VOAL

VOAL

Ambasadorja e BE: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave

Luftën kundër trafikimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit janë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, ndërkohë që ka nisur rrugën e anëtarësimit në BE, pas çeljes së negociatave.

Këto kushte i bëri të ditur sot ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann. Në prezantimin e projektit të Bashkimit Europian EU4LEA, për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, ambasadorja tha se çelja e negociatave ka sjellë një rrugë maratonë dhe se duhet bashkëpunim.

Hohmann e cilësoi kusht të rëndësishëm daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, ndërkohë që do të nisë procesi i plotësimit të kapitujve. Po ashtu ajo veçoi se do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve.

Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Së pesti; zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta.

Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme në këtë përpjekje, prandaj jemi këtu. Ky projekt për zbatimin e ligjit është këtu. Sipas këtij projekti shtete anëtare janë të gatshme për të bashkuar forcën që të japin ekspertizën e duhur. Duhet të punojmë së bashku për një Shqipëri më të sigurt.

 Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi te angazhimi juaj i plotë. Në një botë që është gjithnjë edhe më e turbullt bashkëpunimi në fushën e drejtësisë duhet të jetë më i fortë. Kjo kërkon edhe një dialog të fortë në nivelin politik.

Në 3 dhe 4 nëntor Tirana do të mirëpresë takimin ministerial mes BE dhe Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ajo.Lapsi

Urdhri i prokurorisë- Reagon ‘Safe Journalists’: Kërcënim ndaj mediave

Rrjeti ndërkombëtar ‘Safe Journalists’ ka reaguar sa i takon urdhrit të prokurorisë ndaj medieve shqiptare, ku këtyre të fundit nuk u lejohet publikimi i përmbajtjes së e-maileve të zyrtarëve shtetërorë që u hakeruan gjatë sulmit kibernetik të Iranit.

Në reagim thuhet se ky ishte një kërcënim ndaj mediave dhe gazetarëve nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

“Gjatë hetimit të rastit, prokuroria ka vendosur që asnjë nga mediet audiovizive/mediet e shkruara/portalet online apo ndonjë mjet tjetër komunikimi të mos publikojë asnjë informacion në lidhje me këtë temë. Sipas urdhrit të prokurorëve të shpërndarë edhe nga policia, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të mbledhin të dhëna dhe kushdo që shpallet fajtor do të mbajë përgjegjësi,” thuhet në deklaratë.

Edhe organizata të tjera mediatike dhe ekspertë e gazetarë të njohur kanë dalë kundër një urdhri të tillë.

Sipas tyre, mediat nuk kanë për detyrë që të ruajnë sekretet, por t’i publikojnë ato. syri.net

Mbyllja e shkollave të ‘Turgut Ozal’, përfaqësuesit e Kolegjit: Jemi të licensuar që nga viti 1998, do ndjekim rrugën ligjore

Drejtuesit e ‘Turgut Ozal’ në një dalje për mediat kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zübeyde Hanım”, pjesë e këtij kolegji.

Ata kanë pohuar se do ta ndjekin çëshjen në rrugë ligjore, duke shtuar se inspektimet nga ana e Ministrisë së Arsimit janë bërë rutinë.

Drejtoresha didaktike, Gentjana Burimi pohoi se që nga 2004 është kryer mësimi në kushte moderne, në të gjitha ciklet.

“Qe nga 2004 kemi kryer mesime ne kushte moderne, ne te gjitha ciklet. Kemi ushtruar bashkepunimin tone ne bashkepunim me MASH. Institucionet tona arsimore gjate muajve te fundit kane qene objekt inspektimesh qe s’i përgjigjen planeve te monitorimit. Ne raportet e inspektimit eshte konstatuar qe kopshti permbush te gjitha parametrat e nevojshme. MASH ka refuzuar kërkesën tone per ndryshimin e vendndodhjes, edhe pse ndoqëm procedurat. Kerkojme nga MASH te shikoje vendimin, kemi 2 dekada qe respektojme ligjet. Vendimi prish qetesine e me shume se 200 familjeve. Do te ndjekim deri ne fund betejen ligjore.”, tha drejtoresha didaktike e kolegjit.

Ndërkohë, avokati i Turgut Ozal sqaroi se kolegji nuk ka lidhje me fondacionin “Gulistan”.

“Ndodhemi ketu nga 2004, kemi pasur korrespondence te vazhdueshme me MASH. MASH s’ka respektuar ligjet, kjo eshte reflektuar ne kete urdher te padrejte. Ministrja mendon qe per 24 femijet largohen nga kopshti, ky proces do kohen e tyre. S’e dime cfare fshihet pas ketij vendimi. Duam plan zbatimi, i jemi bindur urdhrit te MASH. Kohet e fundit kemi pasur kontrolle periodike. Kopshti ne te kaluarën ka qene pjese e fondacionit “Gulistan”, ne vitin 2004”, pohoi avokati.bw

Rama nën urdhrat e Erdoganit, mbyll shkollën private të Fehtullah Gylenit pas 26 vitesh në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka urdhërur mbylljen e kolegjit turk të vajzave “Mehmet Akif Ersoy”.

Vendimi u shpall sot pas mbledhjes së qeverisë dhe mban firmën e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në vendim, qeveria nuk thotë arsyet e urdhërimit të mbylljes së këtij institucioni arsimor cilësor që ushtron aktivitet prej 26 vitesh në vendin tonë, ndërsa ka dyshime të forta se gjithçka lidhet me një kërkesë të Presidentit të Turqisë Erdogan ndaj qeverisë shqiptare për të mbyllur të gjitha shkollat të frymëzuara nga mendimtari turk Fethullah Gylen.

Kolegji “Mehmet Akif” ka rezultuar si gjimnazi më cilësor gjatë periudhës që ka ushtruar aktivitet në Shqipëri.

Ky është vendimi i dytë kundër këtyre shkollave gjatë ditëve të fundit.

Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e një kopshti pjesë e kolegjeve “Turgut Ozal”.

Në vendimin e këshillit të ministrave bëhet me dije se institucioni arsimor ka për detyrim të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferim në një institucion tjetër dhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit deri në muajin shtator.

Duket se qeveria shqiptare ka filluar të zbatojë kërkesat e Erdoganit në lidhje me shkollat turke këtu, duke mbyllur ato që janë të lidhura me Gylenin dhe hapjen e rrugës ndaj shkollave pjesë të rrymave të Islamit Politik të mbështetura nga Turqia.

Në vendimin e qeverisë nuk thuhet arsyeja e këtij vendimi. Prej vitesh në vendin tonë operojnë shumë biznese të në pronësi të shtetasve turkë, pjesë e lëvizjes gylene në Turqi. Mbyllja e këtyre objekteve ka qenë vazhdimisht kusht i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

VKM-ja e plotë:

1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.

2. Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:

a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;

b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;

c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;

ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;

d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

3. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:

a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”;

b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;

c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar.

4. Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, fjalët “… kolegji “Mehmet Akif Ersoy”, i nivelit të arsimit të mesëm në qytetin e Tiranës… ”, shfuqizohet.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale Arsimore Parauniversitare, Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” dhe fondacioni “Gulistan” për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. syri.net

Berisha pyet Belinda Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?

Kryetari demokrat, Sali Berisha, iu drejtua zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e pyetur atë se çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me të.

“Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje:

A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?

E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?

Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin.

Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister,” tha Berisha.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli si zakonisht ia ndërpreu fjalën kreut të opozitës. syri.net

Akuzohet nga familjarët e Vis Martinajt, zbulohet dëshmia e Endrit Dokles në polici

I pari që u mor në pyetje nga hetuesit për zhdukjen e Ervis Martinajt ishte babai i tij, Mustafa Martinaj. Ai tha se kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur një mesazh nga Dubai.

Atë e niste “një mik që u donte të mirën”. Por babai i Ervis Martinaj nuk thotë në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim. Për zhdukjen ai akuzon në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin.

“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.

Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Nuredin Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi im i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale” – ka thënë para hetuesve Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.

Familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që ai bënte. Një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj kishte krijuar.

Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle. Ai mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit” – ka thënë para hetuesve Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinaj.

Dëshmia e Endrit Dokles
Mbështetur në dëshmitë e familjarëve grupi hetues mori në pyetje edhe Endrit Doklen. Ky person doli edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit që tha se ka qenë objektiv i shënjestrës së Martinajt. Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj” – është shprehur Dokle.

Sipas dosjes hetimore shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë. Kjo në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi. Vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës.

Nga data 9 gusht, kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka më asnjë shenjë.

Për fatin e një personazhi jo të zakontë, të ashtëquajtur “Mbreti shqiptar i lojërave të Fatit”, nga data 11 gusht prokuroria ka regjistruar edhe një vepër penale për “rrëmbim personi”.

Në të gjithë këtë histori, ato që nuk kishin si të mungonin, janë padyshim, teoritë konspirative. Një ndër to është edhe ekzistenca e një video, në pamjes e së cilës shfaqet trupi i copëtuar i Ervis Martinaj.

Një video që thuhet se qarkullon dorë më dorë, por që askush deri më sot nuk e ka parë. As vetë autoritetet ligjzbatuese që mund të konfirmonin vërtetësinë e saj. /Marrë me shkurtime nga BW/

Berisha takohet me zyrtarin e KiE: Diskutuam mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri dhe përpjekjet e PD për mbrojtjen e demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin, Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë dhe Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Berisha bëri me dije se në këtë takim u diskutua mbi situatën dhe zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare për atë që ai e cilësoi mbrojtje të vlerave të demokracisë.

MESAZHI I BERISHËS
Të dashur miq, me deputetin Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë, Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pata një takim të frytshëm. Në takim diskutuam gjerësisht mbi situatën dhe zhvillimet dramatike në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, në mbrojtje të vlerave të demokracisë në kushtet e vendosjes së monizmit të plote, shtetit njëpartiak të Edi Ramës. Diskutimet ishin të hapura dhe kaluan në mirëkuptim të plotë. #sb bw

Sigurimi i Shtetit përgjonte Ibrahim Rugovën- Gazetari: 20 vite në përgjim edhe pse erdhi vetëm 2 herë në Shqipëri

Ish-presidenti i Kosovës është ndjekur për 20 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri.

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku duket me disa dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit në dorë.

“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej.

Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet Fevziu në videon e publikuar.

“Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentat se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”, shkruan ai.

Eksperti i sigurisë flet për sulmet kibernetike nga Uashingtoni: Agresion me bazë të gjerë, duhet llogaridhënie!

Adrian Shtuni, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, në emisionin “Open” në News24, e ka quajtur sulmin kibernetik shënjestër e të cilës ka qenë Shqipëria, jo një sulm, por një agresion me bazë të gjerë.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se sulmi është planifikuar shumë kohë më parë, made që në maj ë vitit 2021.

“Moment paniku nuk ka dakordim mes institucioneve, nuk ka sens që nuk rrjedhjeve të informacioneve të rëndësishme dhe prokuroria del me këto masa.

Nuk jam i qartë nëse prokuroria ka tagër të nxjerrë të tilla vendime. E dyta, ka precedentë tjerë psh në SHBA, siç është Pentagon Papers në 1971 për luftën në Vietnam. u bën një gurgule e madhe politike dhe gjykata mori vendim ndalimin e informacioneve të tjera dhe më pas gjykata kushtetuese hodhi poshtë vendimin e gjykatës së është e drejta për informim.

E dyta, kemi një cënim të ndjeshëm të sigurisë kombëtare. Nuk janë hakera part time. Kanë bërë goxha dëm por u munduan që dëmin ta mbulojnë me shoshë. Kjo ka nisur që në maj 2021, raporti i Microsoft që ka gjetur thërrmia e gjurmë të penetrimit që në 2021. Planifikimi i sulmit është planifikuar shumë më parë dhe ka nxjerrë dobësi themelore të menaxhimit të sigurisë kombëtare. Nuk është sulm por agresion me bazë të gjerë, kërcënim për rendin publik, ndaj privatësisë të popullit dhe problem me kundërzbulimin.
Ky informacion ka dalë dhe është i aksesueshëm nga të gjithë që anë një lidhje interneti. Kuajt kanë dalë, le ta mbyllësh sa të duash derën e grazhdit. Duhet llogaridhënie sepse nuk është diçka e vogël që mund ta fshehësh me një buzëqeshje”, tha ai. gsh

Situata politike dhe aksioni opozitar- Paloka thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datë 26 shtator në orën 17:00.

Sipas raportimeve, do të diskutohet e do merren vendime për aksionin opozitar.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i cili ka thirrur mbledhjen.

Njoftimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:

– Diskutime rreth situatës  politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.

Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD. syri.net

Zbardhen të dhëna sekrete të Policisë, dekonspirohen agjentët shqiptar e të huaj

Agjentët e anti-terrorit janë dekonspiruar dhe ndodhen të ekspozuar, jo vetëm me emrat e tyre por edhe të dhënat personale përfshirë gjurmët e gishtërinjve. Kjo pas publikimeve nga hackerat iranian të komunikimeve të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano. Në publik tashmë ndodhen edhe të dhëna personale për agjent izraelit, gjerman apo amerikan. Ndërkohë, tjetër komunikim i zbardhur është ai mes Gledis Nanos dhe FBI-së për vendodhjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.​

Dosja e publikuar së fundmi nga hackerat Iranian, përveç komunikimeve të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano përmban edhe shumë të dhëna sensitive për efektivët e policisë dhe agjentëve që veprojnë pranë kësaj strukture.

Ndër materialet e publikuara janë të gjitha të dhënat personale dhe fotot e Agjentëve të Antiterrorit, duke i ekzpozuar ata jo vetëm ndaj opinionit publik por edhe ndaj subjekteve që ata kanë në mbikqyrje. Këto të dhëna janë në databasën që ndodhej në kompjuterin e ish-drejtorit të Policisë dhe tashmë janë të aksesueshme nga çdo kush.

Por jo vetëm efektivët dhe agjentët shqiptar. Në brendësi të të dhënave të publikuara janë edhe të dhënat e agjentëve të huaj që veprojnë në Shqipëri për llogari të hetimeve të caktuara të vendeve të tyre. Mes të dhënave janë informacionet, pasaportat dhe fotot e agjentëve Izraelit por edhe Agjentëve Gjerman e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokolleve të caktuara.

Këto informacione i janë dërguar Policisë Shqiptare që tu krijonin atyre lehtësi e tu jepnin lejen e posaçme për përdorimin e armës gjatë detyrës së tyre. Por duket se këto të dhëna nuk janë më sekret, e këta agjentë janë të ekspozuar përballë personave të cilët kishin në mbikqyrje.

Mes informacioneve të shpërndara janë edhe komunikime sensitive që Gledis Nano kishte me agjencitë e huaja partnere, ku një ndër ta edhe FBI. Në një prej komunikimeve që Nano kishte me përfaqësues të FBI-së, u kërkonte atyre ndihmë për lokalizimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ndërkohë në dritë kanë dalë edhe komunikimet e Policisë me Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrisë, që kryesisht janë të fokusuara tek dhënia e informacionit dhe shqyrtimin e ankesave që i ishin adresuar kryeministrit Edi Rama. syri.net

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Urdhri i prokurorit cenon lirinë informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi pas vendimit të Prokurorit  të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që u ndalon gazetarëve të publikojnë materialet e rrjedhura nga hakerat.

Sipas një deklarate për mediat, Unioni i Gazetarëve vlerëson se vendimi i Prokurorit nuk mbron dhe as parandalon, por cenon lirinë informuese.

DEKLARATA E PLOTE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me vendimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Sipas këtij vendimi, Prokuroria ndalon publikimin e çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, që ka goditur të dhënat në sistemin shtetëror shqiptar.

Vendimi i prokurorit dhe përcjellja e njoftimit zyrtar edhe nga Policia e Shtetit, krijon një moment të ri mes së drejtës dhe lirisë së publikimit dhe informimit si dhe detyrimit për respektim të një vendimi të organit të prokurorisë.

Prej këtij vendimi krijohet një situatë që vendos në pozitë të vështirë, së pari editorin shqiptar të të gjithë spektrit multimedial.

Ky vendim dhe paralajmërimi kërcënues për mospublikim të asnjë të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik në mediat audiovizive, të shkruara, online, rrjetet sociale apo në formë të publikimit apo transferimit të të dhënave, le vend për diskutim dhe krijon hapësirë për ndikim censurues mbi mediat dhe gazetarët.

Vendimi i Prokurorisë është joshterues për parandalimin apo mbrojtjen e pretenduar, nëse do të marrim në konsideratë faktin se aktualisht në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet e online-t në rajon, po qarkullojnë dhe publikohen këto të dhëna pamvarësisht vendimit të prokurorit dhe urdhërimit të Njësisë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, përfshi edhe AMA-n dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë së pari, apelon për gjithë editorin shqiptar, për gazetarët dhe redaktorët e krejt spektrit multimedial në vend, të dëshmojnë përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë shërbimi publik. Të vlerësojnë si asnjëherë më parë, aspekte të informacioneve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe dëmtimin e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, UGSH vlerëson se vendimi i prokurorit të Prokurorisë Gjyqësore dhe paralajmërimi kërcënues për nisje hetimesh, përbëjnë në mos një kërcënim të drejtpërdrejtë,  padyshim të tërthortë, për lirinë e informimit, të fjalës dhe të raportimit. Krijon premisë të fortë për censurim dhe vetëcensurë në realitetin informues.

Inkurajimi nga ana e Prokurorisë për përfshirje në këtë monitorim të disa institucioneve, enteve publike rregulluese dhe hetim të krejt spektrit multimedial dhe komunikimeve në rrjet, janë mundësi abuzuese për kontroll dhe survejim të mediumeve.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet kundër një praktike të tillë. Ky vendim prokurori nuk ka të bëjë me një çështje apo me një aspekt të veçantë sigurie, por tenton të përgjegjësojë ata gazetarë dhe media që përdorin informacionin “e derdhur publikisht nga “çezma” apo kompjuterat” e sabotuar të shtetit. Kjo masë nuk parandalon dhe as nuk mbron. Ky vendim, vetëm ndëshkon diçka tjetër, të drejtën profesionale që ka lidhje me lirinë themelore në shoqërinë tonë.

UGSH mbështet institucionet ligjzbatuese në vend dhe kërkon prej tyre që në kushtet e një situate kaq alarmante, të pa ngjarë më parë, të kërkojnë dhe vendosin para përgjegjësisë ato institucione dhe ata individë që kanë detyrimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumentacionit apo informacionit zyrtar në vend. syri.net

Eksperti i kriminalistikës: Gledis Nano iu kundërvu grupeve terroriste në Shqipëri, duhet marrë në mbrojtje

Eksperti i kriminalistikës, Erion Karamuço ka folur për email-et e publikuara së fundmi që përdoreshin nga ish-kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Në një intervistë për ABC, eksperti i kriminalistikës ka thënë se Gledis Nano ka qenë njeriu që i është vënë nga pas të gjitha grupeve terroriste në Shqipërisë dhe se sipas tij duhet të marrë mbrojtje.

“Ai është një target për shkak se ka qenë drejtor i anti-terrorit. Ka qenë njeriu që i është vënë nga mbrapa të gjitha grupeve terroriste në Shqipëri. Ka informacion për këta. Është ekspozuar për Sirinë, është ekspozuar për Iranin. Ka bërë operacione që shumica e tyre nuk do të dihen, disa kanë qenë shumë të suksesshme që ju kanë bërë shumë dëm atyre. Veçse kanë ndaluar, kanë arrestuar, kanë përndjekur shumë prej tyre me të drejtë nga ana e shtetit tonë me partnerë ndërkombëtarë. Edhe të nxjerrësh informacionet e tij, të dhënat personale të familjarëve të tij, të bankave, numrave dhe gjithçka, do të thotë ta bësh një shënjestër. Ai duhet marrë në mbrojtje”, ka thënë ndër të tjera eksperti i kriminalistikës.bw

Kalaja: Veliaj loboi në SHBA- Paratë u siguruan nga tenderi 3 mln € te Bashkia e Tiranës (dokument)

Kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, denoncoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lobuar në SHBA me 2 milionë euro.

Adriana Kalaja tha se këto para janë siguruar nga tenderi për konsulencë 3 milionë euro në Bashkinë e Tiranës. Ajo denoncoi më herët se PS-ja lobon mijëra dollarë ndërsa publikoi edhe një kontratë të vitit 2017 të firmosur nga Endri Fuga.

