VOAL

VOAL

Po fotografonin afër uzinës së Poliçanit, Ministria e Mbrojtjes: Si u ndaluan 4 shtetas çekë

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.
Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.
Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.
Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.bw

Shërbimet Inteligjente të huaja, pjesë e hetimit për zbardhjen e sulmit në Gramsh

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me sulmin që ndodhi dje në uzinën e armëve në Gramsh.

Gazetari i ‘News24’ Igli Çelmeta, duke iu referuar burime pohoi se edhe shërbimet e huaja inteligjente, partnere të vendit tonë janë përfshirë në hetimin për ngjarjen në uzinën e Gramshit.

Mësohet se këto struktura po ofrojnë asistencën e tyre në ndihmesë të autoriteteve shqiptare për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një rrjet spiunazhi rus.

Kujtojmë se dje 2 rusë dhe një ukrainas iu afruan uzinës për të tentuar që të hynin brenda. Ndërkohë një prej tyre, Mikhail Zori hyri në ambientet e rrethimit, ndërsa pasi tentoi të largohej i hodhi spray paralizues dy ushtarëve, duke i lënë të plagosur.bw

VIDEO- Sulmuan me spray paralizues ushtarët në uzinën në Gramsh, ja momenti kur rusët tentojnë të largohen me ‘Chevrolet’

Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas sulmit në uzinën e armëve në Çekin të Gramshit, ku 3 rusë, që dyshohet se kanë qenë pjesë e një celule spiunazhi, tentojnë të largohen. Pamjet janë siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Në pamje shihet se mjeti ‘Chevrolet’ kthehet në rrugë me shpejtësi dhe tenton që t’i largohet policisë. Por pavarësisht përpjekjeve, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dje 25-vjeçari me inicialet A.T, janë arrestuar nga policia.

Atyre iu sekuestruan dhe sende të dyshimta, pasi mendohet se janë bllokuar pajisje që përdoren për spiunazh. Ndërkohë pas arrestimit 3 shtetasit e huaj, që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, thanë se kishin ardhur për turizëm.bw

Ja dëshmia e rusëve që sulmuan dy ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh

Zbardhet dëshmia e dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në bazën ushtarake në Gramsh.

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të unizës, territore të braktisura.

Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura. syri.net

Ja skema e sulmit në uzinën e armëve në Gramsh

Një ngjarje e rëndë e paprecedentë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në uzinën e armëve në Gramsh, ku dy rusë dhe një ukrainas tentuan që të hynin brenda godinës, ndërsa pasi u kapën nga ushtarët, sulmuan këta të fundit me lëndë kimike.

Këta shtetas rusë, që pretendonin se ishin turistë kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.

Ndërkohë, një prej tyre, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, qëndronte në makinën e tyre, ndërsa Mikhail Zorin dhe një tjetër u futën në ambientet e uzinës, ku një prej tyre ishte veshur me rroba të zeza ushtarake.

Siç u raportua përgjatë mbrëmjes së djeshme, ushtarët që u plagosën gjatë sulmit me spray neuroparalizues, janë Aldo Bici dhe Ardian Caka.

Këta të fundit pasi morën ndihmën mjekësore në Gramsh, u nisën me urgjencë drejt spitalit në kryeqytet.

Fatmirësisht ata paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Tashmë në prangat e policisë janë ndaluar 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva dhe 24-vjeçarin Mikhail Zorin, dhe personi tjetër, emri i të cilit nuk dihet.

Sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, banorë të zonës ku ndodhet edhe uzina e armëve, thanë se tre personat mbanin harta dhe aparate fotografike me vete, ndërsa thuhet se kishin 3 ditë që i vinin vërdallë kësaj godine duke e studiuar e duke bërë foto.

Ndërkohë të afërmit e ushtarakëve të lënduar se dy rojet e uzinës ushtarake kanë bërë referim edhe dy ditë më parë në instancat përkatëse pasi kishin konstatuar nga larg shtetasit rusë.

Po ashtu, policia gjatë kontrollit të këtyre dy shtetasve të ndaluar, në një prej çantave u gjet mikroçipe, dhe pajisje të tjera spiunazhi.

Duke iu referuar burimeve zyrtare tre personat në fjalë kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht gjendja e ushtarëve të plagosur është stabël.

Ngjarja në fjalë solli reagimin edhe të shumë institucioneve të tjera, madje edhe politikës, ku nuk munguan akuzat e ndërsjellta.

“Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. Ende nuk është e qartë se kur ky automjet është futur në territorin e Shqipërisë, apo se kush është pronari i saj. syri.net

Emrat e rusëve që sulmuan ushtarët shqiptarë dhe tentuan të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 23 vjeç janë dy rusët e arrestuar nga policia pasi sulmuan dy ushtarët shqiptarë dhe tentuan të hyjnë me forcë në uzinën e armëve në Gramsh. Ende nuk dihet identiteti i ukrainases që ishte së bashku me ta.

Ushtarët shqiptarë, Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek tre personat të cilët kanë tentuar të hyjnë në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprajt dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë. Rusëve u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës.

Më shumë se dy orë pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se gjendja e ushtarëve është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. syri.net

Sulmi rus ndaj ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh, Grenell: Mos e kruani me ushtrinë shqiptare

Ish-emisari i SHBA në Kosovë, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes së ditës së shtunë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku u sulmuan nga tre rusë dy ushtarë shqiptarë. Përmes një reagimi në Twitter Grenell shkruan: “Mos e kruani me ushtrinë shqiptare”.

 

Çfarë ndodhi në Uzinën e Gramshit?

Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij.

Në këtë moment personi ka sulmuar duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit po koordinojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Këlliçi: Uzina e armëve në Gramsh pa drita, ushtarët përdorin celularin për ndriçim

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar se uzina e armëve në Gramsh e cila u sulmua nga tre agjentë rusë, ishte lënë në errësirë. 

Përmes një statusi në Facebook, Këlliçi thotë se OSHEE i kishte prerë dritat repartit për shkak të detyrimeve të pa shlyera.

Sipas tij, ushtarët në shërbim përdorin dritat e celularëve si ndriçim dhe për të shquar lëvizjet në errësirë.

Gjithashtu, Këlliçi thotë se punonjësit e uzinës kanë 1 vit pa marrë pagat.

Postimi
Ujku mjegull do
Uzina e Armëve në fshatin Çekin në Gramsh është objekt i sigurisë së veçantë, në mbikëqyrje nga Forcat e Armatosura.
Është lënë në errësirë. OSHEE i ka prerë energjinë elektrike, pasi kjo e fundit nuk ka shlyer detyrimet.
Ushtarët gjatë shërbimit në vendroje përdornin dritën e celularit për të shquar lëvizjet në terr.
Punonjësit e uzinës kanë më shumë se 1 vit pa rroga.
Kush synonte të përfitonte nga errësira?
President Begaj ka qenë Shef i Shtabit të FA deri disa javë më parë. A kishte dijeni se ky objekt i rëndësisë së veçantë lihej në terr?
E ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në mbledhje?
Siguria zero!
Uroj që ushtarët Bici dhe Xhaka ta marrin veten shpejt dhe shpresoj të mos kenë dëmtime të parikuperueshme! syri.net

I nxori nga valët ku po mbyteshin pastaj u alivanos vetë – shpëtimtari i dy kosovarëve është më mirë

Familja e Robert Neçajt, vrojtuesit të plazhit që shpëtoi dy kosovarë nga mbytja në Shëngjin, ka dalë me një postim ku njofton për gjendjen e tij.

Dje u raportua se ai po ka probleme me frymëmarrjen, por sot familja thotë se gjendja e tij është përmirësuar, raporton Express.

“Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!”, thuhet në njoftim.

Aty tregohet në detaje se si ai i shpëtoi dy të miturit nga Kosova. Sipas familjes, ai pasi kishte nxjerrë dy kosovarët në breg, ishte alivanosur vetë.

“Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar,ndonëse e parashikonte rrezikun. Por ” i mbyturi të mbyt”. I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit. Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë. Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg. Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!”, thuhet në njoftimin e familjes./Express

Postimi i plotë:

Për të gjithë Ju,njerëzit e mi të dashur pjestarë të kësaj faqeje,

FALENDERIME PA FUND!

Pardje familja jonë u gjend përpara një momenti të papritur dhe shumë të vështirë.

Ju falenderojmë shumë për mesazhet tuaja, me të cilat na forcuat për ta përballuar këtë tronditje!Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë,Robertit,në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore!

Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme.

Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve,vëlla e motër adoleshentë.

Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës.

Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti  nuk ka qënë  vrojtues në atë zonë.

Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv /President  i Federatës së Vrojtuese të plazhit  për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin.

Dy adoleshentë  kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë,në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun.

Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet.

Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira!

Ata  fillojnë të kërkojnë ndihmë.

Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë,  aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.

Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i  ndihmuar,ndonëse e parashikonte rrezikun.

Por ” i mbyturi të mbyt”.

I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit .

Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë.

Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg.

Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!

Faleminderit me përultësi  të gjithëve!

Familja.

18.08.2022

Jahte në radhë në molin e Sarandës, paradoksi: Mjetet e luksit e blejnë naftën tri herë më lirë se qytetarët

Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..:

Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me  qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!/ dita

Përjashtim nga Kuvendi?! Kreu i PD: Nëse do të bëjnë një ligj anti-Berishë, le ta provojnë!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh qartë sot se nëse Grupit Parlamentar i PS-së synon të bëjë një ligj që të mos lejojë praninë e tij në Parlament, një ligj anti-Berishë siç e quajti, kjo do ta nxiste edhe më shumë vrullin dhe hovin e kësaj opozite.

Pyetja që iu drejtua z. Berisha dhe përgjigja ishte si në vijim:

Z. Berisha, ju thatë se ligji që socialistët pretendojnë ta kalojnë në Kuvend në shtator për dekriminalizimit, në fakt ishte projekt për të lënë Metën jashtë Kuvendit, pasi një nga pikat ishte të linin jashtë Kuvendit personat që kishin lidhje me ish-Sigurimin. Por një pjesë tjetër e këtij projektligji është të mos lejohen të kandidojnë dhe të mbajnë poste të rëndësishme, personat e shpallur non grata nga SHBA apo shtetet e BE. Si do të veproni në rast se ky projektligj do të kalojë në Kuvend?

Berisha: Në një tekst që kam parë unë kjo nuk ekziston, por nëse dëshirojnë i ftoj ta bëjnë. Nuk kam asnjë lloj…Ka standarte europiane të qarta, ka rezoluta Parlamenti Europian për të gjitha këto. Në qoftë se do të bëjnë një ligj anti-Berishë, ta provojnë! I siguroj se vrulli dhe hovi vetëm do të rritet. Në ligj, që të jemi saktë, në draftin e tyre që ma kanë sjellë bashkëpunëtorët e mi, ata kanë “Lustracionin”.

syri.net

“O të degjeneruar, shkollën e keni marrë nga profesorët Don Zhuanë”- Fyeu gazetarët, AMT nis hetimin administrativ për policen ‘ekstravagante’ Anisa Kostani

Pas një ‘shpërthimi’ në rrjetet sociale ku shfaqej e indinjuar për gazetarët e kronikës sa i takon ngjarjes kriminale që ndodhi në Elbasan tre ditë më parë, duke i akuzuar ata për shtrembërim të së vërtetës, ka nisur hetimi për policen ‘ekstravagante’ Anisa Kostani. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kjo e fundit përmes një shkrese drejtuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kërkoi informacion nëse është marrë masë ndaj polices Kostani, e cila përdori një gjuhë fyese për gazetarët, ku i cilësonte ‘të degjeneruar’.

Në përgjigjen e saj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmoi për gazetaren Lala se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ për këtë specialiste të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala pasi vuri në dijeni AMP-në, dhe Policinë e Shtetit për rastin në fjalë, i kërkoi kësaj të fundit informacione në lidhje me gradën që disponon Kostani dhe se mbi çfarë kriteresh u bë transferimi i saj nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, drejt asaj të Elbasanit. Ndër pyetjet e tjera që iu drejtua policisë ishte dhe fakti se çfarë detyre konkrete ushtron Kostani në policinë e Elbasanit dhe a ka pasur një hetim sa i përket kodit të etikës që ka shkelur, duke ekspozuar luksin e shfrenuar në rrjetet sociale, apo dhe fotot provokuese.

Kujtojmë se punonjësja e policisë Anisa Kostani u bë e njohur në rrjetet sociale pasi mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër.

Më poshtë reagimi i djeshëm ndaj gazetarëve.bw

‘Babëzia qeveritare dhe bashkiake’- Njoftohet protestë masive ‘Kundër Vjedhjes së Pronës’ në Tiranë

Grupi Për Mbrojtjen e Pronës nga Korrupsioni Qeveritar ka njoftuar në​ Facebook një protestë masive ‘Kundër Vjedhjes së Pronës’ në Tiranë në datë 24 gusht ora 19:00. 

Postimi i plotë: 

PROTESTE MASIVE KUNDER VJEDHJES SE PRONES

ME DATE 24 GUSHT, ORA 19:00 ftojme te gjithe banoret e #Laprakes #Unazes #5Majit #Lanes #Paskuqanit #Babrruse #Kodres_se_Priftit #Shkozes dhe #Kombinatit qe te na bashkohen ne protesten per mbrojtjen e se ardhmes, per ruajtjen e prones nga #Babezia qeveritare dhe #bashkiake, ta ndalojme shtetasin dhe kriminelin Erion Veliaj qe te na e marre pronat tona e te ndertoje kullat e tij me parate e krimit e korrupsionit

Prona mbrohet me çdo kusht
Ftoj cdo qytetar te ndershem dhe qe e di vleren e nje shtepie te na bashkohet ne protesten tone paqsore para #bashkise_tirane

#Neser_eshte_Rradha_Jote
MASSIVE PROTESTS AGAINST THEFT OF PROPERTY ON AUGUST 24, 19:00 ëe invite all residents of #Laprake #Unaza #5May #Lana #Paskuqanit #Babruse #Kodres_se_Prift #Shkoza and #Kombinat to join us in the protest for the protection of the future, for the protection of property from #Babezia q everitarian and #municipal, let’s stop the citizen and the criminal @[100044555284276:2048:Erion Veliaj] to stop us take our property and build his toëers ëith corruption crime money Property is protected at all costs I invite every honest citizen ëho knoës the value of a house to join us in our peaceful protest in front of #tirana_municipality #Neser_eshte_Rradha_Jote

Atentatet në vend, Meta: Policia mbledh vetëm gëzhoja, e mpirë për shkak të lidhjeve të politikës me krimin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po zhvillon një takim me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë të partisë në Elbasan. Meta ka bërë një bilanc të krimeve dhe atentateve në vend në 8 muajt e fundit. Ai theksoi se policia jo se është e paaftë por se nuk funksionon për shkak të lidhjeve të politikës me krimin.

“Një qytet i njohur për qytetarinë është kthyer në qytet të demonstrimit të forcës dhunës dhe viktimave pafund. Kjo është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e kryeministrit si nxitës, të grupeve të të fortëve dhe nënshtrimit të shtetit.

Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri. Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së politikës me krimin.

Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë.”-tha Meta.

syri.net

Boçi nxjerr VIDEO-n: Rama, njeriu që ka sponsorizuar, mbështetur dhe bashkëpunuar me krimin

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka reagaur për ngjarjet e fundit kriminale në vend duke shënuar 4 viktima në 24 orë, duke bërë përgjegjës direkt kryeministrin Edi Rama. 

Sipas Boçit, është e njohur botërisht që njeriu që ka sponsorizuar, mbështetur dhe bashkëpunuar më ngushtësisht me krimin dhe përfaqësues të botës së krimit në dekadën e fundit në Shqipëri, është Edi Rama.

Postimi i plotë: 

Është e njohur botërisht që njeriu që ka sponsorizuar, mbështetur dhe bashkëpunuar më ngushtësisht me krimin dhe përfaqësues të botës së krimit në dekadën e fundit në Shqipëri, është Edi Rama.

❗Njeriu që mbushi parlamentin dhe administratën me kriminelë, njeriu që vazhdon e tjetërson vullnetin e shqiptarëve në zgjedhje me kriminelë dhe që së fundmi kërkon të legalizojë paratë e krimit përmes “amnistisë fiskale”, u zotua një muaj më parë se Elbasani, falë punës së Qeverisë e policisë së tij, do të gjejë qetësi nga ngjarjet kriminale!

❗️”Policimi në komunitet” i ka dhënë rezultatet, tha paturpësisht vetë Rama. Por në mes të Elbasanit të rinjtë zbrazin armën ndaj njëri-tjetrit në sy të efektivëve të Policisë e në autostradën e turizmit të Vlorës perlë, kallshnikovët mbajnë ison e rradhës, duke i marrë jetën dy personave.

❗Nuk ka ditë që Shqipëria të mos prodhojë vdekje dhe vrasje, që më shumë se fraza zhargon e komunikatave të policisë, se “vrasja ndodhi për një konflikt të çastit”, apo se “u bë për larje hesapesh”, është tregues i rënies së shtetit dhe sigurisë publike. 

Krimi përgjak Shqipërinë, në 8 muaj, 42 atentate dhe sulme me armë, 24 të ekzekutuar, 23 të plagosur

Përgatiti Elkier Bushkolaj

Ekzekutimet me pagesë të tipit mafioz, atentatet me tritol dhe shkëmbimi i zjarrit në zona të banuara kanë qenë kryefjalë e zhvillimeve të aktualitetit përgjatë këtyre 8 muajve të 2022, ku janë regjistruar 42 atentate dhe sulme me armë me një bilanc tragjik prej 24 të vdekurish dhe 23 të plagosurish.

