VOAL

VOAL

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Do të kërkoj votëbesim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se do të kalojë në votëbesim. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se do të zbatohet statuti i PD-së për humbjen në zgjedhjet lokale.

“Me statut, kryetari që humbet zgjedhjet lokale kalon në votëbesim dhe e njëjta gjë do të ndodhë si me zgjedhje të vjedhur ashtu edhe me zgjedhje të lira. Pra unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie sepse statuti do të zbatohet pikë për pikë.”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Problemi i karriges është i zgjidhur me statutin e PD-së. Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim.
Kjo do ndodhë edhe me zgjedhje të vjedhura. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie se statuti do të zbatohet pikë për pikë.
E gjithë përpjekja ime bëhet si një detyrim ndaj demokracisë dhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit ose që kanë pasur frikë të votojnë ndaj tij.
Një shoqëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk ka të ardhme.

Në këtë kontekst, konstatoj me keqardhje, por jo i dekurajuaj, se si makineria propagandistike ka penetruar në studiot televizive, që nga mëngjesi deri në darkë, përpiqen t’i paraqesin shqiptarëve apo të vënë në diskutim votëblerjen ose përjashtimin e 180 mijë votuesve, të vënë në diskutim mbledhjen e kartave, të vënë në diskutim ndërhyrjen e krimit.
Në këtë diskutim, këta kërkojnë të vënë në narkozë shoqërinë dhe të legjitimojnë aktin makabër të një njeriu, që publikisht para shqiptarëve dhe botës, e deklaroi Kodin Zgjedhor një kinezëri.
Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, përbuzeni me përçmim të shpifur kundër jush, kundër interesit të secilit prej jush që bëhet me paga marramendëse të narkoqeverisë, e cila pasi bleu zgjedhjet, kërkon tani të shesë mashtrimin e saj.
Çdo natë, siç dëgjoni ju, fajin e ka opozita.
Analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën, për të gjitha përgjegjësitë, do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër, me qëllim përsosjen e punës për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike.
Çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës.
Dhe ky nuk është një proces i lehtë. Duhet ta dini se ka njerëz që për një provë, luajnë me kokën e tyre. Ky është një regjim bande, është një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull.bw

“Fitorja u vendos nga vota e të burgosurve”- “BF” konteston në KQZ rezultatin për bashkitë Belsh dhe Rrogozhinë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi nisi të enjten procesin e certifikimit të rezultateve për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke miratuar tabelat përmbledhëse për kryetarët dhe këshillat bashkiakë për bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh.

Koalicioni opozitar, “Bashkë Fitojmë” kontestoi pranë KQZ-së rezultatet për të dyja këto bashki ku fitorja e kandidatëve të Partisë Socialiste ka qenë e ngushtë.

Celibashi shpalli kryetar të ri të bashkisë Rrogozhinë Edison Memollën, bazuar mbi tabelat e çdo Qendre Numërimi, pasi KZAZ-ja nr.43 nuk kishte depozituar një tabelë përmbledhëse të rezultatit.

“KZAZ nuk e ka depozituar tabelën përmbledhëse, por kjo tabelë është plotësuar nga KQZ duke pasqyruar rezultatin e çdo kutie mbështetur në tabelat e çdo qendre votimi,” raportoi në mbledhje sekretari i përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merja.

Vendimi u kontestua nga Franci Nuri, përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë” në KQZ, i cili kërkoi që të vihen në dispozicion pamjet filmike të tavolina të numërimit dhe vendimeve të marra nga komisionerët për lejimin e votimit të zgjedhësve.

“Kjo lidhet me votimin e të burgosurve,” theksoi ai, duke iu referuar përmbysjes së rezultatit në favor të kandidatit socialist të Rrogozhinës nga votat e qendrës së votimit, ku votuan të burgosurit.

Diferenca mes Memollës dhe kandidatit opozitar, Shkëlqim Hoxha është vetëm 30 vota.

Edhe për bashkinë Belsh u shpall fitues kandidati socialist, Arif Tafani, i cili fitoi me një diferencë 130 vota plus kundrejt kandidatit opozitar Bedri Qypi.

Opozita njoftoi se se do ta kontestonte edhe rezultatin e Belshit.

“Kemi një shkresë së KZAZ që nga 7 anëtarë 4 kanë votuar kundër tabelës përmbledhëse dhe e kanë cilësuar mendim pakice, kur ndërkohë janë shumicë,” tha ai, duke shtuar se këta anëtarë kanë pasur arsye ligjore që nuk e kanë firmosur tabelën.

“Ne do të ndjekim hapat e tjerë, do e kundërshtojmë në instanca të tjera tabelën përmbledhëse për të dy rastet,” njoftoi përfaqësuesi i Bashkë Fitojmë në KQZ./BIRN

Alibeaj dha dorëheqje nga PD- Berisha iu vë “vijën e kuqe” dy personave në parti: Enkelejdi mori 220 mijë euro sot nga Rama

Sali Berisha tha se dy personave në PD u është vënë “vijën e kuqe” dhe se nuk do të ketë kurrë një diskutim apo negociatë me ta, duke përmendur Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Në një konferencë me gazetarët Berisha shkoi më tej me akuza kur tha se Enkelejd Alibeaj, pas dorëheqjes, mori sot nga Edi Rama 220 mijë euro shpërblim.

I pyetur nëse do të ketë një bisedim apo negociatë me PD zyrtare dhe grupin e tij, Berisha tha se përveç dy personave të lartpërmendur, me këdo tjetër është i hapur.

“Qëndrimi dhe deklarata ime është kjo: dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD, Lul Brava dhe Ali Basha, që mori vetëm sot shpërblim nga Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët, debat, për negociata, për çfarë të dëshirojnë. Por, dy persona pengje të Ramës, u përdorën pa mëshirë nga ai për të goditur opozitën”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha: Përsa i përket atij rezultati, unë u bëj thirrje t’i lexoni rezultatet me realizëm.
PD-së iu mohua logoja, PD-së iu mohua kryetari i koalicionit. E di si e bëri Edi Rama? Kur ringu ishte përgatitur për ndeshjen, me mekanizma alla-Putin, shpalli veten fitimtar duke mos lejuar kundërshtarin të futet në ring. Por ajo nuk është fitore? Ajo është tmerr-fitore! Sepse pasojat sigurisht që ishin për PD-në, por më të rënda qenë për atë. Se ai parashikoi jo vetëm që ajo të ishte një kolpo asgjësuese, përfundimtare. Por në fakt u përball me të kundërtën.

