VOAL

VOAL

Dokumente – Martin Henze denoncon lidhjet e kunatit të Bashës me koncesionin e Portit të Durrësit

Këshilltari i CDU, eksperti gjerman, Martin Henze ka denoncuar online lidhjet e kunatit të Lulzim Bashës me aferën e koncesionit të Portit të Durrësit.

Sipas tij, në këtë aferë të madhe korruptive në Shqipëri janë të përfshirë deputeti Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

“Korrupsion i madh në Shqipëri me Portin e Durrësit, të përfshirë janë deputeti i korruptuar Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Veçanërisht ‘Moveo Albania Technology’ sh.p.k me NIPT L91525009E, e themeluar në mënyrë interesant më 23 mars të vitit 2019, në ditën kur Basha e tërhoqi opozitën demokratike nga parlamenti shqiptar.

E themeluar me kunatin me 20 përqind të kapitalit, vjehrrin me 20 përqind të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 përqind të kapitalit. Dokumentet publikohen të gjitha hap pas hapir.

Mund të supozohet se ish-kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar funksionin e tij si kreu i opozitës për të bërë politika opozitare, por vetëm për të bërë presion mbi administratën e Ramës, me synim për të marrë kontratat për ndërtimin e portit të ri në Durrës.

Është koha që lideri i opozitës dhe partneri i tij në bashkëpunim, Rama të ndjehen si dru i shtrembër i drejtësisë,” shkruan Henze në platformën LinkedIn.

Më tej ai poston një denoncim të avokates Adriana Kalaja në lidhje me këtë aferë.

Kujtojmë se koncesioni prej miliardash i Portit të Durrësit është denoncuar edhe më herët si skandali që bën bashkë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Lulzim Basha blindon PD-në/ Pollo: Më 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!

Deputeti Lulzim Basha vazhdon të bëjë akte të dëshpëruara.

Pas blindimit të selisë blu, ka ardhur edhe një reagim nga Komisioni i Rithemelimit të PD.

Ndërkohë ka reaguar edhe ish-deputeti Genc Pollo.

“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake.

Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë.

Por në çdo rast selia duhet t’i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar!

Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.

 

Pas bravave, Basha po ndryshon edhe dyert. Burime nga PD: Do vendosen të blinduara

Pas ndryshimit të bravave të dyerve, duket se deputeti Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër masë për të siguruar godinën e Partisë Demokratike e për të lënë jashtë anëtarët e kësaj force.

Duke u fshehur pas veshjes së xhamave me adeziv, Basha ka urdhëruar izolimin e godinës me veshje të dyerve, në mënyrë që të mos duken lëvizjet që ndodhin brenda godinës.

Nën zë, tregohet se edhe brenda godinës po bëhen punime për forcimin e sigurisë, e mbulimi i fasadës ka si qëllim kryerjen e punimeve brenda deri tek ndryshimi i dyerve ekzistuese me dyer të blinduara.

Kjo lëvizje e Bashës vjen në një kohë kur Kuvendi Kombëtar dhe anëtarësia e ka shkarkuar nga detyra, por duket se Basha po ndërmerr çdo hap për të mbajtur me forcë godinën.

Lulzim Basha u shkarkua me 44 mijë vota nga anëtarësia demokrate në referendumin e 18 dhjetorit, por ai nuk e njeh vullnetin e shumicës dhe për pasojë mban të uzurpuar selinë e PD.

Komisioni i Rithemelimit i përbërë nga 29 anëtarë, të cilët po drejtojnë PD-në, i kanë lënë afat Bashës deri në 5 janar për të lënë zyrën në selinë e demokratëve.

Ndërsa në datën 8 janar është njoftuar nga ish-kryeministri Sali Berisha mbajtja e një proteste kombëtare.

Muhamet Omari: Sokol Balla në Time Square NY po i thoshte dikujt në celular: Po paguajmë qimet e kokës për ta zhdukur Berishën!

Ja rrëfimi i Muhamet Omarit…

...Po ecja ne 42 Street në Time Square të enjten e 30 dhjetorit te 2021 … ishte ora 2.35 PM [ mbasdite]… kur dëgjoj dikë pas meje që po fliste shqip, madje me zë të lartë…

…A dëgjon ti morr burre… ç’nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën… për ta hequr qafe atë plehrën… jemi të vendosur kundra tij… ore a kupton ti… po paguajme qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare… do bëjmë ça kemi në dore ne që t’ia nxijmë jetën, dëgjo e beso vllain tat ti… kuptove?

…Kthej koken e ç’të shoh… ishte gazetari privat i Edi Rames /// Sokol Balla që fliste me dikë në celular… i cili me sa duket kishte ardhur ne Amerikë për të festuar Vitin e Ri…

Ishte i veshur me tuta sporti e me nje xhakovente që nuk di pse me kujtoi ata ”trimat” qe mbanin krahëqafe kallashnikovët gjatë revolucionit bolsheviko-evgjito-komunist të 97…

…Në krah kishte një grua të re, e cila shtynte një karrocë me një fëmijë të vogël brenda…

…Kur dëgjova ate lloj fjalori dhe zërin e tij të lartë në shqip… e ato lloj sharjesh e atë lloj urrejtje për Doktor Berishen…s’durova dot …ndalova…u gjenda ballë për ballë me të e iu ktheva e i thashë ato që meritonte t’ia thoja…u skuq, u tremb …u bë meit e mbylli gojen, mbylli edhe celularin …e u ndje tërësisht në faj e si i dhjerë në brekë … më bëri shenjë me dore sikur kerkonte ndjese e uli koken…pasi kurre nuk ia priste mendja qe kjo lloj rastesie e koincidence krejt e papritur, por edhe e padëshiruar për të, do t’i ndodhte pikerisht atij në mes të Time Square e në mes të Amerikës….

Po si nuk m’u dha në atë çast [pasi u bera nervoz e u revoltova vërtet shumë] që ta filmoja e inçizoja në celularin tim e pastaj ta shperndaja publikisht në internet…/Syri.net

 

30 përqind e vrasjeve në Shqipëri ishin kundër grave dhe vajzave

Shqipëria njohu një rritje prej 13 përqind të vrasjeve gjatë vitit 2021.

Por nga këto vrasje, thuajse një e treta ishin kundër grave dhe vajzave, raporton EurActiv.

Dhuna në familje mbetet një problem shumëi madh në Shqipëri, ku të paktën 50 përqind e grave thonë se kanë përjetuar të paktën njëherë në jetën e tyre një formë të dhunës në familje. Mesatarja globale është 30 përqind.

Shumica e këtyre vrasjeve janë kryer nga partneri, ish-partneri apo një anëtar i familjes.

Mesatarisht në Shqipëri është vrarë një grua çdo tre javë gjatë vitit që kaluam. Mijëra të tjera kanë raportuar raste dhune, përndjekje apo sjellje abuzive.

Bedri Blloshmi: Edi Rama i paska lidhur pension të veçantë Diana Çulit, që bëri Akt-Ekspertizën e çoi në pushkatim poetin Genc Leka

“Kryeministri Edi Rama  miraton dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për Diana Çulin. Pensioni i posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social,  që përfiton sipas ligjit nr. 7703. Vendimi hyri në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare 31 dhjetor 2021.”

Pas këtij lajmi ka reaguar menjëherë Bedri Blloshmi, ish i burgosur politik i vëllai i Vilson Blloshmit, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist:

“Edi Rama, lidhi pension të veçantë edhe babait tënd dhe dajës Spiro Koleka!
Sot mësova lajmin e publikuar në media se, Edi Rama i paska lidhur pension të veçantë Diana Çulit, e cila bëri Akt-Ekspertizën që çoi në pushkatim poetin Genc Leka.
Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i them Edi Ramës: Lidhi pension të veçantë edhe babait tënd dhe dajës tënd, Spiro Koleka!”

 

 

Mund të jetë një imazh i 1 person

Presidenti Meta iu uron shqiptarëve Vitin e Ri 2022

Mesazhi i urimit i Presidentit Meta për Vitin e Ri 2022:

31 dhjetor 2022

“Të dashur qytetarë,

Motra dhe vëllezër,

Të dashur bashkëkombas kudo ndodheni!

Dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta, për një Vit të Ri, që do ta shohë Shqipërinë më demokratike dhe më të drejtë, më të bashkuar e më të fortë, por edhe shqiptarët më të shëndetshëm dhe më të begatë!

Prandaj të gjithë së bashku, të mobilizojmë fuqitë dhe energjitë më pozitive të kombit tonë, por edhe mendjet më të ndritura për të tejkaluar sfidat e mëdha që kemi përpara!

Të mos i dorëzohemi indiferencës, përjashtimit dhe zemërimit!

Të mos lejojmë që e vërteta të përmbytet nga gjepurat, pasiviteti dhe nënshtrimi!

Me shpresë, besim, punë, këmbëngulje, përfshirje dhe dashuri ne mund të arrijmë gjithçka.

Në maj të vitit 1992, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që niste një marrëdhënie të re kontraktuale me Bashkimin Europian.

Ndaj uroj që 30 vite më pas, më në fund të shënojmë një hap të ri në procesin tonë të vonuar të anëtarësimit drejt Bashkimi Europian, përmes një përfshirjeje dhe aktivizmi më të madh qytetar për realizimin e kësaj aspirate strategjike.

Të mbrojmë vlerat tona kombëtare, të respektojmë liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, t’u përkushtohemi të rinjve tanë për t’u ofruar atyre çdo mundësi që ta ndërtojnë të ardhmen europiane këtu, në Atdheun e tyre!

