VOAL

VOAL

KQZ kërkesë prokurorit të përgjithshëm: Të hetohet kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi – dyshohet se ka qenë i arrestuar për trafik qeniesh njerëzore në Itali,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e thelluar të të shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.

Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e nevojshëm. Kryetari i Bashkisë Divjakë dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.bw

Socialistët i kundërpërgjigjen Çollakut të PD me dy projektligje për pastërtinë e figurës së kandidatëve

Vetëm pak orë pasi Çollaku i PD depozitoi në Kuvend një projektligj për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit në periudhën 1944–1991, mazhoranca është kundërpërgjigjur, duke prezantuar dy projektligje për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe për një ndryshim në ligjin Nr.45/2015 “për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Me ndryshimet që mazhoranca propozon në ligjin NR. 10019, Datë 29.12.2008, rezulton se neni 63 për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë ose kryetarë bashkish, do t’i shtohet edhe neni 63/1 me këtë përmbajtje, i cili kërkon prej tyre që të paraqesin një kërkesë dhe formular aplikimi te Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit, për të vërtetuar pastërtinë e figurës lidhur me të shkuarën komuniste.

Neni 63/1 për procesin e “verifikimit të pastërtisë së figurës” parashikon që:

 

1.Subjekti zgjedhor, 70 ditë para datës së zgjedhjeve, për listën e kandidatëve, për deputet, për kryetar bashkie dhe për këshillat vendorë, paraqet kërkesën dhe formularin e plotësuar të aplikimit pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, për qëllime të transparencës së pastërtisë së figurës.

2.Kandidati i pavarur për deputet, për kryetar bashkie dhe për këshillat vendor, 70 ditë para datës së zgjedhjeve paraqet kërkesë dhe formularin e plotësuar të aplikimit pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me ekzistencën për të, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, për qëllime të transparencës së pastërtisë së figurës.

3.Në çdo rast Autoriteti me marrjen njoftim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me regjistrimin e listës së kandidatëve 50 ditë përpara ditës së zgjedhjeve që konkurrojnë për zgjedhjet e radhës, kryen procesin e verifikimit dhe përgjigjet në përputhje me përcaktimet e nenit 26 dhe 30, të ligjit nr. 44/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqiqërisë”, të ndryshuar, duke informuar subjektin që ka bërë kërkesën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, është nisëm e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në vijim të shkresës së Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH ose Autoriteti) drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më datë 26.07.2022, lidhur me shqetësimet mbi pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur apo të emëruar në detyra shtetërore dhe publike.

 

Sipas Grupit të PS, raste si ai i fundit lidhur me e-mail anonim të ardhur në adresë të AIDSSH për agjentin me iniciale I.M., janë flagrante dhe shqetësuese.

 

Në relacioni shpjegues të këtij projektligjit theksohet nga mazhoranca se figura të rëndësishme të shtetit të pajisur me Certifikatën e pastërtisë së figurës në fakt rezultojnë në dokumentat e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj kërkojnë një adresim dhe reagim të menjëhershëm.

Më tej nënvizohet se për këto raste duhet të kryhet transparencë e plotë dhe pengesat në legjislacionin ekzistues duhet të adresohen me qëllim zbardhjen e të vërtetës sipas vlerave demokratike të drejtësisë si përgjegjësi për brezat e ardhshëm, por mbi të gjitha detyrim për ata që vuajtën nën regjimin e kaluar.

Nisma ligjore propozon shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të Ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, ku shprehimisht thuhet:

Kërkesa për informim mbi zyrtarë përpara emërimit ose ngritjes në detyrë: … 4. Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik””.

Nisma ligjore konsiston në krijimin e shtratit ligjor për verifikimin e subjekteve pavarësisht nëse kanë ose jo një çertifikatë të mëparshme pastërtie, nën dritën e fakteve dhe të vërtetës që zbulohet gjatë veprimtarisë së punës së Autoritetit.

“Zbardhja e të vërtetës për personat që ushtrojnë detyra shtetërore, mbi të gjitha për ata persona që kanë pasur dhe kanë detyra të larta shtetërore, është një domosdoshmëri dhe një simbolikë e fuqishme për të dënuar krimet e të kaluarës por padyshim në funksion të së tashmes, për krijimin e një shoqërie të bazuar në parimet dhe vlerat demokratike”, thuhet në relacionin shpjegues.

Meta: Jam 1 milion përqind i pastër, e di burimin e kësaj intrige, Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot në një konferencë para gazetarëve se Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi për përfshirjen emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-sigurimit.

Ai tha ky është një akt i orkestruar dhe se i di autorët, teksa shtoi se bëhet për të hequr vëmendjen nga vjedhjet dhe skandalet e qeverisë.

Ilir Meta:

Absolutisht që Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që bëhet jo në emër të kujdesit për të kaluarën, por bëhet me metodat më të shëmtuara të ish-sigurimit për të spostuar vëmendjen nga grabitjet e llahtarshme dhe nga dështimet katastrofike të qeverisjes së vendit dhe për të mbajtur në shantazh deputetë, politikanë, biznesmenë, etj.

 

Mund t’ju them që është një përgjegjësi e madhe e autoritet të konfirmuar si i manipulimit kriminal të dosjeve që po përmenden emra në publik, të cilët dikur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjeç fëmijët e tyre. Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin, por të kujdeset të moslëndohen viktimat e asaj periudhe.

 

Autoriteti i Dosjeve e di se jo vetëm Ilir Rexhep Meta s’ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit se është e provuar në 1996, në kohën e të madhërishmit Berisha e në komisione, por ata e dinë kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret sepse ndodhet në dy dosje.

 

Ashtu sikurse ata që kanë orkestruar këtë skenar e dinë që Ilir meta s’ka jetuar në konvikt e s’ka pasur mundësi të spiunojë ndonjë shok në konvikt, sepse Ilir Meta edhe i ndjekuri, që është ndaluar dhe kërcënuar nga Sigurimi i Shtetit, këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën sepse s’kishte në plan Meta të arratisej në atë kohë, por të dilte me 10 dhe të qëndronte pedagog në fakultet.
Ata të Dosjeve do të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e rëndë që kanë bërë dhe në atë shkresë të turpshme që i kanë dërguar Kuvendit dhe do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë, ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit e me radhë. Dosja e kishte shumë të lehtë nëse kishte indicie, sepse Ilir meta në çdo rast, ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë që s’ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nëse Dosjes i dilte një fakt tjetër kishte të drejtë të padiste.

 

Ky rast tregon sesa kriminale është banda në pushtet, jo vetëm aq kriminale sa një djalë i ri në pandemi del të blejë cigare dhe e vrasin dhe më pas ia lënë fajin viktimës.

 

Ata do mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë çështjeje dhe po studiohet. Jam 1 mln përqind i pastër, e dinë shumë mirë këtë gjë, e dinë historinë. E di burimin e kësaj intrige për të manipuluar opinionin publik.BW

Berisha nxjerr emrin kush është “I.M.” në dosjen e Sigurimit

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sot çështjen e dosjes së sigurimit, për të cilën u aludua se kishte të bënte me ish-kreun e Shtetit Ilir Meta. Berisha tha se gjithçka është një përpjekje për të keqpërdorur Shërbimin Informativ kundër kundërshtarëve politikë.

Berisha tha se nuk ka akt më të shëmtuar dhe se Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth.

Ai ka nxjerrë dhe identitetin e personit me inicialet I.M. në dosjen e përfolur.

 

“Pas verifikimit të dokumenteve unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shëmtuar, Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon e-mail-in e ka të qartë se I. M. është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë ditur këta. Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Lindita Nikollën. Unë mund t’ju them ju, në dokumentin që Genta Sula i drejton Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë dhe do të zbardhen. Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar në SHIK, për herë të parë në jetën e saj politike Linda del dhe u thotë shqiptarëve se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Histori të turpshme, zyrtarë primitivë që s’kanë asgjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Ky është kurthi që organizon Edi Rama në mënyrë që të përdor SHISH-in për fabrikim dokumentesh.

 

Cila është situata ligjore sot në Shqipëri?
Në vitin 1995 këtu është miratuar ligji i lustracionit, i hartuar nga presidenti Havel. Sali Berisha e ka marrë atë ligj e ka përkthyer fjalë për fjalë dhe e ka çuar në parlamentin shqiptar. Ai ligj kishte lustracionin. U zbatua. Ilir Meta mori certifikatën, të cilën po të mos e meritonte nuk do ta merrte kurrë. Socialistët erdhën në pushtet, ligjin e mbajtën, hoqën lustracionin dhe parlamenti ka pasur me dhjetëra bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit dhe është drejtuar nga bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Erdhëm në pushtet, në vitin 2008 dorëzova përsëri të njëjtin ligj në parlament, e votuam, përsëri lustracionin. Ligjin e rrëzoi tërësisht Gjykata Kushtetuese, për mendimin tim në mënyrë të padrejtë,. Në vitin 2012 PD përsëri dërgoi amendamentet e lustracionit, Edi Rama dhe PS i kundërshtoi në mënyrë kategorike. Tani në qoftë se po të mos ishte Edi Rama ai që urdhëronte Genta Sulën dhe Lindën e Parlamentit kishte një shteg ligjor të plotë. Në qoftë se ligji i lustracionit nuk ekziston, ekziston ligji i dënimit të krimeve të komunizmit. Sipas këtij ligji, çdo qytetar ka të drejtë të çojë në gjykatë, ekzekutorin, persekutorin e tij dhe ky ligj është në fuqi. Këto dy zonja po të mos merrnin përsipër të bënin rolin e të keqpërdorurave in exstremis nga Rama kishin tagër t’i thoshin qytetarit shko në gjykatë, denonco Ilir Metën. Po kjo nuk i interesonte sepse Filip Talen nuk e kishte persekutuar Ilir Meta.
Unë jam për ligjin e lustracionit, por ka një vendim Gjykate kushtetuese që e ka rrëzuar. Ne e bëmë provën në 2015 dhe e refuzuan. Gjithçka është një përpjekje për të keqpërdorur Shërbimin Informativ kundër kundërshtarëve politikë. Linda dhe Genta janë thjesht fatkeqet e Ramës që kanë lejuar të përdoren nga Rama”, deklaroi Berisha.

 

Sipas tij, të ngrihet shteti në këmbë për këtë gjë, është që të heqësh vëmendjen nga afera që ka kryer, nga inceneratorët, nga ndërtimi i rrugëve, nga PPP-të, afera e portit të Durrësit.

 

“Kjo ngrehinë është e kalbur, do të bjerë. E ndjeni se sa i desikulibruar është ai, parlamenti i është bërë ferr.
Kam qenë dhe ngelem për lustracionin. Por ka qenë Edi Rama që zgjodhi modelin gjerman. Nëse e keni dëgjuar në studio, ai me mburrje të madhe thotë; ne i hapëm dosjet, dhe Berisha jo. Ne hapëm dosjet për ata që kandidonim, por dhe për ata që do të donin të dinin. Pazar me dosjet nuk bëhen. Ka direktiva nga Strasburgu. Autoritetet gjermane kanë të njëjtin model”, tha Berisha.BW

Çollaku i PD: Të deklasifikohen të gjitha dosjet e Sigurimit në periudhën 1944-1991

Kreshnik Çollaku i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një projektligj për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944–1991.

Çollaku tha në një konferencë për shtyp se “31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar cdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte”.

Projektligji

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.02.1999 “PËR INFORMACIONIN TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR”, i NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtëror””, i ndryshuar, bëhet shtesa, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në nenin 13, pas paragrafit të gjashtë, shtohet paragrafi i shtatë me përmbajtje si më poshtë:

Përjashtimisht, konsiderohen të deklasifikuara dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë. Nga zbatimi i kësaj dispozite, përjashtohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Relacioni

PËR PROJEKTLIGJIN

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.02.1999 “PËR INFORMACIONIN TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR”, i NDRYSHUAR

QËLLIMI i PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN

31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e plotë të asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar cdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte.

Jo vetëm kaq, por në ato dokumente gjenden të dhëna dhe foto për fatin e mijëra shqiptarëve të pushkaktuar, të gjymtuar, të torturuar, të dënuar dhe internuar në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Zbardhja e atyre dokumenteve do t’iu shërbejë këtyre personave, por edhe familjeve të tyre për të mësuar të vërtetën e dhimbshme të asaj që ishte jeta e tyre për 45 vite. Në këtë kuptim, ky projektligj realizon një të drejtë thelbësore për këta individë, që është e drejta për të mësuar të vërtetën e jetës dhe familjes së tyre deri në fund. Por, mbi të gjitha ky projektligj realizon edhe një qëllim tjetër parësor për të gjithë qytetarët shqiptarë, që janë në të drejtën e tyre legjitime për të njohur e kuptuar historinë e afërt të paraardhësve, familjeve, të afërmve, miqve dhe vendit të tyre.