Ndër ngjarjet me të rënda janë vrasja e trefishtë në Fushë Krujë mesditën e 17 korrikut, ku u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklent Vata, ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë paraditen e 18 gushtit ku vranë Shpati Lena dhe  Hakim Xhezo, vrasja e efektivit të policisë Çaush Saliasi nga kolegu i tij brenda në Komisariat dhe ekzekutimi me tritol në Tiranë i 27 vjeçarit, Aleksandër Sadikaj mesditën e 11 qershorit.

Asnjë prej atentateve mafioze nuk është zbardhuar, nuk janë ndaluar as ekzekutorët as porositësit.

Shifrat tregojnë se Policia e Shtetit e ka humbur betejën me krimin por edhe besimin e qytetarëve teksa rezulton e infektuar nga krimi pasi në 6 muajt e parë të vitit 2022 në pranga kanë rënë 23 punonjës policie, ndërkohë 188 police janë nën hetim.

Shoqëria shqiptare duket e dorëzuar përballë pasojave të krimit, diplomatët e huaj në vendin tonë kanë zgjedhur heshtjen ndërkohë media mbetet i vetmi oaz ku ky fenomen denoncohet.

SKEDA E NGJARJEVE TË RËNDA KRIMINALE PËR PERIUDHËN JANAR –GUSHT 2022

Sagën e  ngjarjeve kriminale për vitin 2022 do ta hapte atentati me armë zjarri ndaj 34 vjeçarit Kastriot Piroli, në Shkodër, mbrëmjen e 4 janarit. Piroli mbeti i plagosur rëndë, teksa dyshimet lidhen me një vrasje të kryer në Mal të zi nga Piroli. Autorët nuk u identifikuan dhe hetimet vijojnë ende.

Në 5 Janar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë vritet Edmond Crroj dhe mbetën të plagosur edhe 4 të tjerë. Autorët hapën zjarr nga një automjet, teksa Crroj dhe shokët e tij po konsumonin kafe në një lokal. Ngjarja për pak u shndërrua në një masakër.

Po në datën  5 Janar 2022 në Vlorës do të plagosej me armë zjarri 36 vjeçari, Diego Hanaj. Në drejtim të tij u qëllua pesë herë, autorët u larguan më një Audi që u gjet i djegur në fshatin Trevllazër të Vlorës.

Gentian Bejtja dhe Klodjan Stafuka në 10 janar të 2022 do të mbeteshin të plagosur në një atentat mafioz në zonën  e Fushë Krujës.

Në 24 janar, kanuni do na kujtonte edhe njëherë se në verilindje do të zbatohej, teksa një 17 vjeçar do të vrasë për gjakmarrje Leke Lekëgjonajn, në Lezhë. Dy familjet mirditore Lekgjonaj dhe Përvathi  ishin prej 20 vitesh në Hasmëri.

Në datën 19 shkurt do të gjendej i vrarë në banesën e tij në Vlorë, Altin Alikaj. Shkak dyshohet pjesëmarrja e tij në veprimtari të paligjshme, ndërkohë ky krim është ende pa autor.

Në datën 5 mars Romeo Meçaj, 33 vjeç,  do të mbetej i plagosur rëndë në një atentat mafioz pranë stadiumit “Flamurtari” në Vlorë.

Autorët qëlluan nga një mjet në lëvizje, teksa 33 vjeçari i mbijetoi plagëve të marra.

Biznesmeni Aleksandër Deda i njohur në Lezhë si Leksi i Druve, në datën 8 mars do të binte pre e një atentati me armë zjarri. Autorët në pamundësi për t’ju afruar e kanë vendosur pistoletën në një dron, teksa Deda mbeti i plagosur. Biznesmeni Deda edhe me herët kishte rene pre e një atentati.

Në datën 9 mars në Shkodër do të plagosej shtetasi Admir Bajri, në zonën e  Dobraçit, autorët u larguan në drejtim të paditur.

Në Papër të Elbasanit mbrëmjen e 28 marsit do të binte pre e një atentati Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur. Ai u largua nga vendngjarja dhe shkoi në Fier, ku vendosi të telefononte policinë për të dorëzuar. Dumani vendosi të flasë para SPAK dhe të rrëfejë krimet që kanë tronditur vendin dekadën e fundit, ku hodhi dritë mbi ekzekutime mafioze në Elbasan, Durrës, Tiranë Shkodër e Belgjikë.

1 Prill 2022 – Administratori i Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni do të përfshihej në një far test afër komunës me shtetasin Altin Marku.  Simoni do mbetej i plagosur rëndë, ashtu si dhe Altin Marku, por ata kanë vendosur të heshtin për motivet e përplasjes me armë.

4 Prill 2022 –  një ekzekutim mafioz do të trondiste Tiranën, kur ekzekutorët me pagesë kryen vrasjen e biznesmenit Iljaz Cali në autostratën Tiranë Durrës. Autorët u larguan pa lënë gjurmë, teksa Cali me herët kishte qenë i arrestuar për Kultivim Kanabisi. Konfliktet e biznesmenit të kromit janë pista ku po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

12 prill 2022 –  do të ekzekutohej në një atentat tipik mafioz në Shkodër Nazmi Bandula. Ky person ishte një emër i njohur për blutë e Shkodrës. Bandula ndodhej në një lokal afër banesës kur u qëllua me breshëri automatiku nga autorët që u larguan me një Benz.

16 Prill 2022 – Orlando Papleka, djali i një oficeri policie do binte pre e një sulmi me armë në Shijak. Fatmirësisht i shpëtoi plumbave.

19 Prill 2022 – në Shkodër do të plagosej shtetasi Edi Reçaj në zonën e Perashit në Shkodër. Mister mbetën rrethanat e kësaj ngjarje, teksa dyshimet janë se ai u plagos nga një i njohur i tij.

Në 22 prill në Lushnjë do të plagosej me armë zjarri shtetasi Kujtim Mema. Ai po qëndronte në lokal kur autorët hapën zjarr ndaj tij. Mema u dërgua në spital.

Po në datën 22 prill 2022 do të shënohej plagosje me armë zjarri në Kukës, ku mbetet i plagosur një person pas një konflikti për çështje pronësie.

Në 29 prill 2022 Junxhino Aliaj djali i kryeplakut të Kaninës do të përfshihej në një shkëmbim zjarri me një efektiv policie. Aliaj u shpreh se qëlloi për vetëmbrojte, teksa nga shkëmbimi i zjarrit u rrezikua jeta e qytetarëve në Lungomare të Vlorës.

Në 8 maj 2022 , krimi do shënonte viktimës e radhës në Tiranë, ku shtetasi Ilir Kapo vritet me thikë nga shtetasi Olgert Dhimitri. Vrasja ndodhi në një lokal në zonën pranë “Harry Fult”z në prani të shumë qytetarëve.

Në datën 17 maj i rij Blerim Preçi i sapo kthyer nga jashtë vendit do të binte pre e një atentati me armë zjarri në aksin Milot Lezhë. Autorët qëlluan nga një automjet në lëvizje, por Preçi dhe shoku i tij i shpëtuan breshërisë së plumbave.

Ardit Kërtusha, ish kandidat për Kryetar te Partisë Socialiste në Durrës, një zi fortë që denoncoi aferat ne kupolën e PS në Durrës u plagos me armë zjarri në zonën e Currilave mesditën e datës 16 maj.

Durrësi nuk do të gjente qetësi, pasi mbrëmjen e datës 18 maj në zonën e Sukthit do të vritej në një atentat mafioz pranë biznesit të tij shtetasi Arben Mërkuri. Krimi u krye nga ekzekutorë me pagesë, që mundën të largohen pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes. Mërkuri ishte shok i Landi Muharemit.

Kur krimi ndaloi vrasjet, u kujdes policia të mos prishte bilancin negativ, teksa mbrëmjen e 23 majit do të vritej në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë efektivi i Policisë Shtetit, Çaush Saliasi. Autor i vrasjes ishte kolegu i tij Ludjan Zaimi, teksa plumbat rrezikuan jo pak edhe efektivët e tjerë.

Po në datën 23 maj, efektivi i policisë Lutfi Gjyli do të plagoste me armë zjarri qytetarin Myrteza Lika në Tiranë. Lika përfundoi i plagosur tek Trauma, ndërhyrja e mjekëve i shpëtoi jetën.

Mëngjesin e 3 qershorit një atentat mafioz do të trondiste Shkodrën, ku i vdekur do të mbetej Naim Bajri dhe i plagosur shoku i tij Astrit Zeneli.  Bajri dhe Zeneli po konsumonin kafe në lokal në zonën e rusit, kur ndaj tyre u shkarkua breshëri automatiku. Bajrit vite me parë i kanë ekzekutuar edhe djalin e tij.

