VOAL

VOAL

“Egli fytyrën e kishte me gjak dhe…”, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit ku u takuan viktima dhe autori në Pogradec: Dëgjova të bërtitura, kërkonin ujë

Pronari i lokalit ku ishte ulur viktima, Eglantin Proga dhe autori i dyshuar i krimit, Denis Meçe, ka treguar detaje nga ngjarja në fjalë.

Në dosjen e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, shtetasi Voltan Shkulaku, i cili kishte marrë me qira lokalin në fjalë, pohoi në dëshminë e tij në polici se nuk kishte parë asgjë nëse viktima dhe autori ishin zënë.

Ai tha se Egli Progra ishte i dehur kur kishte shkuar në lokalin e tij dhe kishte kërkuar birrë.

“Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Igli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit. Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë. Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë.

Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit. Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im. Ska bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty. Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se do ta mbyll lokalin fare. Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.”, tha ai. bw

“Vetëm drejtësi!” -Homazhe për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec, i ati i 42 vjeçarit: Të dalë e vërteta!

Mbrëmjen e sotme po mbahen homazhe për vdekjen e padrejtë të 42 vjeçarit, Eglantin Progës, i cili ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga Denis Meçe.

Homazhet po zhvillohen në vendngjarje të krimit, në lagjen nr.2 të Pogradecit, tek rrethrrotullimi pranë vendit të njohur si “Axhensia” nga banorët.

Përveçse familjarët e viktimës, pjesëmarrës janë dhe disa banorë të cilët janë të prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

I ati i Egli Progës, ka dhënë një prononcim shumë të shkurtër për mediat, i cili po kërkon drejtësi për djalin e tij.

Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, shprehet babai i Egli Proges. gsh

Denoncimi i PD- Strazimiri: Egli Proga u vra nga banda e “patronazhistëve” të rrugës dhe u përdhos nga “patronazhistët” në polici, prokurori e gjykatë

Partia Demokratike hodhi akuza në adresë të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Pogradec, ku një 42-vjeçar u dhunua barbarisht dhe për pasojë ndërroi jetë.

Anëtari i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri deklaroi se rasti skandaloz dhe kriminal i Pogradecit ka disa të përfshirë. Sipas tij, policia fshehu autorët, ndërsa prokuroria dhe gjykata minimizuan aktin kriminal, duke iu referuar ndryshimit të akuzës nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.

Deklarata e Strazimirit

Asnjë ‘keqkuptim’ nuk ka ndodhur në rastin skandaloz, kriminal të Pogradecit. Përkundrazi! Skandali i vetëm, kriminal, nuk është ‘keqkuptimi’, është mirëkuptimi i të gjitha strukturave shtetërore, nga policia, tek prokuroria e gjykata, në mbulimin apo minimizimin e krimit, të përmbyllur me sukses, dje, me një vendim gjykate të ‘drejtësisë së pavarur’, të spastruar e të pasuruar me patronazhistë.

 

Të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz, me të vetmin qëllim:

*fillimisht fshehjen e autorëve,

e pastaj

*minimizimin e aktit kriminal.

Kjo është atmosfera e trishtë në Pogradec, ku të gjitha organet ligjëzbatuese janë koordinuar në mirëkuptim të plotë për të fshehur të vërtetën…

Prandaj ‘nuk ka’ dëshmitarë megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në mes të sezonit turistik, në mes të një rruge tregtare.

Ky nuk është rasti i parë, kur një patronazhist, i biri i një prokuroreje, i nipi i një rilindasi lokal apo një bandë e tërë syresh me shkopa bejsbolli e armë në dorë, vrasin në mes të ditës, barbarisht e, në fund thjesht gjobiten për ‘pakujdesi’…

Kaq vlen sot në ‘bursën’ e rilindjes jeta e një qytetari të thjeshtë, pa përkrahje ‘rilindasish’, prind fëmijësh të mitur që punon e jeton me djersën e tij.

Kaq vlen jeta e një qytetari të mirë që guxon t’u thotë ‘JO’, megjithëse i vetëm, dhe që po ‘i vetëm’ mbetet edhe pasi e ka paguar me jetë guximin e tij.

Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë.

Banda është ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, madje e fuqizuar aq shumë sa nuk pyet më për opinion publik, të cilin e ka asgjësuar;

*përmes blerjes së mediave,

*imponimit të sistemit të kontrollit totalisht në administratë dhe drejtësi

Përmes;

*përqendrimit të pushtetit në duart e fëlliqura të një individi që

*po shet haptazi llokma Atdheu,

*po u merr vaktin nga goja të paktën 47% të fëmijëve të Shqipërisë

*po përzë nga shtëpia mbi 80% të rinisë

I nderuar qytetar, i dashur mik,

Pushtetin që ka sot ia ke dhënë ti, duke ulur kokën përballë patronazhistit të lagjes, e duke pranuar paret e fëlliqura që të ofron në këmbim të votës.

Pushtetin që sot ai ka për të të vrarë në mes të ditës e për të dalë pa lagur e ke në dorë t’ia heqësh vetëm ti duke i thënë ‘JO’, si Egli Proga.

Po nuk e bën dot i vetëm!

Të gjithë bashkë jemi shumë më shumë se banda.

Atë që nuk e bëmë kur vranë Klodian Rashën në Tiranë, Armando Meshaun në Vlorë apo kur tentuan të vrasin vëllezërit Maja në Fushë Krujë, le ta bëjmë sot duke kërkuar të gjithë bashkë drejtësi për Egli Progën.

Ata duhen ndalur, e duhen ndalur sot, pa humbur kohë!

bw

‘Drejtësia e re’ i zbuti akuzën, Denis Meçe mund të shpëtojë me një gjobë

Vrasja e 42-vjeçarit, Egli Proga nga 29-vjeçari Denis Meçe, nipi i një njeriu me “pushtet rilindasi” në Pogradec si Valter Gora, duket se po shkon nga skandali në skandal.

Pasi, fillimisht ishte Policia e Pogradecit ajo e cila tentoi të fshihte krimin, tashmë bëma e radhës vjen nga drejtësia e reformuar.

Pas arrestimit, autoritetet policore e referuan dosjen ndaj Denis Meçes në Prokurori nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, akuzë e cila sipas Kodit Penal të Shqipërisë dënohet nga 10 deri në 20 vjet burgim.

Por, pas 40 orësh Prokuroria e Korçës ka zbutur akuzën 29-vjeçarit, pasi depozitoi dosjen në Gjykatë për rivlerësimin e masave të sigurisë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose maksimumi me burgim deri në 5 vjet.

Pra, prokurori i çështjes e ka cilësuar si një vrasje nga pakujdesia, rrahjen brutale që Denis Meçe i bëri babait të dy fëmijëve Egli Proga, duke e lënë të vdekur. “Afërmendsh, këtë masë sigurie e ka konfirmuar mesditën e sotme edhe Gjykata e Korçës duke e lënë 29-vjeçarin në “Arrest me burg”.

Gjithashtu, gjykatësja e Korçës Luljeta Kola liroi nga burgu dhe tre shokët e Denis Meçes: Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Guçen, duke iu caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Familjarët e viktimës akuzojnë institucionet për mosveprim të qëllimshëm, teksa sipas tyre, në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim.

Si për familjarët e Egli Progës, po ashtu edhe për banorët e tjerë të zonës, Denis Meçe dhe shokët e tij njiheshin si një grup gjobëvënie në Pogradec. Dyshohet se Denis Meçe i kishte kërkuar xhiron ditore të lokalit Egli Progës, por 42-vjeçari kishte refuzuar ta paguante “gjobën” duke i thënë se kishte dy fëmijë për të rritur.

29-vjeçari Denis Meçe njihet si një person problematik në zonë, kjo edhe për shkak se kishte mbështetjen e dajës së tij, Valter Gora, një ish-drejtor me “pushtet rilindas” në Pogradec, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në juglindje, i përfshirë në shumë afera, si dhe i arrestuar për korrupsion.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar hetim për Drejtorinë e Policisë së Korçës si dhe për Komisariatin e Pogradecit, nëse ka patur tentativë për të fshehur ngjarjen apo jo, por gjithsesi, vlen për t’u theksuar fakti se drejtuesi i komisariatit, Elton Halili nuk është pezulluar, por vijon të jetë ende në detyrë./BOLDNEWS

Shqipëria kërkonte ekstradimin! Dubai liron Durim Bamin

Durim Bami ka përfunduar afatin 60 ditor të qëndrimit në paraburgim në Dubai, ditën e djeshme.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se sipas ligjit të Emirateve, ai tashmë është i lirë. Vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.

Deri më sot të gjithë personat e arrestuar në Dubai të kërkuar nga drejtësia shqiptare, sapo përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë.

Bami, një nga krerët e shtatë bandave të hetuara në dosjen voluminoze të mundësuar falë komunikimeve të kryera në aplikacionin Sky Ecc, u arrestua së fundmi në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare. Durim Bami, 45 vjeç akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes të mbetur në tentativë të ish-deputetit Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor 2020. BW

Nëse je me Rilindjen, mund të vrasësh dhe të akuzohesh për pakujdesi, mund të plaçkitësh e të akuzohesh si i pavëmendshëm

Babai i dy fëmijëve në Pogradec, punonte dhe rropatej për t’i rritur ata përmes punës së ndershme. Por në këtë vend të jesh i ndershëm duhet të paguash haraç të rëndë.

