VOAL

VOAL

VOA: Zgjerohet debati brenda Partisë Demokratike për statutin dhe kongresin

Ilirian Agolli

Në Shqipëri, Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare.

Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.

6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, ndërsa sekretari amerikan Anthony Blinken shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për të shkuar në SHBA.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Berisha, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Por ky i fundit tha se “vendimi personal i kryetarit Basha shkelte rregullat e parties” dhe nisi një tur takimesh në qytete të ndryshme, duke kërkuar “një kongres të jashtëzakonshëm partiak, data e të cilit do të shpallet javën e ardhshme pas mbledhjes së firmave të mjaftueshme” – si u shpreh ai.

Por kryetari Basha deklaroi edhe sot, si shpesh herë së fundi, se ai kongres nuk do të mbahet dhe se Sali Berisha nuk ka nga statuti i partisë ndonjë mbifuqi që të thërrasë forumet e partisë.

“Neni 3 i Statutit të Partisë Demokratike është i qartë sa i takon orientimit euro-atlanetik të Partisë. E përsëris që Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur sa kohë të jem unë kryetar i partisë. Për këtë mandat kam marrë shumicën dërrmuese të votave të anëtarëve të PD-së, dhe objektivi është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe ardhja e PD-së në pushtet” – tha zoti Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi deputetin Berisha nga grupi parlamentar i partisë pasi ky i fundit, i shpallur non grata nga SHBA-të, deklaroi se do të vetëmbrohej pa e përfshirë partinë në këtë çështje.

Por ai nisi një seri takimesh në qytete të ndryshme, ku po mbledh firma për t’i kërkuar partisë “të mbledhë Kuvendin e vet për të diskutuar vendimin personal të kryetarit Basha ndaj tij si” shkelje e statutit të partisë”.

Zoti Basha tha se zoti Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjet e tij për ta kthyer partinë në një bunker për hallet e tij personale, por PD, anëtarët e saj dhe qytetarët shqiptarë kanë halle dhe përparësi të tjera.

“Kryetari i partisë, – theksoi ai, – nuk do të thërrasë kongres për të ngritur bunker në shërbim të askujt”.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, përcaktoi në maj zotin Berisha, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, si individë që nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së ish-kryeministrit Berisha në korrupsion domethënës.

Sekretari Blinken theksoi se zoti Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Demokratike dhe drejtuesin e saj Basha se, “duke kërkuar vettingun e politikanëve përmes SPAK-ut, ka dëshmuar se ai është skllav i kryeministrit Rama”.

Por zoti Basha theksoi se nisma e opozitës për ndryshime kushtetuese mbi vetingun e pastërtisë së figurës dhe pasurisë së politikanëve u shpall qysh në vitin 2018, kur kërkesën e firmosi edhe zoti Berisha, dhe tani ajo po e kërkon përsëri vetingun, pasi reflektoi në të komentet e Komisionit të Venecias.

“Unë i qëndroj firmës time të vjeshtës 2018. Nëse dikush tjetër i qëndron apo ka ndryshuar mendim, kjo është çështje e çdokujt tjetër” – tha zoti Basha.

Ai theksoi se është i gatshëm që vetingu i politikanëve të nisë prej tij, por nuk mund të kuptonte përfaqësuesit socialistë, që kanë frikë të zbatojnë mbi politikanët atë që e kërkuan dhe po e zbatojnë mbi gjyqtarët.

Krahas vetingut të politikanëve, opozita kërkoi në parlament 3 komisione hetimore për zgjedhjet e përgjithshme, për incenseratorët dhe çështjen Beketi.

Socialistët në shumicë, në mandatin e tretë qeverisës, rrëzuan këtë të fundit dhe u larguan nga komisioni për hetimin e zgjedhjeve, ndërsa kërkesa për hetimin e inceneratorëve pritet të shqyrtohet javën e ardhshme.

Gjinushi paralajmëron: Akademia Albanologjike do të rikthehet me vendim qeverie

TIRANË

Kryetari Skënder Gjinushi është i bindur për bashkimin e instituteve albanologjike me Akademinë e Shkencave, ndonëse, vetëm pak ditë më parë, rektori i studimeve albanologjike,  Luan Përzhita tha se ligji nuk e lejon. Në një intervistë për News24, Gjinushi e quan të dështuar reformën e vitit 2008.

“Meqë e nise me 2008, ajo ka qenë reformë e dështuar, ka qenë zgjidhje artificiale ku gjithë intitutet ikën nga akademia. Kjo jo vetëm dëmton akademinë, sepse ajop ishte qendra kryesore e kordinimit të kërkimit shkencor.

Institutet u çuan që të jenëprnaë universiteteve por nuk u realizua. Pra as formalisht nuk u realizua ajo simbiozë. Mision primar, sui generis, akademia ka zhvillimin e shkencave albanologjike.”-thotë ai.

Ndonëse institutet e Gjuhësisë e Historisë kaluan në një institucion më vete, nën ombrellën e Qendrës së Studimeve Albanologjike duke krijuar një rrugë autonome, për Gjinushin ata duhet të rikthehen.

“Këtu në mënyrë të çuditshme flitet për varësi. Të kesh frikë të jesh pranë është e pakuptueshme domethënë që të ketë një reagim të tillë. Të shkosh nga  një vend në tjetrin nuk  shkrin. Do jetë pranë akademisë së shkencave. Fjala akademi nuk do është më e sajuar siç e kanë tani, sepse është një sajesë” thotë Gjinushi.

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka votuar kundër bashkimit të instituteve me Akademinë e Shkencave, por Gjinushi shprehet se kjo nuk varet nga senati

“Ne kemi reformën tonë, e konceptin tonë. Kjo nuk bëhet me pranim, do ti a s’do ti. Nuk ka të bëjë me dëshira personale, është debat konceptual. Nuk e mer vendimin senati. Kush e merr, qeveria. Kanë ikur nga akademia e shekncave me vednim qeverie dhe do të vijnë me bvendim qeverie.”-vijon Gjinushi.

Reforma e 2008-ës, për shumëkënd, e ktheu akademinë e Shkencave në institiucion honorifik. Me përpjekjen për të rimarrë institutet studimore, ajo rimerr studiuesit dhe njëherësh zhbën refgormën e 2008-ës.

Berisha: Pengu sikur ka studiuar në Korenë e Veriut e jo në Holandë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, postoi sot një video nga Foltorja e djeshme në Berat. Përpara demokratëve, Berisha komentoi përjashtimet që po bën Lulzim Basha në PD. Sipas Berishës, Basha sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut e jo në Holandë.

“Një bisedë të shkurtër me të gjithë ata që sot nuk janë në këtë sallë, ose e konsiderojnë veten si mbështetës të Bashës: U them këtu që të gjithë janë mbështetës të PD, por një njeri që çon nga humbja në humbje, që regjistron në karrierën e tij politike 4 humbje me radhë, që ka dorëzuar beteja të pabëra, ai duhet të hapë rrugën, ai nuk premton asgjë përveçse disfata.

Së dyti, u drejtohem të gjithë demokratëve pa përjashtim, njeriu njihet në vështirësi dhe kriza, është e njohur kjo. Mendoni pak se çfarë bëri ky njeri pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit, absolutisht sikur të ishte i shkolluar jo në Holandë, por në Pjongjang të Kim Jong-unit, pasi mori një vendim ndaj meje në kundërshtim me statutin dhe parimet, vjen vendimi tjetër, përjashton pa pyetur njeri mbi tokë, kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokën, dhe kulmon para tre ditësh me qëndrimin ndaj zotit Luan Baci, kryetarit të PD në Fier.

Miqtë e mi, ne na kujtohet se sekretarët e parë të rretheve nuk i zgjidhnin anëtarët e partisë, por i emëronte Byroja Politike, kurse ne në PD i zgjedhim vetë kryetarët. Nuk i zgjedh Tirana. Por si të thotë mendja se mund të heqësh kryetarin e Fierit dhe të komandosh kryetarin e Mallakastrës? Nuk mund të bëhet kurrë kjo. Ata janë njerëz të ardhur me votë. Nëse formularin për mbledhjen e Kuvendit e kanë firmosur 500 delegatë, kryetari thjesht ka zbatuar vullnetin e tyre, kurse ti hakmerresh në mënyrë primitive,” tha Berisha.

Evi Kokalari: ‘Basha e trajton PD si biznes dhe veten si President’

Aktivistja republikane në SHBA Evi Kokalari nuk i ka ndalur sulmet ndaj Lulzim Bashës.

Pasi iu bashkua dy ‘foltoreve’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, Kokalari denoncon sërish një tjetër lobim që ka bërë Basha dhe ndër të tjera thekson se në këtë dokument ai e ka shpallur veten edhe President të PD-së.

Kokalari bën thirrje që të niset një hetim për Lulzim Bashën dhe këtë ia ngarkon specifikisht kreut të ri që do të pasojë atë në krye të PD-së.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

“Nuk kanë faj këta të Ambasadës Italiane që i drejtohen Bashës si President i PD-së. Basha vetë firmos dokumenta (shih foto) si President i Partia Demokratike e Shqipërisë, a thua që nuk e kupton ndryshimin e një Partie Politike që ka Kryetar, dhe një bisnesi privat, qe ka President.

Në fakt Basha si bisnes privat e ka bërë PD-në, dhe anëtarët e saj i shkarkon nga “puna” a thua se jane rrogëtar të tij.

Kaq mjaftoj për të kuptuar se sa “out-of-touch” është Basha dhe sa e domosdoshme është shkulja e tij me gjithë rrenjë nga PD-ja. Dhe me rrënjë kam parasysh ata që i zhgarraviten para mbrapa, ie; Salianji & co.

