VOAL

VOAL

Vlorë, striptizmi dhe prostitucioni pas perdes që çoi në sekuestrimin e milionave të dy grave pronare

Pasuritë e dy grave pronare lokali në qytetin e Vlorës janë vënë nën sekuestro preventive, pasi dyshohet se janë krijuar nga shfrytëzimi i prostitucionit. Pasuritë janë të Xhevahire Biraçit dhe Kaltrina Mitros. Në lokal ushtrohej striptizëm, por dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga  djali i njeres prej tyre, Olti Biraçi

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur në vitin 2019, pas të dhënave të administruara në bashkëpunim me strukturat seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Vlorë, ndaj shtetaseve Xhevahire Biraçi dhe Kaltrina Mitros.

Midis pasurive të vendosura nën sekuestro preventive me urdhër të Prokurorisë dhe të pranuara nga Gjykata deri në një vendim përfundimtar, janë dy apartamente në lagjen “1 Maji” në Vlorë, si edhe disa llogari bankare, me rreth 28 milionë lekë plus 25 mijë euro.

Në funksion të këtij hetimi paraprak mbi këtë procedim penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurave Penale është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme:

-Pasuria e paluajtshme:

Apartament banimi me sipërfaqe 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga “Trans ballkanike”, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B;

-Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sipërfaqe 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga “Trans ballkanike”, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B;

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “Raiffeisen Bank” me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B;

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “OTP Bank”, në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B;

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “UNION BANK”, në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B;

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “Bankës Kombëtare Tregtare” (BKT), me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B. syri.net

Reagon Fatos Lubonja: E vërteta për rrogën në Agon Channel

Analisti Fatos Lubonja reagon pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilëve edhe vetë ai.

Në listën, e cila tashmë është në duart e shqiptarëve, Lubonja rezultonte se në janar të vitit 2021 kishte një pagë prej 640 mijë lekë të reja, si i punësuar në televizionin Agon Channel.

Por në reagimin e tij analisti sqaron se paga e fundit që ka marrë nga Agon Channel është në vitin 2015.

Reagimi i plotë:

Mësova nga disa portale se figuroj në listat e rrogave të vitit 2021 si përfitues i një page (bruto) prej 640000 lekësh nga Agon Channel.

Mark Twaini thotë: “Të vërtetën thuaju vetëm atyre që e meritojnë.” Për hir të atyre shqiptarëve që ende e meritojnë të vërtetën, të atyre që besojnë se si gazetar kam qenë në shërbim të interesit publik, si dhe të afërme dhe miqve që pas këtij lajmi mund të më shohin si një njeri që ua paska mbajtur fshehur rrogën apo se nuk paskam treguar bujarinë që e diktonte paga në raste shpenzimesh të përbashkëta si dreka, darka apo dhurata; sqaroj se e vetmja pagë mujore prej 3500 euro (neto) që kam marrë për punën time me kohë të plotë në Agon Channel daton vitin 2015.

Një muaj pas kësaj qeveria Rama e shkatërroi kompaninë në fjalë për interesa të pushtetit korruptiv dhe klientelës së tij mediatike duke lënë 400 veta pa punë dhe pa rrogë. Ky shkatërrim me metoda shtetesh barbare, që daton si akt më 11 qershor 2015, njihet edhe në vendimin e gjykatës ndërkombëtare ISCID që e ka gjykuar çështjen duke dënuar shtetin shqiptar me mbi 120 milion euro dëmshpërblim. Pra qysh nga ajo kohë Agon Channel nuk ka funksionuar si kompani private por, duke shkelur çdo ligj, është marrë në administrim nga shteti jo për të vazhduar punën, por për ta shkatërruar prandaj nuk ka pasur se si të kryejë veprimet e publikuara në listën e rrogave të vitit 2021 botuara së fundi.

Meqenëse nuk besoj në shtetin dhe drejtësinë shqiptare që po shkasin përditë me shpejtësi në krime për të mbuluar krimet shpresoj që arsyet se pse unë dhe Andi Bejtja figurojmë në listat në fjalë, ashtu sikurse pse dolën këto lista, kush i ka krijuar e pse i ka krijuar, do t’i sqarojë një ditë koha.bw

Berisha për skandalin me pagat dhe të dhënat personale: Një kushtrim për opozitën dhe shoqërinë shqiptare, të ngrihemi në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar skandalin e publikimit të  pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë dhe targave të makinave ditën e sotme. Berisha shkruan se Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve. Sipas tij shpëtimi i vetëm i Shqipërisë janë protestat.

Reagimi

Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetareve te tij! Protesta dhe vetem protesta eshte shpetimi i Shqiperise. Miq, si ne asnje vend tjeter te botes, demokraci qofte apo diktature nuk ndodhe kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi: Gjithçka ne duart e mafies dhe krimit te organizuar.

Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve.

Nxjerrja e te gjithe databazes se shtetit, de facto narkoshtetit, pra te te gjitha te dhenave te privatesise se qytetareve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij per te maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete qe sipas Kontrollit te Larte te Shtetit arrijne ne 8,2 miliard euro, perben aktin me te rende dhe me te pashembullt ne historine e nje shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt te Edi Rames ne plaçkitjen e 20 milione deklaratave ne serverin e tatimeve, dergimin ne seline e PS ne duart  patronazhisteve te te dhenave personale te rreth 1 milione shqiptar per terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave te mbi 600 mije punonjesve publik dhe privat vendas dhe te huaj te Shqiperise dhe se fundi publikimi i te gjitha targave te leshuara ne Shqiperi duke bere keshtu objekt sulmesh te qindra mijra shqiptareve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhurkund ne bote eshte nje thirrje, nje kushtrim per opoziten dhe mbare shoqerine shqiptare te ngrihen ne protestat me te fuqishme qe vendi ka njohur keto 30 vite per permbysjen sa me pare te rregjimit mafioz kriminal te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit te tij ne Shqiperi. sb

Pas pagave, del edhe lista me targat e makinave të gati 590 mijë shqiptarëve

Pas skandalit të zbulimit të pagave për 690 mijë shqiptarë numrave të telefonit, publikohet një tjetër listë me targat e makinave. Lista me targat e makinave personale që disponohet edhe nga “BalkanWeb” përmban të dhëna për 591962 qytetarë.

Në tabelën në formatin Excel janë shënuar targa, marka e makinës, modeli, ngjyra, numri i identifikimit si dhe emri i pronarit apo kompanisë që e ka në pronësi.

Prej tre ditësh janë nxjerrë fillimisht në whatsapp e më pas publikuar pagat e 590 mijë shqiptarëve. E para listë ishte ajo me pagat e muajit janar 2021 e më pas dolën dhe të dhënat e pagave si dhe numrat e telefonit në një listë tjetër, për muajin prill.

Fatos Dervishi: Akuza kundër Becchetti-t është rrëzuar nga Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar

Pas lajmit të botuar se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchettin, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën përmes një skeme mashtrimi me TVSH, ka reaguar Fatos Dervishi, ish ZvProkuror i Përgjithshëm i Shqipërisë. Prej 1998 ai është i vendosur në SHBA dhe ushtron një aktivitet shumë të suksesshëm në NYC me zyrën e tij të avokatisë.

Z.Dervishi shkruan:

“Çështja e Becchetit në lidhje me urdhër-arrestin ndërkombëtar është gjykuar në Gjykatën e Westminsterit në Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe akuza u gjet e pabesueshme dhe e pabazuar në bazë të provave që Qeveria Shqiptare i paraqiti asaj Gjykate.