“Kam një informacion nga i njëjti person tek AKSHI që më dha kontratën për lobimet e PS-së në SHBA. Më thotë se një kontratë e Veliajt për lobimet që bën në Amerikë shkon në 2 mln dollarë.

Habitem nga fakti se po të shikojmë bilancet e Bashkisë Tiranë, të bën përshtypje se udhëtime dhe dieta kanë vlerë të konsiderueshme që edhe po ta krahasojmë me Ministrinë e Jashtme, më ka ardh një dokument, ka bërë një tender Veliaj për konsulencë.

Nuk thotë se për çfarë duhet, por vetëm projekti që do ndërtohet. Konsulenca që bën Veliaj është 3 mln euro. Ky lloj tenderi duhet të jetë tender ndërkombëtar. Kur ka këtë vlerë, ka kritere ligji. Nëse Veliaj bën tender 3 mln euro për konsuelncë, me përfituesin ndahen lekët dhe lobohet në Amerikë.”-tha Kalaja.

Prokuroria presion mediave: Kush publikon materialet e hakerave, do të dënohet

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo materiali të botuar nga autorët e sulmeve kibernetike në vendin tonë.

Presion i qartë ndaj medias për të mos publikuar materialet hakerave, vendim ky pasi këta të fundit nxorën sot e-mailet e ish-kryepolicit Gledis Nano dhe të dhëna të tjera sensitive.

Sipas njoftimit të autoriteteve shqiptare, në rast të shkeljes do të nisin menjëherë hetimet për vendosjen para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Sipas njoftimit, AMA dhe AKEP do të mbledhë të dhëna dhe kushdo që gjendet fajtor, do të mbajë përgjegjësi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit
Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Berisha: Rama racist ndaj veriut! Fut në parlament vrasës e përdhunues, sepse ata i mbledhin vota

Berisha: Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit deklaroi se qeveria nuk i rrit pagat pasi i vjedh paratë e qytetarëve. Berisha deklaroi se qeveria përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit.

“Në ç’mënyrë do të thoni ju? Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8, e ndonjëherë edhe 10 herë më shumë seç e ka koston. Punët publike, e dini ju që ka një manual për çmimet e çdo materiale, fuqisë punëtore, energjisë etj. Për të ndërtuar 1 km autostradë në fushë në Europë, prokurorohen maksimumi 3 milionë euro. Për 1 km rrugë në fushë si ajo Balldre-Lezhë u prokuroruan me 22 mln euro.

Për të ndërtuar një shkollë në Gjermani, Francë dhe kudo ka një kosto prej 620-680 mijë Euro. Në Shqipëri kjo kosto shkon edhe 5 mln euro. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Po marrim rrasat e gurit që janë shtruar sheshet e qyteteve dhe qytezave, kanë kushtuar mbi 1 miliardë euro. Kam folur me specialistë të gurit dhe më kanë thënë se nuk mund të shkonin kurrë më shumë se 160-180 milionë euro.

Prandaj ne nuk na rriten rrogat, çmimet rriten dhe ne ngelemi aty ku jemi. Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit.”-tha Berisha.

‘500 miliardë lekë borxh nga 2013’/ Berisha: Shqiptarët i ka vënë përpara varfëria! Qeveria vetëm vjedh

Në takimin me intelektualët e Pukës dhe Fushë Arrëzit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhen sot shqiptarët.

Berisha theksoi se nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë marrë borxh 500 miliardë lekë, por sërish varfëria i ka marrë përpara shqiptarët, pasi jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon.

Berisha: Ju falënderoj për çdo mbështetje që i keni dhënë Partisë Demokratike. Përulem me nderim të madh, para kontributit tuaj, në tërë historinë tonë, para shpirtit tuaj punëtor. Jam sot këtu për të diskutuar së bashku mbi problematikat e mëdha me të cilat përballet Puka dhe Shqipëria. Çdo shqiptare dhe shqiptar, ndjen një dhimbje, therje në shpirt kur shikon se si po braktiset ky vend, ndërkohë që nëse analizojmë pasuritë e jashtëzakonshme që ka, këtu mund të begatohet me shpejtësi shumë herë më tepër sesa banorët e këtij vendi.

Shqiptarët sot i ka vënë përpara para së gjithash varfëria, krejtësisht e pamerituar. Varfëri që në ndonjë aspekt në rast të veçantë kap edhe tregimet e Migjenit. Varfëri e cila shkaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga vjedhja e madhe që i bëhet qytetarëve shqiptarë nga qeveria.

Unë u them ju, vetëm dy fakte. Nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë marrë borxh 500 miliardë lekë. Borxh të cilin e paguan çdo shqiptar, se qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë.  Janë krijuar të ardhura 400 miliard, pra në total 900 miliardë lekë.

Çfarë ka ndodhur me to? Ju garantoj se me 900 miliardë lekë, sot çdo shqiptar duhet të merrte të paktën 3 herë më shumë se në vitin 2013 dhe të tepronte shumë me investime. Ku jemi sot dhe pse varfëria i ka vënë përpara shqiptarët.

I ka vënë përpara sepse rroga mesatare e qytetarit dhe pensionistit shqiptar janë të paktën 30 % më të ulëta se në vitin 2013. Në vitin 2013, rroga mesatare dhe pensioni ishin më të lartat në rajon dhe kjo ishte një arritje e madhe për ne. Kjo sepse nga njerëzit e 3-të më të varfër në botë që ishim në 1991, ja dolëm të lëmë pas shumë kombe, edhe kombe që kishin paga më të larta se ne.

Sot ku jemi ne? Jemi me rrogat më të ulëta në rajon. 20-30 % më të ulëta se në Kosovë. Nuk po krahasoj me vendet e tjera, sepse Mali i Zi i ka 40% më të larta pagat, Maqedonia 30%. Por pse ndodh kjo në një kohë kur ky shtet ka qarkulluar dhe mbledhur, borxh dhe prodhim 900 miliardë lekë. Kjo ndodh vetëm e vetëm se ato vidhen.

Afera e djegësve, Berisha: Kompania vazhdon e merr nga buxheti i shtetit miliona €, sepse është e Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit komentoi aferën e inceneratorëve.

Berisha tha se firma vazhdon dhe merr nga buxheti i shtetit dhjetëra milionë euro sepse është e Edi Ramës.

“Pasuritë përrallore që ka nuk shndërrohen në të mira për qytetarët. Ju jeni rrethi me kontributin më të madh energjetik në Shqipëri. Ju keni rrjetin më të dobët energjetik në Shqipëri, nuk përfitoni asnjë qindarkë  nga energjia që prodhohet nga ky rreth. Ju jeni pyjet më masive. Çfarë kujdesi ka për këto pyje që janë një pasuri përrallore dhe trashëgohet. Nga të gjitha pasuritë, ato që trashëgohen janë më të vyerat. Ata i japin një zhvillim të vazhdueshëm. Asnjë investim, vetëm një moratorium fiktiv dhe pastaj sëpata e partisë bën kërdinë.

Pasuritë natyrore të vendit, jo që nuk shndërrohen në vlera për qytetarët, por shndërrohen si në vendet koloniale, si një mallkim. Minierat e Munellës helmojnë Fanin. Çfarë përfitohet? Pasuritë e mëdha shfrytëzohen me klientelë. Qeveria hoqi rentën. Renta është një taksë që u jepej komunitetit në mënyrë që të investohet në nevojat e tij. E hoqi Edi Rama. Po pse e hoqi? Sepse me siguri i dërguan valixhen me para ata që i shfrytëzojnë.

Ju keni dëgjuar për aferat e djegësve. Doli dhe tha para komisionit, unë tha më vijnë  dosjet fap, fap fap dhe unë firmos, pam, pam, pam. Por ky njeri nuk mund të firmosë kurrë ashtu. Edhe unë vjedh fap, fap, fap, thoshte. Çfarë ka bërë. Ka firmosur kontratë në kundërshtim me ligjin, me procedurë të mbyllur. Merrni dhe analizoni vetëm këtë çështje.

Janë dhënë mbi 100 mln euro, nuk janë ndërtuar askund djegësi i Fierit dhe Tiranës. Djegësi i Elbasanit që është ndërtuar me 12 mln euro, nuk punon. Firma merr nga buxheti i shtetit dhjetëra milionë euro, sepse është e Edi Ramës, ministrave. Keni dëgjuar ndonjëherë që firma e ndonjë biznesmeni të shpallur në kërkim të vazhdojë funksionimin. Kurrë, as në Shqipëria as në botë. Por kur firma është e lidhur me qeverinë, për të nuk ka ligje.”-tha Berisha.

Berisha: Koha që t’i themi Ramës, boll vodhe, ik e shko para drejtësisë

Kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë takimit me intelektualët në Pukë dhe Fushë Arrëz ka thënë se ka ardhur koha që ti themi boll vjedhjeve nga qeveria e Edi Ramës.

Sipas Berishës, Rama duhet të ikë nga pushteti dhe të dalë para drejtësisë për vjedhjet e qeverisë së tij, përndryshe ky dhe suita e tij do të vazhdojnë të vjedhin, të varfërojnë këtë popull çdo muaj  e më shumë.

Berisha: Çmimet janë bërë një mekanizëm tjetër për të vjedhur qytetarët. Buka në Shqipëri u rrit më shumë se kudo tjetër, ishte statistika e fundit. Por shqiptarët për fatin e tyre, janë populli që konsumon buk më shumë se çdo komb tjetër në Europë. E them këtë, sepse ua vret xhepin.

Nafta në Mal të Zi kushton 800-900 lekë më lirë se në Shqipëri. Mali i Zi nuk nxjerr asnjë litër naftë, ne nxjerrim 1 milionë tonë në vit. Por pse, sepse ka caktuar bordet që vendosin çmimin që ju thotë Edi Rama. Duke rritur çmimin, ai rrit shumën që paguhet si taksë për litër. Dhe arriti të grumbullojë 400 milionë euro nga këto. Ku i çoi do thoni ju, 50 milionë dha për qytetarët.

Kurse Kosova me çmime 30 % më të ulëta caktoi 150 milionë për qytetarët. I dha çdo pensionisti dhe studenti nga 100 euro, çdo punonjësi në ndërmarrjet publike nga 100 euro. Kurse këtu jo.

