VOAL

VOAL

Bën atë që nuk e bëri as Enveri. Skënderbeu me fytyrën e Ramës!

Deliri i madhështisë duket se nuk ka fund për kryeministrin Edi Rama. Ai që quhej ‘Skënderbeu i Spiropalit’, tashmë duket se e beson edhe vetë që është me të vërtetë ‘Skënderbe’ dhe këtë fakt e ka denoncuar një shqiptar në prezantimin e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te Arbëreshët në Itali.

Sipas denoncimit të Alban Çakallit, i cili është marrë me skulpturë, busti i Skënderbeut i prezantuar në Itali, ku ka marrë pjesë edhe Elisa Spiropali, është busti i Ramës, me përkrenaren e Skënderbeut.

‘Ju them me plot bindje që ky busti është Rama identik. Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendorsur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut’, shkruan qytetari në Facebook.

Postimi i plotë:

PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeut.  sn

Protesta në Thumanë-Kashar Banorët: Rama nuk është shqiptar! Protesta s’do ndalet! Ne jemi sovrani…

Me qindra banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, Milotit, Kurbinit kanë dalë sërish në protestë për të dhjetën herë radhazi, duke bllokuar autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë që të kenë të drejtën për hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Banorët bëjnë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, pas nuk po u jep zgjidhje problemit të tyre, por si përgjigje i dërgon qindra efektivë të Policisë së Shtetit për t’i detyruar të përfundojnë protestën.

‘Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë’, shprehet një prej protestuesve.

Qytetari: Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam.

Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat’, u shpreh një tjetër banor. sn

Afera e mbetjeve toksike- PD kërkon dorëheqje të menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vëngut, Gazhelit dhe…

Anetari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për aferën e mbetjeve toksike ta kapura në Tajlandë.

Muçollari ka deklaruar se numri dy i Edi Ramës, Belinda Balluku, ka mashtruar dje publikisht për skandalin me qëllim që të mbrojë ish-drejtorin e portit, sot ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengun.

“Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.”,- ka thënë Muçllari, i cili ka bërë publike edhe kërkesën e Partisë Demokratike për dorëheqje të menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Gazhelit dhe Vëngut si persona përgjegjës në afëren e mbetjeve toksike.

Deklarat e plotë:

Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës, me vendimin nr. 16, të 21 dhjetorit 2021, ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Ky është një detyrim automatik sepse Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Rrjedhimisht Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kjo do të thotë se është në detyrimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të Autoritetit Portual të Durrësit, pra të ish-drejtorit Pirro Vengu, tashmë ministër i Mbrojtjes, dhe ministres së linjës Belinda Balluku, inspektimi dhe ndalimi ose lejimi i çdo ngarkese me mbetje toksike që del, hyn apo kalon nga Porti i Durrësit në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Sa për dijeni të ministres, Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi Shqipëria, me ligjin nr. 9594, të 27 korrikut 2006, ka aderuar në Konventën MARPOL dhe me ligjin nr. 9213, të 1 prillit 2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale.

Pra,

-zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

-udhëzimi i të gjithë agjentëve, përdoruesve/punonjësve/strukturave përgjegjëse të Portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.

-Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

-Trajnimi i të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme

-Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International MaritimeDangerous Goods Code).

Këto janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Loja e padijes bëhet për tëfshehur përgjegjësinë të Balluku-Vengut, përgjegjësinë e Edi Rames qe duket se është kreu i këtij trafiku dhe të qeverisë së tij të korruptuar.

Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij.

Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent.

Kryediplomati i Shqipërisë porosit Kosovën të konsultohet me aleatët rreth urës

Jetmira Delia-Kaci

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, i ka bërë thirrje Kosovës që vendimin për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër ta marrë në koordinim me vendet dhe organizatat që kanë ndihmuar në pavarësimin e Kosovës.

Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, pas përfundimit të konferencës tre ditore “Tirana Diplo2024”.

“Kemi qenë të qartë dhe këmbëngulës se prioritet i politikës së Jashtme është Kosova, dhe duke qenë kështu, gjithnjë u kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë se që të gjithë hapat dhe vendimet që ndërmarrin, duhet t’i diskutojnë në radhë të parë me ata që i duan shumë dhe i kanë për zemër”, tha Hasani, pasi është pyetur për qëndrimin e Tiranës zyrtare sa i përket urës mbi Ibër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 28 gusht se është duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme me aleatët për hapjen e urës.

Qeveria e Kosovës pati rritur përpjekjet në fillim të gushtit për hapje të kësaj ure, e cila ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe – është e hapur për këmbësorët.

Ura është e hapur për qarkullim të këmbësorëve, por jo për vetura.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pati paralajmëruar ato ditë kundër hapjes së urës, meqë një veprim i tillë rrezikon ushtarët amerikanë.

Edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka prezencë të përhershme mbi urë, pati thënë se nuk do të hezitojë të veprojë, nëse rrezikohet siguria në atë pjesë.

Mes tjerash, ministri Hasani ka thënë se Tirana tashmë ka nisur përgatitjet për samitin e NATO-s të vitit 2027, për të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të mbahet në kryeqytetin e vendit që udhëheq.

Një zyrtar i NATO-s, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se samiti i kësaj organizate, më 2025, do të mbahet në Hagë prej 24 deri më 26 qershor, dhe do të pasohet me një tjetër samit në Turqi.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar për lokacionet e samiteve tjera të NATO-s.

“Jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme. Kemi nisur identifikimin e ambienteve, fondeve dhe njerëzve që e bëjnë të mundur. Kjo tregon se Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në gjithë përpjekjen e organizatës së Atlantikut të Veriut për atë që ndodh sot dhe në fokus zhvillimet e fundit”, ka thënë mes tjerash Hasani.

Samiti i sivjetmë i NATO-s është mbajtur nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.

  • REL

“Rinia largohet sepse këtu ka vetëm aktivitete kriminale”- Balliu nga protesta e opozitës

Opozita po zhvillon protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se përfaqësuesit e qeverisë duhet të trajtohen si armiq të kombit.

Ai deklaroi gjithashtu se “gjithë ata që sulmojnë qytetarët që protestojnë, është jo vetëm në turpin e tyre, por do të dështojnë në sulmet e tyre ndaj opozitës”.

Në fund të fjalës së tij ka se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit.

“Një drejtësi duhet të funksionojë me integritet, dhe jemi të kënaqur që aleatët tanë kërkuan drejtësi. Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion. Ajo që kemi parë është vjedhje me pazar. Paratë tuaja po shkojnë nga xhepi juaj të xhepi i atyre.

Sa lidhje ka kjo bashki me jetën e qytetarëve? A e dini që kemi 9 milionë metra katrorë ndërtim, ky që thotë se Tirana është qytet i rinisë. Ndërkohë që 1 në 5 banor është 65 vjeç. Rinia largohet sepse këtu nuk ka shkolla, parqe, por vetëm aktivitete kriminale nga mafia që këta sollën.

Doli Balluku tha e ka fajin media, njerëzit, këta s’kanë faj. E vërteta është se përgjegjësia ka emër, që është pushteti i rilindjes.

Duhet të fillojmë t’i trajtojmë si armiq të kombit, të familjes. Të gjithë ata që sulmojnë qytetarët që protestojnë, është jo vetëm në turpin e tyre, por do të dështojnë në sulmet e tyre ndaj opozitës. Ky vend nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç ndryshimit. Ndryshimi vjen përmes revoltës dhe protestës”, tha Ballliu.gsh

Mbetjet toksike- Buxhuku: Ka korrupsion në dhënien e licencave! S’dimë kush dhe sa janë përmasat e skandalit!

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku e konsideron një skandal, atë se çfarë ka ndodhur në Portin e Durrësit me mbetjet toksike.

I ftuar në edicionin e orës 19:00 në Syri Tv me moderatore Armela Ferko, Buxhuka tha se përgjegjësia e qeverisë shqiptare në këtë skandal është e padiskutueshme.

Sipas tij, faji nuk mund të kalohet sa në një institucion në tjetrin, pasi licencën për transportin e mbetjeve toksike e ka dhënë vetë shtetit.

‘Përgjegjësia e qeverisë në këtë skandal është absolutisht e padiskutueshme. Nuk mund të kalojë faji, kur dëmi është bërë. Kemi faktin, dikush e ka bërë këtë. Licencën ia ka dhënë shteti. Korrupsioni në dhënien e licencave.

Kontrollet, problemi është se si bëhet licencimi i koncensionarit, kushtet që ka përmbushur kontrollet nga ana e shtetit në sektor kaq delikat. Këto kërkojnë përgjigje. Dikush e ka bërë këtë dëm. Porti i Durrësit ka në dispozicion, ka pluhura kuturu. Këto janë pa asnjë rregull standard magazinimi, kush i lejon. Natyrisht institucionet shtërore, Ministria e Mjedisit, Agjencia e Mjedisit, Porti i Durrësit. Këto janë pamje të botës së tretë, shkojnë e helmojnë qytetin dhe qytetarët, dëmtojnë turizimin edhe imazhin e saj ndërkombëtar.

Nëse ne fshehim realitetin, qoftë duke u nisur se legjislacioni bazë dhe aktet ligjore lënë boshllëqe pë interpretim, është faji i institucioneve për mosfunksionimin.  Kanë rënë hallakt institucionale që kanë dhënë licencat për këto.

Skandali tregon se Shqipëria është shtet i pasigurt, që ne lejojmë eksporte të sasive të mëdha të materialeve kancerogjene që kthehen për në vendin e nisjes, është goditje ndaj imazhit të shtetit shqiptar, që zgjasin. Për një vend që kërkon të hyjë në tregon turistik.

Ky skandal po tregon se ka mungesë totali kontrolli të zinxhirit institucional, që duhet të rregulluar.  Unë s’shikoj vullnet politik që kjo të ishte përmirësuar e rregulluar nga ana mjedisore.

E rëndësishme për një vend që do të shitet si vend turistik. Shqipëria s’ka ministri mjedisi, uregjenca është zgjidhje politike të ketë një ministri mjedisi që të japë llogari për këtë.

Turizmi dhe mjedisi, nëse do vihej në të njëjtin portofol do kishte konflikt interesi. Kush e ka licencuar kompaninë koncensionare për të transportuar mbetje toksike. Cila ministri duhet të ngrinte zërin, kush i bënte këto licencime për pasojat në mjedis. Kur ajo e ka dhënë vetë licencën, s’do bënte oponencë para qeverisë për këto mbetje. S’ka vullnet politik, që të kesh një Ministri Mjedisi, që më së paku aspiron për në BE. Urgjente të krijohet Ministri Mjedisi, të paktën formalisht. Kryeministri Rama duhet ta kishin ngritur zërin për Ministri Mjedisi të pavarur nga secili portofol tjetër. S’dimë kush dhe sa janë përmasat e këtij skandali, sa herë mund të jetë përsëritur kjo gjë. Mbetjet e rrezikshme janë marrëveshje ndërkombëtare.

Burimi: Strategjia e Ramës për të marrë punëtorë nga Azia dhe Afrika është e kobshme

Analisti Genc Burimi ka komentuar sot takimin e Ramës me diplomatët e huaj, ku ky i fundit është shprehur se  strategjia e radhës e Shqipërisë është hapja e ambasadave në vendet e huaja si AZI (Filipine), Afrikë e Bangladesh, për të sjellë forcë punëtore në Shqipëri ndërkohë që vendi ynë po braktiset nga fuqia punëtore.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderator, Edvin Parruca, sipas Burimit, takimi i Edi Ramës ishte një qokë e radhës, pasi është shumë e gjatë si vizitë, 3 ditë, nuk ka kuptim pasi Shqipëria nuk është vend konfederal. Ditë e qëndrimit janë harxhe për vendin, sipas Burimit, pasi  janë taksapaguesit që paguajnë.

‘Në fjalimin e Ramës pashë 2 moskoherenca të jashtëzakonshme. E para ku greqia rënditet në treshen strategjike për shqipërinë , pra Rama tha Turqi, Greqi dhe Itali, paradoks sepse para pak muajsh Rama shkoi dhe ta godasë Greqinë dhe qeverinë e saj në zemër të Athinës, me nje fjalim me aksent dhe me thekse nacionaliste, shokues. Që nga historia e zotit Bejleri Greqia është bërë sot një vend që ka bllokuar qartësisht dosjen e anëtarësimit të shqipërisë në BE, sepse Shqipëria në kundërshtim me Serbinë dhe me Malin e Zi ende s’ka hapur asnjë kapitull të negociatave ndërkoh Mali i Zi ka hapur 10 kapituj dhe Serbia ka hapur 23 dhe të dyja këto vende kanë mbyllur tashmë 2-3 kapituj se s’kemi hapur asnjë dhe kjo i detyrohet pikërisht përkeqësimit të marrëdhënieve të Ramës dhe Greqinë.

Të bjerë kaq poshtë strategjia e një vendi ku të ardhmen e sheh me hapje ambasadash që të sjelli fuqi punëtore ndërkoh që vendi po braktiset nga fuqia punëtore. Më duket e kopshme kjo strategji e Edi Ramës që po bën një zëvëndësim të madh të popullatës.

Provokimi i dytë i Ramës ose mos koherenca e Ramnës është pikërisht kur presim të kemi një diplomaci ekonomike, sic kanë shumë vende sot në perëndim, pra një diplomaci që të tërheqë shume investime të huaja në Shqipëri, Rama i ve qellim diplomacisë të mos kthehet drejtë dipllomacisë ekonomike por te kthehet drejtë ekonomisë importuese të fuqisë punëtore nga jasht pra qartazi nga Azia dhe në Kinë e në Afrikë.

Takimi i Edi Ramës ishte një qokë e rradhës, më duket shumë e gjatë si vizitë, 3 dit, nuk ka kuptim , Shqipëria nuk është vend konfederal. Janë harxhe për vendin, 3 ditë, janë harxhe sepse janë taksapaguesit që paguajn.