Me të gjithë aktet e tij kriminale, 510 mijë shqiptarë u ngritën mbi të gjitha dhe i thanë se opozita shqiptare është e pamposhtur. Unë jam këtu për të thënë se këto zgjedhje janë një farsë elektorale e paprecedent. Unë kam besim të plotë se shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar. Ne jemi zotuar se do mbrojmë votën. Është gjë e paimagjinueshme kjo që bëjnë mediat, të cilat përpiqen të bindin shqiptarët se nuk është përgjegjës hajduti, por viktima. Ky është një akt amoraliteti. Por ne qëndrojmë, ja ku jemi përditë në mbrojte të votës.bw

Berisha: Në këto zgjedhje u rikthye manipulimi me listat e votimit! 1.3 milion zgjedhësve iu ndryshuan qendrat

“Farsa elektorale maj 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama, si në proporcione ashtu dhe në cilësi. Thashë dallon në proporcione, sepse blerja e votës nuk u shfaq për herë të parë, në farsën e vitit 2023. Jo, ajo është denoncuar nga shqiptarët, mediat shqiptare e ndërkombëtare, komisionet e vëzhgimit edhe në raste të tjera.

Por në këtë faresh, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme saqë rrëzoi euron,  monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar më parë.

Ky ishte një tipar i industrisë shtetërore mafioze të blerjes së votës.

Farsa elektorale e majit 2023, gërshetoi në mënyrën më të shëmtuar dy stile të farsave elektorale. Stilin e narkoshtetit dhe mafies së tij, me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të tjera të shtetit, për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve.

Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjithë pasojat dhe shëmtinë e tij, loja me listat e votimit. Përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit, nëpërmjet listave të votimit.

PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral të Edi Ramës dhe ministrit të familjes së tij Çuçi, të gjithë ndryshuan qendrat e votimit me dokumente zyrtare të 1.3 milion zgjedhësve.

PD e denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për t’u mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë.

Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit të më së paku mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e tyre në listat për të votuar, ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera. Pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me çdo ligj të vendit.

Vetë KQZ pohon se për këtë shkak nuk votuan ditën e votimit 180 mijë shqiptarë, të zgjedhur me garanci të plota në bazën e kriterit të bindjeve politike’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha”.

Berisha: Gënjeshtër e rëndë manipulimi me pjesëmarrjen e ulët, 180 mijë qytetarë nuk u lejuan të votojnë

Gjatë deklaratës për mediat nga seli blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se është një gënjeshtër e rëndë, manipulimi se qytetarët nuk dolën te votojnë.

Berisha theksoi se në fakt, 180 mijë qytetarë nuk janë lejuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi u përjashtuan nga Rama dhe ministri i tij.

‘Mediat, të cilat për fatkeqësinë e tyre, bëjnë do të thosha një zhurmë shumë të dëmshme për shoqërinë, të cilat përpiqen të sfumojnë dhe zhurmojnë megakrimin elektoral të përmasave të papara kurrë ndonjëherë, të farsës elektorale të vitit 2023, në mënyrë shumë superficiale interpretojnë se pjesëmarrja më e ulët se në vitin 2021, vjen për shkakun se opozita nuk pati alternativë.

Nuk ka gënjeshtër më të rëndë se kjo.

Opozita dhe të gjitha kronikat e medieve gjatë fushatës faktojnë se opozita ishte alternativë dhe kishte alternativë për çdo bashki të Shqipërisë sa asnjëherë tjetër.

Kandidatët e opozitë, të armatosur me alternativën e tyre, kërkuan kudo ballafaqim me kandidatët e narkoshtetit, por që nuk dolën kurrë.

Në majin e vitit 2023 e 1 milionë e 313 mijë zgjedhës. Në vitin 2021 votuan 1 milionë e 570 mijë zgjedhës. Pra në vitin 2023 votuan më pak së në vitin 2021, 265 mijë zgjedhës. Prej tyre, mbi 200 mijë prej tyre iu hoq për arsye politike e drejta e zgjedhjes.

Këto akte në të cilat do të ndalemi edhe në daljet e tjera para jush, janë tipike për zgjedhje të tipit Putin. T’u heqësh qytetarëve të drejtën për të votuar, vetëm se ata kanë bindje të ndryshme politike dhe ti i ke nxjerrë ato me dokumente që shteti i mban me mirëbesim, përbën një akt kriminal armiqësor ndaj këtyre qytetarëve, ndaj opozitës dhe ndaj lirisë së vendit.

Partia Demokratike, siç theksova më parë, e zotuar të mbrojë votën e qytetarëve, e konstatoi dhe e denoncoi dhe e dërgoi te SKAP-i i partisë. SKAP-i i partisë vetëkuptohet, që e përcolli siç mori urdhër, por ditën e votimit nuk votuan për shkak të listave, 180 mijë qytetarë shqiptarë.

Pra, siç e shihni, këto zgjedhje janë zgjedhje në të cilat u ndërmor çdo lloj mase, nga kërcënimi me revole në ballë, që i kemi dhe i kemi paraqitur, te përjashtimi si në diktatura, te heqja e të drejtës së votës nëpërmjet listës, nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

Faleminderit!’, theksoi gjatë  deklaratës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha. syri.net

 

 

“Po ngremë zërin se i shërben gjithë Shqipërisë”, nuk pranon rezultatin, kandidati i “BF” në Kamëz dhe Forumi Rinor protestë para KQZ-së: Kemi prova dhe pamje filmike

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës Arjan Hoxha ka deklaruar sot se rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar.

Hoxha ka dalë në protestë me Forumin Rinor të koalicionit para KQZ-së për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Ai tha se kjo protestë nuk i shërben vetëm Kamzës, por gjithë Shqipërisë.

“Zgjedhjet ishin në asnjë lloj pritshmërie. Ka një rezultat të paracaktuar. Ndaj do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur. Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se në Kamëz ka pamje filmike që me shkresë do t’i adresojë në KAS. “Do kërkojmë hapje të kutive. Do kërkojmë ballafaqime me rezultatin. Duam ekspertim nga ekspertë të huaj të pajisjes elektronike të votimit. Nëse ai është votimi i qytetarëve, unë i shtrëngoj dorën kandidati tjetër. Por kjo është në dëm të gjithë votuese shqiptarëve. Ky nuk është votim, por makineri kriminale shtetërore. E vetmja mënyrë që të merrej Kamza, ishte votimi elektronik. Kjo nuk është makineri e leximit të votës, por e manipulimit të votës.”, theksoi kandidati i “BF”.bw

Salianji propozon mbledhjen e grupit të PD-së me të gjithë deputetët: Ka nga ata që s’kanë dalë në fushatë, analizë për punën e secilit

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka propozuar sot mbledhjen e grupit parlamentar ku të marrin pjesë të gjithë deputetët, e të dyja grupimeve për të analizuar situatën ku ndodhet opozita.

Në një prononcim për mediat, ai tha se ka deputetë që kanë punuar kundër apo që s’kanë dalë fare në fushatë dhe tani kërkojnë përgjegjësi për rezultatin.

“Gjithsecili që ka ambicie skema, apo do t’i përdorë këto momente të PD-së, duhet të reflektojë për interes të demokratëve. Opozita duhet të dokumentojë dhe të merret me veten. Gjithsecili duhet të ulet dhe të tejkalojë veten për të gjetur mekanizmat e duhur për t’u hapur drejt shoqërisë. Të gjithë deputetët e opozitës duhet të mblidhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhje. Nëse nuk kanë interesa të përbashkëta me demokratët e bazës, opozita duhet të bëjë një riorganizim të ri. Nuk është momenti që të krijohen ngërçe të tjera për të bllokuar urat e komunikimit mes demokratëve”, tha Salianji.