Ka një injorim total të njerëzve, qytetarëve. Nëse ju e dëgjuar pardje në konferencë shtypi, fliste për djegësit e Tiranës. Të mbajnë përgjegjësi ata që nuk e kanë ndërtuar dhe vazhdonte drejtësia, drejtësia, drejtësia.

Shtrojmë bashkë një pyetje. Kush i caktoi, kush e kryeson KLP-në për prokurorinë. E kryeson kunati i ministres. Kështu me radhë, ata i kanë të gjitha këto institucione. Nuk ka një gykatës, prokuror që të ketë marrë një masë sepse nuk ka bërë një hetim. Asnjë njeri, ky tallet me qytetarët. Mendon se mund ti gënjejë në këtë mënyrë. Koha është ti themi boll vodhe, ik e shko para drejtësisë. Përndryshe ky dhe suita e tij do të vazhdojnë të vjedhin, të varfërojnë këtë popull çdo muaj  e më shumë.

Berisha: Çmimet janë bërë një mekanizëm tjetër për të vjedhur qytetarët. Buka në Shqipëri u rrit më shumë se kudo tjetër, ishte statistika e fundit. Por shqiptarët për fatin e tyre, janë populli që konsumon buk më shumë se çdo komb tjetër në Europë. E them këtë, sepse ua vret xhepin.

Nafta në Mal të Zi kushton 800-900 lekë më lirë se në Shqipëri. Mali i Zi nuk nxjerr asnjë litër naftë, ne nxjerrim 1 milionë tonë në vit. Por pse, sepse ka caktuar bordet që vendosin çmimin që ju thotë Edi Rama. Duke rritur çmimin, ai rrit shumën që paguhet si taksë për litër. Dhe arriti të grumbullojë 400 milionë euro nga këto. Ku i çoi do thoni ju, 50 milionë dha për qytetarët.

Kurse Kosova me çmime 30 % më të ulëta caktoi 150 milionë për qytetarët. I dha çdo pensionisti dhe studenti nga 100 euro, çdo punonjësi në ndërmarrjet publike nga 100 euro. Kurse këtu jo.

Ka një injorim total të njerëzve, qytetarëve. Nëse ju e dëgjuar pardje në konferencë shtypi, fliste për djegësit e Tiranës. Të mbajnë përgjegjësi ata që nuk e kanë ndërtuar dhe vazhdonte drejtësia, drejtësia, drejtësia.

Shtrojmë bashkë një pyetje. Kush i caktoi, kush e kryeson KLP-në për prokurorinë. E kryeson kunati i ministres. Kështu me radhë, ata i kanë të gjitha këto institucione. Nuk ka një gykatës, prokuror që të ketë marrë një masë sepse nuk ka bërë një hetim. Asnjë njeri, ky tallet me qytetarët. Mendon se mund ti gënjejë në këtë mënyrë. Koha është ti themi boll vodhe, ik e shko para drejtësisë. Përndryshe ky dhe suita e tij do të vazhdojnë të vjedhin, të varfërojnë këtë popull çdo muaj  e më shumë.

Berisha: Rama racist ndaj veriut! Fut në parlament vrasës e përdhunues, sepse ato i mbledhin vota

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit se kryeministri Edi Rama është racist ndaj veriut.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama fut në parlament vrasës e përdhunues, sepse ato i mbledhin vota.

“Në fakt në thelb kjo që ndodh me ne, që ne largohemi dhe bota çuditet me këtë largimin tonë masiv, në thelb ka qëndrimin ndaj votës së lirë. Se ky nuk len shqiptarët të votojnë të lirë. Të ju pyes, a erdhi ky të bëjë fushatë në Pukë në zgjedhjet e 21-shit. Jo nuk e mori mundimin fare, sepse çoi para për të blerë vota, banda dhe asgjë tjetër. Vetë pse të vinte, pse ti respektonte.

Çfarë koncepti ka ky për veriun, do të ju them unë ju.

Një mik imi, i cili ka muhabet me të, i thotë; po mirë, si ka mundësi që ti merr, filanin, që është i akuzuar për vrasje, filanin që është i akuzuar për përdhunim, e këto e këto me radhë. Përgjigja është raciste, ata ashtu janë mësuar, për veriun. Ata ashtu janë mësuar, ashtu qeverisen. Një trillim racist fund e krye. E dyta, ata më sjellin vota mua, nuk më sjell ti vota. Ky është qëndrimi i tij.

Duke rrëmbyer votën me patronazhistët. Para se të vija këtu, një i njohur nga Puka më bën një mesazh dhe më thotë; të kërkoj shumë ndjesë se nuk vij dot për shkak të patronazhistit, se më padit. Aty e kam në telefon.

Pra, ai ka vendosur një sistem i cili ka qenë në diktaturë. Ka futur në dorë të gjitha pushtetet. Gjithçka zhvillohet sot, është një ftesë për ne, për çdo atdhetarë, demokrat, për çdo qytetar ti japim duart sa më shpejt këtij pushteti.”-tha Berisha.

Rama i tmerruar nga qytetarët, ndërpritet energjia gjatë takimit të kreut të PD Sali Berisha në Pukë

Kryetari i Partisë Demokatike Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me intelektualët në Pukë dhe Fushë Arrëz, por është pamundësuar transmetimi për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Mesa duket kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga takimet e kreut të demokratëve Sali Berisha me qytetarët, të cilët kanë dalë masivisht ta presin ish-kryeministrin.

Në një njoftim nga selia blu, bëhet me dije se takimi do të transmetohet në një moment të dytë pasi është shkëputur energjia elektrike.

 

Sharra mori 30 milionë euro pa kryer punë, KLSH zbulon skandalin financiar

Pas denoncimeve të opozitës, këtë herë ishte KLSH që konstatoi pagesat ndaj kompanive të Klodian Zotos pa kryer asnjë punë. Sipas KLSH, bashkia e Tiranës ka paguar rreth 30 milionë euro më shumë se sa shërbimi që ofrohet nga Inceneratori i Tiranës.

Nga SYRI TV

Pagesat për landfillin e Tiranës kanë dyfishuar kostot për banorët e kryeqytetit, të cilët paguajnë për një shërbim që nuk e marrin. Qeveria dhe bashkia e Tiranës këmbëngulin se qytetarët duhet të paguajnë më shumë për të pasur një qytet më të pastër.

Ndërsa, për Kontrollin e Lartë të Shtetit, për periudhën 2018-2021, bashkia e Tiranës ka paguar rreth 30 milionë euro më shumë se sa shërbimi që ofrohet nga kompania koncensionare “Integrated Energy BV”, e krijuar nga Klodian Zoto.

Në një raport mbi performancën e landfillit të Sharrës, KLSH thotë se prej vitit 2018 deri aktualisht, nga Ministria e Infrastrukturës është paguar tarifa prej 29 euro/ton mbetje urbane për incinerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qenë se incineratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane.

Sipas KLSH-së, pavarësisht kostos së pastrimit të qytetit të Tiranës prej 3,866,183,658 lekë për periudhën 2018-2020, depozitimi dhe incenerimi i tyre ka shtuar koston për buxhetin e shtetit edhe me 3,234,124,798 lekë të tjera për një shërbim ende të pa përfunduar.

Në këto kushte, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon që Ministria e Infrastrukturës dhe bashkia e Tiranës të negociojnë me kompaninë koncesionare për të ulur tarifën 29 euro për ton mbeturina, duke përcaktuar vlerën reale të shërbimit të ofruar, përjashtuar incenerimit.

Procedurat paraprake dhe zbatimi i kontratës koncensionare për landfillin dhe inceneratorin e Sharrës janë prej dy vjetësh nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK.

Deri më tani, nga SPAK-u nuk është bërë publik asnjë informacion mbi ecurinë e këtij hetimi, megjithëse Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë depozituar një numër shumë të madh dokumentesh dhe faktesh mbi atë që konsiderohet si “mega-afera qeveritare e inceneratorëve”.

Berisha, thirrje qytetarëve: Është koha për t’i bërë gjyqin publik Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp për të denoncuar sërish skandalin e djegësave.

Ai tha se pagesat ndaj tyre po vazhdojnë vetëm për faktin se kjo është aferë e Edi Ramës.

Në fund të deklaratës, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bëjnë gjyqin publik Edi Ramës.

“Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqit publik Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Velisë. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njeri-tjetrit. Edi Rama deklaron se në rast se nuk ka filluar, pavarësisht nga dhjetëra milionë euro që janë disbursuar, djegësi i Tiranës, është përgjegjësi e atyre që kanë marrë para. Me fjalë të tjera, përgjegjësi e Erion Veliajt.

Erion Veliaj deklaron se nuk ka lidhje, edhe pse Edi Rama i ka dhënë 8 përqind bonus për të fituar tenderin me negociata të mbyllura. Paçka se Erion Veliaj ka vendosur pa pyetur parlamentin e Tiranës, duke marrë pushtetin e tij, sepse donte të mbushte valixhet e tij. Paçka se ka firmosur në emër të qarkut, pavarësisht se nuk është autoriteti i tij.

Prandaj jam këtu për të dënuar edhe njëherë këtë organizatë kriminale qeveritare dhe qëndrimin e SKAP që u shërben atyre si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më kriminalet në Europë dhe botë,” theksoi Berisha. syri.net

Paratë ruse, Paloka ngre dyshime për Bashën: Ditën që largoi Berishën, më tha se ‘mbaroi ultimatumi’

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ka folur për zhvillimet e fundit në PD.

Lidhur me deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, për financimet në PD më 2017 nga Rusia, Paloka tha se duhet pritur hetimi, ndërsa shtoi se ai dhe askush tjetër brenda partisë nuk ka pasur dijeni për këtë çështje.

Paloka u shpreh se beson dhe shpreson që Lulzim Basha të mos ketë lidhje me këto akuza, ndërsa shtoi se nga ana tjetër kërkon auditim të financave për vitet e fundit, sepse askush nuk ka pasur dijeni se çfarë ndodhte me to.

Më tej ai deklaroi se ditën që Basha ka larguar nga Grupi Parlamentar Sali Berishën, i ka thënë se “sot përfundoi ultimatumi”, për të cilin ai ngre dyshime se lidhet me një ultimatum të dhënë nga ambasadorja e SHBA, duke thënë se “me diçka është kërcënuar”.