Në datën 6 qershor, shtetasi Blerim Selaci do të plagoste me armë zjarri shtetasin Lutfi Kupa në Krujë.

Sherri për pronat në bregdet do të rezultonte fatal për shtetasin Kledi Koka 43 vjeç nga Saranda, i cili në datën 7 qershor u vra me armë zjarri nga Jorgo Golemaj.

Në 8 qershor Marklen Haka, do binte pre e një atentati mafioz në Fushë Krujë. Autori qëlloi disa herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur rëndë. Haka u transportua tek Spitali i Traumës.

Mëngjesin e datës 11 qershor do të gjendet i vrarë me thikë në Fier Petraq Gjika. Autori e ka vrarë në vendin e punës, ndërsa mister mbeten motivet e këtij krimi.

Mesditën e 11 qershorit 2022 Tirana do të tronditet nga atentati me tritol ndaj 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Mjeti të cilit i ishin vendosur rreth 500 gram C4 shpërtheu në afërsi të TEG-ut. Sadikaj mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

14 Qershor 2022 shtetasi Pjerin Bushtulli do të binte pre e një atentati mafioz në Velipojë. Bushtulli do të qëllohej disa herë me armë zjarri, teksa përfundoi I plagosur në spital. Atentati dyshohet për gjakmarrje

15 Qershor 2022, 75 vjeçari Lulash Qepuri do të ekzekutohej në një atentat mafioz në ambientet e lokalit të tij në fshatin Stom Golem, të Shkodrës. Qepuri rezultoi me precedent të mëparshëm penale.

Në 16 qershor, gjendet në rezervuarin e Kolanecit trupi i pajete i 26 vjeçarit, Martin Çeço. Ai ishte vrarë duke e mbytur me litar nga shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj

17 Qershor 2022 shtetasi Arben Bekteshi ka rënë prej e një sulmi me armë zjarri në Elbasan, ku ndaj tij u qëllua 7 herë me pistoletë.

Bekteshi u shpëtoi plumbave, policia shpalli në kërkim Ermal Matishin.

17 Korrik 2022 në atë që cilësohet si masakra e Fushë Krujës, do të vritet Brilant Martinaj dhe shokët e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Ata u qëlluan nga ekzekutorë më pagesë në Urën e Fushë Krujës. Autorët dogjën automjetin në fshatrat  Fushë Krujës. Ngjarja i ngjasonte një akti terrorist.

22 Korrik 2022 në një atentat mafioz në Milot do të vritet i riu Kristian Preçi, ndërsa breshëria e plumbave do të linte të plagosur Ylli Ibrahimin. Këta personazhe më herët kanë rënë pre e atentateve mafioze në Milot.

9 Gusht 2022 Në Korçë vritet me thike Nesti Sotiri, nga Velo Hazisllari

10 Gusht 2022  në Krujë Klodjan Keqi ka vrarë fqinjin, e identifikuar si Luan Hushi, me kallashnikov

17 Gusht 2022 Madrit Ulqinaku 25 vjeç ka mbetur i vrarë në Elbasan. Ai u qellua pas një konflikti të çastit ne zonën pranë stadiumit Elbasan Arena. Sipas raportimeve, Ulqinaku nuk kishte një të shkuar kriminale.

17 Gusht 2022 Klodian Bakia do të vritet në Sarande pas sherrit për parkimin e një automjeti nga 24 vjeçari Kurbinas Xhenelo Tarja, i cili punonte si kamerier ne Sarandë.

18 Gusht në një atentat tipik mafioz në Vlorë do të vriten Shpati Lena dhe Eduart Xhezo, të dy persona me precedentë penale.

Atentati mafioz në Vlorë- Lidhja e viktimave me vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj

Shpati Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç janë dy personat që mbeten të vrarë këtë të enjte teksa po udhëtonin me makinë në aksin Fier-Vlorë.

Njëri prej viktimave Hakim Xhezo është vëllai i Eduart Xhezos i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë në gusht të vitit 2019, ku mbetën të plagosur edhe djali dhe një i afërm i viktimës.

Xhezo u arrestua në Durrës disa muaj pas ngjarjes, pasi pikas nga Policia teksa qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli.

I ndjekur nga Forcat Shqiponja dhe ato të Qarkullimit Rrugor, Xhezo u bllokua në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit.

Për ngjarjen e vitit 2019 ishte arrestuar edhe viktima tjetër Lena, por në mars të këtij viti, Gjykata e kishte lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. syri.net

BE parashikon kosto disa herë më të ulëta se koncesionet e qeverisë për autostradën Adriatiko-Joniane

Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare po shtyjnë fort përpjekjet për të ndërtuar autostradën Adriatiko – Joniane si e vetmja që e lidh Shqipërinë me rrjetin më të rëndësishëm të transportit europian (TEN-T).

Por kostot që secila palë raporton për 10 segmentet në pjesën shqiptare që nisin nga kufiri me Malin e Zi deri në Greqi, janë krejt të ndryshme.

Qeveria shqiptare muajt e fundit riaktivizoi koncesionin më partneritet privat për ndërtimin e 21 kilometrave nga Thumana në Kashar me vlerë 1.3 miliardë euro pa TVSH, ndërkohë që ka hapur garën për 60 kilometra të tjera që përfshijnë segmentin nga Miloti në Thumanë dhe nga Kashari në Lekaj.

Komuniteti Europian i Transportit publikoi së fundmi planin 5-vjeçar të punës për zgjerimin e rrjetit kryesor në Ballkanin Perëndimor, në të cilin evidentoi se gjitha autostrada Adriatiko- Joniane në pjesën shqiptare kushton 2.6 miliardë euro ne rreth 256 kilometrat e saj. Kosto për dy segmentet që qeveria shqiptare ka koncensionuar, Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj, sipas Bashkimit Europian kushtojnë 750 milionë euro (shih tabelën bëshkëngjitur).

Në pjesën shqiptarë autostrada që nis në kufirin më Malin e zi dhe përfundon në Greqi përbehet nga 10 segmente.

Sipas përllogaritjeve të BE që rrjedhin nga studimi i fisibilitetit dhe analiza kosto përfitim, seksioni i parë është Murriqan -Balldre kushton 295 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë me 2030.

Seksioni i dytë, Balldren -Milot kushton 147 milionë euro dhe parashikohet të përfundojë me 2028. Këtë pjesë qeveria shqiptare e dhënë me Koncesion PPP kundrejt kompanisë ANK me vlerë 256 milionë euro. Pavarësisht se koncesionari nuk ka arritur të përmbushë detyrimet e kontratës, ende nuk ka një vendim zyrtar për anulimin e kontratës.

Seksioni i 3-të Milot-Thumanë sipas Komunitetit të Transportit kushton 35 milionë euro dhe përfundon me 2028.

Seksioni 4 dhe 5, Kashar -Rrogozhinë kushton 730 milionë euro dhe përfundon më 2028.

Seksioni 6 dhe 7, Konjat-Fier Bypass kushton 169 milionë euro dhe përfundon në vitin 2030.

Seksioni 8 dhe 9A-2 nga Levani ne Poçem kushton 167 milionë euro dhe përfundon me 2040.

Seksioni 9B-2, Poçem-Memaliaj kushton 623 milionë euro dhe përfundon më 2040.

Seksioni 10, Memaliaj -Ura e Subashit kushton 271 milionë euro dhe përfundon në vitin 2035.

Seksioni 11, Ura Subashit-By pass i Gjirokastrës kushton 68 mln euro dhe përfundon me 2040.

Seksioni 13A Gjirokastër-Kakavijë kushton 144 milionë euro dhe përfundon më 2028.

Sipas listës së BE, autostrada me gjatësi 256 kilometra në territorin, shqiptar kushton 2,6 miliardë euro gjithsej, ndërsa Qeveria shqiptare nëpërmjet formës koncensionare ka kontraktuar ndërtimin e 20 kilometrave për 1.3 miliardë euro përfshirë mirëmbajtjen për 35 vite. Koncesioni do të financohet me fondet e kompanisë dhe jo nga buxheti i shtetit, por vlera e lartë tij ndikon në tarifat që do të paguajnë përdoruesit e saj në vitet në vijim./Monitor

“Ballkani i Hapur falimenton fermat tona”, Berisha në takim me fermerë

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi të zhvilluar sot me fermerët, për të folur për problematikat me të cilat haset bujqësia në vendin tonë, tha se qeveria mban qëndrim armiqësor ndaj bujqësisë në vend.

Ai u ndal edhe tek një nga pikat e Ballkanit të Hapur, hapja e doganës për eksportet bujqësore, teksa tha se do të falimentojë fermat shqiptare.

