VOAL

VOAL

Inceneratorët, miliona për familjarët e Irfan Hysenbelliut/ Zbulohen të tjera dokumente

Historia e koncesionit të inceneratorëve, ndër më të akuzuarit në Shqipëri, e quajtur edhe afera e shekullit, për të cilën është vënë në pranga edhe një ish-ministër, ka përfshirë edhe shumë media dhe gazetarë.

Një nga mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve është edhe ajo e familjarëve të Irfan Hysenbelliut, Fax Media News, pra Fax tv dhe Fax News.

Pronarët e inceneratorëve, në vetëm 7 fatura të 2021 kanë paguar dhjetëra milionë lekë, për Fax News, e cila është në pronësi të familjarëve të Irfan Hysenbelliut.

Sipas të dhënave zyrtare “Fax Media News”, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve.

Vlera mujore është rreth 11 mijë euro. Pagesë e kryer zyrtarisht.

CNA.al po sjell të dhënat për të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera e të cilave shkon mbi 90 milionë lekë.

 

Kjo kompani Fax Media News, sipas ekstraktit të QKB rezulton me 90% të aksioneve ne pronësi të KEDO GROUP, e cila është në pronësi të familjarëve të të ndjerit Kasem Hysenbelliu, vëllai i Irfan Hysenbelliut.

 

“Kedo Group” ka aksionerë trashëgimtarët e Kasem Hysenbelliut, konkretisht bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ashtu sikurse kemi paralajmëruar, CNA.al ditë pas dite do të vijojë të publikojë pagesat, që kanë marrë qoftë dhe në formë “reklamash”, media apo dhe portale periferike, nga kompanitë e inceneratorëve.

CNA.al nuk do të ndalet, duke publikuar me dokumente, të gjithë klientelëmn mediatike, të një prej aferave më të akuzuar në 30 vite demokraci./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Afera e inceneratorëve/ Fundo nxjerr detajet, si iu besuan miliona euro një kompanie pa garë

Gazetari Elvi Fundo, ka zbuluar detaje lidhur me atë që konsiderohet si afera më e madhe korruptive, inceneratorët.

I ftuar në “A Show”, Fundo shpjegoi se si nisi e gjitha në vitin 2014 me një vendim qeveri, ku pa garë kontrata koncesionare i besohet një kompanie pa kapital në bankë.

“Unë mendoj nga shumë dokumenta që kemi parë dhe nga investigimi është  ngjarja më e madhe, aferat më e madhe korruptive në këto 30 vite. Ka filluar në vitin 2014, me një vendim qeverie. Ka një detaj, brenda një dite janë bërë 9 vendime qeverie.

Ka pasur një inicativë të kryeministrit që ka qenë për tu përshëndetur, pjesa e zhdukjes së maleve me plehra dhe kjo është për tu vlerësuar. Por mënyra se si u impelmentua është aferë korruptive.

Rrugës kanë ndodhur bëma e gjëma. Kemi një ministër Brenda në burg, por le tat hemi si filloj.

Një kompani që regjistrrohet me 100 mijë lek capital. Një zonjë e nderuar pa asnjë lidhje vete e merr një kontratë koncesionare me një ofertë të paguar. Nuk ka një garë kombëtarë dhe pse duhet ta merrte 22 milionë euro kjo zonja kur mund të kishte një garë të hapur, mund të konuronin disa firma, mund të kurseheshin para.

Montohet një incinerator miks me paisje të ndryshme, zhduken  malet me plehra, reklamohen nga qeveria, por nuk ka qenë një koncesion I mirëfilltë, sepse atje ka një detaj. Detaji është që firma ka firmosur kontratën koncesionare nuk ka pasur para në bankë dhe ka shkuar në një bankë të nivelit të dytë dhe atje ka marrë para. Në ditën që ka marrë kredinë, qërshor 2015, qeveria shqiptare ka filluar e paguan 700 mijë dollarë në muaj. Ku është koncesioni këtu. Koncesioni është kur ti me paratë e tua e ndërton sepse qeveria s’ka para dhe pas 5 vitesh qeveria ti jep ato para ty dhe e administron. Ajo është ndërtuar me paratë e qeverisë, të taksapaguesve, vetëm se është paguar me këste të ulta”, tha Fundo.”/CNA.al

Berisha: Basha i dorëzoi Escobarit listën e biznesmenëve që mbështetën ‘Foltoren’

Lideri historik i PD, Sali Berisha denoncon Lulzim Bashën se i dorëzoi përfaqësuesit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një listë me emra biznesmenësh që kanë mbështetur ‘Foltoren’.

Ish-kryeministri tha në ABC se biznesmenët janë thirrur një e nga një në ambasadë për të dhënë deklarimet e tyre.

Berisha shtoi se nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë të vetme.

“Brenda kryesisë nuk kam pyetur asnjeri pasi kryesia nuk ekziston. Me aleatët kam komunikuar dhe janë në mbështetje të PD dhe të përpjekjes së Rithemelimit të saj.

Besoj se në mënyrë transparente i janë ofruar të gjitha shanset por zoti Basha në vend të reflektimit mbi shkelmimin që i bëri statutit, zgjodhi vetëm mashtrimin. Ai iu ka ofruar bashkëpunëtorëve të tij mashtrime nga më monstruozet.

Ai i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojnë ‘Foltoren’ zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në ‘Foltore’, por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë Foltoren. E gjitha është ky. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, tha Berisha. syri.net

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Do ketë diversitet! Selia e PD do t’iu rikthehet demokratëve

Lideri historik i PD, Sali Berisha paralajmëroi në ABC protestën e radhës te selia e PD. 

Berisha tha se protesta do të ketë diversitet, duke shtuar se tashmë demokratët protestojnë edhe kundër Edi Ramës i cili ka zyrën e dytë te PD-ja. Berisha foli për një program proteste.

Selia e PD do t’iu rikthehet demokratëve, tha Berisha.

“Do të ketë diversitet. Selia do t’i rikthehet demokratëve. Kurrë nuk do të rrijë strofull e vrasësve dhe kriminelëve e banditëve të Lulzim Bashës e Edi Ramës. Nëse shkon para selisë së PD, ti proteston para selisë së Kryeministrisë, selisë së dytë të Edi Ramës. Me pengun brenda dhe banditët. Në vend që të vuajnë dënimet me 25 vite, përdorin drogë në seli”, u shpreh Berisha.

“Të gjithë ata që të mbështesin Lulzim Bashën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse godasin pluralizimin në Shqipëri”, vijoi ish-kryeministri. syri.net

Fatmir Merkoçi për Voal.ch: Ja përse ika nga Opinioni i Fevziut! Po e pranuam edhe këtë atëhere pranojmë diktaturën! Dhe diktaturat rrëzohen vetëm me revolucion!

 

Intervistoi: Elida Buçpapaj

E.B.: I nderuar Z.Merkoçi mbrëmë ishit të ftuar tek Opinion i Blendi Fevziut?
Fatmir Merkoçi: Po më morën në telefon dhe më thanë se sonte në ora dhjetë 10 a mundet të vini në emisionin Opinion. Pranova

E.B.: Blendi ju telefonoi? Ju treguan për temën e emisionit?
Fatmir Merkoçi: Jo, gazetarët që pregatisin dhe njoftojnë të ftuarit Më treguan cilët ishin të ftuarit e tjerë dhe ju thashë se për mua nuk ka problem kush është ftuar.

E.B.: Ju nuk shkuat fizikisht, por lidhje ishte me video ?
Fatmir Merkoçi: Shkova në studio.

