VOAL

VOAL

EMRAT- Ja kush janë të arrestuarit e SPAK për trafik droge me Italinë

SPAK ka lëshuar në total 42 urdhër-arreste, për persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike me Italinë.

Zyrtarisht janë mësuar edhe emrat e personave që janë prangosur.

Po ashtu, është dhënë masa “arrest me burg” për disa persona, disa prej të cilëve janë edhe aktualisht në qeli.

Personat e arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “FIVE”:

•       Denardo Dervishi

•       Fejzo Meçaj (punonjes policise SPZ, Tepelene)

•       Ervin Llana

•       Armand Koçiu

•       Servan Kerbizi

•       Xhuliano Aliu

•       Kristi Dauti

•       Sefer Dukaj

•       Fiodor Runaj

•       Hyrjet Runaj

•       Hader Runaj

•       Ardian Kastrati

•       Xhavit Filja

•       Adriatik Logli (punonjes policie prane DVP Gjirokaster)

•       Valmir Polisi

•       Fadil Demaj

•       Landi Lezi

•       Erjon Kalemi

•       Bujar Brahaj

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit e mëposhtëm, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale:

Elton Ukaj

Marjano Beta

Mikel Ziflaj

Sokol Beqiraj

Marjus Tarataraj

Aleks Meçorapaj

Abedin Llajaj

Ardit Petraj

Neritan Lamaj

Hetem Velaj

Lleonidha Koçiaj

Klodian Delaj

Kastriot Lalaj

Ertjan Pjetergjokaj

‘Basha të ikë’, Shehaj: Kush do ta largoje Berishën, le të mbledhë më shumë vota se ai

Në një deklaratë për mediet, deputeti demokrat Agron Shehaj u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më shumicën brenda PD dhe për këtë arsye duhet të largohet.

Shehaj: Duhet t’i japë mundësinë demokratëve që të bashkohen. I bëj thirrje gjithë kolegëve të mi deputetë dhe gjithë demokratëve që të respektojnë vullnetin e shumicës dhe të bashkohemi për të shmangur përçarjen.

A është e vetmja rrugë që të bashkohen demokratët largimi i Bashës?

Shehaj: Demokracia funksionon nëpërmjet votës dh nëpërmjet respektit të vullnetit të shumicës. Shumica tregoi që nuk është më Bashën dhe Basha duhet të largohet për këtë arsye.

Kushdo që pretendon se zoti Sali Berisha duhet të largohet ka të drejtën e tij, por duhet të mbledhë vota për të larguar Sali Berishën. Kushdo që do ta largojë le të mbledhë më shumë vota se Sali Berisha dhe ta largojë. Zgjidhja është me votë. Shumica e ka shprehur vullnetin.

Argumenti që përdorte deri dje Basha dhe mbështetësit e tij ishte se ata kishin shumicën dhe nuk kishin arsye të largoheshin. Tani ata nuk e kanë më shumicën. Në demokraci vendoset nëpërmjet votës, shumica vendos.

Shehaj tha se është e rëndësishme që të bashkohen demokratët dhe ky problem zgjidhet duke respektuar vullnetin e shumicës. syri.net

Grida Duma sulmon Lulzim Bashën: Porti i Durrësit, afera më e madhe

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, kërkoi sërish largimin e Lulzim Bashës.

Ajo tha se ai është pakicë, pasi nuk mbështetet nga anëtarësia.

Duma komentoi sërish aferën e Portit të Durrësit. Deputetja demokrate ishte shprehur më herët se Lulzim Basha kishte refuzuar të denonconte aferën gjatë fushatës elektorale.

“Është ashtu siç është. Ne kemi menduar si grupim dhe shtab elektoral i Durrësit se është jetike që të qartësojmë me transparencë qëndrimin e opozitës për një projekt krejtësisht të mbyllur.

Janë 81 hektarë, që për neve iu janë dhënë disa oligarkëve. Duke qenë projekt i mbyllur, minimalisht afera më e madhe strategjike, dhënia e portit më të madh në vend, duhet që opozita ta bënte transparente, pa penguar zhvillimin, por duke bërë që zhvilimi të shkojë te qytetarët,” tha Duma. syri.net

Mblidhet sot Komisioni i Rithemelimit, Berisha fton deputetët demokratë të bashkohen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat këtë të enjte është shprehur se do të mbajë çdo përgjegjësi në lidhje me humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit pas përfundimit të fazës së reflektimit.

Në kuadër të zhvillimeve më të fundit në PD, një ditë më parë ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha ka bërë thirrje për bashkim të gjithë deputetëve të PD-së të cilët kanë qenë kritikues ndaj tij.

Ndërkohë një pjesë e madhe e deputetëve demokratë që kërkojnë dorëheqjen e Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit në 6 bashki, nuk mbështesin as rikthimin e Berishës në krye të PD-së.

Ndërkohë pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet grupi i Rithemelimit, ku pritet që të caktohet data për mbledhjen e Kuvendin për përcaktimin e zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së. Express

Berisha: Më 6 mars u sanksionua me votë kush është opozita e vërtetë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se zgjedhjet e 6 marsit treguan se kush ishte opozita e vërtetë.

Sipas tij, më 6 mars u sanksionua me votë opozita e vërtetë.

“Zgjedhjet e 6 marsit treguan në dritën e diellit para shqiptarëve se Shtëpia e Lirisë ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 mars, 70 përqind e popullit opozitar votoi për Shtëpinë e Lirisë, pra për Partinë e vërtetë Demokratike.

Qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigje të merituar Edi Ramës. I treguan se nuk pranojnë lojën me peng-opozitën. Natyrisht unë gjej këtu rastin të ftoj çdo demokrat që të lexojë mesazhin e datës 6 mars dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshme,” tha Berisha.

“Gara është e hapur. PD është në një proces të reformimit total. Të rikthimit në çdo vendimmarrje të saj të votës së lirë. Kushdo që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces dhe ka besim te vota e lirë, është plotësisht i mirëpritur. Nëse më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim Brava, mund të them se ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij. Ai po keqpërdoret dhe keqshfrytëzohet deri në fund sa të mos mbetet më asgjë nga ai.

…Mendoj se zoti Brava ka injoruar veten e tij dhe është injoruar nga elektorati shqiptar. Le ta lëmë në fatin e tij.

Zgjedhjet e 6 marsit u zhvilluan në kushtet më të jashtëzakonshme se kurrë nuk ka ndodhur që një autokrat, një narkokryetar qeverie, që të rrëmbejë logon dhe t’ia japë kallp opozitës. Kalimi i logos te kallp-opozita ishte një dekurajim i madh për qytetarët që të dalin në votime. Nuk them se fajin e kanë skeptikët. Unë u shpreh nderimin më të madh atyre që votuan më 6 mars, por shpreh edhe respekt e mirëkuptim për ata që qëndruan në skepticizmin e tyre. Më 7 mars, preokupimi i parë i imi ka qenë se si të punojmë që këta opozitarë t’i bindim të na votojnë në zgjedhjet e radhës,” tha Berisha. syri.net

Alizoti: Me Bashën nuk merrem më, e konsideroj psikik! Deputetët të shkëputen

Deputeti i PD Tomor Alizoti deklaroi se kjo forcë është në krizë totale dhe zgjedhjet e 6 marsit e faktuan.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai bëri përgjegjës kryetarin Lulzim Basha për të cilin tha se duhet të dorëhiqet, duke e konsideruar madje psikik.

“Zgjidhja është dorëheqja. PD është në krizë totale, sepse nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por të kryetarëve. Duhet të shkëputet nga koncepti stalinist dhe sot i ka ardhur finishi. Mua kjo gjë më tmerron: Si mund të dalësh të thuash fajin e kanë këta? Po më kujton simptomat e ‘91 kur Ramiz Alia thoshte të dilnin me pankarata Parti- Enver për të ndryshuar kohën. Koha nuk ndryshohet”, tha Alizoti.

Më tej ai pohoi se tashmë deputetët e PD duhet të pozicionohem me qëndrim.

“Tani me Bashën nuk merrem më, sepse e konsideroj psikik. Ose e luan këtë rol, ose është i tillë. Pas shumë e shumë provash, që është i vetmi në univers që ka shumë shanse që provon dhe nuk fiton. Deputetët të lënë analizat, të shkëputen nga ai. Ne jemi në një krizë iracionale. Rrotullohemi gjithë kohës dhe nuk e shpjegojmë dot. Jemi në një f azë të marrësh, si ai që ka pirë 2 kg raki dhe thotë nuk kam pirë raki”, u shpreh Alizoti./Opinion.al

‘Dorëhiqu, lëpirës’- Ndjekësit ‘masakrojnë’ Bashën pasi uron 8 marsin

Si të mos i mjaftonin ‘shuplakat’ nga të vetët brenda Partisë Demokratike, Lulzim Bashën tashmë e kanë gozhduar edhe komentuesit në rrjete sociale.

