VOAL

VOAL

Shikoni se si pushteti rrethon ‘5 Majin’, terror banorëve

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e “5 Majit” për t’i hapur rrugë nje projekti të dyshimtë dhe për të cilin banorët e zonës kanë qenë kundër.

Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta, pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje e nuk lejojnë as mediet dhe as banorët e tjerë që të kalojnë.

Shikoni foton më poshtë për të kuptuar se sa shumë policë ka dërguar pushteti kundër banorëve të kësaj zone që janë në të drejtën e tyre. syri.net

Rrethimi te ‘5 Maji’- Berisha: Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve

Menjëherë pasi policia e Edi Ramës ka rrethuar zonën e ‘5 Majit’ dhe ku pritet që fadromat e IKMT të prishin banesat e qytetarëve pa asnjë marrëveshje, ka reaguar edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai ka postuar një video dhe një shënim të shkurtër në Facbook.

“Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat e tyre në Bregun e Lumit!”, shkruan Berisha. syri.net

Rrethimi policor- Pronarja s’del nga shtëpia, shoqërohet 1 operator

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e “5 Majit” për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.

Në pamjet e publikuara nga Ora News, shihet se një zonjë ndodhet brenda banesës, e cila është parashikuar për t’u shembur, dhe nuk pranon të dalë jashtë.

Pavarësisht se policia ka rrethuar shtëpinë dhe po përpiqet të negociojë me të për të dalë jashtë bashkë me familjen e saj, zonja nuk pranon të lirojë banesën.

Fadromat e IKMT-së kanë shkuar në zonë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona. Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe një operator të televizionit Fax News, i cili po filmonte.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar çdo hyrje e nuk lejojnë as mediet dhe as banorët e tjerë që të kalojnë. syri.net

Policia rrethon ‘5 Majin’, nisin arrestimet e banorëve

Zona e ‘5 Majit’ në Tiranë, banorët e së cilës kanë kohë që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga projektet korruptive të qeverisë dhe bashkisë, është rrethuar nga policia.

Janë me dhjetëra policë që shoqërojne edhe mjetet e rënda.

Ndërkohë banorët kanë bërë të ditur se nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre.

Policia ka shoqëruar me forcë edhe disa banorë që kanë nisur të mblidhen për të kundërshtuar këtë aksion.

IMT-ja ka vendosur shembjen e dhjetëra shtëpive në zonën e 5 Majit pa arritur në një marrëveshje me banorët.

Mësohet se policia ka bllokuar çdo hyrje në zonën e 5 Majit. Nuk lejon banorët as mediat në zonën e rrethuar. syri.net

Organizata amerikane publikon emrat dhe dëshmitë /Të paktën 9 gazetarë u dhunuan më 8 janar

Një nga organizatat më të rëndësishme të medias në botë, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, ka reaguar për dhunën e ushtruar mbi gazetarët më 8 janar nga Policia e Shtetit.

Në deklaratën e organizatës së madhe me qendër në Nju Jork të SHBA, thuhet se autoritetet duhet të hetojnë dhe të nxjerrin përgjegjësit para ligjit.

Skandali i dhunës mbi gazetarët u denoncua disa herë nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

KMG raporton se të paktën nëntë gazetarë janë dhunuar nga policia më 8 janar. Forcat e rendit qëlluan drejt tyre me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Shtatë nga gazetarët e dhunuar i përkasin televizionit Ora News. Ata janë operatorët Ermal Noka, Esmerald Jahelezi dhe Alban Xhokaxhi si dhe reporterët Everest Dedaj, Fjorela Beleshi, Sonila Musaj dhe Edison Vatnika.

Sipas KMG, ata morën djegie në sy dhe kishin probleme me frymëmarrjen pasi policia hodhi një ‘sasi joproporcionale’ me gaz lotsjellës ndaj tyre.

Policia sulmoi po ashtu me top uji edhe ekipin raportues të Fax News.

Operatori Majklen Sinka tha për KMG se ai dhe gazetarët e tjerë në vendin e ngjarje ishin të identifikueshëm si pjesëtarë të medias pasi kishin në trup veshje me logon e Fax News.

“Por policia na shënjestroi qartësisht me topa uji dhe gaz lotsjellës,” tha Sinka, duke shtuar se nga sulmi u dëmtuan edhe pajisjet e tij.

Edhe fotoreporteri Felix Bilani u lëndua dhe iu desh të merrte trajtim mjekësor pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tij gjatë protestës, raporton KMG.

VIDEO- Rama i dhuron vazo Erdoganit: Jam artist serioz unë

Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga takimi me Presidentin turk, duke zbuluar disa nga prapaskenat e vizitës. Rama i dhuroi Presidentit Erdogan, një vazo, të cilën e ka krijuar vetë, duke e quajtur veten, një artist serioz.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa nga prapaskenat e vizitës, së presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në Shqipëri.

Përmes një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama tregon momentin, kur i ka dorëzuar presidentit Erdogan, një vazo dhuratë, të cilën e ka krijuar vetë. Rama e cilësoi veten si një artist serioz, duke i kërkuar presidenti turk, ta çojë këtë dhuratë në shtëpi.

Edhe presidenti Erdogan, zgjodhi ti kthente dhuratën, në të njëjtën formë, pasi kishte sjelle nga Turqia një vazo, për kryeministrin Rama.

Rama i publikoi pamjet e takimit, një ditë pas vizitës së Erdogan në Shqipëri, ku presidenti i Turqisë, mori pjesë në inaugurimin e 522 apartamenteve në Laç, që u ndërtuan nga shteti turk.

VIDEO- Bashën e sulmojnë me vezë, Garo: Çfarë mbjell, do të korrësh

Protestuesit demokratë e pritën Lulzim Bashën sot me vezë dhe pankarta.

Në momentin që Basha mbërriti për takim në një lokal pranë RTSH-së, protestuesit hodhën vezë ndaj tij. Mes protestuesve ishin të rinj dhe gra, që u helmuan prej tij në protestën e 8 janarit.

Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo bëri një postim në lidhje me këtë ngjarje.

“Çfarë mbjell, do të korrësh…

Lulzim Brava do të pritet gjithnjë me protesta nga demokratët, të cilët i dhunoi e i helmoi me gaz vetëm se donin të hynin në shtëpinë e tyre,” shkruan ajo, duke postuar pamjet e protestës.

Peng pazaresh – Gratë demokrate i kujtojnë deputetit Basha shkarkimin

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim në një lokal në Tiranë.

Por ai është pritur në ambientet e jashtme nga protesta e grave demokrate.

Ato i kanë kujtuar atij pazaret më kreun e qeverisë dhe shkarkimin e tij nga demokratët. syri.net

Berisha: Refuzova Erdoganin për rezolutën e Palestinës! Shqipëria s’mund të rikthehet tek perandoritë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër marrëdhënien dhe historinë e tij me presidentin turk Tahip Erdogan në vite.

I ftuar në Quo Vadis, Berisha theksoi se me vendimin tij pro SHBA-së për rezolutën e Palestinës krijoi zemërimin e Erdogan por që nuk u pajtua me qëndrimin e Turqisë, pasi ai kërkonte të saldonte krizën më të thellë të të gjitha kohërave atë të lindjes së mesme.

Berisha: Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës.

Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë.​ Kam pritur në Tiranë presidentin Jaser Arafat por rezoluta që unë u ndave me presidentin Erdogan ishte përpjekja për të dobësuar rolin e SHBA në krizën e Lindjes së Mesme, duke e salduar atë krizë dhe për mendimin tim, pa angazhimin  e SHBA, kriza më e thëllë ndofta e kohërave, nuk mund të zgjidhej.

Pas vendimit tim, gati 2 vite pas prononcimit tim, mua mu kërkua në një mënyrë jo shumë diplomatike për të ndryshuar votën e Shqiëprisë, por unë nuk e bëra dhe këtë ia mori përsipër Rama i cili ndryshoi qëndrimin e Shqipërisë.

