VOAL

VOAL

Berisha: Zoton po e mbajnë peng, Rama dhe Brava të zhytur në aferë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbajti një fjalim me akuza të forta nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se në aferën e shekullit, siç njihet ndryshe skandali i inceneratorëve, janë të përfshirë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Më tej ai tha se biznesmenët Klodian Zoti dhe Stela Gugallja janë mbajtur peng në Lushnje.

“E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha? Pas 3 muajsh, zero hetim, sepse janë të zhytur. Është i zhytur si Edvin Droga, edhe Lulzim Brava.

Në këtë krah janë bërë 289 denoncime. Të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, lejoi që të publikohen njëherë apo dy here. Nuk ka aferë më flagrante se kjo.

A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Brava është me dy kahë. Çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistët e PD-së? Të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës.

Komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Tre muaj, asnjë hetim. Në hetim do dilte se Teri është vetëm hajduti i dobishëm,” tha Berisha.

‘Parku i 4 hajdutëve’- Berisha: Rama e Brava të hetohen për larje parash

I rikthyer në Kuvend pas disa muajsh mungesë, lideri historik i demokratëve Sali Berisha foli nga vendi i tij në sallë, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

Berisha kërkoi që parlamenti të ndalet te hetimi i dy krerëve të Meduzës, sipas tij, te Rama dhe Basha. Sipas Berishës, të dy politikanët duhet të hetohen për larje parash.

“Nëse ne duhet të bëhemi seriozë në luftën këtij krimi të shëmtuar që ushqen të gjitha krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e Meduzës, ashtu dhe pengun e tij, Lul Brava, të cilit ia mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të veçantë”.

“Mendoj se në trajtimin e këtij problemi, sot Kuvendi duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës, të larjes së parave, kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Rama, i akuzuar zyrtarisht nga OSBE për larjen e 200 milionë eurove në zonat offshore, të cilën s’e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, i cili u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi”.

“Larja e parave të pista është mekanizmi kryesor i investimeve të parave të vjedhura nga qeveritarët me bashkëpunëtorët e tyre. Në mënyrë absolute, shtëpitë e atyre u shkatërruan në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por kleptokracia në pushtet nuk ka ligje, nuk ka moral, nuk ka shpirt, nuk ka zemër, ka vetëm para dhe vjedhje parash. Gjykoj që këto ligje të ridimensionohen. Duhet një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën për këtë vepër penale. Ka dhe të tjerë që po hetojnë, por më e mira është ta bëjë Parlamenti këtë”, tha Berisha.

Më herët, Berisha akuzoi Bashën për projektin e kullave te selia e PD.

“Ja, edhe këtu do ngrihej Parku i 4 Hajdutëve. Pikërisht për Parkun e 4 Hajdutëve, Lulzim Brava në një akt të pashembullt në historinë politike të Europës, hodhi gaz e helme ndaj njerëzve që tre muaj më parë e kishin votuar. Por paraja dhe hajnia të lidh sytë, ndaj ky revolucion është i pandalshëm dhe zgjidhja e vetme për t’i arkivuar në koshin e plehrave të historisë këtë regjim të kryesuar nga Edvin Kristaq Droga.” syri.net

Berisha: Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, u kthye në Kuvend duke folur fillimisht për gazetarët pas një mungese katërmujore.

“Kam munguar katër muaj se isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Në një farë mënyre, ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet. Tani rikthehem në respekt të popullit, por për ata që janë aty, nuk meritojnë të qëndrosh as 4 minuta,” tha Berisha.

I pyetur se si do regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit, Berisha tha se do i fitojnë këto zgjedhje.

“Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit. Shoh një klimë optimizmi të madh në fitore. Gjithçka mund të bëhet, por ne nuk ndalemi. Negociatat janë në vazhdim, ne do i fitojmë këto zgjedhje.

Është përballë qytetaria me kleptokracinë. Ne do fitojmë. Kanë bërë rregulla në parlament që të më kufizojnë fjalën, prandaj parlamenti i vërtetë do të jetë këtu,” tha Berisha. syri.net

Berisha mbështet protestën: Pallatet do i ndërtojë ortaku i Lul Bravës

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuvend ditën e enjte, për të shprehur fillimisht solidaritetin me protestuesit e ‘5 Majit’.

“Pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, iu prishen banesat në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishen banesat nga qeveritarë, të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre, i kanë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, nga çdo normë njerëzore.

Duke thënë këto fjalë, unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, mbështes projektet të cilat e bjnë këtë qytet më të bukur, më të jetueshëm. Por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Në qoftë se ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve, dhe mund të bësh këtë, nuk përjashtohet, ka një detyrim moral, fillimisht ulesh me ta, duhet t’ua shpjegosh projektin, të përcaktosh kushtet dhe të dëgjosh kushtet që parashtrojnë ata. Qoftë zhvilluesi shtetëror apo privat, je i detyruar të veprosh këtu.

Përveç kësaj, gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Deri në vitin 2012, ligji parashikonte legalizim, pastaj urbanizim. Të gjitha këto shtëpi janë trajtuar para ligjit 2014, dhe trajtohen me këtë ligj. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social, jo njerëzia, jo liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, por urrejtja ndaj tyre që ke vjedhur dhe mbi vjedhjet ke ndërtuar parajsën dhe lumturinë, janë karakteristika të pushtetit kleptokratik,” tha Berisha.

Ai akuzoi se pas projektit fshihen njerëzit e afërt të Lulzim Bashës.

“Të gjitha këto janë efekte prapavepruese të ligjeve kushtetuese dhe qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet edhe më tragjike kjo kur në shembjet e atyre shtëpive, ortak në pallate janë vetë përfaqësuesit e Lul Bravës”.

“Vetëm një shtet bandash mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata, të cilët iu shemben shtëpitë për të ndërtuar kulla 30-katëshe, aty kreu i Meduzës i këtij shteti ka parashikuar të ndërtojë kulla 30-katëshe pavarësisht nga plani për kulla 7-kulla”. syri.net

Noka,Vokshi e Këlliçi në krah të protestuesve: Pazar nga Rama-Veliaj dhe Lul Brava!

Tre deputetë demokratë të Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, kanë qënë të vetmit që kanë shkuar të dëgjojnë protestuesit që janë mbledhur para Kuvendit, për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në rrugën 5 Maji dhe në Laprakë nën të ashtuquajturin projekt të rindërtimit.

Nënë Liza, e moshuara që po e kryeson revoltën, deklaroi me zë të fortë para mediave: “Lulzim Basha po mbron Edi Ramën, se duhej të ishte këtu me ne. Harram i pastë votat që ka marrë, i ka marrë prej Sali Berishës se për njëmijë vjet s’i kishte marrë prej meje.”

Kurse deputeti Flamur Noka akuzoi për situatën e krijuar deputetin Lulzim Basha, që ka uzurpuar selinë e PD-së, si një bashkëpunëtor i qartë në pazaret me Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj në zbatimin e këtyre projekteve, duke filluar që nga Unaza e Re.

“Këta njerëz janë trajtuar si kafshë nga qeveria e pashpirt e Ramës dhe Veliajt, – tha Noka. – Pas kaq kohësh prishje, duke nxjerrë banorë dhunshëm nga shtëpitë, këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se të trajtohen sipas ligjeve në fuqi, që të mos trajtohen si qen, por si qenie njerëzore, të paktën me gjysmë e trajtimit që u bëri Rama, afganëve të Sorosit.

Ajo që është më e rëndë në këtë panoramë që ne po shohim dhe që vetë banorët e rrugës “5 Maji” dhe të Laprakës që po ju bëjnë me dije është fakti se në të gjitha këto projekte ka një bashkërendim dhe bashkëpunim midis Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bravës.

Kishte dilema të pafundme kur u mbyll çështja e Unazës. Koha tregoi që për kokën e Klevis Balliut u luajtën shumë derisa të hiqej si deputet. Ka pasur shumë pikëpyetje a ishte Lulzim Brava pas dhe tani me masakrën që po bëhet, çdo gjë është evidente. Rama dhe Veliaj prishin dhe shkatërrojnë, i nxjerrin në rrugë banorët sepse pazari është që prapa kësaj historie është Lul Brava me Kapllanët apo Alibeajt e tij që përfitojnë nga këto projekte.

Bashkëqeverisja nuk ka brirë por kjo është që të bëhen bashkë kundër këtyre qytetarëve. Ka gjë më të dhimbshme se kur qytetarët e një vendi nuk kanë ku të trokasin?! Se qeveria i dhunon, bashkia u pi gjakun, e ashtuquajtura opozitë deri dje përfiton para nga shitja e gjakut dhe mundit të tyre. Atëherë, ku do të trokasin ata?!

Ne jemi këtu për të thënë që kauza e tyre nuk do të harrohet. Është PD dhe anëtarët e saj të Komisionit të Rithemelimit; zonja Vokshi ka paraqitur kërkesë për interpelancë në Kuvend. Ne do t’ju mbrojmë dhe do të jemi më çdo shqiptar që nuk pranon pazarin Basha – Rama,” theksoi deputeti Flamur Noka.

Banorët e ‘5 Majit’ në protestë para Kuvendit: Bëni transaparencë, ku do të na strehoni?

“Kryeministër ku je?! Bëj transparencën e projektit!”- shkruhet në njërën nga pankartat.

Një protestë po zhvillohet përpara Kuvendit të Shqipërisë sot, i cili pritet të mblidhet në seancë plenare. Dhjetëra banorë të lagjes “5 Maji” në Tiranë, të mbështetur nga një përfaqësi e banorëve të Laprakës, me pankarta po kërkojnë që të mos shemben shtëpitë e tyre, të prekura nga projekti i rindërtimit të pallateve.

Policia ka dalë përpara tyre për të mos lejuar që ata të pengojnë hyrjen e deputetëve në Kuvend, por protestuesit kanë kërkuar që forcat policore të mos i pengojnë në këtë përpjekje që ata po bëjnë për të konstatuar me të zgjedhurit e tyre.

Banorët protestues kërkojnë të bëhet transparente dhe zyrtare se ku ata do të strehohen pas shembjes së banesave dhe që gjithçka të noterizohet, të bëhet zyrtare për banesat e reja që është premtuar t’u jepen.

Bëhet fjalë për 430 shtëpi që shemben, afro 1000 banorë që mbeten pa strehë vetëm tek “5 Maji”, përveç atyre të Laprakës që janë më shumë. syri.net

Sali Berisha: Yuri Kim kalon nga sekretare ideologike e PS, në zëdhënëse e Lul Bravës

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon sërish ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. 

Nga Patosi ku mori pjesë në festën demokratëve për 31-vjetorin e themelimit të degës së PD, Berisha tha se Kim herë shfaqet si sekretare ideologjike e PS dhe herë si zëdhënëse e deputetit Lulzim Basha.

“Në një intervistë para 10 ditësh, zonja Kim, e cila siç e shihni kalon nga sekretare ideologjike e PS, në zëdhënëse të Lul Bravës, sipas klimës, po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj. Dua t’i them, ne këtu jemi pro amerikanë më shumë se gjithë të tjerët”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri solli në vëmendje fluksin e investimeve amerikane gjatë qeverisjes së tij, duke nisur nga Bechtel e cila ndërtoi Rrugën e Kombit.

Berisha tha se Bechtel u shpall fituese në tender ndërkombëtar, ndërsa i përcolli një mesazh ambasadores amerikane për të mos inkurajuar prokurimet direkte, të cilat njihen botërisht si korruptive.

