VOAL

VOAL

Rama ua nis fjalimin skandaloz edhe krerëve të qeverive të vendeve të Këshillit të Evropës

Pas fjalimit të turpshëm dhe skandaloz që mbajti në Asmablenë e Këshillit të Evropës kreu i qeverisë shqiptare nuk ndalet në paturpësinë e  tij.

Këtë mëngjes ai ka njoftuar me një shënim në faqen e tij në facebook se ua ka nisur edhe një letër arrogante të gjithë kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, bashkë me fjalimin e tij.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtme, drejtuar kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur ndërkombëtarisht me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë.

————————————————————

I/E dashur …

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju shkruaj për të kërkuar vëmendjen tuaj për një çështje thelbësore, jo vetëm për vendin dhe popullin që përfaqësoj, por për të gjithë ne. Kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlera bazë në themel të çdo sistemi demokratik – ato vlera të cilat i nderojmë në punën tonë të përditshme e që kërcënohen gjithmonë e më shumë në situatën politike aktuale.

Ashtu siç mund të jeni në dijeni, në vitin 2008, një ish-prokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (GjNPIJ), Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime, “Zonja Prokurore”. Aty, ajo pretendonte se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kishin kryer krime të tmerrshme, përfshi, mbi të gjitha, trafikim të shfrenuar të organeve njerëzore.

Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar. Përkundrazi, ajo u çua më tej nga të tjerë, konkretisht nga anëtarët e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit në Këshillin e Europës, të cilët e instrumentalizuan atë për të ushqyer më tej narrativën ruse mbi Kosovën. Më pas, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iu paraqit një raport (sërish, në mungesë provash). Nisur nga raporti dhe serioziteti i akuzave, në janar 2011, Asambleja miratoi rezolutën 1782, titulluar “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, të gjitha përpjekjet për hetime të bëra qysh atëherë, kombëtarisht, në rajon a ndërkombëtarisht, për të provuar pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore, ia kanë dalë të vërtetojnë atë që dihej: nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.

Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.

Më 13 tetor 2022, i paraqita këto argumente përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t’i bërë thirrje për hartimin e një raporti vijues. Çështja ka një rëndësi sipërore, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e individëve të akuzuar padrejtësisht për krime që nuk i kanë kryer kurrë. Ajo nuk ka thjesht të bëjë me mbrojtjen e procesit të rregullt ligjor përmes procedurave të gjykatës, një proces i rregullt që duhet të jetë i drejtë e i pa të meta. Por ka të bëjë me qytetarët e vendit tim, Shqipërisë, që vazhdojnë të jenë shënjestër e stereotipeve të rrezikshme e të pabaza si ky dhe viktima të armiqësisë e të ksenofobisë që akuza të tilla ushqejnë. Ka të bëjë gjithashtu me të vërtetën dhe drejtësinë, pa të cilat minohet vetë integriteti e besueshmëria e politikës ndërkombëtare dhe e institucioneve të saj.

Për dijeninë tuaj, po ju bashkëlidh një kopje të fjalës sime të mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe një kopje të rezolutës së miratuar për këtë çështje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.

Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht nga zemra për ndihmën.

Sinqerisht, Edi Rama

Reagim Epidamnit, i biri i Moikom Zeqos: “Turp Alda Bardhyli ose Alda Qyli dhe të tjerët s’kanë … sy n’ballë”

Ka reaguar në rrjetin social  Epidamn Zeqo, i biri i Moikom Zeqos, personalitetit poliedrik dhe një prej figurave më të ndritura e identifikuese të kulturës shqiptare, largimi nga jeta i së cilit ka shkaktuar në boshësi të madhe në mendësinë e elitës. Vetë Epidamn Zeqo ka bërë IB në Oxford, për studime historike e politike. Ai ka gjithashtu një M.A. Modern History and International në University of St Andrews dhe një master të dytë për politikat ekonomike The London School of Economics and Political Science – LSE.

Ja çfarë shkruan Epidamn Zeqo:
“Skandal: Foto e Moikomit është hequr qëllimisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit!
Në fakt, s’kanë faj. Moikomi agronom dhe tullaxhi nuk e meriton.
Ka të tjerë që vetëm marrin nga ky vend pa histori.
Turp Alda Bardhyli ose Alda Qyli dhe të tjerët s’kanë … sy n’ballë!”
Scandal: Director Alda and Co. have removed my father’s Moikom Zeqo photo from the Albanian National Center of Books and Reading, which I personally delivered last year after the director asked me for it.

Publikohet një tjetër databaze me numrat e telefonave të shqiptarëve, hakerat iranianë akuzojnë MEK

Një tjetër databaze është publikuar ditën e sotme nga hakerat iraniane. Bëhet fjalë për numrat telefonikë të shqiptarëve.

Në databazën e dërguar në ‘Homeland Justice’ shihet një listë prej 14 milionë numra celularë.

Duket se bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, nga viti 2018 deri në vitin 2022, ndërsa nuk dihet se nga janë marrë.

Përveç publikimit të numrave hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe se kur është regjistruar numri i celularit.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit.

Gjithashtu ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.bw

BIRN: Ministria e Financave mban të fshehtë raportin për koncesionet

Ministria e Financave vazhdon të mbajë të fshehtë raportin e performancës së koncesioneve për vitin 2021 – një detyrim ligjor ky i papërmbushur edhe dy muaj pas dorëzimit të buxhetit faktik në Kuvend.

Në fund të shtatorit, një zëdhënëse e ministrisë i tha BIRN se po raporti po përgatitej dhe do të bëhej publik ‘shumë shpejt’. Por dy javë më pas, Ministria e Financave dhe ministrja Delina Ibrahimaj nuk iu përgjigjen pyetjes se kur do të publikohet raporti dhe pse është shkelur detyrimi ligjor.

Mungesën e transparencës për kontratat koncensionare, kryeministri Edi Rama e cilësoi “një problem teknik” të ministrisë, i pyetur nga BIRN gjatë një konferencë shtypi javën që shkoi. Por sipas opozitës, kjo përbën një tentativë për të fshehur problematikat që kanë disa nga kontratat koncensionare, ndërkohë që qeveria vijon t’i paguajë ato rregullisht pavarësisht vonesave në punime.

“Ky raport mungon nga pikëpamja e raportimit,” tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku për BIRN. “Gjykimi im është se raporti i fundit i performancës ka shkaktuar shumë zhurmë dhe qeveria po tregohet e kujdesshme, sepse pagesat nga buxheti i shtetit vazhdojnë edhe pse disa kontrata kanë probleme, si për shembull kanë gjoba që nuk janë zbatuar,” shtoi Tabaku.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në vitin 2019 ndryshime në ligjin për koncesionet, duke i ngarkuar Ministrisë së Financave detyrimin e hartimit dhe publikimit të një raporti të detajuar mbi ecurinë e koncesioneve kryesore. Një raport i tillë u publikua në vitin 2020 për ecurinë e koncesioneve deri në vitin 2019 dhe në vitin 2021 për ecurinë deri në vitin 2020.

Raportet e viteve të kaluara kanë vënë në dukje faturat e paguara nga buxheti i shtetit për këto kontrata si dhe, në raste të rralla, të dhënat mbi ecurinë e investimeve sipas kontratës, të kryera nga partnerët privatë të qeverisë.

Qeveria shqiptare po zbaton një dyzinë kontratash koncesionare kontroverse, të cilat i janë dhënë kryesisht kompanive vendëse me procedura me shkallë shumë të ulët konkurrence. Gjatë vitit të kaluar, këto kontrata përfituan së bashku 11.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit si dhe një sasi jo të njohur të ardhurash të paguara nga shqiptarët përmes tarifave të shërbimeve, të cilat ofrohen në kushtet e monopolit faktik.

Disa nga këto kontrata koncesionesh duket se kanë ngecur. Afati i dorëzimit të kontratës për ndërtimin e Rrugës së Arbrit u shty me 17 muaj, ndërsa ecuria e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është gjithashtu e panjohur. Ministria nuk ka bërë të ditur nëse deklaratat e kompanisë koncesionare në raportin e vitit 2020 se incineratori po pret 30 milionë euro pajisje, është materializuar apo jo./Reporter.al

Stina e protestave- Të verbrit: Linda t’ia lidhë sytë Ramës dhe ta kuptojë ai

Një tjetër protestë u zhvillua në Tiranë këtë të shtunë.

“Jemi të harruar, të braktisur totalisht nga kjo qeveri që e kemi votuar. Me plot gojën i kemi votuar dhe jemi të braktisur. Po mbijetojmë. Vetëm ditën e votave kujtohen”.

Kështu deklaruan disa prej protestuesve të verbër që morën sot pjesë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ata thanë se pagesa nuk mjafton për asgjë dhe se ata që shërbejnë si kujdestar të të verbërve nuk janë as të siguruar. Bashkëshortja e një prej të verbërve i kërkoi kryeministrit Edi Rama të vendoset vetëm një orë në pozicionin e tyre.

Me çfarë të jetoj, me 130 mijë lekë? Më thotë se nëse nesër ky vdes unë nuk kam as vjetërsi pune. Po shikojmë nga fëmijët të na ndihmojë. Ne kemi marrë 6%. Thuaj 10 mijë lekë, sa të dalësh poshtë pallatit prishen. Vetëm një orë të rrijë kryeministri si këta. Një orë bashkëshortja t’ia lidhë sytë e t’i vërë bukën para, ta shikojë se çfarë është kjo jetë. Është shtresa më inteligjente, por janë të mbyllur”, tha protestuesja.

“Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit. syri.net

Engjëll Agaçi në SPAK, gazetarja zbardh detajet: U pyet për inceneratorin e Tiranës dhe…

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për News24 ka bërë me dije se burime jo zyrtare njoftojnë se Agaçi është marrë në pyetje për Inceneratorët.

“Agaçi u paraqit në SPK ku qëndroi për një orë. SPAK nuk preferoi të jepte komente por Neës24 filmoi Agaçin kur la prokurorinë. Ai nuk pranoi të jepte detaje nga marrja në pyetje.

Burime konfirmuar se mbërriti në përfundim të orarit zyrtar dhe mori kontakt me Dritan Prençin, i cili heton inceneratori e Tiranës dhe mendohet se Agaçi është marrë në pyetje mbi këtë çështje.Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e Inceneratorëve, për të cilat është në burg Lefter Koka dhe në arrest shtëpie ish deputeti i PS Alqi Bllako. Gjasat janë që SPAK po përfundon hetimet”, tha ajo.bw

 

 

BIRN: Qeveria këmbëngul t’i paguajë inceneratorët pavarësisht kritikave të BE

Qeveria shqiptare këmbëngul të vijojë strategjinë e incenerimit të mbetjeve urbane, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian se kjo metodë është në kundërshtim me legjislacionin dhe strategjitë europiane për menaxhimin e mbetjeve.

“Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

 

Por zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, tha të enjten se qeveria do të vijonte strategjinë e incenerimit, edhe pse dy inceneratorë janë sekuestruar nga drejtësia dhe i treti nuk është ndërtuar ende, pavarësisht pagesave prej dhjetëra milionë euro për incenerimin.

 

“Shqipëria nuk e ka shpikur inceneratorin, përdoren në çdo vend të Europës si pjesë e riciklimit, ndarjes së të gjitha mbetjeve,” tha Balluku, e pyetur nga BIRN nëse qeveria do vijonte të paguante për këto koncesione edhe pse bien në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

 

Balluku devijoi në përgjigjen e saj duke folur për mbrojtjen e lumit Vjosa nga qeveria, por edhe për këtë rast, Bashkimi Europian vë në dukje se mbrojtja nuk ka përfshirë degët e këtij lumi dhe ripërsërit shqetësimin për aeroportin e Vlorës.

 

“Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

Në raport pranohet se totali i sipërfaqes së mbrojtur është rritur, por “kjo rritje ka ndodhur në brendësi të vendit, ndërkohë që zona bregdetare nën mbrojtje është tkurrur”.