Më mori në telefon në një moment feste, në një kohë kur diplomacia turke nuk më kishte thënë asnjë fjalë, kisha marrë vesh nga ambasadori palestinez se presidenti Erdogan ishte shumë i mërzitur nga kjo dhe më tha se do të bëjë demarsh tek unë dhe ai insistoi që unë të ndryshoja qëndrim por unë i thashë që maksimumi që mund të bëja ishte abstenoja por që nuk votoja kurrë për atë rezolutë. Nga ky moment unë bëra të qartë se Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë një vend nën influencën e Turqisë.

Turqia është një super fuqi rajonale dhe pretendon të bëhet një super fuqi qendrore. Dobësimi i unipolitaritetit në botë që u vendos pas shpërbërjes së Baskimit Sovjetik dhe dominimi nga SHBA i rendit botëror, solli në tryezë idenë e rikthimit të zonave të influencës dhe Turqia lufton për këto zona. Historiku dhe historia e Shqipërisë është e dominuar nga perandoritë dhe rikthimet e perandorive në forma të ndryshme, unë nuk jam dakort.

Deklarata – Erdogan porosit Ramën: Të merren masa kundër FETO që raporti ynë të mos errësohet! Herën tjetër ta kesh zgjidhur

Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan ka kërkuar nga qeveria shqiptare të bëjë më shumë në raport me luftën ndaj organizatës FETO, që kjo mos të lërë që marrëdhëniet mes dy vendeve të errësohen për këtë arsye.

Gjithashtu Erdogan theksoi se kjo punë të ketë mbaruar sa më shpejtë, në mënyrë që në vizitat e ardhshme që do të zhvillohen në Turqi, kjo punë të ketë marrë një formë të prerë.

Erdogan: Ne duhet të kontribuojmë për paqen e qetësinë e vendeve tona, të rajonit e botës. Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, me lejen e Zotit nuk ka asnjë problem që nuk e zgjidhim. Për aq kohë sa mbrojmë vëllazërinë e vendosmërinë tonë, unë sinqerisht besoj se së bashku nuk do lejojmë të prishë këtë panoramë të bukur që po shohim të gjithë së bashku. Krijimi i një mjedisi paqeje, besimi e stabiliteti në Ballkan. Sigurimi i marrëdhënieve miqësore janë prioritet për qeverinë turke. Ne ndjekim rolin që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, qoftë nga aleatet e NATO-s që kanë dhënë kontribut të veçantë. Roli i Shqipërisë ka qenë konstruktiv. Ne jemi në solidaritet me Shqipërinë. Me këtë rast, dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Do të kemi kënaqësinë të ndajmë me Shqipërinë përvojat dhe eksperiencat që kemi pasur në këtë detyrë që e kemi pasur në të kaluarën. Populli turk qëndron me atë shqiptar siç ka qenë gjithmonë. Prania e organizatës FETO, mos të lërë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye dhe në vizitat e ardhshme që do të zhvillojmë në Turqi të ketë marrë një formë të prerë.

Marrëdhëniet tona i kanë rrënjët e thella- Erdogan mban fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka thënë se Turqia dhe Shqipëria ka ndërtuar një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe se Turqia e sheh vendin tonë si një partner strategjik.

Erdogan tha se ndihmat e Turqisë në drejtim të Shqipërisë do të jenë të shumta, për ta thelluar më tepër këtë marrëdhënie të shkëlqyer mes dy popujve.

“Të nderuar zonja kryetare, të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj. Në emrin tim, delegacionit tim, e kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi shumë lidhje të forta historike e humane. Para 3 javësh kemi mirëpritur në Turqi zonjën Nikolla. Me të kemi shkëmbyer mendime se sit ë fucojmë marrëdhëniet tona parlamentare. Ne ramë dakord që rritja e kontakteve do të japë një kontribut serioz në zhvillimin e marrëdhënieve tona. Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë, është bërë një nga marrëveshjet e para, e kjo marrëveshje që quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë në thelb zbulon që marrëdhëniet tona janë jo vetëm mes shteteve, por edhe njerëzve. Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Këto marrëveshje bashkëpunimi, që rrënjët i kanë të thella janë të forta e të pa lëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013, që Turqia është një nga partnerët strategjikë, është panorama e asaj që po shohim sot. Ne kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partnerit strategjike.

Ne duhet të kontribuojmë për paqen e qetësinë e vendeve tona, të rajonit e botës. Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, me lejen e Zotit nuk ka asnjë problem që nuk e zgjidhim. Për aq kohë sa mbrojmë vëllazërinë e vendosmërinë tonë, unë sinqerisht besoj se së bashku nuk do lejojmë të prishë këtë panoramë të bukur që po shohim të gjithë së bashku. Krijimi i një mjedisi paqeje, besimi e stabiliteti në Ballkan. Sigurimi i marrëdhënieve miqësore janë prioritet për qeverinë turke. Ne ndjekim rolin që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, qoftë nga aleatet e NATO-s që kanë dhënë kontribut të veçantë. Roli i Shqipërisë ka qenë konstruktiv. Ne jemi në solidaritet me Shqipërinë. Me këtë rast, dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Do të kemi kënaqësinë të ndajmë me Shqipërinë përvojat dhe eksperiencat që kemi pasur në këtë detyrë që e kemi pasur në të kaluarën. populli turk qëndron me atë shqiptar siç ka qenë gjithmonë”, tha Erdogan. bw

Presidenti turk viziton Shqipërinë, pritet nga Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, fillon vizitën zyrtare në Shqipëri, pritet me ceremoni nga kryeministri Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton sot, të hënën, Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Qeveria turke për personat që mbetën pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, në qytetin e Laçit.

Qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente në këtë qytet.

Po në Laç, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të sheshit të qytetit me emrin e tij.

Më vonë gjatë ditës, Erdogan do të zhvendoset në kryeqytetin e Tiranës, ku në orën 13:00 do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 15:00 do të nënshkruhen shtatë marrëveshje, memorandume mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Sipas agjendës, mbylljen e vizitës njëditore në Shqipëri, Erdogan do ta ketë përmes një sesioni të ri parlamentar, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse. rel

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli: Monument i turpit ruhet nga shteti’, Topalli numëron gjëmat e Bashës

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një pasqyrim të takimeve të Lulzim Bashës në Fier dhe Sali Berishës në Shkodër.

Në një postim në rrjetin social Facebook, teksa e cilëson Bashën si monument turpi që ruhet nga policia e Edi Ramës, Topalli i numëron një për një të gjitha bëmat dhe gjëmat që ka lënë gjatë drejtimit të partisë.

Postimi i Jozefina Topallit: 

Por ndryshe nga Basha që shteti e mbronte nga njerëzit e tij, në Shkodër ku ishte Berisha e gjithë salla e pallatit të sportit thërriste “Basha ik”.

“Monument, që ruhet nga shteti!

Sot ishte ditë me diell, por Lulzim Basha doli me çadër, për t’u mbrojtur nga vezët që mund t’i hidhnin njerëzit e tij.

Pas kërkesës së Lulzimit, edhe sot, Edi Rama urdhëroi policë nga Fieri dhe nga Vlora për të ruajtur Lulzim Bashën nga njerëzit e tij.

Kjo që ndodh tek ne është unike në botë

Ka dështuar çdo kauzë;

ka shitur (humbur) çdo zgjedhje;

ka përjashtuar çdo kontribut;

ka djegur mandate;

ka bojkotuar zgjedhje;

ka kërcënuar për moslejim të zgjedhjeve edhe të tjerët;

ka përjashtuar me vendim personal liderin historik të PD;

ka vrarë votën;

nuk ka lejuar debatin;

ka manipuluar çdo votim për kryetar brenda Partie;

ka bërë marrëveshtje finaciare me kundërshtarin;;

është shkarkuar nga anëtarësia me 4500 delegatë dhe 45 mijë anëtarë;

i ka mbyllur derën deputetëve të PD;

i shpërthen zyrën të rinjve;

vendos dyer të blinduara ,që anëtarësia të mos hyjë në shtëpinë e saj;

rrah me shkopinj kazmash militantët e forcë së tij;

i hedh gaz më keq se kundërshtari ; fut në seli njerëz me maska dhe armë;

shton katër vila vetëm për vitin elektoral; mban karrigen me policinë e Ramës…

e thotë unë po sakrifikoj për ju!