“Ne mirëpresim me krenari dhe kënaqësi të madhe investitorët amerikanë. Por, dua të theksoj, kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bechtel. Ajo ndërtoi një nga projektet më kryesore të PD dhe qeverisë së saj. Bechtel fitoi Rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar të shpallur në Londër. Në të cilën morën pjesë 7 kompani gjigante europiane dhe botërore. Juria përbëhej nga personalitete të autostratave të Britanisë së Madhe, tjetri i SHBA, tjetri i Mbretërisë së Holandës. Bechtel fitoi tenderin, 6 kompanitë e tjera nuk patën asnjë ankesë. Zonjë, mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend se pavarësisht nga vendi që ato vijnë për difinicion në manualet e luftës kundër korrupsionit, prokurimet direkte janë korruptive”, tha Berisha. syri.net

Berisha në Patos: Shqipëria ka degraduar në korrupsion masiv, drejtësia e re e kapur nga qeveria

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së Sali Berisha, në takimin me demokratët e Patosit, lëshoi një sërë deklaratash të forta.

Berisha theksoi se Shqipëria ka degraduar në korrupsion masiv, duke shtuar se drejtësia e re është kapur nga qeveria.

“Shqipëria ka degraduar në korrupsion masiv e dëshmuar nga raporte të huaja, drejtësia gjendet e shkatërruar nga qeveria. Kjo reformë në drejtësi që është nën kontrollin e qeverisë, ka sjellë humbje të gjyqeve. Janë me mijëra dosje të kriminelëve që nuk hapen fare, shumë kriminelë dalin nga burgu, sepse janë përgjysmuar numri i prokurorëve dhe dosjet mbeten të pahapura.

Nuk kam pasur asnjë interes personal në sulmin ndaj George Soros, por vetëm interesin qytetar më takoj ta mbroj si figurë publike. Të bashkojmë demokratët, sepse ata nuk i lidh asgjë me Ramën dhe Lulzim Bravën e Pallat Kapllanajn”, deklaroi Berisha. syri.net

Sali Berisha: Lul Brava i ‘parkut të 4 hajdutëve’ shiti selinë për kulla. ‘Pallat Kapllani’ prishi shtëpitë e qytetarëve për miliona

Nga Patosi ku mori pjesë në festimet e demokratëve për 31-vjetorin e themelimit të degës së PD, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetin Lulzim Basha se ka shitur selinë e Partisë Demokratike për kulla shumëkatëshe. 

Berisha hodhi akuza edhe në adresë të Agron Kapllanajt se shembi shtëpinë e banorëve te ‘5 maji’ për t’u pasuruar.

Lideri historik i PD iu drejtua atij si Pallat Kapllani dhe deklaroi se “vegla e Bashës është pasuruar me 32 milionë euro nga bashkitë socialiste gjatë kësaj periudhe”. 

“Shtrojani pyetjen çdo demokrati, me cilin je ti me Lul Bravën e 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate, bashkë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, e për këtë shkak mbyll dyert e nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me Pallat Kapllanin që fiton gjatë qeverisjes së PS dhjetëra milionë euro e pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve, e njerëzve të varfër në Tiranë, për të ndërtuar pallatin e milionave së bashku me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës, çdo euro e çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun, mundin dhe djersën tuaj. Këta janë hajdutë, asgjë më shumë. I drejtohem Pallat Kapllanit. Pallat si i fitove ti 32 mln euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Çfarë ryshfeti dhe? E tani do të na hiqesh për demokrat. Ti je një korruptokrat, e je një turp që duhesh të largohesh menjëherë nga PD. Vjen e bëhesh vegël e Lul Bravës. Sigurisht, ka rrezik të ketë marrë ndonjë pallat edhe te parku i 4 hajdutëve”, u shpreh Berisha.  syri.net

Berisha në Patos: Rama tejkaloi Ramiz Alinë duke marrrë peng opozitën. Vendimet e Bashës, të paligjshme

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu bashkua festimeve me demokratët e Patosit në kuadër të për 31-vjetorit të themelimit të degës së PD. 

Berisha iu referua situatës në PD dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng opozitën, duke tejkaluar edhe Ramiz Alinë në vitin 1991.

Vendimet e Bashës, tha Berisha, janë të gjitha të paligjshme, duke iu referuar vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Rerefendumit të datës 18, që e shkarkuan Lulzim Bashën nga kryetar i PD.

“Sot Edi Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Kalonim nëpër fshatra, na gjuanin me gurë ish-komunistët, u rrëzua busti dhe morën armët që të sulmonim, por nuk bëri kush përpjekje për të na marrë peng. Ne qëndruam në këmbë të pamposhtur, drejtuam opozitën e vërtetë dhe ecëm drejt fitores. Ndërsa sot Edi Rama tejkalon baballarët e tij bllokmenë, merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mynxyrë për vendin. Por kjo është një thirrje ndërgjegjje për çdo demokrat, të ngrihemi në një mision të madh të pamposhtur. Kauza jonë është e drejtë. Dhe do të triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë. Ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor, të cilin nuk ka forcë në botë që ta ndalë.

Shqipëria këtë vit u tejkaloia edhe 6 vende të tjera në luftën kundër korrupsionit. Sepse qeveritarët në Shqipëri vjedhin dhe vetë vjedhin. Sepse nuk lejojnë zgjedhje, morën peng edhe opozitën. Imagjinoni, Edi Rama nuk bën zgjedhje që nga viti 2009 në PS. Ktheni pak sytë te Lulzim Brava, çfarë zgjedhjesh bën ai? Ju thotë demokratëve në antiKuvendin e tij marrin pjesë 5004 delegatë, kur salla kishte 1958 karrige. Mos harroni se ato janë vota, janë mandate, vendime të gjitha të paligjshme. Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë se si të shtypin votën e lirë dhe liritë tuaja”.

VIDEO- Edhe Helidon Bushati braktis Bashën, pas Rushajt

Të braktisur nga baza e demokratëve, deputetët e Lulzim Bashës kanë nisur të kuptojnë situatën dhe kanë vendosur që të largohen nga ai.

Pas Alfred Rushajt, i cili e braktisi pak ditë më parë Lulzim Bashën, sot ka qenë radha e drejtuesit Politik të Shkodrës, Helidon Bushati.

Ky i fundit ka braktisur Bashën, duke u larguar nga drejtimi Politik i Shkodrës.

Reagimi nga Helidon Bushati:

Të dashur miq!

Bashkëqytetarë dhe shkodranët e mi të nderuar!

Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve në PD, kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qëndrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje.

PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratet do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku.

Çfarë i afron sot anëtarët e familjes sonë të madhe politike me njëri-tjetrin është shumë më e madhe se ajo që i ndan, dhe sidomos nevoja jetike që ka vendi për një përballje të fortë me regjimin e mandatit të tretë.

Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkimin. E po ashtu, hapen shanse për promovimin e emrave të rinj. Do të vazhdoj padyshim të jem përfaqësues dhe deputet i Partisë Demokratike dhe do të mbroj deri në fund interesat e qytetarëve të Shkodrës e në veçanti të mbështetësve tradicionalë e historikë të së djathtës.

Ndihem çdo ditë i bekuar nga përkrahja që kam marrë dhe marr prej tyre.

Dua të falënderoj përzemërsisht, të gjithë banorët e qarkut Shkodër, demokratët e palodhur, drejtuesit e strukturave dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt për besimin dhe mbështetjen e pakursyer përgjatë këtij rrugëtimi.

Një besim që do bëj gjithçka për ta shpërblyer.

Asnjë post, përgjegjësi e karrierë, nuk vlen sot më shumë se sa analiza, dhe shikimi në sy e me përulësi i realitetit.

Për PD dhe interesat e saj, nuk është hera e parë që unë bëj një hap të tillë, duke lënë në plan të dytë ambicien personale. Bindja ime e palëkundër është se PD dhe demokratët e meritojnë të japësh për ta.

’30 Qershori’- Presidenti Meta: Procedim disiplinor ndaj Fjona Papajorgjit dhe Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar sot përmes një shkrese zyrtare Kolegjit të Posaçëm të Apelit.

Në këtë shkresë Meta kërkon nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Fjona Papajorgji. Ajo akuzohet për shkelje të rënda profesionale dhe etike, që sipas kreut të shtetit, cenojnë figurën e gjyqtarit kushtetues.

 

Në shkresë Meta i referohet vendimit për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive për shpalljen e tyre si antikushtetuese.

“Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit.

Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Kreut të Shtetit për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Presidenti nënvizon se nuk ka pasur hedhje shorti për zgjedhjen e relatores së çështjes, si dhe janë kryer shkelje tek zbatimi i procedurave për marrjen në shqyrtim të çështjes.

Kreu i shtetit thotë se nuk është konsideruar as Opinioni i Venecias.

KERKESA E PRESIDENTIT META: 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr. 287 Prot. Tiranë, më 24.01.2022

Lënda: Përcillen të dhëna dhe prova që kërkojnë domosdoshmërisht nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

DREJTUAR: KOLEGJIT TË POSAÇËM TË APELIMIT

PËR DIJENI: KRYETARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Tiranë

BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (nenet 124/2, 126, 128, 179), ligji nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, (nenet 10, 10/a, 10/b, 10/c, 10/ç, 86 pika 1); ligji nr. 84/2016 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 5, pika 3, germa “a”).

Të nderuar Anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,

I. Hyrje

Në mbështetje të nenit 179, pika 7, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 10, 86 pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, si dhe nenit 5, pika 3, germa “a”, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese përgjatë mandatit të tij 9-vjeçar është përcaktuar si institucioni kushtetues që ka juridiksionin dhe kompetencën e shqyrtimit të çështjeve/shkeljeve disiplinore të konsumuara prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Siç dhe jeni në dijeni, shkeljet disiplinore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, fillimi dhe zhvillimi i procesit disiplinor janë të parashikuara në nenin 128 të Kushtetutës, nenin 10, 10/a – 10/ç të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar. Për lehtësinë tuaj, në këtë kërkesë si fillim po evidentojmë përmbajtjen e këtyre dispozitave.

Neni 128, Kushtetetuës, parashikon se:
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
2. Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur:
a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;
b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;
c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.”

Ligji nr. 8577/2000, në nenet 10 dhe 10/a, parashikon shprehimisht se :
“Neni 10
Shkeljet disiplinore
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore, veçanërisht për shkaqe të:
1. Mosparaqitjes së kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme, sipas ligjit procedural dhe gjyqtari është në dijeni të rrethanave të tilla.
2. Sjelljes, akteve dhe veprimeve të tjera të gjyqtarit që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim.
3. Mosnjoftimit të Kryetarit të Gjykatës ose të organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet apo ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera.
4. Ndërhyrjeve ose çdo lloj ndikimi tjetër të papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një gjyqtari tjetër.
5. Mosnjoftimit të Kryetarit dhe të institucioneve përgjegjëse për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të rasteve të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit të tij.
6. Mospërmbushjes së pajustifikuar e në mënyrë të qëllimshme ose të përsëritur, përkatësisht të funksionit të tij.
7. Paraqitjes së kërkesës për heqje dorë dhe kryerjes së atyre veprimeve që nuk bazohen në shkaqet e parashikuara në ligj ose që bëhen në mënyrë të qëllimshme për të krijuar përfitime të padrejta për palët dhe të tretët, ose kur synojnë të shmangin gjyqtarin nga detyrimi ligjor për shqyrtimin e çështjes ose synojnë të krijojnë mundësinë e shqyrtimit të saj nga gjyqtarët të tjerë ose kur dorëheqja jepet e vonuar megjithëse ka qenë në dijeni të faktit për të cilin jep dorëheqjen.
8. Shkeljes së përsëritur ose të rëndë të rregullave të solemnitetit dhe rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me pjesëmarrësit në proces, si edhe me gjyqtarë ose administratën e Gjykatës Kushtetuese.
9. Vonesës dhe zvarritjes së përsëritur dhe të pajustifikuar të veprimeve procedurale dhe gjatë ushtrimit të funksionit.
10. Bërjes publike të mendimeve që ka dhënë vetë ose gjyqtarët e tjerë gjatë procesit që akoma nuk kanë marrë formën e një akti të bërë publik.
11. Shkeljes së detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, në proces apo i përfunduar, duke përfshirë lehtësinë e publikimit dhe shpërndarjes, gjithashtu edhe për shkak të neglizhencës, të akteve konfidenciale ose akteve procedurale ose informacioneve konfidenciale që rrjedhin nga çështjet të cilat janë në proces hetim ose gjykimi.
12. Bërjes së deklaratave publike dhe në media, për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij.
13. Parashtrimi të shtrembëruar të fakteve në aktet e nxjerra.
14. Përdorimit të mandatit të gjyqtarit, me qëllim për të realizuar përftime të pajustifikuara ose përfitime për vete ose për të tjerët.
15. Shoqërimit me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal, ose me persona të dënuar penalisht, përveç rasteve të rehabilitimit të personave të dënuar, ose persona të cilët janë të afërm me gjyqtarët në lidhje gjaku ose me ligj, dhe pasja e marrëdhënieve biznesi të papërshtatshme me këta persona.
16. Përfitimit të padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit të magjistratit.
17. Sjelljes së papërshtatshme në përmbushjen e detyrimeve, në marrëdhëniet dhe në komunikimin me institucionet shtetërore dhe funksionarët e tyre, dhe raste të tjera me sjellje të papërshtatshme të pajustifikuar.”

