VOAL

VOAL

Punëtorë nga Bangladeshi për bizneset në vend- Dështon nisma, thellohet më tepër kriza

Punësimet e punonjësve nga vendet aziatike erdhën si domosdoshmëri për shumë biznese në vend, të cilët prej disa vitesh po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Marrja e punonjësve nga Nepali apo Bangladeshi pritej të ishte zgjidhja e duhur për të zëvendësuar mungesën e burimeve njerëzore, për shkak të emigracionit. Tashmë nisma rezulton se ka dështuar. Në shumicën e rasteve bizneset pohojnë se punonjësit u janë larguar, pasi Shqipëria është përdorur prej tyre si trampolinë për t’u larguar drejt Europës. Drejtuesi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, pohon se nisma për marrjen e punëtoreve nga vendet aziatike ka dështuar te përpunuesit. “Edhe në sektorin e industrisë agro-përpunuese, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, shumë biznese kanë punësuar punëtorë të rinj nga vendet aziatike. Në shumë raste, të punësuarit janë larguar nga vendi i punës, pasi synimi kryesor ishte përdorimi i Shqipërisë si trampolinë për t’u larguar drejt Europës. Nga fabrika jonë, vjet janë larguar 7 punonjës aziatikë. Bizneset kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për marrjen e këtyre punonjësve, pasi u janë paguar pagat sipas kontratave, akomodimi duke përfshirë fjetjen dhe ushqimin. Mund të them se kjo masë ka dështuar jo vetëm në industrinë tonë, por në shumë sektorë të ekonomisë”.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se masa e marrjes së punonjësve nga Bangladeshi ka dështuar, ku sipas tij disa strukturave akomoduese, së fundmi u janë larguar 40 deri në 50 punonjës të rekrutuar. Edvin Prençe, Kryetari i Proeksport Albania, thotë se nisma për të marrë punonjës nga Bangladeshi ka dështuar në rastet kur sipërmarrësit kanë kontraktuar punonjësit nëpërmjet kompanive të tjera dhe jo nëpërmjet shoqatës.

Konkretisht, për sektorin fason, pritet të mbërrijnë së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet. Punësimi i grave nga Filipinet po rezulton i suksesshëm sipas tij. Z. Prençe thotë se për punonjësit konkretisht nga Nepali, kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti. Ai shton se marrja e grave po rezulton më e suksesshme se ajo e burrave, pasi rreziku i largimit të tyre është shumë herë më i vogël. Kosta Bezhani, administratori i kompanisë “Fresh”, e lidh dështimin e nismës me pagat e larta që kërkojnë punonjësit e huaj. “Bizneset shqiptare nuk kanë mundësi të mbajnë punonjës të huaj, pasi ata kërkojnë paga më të larta se vendasit, duke shtuar edhe koston e akomodimit. Disa vite më parë, kompania jonë punësoi disa punonjës nga Kina, por për shkak të pagave të larta që duhet t’i paguanim, nuk arritëm t’i mbanim për një kohë të gjatë”, pohon ai.

Paga mesatare neto në Shqipëri llogaritet në 323 euro në muaj, sipas të dhënave të vitit 2019, referuar nga “Numbeo”. Pas Shqipërisë vjen Bangladeshi, 301 euro në muaj, Armenia 300 euro në muaj dhe Irani, 296 euro në muaj. Ndërsa me diferencë nga paga mesatare e Shqipërisë, paraqiten Sri Lanka me 232 euro në muaj; Nepali, 182 euro; Nigeria, 175 euro; Siria, 86 euro etj. Drejtuesi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, thotë se kjo mënyrë zëvendësimi e fuqisë punëtore dështoi, nuk e zgjidhi problemin, për këtë arsye është e nevojshme të ndërhyhet me masa lehtësuese fiskale te pagat që do të frenonte largimin në emigracion të punonjësve.

“Në këtë situatë është e domosdoshme që për një periudhë të përkohshme, qeveria të lehtësojë bizneset nga barra e tatimit mbi të ardhurat. Kjo taksë për pragun e pagave 150,000 deri 200,000 në muaj të jetë zero, për të kuptuar nëse këto masa do të arrijnë të zgjidhin problematikën me mungesën e fuqisë punëtore dhe të largimit të rinjve”. Zusi rekomandon gjithashtu bizneset për zhvillimin e projekteve sociale për punonjësit, si dhe të ofrojnë shërbimin e transportit falas, kopsht dhe aktivitete ditore për fëmijët e punonjësve, shpërblime për më të dalluarit etj./monitor

Virozat e stinës shkaktojnë komplikacione te fëmijët, në Fier rreth 100 në ditë në pediatri

Virozat e stinës po sjellin komplikacione për moshat pediatrike. Në Fier paraqiten mesatarisht 100 fëmijë në ditë për të marrë ndihmë mjekësore dhe pjesa më e madhe e tyre përfundojnë të shtruar. Mjekja pediatre Albana Haxhiu tregon se problemet kryesore që shfaqin fëmijët janë ato me rrugët e frymëmarrjes.

Nga SYRI TV

Në pediatrinë e Fierit paraqiten mesatarisht 100 fëmijë çdo ditë për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të virozave të stinës.

Virozat, por dhe gripi sezonal janë ndikuar jo pak nga luhatja e temperaturave dhe moti i pazakontë për stinën, duke sjellë komplikacione për moshat pediatrike. Mjekja pediatre Albana Haxhiu, tregon se problemet kryesore që shfaqin fëmijët janë problemet me rrugët  e frymëmarrjes.

Mjekja thotë se një numër i madh fëmijësh që paraqiten në spital përfundojnë të shtruar, për shkak të komplikacioneve.

Situatë e ngjashme është dhe në pediatrinë e Vlorës, si edhe në Fier. Çdo ditë paraqiten së paku  100 raste në urgjencë, ku rreth 20 përqind e tyre përfundojnë të shtruar.

Ambasada e SHBA zbardh takimin e Yuri Kim me kreun e SPAK: Mbështesim prokurorët për ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues.

Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbëstesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada.bw

Media italiane: Vlora do të ketë Muzeun hebraik në vitin 2025

Qyteti shqiptar i Vlorës do të ketë muzeun e tij hebraik në vitin 2025. I vendosur brenda qytetit të vjetër, muzeu i projektuar nga studio Kimmel Eshkolot Architects i Tel Avivit, do të jetë një pol kulturor i futur në kuadrin e një ndërtese historike rreth së cilës është projektuar, e cila do të gjurmojë historinë e komunitetit hebre shqiptar nga koha romake deri në ditët e sotme.

Atribune shkruan se muzeu inovativ bazohet në tre elementë kyç: ndërtesa e periudhës së restauruar me kujdes me shtimin e një krahu të ri; një zonë ekspozite e hapur; një pavion që lidh dy strukturat. Secila prej strukturave është e pozicionuar me kujdes për të lejuar kalimet e këmbësorëve midis Rrugës Perlat Rexhepi dhe Rrugës Ceno Sharrës. Salla e hapur është krijuar në sheshin përballë, duke krijuar hapësira të reja të cilat përveç rinovimit të planimetrisë urbane të asaj zone të qytetit, kontribuojnë edhe në dialogun mes tij dhe muzeut.

Për më tepër, hyrja do të krijojë një rrugicë që sugjeron të vizitohet ndërtesa historike, duke zbuluar një pjesë të brendshme të muzeut, e dukshme përmes një dere xhami.

Muzeu mishëron të ardhmen e qëndrueshmërisë në arkitekturë dhe dizajn, duke ruajtur pjesë të mëdha të ndërtesës historike, muret prej guri të së cilës, me cilësitë e tyre termike, do të luajnë një rol kyç në kursimin e energjisë. E njëjta teknikë do të përdoret edhe për ndërtimin e krahut të ri të muzeut, për të cilin do të përdoret guri lokal; vetëm një zonë e jashtme do të jetë e veshur me gurin e Jeruzalemit nga Izraeli. Hapësirat e ekspozitës së përkohshme do të jenë fleksibël, kështu që ju mund të eksperimentoni me struktura të ndryshme dhe do të keni një tavan të pajisur me panele akustike dhe pajisje të tjera. Dhomat mund të errësohen për rastet kur duhet të përdoret projektori për video.

Hebrenjtë në Shqipëri, një histori me rrënjë të lashta

Vendbanimet hebreje në Shqipëri datojnë në vitin 70 pas Krishtit, në mesin e epokës romake. Sipas historianit shqiptar Apostol Kotani, pasardhësit e atyre hebrenjve të parë themeluan sinagogën e parë në vend në Sarandë, midis shekujve IV dhe V. Pas kaosit të pushtimeve barbare pas rënies së Perandorisë Romake, që dobësuan qendrat urbane romako-bizantine të Shqipërisë, me ringjalljen e urbanistikës, një farë mirëqenie gjeti edhe komuniteti hebre. Në shekullin e 13-të në Durrës merrej me tregtinë e kripës.