Ky është monument i turpit, që ruhet nga shteti!

Ndërkohë në Shkoder i gjithë pallati i Sportit thërret: Basha ik!”, shkruan Topalli.

Bardhi gënjeu, Alfred Rushaj nuk është sëmurë, por braktisi Bashën

Një ditë më parë me propozim të kryedemokratit Lulzim Basha, Këshilli Kombëtar largoi Alfred Rushajn nga detyra e kreut të grupit parlamentar, duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibeajn.

Për këtë vendim ka folur në një intervistë televizive Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se vendimi është marrë në dakordësi mes Rushajt dhe Bashës.

Bardhi tha dhe se Rushaj është në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të Covid-19.

‘Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID’, tha Bardhi për ‘Neës 24’.

Por pas kësaj deklarate kanë qarkulluar lajme se vendimi erdhi pasi Alfred Rushaj nuk ka qenë dakord me linjën e Bashës.

‘As me përjashtimet. Nuk ka qenë dakord me Berishën gjithashtu. Por kundër mënyrës se si po sillet Basha në këtë histori. Prandaj s’ka folur. Në Kryesi nuk ka votuar. Ia ka komunikuar Bashës vetë para disa ditësh’, kanë pohuar burime nga selia blu për ‘Politiko’.

Lajmet se largimi i Rushajt nuk është aq paqësor sa tha Gazmend Bardhi janë shtuar. Madje dyshohet se ky i fundit ka mashtruar opinion publik për sëmundjen e Rushajt. Por të njëjtën gjë si Bardhi e ka deklaruar dhe Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Familjarët e Alfred Rushajt i kanë hedhur poshtë deklaratat e Bashës dhe Bardhit, duke thënë se deputeti gëzon shëndet të plotë. Kjo e fundit shton se sipas një verifikimi të sistemit TIMS rezulton se Rushaj ka udhëtuar drejt Kroacisë, bën të ditur CNA.al

VIDEO- Provokohen demokratët, policia merr në mbrojtje deputetin Basha

Tensione në Fier, ku demokratët që protestonin kundër deputetit Lulzim Basha janë provokuar nga mbështetësit e këtij të fundit.

Siç edhe duken në pamjet e transmetuara nga SYRI TV direkt nga Fieri, mbështetësit e Bashës kanë provokuar demokratët në protestë, duke krijuar dhe tensione.

Pas kësaj, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje Lulzim Bashën e duke vendosur 2 kordonë për sigurinë e tij.

Jep dorëheqjen nënkryetari i PD, Alfred Rrushaj braktis farsën e Bashës

Nënkryetari i PD dhe kreu i grupit parlamentar, Alfred Rrushaj ka dhënë dorëheqjen.  

Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot deputeti Lulzim Basha në një mbledhje me një grup të vogël mbështetësish.

Rrushaj është deputeti i radhës që braktis farsën e Lulzim Bashës, pas vendimeve të këtij të fundit për të mbajtur me forcë selinë e demokratëve.

Skenat e rënda të 8 janarit nga selia e PD ku demokratët u dhunuan barbarisht nga mercenarët e Lulzim Bashës dhe ndërhyrja e policisë duke hedhur bomba gazi, kanë bërë që Rrushaj të distancohet nga këto akte.

***

Ndwrkaq, deputeti Basha ka njoftuar edhe pasuesin e Alfred Rrushajt. Në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar emërohet Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit largohet nga nënkryetar i Kuvendit.

Gjithashtu, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë emërohet Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit njihet për besimin e verbër që ka ndaj deputetit Basha dhe më në fund u shpërblye. syri.net

VIDEO- Rama tremb fëmijën, vogëlushi ikën me vrap i alarmuar

Kryeministri Edi Rama ka trembur një fëmijë sot. 

Në një video të shpërndarë në rrjet, Rama ulet dhe kërkon ta përqafojë të miturin, por duke hapur gojën dhe çjerrë zërin e ka frikësuar atë.

Vogëlushi kthehet menjëherë dhe ikën me vrap i alarmuar.

Në video fëmija dëgjohet duke qarë teksa shkon drejt të ëmës.

Me siguri Rama nuk e priste këtë veprim të vogëlushit dhe nga reagimi duket që e ka zënë befasisht teksa nënqesh nga zori.

VIDEO- ‘Bie’ selia e parë e Bashës, Këlliçi dhe demokratët zhvillojnë mbledhje në zyrën e PD-së në Berat

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë zhvilluar mesditën e sotme një takim në degën e Partisë Demokratike të Beratit. 

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues grupseksioni në rang qarku si dhe deputetë të PD.

Në këtë takim u shtrua si platformë proçesi i ristrukturimit të PD i cili filloi në janar dhe mbaron muajin që vjen.

Gjatë diskutimeve mësohet se u shtrua si propozim zgjedhja e kandidaturave për forumet drejtuese të PD-së.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe deputeti Belind Këlliçi, i dërguar i Komisionit të Rithemelimit si kryesues i grupit të punës për organizimin e degës së PD në Berat.

Belind Këlliçi është shprehur Partia Demokratike ka hyrë në proces riorganizimi për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, ku PD do të ketë kandidatë në çdo bashki.

Ky takim është zhvilluar pa praninë e mediave.

Sipas burimeve te brendshme, dhe deputeti i PD Tomor Alizoti është përkrah demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin dhe liderin historik Sali Berisha.

Berisha rikthehet në bazë- Pritje e jashtëzakonshme në Lezhë

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Lezhë, për takimin me demokratët, me rastin e 31-vjetorit të rithemelimit të degës së PD-së.

Berisha është pritur si gjithnjë me entuziazëm nga demokratët, të cilat kanë brohoritur njëzëri duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Disa herë, të pranishmit kanë deklaruar se Basha i ka injoruar, madje as nuk i ka përshëndetur për 31-vjetorin e degës.

Demokratët i kanë kërkuar Berishës një riorganizim sa më të shpejtë të PD-së. Po ashtu ata kanë uruar që Berisha të jetë kryeministër sa më shpejt.

Ky është takimi i parë në bazë pas protestës së 8 janarit. Berisha do të zhvillojë edhe një takim nesër.

Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin

Në 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se vendi është përballë një armiku më të rrezikshëm se diktatori komunist.

Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.

“Ne krenohemi sot në një ditë historike, sepse rrënjët e shkuara janë të domosdoshme për t’u njohur dhe nderuar, në mënyrë që e ardhmja të jetë ajo që duam. Ne jemi një parti e traditës, ne nuk heqim dorë nga tradita jonë. Ne e respektojmë atë, ndaj jemi vërtet një parti konservatore. Ne nderojmë rrënjët tona dhe historikun tonë sepse duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë.

U zgjodha president në vitin 1992 dhe jetoja në Brrakë të Tiranës. Çdo ditë kaloja pranë sheshit Skënderbej. Sheshi ishte i mbushur me të papunë. Ndjeja një keqardhje të jashtëzakonshme. Bashkëshortja ime shkonte çdo ditë në dyqane bosh dhe merrte të shara sistematike nga komunistët për dyqanet bosh.

Në atë kohë ne kishim vetëm besimin tonë të madh te liria. Kishte shumë pak para në xhepa, kishte varfëri, kishte papunësi. Por kishte shpresë. Pse na shërben ne kjo? Ne përsëri kemi shumë mungesa. Demokratët sot janë më të diskriminuarit, më të ndëshkuarit, por ata janë njerëzit më të lirë të vendit. Ne vërtet vuajmë, por jemi më të pasurit në ideale, më të pasurit në atdhetari. Ata besojnë se do ia dalin dhe do ia dalim.

Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim para vitit 1990. Ai që kishim, ishte një diktator, i cili kishte urdhëruar vrasje politike, por prapë e kuptoi se uragani i lirisë nuk mund të ndalet. Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot jemi i vetmi vend, ku kreu i qeverisë, kreu i Meduzës, mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Mendon dhe beson duke marrë peng Lulzim Bravën, do të mund të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, mbi interesat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Berisha: Ja pse Rama na sulmoi më 8 janar me kërkesë të Beogradit

Nga Lezha, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se më 8 janar, demokratët u sulmuan me kërkesë të Beogradit.

“8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare. Më 8 janar, Edi Rama faktoi se ai me mënyrat e tij kriminale, ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë sonë, shtëpisë së PD-së.

Nuk është problemi i një zyre, i një ndërtese. Këtu është problemi themelor: i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës. Pa këtë parim nuk ka demokraci. Dhjetëra-mijëra demokratë shkuan për të zbatuar vendimin e tyre. Kuvendi Kombëtar ka votuar se selia e PD është ajo seli dhe ne shkuam të hymë në shtëpinë tonë.

Çfarë ndodhi? Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive.

Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli.

Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.

Berisha: Basha, pas kompanive të basteve! Batoni e ndihmoi për…

Nga takimi i Lezhës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, hodhi akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës.

Berisha tha se ai qëndron pas kompanive të basteve. Berisha tha se Baton Haxhiu e ka ndihmuar kur u ndaluan bastet. Sipas liderit historik të PD, kjo tregon edhe njëherë angazhimin e Beogradit në vendin tonë.

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Ballkani i Hapur është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë.

Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin.

Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes.

Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?” tha Berisha.

Berisha: Selinë e PD e mbajnë peng për kullat! Do bëjmë protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit

Në takimin e zhvilluar në Lezhë, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama dhe Lulzim Basha e mbajnë peng selinë për shkak të projektit të kullave.

Në fjalën e tij, Berisha u zotua se do ketë protesta edhe më të fuqishme se më 8 janar.

“Një lojë e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, kundër shqiptarëve.

Qëllimi ynë më 8 janar ishte që të nxirrnim kriminelët nga shtëpia. Natyrisht ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm, njeriun më të degraduar në historinë politike shqiptare.

Këto ditë doli se gjithë ai sulm ndaj selisë, ndaj demokratëve, gjithë ato mijëra bombola gazi e helmesh toksike, pluhurash toksike, të përgatitura nga trafikantë dhe vrasës në seli, kishin si qëllim, përsëri vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Mos e harroni këtë.

Doli parku i katër hajdutëve, që duhej ndërtuar te selia e PD-së. Hajdut Ramës, hajdut Bravës, hajdut Fushës dhe hajdut Velisë. Parkun e kishin emëruar si parku i katër lirive, kur ai ishte parku i katër hajdutëve. Ky është shkaku pse Edi Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë tonë, shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve,” tha Berisha.

“Duhet të jemi të gatshëm për protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria,” vijoi më tej ai.

Dhunë nga demokratët? Berisha tregon rastin e lezhjanit: Vetë ishte në seli, vëllai e motra në protestë krah meje

Berisha u ndal tek situata në selinë blu, ku theksoi se Edi Rama nëpërmjet Lulzim Bashës ka marrë peng sot opozitën, me një qëllim asgjesimin e pluralizmit dhe largimin e shqiptarëve nga vendit.

“8 janari është faqja më e zezë e një qeverie shqiptare, më 8 janar Edi Rama faktoi se ai në mënyrat e tij kriminale ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë tonë, të selisë së Partisë Demokratike. Nuk është problem i një ndërtese, këtu është problem themelor i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës, ju votuat, pa këtë parim nuk ka demokraci, shkuan për të zbatuar vendimin e tyre”, tha Berisha.

Akuzave se demokratët kishin shkuar në seli për akte dhune, Berisha iu përgjigj me rastin e një demokrati nga Lezha, ku vëllai dhe motrat e tij ishin në protestë, ndërsa ai ndodhej brenda në seli.

Demokratët nuk shkuan për të dhunuar vëllezërit dhe motrat, tha Berisha.

I them Marselit, i cili është një nga demokratët më të vjetër, Marsel në krah timin ishte motra dhe vëllai jot. Çfarë mendon ti, se këta do të vinin të të lëndonin ty? Jo Marcel, ishe në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar”, deklaroi Berisha, duke shtuar se demokratët protestuan për hapjen e dyerve të shtëpive të tyre.

Ervin Minarolli: Nisim zgjedhjet në degët e PD

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike thotë se protesta e 8 janarit për largimin e Lulzim Bashës ishte vetëm hapi i parë për të marrë selinë.

Anëtari i këtij Komisioni, Ervin Minarolli tregoi se ka nisur puna për riorganizimin e strukturave të partisë në çdo qelizë në mënyrë që të gjithë vendimet e Kuvendit të përmbyllen deri më 22 mars.

“Ne nuk jemi një parti e re, ne e kemi eksperiencën, kemi ngritur grupe pune. Janë po ato grupe që mblodhën firmat për të krijuar strukturat e reja”, tha Minarolli për A2CNN.

Në respekt të statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, Minarolli shpjegoi edhe mënyrën e zgjedhjes së strukturave të reja, si dhe rikonfigurimin e ri të Kuvendit Kombëtar të partisë.

“Është futur parimi 1 anëtar, 1 votë për drejtuesit e degëve. Delegatët e Kuvendit do të zgjidhen nga Kuvendi i degës dhe nga 7 mijë anëtarë, do të kemi kuvendin me 1000 e ca delegatë.

Me bindjen se shumica është në anën e tyre, mohoi që krijimi i një partie të re nga mbështetësit e Sali Berishës të jetë opsion.

“Do të kishim frikë nga ndarja nëse forcat dhe bazat do të ishin të barabarta, por baza është dukshëm në favorin tonë”.

Pas Kuvendit të 22 marsit, rithemeluesit i hapin rrugë garës për kryetarin e ri të partisë. syri.net

Banorët e Laprakës sërish në protestë, Marku: Lame të dalë para drejtësisë, të hetohet Bashkia Tiranë

Banorët e Laprakës, të cilëve pritet që t’ju prishen shtëpitë, kanë dalë sërish në protestë.

Aktivisti Bled Marku është shprehur se Lame duhet që të dalë përpara drejtësisë.

Bled Marku denoncoi se është devijuar projekti i Unazës së Re dhe se duhet që të hetohet Bashkia e Tiranës.

“Artan Lame të dalë para drejtësisë, duhet të hetohet Bashkia e Tiranës. Janë 550 banesa, ku në çdo banesë ka 2-3 kurora e i bie që mbi 1000 njerëz dalin në rrugë. Projekti është devijuar.

Thuhet se projekti është devijuar edhe më herët. I kemi ftuar që të vijnë dhe të ulen me ne që të bisedojmë, iu kemi çuar edhe shkresa zyrtare Bashkisë së Tiranës, Presidencës, Kryeministrisë, asnjë problem nuk e trajtojnë, më e turpshme është se ministrja e Infrastrukturës thotë se këtu nuk ka protestë”, deklaroi Bled Marku.

Marku po ashtu u shpreh nëse nuk ka përgjigje nga autoritetet, do ketë përshkallëzim protestash.

“Nëse ne nuk marrim një përgjigje do të ketë përshkallëzim të protestave. Do shkojmë të protestojmë poshtë zyrave të tyre. Do ua çojmë protestën edhe në dhomën e gjumit të tyre. Jemi hasur me arrogancë aq të madhe të pushtetarëve, dhe aq të turpshme sa që vetë ministrja Balluku doli në parlament dhe tha nuk ka protestë. Është një protestë që vijon prej katër muajsh. Kemi një kryetar bashkisë që paguan 20 këshilltarë që nuk e këshillojnë  që të japin zgjidhje. Ky projekt përflitet që të filloj në muajit shkurt”, tha Marku.

Evi Kokalari publikon FOTO-n dhe ka një mesazh për demokratët: Votoni njerëz të ndershëm dhe me integritet

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka një mesazh, drejtuar klasës politike në Shqipëri, veçanërisht mbështetësve të Partisë Demokratike. 

