VOAL

VOAL

Shehaj: Opozitarizmi të vazhdojë më i fortë, Berisha – kryetari i zgjedhur i PD!

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, dikur një nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike, deklaroi sot se “opozitarizmi duhet të vazhdojë, më i fortë, më i bashkuar!” duke theksuar se “Berisha është kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike.“

Shehaj ka shtuar në qendrimin e tij një pamje nga protesa madhështore e 7 korrikut e organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë, për të përforcuar mendimin e tij.

Agron Shehaj është sot një nga zërat më të fuqishëm të opozitës me denoncime të mbështetura mbi dokumente për aferat e qeverisë. Ai, jo më larg se në seancën e fundit parlamentare, demaskoi se si Kryeministri Edi Rama, me firmën e tij, zvogëloi sipërfaqen e Parkut Kombëtar të Butrintit për të lejuar ndërtimin në të, të një resorti, pronë e të afërmit të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe ish-Ministrit të tij të Infrastrukturës, Damian Gjiknurit. syri.net

Një përgjigje për naivët: Nuk po goditet Berisha, por opozita! – Nga Edi Paloka

 

Më habisin disa që ende nuk e kuptojnë se nuk po goditet Berisha, po opozita.

E kam për naivet jo për ata që kanë mision shkatërrimin e opozitës.

PD nuk filloi të sulmohej e anatemohej pas shpalljes së Berishës “non grata”. As mbështetja e hapur për Ramën nuk filloi pas shpalljes së Berishës “non grata”…

E njëjta situate paradoksale ka qenë edhe për tetë vitet që kryetar ishte L.B; sulmohej opozita dhe mbështetej haptazi Rama megjithëse vetë DASH nuk ka lënë akuzë pa hedhur ndaj qeverisë së tij.

(Se lexova dhe një nga këta të L.B që përsëriste argumentat e dalë boje se këto lëvizje kanë qëllim të largojnë Ramën e të sjellin PD në pushtet, po për këtë fillimisht duhet të largohet Berisha e të vijë L.B (kjo nënkuptohej). Ky kishte “harruar” vetëm që L.B. kishte qenë për tetë vite kryetar…)

Si shpjegohet që goditja e parë ndaj Berishës erdhi menjëherë pas 25 prillit në momentin kur PD shpalli se nuk do njihte masakrën zgjedhore po do të fillonte betejën e ashpër me Ramën?!

Si shpjegohet që kjo tjetra vjen pas 7 korrikut?!

E në të dy rastet ai që e ben njoftimin është pikërisht Rama…Rama që i është prishur keq “terezia” e nuk po le gjë pa bërë për të goditur Berishën e për të ripromovuar si “opozitë” mëkëmbësin e L.B.

Mos do na thoni që edhe Rama po punon për të sjellë PD në pushtet?!!!

Ja pra që ata të cilët i kanë iniciuar, financuar e kanë lobuar për këto akte, nuk e bëjnë aspak për të ndihmuar opozitën, po për të mbrojtur atë që po i tunden këmbët.

Kaq e thjeshtë është e vërteta dhe po kaq i thjeshtë është pozicionimi ndaj saj.

Deklarata e plotë- Berisha reagon ndaj akuzave nga Britania e Madhe

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shpallur non-grata nga Britania e Madhe. Ai reagoi me një deklaratë për mediat

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin

1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin ta bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

Në lidhje me këtë vendim dua të sqaroj sa vijon:

1. Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve të diplomatëve të Departamentit të Shtetit, që partnerët ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre, absolutisht pa asnjë bazë, me qëllim rritjen e presionit ndaj meje dhe justifikimin e vendimit të tyre bazuar në shpifje.

Por, një gënjeshtër, sado të përsëritet mund të bëhet e besueshme, por kurrë e vërtetë dhe asnjë fuqi në botë nuk do të jetë në gjendje të më detyrojë që të pranoj gënjeshtrën për të vërtetë, apo t’i nënshtrohem mashtrimit, për të cilin me prova, këto muaj, kam argumentuar se nuk synon skajimin e Sali Berishës, por kthimin e Shqipërisë në një vend pa opozitë, së cilës i rripet çdo pasuri, e nga e cila shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Kjo synon mbajtjen në pushtet të një qeverie, me e korruptuara në Europë, e cila, duke dhunuar votën e qytetarëve, ka rivendosur në vend monizmin e plotë dhe vjedh e sakrifikon Shqipërinë e shqiptarët, e çon shtetin në falimentim për të blerë e mbajtur pushtetin.

Sikundër ritheksoj edhe një herë, se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj apo kushdo do të provojë – jo të gënjejë – një provë dhe fakt korrupsioni, unë do të marr çdo vendim ndaj vetes sime.

2. Në lidhje me shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi i Sekretarit të Brendshëm të MB, po i marr me rradhë.

Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.

Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë.

Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!
Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët.

E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë!

Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.

Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.

3. Çdo vendim i bazuar në shpifje, mbi korrupsionin, është mbështetje reale për korrupsionin dhe krimin. Më mirë se kushdo këtë e dinë shqiptarët, të cilët, me mbështetjen masive pas shpalljes sime non grata, kanë dëshmuar se askush dhe kurrë nuk do të mund t’u shesë atyre shpifjet dhe mashtrimet për të vërteta, dhe aktet hakmarrëse politike si akte antikorruptive, apo t’i përdorë ato për t’iu emëruar kryetarët e partive të tyre. Ftoj të gjithë t’i bëjnë një pyetje vetes: Perse këto sulme dhe shpifje, krejt bajate dhe pa asnjë bazë, vijnë plot 9 vjet pasi Sali Berisha ka lënë pushtetin?

Përse ato vijnë në një kohë kur nën qeverisjen e Ramës krimi ka kapur shtetin dhe vënë përfund Shqipërinë, kur vendi është kthyer në një plantacion droge dhe ku, sipas dosjeve të mirënjohura në Prokurori dhe raporteve të OSBE, bandat dhe krimi i organizuar blejnë vota për pushtetarët?

Përse ato vijnë në një kohë kur banditët kanë marrë mandate deputetësh dhe kryebashkiakësh, kur opinioni tronditet çdo ditë nga magnituda e aferës së inceneratorëve, e Butrinit dhe e portit të Durrësit, e qindra afera të tjera korruptive te qeverisë më të korruptuar në Europë të Edi Ramës dhe, akoma më shumë nga indiferenca e drejtësisë për të hetuar atë dhe qindra afera të tjera?

Përse ato vijnë në një kohë kur, ende nuk është shuar jehona e lidhjeve me krimin e organizuar dhe kriminelët, të dala qartë në përgjimet e Prokurorisë të dosjeve 184 dhe 339, të zbardhura edhe nga gazetat gjermane? Politikanët e këtyre përgjimeve, shokë me “çunat problematikë”, janë sot kryeministër dhe ministra.
Ironia e fatit është se, i pari që i bën publike këto vendime është po Edi Rama.

Secili mund të zgjedhë t’i përgjigjet vetë këtyre pyetjeve, por përgjigja ime është se, ashtu siç kam bërë deri sot, do vazhdoj të luftoj i palëkundur për të pastruar vendin nga krimi dhe korrupsioni, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shërbyer interesit teq qytetarëve te saj, deri ditën që ata do besojnë te Sali Berisha!

Në përfundim, ftoj autoritete britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje.
Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj.

Pas shpalljes ‘non grata’ nga Britania, Berisha tregon se cili do të jetë hapi i radhës

Çfarë do bëni tani?

Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje në raport me masën e dënimit është Britania. Ajo është anëtare e Këshillit të Europës, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Përveç hapave ligjorë nuk kam hapa të tjerë.

Sanksioni “non grata” ishte vetëm për ju apo edhe për familjen tuaj?

Nuk citohej askush përveç meje. Bëhej fjalë vetëm për korrupsion.

Berisha për raportin e Dick Martyt: I fabrikuar nga Shërbimet serbe, ashtu si akuzat ndaj UÇK-së

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka folur në lidhje me rezolutën e miratuar ditën e djeshme nga Kuvendi për raportin e Dick Marty-t.

Ai u shpreh se raporti është shkruar në 80 përqind të tij nga zyrtarë serbë dhe se akuzat ndaj UÇK-së janë të fabrikuara nga shërbimet inteligjente serbe.

“Dje ishte një ditë e keqe e shëmtuar për Parlamentin Shqiptar. ai nuk ishte Parlamentin e Shqipërisë, por de facto ishte i një Republike vasale të Serbisë. Dje Edi Rama paraqiti në Parlament një rezolutë në të cilën dënohej me të drejtë raporti i Dick Marty-t.

Por siç është bërë publike që nga 2011 deri sot me dhjetëra herë, raporti i tij me dokumente e bazuar kjo që them, është i shkruar të paktën në masën 80 përqind nga Vladimir Vuçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë.

Dhe kërtë e pohon vetëm Vladimir Vuçeviç. Ky fakt dhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplanti i organeve nuk është përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Perishiçi, as Stanishiçi shefi i shefave e kuptoni vetë. Kjo e bënte për mua përveç kontekstin që kisha bindjen që kurrë nuk ka ndodhur, por tregonte se ishte një fabrikim i mëvonshëm i shërbimeve serbe që dukë akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin që ekziston, shitja e organeve që është parashikuar në Konventën, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe si të thuash shtronin çështjen e hetimit të problemit, pra gjithçka ishte gatuar në Beograd, sikundër ju garantoj është garantuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK kanë udhëhequr një organizatë kriminale”, u shpreh Berisha.

bw

Shkullaku: Ramën e urrejnë në Kosovë për shkak të flirtit të hapur me Vuçiçin

Gazetari Armand Shkullaku komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Parlament.

Shkullaku tha se shpërthimi i Ramës ishte teatral ndërsa shtoi se fjalori i tij me ‘gojore, kocka, thika në gjoks’ ishte shumë i turpshëm.

Shkullati theksoi se Rama është kthyer në një figurë të urryer për shqiptarët e Kosovës për shkak të flirtit të hapur me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ramën s’e ka ndaluar ta dënonte raportin e Dick Marty-t ta dënonte dhe më herët. Rama as nuk e ka njohur dhe as nuk i intereson Kosova si çështje kombëtare.

Arsyeja më e thjeshtë, Rama e dimë që punon me sondazhe, shikon popullaritetin e tij, qeverisë.

Rama është kthyer në figurë të urryer, ndoshta është e rëndë, por në figurë të papëlqyer nga shumica e shqiptarëve në Kosovë prej flirtit të tij të hapur me Vuçiçin.”-tha Shkullaku.

syri.net

“Letra e Presidentit për kufijtë detare tronditëse”, Vasili thirrje deputetëve: Të gjithë në këmbë të mbrojmë atdheun

Pas letrës së Presidentit Meta lidhur me çështjen e kufijve detarë me Greqinë drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ka reaguar së fundmi edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk ka ngurruar të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama për tradhti kombëtare.

Sipas Vasilit, çdo deputet duhet të reagojë kundrejt këtij veprimi të kryeministrit Rama dhe është përgjegjësi e tyre të ruajnë interesat kombëtare, pasi integriteti territorial “është i pari ndër të parët”.

Ndër të tjera, nënkryetari i LSI-së ka renditur disa nga faktet tronditëse që gjenden në letrën e presidentit Meta, drejtuar deputetëve.