Me që ra fjala, ky dokumenti më poshtë është një kontratë tjetër që Basha ka firmosur me një kompani llobimi, pak a shumë në të njëjtën kohë që kishte firmosur dhe me Muzin Capital.

Që të jem e saktë – Basha në 2017-tën, kishte firmosur gjithsej tre kontrata, në të njëjtën periudhë, me tre firma te ndryshme llobimi ne Ëashington DC , kështu që shuma që ka shpenzuar për llobim është dhe më e lartë se sa është bërë e ditur këto kohët e fundit.

Dhe që të jem akoma më e qartë – kush do qoftë kryetari i ri i PD-së, duhet të nis një investigim të brëndshëm për këto aferet e Bashës por dhe një investigim për bisneset e pjesëtarëve të kryesisë së PD-së.”-shkruan Kokalari.

Flamur Noka: Eksponentë të PD shantazhojnë anëtarët me vizën amerikane

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Në një intervistë për “Klan”, Noka ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike se kishte ushtruar presion ndaj delegatëve që të mos firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar gjatë takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kemi informacione të pafundme me emra konkretë. Dje kam patur disa delegatë në zyrë të cilët ishin shantazhuar me probleme të vizës nga drejtues të niveleve të ndryshme të PD-së,”-u shpreh Noka, por edhe pse pretendon se ka emra, nuk ka preferuar që të bëjë me dije asnjë prej tyre.

Noka u shkarkua vetëm pak kohë më parë nga posti i nënkryetari të Komisionit të Sigurisë Kombëtarre, ndërsa u paralajmërua edhe për përjashtim nga grupi parlamentar.

Ai është ndër të parët që ka dalë kundër Bashës, pasi ky i fundit largoi nga grupi Berishën. Ndërsa ky i fundit ka nisur edhe aksionin për anulimin e vendimit dhe largimin e Bashës nga posti i kryetarit të demokratëve.

Shuhet në moshën 98-vjeçare ish-kreu i Gjykatës së Lartë në komunizëm

Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare ish-Prokurori i Përgjithshëm dhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë në kohën e komunizmit, Aranit Çela

Arianit Çela i njohur si “xhelat” i kohës së komunizmit ka qenë protagonist i shumë gjyqeve politike që kanë çuar në pushkatim të shumë figurave politike të kohës, duke filluar nga Kadri Hazbiu, Petrit Dume e Beqir Balluku e etj.

Aranit Çela është arrestuar më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.

KUSH ISHTE ARANIT ÇELA

Aranit Çela (Vlorë, 1923 apo 1924 – 2018) ishte ndër prokurorët dhe gjyqtarët më famëkeq të regjimit komunist. Për kontributin e tij në mbi 650 procese politike historianët e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri.

U lind në Vlorë 1924i biri i Hysenit dhe i Eminesë, familja e tij e kishte origjinën nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 Aranit Çela qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht.

Më 10 janar 1943 bëhet anëtar i PKSH-së në organizatën e Mallakastrës, por partizan del vetëm në nëntor të këtij viti. Në korrik 1944 bën pjesë në brigadën e 14-të komuniste, e më pas, deri në mars 1945, në divizionin e 3-të komunist.

Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela është prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.

Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.

Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.
Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.[2]

Arrestohet më 3 nëntor 1993 dhe dënohet me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.”[1] Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia e kohës e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin e tij.

Eurostat: 41% e shpenzimeve të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime. Familja tipike shpenzon 41% të parave për ushqim, sipas Eurostat.

Tirana është qarku më i pasur, ku familjet konsumojnë mesatarisht 98 mijë lekë mallra dhe shërbime në muaj. Ndërsa, Kukësi është qarku më i varfër ku shpenzimet mesatare familjare janë 70 mijë lekë.

Në vitin 2019, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për ushqim.

Por, në vitin 2020, situata e shkaktuar nga pandemia ka sjellë ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen, duke rritur nevojën për blerje barnash e shpenzime kurimi.

Familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 5150 lekë në muaj për kujdes shëndetësor gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 28% në krahasim me një vit më parë.

Sipas INSTAT, 392 mln euro dolën nga xhepat e qytetarëve për këtë qëllim.

Teksa ekonomia u hap gradualisht, tashmë vendi po përballet me rritje të çmimeve, që kanë prekur ushqimet bazike nga buka, mishi e bulmeti e deri te nafta dhe nënproduktet e saj.

Duke marrë në konsideratë faktin se Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në rajon, hendeku i varfërisë mund të thellohet në rast se nuk merren masa mbështetëse e lehtësuese./Burimi:Euronews

Basha shkarkon Luan Baçin nga kryetar i PD në Fier, komandon një të dënuar në Itali

Pas Flamur Nokës të cilin e shkarkoi nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Lulzim Basha ka ndëshkuar edhe Luan Baçin pasi ky i fundit u rreshtua në krah të ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Qëndrimet e shprehura publikisht nga Baçi nuk i kanë pëlqyer Bashës dhe sot ka firmosur largimin e tij nga kryetar dege në Fier.

Në vend të Luan Baçit, Lulzim Basha ka komanduar Agron Kapllanajn, ky i fundit një i dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit që sjell Syri.net.

Lulzim Basha e di fare mirë sepse është njohur me skedën e Kapllanajt që në krye të herës kur emri i tij kaloi për verifikim te Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë, por vendimi i sotëm krejtësisht i pamoralshëm mund të përkthehet lehtësisht si shenjë hakmarrje ndaj Baçit, duke iu vënë demokratëve të Fierit në qafë një ish të dënuar nga Gjykata e Firences për vjedhje.  

Kujtojmë se Luan Baçi ka dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht është duke bërë një “tur” të “Foltoreve” nëpër Shqipëri me synimin për t’i kthyer sovranitetin, siç është shprehur ai, Partisë Demokratike.

Në “Foltoren” e Fierit ka qenë i pranishëm edhe Baçi, ndërsa edhe nga qëndrimet politike, ka qenë në krah të ish-kryeministrit Berisha.

***

Shkarkimi i Luan Baçit dhe komandimi i Agron Kapllanajt në krye të degës së PD në Fier, ka sjellë reagimet e para.

Ibrahim Morina, ish-kryetar i degës së PD në Fier shkruan në rrjetet sociale se kjo nuk pritej nga Lulzim Basha.

Morina poston në Facebook formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje.

‘Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali’, shkruan Morina.

Reagimi i plotë
EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA…?!
Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj”. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”.
Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.
Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha…?!
Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së…?!
Në qoftë se ky ishte më “i miri” për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t’ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, “mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj. Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj”…

Shqipëria “vendi i mrekullive” pa sindikata Nga Alba Kepi

Në foto majtas Kryeministri shqiptar, djathtas kryeministri italian, e ne krah te tij ministri i brendshem shqiptar. TIRANE Viti 2014.
Vizita e KM italian Matteo Renzi e nje video selfi TV plot gaz, me nje perqafim per te gjithe.
Suksesi i kesaj video qe ndoshta pikenisja e asaj qe me vone do te shfaqej si ER TV.
Ne kete takim vemendja ishte perqendruar e gjitha tek sipermarresit italiane te modes e kepuceve, qe ftoheshin te investojne ne Shqiperi si vendi i “mrekullive” pa sindikata.
Krah te fryre, gishta e duar te deformuara nga gersheret e makinerite, artrite, osteoporozi, semundje profesionale, reumatizem, etj etj, jane pasojat që vuajnë qindra vajza e gra shqiptare qe punojne ne fabrikat e kepueceve italiane ne Shqiperi.
Kush kerkon nje pozicion me te lehte pune brenda fabrikes e certifikuar nga mjeku, apo kush semuret per kohe te gjate, te vetme zgjidhje ka te largohet nga puna ose te rikthehet ku ishte me pare.
Grupi Tod’s eshte numri 1 i kepuceve made in Italy. Faturon 637 milione euro ne vit e ne gjashte muajt e pare te 2021 ka shenuar nje rritje me 55%. Kontrollon 55 kompani, 51 prej te cilave prodhojne jashte Italise e shume prej tyre ne Shqiperi , ne periferite e Tiranes, Durresit, Shkodres…
Fabrikat me punetore shqiptare montoje kepuce e sandale, Tod’s e Hogan per llogari te kompanive italiane e italo-shqiptare.
Cmimi mesatar i nje pale kepuceve Hogan eshte 300-1500 euro e rroga e nje punetoreje shqiptare rreth 230 euro ne muaj ose 280 mije leke.
Po ashtu ndodh dhe ne fabrikat e tjera me punetore shqiptare qe prodhojne artikuj per Luis Wuitton, Zara, LIU Jo e marka te tjera lluksoze te industrise se kepuceve dhe modes.
Por jo vetem kaq!
Ne SHQIPERI gjen dhe fabrika me punetore shqiptare qe qepin veshje e uniforme per Guardia di Finanza, Karabinieret, Operatoret shendetesore, spitale publike etj,
Kompanite italiane fitojne tendera nga institucionet shteterore italiane e per te kursyer e fituar me shume, kontraktojne nje pale te trete, ne nje fabrike shqiptare qe i realizon punen per llogari te tyre.
1 bluze karabinieri paguhet 1euro e 90 cent, nje felpe e finances 4..5 euro, 6 euro nje xhakete e operatorit shendetesor te rajonit te Sicilise, por dhe carcafe per spitale publike, veshje , uniforma,… produkte te nenpaguara e shume larg kostos europiane.
Shteti italian me tenderat qe jep per kompanite italiane, furnizohet nga artikuj te realizuar ne Shqiperi, me nje kosto pune ne nivelin e kontentinentit aziatik, pra shume larg limiteve qe duhen respektuar ne Europe e nga punonjes te pa mbrojtura nga perfaqesuesit e tyre sindikaliste.
Grupe e organizata sindikaliste jane te paekzistueshme ne Shqiperi, ashtu sic krenohej 7 vite para kryeministri shqiptar. E sektori tekstil eshte i pare ne eksportin vendss, me 70% te produkteve te realizuara ne Shqiperi e me destiancion Italine.
E neser ne mengjes, ashtu si sot dhe dje, me dhjetra furgone do vazhdojne te transportojne me mijera vajza e gra shqiptare per te nisur diten e punes se nje muaji qe paguhet 230 euro, page qe nuk arrin as cmimin e nje pale kepuceve te markave per te cilet punojne.
*Frymezuar nga “Guraleci ne kepuce”, RAI Tre, reportazhi i injoruar nga mediat shqiptare./Presadiretta Il sassolino nella scarpa – 18/10/2021

Sali Berisha: Ne nderim te dy miqve te medhenj! sb

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish Sekretarit të Shtetit Colin Powell, ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha sjell në rrjetin social një foto ku ka dalë me ish Presidentin George W. H.Bush dhe z.Powell  me shënimin: Ne nderim te dy miqve te medhenj! sb

 

 

Zbulohet në Shqipëri cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik, i përket shekullit III para Krishtit

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, zbulon një projekt të Institutit të Arkeologjisë, që vijon prej tre vitesh.