“Neni 10/a
Fillimi dhe zhvillimi i procedimit disiplinor
1. Kur ka të dhëna të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ka kryer shkelje të parashikuara në nenin 128, të Kushtetutës, dhe në nenin 10, të këtij ligji, me kërkesë të Kryetarit ose të çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari, ose gjyqtari më i vjetër në detyrë, kur subjekt i procedimit është Kryetari, merr masat për fillimin e procedimit disiplinor.
2. Procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të shkeljes. Procedimi disiplinor pushon nëse gjyqtari jep dorëheqjen. Në këtë rast ai nuk ka të drejtë të emërohet më në funksione publike për një periudhë 15-vjeçare.
3. Dy gjyqtarë të caktuar me short mbledhin fakte, prova dhe të dhëna të tjera lidhur me shkeljen që i atribuohet gjyqtarit dhe brenda 30 ditëve përgatisin relacionin përkatës dhe ia dërgojnë atë për shqyrtim Komisionit Disiplinor.
4. Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të caktuar me short, pa pjesëmarrjen e gjyqtarëve që kanë marrë pjesë në mbledhjen e fakteve dhe provave, sipas pikës 3 të këtij neni. Komisioni merr në shqyrtim relacionin e paraqitur dhe vendos dhënien e masës disiplinore, sipas nenit 10/b, të këtij ligji, ose pushimin e çështjes për shkak se nuk provohet shkelja.
5. Gjyqtari, subjekt i procedimit, ka të drejtë të ushtrojë ankim ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor. Ankimi shqyrtohet nga komisioni ad hoc i përbërë nga tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që nuk kanë marrë pjesë në procedim, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij neni.

Parashikimet e këtyre dispozitave në krahasim me rrethanat e faktit, provat e marra sipas formës së kërkuara nga ligji dhe me të cilat Presidenti i Republikës është njohur zyrtarisht së fundmi nga Gjykata Kushtetuese, e që kanë lidhje me një çështje të shqyrtuar së fundmi nga kjo gjykatë, na detyrojnë që t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se nga një apo disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit, veprimtari kjo në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, e që sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Enina Kotoni, në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021, ka shqyrtuar në seancë plenare publike çështjen nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar, që i përkiste këtyre palëve: Kërkues Shoqata e Bashkive të Shqipërisë; subjekte të interesuara në këtë gjykim, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia “Bindja Demokratike”; me objekt: 1. Konstatimi antikushtetues i zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe, si rrjedhojë, konstatimi antikushtetues i zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve; 2. Verifikimi i kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, duke vlerësuar se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, në përfundim me Vendimin nr. 36, datë 04.11.2021, vendosi: “Rrëzimin e kërkesës”.

Ky vendim është marrë në datën 04.11.2021, dhe është shpallur i arsyetuar në datën 02.12.2021, si dhe i është njoftuar zyrtarisht institucionit të Presidentit të Republikës, si palë e interesuar në proces, përmes shkresës së Gjykatës Kushtetuese nr. prot. 7 (S) 2019 Regj.Them., datë 2.12.2021, protokolluar pranë nesh me nr. prot. 3803/1, datë 6.12.2021.

Menjëherë pas shpalljes së arsyetuar të këtij vendimi prej Gjykatës Kushtetuese dhe njohjes zyrtarisht me përmbajtjen e tij, Presidenti i Republikës, si subjekt i interesuar në këtë proces gjyqësor, përmes Letrës Nr.3803/2 Prot., datë 9.12.2021, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese, vënien në dispozicion të një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore të këtij vendimi, dokumentacion ky që duhet të përfshinte të gjithë procesverbalet në formatin që disponohen dhe administrohen nga Gjykata (si në format të zbardhur shkresor, ashtu edhe atë elektronik audio në CD), e që pasqyrojnë në mënyrë kronologjike hapat proceduralë dhe aktet që dokumentojnë këto hapa dhe vendimmarrjet përkatëse, që nga momenti fillestar i depozitimit të kërkesës prej shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, diskutimet në Kolegj dhe Mbledhjen e Gjyqtarëve, si dhe të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar shqyrtimi i kësaj çështjeje deri në zhvillimin e seancës gjyqësore publike përfundimtare e shpalljen e vendimit.

Gjykata Kushtetuese përmes shkresës nr. prot. 466/1, datë 16.12.2021, administruar më datën 16.12.2021, me nr. prot. 3808/3, i ka përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës të inventarizuar sipas listës bashkëlidhur një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore.

Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit.

Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit.

Duke qenë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka mundësi praktike të marrë dijeni mbi shkeljet profesionale apo etike përgjatë një shqyrtimi gjyqësor kushtetues të një apo gjithë trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të shkeljeve të konsumuara, nuk ka interes të njoftojë Kolegjin (pikërisht të faktit se mund të jenë përfshirë shumë anëtarë të trupës gjyqësore), Presidenti i Republikës, si Kreu i Shtetit, si institucioni kushtetues i pavarur me rol të veçantë e të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e krizave, përfaqësues i unitetit të popullit, dhe që ka për detyrë të monitorojë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim , në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, dhe si palë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor kushtetues ku janë konstatuar shkeljet, i paraqet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, këtë material informues mëse të mjatueshëm dhe të arsyetuar, të shoqëruar me prova të siguruara nga vet Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, të njihet dhe të vihet në dijeni mbi këto shkelje procesionale dhe etike, dhe të fillojë procedimin disiplonor sipas kërkesave të Kushtetutës dhe Ligjit.
II. Faktet dhe rrethanat

Më poshtë gjeni të renditura në mënyrë sistematike faktet që diktojnë nevojën për nisjen e procedimit disiplinor të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Këto fakte janë evidentuar pasi Presidenti i Republikës, me shkresën nr. 3803/2 Prot., datë 9.12.2021, i kërkoi me shkrim Gjykatës Kushtetuese të dhëna dhe kopje të praktikës mbi shqyrtimin e kërkesës së shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe vendimmarrjes nr. 36, datë 04.11.2021 të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese përcolli të dhënat dhe kopjen e dosjes përmes shkresës nr. prot. 466/1, datë 16.12.2021, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datën 16.12.2021, me nr. prot. 3808/3.

1. Në datën 18.7.2019, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar kësaj gjykate : “1. Konstatimi antikushtetues i zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe, si rrjedhojë, konstatimi antikushtetues i zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve; 2. Verifikimi i kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.“.

2. Kjo kërkesë është regjistruar me Nr. 7(S) 2019, datë 18.7.2019 pranë Gjykatës Kushtetuese dhe sipas Kartelës shoqëruese ka kaluar automatikisht tek Gjyqtare Vitore Tusha, e cila ishte e vetmja gjyqtare në detyrë në atë moment. Ndërkohë që Këshilltare është caktuar zonja Koliana Nushi.

3. Në datat 11 – 13 nëntor Gjykata Kushtetuese u plotësua edhe me 3 anëtar të rinj të emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë zonjën Elsa Toska dhe zonjën Fiona Papajorgji dhe nga Presidenti i Republikës zonjën Marsida Xhaferllari. Në muajin dhjetor 2019 Gjykata Kushtetuese ishte e përbërë me katër anëtarë, ku përfshihen këta anëtar të rinj dhe Kryetarja në detyrë zonja Vitore Tusha.

4. Në kartelën shoqëruese të kërkesës ka një shënim me këtë përmbajtje “Rishortim i dosjes me qëllim shpërndarjen e çështjeve tek gjyqtarët e rinj”. Pra tek zonja Elsa Toska, Fiona Papajorgji, apo Marsida Xhaferllari.

5. Në nenin 27, pika 6, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar përcaktohet shprehimisht se:

“6. Kërkesa e regjistruar në regjistrin e kërkesave i dorëzohet Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili merr masat për caktimin me short të relatorit të çështjes, sipas Rregullores së Gjykatës”.

Pra caktimi i relatores për çdo çështje është e detyrueshme që sipas ligjit të kryhet në mënyrë rastësore me short, që sipas rregullores, rastit dhe traditës ose do duhet të hidhet manualisht përmes goglave në mënyrë rastësore, ose përmes sistemeve elektronike që gjykatat mbajnë dhe administrojnë në përditshmërinë e tyre, sipas ligjit.

6. Ndërkohë që Neni 5, i Rregullores “Mbi gjykimin kushtetues dhe funksionimin e administratës”, në dispozitën me titull “Kontrolli administrativ i kërkesave”, parashikon:

“Në rast se kërkesa i plotëson të gjitha kushtet formale të përmendura në nenin 4/2, Drejtoria Gjyqësore dhe e Dokumentacionit e regjistron kërkesën në Regjistrin e Kërkesave dhe ia paraqet atë Kryetarit të Gjykatës, i cili cakton relatorin për përgatitjen e çështjes për shqyrtim.”

Në këtë pjesë të Rregullores, fjala short nuk citohet shprehimisht, por gjen zbatim direkt parimi i hierarkisë së akteve ligjore dhe nënligjore, ç’ka natyrshëm bën të detyrueshëm hedhjen e shortit për caktimin e relatorit dhe për asnjë rrethanë procedura e hedhjes së shortit nuk mund të shmanget, pasi rregullorja as mund të dalë mbi ligjin, por as nuk e parashikon shmagien e hedhjes së shortit. Edhe sikur për një moment të prezumojmë faktin se anëtarët e rinj të Gjykatës Kushteteuse ishin zgjedhur në datë 11-13 nëntor 2019, dhe nuk kishin patur mundësi të merrni masat për të azhurnuar Rregulloren e hedhjes së shortit, njësoj me përmbajtjen e dispozitës ligjore, kjo as që diskutohet në rastin në fjalë pasi pikërisht dy nga anëtarët e reja, zonja Papajorgji dhe zonja Toska, ishin në marrëdhënie pune prej vitesh në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk duhej të pranonin caktimin e tyre si relatore, pa ndjekur procedurat e shorti siç ligji dikton. Nëse këto veprime kanë qenë me dashje apo të paramenduara, apo për shkaqe të tjera , kjo do të duhet të jetë pjesë e hetimit disiplinor të gjyqtarit, qoftë të atij që ka shprehur dëshirën apo ka pranuar dosjen, qoftë dhe të mënyrës së caktimit nga Kryetari.

7. Pra nga kopja e dokumentacionit të përcjellë, rezulton se në 3 dhjetor 2019, është bërë caktimi i Fiona Papajorgjit si Relatore e kësaj çështjeje nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. Në kartelën shoqëruese ka vetëm një shënim me këtë përmbajtje “Caktohet relatore znj. Fiona Papajorgji. Këshilltarja nuk ndryshon dt. 3.12.2019.”

8. Zonja Fiona Papajorgji e ka marrë në dorëzim dosjen gjyqësore të nesërmen më datë 4.12.2019. Në kartelë ka një shënim me këtë përmbajtje “Marrë në dorëzim: Fiona Papajorgji datë 4/12/2019”, si dhe nënshkrimin përkatës.

