VOAL

VOAL

“12 milionë euro dëm buxhetit të shtetit”- PD kallëzon në SPAK ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi i ka kërkuar sot SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu. Shkak për këtë kallëzim është bërë një procedurë tenderi e realizuar në muajin Korrik 2024 nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë holandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.

Kjo kontratë është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit publik. Ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu rezulton se ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit publik, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cënuar haptazi interesin publik dhe dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. bw

Mega-operacioni i SPAK- U lëshuan rreth 36 urdhër-arreste, zbardhen emrat

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar emrat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste nga Prokuroia e Posaçme.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime. bw

FOTOT- Pasojat e flakëve masive, largohen pushuesit nga Shëngjini

Plazhi i Shëngjinit është prekur nga zjarret masive që shkrumbuan pyjet një ditë më parë.

Tashmë ajo që ka mbetur pas është vetëm heshtja, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme.

Pas situatës së rrezikshme ditën e djeshme, pushuesit janë larguar nga resortet ku ishin akomoduar.

Gjatë ditës së sotme është vënë nën kontroll situata e zjarreve në disa zona.

Zjarrfikësit po vazhdojnë ende punën për shuarjen e flakëve, por deri më tani është e qetë. sn

 

 

 

Protestuesit bllokojnë aksin nacional Elbasan – Librazhd: Duam rrugën për në Mirakë

Banorët e fshatit Mirakë në Librazhd kane bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd në protestë pasi gjate ndërtimit të rrugës nuk është parashikuar rruga dytësore që hyn në fshat. Forca të shumta policie janë dërguar në vendin e protestës.

Rreth 7 mije banorë, pesë fshatra të kësaj zone janë izoluar dhe nuk gjejnë asnjë zgjidhje.

Banoret i janë drejtuar ARRSH por pa marrë asnjë përgjigje për shqetësimin e tyre.

Ata deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo ditë aksin nacional.

Ndërkohë, bllokimi i rrugës ka bllokuar për rreth 30 minuta, qindra drejtues mjetesh. sn

Protesta e djeshme në autostradën Thumanë-Kashar/ “Terror për të frenuar reagimin qytetar”, deputetja e PD: Protestuesit u shoqëruan në komisariat pa shpjegime!

Dhjetëra banorë nga Kruja dhe Fushë Kruja protestuan pasditen e të hënës në segmentin e ri të autostradës Thumanë-Kashar, për shkak të bllokimit të akset të vjetër, duke pamundësuar kështu aksesimin e kësaj zone.

Banorët u përplasën edhe me policinë, ndërsa uniformat blu përdorën sprajt djegës për shpërndarjen e protestuesve.

Deputetja Andia Ulliri, ka deklaruar se disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat pa dhënë asnjë shpjegim.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo i ka bërë thirrje forcave të rendit, të distancohen nga ajo që e quajti arrestim i paligjshëm të banorëve të Fushë-Krujës dhe Krujës.

“Ky është një terror që duan të përhapin për të frenuar reagimin qytetar!”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Ndodhem në hyrjen e Komisariatit në Fushë-Krujë ku janë shoqëruar disa banorë nga protesta pa dhënë shpjegime.
I kërkoj policisë të distancohen nga arrestimet e paligjshme të banorëve të Fushë-Krujës dhe Krujës.
Protesta ishte paqësore në kërkim të të drejtave të qytetarëve dhe nuk ka patur asnjë shkelje ligjore nga protestuesit.
Ky është një terror që duan të përhapin për të frenuar reagimin qytetar!
Kërkojmë ndërprerjen e çdo zbatimi të urdhërave politik ndaj popullit protestues
Protesta nuk ndalet!
Interesat e qytetarëve nuk shiten!

bw

Protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët e zonës bllokojnë rrugën, përleshje me policinë

Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish ditën e sotme, pasi kërkojnë akses në autostradën e sapoinauguruar.

Protestuesit përveçse kanë bllokuar qarkullimin për automjetet janë përplasur edhe me efektivët e policisë prezentë në tubim.

“I bëjmë thirrje shtetit të na hapë rrugën dhe ta paguajmë. Neve na është hequr buka e gojës. Nëse këta duan që të na heqin këtë mënyrë dhe të merremi me drogë… ne nuk jemi për këtë punë. Kemi vetëm një kërkesë, të na hapet rruga dhe ta paguajmë”, u shpreh një prej protestuesve për mikrofonin e News24.

Mësohet gjithashtu se autoritetet kanë përdorur spraj djegës ndaj protestuesve, ndërsa është vendosur edhe një tel me gjemba për të ndaluar bllokimin e aksit.

Edhe pse përleshjet me efektivët e policisë nuk janë ndalur, këta të fundit kanë arritur të sigurojnë qarkullimin e një pjese të automjeteve.

Megjithatë kjo nuk ka ndaluar protestuesit, të cilët me pankarta në duar kanë vijuar marshimin e tyre përgjatë aksit, ndërsa kanë bërë edhe thirrje për sigurimin e aksesit të tyre në rrugë.

Arrestimi me urdhër të SPAK, përgjimet në Sky ECC nxorën zbuluar kreun e Prokurorisë Vlorë, magjistraten dhe dy të tjerë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 4 personave sot me urdhër të SPAK, mes tyre drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 4 personat e akuzuar dhe që ndodhen pas hekurave, konkretisht Eriona Daupaj, magjistrate në Shkollën e Magjistraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH, avokati Radovan Çela si dhe Astrit Vladi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën për një procedim penal.

Mësohet se ka qenë pikërisht zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc, që ka zbuluar se këta persona kanë komunikuar aty në lidhje me procedurën penale në fjalë, që ka rezultuar në shkelje.

Ende nuk ka një reagim nga SPAK për këtë aksion si dhe detajet që çuan pas hekurave 4 personat e sipërcituar.

 

Tomorri: Kongresi dëshmoi dje qartë se PS-ja ka vdekur

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, ka komentuar kongresin e PS-së dhe ndryshimet ne qeverinë e Edi Ramës. Sipas Tomorrit, kongresi i PS-së konfirmoi se, Partia Socialiste ka vdekur.

Tomorri gjithashtu ka ngritur pyetjen, se cilët janë kriteret që të ndryshohen ministrat.

‘Kongresi ishte dëshmia e disatë tashmë që PS-ja është shndërruar në një çiflig privat të Ramës, ashtu si dhe qeveria. Edi Rama i lëviz ministrat sipas orekseve apo qëllimeve të tij. Merr njerëz nga jashtë politikës dhe i bën ministra, tashmë që partia nuk ka më asnjë fjalë.

E gjithë partia rri sus para atyre që vendos, Edi Rama.

Ky kongres nga dëshmoi edhe njëherë se PS, ka vdekur si parti. Klinikisht është thjeshtë një organizëm i atrofizuar, është një çiflig që komandohet nga një njeri i vetëm dhe ku gjithë të tjerët heshtin dhe nuk ka asnjë zë jetën publike të vendit.

Ka një pyetje shumë të thjeshtë që mund ta shtrojë kushdo. Kush është kriteri i ndryshimeve në qeveri që bën kryeministri.

Nëse do të kishte figura që duhej të ishin larguar, do të ishin ata që janë konsumuar më së shumti në skandalet e mëdha korruptive që janë publike.

Ne nuk pamë që të lëvizte Ogerta Manastirliu e cila ka mbi vete rekordin e turpit të degradimit të Shqipërisë në vendin  e fundit në botë në testin e Pizas. Ka mbi shpinë degradimin e sistemit shëndetësor që është kthyer në një kënetë të madhe korrupsioni dhe kriminale që tregton jetën e njerëzve, siç e pamë tek skandali i tmerrshëm i onkologjikut.

