VOAL

VOAL

Berisha tregon mesazhet që ka marrë sot nga demokratët

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga selia e PD-së duke folur për mediat, ka treguar edhe një sërë mesazhesh që ka marrë nga qytetarët gjatë ditës së sotme.

‘Sot është një ditë e mirë për shqiptarët dhe demokratët, por jo për Edi Ramën.

Sot është një ditë e mirë për opozitën e cila tani është e gatshme për betejë ndaj këtij regjimi që po minon financat dhe mirëqënien e shqiptarëve.

Kam marrë mesazhe të tjera.

Nuk të kam mbështetur, më thotë një i ri nga Berati. Nëse kandidoj a e kam të garantuar votën e lirë. Unë i them atij që e ka të garantuar dhe në këtë proces në themel është vota e lirë’, – deklaroi Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga selia e PD-së. syri.net

Berisha: Partia Demokratike do të udhëheqë protestat e qytetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat nga selia blu se Komisioni i Rithemelimit është i përkohshëm. Lideri historik i PD tha se kjo parti është në betejë me Edi Ramën pasi vendi po shkatërrohet çdo ditë.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se Partia Demokratike do të udhëheqë protestat qytetare për rritjen e çmimeve.

“U bë një valë protestash. Populli pret valën tjetër të protestave dhe do udhëhiqet nga PD. Le të thotë ai çfarë të dojë. Spanja ishte në rrugë e tëra.”-tha Berisha. syri.net

Berisha: Askush s’mund t’i shkelë vendimet e ’11 dhjetorit’! S’do ketë pazare në një familje politike

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga selia e PD se është një anëtar i Komisionit të Rithemelimit ndërsa shtoi se as ai vetë dhe as Komisioni nuk kanë asnjë autoritet mbi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ajo kryesi është e shkarkuar nga 4900 delegatë, nuk ekziston, por unë nuk mund të them dhe nuk thashë që ai nuk është kryetar i grupit parlamentar. Jam për një parti më të bashkuar dhe më të hapur. S’ka pazare në një familje politike dhe s’mund të ketë.”-tha Berisha.

Ndër të tjera lideri historik i PD deklaroi se në këtë parti ka indivdë, grupe me mendime të ndryshme të cilat ai uron që të punojnë së bashku për të rrafshuar çdo paqartësi.

Ka raport që është tipik për çdo forcë demokratike në botë. Raporti shumicë pakicë.”-tha Berisha. syri.net

Berisha: Edhe Basha të ishte në atë zyrë, unë do e takoja, është deputet i PD

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga selia e PD-së ka deklaruar se edhe Lulzim Basha nëse do të ishte sot në zyrën ku u zhvillua takimi, do ti jepte dorën.

‘Unë shtrëngova dorën, u ula e bisedova me kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputetin Gazment Bardhi. Ishte edhe diskutim për problemet. Në këtë diskutim unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD. Mund të them se i gjeta të preokupuar në këtë proces, por diferencat në mendime persistojnë.

Komisioni, Sali Berisha dhe çdo anëtar është i hapur të diskutojë me çdo demokrat e demokrate që dëshiron dialog, debat dhe don të kontribuojë në procesin e bashkimit. Ne nuk përjashtojmë asnjë njeri. Kundërshtitë e mia më të mëdha kanë qenë me Lulzim Bashën, por ta dija që është në atë zyrë do të shkoja dhe do ta takoja atë. Ai është deputet i PD’, deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga selia blu. syri.net

Berisha nga selia e PD: I ftoj të gjithë demokratët të shtrijnë dorën e pajtimit

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga selia e PD-së i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve dhe demokrateve i shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.

‘Jam sot këtu, që në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së të bëj thirrje demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë, kudo që janë ti shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë për interesim më të madh të vendit, kombit e shoqërisë shqiptare.

Sot PD-ja është parti e të gjithë demokratëve dhe të demokratëve. Prej sa nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së. Këto vendime sjellin PD-në si parti të votës së lirë, vlerave konservatore, parti e interesit kombëtar dhe euro atlantik.

Pas 6 marsit kam zhvilluat takime me kryetarët e PD-së dhe kam gjetur tek ata angazhimin e plotë për bashkimin e PD-së. Nga kjo foltore u them atyre që kanë besimin e plotë nga Komisioni i Rithemelimit për të kandiduar për çdo post që duan.

Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandatit të kryetarit të degëve.

Disa prej tyre më kanë kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në datën 20 prill dhe e diskutuam këtë çështje në komision dhe po punohet udhëzuesi për tu shpërndarë.

Është një proces që duhet të mirëkuptohet, është penguar në jnë shkallë edhe nga marrëdhënie që si drejtues kanë pasur me kreun e PD-së, por tani Basha ka dhënë dorëheqjen.

Është përgatitur logoja, që në mënyrë të pashembullt nuk ju dha për zgjedhjet e 6 marsit, por sot PD ka një logo që meriton’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha. syri.net

Gjykata njohu statutin e 11 dhjetorit, Ivi Kaso sqaron procedurën: Vendimi i ekzekutueshëm, nuk ankimohet! Kuvendi i ‘18 dhjetorit’ u rrëzua

Përfaqësuesi ligjor i Grupit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso sqaroi procedurën në lidhje me vendimin që dha sot Gjykata Civile e Tiranës, e cila njohu ndryshimet statuore që u prodhuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kaso tha për mediat se ky vendim nuk mund të ankimohet nga pala tjetër. Mes të tjerash ai tha se Kuvendi i 18 dhjetorit i thirrur nga Basha nuk njihet, pasi ishte një ndër kërkesat e miratuara sot gjykata.

“Nëse do keni kuriozitetin që të shihni vendimet e 11 dhjetorit, një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së 18 dhjetorit. I thirrur nga një kryesi e palogjikshme. Ky vendim është regjistruar. Praktikisht në regjistër është anuluar Kuvendi i 18 dhjetorit. Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimojë vetëm nga ne. për palët që investon gjykatën. Vendimi është i ekzekutueshëm. S’kemi pse bëjmë ankime kot.”, tha ai.bw

EMRAT- Kush janë të shkarkuarit nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i PD-së, të cilin e njohu Gjykata e Tiranës

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës për të miratuar ndryshimet statutore të Komisionit të Rithemelimit njeh Kuvendin e 11 Dhjetorit të PD-së i cili shkarkoi strukturat drejtuese të deriatëhershme.

Kjo për shkak se në Kuvendin e 11 Dhjetorit në ”Air Albania”, delegatët e thirrur nga Berisha votuan pro shkarkimit të kryetarit të PD-së së asaj kohe, Lulzim Basha, nënkryetarëve Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi si dhe kryesisë së partisë.

Aktualisht, pas dorëheqjes së Bashës, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi komandoi në detyrën e kryetarit, Enkelejd Alibeajn.

KRYESIA E PD

KRYETAR

Lulzim Basha (I dorëhequr)

SEKRETAR i PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

NËNKRYETAR

Enkelejd Alibeaj (I komanduar kryetar)

Agron Gjekmarkaj (I dorëhequr)

Jorida Tabaku

Grida Duma  (e dorëhequr)

KRYETAR i KËSHILLIT KOMBËTAR

Arta Sakja

KRYETAR i KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka (e dorëhequr)

KRYETAR i KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETAR ORGANIZATIV

Flamur Hoxha

SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK

Jonila Godole

SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Greta Bardeli

SEKRETAR i KOORDINIMIT ELEKTORAL

Taulant Zeneli

SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE

Orjela Nebiaj

SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN

Kreshnik Çollaku

SEKRETAR PËR DECENTRALIZIMIN DHE PUSHTETIN VENDOR

Roland Bejko

SEKRETAR i MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Gentian Gaba

ZËDHËNËS

Ina Zhupa

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Gert Bogdani

Helidon Bushati

Juela Hamati

Lindita Metaliaj

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti

Xhemal Gjunkshi

Xhelal Mziu

Berisha: Mbajtët sekret gripin e pulave! Kjo do të jetë pranvera e protestave të mëdha

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, foli në Kuvend në lidhje me krizën e thellë të çmimeve në vend. Ai tha se qeveria pasurohet me mjerimin e shqiptarëve.