Ndërsa aktivitetet e hebrenjve në Vlorë datojnë në vitin 1426, kur me mbështetjen e osmanëve, një nga komunitetet e tyre u vendos në qytetin e Adriatikut, duke u marrë me tregtinë e erëzave, lëkurës, pëlhurave me Turqinë. Në shekullin e XVI komunitetet më të rëndësishme hebraike ishin ato të Vlorës dhe të Beratit, të tjera më të vogla kishte në Kavajë, Himarë, Delvinë, Elbasan. Shekujt në vazhdim kaluan të qetë, deri në kohën e rënies së Perandorisë Osmane. Gjatë kryengritjeve nacionaliste shqiptare të vitit 1911, komuniteti hebre u akuzua për bashkëpunim me rebelët nacionalistë shqiptarë dhe si rezultat i hakmarrjes, shumë hebrenj u larguan nga vendi.

Në fund të viteve 30, nën pushtimin italian, ishin vetëm 204. Ligjet racore (të zbatuara edhe në Shqipëri) dhe pushtimi gjerman pasues, nuk arritën t’i zhdukin hebrenjtë nga vendi, sepse ata mbroheshin bujarisht nga popullsia vendase e krishterë dhe myslimane, deri në atë pikë sa shumë hebrenj nga Evropa zgjodhën të emigronin në Shqipëri. Duke i shpëtuar rrezikut të kampeve, nga viti 1945 komuniteti hebre u gjend nën diktaturën e Enver Hoxhës, por nuk përjetuan diskriminim apo persekutim. Që nga viti 1991, pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë emigruan në Izrael dhe sot janë vetëm disa dhjetëra, pothuajse të gjithë në Tiranë.dita

Rama takohet me një grup pensionistësh: Borxhi ndaj tyre, i pashlyeshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi nga një takim që ka mbajtur me një grup pensionistësh që kanë dhënë një kontribut të madh në shumë fusha.

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm❤️ #RESPEKT🙏”, ka shkruar kryeministri në rrjete sociale.

Kujtojmë që kryeministri njoftoi pak ditë më parë “Pakon e Madhe” në mbështetje të 1 milionë individëve. Në këtë përfshihen dhe pensionistët, të cilët sipas kreut të qeverisë, do të përfitojnë 695 mijë pensionistë dhe do të marrin secili nga 8000 Lekë../ dita 

 

Lagunat drejt zhdukjes, KLSH: Janë të paregjistruara, risk për tjetërsim dhe dëmtim

Teksa lagunat cilësohen si pjesa më e pasur e biodiversitetit, ato janë lënë jashtë vëmendjes sa i takon menaxhimit dhe kontrollit. Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi performance të titulluar “Efektiviteti i politikave në ruajtjen dhe administrimin e lagunave” per periudhën janar 2019-janar 2022.

Vetëm dy prej lagunave në vend, ajo e Karavastasë dhe Butrintit kanë plane menaxhimi 10 vjeçare. KLSH nënvizon se nuk ka një regjistrim të zonave të mbrojtura nga Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

“Për periudhën objekt auditimi, AKZM nuk rezulton të ketë kryer regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura. Detyrimi për regjistrimin e tyre përcaktohet qartë në nenit 55 të ligjit nr.81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” thuhet në auditim. Kjo situatë cilësohet me risk nga ana e audituesve pasi mund të tjetërsohen ose dëmtohen.

KLSH ka kërkuar që brenda marsit të 2023 agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të marrë masat e nevojshme për regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, në regjistrin e pasurive të paluajtshme të shtetit dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura.

I njëjti dokument sjell në vëmendje se të ardhurat e gjeneruara nga AKZM mbi lagunat i referohen vetëm tarifave të hyrjes në lagunën e Kune-Vainit ndërkohë që mbi sipërfaqet ujore të lagunave të kontraktuara nuk aplikohen tarifa por ato taksohen vetëm për Taksën Vjetore për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në vlera simbolike 10,000 – 12,000 lekë/vit për 1 peshkatar pa marrë në konsideratë sipërfaqen që ato shfrytëzojnë, vlerë e cila kalon në llogari të Drejtorisë së Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Në laguna konstatohet mungesë investimesh të cilat përgjatë gjithë lagunave në vend cilësohen si inekzistente. Monitorimi nga ana tjetër është i vështirë për shkak të mungesës së logjistikës.

“Evidentohet mungesa e mjeteve por edhe e disa pajisjeve bazike ku përmendim aparatet për matjen e cilësisë së ujit të lagunave, por jo vetëm, çka paraqet nevojën për vlerësim nga hallkat drejtuese të këtij institucioni”, thuhet në dokument.

KLSH thekson se mungesa e monitorimeve, mosndarja e saktë e kompetencave, mos-administrimi përshtatshëm i burimeve ka sjell jo pak problematika të rëndësishme në laguna.

Një prej tyre përmendur edhe më sipër janë kanalet e lidhjes me detin, të cilat jo vetëm kufizojnë shkëmbimin e ujërave por bllokimi i tyre krijon në mënyrë të pashmangshme rritje të larta të temperaturës së ujit, rritje të kripshmërisë, etj, të cilat kanë ndikime kritike në ekosistemin që lagunat mbartin. Problematika e lidhjeve me detin gjendej të shtrira thuajse në pjesën dërrmuese të tyre.

Lagunat në vend

“Ekosistemet komplekse të lagunave bregdetare strehojnë mbi 70% të vertebrorëve në vend, veçanërisht shpendë shtegtarë dhe dimërues. Rreth 70 lloje shpendësh uji gjenden çdo vit në lagunat bregdetare duke numëruar mbi 180’000 individë gjatë dimrit. Shqipëria është edhe një rrugë e rëndësishme shtegtimi për faunën e egër. Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Viliunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është rreth 100 Km2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të. 5 Liqeni i Shkodrës-Velipojë (pjesë e të cilit është edhe laguna e Vilunit), Laguna e Karavastasë dhe Butrinti konsiderohen si zona ujore me rëndësi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare sipas “Konventës së Zonave Ujore RAMSAR”6 dhe janë pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë rëndësinë e tyre për ruajtjen e biodiversitetit, laguna e Karavastasë dhe Nartës konsiderohen si zona me rëndësi ndërkombëtare për shpendët e ujit njohur si IBA, me më shumë se 20,000 lloje shpendësh uji për një zonë”, detajon KLSH/ Monitor

Pranon të shqyrtojë padinë e PD për ‘Butrintin’, Zhupa: Kushtetuesja do të rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e mirë për Butrintin se padia u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton te gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023 dhe më pas do të zhvillohet seanca publikë.

Më tej Zhupa ka thënë se Gjykata Kushtetuese do të rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka.

Postimi i plotë:

Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin.

Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton te gjitha palet te cojne argumenta dhe prova brenda dates 27 Janar 2023.

Me pas do zhvillohet seance publike!

Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Butrinti do fitojë!bw

Gërvalla: Asociacioni që e hodhi poshtë Kushtetuesja ka vdekur për ne

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ftuar në emisionin ”Mirëmëngjes Shqipëri”, duke komentuar tensionet e krijuara në veri, deklaroi se Serbia nuk e ka dëshirën e mirë për t’i zgjidhur çështjet me dialog.

Sipas zv.kryeministres Gërvalla, Serbia shkakton konflikte artificiale, sikurse ishte çështja e targave, dhe i çon më pas në konflikte reale, ashtu sikurse ndodhi me barrikadat në veri të Kosovës.

Gërvalla theksoi se nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën, ndërsa shprehu bindjen se beteja e ardhshme do ketë si rezultat përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Për Gërvallën, dialogu Kosovë-Serbi nuk ecën përpara pa njohjen reciproke.

“Raportet me Serbinë ti ndërtojmë mbi baza parimore. Serbia nuk ka konsensus ti zgjidhë me dialog, përveç njohjes së ndërsjelltë që do i hapte rrugë rajonit për një bashkëpunim më të thellë mes shteteve tona.

Serbia shkakton konflikte artificiale, siç ishte konflikti rreth targave, dhe i çon në konflikte reale, sikurse janë barrikadat. Nuk ka forcë që e shantazhon Kosovën. E dimë që s’është e lehtë, por është betejë që do ketë si rezultat që marrëdhëniet mes rajonit të jenë më të mira se në 2021.

Ky asociacion i cili ka pasur një marrëveshje ne 2013 që u korrigjua në 2015, ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene. Nuk është legjitime për qeverinë tonë që të ofrojnë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Kryeministri Kurti ka paraqitur në Bruksel një plan me 6 pika, një prej të cilave ka të bëjë me pakicat kombëtare.

Do donim që në të gjithë vendete rajonit tu siguronin qytetarëve të pakicave sikurse ua mundësojmë ne në Kosovë. Asociacioni nuk mund të ndodhë në Kosovë por do ulemi të bisedojmë për zgjidhje për pakicat e komunitetit”, tha Gërvalla.

Pranimi i Kosovës si aktor i barabartë në skenën ndërkomëbare, është një prej sfidave të reja. Gërvalla theksoi se, një prej fokuseve kryesore është njohja e Kosovës nga shtetet që nuk e njohin.

“2022 shënon kthesë në politikën e jashtme dhe të brendshme. Zgjedhjet e 2021, ku doli një strukturë politike e qëndrueshme, me vullnet, ndërsa 2022 shënon kthesën për të dalë nga status quo-ja, Kosova të pranojë që s’është aktor i barabartë në skenën ndërkombëtare, këtë duam ta ndryshojmë.

