VOAL

VOAL

‘Pasardhës të atyre që refuzuan diktaturën’- Spahia: Banorët e Gurit të Zi mund të ishin vetëm me PD-në e vërtetë!

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi, në prezencën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij, kandidati Spahia vlerësoi dhe falënderoi banorët që i’u bashkun PD-së dhe opozitës së vërtetë, pasi u tradhëtuan gati prej 9 vitesh nga ata që u ktheyn në patericë të qeverisë.

Spahia: Ju faleminderit shumë të gjithëve dhe ju falënderoi nga zemra për këtë pritje dhe për këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm, mirënjohje për ju që jeni brenda kësaj salle por edhe për të gjithë ata qytetarët të shumtë që janë jashtë kësaj salle. Falenderoi shumë edhe Doktor Berishën që na nderon me prezencën e tij sot në këtë takim.

Të dashur miq, dua tju falenderoi për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë ndër vite për PD saherë që ju është kërkuar. Nuk mund të ishte ndryshe pasi jeni pasardhës të atyre që i thanë jo çdo forme diktature që në fillim, që në 1946 duke iu bashkuar kryengritjes së Postribës dhe atyre klerikëve që nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Banorët e Gurit të Zi mund të ishin vetëm me PD e vërtetë dhe do të ishin ata që do i bashkoheshin opozitës së vërtetë që sot mban emrin Shtëpia së Lirisë.

Këto zgjedhje për të cilat jemi në fushatë nuk janë vetëm zgjedhje lokale por janë zgjedhje tërësisht politike. Ku nga të cilat, duke filluar nga Shkodra do ti tregojmë mbarë Shqipërisë se kush është opozita e vërtetë se me opozitën e vërtetë nuk mund të ketë kompromise dhe opozita e vërtetë nuk mund të kthehet në patericë të qeverisë në këto gati 9 vite.

Dhe asgjë më shumë nuk i ka vratë demokratët e vërtetë se sa tradhtia e idealeve të tyre duke u bërë patericë e kësaj qeverie antikombëtare. syri.net

Pedagogu shkodran: Këto s’janë thjesht zgjedhje vendore, në 6 mars përcaktohet fati i demokracisë

Vinçenc Marku, pedagog i Letërsisë në Universitetin e Shkodrës, ‘Luigj Gurakuqi’, mbajti një fjalë në takimin e liderit historik të PD Sali Berisha me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia. 

Marku u shpreh se në 6 mars nuk do të votohet vetëm për zgjedhjet vendore, por ato janë zgjedhje politike ku do të përcaktohet fati i demokracisë dhe pluralizimit.

Pedagogu i njohur kërkoi votat për mjekun Bardh Spahia, kandidat i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Ata pak që mungojnë ju bëj thirrje të na bashkohen në mënyrë që ne të garajtojmë një fitore të sigurt për zotin Spahia dhe fatet e demokracisë. Në lojë nuk është vetëm vendi i kryetarit të bashkisë, por në lojë është e ardhmja e demokracisë e pluralizimit politik, e ardhmja jonë.

Ta shihni me përgjegjësi të madhe njerëzore dhe intelektuale. Qytetarët e Shkodrës, sipas sondazheve, po dëshmojnë se janë në shumicë dërrmuese në anën e ‘Foltores’. Këto nuk janë zgjedhje thjesht vendore, a e meriton dr.Bardh Spahia?

Kjo as nuk diskutohet, një djalë i përkushtuar me temperament të fuqishëm, aktiv, pjesëmarrës dhe simbol io qëndresës së PD. Këto nuk janë thjesht zgjedhje vendore, por janë zgjedhje politike“, u shpreh pedagogu Vinçenc Marku.

Ish-i burgosuri politik: Bardh Spahia vjen nga familje e mrekullueshme, padiskutim do fitojë Shkodrën

Ish-i përndjekuri politik Xhavit Lohja, mbajti fjalën e tij në njësinë administrative Guri i Zi në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale të Shtëpisë së Lirisë, që prezanton kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia.

Lohja theksoi se Bardh Spahia vjen nga një familje e mrekullueshme, duke shtuar se pa asnjë diskutim që do ta fitojë Shkodrën.

“Kam pasur respekt tepër të madh për Ali Spahinë, nëse gjysma e babait të jetë Bardh Spahia, është boll. Kam bërë 20 vjet burg. Kjo zonë është shumë e persekutuar, nja tre klerikë katolikë i kam pasur në burg.

I uroj fitore e padiskutim Bardh Spahia do të fitojë, ndërsa Sali Berishës i uroj me gjithë zemër jetë sa më të gjatë. I them popullit, mos shisni votën për 100 mijë lekë. Mos shisni dinjitetin tuaj”, deklaroi Lohja. syri.net

Berisha në Shkodër: Tapitë e tokave i bllokon mafia

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi me intelektualë shkodranë ka folur edhe për çështjen e tapive të tokave.

I pyetur nga një prej të pranishmëve, në lidhje me çështjen e titujve të pronësisë dhe investimeve, Berisha tha këto tapi i kontrollon mafia qeveritare.

‘Mafia i bllokon tapitë. Në Vlorë, 8 drejtorë hipoteke janë ndërruar, ka pasur raste edhe çdo muaj. E tëra një vepër e mafias shtetërore.

Do të marrë fund me shpejtësinë më të madhe, pas përmbysjes së narko shtetit’, deklaroi gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Duke folur për përmbytjet në Shkodër, Berisha deklaroi se janë dhënë disa konkluzione se si mund të shpëtojë qyteti.

‘Qeveria u mor shumë me këtë problem. Ne morëm ish-kryeinxhinierin e ministrisë së Ujërave të Holandës, drejtuesin e digave në Britani dhe një personalitet të shquar italian.

Konkluzionet e tyre ne do ti zbatonim. Njëri prej konkluzioneve ishte ndërtimi i unazës digë.

Shkodran mbrohet duke e lartësuar unazës, duke e përgatitur me të gjitha pompat dhe kryente edhe bajpasin e Shkodrës dhe mbronte dhe qytetin’, theksoi gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha. syri.net

Berisha me intelektualët shkodranë: Nuk e pranojmë pseudo-pluralizmin

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ishte i ftuar në një takim me intelektualët në Shkodër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit.

“Ju keni shumë mendime, ide dhe projekte, të cilat jam i interesuar t’i dëgjoj. Shkodra në çdo aspekt, zotëron një potencial të jashtëzakonshëm. Detyra më kryesore e atyre që qeverisin është se si të kontribuojnë në zhvillimin, shfrytëzimin e këtyre potencialeve që Shkodra mishëron, duke filluar nga shpirti i qytetarëve të saj deri te brigjet mahnitëse dhe deri te Alpet. Banorët e Shkodrës e meritojnë të kenë një jetesë shumë më të mirë nga kjo që kanë sot.

Ky është një moment i një rëndësie kritike, pasi pas 8 vitesh qeverisje socialiste, vendi u ndodh me një narko-shtet, këtë nuk e them unë, por analistët më seriozë të botës dhe me një pseudo-opozitë pasi kjo po faktohet për mbarë qytetarët.

Kjo e dyta, në një aspekt është edhe më tragjike se e para. Qeveria mund të bëjë zgjedhjet e gabuara, të marrë vendimet e gabuara, por ajo gjithmonë duhet të përballet me një opozitë të vërtetë, që ngjall shpresë për të dalë nga situata.

Tetë vitet faktuan se opozita ishte më shumë në idealet e qytetarëve se në drejtimin e saj. Kjo periudhë merr fund. Ne që jemi këtu, jemi të vërtetë. Ne nuk pranojmë një filozofi të tillë. Ne nuk e pranojmë pseudo-pluralizmin,” tha Berisha. syri.net

Berisha: Logoja që duhet votuar më 6 mars është vetëm ‘Shtëpia e Lirisë’

Nga fjala e liderit historik të PD, Sali Berishës, në njësinë Ana e Malit në Shkodër:

Berisha: “Në këtë betejë ne përballemi si me qeverinë e Edi Ramës, që nuk njeh asnjë rregull për sa i përket votimeve dhe zgjedhjeve, por përballemi tani edhe me “kallpin” – Lul Bravën, të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë.

Ju, 30 vjet keni votuar mbi logon e PD-së, kurse tani votimi nën logon e PD-së është votë e humbur, sepse ia ka dhënë Lul Bravës me policë dhe me gjykata ndaj të gjithë ju dhe të gjithë të afërmit tuaj, jeni shumë të lutur ta keni të qartë se logoja që duhet votuar më datën 6 mars, është logoja e Shtëpisë së Lirisë dhe kandidati Bardh Spahia – një djalë, bir i kësaj treve, i një familjeje me traditë të shkëlqyer, i një mjeku humanist i madh dhe qëndrestar i madh dhe që gjatë kohës (sepse sëmundja e mori, por vendit i bëri shërbime të mëdha, qoftë në anëtarësimin e Europës, qoftë në procese të tjera) unë iu tregoj ju se Bardh Spahia do të tregojë të gjithë ndjeshmërinë dhe respektin për të ndryshuar jetët tuaja”.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Berisha deklaroi se kandidatët i janë lënë në dorë të anëtarësisë për t’u zgjedhur me qëllim që ata ‘nesër’ të japin llogari.

Berisha tha ndër të tjera se ai bëri në 3 muaj me primaret atë që Basha nuk bëri në 8 vite.  Ai u zotua më tej se në zgjedhjet e ardhshme do zgjedhin vetë qytetarët se kush do kandidojë.

“Ne nuk i nxorëm vetë kandidatët. Ia lamë anëtarësisë për të zgjedhur kandidatët. Kishte vetëm një qëllim, që të ndjehen të detyruar para jush, të japin llogari para jush, që të vijnë të mbajë premtimet që u kanë dhënë. Lul Brava 8 vite tha do ta bëj dhe nuk e bëri asnjëherë. Ne e bëmë për 3 muaj. Premtojmë që herën tjetër primaret do jenë shumë më të plota. Qytetarët do të votojnë vetë për të zgjedhur se kush do të kandidojë për kryetar bashkie”, tha ai.

‘Basha, humbës serial’/ Berisha: Kandidati i tij ka monopolin e porteve

Lideri historik demokrat, Sali Berisha ka paraqitur sot disa fakte pikante kundër deputetit Lulzim Basha, për të bindur demokratët që janë ende në dilemë se cilët kandidatë duhet të votojnë në zgjedhjet e pjesshme të  6 marsit.

