VOAL

VOAL

Presidenti Meta: Ta duam Kushtetutën tonë, siç e donte George Washington Kushtetutën e vendit të tij!

Nga Ilir Meta

TA DUAM KUSHTETUTËN TONË, SIÇ E DONTE GEORGE WASHINGTON KUSHTETUTËN E VENDIT TË TIJ!

Sot, me rastin e Ditës së Presidentëve, një festë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosur në nderim të Presidentit të Parë, George Washington, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë krerët e shtetit amerikan të cilët kanë lënë një shembull dhe trashëgimi drejtimi tejet frymëzuese.

Kujtojmë në veçanti Presidentin Woodrow Wilson i cili nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë duke luajtur një rol vendimtar në Pavarësinë e vendit tonë.

Presidentët Reagan dhe Bush i Parë që punuan pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, Europë dhe kudo në botë.

Nderojmë sot Presidentin Bill Clinton, mikun e madh të kombit tonë, i cili udhëhoqi energjikisht nismat vendimtare për ndalimin e gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.

Kujtojmë vizitën historike të Presidentit George W. Bush në vitin 2007, i pari kryetari shteti i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe që lajmëroi nga Tirana shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Mirënjohje të gjithë krerëve të SHBA për kontributin e vyer të dhënë për forcimin marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë.

Shqipëria është e vendosur për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndarë vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe demokratike, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!

Image

‘Humbja e Bashës është humbja e Yuri Kim’ – Nga ALFRED LELA

Pas përcaktimit si persona non gratta, nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, të ish-kryeministrit Sali Berisha, retorika e ambasadores Yuri Kim duhet të ishte futur në këllëfin e heshtjes.

Kjo sepse non gratta është colpo di grazia, goditja finale. Zonja Kim duhet të kishte zgjedhur heshtjen, të paktën në publik, për të mos vënë në diskutim, jo fatin e z. Berisha, por vetë dizajnimin e shefit të saj ndaj politikanit shqiptar.

Ndërhyrjet e drejtpërdrejta, apo me nënkuptime, të ambasadores kanë ngazëllyer kundërshtarët klasikë dhe ata të rinj të Sali Berishës, të cilët e kanë mbështetur me aq patos inkursionin politik të saj, sa kanë tëhuajësuar jo pak individë, të cilët, në normalitet do të kishin parapëlqyer neutralitetin. Teprimi, duke u bërë i dyfishtë, të dyfishtë e ka pasur efektin.

Nëse reagimi i sotëm i ambasadores në Twitter futet në serinë e qëndrimeve të llojit, ai është edhe më abrazivi, gjë që të çon te pyetja legjitime: pse kështu? dhe pse tani?

Duhet të ketë të bëjë, si me sondazhet e fundit për 6 marsin, shfaqur në media të së djathtës si Syri, në të qendrës Euronews Albania, apo dhe të së majtës, revista Newsbomb e Anila Bashës, e cila ka komisionuar anketuesin e njohur Eduard Zaloshnja. Në të gjitha këto sondazhe kandidatët e Shtëpisë së Lirisë paraqiten në epërsi ndaj kandidatëve të PD së selisë. Madje në Shkodër, kandidati i ish-kryeministrit, të paktën sipas sondazhit të Zaloshnjës rezulton fitues, duke mundur kandidatin e Bashës dhe rivalen socialiste. Berisha, nga ana tjetër, vazhdon të jetë më popullor se Basha djathtas. E vetmja fashë ku kryetari mund ish-kryetarin janë votuesit e majtë. Një peizazh i tillë elektoral i pafavorshëm, si për kandidatin e ambasadores amerikane, Basha, ashtu edhe për të besuarit e këtij të fundit, e ka shtyrë zonjën Kim të hidhet në fushatë duke tradhtuar kështu etiketën e paanësisë formale.

Qartësisht, humbja e Bashës kësaj radhe është edhe e saja. Ndryshe nga herët e tjera, kur ajo nuk ka lëvizur as gishtin për të shmnagur humbjet e kryetarit të PD, madje është konstatuar në lëvizje kundër tij, p.sh. vizita në KQZ mesnatën e 25 prillit apo lejimi i Ramës për ta ndryshuar Kodin elektoral pa konsensus, Basha i kësaj here është në hatrin e saj. Jo në përballjen me Ramën, por atë me Berishën. Nëse kandidati i saj renditet i treti më 6 mars, në këtë pozicionim, do apo nuk do ajo, do të dallohet edhe silueta e saj.

Për këtë ajo nuk hesht, siç do të duhej. Duke mos pranuar se, pas non gratta-s së Departamentit të Shtetit, çdo shto-miell-e-shto-ujë nuk bën gjë tjetër veç e zbeh, si impaktin ashtu edhe rëndësinë e përcaktimit amerikan. Non gratta është relativizuar edhe për shkak të transgresioneve të ambasadores. Edhe për arsye se ajo, prej vitesh, vërtitet nëpër Tiranë me tufa lulesh, shëtitje, ekskursione e flirte për eksponentët dhe shpurat qeveritare, dhe me thikë në dhëmbë për protagonistët e aksionit opozitar. Në Durrës të paktën, non gratta e parë amerikane është në veprim politik permanent dhe, sipas të gjitha gjasave, PS me në krye Dakon si pushtet dhe Sakon si mëkëmbëse, do ta marrë Bashkinë.

Sali Berisha është non gratta, po. Ai ka shkeljet e veta, padiskutim. Por, të paktën, ish-kryeministri nuk bën sikur. Ai ka dalë në fushatë, hapur, duke garuar për veten, idetë dhe kandidatë e tij. Mund të jetë i vjetëruar, i ashpër, riciklim, por një gjë nuk e bën: nuk na e fyen inteligjencën duke u fshehur pas fustanit të grave e duke luajtur trimin apo të përvuajturin. Dhe në këtë vend, e dashur zonja ambasadore, ku çdo gjë është marrë me koncension, ku çdo gjë ka rënë në katër-pesë duar, ku çdo gjë është relativizuar në një Sodomë-Gomorrë të pashoqe, inteligjencën, që na ndihmon të lexojmë aktorët dhe ngjarjet, të paktën disa prej nesh, duam ta mbajmë.

Mund të mos jetë shumë, por si flamur i mosdorëzimit vlen diçka.

Ndërhyrja e Kim- Burimi: Skandal i paimagjinueshëm! Nëse fiton kampi i Berishës, bie pazari Kim-Basha

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, Genc Burimi ka komentuar ndërhyrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim me deklaratën e saj e cila është një ndërhyrje e pastër në politikën e brendshme dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor si dhe Kushtetutën.

Burimi ka theksuar se kjo që bënë zonja Yuri Kim është vazhdimi i një skandali të paimagjinueshëm dhe se pazari mes amerikanëve dhe Bashës bie nëse kapi i Berishës fiton zgjedhjet e 6 marsit.

Burimi: Kjo që bënë zonja Yuri Kim është vazhdimi i një skandali të paimagjinueshëm. Dëgjova qëparë Libanin, por ajo nuk ka lidhje fare me këtë punë. Ambsadorja amerikane dhe OKB kërkojnë thjesht mbajtjen e zgjedhjeve në 15 maj. Nuk ndërhyjnë ata atje të thonë se kë duhet të votojnë.

Është e paparë në literaturën politike kjo që bënë aktualisht Ambasada Amerikane në Tiranë. Është njësoj si ti thuash amerikanëve që mbështesin republikanët se kush ju detyroi juve që mbroni dhe votoni Donal Trump. Është i akuzuar por jo i dënuar.

Ajo që bënë ajo zonjë është skandaloze. Këtë e bënë se sa më shumë që afrohet 6 marsi asaj i shtohet stresi nga pazaret që kanë bërë amerikanët me Lulzim Bashën. I kanë premtuar Bashës që vrit babanë dhe ne të japim partinë ndoshta më vonë edhe qeverinë.

Nëse në 6 mars fiton kampi i Berishës bie pazari. syri.net

Redon Meksi: Deklarata e Kim e shëmtuar, ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Shqipërisë

Juristi Redon Meksi, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, ka komentuar deklaratën e bërë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Meksi theksoi se deklarata e Yuri Kim është e shëmtuar, duke shtuar se ka ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Ndërhyrja e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim është e shëmtuar, sepse është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Pronari i vetëm i politikanit është vetëm populli e askush tjetër. Kim flet për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, por se Shtëpia e Lirisë del se është koalicioni i vetëm që ka zgjedhur kandidatët e saj me vote nga anëtarësia.

Zonja Kim duhet të përshëndeste primaret, se ndodhi si në Amerikë, por ajo sulmon ato që vërtetë duan kandidatë të denjë për qytetarët, që vijnë nga populli”, deklaroi Redon Meksi. syri.net

Dhunë dhe presione ndaj qytetarëve në Durrës, Berisha akuzon Ardi Çelën: Kriminel elektoral! Janë të tronditur

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia mbrëmjen e kaluar në Durrës, në biznesin e një mbështetësi të ‘Shtëpisë së Lirisë’, pasi kishte marrë pjesë në takimin elektoral. 

Berisha tha se qeveria është e tronditur nga kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ të cilët sipas tij do të jetë fitues në 6 mars.

Ish-kryeministri akuzoi edhe drejtorin e OSHEE, Ardian Çela se po përdor detyrën shtetërore për të mbledhur vota.

Berisha e quajti atë kriminel elektoral, ndërsa denoncoi se ndërmarrja e tij po terrorizon dhe dhunon qytetarët me gjoba.

“Mbrëmë policia bashkiake dhe narkopolicia e narkoshtetit, dhanë shenjat e para. Unë iu them durim se s’keni parë gjë akoma, 6 marsi është fitorja e sigurt dhe fillimi i kthesës së madhe për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë. Tronditje e madhe në të katër anët.

Një kriminel elektoral vjen si hije e zezë nga rruga në rrugë në Durrës dhe ky është Ardi Çela, kudo që ta shihni i vini një tabelë, ‘kriminel elektoral’. Ka të drejtë ky njeri të shkelë ligjet? Ndalohet me ligj veprimtaria e tij.

Shkon në Rrashbull dhe shkarkon një pjesë të punonjësve sepse nuk marrin përsipër t’i votojnë. Nëse është përdorur një ndërmarrje për dhunë dhe terror ndaj qytetarëve, është përdorur ndërrmarrja e tij.

Gjobat që ka vendosur ky njeri përmes ndërmarrjes elektrike janë dhjetëra milionë euro dhe në fund e dorëzoi me 450 mln euro borxh, të falimentuar. Tronditje e madhe!”, u shpreh Berisha.  syri.net

Berisha i përgjigjet Yuri Kimit: Deklaratën e Guvernatores e shkroi Edi Rama! Po shkelmon ligjet e SHBA

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës që bëri sot ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, duke ndërhyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. 

Nga Shkozeti ku takoi banorët i shoqëruar nga kandidati i opozitës për kryetar bashkie i Durrësit, Ardian Muka, Berisha u shpreh se deklaratën e ‘Guvernatores’ e ka shkruar Edi Rama.

Berisha akuzoi Kim se përfaqëson mafien e George Soros në Shqipëri, ndërsa shtoi se ambasadorja po shkelmon ligjet dhe parimet e SHBA.

“Edhe deklarata sot e Guvernatores shprehte këtë tronditje. Nuk i dalin kurrkund hesapet. Mund të bëj shumë komente, por do t’u them vetëm një mesazh që më dërgoi një miku im gjuhëtar: Më thotë, Sali, unë e lexova atë deklaratë, është përkthim nga shqipja në anglisht dhe në shqip është stili i Edi Ramës. Është pikërisht ajo që kam thënë me kohë, ajo bën sekretaren ideologjike të PS.

Në fakt, e gjithë kjo përpjekje është e pashpresë. Si Guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në proceset e brendshme elektorale dhe këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros, shkelmon mbi ligjet dhe parimet e vendit të saj të lirë dhe të Shqipërisë.

Të mos harrojmë se një nga qëllimet e mafies sorosiane është të prishë imazhin e SHBA te shqiptarët, këtë kurrë nuk do ta realizojë. Jo! Ne do të ecim të vendosur të votojmë të lirë, të zgjedhim të lirë përfaqësuesit tanë. Të zgjedhim të lirë brenda partisë ata që duam, siç kemi zgjedhur Ardi Mukën, të zgjedhim të lirë qytetarët e parë dhe këshilltarët tanë me votën e lirë”, u shpreh Berisha.syri.net

 

Muka: Të rinjtë, aleatët e bashkisë nesër! Më 6 mars i ndryshojmë faqen Durrësit

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit, z. Ardian Muka dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, po zhvillojnë një takim me banorët në Shkozet.

Kandidati Muka ka kërkuar votën dhe besimin e të rinjve durrsakëve për të krijuar një kontratë për ndryshimin që nesër pas 6 marsit ti ndyshojmë faqen qytetit të Durrësit.

Muka: Mirëmbrëma të gjithëve. Ndihem shumë i lumtur që ndodhem sot mes jush. Doja tju falënderoja për votën tuaj në primaret e zhvilluara për tju përfaqësuar ju në zgjedhjet e 6 marsit.

Nesër me ardhjen kryetar i bashkisë, ju do më ndihmoni që të rinjtë të mos largohen më jashtë vendit, që të rinjtë ta shohin Durrësin si një vend për tu zhvilluar me prosperitet.

Të rinjtë do jenë pjesë e programit tonë, e programit që do zhvillojmë sëbashku me ju.

Univesiteti Aleksandër Moisiu do të jetë nesër aleati i Bashkisë Durrës nga ku ne të gjithë bashkë me të rinjtë do të krijojmë laboratoret e ardhshme të punësimit, ku rinina do të gjejë te bizneset e qytetit ato stazhet e punës që do të kryejnë, një burim i vogël financimi në fillim, por do të jetë tulla e parë drejt hapave dhe rrugës që do të ndjekin.