E.B.: Shkuat në studio dhe pastaj ?
Fatmir Merkoçi: Takova Blendin dhe e pyeta ku do ulem Më tha se do rrija diku dhe do më lidhte me studion. I thashë, ju më thatë për studio e jo për lidhje të tilla. Më tha se në studio janë vetëm politikanë. Kush janë politikanë, i them. Ja këta që janë ulur, ma ktheu. Ca politikanësh janë këta mor Blend i them. Me që nuk jam në studio, unë po iki se nuk mundem të rri pas kuintave. Dhe u largova. Pra largimi im ishte direkt nga studio . E jo ashtu siç u mundua ta paraqiste në emision. Ndaj u detyrova të bej satus për miqtë në rrjetin social që e dinin se do isha në studio

E.B.: Po ishte një veprim diskriminues, politikanët sipas Blendi Fevziut qënkan për në studio ndërsa ju, një personalitet si ju i nderuar jo. ( Avokat Fatmir Merkoçi, është njëri ndër protagonistët e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike – shpje.E.B.)
Fatmir Merkoçi: Po ca politikanësh. Te emëruarit e partisë.

E.B.: Z.Merkoçi, nëpër rrjetet sociale qarkullon si virale komunikimi juaj në komisariatin e policisë, rreth llambës së djegur e cila është mirëpritur shumë.
Fatmir Merkoçi: Fillimish më thirrën në Komisariatin e Policisë Nr. 2. Pas një ore qëndrimi aty më dërguan në Komisariatin e Policisë nr.1. Aty ju kërkova fletë arrestim pasi veprimet që po kryenin ishin veprime arrestimi. Ata nuk po më jepnin dhe më thanë se…

EB: Ju jeni Avokat fatmirësisht…
Fatmir Merkoçi: Ndaj ia kërkoja se jam Avokat. Më thanë do japësh një deklarate se përse kishe hipur në shkallë? Për të ndërruar llambën e djegur, ua ktheva…dhe pjesën tjetër ju e dini…

E.B:Z.Fatmir si e shihni situatën, kur është e qartë se Edi Rama e ka kapur edhe tashmë edhe opozitën e deligjitiminuar nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i 11 dhjetorit dhe Referendumi i 18 dhjetorit, kur edhe nëpër studiot televizive, opinionistët e Tirana Gate i manipulojnë faktet?
Fatmir Merkoçi: Sot i kam kërkuar nga studio e Ora news Debat publik Lulzim Bashës, sapo e botova lajmin në rrjetin social.

E.B. Po e pashë.
Fatmir Merkoçi: Te pres reagimin. Ndryshe do detyrohem të ripërsëris historinë e 1991!

E.B. Po, por duke u nisur nga rrjedha e ngjarjeve, a do të vazhdoni të kërkoni të hyni në selinë e PD ? Si e gjykoni ?
Fatmir Merkoçi: Po nuk e kërkoi Komisioni i Rithemelimit, atehere do e kërkoj dhe do e bëj qoftë dhe vetëm.

E.B.: Disa thonë se duhet të prisni vendimin e gjykatës ? Nisur nga zgjatja e procedurave, a nuk do të humbni kohë ?
Fatmir Merkoçi: Gjykata nuk ka afat për këtë zbardhje ndaj e zgjat. Unë po pres përgjigjen e Bashës. Pres kur do të nisë protesta Askush nuk ka të drejtë të bëj përjashtime. Po e pranuam dhe këtë, atëherë pranojmë diktaturën. Dhe diktaturat rrezohen vetëm me revolucion.

E.B.: Ju faleminderit shumë
Fatmir Merkoçi: Ju faleminderit ju.

 

Viralja e Fatmir Merkoçit në Komisiariatin e policisë

Këlliçi-Bashës: Ne kemi zgjedhur demokratët, ti ke zgjedhur Ramën

Deputeti Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, reagoi pas vendimit të kryesisë së shkarkuar nga demokratët.

“Ish-kryetari i partisë, që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.

Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!

Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin.

Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!” shkruan ai. syri.net

VIDEO 8 janari- Dhjetëra të plagosur mes protestuesve, asnjë nga mercenarët e Bashës

Pavarësisht se Lulzim Basha nuk lë rast pa bërë viktimën, për atë që ndodhi më datë 8 janar, sërish faktet flasin për të kundërtën.

Në protestën e datës tetë janar, gazi lotsjellës nuk u përdor vetëm nga Policia e Shtetit dhe shkopinjtë nuk u përdorën vetëm prej saj, por në një masë të madhe dhe prej mercenarëve të paguar që ai kishte futur në selinë e PD-së dhe në zyrën e tij.

Bilanci përfundimtar ishte me disa dhjetëra të plagosur dhe të dëmtuar nga ana e protestuesve apo gazetarëve dhe asnjë i raportuar për dëmtime nga ana e tyre që ish kryetari kishte thirrur që ta mbronin, ku nuk mungonin as gratë.

Gjithashtu të dëmtuar nuk ka pasur as nga radhët e punonjësve të policisë, e cila nuk ngurroi që më tetë janar të hidhte gaz lotsjellës dhe ndaj liderit historik të PD-së Sali Berisha, pavarësisht se ky i fundit ishte larguar nga oborri godinës në atë moment.

Në videon e mëposhtme tregohet qartë urrejtja e Lulzim Bashës ndaj anëtarësisë së Partisë Demokratike, që ishte mbledhur të protestonte ndaj vendimeve arbitrare dhe pazareve të tij me Edi Ramën.

Nga Oerd Bylykbashi – Një ditë që do të jetojë përgjithmonë në turp!

8 janari 2022 do të shënohet në historikun e politikës si dita kur Lulzim Basha blindoi selinë e Partisë Demokratike për të lënë jashtë demokratët.

I provokoi, u hodhi lëndë kimike dhe irrituese mbi fytyre e trup, granata trullosëse dhe përdori hunj dhe i rrahu e i gjakosi vetëm sepse deshën të hyjnë në selinë e tyre.

Në fund, në koordinim me qeverinë, thirri policinë duke përdorur ata pak deputetë rreth tij si justifikim e si mburojë njerëzore.

Hyrja dhe përdorimi i dhunës nga policia brenda godinës së një partie politike nuk ka as bazë ligjore, as precedentë praktikë që ta përligjin sadopak atë.

Dje u vendos një precedent i rrezikshëm për demokracinë: Qeveria bëhet palë në një konflikt të brendshëm të një partie, aq me shumë partie rivale opozitare dhe e zgjidh duke i vënë policinë në dispozicion palës që zgjedh Qeveria.

Më keq akoma, Qeveria zgjedh palën që i duhet asaj. Por e keqja është se në çdo rast përfshirja e policisë e ngatërron atë vetë në mes të një konflikti politik nga ku policia dhe drejtuesit e saj më të lartë do të dalin padiskutim të bërë pis politikisht.

Shpejtësia dhe saktësia e reagimit policor tregon me siguri koordinim paraprak të Lulzim Bashës me policinë e regjimit.

Dhuna e shproporcionuar e ushtruar nga policia mbi demokratët me ftesë të Lulzim Bashës nuk tregon vetëm cinizmin e Ramës, por ngricën e shkretëtirën emocionale të Bashës kur dhunonte me policët e Ramës anëtarët e PD që u bënë copë ta bënin kryeministër.

Kur dikush të mbyll derën e shtëpisë, legjitimitetin nuk e ka dera e blinduar por e drejta për të hyrë në shtëpinë tënde.

Ndaj mijëra demokratë shkuan të kërkonin lirimin dhe dorëzimin e shtëpisë së tyre nga ai që shkarkuan.

Më 11 dhjetor 2021 Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i demokratëve. Më 18 dhjetor 2021 shkarkimi i tij u ratifikua nga më shumë se 43.000 anëtarë të PD. Por Lulzim Basha vuan sindromën e mohimit të realitetit.

Është kjo gjendje që atë e shtyu të lëshojë çdo sharje e të mbyllë dyert e selisë për deputetët e antarët e partisë, të blidojë atë e ta mbushë me të fortë të armatosur me mjete gaz-hedhëse e granata trullosëse, hunj e me armë.

