VOAL

VOAL

Thellohet skandali i Elira Kokonës, më 2015 mbrojti si avokate kompaninë greke që hodhi në gjyq Shqipërinë

Thellohet skandali me zv.sekretaren e Përgjithshme të kryeministrisë Elira Kokona, e cila pas emërimit në detyrat e larta qeveritare në 2013 e në vazhdim, ka ushtruar e pashqetësuar profesionin e avokates. Nga të dhënat e ekstraktit të biznesit Elira Kokona, ka pezulluar aktivitetin e saj si avokate vetëm në prill të 2014, gati 8 muaj pasi ishte emëruar si sekretare e përgjithshme e ministrisë se kulturës.

Sipas ligjeve në fuqi detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në administratën e lartë shtetërore është kategorikisht e papajtueshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, dhe çdo person që kalon nga aktiviteti privat në zyrat e qeverisë duhet të tërhiqet nga biznesi personal përpara se të emërohet në detyrë. Shkelja nuk është vetëm disiplinore, por edhe penale pasi kemi të bëjmë me shpërdorim të pastër detyre.

Nga ana tjetër Elira Kokona rezulton se e ka ushtruar profesionin e avokatit privat jo vetëm në Strasburg por edhe në abritrazhet ndërkombëtare ku qeveria shqiptare është përballur me investitorë të ndryshëm.

Kështu në çështjen, “MAMIDOIL JETOIL GREEK PETROLEUM PRODUCTS SOCIETE S.A. kundër Shqipërisë”, Elira Kokona ka qenë përfaqësuese e kompanisë greke si avokate private. Padia është hapur në korrik të 2011, ndërsa vendimi është dhënë në 30 mars 2015. Në mes të kësaj periudhe Elira Kokona u emërua në detyrën e sekretares së përgjithshme të Ministrisë se Kulturës, por ky fakt nuk përmendet në asnjë rresht të vendimit të arbitrazhit ku janë listuar etapat e procesit.

Si zyrtare shtetërore nga njëra anë dhe si avokate nga ana tjetër, Elira Kokona në shpërdorim të pastër detyre, duhet të mbronte në arbitrazh interesat e klientëve të saj që ishin në gjyq me qeverinë, ndërkohë që gjatë gjykimit ajo ishte bërë pjesë e rëndësishme e vetë qeverisë.bw

Zgjedhjet e 14 majit- Përfaqësuesja e ODIHR, Audrey Glover në selinë e PD, takim me Berishën

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e PD ku do të zhvillojë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi ka nisur në orën 13:00, në selinë e PD, teksa po sot ka takuar dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.bw

“Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo”, kandidati i PD, Cara: Qyteti po zgjohet, po beson te e ardhmja

Kandidati demokrat për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara e ka nisur javën me një takim me një prej artizanët e qytetit.

Sipas tij era e ndryshimit në qytetin bregdetar po ndihet kudo.

Statusi i Carës

Një javë e re që nis me dëshirën për ndryshim! Një qytet që po zgjohet, duke besuar tek e ardhmja.

Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo. Edhe në punimet e Usta Metit që ka gdhendur këtë anije të veçantë.

Artizani i palodhur, që e njohin të gjithë në qytet, për mjeshtërinë e tij.

Çdokush që ka nostalgji për detin dhe mbresat e udhëtimeve ruan në një kënd të veçantë të shtëpisë, një anije me vela të gdhendur në dru nga Usta Meti.

Për mua, kjo anije ka një domethënie më shumë.

Eshtë anija e shpresës, që na bën bashkë në këtë rrugëtim të ri.

14 Maji bën ndryshimin!

Qyteti je ti! bw

Belind Këlliçi: ‘Autobusi do të jetë pa pagesë! Taksat tona nuk do t’i marrin më bosat e inceneratorëve’

Fjala e plotë e Belind Këlliçit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës në hapjen e fushatës elektorale.

Ja ku jemi. Zbritëm në fushë si ekip.
Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,
Të dashur demokratë e opozitarë,
Të nderuar drejtues të Koalicionit Bashkë Fitojmë,
I nderuar z. Ilir Meta dhe Doktor Sali Berisha,
Të dashur miq!

Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ju, kandidatët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Profesionistë me përvojë, ekspertë, profesorë, të rinj, të djathtë, të majtë, përfaqësues të komuniteteve që përbëjnë Tiranën e vitit 2023; një ansambël i vërtetë i vlerave tona gjithkrahinore.

Bashkë do të punojmë duke ndjekur parimin e gjithpërfshirjes, në respekt të çdo shqiptari që zgjedh të jetojë në Tiranë e që ka gjetur këtu miq, dashuri, mikpritje, punë dhe dije. Nga Shëngjergji në Kashar, nga Zall-Bastari në Vaqarr, nga Kombinati në Kinostudio, nga Blloku në Baldushk, nga Myslym Shyri në Ali Dem, ne jemi kryeqyteti.
Unë nuk do të lejoj diferencime.
Banorë të Tiranës!

Po ju drejtohem nga kjo arenë emocionesh. Kudo të banoni në territorin e bashkisë sonë, do të jeni të barabartë në shërbime dhe investime. Bashki do të thotë “bashkësi”, dhe ne bashkë do t’i zgjidhim problemet që ka sot Tirana.

Së bashku do të ndërtojmë kopshte, shkolla dhe çerdhe aty ku nuk ka. Fëmijët nuk do të zgjohen që pa aguar për të shkuar në shkolla kilometra larg tyre. Ju prindër në Astir e Unazë të Re, tek Liqeni i Thatë apo tek Kodra e Priftit, nuk do të nxitoni më nëpër Tiranë për të çuar në kohë fëmijët tuaj në shkollë. Shkolla do të vijë te ju, qendra shëndetësore do të vijë te ju, shërbimet e bashkisë do të vijnë te ju.

Atje ku ka fëmijë, ne do të çojmë dije, ku ka shkollë do të çojmë rrugë, ku toka u tha për një pikë ujë, do të çojmë ujë për vaditje. Atje ku ka vështirësi, një dorë do të trokasë në derën tuaj.

Nuk do të humbni asnjë ditë pune në Tiranë për të marrë një dokument. Do të gjeni gjithnjë hapur një derë ku t’ju shërbehet njerëzisht. Bashkia e Tiranës do të reflektojë traditën tonë të mikpritjes, të gadishmërisë për të ndihmuar këdo që na troket në derë.

Këtë ofroj unë, vërtetësi, mirësi, besnikëri , ndihmë, zgjidhje. Unë jam i pari që besoj në premtimet që kam dhënë, dhe a e dini pse? Sepse janë të gjitha të arritshme, 100% të realizueshme.

Jam i lumtur veç kur e mendoj që 200 mijë banorë që udhëtojnë çdo ditë me urban, nuk do të paguajnë më. Me këto rroga e pensione, ato para do t’ju duhen në xhep. Minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj, do ti keni në xhepat tuaj dhe kjo jo vetëm 1 muaj para zgjedhjeve, por çdo muaj, për 4 vite me rradhë.

U them gjimnazistëve, studentëve, pensionistëve dhe të gjithëve ju që për të njëjtin shërbim mizerabël, jua rritën biletën në 400 lekë: Autobusi do të jetë pa pagesë! Kushton vetëm 6.8% të buxhetit të bashkisë. Taksat tona nuk do t’i marrin më bosat e inceneratorëve. Ju nuk do të mbani më me para ata që janë në kërkim nga drejtësia. Financimi i inceneratorit imagjinar të Tiranës do të ndërpritet urgjentisht! Jo 70 e 80 mijë euro në ditë, por as 400 lekë biletë autobusi nuk do ju marrin më!

Tirana nuk do të ketë dallim nga 250 e kusur qytetet anembanë botës që ofrojnë transport publik pa pagesë. Bëni hesap sa shpenzoni deri tani për 1 apo 2 linja vajtje-ardhje në ditë, e sa do të kurseni nga udhëtimi pa pagesë. Bëni llogaritë tuaja, sa orë kaloni në radhë për një abone, e cila pas 14 majit nuk do t’ju duhet më fare. Transport pa pagesë për qytetarët e Tiranës! Kjo çështje është e mbyllur.

Kam dëgjuar çudira nga kampi tjetër, por nuk kanë të krahasuar me problemet e përditshme që kam parë e dëgjuar nga ju këto muaj për Tiranën e vërtetë dhe jetesën e papërballueshme, për apartamentet e shtrenjta, taksat e larta, për ujin që e paguani 3-4 herë dhe nuk është i pijshëm; prandaj unë dhe ekipi im vijmë me një program për ta bërë Tiranën funksionale dhe të jetueshme për të gjithë.

Është e pafalshme të mos ndërtohet qoftë edhe një shkollë për një zonë me 70 mijë banorë, kur kryebashkiaku ka mbledhur plot 41 milionë euro, nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, e cila pas 14 Majit, do të bëhet zero, si për qytetarët, ashtu dhe për biznesin.

Është e pafalshme të shpenzosh 61% të buxhetit të bashkisë për mobilje, dieta, karburant, shërbime luksi dhe paga për njerëz që nuk shkojnë në punë, e të lësh 1 milionë banorë me bidona në duar, qytetin pa trotuarë ku të lëvizin nënat me karroca, fëmijë pa oborr ku të luajnë, të rinjtë pa një qendër rinore.
Jo, nuk do të prisni pafundësisht. Më 14 maj Tirana ka një zgjedhje për të bërë, dhe ajo fillon nga duart tuaja.

Sot kemi miq nga e gjithë Shqipëria, prandaj unë ju drejtohem edhe juve që planifikoni të shpërnguleni në Tiranë. E di se keni hallet tuaja e nuk doni ta kaloni kohën të bllokuar në trafikun e tmerrshëm të Tiranës. Investimi më i mirë që mund të bëjmë për të lehtësuar trafikun, përvec autobuzit pa pagesë, është dhe zgjidhja përfundimtare për lidhjen e Bulevardit Dëshmorët e Kombit me Bulevardin Zogu I, përmes nënkalimit që do të ndërtojmë në Sheshin Skënderbej, pa prekur asnjë cm katror të sheshit apo parkingut nëntokësor ekzistues. Gjithashtu Tirana do të ketë 30% më shumë vende parkimi pa pagesë për banorët e saj.

Kështu do të ulim edhe ndotjen e madhe që kemi, prej së cilës kryesojmë listën e kryeqyteteve europiane me më shumë fëmijë astmatikë dhe renditemi si një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës.

Për shëndetin tonë na duhen edhe oazët e gjelbër. 1 për çdo lagje. 200 metra katrorë për të ndërtuar një kënd të gjelbër nuk janë asgjë përpara batërdisë me 7.1 milionë metër katrorë leje ndërtimi që janë dhënë këto vite. Ja pra që është e mundur, nëse vendosim prioritet shumicën, qytetarët.

Në shumë rrugë të brendshme ndërtimet e larta bllokojnë depërtimin e dritës së diellit. Tirana nuk e sheh më, as malin e Dajtit dhe as Kullën e Sahatit.

Tirana jonë ka nevojë për frymëmarrje, për kënde pushimi për fëmijët dhe të moshuarit, ka nevojë për ajër më të pastër. Unë dhe ekipi im i kemi identifikuar këto hapësira, por si fillim ne do të orientojmë ndërtimin rezidencial nga përqëndrimi aktual në qendër, drejt poleve të qytetit, në mënyrë që Tirana të bëhet qytet policentrik, qytet proporcional, i zhvilluar dhe i jetueshëm edhe në periferitë e saj, atje ku planifikojmë të ndërtojmë parkingjet hyrëse për këdo që vjen këtu për të zgjidhur punë.

I kemi ndarë problematikat në dy kategori, brenda shtëpisë dhe jashtë pragut të saj. Uji është problemi më i madh që kemi në shtëpitë tona. Çmimin na e rritën me 44%, por uji vazhdon të vijë me orar të kufizuar dhe nuk plotëson asnjë standard për konsum të shëndetshëm. Objektivi im është t’i heq Tiranës depozitat e ujit mbi tarraca. Për këtë më duhet mbështetja juaj dhe gjykimi i ekspertëve.

Tani i drejtohem biznesit të vogël dhe biznesit të mesëm. Përse mendoni se politikat e kësaj Bashkie janë kaq armiqësore ndaj jush? Përgjigja është e thjeshtë, sepse ju përbëni shtresën e mesme të këtij qyteti. Kontigjentin më të lirë dhe të pakontrollueshëm nga pushteti. Sot lidhim një pakt sëbashku. Me paketën time të zerimit të taksës antikushtetuese të infrastrukturës arsimore, uljes së taksave të tjera si dhe përgjysmimin e tarifave, ju do të ndesheni me klimën më miqësore ndaj jush, që do t’ju mundësojë të rriteni vit pas viti.

Të nderuar bashkëqytetarë!
Pas 14 Majit, ju garantoj se asnjë metër katror gjelbërim nuk do t’i preket më parkut të liqenit artificial! Madje Bashkia e Tiranës do të ketë në territorin e saj edhe 6 parqe të reja.
Kështu do të veprojmë edhe përgjatë lumit Lana, i cili na bën sot të vetmin kryeqytet në Europë, që ujrat e zeza i derdh në mes të qytetit. Lana, lumi plot hijeshi i Tiranës do të bëhet realitet.
Këto projekte janë të realizueshme nëse ju të parët e kërkoni ndryshimin. E ky ndryshim tani është në duart tuaja.

Dua gjithashtu ti drejtohem grave të Tiranës, nënave dhe bashkëshorteve. Ne e dimë mirë se jeni të pazëvendësueshme kur bëhet fjalë për ta mbajtur të bashkuar familjen shqiptare. Nëse Tirana ndryshon, fëmijët tuaj do të kenë një të ardhme në Shqipëri. Unë kërkoj nga ju mbështetje, sepse e di peshën reale të fjalës suaj. Unë dua ti mbaj të bashkuara familjet tona, e ndërkohë ju garantoj se Policia Bashkiake, do t’ju ofrojë më shumë siguri për jetën tuaj në këtë qytet, i cili ka dëshmuar shpesh herë se është tepër agresive me ju.

Ndryshimi është në duart tuaja!

Në mbyllje, apeli im i shkon të gjithë të rinjve të kryeqytetit, të cilët e gjejnë të pamundur të nisin një jetë të vetën këtu, për shkak të kostove stratosferike të këtij qyteti. Cdo gjë që ne bëjmë sot, shkon vetëm për të ardhmen tuaj më të mirë. Për cmime më të përballueshme për apartamentet, për standard jete më të mirë, për karta studenti që përfshijnë nevojat tuaja reale dhe jo qokat e kryebashkiakut, dhe për infrastrukturë arsimore shumë herë më cilësore. Për këtë arsye, me 14 Maj, mos ikni nga qyteti, por dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë ato grupe interesi, të cilat pavarësisht se nuk përmenden dot në një fjalë të shkurtër si kjo sot, i kam takuar gjatë turit tim të dëgjimit: Taksistët, zjarrfiksët, mësuesit, punëtorët, fermerët, pensionistët, artistët, barmenët, berberët, parukierët, animalistët, gazetarët, sportistët, ambjentalistët, mjekët dhe shoqërinë civile.
Jam krenar për programin dhe ekipin tim, që ju garantoj se është nga më të mirët që ka parë Tirana.

Gjithashtu falenderoj anëtarësinë dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që më dhanë nderin të përfaqësoj alternativën e ndryshimit në qytetin tim. Kurrë nuk e kisha menduar ndonjëherë se ai djaloshi që shpërndante fletëpalosje për Partinë Demokratike nëpër Tiranë 14 vite më parë, sot do të ishte kandidati i saj për Bashkinë e Kryeqytetit.

Është tepër emocionuese për mua dhe njëkohësisht mesazhi më i fortë që marr, se me punë e vullnet, shpesh herë dhe me luftë, mund t’ia dalësh të arrish aty ku duhet.

Sa për mua, ju jap fjalën e nderit se sa herë të dal nga ajo zyrë e të na ndeshen shikimet përballë në rrugë, do të shihni po atë Belind besnik të qytetit të tij dhe të pa tjetërsuar nga politika.

Faleminderit Suzana, Zamir dhe Redi për gjithcka keni bërë për mua.
Faleminderit Anna, që gjithmonë besove tek unë.
Ju du Tirana!
Bashkë Fitojmë! Bashkë Fitojmë! Bashkë Fitojmë!

Cara dhe Mëlyshi takim me mirditorët e ‘Durrësit të ri’ dhe Spitallës: Të shpëtojmë pluralizmin, ta kthejmë pushtetin tek qytetarët

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, zhvilluar një takim në zonën e “Durrësit të Ri” dhe Spitallës me përfaqësues të komunitetit mirditor.