“Kjo çështje është ngritur disa vite më parë nga kryetari i grupit socialist, në atë kohë pati një reagim të Bashës, askush prej nesh dhe as drejtuesit e tjerë të PD në atë kohë nuk kanë pasur dijeni për këtë kohë, as për faktin që deklaroi Basha për lobimin në SHBA.

Në atë kohë, si Basha, edhe unë, e kemi mohuar pavarësisht se nuk kishim dijeni, por i besoj kryetarit tim jo Ballës… patëm një bisedë me Bashën dhe më tha të njëjtat fjalë që deklaroi publikisht, madje unë i thash se s’kemi nevojë të paguajmë për lobim apo takime.

Sot jemi në një situatë më ndryshe sepse nuk është më Balla që ngre akuza, por një akuzë që vjen nga një zyrtarë i DASH, transmetuar në Zërin e Amerikës.

Në këto kushte, kemi kërkuar të hetohet çështja. Nëse deklarimet e Bashës janë ato që ka bërë në atë kohë dhe më pas kanë ndryshuar, tregon se nuk ka qenë as i sinqertë me ne, sepse i ka thënë Berishës se janë para të mbledhura nga komuniteti shqiptar në SHBA…

Nëse flitet për përgjegjësi, është totalisht e Bashës sepse asnjë prej nesh nuk ka pasur informacion. Sot nga gjërat që dalin shoh se kamë qenë në hije për shumë gjëra. Në këtë këndvështrim, lidhur me çështjen janë para ruse apo jo, shpresoj dhe besoj se nuk ka pasur arsye pse të hynte dhe Basha në një marrëdhënie të tillë, por kemi kërkuar hetim të drejtësisë amerikane, dhe ne brenda PD do bëjmë auditimin për financat e PD sepse kurrë nuk kemi ditur me paratë që kishte në arkën e saj.

Për momentin është kërkuar auditim për çështjen që po diskutojmë, por unë kërkoj dhe çështje bërë gjithë këto vite me financat, se nuk dimë asgjë.

Kemi qenë pa informacion dhe nga ato që i janë thënë Berishës deklaron se nuk janë të vërteta. Ku është përgjegjësia e Berishës?!

Basha të njëjtat që gjëra që i ka thënë Berishës më ka thënë dhe mua, dhe unë dua ta besoj se është ashtu. Për mua është tjetër gjë që lidhet me këtë çështje, atëherë rezulton se ajo që thuhet se mbahet peng diku, me diçka, rezulton se qenka e vërtetë dhe çështja qenka kjo.

Nuk më duket logjike që rusët të bëjnë një tentativë të tillë edhe sikur Basha të donte, por mbetet për të hetuar.

Deklarata e tij apo biseda që bëri me mua kur largoi Berishën nga grupi parlamentar, kur tha se ‘sot përfundon ultimatumi’, ‘thash çështje ky ultimatum’?

E kaloi… rezulton ultimatumi që ambasadorja amerikane i kishte dhënë Bashës, ‘largo Berishës ose’… ose çfarë?! Kur është ultimatum do të thotë se ty të kërcënojnë me diçka, nëse nuk bënë këtë veprim do të të ndodhë kjo… ajo që ndodhte rezulton se nuk paska qenë pasojë për Partinë Demokratike”, tha Paloka. syri.net

Artan Hoxha viziton vendin ku u vra shqiptari Ergys Dashi në Ekuador dhe zbulon dëshminë: Këtu vrasësit i gjen me shumicë…

Gazetari Artan Hoxha ka vizituar në Ekuador vendin ku u vra pak muaj më parë shqiptari Ergys Dashi teksa darkonte në një restorant. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa rezultoi se vrasësi ishte afruar me një buqetë me lule dhe kishte qëlluar ndaj shqiptarit.

E në këtë vend, Artan Hoxha shkruan se i gjen vrasësit me shumicë, me pagesa nga 100-500 euro. Ai thotë se menaxheri i lokalit e tregon me detaje atë ngjarje dhe se një roje me uniformë kamuflazhi dhe i armatosur qëndron vigjilent përballë derës kryesore.

Por kjo, sipas tij, nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpëtonte plumbave të një vrasësi ekuadorian, i porositur prej njërit nga grupet kriminale vendase.

 

Ergys Dashi u vra më 23 janar 2022, teksa 20 plumba u derdhën ndaj tij në një lokal në Ekuador dhe më pas u zbulua dhe e kaluara e tij e pasur në botën e narkotrafikut.bw

“Denoncoj haptas Ramën për mbylljen e dosjes ruse”, Berisha: Sillet si agjent! Vuçiç dhe vasali i tij, kujdestar të interesave ruse në rajon

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim me gazetarët nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur këtë të fundit vasal të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu shtoi se kryeministrin Rama e denoncon haptas për mbyllje të dosje ruse.

Pjesë nga fjala e Berishës:

 

Rëndësi ka transparenca, pastaj qëndrimet do të mbahen. Sot citohet nga Mother Jones për takime me ambasadorin rus. Po ka artikuj të gjatë Mother Jones kushtuar Bashës, por të themi të vërtetën se gazetarët kanë meritë  të vërtetë. Ata kanë shkuar dje që kanë pasur takime me ambasadorin rus.

Takimet i kanë bërë publike, por a kanë lidhje se di. Në rastin konkret duhet të shihet pasojat. Çfarë interesi kishte Rusia të paguante, pa interes nuk e bënte. Por shikoni Ramën, sillet haptas si agjent. Çfarë është kjo që del ky në çdo samit në një kohë kur vetëm jahti ka 18 fluturime, Serbia shërben si një prapavjë e fuqishme , si mundet një qeveritar anëtar i NATO të mbrojë aktin Moskë –Beograd, e mbron se është i detyruar. Duhet të mësohemi të kërkojmë më shumë efekte se sa gjëra konkrete. Nuk e dimë se çfarë ka ky, por bëhet avokat duke mbrojtur qëndrimin e Vuçiç. Kush tjetër e mbron qëndrimin e Vuçiç përveç Ramës. Ky i përsërit në çdo takim, është i detyruar. Nëse ka një kujdestar të interesave ruse në rajon është Vuçiç dhe vasali i tij Rama”. bw

‘Elbasani kryeqytet i drogës’, mediat italiane: Bosi shqiptar menaxhonte trafikun nga qyteti i lindjes

Autoritetet italiane kanë goditur një grup trafikantësh të kryesuar nga shqiptarë.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane kreu i organizatës dyshohet se është 41-vjeçari Alfred Leçini. Ai ndodhet në burg ku është i dënuar me 11 vite e 6 muaj dënim.

Mediat e huaja shkruajnë se Leçini menazhonte punët e grupit direkt nga qyteti i tij i lindjes Elbasani që ndryshe është konsideruar si një nga epiqendra e drogës në Shqipëri, ose siç shkruajnë mediat italiane: ” Elbasani, i konsideruar si një nga kryeqytetet shqiptare të drogës”.

Ai u arrestua sapo shkeli në Itali dy vite më parë.

Hetuesit dyshojnë se mbështetja e tij është 55-vjeçar me origjinë nga Maqedonia Hatim Hujesini i cili është arrestuar nga policia italiane. Gjithashtu në pranga ka rënë Nabil Kalchi, një 46-vjeçar maroken dhe bashkëkohësi Marco Cantori.bw

Kontrolli i Lartë i Shtetit auditon ‘inceneratorin’ e Sharrës: Shkelje të rënda ligjore nga Ministritë dhe Bashkia e Tiranës

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në auditimin e fundit lidhur performacën e Inceneratorit të Sharrës evidenton shkelje të rënda nga Ministritë dhe Bashkia e Tiranës. Sipas KLSH, kostoja 29 euro për ton mbetje, është e fryrë, pasi kompania koncensionare nuk realizon ende incenerimin e mbetjeve. Po ashtu, konstatohet se edhe proceduarat tenderuese janë bërë në shkelje ligjore e në mungesë të transparencës.

VIDEO SYRI TV

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se çmimi 29 euro për ton depozitim mbeturinash në landfillin e Tiranë nuk është real. Ai është i fryrë, pasi kompania koncensionare nuk realizon ende incenerimin e mbetjeve urbane. Konkluzioni është publikuar pas Auditit të Performancës mbi inceneratorin e Sharrës, të miratuar pak ditë më parë.

Tashmë, akuzat disa-mujore të opozitës, të provuara me fakte dhe dokumenta zyrtarë, mbështeten edhe nga institucioni kushtetues për kontrollin e financave publike. Në raporin e KLSH-së theksohet se “aktualisht, çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incinerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri më sot”.

Po ashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se “procedura konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncension nuk është kryer në përputhje me parimet e transparencës dhe përcaktimet ligjore. Audituesit shtetërore konstatojnë se janë shkaktuar  vonesa të konsiderueshme në afatin e fillimit dhe vijimit të punimeve të projektit, si pasojë e veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara në kontratë si nga Autoriteti Kontraktor, ashtu edhe nga Koncensionari, kompania “Integrated Energy BV”, e krijuar nga Klodian Zoto.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se bashkitë e qarkut Tiranë, përveç asaj të drejtuar nga Erion Veliaj, nuk kanë dhënë dakordësi me shkrim për përballimin e kostove për landfillin dhe inceneratorin e Sharrës.

Kjo mungesë dakordësi provokon në të ardhmen kosto financiare për këto bashki, thuhet në raportin e KLSH-së. Në vijim, KLSH konstaton se procedura e planifikimit të projektit të Incineratorit të Tiranës ka mungesa dhe paqartësi, në lidhje me propozimin paraprak të ardhur në ministri nga shoqëria dhe konfirmimin e miratimit paraprak nga ana e Ministrisë së Financave.

Audituesit shtetërorë deklarojnë se procedura koncesionare për landfillin e Sharrës nuk është publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, duke cënuar parimin e transparencës dhe garës së ndershme. Po në këtë pikë, KLSH ka zbuluar edhe një detaj shumë interesant, i cili tregon qartësisht se e gjithë procedura ishte përgatitur për kompaninë e Klodian Zotos.