Mos aftësia e Serbisë për të mos pranuar realitetet në Ballkan. Do vazhdojmë punën me intensitet për anëtarësimin në organizata të reja ndërkombëtare, njohja nga shtete që s’e ka njohur Kosovën. Hapa që kërkojnë përkushtim, guxim dhe koordinim me aktorët ndërkombëtarë”, shtoi Gërvalla. syri.net

Iu zhvati miliona lekë qytetarëve, lihet në burg drejtoresha e Mjedisit

Gjykata e Korçës dha këtë të premte masën e sigurisë “arrest me burg” për Viola Sterjon, e cila u arrestua tre ditë më parë nën akuzën “mashtrim me pasoja të rënda”.

Sterjo mbërriti në ambientet e gjykatës me pranga në duar dhe me kapuçin e xhupit në kokë.

Sterjo, e cila punonte drejtoreshë në Drejtorinë e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, u denoncua nga disa qytetarë nga Korca dhe Pogradeci të cilëve dyshohet se u ka marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte tek politikanë në Tiranë që ata të përfitonin financime nga AZHBR.

Dyshohet se Sterjo u ka marrë qytetarëve të ndryshëm shumë që variojnë nga 2.2 milion euro deri në 4.5 milion euro.

Seanca këtë të premte, 30 dhjetor u zhvillua me dyer të mbyllura pasi prokuroria ndodhet edne në fazën e hetimeve dhe përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore të kryera është sekret.

Në dosjen e Prokurorisë së Korçës jepen dëshmitë e qytetarëve të ndryshëm se si përfunduan të mashtruar nga ana e zyrtares me premtime për grante miliona euro për ndërtim hotelesh dhe resortesh kryesisht në Voskopojë.gsh

Misteret e vdekjes së qytetares në Lushnje, bashkia dhe policia fshehën 24 orë ngjarjen

Kryebashkiakja e Lushnjes Eriselda Sefa, zgjodhi sulmin ndaj medias, për të justifikuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur brenda institucionit që ajo drejton.

Edhe pse kishte 24 orë që e mbante të fshehtë si ngjarje, Bashkia e Lushnjes dhe Eriselda Sefa zgjodhi të reagojë, vetëm pasi ngjarja u denoncua në media, e kryebashkiakja në vend të sqarimit të rrethanave sulmoi mediat që e zbardhën, duke i cilësuar raportimet si dezinformim.

Por ndërsa përpiqej të justifikonte vdekjen e 48 vjeçares së refuzuar në zyrat e bashkisë, kryebashkiakja Sefa ngriti edhe më shumë dyshime mbi rrethanat e vërtetësinë e të dhënave.

Sefa hedh posht se në zyrat e bashkisë ka pasur debat, madje tregon se Shpresa Cani është pritur prej saj në zyrë për ti ofruar zgjidhje të problemit. Por edhe nëse është e vërtëtë, anashkalohet fakti se cili ishte debate i zhvilluar në zyrën e Drejtoreshës së ndihmës Ekonomike, që më pas duhej zgjidhur në zyrën e krybashkiakes, pasi në një procedurë të zakonshme siç Sefa përpiqet ta sjell, e ndjera mund të kishte mbaruar punë me paraqitjen e saj në sportelin e bashkisë.

Edhe reagimi i mëtejshëm ngre sërish pikpyetje mbi sjelljen e Bashkisë së Lushnjes karshi Shpresa Canit teksa po ndërronte jetë. Eriselda Sefa thekson se ka njoftuar ambulancën dhe shefin e komisariatit Edvin Ndreu për këtë ngjarje.

E nëse do të kishim një vdekje për shkaqe natyrale, siç policia e serviri një ditë më pas, pse një zyrtareje të lartë do i shkonte mendja për të thirrur aty shefin e komisariatit, kur në çdo rrethanë të tillë procedura e parë për ti dhënë ndihmën është thirrja e ambulancës dhe më pas, roli i policisë është thejsht procedural.

Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e bashkisë duke transportuar pacienten drejt spitalit dhe pak çaste më vonë mbërritën edhe efektivet e Komisariatit Lushnjë.

Kontaktimi i drejtëpërdrejtë me shefin e komisariatit siç vetë Sefa deklaron, shton edhe më shumë pikpyetjet. Për të gjitha këto paqartësi, Syri Televizon ka tentuar disa herë të kontaktojë me kryebashkiaken Eriselda Sefa, por ajo ka refuzuar të përgjigjet.

Duket se lëvizjet e kryebashkiakes Sefa për këtë ngjarje kanë dhënë rezultat. Edhe Policia e Shtetit, e raportoi ngjarjen siç kishte raportuar bashkia, 24 orë me vonesë, e pasi mediat kishin nisur denoncimin dhe fshehjen e vdekjes.

Siç në ngjarje të ngjashme, policia nxitoi të përcaktonte shkakun, si vdekje natyrale, por pa dhënë rrethanat e saj. E në nxitim të rrëzimit të akuzës se nuk raportoi ngjarjen në kohë, policia as moshën e të ndjerës nuk e jep të sakt.

Teksa viktima ishte 48 vjeçe, Policia e Shtetit e deklaron si 60 vjeçe. Të gjitha këto ngrejnë pikëpyetje në lidhje me rrethanat e vërteta të ngjarjes, pasi fshehja e lajmit nga institucionet, reagimet me vonesë dhe të dhënat e pasakta, tregojnë dyshime të forta mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Këtë gjë e përforcon edhe fakti se Prokuroria e Lushnjes nuk pranoi t`i përgjigjet pytjeve të gazetarëve tanë, nëse ka nisur procedim penal për ngjarjen dhe nëse ka sekuestruar kamerat e sigurisë në Bashkinë e Lushnjes.

Janë pikërisht kamerat e sigurisë që do të zbardhin të vërtetën, e organi i akuzës nuk do të mjaftohet vetëm me pulën e zezë që Eriselda Sefa theri në ambientet e bashkisë pas ngjarjes, si bestytni për të larguar syrin e keq dhe problemet në këtë bashki, që duket se po e ndjekin muaj pas muaji.

Vdiq duke kërkuar ndihmën ekonomike- Viktima debatoi fillimisht me gruan e deputetit socialist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, ku një grua ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se viktima është Shpresa Cani, 48 vjeçe nga fshati Çinar. Qytetarja ka shkuar në bashki për të kërkuar informacion se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

Burimet e SYRI TV thonë se fillimisht ajo ka qenë në zyrën e ndihmës ekonomike, ku është takuar me drejtoreshën Anila Çela, gruaja e deputetit Bujar Çela të Partisë Socialiste.

Pas një debati me tona të forta, Shpresa Cani ka shkuar në paradhomën e kryetares së bashkisë, Eriselda Sefa. Pikërisht këtu kanë ndërhyrë forcat e Policisë Bashkiake, që kanë tentuar ta nxjerrin me dhunë. Por 48-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ambulanca e Spitalit të Lushnjes mbërri në ambientet e bashkisë vetëm për të konstatuar vdekjen e saj. Në mënyrë të çuditshme, kryebashkiakja ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.

Mesa duket kryebashkiakja ka marrë gjërat me radhë, fillimisht ka vendosur që të heqë “syrin e keq” nga Bashkia se ka zgjedhjet lokale para, në vend që të shkonte në policinë e qytetit që të japë llogari për atë që ndodhi në zyrën e saj, me një qytetare për të cilën mban përgjegjësi. E që tek e fundit kërkonte të drejtën e saj, paratë që i takonin, për të cilat humbi dhe jetën.

 

Berisha: Të bashkojmë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij përpara të rinjve të Departamentit të Ekselencës, tha se duhen bashkuar forcat për të siguruar që emigracioni dhe diaspora të votojnë.

“Shpreh bindjen se fjala juaj sot, e atyre që kanë ndenjur zgjuar deri në orën 2 të natës në SHBA për të përcjellë mesazhin e tyre, është një mesazh i shkëlqyer urimi që ju u dërgoni shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që janë. Ky takim, këto diskutime, janë dëshmi e ndjenjave, dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj këtij kombi dhe këtij vendi.

Përkushtim për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike, PD ka nevojë jetike. Ndryshimi i drejtimit të këtij vendi ka nevojë jetike.

Vendi është në një rrokullisje. E pret këtë vit të ri vërtet në një gjendje si asnjëherë më parë.

Por përsëri viti i ri është vit i ri, është fillim i ri, është shpresë, është besim. Mesazhi juaj, jam i bindur do ketë impakt shumë pozitiv te qytetarët shqiptarë.

Meqë jemi në një kohë kur gjerësisht diskutohet për votën e emigracionit dhe diasporës, unë ju ftoj ju që të përdorni të gjithë potencialet tuaja, të gjitha lidhjet tuaja, të gjithë komunikimin tuaj, që Shqipëria të bëhet një vend i drejtë dhe të mos jetë një njollë turpi në raport me qytetarët e saj jashtë vendit.

Shqipëria është i vetmi vend që nuk lejon qytetarët e saj jashtë vendit të votojnë. Por ju jeni të rinj të gjithë, por po të kthehemi në kohërat e mëparshme, është një reminishencë e qëndrimit diktatorial ndaj shqiptarëve që jetonin jashtë vendit.

Ka një shkak kryesor pse nuk votojnë, sepse Edi Rama nuk do që të votojnë.

