VOAL

VOAL

VIDEO- Ndërtimi i Skavicës, banorët në protestë: Zhduken 35 fshatra të Dibrës

Banorët e Dibrës protestuan përsëri pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të Skavicës, duke kundërshtuar projektin që gllabëron mijëra hektarë tokë dhe zhduk 35 fshatra. Banorët u kanë bërë thirrje deputetëve të qarkut që të kundërshtojnë projektin, duke i paralajmëruar për përballjen me pasoja

SYRI TV

Dhjetëra qytetarë të Dibrës protestuan pranë vendit ku parashikohet të ndërtohet diga e hidrocentralit të Skavicës, duke bërë paralajmërime të forta ndaj qeverisë.

Banorët e Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, pasi sipas tyre do të sjellë pasoja të mëdha për zonën.

Sipas tyre, mbi 35 fshatra të Dibrës do të zhduken përfshirë dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore.

Protestuesit kanë paralajmëruar deputetët e qarkut të Dibrës se do të përballen me banorët, nëse nuk kundërshtojnë projektin.

Prej kohësh, komuniteti dibran dhe shoqatat ambientaliste kundërshtojnë nëpërmjet protestave dhe takimeve të ndryshme, ndërtimin e digës prej 485 metra lartësi në zonën e Skavicës.

Kjo digë, e parashikuar të ndërtohet në luginën e lumit Drin i Zi, pritet të sjellë pasoja të mëdha për zonën e Dibrës.

Kryemadhi denoncon: Pronarët e inceneratorëve po kërkojnë azil në Austri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar me një postim në facebook pas publikimit të akuzave për kreun e shtetit Ilir Meta nga një media në Austri.

Ajo ka postuar në facebok një shenim dhe një foto të serave që janë ndërtuar mbi inceneratorin e Tiranës.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron”, shkruan Kryemadhi.

Në potsimin e saj Kryemadhi shkruan edhe për nismen e re te qeverisë Rama. “Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”.

Ja postimi i plotë:

Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.

P.S: Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korrupitv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohi KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve.

Berisha: Më 6 mars në Shkodër fituan idealistët, s’u bashkuan me pseudo-opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike pas takimit me demokratët e Lezhës, ka takuar edhe ata të Shkodrës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Berisha tha se Shkodra më 6 mars u shndërrua si diamante e fitores së përpjekjeve epike të burrave dhe grave idealistë që nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë.

“Nuk u pajtuan me përpjekjen e autokracisë shqiptare për të shndërruar PD-në në një kallp-opozitë. Qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, interesit kombëtar të shqiptarëve.

Për një komb që ka vuajtur nga tirania më e egër, vetëkuptohet që demokracia dhe sistemi demokratik janë më të çmuar dhe më jetik.

Përpjekja jonë ishte epike. Përshkoi një rrugë të vështirë.”-tha Berisha.

Rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Rama habiti botën, e urdhëroi Vuçiç

Berisha u shpreh se paratë e shqiptarëve shpërdorohen dhe pasurohet qeveria. Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama largoi Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

“Më çonte mesazh një demokrat. Doktor më thoshte, të gjitha fondet ua japin socialistëve. Kryeministri Edi Rama s’mund të luajë me fatin e vendit.

Rama mos të cënojë interesin kombëtar. Rama ka përzënë shqiptarët nga vendi. Nuk votoi tre ligje për statusin.

Ai përdor varfërinë për shpopullimin. Rama mendon si padroni i tij, Vuçiçi.”-tha Berisha.

Berisha: Afera korruptive pafund! Rama shpall investitorë strategjikë prej lakmisë për të pasuruar veten

Sipas Berishës, Rama nga lakmia e papërmbajtur për të pasuruar veten, ju jep ministrave tokë në bregdet dhe i shpall investitorë strategjikë.

Ish-kryeministri deklaroi se Rama shkelmon Kushtetutën vetëm e vetëm që të pasurojë veten.

Sot Kushtetuta, neni 70 i saj, Edi Rama firmos vendim pas vendimi që ministrat e tij të marrin dhjetëra mijëra metër katror tokë në brigjet më të bukura të vendit, të shpallen investitor strategjik.

Një kryeministër që të firmosë një vendim të tillë, duke shkelmuar Kushtetutën, e bën vetëm kur është bashkë-aksioner dhe e ka verbuar lakmia e papërmbajtur për të pasuruar veten.

Shembuj të tillë janë zinxhir. Aferat janë të pafundme në këtë aspekt. Ligjet asnjëri prej tyre nuk i lejojnë.

Rikthimi i ligjit, vendosja e qëndrimit në radhë të parë të kryeministrit në ligj, bën të mundur funksionimin e shtetit ligjor.”-tha Berisha.

Berisha rrëfehet në Shkodër: Pse dua të bëhem sërish kryetar i PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka treguar demokratëve të Shkodrës se përse kërkon votën për t’u bërë sërish kryetar i Partisë Demokratike. Ai tha se votën e kërkon jo për të bërë ato që ka bërë në të kaluarën, por për të nisur një faqe tjetër për të mirën e të rinjve dhe shqiptarëve.

“Votën tuaj dhe të demokratëve nuk e kërkoj absolutisht për asgjë për atë që kemi realizuar para kësaj kohe. E kërkoj për një betejë të re, luftë të re, në të cilën ne së bashku duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në këtë vend. Duhet që në një përpjekje të madhe t’i japim përgjigje varfërimit të shqiptarëve.

Varfëria është armë e tmerrshme. Më e pa merituara. Në këtë kontekst dua të bëj gjithçka për të mbrojtur interesin kombëtar. Nuk duhet të jemi një komb që rrisim fëmijë për emigracion. Lufta e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme.

Unë kam besim. Nuk kërkoj të më votojë njeri për ato që janë bërë deri sot. E kërkoj pikërisht për këtë që thash. S’u ndalua ndonjëherë procesi drejt BE.

S’po them që po ecnim rrufeshëm, por në NATO u anëtarësuam, morëm statusin e vendit kandidat. Ne do të zbatonim ato kërkesa që s’kanë synim tjetër veçse mirësinë e qytetarëve shqiptarë. Më erdhi njëherë një ministër gjerman para shumë vitesh. Inauguruam një ujësjellës.

Ai mbajti një fjalim dhe shprehu disa kërkesa të BE. U kthyem në darkë. Ai tha se mos u lëndove me ato që thash? Unë të lëndohem iu përgjigja, i thash që tha fjalë të drejta. Ai tha që shqiptarët duhet të shkojnë në Evropë. Ato janë gjëra kapitale.

A mundet sot Shqipëria të jetë kundër Kosovës? Kjo s’mund të bëhet kurrë. I ka vendosur traun atyre që sjellin në Shqipëri çdo vit të paktën 350 mijë euro. Lufta ime e re s’ka t bëjë me ato që na rrit, por me projekte të mëdha në të cilat qytetari shqiptar do të jetë në epiqendër të tij.“-tha Berisha.

‘Skënderbeu Davidi ynë’- Berisha: Çdo adhurim për Skënderbeun jashtë mesazheve të tij, është i rremë

Berisha deklaroi se sot mund të jenë pakicë, por nesër do të jenë një shumicë e madhe me synimin për të marrë drejtimin e qeverisë. Lideri historik i PD tha se do të bëjë betejë për votën e lirë, ndërsa theksonte se Lulzim Basha e shkatërroi atë.

Berisha nuk la pa sulmuar edhe Edi Ramën të cilin e quan kryetarin e organizatës kriminale ndërsa thekson se aid he qeveria e tij janë të përfshirë në afera korruptive pafund. Në qytetin e Shkodrës ku prezent ishte edhe kryebashkiaku Bardh Spahia, Sali Berisha tha se i frymëzon Skëndërbeu.

“Skënderbeu ishte Davidi që me një guxim të jashtëzakonshëm, me një kurajo mbinjerëzore u përball me Goliathin më të rrezikshëm të të gjitha kohërave dhe qëndroi në kushtet më të pabarabarta. Qëndroi dhe shkroi ato faqe të historisë që janë dhe mbeten frymëzuese për çdo shqiptar.

Danezët kanë një hero, Hegle, ata thonë se Helge na mbron ne edhe në gjumë. Por Helge është mitologjik, por Skënderbeu është real, është frymëzues për secilin prej nesh që të qëndrojmë në kauzën tonë të drejtë. Çdo dashuri tjetër për Skënderbeun, apo adhurim për Skënderbeun, jashtë mesazheve të tij është fake, është e rreme, është e pavlerë.

Kurse ne jemi dhe do të qëndrojmë për frymëzimin e madh që ai na jep ne që të qëndrojmë në kauza të drejta, pavarësisht nga rrethanat. Sot mund të jemi një pakicë, por ju garantoj se me përsistimin tonë ne shumë shpejt do të jemi një shumicë, një shumicë e madhe”.-tha Berisha.

 

syri.net

Berisha: Krijuam opozitën e vërtetë! Deklaratat e guvernatores Kim s’mund të na dekurajojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike sot ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Berisha tha se në një vend demokratik, një qeveri si ajo e Ramës nuk mendon të marrë peng opozitën.

Berisha deklaroi se lëvizja e tij me demokratët nga pas arriti të ketë sukses dhe nuk u dekurajua nga deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Berisha theksoi se sot kanë përmbushur interesin madhor kombëtar të Shqipërisë, opozitën e vërtetë.

Kishim kundër një pseudo-opozitë që shërbehej me të gjitha mënyrat nga qeveria. Kishim kundër ndoshta mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënimet më të shumta u bënë ndaj jush.

Në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë, në një mënyrë ose në një tjetër, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe mjaft nga ato privatet, silleshin me ju, sikur të ishin ndërmarrje shtetërore. Ju kërcënonin, kërkonin të mos ndiqnit këtë lëvizje, por të gjitha këto përpjekje dështuan.

Dështoi censura dhe fushata propagandistike dhe mediatike për të dekurajuar përpjekjen tonë, dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje.

Dështuan deklaratat e përsëritura të guvernatores e cila jashtë çdo parimi, marrëveshje kombëtare dhe ndërkombëtare, në çdo hap të rëndësishëm që bënim, do bënte një deklaratë për t’ju dekurajuar ju.

Me të gjitha këto arritëm në një betejë epike demokratike kundër autokracisë e cila kërkonte që të mos kishte opozitë Shqipëria.”-tha Berisha.

Berisha në Lezhë: Jemi partia e vlerave arbërore

Në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët dhe simpatizantët në Lezhë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se albanofobët donin që të shkatërronin PD, por ne mendonim ndryshe.

‘Jemi  partia e vlerave arbërore dhe universale’, tha Berisha.

‘Te tjerët kërkonin që të ua emëronin kryetarin. Përdorën proceset gjyqësore me të gjitha format.

Por cili ishte rezultati, ishte dështimi.

Sot arritëm në të drejtën tonë, që të jemi një opozitë e vërtetë për shumicën e shqiptarëve. Arritëm që të përmbushim interesin madhor. Interesi kombëtar është opozita e vërtetë, jo një komb me opozitë të shtirë, fals opozitë. Një komb i tillë s’ka të ardhme.

Albanofobët me urrejtjen ndaj shqiptarët, parashikonin një situatë të tillë. Por ne mendonim ndryshe dhe ja ku jemi sot, një parti e rithemeluar. Jemi parti e vlerave më të mira arbërore, por jo vetëm, edhe universale. Ne kemi fituar një betejë, por jo luftë. Lufta është e vështirë dhe aspak e lehtë.