“Ky sektor është në rrudhje, në rënie, në rrokullisje. Është jashtë çdo dyshimi sektori më i papërfillur nga qeveria, por mospërfillja është njëra anë, ndëshkimi është ana tjetër dhe ky është një nga sektorët më kryesor të ekonomisë tonë, që jep mbi 20% të PBB, që punëson mbi 50% të forcës punëtore të grave dhe 35% të burrave në vend. Sektor që në vend se të zhvillohet, të fuqizohet, të mbështetet ka një rënie të madhe me pasoja shumë të rënda për vendin. Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në bujqësi nuk është një humbje financiare, por është një histori fitimi për të gjitha palët, është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh, më të garantuar, mëkëmbja e tij është një interes direkt jo vetëm i familjes por i shoqërisë në tërësi. Është në interes të mbarë shoqërisë sepse prodhimi, sepse eksporti janë faktorë jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve dhe bujqësisë. Mund t’ju duket i ashpër ky term, por jo nuk është, sepse nëse ai në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, ai sillet si ta si një pushtues, jo si institucion i ligjit, nuk respekton ligjin, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërperja e subvencioneve është njëra anë, por kjo vendos fermerët shqiptarë në kushte të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth, për të mos thënë me fermerët e BE. Taksimi i njëanshëm me TVSH përbën një ndëshkim tjetër madho për fermerët. Mungesa e stimulit për eksportet është një akt tjetër i papërgjegjshëm i kësaj qeverie.

Hapja e doganave në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë” u shpreh kreu i PD-së. gsh

Këshilli i Ambasadorëve: Stoltenberg, i qartë për këdo që provokon skenare destabilizuese për Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tha në një deklaratë se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg të NATO-s janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) përshëndet takimet e zhvilluara mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe Presidentin e Republikës së Serbisë z.Aleksander Vuçiç, duke i paraprirë takimit të BE – thuhej në deklaratë.

“KASH vëren se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

KASH u bën thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të ripërtërijnë angazhimin e tyre në kuadër të dialogut, dhe të punojnë me vendosmëri për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për stabilizimin e marrëdhënieve politike dhe njohjen reciproke në mes të dy shteteve, si premisa me e mirë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Europe.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh keqardhjen që marreveshjet e arritura deri tani ndërmjet dy vendeve nuk kanë gjetur zbatimin e premtuar, duke ushqyer rritjen e mosbesimit dhe të tensioneve përkundër qëllimit të këtij dialogu.

KASH thekson rëndësinë që ka rivitalizimi i dialogut që po zhvillohet me mbeshtetjen e BE dhe ShBA-ve, dhe veçanërisht angazhimi vullnetmirë i të dy paleve për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund agonise së pasigurisë dhe do të nxiste përparimin e të dy vendeve dhe gjithë rajonit drejt integrimit europian”, përfundon deklarata e KASH. syri.net

’30 milionë euro nga qeveria për inceneratorin e Fierit’- Baçi: Rama në dijeni, ka firmosur aferën korruptive!

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, deputeti i PD Luan Baçi ka zbuluar të tjera detaje nga denoncimi për inceneratorin e Fierit. 

Baçi ka theksuar se kjo është një aferë korruptive e cila ka nisur gjashtë vite më parë dhe se vetëm në datën 1 gusht buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Fierit 2 milionë euro dhe se nuk dihet se ku kanë vajtur.

Gjithashtu sipas Baçit, kryeministri Edi Rama është ai që ka firmosur me dorën e tij kontratën për inceneratorët pasi Ministria e Financave dhe ajo e Mjedisit nuk mund të tërheqin para nga buxheti i shtetit pa dijeninë e Kryeministrit.

Baçi: 5 pyetjet për SPAK për inceneratorët janë bërë pyetje retorike tashmë sepse i kanë përgjigjet brenda. Pyetjet që janë bërë e kanë përgjigjen brenda sepse paratë janë të vjedhura. Për sa i takon denoncimit të sotëm, në një nga pikat për 30 milionë euro që i janë kaluar inceneratorit të Fierit nuk ka një VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ajo që është më e keqja, rreth 12% e këtyre parave janë përdorur. 

Pas datës 1 gusht i kanë dërguar inceneratorit 2 milionë euro dhe nuk dihet ku kanë vajtur. Pastaj hap pas hapi që para 6 vitesh që ka filluar kjo histori, që në 2016 dhe në vazhdimësi, marrëdhëniet e qeverisë shqiptare dhe Ministria e Mjedisit që ka firmosur kontratën por në fakt nuk ka qënë ky digaster që ka pasur në dorë paratë por Ministria e Financave pra janë xhiruar nëpërmjet Ministisë së Financave dhe Ministrisë së Mjedisit dhe që të dalin nga buxheti i shtetit nga Ministria e Financave absolutisht ato dalin vetëm me firmën e Kryeministrit dhe dijeninë e Kryeministrit. Parë në këtë këndvështrim është direkt i përfshirë Kryeministri në këtë aferë korruptive, pavarësisht se mundohet të lajë duart duke thënë se Kryeministri thjesht hedh një firmë dhe firmos pa parë dokumentacionin. 

Masakra e Qafë Valmirit, Berisha: Dënoj krimin nga kryexhelatët Hoxha-Shehu dhe heshtjen e Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot masakrën e Qafë Valmirit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha thekson se vrasja e 14 burrave të pafajshëm ishte akt nga kryexhelatët Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, ndërsa shtoi se sot Rama hesht për krimet.

REAGIMI I BERISHES

Sot, 73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit!

Të dashur miq, më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial, ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje. Ata u dënuan pa asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil Klosi. Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në litar përpara qindra mirditorëve të grumbulluar me detyrim, për të qenë të pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë Mirditën.

Kështu si sot, 73 vite më parë u pushkatuan ose u varën martirët e demokracisë, pasardhës të familjeve më të mira të Mirditës:

1. Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.

2. Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.

3. Dodë Mark Biba-Kthellë e Epër, varet në litar

4. Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar

5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.

6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.

7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.

8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.

9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.

10. Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.

11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.

12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.

13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.

14. Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.

Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqëndrimit të regjimit.

Masakra e Qafë Valmirit është një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dyte Botërore, është një nga hakmarrjet më të verbra dhe më primitive, që kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së pamposhtur anti-komuniste të Mirditës. Duke u përulur me nderimin më të thellë para kujtimit të ndritur të martirëve mirditorë të Qafë Valmirit, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm nga akt-hakmarrja e egër, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër të kryexhelatëve të popullit shqiptar, Hoxha Shehu, por edhe heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tyre në pushtet.

‘Të përgatitemi’- Meta: Zgjedhjet parlamentare mund të jenë para atyre lokale

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka njoftur nga Vlora se zgjedhjet parlamentare mund të zhvillohen para vitit 2025, por edhe përpara atyre lokale në pranverën e ardhshme.  

Meta i ka kërkuar strukturave të Partisë së Lirisë, se ato duhet të bëhen gati sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla.

Meta: Zgjedhjet lokale janë afër, nuk i shtyjmë dot siç i shtymë ato që nuk u regjistrua as Luli, edhe pse mund të ndodhë të mbahen përpara ato të përgjithshmet. Duhet bërë që tani puna dhe oponenca për çështjet lokale sepse nuk ka asnjë përfaqësues opozitar në këshilla. syri.net

Bajram Begaj: Ballkani i Hapur është një iniciativë e mirëpritur

Presidenti Bajram Begaj e quajti Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët e për pasojë është e mirëpritur.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin.

Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë.

Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai.

Sa i takon deklaratës së Presidentes së Kosovës për Traktatin e Mbrojtjes, ai tha: Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin.

Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon.

(BalkanWeb)

Arsimi në rrezik- Berisha: Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak krahasuar me 9 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Berisha tha se numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona krahasuar me 9 vite më parë.

Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit.

Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre.

Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material.Më tej kreu i PD tha se është i papranueshëm zëvëndësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukimin, por militantizëm të një partie që publikisht është larguar nga rregullat e lirisë.”-tha Berisha.

syri.net

Meta përsërit thirrjen për administratën: Mos u përdorni si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje punonjësve të shtetit të mos përdoren e të mos firmosin akte të paligjshme.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shtuar se në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji.

“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre!
Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!”, shkroi Meta.bw

“Rama ik”, Meta nxjerr pamjet nga koncerti i Noizyt: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt (VIDEO)

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dëgjohet thirrja, “Rama Ik”.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare”, shprehet kreu i PL.

Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.bw

Balliu: Veliaj ka vjedhur 50 milionë € me taksën e arsimit! Inceneratorët s’i gjen dot as Interpoli, Tirana plot me plehra

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Balliu theksoi se opozita është në aksion të vërtetë në krah të shqiptarëve për të zgjidhur problemet e tyre. Balliu denoncoi në Syri Tv se Erion Veliaj ka vjedhur nga taksa e infrastrukturës arsimore 50 milionë euro për 7 vite.