Sot dihet botërisht që shumë para e pisët vjen në Shqipëri, ajo e para e drogës që vjen nga Kolumbia që shkon në Amsterdam, dhe aty prap shqiptarët e marin e shperndajnë, ajo drogë nuk hyn në Shqipëri por ajo para, me miliarda që prodhohet që është e vështirë të shplahet në Evropë sepse ka kontrolle vjen lahet dhe shplahet në Shqipëri dhe shkon në ndërtim. Pra të bëjë dicka Rama që kjo para që po shkon në ndërtim të shkojë në ndërtime uzinash, gjysma e të keqes. ‘- u shpreh Burimi.

Paga minimale në Kosovë shkon në 350 euro

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.

Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Por, me vendimin e ri të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, shkalla e re e pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.

Paga e re minimale do t’i prekë rreth 150.000 të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat, sipas Kurtit dhe ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati.

“Ky veprim është veçse edhe një hap tjetër në kuadër të masave të shumta që kemi ndërmarrë si Qeveri për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, tha Kurti.

Ndërkaq, Murati tha se vendimi për rritjen e pagës minimale do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

“Do të sigurohemi që ligji dhe vendimi për rritjen e pagës minimale do të zbatohet”, deklaroi Murati.

Vendimi i ri për pagën minimale i jep fund edhe diskriminimit të punëtorëve në bazë të moshës.

Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Kosova, deri tani e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë, 170 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro. Me ngritjen në 350 euro, Kosova lë pas vetes Federatën e Bosnje e Hercegovinës me pagën më të ulët minimale në Evropë me rreth 318 euro. REL

‘530 kontenierë u nisën në janar’- Berisha thirrje rrjetit të Bazelit: OKB të mbrojnë çdo vend nga helmet e Edi toksikut

Kryetari i Partisë Demokratike,  Prof. Dr. Sali Berisha në ditën e 239 të tubimit qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’ ka përshëndetur protestuesit e rrethit të Krujës, të cilët nuk dorëzohen në kërkimin e të drejtës së tyre për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar edhe pse janë të ndëshkuar e të diskriminuar nga Edi Rama.

Kryedemokrati, Sali Berisha është ndalur te skandali me lëndet helmuese të nisura nga Porti i Durrësit, ku sipas tij nisja e 100 kontejnerëve nuk është rasti i parë.

Duke iu referuar interivistës për ‘Zërin e Amerikës’ të përfaqësuesit i rrjetit prestigjoz të Bazelit, Jim Puket, Berisha theksoi se kjo aferë e rrjetit të lojës me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, të Edi Ramës dhe klanit të tij është nga aferat mafioze, shtetërore më të rrezikshme në rajon, Europë dhe në botë.

Berisha u shpreh se, këto anije me lëndë helmuese nuk duhet të pranohen në Portin e Durrësit, pasi po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha i drejtoi gjatë fjalës së tij të mbajtur thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB që të mbrojnë çdo vend nga helmet e Edi toksikut!

Gjithashtu, Berisha iu bëri thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që të mos rrinë në heshtje por të reagojnë, të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohje më të pakufijshme ju, misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin te shqiptarët së bashku me ju, të vërtetat e mëdha të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar.

Sonte unë dua të përshëndes gjithashtu protestuesit e Thumanës, banorët e Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit për protestën e tyre të fuqishme kundër ndëshkimit dhe diskriminimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës me rrugën e ndërtuar në tokën e tyre.

Dua të përshëndes këta protestues, të cilët janë sot protestuesit kundër diskriminimit që iu bëhet 400-500 mijë shqiptarëve të qarqeve të veriut nga armiku i egër Edi Rama, që i detyron ata që të paguajnë taksë për të hyrë e për të dalë nga Tirana, ndërkohë që askush tjetër në Shqipëri nuk paguan një qindarkë për lëvizjet e tij nga Fushë Kruja gjer në Bilisht, gjer në Kakavijë apo Qafë Botë.

Ky diskriminim është i patolerueshëm, është poshtërim dhe unë kam bindje se banorët e veriut do të gjejnë guximin, kurajon, t’i japin këtij armiku atë që meriton.

Të dashur miq!

Sot në një intervistë të dhënë ‘Zërit të Amerikës’ përfaqësuesi i rrjetit prestigjoz të Bazelit, rrjet i cili vepron në kuadër të OKB, në mbrojtje të Traktatit të Bazelit për lëndët helmuese, Jim Fuket sonte deklaroi, apo konfirmoi ato që në mënyrë të përsëritur i kemi shprehur këtu para jush.

Së pari, ajo që është tronditëse, është se nisja nga Durrësi e një 100 kontejnerëve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë, por është një rrugë e bërë kush e di sa herë.

Së dyti, Kurumi mund të jetë baza e këtyre mbetjeve, por nuk është vetëm Kurumi. Rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se trafiku ndërkombëtar, futja në Shqipëri e helmeve nga vende të tjera është një burim tjetër potencial, real i këtij krimi monstruoz shtetëror, i këtij trafiku shtetëror me në krye Edi Ramën.

Së treti, rrjeti i Bazelit zbulon se këto lëndë helmuese që vijnë nga vende tjera në Durrës, apo nga uzina Kurum dhe të tjera të Shqipërisë, këto shkarkohen në port në ambjente të hapura, dhe era mund të mbulojë Durrësin dhe jo vetëm Durrësin, po mund t’i shpërndajë ato drejt Durrësit, Tiranës dhe zona tjera, duke helmuar ajrin me lëndë toksike të një rrezikshmëri shumë të lartë për sëmundje nga më të këqijat.

Të dashur miq!

Kjo aferë e rrjetit të lojës me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, të Edi Ramës dhe klanit të tij është nga aferat mafioze, shtetërore më të rrezikshme në rajon, Europë dhe në botë.

Unë dua t’ju informoj ju sonte se qytetari digjital ka informuar se në muajin janar janë nisur jo 100, por 530 kontejnerë me lënë toksike dhe ai thotë se tregtia se e lëndëve toksike, duke ndryshuar kodin e tyre nga Gazheli i doganës nga lëndë helmuesë në lëndë johelmuese, është një aktivitet intensiv i Edi Ramës dhe suitës së tij.

Qytetari digjital informon se përveç kompanisë Sokoli është dhe kompania e Aleks Binjakut, e cila bën të njëjtin transport dhe se Sokoli dhe Binjaku janë thjeht, Zoto dhe Mërtiri, prestanomet e Edi Ramës dhe ministrave të tij që merren me tregtinë e vdekjes, me trafiqet e vdekjes në Shqipëri dhe vende tjera.

Mirënjohje të pakufijshme rrjetit të Bazelit, qytetarit digjital që informoi nga Durrësi rrjetin e Bazelit. Qytetarët digjitalë që informuan dhe mua për këto, gazetarëve, trima dhe guximtarë që denoncuan një nga aferat më të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq!

Në reagimin e tij Edi Rama deklaroi se ato anije mund të mos i pranojmë në Durrës. E dini se çfarë do të thotë kjo miq? Ai me mafien e mbetjeve të plehrave duket se po kërkon ndonjë port tjetër në ndonjë vend kundrejt ryshfeteve për t’i depozituar atje dhe për të mos ardhur në Shqipëri.

Mos harroni se, Mërtirët, Zotot dhe Gugalet e Ramës kanë metastazat e tyre në Zaire, Zimbambve dhe vende tjera të Afrikës.

Ndaj edhe i bëj thirrje rrjetit të Bazelit nëpërmjet OKB të mos lejojë, të mbrojnë çdo vend nga helmet dhe trafiqet të Edi toksikut. Edi Toksiku, Edi Gjipeja, Edi Faqeziu!

U bëj thirrje mediave të ndjekin siç e kanë ndjekur me guxim të madh këtë aferë, sikundër parlamenti po vjen dhe garantoj shqiptarët se do të jetë një nga çështjet madhe e deputëtëve të opozitës për të zbardhur çdo të vërtetë rreth këtij krimi monstruoz, shëndetësor dhe mjedisor.

Ky aktivitet është një aktakuzë e rëndë për këtë qeveri dhe Edi Ramën, i cili tregon se për pasurinë e tij shëndeti, jeta, mjedisi qytetarëve shqiptarëve nuk ka asnjë vlerë para parave që merr ai nga tregtia e ndaluar. Tregtia ilegale e mbetjeve të rrëzikshme.

Edhe njëherë ju rikujtoj këtu miq. Autorizimi për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, sipas ligjit të vitit 2011 neni 51 jepet nga minsitri vetëm pasi personi që autorizohet ka paraqitur kërkesën dhe ka marrë leje nga vendi i importit dhe vendet e kalimit tranzit. Vetëm pas këtyre lëshohet autorizimi. Kurse Edi Rama ka urdhëruar ndrikullat e tij mafioze të firmosin symbylltas autorizimin.

Ka urdhëruar Gazhelin e tij të shpallë oksid hekurin, oksidin aluminit, të shpallë helmin jo helm dhe të bëjë trafiqet e Edi Ramës.

Miqtë e mi, a e imagjinoni ju pse nuk kapet më kokainë në Portin e Durrësit? Nuk e sjellin më me banane, e sjellin me kontejnerë plotë kokainën, në të cilën Gazheli në vend të kokainës shkruan sheqer, shkruan oriz, apo çfarë t’i teket. Ndryshimi i kodeve për lëndët që transportohen është akti i fundit i falimentimit të një shteti.

Ndaj edhe, të gjithë në këmbë, të gjithë në protestë, qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Skandali mbetjeve- Konfindustria kërkon nisjen e hetimit: Rënie e gjithë zinxhirit institucional, shfaqje e qartë e korrupsionit shtetëror

Skandali i eksportit të mbetjeve të rrezikshme metalurgjike nga Porti i Durrësit është goditja më e fortë me pasoja në afatgjatë, që sektori i turizmit shqiptar ka marrë deri tani. Me këtë koment, Konfindustria shton se ministria e mjedisit duhet të jetë dikaster më vete, e shkëputur nga turzimi.

Duke qëndruar tek argumenti i mbetjeve, Konfindustria vëren se ka një mungesë të plotë të oponencës për dhënien dhe kontrollin e licensimit të transportit të mbetjeve, e cila vjen nga i njëjti portofol ministror me përplasje të qartë interesi.

“Shprehim shqetësimin e thellë për rënien e plotë të gjithë zinxhirit institucional dhe agjensive të licensimit, kontrollit, inspektimit mjedisor dhe doganor me shfaqje të qartë të korrupsionit shtetëror”, shkruhet në deklaratë.

Rasti i skandalit të fundit të eksportit të mbetjeve të rrezikshme industriale nga Porti i Durrësit drejt vendeve të treta tregon pamundësinë objektive të kontrollit të institucioneve shtetërore për importet e mbetjeve në vend.

Konfindustria i kërkon institucioneve të ekzekutivit, Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtësisë përfshi SPAK të nxjerrin përgjegjësitë që kanë krijuar kushtet për skandalin e fundit ndërkombëtar të mbetjeve industriale, duke përdorur territorin shqiptar dhe cënuar rëndë interesat kombëtare. sn

Teliti: 40% e fuqisë punëtore ka emigruar, ka sjellë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në jetën sociale

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se 40% e fuqisë punëtore vendase ka emigruar, duke sjellë jo vetëm efekte negative sociale, por edhe efekte të ndjeshme negative në ekonomi dhe sektorët e saj.

Teliti shkruan se sipas raportit të IOM, Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigrimit në rajon e më gjerë.

“Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në çdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan Teliti.

Postimi i Telitit

40% E FUQISË PUNËTORE KA EMIGRUAR. EFEKTET SOCIALE DHE EKONOMIKE DUKSHËM NEGATIVE.

👉Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) ka konfirmuar (fatkeqësisht) të gjitha shqetësimet dhe akuzat e ngritura nga PD për largimin “e detyruar” të qindra mijëra personave në moshë pune.

📍Fakt 1: Sipas raportit të IOM, Shqipëria me emigrimin më të lartë në rajon e më gjerë.

📍Fakt 2: Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në cdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë.

🆘Largimi i tyre nuk ka thjesht ndikim në aspektin social, por ka rritur ndjeshëm edhe presionin mbi sektorët e ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorët e industrisë, turizmit dhe shërbimeve.

⁉️A vazhdohet më kështu? A ka Shqipëria mundësi të bëjë më shumë?

📌Po, mundësitë janë, duhet thjesht vizion, dorë e hekurt në luftën ndaj korrupsionit, taksa të ulta, paga dinjitoze, mbështetje ndaj shpirtit sipërmarrës dhe profesionistëve të lirë, mundësi të njëjta për të gjithë (aftësia bën diferencën), politika konkrete për rikthimin e shqiptarëve të larguar, mbështetje direkte financiare ndaj familjeve dhe cifteve të reja, etj.

🔷NDAJ NGRIHUNI DHE ME CDO MJET DEMOKRATIK TË MOSBINDJES CIVILE TË LARGOJMË SHKAKTARËT E KËSAJ GJENDJEJE SKANDALOZE DHE BASHKARISHT TË BËJMË NDRYSHIMIN, #osotokurrë

Tanja Fajon nga Konferenca “Tirana Diplo 2024”: I trembemi faktit që Schengen po mbyllet!

Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë ka paralajmëruar nga Tirana faktin që Schengen mund të mbyllet.

Në fjalën e saj në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, zyrtarja e lartë tha se kjo është një sfidë, duke argumentuar se shkak i mbylljes së Schengenit janë kërcënimet e ndryshme që vijnë në rajon.

Ajo tha se ‘duhet të punojmë fort, për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë’.

“Më vjen mirë që gjendem në Shqipëri sepse me sjell disa kujtime të mira, të rezultateve njëra që ka shënjuar karrierën time politike, që ka të bëjë me udhëtimin pa viza. Kjo siguroi shumë mundësi sidomos për brezat e rinj për të pasur mundësi për të udhëtuar. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot, sepse i trembemi faktit që Schengen po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon. Kështu që duhet të punojmë fort për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”, tha ndër të tjera Tanja Fajon. gsh

Softa: Drejtues policie janë ‘ushtarë’ të grupeve kriminale, ka interesa ekonomike mes tyre!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ngre shqetësimin për uljen e besimit qytetar në institucionin kryesor të denoncimit të rasteve, siç është Policia.