Ju e keni parë vetë se çfarë zhurme është bërë gjatë këtij procesi, nga një propagandë e cila sikur vinte nga një vend diktatorial, ku nuk ekzistonte vota dhe parimet e lirisë’, tha gjatë fjalës së tij, Sali Berisha.

Srebrenica- Berisha: Rama qëllimisht shkelmon interesat kombëtare, do të shpërbëjë qenien tonë

Ish-kryeministri komentoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë të cilën Rama e hodhi poshtë në Parlament duke mos e votuar.

Sipas Berishës, kjo është e qëllimshme duke shkelmuar interesin tonë kombëtar.

“Para tre ditësh, u votua, u hodh poshtë rezoluta për gjenocidin në Bosnjë, a mund të imagjinohet që një Parlament i një vendi të lirë të marrë një vendim të tillë?

Por është detyrim ndërkombëtar dënimi i gjenocidit. Atë rezolutë që Rama e hodhi poshtë në Parlament, e ka votuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, Parlamenti i Malit të Zi një vit më parë.

Interesi ynë kombëtar po shkelmohet dhe do shkelmohet derisa të bindim çdo shqiptar se duhet t’i dalim zot. Gjithçka përpjekje për të shpërbërë qenien tonë.

E qëllimshme. Të qeverisësh 8 vite dhe të lësh qytetarët në pikiatë, më mirë i paguajnë në Rjaon. Jemi më të keqpaguarit në rajon.”-tha Berisha.

Berisha: Betejë për rikthimin e votës së lirë, Basha e shkatërroi atë

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike sot ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Berisha tha se beteja e tij është për votën, sepse vota është zemra e lirisë, zemreku i saj.

Ish-kryeministri deklaroi se shoqëria, ligji nuk bëhet kurrë pa votën e lirë ndërsa shtoi se Lulzim Basha e shkatërroi atë.

“Beteja jonë është për votën, sepse vota është zemra e lirisë, zemreku i saj. Shoqëria, ligji nuk bëhet kurrë pa votën e lirë.

Ky kryeministër që është në pushtet nuk voton më. Tragjike ishte se këtë rrugë ndoqi edhe ish-kryetari i PD Lulzim Basha, shkatërroi votën e lirë.”-tha Berisha.

Berisha në Lezhë: Sorosi, mafia më e rrezikshme ndërkombëtare, ju kanë kërcënuar

Sali Berisha ka vijuar në Lezhë u shpreh se Sorosi është mafia më e rrezikshme ndërkombëtare.

“Ne i rikthyem vendit opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem Partinë Demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të mëdha dhe forca e vetme e jona ishte forca e idealeve. Ne kishim kundër një qeveri pa ligj dhe pa moral.

Ne kishim kundër ndoshta edhe mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorosit. Censura, kërcënime të ndryshme u bënë ndaj jush”, tha Berisha.

Ai u shpreh se të gjitha këto kanë dështuar. “Ne arritëm në një betejë epike kundër autokracisë, e cila kërkonte të mos kishte opozitë në Shqipëri”, tha Berisha nga Lezha.

syri.net

 

 

Ibsen Elezi takim me demokratët e Kurbinit: Të organizohemi përballë Edi Ramës

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Ibsen Elezi u ndal këtë të dielë në Kurbin, ku zhvilloi një takim me demokratët. Gjatë bashkëbisedimit Elezi akuzoi Lulzim Bashën për përçarjen e Partisë Demokratike, ndërsa apeloi që kjo forcë politike të fokusohet të përballja me Edi Ramën si dhe të hapet për figurat e reja.

Nga SYRI TV

Pas takimit me demokratët e Kukësit, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi u ndal në këtë të dielë në Kurbin, nga ku shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Elezi deklaroi se demokratët duhet të organizohen për tu përballur me Edi Ramën në zgjedhjet vendore të 2023.

Gjatë fjalë së tij, Elezi akuzoi edhe Lulzim Bashën se ka përçarë bazën e Partisë Demokratike.

Ibsen Elezi apeloi që Partia Demokratike të afrojë sa më shumë intelektualë.

syri.net

Skandal në Cërrik- Nxënësit përdoren për propagandë komuniste (FOTOT)

Drejtimi prej 9 vitesh i vendit nga Edi Rama dhe pasardhësit e diktaturës, ka ringjallur dhe ndjenjat komuniste tek disa drejtues vendorë.

Në një aktivitet të organizuar në Cërrik, është shënuar një skandal me përdorimin e nxënësve për të bërë propagandë komuniste.

Përveç një aktiviteti ku deputeti dhe të ftuarit kanë vendosur nga një shami të kuqe, edhe nxënësit që kanë ‘bërë roje deri’ në një lapidar, kanë vendosur në qafë atë që njihej në diktaturë si ‘shami pionieri’.

Skandali është më i gjerë, pasi këto shfaqej komuniste janë bërë edhe në sy të kryebashkiakut të Cërrikut dhe atij të Elbasanit, i cili ka qenë i ftuar.

Sa për kronikë, turma e nostalgjikëve ka festuar 79-vjetorin e krijimit të Batalionit Partizan të Dumresë. syri.net

Salianji i qartë: Sali Berisha ka shumicën, demokratët e dinë që është non grata

Edhe Ervin Salianji e ka të qartë se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike. 

Duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD, Salianji ka thënë për News24 se nuk ka dyshime se kush do të jetë fitues mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kandidatit tjetër Ibsen Elezi.

Salianji tha se janë demokratët ata që duan që PD të drejtohet nga Sali Berisha.

Pjesë nga intervista

Ervin Salianji: Me gjithë respektin por tek kjo pjesë e rëndësishme është pjesa fituese në raportim shumicë pakicë sepse Berisha bëri një betejë thuajse personale. Nuk ka dyshim se kush do të jetë fitues.

A e ka shumicën në PD Berisha?

Ervin Salianji: Po, por ka një diskutim se nëse qendrojmë në palë, nga Berisha dhe Rithemelimi, sado e madhe të jetë mbështetja, a bëhet dot fituese PD-ja?
A jemi në kushtet që duhet bërë një proces që mos mbeten jashtë qindra demokratë dhe të mos hidhet poshtë kontributi i atyre që kanë kontribuar me vite?
Mbi bazën e tyre vjen ajo që a e njeh pakica shumicën. Nuk mund të ketë dhunë të pakicës, por duhet ruajtur nga tirania e shumicës.

A e ndryshon një vendim gjykate situatën në PD?

Ervin Salianji: Vendimi mund të ndryshojë situatën ligjore të PD, por jo atë faktike. PD për fat të keq përfundoi në një situatë kur doli parti e 3 pavarësisht siglës dhe alternativave si trupë politike. Duhet marrë më e mira nga gjithçka që të bashkohet. syri-net

Berisha: I kam kërkuar Presidentit të SHBA të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores në gjyqësor

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha foli përpara demokratëve në Fier edhe për ndërhyrjet e Yuri Kim në sistemin gjyqësor. 

Ambasadorja, tha Berisha, shkeli Kushtetutën e SHBA dhe atë të Shqipërisë, bashkë me Konventën e Vjenës.

Berisha tha gjithashtu se i ka kërkuar publikisht qeverisë amerikane dhe presidentit Biden të mos lejojnë ndërhyrjet e përfaqësuesve në tyre në proceset gjyqësore.

“Edi Rama, pasi u faktua se ku është shumica e Partisë Demokratike, bën gjithçka me një vendim antikushtetues, antiligjor të mbajë pezull çështjen. Për fatin më të keq, këtu ndërhyri, dhe unë publikisht e njoftova, edhe Guvernatorja, apo ambasadorja e SHBA, duke shkelur kushtetutën e SHBA, të Shqipërisë, duke shkelur Konventën e Vjenës, nuk mund të ndërhysh kurrë në proces gjyqësor, është vend i lirë, vend i NATO-s, vend anëtar i KiE, vend që po shkon 110 vjet vend i pavarur, kjo është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj dhe unë i kam kërkuar publikisht qeverisë së SHBA dhe qeverisë së Presidentit Biden të mos lejojë përfaqësuesit e saj të ndërhyjë në procese gjyqësore. Ai është shkatërrimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe kjo tregon se reforma në gjyqësor ishte për ta vënën nën kontrollin e Edi Ramës, por edhe të ndonjë tjetri si puna e Guvernatores.

Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë kurrë qëllime të tilla. Dhe këta përfitojnë nga kjo situatë. E turpshme. Harrojnë se në këtë mënyrë tregojnë gjithnjë e më shumë veten si kolaboracionistë të një armiku të pluralizimit politik, se Edi Rama këtë fakton me lojërat që bën. Ishte diktator, e kishte filluar karrierën politike në Byro duke firmosur ekzekutime njerëzish pa gjyq, Ramiz Alia, por kur u themelua pluralizmi këto lojëra nuk i bëri. Kishte të gjitha instrumentet, institucionet, nuk e bëri, këto i bëri Edi Rama duke shfrytëzuar elementë si Lulzim Basha, Enkelejdi apo Kapllani këtu. Por ne asgjë s’mund të na ndalë.

Një gjë u faktua në këto muaj që kjo lëvizje është e pandalshme. Ata që u përpoqën ta ndalojnë dështuan dhe nga ky stacion do të bëhet uragan i vërtetë. Tani ka një mision tjetër më të madh, misionin e shpëtimit të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

syri.net

Negociatat- Berisha: Rama njësoj si Enver Hoxha dhe Ramiz Aliaj, kërcënojnë interesin kombëtar!

Gjatë takimit me demokratët në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha dënoi deklaratat e Edi Ramës në Bruksel ku tha se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse nuk na hapen negociatat në qershor.

Sipas Berishës, Rama është njësoj si Enver Hoxha dhe Ramiz Aliaj, kërcënojnë interesin kombëtar për të ndjekur interesin e tyre politik, duke na prishur me perëndimin.

Berisha: Kryeministri i Shqipërisë në Bruksel se në qoftë se nuk do na hapni negociatat deri në qershor ne do të ndryshojmë drejtimin e vendit. Një pjesë e gjeneratës që është këtu e mban mend se si Ramiz Aliaj në 1990 thoshte se Shqipëria nuk është as lindje as perëndim. Enver Hoxha na çonte nga donte vetë. Thoshte në aleacën me kinezët, era e lindjes dominon me perëndimin. Gjatë perandorisë osmane, perandori bënte gjithçka që të mos quheshin shqiptarë, mos e ngatërroni çështjen arnaut, por komb nuk na njihnin. Përkundrazi na quanin otomanët e Europës dhe gjuha shqipe ishte e vetmja gjuhë e dënuar për të mos u mësuar në shkollat osmane.

Bëhej një betejë kundër identitetit tonë ashtu sikur edhe Enver Hoxha Ramiz Aliaj bënë një betejë ashtu si i interesonte interesi politik i tyre dhe tani na del Edi Rama. Ku do shkojmë ne more zotëri i cili do të rishikosh drejtimin tonë, drejt Beogradit apo Stambolit. Jo mor zotëri, ne yll polar do të kemi Bashkimin Europian.

Shikoni në ç’kërcënim është interesi ynë kombëtar.

Një demokrat i pranishëm në sallën e kinoteatrit në Fier, ka përshëndetur në fjalën e tij rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së dhe ka theksuar se kjo gjë po i krijon atake kardiake te kundërshtarët politikë.

Sipas qytetarit, beteja e Berishës ëshë e ndarë në dy fronte pasi në njërën anë është kundërshtari politik dhe nga ana tjetër janë grupi i renegatëve brenda PD-së.