Shqipëria europiane që duam të gjithë, stoliset edhe më shumë, kur bukuritë e saj natyrore pasurohen me bukuritë e punës dhe vitalitetit të popullit tonë e në radhë të parë, të të rinjve tanë.

Me këtë mesazh, dua t’ju bashkohem të dashur bashkëkombas, kudo ndodheni, pranë vatrave dhe familjeve tuaja, duke ju uruar nga zemra shëndet, mbarësi, paqe, lumturi, dhe begati!

GËZUAR VITIN E RI 2022!”

Pse qeveria e riktheu koncesionin e rrugës “Thumanë-Kashar”

Kur vjedhja me tenderin 20 milion euro të Unazës së Re nxorri zbuluar një nga aferat më të mëdha të përvetësimit të fondeve publike në vitin 2018, kryeministri Edi Rama bëri disa hapa pas për të treguar se nuk kishte asnjë lidhje me lojtarët, që i gatuan një nga gafat më të trasha në historinë e aferave korruptive të këtij vendi. Për të treguar se e kishte seriozisht, përfshiu edhe ambasadën amerikane.

Fillimisht i kërkoi informacion përfaqësuesve të SHBA në Tiranës, se sa e vërtetë ishte falsifikimi i firmës së sekretarit të shtetit të Delauer. Pastaj tha se do të përgatiste një kërkesë gjyqësore për dëmin moral.

Bashkëpuntorin e tij të ngushtë prej vitesh, Afrim Qendron e largoi nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe së fundmi anuloi konçensionin Thumanë-Kashar me vlerë mbi 450 milion euro për shkak të lidhjeve mes drejtuesve të kompanisë fituese të konçensionit Thumanë-Kashar me fantazmën DH Albania.

Por tre vite më pas, situata është rikthyer siç ishte. Asnjë prej personazheve të përfshira në këtë aferë nuk ka bërë asnjë ditë burg, ndërsa marrëdhëniet mes palëve janë rehabilituar. Për shkak të rikthimit të të njëjtave rrethana, lind pyetja nëse “distancimi” i qeverisë ishte thjesht një lojë, për t’i hedhur hi syve atyre që dyshonin se pas aferës ishte vetë kryeministrit Rama.

Rrethanat që të bëjnë të mendosh se gjithë reagimi i qeverisë ishte një farsë janë disa.

Së pari, Avdiol Dobi, 26-vjeçari që firmosi për përfitimin e miliona eurove me kompaninë fantazëm, ia hodhi me vetëm 6 muaj burg. Megjithëse ishte në qendër të aferës për një nga vjedhjet që tronditi themelet e shtetit, akuza u katandis tek “falsifikimi i dokumentave” dhe Dobi nuk ka bërë ende asnjë ditë burg.

Së dyti, Afrim Qendros, në atë kohë, Partia Socialiste i kishte besuar postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pavarësisht se Rama e largoi nga detyra në fillim të vitit 2019, ai u rikthye pak muaj më parë si Prefekt i Tiranës. Rikthimi i Qendros në Tiranë u lexua si konfirmim se afera e Unazës së Re tashmë është mbyllur.

Së treti, është rikthimi sot i konçensionit Thumanë-Kashar, me vlerë 457 milion euro. Në Janar të 2019, Ministrja e sapoemëruar e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi anulimin e koncesionit që parashikonte ndërtimin e afro 21 kilometrave autostradë, pa dhënë asnjë arsye pse po e bënte.

Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë,” deklaroi atëherë Balluku. Por vendimi për anulimin e koncensionit erdhi pas skandalit me DH Albania.

Thënë këtë, ia vlen të kujtohet se kur anuloi konçensionin, Ministrja e Infrastrukturës tha se fondi i Thumanë-Kashar do të shkonte për të ashtuquajturin “pakt për universitetin”, një tjetër gënjeshtër banale që u bë për të kaluar radhën meqë studentët ishin ngritur në protesta./Lapsi.al

Kolapsi i Gjykatave- Harta e re gjyqësore për të mbuluar pasojat e vetingut

Modeli shqiptar i vetingut zbuloi pasuri të pajustifikuara të gjykatësve dhe prokurorëve, por pas 6 vitesh rezulton se një pjesë e institucioneve kanë mbetur bosh, si pasojë e mungesës së gjykatësve dhe prokurorëve të rinj. Duke qenë se qindra gjykatës u përjashtuan nga sistemi, shumë çështje mbetën pezull dhe hartuesit e reformës në drejtësi nuk e kishin parashikuar se kush do t’i zëvëndësonte në detyrë.

Për të zbutur pasojat e vetingut parashikohet mbyllja e 15 gjykatave në vend, të cilat nuk janë më funksionale.

5 prej tyre janë të Apelit dhe do të zëvëndësohen me vetëm një gjykatë në Tiranë. Ndërkohë 10 gjykata të shkallës së parë do të mbyllen, për t’u riorganizuar sipas logjikës, një qark, një gjykatë.

“Nëse i referohemi ngarkesës për gjyqtarët në këtë vit, mund të themi se kemi shkuar në një mesatare, rreth 640 çështje për gjyqtar, pa llogaritur këtu Gjykatën e Lartë” tha Naureda Llagami që drejton Këshillin e Lartë Gjyqësor gjatë një takimi për hartën e re pak ditë më parë.

Llagami tha se në disa gjykata “kemi mbi 3 mijë çështje për gjyqtar siç është Apeli Administrativ apo Gjykata e Apelit Tiranë ku ka shkuar 2500 çështje për një gjyqtar”.

Ngarkesa tashmë vazhdon prej vitesh, ndërsa kulmi ka arritur në Gjykatën e Lartë, ku presin të marrin zgjidhje mbi 35 mijë çështje.

Kreu i kësaj gjykate, Sokol Sadushi shprehu shqetësim për rekursin që bëjnë avokatët dhe kërkoi nga ata të mos e çojnë çdo çështje në Gjykatën e Lartë.

“Një pjesë e madhe e çështjeve shqyrtohen përfundimisht dhe gjejnë zgjidhje në dy shkallët e ulëta të gjykimit dhe shanset që ky vendim të ndryshojë në Gjykatën e Lartë janë të pakta, madje në mjaft raste inekzistente” u shpreh Sadushi në një konferencë për mediat.

Por avokatët në qytetet kryesore të vendit e kanë kundërshtuar hartën e re të gjykatave dhe thonë se kjo do të largojë institucionin nga qytetarët dhe do të shtojë kostot e procesit duke e bërë më të vështirë gjetjen e drejtësisë.

“Shkurtimi i 19 gjykatave e largon në mënyrë domethënëse qytetarin nga Gjykata. Sepse detyron qytetarin nga skajet më të largëta, nga Kukësi, Tropoja, Korça, Shkodra, Maliqi, Pogradeci, Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati etj, të shkojë në Tiranë, ku përveç kostove të udhëtimit, do të gjejë edhe një hotel në Tiranë” tha përfaqsuesi i dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri. Të njëjtin kundërshtim e kanë bërë edhe avokatët nga i gjithë vendi.

“Kemi një skeme që unë nuk e di se kujt do i shërbejë por sigurisht që nuk do i shërbejë popullit , marrjes së drejtësisë efikase nga populli. Është e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë me këtë skemë dhe me këtë mënyrë organizimi gjykatash pavarësisht se cilat janë qëllimet e krijimit të këtij drafti por është një skemë që shumë shpejt do bjerë në kolaps”, tha përfaqësuesi i Dhomës së avokatisë në Korçë Arben Lena.

Ndërkohë Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur t’i shkojë deri në fund reformës në drejtësi dhe angazhimeve që socialistët kanë marrë në 2016, pavarësisht se ku po e çojnë drejtësinë këto angazhime.

Madje për ta justifikuar zhbërjen e disa gjykatave dhe përqëndrimin e tyre në Tiranë, Manja iu fut edhe zhvillimeve të demografisë në Shqipëri.

“Do të aksesohet komplet nga qytetarët, duke parë edhe lëvizjet demografike që kane sjelle përqëndrim të popullsisë në Tiranë dhe Ultësirën Perëndimore”, tha Manja.

Kolapsi i drejtësisë për të cilin flasin sot avokatët nuk ka qenë i parashikuar, pasi hartuesit e reformës në drejtësi nuk i kishin parashikuar pasojat e vetingut. Ekspertët sot janë në krye të institucioneve të reja të drejtësisë./Lapsi.al

Nxjerrja e të dhënave- Alibitë e Krajës: Nuk është në kompetencat e SPAK

Kreu i SPAK, Arben Kraja është përpjekur të bëjë alibinë e institucionit që drejton  duke thënë përpara mediave se hetimi lidhur me publikimin e të dhënave personale të 630 mijë qytetarëve shqiptarë nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posatçme. Ai shtoi  se nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë SPAK do të hetojë.

“SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. Nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën tonë për të hetuar. Po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, atëherë, patjetër që SPAK do të hetojë”,-u shpreh Kraja.

Kujtojmë se Prokuroria njoftoi se ka nisur hetimet për publikimin e pagave të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë dhe të huaj, si në sektorin publik dhe atë privat, një skandal që solli reagimin e të gjithë qytetarëve në vend.

Por ndonëse shefi i SPAK e degradoi këtë skandal si një rrjedhje të dhënash, historia nuk është kaq e thjeshtë. Përpara se të jetë një aksident kjo ngjarje dyshohet se është një krim zgjedhor i cili lidhet pazgjidhshmërisht me informacionet personale që patronazhistët e PS-së përdorën për fushatën e 25 prillit.