Për gazetaren e News24 dhe BalkanWeb, Fatmira Nikolla, arkeologu Ceka thekson se bëhet fjalë për një projekt në Bylys, që po zbulon një cisternë uji, e cila rezervonte ujërat e shkallares së stadiumit të shekullit të tretë para Krishtit.

Siç thekson arkeologu, cisterna është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh. Sipas Cekës, kjo është cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik të asaj periudhe, duke përfshirë edhe Greqinë.

Vetë arkeologu Neritan Ceka njofton se krahas gërmimit, po bëhet edhe restaurimi i saj, ndërsa publikon edhe pamje të zbulimit në faqen e tij të “Facebook”.

VIDEO -Një ditë përpara zgjedhjeve lokale, Albin Kurti ndjek ndeshjen e basketbollit në Shkodër!

“Sporti bashkon popullin”. Ky ishte mesazhi i dhënë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga Shkodra, aty ku ndoqi ndeshjen e basketbollit mes ekipit të Vllaznisë dhe Prishtinës.

Në një prononcim për mediat përpara takimit, ai u shpreh se në këtë fushë, populli është përpara politikanëve.

“Padyshim që është kënaqësi të jem në Shkodër. Padyshim kjo që do shohim mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Prishtinës së Sigalit, është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë, më shumë se lojë sepse jemi bashkë. Besoj që tek fushë e bashkimit tonë, populli është përpara politikës, ndaj ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë” – tha Kurti.

I pyetur lidhur me zgjedhjet lokale, Kurti nuk ka folur duke u shprehur se këtë të shtunë është heshtje zgjedhore.

“Sot është heshtje zgjedhore nesër flasin qytetarët” – tha Kurti.

Të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishin dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi si dhe kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi.

Vizita e kryeministrit Kurti në Shqipëri vjen një ditë përpara se të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ndeshja, në kuadrin e Superkupës Mbarëkombëtare/Gjysëmfinalja, Vllaznia-Prishtina u mbyll me fitoren e Sigal Prishtinës me rezultatin 80 me 72 Vllaznia, Shkodër.

Kosova në prag të zgjedhjeve lokale, këtë të diel qytetarët në votime

Gjithsej 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë do të kenë të drejtë vote apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021

Agim Sulaj   |15.10.2021

Qytetarët e Kosovës këtë të diel drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e Kuvendeve Komunale në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë do të kenë të drejtë vote apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883, me gjithsej 2.477 vendvotime.

Nga 15 shtatori deri më 15 tetor, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) hapi periudhën e votimit përmes postës për qytetarët që jetojnë në diasporë. Numri i aplikuesve që u regjistruan si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është 15.532.

Në këto zgjedhje për kryetarë të komunave do të garojnë 158 kandidatë, ndërsa rreth 5.300 kandidatë garojnë për pozitën e anëtarit të Kuvendit Komunal në komunat përkatëse.

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara është 90, prej të cilave 32 parti politike, 34 iniciativa qytetare, 1 koalicion dhe 23 kandidatë të pavarur.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të këtij viti, do të garojë në 28 komuna për pozitën e kryetarit dhe me 933 kandidatë për kuvende komunale.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila doli partia e dytë më e madhe nga zgjedhjet e fundit parlamentare, do të garojë në 29 komuna për kryetar dhe me 875 kandidatë për kuvende komunale.

Ndërsa partia e tretë më e madhe sipas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të garojë në 27 komuna për kryetar dhe me 841 kandidatë për kuvende komunale.

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe tre parti politike turke në vend, respektivisht Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), Partia Turke e Drejtësisë së Kosovës (KATP) dhe Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP).

Fushata zgjedhore për kandidatët për kryetarë të komunave dhe anëtarë të kuvendeve komunale u hap nga KQZ-ja më 16 shtator me kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Partitë politike fushatën zgjedhore e fokusuan më shumë në rrjetet sociale dhe media, për shkak të rrethanave të krijuara me përhapjen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Fokusi kryesor i partive politike gjatë fushatës ka qenë tek komunat e mëdha, me theks të veçantë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për të cilën kryesisht u premtua rregullim i komunikacionit, hapësira të gjelbra dhe shërbime më efikase.

Sa i përket masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, KQZ-ja ka kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit e këtyre zgjedhjeve të jenë të vaksinuar ose të kenë dëshminë e testit negativ ndaj virusit ose dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen. Por ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, të cilët do të duhet që gjatë votimit të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe të mbajnë distancë fizike.

Më 15 qershor të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli 17 tetorin datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, pas konsultimeve që zhvilloi me partitë politike.

Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u mbajtën më 22 tetor të vitit 2017 kur 44,1 për qind e votuesve shfrytëzuan të drejtën e votës. Këto zgjedhje për kryetarë të komunave janë të pestat me radhë, ndërsa për Kuvende Komunale janë të shtatat me radhë, që nga mbajtja e parë e tyre në periudhën e pasluftës, respektivisht në vitin 2000.

Shqipëri, gjenden të vdekur në një hotel 4 shtetas rusë

Policia ka njoftuar se në fshatin Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës së një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë katër shtetas rusë

Fatjon Cuka   |16.10.2021
Tiranë

Në ambientet e një hoteli në Shqipëri janë gjetur të vdekur katër shtetas rusë, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia, transmeton Anadolu Agency (AA)

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se në fshatin Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës së një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë katër shtetas rusë.

Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për shtetas të moshave të ndryshme, me inicialet K. S, 31-vjeçe, N. L, 58-vjeç, N. A, 37-vjeçe dhe S. A, 60-vjeç.

Sipas policisë, një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me qëllimin e qëndrimit në Shqipëri të shtetasve rusë.

Vidhen dosjet e pronave në Vlorë- Hajduti hyn nga dritarja, rrëmben dosjen e ‘Dhërmiut’ dhe ik nga dera

Një hajdut hyri në zyrat e administrimit dhe mbrojtjes së tokave në qarku i Vlorës mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:30.

Duket se hajduti është orientuar mjaft mirë në zyrat që ndodhen te Pallati i Kulturës në Vlorë ku hyri nga dritarja mori dosje që dyshohen se kanë të bëjnë me zonën e Dhërmiut.

Ai ka thyer derën dhe më pas ka dalë nga dera kryesore. Bardhi Gjika shef, i zyrës se administrimit te tokave pranë qarkut Vlore nuk di ende të thotë se çfarë është vjedhur me ekzaktësi.

As policia nuk ka rënë ende në gjurmë të grabitësit të dosjeve por njofton se po analizon ende prova për ta identifikuar./dita

Shkarkimi i Flamur Nokës, reagon ashpër ish-nënkryetari i PD: Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani!

TIRANË

Ish-nënkryetari i PD-së, deputeti Edmond Spaho ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar të komisionit të sigurisë duke paralajmëruar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD.

Spaho e këshillon Bashën të fillojë me internimet dhe t’u bjerë deputetëve si në 1945, duke e krahasuar me Enver Hoxhën.

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, shkruan Spaho.

Arrestohet pronari i FarmaNet, oligarku i ilaçeve dhe shëndetësisë

Është vënë në pranga Sokol Topçiu, pronari i FarmaNet, një nga bizneset farmaceutike që ka përfituar miliona euro nga Ministria e Shëndetësisë dhe tenderat kanë qenë të paracaktuar për të.

Topçiu njihet si oligarku i ilaçeve dhe i Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur nga policia, dhe arrestimi i tij është bërë gjatë operacionit ‘Përfitimi’.

Topçiu, 57 vjeç akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë.

Ilaçet që u shitën në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa u blenë janë: ‘inhixa, clexane, favira, alphagan, cyrotex, aricept, medro, co aprovel.’

Dyshohet se këto ilaçe u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra. Të njëjtat burime konfirmojnë se të gjitha medikamentet që futeshin pa u regjistruar kryesisht përdoreshin për trajtimin e Covid-19.

Hetimi zgjati rreth 1 vit, ndërsa prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, por Gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie personat e identifikuar si: Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Këta persona sot u lanë në masën e sigurise ‘arrest shtëpie’.

Operacioni i koduar ‘Përfitimi’, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Hetuesit kanë bërë blerje të kontrolluara në disa raste. Shitja e këtyre medikamenteve ka zgjatur përgjatë gjithë muajve.

Gjykata lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 ish-vartësit e tij

Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Gëllçit dhe tre të tjerëve duke pranuar kërkesën e SPAK.

Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ndryshe nga herët e tjera nuk ka përgjime, por gjithçka është e bazuar në dokumentacion. “Ndryshe nga hetimet e tjera kur SPAK kryen veprime simuluese, në rastin e konkret nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë që dokumentacioni ka qenë i qartë ku zoti Gëllçi ka shpallur një tender pa u miratuar dhe ia kanë dhënë këtë tender një kompanie me ofertë më 20 mln lekë më të lartë”, tha Lala.

Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

Skandal me tenderin për tunelin e Llogarasë! Ministria e Infrastrukturës shpall fituese kompaninë që ofroi 12 mln $ më shumë se oferta më e mirë

Kriza e cmimeve të energjisë në bursat e huaja e ka detyruar qeverinë që të mbuloj me plot 200 milion euro, garanci financiare arkat e OSHEE. Dhe në mes të kësaj krize ku qytetarët duhet të shtrëngojnë rripin dhe ku buxheti i shtetit duhet të bëjë manovra për të gjetur 100 milion euro këtë vit dhe 100 milion euro të tjera në fillim të 2022, skandalet me abuzimet me tenderat e rrugëve vazhdojnë.

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur si fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turk, i cili as më shumë dhe as më pak, ka ofruar rreth 12 milion dollarë më shumë se oferta më e mirë. Sipas dokumenteve që News24 disponon.

Tenderi kishte njëfond limit prej 18,9 miliard lekë. Nga pesë pjesëmarres, fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë INTEKAR YAPI dhe ASL që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliard lekë ose 170 milion dollarë. Tre ofertues të tjerë kërkuan më shumë para, por ndërkohë një tjetër bashkim operatorësh, përbërë kompania egjiptiane Concord Engineering dhe dy kompani shqiptare po, Alb Building dhe Alb Star, ka ofruar 12 milion dollarë më pak për të njëjtën punë, në total rreth 15,8 miliardë lekë ose 158 milion dollarë. Por edhe pse sipas ligjeve shqiptare oferta më e mirë financiare në prokurimet publike ka përparësi, sidomos kur bëhet fjalë për ndërtim rrugësh, ministria e Infrastrukturës ka gjetur justifikime për ta rrëzuar propozimin 12 milion dollarë më pak.

Sipas saj një prej kompanive shqiptare në ofertën më të mirë nuk ka përvojën e duhur për ndërtim urash 120 metra në një JointVenture, edhe pse ajo njihet si zbatuese e mjaft projekteve të akseve të rendesishme në vend. Po ashtu ministria e Infrastrukturës ka hyrë në kalkulime, dhe ka dalë në rezultatin se përqindjet në bashkim nuk korrepospondojnë me përqindjet në volumin e punimeve që duhet të rehalizohen nga secili operator.

Kaq ka mjaftuar që të shpallet si fituese një ofertë më e shtrenjtë, në vend që të futej në bisedime me ofertuesin më të mirë, për të zgjidhur këto çështje nëse ekzistojnë gjithmonë. Ministria e Infrastrukturës që në fakt është dhe përgjegjëse edhe për energjetikën ka preferuar që mos të kursejë para nga fondet e projekteve të veta për zbutjen e krizës, por t’i shpenzojë pa kriter, ndërkohë që financat e vendit po rëndohen me 200 milion euro.

Inxhineri i marinës amerikane dhe bashkëshortja e tij akuzohen për shitje sekretesh

Marrë nga Reuters

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të dielën se ka ngritur akuza për shitje sekretesh ndaj një inxhinieri bërthamor të marinës amerikane dhe bashkëshortes së tij. Në njoftimin e departamentit thuhej se personi që blinte informacionet sekrete ishte në fakt një agjent sekret i Byrosë Federale të Hetimeve, i cili ishte paraqitur si një agjent i një vendi të huaj.

Jonathan Toebbe dhe gruaja e tij Diana, u arrestuan të shtunën në Virxhinian Perëndimore dhe u akuzuan për shkelje të Ligjit të Energjisë Atomike, tha përmes një deklarate Departamenti i Drejtësisë. Ata do të dalin para një gjykate federale të martën në Virxhinian Perëndimore.

42 veçari Toebbe, një inxhinier bërthamor i marinës me çertifikatë për informacione sekrete, dërgoi në vitin 2020 të dhëna të klasifikuara në një vend, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe më vonë filloi të shiste sekrete përkundrejt pagesës në kriptomonedha në vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve. Personi që blinte sekretet ishte një agjent sekret i FBI-së që paraqitej si zyrtar i huaj, tha Departamenti i Drejtësisë.

Në një rast, zoti Toebbe kishte fshehur brenda një sanduiçi të dhëna sekrete të reaktorëve bërthamorë të nëndetseve, të ruajtura në një USB dhe i kishte dorëzuar ato në një pikë të caktuar në Virxhinian Perëndimore ndërsa bashkëshortja e tij e ruante, tha Departamenti i Drejtësisë.

Pajisja tejet e vogël elektronike mbante “dokumente me përmbajtje sekrete mbi nëndetësen dhe reaktorët bërthamorë”, sipas një dokumenti të gjykatës federale.

Inxhinieri bërthamor u pagua disa herë me monedha dixhitale që kapin vlerën e 100 mijë dollarëve, sipas Departamentit të Drejtësisë. VOA

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias: T’u dalim në krah gazetarëve, po përballen me kushte të vështira

Këtë të hënë është zhvilluar konferenca e OSBE-së për Europën Juglindore “Gazetari në kohë krizash”.

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro në fjalën  e saj ajo theksoi se liria e shtypit po përballet me kushte të vështira.

“Gazetarë të fortë shpesh po përballen me kushte të vështira. Duhet të tregojmë se në të gjithë rajonin e OSBE-së, po përballemi me një mjedis armiqësor ndaj medias.”, u shpreh ajo.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se media sot ka nevojë urgjente për mbështetje për të pasur një gazetari të pavarur dhe të lirë.

“Ne jemi dëshmitarë të abuzimeve që kërcënojnë gazetarinë dhe e privojnë publikun nga informacioni. Të gjitha problematikat meritojnë vëmendje. Ne duhet të promovojmë një media të pavarur dhe shoh një nevojë urgjente që t’i dalim në krah gazetarëve që të kemi një media të pavarur”, tha Ribeiro.

Pjesë e kësaj konferencë është edhe kryeministri Edi Rama.

Ambasadori i OSBE Del Monaco: Gazetaria, pjesë thelbësore e mozaikut demokratik. Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco tha sot se gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit. Duke folur në konferencën e organizuar nga OSBE “Gazetari në kohë krizash”, Del Monaco tha në shqip se dashuria për popullin shqiptar ka nisur në 2013 kur ishte për herë të parë në një konferencë të tillë.

Ai tha se liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës.

“Hera e fundit që Shqipëria organizoi këtë konferencë ishte në 2013. Ishte viti i parë që vizitova këtë vend të mrekullueshëm dhe dashuria ime për popullin shqiptar ka nisur që atëherë.

Gazetaria në kohë krizash është për fat të keq një titull i përshtatshëm. Nuk do ta përmend se si pandemia ndikon funksionimin e institucioneve demokratike. Aktualisht po përjetojmë një sërë krizash brenda dhe përtej OSBE-së. Gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit demokratik.

Ne duam t’i mbajmë sytë tek panorama e madhe dhe kjo përqendrohet tek individët që punojnë për një shoqëri të hapur dhe që punojnë për një rend të sigurt botëror.

Progresi i medias me 20 vjet më parë është përtej çdo kundërshtimi. Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës. Pengesat duhen trajtuar shpejt dhe në mënyrë serioze. Gazetarët duhet të punojnë të sigurt, të mbështesin gazetarinë në fakte, të sigurohet pavarësia e gazetarëve”, tha ambasadori i OSBE.

Arrestimi i Thoma Gëllçit- Gjergj Leka thirrje autoriteteve: Mbajeni në kafaz dhe hidhjani sa më larg çelësin!

Kantautori i njohur Gjergj Leka ka reaguar mbi arrestimin e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllci për shpërdorim detyrë. Me një postim në Facebook, Leka u bën thirrje gjykatësve që t’i japin dënimin e merituar dhe të gjithë do ju jenë mirënjohës.

“Te dashur miq gjykates, miq te muzikes e te se vertetes…..Kete maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg celesin! Do tju jete mirenjohes arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyresire mbi ndyresirat. E zune haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni!”- shkruan ai.

Bylykbashi: Basha po shet votën për zgjatjen e vettingut, në këmbim të shtimit të disa bashkive

Deputeti I PD-së, Oerd Bylykbashi ka barë akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha se po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vetingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

PD kërkon një reformë të re territoriale dhe synon shtimin e numrit të bashkive në vend, ndërsa PS nga ana tjetër kërkon zvogëlim të tyre.

Por sipas Bylykbashit, Basha po bënë marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut.

Deputeti demokrat thotë se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë. Bylykbashi është një ‘nga ushtarët’ që Basha humbi, duke i bashkuar Berishës në ‘Foltoren’ e Durrësit dhe akuzat e pazareve Basha-Rama të artikuluara nga Berisha, sot po dalin nga goja e tij.

“Më zgjat afatin e anëtarëve të vetingut, të të shtoj disa bashki ne hartë.” Këtë pazar i ofron Rama PD-së. Si tregti kuajsh. Më jep një kalë, të të jap një mushkë. Anglezët e quajnë “horse trading” apo tregti kuajsh. Kjo është kundër interesave parësorë dhe themelore të opozitës. Reforma më kryesore për opozitën duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës për të vendosur një sistem të ri zgjedhor, sepse ky sistem që miratoi Rama pa konsensusin e opozitës më 30 korrik 2020 është i padrejtë, shkel parimet kushtetuese dhe është toksik për demokracinë”, shkruan Bylykbashi.