“Fatkeqësitë i shndërron në dramë dhe tragjedi vetëm kjo qeveri. Hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjes, nuk ka ndjenja”.

“Lajmëtari i rritjes së çmimeve të energjisë është kreu i qeverisë. Nuk ndodh në botë të bëhesh zëdhënës i kompanive të naftës, pa pasur aksione në këto kompani. Tregu i naftës ka pësuar goditje nga lufta, por nafta këtu ka katër taksa dhe tre tarifa. Sot Italia hoqi akcizën, 13 vende të tjera të BE kanë ulur taksën mbi naftën. Atëherë çfarë është kjo kokëfortësi e tmerrshme?” tha Berisha.

Sipas tij, me këtë qeveri, vendi kalon nga kriza në krizë.

“Së fundmi na sollën edhe gripin e pulave, sepse mbajnë sekret qeveritar një sëmundje, e cila duhet të deklarohet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht se përbën problem edhe për rajonin. U deklarua vetëm kur u sakrifikuan miliona pula. Po njerëzit? Apo le të vdisnin mjafton që të ruhej reputacioni i qeveritarëve,” tha Berisha.

Në fund, ai bëri thirrje për protesta masive.

“E mbyll këtë fjalë duke u bërë thirrje qytetarëve që kjo pranverë, të jetë pranvera e protestave të mëdha”. syri.net

Selia blu vendos të heqë dyert e blinduara

Largimi i Lulzim Bashës ka pasur me disa vendime në selinë blu. Së fundmi është vendosur që të hiqen dyert e blinduara, ose të përforcuara.

Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve nga PD, raportoi për “BalkanWeb” se ky vendim është marrë mbrëmjen e djeshme pas kërkesës së disa deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar.

Dyert përforcuese që u vendosën pas rikonstruksionit të godinës, u bënë disa herë temë debati mes foltores dhe selisë së PD.

Berisha: Ka vetëm një PD, blofin po e luan Baton Stanishiçi dhe Preç Zogaj

Lideri historik demokrat, Sali Berisha e quajti “blof” kërkesën e disa anëtarëve të grupit parlamentar të PD që ai të tërhiqet, pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i partisë.

“Me blofin nuk mund të luhet. Me blofin luan vetëm një dyshe, Baton Stanishiçi dhe Preç Zogaj. I mbushin xhepat me gurë në zyrat e Edi Ramës dhe të Fugës.

Procesi mbetet i pacenuar, por duhet që kushdo që ka idera dhe qëndrime, t’i shtrojë në grupin parlamentar. Askush nuk ka autoritet që të ndryshojë 11 dhjetorin, që u sanksionua më 6 mars,” tha Berisha.

“Askush nuk mund të mendojë se ekzistojnë dy parti, ekziston një dhe një vetëm PD. Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetarë që deri dje, kanë qenë në takimin me Lulzim Bashën, por që janë të qartë se 6 marsi ka vetëm një mesazh: bashkimin. Dhe se ia kanë thënë Lulzim Bashës në sy.

Nuk duhet të bëjmë asnjë lloj spekulimi me fjalë apo me qëndrime. Grupi parlamentar është, përfshi edhe Lulzim Bashën. Urdhëroni të bëjmë diskutimet”. syri.net

Negociatat për bashkim- Berisha: Brenda grupit parlamentar të PD

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, foli për mediat në hyrje të Kuvendit. Ai e nisi duke përshëndetur samitin historik të NATO-s në Bruksel.

“Uroj që ky samit t’i japë përgjigjen më të merituar, terroristit nuklear. Ndaj e konsideroj këtë samit shumë të rëndësishëm për paqen dhe lirinë në botë dhe i uroj shumë suksese,” tha Berisha.

Duke folur për negociatat për bashkim në PD, ai tha se diskutimet duhet të bëhen brenda grupit parlamentar.

“Dua të garantoj demokratët e të gjitha niveleve, se PD është e hapur dhe vullnetplotë për të diskutuar, për të debatuar me çdo anëtar të saj, cilido qoftë ai.

Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë. Pra, nëse nuk bëhet fjalë për një kryesi, mbasi ajo është e shkarkuar me vendimin e kongresit historik të 11 dhjetorit, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilido qoftë ai, nuk dëgjohet apo nuk përfillet.

Natyrisht fola për 11 dhjetorin, por sanksionimin e plotë 11 dhjetori e mori më 6 mars. Në këtë kontekst, ajo që dua të theksoj dhe siguroj është se PD ka institucionin e saj, tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar.

PD ka institucionin e plotë të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit, që është Komisioni i Rithemelimit.

Gjykoj se brenda grupit parlamentar të PD mund të zhvillohet çdo debat. Sikundër dua të theksoj, dhe ftoj miqtë e mi, të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, të institucioneve, parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës,” tha Berisha. syri.net

Berisha-shqiptarëve të Malit të Zi: Votoni për kandidatët dhe partitë shqiptare, për më shumë të drejta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.

Në këtë takim, ata e falenderuan ish-kryeministrin Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.

Berisha theksoi në takim se, “pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit në tërësi, mbasi pavarësia e Malit të Zi, në të cilën ju patët një rol thelbësor, ishte një arritje e rëndësishme jo vetëm për këtë vend por për të gjithë rajonin”. “Ato, kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.

Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë Republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. 

Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të votojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti më i sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike”, u shpreh lideri historik i PD, Sali Berisha.

Përfaqësuesit e forcave politike të Malit të Zi, vlerësuan lart kontributin e Partisë Demokratike, Qeverisë së saj në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi.

Takimi ishte i hapur dhe në mirëkuptim të plotë.

Topalli: Iku me turp! Tri rastet kur u shkarkua Lulzim Basha

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se Lulzim Basha është larguar si asnjë kryetar tjetër përmes tri proceseve. Ajo theksoi se Lulzim Basha është larguar me turp.

E para u largua nga Kuvendi i 11 dhjetorit, e dyta u largua përmes referendumit te anëtarësia dhe së treti nga vota e atyre që votojnë kundra qeverisë. Nuk di një rast tjetër të një politikani që të jetë larguar në mënyrë të turpshme.”-tha Topalli.

Topalli deklaroi se po të kishte qenë një dorëheqje dinjitoze duke pranuar humbjen dhe përgjegjësitë, të gjithë do kishin mbyllur gojën.

“Ai vazhdon t’i thotë shqiptarëve, të tallet me inteligjencën e tyre, nuk thotë se unë kam humbur. Sigurisht që ka ikur, por pas dorëheqjes ndodhën disa gjëra që fiks ka qenë kjo parti në 10 vite.”-tha Topalli. syri.net

‘Gati për rikthimin në seli’, Berisha: Vota bashkon PD-në! Basha ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike.

Duke folur pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha tha se PD do të shndërrohet në forcën politike më të fortë që vendi ka pasur ndonjëherë.

Lidhur me qëndrimin e shprehur të Alibeajt një ditë më parë në emër të Grupit Parlamentar të PD, ku kërkonte mënjanimin e tij nga PD pas dorëheqjes së Bashës, Berisha tha se Basha është një ‘plaçkë tregu’ në fletushkën e Alibeajt.