I ftuar në Syri Tv, me moderator Arnold Karriqi, Softa tha se faktor për këtë mbetet sigurisht mungesa e profesionalizmit, pasi në Polici bëhen emërime përmes militantëve dhe parave.

Sipas Softës, drejtues policie janë të lidhur dhe bashkëpunojnë me grupet kriminale, ndërsa këta të fundit janë më të avancuara dhe një hap para uniformave blu.

‘Vendimi që zgjidhja vjen me armë të ftohta apo zjarri tregon se si kërkojnë t’i zgjidhin konfliktet e dhunshme të tyre. Besimi te instituicioniet është i vobektë, dhe profesionalizmi nuk vjen me meritokraci, po emërohen në punë, merren me militant apo para. Ngjarja e Velipojës, një mungesë kontrolli total i territorit, duhet të kishim dominim të elementëve të sigurisë. Është një plan i madh masash në mënyrën e organizimit. Dy sektorët me rëndësi, krimet dhe rendi. Punonjësi i policisë në komunitet, ai e njeh, a ka raportuar etj… Velipoja ka qenë flagrant, ngjarje e paralajmëruar. Kush e ka pasur nën kontroll zonën, kush e ka referuar… kjo nuk ndodh.

Drejtues të Policisë që kanë për detyrë t’i ndjekin e t’i parandalojnë, merren vetë me aktivitet kriminal. Kanë lidhje dhe interesa e je ‘ushtar’ përballë tyre. Ka interesa ekonomike në mes tyre. Qytetari është anuar, nuk tregon e denoncon. Polici e vetmuar që ka brenda inkriminim të vetë policisë, çedon në ngjarjet kriminale dhe zbardhjen e tyre.Vetë modeli i drejtësisë është vetëgjyësia. Mbajtja e sendeve të ndaluara, bejzbolli, doreza hekuri. I përdorin dhe i mbajnë në makina e lokale.

Policia është në luftë me krimin. Ai është më i avancuar, grupet janë të riorganizuara me bazë territori, me ekonomi të tyre dhe lidhje ndërkombëtare. Në çdo seçtor të komisariateve, në administratën e shtetit. Që Policia të fitojë, duhet të jetë e mbrojtur së pari në detyrat e misionet e saj. Drejtuesi duhet të matet me vlerën e punës. Kemi pasur shumë ndërrime ministrash dhe drejtorësh. Mënyra si duhet ta bëjmë kontrollin e territorit. Këtu ka armë, eksploziv, lëndë në magazinë. Ata kanë krahët e ngrohtë dhe kanë pushtet. P.sh deputeti i zonës, kryebashkiaku etj. Duke shkrirë zinxhirën komandues, kanë çeduar’.

Këlliçi denoncon: Situatë katastrofike me plehrat kapicë në 40 gradë, burim epidemie në mes të Tiranës

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka ndarë në rrjetin social Facebook foto nga gjendja e rrugëve të Tiranës, ku duken qartë kazanët e tejmbushur me plehra.

‘E dielë e zakonshme në ‘Kryeqytetin Europian të Pastërtisë’, kështu i ka quajtur Këlliçi pamjet, teksa ju kutjon qytetarëve se paguajnë 24 milionë euro në vit për pastrimin e Tiranës dhe kemi paguar deri tani 132 milionë euro, për inceneratorin që nuk ekziston.

Postimi i plotë:

Një e dielë e zakonshme në “Kryeqytetin Europian të Pastërtisë”!
Kjo situatë katastrofike, me plehrat kapicë në 40 gradë, si një burim epidemie në mes të Tiranës, në Rrugën “Karl Gega”, ish Stacioni i Trenit Njësia 9, është pamja e zakonshme e dhjetra mijëra banorëve të kësaj njësie dhe jo vetëm. Tirana prej vitesh është e ndotur në çdo lagje e rrugicë të saj dhe kazanët e mbeturinave janë kthyer në një makth për çdo kryeqytetas!
Përpos thithjes së ajrit më të ndotur në Europë, falë inceneratorit inekzistent, tashmë jetojmë dhe në kryeqytetin më të ndotur të Europës. Të gjitha këto “arritje” madhore na i ka mundësuar pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i 5D, Erion Veliaj!
Tani mediat e paguara nga inceneratori dhe 5D, le të shfaqin kronikat e përditshme të pyllit orbital me 2 milionë pemë, shtimit të fushave të gjelbra në kryeqytet dhe transportit publik të mrekullueshëm, të cilin tani kreu i 5D ka nisur ta premtojë falas!!!
Ndërkohë mos harroni se paguajmë 24 milionë euro në vit për pastrimin e Tiranës dhe kemi paguar deri tani 132 milionë euro, për inceneratorin që nuk ekziston!

LZHK: Drejtësia të fillojë menjëherë hetimet për mbetjet toksike në Shqipëri

 

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Ekrem Spahiu
Bashkëkryetar i LZHK

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar iu bën thirrje organeve të drejtësisë, që menjëherë të fillojnë hetimet, për të vërtetuar se çfarë mbetjesh toksike kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregti të paligjshme dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti në këtë aktivitet kriminal.

Deklaratë për mediat

# Prej disa ditësh, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se janë bllokuar nga Tajlanda dhe Kina 816 ton me mbetje toksike të eksportuara nga Shqipëria.

Duke marrë parasysh se ky nuk është një akt klandestinësh pa emër, por një vijimësi klandestine zyrtare e Shqipërisë, që e kanë ekspozuar Shqipërinë si vendin ku mbetjet e rrezikshme industriale ngarkohen e shkarkohen në porte e aeroporte si të ishte tokë pa zot.

Këtë situatë e bën më të rëndë fakti se institucionet shqiptare si: Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Mjedisit, Porti i Durrësit, Drejtoria e Doganave, Policia e Shtetit, etj, nuk shprehin asnjë reagim zyrtar për të qënë transparent se kujt i përkasin këto mbetje të rrezikshme dhe si janë nisur nga Shqipëra.

Tregëtia e mbetjeve toksike të paligjshme, veçanërisht në këto përmasa, është e pamundur të realizohet pa dijeninë apo korruptimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse. Por edhe sikur të supozohet se shteti nuk kishte dijeni, atëherë përse ekziston shteti? Nga ana tjetër, nëse shteti është i përfshirë në këtë krim të organizuar – kjo është alarmante.

Sikurse është bërë me dije, kjo sasi e bllokuar mbetjesh toksike, në përfundim të hetimeve nga autoritetet përgjegjëse, do të kthehet në territorin shqiptar. Rikthimi i kësaj sasie mbetjesh të rrezikshme, do të krijojë jo vetëm një rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por do të cënojë rëndë edhe sigurinë kombëtare.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar iu bën thirrje organeve të drejtësisë, që menjëherë të fillojnë hetimet, për të vërtetuar se çfarë mbetjesh toksike kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregëti të paligjshme dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti në këtë aktivitet kriminal.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë importin e plehrave se është një shkatërrim për Shqipërinë!
# Pikërisht në kulmin e skandalit në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike, Qeveria ka përgatitur projektligjin për importin e plehrave.

Duhet të kujtojmë se gjatë njëzet viteve të fundit, tre nisma të qeverive të ndryshme, që synonin të lejonin importin e mbetjeve, kanë dështuar për shkak të reagimit dhe protestave qytetare.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka qëndrimin e saj dhe këmbëngul, që importi i plehrave është shkatërrim për Shqipërinë, prandaj Qeveria ta tërheqë atë, sepse Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të votojë një ligj që është kundër jetës dhe shëndetit të shqiptarëve dhe pro mafies se plehrave.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, inkurajon e mbështet çdo reagim dhe protestë për gjendjen në vend.

# Temperatuarat e larta të muajt gusht nuk i kanë penguar qytetarët shqiptarë të protestojnë në sheshe e rrugë për pasigurinë e jetës, për korrupsionin dhe për padrejtësitë: në aksin Thumanë – Kashar banorët e Krujës dhe Fushë Krujës protestojnë se i kanë izoluar; në rrugët e vendit protestohet nga fermerët, të cilët po i falimentojnë; nga qytetarë në rrethe të ndryshme protestojnë për mungësen e ujit; për mbytjen nga plehrat; për zjarret e shumta, etj.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, inkurajon e mbështet çdo reagim dhe protestë për gjendjen në vend, se shqiptarët janë të harruar prej kësaj qeverie dhe Shqipëria po shpopullohet në mënyrë të frikshme.

Tiranë, më 24.08.2024

Arben Lamçja kontratë me një skuadër policie për vrasjen e Dumanit për 750 mijë euro

Kapja dhe vrasja e Nuredin Dumanit, gjatë periudhës korrik-nëntor 2020, ishte kthyer ndër prioritet kryesore të grupit të Dubait, që drejtohet nga vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja.

Gjatë kësaj kohe grupi impenjohet në mënyrë sistematike të gjejë njerëz, dhe njeriu që vepronte në teren për të lidhur marëveshjet për llogari të Francit, ishte Arben Lamçja.

Ky i fundit nuk është i panjohur për policinë kriminale dhe SPAK-un, që aktualisht e akuzon për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Lamçja që njihet ndryshe dhe me mbiemrin “Dobrova” u arrestua dhe u ekstradua tre ditë më parë nga Kosova, ndërsa kjo nuk është eksperienca e parë e tij me drejtësinë Shqiptare.

Fillimisht emri i tij del në regjistrat e dënimeve të gjykatave Italiane, pasi në muajin Mars 2011, ai është dënuar nga gjykata e Breshias me 12 vite burgim për akuzën e Shfrytëzimit të prostitucionit dhe “Bashkëpunimit kriminal”.

Fakti konsistonte në shfrytëzimin si prostitutë të një shtetase të huaj gjatë periudhës nëntor-dhjetor 1999 deri në shkurt 2000.

Por ky dënim është rritur dhe me dy vite të tjera nga Gjykata e Apelit të Breshias, duke e dënuar Lamçjan me 14 vite burgim.

Arben Lamçja, është ekstraduar në Itali me qëllim vuajtjen e dënimit, por për shkak të një amnistie, ai ka vuajtur vetëm 3 vite burgim.

Më datë 8 nëntor 2011, Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe të Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ka kryer arrestimin e Arben Lamçja, mbi bazën e urdhër arrestit nr.6559/00 R GIP, datë 26 mars 2011, të lëshuar nga Gjykata e Brescia, Itali.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka regjistruar procedimin pasuror të vitit 2011 ndaj shtetasit Arben Lamcja, duke hetuar për pasuritë e tij dhe te afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e ne vijim.

Por kjo çështje në vijim nuk pati sukses pasi u venit rrugës dhe të gjitha pronat e sekuestruara u kthyen sërisht pas.

Duke analizuar komunikimet në aplikacionin “Sky”, ka rezultuar se Arben Lamçja ka pasur kontakte të vazhdueshme me njërin nga vëllezërit Çopja, Franc Çopja.

Ky i fundit e udhëzon Lamçjan të gjejë njerëz në mënyrë që kundrejt pagesës të vrasin Nuredin Dumanin, pasi i kishte nxjerë shumë probleme.

Sipas Francit, të gjithë këta, Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani, kanë qënë në krahun e tij por gjërat u prishën dhe i kanë dalë jashtë binarëve, për një gjë kot, për punën e një makine që mori ai i shkurtri.

Por Franci i thotë Benit se tashmë Nuredin Dumani ka kaluar në krahun e kundërshtarit të tij dhe personin që e ka problemin në Shqipëri, Erjon Alibej (Krymi).

Për realizimin e kësaj ngjarje janë zhvilluar biseda ndërmjet Franc Çopjas dhe Arben Lamçja, ku Franci ofron në rastin e parë 1 milion euro. Ndërsa në rastin e dytë ofrohen 250 mijë euro për lokalizimin dhe gjetjen e Nuredin Dumanit si dhe 500 mijë euro për vrasjen e tij, me qëllim nxjerjen jashtë qarkullimit. Në total 750 mijë euro.

Në rastin e parë Arben Lamçja mer takim me një person që quhet Asllan dhe besohet se është mik i ngushtë i Nuredin Dumanit, tashmë i arrestuar tek operacioni “Plumbi i artë”.

Franci i thotë Arbenit që të takojë Asllanin me qëllim marjen e informacionit apo ndonjë indicie se ku mund të ndodhet, Nuredin Dumani.

Madje ai i ka kërkuar Benit që ti ofrojë 1 milion euro Asllanit për ta vrarë, vetëm të iki Nuredini nga qarkullimi.

Ndërkohë në 7 Tetor 2020 Arbeni e informon Francin se është takuar me Asllanin dhe se ai është gati të bashkëpunoj me to. ”…sa u ndava nga Asllani, për të mirë është muhabeti. Gati e kena Asllanin, të s’qaroj mas dite…”- i thotë Beni, Francit.

Por organizata nuk ka varur shpresat vetëm tek goditja e Nuredin Dumanit përmes Asllanit. Kjo pasi një plan i dytë vihet në zbatim, ku dyshohet se një skuadër policie vihet në veprim, e cila është në gjëndje të gjurmojë edhe përmes përgjimeve që kryejnë vetë.

Në 29 tetor 2020, Arben Lamçja i tregon Franc Çopja se atë ditë është takuar me një person, me të cilin ka biseduar në lidhje me një çështje për të cilën Arben Lamçja dhe Franci, janë takuar dhe biseduar në Dubai, në tetor 2020.

Sipas Arben Lamçja, personi me të cilin ka biseduar e ka marrë përsipër të bëj punën por fillimisht i duhet të gjej makinën që ai lëviz, një numër telefoni ose vendodhjen e tij.

Arben Lamçja, i tregon Francit se personi është komandant grupi dhe se i do me 1000 për qind të sakta të dhënat e personit.
Franc Çopja, i tregon Arben Lamçja se është një person që takon atë (Nuredin Dumanin) dhe merret me automjete (Auto Borova) dhe më pas i ka dërguar dhe foton e shtetasit, Vilson Balla.