Bylykbashi thotë se pas rishikimit të sistemit zgjedhor duhet parë ndarja territoriale, pasi po ‘asfikson’ demokracinë lokale.

“Bashkë me të, duhet rishikuar ndarja territoriale e bashkive. Demokracia lokale po asfiksohet nga reforma e dështuar e 2014, e bërë keq me qëllim për të fituar zgjedhjet ne tavolinë. Pjesëmarrja në zgjedhjet bashkiake të 2019 ku opozita mund të fitonte gjysmën e bashkive, do të rekuperonte mospjesmarjen e opozitës në reformën territoriale. Por ky shans u humb kur u vendos të mos hyj në zgjedhje. Gjithashtu duhet bërë reformë për të bllokuar, ndalur dhe ndëshkuar ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje siç ndodhi më 25 prill 2021. Ky është rreziku më i madh që kanë zgjedhjet, shumë më i madh se bandat, sepse ndërhyrja e një shteti të politizuar në zgjedhje është sistematike, masive dhe kapilare”, tha ai.

Për Bylykbashin pasi të zgjidhet sistemi zgjedhor dhe të garantohet vota e lirë, mund të flitet për ‘rregullimin’ e reformës në drejtësi për zgjatjen e afatit të vetingut. Deputeti demokrat thotë se opozita nuk duhet të pranojë pazaret e Ramës, pasi nuk janë të interes të saj.

“Më pas mund të ndreqim dështimet e “sukseshme” të reformës në drejtësi. Sigurisht, dështimet nuk mund të lihen pa ndrequr sepse vuajnë shqiptarët që nuk po marrin më asnjë lloj drejtësie. Por vota e lirë dhe e drejtë qëndron më lartë se vettingu sepse aty qëndron sovraniteti i popullit. Sigurisht të gjitha këto duhen dhe mund të bëhen njëkohësisht që mazhoranca të mos luajë me “teorinë e sallamit” duke marrë nga një fetë e nga një fetë. Do të ishte naivitet i pafalshëm. Prandaj 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës janë e vetmja garanci për opozitën. Nuk mund ta lëshojë. PD mund të japë votat e saj vetëm nëse sigurohen reformat e mësipërme që garantojnë votën e shqiptarëve. Përndryshe do të përsëriten reforma kushtetuese në drejtësi e 22 korrikut 2016 dhe marrëveshja e 5 qershorit 2020, kur opozita i dha votat paraprakisht në mirëbesim, shpresoi në garancitë që iu dhanë e më pas PS theu çdo konsensus. Pazaret që ofron PS nuk kanë asgjë në interes të Opozitës. Nuk mund të qahemi nesër sërish. Sepse kur vret veten, nuk ka kush të merr hakun.

Adriatik Llalla pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar, i drejtohet Gjykatës së Posaçme

Një ditë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Adriatik Llalla vihet në lëvizje.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Llalla kërkon pezullim ekzekutimi të vendimit që e ka dënuar me dy vite burgim për fshehje pasurie. Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Llalla i dënuar vetëm 3 javë më parë nga GJKKO me 2 vite burgim ka vënë në lëvizje drejtësinë shqiptare. Kërkesa që të pezullojë dhe shtyjë ekzekutimin e dënimit me 2 vite burgim dhe të mos shkojë prapa hekurave, është bërë për arsye shëndetësore.

Kjo kërkesë e paraqitur nga avokati i tij është depozituar dhe do të hidhet në short në ditët në vijim. Ish-Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me vendim të formës së prerë.

Tenderi 86 milionë lekë i “hëngri kokën” Thoma Gëllçit, si abuzoi ish-drejtori i RTSH dhe 3 vartësit e tij

TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, dhe tre punonjësve të këtij institucioni.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën.

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

Siç thekson gazetarja Lala, referuar burimeve, Gëllçi dhe tre punonjësit nuk i kanë pranuar akuzat, duke i kundërshtuar ato, por brenda 72 orëve ata do duhet të paraqiten pranë organeve të drejtësisë për të dhënë llogari për akuzat.

Ish-drejtori i RTSH-së kërcënon me jetë komentatorin Kosta Grillo

 

“Feston me shishe vodka grabitjen…”, gazetari i njohur i sportit Kosta Grillo denoncon Thoma Gëllçin: Ky është Ylli i RTSH-së, iu vodhi shqiptarëve 1.8 mln euro

Ish Oficeri i antidrogës Dritan Zagani: Shqipëria narkoshtet sepse trafikantët janë në pushtet & drejtojnë çdo gjë

Ish oficeri i antidrogës Dritan Zagani reagoi në emisionin e Cim Pekës duke debatuar me Alban Dudushin.

Zagani vuri theksin duke thënë se: “Politikën në Shqipëri e drejtojnë trafikantët e drogës…..Shqipëria është narkoshtet sepse trafikantët janë në pushtet dhe drejtojnë çdo gjë. Prokurori i antimafias të Katanzaros e ka thënë tekstualisht kështu: Bandat shqiptare të trafikut të drogës që kanë krijuar linjat e drejtë për drejta nga Amerika Latine, nga Qendrore deri në Jug direkt në Shqipëri të trafikut të kokainës janë fuqizuar së tepërmi sepse në Shqipëri jo vetëm që nuk luftohen, por mbështeten edhe politikisht.”

“Kush i mbështet bandat e drogës politikisht”, bëri pyetjen retorike ish oficeri i antidrogës Dritan Zagani duke iu drejtuar Alban Dudushit, “unë, ti, apo Edi Rama.”

Dhe në fund Zagani shtoi: “Narkoshtet do të thotë se trafikantët janë në shtet, në pushtet dhe drejtojnë çdo gjë, që e kanë mbjellë gjithë Shqipërinë me drogë dhe i drejton droga”.

Rama shpall krizën e jashtëzakonshme energjetike: rritje çmimesh të gazit, benzinës, naftës

Në një konferencë të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një krizë energjitike sapo ka filluar.

Kjo sipas Ramës, ka rritur çmimin e produkteve si gazi, benzina apo nafta.

Rama është shprehur se kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare.

“KRIZA E JASHTËZAKONSHME ENERGJITIKE një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare, një tjetër sfidë e rëndë që nuk e kemi zgjedhur vetë, por të cilën do ta përballojmë ME VENDOSMËRI, BESIM, DURIM dhe SUKSES”, shkroi ai në Facebook.

“Kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike ku ka filluar të japë shenjat e parë. Në Kinë në SHBA, Britani e deri në vendet fqinje. Po rritet kudo tani më me orë. Ulja e temperaturave të motit po afron dhe rritet nevoja për ngrohje. Pas tragjedisë nga pandemia të cilës njerëzimi po paguan koston dhe janë rritur ndjeshëm falë vaksinimit masiv, Kjo krizë e re na vendos me detyrim me detyrim në një sprovë të re po aq të fortë sa tërmeti dhe pandemia.

Dukuria e rritje çmimi i gazit dhe rritja e çmimeve të tjera karburant qëndroi sot para të gjitha vendeve për një siluetë të vështirë që bota ka përpara. Rritja e kërkesës ka rritur edhe kërkesën. Duke vënë në vështirësi edhe kolosët prodhues. Edhe nga Kina rrezikon gjysmën e kapaciteteve. Kërkesa e lartë dhe oferta e pa mjaftueshme për gaz ka detyruar qeveritë të rriten çmimin. Është rritur çmimi i gazit me 200%. Çmimi ka shkuar nga 60 dollar për fuçi në 80 dollar. Dhe mund të arrijë deri në 100 dollar. Është thuajse trefishuar. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, ulja e temperaturave po afron nevojën për ngrohje. Rritja e çmimeve, të naftës, ushqimeve po qendrojnë si silueta. Dhe Shqipëria është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet.”, tha Rama.

Kreu i FRPD Shkodër, Bushati: Deri tani janë mbledhur 1400 firma, Kuvendi Kombëtar s’mund të pengohet

Kreu i Forumit Rinor të PD në Shkodër, Arvit Bushati shprehet se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet. 

I ftuar në studion e Syri Tv me gazetaren Eneida Ndoci, Bushati u shpreh se deri tani janë mbledhur 1400 firma nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në mbledhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se mnbledhja e këtij forumi nuk mund të pengohet nga kryetari i PD, Lulzim Basha, nëse 1/4 e anëtarëve (1500 firma) japin firmat për një lëvizje të tillë.

“Mesa kam parë deri tani, njerëzit në masë po firmosin. Me sa jam informuar, janë 1400 veta të cilët kanë firmosur. Pra është pranë ¼ e anëtarëve të PD, 1500 firma për thirrjen e Kuvendit. PD meriton t’i ushtrohet të gjitha veprimeve demokratike. Nëse realisht mblidhen ato firma, drejt asaj rruge do të vazhdohet. Procesi është i pakundërshtueshëm“, u shpreh Bushati.

Kreu i të rinjve demokratë të Shkodrës tha gjithashtu se foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha do ta kthejë PD në identitet, duke e bërë më të fortë përballë mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilloi një ditë më parë foltoren e pestë në kuadër të lëvizjes për ndryshimin e Partisë Demokratike. Shkodranët i rezervuan një pritje entuziaste liderit historik të PD.

Pjesë nga intervista

Ka patur tentativa për të braktisur z.Berisha nga ana e deputetëve në këtë foltore nga Shkodra, duke qenë se nuk kemi parë asnjë figurë ditën e djeshme?
Nuk e komentoj në këtë lloj forme. Është zgjedhje e lirë e deputetëve të PD. Unë e shikoj shumë pozitive faktin që 70-80% e Kryesisë së degës së PD në Shkodër ishin prezentë, ishin dy nënkryetarët e degës, kryetarët e LDG-së, Forumi Rinor iu bë pjesë e takimit. Një trupë jashtëzakonisht e madhe zgjedhore ishte pjesë e takimit të Berishës.