Teksa ka ururar festën e gruas përmes një videoje, shihen me dhjetëra komente përbuzëse e denigruese ndaj tij.

Lulzim Basha nuk pranon asnjë humbje edhe pas rezultatit shkatërrues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ai ka bërë vetëm një reagim në lidhje zgjedhjet duke thënë se  nuk ka humbur asnjëherë dhe se është përballur me masakra elektorale.

Zgjedhjet e 6 marsit ai i cilësoi kurth dhe anomali.

Kujtojmë se PD-ja e Lulzim Bashës doli e treta në renditje në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ dolën në vend të dytë, ndërsa Bardh Spahia i këtij koalicioni opozitar fitoi Bashkinë Shkodër. syri.net

Deputetët qesharakë të Bashës – Nga Andi Bejtja

Është qesharake se si një pjesë e deputetëve të Lulzim Bashës, qesharakisht u zgjuan të tronditur më 7 mars nga fitorja e Berishës me gati 70 përqind të elektoratit të PD-së.

Që e paskan kuptuar me 7 mars se nuk ishin ulur 5004 veta në 1956 karrige, që meqë jemi këtu ku jemi, do vazhdojnë të jenë qesharakë dhe po ua hapën derën këta të ‘Shtëpisë së Lirisë’, që bëhen akoma e më shumë qesharakë kur i thonë Berishës që vërtetoi në 3 muaj (e duan apo nuk e duan) se është i vetmi që mund të ndezë kompjuterin e fikur të PD dhe opozitës, edhe pse Juri Kim e ‘co’ ja kishin hequr fare butonin ndezës të opozitës….

E shikoni ca i thonë, je fitues po ik bashkë me humbësin, ose dhe po erdhe rri te papafingo e PD-së, mos bëjmë as gare as zgjedhje pavarësisht se anëtarësia të do ty…

Po ju, pse nuk pyetët anëtarësinë përfunduat në këtë derexhe….

Ore mire nuk e kuptoni këtë, mirë besuat dhe Kryetarin e vulës, që sot me nesër ‘Berisha e ha’….hajde po jua pranojmë faktin që edhe pse nuk jeni në politike nuk merrni vesh nga politika, po jua falim dhe që nuk keni parime e moral: Po kaq gjë nuk e keni parë e kuptuar këto 30 vjet, që pronari TV Klan, Aleksandër Frangaj del në TV si analist vetëm ‘në raste funeralesh’, madje pasi ka mbaruar punë me këngën e fundit Hoxha ose Prifti….

Nëse nuk e keni kuptuar as këtë këto 30 vjet, kot rrini në politikë, punoni roje në ndonjë Ambasadë. syri.net

Alfred Lela: Basha në buzë të greminës, duhet të japë dorëheqjen

Gazetari Alfred Lela në intervistë me Skype me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit.

Lela theksoi se Lulzim Basha dhe grupimi i tij janë në buzë të greminës, duke shtuar se Basha duhet të japë dorëheqjen.

“Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Ai duhet që të reflektojë, sepse është i pari përballë një krize të rëndë politike dhe degjenerimi të situatës. Basha duket përballë një moszgjidhjeje. Basha e sheh se është në buzë të greminës e njerëzit sigurisht që nuk duan të shkojnë drejt greminës.

Basha e mori PD-në si kokrra e mollës e së paku ta dorëzojë në mënyrë normale siç e la e mos ta katandisi si mos më keq. Deklarata e Lulzim Bashës është e turpshme, relativizoji gjërat.  Basha del e kacarritet me duar e këmbë pas karriges të kryetarit të bashkisë. Sali Berisha dëshmoi fuqinë e vet politike. Berisha me sigël të partisë së re të tij arriti të dalë në vend të dytë, ai është dhe njëherë faktor i pamohueshëm i spektrit politik në vend”, deklaroi Lela.

‘Po kalon në kufijtë e çmendurisë’- Alizoti ‘shpërthen’ kundër Bashës: Ky njeri sikur jeton në Kozmos

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.

I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashës për të mos u larguar nga PD.

‘U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, tha Alizoti.

Sa i përket deklaratës së Bashës i cili tha se nuk njeh asnjë humbje, Alizoti tha se kreu i PD nuk jeton me realitetin.

Sipas tij është e palogjikshme që të qëndron në krye të një partie të cilën e ke shkatërruar.

‘U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohen menjëherë’, deklaroi Alizoti. syri.net

 

Shehaj: Basha ka nevojë për psikiatër, peng i pazareve të veta! Rama do e fusë në burg

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, e quajti Lulzim Bashën bravaxhi, monstër dhe pis. Sipas Shehajt, Basha ka nevojë për psikiatër ndërsa theksoi se ai është peng i pazareve të veta.

Sakaq, Shehaj tha në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se kryeministri Edi Rama do ta fusë atë në burg.

“Rama do e fusë në burg atë. Kështu përfunduan të gjithë ata që i shërbyen Ramës, por duke i bërë trysni atij. Rama të lë të hash e të hash, dhe të fut në burg.”-tha Shehaj.

Ndër të tjera ajo deklaroi se shkodranët kanë dhënë sot një mesazh shumë të fortë duke zgjedhur Bardh Spahinë e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ si kryetar bashkie.

Indrit Hoxha: Kemi fituar opozitën

Përfundimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore në Shqipëri, ka nxjerrë në pah opozitën reale, ku ‘Shtëpia e Lirisë’, fitoi Shkodrën dhe në bashkitë e tjera mori shumë vota.

Ish-nënkryetari i FRPD-së dhe i deleguari i Komisionit të Rithemelimit tek njësia 8 në Tiranë, Indrit Hoxha shkruan se, tani kemi fituar opozitën e cila duhet organizuar për të hyrë në zgjedhjet e përgjithshme vendore, që janë pas 1 viti.

Reagimi i Indrit Hoxhës:

Në 5 muaj, Sali Berisha arriti pa struktura, pa seli, pa vulë, pa administratë, pa fonde, me një ambasadë amerikane kundra për shkak të ‘non gradës’, të nxirrte lëvizjen e tij, si opozita reale në vend duke dalë në 4 bashki forcë e dytë, në një bashki forcë e tretë dhe në djepin e antikomunizmit  të fitonte bashkinë Shkodër.

Unë e di që kjo nuk është fitore, por kemi fituar diçka të çmuar, kemi fituar opozitën e cila tashmë duhet të futet në rrugën e riorganizimit për të qenë maxhorancë nesër.

Zgjedhjet lokale janë mbas 1 viti dhe normalisht si opozita kryesore e vendit, objektivi jonë do jetë fitorja në bashkitë dërrmuese të Shqipërisë. syri.net

VIDEO- Elton Bano: Do bëjmë denoncim për intimidim të votuesve

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, tha se ekipi i tij po përgatitet pët të denoncuar në institucionet përkatëse, presionet e administratës socialiste duke intimiduar votuesit.

Bano u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht për të sjellë ndryshimin në qytetin e tyre.

“Rrinë aty me lista, duke kapur njerëzit. Janë pjesë e administratës. I kemi denoncuar. Zoti Luan Baçi ka bërë disa denoncime. Rrinë pranë qendrës së votimit duke intimiduar votuesit, këta që i kanë mashtruar për 15 vite me arrogancë”.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime. Sot është dita kur mund të shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë, për të bërë ndryshimin që Lushnja meriton. Për t’i kthyer qytetarinë që meriton”, tha ai. syri.net

Premtim Kryemadhi denoncon Xhelal Mziun: Hiqni dorë nga shantazhet

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Dibër, Premtim Kryemadhi, ka denoncuar deputetin e Lulzim Bashës, Xhelal Mziun, duke thënë se po intimidon votuesit edhe pse sot është heshtje zgjedhore.

“Ju vlerësoj për punën që bëni. Falenderimi i parë i shkon Zotit. Por dua të falënderoj të gjithë qytetarët që marrin pjesë në votime.

Kushtet e vështirësuan pak, por u bëj thirrje që të dalin të gjithë dhe të shprehin mendimin e tyre. Vota e tyre është forcë.

Nga informacionet e para që kam, procesi vazhdon. Është pak problem pjesëmarrja. Megjithatë mendoj se qytetarët do ta mbështesin këtë proces.

Kam një apel për administratën qendrore dhe lokale, si dhe për deputetët që janë këtu, u bëj thirrje që t’i lënë qytetarët të lirë të votojnë, t’i lënë shantazhet. E gjithë administrata e Bashkisë së Kamzës kanë qenë sot këtu.

Edhe tani që flasim, kam një mesazh nga një deputet që bën thirrje se kë duhet të votojmë. Deputeti është i Bashës. Ai është Xhelal Mziu. Besoj se nuk do intimidohen qytetarët nga ky presion.