Sipas Arben Lamçja personi që ka takuar i ka sugjeruar që informacioni që do i japin të jetë i saktë pasi ai do vej njerëz në lëvizje që të bëjnë ndjekjen e personave pasi duhen ruajtur. Arben Lamçja e pyet Francin se sa lekë do ti premtojnë këtij personi lidhur me këtë punë.

Dy ditë më pas në 1 nëntor 2020, Arben Lamçja i tregon Francit se është takuar me personin që ka marrë përsipër ekzekutimin e Nuredin Dumanit.

Sipas Arben Lamçja, personit që ai ka kontaktuar i ka ofruar 250.000 Euro për kapjen e Nuredin Dumanit dhe 500.000 Euro për ekzekutimin e Nuredin Dumanit.

Arben Lamçja, i thotë Francit se personi që ka marrë përsipër ekzekutimin e Nuredin Dumanit i është shprehur se ato kanë përgjimet e veta, duke krijuar dyshime se personi është punonjës i strukturave policore.

Nga bisedat evidentohet se, personi i cili ka takuar Benin javët në vijim para se të bëjnë punën (ekzekutimin) ka kërkuar që ta njoftojnë me qëllim që të lëvizin personin që do ruaj atë.

Franci i ka treguar Arbenit, se Nuredin Dumani është takuar ditën e djeshme me Ilirjan Feçin nga Kavaja dhe i ka dhënë porosi për të ekzekutuar Dine Çamin (Abedin Maman).

Sipas Francit ka shumë mundësi që Nuredin Dumani të jetë në zonën e Kavajës dhe të jetë tek shtëpia e Ilirjan Feçit.

Sipas Francit, dy pikat më të mundshme ku mund të jetë Nuredin Dumani janë shtetasit Vilson Balla dhe Ilirjan Feçi.

Në vijim të bisedave Arben Lamcja i tregon Franc Gergely se është takuar personin që ka marrë përsipër vrasjen e Nuredin Dumanit dhe se i ka dhënë emrat e personave Vilson Balla dhe Ilirjan Feçi.

Në vijim Arben Lamçja, i shkruan Francit se, personi që ka marrë përsipër ekzekutimin e Dumanit, tani do turret vetëm i duhet pak kohë.

Ndërkohë në 30 nëntor 2020, Arben Lamcja i tregon Francit, se është takuar me personin dhe se ai po punon së bashku me persona të tjerë dhe se rëndësi ka që Nuredin Dumani, mos të ketë lëvizur nga Shqipëria.

Për këto dy episodet SPAK ka ngritur ndaj Franc Çopja dhe Arben Lamçja akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj Nuredin Dumanit i cili është një tjetër vrasës me pagesë. /Ora News

Akuzohet për 800 tonë mbetjet toksike të dërguara në Tajlandë, Kurum mbyll uzinën e Çelikut në Elbasan

Firma turke Kurum ka mbyllur aktivitetin e saj me pretendimin se është në proces remonti. Mësohet se 500 punëtorë të uzinës së çelikut dhe të uzinës së përpunimit janë njoftuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës pa arsye zyrtare për pezullimin.

Nga data 1 gusht, uzina e çelikut ka ndaluar punën, dhe nga data 20 gusht do të mbyllet edhe uzina e përpunimit.

Ende nuk është bërë e ditur se cila është arsyeja e saktë për mbylljen, nëse ka të bëjë me probleme të mbetjeve toksike ose ndonjë arsye tjetër.

Pas mbylljes së uzinave, 500 familje në Elbasan do të mbeten pa të ardhura nga 20 gushti.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga drejtuesit e Kurum për vendimin e marrë, megjithëse zyrtarisht thuhet se mbyllja e aktivitetit është për shkak të remontit.

Kujtojmë se kompania “Kurum International” është origjina e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global, sipas dëshmive dhe dokumenteve të publikuara nga BIRN.

Kompania turke “Kurum International” operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej vitit 1998 dhe është furnizues i rëndësishëm rajonal i shufrave të hekurit për ndërtim. Me qindra punëtorë në bordero, ajo është gjithashtu një punëdhënës i rëndësishëm për qytetin e Elbasanit.

Për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga industria, Kurum ka instaluar prej vitit 2010 një sistem filtrash për kapjen e mbetjeve të hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut në ish-Kombinatin Metalurgjik. Sipas deklaratave të vetmonitorimit mjedisor të kompanisë, të siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit të së drejtës për informim, ajo prodhon sërish mijëra ton mbetje të rrezikshme të hirit të oxhakut në vit.

Mbetjet nga filtrat e pastrimit të gazrave kanë sjellë kokëçarje e vazhdueshme për “Kurum”, pasi klasifikohen si mbetje substancash të rrezikshme dhe raportohen prej saj me kodin 10 02 07* sipas katalogut në fuqi të mbetjeve.

“Këto pluhura që kapen nga sistemi ambalazhohen në thasë dhe mund të eksportohen ose të përdoren në vend. Për këtë periudhë nuk është bërë evadim i kësaj mbetjeje, ato janë depozituar në sheshin përkatës dhe janë lëndë e parë për prodhimin e bojërave pasi është në % të lartë ZnO,” raportoi Kurum në qershor 2021.

Sasia totale e këtyre mbetjeve të prodhuara për më shumë se një dekadë nga Kurum dhe destinacioni i tyre mbetet i panjohur, por vetëm për një periudhë 3-mujore, kompania raportonte se kishte akumuluar 2500 ton pluhura, të cilat deklarohen ndryshe edhe si oksid zinku.

Një pjesë e këtyre mbetje riciklohen prej vitit 2022 nga një kompani tjetër shqiptaro-kineze me qendër në kombinatin Metalurgjik në Bradashesh, e quajtur “Alliance Resources”. Por “Alliance Resources” ka kapacitete për të përpunuar vetëm një sasi të vogël nga mbetjet e stërmëdha të prodhuara nga Kurum.

“Ne marrim nga Kurum oksid zinku dhe e përpunojmë në linjën tonë, ku nga 20-25 për qind e çojmë deri në 55-60%, që lejohet më pas të tregtohet lirisht në BE dhe në vende të tjera,” i tha BIRN Erdest Nushi, ish-administrator dhe punonjës i kompanisë “Alliance Resource”.

“Kapacitetet tona janë të kufizuara dhe në 9 muaj mund të përpunojmë rreth 2500 ton. Kurum prodhon sasi shumë më të mëdha,” shtoi ai.

Sipas verifikimeve të kryera nga Policia e Durrësit, të referuara më pas në Prokurori, një sasi prej 2800 ton mbetje të prodhuara nga Kurum dyshohet se i janë shitur kompanisë “Sokolaj” sh.p.k në tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Gjovana Sokolaj dëshmoi në polici se produkti me të cilin janë mbushur 102 kontenierët, që ajo e konsideron si oksid hekuri, është blerë nga kompania “Kurum” për një vlerë totale prej 41 mijë dollarësh. Më pas, Sokolaj ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024.

Por thuajse një muaj më pas, Sokolaj dëshmon se mori një njoftim shqetësues nga kompania e kontenjerëve.

“…më informon se 102 kontejnerët që kompania ime kishte nisur do të kthehen në portin e Durrësit, sepse porti i Singaporit nuk pranon të bëjë shkarkimin, pasi kanë dyshime se janë mbushur me lëndë toksike,” ka deklaruar Sokolaj.

“Unë i kam kthyer email dhe i kam thënë që për mallin e ngarkuar në kontenjerë, që është oksid hekuri, janë bërë analizat nga Sokolaj sh.p.k dhe Kurum sh.a dhe nuk rezulton që aty të ketë mbetje toksike,” ka pretenduar ajo.

Të dhënat publike të shqyrtuara nga BIRN tregojnë gjithsesi se kompania e Sokolajt në Kroaci, GS Minerals D.o.o reklamon haptasi në internet tregtinë e saj me mbetje të rrezikshme EAFD si dhe okside të zinkut.

Në njërën prej reklamave, kompania thotë se ka të gatshëm në portin e Durrësit koncentrate zinku të gradës së ulët si dhe zotëron për shitje pluhur hiri EAFD.

Përkrah njoftimit për pluhurin që përmban mbetje të rrezikshme, ajo ka postuar një foto të dhjetra thasëve të mbushur – një pjesë e të cilëve të lagur nga shiu dhe një pjesë të grisur dhe me pluhurin e shpërndarë jashtë tyre, vendndodhja e së cilëve nuk u arrit të verifikohej nga BIRN.

Skandali i mbetjeve toksike, deputetja e Elbasanit: Kurum ka krijuar ferrin mjedisor

Zheni Gjergji, deputetja e PD-së e Qarkut të Elbasanit, ka reaguar mbi atë që konsiderohet si skandali i mbetjeve toksike, ndërsa i kërkon kompanisë Kurum të bëjë menjëherë transparencë e t’u thonë qytetarëve të Elbasanit ku prej vitesh ushtrojnë aktivitetin, nëse gjenerojnë lëndë të rrezikshme e toksike e si i trajtojnë ato.

Gjergji shkruan se skena tani është bërë e madhe, nga Durrësi në Tajlandë, por s’duhet të harrojmë se Elbasani e banorët e tij, janë më të prekurit, duke qënë se Kurum e ka aktivitetin pikërisht në qytetin tonë.

“Ndotja e ajrit nuk është e re për elbasanllinjtë që janë dënuar të jetojnë në këtë ferr mjedisor prej kohësh.

Asgjë nuk ka ndryshuar me gjithë kërkesat tona, ngritjen e zërit e protestat prej ndotjes që vjen nga Metalurgjiku, që tanimë i është shtuar edhe kontributi i Bashkisë me inceneratorin”, shkruan ajo.

Postimi nga Zheni Gjergji

Mbetjet e rrezikshme në Elbasan? Transparencë tani dhe menjëherë!

Si deputete e Kuvendit, si qytetare, si prind jam thellësisht e tronditur nga zbulimi i trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme ku vendi ynë del i përfshirë dhe do të mbështes nismat e Grupit Parlamentar të PD për transparencë, sapo të nisë sesioni i ri i Kuvendit.

Si e zgjedhur dhe e mandatuar nga qytetarët e Elbasanit ku edhe banoj, jam edhe më shumë e shqetësuar për këtë kanosje të mjedisit, të shëndetit, të jetës.

Kjo pasi shumë raportime, e të dhëna deri tani, sugjerojnë se gjeneruesi i mbetjeve është Kurum.

E kuptoj se skena tani është bërë e madhe, nga Durrësi në Tajlandë, por s’duhet të harrojmë se Elbasani e banorët e tij, janë më të prekurit, duke qënë se Kurum e ka aktivitetin pikërisht në qytetin tonë.

Ndotja e ajrit nuk është e re për elbasanllinjtë që janë dënuar të jetojnë në këtë ferr mjedisor prej kohësh.

Asgjë nuk ka ndryshuar me gjithë kërkesat tona, ngritjen e zërit e protestat prej ndotjes që vjen nga Metalurgjiku, që tanimë i është shtuar edhe kontributi i Bashkisë me inceneratorin.

Por tani mesa duket kemi kaluar nga krimi mjedisor, në krimin e trafikut të lëndëve të rrezikshme.

Sërish me origjinë Elbasanin.

Kjo kompani në fillim e ka mohuar. Por më pas, ka refuzuar t’i përgjigjet medias. I kërkoj drejtuesve të saj të bëjnë menjëherë transparencë e t’u thonë qytetarëve të Elbasanit ku prej vitesh ushtrojnë aktivitetin, nëse gjenerojnë lëndë të rrezikshme e toksike e si i trajtojnë ato. E kanë këtë detyrim ndaj elbasanllinjve.

E nxis prokurorinë e Durrësit që ka hapur procedimin, të bëjë një hetim të plotë e të thellë të rastit.

Institucionet e agjensitë rajonale e lokale të bëjnë detyrën e të verifikojnë sipas ligjit, dyshimet që kanë lindur.

Sa për qeverinë, e cila duhej të ishte në komunikim të vazhdueshëm me publikun prej ditës së parë, nuk kam asnjë shpresë. Me siguri ata janë të zënë duke numëruar turistët e renditur sukseset e paimagjinueshme të rilindjes.

Këlliçi: Veliaj kaloi pushimet në jahtin 7 milionë eurosh të Armando Lilos

Këtë të enjte u zhvillua protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës me tubuesit që kërkuan arrestimin e Erion Veliajt dhe largimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Nga sheshi para Bashkisë, Veliaj është cilësuar ‘koka e bandës së drejtorëve hajdutë’ dhe ‘pronari faktik i inceneratorit të Tiranës’.

Nga mikrofoni i protestës, anëtarë i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka deklaruar se Erion Veliaj ka miratuar një tender 2.7 milionë euro për të marrë makina me qira ndonëse nëse do të bliheshin do të kushtonin më lirë.

Këlliçi është shprehur se Veliaj ka kaluar pushimet disa ditë më parë në jahtin e shtetasit Armando Lilo i cili i ka mbyllur problemet me prokurorët e SPAK.

‘Dua ta nis me një falënderim për të gjithë ju që jeni këtu. Para fillimi të protestës komunikova me një mik dhe më pyeti nëse njerëzit a dalin në protestë në mes të verës dhe mes të vapës. Unë i them që protestat dhe qytetarët e Tiranës nuk po ndalen në protesta.

Në një protestë me të cilën Veliaj dhe Karlo së bashku me televizionet që paguhen nga incenertorët nuk kanë lënë gjë pa bërë që ta shuanin. Nëse në këtë protestë që nuk flitet për vjedhjet galoponte dhe skandalin që ka përfshirë bashkinë e Tiranës askush nuk do të shqetësohej, kjo protestë është kthyer në oazin e qytetarisë.

Plot 2.7 milionë euro ka paguar Veliaj për 70 makina me qera për 3 vite, nëse do të bliheshin kjo do të ishte shumë herë më e mirë pasi mbeten dhe aset i bashkisë. Veliaj pasi betonizojë Tiranën tani planifikon të harxhojë 300 mijë eurot e para për 40 vende parkimi me disa rrangullina kineze që të ketë parking me dy kate.