Në takim ishte i pranishëm edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mirditë Albert Mëlyshi, teksa të dy u zotuan se pas 14 majit pushteti vendor rikthehet në duart e qytetareve.
“Rikthimi i pushtetit lokal në duart e qytetarëve dhe investime që kanë në fokus njerëzit dhe jo fasadën”, u shpreh Cara.

Ndërkohë Mëlyshi ftoi mirditorët që votojnë në qytetin bregdetar të votojnë Igli Carën, ndërsa nga mirdtorët që votojnë në vendlindje, ai kërkoi që ta mbështesin.

Melyshi i ftoj që në 14 maj të bëhen pjesë e ndryshimit duket votuar për opozitën. Sipas Mëlyshit krahina e Mirditës ka qenë e diskriminuar në investime e pasojë sot po përballet me shpopullim masiv, ndaj sipas tij qytetarët duhet të reagojnë me votë.

Ndërkohë kandidati për Bashkinë Durrës Igli Cara vlerësoi rolin e komunitetit mirditor në Durrës dhe arritjet e tij, teksa u shpreh se ne 14 maj shqiptarët do shpëtojnë me vote pluralizmin. Cara u shpreh Bashkia do ketë vëmendje të shtuar sa i përket investimeve në zonat e reja të banimit të krijuara pas viteve 2000.

Në Durrës dhe rrethina jeton një komunitet prej 15 mijë banoresh, të cilët kanë ardhur dy dekadat e fundit nga Mirdita.bw

Si po falsifikohen paratë në Shqipëri, raporti i BSH: Kini kujdes me këto dy kartëmonedha

Sipas raportit të bankës së Shqipërisë për sigurinë e monedhave, përgjatë vitit 2022, janë sekuestruar 343 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara dhe 79 copë monedha metalike kombëtare të falsifikuara.

Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim vijon të ngelet në vlera shumë të ulëta. Për vitin 2022, ky koeficient rezultoi në vlerën 2.2.

Sa i përket shpërndarjes strukturore të kartëmonedhave të falsifikuara, sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1.000 Lekë dhe 5.000 Lekë, të ndjekura nga prerja 2.000 Lekë dhe 500 Lekë.

Monedha metalike prerje 50 Lekësh vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, në sasi të ulët dhe të papërfillshme në raport me të vërtetat, e shoqëruar me trend të theksuar rënës, krahasuar me vitet e mëparshme.

Nga këndvështrimi teknik dhe/ose teknologjik i fenomenit të falsifikimit të kartëmonedhave kombëtare, janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale komerciale, pothuajse vetëm me teknikën ink-jet me ngjyra, të shoqëruara me aplikime të teknikave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë.

Ndërsa, elementet e sigurisë të lexueshëm prej makinave/pajisjeve autentifikuese, nuk ndeshen në asnjë rast imitimi, – thotë raporti. / dita

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: I dashur Prof.Robert Radoja faleminderit në jetë të jetëve!

“Të paçim sa malet, nderi i kombit shqiptar”, shkruan sopranoja me famë botërore Inva Mula krah fotove të bukura, ku në njërën prej tyre shfaqet së bashku me vajzën dhe bashkëshortin e saj, një vit më parë duke i uruar ditëlindjen e 84-rt Prof. Robert Radojës në rrjetin social.

Ndërsa me rastin e 85 vjetorit të lindjes të Prof.Robert Radojës, Inva Mula shprehet  si më poshtë:

“Ta gezosh kete jubile Profesor i Profesorave.

Ti, RINIA e perjetshme qe na meson si ta duam jeten dhe si te jemi te mire.

Te kam model qe diten e pare ne provat e Pallatit të Pionierëve por mbete model dhe i femijeve mij ndaj te them me ze te larte Faleminderit me jete te jeteve .”

 

 

Për ju i shtrenjti Profesor Robert Radoja – Requiem për vdekjen e vlerave Nga Prof.Përparim Kabo

Ikona e muzikës shqiptare Prof.Robert Radoja mbushi 85 vjeç

“Autobusë falas”, befason kandidati për kryebashkiak i Tiranës, Këlliçi hyn me autobus në ‘Air Albania’

Hyrje e pazakontë në ‘Air Albania’, atje ku është çelur fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili duket se i ka mëshuar sërish premtimit të tij, për transport publik falas në kryeqytet, duke hyrë kështu me autobus në stadium.bw

Tomor Alizoti: Këtë herë ka më shumë frymë se në fushatën e vitit 2021

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti, deklaroi në një prononcim për SYRI TV përpara çeljes së fushatës, se këtë herë opozita ka më shumë frymë se në vitin 2021.

“Unë kam qenë kritik për faktin që nuk ka pasur një debat ideologjik, por realiteti politik ka qenë gjithmonë me zotin Berisha. Kjo ka qenë e padiskutueshme.

Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata janë bashkuar. Tani ata do të zgjedhin edhe të ardhmen e tyre.

Të gjithë demokratët duhet të jenë këtu se kemi një realitet të ri politik,” tha ai.

Tomorri tha se në vitin 2021, kishte një ide se pushteti do të ndryshojë për shkak se kishin kaluar tetë vite. Kurse tani ka më shumë frymë se gjatë fushatës për zgjedhjet e prillit 2021.

“PD duhet të bëjë çmos të mbrojë votat dhe t’u japë shpresë shqiptarëve,” tha Alizoti.

Belind Këlliçi: Ja pesë angazhimet kryesore për Tiranën

Pak përpara hapjes së fushatës elektorale, kandidati i opozitës, Belind Këlliçi propozoi pesë angazhimet kryesore për Tiranën.

Ato nisin me propozimin për transportin publik falas në Tiranë, që do të ulë koston e jetesës, lehtësojë qarkullimin dhe do të pakësojë ndotjen.

Këlliçi propozon reduktimin e taksave dhe tarifave, që do të ndihmojnë biznesin e vogël dhe familjet. Po ashtu, 7 milionë euro do shkojnë për prodhimet ‘Made in Tirana’.

Pjesë e angazhimit janë edhe 500 oaze të gjelbërta në Tiranë, ndërsa Lana do kthehet në një korridor të pastër dhe çlodhës.

Asnjë zonë në kryeqytet nuk do jetë pa çerdhe, kopshte dhe shkolla.

Së fundmi, Këlliçi ka propozuar edhe ndërtimin e një nënkalimi në sheshin ‘Skënderbej’ për të përgjysmuar trafikun në Tiranë. syri.net

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën elektorale

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.

ORGANIZIMI
Gazetari Osman Stafa në një lidhje për News24 tregoi detaje nga organizimi i sotëm, ku demokratë dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë udhëtuar dhe nga rrethe të vendit, për të qenë në stadiumin ‘Air Albania’. Po ashtu mësohet se pasi të jepet një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit, i pari që do të hapë zyrtarisht fushatën është kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes 17-20 folësve, është dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se gjatë ditëve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha në disa qytete të Shqipërisë, ku dhe kanë prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë e këtyre qyteteve.bw

Elona Agolli: Rudolf Marku,ky shtrembërues faktesh që i qëmton subjektivisht dhe del me konkluzione që të lenë pa gojë

Ka reaguar në rrjetin social Elona Agolli, vajza e poetit Dritero Agolli rreth shtrembërimeve të poezive të Dritero Agolli botuar tash së fundmi në një antologji poetike që ka shkaktuar shumë diskutime. Letërsia shqiptare sikur edhe shoqëria shqiptare përjetojnë trauma sepse duke munguar kritika, kjo është zëvendësuar nga nëntoka.

Më poshtë Voal.ch po sjell reagimin e Elona Agollit:

“Ja dhe antologjia me titull fort të bukur “Veshun me diell, mbathun me hanë”, emërtuar si antologji e poezisë moderne shqipe dhe hartuar nga poeti Rudolf Marku

Për përfaqësimin e Dritëro Agollit janë zgjedhur 6 poezi, nga të cilat, në publikimin prestigjoz të Markut,

tre rezultojnë me gabime drejtshkrimore që në titull ,

njëra me titull të ndryshuar

( mesa duket titulli i zgjedhur nga Dritëroi për krijesën e vet, nuk i ka pëlqyer hartuesit të antologjisë )

dhe thuajse të gjitha të gjashtat me gabime drejtshkrimore, fjalë të ndryshuara, vargje të ndryshuara, shenja pikësimi të munguara ose të gabimta, moskorrektësi në shënimin e vitit siç publikohet në versionin origjinal të vetë autorit;

Komenti tepër konçiz, shoqërues i poezive, përveçse fakteve biografike të qëmtuara e përzgjedhura subjektivisht nga poeti Marku, përmban dhe konkluzione që të lënë pa gojë …

E nuk ka ndodhur në asnjë rast tjetër që shtrembërimi i fakteve të arrijë deri aty sa të pohohet që Dritëro Agolli studioi për letërsi pranë Institutit të Letërsisë “ M . Gorki “ në Moskë .

Poeti Rudolf Marku gjithashtu i jep të drejta madhore vetes së tij për të mos përfillur të drejtat e autorit, pasi i plotfuqishmi poet laureat nuk e sheh të udhës të kërkojë leje kur autori nuk është në jetë, por vepra dhe pasardhësit e tij jetojnë.”

Skandali në zyrën e Ramës, zv.sekretarja e Përgjithshme e Kryeministrisë bënte paralelisht edhe punën si avokate private në Strasburg kundër Shqipërisë

Një skandal i ri ka përfshirë sferat më të larta të qeverisjes. Zv.sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike. Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut.

Sipas dokumenteve zyrtare që News24 disponon, Elira Kokona rezultonte se e ushtronte lirshëm aktivitetin e avokatit, madje pa bërë asnjë dorëheqje formale. Në një shkresë të Gjykatës së Strasburgut në Janar të vitit 2014 ku informohej Avokatura e Shtetit shqiptar mbi numrin e çështjeve në proces deri në 20 dhjetor 2013, Elira Kokona figuron e përfshirë si avokate në 12 çështje private, duke përfaqësuar klientët e saj edhe pse ajo ishte emëruar në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës që prej tre muajsh.

Sipas ligjeve në fuqi detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, por në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një konflikt të pastër interesi të dyanshëm. Pasi si avokate Elira Kokona në shpërdorim të pastër detyre, duhet të mbronte në Strasburg interesat e klientëve të saj që ishin në gjyq me qeverinë, ndërkohë që ajo ishte pjesë e rëndësishme e saj.

Sipas vendimit të 24 qershorit 2014, rreth 9 muaj pasi Elira Kokona ishte emëruar si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë Kulturës rezulton se ka qenë avokate e zonjës Selvi Beçaj kundër Shqipërisë. Në prezantimin e palëve gjykata e Strasburgut përmend zëvendësimin e përfaqësues se qeverisë e cila deri në shtator të 2013 kishtë qenë Ledina Mandia, avokate e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës, me Alma Hiçkën avokaten e shtetit të vendosur nga Edi Rama.

Ndërsa Elira Kokona ka vazhduar paralelisht punën si avokate dhe në vendimin e gjykatës së Strasburgut nuk rezulton e zëvendësuar apo e larguar.

Në një dokument të shqyrtuar nga gjykatat e Strasburgut të PRIMA SH.P.K. dhe Artan KOZMAI kundër Shqipërisë, i cili ka datën 6 janar 2015, Elira Kokona edhe pse ishte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës rezulton se është avokate e palës ankimuese.

Por pas emërimit në administratën e lartë shtetërore Elira Kokona ka përfaqësuar si avokate klientët edhe në çështje edhe në Shqipëri. Në vendimin nr. 52 të 2 dhjetorit 2013, Elira Kokona ka qenë përfaqësuese e zotit Bujar Dede, në asnjë rresht të vendimit nuk përmendet largimi i përfaqësimit nga Elira Kokona, që nëse do të kishte ndodhur pas emërimit të saj në detyrë do të ishte shkruar dhe nënvizuar në vendim.

Pavarësisht këtij shpërdorimi të pastër të detyrës, Elira Kokona ka vazhduar karrierën në shkallët e qeverisjes, ku nga Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, në vitin 2017 është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në vitin 2022 ka kaluar si zëvendëse e Engjëll Agaçit, si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.bw

Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradohet, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që rusja Svetlana Timofeva nuk do të ekstradohet në Rusi.

Ishte prokuroria ajo që kërkoi mospranimin e kërkesës së ekstradimit nga shteti rus me arsyet se në vendin e saj nuk do t’i sigurohen të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut, teksa në Shqipëri ka një proces penal në ngarkim të saj.

Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi i avokatit mbrojtës Fatmir Lushi. Në fund, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të mos ekstraduar blogeren ruse.bw

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale, OSBE bën thirrje për qetësi, Begaj kërkon proces të rregullt

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku do të votohet për 61 kryebashkiakët e rinj dhe Këshillat Bashkiakë. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se sot nuk pritet që të kemi nisje zyrtarisht të fushatës por do të vijohet si normalisht me takimet elektorale.

Dje OSBE-ODIHR bëri thirrje për paqe, ndërsa presidenti Bajram Begaj kërkon garantimin e procesit të rregullt.
Kreu i shtetit dha mesazhe të forta dhe porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke i kërkuar institucioneve përgjegjëse që të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës. Kujtojmë se dje KQZ hodhi shortin ku u përcaktua renditja e kanidatëve të bashkive në fletët e votimit dhe ata të për këshillat bashkiakë.

Në bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj do të mbajë numrin 4, Pas tij, i pesti, në fletën e votimit renditet Belind Këlliçi i Koalicionit Berisha-Meta ndërsa i 6-ti Roland Bejko i PD zyrtare. Numri 1 do të mbahet nga kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. I dyti në fletën e votimit është kandidati komunist Marko Dajti, që u fut në zgjedhje me firmën e Flamur Nokës, ndërsa e 3-ta Lajla Përnaska nga PDIU-ja.

Në listën për këshillat bashkiak, shorti renditi të parin koalicionin Meta-Berisha ‘Bashkë Fitojmë’, PS-ja radhitet e dyta, ndërsa mes 40 partish në këtë listë Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkeleid Alibeajn do të mbajë numrin 9, i njëjti numër që e identifikoi atë edhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të dy viteve më parë.bw

I doli emri në skandalin me Beketin- Joti ikën nga RTSH, shkon zëvendësministër i Mbrojtjes

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Joti.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi ai ka marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

Lajmi vjen në kohën kur një gjykatë arbitrazhi ka konfirmuar gjobën prej 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi. Emri i Jotit ishte shfaqur gjatë këtij skandali.

Kur Beketi drekoi me Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi, ai i tha se duhej të fliste me Enkelejd Jotin, në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Top Channel.

Dialogu i zbardhur:

Françesko Beketi: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Françesko Beketi: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit. syri.net

BB: Shqipëria e Mali i Zi me pabarazinë më të madhe në rajon, të pasurit – më të pasur, të varfrit – më të varfër

Teksa ekonomia e Shqipërisë pësoi rritje të lartë pas pandemisë më mbi 8.9 për qind duke mbyllur edhe hendekun qe u krijua ne vitin 2020, çka logjikisht do të kishte prodhuar më shumë mirëqenie, Banka Botërore analizon se pabarazia është rritur me tej pas vitit pandemik dhe se bashku me Malin e Zi, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon.

Ekonomia e vendit po rritet, por rritja nuk është elastike, pasi gjithnjë e më shumë të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit e të varfër.

Në dokumentin e ri të bashkëpunimit katër vjeçar me Shqipërinë, Banka analizoi se, pabarazia është e pranishme në të gjitha rajonet.

Ushqimi përbën 70 për qind të konsumit të përgjithshëm për 25 përqindëshin me të ardhura më të ulëta të popullsisë. Gjithashtu ky grup familjesh u ekspozua edhe ndaj rritjes së çmimeve të qirave dhe tarifave të shërbimeve komunale.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin. Banka referoi se, shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët e mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla, të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

Banka analizoi se pabarazia është rritur, veçanërisht në zonat rurale dhe grupet e varfra. Migrimi ekonomik është i lartë është duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës ka rënë nga ndotja në zonat urbane dhe ofrimi i pamjaftueshëm i shërbimeve publike për shkak të mbingarkesës. Në zonat rurale, mangësitë në shërbimet publike po minojnë mundësitë e barabarta.