 

REAGIMI
Letra e Presidentit per kufijte detare tronditese, cdo deputet duhet te jete pa gjume perpara Tradhetise se madhe te kufijve detarë nga Rama!!
Si deputet u njoha me letren e Presidentit Meta lidhur me ceshtjen e kufijve detare me Greqine drejtuar Kuvendit te Shqiperise.
Jam i shokuar nga faktet shume te renda dhe te dokumentuara te tradhetise kombetare te Kryeministrit Rama me kufijte detare.
Rama edhe sikur te kishte qene pjese zyrtare e pales greke nuk mundet kurre qe te tradhetonte kaq hapur e ne menyre armiqesore interesat kombetare te Shqiperise.
Faktet flasin vete dhe gjenden kaq qarte ne letren e Presidentit, e cila duhet te lere pa gjume çdo deputet perpara pergjegjesise, qe bie mbi seicilin nga ne per interesat kombetare te vendit dhe ku integriteti teritorial eshte i pari mbi te parat.
Ja disa nga Faktet, qe gjenden ne Letren tronditese te Presidentit drejtuar deputeteve:
🟥 Deklaratat dhe qëndrimet publike të Kryeministrit Rama përmes të cilave ka pohuar/mbështetur zgjerimin e ujërave territorialë të palës Greke në 12 milje detare apo mbylljen e gjireve, për hapësirën objekt negocimi midis dy vendeve, ndërkohë që të dy vendet janë zyrtarisht në negociata për këtë çështje, natyrshëm që dobësojnë pozitën dhe strategjinë negociatore të palës shqiptare,
🟥 Ekziston mundësia që këto deklarata të ndikojnë në procesin negociator, dhe që mund të përdoren nga shteti fqinj në ndjekjen e këtij procesi në çfarëdolloj forme.
🟥 Nga zhvillimet e mëpasshme është e qartë se Kryeministri Rama, më së paku me mungesë të sinqeritetit, me papjekurinë e tij, apo me mosnjohjen e ligjit, i ka dëmtuar të gjitha këto, duke arritur deri aty sa të keqinformojë apo të keqorientojë autoritetet e vendit fqinj, se ka pengesë Presidentin e Republikës Ilir Meta.
🟥 Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve.
🟥 Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë,
🟥 Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeministri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakisht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet.
🟥 Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata.
Faktet pra tregojne qarte se situata eshte shume kritike.
Ky Kryeminister dhe kjo qeveri kuislinge jane te gatshem te shesin Shqiperine dhe interesin kombetar per te shtyre ditet e tyre ne pushtet.
Ndaj Kuvendi i Shqiperise dhe cdo deputet jane perpara pergjegjesise shume te madhe shteterore dhe kombetare, qe te mbrojne kufijte e Shqiperise, qe kerkon te shese Edi Rama per interesat e tij te pushtetit personal.
Kurre integriteti teritorial dhe kufijte e Shqiperise nuk jane gjendur me te rrezikuar se kaq ne dhjetvjecaret e fundit.
Te gjithe ne kembe te mbrojme Atdheun!

Ambasadori britanik kundër amnistisë fiskale të Ramës: E bën për kriminelët

Pas ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës që u larguan nga i ashtuquajturi “konsultim” publik për nismën e amnistisë fiskale, një tjetër vend i rëndësishëm shpreh shqetësim për të.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith tha në një intervistë për Tv Klan se ka pasur diskutime të shumta me qeverinë shqiptare. Ai thekson se amnistia e Ramës mund të shfrytëzohet nga kriminelët apo grupet kriminale për qëllime të ndryshme.

“I kemi dëgjuar me shumë kujdes, përfshirë Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Gjithashtu dhe politikanë të ndryshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ka një sërë shqetësimesh dhe mendoj se Mbretëria e Bashkuar ndan këto shqetësime me partnerët e saj ndërkombëtarë, si Bashkimi Europian.

Ne jemi të shqetësuar veçanërisht për mënyrën se si masa të tilla mund të shfrytëzohen nga kriminelët apo grupet kriminale për qëllime të ndryshme.

Nuk është mbi bazën e principeve të amnistisë fiskale sepse në një mënyrë apo në një tjetër mund të ketë një ndikim pozitiv, por nga ana negative është se a mund të bëhet diçka e tillë duke shmangur kriminalitetin dhe problemet që masa të tilla sjellin.

Këto janë problemet që kemi në diskutimet e tanishme dhe do të vijojmë bisedimet mbi këtë çështje për t’u siguruar se nuk do të ketë impakt

Ne jemi me të vërtetë të shqetësuar për momentin, se propozimi aktual nuk do të shmangë problemet që fola pak më parë dhe situata mund të shfrytëzohet” – tha King-Smith.

Pse Edi Rama nuk e pranon kërkesën e Kosovës për të miratuar rezolutën për gjenocidin serb?

U bë kohë që Kosova po kërkon nga Shqipëria që të miratojë një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë.

Së fundmi ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që e bëri këtë kërkesë gjatë vizitës në Shqipëri.

“Ne diskutuam kërkesën tonë që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë që të dënohet gjenocidi serb dhe ku të kërkohet që autorët të dalin para drejtësisë,” tha Osmani në atë kohë.

Por kjo kërkesë ka rënë në veshin e shurdhër të Edi Ramës, i cili ka vazhduar marrëdhënien e ngrohtë me Aleksandër Vuçiç, siç e ka pranuar publikisht.
Madje një zyrtare e tij, nënkryetare e parlamentit, pati deklaruar se nuk duan ta ngacmojnë Vuçiçin për shkak të Ballkanit të Hapur.

Kur u kap gafil duke rrëzuar një rezolutë për gjenocidin serb në Srebrenicë, Rama shpiku një tjetër histori, duke sjellë me urgjencë një rezolutë tjetër disa javë më vonë. Për turpin e mazhorancës, ajo rezolutë u miratua pa asnjë fjalim serioz, madje Taulant Balla as denjoi ta lexonte tekstin e plotë.

Kurse sot, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh për të miratuar një rezolutë kundër raportit të Dick Marty. Edhe pse ka refuzuar vazhdimisht kërkesën e Kosovës, Rama shfaqi sot anën e tij nacionaliste, duke thënë se opozita ia ka futur thikën në shpinë Kosovës.

“Thikat që i keni ngulur ju Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terroriste dhe marksist-leniniste deri në ditën e fundit duke ia ngulur thikën në gjoks Presidentit të Kosovës janë të pafundme. Hajde thoni: Hashim Thaçi është mirë aty ku është? Ju jeni thika në gjoksin e Kosovës, kështu do të mbesni sepse jeni bishti i shtrembër”, tha Rama.

Se kush e ka përdorur raportin e Dick Marty për përdorim të brendshëm politik, këtë e di shumë mirë Edi Rama.

Por ai duhet të sqarojë se pse nuk e njeh gjenocidin serb në Kosovë dhe mban peng një rezolutë të sjellë nga opozita për kët qëllim./Syri.net

“Shkëmbimi i territoreve ide e tmerrshme”, Vjosa Osmani: Shqipëria të miratojë rezolutë që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët

Deputeti Agron Shehaj shpërthen: Pas resortit fshihet Gjiknuri! Ti Mirela Kumbaro je vënë në shërbim për të pasuruar Damian Gjiknurin!

Deputeti i PD, Agron Shehaj akuzoi sot hapur, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, si përfituesin real të resortit Manastir Resort që do të ngrihet në Parkun Kombëtar të Butrintit. Kompania ndërtuese Andi shpk është e Andi Gjiknurit, të afërmit të Ish-Ministrit të Infrastrukturës dhe Sekretarit të përgjithshëm të PS-së.

Agron Shehaj po ashtu ngriti gishtin e akuzës në Kuvend mbi Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaron, duke i thënë se me propozimin e bërë prej saj për zvogëlimin e Parkut Kombëtar, ishte vënë në shërbim për të pasuruar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Deputeti Agim Shehaj iu drejtua ministres Kumbaro dhe deputetëve socialistë me kë fjalë:

“Unë ju thirra për përgjegjësitë tuaja. Ju e vutë në shërbim, rolin tuaj si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit për të pasuruar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, kështu që mos na bëni tani sikur…

Jeni ju apo nuk jeni ju që e keni propozuar apo jo? Më thoni! E keni propozuar ju zvogëlimin e Butrintit? E keni propozuar apo jo? Mos na vini këtu duke na bërë moralin “jo po ç’lidhje kam unë”!!! E para.

E dyta, zonja ministre! Se e thatë disa herë këtu. Mos ngatërroni. Shqipëria ka me qindra mijë sipërmarrës të ndershëm. Mos ngatërroni hajdutët me sipërmarrësit! Mos i ngatërroni, të lutem! Kështu që mos na flisni këtu të na bëni moralin çfarë është një sipërmarrës dhe unë gjoja vikam këtu e hedh vrer mbi sipërmarrësit e ndershëm!

Ju nga e dini, ju nga e njihni?! Ju, dilni garant për AlbStar-in? Më thuaj!

Dilni apo jo garant për kushurinjtë e Gjiknurit?!  Më thuaj. Për çfarë dilni garant e thoni e bëra unë

(I drejtohet edhe deputets Klotilda Bushkës, që i flet nga salla)

Çfarë provash do më shumë, moj zonjë? Çfarë provash?! Kjo është zyra e Andi shpk. Mund të shikosh të lutem se kush e ka përdorur vitet e fundit? Në 2017-ën? E ka përdorur Partia Socialiste! Ishte zyra elektorale e Partisë Socialiste!

Edhe është adresa e Andi shpk, e cila është shpallur Investitor Strategjik bashkë me një nga përfituesit më të mëdhenj të Buxhetit të Shtetit. E kuptoni këtë apo jo?!

Paratë që vidhni janë paratë e qytetarëve, e kuptoni apo jo dhe nuk mund t’i vidhni me kushurinjtë tuaj! Ky është thelbi zonjë, e mos më hajdeni këtu të më thoni ku janë provat.

Çfarë provash doni më shumë?! Emër mbiemër: Andi Gjiknuri, kushuri i ministrit! Çfarë dreqin do më shumë ti?!

Ashtu si me DH Albania. Mori 2 milionë e gjysmë , 2 milionë e 400 mijë euro nga OST dhe hajduti ia çoi prapë, ia çoi hajduti rojes!

E keni parë inceneratorin apo?! Dhe aty s’paska prova?! Nuk ka prova se si po vidhen me qindra milionë euro?!!”/ar.sh/SYRI.NET

Nikolla i mbylli mikrofonin, zbardhet replika e Berishës për Ramën që nuk u dëgjua nga mediat

Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar fjalën dhe ka zënë foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, por kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i mbyll mikrofonin.

“Kur ky hallaci 2 metra I gjatë shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak. Kosova mbulohej me gjakun e bijve të saj. Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, mbahej me ikonat e vjedhura, në sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni pyesni Fatos Nanon. Kur ky dymetroshi është siç është, mund ti them shumë fjalë, por nuk dua, I them vetëm kaq: kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikonat e vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris. Po, po. Kur Partia Demokratike shpallte moton “një komb një qëndrim” dhe mbështeste UÇK, ti shisje ikona të vjedhura o mjeran. Edhe çdo kurorë po more, përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës. bw

Duma shpërthen kundër Ramës: Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje

E ashpër ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma kundër fjalimit të kryeministrit Edi Rama, i cili ‘shturi gojën’ sot në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit Duma theksoi se qëllimi i Ramës u arriti që të bënte lajm dhe zhurmë me termat që përdori në sallë, ‘foltore dhe gojore’.

Duke vijuar në linjën e ironisë, Duma tha se “Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje”.

“Po mirë erdhët këtu dhe bëtë lajm. Ëh me instinktin kafshë duke thirrur tribuj me foltore dhe ,,… për ça erdhët për të bërë lajmin. Është një nga ato momente që them; sa mirë që më ka bërë zoti grua…S’do ti je aktori më i madh që ekziston këtu. Tani nuk gaboj sepse më pëlqejnë metaforat sidomos ato që janë cinike. Kush e ka aparatin tretët në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje. Ti e përdor mirë, dhe kjo të ulë pikë dhe na bën mirë ne. Ti thua do e votojmë si çeço atë pr.rezolute. Memoria e shkurtër ju kujton se ju e votuat Srebrenicën. Ju, jo vetëm që do e votoni Dick Marty se jemi njerëz të lirë, por nuk bëjmë ne thikë pas shpine. Po kush është thikë me madhe pas shpine se sa të kesh këtë bilanc të madh me Serbinë. Kosova humb me këtë tregti. Kush i bën thikat pas shpine kur ti shfaqesh duke qeshur me Vuçiç dhe Kurti rri mënjanë. Ne nuk bënim asgjë kundër Kosovës. Kjo është të duash Kosovën. Fukallallik maskarallëk është që të lësh Kosovën ashtu. Ti i tregon forcën Kosovës që t’i tregosh se je lideri i rajonit. Ta duash Kosovën nuk është që të shkruar letra që harrohen, por të bësh faktorin shqiptar të rëndësishëm siç e ka vendin, dhe kur mos t’i kthesh shpinën asaj”, tha Duma. bw

‘Foltorja dhe gojorja’: Rama shthur gojën dhe shpërfytyrohet në Kuvend

Dihet që Foltorja është kthyer në makthin e Edi Ramës.

Sot në Kuvend, kryeministri shthuri gojën, teksa po fliste për rezolutën kundër raportit të Dick Marty.

I njëjti person, që rrezoi rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë dhe po mban peng rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë, sot u shfaq si nacionalist.

“Duhen dakordësia e aleatëve për rezolutën se nuk mund të bëhemi ne si foltorja dhe si gojorja. Këta jeni ju. U miratua rezoluta për Srebrenicën, në ditën e saj, jo në ditën e foltores dhe gojores,” tha Rama.