Në vitin 2013 unë i dërgova ligjin dhe ai e refuzoi ligjin duke thënë se nuk marr pjesë në zgjedhje nëse voton emigracioni dhe diaspora.

Tani është koha që të bashkojmë të gjithë forcat që emigracioni dhe diaspora të votojnë. Ne po diskutojmë se si të bëjmë Shqipëria të përfitojë nga ekselencat e saj kudo që janë. Por kjo i shëmbëllen asaj përpjekje që si të afrojmë njerëz që janë shqiptarë, por jo shqiptarë. Se nuk lejohen të votojnë.

Së dyti, po njerëzisht do u kërkoja. E tha Belindi shumë qartë thirrjen e tij. Përpiquni t’u dërgoni kandidatëve tanë, në Tiranë dhe të gjitha qytetet e vendit, çdo mendim, çdo ide, çdo alternativë që ju besoni se përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë, se përmirëson alternativën e PD për ta.

Ndaj edhe një komunikim i vazhdueshëm me kandidatët tanë, direkt, pasurimi i programit të tyre dhe alternativave, mund të ishte një ndihmë shumë e madhe,” tha Berisha. syri.net

Alimehmeti: Rreth 1700 humbje jete mund të ishin shmangur më 2021

Kontratat koncensionare miliona euroshe  në shëndetësi po financojnë shërbime që nuk kanë në thelb trajtimin e sëmundjeve prioritare të rënda me kosto për qytetarët dhe që përfundojnë në fatalitete.

Të dhënat zyrtare të vitit 2021 të Ministrisë së Financave të analizuara nga Monitor evidentojnë se 4 kontratat koncensionare PPP në shëndetësi morën financime 30,8 milionë euro, në një kohë që fondet buxhetore për trajtimin e kancerit në të njëjtin vit sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishin vetëm 23 milionë euro.

Fondet buxhetore për trajtimin e kancerit janë pak më të larta se shpenzimet për sterilizimin e sallave kirurgjikalë me kontrate PPP.

Për të folur më shumë rreth kësaj teme ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv,  mjeku Ilir Alimehmeti, i cili i komentoi si shqetësuese shifrat të cilat, sipas tij, kanë dhe shumë mospërputhje duke u bazuar në raportet zyrtare.

“Të fillojmë më një pyetje paka të çuditshme kur e dëgjon duket si spekulim mediatik. Mijera, dhjetëra, jetë njerëzish mund të shpëtohen sikur mos të abuzohet ose të vendoset një politike banalisht e thjeshte, çfarë mund të mendojnë familjarët e atyre qytetarëve që po luftojnë betejën e jetës, që mund të ishte më e përballueshme për ata pacient.

Së pari duhet të shpresojmë më të mirën për ata që kanë këtë sëmundje të rëndë, me një prognozë të keqe nëse nuk trajtohet si duhet, por mund të shkojë mirë nëse trajtohet sa më herët. Nga ky aspekt kërkohet jo vetëm mbështetje por edhe fonde nga qeveria.

Sa janë fondet që jepen për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit?

Sepse ne e dimë që 30 deri në 50% e humbjeve të jetës nga tumoret janë të parandaluese përmes diagnostikimit të hershëm dhe formave të parandalimit.  Në shifrat tona ka shumë mospërputhje, duke iu referuar raporteve zyrtare. Kur shikojmë raportin e INSTAT mbi humbjet e jetës, atë të 2021, thotë se ka 3430 humbje jetë, do të thotë 10 humbje jete në ditë dhe ky numër është në tendencë rritje. OBSH thotë që humbjet e jetës duhet të jenë rreth 1 ndër 6-të, që do të thotë se 5000 në shqipëri, që do të thotë se 1600 raste nuk janë fare te këto shifra. Po të fusim dhe këto shifra, atëherë bëhet më problematike. Rreth 16.8% e humbjeve të jetës, janë sëmundje dhe shenja të papërcaktuara, pra nuk dihet pse humb jetën.

Ministria nuk përcakton një shkak pse humbi jetën 1700 qytetarë? Për 5120 qytetarë që kanë humbur jetën në 2021, ku mes tyre janë dhe 1600 humbjet e jetës që sipas OBSH-së, duhet të jenë.

Nga 1000-1700 humbje jete mund të ishin të parandalueshme” u shpreh Alimehmeti.

Merret vendimi mes dy qeverive, Shqipëria heq vizat me Kinën

Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Popullore të Kinës, për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave.

Marrëveshja është arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

/ dita

Armë zjarri dhe silenciator, mijëra municione luftarake e uniforma policie, çfarë u gjet në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e befasishme në 3 banesa në Fushë Kuqe.

Në kuadër të operacioneve “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”, gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme në banesën e Ervis Martinajt dhe të dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.

 

Kujtojmë se Faik Martinaj është personi që bëri denoncimin për zhdukjen e Ervis Martinajt, ndërkohë Rakipi është babai i Brilant Martinajt, që u vra në Fushë-Krujë gjatë një atentati.

 

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme. Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:

 

• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

 

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

 

Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.bw

Urdhri nga Gjykata e Kurbinit, kontrolle në pronat e Ervis Martinajt, zbardhen detajet nga aksioni i FNSH dhe RENEA

FNSH dhe RENEA kanë ushtruar mëngjesin e sotëm kontrolle në banesën e Ervis Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se këto kontrolle janë ushtruar me vendim gjykate në disa qytete.

Po ashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Avdylajve në Shijak, si dhe në qytetin e Vlorës, e së fundmi në Kurbin.

Në kuadër të këtyre kontrolleve kanë marrë disa sende në shtëpinë e Martinajt, por deri tani nuk dihet nëse e ndihmojnë hetimin.

Shqiptarët festojnë festat e fundvitit në Atdhe, radhë të gjata në Kapshticë e Qafë Thanë

Shumë shqiptarë kanë zgjedhur edhe këtë vit, të kthehen në Atdhe për të festuar festat e fundvitit.

Radhë të gjata janë krijuar pranë pikës kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Mësohet se për datën 24 dhjetor, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 6576 shtetas dhe kanë dalë 2707.

Ndërsa, në pikën Qafë Thanë, kanë hyrë 3069 shtetas dhe kanë dalë 3045./ dita

‘Europa Nostra’ kërkon ndërhyrje urgjente për shpëtimin e Urës së Zogut

Reshjet e muajit dhjetor e dëmtuan edhe më tej Urën e Zogut, e shpallur prej vitit 1999 Monument Kulture i Kategorisë së Parë, tashmë drejt rrënimit.

“Për urën me harqe ose Urën e Zogut sikur i themi ne banorët, kemi shumë, shumë keqardhje sepse me këtë urë ne jemi lind, jemi rrit, jemi dëfrye”,  shprehet për Citizens Channel një banor rreth të 50-ave.

Prej muajit mars të këtij viti, ura është pjesë e programit “7 më të rrezikuarat” të organizatës ndërkombëtare “Europa Nostra”.

“Ajo çfarë është e qartë është se gjendja e urës së Zogut po përkeqësohet”, – tha për Citizens Channel Peter Bond, konsulent i Bankës Evropiane të Investimit për programin e “7 më të rrezikuarat”. “Është urgjente ndërmarrja e veprimeve të palëve përkatëse, në mënyre që ky objekt i vlefshëm i trashëgimisë të ruhet”, – vijon më tej Bond.

Programi “7 më të rrezikuarat” drejtohet nga “Europa Nostra” në partneritet me “Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve”. Prej vitit 2013, programi “7 më të rrezikuarat” është pjesë e një fushate të shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të Evropës përmes rritjes së ndërgjegjësimit, përgatitjes së vlerësimeve të pavarura dhe propozimeve për veprim. Ky program siguron një grant prej 10,000 € për shpëtimin e monumenteve të listuara si në rrezik.

“Ne po planifikojmë të kryejmë misionin tonë të vlerësimit në një të ardhme të afërt”, – përfundon Peter Bond.

Listimi i këtij monumenti si një ndër 7 saitet evropiane në rrezik nga “Europa Nostra” vjen në sajë të angazhimit komunitar të aktivistëve dhe banorëve të Kurbinit.

Europa Nostra ishte alternativa e vetme, pohon aktivistja Emarilda Leti nga qendra “Sebastia”, pasi Ministria e Kulturës dhe bashkitë përkatëse si ajo e Kurbinit dhe Lezhës, nuk iu përgjigjen kërkesave për ndërhyrje në mbrojtje të monumentit. Në janar të vitit 2021, 3700 qytetarë firmosën për veprim konkret.

“Nuk kemi marrë përgjigje, efektive po themi. Pastaj kemi vijuar, nuk kemi qëndruar në vend për të pritur që institucionet të na përgjigjen. I jemi drejtuar Europa Nostra-s”, – sqaron Leti.

Banorët dhe aktivistët fajësojnë firmat private për gërryerjen e lumit Mat dhe neglizhencën institucionale që kanë çuar në situatën që jemi sot.

“Me këtë lumin këtu unë mendoj që është ndërtuar Durrësi, Tirana, Shëngjini, Lezha dhe shtrati i këtij lumi ka bërë që ura të degradojë në këtë gjendje që është sot”, – pohon më tej banori.