Një popull që harron historinë e tij, është i dënuar ta përsërisë atë, thotë filozofi spanjoll George Santayna. Zbardhja e këtyre dokumenteve do t’i shërbejë edhe kujtesës historike të popullit shqiptar, në mënyrë që struktura dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në të ardhmen. Historia 31-vjecare postkomuniste ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës, nuk kërkojnë shpagim, nuk urrejnë, por kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën tërësore të asaj që kaluan në Shqipërinë burg të viteve 1944 – 1991. Është detyrimi ynë si ligjvënës të Shqipërisë postkomuniste, që të ndërtojmë mekanizmat ligjorë të nevojshëm, për të realizuar këtë të drejtë kaq bazike, gjithëaq thelbësore, për ata që ne përfaqësojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet këtij projektligji, duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991.

ARGUMENTIMI i PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME

Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo sic njihet në opinionin e gjërë publik hapjen e dosjeve, ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 31 viteve në tryeza të ndryshme të debatit publik, dhe është kthyer gjithnjë si një nevojë, mision dhe objektiv i parealizuar. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë edhe nismën ligjore më të fundit, përkatësisht ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, megjithatë këto përpjekje kanë rezultuar të pamjaftueshme për realizimin e zbardhjes tërësore të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Për shumëkënd, hapja e dosjeve ka qenë një diskutim i parakohshëm, që mund të krijonte trazira a konflikte sociale, që mund të shtynte qytetarët drejt hakmarrjes apo shpagimit. Këto arsyetime mund të përmbanin të vërteta të caktuara, por eksperienca 31-vjecare e shtetit postkomunist shqiptar, na ka treguar se shqiptarët nuk kanë kërkuar hakmarrje a shpagim, nuk kanë krijuar trazira a konflikte sociale, por kanë shfaqur një interes permanent për të ditur të vërtetën.

Nga ana tjetër, megjithë problemet e shumta të shtetformimit dhe konsolidimit të institucioneve, sot Shqipëria është një vend anëtar i Këshillit të Evropës, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Këto përparime thelbësore janë një tregues i rëndësishëm se Shqipëria dhe qytetarët e saj janë gati për t’u përballur me të vërtetën historike të tyre përgjatë 45 viteve të regjimit komunist. Mësimi i të vërtetës iu shërben jo vetëm atyre që kanë qenë drejtpërdrejtë subjekte të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, por cdo qytetari shqiptar që kërkon të njohë dhe kuptojë historinë e vendit të tij, së bashku me personazhet e tij. Mjetet dhe mekanzimat ligjore që janë sot në dispozicion, nuk janë të mjaftueshëm për realizimin e këtij qëllimi.

Prandaj, ne, një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike që lindi më 8 dhjetor 1990, pikërisht si nevojë jetike për t’i dhënë fund regjimit komunist, kanë paraqitur këtë nismë ligjore, me qëllim që cdo qytetari t’i jepet e drejta dhe mundësia për të njohur historinë e regjimit komunist, deri në skutat më të errëta të saj, që mishëron më së miri nga ish-Sigurimi i Shtetit. Ky projektligj është në harmoni të plotë me ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, dhe synon një zgjerim thelbësor të tij, në mënyrë që e drejta për t’u informuar të mos kufizohet vetëm tek të prekurit, por edhe cdo qytetar tjetër i interesuar. Po ashtu, ky projektligj është në harmoni me ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, i ndryshuar, vecanërisht nenin 13, paragrafi i kartërt, i cili përcakton se “Në raste të vecanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar.”

Në këtë rast është e qartë se e drejta, interesi dhe mundësia për të mësuar të vërtetën historike të Shqipërisë së viteve 1944 – 1991, prevalon mbi nevojat që mund të ketë shteti për ta mbajtur këtë informacion të klasifikuar. Megjithatë, hartuesit e projektligjit janë treguar mjaft të kujdesshëm duke përjashtuar nga aplikimi i kësaj dispozite, ato dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare. Pra, zbardhja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të cënojë në asnjë rast marrëdhëniet që Republika e Shqipërisë ka ndërtuar me shtetet e tjera, si dhe do të sigurojë ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Ky përcaktim është dëshmi e përgjegjshmërisë së lartë të ligjvënësve gjatë hartimit të projektligjit, si dhe vjen në harmoni me përcaktimet e bëra në nenin 33 të ligjit nr. 45/2015, sa i përket kufizimeve mbi të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kur ato lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë kombëtare.

III. VLERESIMI i LIGJSHMËRISË, KUSHTETUTSHMËRISË DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR

Projektligji është propozim i një grupi deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me nenin 81, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe nenin 68, pika 1 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Projektligji është në harmoni me nenin 3 të Kushtetutës, i cili përcakton se “…identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare…janë baza të këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe mbrojë.” Po ashtu, ky projektligj, sic kemi analizuar më lart, është në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar sa i përket deklasifikimit të informacionit “sekret shtetëror”, dhe të drejtës së qytetarëve për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Projektligji nuk synon aspak të dëmtojë kuadrin ligjor ekzistues, por ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm.

PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT

Projektligji përbëhet nga dy dispozita.

E para, sjell shtimin e paragrafit të shtatë të nenit 13 të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror””, duke sanksionuar se dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, konsiderohen të klasifikuar ex lege, pra për shkak të ligjit. Si të tilla, ato nuk kanë nevojë që t’i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e një autoriteti, komisioni apo strukture tjetër shtetërore për të kryer deklasifikimin e tyre. Megjithatë, me qëllim ruajtjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, dispozita përjashton nga zbatimi i saj ato dokumente që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu, dispozita ka treguar kujdes të vecantë për të përjashtuar nga zbatimi i saj edhe ato dokumente që lidhen me sigurinë kombëtare të vendit. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe sigurinë kombëtare, do të trajtohen në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues.

Ndërsa, neni i dytë parashikon hyrjen në fuqi, në përputhje me përcaktimin e bërë në nenin 84, pika 3 të Kushtetutës së Shqipërisë.

RAPORTI i VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE

Projektligji nuk parashikon efekte financiare për Buxhetin e Shtetit. Cdo person që kërkohet të njihet dhe/ose marrë kopje të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit mund të paguajë një tarifë të caktuar administrative në përpjestim të drejtë me shërbimin dhe materialet e kërkuara.

Fotot dashurore Rama-Balla

Shqipëria mund të jetë vendi i vetëm në botë që feston me koncert varfërinë.

Shfaqja në sheshin ‘Skënderbej’ kishte të gjitha parametrat e një neverie kolektive.

Njerëz të sjellë në Tiranë me dhunë.

Punonjës administate të detyruar egërsisht nga shefat, se ndryshe nesër nuk kanë shans të shkojnë më në punë.

Një show i turpshëm kur vendi ndodhet në zgrip të greminës dhe qytetarët po vuajnë edhe për bukën e gojës prej çmimeve abuzive dhe papunësisë që është ulur këmbëkryq.

Por në Tiranë festohet.

Edi Rama është në festë.

Kuptohet për kryeministrin dhe shpurën e tij nuk ka krizë sepse 420 milionë eurot e vjedhura përmes inceneratorëve dalin dhe teprojnë për të jetuar mirë dhe në luks për disa vite, ndoshta dekada.

Në festë është edhe Erion Veliaj sepse edhe ai e ka ngjyer mirë gishtin te tenderat e rrugëve të Tiranës dhe mega-afera e djegësave.

Në festë është edhe Belinda Balluku sepse edhe asaj i ka buzëqeshur fati përmes tenderave abuzive, koncesioneve, PPP-ve etj, e jo më kot vetëm për mobilizimin e zyrës, për t’i dhuruar vetes relaks dhe komoditet ka shpenzuar plot 200 mijë euro.

E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar kur mijëra shqiptarë nuk nxjerrin dot muajin, e mes tyre ka edhe nga ata që sonte nuk kanë as bukë në shtëpi, me siguri 100% disa syresh.

Si për t’i vënë kurorë manifestit dhe anti-mitingut të Edi Ramës në sheshin Skënderbej, nuk mund të mungonte një foto e tillë.

Këtu fjalët shterojnë.

Pse?

Sepse e gjithë neveria e asaj që ndodhi sot në qendër të Tiranës shpërfaqet në një foto, te ky përfaqim i Taulant Ballës në krahët e Edi Ramës. Po festojnë varfërimin e Shqipërisë dhe mjerimin e shqiptarëve.

Kështu i vareshin në qafë edhe Enverit kur i kishte ardhur fundi e i rrihnin shpatullat duke i thënë se, punët janë duke shkuar mirë, realizimi i planit ka tejkaluar 200%…dhe pastaj dihet rezultati!

syri.net

FOTOT- Nuk kishte ndodhur më parë, Presidenti shkon në koncertin e qeverisë

Për herë të parë një President i Republikës të shkojë në një festë të qeverisë.

Edhe kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe ende nuk i kishte prishur marrëdhëniet me Bamir Topin apo kur kryetar shteti ishte Bujar Nishani, kjo nuk ndodhi.

Por presidenti i ri, Bajram Begaj u shfaq i qeshur krahas kryeministrit Rama, kabinetit qeveritar dhe ambasadorëve të huaj gjatë manifestimit që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.

Siç shihet nga fotot, Begaj është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj. syri.net

Oerd Bylykbashi: Qeverisemi nga mafia, skema e inceneratorëve e njëjtë me atë të Ndragheta-s

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv se opozita tashmë e ka shpalosur qartë profilin e saj dhe nuk është si ajo e dy viteve më parë nën drejtimin e Bashës. Bylykbashi deklaroi më tej se kryeministri Edi Rama po organizon një anti-miting, dhe ky reagim vjen nga mesazhi që dha protesta e 7 korrikut.

Rama e ka kuptuar, nevoja për të bërë një antimiting është reagim i asaj, i mesazhit që mori më 7 korrik. Qeveria miraton ligje si i do qejfi. Veprimet e gabuara skajshëm të opozitës, djegia e mandateve, mos hyrja në zgjedhje, sollën këtë situatë.”-tha Bylykbashi.

Më tej Bylykbashi deklaroi se sot nuk jemi vetëm përpara një sistemi ku korrupsioni e ka derën të hapur, por jemi duke u qeverisur nga një mafie që ka kapur të gjitha pushtetet.

Bylykbashi deklaroi se afera e inceneratorëve është e ngjashme me një aferë korruptive të Ndraghetas në Itali pak vite më parë. Sipas tij, atje vepronte mafia kundër shtetit, ndërsa theksoi se në Shqipëri mafia është në pushtet.

Shteti dhe mafia janë në të njëjtin territor, ose bëjnë luftë, ose bëjnë marrëveshje. Mafia ka dy instrumenta, korrupsionin dhe presionin. Para pak vitesh një operacion kundër Ndraghetas që zbërtheu një aferë.

Mbetjet urbane përdoreshin nga mafia për të bërë para nga taskat e qytetarëve. Riciklimi i parasë në ndërtim, krijimi i kompanive fiktive, me pensionistë dhe emigrantë shqiptarë, dhe një rrjet faturimi fiktiv ku zhdukej paraja publike italiane.

Si skema e inceneratorëve këtu, që nuk i bën mafia, por i bën shteti. Nuk është ministri që u korruptua dhe lëvizi vendimet, kryeministri që ka modelin. Ky është që kërkon këtë formë.

Ndërkohë që njerëzit futen në burg dhe këta nuk hetohen, vazhdojnë dhe paguhen, dhjetëra miliona euro. Duke zbërthyer këtë, kuptojmë se është një model mafioz. Kjo është banda që qeveris sot shqiptarët.”-tha Bylykbashi.

Vokshi në gjyq: As Rama, as Kushi nuk ma mbyllin gojën, e shndërruan arsimin në celulë të PS

Pasi u shty përsëri përballja gjyqësore e deputetes së PD, Albana Vokshi me Ministren e Arsimit, Evis Kushi, Vokshi dha një deklaratë për mediat në të cilën bëri të qartë se me asnjë padi, Rama dhe Kushi nuk do t’ia mbyllin gojën për të denoncuar faktin se arsimin e kanë shndërruar në një celulë patronazhistësh dhe militantësh të PS-së.