Berisha deklaroi se Basha është humbës serial. Ai shtoi se Basha është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare

“Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin për bashkëpunëtor. Edi Rama ia mbylli dosjen për dekonspirim, që ia hapi prokuroria, por belgët nuk ia mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.

Ai denoncoi edhe kandidatët e Bashës.

“Dje isha në Vardar të Sukthit dhe u ngrit njeri prej tyre e më tha: Si do t’ia bëjmë se kam kushëririn e më thotë që unë do të votoj Lulzim Bravën!

Mirë, i thashë unë, e ke kushëri, do të ulesh me të se edhe kushëri, është demokrat e t’ia shpjegosh se si mund të votosh ti për një njeri, i cili na solli nga humbja në humbje?! Po marr vetëm këtë aspekt, “nga dështimi në dështim”. Po marr vetëm këto, por nuk janë vetëm këto, sepse ky njeri zgjodhi, në një moment që s’e ka zgjedhur kush kurrë në Europë, të përdorë gazin, helmet, kundër atyre që e kanë mbështetur tetë vjet!

Përveç kësaj, ky njeri del tani dhe në afera të mëdha biznesi dhe të tjera me qeverinë. Merrni Portin e Durrësit. Jo rastësisht emëron aty kandidat.

Po kush është kandidati i Bravës në Durrës?! Njeriu i Bravës në Durrës është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda gjer në Shëngjin, nga Edi Rama. Me firmën e Edi Ramës. Tani ju garantoj unë ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj…është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe nuk mund të ndodhte kurrë. Se monopoli është i paligjshëm!

Nuk mund të japësh monopol. Qeveria nuk mund të japë monopol. Është e detyruar të copëtojë tenderin dhe kurrë, monopol. Ai kandidat i Lul Bravës e ka monopol.

Mora një shembull për ta treguar bashkëpunimin që ka ky me Edi Ramën. Plus pastaj del bashkëpunimi i tij në port: Kanë marrë tetëqindmijë metër katrorë së bashku…nga një kompani offshore do të sjellin dy miliardë euro! Absolutisht të gjitha pare droge dhe krimi! Çfarë është ajo?! Ku janë ata?! Iku arabi, arabi e lëshoi, arabin e përdorën këta vetëm për të mashtruar qytetarët!” syri.net

Mesazhi i Berishës: Objektivi ynë i madh, rrëzimi i qeverisë së Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij para fermerëve shkodranë në njësinë Ana e Malit, deklaroi sot se me fushatën e nisur “duam t’u japim këtu në Shkodër, në  Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë.”

“Nëse fermerët shqiptarë kanë qenë ndonjëherë të braktisur, ka qenë kjo periudhë, Ju vazhdimisht më keni dëgjuar se Edi Rama e ka diskriminuar veriun dhe e them me bindjen më të plotë, por me ju, me fermerët, ai i ka diskriminuar fermerët kudo që janë. Ai u ka hequr mbështetjen, në një psikologji absolutisht të mbrapshtë dhe totalitare”, tha Berisha.

“Në psikologjinë atërore, “privati është privat dhe nuk ka punë me të për shtetin”, por privati është themeli i shtetit, por jo në psikologjinë e një hajduti, të një njeriu që vjedh. Natyrisht mbështetjet individuale për fermerët, subvencionet, grantet nuk janë shuma të mëdha që mund të mbushësh valixhen siç i mbush me koncesionet, me tenderat e mëdhenj dhe në këtë mënyrë ai i ka hequr nga llogaria e ndihmës, duke ua bërë fermerëve shqiptarë shumë të vështirë konkurrencën me tregun përreth dhe tregun evropian.

Në këtë kontekst, kjo fushatë është e përgjithshme edhe për ju, sepse ne duam të japim këtu në Shkodër, në  Durrës, në Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, një mesazh të gjithë shqiptarëve, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe vendosmërinë tonë për të ecur në objektivin e dytë të madh, rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë”.

Berisha me fermerët: Pse kjo fushatë është më shumë kombëtare

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka shkuar sot në Shkodër për të mbështetur kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, në takimin me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit. Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja aktuale e bashkisë, Voltana Ademi.

Në fjalën e tij, Berisha tha ndër të tjera: “Kam shumë kënaqësi të bisedoj me ju, të shpreh nderimin më të madh. Njerëzit e tokës janë njerëzit më punëtorë dhe ju jeni njerëzit që punoni tokën”.

“Siç e dini, ne jemi në një fushatë elektorale, faktisht më shumë kombëtare se sa lokale për nga rëndësia e saj, sepse siç e dini, kemi nisur një përpjekje që ka pasur dy qëllime kryesore: Një, që të jemi opozitë e vërtetë. Sepse njeriu fals, opozita false, jo vetëm që nuk vlen, por dëmton dhe në botën e qytetëruar që kur ka lindur demokracia, është përcaktuar se shoqëria ka qeveri, ka edhe opozitë që e kundërshton dhe bën transparencën, ndërsa ne na qëlloi fati që të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin, me drogën, që nuk ka interesa tuaja si më kryesoret të vendit, por ka interesa të pasurimit të ministrave, zyrtarëve…”, tha Berisha.

“Ne përballemi me qeverinë e Edi Ramës që nuk njeh asnjë rregull, por edhe me Lul Bravën, të cilit Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar mbi logon e PD-së, kurse tani është votim i humbur, sepse ia ka dhënë Edi Ramës Lul Brava. Ju bëj të qartë se logoja që duhet votuar është logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati Bardh Spahia”, tha Berisha. syri.net

Berisha paralajmëron Bashën: Belgët erdhën sërish, herën e tretë do jesh në pozita krejt të tjera!

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë e Edi Ramës, gjatë një takimi në Shkodër, teksa tha se “ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi dhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se ai nuk është lider, ndaj dhe nuk mund të fitojë. Më tej, ai u ndal dhe dosja e “Toyota Auris”, ku paralajmëroi Bashën se shumë shpejt do të jetë në pozita krejt tjera.

“Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri sulmoi dhe kandidatin e Bashës në Durrës, teksa tha se “. Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë”.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Berisha: Neve na qëlloi fati të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin e drogën, qeveri që nuk ka interesat tuaja si interes amë kryesore, por ka interesa pasurimin e ministrave e të zyrtarëve. Në qoftë se fermerët shqiptarë në këto 30 vite kanë qenë ndonjëherë të braktisur, ka qenë kjo periudhë. Unë e them me bindjen më të plotë se Edi Rama ka diskriminuar veriun. Por, ai ka diskriminuar edhe fermerët. Ndaj, kjo fushatë është edhe për ju, sepse ne duam të japim një mesazh për të gjithë shqiptarët kundër qeverisë së Edi Ramës, për rrëzimin e këtij shteti, për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë. Ju i shihni ata që janë në protesta në rrugët e Tiranës, kërkesat e tyre janë absolutisht të ligjshme, por trajtohen si armiq dhe qeveria sillet ndaj tyre si pushtuese.

Ju e blini naftën edhe më shtrenjtë se në Zvicër. Dje tek po vija këtu mendoja, më 2013 rrogat e pensionet në Shqipëri ishin më të lartat në rajon, ndërsa sot rroga mesatare në Mal të Zi është dy herë më e lartë se te ne. Po Mali i Zi nuk është kurrën e kurrës më i pasur se ne. Edhe ne kemi detin, tokat tona janë pjellore. Si në Shkodër s’gjen toka pjellore askund. Ndaj dhe ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë. Ju keni mbështetur fuqishmit PD, por PD ka pasur në krye një burrë të dobët në të gjitha aspektet, por ne po e marrim vetëm në aspektin e liderit dhe ai nuk u bë lider. Të gjithë shqiptarët e thonë që ai është njeri i dobët. Plus dobësitë e tjera që ka demonstruar gjatë këtyre muajve, që e bëjnë atë standardin më të papranueshëm të një politikani. Ndaj në këto zgjedhje duhet të bëjmë gjithçka për çdo votë. Bardh Spahia, ju siguroj se do vazhdojë të gjitha projektet e parashikuara nga bashkia, por do të ketë edhe projekte të tjera. Në këtë betejë ne përballemi si me qeverinë e Edi Ramës, ashtu edhe me Lul Bravën, të cilit Edi Rama i ka dhënë logon tonë. Ju 30 vite keni votuar mbi logon e PD, kurse tani votimi mbi logon e PD është votë e humbur.

Logoja që duhet votuar më 6 mars, është logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati ynë, Bardh Spahia, i biri i kësaj treve, i biri i një mjeku që ishte humanist e qëndrestar i madh. Ju garantoj se Bardh Spahia do tregojë gjithë ndjeshmërinë, respektin, e do bëjë cdo përpjekje për ta ndryshuar për mbarë jetën tuaj. Është e domosdoshme në këtë periudhë të angazhohemi të gjithë në një debat.
Basha zgjodhi, në një moment që s’e ka zgjedhur kush në Evropë, të përdorë gazin kundër atyre që e kanë mbështetur 8 vjet. Përveç kësaj, ky njeriu del tani me afera të mëdha biznesi e të tjera me qeverinë. Marrim portin e Durrësit. Kush është kandidati i Bravës në Durrës? Është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda deri në Shëngjin, nga Edi Rama. Ju garantoj se ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe s’do të ndodhte kurrë, sepse monopoli është i paligjshëm dhe qeveria nuk mund ta japë. Kandidati i Lul Bravës e ka monopol. Ky është një shembull që tregon bashkëpunimin e tij me Ramën. Plus pastaj në projektin e portit kanë marrë nga 800 mijë metra katror së bashku, dhe nga një kompani ofshore do të sjellin 2 miliardë euro, absolutisht para droge. Ata pasurohen, por shqiptarët varfërohen e largohen nga Shqipëria.

Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt.
Kjo nuk është fare një çështje mes Berishës e Bashës, por mes opozitës së vërtetë dhe opozitës së rreme. Unë kam besim se me 6 mars do votoni më shumë se më 25 prill dhe do votoni të gjithë për lolgon e “Shtëpia e Lirisë”, për Bardh Spahinë, kandidatin tonë të shkëlqyer. bw

Berisha akuza Bashës: Rastisi ‘arrë me vrimë’. Ka dy hetime ndërkombëtare për lidhje me krimin

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi nga Lushnja Lulzim Bashën për lidhje me krimin, ndërsa shtoi se ndaj tij ka dy hetime të forta ndërkombëtare. 

Gjatë takimit me të rinjtë e FRPD, Berisha u shpreh se ai e ka mbështetur më shumë se askush Lulzim Bashën me besimin se përfaqësonte një gjeneratë të re, por që rezultoi ‘arrë me vrimë’.

