guximshme.

Mes të tjerash, Gjekmarkaj iu drejtohet me një mesazh të gjithë atyre qytetarëve, që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë do të bëjë përpjekje maksimale për t’i përfaqësuar në Parlamentin e ri, si dhe për të mbajtur çdo premtim etik, që e ka bërë gjatë fushatës, bashkë me Markun.

“Ndiej keqardhje të thellë që mikun e shumë betejave të perbashkëta pse jo edhe mik jete Prof Mark Markun nuk do ta kem në krah në betejat parlamentare ! Për mua, për shumë qytetarë dhe demokratë ishte një lajm trishtues vendimi i tij për tu largur në kontekstin e arsyeve që ai paraqet me zhvillimet brënda PD ! Të gjithë atyre që nxitojnë për një shkak a një tjeter të hedhin baltë , të bëjne insinuata ndaj Markut për trille a komplekse, a thjeshtë për cmirë, ndiej detyrimin t’ju them që Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e të pacenueshem, njeri i vendimeve të guximshme të cilat lënë shije habie nga pas por edhe shumë nevojë për reflektim e meditim.Duhet të maten mirë kur i mbushin grushtat me baltë për të rënë në sy si gardian të devotshem. Largimi i tij është një lajm i keq për politiken, për Parlamentin e ri të Shqiperisë e shumë më teper për PD dhe të djathten e këtij vëndi ! Une e besoj plotesisht që Mark Marku do jete ai zëri unik dhe i paekuivok si gjithmonë në llogoren ku rrinë të gjithë ata që perballen me regjimin kleptokratik të Edi Rames !! Qytetarëve të Lezhes , Mirdites dhe Kurbinit, votuesve tanë, qytetarve dhe demokrateve ndiej për detyrë tu them perpjekja do të jetë maksimale për ti përfaqesuar për të mbajtur çdo premtim etik që sëbashku me Prof Markun u bëmë gjatë fushates elektorale për një perballje , të pashoqe, të pakompleksuar, dhëmb per dhëmb e sy per sy me qeverinë më banale e korruptive , më të keqen e më të peshtiren e ketyre 30 viteve !! Diversioni që bën sot pushteti me mediat e veta për largimin e Markut do të jetë në pak ditë një kafshatë që nuk kaperdihet për të! Do ta kenë perballë siç e kanë patur komunistet , neokomunistet, kleptokratet dhe hajdutet në keto 31 vjet pluralizem!”, thekson Gjekmarkaj.

Rama për CNN: Do të vijnë rreth 4 mijë afganë, nuk mund t’ua mbyllnim dyert në një kohë si kjo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë këtë të mërkurë një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga. Kreu i qeverisë foli për ardhjen e afganëve në vend dhe nënvizoi se duhet t’u jepnim strehë e besim në këtë moment krize.

“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura.

Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë.
Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta?”

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë vendi ynë është rreth 4000.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

Shehu: “Republika e Kanabisit” të informojë partnerët për kanabizimin, jo si dje për Lazaratin

Ish-ministri dhe deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu akuzon qeverinë se po fsheh të dhënat e skanimit ajror të kultivimit të kanabisit të realizuara nga Guardia di Finanza.

Ditën e djeshme ambasada amerikane dha një paralajmërin për sigurinë në Lazarat, por Shehu e konsideron një mashtrim qeverisës teksa i kërkon qeverisë të bëjë publike të dhënat.

Ai thekson se qeveria është bashkëfajtore në kanabisimin masiv të vendit prandaj është në panik.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Qeveria po fsheh te dhenat e skanimit ajror per kultivimin e kanabisit.

Prej disa kohesh Qeveria i ka marre te gjitha te dhenat e ketij viti te skanimit ajror per kanabis ne nivel vendi, te realizuara nga Guardia di Finanza.

Megjithese eshte detyrim i saj per t’i bere publike, ajo nuk po e ben kete.

