VOAL

VOAL

Berisha mesazh deputetëve të PD-së: Ky tren nuk ndalet! Cilido është i mirëpritur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ky ishte Kuvendi i bashkimit të bazës, i cili ishte dhe qëllimi kryesor i tij.

I pyetur për mungesën e shumë deputeteve, Berisha tha se një pjesë e madhe ishin, ndërsa për ata që munguan u dha mesazhin se ky tren nuk ndalet më dhe secili që do ti bashkohet shumicës është i mirëpritur.

Pyetje: Zoti Berisha, sa përbashkues është Kuvendi i sotëm kur rreth 60% e deputetëve nuk morën pjesë?

Berisha: Të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvendi i bashkimit. Në ç’kuptim? Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga ato demokrate dhe demokratë që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Ua kam shpjeguar që në fillim.

Përqendrimi im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni, jeni dëshmitarë, xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar që dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Deputetët, një pjesë e mirë ishin këtu, një pjesë tjetër nuk ishin.

Dy gjëra kam, ky tren s’mund të ndalet kurrë, treni i Partisë Demokratike të Rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë asnjë orë, asnjë ditë të shpenzohet për problemet e brendshme. Cilido që do t’i bashkohet trenit, është i mirëseardhur, është i mirëpritur. Por ata që duan të qëndrojnë në pozicionin e tyre kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë pa asnjë diskutim do ta respektoj. Ka një moment, kam qenë dhe mbetem thellësisht i interesuar që deputetët t’i bashkohen shumicës së Partisë Demokratike.

Unë mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputën disa muaj dhe 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumica. Në këtë kontekst, çdo deputeti në mendjen dhe vlerësimin tim i takonte të dilte qartazi në anën e shumicës. Nuk përjashtohet, është jo realiste të pretendohet se nuk ka një rrugëturë midis bazës dhe atyre. Por këtë rrugëturë e konsideroj plotësisht të shërueshme.

Sot këtu kishte kryetarë dege të zgjedhur pas 6 marsit me votën e lirë të demokratëve. Do të zgjidhet një numër i pamohueshëm në Këshillin Kombëtar. Partia Demokratike është sot e bashkuar. Ata që zgjedhin veçimin, bëjnë zgjedhjen e tyre.

Berisha: Përmbysja e modelit ‘Rama-Basha’, garancia më e madhe nesër në pushtet kundër autokracisë

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka sulmuar modelin e që instaloi Edi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, gjë të cilën më pas e përshtati edhe ish-kryetari i PD-së.

Sipas Berishës, përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndëi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve por edhe të qytetarëve dhe ju garantoj se nesër në pushtet është edhe garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj.

Berisha: Kuvendi zgjedh sot Këshillin Kombëtar dhe risia është se çdo votë do tregohet para kamerave tuaja dhe ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë, e ka fillimin te shkelmimi i votës së lirë fillimisht brenda forcave politike, mjerisht atë e shembull që instaloi Edi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, fatkeqësisht atë model përshtati edhe ish-kryetari i PD-së në shumë procedura të saj dhe ndaj komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush dhe ftoj çdo kandidat ta ndjeki në sallë çdo votë.

Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve por edhe të qytetarëve dhe ju garantoj se nesër në pushtet është edhe garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj, gjë e cila do ti bënte Shqipërisë ato dëme që i bën sot kreu i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, Edi Rama me qeverinë e tij.

syri.net

Votoi për Këshillin Kombëtar, Berisha: Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë! Çdo votë para kamerave

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka votuar në Kuvendin e 30 prillit emrat e 150 kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Pas më shumë se 5 orë kuvend, ish-kryeministri Berisha i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur emrat e tij për të qënë pjesë e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së.

Para kamerave, Berisha ka dhënë një mesazh për demokratë dhe qytetarët shqiptarë, duke theksuar se ky kuvend është Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë dhe se një elitë e re do vendoset në krye të PD-së.

Berisha ka njoftuar edhe risinë e këtij votimi, ku çdo votë do të paraqitet dhe numërohet para kamerave.

Berisha: Të asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar në përbërjen e të cilit gjenden nga themeluesit e ditëve të para të themelimit deri te anëtarët më të rinjt të saj. Gjenden militantë dhe veprimtarë të pamposhtur por gjenden edhe intelektualët më të mirë me qëllimin e kthimit të kësaj force polike në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimet e punimeve të Kuvendit të PD-së me sukses të plotë siç theksova dhe në fjalën time, ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë.

Ky Kuvend vendosi në piedestal një elitë të re në krye të PD-së e tëra e zgjedhur me parimin një anëtar një votë, në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë, të vetëdeklaruar apo të propozuar për postin që ata kanë marrë. Vendosja e këtij modeli në përfaqësim ka një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtarët e PD-së të ndien të përfaqësuar por që edhe të zgjedhurit të ndien plotësisht të detyruar ndaj zgjedhësve të tyre. PD do bëjë gjithçka që këtë model ta promovojë në mbarë shoqërinë shqiptare.

Kuvendi zgjedh sot Këshillin Kombëtar dhe risia është se çdo votë do tregohet para kamerave tuaja dhe ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë, e ka fillimin te shkelmimi i votës së lirë fillimisht brenda forcave politike, mjerisht atë e shembull që instaloi Edi Rama sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, fatkeqësisht atë model përshtati edhe ish-kryetari i PD-së në shumë procedura të saj dhe ndaj komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush dhe ftoj çdo kandidat ta ndjeki në salllë çdo votë.

Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndëi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve por edhe të qytetarëve dhe ju garantoj se nesër në pushtet është edhe garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj, gjë e cila do ti bënte Shqiërisë ato dëme që i bën sot kreu i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, Edi Rama me qeverinë e tij.

syri.net

‘Statuti i ri i PD’- Ja të gjitha ndryshimet e miratuara në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar disa ndryshime në statut. Pas hyrjes në fuqi të Statutit e deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PD, drejtimi ekzekutiv i partisë do të bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, mandati i të cilit përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia.

Më konkretisht në nenin 32/a është vendosur që kryesia e Degës të shtohet, duke u përbërë nga 17 deri në 27 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës, ndërsa anëtarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë do të kenë të drejta të plota mbi këtë numër.

Në nënin 42, që lidhet me anëtarët e Kuvendit Kombëtar janë shtuar një numër përfaqësuesish të organizatave partnere të LDG dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për FRPD, të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

Në nenin 44 për Këshillin Kombëtar, jashtë anëtarëve të zgjedhur janë lënë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, Deputetët e PDSH në detyrë, Kryetarët e Degëve të PDSH dhe kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.

Po ashtu është vendosur se jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, ndryshe nga më parë që ka qenë 15%.

Në nenin 46, është vendosur që në përbërjen e Kryesisë së Partisë të shtohet Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë.

Në statut është shtuar neni 55/1, i cili përcakton se në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme dhe drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë, ndërsa administratori i Përgjithshëm emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Në përfundim në nenin 64, nënvizohet se menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, mandati i të cilit përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH. syri.net

Georgia Meloni: Mund të mbështeteni gjithmonë te konservatorët italianë

Nga Georgia Meloni – Presidente e partisë Fratelli d’Italia*

Të dashur miq të Partisë Demokratike të Shqipërisë, faleminderit për ftesën tuaj.

Është nder t’ju drejtohem në cilësinë e kryetares së Partisë ‘Fratelli d’Italia’ dhe Partisë Konservatore Europiane.

E juaja është një parti e guximit, patriotizmit dhe lirisë.

Pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës ju rindërtuat vendin tuaj, mbi baza demokratike, duke ruajtur kulturën shqiptare dhe duke rivendosur sovranitetin kombëtar.

Ju keni qeverisur për 13 vite dhe i keni kthyer dinjitetin popullit tuaj.

Ne italianët e dimë mirë historinë tuaj dhe vuajtjet e shqiptarëve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një jete të re.

Nëse shumë prej tyre, me kalimin e viteve, kanë vendosur të kthehen në atdheun e tyre dhe të ndihen sërish shqiptarë krenarë, është falë mbi të gjitha partisë suaj që e ka rikthyer Shqipërinë në zemër të Europës.

Sot, nëpërmjet këtij Kuvendi Kombëtar, ju po riorganizoni lëvizjen tuaj politike dhe më pas do të zgjidhni lidershipin tuaj të ri.

Është e rëndësishme të punohet për të promovuar një axhendë konservatore me në qendër dinjitetin njerëzor dhe vlerat themelore që mbajnë bashkë komunitetet tona kombëtare dhe që sot janë të sulmuara. Promovimi i ekonomisë reale kundrejt ekonomisë së bazuar në financa. Krijimi i një ekonomi tregu autentike sociale, të fokusuar në mbrojtjen e teknikave tradicionale të punës dhe rritjen e specifikave të territoreve dhe produkteve tipike.

Mendoj veçanërisht për peshkimin dhe turizmin, sektorë në të cilët italianët dhe shqiptarët mund të bashkëpunojnë duke u fokusuar në cilësi dhe jo në sasi.

Është e rëndësishme ndjekja e standardeve të larta sociale dhe mjedisore pa ndjekur synime jorealiste si ato që janë përfshirë në Marrëveshjen e Gjelbër të promovuar nga BE, duke rritur ndërkohë rolin e sipërmarrësit që investon e prodhon, që kundërshton ata që spekulojnë dhe ka si qëllim fitimin. Forcimi i pavarësisë energjetike dhe ushqimore të Europës, duke promovuar autonominë e saj strategjike dhe duke kundërshtuar ekspansionizmin e modeleve politike autoritare si ai i Rusisë, Kinës dhe Turqisë. Rithemelimi i BE-së dhe mbështetja e projektit të një komuniteti konfederal të shteteve europiane që respekton të drejtat dhe sovranitetin e shteteve të tij anëtare, që zhvillon një ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme dhe përmirëson efikasitetin dhe efektivitetin e Bashkimit Europian.

Në një botë ku axhenda globaliste e së majtës përpiqet në çdo mënyrë të imponojë vizionin e saj për shoqërinë, duke promovuar një mendim të vetëm dhe duke u përpjekur të fshijë traditat dhe zakonet që nuk janë në përputhje me ideologjinë e saj. Shpresoj që partia juaj të ketë si objektiv përforcimin e grupit të konservatorëve europianë.

Si në Itali ashtu edhe në Europë punoj për unitetin e forcave të djathta dhe të qendrës së djathtë. Shpresoj që edhe në Tiranë të mund të qeverisni me ndihmën e miqve të Partisë Republikane të Shqipërisë, e cila prej vitesh është pjesë e familjes konservatore europiane që kam nderin ta kryesoj.

Që nga viti 2013, socialistët kanë fituar zgjedhjet dhe ka ardhur koha për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë solide dhe të besueshme për qeverisjen e kombit!

Ju uroj punë të mbarë dhe dijeni se në anën tjetër të Adriatikut mund të mbështeteni gjithmonë te konservatorët italianë.

*Mesazh drejtuar Kuvendit Kombëtar të PD

Miratohet rezoluta: Nuk ka bojkot, merr fund kryetarokracia…

Miratohet rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

REZOLUTË E KUVENDIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE 

Pasi ka reflektuar për veprimtarinë dhe vendim-marrjen politike gjatë dy mandateve në opozitë, Partia Demokratike është e vetëdijshme dhe e vendosur t’u japë fund praktikave jodemokratike dhe qasjeve të dështuara politike. Partia Demokratike:

— Dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike solli pluralizmin dhe liritë politike në Shqipëri dhe ajo nuk do të jetë asnjëherë direkt apo indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes politike të qytetarëve.

— Distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare. Parlamentarizmi është vlerë thelbësore e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për forcimin e parlamentarizmit. Partia Demokratike do të jetë kudo ku luftohet për interesat e qytetarëve dhe një nga vendet kryesore të mbrojtjes së këtyre interesave është Kuvendi i Shqipërisë.

— Dënon dhe distancohet nga metodat jodemokratike në drejtimin e partisë, duke i dhënë fund Kryetarokracisë, vendim-marrjes arbitrare individuale, drejtimit të partisë me struktura ekstrapartiake dhe pushtetit të familjarëve, miqve apo këshilluesve privatë në vendim-marrjen dhe veprimtarinë e partisë.

— Dënon dhe distancohet nga praktikat informale dhe jo transparente të mbledhjes dhe menaxhimit jashtëpartiak të fondeve për partinë. Ajo dënon dhe distancohet nga çdo përfshirje në skema financimi dhe qarkullimi parash përmes kompanive off-shore dhe kanaleve jo të ligjshme e jo transparente financiare. Ajo angazhohet në menaxhimin profesional dhe transparencën e plotë të të gjitha financave partiake.

— Distancohet nga praktikat e lobimit me pagesë dhe dënon përdorimin e lobimit për të ndërhyrë në proceset vendim-marrëse dhe të brendshme të vendeve të tjera. Partia Demokratike:

— Rikonfirmon aspiratën për të cilën PD u themelua: integrimin europian të vendit dhe mbështetjen për institucionet euro-atlantike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rikonfirmon përqafimin dhe respektimin e të gjitha vlerave të Partive Konservatore dhe Partisë Popullore Europiane—familjeve europiane dhe botërore politike.

— Rikonfirmon parimin e konkurrencës dhe garës së brendshme si parimin themelor të organizimit partiak. Të gjithë kandidatët për poste publike (deputetë dhe kryebashkiakë) dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të partisë në të gjitha nivelet (kryetarët nga qendra në bazë) do të përzgjidhen përmes kësaj metode, pra modelit një anëtar një votë! Vendime më të rëndësishme të politikave partiake do t’i nënshtrohen referendumit të anëtarësisë.