Lulzim Basha është nën psikozën e kështjellarit të rrethuar që është gati të bëjë çmenduri të përgjakshme për të mbajtur muret kundër të gjithëve edhe kur kjo është e pamundur.

8 janari 2022 kaloi, xhamat e selisë do të zëvendësohen po anëtarët kurrë nuk do të harrojnë atë që u bëri Lulzim Basha, sepse nuk ka protezë për një shpirt të thyer.

Nuk ka demokrat që nuk ka parë se çfarë është në gjendje të bëjë kundër tyre Lulzim Basha për vulën dhe muret e zyrës, ka parë festimet e tij dhe të atyre pak pasuesve te tij ndërkohë që shumë demokratë shtriheshin buzë Lanës në gulçe pa frymë nga gazi që u hodh nga selia.

Nuk ka demokrat që nuk dëgjon vrerin që po nxjerrin ndaj tyre. 8 janari kaloi dhe shqiptarët panë tek Lulzim Basha shembullin më të shëmtuar të kryetarokracisë së vulës që vret demokracinë e votës.

Të gjithë e panë Bashën t’i kërkojë ndihmë Ramës kundër anëtarëve të tij dhe që Rama i dhunoi me kënaqësi cinike demokratët në selinë e tyre me kërkesën, lejen dhe ngazëllimin festiv të Bashës.

8 janari 2022 do të kalojë në histori për turp të Lulzim Bashës. Vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD të datës 11 dhjetor 2021 për rithemelimin dhe riorganizimin e PD janë imperative. Demokratët do të kthehen në selinë e tyre. Por është në nderin tonë që ky moment të jetë vetëm fillimi i një rruge të re të PD të bazuar në parime dhe demokraci e jo në pazare personale dhe autokraci.

PD do të jetë gjithmonë më e fortë duke qëndruar e bashkuar rreth njerëzve dhe vlerave që ajo përfaqëson!

Skandali me rrjedhjen e pagave- Lirohen nga qelia 4 të arrestuarit

Katër të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave do hetohen me masa të buta sigurie. Gjykata e Tiranës ka liruar 4 të arrestuarit që zbuluan pagat e mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.

Për Eni Qirjakon, specialisten e IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila i kaloi të dhënat kolegut të saj, gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërsa për kolegun e saj Andi Agaraj, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie”. Ndërsa për dy përmbaruesit  Klodian Sota dhe Endri Ikonomi  gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Hetimet nxorrën në pah se të dhënat e qytatërëve shqiptarë dolën në publik vetëm për 20-30 mijë lekë.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se të dhënat e administruara nga Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy personat e punësuar në subjekte private që kanë blerë të dhënat, i kanë marrë këto kundrejt shumave nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë përmes hard-disqeve të jashtme, të cilat janë vënë në dispozicion nga Andi Agaraj.

Në dosjen hetimore thuhet se specialistja e IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako i ka dërguar specialistit të IT-së, Andi Agarajt të dhënat që lidhen me pagat e shqiptarëve përmes e-mail-it.

Transferimi i të dhënave është bërë në intervale të ndryshme kohore, nga tetori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2021.

FOTO+EMRI- Zbulohet kush i theu xhamat te zyra e Bashës

Lulzim Basha pretendon se demokratët dhunuan edhe zyrën e tij. 

SYRI zbulon të vërtetën e xhamave të thyer në zyrë, pas publikimit të pamjeve të ‘agresionit’ nga Basha dhe mbështetësit e tij.

Xhamat janë thyer nga brenda zyrës së Bashës.

Në një prej karrigeve duket edhe një xhup i cili rezulton se është i djalit të Pëllumb Seferit, kryetar i degës 8 të PD në Tiranë, një nga dhunuesit në protestën e datës 8 janar i cili ka qenë në zyrën e Bashës.

Foto e xhamave të thyer në zyrën e Bashës, në rreth duket edhe një xhup 

I zoti i xhupit, djali i Pëllumb Seferit i cili ishte në mesin e atyre që dhunuan demokratët

Kjo është e vërteta që kërkon të fshehtë dhe të mashtrojë Lulzim Basha.

Xhamat janë thyer nga vetë mercenarët e Bashës për ta shitur më pas si akt dhune nga demokratët.

 

Basha, akuza ‘oligarkëve’, por u merr miliona, pagesat shkojnë për kompanitë e kunatit

Nga SYRI TV

I shkarkuar nga rreth 44 mijë demokratë, Lulzim Basha sot i devijoi pyetjeve të gazetarëve se përse nuk iu drejtua anëtarësisë me votëbesim. E si zgjidhje për të dal nga kjo situatë Basha zgjodhi që të sulmoi mediat e rivalët si të lidhur me krimin dhe oligarkët.

‘Votëbesim? Janë të vendosur që t’u shërbejnë njerëzve. Jam i vendosur në këtë mision. E di që ka njerëz që nuk më duan në krye të PD, nuk më do Rama, Berisha, Meta, Samir Mane. E di edhe pa e thënë ju, edhe ju nuk doni të jeni skllevër të kësaj kaste. Misioni im ky është që edhe shpresat tuaja, të bëhen realitet e të mos jeni më skllevër të dinosaurve e oligarkëve’, tha deputeti Lulzim Basha.

Por teksa Basha deklaron se nuk ka bashkëpunuar me të cilësuarit si oligark, faktet tregojnë krejt të kundërtën.

Në një kohë që ai akuzon se ata sponsorizojnë mediat, krimin dhe rivalët e tij, nga kompanitë e biznesmenëve të përmendur prej Bashës, çdo muaj kalojnë miliona lekë në llogarinë e Erion Isufit, kunati i Lulzim Bashës.

SYRI TV siguron listëpagesat dhe të dhënat e tjera se si miliona lekë transferohen çdo muaj nga kompanitë e të cilësuarve prej Bashës Oligarkë në kompaninë Landmark Comunikattion, në pronësi të Erion Isufit, që jo vetëm është mbështetësi i tij politik dhe familjar, por edhe sponsorizuesi kryesor.

Këto pagesa kanë vazhduar prej kohësh për llogari të kunatit të Lulzim Bashës, madje edhe kur demokratët ngriheshin në protestë kundër regjimit të Edi Ramës, në llogarinë e familjarëve të Bashës kalonin shuma të majme, që me sa duket mund të kenë qenë edhe arsyeja e shuarjes së revoltës së opozitës në shumë raste.

Por jo vetëm kaq, por edhe selia e kompanisë së Erion Isufit ka qëndruar për 3 vite pa pagesë në një prej ambienteve në pronësi të oligarkëve të përmendur prej Bashës.

E si qershia mbi tortë, në ditët e fundit janë publikuar edhe dokumente që tregojnë se si Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës është i përfshirë në aferën më të madhe të viteve të fundit për ndërtimin e Projektit të Ri në hapësirën e Portit të Durrësit që sipas qeverisë Rama do të ndërtohet nga firma prestigjioze arabe.

Por pas disa sulmeve sporadike pak kohë më parë, duket se edhe Basha mund të ketë marrë pjesën në këtë tortë, nëpërmjet kompanive të kunatit të tij Erion Isufi

Pakënaqësi dhe akuza në Twitter ndaj Ambasadores Yuri Kim pas deklaratës të saj për protestat tek selia e PD

Me pakënaqësi dhe akuza është pritur deklarata e Ambasadores Yuri Kim për protestën e demokratëve përpara selisë së PD-së.

Ky është toni dominues i reagimeve që ka marrë tweet-i i saj.

Shumica e reagimeve janë të shkruara në anglisht.

Reaguesit janë të shqetësuar për vendosjen e një diktature të re në Shqipëri dhe e bëjnë zonjës Ambasadore përgjegjëse edhe për situatën e krijuar.

(Fotoreportazh) Fotoreporteri i njohur Feliks Bilani sjell me foto atë që ndodhi dje më 8 Janar 2022

Fotoreporteri i njohur Feliks Bilani sjell me foto atë që ndodhi më 8 Janar 2022. Fotografitë janë fakte që flasin në vend të gojërave të mbyllurave të mediave të shitura të Tiranës tek politika.