“Ky revolucion ka synim madhor vendosjen e rinisë shqiptare në piedestalin që meriton. Duhet të luftojnë  shumë për këtë fitore sepse kemi në një anë qeverinë që e prej 15 vitesh e ka qeverisur këtë qytet, nga ana tjetër Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ja ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit.

Shpjegoni çdo qytetari të Lushnjes se vota për ndryshimin është vota për “Shtëpinë e Lirisë’.

Çdo votë me logon e rrëmbyer është votë e humbur. Asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri që është në dy hetime të forta ndërkombëtare në lidhje me krimin

Unë e kam mbështetur më shumë se askush tjetër, me bindjen se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi siç thotë populli ‘arrë me vrimë’, arrë e prishur”, u shpreh Berisha përpara të rinjve të Lushnjes. syri.net

VIDEO- Berisha të rinjve të FRPD: Fitorja e 6 marsit do të jetë realitet, trokisni në çdo derë

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë e FRPD në bashkinë e Lushnjes. 

Ish-kryeministri i quajti të rinjtë si pjesë e rëndësishme e fushatës elektorale të 6 marsit.

Berisha kërkoi nga të rinjtë të trokasin në çdo derë dhe të takojnë sa më shumë qytetarë për të kërkuar votat për kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Elton Bano.

“Do të vazhdojmë këtë betejë që të shënojmë fitore në 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit. Kjo do të jetë realitet, ju garantoj por vetëm me një kusht që ju të merrni përsipër mesazhin e kësaj fushate.

Mos harroni se askush nuk mund të jetë më bindës, më i mikpritur se sa një vajzë dhe një djalë që troket në derën e një qytetari, apo një banori, që ndalon në rrugë një kalimtar, në një bisedë me 2-3 të tjerë për të ndarë mendimet.

Çdo njeri e di pastërtinë e idealeve tuaja, ndaj dhe ju jeni e mbeteni mesazherët më të shkëlqyer dhe më të besuar për këtë fitore, por edhe për fitoret e këtij revolucioni. Rëndësi të jashtëzakonshme ka roli juaj sepse qëe një vend të ketë të ardhme duhet të ketë lirinë, duhe të investojë shumë për për ndërtimin e lirisë”, u shpreh Berisha.

Berisha: Lulzim Brava bëri betejë kundër Belindit dhe të rinjve, nxori nga Parlamenti Klevis Balliun

Lideri historik i PD, Sali Berisha denoncoi sjelljen e qeverisë por edhe të ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, ndaj të rinjve. 

Basha bëri betejë kundër Belind Këlliçit dhe të rinjve tha Berisha, duke shtuar se nxori nga Kuvendi Klevis Balliun, pasi ky i fundit bëri 420 ditë protesta me banorët e Astirit.

Berisha akuzoi Bashën edhe për dështimin e protestave të studentevë kundër qeverisë në dhjetor 2018.

“Regjimi këto 8 vite mbajti një qëndrim aspak miqësor ndaj jush. Unë isha në Peshkopi dje, sot po vij këtu. Hapëm një Fakultet në Peshkopi dhe këtu në Lushnje, bëmë gjithçka për të investuar te të rijtë. Në 2005 përdorimi i internetit te të rijtë ishte 4.9% dhe në atë periudhë kur deklarova se do ta sjellim Shqipërinë në moshën digjitate, gazetat u hapën me titull tallës për Sali Berishën.

Por unë isha i vendosur sepse e dija fuqinë e tyre.

Korrupsioni dhe vetëm korrupsioni shtyu qeverinë të përshtasë ligje për arsimin dhe qëndrime ndaj arsimit të cilat ishin masivisht përjashtuese ose mbyllje të një seri shkollash të larta. Studentët filluan një lëvizje nga më të shkëlqyerat. Por pse dështoi lëvizja e rinisë? Dështoi fund e krye për shkak të opozitës.

Sepse opozita nuk u bë ndonjëherë zëdhënëse e rinisë dhe unë ju them ju se betejën më të madhe Lulzim Brava e bënte kundër Belindit dhe të rinjve, e nxori nga Parlamenti Klevisin sepse qëndroi 420 ditë me banorët e Astirit.

Mbajti një qëndrim intimidues dhe për qeverinë largimi i tyre nga Shqipëria është edhe ngushëllimi më i madh sepse e di që kur të rinjtë mbushin rrugët dhe sheshet të largojnë“.

Berisha: Rama sekuestroi logon e PD për të mashtruar zgjedhësit. Sqaroni qytetarët, votat vetëm për ‘Shtëpinë e Lirisë’

Nga Lushja ku zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD, lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka sekuestruar logon e PD në bashkëpunim me Lulzim Bashën për të mashtruar zgjedhësit. 

Berisha kërkoi që të sqarohen votuesit se duhet të votojnë vetëm për kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos. Ju ftoj betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për këtë fitore, sepse kemi menjanë qeverinë e cila prej 15 vitesh e ka keqqeverisur këtë qytet, pra thellë në zemër çdo lushnjar do thoshte boll më me këtë qeverisë.

Por në anën tjetër, në një akt të pashembullt Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit, për të keqorientuar zgjedhësit.

Shpjegoni çdo banori të Lushnjes, vota për të ardhmen, vota për ndryshimin është vota te ‘Shtëpia e Lirisë’, është vota për Elton Banon. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur.

Bëni gjithçka, të bashkohemi të gjithë si demokratë, asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri i cili është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhje me krimin. Unë e kam mbëshetur më shumë se askush tjetër, me bindjen se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi siç thotë populli arrë me vrimë, i prishur“, u shpreh Berisha përpara të rinjve të Lushnjes.

Bano: Të rinjtë, pjesë e rëndësishme e stafit tim nesër! Rikonstruksion i ambienteve sociale në qytet

Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, i dalë nga primaret e zhvilluara në PD, Elton Bano ka zhvilluar një takim ditën e sotme me rininë, nën prezencën e ish-kryeminsitrit Sali Berishës.

Bano theksoi se të rinjtë do jenë fokusi i tij si kryetar i bashkisë dhe pjesë e rëndësishme e stafit të tij.

Gjithashtu kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë renditi dhe një sërë pikash ku do të fokusohet qeverisja e tij, që nga rikonstruksioni i ambienteve të shkollave, bibliotekës së qytetit dhe ambienteve sportive.

Bano: I nderuar Doktor Berisha, të ndruar miq, të rinj dhe të reja. Takimet me të rinjtë ka në vetvete kanë gjithnjë besimin, optimizmin dhe dëshirën për të ndryshuar këtë gjendje në përkeqësim të vazhdueshëm ku është zhytyr Lushnja dhe e gjithë Shqipëria. Ju jeni pjesa aktive e fushatës sonë zgjedhore, ajo pjesë që na shton besimin dhe forcën për fitoren e madhe. Unë dhe të gjithë ne e kemi vërejtur në çdo veprimtari rolin tuaj të veçantë. Që në fillim të jetës ju ndesheni me barriera nga më të ndryshmet, në shkollë, barriera në punësim, në karrierë, nga një sistem ku sundon diskriminimi në të gjitha format e tij, paaftësia dhe nepotizmi, mangësitë deri në mungesa tërësore. Të dashur miq ju shqetësoheni që në moshta më të hershme nga kushtet e këqija në shkollë dhe e di që ju e vuani humbjen e shpresës së familjeve tuaja.

Ju shqetësoheni për trishtimin e familjeve tuaja që me gjithë përpjekjet nuk arrijnë tua plotësojnë ato kushte. Fitorja e Bashkisë së Lushnjes do të jetë hapi i parë për marrjen e kthesës së duhur për hapjen e perspektivës dhe ndryshimi për gjithë shoqërinë. Unë ju garantoj se plotësimi i kërkesave tuaja dhe fokusi primar i fushatës sonë, ju si tani në fushatë do të jeni pjesë e stafit tim.

Disa nga pikat që do të realizojmë së bashku janë, rikonstruktimi i ambienteve të shkollave, rikonstruktim i bibliotekës së qytetit, i ambienteve sportive dhe jo vetëm.

Aktivitet sportive më shumë se një herë në vit. Sot data përkon edhe festë që më së shumti i përket rinisë, uroj tju udhëheqë mirësia dhe dashuria në çdo hap të jetës suaj. syri.net

‘Krimi, qeveria, oligarkët dhe Basha janë bërë bashkë’- Glauk Olldashi: Nuk do të na mposhtin

Anëtari i FRPD, Glauk Olldashi u shpreh se demokratët nuk do të mposhten. 

Gjatë bashkëbisedimit të liderit demokrat Sali Berisha me të rinjtë e FRPD në Lushnje, Olldashi tha se krimi, qeveria, oligarkët dhe Lulzim Basha janë bërë bashkë, por ata nuk do t’i mposhtin dot demokratët.

“Kemi 9 vjet që lodhemi në të gjithë këtë opozitë. Në 9 vjet të paktën njëherë jemi zhgënjyer të gjithë. Kësaj radhe mund të duket edhe më e vështirë sepse jemi kundër qeverisë, kundër krimit, kundër oligarkëve etj.

Një gjë është e sigurt, të gjithë këta bashkë nuk do mund ta fikin zjarrin që është në zemrat e çdo demokrati. Për Elton Banon nuk ka nevojë t’i bëj lëvdata.

Kam vetëm një mesazh, t’ua themi të gjithëve, edhe atyre që s’janë me ne, edhe socialistëve, Elton Bano është kandidat i të gjithë Lushnjes, është kandidat i të gjithëve. Ju ftoj ju të votoni nr.3, Elton Banon për Lushnjen”, u shpreh Olldashi. syri.net

Berisha: Më 6 mars, Shkodra do të votojë birin e saj, mjekun Bardh Spahia

Zgjedhjet e 6 marsit janë të një rëndësie të veçantë për opozitën dhe demokratët. 

Në 2019-ën, ata nuk patën mundësi të votonin për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për kryetar bashkie.

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore, dhe nga Shkodra lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Berisha tha se Bardh Spahia është intelektuali dhe mjeku që do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 6 marsit.

“Në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, shërbëtorin, mjekun Bardh Spahia. Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qytet i bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur.

I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij.

Shkodra është djepi i mendimit shqiptar, i idealeve demokratike, i sakrificave të jashtëzakonshme për këto ideale.

Ndaj kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së Shtëpisë së Lirisë. E fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e triumfit dhe idealeve tuaja“, u shpreh Berisha.

Berisha: Lulzim Brava e dorëzoi më 2019, por Shkodra qëndroi e pamposhtur

Koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi këtë të shtunë kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia. 