Ngritja e këtyre akuzave në Gjykatën Shqiptare në mungesë të z. Becchetti dhe z.Renzi tregon zemërimin e Qeverisë Shqiptare në lidhje me paratë e paguara për vendimin e marrë nga Gjykata e ICU dhe paneli i arbitrave ndërkombëtarë.

Nëse ai është fajtor apo jo, z.Becchetti supozohet se është i pafajshëm derisa të shpallet fajtor nga një gjykatë të hapur!”

 

Vjedhje dhe shpërdorim detyre- Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin

 

 

Ben Blushi çerek milionë $ në muaj ! Shqiptarë fiksoini mirë rrogat e atyre që ju bëjnë trushplarjen e përnatëshme – Mungon Sokol Balla

 

Ben Blushi rezulton të jetë gazetari më i paguar në Shqipëri, sipas databazës së të dhënave që kanë rrjedhur  në publik.

Ai ka një pagë bruto prej 24,7 milionë lekë të reja, ndërsa pas tij vjen gazetari Arjan Çani me rrogë 1,7 milionë lekë të reja.

Ja një pjesë e listës. Mungon Sokol Balla dhe të tjerë.

 

 

1.Ben Blushi – 24,756,130.00

2.Arjan Çani – 1,795,523.00

3.Eni Vasili – 1,184,587.00

4.Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00

5.Turjan Hysko – 1,002,217.00

6.Elert Yzeiri – 586,977.00

7.Fatos Hakorja – 550,726.00

8.Armand Shkullaku – 522,806.00

9.Robert Rakipllari – 452,225.00

10.Gentjan Zenelaj – 456,400.00

‘5 janari’- Evi Kokalari: Bashën ta nxjerrë nga zyra policia

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, në intervistë me Skype në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, foli për faktin se PD ka paralajmëruar Bashën që të lirojë zyrat deri më 5 janar.

Kokalari theksoi se Bashën duhet ta nxjerrë nga zyra policia.

“Lulzim Bashën duhet ta nxjerrë nga zyra policia. Ish-Kryesia e PD-së kanë një mllef, që e shikon kudo, në parlament, në interevista, e shikon tek gratë si reagojnë. Basha nuk duhet të harrojë se ka përdorur fjalor të turpshëm ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike. Basha dhe ata që janë aty vahdojnë të bëjnë lojën e tyre.

Lulzim Basha do të përfundojë në një mënyrë që do të jetë shumë e shëmtuar, në radhë të parë për vetë atë. Basha ka bërë pazare me Ramën. Ne duhet të lëmë budalliqet e të huajve, sepse të huajt e kanë krijuar problemin. Ne duhet të fokusohemi te problemet që kemi në shtëpinë tonë. Ju e keni parë mbështetjen që ka z.Berisha në Amerikë”, deklaroi Kokalari.

Krimi zgjedhor brenda skandalit- Paloka: 60 mijë punonjës më shumë në prill

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas publikimit në mediat të data-base me listëpagesën e rreth 700 mijë qytetarëve, duke theksuar se krimi zgjedhor i 25 prillit 2021 ndodhet brenda këtij skandali.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se nga një vëzhgim i shpejtë, dallohet se janë shtuar 60 mijë punonjës më shumë gjatë prillit 2021 se sa në janar 2021.

Paloka i ka bërë thirrje SPAK të fillojë hetimet pasi tani provat janë publike dhe nuk ka nevojë të bëjnë heroizma.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Krimi zgjedhor brenda skandalit !

60 mije punonjes me shume ne prill 2021 se sa ne janar 2021 !

Nga nje vezhgim i shpejte i dy databaza-ve qe jane publikuar per rrogat e shqiptareve ne janar dhe ato ne prill, rezulton nje fakt shume domethenes; nga janari ne prill jane shtuar neper bordero plot 60 mije punonjes me shume !

Nga denoncimet qe jane bere ne SPAK qe perpara 25 prillit , ka qene dhe punesimi i mijera veteve, ne periudhen parazgjedhore, ne kundershtim me Kodin Zgjedhor !

SPAK-u  tani provat i ka publike ! “Heronjte e femijeve” me bekimin edhe te proklamatores se tyre, besoj do te bejne detyren , pa qene nevoja te bejne heroizma!

Vjedhje dhe shpërdorim detyre- Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchettin. Biznesmeni italian akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria pretendon se ka krijuar skeme mashtrimi me TVSH’.

Gazetarja Klodiana Lala ben me dije se ka edhe te pandehur te tjere.

Gjithashtu, Becchetti akuzohet edhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij, De Renzis. Ky i fundit, veç të tjerash, akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, mospagim taksash, si edhe falsifikim dokumentesh.

Akuzat janë zyrtarizuar nga Prokurori. Ndërkohë, biznesmeni italian ka një mandat arresti ndërkombëtar nga Shqipëria.

 

Nga Ruçi te nëpunësit e tjerë, ja rrogat më të larta në Kuvendin e Shqipërisë

Një ditë pas daljes së listave me emrat e 694.473 tatim-paguesve, ku përveç pagave të tyre, kartave të ID-së, ditën e sotme ka rrjedhur një tjetër listë, e muajit prill, ku veç të dhënave të tjera, identifikohen edhe numrat e celularit.

Edhe kjo listë po qarkullon me shpejtësi përmes rrjeteve të ndryshme sociale.
Sakaq, në mesin e emrave gjenden edhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të këshilltarëve.

Listën me pagën më të lartë në Kuvendin e Shqipërisë, e kryeson kryetari i Kuvendit, me pagën 228,730.00 lekë, që në këtë periudhë ka qenë në këtë detyrë Gramoz Ruçi.

I dyti në radhë vjen Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, me pagë 192,900.00 lekë.
Me rënd zbritës, pason deputetja Vasilika Hysi, me pagë 187,610.00 lekë, duke u ndjekur me po të njëjtën pagë nga deputi Myslim Murrizi. Taulant Balla figuron me pagë 180,286.00 lekë, ndërsa më pas vjen një tjetër punonjës, Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore, me pagë 174,400.00 lekë.
Mimi Kodheli figuron me pagë 164,609.00 lekë, ndërsa me po të njëjtën pagë figuron edhe Rudina Hajdaraj.

Sakaq, në mesin e emrave gjenden edhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të këshilltarëve apo nëpunësve të tjerë. bw

Malaj për rrjedhjen e të dhënave: Rama s’mund të justifikohet! Është rritur hapësira midis pagave maksimale dhe minimale

Ish-ministri i Financave Arben Malaj foli në rubrikën ‘Opinion’ për rrjedhjen e pagave  të cilën e cilësoi si shumë shqetësuese.

Malaj theksoi se kjo nuk mund të justifikohet nga qeveria, ndërsa i shpreh se duhet parë me më shumë përgjegjshmëri.

Gjatë intervistës, Malaj tha se lufta e tretë botërore nuk do të jetë më me armë e shpata, por tashmë do të ketë një luftë kibernetike.