— Rikonfirmon vendosmërinë për të garantuar ripërtëritjen e vazhdueshme të elitave drejtuese partiake, për të garantuar aftësinë dhe cilësinë e drejtuesve të saj. Largimi i kryetarit dhe ekipit të tij nga drejtimi i partisë në rastin e humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme mbetet parim themelor dhe i panegociueshëm.

— Rikonfirmon parimin e hapjes së partisë, duke përcaktuar që çdo katër vjet të rinovohet të paktën një e treta e të gjithë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë. Angazhohet në mënyrë të veçantë për hapjen ndaj rinisë dhe grave: brenda vitit 2025, 40 përqind e të gijthë drejtuesve qëndrorë statutorë të partisë të jenë gra dhe 30 përqind nën moshën 40 vjeç.

— Angazhohet në një dialog të përhershëm me qytetarët dhe grupet shoqërore. Ajo do të themelojë dhe koordinojë foltore të vazhdueshme me publikun për çështjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore në vend.

— Rikonfirmon përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe lirive përmes pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe në të gjitha proceset institucionale politike në vend. Rikonfirmon angazhimin e saj në të gjitha përpjekjet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si e vetmja mënyrë për marrjen dhe ushtrimin e pushtetit.

— Angazhohet në modernizimin e administrimit të brendshëm të partisë për të krijuar një administratë profesionale, efikase dhe të paanshme partiake që garanton mbarëvajtjen e veprimtarisë politike dhe procese të paanshme të brendshme zgjedhore. Angazhohet në dixhitalizimin dhe përfshirjen e teknologjisë në çdo aspekt të menaxhimit të anëtarësisë dhe administrimit të partisë.

Vokshi: Zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve

Deputetja e PD, Albana Vokshi, u është drejtuar me një mesazh nga Kuvendi i PD të gjithë demokratëve të cilët janë ende me zemër të thyer.

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se ky “Kuvend mund të mos jetë ai që ju do të donit të ishte, por ky Kuvend e dëgjon zërin tuaj! Ky Kuvend, Partia Demokratike ka nevojë për ju! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë!”.

Më tej Vokshi tha se është mirënjohjen që Sali Berisha u rikthye në “misionin zgjodhëm bashkimin për mbrojtjen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, që na frymëzoi, na mbushi plot shpresë e besim!”.

“Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur! Do të jetë me pengesa të vërteta dhe artificiale, por ne kemi forcën, kurajon dhe besimin e palëkundur se do t’ia dalim! Ne do t’ia dalim, sepse ne zgjodhëm shpresën në vend të frikës dhe nënshtrimit, ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve! Asgjë nuk do të ndalë për të kthyer Partinë Demokratike në vendin që meriton në politikën shqiptare, në krye të qeverisë e shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë!”, u shpreh më tej ajo.

FJALA E DEPUTETES ALBANA VOKSHI NE KUVEND:

Të dashura zonja demokrate delegate,

Te nderuar zotërinj delegatë,

Të nderuar deputetë, ish deputetë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD,

E dashur Lili,

E dashur Jozefina,

I nderuat lideri historik i PD Prof. Dr. Sali Berisha,

Të dashur demokratë dhe demokrate!

Kjo është një nga ditët më të bukura të historisë së Partisë Demokratike! Është dita e triumfit të vullnetit të lirë.

ËSHTË DITA E TRIUMFIT TË VOTËS SË LIRË.!!Kush ka patur dyshime se Partia Demokratike është forca ku gjithçka është e mundur, kush ka akoma pikëpyetje për fuqinë e demokracisë, ky Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike është përgjigja më e mirë.

Unë jam rritur me Partinë Demokratike, jam gëzuar me të, jam dëshpëruar me të, kam fituar dhe kam humbur me Partinë Demokratike. Por kurrë, në asnjë moment nuk kam vënë në dyshim forcën tonë për t’u ringritur. Nuk kam vënë kurrë në dyshim vullnetin tonë për t’u përballur me të keqen dhe për të fituar!

Sot, ky Kuvend Kombëtar është dëshmi e mrekullueshme e fuqisë së demokratëve! Ne ia dolëm të ringremë vetëveten dhe si Anteu që merr fuqinë nga Toka, ne e morëm fuqinë nga Vota.

Prandaj sot kam 40 mijë falenderime për 40 mijë demokratët që morën pjesë në një ushtrim të jashtëzakonshëm demokratik për të zgjedhur me votë direkte përfaqësuesit e tyre.

Si kryetare e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale më duhet të pohoj me krenari se asnjëherë më parë në këto vitët e fundit demokratët nuk kanë patur më shumë entuziazëm, më shumë energji dhe më shumë besim.

Kam qenë aty edhe herë të tjera, i kam parë demokratët duke votuar si të thuash për hir të zakonit. I kam parë kur i kundërvunë në një fushatë negativiste për kandidatët për deputete.Si asnjë herë më parë, ishte anëtarësia që propozoi, përzgjodhi, zgjodhi drejtuesit në cdi nivel të strukturave të një dege. Asnjë imponin, asnjë ndërhyrje, nga Komisioni i Rithemelimit të PD, edhe pse e kishte tagër.Për herë të parë, me parimi “1 anëtar 1 votë”, u zgjodhën 70 kyetarë degësh. I pari proces në historinë e pluralizmit shqiptar. Ka qenë procesi më transparent.

Pjesëmarrje masive, interes i lartë, konkurrueshmëri e lartë. 192 kandidatë 27 (14%) prej të cilëve zonja. 70 kryetarë të zgjedhur nga anëtarësia, ndër të cilët 11% zonja. A jemi të kënaqur? Ende jo! Ende shumë për të bërë. Por shumë më mirë se më parë ku ishte vezëm një zonjë kryetare, vetëm 1%.

Falenderim për cdo demokrate apo demokrat që besoi votën e tyre për gratë, disa prej të cilave fituan thellë, edhe mes 3-4 kandidaturave.

A pati probleme? Sigurisht që po! Në referendum ishin 114 qendra votimi. Në këzo zgjedhje vetëm 71, që solli edhe fluks në votime.

A pati probleme me listat e trashëguara? Sigurisht që po!

I tërë procesi nxori disa detyra imediate:

  1. Saktësimi i listave të anëtarësisë;
  1. Hartimi i një rregulloreje të detajuar për procesin zgjedhor në cdo nivel në PD;
  1. Krijimi i Gjykatës së Partisë.

Pra, këtë herë ishte ndryshe. Këto 2-3 muaj te fushatës në bazë për riorganizimin e partisë në çdo degë, kam parë demokratët që, më në fund, besonin se Partia Demokratike mund të ringrihej! Se vota e tyre vlen! Kam parë demokratët të mbushur me shpresë nga lidershipi i prof dr Sali Berishës, me te cilin Partia Demokratike mund dhe do të rikthehet në forcë qeverisëse!

Mes 40 mijë falenderimeve kam një mirënjohje të veçantë për gratë dhe vajzat që u bënë zemra e këtij ushtrimi të jashtëzakonshëm të demokracisë në partinë tonë. Të pakursyera, të guximshme, të forta, me integritet mijëra gra iu bashkuan transforminit të vrullshëm të Partisë Demokratike.

Për ne gratë, të merresh me politikë nuk është e lehtë. Kemi provuar shumë sulme të padrejta, shumë fyerje banale, na kanë rënë në qafë pse kemi mbrojtur lirinë tonë, idetë tona, fjalën tonë të lirë, besimin tonë politik. Na kanë akuzuar pse i kemi besuar votës së lirë dhe jo preferencave të kryetarit.

Jam shumë krenare sot që kemi qendruar përballë një propagande të pamëshirshme, përballë kërcënimeve, presioneve, shantazheve, veçanërisht kundër grave dhe vajzave! Jam krenare sot që për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike ka më shumë gra dhe vajza kryetare në cso hallkl të strujturave në degë të ndryshme të vendit.

Sic jam krenare që LDGSH, 80% e kryetareve u bashkuan të parat me lëvizjen e foltores së Z. Sali Berisha.

Pjesëmarrja e lartë e grave e vajzavr është një hop i jashtëzakonshëm, të cilin ne duhet ta konsolidojmë! Tek forca e gruas qendron forca e fitores së Partisë Demokratike! Sot në opozitë dhe nesër në qeveri gratë do të jenë shtylla jonë kurrizore, pjesa më besnike e më e mirl e më elegante e saj.

Kam një mesazh edhe për ata demokratë që janë akoma me zemër të thyer. Ky Kuvend mund të mos jetë ai që ju do të donit të ishte, por ky Kuvend e dëgjon zërin tuaj! Ky Kuvend, Partia Demokratike ka nevojë për ju! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë!

Ne nuk jemi këtu për disa poste dhe privilegje politike. Ne jemi këtu për të bërë Partinë Demokratike të madhe. Ne jemi këtu për të nisur punën për fitoren e Partisë Demokratike.

Ne do të punojmë së bashku!

Ne do të sakrifikojmë së bashku!

Ne do të ecim përpara së bashku!

Ne do të fitojmë të gjithë bashkë!

Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur! Do të jetë me pengesa të vërteta dhe artificiale, por ne kemi forcën, kurajon dhe besimin e palëkundur se do t’ia dalim!

Ne do t’ia dalim, sepse ne zgjodhëm shpresën në vend të frikës dhe nënshtrimit, ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve!

Asgjë nuk do të ndalë për të kthyer Partinë Demokratike në vendin që meriton në politikën shqiptare, në krye të qeverisë e shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë!

Të gjithë së bashku do ta bëjmë Partinë Demokratike forcën politike moderne, që frymëzon të rinjtë, u  gjendet në krah grave dhe vajzave, që mbështet më të mirët dhe ecën përpara drejt fitores!

Kjo Parti Demokratike do të udhëheqë shumë shpejt Shqipërinë!

Kur të vijë dita, ne do të jemi krenarë që u bëmë pjesë e historisë së vrullshme për transforminin e  Partisë Demokratike. Që besuam për të! Që luftuam për të! Që fituam për demokratët, për shqiptarët, për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë!

E në fund, dua të shpreh mirënjohjen e thellë timen, të cdo zonje demokrate e cdo demokrati, për liderin historik të PD z. Sali Berisha, që u rikthye në misionin për mbrojtjen e pluralizmit dhe demonracisë në Shqipëri, që na frymezoi, na mbushi plot shpresë e besim!

Rroftë Partia Demokratike!

Rrofshin demokratët!

Suksese zonjave dhe zotërinjve ka sidatë për Këshillin Kombëtar të PD!

Suksese Kuvendit Kombëtar të PD!

Faleminderit

bw

Kapexhiu: Shqipëria ka nevojë për një doktor që të shërohet

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ishte pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku mbajti edhe një fjalë.

Kandidat për Këshillin Kombëtar të PD, Kapexhiu foli nga podiumi për etiketimet që iu bëhen të moshuarve me termin ‘të vjetër’. Ai tha se me të vërtetë janë të vjetër me moshë dhe ai ndoshta është më i vjetri në sallë, por ama ata ecin në hapat e të rinjve dhe me energjitë e tyre.

Kapexhiu gjithashtu bëri thirrje që prindërit që kanë fëmijët në emigracion t’i bashkohen PD, pasi më të bashkuar sipas tij do të përballojnë sfidat.

Bujar Kapexhiu tha se Shqipëria ka nevojë për një doktor që të shërohet.

“Por në këtë rrokullimë ajo ashtu e sëmurë, erdhi një ditë, erdhi viti 2005. Shqipëria e telendisur kërkonte përsëri doktorin dhe i sëmuri u ngrit nga shtrati u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë. Erdhi një ditë dhe u rrëzua përsëri. Më lejoni të përsëris fjalët që kam thënë në vitin 1996. Shqipëria është e sëmurë, thërrisni urgjencën se ka nevojë për një doktor. E nisa me një histori të vjetër, jo pa qëllim. Sot kudo në biseda, fjalime në parlament e kudo që flitet e diskutohet për politikën, dëgjohet pa pushim një fjalë, i vjetër, i vjetër, i vjetër. Mua që me të vërtetë jam i vjetër, ndoshta më i vjetri në këtë sallë, më vjen keq dhe trishtohem në këtë fjalë që të drejtojnë ‘i vjetër, i vjetër’. Të jeni i sigurt se unë jam më i moshuar se doktori, por në këtë çast dua t’i bëj një falenderim. Doktor, në rininë tuaj megjithëse të re, megjithëse me vonesë na gjallërove dhe rinove të gjithëve. Faleminderit! Unë çuditem me një gjë”. 

Fjala e plotë e Bujar Kapexhiut
 “I nderuar zoti Sali Berisha, të nderuar demokratë, zonja dhe zotërinj përshëndetje! Për mua është kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem këtu. Rasti bën çudira. Unë kam një rast të veçantë. Për herë të dytë në jetën time jam në këtë sallë, këtu në skenë, në podium, për të thënë dy fjalë përshëndetje për demokratët. Pasi e shporrëm diktaturën herën e parë kam qenë tamam kështu në vitin 1996. Doktori e mban mend. Ishte takimi me intelektualët dhe simpatizantët e PD.

Pasi folën të gjithë me radhë erdhi edhe radha ime. Në fund të fjalimit kam thënë: Shqipëria është akoma e sëmurë nga plagët e diktaturës. Nuk është shëruar akoma ndaj ka nevojë të drejtohet nga një mjek. Në sallë pati duartrokitje dhe ovacione, por aq kisha edhe unë të shara jashtë nga kundërshtarët. Shqipëria vazhdoi rrokullisjen e saj.