Sipas tij “është një moment që duhet ta lexojmë drejt rezultatin. U bënë disa zgjedhje që Rama nuk ndryshon. Vërtetohet ajo që themi që është një regjim, që Shqipëria nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke qenë se herë pas here po i kthehemi të njëjtës situatë, duhet të kemi ndryshime reale dhe gjithsecili duhet ta bëjë analizën në zonën ku ka bërë fushatë. Deputetët e PD-së që nuk bënë asnjë ditë fushatë nuk mund të kërkojnë llogari. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Në këtë sens duhet që të mbajnë përgjegjësi dhe të shohin çfarë kanë bërë vetë. Ata që kanë pasur përgjegjësi konkrete në zonat e tyre të mbajnë përgjegjësi për rezultatin”.bw

U kërcënua se do i hidhej hoteli në erë, komisioneri i Belerit flet për mediat greke

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në Dhërmi, kur vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, pasi Fredi Beleri u shpall fitues përballë Jorgo Goros, është rrethuar hoteli i Fjorentin Belit.

Ky i fundit ka qenë numërues i votave në fshatin Kudhës në zgjedhjet vendore të 14 majit, Zonë ku edhe u vendos fitorja e Belerit.

Ndërkohë pas mbërritjes së punonjësve të IKMT, efektivëve ka filluar dhe hapja e vrimave për vendosjen e eksplozivit.

Fjorentin Belit njihet edhe si një mbështetës i Fredi Belerit si dhe anëtar i komisionit në KZAZ nr 88, ndërkohë që pronarët e kanë quajtur si një vendim politik për shkak të këtij angazhimi.

Në një reagim të bërë ditën e sotme për mediat greke, Beli ka deklaruar se shteti i ka ardhur me polici dhe ushtri, pikërisht për shkak të prapavijës politike.

Ndërkohë për rastin ka folur edhe Ministri i Jashtëm grek, i cila tha se situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe se do ta diskutoj në Këshillin e Ministrave në Bruksel

“Miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo çmim. Dërgova sekretarin e përgjithshëm për situatën. Dua informacion për respektimin e pronave të minoritetit. Dua informacion nëse respektohet ligji me pronat”, ka deklaruar ai.bw

“E duam miqësinë me Shqipërinë, por jo me çdo çmim”, Dendias për arrestimin e Fredi Belerit: Do e ngremë çështjen në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Dendias u shpreh se Beleri duhet të lirohet dhe se nuk e kupton mbajtjen e tij në paraburgim.

Ai shprehu shpresën se pala shqiptare do ta trajtojë çështjen me ndjenjën e seriozitetit të krizës që kjo çështje mund të krijojë në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.

Gjithashtu, Nikos Dendias bëri të ditur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës.

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai.

Gjatë drekës me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm pritet të takohet me homologun e tij shqiptar.bw

Një ditë para zgjedhjeve shkoi njëri në një kinkaleri dhe bleu një mijë zarfa!! Nga Sulejman Mato

Jam ne tavoline duke kthyer nga nje gote me nje mik qe ka si biznes nje dyqan te vogel kinkalerie.

Po me tregon se si, nje dite para zgjedhjeve hyri dikush dhe i kerkoi njemije zarfa.

I bleu njemije zarfat ? e pyes.

– I bleu,me thote,-dhe iku.

-Kushedi perse i duheshin,mendova.

Mbase, per te shkruar njemije letra.

Po ç’ne?

Tani nuk komunikojne me me letra,por me watsaps.

Miku im po me pyet mua ” Si mendon ti, perse i duheshin 1000 zarfa”?

He pra? Per kete gje vras mendjen.

P.S. Se mos kujtojne disa se e kam fjalen per zarfa votimesh…
As qe me ka shkuar mendja fare per kete..

Takim ‘kokë më kokë’ 45 minuta mes ambasadores greke dhe Fredi Belerit në paraburgim, zbardhen detajet e reja

Ambasadorja greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi, ka qenë sot në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku po qëndron Fredi Beleri, kandidati fituesi Bashkë Fitojmë në Himarë.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se për BalkanWeb se ajo ka zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me Belerin, dhe sipas burimeve qëllimi i kësaj vizite ka qenë vijimi i procedurave nga ambasada greke.

Takimi ka zgjatur më shumë se 45 minuta, ndërsa pas daljes nga paraburgimi, ambasadorja nuk ka bërë asnjë koment për mediat.

Turqit në Shqipëri votuan masivisht kundër presidentit Erdogan

Në shumicën e vendeve të Ballkanit, shumica e turqve votuan kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kështu raporton agjencia Balkan Insight.

Shtetasit turq në Mal të Zi, Bullgari, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe Serbi votuan në shumicë për Kemal Kilicdaroglu të opozitës.

Por në Bosnje dhe Kosovë, qytetarët turq vazhduan të mbështesin presidentin turk, Erdogan.

Kështu, në Shqipëri, 62.58 përqind e turqve votuan për Kilicdaroglu, kurse 32.48 përqind votuan për Erdogan. Në Kosovë nga ana tjetër, 48.7 përqind votuan për Erdogan dhe 42.8 përqind për Kilicdaroglu.

Edhe për zgjedhjet parlamentare, turqit në Shqipëri votuan për opozitën me 52.7 përqind.

Në total të dielën, Erdogan mori 49.5 përqind të votave, kurse Kilicdaroglu mori 44.8 përqind. Zgjedhjet do shkojnë në balotazh. syri.net

Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës- SPAK merr në dorë dosjen e Belerit

Prokurorët e SPAK-ut kanë marrë në dorë dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Burime zyrtare të SPAK konfirmuan mbërritjen e akteve nga Prokuroria e Vlorës dhe regjistrimin e procedimit penal ndaj Belerit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim.

Brenda 10 ditësh, GJKKO do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë më herët nga Gjykata e Vlorës.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit, u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht. syri.net

Arrestimi i Fredi Belerit, sekretari i Ministrisë së Jashtme dhe ambasadorja greke në Policinë e Vlorës, do të takohen me kandidatin e ‘BF’

Me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theoharis Lalakos ka shkuar sot në drejtorinë e Policisë së Vlorës.

I shoqëruar nga ambasadorja greke më Shqipëri Konstantina Kamitsi, do të takohen me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, ku do të informohen për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.

Kujtojmë se arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke. Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.bw

Dule akuza Ramës: Tjetërsimi i pronave në Himarë po bëhet për interesa të kryeministrit

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se problemi kryesor aktual në Himarë është tjetërsimi i pronave, që është në interes të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, pasi ka interesa klienteliste.