Ndërkohë ai u shfaq i shpërfytyruar gjatë fjalimit të tij. syri.net

Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesić bën shqiponjën me Berishën: Mik i shquar i kombit shqiptar

Kreu i PD Sali Berisha është takuar me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesić.

Në rrjetet sociale, Berisha bën me dije se ata kanë diskutuar “për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen”.  Kryedemokrati ka ndarë gjithashtu foto me Mesić, duke bërë shqiponjën dykrenare.

“Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stejpan Mesić.

Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.
Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.

Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.

Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.

Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.

Takimi ishte i hapur”, shkruan Berisha në një postim në Facebook. bw

Zbardhet mbledhja 5 orë me dyer të mbyllura, deputetët e PD kërkojnë distancim nga Basha

Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur në orën 18:00, të mbrëmjes së kaluar, në një nga lokalet e Tiranës, për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike, në një kohë kur nuk i janë bashkuar Sali Berishës.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur për Balkanweb pjesë nga diskutimi i deputetëve. Ajo që bie në sy ëhstë fakti se shumica dërrmuese e deputetëve të pranishëm kanë kërkuar një distancim të qartë nga ish kryetari i Partisë Lulzim Basha. Sajmir Korreshi, Grida Duma, Flutura Açka dhe Tomorr Alizoti e kanë bërë të qartë që Basha ka vend në grupin parlamentar vetëm si deputet, por nuk mund të shihet më si kryetar i partisë në të ardhmen.Të vetmit që kanë kërkuar “të mos i kthejnë shpinën” Lulzim Bashës ishin kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi.

Debati në mbledhje

Lefter Geshtenja: Këtë takim e kam incuar së bashku me Flamurin, për të folur hapur, për të pirë një kafe, dhe për të diskutuar me njeri tjetrin, të ardhmen e grupit, dhe çfarë shkon mirë apo keq. Kam ftuar 34 deputete, nga 35, dhe nuk kam ftuar Lulzim Bashën, për shkak se disa kolegë ma vendosën kusht që nëse do të ishte Basha, ne nuk do te vinim ketu.

Ferdinand Xhaferraj: Duhet të bëjmë një grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe të shkojmë në zgjedhjet vendore. Pra që ne ti besojmë gjithë vendimarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjesë e grupit këtu, për shkak se nuk jam me Sali Berishën, sepse Shqipëria nuk ka të ardhme me Berishën.

Dhurata Çupi: Mbledhja e grupit bashkë dhe diskutimi hapur me njeri-tjetrin, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon është shumë e mirë si ide. Kemi kaluar një vit të vështirë politik me dilema me veten. Debate me ndërgjegjen a po bëjmë më të mirën me këto qëndrime. Dhe jemi përballur shumë me keto qëndrime. Një gjë jam e binduar që kështu siç jemi deri sot nuk jemi mire si grup. Të flasim hapur dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ne bëjmë opozitë të vazhdueshme në Kuvend të gjithë dhe duhet ta mbajmë këtë qëndrim edhe në vazhdim.

Helidon Bushati: Padyshim pjesë e Partisë Demorkatike do duhet të jetë gjithkush që ka kontribuar dhe ka dhënë për këtë forcë potlike, madje e kemi hapjen nevoje urgjente.  Padyshim që ne si grup do duhet të jemi të hapur ndaj cdo demokrati, ndaj çdo kontribuesi në cdo nivel. Por një gje duhet ta themi qartë dhe të jemi të vendosur, e kjo është për të mirën e Partisë Demorkratike. Duhet të shkëputemi nga çdo sinjal dhe të jemi të qartë se askush nga ne nuk luan lojën apo është pro rikthimit të Lulzim Bashës, në krye të PD-së.  Padyshim ai ka kontribuar, do duhet të vazhdojë të jepje kontributin e tij, por kapitullin për drejtimin e saj e ka mbyll me dorëheqjen e tij. Në kushtet kur në opinionin publik perceptohemi me pa të drejtë si deputetë të Lulizm Bashes mendoj që secili nga ne duhet të shprehë qëndrimin e tij në lidhje me aspiratat për rikthim në krye të PD te Lulzim Bashes. Grupi duhet të krijojë fizionominë e tij si grup dhe të fillojë një aksion të koordinuar politik kundër qeverisë dhe Ed Rames. Për këtë ka nevojë që të kalojmë nga një grup parlamentar që është pak a shume i sheshtë në një grup normal parlamentar, me sistem piramidal që të koordinojë dhe organizojë punën e grupit dhe aksionin politik.

Saimir Korreshi: Doni të ndërmerrni akte? Marrim akte.

E para, të njohim me akt Enkelejd Alibeajn si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së.

  1. Të dalim me akt publik dhe të themi që Lulzim Basha nuk vjen më në krye të PD. Lulzim Basha nuk shihet nga ky grup si drejtues në të ardhmen. Si deputet e ka të drejtën e vet të jetë. Nuk duhet në quhemi grupi i Lulzim Bashes sepse nuk jemi.
  2. Të ngremë një grup pune që të negociojmë me palën tjetër. Na duhet bashkimi i demokratëve. Të zhbëhen të gjitha proceset e deritanishme që ka ndërmarrë pala tjetër.
  3. Të gjejmë kandidatë konsensuale për zgjedhjet e ardhshme vendore. Nuk duhet të dalim me 2 kandidatë.

Grida Duma: Erdha në respekt të dy kolegëve që na ftuan për kafe, për qetësinë dhe integritetin e paqtë të tyre. Erdha po ashtu me vëmendjen për t’ju dëgjuar, e madje pres që këtu të flasë qartë kryetari i grupit, sepse ajo që ka marrë përsipër të bëjë ai, pas “hapit pas” të ish kryetarit, është e madhe por po ashtu sfidë që kerkonte qartësi politike. Asgjë nuk ka ecur si duhej!

Sot po jua them të gjithëve, sepse erdha për të qenë e hapur, atë që i thashë kryetarit të grupit edhe veçmas që në fillesë; distancohu publikisht nga ish kryetari dhe deklaro që nuk je nën hyqmin e tij, përndryshe do të jetë e dëmshme për ty vetë e për këdo tjetër që mban këtë qëndrim. Përpos kësaj i kam kërkuar të ngrihet menjëherë, menjëherë, një grup përfaqësues i PD dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri. Kurrë nuk u dol të flitet me demokratët hapur dhe pa doreza, si ndodhën ngjarjet dhe çfarë na pret në këto kushte.  Asnjëra nga këto nuk u bë!

Unë nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë kusht sepse i kam thënë qëndrimet e mia publikisht dhe më shumë se në tavolina të vogla kam qenë e qartë që njoh realitetin politik dhe po ju theksoj kolegë që kjo që po bëni nuk është politikë por një zhdukje e kontributit të këtyre grave dhe burrave këtu që kanë sakrifikuar dhe nuk i trajtoni dot formalisht sepse ska asnjë vlerë formalja me. Ne kemi një detyrim ndaj atyre që na kanë votuar, ata qe na kanë votuar duan të fitojnë dhe të vijmë në pushtet.  Përveç të tjerave juve ju rëndon dhe ju pengon, juve jo mua, që konsideroheni se po bëni lojën e rikthimit të njërit që s’është, në një parti që do mbetet e vogel pas vulës.

Nëse nuk hiqni këtë ngarkesë mit apo këtë perceptim nuk do ngriheni dot. Nuk është çështja se ç’bën ai që do të rikthehet, sepse në fakt është jashtë politike, por çështja është se si ju nga demokratët dhe publiku shiheni se po ju përdor dikush. Vetem kur të jeni të lirë nga kjo përdorje mund të ndërtoni politikisht, ndryshe vetëm do të dëmtoni.

Flutura Açka: Ky grup nuk mund të rrijë bashkë në kushtet e mungesës së sinqerietit dhe mirëkuptimit të plotë. Eshtë krijuar përshtypje brenda grupit, por edhe jashtë, se këtu është një celulë që punon vetëm për kthimin e Bashës, madje qarkullojnë edhe emrat se cilët janë. Duke bërë këtë, përfshijnë në aksionin e tyre pa dashje edhe pjesën tjetër të grupit, që është cilësuar si bashkëpunëtorë të Bashës. Vetë jam e lodhur duke u thirrur e duke lexuar për veten si bashiste. Une nuk bëj pjesë aty, opinionin tim dhe idetë e mia i kam bërë të qarta. Nëse edhe ky grup që e mban këtë stigmë nuk hapet dhe ta bëjë të qartë pozicionin e tij, do t’i shërbejë vetëm ndarjes së grupit dhe skizma do të shkojë deri në fund. E kam mbrojtur zotin Basha për disa muaj në vendimin e tij, e bindur se e drejta ishte me të, por nuk e bënë të gjjthe, duke qenë të mirë me të gjithë. E kam vlerësuar dhe e kam besuar si të sinqertë dorëheqjen e zotit Basha, dhe nëse pas saj punohet për rikthimin e tij nga grupe të vogla të caktuara, duke krijuar ishuj në grup, me qëndrime as mish as peshk dhe pa aksione të qarta politike, une do të ndiej nevojën të distancohem. Qëndrimet duhet të jenë të qarta dhe publike, të tilla që nuk fyejnë askend, por i shërbejnë unifikimit dhe demokratëve që presin nga ne. Unë nuk dua të jem e përdorur. Nëse do ta ndiej këtë, do të vendos për një qasje tjetër politike për veten.

Kur dola nga zyra e Lulzim Bashës, pasi më propozoi për të qenë deputete, pashë në korridore të njëjtët njerëz që i rrinë Sali Berishës. Aty mendova se Sali Berisha nuk ka ikur kurrë nga PD, se PD-në e drejton ende Sali Berisha. Unë kam marrë shumë kosto gjatë kësaj kohe. Ajo që nuk fal kurrë janë komentet për djalin tim. Kam menduar të jap dorëheqjen pas atij momenti. Por nuk e bëra sepse kisha detyrime ndaj votuesve dhe demokratëve.

Enkelejd Alibeaj: Une jam rritur i persekutuar dhe e di çfarë do të thotë ti kthesh kurrizin tjetrit. Une nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashes. Ne kemi bërë opozitë. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi ynë. Ai ka dhënë dorëheqjen.

Tomor Alizoti: Kundërshtari i këtij grupi parlamantar është Basha e jo Berisha. Berisha ka zgjedhur rrugën e tij ka ndërtuar strukturën e tij, mbi këtë grup bie hija e Bashes. Pa ndërmarrë një akt politik ku grupi parlamentar nuk e pranon rikthimin e Bashes si kryetar, nëse ky grup vazhdon në këtë rrugëtim politik është drejt asgjësimit. Në politikë nuk gjykohet me emocion por me arsye, faktorët politikë i zgjedh terreni. Berisha është realitet politik duhet gjetur menyra komunikim me të. Nëse ky grup nuk distancohet nga Basha une madje as për një takim të tille e kushtezoj veten. Finalizimi duhet të jetë bashkimi i demokratëve.

Gazment Bardhi: Ne nuk jemi mbedhur këtu për të shpallur armik Lulzim Bashën, jemi mbledhur për qejf. Edhe vete Berisha nuk po e permend më. Unë nuk e mohoj që kontaktoj me Lulzim Bashën, sepse nuk ka asgje, qe une ta shpall armik Bashën, siç bënë disa këtu prej 4 oresh. Kjo duket e inskenuar per konsumim mediatik, pasi vetë Sali Berisha nuk e përmend më Lulzim Bashën.

DEPUTETËT E PRANISHËM
Kreshnik Çollaku
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Ferdinand Xhaferraj
Emilia Koliqi
Seladin Jakupllari
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Orjola Pampuri
Enkelejd Alibeaj
Flutura Açka
Tomor Alizoti
Saimir Korreshi

Importet e zarzavateve në sasi nga jashtë u rritën me 44% në 6-mujorin e parë

Importet e zarzavateve kanë shënuar një rritje jo të zakontë ne 6-mujorin e parë të vitit 2021 duke sinjalizuar se, konsumi i prodhimeve vendase është duke u zëvendësuar me shpejtësi nga prodhimet e huaja.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në janar-qershor 2022 u importuan rreth 27 mijë tonë zarzavate, nga rreth 19 mijë tonë vitin e kaluar në të periudhe, ose rreth 8 mijë tonë më shumë.

Kanalet e importit të produkteve bujqësore janë rigjallëruar. Tani në të gjithë tregjet e pakicës, në kulmin e prodhimeve vendase gjen domate të paketuara nga Greqia e Italia.

Më parë funksiononin disa kufizime për të mbrojtur prodhimin vendas, por këtë vit mallrat e importit, të tilla si domate, patate e disa lloj perimesh të tjera kanë hyrë në tregun tonë si asnjëherë këto vitet e fundit.