Sot është heshtje zgjedhore që duhet respektuar. Besoj se qytetarët nuk do ndikohen nga ky presion dhe do të shkojnë te qendrat e votimit,” tha Kryemadhi. syri.net

Topalli: Berisha po i bën një shërbim të madh vendit, shkodranët do shpëtojnë pluralizmin

Ish-kryetarja demokrate e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka cilësuar votimin e qytetarëve sot në këto zgjedhje të pjesshme vendore si një votim për të shpëtuar pluralizmin.

Njëkohësisht, Topalli e ka vlerësuar maksimalisht liderin historik të PD-së, Sali Berishën duke theksuar se vetëm ai mund të arrinte të mobilizonte votën.

“Shqiptarët, në rastin konkret shkodranët, kanë mençurinë për të shpëtuar pluralizmin. Dhe kjo është votë për pluralizmin, për këtë kemi luftuar 30 vjet,” tha Topalli pasi votoi familjarisht në Shkodër.

“Shumica janë për ta ndërtuar jetën në Shqipëri – theksoi ajo në vijim, – dhe ky është rasti për të ndërtuar pluralizmin dhe për të larguar qeverinë aktuale dhe një opozitë të shitur.”

E pyetur për rolin e liderit historik të PD-së në këto momente që po kalon Shqipëria, Topalli tha: “Berisha po i bën një shërbim shumë të madh vendit. Vetëm ai mund të arrinte ta mobilizonte votën ndaj dhe kjo votë është më shumë se administrative.” syri.net

‘Serbia në krah të Rusisë’- LSI depoziton në Kuvend kërkesën për daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka depozituar në Kuvend Amendament Projekt Rezolutë, për daljen e mënjehershme nga Ballkani i Hapur.

Në projekt rezolutën e LSI-së, theksohet se Shqiperia nuk mund të qëndrojë më asnjë minutë te vetme krah Serbisë, që refuzoi sanksionet ndaj Rusisë, agresores së Ukrainës.

Postimi i plotë i Petrit Vasili:

Kam depozituar ne Kuvend Amendament Projekt Rezolute, per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.

Shqiperia nuk mund te qendroje me asnje minute te vetme krah Serbise, qe refuzoi sanksionet ndaj Rusise, agresores se Ukraines.

Qendrimi ne krah te Serbise ne Ballkanin e Hapur, qe refuzon sanksionet dhe qe demostron ne sheshe pro agresionit rus do te ishte de facto perkrahje e Edi Rames per Rusine pushtuese.

Ballkani i Hapur dhe prekja e kufijve te Kosoves nfa Serbia ishin dy pjese te te njejtit projekt pushtues dhe destabilizues edhe perpara Ukraines.

Kosova eshte goditur pas shpines nga Ballkani i Hapur ne sherbim te synimeve ekspansioniste serbe te ngjashme dhe ne sinkron me ato ruse ne Ukraine.

Ballkani i hapur ka qene rrenim per ekonomine shqiptare dhe shkaterrim per fermeret shqiptare.

NATO, BE dhe SHBA vendosen sanksionet me te rrepta qe historia ka njohur ndersa Serbia ju kundervu atyre duke zgjedhur pushtuesit rusë.

Parlamenti Europian miratoi nje Rezolute historike lidhur me pushtimin rus te Ukraines.

Nisur nga kjo besoj shume se te gjithe koleget deputete do ta mbeshtesin kete Amendament.

Do te ishte nje turp i pafalshem vazhdimi i qendrimit ne krah te Serbise pro Putin nga ana e Qeverise se Edi Rames ndaj dalja nga Ballkani i Hapur eshte i vetmi qendrim konkret pro NATO,pro BE dhe pro SHBA.

P.S Me poshte eshte teksti i Amendamentit te depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

AMENDAMENT I DEPUTETIT

TITULLI : “Për daljen e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur”.

KËRKUESI: Petrit Vasili Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

OBJEKTI:  Projekt-Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”,

BAZA LIGJORE : Neni 99 pika 3 e Rregullores së Kuvendit.

ARGUMENTIMI I PROPOZIMIT.

Në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur për shqyrtim në seancën plenare të datës 7 mars 2022

një Projekt-Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Kjo Projekt Rezolutë paraqitet në një moment shumë kritik të shpërthimit të agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Të gjithë partneret tanë strategjike NATO, BE dhe SHBA kanë mbajtur një qendrim shumë të fortë dhe kane vendosur sanksionet më të forta të para ndonjëherë kundër Rusisë.

Serbia është i vetmi vend europian që nuk ju bashkua këtyre sanksioneve duke demostruar qartë mbështetjen e saj ndaj Rusisë në kundërvënie të plote me të gjithe komunitetin ndërkombëtar euroatlantik edhe pse formalisht Serbia ka hapur negociatat për anetarësim në BE.

Vendosja de facto, por edhe de jure e Serbisë pro agresionit rus në Ukrainë e vë në një pozicion shumë të rëndë Shqipërinë e cila është bërë pjesë aktive e nismës së Ballkanit të Hapur.

Kjo nismë është kritikuar rreptë nga opozita por edhe nga shoqëria civile në Shqipëri sepse ishte një nismë antieuropiane dhe proruse. Koha provoi vërtetësinë e këtyre shqetësimeve madhore. Kjo nismë dëmton rëndë interesat ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht bujqësinë shqiptare dhe jetesën e mijra fermereve gjë që është provuar realisht dhe ka nxitur reagimin e fortë dhe legjitim të tyre.

Nisma ka qënë një shërbim i madh që qeveria shqiptare i bën projekteve të njohura famëkeqe serbe të Jugosllavisë së re, ndryshimit te kufijve të Kosovës dhe mosnjohjes së pavarësisë së saj.

Ndaj është tërësisht e papranueshme në planin kushtetues, politik dhe moral, vazhdimi i mëtejshëm nga ana e qeverisë të pjesmarrjes në nismën e Ballkanit te Hapur.

PËR KËTO ARSYE:

Në mbështetje  te Nenit 99 pika 3 e Rregullores që percakton se:

“3.  Amendamentet  me  shkrim  për  projektrezolutën  ose  projektdeklaratën  duhet  të  jenë  të regjistruara  në  Sekretariatin  për  Procedurat  dhe  Votimet  të  paktën  24  orë  para  kohës  së  caktuar  për zhvillimin  e  debatit  dhe  t’u  jenë  shpërndarë  deputetëve.  Pas  përfundimit  të  debatit  të  përgjithshëm, autori  i  amendamentit  ka  të  drejtë  të  paraqesë  propozimin  e  tij  për  jo  më  shumë  se  5  minuta  dhe  çdo deputet  ka  të  drejtë  të  diskutojë  deri  në  5  minuta  për  amendamentin  e  paraqitur”, ju paraqes Amendamentin e mëposhtëm për t’u shtuar në tekstin e Projekt-Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

AMENDAMENT:

Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:

-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.

-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.

-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.

-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.

-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.

– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje  të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.

Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:

Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.

Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.

Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.

Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mitingu përmbyllës në Rrogozhinë- Berisha në krah të Hekuran Xhanit

Ditën e sotme në orën 17:00, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit, për të mbështetur kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë.

Sot, e mërkure, me datë 02 mars, në ora 17:00 lideri historik i PD, Sali Berisha sëbashku me kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për bashkine Rrogozhinë Hekuran Xhani do të zhvillojnë tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Transmetimi do të mundësohet nëpërmjet regjisë qendrore dhe kanalit zyrtar YouTube te z. Berisha. syri.net

Ardian Muka: Dako fshihet pas Sakos, kërkon të manipulojë votat e 6 marsit

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, deklaroi nga Xhafzotaj se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të bëhet ndryshimi i madh. Muka deklaroi se bashkia e Durrësit do i kthehet qytetarëve ndërsa theksoi se Vangjush Dako po përpiqet që tani që të manipulojë votat në favor të kandidates së PS, Emiriana Sako.

“Është një ngarkese, detyrë e madhe të cilën nuk e mbaj dot vetëm, por të gjithë bashkë do t’ia dalim të fitojmë bashkinë dhe ta administrojmë atë të gjithë bashkë. Jam një nga ju, djalë durrësi dhe mjaft i thjeshtë.  Ata që vijnë e kërkojnë votën, e kam fjalën për zonjën Sako, që është dikush që fshihet pas saj, Vangjush Dako, po përpiqet të manipulojë votën për herë të katërt. E kemi parë këtë film, besoj nuk prisni që të jetë ndryshe kësaj radhe, në fund ka abuzim dhe keqtrajtim. Të gjithë bashkë t’i bashkohemi vizionit që ne kemi.”-tha Muka.

Ndër të tjera, Muka theksoi se Bashkia e Durrësit nesër do ketë një fytyrë njerëzore ku zëri i qytetarëve do të dëgjohet.