Ne duhet ti krijojmë kushtet rinisë tonë të qëndrojë në Durrësin tonë, në Shqipëri që ata të krijojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre, që ata të prosperojnë në vendin e tyre.

Vij sot para jush për të kërkuar besimin tuaj, që bashkë të krijojmë një kontratë për ndryshimin që nesër pas 6 marsit ti ndyshojmë faqen qytetit të Durrësit.

Që qytetarët mos të gjejë një derë të mbyllur por një bashkëpunëtor dhe një shërbëtor të tyrin.

Dhe këtë ua kërkoi shumë përulësisht që ta bëjmë të gjithë bashkë, hapi i parë fillon në 6 mars duke votuar Shtëpiunë e Lirisë, duke votuar Ardin Mukën, numrin 1. 

Berisha në Shkozet: Zgjedhjet e 6 marsit, ju votoni për të përcjellë mesazhin e ndryshimit në të gjithë Shqipërinë

Lideri historik i PD, Sali Berisha dhe kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkinë e Durrësit, Ardian Muka takuan këtë pasdite banorët e Shkozetit. 

Berisha kërkoi votën për Mukën duke iu bërë thirrje qytetarëve se në 6 mars nuk do të votojnë vetëm për kryetarin e bashkisë, por edhe për të përcjellë mesazhin e ndryshimit për të gjithë vendin.

“Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm se ju zgjidhni qytetarin tuaj të parë, por ju votoni për mbarë shqiptarët të cilët presin nga Durrësi, Shkodra, Lushnja, Peshkopia, Vora dhe Rrogozhina, mesazhin e shpresës, mesazhin e ndryshimit, në mënyrë që t’i thuhet ndal kësaj rrokullisje të frikshme të Shqipërisë nga një regjim që çdo gjë bën për pasurimin e tij, që nuk përfill asnjë interes, nuk përfill asnjë nevojë të qytetarëve, i cili vetëm në një aferë ka fituar, ka përvetuar 430 mln euro.

Dhe kjo është afera e djegësve, i cili kërkon sot të përvetësojë rreth 4 miliardë euro truall me 2 mijë euro m2 në Portin e Durrësit. Një regjim i cili po e spastron Shqipërinë nga rinia. Kudo që shkon dëgjon sirenat e mjerimit, të varfërisë, të shkretimit të vednti dhe kjo për faktin e vetëm se Edi Rama dhe ministrat e itj, kanë vetëm një qëllim, pasurimin”, u shpreh Berisha.

Berisha: Sako bëri gabim që kandidoi! Kandidati i Bravës, Luan Hoti, ‘vëlla siamez’ i Vilma Nushit

Nga Shkozeti i Durrësit ku takoi banorët, i shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie, Ardian Muka, lideri historik i PD, Sali Berisha përcolli mesazhe të forta për zgjedhjet e 6 marsit. 

Berisha u shpreh se kandidatja socialist Emirjana Sako bëri gabim që kandidoi për kryetare bashkie të Durrësit, duke i kujtuar asaj përgjegjësit që ka për tragjedinë e tërmetit të 2019-ës dhe aferën e inceneratorëve.

“Sot unë vij këtu për Ardi Mukën, nuk krahasohet me asnjë kandidat tjetër. Zonja Sako ka gabuar rëndë që ka kandiduar. Sepse ajo ka disa hesape morale në kuptimin e firmave që ka vendosur si kryeeksperte për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit. Janë ato ndërtesa këtu në Durrës që kanë firmën e saj, morën gjithë ato jetë njerëzish. Kjo dosje është në Prokurori. Prokuroria e Edi Ramës edhe mund ta mbyllë atë, por shpirtrat e atyre që s’janbë më, bëjnë thirrje për drejtësi dhe ata unk gjejnë paqe nëse zyrtarët që neglizhuan, që u treguan të papërgjegjshëm, nuk vendosen para ligjit.

Mendoj se shumë e shumë zonja të tjera të PS mnund të vonin të kërkonin votën, kurse ajo nuk kishte asnjë të drejtë. Zonja Sako gjatë këtyre dy viteve që drejton bashkinë, ju jeni dëshmitar, në Tv e vendit janë dhënë dhjetëra kronika ku qytetarët denonconin padrejtësinë e saj, mosdhënien e granteve apo dhënien e ndihmave sipas përkatësisë partiake. Pra, ajo ka shkelur rëndë kodin dhe ligjet e vendit për ndihmat e tërmetit. Zonja Sako del direkt e implikuar në aferën e djegësva. Nga taksat tuaja ajo ka vendosur 10 mln në atë aferë dhe përveç kësaj edhe pas shpërthimit të skandalit, dy javë më parë, ka disbursuar 200 mijë euro për banditët e kësaj afere”, u shpreh Berisha.

Lideri historik i demokratëve komentoi edhe kandidatin e Lulzim Bashës në këto zgjedhje.

Berisha tha se Luan Hoti është vëllai siamez i Vilma Nushit, të dy ata kanë koncesione monopol në kundërshtim me ligjin, që ua ka dhënë Edi Rama.

“Kandidon edhe kandidati i Lul Bravës. Luan, shihi këta burra dhe gra këtu. Ti je larg vite dritë prej tyre, ti je monopolist i Edi Ramës, ti je vëlla siamez me Vilma Nushin e cila ka monopolin e check up, kemi 8 vjet që luftojmë monopolin e check up të Vilma Nushit, bashkëshortes së kushëririt të Edi Ramës dhe tashmë këtu na del Luani, me monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin. Luan ti je shumë më afër me Vilma Nushin, ndrikull Nushin, se sa me çdo qytetar tjetër të Durrësit, socialist, demokrat i paparti, çfarëdo qoftë ai. Monopoli është i ndaluar me ligj, është antikonkurrencë“, theksoi Berisha. syri.net

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet zonjës Kim: Tërhiq deklaratën! Po ndërhyn në proces zgjedhor

Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim. Diplomatja iu drejtua sot me disa pyetje kandidatëve të zgjedhjeve të 6 marsit, duke iu thënë se çfarë iu ofrojnë votuesve nëse sponsori i tyre është i sanksionuar për korrupsion nga SHBA.

Komisioni i Rithemelimit i kërkon ambasadores të tërhiqet nga kjo deklaratë duke e cilësuar si ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Tëitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës se vendit, në mbështetje narkoqeverisë së Tiranes. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni I konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes.

Mbi të gjitha, kjo deklaratë është në kundërshtim të plotë me Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimisht: “Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti.”

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si nji praktikë që ndihmon korrupsionin.

Komisioni i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara.

Komisioni dënon cdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që cdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.

Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizuesi dhe llogarimarrësi i vetëm i kandidatëve të “Shtëpise së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativa e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim.

Është ky popull që i perzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm i tyre nuk do jete as ndaj liderëve politike dhe aq me pak ndaj diplomatëve në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë!

Berisha: Luan Hoti të japë dorëheqjen. Basha lideri më i dobët në 30 vite

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i ka bërë thirrje kandidatit Luan Hoti të largohet nga gara dhe të japë dorëheqjen.

Sipas Berishës, Luan Hoti ka një monopol, që duhet ta ripërtërijë në qershor, prandaj ai nuk mendon për qytetarët e Durrësit.

‘Luan Hoti është kopja e tij.

Jo sepse e ka emëruar ai, por del se paska dhuratë nga Edi Rama, monopol nga Saranda në Shëngjin. Qeveria nuk mund të japë monopol, sepse është korrupsion.

Çështja nuk është se ai ka pasur një monopol, por ai në qershor duhet që të rinovojë monopolin. Si mendoni ju, a do mendojë për ju apo për monopolin e tij?

Ai ka bërë shumë gabim që është përfshirë në garë. Më mirë të japë dorëheqjen në këtë garë’, tha Sali Berisha.

Duke komentuar deputetin Lulzim Basha, Berisha tha se ai duhet të ikë e të mos dalë më.

‘Në 30 vite në politikë, ai është lideri më i dobër, që nuk i beson kush. Një lider që ditën e votimit vetëm 19 % e zgjedhësve e konsideronin lider është për të lëshuar rrugën, 5 herë dhe për të mos dalë më.

Të dashur demokratë që ende jeni me të, me Lulzim Bravën shkohet nga humbja në humbje, bashkohuni me ne. Në 6 mars votoni Ardian Mukën, kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha përpara banorëve të Shënavlashit në Durrës.

Berisha: Ministrat e Ramës kanë vjedhur me valixhe, Veliaj grabiti miliona në Sharrë

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Shënavlash të Durrësit, ku prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka, foli edhe për situatën aktuale politike.

Berisha theksoi se ministrat e Ramës kanë vjedhur me valixhe, duke shtuar se Erjon Veliaj ka grabitur miliona euro në Sharrë.

“Ministrat kanë vjedhur me valixhe, kanë grabitur milionat. Në aferën e djegësve janë futur në xhep miliona euro. Sharra është miniera e flororit e Edi Ramës. Veliaj privatizoi Sharrën e ia dha njeriut të vet, tani çdo ton pleh që depozitohet aty ju paguani 29 euro, kurse nëse shkon nga Durrësi 40 euro.

Kjo është vjedhje e hapur, kurse dje ju nuk paguanit. Edhe Sako është e implikuar. Ka paguar taksa nga taksapaguesit e Durrësit 10 milionë euro. Ndodhi këtu groposja e plehrave. Rama i mbylli dosje Bashës këtu, por se nuk ia mbyll dot dosjen në Belgjikë. Luan Hoti është kopja e Bashës, se ka dhuratë nga Rama monopol të jahteve të Ramës nga Shkodra në Sarandë, monopoli është grabitje, korrupsion. Luan Hoti të japë dorëheqjen, ka gabuar që ka kandiduar”, deklaroi Berisha.

Berisha: Shqipëria po shkretohet dhe Rama është i kënaqur që njerëzit ikin

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e Shënavlashit në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardian Muka, është shprehur se vendi po shkretohet.

Berisha tha se, qeveria po e vret përditë shpresën tek shqiptarët, dhe ata ikin e Rama është i kënaqur, pasi të gjithë ata që ikin votojnë kundër tij.

‘Në tre ditë kam pasur rastin të jem në Myzeqe, në zonën e plazhit, Maqellarë, Kala e Dodës, te hidrovori dhe çfarë gjej: vendi po shkretohet. Një demokrat më thotë se nëse për 6 muaj nuk gjej punëtor, unë do ta mbyll serën time.

Situata ekonomike është rënduar shumë nga Dibra në Durrës, isha në Kalanë e Dodës e ata janë njerëz jashtëzakonisht punëtorë. Nga 13 mijë kokët e imëta, tani kishin mbetur 2 mijë e ca të imta. Nga 8 shkolla, tani kishim mbetur 2 shkolla. Vendi po shkretohet. Po ikën rinia, po ikin fëmijët në rrugët e pasigurta, të botës dhe prindërit po mbetin vetëm.

Jo se këto zona nuk kanë kushte, por sepse një regjim, qeveri, kryeministër, vret çdo ditë shpresën tek shqiptarët. Ua bën vendin të pashpresë dhe është i kënaqur që largohet, sepse e di që vota e tyre është kundër tij’, – tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha. syri.net

Muka: Zgjedhjet janë lokale, por kanë një mesazh shumë të fortë

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Durrës, Ardian Muka është shprehur se ka dashur të jetë gjithmonë një politikan lokalist, pasi ka dashur të qëndrojë gjithmonë në qytetin e Durrësit.

‘Kjo zonë ka qenë bastion i demokracisë, pasi sa herë që hapeshin kutitë tuaja, ne fitonim gjithmonë me shumë vota para.

Unë jam një nga ju dhe në datën 6 mars ne bashkisë së Durrësit do ti kthejmë fytyrën njerëzore. Të ua kthejmë qytetarëve, të heqim arrogancën e këtyre 22 viteve të fundit.

Të gjithë ne, jemi misionarët.

Unë jam marrë me biznes. Deri më sot nuk kam marrë asnjë punë publike, nuk kam mbajtur asnjë post shtetërore. Jo se nuk i kam kualifikimet, por sepse kam zgjedhur të jem me qytetarët, njerëzit e thjeshtë.

Në zgjedhjen time, unë kam qenë gjithmonë një politikan lokalist dhe kam dashur të qëndroj në qytetin tim. Unë jam urbanist dhe kam zhvilluar shumë beteja për qytetin, që tek ato kundër betonizimit, e tek uji. Në disa raste ja kemi dalë, por në disa raste kur arroganca e pushteti ka qenë e larta, nuk ja kemi dalë.

Në 6 mars do të ja dalim’, tha gjatë fjalës së tij, kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Durrës, Ardian Muka.

‘Këto zgjedhje, pavarësisht se janë bashkiake, kanë një mesazh të fortë me to.

Nëse ne do të fitojmë shumicën, ky është një mesazh shumë i fortë për Edi Ramën. Lul Brava shkon paketë me Ramën dhe me marrjen e mesazhit kryesori, kopja e kupton vetë’ tha  Ardian Muka në fjalën e tij.

Bylykbashi: PS shkatërroi Bashkinë e Durrësit, më 6 mars iu kthejmë qytetin qytetarëve

Deputeti i PD-së Oerd Bylykashi në fjalën e tij nga Rashbulli, ku u prezantua kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Durrësin, Ardian Muka, foli për zgjedhjet e 6 marsit.

Bylykbashi theksoi se PS e shkatërroi Bashkinë e Durrësit, duke shtuar se më datë 6 mars, Shtëpia e Lirisë do u kthejë qytetin qytetarëve.

