VOAL

VOAL

Rama: Shqipëria u ka dorëzuar krerëve evropianë draft për Asociacionin

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë konferencës.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionin dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Marrëveshjen për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia e kanë arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Rama tha se nuk është konsultuar për këtë draft me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai tha se drafti është hartuar nga ekspertë të pavarur, ndërsa shtoi se edhe ai vetë ka dhënë kontribut.

“Albin Kurtin po e fajëson bota e tërë demokratike dhe kjo më shkakton vetëm keqardhje. Unë nuk jam as për të gjykuar, as sulmuar Albin Kurtin. Po përpiqem të kontribuoj, pasi njëri [Kurti] çon policinë në godina bosh, tjetri [Vuçiq] con ushtrinë në kufi”, tha Rama.

Ai tha se Kurtin e ka mbështetur në procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të vazhdojë ta mbështesë në “rrugën e njohjes së ndërsjellë”.

“Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, nëse ata i kthejnë shpinën, mos ndodhtë kurrë, por ajo shtëpi [Kosova] hyn në ditët e saj më të errëta”, shtoi ai, duke bërë thirrje që Policia e Kosovës të tërhiqet.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje drejt normalizimit të raporteve më 27 shkurt në Bruksel, si dhe u pajtuan për aneksin e zbatimit të saj në Ohër më 18 mars.

Edhe Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës thotë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare.

Në fjalimin e tij, Rama gjithashtu shtoi se është shumë i shqetësuar për situatën ku ndodhet Kosova dhe se nuk dëshiron të përkeqësohet situata apo të vendosen sanksione ndaj saj.

“Për mua është i pakuptimtë pozicioni i Kosovës, se Serbia bën atë që ka bërë herë tjera. Palët nuk po merren vesh kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më se si duhet hartuar”.

Në veri të Kosovës, protestat që po vazhdojnë ende kanë shpërthyer qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Për tensionet në veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka tërhequr policinë e as kryetarët shqiptarë nga zona veriore e vendit, e banuar me shumicë serbe.

Begaj: Kosova të koordinohet me partnerët strategjikë

Jetmira Delia-Kaci

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë për t’i dhënë zgjidhje krizës në veri të shtetit.

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e tij nga Estonia, Alar Karis, kreu i shtetit shqiptar tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kosovare.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet më të larta të Kosovës, po ashtu me komandantin e KFOR-it [gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia]dhe me disa presidentë të rajonit. Unë kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, maturi dhe duhet të dëgjojnë dhe të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion për zgjidhje është dialogu”, tha Begaj.

Presidenti shqiptar tha se çdo qasje, që nuk përputhet me normat dhe me ligjet ndërkombëtare, sjellë pasoja që prekin jo vetëm palët e përfshira, por edhe rajonin si dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri, duke ia paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë zonë si dhe kthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarëve, nëse situata e krijuar në Kosovë e zhvlerëson nismën rajonale, Ballkani i Hapur, presidenti Begaj u përgjigj:

“I qëndroj mendimit tim, që në qoftë se një iniciativë e tillë është gjithëpërfshirëse dhe mbetet vetëm në kuadrin ekonomik dhe sjellë përfitime ekonomike për njerëzit e rajonit, në rastin konkret për popullatat tona të Kosovës dhe të Shqipërisë, për mua është e mirë se ardhur”.

Në nismën rajonale, Ballkani i Hapur, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Gazment Bardhi: Po shkonim drejt konsensusit kur na sulmuan paramilitarët e Lulzim Bashës

Pas më shumë se 9 orë mbledhje të kryesisë së partisë së vulës, 17 nga 29 anëtarë të saj vendosën që kryetari i ri të zgjidhet në 29 korrik.

Kjo shkaktoi debate të shumta brenda mbledhjes për shkak se një pjesë e anëtarëve, deputetë demokratë, kërkuan që fillimisht të bëheshin zgjedhjet në degë dhe në fund zgjedhja e kryetarit të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tregoi se si u hodh në votim propozimi për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, mes përplasjeve mes anëtarëve.

Bardhi: Tensioni u krijua nga fakti që nuk pranohej të diskutohej asnjë propozim tjetër veç atij qe u votua. Ndërkohë që Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Jonila Godole po propozonin versione që bashkonin të dyja qëndrimet. Ne kërkuam që po, duhet të kemi një version të unifikuar, që bën të mundur të dalim me vendim unanim dhe të gjejmë një version që bashkon dy qëndrimet. Bëri një propozim Land Bejko konkret për unifikim dhe sapo filluam të diskutojmë, nuk lejohej të flisnim nga të bërtiturat “votojmë votojmë votojmë vetëm versionin e datës 15 korrik”./ bw/ 

‘Kishte frikë të dilte’- Gazetari: Pasi dha dorëheqjen, Jorida Tabakun e shanë dhe ofenduan 30 burra!

Dëshmi tronditëse vijnë për rikthimin e Lulzim Bashës në PD e vulës, me kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve që besuan se ai ishte larguar.

Gazetari i Syri TV, Ermal Rizaj ka treguar dëputetët janë kërcënuar dhe janë sharë nga familja gjatë mbledhjes, në presion për të votuar për një datë për zgjedhjet për kryetar të PD-së.