“Si për patronazhistët dhe për këtë rrjedhje besoj se kryeministri nuk mund ta justifikojë gjendjen. Tani kudo shishet se është rritur pakënaqësia ndaj qeverive. Sot ka ekspertët të jashtëzakonshëm në teknologji që në shumë vende të botës përdorin të dhënë që tregojnë pjesë shqetësuese. Impakti më negativ është humbja e besimit të qytetarëve tek shteti. Janë paguar miliona nga BE. Theksoj se Lufta e tretë botërore do të jetë luftë kibernetike, ne jemi avantazh që jemi anëtar i NATO-s dhe ka ekspertët më të mirë. Në këtë aspekt  unë mendoj që dalja e të dyja të dhënave po ushqen pakënaqësinë që kanë qytetarët ndaj qeverive dhe duhet parë me shumë përgjegjshmëri. Nuk ka nevojë për akuza dhe kundër akuza, qeveria duhet të kërkojë ekspertizë. Unë e kam mbështetur konceptin e qeverisjes elektronike. Por qeveria është paralajmëruar që ka edhe risk”, tha Malaj.

I ndalur tek deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, Malaj tha se kjo çështje ka nevojë për hetime të thelluara dhe se opozita duhet ta strukturojë atë që kërkon .

“Ka nevojë për hetime të thelluara. Kam shqetësim se lidh të dyja rastet bashkë. Lidhet me rastin e patronazhistëve. Nëse kryeministri i një vendi thotë unë e kam një ide , por do t’ja them prokurorisë, ky nuk është komunikimi i duhur. Problemi qëndron tek një ekspertizë e thelluar. Unë dyshoj se ne po shkojmë në një ambient shoqëror që po bëhet edhe më keq. Nuk është puna vetëm tek dorëheqja…Ne paguajmë një kosto kur qeveria nuk arrin të mbrojë dot të dhënat e qytetarëve. Kjo që ka ndodhur ka edhe një element tjetër , duhet bërë studim i mirëfilltë, pasi është rritur hapësira midis pagave maksimale dhe minimale,. po ashtu si janë pagat midis meshkujve dhe femrave, sa keqtrajtohen punonjësit direkt apo indirekt dhe të gjitha këto bëjnë që qeverisja të bëhet më transparente. Kemi debate për sektorin publik, ku janë emrat , pagat, sistemi i bonuseve…

Gjatë bisedës në studio ai gjithashtu theksoi se qeveria duhet të bëjë transparencë për nivelin e pagave.

“Qeveria të bëjë transparencë për nivelin e pagave . Pavarësisht nga debati që do bëjnë partitë politikë, unë them që përgjegjësia e parë të jetë në nivel administrativ. Ku Nuk duhet të varet nga humori i ministrit apo as nga presioni. Edhe tërmeti që inauguroi sot kryeministri ka projekte të mëdha edhe pa garë. Ne sot jemi një vend i goditur nga babëzia”, tha Malaj, ndërsa shtoi: Duhet t’u lëmë më  shumë shtet politologëve të mirëfilltë. Por në shohim se protestat në përgjithësi janë zbutur si element i luftës politike, dhe po ashtu shqiptarët ndjehen të lodhur dhe ikin. Unë kam parë shumë politikanë që kur bëjnë një gabim, japin dorëheqje, fitojnë kohë për të parë ku kanë gabuar dhe ndoshta edhe kthehen prapë. Por jo si këta që kapen pas karrigeve”, tha ndër të tjera Malaj.

Më shumë këshilltarë dhe se Rama- Veliaj shpenzon 200 mijë euro në vit për 17 mentorë

Publikimi i listës së pagave të administratës shtetërore dhe private nuk ka prodhuar vetëm një skandal që minon besueshmërinë e institucioneve që administrojnë të dhënat e qytetarëve.

Përmes këtyre informacioneve zbardhen dhe shpenzimet e tepërta të institucioneve, përmes këshilltarëve që në mjaft raste rezultojnë të punësuar në disa institucione sa për të marrë rrogën ndërkohë që nuk dihet kontributi konkret që ata japin për qytetarët.

Ajo që vihet re është fakti se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka më shumë këshilltarë se çdo institucion tjetër, duke krijuar një administratë të fryrë që kushton në xhepat e qytetarëve.

Me titullin këshilltar i kryetarit të bashkisë janë plot 17 persona dhe tre të tjerë vetëm me emërtimin këshilltar.

Për pagat e këtyre personave shpenzohet një total prej mbi 2.2 milionë lekë, ose e thënë ndryshe 18 mijë euro në muaj, me një përllogaritje rreth 200 mijë euro në vit.

Në këtë faturë nuk është përfshirë zyra e shtypit apo specialistët e zyrës së medies në Bashkinë e Tiranës dhe as këshilltarët ligjorë dhe zyrat e marrëdhënies me publikun.

Fatura rritet edhe më tej me këshilltarët e Ujësjellësit të Tiranës, me një pagesë prej 600 mijë lekë në muaj, ose rreth 5 mijë euro.

Nga një vëzhgim i databazës, rezulton se as kryeministri Edi Rama nuk ka kaq shpenzime sa kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas tabelës që qarkullon tashmë lehtësisht në rrjetet sociale, Edi Rama shpenzon 911 mijë lekë në muaj për 6 këshilltarët, ose 7 mijë e 500 euro në muaj./ oranews/

Skandali me pagat, prokuroria e Tiranës zbarkon në tre institucione

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen veprimet hetimore për veprat penale Shpërdorim Detyre dhe Ndërhyrje në sistemet kompjuterike, në lidhje me shpërndarjen e të dhënave sensitive të qytetarëve.

Prokuroria ka dërguar grupin hetimor për të kryer veprime tek AKSHI, ISSH dhe Drejtorinë e Tatimeve.

Të dhënat e pagave të janarit të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp prej ditës së djeshme.

Ndërkohë sot ndërsa Rama ishte në konferencë për mediat për këtë skandal u publikuar dhe databaza me pagat e prillit.Lapsi

Nga Belind Këlliçi – Për ato media që ‘rastësisht’ pyesin deputetin Basha për vëllanë tim

Për të gjithë ata që janë konfuzuar në lidhje me lajmet e fundit rreth vëllait tim Reshard Këlliçit dhe për ato media që ‘rastësisht’ pyesin deputetin Basha për vëllain tim, sqaroj me përgjegjësi të plotë se:

1. Reshard Këlliçi, vëllai im ka punuar për rreth 4 vite si avokat për financimin dhe zhvillimin e projekteve energjetike dhe infrastrukturore me studion ligjore globale Hogan Lovells, e bazuar në Washington DC dhe Londër.

2. Redi shërben aktualisht si Ekspert për Shqipërinë pranë Sekretariatit të Energjisë për Bashkimin Europian me specialitet të veçantë – këshillimin e institucioneve.

3. Vëllai shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Bordit Drejtues të AmCham (Dhomës Amerikane të Tregtisë) dhe gjithashtu shërben si Anëtar Bordi i të njëjtës organizatë. Një nga principet kryesore të AmCham është rritja e investimeve Amerikane në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

4. Redi nuk ka dashur asocimin me një ndërmarrje shtetërore që në fillimin e tij, pasi gjithmonë ka patur orientimin e punës në sektorin privat. Sidoqoftë, për më shumë se një arsye, bisedat paraprake në lidhje me investimet amerikane në fushën e Energjisë, përfshirë këtu projektin e gazit natyral të likuifikuar ku zhvilluesit kryesorë të projektit janë Exxon dhe Accelerate, dy kompani amerikane të njohura botërisht, ishin diçka që kërkonin njohuri dhe sofistikim komercial dhe ligjor me praktikat amerikane, gjë që vëllai im (si pak kush sot në Shqipëri) e posedon dhe ushtron përditë në praktikën e tij si partner tek Studio Ligjore Frost & Fire Consulting. Ishte si në interesin e Shqipërisë [🇦🇱] por dhe veçanërisht në atë të Amërikes [🇺🇸] që ky projekt të shkonte sa më mirë.