“Bashkë do flasim dhe bashkë do t’i bëjmë gjëra, si ta bëjmë Durrësin më të mirë. Duke e bërë të gjithë bashkë, nuk do bëjmë gabime. Duke ju parë në sy, duke ju shtrënguar dorën, përditë po kuptoj që të gjithë ju keni diçka për të thënë. Po më thoni që keni nevojë për ndryshim. Keni nevojë që ata që abuzojnë me fondet tona, me votën tonë, jam i bindur që shumica s’keni votuar për ata që janë në bashki. Por, me marifetet e tyre ata kanë arritur që të manipulojnë një pjesë të votave.”-tha Muka.

Sakaq, ai i bëri thirrje durrsakëve që ti thonë ‘jo’ atyre që do t’i trokasin në derë për t’ju dhënë votën kundrejt shpërblimeve monetare.

“Gjithë bashkë duhet të kuptojmë që ato mund t’ju blejnë votën atyre që i kanë përdhunuar për 4 vjet, për 15 vjet, për 22 vite. Prandaj duhet të ndërgjegjësohemi. Nuk është vota e pavlefshme, vota është një plumb i vogël që kemi në dorë. Po të bëhemi të gjithë bashkë, bëhet një bombë atomike të cilën ata që abuzojnë sot me ne, e kanë shuëm frikë.”-tha Muka.

Ardian Muka tha se demokratët që shkojë pas Lulzim Bravës, po udhëtojnë në errësirë.

“Më 6 mars të punojmë me pjesën tonë të vogël që për momentin kanë humbur rrugën dhe po udhëtojnë në errësirë, ata që i shkojnë mbrapa deputetit Brava. Ata janë demokratë të thjeshtë, vëllezër që kemi bërë beteja, çadra e famshme, mitingjet ku jemi përleshur me gaz lotsjellës. T’ju shpjegojmë atyre se rruga e duhur është kjo e jona. Duan të përçajnë votën tonë, duke punuar të gjithë bashkë, ajo pjesë do i bashkohet demokratëve.” – tha Muka. syri.net

VIDEO- Elton Bano e Agron Shehaj takime me bizneset në Lushnje. Qytetarët-Banos: Ke mbështetjen tonë

Anëtari i Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Lushnjes, Elton Bano zhvilluan takime me bizneset në tregun industrial të qytetit. Qytetarët shprehën mbështetjen publike për Elton Banon, ndërsa Agron Shehaj u bëri thirrje që të refuzojnë modelin korruptiv, Rama-Balla.

SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, së bashku me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj, zhvilluan takime me biznese në tregun industrial të qytetit të Lushnjes.

Bano dhe Shehaj dëgjuan nga afër shqetësimet e bizneseve, të cilët gjatë qeverisjes socialiste të bashkisë janë përballur me taksa të larta apo dhe mungesë invesetimesh, ndërsa shumë qytetarë shprehën mbështetjen publike për kandidatin e shtëpisë së lirisë, për zgjedhjet e 6 marsit.

Qytetar: Votat i ke të garantuara, mos e vrit mendjen.

Qytetare: Këtë gjë prisnim si rezultat. Do ta mbështesim.

Qytetare: Të uroj suksese.

Qytetare: Do të votojmë për Eltonin. Kam 5 vota në familje

Deputeti Agron Shehaj, u bëri thirrje qytetarëve të Lushnjes, që në 6 mars të votojnë kandidatin e koalicionit të shtëpisë së lirisë, Elton Banon, duke refuzuar atë modelin korruptiv të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Agron Shehaj: Në datën 6 mars qytetarët do të kenë mundësi të votojnë dhe t’i thonë jo korrupsionit të PS dhe të modelit të Edi Ramës dhe Taulant Ballës e të votojnë për kandidat të pastër, për kandidatin e koalicionit të ‘Shtëpisë së Lirisë’. Është  vetmi kandidat i opozitës dhe është sidomos i vetmi që mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë takimeve me bizneset, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano deklaroi para qytetarëve, se pas 6 marsit bashkia do të jetë në shërbim të tyre, duke lehtësuar vështirësitë me të cilat përballet sektori i biznesit të vogël aktualisht.

Berisha paralajmëron zgjedhje të parakohshme: 6 marsi ditë e rëndësishme, t’i shkurtojmë ditët qeverisë ‘Rama’

Nga Ishmi i Durrësit, në mbështje të kandidatit të koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Ardian Muka, lideri historik i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar zgjedhje parlamentare të parakohshme. 

Berisha u shpreh para banorëve se zgjedhjet e 6 marsit janë të rëndësishme.

Ish-kryeministri ftoi qytetarët që të votojnë kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’, duke shtuar se kështu i shkurtohen ditët qeverisë ‘Rama’ dhe afrohen zgjedhjet e e përgjithshme.

“6 marsi është një ditë e madhe, e rëndësishme kombëtare. Sepse vota juaj duhet të jetë mesazh shprese për të gjithë shqiptarët. Duhet të jetë mesazh kthese për të gjithë shqiptarët. Ndaj dhe lutja ime e njerëzishme, çdo lidhje famijare, shoqërore, miqësore që keni me banor dhe qytetarë në këto 6 bashki që votojnë, përdorni telefonin, mesazhin dhe çdo mënyrë tjetër komunikimi, që të votojnë kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, opozitës së vërtetë, në mënyrë që së bashku t’i shkurtojmë jetën, t’i shkurtojmë ditët qeverisë së Edi Ramës, të afrojmë zgjedhjet e përgjithshme dhe të shkojmë drejt fitores”, u shpreh Berisha.

‘Mbështetje nga influenca ruse e ortodokse’, Komisioni i Rithemelimi padit Kreshnik Çollakun për shpifje

Komisioni i Rithemelimit ka paditur deputetin e Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku për shpifje.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, në debatet e zhvilluara me dyer të mbyllura në selinë blu, më 11 dhe 12 janar, pak ditë pas protestës së dhunshme të 8 janarit, deputeti i PD ka thënë se ish-kryeministri Berisha mbështetet nga influencat ruse dhe kisha ortodokse.

Sipas këtij Komisioni, deklaratat e deputetit kanë qenë të qëllimshme dhe janë shpifje. Ndër të tjera, Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën, thotë se deklarata e Çollakut në situatën ku ndodhet Partia Demokratike, janë tejet të rënda, dhe rrisin tensionet brenda kësaj force politike dhe përçarje në besimet e ndryshme fetare të anëtarësisë së PD.

“Këto deklarata lëshuar qëllimisht në kulmin e krizës brenda Partisë Demokratike nga deputeti Kreshnik Çollaku, edhe pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve të PD nga Policia e Shtetit por edhe nga njerëz të armatosur brenda selisë së kësaj partie nga mbështetës të ish-kryetarit Basha më 8 janar 2022, kërkojnë të manipulojnë opinionin publik që jo vetëm kjo lëvizje financohet nga bruime të dyshimta, por ato janë burime që lidhen me mbështetje nga forca destruktive anti-shqiptare dhe me besime fetare të ndryshëm nga ai mysliman”, – thuhet në padinë e Komisionit të Rithemelimit.

Protesta e datës 8 janar e thirrur nga Sali Berisha krijoi nervozizëm të jashtëzakonshëm tek anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët e shprehën në rastin më të parë. Panorama ka zbardhur debatin me dyer të mbyllura ku nuk kanë munguar dhe deklaratat bombastike si ajo e deputetit Kreshnik Çollaku, i cili tha se pala tjetër është e nxitur edhe nga influencues rusë dhe kisha ortodokse e ndikuar nga rusët.

“Këto janë inteligjencat ruse me kishën ortodokse. Influencat e kundërshtarëve të Amerikës. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë, Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo.

Ndaj, unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegeve e ish-miqve të tyre, nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashke” – deklaroi Çollaku asokohe. syri.net

VIDEO- Lufta në Ukrainë, Meta: qëndrimi i Shqipërisë është dhe mbetet i qartë

Presidenti Ilir Meta pas takimit me ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë, foli për luftën në Ukrainë, duke thënë se qëndrimi i Shqipërisë është e do të jetë i qartë, në linjë të plotë me atë të BE e NATO.

Presidenti Meta tha se Rusia dhe Ukraina duhet të ndalojnë luftën e të gjejnë zgjidhje të situatës përmes dialogut.

‘Po mbrojnë lirinë dhe dinjitetin e tyre, si një popull evropian që ka dhënë aq shumë për lirinë, në të kaluarën, por që dhe sot po jep një shembull frymëzues për të mbrojtur jo vetëm shtetin e tyre, për mbrojtur jo vetëm dinjitetin e tyre kombëtar e njerëz, por edhe vlerat më të mira evropiane. Ndaj jemi në krah të Ukrainës e të Presidentit Zelensky, jemi për të shprehur dhe njëherë ngushëllime për viktimat e pafajshme dhe të gjithë të lënduarit, nga ky agresion i pabesë dhe i pajustifikuar.