Fotot janë një kontribut i shkëlqyer i një profesionisti të shquar që në këtë protestë mbeti edhe ai viktimë e gazit, por që nuk u dorëzua dhe i solli opinionit shqiptar dhe nderkombëtar atë që ndodhi dje më 8 janar 2022, kur protestuesit paqsorë u ndeshën me brutalitetin e dyerve të bunkerizuara dhe të policisë që ushtron dhunë ndaj popullit.

Janë foto që të emocionojnë, kur realiteti i hidhur kthehet në art nga një profesionist si Feliksi.

Voal.ch në emrin e lexuesëve i shpreh mirënjohjen për këtë punë plot sakrifica por të mrekullueshme, kur e vërteta kthehet në art.

 

Feliksi i ndihmuar nga ndihma e shpejtë pas sulmit me gaz nga policia

 

 

Burime për SYRI-n: Mercenarët e Bashës ndodhen ende në selinë e PD, policia show me ndalimet

Lulzim Basha ka qenë deri sot në mëngjes në seli bashkë me Gaz Bardhin.

Burime për SYRI-n thonë se Basha dhe Bardhi kanë qëndruar për të mbrojtur mercenarët që kanë mbledhur aty.

Policia ka bërë thjesht show me gjoja kontrollin dhe ndalimet brenda selisë.

Qëllimisht duke aktruar, Gaz Bardhi doli para kamerave gjoja duke protestuar se janë ndaluar anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe shpalli se policia i kishte kontrolluar gjithë ambientet dhe personat që ishin në seli.

Nëse janë ndaluar vërtetë Fatmir Guda e Sokrat Turtulli, kjo është bërë qëllimisht për të mbuluar mercenarët nga të cilët nuk është prekur askush megjithëse dihet që ka të armatosur aty.

Për ta bërë më të kuptueshëm skenarin Rama-Basha-Polici, mjafton të sjellim në vëmendje atë që raportoi Gazetari i News 24 (tani tërësisht në shërbim të Lulit) teksa tregoi sot në mëngjes pamje nga kati i parë i selisë, por kur gazetarja në studio i kërkoi të ngjitej në katin e dytë tha se deri aty i kanë dhënë leje, më lart nuk i lejohej.

Burime për SYRI-n pohojnë se lart asnjë nga mercenarët që kanë qenë në seli, përfshi ata që ne i njohim mirë, nuk ka dalë mbrëmë nga selia.

Mbase kjo duhet denoncuar si pjesë e bashkëpunimit të Ramës me Bashën; pra fakti që Prokuroria dhe policia i krijojnë alibi Bashës për mercenarët që ushtruan dhunë nga brenda selisë pasi gjoja u kontrollua selia dhe personat brenda e më ‘të rrezikshmit’ dolën Fatmir Guda e Sokrat Turtulli…

Grigels Muçollari denoncon Gazmend Bardhin dhe fton gazetarët të investigojnë mashtrimin e “delegatëve të Pallatit të Koncerteve”

Grigels Muçollari, Sekretar i Përgjithshëm në Forumi Rinor i Partisë Demokratike, në një dalje publike ka denoncuar farsën e 5004 delegatëve të Lulzim Bashës në një sallë me kapacitet ulës 1980 vende. Muçollari ka denoncuar Gazmend Bardhin dhe ka ftuar gazetarët që të investigojnë këtë mashtrim publik për të zbuluar të vërtetën.

Shiheni videon më poshtë:

 

 

Roland Bejko i provokon dhe “në shenjë respekti” u ngre gishtin protestuesave!

Ja si i provokon me gisht protestuesit Roland Bejko.

Pasi protestuesit, të gjithë votues të PD, u përballën me godinën e bunkerizuar të PD,

ku dyert e hekurta hapeshin vetëm për të zgjedhurit e Lulzim Bashës,

dhe Roland Bejko, njëri nga enturazhi i Lulzim Bashës, u përball me acarimin e atyre të cilët sipas vetë fjalëve të Bejkos “ishin njerëz nga elektorati i PD”!

Përse nuk u tha Roland Bejko protestuesave që i njeh shumë mirë se cilët janë, “ejani me mua të futemi bashkë në godinën tuaj, sepse pa votën tuaj ne nuk jemi!”

Por Roland Bejko zgjodhi gjuhën provokative dhe kur u largua, “në shenjë respekti” sikur e shihni vetë u ngriti gishtin protestuesave!

 

 

‘Vrau për një fjalë goje’- Zbulohet vendimi me 25 vite burg për mercenarin e Bashës që dhunoi demokratët

Mercenari i Lulzim Bashës, Safer Shata ka dhunuar barbarisht demokratët të cilët protestuar te selia e PD-së.

Redaksia e SYRI-t ka zbuluar vendimin e gjykatës për mercenarin e Bashës, Safer Shatën, i cili është dënuar me 25 vite burg, pasi ka vrarë një person për një fjalë goje.

Pas një grindjeje me fjalë, Safer Shata ka vrarë me armë zjarri viktimën…’, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Dëshmia tronditëse – Roja i selisë së PD Pellumb Matraku: Dhashë dorëheqjen se kishte njerëz të armatosur në godinë

Pëllumb Matraku roja i Godinës që dha dorëhqejen vetëm një ditë para protestës së 8 dhjetorit, ka bërë një denoncim trondditës, rreth skenarit që kishte pregatitur Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për t’ju kundërpërgjigjur antarësisë së PD-së.

Në një replikë me një nga miqtë e tij në rrjetet sociale, Matraku Shprehet se brenda godinës janë futur armë dhe njerëz në kërkim.

“Aty menduan se po më bënin viktimë prandaj ika. Aty ka armë dhe njerëz në kërkim”, shprehet Matraku.

 

Dëshmia e Matrakut, vërteton dyshimet që janë hedhur prej kohësh se Basha po përgatitste një skenar dhune kundër demokratëve në selinë e PD-së.

Deri më tani, policia ka arrestuar vetëm protestuesit paqësore të cilët ishin prezent në selinë e oborrit të PD-së, por asnjë nga dhunuesit e antarësisë, ku mes tyre u panë dhe truprojat e Bashës si dhe të afërmit e tyre.

Martin Henze pas deklaratës së Yuri Kim: Ambasadore, si person mbani një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë

 

Ka reaguar strategjisti gjerman Martin Henze ndaj reagimin në Twitter të Ambasadores Amerikane Yuri Kim për protestat e sotme.

Ja reagimi i Martin Henzes po në Twitter:

Ambasador, ju si person mbani një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar në SHBA dhe Evropë për përfshirjen tuaj.

Kjo është e dëmshme.”

 

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.

Ambasador, ju si person mbani një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për këtë situatë dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar në SHBA dhe Evropë për përfshirjen tuaj. Kjo është e dëmshme.”

Skandali i pagave- Një prej të arrestuarve punonte për një miliarder rus (EMRI)

Një nga të arrestuarit e Policisë për skandalin e pagërrjedhjes, Endri Ikonomi rezulton të ketë punuar deri së fundmi për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB të cilat Euronews Albania i disponon, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.

Biznesmeni 57-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.

Megjithatë një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar”. “Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.

Raporti i Inteligjencës Amerikane
Një investigim i platformës së gazetarëve rumunë anti-korrupsion “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Europë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Europës pa paguar taksa.

Nga të dhënat e QKB rusi ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm: Piressa Holding Limited një kompani që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet i arrestuarit i policisë Endri Ikonomi i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021. Vlado Cvetkosvki rezulton administrator i kompanisë nga tetori 2021. Oleg Viktorovich Boyko e përshkruan misionin e Finstar si pararojë në “përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për të siguruar gjithëpërfshirje financiare globale”.