Teksa publikon një foto të Grida Dumës duke dalë nga selia e PD e ndihmuar nga 3 prej 5 truprojave të saj, pas protestës së 8 janarit, Kokalari bën thirrje për të votuar njerëz të ndershëm dhe me integritet.

Më besoni tashti kur ju them që imoraliteti vetjak është i lidhur ngushtë me atë politik dhe nuk duhet anashkaluar tek deputetët? Nëse këta nuk i janë besnik njerëzve të tyre, vërtet mendoni se do t’ju jenë besnik juve dhe votës tuaj? 

JO! Ju helmuan dhe desh ju vranë në 8 Janar për të mbrojtur interesat e tyre financiare. Herës tjetër konsiderojini këto faktet perpara se ti votoni. Imoraliteti nuk është më çështje private kur vjen tek ata që pretendojnë se mbrojnë interesin tuaj dhe të vëndit.

Prandaj imoraliteti i Kongresmenëve në Amerikë merret shumë seriozisht, sepse herët a vonë, imoraliteti i tyre bëhet problemi i popullit. Votoni njerëz të ndershëm dhe me integritet. Kjo më poshtë është fytyra e vërtet e imoralit politik në Shqipëri”, shkruan Kokalari.

AKU bllokon linjën e njohur vendase të prodhimit të kosit, konstatohet bakteri i rrezikshëm nga jashtëqitja e kafshëve

AKU ka bllokuar të gjithë linjën e prodhimit të kosit dhe salcës së kosit të kompanisë së përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, “Gjirofarm”.

Njoftimi bëhet nga vetë AKU, e cila konfirmon se nga analizat e bëra në Institutitin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në produktet e kosit dhe salcës së kosit të kësaj kompania është konstatuar një Ngarkesë e Përgjithshme Mikrobike mbi normën e lejuar.

Bëhet fjalë për “enterobakter”, i cili gjendet në traktin ushqimor të kafshëve dhe më pas shpërndahet përmes ujit në rastet kur kafsha pi ujë apo edhe jashtëqitjes së tyre.  ISUV dyshon se bakteri në fjalë ka mbërritur deri te prodhimet e kompanisë “Gjirofarma” përmes jashtëqitjes së kafshëve.

Sipas AKU-së, menjëherë pas konstatimit të këtij bakteri të rrezikshëm, është urdhëruar bllokimi i linjës së prodhimit të kosit dhe salcës së kosit si edhe është kërkuar nga kompania që të tërheqë nga tregu të gjithë prodhimin e kësaj linje.

Po ashtu, mësohet se është bllokuar edhe sasia e produktit të gjendur brenda fabrikës pasi dyshohet se po ashtu është e kontaminuar me këtë bakter.

Në në njoftim të vetin fill pas reagimit të AKU-së, kompania “Gjirofarm” shprehet se bëhet fjalë për një “problem teknik në linjën” e prodhimit, ndërkohë që konfirmon tërheqjen e produkteve të kosit dhe salcës së kosit nga raftet e marketeve në të gjithë vendin.

Çfarë është “enterobakteri” dhe sëmundjet që shkakton

Enterobakteret kanë si habitatin e tyre natyror sistemin tretës të kafshëve, kryesisht zorrët. Prandaj edhe kanë marrë emrin “entero-zorrë” nga greqishtja e lashtë.

Ata janë të kudondodhur në natyrë; prania e tyre në zorrët e kafshëve bën që të ketë një shpërndarje të tyre të gjerë në tokë, ujë dhe ujërat e zeza. Ato gjenden gjithashtu në bimë.

Tek njerëzit, specie të shumta Enterobakteri njihen si organizma që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë infeksionet e syve dhe lëkurës, meningjitin, baktereminë (infeksion bakterial të gjakut), pneumoni dhe infeksione të traktit urinar.

Njoftimi i AKU-së

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT

Tiranë, më 12.01.2022

TËRHEQJE NGA TREGU E PRODUKTEVE TË PASIGURTA

AKU njofton konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u kostatuan me vlerë mbi normën e lejuar të Ngarkesës së Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter.

Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera.

Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive.

Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

Sigurojmë konsumatorët se AKU vijon inspektimin e subjektit edhe në produkte të tjera../ dita

VIDEO- Protesta e 8 janarit, LDGSH publikon pamje: Gratë protestuese u dhunuan

Në protestën e 8 janarit mbetën të plagosura ndër të tjera edhe disa gra. Lidhja demokratike e gruas publikoi pamjet ku tregohen se si një nga protestueset u dhunua në protestë, ndërkohë që nëpërmjet një video mesazhi anëtaret e LDG-s shprehen se protestuan paqësisht por u përballën me mercenarët.

Nga SYRI TV

Lidhja Demokrate e Gruas në Partinë Demokratike, publikoi pamje të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve paqësor nga mercenarët e Lulzim Bashës në 8 janar. Në video shfaqen disa nga gratë e dhunuara në protestë përfshirë Hajrie Mulajn, e cila u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nëpërmjet një video mesazhi anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas, përfshirë demokratet Elsa Hamaj, Irma Marku, Megi Stafa dhe Mimoza Hajdarmataj, denoncohet dhuna e uhstruar në protestën e 8 janarit nga mercenarët e Lulzim Bashës.

Gratë demokrate tregojnë gjithashtu se ato morën pjesë dhe protestuan paqësisht, përpara selisë së Partisë Demokratike.

Në protestën e 8 janarit, dhjetëra protestues paqësor mbetën të lënduar nga dhuna që ushtruan mercenarë nga brenda selisë së Partisë Demokratike, të cilët përdorën hunj dhe gaz lotsjellës kundër demokratëve që kërkonin të futeshin në seli.

‘Shqipëria vend me rrezik të lartë’- Ndryshojnë rregullat për të shkuar në Gjermani

Ambasada gjermane në Shqipëri tha se nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Si pasojë, ndryshojnë kushtet për hyrjen në Gjermani, thotë ambasada.

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për 10 ditë.

Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës’. syri.net

Kryemadhi publikon EMRAT: Kompanitë fantazmë dhe ‘biznesmenët’ që kanë marrë miliona nga inceneratorët

‘Pse nuk janë sekuestruar Inceneratori i Tiranës dhe Fierit, ashtu siç është sekuestruar Albtek Energy dhe ITS të Inceneratorit të Elbasanit?’

Kjo është pyetja që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka për SPAK-un.

Përmes një deklarate, Kryemadhi thotë se aktiviteti financiar i dy inceneratorëve është i njëjtë me atë të Elbasanit, tashmë të sekuestruar, dhe kompanitë fantazmë janë të lidhura me ITS e Klodian Zotos.

“SPAK kreu një punë shumë të mirë në fund të vitit 2021, duke vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dyshuar në lidhje me rastin e inceneratorit të Elbasanit, për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal. 

Albtek Energy dhe ITS, kanë zhvilluar aktivitet financiar me kompani fiktive, të krijuara nga Ish Ministri i Mjedisit Koka dhe njerëz të lidhur me të, për të grabitur paratë e qytetarëve”, tha ajo. 

Kryetarja e LSI ka publikuar edhe emrat e kompanive që nuk kanë aktivitet dhe biznesmenët që kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.

“Të njejtat kompani fiktive kanë ndërvepruar edhe me Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit. Tabela e mëposhtme të shërbejë si një rikujtesë për organet e drejtësisë, pasi koha nuk premton dhe duhet vepruar sa më shpejt, për të shpëtuar sa më shumë nga taksat e qytetarëve”, vijoi kryetarja e LSI.

Meta njoftoi nisjen e procesit për zgjedhjet e pjesshme vendore- Nga Shkodra, Durrësi, Lushnja e Vora, cilat janë bashkitë pa kryetarë (arsyet)

Presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e sotme se i është drejtuar përmes një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kërkon informacion në bashkitë që janë pa kryetar, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Ndonëse shprehu rezerva për vendimin e Kushtetueses, Meta tha se këto bashki nuk mund të mbeten pa kryetar, duke njoftuar kështu nisjen e procesit për zhvillimin e zgjedhjeve.