“Më 20 shkurt u rrëzua diktatura në vend. Më 6 mars do i kthejmë Bashkinë e Durrësit qytetarëve, për t’ja hequr PS-së, që ka rrënuar dhe dhunuar të drejtat e qytetarëve.

Më 16 mars do ofrojmë  ndryshim rrënjësor, duke ofruar ndaj qytetartëve një kandidaturë si Ardian Muka, që është zgjedhur nga vota e anëtarësisë. Muka është qytetar, aktivist”, deklaroi Bylykbashi. syri.net

Meta kujton Dëshmorin e Atdheut Feti Vogli: 10 vite më parë, ra në krye të detyrës në vijën e parë kundër terrorizmit

Presidenti Ilir Meta kujton 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli.

Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se “Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë”.

Mesazhi i Metës:

Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli.
Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.
Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar!
LAVDI! 🇦🇱 bw

Lubonja i bashkohet protestës tek ‘5 Maji’: Bashkohuni, mos prisni që të ju hanë pak e nga pak

Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar protestës së banorëve të zonave të ‘5 majit’, Laprakë dhe Paskuqanit.

Lubonja ka bërë thirrje për bashkim kundër qeverisë, duke e cilësuar atë si bandë kriminale.

‘Kam ardhur këtu për solidaritet edhe për të ndarë dy fjalë me ju. Këtu është e qartë se gjithë këto shtëpia është ndërtuar me djersën tuaj, disa thonë i kanë zaptuar tokat e disa i kanë blerë.

Ky projekti që shikoj unë këtu dhe që do të vazhdojë, është një projekt kriminal dhe që po kërkon të pastrojë paratë e krimit dhe ju ka vënë ju rruspat për të pastruar paratë. Ju jeni një pjesë, pasi ëstë një problem që përfshin gjithë Shqipërinë.

Një fjalë e vjetër popullore thotë: Çfarë shikon në kodër, prite në votër.

Me sa e shikoj unë këtë punë, kjo bandë kriminale punon me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz, atë që shikojnë në kodër, thotë s’po vjen tek unë, por nesër mbërrin.

Kur Ulisi me shokët e vet u fut tek ciklopi dhe nisi ti hajë një e nga një, kur ky shkoi për ti dhënë diçka se bëri planin për ta eliminuar, i tha; ty do të të ha të fundit. Dhe ideja është që një pjesë pret që ti hajë të fundit. Ai nuk pranoi atë dhe bëri planin për të shpëtuar.

Ne duhet të ishim të gjithë këtu, për të ju mbrojtur jo vetëm juve, por të gjithë Shqipërinë nga kjo bandë e pastrimit të parave që ka nisur me nisjen e kullave në mes të Tiranës dhe po vazhdon në të gjithë vendin’,- tha analisti Fatos Lubonja gjatë fjalës së tij në mbështetje të protestës së banorëve të zonave të ‘5 majit’, Laprakë dhe Paskuqanit. syri.net

Muka: Më 6 mars marrim bashkinë! Demokratët e Durrësit do na bashkohen neve dhe jo ‘Lulzim bravës’

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit Ardian Muka ka mbajtur fjalën e tij para banorëve të Hidrovorit dhe Hamallajt.

Muka ka theksuar se në 6 mars Bashkia e Durrësit do tu kthehet qytetarëve dhe në shërbëtore të tyre dhe jo ashtu siç është drejtuar në këto 22 vite nga socialistët dhe Vangjush Dako me kukullën e tij.

Muka: Ju falënderoi nga zemra për këtë mikpritje. E shoh që nga takimi në takim sallat zvogëlohen sepse ne jemi gjithmonë e më shumë. Një falënderim në radhë të parë për rezultatin në 25 prill ku të gjithë të bashkuar keni arritur të fitoni. Dua tju falënderoi edhe për mbështetjen që më dhatë në primaret e zhvilluara në PD.

Unë jam i bindur se të gjithë bashkë në 6 mars ne do ta marrim Bashkinë e Durrësit. Bashkia e Durrësit do tu kthehet qytetarëve dhe kur them qytetarëve, nga Ishmi në Rromanat do jeni ju që në Bashkinë e Durrësit do u dëgjohet zëri dhe do tu zgjidhen hallet dhe bashkia do të jetë një shërbëtore.

Unë jam një nga ju, një djalë Durrësi, i lindur dhe rritur në Durrës, vij nga bota e biznesit dhe e them me krenari që kush ka bashkëpunuar me mua, e dinë qe te Ardi kanë gjetur një mik, një shok, një bashkëpunëtor. Në gjithë rrugëtimin tim në biznes, nuk kam marrë asnjë fond publik nuk kam qënë në pozicione drejtuese në shtet por unë kam preferuar të jem në botën e biznesit si privat.

Ju mund ta kërkoni votën nesër për Shtëpinë e Lirisë, për Ardi Mukën me ballin lartë sepse unë kurrë nuk do ju zhgënjej.

Jam një urbanist dhe kam zhvilluar shumë beteja për qytetin tonë. Jemi përballur me arrogancën dhe korrupsionin galopant që është në Bashkisë Durrës. Vangjush Dako dhe kukalla e tij në Bashkinë e Durrësit është po ai, me po atë arrogancë dhe mospërfillje ndaj qytetarëve dhe atë injorim që ai arri tna imponojë ne.

Në 6 mars nuk e kemi betejën me veten tonë, e kemi me PS-në. Krahu jonë që ka humbur rrugën dhe po ecën në errësirë, unë kam shumë besim që demokratët e thjeshtë jo ata drejtues që i kanë hedhur hi syve duke filluar që nga ‘Lulzim brava’ dhe deri te drejtuesit lokalë, në 6 mars do na bashkohen neve.

Bylykbashi: Rama-Basha në marrëveshje për të mbytur demokracinë! Më 6 mars fitojmë bashkinë e Durrësit

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka qënë i pranishëm në prezantimin e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardian Muka në një takim me banorët e Hidrovorit, Hamallaj.

Deputeti Bylykbashi ka theksuar se zgjedhjet e 6 marsit jo vetëm do sjellin fitoren e Bashkisë Durrës, por do sjellë një moment të rëndësishëm për të filluar rrëzimin e regjimit të Ramës.

Bylykbashi ka sulmuar edhe ish-kryetarin Lulzim Basha duke e akuzuar se në marrëveshje me Ramën po mbysnin dhe asfiksonin demokracinë dhe pluralizmin në vend.

Bylykbashi: Falemiderit që keni ardhur në këtë takim të hapjes zyrtare të fushatës. E kemi filluar këtë fushatë për zgjedhjet e 6 marsit për të fituar bashkinë e Durrësit, në këto votime që na japin shancin që pas 22 vitesh që socialistët e kanë marrë për ta grabitur deri në palc dhe më 6 mars tja kthejmë qytetarëve të Durrësit nga Ishmi deri në Rromanat.

Sot kemi nderin të prezantojmë kandidatin tonë Ardian Muka si dhe kam nderin që sot të jetë me ne në këtë takim kaq entuziast edhe liderin historik të PD-së doktor Sali Berisha.

Në 6 mars, me zemrën plotë dhe besim në fitore, do i japim jo vetëm Ardian Mukës që do të na përfësojë të gjithë ne, por do të jetë dhe një moment i rëndësishëm politik për të filluar rrëzimin e Ramës nga pushteti në të gjithë Shqipërinë.

6 marsi do të jetë momenti kur ne do të fillojmë të kthejmë demokracinë në shina dhe pluralizmin i cili në këto vite, në një marrëveshje okulte po mbytej po asfiksohej në një pazar me Ramën të bërë nga Lulzim Basha.

Berisha: Luan monopoli ia ka mbushur valixhet me euro Ramës! Më 6 mars votoni Ardian Mukën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Bashkinë e Durrësit, Ardinan Mukën, në zonën e Manzës.  

Në fjalën e tij para banorëve, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar votën e këtyre banorëve për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, pasi ai është një biznesmen i ndershëm prej 20 vitesh dhe nuk ka të krahasuar me kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin.

Berisha ka këkuar nga demokratët të mos bien pre e mashtrimit të Bashës, pasi ai me ndihmën e Ramës mbanë peng logon dhe vulën dhe kërkon t’u imponojë demokratëve një kandidat që ka firmosur një monopol me qeverinë dhe Ramën duke i mbushur valixhet me euro.

Berisha: Me votën tuaj të bëni ndryshimin, me votën tuaj të votoni për Ardian Mukën për kryetar të Bashkisë së Durrësit, votoni për logon Shtëpia e Lirisë dhe mos u ngatërroni me logon që ka konfiskuar Rama për të mashtruar demokratët për Lul bravën.

Dy fjalë do ju them këtu, ky është Ardian Muka i cili ka 20 vjet biznesmen me djersën e tij me mundin e tij. Kujtohuni pak për atë që vjen këtu, Luan monopolin që ka firmosur me qeverinë e Ramës, monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin, unë ju siguroj dhe ju jap fjalën e nderit se pa çuar valixhen me euro te Rama atë monopol nuk e merr dot kurrë. Ka pasur edhe kompani italiane apo izraelite që janë paraqitur në garë, i shiti shpirtin Ramës me euro nuk e di por monopoli është i ndaluar me ligj është korrupsion. Tani Lulzim brava e sjell këtu për të kërkuar votën. I bëj thirrje demokratëve dhe banorëve të Manzës, atyre që kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit për deputetë të PD-së që asnjë votë për Luan Hotin. Të krahasosh deputetin e PD-së me Luan monopolin është një gabim i rëndë skanë asgjë të përbashkët. Në qershor ai pret të firmosë sërish se i skadon afati, lereni që të merret me bizneset e veta me qeverinë me Ramën, ata nuk qajnë hallin tuaj, ata kanë hallin e tyre.

Dy fjalë për demorkatët e Manzës, të cilët akoma mund të hezitojnë për ish-kryetarin, të dashur demokratë e demorkate, nëse Luan Hoti donte të ishte kandidati juaj dhe jo i Lul bravës, ai hynte në garë me primare, i nështrohej besimit dhe votës suaj. Ai nuk e bëri këtë pasi donte të ishte kandidat i Lulzim bravës, nuk keni asnjë detyrim ndaj tij dhe së dyti, koha tregon se brava është një peng i mjer i Ramës, pyeteni veten, cili prej jush do të dekonspironte një operacion policor dhe nuk do të arrestohej?

Ngaqë u dekonspiruan në parlament ikën ata që prisnin kamionët nuk u paraqitën pasi para eurove kishin kokën ata. Prokuroria i hapi dosje Lul bravës për dekonspirim të operacionit ndërkombëtar policor, por ja mbylli Rama duke e marrë peng. Ndaj asgjë sju lidh ju as me kandidatin e tij, as me bravën.

Ndaj ju bëj thirrje që të bashkohemi të gjithë së bashku në 6 mars dhe të votojmë për Ardian Mukën, të votojmë për Shtëpinë e Lirisë.

6 marsi është një ditë e madhe jo vetëm për Manzën Durrësin dhe bashkitë ku do votohet por për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Revolucioni ynë në 6 mars ka një stacion të rëndësishëm por ju sigurojë që ai është i pandalshëm.

Ai do ecë gjerë në përmbysje të narko shtetit të Ramës dhe fitoren e PD-së me votën e lirë të qyterarëve të Manzës dhe të gjtihë shqiptarëve.

Rrofshi ju rroft Shqiëpria! Faleminderit!

Berisha në Hamallaj: Rama po shtetëzon shtëpitë e rindërtuara në zonat e tërmetit

Në Hamallaj ku zhvilloi një takim me banorët, në mbështetje të Ardian Mukës, kandidatit të koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po shtetëzon shtëpitë e rindërtuara në zonat e tërmetit. 

“Qytetarët u trajtuan nga qeveria për t’u plaçkitur votën nëpërmjet dëmshpërblimeve të tërmetit. Dhe së fundmi ka bërë ligjin, shtëpitë e rindërtuara nga fondet e tërmetit, banorët që i kanë ndërtuar në trojet e veta, de facto nuk i kanë të tyre, nuk mund t’i shesin, nuk mund t’ua lënë as trashëgim kujt. Ky është një formë shtetëzimi e fshehtë e shtëpive. Të moshuarit e kujtojnë këtu tërmetin e vitit 1978 që rrafshoi me qindra banesa në Bushat dhe zonën e Nën Shkodrës. Diktatura i ndërtoi shtëpitë dhe askujt nuk i tha se shtëpinë nuk mund ta shesësh”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se diskriminon dhe ka urrejtje ndaj të ardhurve.

“U ndala në këtë aspekt sepse tregon fytyrën e shëmtuar të kësaj qeverie, një nga aspektet, për të mos thënë pastaj diskriminime të tjera, racizmin që tregon kjo qeveri ndaj të ardhurve, mund të shkosh në Itali, Greqi, Gjermani, Britaninë e Madhe të gjesh një punë, një shtëpi dhe punon si qytetar, kurse në Shqipëri nëse kalon nga një rreth në një tjetër, apo nëse vjen në Tiranë apo Durrës, Edi Rama ka vendosur sistem të tërë diskriminimi ndaj të ardhurve, për të mos thënë pastaj për taksën e Rrugës së Kombit dhe taksën që do t’i vendosë Rrugës së Arbrit sikur të mos ishin zona të Shqipërisë, por të një shteti tjetër”.

Inceneratorët/ Berisha: Vjedhje e tmerrshme shtetërore e Ramës, Agaçit dhe ministrave, mbushën baulet me euro

Lideri historik i PD, Sali Berisha nga Hamallaj ku takoi banorët në mbështetje të kandidatit Ardian Muka, foli për aferën 430 mln euro të inceneratorëve. 