Për këtë arsye, vëllai i la mënjanë bindjet personale dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës së përsëritur nga aktorë të ndryshëm, kombëtarë dhe të huaj (kryesisht amerikanë) që të përfshihej për 1 vit në Albgaz në kapacitetin e tij si Këshilltar Juridik.

5. Jam krenar që im vëlla dhe profesionistë të tjerë si ai në Shqipëri kanë ardhur nga jashtë të kontribuojnë në vendin tonë.
Por për shkak të vlerave dhe standardit etik dhe moral që unë aspiroj dhe mbroj fort, Redi në Shkurt të këtij viti që po lemë pas dha dorëheqjen nga Albgaz, fill pas caktimit tim si drejtues politik i PD në Tiranë, sepse nuk donte që asocimi i tij me një institucion shtetëror, të kthehej në konflikt interesi dhe të përdorej si mjet sulmi ndaj meje.

Për këtë arsye Redi mori vendimin e tij dhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me atë institucion në muajin shkurt, 2 muaj përpara zgjedhjeve në Prill të këtij viti.

6. Për shipfjet e bëra në drejtim të tim vëllai dhe për përpjekjen e shëmtuar për të denigruar fytyrën e një nënshtetasi shqiptaro-amerikan që ka vendosur të kthehet në vendin e tij për të kontribuar mbas 20 viteve në SHBA, ju siguroj se padia do të përgatitet dhe do të depozitohet së shpejti në gjykatën perkatese.

Ndoshta shpifja këtu është bërë rrugë, por më vjen keq t’ju them që integriteti dhe reputacioni i një avokati amerikan që ka punuar për studion nga ku ka dalë dhe ai që sot është Kryetari i Gjykatës Supreme të SHBA, nuk mund të përbaltet si kolateral i betejave politike në Shqipëri apo i atyre që i ka zënë paniku i lirimit të zyrës.

Thellohet skandali i pagave: Del lista e numrave të telefonit të qytetarëve

Thellohet skandali i listës së pagave të qytetarëve që po qarkullon prej disa ditësh në Shqipëri.

E ndërsa dje doli gjerësisht në media lista e pagave të muajit janar të vitit 2021, sot skandali është thelluar akoma më shumë pasi jo vetëm që doli lista e dytë me 60 mijë emra të tjerë më shumë, praktikisht e pagave të Prillit, por përveç kartës së identitetit, pagës dhe të dhënave të tjera janë edhe numrat e telefonit të qytetarëve. Abcnews.al e ka parë listën e plotë.

Praktikisht gjithçka është zbuluar dhe është në rrugë tashmë. Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo është vepër e opozitës dhe se e di përse doli tani dhe se është gati që të shkojë të dëshmojë në prokurori nëse organi i akuzës është gati që të marrë versionin e tij.

Skandali me pagat- Ja sa paguhet ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein si këshilltar i Kuvendit në Shqipëri

TIRANË

Prej muajit maj të vitit të kaluar, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, aso kohe të kryeparlamentarit Ruçi, post që vijon ta mbajë edhe me Lindita Nikollën.

Po ndërsa emërimi i tij, u bë publik asokohe në media, skandali me publikimin e pagave, nxori në pah sa paguhet ai nga shteti shqiptar.

Kështu ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, paguhet 153,300.00 në pozicionin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit.

Agron Shehaj: Mesazhi për prokurorinë nga dalja Rama-Karçanaj është i qartë: Mos hetoni!

TIRANË

Deputeti i PD Agron Shehaj deklaroi se në dy vitet e fundit Thesari i Shtetit ka paguar 30 mln dollarë për tendera sekretë, pjesë dërrmuese e të cilëve janë zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Sipas tij, këta tendera janë fituar nga një grusht kompanish të lidhur ngushtë me pushtetarë të lartë, teksa thotë se 7 mln euro nga tendera sekretë janë marrë nga kompania e themeluar nga Ilir Beqaj dhe një tjetër po e lidhur me pushtetarët.

Shehaj thekson se të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderat, ku abuzohet me paranë publike, ndërsa mesazhi për prokurorinë nga dalja Rama-Karçanaj është i qartë: Mos hetoni!

POSTIMI I PLOTË

Në dy vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, thesari i shtetit ka paguar 30 milionë dollarë për tendera sekretë.

Pjesa dërrmuese e tyre janë tendera të zhvilluar nga AKSHI, pa garë dhe pa transparence, dhe përfituesit më të mëdhenj të këtyre parave janë një grusht kompanish të lidhura ngushtë me pushtetarë të lartë dhe familjarë të tyre.

Dy nga kompanitë që kanë marrë 7 milionë euro nga tenderat sekretë të AKSHI-t janë FASTECH-u i famshëm i themeluar nga Ilir Beqaj dhe Advanced Business Solutions, një kompani me lidhje te ngushta me pushtetarët.

Pra kompanitë e miqve të qeverisë dhe ish-ministrave marrin miliona dollarë nga buxheti i shtetit në tenderat sekretë të AKSHI-t, dhe argumenti se si AKSHI justifikon këto tendera sekretë është ai i sigurisë së të dhënave.

Sot të gjitha të dhënat sensitive të qytetarëve dhe biznesit, pagat e tyre, numrat personalë, etj, kanë dalë në pazar.

Të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderat, ku abuzohet me paranë publike. AKSHI është institucioni shtetëror i ngarkuar nga ligji për menaxhimin dhe sigurinë e gjithë infrastrukturës shtetërore të IT-së.

Sot drejtoresha e AKSHI-t dhe i gjithë stafi i saj përgjegjës për sigurinë e të dhënave duhet të ishin persona nën hetim dhe do duhej t’u ndalohej hyrja në zyrë për të shmangur prishjen e provave.

Në vend të kësaj, pas pak drejtoresha e AKSH-it do të dalë para mediave bashkë me kryeministrin për të mbrojtur tenderat sekretë që u jep kompanive të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. Dhe mesazhi për prokurorinë nga kjo dalje është e qartë. Mos hetoni. Se pas AKSHI-t është qeveria. Pas tenderave korruptive të AKSHI-t janë qeveritarët.

“Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit?”, Kryemadhi tregon me video: Një nga aktorët kryesorë në aferën e inceneratorit

TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Kryemadhi pyet se përse SPAK vonon në arrestimin e tij, teksa thekson se Agaçi megjithëse u has me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit, me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Ajo thotë se fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës, por faturën financiare të kontratës.

DEKLARATA E PLOTË
PSE SPAK VONON ARRESTIMIN E ËNGJËLL AGAÇIT?
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Ëngjëll Agaçi është një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Duke shfrytëzuar këtë kompetencë, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur ‘Negocim pa shpallje’ e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës, por faturën financiare të kontratës.

Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj.
Për këtë shkelje, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë.

Pra, miratohet me VKM financimi i një kontrate që buron nga një procedurë e paligjshme e provuar me shkresë dhe paralajmërim zyrtar nga AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK.

I dorëhequr, i shkarkuar, apo në detyrë? Si do të përballet me drejtësinë, nëpunësi më i lartë ekzekutiv i qeverisë së Edi Ramës?

‘Garda’ e Lulzim Bashës- Të arrestuar, policë dhe ekstremistë islamikë

SYRI ka denoncuar vazhdimisht se brenda selisë së Partisë Demokratike ndodhen persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. 

Mes tyre ka edhe efektivë të RENEA dhe FNSH të armatosur rëndë.