Nuk ka rrugë që njerëzit të ecin, 70 mijë banorë në Unazën e Re nuk kanë një lulishte, një shkollë dhe një çerdhe. Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe përse ka pasur një opinion pozitiv me SPAK por në këtë muaj kemi parë një institucion të kapur prej fyti dhe që kontrollohen nga pushteti. Po jahti 7 milionë euro të Armando Lilos që ishe javën e kaluar po shtatë kate pa leje këtu në shesh a i ke parë sepse një tendë të Adriana Kalasë ti e pe. Armando thuhet se të ka mbyllur hallet me prokurorët e SPAK’, tha Këlliçi.+

Kjo e sotmja ishte e 22-ta protestë që pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt lidhur me aferën ‘5D’. sn

Kalaja: Një ambasador që lufton opozitën, ka luftuar çdo qytetar të Shqipërisë, ka luftuar demokracinë

Ariana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se Bolino i cili e ka kamerën këtu për të na numëruar ne dhe jo për të treguar të vërtetën të shkojë te sheshi i teatrit i cili është zgjedhuar pasi aty nuk do të ndërtohet teatër por kulla.

Kalaja ka theksuar se një ambasador që lufton opozitën ka luftuar çdo qytetar të Shqipërisë, ka luftuar demokracinë dhe një ambasador që shkon në zyën e zv.ministres nuk mund të jetë ambasador i BE-së.

As në Ukrainë nuk janë vrarë 6 persona dhe shumë të plagosur. Bolino i cili e ka kamerën këtu për të na numëruar ne dhe jo për të treguar të vërtetën të shkojë te sheshi i teatrit i cili është zgjedhuar pasi aty nuk do të ndërtohet teatër por kulla.

Ai sheh jahtin e Belindit i cili ishte me qera dhe nuk sheh jahtin e Lilos i cili në fakt në të njëjtin jaht është dhe një përfaqësues i krimit është Fatmir Xhafa i cili shkatërroi sistemin e drejtësisë.

Ai nuk sheh dhe shtatë katet këtu 500 metra larg, nuk sheh dhe korrupsionin galopant që po ndodh çdo ditë në bashkinë e Tiranës.

Ju nuk shqetësoheni për numrin e protestuesve por shqetësoheni për të vërtetat që thuhen këtu.

Çfarë denoncoi lideri i opozitës, Sali Berisha dhe nuk u vërtetua. Një ambasador që lufton opozitën ka luftuar çdo qytetar të Shqipërisë, ka luftuar demokracinë dhe një ambasador që shkon në zyën e zv.ministres nuk mund të jetë ambasador i BE-së. sn

Mbetjet toksike- Puckett: Besojmë se ka pirgje të tjera në Portin e Durrësit

Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Basel Action Network ka folë në një intervistë eksluzive për Syri Tv dhënë për moderatoren Armela Ferko, është ndalur gjërësisht në skandalin e mbetjeve toksike që dyshohet të kenë kaluar transit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

Sipas Puckett, ka dyshime dhe besohet se të tjerë kontejnerë presin të kalojnë transit nga Port ii Durrësit, të cilat janë vërejtur nga imazhet satelitore. Sipas tij, është kërkuar inforacion zyrtar nga qeveria shqiptare për këto mbettje tejete të rrezikshme, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë përgjigje duke shtuar se autoritetet në vendin tonë nuk kanë bërë asnjë analizë të këtyre mbetjeve.

 ‘Na erdhi një letër më 15 korrik dhe na tregoi 4 lloje ngarkesash dhe tonazhi që ishte ngarkuar në Portin e Durrësit. Përputhej me faturat që kishim më parë me tonazhin dhe tipin, përshkruheshesin si pluhur dhe hi, nga mbetjet e çelikut. Janë mbetje të rrezikshme, sinjalizuesi kishte të drejtë. Njoftuam të gjithë autoritetet dhe linëjn e transportit, në atë moment ishin larguar mbetjet nga Shqipëria,  në Mesdhe e Itali, deri në Afrikë. I kemi lajmëruar të gjithë vendet për këtë linjë transporti,  MAERSK, kjo ra dakord t’i kthente mbetjet në Itali e supozohet të kthehen edhe në Shqipëri. Njoftimi na erdhi më 15 korrik, u njoftuam se ngarkesa ishta larguar dhe kishte dalë nga porti e ishte në Tajlandë. Kontaktuam qeverinë shqiptare dhe na tha se s’kishin informacion e s’kishin marrë informacion as nga eksportuesit. Që në atë kohë Shqipëria s’na ka kthyer përgjigje të rregullt, dhe ne duam të dimë si po shkon hetimi, të bëjnë analizat çfraë ka në ato kontejnerë. Besojmë se ka pirgje të tëra në port.

115 kontejnerë kanë shkuar në Kinë në fillim të vitit. Mbetet në dyshim, mendojmë se është operacion i rregullt që hyjnë aty. E kontrolluam me google earth dhe pamë ngarkesa të ngjashme me ato të sinjalizuaesit. Mendoj se ka pirgje të tjera, dhe me sa duket janë dërgesa të rregullta që dërgohen çdo muaj. Duhet të kuptojmë kush janë prodhuesit dhe eksportuesit, nëse vijnë nga eEvropa apo Shqipëria, duam t’i dimë’. sn

Kontejnerët me mbetje toksike- Lubonja: E tmerrshme, ky shtet është i hajdutëve dhe punon për hajdutët

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në News 24 komentoi eksportimin e 100 kontejnerëve me mbetje toksike nga vendi ynë.

Lubonja tha se ngjarja është e rëndë. Ai tha se të tilla gjëra ndodhin, kur njerëzit nuk e duan sinqerisht atdheun e tyre, por shikojnë se ku mund ta shfrytëzojnë atë.

“Është e tmerrshme, për të mos thënë skandal. Duke u nisur nga rritja e kriminalitetit në Shqipëri, dyshoj që në një vend, ku njerëzit pyllin e shohin me syrin e druvarit, sesi ta pres, detin sesi ta betonizoj etj, nuk ka dashuri të vërtetë për atdheun. Kur ndodh kjo, përfshihen dhe institucione. Nuk mund të thuash dot që kumbullat hahen nga disa pa e ditur shteti. Ky shtet është i hajdutëve dhe punon për hajdutët”, u shpreh Lubonja.

Duke folur për turizmin në Shqipëri, Lubonja deklaroi se ndjen keqardhje për betonizimin e bregdetit. Sipas tij, çmimet në bregdet janë rritur, edhe për shkak të pastrimit të parave.

“Bregdeti është betonizuar. Çmimet janë rritur në bregdet edhe për shkak të pastrimit të parave. Për shkak të rritjes së çmimeve, shumë shqiptarë e kanë të pamundur të shkojnë me pushime. Edhe natyra shqiptare është shkatërruar. Çmimet e çadrave për një ditë ka raste që kalojnë dhe Italinë. Një e huaj shkruante se nëse vijohet kështu në Shqipëri, edhe mund të ikin turistët, sepse nëse ka betonizim, natyrisht do ketë probleme. Fushata e bërë nga qeveria është disi e fryrë. Turizmi, përpos çmimeve, ka shumë probleme. Të ruajmë pjesën e gjelbërt që na ka mbetur”, tha Lubonja.

 

 

Rënia e lindjeve në Vlorë, Gjirokastër dhe Kukës, 2-3 herë më shumë se mesatarja kombëtare

Shqipëria po përballet me fenomenin e uljes se lindjeve prej tre dekadash, por në disa qarqe rënia është shumë më e mprehtë se mesatarja kombëtare.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit lindjet në shkallë kombëtare ranë me 5.1% , por për qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit, tkurrja ishte 2-3 herë më e madhe.

Vlora shënoi rënien më të madhe te bebeve të lindura në 6 mujorin e parë më rreth 16% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Në këtë qark në gjysmën e parë të vitit 2024 lindën vetëm 468 bebe nga 556 që kishin lindur me 2023 në të njëjtën periudhë.

Pas Vlorës rënia më e madhe e lindjeve ishte në Qarkun e Gjirokastrës me rreth 14 %. Në këtë qark në janar-qershor 2024 lindën 144 bebe nga 167 që lindën në 6-mujorin e parë 2023.

Qarku i Kukësit u rendit i treti për normën e lartë të rënies së lindjeve me 2024. Në janar -qershor në këtë qark linden 318 bebe me rënie 9.4% në krahasim me 6-mujorin e parë.

Gjithashtu rënia e lindjeve mbi mesataren kombëtare ishte e pranishme edhe në qarqet e Lezhës, Beratit, Shkodrës dhe Durrësit.

Ndërsa në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë lindjet ranë me pak se 5%.

Qarku i Korçës kishte rënien më të ulët të lindjeve vetëm me -2.3, e ndjekur nga Fieri me -3.7%.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit, janë përshpejtuar, duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet e ardhshme.

Më 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore.

Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve.

Skenari pesimist për ecurinë e popullsisë deri në vitin 2060 i zhvilluar nga INSTAT parashikonte që në vitin 2023, të lindnin 27,281 foshnja, por në realitet po lindin rreth 20% më pak.

Projeksionet e popullsisë 2019 – 2031 nga INSTAT nuk i morën në konsideratë normat e larta të emigracionit dhe rënien e fertilitetit, ndaj treguesit demografikë kanë pasur një përkeqësim më të lartë në krahasim me të gjithë skenarët.

Ekspertët pohojnë se, politika është shumë e vonuar për të zbatuar një grup masash, të cilat duhet të kenë në fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve që mund të ndihmojnë çiftet e reja të lindin fëmijë./MONITOR

Tiranë, gjendet i vetëvarur në banesë mësuesi amerikan Matthew Janes Wertz

VOA/Ilirian Agolli

Shtetasi amerikan Matthew Janes Wertz u gjend i vetëvarur në banesën e marrë me qira pasi kishte mbytur me litar bashkëshorten indoneziane Saragih Indah Lilis Sartika, si dhe kishte vrarë dy kafshët shtëpiake, dy qen të goditur me sende të forta.

Policia njoftoi se të dy shtetasit ishin pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, Matthew Janes Wertz ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa Saragih Indah Lilis Sartika ishte e papunë.

“Në banesë u gjet një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze, në të cilën përshkruhen veprimet, që ka ndërmarë autori”, njoftoi policia.

Ngjarja u shënua nga autoritetet si “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe si “vrasje me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Ekspertët e hetimit të krimeve të rënda, policia dhe prokurorët e kryeqytetit bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetën persona, që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyrjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner.

Në banesë u sekuestruan si prova materiale litarët e gjetur në trupat e dy bashkëshortëve, dorëshkrime të mëparshme dhe një automjet në pronësi të mësuesit, si dhe katër kompjutera laptop, një telefon cellular, një shkop bejzbolli si dhe monedha shqiptare dhe të huaja.

Media vendase detajoi se mësuesi Wertz nuk kishte sot në shkollë dhe mungesa e tij shtyu kërkimet e autoriteteve të shkollës.

Zyrtarët e policisë theksuan se do të thellojnë hetimet për të mësuar shkaqet që shtynë mësuesin për këto vepra penale.

Vrasja e Egli Progës, nis protestë-marshimi në Sheshin Skënderbej. E pranishme motra e 41-vjeçarit

Ka nisur në Sheshin Skënderbej protestë-marshimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut.

Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.

Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.

Protesta2
Protesta2
Protesta3

Qytetarët po bëhen gati që të nisim marshimin nga Sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë.

Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën. Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.bw

Burimi: Qeveria teknike, e vështirë për t’u realizuar

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e News24, analisti dhe gazetari Genc Burimi ka ofruar një pasqyrë kritike të zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri. Burimi ka diskutuar ndikimin e votës së diasporës, përmendur pikat e nxehta në politikën ndërkombëtare dhe analizuar situatën e opozitës dhe të Partisë Socialiste.

Burimi është shprehur i paqartë nëse vota e diasporës do të jetë masive, duke theksuar se për të bërë revolucionin e shpesh përmendur nga opozita nuk është e nevojshme një vullnet masiv i popullit. Sipas tij, me burimet shtetërore në përdorim të partisë në pushtet, PS ka një avantazh të dukshëm për të fituar sërish zgjedhjet.

Burimi gjithashtu ka analizuar ndikimin e Perëndimit në këtë situatë, duke thënë se Perëndimi nuk ka interes për të menaxhuar tensione të reja për shkak të shumë pikave të nxehta në botë. Ai ka theksuar se Perëndimi është në pritje të zgjedhjeve në SHBA dhe se një fitore e mundshme e Donald Trump mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në rendin ndërkombëtar.

Në lidhje me opozitën dhe mundësinë e formimit të një qeverie teknike, Burimi ka shprehur dyshime të forta. “Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se mazhoranca e tanishme nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA,” ka thënë ai.

Ai ka komentuar gjithashtu lidhjen midis liderëve të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas Burimit, Berisha ka më pak nevojë për Metën tani se sa më parë, dhe ndonëse mund të ketë një marrëveshje elektorale, kjo do të jetë ndoshta e ndarë sipas peshës elektorale.

“Sot, PD nuk ka një program të qartë dhe nuk ka emra të përgatitur për pozita të rëndësishme si ministra apo kryeministër. PD duket e fokusuar më shumë në kritikën e dosjeve sesa në zhvillimin e një platforme të qëndrueshme,” ka përfunduar Burimi.

“Nëse vota e diasporës do jetë një votë masive ende nuk dihet.  Për të bërë revolucion nuk ka nevojë për vullnet të popullit. Puçet bëhen me pak njerëz. Në këto kushte PS do të fitojë sërish zgjedhjet pasi burimet shtetërorë janë në përdorim të partisë në pushtet. Nëse nuk i braktisin zgjedhjet, atëherë kjo opozitë con mesazhin se do të bëhen gjullurdira. Perëndimi nuk ka interes për tensione pasi ka shumë pika të nxehta në botë. Perëndimi sot po e ha karotën e presionit, sepse është në pritje të zgjedhjeve në SHBA. Nëse fiton Trump nuk ka më xhandar botëror.