Deklarata e plotë e znj. Vokshi, pas shtyrjes së seancës gjyqësore me ministren Kushi

“Në respekt të kësaj Gjykate të nderuar, në respekt të të këtij investimi financiar, por edhe kohorë të Gjykatës në lidhje me padinë që ministria Kushi ka bërë ndaj meje për një denoncim që unë kam bërë në rrjetet sociale në lidhje me një mësuese nga Elbasani e cila akuzon se ministria ka nxjerrë testet për vlerësuesit e arsimit parauniversitar duke ua dërguar drejtorëve të shkollave të lidhur me Partinë Socialiste.

Sot gjyqi nuk mundi të zhvillohej në seancën e parë gjyqësore, për shkak të ngarkesës që ka kjo gjykatë pas grevës së avokatëve.

Kjo seancë gjyqësore është shtyrë për në muajin shtator.

Unë përsëri do të paraqitem personalisht sikundër edhe këto herë, sepse konsideroj që, pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, Evis Kushit, të qeveritarëve, ministrave për të na mbyllur gojën, unë edhe kolegët e mi të Partisë Demokratike do të vazhdojmë të jemi zëri i tyre.

Unë do të vazhdoj të jemi zëri i mësuesve, i prindërve, i të rinjve, nxënësve, për të denoncuar çdo skandal, abuzim, keqpërdorim, të mësuesve nga ana e ministres Kushi dhe nga ana e Edi Ramës.

E them këtë sepse arsimi sot është degraduar, dhe është sektori më i rëndësishëm në vend.

Vetëm një kryeministër si Edi Rama, që e trajton popullin e tij si armik, mund ta çonte arsimin në këtë pikë.

Edi Rama po e vërteton çdo ditë që është armiku i dijes dhe i arsimit. Kurrë mësuesit nuk janë çmuar, shantazhuar, kërcënuar, keqtrajtuar financiarisht por, edhe presionuar çdo ditë për vendin e punës, nëqoftëse ata nuk bëjnë patronazhistin.

Sot arsimi për fat të keq është shndërruar në një celulë patronazhistësh, në një celulë militantësh të Partisë Socialiste.

Për këtë unë bëj përgjegjës Edi Ramën dhe Evis Kushin.  Do të vazhdoj të denoncoj çdo rast. As Edi Rama as Evis Kushi me padi ndaj meje nuk do të mund të më mbyllin gojën.

Në fakt çdo shqiptarë, çdo mësues, çdo prind po e kuptojun që Edi Rama, qeveria e tij është fatkeqësia më e madhe e këtij vendi.

Kjo faqtkeqësi nuk hiqet duke hequr një ministër dhe duke vënën një tjetër, as duke hequr një hajdutë dhe duke vënë një tjetër.

Mbas çdo ministi qëndron Edi Rama.  Fatkeqësia më e madhe ka vetëm një zgjidhje, largimin e Edi Ramës!”

syri.net

Sulmi ndaj ish Presidentit Meta, një akt i shëmtuar i turpshëm i Edi Ramës! – Nga Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, e ka quajtur përmendjen e emrit të ish presidentit Ilir Meta nga Autoriteti i Dosjeve.

Ai e quajti të gjithën një manipulim të kryeministrit Rama dhe një akt hakmarrjeje prej tij.

“Një akt i shëmtuar i turpshëm i Edi Ramës!

Pas inaugurimit të monizmit të plotë, Edi Rama, në traditën më të shëmtuar të bllokmenëve hoxhistë, i tmerruar nga opozita, urdhëron fallsifikimin dhe manipulimin e dosjeve dhe sulmoi në një akt hakmarrjeje të verbër, nëpërmjet veglave të tij, ish – Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke aluduar se ai paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Pa dyshim një fallsifikim dhe manipulim i shpifur ky. Ish Presidenti Meta si parlamentar i është nënshtruar nga viti 1996 deri sot verifikimit periodik si kandidat opozite dhe mazhorance për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga i cili në të gjitha rastet ai ka rezultuar pa asnjë lidhje me policinë sekrete.

Me këte sulm të ulët dhe amoral Edi Rama përpiqet të vendosë në harresë firmën prej xhelati të Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela dhe pushkatimin e qytetarëve të tjerë të pafajshëm.

Me këtë sulm Edi Rama përpiqet të krijojë tymnajë për vjedhjet e tij të tmerrshme gjatë 23 viteve në pushtet si kryetar bashkie dhe kryeministër, ai përpiqet të sfumojë akuzën për 200 milionë euro të fshehura prej tij në bankat offshore të denoncuara në Raportin e OSBE – së në vitin 2014, për të cilin heshti si fije bari.

Me këtë akt të ulët Edi Rama kërkon të fusë në thes sarajet e tij në Surrel të ndërtuara në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP vetëm 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lek. Ai kërkon të fusë në thes pallatin 5 katësh në pajë të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, ndërtimore, doganore, bankare.

Me këtë akt të ulët Edi Rama, i damkosur tashmë si hajduti më i madh në tërë historinë e shtetit shqiptar, kërkon të zbehë vjedhjen me firmën dhe vulën e tij të qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve, kërkon të errësojë mega aferat prej miliarda euro të Butrinit, Portit të Durrësit dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjikë, me PPP, koncesionet me tenderat sekret etj etj.

Duke dënuar me forcën më tē madhe këtë akt amoral, e siguroj Edi Ramën se asgjë nuk do të shpëtojë ty dhe vjedhësit e tu të ekipit tënd ‘Hajnia‘, nga gjykimi publik popullor”, shkroi Berisha.

Partia e Lirisë: Autoriteti i Dosjeve nuk i ka dorëzuar kurrë Ilir Metës vendim, të sqarojë publikun kush është shtetasi I.M

Në një deklaratë për mediat Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun ne Partine e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat u shprehet se Autoriteti i Dosjeve duhet të sqarojë se kush është personi I.M.

“Nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M., i bëjmë thirrje autoritet që me një email justifikon këtë lojë politike. Autoriteti të sqarojë publikun se kush është shtetasi I.M. Asgjë nuk e ndal Revolucionin e Korrupsionit”, theksoi ajo,.

Deklarata e plote:

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një “datë historike”, 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION!

“Njoh 50 Ilir Metaj!”, ish-presidenti: Kam qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë!

Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta në një tjetër deklaratë për mediat u shpreh se tashmë do të nisë menjëherë puna për avancimin e revolucionit anti-korrupsion.

Meta u pyet edhe lidhur me letrën e bërë publike nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksohej se në dosje rezulton një politikan i lartë I.M.

Meta theksoi se kjo është një lojë politike që po hapet. Mes të tjera Meta theksoi se nuk e njeh Autoritetin e dosjeve dhe se sipas tij emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Një parlament patronazhistës, i korruptuar dhe me një opozitë ende plot me lulushë. Është shqetësuar se paska ardhur një letër anonime. Po cili parlament është shqetësuar për këtë çështje, Por kush parlament, ai që falsifikoi edhe firmën e kryetarit të parlamentit. Mbante firmën e ish-Kryetarit Gramoz Ruçi, ka qenë kjo Lindita që përdoret, për nevojat e hallexhiut që nuk ia zgjidh më kush hallet, për të hapur një proces për të shmangur vëmendjen. Sa I.M. kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë. Se kush ka qenë në rastin e sigurimi të shtetit ata e dinë shumë mirë. Unë kam qenë sekretari i Rinisë së Fakultetit të Rinisë, dhe që atëherë isha si lider. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj dhe ju e dini që njëri ka qenë edhe deputet. Autoriteti ka një përgjegjësi të madhe. Tani mund të dalin emra që kanë fëmijë, kanë krijuar familje dhe ky është problem dhe përgjegjësi e autoritetit të dosjeve. Ai ka marrë peng deri tani popullin e Shqipërisë. Për çështjen në fjalë siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi në politike dhe është këtu sepse është dhe do jetë i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetat e tij dhe do të vijojë edhe për 30-40 vite të tjera. Tani ëndrra ime është të bëhem sa më parë kryetar i Referendumit sepse kur një qeveri del kundër popullit shtypet butoni dhe del referendumi. Autoriteti i dosjeve nuk ekziston më për mua, ju do ta shikoni si do përfundojë kjo histori. Emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Tani qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve se paska ardhur një email për I.M që duhet të jetë Ilir Meta, se paska dëmtuar dikë në ’88 apo ’89.

“Emri i tij në dosjet e Sigurimit”, Meta reagon ashpër kundër Autoritetit të Dosjeve dhe Nikollës: I jam nënshtruar shumë filtrave. Lindita përdoret për nevojat personale të…

Pasi i doli emri në listën e Autoritetit të Dosjeve se rezulton se ka dosje si ish-sigurims, vjen reagimi nga ish-presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit ka mohuar akuzat. Në një konferencë për mediat Meta, nga selia e Partisë së Lirisë tha se gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga shumë skandale, si afera e inceneratorëve.

“Si mund t’i shmangem një përgjigje pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor, është autoritet moral. Ty të është besuar që të trajtosh me kujdes të shkuarën e dhimbshme të popullit. Personat që janë implikuar në mënyre të vullnetshme dhe kërkojnë t’i shpëtojnë filtrit dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në jetën publike në vend, njëkohësisht dhe të ngushëllosh viktimat e asaj përudhe që kishin ato pasoja nga sigurimi dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo është për të ardhur keq për Autoritetin.

Ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka dhe çfarë s’ka dhe sa e vërtetë dhe sa e manipuluar janë ato dosje. Një e-mail anonim elektronik që jam i sigurt që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë nga qenka zbuluar dhe normalisht sipas lojërave të qëllimshme nga Autoriteti dhe Parlamenti dhe mediat e inceneratorëve që ‘lëshojnë’ bombat. E dini se ça bombash e kam fjalën. U zbulua se pas 30 e ca vjetësh I.M qenka ky njeri që në mars të 92 u bë deputet dhe iu është nënshtruar filtrave dhe komisioneve të të gjitha kohëve. Që nga komisionet e Berishës, që se kaloi gjysma e asaj partie që isha unë atëherë dhe është kthyer në parti paronazhitës, sigruimsash dhe fuksash dhe deri te koha e Nanos dhe tani. Për çfarë bëhet kjo? Çfarë i kushtonte autoritetit që është shqetësuar që të thërriste I.M që është Ilir Metaj, Ilir Rezhep Metaj. S’jam president që të bëj zhurmë, s’jam as deputet dhe përse u dashka të bëhet një ligj i posaçëm për këtë I.M?! A ka njeri që e beson këtë gjë?! Patjetër u ngrit Parlamenti në këmbë. Cili parlament? parlamenti me në krye zonjën Nikolla apo Lindita e Ramës në parlament që përdoret për nevoja personale të tij, siç është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga afera më e zezë dhe më flagrante.”, tha Meta. bw

Autoriteti i Dosjeve: 140 faqe në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të Metës

Ndërsa ish-presidenti Ilir Meta mblodhi komitetin organizativ të Partisë së Lirisë ku shpalli fillimin e revolucioni antikorrupsion, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar se në emër të tij ndodhen të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të shtetit. Meta është vënë në dijeni se në bazë të verifikimeve të kryera deri më tani, ka në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit për të, një dosje përpunimi nr. 2565 e përbërë nga 140 faqe të anonimizuara, digjitalizuara, të hedhura në format CD.

Në letrën e Autoritetit drejtuar Kuvendit zbulohet se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Lapsi

Snajperi i ish-efektivit të RENEA-s mund të bënte qitje deri në 2000 metra

Me snajper, pistoleta, karikatorë e dylbi dukej sikur çdo gjë ishte e përgatitur për diçka.

Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada 39 vjeç u kap nga Policia e Tiranës me një seri armësh në mjetin e tij i shoqëruar nga Elton Hithi, 28 vjeç.

Ish-efektivi i forcave elitë RENEA lëvizte me makinë në Tiranë me një snajper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.

Në automjetin e tij Benz me targa të huaja, Remal Rada 39 vjeç kishte pasagjer një person nga Laknasi me precedentë të mëparshëm penalë, Elton Hithin 28 vjeç.

Kolegët e policisë kishin marrë informacione se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, po udhëtonin në një automjet 2 persona të armatosur. Si rezultat i operacionit të koduar “Double Strike”, i arrestuan në flagrancë.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën në makinë një snajper, targa të huaja, dokument policie dhe një pult për mbulimin dhe ndërrtimin e targave të automjetit.

Ndërsa nga kontrolli në shtëpitë e tyre, u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate terminale, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete) të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.

Mirëpo kontrollet ndaj dy të ndaluarve kanë bërë që Policia e Shtetit të zbulojë dhe sekuestrojë të tjera armë.