Berisha e quajti vjedhje të tmerrshme shtetërore të Edi Ramës, ndërsa denoncoi se i përfshirë është edhe Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka.

“Historia e djegësave është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. 420 mln euro, asnjë djegës nuk funksion, asnjë nuk punon. Keni dëgjuar mediat dhe komisionet që gjejnë se X apo Y ka harxhuar 500-600 mijë euro udhëtim etj, ato janë të vërteta, por e vërteta madhe është tjetra,
nëse ata kanë vjedhur në këtë aferë, ata kanë vjedhur me valixhe, kurse qeveritarët kanë vjedhur me baule të mëdha. Paratë tuaja, taksat tuaja, për t’i vjedhur dhe shpërdoruar në atë mënyrë ua ka dhënë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe së fundi ka kontribuar dhe zonja Sako me 10 mln.

600-700 mijë euro bileta, qindra mijëra euro ‘Range Rover’. Ata e dinin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Lefter Koka, Damian Gjiknuri ata kanë mbushur baulet me euro dhe nuk mund t’u thoshin asnjë fjalë atyre për ato që bënin. Para 3-4 ditësh dilte oficeri madhor i policisë më Zoton.

E gjitha është vjedhje e tmerrshme shtetërore e kreut të qeverisë, e Engjëll Agaçit më kryesorët dhe ministrave të iu përmenda emrin. Nuk kishte ndonjë zonjë socialiste Durrësi që mund të servirte për kryetare bashkie pa prurë këtë zonjën Sako, e cila edhe këtu ka futur 10 mln taksat tuaja dhe sa ka marrë ajo drejtësia do ta tregojë. Të gjitha këto vjedhje, shpërdorime, abuzime shpjegojnë pse ju jeni të braktisur, pse fermerët shqiptarë janë të braktisur sot, këto 8 vite kanë qenë vitët e braktisjes së madhe të fermerëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Kandidati i Bashës i dënuar në Itali, Prokuroria vihet në lëvizje

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Lulzim Bashës në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi. Javën e ardhshme Saraçit do t’i merren shenjat e gishtave.

Kandidati i Bashës për drejtimin e Bashkisë së Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, është dënuar në Itali në 18 janar të vitit 1999, me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë, për veprën penale të mbajtjes së armës pa leje në banesë, njofton Report TV.

Referuar formularit të dekriminalizimit, Saraçi ka ndryshuar edhe emrin nga Fredi në Ferdinand. Ai thotë se ka qëndruar Itali për biznes dhe punë gjatë periudhës 1996-2001.

Meta: Basha bëri atë që deshi Rama – kjo më detyron të rikthehem si lider në politikë

Presidenti Ilir Meta akuzon Lulzim Bashën se bashkëpunon me Edi Ramën. 

Gjatë një interviste, kreu i shtetit tha se Basha ka bërë atë që ka dashur kryeministri dhe kjo, shtoi kreu i shtetit, e detyron atë të rikthehet si lider në politikë.

“Nëse kjo opozitë nuk fiton, kjo tregon se ajo nuk do të fitojë. Kjo tregon qartë që lidershipi i opozitës bëri atë që deshi Edi Rama, dhe kjo më detyron të rikthehem si lider në politikë”, u shpreh Meta.

Kreu i shtetit kishte edhe një mesazh për zhvillimet politike të 30 viteve të ardhshme.

“Deri tani prioriteti im kryesor ka qenë integrimi europian dhe kam thënë që për hir të integrimit kemi cenuar sovranitetin. Por kjo jo vetëm që sovranitetin e ka cenuar por edhe integrimin nuk e ka përshpejtuar. Tani në 30 vitet që vijnë do forcojmë më shumë sovranitetin. 

Nga “Me qetesi dhe dashuri”, tani jemi “Me qetesi dhe poezi”, ishte mesazhi i Metës. syri.net

Gazetarja: Alqi Bllako është person kyç i inceneratorëve, priten urdhërarreste

Nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, gazetarja Klodiana Lala zbardh për News24 e BalkanWeb detaje nga marrja në pyetje e dy socialistëve, deputetit Alqi Bllako dhe kryebashkiaku Armando Subashi, lidhur me rolin e tyre mbi inceneratorin e Fierit.

Gazetarja Lala tha se SPAK ka pyetur dje, për rreth 3 orë e gjysmë, deputetin Alqi Bllako, pasi sipas saj, ai është personi kyç në gjithë historinë e mega-aferës së inceneratorëve, pasi ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, si dhe drejtori që ka firmosur transferimin e mbetjeve të Durrësit në Tiranë.

Sa i përket marrjes në pyetje të Subashit, Lala deklaroi se “Rezulton, sipas dosjes që disponon News24, se Subashi ka qenë dakord për ngritjen e inceneratorit, po ka ndryshuar destinacionin për këtë incenerator. Në momentin e ndërrimit të destinacionit, ka dyshime se është bërë edhe një dëm. Për këtë po pyetet Subashi”, duke paralajmëruar se “Pritet që së shpejti të ketë dhe urdhër-arreste të tjera lidhur me këtë mega-aferë”.

“Mega-afera e inceneratorëve është një nga çështjet më të nxehta, pasi bëhet fjalë për një dëm rreth 430 milionë euro. SPKA po vijon hetimet në lidhje me këtë mega-aferë. SPAK vijon hetimet për të tre inceneratorët. Në inceneratorin e Elbasanit është arrestuar Lefter Koka dhe shpallur në kërkim Stela Gugallja, Klodian Zoto, si dhe ka persona të tjerë të dyshuar. Prokuroria vijon hetimet edhe për inceneratorin e Fierit. Në kuadër të këtij hetimi është thirrur për t’u marrë në pyetje Armando Subashi. Rezulton, sipas dosjes që disponon News24, se Subashi ka qenë dakord për ngritjen e inceneratorint, po ka ndryshuar destinacionin për këtë incenerator. Në momentin e ndërrimit të destinacionit, ka dyshime se është bërë edhe një dëm. Për këtë po pyetet Subashi. Ai është duke u pyetur nga hetuesit e BKH dhe prokurori që po bën hetime në inceneratorin e Fierit.

Ndërkohë, burime nga SPAK bëjë me dije për News24 se një ditë më parë është pyetur edhe Alqi Ballko. Ky është njeriu kyç në gjithë këtë histori, si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, pasi është marrë me të gjitha procedurat. Ai ka qenë dhe drejtori që hodhi firmën që mbetjet e Durrësit të transferoheshin në inceneratorin e Tiranës. Ai ka dhënë dëshmi për 3 orë e gjysmë dhe burime thonë se ka dhënë shpjegime për punën e inceneratorit. Duhet sqaruar se sa i përket aferës së inceneratorëve, deri tani shteti shqiptar ka paguar 90 milionë euro për kompanitë koncesionare dhe vijon pagesat. Nëse këto pagesa nuk ndërpriten, sipas KLSH, përllogaritet që tre kompanitë do të marrin afro 430 milionë euro”, tha gazetarja Lala.

Hetimet për inceneratorët, SPAK merr në pyetje kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është thirrur nga SPAK si deklarues në kuadër të hetimit të çelur për inceneratorin e Fierit.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar Prokurorisë së Posaçme. Subashi po jep shpjegimet e tij për këtë çështje.

Berisha: Nuk do lejojmë ndërtimin e Skavicës dhe përmbytjen e Dibrës

Nga Maqellara e Dibrës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha foli për çështjen e inceneratorëve.

“Besoj e keni marrë vesh se 420 milion euro janë dhënë për tre djegësa, sot asnjëri nuk punon. Çfarë ka ndodhur? Me thes kanë vjedhur. Po kush? Askush me në krye kryeministrin. Të marrësh paret me qindra milionë euro nga buxheti, nuk i prek kush pa lejen e kryeministrit. Ai është gardiani.

Komisionin hetimor e mbyllën para një muaji dhe kur i denoncova në parlament, u detyruan ta rikthejnë përsëri vetëm për luftë të brendshme midis njëri-tjetrit.

U ndala te kjo aferë ndër më të mëdhatë në 30 vite për t’u thënë se nëse kjo qeveri do kishte investuar 420 milion euro në kanale ujitëse ju garantoj që të gjitha kanalet vaditëse kudo në vend do ishin rindërtuar nga e para. Por ato para duheshin përvetësuar dhe nuk kishte pse t’u jepeshin fermerëve,” tha Berisha.

Më tej, ai tha se demokratët nuk do lejojnë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës që do përmbysë tokat e Dibrës.

“Më 6 mars duhet të votojmë për shpresën. Ndaj dhe duhet të votojmë për ndryshimin. 5 kryetarë bashkie, në mënyrë të turpshme, ndërroi qeveria e Edi Ramës në Dibër këto vite.

Nuk do lejojmë ndërtimin e Skavicës. Kjo trevë nuk përmbytet kurrë. Ajo do qëndrojë siç e ka bërë Zoti. Të harrojnë se do përmbysin një pëllëmbë tokë. Nëse duan të ndërtojnë Skavicën, e kanë projektin. U them të heqin dorë, nuk përmbytet Dibra. Ajo u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike. Edi Ramën nuk e ka gjë fare,” tha Berisha.

“Kam një përshëndetje për ju që kapët atë atë kriminelin që blinte vota këtu në Maqellarë. Po ku është ai sot? Është i lirë, pasi Lulzim Brava ju tradhtoi. Nëse do mbronte votat siç i mbrojtën demokratët e Maqellarës, do ishim në pushtet. Po ai e kishte mendjen që të qeveriste me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”.

Berisha: Lul Brava e çoi PD-në nga humbja në humbje, asnjë votë për të

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, denoncoi nga Maqellara e Dibrës sërish aferat e Lulzim Bashës me Edi Ramën, duke nisur nga skandali i Toyota Auris.

Berisha u bëri thirrje dibranëve që të mos i japin asnjë votë kandidatit të Bashës.

“Aferat e tij me Ramën janë të tmerrshme në Portin e Durrësit, janë të tmerrshme në selinë që e mbrojti me gaz, ku do ndërtohet Parku i 4 Hajdutëve. Në këto rrethana, Edi Rama me policë dhe gjykatës i jep atij logon e PD dhe kujton se do mashtrojë demokratët.

Ka sjellë një kandidat, pas të cilit shkon përditë Naimi. I them Naimit që bën shumë gabim: shkelmon mbi investimin tënd dhe familjes tënde të mrekullueshme. Sepse vëllai i tij ka qenë një dibran, një patriot i vërtetë. Edhe Naimi punon dhe e kam mbështetur, por t’u thuash dibranëve që duhet mbështetur Basha se është dibran, çfarë dibrani është ai? Ai nuk shkoi në takimin e dibranëve. Ai është një njeri që nuk e di se nga është.

Problemi i tij është se ai është politikan i dobët. Kushdo që ia sheh sondazhet, pyetja: cila është karakteristika e Lul Bravës: Lider i dobët, nuk është lider me një fjalë. Pra Naim, me një njeri me të cilin PD shkoi nga humbja në humbje, po i harrojmë të tjerat, një njeri që nuk e çoi PD-në njëherë në fitore, prapë do shkosh pas tij?

Ftoj demokratët e Dibrës të bashkohen të gjithë: asnjë votë kandidatit të Lul Bravës. Çdo votë për të është humbje për PD-në. Logoja e vërtetë e jona është Shtëpia e Lirisë. Duhet të falënderoj aleatët e mi që janë sot këtu. Shpreh bindjen e thellë se së bashkë me aleatët do shënojmë një fitore të shkëlqyer në Dibër dhe në bashkitë e tjera. Revolucioni ynë nuk ndalet. Ne do ecim të sigurt drejt përmbytjes të këtij shteti të bazuar te krimi, vjedhja dhe korrupsioni. Ne do rikthejmë në pushtet PD-në dhe opozitën e vërtetë shqiptare,” tha Berisha.

Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit janë provë e madhe për opozitën e vërtetë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një takim në Maqellarë të Dibrës, tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë një rëndësi të madhe.

“Vij këtu sot me bindjen time të plotë se mbështetja juaj për Premtim Kryemadhin, njëri nga bijtë e përkushtuar të Dibrës, intelektual, familjar dhe demokrat që në ditët e para të themelimit të PD-së, zyrtar i ndershëm dhe i përkushtuar, njeri të cilin demokratët e Dibrës e zgjodhën me votën e tyre të lirë.

Vota dhe besimi juaj për Premtimin do kthehet në shërbim për ju. Premtim Kryemadhi do jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji,” tha Berisha.

“Zgjedhjet e 6 marsit janë një provë e madhe jo vetëm për kryebashkiakët që do zgjidhen, por janë një provë e madhe për opozitën e vërtetë shqiptare në tërësi. Ato mbartin mesazhin e fillimit të një ndryshimi të madh. Ato mbartin në vete, farën e shpresës për të cilën ka sot nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër, familja shqiptare, të rinjtë shqiptarë.

Ne jemi në këto vite, një shoqëri në shpërbërje, vite në të cilat të rinjtë dhe fëmijët largohen nga familjet. Lënë prindërit vetëm dhe vetë marrin rrugë pa ditur se cila do jetë e ardhmja e tyre. E gjitha kjo jo se Maqellara, Dibra dhe Shqipëria nuk kanë pasuri, nuk kanë potenciale për të begatuar, për të punësuar, për të garantuar të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve të tyre, por sepse ndiqen politika të cilat janë absolutisht të ngjashme me platformën e Vaso Çubrilloviçit në Kosovë ndaj shqiptarëve,” tha Berisha. syri.net

Premtim Kryemadhi: Ministrat janë turrur në Dibër për kandidatin e PS

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar sot në Maqellarë për të mbështetur fushatën e Premtim Kryemadhit, kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 Marsit.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Maqellarës, Kryemadhi shpjegoi arsyen pse e kërkon këtë mbështetje nga ata:

“Në 7 vite, Dibra ka ndërruar 5 kryetarë bashkie, – tha ai, – pra çdo vit ne kemi qenë në zgjedhje. Jo vetëm kryetarë bashkie, por edhe një fenomen tjetër: ne udhëhiqemi nga njerëz që na vijnë nga Tirana jo vetëm për bashkitë, por edhe për drejtoritë rajonale: drejtor policie, drejtor dogane, drejtor spitali…Po dibranët ku janë? Ku janë, që të drejtojnë këto funksione?!