Nuk lëvizet po ashtu ministra e Infrastrukturës, e cila jo vetëm që nuk lëvizte, por fuqizohet dhe merr tashmë gati 90% të qeverisë sepse dy nga tre ministrat e rinj ishin drejtorë të Ballukut.

Dhe prandaj lind pyetja, kush është kriteri i ndryshimeve në qeveri’, deklaroi gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

Rama emëron ‘grekun’ Pirro Vëngu, ministër Mbrojtje. Athina e thirri për ushtar më 2015

Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vëngu i cili u emërua këtë të diel nga kryeministri Edi Rama si Ministër i Mbrojtjes, nuk njihet vetëm për akuzat e bëra ndaj tij për përfshirje në afera korruptive, por edhe për nënshtetësinë e tij greke. Në vitin 2015, në atë kohë drejtor i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, çështja e Pirro Vëngut u kthye në qendër të debateve, pasi mori një fletëthirrje nga Greqia për të kryer ushtrinë, për shkak se ka nënshtetësinë greke.

Nga SYRI TV

Mes ndryshimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij qeveritar, ra në sy emërimi i drejtorit të Portit të Durrësit Pirro vëngu, si Ministër i Mbrojtjes, post i mbajtur më herët nga Niko Peleshi.

Pirro Vëngu nuk njihet vetëm për akuzat e bëra ndaj tij për përfshirje në afera korruptive, por edhe për nënshtetësinë e tij greke.

Në vitin 2015, në atë kohë drejtor i kabinetit të ministritë të Jashtëm, Ditmir Bushati, çështja e Pirro Vëngut u kthye në qendër të debateve, pasi mori një fletëthirrje nga Greqia për të kryer ushtrinë, për shkak se ka nënshtetësinë greke.

Por në atë kohë Vëngu e refuzoi fletëthirrjen për të shkuar në Greqi dhe të kryente ushtrinë në bazë të ligjeve që ka shteti Helen, ndërsa këtë të diel nga kongresi socialist, Edi Rama e uli në kabinetin qeveritar dhe në një ministri me një rëndësi të veçantë si ajo e Mbrojtjes.

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë gjithmonë kanë patur tension mes tyre, madje shteti grek ende nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, por kjo gjë mesa duket nuk e shqetëson Edi Ramën, i cili i beson mbrojtjen e vendit, një nënshtetasi grek.

Alizoti: Shqipëria në BE, vetëm pas arrestimit të Ramës

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti duke iu referuar mbledhjes së Asamblesë së PS, këtë të dielë, e cilësoi atë një organizatë që nuk ka më çfarë të prodhojë, veçse lëpirje mes socialistëve dhe një organizatë që e ka mendjen vetëm të vjedhë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa bëri një rezyme të ‘arritjeve’ të ministrave që erdhën e ikën, ligjvënësi demokrat theksoi se qeverisja e Ramës vijon të jetë më e korruptuara sëbashku me ministrtat dhe zyrtarët e saj socialistë.

Sipas Tomorrit, Shqipëria mund ta shohë dritën e anëtarësimit në Bashkimin Evr Alizoti: PS, organizatë që s’prodhon më ide por lëpirje! Shqipëria në Bashkimin Evropian, vetëm nëse arrestohet Rama dhe shpura e tij e korruptuar.

Postimi

Kongresi i ri i Partisë Socialiste kishte dy sfida të mëdha. Konkurrencën e fortë se kush nga folësit në podium e ka shijuar më shumë përdhunimin e dinjitetit që Edi Rama i ka bërë kësaj force politike, dhe e dyta gjetja e një fytyre burri, gruaje, djali a vajze që nuk është nën hetim, ish i dënuar, i lidhur apo i përfolur, me krimin dhe korrupsionin. Pas 12 vitesh në pushtet dhe 30 vitesh me emër të rilindur, PS është kthyer qartësisht në një organizatë bajate që nuk prodhon më politikë, por vetëm retorikë. Që nuk prodhon më ide, por vetëm lëpirje. Që nuk prodhon më ekonomi, por vetëm vjedhje. Që nuk prodhon më demokraci por vetëm autokraci. Një sallë e mbushur me administratën më të korruptuar dhe udhëhequr nga lideri më i vyshkur, pas 12 vitesh nuk mund të prodhonte veçse banalitet.

Dhe si e tillë, kjo forcë politike nuk merret më me individin, me jetën e përditshme të qytetarit, por fantazon si një i droguar nga pushteti i pafundëm, për të ardhmen e dekadave më tej. Premton integrimin në BE në vitin 2030. Pasi ka dështuar të ndryshojë jetën e qytetarëve dhe e ka zbrazur vendin me gati 1 milionë banorë, tani forca politike më e korruptuar në botë premton që do ulet në tavolinën e vendimeve me Gjermaninë, Francën, Italinë, e vendet e tjera të BE-së. Pra, vëllai kryeministër, i shoferëve të trafikantëve të kokainës, do  të votojë për të ardhmen e qytetarit gjerman. Deputeti që akuzohet për përdhunim dhe ka ndryshuar tre herë emrin, do të votojë në Parlamentin Evropian, për jetën e qytetarit italian. Ministrja që e ka renditur Shqipërinë të fundit në botë për Arsimim do të vendosë për të ardhmen e arsimit në Itali, apo ministri monstër që vjedh ilaçet e fëmijëve me tumor, do të vendosë për politikat e shëndetësisë në Hollandë. Kjo forcë poltike, që ka vrarë demokracinë në partinë e vet, që mban në arrest liderin e opozitës dhe ka nën hetim të gjithë partitë opozitare, që nuk ka organizuar asnjë palë zgjedhje të lira dhe vjedh rregullisht votën, që kërcënon me burg të gjithë me “hajdutët” e ndryshëm në gjirin e vet, do të barazojë votën me atë të demokracisë daneze.

Por në fakt, ka një të drejtë, në vizionin haluçinant të kongresit të PS. Shqipëria mund të hyjë në BE shumë më shpejt se sa viti 2030. Sigurisht duke përmbushur një kusht që është themelor dhe që e kanë kaluar të gjitha vendet e lindjes që janë bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Shqipëria mund të hyjë në BE, nëse SPAK do të lejohet të bëjë punën e vet, të arrestojë Edi Ramën. Ky është kushti i integrimit. Këtë kusht kanë përmbushur të gjitha vendet që kanë hyrë në BE. Kanë arrestuar kryëministrin. Dhe sot, pas 12 vitesh në pushtet, pas skandaleve juridike, përgjimeve me zë e me figurë, hetimeve nga shumica e prokurorive të vendeve të BE-së,  Edi Rama është i vërtetuar si kryetari i qeverisë, deputetëve, kryebashkiakëve më të korruptuar. Ndaj sot ai është çelësi i integrimit. Ai e di këtë, ndaj nxiton të bëjë premtime haluçinante për vitin 2030. Shqipëria hyn në BE me arrestimin e Edi Ramës si kryesues i vjedhjeve dhe lidhjeve me krimin. Dhe nuk ka nevojë për 5-6 vite. Do të mjaftonte vetëm një akt i SPAK dhe një vendim i gjykatës. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë nëse Edi Rama do të vazhdojë të mbikëqyrë drejtësinë dhe të vendosë listat e të arrestuarve dhe të hetuarve nga kryeministra. Ndaj dhe mban fjalime patetike dhe bën premtime haluçinante. Ai e di që integrimi do të kalojë nga burgosja e tij. Dhe mëngjesin e arrestimit të tij, Shqipëria gdhin më demokratike, më e lirë dhe shumë më pranë BE-së. sn

Fjala e Ramës në Kongresin e PS, reagon Gazment Bardhi: Gënjeshtar, korrupsionin e quan reformë…

Pas fjalimit të gjatë të kreut të rilindjes Edi Rama në kongresin e PS ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

“Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti: të vërtetën e quan helm, korrupsionin e quan reformë”, shkruan Berishi në një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Edi Rama prej 26 vitesh në politikë është i njëjti:

të vërtetën e quan helm;

korrupsionin e quan reformë;

hajdutin e quan të suksesshëm;

kriminelin e quan deputet;

vjedhjen e zgjedhjeve e quan fitore;

vilën e tij në Surrel e quan Shqipëri.