Natyrisht që ne kemi bërë e do bëjmë të gjitha përpjekjet, së bashku me të gjitha vendet demokratike e të përgjegjshme, për të nxitur jo vetëm armëpushimin dhe rikthimin e dialogut, por njëkohësisht ne besojmë se vetëm rruga e dialogut në pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë dhe në këtë drejtim përpjekjet tona edhe si vend anëtar i NATO, por edhe si një vend që synon anëtarësimin në BE, kanë qenë dhe mbeten të qarta, në një linjë të plotë me NATO e me BE.

Dua të falënderoj të gjitha institucionet tona, Kryqin e Kuq, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët, që kanë shprehur solidaritetin, që kanë nisur mbështetjen humanitare. Shpresojmë që sa më parë kjo situatë të tejkalohet, por sigurisht që ne do të vazhdojmë të jemi në krah të popullit të Ukrainës dhe brenda gjithë mundësive tona do të marrim përgjegjësitë tona dhe do të ndajmë peshën e solidaritetit me të gjithë vendet e tjera të BE”,- tha Meta. syri.net

Berisha: Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të denoncuar qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë dhe agresionit rus në Ukrainë, si një qëndrim që përbën një kërcënim dhe rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.

Serbia, historikisht e njohur si Rusia e vogël, nuk e ka denoncuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës. Ajo nuk votoi në Këshillin e Ministrave të këshillit të Evropës për pezullimin e Rusisë nga ky institucion.

Ajo refuzoi të bashkohet, sanksioneve të vendosura nga vendet anëatre të BE. De facto është e rreshtuar në anën e agresorit dhe në anën e Rusisë.

Do të theksojmë këtu se ky qëndrim i Serbisë përbën një ndarje të qartë, përfundimtare, politike, të këtij vendi nga rrjedhje e përgjithshme euroatlantike dhe në çdo rrethanë ajo është një aleat potencial për veprime destabilizuese në rajon,” tha ne nisje te konferences per mediat, lideri historik i demokrateve, Sali Berisha. syri.net

Berisha: Opozita duhet të jetë 100 % e vërtetë, ndryshe nuk beson kush

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi me banorë, struktura dhe simpatizantë demokratë ka treguar se si u ringjall Partia Demokratike pas situatës së vitit 1997.

Berisha theksoi se shqiptarët e rikthyen besimin tek PD-ja, pasi çdo veprim ishte i vërtetë.

‘Mund të jesh shumë e mund të jesh pak, por më e rëndësishmja është që të jesh i vërtetë.

Në 1997, ne si PD, u bëmë si parti copë, copë. I përjetshmi, Pjetër Arbnori nisi grevën e tij në makinë, dhe po shkonte drejt vdekjes. Por fatmirësisht ndërhyri Zhak Shirak dhe Helmut Kol, dhe hynë në një negociatë që qeveria nuk e mbajti kurrë.

Ne dilnim në protestë çdo ditë. Fillimisht ishin 30 veta dhe unë mbaja një fjalim, nesër ishin 40 vite, pas 10 ditësh u bëmë 300 veta dhe më pas dolëm në bulevard, pushtuam rrugët. E kjo ndodhi se ne ishim të vërtetë. Në atë kohë OSBE-ja kishte një ambasador që e kishte kaluar jetën në grupet marksiste të Holandës, që më urrente, por në raportet e tij ai shkruante se tonin jetës politike ja jep opozita, sepse ne ishim të vërtetë, çdo veprim e bënim të vërtetë’, tha Sali Berisha.

Spahia në Dajç: Ata që duhej të ishin liderit tanë, u bënë patericë e Edi Ramës

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia gjatë një takimi me banorë dhe simpatizantë demokratë në Dajç, ka deklaruar se bashkia do të bëjë sa të mundë për ta.

Spahia deklaroi se, bashkia me drejtimin e tij, do të bëjë të mundur që të krijojë një treg për këta banorë, të cilët njihen sidomos për kultivimin e luleve.

Gjatë fjalës së tij, Bardh Spahia foli edhe për zhvillimet brenda demokratëve.

‘Sot ndihemi të tradhtuar.

Ata që duhej të ishin liderit tanë, mbajtën vulën dhe u bënë patericë e Edi Ramës.

Gjatë takimeve me ju, unë e kam kuptuar që ne jemi në rrugë të drejtë dhe ndjekim parimet që na kanë lanë të parët tanë.

Ne jemi në Shkodër, Shkodrën e lirisë. Nga Shkodra do të nisë një revolucion i madh, model i madh me vendime të mëdha. E kemi nisur me kuvendin, referendumin dhe procesin e primareve, ku me votën tuaj të lirë zgjodhët përfaqësuesit tanë.

Uroj që ta përcjellim në të spektrin e politikës shqiptare’, tha kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ në bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

Denoncimi i Balliut: Kompania e Kapllanajt ka marrë 11 milionë $ tendera vetëm në 2021

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD Klevis Balliu ka folur për kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në zgjedhjet e 6 marsit dhe bashkëpunimin e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës i cili nuk është vetëm politik por edhe ekonomik.  

Balliu ka denoncuar me dokumenta se si kompania ‘Shkëlqimi 07’ në pronësi të të deleguarit të Bashës në Fier dhe Lushnje, Agron Kapllanaj ka përfituar 11 milion dollarë nga tenderat e marrë vetëm gjatë vitit 2021.

Balliu: Ajo që duket qartë nga kjo fushatë dhe që i intereson qytetarëve dhe vendit është se tani më është zyrtarizuar koalicioni mes Lulzim Bashën dhe Edi Ramës. Janë disa raste publike, si rasti i Lushnjes ku Taulant Balla i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin e Bashës, Indrit Sefa.

Pra sot është e qartë se një votë për Ramën është votë për Lulin dhe një votë për Lulin është një votë për Ramën. Defakto sot kemi një bashkëpunim politik dhe monetar.

I bëj thirrje SPAK të fillojë hetimet, pasi në Bashkinë e Lushnjes ka një punim i cili nuk ka asnjë transparencë se kush po ndërton, kush po e financon këtë projekt. Është e qartë se është asfalt elektoral dhe banorët janë duke u tallur me këtë fakt sepse PS-ja e drejtuar bashkinë prej 15 vitesh. 9 vite ka edhe bashkinë dhe qeverinë dhe është e qartë se ai llum dhe ai krim që i është bërë banorëve nga socialistët qoftë në bujqësi, në arsim, duke i hequr gjykatën, duke i rritur taksat fermerëve, ku janë pa rrugë dhe pa drita dhe ata paguajnë taksa për këto shërbime që nuk i marin.

Dhe qytetarët e kanë të qartë se tani kanë gjetur zgjidhje te kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano, i cili është një frymë e re.

Një nga fakte që ka një bashkëpunim mes kandidatëve të Bashës dhe Ramës është bashkëpunimi në Bashkinë Lushnje ku është ngritur një ekip i përbashkët i Lulit dhe Ramës, ku zoti Kapllanaj është duke mbështetur Indrit Sefën dhe do të ‘rrëzojë’ sot Eriselda Sefën por ka marrë tendera nga Eriselda Sefa.

Kompania ‘Shkëlqim 07’ ka marrë tendera në Bashkinë Lushnje në periudhën 16/12/ 2021 me vlerë 100 milionë lekë.

Por ka tjetër tender nga Bashkia Prrenjas e PS-së ku kompania ‘Shkëlqim 07’ ka marrë një tender 7/12/ 2021 me vlerë totale 430 milion lekë.

Bashkia Këlcyrë i ka dhënë tender kompanisë ‘Shkëlqim 07’ me vlerë 440 milion lekë në 22/10/2021.

ARRSH ka lidhur kontratë me kompaninë ‘Shkëlqimi 07’ 16/ 9/ 2021 me drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës me vlerë 48 milion lekë.

Tjetër tender ka marrë kjo opozitë, në Bashkinë Berat, kompania ‘Shëlqimi 07’ ka lidhur kontratë me vlerë 160 milion lekë me TVSH.

Bashkia Dimal, kompania ‘Shkëlqimi 07’ ka marrë tender me vlerë 540 milion lekë.

Bashkia Durrës ka dhënë tender me 330 milion lekë në datë 14/5/ 2021 për kompaninë ‘Shkëlqimi 07’ pas zgjedhjeve të 25 prillit. Meqë ishte mërzitur zotëria i dhanë një tender për ta zbutur pak.

Kemi një tender me Albpetrol me 100 milion lekë me Shkëlqimi 07.

Kemi dhe një tender në Bashkinë Gramsh prej 220 milion lekësh me kompaninë ‘Shkëlqimi 07’.

Dhe një tjetër tender në Bashkinë Kavajë me vlerë 342 milion lekë për kompaninë ‘Shkëlqimi 07’.

8 tendera më vlerë 11 milion dollarë janë marrë nga kompania ‘Shkëlqimi 07’ vetëm në vitin 2021.