A keni parë këto ditë se si është turrur e gjithë administrata, duke filluar nga ministrat, Manja dhe Balluku, me drejtorë, prefektë, nënprefektë, kryetarë bashkie, për të mbështetur këtu kryetarin e PS-së?!

Kjo ndodh sepse ata kanë frikë nga ju, sepse gjithë këto vite nuk qeverisën. Dhe si ndryshohet gjendja?! Këto ditë nuk duhet ndaluar, duhen takuar njerëzit dhe në datën 6 Mars t’i japim ndryshimin këtij vendi.

Këto zgjedhje janë të veçanta. Mandati është vetëm 1 vit e disa muaj. Natyrisht unë nuk mund të premtoj mrekulli për një mandate kaq të shkurt, por rëndësia është tek ndryshimi që do të vijë për të gjithë Shqipërinë, që nuk erdhi për faj të marrëveshjeve që kanë ndodhur. Ky ndryshim është i rëndësishëm, që të zbardhet i gjithë aktiviteti i bashkisë Dibër. E dini që është një-shi i borxhit publik dhe ka një person që mban përgjegjësi për këtë.” syri.net

Inceneratori i Tiranës- Gazetarja publikon dokumentet ‘gozhduese’

Afera e inceneratorëve është cilësuar nga disa ekspertë dhe gazetarë si skandali më i madh i dekadave të fundit.

Gazetarja Ola Xama, teksa publikon disa dokumente për inceneratorin e Tiranës, ka disa pyetje.

“Përfaqësuesit e qeverisë shprehen se nuk ka përfunduar afati i kontratës për të ndërtuar impiantet e djegies së mbetjeve për inceneratorin e Tiranës, por sipas vete dokumenteve që ka dorëzuar kompania, zotohet të ketë instaluar impiantin e parë brenda vitit të 2-të të kontratës, madje edhe të krijojë të ardhura nga shitja e energjisë elektrike.

Çfarë ka bere autoriteti kontraktor në këtë rast? A ka një njësi monitorimi të kontratave? Çfarë është zbuluar? Pse është toleruar shkelja e kontratës dhe përse vetëm shteti e zbaton atë duke vazhduar dhe sot që pronarët janë në kërkim, të bëjë pagesa nga “frika e arbitrazheve”?

(Kontrata është bërë efektive në gusht 2017 dhe brenda gushtit të vitit të shkuar duhet të ishin ndërtuar të paktën 3 impiante që do të prodhonin 35 mije MWh.)

Kompania thotë vetë: impianti i parë që do të prodhojë energji do të jetë gati muajin e 5-të të vitit të dytë,” shkruan ajo. syri.net

Boçi: Inceneratorët, një skemë korruptive e nisur nga Elbasani dhe që ka në krye Edi Ramën

I ftuar në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se incineratorët janë një aferë dhe ka shumë shkelje, edhe pse Rama nuk e pranon.

Ai tha se kjo është një skemë korruptive që ka nisur me Elbasanin e ka vijuar me Fierin e Tiranën dhe se ka në krye Edi Ramën.

Boçi: Incineratorët janë një aferë dhe ka shumë shkelje. Rama thotë se ka shkelje, por në fakt nuk pranon aferën. Afera është qeverisëse me objekt shpërdorim e fondeve publike. Kjo skemë duhet të ketë dikë në krye dhe në këtë rast është Rama që miraton fondet dhe vendimet për koncesionit. Kjo është një skemë korruptive që ka nisur me Elbasanin e ka vijuar me Fierin e Tiranën. Këtu ka shkelje të rënda në procedurë dhe në mënyrën se si janë realizuar ato vepra. I gjithë operacioni mund të kushtonte më pak se gjysma e parave të përdorura, ndërsa kostot janë fryrë.

Modeli më flagrant nis me Elbasanin me modelin e incineratorëve, një metodë që është jo e favorshme për vendet evropiane. Derisa një kompani ka dorëzuar një ofertë të pakërkuar dhe merret aprovim dhe ditë pas dite lindin kompani dhe futet në ofertë të pakërkuar. Ministri i Mjedisit i ka kërkuar mendim shumë ministrive, por edhe agjencisë së prokurimeve publike. Forma e ndjekur për incineratorin në fakt nuk ekziston në ligjin për prokurimet publike. Kjo gjë vihet edhe në dijeni të Ëngjëll Agaçit.

Boçi shtoi se në fakt disbursimet për këtë incinerator duhet të ishin nisur kur ai të ishte efeciente, ndërsa ka ndodhur e kundërta.

Boçi: Në fakt disbursimet për këtë incinerator duhet të ishin nisur kur ai të ishte eficente, ndërsa ka ndodhur e kundërta. Disbursimet ndaj kompanisë kanë nisur pa filluar incineratori dhe paratë janë dhënë të gjitha kur ai ka filluar. Elbasani momentalisht ka zero fitim dhe është pranuar një gjë e tillë nga administratori i këtij incineratori. Në Tiranë kryetari i bashkisë së Tiranës ka marrë kompetenca t e këshillit bashkiak dhe atyre të qarkut. Pranueshmëria e tij vetëm me një shkresë ka përjashtuar gjithë bashkitë e tjera. syri.net

‘Me komandantin legjendar dhe luftëtarët e lirisë’/ Berisha publikon FOTO-n e rrallë me Adem Jasharin

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka publikuar një foto të rrallë me ish-komandatin e UÇK, Adem Jashari.  

Ish-kryeministri ka nderuar luftëtarët e lirisë të cilët dhanë jetën për Kosovën e pavarur. “Me komandantin legjendar Adem Jashari dhe luftetaret e tjere te lirise! Lavdi! sb“, shkruan Berisha në foton e publikuar në Facebook.

 

Aferat në Portin e Durrësit, Kalaja: Rama dhe Basha të lidhur fort me këtë histori

Juristja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, ka komentuar aferat korruptive në Portin e Durrësit.

Kalaja thekson se Rama dhe Basha janë dy personazhë, që janë të lidhur fort me këtë histori korruptive.

“Historia e Portit të Durrësit lidhet me Porto Romanon, e lidhen me korrupsionin. Janë histori që bazohen në ligj korruptiv e janë me karakter antikombëtar.

Ka dy persona shumë të fortë të lidhur me këtë histori e ata janë Rama dhe Basha. Lidhjet e Ramës e Bashës dihet, i kemi bërë publike. Mediat nxjerrin vetëm emrin e Oltian Hoxharit. Është i njëjti administrator në 3 milionë shqiptarë”, u shpreh Kalaja.

Berisha: Asnjë votë për kopjen e ‘Lulzim bravës’! Logo e PD-së është ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe kandidati Elton Bano

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë në Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, në njësinë Administrative Bubullumë.

Ish-kryeministri Berisha ka theksuar se këto zgjedhje janë vërtetë lokale por rëndësia e tyre është tepër e madhe dhe se revolucioni i nisur do ta shpëtojë vendin nga narkoqeveria.

Gjithashtu Berisha kërkoi nga qytetarët që të mos ngatërrojnë logon në këto zgjedhje pasi logo e PD-së dhe opozitës shqiptare është logo e Shtëpisë së Lirisë dhe kandidati Elton Bano.

Berisha: Erdhi Rama dhe zotohet se do ua sjell rrugët në ngastrave të arave, por ky jo vetëm nuk u mor me ngastrat por bëri gjithçka për të dëmtuar fermerin.

Ndaj dhe asaj kandidates që ka zëvendësuar Fatosin, mos të gabojë sepse ajo bashki vetëm naftë ka shpenzuar 300-400 milionë lekë qoftë në fushatën e 25 prillit, qoftë shpërdorime, në vend që të vinte te ju nafta shkonte dhe shpërdorohej. Nuk po flas për afera të tjera që ju i dini, aferë më të tmerrshme janë ato të qeveritarëve. Flitet çdo ditë për aferën e djëgësva, 430 milion euro, kanë vjedhur në mënyrën më të imagjinueshme. Kanë vjedhur bashkë me kreun e qeverisë, pasi pa dijeninë e tij nuk mund të ndodhte.

Tani po përgatisin aferën më të madhe në Europë, përvetësimin e 810 mijë metra katror truall te Porti i Durrësit dhe metri kushton 2 mijë euro, dhe që merret e tëra jo nga Emar siç tha Rama para 1 viti por meret nga kompani nga shpellat përtetj detit ku me siguri është emri i Edi Ramës dhe Lulzim Bravës.

Këto zgjedhje janë vërtetë lokale por rëndësia e tyre është tepër e madhe. Ne kemi nisur një revolucion ku duam të çlirohemi nga narkoshteti. Ky narkoshtet bazohet në krimin drogën dhe terrorin ndaj qytetarëve. 38 mijë qytetarë janë arrestuar për dritat. Në asnjë vend të botës nuk arrestohet njeri për dritat që nuk i paguan. Por këtë ai e bëri që të mbillte terror te njerëzit njësoj si etërit e tij.

Nsaj dhe ne e kemi quajtu lëvizjen tonë një revolucion të vërtetë dhe ne do ta fitojmë betejën. Vota jua në 6 mars për Shtëpinë e Lirisë, kandidatin Elton Bano, ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Përveç kandidatit të Ramës, këtu kemi në garë edhe një kandidatë tjetër që është kopjen apo përfaqësues i Lul Bravës. Nëse ai e ndjente veten njeri tuajin dhe të përkushtuar për ju, ai hynte në garë dhe votohej. Nuk emërohej nga Sali Berisha por nga vota juaj. Por ai kishte frikë nga vota dhe donte vetëm emërim.

Lulizm Brava është peng kryekëput i Ramës. Kanë dalë dokumenta shumë të rëndësishme. Çështja e Toyota Yaris është çështje konkrete. Dosjen ja mbylli Rama dhe nuk pësoji asnjë gjë, por nga prokuroria e Mbretërisë së Belgjikës do i shkohet deri në fund asaj dosje, ai është i inkriminuar dhe do të ketë probleme me të. Tani është zhdukur dhe nuk del sepse ka frikë se e gjuajnë me vezë, domate sepse i hodhi gaz demorkatëve.

Asnjë votë për kandidatin e Lulzim Bravës, pasi çdo votë për të është votë e humbur për PD-në. Mos ngatërroni logon, logoja e PD është rrëmbyer me ndihmën e Ramës. Logoja e vërtetët e PD-së dhe opozitës shqiptare është logoja e Shtëpisë së Lirisë.

Në 6 mars votoni numrin 3 logon e Shtëpisë së Lirisë.

Rrofshi ju, rroftë Bubullima rroftë Lushnja dhe Shqipëria.

6 marsi/ Berisha në Bubullimë të Lushnjes: Fillimi i një kthese të madhe, ndryshimi jetik për çdo shqiptar

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Bubullimë në Lushnje, në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar, ‘Shtëpia e Lirisë’, Elton Bano. 

Berisha u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë thjeshtë zgjedhje lokale, por janë fillimi i një kthese të madhe për vendin dhe shqiptarët.

Duke kërkuar votat për Elton Banon, kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha tha se ndryshimi është jetik për çdo qytetar.

“Unë vij këtu sot për të kërkuar votën tuaj për njërin prej jush, një bir të shquar të Lushnjes, një demokrat të vendosur, një njeri me virtyte, punëtor, shembullor dhe familjar, guximtar. Vij me bindjen më të thellë se Elton Bano do ju përfaqësojë me dinjitet, se ai do të jetë një shërbëtor i përulur dhe i bindur i juaji dhe mbarë qytetarëve të Lushnjes. 

Duke votuar Elton Banon ju shkëputeni nga një administrim shumëvjeçar abuziv i Lushnjes dhe firmosni gjithashtu për Lushnjen dhe Shqipërinë fillimin e një kthese të madhe, një kthese dhe një ndryshimi që në të vërtetë është jetik sot, për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri analizoi edhe qeverisjen e Edi Ramës të cilin e akuzoi se ka braktisur qytetarët, fermerët dhe të rinjtë.

“Nëse ndali në këto 8 vite çfarë do të gjeni si rezultat të tyre, do të gjeni uljen për shkak të inflacionit të rrogave dhe pensioneve të paktën me 30%.

Në vitin 2013 rrogat dhe pensionet e këtij vendi ishin më të lartat në të gjithë rajonin, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Nuk ishte e lehtë ajo, ishte e vështirë, por ishte e domosdoshme që njerëzit të kishin shpresë të Shqipëria, popullata filloi të rritej nga viti në vit.

Por ju jeni dëshmitar, çfarë investimesh janë bërë në Lushnje në këtë periudhë? Nëse ka shqiptarë të braktisur nga kjo qeveri, të parët janë të rinjtë, të dytët fermerët. Të cilët, po i braktise, të rinjtë ikin dhe largohen, fermerët shkojnë drejt kapitullimit. Një fermer më shkruante se do të mbyllte serën për 6 muaj sepse punëtorët po ikin një nga një jashtë”, tha Berisha.

‘Përgjimet që do trondisin narkoshtetin’- Çfarë ka zbuluar aplikacioni SKY ECC

Para pak ditësh, një mega-operacion kundër mafias shqiptare u krye në disa shtete evropiane.