Por cilat janë bashkitë që prej 30 qershorit, që nuk e kanë një kryetar në krye të institucionit vendor?

Në Bashkinë e Shkodrës, ligji i dekriminalizimi i kushtoi postin Valdrin Pjetrit, i cili ndoqi rrugën gjyqësore, ku me vendim të gjykatës të Tiranës doli i pastër në përfundim të hetimeve. Aktualisht kjo bashki drejtohet nga Voltana Ademi.

Dekriminalizimi, la gjithashtu pa kryetar edhe bashkinë e Vorës. Agim Kajmaku i dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, u akuzua për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Durrësi, një ndër qarqet e mëdha në vend, është pa titullar në krye të bashkisë. Kujtojmë se kryebashkiakja Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, la bashkinë e Dibrës pa kryetar. Dionis Ymeri garoi në listat e PS, për një mandat deputeti, ndonëse nuk arriti të sigurojë një karrige në parlament.

Sakaq arrestimi nën akuzën e korrupsionit e pabarazisë në tendera, i Fatos Tushes, ka lënë pa kryetar edhe Bashkinë e Lushnjës.Kujtojmë se Tushe u shkarkua me vendim të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të tij.

VIDEO- Dy mercenarët e Lulzim Bashës të dënuar për krime të rënda

Më 8 janar Lulzim Basha mobilizoi kontingjent kriminal për të dhunuar demokratët ku mbetën të plagosur 10 protestues. SYRI TV disponon dokumentet ku mercenarët e Bashës rezultojnë me dënime të rënda për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, vjedhje, trafik si dhe armëmbajtje pa leje. Dy prej këtyre personave janë Arjan Myrto i arrestuar për vrasje me dashje e I dënuar për armëmbajtje pa leje, si dhe Arjan Alldervishi i dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhje.

Nga SYRI TV

Gjykata e Tiranës vendosi dje që të lirojë nga qelia edhe mbështetësit e Lulzim Bashës, të cilët më 8 janar dhunuan demokratët protestues.

Por kush janë mercenarët e Lulzim Bashës?

Ata rezultojnë persona me precedent penal dhe të dënuar për krime të rënda, por kjo duket se nuk e ka penguar Lulzim Bashën  që ti fus në zyrën e tij për të sulmuar demokratët. SYRI TV publikon sot vendimet për 2 prej këtyre mercenarëve, ku rezulton se ata kanë qenë të arrestuar dhe dënuar për krime të rënda si tentativë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, vjedhje apo edhe aktivitete të tjera.

Ardjan Myrto është një prej mercenarëve të Lulzim Bashës, i cili është me precedent të theksuar penal e që prej kohësh është një nga mbrojtësit e Lulzim Bashës e që më 8 janar ishte një prej dhunuesve të demokratëve.

Redaksia e SYRI-t ka siguruar kopjen e vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për Ardjan Myrton, ku rezulton se më 20.08.2012 Gjykata e Tiranës ka dhënë për të masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Gjykatës, Myrto është përfshirë në një përplasje me armë të ndodhur në zonën e Kopshtit Zoologjik mes disa personash e ku mbeti i plagosur qytetari me iniciale E. O. Në muajin mars të vitit 2013 për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës vendosi që ta dënojë me 16 muaj burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që akuzën e plagosjes e mori përsipër një tjetër i pandehur.

Por duket se prej lirimit nga qelia, Myrtio nuk ka fshehur mbështetjen dhe përkrahjen e Lulzim Bashës ku edhe në fotot e postuara ai duke vazhdimisht që qëndron në zyrat e selisë blu përkrah Lulzim Bashës.

Një tjetër përkrahës i Lulzim bashës që më 8 janar ishte në zyrën e tij për të dhunuar demokratët është edhe Arjan Alldervishi. Ky i fundit më datë 10 dhjetor 2003 është dënuar nga gjykata e Tiranës me 9 muaj burgim pasi u arrestuar për vjedhje të një lokali në zonën e Krrabës ku dhe është banues. Sipas vendimit të Gjykatës Alldervishi është futur në mesnatë në një lokal të zonës dhe ka vjedhur prej aty 2 steka me cigare dhe karta rimbushëse telefoni.

Pas arrestimit Alldervishi ka kërkuar gjykimin e shkurtuar, duke pranuar aktet e prokurorisë dhe provat e si përfundim u zbatua procedura e gjykimit të shkurtuar me uljen e dënimit me 6 muaj të konvertuar me 2 vite shërbim prove.

Por këta nuk janë të vetmit mercenarë të Lulzim Bashës që kanë pasur probleme me drejtësinë. Mediat kanë denoncuar që disa prej tyre kanë qenë të dënuar edhe për trafik droge apo me dënime në vende të ndryshme të Europës për trafiqe e krime të tjera.

Pse Alibeaj i beson Brahos për ‘atentatin’ e jo për të vëllanë?

SYRI ka mësuar nga burime brenda Gardës së Republikës se pas deklaratës së Spartak Brahos për një atentat ndaj deputetit Enkelejd Alibeaj, ky i fundit ka kërkuar ruajtje nga Garda.

Garda i ka dhënë një gardiste në shërbim deputetit Alibeaj.

Por ajo që të bën përshtypje se pse Enkelejd Alibeaj e besoi lajmin e Spartak Brahos, një ish-hetues i Enver Hoxhës për atentatin ndaj tij, dhe nuk e besoi apo heshti kur kohë më parë e akuzoi se i vëllai kishte marrë deri në 100 mijë euro për licencë noterie në kohën që Alibeaj ishte ministër Drejtësie?

Në Parlamentin e kaluar Alibeaj dhe Braho ishin anëtarë të Komisionit të Sigurisë.

Gjatë një debati mes tyre Braho i kujtoi Alibeajt se kishte prova që vëllai i tij merrte ryshfete deri në 100 mije euro per licenca noterësh kur Enkelejd Alibeaj ishte ministër Drejtësie.

Atehere deputeti Alibeaj reagoi vakët dhe heshti duke thënë se Spartak Braho ishte i pabesueshëm.

Pyetja është se pse ishte i pabesueshëm kur deklaronte se kishte prova për vëllanë e Enkelejd Alibeajt si sekser i tij dhe qenka i besueshëm sot kur thotë se do të ‘vritet’ Enkelejd Alibeaj?

Në fakt, shumë shpejt do të provohet se Braho sot po gënjen e atëherë kur akuzonte Alibeajn për të vëllanë, ka pasur një video në dorë nga një qytetar fierak…

Çlirim Gjata: Basha vë gjoba nëpërmjet PD-së! Denonconim oligarkë me emra, pastaj vinte urdhri të heshtnim

Daljet që Çlirim Gjata dhe të tjerë përfaqësues të Partisë Demokratike bënin kohë më parë nga selia blu, sipas vetë atij kanë patur një prapavijë të rëndë.

Gjatë një bisede në Klan News anëtari i Komisionit të Rithemelimit tregoi për urdhra që vinin sipas tij papritur.

“Ai nuk e do PD-në për opozitë, por për biznes. Kemi trajtuar herë pas here deklarata, kemi dalë me emra kundër oligarkëve dhe papritur binte heshtja. Ne dilnim në deklarata me emra, përmendnim biznese, oligarkët, korrupsioniun që bënin me Edi Ramën. Pastaj, heshtje totale, ndërpritej gjithçka. Tani jam i bindur që këto kanë shpërbyer për gjoba. Bënim deklaratën, ata paguanin gjobën dhe ne demokratët rrinim”, u shpreh Gjata.

Ndarja e Lulzim Bashës me ata që mbështesin Sali Berishën është aq e fortë sa deputetin Basha e krahasojnë me diktatorin Enver Hoxha.

Si e priti Çlirim Gjata vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga partia?