Në një shtepi me qira që Remal Rada kishte në zonën e Selitës në Tiranë, janë zbuluar të tjera armë: një pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

Renald Rada kishte disa muaj që ishte larguar nga forcat RENEA për të ikur drejt Britanisë. Ai kishte vetëm pak dite që ishte kthyer në Shqipëri.

Meta: Në ‘furrën’ e inceneratorëve do të përfundojnë të gjithë

Ilir Meta publikoi videon e radhës të mega-aferës me inceneratorin e Tiranës.

Teksa kërkon që Erion Veliaj të merret i pandehur, Meta shkruan se në “furrën” e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë!

“Revolucioni Antikorrupsion, një ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin përpara.

Në “furrën” e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë!

Ndiqni faktet e reja!” shkruan Meta.

Ilir Meta: Basha ndante fitimet dhe përfitimet me mafian në pushtet

“Kemi qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemërluan e syshqiponjë, një popull ilirësh, por siç e kam paralajmëruar indirekt e direkt, qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare, kishte zënë përfundi Lulushin, që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake-opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet”.

“Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish-partinë e vjetër, por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars, me popullin e Kushtetutës dhe popullin e lirisë”.

“Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime. 1. Revolucioni antikorrupsion, 2. Organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur dhe 3. qeverisja e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore. Përgatitja për qeverisje do jetë detyra ime kryesore. E para është revolucioni antikorrupsion. Ky është revolucioni për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit”, tha Meta.

Meta: Rama është hajdut i pamëshirshëm, shkel edhe kodet kanunore

Kreu i ‘Partia e Lirisë’, Ilir Meta në daljen e tij në konferencë për mediat nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë një hajdut të pamëshirshëm.

“Haramët e Shqipërisë vjedhin miliarda. Drejtësinë dhe reformën në drejtësi do ta çoj para popullit të Shqipërisë, se është ai që paguan taksa. Jo për të ecur me hapin e breshkës. Mjafton vetëm afera e inceneratorëve, por ende nuk është bërë asgjë… Ka plaçkitje , vjedhje, borxhe, Ai fundin e ka të qartë, ne do të ecim me ritëm shumë më të shpejtë për korrupsioni. Edi Rama është në vend të parë, të dyte e të tretë për korrupsionin. Një vjedhës i pamëshirshëm”.

“Ju mendoni se ky është i paaftë? Jo! Është i pacipë! Sepse për të vjedhur të dhënat është i aftë, ndërsa për këto të tjerat na qenka i paaftë”.

“Nuk vjedh vetëm me forma të gjallësh, por ka shkelur edhe kodet kanunore të këtij vendi. Ai nuk vjedh i vetëm. Ai vjedh bashkë me enturazhin e tij që nuk ka lidhje me socialistët, të cilët janë marrë peng, që më vjen keq për ta. Ky është mjeshtër për të korruptuar, kapur e shantazhuar dhe përçarë. Ndaj i ka katandisur siç janë sot. Ai ecën me shpejtësi korrupsion, korrupsion”, tha Meta.

“Ata gënjejnë pa pushim, detyra jonë të themi të vërtetën pa pushim, shqiptarët ta kuptojnë që duhet të lëvizin, nëse duan progres. Familjet as gotën e dhallës nuk do e shijojnë dot. Kemi të bëjmë me një mafie, jo me një klasë politike që ka humbur pak kontrollin, është mafie e kalkuluar në gjithë projektin e vet, e cila mendon se i ka futur shqiptarët në një laborator si kaviet, sa do durojnë e sa s’do durojnë. Kur blen opozitën, thotë durojnë se ku do mbështeten? Kur blihet ai që është udhëheqës opozite…”, tha Meta.

Meta: Beteja e ‘Stalingradit’ për të shpëtuar Shqipërinë ka filluar!

“Referendumi do të ketë disa etapa”

Kështu deklaroi Ilir Meta ditën e sotme. E para është ndërgjegjësimi, më pas mobilizimi i lëvizjes qytetare dhe revolucioni antikorrupsion. Në fjalën e tij, Meta tha se nxit drejtësinë të veprojë për çdo dosje që kanë çuar.

“Etapa e parë është ndërgjegjësimi se kjo është betejë e Stalingradit. Shqipëria duhet të ishte bërë anëtare e BE me kohë. Nuk kemi asnjë betejë me vendet e rajonit, e kemi vetëm në drejtimin, që duke qenë popull pro-europian, duam të ecim më shpejt se të tjerët, jo të mbetemi të fundit në klasë. Nëse ndodh ashtu, nuk mbetet njeri në Shqipëri, na ikin të gjithë”.

“Faza e dytë është mobilizimi i lëvizjes qytetare. Është e vështirë të gjesh një institucion në Shqipëri që nuk kryen falsifikime. Revolucioni antikorrupsion është për triumfin e lirisë. Këta duan edhe të vjedhin edhe të duartrokiten. Shpresoj dhe nxis drejtësinë të veprojë. Nëse nuk do të ketë reflektim, do të përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve të korruptuar”, tha Meta.

“Korrupsioni është armiku më i madhi lirisë sonë. Me korrupsion u ble opozita, heshtja jonë, janë blerë shokët dhe shoqet tuaja. Janë blerë dhe mbahen me presion mediat. Duan të vjedhin akoma më shumë, duan edhe të vjedhin edhe të duartrokiten nga të gjithë shqiptarët,” tha Meta.

“Përpara se të kalojmë në disa vendime organizative, ju kërkoj mobilizim total. Për mua nuk ka pushime. 25 korrikun e kam pritur që në datën 26 prill në mëngjes. Jo se nuk e dija se çfarë do ndodhte. Edhe gjatë kësaj kohe i kam shërbyer ringjalljes së demokracisë,”– tha Meta.

Meta: Do u marrim pushtetin hajdutëve, do i çojmë në burg dhe do u merren paratë që kanë vjedhur

Ilir Meta zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ku vendosi edhe piketat për punën në vazhdim të partisë.

Ai theksoi se nga sot do të nisë puna në 3 drejtime kryesore, duke theksuar se e treta ka të bëjë pikërisht me përgatitjet për qeverisjen e vendit. Kurse pikat e tjera janë revolucioni antikorrupsion dhe organizimi i partisë.

Meta tha se Edi Rama është një hajdut i pamëshirshëm, por theksoi se kjo është një qeveri prej letre. Sipas tij, opozita e Lulzim Bashës ishte e shitur te qeveria. Por Meta tha se tani opozita nuk do jetë në gjumë.

Duke u ndalur disa herë te korrupsioni qeveritar, Meta tha se beteja e Stalingradit për të shpëtuar Shqipërinë ka nisur. “Kjo është një betejë për lirinë e çdo shqiptari. Garancia e vetme është referendumi,” tha Meta.

Ai bëri edhe një tjetër zotim. “Do ua marrim pushtetin hajduteve, do t’i çojmë në burg dhe do t’ju merren të gjitha lekët që kanë vjedhur,” tha Meta.

“Na jepni fuqi, t’ju japim llogari,” theksoi ai.

syri.net

Braho : “Rama, sharlatan sociopat, me ego për të përvetësuar gjithçka”

Në emisionin “Frontline” në News24, ish-deputeti Spartak Braho e ka quajtur shkarkimin nga kryeministri Rama të Arben Ahmetaj, si metodologji e drejtimit kryeministror të Raamës

“Historia e rindërtimit, ka një mungesë të theksuar transparence, nuk dihet si janë përdorur ndihmat nga jashtë. U ngrit një grup pune që nuk funksionoi. Nuk ka transparencë dhe unë jetoj në Durrës, atje janë ende jashtë njerëzit, shemben akoma pallate që u krisën nga tërmeti.

Ahmetaj u shkarkua se nuk vuri tullat e rindërtimin apo nuk ka transparencë? Opozitë nuk ka, Opozita është si puna e tij që pi e dehet e vjell një javë rresht që të mbledhë veten.

Ai edhe e shkarkon edhe i vlerëson punën. Është metodologji e drejtimit kryeministror të Ramës. Të merr të katapulton, të përdor, firmos aty ku nuk duhet, të fut në burg e të flak. Dhe thotë nuk është përgjegjësia ime por e atij që shkel ligjin. Ok ai mban përgjegjësi penale, po përgjegjësia politike? Ne e kemi ditur Ben Ahmetaj shumë të mirë, tani një ditë të bukur e shkarkon. Zëvendësimi me Ballukun më kujton që zakonisht kjo zëvendëson burrat. Mesa duket gëzon simpatinë e Kryeministrit se ka kaluar kohë të gjatë me të”, tha Braho.

Ish-deputeti ka folur edhe në lidhje me punën e SPAK dhe pretendimin e qeverisë se “shpata” e saj pret majtas.

“Drejtuesit e majtë thonë pse po pret majtas. Nuk është ashtu krimi nuk ka ngjyrë e anë. Këto kanë 8-9 vjet në pushtet dhe është një qeverisje jo e shëndoshë e normale. Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. e kam thënë që do ikë si Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharklatan. ëËhtë kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal. Ne duam qetësi. Ka probleme të tjera populli e vendi që duhet të zhvillohen e duke u zgjidhur në front, duke i bashkuar jo përçarë popullin. Lere Sali Berishën në humbëtirën e tij. Ai ka marrë fund. Lere”, tha Braho.

“Si shfrytëzohet porti i Durrësit nga trafikantët e drogës”, raporti ndërkombëtar evidenton problematikat

Një raport i publikuar sot nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ka theksuar dobësitë e sigurisë portuale në Ballkan.

Në këtë raport nënvizohen një sërë konfiskimesh të mëdha të kokainës, heroinës dhe cigareve që nga viti 2018, ndërsa autorët thonë se  ‘rruga tradicionale ballkanike’ për trafikimin nëpër tokë po plotësohet nga rrugët detare në portet në Adriatik, Egje dhe Detin e Zi.

Në raport thuhet se Porti i Durrësit ka disa hallka të dobëta, duke shtuar këtu se terminalin e kontejnerëve nga makineritë e skanimit e ndan një rrugë prej 1 kilometër dhe, “megjithëse është brenda perimetrit të portit, niveli i sigurisë së ofruar është dukshëm më i ulët se në zonat e tjera portuale”.

 

Sipas raportit kjo “mund t’u japë aktorëve kriminalë që operojnë në port, hapësirën dhe kohën për të manipuluar kontejnerët përpara se të kontrollohen”.

“Autoritetet e dinë mirë këtë rrezik dhe pranojnë se zhvendosja e ardhshme e terminalit të kontejnerëve mund t’i bëjë të pavlefshme disa investime në pajisjet e reja të skanimit. I ashtuquajturi rasti i Rromanatit ngriti shqetësime për efikasitetin e pajisjeve të skanimit të portit ose mundësinë që ato të mund të ngatërroheshin. Në dhjetor 2021 u zbuluan 119 kilogramë kokainë”, thuhet më tej.

 

Raporti i plotë për portin e Durrësit:

 

Porti i Durrësit, i cili është porti më i madh i Shqipërisë, është një arterie kryesore për tregtinë e ligjshme dhe të paligjshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për fqinjët e saj pa dalje në det, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Porti është i lidhur mirë me infrastrukturën: është 25 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe i lidhur me hekurudhën kombëtare (që shkon veri-jug nga Shkodra në Vlorë). Është gjithashtu skaji perëndimor i autostradës së re Durrës-Kukës-Prishtinë A1 që lidh Shqipërinë dhe Kosovën, me lidhje të mëtejshme me Shkupin, Maqedoninë e Veriut.

 

Porta kyçe për Shqipërinë dhe Kosovën

 

Porti trajton afërsisht 90% të tregtisë ndërkombëtare detare të Shqipërisë dhe 85% të tregtisë së import-eksportit të vendit, duke operuar 24/7 në një sipërfaqe toke prej 79 hektarësh dhe me një kapacitet prej pesë milionë ton ngarkesë në vit. Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, vëllimi i ngarkesave në terminalin e kontejnerëve në vitin 2020 ishte 1 549 201 ton. Vlen të theksohet se në vitin 2018, 26% e të gjitha eksporteve shqiptare ishin të destinuara për në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave tranzitohej nga Durrësi.

 

Për këtë arsye, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ranë dakord që të lejojnë doganat e Kosovës të hapin një zyrë në port për të inspektuar dërgesat me destinacion Kosovën, në mënyrë që pasi ato të zhdoganohen në port të mos kenë nevojë të rikontrollohen në kufi.

Bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese shqiptare dhe kosovare duket se po jep rezultate. Në maj të vitit 2021, si rezultat i një operacioni të përbashkët – edhe me autoritetet italiane – policia kosovare kapi një kamion që transportonte zyrtarisht mish të importuar nga Brazili dhe gjeti 400 kilogramë kokainë, një sasi rekord për Kosovën. Substanca u gjet fillimisht nga skanerët në portin e Gioia Tauro, dhe iu nënshtrua një dërgese të kontrolluar në portin e Durrësit përpara se të kapej nga oficerët kosovarë në rrugën për në destinacionin e saj përfundimtar të Lipjanit, afër Prishtinës. Porti i Durrësi është në pronësi të shtetit dhe administrohet nga Autoriteti Portual i Durrësit në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Megjithëse porti është në pronësi publike, në korrik 2021, Mariner Adriatic, një kompani në pronësi të grupit maltez Hili Company, iu dha një koncesion pesë-vjeçar me një vlerë prej 30 milionë euro për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve.

Deri në vitin 2030 , porti tregtar i Durrësit do të zhvendoset tërësisht rreth 12 kilometra në veri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos.

Tashmë ka nisur puna edhe për zhvendosjen e ambienteve të terminalit të kontejnerëve. Projekti është pjesë e një plani më të madh për rinovimin e bregdetit të Durrësit dhe shndërrimin e portit aktual në një marinë.

Siguri e fortë me hallka të dobëta

Qeveria shqiptare caktoi Autoritetin Portual si aktor zbatues për kërkesat që rrjedhin nga respektimi i Kodit ISPS, i cili përfshin një përcaktim që Autoriteti të krijojë dhe përditësojë periodikisht një plan sigurie të objektit portual. Versioni më i fundit i planit është përditësuar dhe miratuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në prill 2015.

Porti aktualisht ka dy shtresa rrethimi: e para rrethon të gjithë perimetrin e portit, ndërsa e dyta kufizon zonat e brendshme të tij. Autoriteti investoi 12% të buxhetit të tij 2020–2021 për të përmirësuar parametrat e sigurisë dhe pajtueshmërinë me Kodin ISPS përmes instalimit të sistemeve CCTV, kontrollit të aksesit, portave dhe gardheve shtesë.

Doganat në Durrës kanë procedura të administrimit të rrezikut. Për shembull, të gjithë kontejnerët që vijnë nga ‘vende të rrezikshme’ (si portet e Amerikës Latine) skanohen. Në të vërtetë, sipas përfaqësuesve të doganave, rreth 10% e kontejnerëve kontrollohen; kjo është dy deri në tre herë mbi normën. Pas një vlerësimi të parë, kontejnerët që dyshohen se transportonin mallra të paligjshme vendosen në një zonë të sigurt të monitoruar nga kamerat e sigurisë nga oficerët e sigurisë portuale.

Edhe pse Njësia e Përbashkët e Kontrollit të Kontejnerëve është e vogël,205 porti ka pajisje dhe procedura operative më të fundit. Për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve të zbatimit të ligjit, u krijua një task-forcë e përbashkët me doganat dhe policinë kundër narkotikëve të Durrësit, të cilët, së bashku me oficerët e sigurisë portuale, kanë akses në një dhomë të re kontrolli që përmban mjete të përmirësuara të kontrollit të aksesit: 144 kamera janë aktualisht në përdorim, nga të cilat 48 janë zmadhimi me anim dhe 96 janë fikse.

Megjithatë, duket se ka disa hallka të dobëta. Së pari, një rrugë prej 1 kilometër ndan terminalin e kontejnerëve nga makineritë e skanimit dhe, megjithëse është brenda perimetrit të portit, niveli i sigurisë së ofruar është dukshëm më i ulët se në zonat e tjera portuale. Kjo mund t’u japë aktorëve kriminalë që operojnë në port hapësirën dhe kohën për të manipuluar kontejnerët përpara se të kontrollohen. Autoritetet e dinë mirë këtë rrezik dhe pranojnë se zhvendosja e ardhshme e terminalit të kontejnerëve mund t’i bëjë të pavlefshme disa investime në pajisjet e reja të skanimit. I ashtuquajturi rasti i Rromanatit ngriti shqetësime për efikasitetin e pajisjeve të skanimit të portit ose mundësinë që ato të mund të ngatërroheshin. Në dhjetor 2021 u zbuluan 119 kilogramë kokainë.bw

Kalaja: Butrinti në duart e avokatit të inceneratorëve! Richard Hodges rrezik kombëtar, do shkojmë në ‘Kushtetuese’

Aktivsiti Aulon Kalaja komentoi në një intervistë për Syri Tv koncesionin për Parkun Kombëtar të Butrintit. Aulon Kalaja u shpreh se çështjen do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Kalasë, kryetari i fondacionit që do menaxhojë Butrintin, Richard Hodges pretendon se Butrinti dhe Saranda nuk janë qytete shqiptare, i janë lënë rastësisht Shqipërisë pasi janë qytete greke.

Ky do drejtojë Butrintin për 10 vitet e ardhshme. Butrinti merret nga pesë njerëz, dy prej të cilëve është avokati i inceneratorëve, dhe ministrja e anti-Kulturës, Margariti. Ajo do vazhdojë të drejtojë Butrintin edhe kur mos të jetë ministre.”-tha Kalaja.

Më tej aktivisti deklaroi se denoncimi me video i mendimeve të Hodges, vendos në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“A thua se s’kemi arkeologë, kemi Apollon Baçen, kemi Neritan Cekën, Aleksandër Meksin. Kjo qeveri sillet si ushtri pushtuese me shqiptarët, duke marrë çdo kala shqiptare. Kjo nuk është një qeveri, por po jep çdo gjë me koncesion.”-deklaroi Kalaja.

Humb jetën në Tiranë “mbreti” polak i tregtisë së armëve

Shqipëria prej disa ditësh është lajm kryesor në faqet e para të gazetës më të madhe polake, “Fakt” si dhe në televizionet e Varshavës. Vëmendja ndaj Shqipërisë në mediat polake lidhet me gjetjen të vdekur në këtë apartament tek pallatet “Agimi” të një-71 vjeçari polak, i cili në kulmin e pandemisë dy vite më parë ishte kryefjalë e medias dhe politikës polake.

Andrzej Izdebski mesditën e 20 qershorit 2022 u gjet pajetë si pasojë e një ataku kardiak. Administratori i pallatit, policia dhe zjarrfikësit hynë me shkallë në banesë nga dritarja e këtij pallati. Një burim policor i tha Top Channel, se një ushtarak i rëndësishëm në kohën e qeverisë Berisha, telefonoi uniformat blu pasi miku i tij polak kishte dy ditë që nuk i përgjigjej në telefon. Andrzje Izdebski ishte një ish pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut. Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë.

Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër, pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve. Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës. Andrzje Izdebski largohet në vitin 2021 për të jetuar i qetë në Shqipëri.

Arsyeja pse zgjodhi Shqipërinë e thjeshtë. Kishte miq me të cilët kishte bërë tregti armësh përmes kompanisë të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emrin UNIMESKO me ortakë edhe dy shqiptarë. Mediat polake janë vënë në garë për të zbuluar ku kanë shkuar 26 milionë dollarët e pakthyera nga i ndjeri Izdebski. A janë sjellë ato fillimisht në Shqipëri për t’u fshehur e më pas pastruar?/ TCH

Ilir Meta i prerë: Qeveria do të ikë me zgjedhje dhe me protesta!

Nga konferenca për shtyp e z. Ilir Meta nga Partia e Lirisë

Pyetje: Z. Meta, Partia e Lirisë, është e majtë apo e djathtë? E dyta, tashmë, brenda dy amuajve, pritet të dekretohete dhe data e zgjedhjeve vendore, besojmë në tetor. Partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore?

Ilir Meta: Partia e Lirisë, të paktën për aq kohë sa unë do të jem lider i saj asnjë sekondë nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend: as seanca parlamentare, asgjë tjetër, aq më tepër të shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhje. Në asnjë mënyrë!

Të gjithë ata që kanë pyetur se si do të hiqet qeveria, do të ikë me zgjedhje dhe me protesta! Si të dojë. Ose me protesta dhe me zgjedhje!

Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet, është një dezertor, është një kapitullues, është një i blerë siç ishte ai që i shiste zgjedhjet dhe i digjte mandatet, që nuk regjistrohej në zgjedhje dhe ia linte fushën bosh dhe bënte sikur nxehej duke i djegur palmën atij, apo jo?! Ose është me probleme, pa kapacitet politik, sepse unë nuk jam naiv dhe të pres demokraci daneze në Shqipëri, e kam thënë dhe më përpara. Demokracinë duhet ta mbrojmë çdo ditë, duhet ta forcojmë çdo ditë. Ajo forcohet ose dobësohet dhe Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet në çdo moment, kurdo dhe është e bindur në një triumf të madh të të gjithë opozitës së vërtetës dhe që ka dëshirë të bashkohet për të përmbushur këtë regjim kleprokratik.

Është parti e majtë apo e djathtë?!

Ilir Meta: Partia e Lirisë është..: Liria është e majtë apo e djathtë?! Sovraniteti, është i majtë apo i djathtë?! Kushtetuta, është e majtë apo është e djathtë?! Këto janë gjëra shumë të qarta. Është gjithëpërfshirëse! Këtu jemi në një moment ku nuk kemi të bëjmë me të majtë apo të djathtë. Dhe kam një pyetje për ju zonjë: Partia Socialiste sot është e majtë?!

Më tej, në përgjigje të një pyetjeje tjetër, Meta shtoi: “Baza jonë e bashkëpunimit tani është një dhe vetëm një: Referendumi, demokracia, të rrëzojmë në mënyrë demokratike paqesore, me mimoza (e ke parasysh 2 Marsin dhe forma të tilla) dhe me zgjedhje patjetër, regjimin kleptokratik.”

Kush do vritej? Kush është ish-speciali i RENEA-s që u kap me snajper në Tiranë

Dy vetë janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë kapur duke lëvizur me automjet, ndërsa në të kishin një snajper. Në pranga janë vënë Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç,

Burime bëjnë me dije se 39-vjeçari, Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se do kryenin vrasje.

Ndërkaq, policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

syri.net

Meta shpall “Partinë e Lirisë”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë lëvizjes politike të ish-Presidentit

“Partia e Lirisë”, do të jetë emri i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim me ish-presidentin Ilir Meta që në punimet e Konventës së djeshme ka bërë thirrje për një transformim politik dhe ka marrë në dorë drejtimin e forcës politike që ai krijoi në vitin 2005.

“Ky është një vend me të cilin askush nuk mund të luajë. Dhe kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është referendumi. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit europian që e bllokoi Fatos Nano. Ishte ai rotacion falë LSI-së që Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit në 2006. LSI bëri çdo gjë dhe për statusin dhe për marrjen e rekomandimit, por e dini se ku jemi tani ka vetëm një rrugë, referendumi është garancia që Shqipëria do jetë e shqiptarëve. Prandaj ju ftoj nga partia e LSI-së në partinë e lirisë, në partinë e sovranitetit, në partinë e referendumit”, tha Meta.

Dhe lëvizjes politike të Metës vetëm 24 orë pasi dorëzoi detyrën e Presidentit të Republikës i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare.

Associated Press në artikullin e saj shkruan se “pas fjalimit të pasionuar të Metës kundër qeverisë së kryesuar nga socialistët e kryeministrit Edi Rama, konventa e LSI vendosi ndryshimin e emrit dhe riorganizimin e partisë”.

“Ish-presidenti e filloi karrierën e tij politike me Partinë Socialiste të majtë, por në vitin 2004 u largua nga ajo për të formuar LSI-në më të vogël. Gjatë presidencës së tij, Meta përplasej shpesh me qeverinë socialiste, duke bllokuar emërimet e ministrave dhe duke vënë veton ndaj legjislacionit”, shtohet më tej në artikullin e medias prestigjoze.

Ndërkohë, edhe ABCNews i bën jehonë faktit se Meta premtoi që të luftojë qeverinë dhe korrupsionin që ushtrohet nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mori të hënën drejtimin e partisë së tij të vjetër politike dhe u zotua të luftojë korrupsionin në qeveri përmes referendumeve”, shkruhet në artikull.

Edhe USNews ka raportuar lajmin e ditës së djeshme me Ilir Metën që shkundi sërish politikën shqiptare duke zgjedhur të bëjë opozitë të fortë kundër qeverisë Rama.

(BalkanWeb)

‘Non gratat janë përrallat e Edi Ramës’- Ilir Meta: Bashkëpunim me Sali Berishën!

Ish-presidenti Ilir Meta paralajmëron se do të bashkëpunojë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha pavarësisht shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. 