 

Brukseli shpreh shqetësimin se Investimet Strategjike në bregdet po i rrezikojnë zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin, ndërkohë qeveria shqiptare nëpërmjet Komitetit të Investimeve Strategjike, vetëm gjatë vitit 2021-2022 dha disa leje për resorte turistike brenda ose ngjitur me zonat e mbrojtura.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Ministrja Balluku tha se progres-raporti paraqiste “sfida, mangësi, problematika”, por kërkoi nga mediat që të lexohen pa keqinterpretime dhe i quajte shqetësimet e BE-së për rreziqet që mbartin nismat për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta si “vlerësime hipotetike”./Reporter.al/

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli thirret në SPAK

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli shkon në SPAK. Nuk dihen ende arsyet se pse Leli është thirrur ne SPAK. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

VOA: Shqipëria i kërkon Strasburgut rishqyrtimin e rezolutës me pretendime për trafik organesh nga UÇK-ja

Ilirian Agolli

Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij sot para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës se spastrimi etnik i Milosheviçit në Kosovë shkaktoi mijëra të vrarë e të zhdukur dhe qindra mijëra të shpërngulur.

NATO dhe bashkësia ndërkombëtare ndërhynë dhe paqja u vendos. Por institucionet europiane humbën busullën dhe pranuan pretendime të paqena, nga kujtimet e ish prokurores Carla del Ponte, e deri tek mocione nga diplomatë rusë e serbë, që arritën të futnin në një raport të KE për gjoja trafikim të organeve njerëzore, një lajm i rremë me akuza të turpshme”, tha ai.

Fjala e kryeministrit Rama bazohet dhe pason një Rezolutë që Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik, ku thuhet se raporti i hartuar nga i dërguari i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty përmban pretendime, të cilat mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Kjo rezolutë e Tiranës i është dërguar zyrtarisht Këshillit të Europës dhe vendeve anëtare, dhe Shqipëria kërkon tani ndryshimin e dokumentit të miratuar në Strasburg 11 vite më parë.

Zoti Rama shtoi se lajme të tilla të rreme janë sajuar në Kremlin kundër Kosovës, dhe se Europa duhet të respektojë dinjitetin e kombit shqiptar, duke i hedhur poshtë ato.

Ky ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë. Ky lajm i rremë mizor ariti të shndërrohej në një raport dhe u transformua në një rezolutë nga kaq shumë njerëz, të cilët u keqorientuan dhe i minuan të vërtetën dhe drejtësinë”, tha zoti Rama.

Përveç këtyre deklarimeve të kryeministrit Rama, Shqipëria duhet të ndjekë disa procedura konkrete për të vënë në lëvizje Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Hapi i parë është paraqitja e një mocioni për Rezolutë. Këtë Shqipëria mund ta bënte qysh tani në kuadër të këtij sesioni të Asamblesë, por “Zëri i Amerikës” ka mësuar zyrtarisht se ende nuk është paraqitur një kërkesë e tillë.

Kërkesa, sipas rregullit, merret në shqyrtim nga Byroja parlamentare, e cila verifikon nëse është në respekt të procedurave të saj. Më pas ia kalon një prej Komiteteve të saj, i cili mund të caktojë dy relatorë për të hartuar një raport.

Ky dokument do të duhet të miratohet po nga Komiteti për t’u përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë, ku do të duhen dy të tretat e votave. Rruga pritet të jetë e gjatë dhe e vështirë, madje deri tani nuk rezulton që Asambleja Parlamentare të jetë përballur më parë kërkesa për rishikimin e rezolutave të saj.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e një Gjykate të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që ka vënë nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik të Prishtinës.

‘Janë terrorizues të Klosit’- Burime: Babë e bir i vrau polici bashkiak, Besnik Mjeshtri, militant i PS

Kush është autori i vërtetë i krimit tronditës në Klos?

Sipas policisë, Fiqiri Mjeshtri pasi vrau babë e bir Ilir dhe Kenado Shira, kreu vetëvrasje disa minuta pas krimit.

Për ngjarjen e rëndë është arrestuar edhe Besnik Mjeshtri. Ky i fundit rezulton polic i bashkisë së Klosit.

Një burim për Syri.net bëri të ditur se arma e përdorur në krim është pikërisht e Besnik Mjeshtrit, eksponent i Partisë Socialiste.

Ka dyshime se vrasja e dyfishtë është kryer pikërisht nga Besnik Mjeshtri me armën e shërbimit.

I njëjti burim thekson se vrasësi Fiqiri Mjeshtri dhe oficeri i policisë bashkiake, Besnik Mjeshtri, falë lidhjeve politike me partinë në pushtet, terrorizonin qytetarët e bashkisë së Klosit.

Detajet që po zbardhen pas ngjarjes mund të përmbysin hetimet e deritanishme, pasi policia dhe prokuroria shpallën Fiqiri Mjeshtri autor të vrasjes së dyfishtë, i cili më pas i dha fund jetës.

 

Shqipëri: Hakerat publikuan të dhënat e rreth 7 mijë efektivëve të Policisë së Shtetit

Të dhënat e rreth 7 mijë efektivëve të policisë të publikuara nga hakerat sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit.

Pyetje: Hetimet për sulmet kibernetike, janë bërë publike edhe emrat e punonjësve të Policisë kohët e fundit?

Muhamet Rrumbullaku: Nuk kanë të bëjnë fare. Është një listë emrash, pavarësisht se identifikohen dhe janë punonjës policie, nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar dhe as me sistemet e Policisë së Shtetit.

Pyetje: I druheni publikimit të informacioneve sensitive të Policisë?

Muhamet Rrumbullaku: Ne disponojmë 100 për qind informacionin tonë, asnjë informacion i klasifikuar, pavarësisht deklaratave, ne jemi në të drejtën tonë, ne jemi në informacionin tonë, nuk kemi asgjë të ekspozuar.

Pyetje: Sa e rrezikshme është publikimi i “Deep Sea” pasi është pretenduar që e kanë dhe mund ta shesin nëpërmjet bit coin?

Muhamet Rrumbullaku: Duhet të kenë informacionin e duhur në lidhje me sistemin “Deep Sea”, është motor kërkimi, nuk ka infromacion, s’ka databazë, nuk ka të dhëna. Ekspertiza do të japë fjalën e fundit.

Pyetje: Ka një frikë mes punonjësve të policisë për emrat që kanë dalë, çfarë masat duhet të merren?

Muhamet Rrumbullaku: Nuk ka asnjë lloj frike nga askush, punonjësit e policisë nuk janë në presion e askujt dhe të asnjë indicia tjetër në lidhje me to. Gjithsecili prej tyre vazhdon të kryejë funksionet përkatëse.

/Gazeta Express

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë para SPAK, regjisori Budina: Mos u bëni palë me mafien, ende s’ka asnjë reagim për kallëzimin tonë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është mbledhur ditën e sotme në protestë para SPAK. Regjisori Edmond Budina u shpreh se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dite nga kallëzimi që kanë bërë për shembjen e Tetarit, SPAK ende nuk ka reaguar.

Ai i ka thënë thirrje këtij institucioni që të mos bëhet palë me mafien, por të jetë në krah të qytetarëve.

“SPAK ndaje mendjen, me mafien apo me qytetarët?! Skandalet në vend po plasin nga dita në ditë. Qytetarët po zhyten në varfëri. Pas 2 vitesh e 9 muajsh kallëzim për Teatrin, SPAK nuk reagon. Thirrje SPAK të mos bëhet palë me mafien. Jemi këtu për t’i thënë Stop mafies”, u shpreh ai.

Kallëzimi në SPAK për shembjen e Teatrit, aktori Malkaj ironizon shoqërinë civile: I përshëndes ata që gjenden aty ku ka para. Çohuni dhe protestoni

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është mbledhur ditën e sotme në protestë para SPAK, pasi sipas tyre edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga kallëzimi i tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aktori Mehdi Malkaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngihen edhe të bashkohen në protesta, pasi sipas tij jetojmë në diktaturë.

Ai nuk i ka kursyer edhe ironit për shoqërinë civile, që sot nuk i janë bashkuar prostës së tyre.

“Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisin të vinë, edhe këta që na shikojnë nga xhamat këtej nga mbrapa, por në veçanti e kam për atë që quhet shoqëri civile dhe gjendet gjithmonë aty ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka, se ashtu e kanë hallin ata. E kam thënë, ra teatrit, ta gëzoni diktaturën. Ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh, o të jetojë si shqiponjë o të zvarritet si zhapik, unë kam zgjedhur shqiponjën. Nuk kemi liri, jemi popull si skllevër. Ju bëj një thirrje, mos rrini shtrirë, ngrihuni nga gjumi jo për të shpartalluar, jo për të vrarë, por për të vendosur demokracinë, se jemi në diktaturë, ky është mendimi im, më mirë të vdesësh duke protestuar sesa duke parë në TV. Unë kam zgjedhur këtë, dua të vdes duke protestuar”, tha ai.bw

PD shtrin aksionin, protesta zhvendoset sot përpara SPAK

Partia Demokratike do ta zhvendosë aksionin opozitar në Tiranë.

Një ditë pasi selia blu ngriti në protestë qytetarët e Elbasanit, sot do të zhvendosen në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit.

Njoftimi u bë një ditë më parë. Ndryshe nga dje, që fokusi ishte në kërkesën për uljen e çmimit të naftës, sot protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.

“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK-ut,”- njoftoi dje PD-ja.

Një ditë më parë, qytetarët fikën për rreth një orë makinat në Elbasan, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës. Në prononcimet për mediat qytetarët u shprehën seçmimet janë rritur shumë dhe se ata nuk e përballojnë më jetesën në këtë vend.

Një grua përmendi dhe të ardhurat nga emigracioni dhe tha se ndihmën për të jetuar e merr nga fëmijët që ka jashtë pasi ndryshe nuk ia del dot. I pranishëm në protestë ishte edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se Elbasani ishte vetëm fillimi i protestave pasi ato do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë./ dita

Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i drejtohet të mërkurën Këshillit të Evropës, ku pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama pritet të prezantojë para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

Kjo rezolutë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik. Gjatë asaj seance, Rama deklaroi se zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, duke theksuar se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, më 10 gusht Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Martyt, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Më herët, Rama kishte deklaruar në Bruksel se mbështetja e atij raporti ishte një “faqe turpi” për Këshillin e Evropës, teksa ka kërkuar që t’u kërkohet falje shqiptarëve për këtë raport.

Ndërkaq në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 24 shtator, Rama tha se Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës.

“Shqipëria pret një raport vijues, që do të çojë edhe në rivendosjen e besueshmërisë te Këshilli i Evropës”, tha Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe këtë kërkesë pritet ta parashtrojë edhe të mërkurën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti i Martyt çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015. Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

A do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë?

Të pyetur se a do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë, nga Këshilli i Evropës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë më 22 korrik se “Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë edhe raporte vijuese – për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli”.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”.

Ky rregull parashikon që një mocion për rekomandim apo rezolutë (që përmban jo më shumë se 300 fjalë) duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e Këshillit.

Pasi një raport të jetë diskutuar brenda një komisioni, ai mund të kalojë në votim në komision, të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar.

Protesta në Elbasan, Luçiano Boçi: Do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi paralajmëroi se protestat që sot nisën nga Elbasan do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se qytetarët janë të revoltuar jo vetëm për rritjen e çmimeve, por edhe për pasigurinë e jetës së tyre.

Boçi theksoi se po afrojnë zgjedhjet dhe qeverisë i duhen para për të blerë votat dhe një nga format e vjedhjes sipas tij, është ajo përmes rritjes së çmimit të karburanteve.