9. Në dosje nuk evidentohet ndonjë procesverbal i datës 3.12.2019, mbi hedhjen e shortit për rishortimin e kësaj dosjeje. As ndonjë urdhër i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për caktimin e relatores për çështjen. Pra është tërësisht e paqartë dhe e pazbardhur se si i është caktuar zonja Fiona Papajorgji si relatore për këtë dosje. Duke prezumuar kështu faktin që, ose zonja Papajorgji ka shprehur dëshirën, ose është caktuar nga Kryetarja e Gjykatës si relatore e çështjes, pa hedhur një procedurë shorti si kërkesë taksative e ligjit.

Ky fakt meriton një hetim të plotë disiplinor për t`iu përgjigjur pyetjeve të shumta, veçanërisht nëse:
– Cila është arsyeja që ka çuar në një shpërndarje të tillë të çështjes së zgjedhjeve vendore 2019?
– A është shkelur hapur neni 27/6 e ligjit nr. 8577/2000 ?
– A ka patur apo shprehur zonja Papajorgji ndonjë preferencë për marrjen e kësaj dosje për relatim, duke qenë se ajo është zgjedhur nga organi i emërtesës – Kuvendi i Shqipërisë në datë 11.11.2019, si kandidaturë e vetme në listën që ky organ ka vlerësuar në dispozicion të dërguar nga KED?
– A është shpërndarja e dosjeve pa short në Gjykatën Kushtetuese, një fenomen i izoluar si ky rast i provuar, apo kjo është një mënyrë veprimi me të gjitha dosjet në Gjykatën Kushtetuese, pas muajit nëntor 2019, kohë kjo kur kjo Gjykatë u plotësua me anëtarët e rinj?
Nëse ky është një fenomen masiv, atëherë procedimi disiplinor duhet të shtrihet sipas kërkesave të ligjit ndaj kujtdo gjyqtari të përfshirë në këto shkelje profesionale dhe etike.

10. Në datë 24.12.2019, Kolegji i përbërë nga Fiona Papajorgji relatore, Elsa Toska dhe Vitore Tusha kanë vendosur kalimin e kërkesës për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve. (Në këtë moment gjykata ishte e përbërë vetëm nga 4 anëtarë). Sipas nenit 133, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenit 31, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, në të gjitha ato raste, kur ndonjë nga gjyqtarët e kolegjit nuk është i një mendimi me të tjerët, kërkesa i kalon për shqyrtim paraprak Mbledhjes së Gjyqtarëve. Rezulton se sipas vendimmarrjes së zbardhur më tej, është pikërisht zonja Fiona Papajorgji, edhe në cilësinë e Relatores, që ka qenë kundër kalimit të çështjes në seancë gjyqësore publike.

11. Në datë 7.4.2021, Mbledhja e Gjyqtarëve tashmë me 7 anëtarë, ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike. Fakt është që zonja Fiona Papajorgji, ka votuar kundër kalimit të çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, duke qëndruar në mendim pakice, pozicion ky që i lidhur me veprimet e marrjes së dosjes pa short si relatore dhe me veprimet e mëtejshme të parregullta të kryera nga ky gjyqtar, tregojnë për shkaqe njëanshmërie të kësaj gjyqtare, ç’ka është e papranueshme për figurën e një gjyqtari kushtetues.

12. Në këtë vendimmarrje të datës 7.4.2021, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur të thirren si subjekte të interesuara në këtë gjykim kushtetues, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, KQZ, Partia Bindja Demokratike.

13. Në datë 23.06.2021, në fund të seancës, Gjykata Kushtetuese në mënyrë të papritur për palët, vendosi: “Pezullimin e çështjes duke kërkuar amicus curia në Komisionin e Venecias. Ti bëjë me dije palëve se kanë të drejtë të propozojnë nga një pyetje secila nga këto palë pjesëmarrëse në proces, që në vlerësimin e tyre është thelbësore për këtë çështje, deri më datë 25.6.2021, ora 16:00 .”

Ky është vendimi i ndërmjetëm që Gjykata Kushtetuese mori në seancën gjyqësore publike të zhvilluar më datë 23.6.2021.

14. Në nenin 44/b të ligjit nr. 8577/2000, parashikohet se:

“1. Nëse Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të çështjes, vendos të kërkojë një opinion këshillimor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, lidhur me zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe protokolleve shtesë të saj ose të kërkojë amicus curia nga organizma të tjerë, ajo vendos pezullimin e shqyrtimit të çështjes.
2. Seanca rihapet menjëherë pas marrjes së opinionit këshillimor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ose amicus curia. Opinioni i marrë u njoftohet palëve bashkë me datën e seancës”

15. Në datë 25.6.2021 bazuar në detyrat e lëna nga trupa gjyqësore në seancën e datës 23.6.2021, Zyra e Avokatisë MLC,që përfaqësonte subjektin Bindja Demokratike si person i interesuar në këtë proces gjyqësor, i ka parashtruar Gjykatës Kushtetuese pyetjen e saj për ta përcjellë në Komisionin e Venecias. Konkretisht pyetja e përcjellë ka këtë përmbajtje:
“A mundet të kërkohet deklarimi si antikushtetues i një partie politike bazuar në pretendime për parregullsi në regjistrimin si subjekt zgjedhor?”

Kjo kërkesë është administruar me Numër Protokolli 7 (S) 2021 XI, datë 25.6.2021, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pra brenda afatit të përcaktuar prej saj.

16. Në datë 25.6.2021 bazuar në vendimin e ndërmjetëm të trupës gjyqësore të marrë në seancën e datës 23.6.2021, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, përmes Zyrës së Avokatisë Daci & Associates, si subjekt i interesuar në këtë proces gjyqësor, i ka parashtruar Gjykatës Kushtetuese pyetjen e saj për ta përcjellë në Komisionin e Venecias. Konkretisht, pyetja e përcjellë ka këtë përmbajtje:

“A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në çdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetutshmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate?”

Kjo kërkesë është administruar me Numër Protokolli 7 (S) 2021 XI, datë 25.6.2021, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pra brenda afatit të përcaktuar prej saj.

17. Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministri, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, rezulton se nuk paraqitën pyetje për t`u dërguar në Komisionin e Venecias.

18. Në datë 9.7.2021, rezulton se Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 291 prot., datë 9.7.2021, i drejtohet Komisionit të Venecias, duke i parashtruar vetëm 3 pyetje dhe konkretisht, në pikën 14 të vendimin të saj Gjykata Kushtetuese, citon shprehimisht se:

“14. Gjykata, pasi vlerësoi edhe pyetjet e paraqitura nga palët, me shkresën nr. 291 prot., datë 09.07.2021, i dërgoi Komisionit të Venecies kërkesën për dhënien e një opinioni amicus curiae, duke parashtruar pyetjet që ajo çmoi se kishin rëndësi për disa nga aspektet kryesore të këtij gjykimi, si më poshtë:
Pyetja nr. 1: A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vendosur për kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2: Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3: Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjellja e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?

19. Në krahasim të përmbajtjes së pyetjeve të dërguara nga Gjykata me ato të parashtruara nga palët, rezulton se asnjë prej pyetjeve të palëve (Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Partisë Bindja Demokratike) nuk i është përcjellë Komisionit të Venecias.

20. Nga praktika dokumentare që vetë Gjykata Kushtetuese i vuri në dispozicion Presidentit të Republikës, midis datave 25.6.2021 dhe 9.7.2021, moment ky kur është hartuar shkresa e Gjykatës Kushtetuese drejtuar Komisionit të Venecias, dosja gjyqësore nuk përmban asnjë dokument për të dokumentuar;

– mënyrën se si u formuluan pyetjet e Gjykatës Kushtetuese për në Komisionin e Venecias;
– kush është autoriteti që vendosi që pyetja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe pyetja e Partisë Bindja Demokratike ishin të panevojshme, apo të mos i përcilleshin Komisionit të Venecias?
– Si mund të mos i dërgoheshin Komisionit të Venecias pyetjet e palëve sidomos pyetja e kërkuesit që ishte dhe thelbi i çështjes, ndërkohë që ishte vet Gjykata Kushtetuese e cila me vendim të datës 23.6.2021, jua njohu palëve këtë të drejtë?!!!

Pra kjo pjesë e veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese nuk pasqyrohet si e zbardhur në asnjë dokument, ç’ka krijon bindjen që Relatori i çështjes, zonja Papajorgji, që përgjigjet për ndjekjen dhe ecurinë e dosjes me veprimet e saj, ka shmangur dërgimin e pyetjeve dhe i ka paraqitur Kryetarit të Gjykatës për nënshkrim vetëm tre pyetje që janë ngritur prej saj.

Referuar dokumentacionit të dosjes gjyqësore, është krejtësisht e paqartë se si ka ndodhur kjo, dhe ky fakt në vetvete, që cenon dukshëm parimin e transparencës së Gjykatës Kushtetuese, kërkon hetim disiplinor të thelluar nga organi procedues për të arritur në një nivel objektiv përfundimesh se cila ka qenë përfshirja e relatores apo e anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese në këtë shkelje të procedurës së marrjes së një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Nga hetimi disiplinor që do të kryejë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që do të duhet të përfshijë dhe dhënien e shpjegimeve prej trupës gjyqësore kushtetuese, mund të rezultojë që edhe anëtarë të tjerë të trupës aktuale të Gjykatës Kushtetuese, të jenë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe të etikës, që diskretiton figurën e gjyqtarit kushtetues, por këtë do të duhet ta zbardhë hetimi disiplinor.

Gjithsesi dyshimi i bazuar dhe i mbështetur në provat që kemi në dispozicion bie fillimisht tek Relatori i çështjes, gjyqtarja Fiona Papajorgji, e cila ka për detyrë të kujdeset për dosjen dhe relatimin dhe veprimet e plota mbi të, por referuar faktit të caktimit si relatore pa short; qëndrimeve të saj individuale të mbajtura prej saj fillimisht në kolegj, apo më pas në mbledhjen e gjyqtarëve, për të mos kaluar për shqyrtim çështjen më të rëndësishme të vendit, krijojnë të gjithë dyshimin e arsyeshëm mbi njëanshmërinë e saj, në favor të organit të emërtesës që e ka zgjedhur atë në këtë detyrë (Kuvendit të Shqipërisë) dhe Këshilli i Ministrave, mazhorancën e të cilave e mbizotëron subjekti politik Partia Socialiste, e cila përmes përfaqësuesve të saj në KQZ dhe përmes një rezolute të Kuvendit, realizuan pa garë, pa dekret të Presidentit, dhe pa alternativa, zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke bërë të mundur kapjen totale përmes emërimeve politike të gjithë pushtetit vendor, si të gjithë Kryetarëve të Bashkive ashtu dhe të gjithë anëtarëve të Këshillave Bashkiakë?
Një pyetje tjetër shumë e rëndësishme që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duhet ta zbardhë përmes një hetimi disiplinor të thelluar dhe që duhet t’i marrë shpjegimë zonjës Fiona Papajorgji dhe gjithë trupës gjyqësore kushtetuese është:

– A ka marrë pjesë dhe a ka votuar zonja Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore në procesin e votimeve të 30 qershorit 2019?

– Nëse po, gjyqtarët që kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në 30 qershor 2019, a kanë qenë në një situatë të papajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit që sipas nenit 36 pika 1/b, ç, i detyronte ata që të hiqnin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje?

Nëse një gjyqtar Kushtetues, ka shkuar dhe ka votuar në votimet e 30 qershorit 2019, si mund të ishte ai një gjyqtar objektiv, i paanshëm për të shqyrtuar atikushtetutshmërinë e këtij procesi votimesh?!

III. Kuadri ligjor në fuqi i shkelur dhe autorizimi ligjor për KPA-në në nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, përcakton qartë se:

Neni 124
1. Gjykata Kushtetuese zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
2. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
3. Gjykata Kushtetuese ka buxhet të veçantë, të cilin e administron në mënyrë të pavarur.

Neni 126
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar për një interes vetjak ose me keqbesim.