Edhe pse eksportet e zarzavateve vendase po rriten, përqindja e tyre është më e ulët se, rritja e importeve që po vjen në këto produkte. Në 6 mujorin e parë eksportet e zarzavateve në sasi u rriten me rreth 10%, ndërsa importet me 44%.

Operatorët tregtarë pohuan se prodhimet bujqësore vendase, sidomos ato të serave ishin më të kufizuara në sasi këtë vit, teksa rritja e eksporteve u ndikuar nga shtimi i numrit të kontratave me jashtë për eksportin e tyre.

Si rrjedhojë e rënies së prodhimit dhe rritjes së eksporteve, një pjesë e nevojave për konsum të brendshëm po plotësohen me import.

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve në vlerë u rrit me 18.5% për 6 – mujorin, nga 20% në 5-mujor. Kjo ishte rritja më e ulët në krahasim me grupet e tjera të eksporteve. Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera.

Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.

Teksa ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me rimet të larta të dy dekadave të fundit me mbi 8,5%, bujqësia sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritjen më të ulët në krahasim me sektorët e tjetër me vetëm 0.28%. E njëjta situatë vijoi edhe në tremujorin e parë 2022 me vetëm 0.1 %.

Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi rritja e kostove të lëndëve të para la pa mbjellë qindra hektarë tokë. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar./Monitor

‘Plas’ në Sarandë, pronarët çmimet në ‘kulm’ për një shezlong, nuk paguajnë as tatimet në shtet

Edhe  pse pushuesit këtë vit po përballen me çmime të papërballueshme në bregdet, (kryesisht në jug të vendit), pronarët përveç çmimeve kanë gjetur mënyra për të abuzuar edhe me shtetin. Një rast i tillë u godit sot në Sarandë në një zonë që mund të cilësohet si xhevahiri i Sarandës, “Pema e Thatë”.

Në këtë plazh, çadrat shiteshin në mënyrë abuzive nga pronarët deri në 5 mijë lekë, e sikur të mos mjaftonin çmimet e larta, ata ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë ilegale dhe pa licencë duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit. Kjo duket se i bënte ata “Zot” të plazhit në “Pemën e Thatë”, por policia e Sarandës me një aksion gjatë ditës së sotme arriti të çlironte zonën duke sekuestruar, 489 çadra dhe shezlongë.

Policia e Sarandës njofton se janë proceduar penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”. gsh

Rama: Këshilli i Evropës duhet të kërkojë falje për raportin e Martyt

Ish senatori zviceran Dick Marty
RFE/RL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të martën se Këshilli i Evropës duhet të kërkojë falje për raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, që ka të bëjë me krimet që pretendohet t’i kenë kryer pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjatë një konference për media në Bruksel, Rama tha se Gjykata Speciale për krime lufte në Hagë është ngritur mbi pretendimet e këtij raporti.

Marty ka qenë autor i raportit për Këshillin e Evropës, në vitin 2010, në të cilin ai ka dënuar krimet e supozuara të UÇK-së, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.

Raporti është vërtetuar praktikisht me një raport të ri nga prokurori amerikan, Clint Williamson, në vitin 2014. Vitin pasues, më 2015, është formuar pastaj Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte në Kosovë.

Por kryeministri shqiptar ka thënë se nuk ka dëshmi për trafikim organesh dhe ka folur për pretendimet se Rusia është mbrapa raportit.

“Nuk kam thënë asnjëherë që sistemi ka qenë i manipuluar nga Rusia. Nuk do ta thosha, sepse sot nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por unë e di që një histori, fatkeqësisht jo e mirë, e trafikimit të organeve, u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër… prandaj çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë aktakuzën, nuk ka asnjë, fakte zero, apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve”, ka thënë Rama.

Partia Socialiste (PS) në Shqipëri, të cilën e drejton Rama, ka dërguar së fundi në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë kundër raportit të Martyt.

Në projekt-rezolutën e PS-së është thënë se pas fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara për çështjen e trafikimit të organeve, Asambleja e Këshillit të Evropës duhet të përpilojë një raport ku do të bëhet rivlerësimi i rezolutës së vitit 2011 për pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve në Shqipëri dhe Kosovë.

Rama ka paralajmëruar se në shtator do t’i drejtohet personalisht Këshillit të Evropës për raportin e Martyt.

“Kjo Gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport përplot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj Gjykate Speciale. Në një farë mënyre, hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri të pavarura nga çdo lloj ndikimi dhe nuk sollën asgjë, zero për trafikimin e organeve njerëzore”, ka thënë Rama në Bruksel.

Sipas tij, Shqipëria dëshiron që t’i tregojë botës se nuk ka asnjë provë për trafikim organesh dhe se i gjithë ky proces ka qenë një “maskaradë”.

“Janë fakte dhe nuk ka një provë, pas kushedi sesa hetimeve që janë kryer për trafikim organesh të organizuar nga udhëheqja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, që në fakt ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar”, tha ai.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë veçse ka nisur procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Megjithatë Rama ka thënë se kundërshtimet e Shqipërisë ndaj raportit të Martyt, nuk kanë të bëjnë me proceset që aktualisht po zhvillohen në Hagë.

“Askush nuk duhet të tentojë ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh apo me akuzat, provat apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Evropës duhet të gjejë kurajë, të dalë përballë dhe të thotë: ‘Na falni’, sepse nuk munden, veçmas me institucione kaq demokratike, nuk mund të bëjnë diçka të tillë në një vend ku gjëra të tmerrshme kanë ndodhur, dhe që ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo në periudhën e ndikimit kulturor kinez, që të mund të ndodhin sërish” ka thënë mes tjerash ai.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Simpoziumi i kthyer në Festë – Në përkujtim të 45 vjetorit të ekzekutimit të dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka Nga Nadire Buzo

Mikpritja me copkat e kulaçit dhe djathit. Bukë e kripë e zemër. Në pjatancat e mbajtura nga vajzat e veshura bukur, me veshjet krahinore tw zonës së Librazhdit. Nuk ishte vetëm një simpozium i nivelit të lartë, ku profesorët e zgjedhur kujdesëshëm, shpalosën vlerat e krijimtarisë letrare të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Ishte një manifestim i bukur kulturor, me një organizim të përsosur, nga bija e tij, Eni Blloshmi dhe miku i hershëm i vegjëlisë Bardhyl Musai, dhe miq të tyre të shumtë. Të bërë bashkë me artdashësit dhe simpatizantët e dy poetëve të martirizuar. Ku krahas humbjes së dy jetëve në lulen e rinisë, atdheu ynë humbi dhe dy poetët e mëdhenj që do ta shpinin poezinë në lartësitë universale, jashtë klisheve dhe ditrambeve komuniste.
Rrapi shekullor, në majë të kodrinës, ka parë e dëgjuar kuvende burrash, të ëgër e të fortë, ka dëgjuar këngë trimërie dhe ofshama vaji, ka parë e ç’nuk ka dëgjuar. Gjëmime rrufesh, e stuhi të forta mbi të. Po nuk u shemb e nuk u zhurit, megjithë shenjat në zgafellat me degët e zgjatura si dragonjtë e moçëm që silleshin rret tij. Rrapi i Berzeshtës, ky monument kulture, do të shkruaj në rrathët e kujtesës në trupin e tij, edhe këtë simpozium. Fjalë të dala nga thëllësia e shpirtit dhe e mendjes, në përkujtimin e këtyre dy filizave të këtij rrapi shekullor, që u këputën hejrët nga trungu atëror.
Eshtë edhe Eni këtë herë, Enrieta, bija e vetme e djaloshit Blloshmi, që do ti jepte një tjetër impuls ngjarjes përkujtimore. Ajo është e rritur. E matur, e butë dhe e përlotur, që dridhej nga emocionet. Mua më kujtohen tregimet e nënës së saj Djanës, e cila mungon. Vështron lart nga qielli dhe gëzohet. Djana, nusja e bukur e Vilsonit ishte vetëm 20 vjeç atëhere dhe s’kish një vit martuar. Ishte dhe shtatzanë kur i arrestuan bashkëshortin që e adhuronte marrëzisht. Kish’ lënë kryeqytetin dhe ishte ngjitur në Berzeshtëz pas tij. Tronditjet e saj nëpër dyert e hetuesisë janë të patreguara, por ajo që më ka mbetur në mendje është; kur u nis të shkonte në shtëpinë e lindjes dhe rruga kalonte pranë Degës së Punëve të Brendëshme të Librazhdit. Në bodrumet e hetuesisë, dergjej i shtrenjti i saj Vilsoni. U drodh e tëra bashkë me foshnjën në bark dhe thirri me sa mundi nga dhimbjet e shpirtit: “OooH Vilson! Vilsooon ku je…?” Atë mengjes ende pa zbardhur dita e dielli s’kish ndërmend të dalë.

Djana, lindi një vajzë të bukur si i ai. Kur vajza u bë 6-muajshe, para pushkatimit e çuan në hetuesi, që Vilsoni të ‘’pendohej’’ e të bashkëpunonte me ta.- Po ku pendohej Vilsoni!- thosh ajo. Ai kishte një kokë që…Le që s’kish pse të pendohej, se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Kokën e tij, ka edhe e bija….Vilsoni ishte tretur, sa mezi e njoha, i dobësuar dhe i zbehtë, me një limonti vdekjeje.

Më shtrëngoi dorën matanë hekurave. Ai ishte i shoqëruar, edhe unë gjithashtu, nga ata të degës dhe më tha vetëm pak fjalë – Çfarë ke lindur?

– Vajzë.

– Si ja ke vënë emrin?

– Eni, Enrieta, nga romani dy jetimet, se edhe ajo fatin tim pati (edhe babain tim e kanë pushkatuar).

Më shtrëngoi dorën fort dhe më tha: -Mendo për vete dhe shpëto vajzën!

Këto ishin fjalët e vetme dhe të fundit që më tha, ai e dinte fundin e tij, ndërsa unë shpresoja, se një ditë do ta shihja përsëri. ….Nuk e pashë më, shqiptoi me vështirësi e përlotur, duke shpërthyer në kujtime të hollësishme dhe lot, sikur të qe dje. -Vajza është në Itali me të shoqin, tregonte papushim ajo, punojnë dhe janë rregulluar shumë mirë, i ngjan të atit, punon dhe mëson shumë. Më ka marrë njëzet herë në telefon deri tani, më pyet si shkoi ceremonia e inagurimit të memorialit, dhe kërkon të shohë lajmet në internet.

– Nuk do të kthehet, e pyes. –Po, do të kthehet, kur të mos jenë më ata që vranë e masakruan babanë, thotë ajo. U larguan, për një jetë më të bukur e të lumtur siç do ta ëndëronte i ati, i cili nuk mendoi kurrë të largohej nga Shqipëria.

Nga këto kujtime më zgjojnë fjalët dhe mendimet e përzgjedhura të Bardhyl Musait, Organizatori kryesor i këtij Simpoziumi festiv. Është mik i hershëm i Vilsonit që kur ishte fëmijë në klasën e parë. Vilsonin nuk e pranonin në konviktet e Shkollës Pedagogjike, ishte i deklasuar. Ndaj bujti në shtëpinë e tyre. Bardhyli, është nipi i Shaban Blloshmit, patriotit e atdhetarit, antar i klubit të Manastirit. Bashkëpunëtor me Gjergj Qiriazin, Lef Nosin, Aqif Pashë Elbasanin dhe delegat i Kongresit të Lushnjes dhe mik i Fanolit.
Ahtu si dhe djemtë Vilson dhe Genci, nuk ishin të rastësishëm. të dy djemtë kishin mbaruar pedagogjiken e Elbasanit me nota të shkëlqyera, shkruanin po aq bukur, por s’i lanë t`ua transmetonin brezave.Vilsoni punonte në minierë e më vonë në kooperativë.

Bibliotekat e tyre ishin të rralla, libra, fjalorë, enciklopedi, poezi, romane në disa gjuhë të botës që ata i zotëronin, frëngjisht, latinisht, italisht etj.

Vilsoni në dhomën e gjumit e kishte bibliotekën në katër faqet e murit, deri ne tavan dhe në një cep të saj kish një tavolinë dhe një krevat në mes të dhomës. Hetuesisë iu desh disa ditë të tëra të kontrollonin bibliotekën, ca të çuditur e ca nga padituria.