Qytetari demokrat: Përshendetje doktor dhe mirëseerdhe mes nesh. Ju vini nga një betejë në dy fronte, nga fronti kundër kundërshtarëve tanë politikë por edhe nga një front i ri kundër renegatëve tanë dhe këtë ju e realizoni pasi keni shpirtin e një djali të ri.

Një proverb franceze thotë se jam i vjetër aq sa dukem por jam i ri aq sa ndiem. Dhe pikërisht ky shpirti i juaj rinor do ta përballojë me sukses këtë fushatë deri në fitore.

Ju jeni doktor kardiolog me profesion por jeni kthyer në doktor që po shëron zemrat e përvëluara të demokratëve dhe rikthimi juaj po krijon atake kardiake te kundërshtarët tuaj. E kemi parë  si po dalin dhe ulërijnë në televizionet që paguajnë vetë. Qëndroni fort doktor pasi beteja është e vështirë dhe kërkoj të tregoheni pak më i ashpër me grupin e renegatëve.  

syri.net

Rama mohoi gjenocidin serb- Berisha: Akt vasaliteti! Ministrja e Jashtme çonte kartonin

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka dënuar sërish votën kundër të Edi Ramës dhe deputetëve të PS, që rrëzoi rezolutën e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnje Hercegovinës. 

Nga Fieri ku zhvilloi Foltoren me demokratët, Berisha e quajti Ramën vasal dhe u shpreh se kryeministri shkelmoi interesin kombëtar, ndërsa i kujtoi edhe krimet serbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

“Në mënyrën më të paimagjinueshme, deputetët e PS votojnë kundër dënimit të gjenocidit në Bosnje. Ai turp na ka rënë edhe ne, të jeni të sigurt. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo? Çfarë kombi qenkan këta shqiptarët? Si ka mundësi të ndodhë kjo? Ata e votuan, por problemi është se turpi iu mbetet të gjithë shqiptarëve dhe i madh. Ministrja e Jashtme çonte kartonin. Pse e pranon ti gjenocidin serb që e voton kundër? Ky është akt primitiv, ky është akt vasaliteti i plotë, shklelmon totalisht në radhë të parë interesin tënd kombëtar, në radhë të dytë shkelmon mbi kombin tënd si komb i qytetëruar, por kombet e qytetëruara nuk pranojnë kurrë gjenocide. Por ti shkelmon edhe mbi ato viktima të Bosnjes dhe që janë më shumë në Kosovë shqiptarë po t’i marrësh nga 1874 e gjer në 1999“, u shpreh Berisha.

Takimi në Fier- Berisha-demokratëve: Mirënjohje për mbështetjen tuaj për të krijuar një opozitë të vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin e radhës me demokratët e Fierit, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD-së që do të zhvillohet në 22 maj.

Të pranishëm në tryezë me ish-kryeministrin Berisha janë Alban Haxhi, Mjek/Pedagog, Rexhina Saliaj, studente stomatologjie, Arnold Kariqi, gazetar, Besart Xhaferi, sipërmarrës, Ivi Shanaj, stomatologe, Keti Petrela, diplomuar në Shkenca Sociale.

Berisha ka falënderuar demokratët e Fierit për kontributin e t tyre në një moment kritik për pluralizmin dhe demokracinë, duke përcaktuar se vendi do të kishte opozitë të vërtetë.

Berisha: Dua t’ju përshëndes shumë përzemërsisht demokratët dhe demokratet e Fierit, të gjithë banorët e këtij qyteti dhe qarku, deputetët e PD dhe të gjithë fierakët kudo ku ndodhen sot.

Ju shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju dhatë për pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërinë, në një moment që do përcaktonte ekzistencën ose jo të një opozite të vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një hark kohor disa mujor, në një rrugë të vështirë të pazakontë dhe të pandodhur ndonjëherë, demokratët dhe demokratet e Fierit dhe të mbarë Shqipërisë, në një proces demokratik, në vlerësimin tim një lëvizje  e vërtetë dhe një revolucion i vërtetë, ia dolën sot para shqiptarëve si opozitë e vërtetë e vendosur për mbrojtur interesat e qyeterëve shqiptarë.

Një proces që ishte një betejë midis demokracisë dhe autokracisë midis legjitimes dhe jo legjitimes, midis bashkimit të vërtetë dhe përçarjes.

Ish-kryetari i PD-së i lejoi vetes në mënyrën më autokratike, duke shkelmuar mbi vullnetin e anëtarësisë i shprehur në statut në forumet e saj. Mori vendime tërësisht autokratike dhe jo demokratike, mbi të cilat nuk ndërtohet demokracia.

Ngritja juaj në këmbë nuk ishte asgjë tjetër në thelb se një betejë kundër autokracisë për të vendosur normat demokratike. Pra nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Ne duhet të zbatojmë ligjet që na diktojnë se liria e gjithsecilit prej nesh mbaron aty ku fillon e tjetrit. Ju e patë si u bëmë ne, lëshonte komunikata, përjashtohej ky largohej ay pra gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme dhe ne u ngritëm bashkë kundër këtij iligjitimiteti dhe çdo gjë që bëmë e bëmë bazuar në votën e lirë.

Berisha në Fier: Ish-kryetar i PD mori vendime autokratike, shkelmoi statutin dhe vullnetin e anëtarësisë

Lideri historik i PD, Sali Berisha vijoi në Fier ditën e dytë te turit të takimeve me demokratët, për zgjedhjet e 22 majit. 

Përpara qindra demokratëve të pranishëm, Berisha kujtoi si nisja lëvizja për ndryshimin e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha mori vendime autokratike si dhe shkelmoi statutin e vullnetin e anëtarësisë demokrate.

“Ish-kryetari i PD i lejoi vetes në mënyrën më autokratike, duke shkelmuar mbi Kushtetutën e partisë, statutin, duke shkelmuar edhe mbi ligjet e vendit, mbi vullnetin e anëtarësisë, i shprehur ky vullnet në Statut në forumet e saj. Mori vendime tërësisht autokratike, antidemokratike, mori vendime me të cilat nuk ndërtohet demokracia, të cilat në fakt në aparencë në mënyrë identike, nuk i marrin as partitë marksiste-leniniste, se edhe ato ndjekin një procedurë. Ngritja juaj në këmbë nuk ishte asgjë tjetër në thelb përveçse një betejë kundër autokracisë, për të vendosur normat demokratike. Ishte një betejë mes legjitimes dhe jo legjitimes, por nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Në rast se duam të jemi të lirë, ne duam të zbatojmë ligjet, të cilat ndër të tjera na diktojnë se liria e gjithsecilit prej nesh përfundon aty ku fillon liria e tjetrit. Nuk mund t’ia prekim ne lirinë. Jue  patë si u bëmë ne, lëshonte komunikate, përjashtohet ky, ai, shkarkohet ky e shkarkohet ai, gjithccka bëhej në mënyrë të paligjhshme. kurse ne u ngritëm së bashku kundër këtij arbitrariteti, ilegjitimiteti dhe çdo gjë që bëmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë. Kjo ka rëndësi kapitale nëse nuk jemi një parti e votës së lirë, ne do të ishim fatkeqësi kombëtare për vendin”, u shpreh Berisha.

Koncesionari i Tiranës merr 400 milionë € për një incenerator në Zimbabve

Nga Ola Xama, Euronews

‘Geo Genix’ BV, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës ka arritur që të fitojë kontratën për ndërtimin e një inceneratori në shtetin afrikan Zimbabve.

Mediat afrikane i kanë bërë jehonë nënshkrimit të kontratës më 28 prill nga nëpunësi i kryeqytetit Harare, Mabhena Moyo dhe përfaqësuesit të kompanisë koncesionare Dilesh Nguwaya.

Kompania ‘Geo Pomona Waste Management’, degë e shoqërisë holandeze ‘Geo Genix BV’ ka nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e impiantit me vlerë 304 milionë euro, nga ku do të prodhohen 22 megavat energji elektrike në orë.

Inceneratori do të ketë një kapacitet përpunimi prej 1 mijë ton mbetje në ditë, dhe shteti i Zimbabve do t’i paguajë koncesionarit 39 euro për ton.

Koncesionari do të marrë në total 400 milionë euro nga kjo kontratë e shtrirë në 30 vjet.

Kompania ‘Geo Genix’ është firma mëmë e koncesionarit të inceneratorit të Tiranës, dhe sipas dokumenteve rezulton e lidhur me pronarët dhe administratorët e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Edhe pse është shtrirë me plane investimi në kontinente të tjera, kompania gjendet në shkelje të kontratës për ndërtimin e 4 impianteve të djegies së mbetjeve në Tiranë, ku asnjë prej tyre nuk është instaluar, dhe po ashtu as inceneratori i Fierit nuk punon. syri.net

Hetimi i kryeministrave për korrupsion, Berisha sfidon Ramën: Në ta mban, hajde miratojmë ligjin në Parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka “sfiduar” kryeministrin Rama duke thënë se është i gatshëm të propozojë në parlament, vendimin që përjashton kryeministrat nga parashkrimi i veprës penale. Thirrja e Berishës ka ardhur dy herë ditën e djeshme, njëherë nga bashkëbisedimi me gazetarët në Tiranë dhe më pas gjatë takimit të tij në Elbasan, në kuadër të garës për kreun e PD.

Ai tha gjithashtu, se për ngërçin e krijuar për hapjen e negociatave nuk janë fajtore vendet e Evropës, por vetë kryeministri Rama.

Berisha paralajmëroi se do të ketë reagime të ashpra popullore nëse nuk bëhen hapa para në këtë proces.

“Evropa e koncepton Ballkanin e Hapur, ndaj krimit, ligjeve. Pra, Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Kreu i narkoshtetit është i plagosur rëndë. I rrezikshëm. Ai mendon se do t’i japë vendit drejtim tjetër. Mos tento të spostosh në mënyrë absolute sepse do të përballesh me revoltë të fuqishme popullore. Misioni ynë është një dhe vetëm një: Integrimi në BE. Nuk kanë faj vendet e Evropës nëse ai sillet si gangster me gazetarët.

Nuk kanë përgjegjësi vendet e Evropës kur ai mban qëndrime si Kim Jong-un ndaj Drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tij. Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në Parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në Parlament, të ndryshojmë Kodin penal. Të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Dhe s’duhet parashkruar.

Nuk e bën dot këtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij për të cilat thotë se nuk di ç’kam firmosur për të mbushur valixhet. Unë ftova kreun e qeverisë t’i përgjigjet thirrjes sime. Unë jam gati të firmos për këtë pa asnjë ekuivok. Pas qindra dhe mijëra kontrolleve nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje për të provuar shpifjet e tyre, tani thonë që koha kur kam qenë unë kryeministër është e parashkruar. Unë e kam deklaruar që nuk njoh parashkrim. Nëse do, unë jam gati nesër të votoj që parashkrimi të funksionojë, por jo për kryeministrat. Nuk mund të ketë parashkrim kur kryeministri bëhet kryetar i një organizate kriminale”, tha Berisha.

 

Nga Elbasani ai përsëriti thirrjen për kalimin në parlament të ligjit që përjashton kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.

“Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit. Kjo nismë do të ecë. Kur kryeministri nuk qëndron nën ligjin, ligji hidhet në erë dhe për qytetarin nuk funksionon ligji. Ne si parti i kemi në dorë të gjithë mekanizmat për ta transfomuar, por kushti i kushtit është të bindim çdo shqiptar që interesi kombëtar është ylli ynë polar që do të na udhëheqë në çdo hap”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Berisha: Basha ishte problematik, i binte celulari dhe shuante protestat

25 prilli- Berisha: I tregova Bashës zyrat ku të denonconte manipulimin, nuk lëvizi një hap

 

Nga Elbasani ku zhvilloi takimin me qytetarët, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 22 majit, për kryetarin e PD, lideri historik Sali Berisha foli edhe për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit. 