Sepse “Republika e Kanabisit” e krijuar nga ky regjim konfigurohet ne ato filmate e materiale, ku duken qarte dimensionet gjigande te kanabizimit te vendit, me te gjithe pasojat e renda kjo per kriminalizimin e shtetit, si dhe me efektet shkaterruese sociale e shendetesore mbi popullesine.

Nje kanabizim i tille nuk mund te realizohet pa perfshirjen e strukturave shteterore ne kete veper kriminale, njelloj si ne vitet 2014-17.

Fshehja e ketyre te dhenave eshte nje deshmi e panikut qeverises nga e verteta e bashkefajesise se saj per kanabizimin e vendit.

Qeveria jo vetem duhet t’i beje publike keto materiale, por duhen informuar per ato dhe partneret e tjere, te cilet vete duhet te insistojne per publikim.

Kjo jo vetem do te minimizonte gabime e konfuzione te tyre, qofte dhe si pasoje e mashtrimeve qeverisese si ai i djeshem per Lazaratin, por dhe do t’i ndihmonte te kuptonin kete gjendje te rende e te ndihmonin seriozisht ne perballjen e domosdoshme me ate.

Sepse i duhet thene ndal kultivimit te kanabisit e skllaverimit nga kriminelet te fshatareve nepermjet tij, trafiqeve, droges ne pergjithesi, krimit!

Ndal shkaterrimit si pasoje te shendetit e jetes kryesisht te te rinjve nga perdorimi i kanabisit e drogave te tjera, gje qe ka mare dimensione te frikeshme, si per numrin e perdoruesve ashtu dhe per moshen e “njome”!

Por fatkeqesisht ky shtet i lidhur me trafiqet, kultivimin, boten e krimit, nuk mund ta beje kete, ai vetem po e stimulon!

Ne se bashku duhet ta bejme kete!bw

Arben Malaj: Një Kryeministër që i etikon fashistë kritikët e Goranit, është kërcënim real për vendin

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka komentuar reagimet e Edi Ramës kundër kritikëve për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.

Malaj thotë se Rama fillimisht duhet të kuptojë thelbin e demokracisë që bazohet dhe funksionon në ndarjen, balancimin e kontrollin e pushteteve.

Sipas tij, fakti që Rama i etiketon kritikat si ‘’histeri fashiste’’ është kërcënim real dhe shqetësim në rritje për demokracinë dhe qeverisjen në Shqipëri.

Malaj ndërkohë shton se synimi i Ramës është që me këto reagime të devijojë reagimin publik nga dështimet e tij prej vitesh tashmë.

 

STATUSI NGA ARBEN MALAJ

Ky eshte nje reagim i KM qe  shpreh  gjendjen e tij emocionale te  perkeqesuar  Ndersa etiketimi fashist i disa kritikeve eshte turperues.

Rama duhet t’a kuptojë thelbin e demokracisë e cila bazohet dhe funksionon ne ndarjen, balancen dhe kontrollin e pushteteve.

Rama nuk mund te jete ne te njejtin kohe Kryeminister, pergjegjes i zyres se kultures se bashkise Korçe dhe aq me pak zëdhenesi i policise qe qarteson nese kapsolla e hedhur ne ate koncert eshte akt terrorist, thjeshtë nje reagim spontan emocional apo nje veprim i mire strukturuar dhe mire organizuar  i ushqyer nga mentalitetet fashiste qe  KM i paska zbuluar tek nje pjese e populli te tij??

Nje KM qe etiketon fashistë kritiket e nje aktiviteti kulturore te nje bashkie, i cili nuk ka pune tjeter por ri tere  diten ne rrjetet sociale dhe debaton  per  koncertin e Goranit –  eshte shqetesim dhe kercenim  real ne rritje per demokracive dhe qeverisjen e vendit.

Ne bote behen protesta qe anulojne  dhjetra koncerte, konferenca,  samite globale.