Dule tha në SYRI TV, se Fredi Beleri kishte hartuar një strategji për këtë çështje dhe njerëzit e besuan, gjë që solli edhe ndërhyrjen brutale të Ramës që e çoi në pranga.

‘Sot paradite theksova në një intervistë dhe theksova këto dy fakte. Kryefjala e problematikës së Himarës është tjetërsimi i pronave. Tjetërsimi i pronave është një problem në të gjithë Shqipërinë, por masiviteti dhe intensiteti me të cilin manifestohet ky problem në Himarë është i shumëfishtë krahasuar me zonat e tjera të Shqipërisë.

Pothuajse e gjithë hapësira bregdetare e Jonit është nën sulmin e përditshëm me zbatim ligjesh dhe vendimesh të qeverisë, të Këshillit Kombëtar të Territorit të cilat kanë një objekt, që në vlerësimin tim është zgjedhje strategjike e kryeministrit: tjetërsimi i statusit pronësor në dëm të pronarëve vendas dhe në favor të interesave klienteliste të kryeministrit.

Kolegu juaj grek me të cilin fola sot, më tha është e rëndë, a mund ta bëni pak më të shkoqur. I përmenda rastin që e dinë të gjithë; bashkëshorti i ministres së Jashtme me kompaninë e tij është një nga përfituesit e këtyre praktikave. Konsiderohet investues strategjik në pronën që nuk është as e shtetit dhe as e tij dhe kjo problematikë po zbatohet pothuajse në të gjithë Himarën, duke dhunuar të drejta që janë të shenjta dhe duke e shoqëruar me një klimë terrorizimi dhe kërcënimi të vazhdueshëm me qëllim që askush të mos protestojë dhe ti pushtojë fataliteti.

Dhe këtu doli Fredi Beleri i cili vuri në epiqendër pronën dhe e besuan qytetarët, krijoi një motivim të fuqishëm dhe situata po shkonte në fitore dhe këtu kemi pikërisht ndërhyrjen brutale kundër çdo norme demokratike duke arritur deri në arrestimin e Belerit’, – tha Vangjel Dule.

Nuk deklaroi dëbimin nga Italia 16 vite më parë, nis verifikimi për kandidatin fitues të PS për Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Më 25 prill, 15 deputete të PD, kanë kërkuar verifikimin me urgjence të kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, pasi rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Nga shkresa që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e këtij shtetasi.

Ndërkohë për mosdeklarimin e dëbimit në vitin 2021 praktika i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale të falsifikimit të formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kujtojmë se Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë, ndërsa ka fituar 55.78 % të votave.bw

Emrat e kandidatëve të zgjedhur në Këshillin bashkiak të Tiranës

  1. Romina Kuko
  2. Aldrin Dalipi
  3. Megi Fino
  4. Eridian Salianji
  5. Etleva Bajrami
  6. Endri Fuga
  7. Ledia Tota
  8. Plarent Ndreca
  9. Sonila Qato
  10. Luan Bregasi
  11. Arta Dollani
  12. Genci Hyska
  13. Joleza Koka
  14. Julian Hodaj
  15. Reme Xholi
  16. Besart Kadia
  17. Blerina Doracaj
  18. Gazmend Paja
  19. Silda Cepe
  20. Endrit Hoxha
  21. Adelina Greca
  22. Hantin Bonati
  23. Vjollca Braho
  24. Glindxhet Madhi
  25. Katerina Marku
  26. Aldo Merkoci
  27. Albina Nanaj
  28. Enio Civici
  29. Bruxhilda Kito
  30. Agim Kraja
  31. Maura Linadi
  32. Halit Valteri
  33. Grejsi Bixhi

BF

  1. Ilir Alimehmeti
  2. Silva Caka
  3. Endrit Braimllari
  4. Beti Njuma
  5. Arben Tafaj
  6. Floida Kerpaci
  7. Tedi Blushi
  8. Ilda Zhulali
  9. Dorjan Teliti
  10. Ana Azizaj
  11. Artan Distafa
  12. Albana Kepi
  13. Jonathan Pano
  14. Eriona Bixha
  15. Genci Gjokutaj
  16. Keda Kaceli

PD

  1. Enriketa Pandelejmoni
  2. Gentjan Muca
  3. Irisi Beleraj
  4. Ervin Dushku

PSD

  1. Bruno Cela
  2. Irini Goga
  3. Krenar Canollari

LB

Mirela Ruko

NTH

Endrit Shabani

 

PDIU

Alda Hasani

 

LZHK

Fabian Topollari

PR

Albi Jahelezi

Mijëra fletë të pavlefshme në Tiranë

Duket se po përsëritet historia e fletëve të pavlefshme në Tiranë, ashtu edhe si në zgjedhjet e vitit 2021.

Në një raportim live nga KZAZ numër 30 në kryeqytet, gazetari i SYRI TV, Alfred Guraj, është shprehur se në këtë vendnumërimi votash është numri më i madh i fletëve të pavlefshme në kryeqytet.

Sipas gazetarit të SYRI TV, në këtë KZAZ janë 1400 fletë votimi të pavlefshme. Vetëm në njësinë administrative të Farkës janë shënuar 200 fletë votimit të pavlefshme.

Në KZAZ-në numër 30, janë mbledhur kutitë e qendrave të votimit të 13 njësive në Tiranë, dhe bëhet fjalë për njësi që janë në periferi të qytetit të Tiranës, si zona e Farkës, Petrelës, Ndroqit, etj.

Përfundon numërimi i votave në 54 bashki të vendit, “Bashkë Fitojmë” merr vetëm 7 bashki, ja qytetet ku procesi vijon ende

Ndërkohë që ka kaluar pak më shumë se 24 orë që nga mbyllja e procesit të votimit, procesi i numërimit të votave vijon në 7 bashki.

Deri tani kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë arritur të fitojnë vetëm 7 bashki, Pukë, Memaliaj, Himarë, Has, Fushë-Arrëz, Kavajë dhe Mirditë.

Ndërkohë bashkitë ku procesi i numërimit vijon ende janë Tiranë, Durrës, Kavajë, Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë dhe Dibër

REZULTATI NË BASHKITË KU KA PËRFUNDUAR NUMËRIMI

 

 