Së pari duhet të japësh nga djersa jote para (gjobë) për rrugaçët e pushtetit, së dyti duhet të japësh edhe jetën dhe mo të të llogarisë shteti jot as për njeri.

Egli Proga nga Pogradeci, vetëm 42 vjeç është vrarë nga një rrugaç i pushtetit, i cili kërkonte hise nga djersa e tij në formë gjobë. E si nuk ka mundur të paguajë gjobën, rrugaçi e ka rrahur për vdekje.

Po çfarë tregon kjo ngjarje që nuk është e para?

Tregon se nëse ke lidhje me Rilinjden ke leje të vendosësh gjoba kujt të duash. Madje kemi parë që dikush shtiret si mbesë e kryministrit dhe krijon kemë piramidale dhe e gjithë ministria e Arsimit i vihet në shërbim.

Kemi parë që dikush tjetër merr në telefon një biznesmen dhe i thotë jam Taulant Balla, dua 100-mijë euro tani, dhe ai niset direkt me çantë në dorë.

Kemi parë që dikush tjetër merr biznesmenë në telefon në emër të kryeministrit dhe u vendos gjoba.

Të gjitha funksionojnë sepse të gjithë e dinë që jetojmë në një shtet ku kryeministri, minisri, deputeti, drejtori e deri një rrugaç i thjeshtë i Rilindjes kanë të drejtë të vendosin gjoba dhe gjoba duhet paguar.

E për çdo rast, siç ndodhi edhe në Pogradec, policia nuk guxon të përfshihet për të vënë rend nëse në mes është një rilindas, prokuroria e di se në çdo rast ku pjesë është një rilindas duhet që akuza të jetë, pakujdesi kur vret dhe shpërdorim detyre kur vjedh miliona euro, siç kemi raste plot me inceneratorët, konçensionet në shëndëtësi e për çdo aferë korruptive, Rilindasi dënohet për shpërdorim detyre, sepse kjo vepër penale nuk ta prek plaçkën e vënë.

Egli, babai i dy fëmijëve, humbi jetën sepse rrugaçi i Rilndjes i kërkoi xhiron ditore, i kërkoi që mos çojë bukën për fëmijët e tij në darkë në shtëpi, sepse e donte ai.

Policia fshehu ngjarjen aq sa mundit. Kur skandali shpërtheu publikisht, atëherë hyri në lojë mekanizmi tjetër mbrojtës i plaçkitësve, vrasësve e rrugaçëve të Rilindjes, prokuroria dhe gjykata.

Kjo është një ngjarje që përveç dhimbjes dhe dramës që ka shkaktuar në zemrën e dy fëmijëve të mitur, të cilët tashmë nuk kanë më dorën që i ushqente me nder, tregon edhe se si funksionon shteti shqiptar nën Rilindjen.

Si një bandë rrugaçësh, gjobaxhinjsh e vrasësish, të gjitha nën kujdesin e policisë së shtetit dhe drëjtësisë së rë. sn

Thellohet skandali- Egli Proga u dhunua për vdekje pasi ‘rilindasi’ Denis Meçe i vuri gjobë

Thellohet më tej skandali i vrasjes së babait të dy fëmijëve në Pogradec nga një person me lidhje të ngushta me Partinë Socialiste.

Top Channel ka zbuluar ekskluzivisht se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobëvënia.

Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por TCH mësoi se Denisi i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.

Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.

Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.

Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.

Kur familjarët kanë tentuar ta çojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.

Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.

Një hetim paralel më ngjarjen përveç arrestimit të Denisit, në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen.

Një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rëndë.

Monitor: Durrësi ndien mungesën e pushuesve nga Kosova

Sezoni veror në Durrës po rezulton më i dobët se sa ishte pritur nga operatorët turistikë, si pasojë e një kombinimi faktorësh.

“Pritshmëria e hoteleve të Durrësit ka qenë më e madhe sesa është aktualisht, sepse pas mbylljes së sezonit vitin e kaluar, ne prisnim një numër të konsiderueshëm vizitorësh të cilët nuk po i shohim. Nuk është një rënie drastike, por është e prekshme diku te 5-10% më pak dhe kjo ndikon te ne,” shprehet Presidenti i Fafa Hotels dhe Resorts, Fatos Çerenishti.

Sipas operatorëve turistikë, një nga faktorët kryesorë për këtë rënie ka qenë ulja e numrit të turistëve nga Kosova, të cilët këtë vit kanë zgjedhur të vizitojnë destinacione të tjera europiane.

Blerim Norja, administrator i hoteleve Royal G, tregon se numri i vizitorëve nga Kosova në hotelet që ai administron ka rënë deri në 80%.

Ai shprehet se liberalizimi i vizave dhe dëshira e qytetarëve të Kosovës për të vizituar destinacione të reja në Europë është një nga faktorët kryesorë të kësaj rënie.

“Ka një boshllëk që duket edhe me syrin e lirë; shohim që rrugët nuk kanë atë trafik të zakonshëm që kanë në verë. Ndryshe nga çdo sezon tjetër, për herë të parë mungojnë turistët nga Kosova, pasi Durrësi për ta ka qenë një nga destinacionet e tyre të preferuara, ku ata e kanë vizituar edhe gjatë periudhave të vështira si tërmeti apo pandemia,” shprehet Norja.

“Liberalizimi i vizave ka dhënë efekt që në muajt e parë të vitit, pasi rënia e numrit të vizitorëve nga Kosova ka qenë graduale këtë vit dhe i ka dhënë shenjat e para që në fillim të sezonit, në prill-qershor,” tregon Fatos Çerenishti.

Megjithatë, shpresa mbetet për muajt e gushtit dhe shtatorit, të cilët pritet të ndihmojnë në kompensimin e boshllëkut të krijuar gjatë dy muajve të parë të sezonit.

Operatorët turistikë janë optimistë se këto muaj do të sjellin një rritje të numrit të vizitorëve dhe do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e sektorit përfundimisht.

Sipas Fatos Çerenishtit, numri i rezervimeve për muajin gusht dhe shtator jep shenja rikuperimi të situatës.

“Rezervimet tona na tregojnë që ky boshllëk i krijuar në muajt e parë të sezonit do të rikuperohet, pasi do të kemi një fluks të shtuar të turistëve të diasporës dhe emigrantëve shqiptarë. Nëse shtatori do të ketë të njëjtin ritëm si një vit më parë, ne do të rikuperojmë goxha nga humbjet e krijuara këtë vit,” shprehet ai.

Operatorët turistikë shpresojnë që sezonin e ardhshëm të mund të rikthejnë vizitorët nga Kosova, që kanë qenë një segment i rëndësishëm i turizmit në Durrës.

Ata besojnë se rritja e cilësisë së shërbimeve dhe ofrimi i ofertave tërheqëse mund të rinovojnë interesin e turistëve kosovarë dhe të kontribuojnë në një rikuperim të mundshëm të sektorit.

David Hyka, administrator i Diamma Resort, shprehet se është optimist në lidhje me rikthimin e turistëve nga Kosova. “Shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë besnikë në hotelet tona; mund të kemi një rënie të vogël këtë sezon, por jemi optimistë që vitin tjetër ata do të rikthehen, pasi çdo vit e më shumë Durrësi është përpjekur t’i përshtatet kërkesave të tyre në mënyrë perfekte”- tha ai.

Blerim Norja nga Royal G shprehet se kjo periudhë për shqiptarët e Kosovës është kalimtare dhe se ata do të rikthehen, pasi më mirë se në Shqipëri ata nuk kanë ku të gjejnë.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve është rritja e çmimeve, që ka arritur deri në 10%.

Rritja e çmimeve është pasojë e zhvlerësimit të euros, pagave më të larta dhe rritjes së kostove të lëndëve të para.

Këto faktorë kanë detyruar operatorët turistikë të rrisin çmimet për të mbuluar shpenzimet e shtuara.

Operatorët shprehen se një ndryshim i vogël i çmimeve me 10% nga viti i kaluar mund të jetë një faktor që ka ndikuar në rënie; sipas tyre kjo është normale, pasi bizneset e tyre janë duke u ndikuar nga zhvlerësimi i euros, kostot e larta të lëndëve të para, energjia dhe paga e fuqisë punëtore kanë shtuar minimalisht 25-30% shpenzimet për ta.

David Hyka nga Diamma Resort tregon që këto problematika ata janë përpjekur t’i zgjidhin dhe të mbajnë dëmin vetë, por zhvlerësimi i euros është duke sjellë çdo ditë e më shumë dëme për ta.

“Faktorët janë të shumtë, dhe shtrenjtimi i çmimeve në Durrës duhet të jetë më i lartë; ne jemi përpjekur që ta mbajmë në 5-10%, ndërkohë që kostot për ne janë rritur deri në 30%,” -tregon Norja.

“Është një përqindje e pranueshme nga të gjithë, pasi nuk është një shtrenjtim i ekzagjeruar në krahasim me zonat e tjera bregdetare”, shprehet presidenti i Fafa Resorts.