Pas largimit të Helidon Bendos, ja kush e drejton SHISH-in

Prej gushtit 2022, detyrën e zëvendësdrejtorit të SHISH-it e mban z. Oljan Kanushi. Por nga dje ai do të kryejë detyrën e Helidon Bendos, i cili u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama.

Zëvendësdrejtori i SHISH-it zëvendëson drejtorin për kryerjen e detyrave. Me urdhër të Drejtorit të SHISH-it, zëvendësdrejtorit i caktohen edhe detyra të tjera.

Zëvendësdrejtori është nëpunësi i autorizuar i institucionit për problemet e planifikimit dhe të menaxhimit të fondeve financiare.

Në bazë të ligjit, Drejtori i SHISH propozohet nga Kryeministri dhe firmoset më pas nga Presidenti.

Edhe në rastin e shkarkimit ndodh e njëjta procedurë. Drejtori i SHISH-it informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar; përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.

Helidon Bendo është emëruar në detyrën e drejtorit të SHISH me dekretin e Presidentit në datë 05 nëntor 2018.

Bendo është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995.

Ai ka një eksperiencë të gjerë në detyra të ndryshme në Aparatin Qendror dhe bazë.

Bendo është diplomuar për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit.

Ai është mbajtës i disa vlerësimeve profesionale për kontribut në fushën e sigurisë kombëtare. gsh

 

VIDEO/ Aksidentoi për vdekje të miturën, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Himares Vasil Bollano

Gjykata e liroi nga qelia ish-kryebashkiakun Vasil Bollano, i akuzuar se aksidentoi për vdekje një të mitur në Llogora dy dite me pare. Kete te premte, gjykata e Vlores ka caktuar masen e sigurise “arrest shtepie” ndaj Bollanos.

Ish kryebashkiaku i Himares qëndronte në spital per shkak te gjendjes së rënduar shëndetësore pas arrestimit, ndërsa me pranga ne duar dhe i shoqëruar nga policia Bollano iu drejtua gjykatës te premten.

Ish-kryebashkiaku aksidentoi ditën e mërkurë, duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Orikum-Llogara, shtetasin Elio Hamiti, 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.gsh

Largohet nga detyra drejtori i SHISH në Shqipëri, Helidon Bendo

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror në Shqipëri (SHISH), Helidon Bendo, është larguar nga detyra.

Lirimi nga detyra i Bendos është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj.

“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, D E K R E T O J : Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, thuhet në dekretin e publikuart në faqen zyrtare të presidencës.

Në një status në “Facebook” kryeministri Edi Rama shpjegon se ky vendim është marrë për arsye të vazhdimit të studimeve të tij. Gjithashtu Rama ka thekuar se Bendo do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.”

Bendo është emëruar në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 nëntor të vitit 2018 duke zëvendësuar Visho Ajazin, të cilit i kishte përfunduar mandati në gusht të këtij viti. Prej 21 vitesh në SHISH, Helidon Bendo, ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur në qytetin e Korçës në 12 maj 1971.

/Gazeta Express

Provokimi i Mitsotakis nga Himara-“Minoritet? Absurditet i madh”, Berisha tregon bisedën me presidentin Stephanopoulos: Si e binda se Kapodistria është shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat provokative të kryeministrit grek Mitsotakis dje nga Himara ku tha se është një minoritet grek.

Berisha pohoi se kjo deklaratë është absurditeti më i madh historik, ndërsa ia adresoi këtë ‘faj’ këshilltarëve të Mitsotakis.

 

“Kryeministri i Greqisë, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si qytetar i lirë apo zyrtar i çliruar nga çdo lloj kompleksi. Mund të vizitojë dhe Himarën. Por zhurma se Himara është minoritet, është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larë në gjak për identitetin e tyre. Himara ka një realitet të pamohueshme që një pjesë e fshatrave flasin shqip dhe greqisht, qyteti ç’është e vërteta, porti i vjetër është i miksuar, shqiptarë, Venecian dhe siç kanë portet, miksturë. Por këto as gjuha, as mikstura, s’e bëjnë kurrë Himarën veçse bastion e shqiptarizmit. Himara e njohur në histori, së bashku me malësitë e Alpeve kanë pasur venomat, kodet, kanunet e tyre.

Ajo çka mund të them unë, është kjo, se patrikana duhet të shpallë një ndjesë publike ndaj himariotëve se në fakt në periudhën që qëndronin ndaj portit, Patrikana qëndronte në kurriz të tyre. I detyroi ata t’i drejtohen Vatikanit dhe të mbeten ortodoks por të ritit të afërt me katolikët. Në këtë kontekst, kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo zonë, por Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj, është shqiptare, përfshi ato fshatra, të cilët flasin edhe shqip dhe greqisht. Ky është problem këshilltarësh. T’ju tregoj një histori me çështje këshilltarësh. kam pasur miqësi me presidentin e ndjerë të Greqisë, Stephanopoulos. Po drekoja në një samit me të në Budapest. Duke biseduar për këto kontributet e ndërsjellta, përzierjet që kemi, shqiptarët kanë më shumë me grekët. I them se Kapodistria është nga Gjirokastra dhe i vëllai i tij quhej Ahmet. Ai më tha; Sali që nuk është grek e kam menduar për shkak të emrit, por mendova se ishte Venecian. “Jo” i thashë është gjirokastrit, se kisha disa të vërteta për shtëpinë e tij. Për marrëdhëniet që kishte me Korfuzin atëherë. Çfarë ndodhi? Ky i thotë këshilltarit, që; Berisha më tha mua se Kapodistria është shqiptar, gjirokastrit dhe se i vëllai i tij quhej Ahmet. Dy javë rresht mediat greke flakë kundra meje, por Stefanopulos ishte njeri i ndershëm. Kërkoi dokumentacionin dhe doli me dokumente themelore të enciklopedive të para dhe doli se Kapodistria është shqiptar. Ai është hartues i Kushtetutës së Zvicrës. Stefanopulos ishte njeri i ndershëm dhe doli e tha: Berisha kishte të drejtë. Ngatërrojnë dhe këshilltarët. Kam pasur miqësi me të atin e Mitsotakis. S’ka thënë kurrë se Himara është minoritet, por ka dy gjuhësi. Himara është një bastion. S’i njihni ju betejat me turqit, por janë betejat nga më heroiket. Në një rast shndërruan në kocka 800 mijë ushtarë. Kishin me se të paguanin dhe ça bëni? I digjnin shtëpitë dhe njerëzit.”, tha ai.bw

I dyshuar për spiunazh, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për të riun rus që sulmoi ushtarët në Uzinën e Gramshit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin. Ai ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës se Apelit Durrës.

Me herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov. Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit ne uzinën e armeve në Gramsh, ku sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Ata po hetohen nga prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri, kryesisht për infrastrukturat kritike.bw

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për ish-kreun e bandës famëkeqe të Lushnjes, Aldo Baren.

Aldo Bare prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, teksa kërkon t’i shpëtojë këtij dënimi maksimal.

Aldo Bare është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.bw

“KËPUCA…” E SHKRIMTARIT VISAR ZHITI, ECJA E SHQIPËRISË… LUSHNJA, KU U RRIT, E SHPALL “QYTETAR NDERI” – Nga Kozma GJINI –

Njeriun/
Sa pak gjej tek njeriu,/
Prandaj u drejtohem pemëve,/
Mësoj nga heshtja plot fruta..
.
Janë vargje të poetit Visar Zhiti, të shkruara në ferr, kanë dëshpërim dhe shpresë, duket sikur e përjashtojnë mesazhin e unitetit mes njerëzve, (për momentin), përvijuar nga Rilindasit tanë. Më saktë: Mesazhi i unitetit s’ishte pjesë e filozofisë “kritike”, mishëruar në kontekstin e vargjeve, që godasin diktaturën. Po kritika këtu është dhe universale. Do të thoni, pse? Sepse realiteti, koha është matësi i qendresës dhe i kumteve të krijimtarisë artistike…

Sot, koha ndaloi.Vetëm për disa minuta.Ndoshta për një orë. Ndaloi, e “turpëruar” prej vargjeve të poetit? Apo vargjet u “tërhoqën” nga “llogorja” për t’i lënë rrugë unitetit. Unitetit të kujt? Të popullit?… Në pluralizëm ka shumë parti dhe populli duket është bërë copa-copa sot. I gjori popull: S’ di as vet se në ç’strehëz të fus kokën që të mos laget…Prandaj rrjetet sociale (pak muaj më parë…), çaheshin duke shprehur vullnetin e lirë të njerëzve shqipfolës se simboli më i mirë i unitetit “Presidenti”, besohej, firmosej e propozohej të ishte shkrimtari Visar Zhiti… Ai perbashkon veçantësitë në tërësinë kombëtare fare mirë. E dëshmon dhe krijimtaria e tij si shkrimtar.