Duke parë situatën që u krijua, Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ka dalë në një deklaratë për mediat në orët e vona të ditës së djeshme.

“Pas deklaratës, një nga militantët e ofendoi Jorida Tabakun dhe ajo i kthehet”, ka treguar gazetari Ermal Rizaj.

“Kur shoh atë (deklaratën) duhet ditur që e ofendojnë, përballë pati 30 burra që e shikonin se çfarë do thoshte, dhe kur mbaroi, e ofenduan”, tha gazetari duke shtuar se kur është larguar nga selia Jorida Tabaku është dashur të shoqërohet nga shoferi i Gazment Bardhit sepse kishte frikë të dilte, duke parë kërcënimet dhe dhunën ndaj deputetëve të tjerë që nuk ishin dakord me Bashën.

Gazment Bardhi: Kolegët të distancohen nga dhuna, presioni dhe shantazhi

Pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara dje gjatë mbledhjes së grupit Basha-Alibeaj, Gazment Bardhi ka thyer heshtjen.

Ky i fundit teksa refuzoi që të votonte për të votuar për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të grupimit, më 29 korrik, iku nga mbledhja. Ai dënoi me forcë dhunën dhe gjuhën kërcënuese ndaj deputetëve të PD nga mbështetës të Bashës.

 

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.”, thuhet në reagimin e tij.bw

Mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët, ofendojnë edhe gazetarët. Bardhi e Sula braktisin mbledhjen

Mbledhja e kryesisë së Grupit, Basha – Alibeaj ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt.

Pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.
Por në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja.

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anetarëve të Kryesise që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë.

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.

Çfarë ndodhi në mbledhje?

Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, kryesia e grupit mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik.

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2.30 të së mërkurës ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetvë, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar.

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga ish kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish kandidatët për kryetar bashkie Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish deputeti Xhemal Gjunkshi.

Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 29 korrik. syri.net

Përsëritet historia- Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Rama ishte në Berat

Sa herë që shet një nga miqtë e tij, Edi Rama vendos që të arratiset në Berat.

Edhe ditën e sotme, në momentin që arrestohej Vangjush Dako, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në Durrës dhe njeriu që i mbledh votat atij në qytetin bregdetar, Rama ndodhej në Berat.

Edhe kur u arrestua Lefter Koka, Edi Rama ndodhej sërish në Berat.

E tani nuk ma më asnjë dyshim që Edi Rama i di më përpara arrestimet dhe SPAK duket se i kërkon atij lejen që të nisë operacionet e arrestimeve.

E nga Berati ku ishte sot, Rama ka vendosur që të reagojë edhe për Vangjush Dakon.

‘Duhet bërë durim i madh në luftën kundër korrupsionit, kemi hyrë në fazë të re ku për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht kjo s’është e lehtë, ka gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, se nuk ke se si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje sot është krah avokatit’, është shprehur Rama në Berat. syri.net

Urdhër arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, reagon për herë të parë Rama: Po goditen ata që…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon.

Gjatë fjalës së tij nga takimi me banorët e Beratit, Rama tha se po goditen njerëz lidhur me pushtetin.

“Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS.
Asnjëherë nuk duhen lënë që situata të tilla fyese të lëndojnë krenarinë që je pjesë e kësaj partie që mund të mos zgjedhë shumë probleme, por ka arritur të kthejë Shqipërinë në një vend që shumë njerëz nga e gjithë bota duan të vijnë dhe ta vizitojnë.”, tha Rama.

Vetë Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës. Sakaq, hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.bw

Dubai, ‘vendi i sigurt’ për bosët e krimit- “S’janë në dorë të SPAK ekstradimet ”, Dumani: Janë dërguar 4 kërkesa…

Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë vende të tjera të botës.

Krerët e bandave kanë zgjedhur Dubain si vendin e tyre të sigurt për t’i shpëtuar drejtësisë në vendit e origjinës. Një nga arsyet është mos lejimi i ekstradimit të tyre dhe lehtësirat në qarkullimin e parave të pista që Dubai mundëson.

Për këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se pranë ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme ka dërguar 4 kërkesa ekstradimi të shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por janë ende në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

“Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e  Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani për Tv Klan.

Kujtojmë që refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme.

Një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm.

Arrestohet 46-vjeçarja në Korçë, përvetësoi 3 milionë euro nga bizneset përmes një poste private

Një 46-vjeçare ka rënë në prangat e policisë për mashtrim. Burime konfirmojnë se gruaja nga Korça prej disa muajsh ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë duke mashtruar bizneset online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasen Alma Beqiri.

Pasi qytetarët që kishin bërë porosi nga këto biznese merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, 46-vjeçarja, e cila ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private të postës “Adex” në Korçë dhe Pogradec nuk ua dorëzonte bizneseve duke i mashtruar. Ka rezultuar se gjatë periudhës 2021-2023, ajo ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete të 46 -vjeçares. Vijon puna për të identifikuar të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

Alma Beqiri, u arrestua nga policia e Korçës në kuadër të operacionit “Postmail”.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

./ dita

Nga Sali Berisha – Përse prej tri ditësh, Rama i përvishet Albin Kurtit!

Ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjetër.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:

Së pari, Rama e bën këtë për të mbrojtur padronin e tij, Vuçiç dhe për të nxjerrë Kurtin, që i ka treguar vendin me kohë, si djallin me zile.

Së dyti, si hakmarrës ai e bënë këtë për të ndërsyer në këtë moment të pafavorshëm për Kurtin forcat politike në Kosovë kundër tij. Por përsëri, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Vuçiçin, në këtë rast, kjo ndihmë nuk do të pranohet prej tyre.

Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklarata:

A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmerrshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…

B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën. Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri.

Tensionet në veri të Kosovës, Rama në BBC: BE dhe SHBA kanë të drejtë, Kurti është tërësisht i gabuar

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ka komentuar dje sërish tensionet në Veri të Kosovës. Në një intervistë për BBC ai deklaroi se SHBA dhe BE kanë të drejtë në qëndrimet e tyre, ndërsa Albin Kurti është duke gabuar.

Rama deklaroi më tej se ndërkombëtarët nuk po kënaqin Beogradin, por po çojnë Kosovën në një tjetër nivel në arenën ndërkombëtare.

“Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve”, tha Rama.

“Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiq janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, bazuar në propozimin franko-gjerman me njohjen reciproke, i ka acaruar të dyja palët. Është si një çift në derë të kishës para se të martohen, që fillojnë dyshojnë”, tha ai

 

“Mendoj se nuk ka rrugë tjetër në botë që kjo marrëveshje nuk do bëhet. Ishim në një samit të Komunitetit Europian me të gjithë liderët në Moldavi dhe të gjithë ata, sidomos presidenti francez dhe kancelari gjerman janë të bindur që Kurti dhe Vuçiq duhet të ulen në një tryezë dhe të mbyllin marrëveshjen”.

 

“Më vjen keq ta them por mendoj njësoj dhe ky nuk është pozicion servili, por jam i bindur se SHBA dhe BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar, sepse ata nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër”.

“Mendoj se Serbia nuk është rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur përfundimisht Kosovën që prej vitit 1999. Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke”, tha Rama. bw

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, aktorët ndërkombëtarë të shqetësuar, kërkojnë dokumentacionet përkatëse

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vijojë dënimin e mbetur në shtëpi.

Shkak për vendimin u bë një raport i mjekësisë ligjore që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Kështu Saimir Tahiri rifiton lirinë pas gati 16 muajsh në qeli. Dënimin e mbetur do ta kalojë në shtëpi dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakord”.bw

 

Berisha: Saimir Tahiri u lirua pas ultimatumit që i dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij dhe Olsit me bandat

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, komentoi edhe lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës.

Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.

Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.

Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij.

Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal,” tha Berisha. syri.net

Ndodh sërish në maturën shtetërore! 30 minuta nga fillimi i provimit, del testi i gjuhës së huaj

Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj.

Burime për Panorama TV, bëjnë me dije se teza e provimit të anglishtes ka dalë vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit.

Kujtojmë se provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe provimi i Matematikës më 13 qershor.

Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.gsh

VENDIMI- Qeveria shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike, ia kalon në varësi Skënder Gjinushit

Qeveria ka marrë sot vendim për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke e kaluar institutet e saj si institucione autonome brenda Akademisë së Shkencave.

Vendimin e bëri të njohur për mediat ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila u shpreh se nga raporti i kontrollit që u bë brenda Akademisë së Studimeve Albanologjike u vërejtën shkelje të shumta.

“Ne sot me vendim të qeverisë po e riorganizojmë këtë Akademi duke i vendosur institutet e saj si institucione autonome pranë Akademisë së Shkencave”, u shpreh ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave erdhi pasi një sërë personalitetesh dhe akademikë e kundërshtuan draftin që qarkullonte prej ditësh në media.

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga i shkruajti dje një letër kryeministrit Rama ku rendiste arsyet përse vendimi nuk duhej të miratohej.

Kundër këtij vendimi u shpreh edhe Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, por që nuk u morën parasysh nga qeveria në mbledhjen e sotme.bw

“Kreu i SHISH, Vlora Hyseni shkoi fshehtas në Beograd”, Berisha: Informacionet konfidenciale të vendit anëtar të NATO-s, do shkojnë në dorën e ‘Putinit të vogël’

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin në nisje të punës së saj.

Teksa situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar dhe NATO ka vendosur të shtojë trupat në Kosovë, Berisha deklaron se kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë këtij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

Sipas tij, kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informacione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Vlora Hyseni ka qenë drejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ishte shkarkuar nga ky post më 30 qershor, 2021.

POSTIMI I PLOTË

Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s.

 

Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.

Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë këtij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

 

Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Shërbimin Inteligjent të një vendi anëtar të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit të Madh.

Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informacione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra. #sb

bw

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Fuga letër Ramës: Mos e firmos atë paçavure burokratësh të etur për pushtet

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga, i ka dërguar një letër kryeministrit Rama ku i kërkon të mos e firmosë VKM-në e përgatitur nga Ministria e Arsimit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Në shtatë faqe letër, akademiku Fuga rendit arsyet se përse institutet e albanologjisë, bashkë me to edhe Akademia të mos kalojnë në varësi të Akademisë së Shkencave të drejtuar nga Skënder Gjinushi.