Gënjeshtar që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë! 12 vite përralla e gënjeshtra janë shumë kohe e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët e ndershëm. sn

Gjokutaj: Protesta ime nuk ka lidhje me dhunën, por me forcën e opozitës

Avokati Genc Gjokutaj reagoi pas lajmit se ndaj tij ka nisur një procedim penal.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar miq!

Mbrëmë kam bërë një status në të cilin bëhet fjale mbi konceptin tim për rrotacionin politik, i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!

Thirrjet në status si … thyeni çdo sportel që ju merr shpirtin, nënkupton kundërshtimin ndaj administratës së korruptuar në abuzimin me fondet publike!

Thirrja … rrihni çdo polic që mbron hajdutët, nënkupton kundërshtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit që merr në mbrojtje hajdutët!

Thirrja … “vrisni” çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen, nënkupton zhdukjen e sistemit të patronazhimit, i cili vjedh votën e lirë!

Të nderuar miq!

Sot nëpërmjet medias erdha në dijeni të procedimit penal ndaj meje në lidhje me këtë status!

Konsideroj dhe bëj me dije se asnjëherë në jetën time nuk kam shkelur ndonjëherë ligjin!

Protesta ime e shprehur në çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunën, por me forcën e opozitës në përballjen me shtetin që po gërryhet çdo ditë nga korrupsioni!

Ju garantoj se kam qenë e mbetem një kundërshtar i kësaj mazhorance duke luftuar çdo ditë për mbrojtjen e ligjit dhe lirisë së nëpërkëmbur nga pushteti!

sn

“Rrihni efektivët dhe vrisni patronazhistët!”, policia procedon avokatin Gjokutaj, pretendon se ai bëri thirrje publike për veprime të dhunshme

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për avokatin e kreut të PD Sali Berisha, Genc Gjokutaj, për shkak se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme.

Mëngjesin e sotëm Gjokutaj postoi një status në rrjetet sociale, ku reagonte në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara mbrëmjen e djeshme në Kuvend.

Gjokutaj ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët.

Ai ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.


Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Postimi i plotë i Gjokutajt:

Te dashur Shqiptare!
Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!
As me amendime ligjesh!
Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!
Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!
Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot!
Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!
Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!
Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!
Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!

bw

“Nuk mund të ndërtohet Parajsa me muratorë të Ferrit”- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Besim Ndregjoni: Këtë masakër do ta çojmë deri në Strasburg

Presidenti i Unionit të Integrimit të të Burgosurve Politikë Besim Ndregjoni ka deklaruar në studion e News24, se ajo që ndodhi ditën e djeshme në Kuvend në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ishte kthim i Kuvendit dekada pas, në kohën e diktaturës.

Ndregjoni u shpreh se Unioni nuk do të qendrojë indiferent ndaj asaj që e quajti një katastrofë, ndërsa shtoi se hapi i radhës do të jetë ndjekja e çështjes në Gjykatën Kushtetuese e deri në Strasburg.

“Ishte një seancë e turpshme, një Kuvend që do t’ia kishte lakmi kuvendi i komunizmit. Nuk mund ta imagjinosh pas 34 vitesh që në një vend që promovon demokraci pa vlera, e kthen politikën në totalitare, sunduese dhe imponuese, me të cilën të detyrojë qytetarët të votojnë siç do partia.

Eliminimi i votës së lirë është diktaturë.
Nuk mund të ndërtohet parajsa me muratorë të ferrit. Nuk mund të ndërtohet demokracia me komunistë.Po të shkatërrosh votën e lirë ti nuk jem më shtet i së drejtës.

Ne si Union nuk do të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj masakre, do ta dërgojmë në Kushtetuese, madje deri në Strasburg”, tha ai.

(BalkanWeb)

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë.

Nikolla njoftoi se largimi i saj ndodh për shkak të një situate personale shëndetësore, e cila ia bën të pamundur kryerjen e detyrës.

 

Deklarata e plotë:

Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!

Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon.

Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë.

Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im.

Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë.

Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve.

Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë.

Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare.

Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë.

Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap.

Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap.

Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi.

Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë.

Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë.

 

(BalkanWeb)

Rama terrorizohet nga Adriana Kalaja, urdhëron që të hetohet për ‘kanosje’

Ashtu siç paralajmëroi mbrëmë kreu i opozitës, Sali Berisha, duket se Edi Rama është terrorizuar nga deklaratat dhe denoncimet e Adriana Kalasë.

Për këtë arsye, Policia e Tiranës e ka referuar Kalanë në prokurori, duke e akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.

Procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku deklaroi: “Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta.

Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës”.

Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.

Mbrëmjen e kaluar, kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi: “Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja. Edi Rama urdhëron Taulantin e tij të shoqërojë në polici zonjën Kalaja, sepse fjalën e tij, kritikat, i konsideron shigjeta dhe plumba vetë, por jo më pak edhe e shoqja e tij, që u thoshte gazetarëve që po u bëni gjilpëra helmi burrit tim”.

Kujtojmë se Adriana Kalaja ka bërë një seri denoncimesh të forta, të cilat i ka depozituar edhe në SPAK, kundër Edi Ramës dhe Erion Veliajt. sn

Zëri i Amerikës: Ndryshimet në Kod, ekspertët zgjedhorë ‘fshikullojnë’ PD-PS: Dakordësim dypartiak, vjen për interesa personale

VOA/Ilirian Agolli

Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se po kryhen pas dakordësimit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, u pritën me reagime të ndryshme nga ekspertët e pavarur. Ndryshimet përcaktojnë listat e hapura të deputetëve në 2/3 e tyre si dhe mundësimin e votimit të shqiptarëve nga jashtë vendit përmes postës. Por, ndërsa vlerësojnë hapat për votimin e zgjedhësve nga jashtë, nga ana tjetër ekspertët pohojnë se listat e mbyllura në 1/3 e tyre po bëhen për interesa personale të politikanëve kryesorë dhe dëshmojnë mungesën e vullnetit politik të partive më të mëdha për zgjedhje tërësisht të hapura dhe demokratike.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e opozitës mësohet se kanë rënë dakord për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura. Ato parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Ekspertët e pavarur që ndjekin prej shumë vitesh nga afër proceset zgjedhore në Shqipëri pohuan se ndryshimet e pritshme në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes PS-së dhe PD-së për listat e hapura në 2/3 e tyre dhe votimet nga jashtë vijnë si reagim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk përmbushin asgjë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it mbi përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe shmangien e shkeljeve të konstatuara në zgjedhjet e mëparshme.

“Problemet e ngritura nga zgjedhjet e mëparshme, që nuk po trajtohen janë abuzimet me burimet shtetërore, janë financat e partive politike, është frikësimi i zgjedhësve, është përdorimi i administratës gjatë zgjedhjeve. Për ta përmbledhur me një fjali; partia dhe shteti në Shqipëri, po bëhen një dhe kjo është në kundërshtim me dokumentin e Kopenhagës”, thotë për Zërin e Amerikës Dritan Taulla, përfaqësues i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara.