Berisha rrëfeu si ia doli opozita në 2001 të faktonte dhe denonconte manipulimin e zgjedhjeve parlamentare duke trokitur me prova e dokumente në dyert e kancelarive europiane.

Pas zgjedhjeve të prillit të kaluar, Berisha tha se i ka treguar Bashës se cilat zyra duhet të vizitonte, por ai nuk bëri asnjë lëvizje të kësaj natyre, duke lënë Edi Ramën të marrë mandatin e tretë.

“Kësaj here, komisioni i vëzhguesve lëshoi një komunikatë shumë të ndershme, patronazhistët, shteti elektoral, dhunimi maksimal i zgjedhjeve, krimi, blerjet, të gjitha. Për fat të keq, në vend që të na thërriste të mbushnim sheshet dhe t’i thonim ne zgjedhjet nuk t’i falim, të qëndronim në Tiranë derisa të përmbysnim zgjedhjet, në mënyrën më të papërgjegjshme, shpalli fushatën e vet elektorale për t’u zgjedhur kryetar. Para se ta bënte këtë e thirra, për protestat ishte problematik, bënte sot një protestë, i binte telefoni, të nesërmen i shuante, i them, tani provat i kemi, 900 mijë patronazhistë, ky është sistem, që kur u hoq sistemi skllavopronar, ata e vendosën që t’i manipulonin skllevërit përsëri dhe e kanë përdorur edhe diktaturat komuniste. Komuniteti Ndërkombëtar qëndroi se nuk e kishte parë ndonjëherë atë. Shteti u përdor i tëri në fushatë. I tregova të gjitha zyrat ku kisha shkuar dhe ku duhet të shkonte zotëria e tij që të bënte avokatinë e votave. Ai tha po, dhe nuk lëvizi një hap. A mund të mbrojmë ne votën? Absolutisht po, le të guxojë ta prekë dhe nuk do ta gëzojë kurrë”, u shpreh Berisha.

Berisha: Basha ishte problematik, i binte celulari dhe shuante protestat

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi këtë pasdite nga qyteti i Elbasanit se Lulzim Basha me një të rënë të celularit i anulonte protestat e qytetarëve.

Berisha deklaroi se Basha ishte problematik për protestat pasi i shuante kundër kauzës së qytetarëve.

“Për fat të keq, në vend që të na thërriste të mbushnim sheshet dhe t’i thonim ne zgjedhjet nuk t’i falim, të qëndronim në Tiranë derisa të përmbysnim zgjedhjet, në mënyrën më të papërgjegjshme, shpalli fushatën e vet elektorale për t’u zgjedhur kryetar.

Para se ta bënte këtë e thirra, për protestat ishte problematik, bënte sot një protestë, i binte telefoni, të nesërmen i shuante, i them, tani provat i kemi, 900 mijë patronazhistë, ky është sistem, që kur u hoq sistemi skllavopronar, ata e vendosën që t’i manipulonin skllevërit përsëri dhe e kanë përdorur edhe diktaturat komuniste.”-deklaroi Berisha. syri.net

Demokrati ia thotë Berishës: Taulant Balla i tha nënës time do t’i vrasim çunat po i nxore në fushatë

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike më datë 22 maj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit.

Një prej demokratëve në sallë, Altin Bica nga Labinoti, deklaroi se Taulant Balla ka kërkuar disa herë shkarkimin e tij nga puna.

Sipas Bicajt, Taulant Balla i ka thënë nënës së tij që mos i nxirr çunat në fushatë se do t’i vrasim.

“A e di sa herë e ka kërkuar Taulant Balla shkarkimin tim nga puna? Disa herë. Saqë nënës time i tha mos i nxirr çunat në fushatë se do t’i vrasim.”-tha ai.

Berisha: Rama e ka sherrin me Prishtinën, plane meskine me Vuçiçin e Beogradit

Berisha: Të ngrihemi për të mbrojtur interesin kombëtar

Lideri historik i PD kujtoi edhe mazhorancën e cila dje nuk miratoi rezolutën për të dënuar krimet në Srebrenicë.

Sali Berisha tha se duhet të mbrojmë interesin kombëtar dhe të ngrihemi fuqishëm se tokë dhe vend me potencialet e Shqipërisë, nuk ekziston.

“Të ngrihemi së bashku të mbrojmë interesin e Shqipërisë.”-deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike më datë 22 maj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit. Berisha tha se qeveria e Ramës nuk e ka sherrin me Beogradin e Vuçiçit, por me Prishtinën.

Sipas Berishës Rama ka interesa meskine dhe nuk është për të mbrojtur interesin kombëtar të vendit.

Bashkohet me njerëz që mund të kenë marrëveshje të fshehtë, kanë interesa meskine, s’kanë interesa kombëtare dhe dashuri.

Na pjestojnë për dy në vend që të na shumzojnë për dy. Dy vende të lira, bëjnë dy herë mundësi për shqiptarët dhe për të bërë dy herë fuqi më të madhe.

Sherri nuk është Beograd-Tiranë, por Tiranë-Prishtinë. Shembulli më i papranueshëm të themi të vërtetën.

Shkelmohet interesi kombëtar. Ne nuk duhet të lodhemi, por të bëjmë gjithçka për të qartësuar shqiptarët ta duan më shumë kombin.”-deklaroi Berisha.

‘Fëmijët, PD dhe Shqipëria do kenë pasoja’/ Berisha tregon çfarë i tha Bashës: Vendi nuk pranon turpërimin…

Në takimin  e parë me demokratët të zhvilluar në Elbasan në funksion të garës për kreun e PD-së, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka kujtuar një bisedë me Lulzim Bashën, para se ta përjashtonte nga partia.

Berisha ka kujtuar se Basha i ka thënë se po nuk e përjashtove nga PD-ja, nga fëmijët, partia dhe Shqipëria do të kenë pasoja dhe një gjë e tillë për ish-kryeministrin ishte e papranueshme pasi për vendin tonë më e keqe është turpërimi, përçmimi dhe nënçmimi që të cilën nuk mund ta projë.

Ish-kryeministri theksoi se Sekretari i Shtetit Blinken nuk është antishqiptar por Sorros dhe Rama janë pasi e kanë faktuar me projektet e tyre për ndarjen e Kosovës dhe interesat e tyre meskine.

Berisha: E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha në një bisedë me të. Më tha se po të mos e përjashtosh Berishën fëmijët e tij do të kenë pasoja, e po pastaj i them unë, por po mos ta përjashtosh, PD-ja do të ketë pasoja, po pastaj i them unë, por edhe Shqipëria do ketë. Dhe i them unë se të gjitha këto le të bëhen pasi fëmijët e mi, PD-ja, Shqipëria dhe kombi im dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin, kanë përnçmimin kanë nënshtrimin dhe atë unë smund ta pranoj kurrë.

Çfarë ndodhi në kët rast? Një antishqiptar i faktuar si Xhorxh Sorros me të gjitha projektet e tij për të ndarë, përçarë Kosovën, për ideoligjinë e tij që nuk pajtohet kurrkund me vlerat që ne besojmë dhe intersat tona, e pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm me Ramën, me raportet e tij mbi të cilat firmos Sekretari i Shtetit Entoni Blinken dhe jam i sigurtë se Blinken nuk është antishqiptar por Xhorxh Sorros po, Edi Rama po është dhe jo se e them unë por janë aktet që bën ndër më turpërueset. Skishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Po si mund të mos kemi ne ndjeshmëri për 8 mijë djem dhe burra janë varrosur në një kamp.

syri.net

“Fëmijët e mi, PD, kombi dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin”, Berisha zbulon bisedën me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur sot fushatën në garën për kryetar të PD nga Elbasani. Ai foli për ndryshim në vend dhe tha se qëndrimi i tij kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb. Berisha ka zbuluar bisedën me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohej përjashtimi i tij nga PD.

“Cila është rruga për ta ndryshuar, janë idealet tona. Një moment ju u ngritët, kur patë që PD po dilte nga skena, e ndjetë, dhe vendosët ta rikthenit dhe e rikthyet, e rithemeluat. Në këtë stad ne realizuam atë që të paktë ishin ata që e imagjinon dhe ne e realizuar me idealet tona, me besimin te njeri-tjetri dhe me dashurinë për vendin sepse vendi duhet të ketë opozitë të vërtetë.

Ne nuk blejmë vota, ne nuk bëjmë presione, nuk frikësojmë njerëz, përkundrazi ajo që ne ofrojmë respekt dhe dashuri për vendin, për kombin dhe individin. Ndaj kam ardhur te ju që t’ju ftoj të vazhdojmë në këtë betejë, për interesin e gjithsecilit, për interesin e vendit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se ta braktisësh atë në funksion të albanofobëve. Miqtë e mi unë e kuptoj se shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb dhe kjo ishte forca ime. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se po qe se nuk e përjashton Sali Berishën, fëmijët e tij do kenë këto dhe ato pasoja. Pastaj i them unë, pastaj më tha nëse nuk e përjashton, PD do ketë këto-këto pasoja. Pastaj i them unë, po edhe Shqipëria do ketë. Po i them unë që të gjitha këto le të bëhen sepse fëmijët e mi, PD, kombi im dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin, kanë përccmimin, kanë nënshtrimin dhe atë unë s’mund ta pranoj kurrë”, tha Berisha. bw

Berisha: Mund të mbush një sallë me fakte kundër Ramës dhe qeverisë së tij

Garon për kryetar të PD, Berisha: T’ia nisim nga dashuria për vendin! Qeveria e Ramës, diktaturë

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike më datë 22 maj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit.

Berisha tha se duhet t’ia nisim nga dashuria për vendin dhe për të ndryshuar këtë shoqëri. Lideri historik i PD theksoi se qeveria e Ramës propagandon si në diktaturë.

“Pas një turi të gjatë prej disa muajsh, së bashku e dimë diagnozën, i njohim problemet. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend.

Vendi ynë s’duhet të rrokulliset e të poshtërohet kështu siç po poshtërohet. Vij para jush me bindjen e thellë se duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz.

Kemi një qeveri e cila mban fjalime çdo ditë, unë rri aty në parlament, dëgjoj ata deputetë. Flasin për veten e tyre, jo për qytetarët.

Njëllojë si në diktaturën komuniste, propaganda lustër. Kjo vjen se mungon dashuria për qytetarët, për vendin.

Ai që e ka dashurinë nuk i lejon vetes të flasë në atë mënyrë, kurrë.”-deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike më datë 22 maj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit.

Berisha tha se libraria e tij digjitale ka fakte për të mbushur një sallë plot me faqe kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale.

“Janë të vërteta, nuk janë krijesa dhe shpikje. Duhet të mendojmë si të ndryshojmë. Cila është rruga e ndryshimit? Idealet tona.

Në këtë stad, realizuam atë që të paktë ishin ata që e imagjinonin, e realizuam me idealet tona, me besimin tek njëri-tjetri, me dashurinë për PD.”-tha Berisha.

syri.net

Rama mohoi edhe gjenocidin rus- Berisha: Lojë e dyfishtë me Ukrainën

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama mbajti të njëjtin qëndrim si në rastin e gjenocidit në Srebrenicë, edhe për rezolutën që dënonte gjenocidin rus në Ukrainë.