Përmasat e operacionit ishin të papara ndonjëherë. Edhe këtë herë, mafia shqiptare u godit pasi u zbuluan përgjimet e tyre në miliona komunikime telefonike.

Sot në Kuvendin e Shqipërisë, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha u ndal dy herë te kjo çështje. Duke iu përgjigjur socialistit Taulant Balla, ai tha se në këto përgjime kanë dalë emra zyrtarësh të lartë shqiptarë.

Berisha tha se këto përgjime do tronditin narko-shtetin. Edhe jashtë Kuvendit, duke folur për gazetarët, Berisha tha se ky është një zhvillim pozitiv në luftën kundër narkoshtetit.

“Pas një hetimi të fundit të kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë dhe të tjera, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen si në një tërmet. Ju garantoj se nga ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish dhe shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit. U bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur.

Sikundër i bëj thirrje Antimafias Italiane, që në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transadriatik të mafias, të hetojë me gjithë potencialet e saj, aferën e inceneratorëve në Shqipëri, në të cilën koka e Meduzës është Edi Rama. Por Sekretari i Përgjithshëm i kësaj afere mafioze është Don Agaçio. Shqiptarët do vlerësonin me shumë mirënjohje nëse Antimafia Italiane heton këtë çështje, që është më të dhimbshmet dhe më të mëdha të korrupsionit, por që e theksoj sërish se është nënfish i aferës së Portit të Durrësit, që shkon minimumi 4 miliardë dollarë të kompanisë offshore Rama-Basha,” tha Berisha, duke paralajmëruar protesta masive për këto dy afera.

I pyetur nga gazetari Muhamet Veliu se për çfarë aplikacioni bëhet fjalë, Berisha tha se është SKY ECC. Veliu tha se ky aplikacion nuk përdoret më, por në fakt mediat belge lajmëruan që në fillim se operacioni është bazuar te dekodimi i mesazheve në SKY ECC.

Më tej, Berisha bëri edhe një batutë me gazetarin, të cilit i tha se nëse e ka numrin e telefonit të Ramës, t’i dërgonte faksimilen që tregon se është i zhytur në aferën e inceneratorëve.

Vendimi i Kushtetutës për Metën, ja çfarë shkruan Washington Post

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Pas vendimit të dhënë nga Kushtetuesja, ku vetëm 1 nga 7 anëtarët ishte “pro” shkarkimit, Ilir Meta do të qëndrojë në postin e Presidentit deri në fund të mandatit të tij.

Washington Post shkruan se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Meta, “për nxitjen e destabilitetit dhe shfaqjen e njëanshmërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar”.

“Gjykata tha në një vendim të lëshuar të mërkurën vonë, se provat kundër Metës nuk përbënin “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, e cila është një prag ligjor për shkarkimin e një Presidenti në detyrë. Në qershor të vitit të kaluar, ligjvënësit shqiptarë votuan 104 me 7 për shkarkimin e Metës pasi një hetim parlamentar arriti në përfundimin se ai kishte shkelur 16 nene kushtetuese dhe kishte nxitur dhunë me paragjykimet e tij kundër socialistëve në pushtet gjatë fushatës për zgjedhjet e prillit 2021.

Meta, mandati i të cilit përfundon në korrik, kishte denoncuar hetimin dhe shkarkimin, me argumentin se ishin të paligjshme.

“Zero surprizë për zyrën e presidentit! Kjo çështje nuk duhej të fillonte!”, ka shkruar zëdhënësi i presidenti Meta, Tedi Blushi në Facebook pas dhënies së vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi është përfundimtar.

Procesi i shkarkimit u nis nga 49 ligjvënës socialistë në pushtet, të cilët akuzuan Metën, një ish-kryeministër socialist që u largua nga partia vite më parë, për nxitje të destabilitetit dhe dhunës në kombin ballkanik dhe për anashkalimin e opozitës politike përpara zgjedhjeve.

Partia Socialiste përfundoi duke fituar 74 nga 140 vendet e parlamentit për të fituar një mandat të tretë katërvjeçar në qeverisjen e Shqipërisë.

Presidenca e Shqipërisë është kryesisht ceremoniale, por mbart njëfarë autoriteti mbi gjyqësorin dhe forcat e armatosura. Roli në përgjithësi kuptohet gjithashtu si apolitik, por Meta është përplasur rregullisht me qeverinë socialiste.

Që kur u bë president në vitin 2017 me mbështetjen e socialistëve, Meta ka kundërshtuar axhendën e tyre, ka bllokuar emërimet e ministrave dhe ka vënë veton”, thuhet në artikullin e gazetës amerikane. syri.net

Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin për shkarkimin e Metës, ja si u ndanë votat e anëtarëve

Gjykata Kushtetuese me vendimin e shpallur mbrëmjen e së mërkurës, rrëzoi Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se 6 nga anëtarët e Kushtetueses votuan që Presidenti të mos shkarkohet, e nga ana tjetër, një anëtar i saj ka votuar pro shkarkimit. Kujtojmë që Kuvendi, votoi me 104 vota pro shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me arsyetimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke ndikuar në fushatën për zgjedhjet parlamentare e duke debatuar ashpër me ambasadorët ndërkombëtarë.

Mirëpo, Kushtetuesja doli në përfundimin se pretendimet e ngritura nga Parlamenti nuk cilësohen në shkeljet flagrante të Kushtetutës, aq sa për të shkuar në shkarkimin e Presidentit. Në seancat e fundit në këtë gjykatë për këtë çështje, Presidenca, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, e ka cilësuar si ilegjitime mënyrën se si është mbledhur Kuvendi për këtë shkarkim, duke pretenduar se janë falsifikuar aktet. Këtë pretendim, Kushtetuesja e rrëzoi duke theksuar se Kuvendi ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshme.

Gazetari: 109 shqiptarë të arrestuar, operacionet belge u drejtuan nga prokurori që mori në pyetje Bashën

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacionin e autoriteteve belge. Ai bëri me dije se janë arrestuar në total në dy operacione 109 shqiptarë.

Sipas gazetarit operacioni i fundit edhe ai i kaluar janë drejtuar nga prokurori që mori në pyetje Lulzim Bashën, disa ditë më parë për çështjen e “Toyota Auris”.

“Ky operacion i vitit të kaluar është fillesa e operacionit që është bërë të dielën. Në operacionin e fundit janë arrestuar 45 shqiptarë, janë kontrolluar 80 banesa. Në dy operacionet janë arrestuar 109 shtetas shqiptarë në vendet e BE.

Arrestimet nuk kanë kapur asnjë nga ata që ne i njohim si bosë. Këta nuk ndodhen në Evropë, janë në Dubai. Kanë goditur bosët, por nuk kanë kapur bosët. Këtë operacion që vitin e kaluar i ka drejtuar i njëjti prokuror.

I njëjti prokuror që mori në pyetje Bashën iku atje dhe drejtoi këtë operacion. Edhe operacioni i tetorit edhe ky janë ndjekur nga i njëjti prokuror”, tha Hoxha në ‘Radar Informativ’.

Lidhur me hetimet e prokurorit belg ndaj Bashës, gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të reja.

Ai tha se hetuesit nuk kanë qenë të kënaqur me dëshminë e fundit të deputetit të PD, i vënë nën hetim për 3.5 mln eurot e gjetura në dy automjete ‘Toyota Yaris’.

“Kam pasur një kontakt me belgët pasi kam publikuar një mesazh. Basha deri tani nuk ka thënë që e ka marrë nga agjenci të zbatimit të ligjit. Është vënë në siklet sepse ka thënë që e ka marrë informacion nga shqiptarë emigrantë. Nuk ka emigrant që e di këtë. Pra këtë harrojeni që e dinte njeri kaq kollaj. Në Shqipëri mund të hyjnë çdo ditë ngarkesa të tilla. “Kanë ngelur këtë herë të pakënaqur nga dëshmia e Bashës. Ata nuk e dinë që politikanët në Shqipëri i ndryshojnë deklaratat. Fati i keq i ka rënë Bashës”, tha ai. syri.net

Briseida Shehaj: Erion Veliaj i dhuron para shtesë inceneratorit të Tiranës

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, nën kryetarja e LSI-së për Tiranën, Briseida Shehaj ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut Erjon Veliaj në lidhje me koncesionin e jashtëligjshëm për inceneratorët.

Sipas Shehajt, Veliaj i ka dhuruar para shtesë koncesionit të Tiranës për depozitimin e dherave, gjë e cila nuk është pjesë e koncesionit.

Shehaj: Që edhe ajo ambasadorja që ka hallin e komisionit atje se kur ishte punë për të tjerët çonte përfaqësuesit atje dhe rrinte nga mëngjesi në darkë. Dhe në të reflektojmë si opozita reale të mos meremi shumë me këtë por të shkojmë te dera e SPAK një mijë veta dhe të flemë atje, ky është opinioni që kam unë të paktën.

Po të shohësh edhe në studimin e fizibilitetit të Tiranës, të ardhurat që ky zotëria do merte janë dy momente, prodhimi i energjisë, riciklimi i materialeve dhe ky 29 euroshi i famshëm për ton.

Askush nuk flet që lali Eri ka bërë me detyrim që të gjithë ndërtuesit në Tiranë, të gjitha gropat që hapen në Tiranë, ku gropa më e vogël për ndërtimet deri në 7 kate shkon deri në 30 mijë euro, më shumë kate shkon deri në 150 mijë euro. Ky zotëria nuk e kishte fare as në studim fizibiletet as shteti nuk kishte hyrë në marrëdhënie dhe ky lali Eri jep monopol me firmën e vet, që lali Eri këtë kontratën nuk e ka kaluar as në Këshillin e Bashkisë dhe rri atje merret me Gon Dukën se kam SPAK-un dhe realisht po na del që e ka SPAK-un.

Petrit Vasili: Jorida Tabaku pjesë e skenarit për të mos hetuar inceneratorët

A po e heton komisioni parlamentar aferën e inceneratorëve? 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzon kryetaren e Komisionit Parlamentar për inceneratorët, Jorida Tabaku se po tenton të bllokojë hetimet për aferën e shekullit.

Në një lidhje me Skype për edicionin e ‘Ora 19:00’ në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Vasili e quajti Tabakun pjesë të skenarit për të mos hetuar inceneratorët.

Vasili tha se deputetja po zbeh denoncimet madhore që bëri LSI që në mars të vitit të kaluar, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor po bën tallava me aferën 430 mln euro.

Denoncimi i drejtpoërdrejtë ballor dhe me dokumente kompromentuese vendos në një vështirësi të jashtëzakonshme gjithmonë kur ka dyshe të cilat flirtojnë politikisht dhe ndajnë interesa ekonomike të mëdha, siç është dyshja e famshme Rama-Brava. Në rastin konkret janë të interesuar që të bëjnë një show si ai që shikoni ju në të ashtuquajturin Komision Hetimor për hetimin e inceneratorëve, por që show të qëndrojë duhet patjetër të heqim pjesën e vërtetë, theblësore, që është ajo që LSI dhe Kryemadhi, ka bërë duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për të denoncuar ballë për ballë dhe dhëmb për dhëmb korrupsionin e tmerrshëm dhe grabitjen e pashembullt në historinë e pluralizmit të parave publike siç është rasti i inceneratorëve.

Zonja në fjalë është pjesë e këtij skenari, pjesë edhe qesharake, edhe butaforike edhe e rrezikshme sepse i bën shërbim një skenari të tillë. Isha i detyruar të reagoja, sepse kur pashë që në mënyrë të përsëritur dhe të paturp, të gënjente përpara fakteve publike gjerësisht të njohura, vura përballë atë që vetë SPAK ka komunikuar zyrtarisht për hapjen e hetimeve dhe ndalimeve nga një ish-ministër Mjedisi e të tjerë.

Çfarë interesi ka një kryetare e Komisionit Hetimor që të zbehë, të shuajë ato denoncime, kallëzime shumë të rënda dhe me qindra dokumente të LSI, që realisht që ishin ato që vunë në lëvizje këtë aferë, që u shty për ato javët dhe muajt zgjedhorë sepse është denoncuar që në mars 2021, në mënyrë që tangoja të bënte batërdinë e 25 prillit, por ishte e qartë, ‘minarja në xhep nuk futet’.

Kjo çështje është kaq e madhe, kaq e rëndë, por tani është edhe pronë e të gjithë qytetarëve, pasi bëmat dhe gjëmat janë në duart e tyre sa nuk ka asnjë njeri që ta fshehë dot. I bëhet shërbim fshehjes, mbylljes së aferës dhe vazhdimit të përfitimit të cilët vazhdojnë dhe paguajnë në favor të mafiozëve në qeveri“, u shpreh Vasili.

Përkujtohet Lëvizja antikomuniste e Kelmendit

VOA/Pëllumb Sulo

Një ngjarje përkujtimore për lëvizjen antikomuniste të vitit 1945 në Kelmendit, e udhëhequr nga prijësi dhe luftëtari popullor Prekë Cali, u zhvillua të martën në qendrën administrative të Kelmendit, në Tamarë, me pjesëmarrjen e banorëve të Malësisë së Madhe, përfaqësuesve të familjeve më në zë të malësisë, ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë dhe të opozitës. Ceremonia e përkujtimit të kësaj ngjarje u organizua nga Unioni Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. E cilësuar si lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri, ajo veçohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të malësisë dhe dëshmi e qendresës së malësorëve, jo vetëm kundër pushtuesve të huaj, por edhe komunizmit.