Ekspertët shprehin shqetësim mbi të njëjtat sjellje shumëvjeçare të partive shqiptare si fajësimi i kundërshtarit politik për gjithçka, mungesë vullneti për zgjedhje demokratike, bllokime të vazhdueshme, sjellje joserioze dhe negociata të fshehta, jo të hapura dhe gjithëpërfshirëse siç kanë bërë thirrje institucionet ndërkombëtare.

“Listat do të jenë faktikisht të mbyllura. Jemi në të njëjtin stanjacion politik për sa i përket pjesës që monopoli dhe ekskluziviteti i listës do të jetë përsëri i kryetarëve të partive. Aty do të jetë preferenciale për kryetarin e partisë, do të jenë njerëzit më të besuar të tij dhe nuk u jepet qytetarëve mundësia që të zgjedhin deputetët që duan ata”, thotë për Zërin e Amerikës Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Ekspertët vlerësojnë që ndonëse teorikisht në pamje të parë listat janë të hapura në 2/3 e tyre për kandidatët e votave parapëlqyese, metoda e re favorizon dukshëm kandidatët e listës së fiksuar në 1/3, pra paktikisht listat janë sërish të mbyllura në raport me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, dhe kjo është bërë për qëllime personale të drejtuesve kryesorë.

“Ky qëndrim i shprehur në këtë dakordësim dypartiak vjen kryesisht për interesa personale. Me këto kam parasysh interesin e kryetarit të partisë, udhëheqësisë së partisë dhe njerëzit që kanë fuqi në parti, ata që janë figura kryesore në parti, që duan ta kenë të sigurtë mandatin”, thotë për Zërin e Amerikës Kristaq Kume, drejtues i Institutit për Sistemet Zgjedhore.

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara thekson se mungesa e vullnetit për dialog e kompromis të hapur politik, pamundësia për konsultim publik dhe gjithëpërfshirje, solli dështimin e radhës me reformën zgjedhore dhe mostrajtimin e problemeve madhore që vërehen në integritetin e zgjedhjeve sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, apo të aktorëve vendas që vëzhgojnë e vlerësojnë procesin zgjedhor.

Nga ana tjetër Koalicioni vlerësoi hapat e hedhura për të mundësuar votimin e shqiptarëve nga jashtë vendit.

“Mundësimi i votës së shqiptarëve jashtë vendit është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Është një formulë e propozuar për votim përmes postës, dhe pas disa akteve nga KQZ, Komisioneri Shtetëror ka thënë se kjo mund të bëhet nëse ligji vjen brenda korrikut”, tha zoti Taulla.

Ekspertët vlerësojnë se ashtu si edhe në zgjedhje të mëparshme, listat e fiksuara dhe të përgatitura nga kryetarët apo kryesitë e partive pritet të sjellin deputetë me cilësi dhe veprimtari të zbehta, të cilëve u kërkohet vetëm të miratojnë gjithçka që propozon drejtuesi i formacionit të tyre politik.

“Jemi përsëri në të njëjtën gjendje; këtu mendohet vetëm për qasjen e partive të mëdha politike dhe përsëri do të kemi firo të votave të qytetarëve, që nuk nuk do të konsiderohen. Partitë e vogla, ofertat e reja dhe lëvizjet e reja politike me këtë kuadër ligjor do të mbeten në vështirësi dhe përsëri do t’u kërkohen aleanca me partitë e mëdha, murin e të cilave ato kanë premtuar se do ta thyejnë”, thotë zonja Meta.

Nga ana tjetër, votimi i shqiptarëve nga jashtë vendit me postë vlerësohet nga ekspertët si risia më e rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme, nisur nga fakti që Shqipëria është i vetmi vend në continent, që nuk e ka ende këtë mundësi, si dhe nga fakti që afro gjysma e votuesve në listat e KQZ-së nuk jetojnë në Shqipëri.

Por ata theksojnë se këto procedura duhen përsosur më tej në të ardhmen, se nuk mjaftojnë që shqiptarët të votojnë nga jashtë, por edhe të përfaqësohen në procesin ligjvënës.

“Dakordësia për ta realizuar deri në fund këtë gjë, siç kërkonte dhe Gjykata Kushtetuese, duhet përshëndetur, sepse më së fundi, në zgjedhjet e vitit 2025 edhe ne do të bëjmë pjesë ndër vendet që ua krijojnë mundësinë shtetasve të tyre që të votojnë pa qenë e nevojshme që të paraqiten fizikisht në qendrën e votimit”, thotë zoti Kume.

Ekspertët pohuan që këto bisedime të partive më të mëdha larg syve të palëve të interesuara për dialog konstruktiv, sjellin rezultate të papritura dhe plot dyshime në minutën e fundit dhe të padebatuara publikisht, ku zakonisht partia dhe shteti nuk janë qartësisht të ndara, duke cënuar parimet demokratike për zgjedhje të lira dhe institucione demokratike të konsoliduara dhe funksionale.

Këlliçi: Reagimi qytetar është i lartë, reagimi i opozitës do jetë dhe më i lartë

Opozita zhvilloi protestën e radhës kundër Erjon Veliajt pas skandaleve të njëpasnjëshme.

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, tha se kjo protestë është e 18-ta dhe ështe e paprecedentë.

Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, vini dhe protestoni pëpara tashmë para asaj që çdo qytetar tashme e di që është selia e grupit të strukturuar kriminal 5D dhe të inceneratorit Tiranë. E cila vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, nga një kryehajdut që quhet Erion Veliaj.

Të nderuar qytetarë. Vetëm nga kjo protesta e fundit në këtë javë, kemi zbuluar dy personazhe të reja të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit dhe të 5D. Së pari, ekziston një shtetas që quhet Elton Bualli, ky individ me të cilin jemi konfliktuar fizikisht kur vajtëm për të denoncuar në landfillin e Sharrës, ky individ që është denoncuar me dhjetëra herë nga foltorja e PD. Ky individ figuronte drejtor i inceneratorit të Tiranës, drejtor i inceneratorit në Fier. Personazh kryesor që komunikonte me bandën dhe për interesa të bandës.

Ky mori para për të ngritur edhe një serë me paratë e fermerëve nga programi IPARD, edhe këto para që vijnë për fermerët, do të duhej t’i vidhte inceneratori i Tiranës. Elton Bualli bashke me Stela Gugallen morën plot 310 mijë euro.

Por çfarë ka bërë SPAK-u, do të thoni ju? Kolegët e Erion Veliajt, edhe në ato 8 masa të lëshuara në javën e kaluar nuk kanë patur guxim që të përmendin emrin e këtij individi, i cili është lidhje e drejtpërdrejtë e Erion Veliajt në inceneratorin e Tiranës. I cili komunikonte me bashkinë e Tiranës në mënyrë periodike duke dhënë urdhra se ku depozitoheshin dherat, kush paguante para për dherat dhe kush nuk paguante para për dherat. Dhe menaxhonte punët e përditshme të Erion Veliajt në landfill.

Kemi bërë publike atë çfarë ka kërkuar Gjykata e Apelit të Posaçëm për t’u ardhur në ndihme kolegëve të Erionit në SPAK dhe kolegët e Erion Veliajt kanë vendosur të amnistojnë bandën e inceneratorit të Tiranës dhe bandës 5D.