Unë nuk e kam zakon të lutem. Por, nëse kjo do ta lehtësonte sadopak presionin mbi Ju nga ana e atij teksti projekt vkm-je, dhe lobive jashtë-shkencore që qëndrojnë pas tij, unë pa asnjë hezitim për herë të parë po Ju lutem: Mos e firmosni Ju lutem atë paçavure burokratësh të etur për pushtet! Dëgjoni Ju lutem zërin e intelektualëve pa etje pushtet që po thërrasin për ndihmë, mbështetje dhe trajtim të drejtë, mos ua vini veshin thirrjeve të atyre që duan pushtet me çdo kusht; lutem që nëse ne të gjallët nuk jemi aq të lartë sa të peshojmë mbi pendën Tuaj, dëgjoni të vdekurit ose të ardhshmit e pa-lindur akoma që po e ndjekin pendën Tuaj, Ju shohin dhe Ju flasin sot”, shkruan ndër të tjera Fuga.

LETRA E PLOTE

Shekuj përpjekjesh për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar

 

vështrojnë pendën Tuaj,

 

zoti kryeministër!

Dhjetë argumente kundër një projekt – vendimi që shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike

I nderuar zoti Kryeministër

Edi Rama,

Mes hezitimesh, vendosa t’Ju_ shkruaj lidhur me një tekst projekt-vkm që thuhet se në orët në vazhdim do ta vendosin mbi tavolinën Tuaj për t’u firmosur.

Bëhet fjalë për një tekst projekt-vendimi i Këshillit të Ministrave (vkm) që Ministria e Arsimit ka formuluar, me të cilin parashikohet të shkrihen institutet e albanologjisë, bashkë me ta edhe Akademia e Studimeve Albanologjike, duke i kthyer në njësi brenda strukturës së Akademisë së Shkencave.

Ky tekst vkm-je qarkullon tashmë prej disa ditësh në media, në rrjetet sociale, gojë më gojë dhe vesh më vesh mes intelektualësh, universitarësh, studiuesish apo dhe njerëzish që ndofta s’i lidh gjë me librat, në mbarë opinionin publik, duke shkaktuar boll shqetësim. Për të mos folur për pështjellimin në mendjet dhe zemrat e studiuesve të ASA -s.

Një zë i brendshëm insistonte që të mos e shprehja mendimin tim, sepse sido ai të jetë është bërë tashmë rutinë për mua që nuk dëgjohet. Në Akademinë e Shkencave vepron censura më e fortë dhe e plotë që mund të imagjinohet ndaj meje. Dikush më tha madje se në dëshiron që kjo vkm të hyjë në fuqi, atëherë shprehi publikisht kundërshtimet që ke për të.

E megjithatë,  unë po e bëj timen. Kam ende një fije shprese diku thellë në ndërgjegje, ndonëse tani çështja e kaluar në regjistrin politik ndruaj se është ngurtësuar mjaft në një sfidë mes kampesh politike ndërkohë që për ne studiuesit, universitarët, albanologët nuk pyet fort dikasteri se çfarë mendojmë. Duket sikur rëndësi ka se kush mban vulën e forcës të pushtetit dhe jo se kush ka dijenitë e fushës së shkencave për të cilat vendoset.

Pavarësisht të gjitha këtyre rrethanave kundërshtuese, jam i bindur se Ju do ta refuzoni atë tekst vkm dhe relacionin që e shoqëron, jo më ta firmosni! Atje, sipas asaj që intuita më thotë, duke mos pasur asnjë argument të vlefshëm, nuk do jetë forca që ta bindë vullnetin Tuaj për ta kaluar pendën Tuaj mbi të. Asnjë argument, fare! Është i gjithi i kopsitur keq, edhe në përmbajtje edhe në formë, nga nëpunës që qëndrojnë larg albanologjisë, për të mos thënë i ikin prej kohësh shkencës dhe dijes.

Unë vendosa t’i shkruaj këto radhë sepse në radhë të parë e kam për detyrë ta bëj si anëtar i ASH, përndryshe, po të heshtja,  nuk do të isha veçse një i padenjë, veçanërisht nëse rrezikun që ndjej për shkencat albanologjike nuk do ta ndaja me Ju.

Mbi dorën Tuaj që do të mbajë pendën firmosëse, e dini vetë njësoj si unë, vështrojnë shekuj përpjekjesh për ta zhvilluar kulturën tonë shqiptare, dhe po aq stërmundime shekullore për ta studiuar dhe ruajtur dhee edukuar e transmetuar brez pas brezi atë. Pesha e shekujve është shumë e rëndë që të lihet për t’u gjykuar nga një vkm që përmban disa rreshta të shkruar thatë, pa argumente, dhe për t’i vendosur pastaj ata si gurë të ftohtë, pa shpirt, mbi tavolinë si vendim për t’u firmosur nga kryeministri i Shqipërisë.