Lëvizja e Kelmendit, tha Luigj Gega, drejtuesi vendor i Unionit, ishte sinjali i parë që kundërshtonte vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri. Qendresa e malësorëve të Kelmendit zgjati nga 3 janari deri me 16 shkurt të vitit 1945, kur edhe u shtyp me dhunë.

“Kur komunizmi shtroi të gjithë Shqipërinë hasi në një rezitencë të papame dhe të papritur në Kelmend. Kelmendasit nuk j’u nënshtruan regjimit komunist pa gjak dhe pa luftë, e cila pati një bilanc jashtëzakonisht të madh, me viktima, burgosje, internime, dëbime, etj. Kjo ka vazhduar deri në vitet e demokracisë, deri në vitin 1990.”

Për studiuesin Ndue Bacaj, malësorët e Kelmendit e paguan me gjakun e tyre qendresën ndaj komunizmit, duke dëshmuar vendosmërinë e tyre në mbrojtje të kombit dhe lirisë.

“67 të vrarë janë regjistruar, por në fakt janë 84 kelmendas të vrarë si rezultat i kësaj lufte. Një pjesë edhe pa varr, me në krye Prekë Calin dhe 13 antikomunistë të tjerë. Gjithashtu, janë qindra të burgosur të shpronësuar. Kjo është një trevë, e cila gjatë të gjithë regjimit komunist ka vuajtur, ndoshta si asnjë trevë tjetër shqiptare”.

Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, tha se është koha që në Shqipëri të ngrihet parcela kombëtare e kujtesës për mbi 5 mijë të vrarët dhe të zhdukurit nga diktatura komuniste.

“Është një ditë mesazhi për shtetin shqiptar për t’ju përgjigjur misionit kombëtar që ka marrë Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë për të ngritur në Tiranë parcelën kombëtare të mbi 5 mijë të vrarëve dhe trupave të zhdukur nga diktatura. Ngritja e parcelës kombëtare i shërben të vërtetës, i shërben drejtësisë, për të cilën ka shumë nevojë shoqëria shqiptare, i shërben kujtesës”.

Zoti Ndregjoni i bëri thirrje qeverisë që të miratojë sa më parë ngritjen e kësaj parcele si dëshmi e paqes mes shqiptarëve.

“Prandaj mesazhi është: qeveria shqiptare menjëherë, pa u vonuar, duhet të japi miratimin e ngritjes së parcelës kombëtare të kujtesës. Kjo parcelë kombëtare do t’i shërbejë paqëtimit të shqiptarëve dhe jo urrejtjes ndaj njëri-tjetrit”.

Lëvizja antikomuniste e Kelmendit u organizua dhe udhëhoq nga prijësi dhe luftëtari popullor Prek Cali i cili, një vit më parë, u nderua pas vdekjes nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” për kontributin e tij në mbrojtjen e kufijve shqiptar, në Kelmend të Malësisë së Madhe gjatë viteve 1911-1926.

Bllofi i radhës i Bashës- Nuk paraqitet në gjykatë, bie padia ndaj Kokalarit

Nga frika e rihapjes së dosjes ‘Nik Muzin’, deputeti Lulzim Basha ka vendosur të humbë një çështje gjyqësore duke mos shkuar fare në asnjë seancë.

 

Bëhet fjalë për padinë që Partia Demokratike në emër të Bashës kishte ngritur ndaj Evi Kokalarit, në lidhje me akuzat për dosjen e Nik Muzin.

Kokalari këmbëngulte që Basha të vinte në gjyq, por duket se deputeti nuk ka dashur ta shtyjë këtë çështje, pasi do ti hapej dosja që ai mbylli me zor të madh.

Basha e paditi në gjykatë për shpifje por nuk u paraqit në seancë as ai dhe as avokati i tij mbrojtës.  Kjo bërë që Gjykata të pushojë çështjen.

Deklaratat Kokalari i bëri në Durrës, gjatë takimeve të ‘Foltores’ së liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Reagimi i zyrës së Bashës:

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

Berisha: Afera Rama-Basha e Portit të Durrësit, shumë më e madhe se ajo e inceneratorëve

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në një takim me shoqatën Durrës, në krah të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, se afera e Portit të Durrësit është e përmasave të paimagjinueshme.

Ai tha se në këtë aferë janë të implikuar Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Ne mblidhemi sot këtu për njërën nga aferat korruptive ndoshta tani për tani më të madhe të planetit. Jo vetëm të Ballkanit e të Europës, por të planetit. Mblidhemi në një moment kur mega-grabitës, mega-plaçkitës kanë vendosur t’i rrëmbejnë qytetit në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metra katrorë me një vlerë disa miliardë euro.
Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj, Emari është zhdukur, siç thotë ministrja që meriton më shumë se çdo gjë tjetër apo që njihet më shumë se çdo gjë tjetër për grykësinë e saj, me rregullat e saj i shiti 100% koompanive offshore apo kompanisë offshore Rama-Basha, të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë, tokë në zemër të Durrësit”.

“Edhe inceneratorët që janë vjedhje flagrante, duken një nënfish i vogël i kësaj që po zhvillohet në Durrës. Durrësi, një qytet 3-mijë vjeçar, ekzistencën ia ka dedikuar portit. E thotë Milan Shuflaj, në kohëra të mira Durrësi zgjerohet, në kohëra të vështira rrudhet. Por asnjë pushtues nuk e la Durrësin pa port. Në këtë mënyrë, babëzia dhe lakmia e verbër e fitimit, çon në vendime të pashembullta në 3 mijë vite,” tha Berisha.

Më tej ai citoi edhe thirrjet e Grida Dumës, se në këtë çështje duhet të bashkohen Rama dhe Basha.

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Rama mund të konfiskojë çdo tokë në bregdet

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një tryezë të organizuar me shoqatën ‘Durrësi’, denoncoi se afera e Portit të Durrësit mund të shtrihet në mbarë bregun.

Ai tha se kjo vjen për shkak se qeveria i ka dhënë të drejtën vetes që të marrë pronat e të tjerëve.

“Thembra e Akilit është se ky skenar mund të shtrihet në këtë formë nga Velipoja deri në kepin e Spillesë.

Gjatë viteve 2009-2010 na ofrohet një biznesmen i njohur gjerman, me një ofertë gjigante, 15 miliard dollarë investime.

Unë nuk i refuzoja edhe ata që dukeshin si UFO, që të mos i jepja shkas askujt që Shqipëria po refuzon investimet. Kështu veprova me këtë.

Më tha se aplikimin e këtij ligji e kishte parë në Egjipt ku ishte ndërtuar Marsala. Si përfundim, kur afrohej finalja, ai kërkoi që gjithë bregun e Shqipërisë, të bëja një ligj të investimeve strategjike si të Edi Ramës, që de facto e bën të paqenë pronësinë. I jep dorë qeverisë që të konfiskojë për qëllime strategjike tokat e të gjitha brigjeve të vendit, përfshi edhe liqenet.

I them faleminderit, nuk bëhet. Ai u zemërua, por unë nuk kisha premtuar. I thashë se kjo është jashtë çdo parimi pasi do të thotë se qeveria të bëhet pa qenë pronar i tokave të privatëve.

Ky është ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike. U them himariotëve dhe Bregut se po ua marrin tokat, ka gjetur ky disa investitorë grekë. Them që PD në pushtet do e anulojë këtë ligj pasi shkon në kundërshtim me qëndrimin e PD ndaj pronës.

Jam plotësisht dakord që baza ligjore është një ligj që në fakt shkatërron sigurinë juridike të pronës private në tërë Shqipërinë,” tha Berisha.

Berisha: Protesta të fuqishme për aferat e Portit të Durrësit dhe inceneratorëve

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, ishte i pranishëm sot në një tryezë të organizuar nga shoqata ‘Durrësi’, ku ishte i ftuar edhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Durrësin, Ardian Muka.

Në qendër të diskutimeve ishte afera e Portit të Durrësit.

Berisha tha se në këtë aferë korruptive është i implikuar Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Sipas tij, kjo është afera më e madhe korruptive ndoshta edhe në planet. Berisha tha se do shqyrtohet edhe mundësia e protestave për aferat e qeverisë.

“Ne do të konsiderojmë protesta shumë të fuqishme edhe për inceneratorët, edhe për Portin e Durrësit, ne jemi në një revolucion dhe ky revolucion, do të përballet me regjimin për aferat e tij më të zeza. Nuk ka aferë më të zezë se kjo. Nuk mund të ketë. Mendja nuk mund të shkojë kund.

E thashë edhe njëherë: inceneratorët duken nënfish. Gjetën një mafioz, që i thoshin ne do të japim kaq, ne do të marrim kaq nga buxheti i shtetit, ti me çelësa në dorë do të na e dorëzosh me kaq dhe… Ishte pazar ai. Gjysmën e parave e merrte qeveria, gjysmën e merrte ai që sillte hekurishtet dhe që tani s’funksionoi në Fier.

Tani fare, kanë kaluar në një stad krejt tjetër. Tani jemi offshore, nuk merret vesh kush është. Paratë i kemi, paratë janë të varrosura në Shqipëri, ua them unë. Në Shqipëri ka kontejnerë me para të atyre që jetojnë me para të mafias. Se ajo që u kap në Toyota Yaris, ajo është vetëm të themi “kafeja” e tyre. Po vërshojnë euro lumenjsh eurosh droge në Shqipëri dhe kompanitë e tyre do të fshihen në offshore,” tha Berisha. syri.net

“Tabaku ka një hall të madh, kisha vendosur të mos merresha me të publikisht, por…”, Petrit Vasili: Ja e vërteta për aferën e inceneratorëve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, lidhur me të vërtetat mbi aferën e inceneratorëve.

Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, Vasili shkruan se “Kisha vendosur te mos merresha publikisht me kete Kryetaren e Komisionit te Inceneratoreve Tabaku duke menduar se ndjenja e turpit do ta ndalte per te mos vazhduar te genjente edhe më tej dhe ne vazhdimesi”.

Sipas Vasilit, kallëzimi penal në SPAK për inceneratorët është bërë nga LSI, dhe jo nga PD, siç thekson Tabaku, ndërsa shton se “Tabaku pra e ka nje hall te madh, qe genjen kaq trashe dhe publikisht per fakte te shkruara e qe flasin vete”.

Postimi i plotë i Tabakut:

Ja te vertetat, qe Tabaku te mos genjeje më!
Kisha vendosur te mos merresha publikisht me kete Kryetaren e Komisionit te Inceneratoreve Tabaku duke menduar se ndjenja e turpit do ta ndalte per te mos vazhduar te genjente edhe më tej dhe ne vazhdimesi.
Por duke qene se genjeshtra recidiviste eshte ves, qe del me shpirtin si dhe eshte pandemi tek partia e Braves, dermani i vetem per te eshte perballja me te vertetat.
Po le te marrim nje nga nje se si genjen Tabaku, e instruktuar keq nga Luli i saj, perballe te vertetave te medha dhe te faktuara katerciperisht
1. Jorida Tabaku genjeu e tha mbreme ne TV ABC se :
“E vetme dhe kemi pasur padi para një vit e gjysmë. Dhe sipas SPAK ishte padia e PD që solli hetimet”. (VIDEO).
Pra Tabaku thote se sipas SPAK ishte padia e PD, qe solli hetimet.
Po SPAK-u vete thote te kunderten dhe pikerisht se ishin kallzimet e PD dhe te LSI qe sollen hetimet, ja cfare thote deklarata zyrtare e SPAK ne 14 dhjetor 2021:
“NJOFTIM I PLOTË:
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kallëzimit penal të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar hetime për proçedimin penal”.(Foto,njoftim SPAK).
Tabaku pra e ka nje hall te madh, qe genjen kaq trashe dhe publikisht per fakte te shkruara e qe flasin vete.
Dhe halli i vetem eshte qe te mbuloje refuzimin e LSI-se per te qene pjese e Komisionit , sepse prania e saj do te prishte planin e miremenduar te show-t me kete Komision.
2.Tabaku thote gjithashtu se me paska ftuar qe t’i çokërkam informazione asaj.
Por e verteta eshte krejt tjeter dhe shume e madhe.
Une i kam kerkuar zyrtarisht Kryetares se Kuvendit si dhe Lulit te saj dhe Alfred Rushes Kryetar i grupit Parlamentar ne ate kohe, qe te merrja pjese si anetar i Komisionit dhe te jepja çdo kontribut ne emer te LSI per te hedhur drite mbi aferen mafioze gjigande te Inceneratoreve.
Tabaku duhej te skuqej, kur genjen ne kete farë feje sepse komunikimet me Lulin e saj dhe Z.Rusha si Kryetar i Grupit Parlamentar une i kam bere me shkrim dhe me kembengulje ne emer te se vertetes dhe keto komunikime jane fakte, qe asnje genjeshter nuk i zhbën dot.(Dokument, Foto e SMS me Rushën)
Po si do t’jua mbushe mendjen njerezve Tabaku, se LSI si denoncuesja me e madhe dhe me fakte shume te renda, qe Tabaku e pranon vete se as nuk i dinte e njihte fare, nuk duhej te ishte as anetare e Komisionit Hetimor, qe ajo drejton.
Kush eshte ai budalla qe mund te besoje se Tabakut mund ti duhej kushdo si anetare ne Komision, por vetem LSI jo.
Tabaku vete, mbreme ne TV ABC, pohoi dhe pranoi :
“Janë informacion që Kryemadhi i ka pasur ne nuk i kemi pasur. Nuk e di si i ka pasur”.
Pra qellimi i vetem i ketij refuzimi te eger te LSI per te qene anetare e Komisionit Hetimor eshte sepse prania e saj do ta pengonte shown, mbulimin dhe fshehjen e te vertetes, gjobvenien e radhes si dhe krijimin e alibise qe SPAK te mos veproje, qe jane edhe qellimet e verteta te Komisionit te Tabakut dhe Lulit te saj.
Tabaku na qenka shqetesuar edhe se si i paska pasur Monika Kryemadhi keto informacione dhe jo per sa te renda ato ishin.?!
3.Eshte e vertete e madhe dhe tronditese se kur LSI dhe Monika Kryemadhi, por edhe une ne emer te LSI, qe ne mars te 2021 beme publike faktet shume te renda dhe krejtesisht te panjohura me pare per Inceneratoret,
Tabaku dhe Luli i saj nuk i mbeshteten kurre ato, por heshtnin totalisht sikur nuk kishte ndodhur asgje njelloj sic heshte rilindja, qe ishte edhe fajtorja e madhe.
Bile Luli i saj, ne ate kohe, bente edhe deklarata enkas ne te njejten kohe me keto denoncime, qe te pengonte sa te mundte pasqyrimin e tyre live neper TV.
Tre kallzime shume te medha te LSI me qindra fakte dhe dokumenta shume te renda si edhe çdo informacion tjeter, qe nxjerrin ne shesh aferen mafioze te shekullit, kane nje vit qe jane depozituar zyrtarisht ne SPAK.
Keto jane te verteta, qe nuk i luan topi.
Keto te verteta kerkojne vetem e vetem hetim urgjent te SPAK-ut dhe jo show Komisionesh per te mbuluar e shperqendruar presionin e gjithanshëm ndaj SPAK-ut qe ai te veproje dhe te coje fajtoret para drejtesise sepse faktet i ka me tonelata dhe duhet ta kishte mbyllur me kohe kete afere kaq te rende mafioze.
Keto jane te vertetat e medha, qe nuk ka genjeshter apo sperdredhje politike mediatike e akaparuar nga parate e Inceneratoreve, qe mund ti erresoje dot.
Keqardhje e madhe per Tabakun, qe Luli i saj pa e kursyer hiçfare, e perdor keqas dhe e vendos ne pozicione te tilla kaq qesharake dhe butaforike ne funksion te gjobvenies se radhes te tij.bw