I pranishëm në takimin me demokratët shkodranë, lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votat për opozitën dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha tha se Shkodra qëndroi në anën e duhur të historisë edhe kur PD gaboi dhe Lulzim Basha e dorëzoi në 2019.

Shkodra në 6 mars, vijoi Berisha, do të votojë edhe për largimin e qeverisë më të korruptuar që ka patur vendi.

“Në këto 30 vite Shkodra nuk gaboi. Edhe kur gaboi PD, qyteti qëndroi në anën e drejtë që duhet të qëndronte. Në këto 30 vite, kur Lulzim Brava e dorëzoi në 2019 Shkodrën, e mbajti Voltana Ademi dhe qëndroi e pamposhtur. Detyrimet tona ndaj jush janë të pakufijshme, ndaj dhe ju ftoj që të vazhdojmë këtë udhëtim së bashku në një moment kritik.

E vërteta është ndofta në momentin më kritik të këtyre 30 viteve, sepse sot këto zgjedhje nuk zhvillohen njëlloj siç duhet të zhvilloheshin ku opozita përballej me qeverinë. Këto zgjedhje zhvillohen sot në një qeveri e cila bazohet tërësisht mbi krimin, drogën, vjedhjen dhe korrupsionin. Mbi një qeveri e cila duke shkelur çdo parim demokratik, merr peng pluralizimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të zgjatë jetën e regjimit.

Por ja ku jemi këtu, në Shkodër, më e vendosur se kurrë, me opozitën e vërtetë të mbrojë me votën e saj të lirë pluralizimin politik jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë.

Në këto zgjedhje ju votoni për kryetarin e ri të bashkisë, por votoni edhe për të përcjellur, për t’i prerë biletën sa më shpejt kryetarit të Meduzës në Tiranë, Edvin Ramës. I cili ka përdorur çdo mjet dhe degradoi te zgjedhjet me tritol dhe me drogë. Ka bërë çdo gjë për të shkelmuar votën tuaj dhe të shqiptarëve në tërësi.

Armik i egër i Shkodrës dhe kjo vetëm e vetëm si hakmarrje primitive atërore. Nuk mund të pajtohet ai kurrë me qëndrimin e Shkodrës dhe shkodranëve ndaj komunizmit, regjimit të etërve të tij. E diskriminoi, i ndërpreu të gjitha investimet, bëri gjithçka por nuk e mposhti dot. Unë jam i bindur se në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, mjekun Bardh Spahia. 

Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qyteti bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur. I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij.

Shkodra është djepi i mendimit shqiptar, i idealeve demokratike, i sakrificave të jashtëzakonshme për këto ideale. Ndaj kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së shtëpisë së lirisë. E fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi”, u shpreh Berisha.

Berisha në Shkodër, mesazh kandidates së PS: Bëre gabimin më të madh… Ke kohë të mendohesh

Nga Shkodra, lideri historik i PD, Sali Berisha kishte një mesazh për kandidaten socialiste, Majlinda Angoni. 

Berisha tha se Angoni bëri gabimin më të madh duke pranuar të përfaqësojë Edi Ramën në këtë qytet të mrekullueshëm.

“Nuk kam ndonjë fjalë personale për shoqen Angoni, por dua t’i them se ke bërë gabimin më të madh të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme.

Nuk të takonte, as si Juban, as si Angon të përfaqësosh një njeri që s’ka asnjë vlerë, një njeri që urren Shkodrën, që po zbras Shqipërinë dhe Shkodrën nga rinia, që po thellon varfërinë, që grabit me klikën e tij çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Ke kohë të mendohesh”, u shpreh Berisha.

‘Mos u bëj shoku Xhemal’/ Berisha ngre në këmbë shkodranët, thirrje kandidatit të Bashës: Lëre këtë fushatë!

Nga kryeqendra e veriut ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia, lideri historik i PD, Sali Berisha iu drejtua kandidatit të Lulzim Bashës, Xhemal Bushatit, duke e këshilluar që ta ndërpresë fushatën. 

Berisha tha se Bushati nuk mori pjesë në primaret e demokratëve, por ‘përfaqëson në këto zgjedhje atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij’.

Duke ngritur në këmbë të pranishmit në pedonalen para bashkisë Shkodër, Berisha i kërkoi kandidatit të Bashës që të mos bëhet si “shoku Xhemal” (shkëputur nga komedia Kunati i shokut Xhemal) por të lërë fushatën dhe të bëjë disa ditë pushime.

“Për Xhemalin e kam një fjalë. Xhemal, ti ishe njëri midis nesh, se unë nuk mohoj asgjë.

Po të doje, merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do të kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë, por zgjodhe që të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi vete e tij, Lul Bravën.

I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal, kaq. Kaq kam për ty unë. Ndaj dhe lere këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe eja kur të mbarojmë fushatën të takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë.

Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e ngadhnjimit, të triumfit të idealeve tuaja”, u shpreh Berisha.  syri.net

Shkodër – Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia: Zgjedhjet e 6 Marsit janë referendum

Në Shkodër, koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Kandidati përfaqësues i zgjedhjeve të 6 Marsit, Bardh Spahiu, gjatë fjalimit të tij u shpreh më i bindur dhe më gati se kurrë për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Ndër të tjera, Spahia i quajti zgjedhjet e 6 Marsit një referendum.

“Të nderuar deputetë, miq , pjesëmarrës dhe demokratë që sot jeni këtu si shtyllat më të forta të ‘Shtëpisë tonë të irisë’. 6 marsi është më shume se zgjedhje lokale, 6 marsi është më shumë se zgjedhje parlamentare. 6 Marsi është referendum dhe Shkodra duhet të çohet në këmbë e gjitha pa dallim.

Le ta konsiderojmë këtë misionin tonë të përbashkët. Unë jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe më kanë përkrahur, jam këtu pas një manifestimi të jashtëzakonshëm demokratik të votës së lirë së Partisë Demokratike.

Sot dua të garantoj të gjithë demokratët se askush nuk do të na ndalë ne rrugën tonë të drejtë për të patur një shtëpi dinjitoze.

Një shtëpi që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve. Askush nuk mund të na përçajë në rrugën tonë drejt triumfit mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer vendin. Qytetarëve të Shkodrës dua t’ju garantoj se jam më i motivuar se kurrë, nga dëshira juaj e fortë për të pasur një qeverisje të mirë për Shkodrën”, u shpreh Spahia. syri.net

Nënkryetarja e degës së PD në Shkodër: Të kaluarën nuk e ndryshojmë dot, të ardhmen Po

Në Shkodër, koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Në këtë takim foli edhe nënkryetarja e degës së PD në Shkodër, Irena Shestani.

Shestani theksoi gjatë fjalimit se PD duhet të jetë më e bashkuar, më e hapur dhe më e fortë.

Sipas saj, demokratët në 6 mars do të votojnë kandidatin e tyre, mjekun e njohur Bardh Spahia.

“Mirë se erdhët në këtë takim madhështor në këtë bashkim të mendjeve dhe të zemrave të Shkodranëve. Kjo është Partia Demokratike, kjo është familja jonë, familja e vlerave, e lirisë dhe e demokracisë.

Shkodranët e ndezën pishtarin e lirisë, dhe do të jenë ato që do ta ndezin sot përballë regjimit të Edi Ramës.

Vijmë sot këtu më të bashkuar se kurrë, në një proces ripërtëritjeje së bashku me drejtuesit e strukturave dhe kryetarët e grup-seksioneve.

E nisëm këtë rrugëtim me Foltore, për një parti më të bashkuar më të hapur dhe më të fortë sepse gjerat që na bashkojnë ishin më të mëdha se ato që na ndajnë.

Si ushtrimi i demokracisë së drejtpërdrejtë dhe pikënisjes së vendimmarrjes nëpërmjet votës së lirë të anëtarësisë ne rikthyem Primaret dhe sot ne gjendemi përballë një sfide, asaj të zgjedhjeve lokale për t’ju ofruar qytetarëve shkodranë një vizion të ri dhe ndryshimin e mirëpritur.

Shkodra është vendi i bekuar është shtëpia e njerëzve të mirë dhe të ndershëm,  të majtë dhe të djathtë,  që kërkojnë t’i japin fund përbuzjes dhe arrogancës.

Të kaluarën nuk mund të ndryshojmë por të ardhmen më të mirë, mund dhe do ta ndërtojmë së bashku. Pas 6 marsit do të na udhëheqë guximi dhe dedikimi për t’i bërë fjalët realitet për, t’i prirë ndryshimit.

Të dashur miq, ndryshimin nuk mund ta sjellin ato që Shkodrën e diskriminuan si kurrë më parë, ndryshimin e sjellin vetëm, demokratët e vërtetë, dhe kjo në mbështetje te kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia”, u shpreh Shestani.

Berisha në Rrogozhinë: Qeveria e Edi Ramës nuk njeh kufi në shpenzime, luks, vila, udhëtime dhe orgji

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke përdorur dhe një gjuhë jo të përshtatshme për një politikan.

Nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatin e tij të “6 Marsit”, Berisha tha se qeveria e Edi Ramës nuk njeh kufi në shpenzime, luks, vila, udhëtime dhe orgji.

Sipas tij, Rama shpenzon 15 mijë euro në orë me paratë e shqiptarëve, ndërsa fluturon me avion në dispozicion.

“Kjo qeveri nuk njeh kufi në shpenzimet, luks, vilat, udhëtimet dhe orgjitë. Ministra që ulen e porosisin 1 mijë dollarë biftekun me paratë tuaja. Kreu i Meduzës me paratë tuaja shpenzon 15 mijë euro në orë, fluturim me avion në dispozicion. Ministre tjetër që fluturon 15 herë Tiranë-Dibër për takime partiake me helikopter. Njerëz të pashpirt, që nuk duan t’ia dinë as për ju, as për fëmijët tuaj, as për të ardhmen. Edi Rama firmos Ballkanin e Hapur. Çfarë është Ballkani i Hapur për fermerët e Rrogozhinës? Absolutisht falimentim dhe vetëm falimentim, sepse ju nuk mund të mateni me fermerët e një vendi tjetër, që marrin subvencion jo vetëm për një kokë lope, por për çdo dhi e keq që rrisin, për çdo produkt. Sigurisht atyre ju del kostoja shumë më e ulët, sepse shteti u subvencionon. Ndaj me këtë marrëveshje antishqiptare, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm i detyron fermerët e Shqipërisë të shkojnë e të punojnë në fushat e Shumadisë, ndërkohë që toka e tyre është shumë herë më pjellore se toka e Shumadisë dhe çdo tokë tjetër në Ballkan”, u shpreh Berisha.bw

Berisha: Basha gënjeu nën hetim! Belgët kanë të drejtë ta arrestojnë

Nga Rrogozhina, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një dhe të pandashëm.