Berisha shtoi se ka një grup parlamentar të PD dhe jo dy, i cili sipas tij po punon për të normalizuar punën e tij.

Berisha: Siç e dini, zoti Basha është i shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit dhe nga referendumi i 18 dhjetorit, ndaj tani për PD-në kanë votuar për shkarkimin e tij 4446 delegatë, kanë votuar për shkarkimin e tij dhe kjo është e vërteta e padiskutueshme ndaj dhe ne jemi të vendosur për bashkimin e PD-së. Jemi të vendosur për të punuar për bashkimin e PD-së me të gjithë ata besojnë se vota e lirë duhet të bashkojë demokratët dhe mund tu them se ka një mirëkptim të gjerë në këtë drejtim gjatë këtyre ditëve.

Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim, jemi në proces e sipër të gjitha vendimeve që do të merren. PD do të bashkohet, do të shndërrohet në një forcë politike që nuk e  ka pasur Shqipëria ndonjëherë”.

Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale.

Disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realizohet. syri.net

Basha deklaron dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

Lulzim Basha deklaron ka dhene doreheqjen nga drejtimi i Partise Demokratike.

Vendimi ka ardhur pasi mblodhi pasditen e sotme ne seline blu Grupin Parlamentar, Kryesine dhe Kolegjin e Kryetareve.

“Nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si, kush kishte të drejtë e kush gabim. Fatkeqësisht përpjekja për të mbajtur PD të bashkuar nuk kishte sukses. Unë dhe demokratët u përballëm me akuza të shumta dhe sot PD po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar PD të lënë mënjanë ndasitë, i vetëdijshëm për peshën që mora, dorëhiqem nga detyra e kryetarit të PD-së me qëllimin për të ndihmuar në ringritjen e PD”, tha Basha. bw

Meksi: Qeveria po tallet, nuk do ndalemi me protestat! Masat e Ballukut janë show

Aktivisti i shoqërisë civile dhe avokati Redon Meksi deklaroi në Syri Tv pasditen e sotme se protesta për rritjen e çmimeve ka korrur disa fitore por nuk e ka arritur misionin përfundimtar. Meksi tha se populli duhet të çohet dhe të kundërshtojë qeverinë. Kjo e fundit, sipas Meksit po tallet me qytetarët.

Kishte kohë që nuk dilte pa parti, pa pagesë siç bëhej herë pas here. Duhet të protestojmë, mbase duhet ndryshuar strategjia. Qeveria s’po merr asnjë masë, thjesht po tallet, po hedh ca lëmoshë.”-tha Meksi.

Avokati komentoi edhe deklaratën e ministres Belinda Balluku e cila tha se do të ndërpritet energjia në disa rrugë kombëtare për shkak të krizës energjetike. Redon Meksi nuk e quan gjë tjetër veçse show.

“Balluku tha se do ndërpresin energjinë në rrugë. Kemi a s’kemi dy rrugë me ndriçim, show dhe asnjë gjë tjetër më shumë.”-tha Meksi.

Ndër të tjera Meksi tha se shumë policë janë pa numër identifikimi dhe me maska. Për këtë avokati tha se do të bëjnë kallëzim pasi ata mund të jenë kriminelë.

“Nuk lejohen pa numër identifikimi. Do bëj kallëzim. Protestat trembin qeverinë, pasi nuk janë të kontrolluara nga politika. Nuk do të ndalojmë duke protestuar.”-tha Meksi.

Shembja e galerisë së kromit në Tropojë, minatori Afrim Zhuta që u nxor i pajetë, baba i tre fëmijëve (FOTO)

Një aksident i ndodhur këtë të shtunë në  galerinë e minierës së Kromit në fshatin Lajthizë i ka marrë jetën 2 minatorëve, 41-vjeçarit Adil Dautaj dhe 43-vjeçarit Afrim Zhutaj.

Dy minatorët mbetën të bllokuar pas shembjes së galerinë në minierë, dhe pavarësisht ndërhyrjes nga ekipet e shpëtimit, trupat e tyre u gjetën të pajetë.

BalkanWeb mëson se 43-vjeçari Afrim Zhutaj, i cili humbi jetën në këtë aksident, ishte baba i tre fëmijëve.

Berisha i përgjigjet ambasadës ruse: Ja oferta që bëri Gazprom për të sabotuar projektin e TAP

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratat e një dite më parë se Gazprom i kishte bërë ofertë korruptive për të sabotuar ndërtimin e TAP. 

Berisha i quan akuzat e ambasadës ruse provokative të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin dhe tregon ofertën që i ka bërë kompania ruse e energjetikës, Gazprom, për një projekt gazsjellësi që anashkalonte Shqipërinë.

Në këmbim të kësaj, sqaron Berisha, përfaqësuesit e Gazprom premtuan ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me shtrirje deri në Shkodër; investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

“Oferta u refuzua preraz për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim. Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat!”, sqaron Berisha.

Deklarata
Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:

“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gazpromit.

Oferta u refuzua prereaz per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gazprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb

syri.net

Berisha: Do rikandidoj për kryetar të PD, e firmosën 70% e zgjedhësve demokratë në 6 mars

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, se do të rikandidojë për kryetar të partisë. 

Berisha tha se rikandidimi i tij për t’u rikthyer në krye të PD, u firmos nga 70% e zgjedhësve demokratë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre“, tha Berisha.

Ish-kryeministri foli edhe për dy vendimet e pritshme të gjykatave, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut, dhe atë të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi statutin e PD.

“Vendimi i nesërm, nuk kemi asnjë problem me atë, për Kuvendin e 17 korrikut. Për vendimin tjetër presim të respektohet ai monument historik që u mblodh në stadiumin ‘Air Albania’ me 11 dhjetor, e papërsëritshme”, u shpreh Berisha

Pjesë nga intervista

Bledian Koka: Në momentin që vendimi merret ashtu sicc e prisni ju, çfarë ndodh, do të shkoni menjëherë në selinë e PD? Apo do të vijoni negociatat për procesin e bashkimit?
Sali Berisha
: Ne jemi në negociata. Deputetët, s’mund të mohohet që kishte në anomalitet në grupin parlamentar, ne nuk krijuam grup parlamentar, përpjekjet janë për normalizimin e jetës së grupit parlamentar. Dhe kjo do të ndodhë, si hapi i parë shumë i rëndësishëm. Ne kemi vendosur nenin e fraksionit, e kemi rikthyer. Gjykoj se përderisa nuk u krijua një grup i dytë parlamentar, do normalizohet grupi palamentar. Unë po punoj sa mundem që të dërgoj mesazhe pajtuese në bazën e partisë. Detyra më kryesore në këtë periudhë është bashkimi i demokratëve.

Bledian Koka: Zoti Berisha, i mbani mëri Lulzim Bashës për atë që ka bërë?
Sali Berisha
: Kam ndjerë shumë keqardhje për atë që i bëri vetes në radhë të parë. Ndaj meje gjykoj se mori qëndrime me të cilat një njeri para se t’i merrte duhet të pyeste veten se cila është pasqyrimi i tyre te vetja jote. Ai nuk e bëri këtë dhe në këtë mes ndjej keqardhje për shumë gjëra që ai i ka lejuar vetes dhe që nuk e kam njohur. E kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, është deputet i PD dhe ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet e kësaj partie. Ne nuk përjashtojmë njeri.