Komisioni për dhënien me koncension të projektit shprehet se në prani të përfaqësuesve të kompanisë “Integrated Energy B.V”, është bërë mbyllja e pranimit të ofertave nëpërmjet sistemit elektronik të APP, nga ku ka rezultuar vetëm një operator pjesëmarrës.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është e paqartë se nga i ka marrë koncensionari të dhënat për t’u paraqitur në momentin e duhur, kur nga auditimi rezultoi se në dokumentet e koncensionit nuk jepeshin të dhëna mbi vendin, datën dhe orën e hapjes së ofertave.

Qeveria e Shqipërisë emërtoi rrugën përballë saj “Ukraina e Lirë”, BIRN: Ambasada ruse në Tiranë ndërron adresë

Flamuri rus dhe pllaka që tregonte ambasadën në qendër të Tiranës, në rrugën që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia u emërtua “Ukraina e Lirë”, janë hequr. Në një njoftim në Facebook thuhet se shërbimet konsullore ofrohen në Mjull Bathore, ku është edhe adresa e re.

Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt dhe po ashtu qeveria shqiptare ka ofruan dhe premtuar ndihmë për ukrainasit qoftë të shpërngulurit nga lufta, qoftë për ata që luftojnë.

Por ndërsa ndihma e Shqipërisë në këto fusha është modeste, krahasuar me vende të tjera, gjesti i emërtimit në fillim të marsit të rrugës në të cilën ndodheshin ambasada e Rusisë, ajo e Ukrainës, e Kosovës dhe e Serbisë me emrin “Ukraina e Lirë”, duket se bëri më shumë përshtypje. Agjencia e lajmeve Reuters shkroi për rrugën dhe lajmi u ripublikua në një sërë mediash ndërkombëtare, ndërsa turistë dhe vizitorë të huaj e kanë përdorur si sfond për foto nga Tirana.

Rruga po ashtu u zbukuruar me flamuj të Ukrainës dhe me ngjyrat verdhë e blu të vizatuara në trotuarë. Në të njëjtën kohë sheshi “Tre vëllezërit Frashëri” që ndodhet mes Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugës “Ukraina e Lirë”, u kthye në një pikë protestash kundër luftës.

E detyruar tashmë të kishte si adresë zyrtare rrugën “Ukraina e Lirë”, ambasada ruse pezulloi më 20 prill siç thuhet në postimin zyrtar në faqen në Facebook “për arsye teknike” veprimet në këtë rrugë. Në qershor ambasada njoftoi se puna do të fillonte në zyrat e reja që ndodhen në Mjull Bathore në rrugën “Dervish Shaba”. Ndërkohë godina që njihet si ambasada e Rusisë është zhveshur nga simbolet dhe duket se prej kohësh është e mbyllur. Flamuri që ndodhej në një nga shtyllat që shikonin nga rruga “Ukraina e Lirë” është hequr./Reporter.al

Berisha, thirrje Evropës dhe SHBA: Hetoni aferën multi-miliardëshe të Portit të Durrësit, të Butrintit dhe kullat e drogës!

Nga thirrja që Kryetari i PD-së, Sali Berisha,  i drejtoi sot nga Kuvendi, Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA-së.

Berisha: I bëj thirrje, Komisionit Europian që të mbajë qëndrimin më të rreptë, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e tmerrshme multi-miliardëshe të Portit të Durrësit, që tani së fundi del se përfitues përfundimtar nuk është më “Emaar”-i, por është dikush i afërt i Vuçiçit!

I bëj thirrje Komisionit! Porti i Durrësit është port i shpallur nga Sekretariati i Transportit të BE si port strategjik. Edi Rama me këta ministra duan të ndërtojnë Dubain e tyre! Vetëm toka aty kushton 3 miliardë euro! Ndërtimi është i llogaritur 4 miliardë euro! Gjithçka pa garë! Gjithçka pa asnjë konsultë!

Ju lutem, kini mëshirë edhe për taksat e qytetarët shqiptarë, edhe për taksat e qytetarëve europianë! Po shtoj gjithashtu, se paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përdorur në aferën e djegësave. Prandaj, kujdesin më të madh!

Njerëzisht i kërkoj KE-së, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar plotësisht aferën e Butrintit! Një aferë gjigante korrupsioni, shpërbërja e njërit prej parqeve më të çmuara të Shqipërisë, të rajonit dhe të Europës, kryekëput mbi bazën e korrupsionit!

I bëj thirrje, Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA të ndërmarrin një hetim të plotë për këto afera të mëdha! Shqipëria ka tejkaluar çdo lloj limiti, linje të kuqe për sa i përket vjedhjes dhe korrupsionit.

Thirrja ime për KE-në është një hetim për monumentet e nacional-korrupsionit në Tiranë, kullat e drogës! Për shqiptarët dhe europianët, kam një të dhënë zyrtare: Indeksi i ndërtimeve në Shqipëri është mesatarisht tri herë më i lartë se në çdo vend të BE. Çmimet në Shqipëri jo vetëm që s’janë ulur, por qëndrojnë në vendin e tretë më të lartë në Europë.

Droga, lumenjtë e drogës po e rrënojnë këtë vend!

Instituti i Statistikave të kësaj qeverie njofton se vitin e kaluar, u rritën me 9,3%. Narko-rritje klasike, sepse punësimi, punësimi u rrit vetëm 0.5%!!!

Pra, çfarë janë këto kulla?! Këto janë “mullarë” gjigantë të drogës të Edi Ramës.

I bëj thirrje Komisionit Europian të hetojë në të gjitha anët, sepse Tirana zien dhe gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama dhe siç thotë populli shqiptar, “Ku ka zë s’është pa gjë”.

Ka shumë eksponentë të tjerë që mund të përmenden emrat, por të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Një hetim ndërkombëtar do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e çmuar për shqiptarët!

Edhe njëherë përulem me nderim të madh para bujarisë të Komisionit Europian dhe taksapaguesve europianë. Por njerëzisht u kërkoj të kushtëzojnë çdo qindarkë, me disa kushte, për të mbrojtur taksapaguesit shqiptarë nga një klikë që po i vjedh natën, ditën, në festa, në gëzime, në hidhërime, në çdo gjë, në çdo akt, në çdo vendim, në çdo firmë!”

Pedagogët paralajmërojnë protestë tjetër më 5 tetor, thirrja për Ramën

Pedagogët, të cilët zhvilluan një protestë para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë paralajmëruar protestë tjetër më 5 tetor nëse nuk u rriten pagat.

Një nga pedagogët u shpreh se që prej 18 vitesh nuk u janë rritur pagat, ndërsa ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila u ka hequr projektet për shkak të korrupsionit.

Ndërkohë është bërë e ditur se në orën 14:00 pedagogët do të zhvillojnë takim me ministren e Arsimit, Evis Kushin.

Sindikata  e Arsimit të Lartë e zhvilloi protestën pasi qeveria nuk përfshiu kërkesat e tyre as në paketën e dytë të rezistencës. Përballë fakultetit ndodheshin rreth 200 pedagogë të fakultetit dhe dhjetëra të fakulteteve të tjerë, si dhe mbështetës të kauzës.

Arsimtarët kërkojnë në veçanti rishikimin e pagës së tyre. Sipas tyre, prej vitit 2004 për këtë kategori nuk janë rritur pagat dhe as janë indeksuar sipas inflacionit. Ata kërkojnë edhe rritje të buxhetit për kërkimin shkencor, si dhe rritje të pagës për orët suplementare.

Sipas profesorit të Biologjisë Aleko Miho, protesta vjen për të kërkuar në veçanti dinjitetin për një kategori të harruar, por tejet të rëndësishme për shoqërinë.

“Duam një pagë dinjitoze, në linjë me kohën. E kuptojmë që situata është e vështirë për të gjithë, por ne po punojmë dhe përfaqësojmë elitën, por jemi lënë në harresë.  Stafi i ndihmësve akademik po fillon të refuzojë punën, dhe ikin sepse nuk janë të motivuar, kur nga ana tjetër kërkohet mësim cilësor. Nuk do të doja kurrë të arrinim këtu, por le të jetë ky një sinjal”, thotë profesori. syri.net

Pedagogët në protestë: Na hiqni patronazhistët, po na bëjnë presion…

Sot pedagogët kanë dalë në protestë për duke kërkuar rritjen e pagave. Pedagogu i gazetarisë, Lush Susaj u shpreh se studentët e tij në Kosovë apo Mal të Zi paguhen më shumë. Ai gjithashtu solli një rast, duke thënë se një student i tij i sjell cdo javë naftë nga Mali i Zi pasi aty është më lirë.

“Një gjë që e dimë të gjithë, nuk kemi pse të mos e themi. Ne po reagojmë për pagat më të larta, sepse ato sjellin më shumë ekonomi, përmirësojnë më shumë ekonominë. Ka 18 vjet që nuk na indeksohen pagat dhe as na rriten. Një studenti i imi merr rrogë në Kosovë dy herë më shumë se mua. Një tjetër në Podgorice tre herë më shumë se mua. 

Një student imi murator në Tuz më sjell çdo javë 10 litra naftë se e merr naftën me 1400 lekë, këtu e marrim me 2400 lekë. Imagjinoni se me çfarë mizerjesh qeverisjesh jemi në këto 20 vjet.

Unë kam qenë për rritje 100% të pagës. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së arsimit të shohin këtë përparësi. Të rrisin pagën e punonjësve të universiteteve. Nuk ka arsye të kemi këto paga, krahas rritjes së pagave dhe pensioneve”, tha Susaj

Pedagogu i bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë që t’i heqë patronazhistët pasi po i bëjnë presion.

“I bëj thirrje kryeministrit të na ndalë patronazhistët dhe strukturat partiake mbi stafet pedagogjike që mos reagojmë. Ne po reagojmë për pagat dhe jo për partinë”. syri.net

‘Na rrisni rrogat ose protesta’- Pedagogët shqiptarë, peticion Ramës

Kriza e rritjes së çmimeve ka prekur edhe arsimin. Për këtë arsye pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dolën sot në protestë.

Ata kërkojnë rritje pagash, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave.

Pedagogët kërkojnë që pagat e tyre të arrijnë nivelin e pagave të pedagogëve në rajon. Pedagogët e universiteteve i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit ku kërkojnë rritje të pagave.