“Me bisht ndër shalë voton vetingun, që e kishte quajtur aktin më mafioz,” tha Berisha.

Më tej ai u ndal te hetimet e Belgjikës për Lulzim Bashën, duke theksuar se kjo dosje nuk mbyllet dhe se belgët kanë të drejtë ta arrestojnë.

“U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në parlament dhe deklaroi se do vinin paratë me Toyota. Ditën e shtunë, paratë erdhën, ata që duhej të shkonin, nuk shkuan dhe nuk u arrestuan. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen.

Por ka një dosje që nuk e mbyll dot Edi Rama dhe kjo është dosja belge. I them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, po dosja e Belgjikës dhe lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg.

Kur doli pas dy orësh hetimi, në të cilën u thanë dy gjëra, ky gënjen nën betim. Por problemi është se në drejtësi dënohesh po gënjeve nën hetim. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli e tha se kam besim të madh te njerëzit e ndershëm të BKH dhe SPAK. I thotë palës belge që nuk keni juridiksion të më hetoni mua.

I them që kanë të drejtë të të hetojnë dhe të të arrestojnë. Sepse ka një konventë evropiane, në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike. Prandaj lëri ato,” tha Berisha. syri.net

‘Dashuri për qytetin tim’- Ardian Muka: Vota ndryshon modelin 22 vjeçar të shkatërrimit të Durrësit

Kandidati i koalicionit Shtëpia e Lirisë, i dalë nga primaret e zhvilluara në PD, Ardian Muka është prezantuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në Durrës në kuadër të zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Kandidati Muka ka theksuar para demorkatëve se durrësakët janë gati të marin përgjegjësitë dhe me votë të ndryshojnë të modelin e së keqes që u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qyteti.

Muka: Ju falënderoi të gjithëve dhe më keni entuziazmuar pa masë. Unë jam njëri prej jush, një qytetar durrsak dhe jamë para jush të kërkoi votën tuaj për të sjellë ndryshimin e madh. Takimet me ju më konfirmojnë entuziazmin dhe optimizmin që unë kisha që në ditën e parë të këtij rrugëtimi të cilën synojmë ta finalizojmë me sukses në 6 mars, por jo për të ndaluar aty.

Së bashku e kemi përjetuar Durrësin në ditët e tij më të vështira, kur modeli i së keqes u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qyteti tonë.

Unë besoj se mund të ketë një moment të dytë më të mirë që të marim përsipër përgjegjësitë politike dhe qytetare që e kapërcejnë interesin personal dhe që meren me interesat tona, të cilat do të ulen në tryzezën e përbashët në datën 6 mars.

Është Durrësi është dashuria për qytetin tim që më ka lidhur me qytetin tim, përgjegjësia dhe nuk ka qënë politika që më ka lidhur me qytetin. Ne jemi dëshmitaë të një pushteti që e ka keqqeverisur Durrësin. I ka nënshtruar durrësakët para emigracionit masiv, korrupsioni, koncesioneve, kompromiseve në dëm të qytetarëve të firmosura në emër të tyre por jo në interes të tyre.

Aksionerët e këtij qyteti duhetë jeni ju sepse ju me votën tuaj keni të gjithë pushtetin për të  rimarr vëmendjen që Durrësi meriton. Vota juaj është përgjegjësi aq sa edhe premtimi im është përgjegjësi.syri.net

‘Fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit’- Berisha tallet me Luan Hotin: Hiq dorë

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit Shtëpia e Lirisë për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, ka ironizuar kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin, duke thënë se fshihet pas fustanit të Grida Dumës dhe mustaqeve të Ervin Salianji.

Berisha u ka bërë thirrje demokratëve, të votojnë kandidatin për kryetar bashkie të Durrësit, Ardian Mukën, për të përmbyllur misionin e madh, përmbysjen e diktaturës.

Berisha: Fshihet pas fustanit të Gridës dhe musqatqeve të Salinajit. Luan hiq dorë. Çdo votë për Ardi Mukën, iu bëj thirrje demokarëve të bashkohemi se me bashkimin tonë ne realizojmë ndryshimin e Shqipërisë, përmbyllim misionin tonë të madh përmbysjen e narkoshtetit.

Berisha akuza të forta Luan Hotit: Kopje e Lul Bravës, ka marrë tendera nga Saranda në Shëngjin

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Durrësi, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka, ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatit të Bashës në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha theksoi se Luan Hoti është kopje e Bashës, duke shtuar se ka marrë tendera nga Sarandë në Shëngjin.

“Çfarë është Luan Hoti? Hoti është kopje durrsake e Lul Bravës. Njëherë thotë se jam boshnjak e herë kosovar, familjen e ka të nderuar ai. Por problemi është se ai është kopja e Lulzim Bravës. Është kopje e Bashës, se mos të ishte, Luan Hoti do të futej në primare. Ju njihni qytetarët tuaj më mirë se unë. Luani e kishte të hapur e të lirë garën, por ai preferoi edhe të emërohet kryetar i PD pa pasur miratim të anëtarësisë, njësoj si Lul Brava.

Luani mund të kandidonte në primare, por nuk kishte besim te vota juaj e ndaj bëri pazare me Bashën. Lul Brava është përzier me tendera me qeverinë si Luani. Luan Hoti ka përfituar tendera nga Saranda në Shëngjin, këto janë ngjashmëritë pra. Lulzim Basha nuk është e ardhmja, ai njeh humbje e vetëm humbje”, deklaroi Berisha. syri.net

VIDEO- Berisha: Basha u thirr nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para trafiku

Lideri historik i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë bombë nga Durrësi, duke deklaruar se Lulzim Basha akuzohet nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para të përfituara në rrugë të paligjshme. 

Basha u thirr pasditen e djeshme nga një grup prokurorësh belgë në ambientet e SPAK dhe u mor në pyetje për më shumë se dy orë, lidhur me hetimet për 3.5 mln eurot e ‘Toyota Yaris’.

Gjatë takimit me qytetarët durrsakë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha zbardhi detaje nga deponimi i Bashës para hetuesve belgë dhe tha se Basha ka ndryshuar dëshminë para prokurorëve, duke dhënë një tjetër version para tyre.

Berisha tha se hetimet për ‘Toyota Yaris’ në Shqipëri Bashës ia mbylli Edi Rama, por janë prokurorët belgë ata të cilët do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni.

Sali Berisha: Ja t’i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri: Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve të t’u çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? Mos ua fshih, duhet t’ua thuash, mos u bëj hipokrit, të kanë votuar, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues në betim. Ferdinand eja këtu me mua, ose shko dhe tregoji çdo demokrati. Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër. E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. syri.net

Dështimi i reformës në drejtësi- ‘Shpërthen’ eurodeputetja: Për çfarë suksesi flisni kur nuk e rekomandojmë në Kosovë?!

Çështja e vetingut dhe reformës në drejtësi në Shqipëri u bë pjesë e diskutimit në Parlamentin Europian.

Një nga zyrtarët e Komisionit Europian, Maciej Popowski e vlerësoi këtë reformë.

“Ne kemi provuar se disa nga partnerët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të mirë dhe të qëndrueshëm në fushën e sundimit të ligjit. Do të cilësoj dy shembuj. Një është Shqipëria, ku mbështetja e Bashkimit Europian ka dhënë rezultate të thella dhe paprecedentë të reformës në drejtësi, që vazhdon të zbatohet me rezultate konkrete”, tha ai.

Por eurodeputetja Viola Von Cramon-Taubadel, ka theksuar se është e befasuar që komisioneri Popowski e ka konsideruar sukses reformën në drejtësi në Shqipëri, raporton ABC News.

“Jam pozitivisht e befasuar nga zoti Popowski kur dëgjoj që ai e konsideron reformën e drejtësisë në Shqipëri një sukses. Do të isha dakord, por së fundmi, interlokutorët tanë në Kosovë na njoftojnë se Bashkimi Europian i nxit ata për të mos ndjekur të njëjtën rrugë që ndoqi Shqipëria. Madje u thuhet ta ndalin procesin e vetingut, gjë që e komplikon çështjen për ta, pasi ata janë tashmë në mesin e procesit dhe menduan se janë në rrugën e duhur për plotësimin e kritereve lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit. Pra, edhe në nivelin operacional dhe teknik nuk është e efektshme”, ka thënë Cramon.

Nga ana tjetër përfaqësuesi  i Gjykatës Evropiane të Auditit, Juhan Parts, ka theksuar se ky proces reformash duhet të ishte bërë me kohë në Shqipëri.

“Jam dakord me zotin Popowski, që cilëson procesin e vetingut të gjyqtarëve në Shqipëri dhe të prokurorëve. Por mendo, që vetingu i gjyqtarëve vjen së paku pas një dhjetëvjeçari reformash. Këto reforma mund të ishin bërë që në fillim fare”.

“Situata në rajon është shqetësuese. Në bazë të shumë raporteve, shumë qeveri në rajon janë bërë më autoritare në dhjetëvjeçarin e fundit pavarësisht progresit zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Ka elemente të qarta të kapjes së shtetit, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionit në shumë nivele të qeverive dhe administratave”, ka thënë Parts.

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

21 vite burg për Izet Haxhian, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Ngjarja në fjalë ndodhi më 12 shtator të 1998. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb vendimin e gjykatës për Haxhian, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim”.

Po ashtu në vendim caktohet edhe se Haxhiaj do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

VENDIMI

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.
2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.
3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

Haxhia u gjykua për të dytën herë nga drejtësia shqiptare për përfshirje në vrasjen e Hajdarit. Herën e parë ai u dënua në mungesë për t’u arrestuar vite më vonë në Turqi. Ai u arrestua konkretisht në 2006-n në Turqi, ndërsa në maj 2020 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. bw

Kundër shembjes së banesave, banorët e ‘5 Majit’ kallëzim penal në SPAK

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ e kanë çuar shqetësimin e tyre në SPAK. Ditën e sotme ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Përmes avokates Adriana Kalaja, banorët kërkuan që SPAK të bëjë sekuestron preventive dhe të ndalë aksionin për shembjen e banesave deri në sqarimin e planit.

Në një dalje për mediat Kalaja tha se nuk ka një aktmarrëveshje mes banorëve, dhe se ajo që iu është dhënë atyre është diskriminuese.