Sonila Meço: Në Kuvendin e 30 prillit, prisni që deputetët që ishin më Bashen të vinë te ai Kuvend, apo do të ketë një Kuvend tjetër?
Sali Berisha:
Jo! Tjetër nuk mund të ketë. Pres që deputetët të vijnë në atë Kuvend. Deputetët do të jenë të mirëpritur të gjithë, pa përjashtim. Do të kenë të drejtë të kandidojnë për Kryesinë etj. Cilido prej tyre mund të kandidojë për kryetar partie pasi të hapet gara. Unë pres të marrin pjesë që të gjithë.

Bledian Koka: Rikandidimi juaj është i padiskutueshëm?
Sali Berisha
: Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre.

Elmar Brok-Berishës: Zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt

Eurodeputeti dhe përfaqësuesi i Partisë Popullore Europiane, Elmar Brok ka deklauar se zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi i liderit historik, Sali Berisha. 

Ish-kryeministri Berisha zbuloi në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv se mesditën e sotme ka takuar eurodeputetin gjerman.

Berisha zbardhi detaje nga biseda me Brok.

“6 marsi dha një mesazh të fuqishëm, bashkimin. Gjer me 6 mars, deputetët, një pjesë e tyre, gjykuan se nuk donin të angazhoheshin në një luftë ndërpartiake mes Berishës dhe Bashës. Ata, së pari kërkuan largimin e Bashës i cili logon e PD, pas të cilës me 25 prill votuan 39% e shqiptarëve dhe e zbriti në 12%, të largohet. I kërkuan që të gjithë dorëheqjen. Kjo është pozitive. Ana tjetër pozitive është që, kërkojnë bashkimin e partisë dhe jo ndarjen e mëtejshme.

Ka të tjerë që kërkojnë të ikë Berisha dhe Basha. Do përgjigjem me fjalët e një mikut tim të huaj. Erdhi në Shqipëri, mik i vjetër. Elmar Brok tha, ‘Sali erdha me mendimin që të të kërkoj të mos kandidosh, por po largohem me mendimin që, zgjidhja e vetme për PD-në është kandidimi yt’. Plotësisht.

Për të mos thënë edhe gjëra të tjera. Ai bëri një seri takimesh. Ai insiston, dhe unë jam dakord, të bëjmë gjithccka për bashkimin e PD sepse PD është aset. Unë e qartësova, zoti Basha nuk përjashtohet nga PD. Zoti Basha ka të drejtë të kandidojë. Por ai nuk kandidon. Nuk e pyeta për takimin me Bashën“, u shpreh Berisha.

‘Refuzova gazin nga Greqia’/ Ish-kryeministri Berisha tregon se si i bindi autoritet italiane për projektin TAP

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka shpjeguar edhe njëherë se si arriti të bindë autoritet në Itali për të pranuar projektin TAP.

Berisha ka theksuar se ka pasur një lobim të fuqishëm për të braktisur projektin TAP duke i ofruar Shqipërisë gaz nga Greqia, por që ish-kryeministri nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë, pasi ky projekt ishte më i miri në interes të vendit.

Berisha: U duk se TAP po lan duart dhe se ne do ti imponojmë tender të ri Azerbaxhanit, por natyrisht ishte e pamundur, pasi aty ishte British Petrolium, ishin kompanitë më të mëdha të Europës dhe skishte më diskutim aty. U përfolën por mbetën në ndalesë, pezull. Shkoj për një vizitë në Itali dhe kryeministër ishte Mario Monti, ish-komisionet në Itali për konkurencën në BE, një njeri me shumë integritet dhe me mirëkuptim, më pret dhe… Në darkë miqtë e mi italian më organizuan një pritje dhe donin të më bindnin që të hiqja dorë nga TAP dhe më garantonin se interesi i Shqipërisë do mbahet parasysh plotësisht pasi do sillnin gaz nga Greqia deri në Vlorë dhe Shkodër dhe kudo tjetër. Ne respektojmë interesin. E kuptova sepse ishte pritja dhe u dëshpërova pasi e pashë se ishin bërë një murë i tërë dhe më pret kryeministri të nesërmen. Kryeministri filloi bisedenën me teza që i kishin sevirur miqtë e mi dhe e mbylli bisedën duke më thënë se interesat e Shqipërisë do të mbaheshin parasysh plotësisht dhe vetëm na i shprehën se ne do i kemi parasysh.

Meço: Pse nuk u joshët zoti Berisha, po të kemi parasysh rolin Italisë?

Berisha: Shumë i fuqishëm lobi rus në gaz. Kudo shumë i fuqishëm. Kthehem dhe i them, zoti kryeministër, unë do u them diçka si mik i Italisë, interesin kombëtar të Shqipërisë e mbroj vetë, interesin e Italisë dua ta mbroni ju. Ai zotëria në Baku ka një vendim projekt, gazin që janë të gatshëm që tja blejnë të gjithin rusët dhe turqit dhe iranianët, ka marë vendimin më të mirë të vendit të tij që ta sjellë te ju. Dhe në qoftë se Italia do e refuzojë një gjë të tillë, çfarë i mbetet Italisë të konkurrohet nga vende të tjera, të refuzojë një projekt. Ai më dëgjoi me vëmendje dhe aty për aty u thotë këshilltarëve që tani do të rishqyrtojmë me shumë interes ato që thotë ky miku jonë këtu. Dhë më thotë mua shumë faleminderit pasi ke qënë shumë i qartë në këtë problem.

Nga aty kam shkuar te presidenti italian Xhorxho Napolitano, shumë pro shqiptar që në fillim me një qëndrim jashtëzakonisht njerëzor për emigrantët shqiptar dhe ai me një kthjelltësi olimpike për atë projekt më thotë se ne do të vazhdojmë bashkë të punojmë për atë projekt sepse është një gjë shumë e madhe.

Këta të dy burra i zgjidhën dhe rusët u përpoqën jashtë mase, dërguar në 2010 një mik të çmuar timin që të heq dorë nga TAP me një ofertë fabuloze investim me 4 miliard euro në fushën e energjisë, por mikut tim i thashë se ti më njeh mua që jam njeri i fjalës dhe nuk lëviz nga projekti TAP.

Berisha: Pas dorëheqjes shumë më kërkuan rikthimin! Kishin argumente të forta

Në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, lideri historik i PD, Sali Berisha tregoi se shumë miq dhe bashkëpunëtorë i kishin kërkuar rikthimin në krye të PD, pas dorëheqjes në 2013. 

Berisha tha se argumentet që i paraqisnin ishin të forta, por shtoi se ishte i vendosur në vendimin e tij.

“Kur dhashë dorëheqjen dhe disa vite mbrapa, kam njoftuar se dorëheqja ime ishte pa kthim. Dhe ai ishte një vendim i prerë.

Kam patur shumë insistime nga miq, të cilët e shtronin në mënyrë shumë të argumentuar dhe nuk është se më lëndonin me atë mënyrën e shtrimit të tyre.

Kjo sepse në bilancin e asaj që argumenteve që unë kisha për të kundërshtuar dhe argumentet që ata paraqisnin për t’u rikthyer, argumentet më të forta i kishin ata, të miat ishin më vetjake. Por unë mbetesha i palëkundur në vendimin tim”, u shpreh Berisha.

 

Grida Duma: Lulzim Basha ka kohë deri nesër që të largohet

Deputetja Grida Duma ka zbuluar për herë të parë “ultimatumin” që i është vendosur Lulzim Bashës që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Gjatë një deklarate për mediat nga Elbasani, Duma thotë se Basha ka kohë deri ditën e nesërme për t’u larguar.

Ajo ka zbuluar edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Duma nënvizon se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i Foltores.

“PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bënë dëm PD-së, duhet të tërhiqen pas. I  kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas sikundër dhe ai e ka kërkuar. Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji të vetme: ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores”, të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”. syri.net

 

Artan Fuga ‘demaskon’ Ramën: Paketa e qeverisë, e frikshme dhe fyese

Profesor Artan Fuga ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi të ashtuquajturën “Paketa e rezistencës sociale”. Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se ajo që prezanton Rama është e frikshme dhe fyese. Sipas profesorit, paketa e Ramës mbështet me thërrime shtresa më në zgrip të shoqërisë dhe nuk preken në asnjë përqindje fitime shtresat e pasura, kurse shtresat e mesme tërësisht të lëna në mëshirën e fatit.

POSTIMI I PLOTE

“Na! Kafshoni një copë ballokume!

Shoh këtë paketën e asaj që u quajtka rrezistenca sociale e shpallur sot ditën e Ballokumes!

Të merr frika!

Në fillim rrëmben emrin e “rrezistencës”, tallje e madhe, këtu edhe rrezistencën e bën qeveria, jo qytetari!

Po kush po pyet për emërtime!

Ajo që shoh është e frikshme! Mbështeten me thërrime shtresa më në zgrip të shoqërisë dhe nuk preken në asnjë përqindje fitime shtresat e pasura, kurse shtresat e mesme tërësisht të lëna në mëshirën e fatit!

E pra, ato janë baza e një shoqërie demokratike! Jo rastësisht goditen, lihen në mëshirën e fatit, ekspozohen ndaj ashpërsisë së jetës, fyen, injorohen. Sepse ato kanë mundësi të formojnë një mendim alternativ, ato formojnë shtresa proevropiane e integruese, ato rivalizojnë pushtetarët, ato mund të drejtojnë ndryshe shoqërinë!

Jo, jo, dru atyre, mjafton një ekran televizori që të shohin liderin varfanjakët pa pasur nevojë të dalin jashtë, që jetojnë me ndihma sociale, të japin votën në fund të mandatit sikurse marrin pagën e turpit në fund të muajit, dhe kaq!

Ecim dhe marshojnë!

Na bëftë mirë ballokumja sepse aq ishte ndihma e rrezistencës sociale!”. syri.net

Abilekaj: Rama spekulanti më i madh në treg, pa ikur ai nuk ulen çmimet

Edhe sot Edi Rama e sulmoi popullin që është ngritur në protesta kundër tij dhe çmimeve të çmendura që kanë përfshirë Shqipërinë.

Reagimet kundër Ramës kanë qenë të shumta, sidomos për justifikimet e tij dhe arsyetimet që ai ka dhënë për rritjen e çmimeve.

Për gazetarin Enton Abilekaj, sot Edi Rama është spekulanti më i madh në treg.

‘Ka 10 ditë që nuk importojmë asnjë kilovat energji, ndërsa Edi Rama për herë të tretë sot gënjeu se blen energji me 61 leke kë/h.

Atëhere pse po rriten çmimet e ushqimeve që përpunohen në vend? Ku shkojnë të ardhurat shtesë nga tvsh 20 % e çmimit të rritur të naftës?

Shkojnë në buxhet që të bëhen rrugë të arta, me 20 milionë euro?

Spekulanti më i madh në treg sot është Edi Rama.

Pa ikur ai nuk ka ulje çmimesh’, shkruan Enton Abilekaj. syri.net

 

Demokratët e njësisë 8: Basha është shkarkuar, të dorëzojë logon

Demokratët e njësisë 8 në Tiranë mbërritën te selia blu ditën e sotme, për të përcjellë një mesazh për median.

Indrit Hoxha foli në emër të demokratëve të njësisë 8, duke deklaruar se kërkojnë largimin e Lulzim Bashës dhe dorëzimin e logos.

“Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi. Detyra e sotme e tij është që të largohet nga zyrat e selisë së PD-së. Të dorëzojë logon e konfiskuar që është marrë peng nga shumë njerëz, jo vetëm Edi Rama. Të hapë rrugën për zgjedhjet në PD sipas standardit një anëtar, një votë.

Bllofet dhe fasadat që po luhen në selinë e PD e dëmtojnë atë. Këta janë anëtarët e njësisë 8, që e kanë shkarkuar Lulzim Bashën dhe kërkojnë hapjen e garës dhe procesit për këdo që kërkon të ballafaqohet me votën e anëtarësisë,” tha Hoxha.

Reagimi i tyre erdhi pasi një ditë më parë, Pëllumb Seferi i kësaj njësie deklaroi mbështetjen ndaj Lulzim Bashës.

Por demokratët thanë se ai nuk i përfaqëson, sikundër nuk i përfaqëson më as Lulzim Basha, pasi është shkarkuar. Demokratët tentuan të futen në seli për të bërë një mbledhje, por nuk u lejuan.

“Vetëm vota i bashkon demokratët,” deklaruan ata.

‘95% e grupit duan dorëheqjen’- Këlliçi: Sjellja e Bashës, rast studimor! PD është kthyer në burg!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi Kryetar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka folur për krizën e brendshme në parti dhe zhvillimet e fudnit në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

I ftuar në Vizion Plus, Këlliçi tha se 95% e grupit parlamentar i ka kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen dhe se refuzimi i tij është për tu studiuar pasi vazhdon akoma të qëndrojë.

Gjithashtu Këlliçi u shpreh se ka marrë ankesa nga një sërë kolegësh se PD është kthyer në një pavion psikiatrik.

Këlliçi: Janë vetëm tre ose katër persona që i kanë kërkuar një hap pas Bashës. 95% e grupit i kanë kërkuar të dorëhiqet. Unë nuk e di si dhe ku mund ta gjejë një politikan kurajon që të këtë këtë lloj refuzimi popullor qytetar, të mbështetsve të tij, t’ja kërkojnë dorëheqjen dhe të vazhdojë të qëndrojë.

Do të jetë një rast studimor për vite me radhë sjellja e Bashës. Basha po bllokon çdo proces zgjedhor brenda PD. Edhe Basha është i ftuar në 30 prill të futet në garë. Futu në garë merr me shumë vota se Berisha dhe largohet vetë ai. PD është kthyer në burg, në bunker. Basha ka vendosur të mos dalë nga ajo seli, taksirat i demokratëve ta nxjerrin me çdo çmim e çdo kusht. syri.net

Largohet nga kryesia e PD- Metaliaj-Bashës: Dorëheqja është zgjidhja! Bashkimi i demokratëve domosdoshmëri

Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka dhënë dorëheqje nga anëtare e kryesisë së PD-së dhe i ka kërkuar Lulzim Bashës që të dorëhiqet edhe ai në funksion të bashkimit të demokratëve.

Në postimin e saj në Facebook, Metaliaj ka theksuar se e jep dorëheqjen për arsye se do që vendimet ti marë me bazën dhe për bazën dhe të çojë propozimet  e anëtarësisë në qendër dhe jo vendimet e qendrës te anëtarësia.

‘Bashkimi i demokratëve është mision dhe domosdoshmëri’, thekson Metaliaj.

Postimi i plotë i Lindita Metaliajt:

Te dashur miq,bashkeqytetaret e mi!

Sot ne mbledhjen e Grupit Parlamentar deklarova se jap doreheqjen nga anetare kryesie e PD,te vetmin post drejtues ne organet e Partise Demokratike.

E paraqita doreheqjen sepse une dua qe vendimet ti marr me bazen dhe per bazen , te çoj vendimet dhe propozimet  e anetaresise ne qender dhe jo vendimet e qendres te anetaresia.

Sot anetaresia na ben thirrje te bashkohemi!