Ka disa akte që na ngarkojnë me përgjegjësi jo thjesht para të gjallëve të sotëm, sepse këta, sado me rëndësi, janë gjithsesi të përkohshëm, pas disa vitesh apo dekadash nuk do të jenë më mbi dhé; përgjegjësia dhe pesha që rëndojnë në këto raste sublime, vjen më tepër nga ata që nuk janë gjallë: Nga të vdekurit tanë të mëdhenj, dhe nga ata që ende nuk kanë lindur, por do të jenë, do të na shohin më pas pa na dhënë ndjesë në dekada e shekuj. Kjo peshë është, mendoj, ajo që do të rëndojë sigurisht mbi atë pendë që mbani në dorë. Sepse pavdekësia, që qenia njerëzore kërkon, sikurse një magjistare a lypëse e vjetër i tha një ditë, para dymijë ca qindra vjetësh, Sokratit,  nuk qëndron te të gjallët, por te të vdekurit. Tek ata që kanë qenë dhe te ata që do të vijnë. Përpara kësaj peshe gjithçka tjetër bëhet e vogël dhe pa rëndësi.

Jam shprehur kundër përthithjes nëpërmjet shkrirjes të Akademisë të Studimeve Albanologjike nga Akademia e Shkencave ku edhe unë me të tjerë jam pjesë. Pra nuk kam asnjë interes personal në këto që shkruaj. Por kur lexova projekt vkm dhe relacionin bashkëshoqërues të tij mbeta disa minuta pa fjalë dhe pa frymë nga cektësia e argumentit të përdorur si dhe nga lehtësia me të cilën guxojnë ta orientojnë ku duan vullnetin Tuaj.

Po filloj me argumentet e mia. Lutem kushtojini pak kohë nga dita juaj e ngarkuar e punës.

  1. Një nga argumentet që partizanët e kësaj përthithjeje të instituteve të albanologjisë brenda Akademisë të Shkencave është, sikurse e kanë shprehur në vazhdimësi prej dy a tre vjetësh, se dikur, në kohë të kaluar, sipas tyre, institutet e albanologjisë kanë qenë brenda sistemit të Akademisë së Shkencave. As më shumë dhe as më pak duan të thonë se vendi i natyrshëm i albanologjisë pra qenka në Akademinë e Shkencave. Kjo përqasje është një sakatim i plotë i historisë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë u krijua nga Enver Hoxha, me vendim të byrosë politike të Partisë të Punës të Shqipërisë, në vitin 1972. Kurse albanologjia ka qenë vite, dekada, përse të mos them disa shekuj përpara atij viti 1972. Kjo do të thotë se në shekuj albanologjia nuk ka ndonjë lidhje të domosdoshme me atë që quhet Akademi Shkencash; ka qenë përpara saj. As Marin Barleti, as Frano Bardhi, as Gjeçovi, as Ndre Mjeda, as Fishta, as Koliqi, nuk kanë qenë ndonjëherë anëtarë të Akademisë së Shkencave që partia krijoi me vendim të byrosë politike në vitin jo edhe aq shumë të largët 1972. Prandaj, kush jep si argument për këtë përthithje të albanologjisë nga Akademia e Shkencave, duke përsëritur pa turp ose nga padija se “kështu ka qenë tradita e suksesshme e së kaluarës, institutet e albanologjisë brenda Akademisë së Shkencave”, ai ose nuk e njeh historinë e shkencës në Shqipëri, ose nuk i tutet fare syri të fabrikojë mashtrime monstruoze.
  2. Për të përligjur këtë përdhosje të albanologjisë nuk tuten as të marrin nëpër gojë albanologët tanë të mëdhenj të këtyre pesëdhjetë a shtatëdhjetë vjetëve të fundit. Ua vjedhin punën dhe mundin e pastër dhe fisnik, dhe përsëri pa turp dhe pa zemër, ua integrojnë në Akademinë e Shkencave. Kanë nevojë për një përthithje që të ketë ndodhur në histori për të shpikur përthithjen që dëshirojnë. Nuk tuten fare të shtrembërojnë historinë krijuese të Cabejit, Kostallarit, Budës dhe të gjithë atij brezi hulumtuesish që la kockat në karriget e Bibliotekës Kombëtare, a të tjerëve në mos më martirë të albanologjisë, në qeli burgjesh. Në ato kohë, Akademia e Shkencave ishte po aq në burgje, sa në sallën e ndriçuar me drita të Akademisë. Dihet pra që Albanologjinë nuk e krijoi akademia e shkencave, por ishte Albanologjia që krijoi akademinë e shkencave. Këta korifej të studimit të shpirtit kolektiv shqiptar që përmenda dhe të tjerë po aq të nderuar sa ata, duke dhënë të gjithë kontributin e tyre në institute albanologjike që sot duan t’i shkrijnë, nuk punonin dhe krijonin aspak brenda asamblesë së Akademisë së Shkencave. Ata bënë të mundur që shumë kohë më vonë, rreth tridhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, të krijoheshin kushte që Shqipëria të thoshte se kam dijetarë në nivel akademikësh.
  3. Por le të vijmë më pas, pra sot. Historia e këtyre tri dekadave të fundit flet kundër përthithjes burokratike që dëshirojnë të realizojnë këto ditë. A kanë argumente për të votuar për këtë “përthithje”, për të heshtur ndaj saj, a për të “luajtur me dy porta”, ata akademikë që së paku prej 15 a më shumë vitesh kanë shkëlqyer në punën tyre, me veprat e tyre të mëdha a të vogla, duke pas qenë studiues brenda atyre instituteve të albanologjisë që duan t’i shkrijnë sot?  A mundet vallë të jenë bindës ata kur pranojnë, aq më keq, kërkojnë shkrirjen e institucioneve ku kanë shkrirë dijet dhe mundin e tyre, kanë shkrirë talentin e tyre drejtues, pa thënë ndonjëherë: “Shikoni, këtu nuk punohet!” Apo të thonë: “Albanologjia ose instituti që drejtoj, ka nevojë të drejtohet nga asambleja e Akademisë së Shkencave ku veç tyre ka!!! A mund të jetë i besueshëm në argumente dikush që kur del në pension, integrohet personalisht diku gjetkë, dhe dëshiron ta marrë pas vetes, me vete, institucionin që dikur ka drejtuar?