Berisha tha se ai e rrëzoi këtë rezolutë pasi po bën lojë të dyfishtë me Ukrainën.

“Edhe në rastin e Ukrainës, Rama bëri një lojë të dyfishtë. Presidenti Zelensky nderoi shqiptarët në parlamentin tonë me një fjalim. Ai pati vetëm një kërkesë. Nuk kërkoi nga Shqipëria avionë, tanke, raketa as dhe municione. Nga Shqipëria kërkoi një gjë: Mos lejoni turistët rusë të vijnë në brigjet tuaja.

Edi Rama, flakë për flakë, në mënyrën më të pacipë, më amorale, iu përgjigj se kjo nuk do të ndodhë.

Unë jam këtu për ta dënuar edhe njëherë këtë qëndrim anti-NATO, anti-Perëndim, anti-Ukrainë…

…Ky është një akt i papërgjegjshëm. Cila është arsyeja, a mund të thotë ndonjë shqiptar? Shqipëria mund të krijojë të gjithë lehtësirat për rehabilitim të të burgosurve në Ukrainë. Por jo të presë kasapët e tyre. A nuk janë të lidhura këto akte të shëmtuara, mohimi i gjenocidit në Ukrainë dhe Bosnje dhe heqja e vizave për rusët që vrasin në Ukrainë?

Unë mendoj se janë të lidhura dhe unë e garantoj Edi Ramën se kur sillej si padron i këtij vendi dhe argat i Vuçicit merr fund. Opozita e vërtetë është krejt tjetër. Ajo as është pajtuar dhe as do pajtohet kurrë me qëndrimet antishqiptare të kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama.

Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve, të ngrihen në lartësinë e njerëzisë së tyre, idealeve të tyre, dhe të gatshëm për të gjithë reagimet e nevojshme në mënyrë që Edi Rama të marrë përgjigjen e merituar në kohën e duhur,” tha Berisha.

Sfidë e hapur- Berisha, Ramës: Të heqim parashkrimin vetëm për kryeministrat, a ta mban?

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, u tregua i ashpër me deklaratën e Edi Ramës se Shqipëria do ndërrojë menjëherë kurs nëse nuk hapen negociatat me Bashkimin Europian.

“E vërteta është se qëllimi kryesor i kësaj bisede ishte parashikuar, deklarata e djeshme e Edi Ramës, kërcënimi publik që ai i bëri BE-së se në rast se nuk merret vendimi për hapjen e negociatave, ne do të rishikojmë drejtimin e qëndrimit tonë. Unë uroj të merret vendimi dhe i bëj thirrje publikisht BE-së që të hapen negociatat, ndonëse Edi Rama nuk ka plotësuar dhe nuk plotëson asnjë kusht për hapjen e tyre. Ky njeri në 9 vite vetëm ka shkatërruar gjitha standardet që kërkohen. Ai ka bërë reformën që e ka lënë vendin dhe qytetarët pa të drejtën e një procesi gjyqësor. Ai bërtet dhe sulmon SPAK-un sepse e di se opozita e vërtetë do të firmosë fundin e tij. Ai ka mashtruar te Departamentin e Shtetit për shpalljet non-grata dhe tani shkon e puthet me Dodikun. Tani u kërkon gjykatësve dhe prokurorëve të faktojnë shpifjet që ka bërë ndaj meje….Mos guxo të ndryshosh kursin e vendit se do përballesh me revoltën popullore. Drejtimi ynë është vetëm një, integrimi dhe vetëm integrimi drejt Europës,” tha Berisha.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha i kërkoi Ramës që ta votojnë në Parlament këtë ndryshim, që kryeministrat të hetohen në çdo kohë për vepra penale.

Shumë flitet për SPAK, por pak kush e di që pas 10 vitesh veprat parashkruhen duke e bërë të pamundur hetimin për korrupsion. Sali Berisha, Fatos Nano, Pandeli Majko e Ilir Meta janë të pahetueshëm edhe në rast se ka prova për shkak të parashkrimit të shkeljeve që kanë kaluar mbi 10 vjet.

Por Sali Berisha ka sfiduar sot në mënyrë të papritur Edi Ramën: Hajde të votojmë nenin që e heq parashkrimin vetëm për kryeministrat.

‘Kështu që unë edhe unë bëhem i hetueshëm dhe ti nuk mund të kesh shpresë se do kalojnë 10 vjet nga firmat korruptive që ke’, u shpreh Sali Berisha.

Kjo është sfida më e hapur që një ish-kryeministër mund ti bëjë të gjithë kundërshtarëve  të tij, duke bërë lëvizjen surprizë që e bën reformën në drejtësi të vërtetë.

Të shikojmë nëse Rama e ka këtë guxim ta bëjë veten të hetueshëm edhe pas 10 vitesh. Sali Berisha hoqi çdo masë mbrojtjeje nga vetja.

“Po bën presione staliniste ndaj drejtësisë për të hetuar kundërshtarët tu. Nëse je burrë dhe ta mban, hajde të kalojmë ligjin në Kuvend dhe të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që të kalojmë që nesër ligjin. Të ndryshojmë Kodin Penal dhe të vetmit që duhet të përjashtojmë nga parashkrimi duhet të jenë kryeministrat. Ai nuk e bën këtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij. Se nuk e di se çfarë ka firmosur për të mbushur xhepat e tij,” tha Berisha.

Komentet e Yuri Kim- Berisha: Fushatë elektorale kundër meje, ndërhyrje në garën për kreun e PD

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp edhe deklaratat e mbrëmshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës për kreun e PD-së.

Unë i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në punët e brendshme të PD-së, veçanërisht në përpjekjet e tij për të përcaktuar kryetarin e partisë konservatore shqiptare,” tha Berisha.

Në konferencën për shtyp, Berisha tha se Bashkimi Europian duhet të çelë negociatat me Shqipërinë, edhe pse këmbënguli se, sipas tij, vendi nuk i ka përmbushur kushtet.

“I bëj thirrje Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i hapen negociatat, ndonëse në mënyrë absolute Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht. Me Edi Ramën, sa më gjatë të shkojë ky problem, aq më poshtë do të bien standardet e demokracisë dhe lirisë së këtij vendi. Në 9 vite, kontributi i vetëm i Edi Ramës është largimi i procesit të negociatave nga viti në vit”, tha Berisha.

Lidhjet e Ramës me krimin- Berisha: Ja pse kërkoj heqjen e parashkrimit për kryeministrat

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, sqaroi edhe njëherë se përse kërkon heqjen e parashkrimit për kryeministrat.

“Unë ftova kreun e qeverisë që t’i pëgjigjet thirrjes sime. Këtë e bëj sepse duke qenë pas qindra e mijëra kontrolleve nuk kanë gjetur dot as edhe një shkelje për të provuar shpifjet e tyre për buxhetin e me radhë.

Tani kthehen e thonë se koha kur ka qenë ai kryeministër, ka qenë e parashkruar. Unë kam deklaruar se nuk njoh parashkrim.

Por nëse ai don dhe dëshiron, jam gati që nesër kjo të funksionojë.

Është shumë e drejtë, sepse nuk mund të ketë parashkrim kur kryeministri bëhet kryetar i një organizate kriminale.

Korrupsioni bëhet sistem kur kryeministri vjedh. Prandaj hajde ta sanksionojmë në Kod Penal që kryeministri të mos ketë parashkrim,” tha Berisha.

Berisha tha se Rama, njësoj si Aleksandër Vuçiç është i përfshirë në krimin e organizuar.

“Ju lexuat disa raporte me Vucicin dhe lidhje e tij me Beli Vukun (Ujku i Bardhë), ju garantoj se kapitulli tjetër do të jetë për Edi Ramën, ishte lufta në Ukrainë që pengoi botimin, ai do të shohë dritën e botimit. Jo në një akt urrejtje, por se dosja është e tillë. Në këtë dosje nuk ka bluarje njerëzish si në bandën e Beli Vukut, por ka probleme të tjera të mëdha. Ka probleme sa që e kanë bërë Evropën ta konceptojë Ballkanin e Hapur, si Ballkan të hapur ndaj krimit dhe drogës dhe ta refuzojë këtë nismë”, tha Berisha.

“Raporti që është botuar për Aleksandër Vuçiç dhe lidhjet e tij direkt me Ujkun e Bardhë, është një raport i bazuar në çdo fjalë dhe rresht nga të dhëna të shërbimeve anti-krim të Europës. Mos mendoni kurrë se udhëheqësit evropianë nuk duan zgjerimin e BE-së. E duan, absolutisht. Por problemi i tyre numër një janë pikërisht këto të dhëna për krimin, të cilat i trembin. Nuk është më sekret!”

‘Apeli’ pranoi ankimin e Alibeajt, Berisha: Me ndërhyrjen direkte të Veliajt

Ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomë Këshillimi ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e statutit të 11 dhjetorit. Lidhur me këtë çështje, ka folur sërish ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Berisha është shprehur se gjyqtarja Blerina Muça, e cila vendosi një gjë të tillë, sipas tij ka shkruar “ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë”.

Berisha akuzoi se kjo është bërë me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, i cili sipas ish-kryeministrit i ka premtuar një miku se gjyqtarja Blerina Muça do të kalojë vetingun.

Pyetje: A keni dijeni se në çfarë faze është procesi në Gjykatën e Apelit dhe a pritet që kjo Gjykatë të shpallë vendimin para zgjedhjeve për kryetarin e PD, 22 maj?

Sali Berisha: Nuk kam dijeni për ndërhyrjen në Apel, kur të kem, i denoncoj. Unë ato që ju kam thënë ju për famozen Blerina Muç Muçi, e cila ka vendosur standardin më anti-ligjor, ka shkruar ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë. Ka shkelmuar veten e saj në 2 gjykime të mëparshme, mbi çdo gjykim në bazë të ligjit për ato çështje vetëm e vetëm sepse është peng se e dini ju, Muç Muçi ka qenë simboli i zi i korrupsionit në turin e katharsisit të Fatos Nanos, ka qenë ministër ai. Me ndërhyrjen direke të zonjës dhe Erjon Veliajt që e doni emrin, për shkak se Erion Veliaj e ka mik dhe i ka premtuar që Blerina do të kalojë vetingun, morën një vendim me të cilin duan t’i caktojnë opozitës kryetarin e Partisë Demokratike. Një akt i neveritshëm, godet rëndë pavarësinë e gjyqësorit, tregon se ajo reformë ishte thjesht për të vendosur kontroll mbi gjyqësorin dhe kaq.

Berisha firmos live dokumentin: Rama të paraqitet para shqiptarëve dhe…

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka firmosur para kamerave një dokument që do t’i dorëzohet Kuvendit, për një mocion me debat ku kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve se cili është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.

Kjo pasi kreu i qeverisë ka deklaruar se nëse Shqipërisë nuk i caktohet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të ndjekë një tjetër kurs.

“Deputetet e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion me debat lidhur me kërcënimin që Rama bëri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat.

Ajo çka unë ju informova dhe po e firmos këtu para jush, Edi Rama duhet të paraqitet  para shqiptarëve se cili është drejtimi që mund ti japë vendit ai, përveçse drejtimit evropian”, tha Berisha.

syri.net

 

 

Rama mohon gjenocidin e serbëve, Berisha: Akti më i rëndë në 30 vite

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha në konferencën e përjavshme për shtyp, se rrëzimi i rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë është akti më i rëndë në 30 vitet e fundit.