Meta tha se non gratat janë përralla nga Edi Rama, duke shtuar se edhe sikur Zelanda e Re ta shpallë non grata, qëndrimi i tij nuk ndryshon.

Ilir Meta: Si president e kam bërë luftën time çdo ditë, kam kthyer ligje, kam bërë denoncime me fakte. Për të gjitha ligjet korruptive për shumë prej tyre kam paditur por nuk ka pasur reagim. Ky është një proces që do të vijojë gjithmonë bazuar në prova e fakte, mos veprimi i prokurorisë rëndon situatën e tyre.

Robert Rakipllari: Keni luajtur rol të rëndësishëm për balancën e pushteteve.

Ilir Meta: Mekanizmi është referendumi. Me zgjedhje dhe protesta do të zhbllokohen të gjitha.

Eni Vasili: Keni një axhendë për protestat?

Ilir Meta: Protesta është zemra e demokracisë, duhet të jetë e përditshme dhe nga të gjithë, duhet të kthehet në ADN e demokracisë sonë. Nuk duhet të presim derisa ti preket e drejta dhe prona dikujt.

Robert Rakipllari: Ka një koncept si do bëhet një gjë e tillë?

Ilir Meta: Kam nisur sot, kam marrë një përgjegjësi që do ta përmbush si gjithë të tjerat madje më mirë se kam edhe më shumë informacion dhe eksperiencë. Për bashkëpunimin do ta kemi me të gjithë që janë në për referendumin dhe përmbysjen e regjimit oligarkik. Me të gjithë që janë për votën e lirë.

Eni Vasili: Berishën e shihni si partner?

Ilir Meta: E shoh PD si partneren kryesore se e tillë është situata. Derisa ishte zotria tjetër, shqetësimet e mia i kam ngritur. PD është në një proces opozitarizmi që shpresoj ta përmbushë sa më mirë. Nuk i zgjedhim ne liderët e partive të tjera, do të respektojmë këdo që do të kontribuojë.

Eni Vasili: Mund të zgjidhni partnerët. Berisha non grata. Si ndikon kjo?

Ilir Meta: Edhe nga Zelanda e re të jetë non grata kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin tim në parimet e demokracisë. Problemi im është që të shpallim non grata regjimin kleptokratik. Qëllimi i im është shqiptarët të mbretërojnë përmes referendumit. Rezoluta e fundit e BE thotë duhet miratuar ligji për të bërë referendumet.

Eni Vasili: Non grata ka marrë vëmendje, nga Britania dhe SHBA.

Ilir Meta: Nuk komentoj arsyet e një vendi tjetër, kanë arsyet e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të mos respektuar vullnetin e anëtarëve të PD. Janë historitë dhe përrallat e Edi Ramës, gratat e non grata, qëllimi është non grata e qeverisë kjo është kryesorja. Do bëhemi me çdo njeri që është për referendumin Rama nuk është psh se ai ka tmerr mendimin ndryshe jo më. Kemi marrëveshje ekstradimi me SHBA le të marrin të hetojnë. Shumë mirë kanë bërë që e kanë shpallur, punë e tyre. Ç’rëndësi ka kjo për pupullin shqiptar. Do harrojmë tani inceneratorët për këto?

syri.net

Berisha: Rama armiku më i madh i shqiptarëve pas Enver Hoxhës!

Berisha: Rama armiku më i madh i shqiptarëve pas Enver Hoxhës! Shkelmoi edhe votën e socialistëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe ekspertë në Fier për reformën territoriale. Berisha theksoi fillimisht se jemi në një situatë emergjence që na dikton një veprimtari shumëplanëshe.

Kreu i selisë blu deklaroi se Edi Rama është armiku më i madh i lirisë së shqiptarëve pas diktatorit Enver Hoxha.

“Duhet të përballemi me armikun më të keq të lirisë së shqiptarëve pas Enver Hoxhës deri sot, që është Edi Rama. Të shpallësh një kundërshtar armik nuk është e përshtatshme, por një kundërshtar që shkelmon dhe dhunon votën e qytetarëve, që ju heq anëtarëve të partisë së tij të drejtën e votës, dhe krijon një parti që nuk voton, e cila në të gjitha variantet s’mund të jetë kurrë demokratike.

Mund të jetë ekstremiste e majtë, mund të jetë naziste apo fashiste, por vetëm parti e një harku kushtetues demokratik nuk mund të jetë.

Këtu e ka sjellë Edi Rama shoqërinë shqiptare. Ai nuk është më pak armik i demokratëve se sa është i vetë socialistëve që besojnë në lirinë, votën dhe rregullat e demokracisë.“-tha Berisha.

Reforma territoriale, Berisha: Rama shkatërroi përfaqësimin e qytetarëve! Në krye të njësive administrative, të emëruarit e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një takim me qytetarët në Fier se Edi Rama me reformën territoriale shkatërroi rëndë përfaqësimin e qytetarëve. Kreu i PD tha se Edi Rama zëvëndësoi të zgjedhurit në njësitë administrative të emëruarit e partisë.

Ndër të tjera kreu i selië blu tha se më pas Rama vazhdoi me dhunimin e votës, patronazhistët dhe përdorimin e të gjithë shtetit dhe bandat për të vjedhur vullnetin e lirë të qytetarëve.

“Qytetarët zgjidhnin me votën e tyre 420 kryetar komunash e bashkish. Zgjidhnin mijëra përfaqësues, këshilltarë dhe kishin një shpërqendrim të shërbimeve ndaj tyre. Ai përdori reformën absolutisht për parimet e kundërta që duhej përdorur.

Nëse pushteti vendor ka parim themelor decentralizimin dhe autonominë, ai përdori centralizimin e këtij pushteti. Sot në Fier, në çdo qark, ke me qindra zona, fshatra që nuk përfaqësohen nga asnjë këshilltar.

Nuk ju japin ju asnjë llogari. I japin vetëm atij që i emëron. Alfa e demokracisë, fillon me votën dhe përfaqësimin. Ky këto i shkatërroi nëpërmjet reformës në qeverisjen vendore.

Përveç kësaj, në mënyrën më jo demokratike, i la bashki të gjitha ato që donte, dhe sot Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 bashki, kurse Tirana me mbi 1 mln banorë ka gjithsej 4 bashki. Ky është koncepti i Edi Ramës. Ai përbën një rrezik të madh kombëtar.

Pas kësaj vazhdoi me dhunimin e votës, patronazhistët dhe përdorimin e të gjithë shtetit për të vjedhur votën, me banda dhe terror e sot qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme që mund të qëndrojë njeri. Jemi në betejë shumëplanëshe, përpunojmë alternativat për qytetarët.”-tha Berisha.

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: I përfshirë në aferën e inceneratorëve! Vjedhje miliona € edhe në ndërtimin e rrugëve

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga Fieri se kryeministri Edi Rama shkarkoi Arben Ahmetajn për t’i shpëtuar aferës korruptive të inceneratorëve. Berisha tha se janë vjedhur miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Kreu i selisë blu deklaroi se Rama vjedh në çdo projekt, ndërsa përmendi ndërtimin e rrugës nga tuneli i Krrabës në Farkë, për 30 mln euro ndërsa zgjerimi i Unazës për 22 mln euro.

420 mln euro, pyesni për inceneratorin e Fierit. 32 mln euro, që nuk ekziston. 189 mln euro ai i Tiranës, nuk ekziston.

Ndërtohet By Pass-i i Fierit me 2.3 mln euro sepse e ndërtojnë bankat europiane, ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 mln euro rruga.

Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i Unazës 22 mln euro. Vjedhje pas vjedhje, ato janë paratë e qytetarëve.”-tha Berisha.

Ballkani i Hapur/ Berisha: Projekt i Vuçiç, u thotë serbëve ‘është Jugosllavia e Vjetër plus Shqipërinë’!

Kreu i PD Sali Berisha komentoi nga Fieri nismën e Ballkanit të Hapur për të cilën tha se është projekt i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas Berishës, aktin antikombëtar të Edi Ramës nuk do ta pranojnë kurrë.

Rama insiston te Ballkani i Hapur. Ne e kundërshtojmë Ballkanin e Hapur si një projekt të cilin Aleksandar Vuçiç, jo Sali Berisha e deklaroi një javë pasi u firmos në Novi Sad, është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë.

Këtu, ata që kanë lexuar e kujtojnë se si në ’45 Enver Hoxha bënte gjithçka për ta shndërruar Shqipërinë në ‘Republikë të shtatë’.

Dhe Vuçiç u thotë serbëve se kjo është Jugosllavia e vjetër + Shqipërinë. Kurrë nuk do ta pranojmë. Përveçse Shqipëria shndërrohet në një vasal, shkatërrohet përfundimisht prodhimi bujqësor në Shqipëri.

Edhe kështu është në shkatërrim e sipër e po ndjehen pasojat që në fillim. Janë rritur importet bujqësore serbe 250% nga vjet sivjet.

Në një kohë kur fermerët tanë djersijnë, kalben prodhimet, u falimentojnë serat, baxhot, pra rrokullisen. A mund të pranohet ky akt antikombëtar i Edi Ramës? Kurrë!”-tha Berisha.

syri.net

 

‘Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës’- Klodiana Lala: Tani ka nisur lufta

Gazetarja Klodiana Lala komentoi situatën e krijuar nga ngjarjet kriminale në vend duke theksuar se masakra e Fushë Krujës ku humbën jetën tre të rinj është “pika e vlimit” për luftën mes bandave kriminale në vend.

Në fjalën e saj në emisonin “Pika mbi i”, Klodiana Lala tha se tani mund ta thotë me siguri që ka nisur lufta mes bandave, duke paralajmëruar kështu edhe viktima të tjera. Sipas saj, duhet një koordinim i fuqishëm i Policisë për të kapur vrasësit me pagesë.

Tek masakra e trefishtë kishin përdorur armë e kalibrit të sofistikuar që përdoret nga forcat speciale, dyshohet se është një vrasje me pagesë. Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës. Familja Martinaj ka përplasje me disa grupe kriminale. Aq shumë personazhe të përfshirë, sa tani mendoj që për fat të keq më duhet ta artikuloj, ka filluar lufta. 

Deri më tani personat me rekorde kanë arritur t’ia hedhin drejtësisë shqiptare, të dalin e janë të bindur në mendjen e tyre se mund ta blejnë drejtësinë dhe nëse kryejnë një krim të rëndë. Drejtësia e dobët u ka dhënë zemër për të kryer krime. 

Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itinerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e tronditin sigurinë në vend. Nikla është problem, të gjithë kriminelët na vijnë nga aty. Duhet një strategji ndryshe. Duhet aksion si në Lazarat,” – u shpreh Lala.

syri.net

Berisha: ‘Richard Hodges nuk duhet t’i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm!’

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot deklaratën e fortë të Partisë Demokratike, në të cilën demaskohet ajo që përfaqëson Presidenti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Richard Hodges, njeriu që do të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit.

Berisha thekson” “Richard Hodges, caktuar nga qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit – akt antishqiptar i qeverisë Rama – nuk duhet t’i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.”

Në vijim, Berisha përcjell të plotë deklaratën e deputetes së PD-së, Ina Zhupa, e cila solli faktet në vazhdim, fjalët me zë të Hodges:

“Të vendosësh antishqiptarë për të drejtuar punët që lidhen me historinë, identitetin, trashëgiminë dhe kulturën e shqiptarëve, përbën një akt paaftësie ose tradhtie, – tha Zhupa. – Ju ftoj të ndiqni një video të shkurtër të Richard Hodges, caktuar nga Qeveria e Edi Ramës si anëtar i bordit drejtues në koncensionin e Butrintit dhe drejtuesi shkencor i planit të menaxhimit të Butrintit.

E dëgjuat se çfarë thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona, duke përfshirë Sarandën, në 1913-ën. Butrinti iu dha padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha!

Zotin Hodges nuk mund ta akuzojmë për tradhti, sepse ai është britanik, jo shqiptar. Mund ta qortojmë vetëm për paaftësi ose qëndrime tendencioze antishkencore dhe antishqiptare.

Ai ruan të drejtën të ketë opinionet e veta, edhe duke i shtrembëruar faktet. Ne, si shqiptarë, kemi të drejtën që të revoltohemi kur, një personazh i tillë lejohet, që me paratë tona, të paguhet për të planifikuar dhe menaxhuar trashëgiminë kulturore dhe historike. Sepse, në fjalët e tij, kur shqiptarët janë të paqenë, e tillë është edhe trashëgimia e tyre. Kësaj ne duhet t’i themi ndal!