Këtu më lejoni shkarazi të shpreh edhe një habi të madhe. Ministrat në të gjithë botën, dhe në historinë e shtetit shqiptar, e kanë të natyrshme t’i mbajnë brenda sistemit që ata drejtojnë agjenci dhe institucione të ndryshme që në një farë mënyre i kanë pasur në varësi. Kurse ministrja e arsimit me anë të këtij projekt vkm-je kërkon t’i nxjerrë jashtë sistemit të saj institutet e albanologjisë!!! Kuptohet se në çfarë presioni duhet të ndodhet ajo për të ndërmarrë këtë veprim.

  1. Në relacionin bashkëshoqërues të projekt – vkm të përgatitur nga Ministria e Arsimit, sikurse Ju shkrova, krejt të varfër dhe mediokër, gjen çudira që nuk mundet veçse të shkaktojnë habi. Vetëm argumente nuk ka aty. Pohohet e zezë mbi të bardhë se përderisa tre projektet e mëdha të albanologjisë, pra rishkrimi i një historie, fjalori i enciklopedisë shqiptare, fjalori i gjuhës shqipe, administrohen si të tillë nga Akademia e Shkencave, atëherë edhe institutet e albanologjisë duhet të shkojnë atje ku janë vendosur këta projekte!!! Një arsyetim të tillë mund ta fabrikojnë vetëm nxitje jashtë shkencore, vetëm pasionet pa logjikë mund ta bëjnë mendjen e gjithkujt të devijojë në këtë mënyrë nga udha e të arsyeshmes. Si duhet? Të “shkojnë” projektet te institucionet që kanë kompetencën, energjinë dhe aftësitë shkencore për t’i trajtuar dhe kurorëzuar ata me sukses, apo të shkojnë institucionet atje ku janë projektet? Sigurisht që çdo njeri i arsyeshëm do të thoshte se është alternativa e parë dhe jo e dyta që ja vlen të ndiqet.

Ku ja vlen të realizohet fjalori, enciklopedia, historia? Në institutet dhe departamentet përkatëse, apo në një institucion që drejtohet nga një asamble, me anëtarë të nderuar ndofta, por ku shumica e tyre nuk ka lidhje shkencore me secilin nga projektet në fjalë, pra nuk ka lidhje me historinë, ose me gjuhësinë, ose me enciklopedinë. Madje po ndodh, zoti Kryeministër që projektin e madh të fjalorit të enciklopedisë ta drejtojnë edhe persona që nuk kanë kurrfarë kompetencash shkencore në konceptimin dhe realizimin e enciklopedive!!! Për më tepër, e gjitha kjo bëhet duke Ju përmendur Ju, duke abuzuar me emrin Tuaj, duke goditur me autoritetin Tuaj çdokënd që guxon të hapë dialog alternativ, apo më keq, të kritikojë mënyrën si po veprohet.

  • Unë e mirëkuptoj vendimin sipas të cilit Ju i besuat Akademisë së Shkencave kurorëzimin me sukses të tre projekteve të mëdha të përmendura më sipër. Por, në zbatimin e kësaj detyre, për të justifikuar këtë besim, Akademia e Shkencave, sikurse ja kërkon edhe ligji, duhej të ndërtonte partneritete institucionale dinamike me të gjitha institutet e albanologjisë dhe departamentet përkatëse, duke planizuar punën, përpunuar platforma teorike dhe metodologjike, etj. Gjithçka do të duhej të realizohej nëpërmjet një bashkëveprimi ndërinstitucional. Në vend të kësaj, shok pas shoku, mik pas miku, për të përballuar projektet e mëdha për të cilat flitet, janë afruar individë të ndryshëm, duke e parë angazhimin e tyre si një marrëdhënie krejtësisht individuale të tyre me Akademinë e Shkencave. Pa mohuar aspak meritat personale të ndokujt, kjo mënyrë pune mendoj se ka shkarë drejt një “marrëdhënie” mes të besuarish, ndonjëherë edhe midis miqsh, por në çdo rast është realizuar në një marrëdhënie të Akademisë së Shkencave me individë të veçantë.