Peticioni është firmosur nga pedagogët e të gjithë universiteteve. Nëse kjo nuk ndodh, pedagogët paralajmërojnë dhe bojkot të vitit akademik, i cili pritet të nisë në 17 tetor 2022.

Pedagogët propozojnë që të arrihet në nivelin e pagave të pedagogëve të universiteteve publike në Kosovë brenda 2 viteve.

Në peticionin e Sindikatës së Punonjesve të Universiteteve të Shqipërise (SPUSH) propozohet që rritja e pagës të jetë tani me 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

Po kështu kërkohet:

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP më 2023, ndërkohë aktualisht në përqindjen e GDP-së është mbi 10 herë më i ulët se në disa vende të rajonit

-Kërkohet rivendosja e shtesave mbi pagë për “dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojne në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjera”

-Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1%, dhe nga 15 vjet që eshtē aktualisht, në 25 vjet.

-Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në menyrë që kjo t’i afrohet vlerës së pagesës në universitetet private.

-Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka nje zbritje prej 50% tè pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit te orës mësimore të leksionit, e cila me parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndersa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me oret e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Kërkojnë të rishikohet menyra e përllogaritjes se tatimit mbi këto të ardhura. Kërkojnë gjithashtu pezullimin e titullit akademik “profesor”, deri në 2026 meqë doktoraturat e reja u rihapën më 2022, ndërsa për periudhen 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bēre tëpamundur realizimin e kētij kushti.

Pedagogët hidhen në protestë: Pa rritje pagash nuk nis viti akademik

Stafet akademike dhe administrative të universiteteve, do të zhvillojnë sot një protestë 1-orëshe.

Kjo protestë do të jetë si paralajmërim ndaj qeverisë, e cila nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me peticionin e tyre për rritjen e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.

Protesta do të zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në orën 10:00.

Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e pedagogëve janë:

Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.
Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%
Rritja e financimeve për kërkime shkencore
Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë
Pagesa e vjetërsisë në punë
Pagesë për orët e shtesë
Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.

syri.net

Financimi me 500 mijë $ nga Rusia në kohën e Bashës, reagon Berisha: PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafies

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin që publikoi Zëri i Amerikës ku Rusia ka financuar parti politike në dhjetëra vende, 500 mijë dollarë i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017. Në një takim në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafias.

“Lexuat sot se në ç’labirinte ishim futur ne si PD, si në filmat e mafias dhe ai nuk bënte hetim të plotë por mendonte si të kapte peng opozitën. Se me një opozitë të marrë peng ai vijonte pafundësisht. Kohët kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe tek qytetarët se ai është armik i lirive të tyre. Realisht hajdut që historia jonë nuk e ka parë kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj është mision i madh për ju e çdo qytetar e demokrat të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Nuk i vijmë në pushtet me dhunë kurrë. Por vijmë me votën e lirë”, tha Berisha.bw

Zbulohen propozimet e PD, harta territoriale me 95 bashki. Ja si ndahet Tirana dhe qytetet e mëdha (Lista e plotë)

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është propozuar dhe drafti për reformën e re territorale, ku Partia Demokratike ka propozuar 95 bashki, pra 34 më shumë se janë aktualisht.

Ylli Asllani, sekretar i PD: Në projektin tonë kemi 95 bashki asimetrike. Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale. 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë.

Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.

Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.bw

Protesta: “Koordinim perfekt midis Rilindjes e SPAK”, Meta: Kanë qëllim blerjen e zgjedhjeve të ardhshme

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në protestë u shpreh se ka një koordinim mes SPAK dhe Rilindjes për të blerë zgjedhjet e ardhshme.

“Forca politike e PL dhe ish LSI e ka denoncuar 558 ditë më parë në 4 mars 2021 këtë aferë, dhe ende sot SPAK justifikohet se janë në hetime paraprake. Kështu kuptohet një veprim i diktuar nga kongresi i partisë. burgosin hallexhinj për mos pagimin e një fature energjie por nuk çojnë para drejtësisë Ramën dhe Veliajn.

Ishte megafirma e Velisë që i dha jetë kësaj vepre korruptive pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Me atë firmë fti në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafian e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim.

 

Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i aferës, dhe ende ajo vijon. Sepse Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë.

 

Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindje se SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thënë se drejtësi e re vazhdon”, tha Meta.bw

Rënie drastike e Fierzës, lugina e Drinit kthehet në kullotë

SYRI TV

Baseni ujë mbledhës i hidrocentralit më të madh në vend, Fierzës, është duke u boshatisur me ritme të larta. Aktualisht, niveli ka shkuar nën 167 metër mbi nivelin e detit, ose rreth 30 metra poshtë pikës maksimale.

Prurjet aktuale në liqenin e Fierzës llogariten në rreth 100 m3 në sekondë, ndërsa prodhimi ditor i energjisë është 7220 megavat orë. Ndërkohë në dy digat e tjera, atë të Komanit, niveli i ujit është 172 metër, ndërsa në Vaun e Dejës 74 metër. Të tre hidrocentralet ndodhen pranë pikës kritike të prodhimit të energjisë.

Vetëm pak muaj më parë, liqeni i Fierzës ishte në rreth 287 metër, ose pranë pikës maksimale të tij. Por mungesa e reshjeve apo dhe keqmenaxhimi i rezervës hidrike, ka bërë që hidrocentrali më i madh në vend të shkojë drejt pikës kritike të prodhimit të energjisë.

Për shkak të rënies së nivelit të ujit gjatë vitit të fundit, në pjesën e sipërme të basenit pranë zonës së Vërmicës në Kosovë, lugina e lumit Drin është kthyer në zonë të mbuluar nga bimësia duke u shndërruar në kullota për kafshët. Pamjet tregojnë gjithashtu se në këtë pikë, ku dikur ishte gjithçka e mbuluar nga uji, tashmë kanë dalë në sipërfaqe shtylla të tensionit të lartë apo dhe ish dogana e vjetër.

Ekspert të energjisë kanë ngritur dyshime të forta se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka keqmenaxhuar rezervën hidrike në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Bie Kodi Penal- Qeveria amniston ndërtimet pa leje, ja vendimi i plotë

Neni 199 i Kodit Penal përcakton se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet”.

Kodi Penal, që prevalon mbi të gjitha ligjet, është rrëzuar me një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave që u botua sot në Fletoren Zyrtare, nëpërmjet të cilit pronarët që ndërtuan pa leje pallate disakateshe në mes të Tiranës, kanë mundësi të mënjanojnë burgun, duke dorëzuar pronën në shtet ose duke e parapaguar atë kundrejt një çmimi që do të përcaktohet me udhëzime të mëvonshme.

Parapagimi do të jetë një lloj legalizimi i ri për këto banesa.

Procedurat për konfiskimin dhe parablerjen

Sot hynë fuqi, rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi në përputhje me parashikimet e ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Vendimi i qeverisë përcakton se, përpara fillimit të procedurës së konfiskimit, të këtij vendimi, dhe deri në marrjen e vendimit të konfiskimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, zhvilluesi apo çdo subjekt i autorizuar prej tij, me akt noterial kalon në favor të shtetit, me kontratë premtim shitjeje me vlerë 1 euro, shprehimisht ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, me qëllim përdorimin e tyre për nevoja të strehimit social apo për interes publik.

Sipërfaqet që kalojnë në pronësi të shtetit nuk konsistojnë në realizimin nga subjekti zhvillues të detyrimit në kuptim të nenit 19, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”. Shpenzimet noteriale mbulohen nga subjekti zhvillues.

Nëse kërkesa pranohet, Këshilli Kombëtar i Territorit vendos ndryshimin e lejes përkatëse të ndërtimit duke njohur të drejtën e ministrisë përkatëse për administrimin e pronave shtetërore si bashkëpërfituese e objektit të ri, i cili do të konsiderohet si objekt i ndërtuar në kushtet e lejes së ndërtimit.

Ndërtimet e konfiskuara vendimi mund t’i transferohen me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut, dhe fondet e siguruara përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime me qëllim realizimin e punëve publike. Pagesa e çmimit të punimeve në tejkalim të lejes nuk e çliron subjektin nga detyrimi i pagesës së gjobës së parashikuar nga pika 1, e nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Nga momenti i kryerjes se aktit të konstatimit të paligjshmërisë në ndërtim deri në përfundim të procedurës së konfiskimit, punimet pezullohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Procedura e konfiskimit për interes publik fillon me propozimin e inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, në vijim të inspektimeve periodike të kryera kryesisht apo pas marrjes së njoftimit nga iMT-ja vendore sipas fushës së përgjegjësisë, në përputhje me legjislacionin sektorial për inspektimin, propozim i cili, ndër të tjera, përmban dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Raportin përmbledhës për qëllimin, shkakun e konfiskimit;

b) Dokumentet që kanë shoqëruar procedurën e inspektimit për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore sipas ligjit nr.107/2014;

c) Një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton pjesët takuese të cilat konfiskohen si dhe pjesët takuese që mbeten në pronësi të zhvilluesit, të shprehura në sipërfaqe, volum dhe në të dhëna teknike përkatëse për rastet sipas nënndarjes “iii”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”;

ç) Një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton sipërfaqet, volumet dhe të dhëna teknike të objektit që konfiskohet për rastet sipas nënndarjes “iv”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; Fletorja Zyrtare Viti 2022 – Numri 122 Faqe|15910 d) Aktin e ekspertimit nga instituti i Ndërtimit, ku të përcaktohet se për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij.

IMT-të vendore kanë detyrimin e raportimit pranë iKMT-së kur gjatë inspektimit konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje të legjislacionit në fuqi në fushën e ndërtimit.

IKMT-ja përcjell dokumentacionin e parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi, pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila e administron në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dokumentacionin e sipërcituar dhe kryen përgatitjet për shqyrtimin e propozimit nga ana e KKT-së.