Sot SYRI zbardh të tjera detaje nga uzurpimi me dhunë e selisë së demokratëve nga deputeti Lulzim Basha.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e argëtimit të shtunën në mbrëmje vonë të disa personave të cilët mësohet se në momentin kur Sali Berisha dhe demokratët mbërritën te PD, pas referendumit ku anëtarësia shkarkoi Lulzim Bashën, kanë qenë brenda godinës dhe në tarracë, me kapuça të zinj dhe të armatosur.

Pasi situata është shtensionuar ata kanë dalë nga selia dhe janë rehatuar në një ambient privat për të darkuar me mish, pije dhe muzikë tradicionale. Video është hedhur në Facebook nga Florenc Hoxha dhe mban orën 01:55 minuta të mëngjesitë ditës së diel.

Kjo celulë drejtohet pikërisht nga vetë Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës i emëruar nga Lulzim Basha në vitin 2011.

Hoxha dhe njerëzit e tij përbëjnë grupin e ‘gardës’ së Bashës që rri në tarracën e PD-së dhe janë të pajisur me bomba gazlotsjellës. Prova të cilat janë publikuar me foto nga SYRI edhe më parë.

Në vdeon që shihni më poshtë janë njerëz të skeduar si problematikë, të arrestuar, ekstremistë dhe persona me precedentë penalë.

‘Shkriu shtabin se firmosën për ‘Foltoren’- Ushtari i Bashës i dënuar për vjedhjen e 250 milion lekëve mall

Një ndër personat e pranishëm në argëtimin pas ‘mbrojtjes së selisë së PD-së’ ishte edhe Ervin Goxhaj, kryetari i degës së PD në njësinë numër 4 në Tiranë.

Ervin Goxhaj u bë i njohur për publikun gati dy muaj më parë, pasi shkriu një shtab të tërë elektoral vetëm sepse e kishin firmosur në mbështetje të Foltores të Sali Berishës.

Kush është e shkuara e Ervin Goxhajt?

“Mbështetësi i zjarrtë” i Bashës, Ervin Goxhaj është arrestuar vite më parë nga policia e kryeqytetit me akuzë se kishte vjedhur një magazinë cigaresh.

Ngjarje të ndodhur në vitin 2012, ku dy personazhe, ish drejtues të fushatës së Lulzim Bashës, janë prangosur nga policia.

Njoftimi i kohës i policisë:

Policia e Tiranës ka prangosur  Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, ky i fundit ish drejtues i fushatës së Bashës në zgjedhjet e 8 majit në Kinostudio. Shpallet në kërkim shtetasi R. Sh..  Të tre personat kanë vjedhur një magazinë në kryeqytet, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra, ky është raportimi që vjen për një ngjarje të vitit 2012.

“Sipas të dhënave nga policia e kryeqytetit janë arrestuar shtetasit Ervin Goxhaj 29 vjeç dhe Gerti Frexhaj, 31 vjeç pasi në datën 26 janar të këtij viti, kanë vjedhur në bashkëpunim me R. Sh. 28 vjeç një magazinë, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.

Magazina e cila ndodhet në rrugën “5 Maji”, afër tregut Industrial është në pronësi të shtetasit M. Q. Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu, rezulton se një nga të dy të arrestuarit, i kanë dhënë magazinën me qera Mekiut.

Ervin Goxhaj dhe Gerti Frexhaj, të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen, ndërsa kanë hyrë në magazinë në orët e vona të natës, duke prerë drynin dhe vjedhur materialin i cili ndodhej aty.”-thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës, në vitin 2012.

Skandali me publikimin e listës së rrogave- Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.

Burime nga prokuroria e Tiranës, bëjnë me dije se verifikimet kanë nisur pas një ankese të një grupi qytetarësh për nxjerrje te dhënash.

Prej disa ditësh në WhatsApp janë duke u shpërndarë të dhënat e qytetarëve, përfshirë edhe pagën që ata marrin, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat.

Ky është skandali i dytë që ndodh me të dhënat e qytetarëve, pas database së shpërndarë para zgjedhjeve, e cila dyshohet se ishte ndërtuar nga PS, ku individëve iu shënohej edhe përkatësia politike. syri.net

Redon Meksi: Po flitet se Serbisë do t’i jepet një port në Shqipëri. Do të ishte krim

Aktivisti dhe avokati Redon Meksi tha në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, se ka të dhëna që Serbia do të marrë një port në Shqipëri. 

Duke iu referuar pritjes vëllazërore që Edi Rama i bëri presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Meksi tha se në prapaskenë po konsumohet një krim.

“Po flitet se Serbisë do t’i jepet një port i hapur në Shqipëri, që do të përbënte krim“, tha Meksi.

Sa i takon situatës brenda PD, Redon Meksi theksoi se Basha për qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës.

“Lulzim Basha ka në agjendë shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës”. 

Basha konfirmon lajmin e Syrit- Kisha edhe bashkëshorten me vete, nuk isha vetëm me Veliajn

SYRI raportoi ekskluzivisht sot se mbrëmjen e kaluar Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën dhe Erion Veliajn në ambientet e hotel Prestige. 

Basha konfirmoi lajmin e SYRI-t, por edhe pse mohon që të jetë takuar me Veliajn dhe Ballën rrethanat e tradhtojnë dhe del zbuluar.

SYRI duke dashur të tregojë kujdes ndaj familjes Basha nuk e përmendi faktin që ishte edhe bashkëshortja e zotit Basha në takim.

Tani pyetjet për Bashën: Pse shkove për ngushëllim në 12 të natës?

A ishte aty edhe Taulant Balla dhe Erion Veliaj?

Sa qëndruat për “ngushëllim” me Ballën e Veliajn tek hotel “Prestigj” në 12 të natës?

Pasi është fakt që ju pasi keni mbaruar emisionin tek TV i “juaj” News 24, në orën 23.30 keni marrë edhe bashkëshortën në shtepi dhe i jeni bashkuar “ngushëllimit” të Veliaj e Balles në hotel për njeriun e shtrenjtë të Hysenbelliut.

Në 12 të natës nuk shkohet për ngushëllim, por për pazare.

Çfarë koincidence, edhe Veliaj e Balla paskan zgjedhur orën 12 të natës për ngushëllim!

Dhe pyetja e fundit:

Pse nuk e atakoni asnjëherë për inceneratorin e Tiranës, Veliajn?

Reagimi i Lulzim Bashës
Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Sali Berisha po tenton të dëmtojë PD për interesin e tij personal.

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel “Prestige”, por kanë qenë atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre të shtrenjtë.

Degradimi i një media personale për hallin personal të Sali Berishës shfaq edhe njëherë përpara çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, se vendimi i Partisë Demokratike për të zgjedhur të ardhmen dhe për të lënë pas të shkuarën, është interes madhor i demokratëve dhe Shqipërisë.

Berisha: Kuvendi i Bashës u mbush me njerëz të Çilit, socialistë dhe delinkuentë

Berisha: Nuk ka ‘bravë’ që e ndalon revolucionin paqësor!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një konference nga selia e PD-së sot, është shprehur se nuk ka njeri që e ndalon më, revolucionin paqësor të shqiptarëve.

“Kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, – theksoi Berisha për mediat, duke iu referuar së pari ish-kryetarit Basha dhe mbështetësve të tij, – ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë terroriste, ose është pakicë banditeske, por një gjë është e sigurt se kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të shtypë apo të injorojë shumicën, por duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universale.