Por në këtë rrokullimë ajo ashtu e sëmurë, erdhi një ditë, erdhi viti 2005. Shqipëria e telendisur kërkonte përsëri doktorin dhe i sëmuri u ngrit nga shtrati u ngrit në këmbë dhe nisi të ecë. Erdhi një ditë dhe u rrëzua përsëri. Më lejoni të përsëris fjalët që kam thënë në vitin 1996. Shqipëria është e sëmurë, thërrisni urgjencën se ka nevojë për një doktor. E nisa me një histori të vjetër, jo pa qëllim. Sot kudo në biseda, fjalime në parlament e kudo që flitet e diskutohet për politikën, dëgjohet pa pushim një fjalë, i vjetër, i vjetër, i vjetër. Mua që me të vërtetë jam i vjetër, ndoshta më i vjetri në këtë sallë, më vjen keq dhe trishtohem në këtë fjalë që të drejtojnë ‘i vjetër, i vjetër’. Të jeni i sigurt se unë jam më i moshuar se doktori, por në këtë çast dua t’i bëj një falenderim. Doktor, në rininë tuaj megjithëse të re, megjithëse me vonesë na gjallërove dhe rinove të gjithëve. Faleminderit! Unë çuditem me një gjë.

Ç’është mosha?! Është një numër, numër individual që e di secili që ca e thonë ca nuk e thënë, sidomos zonjat dhe zonjushat i mbajnë të fshehur, megjithatë ne nuk i ngacmojmë që t’ia dimë moshën e tyre. Meqë jemi në ditë feste, e meqë po flasim për moshën po iu them diçka gazmore. Një zonjë shkoi te mjeku dhe pasi mbaroi vizitën, mjeku u ul në tavolinë dhe nisi të shkruante recetën e ilaçeve. Iu drejtua pacientes: Më falni zonjë, ne ilaçet për sëmundjen tuaj i japim sipas moshës, ju lutem sa vjeçe jeni? Ah doktor jam 20 vjeçe, por recetën ma jepni për 40. Ndryshoi mosha, atë që mund ta ndryshojnë të gjithë, por ne çuditemi me ata njerëz që janë të pa edukatë për mendimin tim. Ata drejtojnë gishtin dhe thonë i vjetër, i vjetër, i vjetër. Këtë mbiemër cilësor e vendosin kudo. Ka edhe nga ata që përveç fjalës së vjetër shton e diçka e të fshin edhe nga faqja e dheut. Të heq edhe nga të gjallët. Kjo është diçka krejtësisht e pa pranishme. Unë kam një thirrje për të rinjtë: Nderoni të moshuarit sepse ekzistenca juaj në jetë janë si rezultat i qenies dhe kujdesit të moshuarave. Të gjithë e dinë që problemin e trashëgimisë dhe traditës. Në problemin e trashëgimisë dhe traditës, shoqëria njerëzore është e zhvilluar. Ne ruajmë shumë gjëra.

Të rinjtë ndjekin më të moshuarit. Ata ecin në bazë të rezultateve të më të moshuarve dhe për t’i ngritur, çuar më tej. Nëse ndonjëri do të thoshte, jo, ka raste që ka të moshuar që ndjekin të rinjtë që ecin sipas hapave të tyre, por megjithatë asnjëri nuk do e besojë. Kjo është e vërtetë. Mund të thoni që a ka shembuj? Po, një e keni përpara. Unë jam një i tillë, unë jam i moshuar që ndjek hapat e një të riu dhe po i ndjek ato hapa për eksperiencën. Përse e bëj unë këtë? Unë e bëj këtë se më pëlqen dhe në këtë Kuvend jam zëvendësues. Unë në këtë Kuvend zëvendësoj djalin tim i cili është anëtari i PD, por jeton dhe punon jashtë shtetit. Unë erdha për të zëvendësuar atë që karrigia mos t’i mbetet bosh. I bëj thirrje prindërve vëllezërve dhe motrave që të zënë vendet bosh nëse kanë fëmijët në emigracion. Të gjithë bashkë do të jemi më afër njëri-tjetrit. Do të ketë më shumë dashuri dhe të gjithë së bashku do të jemi më të fortë, më të dashur dhe simpatikë. Faleminderit!”, tha Kapexhiu. syri.net

 

Fatbardh Kadilli: PD sot duhet të kapë të ardhmen

Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje Sali Berishës që t’i hapë rrugën një brezi të ri, duke u bërë kështu i vetmi zë ndryshe në Kuvendin e PD.

“Një gjë është e sigurtë: nëse PD do të mbetet peng e të njejtave ide, e të njejtave qasje dhe e të njejtëve njerëz si në të shkuarën, shqiptarët nuk do e votojnë.
Ne nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës sonë: PD sot është PD-ja e vitit 2013. Për të koha ka mbetur në vend. Koha e shqiptarëve ka ecur përpara dhe e ka lënë PD-në pas.

PD sot duhet të kapë të ardhmen. Për këtë arsye, dua t’i bëj thirrje edhe një herë tjetër Zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë. Një garë ku merr pjesë zoti Berisha nuk është garë e vërtetë. Në emër të së ardhmes dua t’i bëj thirrje këtij Kuvendi që të shprehë qartë:
ndarjen nga çdo trashëgimi e keqe e së shkuarës sonë. Të shpallim ndarjen nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin që edhe ne kemi kryer në të shkuarën”, tha ai mes të tjerash.

Fjala e Plotë:

Fjala në Kuvendin e 30 Prillit

Të nderuar demokratë,
Të dashur miq,

Ndihem i nderuar dhe me fat që m’u dha prapë mundësia të flas me ju sot.

E di që është e drejta e çdo delegati dhe çdo demokrati të flasë,

por prapë e di që kërkon një mëndje të hapur dhe është vlerësim
që, mes folësve të përzgjedhur,
të pranohet edhe dikush që dihet fare mirë se do të jetë kritik.

Ndaj falenderoj sinqerisht organizatorët për këtë mundësi
dhe uroj që ky precedent të bëhet rrugë.

Kam zgjedhur të jem me ju sot sepse jam nga ata demokratë që nuk do ta braktis kurrë Partinë Demokratike
Edhe nëse e braktisin gjithë të tjerët.

Nuk e kam braktisur PD-në as në ditët e saj më të vështira,
Sepse kjo është partia ime. E kam pritur të vijë. Kam dhënë një dorë në krijimin e saj dhe do të vazhdoj ta bëj gjithnjë.

Për këtë arsye, në një farë mënyre jam i gëzuar për mijëra e mijëra demorkatë të tjerë si unë
që shohin sot një PD në rrugën e bashkimit dhe larg coptimit që i kanosej vetëm pak muaj më parë.

Duket se, më në fund, paaftësia e zotit Basha pati një të mirë. Nuk arriti të mobilizojë as të grupojë mbështetje masive që do ta ndante partinë.

Por nga ana tjetër,
do të isha hipokrit nëse nuk do të thoja se faktori tjetër për moscoptimin e partisë ishte përpjekja e suksesshme e Zotit Berisha,
Rezultat i forcës dhe vullnetit të tij të paepur për të marrë në dorë kontrollin e partisë, është krijimi i një shumice thithëse në bazën e partisë.

Pa ironi, shpresoj që të gjithë demorkatët një ditë të gjejnë kurajën që ka Zoti Berisha për interesin e tij dhe të dinë ta përdorin për të luftuar për interesin e partisë dhe të Shqipërisë.

Dhe kjo është arsyeja e dytë që unë jam këtu sot.

Jam këtu sepse kam shpresë se PD mund të ndryshojë, se PD do të ndryshojë.

Askush nuk duhet të mohoj, se diçka ka ndryshuar.

Duhet të jesh cinik të mos vlerësosh procesin e zgjedhjeve “një anëtar – një votë”të kandidatëve për zgjedhjet bashkiake dhe të drejtuesve lokalë të partisë.

Megjithë të metat, megjithë mosbesimin, me gjithë mospjesëmarrjen nga një pjesë e partisë,
përvoja e zgjedhjeve me votën e anëtarësisë
ka qenë një hap i rëndësishëm për partinë tonë
në të cilën garat e vërteta kanë munguar thuajse gjithmonë.

Unë shpresoj që ky parim do të respektohet në të gjitha rastet që do vinë shpejt
dhe shpresoj që do të kthehet në standardin e vetëm të zgjedhjes së drejtuesve dhe figurave politike të partisë.

Unë besoj se kthimi tek vota e anëtarësisë
dhe sanksionimi i largimit të kryetarit dhe ekipit humbës
janë një hap i madh për partinë tonë.

Ato nuk do të sjellin menjëherë ndryshimin e madh,
Por nëse do të respektohen do të sjellin ndryshime të mëdha në periudhën afatgjatë.

Por këto ndryshime, nuk mjaftojnë.

Sikurse e ka thënë një ekonomsit i famshëm:
në afatgjatë ne do të jemi të gjithë të vdekur.

Ndaj unë besoj se PD ka nevojë për një ndryshim sot.

Me keqardhje, them se ndryshimi nuk duket se do të ndodhë.

Ndoshta të kapur në befasi nga shpejtësia dhe rrjedha dramatike e ngjarjeve në përplasjen brenda partisë,
Ne demokratët duket se harruam të reflektonin dhe të diskutonim thellësisht për të ardhmen tonë.

Para nesh shtrohen pyetje thelbësore:

A reflektuam pse përfunduam deri në këtë pikë?

A po e ndryshojmë mendësinë që na solli këtu?

A e dënuam degradimin moral ku përfundoi udhëhejqa e partisë sonë?

A kemi përqafuar vlerat e vërteta, apo po ngatërrojmë vlerat me etiketat fallco që po i ngjisim vetes?

A po kthehemi në një parti moderne?

Apo po vazhdojmë me konceptet e vjetra me organizata dhe forume mijëra vetash që konkurojnë turmat e tifozëve në stadiume?

A kemi reflektuar mbi pushtetin e kryetarit dhe vendim-marjen e lartë në parti?

Apo thjesht menduam se kishim udhëheqësin e gabuar dhe tani kemi gjetur të duhurin?

A e kuptuam se servilizmi, klientelizmi, oportunzmi dhe mungesa e dinjitetit personal çojnë në autokraci partiake dhe në korruptimin partiak?

Nuk jam i bindur se këto pyetje marrin përgjigjet që shumëkush shrpeson sot.

Fatkeqësisht, më duket se ne ndjejmë kënaqësi vetëm kur shqiptojmë fjalët gati banale – Lul Brava, por jemi të verbër përpara bravave në mendjet tona.
Ato brava që në fakt e krijuan Lulzim Bashën që sot e dënojmë të gjithë.

Fatkeqësisht, më duket se këto kohë jemi marrë, me blindimin e verbër që Lulzim Basha i bëri ndërtesës së PD-së dhe me izolimin kriminal që ai i bëri partisë,
por jemi të verbër për të shikuar blindimin e padukshmëm dhe izolimin që PD e drejtuar nga Zoti Berisha ka nga qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe një PD moderne.

Fatkeqësisht ne jemi tallur me 5-7-10-15 përqindshin ku përfundoi Basha në zgjedhjet lokale, por e shohim si fitore të madhe 30 për qindshin që mori Zoti Berisha.

Ky është rreziku që ne të gjithë kemi sot pëprpara: rreziku që partia jonë do të kthehet përfundimisht në një 20-30 për qindëshe që tërheq vetëm anëtarësinë dhe një grup të pamjaftueshëm votuesish besnikë.

Ne sot rrezikojmë që të kthehemi përfundimsiht në një parti të huaj veçanërisht për rininë, për gratë edhe votuesin urban.

Sepse ne nuk po shkëputemi dot nga e shkuara dhe nuk po përtërijmë elitën drejtuese të partisë.

Zoti Berisha kërkon me këmbëngulje të bëhet kryetar partie dhe kandidat për kryeministër Kërkon të mbetet oferta e vetme e PD, kur jemi në dekadën e tretë të shekullit XXI.

Ndërkohë, është e sigurtë se e gjithë elita e re drejtuse e PD-së që do të dalë nga ky Kuvend do të jetë pak a shumë ajo që ishte prej një dekade me ca zbukurime të vogla.

Kjo elitë drejtuese do të riciklojë të njejtat qasje, të njetat ide, të njejtat fjalë si më parë, madje me më pak besueshëmri se më parë.

Javët e fundit e kanë treguar qartë shterpësinë e ideve dhe të mendimeve të kësaj elite.

Rezultati i pashmangshëm do të jetë dështimi ynë elektoral në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm dhe ato të përgjithshme të vitit 2025.

Të dashur demokratë
Partia Demorkatike ka qenë e suksesehmë vetëm kur i është përgjigjur aspiratës së shqiptarëve për ndryshim.

Në vitin 1992 ajo iu përgjigj aspiratës së shqiptarëve për ndryshimin e madh drejt lirisë dhe demorkacisë.
Atëhere, ajo ishte e vetmja alternativë që mund të sillte atë që donin shqiptarët: një qeverisje demokratike.

Në vitin 2005, Partia Demorkatike iu përgjigj aspiratës së shqiptarëve për luftë kundër korrupsionit dhe për qeverisje të pastër dhe të përgjegjshme. Atëhere ajo qe e vetmja alternativë e besueshme përballë kalbëzimit krruptiv të qeverisjes socialiste.

Në vitin  2021 ne nuk ju afruam shqiptarëve atë që donin: një qeverisje të ndershme dhe që punon për njerëzit dhe jo për oligarkët. Dhe humbëm.

Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspiratë të shqiptarëve.

Edhe dje edhe sot, edhe para dhe pas 25 prillit, 9 shtatorit, 11 dhjetorit, 8 janarit, 6 marsit, shqiptarët kanë një aspiratë:
duan një qeverisje normale, të ndershme, që afron mundësi për të gjithë.

Shqiptarë sot duan politikanë të pakorruptuar dhe me integritet.

Duan një politikë të ideve, të institucioneve,
duan një politikë europiane.