Edhe Akademia e Studimeve Albanologjike nuk është treguar, sipas meje, proaktive, njësoj si kryesia e Akademisë së Shkencave, për të krijuar një bashkëveprim institucional në realizimin e tre projekteve të mëdha të albanologjisë. As Ministria e Arsimit nuk më duket se e ka vendosur aq ujin në zjarr për të qenë një faktor lehtësues në këtë bashkëveprim institucional të dështuar. i ka qëndruar larg realizimit të këtyre detyrave të rëndësishme. Dhe si përgjigje, ajo e gjen më të lehtë të bëjë më të gabuarën, sikurse dihet që ndodh, pra të sjellë mbi tavolinën tuaj një tekst vkm mediokër dhe të pa bazuar në asnjë argument shkencor.

  • Mbetet i dobët dhe pa fuqi edhe argumenti tjetër që Ministria e Arsimit ka hedhur në relacionin që shoqëron projekt vkm. Bëhet fjalë për atë argument që pretendon se nuk paska punë tjetër për institutet e albanologjisë sesa të merren me përpilimin e historisë të shqiptarëve, me fjalorin e gjuhës shqipe, si edhe me fjalorin e enciklopedinë shqiptare!!! Sigurisht që këta janë projekte të mëdha, të cilat duhen realizuar me sukses, por, jo si i kanë nisur. Është pezmatuese kur konstaton se çfarë koncepti kanë për kërkimin shkencor ai, ose ata, që kanë përdorur këtë lloj argumenti. Kërkimi shkencor në albanologji duhet patjetër të përballojë detyrat që vijnë nga realizimi i tre projekteve në fjalë, por kurrsesi nuk mund të përkufizohet me to, as të kufizohet me to. Tjetër janë kërkimet shkencorë në fushën e gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë, historisë, etnografisë, etj., dhe tjetër vendosja dhe botimi i këtyre rezultateve në formën e duhur në fjalorë ose botime të kësaj natyre. Nuk ka kërkues shkencor që të mos ta dijë këtë; atë e kanë harruar ata që kanë dekada që kanë braktisur fushën e dijes dhe të kërkimit shkencor. Nuk e dinë as burokratët që formulojnë dokumente pa ditur gjë nga fusha që ato dokumente duhet të rregullojnë administrativisht. Dalloj qysh tani dorën e lirë që do t’u lihet eprorëve të shkencës për t’u thënë dijetarëve dhe kërkuesve shkencore: “Pa i lini një çikë, ato kërkimet tuaja arkivore, pa i lini një çikë ato hartimet e monografive, ato ekspedita, etj! Merruni vetëm me shkrimin e zërave të projekteve në fjalë!” Ai, ajo, ata që kanë shkruar këtë argument harrojnë se një dijetar bëhet i aftë të përmbledhë në mënyrë sintetike rezultatet e punës së vet shkencore, vetëm pasi ka zhvilluar me vite dhe vazhdon t’i thellojë kërkimet e tij të thelluara, fondamentale, të gjithanshme, shumë më të gjëra se hartimi i zërave në fjalorë dhe enciklopedi. Kërkoni t’Ju informojnë, i nderuar zoti Kryeministër: Fjalori i ri po hartohet nëpërmjet materialeve burimore që sjellin ekspedita të reja studimore në terren, pra nga prurje të reja gjuhësore, të ardhura si rezultat i hulumtimeve të reja të leksikut të fjalëve, apo po “përtypen” ato të dhëna, pra përdoret ai fond leksikor, që përbën baza të dhënash tashmë të arkivuara?
  1. Përthithja brutale e instituteve të albanologjisë brenda strukturës të Akademisë së Shkencave, i nderuar zoti Kryeministër, do të krijojë një hierarki institucionale midis kërkuesit shkencor që bën punën, pra atij që e lëvron shkencën albanologjike, dhe të gjithë ngrehinës vertikale, një superstrukture që do të qëndrojë me hir a me pahir mbi të. Janë së paku shtatë “kate” që do të rëndojnë mbi kërkuesin shkencor dhe frytin e punës së tij të mundimshme: departamenti, këshilli shkencor i institutit përkatës, seksioni i Akademisë së Shkencave së bashku me komisionin përkatës, asambleja dhe mbi të gjithë, maja e piramidës, kryesia dhe kryetari i Akademisë së Shkencave. Sot, kur e gjithë bota e qytetëruar ka kaluar në një autonomi dhe liri kërkimi shkencor bazuar në uljen drastike të shkallës hierarkike midis kërkuesit shkencor që ndodhet përballë objektit të kërkimit shkencor dhe drejtimit institucional të agjencisë ku ai bën pjesë, ka individë në Shqipëri, të mësuar me një hierarki institucionale patologjike, që na detyrojnë ende, i detyrojnë albanologët edhe sot, Ju vendosin edhe Ju, përballë pranimit të një hierarkie në rritje, që abuzon me financat, shfryn furtuna autoritarizmi, nxit parazitizmin e një burokracie të shtuar në ekstrem, dhe mbi të gjitha pengon, ngadalëson, than dhe centralizon mendimin shkencor, duke tentuar unifikimin e tij burokratik.