Nga ana tjetër sistemi shqiptar i mbrojtjes sociale është i kufizuar në aftësinë e tij për të zbutur varfërinë. Pandemia vuri në dukje ekspozimin e shtresës së varfër ndaj goditjeve dhe nga ana tjetër dolën në pah mangësitë në sistemet e mbrojtjes sociale. Shpenzimet për mbrojtjen sociale në Shqipëri janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, por ato kryesisht lidhen me shpenzimet për sigurimet shoqërore, ndërsa shpenzimet për asistencën sociale dhe papunësinë janë të ulëta.

Reformat e programit të Ndihmës Ekonomike kanë përmirësuar targetimin e tij grupeve, por aplikimi dhe dhënia e përfitimeve nuk ka funksionuar, analizoi Banka. Së fundmi reforma e asistencës për aftësinë e kufizuar dhe shërbimeve sociale është në drejtimin e duhur, por do të duhet kohë që ndikimi i saj të materializohet. Reformat e pensioneve të prezantuara në vitin 2015 kanë përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të pensioneve, por përqindja e kontribuuesve është e ulët, duke ngritur shqetësime për mirëqenien e ardhshme të të moshuarve.

Përfitimet e rritjes ekonomike nuk po ndahen në mënyrë të barabartë. Kontributi i rritjes në uljen e varfërisë ngadalësuar pas krizës financiare të vitit 2008 dhe nuk është rikuperuar që nga ajo kohë, lajmëroi Banka./B.Hoxha/MONITOR

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Nebil Çika, ish-kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare gazetari Nebil Çika, njëherësh ish-kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.bw

Eksplozivi në makinë- Benard Ndreca: Nuk kam konflikte, sulmi është politik si kryetar i PD-së!

Kryetari i degës së PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, deklaroi sot se eksplozivi që iu vendos makinës së tij dhe shpërtheu në momentin kur ai hpi në të, është sulm i pastër politik ndaj tij si kryetar i degës së PD. “Nuk i është vendosur mina, Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të PD, dega e Vaut të Dejës dhe kjo dihet hapur”, deklaroi ai para mediave sot banesa e tij në fshatin Paçram ku ndodhi shpërthimi.

Bernard Ndreca tha: Ky është një incident i mirëorganizuar që më ka ndodhur mua dhe familjes sime. Unë jam Benard Gjon Ndreca, jam vendali këtu. Nuk kam asnjë lloj përplasjeje, as familja ime, as farefisi dhe askush. Ky incident e ka një emër, dihet që është emri politik. Mua më është bërë politike si kryetar i degës së PD. Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është me kamera.

Në orën 6 e gjysmë të mëngjesit, kur kam dalë nga shtëpia, kam ndezur makinën, kam hyrë dy minuta brenda, pas dy minutash kam hipur në makinë. Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi, atëherë ka plasur, siç pasqyrohet në pamjet filmike.

Po e them edhe njëherë: unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë dhe emrin kjo e ka, është e përdorur politikisht. Nuk i është vendosur mina, Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të PD të degës së Vaut të Dejës dhe kjo dihet hapur, sepse këta janë të mirëorganizuar për nj sulm të atillë.

Pyetje: Gjatë këtyre ditëve, megjithëse fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht, a keni pasur ndodnjë incident apo përplasje?

Benard Ndreca: Asnjë lloj kërcënimi, asnjë lloj përplasjeje, asgjë.

Pyetje: Ju thatë që ka kamera të vendosura në banesë. I keni parë paraprakisht kamerat me Policinë, a shihen personat  duke lëvizur?

Benard Ndreca: Po, janë parë paraprakisht. Vijnë dy persona në orën 1:15 të natës. Rreth shtatë minuta, vendosin eksplozivin ose minat. Do të dalë Policia me deklaratë se çfarë është dhe në moment largohen. Në orën 1:15 mn të natës e japin kamerat. Dy persona të maskuar.

Pyetje: Ka pasur angazhim nga Policia gjatë ditës së sotme për të zbardhur këtë ngjarje dhe cila është thirrja juaj për organet e drejtësisë?

Benard Ndreca: Ashtu siç është. Thirrja është, duke filluar që nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm, që nga Drejtori i Përgjithshëm, të distancojnë – të distancojnë Policinë nga politika, sepse në zonën e Vaut të Dejës dihet se gjithmonë përzihet policia me politikën! Distanconi policinë nga politika! Lërini njerëzit të votojnë të lirë, të votojnë vullnetin ku duan vetë! T’i lënë presionet! I bëj thirrje çdo lloj krahu politik t’i lënë presionet sepse vullneti i njerëzve dihet se ku shkon. Kurrë nuk mundet me e mbajtë një bashki apo një institucion, as me presione  dhe me asgjë tjetër! syri.net

Hapja e fushatës- Këlliçi: Shihemi të shtunën në orën 12:00 në Air Albania

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ftoi qytetarët të jenë të pranishëm në hapjen e madhe të fushatës të shtunën në orën 12:00.

Opozita do e nisë fushatën e saj me një miting në stadiumin ‘Air Albania’.

Të shtunën, ora 12:00, shihemi në Air Albania

Këtë radhë çdo gjë fillon nga duart e tua

Tirana ndryshon nëse ti vendos ta ndryshosh

Aty ku ndeshen Tirona dhe Partizani. Aty ku emocionon Kombëtarja. syri.net

Bici s’u hap derën protestuesve të Bërxullës: Duam përgjigje për pronat!

Këto pamje tregojnë ballafaqimin e parë të protestuesve të fshatit Bërxullë me kreun e Hipotekës, znj. Dallëndyshe Bici ose me saktë, me derën e saj të mbyllur, pasi ata kanë vendosur të marrin një përgjigje konkrete nga goja e saj për fatin e pronave të tyre që u shpronësohen nga autostrada Thumanë-Kashar.

“Po presim përgjigje, – tha përfaqësueis i tyre, –  nëse kanë ndjenjë shpirtërore dhe detyrim ligjor në radhë të parë, sepse janë të emëruar në këto poste dhe të detyruar të sqarojnë banorët që janë në protestë prej shtatë muajsh.

Kemi rreth pesë minuta, më kërkuan që të njoftojnë titullarët dhe nuk kemi asnjë përgjigje. I bëj thirrje zonjës Dallëndyshë Bici të urdhërojë titullarin e zonës që mbulon Hipotekën e zonës Kamzë-Vorë të na japë një përgjigje ose të dalë zonja Bici vetë, se është detyrim iligjor i saj,.

Kemi ardhur në mënyrë paqësore, nuk kemi ndër mend të ushtrojmë asnjë lloj dhune, nuk ushtrojmë asnjë dhunë, duam një përgjigje që këta banorë të qetësohen se çfarë fati do të kenë mbi pronat e veta, asgjë më shumë, pronat që trashëgojnë dhe i kanë me ligj e t’u jepet një përgjigje.”

(Banorët trokasin, zyra nuk hapet)

A e kuptoni se çfarë bëhet?! – tha banori.syri.net

Vau i Dejës- Eksplozivi shpërtheu kur kreu i PD hipi në makinë – Policia jep detajet e para

Policia e Shtetit dha një informacion paraprak mbi shpërthimin e automjetit të kreut të PD në Vaun e Dejës, mëngjesin e së martës, fatmirësisht pa viktima. Sipas Policisë, lënda plasëse shpërtheu pikërisht në momentin kur Bernard Ndreca hipi në automjet dhe ajo ishte vendosur në pjesën e përparme.

Në njoftim thuhet: “Rreth orës 7:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.” syri.net

Belind Këlliçi: Premtimi numër një i kësaj fushate, transporti publik do të jetë falas

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh gjatë prezantimit të programit të Njësia 5 se premtimi numër një i kësaj fushate është transporti publik falas. 

Ai tha se ky premtim është plotësisht i realizueshëm, ndërsa duke përllogaritur koston shtoi se në një vit bashkia e Tiranës do të paguajë 18 mln euro, ose 6.8% të buxhetit të bashkisë.

200 mijë qytetarë në ditë përdorin transportin publik, të cilët do të përfitojnë nga bileta falas, duke kursyer për buxhetin e tyre familjar.

Këlliçi solli në vëmendje premtimin e Erion Veliajt kur tha se do të ndërtonte trenin elektrik brenda vitit 2020, ndërsa e konsideroi këtë si tallje me qytetarët.

“A ka qytetar që duhet ta lejojë Erion Veliaj që të tallet me inteligjencën tonë? Kush nga ju e ka përdorur trenin elektrik të Erion Veliajt? Po a ka tallje më të madhe? E kishin harruar qytetarët, unë e kam nxjerrë dhe do ta rinxjerr gjatë gjithë kohës një premtim të famshëm që ka bërë që do ta kishte përfunduar brenda vitit 2020 ku do të ndërtonte një tren elektrik që brenda Tiranës të punonte me energji elektrike se nuk e ndot Tiranën ai nuk e ndot ambientin dhe sapo të dilte nga Tirana të punonte me naftë. 

Po a ka tallje më të madhe se kjo me qytetarët?

Sigurisht për ata që besojnë 1 milionë pemët dhe trenin elektrik ne jemi gabim dhe plani jonë nuk është i mirë prandaj atyre u ka hyrë frika për premtimin numër 1 të kësaj fushate “autobusët falas”. 

Transporti publik falas! Çfarë do të thotë, fare shkurt, kostoja është 140 mijë bileta priten mesatarisht në ditë herë 40 lekë janë 54 milionë lekë në ditë në muaj shkon 1.5 milionë euro, në vit shkon 18 milionë euro. 1.5 i subvencionon sot që flasim bashkia për karburantin mbeten 16.5. Të gjithë pyesin, janë shqetësuar të gjithë analistët e bashkisë që të gjithë këta që dalin nëpër media dhe vetëm mbjellin panik, përçarje dhe fake neës çdo natë. Ku do të gjenden paratë? Po pse more kur paska 430 milionë euro për incinerator fantazëm nuk ka 16.5 për transport publik falas për 200 mijë qytetarë në ditë? Të gjithë more të gjithë, jo pensionistët. Të gjithë! Jo, ta them unë, të gjithë ne në këtë sallë paguajmë incineratorin e Tiranës që nuk ekziston 14 milionë euro në vit. Ku do të gjenden paratë? A e dini sa është buxheti i Bashkisë Tiranë në vit, është 240 milionë euro. 

Është vetëm 6.8% e një buxheti kaq të madh për të zgjidhur një problem për 200 mijë qytetarë në ditë“, tha Këlliçi. syri.net

Alibeaj braktiset edhe në Vaun e Dejës- Kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së mbështesin Zef Hilën

Kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së në Vaun e Dejës kanë dalë në mbështetje të Zef Hilës, kandidatit të opozitës për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Kandidatët për Këshillin Bashkiak e cilësojnë Klomentina Drinin si kandidaturë personale e nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të Vaut të Dejës. Ata bëjnë thirrje për votimin e Zef Hilës.

Kjo është braktisja e radhës për Enkelejd Alibeajn.

DEKLARATË E KANDIDATËVE TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË BASHKISË VAU DEJËS

Ne, kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, duke falenderuar Kryesinë e Degës dhe strukturat e PD, Dega Vau Dejës, për besimin dhe mbështetjen, shprehim qëndrimin tonë lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023:

Ne sot, me anë të kësaj deklarate, shprehim hapur mbështetjen tonë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Zef Hila.

Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Z. Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listën tonë për këshilltarë bashkiakë janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të z. Zef Hiles si kryetar i ardhshëm i Bashkisë Vau Dejës me 14 maj.syri.net

Zgjedhjet nuk fitohen kurre nese pranon qe Ambasadorja ka 3 vjet qe pi kafe dy herë ne jave me nje ish komunist dhe ish hetues te diktatures Nga Myslim Murrizi

Eshte shum e vertete qe zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA por nuk fitohen kurre edhe po te hash barin qe Ambasadorja ju jep si “ ushqim” OPOZITAREVE
Zgjedhjet nuk fitohen kurre nese hesht nga frika dhe pranon si kryetar opozite nje vemje pse thote Ambasadorja
Zgjedhjet nuk fitohen kurre me “ opoziten” qe njeh dhe pelqen Ambasadorja qe nga 61 bashki gjeti kanidat vetem ne 14 bashki dhe ne keto bashki shume kanidat ja ka dhene pushteti
Zgjedhjet nuk fitohen kurre me nje grush vemjesh qe ngjajne si mij ambasadash por qe nuk i takon nuk i rrespekton dhe nuk i voton askush sepse kane ardhe ne politike e parlament me pagese ose me lepirje dhe kane 2 vjet qe nuk guxojne te takojne qofte edhe nje votues te tyre
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA , por nuk fitohen kurre nese pranon si i tredhur heshtjen e Ambasadores per aferat korruptive te qeverise
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre nese nuk jua thua Shqiptareve qe Ambasadorja eshte pale me qeverine, hesht per çdo vjedhje te qeverise dhe sulmon opoziten
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurre nese nuk reagon kundra pageses se rames ndaj Mcgonigall per te vrare opoziten
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre kur shef qe Ambasadorja pagezon vjedhjen e 70 milion eurove te taksave te Shqiptareve nepermjet du anijeve rrangalle te Bangladeshit qe nuk punojne e nuk ndizen dhe marin çdo dite nga 90 mij euro
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre duke pranuar heshtjen e Ambasadores per 430 milion euro te inceneratoreve, dhe heshtjes se Saj per vjedhjen nga velija dhe rama te 90 mij eurove ne dite tek “ inceneratori” i Tiranes kur nuk ekziston dhe perfituesit formal te kesaj shume jane tre persona te shpallur ne kerkim nga drejtesia
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre kur pranon qe Ambasadorja lufton hapur opoziten dhe mbron hapur qeverine ne kundershtim me vete raportet vjetore te departamentit te Shtetit Amerikan qe thone korrupsioni eshte galopant dhe i shtrire ne çdo qelize te qeverisjes ne menyre kapilare
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre nese pranon qe Ambasadorja sillet ne Shqiperi siç nuk mund te sillej kurre ne asnje vend tjeter antare i NATOS
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre nese ne qeshim siç qesh Ambasadorja kur Rama i thote sekretare partie apo kur tallet e i thote qe ne marredheniet me SHBA ka ndikuar shume diktatori hoxha
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurre nese pranon heshtjen e Ambasadores kur Rama nuk pyet dhe emeron ne krye te sherbimit informativ nje nga Kosova te shkarkuar nga Kryeministri dhe Presidentja e Kosoves per hije dyshimi se i sherbente Vuçiçit
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre ama nese opozita duartroket reformen ne drejtesi kur kalojne vetingun te gjith ish xhelatet e sigurimit dhe largohen te gjithe magjistratet sepse Ambasadorja hesht kur vetingun e komandon qeveri sipas preferencave politike dhe ne organet e vetingut jane zgjedhur plehrat e shoqerise Shqiptare 4 nga te cilet jane denuar ose mare te pandehur si hajdut e mashtrues
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre nese pranon qe Ambasadorja ka 3 vjet qe pi kafe dy her ne jave me nje ish komunist dhe ish hetues te diktatures qe u emerua nga Ambasadorja ne krye te SPAKUT dhe per 3 vjet nuk foli kurre por veç belbezoi neper dhembe si kermill e nuk guxoi te kapte asnje peshk te madh por u mor me fshatin e nje autokombajeri
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por nuk fitohen kurre kur hesht ndaj heshtjes se Ambasadores ndaj pastrimit te parave te pista me nje projekt korruptiv te portit te Durresit
Zgjedhjet nuk fitohen duke sulmuar Ambasadoren e SHBA, por ama nuk fitohen kurre nese pranon si vemje çdo flirt te Ambasadores me Qeverine per hater te nje servilizmi te peshtire hipokrit pse Ambasadorja eshte e SHBA, sepse edhe ne SHBA ka hajdut, ka mashtrues ka hipokrit ka abuzues me pushteti ka perfitues nga pushteti si McGonigalli e plot te tille, se po te ishte ndryshe ateher nuk ka pse te kishte ne SHBA institucione qe gjurmojne, ndjekin, hetojne dhe denojne shkeles te ligjit
Qe te te rrespektojne dhe te te mos “ sulmojne” duhet te sillesh si AMBASADORE pamvarsisht se i kujt Shteti je, qofte ky edhe i SHBA, e jo si avokat i pislliqeve, maskaralliqeve dhe hajdutlliqeve te qeverise, kushdo force politike qofte ne qeveri

Pas takimit prezantues, Boçi: Elbasani foli qartë! Nisëm ta bajmë ndryshimin

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit ka reaguar pas takimit prezantues të ditës së sotme ku ishte i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një shënim të shkurtër në faqen e tij në facebook ai ka shprehur falenderimet e tij për atë takim madhështor të zhvilluar.