“Nuk është vetëm çështja e rritjes së naftës, është rritur pasiguria, është problemi i shpopullimit, ndaj duhet reagim qytetar. Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit. Krahas asaj urtësisë klasike, Elbasani ka edhe pjesën e revoltës

Rritja e çmimit të naftës është një vjedhje e hapur. Bordi është antikushtetues dhe qeveria sa herë ka nevojë për para, që i përdor për luksin e saj, ua rrëmben shqiptarëve në forma të ndryshme, një nga këto forma është edhe përmes karburantit.

Nuk ka paketa ndihme ndaj krizës, nuk ka ndihmë për studentët, shtresat në nevojë. Situata bëhet më revoltuese kur çmimet në burse bien në mënyrë progresive, ndërsa në Shqipëri rriten në mënyrë të menjëhershme

Ka një situatë zgjedhore përpara dhe qeverisë i duhen para për të blerë votat.

E nisëm këtu nga Elbasani si shkëndijën e parë, për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë. Nuk ka më kohë për të humbur, është shkelur ekonomia jonë, por edhe dinjiteti ynë. Le të shërbejë për të gjitha revoltat që do shpërthejnë në gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Boçi. rel

Analizë për zgjedhjet në FRPD – Gara eshte NUL ! “Ndeshkimi” POLITIK i pergjegjesve eshte detyrim ! Nga Ibsen Elezi

Gara eshte NUL !

“Ndeshkimi” POLITIK i pergjegjesve eshte detyrim !

Se fundmi pas nje periudhe me shume se 7 vjecare, u zhvilluan zgjedhjet per kreun e FRPD (patjeter me te mira se ne PD).

Mjafton ky fakt per te treguar gjendjen e rende te funksionimit strukturave drejtuese te saj. Periodiciteti 4 vjecar eshte nje norme e rendesishme e demokracise, shkelja e tij eshte thjesht e patolerueshme, vecse per arsye madhore.

Kreu i saj doli nga nje gare e forte me primare ne 2015 dhe pritshmeria ishte e madhe.

Problemi kryesor i asaj gare ishin listat, boshllek te cilin kandidati i Bashes (Saliani) ate kohe e shfrytezoi me se miri duke shtuar fiktivisht ne lista te rinje qe s’kishin te benin me FRPD.

Kjo e obligonte, kryetarin dhe strukturat drejtuese te dala qe ta rregullonin njehere e mire ket problem, qe ju hapi aq shume probleme ate kohe.

Ne fakt pas 7 viteve drejtim, doli qe keta problemin e koklavitur te listave e paskan koklavitur edhe me shume.

Fakti qe ne listat e votimit kane figuruar anetar qe kane kaluar moshen 35 vjec, ose ne lista gjen shume persone te shtuar me shkrim dore si votues (rasti i bere publike ku nga lista kishin votuar 34 persone dhe 85 te tjere jashte saj) , apo fakti qe kandidateve iu kerkua qe te benin regjistrime te reja me ane te formulareve (te pakten di gje Barbara e ka refuzuar), tregon se listat e votuesve jane te papranueshme per nje proces korrekt dhe se situata e funksionimit te FRPD eshte jo statutuor.

Ne fakt listat jane jo vetem nje detyrim statutuor, pasi evidentojne anetaret, por edhe nje element i rendesishem pa te cilin garat humbasin kuptimin demokratik te tyre.

Kjo eshte e rende, patjeter qe ka pergjegjes pergjegjes qe duhet edhe te japin llogari.

Perkthyer ne veprime kjo do te thote :

Kryetari i PDSH (ne rastin konkret Sali Berisha) pas verifikimit, therret Kryetarin dhe sekretarin e FRPD (Belindin dhe Grigelsin) per sqarimet e nevojshme.

Ne rast se faktet e bera publike qendrojne, i propozon kryesise se PDSH, perjashtimin e tyre nga pozicionet drjetuese per nje periudhe te caktuar (2-4 vjecare). Masat mund te zgjerohen edhe per kryesine e FRPD, te cileve mund t’ju hiqet e drejta e rizgjedhjes.

Masa te tilla jane domosdoshmeri, pasi vetem keshtu drejtuesit e rradhes i therrasin mendjes, vetem keshtu mund te vendoset ne binaret e funksinimit institucional duke shmangur degradimin e saj.

Pse nuk ndodh kjo ?!

FRPD dhe PD kane te njejten strukture gjenetike, kur vete PD vuan nga keto simptoma, s’ka sesi mos te vuaj edhe FRPD.

Nje nga detyrimet statutuore dhe organizative qe doli nga kuvendi i 11 dhjetorit, (neni 20/1) ishte riberja e listave te antaresise nga baza, procedure e cila nuk perfunduar akoma.

Pra vete PDSH funksionon me lista te paskata dhe te deformuara qe nga periudha e Bashes, model qe vazhdon edhe sot.

Kreu i PDSH e ka te pamundur per te reaguar drejt ndaj ketyre shkelje, pasi eshte pjese e pergjegjesise per keto shkelje .

Pra,

Nuk mund te kete zgjedhje pa lista korrekte qe burojne nga strukturat ne baze te FRPD.

Ne thelb, pa iu referuar edhe fakteve te tjera, ky process eshte NUL.

PS:

– Pjesmarrja e kandidateve qe dikush e quan legjitimim te procesit, ne fakt eshte rruga me demokratike ne mbrojtje te procesit dhe evidentimin te problemeve themelore.

– Eshte per tu pergezuar fakti qe disa nga kandidatet i referohen qarte argumentit qe procesi ka me shume rendesi se fituesi. Kjo tregon se ata do jene nje ze i shtuar per nje beteje per parime dhe jo per kacavjerrje.

– Analizes se shifrave dhe se si ka mundesi qe numuri i votuesve nuk shkon as 10 mije te rinje s’po i futem.

FMN: Shqipëria nuk plotëson kushtet për amnistinë fiskale

Konferenca e përbashkët e misionit të FMN-së me autoritetet shqiptare

Armand Mero

Në Shqipëri, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi sot se vendi nuk i përmbush kushtet për realizimin e aministisë fiskale të propozuar nga qeveria. Sipas Fondit, amnistia favorizon shmangësit e mëdhenj të taksave duke iu ofruar dhe imunitet nga ndjekja penale. Nga ana tjetër, administrata tatimore vlerësohet të jetë ende e dobët, ndërsa vendi me mangësi strategjike sa i takon luftës kundër pastrimit të arave dhe financimit të terrorizmit

Ideja e qeverisë shqiptare për zbatimin e një aministie të gjerë fiskale nuk po gjen mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare me peshë. Pasi gati dy javë më parë, Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë ripërsëriti se kishte shqetësime serioze për projektin, duke lënë të nënkuptohet se në formën aktuale, propozimi është i papranueshëm për ta, sot Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte dhe më i qartë në kundërshtimin e kësaj nisme: “Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar, i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore”, shpjegoi shefja e misionit të FMN-së Yan Sun.

Por ajo saktësoi se dhe një program deklarimi vullnetar do të kërkonte përmbushjen e disa kushteve. Së pari që të ketë “një administratë tatimore moderne, kompetente, të mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit” dhe së dyti “një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit, që është në gjendje të zbusë rreziqet e deklarimit vullnetar”.

Ishte po shefja e misionit, zonja Sun e cila e bëri mëse të qartë se Shqipëria është larg së plotësuari këto parakushte, të cilat nuk përmbushen në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta. “Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare. Shqipëria ende ka mangësi strategjike për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi shefja e misionit të Fondit Monetar.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj nuk u shpreh rreth vlerësimeve të Fmn-së për amnistinë fiskale, në konferencën e përbashkët në përmbyllje të misionit. Ndërsa pas mbledhjes së qeverisë ajo deklaroi se po vijojnë konsultimet: “Ky është një prjektligj, ende në konsultim publik, me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, me të gjithë palët e interesit dhe nuk kemi ende një datë për miratimin e tij. Ne po punojmë që paralelisht të hartojmë të gjithë aktet nënligjore, me qëllim që kurdo që të arrijmë në një ligj final të kemi gati të gjithë infrastrukturën edhe për procedurat e kërkuara nga administrate shtetërore për zbatimin e tij”.

Por pavarësisht këmbanave të alarmit për rreziqet që mbart amnistia, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përsëriti dhe sot, se nuk ka tërheqje nga ky projekt: “Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale”

Mbetet e paqartë nga ku buron kjo vendosmëri e socialistëve, përsa kohë, projekti, duke parashikuar dhe imunitet ndaj ndjekjes penale, kërkon një shumicë të cilësuar votash për miratim në parlament.

Aministia përfshin deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, e cila legalizohet kundrejt një takse nga 7-10 përqind, pa asnjë përgjegjësi penale. Deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka dhënë shpjegim se si mund të vihet një pasuri deri në 2 milion euro me kursime nga puna. Pikëpyetje të forta janë ngritur dhe mbi aftësinë e institucioneve për të parandaluar që nga kjo nismë të mund të përfitojnë anëtarë të rrjeteve kriminale, pavarësisht kufizimeve të përcaktuara në projektligj.

Nisma e qeverisë ka hasur dhe në kundërshtime të forta të Dhomës amerikane të Tregtisë, të shumë ekspertëve të fushës, si dhe nga përfaqësuesit e opozitës, vota e të cilëve është e domosdoshme për votimin në parlament.

Zhvillimet në ekonominë shqiptare

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se ekonomia shqiptare ka mbajtur një ritëm pozitiv këtë vit, pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. “Ne parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3,7 për qind, mbështetur nga një aktivitet i lartë në turizëm, në pasuritë e paluajtshme dhe tek shërbimet. Rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”, deklaroi shefja e misionit.

Norma e rritjes prej 3.7 përqind është më e lartë se parashikimi i fundit i qeverisë shqiptare. Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se tremujori i tretë pritet të karakterizohet nga një rritje e fortë, ndërkohë që në tremujorin e fundit, rritja do të tkurret. “Pritjet për rritjen ekonomike në tremujorin e katërt mbeten të rrethuara nga pasiguri më të larta, kryesisht në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë për tremujorin e fundit për shkak të pasigurive të ngritura, gërryerjes së të ardhurave reale prej inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve financiare”, tha ajo, duke njoftuar se ashtu si dhe FMN-ja dhe qeveria e ka rishikuar për lart parashikimin për vitin 2022, në 3.7 përqind nga 3.2 përqind.

Për vitin 2023 Fondi Monetar, vlerësoi se pret që rritja ekonomike “të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”. Ndërsa ministrja Ibrahimaj tha se dhe qeveria ka rishikuar për poshtë prarashikimet e saj në 2.6 përqind nga 3.9 që ka qenë vlerësimi fillestar. Megjithatë ajo saktësoi se në varësi të zhvillimeve në mjedisin e jashtëm, kjo normë mund të bjerë dhe nën 2 përqind, por duke përjashtuar mundësinë e rënies në recesion.

Pavarësisht paqartësive dhe pasigurive ekonomike globale për të ardhmen, Fondi Monetar nuk sugjeroi masa shtrënguese nga autoritetet, por kërkoi rritjen e të ardhurave “që janë ndër më të ulëtat në rajon si përqindje e PBB-së. Duke marrë parasysh gjasat për një inflacion të lartë në vitin 2023, grumbullimi i më shumë të ardhurave tatimore do të krijonte hapësirë për ndihmë të mëtejshme të shënjestruar e të përkohshme për shtresat në nevojë, pa rritur defiçitin buxhetor”.