KAMËZ

Rakip Bajram Suli PS, 27856 vota- 60.35 %

Bilbil Bajraktari PD, 1995 vota- 4.32 %

Arjan Hoxha BF, 16306 vota- 35.33 %

VORË

Blerim Shera PS, 9638 vota- 73.52 %

Indrit Hoxha BF, 3471 vota- 26.48 %

ELBASAN

Gledian Llatja PS, 35061 vota 56.19 %

Luçiano Boçi BF, 27340 vota, 43.81 %

PUSTEC

Pandi Jani BF, 741 vota 35.05 %

Pali Kolefski PS, 1373 vota 64.95 %

KOLONJË

Erion Isai, PS, 3873 vota 64.28 %

Et’hem Lumani BF, 2152 vota 35.72 %

LIBRAZHD

Mariglen Disha PS, 10364 vota 74.45 %

Shefki Çota BF, 3557 vota 25.55 %

DROPULL

Thanas Maneka BF, 679 vota 14.87 %

Dhimitraq Toli PS, 3709 vota 81.25 %

Kosta Garo, Thurje, 177 vota 3.88 %

TROPOJË

Besnik Dushaj BF, 4876 vota 48.75 %

Rexhe Byberi PS, 5126 vota 51.25 %

ROSKOVEC

Erdit Hazizaj BF, 5454 vota, 47.48 %

Majlinda Bufi, PS, 6033 vota, 52.52 %

PEQIN

Mustafa Pashja BF, 4677 vota 42.22 %

Bukurosh Maçi PS, 57.78 %

PËRMET

Edmond Komino BF, 1178 vota 23.44 %

Alma Hoxha PS, 3847 vota 76.56 %

BULQIZË

Defrim Fiku BF, 5514 vota, 39.73 %

Festime Mjeshtri PS, 8364 vota, 60.27 %

SARANDË

Skënder Muço PD, 669 vota 4.44 %

Ardit Çikuli BF, 5017 vota 33.28 %

Oltion Çaçi PS, 7909 vota 52.46 %

Gjergji Mërkuri, 1480 vota 9.82 %

LUSHNJE

Eriselda Sefa PS, 22402 vota 62.64 %

Eduart Sharka BF, 13362 vota 37.36 %

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64 %

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

PUKË

Rrok Ndrec Dodaj BF, 3480 vota 58.13 %

Gjon Gjonaj PS, 2507 vota 41.87 %

HAS

Miftar Dauti, 4345 vota 55.98 %

Beqir Mulaj, 3417 vota 44.02 %

MEMALIAJ

Gjolek Guci, 2701 vota 47.25 %

Albert Malaj, 3016 vota 52.75 %

HIMARË

Jorgo Goro BF, 3818 vota 49.88 %

Alfred Beleri PS, 3837 vota 50.12 %

MAT

Skënder Gjuci BF, 4370 vota 33.89 %

Agron Malaj PS, 8525 vota, 66.11 %

BELSH

Arif Tafani PS, 4536 vota 50.23 %

Bedri Qypi BF, 4495 vota 49.77 %

PATOS

Fation Duro PS, 8120 vota 70.50 %

Pranvera Rizaj PD, 740 vota 6.43 %

Sofije Alushaj, BF, 2657 vota 23.07 %

SKRAPAR

Euglen Mustafallari BF, 2733 vota, 44.16 %

Adriatik Mema PS, 3456 vota 55.84 %

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64 %

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

KLOS

Valbona Kola PS, 4466 vota 56.07 %

Bedri Hoxha BF, 3499 vota, 43.93 %

KËLCYRË

Klement Ndoni PS, 2018 vota, 49.33 %

Adriatik Spahiu, PS, 137 vota, 3.35 %

Arjan Kasaj, BF 1936 vota 47.32 %

GRAMSH

Hasim Çekrezi BF, 5629 vota 47.33 %

Besion Ajazi PS, 6263 vota, 52.67 %

DELVINË

Ilir Mehmeti, BF, 1781 vota 36.36 %

Besmir Veli PS, 3117 vota 63.64 %

SELENICË

Nertil Bellaj PS, 5074 vota 59.01 %

Leonard Rakipaj BF, 3525 vota 40.99%

TEPELENË

Sokol Guga PD, 346 vota 7.00 %

Tërmet Peçi PS, 4088 vota, 82.67 %

Baftjar Imeri BF, 511 vota, 10.33 %

POLIÇAN

Florian Qama PD, 545 vota 11.44 %

Behar Xhaferaj BF, 461 vota, 9.68 %

Adriatik Zotkaj PS, 3756 vota, 78.87 %

DEVOLL

Eduard Duro PS, 8279 vota 51.15 %

Elvis Hajdërlli BF, 7827 vota 48.36 %

Çlirim Hoxha (Pavarur), 80 vota, 0.49 %

KORÇË

Ledina Alolli, 13631 vota 39.37 %

Sotiraq Filo, 20996 vota 60.63 %

KUÇOVË

Abedin Oruçi PEISH, 1099 vota 9.35 %

Admir Sinamati BF, 4927 vota 41.94 %

Ilirjan Halim Koxhaj PD  739 vota 5.33 %

CËRRIK

Servet Duzha BF, 3416 vota 28.80 %

Andis Salla PS, 8444 vota 71.20 %

KONISPOL

Ergest Ladimir Dule, PS, 2386 vota 54.67 %

Fatmir Sali Shero BF, 1978 vota 45.33 %

PRRENJAS

Nuri Belba PS, 6583 vota 62.65 %

Suzana Topi BF 3925 vota 37.35 %

VAU I DEJËS

Klomentina Drini PD, 847 vota 6.02 %

Kristian Shkreli PS 7823 vota 55.62 %

Zef Hila BF, 5396 vota 38.36 %

VLORË

Hysni Sharra BF, 11787 vota 29.45 %

Ermal Dredha PS, 28243 vota 70.55 %

LEZHË

Pjerin Ndreu PS, 18021 vota 52.75 %

Pashk Gjoni BF, 16140 vota 47.25 %

DIBËR

Ismail Uka, BF, 6432 vota 27.11 %

Naim Gazidede PD, 1236 vota 5.21 %

Rahim Spahiu PS, 16061vota 67.69 %

MALIQ

Alfred Gega BF, 6875 vota 33.62 %

Gëzim Topçiu PS, 13574 vota 66.38 %

BERAT

Zija Ismaili BF, 10394 vota 38.53 %

Ervin Demo PS, 16580 vota 61.47 %

DIMAL

Gentian Meçi BF, 1475 vota 12.99 %

Dritan Sula PD, 4105 vota, 36.15 %

Juliana Memaj, PS, 5774 vota 50.85 %

DIVJAKE

Josif Vangjel Gorrea PS, 9060 vota 57.80 %

Aurel Jemin Malko, 6614 vota 42.20 %

SHKODËR

Benet Beci PS, 34302 vota 60.20 %

Bardh Spahia, BF, 22678 39.80 %

Agron Kapllanaj, PD, 5450 vota 45.90 %

MALLAKASTER

Qerim Ismailaj i PS: 5967 vota 45.90 %

Agron Kapllanaj i PD: 5600 vota 48.42 %

Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë”: 724 vota 5.68 %

DURRËS

Emirana Sako PS, afro 48 mijë vota

Igli Cara BF, afro 38 mijë vota

GJIROKASTËR

Dorjan Lani BF, 4595 vota 29.48 %

Flamur Golemi PS, 10990 vota 70.52 %

(BalkanWeb)

Humbi bashkinë e Shkodrës me mbi 11 mijë vota, reagon Bardh Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë!

Pasi pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet lokale, me mbi 11 mijë vota, vjen reagimi nga Bardh Spahia. Në një mesazh në ‘Facebook’ Spahia shprehu mirënjohje për mbështetësit e tij, ndërsa sulmoi maxhorancën.