“Për çdo shoqëri të civilizuar, dënimi i gjenocidit është detyrim madhor moral dhe ndërkombëtar.

Siç jeni dëshmitarë, në parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm, më i pabesueshëm në historinë 30-vjeçare të këtij vendi; refuzimi për të dënuar me një rezolutë, një gjenocid të konfirmuar nga dy gjykatat ndërkombëtare, Gjykata e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Mbi bazën e vendimit të këtyre gjykatave, vendet e lira kanë kaluar në parlament rezoluta që dënojnë gjenocidin serb në Srebrenicë, si akti më barbar pas Luftës së Dytë Botërore. E kanë bërë që nga Parlamenti Europian e deri te Parlamenti i Malit të Zi. Për hir të së vërtetës, jo si gjenocid, por si masakër, në vitin 2019, e ka dënuar edhe vetë Parlamenti i Serbisë.

Shqipëria pra ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. Shqipëria jo vetëm që nuk e ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudomazhorancës së sotme, bëri që Shqipëria të refuzojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Bosnje.

Unë dua t’ju shpjegoj se në mënyrë absolute, unë që po ju flas para jush, nuk mendoja se kjo rezolutë nuk do të votohej, ndonëse nuk e përjashtoja. Pretendimet e Ramës dhe Ballës janë trillime të neveritshme të personave të inkriminuar në çdo qoshe dhe skaj të psikologjisë së tyre.

Rezoluta ka ndjekur rrjedhjen e procedurës normale për rezolutat. As është e papritur, as e befasishme, as emergjente. Për miratimin e rezolutave ka nene rregullorja dhe siç e dini, procedurën nuk e ka pakica, procedurën e vendos shumica pastaj.

Rezoluta është dorëzuar nga deputeti Tritan Shehu, konform të gjitha rregullave, rezoluta është shqyrtuar në komisionet parlamentare,” tha Berisha.

Berisha: Do të marrë fund politika ‘zero probleme me fqinjët’ e Ramës

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha se PD do i shpalosë hapur politikat e saj të jashtme.

Sipas tij, do të marrë fund politika e ‘zero problemeve me fqinjët’ që ka ndjekur Edi Rama.

“Edi Rama dhe Taulant Balla mashtrojnë. Të kriminalizuar në çdo skaj të psikologjisë dhe karakterit të tyre kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës. Vota e djeshme ishte vota më e egër që mund të bëhej në parlament kundër një rezolute. Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Rregullorja e parlamentit ka përcaktime të qartë kur një rezolutë hidhet poshtë me votë. Ajo nuk mund të futet më, pa një afat jo të shkurtër kohor. Ata që përpiqen që të mbulojnë qëndrimin e tyre të shëmtuar, mbrojtjen që i bënë gjenocidit dje, bëjnë vepër penale. Të dy janë fajtorë për këtë akt të shëmtuar.

Edi Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që edhe një akt të tillë, të ndërgjegjës individuale dhe njerëzore, t’ua kalosh të tjerëve. Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë qëndrimet e saj. Qëndrimi ynë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Qëndrimi i Ramës dhe Ballës është qëndrim zuzar, që nuk përfill ligj, normë apo standard. Prandaj dënoj qëndrimin e djeshëm. Ata që menduan se kjo rezolutë ishte një kurth, i garantoj se nuk ishte i tillë. Le të marrin fjalën time, unë dje u bëra thirrje që ta votojnë pasi tejkalonte çdo lloj kufiri ndarja për një akt kriminal të Europës së pas-luftës. Një akt për të cilin ka vendosur gjykata.

Gjenocidin serb e mohon Aleksandër Vuçiç se është autor. E mohojnë një grusht kriminelësh që qeverisin në Beograd me ndërgjegjen e atyre që kanë kryer krime. Gjenocidin serb e mohoi dje Edi Rama dhe Taulant Balla duke u dëshmuar me qëndrimin që mbajtën mbrapa se janë më të këqinj se kriminelët.

Asgjë nuk do pengojë PD-në që të paraqesë para jush, me fakte dhe qëndrime, politikën e saj të jashtme.

Merr fund politika e jashtme e bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës. Kjo merr fund. Politikën e zero problemeve me fqinjët e adoptojnë diktatorët që duan të qëndrojnë në karrigen e tyre. Këtë politikë e adoptojnë argatët e Vuçiçit dhe Dodikut dhe askush tjetër.

Kjo politikë do të thotë njohje e problemeve dhe përpjekje për zgjidhjen e tyre,” tha Berisha.

 

Njoftim shtypi nga Sali Berisha: Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!

Ka reaguar me një njoftim për shtypin ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha si më poshtë:

 

“Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!

 

Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:

Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.

Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.

Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.

Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine. sb”

Kosova synon anëtarësimin në KiE- Rama: Më vjen keq për Serbinë…

Kosova aplikoi këtë të enjte për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimi në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla. Gërvalla tha se shpreson për një përgjigje pozitive, ndërsa e quajti këtë një kapitull të ri për Kosovën.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, u shpreh ajo në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Fjalën përfundimtare do ta japë Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Duhen 2/3 e votave që Kosova të marrë një përgjigje pozitive, por shanset për një përgjigje pozitive janë të mëdha. Optimizmi shtohet pas përjashtimit të Rusisë në 16 Mars të këtij viti nga Këshilli i Evropës, për shkak të luftës në Ukrainë.

Kundërshtimi i Serbisë 

Presidenti Aleksandër Vuçiç thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Beograd. Sipas tij, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë të Brukselit. “Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje dhe në një psikozë konflikti, por të japim një përgjigje të fortë, në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”, tha Vuçiç për mediat vendase.

“Serbia do të bëjë çmos për të treguar se mund ta shpëtojmë vendin tonë”, shtoi ai. Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

Keqardhja e Ramës për Serbinë 

Në një intervistë nga Brukseli, ku pati një darkë pune me drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama qartësoi se ishte në anën e Kosovës. “Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Por në fjalën e tij ra në sy shprehja e keqardhjes për Serbinë në këtë rast, pasi siguroi se në “demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën”. 

“Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën”, u shpreh Rama.

Organizatat ndërkombëtare ku është anëtarësuar Kosova

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por ende nuk është anëtarësuar në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë.

Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit./LAPSI

Rama mohon gjenocidin serb- Henze: Kuvendi duhet të shpërndahet

Vazhdon jehona e skandalit të një dite më parë, kur mazhoranca e kryeministrit Edi Rama mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.

Këshilltari i CDU-së, Martin Henze shkruan se parlamenti duhet të shpërndahet pas këtij skandali.

Sipas ekspertit gjerman, rrëzimi i rezolutës është një shkelje që dhunon arsyen e ekzistencës së shqiptarëve.

“Vota e qeverisë autokratike ‘Rama’ kundër vendimit të parlamentit për miratimin e gjenocidit të Srebrenicës është një shkelje thelbësore e arsyes së ekzistencës së shqiptarëve dhe integrimit evropian.

Parlamenti duhet të shpërndahet, duhen zgjedhje të reja”, shkruan ai. syri.net

Nën hetim Lulzim Basha- Artan Hoxha: Do dëshmoj në Belgjikë për ‘Toyota Yaris’

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ditën e martë në orën 10:00 do të japë dëshminë e tij për dosjen “Toyota Yaris” në Bruksel në Prokurorinë Federale belge.

Në emisionin ‘Opinion’, Hoxha tha se autoritetet belge nuk kanë pranuar që ai dëshminë ta bënte në Tiranë, pasi dyshonin se deklarata e tij mund të dekonspirohej.

“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10 do të jem në Bruksel pranë Prokurorisë Federale belge për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yarsi”.

Ka një element tjetër që mua më shqetësoi në fakt.

Autoritetet belge zgjodhën që te mos e merrnin dëshminë në Tiranë sepse sipas atyre deklarimet e tyre që mund të bëja në Tiranë mund të dekonspiroheshin dhe për këtë arsye kërkuan që këtë deklarim ta bëja në prokurorinë belge”, tha Hoxha.

Kujtojmë që prokurorët belgë morën në pyetje në Tiranë, ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, për mbi dy orë, në 10 shkurt të këtij viti.

Lulzim Basha nuk është vetëm dëshmitar i dosjes ‘Toyota Yaris’, por edhe i proceduar penalisht.

Basha akuzohet për dekonspirimin e operacionit policor, pas denoncimit në Kuvend se ishin nisur drejt Shqipërisë 5 milionë të fshehura në automjete.

Dy ditë pas deklaratës së Bashës, makinat Toyota Yaris, me 3.5 milionë euro të fshehura brenda tyre, mbërrijnë në Portin e Durrësit.

Asnjë prej kokave të trafikut nuk ra në pranga.

Hetimet belge janë përqendruar në atë që deklarata e Bashës në foltoren e Kuvendit u bë për interesa të një grupi kriminal, ndërsa një pjesë e parave, prej 1.5 milionë euro, humbën.  syri.net

‘Deputetët me kartonat e kuq’- Edhe Baton Haxhiu lëshon Ramën: Kjo fotografi do mbetet, më tremb!

Edhe Baton Haxhiu është i bindur se sot Edi Rama doli blof, me urdhrin që iu dha deputetëve për të votuar kundër rezolutës së gjenocidit serb në Srebrenicë.

Analisti tha se deputetët e mazhorancës duhej të ishin larguar nga salla dhe të mos votonin propozimin e PD.

Baton Haxhiu shtoi se nuk i pëlqen pamja e deputetëve me kartonat e kuq dhe se i trembej këtij imazhi.

“Sot Taulant Balla, të gjithë deputetët u është dashtë me u largu nga parlamenti, dhe të thoshte: Rezolutën do ta bëjmë ne më këtë datë. Kjo pamje nuk më pëlqen. 

Unë frigohem në imazh. Kjo fotografi mbetet. Unë e kam hallin e shtetit shqiptar. Derisa t’u shpjegojmë njerëzve se ky është momenti me Sali Berishën…Fotografia mbetet”, tha Haxhiu.

syri.net

Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën, Gashi: Trishtim! Njollë e errët për shqiptarët

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, Flamur Gashi, komentoi me Juli Krisafin në Syri Tv votën kundër të Parlamentit shqiptar për rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.

Gashi deklaroi se kjo që ka ndodhur sot është për të ardhur keq ndërsa e quajti një njollë të errët për shqiptarët. Më tej ai u shpreh se nuk e ka imagjinuar kurrë që parlamenti i vendit të tij nuk do ta votonte një rezolutë për masakrën e Srebrenicës.

“27 vite nga masakra e Srebrenicës, 15 korrik 1995, ishin të izoluar 40 mijë qytetarë. Aty Janë ndarë 8372 qytetarë që janë vrarë.

Mbi 95 e të vrarëve janë meshkuj. Edhe pse në 1993 me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zona e Srebrencisës ka qenë shpallur e mbrojtur.

Sa herë pyetet për Srebrenicën, është e pamundur që njerëzve mos t’ju mbushen sytë me lot. Pesë herë e kam vizituar përkujtimoren e Srebrenicës.

Kjo që ka ndodhur sot në Parlamentin e Shqipërisë, është një njollë e errët për shqiptarët.”-deklaroi Gashi.

Rama mes miqve serbë, Sali Berisha: Mungon vetëm Lukashenko

Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmjen e kaluar mes serbit të Bosnjës, Milorad Dodik i cili është shpallur non grata nga SHBA dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa komenton foton e Ramës me miqtë e tij serb, shkruan se ‘mungon vetëm Lukashenko’, udhëheqësi i Bjellorusisë.