Investimet publike dhe PPP-të

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar “forcimi i efikasitetit dhe besueshmërisë së financave publike mbetet thelbësor për ruajtjen e besimit të tregjeve dhe për zbutjen e kostove të rritura të huamarrjes”. Për këtë arsye misioni theksoi se “duhen reforma për të harmonizuar proceset e investimeve publike dhe Partneriteteve Publike Private (PPP), dhe integrimin e tyre të plotë në ciklin normal të buxhetit”, duke shtuar se “të gjitha projektet publike duhet t’i nënshtrohen kuadrit ligjor për investimet dhe prokurimin publik. Autoriteteve u kërkohet të publikojnë kontratat e prokurimit publik që lidhen me shpenzimet për pandeminë dhe rimëkëmbjen nga tërmeti, emrat e kompanive fituese dhe pronarët përfitues. Ne e ritheksojmë nevojën për minimizimin e përdorimit të akteve normative për të ndryshuar buxhetin”

Sa i takon sektorit të energjisë FMN-ja vë në dukje se “luhatja në tregun global të energjisë nënvizon urgjencën e reformave vendimtare për ta sjellë sektorin e energjisë elektrike në qëndrueshmëri financiare dhe për të ulur rreziqet fiskale. Subvencionet me bazë të gjerë duhet të hiqen, sepse u sjellin përfitime në mënyrë të shpërpjestuar atyre që kanë më shumë mundësi dhe i pengojnë sinjalet e çmimeve. Përshtatja graduale e tarifave në nivele që mbulojnë koston është kritike dhe duhet shoqëruar me masa mbështetje për shtresat në nevojë. Është gjithashtu thelbësore që të rritet transparenca e sektorit të energjisë elektrike dhe e drejtimit të ndërmarrjeve shtetërore”.

“Kujdes më ndërtimin dhe pronësinë e bankave”

Fondi Monetar vlerësoi se “vigjilenca e shtuar është jetike për të ruajtur stabilitetin financiar, ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen dhe konfigurimi financiar vazhdon të ndryshojë”. Misioni i FMN-së bëri thirrje “për monitorim nga afër dhe menaxhim të risqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj”.

Sipas Fondit ka një mungesë të konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin dhe “bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar”.

Fondi kërkoi gjithashtu kujdes ndaj ndryshimit të pronësisë së bankave të nivelit të dytë që ka karakterizuar sektorin vitet e fundit, me largimin e institucioneve financiare të huaja, dhe futjen në lojë të sipërmarrësve vendas. “Prania e bankave me kapital të konsiderueshëm aksionar nga individët dhe grupet jofinanciare rrit riskun e mungesave në kapital, të transaksioneve ndërmjet palëve të lidhura dhe ekspozimeve të larta. Është kritike të garantohet që subjektet hyrëse në treg të kenë përvojë të lartë bankare dhe të përmbushin në mënyrë të vazhduar kriteret e përshtatshmërisë (përfshi aksionerët e mëdhenj dhe ata me aksione kontrolluese, pronarët përfitues dhe drejtuesit e lartë) që të operojnë në sistemin financiar shqiptar”, theksoi misioni i FMN-së duke kërkuar që “Banka e Shqipërisë të zbatojë një kuadër të përforcuar të licensimit dhe mbikqyrjes, dhe për autoritet që të zbatojnë rregullat përkatëse të konkurencës”.

‘Kontrabandova vaksina’- Alba Kepi: Deklarata e Ramës shokuese, pandemia moment i errët për Italinë

Gazetarja shqiptare në Romë, Alba Kepi e ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, komentoi deklaratën e Edi Ramës për mediat italiane se kishte kontrabanduar përmes Luigi Di Maio, vaksina Pfizer, në pikun e pandemisë.

Kepi e cilësoi këtë deklaratë si të stilit ‘Rama’ duke thënë se kryeministri mundohet të luaj kartën e lojërave të fjalëve, por harron që për Italinë pandemia është periudha më e errët në historinë e saj dhe deklarata e tij ishte papërgjegjshmëri përpara italianëve.

“Në fakt është një deklaratë e stilit ‘Rama’. Sa herë qe vjen në Itali mundohet që të luaj kartën e simpatisë, e shakave, e lojërave me fjalët për të treguar se ka zotësinë e gjuhës dhe se ka miqësi me botës dhe politikën italiane, por asnjëherë nuk luan atë kartën që presim të gjithë të luaj, të një politikani që ai pretendon, në nivel global. Ishte një deklaratë në të cilën në kufijtë e së të vërtetës ishte e pabesueshme ajo që po dëgjonim. Po deklaronte për një moment kaq të errët, kaq dramatik për historinë italiane, siç është problemi i furnizimit me doza vaksinash në kohën kur në itali vdisnin me qindra persona në vit dhe e bëntë në mënyrë mjaft të lehtë dhe të papërgjegjshme duke e deklaruar përballë një publiku italian“, tha ajo.

Duke shprehur keqardhje mbi këtë situatë, Kepi shtoi se ky lajm ka shokuar ashtu si median italiane por edhe ato të huaja.

“Mua më vjen keq se ajo çka tha, jo vetëm për vaksinën, por edhe për fjalët e tjera… nëse ti kërkon t’i shtjellosh më shumë sa i takon steriotipeve napolitane të shqiptarit që ai përmendi në intervistën e tij, nuk mbeti pa komentuar me reagime jo të mira dhe nga kolegët italianë dhe të huaj. Madje kujtoj që edhe shtypi grek e ka përcjellë lajmin që mbrëmë, pasi edhe në momentin që fliste shumë kolegë më thoshin sesi është e mundur të bëhët një deklaratë e tillë. Duke e njohur se ai shumë herë luan letrën e simpatisë dhe shakave për të qenë një njeri atraktiv porsa i përket gjuhës së tij kaq të lirshme përballë gazetarëve, harron të kuptojë se po i drejtohet edhe një publiku”, shtoi Kepi.

syri.net

Vlerësimi skandaloz- Rama: U desh një komunist si Gjinushi që të reformohej Akademia e Shkencave

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në ceremoninë e mbajtur në sallën e parlamentit për 50-vjetorin e krijimit të Akademisë së Shkencave.

Gjatë fjalës së tij kryeministri vlerësoi Akademinë e Shkencave gjatë kohës së komunizmit duke thënë se ishte një institucion që qëndronte i mënjanuar nga ndikimi politik.

Ai shtoi se u desh një akademik i asaj kohe si Skënder Gjinushi, i cili do të bënte reformimin e institucionit pas 90-ës dhe do të mbillte filizat për akademinë e së ardhmes.

“Falë reformës së vitit 2019 e cila u realizua nën një ndërveprim të udhëhequr nga Akademia e Shkencave dhe përsëri edhe kjo u realizua në lidershipin e Skënder Gjinushit, imagjinojeni sa domethënëse është kjo. Përsëri duhet dikush i asaj kohe akademike që të garantoj këtë kohë kaotike me shpresën që do të kemi dhe ne kohën tonë akademike.

Sot akademia nga një vend i pashpresë përshpirtjesh, ku mbledhjet më të rëndësishme ishin ato që i jepnin lamtumirën ndonjërit që ikte në botën tjetër është kthyer në një hapësirë që po mbillen fidanët e të nesërmes”, tha Rama. syri.net

Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat, do i hetojmë dhe ndëshkojmë

Pas takimit entuziast në Lazarat, kryetari demokrat, Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat. Ai premtoi se do ketë hetim për këtë gjë dhe ndëshkim.

“Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga një vizitë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova aty?

Në bisedimet e shkurtra, konstatova se Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat. Krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë. Bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar të vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjeçar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit t’i shkrehin breshëritë pse bënte detyrën.

Një terrorizëm të tillë Lazarati nuk e ka parë kurrë në jetën e tij. Unë i garantoj banorët se shumë shpejt do organizoj skuadra dhe grupe hetime për të mbledhur dhe evidentuar këto krime.

Edi Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për këto krime. Ne mbetemi parti e zbatimit të ligjit, por nuk mund të pranojmë kurrë brutalitete ndaj personave pa asnjë lidhje me operacionin e tyre,” tha Berisha.

“Vizitova Derviçanin, Dropullin. Po shkretohej minoriteti. Ajo zonë ka pesë ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë. Çdo ditë ato përballen me probleme të mëdha të energjisë sepse nuk u dërgohet korrenti 20 kilovolt. U thashë se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre.

Ndaj u bëj thirrje që të lidhemi me një zotim solemn. Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë. Falenderoj edhe njëherë të gjithë mikpritësit e mi, kthehem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre,” theksoi kreu demokrat. syri.net

Pas ftesës së PD, grupi i Alibeajt mandaton Bardhin për të negociuar me Berishën dhe aleatët për një kandidat të vetëm

Pas ftesës së PD , grupi i deputetëve mbështetës të Alibeajt ka mandatuar Gazment Bardhin për të negociuar me ish kryeministrin Sali Berisha dhe aleatët për te dale me një kandidat të vetëm ne zgjedhjet lokale te 2023.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me cdo faktor opozitar.

Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i cdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

Me qëllim diskutimin e cdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar cdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.

Grupi Parlamentar i PD shpreh gadishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.

syri.net

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare Kozara Kati, u internua gjatë diktaturës pas arrestimit të babait ish-ministër

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 76-vjeçare, Kozara Kati, ish- kryetare e Bordit Mbikqyrës të AMSHC-së.

Kozara Kati, ishte vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, e cila së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë pas arrestimit të të atit.

Pas viteve 1990, Kozara Kati dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e shoqërisë civile në vend. Po ashtu ajo u angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

 

Përcjellja e saj për në banesën e fundit, Sharrë, do të bëhet në orën 11.00 të paradites së nesërme.

Kozara Kati, vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë, gjatë kohës së komunizmit pas arrestimit të të atit.

“Prokuroria mban një kufomë të ndarë në 6 copa”, deklarata e fortë e Berishës: Rama e di ku është Ervis Martinaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sot një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministri Edi Rama e di se ku është Ervis Martinaj.

Ky i fundit është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët pohojnë se kanë humbur kontaktet e tyre me të.

Martinaj është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ndërsa ende policia dhe prokuroria nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Në një deklaratë para grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se për këtë çështjes të flasë dhe prokuroria, që sipas thuhet se mban një kufomë të ndarë në 6 copa.

“Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.

E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.

Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori.

Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.

Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij.

Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë.

Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama.

Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor”, u shpreh Berisha. gsh

Biznesi shqiptar “mbahet” me borxhe, kryeson ndërtimi: Kapitali financon më pak se gjysmën e bilancit

Biznesi shqiptar financon me burimet e veta më pak se gjysmën e strukturës së bilancit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kapitali përbën rreth 49% të vlerës së bilancit të sipërmarrjes shqiptare në terma mesatarë, por me luhatje të konsiderueshme mes sektorëve të ndryshëm të marrë në analizë. Për bujqësinë, kapitali përbën 78.5% të kapitalit kundrejt strukturës totale të financimit të bilancit, ndërsa vetëm 11.5% e përbëjnë detyrimet.

Pas bujqësisë, që ka edhe peshën më të lartë të kapitalit në bilanc, industria është i vetmi sektor ku kapitali përbën më shumë se 50% të bilancit është industria, me rreth 50.7%.

Të gjithë sektorët e tjerë kanë një peshë më të ulët se 50% të kapitalit, duke filluar nga ndërtimi, me 39%, informacioni, me 24%, pasuritë e paluajtshme, me 15% dhe në fund sektori i hoteleve dhe restoranteve, me 11%. Të gjithë këta sektorë e financojnë pjesën më të madhe të bilancit kryesisht nëpërmjet detyrimeve.

Në total, huaja bankare përbën mesatarisht rreth 18% të strukturës së financimit të bilancit për bizneset shqiptare. Sipas disa të dhënave nga Banka e Shqipërisë, megjithatë shkalla e përdorimit të huasë për të mbështetur aktivitetin ka diferenca të konsiderueshme mes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Ndër sektorët e marrë në analizë, ai që ka peshën më të madhe të huasë në strukturën e bilancit (kapital+detyrime) është ai i pasurive të paluajtshme, me 31.5%. Vijon sektori i hotelerisë dhe restoranteve, me 14.2%, ndërtimi, me 11.2%, industria, me 10.6%, informacioni me 9.9% dhe në fund bujqësia, me 6.3%.

Kjo konfirmon atë që sektori i bujqësisë ngelet ai me aksesin më të dobët në kredinë bankare në raport me të gjithë sektorët me peshë të ekonomisë.