…Kjo është një është një çështje përtej politikës, përtej të djathtës dhe të majtës. Kjo është një vjedhje e pashembullt. Kjo është një vjedhje që vetëm mediat e paguara nga paratë e inceneratorit të Tiranë me në krye hajdutin famoz Karlo Bollino nuk mundet t’i bëjnë jehonë.

Do të ndalemi pak te ky bandit. Ky bandit i kallëzuar në SPAK si hajdut i tokave publike të Tiranës dhe parave të buxhetit të shtetit, nga mëngjesi në darkë përdor një ngrehinë që e quan media për të goditur opozitën, për të shpifur ndaj opozitës. Ne mediat e Bolinos shihni se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur….

Por këta banditë që kanë kapur politikën dhe institucionet shtetërore, kanë kapur pushtetin qendror dhe atë lokal, kanë kapur pushtetin mediatik do të duhet të marrin nga ne përgjigjen e merituar. Ne nuk tërhiqemi nga kauza e mbrojtjes së qytetit të Tiranës….

Edhe pse temperaturat janë të larta, reagimi qytetar është i lartë, reagimi i opozitës do jetë edhe më i lartë! sn

Hajdut tokash dhe fondesh publike- Protestuesit shënjestrojnë Bolinon

Qytetarët e Tiranës dolën sërish sot për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës.

Këtë herë, në shënjestër të pankartave të tyre ishte gazetari Karlo Bolino.

Edhe pse ai ka marrë toka dhe fonde publike, SPAK nuk e ka hetuar për shkak se është lidhje e ngushtë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Opozita ka denoncuar vazhdimisht aferat e Bolinos, që shërben si altoparlant i qeverisë. sn

Image

 

Reforma Zgjedhore- BalkanWeb siguron draftin e dakordësuar PD-PS: Më 2025 me dy lista kandidatësh!

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha janë dakordësuar me socialistët e Edi Ramës lidhur me reformën zgjedhore, ndërsa për herë të parë do të aplikohet varianti i një liste, ku pjesa e parë e saj janë emrat e fiksuar, ose të parapëlqyer dhe pjesa tjetër e emrave janë ata që do të “luftojnë’ për votat personale, për të shpresuar se do të marrin një vend në Parlament.

Gazetari i News24 Osman Stafa ka siguruar draftin e dakordësuar mes PD dhe PS, i cili pritet të votohet nga Kuvendi në seancën e së enjtes, e cila do të vijojë edhe të premten.

Referuar variantit të dakordësuar, 1/3 e listës së kandidatëve do të jetë e fiksuar, pra me emra që pavarësisht numrit të votave personale që kanë, nëse subjekti apo koalicioni që i kandidon, marrin mandatet për deputetë hyjnë të Kuvend.

Për ta thjeshtuar nëse në Qarkun e Tiranës janë 36 mandate deputetësh, 12 emrat e parë të listës së kandidatëve të një subjekti zgjedhor, janë emra të fiksuar, mjafton që forca politike të arrijë numrin e votave për të çuar në Kuvend 12 deputetë. Pas këtij numri rendor, do të ketë një garë të hapur mes emrave që renditen, duke hyrë në funksion ai që konsiderohet si votim “parapëlqyes”, që do të përcaktojë më pas se cilët emra do të marrin mandatin, referuar numrit të votave personale.

Referuar ndryshimeve që priten të miratohen, kandidati për deputet, i rregjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Ky sistem që pritet të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025, as më shumë e as më pak, forcon rolin e kryetarëve të partive, që siç duket do të blindojnë me të besuarit e tyre, vendet e sigurta për deputet, sipas qarqeve, ndërsa pjesa tjetër e listës, është një “përplasje” brenda llojit, ku krahas votave të partisë, emrat që renditen në 2/3 e listës, duhet të sigurojnë edhe votat e tyre personale.

Varianti i dakordësuar i reformes se re zgjedhore

“Neni 67
Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive politike

1. Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:
a) listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve; dhe
b) listën shumëemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

2. Emrat në listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën e fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për cdo zonë zgjedhore pjestuar për tre. Në rast se nga ky pjestim nuk rezulton numër i plotë mandatesh atëherë në rast se presja dhjetore si pasojë e pjestimit është e barabartë ose më e madhe se 0,5 lista përmbyllet me numrin e plotë pasrendës, ndërsa kur si pasojë e pjestimit rezulton presja dhjetore më e vogël se 0,5 lista shumëemërore e fiksuar e kandidatëve mbyllet me numrin e plotë pararendës.

3. Lista shumëemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.

4. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.

5. Kandidati për deputet, i rregjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

6. Për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin një çdo tre emra të kandidatëve të listës së fiksuar i përket gjinisë më pak të përfaqësuar dhe një në çdo tre emra të listës shumëemërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.

7. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve. Kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë depozitohet në KQZ në rastet kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme.

8. Kandidati për kryetar bashkie apo për këshillin e bashkisë nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.

9. Në zgjedhjet për këshillat bashkiakë një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje të kandidatëve të subjekteve zgjedhore duhet t’i përkasë së njëjtës gjini.

10. Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin 175 të këtij Kodi.”

(BalkanWeb)

Blushi: Nesër ora 11:00 në protestë, vendi i Erion Veliajt është në qeli jo në bashki

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje nesër në protestën tek bashkia e Tiranës në orën 11:00.

Blushi shkruan se vendi i Erion Veliaj është në qeli dhe jo në bashki.

Thirrja e Tedi Blushit:

Të bashkohemi të gjithë nesër, në ora 11:00, para Bashkisë së Tiranës, monumentit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, për t’i treguar Erion Veliaj se vendi i tij është në qeli, që nga zyra që ka marrë peng me vota të vjedhura do të dalë me çdo çmim, se as mercenari ordiner Dum-Dumani, as McGonigalët, as antiplumbi, as badigardët, as atentatorët tartabiqë dhe as çingijet e propagandës mediatike nuk e shpëtojnë dot!

Erion Veliaj është i pashpresë!

Erion Veliaj do të paguajë për çdo lot të fëmijëve që ju shembi brutalisht shtëpitë, për çdo taksë djerse që vodhi, për çdo dhunë që ushtroi, për çdo hapësirë publike që shkatërroi, për çdo krim që ka kryer!

Kjo është betejë pa kthim!

Gjaku i Ardit Gjoklaj nuk falet! Korrupsioni skizofrenik me inceneratorin fantazmë dhe organizatën kriminale 5D nuk do të amnistohen kurrë! sn

Kalaja paralajmëron arrestimin e Erion Veliajt: Brenda korrikut! ‘Surpriza’ edhe më datë 27!

Aktivistja dhe avokatja e njohur Adriana Kalaja, drejtuesja e njohur e protestave kundër korrupsionit përpara bashkisë së Tiranës, ka paralajmëruar sot arrestimin e afërt të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili, siç u shpreh ajo, e ka mbyllur tashmë historinë e vet, por brenda korrikut do ta mbyllë edhe ligjërisht. Madje, në datën 27 korrik priten edhe “surpriza” të tjera nga SPAK.

Zonja Kalaja ishte e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për çështjen e kullave që po projektohen të ndërtohen edhe në Shkodër dhe ndër të tjera, iu bënë edhe këto pyetje nga moderatori.

Flavio: A ka metoda të tjera për të pastruar parët përveç kullave? P.sh. gjysma e Italisë, është e pllakosur nga ndërtesa gjigante bosh.. lagje të tëra.