Por atëherë, kur skandali shpërtheu për herë të parë, SPAK nuk pati guzim të tetojë as AKSHI-n nga dyshohej se patën dalë këto të dhëna, as patronazhistët e partisë socialiste. prokurorët e posatçëm atëhere u morën me gazetarët e Lapsi.al, duke detyruar ata të tregonin burimin sepse ishim më të interesuar të zbulonin se kush kishte tradhëtuar partinë, sesa për kuptuar se cili institucion kishte tradhëtuar qytetarët.

U desh një vendim i Gjykatës të të drejtave të njeriut në Strazburg që SPAK të tërhiqej nga çështje kundër Lapsi.al dhe ta kalonte atë në Prokurorinë e rrethit Tiranë.

Pra e vërteta nuk është ajo që thotë sot Kraja se kjo çështje i takon prokurorëve të rrethit dhe po doli diçka më sensitive do merret SPAK. Rjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën . Prokuroria e Posatçme nuk kishte këllqe të hetonte krimin zgjedhor dhe përfshirjen në të të zyrtarëve të lartë, prandaj e deklasoi çështjen si një kundravajtje të nxjerrjes të të dhënave personale. E këtë nuk ka alibi që ta mohojë. Lapsi

FOTOT – Rrëshqiti në malin e Munellës me gazetarin Lela, humb jetën alpinisti Ndoc Mulaj

60-vjeçari Ndoc Mula i cili rrëshqiti duke ngjitur malin e Munellës, ka humbur jetën. 

Ai ishte bashkë me 4 persona të tjerë, mes tyre edhe gazetari Alfred Lela në momentin kur ndodhi aksidenti.

5 alpinistët përfunduan në një greminë disa metra të thellë, pasi rrëshqitën në një terren të vështirë të mbuluar nga akulli.

Trupi i 60-vjeçarit, specialist i turizmit, referuar burimeve të Policisë së Shkodrës, është gjetur me shenja jete, por ka humbur jetën teksa po dërgohej në spital.

Në gjendje të rëndë mësohet se është edhe Ilir Shyti rreth 30 vjeç, inxhinier pyjesh.

Ndërsa gazetari Alfred Lela, operatori Dorien Malaj dhe Gisel Dollani janë në gjendje më të mirë. syri.net

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja nuk mund të jetë kurrë humbje dhe disfatë

Pas deklaratave provokuese të Bashës në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, të urdhëruara nga Rama, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit.

‘Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën!’, thuhet në reagimin e Komisionit.

Reagimi i plotë:

Në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD në rolet e tyre 8 vjeçare.

Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi.

Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve!

Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese.

‘Masakra zgjedhore në Durrës’- Gjykata e Posaçme i jep të drejtë Këlliçit, rrëzon padinë e Elio Janit

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka njoftuar se ka fituar gjyqin ndaj Elio Janit, Drejtori i Transportit të Durrësit, i cili ishte akuzuar për masakrën zgjedhore në qarkun Durrës.

‘Një vit betejash gjyqësore që mbyllet me fitore e që bëhet ogur i mirë për betejat e ardhshme’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu deputeti demokrat ka njoftuar edhe një tjetër gjyq të fituar ndaj Mirel Mërtit, i cili e akuzonte për shpifje.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Sot fitova gjyqin ndaj Elio Janit. Drejtori i Transportit të Durrësit më kishte paditur për shpifje në lidhje me deklaratën time publike për masakër zgjedhore në qarkun Durrës.

Ky ishte gjyqi i fundit për vitin 2021 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur shkurtimisht si GJKKO. Një vit betejash gjyqësore që mbyllet me fitore e që bëhet ogur i mirë për betejat e ardhshme.

Dje fitova një tjetër gjyq me Mirel Mërtin. Edhe ai më akuzonte për shpifje. Sot flitet se është në arrati!

Pirg le të bëhen paditë!

Nuk trembem, se jam me të vërtetën.

Falenderoj dhe i jam mirënjohës avokatit të shkëlqyer Ledio Nuraj, për mbrojtjen dinjitoze që i bën kauzave opozitare!

Ky vit gjyqësor në GJKKO u mbyll me mua. U mbyll me fitore dhe me drejtësi.

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur sportiv, ikona e televizionit Vladimir Grillo

Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH Vladimir Grillo. Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekran, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.

Me një zë karakteristik, profesionalizëm, njohje të thellë të sportit dhe problemeve shqiptare, ai ka realizuar mijëra orë komente ndeshjesh kombëtare dhe ndërkombëtare, për të gjitha sportet.

Grillo mbaroi Institutin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi në vitin 1969. Më 3 janar të vitit 1970 filloi punë në RTSH për të qëndruar deri në fund të jetës.

Vitin e kaluar, më 2 korrik 2020 Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.

Dekorim Vladimir Grillo

EMRAT- Skandali i uniformave, dënohen ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë vendimet ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderin e uniformave.

Sipas njoftimit të GJKKO, Edlira Naqellari, është shpallur fajtore dhe është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe i ndalohet për 5 vitet e ardhshme ushtrimi i të drejtës për funksione publike. Të njëjtin dënim ka marrë edhe Flutura Çerkezi.

Njoftimi i GJKKJO:

1. Deklarimin fajtore të të pandehures Edlira Naqellari, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3
duke u dënuar përfundimisht e pandehura Edlira Naqellari me 1 (një) vit burgim.

• Vuajtja e dënimit për të pandehurën Edlira Naqellari fillon nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Edlira Naqellari për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.

2. Deklarimin fajtore të të pandehures Flutura Çekrezi, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Flutura Çekrezi me 1 (një) vit burgim.

• Vuajtja e dënimit për të pandehurën Flutura Çekrezi fillon nga dita e arrestimit të saj dhe do të
kryhet në një Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për gratë.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Flutura Çekrezi për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.

3. Deklarimin fajtore të të pandehures Anisa Bogdani, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Anisa Bogdani me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Anisa Bogdani ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

• Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e caktuar ndaj të pandehures Anisa Bogdani me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Anisa Bogdani për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.

4. Deklarimin fajtore të të pandehures Ani Omuri, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Ani Omuri me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Ani Omuri ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

• Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehures Ani Omuri me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

• Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurës Ani Omuri nga ambjentet e paraburgimit nëse ajo nuk mbahet e arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si e dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Ani Omuri për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.

5. Deklarimin fajtore të të pandehures Aurora Mulla, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Aurora Mulla me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Aurora Mulla ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Aurora Mulla për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kleivis Hasani, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kleivis Hasani me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e urdhëruar të pandehurin Kleivis Hasani që të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë pune në interes publik.

• Puna në interes publik të kryhet brënda afatit prej 6 (gjashtë) muajsh nga dita e marrjes se vendimit formë të prerë.

• Detyrohet i pandehuri Kleivis Hasani që të mbaje kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

• Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Kleivis Hasani me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

• Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Kleivis Hasani nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Bejkaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kreshnik Bejkaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Vuajtja e dënimit për të pandehurin Kreshnik Bejkaj fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Kreshnik Bejkaj për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Mingaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Mingaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurin Gëzim Mingaj ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.

• Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Gëzim Mingaj me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

• Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Gëzim Mingaj nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Demneri, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Demneri me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fatmir Demneri fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Fatmir Demneri për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mariglen Buzali, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.

• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Mariglen Buzali me 10 (dhjetë) muaj burgim.

• Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mariglen Buzali fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Mariglen Buzali për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.

11. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurit në këtë process gjyqësor, av. Shpëtim Kodhelaj të shpërblehet nga shteti sipas tarifave përkatëse.

12. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Operacioni Shpirti- SPAK nën akuzë për trafik droge edhe dy ish shoqëruesit e Saimir Tahirit

TIRANË

SPAK mbyll hetimet për operacionin ‘Shpirti’ dhe dërgon për gjykim 31 të pandehur.

Nën akuzë për trafik drogë, SPAK ka dërguar për gjykim edhe 2 shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri, përkatësisht , Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë, nr.36/2, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: (31 të pandehur) Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, akuzuar se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, Maksim Sota, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky hetim ndërkombëtar është bërë i mundur në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit, Prokurorisë së Posaçme kiundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë.

Në kuadër të këtij hetimi, më parë janë dërguar për gjykim Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari, akuzuar se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’ në mars të vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit, të kryera nga zyrtarë publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion Euro.

Ky hetim është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të suksesshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë, për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. bw

“Drejtësia në Koma”- Petrit Vasili: Qytetarëve iu mohohet drejtësia, qeverisë i garantohet pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit të saj të tmerrshëm!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale se drejtësia ndodhet në koma.

Ai sjell një video të kryetares së KLGJ, Neureda Llagamit dhe shkruan se qytetarëve iu mohohet drejtësia, si dhe shton se qeverisë i garantohet pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit të saj të tmerrshëm.

Postimi i Petrit Vasilit:

Drejtesia ne koma!(VIDEO).
Kryetarja e KLGJ Llagami pohon:
Drejtesia eshte katandisur ne drejtesi ambulante
Gjykatesit e apelit administrativ nga 3 mije çeshtje per gjyqtar.
Gjykatesit e apelit 2500 çeshtje per gjyqtar.
Rilindja e kapi drejtesine dhe beri Antireforme ne drejtesi.
Qytetareve ju mohohet drejtesia.
Qeverise i garantohet pandeshkueshmeria ndaj korrupsionit te saj te tmerrshem.

Berisha: Basha u bë palë me Ramën, në 3 muaj krijuam opozitë të vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Berisha theksoi se Lulzim Basha është bërë palë me Ramën. Ai shton se në këta tre muaj u krijua opozitë e vërtetë.