Veliaj është i zënë duke vjedhur qytetarët. Prej 7 vitesh qytetarët e Tiranës paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore e cila në parim duhet të shërbente për ndërtimin e disa shkollave.

Janë mbledhur 50 mln euro nga kjo taksë në 7 vite, me 50 milionë euro mund të bëheshin të paktën 50 shkolla, të paktën, e marrim 1 mln euro një shkollë.

Llogarisni që 14 mln euro qytetarët i paguajnë koncesionarit të PPP-së që ka vendosur Veliaj në këtë taksim të shpikur prej tij.

S’kanë pse ta paguajnë, është detyrim i bashkisë t’i japë drejtim arsimit. E gjeti këtë taksë si një mjet për të vjedhur.”-tha Balliu.

Sa i përket aferës korruptive të inceneratorëve, Balliu tha se plehrat janë në mes të rrugës në lagjet e Tiranës pasi inceneratorët nuk i gjen dot as INTERPOLI.

“Nuk ekzistojnë. Veliaj që thotë do djegim plehrat, plehrat janë nëpër rrugë. Në njësinë 7 janë në mes të rrugës kryesore. Në çdo lagje, koshat janë të papastruar se s’kanë ku i çojnë, s’ka inceneratorë, ndërkohë qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët. Paguhet për shërbime që nuk jepen.”-tha Balliu.

Kandidatja për kreun e FRPD: Kjo qeveri po ia vjedh të ardhmen rinisë shqiptare!

Kandidatja për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, në garën që sapo është çelur nga selia blu, me një postim të gjatë në rrjetin social Facebook ka kritikuar qeverinë Rama për dhjetëra probleme madhore me të cilat ndeshet rinia në vend.

Që nga varfëria ekstreme që i detyron të rinjtë të emigrojnë, te papunësia, rrogat e ulëta dhe problemet e tjera sociale, Balliu nënvizon se faji nuk mund të mbetet jetim dhe pesha e përgjegjësisë i takon Kryeministrit dhe politikave të tij të mbrapshta.

“Dhe në fakt, Rinia Shqiptare, nuk ka asgjë më pak se të rinjtë evropianë, por politikat e mbrapshta të arrogantit të përhershëm të rrugëve të mbrapshta të kryeqytetit, që mban padrejtësisht zyrën kryeministrore, po e detyrojnë atë të braktisin vendin e vet, familjet dhe jetën ndër anët tona, në shumicën e rasteve, pa kthim”, shprehet Balliu.

Postimi i plotë:

Mjerimi është ulur këmbëkryq në Shqipërinë tonë, në vendin tonë, në tokën tonë.

Përditë shoh qartë e më qartë dhe vuaj thellë e më thellë.

Gjendja e bashkmoshatarëve të mi, e ardhmja e këtij vendi, është dhe do të jetë e pasigurtë, e paqartë dhe e pashpresë, në qoftë se tatëpjeta nuk ndalet, dhuna nuk zhduket nga rrugët shqiptare, kontrasti midis një pakice fëmijësh, produkt i “mirëqënies” korruptive të prindërve oligarkë, shërbenjësve të tyre qeveritarë dhe masës në kërkim të përditshëm të mbijetesës dhe një jetë më të mirë, nuk fshihet nga shfaqja e gjithanshme dhe e përditshme publike.

Rinia kërkon një Shqipëri më të drejtë, të ndërtuar mbi punën e ndershme, progresin mbi dijen, shkollën solide që i përgatit për t’u përballur me sfidat universitare dhe kualifikuese kudo në botë. Dhe këto kushte asaj i janë mohuar në Shqipëri, shumë herët, që kur janë në bankat e shkollës 9 vjeçare.

Rinisë Shqiptare i kanë vjedhur shpresën, i kanë vjedhur ëndrrat dhe po e detyrojnë të largohet. Rinia shqiptare merr rrugët e emigrimit për të gjetur derën e hapur gjetkë, drejt askundit. Ajo kërkon të gjejë hapur atë derë që këtu iu përplas para syve në Bllokun e Ri të Tiranës, në Qiellgërvishësit e rinj të Veliajt dhe financuesve të tij të zonave off shore. Të gjithë këto janë produkte të një qeverie të oligarkisë dhe për oligarkinë, kundër qytetarëve dhe rinisë, që në vend të punësimit, u kanë hapur rrugën drejt punëve ilegale në vend.

Ajo po e kërkon këtë derë të shpresës jashtë Shqipërisë, shpesh herë nëpër kalime të rrezikshme ngushticash në Detin e Veriut. Jemi aty ku e lamë në vitin 1997, me ndryshmin se nga Kanali i Otrantos tani kemi dalë në La Manche, duke u kthyer, nga një problem i Europës Mesdhetare në një dramë për Europën mbarë.

Ikja nga Atdheu: është një mënyrë kjo për të shpëtuar nga mizerja, por edhe një guxim për t’ju shmangur alternativës së vetme dhe të “sigurtë”, që i ka krijuar në vend papërgjegjshmëria e Edi Ramës: rreshtim në rradhët e organizatave të strukturuara militare të “Albania Safe Haven of Organized Crime”.

Dhe në fakt, Rinia Shqiptare, nuk ka asgjë më pak se të rinjtë europianë, por politikat e mbrapshta të arrogantit të përherëshëm të rrugëve të mbrapshta të kryqytetit, që mban padrejtësisht zyrën kryeministrore, po e detyrojnë atë të braktisin vendin e vet, familjet dhe jetën ndër anët tona, në shumicën e rasteve, pa kthim.

Brenda një 10 vjeçari veçanërisht në vendin tonë u sajua një rini e ambalazhuar, e parapërcaktuar dhe vulosur, gati për emigracion. Asnjë vend nuk mbijeton dot kështu duke larguar të ardhmen e vet. Si mund të pranojnë shqiptarët politikat e nxitura nga Oligarkët për zhbimjen e shqiptarëve dhe sjelljen e krahëve të punës së lirë nga Lindja e Largët në Vendin e Arbënve?!

Ne kemi një Detyrë Supreme ndaj Atdheut, paraardhësve tanë të Desidencës, ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi: që të punojë dhe të përdorin çdo mjet në dispozicion tonë për të parandaluar Vdekjen e Trishtë të Shqipërisë prej Shpopullimit Total të Orkestruar nga Qeveria e Oligarkisë dhe Heshtja e Opozitës Legale Mosvepruese në Parlament dhe jashtë tij.

Ne jemi e ardhmja e Shqipërisë. Ne duhet të jemi shpresa e Shqipërisë. Ne duhet ti tregojmë rinisë dhe të rinjve që Ky Atdhe Jeton ende, që Shqipëria Nuk Ka Mbaruar , dhe që Shqipëria do të Vazhdojë të Marshojë në Histori si Vend Europian dhe Pro Perëndimor dhe të rikthehet e bëhet Toka që Shëndrin e Arbnisë Heroike.

Kjo është Shqipëria që ne dëshirojmë dhe e ëndërrojmë. Pikërisht për këtë Shqipëri, vatër e dijes, punës dhe prosperitetit në paqe dhe progres të ligjshëm të rinisë, në një shtet të të gjithëve, demokratik, laik dhe europian, ne duhet të luftojmë, jo thjesht të protestojmë dhe të ngrejmë zërin, por ta programojmë njëmendësisht, me sistem korrektiv dhe përmbysje të plotë të rrugës së mbrapshtë që Klasa Politike e Punëve jo të Dobishme, që kulmon me qeverinë aktuale, ka ndërtuar deri më tani.

Shqipëria është e Jona, e Shqiptarëve të Lirë që nuk ndiqen nga pas për t’u nxjerrë jashtë saj!

Për të mbërritur këtu, Regjistrat Politikë duhet të ndryshojnë rrënjësisht. Dhe ky ndryshim për të Djathtën nuk fillon tek partia e Edi Ramës, por tek PD, si parti që jep Shpresë dhe nuk prodhon ngatërresa.

FRPD duhet ta inicojë me të vërtetë këtë ndryshim, jo me vijimësinë e politikave të vjetra zvarritëse dhe të pangjyrë të organizatës tonë, as me riciklimin e njerëzve që i ndoqën ata nga pas, por me një rifillim të ri, serioz dhe të kualifikuar, të denjë për Shqipërinë e vitit 2022, kandidat për BE.

Denoncimi- Policia çon Nuredin Dumanin për pushime në Golem

Një qytetar ka denoncuar se, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është parë në plazhin e Golemit, gjatë mesnatës së djeshme.

Në denoncimin e tij në faqen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, qytetari jep me detaje edhe për veshjen e Dumanit dhe faktin se ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.

E pashe me syte e mi bashke me bashkeshorten ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara. syri.net

Pronarët himarjotë në Porto Palermo në protestë, zbulojnë marrëveshjen e fshehtë të Ramës

Pronarë të shumtë himarjotë të zonës së Porto Palermos, drejtues të organizatave të bregut si dhe përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, përkatësisht kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ai i OMONIA-s Fredi Beleri kanë zhvilluar mbrëmë një miting proteste kundër vendimit të fundit të qeverisë.