Por kjo kulturë nuk qe e rastësishme. Gjyshi i tyre kishte studiuar në Turqi, në disa gjuhë dhe disa universitete, ndërsa babai i Gencit kish qenë nxënës dhe pastaj mësues i normales së Elbasanit, mirëpo këta ishin quajtur kulakë, ndërsa bijtë e tyre heretikë. Gencin e çuan ca kohë, me gjithë gruan e tij, në një fshat të largët, në Çermenike, në Orrenj, por dhe që andej e hoqën dhe e çuan në fermë. Ishte një grumbullues i jashtëzakonshëm i folklorit, ditaret i kishte të qëndisura aq bukur me thënie e vargje nga bota.

Vilsoni dhe Genci ishin jo vetëm kushërinj, por edhe shokë e miq besnikë, nuk u ndanë kurrë me njëri-tjetrin, as kur u arrestuan, nuk u përulën as përpara gjyqit. -“Dosjet tona të shkojnë në të gjitha gjykatat ndërkombëtare dhe, nëse jemi fajtorë të dënohemi, në mos të na falet jeta se jemi në moshë të re”.

– Por xhelatët s’kishin dashur t`ja dinin, ata i kishin vrarë, ndërkohë që askush nuk dinite gjë. Gjyqi vazhdonte, baballarët e djemve, Samiu dhe Feimi bashkë me nënat e djemve, të dyja me emrin

Nadire, shkruanin letra në Presidencë dhe në Komitetin Qendror, që t’ua falnin jetën djemve të tyre, se s’kishin bërë asgjë të keqe kundër pushtetit. Ndërkohë djemtë ishin masakruar. Këto ishin paradokset e asaj kohe të çmendur.

Historia e jetës dhe veprës së këtyre dy poetëve martirë s.ka të sosur. Lektorët e simpoziumit të fusin thellë në krijimtarinë e tyre. –Visar Zhiti, në kumtesën e tij thekson se: Historia e poetëve kumbon si një balladë e lashtë Europiane, mu desh të thosha në Festivalin e Poezisë Botërore në Rumani, “Jam këtu, edhe për Vilson Blloshmin dhe për Genc Lekën, ata smund të vinin, i pushkatuan… po ata janë gjithkund ku është gjaku i poezisë, në çdo libër poeti, kudo ku ata mblidhen….”Kjo zemër hidhet si një zog i vrarë/ Si det me dallgë shpirti me ballada… “

“Nëse nuk munda brengës ti bëj ballë,/ Zjarr përsëri un kam në shpirt të djegur./ Nëse më i vdekur jam nga çdo i gjallë,/ Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur.” Shkruante Vilsoni, në fletoren e tij me kuti.

.”Saharaja“-thotë professor Sdik Bejko në studimin e tij, është poezia e sintezave e një kuptimsije të thellë dhe kryevepra e tij. “E kur bie ndrojtur rreze dielli/ E mbi gurrët e pamyshkët ndrit/ I ngjan vello savan i qiellit/ Shkretëtirës shkret e shkrepëtit./ Prandaj kur urrejtja e fort e nxehur/ Mbi dikë mallkon e shfryn e shan./ Që nga skuta del kujtimi i dehur/ Dhe thërret menjëherë Saharanë./ Kur mallkimi shfryn / dhe kur kujtimi me pushin e harresës tret / Kur hyn dielli dhe kur hesht thëllimi,/ Shkretëtirë e shkret, mbetet shkret.”
Genc Leka edhe brengosjen e kishte brenda kuadratit të lejuar, po me nëntekst të fortë. Brengosej kur po i ikte fëmijëria, ashtu si në vjeshtë ikin zogjtë, se bashkë me ta ikinin dhe ciganët nga krahina e tij. Genci shkruante poezi që dikur edhe i botoheshin në ndonjë organ letrar. Por edhe kur iu mohua botimi, ai shkruante përsëri: “Toka që e deshët aq shumë, si një shpirt që s’gjeti ngushëllim,/Priti sa të binit ju në gjumë/ dhe pastaj u drodh në dëshpërim.”

A nuk është kjo, poezi si epitaf mbi varrin e tyre? Poeti profetik, vazhdon: “O hënë, pse dole, moj, aq e trishtuar/ Mos vallë për mua po mban zi? “………Ç’më fsheh ashtu me sy lotuar,/ Mos m’u sos jeta dhe unë nuk e di?/ Po dhe në vdeksha jeta s’ka mbaruar, dhe pse po shkruaj të fundmen poezi. “

Profesor Agim Vinca, ka udhëtuar me ngut, jo me pak vështirësi në këtë mot të nxehtë për të mbritur tek poetët. -Kisha dëgjuar për plot persekutime vrasje e burgosje, kudo në perandorinë komuniste të Europës Lindore, edhe në ish Jugosllavi, po kurrë s’kisha menduar se në vendin tonë amë, në një fshat ku vetëm Mali i Jabllanicës dhe Shebeniku na ndante. Të ishin pushkatuar dy të rinj, dy mësues, dy poetë. E morra vesh në vitin 1994, kur u bë zhvarrimi i tyre, i përbaltur në një vend të shkretë. E ndjeva veten fajtor, megjithëse të pa faj, që s’kisha mundur të bëj gjë, si një moshatar dhe poet si ata vetë….Prof Vinca vazhdon gjatë dhe ethshëm i prekur në shpirt. Reciton poezinë e tij, regjistruar edhe nga TV Francez në vitin 2006, si fitues i Çmimit të pare, në Festivalin Poetik, “Flaka e Janarit” :

“Ç’thuhet për poezinë, kur vriten poetët…? / Kur shteti vret poetët ç’bëjnë poetët e atij shteti?/ A e ngrenë zërin kundër a i gjykojnë xhelatët/ A pikëllohen ndopak ambajnë zi paksa / A e quajnë vrasjen me emrin e vërtetë? Kur vriten poetët….”

Kumtesat janë të plota, përfshijnë shumë histori dhe ngjarje. E përsëri mbetet gjithmonë për të treguar. Dr. Eris Rusi e fillon kumtesën e tij dhimbshëm, me përshpirtje nga shkrimet e shenjta, “

Vdekja nuk është asgjë. Thjesht sa kam kaluar në anën tjetër: zere se jam fshehur në dhomën ngjitur. Unë jam i njëjti gjithmonë e ti je përherë ti. Ajo çka ishim për njëri-tjetrin më parë jemi akoma.” Po për çerek shekulli, dhoma e të gjallëve, që duhej të komunikonte me poetët ishte e zbrazët. E sa përfytyrim i kobshëm duhet të jetë pritja e përjetësisë……Me një filozofi të përkryer, Dr. Eris Rusi, përshkruan deri në fund studimin e tij, “Genc Leka në kohën e harresës”.

Interesante, serioze, shkruar bukur, me fakte e stile të larmishme , secila temë dallon nga tjetra. Dr. Promo Shllaku, i mëshon faktit se: Tashma pas 45 vitesh, nga vdekja tragjike e dy çunave të Librazhdit, të ulemi me gjakftohtësi dhe të analizojmë shkrimet e tyre nga pikpakje artistike dhe estetike, si letërsi dhe si poetikë. ….A është më e vështirë me jetu apo me vdekë për një kauz të madhe si ajo e lirisë, letërsisë dhe ajo e artit? Këto gjasa analizon dhe jep mendimet e tija. …

” Kur ai për keq e mban në gojë,/ Saharaja e mban vesh e qesh/ saharaja fillon të gëzojë / kur ne mallkohemi mes nesh…” Kjo pezi emblematike e Vilson Blloshmit në mënyrë të pa kundërshtueshme politike e ndërtueme me rrugën e simboleve dhe e përvijueme sipas rrugëve simboliste. Paralelet e e autorit me gjendjen e përgjithshme. …ato poezi ishin pjesë e ankthit të tij dhe e ndjenjës së zymtë se ai nuk do të kishte rrugëdalje, se nuk do ti jepeshin ato që kërkonte.

Profesor Tomorr Plangarica. Do të trajtonte Përkthimet nga frëngjishtja si tregues i pozicionimit estetik- letrar dhe paratopisë krijuese të Vilson Blloshmit. Perkthimet nga Sharl Bodler, Stefan Melarmeja, Racini, nga Alfred de Museja, Hermani etj. Me veprat e përkthyera nga secili autor i huaj, është marrë hollësisht prof. Sadik Bejko.-thekson ai. Keto mardhënie ndërtekstore, e vërejmë pa vështirësi edhe në krijimet origjinale të poezive të Blloshmit. I cili u jep atyre modernitet dhe njëherë përkatësi…..

Teksa dëgjoja me vemendje të madhe ligjeratat e përgatitura mjeshtërisht, më mungonte diçka. Pata një boshllëk prej fillimi, në gjith atë ngazëllim lëtrar e festiv përgatitur lartësisht. Kërkoja diçka me sy nëpër rrjeshtat e njërëzve e s’po e shikoja, Lumen gjëkundi. Mikja e ime e shtrenjtë Lumturi Blloshmi, me të cilën kisha ardhur në çdo aktivitet për herronjtë në Librazhd, po edhe në Bërzeshtë, tek shtëpia atërore. Filmuar dhe shkruar, për poetët dhe piktoren e madhe rebele, si kushëriri i saj Vilsoni. Që nuk pajtoheshin kurrësesi me mediokritetin e kohëve.

Dhe ja, këtë boshllëk ma plotëson dikush që ngjitet në podiumin e Simpoziumit. Është, Profesore Lili Sula. Me temën: “Po unë, a do të kem fatin të ngopem së lexuari ? Një tezë delikate dhe mjaft prekëse, që profesore Lili, e ka përshkruar me mjaft finesë dhe art. Janë letrat që Vilsoni i dërgon kushërirës së tij, Lumturi Blloshmi, me të cilin ajo mburrej gjithmonë se ngjanin shumë. Janë letra artistësh, intelektualësh që shohin përtej horizontit të zakonshëm, ata flasin për art dhe letërsi botërore. Horizontin që atyre u jepte gjuha frënge. Këmbejnë ide mendime dhe kode mbi leximet e parapëlqyera të filozofëve dhe autorëve të shquar botërorë, për sigurimin e librave dhe autorëve të mëdhenj, që qarkullonin në mënyrë të kufizuar apo të ndaluar. Përkthime të shkrimtarëve të huaj, egsitencialistë, si Sartri, Kamy, etj. Ekspozita piktuarash për kompozitorë të mëdhenj. Këto letra shpësh kanë trajtë eseistike. “…. U bëra ziliqar kur mora vesh se po lexoje “La mort dans l’me të Zhan Pol Sartrit.” përfaqësuesit më të madh të egzistencializmit që ka lëvruar të gjitha gjinitë letrare dhe ka pasur suksese të mëdha në të gjitha. Por suksesin më të madh e korri në mëndjemadhësi, pikërisht në vitin 1964, kur refuzoi çmimin Nobel….. Më thoshe se kishe lexuar mbi jetën e Artur Rembosë. Mirë, po pse nuk më çove ndonjë copë poezi nga Remboja? Pse nuk më tregon për sonetin e famshëm të ngjyrave. Pse nuk më shkruan asgjë për atentatin e bërë nga Pol Vërleni kundër Rembosë? Shkruam për këtë.”

Në këto letra e të tjera rëzatohet kultura e e poetit, e formuar pas leximesh nga Eskili, Dantja, Shekspiri, Hygoi, Dostojevski, Shatobriani, Lamartini, Bodleri, Sartri, Kamyja, Remboja, Vërleni, Remarku, Skoti, Frashëri, Carcoja. Nga kompozitorët, Moxart e Bethoven e të tjerë, nga artet dhe bota pamore e artit. “Letër Lumes e vitit 1973”. Ku. i thotë “Po unë, a do ta kem fatin të ngopem duke lexuar”.

Së fundmi, përshëndetje, nga ish shokët e shoqet e shkollës, nga nxënësit e tij që i ka marrë malli shumë për mësuesin e tyre. Recitimi të poezive të zgjedhura të poetëve. Mirnjohje, nga Kryetarët e Bashkive, që nuk kanë hezituar asnjë herë për të organizuar evente të tilla për Poetët e tyre martirë të demokracisë. Nga shokët miqtë. Nga Simon Miraka, i linduri i persekutuar, që flet përlotur.

Eh, sa shumë, shokë e miq, dhe së fundmi Eni Blloshmi, e cila asiston për herën e parë, ndaj fjala i takon asaj. Në emwr të dy palë familjarëve të përshëndes të pranishmit. Po ajo më shumë së me fjalët flet me lotët që mundohet ti gëlltitë me një buzëqeshje falenderuese. Ju duk se këtë herë u takua me atin e saj, me prezëncën e mungesës së tij qe nuk e belbezoi kurre fjalën baba.