Mbyllja e dyerve të selisë për PD-në nga “Peng Basha” apo “Lul Brava” është një akt i shëmtuar, siç është e shëmtuar futja e eksponentëvë të armatosur të Qeverisë dhe të banditëve në selinë e demokratëve.

Kjo është Shtëpia e Lirisë  dhe jo e armëve!  Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha, as këta zotërinj -anëtarë të Komisionit të Përkohshëm që kanë bërë lojë me brava.  Lojë me brava në mënyrë të turpshme ka nisur dhe bitisur, Lulzim Brava por dhe njëherë: Nuk ka bravë, nuk ka forcë, nuk ka asgjë që mund ta ndalojë këtë revolucion, pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij!”

Berisha: Kuvendi i Bashës u mbush me njerëz të Çilit, socialistë dhe delinkuentë

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha në 18 Dhjetor mblodhi një antimiting.

Berisha u shpreh nga selia blu se Pallati i Kongreseve ka një kapacitet vetëm 1958 karrige duke rrëzuar pretendimin e PD-së zyrtare se aty ishin 5004 delegatë.

‘Po krahasohen të pakrahasueshmet. Kuvendi i Lul Bravës u thirr nga një kryesi që është absolutisht e instaluar në dhunim flagrant të ligjit të partisë, që kërkon që anëtarët e kryesisë të zgjidhen me votë të fshehtë. Të Fshehtë nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura alternative.

Unë kam dëgjuar ndonjë prej tyre që të përdorë si argument që fajin e ka Saliu, një broçkull dhe faj se unë isha i pranishëm në mbledhje. Kjo është qesharake. Ata që kanë integritet qoftë si politikan qoftë si njerëz e që janë me ligjin, japin menjëherë dorëheqjen nga ajo kryesi.

Por tani kryesia është shkarkuar e tëra nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Se çfarë ishte anti Kuvendi i 18 Dhjetorit, ju duhet ta dini që më rikujtoi mjerisht një antimiting që më pati organizua Ramiz Alia në vendlindjen time në 10 janar të vitit 1991. Kishte lënë ca delinkuentë ca ekstremistë të majtë enveristë të thekur dhe mendoi se në këtë mënyrë do të mposhte PD-në.

Kush ishin? A i patë ju delegatët?! 5004 delegatë ishin një imagjinatë halucinative e sëmurë në një sallë ku një nga kolegët tuaj numëroi një për një për një karriget dhe ishin gjithsej 1958 karrige dhe hollet ku gjendeshin maksimumi 200 persona që nuk ishin.

Më pas, Berisha u shpreh se Pallati i Kongreseve në Kuvendin e thirrur nga Basha ishte i mbushur me universitetin e Henri Çilit, ish-kryetar bashkie socialistë me dy mandate dhe delinkuentë.

‘5004 delegatët ishin një imagjinatë haluçinante e sëmurë. Në një sallë ku njëri nga kolegët tuaj numëroi çdo karrige të saj dhe kishte 1958 karrige. Anti-Kuvendi nuk kishte kuorum, ishte i mbushur me familjarë, bota e krimit ishte e pranishme aty.

E njihni ju një farë Henri Çili, e keni harruar? Personazhi më i shpeshtë në media, gjersa u ndrydh në banesë pasi i ofroi njërit prej drejtuesve më kryesorë të drejtësisë 500 mijë për një favor në gjykatë dhe kjo çështje u mbyll. Ai nisi falangat nga ai universitet për turpin e tij, njerëz që nuk kanë qenë kurrë as në parti as delegatë për të plotësuar numrin 1958.

Për të thënë ish-kryetar bashkie socialistë edhe me dy mandate dhe disa delinkuentë të tjerë’ tha Berisha. syri.net

Basha njoftohet zyrtarisht se është shkarkuar, Berisha: Vendimi do zbatohet

Gjatë një konference nga selia e PD, lideri historik i demokratëve Sali Berisha është shprehur se sot deputeti Lulzim Basha është njoftuar zyrtarisht vendimin e referendumit për shkarkimin e tij nga detyra.

‘Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit siç ishte referendumi i datës 18. Dhe ky akt siç e dini ishte shkarkimi, ratifikimi i shkarkimit për të cilin vendosën 4446 delegatë të Kuvendit të thirru nga anëtarësia në 11 dhjetor 2021’, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Sipas tij, ‘si një akt protokollar dhe jo detyrim-sepse detyrimi e shpall para të gjithë shqiptarëve deputeti Basha di ti dërgohet një shkresë ku do ti komunikohet, njoftohet me shkrim për këtë vendim ndërkohë për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD, 44 mijë të rinj e reja burra e gra, që votuan më datën 18 dhjetor, për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj.

Pra, vendimi i marrë do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi

Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos mendojë ti kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë të mbajtur ndonjëherë.

Anëtarët kanë vendosmëri absolute për ta zbatuar këtë vendim’, u shpreh Sali Berisha.

Berisha ftesë deputetëve të PD: Hajdeni merrni dosjet e votimit, kthehuni tek anëtarët

Gjatë një konference nga selia e PD, lideri historik i demokratëve Sali Berisha në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD u ka bërë thirrje deputetëve që ti bashkohen dhe të marrin dosjet përkatëse.

‘Së fundi edhe njëherë ftoj çdo deputete të PD çdo deputet, që e ndjen veten deputetët të kësaj force politike dhe jo deputetë të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputetë të PD që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lançuar nga interesa të ndryshme të vijë të marrë dosjen e votimit të degës nga e cila ai është zgjedhur deputete dhe të marrë vendimet e duhura.

Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie politike ndaj atyre të cilët kanë derdhur lumenj djerse për mandatin e këtij apo asaj deputeteje

PD i garantoj se do të gjejnë një PD krejt tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto dy muaj si një parti të njerëzve të lirë, të deputetëve drejtuesve të lirë dhe unë në emër të komisionit i  mirëpres ata’, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Berisha: Futja e banditëve të armatosur në seli, akt i shëmtuar i Bashës

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha gjatë një konferenca nga selia e PD, është shprehur se futja e banditëve të armatosur në seli ishte një akt i shëmtuar i Lulzim Bashës.

‘Pakica duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universale, mbyllja e dyerve të selisë për PD nga peng Basha apo Lul brava është akt i shëmtuar siç është i shëmtuar futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditëve në selinë e demokratëve, kjo është shtëpia e lirisë dhe jo e armëve’, u shpreh lideri historik i demokratëve.

‘Kur një pakicë mendon se është një shumicë ajo ose është pakicë totalitare, ose terroriste, ose banditeske, por një gjë është e sigurtë se kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të shtypë apo injorojë shumicën pro të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universal.

Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga peng Basha apo Lul Brava është një akt i shëmtuar, siç është i shëmtuar futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditë në selinë e demokratëve. Kjo është shtëpia e lirisë  dhe jo e armëve. Në këtë kontekst nuk është Sali Berisha as këta zotërinj anëtar të komisionit të përkohshëm që kanë bërë lojë me brava.

Lojën e bravave në mënyrë të turpshme e ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava, por dhe njëherë nuk ka bravë forcë nuk ka asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij’, – u shpreh deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

syri.net

Berisha: Sot nis zbatimi i vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD

Gjatë një konference nga selia e PD, lideri historik i demokratëve Sali Berisha është shprehur se pas diskutimeve të gjera, sot nis puna për zbatimin e vendimeve të marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

‘Të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit të PD. Deri në datën 22 mars, të gjitha strukturat e kësaj partie, duhet të shndërrohen në strukturat e anëtarëve të PD-së, të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre.