Neni 128
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
2. Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur:
a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;
b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;
c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.”

2. Ligji Nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, përcakton se:

“Neni 10
Shkeljet disiplinore
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore, veçanërisht për shkaqe të:
1. Mosparaqitjes së kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme, sipas ligjit procedural dhe gjyqtari është në dijeni të rrethanave të tilla.
2. Sjelljes, akteve dhe veprimeve të tjera të gjyqtarit që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim.
[…] 5. Mosnjoftimit të Kryetarit dhe të institucioneve përgjegjëse për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të rasteve të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit të tij.
[…]13. Parashtrimi të shtrembëruar të fakteve në aktet e nxjerra. […]
Neni 10/a
Fillimi dhe zhvillimi i procedimit disiplinor
1. Kur ka të dhëna të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ka kryer shkelje të parashikuara në nenin 128, të Kushtetutës, dhe në nenin 10, të këtij ligji, me kërkesë të Kryetarit ose të çdo gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari, ose gjyqtari më i vjetër në detyrë, kur subjekt i procedimit është Kryetari, merr masat për fillimin e procedimit disiplinor.
2. Procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të shkeljes. Procedimi disiplinor pushon nëse gjyqtari jep dorëheqjen. Në këtë rast ai nuk ka të drejtë të emërohet më në funksione publike për një periudhë 15-vjeçare.
3. Dy gjyqtarë të caktuar me short mbledhin fakte, prova dhe të dhëna të tjera lidhur me shkeljen që i atribuohet gjyqtarit dhe brenda 30 ditëve përgatisin relacionin përkatës dhe ia dërgojnë atë për shqyrtim Komisionit Disiplinor.
4. Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të caktuar me short, pa pjesëmarrjen e gjyqtarëve që kanë marrë pjesë në mbledhjen e fakteve dhe provave, sipas pikës 3 të këtij neni. Komisioni merr në shqyrtim relacionin e paraqitur dhe vendos dhënien e masës disiplinore, sipas nenit 10/b, të këtij ligji, ose pushimin e çështjes për shkak se nuk provohet shkelja.
5. Gjyqtari, subjekt i procedimit, ka të drejtë të ushtrojë ankim ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor. Ankimi shqyrtohet nga komisioni ad hoc i përbërë nga tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që nuk kanë marrë pjesë në procedim, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij neni.
Neni 10/b
Masat disiplinore
1. Ndaj gjyqtarit mund të vendosen këto masa disiplinore:
a) vërejtje me shkrim;
b) vërejtje publike;
c) ulje e përkohshme e pagës deri në 50 për qind për një periudhë jo më të gjatë se 1 vit;
ç) pezullim nga detyra për një periudhë nga 3 muaj deri në 6 muaj;
d) shkarkim nga detyra.
2. Gjatë kohës së procedimit disiplinor, gjyqtari pezullohet nga detyra, sipas nenit 10/ç, të këtij ligji, dhe përfiton 50 për qind të pagës së tij.

Neni 10/c
Shqyrtimi i shkeljes disiplinore
1. Komisioni Disiplinor shqyrton çështjen brenda 10 ditëve nga paraqitja e relacionit dhe vendos:
a) dhënien e masës disiplinore;
b) rrëzimin e propozimit për masë disiplinore;
c) kthimin e çështjes për mbledhje të provave dhe fakteve të tjera;
ç) pushimin e çështjes, kur gjyqtari jep dorëheqjen nga detyra ose i
mbaron mandati.
2. Vendimi i njoftohet gjyqtarit të proceduar dhe në çdo rast publikohet. Kur ndaj gjyqtarit të proceduar vendoset shkarkimi nga detyra, vendimi i dërgohet organit të emërtesës.

Neni 10/ç
Pezullimi i gjyqtarit nga detyra
1. Gjyqtari pezullohet nga detyra me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve kur:
a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”;
b) merr cilësinë e të pandehurit;
c) fillon procedimi disiplinor, sipas këtij ligji.
2. Kryetari ose gjyqtari më i vjetër në detyrë, kur subjekt procedimi është Kryetari, brenda tri ditëve nga marrja dijeni e shkaqeve të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, thërret Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila vendos për masën e pezullimit ndaj gjyqtarit. Vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve është përfundimtar.
3. Gjyqtari i pezulluar nuk merr pjesë në shqyrtimin e çështjeve deri në heqjen e masës së pezullimit nga Mbledhja e Gjyqtarëve.
4. Kryetari merr masa për caktimin e një relatori të ri për çështjet e caktuara gjyqtarit të pezulluar.
Neni 86
Zbatimi i ligjit të ri
1. Shqyrtimi i shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas nenit 10, të këtij ligji, për një periudhë 9-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, do të bëhet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Referuar dispozitave të mësipërme, porse dhe fakteve të pamohueshme që evidentohen lehtësisht nga praktika bashkëlidhur, siç është vënë në dispozicion nga ana e Gjykatës Kushtetuese, lind një dyshimin më se i bazuar se në shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, finalizuar me Vendimin nr. 36, datë 04.11.2021 të Gjykatës Kushtetuese,

1) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për caktimin me short të relatorit të çështjes, duke krijuar dyshime të forta se fati i kësaj dosje ishte paracaktuar në favor të organit të emërtesës dhe mazhorancës përfaqësuese që ka zgjedhur/emëruar gjyqtarin kushtetues relator (F.P);

2) Relatori i çështjes, përmes mos pasqyrimit të procesit vendimmarrës, si për administrimin e çështjes pa short, ashtu dhe për ndërtimin e pyetjeve drejtuar Komisionit të Venecias, ka konsumuar shkelje të rënda profesionale, por dhe etike, që kanë favorizuar disa palë në gjykim, dhe që kanë cenuar të drejtat e disa palëve të tjera, veprime këto që kanë diskredituar pozitën dhe figurën e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

3) Këto veprime të relatorit të çështjes, krijojnë idenë se janë kryer jo vetëm për përfitime të padrejta (në rastin konkret në formën e një kthimi të “shpërblimit” për organin e emërtesës që e ka zgjedhur), por edhe i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm palëve pjesëmarrëse në gjykim, të cilëve u është mohuar e drejta për të marrë përgjigje për pyetjet e ngritura për Komisionin e Venecias, me impakt direkt edhe në mënyrën se si Gjykata Kushtetuese do të orientonte më pas zgjidhjen e çështjes të paraqitur para saj për shqyrtim. Mosdërgimi i pyetjeve të palëve në Komisionin e Venecias, veç të tjerash bie në kundërshtim me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese të datës 23.6.2021.

4) Këto veprime të relatorit të çështjes, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë kryer në kushtet e papajtueshmërisë së tij, dhe duke paraqitur faktet në mënyrë të shtrembëruar në në shkresën e nxjerrë drejtuar Komisionit të Venecias.

Presidenti i Republikës, në këtë gjykim, si palë e interesuar, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese, e cila është instanca e vetme e ngarkuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kushtetuese, kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve apo vendimeve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror, që të përmbushë rolin, misionin dhe përgjegjësitë që Kushtetuta i ka dhënë, në mënyrë të pavarur, të pandikuar, me kurajë e përgjegjshmëri të plotë, në mënyrë që të gjithë shqiptarëve t’i ofrohej një vendimmarrje e plotë mbi themelin e kërkimit, duke adresuar dhe orientuar njëkohësisht dhe mënyrën e zgjidhjes së pasojave të rënda që kanë ardhur nga një proces votimesh monist, antikushtetues, i njëanshëm dhe fiktiv, siç ishte ai i 30 qershor 2019.

Vetëm përmes një vendimmarrje të themeltë, Gjykata Kushtetuese, do t’i rikthente popullit shqiptar mundësinë që të shprehte vullnetin e tij përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të fshehtë, dhe në përmbushje të gjithë standardeve kushtetuese, ligjore e ndërkombëtare, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në pushtetin vendor.

Por përkundër kësaj pritshmërie të lartë dhe legjitime, para së gjithash të popullit shqiptar, por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët e kishin kushtëzuar ecurinë e procesit të çeljes së negocimit dhe integrimit të Shqipërisë, me plotësimin edhe të kushtit që Shqipëria, do duhej të kishte një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kjo Gjykatë për fat të keq, i zhgënjeu të gjithë, për shkak të shtrembërimit të fakteve që kërkonin adresim.

Veprimet e sipër evidentuara të Relatorit të çështjes, ku mund të jenë përfshirë dhe gjyqtarë të tjerë, për interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar, bënë që Gjykata Kushtetuese të vijonte më pas me një vendim ku ajo hoqi dorë nga ushtrimi i funksionit të saj sublim dhe kjo Gjykatë të shpallte veten jo kompetente, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve, parimeve dhe vlerave më të larta tona shoqërore e morale mbi të cilat ne si shqiptarë kemi vendosur të ndërtojmë jetën tonë, në një shoqëri me demokraci funksionale.

Nëse Gjykata Kushtetuese, do të kishte trajtuar pa anashkaluar secilën prej pyetjeve që palët kërkuan që t`i adresoheshin Komisionit të Venecias, sot do të kishim një vendim themeli.

Pyetja që ngriti shoqata e Bashkive, ishte në vetvete themeli i çështjes.

Gjykata Kushtetuese, në datën 09.07.2021, i dërgoi Komisionit të Venecias kërkesën për dhënien e një opinioni, duke injoruar dhe fshehur pyetjen që kishte kërkuar Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, dhe duke orientuar Komisionin e Venecias të shprehej vetëm për 3 pyetjet, që nuk pasqyrohen si dhe kush i ka hartuar, ç’ka bën që përgjegjësia të jetë direkte e Relatorit të çështjes.

Këto pyetje të dërguara nga Relatori, jo vetëm që nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e gjykimit, por në mënyrën se si ato u formuluan, qartazi kërkonin të orientonin dhënien e një Opinioni që do të shërbente për të legjitimuar vendimmarrjen e mëvonshme, për shpalljen e Gjykatës Kushtetuese si jo kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Kjo është një nga shkeljet më të rënda të Gjykatës Kushtetuese, që përmes një procesi jo transparent, duke cenuar procesin e rregullt ligjor, dhe barazinë e palëve në gjykim, i mohoi Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, të drejtën për të marrë një përgjigje përfundimtare për pyetjen që kishte ngritur.

Madje, Gjykata Kushtetuese as nuk e njoftoi këtë të fundit (Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë) dhe as i dha asaj ndonjë shpjegim për këtë fakt, veprime këto që duhet të kryheshin nën përgjegjësinë e Relatorit të çështjes.

Çështja e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 30 qershorit 2019, ishte një nga çështjet më të rëndësishme të karakterit kushtetues dhe me interes të lartë publik, për shkak se ajo lidhet drejtpërdrejtë me përmbushjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për një qeverisje vendore transparente, të pavarur e njëkohësisht objektive. Ndërkohë që qytetarëve shqiptarë ju mohua e drejta për t`u shqyrtuar themeli i kësaj çështjeje, duke bërë që Gjykata Kushtetuese të mos përmbushte misionin e saj sublim, por me vendimin e marrë la pa asnjë zgjidhje situatën, përkundër kërkesave të interesit më të lartë të vendit.

Për sa më sipër, referuar dispozitës tranzitore mbi organin që ka kompetencën e hetimit disiplinor të Gjykatës Kushtetuese, si President i Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësues i unitetit të popullit, kur konstatoj se në këtë proces janë shkelur jo vetëm të drejtat e kërkuesit, apo palëve të tjera të interesuara, por dhe për nga rëndësia kushtetuese e institucioneve të përfshira në këtë proces dhe atë që ata përfaqësojnë, rezulton se janë shkelur të drejtat themelore të qytetarëve të vendit, nga mënyra e veprimit jo profesionale e një apo disa gjyqtari/rëve kushtetues, dhe për të cilat si President i Republikës kam detyrimin t`i vë në dispozicion Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, faktet e mësipërme dhe kopjen e dokumentacionit që administroj dhe që më është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje, me kërkesën që të niset menjëherë hetimi dhe procedimi disiplinor ndaj Relatorit të çështjes, znj. Fiona Papajorgji, apo dhe për anëtarë të tjerë të kësaj gjykate që do të rezultojnë të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme nga hetimi dhe procedimi disiplinor që ju do të kryeni.