“Gjëja më e madhe e arritur në këta tre muaj ishte se vendi ka një opozitë të vërtetë. Kjo sepse kjo opozitë me Bashën nuk është opozitë, sepse voton borxhe të tjera.

Kjo është një opozitë që nuk ka parësore çështjen kombëtare. Le të vijmë tek ndryshimi i kufijve të Kosovës. Opozita e Bashës në linjat themelore u shua, përfundoi në peng”, deklaroi Berisha.

‘Non grata’- Berisha: Rama çoi në DASH raporte të fshehta me shpifje dhe trillime

Sali Berisha akuzon qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe manjatin George Soros, se kanë lobuar në DASH për shpalljen e tij non grata në SHBA. 

Berisha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv tha se DASH ka pranuar se për vendimin janë bazuar te raportet e OJQ, mes të cilave edhe OJQ-ja e Delina Ficos, lajmet në media dhe raportet e qeverisë shqiptare.

Sipas Berishës, Rama ka dërguar në DASH raporte të fshehta me shpifje dhe trillime.

“Tre ditë pas shpalljes, DASH ka deklaruar tre gjëra: Sekretari i Shtetit është informuar nga raportet e OJQ lokale dhe rajonale. Përgjigjja zyrtare që i ka dhënë Gazetës SOT, DASH, nëpërmjet ambasadës i është dorëzuar emaili. E dyta, është bazuar në raportet e mediave të kontrolluara nga qeveria. E treta, është bazuar në raportet antikorrupsion të qeverisë. Dy orë mbrapa, në letrën për Blinken, pa i ditur këto fare, i them që është produkt i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros dhe keqinformitit tuaj. Është rast unik në botë kur nuk është ndëshkuar një person që s’ka pasur jetë asnjë proces të vetëm, asnjë padi, as ai dhe as familja e tij. Nuk është ndëshkuar kurrë një person 8 vite pasi është larguar nga pushteti. Për definicion, ligji është për pushtetarë. Mua miqtë më kanë thënë, a doni ta padisim për këtë klauzolë? Jo, kam thënë, e kam paditur për shpifje. Qeveria shqiptare s’ka publikuar asnjë raport kundër për afera korruptive të Sali Berisha. Mediat s’e kanë publikuar kurrë një raport të qeverisë. Unë jam i bindur se DASH nuk thotë kot. Edi Rama ka çuar raporte të fshehta. E tëra shpifje dhe trillime“, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri tha se ka gjetur mbështetjen e liderve konservatorë vendet e të cilëve janë në rrezik nga Soros, po njësoj si Shqipëria.

“Nëse ju thoni, fakte kemi por nuk i japim, kjo nuk funksionon. Thirrja ime është për çdo qeveri të një vendi të lirë, çdo fakt dhe provë ta dorëzojë. Në qarqet konservatore, udhëheqës kryesorë të tyre, më kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pse? Sepse unë jam kyçyr në një betejë me një armik të konservatorizmit. Nuk është vetëm në Shqipëri armik ai, ai po kaq armik është në SHBA. Për vlerat konservatore dhe këto janë të shpallura. Unë në këtë betejë, ndonëse e nisa vetëm, bazuar në një eksperiencë timen 32-vjeçare, kur vendosa të dal kundër, për asnjë arsye tjetër veçse për dinjitetin tim”, tha Berisha.

Berisha: 2022 nis me një opozitë të vërtetë! Jemi të gatshëm për beteja, ecim drejt pushtetit

‘U shkarkua me 4935 delegatë’/ Berisha: Basha mban peng PD-në me 1958 karrige, thotë kam 5004

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se 4200 delegatë firmosën për të mbledhur kuvendin dhe se demokratët votuan për shkarkimin e Bashës.

I ftuar në “Ora e Betit”, Berisha theksoi se Basha u shpreh se kishte 5004 delegatë në një sallë me 1958 karrige në “Pallatin e Kongreseve” si dhe do ta mbajë peng partinë.

Berisha: Të gjithë jeni dëshmitarë se 4200 delegatë firmosën për të mbledhur kuvendin. Kjo shumicë firmosi dhe PD u nda në shumicë dhe pakicë. Kjo shumicë u mblodh dhe erdhën 4935 delegatë në stadium. Kjo është PD-ja më e fortë. Basha tha se ka 5000 delegatë, por tregoi vetëm 2000 të tillë.

Berisha: 2022 nis me një opozitë të vërtetë! Jemi të gatshëm për beteja, ecim drejt pushtetit

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaron se viti i ardhshëm do të jetë viti i opozitës së ringritur. 

Në A Shoë me Adi Krastën në Syri Tv, Berisha u shpreh se PD dhe opozita do të jetë në këmbë dhe e gatshme për beteja.

Kjo opozitë, tha Berisha, do të ecë e sigurt drejt pushtetit me votën e lirë të shqiptarëve dhe jo përmes kulisave.

“2022 fillon me një opozitë të vërtetë. Ky është një fat i bardhë për vendin. Mungesa e opozitës është një fatkeqësi e tmerrshme. Fillon viti me një opozitë të ngritur në këmbë, të gatshme për beteja. Një opozitë e cila ecën e sigurt drejt pushtetit jo me negociata dhe kulisa, por me votën e lirë të shqiptarëve”.

Situata në PD, Berisha: Aty po flitet për bashkëqeverisje me Ramën, deputetët të largohen nga Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dërguar një mesazh edhe deputetëve të cilët mbështesin ish-kryetarin Lulzim Basha, se është koha që ata të shkëputen nga një njeri që ka pabesinë si tipar.

I ftuar në A Show, Berisha theksoi se mbështetja e një njeriu që ka tipar mungesën e sinqeritetit, ka mashtrimin dhe jo të vërtetën, atëherë nuk është faji i Lulzim Bashës, por faji jot.

Aty flitet për zv/kryeministra, ministra, bashkëqeverisje 100%. U është aluduar përfaqësuesve tanë edhe nga të huaj. Unë besoj se do të shkëputen nga Lulzim Basha. Të qëndrosh me një njeri i cili ka pabesinë dhe jo luajalitetin si tipar në marrëdhënie me njerëzit, mungesë sinqeriteti, ka mashtrimin dhe jo të vërtetën, unë besoj se nuk është faji i Lulzim Bashës, por faji jot”, tha Berisha.

Berisha: Basha do largohet butësisht nga zyra. Pasoja të rënda nëse pushton selinë e PD me mercenarë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Berisha theksoi se Lulzim Basha sot është pushtues i shtëpisë së demokratëve, duke shtuar se nuk ka as 5-6 përqind mbështetje në parti.

Sali Berisha vlerësoi se nëse Basha do të bëjë rezistencë ndaj shumicës së anëtarësisë, do përballet me pasoja.

“Lulzim Basha shpërbëi opozitën në Shqipëri. Nuk di të tjerë që të jenë për një opozitë false. Basha në parti ka 5-6 përqind, nuk ka mbështetje. Lulzim Basha është peng dhe kur je peng, të diktojnë çdo qëndrim dhe nuk të lenë të marrësh asnjë përgjegjësi. Ai e ka të qartë se 2000-ja nuk është 5000. Ai detyrohet të mbushë sallën me punonjës të instituteve, që nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ai dhe Rama kanë marrë peng pluralizmin politik në vend.

Një pakicë që vihet kundër shumicës është bandisteske ose terroriste. Prapa meje qëndron shumica e demokratëve. Anëtarësia e ka shkarkuar Bashën, sepse anëtarësia është përmbaruesi. Anëtarësia i thotë se zyra nuk është e juaja, por do administrohet nga Komisioni, ju jeni thjesht deputet. Unë iu bëj thirrje njerëzve që janë me Bashën, që të ikin nga ai”, deklaroi Berisha.

Berisha: Nuk isha dakord me zgjedhjet në PD, bëra gati shkrimin! U tërhoqa se do dobësoja partinë

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka qenë dakord me nisjen e procesit zgjedhor në PD fill pas humbjes karastrofike në 25 prill.

I ftuar në “Ora e Betit”, Berisha tha se është nga herët e pakta që ka kam censuruar vendimin dhe do i duhej të rikthehej në drejtim të partisë, por kështu mund ta dobësonte PD-në.ët

Berisha: Unë nuk kam qenë dakord me nisjen e procesit zgjedhor në parti. Ky është ndër rastet e pakta që unë kam censuruar vendimin, pasi kisha bërë një shkrim, por i thash vetes se jam i tërhequr duke mos iu vënë vendimit të këshillit kombëtar. Unë ditën e ditën e votimit thash se kurrë mos thuaj kurrë për të ardhur në krye të partisë.

Berisha: Rama nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për kryeministër. E ftoj në debat

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi Edi Ramën në debat televiziv. 

Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Berisha tha se e fton Ramën dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën.

Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën po të dojë. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore knë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

Shqipëri, dorëzohen banesat e ndërtuara nga Turqia për familjet e prekura nga tërmeti

Në Shqipëri janë dorëzuar banesat e ndërtuara me financimin e Turqisë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në një aktivitetet me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të vendit dhe përfaqësuesve të institucioneve turke në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Laçit, të Bashkisë Kurbin, ishin të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të tjerë të Qeverisë së Shqipërisë, drejtues të Bashkisë së Kurbinit, si dhe qytetarë të cilët përfitojnë banesat.

Kryeministri Rama, duke folur mbi projektin e ndërtesave në Laç, theksoi se projekti është shembulli më kuptimplotë që rindërtimi është bërë për të gjitha familjet shqiptare të prekura nga tërmeti.