Kjo është një punë intensive, por pasioni, energjia dhe përkushtimi i demokratëve është më i madh se kurrë.

Duke u angazhuar në këtë proces të një rëndësi jetike, demokratët e Shqipërisë janë të vetëdijshëm se janë në një revolucion të pandalshëm të një rëndësie jetike për fatin e demokracisë në Shqipëri të shoqërisë në tërësi ndaj dhe ata mbeten të gatshëm në çdo kohë për të përmbushur çdo mision çdo detyrë që do të kërkohet në avancimin e kauzës sonë’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha. syri.net

Shkullaku: Basha e ka ‘spiropalizuar’ opozitën, Rama e ka kuptuar

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Armand Shkullaku, ka folur për ngjarjen më pikante të ditës në Parlamentin e Shqipërisë, ku Edi Rama caktoi Elisa Spiropalin, si njeriun që do të replikojë nga sot e tutje me Lulzim Bashën, me argumentin se ai e ka humbur legjitimitetin dhe përgjigjet do t’i marrë vetëm nga Spiropali.

Shkullaku tha se kjo ka ndodhur si pasojë e “spiropalizimit të opozitës”.

“A mund të caktonte Edi Rama një tjetër? Përse Elisën? Aty ka edhe të tjerë. Por, kur opozita ‘spiropalizohet’, automatikisht, mendja e Ramës thotë, kur këta ‘spiropalizohen’, unë ja ku e kam dhe ja vë përballë.

Opozita në këtë derexhe ka ardhur. Dalin thonë jemi shumicë, kemi 95%, komunistët, sot zbuluan që Sali Berisha paska patur tesër partie, paska qenë edhe president në 97′. Kur i bënin fresk Berishës dhe ziheshin me njëri tjetërin kush ti rrinte më afër, nuk e kanë ditur. Ky është ‘spiropalizim’, prandaj Rama i caktoi Elisën!” syri.net

Policia: Dy të arrestuar dhe 6 adoleshentë të ndaluar për djegien e flamujve serbë

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar dy persona për djegien e flamurit të Serbisë dje në Tiranë dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë, 6 të mitur. Mbi ta rëndojnë dy akuza: “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.”

Shoqërimi dhe arrestimi i tyre ka ndodhur pas protestës që drejtoi lideri i PD, Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër paktit “Open Ballkan” të treshes  Rama-Vuçiç-Zaev që mbahet sot në Tiranë.

Policia tha se strukturat e saj “pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Këta shtetas, – sipas Policisë, -gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.”

Duhet theksuar se ndalimi i të miturve në veçanti ka qënë i dhunshëm, pasi ata janë goditur nga Policia brenda në furgon në momentin kur po shoqëroheshin për në komisariate dhe njeri prej rasteve më flagrante u denoncua nga Syri.net.

SYRI i Fabianit: Kur ‘të shoqëron’ Policia pas protestës!

Djaloshi që shihni në foto me syrin e vrarë quhet Fabian Blaka. Është 16-vjeç dhe është një nga protestuesit që u rrëmbye nga forcat e Policisë mbrëmjen e djeshme dhe u rrah brenda furgonit blu.

Pas protestës së opozitës së drejtuar nga lideri i PD, Sali Berisha në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, Policia e Tiranës shoqëroi nëpër komisariate disa të rinj, për t’i marrë në pyetje për djegien e flamurit serb.

Fjala “shoqërim” që përdoret rëndom në çdo njoftim të Policisë së Shtetit, disa herë në ditë, duket paska kuptim shumë më të thellë dhe këtë pamje që ka syri i Fabianit./SYRI.NET

Darka te Luca, denoncon Boçi: Shtatorja e Adem Jasharit u mbulua për të mos e parë Vuçiç

Një tjetër skandal është denoncuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili deklaroi se shtatorja e Adem Jasharit në restorantin në Elbasan ku po mbahej darka zyrtare me udhëheqësit e nismës së Ballkanit të Hapur është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç.

Tani sa po më njoftojnë se shtatorja e Adem Jasharit në Elbasan është mbuluar për të mos e parë Aleksandër Vuçiç”, tha Boçi në emisionin Politiko.

Boçi tha se informacioni duhet verifikuar, ndërsa deputeti tjetër, Arbi Agalliu tha se nëse kjo është e vërtetë është skandal.

Në Fish City ndodhen për darkën zyrtare kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në këtë darkë merr pjesë edhe Alex Soros.

Darka zyrtare i paraprin samitit për Ballkanin e Hapur, ku ditën e martë priten të nënshkruhen pesë marrëveshje. syri.net

Darkë informale mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev në restaurantin e Gjergj Lucës në Elbasan

Në restorantin e biznesmenit Gjergj Luca në Elbasan po mbahet një darkë informate mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga presidenti serb shihen të 3 lidërët të buzëqeshur.“Ne e konsiderojmë Open Balkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat.

Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev” – thuhet në postimin e Vuçiç.

Më herët në Tiranë u mbaj një protestë nga ish-kryeministri Berisha kundër Open Balkan. ©LAPSI.al

Zëri i Amerikës: Vuçiç në Tiranë për ‘Open Balkan’, protestë e Berishës

Në Shqipëri, ish kryetari demokrat Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, organizuan sot në mbrëmje në Tiranë, një manifestim proteste kundër projektit “Ballkani i hapur” dhe vizitës në Tiranë, në këtë kuadër, të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër, së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe atë shqiptar Edi Rama do të zhvillojnë takimin e radhës të këtij projekti.

Ndërsa ndodhen në një betejë të hapur me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e konsiderojnë të shkarkuar pas Kuvendit të thirrur në 11 dhjetor dhe referendumit të organizuar të shtunën, mbështetësit e zotit Berisha, u mblodhën në oborrin e selisë së PD-së. Në pritje të mbërritjes së ish kryetarit Berisha, ata shpërthyen herë pas here në thirrje kundër zotit Basha. Prej andej, të gjithë së bashku u drejtuan në këmbë për nga selia e Qeverisë, ku ishte ngirtur dhe një podium.

“Kjo është një protestë kundër projektit fantazmë, të aleancës trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama e Zaev”, deklaroi zoti Berisha që në hyrje të fjalës së tij, duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për një manifestim kundër bashkëpunimit rajonal. “Eshtë protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit, përveç Beogradit, kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “Open Balkan”është një “projekt djallëzor, një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e Berlinit, projektin europian të integrimit të rajonit në BE”.

Për zotin Berisha, projekti është në të vërtetë një nismë e presidentit serb, pas së cilës “qëndron ideja e serbomadhërisë dhe përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putinit. Sot Serbia e Vuçiçit, edhe më shumë se ajo e Millosheviçit është shndërruar në Rusinë e vogël. Dhe kjo është rrezik për paqen e stabilitetin e Ballkanit dhe Europës”.

Në fjalën e tij zoti Berisha tha se kjo e sotmja, është e para e një serie protestash kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se “në këto 8 vite, shqiparët u vodhë e plaçkitën më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Pasuria publike u shndërrua në pasuri të ministrave kleptokratë e të kreut të Qeverisë”, u shpreh ai duke përmendur “aferën e inceneratorëve që u ka grabitur shqiptarëve 430 milion euro”.

Zoti Berisha dhe organizatorët e protestës kujtuan disa herë se ajo ishte thirrur me urgjencë, brenda 48 orësh, duke justifikuar kështu dhe pjesmarrjen modeste. Manifestimi u zhvillua qetësisht, me përjashtim të disa flamujve serbë të cilët u dogjën nga grupe të vogla protestuesish.