Romani i ri “Këpuca e aktorit” e Visar Zhitit, sot theu çdo rekord dhe përmbysi çdo “tymnajë” që cënon unitetin. Festat e pavarësisë dhe të çlirimit i gjetën shqiptarët të “përçarë”. Të përçarë për punën e një date. Atë të ikjes së gjermanit të fundit nga Shqipëria. Dhe ç’ndodh në shkallë republike? Ditën e festës së pavarësisë e të çlirimit, te varrezat e dëshmorëve çuan lule e mbajtën fjalime vetëm ata të pozitës.Asnjë nga opozita. A, ndjesë, se vunë lule te busti i “Nebi Sefës”, “Nënshkruesit të Pavarësisë…” S’është ndonjë risi kjo. Se, kështu e ka bërë edhe pozita, kur ishte në opozitë. Ky ritual…”më 28 apo më 29…” vazhdon gërr-vërr… 30 e kusur viteve, saqë populli është mërzitur nga politikanët.Sikur ata, (të rënët për atdhe), të ishin vetëm të palës që është në pushtet! Nuk do ta lodh më tej lexuesin tonë të nderuar.

“Këpuca…” e Visar Zhitit e rrëzoi “Murin e Berlinit”. Pra: i bashkoi në një sallë, të majtë e të djathtë. Se libri është “pa parti”. Ose më mirë: Libri është “partia “ e bashkim-vëllazërimit të njerëzve. Libri e sfidoi kohën, apo koha librin?!

Këto ditë, krijuesit lushnjarë dhe jo vetëm, patën mes tyre shkrimtarin shumëdimensional,  z. Visar Zhiti, më të mirin e tyre, (por më përpara, më të mirin sa i përket rrezatimit shpirtëror). Vet autori, përmes ligjëratës së tij, shfaqi virtytet më të larta të një intelektuali e krijuesi me në qendër njeriun.Djalin e qytetit tonë e ka vlerësuar kritika letrare botërore me nota maksimale.Ishte ndoshta një koincidencë e bukur që promovimin e librit në qytetitn ku ka kaluar rininë e vet, ta bënte këto ditë, kur kritika botërore do ta shpallte atë në listën e poetëve më të shquar të globit.

Njëherësh i urojmë dhe përvjetorin jubilar të ditëlindjes!

Pas disa promovimeve të “Këpucës…” në Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë, etj, Visari e priti me kënaqësi ftesën tonë për të mbyllur ciklin e përurimit të “Këpucës…” në qytetin e tij të adoleshencës dhe të rinisë së parë, në Lushnjë. Dhe kjo finale, ishte kurora e artë e manifestimit të unitetit mes njerëzve të “depolitizuar”. Libri ishte i tillë. Të pranishmit i bënë jehonë librit dhe autorit të tij, Visarit, ndërsa politikën e lanë pas krahëve, atëhere kur të jetë momenti për të shprehur vullnetin e lirë, para kutisë së votimit.

Kishin ardhur për të marrë pjesë në përurimin e librit të Visarit: mësues te letërsisë, dashamirës të librit, shkrimtarë, banorë e fqinjë të autorit, ish-moshatarë, gjimnazistë dhe politikanë.

Ndodheshin edhe kryetari i këshillit bashkiak të Lushnjës ing. Ferdinant Gjermeni dhe deputeti, avokat Saimir Korreshi me një grup miqsh. Shkurt, “Këpuca e aktorit” e Visar Zhitit mblodhi në hollin e Muzeut të qytetit një auditor te kualifikuar profesionalisht e pluralist. Në emër të kryesisë së krijuesve të qytetit, autorin e përshëndeti Kozma Gjini.

“Mirë se keni ardhur, të çmallemi, të shikojmë e të bisedojmë me Visarin tonë, të dashur miq! Mire se keni ardhur në qytetin tuaj, z. Visar!

Sot, nuk jemi ne që nderojmë Visarin, por është Visari ai që na bën neve një nder të madh me personalitetin e tij, me letërsinë brilante, me rezistencën heroike ndaj regjimit diktatorial, qëndresën burrërore 10 vjet në burg dhe vargjet e vrarë që të rininë passhkollore. Ndërkaq vepra e tij mbart liri dhe art europian…

Visari është djali i artistit të papërsëritshëm të estradës së qytetit të Lushnjës, aktorit e krijuesit, humoristit që improvizonte në skenë dhe bënte spektatorin të mbante brinjët me duar nga të qeshurat e gazi që shpërthente pas fjalës e batutave të tij…djali i të madhit Hekuran Zhiti.Pas gjimnazit në qytetin tonë, Visari kreu Institutin për letërsi në Shkodër. Në Lushnjë nisi vargjet e para, në Shkodër ra edhe në “grackën” e metaforës së vargjeve “reaksionare” që do ta prangosnin për agjitacion e propagandë… kurdisur nga sigurimsi… në një rrugicë të përbaltur të Kukësit (1979) teksa shkonte t’u jepte mësim vocërrakëve të tij… (Në ditë festash ishin të ndaluara arrestimet, por për poetin, regjimi bëri një “përjashtim”…?! Ku-ku…breee!” ). Ku ta dinin që i brishti poet i kishte hapësirat e lirisë poetike shumë e shumë më larg se kufiri që kishin vënë (!) Vëllimi “Rapsodia e jetës së trëndafilave” kishte kaluar në sitën e plenumit famëkeq të 4-t dhe ishte vënë në rreth të kuq, me porosi nga lart, nga Komiteti Qendror i PPSH, nga vetë zv/diktatori i Enver Hoxhës. “Po, ç’deshe more bir, që kërkoje një diell të dytë?” Sa një kokër breshëri duhej të ishte pika e fshehtë e lotit, teksa shikonin atë të ri të kryqëzuar.Në të vërtet, (mesazhi i autorit), ishte që të kishte një tjetër diell, për më tepër dashuri mes njerëzve, por kjo alegori e çoi 10 vjet burgjeve të vendit, deri sa më 1987, ku e lirojnë. Mbushi afatin, se me punën prej skllavi në minierë e ndonjë amnisti mjerane që u bë, uli dhe ca kohë nga dëmimi mizor. Me trastën e poezive në sup, e sollën mësuesin e ri, poetin që donte të përmbyste pushtetin nëpërmjet vargjeve … të punonte në fabrikën e tullave, por pa të drejtë botimi e votimi. Por nuk iu ndanë, prapë e përndiqnin dhe ai si të paktit qendrestarë, me forcë të lartë morale guxoi dhe refuzoi bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. Vetëm lirine e ajrit…sa për të marrë frymë kishte… dhe priste ta kthenin sërisht në burg!
Po ra Muri i Berlinit edhe perandoria komuniste. Pas ardhjes së demokracisë, (ai ka pjesën e vet të kontributit për ardhjen e demokracisë ), punoi si gazetar, në parlament, ambasador, ministër e deputet i Kuvendit. Ah…! nuk deshën ta bënin President! Visar Zhiti ka botuar mjaft libra si: “Kujtesa e ajrit”, ”Hedh një kafkë te këmbët tuaja”, “Mbjellja e vetëtimave”, “Dyert e gjalla”, “Si shkohet në Kosovë”, ”Kohë e vrarë në sy”, etj, burgologjitë monumentale “Rrugët e ferrit” dhe Ferri i çarë”, tregime dhe ese e studime, romanet “Funerali i pafundmë”, “Perëndia mbrapsht dhe e dashura”, “Në kohën e britmës”, etj, për të ardhur te romani më i fundit tani, “Këpuca e aktorit”.

Poezia e Visarit është e mbrujtur me të gjithë elementët e frymëzimit, me dhimbje, me lot, me dritë dhe shpresë, me dinjitetin e njeriut. Krijimtarinë letrare artisike të Visarit e kanë vlerësuar jo vetëm në vend si: shkrimtarët e mëdhenj Ismail Kadare, poeti Ali Podrimja, kritiku Ali Aliu, etj, por edhe personalitete të kulturës në botë, ku ai është përkthyer në shumë gjuhë, që nga anglishtja e italishtja e në të gjitha gjuhët e ballkanit, etj, e së fundmi dhe ne Esperanto, si filozofi dhe semiologu më i madh i shekullit XX, Umberto Eco, poeti Mario Luzi, kandidat për Nobel, shkrimtarët dhe kritikët si Aurel Baros, Enino Grassi, etj, ndërsa albanalogu i madh kanadezo-gjerman, Rober Elisie do të shkruante: “…jeta dhe vepra e Visar Zhitit janë pasqyra më e mirë e historisë së kombit të tij”. Një rastësi e bukur është fakti që ndërsa me miqtë e tij në Lushnjë përuronte librin në fjalë, kritika letrare e huaj do t’i sillte sihariqin, se Visar Zhiti është listuar si një nga poetët më të mirë botërorë.Ja, pse është nder të kesh përballë shkrimtarin Visar Zhiti.

Në takim e Lushnjës si mes miqsh vlerësuan krijimtarinë letrare dhe staturën e shkrimtarit Visar Zhiti edhe mjaft të tjerë poetë, mësues e ish-fqinjë të autorit, shumë prekës ky takim me lule dhe kujtime. Folën Ermelinda Myzeqari, Valter Dauti, Zhaneta Këmbora, Amarda Sulo, Liri Bello, Pëllumb Zela, dr..Koli Prifti, Rrapi Prendi, Sheqere Sina, Zija Cela etj, ndërsa këngëtari lirik Gëzim Xhaxhai këndoi një baladë.