« Elbasani foli qartë! Nisëm ta bajmë ndryshimin », shkruan Luçiano Boçi në postimin e tij.

F A L E M I N D E R I T

Elbasani foli qartë! Nisëm ta bajmë ndryshimin. syri.net

Boçi mesazh qytetarëve në çeljen zyrtare të fushatës: Nuk do t’ju zhgënjej

Kandidati opozitar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi iu ka dërguar një mesazh qytetarëve elbasanas në çeljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata.

“E thjeshta deri në madhështi; faleminderit për mbështetjen. Ky falënderim nuk e shpreh plotësisht mirënjohjen time për ju. Në këtë hapje fushate, përpara se t’ju them qytetarëve se çfarë do bëj unë për ta, do ju them se çfarë nuk do bëj. Le ta ndajmë këtu në shesh të burrave, të bardhën nga e zeza, së pari; nuk do ju gënjej, për asnjë votë, për asnjë parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Sot nuk kam të drejtë që të mos luftoj sepse ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare që të fitojmë.

E kanë helmuar me luftë politike dhe me tym inceneratori të ardhmen. E kanë zhytur në korrupsion. Në vendim në të pasur mbi dhe, Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës. Në themel ka shpopullimin e Elbasanit he kërkon të zhdukë dimensionin e lirisë. Por, kanë harruar një gjë, që Elbasani duron shumë, por kur ta jep përgjigjen të lë pa fjalë. Është i rreptë në gjykim, i ngjan atij malit që brenda është një vullkan. Mikun e përkëdhel me fjalën mbret por veten e quan mësues. Kush nuk e vlerëson këtë vend, ikën i turpëruar me kokën poshtë. Elbasani është një djep për dijetarët dhe një varr për sundimtarët.”, tha Boçi.bw

Inteligjenca artificiale, a i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?

Që prej dinozaurëve, historia e botës natyrore e njerëzore na ka mësuar se përshtatja me ndryshimet, na shpëton nga humbja.

Por, vite më parë, ekzistenca e një aplikacioni si ChatGPT do të na dukej fantashkencë.

Që nga prezantimi i tij në nëntor të vitit të kaluar, ChatGPT i OpenAI është përdorur për të shkruar letra motivuese, për të krijuar libra për fëmijë dhe madje për të ndihmuar studentët “të mashtrojnë” me esetë e tyre.

Chatbot mund të jetë më i fuqishëm nga sa e kemi imagjinuar ndonjëherë. Google zbuloi se, në teori, motori i kërkimit do të punësonte robotin si një kodues të nivelit fillestar, nëse intervistohej në kompani.

Punonjësit e Amazon, që testuan ChatGPT, thanë se bën një “punë shumë të mirë” për t’iu përgjigjur pyetjeve të shërbimit të mbështetjes së klientit, është “i shkëlqyeshëm” në krijimin e dokumenteve të trajnimit dhe është “shumë i fortë” në përgjigjen e pyetjeve rreth strategjisë së korporatës.

Por rreziqet mbeten se, mund të shërbejë për të mbaruar (ose për të eliminuar) shumë punë.

Sipas ekspertëve, ChatGPT është një model gjuhësor që mund të ndihmojë me detyra të ndryshme, si përgjigjja e pyetjeve, krijimi i tekstit e shumë të tjera.

Ai nuk është në gjendje të marrë punë në kuptimin tradicional, pasi është një program kompjuterik dhe jo një njeri. Megjithatë, mund të përdoret për të automatizuar disa lloje detyrash, si shkrimi ose futja e të dhënave, të cilat potencialisht mund të çojnë në zhvendosje të punës.

“Ndërsa IA mund të kryejë detyra të caktuara në mënyrë efikase, asaj ende i mungon krijimtaria njerëzore, ndjeshmëria dhe aftësitë e të menduarit kritik. Inteligjenca Artificiale nuk është në gjendje të bëjë gjykime të bazuara në inteligjencën emocionale, as nuk mund të përsërisë ndërveprimet njerëzore dhe aftësitë sociale”, – thotë Tomi Kallanxhi, ekspert i teknologjisë.

“Në vend të kësaj, teknologjitë e IA si ChatGPT janë krijuar për të plotësuar punën e njerëzve, duke ndihmuar dhe duke përmirësuar aftësitë tona në fusha të ndryshme. Për shembull, ChatGPT mund të përdoret për të automatizuar detyrat e përsëritura, duke u dhënë njerëzve më shumë kohë që të fokusohen në detyra më komplekse dhe krijuese.

Për më tepër, ChatGPT mund të përdoret për të ofruar përgjigje të shpejta dhe të sakta ndaj pyetjeve rutinë, duke i lejuar përfaqësuesit e shërbimit të klientit të fokusohen në çështje më komplekse dhe të nuancuara”, – vijon ai.

Si përfundim, eksperti sugjeron se, ndërsa teknologjitë e IA si ChatGPT mund të ndikojnë në punë të caktuara, ato nuk do të zëvendësojnë plotësisht punëtorët njerëzorë. Përkundrazi, ato do të vazhdojnë të rrisin aftësitë njerëzore, duke çuar në më shumë produktivitet, efikasitet dhe inovacion.

Por, një raport i fundit i Bankës Goldman Sachs tregon një panoramë krejt të ndryshme. Inteligjenca Artificiale (IA) mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë.

Sipas raportit, aplikacioni në fjalë mund të zëvendësojë një të katërtën e detyrave të punës në SHBA dhe Europë, por mund të nënkuptojë gjithashtu vende të reja pune dhe një bum produktiviteti. Dhe përfundimisht mund të rrisë vlerën totale vjetore të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara globalisht, me 7%.

Si duket situata në vendin tonë?

Ekspertët thonë se duhet të ndodhë një përshtatje. Por, si do të ndodhë kjo përshtatje dhe me çfarë çmimi?

Geron Kamberi, ekspert dhe studiues i asociuar në Qendrën për Studime Sociale e Ekonomike (CESS), përtej asaj që një shqiptare si Mira Murati ishte pjesë e stafit krijues, shtron si çështje diskutimi se sa kapacitet ka ky aplikacion që përdor Inteligjencën Artificiale për të zëvendësuar procese pune.

“Është diçka e njohur për të gjithë, termin ‘Inteligjencë Artificiale’ (AI – Artificial Intelligence) kemi filluar ta dëgjojmë gjithnjë e më shpesh kohët e fundit në median elektronike, atë sociale, portale dhe online, apo edhe në biseda që zhvillojmë me njëri-tjetrin.

Makina që lëvizin pa drejtues, trena që ecin pa makinistë, autokombajna që korrin pa fermerë, avionë që transportojnë pa pilot, robotët humanoidë që zëvendësuan procese të ndryshme pune të cilat u shfaqën gjatë Covid-19, makina të programuara që kryejnë procese të ndryshme, janë vetëm disa nga risitë që po sjell Inteligjenca Artificiale.

Nëse shohim edhe debatin që zhvillohet për aplikacionet si OpenAI apo ChatGPT, që mendohet të zëvendësojnë procese pune me karakter analitik në bazë të algoritmeve të ndërlikuara, do të kuptojmë se në një të ardhme jo të largët mund të përballemi me të papritura në fushën e tregut të punës. Kjo edhe për shumë profesione që mund të konsideroheshin të pazëvendësueshme” – thotë z. Kamberi.

Sipas tij, shakaja që qarkullon është se ndoshta njerëzimi vetëm “artin, sportin, gatimin dhe ndonjë operacion…të ndërlikuar mjekësor nuk do t’ia besojë AI”.

Përtej shakasë, e gjithë kjo që po ndodh është emërtuar si “Revolucioni IV Industrial”. Dr. Klaus Schwab, inxhinieri e ekonomisti gjerman, si dhe themeluesi e drejtuesi ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, apo siç njihet ndryshe Forumi i Davosit, e ka trajtuar këtë fenomen në dy librat e tij, “Fourth Industrial Revolution” (2016); “Shapping the future of Fourth Industrial Revolution” (2018).

Përtej teorive konspirative që shoqërojnë këtë forum apo themeluesin e tij, realiteti që përjetojmë çdo ditë na vë përballë ritmit të shpejtë me të cilin ndryshojnë gjërat, ku veçanërisht përdorimi i Inteligjencës Artificiale ka një rol parësor.

Në mënyrë të natyrshme, nga përmbajtja e saj kuptimore, termi nënkupton zhvendosjen e monopolit të dikurshëm të inteligjencës njerëzore te makinat, qofshin ato në formë robotësh apo makina që të mësojnë (machine learning). Në këtë mënyrë, nëpërmjet Inteligjencës Artificiale njerëzimi po zëvendëson procese pune, qofshin ato të karakterit mekanik, por edhe ato me karakter analitik”, – vijon më tej z. Kamberi.

Eksperti thotë se pyetja që shtrohet më shpesh përballë këtij “revolucioni teknologjik” që po ndodh nëpërmjet përdorimit të Inteligjencës Artificiale është nëse sa profesione që aktualisht kryen nga njerëzit do të arrijë të zëvendësojë kjo lloj inteligjence?

“Nëse robotët, makinat inteligjente apo aplikacionet IA në smartphone–t tanë, na zëvendësojnë edhe mënyrën sesi i bëjmë punët ku vëmë në lëvizje trurin, dijen, ekspertizën, analizën, mendimet, a do të na bëjë kjo, ne dhe fëmijët tanë, monotonë, dembelë, të painteresuar të lexojmë e të mësojmë?

A do t’ia lehtësojë jetën shumicës, duke zëvendësuar orët në punë apo në zyrë të njerëzve, e duke menduar profecinë e ekonomistit nobelist, John Kyenes, në vitet 30 “E ardhmja e nipërve tanë”, e cila profetizonte se pas gati 100 vitesh (pra diku rreth 2020), falë teknologjisë, njerëzimi do të kishte nevojë të punonte vetëm tre orë në javë.

Apo do t’i shërbejë vetëm një pakice, duke shpresuar se ajo nuk do të mendojë për pjesën tjetër, ashtu siç profetizon historiani i njohur Yuval Harari, në librin e tij “21 Leksione për shek. XXI”, ku thotë “se ky shekull nuk do të vuajë nga të shfrytëzuarit, por nga të padobishmit”. Siç ka ndodhur në çdo revolucion industrial, ajo që ka vlerë edhe në këtë zhvillim të ri teknologjik është mënyra sesi do të sillen njerëzit me ndryshimin”, përfundon eksperti.

Gerion Treska, mentor në fushën e startup, thotë se, ka shumë arsye që ChatGPT nuk do të jetë një rrezik i drejtpërdrejtë për vendet e punës.

Sipas tij, programit i mungon krijimtaria që vetëm njerëzit do të mund ta japin në vende të ndryshme pune, inteligjenca emocionale, intuita, etika dhe morali dhe në fund, situatat e paparashikuara, të cilat mbeten në dorë menaxhimi nga njerëzit dhe jo makineria.

Ky zhvillim apo të tjerë në të ardhmen, sipas z. Treska, duhet të shihet si mundësi e mirë për përdorim nga njerëzit.

Delinda Muçollari, eksperte në fushën e marketingut turistik, thotë se, dy janë sjelljet e konstatuara në lidhje me ChatGPT:

“E para, janë akuza ndaj atyre që përdorin ChatGPT si mjet plagjiature; E dyta, distancim nga përdorimi i ChatGPT në krye të herës si shenjë profesionalizmi. Paqja, sipas meje, qëndron te qasja ndaj kësaj platforme si mjet për të arritur te produkti final dhe jo si zgjidhje.

Nëse një student mund të krijojë një temë diplome në disa minuta me ChatGPT, do të thotë që është koha të ndryshojmë formën e vlerësimit të studentëve. Faqe të tëra teorike të diplomave kanë qenë humbje kohe prej shumë vitesh.

Një shkrim mediokër pa ChatGPT nuk është më i mirë se një shkrim me ChatGPT. Nuk të mbivlerëson fakti që je munduar më tepër për ca të dhëna publike dhe të gjindshme kurdo. Shkrimet e mira janë ato autentiket, me argumente jopopullore dhe me teza origjinale, që i realizon edhe duke marrë të dhëna nga ChatGPT dhe duke nxjerrë përfundimet e tua.

Nuk është mëkat të përdorësh ChatGPT në çdo proces pune. Mëkat është të mos dish si të shfrytëzosh informacionin e dhënë për të transmetuar mesazhin unik që ke për të dhënë, që vetëm ti me inteligjencën tënde, me historinë tënde, me talentet e tua, me aftësinë tënde gjykuese e argumentuese, si askush tjetër, mund ta ofrosh.

Këtu qëndron vlera e komunikimit sot, sidomos në marketingun dixhital”, – pohon znj. Muçollari.

Valer Pinderi, sipërmarrës, thotë se, kemi nevojë ta dërgojmë fokusin te ndihma e të rinjve për ta përdorur IA si mjet për t’u bërë sa më shpejt të jetë e mundur ekspertë në këtë risi.

“Për herë të parë nisim një garë në një nivel me të gjithë të rinjtë e botës, është mundësia jonë të bëjmë diçka për të ecur më shpejt se të tjerët në këtë drejtim. Nëse fokusin e çojmë te parandalimi apo e panjohura se çfarë do të ndodhë me këtë teknologji, apo me punët në botë, do të ndikojnë në refuzimin e kësaj risie nga të rinjtë”- sugjeron z. Pinderi.

Përveç plagjiaturës që nënvizohet si problematikë e krijuar nga përdorimi i aplikacionit, një shqetësim tjetër lidhet me sigurinë.

Tasim Çarku, ekspert për çështjet e sigurisë, thotë se, një nga shqetësimet kryesore të sigurisë me përdorimin e ChatGPT është rreziku i shkeljeve të të dhënave.

“ChatGPT kërkon sasi të mëdha të dhënash për të trajnuar dhe për të përmirësuar aftësitë e përpunimit të gjuhës, të cilat mund të përfshijnë informacione delikate, si informacione personale, të dhëna financiare dhe informacione konfidenciale biznesi. Nëse këto të dhëna bien në duar të gabuara, mund të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm për organizatën, duke përfshirë humbje ekonomike, dëmtim të reputacionit dhe detyrime ligjore.

Një problem tjetër i mundshëm i sigurisë është se kriminelët kibernetikë mund të përdorin aftësinë për të simuluar biseda të ngjashme me njerëzit, për të mashtruar përdoruesit dhe për të fituar akses në të dhëna ose rrjete të ndjeshme.

Për shembull, një haker mund të përdorë një chatbot të mundësuar nga ChatGPT për të mashtruar një punonjës, që të zbulojë informacione të ndjeshme, të tilla si kredencialet e hyrjes ose të dhënat financiare. Organizatat duhet të jenë vigjilente në identifikimin dhe zbutjen e rrezikut të bisedave mashtruese të krijuara nga ChatGPT për të parandaluar këto sulme”- thotë z. Çarku.

Raporti / ChatGPT zëvendëson 300 mln vende pune

Inteligjenca Artificiale (Artificial Intelligence, AI) mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë, thotë një raport nga banka e investimeve Goldman Sachs.

Mund të zëvendësojë një të katërtën e detyrave të punës në SHBA dhe Europë, por mund të nënkuptojë gjithashtu edhe vende të reja pune dhe një bum produktiviteti.

Përfundimisht, mund të rrisë vlerën totale vjetore të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara globalisht me 7%. Inteligjenca Artificiale gjeneruese (Generative AI), e aftë të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore, është “një përparim i madh”, thotë raporti.

“Ne duam të sigurohemi që IA është duke plotësuar mënyrën se si ne punojmë në Mbretërinë e Bashkuar, duke mos e prishur atë – duke i bërë punët tona më të mira, në vend që t’i heqim ato”, tha Sekretarja e Teknologjisë, Michelle Donelan.

Raporti vëren se ndikimi i IA do të ndryshojë në sektorë të ndryshëm – 46% e detyrave në administratë dhe 44% në profesionet ligjore mund të automatizohen, por vetëm 6% në ndërtim 4% në mirëmbajtje.

“E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt, është se nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa vende pune do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese”, tha Carl Benedikt Frey, drejtor i ardhshëm i punës në Shkollën Oxford Martin, Universiteti i Oksfordit.

“Ajo që bën ChatGPT, për shembull, është të lejojë më shumë njerëz me aftësi mesatare shkrimi, të botojnë ese dhe artikuj.”

“Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, e cila do të ulte pagat, nëse nuk shohim rritje shumë të ndjeshme të kërkesës për punë të tilla. “Merrni në konsideratë prezantimin e teknologjisë GPS dhe platformave si Uber. Papritur, njohja e të gjitha rrugëve në Londër kishte shumë më pak vlerë – dhe kështu drejtuesit aktualë pësuan ulje të mëdha pagash si përgjigje, prej rreth 10% sipas studimit.

“Rezultati ishte paga më e ulët, jo më pak shoferë”. “Gjatë viteve të ardhshme, IA gjeneruese ka të ngjarë të ketë efekte të ngjashme në një grup më të gjerë detyrash krijuese”.

Sipas studimit të cituar nga raporti, 60% e punëtorëve janë në profesione, që nuk ekzistonin në vitin 1940. Por, studime të tjera sugjerojnë se ndryshimi teknologjik, që nga vitet 1980 i ka zhvendosur punëtorët më shpejt sesa ka krijuar vende pune.

Dhe nëse IA gjenerues është si përparimet e mëparshme të teknologjisë së informacionit, përfundon raporti, ajo mund të zvogëlojë punësimin në një afat të shkurtër. Ne nuk e dimë se si do të evoluojë teknologjia apo se si firmat do ta integrojnë atë në mënyrën se si punojnë.

Kjo nuk do të thotë se IA nuk do të shkatërrojë mënyrën se si ne punojmë – por ne duhet të përqendrohemi gjithashtu në përfitimet e mundshme të standardeve të jetesës, nga puna me produktivitet më të lartë dhe shërbimet më të lira, si dhe rreziku për të mbetur prapa nëse firmat dhe ekonomitë e tjera përshtaten më mirë me ndryshimet teknologjike.

Cilat punë rrezikohen?

Edukimi – Mësuesit po shohin se rolet e tyre po ndryshojnë thuajse brenda natës. Tashmë është bërë një luftë për të përshtatur metodat e mësimdhënies dhe testimit në përpjekjet për të vazhduar me ChatGPT-në, gjithnjë e më të talentuar, dhe rrezikun me plagjiaturën

Financa: Inteligjenca Artificiale (Artificial Intelligence, AI) si ChatGPT, mund të përdoret në sektorin e financave. Planifikuesit financiarë dhe të tjerët, mund të zëvendësohen nga kjo teknologji. Nëse puna kryhet më shpejt dhe më saktë nga IA, atëherë nuk ka nevojë për një punëtor që kërkon vite të tëra trajnimi.

Inxhinieria e Software-ve: Po, edhe informaticienët janë në rrezik. Programi mund ta bëjë më shpejt dhe pa gabime. Të gjitha faqet e internetit mund të kodohen me ChatGPT. Shumë detyra, që nuk kërkojnë kodim kompleks, mund të zëvendësohen.

Shkrimi: Jo, ChatGPT nuk mund të bëjë ende shkrim krijues, por shkrim bazë? Po. Shumë shkrime nuk kërkojnë shumë mendim.

Shkrimi i një artikulli biznesi me fakte dhe shifra, nuk kërkon që dikush të mendojë për kuptimin e jetës, përpara se të shkruhet. Nëse programi mund të bëjë verifikimin e fakteve dhe burimeve, atëherë shumë më tepër punë shkrimi, do të zhduken.

Rreziqet

Ndërsa ChatGPT ofron përfitime të rëndësishme për organizatat në shërbimin dhe komunikimin ndaj klientit, përdorimi i tij paraqet edhe disa rreziqe sigurie për të cilat organizatat duhet të jenë të vetëdijshme dhe t’i menaxhojnë në mënyrë aktive. Duke ndërmarrë hapa për të identifikuar dhe për të zbutur këto rreziqe, organizatat mund të përdorin, në mënyrë të sigurt, aftësitë e ChatGPT, duke mbrojtur të dhënat dhe reputacionin e tyre të ndjeshëm.

Monitor

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Kryeministri të mos bëjë sehir

Banorët e Bërxullës ka zhvilluar protestën e radhës kundër projektit Thumanë-Kashar.

“Mbrojmë pronat tona”, “Shteti na ka shitur”, kanë qenë thirrjet e banorëve të Bërxullës. Prej disa muajsh, banorët kanë kundërshtuar këtë projekt, pasi theksojnë se po dëmtohet prona e tyre.

“Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush. As ata që kanë qenë dhe as ata që do të vijnë. Edhe një muaj do të vijnë zgjedhjet dhe më pas do të harrohet. Një pjesë e banorëve janë shitur. Shteti të vijë tek ne. Kryeministri të mos bëjë sehir atje ku është , nuk ia falim. Nuk ka dallime këtu”, tha një nga banoret.bw

“Po shkulin Portin e Durrësit”, Igli Cara: Rama po fal 230 milionë euro që i takojnë qytetarëve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara tha sot në prezantimin e tij për 14 majin se qeveria përmes aferave korruptive po fal 230 milionë euro që i takojnë qytetarëve durrsakë për Portin e Durrësit.

Sipas tij bashkia është kthyer në një institucion që punëson vetëm patronazhistët.

“Në këto vite u shantazhua vota dhe u vendos regjimi. Të gjithë bien dakord që shpopullimi i vendit në këto vitet e fundit nuk janë e njëjta gjë me atë që ndodhi në vitin 1990. Të gjithë bien dakord që pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë administruar në asnjë vend tjetër. Të gjithë bien dakord që për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve ajo fjalë është: arrogancë. Të duket sikur Bashkia është agjenci punësim për patronazhistët. Po shkulin Portin e Durrësit, po marrin një pasuri kombëtare, po falen me vendim qeverie taksat e qytetarëve të Durrësit”, tha Cara.

Sipas tij “duhet të jenë 230 milionë euro që i takojnë durrsakëve, por edhe ato po falen. Tanimë edhe Porti duhet të bëhet me lekët tona. Prej vitit 2016 deri në 2022 Durrësi ishte pa plan rregullues dhe kjo për faj të Dakos, Ramës dhe Sakos. Është fakt që financat publike janë keqpërdorur, shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së qytetit kanë qenë jo eficiente. Teksa harxhojnë 10 miliardë lekë për Velierën që nuk ka përfunduar akoma, nuk u gjetën kurrë fonde për ngrohjen e shkollave”.

“Unë si dhe ju besoj fortë se ndryshimi në 14 maj do të nisë nga Durrësi. Le të bëhemi të gjithë bashkë për të rrëzuar klonimin e regjimit të Ramës në Durrës. Durrësi jeni ju, ndryshimi i qeverisjes në administrimin e Durrësit është kryefjala që na bashkon. Do bëjmë gjithçka për të kthyer Bashkinë pranë qytetarëve. Brenda 2024 integrimi i zonave të reja urbane, mbulim me shërbim transporti publik, ky është premtim”.bw

BIRN: Qeveria ka akorduar rreth 156 milionë euro për gjobat e arbitrazhit

Agjencia Balkan Insight raporton se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se do tërhiqet nga juridiksioni i Arbitrazhit Ndërkombëtar, pasi kjo gjykatë konfirmoi një gjobë prej 110 milionë eurosh ndaj qeverisë shqiptare.

Gjoba do të shkojë në favor të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Sipas BIRN, Rama e quajti gjobën skandaloze dhe deklaroi se Shqipëria mund të largohet nga gjykata.

Madje Rama tha se Shqipëria do i shkaktojë probleme kësaj gjykate, duke nisur nga java tjetër.

E megjithatë, pavarësisht këtyre kërcënimeve, BIRN shkruan se qeveria ka ndarë 156 milionë euro për gjobat e arbitrazhit, mes tyre edhe për gjobën e fituar nga Beketi.

“Disa kompani të huaja kanë paraqitur padi pranë Arbitrazhit Ndërkombëtar me rezultate të përziera. Disa janë hedhur poshtë si të pabaza, por të tjerat kanë çuar në shpërblime të mëdha kompensimi.

Ministria e Financave ka akorduar rreth 156 milionë euro për të bërë pageat, përfshirë edhe atë të Beketit,” thekson BIRN.

Ekspertët mendojnë se deklarata e Ramës për daljen nga Arbitrazhi Ndërkombëtar është më shumë një shashkë politike.

‘Pronat do t’i merrni në vendin dhe sipërfaqen siç ishin’- Belind Këlliçi me banorët e prekur nga rindërtimi

“Pronat do t`i merrni aty ku i kishit”!

Ky ishte zotimi i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, para banorëve të Kombinatit, të cilëve u janë shembur apartamentet dhe deri tani bashkia nuk u ka dhënë zgjidhje.

Gjatë takimit të organizuar nga “Grupimi për Kombinatin”, kandidati i opozitës Belind Këlliçi e cilësoi vjedhje shembjen e shumë pallateve në Kombinat, duke u marrë pronën qindra familjeve, që sot janë në qiell të hapur. Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, këto familje të përfitojnë pronën që kishin, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën sipërfaqe si më parë.

“Kjo është një vjedhje që ka ndodhur ditën për diell në Kombinat dhe shpërngulje e qindra familjeve që janë hequr nga këtu. Një pjesë e tyre janë çuar në Vaqarr, një pjesë e tyre janë çuar prapa TEC-it. Një pjesë e tyre sot janë pa bonus, një pjesë e tyre e marrin bonusin që nuk u del për një vend qeraje tjetër, për një shtëpi tjetër. Por mbi të gjitha, kam përshtypjen që biem dakord dhe konvergojmë në një pikë, nuk dinë se çfarë do të ndodhë me apartamentet e tyre. Nuk dinë se ku do t`i marrin, çfarë sipërfaqe kanë, çfarë u takon, janë të paqartë për të vetmen pronë që kanë në jetë. Me premtimin që padiskutim që qytetarët e Kombinatit, do të marrin pronën e tyre aty ku e kishin dhe me sipërfaqen e pronës aty ku e kishin”, u shpreh Këlliçi.

Katër vjet pas tërmetit, dhe pasi ka shembur dhjetëra pallate në Tiranë, Erion Veliaj refuzon të përballet me banorët që u ka marrë pronën nën preteksin e rindërtimit. Belind Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj i shmanget përballjes me qytetarët, por dhe me atë vetë, pasi sipas tij, kryebashkiaku aktual është në shërbim të ndërtuesve dhe jo të qytetarëve.

“Mirë do të ishte që kryetari aktual i bashkisë të ishte këtu para jush, mirë do ishte të ishte këtu me mua, çfarë të keqe ka. Të thoshte që: nuk kam bërë mirë, 1,2,3, ose i kam bërë mirë, gënjeni ju! Por fakti që i shmanget debatit, fakti që i shmanget çdo ditë përballjes, i shmanget përballjes me  ju, i shmanget përballjes me qytetarët, i shmanget përballjes me mua qoftë në studio qoftë ku të dojë, tregon që nuk punon për interesin e qytetarëve, po punon për interesin e atyre ndërtuesve, të cilët në interes kryesor kanë fitimin e tyre dhe jo respektimin e të drejtës së pronës”, u shpreh kandidati i opozitës para banorëve të Kombinatit.

Gjatë bashkëbisedimit me banorë të Kombinatit, Belind Këlliçi foli edhe për angazhimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për qytetarët. Ndërsa solli në vëmendje faktet e publikuara në media, që tregojnë se kryebashkiaku aktual në gjashtë muaj ka jetuar vetëm 1 muaj e gjysëm në Tiranë, Belind Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj është në panik nga premtimi për ta bërë transportin publik falas.

“Ka një panik të madh sot në Tiranë nga kampi i “Rilindjes”, i Erion Veliajt, që unë kam premtuar transport publik falas, autobusa falas. Në thelb janë po paratë tuaja që do t`u shkojnë 200 mijë qytetraëve në ditë. E kuptoni që në 6 muaj, kryetari i bashkisë ka ndenjur në Tiranë vetëm një muaj e gjysëm. Dhe kjo ka ndodhur në gjashtë mujorin e dytë të 2022, para një viti! Duhet të kuptoni që interesi i tij nuk është aspak interesi juaj, apo të kthejë taksat tuaja te ju. Ndaj ju jap një zotim këtu para jush: pas 14 majit, me Belind Këlliçin, autobusët në të gjithë Tiranën do të jenë pa pagesë”, tha Belind Këlliçi.

Para banorëve të Kombinatit, Belind Këlliçi prezantoi dhe dy angazhimet e tjera të programit të tij, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lana si dhe krijimin e 500 oazeve në çdo lagje të kryeqytetit.

“Sot kam bërë dy propozimet kryesore për mjedisin. E para: lumi i Lanës i kaltër. Pas 14 majit do të kemi lumin e Lanës një lumë normal, me ujë të pastër dhe do ta kthejmë një zonë rekreacioni. Tirana ka 569 lagje në total, nga të cilat unë do të krijojë 500 kënde pushimi, që ndërtohen midis 5 mijë dhe 10 mijë euro secila, dhe për katër vite kërkon vetëm 5 milionë euro nga buxheti i bashkisë”, tha Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit, shumë qytetarë të Kombinatit ngritën si shqetësim problemin e mungesës së ujit dhe pagesën e faturave të kripura për një shërbim që nuk e marrin.

“Paguajmë ujin pa qenë në sistem të rrjetit të ujësjellësit, jam me puse. Unë banoja te “Çabej”, aty nuk paguaja fare ujin, paguaja territorin. Kam ardhur këtu, ça flet 37 mijë lekë, ku i bëra unë 37 mijë lekë ujin. E dimë kush je, prandaj të mbështesim. Një diçka duhet të kesh parasysh në Kombinat, uji kryesore. Erion Veliaj del tek amfiteatri dhe thotë: më e vogla që ka, ka 17 orë ujë. Kombinati nuk ka më shumë se 3 orë ujë në ditë. Ka që në 2022 në janar që përfundoi ujësjellësi, dmth do kishim ujë të pijshëm kështu 24 orë. Paguajmë prej pusit lekë dhe shkojmë blejmë ujë. 60 mijë lekë në muaj të blesh ujë të pijshëm”, u shprehën disa qytetarë.

Situatën aktuale me furnizimin e ujit në kryeqytet dhe pageat  Belind Këlliçi e cilësoi si kriminale, ndërsa tha se qytetarët e Tiranës janë të vetmit në botë që paguajnë katër herë ujin e pijshëm. “Sepse ti sot, për fat të keq, bashkë me mua bashkë me gjithë banorët, jeton në të vetmin kryeqytet të botës që paguajmë katër herë ujin e pijshëm.  Një herë paguajmë UKT-n për një lidhje në rrjet, për një ujë që nuk pihet, e dinë të gjithë. Dy, shumica e familjeve, e di nga ju, e blejnë ujin që pijnë apo që gatuajnë se është e pamundur ndryshe. Paguani energjinë elektrike për pompat në çdo pallat mbi katin e dytë për të ardhur uji se nuk vjen dot. Dhe katër është kriminale ajo që ndodh për ato familje që marrin ujë me pus dhe ndërkohë paguajnë UKT-n. Kjo është e paimagjinueshme”, u shpreh Belind Këlliçi.

Në takim ishte e pranishme dhe Floida Kërpaçi, e cila u shpreh para banorëve se Belind Këlliçi është garancia e vetme që familjet e prekura nga rindërtimi në Kombinat, të marrin shtëpinë e tyre aty ku e kishin dhe me të njëjtën sipërfaqe sa e kishin. “Kushdo që mendon, që sot jeton në Kombinat, dhe i është hequr e drejta e pronës s ëtij duke i çuar në Vaqarr, në Tece, ku t`i ket dashur qejfi kësaj qeverie, duhet të reagojë. Dhe reagimi është nëpërmjet votës, është në 14 maj, është duke votuar Belind Këlliçin sepse Belind Këlliçi dhe fitorja e tij është garancia e vetme për të gjithë banorët e Kombinatit që do ta marrin shtëpinë e tyre këtu në Kombinat dhe me sipërfaqet e tyre aq sa kishin”, u shpreh kandidatja për anëtare të këshillit bashkiak.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Kombinatit, Belind Këlliçi foli edhe për paketën fiskale, ku parashikohet heqja dhe reduktimi i disa taksave dhe tarifave vendore, ku pritet të përfitojnë 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në Tiranë. Për të gjitha këto angazhime, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Kombinatit, që të votojnë ndryshimin në 14 maj.

Image

Luçiano Boçi fton qytetarët të dielën në çeljen e fushatës së tij në Elbasan me kreun e PD, Sali Berisha

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, i ka bërë një ftesë publike qytetarëve t’i bashkohen në çeljen zyrtare të fushatës së tij për kreun e kësaj bashkie nga kryetari i PD, Sali Berisha. Takimi mbahet ditën e diel më 9 prill, ora 17:30 në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit.