Në takimin e nesërm, udhëheqësit e të tre vendeve, shoqërohen dhe nga anëtarë të kabineteve qeveritare si dhe sipërmarrës. Eshtë njoftuar po ashtu dhe pjesmarrja e James O’Brien, përfaqësues i Këshillit të Atlantikut. Pak kohë më parë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Biden synon ta emërojë atë si koordinator për politikën e sanksioneve, në Departamentin e Shtetit, një post i lartë në rang ambasadori.

Në takim do të jetë gjithashtu dhe drejtuesi i Fondacionit për një Shoqëri të hapur, Alex Soros, ndërsa në seancën e hapjes do të ketë një fjalim të Komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili do të ndërhyjë përmes një lidhjeje online.

Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Nisma Ballkani i hapur ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës, ndërsa kanë refuzuar t’i bashkohen edhe Bosnja e Mali i zi, që po ashtu e shohin atë me skepticizëm. Kryeministri Edi Rama, një mbrojtës i flaktë i projektit, e sheh atë si një mekanizëm të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, dhe një “projekt strategjik për interesat e Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar”./ VOA

Gazment Bardhi: 1958 është e barabartë me 5004

Gazment Bardhi nuk ka mundur ti japë përgjigje se ku ishin ulur 5004 delegatët e kuvendit të Lulzim Bashës.

Në një konferencë për mediat, Bardhi i pyetur nga SYRI TV se ku ishin ulur 5004 delegatë në një sallë me 1958 karrige, u shpreh se ata ishin shpërndarë në të gjithë pjesën e brendshme të pallatit.

‘I numëruat ju, në pamje, ka pasur edhe persona që kanë qëndruar në këmbë në të gjithë pjesën e brendshme të pallatit. Për shkak të kapacitetit të sallës, ka pasur delegatë edhe në ambientet jashtë kësaj salle’, tha Bardhi.

Ndërsa i vendosur përballë faktit se delegatët që ishin jashtë salle nuk kanë votuar, Bardhi u shpreh se nuk u kishte vendosur GPS njerëzve.

I pyetur se çfarë funksionesh kanë në PD, delegatët e Kuvendit të Bashës, Bardhi u shpreh se ‘funksioni i tyre është anëtar i Kuvendit Kombëtar’. syri.net

2000 policë rrethojnë kryeministrinë, shtyllat lyhen me graso

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë.

Mësohet se mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat ‘Shqiponja’.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë. syri.net

Rama shmang Tiranën, çon Vuçiçin dhe Zaevin në Elbasan te ‘vendi’

Teksa pasditen e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të vijnë në vendin tonë, në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’, zbardhet axhenda zyrtare.

Në kohën kur opozita ka paralajmëruar protestë në Tiranë, Edi Rama do e shmangë Tiranën dhe do i dërgojë Vuçiç dhe Zaev direkt në Elbasan.

Aty do ketë edhe një darkë, por nuk dihet nëse si zakonisht do darkohet te Luca i Ramës.

AXHENDA DATA 20 DHJETOR

18.30 – Mbërritja në Elbasan

19.00 – Darka zyrtare e delegacionit

Të pranishëm në këtë darkë zyrtare janë:

Kryeministri Edi Rama,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

Digjet afati 24-orësh, Basha nuk nxjerr emrat e ‘delegatëve’

Afati i vendosur prej vetë atij skadoi!

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i Komisionit për punimet e takimit të datës 18 dhjetor, Jemin Gjana, nuk i bënë publikë emrat e 5004 delegatëve, që sipas tyre ishin të pranishëm të shtunën në Pallatin e Kongreseve, për të votuar rezolutën kundër personave të shpallur non grata nga SHBA-të, të cilët nuk do të lejohen të kenë poste drejtuese në parti.

Edhe pse e gjithë e diela ishte në dispozicionin e tyre, as Basha dhe as Gjana nuk dolën në konferenecë, për të bërë pubklike emrat, siç vetë premtuan ditën e shtunë, njëri pas tjetrit.

Ky veprim i tyre vjen në kulmin e debateve dhe polemikave mbi numrin real të delegatëve që u ulën në shkallët e Pallatit të Kongreseve, ku pati dhe një numër të madh të tyre , që u identifikuan me foto se ishin duke kryer votim familjar.

I tillë ishte dhe rasti i zonjave që merren me pastrimin në selinë e PD-së të cilat u shoqëruan në Kuvend dhe nga anëtarë të tjerë të familjeve të tyre. syri.net

Shifrat zyrtare- 43385 anëtarë të PD votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës

Janë zyrtarizuar shifrat e referendumit të anëtarëve të PD-së që ka konfirmuar vendimin e marrë në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale pranë PD-së ka bërë të ditur shifrat zyrtare të referendumit të 18 dhjetorit.

Kanë marrë pjesë në Refeendum, 43879 anëtarë

Kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, 43385 anëtarë

Kanë votuar kundër shkarkimit të Lulzim Bashës, 306 anëtarë

Kanë abstenuar vendimin për shkarkimin e Bashës, 17 anëtarë

171 të pavlefshme kanë qenë të pavlefshme.

Më poshtë, njoftimi zyrtar:

Njoftim nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale.

Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vendimi bashkangjitur.

Deklarata e rëndë- Basha: Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken

Lulzim Basha në panik dhe i rrethuar me gardë ka bërë një deklaratë shumë të rëndë kur u pyet nëse do merrte pjesë në protestën e thirrur nga Berisha dhe grupi për rithemelimin e PD kundër Aleksandër Vuçiç të hënën i cili viziton Tiranën për ta bërë Shqipërinë pjesë de facto të Serbisë së Madhe.

Basha tha: “Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken”.

Nuk marrim pjesë në atë protestë“, tha.

Por se çfarë e lidh Aleksandër Vuçiç me Anthony Blinken vetëm Basha dhe Rama mund ta dijë. syri.net

Berisha fton qytetarët: Të hënën përpara Kryeministrisë. Sllobodani i ri do të pritet ashtu siç e meriton

Lideri historik i PD, Sali Berisha fton qytetarët t’i bashkohen protestës ditën e hënë orën 16:00 përpara Kryeministrisë. 

Berisha tha se shqiptarët do ta presin me protesta presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të cilin e quajti Sllobodani i ri dhe ish-Gebelsi i Millosheviçit.

Qytetarët do të jenë në këmbë, tha Berisha, sa herë të shkelen interesat kombëtare, siç është nisma Ballkani i Hapur i Edi Ramës me Vuçiç.

“Ju bëj thirrje qytetarëve, të hënën në orën 16:00 të mblidhemi para Kryeministrisë dhe në këtë shesh, në protestën e parë kombëtare. Të shpallur, duhet ta pranoj, jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat dhe zhvillimet e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, ish Gebelsi i Millosheviçit do të pritet ashtu siç e meriton, me protesta. Pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti, aleacës trilaterale, të Beogradit me dy vasalët e tij në rajon, Shkupin dhe Tiranën. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët, kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Kjo aleancë është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon dhe hapje ndaj influencës ruse në këtë zonë. Ndaj dhe ne do të qëndrojmë fuqishëm dhe do të mbrojmë. Sa herë të na shkelen interesat kombëtare, sa herë të përpiqet kush t’i nëpërkëmbë ato, do të jemi në këmbë. E hëna do të jetë protestë”, u shpreh Berisha. syri.net


Send this to a friend