Se fundmi një foto të përbashkët të fiksuar tek Rrapi shekullor. Mungon një njëri i thjeshtë si vetë thjeshtësia. Nje bari, i cili tek kulloste dhentë te Përroi i Firarit. Aty afër, kalonte një ujvarë, vendi ishte i bukur. E ku dinin xhelatët ç`është bukuria, po ndoshta Zoti e kish menduar ashtu…E pra, tek kulloste dhentë, pa diku këmbë njerëzish të dala mbi dhe. Bariu i tronditur vrapoi dhe lajmëroi në degën e punëve të brendshme. Ata e qortuan se atij s`kish ç`i duhej ajo punë, e nuk duhet të shkonte më kurrë andej… Bariu, kurioz e human, e kuptoi dhe shkoi shpesh fshehurazi, e u’a mbulonte këmbët me dheun e rrëpirës, sa herë zbuloheshin, nga shkarjet e dheut. Poetët nuk i nxinte as varri, me sa dukej dhe gropën e kishin kursyer xhelatët. Atëhere kur i pushkatuan më 17 qeshor 1977, pas dhjetë muaj tortura në hetuesi.

Në fillimet e proceseve demokratike filluam të kërkojmë varret. Kërkuam nëper zyra e nëpër gjykata, por jo, asnjë gjurmë, vetëm firma e doktorit që vërtetonte vdekjen e tyre e asgjë tjetër nuk figuronte. Eh, si i gjetën?

………Duke pyetur e gjetëm bariun, që diku kish rrëfyer fshehurazi dhe kur i çvarrosëm i pamë skeletet e prangosur të mbështetur tek njeri-tjetri, ashtu si në jetë. …
Ceremonitë e varrimit ishin te dhimbshme dhe madhështore, por madhështor qe dhe gjesti i bariut, i cili jo vetëm u mbuloi këmbët për 29 vjet rresht, por gropën bosh, pas nxjerrjes së eshtrave, e mbushi me lule.

Prandaj dhe mbijetoi ky popull, se pati jo vetëm artiste, e poete e djem të ditur, por dhe bari njerëz të thjeshtë, të dashur, human, trima dhe fisnikë.

Ai nuk është, as emrin nuk ja di kush, por është rrëfyer netëve mbështetur pranë trungut gjigand tek ky Rrap shekullor. I cili do t’i kthejë në legjenda një ditë. Objekti i Artit, është e veçanta që përmban Universalen. –thonë të mëdhenjtë e ditur. “Arti është superior, sepse procedon në akomulimin e të mundëshmes dhe me një arsyetim të kujdesshëm, arti ka nëvojë për gjenialitet.“ – Po kush e linte të zhvillohej ky gjenialitet, në një botë të errët të një sistemi dictatorial, si Shqipëria e atyre viteve.

Ata janë përjetësuar në një memorial jo të zakontë në vendin tonë, larg statujave të mermerta e lapidareve të larta madhështore të heronjve. Një memorial impresionues. Bronzi – simboli i rezistencës, uji – simboli i jetës, i përtëritjes dhe poezia – fuqia shpirtërore. Këto tre elemente, të gërshetuara në një vepër të skulpturës bashkëkohore dhe tepër domethënëse. Të një artisti të madh shkodran, Sadik Spahija, professor në Universitetin e Arteve.

Dy koka të mbështetura te njëra-tjetra, ashtu siç u gjendën në varrin e ngushtë komunist. Dy koka të mëdha bronzi, në heshtje dhe në revoltë, në dhimbje dhe madhështi, në një reliev blu, ku rrjedh një ujë i pastër. Bluja e gjakut të tyre, bluja e demokracisë që ata e sollën më parë seç e kërkuam ne.

Ata janë bashkë aty në ujvarën e krijuar enkas për të shuar etjen për jetën.
Vilsoni i ka sytë e çelur fort në revoltë, buzët e bukura shtrënguar, me pamjen sikur do të përpijë ata që shterruan ujin dhe e kthyen vendin e tyre në Sahara. Sytë e tij nga qielli duke bëre një lutje,

“O Zot na shpëto, nga kjo murtajë”, apo ndoshta reciton poezinë ‘’Saharaja’’.

Harrimi i vehtëvetës dhe i interesave të vockla, është lartësimi i mendjes në kundrimin e së vërtetës. Bukuria sugjestionon dhe sfidon peripecitë e jetës, qoftë dhe në burg, përpara pushkatimit, poetët e vunë në lëvizje imagjinatën e tyre ndaj të bukurës edhe përmes hekurave të burgut. Jeta ka egzistuar brenda tyre me thjeshtësi, pavarësi dhe me shpirtmadhësi në besim, se poezia, jeta dhe vdekja e tyre, do të ndryshonte diçka në jetën e secilit, duke na ndriçuar udhët e artit dhe të jetës.

Ashtu si bëri dhe ky simpozium i kthyer në një festë poezie.

Në 45-vjetorin e ekzekutimit të dy poetëve.

Kujtimi i tyre, ndriçoftë udhët tona!

 

 

Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Salianji: 180 vrasje të pazbardhura këtë periudhë! Shteti i pafuqishëm, dënoni politikanët e lidhur me krimin

Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë ka kërkuar dënimin e ngjarjeve kriminale në vend dhe mbështetjen e policëve.
I ndalur tek masakra e ndodhur tek mbikalimi i Fushë-Krujës me tre të vdekur, Salianji tha se shteti po tregon pafuqi ndaj këtyre akteve kriminale.

“Tek një gjë besoj biem dakord se ngjarja e djeshme krijon pasiguri tek qytetarët. Unë do kërkoja edhe nga ju meqenëse ishit të tronditur. Nuk po bën ndonjëri zëdhënësin dhe nuk po gëzohet njeri nga ngjarjet kriminale në vend. Shteti po tregon pafuqi qoftë në parandalimin dhe qoftë në kapjen e tyre. Unë propozoj që të gjithë ju dhe të gjitha bashkë të mbajmë një qëndrim që të jemi në mbështetje të punonjësve të policisë,. Janë 180 vrasje të pazbardhura në këtë periudhë dhe ka më shumë se 600 ngjarje kriminale pa autore. Po flasim për një situatë të rëndë kriminale në Shqipëri dhe ju keni detyrimin që t’i dënoni, të dënoni cilin do politikan edhe ju ju bën mirë që keni marrë vota nga qytetarë dhe jo nga krimi, që të dënoni cilindo politikan e ka çuar në këtë nivel dhe për shkak të lidhjes të politikë me krimin , dhënies të pasurive publike të krimit, në mes të ditës në një nga akset më të rëndësishme ndodhin si me ushtri mafia. A keni fuqi ta dënoni apo jo. Dënoni këto akte dënoni krimi”, tha ai. bw

Për herë të parë pas 6 vitesh për janar-qershor 2022, importet e vezëve rriten 25 herë

Për periudhën janar-qershor 2022 importet e vezëve arrijnë në shifra rekord.

Rritja ka nisur pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në muajin mars, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor.

Sipas të dhënave të doganave për “Monitor” për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021. Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet.

Tendenca e lartë e importeve të vezëve ishte shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta. Operatorët pohojnë me shqetësim se po humbasin konkurrueshmërinë për shkak të importeve të larta kryesisht nga Serbia me çmim më të ulët se veza vendase. Drejtori i shitjeve të kompanisë të vezëve “Ovvital” z. Lilo Seraj nënvizoi për “Monitor” se aktualisht çmimi me shumicë i vezës nga fermat blegtorale ka shënuar rënie 5% (nga 18 lekë që ishte në 17 lekë për kokërr). Sipas tij rënia e çmimit ka ardhur nga rritja e importit të vezëve me çmim më të lirë se të vendit dhe zbutja e kostove nga furnizimet vendase me grurë dhe misër.

“Te ulja e çmimit ka ndikuar edhe importi i vezës së kategorisë A nga Serbia, pasi çmimi është shumë herë më i lirë, kjo si pasojë e sistemit të taksave që kanë për lëndët e para më blegtori. Ne taksohemi 20% për lëndët e para, kurse në Serbi taksa është 6%. Po ashtu Serbia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit dhe misrit në rajon. Ne taksohemi 20% për lëndët e para, kurse në Serbi taksa është 6%. Konsumi në përgjithësi i të gjithë artikujve ka shënuar rënie dhe impakti që prisnim nga turizmi nuk është ai që pritej”, theksoi ai.

Rritja e lartë e importeve te disa ferma blegtorale po jep efekte edhe te ulja e prodhimit. Vjet sipas të dhënave të INSTAT në 2021 u prodhuan 9% më shumë se në 2020. Në tregun e vezëve ekziston gjithmonë mbiprodhimi, për këtë arsye operatorët gjithmonë ndihen në panik, pasi nuk arrijnë të mbajnë dot çmimin brenda normave të kostos dhe fitimit, pasi veza është një produkt delikat dhe nuk mund të magazinohet për një kohë të gjatë, për këtë arsye ulet çmimi.

Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr. Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë.

Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr, nga mungesa e 50% të prodhimit ditor për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare./Monitor

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja merret në pyetje nga SPAK, ja pse

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja mbërrin në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh. bw

U ekzekutua sot- Brilant Martinaj ishte në kërkim për vrasjen e policit të FNSH-së

Brilant Martinaj, autori i dyshuar për vrasjen e policit të FNSH-së Xhuliano Prela, i shpallur në kërkim nga policia, u vra sot në një atentat te “Mbikalimi i Fushë-Krujës” së bashku me dy persona të tjerë me të cilët udhëtonte. 26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me tre plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. Në videot e siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizon automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba. Lapsi

Shqipëria nën “sulm masiv kibernetik”, mbyllen shërbimet publike online

VOA

Sistemet shqiptare të informacionit janë gjendur sot përballë një “sulmi masiv kibernetik të pandodhur kurrë më parë”, bëri të ditur sot qeveria e Shqipërisë” në një deklaratë, duke folur për “sulme armike”.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bëri të ditur se për pasojë “është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë”. AKSHI saktësoi se “për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike”.

Agjencia, deklaroi më tej se është “në gatishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën Teknologjisë së Informacionit, për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit”.