Duke besuar në një veprim të shpejtë, objektiv, të pavarur dhe hetim të plotë e të gjithanshëm nga ana juaj.

Bashkëlidhur, shkresa Nr.3803/2 Prot, datë 9.12.2021 e Presidentit të Republikës, përgjigja nr. prot. 466/1, datë 16.12.2021 e Gjykatës Kushtetuese, lista e invetarit e konfirmuar dhe sekretuar zyrtarisht bashkëlidhur shkresës së saj, si dhe kopja e plotë e dosjes gjyqësore të dërguar që i është përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Meta: Mjaft me dhunë politike e shantazhe mafioze ndaj sportit! Negociatat keni 3 vjet që na i bllokuat me BE, pse doni të na përzini nga UEFA?!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit thekson se “Mjaft me dhunë politike e shantazhe mafioze ndaj sportit!”.

REAGIMI I METËS
Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini?
Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit! bw

Braçe, Ramës: Hape telefonin për eksportuesit, boll ndihmuat Serbinë

Deputeti Erion Braçe vazhdon të bëjë i vetëm opozitën ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Që kur iku nga qeveria, Braçe është treguar shumë kritik, madje më kritik edhe se Lulzim Basha dhe deputetët e tij.

Me anë të një video në Facebook, sot Braçe i bën thirrje Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij që të hapin telefonat dhe tu përgjigjen eksportuesve.

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

Hapni telefonin! Hapni telefonat! Pergjigjuni eksportuesve, jane mijera bujq pas tyre, eshte puna e tyre, jane te ardhurat e tyre!

Po marr nje shqetesim te perseritur prej dy ditesh; PO ME KTHEHET KAMIONI ME PERIME NGA #SERBIA!

U kemi thene eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do te njihen dhe atje, ne Serbi!

Nuk po ndodh!

Nese speci del ketu thuajse i paster, shumefish nen norme, analizuar ne laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundesi ne Serbi del ndryshe?

Shiko, vetem ky eksportues me thote qe ka nje renie drastike ne tregun serb, nga 20 kamione vjet ne janar, ne vetem 2 kete janar!

Nese duan te na nxjerrin nga tregu serb, te na i thone e ne te zgjedhim te jemi reciproke!

Nuk mund te jemi perjete te disfavorizuar;

Jemi te disfavorizuar ne sistemin fiskal, jemi te disfavorizuar ne mbeshtetje buxhetore me ta e me rajonin;

Nuk mund te jemi te disfavorizuar edhe per arsye burokratike e jo transparente edhe ne eksporte!

Ndaj,

Zgjidheni! Hapni telefonat e pergjigjuni eksportuesve!

Bujqesia nuk behet as me filma e as me foto, behet me pune!

Banorët e Laprakës kallëzojnë në SPAK firmën Salillari, akuzohet për përfitim në tendera të paligjshëm

Banorët e zonës së Laprakës kallëzojnë në SPAK firmën Salillari.

Banorët e Laprakës kanë protestuar prej disa ditësh në zonën ku janë projektuar të shemben shtëpitë e tyre të cilat sipas projektit, janë pengesë për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Kallëzimi në SPAK për Kadastrën dhe firmën Salillari sipas banorëve është bërë për mosveprim dhe veprim me vonese për legalizimin e banesave të cilat janë vonuar 17 vite si dhe për përfitim në tendera të paligjshëm.

‘Kemi vendosur t’i drejtohemi SPAK me një kallëzim penal ndaj Kadastrës dhe Salillarit që ka fituar këtë tender, për të cilin ne kemi dyshime.

Kallëzimi është depozituar në SPAK. Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore’, – deklaruan banorët.

Një tjetër banor tha për mediat se përgjigjet e legalizimeve kanë ardhur shumë vonë. Banorët në këtë zonë të kryeqytetit kanë bërë kërkesë në vitin 2005 dhe përgjigja ka ardhur para 1 jave. Ai tha se nuk janë kundër projektit, por para se të ndërmerren operacione duhet pikësëpari të zgjidhen ngërçet e krijuara.

‘Banesat atje janë ndërtuar në vitin 2000 ndoshta më herët. Është kthyer përgjigja për skualifikim para 1 jave. Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor.

Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë.

Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin’- u shpreh banori. syri.net

Tritoli tek Duka- Veliaj: Ka konflikte me bandat e Shijakut

Sulmin me tritol në banesën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka quajtur filma raportimet për tritol në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka mbrëmjen e sotme.

Në një lidhje direkte me emisonin ‘Të Paekspozuarit’, Veliaj i quajti këto filma, ndërkohë që më pas tha se kjo është për pasojë të konflikteve të Dukës me bandat e Shijakut.

 

Veliaj: Lëri këto filma tani. Konfliktet që ka me bandat e Shijakut.

Armando Duka – ja mesazhi kërcënues në telefon: “Jep dorëheqjen për 24 orë ose 60 plumba i ke në kokë”

Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës i është vendosur tritol në banesë një ditë më parë.

Sipas tij, dëmet nuk kanë qenë të shumta, por është dëmtuar dera e shtëpisë. Në një prononcim për emisionin “Opinion”, ai ka thënë se ishte një person me kapuç ai që i vendosi lëndën eksplozive. Sakaq, Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

“Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr Zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka pasur ndonjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Duka: Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Duka: Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. Por është pak me fjalë që… “Ti luan me dy standarde, ti kurvë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karikuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kalë. bw

Shqipëri, fermerët iu kthehen mjeteve primitive për të punuar tokën

Marrë nga Associated Press

Në shekullin e 21-të, Ndue Fuga një banor në fshatin Fishtë të Lezhës e ka të pamundur të punonjë tokën e tij pa këto mjete primitive. Ai ka 1,5 hektarë tokë dhe përdor një gomar me plug për të punuar tokën.

Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të përdorte një traktor, por ai thotë se karburanti është shumë i shtrenjtë. Nafta në Shqipëri kushton rreth 180 lekë për litër.

“E kemi vënë në punë gomarin se nuk përballojmë dot çmimin e naftës. Jemi të varfër shumë, kemi 30 vjet demokraci dhe ende nuk e kemi gjetur veten në kushte të mira”, thotë zoti Fuga

Bujqësia nuk i siguron atij të ardhura, pasi të gjitha produktet i përdor për konsum familjar. Varfëria është një problem me të cilin përballen shumë fermerë në Shqipëri.

Rreth 280 mijë nga rreth 350 mijë fermerë në total klasifikohen si fermerë të vegjël dhe të pavarur. Ata nuk kualifikohen për subvencionet qeveritare ose grante të Bashkimit Evropian.

Fermerët e regjistruar mund të marrin edhe një zbritje prej 50 për qind të çmimit të naftës, por kjo nuk vlen për pronarët e vegjël si zoti Fuga. Në këtë mënyrë shumë fermerë e punojnë tokën me dorë, me kafshë apo me mjete të tjera primitive.

Shqipëria kishte rreth 700 mijë hektarë tokë bujqësore në vitin 1991, por vetëm 400 mijë hektarë përdoren tani. Shumë të rinj, përfshirë edhe pesë fëmijët e zotit Fuga kanë emigruar në Evropë dhe nuk e kanë menduar kurrë të kthehen për të punuar në tokën e tyre.

Rreth 40 përqind e popullsisë së Shqipërisë jeton në fshat, por bujqësia përbën vetëm 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

‘Amerikanët’ e Bashës

Nëse do pyesësh gjithollogët shqiptarë se çfarë e bën Amerikën të madhe, do të hidhen menjëherë te amendamenti që flet për lirinë e shprehjes. Por nëse do pyesësh amerikanët që e njohin historinë e këtij shteti, do të thonë se ky vend mbahet si më i miri dhe më demokratiku në botë për shkak të gjyqësorit, i cili nuk dënon askënd pa pasur prova shterruese.

Drejtësia me fakte është arsyeja pse Amerika mbahet si shteti më i madh dhe më i drejtë në botë.

Mirëpo një grup intelektualësh fluturakë që më shumë frymëzojnë meme në median sociale, janë rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, duke mbrojtur gjasme me një servilizëm qesharak madhështinë dhe drejtësinë e Amerikës.

Mes tyre bien në sy emra si Preç Zogaj, Frrok Çupi, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Spartak Ngjela e Spartak Braho.

Një armatë delirantësh që pretendon se po mbron interesat amerikane.

Ky është një miks që çdo amerikan me parime do e kishte neveritur në kulm.

Ekipi i propagandës ka në përbërje ka një ish- hetues të Enver Hoxhës dhe dy të tjerë janë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Për Uashingtonin, që ka bërë luftërat më të mëdha dhe përpjekjet kundër komunizmit, ky duhet të jetë një problem. Sigurisht jo për të dërguarit e SHBA që prej kohësh kanë adoptuar retorikën dhe stilin monist të diplomacisë.

Dy të tjerë nga skuadra e propagandës lëvizin sa me Berishën, sa me Metën dhe sa me Bashën, në bazë të asaj kush u ofron pazarin më të madh. Ndër ta spikat Agron Gjekmarkaj, që deri pak ditë para se ta vendoste Basha në listë, i lutej LSI për ta vendosur të parin në Lezhë.

Kjo është përzierja toksike që ka vendosur të bëjë mbrojtjen e Bashës dhe interesave amerikane. Një grup që po bën avokatinë e zhdukjes së pluralizmit. Një grup që po duartroket për eleminimin e opozitës. Një grup që po feston shfarosjen e lirisë dhe sovranitetit. Një grup që do ia kishte pështirosur çdo qytetari, amerikan apo jo, me sadopak njohuri për parimet demokratike. syri.net

‘Je i shkarkuar’ – Demokratët presin me protesta Bashën në Durrës, Rama çon policinë

 

Lulzim Basha po zhvillon një takim në Durrës në këto momente me një grup të vogël qytetarësh. 

Demokratët e kanë braktisur takimin e kryetarit të shkarkuar të PD dhe kanë dalë në protestë duke i kujtuar atij se se është shkarkuar nga anëtarësia.

Me pankarta në duar si ‘Lulzim Brava pengu i qeverisë’, ‘Lulzim Brava je i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë të PD’, ‘Lulzim Brava boll mashtrove demokratët e pastër’, ‘Stop kapjes së PD nga Rama’, ‘Dikur merrnim gaz lotsjellës nga Rama, sot nga Basha‘, demokratët po protestojnë paqësisht.

Edhe pse protesta po zhvillohet pa incidente, sërish në ndihmë të Bashës ka ardhur Edi Rama, i cili ka dërguar policinë për ta mbrojtur atë.

Forcat e Rendit, mes tyre dhe ‘Shqiponjat’ kanë krijuar kordon përpara protestuesve, ndërsa brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës ndodhet Lulzim Basha.

SYRI po transmeton live protestën paqësore të demokratëve durrsakë.

 

Vendimi skandaloz- Celibashi përjashton Ivi Kason nga KQZ-ja

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë një vendim skandaloz sot, duke legjitimuar si përfaqësues të PD, Indrit Sefën dhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos.

Lidhur me këto ndryshime, Kaso u shpreh se përfaqësimi vijon automatikisht, për sa kohë jemi në periudhë ligjore, duke theksuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Ju uroj suksese në procesin e dekretuar nga presidenti. I bëj me dije KQZ se jemi në një periudhë zgjedhore, përfaqësimi vijon automatikisht, nuk kemi ende subjekt zgjedhor në garë. I bëj me dije KQZ për një fakt të bërë publik, lidhur me faktin që prej dhjetorit 2021, jo vetëm nënshkruesi i letrës nuk është më kryetar i PD, sigla dhe vula e PD, kanë ndryshuar në raport me ato të depozituara në procesin e 25 prillit”, u shpreh Kaso.