Deklarova gjithashtu se duhet bashkim dhe duhet te mbahemi mend si grupi parlamentar qe bashkoi partine ,bashkoi demokratet dhe jo si grupi qe perçau thelle partine.

Une nuk i perkas asnje pale, nuk njoh grupim e vetmja pale qe njoh jane demokratet e Lezhes dhe te Shqiperise. Dua te mbetem deputete e demokrateve dhe jo e paleve dhe klaneve.

Per kete arsye as nuk kam bere deklarata,e as nuk kam anatemuar demokratet e as koleget e mi per qendrimet e tyre pasi respektoj mendimin e secilit.

Partia Demokratike eshte Aset Kombetar dhe duhet te mos mbetet peng i interesave personale te askujt por te ringrihet e te funksionoje ne interes te demokrateve dhe te shqiptareve.

Bashkimi i demokrateve eshte mision dhe domosdoshmeri!

Ndaj kryetar duhet te besh nje hap pas ,padyshim qe ky akt politik i rendesishem duhet te merret patjeter dhe nese doreheqja eshte zgjidhja ,duhet te merret ne konsiderate !

Te dashur miq

Mandati im si deputete e Partise Demokratike do te jete ne sherbim dhe ne funksion te bashkimit me te madh te demokrateve.

Betejen e kemi me Ramen dhe jo me njeri tjetrin!

Duhet te jemi bashke per te ardhmen e familjeve tona,per te ardhmen e Partise Demokratike. syri.net

Alizoti: Basha nuk do të japë dorëheqjen, ka shpikur një fjalë kurth

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ka deklaruar se Lulzim Basha nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Sipas tij, Basha ka shpikur një fjalë-kurth, atë të një hapi pas.

‘Të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që më kujton Spaçin apo Qafën e Barit, edhe pse ne jemi në perëndim, kjo nuk është parti.

Kushdo kryetar duhet të japë dorëheqjen, ky është modeli perëndimor.

Modeli putinist është se do të rrijë në krye.

Ai ka përdorur një fjalë kurth, tërheqje. Dorëheqja është dorëheqje. Mesa kuptova unë, ai nuk do të japë dorëheqjen.

Duhet që një njeri të japë dorëheqjen, të marrë përgjegjësi. Pse qenka e vështirë të ikësh nga pushteti. Partia ka 12 %. Jemi bërë një kopsht fëmijësh.

Një hap pas është taktikë, dorëheqja është dorëheqje’, – u shpreh deputeti Tomor Alizoti për gazetarët janë selisë së PD-së. syri.net

Salianji flet për sherrin me Bashën: Pati tensione! Në mbledhje kishte persona të paftuar

Ervin Salianji ka folur për mediat pas debatit të tensionuar që pati me deputetin Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. 

Salianji tha se ka patur tension verbal, ndërsa denoncoi prezencën e personave të tjerë në mbledhje, të mbledhur aty nga ish-kryetari i PD.

“Ka patur në tenson verbal. Ka patur njerëz të paftuar. Ka qenë një komunikim në tension verbal. Debati nuk kaloi përtej atij verbal. Ai fton njerëz që s’kanë lidhje në mbledhjen e grupit. Unë s’kam ardhur këtu për tifozeri, kush ka tifozë më shumë. Unë nuk intimidohem dot, as kërcënohem dot. Nuk ka patur një kërcënim, por një tension. Një hap pas? Unë e përkthej ashtu siç e përkthejnë të gjithë, dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar partie”, u shpreh Salianji.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD përfundoi pas 5 orë debate të ashpra mes deputetëve dhe Lulzim Bashës të cilët i kërkojnë atij dorëheqjen.

Thuajse i gjithë grupi parlamentar demokrat kërkon largimin e Bashës, ndërsa ky i fundit gjithë kohës ka artikuluar që është i gatshëm për zgjidhje, por ka refuzuar të japë dorëheqjen.  syri.net

Saimir Korreshi kërkon dorëheqjen e Bashës: Po nuk iku, harrojeni që fiton PD-ja

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar që do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

“Po, do t’i kërkoj dorëheqjen Lulzim Bashës, kjo për të gjetur një zgjidhje që demokratët të bashkohen, pasi vetëm po të bashkohemi do të mundemi të çojmë PD-në në fitore”, tha Korreshi.

I pyetur dhe nëse do t’i bashkohet Berishës në lëvizjen e tij, ai tha se hapi i parë do të jetë bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

Korreshi nuk dha një koment të qartë nëse do të kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

“Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarë dolloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton PD-ja”, tha Korreshi. syri.net

Xhaferaj-Bashës: Jepni dorëheqjen sot! Ky është hapi i parë drejt zgjidhjes

“Jepni dorëheqjen sot dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes”. 

Kështu u shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj gjatë debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Për të disatën herë, Xhaferaj i kërkoi Bashës të largohet duke e konsideruar dorëheqjen e tij rrugën e zgjidhjes së krizës që ka përfshirë Partinë Demokratike.

“Ndoqa me vëmendje të gjithë diskutimet e deritanishme nisur që nga dy zv/kryetarët Tabaku dhe Alibeaj dhe të gjithë janë në kohezion duke thënë që ju duhet të bëni një hap pas. Ndërsa ju z. Basha keni deklaruar disa herë që jeni në dispozicion të PD për një zgjidhje.

Të jesh në dispozicion të PD për zgjidhje do të thotë që ju duhet të jepni dorëheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite që drejtoni opozitën.

Si kudo në perëndim mbas humbjes, që në ditën e parë të daljes së rezultatit, kryetarët japin dorëheqjen. Pra, jepni dorëheqjen sot dhe ky është hapi i parë drejt zgjidhjes“, u shpreh deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj. syri.net

 

Elda Hoti: Basha të dorëhiqet! Të bashkohemi duke respektuar 6 Marsin

Guximi për të shpresuar, nuk pranon të udhëhiqet nga frika. Do vendimmarrje të guximshme dhe do kurajë për të folur dhe për të vepruar.

Në këtë situatë të vështirë, që ndodhet sot opozita Shqiptare, secili nga ne duhet të reflektojë dhe duhet të reagojë, për të respektuar votën.

Unë jam deputete që jam votuar me votë preferenciale në qarkun e Lezhës. 6 Marsi ishte një mesazh, për secilin nga ne dhe secili nga ne duhet të kërkoje një ndjese dhe të respektojë demokratet që na kanë votuar.

Fitorja është një zakon, fatkeqësisht dhe humbja është një zakon. Unë gjatë rrugëtimit tim politik, kam bërë beteja për të fituar dhe i kam fituar.

Nuk e meritojnë votuesit e mi që kanë besuar te unë, nuk e meritojnë demokratët e ndershëm të bëjnë beteja vetëm për të humbur. Koha e humbur vetëm po e përkeqëson jetësën e Shqiptarëve.

Është koha të veprojmë dhe të marrim në dorë fatin e vendit tonë.

Është koha që Lulzim Basha, ta pranojë humbjen, të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë bashkimit të demokratëve.

Unë sot do të respektoj votën e çdo demokrati, do respektoj rezultatin e 6 Marsit. syri.net

 

Bushati-Bashës: Sot jemi këtu vetëm për të dëgjuar dorëheqjen tënde

Deputeti Helidon Bushati i ka kërkuar sot Bashës që të largohet nga kreu i PD-së.

Bushati është shprehur se është hera e parë që grupi parlamentar i kërkon dorëheqjen kryetarit.

Sipas tij, sot është dita vetëm për një gjë, për të dëgjuar dorëheqjen e Bashës.