Rama tha se rindërtimi është një program për shqiptarët, është një program për çdo familje shqiptare që në momentin më kritik të jetës së tyre, por edhe në një moment shumë kritik për vendin “ne ishim të vendosur që të mos i linim vetëm dhe t’u gjendeshim pranë”.

“Jo vetëm këtu, por në të 11-të bashkitë e prekura, shtëpitë pavarësisht se nga kush janë financuar, në pjesën dërmuese janë financim i qeverisë shqiptare, në këtë rast është financim i qeverisë turke dhe kujdes i drejtpërdrejtë i presidentit Erdoğan, i atij mikut tim që kur disave iu del në Facebook bëjnë lloj-lloj komentesh të padenja, por që u gjend(Presidenti Erdoğan) si të ishte këtu, i lindur këtu, i rritur këtu dhe si të kishte njerëzit e vet këtu, duke vënë në dispozicion menjëherë të gjithë forcën e miqësisë dhe solidaritetit”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës në ceremoni, ambasadori Yörük, tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë janë në nivelin e partneritetit strategjik, të cilat bazohen në lidhje të thella historike, humanitare dhe kulturore. Ai theksoi se sot janë mbledhur në Laç për të festuar një rezultat të natyrshëm të partneritetit mes dy vendeve.

“Me direktivat e presidentit tonë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë tërmetit të nëntorit 2019, të gjitha institucionet e shtetit tonë u mobilizuan që në momentin e parë për popullin mik dhe vëlla shqiptar. Presidenti Erdoğan gjithashtu ishte ai që loboi më së shumti për t’i grumbulluar ndihmë Shqipërisë nëpërmjet gjithë komunitet ndërkombëtar dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam”, u shpreh ambasadori turk.

Ambasadori Yörük, duke u ndalur tek ndihmat e institucioneve turke pas tërmetit, tha më tej se në tërmetin e nëntorit 2019, Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë.

“Ky projekt të cilin ne e kemi përfunduar me një arkitekturë moderne dhe me çdo gjë të nivelit më të lartë, është një shenjë madhështore e miqësisë së palëkundur dhe marrëdhënieve të mira mes vendeve tona”, theksoi Yörük.

Ai tha se nën udhëheqjen vizionare të presidentit Erdoğan, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë gjithmonë pranë vëllezërve shqiptarë dhe të gjitha vendeve e kombeve mike në Ballkan.

Arben Ahmetaj, zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave i Shqipërisë, duke theksuar se banesat janë falas, tha se “Gjithë Shqipëria e ka pritur këtë mrekulli”. “Një falënderim të madh kam për qeverinë turke, presidentin Erdoğan, për ty ambasador”, tha Ahmetaj.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, tha se ndien se kjo është dita më e lumtur që prej ditës që drejton punët e përditshme të këtij qyteti. “Kjo lagje e mrekullueshme që është sot para nesh, një ndër lagjet rezidenciale më të bukura në vend është fryt i bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët tanë turq”, u shpreh Cara.

Kryeministri Rama, ambasadori Yörük dhe zyrtarët e tjerë të pranishëm vizituan disa nga apartamentet dhe familjet që kanë marrë ndërtesat e reja.

Projekti i financuar nga Turqia i cili përfshin 522 apartamente, por edhe njësi tregtare dhe qindra vende parkimi u zhvilluan nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa punimet në Njësinë Administrative Laç në Bashkinë e Kurbinit u realizuan nga kompania Albayrak. Në ditët në vazhdim do të përfundojë gjithë procesi për akomodimin e familjeve në ndërtesat në Laç.

Irena Beqiraj: Baton Haxhiu në konflikt interesi, sepse kompania ku punon ka përfituar para nga buxheti i shtetit

A Show – Beqiraj për skandalin e të dhënave: Baton Haxhiu është në kundërshtim me interesin publik

Ish-zv ministrja e Financave Irena Beqiraj, e ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për skandalin e të dhënave.

Beqiraj thekson se skandalin e të dhënave mund ta konsiderojë edhe si “fenomeni Baton Haxhiu”.

“Ajo që unë di të them është se të dhënat që kanë dalë kohët e fundit, njeriu që i ka nxjerrë, mesazhin e ka të qartë: këto të dhëna kanë dalë nga AKSH-i. Kjo se në tatime nuk kemi numra telefoni, në sigurime shoqërore që u hodh ideja në fillim nuk kemi numra telefoni, ne kemi numra telefoni, adresa, targa, të gjitha të mbledhura në një databaze, që quhet AKSH. A është bërë e nxituar apo jo, këtë gjë duhet ta thonë teknikët.

Është ngjarje jo e vogël, por se në këndvështrimin tim nuk kanë dalë nga tatimet, nuk kanë dalë nga sigurimet shoqërore, nuk kanë dalë nga Drejtoria e Targave dhe e Makinave. I riu që i ka nxjerrë është duke thënë hej mos u hallakasni, sepse i kam marrë tek AKSH-i. A ka nisur kjo që në kohën që PS mori dhe bëri atë databazen e patronazhistëve apo jo, edhe kjo mbetet për verifikim nga Prokuroria. Me aq sa njoh unë sistemet dhe përdorimin e të dhënave, këto kanë dalë nga AKSH.

Të dhënat mund edhe të merren nga organizata të caktuara për studime, por gjithmonë duke fshehur të dhëna sensitive. Mendoj se kjo ngjarje ka nxjerrë të dhënat personale të të gjithëve, por ka ngritur elementë me rëndësi për të diskutuar në publik. Unë e quaj fenomeni Baton Haxhiu. Unë nuk e dija se ishte strateg marketingu për shërbimet shëndetësore, e njihja vetëm si analist politik dhe me një krah të qartë, por Batoni është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania që ai punon ka marrë dhe ka përfituar para nga buxheti i shtetit, mund të them vetëm dy, dializën apo ka fituar tenderin e chek upit tek Albcontrolli, që është sërish kompani shtetërore, pra kur ti del e bën propagandën e shtetit, ti je në konflikt interesi dhe je në trafik influence”, deklaroi Beqiraj.

 

‘Demokratët janë bashkë’- Këlliçi: Me anëtarët e Degës 1 për të rindërtuar Partinë Demokratike!

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Degës 1 Tiranë në 31 vjetorin e Partisë Demokratike.

Këlliçi thekson se qëllimi i tyre është rindërtimi i Partisë Demokratike.

‘Demokratët janë bashkë! Janë shumicë! Janë vendimmarrës! Janë sovrani!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Me demokratët e Degës 1 Tiranë për të rindërtuar Partinë Demokratike!

Demokratët janë bashkë! Janë shumicë!

Janë vendimmarrës!

Janë sovrani!

‘80 mln euro tendera sekretë nga AKSHI i fiton kompania e Agaçit’

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal online, që lidhet me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI. Në denoncim thuhet se kjo agjenci ka bërë 80 milionë euro tendera sekretë, ndërkohë që ato i fiton një kompani e lidhur me Engjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë.

POSTIMI I BERISHES

Edi Rama me Don Agaçion e Ndrikull Akshin, 80 milionë euro tendera sekrete!

Tenderat i fiton kompania e Don Agaçios.

Tenderat sekretë janë vjedhje shtetërore sekrete në 95%.

Lexoni denoncimet e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje Dr! Kompania Soft&Solutions është kompania që duhet të mirëmbaje ose kujdeset për sistemin e të dhënave dixhitale të qeverisë.

Kjo kompani është në pronësi të Agaçit, d.m.th jo në emër të tij, por ai e ka, kjo kompani merr pjesën më të madhe të tenderave sekretë nga AKSHI. Kompania është me emrin e Ermal Beqirit. Tërë kontratat e AKSHI-t ky i merr.

AKSHI ka bërë mbi 80 mln euro në vit kontrata sekrete.

S’ka fund skandali me të dhënat- ‘e-Albania’ kalon në duart e privatit me VKM-në e Ramës

Në kulmin e skandalit të publikimit të të gjitha të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, platforma ‘e-Albania’, do t’i kalojnë privatit.

Qeveria ka përgatitur projektligjin ku parashikohet që shërbimet për qytetarët dhe administratën publike të përfitohen online dhe po aty të kryhen dhe pagesat.

Projektligji propozon krijimin e një kompanie të quajtur ‘dg tech’, e cila do të jetë nën varësinë e Agjencisë Kombëtare të Teknologjise së Informacionit.

Kjo shoqëri aksionare do të ofrojë për autoritetet publike, autoritetet e pavarura dhe subjektet private të gjitha shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes.

Në draft përcaktohet se deri në 49 për qind e aksioneve do të kalojnë te privati dhe pjesa tjetër do ti mbetet shtetit.

Po ashtu organizimi do të jetë përmes Këshillit Mbikqyrës që do të jetë i përbërë nga shtatë anëtarë.

Një tjetër pikë është dhe vendosja e pagesave për një sërë shërbimesh po ashtu dhe kompanitë që kërkojnë të ripërdorin të dhënat do të duhet të paguajnë faturën përkatëse që sipas projektligjit do të jetë e arsyeshme.

Vendimi vjen në kohën kur përmes ‘whatsapp’ janë publikuar të dhëna personale të shqiptarëve duke nisur nga numri i identitetit, vendi i punës, paga, numri i celularit, pronësia e automjetit por dhe përkatësia politike.

Deri tani ende nuk ka persona të akuzuar prej prokurorisë. syri.net

Mustafaj: Kam parë mijëra CV, të paktën 500 ishim më të mirë për kryetarë se Basha

Për analistin Besnik Mustafaj, Partia Demokratike ka burime të shumta njerëzore.