Zbulimi i të dhënave personale dhe pagave të qindra mijëra shqiptarëve tronditi vendin në muajin dhjetor dhe ngriti shqetësime për cënimin më të rëndë të privatësisë në këtë shkallë në Shqipëri. Policia ka arrestuar sot katër persona për skandalin e pagërrjedhjes, dy prej të cilëve janë punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa dy personat e tjerë janë punonjës të sektorit privat.

Kush janë katër të arrestuarit për skandalin e pagërrjedhjes?

Eni Qirjako, specialiste IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo i ka kaluar kolegut të saj Andi Agarajt të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë përmes e-mail-it. Qirjako rrezikon 6 muaj deri në 7 vite burg për shpërdorim detyre.

Andi Agaraj, specialist IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka marrë të dhënat nga kolegia e tij Eni Qirjako dhe i ka shitur te dy subjekte private për 20-30 mijë lekë. Agaraj rrezikon 6 muaj deri nës 7 vite burg për shpërdorim detyre dhe 2 deri në 8 vjet burg për korrupsion pasiv.

Klodian Sota, i punësuar si menaxher pranë kompanisë private “SMART Collection”. Kompania ku Sota punon ka si funksion mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe kredive të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të tretë. Shërbimi i kompanisë është call-center me funksion përmbarues. Rrezikon 1 deri në 3 vite burg për korrupsion aktiv.

Endri Ikonomi, drejtor i kompanisë “Credit 2 All”, ofron ndërtimin e produkteve elektronike për institucionet financiare kredidhënëse dhe konsulencën financiare për shoqëritë e interesuara. Ai rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vite për korrupsion aktiv. Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi skemën e abuzimit, ndërsa theksoi se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik por me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën./Euronews.al

Plani i Bashës- Çfarë po ndodh pas PD-së. Pse nuk tregon videot Basha?

Jo çdo informacion që vjen në emailet apo inbox i redaksisë duhet marrë i mirëqenë, por kur bëhet fjalë për Lulzim Bashën çdo gjë shkon afër të vërtetës me çfarë po na shikojnë sytë këto ditë në selinë e PD.

Një informacion në inbox e Facebook se SYRI-t informon për lëvizje pas godinës së PD, bastisje zyrash dhe mbushje të zyrave në katet lart me letra boshe, me qëllim djegien e këtyre zyrave nga njerëz të Bashës në largim e sipër, për të bërë fajtor demokratët që do bëjnë përmbaruesin e vendimit të 18 Dhjetorit.

Denoncimi duket të jetë jashtë logjikës njerëzore, por që këto dyshime të bien, administrata e PD-së duhet tu vërë në dispozicion medieve, pamjet e kamerave të sigurisë për të parë çfarë ka hyrë e çfarë ka dale nga aty.

Ja mesazhi qe na vjen:

Anëtaret e LDGSH shkojnë në selinë e PD, i gjejnë dyert e mbyllura: Kjo s’ka ndodhur as në ’97-ën

Mbështetësit e Berishës kanë shkuar sërish në selinë e Partisë Demokratike. Kësaj radhe, kanë qenë në seli anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, por janë përballur sërish me dyer të mbyllura.

“Ju falënderoj që pasqyroni ç’a ndodh në selinë tonë të shenjtë. Ne jemi forumi i gruas që sot kishim një takim pune. por siç e patë dhe ju dyert e partisë tonë janë mbyllur, edhe pse shumica prej nesh kemi 31 vite që futemi në këtë derë. Sot kjo ndodh, nuk na ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë 1997. Na vjen keq që deputeti Basha na paska vënë drynin, por ne do të vazhdojmë prapë. Ne nesër do të jemi këtu të gjitha, të gjitha anëtarët që me referendum shkarkuam Bashën si kryetar”, tha një nga anëtaret.

Kujtojmë se më herët në seli u drejtuan anëtarë të Këshillit Kombëtar, ku u ballafaquan me situatë të njëjtë.

Ata thanë në prononcimin e tyre se nesër do të jetë ta ku do të ekzekutohet vendimi i anëtarëve dhe selia do i kthehet demokratëve.bw

Veriu i zbardhur nga bora, ARRSH: Këto janë akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu dhe bore në veri të vendit por pa probleme me bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

ARRSH bën me dije se reshje bore ka pasur në qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Ajo u bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore në Veri të vendit, por pa sjellë probleme me bllokimin e qarkullimit të mjeteve

Reshje bore ka pasur, në Qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

Dokument- Skandali i pagave, të dhënat e shqiptarëve u shitën për 20-30 mijë lekë

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë katër personat e arrestuar për skandalin e publikimit të pagave.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ kryer në bashkëpunim.

Sota akuzohet për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Ikonomi akuzohet për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv në sektorin privat’.

I proceduar penalisht në gjendje të lirë është edhe shtetasi Ervin Muça, detyrë Drejtor i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin Ëe Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e ‘Sistemit Cats’, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e ‘Sistemit CATS’, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

Databaza u shit për 20-30 mijë lekë, zbulohen emrat e 4 të arrestuarve

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë katër personat e arrestuar për skandalin e publikimit të pagave.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Sota akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ikonomi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”.

I proceduar penalisht në gjendje të lirë është edhe shtetasi Ervin Muça detyrë Drejtor i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Nga aktet hetimore e konkretisht referuar procesverbalit të këqyrjes së e-mailit të punës të specialistes së IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuara dhe të publikuara objekt hetimi, janë dërguar nga e-maili i saj i punës, në e-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:

Në datë 21 tetor 2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. në datë 25 nëntor 2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 25 janar 2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24 shkurt 2021 listë pagesat e janarit 2021. Më datë 29 prill 2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22 tetor 2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto të dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës së Eni Qirjako në adresën e Andi Agarajt. Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar në programin ëe transfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit të IT në sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, të dhënat që i ka marrë nga shtetasja (kolegia) Eni Qirjako, të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota.

Shtetasi Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin Ëe Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.

Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj. bw

Skandali me pagat, prokuroria: Dy punonjës të Tatimeve dhe AKSHI-t i shitën tek subjekte private

Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Ymeraj ka dalë në një konferencë ku ka folur rreth arrestimit të 4 personave, lidhur me skandalin e publikimit të pagave. Ajo ka thënë se janë arrestuar 2 persona të punësuar në institucione shtetërore e dy të tjerë në sektorin privat.

Këta të fundit, kanë blerë të dhënat te punonjësit shtetërorë. Sipas Ymerajt, hetimet po vijojnë edhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor, pasi janë publikuar dhe të dhënat e targave të shtetasve shqiptarë.

“Duke marrë shkas dëmtimin e interesave të shtetasve dhe interesin e shtuar të publikut në raport me ngjarjen. Por edhe shqetësimin që ushtroj si Prokurore në një ngjarje të tillë ku të dhënat shpërndahen në whatsapp-e, nga ana e Prokurorisë është operuar me hetimin. Janë kryer veprimet hetimore, janë marrë të dhënat përkatëse. Është vijuar me sekuestrimin e pc, servare, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë. Dy janë punonjës në institucionet shtetërore.

Ka të dhëna të rëndësishme të bazuar në prova se kanë rrjedhur të dhënat personale. Punonjësi i IT që është punësuar te AKSHI, duke pasur aksesin në të dhënat personale në pagat e disa muajve ka hyrë duke marrë këtë të dhëna e këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj dhe ky i fundit ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur subjekteve private. Punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në struktura private.

Janë arrestuar dhe 2 autorë të dyshuar që punojnë në sektorin privat. Prokuroria fillon hetimet, sepse edhe në Drejtorinë e Transportit ka të dhëna që lidhen me targa”, tha Ymeraj.

Situata në PD- Berisha: S’është çështje zyrash, por për parimin themelor të demokracisë, shumica vendos

Ish-kryeministri Sali Berisha ka festuar me demokratët e Gjirokastrës, 31 vjetorin e themelimit të PD.