A do arrijë opozita të marrë qeverinë teknike? Nuk e besoj. Zgjedhjet në Himarë dhanë një sinjal se kjo mazhorancë nuk ka marrë fund. Gjithçka është ende herët dhe do të vendoset shumëçka nga zgjedhjet në SHBA.

Sot Berisha ka më pak nevojë për Metën se sa kishte më parë. Sot ka logon dhe vulën Meta nga ana tjetër ka nevojë për Berishën dhe sidoqoftë mund të ketë një marrëveshje elektorale, por besoj se këtë herë do jetë e ndarë sipas peshës elektorale. Sot PD nuk ka një program dhe nuk ka emra se cilët mund të jenë persona për të qenë ministra apo kryeministër. PD sot e shoh shumë të okupuar me dosje kritikuese”, tha Burimi mes të tjerash.

Skandali- Rama e dërgoi arkitektin Winy Maas që në vitin 2018 në Gjipe: Do bëjmë një hotel në majë të kanionit

Tri ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha komentoi skandalin e rrëmbimit të 224 mijë metrave katrorë tokë nga Edi Rama në një nga zonat më të bukura në vend, pikërisht në Gjipe.

Berisha e pyeti Ramën, nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm holandez, Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën dhe për të përgatitur një projekt për këtë zonë, e cila është ndër më të bukurat në bregdetin e Shqipërisë.

Në fakt në maj të vitit 2018, Winy Maas e pranonte se po punonte me Edi Ramën për projektin e një hoteli në Gjipe.

Teksa po fliste për kullat në Tiranë, ai shprehej se “ne po bëjmë shumë gjëra dhe përgjatë bregdetit”, duke folur për ndërtimin e një resorti në Palasë dhe një tjetër në Gjipe.

“Në një prej fshatrave përgjatë bregdetit (Palasë), investitori ynë rus donte këtë projekt, por më pas ne e modifikuam projektin dhe propozuam një tjetër.

Investitori rus pyeti ‘ku është resorti im?’ Pikërisht këtë [habitjen e investitorit] donim të arrinim, është më mirë se në çdo film të James Bond dhe investitori rus e pranoi”, shpjegon Winy Maas.

Nga leksioni i arkitektit nuk kuptohet qartë se kush është investitori rus të cilit i referohet dhe se kur do të nisë zbatimi i këtij projekti.

Më tej Winy Maas tregon se do të ndërtojë një hotel në majë të një kanioni që futet brenda në det në Gjipe.

“Do të vëmë një element argjendi në këtë zonë (Gjipe). Jo hotele të mëdha dhe plazhi do të mbetet publik. Do të jetë si një rreze e stërmadhe me dhoma”, tha ai. sn

Nesër hapet kampi i emigrantëve në Gjadër! Italia u dorëzon policëve një listë me këshilla për sjelljen e tyre në Shqipëri

Kampi i pritjes së emigrantëve është gati që të hapë dyert për të pritur të martën më datë 20 gusht kontingjentin e parë të forcave të policisë italiane, që do të garantojnë sigurinë në qendrat e ngritura në Gjadër e Shëngjin.


gjader

Këtyre efektivëve të policisë u është dorëzuar mes të tjerave edhe një listë me këshilla se si duhet të sillen në Shqipëri në përputhje me traditat e vendësve. Në këtë zonë pritjeje të vendosur brenda portit të Shëngjinit në një hapësirë prej 4 mijë metrash, në Gjadër, rreth 30 kilometra larg Shëngjinit do të përpunohen të gjitha kërkesat për azil.

Emigrantëve të cilëve do t’u refuzohet kjo kërkesë, do të riatdhesohen. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja Parlamentet, ndërsa në vendin tonë u kërkua edhe një aprovim i Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të saj, në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë emigrantë të paligjshëm që do të kapen në ujërat ndërkombëtare.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut”.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar. Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë, “Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të migrantëve të strehuar në strukturat e përmendura në pikën 1, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme për të.

Në rast se, për çdo arsye, e drejta e qëndrimit në struktura nuk gjen zbatim, pala italiane i transferon menjëherë migrantët nga territori shqiptar. Transferimet për dhe nga këto struktura janë përgjegjësi e autoriteteve kompetente italiane.

Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane. Në momentin e mbërritjes në territorin shqiptar, autoritetet kompetente të secilës prej palëve do të vijojnë veçmas me përmbushjen e kritereve të parashikuara nga dispozitat ligjore kombëtare përkatëse, si edhe duke iu përmbajtur kushteve të këtij protokolli. Shpenzimet për përshtatjen e një apo më shumë strukturave të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të migrantëve do të mbulohen tërësisht nga pala italiane”.

Pala italiane angazhohet të ndërtojë, gjithashtu, strukturat e dedikuara për personelin shqiptar, që do të ruajë perimetrin e jashtëm të zonave, në funksion të zbatimit të detyrimeve sipas pikës 2, të nenit 6, të këtij protokolli.

“Pala shqiptare lehtëson ofrimin e shërbimeve të nevojshme për funksionimin e strukturave të përmendura në aneksin 1, për të cilat do të zbatohen kushte jo më pak të favorshme se ato që zbatohen për struktura të ngjashme. Kostot e nevojshme për sigurimin e këtyre shërbimeve mbulohen tërësisht nga pala italiane. Shpenzimet e bëra nga pala italiane për ndërtimin e strukturave të përmendura në aneksin 1 përjashtohen nga taksat dhe detyrimet doganore indirekte.

Pala italiane nuk kërkon përjashtime nga taksat ose pagesat e tjera, pavarësisht se si janë të emërtuara, të cilat përfaqësojnë tarifa për përdorimin e shërbimeve publike. Në marrëveshjet citohets e për nevojat e ndërtimit e të menaxhimit të strukturave të përmendura në nenin 4, autoritetet kompetente të palës italiane përjashtohen nga kufizimet ose kontrollet e monedhës dhe mund të transferojnë lirisht monedha, pavarësisht parashikimeve të dispozitave në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Pala shqiptare angazhohet të lehtësojë kryerjen e praktikave doganore për materialet dhe pajisjet e kërkuara nga pala italiane, me qëllim realizimin e veprimtarive, sipas këtij protokolli”.

Autoritetet kompetente të palëve do të bashkëpunojnë për ruajtjen e sigurisë së zonave. Autoritetet kompetente të palës shqiptare sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në perimetrin e jashtëm të zonave dhe gjatë transportit tokësor drejt dhe nga të njëjtat zona, që kryhet në territorin shqiptar. “Autoritetet kompetente të palës italiane sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë brenda zonave. Autoritetet kompetente të palës shqiptare mund të hyjnë në zonë, me pëlqimin e shprehur të drejtuesit të strukturës. Përjashtimisht, autoritetet e palës shqiptare mund të hyjnë, duke njoftuar drejtuesin e strukturës së palës italiane, në rast zjarri, rreziku tjetër serioz dhe të afërt që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Për zbatimin e detyrave të ndërsjella që lidhen me sigurinë, secila palë ngre një njësi përgjegjëse për mbarëvajtjen, koordinimin dhe mbikëqyrjen e çështjeve të sigurisë. Autoritetet kompetente italiane do të marrin masat e nevojshme për të siguruar qëndrimin e migrantëve brenda zonave, duke mos lejuar daljen e paautorizuar të tyre në pjesën tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë, si gjatë kohëzgjatjes së procedurave administrative ashtu edhe në përfundim të tyre, cilido qoftë rezultati përfundimtar”, – thuhet në marrëveshjen dypalëshe. gsh

Kush e vrau Egli Progën? Kush tentoi të fshihte krimin? – Pjesë nga dosja e plotë hetimore

Kush e vrau babanë e dy fëmijëve, 42-vjeçarin Egli Proga mbrëmjen e së shtunës të datës 10 Gusht? A tentoi vërtet policia e Pogradecit për ta fshehur si ngjarje duke e raportuar fillimisht si aksidentale e pse priti pikërisht kjo polici për rreth 16 orë për të reaguar zyrtarisht qysh prej ngjarjes? A janë të vërteta akuzat e motrës së viktimës, Jona Progës se ambulanca është vonuar me tepër se 30 minuta për të transportuar drejt spitalit bashkiak vëllain e saj e se sot viktima, Egli Proga mund të ishte gjallë. Euronews Albania disponon dosjen e plotë hetimore dhe do të përpiqet ta zbardhë atë.

“Një person i dehur i gjetur pa ndjenja në rrugë”- kjo ishte fjalia që mbizotëroi në vendngjarje nga njerëzit që ndodheshin përreth apo dhe nën zë nga policët e rendit të komisariatit të Pogradecit. U desh të lindte dielli përsëri që të ndriçonte vet media një pjesë të ngjarjes pasi policia gjatë gjithë kësaj kohe nuk pati asnjë reagim zyrtar.

Një ngjarje e cila fillimisht u raportua si aksidentale rezultoi të ishte një vrasje.

Në 10:10 të datës 11 Gusht drejtoria vendore e policisë së Korçës do të reagonte zyrtarisht duke u shprehur se kishte arrestuar 4 persona për këtë ngjarje, 29 vjecarin Denis Meçe nën akuzën e vrasjes me dashje e Voltan Shulkun, Arian Manellari e Leonidha Guçe, të tre nën akuzën e moskallëzimit të krimit

Në dosjen e plotë hetimore që Euronews Albania disponon, informacionet e policisë tregojnë se autori i dyshuar për vrasjen e Egli Progës, 29 vjeçari Denis Meçe menjëherë pas ngjarjes është larguar drejt fshatit Buçimas, ku në rrugë, nën efektin e alkoolit ka ndaluar makinën dhe ka fjetur për disa orë. Policia nuk mundi ta gjente. Vetëm në mesnatë, rreth orës 03:30 minuta Denis Meçe dorëzohet në komisariatin e Pogradecit

Ajo çka bie në sy është se në deklarimin e tij ai nuk pranon të ketë goditur me grusht në asnjë moment Egli Progën

“Rreth orës 15:30 jam ulur jashtë në lokal” Stropcka” me Klodi Guçe për të pirë një birrë. Ai ishte me një kushuri të tijin. Më pas pas 30 minutash na u bashkua Arjani taksixhiu. Pas 3 orësh vjen ky djali (Egli Proga) emrin nuk ja dija por e njihja si fytyrë, na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment më mbaruan cigaret, i kam kërkuar Volit (pronari i lokalit) por atje ky djali (Egli Proga) me ka thënë; “Ja se ta dredh një unë”. Unë mora cigaren, sa ktheva kurrizin më shau me fjalët ; “ta q* rracën). Nuk ja vura veshin dhe u ula në tavolina ime. Ai vazhdonte më shante madje e shau dhe Klodin nga e ëma por as ai nuk ja vuri veshin. Ai vazhdonte nga brenda shante dhe unë hyra e pyeta përse shante dhe i thashë;” Ajde dalim pak jashtë të flasim” – e ai me tha; “Po hajde se çfarë do me besh” dhe kemi dalë jashtë “,-kështu ka deklaruar Denis Meçe.

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë e nuk u ngrit më. “

Denis Meçe në deklaratën e tij të dhënë para forcave oficerëve të policise gjyqësore ka pranuar se është larguar nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Buçimas, ku për disa orë ka fjetur brenda në makinë.

I pyetur për disa herë nga forcat blu se a mund të sqaronte momentin e rrëzimit të Egli Progës, 29 vjeçari Meçe është shprehur se nuk e kujtonte pasi ka qënë shumë i dehur.

Por disa orë më vonë, komunikim ka patur midis Denis Meçes dhe avokatit të tij, ku ky i fundit për Euronews Albania pranon se klienti që ai mbron e ka goditur Egli Progën.

Nga komunikimi jashtë kamerave që Euronews Albania ka patur me zotin Eduard Muci i cili është avokati mbrojtës i Denis Meçe, ai shprehet se klienti i tij në asnjë moment nuk ka patur për qëllim për të vrarë 42 vjecarin, babai e dy fëmijëve Egli Progën. Nga ana tjetër ai pranon se klienti i tij ka goditur njëherë me grusht Egli Progën e ky i fundit fillimisht është përplasur me një makinë të parkuar në vendin e ngjarjes e duke rënë në kokë në asfalt.

Por janë dy deklarata kontradiktore me njëra-tjetrën të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Voltan Shulku pranon se ndodhej vetëm pak metra larg dy djemve, por thotë se nuk kishte dëgjuar asgjë dhe kamerat e lokalit të tij çuditërisht nuk ishin në gjendje të regjistronin.

“Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”,-u shpreh pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Por vetëm 30 metra larg vendit të ngjarjes, gjithçka e pa edhe Ardian Bego, i afërm i viktimës i cili deklaron se:

“Kam parë një person i cili u godit nga një person tjetër me grushta në pjesën e kokës dhe ra në tokë në pjesën e asfaltit. Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që nga lokali ka dalë pronari me emrin Voli, I është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Aty dikush me tha qe ishte kushuriri im Eglantin Proga që ishte goditur. Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull, pas 10 minutash erdhi ambulanca dhe e çoi në spitalin e Pogradecit. Në ambulance kushuriri nuk po reagonte fare. Në ambientet e spitalit mjeku me lajmëroi se kushuriri I’m ndërroi jetë. Theksoj se Egli ka një lokal 30 metra larg ku ndodhi ngjarja ”

Pra, Voltan Shulku rrëfen se nuk ka patur sherr e debat ndërsa Ardian Bego nga ana tjetër tregon se ka patur grushta.

Por çfarë thonë dy të akuzuarit e tjerë për moskallëzim krimi?

” Unë nuk e kam parë kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qenë i vëmendshëm në atë moment, kam qenë në gjendje të dehur. Kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo gruaja që i solli ujë për të njoftuar ambulancën, kam parë edhe që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte shtrirë mbas makinës sime e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur për të pirë “,-tha Leonidha Guçe.