“Enver Hoxha që nga 48 me Koçi Xoxen e deri te i fundit, në 82, Kadri Hazbiu, ka larguar dhe shkarkuar në 35 vjet sa ka larguar Lulzim Basha nga 9 shtatori e këtej për 6 muaj”. 

Gjata deklaroi gjithashtu se selia e PD shumë shpejt do t’u kthehet demokratëve.

Duke iu referuar protestës së 8 janarit, Gjata tha se në PD ndodhej një grup paramilitar që ishte i gatshëm të përdorte armë dhe dhunë ndaj protestuesve.

Gjata i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të nisin hetimet.

“Policia nuk ka bërë asgjë për informacionet e sakta që ka pasur. Në ambientet e PD ka pasur grup paramilitar të armatosur. Ishin të gatshëm që të përdornin armët dhe dhunë kundër protestuesve. Prokuroria dhe policia nuk heton me pamje. Por ndjek penalisht individualisht. Sa i takon 18 protestuesve dolën para gjyqit pa fakte. Kishte raste kur vetë prokurori u shpreh se këtë e ka ndaluar policia, por për të s’ka provë. Këta persona nuk janë kapur në oborrin e PD. Prokuroria dhe policia, megjithëse kanë pasur se në 6 dhe 7 kanë pasur regjistrime të denoncimeve se; në seli ka njerëz të armatosur, s’kanë bërë kontrolle. problemi është se policia nuk ka bërë asgjë për grupin paramilitar të armatosur që ka qenë brenda në PD. Asnjë nuk është ndaluar nga policia, pasi ka pasur marrëveshje mes Bashës dhe policisë që ata të rrinë aty dhe mos t’ju hyjë asnjë gjemb në këmbë”, tha Gjata.

Noka: Rama dhe pengu nuk e mbajnë dot peng shtëpinë e demokratëve

Deputeti demokrat Flamur Noka ka përfunduar dëshminë e tij në prokurori, në lidhje me protestën e 8 janarit.

Gjatë një deklarate për mediat, Noka është shprehur se arma e vetme që kanë pasur demokratët atë ditë ka qenë tesera e Partisë Demokratike.

‘Pengu nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demokratëve.

Edi Rama mund të mbajë peng, pengun, por jo shtëpinë e demokratëve’, tha ndër të tjera Flamur Noka për mediat.

‘I kam bërë thirrje prokurorisë që të hetojnë edhe Sokol Bizhgën, një bandit në polici.

Kjo ishte protesta më paqësore, pasi asnjë polic dhe asnjë dëmtim nuk është bërë.

Në këtë protestë nuk ka pasur asnjë person të armatosur. Asnjë demokrat nuk ka pasur armë me vete. Arma e vetme që kanë pasur demokratët kanë qenë teserat e PD-së.

Demokratët nuk e njohin frikën, aq më tepër kur shkojnë në shtëpinë e tyre.

Kush nuk njeh votën, nuk mund të jetë përfaqësues i demokracisë.

Pengu nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demokratëve.

Edi Rama mund të mbajë peng, pengun, por jo shtëpinë e demokratëve’, tha gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Flamur Noka, për mediat. syri.net

‘Basha shpërndan video qaravitëse’- Muçollari: Demokratët nuk marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Grigels Muçollari, ka reaguar pas videove të shpërndara nga deputeti Lulzim Basha që e akuzon atë për organizator dhunë në protestën e 8 janarit. 

Muçollari shkruan në një status në Facebook se demokratët nuk do të marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Ai denoncon dhunën e ushtruar nga njerëzit e Lulzim Bashës ndaj demokratëve.

Ish-Sekretari i FRPD ka një mesazh edhe për deputetin Basha.

“Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty. Po je burrë fito me votë. Në të kundërt blindohu fort”, shkruan Grigels Muçollari.

Postimi
Pengmarrësit e selisë blu, me në krye producentin ekzekutiv Basha, po fabrikojnë prej ditësh një seri videosh qaravitëse në formën e dramatizimeve televizive, ku rrogëtarë e ofiqarë të administratës së PD tregojnë përjetimet emocionale nga protesta e 8 janarit. Në asnjë prej këtyre produksioneve nuk shfaqen qytetarë të lënduar, të dhunuar apo të gjakosur për të mbështetur këtë pretendim.
Në të gjitha materialet filmike të protestës shihet qartë se thyerja e xhamave, hedhja e gazit dhe ushtrimi i dhunës me shkopinj nis nga brenda ndërtesës.
Një video e publikuar dje nga shtabi i gazit, më ka rreshtuar krah emrave të tjerë si organizator i një dhune të paramenduar.
Përpos faktit që qesha me muzikën thriller që kishin përdorur, prita të shihja se ku qëndronte dhuna e shkaktuar prej meje. Hiçgjëkundi.
Unë dhe ata mijëra demokratë protestues nuk marrim leje për të hyrë në shtëpinë tonë.
Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty.
Po je burrë fito me votë.
Në të kundërt blindohu fort.

Gjykata vendosi lirimin e 18 të arrestuarve, Vokshi: Heronj të demokracisë! Basha urdhëroi dhunimin e demokratëve

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për të arrestuarit  për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Në përfundim të saj në një prononcim për mediat, deputetja Albana Vokshi e shoqëruar nga një grup i anëtarëve të Komisionit të Rithemlimit, u shpreh se  masat e sigurisë për lënien e tyre të lirë vërtetoi se protesta e 8 janarit ishte paqësore.

Ajo ka vijuar akuzat se me urdhër të Lulzim Bashës persona brenda selisë së PD ushtruan dhunë mbi demokratët. Po ashtu sipas Albana Vokshit nuk kanë qenë protestuesit ata që kanë thyer xhamat e selisë blu, por personat që ndodheshin brenda godinës.

“Edhe seanca e sotme gjyqësore për masat e sigurisë për 18 protestuesit dëshmoi që protesta e 8 janarit ishte paqësore. Të 18 protestues u vërtetua se ishin arrestuar padrejtësisht. Nuk pati asnjë fakt dhe pamje filmike për t’i impikuar ata në dhunë. 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Jan shoqëruar në ambiente shumë larg selisë së PD. Arrestimi është i paligjshëm dhe është bërë me lista brenda partisë.  Ajo çka u vërtetua edhe sot ishte që as organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur. Në datën 8 Lulzim Basha urdhëroi të ushtrohej dhunë mbi demokratët,  18 protestuesit janë sot heronj të demokracisë. Data 8 vërtetoi se ka një opozitë të vërtetë dhe dinjitoze.

 

Janë 5 shtetas nga Kosova. Kush janë këta persona?  Dhe ju thatë që nuk pati dhunë në datën 8 por kush i theu xhamat e selisë?

“Xhamat e katit të parë janë thyer nga brenda me sende të forta teksa sulmonin me karrige, tavolina dhe gaz protestuesit. Kam qenë vetë prezentë. Keni pamje që transmetohen në media se si thyhen nga brenda. Hetimet duhet të vazhdojnë se kush i ka dhunuar demokratët. Personat që ne kemi thënë se janë në kërkim dhe që kanë qenë brenda në seli i kemi denoncuar. Duhet t’i shkohet deri në fund hetimit”

Vokshi tha se ajo do të bënte të njëjtën gjë nëse dera e saj e shtëpisë do të bllokohej me zor.

“Raporti i prokurorisë evidentoi faktin që në datën 6 është bërë denoncim në policinë dixhitale dhe është regjistruar procedimi në datë 7. Që nga fillimi i protestës s’ka pasur asnjë reagim, asnjë kontroll në selinë e PD. nuk dua të komentoj vendimet e gjykatës. Ndaj vendosëm që të pritej vendimi i tyre. Hetimet vazhdojnë edhe në gjendje të lirë. Shpresoj shumë që hetimet të bëhen të thelluara dhe profesionale. urdhëruesit e dhunës dhe zbatuesit e tyre duhet të ndëshkohen. Demokratët kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre. Edhe unë derën e shtëpisë time do e hapja e forcë, do e godisja. Ajo është shtëpia ime. Kush ma ndalon mua që të hyjë? data 8 bëri të vendosjen dy fakte. Faktin e Paktit Rama-Basha dhe që ka një opozitë të vërtetë. Zoti Berisha tha se do të paraqitet menjëherë në prokurori sapo të ta thërrasin. Nuk komentoj vendimet e gjykatës. Gjatë kohës që isha prezent, prokuroria dhe policia kanë dështuar që të paraqesin fakte për 18 protestues që donin të hynin në shtëpinë e tyre.”, tha ajo.