Sipas këtij vendimi qeveria Rama e shpall zonën nga Gjiri i Llamanit në hyrje të Qeparoit zonë të mbrojtur natyrore, me pretendimin e mbrojtjes së asetit natyror të kësaj zone. Mirëpo, sipas oratorëve të protestës së mbrëmshme, pas këtij vendimi fshihet një marrëveshje e fshehtë perspektive me oligarkët të cilët po gllabërojnë me të gjitha format tokat e himarjotëve.

Në miting pronarë të tokave në Porto Palermo refuzuan kategorikisht vendimin e qeverisë. U shprehën se kanë nisur ankimimet e tyre në shumicën e ambasadave të huaja në vend dhe në gjykatë. Sipas krerëve të minoritetit grek për këtë vendim ka pasur menjëherë ankesë edhe nga autoritetet e Greqisë, ndërkohë që sipas Dules dhe Belerit çështja do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

Oratorët folën në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, ndërkohë që të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë.

Prej disa vitesh në Himarë kanë munguar reagimet masive publike të artikuluara në dy gjuhë, përjashto ato të organizuara nga filogrekët dhe OMONIa në mjedise të mbyllura. Ky aktivitet duket se rikthen protagonizmin grek në Himarë, duke përdorur si kazus çështjen e mprehtë të pronave dhe problematikat me pronarët dhe ku sipas protestuesve kjo bëhet shkak i vendimeve arbitrare të qeverisë nën pretekstin zhvillues dhe marrëveshjeve të saj me kategoritë e të pasurve ose siç njihen ndryshe të fortëve të bizneseve të mëdha.

Drejtuesit e protestës janë shprehur se ky është vetëm fillimi i reagimeve që do të jenë ndërkombëtarisht për këtë çështje. Në një intervistë Vangjel Dule është shprehur se në një kohë që njerëzit duhet të jenë me pushime janë të detyruar të protestojnë.

Sipas Dules, në Himarë është duke ju marrë prona banorëve të ligjshëm që t’ju jepet oligarkëve dhe biznesmenëve të oborrit të kryeministrit. Ai shton se kjo zonë po grabitet në mënyrë sistematike duke mos patur asnjë precedent tjetër në asnjë vend të botës si po vidhet prona këtu. Dule është shprehur se me këto që po ndodhin, Shqipëria nuk e meriton një status në BE.

Sipas Dules duhet të respektuar e drejta e pronës dhe banorët duhet të vendosin për pronat e tyre. Ai ka deklaruar se të drejtat e komunitetit lokal janë nëpërkëmbur për të rrëmbyer pronën banorëve .Kjo situatë do të përshkruhet nga të gjithë kudo, sepse nuk nderon askënd.bw

Adriana Kalaja: SPAK të marrë nën hetim Arben Ahmetajn. Firmosi 14 VKM pasi ishte shkarkuar!

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një lidhje me Skype për ‘Edicionin e Pasdites’ me gazetaren Megi Fagu në Syri Tv, i bën thirrje SPAK të marrë nën hetim Arben Ahmetajn. 

Kalaja u shpreh se ish-zv/kryeministri ka firmosur 14 VKM pasi ishte shkarkuar nga detyra.

Sipas saj, VKM-të e firmosura nga Ahmetaj mbajnë datën 27 korrik, ndërkohë që urdhri për shkarkimin e tij mban datën 24 korrik.

Gjithashtu, avokatja e njohur kërkon nga SPAK që të hetojë VKM-të nga 2013-a e këtej, të publikuara në Fletoren Zyrtare, pasi rezulton se nuk janë zhvilluar mbledhjet qeverisë për t’i marrë këto vendime.

Adriana Kalaja: Më 24 korrik është shkarkuar Ahmetaj, urdhër që është dekretuar nga presidenti në datën 25 korrik. Në Fletoren Zyrtare, është bërë në modë, periudha e pikut të verës shoqërohet me një numër të jashtëzakonshme të VKM. Ne jemi dëshmitarë që këto mbledhje nuk bëhen fare, dhe këtu nis problemi me këto VKM, me pasoja të dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Janë 14 VKM që janë firmosur nga ish-zv/kryeministri Ahmetaj në 27 korrik, tre ditë pasi ishte shkarkuar. Të 14 VKM, përpos faktit që janë nul, sepse ish-zv/kryeministri nuk ka pautr një tagër për të ushtruar funksiononin, por është edhe vepër penale sepse i është ndëprerë funksioni publik. I kam bërë thirrje SPAK në emër të PD, por vetë SPAK në formë kryesisht duhet të nisë hetimet. Jo vetëm për këto 14 VKM, por edhe për VKM-të e tjera që kanë efekt të jashtëzakoshëm në jetën e qytetarëve. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave nuk bëhen. Nëse SPAK do të ketë vbullnetin e duhur, do të rezultojnë një numër shnumë i madh i VKM ngha 2013 e këtej, ku vetë ministrat ose zv/kryeministrat do të deklarojnë se nuk kanë patur dijeni, ose i kanë firmosur siç deklaroi kryeministri te komisioni i inceneratorëve.

“Nëse presim si dikur të vdiste Enveri…”, Lubonja: Kur do populli të rrëzon, Rama ka hyrë në fazën “Putin”

Në rubrikën “Opinion” në News24, analisti Fatos Lubonja, foli në lidhje me reagimin e popullit dhe mbingopjen nga skandalet e kësaj qeverie.

Ai u shpreh se nëse e ndjen populli të rrëzon me protesta, dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me diktaturën.

Lubonja shtoi se Rama ka hyrë tashmë në një fazë “Putinike”, ndërsa shtoi se ligji për lustracionin po bëhet me qëllim nxjerrjen nga sistemi të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Ligji për lustracionin po bëhet për të përjashtuar Berishën e Metën nga sistemi. Ky është skandal. E ka thënë edhe Berisha që ligji që bënë atëherë përjashtonte lustracionin, që ka të bërë me mohimin e disa të drejte themelore të njeriut.

Është problem. Ligji ka qenë që thjeshtë informon ti si institucion. Ka një vendim të Kushtetueses që e kanë aprovuar vetë këta sepse Berisha e donte me lustracion. Vetë ligji ka pasur një afat.

Nëse Rama e bën një ligj të tillë, është pyetja sa do të durojë ky popull. Rama bëri atë të koalicioneve, sepse do ta bëjë me forcën e kartonit, me çfarë do ta kundërshtojmë ne? Do të shkohet në Gjykatë Kushtetuese, ka disa mekanizma, por pasi të ezaurohen, si mund të shpëtojmë nga kjo bandë.

Në kohën e Enverit thonim kur do të vdesë Enveri pastaj erdhi Ramizi. Nëse presim prap të njejtën gjë do të vijë një shok tjetër.

Nëse e ndjen populli të rrëzon. populli më shumë ngrihet për kuletën se për liri e demokraci. 1996 u vodhën votat, dolën 5 veta u rrahën nga Berisha e s’ndodhi asgjë. Kur u bënë firmat piramidale dolën vetë populli ne vetëm e ndoqëm, madje edhe e frenuam ndonjëherë. Në këto 100 vite kemi edukuar skllevër bij skllevërish, ç’të presim më?

Protestat përmbysin një qeveri, megjithatë një përmbysje me dhunë nuk është pozitive. Demokracia do ndërrim pushteti me zgjedhje. Dallimi i vendit tonë autoritar me vendet demokratike pas 8 vitesh maksimumi një qeveri sado mirë të ketë qeverisur humbet pikë dhe largohet. Rama ka hyrë në fazën Putin se sa më shumë që rrinë në pushtet aq më shumë vota merr. Në mandatin e Parë i duhej Meta, në të dytin donte tepsinë, ndërsa tani është më keq. Kaq mirë paska qeverisur ky?”, u shpreh Lubonja.bw

Ndryshimi i afateve, Rruga e Arbrit do jetë gati plotësisht vetëm në shtator 2023

Më 2 gusht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për rrugën e Arbrit – një projekt koncesionar që pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro].

E parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, kontrata e rrugës së Arbrit pritet tashmë të përfundojë në shtator të vitit 2023.

Sipas Ballukut, shkak i shtyrjes së afatit ishin bërë problemet gjeologjike.

“Mbetet për t’u dorëzuar tuneli i Murrizit, i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe përsa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të shikohet i gjithë projekti…,” deklaroi  Balluku në një aktivitet publik.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ndryshimi teknik i projekt-zbatimit për tunelin e Murrizit u miratua më 20 tetor 2020, pas rekomandimit të supervizorit të rrugës.