Në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, Rama duket mjaft i qeshur dhe tregon qartë miqësinë që ka me serbët.

Mungon vetëm Lukashenko.”-shkruan Berisha krah fotos së publikuar në rrjete sociale. syri.net

Deputetët e PD kërkojnë dënimin e masakrës së Srebrenicës, Berisha: Vuçiç një Putin i vogël! Arkitekt i gjenocidit të boshnjakëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Berisha ka shprehur solidaritet me viktima boshnjake.

“Të dashur qytetarë, kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm, në jetën e këtij parlamentit dhe po kaq me rëndësi për kombin shqiptar. Nisma e deputetëve të Grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është nismë që synon nderimin e  8 mijë viktimave të Srebrenicës, në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore të regjistruar në Europë,. Ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakë, ka synim të dënojë një akt të pashembullt. Udhëheqësit  aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denocim. Vuçiç tha për çdo serb të vriten 100 boshnjakë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

‘Lulëzon’ tregtia me Ukrainën pas luftës, importet rritje me 91%, eksportet 41%. Shifrat e INSTAT

Përkundër panikut në ditët e para të luftës në Ukrainë, tregtia me Shqipërinë jo vetëm nuk u ndal po ka shënuar një rritje jo të zakontë si në vlerë dhe në sasi.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se, gjatë muajit mars importet nga Ukraina shënuan një vlerë prej 1.3 miliardë lekësh me një rritje 91 për qind në krahasim me një vit më parë në të njëjtën periudhe.

Rritja në vlerë ka qenë e zakonshme edhe për shtete e tjera, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para, mirëpo përgjatë tremujorit sidomos në muajt shkurt dhe mars ku lufta ishte e pranishme, mallrat e importuara nga Ukraina njohën rritje edhe në sasi me 112 e për qind në raport me vitin e kaluar.

Rritje të lartë shënuan edhe eksportet shqiptare drejt Ukrainës, por me ritme më të ulëta se importet. Për të njëjtën periudhë të vitit 2022 vlera e mallrave të eksportuara në Ukrainë u rrit me 41% në vlerë dhe mbi 3% në sasi.

Tregtia e Shqipërisë me Ukrainën është modeste. Në janar -mars 2021 mallrat e eksportuara drejt Ukrainës zunë 0.15 % të eksporteve totale, nga 0,14% që ishin vitin e kaluar në tremujorin e parë.

Ndërsa importet nga Ukrainë në tremujorin e kaluar zunë 0.66% të importeve totale, nga 0.44 që zunë në janar-mars 2021.

Artikulli më i importuar në këtë tremujor nga Ukraina ishte vaji i lulediellit dhe me tej mobiliet, dyshekët dhe materiale të tjera prej druri, çelik, bulmet etj.

Ndërsa artikujt më eksportuar nga Shqipëria drejt Ukrainës ishin zarzavatet dhe frutat.

 

Tregtia në vlerë u rrit edhe Rusinë pavarësisht sanksioneve

Ndryshe nga sa pritej, lufta e ka intensifikuar më tej tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë.

Importet për disa artikuj të tillë si çeliku, vaji kanë pësuar zgjerim si në vlerë dhe në sasi, duke bërë që pesha e importeve nga Rusia te rritet në totalin e importeve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në janar -mars 2022 importet ruse në vlerë ishin 3.6 miliardë lekë me një rritje 68% në krahasim me një vit më parë. Në janar-mars 2022 importet nga Rusia zunë 3 për qind të totalit të importeve në vlerë nga 2 për qind në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Për të gjithë tremujorin e parë 2022 u importuan nga Rusia 44 mijë tonë mallra me rënie vjetore 14 për qind. Por vlera e tyre ishte më e lartë në krahasim me vitin e kaluar për shkak të rritjes së çmimeve.

Në tremujorin e parë 2021 Shqipëria kishte zero eksporte në Rusi ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2022 u eksportuan 2 milionë lekë mallra, një vlerë tejet modeste.

Importet e naftës nga Rusia ndaluan pothuajse totalisht nga Rusia në tremujorin e parë duke pësuar rënie me 97 %. Sipas të dhënave të INSTAT importet e lëndëve djegëse (nafta dhe gazi) nga Rusia ishin vetëm 2800 tonë në tremujorin e parë 2022 nga 22 mijë tonë që ishin në të njëjtën periudhe të një viti më parë. importet e këtyre produkteve shënuan rënie vjetore me 87 për qind. Vitin e kaluar importet e naftës dhe gazit Rus zinin 12 % të importeve totale të këtij grupi.

Në krahun tjetër importet e çelikut rus drejt vendit tonë u rritën me ritme të larta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga INSTAT në tremujorin e patë u importuan 11 mijë tonë hekur, nga vetëm 1500 tonë vitin e kaluar me një rritur mbi 600%, ndërsa importet e vajit pësuan një rritje të shpejtë. Në -tremujorin e parë u importuan nga Rusia rreth 2400 tonë vaj nga 641 tonë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 273 për qind.

Gjatë vitit 2021, Shqipëria realizoi 2.7% të tregtisë së jashtme me zonat në konflikt, Rusi dhe Ukrainë. Volumi tregtar i Shqipërisë arriti 701 miliardë lekë, ndërsa me Rusinë dhe Ukrainën, tregtia në vlerë ishte 19 miliardë lekë, ose 2.7% të totalit./B.Hoxha

SPAK: Nuk po hetojmë as Berishën, as Metën

Nuk ka një procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’.

Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe e pyeti nëse ka një hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës.

Përgjigjja zyrtare e SPAK ishte se nuk po e heton për këtë çështje. Euronews Albania e pyeti SPAK edhe dosjen CEZ-DIA, për të cilën  i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.

Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para. Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.

Asnjë hetim nuk ka për Ilir Metën lidhur me këtë çështje, ishte përgjigja e SPAK për Euronews Albania.

Ndërsa për dosjen “Gërdeci” kjo prokurori ka një hetim dhe personi i vetëm që hetohet është Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.

Prej tre javësh kryeministri Edi Rama kërkon nga SPAK hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. syri.net

Nje kenge qe uleriti me buçima dilentanteske !…Persona mbase te rinj, por pensionist ne mentalitet Nga Diana Ziu

Nje kenge qe uleriti me buçima dilentanteske !…

Kenge qe erdhi si rezultat i një drejtimi nga persona mbase te rinj, por pensionist ne mentalitet.

Vërtet do e quaja turp atë paraqitje vidioklipsuese ne nje Fest si Eurosong.

Se pari, po e nis nga poezia ( teksti) ne fjale, ku sot eshte ne mode banaliteti i gjese !..

Poezia në një kenge qe frymezon krijuesin është primare ne fillesen e ndertimit te kenges,si kenge dhe pikerisht ky tekst i kenges ne fjale a thua ka qene nje poezi apo ka frymezuar krijuesen ose krijuesin ne fjale?

Është komike, pasi a kishte poezi ?

A thoshte dhe çfare thoshte !?

Pikerisht ketu është , banaliteti dhe shthurrja ne ndertimin e se teres !….

Poezia ka strukturen anatomine e saj!…

Poezia ne levizje ka formen e saj !…

Është e natyrshme per njeriun per kedo qe nderton nje rruge te re te enderroje dhe ne vazhdim te ëndërres , aty te shkele vete endrra, perfytyrimet fluide mbi dhe pergjithcka te bukur , prane asaj vlage te ngrohte jetesore qe po ta krahasojme me vlagen e tokes do te thoshnim se bën te mbije dicka e bukur!…

A kishte kenga poezi!?

A kishte kenga stil!???

Stili percaktohet jo prej teknikes , por prej personalitetit krijues !…

Ne pasurine e vlerave interesi është per ate te padukshmen e bukur ,e shprehur me nota muzikore ,ku fjala shpreh ne unison thelbin e gjese !…

Por,padyshim kur vjen bukur tek spektatori degjues!…

E nisa me pak fjale per poezine, pasi piknisja e nje teksti banal pa kurrfare gjeje ( le te themi vetem per hire te asaj qe quhej “melodi” )

dhe qe te kryente funksionin e saj si tekst qe me shume te tingellonte si mbajtes metronomik per ritmin e te kercuerit ne cmendurine e levizjeve pa kriter .

Gjithashtu duhet thene qe estetikisht dobet, edhe pse vajza e kercimit baletor ka padyshim talentin e saj te padiskutueshem, por kur vihet ne funksion te mediokritetit zbehet dhe nuk sjell asgje ne atmosfere si ne qiell apo ne toke !.. vertet nje turp !

Cdo lloj levizje ne sfondin qe nuk perputhej aspak me kengen solli nje asgje, vertet Turp!…

Mos sinkronizimin me kengen + tekst pa kurfare llidhje ne mendim, dhe kjo sipas mendimit tim,
një turp ,ne paraqitjen e kenges ne gjithçka!…

Kjo ecuri e gabuar ne strukturen e festivalit ka shume kohe qe duke u bëre pazar me gjëne ne fjale shemtohet imaxhi, varferohet gjithhere e me teper kenga si zhvillim ne ecurine nder vite qe fest,.. sjell ne cdo dimer dhjetor!…

Natyrisht është feste Festivali !

Është tradite !…

Është një feste tradite,

është bukur…

Por keqberja e ndertimit per nje Festival ende është i dobet pa forme ,pa kenge te duhura te kompozitoreve Shqip. me emra qe mungojne cdo vit dhe po cdo vit degjojme emra anonim ,qe askush nuk i njeh si krijues ,apo teksshkrues ne kete Adheun tone !…

Gjithçka ndertuar dobet !Ketu fillon diskutimi per mua ,sipas mendimit tim eshte institucioni qe akoma nuk po organizon nje forme ,ku arti, muzika kenga te kete vlere larmine e saj dhe kete e bejne vete profesionistet dhe jo drejtues te vendosur pa kriter ne RTSH ku dhe vendosin fatin e shume kompozitoreve, mbase jo per faj te tyre ,por nga pa dija mbase!…,

Mbase i rrembaen vetem fakti per te shkuar ne te madherishmen Eurosong!?.

Ka shuuume per te thene rreth kenges dhe Festivalit akoma me teper per te diskutuar per te bere gjene e duhur !…

Por mbase na u lodh ky shpirt!….

Mendoj si gjithkush artist krijues profesionist e mendon qe nuk eshte e veshtire te ndertosh nje festival ku shporta me kenge te na mungoje !

Por fakti i nje menaxhimi teper dobet eshte pergjigjja qe ne degjuam pame ne paraqitjen e dobet te kenges ne fjale!…,

Hera heres e them po na mund Tallavaja ne te teren e saj ne jetet tona!..

Atehere, per kengen si kenge ,

pasi vetem kenge nuk ishte dhe kurre nuk quhet kenge, dhe nuk kam cfare te diskutoj Nuk eshte kurre nje kenge pa melodi si do qe te jete ne stilin e saj si kenge !.

Madje sa vjen ne cdo stine jehon kenga cmendurishit, kafsherisht!….

promovohen hite, kenge vidioklipe marramendese lluksose per hof ,… aman aman dhe per kete nuk flet kush !… dhe

Kjo ka qene kenga qe i exlipsoi jurine ne festivalin e dimer dhjetorit tone,????Festival ku ftohtesia e dimrit ish dhe mbetet ne nje festival pa shpirt krijues, ?