Përmes romanit të ri “Këpuca e aktorit”, autori zhbiron njeriun shqiptar në tri kohët e historisë së tij të re, një periudhë mbi 100 vjeçare, duke i bërë skanerin periudhës së mbretërisë së Zogut I, diktaturës komuniste dhe demokracisë… romani enden nëpër atdhe, që nga Lushnja jonë, në kryeqytet e shkon deri në SHBA. “Këpuca…” në mënyrë metaforike është rrugëtimi i Shqipërisë…me zig-zaget e saj… ku të gjithë jemi nga pak personazhe, por edhe përgjegjës… ka luftë dhe paqe dhe dashuri, histori kolektive dhe e secilit prej nesh.

Me sa kam ndjekur imazhin letrar e mediatik te Visarit, kurrë nuk e kam dëgjuar këtë burrë që të zbrazë mllefe e inate, por me logjikë të ftohtë, di ku e vë gishtin, drejtësi dhe dhëmbje, kujtesë dhe vision. Me fjalën e tij kaq të bukur, kaq natyrshëm, të lë pa frymë e të jep frymë, i bën të flasin dhe sendet, pa ua falur lapsin “Stalinistëve” e Co, të cilëve ua lë “inatin” shkrimor si një testament tek librat e tij.

Shkrimtari Visar Zhiti në fjalën e tij, falenderoi kryesinë e degës sonë të shkrimtarëve për ftesën, gjithë të pranishmëve, që mbushën sallën e madhe të Muzeut të qytetit, diskutantët, deputetin Saimir Korreshi, kryetarin e këshillit bashkiak, Ferdinant Gjermeni të cilët sollën mbresat dhe kujtimet, si për librin dhe krijimtarinë e tij letrare artistike, ashtu edhe për personalitetin e autorit.
“Unë e dua Lushnjën, tha Visari. – Babai im, ish-normalist, ka punuar mësues në Karbunarë dhe më pas u bë ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të qytetit të Lushnjës. Gëzohem që thatë fjalë të mira, tim atë njerëzit që e takonin rrugës, e thërrisnin me emrat e personazheve, që interpretonte, çka tregonte dashurinë që kishin për artin dhe artistin. Kam kaluar një pjesë të jetës në Lushnjë dhe ruaj respekt për njerëzit. Kam mbaruar shkollën “Kongresi i Lushnjës” gjimnazin “18 Tetori”, kam patur përkujdesin e mësuesve tanë të respektuar si Liri Kazazi e Faslli Haliti, etj. .Pra, Lushnja do të gjejë pjesën e saj në librin “Këpuca e aktorit”. Çdo njërit prej jush i uroj gëzime në familje e suksese në punë…”

“ Deputeti Saimir Korreshi në fjalën e tij solli disa kujtime nga puna dhe jeta aktive e deputetit, ambasadorit dhe ministrit të kulturës, zotit Visar Zhiti, i zgjedhur nga të dy kahet e forcave politike. Visari i përket elitës së shkrimtarëve që sollën risi në letërsinë shqipe të pasviteve ’90.” Librat e Visarit janë dëshmi të vuajtjeve dhe persekucionit te egër që ai përjetoi dhe të rrugës drejt Europës të Shqipërise tonë. Librat janë një aktakuzë e shkruar në mermer ndaj së keqes dhe duhet t’u shërbejnë brezave që kurrë të mos përsëritet më e kaluara…pasi diktatura jo rrallë na vërtitet si hije e zezë për ta na dominuar. Librat e Visiarit janë liri dhe apele të dashurise njerëzore.

Ferdinant Gjermeni, kryetar i Këshillit bashkiak i dorëzoi zotit Visar Zhiti titullin e lartë “Qytetar Nderi i Lushnjës”, miratuar njëzëri nga Këshilli bashkiak i qytetit, me këtë motivacion: “Personalitet i shquar i letrave dhe kulturës shqiptare. Duke rezistuar u ngrit mbi vuajtjen e persekutimit komunist, përfaqësoi popullin në kuvend dhe i shërbeu vendit si ministër dhe ambasador.Vepra letrare e shkrimtarit Visar Zhiti u botua dhe u vlerësua në Shqipëri dhe jashtë vendit. Shquhet për nivel të lartë artistik dhe për pasuri jetësore” Titulli u shoqërua me medaljonin e Shtëpisë “Kongresi i Lushnjës.”Aty përmblidhej zëri i gjithë qytetarëve të qytetit të tij dhe mirënjohja jonë e përbashkët.

Visari Qytetar Nderi i Lushnjes

 

Mitsotakis në jug të Shqipërisë: Mbështes komunitetin grek në të drejtën e vetëvendosjes për gjuhën dhe pronën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar sot një vizitë në vendin tonë, ku është takuar me komunitetin grek në Jug të vendit.

Teksa mbërriti me helikopter Mitsotakis u takua fillimisht me komunitetin grek në Himarë dhe më pas i shoqëruar edhe nga kryeministri Rama zhvilloi një takim në Derviçan.

 

Gazeta greke Kathimerini, teksa raporton mbi vizitën e kryeministrit në jug të Shqipëri, citon Mitsotakis të ketë folur për të vetëvendosje të komunitetit grek në vendin tonë, për dy çështje të rëndësishme, gjuha dhe e drejta e pronës.

“Unë jam dhe do të mbetem mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë dhe detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja në çështjen e vetëvendosjes, në çështjen e gjuhës dhe në çështjen e të drejtave tuaja pronësore”, tha Mitsotakis, i cili shtoi gjithashtu se ishte krenar që ishte kryeministri i parë grek që vizitonte qytetin.

 

“Pakica etnike greke në Shqipëri është ura e miqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Himara, ku ndodhet për një vizitë njëditore.

 

Duke iu drejtuar një turme në bregdetin e qytetit, Mitsotakis tha se te ai njerëzit kishin një mbështetës të fortë të kërkesave të tyre.

Në këtë vizitë në Shqipëri Mitsotakis po shoqërohet nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirros Dimas, me origjinë nga Himara.bw

Mitsotakis para banorëve të Himarës: Keni mbajtur të ndezur në zemrat tuaja flakën e helenizmit dhe ortodoksisë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur para banorëve të Himarës duke premtuar mbështetjen e qeverisë dhe shtetit grek.

Mitsotakis ka falënderuar të pranishmit, duke iu drejtuar si miq, të dashur dhe ka kujtuar se Shqipëria ka detyrim të respektojë dhe mbrojë të drejtat e minoritetit grek.

 

“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta.
Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërinë drejt BE-së”, ka thënë kryeministri grek.

Ai ka shtuar më tej se është detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.
“E drejta e fëmijëve të mësojnë gjuhën greke dhe mbrojë të drejtat e pronave tuaja. Çdo qeveri greke do jetë në krahun tuaj. Greqia ka lënë pas krizën dhe është tashmë një shtet i fuqishëm”, deklaroi Mitsotakis.bw

(Video) Veliaj falenderon Artan Shkrelin për kontributin me Teatrin e Ri: Falë tij nisëm punën sot

Ne ceremonine e hedhjes se themeleve per ndertimin e Teatrit të Ri, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj gjeti rastin te falenderonte edhe kreun e Institutit të Ndërtimit, Artan Shkrelin, për oponencën qe institucioni qe ai drejton ka bere lidhur me demtimin e rende qe kishte pesuar nder vite godina e vjeter e Teatrit Kombëtar.

“Dua te falenderoj Tan Shkrelin dhe Institutin e Ndertimit per oponencen qe i bene Teatrit. Fale asaj oponence sot jemi me nje projekt edhe me cilesor dhe ne finale te gjithe qytetaret e Tiranes, shumica morale, e cila do qe qyteti te eci perpara dhe te mos ndalet ne progres”, u shpreh Veliaj gjatë ceremonisë së hedhjes së themeleve të Teatrit të ri./dita

 

Përplasi për vdekje me makinë 17-vjeçarin, arrestohet ish-kryebashkiaku Vasil Bollano

Një ditë pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar, arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara.

I riu me inicialet E. H., banues në Dukat, ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.bw

Apeli shtyn seancën për PD, ja kur do mbahet gjyqi i radhës. Kërkohet përjashtimi i gjyqtares së çështjes

Seanca gjyqësore për PD-në që ishte parashikuar të mbahej sot në Gjykatën e Apelit është shtyrë për më 17 janar.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka depozituar kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.

Sipas avokatit, Rezart Kupthi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.bw

Agjenda e Mitsotakis sot në Himarë, Finiq dhe Dropull

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë sot Jugun e Shqipërisë.

Sipas agjendës, vizita e tij do të jetë në në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Mitsotakis do të jetë në Himarë në orën 09:30 të mëngjesit stadiumin e Himarës “Petro Ruçi” dhe më pas do të vizitojë shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon, për të vijuar më pas në pedonale. Pas një përshëndetje të shkurtër ai do të niset në orën 11:05 me helikopter drejt Livadhjasë së Finiqit.

Në disa prej këtyre takimeve kryeministri grek do të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Edi Rama.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Nga Robert Ndrenika e Tinka Kurti, cilët janë aktorët që marrin pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri

Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri.

Po ashtu, të pranishëm ishin dhe artistë të tjerë si Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.

Sot u çelën zyrtarisht punimet për godinën e re, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë.bw

‘Teatër ashtu siç ishte, jo Teatër sipas modelit Veliaj që vetëm ai e di kujt do t’i shërbejë’

Në nisje të ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Tiranës për nisjen e punimeve të Teatrit të ri Kombëtar sipas projektit të qeverisë, Policia ka penguar hyrjen e “të paftuarve”, të aktorëve dhe mbrojtësve të Teatrit që kanë kërkuar ndërtimin e tij aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, rijetësimin e godinës historike të ndërtuar para luftës.