Nuk pyetet komisioni që dha koncesionin, Kryemadhi: Të zbardhet marrëveshja me SPAK

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e konsideron skandaloz vendimin e Komisionit Hetimor për të mos marrë në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit.

Në një postim në facebook, po kaq qesharak e sheh edhe arsyetimin për këtë vendim, ruajtjen e sekretit hetimor sipas marrëveshjes me SPAK.

Për Elbasanin, Fierin, Tiranën, topi tashmë është në fushën e SPAK, thotë Kryemadhi.

Ajo inkurajon çdo prokuror dhe gjyqtar, që ta shohin të vërtetën siç është, pa marrë parasysh funksionet apo përkatësitë politike të individëve nën hetim, ndërsa shpreh gatishmërinë për të dëshmuar me fakte dhe prova mbi çështjen.

Reagimi i plotë

Skandaloze! Me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor).

Minimumi, Komisioni Parlamentar duhej të informohej: A ka mbivendosje Komisioni Hetimor Parlamentar me SPAK?

Nëse anëtarët e Komisionit kanë lidhur marrëveshje me SPAK, ku është marrëveshja???

Çfarë statusi kanë anëtarët e KOMISIONIT? A kanë të drejtë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të informohen nga SPAK kë duhet të marrin në pyetje dhe kë jo ? 

Analiza e veprimtarisë apo deklaratat e z. Pëllumb Abeshi, si Kryetar i Komisionit të Dhënies me Koncesion, si dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, do të zbardhnin qartazi për publikun shkeljet e rënda proceduriale, që sipas Kryeministrit Rama nuk ekzistojnë.

Kryetarja e Komisionit duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun.

Komisioni Hetimor me çfarë duket do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë, apo që nuk do mbajnë mend, se çfarë ka ndodhur.

Për Elbasanin, Fierin, Tiranën, topi tashmë është në fushën e SPAK! Inkurajoj çdo prokuror dhe gjyqtar, që ta shohin të vërtetën siç është, pa marrë parasysh funksionet apo përkatësitë politike të individëve nën hetim.

Ndërkohë, siç e kam bërë në tre kallëzimet penale, shoqëruar me fakte, do vijoj të zbardh pa u ndalur të vërtetën si ka ndodhur, kush e ka lejuar, e kush po përfiton paratë e qytetarëve.

Jam në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere. syri.net

“Jam gati të dëshmoj me prova e zë të vërtetën e aferës”, Kryemadhi sulmon Komisionin për inceneratorët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon pas mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, duke e cilësuar skandaloz faktin që, sipas saj, “me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor).

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi sulmon dhe kryetaren e komisionit, deputeten Jorida Tabaku, teksa thekson se “Kryetarja e Komisionit duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun”.

Teksa shprehet se do të vijojë të zbardhë të vërtetën, Kryemadhi shprehet se është në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Skandaloze! Me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor).
Minimumi, Komisioni Parlamentar duhej të informohej: A ka mbivendosje Komisioni Hetimor Parlamentar me SPAK?
Nëse anëtarët e Komisionit kanë lidhur marrëveshje me SPAK, ku është marrëveshja???
Çfarë statusi kanë anëtarët e KOMISIONIT? A kanë të drejtë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të informohen nga SPAK kë duhet të marrin në pyetje dhe kë jo ?
Analiza e veprimtarisë apo deklaratat e z. Pëllumb Abeshi, si Kryetar i Komisionit të Dhënies me Koncesion, si dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, do të zbardhnin qartazi për publikun shkeljet e rënda proceduriale, që sipas Kryeministrit Rama nuk ekzistojnë.
Kryetarja e Komisionit duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun.
Komisioni Hetimor me çfarë duket do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë, apo që nuk do mbajnë mend, se çfarë ka ndodhur.
Për Elbasanin, Fierin, Tiranën, topi tashmë është në fushën e SPAK! Inkurajoj çdo prokuror dhe gjyqtar, që ta shohin të vërtetën siç është, pa marrë parasysh funksionet apo përkatësitë politike të individëve nën hetim.
Ndërkohë, siç e kam bërë në tre kallëzimet penale, shoqëruar me fakte, do vijoj të zbardh pa u ndalur të vërtetën si ka ndodhur, kush e ka lejuar, e kush po përfiton paratë e qytetarëve.
Jam në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere.

Reforma Territoriale- Kaso: ‘Fraksioni i Vulës’ as nuk e kupton se çfarë do të thotë diçka e tillë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso ka qenë i ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax News ku ka folur mbi ngritjen e një komisioni për Reformën Territoriale. Ai tha se “Fraksioni i Vulës” duke nënkuptuar grupimin tjetër të PD-së, kishte ndrmarrë një nismë të tillë pa e kutpuar se çfarë po kërkonin në thelb.

Në analizën e mëtejshme, Kaso u shpreh se me veprimet që grupimi tjetër i PD kishte ndërmarrë, thjesht po bëhej e mundur ruajtja e “status-quo”-së që kishte vendosur kryeministri Edi Rama.

Pyetje: Premisat janë që do arrihet një marrëveshje në fund të këtyre komisioneve, në krye të 6 muajve. Ju si pjesë e Komisionit të Rithemelimit, do gjeni mekanizëm? Sepse po merren vendime edhe për hartën e gjyqësorit…

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso: Është e vërtetë që sikundër thatë ju, ka patur një tentativë të asaj që ju e quani PD zyrtare, në fakt është e lehtë që “Fraksioni i Vulës” të flasë për diçka që deputetët si për shembull Oerd Bylykbashi e kanë thënë para 5 muajsh, ishte dhënë dakordësia në kuadër të një pazari diplomatik për zgjatjen e mandatit të Vettingut që ishte një “thrill” nga Edi Rama por edhe nga faktori ndërkombëtar. U hodh në tavolinë kjo pjesa e reformave të tjera për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë.

Nëse sot pyet këdo nga ata që dalin dhe flasin, kur i pyet se çfarë nënkuptojnë me Reformë Territoriale, nuk e dinë as vetë. Dëgjova një artikulim të çuditshëm nga dikush që thoshte “do heqim komunat” kur në fakt komunat nuk ekzistojnë më. Po ashtu edhe nëse i pyet për Reformën Zgjedhore nuk dinë se çfrarë të thonë se çfarë duan të përfshijnë. Nga ato që kanë propozuar shoh se nuk ka asgjë më shumë nga ajo që kemi aktualisht. Ka një amendament të propozuar që ruan status-quo-në. Pra do të thotë se “fraksioni i vulës” është i kënaqur me këtë status-quo.

‘Tip i dobët dhe frikacak’- Berisha: Basha u tremb nga i biri i Rrahman Rrajës, nuk shkoi në Fushë Krujë

Nga Guri i Zi i Shkodrës, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia,  lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi se Lulzim Basha është politikan i dobët dhe frikacak. 

Përpara demokratëve, Berisha tregoi rastin kur në zgjedhjet e kaluara Lulzim Basha u tremb nga djali i Rrahman Rrajës i cili i kishte thënë të mos shkonte në Fushë Krujë për fushatë elektorale.

I frikësuar, Basha nuk shkoi, tha Berisha, pavarësisht insistimit të kryetarit të degës së PD dhe demokratëve atje.

Berisha kujtoi ngjarjen e vitit 1997 kur Jozefina Topalli u kërcënua me armë në Vlorë, por sërish shkoi dhe takoi demokratët.

Ju ftonte në miting, vinit masivisht, fliste 1 orë dhe nuk guxonte të përmendte njëherë emrin e Edi Ramës. I thoja, këta vijnë se janë kundërshtarë të Edi Ramës se ua ka sjellë në majë të hundës qeveria. Unë kështu e kam, tha. Por opozita nuk është kështu. Një tip i dobët dhe frikacak. I thotë në Fushë Krujë i biri i një krimineli në Parlament, Rrahman Rrajës, “Lul mos guxo të dukesh në Fushë Krujë”.

Në mënyrë absolute nuk shkoi të bëjë fushatë në Fushë Krujë. Më vjen kryetari i partisë dhe më thotë, kjam shkuar tre herë dhe i kam thënë duhet të vish që të mos na ulësh kokën ne, se thonë që e ka kërcënuar i biri i Rrahmanit e ka kërcënuar dhe nuk vjen dot. Nuk shkoi.

E gjuajtën me kallashnikov Jozefina Topallin në fshatrat e Vlorës dhe shkoi 10 herë të tjera. Kështu është politika, nuk është për t’u trembur“, u shpreh Berisha.

Berisha: Basha frikacak. Revolucioni ynë nuk ndalet pa sjellë PD-në në pushtet

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, foli për Bashën.

Berisha theksoi se Basha ishte një frikacak, që nuk përmenddte dot emrin e Ramës e nuk shkonte nëpër zona të caktuara kur kërcënohej. Ai shtoi se revolucioni i demokratëve nuk ndalet pa sjellë PD-në në pushtet.

“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak.

I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbusur këtë narko-shtet”, deklaroi Berisha.

Berisha: Basha dekonspiroi operacionin e 4 shteteve, belgët do t’i shkojnë deri në fund

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia. 

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun duke inverstuar në të gjitha qarqet më pak se 2/3 e asaj që është investuar me rras guri në sheshin ‘Skënderbej’.

“Diskriminim racist i Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama. Nëse marrim investimet e dhëna për të gjithë zonën e Veriut ato përbëjnë më pak se 2/3 e ivestimeve për rrasa guri në sheshin ‘Skënderbej’. E kam denoncuar me dhjetëra herë. Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së barabartë të të ardhurave si në Ana e Malit dhe Guri i Zi”, vlerësoi Berisha.

Lideri historik i PD tha se revolucioni i demokratëve është në sprovë të madhe, pasi qeveria ka angazhuar gjithçka për ta ndalur, në bashkëpunim me ish-kryetarin e PD.

Berisha akuzoi edhe Bashën se dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për çështjen e ‘Toyota Yaris’, por shtoi se belgët do t’i shkojnë deri në fund hetimit.

“Revolucioni ynë është në provë të madhe sepse kundër tij për të ndaluar dallgën e tij, narko shteti ka mobilizuar të gjitha potencialet e tij, por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë kallp, na doli siç i thotë populli arrë me vrimë, e prishur. Edi Rama e mori peng me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar. Secili prej jush nëse del në Tv dhe dekonpsiron një operacion policor kryen një vepër penale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i 4 shteteve. Sa mori sa nuk mori nuk e di, por di atë që akuzën që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ia mbylli Edi Rama.

Por akuzën e Belgjikës nuk ia mbyll dot e Edi Rama dhe ata do t’i shkojnë deri në fund këtij problemi”, tha Berisha.

Ish-kryeministri ftoi demokratët që të bashkohen me koalicionin opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Ftoj edhe ata pak banorë që të bashkohen me ne, të mos e identifikojnë veten me një njeri të të pabesë, të marrë peng, nuk iu lidh asgjë me atë, ata janë të lidhur me ju. Duhet ë jemi të të gjithë së bashku, nga ky proces do të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Kemi betejë të madhe përpara. Ata kanë konfiskuar logon, e kanë rrëmbyer dhe ai nuk del vetë në shesh betejë se e di mirë se iu ia merrni fytyrën, por i le kandidatët me logon dhe përpiqet të mashtrojë që njerëzit të votojnë një logo e cila është e tëra në dispozicion të Edi Ramës dhe Lul Bravës. Ndaj ju ftoj që të qartësojmë çdo votues të Gurit të Zi, të Shkodrës, nga Shala e deri në Velipojë se logoja e opozitës së vërtetë, logoja e Bardh Spahisë është Shtëpia e Lirisë, vota e numrit dy për kandidatin tuaj”, theksoi Berisha.  syri.net


Send this to a friend