Dhe po e mbyll me nje shprehje te poetit te famshem Pol Elyar “Te gjithe ujerat e oqeanit nuk e lajne dot nje njollez gjaku intelektual”

Ky varg teper i rrepte sipas mendimit tim është i duhur per shume nga ato/ a qe shajne apo levdojne te sygjestionuar prej opinioneve te papergjegjeshme dhe fjale kafenesh
nuk po kane guximin te perballen me realitetin e hidhur ,

por te strukur nen modernen e hidhur,

krijojne artin e pikpyetjes qe nuk ka pergjigje !….Po e theksoj vertet turp!…

Berisha: BE respekton votën në PD, datën e zgjedhjeve e caktoi Kuvendi

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e tij për shtyp se Bashkimi Europian do të respektojë votën në PD.

“Pavarësisht nga demarshet, BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE-së, që ne do respektojmë votën,” tha Berisha.

I pyetur nëse do shtyhen zgjedhjet për kreun e PD-së, siç ka kërkuar kandidati Ibsen Elezi, Berisha tha se kjo datë është caktuar nga Kuvendi.

“Duke shprehur respektin tim për zotin Elezi, ftesa ime është që të shqyrtohet mundësia e plotësimit të çdo kërkese të ligjshme të zotit Elezi. Por një gjë do u them: datën e zgjedhjeve e ka caktuar Kuvendi Kombëtar. Është jashtë çdo kompetence të organeve drejtuese, përveç Kuvendit, as Këshilli Kombëtar nuk duhet ta anulojë.

Duhet të mblidhet Kuvendi që të anulojë datën. Kjo është e vërteta,” tha Berisha.

Lidhur me caktimin e dy deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi për t’u konsultuar me aleatët për zgjedhjen e Presidentit, Berisha tha se “qëllimi i PD-së është që të diskutojë, shkëmbejë mendime, me aleatët e saj për qëndrimin që duhet të dakordësojë ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit. PD, mendoj unë, është e detyruar që qëndrimet e saj të mëdha, ti diskutojë dhe me partitë e tjera”.

Ish-kryeministri deklaroi disa herë se kundër tij nuk ka ndonjë provë apo fakt që mund ta çojë përpara drejtësisë.

“Unë do mbroj të vërtetën të vërtetën, do zbatoj ligjin ligjin dhe vetëm ligjin në të gjithë jetën time”, u shpreh ish-kryeministri.

syri.net

Berisha: Rama mashtroi DASH për mua, tani do që të hetohen shpifjet e tij

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi sot se Edi Rama ka mashtruar Departamentin e Shtetit dhe tani kërkon të hetohen shpifjet e tij.

“Ka edhe një arsye tjetër në dezekuilibrimin e Edi Ramës.

Ai është autori kryesor që ka mashtruar Departamentin e Shtetit për Sali Berishën.

Nuk e them unë këtë, lexoni përgjigjen që DASH i ka dhënë një të përditshmeje shqiptare, ku thotë se burim i informacionit, përveç OJF-ve dhe medieve, kanë qenë raportet anti-korrupsion të qeverisë shqiptare.

Unë e besoj plotësisht këtë. Pra Edi Rama ka dërguar raporte në DASH, që nuk i ka publikuar kurrë, që nuk i ka dërguar dot kurrë në prokurori pasi janë fund e krye shpifje.

Tani ai i thotë drejtësisë: hetoni shpifjet e mia. Hetoni se çfarë gënjeshtrash kam dërguar në DASH.

Laku po i ngushtohet çdo ditë e më shumë sepse raportet e tij kanë qenë një shpifje fund e krye. Unë i them Edi Ramës, publikoi ato. Çoji të gjitha në SPAK dhe ku të duash.

E gjithë kjo fushatë ka për qëllim të mbulojë vjedhjet monstruoze që po dalin çdo ditë të Edi Ramës. Natyrisht ushtrojnë presion ndaj opozitës së vërtetë shqiptare, me të cilën e ka të humbur betejën.

Për çfarë i duhet drejtësia Edi Ramës? Kundër kundërshtarëve të tij, kaq është,” tha Berisha.

syri.net

Berisha: Rama përgjegjës direkt për vdekjet e 24 viktimave të Thumanës

Në një konferencë për mediat, lideri historik i PD-se, Sali Berisha ka akuzuar dhe ka bërë përgjegjës për 24 viktimat që humbën jetën si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit në Thumanë, Edi Ramën.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka quajtur ‘vrasje’ duke shtuar se ato sipas Berishës janë ‘vrasje shtetërore, nga neglizhenca e pafalshme shtetërore’.

Sali Berisha: Rama flet për afera, i them unë: Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara, janë 24 viktimat e Thumanës, të cilat i goditi tërmeti i parë dhe me të gjitha dokumentat, banesat e tyre ishin të pabanueshme.

Por papërgjegjësia e plotë e Edi Ramës, e Vangjush Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin vdekjet në të njëjtat shtëpi, të prisnin tërmetin vdekjeprurës. Deri sot janë hetuar vetëm dy ish-kryetarë komune të PD në zona që nuk kishte dëmtime fare nga tërmeti. Asnjë njeri nuk është përgjegjës në kohën kur Edi Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vdekjet e tyre.

Vrasjet e Thumanës në këtë aspekt janë vrasje shtetërore, janë vrasje nga neglizhenca e pafalshme shtetërore. Dajoja i Taulant Ballës ishte drejtor në Kovalishencë. Aty humbi jetën një oficer i lartë i policisë. Dajoja është kthyer përsëri aty sepse ai është një nyje e rëndësishme e trafiqeve. syri.net

Berisha: Ramës i ka hyrë frika në palcë nga revolucioni i opozitës së vërtetë

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se aferat e Edi Ramës janë të panumërta dhe kanë shpërthyer nga të gjitha anët.

“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Ajo është një aferë multidimensionale. Rama mund të jetë aty aksioner, pasi miku i tij po ndërton resortin në Gjirin e Manastirit. Po ashtu në Kepin e Stillës është dhëna leja për 620 vila”.

“Dy oligarkë të shëndetësisë fryhen dhe pasurohen me jetën e shqiptarëve: Vilma Nushi dhe Tom Doshi, të dy të lidhur si bloza me tymin me Edi Ramën”.

“Pra, shpërthimi i skandaleve të njëpasnjëshme kanë bërë që Edi Rama të humbasë arsyen, logjikën dhe të futet në sindromën e problemeve të thella psikike. I trembur.

Por një pse tjetër, duhet të jemi të hapur, i këtij qëndrimi, është edhe frika në palcë nga opozita e vërtetë.

Mori fund loja e turpshme me pseudo-pluralizmin, me opozitën e blerë, me opozitën-fasadë. Vendi sot ka një opozitë të vërtetë dhe kjo e tmerron Edi Ramën.

E tmerron sepse kjo opozitë është revolucion. Ne, në mënyrë absolute nuk do pajtohemi me këtë plaçkitje të tmerrshme që po iu bëhet shqiptarëve. Ne nuk bëjmë presion as te SPAK, por iu drejtohemi qytetarëve të mbrojnë pronat nga një organizatë kriminale, nga më të rrezikshmet në botë.

E paralajmëroj Edi Ramën, këto ditë do jenë të harruara. Je i pashpresë, asgjë nuk e ndalon revolucionin pa i dalë zot interesit publik shqiptar. Asgjë. Sepse nuk do të ishte më opozitë, do ishte pseudo-opozitë. Ajo ka marrë fund dhe nuk ekziston më,” tha Berisha.

syri.net

Berisha publikon dokumentin: Rama firmosi mega-aferën e djegësave

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, doli në konferencë për shtyp për të reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, që sulmoi ashpër drejtësinë. Berisha tha se Rama po e sulmon drejtësinë, pasi ai është i kapur në mega-aferën e inceneratorëve.

“Prej disa javësh, kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve me një panik të jashtëzakonshëm, merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politikë. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të cilat janë të denja për Korenë e Veriut apo për regjimin e etërve të tij, ka disa synime.

Së pari, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë, të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, i cili me firmë e vulë vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhje. Dje po kontrolloja të dhënat. Rezultonte se nga viti 2014 deri më sot, indeksi i çmimeve të ushqimeve është rritur 100 përqind. U jap vetëm një të dhënë, shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 50 përqind të të ardhurave vetëm për ushqim, pra një varfëri e frikshme rritet çdo javë e çdo muaj në këtë vend. ndërkohë kryeministri dhe ministrat vazhdojnë të vjedhin pronat dhe asetet publike,” tha Berisha, duke cituar dhe publikuar dokumentet e aferës me firmën e Edi Ramës.

“Me datën 11.11.2014, ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejton një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit. Gjashtë ditë më vonë, Koka i drejton sërish një shkresë APP, duke kërkuar dhënien e mendimit për vendimin e sipërcituar. Një ditë më vonë, APP i kthen përgjigje ministrit Koka, duke cituar nenin 22 të prokurimeve publike për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, sipas të cilat mund të përdoret vetëm njëra nga tri procedurat: e hapur, e negociuar dhe me shpallje paraprake. Procedura pa negocim dhe pa shpallje, ligji shqiptar nuk e njeh.

…Don Agaçio u vu në dijeni për këtë. Ai e dinte se procedura e propozuar ishte e paligjshme. Sekretari i Përgjithshëm i mafias, në zyrën kryesore të mafias, të Edi Ramës, thotë se është shpallur procedurë, kur e gjitha ishte antiligjore. Detyra e tij është që të kthejë mbrapsht çdo projektvendim që bie në kundërshtim me ligjin. Duke mos e kthyer atë, ai ka shkelur ligjin. Cila është pasoja? Ky vendim që i del në gjumë Edi Ramës. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmoste për një kontratë dhe një aferë të tillë. Kjo është vetëm një aferë, aferat e tjera janë zinxhir,” tha Berisha.

syri.net

Meta: Më 25 korrik fillojmë ekzekutimin e frikës! Luftë pa kompromis mafies…

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi në një intervistë për emisionin ‘Top Story’ se pasi t’i përfundojë mandati si President, më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës e llogaridhënies në çdo nivel.

Meta u shpreh se do të nisë një luftë pa komporomis kundër mafias lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

“Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për të gjithë ata që donin të asgjësonin pluralizmin, se më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel. Nis një luftë e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”-tha Meta. syri.net

Berisha: Bylykbashi-Boçi negociatorët e PD për Presidentin! Alibeaj, ministër i Ramës

Lideri i PD Sali Berisha deklaroi për mediat pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë blu se Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë negociatorët me partitë opozitare në emër të Partisë Demokratike për çështjen e Presidentit.

“këta të dy kanë mandatin e Komisionit të Rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare me në emër të Partisë Demokratike.”-tha Berisha.

Kujtojmë se pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD votoi rezolutën ku u autorizua Komisioni i Rithemelimit për negociata me partitë e tjera opozitare për propozimin e një kandidature për President.

Ndërsa për Enkelejd Alibeajn Berisha deklaroi se ai është ministër virtual i Edi Ramës. syri.net

E vrau se e quajti ‘malok’- Dhimitri: Nuk mbaj mend gjë, jam penduar

“Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar”.

Kështu është justifikuar para togave të zeza Olger Dhimitri, 37-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Ilir Kapos në Tiranë.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

60-vjeçari u sulmua për vdekje nga i riu pas një sherri verbal, që degradoi në përplasje fizike duke bërë që i riu të nxirrte thikën e të sulmonte për vdekje Kapon.

Dyshohet se konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur pasi viktima, Ilir Kapo, e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje

Pas arrestimit të tij nga policia, Olger Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit.

Ngjarja u regjistrua të shtunën pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Autori dhe viktima kishin njohje të mëparshme dhe jetonin në të njëjtën lagje. syri.net


Send this to a friend