Kalaja u përgjigj: Po edhe Shkodra është thuajse me ndërtesa pafund bosh dhe po flasim për pallate që shkojnë në 5-6 kate. Shikojmë dhe në Tiranë. Në Tiranë, të deklaruara, 58 mijë apartamente bosh e tani janë bërë edhe më shumë. Por po vijohet çdo ditë: shikojmë si hapet një gropë aty, hapet një gropë këtu. Tani, kjo është një nga strategjitë e pastrimit të parave. Institucionet më te besueshme kombëtare kanë deklaruar që 60% e financimit është jo i ligjshëm. Pra, vetëm kjo shifër duhet të na zgjojë nga kjo apatia që themi se “hë, po e deshi Edi Rama e bën”.

Jo! Ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet!e them me plot gojën që ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet sepse me të vërtetë ne ishim një grusht njerëzish aty te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por… jo se kemi arritur shumë, por kemi arritur dy gjëra shumë të rëndësishme: kemi fituar betejën morale me pushtetin, kemi fituar edhe betejën ligjore!
Ne, nëse do ta kishim lënë këtë gjë, “se kështu do Edi Rama, se kështu do Erion Veliaj”, sot kullat do të kishin mbaruar. Të jemi koshientë! Sepse strategjia për kullat në qendër të Tiranës, te Teatri Kombëtar…

Flavio: Pra, po thoni që rezistenca duhet?

Kalaja:  Se sot, akoma, akoma, Erion Veliaj, që besoj se brenda këtij muaji do të marrim edhe habere shumë të mira, që do të shkojë aty ku e meriton, akoma nuk ka hapur gropën.

Flavio: Po thoni që brenda korrikut arrestohet?

Kalaja: Brenda korrikut Erion Veliaj (e ka mbyllur historinë me kohë) por brenda korrikut edhe ligjërisht! Do të shkojë aty ku…. Dhe unë e mbaj përgjegjësinë për këtë që deklaroj. Do të kemi surpriza edhe më datë 27, i nderuar!/SYRI.NET

I shfrytëzonin vajzën e mitur si prostitutë, flet nëna: Unë e çoja në shkollë, ata e merrnin me motor

Dëshmon nëna e vajzës 16-vjeçare që shfrytëzohej si prostitutë nga Marsel Baçi, 26 vjeç.

Siç ka dëshmuar nëna e vajzës, krejt ngjarjen e rëndë e ka zbuluar kur një fqinje i ka treguar se e kishin marrë adoleshenten me motor.

‘Më tha një grua në fshat që iku me motorr. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego.

E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë, ai e merrte me motorr.

E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin këta nga Podgoria me motorr.

S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha’, ka thënë për mediat, nëna e vajzës 16-vjeçare që shfrytëzohej si prostitutë nga Baçi.

Në pranga bashkë me 26-vjeçarin Marsel Baçi është vënë edhe Selam Hyka 41 vjeç. sn

Bledar Koka: Jemi drejt një tjetër kasaphane! PD të refuzojë asgjësimin e koalicioneve

Gazetari Bledar Koka u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri rrezikojnë të shkojnë drejt një tjetër kasaphane.

I ftuar në ‘Now me Erla Mëhillin’, Koka theksoi se Partia Demokratike nuk duhet të dalë nga Komisioni Zgjedhor pa zhbërë fillimisht nenin të cilin ai e cilësoi antidemokratik që eliminon koalicionet.

Koka: Ne duhet të flasim e të analizojmë situatën në vendin ku jetojmë e me problematikat që ka, me dramat që na raporton jo opozita, por raportet e OSBE. Pyetja që kam për opozitën është çfarë po bën në tryezë me Damian Gjiknurin, ai është i njëjti që bëri “tërmet” në Dibër, është i njëjti që bëri marrëveshjen.

Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin, por zgjedh dhe imponon kërkesat që ke për kundërshtarin. Nëse Parti Demokratike del nga reforma zgjedhore pa zhbërë nenin anti-demokratik që asgjëson koalicionet në Shqipëri ne po shkojmë drejt një kasaphane tjetër. Koalicionet janë të rëndësishme.

FOTOLAJM- A mban Erion Veliaj antiplumb

Në një foto te marrë dje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, duket qartë se kreu i kësaj bashkie Erion Veliaj mban antiplumb.

Se nga kish trembet dhe nga çfarë ka frikë kreu i bashksië së kryeqytetit këtë nuk di njeri ta shpjegojë por në imazhin që po publikojmë duket se Veliaj ka një antiplumb poshtë xhaketës. sn

Policia e Korçës anulon gjobat- Fermerët: Nuk do t’i ndalim protestat

Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme për fermerët të cilët protestuan duke sjellë mjetet bujqësore në tubim.

Lajmi bëhet i ditur nga fermerët. të cilët kanë njoftuar për këtë tërheqje të policisë nga gjobat e majme që varionin nga 250 mijë lek të vjetra deri në 1 milion lekë të vjetra.

Ndër të tjera, ata thonë se do të vazhdojnë me kauzën e tyre sa i përket problemeve të shumta në bujqësi, duke thënë se do të vazhdojnë me protestat deri sa të merren parasysh nga qeveria për kërkesat e tyre. sn

Balliu: Nëse bëhet drejtësi për tragjedinë e 21 janarit, i pari që shkon në burg është Rama

Klevis Balliu, Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe shef i organizimit të PD, tha se më 21 janar kishte protestues dhe me bombë dore.

Balliu theksoi se kryeministri aktual Edi Rama, atëherë shefi i opozitës, priste viktima. Sipas tij, nëse bëhet drejtësi për tragjedinë, i pari që shkon në burg është pikërisht Rama.

Klevis Balliu: 21 janari ishte shpikje për pushtet dhe Rama për pushtet të vret. Ata që kanë ardhur atje nuk kanë ardhur për Ramën, por besonin se qeveria nuk bën, ndërsa kryeministri i tanishëm ka qenë atje për hallin e vet. Rama ka qenë duke ngrënë biftek, për të pritur viktima. Pse e hapin 21 janarin? Nëse bëhet drejtësi për 21 janarin, i pari që shkon në burg është Edi Rama.

Të hetohet çdo çështje, por të bëhet drejtësi. Më 21 janar qan Taulanti, ndërsa më 22 janar nuk qan. Kishte protestues dhe me bombë dore. Sali Berishën e respektoj, sepse nuk iku nga Kryeministria më 21 janar. Tek spoti më 21 janar thoshin se do të vijë diçka, tek dera. Këta janë kriminelë në zemër, në shpirt, janë themeluar si parti e Popoviçit. 21 janari ishte programuar që të vdisnin protestues. bw

Arbian Mazniku në SPAK, Lubonja: Dosja 5D krim i gjerë. Gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme, të nxirren provat

Ministrit i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku është thirrur sot në SPAK, ku është pyetur për dosjen 5D.

Në lidhje me këtë zhvillim, analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, tha se dosja 5D është një krim i gjerë. Ai tha se gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme dhe SPAK-ut i takon të nxjerrë provat.

Fatos Lubonja: Krimi është i dukshëm, duhet të nxirren provat. Tiranës i është bërë masakër, duke shkatërruar shtëpitë, me sebep për të pastruar paratë e pista, është diçka kriminale, që nuk ka të bëjë me progresin. Ky është një projekt, që ka ‘kokën’ e vet kryeministrin Edi Rama. Ditë për ditë na paraqesin nga një gradaçelë, që nuk merret vesh se çfarë funksioni kanë, përpos pastrimit të parave. Dosja 5D ëshë krim më i gjerë.

Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për të sunduar. Krimet janë aq të dukshme, sa SPAK nuk mund të mbyllë sytë. Duke parë atë që po ndodh, ka opinion publik dhe Strukturë të Posaçme. Ka vonesë në hetime, edhe me inceneratorët, e duhet thënë se banda ecën, edhe pse këta thirren. Bandat nxjerrin kullat e radhës, pas asaj të Shkodrës. SPAK duhet të hetojë dhe të veprojë shpejt.