Duke komentuar zhvillimet dinamike në selinë blu, i ftuar në studion e ABC Live, Mustafaj tha se si pjesë Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve ka parë mijëra CV.

Mes tyre ai evidentoi se të paktën 500 mund të ishin kryetarë më të mirë se Lulzim Basha.

‘Nëse nisemi nga faktet statutore, Basha është i ikur sepse 44 mijë anëtarë kanë firmosur për shkarkimin e tij. Në këtë kuptim nëse Basha do të ndiqte filozofinë politike të Partisë Popullore Europiane, ai duhet ta njihte veten si të shkarkuar.

Nga ana tjetër, a duhet të ikë Berisha? Unë jam i mendimit se tani për tani ai është e tashmja, duke qenë motori që po ndërmerr këtë ndryshim të madh në PD. Por kurrsesi nuk mund të besoj se Berisha është e ardhmja e partisë. Janë dy etapa të ndryshme. Kur fillon e ardhmja, kjo mbetet për t’u parë pas marsit kur janë edhe zgjedhjet për kryetar në PD.

Në ndryshimet e reja statutore çka mua më bën optimist parashikohet gara, e hapur dhe reale. Duke u hapur gara, jam i bindur se do të ketë evidentim personalitetesh të reja shumë energjike. Nëse hyjnë në garë, tregojnë veten. I siguroj teleshikuesit tuaj se brenda PD ka potenciale, burime njerëzore të jashtëzakonshme.

Kam qenë në komisionin për përzgjedhjen e kandidaturave gjatë vjeshtës së kaluar, kam parë mbi 3 mijë CV, nga të cilat ju siguroj se janë të paktën 500 që mund të ishin kryetarë më të mirë se Basha. Ka shumë demokratë të shkolluar shumë mirë dhe me vullnet të madh për të mbështetur qëndrimet politike të qendrës së djathtë’, u shpreh Mustafaj.

Salltanetet e Ramës- Mbi 300 mijë euro rroga për 24 ndihmësit e tij. Ja kush janë

Njeriu që erdhi në pushtet me ‘besimin tek talenti dhe forca e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi’, që kur ishte në opozitë shoshte se ‘politikën e sheh si pasion për të ndryshuar e jo si zanat për të fituar’ apo që shfaqej në klipe muzikore herë krah minatorëve në galeritë e Bulqizës e herë mes peshkatarëve duke ngritur arka, sot shpenzon mbi 300 mijë euro për ushtrinë e ‘ndihmësave’ të tij personalë.

Është Edi Rama, të cilit i duhen 24 vetë në rolin e ndihmësave në kryeministri, nga një vëzhgim Lapsi.al bëri në listën e pagave të janarit që qarkullon tashmë në Whatsapp.

Mbetet i paqartë përshkrimi i punës për secilin prej tyre, pasi është e njohur mania e Ramës që ta kurojë vetë imazhin në publik, që nga përzgjedhja e veshjeve, arredimi i zyrës apo shkrimi i fjalimeve.

Nga lista e rrogave të janarit rezulton se paga bruto e ‘ndihmësit të kryeministrit’ është 144.686.000 lekë. Me një përllogaritje e shpejtë del se shpenzimet për 24 punonjësit shkojnë mbi 300 mijë euro në vit, duke përjashtuar këtu këshilltarët apo sekretarët e tij.

Në intervistat që jep në media, Rama shfaq me mjeshtëri imazhin e atij që nuk ngazëllehet nga luksi i tepërt, që nuk e sheh pushtetin si qëllim në vetvete apo si mjet përfitimi.

Në retorikën e kryeministrit gjen shpesh shprehje që e përshkruajnë politikën si ‘një shtysë për t’i zgjidhur hallet e njerëzve dhe problemet e vendit duke punuar më fort, jo duke u ankuar më shumë’.

Në fakt Rama nuk ka ç’të ankohet. Me një administratë të fryrë në maksimum dhe me një infrastrukturë televizive si ERTV në shërbim të vetes, shefi i qeverisë i ka plotësuar më së miri nevojat në shërbim të vetes. /Lapsi.al

Emrat e ndihmësave të Edi Ramës:

Anxhela Lita

Mitea Gegushi

Enio Ohri

Alkida Thana

Ina Kuka

Andi Mazi

Jona Dundo

Drilona Deliu

Florian Spahiu

Oljan Kanushi

Besmir Gjokuta

Ardit Drenova

Aida Hasmeta

Kjara Adhami

Skënder Duka

Ina Memishahi

Silda Çepe

Keisi Seferi

Denada Marko

Marsel Preçi

Klevis Gjoni

Jeta Deda

Renald Koka

Megi Thaçi

PD Gjirokastër 4 pyetje për Roland Bejkon: Mos fol me gjuhën e Ballës

Partia Demokratike, dega Gjirokastër i është përgjigjur deklaratëve të Roland Bejkos, ish-kandidat për deputet.

Dega e PD-së Gjirokastër i ka bërë edhe 4 pyetje Bejkos.

Më poshtë deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Gjirokastrës distancohet plotësisht nga prononcimet e papërgjegjshme dhe absurde të ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar, të ish-Sekretarit për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, të ish-kandidatit për deputet në Qarkun tonë, Z Roland Bejko.

Ne si demokratë, si aktivistë dhe si votues edhe të Partisë Demokratike, edhe të Z.Bejko, i kërkojmë atij t’u përgjigjet disa pyetjeve dhe shqetësimeve tona:

1. Qëkur një demokrat i vërtetë flet e sokëllet me gjuhën e Taulant Ballës?

2. Z.Bejko, me çfarë autoriteti flet ti në emrin tonë?

3. Sa delegatë të erdhën nga Qarku Gjirokastër në pseudo-kuvendin e 18dhjetorit? Sa autoritet ke?

4. Kur do ngresh ndonjë shqetësim, apo problematikë tonën ne kohën tënde të shpërdoruar televizive për mbrojtjen e interesave meskine të Lulzim Bravës?

Ndiejmë keqardhje dhe na vjen turp që rrimë e merremi me ju, ndërkohë që Gjirokastra vuan, lëngon dhe shkatërrohet ditë për ditë.

Ju nuk keni ditur dhe as keni dashur t’i dilni për zot asaj.

Partia Demokratike e Gjirokastrës do të vazhdojë të qëndrojë e fortë, stoike, e papërulur përballë regjimit të Edvin Malavitës.

Ne u themi anëtarëve tanë, por edhe gjithë bashkë-qytetarëve të Gjirokastrës se do i shërbejmë me devocion interesit publik dhe jo meskinitetit donkishotesk të individëve të caktuar.

#PartiaDemokratikeMbiTëGjitha!

#RroftëGjirokastra!!

#Fitore!!!

Grupi i punës i ngritur nga deputeti Basha është i paligjshëm – Nga Belind Këlliçi

Sqarim për demokratët dhe opinionin publik:

Në vazhdimësi të shkeljeve të statutit të PD dhe FRPD, deputeti Lulzim Basha ka nxjerrë sot në një deklaratë për mediat një grup të rinjsh që kanë folur rreth procesit zgjedhor në FRPD.

Ju rikujtojmë të gjithë të rinjve demokratë se këto manovra për të kapur këtë institucion janë të kota dhe pa vlerë. Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 Nëntor 2021 që i hap rrugë procesit të zgjedhjeve dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të mbivendoset mbi këtë vendim.

Grupi i punës i ngritur nga deputeti Basha është i paligjshëm dhe nuk ka asnjë kompetencë që të marrë vendime mbi organizatën tonë. Për këtë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka marrë edhe mbështetjen nga organizatat më të mëdha europiane të rinisë, siç është edhe European Democrat Students.

Ka vetëm një FRPD dhe ajo është në anën e duhur të historisë. Gjithë të tjerat janë iluzione për të përçarë dhe shpërqëndruar të rinjtë demokratë. Ne jemi krenarë për arritjet e Forumit tonë dhe nuk mund të lejojmë asnjë njeri të cënojë autonominë dhe historinë tonë.

Ju bëjmë thirrje të rinjve që të ndjekin faqen zyrtare të FRPD (@frpdsh në Facebook, Instagram dhe Twitter) për përditësimet në lidhje me këtë proces.

VIDEO- Klodian Zoto në kërkim, Edi Rama i jep 600 mln lekë

Edhe pse i shpallur në kërkim për pastrim parash dhe korrupsion, Klodian Zoto vijon të thith parat e shtetit me anë të tenderave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vetëm pak ditë më parë, konkretisht me 15 dhjetor të këtij viti kompania e Zotos ka përfituar një tender disa milionësh sërish për të menaxhuar mbetjet urbane të qytetit të Fierit!

Nga SYRI TV

Biznesmeni kontrovers Klodian Zoto është në kërkim nga Prokuroria Speciale SPAK prej datën 14 Dhjetor 2021, si një prej personave kryesorë të përfshirë në ‘aferën e inceneratorëve’.

Megjithatë, kjo situatë nuk e ka penguar aspak qeverinë që t’i japë më shumë se 620 milionë lekë të vjetra.

Në 15 Dhjetor, pra vetëm një ditë pasi ai u shpall zyrtarisht në kërkim nga Prokuroria Speciale, SPAK, qeveria ‘Rama’, nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, ka dorëzuar shumën e konsiderueshme në llogaritë e shoqërisë ‘Integrated Technology Waste Treatment, Fier’.

Kompania që ka fituar koncesionin e dyshimtë të landfillit dhe inceneratorit të Fierit është në pronësi 70 përqind të shoqërisë ‘Integrated Technology Service’ të Klodian Zotos.