Ai tha se çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.”, shkruan Bardhi.BW

Zgjedhjet në Tiranë, Marko Dajti del i treti në Bërzhitë e Dajt, merr më shumë vota se Roland Bejko

Teksa kandidati socialist në Tiranë, Erion Veliaj po kryeson bindshëm, çudia ka ndodhur me kandidatët e tjerë në njësinë administrative të Bërzhitës.

Në nëntë kutitë e numëruara në këtë njësi rezulton se Veliaj ka marrë 72% të votave ndërsa pas Këlliçit është renditur Marko Dajti me 66 vota dhe më pas Roland Bejko me 60 vota.

Ndërsa në Dajt Marko Dajti ka marrë 46 vota kundrejt 37 votave që ka marrë Roland Bejko.bw

Reagon Beleri: Fitoi demokracia! Mirënjohës për ata që treguan burrëri

Kandidati fitues i opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, reagoi pasi u shpall fitues në zgjedhje.

Edhe pse ndodhet në qeli, në emër të tij u shpërnda një deklaratë.

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri.

I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë.

Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!” thuhet në deklaratën e Belerit. syri.net

Beleri mposhti Ramën nga burgu- Dule: Këtu nisi thyerja e autokracisë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, foli për SYRI TV, pasi Fredi Beleri arriti të marrë një fitore nga qelia.

Kandidati opozitar do drejtojë Bashkinë e Himarës.

“Në asnjë bashki nuk janë ndeshur me qeverinë dhe shtetin si këtu në Himarë. Është i kuptueshëm gëzimi, është realisht një triumf,” tha Dule.

“Me shpalljen fitues të Belerit, bëhet betimi dhe nis një periudhë e re për Himarën,” shtoi kreu i PBDNJ.

“Kjo fitore shënon fillimin e numërimit mbrapsht për autokracinë e Edi Ramës.

Ajo që dëshiroj të them është se këtu ishte thyerja e autokracisë së Edi Ramës. Këtu fillon numërimi mbrapsht për politikat e tij,” theksoi Dule.

Rezultat historik- Fredi Beleri fiton Himarën, shpërthejnë lotët dhe festa

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri fiton Himarën! Rezultati është vendosur pas numërimit të kutisë së fundit.

Kandidati i burgosur i opozitës mori avantazhin vetëm në kutitë e fundit. Pas numërimit të kutisë së fundit, ka nisur festa në Himarë.

Numërimi i votave është ndjekur me interes të lartë edhe nga mediat në Greqi.

Beleri u arrestua me akuzën e shitblerjes së votave, një akuzë e cila u vlerësua nga opozita si e stisur për qëllime politike.

Fredi Beleri kandidonte përballë socialistit Jorgo Goro, i cili u largua nga qendra e numërimit pa u prononcuar për mediat. Ishte një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave.

Ndërkohë mbështetësit e tij, që kanë qenë numërues apo vëzhgues, kanë shpërthyer në lot gëzimi. syri.net

Rezultatet paraprake- PS kryeson në 53 bashki nga Malësia e Madhe në Konispol. “Bashkë Fitojmë” drejt fitores së 7 qyteteve

Më shumë se 12 orë pas nisjes zyrtare të numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë dalë shifrat paraprake për kandidatët që synojnë bashkitë e vendit.

Teksa numërimi ende vazhdon, në orët e para të 15 majit, në Shqipëri Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive.

PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në 7 bashki deri tani, të cilat janë Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë dhe Memaliaj.

 

Hartaaaa

 

 

 

 

“Patronazhistë, oligarkë dhe shpërndarje parash”, Denoncimi i Lefter Maliqit për Kuçovën: Kam njoftuar OSBE-ODIR

Një denoncim është bërë sot nga Lefter Maliqi në lidhje procesin e votimit në Kuçovë.
Ai ka deklaruar se po bëhet përpjekje për të manipuluar procesin, ndërsa ka renditur disa nga shkeljet.

Maliqi u shpreh se në lidhje me rastet e ndodhura do të bëhet edhe dokumentimi ditën e hënë, kur do të bëhet edhe denoncimi, ndërsa ka shtuar se në lidhje me rastet është njoftuar edhe OSBE-ODHIR.
“Ka pasur probleme teknike që janë tejkaluar.
Në një qendër në Lumas ka pasur një problem me vulat e materialeve. Ka pasur probleme në një qendër në Gegë ku një makinë me xhama të zinj ka kërcënuar një drejtues të shtabit, i cili është larguar jashtë qendrës. kam njoftuar shefin e komisariatit, por deri tani nuk kemi informacione.
Drejtuesja e PS në Lumas është futur disa herë në qendër duke shoqëruar njerëzit.

Patronazhistët vijojnë punën e tyre por besoj fort në fitore. U bënë disa ditë që kemi përplasje.
Mbrëmë rreth orës 23:00 i kam vajtur oligarkut më të rrezikshëm dhe e kam kapur me kapele, duke dalë nga marketet dhe familje, duke i thënë po lë milionat e lekëve duke shtruar çakull në rrugët e Dimalit. Kam njoftuar edhe OSBE-ODHIR.
Të hënën do bëhet edhe dokumentimi.

Ka pasur shkelje të rënda procedurale se në bashki pa proces tenderimi nuk mund të shtrosh rrugë.
I kam thënë dje që po vijon të shpërndajë edhe para”, ka deklaruar ai.bw

“Familjarët e Jorgo Goros presion votuesve”, Dule nga Himara: Rrethi vicioz në Shqipëri do të thyhet, qytetarja u rrëmbye për të dëshmuar çfarë donte policia

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule u shpreh i sigurt për fitoren e Fredi Belerit në Himarë, pavarësisht se ai ndodhet në burg me akuzën për blerje votash.

Në një prononcim për mediat ai tha se nga nesër do të nisë një periudhë e re për bashkinë e Himarës.

“Dua të denoncoj ndikimin në procesin zgjedhor nga familjarët e Jorgo Goros që po presin jashtë qendrës së votimit. Të fortët po iu bëjnë presion qytetarëve. Punonjësit e kadastrës po i bëjnë presion me dokumentet e pronësisë votuesve. Fitorja është e sigurt në Himarë. Nga e hëna fillon një periudhë e re për Bashkinë e Himarës. Rrethi vicioz në Shqipëri do të thyhet. Do të kemi një shembull të administrimit europian dhe me një zhvillim që do të jetë miqësor për komunitetin, në interes të komunitetit”, u shpreh Dule.

I pyetur se çfarë reagimi do të ketë nga PBDNJ nëse gjykata e pranon pretencën e Prokurorisë për Belerin, Dule tha se “ne jemi duke ndjekur ligjin në germën dhe frymën e vet. Kishte dje denoncime. E patë qytetaren e Himarës që u rrëmbye dhe u shoqërua në komisariat dhe i kërkohej diçka që nuk kishte ndërmend ta bënte”.bw

Ambasadorja e BE: Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë seriozisht procesin zgjedhor

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hoffmann ka mbërritur në qendrën e votimit në Tetarin Skampa në Elbasan.