Boçi shkroi në Fb, këtë të shtunë: “Ju ftoj me zemër dhe ju pres me besim të merrni pjesë në çeljen e fushatës të dielën. I bindur se prania e seicilit prej nesh ban ndryshimin!” syri.net

Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj grupit “Habilaj”, tjetër trupë gjykuese

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kthen për rigjykim çështjen ndaj 4 të pandehurve të grupit “Habilaj”, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” rigjykimi do të bëhet me një tjetër trupë gjykuese. Vendimi u mor nga gjyqtarët Fuat Vjerdhja, (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare).

Dy vite më parë, GJKKO dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Tre anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj u dënuan me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Ky grup akuzohet për posedimin dhe trafikun e 4 ton kanabis në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), më datë 06.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 1/2/31 akti, datë 01.07.2021 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj, Fatmir Minaj, kundër vendimit nr. 39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

1. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/l, 22, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Moisi Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Moisi Habilaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a të Kodit penal dënimin e tij me 4(katër) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Moisi Habilaj me një dënim të vetëm 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit M.H. me 10(dhjetë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Moisi Habilaj fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nezar Seiti, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nezar Seiti, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Nezar Seiti me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit Nezar Seiti me 9 (nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Nezar Seiti fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

3. Deklarimin fajtor te te pandehurit Meridian Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Meridian Sulaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Meridian Sulaj me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim te nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit Meridian Sulaj me 9 (nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Meridian Sulaj fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Minaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 283/a/1, 28/4 te Kodit Penal dhe bazuar në nenin 334/1 te Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatmir Minaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe në bazë të nenit 333/a/2 i Kodit Penal dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për dy veprat e mësipërme penale, dënimin e të pandehurit Fatmir Minaj me një dënim të vetëm 13 (trembëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 te K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit Fatmir Minaj me 9 (nëntë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Fatmir Minaj fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet prej tij në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

5. Shpenzimet procedurale t’u lihen ne ngarkim te pandehurve Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Meridian Sulaj, Fatmir Minaj”.
Shpenzimet procedurale, i ngarkohen të pandehurve solidarisht…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Prishjen e vendimit nr.39, datë 18.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues.

Sejamini: ‘Yuri Kim shkatërroi karrierën e saj, nuk ka marrë asnjë lloj emërimi edhe pse ka aplikuar prej një viti’

Analisti Neritan Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Yuri Kim e ka shkatërruar karrierën e saj me qëndrimet që ka mbajtur ndaj opozitës shqiptare.

“Qëndrimet e ambasadores janë skandaloze dhe i kanë shkatërruar karrierën, sepse ajo po ikën nga Shqipëria, por nuk ka marrë asnjë lloj emërimi, edhe pse ka një vit që ka aplikuar.

Mandati i saj ka qenë dështim si për SHBA-të, si për Shqipërinë, kryesisht për shkak të qëndrimeve të saj të njëanshme dhe të pazakonta për një diplomate. Këto qëndrime zonja Kim nuk do t’i mbante në asnjë vend tjetër evropian.

Fatkeqësisht, edhe për shkak të këtyre qëndrimeve, marrëdhëniet miqësore që kanë pasur shqiptarët për Amerikën, janë lëkundur, sepse, ndërsa shumë mund të bien dakord për qëndrimet e saj për Berishën dhe qeverisjen e demokratëve, askush nuk bie dakord me qëndrim e saj dashamirës ndaj qeverisë, pa e kritikuar asnjëherë të vetme.

Ajo po mbush katër vite në Shqipëri, në një nga vendet më të korruptuara, me skandale fenomenale, që kanë bërë bujë në të gjithë botën dhe ajo, jo vetëm nuk ka mbajtur një qëndrim minimal kritik, apo të shprehë ndonjë hezitim, por ka treguar një dashamirësi publike, duke bërë një karshillëk publik për marrëdhënien e saj të mirë me njerëzit.

Në fakt ajo është ambasadore e nivelit të ri, sepse bëhet për herë të parë ambasadore, sepse përfaqëson kuotat e minorancës, është grua dhe në politikat e promovimit të Departamentit të Shtetit ajo ka prioritet. Ajo ka demonstruar në këto vite papjekurinë e saj në vendimmarrje. E ka marrë politikën shqiptare lehtësisht, pa kuptuar rolin e kulturës politike, që qëndrimet e saj mund të keqpërdoren dhe u zhyt në një histori nga e cila nuk ka dalë deri më sot”, u shpreh Sejamini.

‘Lana e pastër dhe korridor i gjelbër, 500 oaze në lagjet e Tiranës’: Belind Këlliçi paraqet Programin për Mjedisin

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për mjedisin dhe pyjet në Tiranë. Në një tryezë me përfaqësues të botës akademike dhe shoqërisë civile, Këlliçi tregoi planin ambicioz për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ujërave dhe tokës në Tiranë. Që në nisje të preznatimit të programit, Belind Këlliçi evidentoi faktin se gjatë 8 viteve Tirana është kthyer në një nga qytetet me më pak hapësira të gjelbërta, për shkak të hapjes së shesheve të ndërtimit për kulla.

“Në Tiranë në 8 vitetet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t`i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit të kryeqytetit edhe për ta shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Tirana për fatin tonë të keq është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Ndotja në vetvete është pasojë e betonizimit padiskutim, pakjes së gjelbërimit dhe trafikut të rënduar”-tha Këlliçi.

   Si pikë kyçe e programit për mjedisin dhe pyjet, është ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lanë. 

Belind Këlliçi tregoi sesi do të realizohet kjo.

“Lumi Lana, brenda mandatit të parë, do të kthehet në një hapësirë pushimi dhe rekreacioni. Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lanë, në liqenin artificial apo atë të Farkës. Në segmentin lumor, nga “Materniteti i Ri” e deri te “Pallati me Shigjeta”, kudo ku të saktësojnë ekspertët e fushës, do të shtrohen tuba në skarpatën e lumit, që do të mundësojnë kalimin e ujërave të zeza nga daljet e deritanishme me dy kolektorë me kapacitet të madh, të cilët do të lidhen me impiantin e ujërave të zeza në Kashar”-u shpreh kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës.

Një tjetër angazhim ambicioz, është ai për ndërtimin e 500 parqeve të gjelbërta në lagjet e kryeqytetit. Belind Këlliçi u shpreh se këto oaze do ta bëjnë qytetin një vend të jetueshëm për të gjithë qytetarët.

“Ajo çka ne propozojmë, që janë 500 oaze të gjelbërta, apo 500 vendpushime në qytet, nga nji për secilën lagje. Nëpërmjet tyre do ta transformojmë Tiranën nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbërta pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komuniteti ku ka banorë”-tha Këlliçi.

Lidhur me këtë projekt, Belind Këlliçi prezantoi edhe kostot, që sipas tij, nuk shkojnë më shumë se 5 milionë euro në total.

“Kostoja varion nga 5 deri në 10 mijë euro maksimumi. Pra ëshë në total një faturë që shkon diku te 5 milionë euro për një mandat dhe që ndryshon komplet jetën dhe situatën e gjelbërt dhe situatën sociale në çdo lagje të qytetit. Po shihnim një statistikë, që vetëm në vitin e fundit, në 2022, bashkia e Tiranës ka mbledhur nga “Tirana Parking”, pra nga shërbimi i parkimit në Tiranë, tarifa e parkimit, rreth 5 milionë euro dhe në 4 vjet do të thotë rreth 20 milionë euro. Ne kërkojmë 1 të katërtën e kësaj, 5 milionë euro, për të bërë 500 oaze” -tha Këlliçi.

Por plani I Belind Këlliçit për shtimin e hapësirave të gjelbërta, kapërcen kufijtë e zonës së banuar të kryeqytetit. Ai prezantoi angazhimin, për të ndërtuar të paktën 6 parqe publike në kurorën e Tiranës, me sipërfaqe që shkojnë  më shumë se 2 mijë hektarë në total.

“Vazhdojmë me premtimin e radhës që ka të bëjë me ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës. Duke nisur me parkun e Gollogjenit, me një sipërfaqe prej 2 mijë hektarësh. Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, që zë një sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, me një sipërfaqe rreth 200 hektarë. Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë me sipërfaqe rreth 100 hektarë. Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë, me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Dhe parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës, që zë një hapësirë diku te rreth 20 hektarë”-tha Belind Këlliçi.

Ulja e ndotjes do të jetë një tjetër prioritet gjatë drejtimit të bashkisë nga Belind Këlliçi. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, tregoi se që në nisje të punës si kryetar i ardhshëm i bashkisë, do të instalojë 25 stacione të monitorimit të ndotjes së ajrit dhe 60 stacione për zhurmat. Gjithashtu, Këlliçi tregoi se bashkia do të krijojë një ekip monitorimi për cilësinë e karburanteve që shiten në kryeqytet.

“Çështja e ajrit! Do të kemi brenda 30 ditëve të para të mandatit tim si kryetar bashkie, një plan të integruar për cilësinë e ajrit dhe monitorimin e zhurmave në qytet. Do të instalojmë rrjetin e 25 stacioneve fikse për ajrin dhe 60 stacioneve për zhurmat. Ku do të kemi monitorim 24 orë “non stop” dhe rezultate transparente në kohë reale.

Do të ulim nivelin e ndotjes nga karburanti me dy mënyra: e para; duke ngritur parkime në pikat hyrëse të qytetit, me transport falas, me parkimet që do të quhen “Parko dhe vazhdo”. Do të doja që ne të ngrinim një ekip monitorimi të cilësisë së karburantit në të gjitha pikat e karburantit që tregtojnë karburant në Tiranë.

Do të bëjmë transparente të gjithë kualitetin e karburantit që shitet në kryeqytet, duke shkuar në pikat e karburantit, duke bërë matjet, dhe duke i bërë transparente duke vendosur një tabelë në çdo pikë për të informuar qytetarët për karburantin që po blejnë” – u shpreh Këlliçi.

Nuk e kontrollon si në Shqipëri- Rama: Do të dalim nga Gjykata e Arbitrazhit

Kryeministri Edi Rama pranoi indirekt se qeveria shqiptare duhet të paguajë një gjobë prej 110 milionë eurosh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi pasi ka humbur përfundimisht gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Por meqë këtë gjykatë të rëndësishme nuk e kontrollon dot siç bën me gjykatat në Shqipëri, Rama paralajmëroi se do të dalë nga kjo gjykatë.

“Me këtë gjykatë ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme.

Nga e cila madje po analizojmë edhe daljen fare nga juridiksioni, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur,” tha Rama.

Kryeministri shqiptar nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësi për skandalet e shumta të qeverisjes së tij.

Ndërkohë që skandali i gjobës prej 110 milionë eurosh është një përgjegjësi personale e tij. syri.net

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka paraqitet sërish në SPAK

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka paraqitet në SPAK. Kjo është hera e dytë që ministrja Xhaçka thirret në SPAK, ku janë të hapura dy çështje.

Bëhet fjalë për një kallëzim për përdorimin e helikopterëve që është denoncuar nga deputetja e PD Albana Vokshi dhe kallëzimet e ish-ushtarakut Artur Meçollarit për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit.bw

Studiuesi polak: Shqipëria, i vetmi vend europian pa antisemitizëm Nga Tomas Kamusella

Autori Tomas Kamusella është studiues, profesor në Departamentin e Historisë në Universitetin e St Andrews, Skoci.

 

Në fund të 2015, me ftesë të një esperantisti të njohur shqiptar, Bardhyl Selimit,  unë erdha në këtë vend. Nuk e dija se çfarë më priste. Përfytyrimi i përhapur për Shqipërinë si një autarki komuniste e trilluar, ende qendronte në kokën time, pavarësisht se sistemi totalitar ishte çmontuar tashmë njëzet e pesë vite më parë. Bardhyli më shëtiti në kryeqytetin Tiranë dhe me durim më shpjegoi momentet e ndërlikuara të historisë së re të Shqipërisë, të përjetuar nga ai vetë, nga familja dhe miqtë e tij.

Nga ana ime, unë mbajta ligjërata në disa universitete në Tiranë dhe në Kosovën fqinje, nga e ka prejardhjen vetë Bardhyli. Pas një diskutimi në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, Adam Erlich u afrua te unë. Vite më pare, ne ishim takuar shkurt në Poloni dhe mbajtëm korrespondencë për ca kohë, sepse ai po bënte kërkime për disertacionin e doktoraturës për rajonin e Europës Qendrore të Silezisë së Epërme. Qëlloi që kjo të ishte edhe një fushë kërkimi e imja, prandaj patëm shkëmbyer mendime për të.

Tomasz, Enida dhe Adam ne Oda – (Fotografia: Tomasz Kamusella)

Sa takim i këndëshëm qe ai! Adami dhe bashkëshortja shqiptare Enida, më njohën me Tiranën paskomuniste, të krijuar me rënien e komunizmit nga mërgimtarët perëndimorë dhe profesionistët e rinj vendas. Falë Natës së muzeumeve, ne shijuam pikat kryesore dhe vendet e ngjarjeve kulturore deri natën vonë. Pastaj erdhi kulmi me kuzhinën tradicionale për darkë në restorantin e njohur ODA. Ky restorant ndodhet në atë që quhet Tirana e Vjetër ose tani Pazari i Ri, më së shumti i dëmtuar nga “tërmeti” i 1967 , në vazhdën e fushatës politike të ndarjes me të kaluarën e prapambetur, përfshi edhe trashëgiminë kulturore. Atë vit vërtet ra tërmet i fortë në zonën e Dibrës. Disa thonë se tërmeti ishte një ndëshkim për heqjen zyrtarisht nga shteti të institucioneve fetare, në fillim të atij viti. Si rezultat, Shqipëria komuniste u bë vendi i parë në botë dhe i vetëm ateist.

Duke shëtitur nëpër qytetin e vjetër për te ODA , pranë Pazarit të Ri (që së shpejti do rikonstruktohej), pashë një ndërtesë trekatëshe që ishte ngjyer jo mirë nga jashtë. Muri i ballkonit të një apartamenti të saj në katin e dytë ishte dubluar jo mjeshtërisht me një Yll të stërmadh të Bardhë të Davidit. Në disa vende boja ishte lëpirë poshtë duke dhënë formën e një kobureje dhe si rrënjët e një peme. Unë ia tregova këtë yll Adamit dhe isha i tmerruar nga kjo shprehje e dukshme inati antisemitist, sipas meje. Miku im më qetësoi me një prekje të lehtë në sup. Jo, nuk është ajo që po mendon tani, më tha ai. Nuk dija si t’i shpjegoja fjalët e Adamit, deri sa e kuptova që ai kish vetë prejardhje hebreje . Ai vijoi duke thënë se bëhet fjalë për familjen e Shvarcëve. Ata janë thjesht krenarë se janë hebre. Në këtë mënyrë ata u njoftojnë të qënit hebre miqve dhe kalimtarëve.

Ballkoni në ditët e sotme (2020) është i vendosur mbi një rresht dyqanesh të katit të parë, në Pazarin e Ri të përtrirë, ndërmjet rrugëve Shenasi Dishnica dhe Shemsi Haka (Fotografia: Adam Ehrlich)

 

Ky ishte një lajm për mua, unë doja ta kisha bërë një foto të këtij grafiti atëhere. Rëndësia e saj m’u paraqit vetëm pesë vjet më vonë. Kudo tjetër në Europë, bërja e njohur e pranisë së një hebreu në këtë mënyrë do ishte e pamendueshme. Madje edhe në vende të tilla tolerante si Britania, Franca ose Hollanda ku lulëzojnë bashkësitë hebreje pas Holokaustit, dhe ku hebrejtë kanë ende një profil të ulët dhe pëlqejnë të kufizohen në vetvete. Është vendosur mirë një masë paraprake dhe taktikë mbijetese. Ata kanë mësuar tashmë që 70 vjet pas Holokaustit mund të jetë ende e rrezikshme për t’i zbuluar të qënit hebre haptazi çdo njeriu tjetër, përveç atyre të bashkësisë së vet. Veshja e rrobes karakteristike jashtë sinagogës ose lagjes së hebrejve shmanget nga frika e ndonjë sulmi antisemit . Dhe, në se shfaqet i pikturuar Ylli i Davidit në një ballkon, kjo mund të nxisë antisemitët të kërkojnë personat që banojnë aty si “hebrej të padëshiruar”, kështu duke u bërë ata objekt i ndonjë sulmi të dhunshëm.