Duan një treg të lirë nga monopolet dhe oligarkët që po grabisin çdo pasuri kombëtare dhe çdo qindarkë të parave të shqiptarëve.

Shqiptarët po ulërasin kudo:
Kundër korrupsionit
Kundër padrejtësive
Kundër oligarkëve

Vota e qytetarëve fitohet vetëm nëse ata besojnë se jemi ne ata qe do ja u përmbushim këtë aspirate.

Një gjë është e sigurtë: nëse PD do të mbetet peng e të njejtave ide, e të njejtave qasje dhe e të njejtëve njerëz si në të shkuarën, shqiptarët nuk do e votojnë.

Ne nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës sonë: PD sot është PD-ja e vitit 2013. Për të koha ka mbetur në vend.

Koha e shqiptarëve ka ecur përpara dhe e ka lënë PD-në pas.

PD sot duhet të kapë të ardhmen.

Për këtë arsye, dua t’i bëj thirrje edhe një herë tjetër Zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë. Një garë ku merr pjesë zoti Berisha nuk është garë e vërtetë.

Në emër të së ardhmes dua t’i bëj thirrje këtij Kuvendi që të shprehë qartë:
ndarjen nga çdo trashëgimi e keqe e së shkuarës sonë.
Të shpallim ndarjen nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin që edhe ne kemi kryer në të shkuarën.

Të dashur demokratë,

I gjithë fokusi i Edi Ramës dhe shpurës së tij është të mbajë pushtetin me çdo mjet dhe me çdo çmim: pavarësisht ligjit, pavarësisht moralit, pavarësisht kostove.

Një nga investimet më të mëdha të Edi Ramës është lufta kundër PD-së, lufta kundër nesh, që të shpenzojmë energji dhe kohë për tu mbrojtur dhe që të mos kemi kohë dhe energji për të ndryshuar.

Rama dhe pushteti punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të përçarë, diskredituar dhe dekurajuar kundërshtarët e tanishëm dhe ata potencialë, veçanërisht PD-në.

Nga ana tjetër, fatkeqësisht elektorati i djathtë, është i përçarë:
ca mbështesin këtë apo atë udhëheqës pa kushte,
ca janë të zhgënjyer nga PD-ja,
ca janë të zhgënjyer nga të gjitha partitë e djathta,
ca kanë humbur shpresën tek politika.

Kjo përçarje vjen nga mungesa e vlerave të partive të djathta, veçanërisht PD-së.

Ndaj bashkimi mund të vijë vetëm nëse PD do të kthehet në parti vlerash.

Përtej të djathtës, shumë qytetarë kanë humbur çdo lloj besimi ndaj poitikës dhe politikanëve
Ky mosbesim i ka çuar ata në braktisjen e politikës dhe bojkotimin e zgjedhjeve.
Shumë i ka çuar drejt emigrimit.

Kjo krizë mosbesimi buron më shumë se nga çdo gjë tjetër nga korruptimi i politikanëve.

Ndaj
kthimi i besimit të qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në politikë mund të vijë vetëm nëse PD i kthehet vlerave;

Vetëm nëse PD do të shkëputet një herë e mirë nga pjesa e korrutpuar dhe dështimet e të shkaurës së saj;

Vetëm nëse në krye të PD-së do të ketë njërëz me integritet të padiskutueshëm.
E kam thënë para jush para pak muajsh dhe dua ta them sërish:

Edi Rama rrëzohet me parime dhe jo me forcë.

Edi Rama mundet në betejën e vlerave dhe integritetit dhe jo atë propagandës dhe sharjeve.

Edi Rama mundet nëse përballë tij PD do të vërë dikë që del në mes të sheshit dhe askush nuk e akuzon dot për integritet dhe dinjitet.

Të dashur demokratë,

Ne shpesh na karakterizon mentaliteti për t’i shtyrë gjërat për nesër. Mentaliteti shohim e bëjmë.

Por ne nuk kemi kohë të shohim, të presim. Pritja është dënim për Partinë Demokratike.

Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur sot.

Ne duhet të ndryshojmë sot.

Ky Kuvend nuk do të shërbejë për asgjë nëse nuk shërben si fillimi i ndryshimit që PD ka nevojë

të ndryshimit që shqiptarët presin me dëshëprim.

Ju ftoj që bashkë të zgjedhim rrugën e ndryshimit, rrugën e shpresës.

Faleminderit.

bw

Berisha: Sot nisim marshin tonë drejt fitores, do mbushim sheshet për të drejtat e shqiptarëve

Berisha: Ne e rithemeluam PD-në sepse kulti ynë është vota e lirë

“Do filloj fjalën time me një mirënjohje të pakufishme ndaj jush se qëndruat ju në idealet tuaja më të larta njerëzore, ne jemi sot këtu më të fortë se kurrë. Rrofshi ju, Zoti ju bekoftë”.

Kështu e nisi fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Sipas tij, në këtë Kuvend do vendoset jo vetëm për fatet e PD-së, por edhe të pluralizmit.

“Ne mblidhemi sot krenarë sepse pas një eksperience unike në historinë e një force politike në Europë, patëm një ditëlindje të dytë. Më 11 dhjetor të vitit 2021, me një Kuvend historik, rilindi sërish PD-ja, kjo parti nuk vdes kurrë. Ajo jeton dhe do të jetojë në idealet më fisnike të shqiptarëve.

Ju e rithemeluat atë sepse donit të fshinit nga faqja e dheut, regjimin e bazuar në krimin, drogën dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ju u bashkuat dhe ne rithemeluam PD-në, pasi donim që kjo parti, ashtu siç lindi, të mbetej avokate e pamposhtur e vlerave më të arrira konservatore.

Ne u rithemeluam sepse ne donim të vendosur të mbrojmë interesin kombëtar të shqiptarëve, të nëpërkambur nga një albanofob bastard i nomenklaturës së vjetër komuniste, që shqelmon mbi dinjitetin dhe interesat e shqiptarëve, Edi Rama.

Ne u rithemeluam sepse kulti ynë është vota e lirë. Ne u rithemeluam të vendosur se për demokratët shqiptarë do të vendosin vetëm ata me votën e tyre të lirë,” tha Berisha.

Berisha akuzon Bashën, Sorosin dhe Ramën: Kjo rrugë na u imponua

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në Kuvendin Kombëtar se Foltorja ishte një rrugë e imponuar.

“Rruga e Foltores na u imponua. Kjo rrugë u imponua se ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë. Nga dështimi në dështim. Të gjitha këto për shkak të një udhëheqësi të papërgjegjshëm, që e konsideroi këtë parti si një sipërmarrje private. Parimet e vlerat ai i zëvendësoi me pazaret me qeverinë…

Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë. Ne u përballëm këto muaj me të gjithë egërsinë e narkoshtetit, miliardat e parave të drogës dhe krimit. U përballëm këto muaj me kurthet e neveritshme të ish-drejtuesit të saj, por e vërteta është se u përballëm me përpjekje të jashtëzakonshme të Soros dhe mafies së tij për të shkatërruar opozitën shqiptare, për ta shndërruar atë në një gjethe fike të të majtës shqiptare dhe Edi Ramës. Por këto përpjekje dështuan.

Me këtë rast dua t’u them atyre që mendojnë se mund të mbajnë një pseudo-opozitë në këmbë, se gabohem: opozita nuk emërohet, ajo nuk delegohet, ajo është moral. Ja ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë e gatshme për çdo betejë.

Unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt apo provë. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës. Cilido që paraqet një fakt, një dokument, një provë më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm që të marrë çdo masë ndaj vetes së tij.

Unë jam Sali Berisha, kurrë nuk e pranoj shpifjen dhe gënjeshtrën për të vërtetë,” tha Berisha.

Berisha: Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë kriminale

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi se me këtë Kuvend Kombëtar do të nisë një kapitull i ri.

“Kemi muaj që për shkak të këtyre ndërhyrjeve, ne merremi me veten tonë. Ky Kuvend shënon fundin e këtij kapitulli. Ky Kuvend hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Europës, të qeverisë së shndërruar në organizatë kriminale. Kryeministri absolutisht më i pashkollë në historinë e shtetit shqiptar. Shqipëria ulërin në katër anët e saj. Shoqëria shqiptare lëngon në katër anët e saj. Edi Rama po vret shpresën në çdo skaj dhe shesh të Shqipërisë.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të rikthyer shpresën për të rinjtë shqiptarë në radhë të parë, pastaj për të gjithë shqiptarët, një detyrë plotësisht e mundshme,” tha Berisha.

Më tej ai u ndal te situata e vështirë ekonomike në vend. Berisha tha se kriza e çmimeve u ndje tre herë më shumë në Shqipëri edhe se në Ukrainë.

Sipas tij, qeveria po e përdor krizën për pasurimin e saj.

“Sot para shqiptarëve ka vetëm një alternativë, kjo është PD e rithemeluar mbi vlerat konservatore. Sot mes nesh kemi 70 kryetarë të degëve të PD-së, të zgjedhur për herë të parë me një anëtar, një votë. Ata firmosën fundin e kryetarokracisë, asnjëri prej tyre nuk u emërua nga kryesia, nuk u emëruan nga kryetari. Të gjithë u propozuan nga kryesia, sipas statutit të PD-së të dhjetorit 2021, Kushtetutës tonë të lirisë,” tha Berisha.

“Aty ku dhunohet e drejta, lind qëndresa, lind protesta. Apatia e opozitës merr fund,” u zotua Berisha.

Berisha: Në pushtet, do zhdukim pasojat katastrofike të reformës së dështuar në drejtësi

Lideri historik demokrat, Sali Berisha premtoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së se në pushtet, ai do të zhdukë pasojat katastrofike të reformës së dështuar në drejtësi.

“Drejtësia është e gjitha në funksion të ekzekutivit. Sot ryshfeti për të ofruar dosjen në një afat të pranueshëm për shqyrtim është më i lartë se kurrë në historinë e vendit, përndryshe drejtësi nuk merr.

Në zotohemi që nesër në pushtet, me insttuiconet më të mira evropiane dhe amerikane, do bëjmë gjithçka për të zhdukur pasojat katastrofave të kësaj reforme të dështuar.

Të rikthejmë ligjin për një proces të drejtë ligjor. Të vendosim sigurinë ligjore si kusht të të gjitha kushteve për të pasur shoqëri të lirë, për të pasur treg të lirë, për të pasur investime, për të ecur në procesin e integrimit,” tha Berisha.

“Shqipëria 8 vite mbeti aty ku ishte në procesin e integrimit. Shqipëria në këto vite thirret rëndom Kolumbi e Evropës, kanabistan. Shqiptarët zbritën nga qytetarët më të paguar të rajonit në qytetarët më pak të paguar. Pandemia mori jetë dhe shpirtra njerëzish më shumë se në çdo vend të Europës. Shqiptarët sot kanë numrin më të ulët të personelit shëndetësor për frymë në Europë. Të gjitha këto sepse personeli shëndetësor është më pak i paguari”.

“Një shkatërrim të plotë ka sot sistemi arsimor. Gjithçka mbulohet më një propagandë banale, vulgare sipas ligjit gënje, gënje se diçka do besohet. Sot para shqiptarëve ka vetëm një alternativë dhe kjo është PD-ja e rithemeluar mbi vlerat konservatore. Po, unë mendoj se ne kemi nisur në rrugën e duhur. Miqtë e mi, rezervat tona, potenciali ynë është liria. Pasuritë e saj janë vlerat konservatore ndaj dhe ne betejën tonë me këto vlera do ta vazhdojmë gjer në triumfin e plotë në Shqipëri. Modelin që zgjodhëm të përfaqësimit do ta konsolidojmë. Votën e lirë do ta konsolidojmë. Por mos harrojmë se ne u themeluam si parti e të drejtave e lirive njerëzore”.

Berisha: Shtetësi shqiptare për çdo shqiptar kudo, edhe në Kosovë! Vuçiçi do ketë fatin e Putinit nëse…

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, lëshoi akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke përmendur këtu edhe marrëdhëniet e kryeministrit me Vuçiç.

Berisha tha se Rama e ka kthyer Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë të Serbisë ndaj Kosovës. “Kryetarë shtetesh hapin sytë kur e dëgjojnë Ramën të flasë me aq pasion për Vuçiç. Ne jemi për bashkëpunim rajonal, por nuk mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohte ndaj Kosovës”, tha Berisha.

“Ne nuk do e pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë antishqiptare, një aleancë që është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe. Ajo është në shërbim të influencës ruse në rajon. Koha po provon se miku i ngushtë i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, ka rikthyer Serbinë me politikën e tij, ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon.

Megjithatë ne jemi këtu prapë në këmbë, për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës, do përballet me reagimin e kombit shqiptar si një komb i vetëm. Asgjë nuk na impresionon ne. Nëse do paqe e bashkëpunim, jemi të hapur. Atë fat që do ketë Putini, do e kesh edhe ti nëse kërcënon,” tha Berisha.

Lideri historik u zotua se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të nënshkruhet një marrëveshje që qytetarët e Kosovës të gëzojnë shtetësinë shqiptare apo dyshtetësi si qytetarët që jetojnë këtu.

“Imagjinoni ju ata burra e gra e të rinj që këto 30 vite kanë nisur djersën mundin, shpirtin, miliarda euro në Shqipëri, e janë shndërruar faktor kryesor në mbështetjen e familjeve shqiptare, por dhe në bilancin tregtar të vendit, atyre nuk u njihet asnjë e drejtë nga Shqipëria, përkundrazi dhjetëra-mijëra prej tyre që vuajnë shumë për të rikthyer shtetësinë e tyre.

Këto marrin fund, shqiptarët kudo ku janë do kenë shtetësinë shqiptare, shqiptarët e Kosovës në një marrëveshje do gëzojnë këtë shtetësi apo dyshtetësi si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë”.