Duke komentuar situatën në PD, Berisha tha se beteja që po zhvillohet nuk është çështje zyrash, por për parimin themelor të demokracisë që është shumica e cila vendos mbi pakicën.

“PD në kundërshtim me idealet tuaja, nuk arriti të përmbushë misionin e saj, e udhëhequr nga një dështark që sot është simboli më i vetëm në Shqipëri, i humbjeve dhe dështimit. Ajo kaloi në 8 vite nga humbje në humbje. E megjithë këtë jeni ju ata të cilët e mbajtët këtë forcë politike, një nga forcat politike më kryesore të vendit dhe ju keni një meritë të jashtëzakonshme. Ne nuk u shuam dhe nuk u arkivuam në histori, siç ndodhi me forcat politike në vendet ish-komuniste. Edhe pa lider arritëm të kemi në zgjedhjet e fundit mbi 620 mijë vota.

Por siç thotë një fjalë e popullit, e keqja nuk ka fund. Dhe ajo që po shohim ne së bashku, këto 3 muaj dëshmon se keqësia dhe ligësia, amoraliteti politik i njeriut për të cilin punuam aq shumë, i njeriut të cilin e mbështetëm me ndershmërinë më të madhe, nuk paskan fund dhe nuk njohin asnjë kufi. Kjo që zhvillohet këto ditë, unë i bëj thirrje mençurisë suaj, të qytetarëve shqiptarë, të mos mashtrohen. Nuk është çështje zyrash, jo personash, ata që duan t’ua paraqesisn si çështje zyrash dhe personash janë avoketër, mercenarë të antivlerave.

Çështja që po zhvillohet është një dhe vetëm një, për përparimin themelor të demokracisë, a do të qeverisë shumica, apo do të qeverisë pakica me dhunë mbi shumicën. Kjo është gjithçka. Kjo është e vërteta. Kjo e çon sërish demokracinë përpara alternativës Shekspiriane, të jesh apo të mos jesh. Një njeri duke shjkelur çdo standard të moralit njerëzo, dorëzon sovranitetin, kryen akte historike pabesie, ky njeri nuk do të pranojë verdiktin tuaj, vendimin tuaj, por jo të kësaj salle, por të 44 mijë anëtarëve të PD.

Ky njeri i cili dy muaj më parë na thoshte se mua nuk më shkarkon Kuvendi për arsye se më kanë votuar anëtarët, tani që kanë votuar 44 mijë, 10 mijë më shumë se në qershor, përsëri thotë se nuk i njoh. Ky njeri kërkon t’ju paraqesë ju 2 mijë personat për 5004 delegatë. E shihni, këtu nuk kemi të bëjmë as me zyrë dhe as me karrige, por me një parim themelor se kush do të vendosë shumica dhe do të pranojë pakica. Do të vendosë shumica dhe do t’i japë mundësi pakicës të shprehet lirisht siç i kemi dhënë ne mundësi në statut me nenin për fraksionet? Apo kjo pakicë do të përdorë dhunën, bandat, narkoshtetin për të dominuar mbi shumicën?”, u shpreh Berisha.

Berisha: Në 8 janar demokratët do të shkojnë në shtëpinë e tyre. Basha futi kriminelë dhe vrasës në PD

Nga Gjirokastra, ku mori pjesë në festimet e 31 vjetorit të themelimit të PD, Sali Berisha ftoi demokratët në protestën e 8 janarit. 

Berisha tha se në 8 janar demokratët do të shkojnë në shtëpinë e tyre.

Ndërkaq, Berisha akuzoi Bashën se duke blinduar dyert e selisë, e shndërroi PD-në në bunker, ku janë futur kriminelë dhe vrasës.

Në datën 8 janar të gjithë së bashku, në një manifestim proteste, si në një festival, të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve, të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD. Të cilin peng Basha nuk do që ta njoh. Është detyrë, mision. Në vend të kësaj në histori turpi, më të turpshmen, si në romanet e Markezit, apo si dikur në degët e punëve të brendshme të diktaturës hoxhiste, ka tre javë që ve blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin tonë, tempullin e demokratëve shqiptarë në një ndërtesë burg, bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë të cilën futen banditë, vrasës, kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot deputetët e PD, nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku një lloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie dhe asnjë tjetër”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron Ramën: Revolucion paqësor nuk ndalet, çojmë deri në fund kauzën tonë

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nga Gjirokastra Edi Ramën se revolucioni paqësor nuk do të ndalet. 

Berisha tha se demokratët do të çojnë deri në fund kauzën e tyre për largimin e narkoshtetit.

“Në emrin tuaj dua të paralajmëroj Edi Ramën. Ky është një revolucion demokratik paqësor. Sepse ne të tillë jemi.

Edhe kur kanë gjuajtur mbi ne këtu në Gjirokastër, demokratët e Gjirokastrës nuk kthyen armët, por organizuan qëndresën, shtuan radhët dhe bënë gjithçka që revolucioni i tyre të triumfojë në mënyrë paqësore.

Po këtë do të bëjmë ne sot, pas 31 vitesh, sot më të vendosur së kurrë që kauzën tonë ta çojmë deri në fund“, tha Berisha.

FOTO/ Basha u mbyll derën deputetëve, por e mban atë hapur për persona që janë pjestarë të Forcave të Armatosura

Ajo që po bën Lulzim Basha në Partinë Demokratike është e paimagjinueshme. 

I shkarkuar nga 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit, deputeti Basha vazhdon të mbajë të uzurpuar selinë e demokratëve.

Prej disa ditësh, duke përfituar nga festat e fundvitit, e ka bunkerizuar PD-në, duke blinduar dyert.

Deputetët dhe anëtarët e PD nuk lejohen të futen brenda, por nga ana tjetër duket se bunkeri i Bashës dhe Gazit paska zyra për ‘grupin e zjarrit’ që rrinë në gatishmëri për të nxitur dhunë dhe provokuar.

Personat që shihni në foton, që është bërë brenda Partisë Demokratike, janë të gjithë të maskuar si dhe të armatosur. Fatkeqësisht PD nuk duket më si kështjellë e lirisë, por si celulë terroriste.

 

SYRI mëson se foto është realizuar në katin e dytë të selisë së PD, para se të shkosh te zyra e Bashës, rreth tre orë më parë. Në foto me ta është edhe pastruesja e PD, Donika.

Burime për SYRI-n bëjnë të ditur se personat në foto janë pjesë e Forcave të Armatosura të Ushtrisë që kanë qenë edhe pjesë e misioneve ushtarake në Afganistan dhe vende të tjera.

Gjithashtu, ka të dhëna që personat e rrezikshëm që ndodhen brenda selisë së PD trajtohen me ilaçe kundër depresionit si dhe janë të droguar.

Kjo foto është hedhur në rrjetin social Instagram nga Ardit Mcini, i cili është pjesëtar i FA./FA

 

FOTOT- Deri dje e kishte mik shtëpie dhe sponsor, sot Basha e akuzon biznesmenin për trafikant

Deputeti Lulzim Basha po rrëshqet gjithmonë e më shumë, duke krijuar një situatë të errët dhe dashakeqe për demokratët, duke i akuzuar si llum, të korruptuar, madje edhe kriminelë e trafikantë.

Një rast i fundit është denoncuar në redaksinë e SYRI-t, pasi Basha i përmendi emrin si trafikant në Britani të Madhe, por deri dje rezulton se e kishte mik shtëpie.

Bëhet fjalë për zotin Myftar Lumeshi që përveç si mik i familjes Basha, gjë e cila provohet dhe nga fotot, dihet që z.Lumeshi ka qënë dhe financues i Bashës.

Për sa kohe ai financonte Bashën dhe shoqëronte Bashën, ai ishte një demokrat i nderuar, ndërsa sot meqë mbështet Berishën, krejt papritur ai del si trafikant.

Për këtë gjë z.Lumeshi ka ngritur padi për shpifje në drejtim të Gazment Bardhit.