Kompania ‘ITS’ është vendosur nën sekuestro preventive nga SPAK, si një prej personave juridikë të dyshuar për veprën penale të ‘pastrimit të parave’.

Por, aksionet e ‘ITS’-së së Zotos në koncesionin e landfillit të Fierit janë ende të lira dhe në këtë mënyrë Klodian Zoto vijon të marrë ende qindra milionë lekë publike nga të ardhurat e Shtetit.

Klodian Zoto dhe pronarja në letra e kompanisë ‘Albtek Energy’, Stela Gugallja, janë shpallur në kërkim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se kanë krijuar një skemë pastrimi parash nëpërmjet kompanive që menaxhojnë impiantet e përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Një bashkëpunëtor i afërt i Zotos dhe Gugalljas është edhe Mirel Mërtiri, për të cilin SPAK nuk ka dhënë informacion nëse është nën hetim.

Treshja Zoto-Gugallja-Mërtiri kanë krijuar një rrjet kompanish, nëpërmjet të cilave kanë fituar kontrata koncensionare për menaxhimin e mbetjeve urbane në tre prej qyteteve më të mëdha të vendit.

Fillimisht, ‘Albtek Energy’ në pronësi të Stela Gugallja fitoi kontratën koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, në vitin 2014.

Dy vjet më vonë, në viti 2016, shoqëria me seli në Holandë, ‘Integrated Energy BV’, e cila kishte drejtor të parë Klodian Zoton, fitoi kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës në Tiranë.

Një vit më pas, Klodian Zoto, nëpërmjet kompanisë ‘Integrated Technology Service’ fitoi kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Fierit.

Zoto zotëron 70 për qind të kontratës, ndërkohë që 30 përqind janë në pronësi të një kompanie lokale, ‘Ndërtim-Montim Patos’.

Grabitja e shtëpisë së Vaçe Zelës- Gjenden gjurmë gishtash dhe flokë

Shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, nuk është kursyer nga hajdutët në kryeqytet, të cilët kanë arritur të marrin edhe medaljen e akorduar për të nga Presidenti i Republikës.

Ngjarja dyshohet se mund të ketë ndodhur gjatë fundjavës, por duke qenë se aty nuk jetonte njeri, nuk dihet disa apo ora e saktë. Bastisja është konstatuar nga motra e mbretëreshës së këngës, e cila kujdesej herë pas here për shtëpinë që ndodhet në një pallat pranë “Pazarit të ri”, në Tiranë.

Kur ka tentuar të hapë derën me çelës, ajo ka parë që në fakt ishte e hapur dhe kur është futur brenda ka gjetur gjithçka përmbys. Në këtë moment ka lajmëruar Policinë dhe shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, raporton Panorama.

Të paktën deri tani, nga verifikimet e kryera në shtëpi, rezulton se mungon një lap top, ora e bashkëshortit të Veçe Zelës, si dhe një dekoratë. Ekspertët kriminalistë kanë fiksuar disa prova në vendngjarje, gjurmë gishtash dhe një fije floku, që po analizohen në laboratorin e kriminalistikës, për të arritur në ndonjë emër autori të mundshëm.

Ndërsa sa i përket mënyrës se si autorët kanë depërtuar brenda shtëpisë, burimet thonë se dera dyshohet se është hapur me kartë, duke qenë se nuk ishte e mbyllur me çelës.

Burime nga Policia e Tiranës thanë dje ende nuk është arritur të identifikohen autorët që kanë vjedhur shtëpinë e këngëtares Vaçe Zela në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj.

Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë arritur të marrin është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës. syri.net

Veliaj ka më shumë të punësuar se gjithë qeveria- Kush është shteti?

Publikimi i listës së pagave ka tronditur shoqërinë shqiptare, por ka zbuluar edhe skandale të rënda brenda saj.

Kështu, nga lista u mësua se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka një ushtri këshilltarësh personalë, që i kushtojnë miliona taksapaguesve.

Jo vetëm, kaq, por sipas të dhënave, edhe Bashkia e Tiranës ka një armatë njerëzish në punë.

“Bashkia Tiranë rezulton me 2459 persona të punësuar dhe me një kosto pagash mujore 1.28 Milion €. Sa për krahasim rezulton se gjithë ministritë bashkë kanë 2181 të punësuar!” shkruan aktivisti Endrin Gjipali.

Gazetari Ylli Dylgjeri, duke e shpërndarë këtë postim, bën ironi: “Kush është shteti: Lali Eri apo Daja Edi?” syri.net

VIDEO- Skandali Veliaj-Dabulla, Berisha: Krimi e narkoqeveria janë një

Lideri historik demokrat, Sali Berisha reagoi pas një raportimi nga ORA NEWS se gjykata nuk pranon arrestimin e biznesmenit Alban Dabulla, njeriut të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Krimi dhe narkoqeveria janë një! Ndiqeni videolajmin!” shkruan Berisha.

Sipas raportimit, bëhet fjalë për një mashtrim financiar me vlerë 3 milion euro.

RAPORTIMI I PLOTE

Gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, ka refuzuar të pranojë kërkesën e prokurorisë së kryeqytetit, për arrestimin e biznesmenit të “Telebingo Shqiptare”, Alban Dabulla. Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarja Goxha, e cila i ka thënë “JO” arrestimit të Dabullës, së bashku me 19 zyrtarë të tjerë që punojnë në sistemin e Tatimeve.

Mësohet se ajo ka firmosur t’i lërë pa masë sigurimi të gjithë personat e proceduar për skandalin e mashtrimit financiar 3 milion euro.

Pavarësisht këtij vendimi, që është totalisht në favor të personave të proceduar penalisht, Alban Dabulla mësohet se është larguar nga Shqipëria disa ditë para se vendimi të jepej nga gjykata.

Biznesmeni i një sërë biznesesh në Tiranë njihet si personazh i lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Madje i zgjedhuri për të drejtuar kryeqytetin është fotografuar herët në mëngjes në banesën e Dabullës.

A mos ndoshta këto lidhje politike kanë ndikuar për ta favorizuar në këtë fazë të hetimit? Burimet thanë se në dokument gjyqtarja pranon faktin se biznesmeni i njohur, që mbart dhe lidhje të forta politike, ka abuzuar rëndë me tatim-taksat, duke krijuar një skemë mashtruese me transaksione të dyshimta dhe fatura tatimore. Veprimet janë kryer në kohë të ndryshme dhe kanë sjellë një dëm financiar në buxhetin e shtetit.

Gjyqtarja shprehet në vendimin e saj se personat në fjalë nuk kanë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk kanë asnjë interes e rrethana për të ikur dhe shmangur hetimit që po kryen Prokuroria e kryeqytetit. Ndërsa nga ana tjetër, e njëjta gjyqtare miraton dhe kërkesën e dytë të çuar nga Prokuroria për ushtrimin e kontrollit fizik të zyrave të kompanive që administrohen nga Alban Dabulla dhe zyrave shtetërore ku punojnë zyrtarët e shtetit që janë bërë pjesë e kësaj skeme mashtrimi me Tatimet.

Vendimi për kontrollin e ambienteve të zyrave, pritet të ekzekutohet nga oficerët e Policisë së Shtetit, ndërsa në ditët në vijim prokurori Leonard Filopati, pritet ti drejtohet me një kërkesë apelimi Gjykatës së Apelit Tiranës, duke kërkuar caktimin e “arrestit në burg” për Alban Dabullën dhe 19 zyrtarëve të tjerë.

Hetimet e Prokurorisë ka nisur mbi bazën e një materiali nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për të dhënat që nisin  nga viti 2014. Bilanci i shoqërisë “Telebingo Shqiptare”, rezulton me një detyrim ndaj organeve tatimore prej 55,954,475 lekë, detyrim ky që ka ardhur duke u rritur ndër vite e deri në datën 20 shtator 2019 në vlerën prej 93,461,125 lekë. Më tej në dosje thuhet se shoqëria “Nacional sh.a” duke filluar nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka marrë transferta nga subjekti “PUBLIKIME SHQIPETARE”, në një vlerë totale prej 91,429,376 lekë. Kjo vlerë, thotë Prokuroria, është kaluar nëpërmjet 117 transfertave me përshkrim kthim borxhi. Por pavarësisht kësaj, çuditërisht nuk është gjetur asnjë evidencë financiare në lidhje me huan e dhënë, që ka sjellë këto transferta me përshkrimin kthim-borxhi./ORA NEWS

Rajoni i Shkodrës me nivelin më të lartë të papunësisë

Pëllumb Sulo

Vetëm disa dhjetra metra larg qendrës së qytetit të Shkodrës, të ngjyrosur me atmosferën festive për festat e fundvitit, një pamje krejt tjetër shfaqet nëpër rrugët e këtij qyteti duke treguar gjendjen reale të ekonomisë dhe papunësisë së banorëve.

Sipas të dhënave të INSTAT, Qarku i Shkodrës, me 5 bashkitë e tij, megjithëse zotëron burime të shumta natyrore, ka performancën më negative mes 12 qarqeve të Shqipërisë, si në treguesit e papunësisë, klimës së biznesit dhe emigracionit të lartë.

Drejtoresha Rajonale e Punësimit, Rozafa Zmijani, thotë se Shkodra u prek më shpejt se rajonet e tjera nga efektet e pandemisë duke shënuar edhe numrin më të lartë të të papunëve. Kjo, pasi pjesa më e madhe e të punësuarve janë në ndërmarrjet e fasonerisë, që punojnë për tregun italian.