‘Kryetar, është fatkeqësi që sot nuk jemi në shesh së bashku me protestuesit, por këtu duke u marrë me procedura partie. Në vend që të jemi atje për të qarë hallet e popullit jemi këtu duke qarë hallin e karrigeve tona.

Është rasti i parë në historinë tonë që një kryetari partie i kërkohet dorëheqja nga grupi i vet parlamentar.

Me qëndrim tuaj po ndihmoni në agonizimin e partisë dhe po e bën Partinë Demokratike të kthehet ne objekt memesh për lidhjen e pakuptueshme tuajën me karrigen.

Një drejtues që ka humbur beteja dhe gara mund të fitoje betejën kryesore që është beteja për dinjitetin e emrit të tij, nëpërmjet dorëheqjes.

Dorëheqje, por duke ngelur pjesë e zgjidhjes se problemit.

Sot jemi këtu për të dëgjuar një dhe vetëm një gjë…DOREHEQJE.

Kryetar sot ke mundësi të humbësh karrigen e te fitosh dinjitetin dhe respektin e demokratëve.

Është koha te mendojmë për bashkimin e demokratëve. Kjo nuk ndodh duke u mbërthyer pas karriges, kjo ndodh kur secili prej nesh bën hapa pas sakrifikon dhe mendon për ata demokrat ata shqiptare qe presin prej nesh.

Sot PD, ka nevoje për një Kuvend Bashkimi’, është shprehur Helidon Bushati. syri.net

 

‘Ka përçarë partinë’- Edhe deputeti Fatjon Veizaj i kërkon Bashës dorëheqjen

Edhe deputeti i PD, Fatjon Veizaj i është bashkuar zërave për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Veizaj shkruan se Basha ka detyrimin e mundësinë të ndihmojë opozitën përmes dorëheqjes me dinjitet, nxitjes dhe mbështetjes së një procesi rindërtimi të thellë politik, moral dhe strukturor të partisë.

Duke u ndalur tek vendimi i 9 shtatorit, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Veizaj thekson se ishte një vendim personal i tij, për të cilin tha se do mbante përgjegjësi dhe se nuk do lejonte përçarjen e partisë.

Por ai thekson se PD u përça, dhe Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi.

‘Të nderuar miq,

Hyrja në jetën politike pas një përvoje pune të gjatë nga bota e biznesit, përfshirja si njeri i lirë dhe duke mos pasur nevojë për të qenë aty me cdo kusht dhe kundër parimeve të mija, besoj se më jep mundësinë të jem i drejtpërdrejtë e i pavaruar në ato që kam për të thënë mbi gjendjen e krijuar së fundi në Partinë Demokratike.

Në fillim, opozitës shqiptare sot i duhet të (ri)marrë përgjegjësinë e përfaqësimit, të dëshmojë qartësisht, pa mëdyshje dhe drejtpërdrejt se nuk do t’u humbasë më kohë ndjekësve të saj dhe me gjerë.

Pas humbjes së rëndë të 6 marsit, nuk mund të pajtohem me qëndrimin e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Më qartë, nuk pajtohem me mungesën e të vetmit qëndrim të arsyeshëm që Z. Basha duhet të mbajë e që sipas meje është dorëheqja! Ai ka detyrimin e mundësinë të ndihmojë opozitën përmes dorëheqjes me dinjitet, nxitjes dhe mbështetjes së një procesi rindërtimi të thellë politik, moral dhe strukturor të partisë. syri.net

 

Edhe Tabaku i kërkon dorëheqjen Lulzim Bashës

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga posti që mban pa të drejtë që prej 11 dhjetorit, ku demokratët e shkarkuan me votën e tyre.

Gjatë diskutimeve në mbledhje, Tabaku i ka kërkuar që ai të largohet dhe të hapë rrugën për bashkimin e partisë.

‘Ne politikë na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar për bashkimin. Jam sulmuar pse kam kërkuar që të jemi bashkë. Rezultati që morëm në terren, na deëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashkë mund t’ia dalim.

Në Vorë me thanë se nga 25 prilli nuk ka patur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund të jemi parti zyrash. Në ccdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri.

Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës. Është PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues.

Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njeri-tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë.

Të jemi të thjeshtë, se jemi për herë të trete në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambicie personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët’, – është shprehur Jorida Tabaku. syri.net

 

VIDEO- Grida Duma: Lulzim Basha ‘këshilltar’ i Ramës! Do përdorim çdo mjet për ta larguar

Deputetja Grida Duma ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit doli në një deklaratë nga selia blu për rritjen e çmimeve, duke bërë sipas saj këshilltarin e qeverisë dhe jo opozitarizmin. 

Teksa i drejtohej selisë së PD për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit, Duma akuzoi Bashën për humbjen e besimit të qytetarëve.

Deputetja e PD tha se opozita sot duhet të ishte në krye të protestës, ndërkohë që qytetarët nuk i pranojnë në protestë për shkak të humbjes së kredibilitetit.

“Unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi pë rtë mos bërë këshilltarin e qeverisë nuk mund të dalë kreu demokrat ne duhet të bëjmë opozitarizëm jo të këshillojmë qeverinë. Sheshet sot janë të mbushur me qytetarë, unë kam një revoltë personale që miq e kolegë më thonë si ju duket protesta por mos u shfaqni se politika e prish protestën.

Që ka arritur opozita ka humbur kredibilitetin deri në atë pikë që njerëzit e opozitës shkojnë në protestë, ne duhet të organizohemi në protestë jo të vijmë këtu dhe themi ç’behet me çmimet e naftës pas dyerve të blinduara. Kur vjen këtu dhe sheh sheshet e mbushura dhe ne të përdorësh çmimin e naftës që do e mbaj peng këtë histori dhe vetëm opozitë nuk do të bëjmë sot, duhet të marrim vendime e duhet të bëhen hapa pas”, tha Duma.

Ajo shprehu vendosmërinë për të përdorur të gjitha mjetet juridike për largimin e Bashës dhe për të mos vepruar e gabuar njësoj.

“Me një amnisti të madhe morale duke i dhënë dorën çdo demokrati ne duhet të jemi fitues se s’mund të pranohet humbja e kredibilitetit të qytetarëve, përpjekje që i zhvat nga koha jonë Basha për të mos bërë opozitën reale. Do përdoren të gjithë mjete juridike. Dualizmi me Sali Berishën dhe vendimi i 9 shtatorit ishte çështje parimi, ishte ok. E kemi lirinë për të mos vepruar dhe gabuar njësoj”, tha ajo.

Salianji-Bashës: Jep dorëheqjen dhe rri në detyrë edhe dy javë…

Ervin Salianji i ka kërkuar në sy Lulzim Bashës të largohet nga drejtimi i PD. 

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, që vijon prej orës 11:00, Bashës i kanë dalë kundër thuajse të gjithë anëtarët e grupit parlamentar, përfshirë edhe më besnikët e tij.

Salianji ka deklaruar gjatë debatit që Basha të japë dorëheqje dhe të rrijë në detyrë edhe dy javë, në mënyrë që të krijohet një bord dhe të zhvillohen negociatat me këdo që kërkon t’i bashkohet PD-së.

“Duhet akt, nuk mund të thuhet që vendos gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për një afat jo më shumë se 2 javë.

Ne këtë periudhë të krijojmë bord/nukël, jo me numër të vogël nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet që interes ka PD-në dhe kërkon të bashkohet me PDSh. 

Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo që ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, ne nuk i kemi lëshuar ata, do bëj gjithçka për t’i mbrojtur!” syri.net

 

Alizoti i kërkon sërish dorëheqjen Bashës: Nuk e ke mbështetjen e demokratëve

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti  i ka kërkuar sërish dorëheqjen kryedemokratit Basha. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Alizoti u shpreh se  kjo parti nuk ka institucione dhe se Basha nuk ka mbështetjen e demokratëve.