Berisha: Sot nisim marshin tonë drejt fitores, do mbushim sheshet për të drejtat e shqiptarëve

Në fund të fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, lideri historik Sali Berisha tha se tani nis marshimi drejt fitores.

“Ne qëndrojmë të vendosur në idealet dhe vlerat tona. Ky Kuvend hap një kapitull historik për ne, kapitullin e marshit tonë drejt fitores.

Disa thonë: A mundet Edi Rama? Po a nuk jemi ne bashkë që e kemi mundur tre herë? Edhe gjashtë herë të tjera do e mundim.

Por ky marsh, ky udhëtim kërkon nga ne të bëjmë gjithçka për mendjen dhe zemrat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Po ashtu, ai garantoi se shqiptarët dhe bizneset do të kenë taksat më të ulëta në Europë.

“Sot 50% e shqiptarëve lëngojnë në varfëri. Mjerimi ose varfëria janë rritur 3 ose 4 herë. Pagat, pensionet janë bërë qesharake. Me të drejtë, secili prej jush dhe çdo demokrat e demokrate shtron pyetjen: si do e ndryshoni ju këtë gjendje kaq të rëndë? Përgjigja është një dhe vetëm një: Ne këtë gjendje do e ndryshojmë dhe japim fund sepse do të ndezim motorët e entuziazmit të tregut. Ne që sollëm tregun e lirë. Mos harroni se 30 vite më parë ne vendosëm taksën më kryesore, taksën e vlerës së shtuar, të dytën më të ulëtën në botë. Jemi parti e taksave të ulëta. Garantoj shqiptarët dhe bizneset se Shqipëria do të jetë vendi i taksave më të ulëta në Europë. Jo vetëm kaq, por ky është vend i bekuar. Pasuritë përrallore do të shndërrohen në burime të fuqishme zhvillimi dhe të ardhura për shqiptarët”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD se nuk do të ketë asnjë palë zgjedhje në Shqipëri pa të drejtën e votës për emigrantët. Ai u shpreh se do të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës për të drejtat e shqiptarëve.

“Do mbushim rrugë dhe sheshe të Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme të shqiptarëve kudo ku janë”, deklaroi Berisha.

syri.net

Agron Shehaj: Së pari ne duhet që të bëjmë një opozitë të vërtetë

Deputeti Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tha se opozita duhet të jetë e vërtetë.

“Ne duhet të jemi të vërtetë. Së pari duhet që të bëjmë një opozitë të vërtetë. Duhet të zgjedhim të luftojmë dhe të mbrojmë interesin e qytetarëve.

Vetëm në këtë mënyrë mund të dallohemi nga ata që sot kanë pushtetin dhe që e përdorin për interesat e tyre personale.

Nuk mund të jemi opozitë e besueshme nëse jemi selektivë apo shfaqim shenja dobësie para skandaleve. Aq më keq, nëse heshtim apo mbyllim njërin sy.

Hapja e partisë nuk varet nga sa të gatshëm jemi ne të mirëpresim të tjerët, por sidomos se sa të besueshëm jemi për qytetarët. Njerëzit do vijnë atëherë kur nuk të mos ketë asnjë dyshim, kur të binden se ne po punojmë për interesin e njerëzve.

Vetëm nëse bëjmë këtë dallim kryesor nga kjo shumicë, vetëm nëse bëjmë kontrastin me ta, mund të sjellim ndryshimin për shoqërinë. Vetëm kështu mund të fitojmë,” tha Shehaj.

syri.net

Lordi britanik: Keni mbështetjen e shumë miqve në Europë e botë

Lordi britanik Xhejms Uarton, ishte ndër folësit në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Politikani konservator tha se Sali Berisha dhe PD-ja kanë shumë miq në mbarë Europën dhe botën.

“Faleminderit që më ftuat të marr pjesë në këtë konferencë të rëndësishme. Faleminderit për punën e mrekullueshme që keni bërë për ta çuar vendin përpara.

Është një nder i madh që flas për këtu dhe që të kemi të nderuarin zotin Berisha, që ka qenë në front të kësaj beteje.

Ka shumë vlera të përbashkëta që ndajmë ne si konservatore. Këto janë vlera që duhet t’i çojmë përpara. Është e detyrueshme që partitë konservatore në mbarë botën të punojnë së bashku për t’u përballur me sfidat dhe me ndryshimet e vështira. Po ashtu duhet të fuqizojmë punën tonë dhe të risjellim vlerat ku besojmë,” tha politikani.

Ai shtoi se edhe konservatorët britanikë kishin probleme, deri në momentin kur ai drejtoi fushatën e Boris Xhonson dhe konservatorët u rikthyen fuqishëm.

“Edhe ne kemi pasur probleme dhe përçarje në historinë tonë, por mësimet që duhet të nxjerrim janë të ngjashme në mbarë botën, ashtu si konservatorët shqiptarë. Ne ecëm përpara, ne e rinovuam partinë tonë dhe gjetëm besimin te qytetarët. Kjo arrihet me një debat të hapur me vlera dhe qëllime të ngjashme.

Kandidatët tanë duhet të jenë të aksesueshëm dhe të hapur për qytetarët. Ata duhet të jenë edhe të qëndrueshëm dhe të përfaqësojnë vlerat që përfaqësojnë.

Është kënaqësi që të shoh që kjo parti është duke e rigjetur këtë ideologji dhe këto vlera. Ne duhet të mbështetemi te këto vlera dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.

Ju keni mbështetjen e plot miqve në Europë dhe në botë. Vazhdoni kështu dhe fuqizoni partinë tuaj për qëllimet e përbashkëta,” tha Uarton.

syri.net

Evi Kokalari: Shqipërisë nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ishte një nga folëset në Kuvendin Kombëtar të demokratëve.

“Shqipëria është një shtet sovran dhe i tillë do mbetet. Lulzim Basha dhe u kontrollua dhe u këshillua në vetëvrasje politike. Fatkeqësia e tij ishte bekimi ynë.

Shqipërisë nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër nga elementët e huaj, sepse ne jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit, kjo është tokë e ilirëve dhe jemi njerëz të besës dhe kanunit. Fatkeqësisht kjo mikpritje merret për dobësi ndonjëherë dhe abuzohet deri në pikën kur ne jemi të detyruar t’u tregojmë vendin miqve problematikë.

Besnikëria jonë i përket Amerikës dhe jo interesave të veçanta. George Soros është armik i Amerikës dhe i vlerave të saj. Ai është armik i vlerave themeltare mbi të cilat është krijuar Amerika. Çdo tentativë për të cenuar opozitën në një vend pritës, cenon interesin e amerikanëve pasi ata janë kundër ndërhyrjeve në shtetet e tjera. Mos besoni se këto ndërhyrje i bëjnë në emër të Amerikës.

Më vjen turp kur shoh nivelin me të cilin përfaqësohet Amerika, por edhe ku ishte katandisur PD-ja e vlerave konservatore.

Për ata që më akuzojnë se kam ndihmuar për një karrige, u kam thënë se nuk jam njeri i karrigeve, por jam elektron i lirë. Prandaj u them se nuk do jem pjesë e Këshillit dhe as e Kryesisë.

Nëse Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur dhe Sali Berisha nuk do të ishte bërë non-grata.

Për herë të parë në 100 vjet me miqësinë me Amerikën, shqiptarët kanë humbur besimin te ajo. Amerika mbetet e njejtë, lojtarët kanë ndryshuar. Ashtu siç amerikanët po bëjnë durim derisa të largohet administrata false e Biden, ju bëj edhe ju thirrje për durim,” tha ajo.

syri.net

Oerd Bylykbashi: Kemi betejë të vështirë, por fisnike për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës

Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Së pari ju uroj suksese në inaugurimin e mandatit tuaj si përfaqësues të demokratëve në organin suprem të Partisë Demokratike. Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 mbylli një kapitull të errët të funksionimittë PD dhe me statutin që miratoi, i çeli rrugën këtij Kuvendi të ri.

Është në nderin dhe barrën e këtij Kuvendi që mbi ato themele që u hodhën me statutin e 11dhjetorit, të ndërtojmë Partinë Demokratike të 15 apo 20 viteve të ardhëshme. Një parti që emrin “demokratike” ta meritojë jo vetëm për shkak të parimeve, por sepse i zbaton ato. Nëse demokracinë nuk e kemi brenda nesh nuk mund ta kërkojmë jashtë shtëpisë sonë.

Mbytja e ngadaltë, në heshtje përgjatë viteve, e demokracisë brenda PD na bashkoi në një lëvizje pa precedent në historinë tonë politike por edhe të Ballkanit. Rrugëtimi i Foltores dhe forca që treguan demokratët e thjeshtë që kërkonin dhe gjetën një vend për të thënëçfarë mendonin, tregoi se sistemi imunitar i PD kundër autokracisë funksionon. Është detyra jonë ta mbajmë të shëndetshëm imunitetin tonë demokratik.

Votat e lira të demokratëve janë antitrupat kundër vulës së njëshit, autokratit dhe diktatit. Liria e individit vlen më shumë se disiplina e hekurt që imponon lideri. Më 11 dhjetor ne provuam këtë. Por sot marrim detyrën ta mbajmë atë që vendosëm më 11 dhjetor 2021.

Rrugëtimi ynë drejt 11dhjetorit 2021 kaloi nëpër një hartë rruge që kishte një vizion dhe një objektiv: demokratizimin e PD nëpërmjet reduktimit të pushtetit të kryetarit dhe forcimin e pushtetit të këtij Kuvendi, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë që janë organet përfaqësuese të tij. Referendumi, zgjedhjet “një antar – një votë” dhe primaret ia japin antarëve pushtetin suprem. Ndarja dhe balancimi i pushteteve, kolegjialiteti dhe respektimi i votës na siguron që jemi parti demokratike.

Vetëm statuti nuk na bën demokratë. Zbatimi i tij nga secili prej nesh, me votë, duke folur hapur e pa tutje në organet përfaqësuese, kjo na bën demokratë. Sa më shumë të votohet në këtë parti aq më shpejt dotë bashkohemi, do lemë pas përçarjen që deshën të na imponojnë, akoma më shumëdo të jemi demokratë. Nuk ka instrument më bashkues se kutia e votimit ku bëhen bashkë mendimet tona edhe te ndryshme apo të kundërta.

Miq,

Deri më 9 shtator 2021 po ecnim symbyllur drejt një ure, përtej të cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve. Përtej asaj ure vdes demokracia dhe mbretëron autokracia. Ne i hapëm sytë, hapëm gojën, folëm, dhe u shmangëm nga ajo urë ku liria shkëmbehet me diktatin. Nuk mund t’i falim sërish liritë që fituam tek Foltorja, tek 11 dhjetori, 18 dhjetori, 30 janari i primareve apo 6 marsi.

Ky kuvend qëndron mbi këto themele që nuk duhen harruar e tradhëtuar. Po i mbyllëm sytë dhe gojën, sërish do t’i drejtohemi asaj ure ku partitë njihen me emrin e kryetarit. Ne nuk kemi më kohë për gabime të përsëritura.

Në 31 vite ndoshta nuk patëm asnjëherë demokracinë perfekte. Ndaj sfida që kemi për ta ndryshuar këtë fakt është e madhe. Por bashkë jam i sigurt se mund ta realizojmë.Ne besojmë tek parimet e Kushtetutës amerikane dhe Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut. Ky është proamerikanizmi  dhe pro-europianizmi ynë.

Ne kemi eksperiencën e themeluesve dhe qëndrestarëve por edhe dhe energjinë e të rinjve. Sinergjia e tyre është garancia për të ardhmen e kësaj partie. E ardhmja pa u mbështetur në të shkuarën, është e pasigurt.

Kemi betejë të vështirë por fisnike për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ndaj sot duhet të projektojmë lidershipin që na çon në fitoren e 2023, atë të 2025 me të cilën të rikthejmë rrugëtimin europian.

Sot, bazuar tek tradita, eksperienca dhe vizioni, duhet të projektojmë jo thjesht liderin, por lidershpin e 10 -15 viteve të ardhëshme, gjeneratën e drejtuesve që marrin përsipër sfida e përgjegjësi, dhe japin llogari me votë para jush, demokratëve.

Suksese miq në detyrën e rëndësishme që ju kanë besuar demokratët!

Rroftë Partia Demokratike!

syri.net

Jozefina Topalli: PD-në e shkatërroi gjumi fitimprurës i Lulzimit!

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit me ovacione në sallën e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

E përlotur, ajo mbajti një fjalim të ndjerë, duke thënë se kjo është prova e vërtetë e demokratëve.

“Në vitet e opozitës së vështirë para vitit 2005, askush nuk mendonte të na quante opozitë e rreme. Nuk shiteshim, nuk digjnim mandate, nuk merrnim zarfe dhe nuk imagjinonim të hidhnim gaz mbi njerëzit tanë. Ishim mësuar të bënim betejat tona dhe besonim se ishin mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ishim mësuar të mos tërhiqeshim nga kërcënimet.

Por erdhi dita kur Partisë tonë Demokratike të mos i mbetej asgjë demokratike. Për vite me radhë ka ndodhur kjo dhe ne kemi heshtur. Pas vitit 2013, tatëpjeta e PD-së mori vrapin. PD hyri në krizë identiteti, krizë përfaqësimi, krizë vlerash,” tha ajo.

Sipas saj, Lulzim Basha i tradhtoi të gjitha kauzat e opozitës, duke bërë pazare. Ajo tha se “PD-në e shkatërroi gjumi fitimprurës i Lulzimit!”