Turmat e pa shpresen dhe te irrituara dalin jashtë kontrollit, djegin dhe shkaterroje gjithcka por  asnje KM  nuk i etiketon fashistë apo nazistë,  maksimumi i quajnë huliganë.

KM i perzgjedh  epitetet denigruese  per gjithe te tjeter  per te  kapur titujt e mediave nderkombetare edhe  pse me vete- dije percmon dhe  denigron gjithe kritiket,  popullin dhe vendin e tij.

AI synon te devijoi reagimin publik per deshtimet e tij.

Duke mos pasur ne formimin e tij bazik asnje qelize  shtete-fornuese  AI shkatërroi funksionim  demokratik ne PS dhe ne qeverisjen e vendit.

Zhduku cdo mendim alternative, perndoqi cdo perfaqesues te mendimit ndryshe,  i zvendesoi individet me integritet ne parti dhe qeveri  – me ministra dhe deputete  manikine koke-tundese miratuese  per cdo përzgjedhje te tij spontane, personale, nepotike dhe korruptive .

AI i zvendesoi  ata me individë me CV dhe perkushtim kriminal

Deshperimi i tij per deshtimi e tij rrezikon dhe kercenoj  ne shume shqiptaret se sa ATE  dhe te zgjedhurit e tij si  tek “Ferma e kafsheve” te Orëellit.

Per te ndihmuar ATE  qe te kuptonte qeverisjen  jane paguar nga donatore dhe taksat e shqiptareve me shume fonde se sa per dizenjimin dhe implementimin e Planit Marshall per rindertimin e Evropës pas luftes dytë botërore

Popujt e pergjakur dhe te varferuar deri ne palce te vendeve nderluftues ne Evropë e fituan luften dhe realizuan projektin e suksesshem te BE-se  me vizion, sakrificat dhe perkushtimin  qe as NETFLIX  nuk i pasqyron dot ne emocionin njerezore qe BE u ndertua dhe u rrit  si blloku ekonomik nder me te medhenjte  ne ekonomine globale dhe nga me te zhvilluar sot ne bote.

Policia deklaron se ne Korçe ndodhi thjeshtë nje incident me nje kapsolle , nuk pati te lenduar dhe koncerti nuk u nderpre.

KM  shkruan se  mentalitetet fashiste  ne Shqiperi duan t’i vene flaken Balkanit.

KY  dhe armata e tij qeverisëse dhe mediatike aq agresive  ne rrjetet sociale deshperohen  perse Kurti dhe Vete-vendosja nuk vepruan si force politike ” fashiste”.

Kjo sepse  vetem ky skenar do t’a dimensiononte ATE – liderin më modern ne hapesirat globale  perfshi edhe Afganistanin qe duhet rindërtuar

AI vetbeson se eshte i vetmi “fanar ndriçues” qe me vizionin dhe mision paqetues midis serbeve dhe shqiptareve te Shqiperisë, me ‘ qartesine” e tij gjeopolitike, me protagonizmin e tij ” patriotik” dhe me  kujdesarine tij mbi Kurtin dhe cdo lider  legjitim te Kosoves, pse jo edhe te gjithe Balkanit,  Ai dhe vetem AI do te siguroi paqen e  cila sipas ATIJ  eshte e pamundur pa ATE   – prandaj duhen  toleruar udheheqes autotarian  qe qeverisin si mbretër te mbretërive feudale ne mes te Evropës dhe ne fillimet e shekullit te 21

Fatkeqësisht iluminizmin e ka  vrare pushteti absolut qe bazohet tek kapja  e shtetit dhe” korruptimi ekstravagante i liderëve parafabrikatë”  sic qartesonte sot ne analizen e tij nobelisti Acemoglu per disa nga shkaqet thelbesore te deshtimit shtete formues  jo vetem ne Afganistan.

Arbeni


Send this to a friend