Në anën tjetër, rritja e pagave duket se ka kontribuar në zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm të sektorit: mungesën e fuqisë punëtore.

Ky përmirësim ka ndihmuar në stabilizimin e shërbimeve dhe ka ofruar një eksperiencë më të mirë për turistët.

Nuk është zgjidhur 100%, por jemi shumë më mirë se sezonet e mëparshme, kjo sigurisht nga rritja e pagave në turizëm; pra, sot po të marrësh disa nga punët më të vështira si sanitare në hotele, pagat janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj, tregon për Monitor Blerim Norja.

Ndërsa sezoni veror ka filluar me disa sfida, shpresat janë të mëdha që muajt e mbetur të vitit do të sjellin përmirësime dhe do të ndihmojnë në rikuperimin e sektorit turistik në Durrës./ Armela Toska/MONITOR

Parku Kombëtar i Tomorrit i përfshirë nga flakët, terreni vështirëson punën për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Kombëtar të Tomorit.


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Zjarri, që mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, është përhapur me shpejtësi drejt pyllit me pisha të Parkut Kombëtar, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Skraparit dhe punonjësit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Drejt Parkut të Tomorrit,në ndihmë të zjarrëfikësve të Skrapariit,janë nisur zjarrëfikës nga Berati dhe Poliçani, ndërkohë që zjarrëfikësve ju janë bashkuar edhe banorë të zonës.

Veç zjarrfikëseve të Skraparit, në ndihmë u kanë shkuar dhe ato të Beratit. gsh

“Ishte djalë i shkëlqyer”- U dhunua për vdekje, flasin të njohurit e 42-vjeçarit në Pogradec: Egli ishte i qetë dhe nuk ka pasur kurrë konflikte

Ngjarja e rëndë në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, Eglantin Proga nga autori i dyshuar Denis Meçe, ka tronditur opinionin publik në qytetin liqenor dhe jo vetëm.

Të njohurit e viktimës, në vendin ku ai punonte, shprehen se ai ishte një djalë shumë i qetë dhe që nuk është parë të konfliktohet ndonjëherë.

Unë këtu kam kaq vite me Eglin. Marrim kafe aty. Ishte shumë i qetë. Nuk e kam parë as të zihet, as të ngatërrohet, as të bërtasë. Edhe me babain e tij fliste shumë qetë. Kur ika e lash mirë. Për ngjarjen e mora vesh ditën tjetër, kur erdha në punë, ” tha njëra prej zonjave.

U gjend këtu i vrarë. Ishte një djalë shumë i mirë. Më ka ardhur shumë keq, nuk kam fjetur gjumë mbrëmë. Thonë që ambulanca u vonua ja 30 minuta” tha një tjetër.

Ishte djalë i shkëlqyer. Ne dje në mëngjes e morëm vesh. U ndjemë keq, si për evlatin tonë. Mjerë babai, gruaja dhe fëmijët” u shpreh një tregtare. gsh

Kalaja në SPAK: Të arrestohet menjëherë Veliaj, rrezik për fshehje provash dhe kërcënim dëshmitarësh

Av. Adriana Kalaja, kryetare e Komisionit të Apelimit në PD, ka paraqitur sot në SPAK kërkesën për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, si një rrezik potencial për prishjen e provave dhe kërcënimin e dëshmitarëve lidhur me çështjen në hetim të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërdorimit të truallit për ndërtime kullash.

Në një deklaratë për mediat, znj. Kalaja tha: “Ne e quajmë një rrezik shumë të madh që një bandit me emrin Erion Veliaj, me gjithë ato krime që ka bërë, jo vetëm me Teatrin Kombëtar, vijon aktivitetin e tij publik i qetë, i pashqetësuar. Ne e shikojmë si një rrezik potencial në këndvështrim të ligjit edhe të fshehjes, manipulimit të provave, intimidimit të dëshmitarëve dhe jo vetëm po nga ana tjetër shikojmë që çdo ditë që shkon në bashkinë e Tiranës, prodhohen vepra të reja kriminale për të cilat në fakt është detyrë e drejtësisë që t’i parandalojë.

Kështu që nisur edhe nga fakti që SPAK, në mënyrë korruptive e do të thosha edhe kriminale, këtu dua të specifikoj prokurorin Edvin Kondili, që prej 38 herësh na ka refuzuar kërkesën tonë për masa për sekuestro preventive, qoftë mbi truallin, qoftë mbi projektin korruptiv, qoftë mbi aksionet e shoqërisë Tirana DC, por edhe mbi tenderin që gjoja ka fituar një firmë për ndërtimin e Teatrit të ri, por që flitet vetëm për një fillim punimesh në masën 19 milionë euro.
Nga ana tjetër, po kështu publiku dhe media jeni në dijeni se vetëm gjatë muajit korrik, banditi Erion Veliaj ka shkuar dy herë, është rikthyer në vendin e krimit, duke treguar qartazi frikën dhe panikun që e ka kapur në këtë rast, por mbi të gjitha, vetëm deklarata e tij që vitin tjetër do të jetë gati një numër i madh parkim makinash për artistët, ndërkohë që mbi katër vite artistët nuk kanë teatër, edhe për fajin dhe turpin e atyre që shembën Teatrin, do të “gëzojnë” disa parkime makinash, sepse e gjithë kjo nuk po bëhet për Teatrin e ri, por po bëhet për disa parkime makinash, disa kate dhe kulla në bashkëpunim edhe me Fusha shpk dhe ortakun e vetëm Shkëlqim Fusha.

Në këto kushte ne sot vijmë para SPAK-ut me katër kërkesa kryesore.

Së pari kërkojmë arrestimin e menjëhershëm të Erion Veliajt, si një rrezik potencial jo vetëm për prishjen dhe manipulimin apo fshehjen e provave, jo vetëm për intimidimin e dëshmitarëve, por edhe për vijimin e konsumimit të veprave penale.

Me këtë rast unë dua t’i kujtoj SPAK-ut (sepse në çdo moment Veliajt thotë nuk kam dijeni, për 5D, për inceneratorët, për Tirana DC), po për Teatrin Kombëtar a ka dijeni ai?! Sepse mori dijeni për një tendë në shtëpinë e Adriana Kalasë, kurse ai nuk paska dijeni për atë vepër penale kriminale që kryhet në sheshin e Teatrit Kombëtar.

Ky arrestim duhet bërë edhe për shkakun se ne kemi në fuqi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. SPAK ka filluar hetimin për mos ekzekutimin e këtij vendimi të Kushtetutës dhe Gjykata e Strasburgut e ka pranuar kërkesën bazuar në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e dytë ka të bëjë me sekuestron preventive të truallit të Teatrit Kombëtar, duke pezulluar punimet pasi ne e kemi çmuar që aty vendi ku është konsumuar vepra penale.

E treta është sekustro edhe mbi projektin teknik, për të cilin po ashtu SPAK-u ka filluar hetimet q në gusht 2023.

E fundit, kemi kërkuar informacion shterues pa cenuar sekretin hetimor se në ç’fazë ndodhen hetimet lidhur me Teatrin Kombëtar. Janë 60 denoncime dhe kërkesa që janë mbledhur në një dosje të vetme.” sn

Situata dramatike- Mali i Thatë vazhdon të digjet prej 6 ditësh

Pas 6 ditësh në flakë, intensiteti i zjarrit në Malin e Thatë në Pustec, ka rënë.

Aktualisht vatrat janë të veçuara nga njëra-tjetra dhe zjarri po mbahet në kontroll.

Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara. Prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm të gjitha forcat janë angazhuar në terren.

Në terren ditën e sotme kanë zbritur rreth 70 forca, te shërbimit të MZSH-ve, të Forcave të Armatosura te Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), atyre të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj.

E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, ndërsa po punohet për të izoluar flakët dhe për të ngushtuar perimetrin e përhapjes.

Sipërfaqja e djegur deri tani me përafërsi është 200 hektarë, pjesa më e madhe me kullota dhe një pjesë e vogël e sipërfaqes është prekur kurora e gjelbër. sn

Zjarri jashtë kontrollit në Pustec, djeg 150 hektarë bimësi, rrezikohet dogana e Goricës

Zjarri në Pustec vazhdon me intensitet të lartë për shkak të përhapjes së flakëve në shumë drejtime.

Sipas burimeve për media, mësohet se sipërfaqja e djegur i kalon 150 hektarë bimësi.

Vatrat e zjarrit janë përhapur aq shumë sa kanë dalë nga kontrolli dhe rrezikojnë t’i afrohen edhe doganës së Goricës dhe fshatit Goricë e Madhe.

Era po e përhap zjarrin edhe në drejtim të Pogradecit, përgjatë Malit të Thatë. E vetmja alternativë për të lokalizuar vatrat duket se mbetet ndërhyrja nga ajri. sn

 

‘Dy duar për një kokë dhe kokën për atdhe’- Qytetarë të shumtë nderojnë Faton Hajrizin në ceremoninë mortore

Sot Faton Hajrizi është varrosur në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Komunës së Skenderajt në Kosovë.

Dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, pas lejimit nga autoritetet serbe për të tërhequr trupin në Serbi.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarët, miqtë dhe një numër i madh qytetarësh.

Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës më datën 6 korrik. Ai kishte vuajtur më shumë se 17 vite burg në Kosovë, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se atij i kishin mbetur dënim edhe 7 vite e 6 muaj. Ai ishte i dënuar për vrasjen e një ushtari rus gjatë vitit 2000, si dhe për disa vepra penale tjera.

Hajrizi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti i tij mori krejtësisht rrjedhë tjetër me datën 18 korrik, kur mediat serbe raportuan për vrasjen e një polici serb në Loznicë.

Pas vrasjes së policit serb, autoritetet në Serbi e shpallën në kërkim Faton Hajrizin. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më 19 korrik njoftoi se pas një kërkim intensiv për Faton Hajrizin, ai është gjetur dhe ekzekutuar gjatë një shkëmbimi me armë zjarri.

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: Çfarë treguan zgjedhjet në Himarë?

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Tiranë, më 10.08.2024

Çfarë treguan zgjedhjet në Himarë?

Tashmë është fakt i njohur që kjo “mazhorancë” përdor të gjithë shtetin dhe çdo mjet për të manipuluar dhe tjetërsuar zgjedhjet, por PD a mund të justifikohet pa fund për humbjet që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit? Askush nuk mban përgjegjësi, por mbrojtja më e mirë rezulton, na i vjedhjen votat!
A mund vazhdohet më kështu?

Deklaratë për mediat

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” i ka ndjekur me shumë vëmendja zgjedhjet e 4 gushtit 2024 në Bashkinë e Himarës, për vetë problematikat dhe interesat që ka kjo bashki.

# Le të kujtojmë se në zgjedhjet vendore të vitit 2003, PD dhe PS u bënë bashkë kundër kandidatit të PBDNJ-së, se ishte në përputhje të plotë me përbërjen zgjedhësëve në këtë bashki, ku mbi 80 % e banorëve janë me identitet të pastër shqiptar. Kjo lëvizje politike u vlerësua si një veprim shumë domethënës.

Ndërkohë, në zgjedhjet e 4 gushtit u vendosen dy kandidatura, ku njera ishte me kombësi greke dhe tjetra me vetidentifikim grek, që nuk përputhet me identitetin real të zgjedhësve në këtë bashki. LZHK e vlerëson se kjo ishte një përpjekje për të fituar simpatinë apo mbështetjen greke.

# Himara, për nga pasuritë (resurset) natyrore do të mbetet përsëri një bashki me interesa të mëdha, ku abuzimet me pronat do të jenë në rend të ditës dhe do të vazhdoje të jet objekt i drejtësisë.

# Para një viti, PD pa sigël, vulë, finanaca e komisioner, e fitoi Himarën. Më 4 gushtë, PD, tashmë me sigël, vulë, finanaca e komisioner të fituara me vendim Gjykate dhe më e bashkuar brenda vetes, e mbështetur edhe nga aleatët, humbi, madje thellë.

Tashmë është fakt i njohur që kjo “mazhorancë” përdor të gjithë shtetin dhe çdo mjet për të manipuluar dhe tjetërsuar zgjedhjet, por PD a mund të justifikohet pa fund për humbjet që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit? Askush nuk mban përgjegjësi, por mbrojtja më e mirë rezulton, na i vjedhjen votat!

A mund vazhdohet më kështu?

Momenti më i mirë, ku PD dhe opozita kishin mundësinë e artë që ta ndalnin mazhorancën në “fitoret e njëpasnjëshme”, ishte data 26 korrik 2024, ku të mbronte në Kuvend propozimet e opozitës së bashkuar për reformen zgjedhore, dalë nga tryeza e LZHK-së më 5 korrik 2024. Fatëkeqsisht PD e shpërdoroi këtë mundësi, madje bashkoi votat me PS, duke goditur rëndë demokracinë.

LZHK e ka vlerësuar ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë si antikushtetues dhe në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo ishte arësye që LZHK i kërkoi publikisht Presidentit të Republikës të mos e dekretonte.

Pavarësisht se ligji nuk garanton zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme, LZHK duke filluar nga shtatori e në vazhdimësi, do të fillojë ngritjen e infrastrukturës së duhur për tu përballur në zgjedhje me kundërshtarët politik dhe për të kontribuar sa të jetë e mundur në besimin te demokracia.

 

Opozita në Shqipëri kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve për bashkinë e Himarës

Zgjedhjet në Himarë

 

VOA/Ilirian Agolli

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit për bashkinë e Himarës, sipas tij, “për shkak të parregullsive të rënda në procesin zgjedhor në të gjithë 36 qendrat e votimit”.

Koalicioni dorëzoi të premten në mbrëmje pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve KAS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore ku kundërshton vendimin, ku shpallet fitues kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo me 5022 vota (58.6%), përballë kandidatit opozitar Petro Gjikuria, i cili mori 3545 vota (41.4%).

“Zgjedhjet u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar, ndërkohë që opozita akuzoi shumicën qeverisëse për pengim të votuesve, përdorim të administratës në zgjedhje dhe përfshirjen e gjysmës së ministrave në fushatë, frikësim të votuesve, bizneseve”, theksohet në kërkesën ankimore të opozitës.

Në dokument veçohet si “problem madhor” pamundësimi i votimit të mbi 6 mijë votuesve për shkak të skadimit të dokumenteve identifikuese, kundrejt pjesëmarrjes faktike prej rreth 8500 zgjedhësve, nga rreth 23 mijë persona, që figurojnë në listën zgjedhore të Himarës, e cila, sipas saj, “nuk u publikua në të gjitha qendrat e votimit”, dhe ku “u shtuan zgjedhës nga Tirana dhe nga Vlora, duke ndryshuar vendbanimin”.

Asnjë nga partitë garuese nuk e kishte ngritur si shqetësim para votimit në Himarë çështjen e ID-ve të skaduara, ndërsa kandidati socialist Tavo deklaroi më pas se kartat e skaduara të identifikimit kanë prekur njëlloj të dyja palët, pra edhe votuesit e tij.

Opozita thotë se Partia Socialiste përdori privilegjet dhe burimet shtetërore gjatë fushatës, duke emëruar 4 muaj para zgjedhjeve vendore kandidatin Tavo si prefekt në Qarkun e Vlorës, i cili përfshin edhe bashkinë Himarë, sipas saj, “në konflikt interesi dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor”.

Ndërsa për socialistët zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë ishin të qeta dhe të rregullta. Kryeministri Edi Rama e cilësoi në një mesazh publik si “spektakolare fitoren e kryebashkiakut të ri të Himarës” dhe “domethënëse mbështetjen për Partinë Socialiste”.

Zgjedhjet për bashkinë e Himarës erdhën pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua një ditë para votimeve të 14 majit të vitit të kaluar, nuk arriti ta merrte mandatin, dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vjet burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje.

I shtruar në QSUT prej disa ditësh, aktori i njohur Mehdi Malkaj lë sot spitalin

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka lënë sot ambientet e spitalit në QSUT.

Lajmi është konfirmuar nga vetë stafi i spitalit, ku aktori ishte i shtruar prej disa ditësh, nën kujdesin e mjekëve kardiologë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.

Falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, aktori gëzon shëndet të plotë dhe ka lënë ambientet e spitalit. sn

Opozita vijon rezistencën- Kalaja: Kauza jonë finale, prangat në duart e Veliajt!

Aktivistja Adriana Kalaja e ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi protestën e sotme para bashkisë Tiranë, ku u shpreh se as temperaturat e larta nuk kanë mundur të jenë një pengese për opozitën, e cila prej 20 javësh tashmë ndodhet në shesh.

Kalaja, gjithashtu shtoi se opozita nuk e ka ndërmend të ndalojë deri sa të vendosen prangat në duart e Veliajt.

Pritshmëritë e publikut demokrat janë shumë të mëdha por kemi një narko shtet dhe mbi të gjitha kemi një drejtësi të kapur, një drejtësi që paguhet sipas deklarimeve të vetë pushtetit, nga pushteti dhe një drejtësi e cila punon me regji të pushtetit.

Kështu që nisur nga të gjithë këto faktorë, ne jemi përpara disa rezultateve shumë pozitive, sepse të qëndrosh për 20 javë rresht në ditë nga më të vështirat, kemi filluar me datë 5 prill, dhe jemi me 8 gusht, në temperatura shumë të larta, edhe gjatë kohës së ndeshjeve të kampionatit botëror, kur njerëzit e kanë atë dëshirën për të parë interest e veta të argëtimit, sikundër është dhe periudha e plazhit tani.

Por një pjesë e këtyre qytetarëve, edhe shumë të tjerë në fakt që janë me ne, po për arsye objektive nuk vijnë aty, kanë arritur rezultate shumë të larta, pasi nëse ne e mendojmë para 1 viti as nuk mund ta kalonim nëpër mend që të diskutohej emri i Erion Veliajt, në organin e akuzës SPAK.

Kemi parë disa vepra penale, madje kemi dhe një vepër shumë të rëndë kriminale, ju e dini mirë, vrasjen e Ardit Gjoklajt, dhe jo vetëm që nuk guxoi njeri ta thërriste Erion Veliajn për të dhënë qoftë deklaratë apo informacion, se llogari jo e jo.