(Balkanweb)

Tedi Blushi godet me letra Veliajn, Halit Valteri e shtyn, konfliktohen fizikisht

Mbledhja e Këshill Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga tensione dhe përplasje verbale dhe fizike ndërmjet këshilltarëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas burimeve për SYRI-n, këshilltari bashkiak i PL-së, Tedi Blushi ka qëlluar me letra kryetarin Erion Veliaj pasi ky i fundit nuk i ka dhënë fjalën, ndërkohë që këshilltari socialist Halit Valteri i ka dalë në mbrojte kryebashkiakut, duke shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.

Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke u konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre pas incidentit. sn

Meta: SPAK po bën presion me dosjen e ‘21 janarit’, Basha përgjegjës direkt për vrasjet

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi kreun e SPAK Altin Dumani duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha.

Për Metën, Lulzim Basha i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm është fajtor për ngjarjen e 21 janarit pasi u paralajmërua por nuk mori masa.

Ndërkohë si nxitës dhe frymëzues të 21 janarit quan Edi Ramën.

”SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani.

E ka dëshmuar shumë qartë.

Pas dështimit spektakolar në kuvend ku përfaqësuesit e opozitës e diskretituan dhe deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte krim shumë intelektual, kur qytetarët e dinë që është grabitje pa maska.

Drejtësia e me regji rihap 21 janarin, e gjen ditën sot gjoja për të fokusuar këtë cështje pësr të mbuluar diskretitimin e Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.

SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka përgjegjësi më 21 janar është përgjegjësi direkt ishte Basha.

Basha është paralajmëruar me letër e shkresë të gjithë skenarin, nuk mori asnjë masë as nga policia as nga garda, për të parandaluar vrasjen.

Edi Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi i 21 Janarit”, tha Meta. sn

Dokumenti me firmën e Maznikut në hyrje të SPAK: Si u prishën mbi 13 pallate nga 5D

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot me dokumente, se si bashkia e Tiranës i jepte punët kompanisë së drejtorëve të bashkisë, e quajtur ndryshe ‘5D’.

Por më herët kjo kompani quhej ‘Vas Construksion’.

Gjatë një deklarate për mediat, Këlliçi ka deklaruar se, kompania ‘5D’ ka shkatërruar dhjetëra pallate në Tiranë më justifikimin e tërmetit të vitit 2019, por në fakt shkatërrimet janë bërë vetëm për të larguar banorët nga ata zona dhe për të ndërtuar pallate të reja, që shiten me çmime të larta.

Kontratën e nënshkruar nga Arbjan Mazniku, të publikuar gjatë deklaratës, Këlliçi e ka ngjitur në dyert e SPAK që prokurorët ta shikojnë kur të hyjnë dhe të dalin e të kuptojnë se, çfarë dëmi u është shkaktuar qytetarëve të Tiranës nga bashkia e Tiranës.

Deklarata e plotë e Belind Këlliçit:

Të nderuar qytetarë,

Sot organizata partnere e “Rilindjes”, drejtuar nga Altin Dumani po zbaton porosinë e radhës së kolegut të tyre, hajdutit Erion Veliaj, duke thërritur në SPAK, Arbjan Nusret Maznikun.

Sipas vendimit të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho nuk gjente dot, se kush ishte titullari që kishte firmosur tenderat e kompanisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Konstruksion. 

Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion.

Kjo Akt-Marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019. 

Kjo Akt-Marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbjan Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor.

Të nderuar qytetarë,

Me sa duket kolegët e Erionit, nuk e shohin pronarin tjetër të 5D, i cili jo vetëm ka firmosur këtë marrëveshje, por e ka shtyrë afatin e saj disa herë, për të favorizuar kompaninë 5D dhe pazaret e tjera për ndërtimet e radhës. 

Këtë Akt-Marrëveshje autentike po ia u lëmë sot kolegëve të Erionit përpara zyrave të tyre, që të kuptojnë se tentativa e tyre për amnistimin e Erion Hajdut Veliajt dhe Arbjan Nusret Maznikut, do të dështojë me sukses të plotë.

Ju faleminderit. 

Këlliçi publikon dokumentin e prishjes së 13 pallateve nga 5D: ‘Kolegët’ e Erionit të mos amnistojnë Veliajn e Maznikun

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar në dyert e SPAK, dokumentin se si kompania ‘5D’, ka prishur dhjetëra pallate në Tiranë, pas një akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës, përfaqësues Arbjan Mazniku dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion, me përfaqësues Nestor Muhametllari.

Deklarata e plotë:  

Të nderuar qytetarë,

Sot organizata partnere e “Rilindjes”, drejtuar nga Altin Dumani po zbaton porosinë e radhës së kolegut të tyre, hajdutit Erion Veliaj, duke thërritur në SPAK, Arbjan Nusret Maznikun.

Sipas vendimit të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho nuk gjente dot, se kush ishte titullari që kishte firmosur tenderat e kompanisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Konstruksion.

Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion.

Kjo Akt-Marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Kjo Akt-Marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbjan Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor.

Të nderuar qytetarë,

Me sa duket kolegët e Erionit, nuk e shohin pronarin tjetër të 5D, i cili jo vetëm ka firmosur këtë marrëveshje, por e ka shtyrë afatin e saj disa herë, për të favorizuar kompaninë 5D dhe pazaret e tjera për ndërtimet e radhës.

Këtë Akt-Marrëveshje autentike po ia u lëmë sot kolegëve të Erionit përpara zyrave të tyre, që të kuptojnë se tentativa e tyre për amnistimin e Erion Hajdut Veliajt dhe Arbjan Nusret Maznikut, do të dështojë me sukses të plotë.

Ju faleminderit.

Mazniku në SPAK për dosjen 5D- Pjesë e hetimeve edhe restoranti i së shoqes

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Sipas informacioneve të SYRI TV, ministri Arbjan Mazniku i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D.

Mazniku është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mazniku prej pak kohësh mban rolin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, ndërsa më herët ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Restoranti “The Home” i bashkëshortes së tij dhe bashkëshortes së Endri Fugës dyshohet të jetë pjesë e hetimeve.

Përfitimet abuzive dyshohen në qindra-mijëra euro.

Të dhënat tregojnë se një kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022. sn

SPAK i komunikon akuzë Plarent Ndrecës

Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë të mazhorancës qeverisëse. Kapitali ka mësuar se Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht nën akuzë deputetin socialist Plarent Ndreca.

Burime i thanë Kapitalit se Ndrecës i është komunikuar akuza, e cila lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë.

Në vitin 2019, zoti Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Por këto tendera u veshën me dyshime të forta për korrupsion.

Çështja u soll për herë të parë në publik nga një auditim i KLSH-së, pas të cilit organi auditues bëri edhe kallëzim në SPAK.

Dy ditë më parë, prokurorët e SPAK morën për më shumë se 1 orë e gjysmë në pyetje ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sipas raportimeve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e tenderave nën hetim nga SPAK.

Por nëse Lleshaj është thirrur si person në dijeni, ish sekretari i tij i përgjithshëm duket në pozita më të vështira në raport me hetimin e SPAK./Kapital.al

Atentati me 3 viktima dyshohet se u porosit nga Dubai- Zbardhen detajet e reja

Atentati që shkaktoi 3 viktima mesnatën e së shtunës në Memaliaj mund të jetë porositur nga Dubai, tha në studion e News24, gazetari Igli Çelmeta.

Gazetari u shpreh se dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.