Por Celibashi u shpreh se kjo ishte fjala e fundit e Kasos.

“Në pikëpamje të ligjit, raporti i një partie politike me KQZ është një raport i vazhdueshëm dhe qoftë gjatë periudhës zgjedhore dhe jo zgjedhore. Ekziston një marrëdhënie për aq sa ligji e përcakton. Secili prej institucioneve ka mënyrën e vet dhe e demostron në mënyrë të ligjshme. Me gjithë keqardhjen me këtë situatë, jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD ku ai që është përfaqësuesi ligjor i saj ka konsideruar cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në KQZ. Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe vijimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ. Opinionet e PD, janë ato që do të prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu,” u shpreh Celibashi. syri.net

Drejtësia e re- Padia që zbulon fijet e kapjes politike të SPAK

Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur nga politika dhe për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes po shfaq simptomat e së njëjtës sëmundje, nga i cili vuante sistemi i vjetër.

Për të kuptuar fijet që luhen në prapaskenë shërben denoncimi i prokurores Sonila Muhametaj, e cila ka dërguar në gjykatë trupën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të cilën e akuzon për manipulim të emërimeve në SPAK. Sipas lajmit të gazetares Anila Hoxha, prokurorja pretendon se pikët në garën për të qenë pjesë e SPAK, u manipuluan.

Emri që ngre dyshime të forta për ndërhyrjen e politikës është ai i prokurorit Alfred Shehu. I famshëm për konferencën me gazetarët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokurori Shehu u bë protagonist i një manipulimi të pastër për interesa politike.

Duke mohuar publikisht që në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani nuk u gjetën materiale zgjedhore, prokurori Alfred Shehu i kreu një shërbim të çmuar Partisë Socialiste pak ditë para 25 Prillit.

Më pas në sallën e gjyqit, ai pranoi të kundërtën e asaj që kishte pohuar në konferencën me gazetarët. Rezultoi se bashkëpuntorë të Pjerin Xhuvanit kishin në makina materiale zgjedhore dhe ata ishin ndaluar nga militantë të Partisë Demokratike, sepse po blinin vota në lagjet më të varfra të Elbasanit, përmes disa listave që përdornin patronazhistët e PS.

Pasi Rama fitoi mandatin e tretë, karriera e Alfred Shehut njohu vetëm ngjitje. Nga Elbasani ai u katapultua si drejtues i prokurorisë së Sarandës. Nga Saranda u propozua si prokuror i SPAK dhe brenda pak javësh fitoi garën me ish prokuroren e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametajn.

Por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq. Në ankimimin që i ka bërë procedurave të përzgjedhjes së prokurorëve të tjerë në SPAK, Muhametaj arsyeton se Alfred Shehu u emërua padrejtësisht në këtë post.

Për Shehun, shprehet prokurorja, KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”.

Padia ngre dyshime të forta për kapjen e SPAK nga Partia Socialiste dhe implikimin në të njëjtën skemë edhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në padinë e saj, Sonila Muhametaj thotë se procesi i emërimeve në SPAK duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen . Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.Lapsi

Video- Foka e rrallë në ujërat e Vlorës, më pak se 700 të tilla në të gjithë botën

Një fokë e rrallë, nga lloji i së cilës në të gjithë botën janë vetëm 700 individë është parë në ujërat e Vlorës.

Përmes një video drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura atje jep informacion dhe thotë se bëhet fjalë për një nga gjitarët më të rrallë në Shqipëri. Në video duket foka e cila po lëviz në ujë.

Ju përshëndesim me këtë video të fokës mesdhetare nga Parku Kombëtar Detar Karaburun -Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës. Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjencitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë”, shkruan Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë.

EMRI+FOTO+VIDEO- I dënuar për krime në Zvicër e Itali, në krah të Bashës në Laç, shtohen radhët e mercenarëve

Të dënuar jashtë vendit për krime të rënda e persona të arrestuar në Shqipëri për korrupsion janë sot mercenarët e Lulzim Bashës që i mban në krah në takimet e fundit. Pas Paro Laçit, persona të dënuar e që kanë lënë qelinë vetëm pak kohë më parë janë parë krah Bashës në takimin e zhvilluar në Kurbin. Pikërisht këta të dënuar ishin edhe autorë të dhunës ndaj demokratit që thirrën “Basha ik”.

SYRI TV

Lulzim Basha ka grumbulluar pas vetes si mercenarë të dënuar e persona me rekorde të rënda kriminale, ku në shumë raste i ka kundërvënë për të dhunuar demokratët që kërkojnë largimin e tij. Pas Paro Laçit që iu kundërvu të rinjve të FRPD-së dhe grave të LDG-së në Tiranë, në Laç u regjistrua një tjetër rast dhunimi ndaj një demokrati, vetëm se përse thirri “Basha ik”.

Në pamjet e transmetuara nga Syri Tv duket qartë se si mercenarët e Lulzim Bashës dhunojnë demokratin, edhe në prezencë të policisë, ku efektivët duken të pafuqishëm për ti ndaluar e për të mbrojtur qytetarin që dhunohej barbarisht.

E duket se rekordet kriminale dhe e kaluara kriminale e këtyre mercenarëve duket se e ka friksuar edhe policinë që të mos veprojë.

Po kush janë këta mercenarë?

Në pamjet e transmetuara nga vetë Lulzim Basha, por të identifikuar edhe nga qytetarët është edhe Ardian Piroli.

Ardian Piroli në takimin me Bashën në Laç

Sipas denoncimeve të mbërritura Piroli, i cili është parë të dhunojë qytetarin që thirri “Basha ik” ka ardhur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë, pas shyerjes së burgut në Zvicër, e më herët ka qenë i dënuar edhe në Itali.

Por  jo vetëm Piroli, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, që u pa në krah të Lulzi Bashës ishte edhe Sami Dema.

Me profesion jurist, e ish-kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë, Dema është arrestuar për akuzën e rryshfetit e dosja e tij tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.

Dema u denoncua publikisht  në vitin 2019 se kishte marrë nga një qytetar 6 mijë euro, të cilat u kishte thënë se do ia jepte një gjyqtari për të liruar një të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Por pas mosbylljes së dosjes, qytetari ka denoncuar Demën, i cili pas transmetimit të rastit në emisionin investigative Fiks Fare, u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë.

2 muaj më pas, Dema u arrestua nga Policia në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, për akuzën ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

Por tashmë, pasi kanë lënë qelinë, duket se rehabilitimi i tyre është marrë përsipër nga Lulzim Basha, që i shfaq këta personazhe në krah të tij në takimet që zhvillon.

SPAK: Basha dhe kunati kanë katër vila, aplikojnë për të pestën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar gjyqin në SPAK me kunatin e Lulzim Bashës, Erion Isufin.

Ky i fundit e kishte paditur Veliajn rreth një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në Long Hills në Tiranë.

Pas fitoreve me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun për shpifje në gjykatë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin e radhës me kunatin e Bashës, i cili nuk arriti të provonte dot në SPAK se deklaratat e një viti më parë të Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme SPAK, e cila hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë.

Skandali- Gjyqtarja u vra nga bashkëshorti, KPK i bën vetingun

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vite nga ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka hezituar ta shqyrtojë dosjen e së ndjerës. Të dhënat e një vetingu për magjistraten e ekzekutuar nga bashkëshorti i saj në mes të Tiranës janë bërë publike nga vetë Komisioni, ndërkohë që në shqyrtim kanë marrë pjesë edhe ndërkombëtarët.

Vendimi prej 3 faqesh është shpallur me 13 janar të këtij viti, ndërkohë që Komisioni nuk harron të kujtojë edhe faktin e ankimimit në Komisionin e Pavarur të Apelimit brenda afatit të përcaktuar prej 15 ditësh, shkruan Panorama.

Vetingu për gjyqtaren e vrarë në gushtin e vitit 2017 mësohet se ka zgjatur deri më 22 tetor 2021!

Komisioni i Vetingut ka pranuar se me gjithë marrjen e dijenisë përmes medias për vrasjen e gjyqtares ka vendosur që t‘i dërgojë në këtë datë Drejtorisë së Gjendjes Civile një shkresë me kërkesën për certifikatën e vdekjes, e cila sipas seancës së mbajtur me anëtarët dhe një vëzhgues ndërkombëtar iu dorëzua këtij Komisioni në datën 3 nëntor.

Duke iu referuar vendimit të publikuar në faqen zyrtare të KPK-së bëhet me dije se në datën 13 janar të këtij viti trupa e komisionerëve me anëtarë Firdes Shulin, Alma Faskaj dhe Suela Zhegun, pranoi që e ndjera gjatë kësaj kohe ka qenë subjekt i vetingut, ndonëse kishte ndërruar jetë.

Në vendimin e bërë publik nga ky Komision përmendet se, Fildez Hafizi ushtronte detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Shkodrës dhe se për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit në 2016, pra një vit përpara se gjyqtarja të vritej, ajo i plotësoi dokumentet dhe i dorëzoi për kontrollin e trefishtë. Gjyqtarja Hafizi, sipas KPK-së, kishte dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së, për kontrollin e figurës pranë DSIK-së si dhe formularin për aftësitë profesionale.

Komisioni ka çmuar se në kushtet kur gjyqtarja ka ndërruar jetë deklarohet përfundimi i rivlerësimit pa një vendim përfundimtar. Ky vendim, sipas KPK-së, i dorëzohet më tej komisionerit publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe mund të ankimohet pranë KPA-së nga komisioneri brenda 15 ditëve.

EKZEKUTIMI I GJYQTARES

Mesditën e 31 gushtit të vitit 2017, Tirana do të tronditej nga atentati ndaj një gjyqtareje. Gruaja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që shumë shpejt Policia do të zbulonte si autor të krimit të rëndë ish-bashkëshortin e saj.

Fadil Kasemi u vu në pranga dhe doli para drejtësisë për krimin, duke tentuar të shfajësohet për shkaqet që e kishin çuar t‘i marrë jetën nënës së dy fëmijëve të tij, ndërkohë që gjyqtarja e njohur Fildez Hafizi kishte më shumë se dy vite që jetonte nën dhunën dhe kërcënimet e përditshme.

Gjyqtarja në atë betejë mes saj dhe bashkëshortit të dhunshëm ishte përpjekur disa herë të kërkonte ndihmën e njerëzve për të zgjidhur situatën me të shoqin por pa mundur, derisa ai vendosi t‘i zinte pritën dhe ta ekzekutonte në zonën e “Xhamllikut”.

Meta: Mezi pres të lirohem nga kostumi i presidentit. Do rikthehem fuqishëm e në beteja të vërteta, Rama s’i fitoi zgjedhjet, 25 prilli ndeshje e shitur

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës tha se nuk pret me asnjë interes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

Ai tha mezi pret të lirohet nga posti i Presidentit dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta.

“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës për një intervistë te Çim Peka.

Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”, tha Meta.

Meta tha gjatë zgjedhjeve të prillit se nëse Rama fitonte do e dorëzonte mandatin e Presidentit. I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje ai tha:

“Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para pasi të heq këtë kostum do të më keni në ndeshje të vërteta”.

FOTOT- Edhe Preçi mercenar!

Në marshimin e Luli Bashës dhe Gjekmarkajt, në fshatrat e Lezhës, është paraqitur dhe ka zënë vend ballor në sallë, më i palodhuri, më i pamposhturi, më proamerikani, zotni Preç Zogaj.

I bindur se këtë herë erdhi dita, që të gjendet një lugë edhe për të, Preçi u pa në sallën e Kurbinit me demokratë, të cilët Luli i kishte mbledhur pothuajse nga i gjithë rajoni.

Thellësisht i bindur, se duke ndihmuar Lulin tonë, po ndihmon Shqipërinë dhe Amerikën bashkë, Preçi adoptoi një qëndrim shumë herë më stoik, se qëndrimi që mban në studion e Fevziut, ku punon si analist i pavarur.