VIDEO-Escobar: Konfliktet të zgjidhen jo me dhunë, por me votë

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë dënuar dhunën e përdorur në protestat e 8 janarit në Shqipëri.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës  tha se jo çdokush që pretendon që është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm.

‘Është për të ardhur keq që dikush përdor dhunën e jo kutitë e votimit në përpjekje për të marr nën kontroll një parti politike.

Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon që është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani.

Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbie  dhe Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështje politike, por edhe për çështje ekonomike’, –përfundoi ai.

8 janari- Stresi u arrestua pa prova, këngëtari: Nuk e kuptoj ndalimin tim

Mes protestuesve të arrestuar më 8 janar është edhe këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Që atë ditë, ai deklaroi se po arrestohej thjesht se policisë i është bërë forcë zakoni. Por edhe në dosjen e prokurorisë, thuhet se ndaj Stresit nuk ka asnjë provë për ndalimin.

PJESE NGA DOSJA

Arkimed Sali Lushaj – I pyetur si person nën hetim ai ka deklaruar se nuk e pranon akuzën, pasi ai nuk ka kryer asnjë vepër penale nga ato që policia i ka listuar. Ai ka marrë pjesë në protestë, por nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm. Ai shprehet se nuk e kupton arsyen e arrestimit në kushtet kur nuk ka kryer asnjë vepër penale e veprim të kundërligjshëm. Prova të tjera renditur për të nuk janë sjellë.

Dy aktorë pozitivë, të tjerë të dyshuar, TK mbyllet për shkak të COVID-19

TIRANË

COVID-19 mbyll TK. Mësohet se dy aktorë kanë rezultuar me COVID-19, teksa të tjerë janë të dyshuar. Lajmi bëhet i ditur nga TK, i cili njofton se pezullohen të gjitha aktivitetet deri në një njoftim të dytë duke parë dhe rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit.

Po kështu, të gjithë punonjësit që, për shkak të funksionit të tyre, kanë kontakt me publikun do t’i nënshtrohen testimit. Biletaria do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, datë 17 Janar 2022.

Sipas TK, ata që posedojnë bileta për shfaqjet e datave 13-14-15 dhe/ose 16 janar mund të rimbursohen, ose bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen “Coriolanus” në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.

NJOFTIMI I PLOTË
Të dashur miq,
Duke marrë në konsideratë rastet e konfirmuara të dy prej aktorëve protagonistë në produksionin “Coriolanus”, rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit, numrin e madh të aktorëve të angazhuar në këtë produksion, si dhe dyshimet për raste të tjera në stafin e TK, jemi të detyruar të pezullojmë të gjitha aktivitetet tona deri në një njoftim të dytë.

Pavarësisht zbatimit të masave dhe protokolleve të miratuara kundër përhapjes së infeksionit dhe dëshirës sonë të mirë, e kemi të pamundur të vijojmë me aktivitetet tona artistike pa rrezikuar shëndetin e publikut, aktorëve dhe stafit tonë, e për këtë arsye shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

Në kuadër të masave tona, të gjithë punonjësit që, për shkak të funksionit të tyre, kanë kontakt me publikun do t’i nënshtrohen testimit. Këtu përfshihet edhe biletaria jonë, e cila, arsyet e sipërpërmendura, do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, datë 17 Janar 2022.

Duke ju bërë me dije se shfaqja e parë që do të zbresë në skenë pas kësaj periudhe pezullimi do të jetë “Coriolanus”, njoftojmë të gjithë spektatorët që posedojnë bileta për shfaqjet e datave 13-14-15 dhe/ose 16 Janar se:

1) Bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen “Coriolanus” në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.

2) Mund të rimbursojnë biletën e tyre pranë biletarisë tonë duke filluar nga data 17 Janar 2022, brenda orarit zyrtar [9:00-13:00 & 16:00-19:00].

Dëshirojmë t’ju falënderojmë për durimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe mjaft të vështirë për teatrin dhe artin në përgjithësi, e jo vetëm!
Shpresojmë të rikthehemi sa më shpejt në skenën e të hedhim pas krahëve këto kohë të vështira!

Ekzekutoi ish-agjentin e policisë së Elbasanit, arrestohet në Gjermani shqiptari

Specialistët e Interpol Tiranës kanë bërë ditën e sotme ekstradimin nga Gjermania të dy shqiptarëve. Bëhet e ditur se nga Gjermania u ekstradua Florind Shabani, 40 vjeç.  Shabani akuzohet për vrasjen me armë zjarri të ish-agjentit të policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi.

Shabani është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ina Zhupa bën biznes me Erion Veliajn- Edi Paloka: Këta janë Kërpëratë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka reagoi pas një denoncimi të SYRI TV, sipas të cilit, Ina Zhupa është aksionere te kulla pas Sahatit të Tiranës.

Sipas Palokës, kjo është ‘opozita e të ardhmes.

“Pra te kjo “partia opozitare” e të ardhmes, nëse qëndron në krah të Berishës, përjashtohesh. Po ishe në krah të Ramës e Veliajt, po sidomos nëse je i lidhur me biznese me ta, gradohesh!

Të keqen e “kërpëratës”! Këta janë Korporatë!” shkruan ai.

Elvi Fundo: Afera e inceneratorëve/ Fundo nxjerr detajet, si iu besuan miliona euro një kompanie pa garë

Gazetari Elvi Fundo, ka zbuluar detaje lidhur me atë që konsiderohet si afera më e madhe korruptive, inceneratorët.

I ftuar në “A Show”, Fundo shpjegoi se si nisi e gjitha në vitin 2014 me një vendim qeveri, ku pa garë kontrata koncesionare i besohet një kompanie pa kapital në bankë.

“Unë mendoj nga shumë dokumenta që kemi parë dhe nga investigimi është  ngjarja më e madhe, aferat më e madhe korruptive në këto 30 vite. Ka filluar në vitin 2014, me një vendim qeverie. Ka një detaj, brenda një dite janë bërë 9 vendime qeverie.

Ka pasur një inicativë të kryeministrit që ka qenë për tu përshëndetur, pjesa e zhdukjes së maleve me plehra dhe kjo është për tu vlerësuar. Por mënyra se si u impelmentua është aferë korruptive.

Rrugës kanë ndodhur bëma e gjëma. Kemi një ministër Brenda në burg, por le tat hemi si filloj.

Një kompani që regjistrrohet me 100 mijë lek capital. Një zonjë e nderuar pa asnjë lidhje vete e merr një kontratë koncesionare me një ofertë të paguar. Nuk ka një garë kombëtarë dhe pse duhet ta merrte 22 milionë euro kjo zonja kur mund të kishte një garë të hapur, mund të konuronin disa firma, mund të kurseheshin para.

Montohet një incinerator miks me paisje të ndryshme, zhduken  malet me plehra, reklamohen nga qeveria, por nuk ka qenë një koncesion I mirëfilltë, sepse atje ka një detaj. Detaji është që firma ka firmosur kontratën koncesionare nuk ka pasur para në bankë dhe ka shkuar në një bankë të nivelit të dytë dhe atje ka marrë para. Në ditën që ka marrë kredinë, qërshor 2015, qeveria shqiptare ka filluar e paguan 700 mijë dollarë në muaj. Ku është koncesioni këtu. Koncesioni është kur ti me paratë e tua e ndërton sepse qeveria s’ka para dhe pas 5 vitesh qeveria ti jep ato para ty dhe e administron. Ajo është ndërtuar me paratë e qeverisë, të taksapaguesve, vetëm se është paguar me këste të ulta”, tha Fundo.”/CNA.al


Send this to a friend