Gazetari Çelmeta tha se lidhur me atentatin e ndodhur në Memaliaj policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa në të shfaqet automjeti tip BMË me ngjyrë të zezë, që u gjet disa orë më pas duke u djegur në zonën e Mallakastrës.

Çelmeta tha se autorët kanë vepruar në mënyrë të shpejtë, ndërsa kanë dalë lirisht nga territori i Memaliajt, ndoshta edhe për faktin se në një qytet të vogël, ku nuk kanë ndodhur ngjarje të rënda, ka një numër të kufizuar punonjësish të policisë.

Viktima të atentatit të djeshëm kanë mbetur Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut, dhe xhaxhai i Tiku Kalemit.

Dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh.

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Vuksani: 13.2 ton akullore me substanca të ndaluara janë konsumuar në Shqipëri, AKU bllokoi vetëm 4 ton

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar mbi sigurinë ushqimore ishte ekspertja , Ana Vuksani.

Vuksani është shprehur se sipas kontrollit të lartë të shteti 13.2 ton akullore janë konsumuar me përbërje të oksidit të atelenit, ndërsa AKU arriti vetëm 4 ton të tërheq nga tregu.

“Oksidi i atelenit është i ndalur që të përdoret në ushqim nga BE prej shumë vitesh. Një pjesë e këtij produkti është përdoru për dezifiktimin e  ushqimit nga salmonele është zbuluar se shkakton sëmundje të rënda dere në kancerogjene.

Belgjika ishte shteti i parë që e ndaloi këtë substancë pasi e identifikoi në disa produkte në vitin 2020, por në Shqipëri  nuk ndodh si në europë pasi ne duhet të presim rastin që të na njoftojnë për këto risqe. Franca vuri re se një pjesë e akulloreve kishin të tilla substanca në produkte dhe ndaluan shitjen e tyre dhe tërheqjen e tyre nga tregu.

Sipas kontrollit të lartë të shteti 13.2 ton ishin konsumuar akullore me përbërje të oksidit të atelenit, ndërsa AKU arriti vetëm 4 ton të tërheq nga tregu.”

Nisin kërkimet arkeologjike në palafite në Pogradec, arkeologu zviceran: Duam të zbulojmë si jetonin njerëzit këtu

POGRADEC

Ka nisur në Pogradec, faza e dytë e kërkimeve në sitin parahistorik në afërsi të Buqezës. Arkeologu Ardian Anastasi dhe profesor Albert Hafner nga ekipi zvicerano-shqiptar vënë në dukje rëndësinë e sitit, ndërsa Hafner pohon se vendbanime të tilla në Alpet e Zvicrës, janë shpallur pasuri e UNESCO-s.

“Ne duam të zbulojmë si jetonin njerëzit përreth liqenit këtu. Vendbanimi më i vjetër është 8000 vjeçar, pra 6000 vite para Krishtit dhe mund të konfirmojmë tani që kemi 2000 vjet aktivitet vendbanimi këtu në Lin. Janë shumë të pakta vendbanimet nënujore.”-tha profesor Albert Hafner.

Kërkimet e 1 viti më parë faktuan vendbanimin palafit të Linit si më i vjetëri në Europë ndërsa këtë vit grupi i arkelogëve vijon të mbledhë materiale në shtresën kulturore.

Profesor Ilir Gjepali foli për rëndësinë e kërkimeve në vazhdim të palafitit në Lin dhe shtoi se nëpërmjet punës që ende po vazhdon thellohen dhe precizohen të dhënat e dala nga kërkimet e mëparshme.

Zbulimet e bëra nga bashkëpunimi midis arkeologeve shqiptare dhe Universitetit të Bernës hapin një kapitull të ri për arkeologjinë në Shqipëri. Potenciali turistik është i madh për gjetjet e realizuara dhe ato që priten, ndërkohë në këtë aktivitet u ekspozuan edhe objekte e materiale të datuara rreth mbi 8,000 vjet më parë.bw

I akuzuar si pjesë e skandalit të mikrokredive, vetëvritet Olsi Ibro

Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë, është vetëvrarë. Mësohet se ai është vetëhedhur nga pallati. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Ramazan Shijaku’ pranë stacionit të Trenit në Tiranë.

Kujtojmë se kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”.
(BalkanWeb)

Salianji e pyet, Balla fshihet: Përgjigju, si ka mundësi që Dumani nga burgu po kryen krime nga burgu?!

Sot, në komisionin e Sigurisë, nisi shqyrtimi në parim i projektligjit për Policinë e Shtetit dhe i pranishëm ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Por, deputeti i PD, Ervin Salianji, pasi ia ka përplasur në sy konstatimet e ashpra të raporteve të DASH dhe po ashtu edhe të vetë SHISH e deri tek deklarata e fundit e vetë kreut të SPAK-ut për inkriminim të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, i ka kërkuar Ballës në veçanti të japë përgjigje se si është e mundur që vrasësi me pagesë i arrestuar Nuredin Dumani vazhdon të kryejë krime nga burgu.

“Një përgjigje dua për këtë Dumanin – iu drejtua Salianji, – që ka çuditur dynjanë duke dalë nga burgu – nga burgu!!! Të ndodhet kjo më përpara, e di çfarë ndodhte në këtë vend apo jo?! Nga burgu vendos gjoba, nga burgu kryen aktivitet kriminal, nga burgu pastaj përveç këtyre të mirave të tjera që ka, kryen edhe ca gjëra të tjera.”

Balla iu kundërpërgjigj Salianjit me një të folur të avashtë në maksimum duke e spërkatur fjalën e tij edhe me thumba të tillë “se keni qenë në opozitë dhe do të vazhdoni të mbeteni edhe më gjatë” dhe i kërkoi t’i qartësonte raportet për të cilat fliste, duke pohuar se pavarësisht sukseseve dhe vlerësimeve që kishin marrë madje deri edhe në SHBA personalisht para disa javësh, puna e Policisë kishte vend për përmirësim dhe gjeti justifikimin: “na jepnin votën me qëllim që të ecim përpara me pjesën procedurale të shqyrtimit të këtij ligji”…

Megjithatë, në ligjëratën e gjatë plot kundërshti, Balla harroi të jepte përgjigjen për rastin e Nuredin Dumanit.

Atëherë Salianji u detyrua t’ia përsëritje shkoqur pyetjen, ministrit: “Nuk më dhatë përgjigje ministër për një çështje që ju e quajtën shaka, por nuk është hiç shaka. Është një ndër ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur, por këtu, ngaqë ndodhin e ndodhin, nuk bën përshtypje.

A është Nuredin Dumani nën mbrojtjen e Drejtorisë apo Departamentit për Dëshmitarët e Mbrojtur dhe si ka mundësi që nga burgu, kryen aktivitet? A ka përgjegjësi ky departament dhe a keni marrë masa që ndodhin këto ndodhi në Shqipëri, që një personazh ndër më të rrezikshmit kriminal, ka akses, ka mundësi, ka salltanete, komunikon siç e patë në dëshmi dhe ka internet 24 orë?!”

Por ministri i Brendshëm prapë nuk dha përgjigje e iku dhe komisionin e mbylli Nasip Naço, kryetari i Sigurisë duke i sugjeruar Salianjit që herë tjetër të ftonin për dëgjesë në komision grupe interesi për ligjin e Policisë së Shtetit.

Duke mos marrë asnjë përgjigje dhe parë këtë skenë, Salianji i përcolli me fjalë ironike: “Të thërrasim edhe Dumanin, se edhe ai ‘grup interesi’ është!”/SYRI.NET


Send this to a friend