Me demokratët kuksianë, ish-kryeministri Sali Berisha në garën e tij për kreun e PD-së ka folur edhe për projektin serb të Ballkanit të Hapur.
Berisha theksoi se në çdo tryezë, Rama mbron mikun e tij Vuçiç dhe nxjerr keq Albin Kurtin, apo kryeministrin para tij dhe klasën politike të Kosovës.
‘Ne rithemelohemi në partinë e interesit kombëtar, që sado duket i largët, është interesi i të gjitha interesave. Nuk kemi asgjë tjetër të vaditur, larë, me qindra mijëra jetë njerëzish dhe gjakun e tyre. Ai nuk mund të shkelet kurrë.
Ai është përcaktues për fatin tonë. Do qëndrojmë, do mbetemi ne shqiptarë, apo do të largohemi, tjetërsohemi. Atyre që mund të ju duken të largëta këto pyetje, sjell këto fakte. Ku jemi sot ne.
A kemi sot ne një qeveri që është më e afër me Beogradin se Kosovën. Kemi një qeveri në Tiranë që rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi.
Kemi një qeveri që i bën tualet Aleksandër Vuçiçit. Në çdo tryezë ku shkon Edi Rama, kur hapet tema e Ballkanit të Hapur, natyrisht aty del Vuçiçi dhe Edi Rama nuk lë fjalë pa thënë, që të nxjerrë të keq Albin Kurtin, apo edhe të tjerët para tij’, tha Sali Berisha me demokratët kuksianë.
Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Rama ka mentalitetin e etërve të tij, mik me kriminelët serbë
Berisha tha se Rama hodhi poshtë në Parlament genocidin e Srebrenicës. Sipas Berishës, Rama ka mentalitetin e etërve të tij për të cilët Kosova edhe mund të mos jetë Shqipëri.
Më tej Sali Berisha u shpreh se Rama ka bërë një veprim anti-kombëtar pë shkak të miqësisë që ka me kriminelët serbë që kanë kryer gjenocide ciklike ndaj shqiptarëve.
“Përveç atyre që e kanë kryer. Vuçiç, me parimin që për çdo serb do vrasim 100 muslimanë, të gangsterit Vulin, Daçiç, Bërnabiç, pra një gurpi kriminelësh në Beograd që edhe nëse nuk kanë vrarë me mbrojtjen që i bëjnë genocidit, dëshmohen kriminelë. Del si vëllai i tyre dhe e mohon.
Por jo vetëm kaq, po ta mohonin sllovenët, të cilët ndofta nuk kanë të regjistruar ndonjë genocid nga serbët, por ne shqiptarët nga 1874 deri në 1999, kemi genocide ciklike serbe ndaj shqiptarëve. Ta lëmë se ky njeri, për këtë njeri Kosova nuk ekziston.
Ta lamë se ky njeri ka mentalitetin e etërve të tij, për të cilët Kosova edhe mund të mos jetë Shqipëri.
Barbarët serbe kanë djegur të gjallë dhjetëra e dhjetëra foshnje në sy të nënave të tyre. Pa llogaritur zona të tjera.
Ky nuk është genocid i shpikur. A mund të mbyllen këto se unë e kam mik Sandrin? Se unë e kam mik Vuçiçin? A mund të ketë një akt më të rëndë se ky.
Nuk ka rëndësi, kanë marrëveshje të fshehta apo jo, por akt më anti-kombëtar se ky nuk mund të ketë. Erdhëm ngashtatori deri sot, duke kapërcyer çdo vështirësi.
Çdo pengesë, me përpjekje. Ne u frymëzuam, i qëndruam idealeve tona, lëvizja jonë ishte idealiste. Nuk mund të ndalej. Sot kjo lëvizje në këtë arritje, në këtë stacion ku jemi, ka një mision shumë herë më të rëndësishëm.“-tha Berisha.
Berisha: Rama iu hoqi 20 mijë familjeve kuksiane ndihmën sociale, vetëm se nuk e votuan
Berisha tha se qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet ka mbajur qëndrim armiqësor ndaj qarkut të Kukësit. Sipas Berishës Rama ju ka hequr 20 mijë familjeve të Qarkut të Kukësit ndihmën sociale vetëm se nuk e kanë votuar në zgjedhje.
“Kukësit Rama i hoqi 20 mijë familje nga ndihma sociale. Ai nuk është se s’kishte ardh në Kukës, kishte bërë një udhëtim dhe në Kala të Dodës. Ai që shkon atje sheh fshatrat e grykës së Drinit, sheh tokat.
Të gjitha këto, për një qeveritar të përgjegjshëm, nuk mund të imagjinohet t’ju heqësh nidhmën sociale. Hoqi 20 mijë familje nga ky qark vetëm se nuk votuan për të.
Kur ata Rrugën e Kombit e quajnë rrugën e askundit dhe deklaronin se Kukësi sapo erdhën në pushtet, boll ka marrë, a thua se rruga ishte vetëm për ju.
Rruga, e vërteta është se është e vetmja vepër e cila, të paktën, minimumi dy herë, e ka paguar veten, falë Kosovës e cila sjell çdo vit në Shqipëri 350-400 milionë euro.
Kjo është e vërteta e rrugës. Ata e nisën këtë qëndrim të turpshëm ndaj Kukësit se ‘boll ka marrë’, me idenë përçarëse, se Kukësi paska gjobitur me rrugën mbarëshqiptarët pasi u ndërtua me taksat e tyre.
E vërteta krej e kundërta. Kukësi me kaskadën, jo vetëm Kukësi por edhe Puka, i kanë dhënë dhe i japin vendit miliarda euro dhe nuk marrin gjë.
Kukësi, Hasi, Tropoja, me minierat, i kanë dhënë Shqipërisë miliarda.”-deklari Berisha.