Berisha në Fushë Alie: Nuk jam kundër investimeve të huaja, por Skavica nuk do ndërtohet

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorë dhe mbështetës demokratë në zonën e Fushë Alie në Dibër.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Skavica nuk mund të ndërtohet, pasi nuk mund të përmbytet Dibra.

‘Dibrën e kërcënon përmbytja e madhe, me një digë e tëra korruptive, ajo e Skavicës. Dje i thashë ministrit Manja, që hajde e ikim bashkë me Fushë Aliaj dhe të ja japim fjalën popullit. Ne nuk e përmbysim historinë tonë, nuk e përmbysim Dibrën.

Unë nuk jam kurrë kundër investimeve të huaja, amerikane jo e jo. Por unë do të jem përherë gardian i interesit tuaj.

Së dyti, kompania amerikane që Rama ja ka dhënë ndërtimin pa tender, u fut në Shqipëri nga Sali Berisha, ndërtoi Rrugën e Kombit. E fitoi me tenderin e shpallur në median ndërkombëtar. Kurse Rama e ka dhënë me prokurim direkt, as në Shqipëri as në SHBA, përveç me tender. Para janë tuajat, janë djersa juaj, taksat tuaja.

Ulsiu harron që është dibran dhe merr përsipër të mbështesë një projekt, që një dibran i vërtetë nuk do e mbështeste kurrë.

Skavica shënon hordhinë më barbare ndaj Dibrës, ajo nuk do të ndërtohet kurrë për përmbytjen e Dibrës’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Fushë Alie. syri.net

‘Europa me alternativë gazi falë Berishës’- Strazimiri: TAP, kontributi më i madh i Shqipërisë si anëtare e NATO-s!

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me situatën ku ndodhet Evropa sot pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se ka një alternativë furnizimi me gaz, jashtë kapriçove të Putin, në sajë të Sali Berishës dhe përpjekjeve të tij prej europeisti, pro-amerikani dhe euro-atlantisti të palëkundur.

‘TAP është kontributi më i madh që ka dhënë deri tani Shqipëria si anëtare e NATO-s!’, shkruan Strazimiri në Facebook.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

Nëse sot Evropa ka një alternativë furnizimi me gaz, jashtë kapriçove të Putin, është në sajë të Sali Berishës dhe përpjekjeve të tij prej europeisti, pro-amerikani dhe euro-atlantisti të palëkundur!

TAP është kontributi më i madh që ka dhënë deri tani Shqipëria si anëtare e NATO-s!

#we_are_nato

✌️💪🇦🇱🇺🇲🇪🇺✌️💪 syri.net

Rama paralajmëron arrestimin e Bashës- Ja mesazhi për Tabakun në Komisionin e Inceneratorëve

Në debatin shterpë të zhvilluar me anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Lulzim Basha do të arrestohet.  

Rama ironizon kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakut se është e tepër e angazhuar për të çuar njerëzit në burg dhe se kurrë nuk do ta përmendë emrin e Lulzim Bashës kur të shkojë pas hekurave.

Gjatë debatit me mikrofona të mbyllur, Rama i thotë Tabakut që të mos përmendë ish-ministrin Lefter Koka sepse nuk është etike, pasi edhe ai vetë nuk do e bëjë një gjë të tillë kur  Basha të burgoset.

Rama: As prokurore të ishe nuk do isha kaq e angazhuar për të çuar njeri në burg. Mos përmend Lefterin se nuk eshte etike, mund të jetë Luli një ditë atje në burg dhe mbaje mend! Unë kurrë nuk ta përmend Lulin kur të jetë atje, kurrë!

Ende nuk dihet se për çfarë dosje e ka fjalën Rama, e cila do ta dërgojë deputetin Lulzim Basha prapa hekurave. syri.net

Afera e incineratorëve- Lala: Veliaj i përfshirë, dyshime edhe për Ramën

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në A Show në Syri Tv, ka folur për aferën e korrupsionit me incineratorët.

Lala thekson se Veliaj është përfshirë në këtë çështje, duke shtuar se ka dyshime për zyrtarë të lartë të implikuar, e madje i dyshuar është edhe kryeministri Rama.

“Jam e zhgënjyer nga SPAK. E kam mbështetur reformën në drejtësi në fillim. Kam menduar se ia vlen që të hedhim në rrugë disa prokurorë e gjyqtarë, për një Shqipëri të së ardhmes. Por shumë prej pjesëtarëve të SPAK nuk kanë kurajo. Kështu ka ndodhur edhe me incineratorët. Veliaj është i përfshirë në çështjen e incineratorëve. Ka shmangur vendimin e Këshillit Bashkiak. Kam dyshime edhe për Ramën.

Është vepruar si një organizatë kriminale nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe janë të përfshirë shumë qeveritarë. Kam pikëpyetje për mënyrën si po funksionon Komisioni Hetimor. Duhet të evidentohen shkeljet e të ketë depozitim në Prokurori. Skandali është edhe se nuk kemi incineratorë në Tiranë. Ahmetaj duhet të japë deklaratë për raportin me Mirel Mërtirin. Tahiri sot është në burg për lidhje të pashpjegueshme me persona të caktuar, edhe Ahmetaj ka raport të pashpjegueshëm me Mërtirin. Është aferë që ka lënë shumë gjurmë. Rama duhet të na thotë a është përfshirë te çështja e incineratorëve. Nuk mundet të bëhet gjithë ky korrupsion pa pasur dijeni Rama”, deklaroi Lala.

‘I shembin shtëpinë, i fusin edhe në burg’, Liza Marku: Nuk dal gjallë nga komisariati pa nxjerrë djalin

Banorja e lagjes ‘5 maji’ në Tiranë, Liza Marku, shtëpia e të cilës është rrafshuar nga fadromat e IMT dhe bashkisë së Tiranës, denoncon nga komisariati nr.4 i policisë, se i kanë arrestuar djalin. 

Ajo paralajmëron se nuk do të dalë gjatë nga komisariati pa nxjerrë edhe dalin e saj që është ndaluar nga uniformat blu.

“Unë deklaroj sonte se gjallë pa djalin nuk dal. Veç kur të dal e vdekur nga komisariati nr.4. Ta marrin vesh kryeministri dhe kushdo. Le të më varrosin komshinjtë. Pa djalin tim nuk dal. Shtëpinë ma kanë shembur, tre kate përtokë. Ai është me tension të lartë, koronavirusin sapo e ka kaluar. Pra, pa atë djalë unë nuk shkoj në shtëpi e gjallë. O marr djalin, o do vritem vetë këtu“, thotë e moshuara Liza Marku.

Arrestimi i banorëve të ‘5 majit’ është denoncuar në Facebook edhe nga aktivistja Adriana Kalaja.

Ajo bën të ditur se nga 7 të shoqëruar, tre do të arrestohen.

“I vjedhin shtëpinë dhe i fusin edhe në burg”, thotë Kalaja.

Postimi i aktivistes Adriana Kalaja
Sapo dola nga Komidiariati i Polucisë Nr.4.
Kjo është Nënë Liza dhe tjetra Laureta Nikolli me dy vajzat e saj.
Nënë Liza pret djalin e saj që vuan nga zemra, të shoqëruar në Komisiarit.
Bashkë me Loretën dhe pesë banorë të tjerë.
Ndër ta një minoren dhe babai i Lauretës.
Dy heroina që na dhanë leksion sesi mbrohet familja dhe prona.
Dy heroina që na mësuan se jo të gjithë blihen nga regjimi.
Dy qytetare për tu marë shembull për qendresën e tyre.
Po kështu dhe të jithe banorët e zonës “5 Maji”.
Domethëne,
Pushteti mafioz i grabit pronēn vënë me gjak dhe djersë.
Banditët e veshur me uniformë i dhunojnë dhe i mbysin me gaz lotsjellës.
Politikanët e korruptuar made in Lulzim Basha bëjnë pazar me fatkeqësinë e qytetarëve, që në fakt duhet t’i mbronte.
Në çdo rast jam me Nënë Lizën dhe Lauretën.
Në çdo rast jam me banorët e Zonës “5 Maji”.
Edhe me banorët e Laprakës, Babrrusë, Paskuqanit dhe kujdo qytetari që regjimi neokomunist i shkel të drejtat.
Do jap kontributin tim modest deri në frymën e findit.
Bëje edhe ti.
Ups se harrova.
Demikraci është kjo Yuri Kim?
Po korrupsion ka ndipak apo s’nuk ti kur është puna për ata,që je kthyer në seksere të turpshme?
#refuzoregjiminmafioz
#qëndrondajregjimitmafioz
#reagondajregjimitneokomunist
#luftoregjiminmafiozdheneokomunist
Ps: Nxitoni media merni në intervistë “shoqërinë civile” që paguhet nga regjimi mafioz dhe Sorosi për të përçarë protestat , të na tregojnë sesa i “dhimsen qytetarët” dhe sesi vuajnë për të justifikuar pagesën.
Turp.