Por ne kemi parë se si u mbyll ai veprim i turpshëm dhe se si drekonte e darkonte me prokurorin duke ngrënë e duke pirë, e konsumuar verë.

Kështu që fakti se si me presionin tonë, me atë protestë të vijueshme e cila nuk do ndalojë, e sigurojmë dhe Erion Veliajn dhe këdo që ne nuk do largohemi nga ai vend, deri ditën që prangat të vendosen në duart e Erion Veliajt.

Kjo është kauza jonë finale.

Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm: Të zbatohet menjëherë vendimi i GjK për mandatin e…

Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm: Të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar thirrjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për zbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 dhe nr. 55, datë 10.07.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese u shpreh se  Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës, dhe se ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese ndër te tjera u shpreh se “në kontekst të rrethanave të rastit dhe në raport me përcaktimet e nenit 66/a, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 në lidhje me afatin maksimal të paraqitjes asaj të kërkesës nga Kuvendi, konsideron të theksojë se shqyrtimi i çështjes nga Kuvendi duhet të bëhet me përparësi, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj.”…… “Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Ky detyrim i vendosur shprehimisht në vendimin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka nxitur jo më pak se 28 deputetë të PD dhe opozitës që të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Për shkak të krizës kushtetuese të krijuar nga ana e Kuvendit, cenimit të themeleve të shtetit demokratik që ka vënë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zvarritjes së tejzgjatur prej më shumë se 2 viteve të kësaj çështjeje, që ka shkaktuar vonesa që e çojnë shqyrtimin në limitet kohore të mundësisë për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese, në deklaratën publike të datës 10 Korrik 2024 të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, por edhe në paragrafin 65 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet shqyrtimi i menjëhershëm dhe me përparësi i kësaj çështje nga Kuvend.” – thuhet në kërkesën zyrtare të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe 28 deputetë të opozitës.

Në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga një prej subjekteve kushtetuese që përmenden shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”.  Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.” – thuhet në letrën e deputetëve të opozitës drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Kërkesa është depozitua sot për shkak se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 55/2024 ka hyr në fuqi sot me botimin e tij në Fletoren Zyrtare nr. 139, datë 07.08.2024. sn

Me bllok shënimesh me vete, Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja në Himarë

Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo ka nisur menjëherë nga puna dhe ka marrë udhëzimet e para nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një fotografi me Tavon, teksa konsumojnë një kafe së bashku pranë bregdetit. Në foto, shihet se Tavo ka marrë një bllok, për të shënuar edhe punët e projektet që do të bëhen për Himarën.

‘Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030! Shqipëria 2030.’- shkruan Rama.

Vangjel Tavo u shpall fitues në zgjedhjet e Himarës, që u zhvilluan më datë 5 gusht 2024. Kandidati i PS fitoi 1477 vota më tepër se kandidati i opozitës, Petro Gjikuria.

(Balkanweb)

Virusi i Nilit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë tregon masat mbrojtëse që duhet të ndjekin qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koҫiu apeloi sot qytetarët të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë, të rrisin ndërgjegjësimin dhe të zbatojnë masat mbrojtëse ndaj infeksionit nga virusi i etheve të Nilit Perëndimor.

Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.

“MSHMS sëbashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin”, nënvizoi Koҫiu.

Ajo ndau edhe këshillat e Silva Binos, shefe e Njësisë së Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, e cila apelon për më shumë higjenë nga ana e qytetarëve dhe bizneseve.

“Infeksioni nga virusi i etheve të Nilit Perëndimor zakonisht është pa shenja, pra nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm dhe të rinj dhe vetëm 20% e tyre mund të paraqesin disa shenja të cilat janë të ngjashme me shenjat e gripit ose mund të shfaqen pika të kuqe në lëkurë”, shprehet Bino.

“Vetëm 1% e këtyre personave dhe zakonisht personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo që janë mbi 60 vjeҫ apo që përdorin me shumicë alkool, janë persona që mund të bëjnë prekje të sistmeit nervor qendror si encefalite dhe meningite”, shton ajo.

Pra, nënvizon Bino, “vetëm 1% e personave që shfaqin shenja klinike mund të bëjnë forma të rënda të sëmundjes”.

“Është një sëmundje e cila mund të parandalohet nëpërmjet parandalimit të pickimit të mushkonjave dhe natyrisht procesi i dezinsektimit është një proces që ul shpeshtësinë e kësaj sëmundjeje. Megjithatë ky process nuk mund t’i zhdukë të gjitha mushkonjat, prandaj është e nevojshme që ҫdo individë të marrë edhe vetë masat paraprake. Pra nëse rri gjatë mbrëmjes kur këto mushkonja janë më aktive apo herët në mëngjes të përdorë element apo pomadë, apo lëngje të cilat largojnë mushkonjat apo të rrinjë me bluza të lehta me mëngë të gjata”, thekson Bino.

Sigurisht, shton Bino, “ajo ҫka është më e rëndëishme është që ҫdo individ apo ҫdo biznes duhet të pastrojë mbeturinat apo plehrat, të cilat janë përthithës të këtyre mushkonjave. Pasi sado shumë që ne të bëjmë dezinsektim prania e plehrave dhe prania e mbeturinave favorizon shumimin e mushkonjave. Prandaj është e rëndësishme që higjiena apo kujdesi personal t’i bashkohen procesit të dezinsektimit”. MSHMS ndau më herët edhe disa këshillat për Ethet e Nilit Perëndimor.

Petro Gjikuria: Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, humbi garën përballë kandidat socialist Vangjel Tavo me 1477 vota diferencë. Në një deklaratë për mediat, Gjikuria shprehet se “patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë”.

Lidhur me rezultatin, Gjikuria shprehet se rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin.

Deklarata e Petro Gjikuria

“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin.

Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.”bw

‘Dëm 62 milion euro’- PD dërgon të tjera shkelje të Ministrit të ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu në SPAK

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përsëri sot SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu.

Shkak për këtë shtesë në kallëzimin e njoftuar më 31 Korrik,janë bërë disa shkelje ligjore që ish drejtori i Portit të Durrësit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kallëzim shtesë drejtuar SPAK janë evidentuar shkelje të kryera nga shtetasi Pirro Vëngu që përmblidhen si më poshtë:

(i) mosrealizim të të ardhurave për shkak të favorizimit të subjekteve private;

(ii) shpërblime të pamerituara për punonjësit;

(iii) shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara për karburant;

(iv) mosarkëtimi të borxheve të prapambetura;

(v) shkelje flagrante në procedurat e prokurimit publik;

(vi) mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe kontraktore në kontratat për dhënie me qira të ambienteve/trojeve;

(vii) favorizim në kundërshtim me ligjin i subjekteve që kryejnë përpunimin e mallrave; dhe

(viii) mungesa e kontrollit dhe favorizimi i koncesionarëve që operojnë në Portin e Durrësit.

Konkretisht:

– Nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro, rezulton se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, Pirro Vëngu. Karakteri sistematik dhe i përsëritur i këtyre shkeljeve me efekt tepër negativ për Buxhetin e Shtetit dhe në favor të subjekteve tregtare private, dëshmon për një veprimtari kriminale të organizuar dhe të qëndrueshme të shtetasit Pirro Vëngu, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Portual Durrës.

– Nga auditimi i 72 kontratave për dhënien me qira të ambienteve dhe trojeve të depozitimit, rezulton se për tarifimin e subjekteve nuk respektohet VKM nr. 54, datë 05.02.2024 ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore’.

– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë që operojnë për kryerjen e përpunimit të mallrave (ngarkim-shkarkim), rezulton se janë favorizuar operatorin ekonomik dhe vënë në vështirësi financiare Portin e Durrësit.

– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë koncesionare, konstatohet se nuk janë kryer investimet sipas parashikimeve kontraktore; ka mangësi në menaxhimin e sistemit për monitorimin e kontratës së konçesionit në terminalin e trageteve, çka ka sjellë ulje të ardhurave për Portin e Durrësit, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin kompanitë koncesionare.

– Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:

a) dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.

b) efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.

c) të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxho, por janë përdorur kompanitë stivadore.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. sn

‘E prisja fitoren’, Tavo nuk zhgënjen, e dinte edhe me sa diferencë do fitonte

Vangjel Tavo deklaroi për mediat, pak para numërimit të kutisë së fundit, se e priste këtë fitore në zgjedhjet për bashkinë e Himarës, ku edhe gjatë fushatës kishte thënë se nëse nuk merrte më shumë se 1000 vota diferencë sesa rivali i tij në garë Petro Gjikuria nuk do ta pranonte mandatin.

Teksa përsëriti ftesën për këtë të fundit që të jetë pjesë e bashkisë së re si nënkryetar, Tavo deklaroi se nga sot do të fillojë puna për t’iu shërbyer himariotëve pa dallim ngjyre partiake.