” Ai qëndroi me ne dhe sa më kujtohet ai hyri brenda dy tre herë dhe në fund kur ndodhi ngjarja që erdhi policia nuk e pashë më. Jashtë në lokal kishte e njerëz të tjerë por nuk e mbaj mend kush ishte. Unë nuk kam parë gjë fare sepse isha ulur me kurriz”,- deklaroi Arian Manellari.

Vetëm pak orë pasi kishte varrosur të vëllain, Jona Proga ngriti akuza të rënda se ngjarja u tentua të manipulohej.

“Pyes çfarë ka ndodhur dhe me thonë se është rrëzuar, është rrëzuar goxha por nuk erdhi askush që po mblidhnin prova. Që po merrnin kamerat, dëshmitarët. Policia ka lëvizur vonë. Kanë qenë ne lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Asnjë gjë, akoma. Mirë që nuk lexoja mediat që thoshin vdiq në gjendje të dehur. Dallohej qartë që ishte i dhunuar dhe askush nuk e thoshte. Askush nuk thoshte që ishte bërë një vrasje, e kanë vrarë e masakruar në rrugë. E kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Ambulanca është vonuar gjysmë ore, që për dy minuta arrihej. Ai ishte gjallë e mund të shpëtonte”,është shprehur motra e Egli Progës, Jonida Proga.

Euronews Albania disponon ekskluzivisht skedën e urgjencës së Pogradecit, në të cilën thuhet se ambulanca u nis në orën 19:16, duke mbërritur në vendin e ngjarjes në 19:20. Në 19:22 ambulanca është nisur drejt spitalit bashkiak të Pogradecit ku ka mbërritur në 19:28. Pra, sipas këtij dokumenti gjithë itineraari nisje – mbërritje e ambulancës ka qënë 12 minuta.

Skedën e përforcon me dëshminë e tij në një prononcim për mediat edhe drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj, i cili thotë se situata u menaxhua për 20 minuta.

Edhe babai i Egli Progës akuzon se i biri u vra qëllimisht e se vdekja nuk i erdhi nga pija.

“Vrasje, jo gjoja reshktii se ishte pirë. Djali u godit e u vra nga njerëz maskarenj, kriminale. Të pashpirt. Unë nuk e njoh Denisij, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Kam dëgjuar se ka qenë problematik në qytet, i keq, një gangster, ka qenë më precedentë penalë, kjo ditë erdhi që mosveprimi i shtetit e te bënte me keq aq sa më vrau djalin. Instusfuomer shtetërorë të insistojnë të merren masa për atë që vrau djalin. Nuk u rrëzua djali, e vranë. Të dalë e vërteta. Të mos mbulohet e vërteta. Mos mbrohet nga këto institucione”,-tha Nazmi Proga.

Pas akuzave nga familjarët, dy ditë pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar nisjen e hetimeve brenda policisë së Korçës, për të kuptuar gjithë veprimet e personelit dhe se a ka patur vërtet një tentativë për fshehje të ngjarjes.

Akuza të shumta për manipulim të ngjarjes ka edhe ndaj Elton Halilit, i cili është shef i komisariatit në qytetin e Pogradecit. Ky i fundit në një komunikim jashtë kamerave për Euronews Albania shprehet se policët e komisariatit të Pogradecit kanë bërë kryer vetëm rrethimin e vendit të ngjarjes dhe këqyrjen momentale të kamerave, dhe gjithë veprimet hetimore i ka marrë përsipër drejtoria vendore e policise se Korçës. Kjo e fundit u desh plot 16 orë për të reaguar zyrtarisht se çfarë kishte ndodhur në atë ngjarje.

Euronews Albania u drejtua zyrtarisht me një kërkesë për informacion pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë se përse u deshën 16 orë për të reaguar për çështjen, por nuk mori një përgjigje.

Në një seancë me dyer të mbyllura, prokurorja Vasjana Postol  çoi para gjyqtares Luljeta Kola kërkesën per masën e sigurisë” Arrest me burg “për Denis Meçen, por këtë herë jo për akuzën e vrasjes me dashje por nga pakujdesia. Gjykata pranoi kërkesën ndërsa tre personat e akuzuar për moskallëzim krimi lanë qeline e paraburgimit pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Kjo solli rritim tek të afërmit, duke akuzuar se vëllai i tyre po vritej përsëri nga drejtësia

“Po flisni padrejtësi që nisi në policinë e shtetit, çdo akt e shoqëroi e gjykatën. U lanë të lirë vrasësit. Po flasim për padrejtësi të menjëhershme në bashkëpunim. Po flasim për banda të bëra bashkë. Është vrasje, ca janë këta te tjerët qe lihen detyrim paraqitje? Po vritet Egli me çdo veprim e mosveprim që është duke u kryer, kjo është vrasje për herë të tretë. Është vrasje me dashje në bashkëpunim, e u lëshuan nje tufë huliganësh”,-tha Jona Proga.

” Këta njihen shumë mirë për gjobëvenie, jam pa fjalë. Dua që drejtësia të vihet në vend. Jam pa fjalë. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundur ose përndryshe, nuk çfarë të them. Ata janë kriminel në bashkëpunim”,-u shpreh një tjetër I afëm i viktimës.

E sikur mos mjaftonte kjo, në komunikimin që familjarët kanë patur me gazetarin e Euronews Albania në Korçë Xhensil Shkëmbi, ata kanë akuzuar prokuroren Vasjana Postol si të blerë nga avokati Budjon Hoxha, i cili në foton e dërguar nga familjarët shihet të jetë mik me Ervin Xhihani, bashkëshortin e prokurores në fjalë. Budjon Hoxha është avokati mbrojtës i Voltan Shulkut, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, i akuzuar për moskallëzim krimi.

5 ditë pas ngjarjes, drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku reagoi zyrtarisht duke u shprehur se nga hetimet e kryera brenda drejtorisë vendore të policisë Korçë nuk ka patur asnjë tentativë për fshehje apo manipulim të çështjes.

Familjarët kanë bërë thirrje për protesta pranë ministrisë së drejtësisë të mërkurën e 14 Gushtit ndërsa sot Egli Proga nuk jeton më. Autori i dyshuar do të vazhdojë të jetë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa akuzat ndaj policisë nga opinioni publik vijojnë. Një grua mbeti e ve, dy fëmijë ngelën pa baba, një prind ngeli pa bir e një qytet sot po hesht, teksa rënkon për një 42 vjeçar i cili u vra, me apo padashje./Marrë nga Euronews.al

Më pak pushues nga Kosova, asnjë nuk zgjedh Jonin prej … çmimeve

Edhe këtë fundjave qytetarët e Kosovës iu drejtuan masivisht bregdetit shqiptar.

Por, ndryshe nga viti i kaluar, ka patur një rënie të pushuesve këtë sezon. Kjo për shkak të liberalizimit të vizave, shprehen përfaqësues të agjencive turistike të Kosovës.

Ndërkohë, rritja e çmimeve ka bere që bregdeti i Jonit për kosovarët të kalojë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore.

Sipas të dhënave nga agjencitë, por dhe të vetë pushuesve zgjedhja e tyre e parë dhe më e preferuar mbetet bregu i Shëngjinit dhe Velipojës, që tërheq me klimën, çmimet dhe mikpritjen. sn

Afganët mbesin “të bllokuar” në Shqipëri tre vjet pas rikthimit të talibanëve

Afganët e evakuuar pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri, në gushtin e vitit 2021.

 

Abubakar Siddique

Fatima dhe djali i saj i vogël u larguan nga shtëpia e tyre menjëherë pasi talibanët rimorën pushtetin në Afganistan, në vitin 2021.

Duke qenë ish-deputete, ajo ishte në rrezik nga një hakmarrje e mundshme e grupit islamik të linjës së ashpër.

Por, tre vjet pas ardhjes në pushtet të talibanëve, Fatima jeton me djalin e saj 7-vjeçar në Shqipëri, në pritje për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.

“Paqartësia është torturuese”, tha nëna vetushqyese, emri i së cilës është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e saj. “E ardhmja jonë është pezull”.

Fatima ishte në mesin e qindra mijëra afganëve të rrezikuar që u larguan nga atdheu i tyre pas rënies së Qeverisë afgane që mbështetej nga Perëndimi dhe rimarrjes së pushtetit nga talibanët.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nxorën me avionë dhjetëra mijëra afganë jashtë vendit gjatë evakuimit kaotik dhe vdekjeprurës nga Kabuli.

Fatima ishte në mesin e atyre që iku rrugës për në Pakistanin fqinj. Prej aty, disa mijëra afganë u zhvendosën përkohësisht në Shqipëri, ndërsa prisnin që të përpunoheshin vizat e tyre amerikane.

Por, tre vjet pas rimarrjes së pushtetit nga talibanët, dhjetëra afganë mbeten të bllokuar në vendin e vogël ballkanik.

Afganët e evakuuar nga Kabuli në Tiranë në gushtin e 2021-ës.

Afganët e evakuuar nga Kabuli në Tiranë në gushtin e 2021-ës.

“Është e dhimbshme të mos e di se çfarë nuk shkon me rastin tim”, tha Fatima, e cila jeton në një apartament në kryeqytet, Tiranë.

“Pse po vonohet?”, theksoi ajo.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, më shumë se 160.000 afganë janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara sipas programit të vizave speciale imigruese (SIV) që nga shtatori i vitit 2021.

Vizat SIV janë të destinuara për afganët që i kanë shërbyer Qeverisë së SHBA-së ose forcave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, në Afganistan për të paktën një vit.

Aleatët e SHBA-së në Perëndim, gjithashtu, kanë strehuar dhjetëra mijëra afganë.

Afganët që nuk kualifikohen për SIV, mund të aplikojnë për Programin e Pranimit të Refugjatëve në SHBA (USRAP), i cili u jep status prioritar të veçantë afganëve që kanë punuar për projekte të financuara nga Qeveria amerikane në Afganistan, përkthyes për Qeverinë amerikane dhe ndihmës për punonjësit e mediave dhe organizatave me bazë në SHBA.

Procesi i aplikimit për vizat SIV dhe zhvendosja përmes programit USRAP, mund të zgjasë me vite dhe grupet e avokimit kanë thënë se programet po vazhdojnë shumë ngadalë.

Kjo do të thotë se mijëra afganë që shpresojnë të sistemohen në Shtetet e Bashkuara kanë mbetur në harresë të gjerë në vendet e treta, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

‘Po rritet ankthi… ‘

Fatima pranon se është me fat që është gjallë. Por, ajo gjithashtu zbuloi se kjo pasiguri ka pasur ndikim tek ajo.

“Unë më parë kurrë nuk kam marrë as tableta për dhimbje koke”, tha ajo. “Por, tani marr ilaçe tri herë në ditë”.

Ish-deputetes nuk i lejohet të punojë. Ajo ia del mbanë me ndihmën e një organizate joqeveritare me bazë në Uashington. Djali i saj ndjek një shkollë lokale, megjithëse pengesa me gjuhën e ka privuar atë nga një edukim kuptimplotë, tha ajo.

Fatimja nuk është e vetmja.

Ahad, një ish-oficer ushtarak afgan, është në mesin e rreth 40 afganëve që kanë mbetur në Shqipëri.

Në vitin 2021, Shqipëria mirëpriti mijëra afganë për të qëndruar deri në shqyrtimin e rasteve të tyre të zhvendosjes.

Në vitin 2021, Shqipëria mirëpriti mijëra afganë për të qëndruar deri në shqyrtimin e rasteve të tyre të zhvendosjes.

Ahad, i cili kërkoi të mos përdoret emri i tij i vërtetë për arsye sigurie, jeton me katër fëmijët dhe gruan e tij në një qytet turistik përgjatë bregut të Adriatikut.

Çdo anëtar i familjes merr një pagesë mujore prej 50 dollarësh nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR. Por, Ahad tha se paratë mezi mjaftojnë për të paguar qiranë për apartamentin e tyre të vogël.

“Problemet financiare në rritje po na shtojnë ankthin”, tha ai.

I paaftë për të punuar, Ahad theksoi se i janë grumbulluar borxhet ndaj shitësve vendas, nga të cilët ka marrë ushqime dhe gjësende të tjera bazike.

‘Pse na kanë lënë këtu?’

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se rastet e afganëve në Shqipëri po shqyrtohen në kuadër të programit amerikan për refugjatët.

“Ne jemi të fokusuar në rritjen e kapaciteteve, përshpejtimin e përpunimit dhe zgjidhjen e aplikacioneve të vonuara shumë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë në një përgjigje me shkrim, duke shtuar se, “…vazhdon të ruajë standardin rigoroz të shqyrtimit dhe verifikimit të programit”.

Zëdhënësi tha se DASH-i “po lëshon vizat SIV për partnerët afganë me norma rekord”.

Në vitin e fundit fiskal të SHBA-së që përfundoi në shtator 2023, DASH-i lëshoi më shumë se 18.000 viza SIV për afganët, më së shumti në një vit të vetëm, bëri të ditur zëdhënësi.

“Në këtë vit fiskal [2024], ne e kemi tejkaluar tashmë këtë shifër”, shtoi ai.

Por, garancitë nga Uashingtoni nuk i kanë shuar shqetësimet e afganëve të ngecur në Shqipëri.

“Pse na kanë lënë këtu kur i kanë evakuuar edhe kafshët nga Afganistani?”, tha Fatima, duke iu referuar evakuimit të kafshëve nga Qeveria britanike prej Kabulit në vitin 2021, edhe pse Londra la pas mijëra afganë të rrezikuar që kishin punuar me ushtrinë britanike.

Kthimi në Afganistan nuk është një opsion për Fatiman apo Ahadin.

Talibanët shpallën një amnisti të përgjithshme menjëherë pas rimarrjes së pushtetit, përfshirë të gjithë zyrtarët afganë, forcat e sigurisë dhe individët që bashkëpunuan me praninë ushtarake të larguar, të udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan.

Por, vëzhguesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut dhe Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raste të përhapura të hakmarrjes, duke përfshirë vrasjet pa gjyq dhe torturat.