Spahia: Me 6 mars, nga Shkodra do fillojë rrënimi i Ramës dhe bandës së tij që ka marrë peng Shqipërinë

Lideri Historik i Demokratëve Sali Berisha dhe kandidadti i Shtëpisë së Lirisë Bardh Spahia kanë zhvillur një takim me banorët e zonës së Postribes në Shkoder.

Spahia tha se, “nuk mund të lëmë pa përmendur atë levizje të Postribës ku burrat e kësaj zone u bënë bashkë për të qëndruar fort për të mbrojtur të drejtat e tyre, lirinë si baze e themelit të çdo demokracie”.

“Ne sot evokojmë atë kryengritje sepse ato parime edhe sot po rrezokohen nga Rama i cili ka kapur te gjithë institucionet”.

“Po tenton të kapë opozitën, pasi ka kapur një pakicë të PD, por shumica është këtu”.

“Nga Shkodra do të fillojë një erë e re për opozitarizmin shqiptar”.

“Me 6 mars nga Shkodra do fillojë rrënimi i Edi Ramës dhe bandës se tij që ka marrë peng Shqipërinë”.

Berisha: Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer, leket e djegësve i ka marrë Rama

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka prezantuar në Postribë kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

Duke folur para banorëve të zonës, Berisha përmendi edhe skandalin e aferës së incineratorëve që ka plasur kohët e fundit.

Ai theksoi se përfituesi më i madh i parave të korrupsionit është Edi Rama.

‘Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer në këto kohë. Shqipëria renditet e dyta në botë për ryshfetin. Keni dëgjuar ju për aferën e djegësve, mbi 430 milionë euro. Njëri që u ndërtua ishte me materiale skrapi, por bashkia e Elbasanit nuk e merr në dorëzim, dy të tjerë nuk ekzistojnë .

Ju dëgjoni të përmendet, Gugallja, Mërtiri, Zoto etj. Ata kanë abuzuar, shpërdoruar mijëra euro, para tuajat, të buxhetit të shtetit, tuaj, pasi buxheti vjen nga ju. Taksat japin të gjithë buxhetin. Ata u lejuaj të bëjnë rrush e kumbulla paratë tuaja, sepse ato para nuk janë as sa 1/10 që ka marrë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, e Lefter Koka.

Gjoja e ka shpallur në kërkim Klodian Zoton, por ai për çdo ditë del e pi kafe tek lokali i babait të tij si për sfidë, ja ku jam, ju të gjithë jeni në dorën time.

U ndala këtu, se nëse ne nuk ndalemi të ndëshkojmë vjedhjen nga qeveritarët, ne e kemi shumë të vështirë të zhvillohemi, të kapim kohën e humbur. Prandaj ftoj qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë bashkive që votojnë, me votën e tyre të ndëshkojnë këta qeveritarë që mbushin baulet me taksat tuaja.

Në datën 6 mars, firmosim shpresën për fëmijët tanë, nënat, gratë dhe motrat tona. Ikën djali, i ikën shpirtin, ikën vajza, ikën shpirti. Do ti çojë në shkollë, nuk ka mundësi. Rama me një cinizëm paraqet qeverinë, gjysmën me gra. Pyesni se çfarë po bëjnë këta ministre për ju? Asgjë, veç sa zbatojnë urdhrat e Ramës.

E thashë se këtë se ai është një njeri që nga mëngjesi në darkë punon me artin e mashtrimit. Përpiqet që të duket sikur është mbështetës të grave, por është njeriu që punon më shumë kundër tyre. Të rinjtë ai i di që i ka armiq dhe bën sa të mundet që ata të largohen sa më shumë, pasi e di që ata nuk e votojnë.

Hoqi subvencionet, çdo vend në botë subvencionon fermerët, bujqësinë. Kurse Rama ka prerë subvencionet dhe jep para aty ku ndan më shumë. Unë nuk jam kurrë për heqjen e granteve për fermerët. Kjo politikë do të marrë fund me rikthimin e demokratëve në pushtet’, tha gjatë fjalë së  tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Berisha nga Postriba: Zgjedhjet e 6 marsit, janë për të rifituar lirinë e humbur

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka prezantuar në Postribë kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.

‘Në datën 6 mars, votojmë për qytetarë të parë, kryebashkiakë të parë të Shkodrës, Durrësit, Peshkopisë, Lushnjes, Rrogozhinës dhe Vorës. Kjo është një ngjarje e madhe.

Kam kënaqësinë të paraqes para jush, Bardh Spahinë, një bir të Shkodrës, humanist të vërtetë. Mjeku është shërbëtor dhe Bardh Spahia do të jetë një shërbëtor i qytetarëve të Postribës dhe mbarë Shkodrës.

Me gjithë diskriminimin e Ramës, bashkia është përjekur të shpërndajë të ardhura me objektivitet, janë ndërtuar rrugë, shkolla, kanale vaditëse. Ju them këtu se Bardh Spahia do të punojë për të përfunduar çdo projekt.

Këto zgjedhje, janë për kryebashkiakët, por këto zgjedhje janë në një moment historik për PD-në. Zhvillohen në një kohë kur PD, për shkak të një udhëheqje të marrë peng nga qeveria, humbi misionin e saj. U shndërruar në një fasadë të qeverisë. U bashkua me vepra korruptive me qeverinë.

Banorët e Shkodrës, por edhe demokratët e Shqipërisë u ngritën, me betimin për të qenë opozitë e vërtetë. Sepse, vetëm si opozitë e vërtetë ne përmbushim misionin tonë. Për të qenë opozitë e vërtetë, duhet të kthejmë vlerat për të cilat jemi ndërtuar dhe njëra prej tyre është liria dhe të drejtat njerëzore.

100% e vërtetë, që adn e PD-së janë të përndjekurit politikë, se ata kanë sakrifica të pafundme për dinjitetin njerëzor. Nuk ka liri të vërtetë nëse qytetarët nuk votojnë të lirë. Ndaj ne e filluam betejën tonë, me votën e lirë. Kandidati ynë për bashkinë është i dalë nga vullneti juaj i lirë, primaret, vota juaj.

Sot përballë kandidatit tuaj, garon dhe kandidatja e Ramës, e cila përfaqëson armikun më të egër të Shkodrës, pas Enver Hoxhës’, tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Berisha u bën thirrje intelektualëve: Hiqni dorë nga konformizmi! Vendi po rrokulliset

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, vizitoi sot Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, ku dokumentohen krimet monstruoze të komunizmit.

Në fjalën e tij, Berisha rezervoi një thirrje për intelektualët në vend. Ai tha se vendi po rrokulliset, ndaj intelektualët duhet të ngrenë zërin dhe të mos konformohen.

“Ky muze paraqet martirizimin e qytetarëve të Shkodrës për liri. Ai paraqet edhe qëndrimet e xhelatëve. E vërteta është se në diktaturë, shoqëria jonë ndahej në disa shtresa. Në një anë ishin të persekutuarit, që torturoheshin dhe vdisnin për vlerat që mbronin. Nga ana tjetër ishin xhelatët. Nuk kam fjalë tjetër përveçse xhelatë për ata që u morën me dënimin, torturimin dhe ekzekutimin e tyre. Shoqëria shqiptare kishte pastaj një tjetër shumicë, e cila u konfirmua nga regjimi dhe duhet t’u them këtu, se mes këtyre të konformuarve, përgjegjësinë më të madhe e kanë pasur intelektualët, të shkolluarit”.

“Ata u konformuan, pa konfirmizmin e tyre, diktatura nuk mund të qëndronte. Një filozof gjerman u mor shumë me studimin e diktaturës naziste. Zhvilloi konceptin e fajit gjerman. Zhvilloi konceptin e fajit kolektiv. Pra, kishte një tërësi qëndrimesh që favorizuan diktaturën. U përpoqa në një farë mënyre, nën ndikimin e këtij filozofi të përshtasja diçka për Shqipërinë, i bindur se kishte ngjashmëri. Në vitin 1991 u gjenda në Paris në një konferencë të liderëve të Bashkimit Demokrat Evropian. Më pritën në mënyrën më të mirë, pasi vija nga Shqipëria që më në fund përmbysi diktaturën. Fola, folën edhe të tjerë. Por në fund të samitit doli një deklaratë, ku Enver Hoxha cilësohej si Hitleri shqiptar i pasluftës”.