 

Tomasz, Adami dhe Bardhyli në restorantit e peshkut Kripë dhe Piper, Tiranë 2015 (Photo: Bardhyl Selimi)

Por ja, doli se Shqipëria është ndryshe nga pjesa tjetër e Europës. Që këtu, bezdisja që ndjeva në fillim mu kthye në të mirë. Mu hapën sytë dhe kuptova sa pak dija për këtë vend dhe banorët e tij.

Rritja e antisemitizmit në Europë

Historia e Europës, që nga periudha e Mesjetës deri dot, ka qenë shënuar nga një antisemitizëm i theksuar. Kristianizimi i kontinentit shpërndau urrejtje për hebrejtë, të cilët kqyreshin në mënyrë stereotipe si “vrasësit e Jezusit” . Vdekja e Zezë në mes të shekullit 14 vrau miliona në Europën mbarë, në Afrikën e Veriut dhe në Azi. Kjo pandemi u përhap më shumë në Europën Perëndimore, falë dëndësisë së lartë të popullsisë atje, që ishte mizëri në shumë qytete dhe qyteza. Në këtë epokë fetare, pandemia interpretohej si një ndëshkim i Zotit për mëkatet e njerëzve. Sundimtarët dhe klerikët shpesh i kallëzonin hebrejtë për këtë murtajë . Si rrjedhojë, bashkësitë hebreje të zonës iu nënshtruan pogromeve, grabitjeve dhe dëbimeve nga Europa perëndimore. Mbijetesa e rafinuar e tyre në Vëenedik u bë e mundur vetëm në një lagje ku ata ndërtuan mure mbrojtës në vitin 1516 .Në këtë mënyrë lindi institucioni i gettos .

Hebrejtë e dëbuar nga Perëndimi i kontinentit gjetën strehë në Iberinë e atëhershme ende islame dhe në Europën Qendrore. Ky rajon i fundit shumëetnik dhe shumëfetar i monarkive të Hungarisë dhe Polonisë-Lituanisë, i shpëtoi pandemisë pa dëme, falë dëndësisë më të ulët të popullsisë dhe mungesës së qytezave dhe qyteteve . Ripushtimi i krishterë i Iberisë përfundoi në vitin 1492. Pa dallim, u dëbuan myslimanët dhe hebrejtë ose ata duhet të ktheheshin në të krishterë me detyrim . Fuqitë e krishtera të Spanjës dhe Portugalisë, megjithatë kurrë nuk e besuan këtë “konvertim”. Prandaj të ashtuquajturit “të krishterë të rinj” u dëbuan gjithashtu në shekullin 17. Kjo i përsëriti valët e të ikurve hebrej dhe myslimanë që gjetën strehë në Marok dhe nëpër Perandorinë Otomane. Në atë kohë, kjo e fundit shtrihej nga Algjeria e sotme deri në Irakun e sotëm.

Revolucioni francez dhe luftërat napoleonike që pasuan atë, lajmëruan periudhën e re në historinë e Europës. Përveç shkatërrimit dhe vdekjes, këto ngjarje përhapën idealet e barazisë, lirisë dhe solidaritetit nëpër kontinent. Qytetaria e barabartë me të njëja të drejta dhe përgjegjësi u shtri gjithashtu për hebrejtë. Dallimet në pronë u hoqën dhe ndarja e shtetit dhe e kishës e bëri fenë një çështje private për qytetarin. Emancipimi u përhap nga Franca në Britani, Gjermani dhe Austri. Si rezultat, bashkësitë hebreje u rivendosën në Europën perëndimore, ku mundësitë ekonomike dhe arsimore ishin me tepri, ndryshe nga kudo qoftë tjetër vend në kontinent. Ndërkohë, Perandoria Ortodokse Ruse pat fituar një numër të madh tokash në Europë në kurriz të Poloni-Lituanisë, Suedisë dhe Perandorisë Otomane. Shumica e hebrejve jetonte në këto zonë. Me qëllim që mos t’i lërë hebrejtë “ta ndotin” Rusinë e shenjtë, në këto vende të reja të aneksuara, Shën Petersburgu caktoi një zonë vendosjeje. Hebrejtë ishin të lejuar të vendoseshin vetëm në këtë zonë dhe nuk lejoheshin të lëviznin kudoqoftë tjetër në Perandorinë Ruse.

Ndërsa banorët e krishterë dhe myslimanë të seksionit europian të Rusisë u njohën ligjërisht si “subjekte” (qytetarë). Hebrejtë shikoheshin si “alienë” mezi të tolerueshëm. Termi perandorak ligjor për ata, ishte innorodtsy, fjalë për fjalë do të thotë “ i lindur kudoqoftë tjetër (por jo në Rusi). Pra bashkësitë hebreje të Zonës jetuan në vijimësi dhe në paqë në këto vende për qindra vjet, të paktën nga shekulli 12 deri 14. Nuk është e befasishme që kryengritjet sociale-ekonomike dhe politike që mbërthyen Perandorinë Ruse iu veshën, pa dallim, hebrejve, gjë që shpuri në pogrome të panumurta nëpër zonën e vendosjes së tyre, veçanërisht me fillimin e shekullit 20 . Sulmet ushtarake dhe ekspansioni rus në Ballkan gjatë shekullit 19, në kurriz të Perandorisë Otomane, solli ideologjinë dhe praktikën e antisemitizmit në këtë zonë . Për shembull, kushtetuta e Rumanisë- një vend i ngritur me ndihmën e Rusisë- në mënyrë të posaçme i përjashtonte hebrejtë dhe myslimanët nga qytetaria rumune . Kryengritjet ose ndërhyrjet ushtarake që shpunë në themelimin e Greqisë dhe Bullgarisë si shtete në 1820 dhe 1878, përkatësisht, u pasuan nga pogrome dhe dëbime të myslimanëve dhe hebrejve.

Të gjitha shtetet pas-otomane të themeluara në shekullin 19 (dmth Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia) përqafuan krishtërimin ortodoks si fe shtetërore. Ky fakt i vuri ata gjithnjë e më thellë nën ndikimin rus, sepse Perandoria Ruse ishte e vetmja fuqi botërore ortodokse. Ky ndikim erdhi plotësisht bashkë me pakon ideologjike dhe politike të modernizimit në stilin rus, përfshi këtu edhe antisemitizmin. Antizemitizmi rus skicoi edhe traditën ortodokse vendase të shmangies së hebrejve dhe gjithashtu të asaj të Europës perëndimore, falë përpjekjeve modernizuese të Shën Petersburgut për të kopjuar teknologjinë perëndimore, elementët qeverisës dhe përzgjedhës të politikës dhe organizimit shoqëror.

Më në fund, premtimi për emancipimin europiano- perëndimor në fillim ishte me dridhje, i shtrirë për hebrejtë e Rusisë vetëm me revolucionin rus të 1905. Por zona e vendosjes u shkri fare vetëm kur Perandoria Ruse u shemb me revolucionin e 1917. Ndërkohë, Ҫështja e Dreyfusit (1894-1806) në Francë futi kufizime në emancipimin e hebrejve në Europën perëndimore që u dukën qartazi. Antisemitizmi faktik europo-perëndimor që mori shkas nga Zionizmi (apo nga nacionalizmi i mbështetur në gjuhën hebreje), solli në themelimin e shtetit të Izraelit në 1948.

Ndërkohë, duke filluar nga 1890, shumë parti politike e përqafuan antisemitizmin si element i rëndësishëm i programeve të tyre në Austro-Hungari dhe në Perandorinë Gjermane.

‘Antisemitizmi modern’ lindi dhe u përhap nëpër Europë, nga Portugalia në Rusi, nga Britania në shtetet kombëtare të Ballkanit. Në këtë kontekst, shumë politikanë të njohur dhe mendimtarë i akuzonin hebrejtë për Revolucionin Bolshevik dhe rritjen e shtetit komunist të Bashkimit Sovjetik.

Nga përjashtimi otoman te Holokausti

Me gjithë vështirësitë në rritje shoqërore, ekonomike dhe politike të shkaktuara nga modernizimi dhe trysnia e ushtruar nga Europa Perëndimore dhe Rusia, Perandoria e vonë Otomane vijonte t’i mirëpriste hebrejtë . Por ndryshe nga opinionet thjeshtësuese të disa komentatorëve, kjo perandori islamike nuk ishte një shembull tolerance dhe i të drejtave të njeriut. Për shembull, skllavëria si institucion i ligjshëm.
Organizimi shoqëror politik i bazuar në sheriat i shoqërisë otomane fliste për milete të caktuara nga pikëpamja fetare. Këta ishin autonomi joterritoriale për grupe fetare monoteiste të ndryshme, ndër të tjera edhe për hebrejtë. Autonomi të ngjashme jo territoriale siguronin gjithashtu tolerancën për hebrejtë, myslimanët dhe protestantët në monarkitë e hershme moderne katolike të Hungarisë dhe Polonisë- Lituanisë në Europën qendrore . Sidoqoftë, jokatolikët e toleruar në këto shtete dhe jomyslimanët e toleruar në Perandorinë Otomane duhej të paguanin taksa më të larta se sa katolikët dhe myslimanët, përkatësisht. Toleranca fetare vinte me një çmim, por kjo ishte një karakteristikë që vijoi e organizimit shoqëror- politik të Ëuropës qendrore gjatë periudhës së hershme moderne dhe në Perandorinë Otomane deri në shpërbërjen e saj faktike në 1912-1924.

Është e qartë, që toleranca otomane nuk qe pa kushte. Humbja shumë e madhe e territoreve përgjatë Detit të Zi për llogari të shteteve kliente të Rusisë në Ballkanin otoman kushtoi miliona jetë myslimanësh dhe shpuri miliona të tjerë refugjatë myslimanë (muhaxhirë) në Perandorinë e tkurrur otomane . Tragjedia shpuri në hakmarrje në pjesët kufitare otomane, ndër të tjera në gjenocidin e 1915 të miletit të armenëve dhe asirirëve në Anadollin lindor në kufijt e rrezikuar me Rusinë gjatë Luftës së Madhe .
Pra, të tilla haraçe nuk u kërkuan nga mileti i hebrejve, me gjithë faktin që antisemitizmi i dënoi shumë hebrej europianë të kërkonin strehë në Palestinën otomane ( atëhere të ndarë midis Sanxhakut të Jeruzalemit dhe një të tretës jugore të Vilajetit të Beirutit). Pas Ҫështjes së Dreyfusit, lëvizja zioniste u bashkua. Ata bënë thirrje për një atdhe hebre në ‎ אֶרֶץ יִשְׂרָאֵל Eretz Yisrael (Vendi i Izraelit), dmth në Palestinën historike.

Në vitin 1917 Londra gjithashtu dha një premtim të vakët për zionistët për një shtet izraelit në të ardhmen që mund të ngrihej në Palestinë. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Britania e sundonte Palestinën me mandat, duke përgatitur një pavarësi të mundëshme të saj. Megjithë antisemitizmin në rritje, shumica e hebrejve të botës jetonte në Europë dhe nuk kishte ndërmend të lëvizte për në Palestinë.
Gjermania naziste udhëhoqi Holokaustin e hebrejve dhe të romëve duke ndryshuar rrënjësisht këtë barazi. Hebrejtë u asgjësuan nga gjermanët dhe austriakët, krahas aleatëve të Gjermanisë naziste, dmth Belgjikës, Bullgarisë, Kroacisë, Francës, Hungarisë, Italisë, Hollandës, Norvegjisë, Rumanisë, Serbisë ose Sllovakisë. Popullsi me shumicë etnike (kombëtare) (dmth bjellorusët, çekët, estonianët, grekët, letonezët, lituanët, polakët, rusët ose ukrainasit) në territoret e përfshirë drejpërdrejt në Perandorinë e Madhe Gjermane ose nën pushtimin gjerman, i ndihmuan gjermanët dhe austriakët në gjuetinë e hebrejve dhe në transportimin e tyre për në kampet e asgjësimit.

Qytetërimi i tërë Ashkenazik i Europës i tokës hebreje dhe hebrejtë sefardikë të Ballkanit u asgjësuan ndërmjet viteve 1941 dhe 1945. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë hebrej mbijetuan në brendësi të Bashkimit Sovjetik. Si rrjedhojë, ata u kthyhen në shtëpi në Europën Qendrore vetëm për t’u përballur me pogrome të mëtejshme dhe vrasje nga duart e fqinjëve dhe bashkëqytetarëve të tyre. Për më tepër, në asnjë kohë Blloku Sovjetik nuk e përqafoi antisemitizmin, veçanërisht duke filluar nga vitet e para pas 1950 . Si rezultat, të gjithë të mbijetuarit nga Holokausti në Europën qendrore ose Bashkimim Sovjetik ose u dëbuan ose u përpoqën të largohen në vitet 1990. Destinacionet e tyre kryesore ishin Amerika e Veriut dhe shteti hebre i Izraelit, i themeluar në Palestinë në 1948. Kishte për të qenë më e ndjeshme ta detyroje Gjermaninë të bënte të paktën disa amendime për Holokaustin, për shembull, për shembull duke dorëzuar një pjesë të territorit të saj për shtetin kombëtar hebre (Yidishland) në Europën qendrore. Për një momentm një mundësi e tillë tantalizuese u duk në mes të viteve 1940. Në 1945, në Konferencën e Potsdamit, Aleatët ia dorëzuan rajonin gjerman të Silezisë së Poshtëme Polonisë që ishte nën kontrollin sovjetik. Hebrejntë e mbijetuar të Polonisë u trimëruan për të krijuar një autonomi hebreje komuniste. Por, në 1948 Kremlini e përqafoi antisemitizmin si një politikë e Bllokut Sovjetik lidhur me hebrejtë. Për më tepër, u vendos që Polonia e pasluftës do ishte një shtet kombëtar komunist për polakët etnikë (dmth vetëm katolikët që flisnin polonisht)

Krijimi i Izraelit solli dëbimet e shumicës së myslimanëve vendas (arabëve)
Kjo ngjarje e hidhur, e njohur si Nakbah (katastrofë) u dha shkas ndëshkimeve nëpër vendet arabe të Magrebit dhe Lindjes së Mesme. Nga këto zona bashkësitë e vjetra prej shekujsh të hebrejvë sefardikë janë përzënë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të pas luftës botërore duke vulosur fundin e tashëm të gjysmës së mijëvjeçarit otoman të mikpritjes së hebrejve .
Disa sefardë kanë mbijetuar edhe sot në Turqi, e cila qendroi asnjanëse gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në ditët e sotme në ditët e sotme po vërehet një vërshim i nacionalizmit turk I shoqëruar nga një shoqërim i ringjalljes islamike (nganjëherë e shprehur me akte antisemite ) që i bën hebrejtë e vendit të ndjehen më pak të mirëpritur. Situata po i bind ata të mërgojnë në Izrael dhe në Perëndim . Njëkohësisht, një rritje e ndjeshme e krimeve antisemite vë në pyetje qendrueshmërinë e bashkësive hebreje të ringjallura në Europën perëndimore në Francë, Hollandë dhe Gjermani .
Një zonë ende e paprekur nga Holokausti ndaj bashkësive hebreje historikisht për një kohë të gjatë mbetet Britania. Por në klimën e tashme politike, e ardhmja e tyre nuk duket kaq e sigurt.

Përjashtimi shqiptar

Kjo “normë” dhe ky “normalizim” i përsëritur në Europë, dhe më shumë kohët e fundit gjithashtu në Lindjen e Mesme dhe në Magreb e ka rritur befasinë time për mungesën tradicionale të antisemitizmit në Shqipëri , për të cilën Senati i SHBA i lavdëroi shqiptarët në njëqindvjetorin e shtetit të tyre në 2012 . Befasia ishte më e madhe sepse para se të vija në Shqipëri në 2015, nuk kisha dëgjuar kurrë rreth vijimësisë se mënyrës otomane të mikpritjes për hebrejtë në Shqipëri. Mendoja me veten time të lexoja për historinë e hebrejve në Europë, por shumë libra dhe artikuj që unë lexova për këtë temë, sidoqoftë nuk e përmendnin çështjen jo kaq të parëndësishme të shpëtimit të hebrejve.