Ahad thotë se nëse nuk kualifikohet për t’u sistemuar në Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni duhet ta ndihmojë atë të shkojë në një vend të tretë.

“Unë dua që ky fat i keq i yni të marrë fund”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Stafuka: Protesta në Thumanë do të vazhdojë, nuk mohohet e drejta me dhunë dhe me gaz

I ftuar në edicionin e orës 15.00 në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar rreth protestës dhe bllokimit të autostradës Milot-Kashar ishte gazetari dhe banori i zonës, Eraldo Stafuka.

Stafuka është shprehur se protesta do të vazhdoj pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve dhe dhunës nga policia pasi mijëra biznese kanë falimentuar.

“Kjo është protesta e 6 masive që është zhvilluar nga banorët e Thumanës, Niklës, Fushë-Krujës, Krujës dhe Bubqit. Nuk ka përplasje mes policisë si institucion dhe banorëve, por ka një përplasje mes protestuesve dhe qeverisë, policia po vë në zbatim urdhrat që  i ka dhënë kryeministria dhe koncensionari. Qëllimi i tyre është përfitimi i parave që vijën nga taksat tona.

Duke bllokuar rrugën e Thumanës preken rreth 70-80 mijë banorë dhe falimentojnë me qindra biznese. Bizneset nga Thumane deri në Kamëz sot janë falimentuar. Një banorë i Thumanës për të shkuar në Mamurras duhet që të kaloj nga Rinasi.

Në projektin fillestar është parashikuar që rruga Milot-Kashar të kishte tre dalje dhe hyrje në autostradë ku fillonte në rrethrrotullimin e Thumanës, hyrja e dytë në Fushë-Krujë ndërsa hyrja e tretë në Rinas por ky projekt nuk është zbatuar dhe është mbetur vetëm aksesi në Rinas.

Qëllimi ynë nuk është bllokimi i rrugës pasi nuk duam ti shkaktojmë probleme askujt por kjo është nj komunikim me qeverinë pasi duhet që ti japë zgjidhej këtij problemi pasi ne nuk do të ndalemi sado që të hidhet gaz dhe të ushtrohet dhunë nga policia.” sn

Anijet me lëndë toksike- Ambientalisti Ferruni: Duhet një reagim i fuqishëm

Dy anije të ngarkuara me mbetje toksike të rrezikshme, të nisura nga Porti i Durrësit për në Tajlandë, por të kthyera mbrapsht, janë një zhvillim shqetësues që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për shkeljet e mundshme të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni, i ftuar ditën e sotme në edicionin informativ të mesditës me moderatoren Armela Ferkon në SYRI TV, u shpreh se duhet një reagim i fuqishëm.

“Destinacioni normalisht është një vend i zhvilluar, i cili është në gjendje t’i menaxhojë këto mbetje të rrezikshme, por kjo është e kushtueshme.

Kështu që grupe të caktuara, në bashkëpunim me autoritetet, pasi kjo është e pamundur të bëhet pa një bashkëpunim me to, synon në drejtime të tilla që të shmangim këto taksa  për të menaxhuar këto mbetje të rrezikshme.

Por ne gjejmë rrugë të tilla, që padyshim janë të jashtëligjshme e të rrezikshme, për arsye se kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme si: mërkur, radium e kështu me radhë, që normalisht duhet të shkojnë në destinacione të zhvilluara, që janë të gatshme t’i trajtojnë këto.

Mesa kuptoj, në këtë transport nuk rezulton që të ketë një dokument apo çertifikim lidhur me këto mbetje, të cilat duhen adresuar tek një vend që është e mundur të menaxhohen.

Shqipëria është e përfshirë në këtë lloj trafiku e mendoj se duhet një reagim i fuqishëm nga autoritetet tona në mënyrë që të mos jemi pjesë e kësaj liste”./ Klea Sula/ Syri.Net

U arrestua për kultivim droge, por Preçi u zgjodh shef i antidrogës

Dy ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, arrestoi në flagrancë kryekomisarin Gazmir Preçi me detyrë shef sektori kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Por ky nuk është rasti i parë ku ky oficer policie në karrierë përballet me akuza të rënda. Në vitin 2021, kur ndodhej me detyrë në Fier, ai ishte arrestuar për shpërdorim detyre dhe për kultivim bimësh narkotike, por çështja u mbyll dhe vetëm një vit më pas, në vitin 2022 ai u promovua në detyrë dhe u emërua shef sektori kundër narkotikëve në Durrës.

Së fundmi, me marrjen e gradës së kryekomisarit, oficeri i policisë në karrierë Gazmir Preçi priste të promovohej sërish në detyrë, por u prangos për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

Përveç rastit të gjobvënies, SPAK pritet të hetojë edhe si u mbyll rasti i mëparshëm ndaj Preçit dhe si arriti ai të promovohej pavarësisht akuzave të rënda që rëndonin mbi të. sn

Vrasja e Egli Progës, avokati: Institucionet ligjzbatuese nuk zbatuan procedurat. Prokurorja ka shpërdoruar detyrën

Në rubrikën “Opinion” në News24, avokati Kujtim Ibraj, duke folur për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga, ngjarje e ndodhur në Pogradec, tha se ishte një ngjarje tragjike dhe nëse institucionet do të ishin në zbatimin e ligjit, do të ishte tashmë e zbardhur plotësisht.

Ibraj tha se lidhur me këtë ngjarje për shkak se institucionet ligjzbatuese nuk kanë zbatur ligjin ka një seri shkeljesh proceduriale.

Ai tha se për një ngjarje kaq tragjike Prokuroria e Korçës nuk mund t’ia lërë ngjarjen një Inspektori policie.

“Është prokurorja, në rastin konkret, që udhëheq të gjithë veprimet hetimore. Unë nuk e kuptoj se si prokurorja ka lënë në heshtje të gjithë këto veprime”, tha Ibraj.

Ai u shpreh se ndërsa Policia e ka referuar veprën si “vrasje me dashje”, shkon Prokuroria në Gjykatë dhe e klasifikon në “vrasje nga pakujdesia”.

“Si arriti Prokuroria në këtë konkluzion? Kemi një ndryshim tërësor për një vepër penale. Vrasja me dashje është 10 deri në 20 vjet burg, ndërsa vrasja nga pakujdesia është nga gjobë në 5 vjet burg. Sipas mendimit tim, Prokurorja është në shpërdorim të pastër të detyrës”, tha Ibraj.

Në vijim ai u shpreh se nëse ky rast nuk do të zbardhej nga media, do të kalonte ashtu në heshtje, do të mbetej versioni që qytetari humbi jetën pasi ishte rrëzuar sepse ishte i pirë.

“Si ka mundësi që Polici ndenji në vendngjarje rreth 30 minuta, dhe nuk njoftonte ambulancën. Si ka mundësi që nga vendi i ngjarjes deri në vendin që është nisur ambulanca janë vetëm 850 metra, si ka mundësi që kjo distancë bëhet për 7 minuta?

Veprimet dhe mosveprimet janë të dënueshme, duhet të kemi të tjerë persona që duhet të vihen nën akuzë”, tha Ibraj.

Ai e konsideroi si një rast skandaloz atë që ka ndodhur në Pogradec. “Si ka mundësi që të lihet në mes të një qyteti, 850 metra larg spitalit, të lihet në trotuar një qytetar dhe të vdesë”, tha avokati.

“Protestat vazhdojnë”- Banorët e Bashkisë Krujë sot në protestë në 19:00. Deputetja Ulliri: Të bashkohemi kundër padrejtësisë

Deputetja e PD-së Andia Ulliri lajmëron të gjithë banorët e Bashkisë së Krujës që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot në orën 19:00. Deputetja Ulliri thekson se protesta do të mbahet tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës. Ajo thotë se të gjithë banorët duhet të jenë së bashku, kundër padrejtësisë

“Protestat vazhdojnë!🪧

 

Ftojmë të gjithë banorët e Bashkisë Krujë dhe çdo qytetar të prekur nga kjo problematikë të bashkohemi kundër padrejtësisë!

👉E Premte dt. 16 Gusht 2024

⏱️ ORA 19:00

📍 Ish Rreth-Rrotullimi Thumanë

Hyrje-Dalje për banorët e Bashkisë Krujë”, bën thirrje deputetja demokrate Andia Ulliri.

(Balkanweb)

‘Po hidhni lëndë helmuese’, Altin Goxhaj bën deklaratën e fortë, merret nën hetim nga policia

Aktivisti Altin Goxhaj është marrë nën hetim nga policia, pasi sipas tyre, ka ndaluar punonjësit e bashkisë së Tiranës, për të bërë dezinfektimin e ambienteve të jashtme të qytetit.

Siç njofton policia, Goxhaj ka ndaluar punën e punonjësve të bashkisë, duke i akuzuar se, ‘po hidhnin lëndë helmuese nëpër Tiranë’.

Ndaj Goxhaj është bërë një padi nga punonjësit e bashkisë së Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. G.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën ‘Bardhok Biba’, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi A. G.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit A. G., i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori. sn

Do bënin vrasje në Dubai, Dervishaj dhe Meçe u arrestuan dhe u dëbuan

Një konflikt me një shtetas të huaj që më pas solli dhe një denoncim në policinë e Dubait, se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj do e vrisnin, ka bërë që policia e Emirateve Arabe të ndalojë me shumë urgjencë dy shqiptarët e shpallur në kërkim nga Shqipëria për ‘vrasje’, ‘tentativë vrasje’, ‘trafik kokaine’, ‘shkatërrim i pronës me tritol’, ‘sigurim i kushteve për të kryer vrasje’ të kryer në formën e ‘grupit të strukturuar kriminal’.

Autoritetet e emigracionit në Policinë e Dubait, që nga dita e arrestimit, i kanë mbajtur në ambientet e një kampi për gati 1 muaj,Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn deri në momentin kur dy ditë më parë ata janë deportuar me shumë urgjencë në drejtim të Shqipërisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, autoritetet në Dubai e kanë motivuar deportimin e Dervishajt dhe Meçajt me faktin se ata kanë shkelur rëndë rregullat e qëndrimit në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke kryer vepra penale në shoqërinë e tyre.

Për pasojë ata kanë vendosur t’i deportojnë në shtetin e origjinës në Shqipëri, ku si Dervishaj dhe Meçaj, i presin dy procese penale të hapura nga prokuroria e posaçme SPAK.

Deportimi është kryer pa pritur një vendimmarrje nga Gjykata e Dubait, që shqyrton rastet e të drejtave të emigrantëve, të cilët kanë arritur të fitojnë lejen e qëndrimit.

Të dy personat e deportuar ishin me leje qëndrimi në Dubai, duke pasur të drejtën ta shtynin atë dhe në vitet në vijim.

Në muajin dhjetor 2020, Plaurent Dervishaj, u arrestua dhe më pas u lirua pasi SPAK në Shqipëri e kishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj, Artan Arsit dhe Klodian Saliut, ngjarje këto të ndodhura në muajin shkurt 2005.

Por nuk kaloi shumë dhe sërish Plaurent Dervishaj së bashku me Julian Meçajn shpallet në kërkim për vrasjen e shtetasit Andi Maloku, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit.

Ndërkohë për vrasjen e Andi Malokut, dhe tentativën e vrasjes së Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, pak muaj më parë u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halilaj.

Në mujin shkurt 2024 në Dubai arrestohet dhe më pas lirohet miku i tij Julian Meçaj, i cili u pajis me leje qëndrimi.

Deportimi me shumë urgjencë nga Dubai i Plaurent Dervishaj dhe mikut të tij Julian Meçaj, solli tronditjen e parë të botës së krimit që qëndrojnë si rezidentë në ‘parajsën’ e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në muajin qershor 2019, Julian Meçaj, Plaurent Devishaj dhe Bashkim Haxhia, i shpëtuan një atentati të mirëorganizuar në Sukth të Durrësit teksa po udhëtonin me një automjet tip ‘Range-Rover’, kur u qëlluan nga dy persona në mënyrë të befasishme.

Kjo ngjarje vijon të jetë ende pa autor, ndërsa dosja ndodhet në prokurorinë e Durrësit. Përplasjen më të madhe grupi i Plaurent Dervishaj e ka me grupin e Aleksandër Lahos (Rrumi) që bazën e veprimit e ka në Shijak.

Ndërsa në konflikt Dervishaj është dhe me grupin e Xhevdet Troplinit, i njohur si ‘Poja’, si dhe me vetë grupin shoqëror ku ai aderonte të ish-kunatit të tij, Lulzim Berisha, i cili pritet të ekstradohet shumë shpejt nga Spanja në Shqipëri. /OraNews

“Hajdutët para drejtësisë!” Këlliçi zbulon se kur do të mbahet protesta e radhës: Opozita nuk do të tërhiqet

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, lëshoi akuza në drejtim të kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Ai gjatë fjalës së tij pohoi se Veliaj ka vjedhur përmes inceneratorit të Tiranës, ndërsa bëri të ditur se opozita nuk do të tërhiqej. Këlliçi ftoi të pranishmit që t’ bashkoheshin protestës së radhës.

“Atë monstrën 7 kate pa leje e ka Armando Lilo, shoku i hajdutit dhe i komunistit të fundit, Fatmir Xhafaj. Por këto nuk i shohin, por shohin tendën e Ardiana Kalasë. E patë në lajme dosjen e GJKKO që 5 D kishte blerë gjysmë mln euro një apartament të Gramoz Ruçit. Zoti Ruçi ka vijuar që të qëndrojë në atë apartament, se sigurisht ishte pastrim parash. Por vetëm një nga dy media u botua ky fakt.

Ky hajdut që ka vjedhur nga inceneratorët. Edhe atë aktivitet me sportistët që morën medalje të bronztë, shkoi e bëri pis. Çfarë i duhet këtij që bën pis dhe këtë festë që është mbarëkombëtare? Erion Veliaj nuk do e mbyllësh dot kurrë protestën e opozitës. Ditën e enjte, në datën 22 gusht do të jemi sërish këtu, kundër korrupsionit dhe kundër hajdutëve që fusin duart në xhepat tuaj.”, tha ai. bw


Send this to a friend