“Falënderoj të gjithë banorët që na dëgjuan dhe besimin e treguar që na votuan në mënyrë plebishitare. Do të vijojmë punën për ato që kemi premtuar. Të bashkuar, të majtë e të djathtë, Himara nuk ka ngjyra, të gjithë për Himarën e bashkuar, për bashkëjetesën, për të bashkuar realitetet në këtë bashki. E prisja fitoren. Kisha thënë që do të merrja mbi 1000 vota, ja ku vajtën 1500. Do të vijojmë me punën për turizmin, por edhe me të gjithë problemet e tjera që kanë banorët. Oferta ime për Gjikurinë që të jetë nënkryetar i bashkisë është e sinqertë, nëse nuk vendos të ikë në Shtetet e Bashkuara. Do të vazhdojmë punën, festë nuk ka, mos prisni. PS ka shumë elemente që mund të fitonin në Himarë. Unë jam një socialist që në orët e para. Nuk na votuan vetëm socialistët”, tha Tavo. sn

Zgjedhjet në Himarë, voton Gjikuria: Do jem Kryebashkiaku, problemi te votuesit me kartat e skaduara nuk ndikon

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, votoi rreth orës 11:00 në zgjedhjet që po mbahen në Himarë për postin e kryebashkiakut.

Gjikuria kandidon përballë socialistit Vangjel Tavo në procesin që mbahet pasi Fredi Beleri, i cili fitoi zgjedhjet në 14 maj, nuk arriti të ushtronte detyrën pas problemeve ligjore që pati dhe dënimin me dy vjet heqje lirie për korrupsion zgjedhor.

Gjikuria deklaroi se ka probleme me votuesit që kanë dokumente të skaduara identifikimi. Gjithsesi Gjikuria shprehu bindjen se do të fitojë dhe i kërkoi himariotëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin alternativën e tij.

Kandidati i opozitës tha se në zgjedhjet e mbajtura 1 vit më parë këta votues janë lejuar të votojnë me karta identiteti të skaduara, ndërsa në këto zgjedhje nuk po lejohen.

“Ky është një problem. Socialistëve iu jepeshin kartat e identitetit brenda orës, ndërsa të tjerëve u thuhej ejani pas dy javësh. Gjithsesi nuk besoj se do të ndikojë kjo në procesin e zgjedhjeve. Unë do jem Kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Himarës”, tha Gjikuria. bw

ID e skaduara- Omonia: Privimi nga votimi i 6157 shtetasve, përgjegjësi direkte e Ramës

Omonia ka ngritur alarmin për qytetarët  në Himarë, që janë privuar nga e drejta e votës në zgjedhjet për kryetar bashkie që po mbahen ditën e sotme. Sipas Omonias, privimi i votës së 6157 nga e drejta e zgjedhjes, është bërë me vendim dhe përgjegjësi të qeverisë Rama.

Omonia deklamron përmes një komunikate, se në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama qëllimisht ka refuzuar të nxjerrë aktet përkatese ligjore, që do të garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Kjo duket e qëllimtë nga ana e qeverisë Rama, për të penguar zgjedhësit në Himarë që të ushtrojnë të drejtën e votës, pasi i druhet fitores së kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Selektimi i zgjedhësve që u ka mbaruar afati i dokumenteve të identifikimit, ID, nuk është gjë tjetër veçse tentativë e dëshpëruar e partisë në pushtet për të ndikur mbi votuesit e opozitës.

Deklarate për shtyp

Qe me nisjen e procesit zgjedhor ne Bashkine Himare, me insistimin e komisionereve te Partise Socialiste, dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara.

Ne kundershtim me praktikat e aplikuara ne proceset e meparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerre aktet perkatese ligjore qe do te garantonin te drejten e votes per te gjithe zgjedhesit.

Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vene gjate diteve te fundit ne sherbim te Partise Socialiste, duke u sherbyer qytetareve ne menyre selektive. Anetareve te PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre te organizuar brenda 24 oreve, ndersa qytetareve te tjere u kerkohej te paraqiteshin pas 15 ditesh.

Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama.  

Omonoia Dega Himare

sn

Ndërsa votuesit nuk lejohen të votojnën dhe Rilindja ka dyndur patronazhistët në Himarë, Celibashi pretendon për proces normal

Procesi i zgjedhjeve në Himarë ka nisur me incidente jo të pakta, reporterët e Syri Tv kanë evidentuar një sërë problematikash nga terreni siç janë moslejimi i votuesve me karta ID të skadauara të shprehin vullnetin e tyre, apo dyndja e votuesve nga Tirana e bashkitë përrreth Himarës si votues aty, Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi kjo situate i duket normale. Këtë gjë ai e shprehur përmes një postimi në rrjetin social X ku komenton situatën e zgjedhjeve në Himarë dhe e cilëson pa problematika.

“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.
Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.

Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shkruan Celibashi.

Himariotët votojnë për kryebashkiakun e ri të, ndërsa gara vijon mes kandidatit socialist Vangjel Tavo dhe atij opozitar, Petro Gjikuria.

Votimi nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen pas dymbëdhjetë orësh, kur akrepat të shënojnë 19:00 në 36 qendrat e votimit. sn

Himarë fshat, 100-vjeçarit i ndalohet votimi…çfarë do ndodhë me 130 tjerë…

Për të dytën herë brenda një viti himariotët thirren për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Procesi zgjedhor ka nisur dhe qytetarët kanë shkuar të votojnë.

Sipas informacioneve, ka pasur disa problematika, kryesisht në Himarë Fshat, aty ku disa zgjedhës iu ka mbaruar afati i kartës së identitetit dhe mjeteve të identifikimit dhe si pasoj nuk janë lejuar për të votuar.

Zakonisht, Ministria e Brendshme duhet të nxjerr një urdhër paraprak për të lejuar ose jo, votuesit, të cilëve ju ka mbaruar vlefshmëria e mjetit të identifikimit, por deri më tani, nuk ka nxjerr asnjë urdhër dhe kësisoj KQZ është i prerë në vendimin e tij që nuk do të lejohet asnjë zgjedhës pa mjet identifikimi.

Një tjetër problem ka qenë ai i moshës. Një 100-vjeçar është paraqitur në qendrën e votimit, por nuk e ka gjetur emrin në listë. Kjo pasi të gjithë personat mbi 100 vjeç duhet të bëjnë një verifikim paraprak me një vendim gjykate.

Në fakt, në bashkinë e Himarës ka një kuriozitet. Janë mbi 130 persona që janë mbi 100 vjeç, që ditën e sotme, mesa duket të paktën deri më tani, do t’iu mohoet e drejta votës për shkak të moshës. Kjo do të thotë se Rilindja po përdor çdo mjet dhe mënyrë antiligjore që të ndalojë humbjen në këë bashki. sn

Fitore me çdo kusht- Si Rama shtoi numrin e zgjedhësve në Himarë

Sot po zhvillohen zgjedhjet ne Himarë. Ndërkohë që edhe më parë është denoncuar shtimi i numrit të votueseve nga ana e Rilindjes.

Sa i takon zgjedhësve në krahasim me vitin 2023 kemi 252 zgjedhës më shumë. Nga viti 2021 deri në 2023 kur del lista për zgjedhjet vendore rezultuan 8 votues më pak ndërkohë para një viti deri më sot kemi 252 më shumë dhe 331 transferime nga bashkitë e tjera jo vetëm për të jetuar por edhe për të votuar.

Kemi 119 zgjedhës pa adresë banimi që do t’u jepet mundësia për të votuar. Mundësi që nuk i mohohet për shkak të kushtetutës.

Vetëm për 5 ditë nga shpallja e dekretit janë transferuar 93 qytetarë me të drejtë vote, por duhet të hetohet nëse mund të kemi sërish.

“Nga 311, 90 janë nga kryeqyteti, si edhe nga Vlora kanë lëvizur brenda këtij harku kohor”, deklaruan për median përfaqësuesit e opozitës. sn

Pezullohet përkohësisht votimi në Himarë fshat, shkaku problemet me kartat e skaduara

Komisionerët zgjedhore kanë pezulluar procesin e votimit në Himarë fshat.

Kjo pasi qytetarët kanë shkuar për të votuar me karta identiteti i skaduara, ndërkohë që ligji e lejon këtë.

Por komisionerët, e kanë pezulluar votimin deri në një moment të dytë.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg.sn

Zgjedhjet në Himarë, në 9 qendra votimi nuk ka nisur ende votimi

Zgjedhjet në Himarë po vazhdojnë në mënyrë të qetë, edhe pse shumë pak po bën procesi që ka nisur. Por jo të gjitha qendrat e votimit janë hapur, pasi në 9 prej tyre ende ska nisur votimi.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg. sn

Qytetarët vendosin sot për kryetarin e Bashkisë në Himarë

Himara mban këtë të diel zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetarin e bashkisë. Rreth 23 mijë zgjedhës do t’i drejtohen kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo të socialistëve dhe Petro Gjikuria të opozitës.

Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë dërguar në KZAZ 38 për tu shpërndarë më pas në 36 qendrat e votimit në këtë bashki. Këto të fundit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në orën 19.00.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera.

Pas mbylljes së votimit pritet të nisë edhe numërimi i votave.

Bashkia e Himarës u bë qendër e një konflikti politik që zgjati rreth 15 muaj. Gjithçka nisi në zgjedhjet vendore të 2023, ku dy ditë para zgjedhjeve, më 12 maj, kandidati i opozitës Fredi Beleri u nga policia e e Edi Ramës. Beleri fitoi nga burgu, por nuk e ushtroi detyrën e tij asnjë ditë, edhe pse bëri një betejë të gjatë ligjore për të marrë leje për t’u betuar, kërkesa e tij nuk u aprovua asnjëherë.