“Me miratimin e projekt- zbatimit të ndryshuar është miratuar dhe shtesa e afatit” – tha Ministria, ndërsa theksoi se vendimi është marrë bazuar në vlerësimet e një inxhinieri të pavarur, Institutit të Ndërtimit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.dita

Arrestohet në Berat, zbulohet se ku ishte fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Murriqani

Mbrëmë në Berat është vënë në pranga ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga SPAK me 8 vite burg në mungesë. Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me grupin e Habilajve.

Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017. Ish-drejtori i Postës në Dhërmi, Sokol Bode ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Asokohe Prokuroria e Posaçme, përveç Sokol Bodes ka lëshuar edhe urdhër-arrestet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që rëndron mbi këta ish/zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të “canabis sattivës” në këtë qark.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë e Posaçme për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit kriminal Habilaj me Policinë edhe disa përgjime telefonike, ku mes përgjimeve është edhe biseda e Florian Habilajt me ish-shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode e regjistraur në dt.15 Tetor 2017, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë.

Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit që u arrestua gjatë operacionit të Babicës me motrën e tij e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim Boden dhe ka kryer ndër vite disa operacione për kapjen e tij, ku janë dekonspiruar nga kolegët. Sokol Bode në një nga rastet kur ishte njoftuar për aksionin e policisë për kapjen e tij, ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit.

Mësohet se ai kishte shkuar në Angli, ku  edhe jetonte prej disa kohësh. Sokol Bode ka lindur në Mimias të Beratit dhe ishte i përjashtuar nga policia e shtetit. Arrestimi i tij mbrëmjen e sotme u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se Bode ishte kthyer ne Berat. syri.net

Dosja Habilaj, në arrati prej 5 vitesh, arrestohet ish shefi i Policisë së Dhërmiut

VOA

Në Shqipëri, policia njoftoi mbrëmjen e së enjtes së kishte arrestuar Sokol Boden, ish shef i Policisë në Dhërmi, i shpallur në kërkim që në vitin 2017 pasi dyshohej si bashkëpunëtor me grupin e Habilajve, të arrestuar në Itali për trafik të sasive të mëdha të marijuanës drejt këtij vendi. Dosja Habilaj ishte ajo që çoi dhe në arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar më pas me 3 vite e 4 muaj burgim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Bode, dyshohet se kishte jetuar gjatë gjithë këtyre viteve në arrati dhe kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer në Shqipëri, në vendlindjen e tij, një fshat I Beratit ku dhe u arrestua. Ai është dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar, për akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafikimit të narkotikëve”

Bode dyshohet se lehtësonte veprimtarinë e trafikut të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët kishte lidhje e madje është shfaqur dhe në foto në shoqerinë e tyre.

Ai është një nga tre drejtorët e policisë që vepronin në Vlorë, dhe që u akuzuan për lidhje me Habilajt, së bashku me ish drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, dhe ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Çela, i dënuar në mungesë, u vetdorëzua në maj të vitit 2020, ndonëse nuk i ka pranuar akuzat për trafik të lëndëve narkotike dhe lidhje me Habilajt. Në shkurt të këtij viti Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre.

Fillimisht në arrati dhe Kohila u vetdorëzua në dhjetor të vitit 2021. Ai është dënuar me 8 vite burgim.

Ata që justifikojnë firmën e Kristaq Ramës… si ata që mbronin Diana Çulin…. Nga Alba Kepi

Ata qe mbrojne e justifikojne sot firmen e Kristaq Rames ne dokumentin qe motivoi vrasjen e nje njeriu e te nje poeti,
i konsideroj po aq te mjere, kompromentues e profesionalisht te pabesueshem
si ata qe mbronin dikur Diana Çulin e firmen e saj ne motivet e vrasjes se dy poeteve Genc Leka e Vilson Blloshmi!
Ne diktature jetuam epoken e heronjve te rreme e vrasjen e intelektualeve e njerezve te lire!
Sot jetojme epoken e profesionisteve te rreme e te paguar per rrenat bashke me vrasjen e te vertetes!
Prandaj nuk bejme hajer!
Nuk duhen harruar as heronjt e rreme e as Profesionistet e rreme, ndryshe jemi te denuar te rijetojme corbat e tyre!
Per momentin vazhdojne te promovohen nga pabesia e politikes!
Ps; YouTube help us! Qesharake e mendjeharruar!

Meta: Durrësi është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit pas Tiranës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një takim me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë në qytetin e Durrësit, ku ka kërkuar rritjen e forcës reaguese qytetare dhe të kapacitetit investigues, për t’i dhënë besim dhe forcë të gjithë qytetarëve për të denoncuar çdo padrejtësi.

Sipas Metës, qyteti bregdetar ka kaluar disa vite nën presionin e mafies qeveritare dhe vuan pasojat e korrupsionit.

FJALA E METËS:

Durrësi ka përballuar një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe gjithë grupeve të tjera mafioze, të cilat duan të mbajnë Shqipërinë, por sidomos Durrësin në frikën e korrupsionit, të drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e importit të bananeve, por edhe të monopoleve.

Unë besoj se Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e betonizimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave pas Tiranës ka për të detyrë të zgjohet për të ruajtur identitetin dhe komunitetin, por edhe të ardhmen se ka vuajtur si qytet nga një pasiguri e madhe.

I dimë pasojat e tërmetit, por pasojat e tyre erdhën nga korrupsioni. Se vite më parë kishte studim strategjik të kryer nga ekspertë që thotë se Durrësi ka aktivitet të lartë sizmologjik. Ndaj edhe shembja e banesave dhe viktimave për fat të keq erdhi si pasojë e korrupsionit. Shkatërrimi i arkeologjisë, i vlerave më të mira historike dhe kulturore të qytetit është një dëm i jashtëzakonshëm që ka ardhur prej korrupsionit dhe një politike të mire studiuar për të bërë gjithçka për të zhdukur identitetin tonë si shqiptarë. Shihni çfarë ndodhi në Tiranë, çfarë ndodhi me Butrintin.bw

Zbulohet emri- Bualli që fsheh pronarët e inceneratorëve

Prej disa javësh Partia e Lirisë dhe mediat kanë denoncuar një aferë, sipas të cilës pronarët në kërkim të inceneratorëve kanë përvetësuar nga Agjensia e Zhvillimit Buqësor dhe Rural edhe 310 mijë euro grante të Bashkimit Europian për ngritjen e një sere aty pranë landfillit të Sharrës. Por deri më tani as Partia e Lirisë dhe as mediat nuk e nxirrnin identitetin e njeriut që i kishte lënë të përdornin emrin e tij pronarëve të inceneratorëve. Këtë e ka bërë deputeti i PD Belind Këlliçi. Ai ka nxjerrë një foto kur bashkë me Ina Zhupën janë konfrontuar me personin Elton Bualli, i cili fillimisht dilte si punëtor në borderotë e inceneratorit të Tiranës, pastaj si administrator, dhe në fund edhe si ai që ka aplikuar si bujk. për të marrë para për ngritjen e një sere (shiko këtu të gjitha dokumentat).

Po si është historia? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga një truall aty.

⇑Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publike nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por u paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që Elton Bualli është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Por në këtë histori me grabitje milionash 310 mijë euro, edhe nga grandet e BEsë qofshin, janë si një vrimë në ujë nëse dalja në skenë e emrit të Elton Buallit nuk do të ngrinte një dyshim të madh. Deri më tani SPAK dhe autoritetet pretendojnë se Mërtiri dhe Gugallja që sot gjenden në arrati, kanë lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, por jo dhe me atë të Tiranës që vazhdon e merr para publike me një shumë prej 80 mijë eurosh në ditë. Po a nuk është emri i Elton Buallit një indicie që tregon se edhe tek inceneratori i Tiranës janë të njëjtët pronarë që qveria bën sikur nuk e di dhe SPAK bën sikur nuk ka prova për ta vërtetuar? Jo më kot në një prononcim sot deputeti Këlliçi ngriti pyetjen: “Elton Bualli, ka prokurë të posaçme noteriale dhe përfaqëson e vepron në emër të inceneratorit të Tiranës. A është hetuar ky zotëri nga SPAK, si pjesë e hetimit për çështjen e inceneratorëve?

Natyrisht përgjigja dihet për sa kohë që qeveria është e vendosur tu japë para njërëzve që janë në kërkim dhe SPAK ka si qëllim të fshehi sa më shumë dhe jo të zbulojë provat. Por rasti i përfitimit të 310 mijë eurove nga AZHPR, nuk është thjeshtë një gabim morar ku agjensia që duhet të ndihmojë buqjqit i djeg fermerët e vërtetë dhe paguan inceneratorët, por ai është është edhe një indici për hetim  që mund të vërtetojë një të fshehtë publike. Atë se Edi Rama vazhdon paguah Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljen me paratë që vazhdon të japë për inceneratorin e Tiranës.


Send this to a friend