“Sipas nesh e gjitha nisi me VKM 78 të janarit të 2020 që ka në fokusin e saj rindërtimin. Aktmarrëveshja që i është drejtua banorëve është diskriminuese, e pabazuar në ligj. Ajo nuk merr në konsideratë interesat e banorëve dhe nuk ka afat se kur do të japë efektet. Ligji e përcakton qartazi se duhet të ketë një vendim prishje. Vendim prishje që e kemi konsideruar shkelje flagrante. Kemi kallëzuar dhe kryetarin e kadastrës, pasi ka kthyer përgjigje negative në shpërdorim të detyrës, se banorët nuk mund të legalizohen. Të gjithë komponentët që kemi parashtruar para SPAK, besoj do të hetohen. Kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin. Projekti është i Boerit, që nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit. Ne i Kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes.”, tha Kalaja. bw

Nënë Liza: 4 policë më morën zvarrë, ja çfarë bisedova me Ramën

Banorët e “5 Majit” depozituan në SPAK një kallëzim në lidhje me shqetësimin e tyre për prishjen e banesave. Pas kallëzimit, Nënë Liza, banore e kësaj zone, në një komunikim me gazetarët zbardhi pjesë nga biseda me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë.

Nëna Liza: Banesa ime ka qenë 440 e ca metra. Sipas qeverisë do marrim 300 e ca metra. Asnjë premtim nuk kemi.

A keni kontratë të lidhur me shtetin për ta marrë banesën?

Nëna Liza: Asnjë kontratë nuk kemi.

Çfarë ju propozuan dje?

Nëna Liza: Dje nuk na thanë asgjë, aty do ta japim shtëpinë me taksat e shqiptarëve. Por unë nuk kam nevoje ta marr me taksat e shqiptarëve sepse ma kanë bërë fëmijët e mi. Unë nuk i bie në qafë shtetit. Nuk kam dalë për sevap, nuk kam dalë për të më ndihmuar shteti, por ndihmoj veten unë, por shteti nuk po na le.

A keni patur shkresa me institucionet dhe cfarë i keni kërkuar?

Nëna Liza: Ne i kemi kërkuar të na vijnë për të na sqaruar, por nuk kanë ardhur. U kemi shkuar atje, na kanë mbyllur derën.

Keni ndërmarrë akte ligjore para se të vinte policia?

Nëna Liza: Kanë kërkuar urdhër-mbrojtje, por nuk ka ardhur asnjë, atë ditë që janë prishur shtëpitë, kanë ardhur shumë policë. Urdhër-mbrojtje për të mos na nxjerrë zvarrë.

Unë nuk kam firmosur kontratë. Dje sapo kam dalë prej parlamentit prej kryeministrit, më tha ti mos u merr me këtë punë se do marrësh shtëpinë. Më pas më mori telefon bashkia me tha që na ka thënë kryeministri të firmosim kontratën.

Policia është sjellë si më zi nuk ka, djalin e madh e morën zvarrë, të voglin e futën në furgon. Edhe mua 4 policë më morën zvarrë, nuk më lanë të marr as rrobat dhe ilaçet. Lekët e bukës i kisha brenda. Të nxjerrin zvarrë një plakë 78 vjeçe, turp i Zotit. Shkoj e rri aty te shtëpia, nën rrënoja. syri.net

11 Shkurt 1920 – Ditëlindja e Tiranës si kryeqytet –

-11 Shkurt 1920 – 11 shkurt 2020-

Nga pikpamja gjeografike, Fusha e Tiranës bën pjesë në zonën e Shqipërisë së ulët bregdetare. Tirana ka klimë mesdhetare ku dëbora shihet radhë, ngricat janë të shkurtra dhe rreshjet e shiut të theksuara. Tirana është qytet shumë më i ri në krahasim me disa nga qytetet e sotëm të Shqipërisë, si Durrësi, Lezha, Shkodra, Berati, Vlora etj. Historia mbi trevat historike të Tiranës, shkojnë thellë në lashtësinë historike, për ekzistencën e shoqërisë njerëzore deri në paleolitin e vonë para erës sonë.

Më 1614, valiu i Shkodrës, Sylejman pashë Bargjini nga Mulleti e ngriti në rangun e kasabasë, por haset e përmendur që më 1418 në një dokument të Venedikut, duke qenë pjesë e viseve të banuara vazhdimisht që nga Epoka e Hekurit.

Në vitin 1614, Sulejman Pashë Bargjini ndërtoi xhaminë, hamamin, furrën dhe hanin, te cilat nënkuptonin fillimet e një tregu (pazari), fshati i Tiranës u shndërrua në qytet. Dhjetëvjeçarët e parë të jetës së Tiranës përkuan me periudhën e islamizmit në masë të shqiptarëve, veçanërisht të krahinave të Shqipërisë së Mesme. Arsyet që shtynë masën e popullsisë të ndërtonte fenë tradicionale, duhen kërkuar si kudo në Shqipëri edhe në këtë trevë, te gjendja e paduurueshme e krijuar nga përdhunimet feudale dhe teprimet e politikës fiskale perandorake ndaj të krishterëve. Paraardhësit e Bargjinollëve e mbajtën sundimin e Tiranës deri më 14 Gusht të vitit 1788 ku Mustafa Pashë Toptani me nushtritë e veta pushtoi Tiranën dhe pastaj vrau, dogji shtëpitë e qytetarëve që kishin mbajtur anën e Bargjinollit. Luftrat 70 vjeçare midit Bargjinollëve dhe Toptanëve morën fund me triumfin e Toptanëve, të cilët vendosën një farë stabiliteti. Ata e mbajtën pushtetin mbi qytetin e Tiranës deri në caktimin e Tiranës si Kryeqytet të Shqipërisë më 1920.

Nga fundi i shekullit 18-të dhe fillimi i shekullit 19-të, Molla Beu dhe pastaj Haxhi Et’hem Beu, të dy personalitete të jetës politike-kulturore të Tiranës, janë ndërtuesit e Xhamisë dhe të Kullës së Sahatit, të cilat qëndrojnë edhe sot si vepra monumentale-kulturore për vlerat që bartin. Ndërsa Kulla e Sahatit ka filluat të rikonstruktohet. Të dyja këto monumente, janë shumë të vizitueshme nga turistë të huaj dhe shqiptarë që vijnë për të parën herë në Tiranë.

Në shekullin e 18-19-të, Tirana njohu zhvillim në fushën e arsimit e të letërsisë. Në perandorinë osmane deri në mesin e shek.19, nuk ekzistonte arsimi shtetëror, arsimi kishte karakter krejtësisht privat; mësuesit e ushtronin profesionin e tyre me pagesë nga ana e prindërve që e përballuan vetëm familjet e pasura. Mësimi kishte karakter fetar, më pas filloi arsimi tregtar. Në Tiranë në gjysmën e parë të shek.19-të, Haxhi Et’hem beu hapi medresenë e parë. Shumica dërmuese e qytetarëve dhe e  fshatarëve ishin analfabet. Në Tiranë u krijua një shtresë e qytetarësh që njihnin gjuhët turqisht, arabisht dhe persisht, dokturimi fetare islamike apo parime juridike të Sheriatit, por edhe letërsinë artistike orientale. Në vitin 1897, konsullata Austriake hapi në Tiranë një shkollë fillore për djem ne gjuhën shqipe ku mësues ishte Filip Ashiku nga Shkodra. Në Elbasannë vitin 1909, u hap shkolla e parë Shqipe për vajza “Kongresi i Elbasanit” nga patrioti Hafiz Ibrahim Dalliu, i cili ishhte dhe mësuesi i saj. Kjo i tërboi më shumë xhonturkistët e Tiranës. Shefqet Turgut Pasha, i dërguar nga Stambolli në Gusht të vitit 1910, shpalli shkatërrimin duke dënuar shumë patriote shqiptarë që luftonin për përhapjen e gjuhës shqipë.

Më 26 Nëntor 1912, Refik Toptani, në emër të antarëve të Këshilliy përfaqësues, shpalli Vendimin për vetqeverimin e Shqipërisë dhe Tiranës, qëndrimin e saj si vend asnjanës në luftën Ballkanike. Në mes të brohoritjeve të popullit, u ul flamuri i Perandorisë osmane dhe në vend të tij u ngrit Flamuri Shqiptar. Abdi dhe Murat Toptani shkuan në Vlorë duke nënshkruar aktin e pavarësisë. Tirana ashtu si pjesa dërmuese e viseve shqiptare, nuk e gëzoi menbjëherë Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur nga Kuvendi i Vlorës më 28 nëntor 1912, mbasi më 28 nëntor treva e saj u pushtua nha ushtritë serbe. Më 17 Prill 1913, ushtritë serbe u larguan nga qyteti dhe në Tiranë u ngrit përsëri Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe drejtimin e pushtetit lokal e mori përsëri Refik Toptani. Serbia njihte shtetin e Ri Shqiptar. Ushtria serbe ushtroi terror ndaj popullsisë së Dibrë, dukeiI detyruar ata të shpërnguleshin nga vendbanimet për në Elbasan dhe në Tiranë, të cilët u pritën me bujari dhe duke u dhënë troje ku ndërtuan shtëpitë. Lagja ku ata u vendosën u quajt “Lagja e Dibranëve”.

Rebelimi i Majit të vitit 1914 i xhonturqve shqiptar drejtohej kundër shtetit të pavarur dhe synonte kthimin e Shqipëqrisë në gjirin e Perandorisë Osmane. Tirana mbeti nën sundimin e xhonturkistëve dhe nënë terrorin e Haxhi Qemalit deri në fillim të Qershorit 1915. Ushtritë serbe më 11 Qershor 1915 hynë në Tirënë dhe marshuan drejt Durrësit ku çliruan aleatin e tyre Esat Pashë Toptanin, i cili kishte qenë i bllokuar 10 muaj nga xhonturkistët. Disa ditë më vonë u arrestuan krerët e lëvizjet Xhonturkiste Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, të cilët u dënuan me vdekje. Kështu përfundoi mebolizmi xhonturkist në Shqipërinë e Mesme, faqja më dramatike e historisë së Tiranës. Në Janar 1916  mori fund në Tiranë pushtimi Serb, së bashku me administratën qeveritare esadiste. Qyteti dhe treva e saj hyn në zonën e okupacionit ushtarak Austro-Hungarez.Duke çmuar politikën miqësore që kishte ndjekur deri atëherë ndaj çështjes shqiptare,pushtimi ushtarak i saj u prit me simpati nga patriotët Tiranas. Austriakët krijuan një administratë me nëpunësa shqiptarë dhe premtuan përkrahje për zhvillimin e jetës kulturore shqiptare, sidomos për ndihmën që do t’i jepte hapjes së shkollave shqipe.