Një bisedë imagjinare me Gjergj Vlashin Nga Përparim Kabo

Unë:- Gjergj, sa herë vjen korriku, data 13, me shumë dashuri dhe respekt, unë i shkruaj disa rreshta për ty.
Është datëlindja jote, që tashmë, prej dy vitesh , ti e ke festuar në Panteonin e Nekropolit…
Gjergji:- I kam lexuar fjalët e tua, janë të ndjera e të sinqerta. Sa për këtu ku jam prej 4 tetorit të 2020- ës, këtu veç gëzim ka. Dhe e di pse?
Sepse këtu nuk ka as çfarë të humbësh, as çfarë të fitosh.
Loja për të fituar dhe për të mos humbur, është loja atje tek ju. Njeriu e rrit shtatin e vetë, duke ushqyer grykësinë e kështu, vjen një moment që ai është i sëmurë nga kjo ngasje, e gënjen mendja se mund të sigurojë edhe pavdekësinë.
Egoist i shfrenuar, grykës dhe i pangopur është tokësori…
Ne, qiellorët, kënaqemi me hapësirat e pafundme, ju shohim nga lart- poshtë dhe ndjekim lëvizjet tuaja që drejtohen nga harta e pangopësisë.
Unë:- Ju keni një emër të çuditshëm, me dy shenjtorë brenda; edhe Shën Gjergjin, edhe Shën Vlashin, mos jeni disi si shumë?
Gjergji:- Edhe janë, edhe nuk janë. Shenjti te njeriu është virtyt moral dhe motivim human. Nëse ushqen këto vlera , të gjithë njerëzit janë shenjtorë, pavarësisht se si i kanë ata emrat: Gjergj,
Gjon, Xhemal, Melek, Tahir, Kol, Gjin apo Mark. Në jetë takova shumë njerëz me formim shenjtësh, njerëz që dhuronin sinqeritet, besë dhe respekt, si dhe fati më dha rastin të takoja edhe njerëz të zbrazur nga vlerat, të ngarkuar me djallin brenda tyre, shërbëtorë të përunjur, me dëshirën dhe ngasjen për të hedhur gurë ndaj së mirës.Ja, ju quheni Përparim, një emër që tregon udhën e ndryshimit, ju keni një emër jofetar, por shenjtëri keni brenda vetes, sa kohë që e doni artin , kulturën, atdheun, shkencën, zhvillimin , humanen…
Unë:- Faleminderit, Gjergj Vlashi! Këto fjalë më japin shumë gëzim, më motivojnë, por dua të vijoj me një tjetër pyetje.
Jam shumë kurioz të më shpjegoni atë buzëqeshjen tuaj. Ajo niste nga buza, e cila lëvizte fare pak, merrte mollëzat, nderte ballin, dhe më tej ndalej, si të kishte marrë komandën:” Mos qesh më shumë se sa lejohet nga pushteti!”Ishte kështu apo ka ndonjë sekret tjetër?
Gjergji:- Të qeshësh është mendim, është reflektim, është përmbysje, është sfidë , është një lloj ribërjeje, sepse bota prishet duke qarë, bota ribëhet duke buzëqeshur!
Në atë sistem, edhe e qeshura ishte e kontrolluar. “ Me kë po qesh ti, me vijën e partisë, me sukseset e socializmit?”
Ne duhet të qeshnim me veset dhe paudhësitë e atyre që dilnin nga rreshti dhe që duhej të edukoheshin. Nuk qe e lehtë, sepse mund të të vinte dikush e të të thoshte: “ Ke zbutur luftën e klasave, ke fshehur armikun në gjirin tonë, ke sfumuar rolin e kolektivit dhe autoritetin e partisë” Në atë sistem, çdo e qeshur jashtë vijës së kuqe, mund të shndërrohej në kob.
Unë si Gjergj Vlashi, buzëqeshjen nuk e kisha maskë, është një lloj porti në detin tim të arsyes, ku prisja të ankoroheshin lloj- lloj anijesh, të mëdha, të vogla, me motora, me rema, me mall legal e me mall kontrabandë.
Pra, buzëqeshja ime ishte një lloj skaneri, që nën zë thoshte: “ Pa ta dëgjojmë edhe këtë një herë çfarë do na thotë, çfarë do na shkarkojë nga hambarët e mendjes?”
Unë:- Gjergj , shpesh më kujtohet lolua, te “ Mbreti Lir”, fundi i mbretit fatkeq dhe fjalët e lolos :” U plake dhe nuk zure mend!” Mund të më thuash, sa e vështirë ishte dhe është, që pranë mbretit të ketë dhe lolo?
Gjergji:-Në kohën e diktaturës nuk kishte lolo me liçencë, por kishte një aradhë me lolo, sipas niveleve. Të gjithë vetëm i lëpiheshin mbretit, madje ishin në garë kush e kush të merrte një certifikatë vletësimi si kryelolo. Ndërsa në këtë periudhë që e quajtëm tranzicion, ka lloj- lloj lolosh, që nuk e bëjnë mirë rolin e lolos, sepse as dinjitetin e tij nuk kanë…
Unë:- Gjergj, pas 1990-s, ju, si ajo nëndetësja, dolët mbi ujë pas një periudhe të gjatë thellësive. Pra, çfarë kishit lexuar në gjuhë të huaja, sepse ju dinit disa, nja 5-6, nisët t’ i përkthenit në shqip.
Dhe ia nisët nga të vështirët; përkthyet Franz Kafkën, pse atë dhe si u gjendët në ujërat e tij të akullta?
Gjergji:- Ishte një lloj shpërthimi, si ai gazi , që, kur shpon për naftë, del i pari mbi sipërfaqe. Unë i kisha lexuar në kohën që ta prisnin gjuhën , po të flisje. Ata ishin brenda meje, ngrinin dallgë shprese dhe proteste, më kishin marrë gjumin dhe qetësinë, shpesh u lutesha:” Mos flisni gjëkundi, se ma prenë kokën!”
Pse Kafka? Ndoshta se gjuha e tij e thukët, metaforat e thella, analizat psikologjike, portretizimet, akuzat ndaj totalitaritetit, më bënin luftëtar. Më kishte mbetur në mendje “ Procesi”, kur, në mjë moment , Josef K , thotë:” Të jesh në proces, është normale, jo normale është të mos jesh në proces!”Në diktaturë, të gjithë ishim në proces. Ose Gregori te “ Metamorfoza”…”një vetësygjestion që jam insekt, dhe, pas netëve me gjumë të shprishur, zgjodha fjalën kandër- kandra…”
Unë:- Kam lexuar disa përkthime, por tuajat ngjisin, janë tejet karakteriale. Ia kam thënë dhe Kafkës, kur shkova në Muzeun e tij , në Pragë. I fola për ju dhe punën tuaj. Ai, i heshtur, më tha disa fjalë, që ,më shumë se tinguj apo frymë, ishin një lloj rënkimi.
Gjergji:- E kam takuar këtu, në Nekropol, dhe ma përmendi. M’u duk pak si habi që ai e kishte mbajtur mend, por shkak ishte bërë fakti që Aleksandër Moisiu, aktori i tij i preferuar, sidomos në rolin e Fedias, te “ Kufoma e gjallë “ , e Tolstoit, kishte miqësi me të.
Kafka adhuronte zërin e tij. Kur mbërrita atje, kërkova miq. Mihal Luarasi më shpuri te Moisiu dhe atë e gjetëm duke biseduar me Kafkën. Kështu u njohëm dhe kemi një miqësi shumë të bukur.
Unë:- Gjergj, si e festuat datëlindjen këtë 13 korrik, 2022?
Gjergji:- Duke qeshur, po vinim në lojë diktatorët e shekullit XX… Ata, të lënduar, thanë:” Mos mendoni se shekulli XXI nuk do të ketë të tillë!” Në atë çast, e qeshura jonë ngriu…
Unë:- Faleminderit, Gjergj! Po e shpërndaj lajmin. Diktatorët e shekullit XXI do ngrijnë buzëqeshjen e njerëzimit!
P.Kabo, 16 korrik, 2022

Projektvendimi i Qeverisë: Pyjet do jepen në përdorim për qëllime strategjike, kushtet që duhet të plotësohen

Qeveria po përgatit një Projektvendim i cili parashikon mundësinë e dhënieve në përdorim të sipërfaqeve pyjore në rastet e investimeve strategjike. Paralelisht projektvendimi përcakton procedurat që do ndiqen për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, si dhe dokumentacioni përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve pyjore dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre.

Drafti parashikon edhe rastet kur këto sipërfaqe mund t’u lihen në përdorim. “Sipërfaqet e fondit pyjor në pronësi të njësive të vetqeverisjes vendore jepen në përdorim vetëm në rastet kur veprimtaria që do të ushtrohet në fondin pyjor, të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 25 të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, dhe me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe projektet për veprimtaritë, të cilat synojnë: së pari, Të sjellin përmirësime të dukshme në mbarështimin e florës dhe faunës që ndodhen ne këto sipërfaqe; së dyti, Të realizojnë investime që përmirësojnë tregues biologjike dhe të infrastrukturës së zonës; së treti, Të mos cënojnë vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike; dhe së katëri, Të jenë në përputhje me planin e përgjithshëm vendor dhe/ose planin e detajuar vendor për zonën, në 10 vitet e ardhshme;

Në drafta përcaktohen qartë edhe rastet kur dhënia e sipërfaqeve në përdorim është e palejueshme. Bëhet fjalë për rastet kur Sipërfaqja e propozuar për t’u dhënë në përdorim është objekt pretendimi për rikthimin e pronës ish-pronarëve; është planifikuar për investime publike për një afat 10 vjecar; si dhe ku Sipërfaqja e propozuar për dhënien në përdorim për mbarështrimin e florës, është më e vogël se madhësia limit e një nën ngastre pyjore prej 0.5 ha.

Sa për rastet e kthimit në truall, kjo do ndodhë vetëm nëse bëhet fjalë për zgjerimin e vijës kufizuese të ndërtimit dhe të shtrirjes territoriale të periferisë së qytetit apo të qendrave të banuara në zonat rurale; ndërtimin e strukturave akomoduese në funksion të sipërmarrjes turistike dhe të veprimtarisë së agroturizmit;

ndërtimin e rrugëve automobilistike apo hekurudhore, aeroporte dhe struktura të telekomunikacionit; qëllime të strukturave ushtarake; qendra industriale dhe aktivitete me natyrë industriale dhe ose energjitike; dhe së fundmi për qëllime ndërtimi veprash me interes publik./dita

Auron Tare: Rruga Egnatia duhet kthyer në atraksion turistik

Egnatia është një nga rrugët më të vjetra dhe ndërkohë më të mëdha të botës Antike, e cila niste në Durrës dhe arrinte deri në Stamboll.

Romakët e ndërtuan për qëllime ushtarake dhe tregtare për t’u lidhur me botën lindore. Rruga “Egnatia” nga Durrësi e deri në Qafë-Thanë është monumenti më i njohur dhe më i rëndësishëm i antikitetit në Shqipëri.

Gjurmët e rrugës janë ende ndonëse krejt e harruar.

“Do ta quaja të harruar, të braktisur, të panjohur, të prishur. Ka pasur disa përpjekje në kohë të ndryshme, të vogla, nuk ka pasur asnjë here interes”, tha Auron Tare.

Për studiuesin Auron Tare, kjo rrugë mund të shfrytëzohet për turizëm për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

“Egnatia është e shtrirë të paktën në 2700 vjet, brenda historia e Mesdheut tregohet në Egnatia. Do të kishim për 10 vitet e ardhshme 500 mijë deri në 1.5 milion njerëz” u shpreh ai.

Ringjallja e rrugës “Egnatia” sjell një impakt ekonomik dhe për zonat përreth, sipas Tares.

“Ti lidh një seri shtetesh dhe mund ta kthesh këtë në modelin e Santiago de Compostela, nëse do ta ringjallësh dhe të japësh një impact ekonomik”, theksoi studiuesi.

Nuk mungojnë vizitorët që zgjedhin të ndjekin gjurmët e rrugës “Egnatia” në Shqipëri, ndonëse me vështirësi, teksa sot nuk ka asnjë plan apo iniciativë për të rikthyer gjurmët mijëravjeçarçare të rrugës më të njohur mesdhetare në antikitet. dita

Enkelejd Alibeaj zbulon marrëveshjen e fshehtë Rama-Basha pas 25 Prillit

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka pranuar se grupi i Lulzim Bashës hyri në një marrëveshje me Ramën pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit. Bëhet fjalë për votimin e zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut që kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, në shkurt të këtij viti. Në këmbim, PD-së që drejtohej asokohe nga Lulzim Basha iu premtua mbështetje për reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Deklarata ku Alibeaj pranon marrëveshjen me Ramën është bërë në një takim të zhvilluar dje.

“Morëm vendimin për të votuar zgjatjen e vetingut, me të gjitha qortimet që kemi pasur, i kemi edhe sot në fakt, bazuar në një lloj moraliteti politik, për aq sa morale që mund të jetë, kemi kërkuar “Po, duam mbështetje për reformën territorial dhe atë zgjedhore, por territoriale kryesisht” dëgjohet të thotë Alibeaj.

Video është publikuar nga deputeti tjetër i PD-së, Oerd Bylykbashi që thotë se ky pohim është konfirmimi i deklaratave të tij në mbledhjen e grupit parlamentar, për të cilin u konfrontua me Lulzim Bashën.

“Asokohe denoncova se Rama i pat ofruar Bashës t’i shtonte në hartë pak bashki në këmbim të votave të Bashës pët t’i zgjatur vetingun Ramës. E quajta pazar kuajsh: më jep një kalë të të jap një mushkë. Publikisht thashë se pazarin po e ofronte Rama dhe jo Basha, por nënteksti tregonte të kundërtën. Basha e kapi grepin dhe reagoi. I alarmuar, ai mblodhi kryesinë e grupit parlamentar të PD një të dielë në mbrëmje për të më bërë gjyqin: “A ke ti Oerd një ofertë për reformën territoriale?” ishte pyetja e Bashës që synoi të fshihte gjurmët e pazarit duke ma veshur mua që po e denoncoja” shkruan Bylykbashi.

VIDEO

Rrahu policët në Sarandë, flet pronari i majmunit: E provokuan, lëreni të qetë

Majmuni Kiko që u bë viral në lajme se kishte rrahur tre policë bashkiakë në Sarandë, nuk është agresiv. Kujdestari i Majmunit, Timoleo Babi tregoi për Syri Televizion episodin e një dite më parë ku u përfshi kafsha tropikale që ai ka në zotërim prej pesë vjetësh.

Ky që shihni në pamje është Majmuni Kiko, i cili një ditë më parë u bë viral në lajmet e portaleve, për shkak se sulmoi disa efektivë të policsië bashkiake të Sarandës dhe një turist grek.

Por si qëndron e vërteta e këtij lajmi që u bë viral në rrjete sociale? Syri Televizion intervistoi pronarin e majmunit Kiko, Timoleo Babi tregon se kafsha që ai mban prej pesë vjetësh, nuk është agresive, por miqësore dhe e dashur me njerëzit.