 

Siguria e rajonit, Ushtria amerikane do të ngrejë shtab të Forcave të Operacioneve Speciale në Shqipëri

Si pjesë e përpjekjejeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.

Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm. Gjithashtu, kjo vendndodhje redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe profesionalizmin e ushtrisë shqiptare.

“Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë. “Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal ashtu dhe global”.

SOCEUR luan një rol të rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në Ballkan dhe kjo përpjekje po kryhet me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare dhe përfaqëson vlerësimin për profesionalizmin e ushtrisë shqiptare. Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë, Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal.

SOCEUR ka një pozicion unik për të stimuluar marrëdhënien tonë me aleatët dhe partnerët për t’iu kundërvënë ndikimeve keqdashëse, për të ndërtuar ndërveprueshmërinë, për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulme.

Ish mbështetësit që u tërhoqën nga mbrojtja në TV e Bashës

Që prej atij që Basha e konsideroi si kuvendi i 18 dhjetorit disa nga mbrojtësit publikë më të vendosur të kryetarit të kontestuar të PD-së, po refuzojnë të dalin në ekrane për të propoganduar tezat e tij. Vëzhgues të vëmendshëm mediatikë kanë vënë re se Salianji, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma dhe deri diku Alibeaj kanë braktisur llogoren e betejës në PD.

Po ti hedhësh një sy emisioneve të fundit politike vendin e tyre e ka zënë sekretari i sapo promovuar, Roland Bejko që ka shtuar praninë në studiot televizive. “Shumë nga ata të cilët deri pak kohë më parë vinin me qef të mbronin Bashën, tani rrefuzojnë me arsye kota: “jam pa qef”, nuk jam në Tiranë”, “kam dalë shumë në TV”, tha për Lapsi.al një producente programi e një televizioni të rëndësishëm në vend.

Arsyet e këtij refuzimi mund të lidhen së pari me presionin që këtyre personazheve politikë u bëhet nga antarësia dhe me frikën nga gjuha linçuese që përdorin mbështetësit e Berishës ndaj rivalëve të tyre.

Por, burime brenda grupit të bashistëve thonë se ajo lidhet edhe me një lloj zhgënjimi nga mosmirnjohja e Bashës. “Ai nuk ti njeh kontributet, sa më shumë ti sakrifikon për të, aq më tepër ai afron pranë vetes dhe në vendimmarrje oportunistët që duan ta mbajnë mirë me të gjithë”, mësohet të ketë thënë njëri nga ata që kanë bërë një tërheqje të butë.

Ka një mendim për të përgjithshëm se luftën personale që ka ndërmarrë Berisha për ta shkarkuar, Basha do ta përpjestojë me të gjithë deputetët, duke i bërë ata aksionerë në halle, por jo në privilegje.

Edhe të shtunën e 8 janarit, kur idhtarët e foltores do të zhvillojnë në mesditë një protestë te selia e PD, Basha ka thirrur, në të njëjtën kohë, po në seli një mbledhje të grupit parlamentar. Mesazhi është i qartë. Protestuesit do të tubohen kundër Bashës dhe për lirimin e zyrës prej tij, ai kërkon të shndërrojë në target të gjithë deputetët.

Pikërisht kjo strategji për të përdorur gjithkënd duket se i ka ftohur disa nga mbështetësit e tij publikë. “Një ditë Bashës iu desh ta thërriste vetë në zyrë Ervin Salianjin për ti kërkuar të dilte në një program politik të asaj mbrëmjeje” tregon burimi i Lapsi.al. Kjo qe hera e fundit që deputeti i Korçës u pa në TV për debatin mes palëve në parti.

Pikërisht kjo tërheqje e heshtur e ka shtyrë kryetarin e kontestuar të PD-së të jetë vetë më aktiv. Në fund të vitit të shkuar ai i shpeshtoi shumë daljet televizive, ndërsa 2022 e inaguroi me daljen e parë në bazë, në tubimin e Dibrës.

Po të bëhet një bilanc, në këto momente, përpos Bejkos, shumë aktiv në mbrojte të linjës zyrtare ka mbetur vetëm Gazmend Bardhi dhe deri diku Enkelejd Alibeaj, ndonëse jo me të njëjtin pathos si më parë.

Ndoshta të gjithë janë duke pritur se ç’do të ndodhë në 8 janar.

Përzënia e Rilindjes Demokratike nga zyrat, akt urrejtje i Lul Bravës ndaj fjalës së lirë! – Nga Sali Berisha

 

Të dashur miq, dje në 31-vjetorin e Rilindjes Demokratike, Peng-Basha me urdhër të pengmarrësit të tij Edvin Rama, në një akt intolerance dhe urrejtje për fjalën e lirë, përzuri me dhunë nga zyrat e veta në Selinë e Partisë Demokratike gazetën Rilindja Demokratike, gazetarët e saj.

Ky akt i shëmtuar antidemokratik erdhi si rezultat i qëndrimeve dinjitoze dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes të Rilindjes Demokratike. Gazetaret dhe kryeredaktori i saj Bledi Kasmi, në kulmin e krizës që kaloi Partia Demokratike, dëshmuan para demokratëve dhe mbarë shqiptarëve se Rilindja Demokratike nuk ishte gazetë e Sali Berishës, as dhe e Lulzim Bravës, por kishte mbetur besnike e misionit të saj të madh për të cilin lindi: zëdhënëse e fjalës së lirë, e të vërtetës, anticensurës, mendimit të pavarur intelektual, transparencës të guximshme të krimeve të narkoshtetit, interesit kombëtar.

Deputeti Lulzim Basha me dëbimin e gazetarëve të gazetës  Rilindja Demokratike kreu ndaj kësaj gazete një akt të pashembullt, të cilin nuk e ndërmorën në lindjen e saj diktatori Ramiz Alia, as dhe rebelët komunistë që erdhën në pushtet me flakë dhe tym në vitin 1997.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë dhunim të pashembullt të fjalës së lirë, gazetarëve dhe gazetës Rilindja Demokratike në 31-vjetorin e tyre, ju bëj thirrje shoqatave të gazetarëve  të vendit dhe të huaja, si dhe institucioneve ndërkombëtare, zyrave të OKB, OSBE, KE, PE, që merren me lirinë e medieve, të dënojnë këtë akt të pashembullt banditesk ndaj medieve të deputetit peng të qeverisë, Lulzim Brava.

E zbulon Paskal Milo: Rama po e sjell Erdoganin në Tiranë ditën e vdekjes së Skënderbeut

Historiani Paskal Milo zbuloi një fakt interesant në lidhje me vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Tiranë.

Milo tha se data 17 janar e vizitës së Erdogan në Shqipëri përkon me ditën e vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane:

“Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen në ditën që ka vdekur Skënderbeu. Nuk e di nëse kjo ka një lidhje, apo është rastësi”, tha ai për Mcn.

Lidhur me shtrirjen e aktiviteteve e turke në Shqipëri, Milo tha se Turqia është një fuqi rajonale dhe për të është e rëndësishme që të ushtrojë aktivitetin e saj në Ballkanin Perëndimor, por duke qëndruar brenda marrëveshjeve me NATO dhe SHBA.

“Turqia është një fuqi rajonale që ka pretendime të mëdha dhe mbështetur në traditën historike të Turqisë, patjetër që ndan me shqiptarët dhe popullsi të tjera një histori të përbashkët.

Si e tillë BP ka një rëndësi për Turqinë për gjeopolitikën rajonale. Ajo e sheh Ballkanin si një sferë ku mund të ushtrojë aktivitetin e vet. Çështjet e karakterit strategjik janë, por duhet të mos dalin jashtë marrëdhënieve me NATO dhe SHBA”, tha Milo.

Ndërkohë gazetari shqiptar me bazë në Turqi, Abdylvehap Ejupi konfirmoi vizitën e presidentit turk në Shqipëri më datë 17 janar. Ejupi tha se sipas tij temë diskutimi mes dy liderëve, Erdogan dhe Rama, do të jetë dhe vaksina turke e miratuar disa ditë më parë.