Tomorr Alizoti: Jam rikthyer ne kete mbledhje tju kerkoi ate qe prej disa muajsh e kerkojne demokratet. Duhet te japesh doreheqjen z.Basha. Kjo parti nuk ka institucione. Vetem permes funksionimit te institucioneve mund te funksionoje partia. Jep doreheqjen sepse nuk e ke me mbeshtetjen e demokrateve! bw

‘Mesazhin e more në 6 mars’- Dash Sula-Bashës: Në 6 muaj s’bëre asgjë! Berisha bëri 12 fushata në secilën bashki

Deputeti i PD, Dash Sula, ka qenë ndër zërat më aktivë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. 

Pasi i kërkoi dorëheqjen e padiskutueshme si dhe duke këshilluar Bashën që të mos jetë rob i egos për të mbajtur partinë pavarësisht nga rezultat shkatërrues elektorale, deputeti i qarkut të Elbasanit theksoi edhe dështimin e PD më 6 mars.

Ai tha se Basha nuk doli në fushatë të takonte njerëzit, ndryshe nga lideri historik i PD, Sali Berisha që bëri 12 fushata në secilën prej bashkive ku pati zgjedhje.

“Mua më vjen keq ta them, por ky është një fakt tashmë i dokumentuar edhe elektoralisht. Z. Basha dua të jem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë! Politika është perceptim dhe në perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan këtë! Unë i pari kam pritur që me vendimarrjen për Berishën t’i të ndiheshe dhe të demostroje që je një njeri i lirë dhe që je një politikan me vizion. Nuk kanë kaluar një kohë e shkurtër janë 6 muaj dhe çfarë ke bërë ti në këto 6 muaj? Asgjë! Sali Berisha një person 77 vjeç bën 12 fushata në secilën bashki ku kishte zgjedhje të pjesshme.

Madje, madje në atë që ishte edhe qëllimi parësor politik i “Foltores” në Shkodër, shkon dhe bën 12 takime. Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerëz? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shpresë se qytetarët dhe demokratët nuk do të shkëputeshin nga logo? Ja që e ke menduar dhe parashikuar gabim! Përtej dashamirësisë tonë, për të gjithë gabimet dhe kostot që ndoshta pa dëshirën tënde i ke shkaktuar PD sot  unë të kërkoj që përtej egos personale duhet të bësh një hap pas dhe të japësh dorëheqjen! Z. Basha lirojani lakun që i është hedhur në fyt kësaj partie! Bëni ju i pari aktin dhe na lejo të gjithë bashkë të nisim një proces përbashkimi.

Zgjedhjet e 6 marsit ishin mesazh i qartë dhe nuk ka politikan jo e jo, por edhe një fëmijë që të mos kuptoj mesazhin. Demokratët kanë nevoj për tu bashkuar, të tejkalojnë përtej Bashës e Berishës dhe vota e lirë dhe procesi i hapur të zgjedh liderin e ri. Se ju kam dëgjuar në televizione që keni thënë këto ditë që keni thënë që do të bëni analizë. Ne skemi bërë akoma analizën e plotë të 25 Prillit. Këto janë humbje kohë, dhe një mënyrë për të çuar partinë drejt zhdukjes. Ndaj zgjidhja nis me dorëheqjen tuaj. Ky është akti i parë dhe shum i rëndësishëm. A keni ardhur për të na njoftuar dorëheqjen sot? Këtë dua të di?”, tha Dash Sula. syri.net

Jozefina Topalli: Lulzim Basha luan rolin e idiotit në dëm të vendit tonë

Ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli nuk i ka ndalur akuzat e saj ndaj Lulzim Bashës, ku është shprehur se ‘identiteti i tij është gënjeshtra’.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topalli tha se Basha ka një shfaqje idiote, për të cilën shton se luan rolin por që është në dëm të vendit.

Topalli: Unë nuk kam qenë njeriu që kam qenë afër tij. Ka shumë njerëz që i kanë thënë vazhdimisht budalla, ka shumë që nuk e kanë kuptuar pse ai është aty si dhe shumë të tjerë që nuk kanë dashur të besojnë dyshimet që kanë pasur për të. Pas çdo humbje zgjedhjesh Basha thotë të njëjtën fjali, do kemi një analizë, do bëjmë një reflektim.

Identiteti i tij është gënjeshtra. Sjellja politike është papërgjegjshmëria. Shfaqja e tij është idiote. Ai nuk është i tillë por luan rolin, por në dëm të vendit dhe shoqërisë tonë.

Berisha: Firmosën 17 dokumente për 24 orë! Rama, Agaçi, Gjiknuri e Ahmetaj përdorën skemë klasike vjedhje

Lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se afera e inceneratorëve ka nisur në vitin 2014 me një kompani që kurrë nuk është marrë me plehrat. Berisha deklaroi se janë firmosur 17 dokumente për 24 orë në mënyrë të rrufeshme, pa tender duke kryer korrupsion të pastër nga qeveritarët. Ndër të tjera Berisha deklaroi se Sharra ka filluar të presë flori për Edi Ramën.

“Pretendonte të ishte e Zotos, Gugalles, etj, ajo ishte e qeveritarëve. Kësaj kompanie me një procedurë të rrufeshme të pashembullt në historinë e këtij shteti duke firmosur 17 dokumente në 24 orë, me negociim pa shpallje, pa tender, me korruspion të siguritë, i jepen 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit. Kompania që mund ta quajmë Ahmeti, Gjiknuri, mund ta quajmë Rama, Agaçi, mund ta quajmë Metani e të tjerë, kjo kompani prokuron në Lugano një djegës, instalon atë me çelësa në dorë për 12 milionë euro. 10 milionë euro ngelen në llogaritë e qeveritarëve që vepruan në mënyrë të rrufeshme. Pse thuhet qeveritarëve? Kjo s’mund të bëhej kurrë pa firmën, vulën dhe angazhimin total të qeverisë.”-tha Berisha.

Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se nëse qeveritarët nuk do donin të vidhnin dhe ndanin parate, këtë fond ja kalonin Bashkisë së Elbasanit që mund të hapte tenderin dhe të instalonte inceneratorin duke ju kursyer taksapaguesve shqiptarë 12 milionë euro.

“Paratë ju lanë qeveritarëve. Skema u përsërit me Fierin, jashtë çdo procedure, negocim pa shpallje. Në 15 milionë kaloi fitimi dhe pastaj kaloi drejt Tiranës. Komisioni ndahet. Ata që pranojnë se kanë vjedhur vetëm 100 milionë, sulmojnë. Ku janë? Ku janë 420 milionë thonë, se për 100 milionë s’kanë vërejtje. Në Tiranë është vjedhur më me stil. Asnjë incenerator në punë. Fusha e Sharrës, ndërmarrje publike, ku depozitoheshin plehërat, një mëngjes nga kompani publike, bëhet kompani Gugalle e Erion Veliajt. Sharra pret flori për Ramën. Çdo ton mbetje do depozitohej në Sharrë duke i paguar kompanisë Veliaj me emrin Gugalle 28 euro për ton. Do ndërtohej me 128 milionë djegësi duke paguar si për djegjen kur ato kompostoheshin dhe nuk digjeshin, 28 euro për ton. Kemi të bëjmë me një skemë klasike vjedhje. Aktakuza e ngritur ndaj Lefter Kokës, hajdutit të dobishëm është 100% e përshtatshme për kreun e Meduzës, Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Veliajn.”-tha Berisha. syri.net


Send this to a friend