E përçan disi PD-në kjo foltorje, apo edhe vetë deputetëve?
Unë nuk e kam besuar, as nuk e mendoj që kjo nismë përçan PD-në. Mendoj se është hapi i parë që demokratët të ketë ndërveprim të mendimeve të tyre, të ideve, për të shkuar te hapi i fundit që është një vendim i përbashkët. Nuk shërben kjo gjë për përçarje, sigurisht që ka ndikim te mjaft deputetë të cilët ndjehen të pavendosur, por kjo iu shërben demokratëve për të patur një marsh tjetër në të bërit opozitë në qëndrimet e tyre.

Si e shihni vendimin e Bashës për përjashtimin nga PD të liderit historik dhe themeluesit, Sali Berisha? Ju ka zhgënjyer ky vendim?
Z.Basha atë vendim e ka bërë publik dhe avokat më të mirë se ai për atë vendim nuk mund të ketë. Në vlerësimin tim, mund të kishte një zgjedhje tjetër, mund të përballej me një formë tjetër. Realisht nuk më pëlqen forma, por vendimi është i kryetarit të PD. Forma duhet të ishte në një mënyrë më gjithëpërfshirëse në mënyrë që demokratët të mos ishin tani përballë këtyre vendimeve dhe emocioneve.

Si e keni parë pritjen e rezervuar ditën e djeshme për z.Berisha?
Ishte pritje që nuk e kishim përjetuar nisur nga emocionet gjatë takimit. Kjo i atribuohet stofit të lidershipit që z.Berisha, dhe emocioneve që transmeton te njerëzit. PD e Shkodrën është një kolonë e fortë e PDSH-së. Demokratët e Shkodrës janë ndër më qëndrestarët nga demokratët e Shqipërisë.

Çfarë prisni nga ‘Foltorja’?
‘Foltorja’ është ai sheshi ku demokratët mund të ankohen. Dhe nesër nqs krijohet një organizëm tjetër ku demokratët mund të takohen dhe të diskutojnë, është hap i mirë për demokracinë e brendshme. PD ka disa nevoja, duhet kthimi në identitet, duhet të jemi më të vëmendshëm me meritokracinë dhe me përfundimin e kësaj situate ne realisht duhet të jemi më të fortë dhe më të bashkuar kundrejt Edi Ramës.

Ditën e djeshme vetë z.Berisha ka ftuar delegatët e Shkodrës për të firmosur thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, mendoni se do të arrihet kjo gjë?
Mesa kam parë deri tani njerëzit në masë po firmosin. Me sa jam informuar, janë 1400 veta të cilët kanë firmosur. Pra është pranë ¼ e anëtarëve të PD, 1500 firma për thirrjen e Kuvendit.

Si është pritur vendimi i Bashës te rinia shkodrane? Ka qenë një vendim i papritur apo mund të pritej nga rinia e Shkodrës?
Ka pasur dyshime, që nga data 20 maj kur Berisha u shpall non grata, por demokratët shkodranë nuk e kanë pritur këtë vendim. Është e drejtë e z.Berisha rruga që po ndjek për identitetin e tij. PD duhet të kishte qëndruar më e fortë përkundrejt këtyre veprimeve.

Mendoni se PD aktualisht gjendet në krizë?
Besoj një teori që sa më shumë të ketë ide për të kundërshtuar njëra-tjetrën, përfundimi do të jetë realisht produktiv për ne. Gjykoj që në fund do të shkojmë drejt një procesi final dhe do të përfundojë me pozita dominuese në politikën shqiptare. Unë iu bashkova foltores pasio mendoj se realisht në PD ka ardhur koha që të shtrohen disa diskutime përtej zotit Berisha apo zotit Basha. Unë rrugëtimin tim politik e kam bërë përkrah zotit Basha, por ndoshta qëndrimet dhe bindjet e demokratëve kanë qenë ndryshe, por tashmë është koha për një diskutim mes nesh se cilat do të jenë ato mënyra apo politika që do të ndjekim. Demokratët duan që ne të kemi një rezultat tjetër. 2025 është e largët për të ardhur në pushtet dhe ne duhet të gjejmë mënyra, duhen shtruar në diskutim, sepse demokratët nuk mund të presin kaq gjatë që PD të jetë në qeveri. Ndaj duhet të ndërveprojmë me njëri-tjetrin, a zgjedhim foltoren, apo një diskutim tjetër, kjo është zgjedhje personale e gjithsecilit.

Z.Basha ka thënë se s’do të ketë kurrë një Kuvend Kombëtar, si e komentoni?
PD meriton t’i ushtrohet të gjitha veprimeve demokratike. Nëse realisht mblidhen ato firma, drejt asaj rruge do të vazhdohet. Procesi është i pakundërshtueshëm.

Mendoni se duhet të largohet Basha nga PD?
Ne duhet t’i ezaurojmë të gjitha etapat. Të marrim për bazë vullnetin e të gjithë demokratëve. A duhet të japë dorëheqjen? Këtë duhet ta vendosin demokratët.

Shehaj: Porti i Vlorës u fal pa garë, i riu do kushtojë 60 milionë euro nga taksat e shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka denoncuar aferat korruptive në Portin e Vlorës.

Sipas tij, qeveria po prish portin e mallrave në qytetin bregdetar, sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh.

Statusi i plotë i Agron Shehajt

Mandati i tretë i Edi Ramës po nis ashtu siç përfunduan dy të parët. Me koncesione për klientët e qeverisë, që paguhen shtrenjtë nga qytetarët dhe tjetërsim të pronës publike. Afera e radhës është në Vlorë, përmes një skeme absurde, pa llogjikë ekonomike dhe qartazi korruptive.

Qeveria po prish portin e mallrave në Vlorë sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të Kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh.

Por meqë porti i mallrave po prishet, qeveria do ta ndërtojë me koncesion duke e zhvendosur në zonën e Triportit.

Por sa do paguajnë qytetarët shqiptarë për këtë aferë të qeverisë? E para koncesionarëve të portit turistik do t’u jepet 50 mijë metër tokë shtetërore FALAS në vendin ku sot është porti tregtar. E dyta, qytetarët shqiptarë do të paguajnë nje vlere e parashikuar prej 60 milionë euro për të ndërtuar portin e ri tregtar në Triport.

Pra privatët do të ndërtojnë kulla dhe portin turistik mbi tokë të falur publike në një nga vendet më të mira të Vlorës dhe do fitojnë para. Ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë perreth 60 milionë euro për ndërtimin me koncesion të portit të ri të mallrave në zonën e Triportit.

Tenderi për koncesionin e portit të mallrave është zhvilluar një ditë më parë. Klienti i radhës së qeverisë do të dalë ditët në vijim, duke përmbyllur kështu aferën e radhë, këtë herë me kosto të dyfishtë për qytetarët shqiptarë, të cilëve do u merret toka publike dhe do u ngarkohet fatura prej rreth 60 milionë euro.

Është mëse e drejtë që zona ku ndodhet porti të rikualifikohet dhe modernizohet, por jo nëpërmjet tjetërsimit të pronës publike, pa garë dhe në mënyrë korruptive.

Shqipëria është e varfër sepse është një nga vendet më të korruptuara në Europë. Vetëm një qeveri e pakorruptuar mund të sjellë mundësi dhe mirëqënie për të gjithë, jo vetëm për disa.

Emrat- Deputetët demokratë që Berisha i mori Bashës

Jo thjesht thelbi i vendimmarrjes së diktuar nga të huajt, por edhe mënyra e beftë se si Berisha u shpall i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ngjalli pakënaqësi dhe acarim mes demokratëve. Reagimi i militantëve qe impulsiv dhe u pa të nesërmen në mengjes, kur disa prej tyre iu kundëvunë Lulzim Bashës në oborrin e PD-së.

Në anën tjetër, Foltorja e Berishës po sheh një entuziasëm dhe energji që i kishte munguar takimeve të PD-së prej vitesh. Ajo që bie në sy që nga dita e parë është se demokratët që i përbetohen për besnikëri Berishës, po shtohen dhe bashkë me ta, edhe deputetët e PD-së.

Në Shkodër, nuk qe asnjë prej deputetëve të Partisë Demokratike të këtij qarku, megjithëse ishin aty një pjesë e mirë e ish drejtuesve të kësaj force politike ndër vite. Në takimin e Berishës ishin ish-deputetët e PD-së Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri. Mungonte kryetarja aktuale e Bashkisë, Voltana Ademi, por ishte nënkryetari Tonin Dedaj dhe ish-kryetarët e Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe Ormir Rusi. Në të njëjtën kohë mungonte Jozefina Topalli, por ishte vajza e saj Megi Topalli. Po ashtu, në takim ishin edhe pjesa më e madhe e kryetarëve të grup-seksioneve të PD-së.

Në po të njëjtën ditë, besnikërinë ndaj Berishës e konfirmoi deputeti i Korçës, Edmond Spaho i cili foli publikisht për bunkerizimin e PD-së. Spaho kërkoi hapje të Partisë dhe dëgjimin e antarësisë si rruga e vetme për të dalë nga kriza.

Pak ditë më parë ishte Oerd Bylykbashi që u shfaq në takimin e Foltores në Durrës, duke dalë publikisht në krah të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha. Në një status në Facebook, Bylykbashi sqaroi: Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij. Demokracia është ajo që vendosim sëbashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar sëbashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc. Përndryshe nuk është demokraci por autokraci.

Në Vlorë, ishte drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj që iu bashkua Foltores së Berishës. Leskaj nuk foli për mediat, por me praninë e tij në takim, u duk se e dha mesazhin për Lulzim Bashën, me të cilin kishte pasur pakënaqësi për listën e kandidatëve para zgjedhjeve.