Pas huasë bankare, vijon zëri i detyrimeve me furnitorët, që përbën rreth 11% të strukturës së përgjithshme të financimit të bizneseve në ekonominë shqiptare. Peshën më të lartë të detyrimeve furnitorët në bilance e ka sektori i hotelerisë dhe restoranteve, me 30%, i ndjekur nga informacioni me 24% dhe pasuritë e paluajtshme, me 23%. Peshën më të ulët e ka sërish bujqësia, me 5.2%.

Në fakt, sipas analizës së Bankave të Shqipërisë, zëri kryesor në strukturën e detyrimeve është ai që klasifikohet në zërin “Të tjera” dhe që nuk përfshin as huatë bankare dhe as marrëdhëniet me furnitorët. Ky zë përbën rreth 52% të strukturës së financimit të bilancit në terma mesatarë. Pesha më e lartë e këtij zëri regjistrohet në sektorin e hoteleri-restoranteve, me pothuajse 45%, e ndjekur nga informacioni, me 41% dhe ndërtimi, me 31%. Peshën më të ulët të detyrimeve të tjera e ka gjithmonë bujqësia, me 10%.

Megjithëse ky zë nuk detajohet, mund të vlerësohet se ai përfshin huamarrje jashtë institucioneve financiare apo detyrime me palë të tjera./Monitor/

Berisha, besim absolut te gratë e vajzat: Kandidoni për kryetare bashkish, elektorati shqiptar ju pëlqen më shumë se burrat!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur sot një besim shumë të madh te gratë dhe vajzat shqiptare për fitoren jo vetëm të zgjedhjeve të ardhshme vendore, por per kthimin e PD-së në pushtet dhe i ka ftuar ato që të angazhohen dhe të kandidojnë për kryetare bashkish.

Berisha tha në një konferencë sot në Tiranë se “një nga ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne, është ridimensionimi i rolit të gruas në PD, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.

Kjo jo vetëm për një parim të barazisë dhe të shembjes së murit të patriarkisë – por dhe në aspektin elektoral gratë dhe vajzat janë konstituenca më e madhe e shqiptarëve. Ato nuk janë vetëm numerikisht më e madhja, por ato janë në një aspekt, në rrafsh elektoral, edhe cilësisht më e madhja. Fjala e tyre, përkushtimi i tyre është më i efektshëm.

Së fundmi, duhet t’ju rikujtoj këtu se “pollet” dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se sa burra. Ndaj dhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare, së cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë.”

“Të frymëzuar dhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryn në Europë, le të vazhdojmë këtë betejë dhe ju siguroj se me çdo ndryshim, ne afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores. Ju uroj suksese.

Ju ftoj me kurajo, të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit, të inkurajoni shoqet tuaja që i njihni, që ua njihni aftësinë, talentin, të kandidojnë. Jam shumë i sigurt se elektorati do t’ju mirëpresë ju më shumë, se të themi gjininë tjetër. “

Në kuadër të zgjedhjeve vendore, Kryetari i PD-së Sali Berisha mori pjesë në konferencën e mbështetur nga Fondacioni “Hjarl Hjalmarson” i partisë simotër suedeze “Moderaterna”.

Pjesë e ekipit suedez ishin: Gustav Gothberg, deputet I Parlamentit Suedez; Asa Coenraads, ish deputete e Parlamentit Suedez dhe Andreas Celan, pjesë e Fondacionit Jarl Hjalmarson.

Temat që u trajtuan:”Gratë kandidate dhe fituese” drejtuar nga deputetja Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme” per drejtuesit e Tiranës , nga ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani.

syri.net

Berisha kërkon të përdoren rrjetet sociale: “Facebook”, “Instagram”, “tik tok”, armë e fuqishme në duart tona

TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha foli për faktorët që mund të sjellin fitoren e kësaj force kundrejt një maxhorance që sipas tij, kontrollon mediat kryesore dhe ka edhe burimet financiare.

Ai tha se misioni i demokratëve është i takimeve me qytetarët dhe përdorimi i rrjeteve sociale.

“Ne si parti operojmë në kushtet kur mediat kryesore i kontrollon qeveria, kur burimet financiare i ka qeveria. Atë që nuk e ka në dorë qeveria, vendimin tonë për të përmbushur misionin që kemi. Në këtë mision takimi me qytetarët është rruga kryesore e jona për të bindur të tjerët. Të takojmë të takojmë të takojmë njerëzit e lirë që diskutojnë për probleme, për vlera, për zgjidhje dhe alternativa janë njerëz me ideale. Janë njerëz të cilët arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Ne nuk kemi mjete të tjera. Ne duhet të takojmë çdo ditë. Secili prej nesh duhet të ketë një kohë të caktuar t’i kushtohet këtij misioni”, deklaroi Berisha.

Ai tha se ‘një armë shumë e fuqishme në duart tona që përdoret më pak se ç’duhet janë rrjetet sociale, ‘Facebook’, ‘Instagram’, ‘tik tok’.

 

“Ne sot partia në pushtet na dominon, ka 2-3-fishin e postimeve krahasuar me ne, por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i lartë për opozitën, sa e shfrytëzon opozita. Kjo kërkon që ne çdo ditë të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa në rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë nën 45 vjeç mjeti kryesor i komunikimit. Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata, përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. “Çdo anëtar i yni të bëjë takime. Më thonë mua ndonjëherë të vijë ky, të vijë ai. Ju i keni oratorët në mesin tuaj. Ju e dëgjoni në foltore, sa bukur flasin, sa të kthjellët dhe çfarë argumentesh japin. Unë e dëgjova, ai me 8 klasë ishte, por unë e dëgjova me kënaqësinë më të madhe Martin Jakun, argumentet e tij, në kushtet më çnjerëzore ishte, në çadër ishte. Ai thoshte nuk largohem kurrë nga ky vend, Edi Rama do të më largojë, por unë nuk largohem. Ne i kemi njerëzit, bashkë me ta duhet të ecim te qytetari, qytetari pret që ne ta takojmë dhe ne do ta takojmë. Unë këtë rrugë di, nuk e kemi pasur të lehtë. E kemi pasur më të lehtë në 1991 se ai sistem po binte në gjithë Europën, kurse tani është ndryshe. Ka dhe një mbështetje të fuqishme. George Soros është sot armik kryesor i forcave konservatore dhe i qendrës së djathtë në botë. Një njeri që ka dhënë 18 mld dollarë në Europë për axhendën e majtë. Por s’do donte asnjë fitore përveç të majtëve në Europë, por europianët medojnë ndryshe. Nuk ka një fatalitet këtu”, tha ai.bw

 

Berisha nga Libohova: Ju ftoj të merrni pjesë në primare, asnjë shoqëri nuk zhvillohet pa votën e lirë

Në mbylljen e fjalës së tij në Libohovë, kryetari demokrat, Sali Berisha, ftoi sërish qytetarët që të votojnë në primare.

“Ju falënderoj për pritjen e ngrohtë. Ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj PD-së. Ju ftoj në një moment kritik për Shqipërinë, të vendosim që nga koha jonë e çmuar, të ndajmë çdo ditë orët apo orën e misionit tonë të madh, misionit të shpëtimit të Libohovës, Gjirokastrës dhe Shqipërisë.

Ky mision sot është më i rëndësishëm se ai që kishim në vitin 1991. Në vitin 1991, ne e bëmë punën tonë, por diktaturat komuniste po binin njëra pas tjetrës se duhet të jemi realistë. Kurse sot kemi një regjim që në rrafshin e pushtetit, ka 10 përqind më shumë se sa kishte Ramiz Alia. Ka të gjitha pushtetet.

Kemi një regjim, i cili ndoshta ka vjedhur këto 8 vite qytetarët shqiptarë më shumë se që kur është mbjellë ku rrap deri më sot. Nuk mund të ketë imagjinatë njerëzore pë vjedhjet masive nga qeveria. Kjo për një shkak të vetëm. Kur vjedh kruyemiistri, vjedhja bëhet sistem. Sepse vartësit e tij rendin të vjedhin sa më shumë dhe shkon zinxhir me radhë. Është më e vështirë sot beteja, sepse kjo qeveria ka para të pafundme, nuk respekton ligj, nuk respekton moral.

Nga ana tjetër kjo është një kalbësirë, kjo është një qeveri anti-vlera. Nuk mund t’u rezistojë kurrë qytetarëve që vendosin ta largojnë ata. Detyra jonë është të punojmë me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo biznesmen, me çdo punonjës, me çdo fermer, me çdo bari, me çdo të ri, çdo të moshuar. Të shpëtojmë veten dhe vendin.

Mundësitë në Shqipëri janë të jashtëzakonshme. Nëse Edi Rama, por nuk donte, mund të kishte trefishuar pa asnjë vështirësi rrogat dhe pensionet. Por nuk do, se do të largojë masivisht njerëzit nga Shqipëria. E ka gjithçka në funksion të karriges së tij, pushtetit të tij.

Sot një zyrtar i lartë i BE deklaronte se Ballkani pas 5 vitesh është më keq sa ishte 5 vite më parë. Absolutisht shkaku kryesor është Edi Rama dhe Aleksandër Vuçciç. Dy autokratë që nuk pyesin për votën, që marrin një nismë treshe kundër tre të tjerëve. Me Ballkanin e Hapur, Edi Rama solli falimentimin masiv të fermave në Shqipëri. 15 lopë, më tha fermeri, i solla nga Greqia. 15 kile qumështi merrja për lopë, nuk kam asnjë se nuk kam leverdi. Tani e mori qumështin pluhur nga Serbia. Në një kohë kur në vitin 2013 ishim eksportues qumështi.

Sot është një ditë kur çdo shqiptar duhet t’i thotë vetes: do të kontribuoj. Kemi një kryeministër antishqiptar në çdo gjë. Fund e krye. Arritja më e madhe pas pavarësisë ishte çlirimi i Kosovës. U bënë dy shtete të lira shqiptare. Fuqia e shqiptarëve u dyfishua. Kurse ky e kthen Tiranën në një qendër të luftës së ftohtë kundër Prishtinës, për përfitim të Beogradit.

Merret me simbolet kombëtare, shkon e shkatërron Sheshin e Flamurit në Vlorë. Si mund të shkatërrohet një shesh kombëtar? Shkatërron Teatrin Kombëtar në Tiranë. 70-vjeçar. Pse e shkatërron? Do të ndërtojë teatër më të mirë? Ndërtoje, por atë mbaje si dëshmi se ke 70 vjet skenë teatri. Po bën një batërdi për tjetërsimin e simboleve, për simbolin e shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre nga Bangladeshi. Nuk jemi racistë, por kryesorë kemi shqiptarët, t’i mbajmë këtu.

A do ta lejojmë ne këtë? Nuk duhet ta lejojmë kurrë. Ne duhet të ngrihemi. Duhet të bëjmë gjithçka që Libohova siç ka qenë, demokratike.

Ju garantoj se ju do zgjidhni, ju ne. Ju do zgjidhni kandidatin për qytetar të parë. Ne premtuam ndryshimin, dhe ky është ndryshimi që sjellim ne. Do jeni ju, jo ne, që do votoni për kryetarin që doni. Ama një gjë po u them: nëse lypset një seriozitet absolute nga ne, është ai për votën. Nuk ka shoqëri në botë që zhvillohet pa votën e lirë. Ajo është çelësi.

Ndaj dhe ne, me votën tonë të lirë, të zgjedhim kandidatët. I zgjidhni ju, ai ka detyrime ndaj jush. Në këtë mënyrë bëjmë hapin e dytë demokratik, ku i zgjedhuri përfaqëson atë që e ka votuar. Dhe jo siç ndodh sot, ku ka deputetë për të cilët nuk ekzistojnë qytetarët. Si nuk ndalin njëherë të mbrojnë një interes të fermerëve, të barinjve, të pensionistëve, të të rinjve. Asnjë. Po i kritikove qeveritarët, po ua kritikove një ministër, ngrihen 5 për t’i dalë zot.