“Po, Erdogan do të jetë në Shqipëri më 17 janar. Çdo herë problemi i FETO është e vazhdueshëm, por nuk mund të ndikojë në marrëdhënien mes dy vendeve. Do të diskutohet dhe vaksina Turkovac dhe Shqipëria mund të jetë e para që të marrë atë, falas”, u shpreh Ejupi. bw

Evi Kokalari: Nëse derdhet gjak në rrugët e Tiranës, do të mbani përgjegjësi të plotë!

Aktivistja e mirënjohur republikane Evi Kokalari, tashti pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD, sot me një status në anglisht në rrjetin social:

 

I dashur mik,

Nëse në 8 Janar do të derdhet gjak në rrugët e Tiranës,

gjurmët e gishtave tuaj do të jenë kudo,

dhe ju premtoj se NUK do të pushoj derisa të mbani përgjegjësi të plotë për kaosin që do të keni shkaktuar mbi Shqipërinë.

Dear friend,
If on January 8th, there is bloodshed in the streets of Tirana,
your fingerprints will be all over it,
and I promise you,
that I will NOT rest until you are held fully responsible for the chaos you have unleashed upon Albania.

 

PD ul qepenat, në seli nuk hyn dot as Jorida Tabaku mbështetëse e Lulzim Bashës (VIDEO)

Etiketa “Lul Brava”, që Sali Berisha i ka vënë Lulzim Bashës, duket se po iu rezulton e vërtetë edhe grupit të mbështetësve të kryetarit të shkarkuar me referendum të PD-së. Deputetja Jorida Tabaku nuk ka mundur dot sot të hyjë në selinë blu pasi dera kryesore ishte e mbyllur.

Pamjet flasin vetë më shumë se çdo fjalë tjetër. Ajo priti për disa minuta aty dhe bëri një telefonatë. Me sa duket Tabaku nuk ishte informuar për rregullat e reja në PD, që hyrja nuk do të bëhet më nga dera kryesore, por nga një portë tjetër anësore.

Ditët e fundit ka pasur raportime se me urdhër të Bashës janë vendosur dyer dhe dritare të blinduara në selinë blu, për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm nga mbështetësit e Berishës në protestën e thirrur prej tij më 8 janar. Sidoqoftë pamjet ecejakeve të Jorida Tabakut nëpër shkallë dëshmojnë degradimin e situatës në PD. Gati gati sikur po përmbushet edhe parashikimi apo profecia që ka thënë para disa kohës Aurel Plasi, se mbase ka ardhur koha që Partia Demokratike të ulë qepenin nëse nuk riorganizohet dot. Shihni videon më poshtë. Lapsi

VIDEO – ‘O Lul Basha o tradhtar’, demokrati i revoltuar te selia e PD-së, kërkon llogari pse janë mbyllur dyert

Një demokrat i revoltuar ka kërkuar shpjegime për mbylljen e dyerve të selisë dhe është ndaluar ti afrohet godinës së PD-së.

Nga pamjet e SYRI TV, dallohet se si një nga shoqëruesit e Gazment Bardhit e ka ndaluar demokratin sapo ka kaluar portën e hekurit dhe i bënë presion që të mos shkojë në drejtim të selisë.

Në këto momente burri në moshë ka filluar të bërtasi dhe të bëjë përgjegjës Lulzim Bashën për krizën e rëndë që ka përfshirë Partinë Demokratike.

‘Pse i ka mbyllur dyert ai…O Lul Basha o tradhtar o legen’, dëgjohet të thotë demokrati i revoltuar.

Spaho: Më 8 janar Basha do ikë nga selia e PD, demokratët do çojnë në vend vendimet që kanë marrë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në intervistë me Skype me moderatorin Bled Marku në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Spaho theksoi se më datë 8 janar, Basha do të ikë nga selia e PD-së.

Sipas tij, demokratët më datë 8 janar do të çojnë në vend vendimet që kanë marrë në Kuvendin e dates 11 dhjetor, pasi e kanë shkarkuar Lulzim Bashën.

“Më 8 janar do jenë mijëra demokratë, që do vijnë në selinë e PD dhe do çojnë në vend vendimin për ta shkarkuar Bashën. Asnjë përpjekje e Bashës për të mbajtur me forcë selinë e PD nuk ka për të pasur sukses. Më 8 janar Basha do të ikë nga selia dhe ajo seli do jetë e anëtarëve të Partisë Demokratike. Lulzim Basha është peng i narkoshtetit. Çdo skenar i mundshëm i destabilitetit më 8 janar mund të ndodh vetëm nga Rama e pengu i tij, Basha. Basha po bën përpjekje që të mbajë selinë e PD-së me forcë, por se anëtarët e Partisë Demokratike kanë shembur diktaturën e jo më një Bashë, që nuk e ka me vete anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Basha ka lidhje interesash me narko-shtetin e Ramës. Basha ka interesa edhe tek Porti i Durrësit. Lulzim Basha kërkohet nga prokurori belg për çështjen e Toyota Yaris, thirret dhe nuk paraqitet. Ju e dini edhe dosjen e Nik Muzinit, ka të hapur dosjet në SHBA. Basha ka ashpërsuar tonet edhe ndaj Berishës, që e ka ndihmuar dhe madje e ka ndihmuar edhe të jetë në krye të PD-së. Sot Lulzim Basha është thjesht deputet i thjeshtë, sepse Kuvendi e ka shkarkuar. Nuk ka skenar, por ka respektim të vullnetit të anëtarësisë së Partisë Demokratike”, deklaroi Spaho.

Këlliçi: Shqiptarët sot, pak guxim për t’u përballur me padrejtësitë!

Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të përkohshëm për Rithemelimin e PD ka përkujtuar sot me nderim, ditën kur u botua e para gazetë që lindi së bashku me demokracinë, “Rilindjen Demokratike” dhe dha një mesazh të rëndësishëm për brezin e sotëm të shqiptarëve, që po përballen ende me padrejtësi.

Në një mesazh në Fb, Këlliçi shkroi:

“31 vjet më parë shqiptarët shfletuan të parën gazetën antikomuniste. Koha kërkonte që shqiptarët të njiheshin me të vërtetën e regjimit. Ata do të gjenin mes rreshtave të vërteta të palejuara, të shtypura, të përndjekura, të vrara me plumb.

Mirëpo etja për lirinë e fjalës është e pashuar. Pas 31 vitesh, shqiptarët gjejnë kurajo të denoncojnë të kaluarën, por pak guxim për t’u përballur me padrejtësitë e së tashmes. E për këtë duhet të reflektojë e gjithë gazetaria shqiptare, misioni i së cilës duhet të jetë vetëm e vërteta. Gëzuar ditëlindjen RD! Gazeta që lindi me demokracinë.”

Artan Hoxha: Rama i plotësoi Bashës kërkesën për roje shtesë

Gazetari Artan Hoxha, me anë të një statusi në “Facebook” iu është drejtuar demokratëve, që duan që të hyjnë në selinë e Partisë Demokratike.

Hoxha iu bën thirrje demokratëve, që nëse i pengon kush që të hyjnë në selinë e PD-së, nuk janë Garda e Republikës, sepse nuk e kanë këtë detyrë, por janë “gardianë” të selisë.

Gazetari investigativ shton gjithashtu se Rama i ka shtuar Bashës gardistë të tjerë për mbrojtjen e tij.

“Efektivat e Gardës, kanë detyrë të mbrojnë fizikisht vetëm Bashën, jo të mbrojnë selinë e PD-së nga militantët”, shkruan gazetari Artan Hoxha.

Postimi i gazetarit Artan Hoxha:

Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim…

Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise…

Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes.

Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes.

Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten.

Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese.

Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda.

Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet.

Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend…

Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht.


Send this to a friend