“Pas vitit 2013, PD hyri në krizë. Krizë identiteti. Krizë përfaqësimi. Krizë lidershipi:

-Në parlament deputetët bënin betejën me krimin, ndërkohë udhëheqja me buzëqeshje bënte pazare me pushtetin.
-Në rrugë, qytetarët protestonin per te drejtat e tyre, në zyrën bashkiake të kryetarit të PD, kishin nisur negociatat për lejet e ndërtimit.
-Në shtëpitë e shqiptarëve kishte nisur largimi nga puna, në shtëpinë e kryetarit shtohej puna për kunatin”.

Ne nuk e meritonim këtë opozitë. Prandaj Foltorja ishte gjëja më e bukur që mund të ndodhte për të zgjuar strukturat. Kuvendi i 11 dhjetorit ishte hapi i parë për t’u ndarë nga pazaret. Ne i dimë që betejat i kemi të forta. Nuk është hera e parë.

Nuk është vetëm pushteti që korrupton, por edhe frika. Ne nuk kemi pse kemi frikë prej frikës.

Ne duhet të mësohemi se partia nuk është kryetari, nuk është sigla dhe aq më pak godina. Partia është njerëzit, është fryma, janë vlerat. Sot jam më optimiste se sa kam qenë më parë. Erdha këtu si një nderim për trashëgiminë tonë. Kemi bërë shumë dhe kemi frymëzuar shqiptarët.

Dikush mund të thotë që krijove lëvizjen tënde dhe ike. Jo, unë nuk kam ikur unë, ka ikur PD-ja nga demokratët. Të vërtetat kanë qenë liria ime.  Kur opozita të bëhet pushtet moral, rruga jonë do jetë e qartë,” tha Topalli.

syri.net

Salla ngrihet në këmbë- Përlotet Jozefina Topalli: Më latë pa fjalë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e rikthyer tashmë në PD, është përlotur në foltoren e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Salla u ngrit në këmbë kur ajo u nis për te foltorja. Ovacionet e shumta e emocionuan Topallin, e cila u përlot.

“Ju sot më latë pa fjalë dhe u jam shumë mirënjohëse. Herën e fundit, që kam qenë në Kuvend të partisë sonë, ka qenë pas zgjedhjeve të vitit 2013”.

“Ishim mësuar të ishim pjesë e një partie që fitonte zgjedhjet. Sa herë që PD fitonte, ne ishim në gjendje të bënim ndryshimin,” tha Topalli.

syri.net

Artan Hoxha: Ky Kuvend projekton trajektoren e 30 viteve në vazhdim

Analisti Artan Hoxha mbajti fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, duke theksuar se ky Kuvend do përcaktojë se si do jenë 30 vitet në vazhdim.

“Gëzuar dhe e gëzofshim PD-në e rithemeluar. Është një ngjarje e madhe pas një përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd, ku një pakicë uzurpoi për pak kohë të drejtat e shumicës.

Sot jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për PD-në. Unë shpresoj dhe besoj te ju se në Kuvendin e sotëm, ju do projektoni trajektoren e 30 viteve të ardhshme. Nëse do e bëni këtë, ky do të jetë një Kuvend historik.

Disa muaj më parë, më 11 dhjetor, ishte një tjetër Kuvend historik, pasi ju u vetëmblodhet si anëtarësi. U vetëmblodhët dhe mbajtët një qëndrim. Qëndrime që do mbeten në histori. Ju patët kurajo që t’i thoshit edhe Amerikës që gabon kur mbështet pa kriter këtë qeveri, gabon kur godet pa kriter këtë opozitë. Kjo tregon se ju keni dinjitet dhe sovranitet. Vetëm kështu mund të jeni një partner i mirë. Pa këto cilësi, mund të jesh një shërbëtor dhe vasal.

Sot ju jeni në rrugën e mbarë. Unë do jem bashkë me ju në pjesën tjetër të rrugëtimit në 30 vitet e ardhshme. Suksese dhe fitore në betejat e ardhshme,” tha Hoxha. syri.net

Spahia: Ky Kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli humbës 8-vjeçar

Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë së Shkodrës, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, tha se pushtetin në PD tani e ka vota.

“Këtu pushtetin e ka vota dhe jo emërimi dhe kjo është arritja më e madhe në 30 vite.

PD ishte kthyer në një parti ku një parti ku një njeri vendoste për gjithçka dhe për gjithkënd. Tani vota vendos se kush do të kandidojë, kush do të marrë përgjegjësi.

Ky Kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli humbës 8-vjeçar. Sepse ne jemi demokratë që i besojmë votës. Unë vetëm jam produkt i një procesi të jashtëzakonshëm bazuar te vota. Vota ka rritur konkurrencën dhe pjesëmarrjen e demokratëve sepse ata vendosin vetë se kush do i përfaqësojë.

Më 6 mars, Shkodra mbeti fortesa e vetme e demokracisë sepse respektuam votën. Ne mundëm t’u jepnim shpresë demokratëve dhe fituam sepse ishim në anën e drejtë.

Besimin që kemi vendosur me demokratët duhet ta injektojmë të çdo votues. Ne duhet ta bëjmë PD-në një parti të shpresës. Vendit i duhet një ndryshim dhe këtë ndryshim mund ta sjellë vetëm për PD-në. Është koha që ne të frymëzojmë njerëzit, të bëhemi zëri i tyre. Është koha që të bëhemi bashkë,” tha Spahia. syri.net

Imami: Rroftë PD, për herë të parë anëtari i partisë është themeli i saj

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e nisi fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar me thirrjen: Rroftë PD!

Ai vlerësoi proceset e fundit në parti, duke thënë se ato kanë vendosur votën dhe anëtarin në bazën e partisë. Imami tha se fjalimi i tij do të bazohet vetëm te e ardhmja. Imami tha se kriza në PD ishte krizë përfaqësimi.

“Anëtari i partisë është themeli i partisë. Për herë të parë u thirr një Kuvend nga anëtarët e Kuvendit. Referendumi i dhjetorit ishte një ngjarje historike për politikën shqiptare, ku anëtarësia mori vendime”.

“Ish-kryetari bëri spastrimin e partisë nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta. Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara dhe të falsifikuara për kryetarin e PD në 2017-ën dhe 2021-shin, pas shkeljeve të vazhdueshme statutore, ishin një turp. E kundërta ndodhi në referendumin e dhjetorit. Anëtarët dolën masivisht në votime pasi menduan se vota e tyre ka rëndësi. Me garë të lirë mund të fitojmë partinë tonë. kjo duhet të jetë rruga jonë për ringritjen e PD-së.

Por nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, por duhet të synojmë përfaqësimin e qytetarëve. Ka njerëz me kontribute dhe partia duhet të jetë e hapur për ata. Natyrisht sa më të rinj, aq më mirë. Të mos mbetemi me formulime të rinj dhe të vjetër, se ato janë parulla të OJQ-ve.

Krahas kësaj hapje të vazhdueshme, mendoj se është vendimtare mbajtja dhe ruajtja e palcës së partisë, e historisë dhe traditës së saj më të mirë. Partia nuk ka nevojë të rishpiket. Nuk jemi për konservatorizëm që nuk pranon asnjë ndryshim, por jemi për një konservatorizëm modern. Po ndryshimit, por jo çdo ndryshimi. Me gjithë respektin për çdo gjë, babai dhe nëna nuk ndryshojnë, burri dhe gruaja nuk ndryshojnë,” tha Imami.

Sipas tij, askush nuk e ka ndryshuar vendin më shumë se qeverisja e PD. Kjo parti ka kontribute historike, tha ai.

Imami vazhdoi duke e akuzuar Lulzim Bashën se krijoi një opozitë fasadë.

“Duhet t’i japim Shqipërisë një opozitë të vërtetë dhe nesër një qeverisje më të mirë, ashtu siç e meriton”, tha Imami.

syri.net

1425 delegatë- Këlliçi: Kuvendi Kombëtar ka aftësi vendimmarrëse

Me propozim të Komisionit të Rithemelimit dhe delegatëve janë zgjedhur drejtuesit e Kuvendit Kombëtar të PD.

Më konkretisht, për përbërjen e komisionit të drejtimit të punimeve, janë zgjedhur Albana Vokshi Edmon Spaho, Ervin Minarolli, Ivi Kaso dhe Belind Këlliçi.

Ndërkohë për Sekretariatin teknik është zgjedhur Ledio Nuraj, Minushe Lazaj si dhe Nadja Daullja.

Kuvendin do e drejtojë sërish Belind Këlliçi. Pasi janë numëruar të pranishmit, në sallë rezultoi se janë 1425 delegatë, nga 1800 të thirrur gjithsej.

Kryetari i Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit të PD-së, Belind Këlliçi ka treguar se sa është numri i delegatëve që marrim pjesë sot në Kuvend. Ai mes humorit tha se nuk janë 5004 delegatë

“Për këtë arsye deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe aftësinë vendimmarrëse të tij. Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt, sipas statutit të PD-së,” tha Këlliçi. syri.net

Këlliçi: “Ky Kuvend i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në historik”

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, kryetar i Komisionit të Rithemelimit deklaroi në nisje të Kuvendit Kombëtar se ky kuvend i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në një kuvend historik. Ai tha se vijmë pas një procesi jo të lehtë, shumë kanë duruar demokratët për të hedhur poshtë atë përpjekje malinje në PD.

Këlliçi theksoi se ne duhet të vendosim sot njëherë e përgjithmonë votën e lirë si themeli. “Vota e lirë dhe merita dy vlera europiane të shkallmuara në këto 8 vite nga dy persona Edi Rama dhe Lulzim Basha”, tha ai.

“Të nderuar delegatë, të ftuar, themelues të PDSH-së, të nderuar anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, shumë i dashur lideri historik i PDSH, profesor, doktor Sali Berisha.
Jemi mbledhur sot këtu me një kuvend që i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në një kuvend historik. Vijmë pas një procesi jo të lehtë, shumë kanë duruar demokratët për të hedhur poshtë atë përpjekje malinje në PD.
Kam parë demokratët në këto muaj dhe në çdo qytet kam folur me ta, i janë nënshtruar shumë proceseve dhe i janë drejtuar disa herë kutive të votimit. Demokratët gjithnjë e më shumë e gjendën forcën e kurajën për të ecur përpara, për të dalë nga gjendja e kënetës ku ishin.
Jo pak herë e kam thënë çfarë shpirti luftarak paskan pasur demokratët?
Çdo shqiptar e kuptoi fare mirë në këto 8 muaj se partinë nuk e bën as vula as godina, por vokacioni dhe idealet. Ky Kuvend i ka të gjitha shanse të kthehet në një Kuvend historik. nëse sot Shqipëria lëngon, nëse sundohet nga një klikë me në krye Edi Ramën, kjo ka ndodhur padyshim dhe për fajin tonë. Ne duhet të mbajmë përgjegjësitë përse e lejuam që ky realitet të ndodhë. Nuk do të kishte ndodhur nëse përballë do të kishte një opozitë të lirë, të pakapur dhe të pakomanduar. Me një opozitë të vërtetë, Edi Rama nuk do të kishte pasur as dhe një shans. Rruga e ndryshimit nuk kalon nga qeveria, janë të njëjtët arrivistë, e njëjta bandë që fusin duart në votën e qytetarëve. I vetmi ndryshim që kemi në dorë dhe do ta bëjmë vjen pas ndryshimit tonë. Nuk do të jemi kurrë një opozitë fasadë. Kjo rrugë do ta ndryshojë njëherë e mirë Shqipërinë. Ky moment nuk është aspak i largët. Ky moment është sot kur pas shumë debateve, jemi sërish këtu bashkë me dorën shtrirë për çdo demokrat. Kjo është opozita e re që konfirmohet sot në këtë sallë.
Ne duhet të vendosim sot njëherë e përgjithmonë votën e lirë si themeli. Vota e lirë dhe merita dy vlera europiane të shkallmuara në këto 8 vite nga dy persona Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ky Kuvend do të jetë një kapitull i ri. Në fund vota do të vendosë për gjithçka. Faleminderit nga zemra çdo demokrati që ka sakrifikuar”, deklaroi Këlliçi. bw

Kuvendit të PD i bashkohet edhe deputeti Kasem Mahmutaj

Zbulohen dy deputetët që i bashkohen Kuvendit Kombëtar të PD-së. Bëhet fjalë për deputeten Ina Zhupa dhe kolegun e saj të qarkut të Beratit, Kasem Mahmutaj, të cilët duket se kanë dalë nga ‘linja’.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Zhupa preferoi të jepte dhe një prononcim për mediat para se të hynte në Kuvendin e PD-së. Ndërkohë që Mahmutaj u pa brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.

Në Kuvendin e PD u rikthyen edhe shumë figura të vjetra të kësaj partie që ishin larguar pas debateve këto vitet e fundit mes demokratëve.

Ina Zhupa i bashkohet Kuvendit: Deputetët duhet të lënë pas sedrën

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të demokratëve.

Ajo ka dhënë një mesazh për mediat në hyrjë të Pallatit të Kongreseve.

“Shpresoj dhe ndaj po vij që të bëjmë gjithçka është e mundur drejt bashkimit.

Përballë Edi Ramës fitojmë po të jemi të bashkuar.

Erdha këtu si një shenjë bashkimi. Është një proces dhe kjo duhet të jetë një shtyrje për të gjithë deputetët që të lënë pas sedrën dhe të bëjnë një hap drejt bashkimit për të fituar përballë Edi Ramës.

Demokratët mund të bashkohen me vullnet. Përderisa e kanë vullnetin, le ta shprehin,” tha ajo.

Topalli: Bashkimi duhet të bëhet mbi vlerat, sot duhet një opozitë reale

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbajti një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit Kombëtar të PD.

Ajo tha se vendi ka nevojë për opozitë reale.

“Kurrë më shumë se sot vendi nuk ka pasur nevojë për opozitë reale dhe opozitë të vërtetë. Ne duhet t’u rikthemi vlerave dhe pushtetit moral. Opozita duhej të ishte pushtet moral. Sot është një moment kyç kur PD mund të kthehet te vlerat e saj.