I pajisur me një maskë kirurgjikale poshtë mjekrrës, Preçi, rrëmbeu vëmendjen e regjisë së Lulit, e cila kishte marrë porosi, që ai të trajtohej si aset shumë i vyer i partiçkës, që ka mbetur.

Por a do të ketë lugë në këtë det të madh, që është bërë i gjithi kos, për Preçin tonë?/ TPZ

‘Nis ristrukturimi i degës 9 Tiranë’, Vokshi: I mirëpritur çdo demokrat për të kontribuar në ringritjen e PD

Deputetja e PD-së dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Albana Vokshi ka njoftuar nisjen e procesit të riorganizimit të PD dega 9 Tiranë.

‘I mirëpritur çdo demokrat që do të japë kontributin e tij/saj për ringritjen e PD. Për një PD më të fortë, më të hapur e më të bashkuar!’, shkruan Vokshi në Facebook.

Postimi i plotë i AlbanaVokshit:

Nis procesi i riorganizimit të strukrurave në PD dega 9 Tiranë.

I mirëpritur cdo demokrat që do të japë kontributin e tij/saj për ringritjen e PD.

Për një PD më të fortë, më të hapur e më të bashkuar!

#PDDega9

#pdrithemelim

#PDRiorganizim

Saimir Mulgeci

Zgjedhjet e pjesshme, Deromemaj: Marrim pjesë me kandidaturat më të mira dhe fitojmë

Kryetari i PD-së në Vlorë Genc Deromemaj, në një intervistë me Skype me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në vend.

Deromemaj theksoi se PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje me kandidaturat më të mira të zgjedhura nga baza e jo nga Basha, duke shtuar se në fund do të fitohen zgjedhjet.

“Jemi të hapur për të marrë pjesë në zgjedhje të pjessshme. Do marrim pjesë në zgjedhje me kandidaturat më të mira dhe do fitojmë. PD do zgjedhë kandidaturat e veta me anë të primareve, deri më datë 30 përmbyllet ky proces zgjedhjeje. Propozimet e Bashës nuk janë të PD-së, mund të jenë propozime të demokratëve, por nuk do jenë të Partisë Demokratike aktuale.

Shpresoj që brenda 22 marsit, kur do mbahet edhe Kuvendi i radhës, besoj se do kemi edhe kandidatët tanë zyrtarë e do të jemi në ballë të betejës, që do ta fitojmë. Dhuna ndaj demokratit në Kurbin nga mbështetësit e Bashës është shumë e rëndë. Këto janë skena të turpshme dhe organizatori i këtyre skenave është z Basha. Durimi i demokratëve një ditë do të shterojë. Karshillëku i Bashës nuk do të durohet më një ditë”, deklaroi Basha.

Basha anulon takimin, lezhjanët i fton në Laç, përgjigja e tyre është epike

Deputeti Lulzim Basha kishte planifikuar një takim në Lezhë, por e ka anuluar.

Edhe pse Lezha është zona e nënkryetarit të tij Agron Gjekmarkaj, Basha ka vendosur që takimin ta bëjë në Laç dhe i ka ftuar simpatizantët e tij në këtë takim.

Dega në Lezhë ka konfirmuar lajmin për anulimin e takimit të Bashës në pallatin e kulturës në Lezhë dhe zhvillimin e tij në një takim të vetëm në qytetin e Laçit.

Ky njoftim i përcjellë prej saj në rrjetet sociale ka sjellë reagimin e demokratëve.

Në komentet e tyre bëhet ftesë për protestë dhe reagim ndaj deputetit Basha dhe kjo si përgjigje për gazin dhe dhunën e ushtruar ndaj demokratëve në 8 janar tek selia e PD-së në Tiranë.

Policia dhunon të moshuarën që po mbronte shtëpinë e saj

Pamje që s’kanë nevojë për shumë komente, vijnë nga zona e ‘5 Majit’ në Tiranë, ku dhuna e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre, ka qenë shtazarake.

Por nga kjo dhunë nuk është privuar askush.

Edhe zonja të moshuara janë marrë zvarrë me policë, vetëm e vetëm që fadromat e Erion Veliajt të shkatërronin banesat në këtë zonë, ndërtime që nuk janë kompensuar nga shteti. syri.net

Dhuna e ‘5 Maji’- Këlliçi: Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi reagoi pas dhunës policore te ‘5 Maji’.

“Nuk ka një nismë të vetme të kësaj qeverie të mos jetë shoqëruar me kundërshti nga qytetarët. Kjo tregon se mungon tërësisht komunikimi me grupet e interesit. Shpërfillja, gjuha e forcës dhe dhuna janë mjetet e pushtetit për të çuar në fund veprat korruptive.

Me pretekstin e dëmtimit nga tërmeti po i vihet ruspa banesave e po hidhen qytetarët në rrugë. E tillë është situata në bllokun “5 Maji”.

Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

Po në selinë e blinduar të PD ka depërtuar lajmi? Si po vepron policia në këtë rast? Pse e kursen gazin bashkëqeverisja?

Ju i kthyet banesat në gërmadha, jo tërmeti,” shkruan Këlliçi.

“Plumbi në zemër me pistoletë ‘Makarov’”, rrëfehet eksperti kriminolog që hartoi raportin në dhomën e Mehmet Shehut

TIRANË

Eksperti kriminolog që shkoi në vendngjarje mëngjesin e 18 dhjetorit 1981, dhe hartoi raportin që e konsideron vdekjen e Mehmet Shehut një vetëvrasje klasike tregoi për emisionin ‘Opinion’, se çfarë pa në dhomën e ish kryeministrit, dhe cilat ishin gjurmët që e cuan të arrijë në këtë konkluzion.

“Skena ishte normale dhe gjithmonë mes vrasjes dhe vetëvrasjes ka në vrasje çrregullime, lëvizje të objekteve dhe sendeve ka një lloj rrëmuje në ambjent, në vetëvrasje ka një lloj parapregatitje, dhe personi që kryen vetëvrasjen do të lerë një skenë sa më normale.

Nëse dhe ka raste kur autori i një vrasjeje stimulon një skenë të tillë për ta paraqitur në vetëvrasje ajo demaskohet nga disa gjurmë që janë artificiale, në përfundim të të gjithë këqyrjes dhe ekzaminimeve se me këtë rast u bënë edhe ekzaminimet më pas, të pistoletës, të gëzhojës, të predhës të gjetur në vendin e ngjarjes dhe të gjurmëve të gishtave të Mehmetit, unë kam arritur në konkluzionin që jemi para një vetëvrasjeje.

Kush janë argumentat? Është një qitje e vetme, është plotësisht e realizueshme në pozicionin që kishte vrimën e hyrjes Mehmeti në zemër dhe me një pistoletë ‘Makarov’, relativisht e shkurtër ku dora e djathtë e personit ishte e mundshme ta shpjerë në këtë drejtim, dhe vija e predhës mes vrimës hyrëse dhe dalëse është në një vijë të drejtë normale që i korrespondon që është plotësisht e mundshme e realizueshme nga dora njerëzore.” u shpreh ai. bw

‘Na nxorën plaçkat nga shtëpia’- Banorët te ‘5 maji’: S’kemi firmosur gjë

Forca të shumta policie kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë pasi qytetarët po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

Banorët e zonës i kanë zënë rrugën fadromave të IKMT-së për të bllokuar procesin e shembjeve në kuadër të procesit të rindërtimit.

Disa prej banorëve janë shoqëruar përdhunshëm nga policia pasi kundërshtuan shembjen e shtëpive.

Ndërhyrja është bërë që në orën 03:00 të mëngjesit, duke fikur fillimisht energjinë elektrike dhe më pas u shembën banesat e planifikuara. Nga projekti i kësaj zone është planifikuar shembja e rreth 400 shtëpive.

Banorët thanë se nuk kanë firmosur asgjë dhe se u kanë nxjerrë plaçkat nga shtëpitë.

 

Sakrifica për banesën, banorët lidhen me pranga

Vijon rezistenca e disa banorëve për të kundërshtuar shembjen e shtëpive së tyre në Njësinë 4.

Në një moment kur fadromat e IKMT-së kanë mbërritur shumë pranë banesës së tyre, dy banorë janë vetë prangosur brenda mureve të shtëpisë, për të kundërshtuar shembjen e banesës.

Ata janë lidhur me pranga edhe me portën kryesore të shtëpisë.

Banorët përplasen me policinë: Veliaj më bëri presion të votoj PS-në

Shembja e disa banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta mes forcave policore dhe banorëve që po mbrojnë banesat e tyre nga shembja.

Mes tyre ka pasur edhe përplasje fizike.

“A mund të na thotë Erion Veliaj se ku i çon këto familje sot? Të na japë përgjigje përmes televizionit, se ne nuk na takon dot,” tha një prej banorëve.

“Nuk preken femrat me dorë, largohu andej,” dëgjohet një zonjë.

Ndërkohë një nga banorët tha se “Erion Veliaj më ka bërë presion të votoj PS-në”.

“Erion Veliaj, ti je një kriminel,” tha një tjetër banor.

“Nëse bëni dhunë me banorët, do ju dalë keq. A doni luftë? Mos na shtyni se luftë do keni,” tha një protestues.

Policia bllokon rrugët për te ‘5 Maji’, qytetarët: Jemi në punë…

Dita e sotme ka nisur me tensione në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, ku policia ka blinduar zonën dhe ka nxjerrë jashtë banesave shumë qytetarë, përfshirë edhe fëmijë. Përveç kësaj është vendosur kordoni policor dhe disa qytetarë të tjerë nuk po lejohet të hyjnë në zonën e rrethuar ku kanë dhe punën, brenda bizneseve në këtë lagje.

“Nuk na lejojnë, këta policë nuk kanë logjikë”, shprehen qytetarët.

Që në orët e para të mëngjesit policia ka shoqëruar disa persona në komisariat dhe u është ndërprerë energjia elektrike 3 banesave të cilat janë planifikuar të prishen ditën e sotme në orën 10:00.

Banorët:

-Nuk më le të hyj, nuk kanë tru fare.

-Ku ka shtet këtu?!

-Po të ishte polici e shtetit, nuk do vinte me vu dorë këtu, nuk na lejojnë as në këmbë të kalojmë.

-Policë pa logjikë!

Protesta te ‘5 Maji’- Klevis Balliu: Ku janë palaçot “opozitarë”, ku është SPAK?

Ish-deputeti Klevis Balliu ka qenë i pranishëm sot në zonën e ‘5 Majit’, ku policia ka ndërhyrë me forcë që në orët e para të mëngjesit për prishjen e disa banesave.

Balliu tha se është e papranueshme që prishjet po bëhen në një kohë që banorët janë në proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës. Në rast se banorët fitojnë gjyqin, ngriti pyetjen Balliu, atëherë me çfarë parash do të bëhet dëmshpërblimi i tyre.

Ish-deputeti hodhi akuza dhe në drejtim të “opozitës”, që sipas tij nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve.

“Askush nuk është kundër projekteve, kush do t’i paguajë këta banorë nëse gjykata vendos në favorin e tyre?

Sa është shuma monetare që e ngop monstrën Erion Veliaj, sa qytetarë shqiptarë duhet të mbeten pa shtëpi që të kënaqet Erion Veliaj, sa njerëz duhet të hidhen në rrugë? Cila është shuma që të kënaqet Erion Veliaj. Ja kanë çuar SPAK, prokurorisë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kryetari i SPAK, kryetarja e prokurorisë së Tiranës duhet të dalin në deklaratë, dhe këto prishje të mos ndodhnin deri në përfundimin e hetimeve. Pse kjo është zgjidhja, prishim shtëpi, dhe fusim gazetarët në burg.

Ku është SPAK-u i famshëm, pse nuk iu kthen përgjigje këtyre qytetarëve? Nuk i kushton asgjë, nxitimi janë lekët dhe korrupsioni. Këtu nuk ka më shtet, ata palaçot “opozitarë” duhet të ishin këtu që në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Balliu.


Send this to a friend