Në burg përfundoi edhe ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili po ashtu u arrestua më 23 mars të këtij viti për tjetërsimin e pronave në Himarë.

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës pritet që t’i japin zgjidhje një beteje 15 mujore për të parin e himarjotëve, një sagë që nisi me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

Me dy kryetarë në burg, Bashkia e Himarës u drejtua fillimisht nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila më pas u dorëhoq dhe aktualisht bashkia drejtohet nga Arqile Bollano. sn

Image

Këlliçi tjetër denoncim nga SPAK për inceneratorët: Kalojmë nga skema 5D në 7S, “7 specialistët”

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër denoncim nga jashtë ambienteve të SPAK sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, Këlliçi teksa akuzoi Prokurorinë e Posaçme për mungesë hetimi për këtë çështje, i bëri thirrje këtij institucioni që të çojë një letër porosi për të hetuar për kompaninë 7S Group.

“Të nderuar qytetarë,

Prej 4 vitesh tashmë Prokuroria Speciale po heton aferën e shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës. Arritja më e madhe e këtyre hetimeve deri më sot, është arrestimi i një drejtori në pension e një drejtori tjetër në bashki dhe zhdukjes me sukses gjatë këtyre 4 viteve të 132 milionë eurove, nën hundën e SPAK. Prej tetorit të vitit 2023, i kemi dërguar informacion të plotë SPAK për një kompani të regjistruar në Bullgari, e cila quhet EM Capital Group, kompani e cila ka marrë miliona e miliona euro nga llogaritë e inceneratorit Tiranë dhe kompanisë ITS sh.p.k të Klodian Zotos.

Sipas disa informacioneve të bëra publike nga gazetarë të ndryshëm, të dhënat e ardhura nga Bullgaria tregojnë se nëpërmjet kësaj kompanie, kanë përfituar para edhe familjarë të pronarëve realë të inceneratorit Tiranë. Sot, meqënëse SPAK nuk dëshiron të gjurmojë paratë dhe vijon të mbyllë sytë përpara fakteve ulëritëse për këtë vjedhje, po bëj publik një dokument të ri, shumë të rëndësishëm për hetimin e kësaj vjedhje.

Ky dokument është një faturë e lëshuar nga kompania Wolf Theiss, kompani ë mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë, lëshuar për kompaninë EM Capital Group. Wolf Theiss ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë EM Capital, përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës të kësaj të fundit. Në faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e 2 kompanive të reja, njëra e quajtur Denebola Investments dhe tjetra e quajtur 7S Group.

I bëj thirrje SPAK, të nisë menjëherë letër porositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambjenteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi përpara faktit se SPAK nuk ka absolutisht ndër mend të gjurmojë paratë e dy pronarëve të inceneratorit Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Sërish ditën e sotme, po e lë përpara dyerve të SPAK këtë dokument autentik, për ti ardhur në ndihmë prokurorëve specialë, për të bërë drejtësinë aq shumë të pritur nga qytetarët shqiptarë dhe për të na thënë se ku kanë shkuar 132 milionë eurot e një inceneratori që nuk ekziston.

Sa për dy kompanitë e reja, e dalloni mjaft qartë, që njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë 5D, këtë rradhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë 7S Group, ose më saktë 7 Specialistët. Tingëllon absurde, qesharake dhe fyese për këdo qytetar që e dëgjon këtë fakt, por mesa duket i ndjeri Pjetër Arbnori, ka qenë profetik dhe tejet i saktë në thënien e tij epike, se këta nuk janë socialistë, por janë specialistë!!! Ju faleminderit.”, tha ai.

Kellici2
Kellici2
Kellici3
Kellici3
Kellici4
Kellici4
Kellici5
Kellici5

 

(BalkanWeb)

Ndërron jetë Prof. Dr. Mevlan Kabo, themeluesi i Gjeografisë shqiptare

Prof. Mevlan Kabo është një ndër përfaqësuesit e denjë të plejadës së gjeografëve, që hodhën bazat e arsimit dhe të shkencës gjeografike shqiptare, për të cilat ish-studentët, kolegët e tij dhe breza të tërë mësuesish dhe gjeografësh i janë mirënjohës.

Kontributi i tij i madh u shtri në shumë fusha: pedagogjike, shkencore, drejtuese dhe publicistike: drejtues i suksesshëm i sektori në Institutin e Studimeve e Botimeve Shkollore dhe enciklopedike; drejtues i insitucioneve universitare (pedagog i gjeografisë dhe përgjegjës i katedrës së Gjeografisë, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetit të Tiranës); drejtues i institucioneve shkencore (drejtor i Qendrës së Studimeve Gjeografike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; drejtues kryeredaktor dhe autor i veprës monumentale kombëtare Gjeografia fizike e Shqipërisë, botim i Akademisë së Shkencave (1991); drejtues e redaktor shkencor i gjeografisë në Redaksinë e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985 dhe 2008). Kontributi pedagogjik dhe shkencor i prof. Kabos u shtri edhe në Kosovë, ku vendosi themelet e bashkëpunimit shkencor me Universitetin e Prishtinës. Kudo ku ka punuar prof. Kabo u dallua për korrektesë, drejtësi, aftësi drejtuese, mendim novator dhe kulturë të gjerë shkencore gjeografike.

Profesor Kabua është autor dhe bashkëautor, në vepra të mëdha kombëtare, monografi, studime, artikuj studimorë, referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, harta, libra shkollorë për arsimin parauniversitar dhe universitar etj. Me formimin solid gjeografik dhe informacionin e gjerë dhe shumë të pasura gjeografik ai ishte një enciklopedi për gjeografinë e Shqipërisë.

Me ndërrimin e jetës së prof. Kabos familja humbi njeriun e dashur, arsimi dhe shkenca gjeografike shqiptare humbën pedagogun e talentuar, studiuesin dhe themeluesin e studimeve gjeografike shqiptare.

(Balkanweb)

Burimi: Vota e diasporës ishte detyrim

Gazetari dhe analisti Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politikë në vend.

Duke u ndalur te Kongresi i Partisë Socialiste, Burimi u shpreh se kryeministri Rama imponoi heqjen e ministrave që ai vetë i ka konsideruar si të suksesshëm duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Sipas tij emërimi i zëvendësuesve të tyre me figura të panjohura politikisht është një përbuzje e militantëve të PS. Burimi u shpreh se sa i takon Kodit të ri Zgjedhor, është një kthim në normalitet, teksa i cilësoi listat tërësisht të hapura si “shpikje shqiptare”.

Sa i përket votës së diasporës, ai theksoi se nuk është i habitur për miratimin e saj pasi kjo do të linte hapësirë për opozitën të mos njihte rezultatin e zgjedhjeve në rast se nuk do të miratohej.

“Rama imponoi heqjen e ministrave të vetë i ka konsideruar si të suksesshëm. I heq pa asnjë shpjegim, kjo është përbuzja e parë që i bën militantëve të partisë së tij. Përbuzja e dytë është mirë që i hoqi, por në vend të marrë kuadro nga partia në vend të tyre, merr njerëz të panjohur. Partia është në funksion të Edi Ramës.
PS është kthyer në një parti putiniste apo erdoganiste. Mbaj mend kur po ngrihej Kokëdhima pati zëra kundër. Si motivohet në këtë rast i riu që angazhohet në parti nëse Rama zgjedh ata që do. Fryma e partive politike në Perëndim nuk është kjo.

Pirro Vëngu ka punuar në portin e Durrësit, ka punuar afërsisht me arabët. Këta të fundit janë më të pranishëm se kurrë në Shqipëri, qoftë prej portit, qoftë prej dhëndrit të Trump sepse fondi që ai menaxhon është me prejardhje arabe. Mos do synohen pronat e ushtrisë? Nuk e di.

Me Ramën në qeveri ai prapë i merr zgjedhjet. Perëndimorët e dinë këtë, por kanë hall më të madh në Malin e Zi ku ka rikthim të Serbisë dhe Rusisë. Kodi i ri më duket rikthim në normalitet. Në Perëndim nuk ka lista të hapura totalisht, nëse ty të zgjedh populli dil i pavarur. Për mua lista e hapur është një shpikje shqiptare. Vota e diasporës nuk më habit. Rama dhe ndërkombëtarët nuk mund ta merrnin rrezikun e një rrëmuje ku PD të mos i njihte rezultatin prej vendimit të GJK. Ende nuk e kam përgjigjen si do bëhet votimi. Kush do e marrë zarfin tim? Kush do e transportojë?
Opozita ka marrë vulën duke bërë një super gol. Në këtë moment po administron, sepse jemi në periudhë tranzitore. Vulën e ka, tani duhet të krijojë një program. Gjithçka do luhet në vitin 2025. Kjo është një periudhë që nuk ka shumë vlerë, protestat e opozitës janë mesazh për ndërkombëtarët”, u shpreh ai mes të tjerash.bw

Kalaja: Jam krenare që Edi Rama ndjehet i kanosur prej meje! Irena me 3 mbiemra amnistoi Erion Veliajn

Në fjalën përmbyllëse te protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja u ndal edhe te padia që është ngritur ndaj saj për kanosje ndaj kryeministrit Edi Rama.