“Në fillim të vitit 2021ne gjetëm 7 mijë punëkërkues të papunë, kurse sot aktualisht kemi, vetëm në Shkodër, rreth 4 mijë punëkërkues të papunë. Kur flas për punëkërkues të papunë flas për punëkërkues aktiv, jo punëkërkues që kanë ardhur, janë regjistruar dhe kanë lëvizë, por aktiv në gjetjen e një pune”, thotë Rozafa Zmijani.

Një pjesë e personave, që humbën vendet e punës, u mbështetën nga programet e qeverisë me pagat e dhëna për pandeminë dhe atë të papunësisë. Megjithatë, kjo vetëm sa e zvogëloi numrin e punëkërkuesve, ndërsa gjendja e tyre ekonomike vazhdoi të përkeqesohet.

Sipas drejtoreshës rajonale të punësimit, pjesa e papunësisë gjithmonë ka lidhje me investimet që bën një rajon apo hapja e subjekteve të reja.

“Shkodra nuk është se ka shumë subjekte të reja të hapura. Po flasim për rajonin. Ka një ngitje në pjesën e subjekteve te reja dhe te zhvillimit në zonën e Malësisë së Madhe. Puka vazhdon të jetë shumë dobët. Kurse pjesa e Bashkis Shkodër, përveç pjesës së marketeve, i cili gjatë tre viteve të fundit është zgjeruar dhe ka rritur punësimin, pjesa tjetër që është gaditur, fasoneritë, nuk po avancojnë, gjë që do të sillte edhe paga më të larta”, hotë Rozafa Zmijani.

Për kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shkodrës, Albert Tukaj, numri i të papunëve në Shkodër është me i madh se ai i punëkërkuesve pranë zyrës së punës. Për shkak të gjendjes ekonomike, sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, në Shkodër kanë falimentuar rreth 660 biznese, duke nxjerrë të papunë disa mijëra punëtorë.

“Sot papunësia në Shkodër kap shifrat 45 përqind. Pra është kryeqytet i papunësisë për shkak edhe të mosndjekjes të politikave të zbutura ndaj këtij qyteti nga ana e qeverisë shqiptare. 4500 biznese kishte para pandemisë, kanë falimentu 655 biznese të vogla, të cilët janë taksapagues të rregullt të shtetit shqiptar”, thotë ai.

Sindikalisti Tukaj thotë se qeveria duhet të kthej vemendjen drejt Shkodrës përmes investimeve, pasi humbja e vendeve të punës është një barrë për vetë shoqërinë shqiptare.

Shqipëria, sipas Bankës Botërore, pas vitit të parë të pandemisë po përjeton rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por, në të njëjtën kohë, vendi ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative, me më pak se 5 dollarë në ditë.

VIDEO- PD Fier takim me strukturat, Baçi: Më 8 janar protestë të fuqishme

Gjatë një takimi me demokratët e Fierit, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Luan Baçi paralajmëroi se në 8 janar do të jetë një protestë e fuqishme kombëtare kundër Edi Ramës. Protesta mbështetet dhe nga demokratët e Fierit, të cilët i bëjnë thirrje deputetit Basha të largohet me vullnetin e tij nga zyra deri më 5 janar.

Nga SYRI TV

Anëtari i Komisionit të Rithemelimi të Partisë Demokratike, Luan Baçi, deklaroi gjatë një takimi me delegatë dhe anëtarë të kësaj force politike në Fier, se protesta e 8 janarit do të jetë e fuqishme dhe kundër Edi Ramës.

Gjatë takimit të fundvitit me demokratët e Fierit, Luan Baçi u shpreh se dega e PD në këtë qytet do të vijojë punën normalisht, pavarësisht se selia e kësaj force politike edhe në Fier është uzurpuar nga Lulzim Basha.

Edhe demokratët e Fierit u shprehën se Lulzim Basha duhet të largohet vetë nga zyra, pasi nuk e ka më shumicën dhe delegatët e shkarkuan në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe referendumin e zhvilluar një javë më pas.

Protesta Kombëtare e 8 janarit është thirrur nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili gjatë emisionit Zonë e Lire njoftoi gjithashtu se në këtë datë anëtarët e PD do të marrin selinë, nëse deri në datën 5 janar Lulzim Basha nuk largohet me vullnetin e tij nga zyra.

Skandali i targave, eksperti sheh rreziqe më përtej: Atëherë janë marrë dhe shenjat e gishtërinjve

Eksperti i IT, Gent Progni, e konsideron edhe më të madh dhe të rrezikshëm, skandalin e publikimit të targave të automjeteve me emrat e përdoruesve të tyre. Po cili është rreziku që vjen më pas? Në Fb, Progni e sqaron:

“Skandali sa vjen dhe bëhet më i madh. Informacionin për targat e kemi në tre servera, – shkruan eksperti. – DPSHTRR, AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) dhe AKSHI.

Marrim rastin e parë, DPSHTRR. Nëse janë marrë këtu, atëherë janë marrë patentat dhe shenjat e gishtërinjve që ne kemi lënë në këto institucione. Marrim rastin e dytë, AMF. Nëse janë marrë këtu, atëherë janë marrë të dhënat bankare, informacionet për fondet e pensioneve dhe fondet e investimit. Marrim rastin e tretë, AKSHI. Nëse janë marrë nga këtu, kaq!” nënvizon ai. syri.nt

Nga Rama te Noizy e biznesmenë të njohur, zbulohen makinat miliona euroshe të personazheve të njohur

Publikimi i një databaze me targat e 530 automjeteve të shqiptarëve ngriti dyshime mbi sigurinë e tyre, por hodhi dritë mbi llojet dhe vlerat e makinave që përdorin shqiptarët.

Skandali i rrjedhjes së këtyre të dhënave kaq sensitive, përveçse tregoi brishtësinë e institucioneve që i ruajnë ato, tregoi edhe anën tjetër të medaljes, miliona para të shpenzuara për një mjet të vetëm. Nga vëzhgimi i databazës, rezulton se shqiptarët shpenzojnë shumë për një automjet, pasi në garazhin e tyre, por edhe në rrugët e Tiranës janë makina që vlejnë qindra-mijëra euro.

Në Shqipëri ka 16 “Ferrari”, 8 “Rolls-Royce”, 37 “Bentley”, 45 “Lamborghini”, 2 “McClaren” dhe disa lloje të tjera të veçanta. Çmimet e makinave që kalojnë në rrugët e vendit dhe kanë pronarë shqiptarë arrijnë një çmim deri në 300 mijë euro. Ajo që bie në sy është se Kryeministri Edi Rama përdor një mjet superlukzoz dhe të shtrenjtë si “GMC Yunko”. Të njëjtin mjet ka nën pronësi edhe Kujtim Haxhiaj. Një nga llojet më të shtrenjta të “Mercedez Benz” është varianti “Benz sclass 63 GLE AMG”, të cilin e kanë në përdorim plot 22 shqiptarë.

Ndër personazhet e njohura janë deputeti i Partisë Socialistë Arben Pëllumbi dhe gazetari i njohur Arjan Çani, si dhe Agim Çako, pronar i një kompanie nafte. Ai ka nën pronësi edhe disa mjete të tjera superluksoze: 2 “Mercedez-Benz 63 AMG”, 1 “Audi A8 L” version luksoz dhe një “Mercedez S500”. Ai u akuzua në fillim të 2020-ës dhe u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.

“Rolls-Royce” është një tjetër makinë e shtrenjtë, të cilën e disponojnë 8 persona, çmimi i së cilës është i kripur për xhepin e shumë qytetarëve.

Mes tyre janë emra të njohur si Lori Hoxha dhe gruaja e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi, si dhe biznesmeni Mark Luli dhe 5 të tjerë.

“Lamborghini” është nga mjetet e preferuara pasi kanë paguar dhe e kanë nën pronësi plot 45 qytetarë shqiptarë. Duke iu referuar të dhënave të publikuara, ky mjet preferohet dhe ka shumicën e pronarëve biznesmenë, të cilët mesa duket, kanë gjetur atyre rehatinë, për të cilën kanë paguar miliona. Mes tyre është një pronar medieje kombëtare. Një detaj interesant i kësaj liste me makina të shtrenjta është se ato nuk zotërohen vetëm nga biznesmenë të cilët i kanë mundësitë të investojë shuma marramendëse parash për të blerë një makinë, por edhe nga njerëz me precedentë penalë apo të lidhur me botën e krimit.

“FERRARI”

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze “Ferrari”, njëra prej të cilave është në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”. Një tjetër “Ferrari” e disponon Bledi Haka, të cilin Policia e ka ndaluar dhe akuzuar në tetor të vitit 2019 për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ai rezulton të jetë përfshirë edhe në një ngjarje në vitin 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri.

Noyzi Ferrarri

Biznesmeni nga Shkodra Kacjolin Zefi, me “Ferrari” ngjyrë të zezë, është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të formës së prerë. Zefi u deklarua fajtor për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Kacjolin Zefi u arrestua nga Policia në datë 26 nëntor 2016, pasi u akuzua si pronari i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit. Biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon, e ka falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë. bw

Super Skandal- Konsulli i Nderit i Italisë, rezulton ‘Specialist Kordinator’ në Bashkinë Gjirokastër

Një tjetër super skandal është zbuluar nga publikimi i listëpagesave të rreth 700 mijë qytetarëve, ku Konsulli i Nderit i Italisë në Gjirokastër, Theodhor Bilushi rezulton i punësuar në Bashkinë e këtij qyteti.

Sipas të dhënave, Theodhor Bilushi rezulton ‘Specialist Kordinator’ në Bashkinë e Gjirokastrës.


Send this to a friend