Këshilli Kombëtar i Territorit bën shqyrtimin e dokumentacionit për konfiskimin për interes publik të objektit ndërtim pa leje, merr vendim për konfiskim, i cili, ndër të tjera, parashikon:

a) të dhëna identifikuese për objektin që konfiskohet;

b) një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton pjesët takuese të cilat konfiskohen si dhe pjesët takuese që mbeten në pronësi të zhvilluesit, të shprehura në sipërfaqe, volum dhe në të dhëna teknike përkatëse për rastet e nënndarjes “iii”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, ose një planvendosje bashkëlidhur e cila evidenton sipërfaqet, volumet dhe të dhëna teknike të objektit që konfiskohet, për rastet sipas nënndarjes “iv”, të shkronjës “e”, të pikës 1, të nenit 52, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”; c) në rastet e zbatimit të parashikimeve të pikës 4, të këtij vendimi, ndryshimin e lejes së ndërtimit dhe/ose subjektit zhvillues duke reflektuar shtesën e volumeve dhe/ose sipërfaqes që tejkalon lejen nëse subjekti ndodhet në kushtet e pikave 3 e 4, të këtij vendimi, apo vullnetin e subjektit aplikues;

ç) detyrimin e organit kompetent që gjatë procedurës së lëshimit të certifikatës së përdorimit të parashikojë edhe pjesët e konfiskuara/kaluara në favor të shtetit, referuar aktit noterial të parashikuar në pikën 2, të këtij vendimi, apo të vendimit të konfiskimit dhe hartës bashkëlidhur tij;

d) detyrimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e vendimit të konfiskimit së bashku me certifikatën e përdorimit, e cila, përveç pjesëve të objektit që janë ndërtuar konform lejes së ndërtimit dhe që mbeten në pronësi të zhvilluesit ka të parashikuar edhe pjesët e konfiskuara/kaluara në favor të shtetit, referuar vendimit të konfiskimit, të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

dh) pasqyrimin në lejen e ndërtimit të pjesës takuese të shtetit në përqindje, në raport me investitorin.

10. Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Territorit përcjell vendimin e KKT-së për konfiskimin e objektit pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, me qëllim vijimin e marrjes së masave të nevojshme për zbatimin e vendimit të konfiskimit dhe regjistrimin pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si dhe marrjen në dorëzim të objektit. Procedura dhe afatet e këtij vendimi, do të miratohen me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore, brenda 7 (shtatë) ditëve nga njoftimi i vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, nxjerr urdhrin për zbatimin e tij, i cili, ndër të tjera, përmban:

a) autoritetin përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit të objektit;

b) të dhëna identifikuese për objektin që po konfiskohet;

c) masat në zbatim të parashikimeve të pikave 2, 3 dhe 4, të këtij vendimi, dhe shprehjen e vullnetit të subjektit zhvillues;

ç) parashikimet për ndalimin e tjetërsimit të destinacionit të objektit deri në zbatimin nga ana e subjektit zhvillues të detyrimit ligjor që rrjedh nga ky vendim.

Nëse subjekti shpreh interesin për të parablerë punimet pa leje, ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore kryen procedurën e parablerjes dhe bën derdhjen e fondit përkatës në llogarinë e të ardhurave të thesarit në degë me destinacion llogarinë speciale të shpronësimeve pranë Bankës së Shqipërisë.

Autoriteti përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit të objektit, sipas përcaktimeve të pikës 11, brenda 7 (shtatë) ditëve nga nxjerrja e urdhrit të ministrit përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore, i njofton masën e konfiskimit të objektit personave apo subjekteve që preken nga masa

Gjatë konfiskimit të objektit, autoriteti përgjegjës për ndjekjen e procedurës së konfiskimit Fletorja Zyrtare Viti 2022 – Numri 122 Faqe|15911 të objektit mban një akt konfiskimi, në të cilin përcaktohen qartë: a) të dhënat për subjektin që i kryhet konfiskimi; b) vendndodhjen e objektit të konfiskuar; c) sipërfaqen e objektit të konfiskuar; ç) pamjen e brendshme dhe të jashtme të objektit të konfiskuar; d) detaje të objektit (numrin e mureve, të dritareve etj.); dh) detaje të punimeve të objektit; e) çdo të dhënë tjetër që është karakteristikë apo e veçantë për objektin e konfiskuar.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron që të reflektojë në certifikatën e pronësisë pronësinë e zhvilluesit dhe pronësinë e shtetit mbi pronën e konfiskuar, sipas pjesëve takuese përkatëse, pasi të jetë lëshuar certifikata e përdorimit nga sekretariati teknik i KKT-së apo njësia e qeverisjes vendore sipas fushës së përgjegjësisë në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Certifikata e përdorimit, si për pjesën e objektit konform lejes, ashtu edhe për pjesën e konfiskuar me vendim të KKT-së, do të lëshohet konform legjislacionit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

Të gjitha të ardhurat e përftuara nga përdorimi i objekteve të konfiskuara, të ndryshme nga ato të parashikuara në pikën 12, të këtij vendimi, kalojnë në buxhetin e shtetit. Shpenzimet për administrimin e objekteve të konfiskuara përballohen nga buxheti i shtetit.

Ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, krijon dhe administron një regjistër të veçantë për regjistrimin dhe inventarizimin e objekteve të konfiskuara me çdo të dhënë të tyre./MONITOR

Dy orë para prokurorëve- Shembja e Teatrit Kombëtar, SPAK merr në pyetje Hervin Çulin

SPAK merr në pyetje Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, si pjesë e hetimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi për “BalkanWeb” se Çuli u thirr për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.

Çuli është paraqitur në SPAK që në orën 9 dhe ka qëndruar për më shumë se 2 orë në Prokurori.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.
Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.bw

Sulmi kibernetik, Blinken telefonon Ramën, ambasada e SHBA informon për bisedën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Ambasada amerikane ka informuar për bisedën që në fokus ka pasur sulmin kibernetik.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë.

Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale

 

“🇦🇱 | ‘Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale’, – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”, shkruan ambasada e SHBA.

“Ndihesh i vjedhur? Eja edhe ti!”- Afera e inceneratorëve, sot protesta e thirrur nga Partia e Lirisë

Pasditen e sotme në kryeqytet pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë.

Kryetari i kësaj partie, Ilir Meta ka theksuar se kjo protestë është e qytetarëve dhe se kryefjala do të jetë lidhur me aferën e inceneratorëve.

“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI! Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës. Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruante Meta krahas spotit të protestës.bw

“Energjia është keqmenaxhuar”, eksperti Buxhuku: Më 2021 prodhuam më shumë se sa na duhej, çuditërisht sot jemi në krizë. Rënie totale të sistemit!

Gjergj Buxhuku, Administrator i “Konfindustria”, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se energjia është keqmenaxhuar, referuar faktit se vitin e kaluar kemi prodhuar më shumë energji se sa mund të konsumonim, ndërsa këtë vit çuditërisht kemi kaluar në krizë energjitike.

Ai ka ngritur pyetjen se përse TEC-i i Vlorës nuk është vënë në punë në mënyrë që të mos përballeshim tani me mungesa.

“Nuk futem në detaje. 4 përqindëshi është numër i vogël, atëherë situata qenka në kontroll. dp gëzohesha të ishte kështu por dyshoj. Ndihem keq si një vend kaq i pasur nga Shqipëria është katandisur në diskutim për 5 dollarë ndihmë për pensionistët në bujqësi dhe 7 dollarë për ata të qytetit. një shtet që i ka të gjitha potencialet për të qenë i pasur.

Energjia, kemi rënie totale të sistemit. Një nga pikat më të forta, sistemi energjitik, ne nuk kemi bërë asnjë veprim që do të na siguronte që këtë moment të mos vuanim, por të ishim konkurrues.

Në bazë të vendimit të fundit të ERE çmimi për bizneset nuk ndryshon deri në dhjetor. Do të jetë çmimim më i larti na rajon por është i fiksuar. për çmimin që i ofrohet biznesit jemi më të lartët në rajon. Sa i përket familjarëve, diskutimi është i rëndësishëm se çmimi sa më i lartë ka ndikim në konsum dhe përballë një dimri që nuk dimë si do të jetë ka të bëjë direkt me stabilitetit shoqëror, mbijetesës. Propozimi që i kemi bërë qeverisë, mirë ishte të kursehet e të mbahet një rezervë, qeveria e ka marrë parasysh të shohim çdo ndodhë në dimër. Shpresojmë të bjerë shi dhe nuk dimë sa do të vazhdojë.

Kemi problematika të mëdha në sektorin energjitik. Shqipëria ka kapacitetete të instaluara për të prodhuar janë më të mëdha se sa konsumohet. Problemi është prodhimi. Në 2021 kemi prodhuar 6.5 përqind më shumë se sa konsumonim. Çuditërisht pastaj kaluam në krizë.

Fakt është që për mendimin tim dhe në bazë të të dhënave tona, kemi keqmenaxhim të dukshëm. Është shitur me 50 euro në korrik dhe është blerë me 200 euro.
Teci i Vlorës 11 vjet jashtë pune dhe në gjyq për dëm ekologjik, nuk është vënë në punë për ta pasur pikërisht për këtë ditë.

Korporata me 2000-3000 punonjës e blejën me sekser energjinë, të cilët janë në vnjerëzit m të pasur të këtij vendi”, tha ai. bw

Edvin Shvarci: Përballja me diktaturën, filli që na mban lidhur të gjithëve ne

Studenti i dhjetorit dhe aktivisti Edvin Shvarc duke folur në bashkëbisedimin e organizuar për të kujtuar, Azem Hajdarin, kujtoi ditët e vështira të përballjes me diktaturën.

Gjatë fjalës së tij, Shvarc tha se, përballja me diktaturën, është filli që i mban lidhur të gjithë studentët e dhjetorit dhe njerëzit që duan lirinë.

‘Jemi mbledhur të kujtojmë një mik që na mungon që na mungon prej gati çerek shekulli, shok të vyer, hero i cili dha shembullin e tij dhe frymëzoi edhe të tjerët për tu ngritur.

Një shembull për atë që ngriti Bajramaj, mund të ketë bashkëpunim dhe modele pozitive nga të dyja palët.

Filli që i lidh studentët e dhjetori, shkurtit, etj., është ai që u përballën me diktaturën dhe për pak lanë edhe kokën. Ishte një betejë për jetë a vdekje dhe nuk i dihej mbarimi. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona, sikur ke qenë në luftën e parë botërore, ke ndihmuar shokun dhe shoqen, i ke dalë në krah, i ke nxjerrë shpatullën, shpinën, shkopave të gomës, ose të kanë fishkëllyer plumbat pranë veshit.

Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të ndajmë edhe përvojat e mira dhe të këqija’, tha në fjalën e tij, Edvin Shvarc.   syri.net


Send this to a friend