Timoleo Babi shprehet majmuni i tij nuk ngacmon njeri, por kur njerëzit kërkojnë të bëjnë foto apo e ndjekin, ai bëhet agresiv. Timoleo shprehet se majmunin e ka blerë pesë vjet më parë në Holandë, ai është i vaksinuar dhe me kontroll veterinar.

5 bodyguardët e Grida Dumës, deputetja tregon se kush janë ata

Në protestën e 7 korrikut, përveç fotove të shumta nga pjesëmarrja masive e qytetarëve, u bë virale një foto e deputetes Grida Duma, e cila shfaqej me disa bodyguard të veshur me të zeza.
Së fundmi ka qenë vetë Duma ajo e cila ka treguar si qëndron e vërteta. Deputetja ka bërë me dije se ata janë kushërinjtë e saj dhe vishen me të zeza.

“Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Aq shumë vishen me të zeza sa qëllon edhe kështu. Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithmonë me mua. Do ta them me modesti që pak njerëz në politikë sjellin njerëzit e vetë. Ata vijnë dhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”, tha ajo. gsh

VIDEO- Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës ikin në mënyrë demonstrative kur nis të flasë Edi Rama

Diplomatët e lartë i japin goditjen e fuqishme Edi Ramës, LIVE.

Ambasadorja e Francës Elizabet Barsac dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf qenë të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale.

Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një barrister nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma.

Por sapo fjala iu dha Edi Ramës, ambasadorja franceze i ka bërë një shenjë atij gjerman. Të dy janë çuar në këmbë dhe kanë braktisur takimin, sikur ta kishin bërë me fjalë më herët.

Ky moment është kapur nga regjia e kryeministrisë, që është përpjekur ta shmangë largimin demonstrativ të ambasadorëve.

Rama duket se ka mbetur keq dhe pas një pauze disa sekonda ka nisur t’u flasë ambasadorëve në mungesë. Në fjalën e tij, kryeministri ka kërkuar respekt nga ndërkombëtarët, që nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë si një vend armik.

‘Miqve dhe partnerëve europianë dua t’u them që respekti reciprok është ai që me respekt mund të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vende armiqsh, ndërsa amnistia është bërë në të gjitha vendet që na japin mësim, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur që tregon respektin pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj’ u shpreh kryeministri në fjalën e tij.

Ndërkombëtarët janë kundër amnistisë fiskale, që rrezikon të pastrojë paratë e krimit dhe korrupsionit, por reagimet e mëparshme të dhomave të tregtisë Rama i ka quajtur ‘fletërrufe’ dhe u ka kujtuar vendeve europiane se edhe vetë ato kanë aplikuar më parë amnisti fiskale.

Çmimet në bare e restorante shënuan në qershor rritjen më të lartë në 15 vjet, shtrenjtimi pritet të vazhdojë

Një kafe, pije, apo drekë në një restorant po kushton gjithnjë e më shumë, duke detyruar shumë konsumatorë që të reduktojnë zakonin e përditshëm të pirjes së kafesë, apo të dalin më rrallë jashtë për dreka apo darka.

Sipas INSTAT, Indeksi vjetor i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, arriti në 5.9% në qershor. Kjo është rritja më e lartë në 15 vjet, të paktën që nga viti 2007, kur INSTAT raporton të dhënat.

Shtrenjtimi ka nisur që në gjysmën e dytë të vitit 2021, por u përshpejtua në pjesën e parë të këtij viti, për të kulmuar në qershor.

Aktorët e tregut paralajmërojnë se rritja e çmimeve pritet të vazhdojë, e ndikuar nga shtimi i kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore, që po detyron rritjen e pagave, ndërsa pranojnë që kjo situatë po e ndikon negativisht konsumin. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, tha për “Monitor” se rritja e çmimeve është ndikuar nga pamundësia financiare e këtyre strukturave për të përballuar çmimet e shtrenjtuara të furnizimeve me produkte ushqimore dhe pije.

“Bizneset e bareve dhe restoranteve po arrijnë të përshtaten me situatën e rritjes së kostove nga shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve të para. Shumë prej tyre janë detyruar të shtrenjtojnë çmimet, pasi nuk arrijnë ta përballojnë rritjen e kostove. Ndërsa nuk vihet re tendenca abuzive e uljes së sasisë në pjata.

Parashikohet të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve, pasi i gjithë sektori i shërbimit po shkon drejt kolapsit. Ka më pak klientë në bare, kafene dhe restorante. Këtë vit, gjithashtu ka edhe më pak turistë se vjet. Situata është e ngjashme edhe në vendet e Europës, nuk është e pranishme vetëm në Shqipëri. Të gjitha këto janë efektet e krizës së rritjes së çmimeve që nisi që me pandeminë dhe vijoi edhe pas luftës Ukrainë-Rusi”, shton ndër të tjera z. Jahaj.

Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve më herët u pohua se mosndryshimi i çmimeve do ishte i përkohshëm, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes të çmimeve.

Për vitin 2021, baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5,2%. Në vend ka gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës./monitor

Vijon për të 4-tën ditë, zjarri në majën e Çikës, flakët po avancojnë drejt Himarës

Vijon për të katërtën ditë, zjarri në majën e malit të Çikës. Flakët po avancojnë drejt Dhërmiut dhe Himarës, teksa shpresa e ditës së sotme është mungesa e erës, çka nuk i favorizon ato, njofton gazetari Gentian Këllçiu.

Në pjesën e Himarës dhe Llogorasë, zjarri po zbret nëpër shpatin e kodrës dhe kufizohet me një përrua, që mund të ndihmojë në shuarjen e tij. Problematikë mbetet pjesa drejt fshatit Dhërmi ku rreziku, megjithëse larg, mbetet konstant.

Gjithashtu nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri, madje një ndërhyrje e tillë nuk është kërkuar fare. Zjarrfikësit dhe ushtarët nuk ndërhyjnë dot për të shuar flakët për shkak të terrenit të thepisur.

Në zjarrin e rënë në “Palikonjë” të Çikës, në një operacion masiv në terren, janë angazhuar rreth 100 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca nga zjarrfikësit lokalë, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe punonjës të bashkisë së Himarës.

syri.net

Amnistia fiskale, Dhoma Amerikane reagon ashpër: Minon klimën e biznesit, tërhiqeni

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka reaguar ashpër ndaj projektit të Edi Ramës për amnistrinë fiskale.

Në një deklaratë publike për mediat, Dhoma shpreh shqetësimin se nëse ku projektligj miratohet ‘legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme’.

Deklarata e plotë e Dhomës Amerikane të Tregtisë:

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj mbi projektligjin e amnistisë fiskale, që ka hyrë në fazën e konsultimit publik, në një moment sensitiv të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Vlerësimi jonë është se projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia.

Nëse miratohet, legjislacioni do të minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme. Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.

Shqipëria i ofron NATO-s bazë detare në Durrës

Gresa Kraja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ofroi të mërkurën NATO-s portin e Durrësit për ta ndërtuar një bazë të flotës detare, ndërkohë që kërkoi dialog të vazhdueshëm të aleancës me Ballkanin Perëndimor për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin përkundrejt situatës dhe po kështu detyrimet që i kemi në Ballkanin Perëndimor, që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë”, tha Rama në konferencën e përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë kontekst, ai tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e vetë tradicional “në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht stabilitetit”, teksa kërkoi dialog të vazhdueshëm të Aleancës me Serbinë.

“Ne besojmë shumë që është tejet e rëndësishme të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë e cila nuk është pjese e Aleancës tonë, por ende është pjesë e rajonit tonë”, u shpreh Rama teksa kërkoi edhe përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe, pa marrë parasysh kufizimet politike nga disa anëtarët që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tregoi se ka prezantuar ambiciet e Shqipërisë për të mirëpritur NATO-n në portin e vet.

“E vlerësoj shumë disponueshmërinë tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’iu prezantuar ambicien tonë për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s, një bazë të flotës detare të fjalës së fundit”, theksoi kreu i Qeverisë shqiptare.

Në anën tjetër, Stoltenberg ka falënderuar Ramën për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës dhe rreshtimin e vendit përkrah aleatëve perëndimorë.

“NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj në luftën ndaj Rusisë. Ne po ofrojmë mbështetje dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Unë mirëpres mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën si dhe angazhimin tuaj për ndihmë humanitare. Vizita juaj e fundit në Ukrainë ishte një dëshmi e rëndësishme solidariteti”, theksoi sekretari i NATO-s.

Rama ka vizituar Ukrainën më 15 qershor të këtij viti, prej ku mbështeti marrjen e statusit të kandidatit të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Stoltenberg nënvizoi se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do i bënte të dyja vendet më të sigurta dhe NATO-n më të fortë, dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në miratimin e anëtarësimit të dy vendeve skandinave në Aleancë.

Shqipëria është ndër vendet e para anëtare të NATO-së që ka miratuar plotësisht anëtarësimin e dy shteteve evropiane në Aleancën Veriatlantike të mbrojtjes.

Finlanda dhe Suedia, vende që me dekada mbajtën status neutraliteti ushtarak, aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO pasi që pushtimi rus i Ukrainës shtoi shqetësimet e sigurisë në këto dy shtete evropiane.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, tashmë është nikoqire e një baze ushtarake të NATO-s dhe selisë së Komandës Evropiane të Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, e njohur me akronimin SOCEUR.

Një pjesë e madhe e manovrave ushtarake të NATO-s në detin Adriatik vitin e kaluar janë mbajtur në Shqipëri, me emrin e koduar “Defender21”.

(Video) Në Tiranë u inaugurua Sinagoga “Drita e Isakut”

Video  from the inauguration of the “Light of Isaac” Synagogue.

 

Voal.ch përdori fotot nga profili në rrjetin social i Rabbinate Albania

Për të parë videon, ju lutem klikoni linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/100040640560969/videos/1038334227074151/

 

Salianji: Opozita rritet nga protestat. Aksioni opozitar nuk bëhet në gjumë!

Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se janë protestat ato që fuqizojnë dhe rrisin opozitën.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se opozitë krijon besim përmes protestave, propozimeve konkrete, betejës parlamentare dhe takimeve të përhershme me qytetarët.

Ai shton se opozita nuk bëhet në gjumë, me parimin fëmijëror ‘fli se rritesh’!

Postimi
A rritet opozita me protesta më pyet një mik?

Opozita rritet edhe nga protesta, nervi i reagimit qytetar dhe efekti i të ndjerit të fuqisë qytetare e bën shoqërinë më të përgjegjshme dhe përfshin edhe mosbesuesit që nuk përssihen dhe as i afrohen politikës!

Protesta dhe reagimi është një mjet, i pamjaftueshëm por i domosdoshëm, alternativa, figurat e besueshme, propozime konkrete, betejë parlamentare, takime të përhershme me qytetarët etj etj duhet të plotësojnë aksionin opozitar!

Por ka qenë dhe është e qartë që Opozita nuk bëhet në gjumë, me parimin fëmijënor, “fli se rritesh”!

Si mendoni miq, a rriten dhe partitë politike si fëmijet, duke fjetur gjumë?

syri.net

EMRAT- Të gjithë kryetarët e PS-së, doganierë në Kakavijë

Të gjithë kryetarët e Partisë Socialiste në Gjirokastër, duket se e kanë shfrytëzuar në maksimum mbështetjen politike të dhënë.

Deri tani ata kanë qenë doganierë në Kakavijë dhe siç duket janë shpërblyer mirë.

Por edhe dita e tyre, erdhi pasi janë larguar nga puna.

Tre prej tyre janë shkarkuar, ndërsa edhe dy të tjerë pritet të largohen.

Pas largimit të ish-krerëve të PS-së, vendin e tyre pritet ta zenë kryetarët aktualë të partisë së Edi Ramës.

Doganierët e Kakavijës, ish-kryetarë të PS të cilët janë larguar nga detyra janë:

Ylli Rustemi, ish-kreu i PS ne Lunxhëri,

Islam Thana, ish-kreu i PS në Picar,

Isa Rabaj, ish-kreu i PS në Lazarat

Avdi Onjea.

Priter të largohen edhe dy doganier të tjerë.

syri.net

‘Inceneratorët’, Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë! Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar grabitjen e taksapaguesve nëpërmjet inceneratorëve.

Në një reagim në Facebook, presidenti shprehet se ndërsa për të marrë pensionin pensionistëve u kërkohet që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

Presidenti shton se vetëm lufta kundër kapjes së shtetit, mund të parandalojë falimentimin e Shqipërisë.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, kështu shprehet Meta nëpërmjet një reagimi në Facebook.

bw


Send this to a friend