Një nga ndërmarrjet më të rëndësishme që ndërmori administrate Austro-Hungareze ishte regjistrimi i popullsisë së viseve të pushtuara  dhe ndarja administrative në pajtim me të. Tirana u bë qëndër prefekture. Sipas regjistrimit, qyteti i Tiranës kishte 10.252 banorë dhe vinte i dyti pas qytetit të Shkodrës. Shkolla e parë shqipe për vajza u hap në Shtator 1916 me mësuese Servete Maçi; po kështu u hapën edhe shkolla të tjera laike ku mësonin të rritur dhe djem pa dallim feje. Kontribut dhanë dhe Hafez Ibrahim Dalliu, Mehmet Fortuzi, Hasan Vogli, Mustafa Mara, Riza Jasa, Xhafer Zelka, Isuf Elezi, Beqir Luga etj. Gjatë luftës së I-rë Botërore, popullsia e Tiranës u varfërua pa masë, sëmundjet epidemike si tifo, kolera bënë kërdinë në popull. Më 28 Nëntor 1917, në Tiranë u ngrit Streha Vorfnore, e cila grumbulloi fëmijë jetim që nuk kishin përkrahje ekonomike. Kjo u ngrit me ndihën e Rauf Ficos, shtetar dhe ardhetar, po kështu kontribuoi Zyber Hallulli, Xhelal Toptani, Mytesuin Kelliçi, Luigj Shala, të cilët formuan Këshillin drejtues.

Më 11 Tetor 1920, Streha Vorfnore kishte gjithsej 40 djem e vajza jetime. Okupacioni austro-hungarez vazhdoi deri në verën e vitit 1918. Në Korrik 1918, ushtritë italiane ndërmorën ofensivën kundër ushtrive Austro-Hungareze, e cila pësoi disfatë dhe më 3 Nëntor 1918 kapitulloi, kurse me kapitullimin e Perandorisë Gjermane më 11 Nëntor 1918, merr fund Lufta e Parë Botërore. Treva e Tiranës, si pjesa më e madhe e Shqipërisë, hyri nën pushtimin ushtarak Italian. Në vitin 1919, në Tiranë një grup intelektualësh të qytetit formuan shoqatën patriotike “Drita” që luftonte për një rregjim demokratik evropian. Rreziku i madh që po kalonte Atdheu nga këmbëngulja e Fuqive të Antantës për të zbatuar Traktatin e fshehtë të Londrës që ishte për copëtimin e trojeve shqiptare në favor të shteteve fqinje, Sërbia, Malit të Zi, Greqisë dhe Italisë dhe krijimin e një principate shqiptare me Esat Pashë Toptanin, revoltuan patriotët, të cilët ndërmorën nismën për thirrjen e Kongresit të Lushnjes. Tirana u përfaqësua nga tre delegatë: Abdi Toptani, mytesim Këlliçi dhe Shefil Kondi. Kongresi i Lushnjes rrëzoi qeverinë e Durrësit, miratoi thirrjen drejtuar Konferencës së Paqes se kërkohej respektimi me çdo kusht i Pavarësisë së plotë të Shqipërisë me kufijtë e vitit 1913 pa kontrollin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha. U formua Qeveria Kombëtare me kryeministër Sulejman Delvinën; u formua këshilli Kombëtar (Parlamenti). Kongresi i Lushnjes mori vendim më 9 Shkurt 1920 që të vendoste Kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht ne Tiranë. Me miratimin e të gjithëve anëtareve të Kongresit, pjestarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entusiazëm hyrjen e organeve të larta shtetërore. Në vitin 1925, Asamblea Kushtetuese e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj, Tiranën, e cila vazhdon edhe në ditët tona.

Berisha i nxjerr VIDEO-n Bashës: Ju jeni marrë peng dhe vazhdoni të rrini peng sa të doni

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, duke folur në sallën e parlamentit është shprehur se për zgjatjen e vetingut kot vazhdohet që të diskutohet, pasi Rama dhe i ai që është amrrë peng, Lulzim Basha e kanë vendosur për ta votuar.

‘Këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i meduzës me agaçion e tij, si armë e tmerrshme për gjahun e shtrigave.

Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për tu riparuar.

Unë po flas për zërin e qytetarëve.

E dini ju zonjë që vetëm 24% e shqiptarëve i besojnë reformës në drejtësi sot.

Sot veç 7 % e atyre që votojnë besojnë pseudoreformën Soros-Rama.

Mos vazhdoni kot diskutimet. Ndërprisni seancën dhe votojeni

Të dish një gjë, kemi qenë për vetingun dhe jemi për vetingun, por jo për armë gjahu. Ty të intereson gjysma e pengut dhe bravës.

Ka qenë marrëveshje që 7 ligjet organike të votohen me konsensus. Opozita e vërtetë shqiptare këtu dhe jo ju. Ja ku e ke, sot ju bëni sikur nuk jeni ata. Kjo është e vërteta, pasi ua fusni juve ata … e dini vetë ju, dilni e flisni ju.

Juve ju kanë marrë peng dhe vazhdoni të rrini peng sa të doni’, u shpreh gjatë fjalës së tij në parlament, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Vettingu, Berisha: U mbajt Sokol Sadushi që deklaroi 20 mijë euro dhuratë të gjyshes për fëmijët, dhe larguat tjetër se nuk kishte deklaruar një garsoniere

TIRANË

Në fjalën e tij në seancë plenare, ish kryeministri atakoi vettingun kur tha se nuk u përdor i njëjtë standar për gjyqtarët e prokurorët.

“U mbajt Sokol Sadushi që kishte blerë apartament në vitin 2006 nga një person që nuk dihet ku i kishte marrë paratë e blerjes dhe këtë apartament, ndonëse e linte të regjistruar mbi të edhe në 2012 e kishte vendosur kolateral banker, u mbajt Sokol Sadushi që që deklarontë dhuratën 20 mijë euro të gjyshes për fëmijët, kurse të tjerëve u kërkohej, kur gjykatësja deklaronte se këto para mi dhuroi babai im dhe i kam dhënë çdo muaj nga rroga, nuk i besohej se ishte e djashtë. U përzu nje tjetër se nuk kishte deklaruar një garsoniere.

Shqipëria dhe qytetarët kanë humbur të drejtën për të pasur një process gjyqësor të rregullt. Shqipëria u bllokua me integrimin. Një jo e prerë për shkak të mungësës së gjykatave. Janë me mijëra dosje në prokurori që nuk ka kush t’i hapë më.” tha Berisha. bw

Berisha kundër zgjatjes së afatit për organet e vettingut: Proces gjigand korruptiv, u përdor për spastrime krahinore e fetare në drejtësi

TIRANË

Ndërsa Basha njoftoi sot qëndrimin e PD për të votuar në seancë zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, ish kryeministri Berisha e quan këtë proces një projekt gjigand korruptiv.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. I kam shprehur qëndrimet e mia nda ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet me shkleje të rënda ligjore dhe u përdor nga Rama me nidhmën e mikut të tij Soros.

U përdor për spastrime krahinore, klasore e fetare të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde. Nuk i beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do votoj në kundërshtim me atë që besojnë shqiptarët”. tha Berisha.bw

Çështja ‘Toyota Yaris’, prokurori belg në Tiranë, shkon në SPAK dhe…

Prokurori belg i çështjes së ‘Toyota Yaris’ ka ardhur në Tiranë, në kuadër të hetimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Mësohet se prokurori ka mbajtur takim ne SPAK dhe prokurorine e Tiranes.

Nënë Liza zbulon prapaskenat e takimit me Ramën: U përplasëm me Maznikun, ndërhynë badigardët

Njëra prej banoreve, nga protesta para Kuvendit, që ishte në takimin me kryeministrin Edi Rama, ka zbuluar për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Erjon Skëndaj, prapaskenat e takimit.

Banorja Laureta Nikolla është shprehur për gazetarin Skëndaj se në takim Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”.

“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën, raporton “BalkanWeb”.

‘Negocioi’ me Ramën për banesat e ‘5 Majit’, nënë Liza skeptike: Fjalët i merr era, s’e besoj kryeministrin

Nënë Liza është shfaqur skeptike pas takimit të saj me kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes së banesave në lagjen ‘5 Maji’.

Në një prononcim për mediat, e moshuara tha se nuk i beson ato çka bisedoi me Ramën, pasi do një kontratë të firmosur me vulë.

“Nuk besoj mor gjallë, i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia. Kontratën nuk e kam marrë. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Atëherë ulem unë. Kur ta firmosë kryebashkiaku. Nuk e fal se nuk kam mundësi, I kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë vilë e kam pasur. si kërkova vilë, por siç e kam pasur. E kam pasur në proces legalizimi. Kontratën do e firmos kur të vijë kryetari i Bashkisë, ai e vendos. S’ka asnjë afat, asnjë garanci. Se kur do bëhet pallati se dimë. Kryeministri thotë; do e merrni. Por kur do e marrim? S’kemi marrë asnjë garanci.”, tha ajo.bw

Banori i ‘5 Majit’: “Ça bëni kështu! Na rropët. Gjenocid!”, shtëpitë na i hodhën përtokë, përfaqësitë e huaja pse e mbyllin gojën?!

Një rrëfim i dëshpëruar vjen nga një banor i lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë, banesa e të cilit preket nga ndërtimi i kompleksit të pallateve që do të ndërtohet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Ai tha për mediat se ky shtet po i rrjep, ndërsa akuzoi përfaqësitë e ambasadave të huaja që nuk flasin.

“7 fëmijë, na i hodhën në tokë përnjëherë. Po ça po bëni mor? Na gritë. Po ju përfaqësitë e huaja pse e mbyllni gojën. Ne kemi mbajtur demokracinë nga ju dhe pas 30 vitesh u kthyem pas. Ça bëni kështu mo? E rropët këtë Shqipëri! Na grinë. Ça terrori jemi ne mo, gjenocid.”, tha qytetari që proteston para Kuvendit. bw

Banesat- Bled Marku, gazetari që Rama s’e pranoi si përfaqësues: Kryeministri ka siklet pyetjen që s’i jep dot përgjigje

Gazetari Bled Marku, një nga banorët që do t’u shemben banesat në Laprakë, ka kërkuar të jetë në përfaqësinë e banorëve me të cilën Kryeministri kërkoi të bisedonte sot, por ai u refuzua hapur nga Rama.

Rama i zgjodhi vetë me dorë vetëm tre persona nga radhët e protestuesve, që të përfaqësonin familjet që iu shemben shtëpitë në rrugën “5 Maji”, Paskuqan dhe Laprakë, duke e përjashtuar publikisht Markun me fjalët: Ti jo, ti shko bëj propagandë në televizor”.