Në Fier, ishte Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores së Sali Berishës, që lëshoi akuzat e forta për kryetarin aktual, Lulzim Basha nën ovacionet e militantëve demokratë. Pas takimit, Baçi tha se do ta kishte bërë të njëjtin veprim edhe 100 herë të tjera, pasi nuk kishte qenë dakort me vendimin e Lulzim Bashës. “Veprova në atë mënyrë, do të veproja 100 herë ashtu po të kthehesha mbrapa. Kjo solli rezultat pozitiv. Baza në Fier, njerëzit nuk janë dele për të qenë në rresht. Nuk kanë mendimin të jenë pro Bashës dhe pro Berishës.

Si veprim, përjashtimi i Berishës nuk është pritur mirë. Është vendim i marrë personalisht, i pakonsultuar, nuk pritej nga anëtarësia. Kjo i ka shokuar dhe ka sjellë turbullim të madh tek anëtarësia. Do të ishte më mirë që të kishin funksionuar forumet, që mblidhen dhe vendosin. Nuk është pritur mirë” tha deputeti demokrat i Fierit.

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi, dy deputetët më të vendosur për t’i dalë në krah atij, ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka. Të dy këta e pritën poshtë shtëpisë Berishën, një ditë pas vendimit, duke dhënë mesazhin se do të qëndronin krah tij. Pak orë më pas përjashtimit, Berishës iu bashkua edhe Tritan Shehu.

Mbetet për t’u parë nëse procesi që Berisha po vë në lëvizje brenda Partisë Demokratike do t’ia dalë të largojë Lulzim Bashën, por në anën tjetër besnikët e kryetarit aktual janë nën një presion të fortë nga elektorati i PD-së që e ka të pamundur të pajtohet me shkuljen e Berishës nga selia blu./Lapsi.al

Skandali i patronazhistëve, SPAK: Nuk ka korrupsion aktiv në zgjedhje

Qindra-mijëra të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë të cilat rruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet, me rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Skandali u padit në SPAK nga opozita, por mësohet se kjo strukturë e drejtësisë vëren se listat e ‘patronazhistëve’ të PS, që nxitën debate para 25 prillit për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv në zgjedhje. Burime për MCN, bëjnë me dije se nga hetimi nuk faktohet korrupsioni aktiv në zgjedhje.

“Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë moment, konstatohet se përgjatë gjithë kohës së kryerjes së këtij hetimi, nuk është mundësuar gjetja e asnjë të dhëne, prove apo indicie, që të jetë konsumuar vepra penale  korrupsionit aktiv në zgjedhje. Nuk rezulton që ndonjë veprim korruptiv konkret në fushën zgjedhore, të ketë lindur apo të ketë marrë jetë, si pasojë e të dhënave që janë pasqyruar në bazën e sipërcituar, të publikuar”.

Sipas SPAK nga tërësia e ankesave që kanë mbërritur në kuadrin e këtij procedimi penal, shqetësimi që ka karakterizuar këtë fenomen, ka të bëjë me përhapjen e të dhënave personale.

“Ajo që deri më tani mbështet në provat e administruara, ka të bëjë me faktin se ekziston dyshimi, se punonjës të cilët kanë mundësi aksesi në bazën e të dhënave shtetërore, mund të kenë keqpërdorur atributet që u janë ofruar nga kuadri ligjor rregullues, duke vepruar në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit. Për këtë arsye vlerësohet se duhet të procedohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale, nga ajo për të cilën ky procedim penal u regjistrua e konkretisht nga neni 328 i K.Penal në atë të parashikuar nga neni 192/b i K.Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.”

Ja pse kam vendosur të mbështes ‘Foltoren’ – Nga Edmond Spaho, deputet i PD 

 

PD është në gjendje shumë kritike pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe zhvillimeve të mëvonshme. Bunkerizimi i Partisë është sëmundja më e rëndë që na ka zënë dhe për këtë fajtorë jemi të gjithë, ne që kemi drejtuar edhe më shumë.

Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti në vendimmarrje dhe veçanërisht dëgjimi i anëtarësisë janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe shpëtuar PD-në.

Janë këto arsyet që më shtyjnë të mbështes dhe marr pjesë në “Foltoren” e organizuar në qytete të ndryshme të vendit.

Unë “Foltoren” nuk e përkrah për emocion, por për idetë, frymën e lirisë që shpërndan dhe kohezionin. PD është aset i çmuar, që më së pari i përket demokratëve të çdo niveli, të cilët duhet të ndihen të përfaqësuar.

Të nderuar miq,

Mandati i tretë në opozitë për fat të keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri, avaz i vjetër”.

Kemi nevojë për një platforme të mirëmenduar se si do ta mundim Edi Ramën në zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata që do e zbatojnë dhe më pas miratohet në organet drejtuese të PD. E njëjta gjë vlen dhe duhet zbatuar edhe për reformat që synohet të ndërmerren.

Në këto kohë të vështira, PD më shumë se gjithçka, ka nevojë për lidership. Lidershipi duhet t’i dalë për zot sfidave, të mbrojë vendimet që merr dhe të jetë në krye të anëtarësisë për t’i çuar ata në fitore.

PD duhet të përmirësojë thellësisht organizimin e saj. Ne nuk mund të kthehemi në pushtet me degë pa kryetarë, me kryetarë pa ushtarë apo me ushtarë të lënë të demoralizuar, të braktisur apo të vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund t’i thërrasim vetëm për zgjedhje të përgjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevoje të rikonceptojmë marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtare. Për këtë duhet të pranojmë gabimet që kemi bërë vitet e fundit. Miqësia me ta nuk mund të jetë konjukturale apo e interesave të çastit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si pro-amerikane, ka jetuar si e tillë dhe do të jetë edhe në të ardhmen pro-amerikane.

Gjithçka për një PD të bashkuar, të fortë e të hapur për të garantuar fitoren e saj dhe qytetarëve shqiptarë.

NTM Princ Leka vizitë zyrtare në Hungari – me interesimin e Hungarisë në Tiranë Statujë për Mbretëreshën Geraldinë

NTM Princ Leka ishte për vizitë zyrtare në Hungari. Në faqen zyrtare të Oborrit Mbretëror shqiptar, Princ Leka Official, shkruhet se pati takime me personalitete të ndryshme botërore si Princ Michael of Kent, HRH Fahad Al-Thani etj. Ai gjithashtu mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar në parlamentin Hungarez.

Në statusin e tij personal në rrjetin social shkruhet:

“Gjatë vizitës sime në Hungari mora lajmin e mirë që komisionet e këshillit të bashkisë Tirane dhe Këshilli i bashkisë kanë marrë vendimin për vendosjen e shtatores së Nenës Mbretëreshë Geraldine”

Po në këtë faqe sqarohet se kush e ka bërë kërkesën dhe ku është dhënë vendi (place) në kryeqytetin e shqiptar Tiranë : “Për piken 6. Është një kërkese ardhur prej Ambasadës Hungareze në Shqipëri, për vendosjen e statujës se Mbretëreshës Gardalinë në trotuarin midis Rrugës “Fortuzi” dhe Buevardit “Zogu i Pare”, pranë Ministrisë së Drejtësisë”.

Ndërkohë, me një shënim të cilin NTM Princ Leka, e shoqëron me një set fotografish nga vizita e tij në Budapest, i ftuar nga qeveria hungareze, ai ka shprehur, kënaqësinë e tij : “Jam shume i gëzuar për këtë lajm dhe mirënjohës ndaj shtetit Hungarez për vlerësimin e ndaj gjyshes sime, Mbretëreshës Gardalinë”.

Duke folur mbi takimet e tij, NTM Princ Leka, shkruan më poshtë: “kam patur fatin të isha i ftuar ne Parlamentin Hungarez për një darkë gala në mbrojtje të mjedisit, i ftuar nga Archduke Michael von Habsburg-Lothringen dhe Zv.Kryeminister Zsolt Semjen.”

Ishte gjithashtu një kënaqësi të ritakohem me NTM Princ Micheal e Princeshën Micheal të Kentit nga Familja Mbretërore Anglese”.

Qeveria armatos deri në dhëmbë Gardën e Republikës për shtypjen e protestave

Në mbledhjen e djeshme qeveria vendosi që të miratonte llojet e reja të armatimeve që do të përdorë Garda e Republikës në rastin e protestave për menaxhimin e turmave, mes të cilave edhe lëndët neuroparalizuese, ose ndryshe lëndë kimike për kontrollin e turmave. Sot është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i plotë me të gjitha llojet e armatimeve që do të jenë në listën e mjeteve që do të përdoren nga Garda në rast nevoje për ngjarjet nën kompetencën e saj. Kamera, spray, shotgun, armë me elektroshok, snajper, granata akustike, tymuese dhe verbuese për përdorim policor, të cilat nuk sjellin dëm, çantë valixhe anti-eksploziv, robotë anti-eksplozivë, sisteme GPS, sisteme dron dhe shumë pajisje të tjera do të jenë pjesë e arsenalit të ri të Gardës së Republikës.