Hoffmann zhvilloi një bisedim me operatorët ku u informua për mbarëvajtjen e votimit elektronik.

“Shoh ka zgjedhës ne mënyrë te vazhdueshme qe vijne per te votuar. Është gjë e mirë që qytetarët e Elbasanit e kanë marrë seriozisht procesin. Jam e kënaqur që OSBEE vendoi të kishte në Shqipëri një ekipi të plotë vëzhguesish. Para 10 ditës OSBEE ODHIR publikoi raportin paraprak. Le të presin ditën e nesërme për raportin dhe për të parë se cilat do jenë gjetjet”, tha Hoffman.bw

EMRI- Zyrtarja e Ramës ushtron presion mbi votuesit- Përplasje fizike në një qendër votimi në Durrës

Pak pasi nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, denoncoi se zyrtarët e PS po ushtrojnë presion ndaj votuesve, u regjistrua një përplasje fizike mes kampeve politike në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Bëhet fjalë për qendrën e votimit në shkollën ‘Neim Babameto’.

Burime pranë policisë bënë me dije se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste.

Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit.

Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit.

Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e njësisë administrative, ka hyrë brenda shkollës, kur nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS.

Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve. syri.net

“Bashkë Fitojmë” denoncon shkeljen e Kodit Zgjedhor në Vlorë: PS në panik, kërkon të marrë listën e votuesve për të futur në lojë patronazhistët

Koalicioni Bashkë Fitojmë në Vlorë ka denoncuar shkeljen e ligjit në shumë qendra votimi ku po përdoren listat e zgjedhësve megjithëse pajisja elektronike e identifikimit ende nuk ishte testuar që nuk punonte.

Armando Cakrani nga shtabi i kandidatit Hysni Sharra, u shpreh se PS-në e ka zënë paniku në qytet dhe për këtë kërkon të ndërhyjë me listat e votuesve.

“Partia Socialiste duke qenë në panikun e humbjes së thellë është duke prishur procesin zgjedhor. Procesi në pjesën më të madhe të qendrave po zhvillohet në shkelje të kodit zgjedhor. Sipas urdhrit të KQZ-së, vetëm në rast se pajisja PEI nuk punon pasi provohet disa herë, atëherë identifikimi bëhet përmes listës së zgjedhësve që merret nga zarfi. Nga provat që kemi deri tani, pamje filmike, fotografime në disa qendra të qytetit të Vlorës, shkelja e ligjit po bëhet në disa qendra votimi. Qëllimi i vetëm është paniku që i ka zënë duke kërkuar që të nxjerrin listat e votimit nga kutitë për të bërë më pas patronazhimin, për të sjellë në votim të gjithë personat që kanë në dorë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Qytetarët e Vlorës do të votojnë të lirë. Thirrja jonë është që të gjithë të shkojnë për të votuar”, tha Cakrani.bw

“Anëtarë të administratës, presion mbi votuesit”, përplasje fizike mes mbështetësve të ‘BF’ dhe atyre të PS-së në Durrës

Një përplasje fizike mes kampeve politike është regjistruar sot në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Behet fjalë për qendrën në shkollën ‘Neim Babameto’

Burime pranë policisë bënë me dije për gazetarin Osman Stafa, thanë se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste.

Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit. Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit. Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.bw

Në 531 qendra votimi s’punon PEI, si u harxhuan miliona euro për pajisjet e identifikimit elektronik. Celibashi: Faji ‘i faktorit njeri’, ose…

Ndonëse janë shpenzuar miliona euro për sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve, duket se dita e sotme ka nxjerrë zbuluar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Plot 3.4 milionë dollarë janë marrë nga buxheti i shtetit për këto pajisje, të cilat në 531 qendra votimi sot janë jashtë funksionit, ndërsa procesi nuk ka nisur ende. Këtë fakt e pranoi edhe vetë zoti Celibashi në një deklaratë publike, ku pohoi se janë harxhuar para për implementimin e këtij sistemi, dhe se janë trajnuar 5200 njerëz për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa ai ia vuri fajin; ose faktori njeri, ose makineri.

“5200 njerëz, që nuk e dinë se ça backgraundi kanë. Kemi harxhuar para për këtë sistem, por duhet parë se çfarë ka çaluar. Problematike situata është në Tiranë, Durrës, Shkodër, ka Tropojë, Elbasan, Pogradec.”, tha Celibashi.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, Celibashi urdhëroi sot vijimin e procesit të identifikimit manualisht, duke u kthyer pas në kohë. Por natyrshëm lind pyetja se çfarë ndryshoi sot, në një kohë kur ky proces u quajt i suksesshëm në zgjedhjet e 2021-shit. BW

“Anëtarë të administratës, presion mbi votuesit”, përplasje mes mbështetësve të ‘Bashkë Fitojmë’ dhe atyre të PS-së në Durrës

Një përplasje mes kampeve politike është regjistruar sot në një qendër votimi në Spitallë të Durrësit. Behet fjalë për qendrën në shkollën ‘Neim Babameto’

Burime pranë policisë bënë me dije për gazetarin Osman Stafa, thanë se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe ata të Partisë Socialiste.

Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit. Teksa opozita ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, kjo e fundit ka kërkuar që të bëhet një shkresë zyrtare, se në të kundërt e ka të ndaluar që të hyjë me rregull, siç e përcakton dhe Kodi Zgjedhor.bw

Incident në një qendër votimi në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar nxjerrin me dhunë komisionerin e opozitës

Incident në qendrën e votimit 1302/ 1 në qytetin e Fushë-Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në këtë qendër votimi dhe kanë nxjerrë më dhune duke e dhunuar komisionerin e opozitës, Ilir Hyka. Mësohet se në këtë qendër është pezulluar votimi.bw

Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kishte një thirrje për qytetarët pasi votoi me familjen e tij.

“Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore.

Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime.

Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.

Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh.

Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre.

Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare,” tha Berisha. syri.net

Mediat greke publikojnë foton dhe mesazhin e Fredi Belerit për zgjedhjet

Mediat greke vazhdojnë ta kenë kryelajm arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të opozitës për Bashkinë e Himarës.

Ato kanë publikuar foton e Belerit në sallën e gjyqit, ndërsa theksojnë se në Himarë ka pasur një pjesëmarrje të lartë votuesish që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar edhe mesazhin e Belerit për votuesit e tij.

Teksa jep udhëzime se si të votohet për emrin e tij dhe për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri thekson: “Vota juaj shpëton vendin dhe demokracinë”.

“Ju dhatë pulsin e fitores për zgjedhjet e 14 majit! Të gjithë ne, bashkëqytetarët e mi, marrim pjesë dhe vendosim për ndryshimin që kaq shumë i duhet vendit tonë!” thuhet në mesazhin e tij. syri.net

Image

Kreu i KQZ Celibashi nuk e hedh dot votën e parë, pajisja elektronike me defekt

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk arriti ta bënte me shëndet i pari në vend, hedhjen e votës së parë, pasi në qendrën e tij të votimit në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, pati një problem me pajisjen elektronike.