Një prej tyre kishte ardhur sot nga Franca, për të mbështetur protestuesit dhe e shprehu revoltën e tij në mikrofonin e SYRI TV. Ai theksoi se këtë Teatër të ri sipas modelit Veliaj, vetëm kryebashkiaku e di se kujt do t’i shërbejë dhe e përmblodhi gjithë këtë situatë me emrin diktaturë, diktaturë madje si e Pinoçetit.

Zotëria tha: “ Është një maskaradë e këtij shteti që s’ka të sosur nga prapësitë që i shkakton këtij populli. Është një vjedhje e madhe, një vjedhje e një karakteri të jashtëzakonshëm, një tejkalim pronësie nga ministria në bashki, nga bashkia te fadromat; nga fadromat prapë tek fadromat – nga kërkesa për një Teatër aty ku ishte dhe siç ishte, tek një Teatër të modelit Veliaj që vetëm ai e di se kujt do t’i shërbejë.”

Ju, do t’i kundërshtoni sot këto punime?

“Patjetër, por s’më lënë të futem! Nuk më lënë të futem! Po kam dhe një gjë tjetër. Mbrëmë i kam bërë një thirrje, një apel ambasadores amerikane të vijë këtu. Të vijë këtu në mbështetje kauzës së Teatrit, për të treguar se SPAK-u, ëndrra e saj, gjithë kujdesi i saj për ta konstruktuar dhe jo vetëm për ta ideuar, do ta gjente sot zbatimin këtu, ashtu siç e kërkon rasti. Jo vetëm që nuk m’u përgjigjën, por ma kanë hequr nga Facebooku, ma kanë zhdukur nga të gjitha lidhjet që kam pasur unë, materialin që i kam adresuar asaj.

Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë, në një shtet diktatorial tipik, tipik, që ia kalon të gjitha shteteve, jo vetëm rreth e rrotull, por edhe Pinoçetit po deshët ju.

Tani, është e tepërt të flas më shumë, ajo që më intereson sot është të mbështes miqtë e mi; kam 5 vjet  që e ndjek këtë problem. Konkretisht kam ardhur nga Franca apostafat për të qenë prezent në këtë ditë të madhe. Unë e konsideroj ditë të madhe sepse mbrojtja e Teatrit ka qenë ditë e madhe që në indicjen e saj, që në ditën që ka filluar, ka qenë një kauzë që futi në gjirin e saj jo vetëm mbrojtësit e saj, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Republikës.”

“Kam 3 vjet pa shkollë, kam dëshirë që…”, nxënësja nga Berati “i prish” foton Ramës, reagimi i kryeministrit

Ceremonia e ndarjes së certifikatave për fituesit e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime” nuk ka shkuar siç duhet dhe është dashur vetëm një çast që t’i hiqte shkëlqimin aktivitetit me nxënës ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Gati në fund të ceremonisë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar foto me të gjithë të pranishmit, teksa një vajzë e vogël nga Berati ka gjetur momentin dhe i është afruar duke i treguar shqetësimin e saj. Ajo tha se ka 3 vjet pa shkollë dhe ka shprehur dëshirën të ketë një shkollë në fshatin Goriçan, ku dhe ajo jeton.

Vajza e vogël fillimisht prek në shpatull kryeministrin Rama dhe i flet me zë të ulët, teksa kryeministri pasi dëgjon fjalinë e parë largon vëmendjen dhe më tej me vajzën flet ministrja Kushi.

“Kam tre vjet që nuk kam shkollë, kam shumë dëshirë që shkolla jonë të bëhet. Nga Berati, Goriçani,”- thotë vajza.

 

Kushi përpiqet ta sfumojë vajzën dhe ta përcjellë duke i thënë se po punohet. Pas kësaj vajza spostohet nga vendi.bw

Mediat greke: Mitsotakis vizitë në Himarë, Finiq dhe Dropull

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis mund të zhvillojë një vizitë në jug të Shqipërisë.

Vizita e kryeministrit grek pritet të ndalet në Himarë, Finiq dhe Dropull, për të zhvilluar takime me minoritarët grekë.

Nuk është aspak e sigurt nëse kryeministri Edi Rama do ta shoqërojë Kyriakos Mitsotakis, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të flasë për çështjen e detit.

Bëhet me dije se Mitsotakis mund të mbërrijë në Shqipëri të enjten ose të premten, një udhëtim ky që pritej të bëhej më parë, por që u shty.bw

Nga stërvitja e forcave RENEA te vilat qeveritare në Dajt, zbardhen detaje nga rrugëtimi i spiunëve-blogerë në Shqipëri

Të tjera detaje dalin në dritë lidhje me sulmin e pak muajve më parë në Uzinën e Gramshit, ku 2 rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hynin brenda zonës ushtarake. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinën e armëve të Gramshit, akuzohen se sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se këtyre shtetasve iu janë gjetur pamje filmike të marra përmes dronit apo dhe telefonave. Mësohet se ditët e fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri tre të rinjtë kanë filmuar dhe dy objekte të rëndësisë së veçantë, si Reparti RENEA, pamje që u gjetën në aparatet fotografike. Ajo çka mbetet e paqartë është se si këta 3 shtetas kanë ngritur dronin mbi një repart special, të rëndësisë së veçantë dhe nga ana tjetër ky mjet fluturimi nuk është pikasur. Po ashtu Lala raporton se është duke u hetuar nëse turistët kanë pasur në fokus të filmimeve të tyre ndonjë efektiv të RENEA-s, apo programet e tyre stërvitore.

 

Ndër të tjera, janë filmuar dhe vilat e qeveritarëve në zonën e Dajtit. Sipas hetimeve të deritanishme, është konstatuar se tre të rinjtë për minua të tëra kanë filmuar çdo detaj nga vilat qeveritare, përmes droneve. Ky është hetim i vështirë, ndërsa vijon ende dokumentimi i ngjarjes.

Nga Maestro Aleksandër Peçi: Helika e Pianodrom ka sjellë Magjinë e Brezit – pianistin Kosti Deti

 

Helika e Pianodrom – Festivali me i Madh Nderkombetar ne Shqiperi ka sjelle nga metropoli boteror i Muzikes – Viena, Tajfunin emocional te publikut,

ate qe ka tronditur jurite e 50 konkurseve nderkombetare,

ate qe ka mbrekulluar profesoret boterore te pianos,

ate qe shtypi i huaj e konsideron MAGJIA E BREZIT te tij pianistin Kosti Deti.

E Enjte 22 dhjetor ora 19 Teatri operas salla e madhe.

Shijojeni kete nate magjike sepse pas me shume se 30 vjet ne TKOB s’ka ndodhur nje recital piano…

po vertet…. dhe me çfare kualiteti Kosti, dhe ne çfare pianoje do te luaje.

800 spektatore qe duan artin e vlerave te medha s’jane kurgje ne nje Tirane me 1 milion banore.

Ju siguroj se do te perjetoni gjendje tronditese emocionale,

Te me besoni, 22 dhjetor eshte nje nate fenomenale qe do te mbetet e paharruar ne kujtesen tuaj.

Bejeni virale kete mesazh.

Faleminderit !

Mirë se te vini! Ju presim t’i perjetojme bashkarisht keto super emocione qe vetem ARTI I VLERAVE TE ARTA DI T’I TRANSMETOJE.

Me dëgjoni, ne kete fund dhjetori ky koncert dhe ai i 1 janar i Vienes do ju a zbukurojne shpirtin!

Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoevas

Rusia i ka kërkuar Shqipërisë ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në Gusht në uzinën e armëve në Gramsh për dyshimet e spiunazhit.

Rusia gjithashtu pretendon se ka një çështje hetimore për Timofoeva-n për mbledhje të të dhënave sensitive.

Lajmi që shtetasja ruse ishte në kërkim dhe në vendlindjen e saj, u raportua disa ditë pasi arrestimit të saj në Shqipëri.

Kërkesa e autoriteteve ruse është aktualisht në dorën e Prokurorisë së Elbasanit, e cila ende nuk e ka dorëzuar atë në gjykatë.syri.net

Berisha akuza të forta Ramës për amnistinë fiskale: Proces gjigant i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat sulmoi kryeministrin Rama për amnistinë fiskale. Berisha dënon këtë projekt të qeverisë, që sipas tij është për interes të klanit mafioz të Ramës.

Sipas Berishës, ky projektligj që pritet të jetë në rendin e ditës në seancën e Kuvendit të enjten, është një proces gjigant i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria

 

 

“Edi Rama iu servir shqiptarëve çdo ditë në qëndrimin e vendimeve interesat e krimit, të mafies, dhe të klanit të tij personal. Duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Rama, vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre. Në kundërshtim flagrant në interes të çdo qytetari shqiptar për llogari të klanit të tij mafioz ai sfidon çdo shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, çka do të thotë; një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Çfarë do të thotë, një proces gjigant dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria. Çka do të thotë fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare në rajon dhe botë. Do të thotë injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar.”, tha Berisha.bw


Send this to a friend