“Ku janë ngjashmëritë mes Hitlerit dhe Enverit? Të pamohueshme. Karl Gaspër, intelektuali gjerman që citova, shkruan se gjatë luftës, në Gjermani, të tentoje të ishe opozitar, duhet të hapje me duart e tua varrin ose dyert e burgut. Kurse këtu, në kohë paqeje, në regjimin e Enver Hoxhës, të tentoje të dilje kundër, duhet të hapje varrin ose dyert e burgut. Një ngjashmëri e madhe. Një tjetër barbari që i bashkon të dy është vrasja e fëmijëve. Hitleri bëri një dekret për përmirësimin e racës duke zhdukur fëmijët me të meta fizike dhe çdo fëmijë hebre. Cituat këtu, At Zef Pllumin. Në librin e tij ai përshkruan një seancë hetimi. Hetuesi i thotë se do mbetemi vetëm ne, ju do zhdukeni. Këtë Enver Hoxha e kishte politikë. Fatbardha Saraçi, një nga shkrimtaret më të shquara sot, në trilogjinë e saj, përshkruan Kampin e Tepelenës. Në një natë, por pa dekret, i zhduku 38 fëmijë. Ata u lanë të pamjekuar dhe u varrosën buzë Vjosës, që të merrte trupat e tyre. Diktatori shqiptar përdori urinë si asnjë diktator tjetër për të nënshtruar popullin e vet. Përdori izolimin më shumë se çdo diktator tjetër i kohës”.

“A nuk konstatoni sot një konformizëm të përhapur në shoqërinë tonë? Pikërisht te shtresa e gjërë e intelektualëve. Ndonëse vendi po shkretohet dhe po përjeton një diktaturë krimi dhe droge. Por zëri i tyre është sporadik. Shfrytëzoj këtë rast nga ky muze, t’u bëj thirrje të gjithë intelektualëve të mendojnë për vendin që po rrokulliset. Të ngrenë zërin e tyre. Të bëjnë gjithçka për të kthyer votën te shqiptarët. Të gjithë këta burra që janë martirizuar, nuk pranuan konfirmizmin. Ndaj është një thirrje, një apel: të heqim dorë nga konfirmizmi. Të bëjmë gjithçka për rikthimin e vlerave të lirisë, për të cilat shqiptarët sakrifikuan më shumë se çdo komb tjetër,” tha Berisha. syri.net

‘Akuza nga Gazrat që sulmuan demokratët’- Elton Bano: Shpifje!

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Lushnjën, Elton Bano ka reaguar me një deklaratë pas akuzave te ardhur nga të shkarkuarit e Partisë Demokratike. “Përgjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave, të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhes”, shkruan Bano në reagimin e tij.

DEKLARATË

Unë, Elton Bano kandidat i koalicionit ‘’Shtëpia e Lirisë’’ për Bashkinë e Lushnjes dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra dhe gra që i jeni bashkuar fushatës time në mënyrën më profesionale të mundshme.

E ndjej që sot për herë të parë të reagoj për një shpifjë dhe baltën që po mundohen të hedhin mbi mua për të disatën herë radhazi. Lushnja dhe bashkëqytetarët e mi më njohin dhe e dinë se mua nuk më përndjek asnjë e shkuar e errët, e dinë se misioni politik që kam ndërmarrë në të vërtetë është një mision për qytetin ku jam lindur dhe rritur, shkolloj fëmijët dhe bashkëjetoj më prindërit e mi tashmë në pension.

Përgjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave, të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhës. Unë i drejtohem të gjithë qytetarëve të ndershëm lushnjarë, prindërve dhe fëmijëve të mi.

• Deklaroj se nuk kam qenë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës.

• Deklaroj se në Angli kam jetuar si çdo emigrant i ketij vendi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lejonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010.

• Deklaroj se të gjitha portalet gjobëvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin përgjigjen e merituar në 6 Mars e do përgjigjen para ligjit.

Tentativa juaj e pashpresë për të përbaltur emrin tim do të shkërrmoqet ashtu si është shpërbërë kredibiliteti juaj te qytetaret lushnjarë.

Ju bëj me dije dhe ju këshilloj që mijëra eurot, të cilat i shpërdoroni duke krijuar filma mbi jetën time, t’i përdorni për kauza sociale e bamirësie.

Pavarësisht çdo tentative të bërë deri tani, pavarsisht dëshirës tuaj të dëshpëruar për të penguar fushatën tonë model, të pastër, të ndershme duke trokitur derë më derë, duke u ulur përkrah qytetarëve, të cilët nuk kanë ngurruar të na shohin dritë shprese dhe ndryshimi, pavarësisht çdo gjëje të keqe që po planifikoni në dëshpërim e sipër nga humbja e thellë, unë nuk mund të lejoj të luhet pisët me emrin tim nga disa të pafe që politikën nuk e shohin si diçka tjetër veçse zhvatje e popullit shqiptar dhe përfitime personale.

Sulmi politik i sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Përgjigjen sot po e jap për personin më të rëndesishëm në jetën time, që sot e kam larg vetes në vendin ku po kurohet që ju po prapë nuk hezituat ta përdornit për shpifjet tuaja.

Zemra e babit, sa gjysmën e guximit dhe forcës tënde të kishin këta mjeranë, Lushnja dhe Shqipëria nuk do ishin në këto kushte.

Rroftë demokracia!

Rrofte Shqipëria!

Rroftë Lushnja dhe lushnjarët!

Kryemadhi i përgjigjet Veliajt me video: Shikoje si e ke thënë me zërin tënd…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i përgjigjet me urgjencë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i përmendi emrin gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa tha se “Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës”.

Në përgjigjen e saj, Kryemadhi i publikon Veliajt një deklaratë të tijën, ndërsa thekson se ai i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi.bw

Prekëse- Banori qan te rrënojat e shtëpisë së shkatërruar te ‘5 Maji’

Kjo video tregon momentet kur një banor i zonës së ‘5 Majit’ kthehet te shtëpia e tij e shembur.

Ai shihet duke qarë mbi rrënojat e shtëpisë së ngritur me shumë mund.

Pavarësisht se u përpoqën që të bëjnë rezistencë, banorët u dorëzuan përballë policëve të armatosur gjer në dhëmbë.

Forcat e policisë hodhën edhe gaz lotsjellës ndaj tyre. syri.net

Skena lufte- Ja si ‘pushtohen’ e shkatërrohen shtëpitë e shqiptarëve

Skena lufte janë këto që vijnë nga zona e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Banorët kanë bërë rezistencë me aq sa kanë mundur për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Po forca të armatosura gjer në dhëmbë ‘pushtuan’ banesat e tyre dhe më pas nisën shembjen.

Pamjet që vijnë nga SYRI TV nuk kanë nevojë për shumë koment. Ato tregojnë një zonë lufte, ku shtëpitë e shqiptarëve shkatërrohen pa mëshirë.

“Ma ka dhënë certifikatën vetë Rama në dorë”, pronari i banesës tek “5 maji” nxjerr dokumentet

Një prej pronarëve të banesave në zonën e “5 majit” deklaron se është i pajisur me të gjitha dokumentet, por sërish me një VKM shtëpia e tij do të prishet.

Dorian Nikolli tregon për gazetarin Erjon Skëndaj se certifikatën e pronësisë ia ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama në dorë dhe nuk është zaptues, por sërish dy objektet e tij 3 dhe 1 kate janë shembur, ndërsa i është dhënë një kontratë dhurimi nga bashkia.

“Ka 30 vite, 1 vjeç kam ardhur këtu. Jam rritur këtu. me certifikatë, me të gjitha dokumentet, me të gjitha. Vjen me një VKM ai të prish shtëpinë, me një VKM të merr jetën. Me një VKM ai mund të bëjë çdo gjë, mund të varë. Ma ka dhënë Edi Rama vetë në dorë, e kam me video duke e dhënë kështu certifikatën vetë personalisht dhe tani vjen ma prish dhe certifikatë toke. Kur i shpërndante tek Pallati i Kulturës nga këto dhe ja çfarë po ndodh, krim, luftë. Kjo është luftë. Më mirë të bjerë bomba këtu dhe të vdesim se këto që po ndodhin, 30 vite vuajtje. Shtëpia 3 katëshe dhe 1 katëshe, kjo që po prishet. Pa fund para kam hedhur aty, lekët e jetës sime i kam hedhur aty. Ja çfarë po bën shteti, të jep bonus qiraje 180 mijë lekë, të vijë ai të ma gjejë. Ai shkruan në kontratë akt dhurimi, ku ekziston. Unë ia dhuroj vëllait tim, jo bashkisë”, deklaroi Dorian Nikolli.

Thirrja e Berishës: Të gjithë qytetarët të bashkohen rreth projektit tonë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha e nisi ditën duke shpërndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha nënvizoi sërish se këto zgjedhje kanë rëndësi kombëtare.

Ai bën thirrje që në këto zgjedhje të realizohet bashkimi i të gjithë qytetarëve.

“Në këto zgjedhje është i rëndësishëm bashkimi i të gjithë qytetarëve si kurrë më parë rreth projektit tonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë atdheun që dëshirojmë”, shkruan Berisha.

Më herët Berisha shkroi se këto zgjedhje janë një referendum që buron nga populli.

“Më 6 mars, politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor,” tha Berisha.


Send this to a friend