Pikërisht pas kësaj, Marku, gazetar i SYRI TV, deklaroi për mediat se cila qe arsyeja që Kryeministri refuzoi ta dëgjonte:

“Unë jam një nga personat që e di më së miri çështjen e Unazës së Madhe, – tha ai, – që di dhe devijimet që janë bërë, që i njoh të prekurit adresë më adresë dhe nuk bëj propagandë në televizor. Unë kam dalë sot para parlamentit që të shpreh shqetësimin tim: “Pse e ke vonuar ti legalizmin e banesave?! Le ta lëmë “Shaban Tapinë”, po ti?!

Ata që u prekën nga Unaza duhet të ishin në takim me Ramën! Banorët janë të ndërgjegjshëm, e dinë, janë informuar për projektin, ne e dimë, por Kryeministri nuk më zgjedh mua se ndoshta ka siklet se mos i bëj pyetje që nuk i jep dot përgjigje. Por unë do t’ua them banorëve, të gjithë ata që preken nga projekti korruptim i Unazës së Madhe me Salillar dhe “sallillarë” të tjerë. Kryeministri nuk më do në përfaqësi, se ka frikë se i bëhet pyetja që nuk i përgjigjet dot”, theksoi Bled Marku. syri.net

Berisha prezanton Elton Banon në Lushnje: Firmosni ndryshimin me votë

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka prezantuar në Lushnje kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit, Elton Bano. 

Ish-kryeministri kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, duke ftuar qytetarët e Lushnjes që të firmosin ndryshimin.

“Kandidati jonë për bashkinë e Lushnjes, njëri prej djemve të këtij qyteti, pasardhës i një familje që ju e njihni të gjithë, intelektual dhe qytetar që mirëshon vlerat dhe virtytet tuaja shpirtërore. Jemi në një fushatë të pjesshme lokale por rëndësia e saj është shumë herë më e madhe se sa fushata e zakonshme në 6 rrethe apo 6 bashki të vendit. Kjo fushatë, këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqiptar që do të jetojë në këtë v vend, për çdo qhtetar, femer, të lushnjes dhe mbarë Shqipërisë. Duhet të shënojmë ndryshimin. 

Për ne shqiptarët sa herë që ta mendojmë asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk mund të ketë se sa ndryshimi. Imagjinoni për një moment, kam ardhur këtu në vitin 1992 president i Republikës. Unë dilja para jush dhe shkoja në kancelaritë e Europës e Botës, në Shtëpinë e Bardhë, një president me rrogë 16 dollarë në muaj. Ndryshimi që shenjuam së bashku çdo muaj, çdo vit e solli që në vitin 2013 nga vend me rroga sa në Uganda të kemi rroga më3 të larta në rajon përfsihrë edhe Rumaninë e Bullgarinë. Kishim 2 400 km rrugë të asfaltuara, dhe në 8 vite asfaltuam 11 mijë km rrugë. Ndryshimi bëri të mundur që ne vendi më i izoluar i Eiuropës të anëtarësohemi në NATO, në KiE, të ecim të sigurt drejt BE dhe të fitojmë lëvizjen e lirë. 

Shqipëria ka nevojë për votën tuaj që të firmosni ndryshimin. Ndryshimi është i nevojshëm për shqiptarët aq sa është ajri poër zogjtë që fluturojnë. Ne duhet të fluturojmë, ne duhet të ecim shpejt“.

Berisha: Taulant Bego Yaris vjen në Lushnje dhe bën fushatë për kandidatin e Lul Bravës

Nga Lushnja, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim Bashës. 

Berisha tha se në zgjedhjet e 6 marsit demokratët përfaqësohen nga kandidati i koalicionit opozitar, “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano.

“Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i ka dhënë logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, të cilin nuk e njoh dhe nuk merrem me të, por ta dini primaret ishin të hapura poër çdo anëtar të PD në Lushnje pa përjashtim dhe kërkonin guximin e besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajo por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Lulzim Basha ndryshoi pas një takimi 5-6 orësh me Edi Ramën.

“Edi Rama përdori mashtrime, banda dhe shumë mënyrë, por përdori edhe naitivitetin e tmerrshëm të ish-kryetarit tonë, të cilin sikur i bëri magji në një takim të papritur 5-6 orësh dhe nuk e morëm vesh se çfarë ndodhi. Nga ajo kohë, në zgjedhjet e vitit 2021, ai vendosi sistemin e patronazhistëve, sistem i përdorur në Partinë e Punës. përdori 130 mln euro nga buxheti për të marrë votën e qytetarëve në zonat e tërmetit, përdori paratë e droiës dhe korrupsionit. Lulzim Brava i cili ishte zotuar se do të mbroj votën tuaj, në mënyrën më të pabesë tradhtoi votën tuaj, dhe në vend që të dilte në shesh për të mbushur sheshin e Tiranës e të mos ndaheshim deri kur të përmbysnim zgjedhjet, vrapoi pas karriges së tij”. syri.net

Elton Bano: Primaret tregojnë drejtimin e pushteti nesër dhe fundin e praktikës së uzurpuesit të vulës

Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ në Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, i dalë nga votat e anëtarësisë së demokratëve në primaret e zhvilluara në këtë degë është prezantuar ditën e sotme nga ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Në fjalën e tij para demokratëve Bano theksoi se primaret ishin një proces i rralë dhe mbreslënës, transparent dhe gjithë përfshirës dhe se tregon konceptin për drejtimin e pushtetit nesër.

Gjithashtu kandidati i dalë nga primaret sqaroi se këto primare i dhanë fund edhe praktikës që u bë e zakonshme nga uzurpuesit e vulës.

Bano: I nderuar Doktor Berisha, të nderuar zonja dhe zotërinj, miq dhe dashamirës të qytetit. Ju falenderoi për besimin dhe votën tuaj për kandidimin tuaj për kandidat të Bashkisësë Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit. Primaret ishin një proces i rralë dhe mbreslënës, transparent dhe gjithë përfshirës.

Anetarët e PD-së Lushnje dhe të 5 bashkive të tjera vendosën një standart të ri në zgjedhjen e përfaqësuasit të tyre që tejkaloj ndikimin jo vetëm në forcën tonë politike. Procesi vendimarrës i anëtarësisë që ne kryem, tregon konceptin tonë të drejtimit të pushtetit tonë nesër.

Sikurse është fundi i asaj që u bë një praktikë e zakonshme nga uzurpuesit e sotëm të vulës për shumë vite me radhë. Të nderuar qytetarë, e duam Lushnjen tonë dhe na dhemb gjendja ku është katandisur sot. syri.net

VIDEO- Brutalitet policor te ‘5 Maji’ me skena të llahtarshme

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhjetëra punonjës të IKMT, të shoqëruar nga Policia e Shtetit kanë vërshuar në zonën e ‘5 Majit’.

Banorët e kësaj zone e kanë gdhirë natën jashtë, në tentativë për të ndaluar prishjet e shtëpive, por kundërshtimit të tyre i është përgjigjur me forcë Policia e Shtetit duke i nxjerrë me dhunë nga banesat e tyre.

Tashmë banorët janë jashtë shtëpive të tyre, ndërsa forcat e rendit kanë krijuar gardh dhe nuk lejojnë askënd të futet në banesa për të marrë as gjërat elementare.

Në zonën e ‘5 Majit’ sot pritet të shemben dhjetëra banesa, ndërsa aksioni i IKMT prite të shtrihet edhe në Laprakë për të shkatërruar qindra objekte.

VIDEO- Berisha: Terror ndaj banorëve të ‘5 Majit, që po i mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar terrorin që po ushtrohet nga qeveria mbi banorët e rrugës 5 Maji sot, të cilët po dëbohen dhe po shtëpitë po iu shemben.

Për përpjekjet e tyre, protestën që kanë bërë edhe sot, Berisha i ka konsideruar heronj. “Terror policesk ndaj banorëve të “5 Majit”! Ata po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre!” shkroi Berisha duke publikuar pamjet drithëruese të mëngjesit të sotëm.

Kujtojmë se Berisha pak ditë më parë, duke mbështetur revoltën e tyre përpara Kuvendit të Shqipërisë, argumentoi se ata të gjithë të drejtën ligjore për t’u dëmshpërblyer për posedim prone.

Disa ditë më parë ai theksoi se “Edi Rama, Erion Veliaj, Artan Lame e kanë përcaktuar atë zonë e cila nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet nga tërmeti dhe e kanë bërë këtë për zgjedhje, në mënyrën më hileqare, të turpshme. Kanë gjetur zonën që ka më pak shtëpi të legalizuara dhe u bien me buldozier. Por ky është një shkelmim i ligjeve të vendit. Shtëpitë ata i kanë aty që para 20 vitesh. Shtëpitë e tyre duhet të ishin legalizuar automatikisht .” syri.net

 

‘Kriminela, ergodana, putina’, bashkia shkatërron shtëpitë te 5 ‘Maji’

Qindra banorë të Tiranës janë gdhirë mëngjesin e sotëm pa shtëpitë e tyre që i gëzonin prej 30 vitesh.

Një projekt korruptiv i Bashkisë së Tiranës  dhe qeverisë shqiptare, gjoja për të rehabilituar banorët të cilëve u janë prishur banesat nga tërmeti, po shkatërron pronat e ligjshme të qindra qytetarëve.

Revolta e banorëve ka qenë e madhe, por përballë qindra policëve dhe punonjësve të bashkisë së Tiranës, ata kanë qenë të pafuqishëm.

Momentet nga dhuna policore ndaj banorëve të ‘5 majit’. syri.net

Dhuna e policisë tek ‘5 maji’, Vasili: Qytetarët po përballen me naziskinët e pushtetit

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar më një postim në faqen e tij në facebok ndaj dhunës që po ushtron policia ndaj banorve që po u prishen shtëpitë tek “5 maji”.

“Njerëzit e thjeshtë po përballen në këto momente me hordhitë e policëve të mafies së Qeverisë”, shkruan deputeti i LSI.

Ja postimi i plotë:

Në këto momente tragjike po ushtrohet dhunë ç’njerezore dhe kriminale ndaj banoreve tek 5 maji.

Njerezit e thjeshtë po përballen në këto momente me hordhitë e policëve të mafies së Qeverisë.

Qyetarët po përballen me naziskinët e pushtetit, që s’kanë asnjë lidhje me asnjë normë njerezore dhe që shkelin çdo ligj.

Këta janë pushtues kriminalë dhe jo qeveritarë të popullit. syri.net


Send this to a friend