“A patë ndonjë reagim nga Dushmani, kur që të refuzonte thënien e këtij banditi se i paska kolegë?

A patë reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë?

Jo, sepse të gjithë janë nën urdhrat e narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama.

Dhe çfarë bën ai banditi? U ndjeka i kërcënuar nga Adriana Kalaja.

Po ti mor burracak, për mua është nder që ti të ndjehesh i kanosur prej meje.

Edi Rama nuk u kanos nga unë, por u kanos prej veprimeve kriminale që ka bërë.

Ne kemi bërë denoncime nga më të shumtat dhe më të fortat. Por pëërvceçse nuk ka një reagim nga SPAK-u që na la, por nuk ka reagim as nga mediat që paguhen nga inceneratorët për fat të keq.

E di shumë mirë që kanosja ime ka lidhje me veprimet që ai bën si kryeministër,” tha Kalaja.

Ajo u shpreh se Erion Veliaj është amnistuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

“Ndaj sot, Skapistët janë kriminelët më të mëdhenj të shoqërisë shqiptare, kriminelët më të mëdhenj të ligjit dhe Kushtetutës.

Ne kemi treguar me vepra se nuk tërhiqemi. Nuk tërhiqemi se jemi në rrugën e drejtë.

Ndaj, nëse Altin Dushmani ka ndonjë mundësi për të treguar se ne e kemi gabim, të veprojë, të arrestojë të parin Erion Veliajn, që i ka shkuar shkresa që në qershor.

Por Irena me tre mbiemra e ka amnistuar Erion Veliajn dhe të gjithë grupin kriminal të inceneratorëve.

Ne kemi provuar se koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha akuzat tona.

Do të jemi këtu sërish, do jemi këtu çdo javë, nuk do na ndërpresë askush për të kërkuar arrestimin e Erion Veliajt dhe lirimin e liderit tonë, Sali Berisha.

Ju ftoj të takohemi sërish javën tjetër përpara këtij institucioni të krimit, duke kërkuar të drejtat tona që na janë garantuar me Kushtetutë,” tha Kalaja.

sn

Zgjedhjet në Himarë, Idrizi: Po trajtohet si bashki minoritare kur 90 % e saj banohet nga shqiptarë

Deputeti Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, e cila sipas tij, po trajtohet si bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.

Idrizi shprehet se kjo bashki është e banuar 90% nga shqiptarët, 10 % romë, vllehë dhe greqisht-folës.

“A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?

Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre.

A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?

A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?

Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…

Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamëria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!”, shprehet Idrizi.

Reagimi nga Shpëtim Idrizi

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.

#HimaraËshtëShqiptare

90 % e banuar nga shqiptarë.

10 % romë, vllehë e greqisht-folës.

Të dielën zgjidhet kryebashkiaku.

A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?

Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre.

A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?

A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?

Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…

Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamëria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!

Në 340-n p.e.s Straboni në veprën e njohur “Gjeografia e Kohës” përshkruan se helenët shtrihen deri në gjirin e Ambrakisë (sot Gjiri i Artës), pastaj jetojnë barbarët, pra jo-helenët.

Tuqiditi në veprën “Lufta e Peloponezit i përshkruan prapë Helenët deri në Gjirin e Ambrakisë.

Epiri banohej nga jo helenët e fiset ilire: Thesprotët, Kaonët, Molosët, me Lidhjen Epiriote e Pirron e Epirit, Despotatin e Artës me despotët Gjin Bue Shpata e Pjetër Losha, që në shekullin 13 ndaluan dyndjet sllave në Ballkan.

Çamëria e Abedin Pashë Dinos, Hasan Tahsinit, Muharrem e Haki Rushitit, Alush e Osman Takës, Çaparejve, Suliotëve, tre firmëtarëve të Pavarësisë, Musa e Ali Demit, Kol Idromenos, Mitrush Kutelit, Daut Hoxhës, Rauf Dinos e Beut Rexho Plakut, Bilal Xhaferrit e shumë e shumë figurave të shquara.

Çamëria iu aneksua Greqisë vetëm në vitin e mbrapshtë 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ashtu siç Kosova iu aneksua Serbisë.

Vetëm në Mars të vitit 1913, Çamëria u pushtua me zjarr dhe me hekur nga Greqia.

Që nga antikiteti e deri në Mars të vitit 1913 nuk ka pasur asnjëherë debat historik se çfarë ishte Epiri; pra vazhdimësi Iliro-Shqiptare (Çame).

Këto dy fjalë i kisha për Vorio-Epireshat dhe ata që i dëgjojnë e ngrohen në diell… bw

Mandati Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se Socialistët cenuan themelet e shtetit

Gjykata Kushtetuese arsyetoi se votimi i deputetëve të Partisë Socialiste për të mos zbatuar vendimin e saj në rastin e deputetes Olta Xhaçka, ka krijuar një krizë kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik por minon dhe besimin e publikut te shteti dhe organet e tij.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda.

Në vendimin e zbardhur në 30 korrik, Gjykata Kushtetuese arsyeton se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit.

“Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet e bardhë në të zezë në vendimin e arsyetuar të Gjykatës.

Vendimi i Gjykatës u mor më 10 korrik me shumicë 8 me 1 dhe është i dyti në radhë që e gjen shumicën në Kuvend në shkelje të kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në vendim Kushtetuesja e urdhëron Kuvendin të dërgojë për shqyrtim para saj kërkesën e opozitës për të shqyrtuar “papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi, nuk kishte përfituar asnjë centimetër tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës. Në fjalën e saj gjatë votimit në Kuvend në prill të këtij viti Xhaçka fajësoi mediat dhe pretendoi se Gjykata Kushtetuese e kishte pushuar çështjen.

Por vendimi i ri i Gjykatës i ka përgënjeshtruar këto qëndrime, duke e cilësuar sjelljen e shumicës parlamentare si antikushtetuese dhe duke urdhëruar që çështja të shkojë para saj për shqyrtim në themel.

Gjykata Kushtetuese arsyeton se edhe fakti që Kuvendi ia ka nënshtruar vendimin e saj shqyrtimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet është cenim i kushtetutës që vë në dyshim rolin e vetë gjykatës.

“Struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës, ka thirrur ekspert të jashtëm dhe, më pas, ka vlerësuar se çështja duhet t’i përcillet për votim seancës plenare, votim në të cilin gjente zbatim parimi i mandatit jodetyrues”, thuhet në vendim.

Gjykata, e cila e mori në shqyrtim çështjen me kërkesë të deputetëve të opozitës, ka arsyetuar ndër të tjera se pretendimi i shumicës se deputetët ishin të lirë të votonin në këtë rast ashtu si edhe në vendimmarrje të tjera, është shkelje e parimeve kushtetuese.

Gjykata shprehet se rasti në fjalë nuk i nënshtrohet dhe nuk përligjet me parimin e “mandatit jodetyrues të deputetit, për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës nuk është një çështje politike”.

Gjykata arsyeton se zbatimi i vendimit të saj në rastin konkret nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare, “por një procedurë për ekzekutimin e një detyrimi konkret të lindur prej tij, sikurse është ai për dërgimin asaj të çështjes së papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka të ngritur mbi mocionin e 1/10-ës së deputetëve, ndaj qëndrimi i Kuvendit në këtë drejtim është i pabazuar”.

Në vendimin e arsyetuar gjykata po ashtu vlerëson se shumica parlamentare ka përvetësuar rolin e saj duke marrë përsipër analizimin e çështjes në themel, duke pretenduar se Xhaçka nuk kishte ndërmarrë veprime konkrete në shkelje të Kushtetutës.

“Gjykata ka vërejtur se çështja e vlerësimit të papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes, e cila nëpërmjet bashkëshortit mund të ketë ushtruar veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe të ketë fituar pasuri të këtyre, referuar fakteve, nuk i takon vlerësimit të Kuvendit, por vlerësimit të kësaj Gjykate”, thuhet në vendimmarrje.

Në mendim pakice gjyqtarja Sonila Bejtja, ka arsyetuar se Gjykata Kushtetuese duhej të merrte direkt në shqyrtim çështjen në themel, pa pritur votimin e parlamentit por duke u nisur nga padia e opozitës.

Para zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të shumicës e sulmuan atë si të “paqartë”. Ish-kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, tha më 24 korrik se Kuvendi do të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias për çështjen.

Në një dalje për mediat, Çuçi mbajti një qëndrim kundërshtues ndaj formulimeve të vendimit të gjykatës ku u kërkohet deputetëve “të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës”, duke e cilësuar këtë formulim si anti-kushtetues.

“Do të votoj si t’ma dojë mendja mua, jam i pavarur”, u përgjigj ai./Reporter.al

“12 milionë euro dëm buxhetit të shtetit”- PD kallëzon në SPAK ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi i ka kërkuar sot SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu. Shkak për këtë kallëzim është bërë një procedurë tenderi e realizuar në muajin Korrik 2024 nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë holandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.

Kjo kontratë është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit publik. Ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu rezulton se ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit publik, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cënuar haptazi interesin publik dhe dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal. bw


Send this to a friend