Në një deklaratë për mediat ai tha se KQZ do të sjellë një pajisje tjetër pasi operatori nuk e zgjidhi dot problemin.

“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë. Nuk e di me saktësi problemin por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike, USB, është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vet. Jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, tha ai. syri.net

Image

‘S’kam marrë lekë nga Beleri, s’e njoh’- Gruaja në Himarrë rrëzon akuzat. Berisha: Manipulim kriminal i Ramës!

Një nga qytetaret e shoqëruara me dhunë në komisariatin e Vlorës, pas arrestimit të Fredi Belerit ka mohuar akuzat e ngritura nga policia. 

Valbona Bala, në prononcimin e dhënë për mediat nga Himara, i qëndron dëshmisë së dhënë para policisë, kur shprehet se nuk i ka ofruar askush lekë për shitjen e votës.

Ajo thotë se diçka të tillë ia kanë komunikuar në polici, duke i thënë se emri i saj është në listat e personave që kanë marrë para nga kandidati i opozitës në Himarë.

Gruaja tregon se policia i ka shkuar në banesë në orën 2 të mëngjesit dhe e ka marrë bashkë me djalin 18-vjeçar.

“Më kanë ardhur tek dera 5 policisë në orën 2 të mëngjesit. Kam qenë në gjumë, hapa derën dhe më thanë se do të shkoja në komisariat për të bërë disa pyetje. Nuk më thanë se për çfarë bëhej fjalë. Por më hipën në fugon dhe më çuan në Vlorë. Atje më kanë marrë në pyetje bashkë me djalin, sepse më çuan bashkë me djalin. Kur më çuan atje, më pyetën. Më vonë më shpjeguan që është gjetur një listë që ke marrë para nga Fredi Beleri për të blerë votën“, thotë ajo.

Më tej, gruaja pohon se punon si sanitare në shkollën e mesme “Spiro Gjiknuri” në Himarë, ndërsa shton se nuk e njeh kandidatin Fredi Beleri dhe nuk ka asnjë kontakt me të.

“E njihja vetëm si fytyrë, si një person që jeton këtu. Nuk më ka thënë askush për lekë. Unë punoj sanitare te shkolla “Spiro Gjiknuri”. Unë kam marrë lekë. Asnjë parti nuk më ka ofruar lekë”, vijon ajo.

Pas ka mohuar që të ketë marrë para nga Fredi Beleri, gruaja është liruar bashkë me djalin e saj dhe janë lënë te dera e komisariatit të Vlorës. Ata janë kthyer në Himarë me lekë borxh.

“Isha pa lekë, pa gjë, më lanë tek dera e policisë, erdha në shtëpi me lekë borxh. Atje kishin marrë të gjithë njerëzit që ishin më të varfër, të dobëtit, të pazotët”, tregoi gruaja.

Pas bërjes publike të dëshmisë së gruas, ka reaguar edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se akuzat ndaj kandidatit të opozitës në Himarë janë manipulim kriminal i Edi Ramës.

Postimi i Berishës
Terror policor në Himarë.
Dëshmitarja e arrestuar, në dhunim të Kushtetutës, në ora 2 të mëngjesit, hedh poshtë akuzat për Fredi Belerin. Manipulim kriminal i Edi Ramës, ndiqeni sipas dëshirës dëshminë e saj. Krim! sb

Fredi Beleri drejt SPAK, avokati: Nuk provuan dot asgjë, montim politik! Kandidatit iu forcua mbështetja!

Avokati i Fredi Belerit, kandidatit të opozitës për bashkinë e Himarës, foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij dhe ia përcolli dosjen Belerit në SPAK me akuzën e blerjes së votave për zgjedhje.

Avokati tha se akuza ishte politike dhe gjithçka ishte montim politik, por një gjë ishte e qartë: arrestimi i kandidatit Beleri e ka përforcuar mbështetjen e banorëve ndaj tij dhe më 14 maj, ata do t’i drejtohen të qetë kutive të votimit.

“Gjykata e vlerësoi arrestin në flagrancë si të ligjshëm dhe caktuan SPAK-un për kompetencë, – tha avokati për mediat. –  Brenda dhjetë ditëve ndoshta do të bëhet vlefshmëria në SPAK. Akuzat nuk u faktuan. Ne këtë i kërkuam gjykatës. Ishin komplet veprime të simuluara të policisë, të një individi madje, që policia rëndom si në kohën e komunizmit, i përdor. Akuzë politike dhe montim politik.

Edhe zoti Beleri foli në seancë, tha pikërisht këto që po them unë. Nuk u provua në asnjë moment në ato që referoi prokurori, në asnjë moment nuk u provua as ekzistenca e listave. Ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra ë rrëmbimit e provoi. Aty konsistonte, rrëmbimi, që të gjendej diçka në flagrantë. Dhe u provua që nuk u gjet asgjë.

Pyetje: A e cenon kjo gjë procesin e votimti?

Avokati: Absolutisht! Përkundrazi, e ka forcuar më shumë.

Pyetje: Nga ana ligjore?

Avokati: Absolutisht, njerëzit do të vijnë nesër e do të votojnë të qetë. Nga gjykata prisnim që ta deklaronte arrestin të paligjshëm, ia kërkuam gjykatës, po gjykata nuk e gjeti…

Pyetje: Po seanca e radhës, kur do të jetë?

Avokati: Ligji ka parashikuar që brenda dhjetë ditësh, kur të shkojnë aktet ën GJKKO, në SPAK dhe do të shprehen ata brenda 10 ditëve, mendoj. Në Tiranë do të kryhet. Ai do të ikë sonte në Tiranë.

Akuza për blerje votash, Fredi Beleri mesazh nga burgu mbështetësve të tij: Momenti është tani, ju dua të gjithëve në krah!

Kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri, i cili është lënë sot në burg nga gjykata e Vlorës, ka reaguar për herë të parë nga qelia.

Në një postim në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’-ut, Beleri iu bën thirrje himariotëve dhe jo vetëm që ta mbështesin në zgjedhjet e 14 majit. Mes të tjerash ai shpreh falënderime për mbështetjen ndaj tij, duke theksuar se ka nevojë për të gjithë.

“Momenti është tani!! Ju dua të gjithëve në krah!! Asnjë të mos mungoj në zgjedhjet e 14 Majit!!
Të gjithë jemi NJË dhe ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen, për dashurinë dhe ndihmën tuaj!!
Të gjithë bashkë për ndryshimin!! Për të ardhmen e vendit tonë!!”, shkruan në mesazhin e tij Beleri.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, u arrestua pak pas mesnate të premten, nën akuzën për blerje votash. Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet politike, ndërsa opozita e ka cilësuar skenar të Ramës. Po ashtu, reagime ka pasur dhe nga qeveria greke.
(BalkanWeb)


Send this to a friend