Nuk është hera e parë që PD është gjendur në vështirësi, por nuk jemi tërhequr, pasi kemi besuar,” tha Topalli.

“Edhe pa qenë deputete, pa qenë në PD, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën. E vërteta është forca e çdo njeriu. E vërteta është liria e individit. Jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta.

E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlerat. Kërkohet një opozitë reale, jo një opozitë false. Sot është dita me bë opozitë, prandaj jam sot këtu,” tha ajo.

Rama dhe Basha darkë në Dhërmi

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në Dhërmi mbrëmjen e të premtes. 

Mësohet se kryeministri dhe ish-kryetari i PD kanë darkuar së bashku.

Lajmi konfirmohet për Syri.net nga një punonjës i një prej resorteve në Dhërmi ku janë takuar Rama dhe Basha.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë e Syri.net
Erdhi i madhi në drekë në Dhërmi…tani në darkë erdhi Luli pa rënë në sy fare, pa fenelina…

Mund të hanë darkë bashkë. Rama pritet të dalë tani. Rama erdhi me eskportë (shoqërues) ndërsa Lulin e ndaluam se nuk e njohëm makinën.  

*** 

Lulzim Basha dhe Edi Rama vizituan këtë pasdite Vlorën në të njëjtën orë.

Rama inspektoi disa vepra publike në qytetin bregdetar, ndërsa Basha tha se do takonte demokratët, por në kafen ku u ulën nuk ishin më shumë se 10 veta.

Koncesioni i Butrintit- Zhupa: Përfitojnë një grusht njerëzish! Banorëve të zonës do iu merren tokat

Deputetja demokrate Ina Zhupa komentoi koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri TV. Zhupa deklaroi se marrëveshja ka qenë sekrete ndërsa shtoi se ka pasur një debat të fortë në Komisionin e Edukimit ku denoncoi se Butrinti po konsiderohet një mall tregtar për të përfituar fondacioni.

“Po i jepet një privati me koncesion pa pyetur për pasurinë kombëtare. Një qëllim, të pasurohet një grup i caktuar njerëzish. Isha e bindur që para se të kisha marrëveshjet. Çdo koncesion i qeverisë nuk mund të ishte ndryshe dhe me Butrintin, ndryshe do e mbante shteti.”-tha Zhupa.

Më tej deputetja deklaroi se bëhet fjalë për 5 milionë euro të ardhura në vit ndërsa për 10 vite 50 milionë euro vetëm nga biletat për hyrjen në Butrint.

“Pa llogaritur që do vendosin bileta të reja për ndërtimet në Butrint. Të gjithë arkeologët shqiptarë, ata që kam kontaktuar deri tani, nuk është një çështje konflikti PD-PS, nuk e kam thjesht se jam në opozitë, një çështje që ndan ata njerëz që duan trashëgiminë kulturore përkundrejt atyre që duan ta vjedhin dhe të pasurohen me të.

Ka filluar që në 2018 ndryshimi i ligjin për trashëgiminë kulturore, me planin e menaxhimit të integruar të Butrintit po nga ADF, ku ministrja e Kulturës ka vendosur veten e saj në bordin e drejtorëve.

Katër persona privatë që kanë interesa ekonomike. Në janar janë hequr 800 hektarë zonë e mbrojtur në Butrint. U krijua mundësia që këto zona të betonizohen, të krijohen hotele rreth Butrintit, pra të shfrytëzohet për aktivitet tregtar.”-deklaroi Zhupa.

Deputetja duke iu drejtuar banorëve të zonës tha se tokat e tyre do merren për t’u përdorur nga fondacioni në Butrint.

“Shteti merr garanci për shpronësimet duke e quajtur si interes publik por përfiton fondacioni. Butrinti shndërrohet nga një pasuri kombëtare në një pasuri private të një grupi, fondacioni të cilin e merr për 10 vite dhe ka të drejtë rinovimi.”-tha Zhupa.

Në përfundim Zhupa theksoi se ministrja ka thënë se s’ështe koncesion ndërsa Rama nga ana tjetër pohoi se do të sjellë fitime.

syri.net

Kuvendi Kombëtar i PD- Paloka: Nesër nis rrugën e saj opozita e vërtetë

Nesër nis punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Kuvendi do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve nga ora 10 e në vazhdim.

Deputeti Edi Paloka postoi një mesazh, ku thekson se nesër nis rrugëtimin e saj opozita e vërtetë.

“Nga nesër fillon rrugën e saj opozita e vërtetë, ajo që Rama nuk do të donte ta kishte përballë se i trembet si djalli temjanit!

Ka ardhur koha ta çojmë në djall!” shkruan Paloka. syri.net

Takimi me zyrtarët e DASH- Enkelejd Alibeaj u ikën pyetjeve të SYRI TV

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka takuar në Kryesinë e Kuvendit kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn. Në takim me zyrtaren e lartë të DASH ishin edhe Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Pas takimit, Alibeaj foli për mediat.

“Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që ka pasur PD me SHBA, që nga lindja e saj. Me kënaqësi vura re mbështetjen e posaçme për këtë marrëdhënie. Mora mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme, për një opozitë pro-amerikane që sheh nga e ardhmja,” tha ai.

I pyetur nëse është takuar për çështjet e brendshme në PD, Alibeaj bëri ‘bisht’ duke thënë: “Në takim u ngritën ato çështje që janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Më tej Alibeaj iu shmang pyetjeve të gazetarëve dhe u largua teksa SYRI TV po e pyeste nëse ishte diskutuar në takim për çështjen e presidentit të ri.

Erion Braçe: Gruri në pikën më kritike. Duhet naftë për vaditje me pompa, fermerët në ankth për çmimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sjellë në fokus sërish një shqetësim që vjen nga fermerët shqiptarë. Në një postim në rrjetet sociale, mëngjesin e sotëm ish-zëvendëskryeministri ka publikuar një video nga një arë e mbjellë me grurë.

Sipas tij fermerët janë në ankth për çmimin dhe se si do të duhet ta shesin grurin në treg.

POSTIMI I BRAÇES
GRURI NE PIKEN KRITIKE;
Fazene e kallirit!
Kerkon UJE-me cdo menyre dhe PLEHRA KIMIKE-te lira;
DUHET QE GRURI TE PLOTESOJ KOKREN!
Atehere; ketu jemi tek Arbri ne Bashtove, perballe nesh po e njejta ekonomi; ka 25 hektare me kete grure, 23 leke plehra kimike per kilogram i ka shkuar deri tani.
Atehere;
I duhet nafta per vaditje me pompa,
I duhet plehu i lire per fazen e fundit te prodhimit.
Aaaa ka edhe me;
Eshte ne ankthin e tmerrshem te cmimit; ME SA DO MA MARRIN, JO ME SA DO E SHES! Me cmimin e vjetshem nuk do marr as leket e mia!
31 VJEC, BEN KETE PUNE TE VESHTIRE E NUK MERITON KETE ANKTH! bw

Paloka: Peticionin s’e ka bërë Berisha, unë e firmosa me bindje të plotë

Deputeti demokrat Edi Paloka ka folur në lidhje me peticioni “online” kundër qëndrimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Paloka hodhi poshtë akuzat duke thënë se peticioni nuk është bërë nga Sali Berisha, por që ai e mbështeste atë.

Deputeti ndër të tjera ka thënë se vetë e kishte firmosur atë peticion me bindje të plotë.

“Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ça ka Berisha dhe se çfarë kemi ne, e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai”.

“Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu, jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje”, tha Paloka në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV.

Shqipëria plot kanabis, zbulohet ‘shtëpi bari’ edhe në Valbonë

Kultivimi i lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, të njohura si “shtëpi bari”, po gjen përhapje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Së fundmi një rast i tillë është zbuluar në Tropojë. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës, Shpëtim Selimaj. Kurse elektricisti i zonës po procedohet në gjendje të lirë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, me anë të llambave.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valbona”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë.

Zbulohet një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, fidanë narkotikë, llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Shpallet në kërkim pronari i banesës.

Procedohet në gjendje të lirë elektricisti i zonës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Valbonë, një shtetas kishte përshtatur banesën, për kultivimin e bimëve narkotike kanabis, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Valbona”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit Sh. S., ku u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të banesës, shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Valbonë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Q. B., 59 vjeç, banues në Shoshan, me detyrë elektricist.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Plani i biznesit- Butrinti do të kthehet në restorant me pije freskuese

Plani i biznesit për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit tek një ‘organizatë jofitimprurëse’, synon shtimin e të ardhurave përmes rritjes së çmimit të biletës dhe shitjes së pijeve freskuese dhe ushqimeve.

Nga Gjergj Erebara dhe Blerina Gjoka-BIRN

Një plan i qeverisë shqiptare për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si një fondacion, parashikon rritje të çmimit të biletës për vizitorët si dhe krijimin e të ardhurave nga shërbimi i kateringut, me synimin final të punësimit të 44 personave me paga më të larta se sa standardet e zakonshme të administratës publike si dhe krijimin e një bordi që do të kushtojë rreth 140 mijë USD në vit, nën supozimin se një menaxhim i tillë do të përmirësojë eksperiencën e vizitorëve në të.

Plani i biznesit u mbajt fillimisht ‘sekret’ nga qeveria, për arsye se, sipas asaj që deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, të dhënat financiare “mund të keqinterpretohen”.

Pasi media dhe opozita ngriti pikëpyetje se pse çështja e menaxhimi të trashëgimisë kulturore të vendit duhet të bëhet me kontrata sekrete, Kuvendi publikoi të mërkurën në mbrëmje një version të plotë të draft-marrëveshjes në faqen e internetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i revoltuar të enjten në parlament ndaj kritikëve, duke sharë opozitën si antiamerikane si dhe duke e fyer atë si rracë budallenjsh.

“Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që trashëgohet brez pas brezi,” deklaroi Rama me një gjuhë të pazakontë të enjten gjatë seancës parlamentare. “E keni në ADN-në e partisë suaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi,” vijoi ai, në një fjalim, të cilin zyra e tij e shtypit e shpërndau të transkriptuar për median.

Kontrata midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit parashikon zhvillimin e parkut kombëtar për shërbime turistike, duke investuar në restorante dhe një shërbim vozitje me varka, si dhe sigurimin e të ardhurave nga shitja e biletave, e ushqimeve dhe pijeve.

Plani i biznesit është përgatitur nga një kompani angleze në vitin 2019, kompani që është kontraktuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan. Ky i fundit është një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara dhe që ka aktivitete të ndryshme ekonomike në Shqipëri, përfshirë një paketë minorance në koncesionin shumë fitimprurës të prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, koncesion që është në gjendje të paguajë për aksionerët e vet dividentë çdo vit me vlerë disafish mbi kapitalin e investuar.

Plani i biznesit për menaxhimin e Butrinit nuk parashikon të jetë kaq fitimprurës, por gjithsesi ai parashikon që fondacioni të realizojë kthime me mbi 15% në vit mbi vlerën e investimit, me synimin final që kur të jetë plotësisht operacional, të realizohet një fitim prej 1.5 milionë USD në vit. Gjithsesi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nuk do të përfitojë të ardhura nga aktiviteti i Butrintit, pasi fitimet do t’i mbesin fondacionit të Butrintit.

“Nevojitet një investim kapital total prej 7.52 milionë USD, nga të cilat 39% do të shpenzohen për

konservimin e sitit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin,” thuhet në planin e biznesit të parë nga BIRN.

“Projekti në tërësi gjeneron suficit operativ vjetor në Vitin 3 dhe suficit të akumuluar në Vitin 7 ku ai operon me fitim prej afërsisht 1.5 milionë USD në vitin pasardhës,” shkruhet më tej në planin e biznesit.

Plani parashikon investime prej 7.1 milionë USD, nga të cilat, 4.99 milionë USD do t’i investojë Fondi ndërsa 2.1 milionë do t’i investojë qeveria me paratë e taksapaguesve. Plani i biznesit parashikon shtimin e të punësuarve në parkun arkeologjik nga 14 që janë aktualisht në 44.

Rritje çmimi biletash

Butrinti është sakaq një operacion praktikisht shumë fitimprurës për qeverinë shqiptare. Sipas të dhënave të planit të biznesit, Butrinti është vizituar nga rreth 236 mijë vetë në vit para pandemisë, të cilët kanë paguar bileta me vlerë rreth 900 mijë dollarë. Butrinti ka aktualisht një staf prej 14 vetësh me fond vjetor pagash prej 88 mijë USD në vit, ndërsa pjesa tjetër e parave janë në Ministrinë e Kulturës, shuma e akumuluar prej tyre do të duhet t’i transferohet fondacionit të ri.

Plani i ri i qeverisë është që, pas transferimit të menaxhimit te fondacioni, çmimi i biletës të mund të rritet nga 6 në 11 USD përgjatë një periudhe shtatëvjeçare, gjë që do të sjellë shumicën dërrmuese të të ardhurave shtesë si dhe fitimet me vlerë 1.5 milionë USD në fund të vitit të shtatë. Edhe investimet e planifikuara do të paguhen pjesërisht nga të ardhurat operacionale. Plani i biznesit parashikon që numri i vizitorëve të rritet deri në 296 mijë vetë, ndërsa supozon se Butrintit do t’i duhen edhe pesë vite nga sot që të arrijë numrin e vizitorëve të para pandemisë.

Plani i biznesit parashikon gjithashtu se shërbimi i pijeve dhe ushqimeve, të cilave ai u refereohet si “shërbimi i kateringut”, të sigurojë të ardhura vjetore prej 296 mijë USD.