Kemi disa pyetje për të painteresuarit dhe të interesuarit:

A mendoni se ka dëshirë dhe mundet që një individ si Hodges, të mbrojë interesat kulturore të Republikës së Shqipërisë dhe nënshtetasve të saj në Butrint, kur ai mendon se qyteti i lashtë na është dhënë padrejtësisht?

Çfarë planifikimi mund të bëjë zotëria, kur ai mendon, sipas një mentaliteti dhe modelio albanofob, i cili mohon shtresëzimet shqiptare në Butrint?

Çfarë duhet të bëjë më shumë një qeveri për t’u etiketuar si tradhtare e interesave kombëtare?

Richard Hodges nuk duhet lejuar t’i afrohet Butrintit dhe duhet shpallur person i padëshirueshëm.

Partia Demokratike dënon me forcë sundimin e interesave të ngushta klienteliste dhe financiare të klanit në pushtet, mbi interesat kombëtare.

I bëjmë thirrje komunitetit shkencor, historianëve, arkeologëve dhe ekspertëve të trashëgimisë, të ngrenë zërin e protestës, si ndaj sharlatanizmit të zotit Hodges, edhe ndaj turpit dhe tradhëtisë së ministrisë së Kulturës Elva Margariti dhe padronit të saj Edi Rama.

I bëjmë thirrje Qeverisë të anulojë koncensionin antikushtetues dhe të heqë antishqiptarin nga çdo mundësi drejtimi shkencor të Butrintit!

Shqipëria nuk është për shitje! Kur identiteti, trashëgimia, kultura, dhe historia nxirren në pazar, Shqipëria është në rrezik!” ka përfunduar Zhupa.

syri.net

Auron Tare: Deputetët e Shqipërisë Richard Hodges, që e quan Shqipërinë “shtet artificial” e votuan të menaxhojë Butrintin!

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare, i është drejtuar sot përmes një letër publike deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Tare publikon një video të një leksioni të Richard Hodges, kreut të Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin dhe i fton deputetët ta dëgjojnë.

Në këtë video, Hodges jep leksione para studentëve duke e cilësuar vendin tonë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges.

 

Te nderuar Deputete
Ne linkun e meposhtem, Ju mund te degjoni pjese nga leksionet e profesorit britanik Richard Hodges, ne auditoret e Universiteteve Europiane.
Prof. Hodges ish- Drejtues Shkencor i Fondacionit Butrinti, shpjegon qartesisht mendimet e tija mbi themelimin e Shtetit Shqiptar duke e quajtur ate “Shtet Artificial” i krijuar jo nga perpjekjet e shqiptareve per pavaresi por nga Britaniket dhe Fuqite e Medha.
Po keshtu, si pjese e leksioneve te tija prof. Hodges ju meson studenteve te huaj se ne fakt Lufta Ballkanike e 1913 nuk ishte nje Lufte ku Jugu i Shqiperise u dogj teresisht nga ushtrite Greke,
ku popullata e kesaj treve nuk shkoi ne ullishtat e Vlores ku nje pjese e madhe e femijeve dhe grave vdiqen nga uria dhe semundjet,
ku fshatra te tera nuk u rrafshuan pertoke, ku burrat e Hormoves nuk i theren ne Kishen e fshatit.
Perkundrazi sipas prof. Hodges kjo zone e quajtur Epir u zbras nga popullata Greke duke ikur ne Korfuz dhe ne Greqi si rezultat i shqiptareve.
Nje transformim kaq thelbesor i historise se filleses se Shtetit Shqiptar nuk mund ta gjeni ne asnje tekst historie te vendeve fqinje,
por sic mund ta degjoni ne linkun e meposhtem kjo teze jepet ne Universitetet Europiane nga Prof. Hodges.
Prof. Richard Hodges, eshte personi te cilin Ju e votuat ne unanimitet per te qene njeriu qe jo vetem do te drejtoje per 10 vitet e ardhshme Qendren e Trashegimise Boterore te Butrintit,
por do te jete personi qe do te rishkruaje te gjithe historine e kesaj Qendre Arkeologjike Shqiptare.
Duke Ju uruar degjim te kendshem te Leksioneve te prof. Richard Hodges.
Juaji
Auron

Berisha komenton ndryshimet në qeveri: Rama përgjegjësi nr.1 në aferë, firmosi kontratën për inceneratorët

Kreu i PD Sali Berisha, ka dalë sot një deklaratë për mediat.

Nga selia blu, Berisha reagoi për ndryshimet ne qeveri. “Sot njoftohet se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar aferën ndër më të mëdha në historinë e vendit ata të djegëseve ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetaj. Me këtë rast unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponetetëve kryesor të mafies së djegësve shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një, dhe ky është Edi Rama. Në aferën e inceneratorëve ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin. Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar ne procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. Edi Rama në shkelje flagrante të ligjit dhe barazisë së tenderave ka firmosur kontratën e një kompanie që kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Rama është përgjegjësi numër një i vjedhjes monsruoze të shqiptarëve në aferën e djegëseve.”, tha Berisha.bw

Vazhdon rritja galopante: PD sipër PS-së, Berisha ‘dërrmon’ Ramën

Vazhdojnë efektet spektakolare të 7 korrikut.

Përkrahja ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, është në rritje galoponte dhe kjo shihet sidomos në rrjetet sociale.

Një studim i fundit i kompanisë së njohur, Terra World, zbulon se PD ka dalë sipër PS-së në për dy ditët e fundit radhazi në rrjetet sociale.

Edhe pse qeveria ka hedhur shuma të pazakonta në median sociale, sërish PD ia ka dalë të jetë sipër PS-së me një rezultat të jashtëzakonshëm, në kohën kur mazhoranca duhej të kishte avantazh për shkak të hapjes së negociatave.

Por ajo që bie në sy është se kryetari demokrat, Sali Berisha, ka ‘dërrmuar’ kryeministrin Edi Rama.

Mbështetja ndaj tij ka shënuar rritje të fortë, edhe pse u bë e ditur lajmi se Britania e Madhe i ka ndaluar hyrjen në këtë vend.

Mesa duket, sa më shumë vazhdojnë sulmet, aq më shumë rritet mbështetja.

Berisha ka njohur një rritje prej 73.72 përqind në median sociale. Kurse Rama ka pësuar një rënie të rëndë prej 71.29 përqindësh.

Në listën e politikanëve opozitarë më të preferuar në median sociale janë Agron Shehaj dhe Grida Duma, që kanë shënuar rritje stratosferike. Kjo e fundit ka njohur një trend rritës prej 605 përqind.

Duma mbajti një fjalim ku kryqëzoi kryeministrin Edi Rama në Kuvend, duke u bërë virale në rrjetet sociale.

syri.net

Meta merr teseren e LSI: Lulzim Basha dhe Edi Rama na futën në grackë

Menjëherë pasi la postin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, shkoi mëngjesin e sotëm në selinë e LSI-së, nga ku foli në dalje për gazetarët. Ai tha se mori kartën e anëtarësisë së LSI-së.

Meta u shpreh se sot është një ditë e re dhe sot nis një rrugë të re. Ndërkohë, menjëherë, ai u hodh në sulm ndaj qeverisë së Ramës, por edhe ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha.

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik, një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji. Erdha sepse jam krenar që kam krijuar në vitin 2004 një forcë politike për integrim, i cili mbahet peng nga PS.

Erdha këtu dhe jo vetëm që jam krenar për këtë forcë politike që zhbllokoi integrimin dhe i dha vendit stabilitet, ka meritat e saj edhe për marrjen e statusit kandidat dhe rekomandimin për çeljen e negociatave.

Ish-lidershipi i PD në mënyrë të qëllimshme bllokoi vendin, futi në grackë edhe LSI-në, e cila doli jashtë funksionit të saj, duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e partisë së Bashës që çdo gjë e kishte të koordinuar me Ramën”, tha Meta.

syri.net

Ndryshime në qeveri, shkarkohet Ahmetaj, në vend të tij Balluku

Ndryshime në qeveri! Kjo e hënë ka nisur me strukturim të kabinetit qeveritar. Kryeministri Edi Rama i ka besuar postin e zëvendëskryeministrin, Belinda Ballukut, duke shkarkuar nga kjo detyrë Arben Ahmetajn, i cili nuk do të mbajë as postin e ministrit për Shtetin Rindërtimin. Ndërkohë Balluku do të mbajë sërish postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha.”, sqaroi për këtë lëvizje Rama.

Ndryshimet kanë prekur edhe çështjen e integrimit në BE, ku është shkarkuar negociatori Zef Mazi dhe në vend të tij është emëruar Majlinda Dhuka. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.”, njofton Rama.

 

Po ashtu, Rama ka falënderuar publikisht për konbtributin Arben Ahmetajn.

 

Postimi i Ramës në Twitter:

 

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha.

Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon. bw

Fjala e plotë- Bajram Begaj betohet si President, ja mesazhi i parë për Qeverinë dhe Opozitën (VIDEO)

Bajram Begaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si President i Republikës.

Gjatë fjalës së tij ai ka dhëne dhe mesazhin e parë drejtuar qeverisë dhe opozitës: Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament I ardhur prej historisë dhe bekim I së ardhmes.

Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet.

 

 

Fjala e plotë:

 

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,
I nderuar Zoti Kryeministër,
Të nderuar ministra e deputetë,
Të nderuar ambasadorë dhe trup diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,
Të dashur qytetare,

 

Është nder për mua, ti drejtohem Kuvendit si President i Republikës.
Ju faleminderit për besimin!

 

Jam plotësisht i vetëdijshëm, se mbi privilegjin e të qënurit qytetarit të parë të Republikës, rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë.

 

Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë.

 

Shqipëria jonë e dashur, ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane; trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe e dyshimeve për orientimin e saj, i takon tashmë së shkuarës.
Shqipëria europiane, sot premtim e nesër realitet, është kurora e ëndrrës më të bukur historike të popullit shqiptar; është përmbushja e projekteve shekullore të njerëzve më të ditur të vendit; është testamenti i ardhur prej historisë dhe bekimi i së ardhmes.

Shqipëria europiane është Shqipëria e Gjergj Kastriotit dhe e Nënë Terezës, e Ismail Qemalit dhe e Fan Nolit; është Shqipëria e rinisë antifashiste dhe e studentëve të dhjetorit; është Shqipëria e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të konkurruar e fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën.

Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar kapitull pas kapitulli, denjësinë tonë si vend e shtet, me pjekuri politike për t’u vetëqeverisur me norma ligjore europiane.

Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj punën e qeverisë. Por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. Unë e njoh, e mbështes dhe e respektoj opozitën shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson, por do të dëshiroja që asnjëherë të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve.

Periudha që po jetojmë është një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshme që prej Luftës së Dytë Botërore. Pas pandemisë, agresioni Rus, një sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës ka futur botën në një tjetër krizë, duke zgjuar kujtimet e errëta të pasojave katastrofike që prodhon lufta.
Askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga pasojat e saj, as Shqipëria dhe Shqiptarët, të cilët janë rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve.

Angazhimi ynë, i të gjithëve ne, është të gjejmë mënyra, për të lehtësuar situatën. Të kemi ndenjën e përgjegjësisë dhe duke i paraprirë çdo konsiderate tjetër, të respektojmë vendimet e organeve kompetente, të mos i shmangemi detyrave, e mbi të gjitha të mos përfitojmë nga situatat e vështira.
Vetëm kështu interpretojmë qartë pritshmëritë dhe shpresat e qytetarëve tanë. Shpresa të cilat me dhimbje duhet ta pranojmë se marrin goditje prej 32 vitesh, disa reale, disa edhe të stisura.

Kriza e tranzicionit të stërgjatë e të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësitë për të gjetur një gjuhë e një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni – të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim.
U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës, interesit Kombëtar dhe përparimit të Popullit Shqiptar, dhe te përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës.
Këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë.

Do të mbështes, këmbëngul dhe insistoj përherë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, në gjetjen e gjuhës së përbashkët, në gjetjen e rrugëve, qoftë edhe shtigjeve të përbashkëta, sepse në fund ne jemi shërbyes të qytetarëve dhe konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mirë.

Ne kemi nevojë të ri-dimensionojmë besimin publik, i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi.
Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e së shkuarës dhe të tashmes.
Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë atë me politikën e dialogut dhe të bashkëjetesës, të ndërtojmë bashkërisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit.

Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët, e dëshiron rinia dhe e ëndërrojnë fëmijët.

Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që tashmë me shumë mund i kemi ndërtuar.
Ashtu siç kemi treguar dhe konsoliduar në vite harmoninë fetare, le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht.

Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë.

Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur, për të qenë në vendin që i takon.

Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët

Fjalimi i parë i Bajram Begajt si President

Bajram Begaj: Kriza e tranzicionit të stërgjatur dhe të lodhshëm, krizat e prodhuara nga brenda apo të importuara nga jashtë, krizat nga mosmarrëveshjet tona, nga paaftësia për të gjetur një gjuhë dhe një rrugë të përbashkët, kriza nga papërgjegjshmëria, nga korrupsioni, të gjitha këto kanë prodhuar pasiguri, padrejtësi dhe përjashtim. U betova sot se do ti shërbej Kushtetutës dhe interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të kushtetutës. Këtë mision do ta kryej mbi palët. Nuk do qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale para interesave të kombit tonë.

Ne kemi nevojë të ridimensionojmë besimin publik i cili përbën shtyllën e funksionimit të shtetit dhe shpirtin e harmonisë së një kombi. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës dhe të tashmes. Të largohemi nga politika e konfrontimit dhe ta zëvendësojmë me politikën e dialogut dhe bashkëjetesës. Të ndërojmë bashkërisht urdha lidhëse mes klasës politike, shtetasve dhe shtetit. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës, demokratik dhe social për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët. Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që me shumë mund i kemi ndërtuar. Le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore njëkohësisht. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet më shumë se çdo herë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur për të qenë në vendin që i takon.bw

VIDEO/ Bajram Begaj betohet si President, ja mesazhi i parë për Qeverinë dhe Opozitën

Bajram Begaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si President i Republikës.

Gjate fjalës se tij ai ka dhëne dhe mesazhin e pare drejtuar qeverise dhe opozitës: Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament I ardhur prej historisë dhe bekim I së ardhmes.

Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet. bw

Çelo Hoxha publikon dokumentin se si i ati i Kastriot Çipit firmosi arrestimin e poetit Xhagjika

Vendimi i Britanisë së Madhe për të shpallur non grata kryetarin e PD-së, Sali Berisha është bërë shkak i një debate të fortë publik në rrjetet sociale mes kreut të Institutit të Studimeve për Krimet edhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Çelo Hoxha dhe regjizorit të njohur, Kastriot Çipi.

Gjithçka ka nisur pas një statusi të Hoxhës, i cili shkruan se një luftë që nuk fitohet dot, nuk niset fare. “Në kohën e Kongresit të Berlinit, shqiptarët ishin të fortë mjaftueshëm për ta mbrojtur Ulqinin. Malazezët e provuan, por nuk e morën dot. Fuqitë e Mëdha, që ia kishin dhënë Ulqinin malazezëve, dërguan flotën e tyre ushtarake kundër shqiptarëve dhe detyroi osmanët ti godisnin nga toka. Kështu e dorëzuan ata trima Ulqinin. Morali: nuk niset një luftë që nuk e fiton dot”, shkruan Hoxha, duke iu referuar fushatës në gjykata të kreut të PD-së, Sali Berisha kundër sanksioneve non grata nga SHBA-ja dhe Britania.

Në këtë status ka komentuar edhe Çipi, i cili ka dalë publikisht në mbështetje të kreut të PD-së, Berisha. “Dmth duhet t’u jemi mirenjohes “miqve” qe na moren Ulqinin. A mund te jete njeriu me skllav ne shpirt se kaq?, ka qenë komenti i Çipit, që e ka çuar debatin mes tyre në aspektin personal.

Hoxha e ka akuzuar Çipin se nuk është distancuar ende nga i atij që ka punuar në hetuesi. Ai nuk është ndalur këtu, por ka publikuar edhe dokumente që mbajnë firmën e të atit të Kastriot Çipit që merr të pandehur poetin e njohur antikomunist Trifon Xhagjika. bw

Deklaratë e Partisë Demokratike: 24 korriku, dita e instalimit të monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri

 

24 korriku i vitit 2022 do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve.
Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 viteve, në Shqipëri rivendoset monizmi i plotë.
Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojne mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte më 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë.
Sot, për herë të parë në 31 vite, në Shqipërinë moniste, në pushtetin ekzekutiv të vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie, dmth të partisë shtet të Edi Ramës.
Sot, pas 31 viteve, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë të vendit janë të një partie, dmth të Partisë (shtet) Socialiste.

Po kështu, për herë të parë pas 31 viteve, Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet.
Sot, falë pseudoreformës sorosiane të drejtësisë, që shndërroi drejtësinë e vendit në degë të ekzekutivit socialist, të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, KLGJ, KLP, ILD, çdo prokuror, çdo hetues, sikundër dhe çdo gjykatës Fakti apo Apeli, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, përveçse njërit, janë, që të gjithë, të përzgjedhurit dhe në tërësi të emëruarit e Edi Ramës dhe partisë-shtet.

Sot, si asnjëherë në 31 vite, kreu i partisë-shtet, Edi Rama, pasi e mori peng, bën në parlament, para shqiptarëve dhe botës, lojrat e turpshme me fasadë opozitën dhe shtyp në mënyrë antikushtetuese të drejtat legjitime të opozitës së vërtetë.
Sot, në Shqipërinë moniste partia shtet, me klientelën dhe oligarkët e saj, kontrollon plotësisht ekonominë, financat dhe çmimet e energjise, ushqimeve dhe shërbimeve të qytetarëve.

Sot, të gjitha mediat e mëdha, dhe në tërësi 95% e mediave të tjera, kontrollohen nga partia- shtet dhe kreu i saj.
Partia Demokratike deklaron se, me vendosjen sot të monizmit të plotë në Shqipëri, kanë rënë rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve.
Me këtë rast, rikujtojmë se Edi Rama mori pushtetin nga një koalicion në të cilin Partia Demokratike, si partia më e madhe qeverisëse në dy mandatet e saj, kontrollonte nga 37% në vitin 2005 në 48% në vitin 2013, të pushtetit të vendit. Pasardhës i bllokmenëve hoxhistë demonë të pushtetit, Edi Rama, në traditën e tyre, shtriu nga viti në vit duart e tij të zeza gjersa arriti të rivendosë sot, me zgjedhjen e Presidentit të tij, monizmin e plotë në Shqipëri.

Edi Rama, i etur pafundësisht për pushtet personal, për pasurimin e tij arriti të rivendosë monizmin pas 30 viteve pluralizmi në Shqipëri. Ai e relizoi këtë para së gjithash, dhe mbi te gjitha, duke kontrolluar votën e shqiptarëve me:
1-të gjithë pushtetin e tij;
2-me drogën dhe krimin, duke instaluar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë;
3-me patronazhistët e vet, shumë prej tyre terroristë të kuq;
4-duke mbjellë frikë dhe terror, nëpërmjet arrestimve masive për çështje civile, gjer në 38 mijë qytetarë në vit, dhe duke larguar nga vendi, vetëm katër vitet e fundit, 540 mijë shqiptarë;
5- duke ushtruar dhunë mbi lirinë e fjalës dhe rikthyer censuren, por kryesisht autocensurën;
6-duke vjedhur dhe varfëruar në mënyrën më të pamëshirë dhe të papërmbajtur, në dogana, tatime, tendera, prokurime, koncesione e PPP, qytetarët shqiptarë, si kurrë më parë në historinë e tyre;
7-duke patur mbështetjen e fuqishme të mafias së George Soros-it, këtij armiku të egër të demokracisë dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Partia Demokratike deklaron se, në historinë e njerëzimit, monizmi ideologjik, fetar, apo i bazuar në drogën dhe krimin, u ka sjellë kombeve dramat më të mëdha në tërë ekzistencën e tyre. Më mirë se çdo komb tjetër, pasojat shkatërrimtare të monizmit i kemi provuar ne shqiptarët.

Për të gjitha këto: Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, qenia, identiteti dhe kultura shqiptare janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen se do të bëjnë gjithçka, së bashku me të gjithë shqiptarët, për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë nga monizimi i partisë-shtet të Edvin Ramës, duke i rezervuar atij fatin e monizmit të parë.

‘Beteja të forta kemi përpara’- Meta: Agim i ri për opozitë, demokraci dhe llogaridhënie

Presidenti Ilir Meta, në ditën e tij të fundit si kreu i shtetit shqiptar, ka zgjedhur të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe të këmbejë komente me ndjekësit.

Meta ka shkruar se beteja të forta e presin përpara ndërsa ka paralajmëruar se nesër nis një agim i ri, që do të rikthejë demokracinë dhe llogaridhënien në vend.

‘Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien’, ka shkruar presidenti Meta.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke mos harruar qytetarët e 2 Marsit.

‘E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi’, shkroi Meta.

syri.net

Mesazhi që lanë hacker-at në e-albania: Pse ndërmorëm sulmin kibernetik

Gjatë sulmit kibernetik masiv që zgjati rreth 7 ditë, hacker-at kanë lënë edhe një mesazh në platformën online e-albania, drejtuar shqiptarëve. 

Ata shkruajnë se nuk donin të cenonin interesat e popullit, por Shqipëria ka qeveri dhe politikanë të korruptuar, prandaj edhe ndërmorën sulmin, duke paralizuar funksionimin e shtetit.

“Ne, grupi Homeland Justice, nuk donim dhe nuk duam të dëmtojmë interesat e popullit shqiptar. Por kur bëhet fjalë për qeverinë dhe politikanët e korruptuar të Shqipërisë, kjo është një histori tjetër”, thuhet në mesazhin e lënë prej tyre në e-albania.

Hacker-at kanë lënë edhe mesazhe të tjera në faqet e sulmuara prej tyre, kryesisht kundër muxhahedinëve iranianë në Manzë të Durrësit.

Kërcënimet përmes sulmeve kibernetike dhe alarmit të ngritur nga qeveria amerikane se po rrezikohej Samiti Botëror ‘Irani i Lirë’, i planifikuar për në datat 23-24 korrik 2022, bënë që liderët e opozitës iraniane të marrin vendimin për ta shtyrë atë për një moment tjetër.

Pas sulmit 1 javor, faqet e institucioneve shqiptare janë rikthyer dhe e-albania ka rikthyer gjithashtu disa prej shërbimeve, por të dhënat e këtyre portaleve tashmë janë në duart e ‘armiqve’ që fshihen pas kompjuterave.

Përgjatë dy ditëve të fundit, ata kanë publikuar në faqen e internetit homelandjustice.ru shkresa, dokumente, informacione dhe emaile mes institucioneve.

Ata dinë gjithçka për shtetin shqiptar.

Por ata kanë në dorë edhe të dhëna sensitive të qytetarëve dhe bizneseve, edhe pse, siç kanë përcjellë në mesazhin e lënë në e-albania, objektivi i tyre nuk ishin qytetarët e thjeshtë të vendit, por qeveria dhe politikanët e korruptuar.

Menjëherë pas publikimit të këtyre të dhënave, AKSHI i kërkoi me urgjencë AKEP-it, mbylljen e aksesimit të këtij portali nga brenda territorit shqiptar.

Sali Berisha e ka fituar betejën e tij me historinë! – Nga Ersi Nishani

Fletërrufeja e fundit, më shumë sesa një sulm personal ndaj Sali Berishës, është një përpjekje disi zhgënjyese për të përçarë dhe dobësuar opozitën dhe për rrjedhojë, demokracinë në Shqipëri.

Opozita shqiptare në 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjesimit.

Rikthimi i Sali Berishës në krye të saj është një shkëndijë shprese, jo vetëm për ne demokratët, por për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan të çlirohen nga kthetrat e regjimit banditesk të Edi Ramës.

Sot demokracia në Shqipëri është më e dobët se kurrë në këto 30 vite.

Sot partia-shtet ka kapur çdo institucion të varur e të pavarur, ka ndryshuar Kushtetutën me mandate të blera pa përfillur as edhe një çast vullnetin e popullit, ka ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe në bashkëpunim me krimin ka bërë çdo gjë për ta pamundësuar votën e lirë dhe rotacionin e pushtetit.

Winston Churchill, titani i politikës britanike dhe asaj botërore thoshte:

“Në fund, dedikimi më i madh ndaj demokracisë është njeriu i thjeshtë, pa pushtet, i cili niset drejt kutive të votimit me një laps në dorë e vendos një kryq në një cope letre – asnjë lloj thirrje apo retorike nuk do të ulë kurrë rëndësinë madhore të këtij akti.”

Prandaj dhe shqiptarët në ditën e votimit, nuk do të ketë fletërrufe që t’i ndalojë të ushtrojnë aktin primar të demokracisë dhe të shporrin regjimin banditesk të Edi Ramës!

*Ersi Nishani është djali i Presidentit të ndjerë Bujar Nishani


Send this to a friend