Ne duhet t’i japim fund kësaj situate. Ndaj ju ftoj të merrni pjesë në primare, të zgjidhni kandidatin që doni, ju garantoj se ne do respektojmë votën tuaj.

Do e mbyll me një vlerësim të madh për Forumin Rinor të Libohovës, Dropullit, Lazaratit, Gjirokastrës, që të bëjnë gjithçka që kjo fushatë, kjo betejë të ketë energjinë, forcën dhe fytyrën e tyre,” tha Berisha.

Duma: Gjithmonë ka pasur dyshime se Lulzim Basha ishte i shitur dhe pjesë e pazareve

Deputetja demokrate Grida Duma, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi situatën politike në vend dhe zhvillimet në kampin opozitar.

Teksa u ndal tek ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetja Grida Duma tha se kanë pasur gjithnjë dyshime se ai ishte i shitur dhe pjesë e pazareve.

“Dyshimi, ishte apo s’ishte i shitur, ishte në pazar kryetari formal apo nuk ishte në pazar. Ky dyshim qëndroi sepse kishte disa gjëra që logjikisht nuk përgjigjeshin.

Pse nuk propozuam emra për Reformën në Drejtësi. Pse nuk morëm pjesë në Reformën Territoriale. Jam kam thënë atëherë që ka rënë miti i rotacionit.

Kur ra 8 vjetëshi, të luash me mitet, do të thotë që ti duhet të bësh namin e strategjisë që ti besojnë njerëzit se në mandatin e tretë do ja dalësh kur nuk ia dole në rotacionin historik.

Një nga gjërat që demokratët kanë ndjerë, është që ne do luftojmë 100 për qind por për një njeri që mendojmë 100 për qind që s’na shet.”-tha Duma.

Zhupa: Plan masakrues i Ministrisë së Kulturës për dhënien me PPP të Pallatit të Brigadave

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se dhënia me PPP e Pallatit të Brigadave është një akt masakrues i Ministrisë së Kulturës. Sipas Zhupës ky është një plan tjetër i dhënies me PPP nga qeveria shqiptare.

Deputetja e PD tha se përveç Pallatit të Brigadave me planin e ri të menaxhimit që ka miratuar Ministria e Kulturës do të jepet me PPP edhe një oaz prej 37 hektarësh, hapësirë parku, që është edhe pjesë e asamblit historik.

DEKLARATA E INA ZHUPËS:

Ndodhem para Pallatit të Brigadave, Pallati Presidencial, një objekt me vlera kulturore dhe historike.

Në fakt kam ardhur këtu sot për të denoncuar një plan tjetër të dhënies me PPP nga qeveria shqiptare. Me planin e ri të menaxhimit që ka miratuar Ministria e Kulturës ka parashikuar që Pallati Presidencial i njohur si Pallati i Brigadave, por edhe një oaz prej 37 hektarësh, hapësirë parku, që është edhe pjesë e asamblit historik, të jepen me PPP. T’i jepen me koncension një privati të radhës, të zgjedhur nga qeveria.

Në planin e ri të menaxhimit, i cili shumë shpejt do të shndërrohet edhe në një marrëveshje që mund të na sjellë Ministria e Kulturës, parashikohet që në këto ambjente, në këtë zonë të mbrojtur, të ndërtohet një hotel akomodues, siç thotë plani, për delegacione të huaja apo për personalitete shqiptare. Të ndërtohet restorant, siç thotë plani, të ndërtohet një parking për vizitorët, të ndërtohen mjedise çlodhëse për vizitorët.  Pra, i gjithë fokusi është se si të ndërtojmë në këtë oaz të gjelbër. Se si të kafshojmë parkun dhe se si këto hotele, restorante t’ja japim një privati për përfitimet e tij. Ndërkohë që ky është një objekt me vlera historike, një objekt i cili është ofruar nga qeveria italiane shumë kohë më parë që të restaurohej falas për shkak të faktit që është projektuar nga arkitektë italianë.

Qeveria nuk e ka pranuar dhe e ka lënë në harresë këtë projekt që qeveria italiane i ka ofruar dhe e ka lënë të degradonte në këto 9 vite gjendja e Pallatit të Brigadave me arsyetimin që ashtu siç bënë me teatrin, për pak lagështi, të arsyetojnë që këtu duhet dhënë me koncension dhe PPP. Kjo është rruga që këta po zgjedhin për menaxhimin e trashëgimisë sonë kulturore. Dhe për ta ndalur këtë, ditën e mërkurë unë kam pasur senacën e parë dëgjimore në Komision pikërisht për ndryshimin e ligjit të trashëgimisë kulturore, për t’i mbyllur rrugën njëherë e mirë çdo PPP-je që parashikohet nga qeveria për trashëgiminë tonë kulturore, për pasurinë tonë kombëtare.

Në rast se ligji miratohet, në rast se kalon ligji, mbyllet rruga njëherë e mirë këtyre koncensioneve, si ajo e Butritit, si kjo e Pallatit të Brigadave apo të tjera që kanë plane të menaxhimit të ngjashme. Mesa duket maxhoranca nuk e ka këtë vullnet sepse i ka ndarë planet dhe është gati për oligarkët e radhës, për bashkëpunëtorët e radhës, për klientët e radhës, për njerëzit që bashkëndajnë të mirat që vijnë nga trashëgimia kulturore shqiptare.

Megjithatë ne nuk do ndalemi, do bëjmë gjithçka të jetë e mundur për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, vlerat historike që ato përfaqësojnë për çdo shqiptar.

Gati ligji për legalizimin e kanabisit, kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare. Si mund të merret licenca

Qeveria shqiptare ka gati ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ku kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare.

Në draft thuhet ndër të tjera se kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabisin duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë.

Subjekti që fiton licencën e kultivimit të kanabisit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.

Po kush janë kushtet që një person duhet të marrë licencën?

Në draft thuhet se personi juridik që konkurron për licencë të aktivitetit për qëllime mjekësore, duhet:

a) të paraqesë planin e zhvillimit të biznesit, duke identifikuar modelin e kultivimit dhe qëllimin e kultivimit si dhe sipërfaqen minimale dhe maksimale të njësisë së zhvillimit.

b) të paraqesë planin e përpunimit të mjediseve për tharjen, prerjen dhe magazinimin, të pajisura në përputhje me kapacitetin prodhues, të parashikuara paraprakisht në planin e zhvillimit të

c) të paraqesë planin e sigurisë për sipërfaqen për kultivim dhe përpunim duke përcaktuar elementët e mbrojtjes, rrethimit, sigurinë me telekamera dhe sigurimi fizik për 24 orë, elementët pengues përpara hyrjes dhe tel me gjemba mbi gardhin, sipas parashikimeve të standardeve të Vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

ç)  Vetëdeklarim për punësimin për të paktën pesëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë me përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën përkatëse.

d) Vetëdeklarim për gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike për të garantuar aksesin për inspektim ndaj shoqërisë private të sigurisë fizike që mbikëqyr mjediset e kultivimit të bimës së kanabisit dhe nënprodukteve te saj si dhe levizjes se automjeteve te dedikuara të qarkullimit të lëndëve të para dhe produkteve, sipas rregullave dhe tarifave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

dh) Vetëdeklarim se do të fillojë ushtrimin e veprimtarive të përshkruara në licencën e brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e licencës të aktivitetit.

e) Vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se kundërvlefta në monedhën kombëtare Lek e shumës jo më pak se 10,000,000 (dhjetë milionë) Lekë.

Sipas draftit, subjekti që fiton licencën e kultivimit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit

Po ashtu do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit e Përpunimit të kanabisit, strukturë e së cilës do të miratohet nga kryeministri.

–  Agjencia është institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit të parashikimeve të këtij ligji në lidhje me kontrollin dhe mbikëqyrjen e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të saj.

–  Agjencia organizohet dhe funksionon në nivel qendror, si person juridik publik me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

– Agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunon me institucionet e administratës shtetërore në nivel qendror dhe vendor.

– Burimet e financimit të Agjencisë janë nga buxheti i shtetit dhe veprimtaria buxhetore dhe financiare e saj, i nënshtrohet legjislacionit në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

– Agjencia ka stemën, logon dhe vulën zyrtare. Stema përbëhet nga Stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj”.

– Vula e Agjencisë ka formën dhe elementët përbërës të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për prodhimin, administrimin, kontrollin dhe ruajtjen e vulave zyrtare./ dita

Shehaj: Rama tenderon brenda ditës 3.7 miliardë euro për 3 rrugët ku qeveria do vendosë pagesa

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë së Edi Ramës se po hapet tenderi për mega koncesionet prej 3.7 miliardë euro, për tre rrugët ku do të vendosen trare pagesash nga qytetarët.

Në fjalën e tij në Parlament, Shehaj denoncoi qeverinë se ka tenderuar vetëm brenda një ditë shumën prej 3.7 miliardë euro koncesione te reja, e cila përbën mbi 30 për qind e ekonomisë tonë kombëtare.

Sipas Shehajt, trau i parë do të vendoset në autostradën Milot-Thumanë dhe çdo qytetar do duhet të paguaj një taksë prej rreth 800 lekësh për çdo kalim.

Trau i dytë do të vendoset në superstradën Rrogozhinë-Fier dhe çdo automjet që do të kalojë në rrugën Rrogozhinë-Fier do të paguajë taksën prej 2.2 euro për çdo kalim.

Segmenti i tretë që është tenderuar është ai Kashar-Rrogozhinë dhe më pas edhe ky do të marrë tarifën 3.8 euro për kalim.

Fjala e plotë e Agron Shehaj:

Të dashur qytetarë!

Një javë më parë, në datën 30 shtator, qeveria shqiptare ka tenderuar pa zhurmë 3.7 miliardë euro koncesione te reja.

Po e dëgjuat mirë shifrën. 3.7 miliardë euro, një vlerë që është mbi 30 për qind e ekonomisë tonë kombëtare. E tenderuar brenda një ditë.

Tani si do tu merren qytetarëve shqiptarë 3.7 miliardë euro për llogari të klientëve të Edi Ramës?

Shume e thjeshte, qeveria ju ka dhene te drejte miqve te vete te vendosin traun dhe te taksojne shqiptaret ne 3 rruge kombetare, 2 prej te cilave te ndertuara me parate tona.

Trau i pare do te vendoset ne Autostraden Milot-Thumanë dhe cdo qytetar do duhet te paguaj nje takse prej rreth 800 lekesh per cdo kalim.

Kjo rruge prej rreth 14 km eshte ndertuar vetem para 12 vjetesh dhe ka kushtuar afro 55 mln euro dhe perdorimi i saj eshte Falas.

Qeveria vendosi se kjo autostrade, praktikisht e re, ka nevoje per 45 mln euro investime dhe se zgjidhja me e mire eshte qe keto 45 milione ti investoje privati dhe ne kembim te detyrojme shqiptaret te paguajne deri ne 290 milion euro per 35 vitet e ardhshme.

Trau i dytë do te vendoset ne superstraden Rrogozhinë Fier.

Edhe kjo një rrugë e ndërtuar prej pak  vitesh me paratë e qytetarëve.

Privati do të investojë 320 milionë euro ne nje rruge eksistuese prej vetem 45 km dhe do marre ne kembim 1,2 miliard euro.

Cdo automjet që do të kalojë në rrugën Rrogozhinë-Fier do të paguajë taksen prej 2.2 euro për cdo kalim.

Plot 1.2 miliardë euro, praktikisht është një aferë me vlerë 3 herë më e madhe se koncesioni i Rrugës së Kombit.

Segmenti i tretë që është tenderuar është ai Kashar-Rrogozhinë.

Këtu nuk ka rrugë ekzistuese dhe privati sipas qeverise do te investoje 460 milionë euro për te ndërtuar 44 km rruge me nje kosto marramendese prej mbi 10 mln per km.

Më pas edhe ky do të marrë tarifën 3.8 euro për kalim.