VENDIMI I PLOTE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr. 33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.
3. Vendimi nr. 830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Llojet e armatimit, të municioneve dhe të pajisjeve janë, si më poshtë vijon:
1. Armatim
1.1 Armë zjarri për përdorim individual:
a) armë të shkurtra zjarri (pistoletë) kalibër 9 x 19 mm.
1.2
Armë zjarri për përdorim kolektiv:
a) armë të gjata zjarri automatike kalibër 5.56 x
45 mm deri 9 x 19 mm.
1.3 Armë speciale:
a) armë ceremoniale;
b) armë të drejtuara me energji (ADE);
c) armë me elektroshok;
ç) armë e ftohtë;
d) armë për përdorim/hedhje të municioneve
dhe mjeteve të ndryshme (
shotgun
/lëshues);
dh) armë pneumatike;
e) armë e gjatë zjarri me përpikëri të lartë
(snajper), gjysmautomatike, kalibër 5.56 x 45 mm
deri 12.7 x 99 mm;
ë) armë për sinjalizim;
f) armë për sinjalizim të lehtë akustik;
g) armë të tjera për përdorim, të cilat do të njihen si të tilla nga aktet ndërkombëtare, të ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë;
gj) armë zjarri me zhurmëzbutës të montuar;
h) armë zjarri sportive;
i) mjete optike të armëve të zjarrit për shikim dhe shënjim;
j) pjesë kryesore të armëve të zjarrit;
k) pajisje e posaçme për armët e zjarrit.
2. Municion:
a) granata akustike, tymuese dhe verbuese për përdorim policor, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese;

b) municione për armët e shkurtra e të gjata të zjarrit, sipas kalibrave përkatës, me të gjitha llojet e cilësisë së veprimit;
c) municione që hidhen me shotgun me saçme: gome, metalike, sintetike;
ç) municione me lëndë kimike (irrituese ngacmuese) në formë pluhuri ose lëngu për përdorim policor, që hidhen me shotgun/lëshues, me granatë dore, pajisje hedhëse, spray (individual/ kolektiv) ose tubat, për mbrojtjen, menaxhimin e kontrollin e turmave, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshme të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislacionin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, me kufi ngacmues 0.05 –0.1 mg/m 3, kufiri toksik 1–5 mg/m3 , indeksi i avullimit 40.000–75000 mg/min/m3;
3. Pajisje kufizuese për përdorimin e forcës
3.1 Pajisje kufizuese për përdorimin e forcës (për përdorim individual):
a) çantë me pllaka antiplumb e hapshme për mbulim VIP -i 1 ;
b) jelek antiplumb;
c) kaskë balistike antiplum
b;
ç) kaskë plastike;
d) këmishë jelek balistik;
dh) kostum për mbrojtje nga mjetet e forta;
e) mburojë balistike individuale, mburojë
plastike për mjetet e forta;
ë) mjete mbrojtëse gjatë qitjes (syze balistike,
kufje mbrojtëse për qitje);
f) mjete mbrojtëse nga lëndët kimike e bakteriologjike;
g) pajisje dhe mjete komunikimi;
gj) pajisje dhe mjete ndriçuese;
h) pajisje dhe mjete optike;
i) pajisje dhe mjete orientimi (GPS, busulla);
j) pranga metalike dhe plastike;
k) shkop gome/metalik;
l) veshje antieksploziv.
3.2. Pajisje kufizuese për përdorimin e forcës (për përdorim kolektiv):
a) çantë valixhe antieksploziv, pasqyrë për kontrollin e mjeteve, pasqyrë teleskopike me kamera me rreze infra;
b) detektor kërkimi (metal, eksploziv, lëndë radioakt ive/kimike), porta detektorë, skaner për
kontrollin e sendeve, aparat eksploziv kërkues;
c) komplet universal xhenier (pincë, thikë, kaçavidë);
ç) pajisje dhe aparate për përcaktimin e pozicionit gjeografik dhe të distancave;
d) pajisje kontrolluese e test uese të qitjes;
dh) pajisje të lehta degazimi, dezinfektimi, si dhe lëndë degazuese e dezinfektuese;
e) pajisje dhe mjete kufizuese (barriera metalike, bllokues rrugësh, zinxhir kolektiv);
ë) pajisje dhe mjete optike (pajisje për shikim mbrapa pengesave; kamera termale, sondë infra të kuqe; dylbi dite dhe nate);
f) pajisje dhe mjete për operacione në lartësi (shkallë portative operacionale; pajisje alpinistike kolektive);
g) pajisje të tjera për përdorim policor, të cilat do të njihen si të tilla nga aktet ndërkombëtare, të ratifikuara me ligj në Republikën e Shqipërisë;
gj) pajisje vëzhgimi dhe zbulimi (dite dhe nate);
h) pajisje për zbulim kimik, biologjik, radioaktiv dhe ndotësit e mjedisit;
i) qen eksplozivkërkues;
j) robotë antieksplozivë dhe të ndryshëm;
k) sisteme dron/antidron dhe pajisje për
bllokimin e valëve telefonike;
l) simulatorë trajnimi dhe aftësimi për çdo armë zjarri.
4. Sisteme sigurie, vëzhgimi dhe komunikimi:
a) pajisje dhe mjete komunikimi;
b) pajisje për sisteme e rrjete kompjuterike;
c) sisteme GPS (sisteme të përcaktimit të vendndodhjes);
ç) sisteme të vëzhgimit me kamera, sisteme të akseskontrollit të personelit, sisteme të kontrollit të automjeteve, sisteme të kontrollit të perimetrit të objekteve, sisteme të sinjalizimit të rrezikut ndaj zjarrit e uji.

Hakmarrja ndaj Bylykbashit- Manjani: Partia e Lulit s’ka nevojë për ekspertë

Deputeti i PD Oert Bylykbashi nuk do jetë drejtuesi i Reformës Zgjedhore. Rezervat për mënyrën se si po propozohen reformat nga selia blu, por edhe vendimi për të qenë në krah të Sali Berishës, mjaftuan për Lulzim Bashën.

Kjo hakmarrje është komentuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Oerd Bylykbashi është nga ekspertët më të mirë të legjislacionit zgjedhor që kemi.

Edhe diplomën universitare e mbrojti me një temë mbi sistemet zgjedhore. Eksploroi me pasion një temë që juristët nuk e njihnin fare. Fakulteti i Drejtësisë jo e jo.

Prej më shumë se 20 vitesh Oerdi është kontribues aktiv e legjislacionit zgjedhor. Në fillim në prezencën e OSBE e në vijim në Parlament.

Është demokrat në gen. Simpatizant e më pas anëtar i PD që kur Luli nuk dihej a ekzistonte.

Mund të mos jesh dakord me bindjet e Tij, por që është ekspert dhe me kontribute në këtë fushë nuk e mohon dot. Mund t’i thuash pa frikë se është më shumë se ç’duhet ekspert, por jo se nuk është fare.

Mirëpo partia e Lulit nuk ka nevojë për dije dhe ekspertizë. Ndaj dhe kanë luks të largojnë një kontribues dhe ekspert nga reforma zgjedhore…

Luli vetë të përjashton edhe nga opozita.

Ec e jepi pushtet këtij!

Siç kemi thënë, shyqyr që nuk fitoi!” shkruan Manjani.

Kokalari: Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes në SHBA

Pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në Foltore e mori fjalën aktivistja republikane, Evi Kokalari.

Aktivistja Evi Kokalari tha se i vinte mirë që shihte shumë flamuj të SHBA në sallë. Ajo tha se diaspora është e interesuar për zhvillimet në vend. Kokalari bëri një denoncim të fortë.

“Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” tha ajo, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një dosje lobimi në SHBA.

“Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Është shumë. Një pjesë e këtyre parave, sepse Lulzim Basha nuk donte që të merrej vesh në Shqipëri se nga kishin ardhur, vendosi të përdorë një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte në Amerikë pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamentar, Sali Berishën. Me gjithë frikën që Lul Basha ka pasur, se unë mund të bëhesha kryetare e PD-së, do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të diasporës do kontrollojmë nëse Basha guxon të futet në Amerikë, që do të thotë ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe do ta çojmë këtë dosje në Kongres“, tha ajo.

Lidhur me diskutimet online nëse ajo do bëhet kryetare e PD, Kokalari tha: ‘Unë nuk kam nevojë të bëhem kryetare e Partisë Demokratike pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është Sali Berisha’.

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-zëvendësministri i Drejtësisë dhe ish-gjyqtari i Strasburgut, Kristaq Traja

Ndahet nga jeta konstitucionalisti i njohur shqiptar, Kristaq Traja. Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale për këtë ndarje. Traja u shua në moshën 66-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka ndarë me miqtë të tij lajmin e ndarjes nga jeta të juristit të njohur Kristaq Trajes, i cili ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“KRISTAQ TRAJA, e vetmja mendje qe unë kam admiruar ndonjëherë!

Faleminderit qe ke ekzistuar! Faleminderit Zotit qe me dha mundësinë te te njihja e te bëhesha miku yt!”, shkruan Denar Biba.

Kush ishte KRISTAQ TRAJA

Kristaq Taja u diplomua në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Ai gëzote një eksperencë 10-vjeçare si Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg për periudhën 1998 – 2008 dhe është një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese.

Karriera e tij si profesionist në fushën e ligjit ka filluar në vitin 1986 ku ka ushtruar detyrën e specialistit në Sektorin e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin 1991. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe Zëvendës Ministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993.

Ai ka qenë gjithashtu anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998. Prej vitit 1994 ai është pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë periudhës 2012 – 2014 ai ka qenë Rektor i Universitetit Luarasi. Gjithashtu, që nga viti 2008 ai është Avokat në disa studio ligjore prestigjioze në vend. Është autor i disa publikimeve dhe përkthimeve në fushën e ligjit. bw

U vra në krye të detyrës, mbahen sot në Pallatin e Kongreseve homazhe për nënkomisarin Saimir Hoxha

TIRANË

Mbahen sot homazhe për nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u vra paraditen e djeshme teksa ishte në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi dje se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit Hoxha.

Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik.

“Komisioni Qendror i Statusit ‘Dëshmor i Atdheut’ ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, ‘Dëshmor i Atdheut’ duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm”, deklaroi ministri i Brendshëm.


Send this to a friend