Natyrisht, pata dëgjuar rreth mitit të përsëritur shpesh që aleati i Ballkanit gjerman i kohës së luftës, Bullgaria kishte qendruar me guxim ndaj Berlinit dhe kishte kundërshtuar të dërgonte hebrejtë vendas në Auschwitz. Histori ndjellamirë për konsumim ndërkombëtar dhe nxitje për një krenari kombëtare më tepër si një fshehje se sa diçka që mund të shihej zyrtarisht nga të gjithë. Në të vërtetë, Kisha Ortodokse Bullgare e bllokoi një asgjësim të ardhëshëm të hebrejve të vendit por elita kombëtare nuk e pëlqeu këtë ide, nga ana e saj. Të gjithë ata nuk panë diçka të gabuar kur i shpronësuan hebrejtë “e tyre” dhe kur i shpunë ata në kampet e punës së detyruar . Nga ana tjetër, në “tokat e reja” të aneksuara nga Bullgaria në kurriz të Jugosllavisë (dmth Maqedonia e Veriut) dhe Greqisë (pikërisht të Thrakës Perëndimore), Sofia bashkëpunoi me zell me Berlinin dhe, në përfunmdim, i dorëzoi hebrejtë për asgjësim. Bullgaria nuk e pati problem duke paguar me jetën e këtyre hebrejve për të mirën dhe dhuratën bujare që i dha Gjermania me këto toka të reja.

Shqipëria ishte një rajon periferik në Perandorinë Otomane, mjaft larg nga kryeqyteti perandoak i Kostandinopojës (Stambollit). Sistemi i bazuar te miletet për tolerancën mbijetoi në tokat shqiptare deri në dy luftërat fatale ballkanike në Europën juglindore që pa ndërpreje vijoi me Luftën e Parë Botërore
Hebrejtë nuk kanë qenë kurrë të shumënumurt në Shqipëri, ishin vetëm disa dhjetëra. Mirëpo prania e tyre në Shqipëri ndihet që në lashtësi.
Shtetet kombëtare ortodokse për rreth- Bullgaria, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia- synonin ndarjen e Shqipërisë, sikurse kishin bërë në rastin e rajonit otoman të Maqedonisë dhe popullsisë shumëfetare (shumë miletëshe) dhe shumë gjuhësore. Sidoqoftë, anëtarët shqipfolës të miletëve të katolikëve, myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë vendosën t’i bashkojnë forcat e veta me qëllim që të parandalonin një skenar kaq të mosmirëpritur. Në vitin 1912 ata shpallën një shtet kombëtar shumëmiletësh të Shqipërisë, të bashkuar nga gjuha dhe jo nga feja. Një vit më vonë, Fuqitë e Mëdha e njohën këtë shtet.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtria serbe, në tërheqje, e pushtoi Shqipërinë , e ndjekur nga pas prej forcave austro-hungareze, pët t’u bashkuar me ato franceze dhe italiane. Por Shqipëria u rivendos si shtet nga mesi i vitit 1920 Ajo u vu përsëri nën qeverisjen dhe strukturat shtetërore që qeveritarët ushtarakë austro-hungareze kishin ndërtuar dhe ushqyer gjatë luftës.

Nuk është për tu befasuar, që për shkak të pasigurisë dhe paqendrueshmërisë në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore, në Shqipëri kanë jetuar 150-200 hebrej (në vitin 1930) . Por rritja e shpejtë e antisemitizmit në Europë ndërmjet dy luftrave të frymëzuara nga Gjermania naziste, shkaktuan një ngritje të thiktë të numrit të hebrejve në vend. Së pari, në vitet e para 1930 ambasadori amerikan në Tiranë, Herman Bernstein, ndërmori një nismë për një marrëveshje për vendosjen e hebrejve të rrezikuar në Shqipëri. Po të mos ndodhte Lufta e Dytë në Shqipëri hebrejtë do kishin një atdhe të ri ku shqiptarët e miletit të përtrirë hebre do bashkëjetonin krahas bashkëatdhëtarëve katolikë, myslimanë dhe ortodoksë.

Në vitin 1934 e tërë Europa ziente nga antisemitizmi i tërbuar. Ambasasori Bernstein e lavdëronte Shqipërinë duke vënë re se “Shqipëria mund të jetë ndër vendet e rralla në Europë sot ku paragjykimi fetar dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse shqiptarët vetë janë të ndarë në tre besime. Si rrjedhojë, në vitin 1935 mbreti iI Shqipërisë, Zogu i Parë, i urdhëroi ambasadat dhe legatat në Europë të lëshojnë pasaporta shqiptare për hebrejtë që do dëshironin të vendoseshin në Shqipëri.

Në vitin 1937, rreth 300 hebrej jetonin në Shqipëri. Këtë vit monarku shqiptar u njohu hebrejve bashkësinë etno-fetare të tyre (miletin) me të drejta të plota.

Dy vite më vonë, në prill 1939, Italia e pushtoi dhe e aneksoi Shqipërinë. Por masat antisemite të Romës, ndonëse të pasqyruara në ligjet italiane, nuk u morën parasysh në Shqipëri. Qeveritarët italianë nuk kërkonin t’i përdornin ato me detyrim. Si rezultat, të tjerë hebrej u dyndën këtu nga Europa qendrore. Në fund të 1938, rreth 200 të ikur hebrej arritën në Shqipëri.
Dhe ata kanë ardhë me ndihmën e shërbimit diplomatik shqiptar. Një valë tjetër erdhi në çerekun e parë të 1939.
Nuk është për t’u befasuar, që në maj 1939, Roma i kërkoi qeverisë kolaboracioniste shqiptare të deportonte 400 hebrejtë jo rezidentë në Shqipëri, por nuk ia doli dot.
Në vitin 1941 koalicioni i Boshtit të Bullgarisë, Gjermanisë, Hungarisë dhe Italisë e sulmoi dhe e ndau Jugosllavinë. Roma e bëri Malin e Zi një vendqeverisje italiane (në fakt të varur). Ndonëse shumica e bregdetit, përfshi Gjirin e Kotorit (Cattaro) u përfshi drejt te Italia Shumë shpejt paskëtaj, nga zona e Gjirit të Kotorit, 192 hebrej arritën në Shqipëri. Në shtator 1941, një valë tjketër për 350 të ikurish hebrej erdhi nga bregdeti dalmat, pjesë të përfshira në Itali ose të kaluara gjatë kohës së luftës së Kroacisë.
Gjatë luftës, shqiptarët pranuan rreth 1800 hebrej të huaj, që do thotë se numri i përgjithshëm i hebrejve në vend u rrit të paktën dhjetë herë, deri në 2300 vetë.
Pasi Italia bëri paqe të njëanëshme me aleatët dhe u tërhoq nga konflikti në vitin 1943, Gjermania e pushtoi atë dhe pronat e saj në Ballkan, përfshi Shqipërinë. Trysnia mbi qeveritarët kolaboracionistë shqiptarë ishte për dorëzimin e hebrejve të vendit dhe dërgimin e tyre në Auschvitz. Nëpunësit civilë shqiptarë kundërshtuan. Forcat gjermane dolën në terren, e përsëritën kërkesën, por nuk ndërhynë ushtarakisht.
Ky ishte çmimi për asnjanësinë miqësore të Shqipërisë kolaboracioniste. Berlinit iu desh ta gëlltiste këtë pilulë të hidhur.
Shqiptarët i ndihmuan me sa mundën dhe i fshehën hebrejtë, i pajisën me dokumente që i paraqisnin ata si myslimanë apo katolikë vendas . (por zakonisht jo me domosdoshmëri për t’i konvertuar ata )

Kjo nuk qe vetëm tradita e fundit otomane e mileteve që e trimëronte këtë tolerancë aktive. Një ndikim të fortë kishte trashëgimia nga Kanuni mesjetar (kodi ligjor) që përcaktonte këtë qendrim.

Në përputhje me parimin e Besës nga Kanuni (pengu i nderit), jeta dhe mirëqënia e mikut që të ka ardhë në vatër, duhet të ruhet me çdo çmim . Xhafer Deva, ministër i punëve të brendëshme në vitet 1943-1933, i cili ishte antisemit, pasi ishte edukuar në një shkollë të mesme gjermane në Selanik. Ai ndihmoi në themelimin e një divizioni SS shqiptar “Skëndërbej”. Gjithashtu ai urdhëroi disa ekzekutime te antifshistëve shqiptarë . Por jo për gjë tjetër veç detyrimi i Besës e ndaloi atë të plotësonte kërkesat e gjermanëve për t’u dorëzuar hebrejtë dhe për të hartuar listat emrore të hebrejve për deportim.

Normat e mbajtura të traditës otomane të mileteve dhe Kanuni ishin më të dobëta në shqiptarët në Kosovën nën Jugosllavi, që Italia ia ngjiti Shqipërisë së kohës së luftës. Para të gjithave, vija e ndarjes etno-gjuhësore në këtë rajon ndërmjet serbëve sllavë dhe shqipfolësve u përforcua edhe nga mbivendosja e ndarjes fetare. Ndryshe nga Shqipëria vetë, shqiptarët e Kosovës ishin në shumicë dërmuese myslimanë. Nga ana tjetër, serbët e Kosovës ushtronin fenë e krishterë ortodokse . Së dyti, Serbia kishte kapur, një pas një, pjesë të Kosovës në vitin 1878 dhe pastaj në 1912. Ndërmjet tyre dhe vitit 1941 praktikat e patolerueshme të nacionalizmit të mënyrës europiane patën zevendësuar në fakt në Kosovë çdo gjurmë të tolerancës etno-fetare të mënyrës otomane. Këto fakte ofrojnë një shpjegim të mundëshëm përse 100-200 nga 550 hebrejt e Kosovës nuk u shpëtuan nga Holokausti . Por duhet të kujtojmë se shumë zyrtarë shqiptarë bënë të pamundurën për t’u lëshuar hebrejve dokumente të rreme dhe për të t’i shpënë ata në Shqipëri, ku autoritetet gjermane kishin një vëzhgim të dobët.
Kështu, të paktën 2/3 e hebrejve të Kosovës mbijetuan. Duhet të shtojmë sidoqoftë që kërkimet dhe diskutimet për këtë temë vijojnë , prandaj po vatërzohemi te Shqipëria, ku faktet lidhur me shpëtimin praktikisht të gjithë hebrejve janë vendosur shumë më mirë.
Po të kish mbetur Shqipëria e pasluftës një vend properëndimor, do qe një fat i mirë se një e pesta e popullsisë së saj do të ishte hebreje tani. Sepse, gjatë luftës, mbreti Zog, që e kish vendosur qeverinë e vet në Londër, i pat premtuar bashkësisë hebreje në Britani mjaft tokë (rreth 150 000 hektarë) për të paktën 50 000 familje hebreje apo 200 000 banorë. Në vitin 1939 banorët e Shqipërisë numuroheshin rreth një milion . Kështu banorët hebre do bënin jetën e qetë dhe do ngrinin bizneset e tyre, pa pasur ndonjë rrezik të vazhdueshëm nga antisemitizmi i pranishëm kudo tjetër në Europë, ndërsa nga ana tjetër, ata do ta kishin shpënë përpara ekonominë e prapambetur të vendit.
Por kjo nuk ndodhi, sepse Shqipëria u bë një vend komunist. Praktikisht të gjithë hebrejtë e lanë vendin, kur iu dha mundësia, përfshi edhe ata që kishin jetuar në Shqipëri brez pas brezi. Në vitin 1946 numri i hebrejve rezidentë në Shqipëri ishte rreth 150. Disa hebrej që mbetën vuajtën nga rrënimet e totalitarizmit komunist, ashtu sikurse pjesa tjetër e popullsisë . Madje disa hebrej të arratisur nga Shqipëria komuniste e shenjuan vendin si antisemit, kryesisht nga heqja e fesë më 1967. Pa mundësinë për ta praktikuar fenë e vet, hebrejtë e Shqipërisë ishin të paaftë ta mbanin dhe ta shprehnin njëjtësinë e vet. Mund të vlerësohet se 200 hebrej kanë jetuar në Shqipërinë komuniste, ndonëse regjistrimi zyrtar i popullsisë më 1989 e quan numrin e tyre 73

Nuk është befasi, që pasi komunizmi ra në Shqipëri më 1991, bashkësia e hebrejve të vendit mërgoi në bllok për në Izrael, ku ata përbëjnë një bashkësi të lidhur ngushtë. Në tërësi, rreth 400 njerëz (përfshi edhe bashkëshortët e hebrejve) e lanë vendin.
Në vitin 1991, Shqipëria paskomuniste vendosi marrëdhënie me Izraelin. Pothuaj dy dhjetëvjeçarë më vonë, më 2010, Tirana e njohu zyrtarisht bashkësinë fetare hebreje të vendit. Një shenjë e dukshme e kësaj njohje ishte përurimi i Rabbisë kryesore të parë në Shqipëri, 65 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe 73 vjet pas një njohje të ngjashme të siguruar nga mbreti Zog për hebrejtë e Shqipërisë.
Në ditët tona, numri i hebrejve që jetojnë në Shqipëri është stabilizuar në rreth 40-50 njerëz (2017). Sidoqoftë, numri i tyre aktual mund të jetë 150, në se të mërguarit nga Amerika e Veriut ose Europa perëndimore, me prejardhje hebreje- që nuk janë qytetarë shqiptarë-do merren parasysh.

Shqipëria e sotme- nuk ka vend për antisemitizëm

Në ditët e sotme, kur ndjenjat dhe dhuna antisemitiste janë në rritje nëpër Europë, Shqipëria paskomuniste mbetet e lirë nga këto qendrime. Pra, shqiptarët e dinë se çfarë është antisemitizmi dhe se ai përbën një rrezik për shoqërinë. Prandaj disa kanë zgjedhur që ta kundërshtojnë aktivisht këtë ndjenjë. Kështu na vjen keq që historia e mungesës tradicionale dhe që ka zgjatur në kohë e antisemitizmit në Shqipëri nuk është e njohur mirë jashtë vendit, dhe posaçërisht në bshkësite hebreje europiane që po rrezikohen gjithnjë e më shumë.

Shqipëria nuk gëzon një ekonomi të begatë moderne, ende. Sidoqoftë, popullsia e vendit është e re në krahasim me kudo tjetër në Europë dhe niveli i edukimit të përgjithshëm është i ndjeshëm. Ky potencial zhvillimor i qartë, i kombinuar edhe me mungesën e paragjykimeve etno-fetare , ofron mundësi unikale për të sjellë investitorë hebrej dhe jo hebrej, sipërmarrës ose edukatorë. (Duhet mbajtur në mendje, megjithatë se homophobia vijon të jetë një problem serioz në Shqipëri ).

Me shpresë të plotë, qeveria shqiptare do mund ta konsiderojë këtë mungesë të shqiptuar të antisemitizmit si një nga gjerat më themelore për t’u treguar të huajve. Kjo histori kundërintuitive, pra mbështetet në fakte të forta, ajo do ta përmirësojë përfytyrimin për vendin nëpër mbarë globin dhe mund ta bëjë Shqipërinë më mirë të njohur ndërkombëtarisht.

Diçka ka nisë të ndryshojë në këtë drejtim tashmë. Pas tërmetit të 2019 në Shqipëri që la 100 të vdekur dhe mbi 3000 të plagosur në gjithë vendin, Izraeli dërgoi një skuadër të specializuar për shpëtime në ndihmë të mbijetuarve .

Në vitin 2020, një monument për Holokaustin u zbulua në Tiranë. Tekstet në anglisht, shqip dhe hebraisht në këtë monument njoftojnë se “shqiptarët, të krishterë dhe myslimanë kanë rrezikuar jetët e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrejtë”.

 

Monumenti për Holokaustin në Tiranë (Foto: Andi Laurant Bica)

 

Një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht me bazë në Nju Jork, Stephen B. Jacobs, e projektoi monumentin. Për të ishte një shërbim i ndjerë me zemër për Shqipërinë dhe për botën. Stefan Jakubociç, i linduer në Poloninë në mes dy luftrave në qytetin industrial të Lodzit, gjatë luftës ai dhe anëtarët meshkuj të familjes së tij u dërguan në kampin e përqendrimit të Buchenwaldit. Deri tani ai nuk e dinte që Shqipëria ishte i vetmi vend në Europën e pushtuar nga Gjermania ku dhjetë herë më shumë hebrej kanë jetuar pas Holokaustit se sa përpara tij. Pasi mësoi për këtë fakt, ende të panjour për shpëtimin e hebrejve , ai jo vetëm ra dakord ta projektojë këtë monument, por edhe kundërshtoi të shpërblehet për këtë punë. Jacobs shpjegoi, se kishte menduar se kjo ishte një histori shumë e rëndësishme që duhej treguar.

Shtator 2020
***

Tomas Kamusella, aktualisht, është studiues, profesor në Departamentin e Historisë, (Qendra për Historinë Transnacionale dhe Hapësinore në Universitetin e St Andrews), Skoci.

Studiuesi polak: Shqipëria, i vetmi vend europian pa antisemitizëm


Send this to a friend