Per kete rruge privati do investoj formalisht 460 mln euro, sepse qartesisht kostoja eshte e fryre, dhe ne kembim do marre mbi 2.2 miliard euro.

Tani, nuk ka asnje dyshim qe kjo qeveri nepermjet koncesioneve po kryen nje nga vjedhjet me te medha te parave publike dhe private te pare ndonjehere, dhe jo vetem ne Shqiperi.

Nuk besoj se mund te ketë ndodhur ne ndonje shtet tjeter, sado te korruptur, qe ne nje dite te jene kryer afera me nje vlere sa ⅓ e prodhimit te brendshem bruto te nje shteti.

S’ka dyshim se fituesit e këtyre rrugëve janë paracaktuar.

Por ne fakt emrat kane pak rendesi ne krahasim me permasat dhe pasojat e ketij fenomeni mbi fatin e vendit tone.

Shikoni tani cfarë u bëhet qytetarëve.

Detyrohen të paguajnë rrugën me paratë e taksave të tyre kur ndërtohet.

Detyrohen të paguajnë për të kaluar dhe pse e kanë ndërtuar me paratë e tyre.

Dhe në fund qeveria u ka vendosur dhe taksë qarkullimi 32 lekë në cdo litër naftë që blejnë. Tre herë pagesë për të njëjtën gjë. Një batërdi korruptive e paaimagjinueshme.

Dhe megjithate, kjo eshte vetem njera ane e medaljes.

Une nuk jam ketu sot per te denoncuar abuzimin e rradhes te nje ministri, deputeti qe perfiton nga pushteti, apo perfitimin e nje oligarku te aseteve publike.

Ne fakt, kjo qe po ndodh ne Shqiperi nuk eshte nje fenomen i vecante apo i padegjuar ndonjehere. Ketu kemi te bejme me kapjen e pushtetit ekonomik dhe pasurive kombetare nga ana e Kryeministrit dhe rrethit te tij te ngushte per mbajtjen e pushtetit.

Kjo qeveri thjesht po aplikon ne Shqiperi nje model te sterperdorur nga dhjetra vende te tjera te prapambetura ne Afrike, Ameriken Latine apo Azi.

Modeli eshte shume i thjeshte: nje politikan merr pushtetin, nepermjet pushtetit politik vendos ne duart e nje grupi te ngushte njerezish pasurite shteterore dhe ekonomine vendase dhe me mbeshtetjen e tyre garanton qendrimin ne pushtet per dekada te tera.

Ky eshte modeli, Rama nuk ka shpikur asgje, ka zgjedhur te zbatoje kete model, nepermjet te cilit shume autokrateqendrojne ne pushtet me dekada ne vende me regjime hibride apo demokraci gjysmake.

Nese ne nje vend afrikan, pushteti privatizon tek njerezit e vet miniera dhe puse nafte, ne Shqiperi, kjo qeveri perdor koncensionet per privatizimin e bregdetit, rrugeve, portet, apo asete te tjera kombetare.

Sidomos rastet e koncesioneve te permasave gjigande si keto prej 3,7 mld euro tregojne se nuk kemi te bejme thjesht me nje rast korruptiv qe varferon shqiptaret, ky eshte nje plan i qarte per te mbajtur pushtetin nepermjet kapjes se ekonomise.

Keto koncesione nuk jane thjesht nje vjedhje, ato jane instrumenti per te ndalur funksionimin e demokracise ne Shqiperi dhe rrotacionin e pushtetit politik.

Demokracia eshte ne rrezik sepse kjo shume gjigante parash eshte arma kryesore qe Rama ka per te fituar zgjedhjet e ardhshme dhe jo vetem.

Pushteti gjeneron para dhe paraja sjell pushtet, ky eshte modeli, keshtu mban pushtetin Rama, keshtu vritet demokracia, shtypen protestat, kontrollohen mediat, zbrazet Shqiperia dhe vendoset pushteti absolut.

Prandaj i ftoj te gjithe qe te reagojne, sepse me koncesionet nuk humbasim thjeshte te drejten per te udhetuar falas ne rruget e privatizuara nga Rama, por humbasim lirine per te zgjedhur se kush duhet te qeverise, humbasim te drejtat themelore te demokracise, humbasimlirine dhe te drejten e votes.

Ju faleminderit! syri.net

Meloni letër Berishës: Keni mbështetje nga qeveria e ardhshme italiane

Kryeministrja e re e Italisë Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër falenderuese kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Letra:

I dashur President, Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar. Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane. Me përzemërsi të ngrohtë, Giorgia Meloni

/Gazeta Express

Maringlen Doçi, kandidati për Kryetar të FRPD-së ankimon për favoritizëm garën për kreun e këtij forumi

Sapo dorëzova ankimimin tim për procesin e zgjedhjeve të FRPD.

Nga:​​ Maringlend Doçi

Kandidat për Kryetar të FRPD-së

Subjekti:​Probleme në garën për Kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Datë: ​​5 tetor 2022

Drejtuar:​Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Për dijeni:​Prof. Dr. Sali Berisha, Kryetar i PD-së

​​Z. Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së

Si kandidat në garën për kreun e Forumit Rinor, po ju shpreh shqetësimin tim të në lidhje me garën për kreun e FRPD-së, që u mbajt të shtunën e 1 tetorit.

Për shkak të mungesës së rregullave e modaliteteve zgjedhore, vendimeve të njëpasnjëshme antistatutore dhe arbitraritetit të ekipit që po administron zgjedhjet, na u tregua haptazi që ky proces u gatua për favorizimin e një kandidati, duke ju mohuar kështu pesë të tjerëve mundësinë e një gare të drejtë dhe të barabartë dhe duke mos ju dhënë një shanc të vërtetë për të fituar.

Gjithësesi vlen për tu përmendur që me datën 8 gusht të 2022 i kemi përcjellë të njëjtat probleme në mënyrë zyrtare të sipërpërmendurve, duke dashur kështu të shmanginim pasojat në imazhin publik, në reputacionin e Forumit tek të rinjtë, por edhe në imazhin e PD-së.

Kjo garë mbaroi dhe kërkesat tona nuk u morën parasysh duke sjellë si pasojë reagim dhe pakënaqësi tek të rinjtë e Forumit Rinor, por me anë të kësaj shkrese duam të sigurohemi sot, që në PD mos të ketë më një garë si e jona.

Problemet

Fushatë pa listë votuesish.
Garë pa rregullore zgjedhore dhe asnjë modalitet.
Rekrutim anëtarësh 1 ditor.
E gjithë udhëheqja e Forumit nuk ka mandat për të ushtruar detyrën.
Udhëheqësit kryesorë të Forumit nuk janë më anëtarë të Forumit për shkak të moshës së tyre.
Pamundësia e ankimimit zgjedhor per shkak të konfliktit të interesit me Sekretarin e Përgjithshëm të FRPD-së dhe KQZ-në aktuale.
Komision Zgjedhor ne shkelje të Statutit për shkak se nuk parashikohet askund.

Problemet në ditën e zgjedhjeve

1. Lista zgjedhore problematike: në lista ka emra të cilët ju ka kaluar mosha për të qenë anëtarë të forumit rinor; paralelisht dhe ju është hequr e drejta për të marrë pjesë në votimin për kryetar të Forumit Rinor të PD-së. Ekzaktësisht 505 votues janë mbi ose nën limitin e moshës për të votuar sipas statutit te FRPD-së.

2. Në ditët e votimit, kandidati Mariglend Doci është ndalur të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar në qendrën e tij të votimit (Kurbin) nga eksponentë të Partisë Demokratike të Degës Kurbin.

3. Njerëz që kanë votuar më shumë se një herë për një kandidat. Foto dhe dëshmi nga anëtarët e FRPD.

4. Audio-përgjim dhe video-përgjim në degën Shkodër dhe degën Korçe ku faktohen problematikat e procesit.

5. Rasti i Korçes me video ku vezhguesi i kandidatit Mariglend Doci perkatësisht Enri Vrenozi përplaset fizikisht me kryetarin e grupit të punës Xhuljan Guce pasi ai tenton të manipulojë procesverbalin e votimit. Si ky rast kemi dhjetra të tjera nëpër degë dëshmi të vëzhuesve tanë.

6. Votues të regjistruar si GRUD në pamundësi për të votuar në rrethet përkatëse por që qëllimisht nuk ishin regjistruar në listen e votuesve GRUD që mos të votonin ditën e votimit.

7. Konflikt i pastër interesi në Degën Sarandë, ku kryetar komisioni ishte Z. Spiro Vasa, i dorëhequr nga anëtar i KQZ sepse mbështeste një nga kandidatët në garë. Cka e bën kryetarin e komisionit të njëanshëm në proces.

8. Sipas procesverbaleve në shumë degë kanë votuar më shumë njerëz se sa ka në listë, përkatësisht rasti i Mallakastrës.

Për këtë kërkoj listën zyrtare të atyre që kanë votuar me datë 1 tetor. Kopja duhet të jetë e listës origjinale me vulënn e FRPD-së.

Kërkoj procesverbalet si kopje e origjinales të bashkangjitura bashkë.

Kërkoj të dhënat e gjithë anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve në të gjitha degët e Shqipërisë.

Gjithashtu kërkoj hetim të thellë për:

Kurbin
Korçë
Shkodër
Lushnje
Mat
Sarandë
Krujë
Thumanë
Malësi e Madhe

Pedagogët paralajmërojnë bojkot të plotë më 17 tetor: Ja kërkesat tona

Pedagogët dolën sot në protestë para Universitetit Politeknik. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë u bëri sërish thirrje të gjithë pedagogëve që të mbështesin protestën, ndërsa rithekson edhe njëherë kërkesat kryesore të pedagogëve. Pedagogët kanë paralajmëruar se do bojkotojnë plotësisht mësimin më 17 tetor, kur pritet të nisë viti i ri akademik.

Kërkesat

1.Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ

2.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor

3.Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”

4.Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

5.Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

6.Rivlerësimin e orës mësimore

7.Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

8.Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”

9.Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.

Gjykata e Posaçme merr të pandehur kryebashkiakun e Ramës

Gjykata e Posaçme merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismaili, për akuzën e falsifikimit të formularëve.

Gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, ku seancën e radhës, e cila do mbahet më 19 tetor, pritet që SPAK të lexojë konkluzionet përfundimtare.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ismaili dyshohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek për rrahje në formularin e deklarimit, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

Hetimet ndaj tij nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike.

Më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme kishte vërtetuar dënimin penal në Greqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u vu në dijeni por në fund vendosi që të mos ia hiqte mandatin e kryebashkiakut me argumentin se vepra penale që ai kishte kryer në Greqi, në Shqipëri dënohet vetëm me gjobë.syri.net

Emigracion: Bie numri i familjeve shqiptare, 7.1 mijë më pak për tre vjet

Të dhëna të tërthorta tregojnë se, numri i familjeve në Shqipëri po bie me shpejtësi nga viti në vit, kryesisht si rrjedhojë e emigracionit të lartë.

Në anketën e përvitshme mbi buxhetin e familjeve, INSTAT raportoi se numri i familjeve arriti vitin e kaluar arriti në 765,551, ose 3412 familje më pak se në vitin 2020.

Të dhënat nga anketa e buxhetit të familjes tregojnë se numri i familjeve ishte me rritje deri në vitin 2018, por pastaj nisi rënia. Në vitin 2019 kishte gati 1000 familje më pak se në 2018 dhe në vitin 2021 numërohen 7.1 mijë familje ose 1 % më pak se në vitin 2018, kur shënohet dhe numri më i lartë i familjeve në dekadën e fundit.

Pas vitit 2014 u përhap emigrimi masiv i familjeve nëpërmjet kërkesës për azil ekonomik në vendet e BE, kryesisht në Gjermani dhe Francë. Këtë vit një rrugë e re emigracioni me gomone në Britani po gjeneron një trafik të ri të familjeve shqiptare.