Në total, nga viti i shtatë i operimit, falë rritjes së çmimit të biletave dhe rritjes së pritshme të vizitorëve, fondacioni do të sigurojë të ardhura me vlerë 3.7 milionë USD në vit, nga të cilat, 1.5 milionë do të jenë fitime neto.

Plani i biznesit bën të qartë se transformimi i menaxhimit të Butrintit nga sistemi aktual në një fondacion, do të mundësojë çlirimin nga kufizimet ligjore si dhe rritjen e pagave.

Plani i biznesit thekson se rreziku që ndërmarrin investitorët në kryerjen e këtij investimi është i ulët për shkak se vizitorët do të kthehen gjithsesi në Butrint pas pandemisë dhe për rrjedhojë, do të vijojnë të paguajnë biletat e hyrjeve.

Kontrata e menaxhimit do të zgjasë për 10 vjet me të drejtë rinovimi. Në rast se ajo nuk rinovohet, fondacionit do t’i mbesin në fund të vitit të dhjetë rreth 4.5 milionë dollarë fitime neto. Këto fitime, sipas marrëveshjes, nuk do të shpërndahen, por do të mbahen nga fondacioni.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që bordi i drejtorëve të fondacionit, një institucion me pesë vetë, nuk do të marrë paga, por atyre do t’u mbulohen shpenzimet për vete dhe një staf ndihmës prej pesë vetësh me një kosto të përgjithshme prej 140 mijë dollarësh në vit.

Aktualisht bordi i fondacionit drejtohet nga ministrja e Kuturës Elva Margariti si kryetare, drejtuesit e Fondi Shqiptaro-Amerikan, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, juristja Flonja Boriçi, si dhe Presidenti i Universitetit Amerikan të Romës Richard Andrew Hodges. Drejtues ekzekutiv i fondacionit është emëruar arkeologu Lorenc Bejko. syri.net

Ministria e Financave në vështirësi për të marrë borxh, provon sërish me obligacionet 15 vjeçare

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të kryejë një rihapje të dytë të ankandit të obligacioneve 15 vjeçare. Vendimi duket se lidhet me vështirësitë në sigurimin e shumave të planifikuara të huamarrjes nëpërmjet instrumenteve të tjerë gjatë dy muajve të fundit.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe u emetuan për herë të parë në nëntor 2021. Ankandi i nëntorit 2021 kishte qëllim testimin e tregut, që reagoi mjaft pozitivisht.

Nga një miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë mbi katër herë më të lartë, gjithsej 4.295 miliardë lekë, ndërsa kuponi i obligacionit rezultoi 5.88%.

Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave ta rriste vlerën e obligacioneve të shitura edhe me 150 milionë lekë të tjera, për një huamarrje totale prej 1.15 miliardë lekësh. Kërkesa e lartë që shfaq tregu e nxiti Ministrinë e Financave të organizonte dhe një rihapje të këtij ankandi, në muajin shkurt të këtij viti.

Në rihapjen e muajit shkurt, nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë 3.44 miliardë lekë. Në ankand u paraqitën 64 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan 41 të tilla.

Yield-i i obligacionit rezultoi në nivelin 5.84%, Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave sërish të pranonte kërkesa për një shumë edhe më të lartë se ajo e shpallur, gjithsej 2.3 miliardë lekë.

Obligacionet 15 vjeçare mund të një alternativë interesante, sidomos për investitorët institucionalë që synojnë rritjen e kthimeve të portofolave afatgjata. Në tregun shqiptar, investitorët më tipikë të këtij lloji janë fondet e pensionit dhe ato të investimit.

Megjithëse ankandi fillestar i nëntorit 2021 dhe rihapja e muajit shkurt rezultoi e suksesshme, kushtet e tregut së fundmi kanë ndryshuar ndjeshëm dhe pasiguria rreth investimeve afatgjata është rritur. Lufta që shpërtheu në Ukrainë i zhvendosi edhe më shumë në rritje projeksionet inflacioniste dhe bëri që disa banka qendrore, përfshi këtu Bankën e Shqipërisë, të ndërhynin më shpejt se parashikimet për të rritur normat e interesit.

Normat e interesit kanë shfaqur një tendencë të qartë në rritje, ndërkohë që pjesëmarrja e investitorëve në ankande ka qenë më e ulët. Ekspertët e shpjegojnë marrjen e pozitave pritëse pikërisht me pritshmëritë se normat e interesit do të rriten më shumë në të ardhmen.

Për këtë arsye, tentativa e re Ministrisë së Financave për të nxjerrë në shitje obligacionet 15 vjeçare mund të rezultojë më pak e suksesshme, ndërsa yield-et me shumë të ngjarë do të jenë më të larta se ato të ankandeve të mëparshme./ Marrë nga Monitor.al

Berisha: 22 maj! Data që do t’i propozohet Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të PD

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD, takim i cili zgjati mbi 4 orë. 

Në përfundim të mbledhjes, lideri historik i PD, Sali Berisha ka njoftuar detajet e diskutimeve.

Berisha tha se në mbledhje është vendosur që Kuvendit Kombëtar të PD në 30 prill, t’i propozohet data për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Zgjedhjet për kreun e ri të PD pritet të zhvillohen në 22 maj, por zyrtarizimi do të bëhet të shtunën nga Kuvendi Kombëtar.

“Procesi i zgjedhjeve në PD ishte një proces me pjesëmarrje mbi 40 mijë anëtarë. Komisioni do të jetë para jush nesër për t’ju informuar për të gjithë procesin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. U ra dakord gjithashtu që t’i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit. Data që do t’i propozohet Kuvendit do të jetë data 21 ose 22 maj, varet cila do të jetë e diel. Cilido kandidat do të depozitojë pranë Komisionit të Operacioneve Zgjedhore i cili ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe do të përcaktohen pastaj rregullat po nga Komisioni. Kryesia e PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjidhet nga Kuvendi. Kurse nënkryetarët e partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm i zgjedh Këshilli Kombëtar”, u shpreh Berisha pas mbledhjes.

I pyetur nga gazetarët se kur do ta shpallë kandidaturën për kryetar të PD, Berisha tha se kjo do t’i takojë ditët pas Kuvendit Kombëtar.

“Sapo të vendosë Kuvendi dhe të formalizojë datën, pastaj ditët e ardhshme do t’ju njoftoj”. syri.net

KPA e shkarkon nga detyra- Elisabeta Imeraj: Vendimi është në kundërshtim me ligjin

Shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Imeraj ishte konfirmuar në detyrë nga KPK.

Elisabeta Imeraj, e cila u shkarkua sot nga detyra e kryeprokurores së Tiranës, ka dalë sot në një komunikim për mediat. Ajo tha për mediat se vendimi ishte në kundërshtim me ligjin.

Vendimi për shkarkim u dha sot nga KPA, ku u konstatua se disa kritere nga prokurorja nuk plotësoheshin. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare. Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh. Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.

Ish prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Pa marrë parasysh anjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime, ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilës palë të jetë i dëgjueshëm. Nuk e lidh këtë me situatën personale me shkarkimin tim. Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar të di se kush e dëshironte shkarkimin tim.Shpresoj që ta kenë të arsyetuar se kush kërkon shkarkimin tim nga Drejtësia.

Së pari, jeni udhëzuar që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore nga të cilat vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj ka zero pasuri brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Gjithashtu jeni të ftuar të shqyrtoni çdo akt në dosje që lidhen me pastërtinë e figurës time. Puna ime ndër vite besoj se e ka treguar më së qarti sesi është punuar duke u bazuar edhe në rezultatet që janë arritur.

Në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Ajo çfarë reforma në Drejtësi synon është krijimi i një sistemi të pavarur pavarësisht sesa është nduikimi i presioneve politike apo të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mund të mos ndjerë rehat gjatë këtyre seancave.
Kam paraqitur prova që dëshmopjnë se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim të tij. Për shkak të marrjes në shqyrtim të denoncimeve anonime të bëra……

Kuvendi i 30 prillit- Kaso: Delegatët do vendosin për garën e kreut të PD dhe Këshillin Kombëtar

Të shtunën Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin Kombëtar, ku do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendoset edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD.

Në një prononcim për SYRI TV, anëtar i Komisonit të Rithemelimit të PD-së Ivi Kaso deklaroi se një nga ndryshimet e statutit do të jetë edhe futja automatikisht e deputetëve demokrat dhe krerëve te degëve në Këshillin Kombëtar.

Në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, Partia Demokratike do të zgjedhë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, si dhe do të vendos edhe për hapjen e garës për kreun e ri të PD-së.

Sipas Ivi Kaso ndryshimet që do të pasqyrohen në statutin e Partisë Demokratike, do dërgohen në gjykatën e Tiranës për t’u regjistuar.

Kaso bëri me dije se ashtu si në Kuvendin e 11 Dhjetorit, secili delegat që do të marrë pjesë në Kuvend e së shtunës, do të identifikohet me anë të barkod –it. syri-net

Thyen heshtjen dhe merr statusin e të penduarit, Dumani ka folur me emra konkretë

Hetimet për Nuredin Dumanin marrin tjetër kthesë. Dumani ka marrë statusin e të penduarit.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se Dumani ka rrëfyer për krime të rënda. Rrëfimet e Dumanit nuk janë ndalur vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Durrës, Shkodër dhe vende të tjera.

Dumani ishte ndër më të shumëkërkuar dhe tashmë ai ka dhënë detaje të forta për ngjarjet kriminale dhe pendesa mund të dritë  duke bërë që jo vetëm personazhe të botës së krimit , por edhe  njerëz të pushtetshëm të mund të përfundojnë pas hekurave.

“Nuredin Dumani ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe po rrëfen të gjitha krimet e kryera . Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë. Dumani ka rrëfyer krime të rënda…Sipas burimeve pranë SPAK, “News24” mëson se edhe miku i tij Henrik Hoxhaj ka marrë statusin e të penduarit. Bëhet fjalë për dy të penduar që pritet të hedhin dritë për ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend. Dumani ka folur me emra konkret për persona që kanë urdhëruar krimet. Një nga ngjarjet që Dumani ka zbërthyer ka të bëjë me masakrën e Bradasheshit, ka folur edhe për ngjarje të tjera kriminale deri tek ngjarja e fundit ku ishte edhe vëllai i Talo Çelës. Por ka folur edhe për atentatin e vëllezërve Baho , për ngjarje kriminale në ngjarjen e Durrësit.

Bëhet fjalë për dy të penduar dhe SPAK thotë se dëshmitë përputhen dhe tashmë ka gjasa të çohen pas hekurave jo vetëm njerëz të krimit por edhe të pushtetshëm, rrezikojnë të shkojnë pas hekurave shumë persona. Mbrojtja e tyre është në masa shumë të larta. Dumani ishte ndër njerëzit më të shumëkërkuar, në rastin konkret ka dhënë detaje të forta për ngjarjet kriminale në qytete të ndryshme në vend dhe pendesa e tyre mund të hedhë dritë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Durrës , Shkodër, etj”, tha gazetarja Klodiana Lala, duke shtuar: “Bëhet me dije se ai kishte marrë një listë personash për të ekzekutuar, por për shkak se u arrestua nuk arriti të kryente këto ekzekutime”.

(BalkanWeb)

Baçe: Privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit, bordi drejtohet nga Hodges, një antishqiptar!

Pas përplasjeve të forta për Parkun Kombëtar të Butrintit dje në Komisionin parlamentar të Edukimit, midis deputetes së PD, Ina Zhupa dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti, ku Zhupa ngriti zërin kundër marrëveshjes për administrimin e Butrintit nga një fondacion për menaxhim, ka reaguar akademiku Apollon Baçe, profesor i arkeologjisë.

Akademiku tha në një prononcim të shkurtër, “se privatizimi i Butrintit shkel konventën e Parisit dhe Kushtetutën. Bordi i drejtimit ka kryetar Hodges-in, një antishqiptar ekstrem, më të cilin jam zënë në 2006-ën nga që foli sende ekstremisht të pabesueshme. Kam folur në 2 emisione, por më kot”, shtoi profesori i njohur.

Kujtojmë se deputetja Zhupa insistoi dje në komisionin e Edukimit se para se Ministria e Kulturës të bënte këtë marrëveshje, duhej të dëgjohej mendimi i ekspertëve të fushës në duhej të administrohej apo jo Butrinti nga një fondacion privat.

Çfarë përmban projektligji për Butrintin, që u miratua nga qeveria më 6 prill 2022?

Ministrja Elva Margariti atë ditë shpjegoi se “Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”.

Së bashku me partnerin tonë strategjik, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) kemi themeluar Fondacionin e posaçëm të Menaxhimit të Butrintit.

Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës e 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë, që do të sigurojë paanshmërinë e këtij bordi vendimmarrës është një figurë e njohur e trashëgimisë kulturore, Richard Hodges.

Marrëveshja e nënshkruar, që merr jetë me miratimin e këtij projektligji, krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë, por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që t’i bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar fondacionit të posaçëm autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar.”

Hoxha: Më 30 prilli deputetët ndahen përfundimisht, ose me PD ose me Ramën

Indrit Hoxha, i deleguar i Komisionit të Rithemelimit në njësinë 8 në Tiranë, është shprehur se në Kuvendin e 30 prillit, deputetët ndahen përfundimisht, nëse do ti bashkohen PD-së apo do ikin te Rama.

‘30 Prilli, është dita kur deputetët e PD ndahen përfundimisht ose me anëtarësinë e PD-së ose me Ramen.

Të gjithë delegatët e zgjedhur të PD-s duhet të zgjedhin Këshillin Kombëtar në Kuvend, Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë Kryesinë e kjo e fundit nënkryetarët e Sekretariatin.

Më pas Baza kryetarin e PD, e me pas përballje vetëm me Ramën’, – shkruan Indrit Hoxha në Facebook. syri.net


Send this to a friend