Gjithashtu bashkimet familjarë me emigrantët e ikur në dekadën e parë të emigracionit po zbrazin vendin gjithnjë e më shumë nga familjet.

Anketa te mëparshme nga INSTAT kanë gjetur se emigracioni në dekadën e fundit mori tiparet e largimit të njësive familjare. Pas heqjes se vizave në vitin 2013 shanset për emigruar me gjithë familjen u rritën.

Gjeografia e emigracionit në dekadën e fundit ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës siç është Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku të ardhurat mesatare të familjeve janë përgjithësisht mbi mesataren kombëtare.

Anketa e emigracionit 2011-2019 ka gjetur se, qyteti i Shkodrës pati nivelin më të lartë të emigracionit në raport me popullsinë e qarkut. Gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar 16.7% e popullsisë së qytetit, rreth 36 mijë persona, nga të cilët 15,700 janë emigrime familjare.

Pas Shkodrës, Fieri renditet i dyti për nivelin e lartë të emigracionit në raport me popullsinë. Në dekadën e fundit ka emigruar nga Qarku i Fierit 15,5% e popullsisë, ku 5% e tyre ishin të grupuar në familje. Nga Qarku i Fierit, i cili është dyti për nivelin e lartë të jetesës pas Tiranës, janë larguar mbi 48 mijë persona. Vendin e tretë e zë Qarku i Durrësit, i cili ka humbur 14.1% të popullsisë në dekadën e kaluar, ku popullsia është pakësuar me mbi 37 mijë persona.

Tirana zë vendin e katërt për nivelin e lartë të emigracionit në total. Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, por 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut kanë emigruar.

Në vend të pestë për emigrim të lartë vjen Elbasani, ku ka emigruar 12.5% e popullsisë banuese e regjistruar më 2011, ku 5.2% e tyre ishin të grupuar në familje. Në vendin e gjashtë, Qarku i Kukësit i cili ka humbur në emigrim 12.4% të popullsisë gjatë dekadës, më shumë se 10 mijë persona, por ky qark është prekur shumë edhe nga migrimi brenda vendit i popullsisë./B.Hoxha/MONITOR

Indeksi i Bazelit: Shqipëria, me riskun më të lartë në rajon për pastrim parash

Shqipëria është renditur në vendin e 74 mes 128 vendeve të botës sa i takon indeksit të Bazelit kundër pastrimit të parave.

Ky pozicionim ka ardhur me një përmirësim me vetëm dy në raport me një vit më parë por Shqipëria kryeson si vendi me risk më të lartë në rajon sa i takon pastrimit të parave. Totali i pikëve të mbledhura për 6 treguesit e marrë në vlerësim është 4.92.

Kosova sipas indeksit ka një pozicionim më të mirë me një total pikësh prej 4.14, Serbia me 4.87, Maqedonia e Veriut me 3.94 , Mali i Zi me 3.99. Indeksi llogarit me 0 riskun më të ulët dhe 10 riskun më të lartë. Të tjerë vende afër nesh si Greqia apo Italia renditen me një pikëzim më të mirë prej respektivisht 3.71 dhe 4.55.

Vendet me riskun më të lartë të pastrimit të parave referuar indeksit janë Sudani i Jugut, Republika e Kongos, Afganistani, Haiti, Myanmar, Irani, Mozambiku apo Guinea, ndërkohë që vendet me rrezikun më të ulët sipas indeksit janë Estonia, Finlanda, Andora, Monako(për dy të fundit është bërë shënimi se mungojnë disa të dhëna të rëndësishme të pa raportuara), Suedia apo Islanda.

Por cilët janë elementët që merren në vlerësim për të nxjerrë pikëzimin final?

Së pari është kuadri ligjor për parandalimin e pastrimit të parave ku Shqipëria vlerësohet me 4.6, më pas vijnë korrupsioni dhe ryshfeti ku Shqipëria shënon 5.95 duke qenë një nga treguesit më negativë në vlerësimin por kryesimin në fakt e mban transparenca financiare me një vlerësim 6.14. Më mirë paraqitet transparenca publike me një vlerësim 3.4 ndërkohë që në nivele jo fort pozitive shfaqet edhe risku politik dhe ligjor me 5.54.

Pavarësisht këtyre treguesve Shqipëria cilësohet si një vend me rrezik mesatar të pastrimit të parave teksa ndaj saj ka “sanksione” të tilla si futja në listën e vendeve të treta me rrezik nga Britania e Madhe apo monitorim të rritur ( lista gri).

Në shkurt të vitit 2020 Shqipëria u rikthye në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave për shkak të deficencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar.

Sipas rekomandimeve të vitit 2020 Shqipëria duhet të punonte për të zbatuar planin e saj të veprimit, duke përfshirë:

(1) kryerjen e një analize shtesë të thelluar për të kuptuar sa duhet pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional;

(2) përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjellë;

(3) krijimi i mekanizmave efektiv për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal të ekonomisë, përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme;

(4) duke siguruar që informacionet e sakta dhe të azhurnuara të pronësisë janë të disponueshme në baza në kohë;

(5) rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrimin e parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra kallëzuesish të huaj ose pastrim parash të palëve të treta;

(6) përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht përmes veprimit të zgjeruar mbikëqyrës dhe afrimit të synuar, proaktiv./N.Maho/MONITOR

Në verilindje të Shqipërisë erozioni malor po dëmton infrastrukturën publike

VOA/Pëllumb Sulo

Reshjet e dendura, që përfshinë gjithë zonën malore në verilindje të Shqipërisë gjatë dhjetë ditëshit të fundit të shtatorit, kanë nxjerrë në dukje pasojat e rënda që shkakton erozioni malor. Në zona të tilla si Tropoja, Mirdita, Vau i Dejës apo fshati turistik i Thethit, jo vetëm që u rrezikua jeta dhe pasuria e disa familjeve, por infrastruktura urbane pësoi dëme të konsiderueshme. Eksperti i mjedisit, Mark Rupa, thotë se fenomeni pati një shtrirje të gjërë dhe se komunitetet lokale duhet të mbrojnë natyrën.


Gjatë muajit shtator kemi shumë humbje jete në të gjithë basenin e Mesdheut si pasojë e përmbytjeve. Fatmirësisht, në Shqipëri nuk pat raste të tilla, por ne duhet të jemi të gatshëm që, duke mbrojtë natyrën, duke e pyllëzu, duke e rritë vlerën e sipërfaqeve tona natyrore, të ruajmë jetën tonë, mirëqenien dhe do të kemi një të ardhme më të sigurtë në territoret ku banojmë”, thotë ai.

Erozioni malor, thotë eksperti Rupa, është mjaft problematik pasi varfëron tokën, ndryshon relievin e zonës duke dëmtuar infrastrukturën dhe banesat. Ndërsa për profesorin e gjeografisë, Ervis Krymbin, po vërehet një çrregullim i fenomenit të reshjeve pasi, brenda ditës bien reshjet e tre apo katër muajve.

Jemi mësuar që të shikojmë përmbytje në zonën e Nënshkodrës apo në rrethinat e Shkodrës, por përmbytja këtë herë u has pikërisht në zonën malore. Ka disa arsye që ndodh ky fenomen. Së pari, ka një shpyllëzim jashtëzakonisht shumë të madh të zonave malore dhe, normalisht, kur ka shpyllëzim hasim me këto fenomene negative, që ndodhin në territor, si përmbytja apo fenomeni i erozionit të tejskajshëm”, thotë ai.

Zona malore në veri të Shqipërisë ka sipërfaqen më të madhe me pyje, por, gjatë 30 viteve të fundit, ajo është dëmtuar ndjeshëm për shkak të prerjeve të jashtëligjshme, shfrytëzimit pa kriter dhe zjarreve thuajse të përvitshëm. Sipas ekspertit Rupa, përveç temperaturave të pazakonta të shtatorit, reshjeve të shumta, ndërtimit të hidrocentraleve lokale që kanë ndryshuar rrjedhën e ujërave malore, shkak për erozionin malor është edhe dëmtimi, përgjatë viteve, i mbulesës pyjore.

Zjarret e shkaktuara vitet e fundit nga njerëzit apo natyra kanë ekspozu sipërfaqe të jashtëzakonshme në Shqipëri, sipërfaqe që kërkojnë ndërhyrje urgjente përmes masave të gjelbra, mbjelljeve, por edhe sistemimeve malore me prita malore, me pyllëzime apo me sistemime”, thotë ai.

Për këto, thotë eksperti Rupa, është e nevojshme të angazhohen jo vetëm specialistët, por edhe vetë komunitetet lokale, ndërsa shteti mund të ndërmarrë skema financimi për të mbrojtur këto zona nga erozioni, por edhe për të punësuar banorët e kësaj zone me nivel të lartë të varfërisë. Edhe profesori i gjeografisë, Ervis Krymbi, thotë se institucionet duhet të jenë më të vëmendshme ndaj asaj që po ndodh në zonën malore në verilindje të vendit.

Shumë zona të tilla turistike, si Thethi apo edhe zona të tjera, janë atraksione të veçanta natyrore, prandaj duhet një vëmendje shumë më e madhe, nga të gjitha institucionet, për riparimin dhe parandalimin e këtyre dëmeve jashtëzakonisht të mëdha që shkaktohen në natyrë. Kjo, jo vetëm për aspektin turistik, por edhe për ata banorë të atyre zonave atje”, thotë ai.

Nderkohë, banorët e disa fshatrave të Mirditës dhe Vaut të Dejës, ku edhe dëmet në infrastrukturë janë më të mëdha, po protestojnë prej disa ditësh në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e institucioneve vendore dhe qendrore për marrjen e masave të shpejta për frenimin e erozionit në këto zona.

Nis funksionimin e plotë zyra e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

Zyra e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

VOA/Armand Mero

Të gjithë mallrat që kanë destinacion Kosovën, dhe kalojnë përmes Portit të Durrësit, tani mund të përmbyllin përfundimisht të gjithë procedurën e zhdoganimit në këtë port të Shqipërisë. Zyra e Doganës së Kosovës është në funksion të plotë që prej fillimit të këtij muaji.

Me këtë hap, porti i Durrësit, konsiderohet praktikisht si një port dhe i Kosovës, pasi sipërmarrjet që kanë aktivitet import-eksporti, nuk do të duhet të kryejnë procedura të dyfishta, si deri tani, dhe nuk janë më të detyruara që t’i nënshtrohen një kontrolli dhe procedurave të tjera doganore, në pikat tokësore të kufirit mes dy vendeve.

Ministrja shqiptare e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila vizitoi të hënën portin e Durrësit, së bashku me homologun e saj nga Kosova, Hekuran Murati e vlerësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm për lehtësirat që i ofrohen bizneseve dhe reduktimin e burokracive.

Janë rreth 1040 kompani të Kosovës të cilat përdorin portin e Durrësit dhe këto kapacitete çdo vit për të zhdoganuar mallrat e tyre dhe nga sot jo vetëm që do të kenë lehtësirat për të cilat dy qeveritë kanë rënë dakord mes njëra-tjetrës, përsa i përket problematikave të peshimit apo të plumbçosjes, apo edhe të heqjes së tarifave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për bizneset e Kosovës, por nga ana administrative dhe burokratike ka një lehtësi shumë më të madhe, e cila jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe kostot e zhdoganimit”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Ndërsa, sipas ministrit Murati, bizneseve që kalojnë nga porti i Durrësit u kursehen afro 2 milionë euro, ndërsa shtoi se këtij procesi i shton një vlerë të jashtëzakonshme edhe vendosja e kontrollit fitosanitar veterinar përmes Agjencisë Kosovare të Ushqimit që është vendosur në portin e Durrësit së bashku me zyrtarët e Doganës.

Të dy ministrat deklaruan se grupet e punës nga Shqipëria dhe Kosova, po punojnë për kryerjen e një analize për të finalizuar bashkimin doganor, një angazhim i kahershëm i dy qeverive, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierrat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë.


Send this to a friend