  • Unë vendos përpara Jush, zoti Kryeministër, rrezikun eminent që ka të bëjë edhe me degradimin demografik të kërkuesve shkencorë në fushën e albanologjisë, dhe jo vetëm. Duke i vendosur institutet e albanologjisë, si të tillë, ose aq më keq, në formën rudimentare të njësive të studim-kërkimit (term pa asnjë kuptim në peizazhin evropian të kërkimit shkencor) nën tutelën e Akademisë së Shkencave, ne rrezikojmë që studiuesit e albanologjisë, me një moshë mesatare të admirueshme për kërkim shkencor në terren, t’i vendosim nën “hyqmin” e akademikëve që kanë një moshë mesatare mbi shtatëdhjetë vjeç e lart. Ne, besoj unë, jemi të një mendjeje që albanologjia e re shqiptare duhet të bazohet te një strukturë moshore të re, jo e vjetruar, që krahas sharmit të një mençurie të mbledhur në vite, vuan sigurisht edhe nga stereotipe, dogma të ngurtësuara, ideologjizime që brezat kanë pësuar gjatë historisë së pasur, por edhe të dhimbshme shqiptare. Në vend t’i çlirojmë studiuesit e rinj që ta mendojnë albanologjinë më freskët, me gjallëri dhe metoda të reja, ne po i fusim ata kështu nën “hyqmin” e drejtuesve të përjetshëm, që e kanë shkruar njëherë historinë, letërsinë, gjuhën, etnologjinë shqiptare, e kanë tentuar njëherë fatin e tyre, dhe tani me egoizëm, që nganjëherë na kap edhe ne studiuesve, duan ta rishkruajnë edhe njëherë nga e para po ata vetë atë që e kanë shkruar një herë. Imagjinoni çfarë “frenash” do të ketë nën rrotat e punës të kërkuesve të brezit të ri në këtë fushë!
  • Duke përthithur institutet e albanologjisë nga Akasemia e Shkencave, nuk shkatërrojmë vetëm këto struktura shkencore që kanë ekzistuar shumë përpara sesa ideja e një Akademia Shkencash, si ndihmëse e partisë, të lindte në mendjen e Enver Hoxhës. Në mënyrë sa dramatike, aq edhe komike, drejtuesit e Akademisë së Shkencave, po shkojnë drejt tharjes të vetë kësaj Akademie Shkencash. Kryesia e sotme e kësaj Akademie nuk ka pasur fatkeqësisht asnjë imagjinatë të shëndoshë për të vendosur në zbatim ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave. Vepron në kundërshtim me atë ligj, pra edhe kërkon me ngulm dhe shpejtësi ta ndryshojë atë, ta marrë nëpër këmbë. E shumta që bën deri sot kjo Akademi Shkencash, fatkeqësisht, gabimisht, janë veprimtari ndihmës shkencore që çdo institut shkencor i zakonshëm i ka në periferinë e vëmendjes për t’i kryer. Në konceptimet e sotme të Kryesisë të Akademisë së Shkencave, lind pyetja se çfarë do të bëjë kjo Akademi, mbi të gjitha asambleja e saj, kur institutet do të jenë brenda strukturës të atij institucioni? Nuk i mbetet sipas konceptit që zbatohet sot nga kryesia e saj asgjë për të bërë.
  1. Akademia e Shkencave nuk është kryesia e saj, por asambleja e saj. Ka kuptim ai institucion vetëm nëse kuptohet si forumi i akademikëve që vepron si një bashkësi e mençur. Por, sikurse shkruante njëqind vjet më parë mendimtari i shkencës, por edhe i psikologjisë së turmave, Gustav Le Bon, edhe një bashkësi akademikësh jashtë fushës së tyre të kompetencave shkencore, nuk është veçse një turmë, si çdo turmë që në rrugë e sheshe udhëhiqet nga interesa personale, nga dogma propagandistike, nga pasione të çastit të ushqyera me dëshirë për pushtet. Pse e them këtë? Supozojmë që ta zemë instituti që merret me studime në fushën e antropologjisë dhe etnologjisë futet në strukturat e akademisë. Sa antropologë dhe etnologë ka në asamble? Po themi dy ose tre. Të tjerët në këto fusha, jemi si “turmë” që nuk kupton thellësinë dhe risitë e shkencës përkatëse. Jemi ne, inxhinierë, matematikanë, fizikanë, kimistë, arkeologë, biologë, sizmologë, informaticienë, gjuhëtarë, filozofë,  , që kuptojmë nga fushat e përmendura po aq sa kupton çdo njeri me shkollë të lartë nga një fushë pasi ka lexuar diçka për të në Ëikipedia. Kështu pretendon asambleja e Akademisë së Shkencave t’i drejtojë institutet shkencore që dëshiron t’i përthithë? Ja arsyeja se përse një model si ky që propozohet në projekt vkm është e vështirë, pothuajse e pamundur, ta gjesh në vendet më të përparuara shkencore, në ShBA dhe në Evropën Perëndimore. Duke e nxjerrë jashtë loje asamblenë e Akademisë së Shkencave, kjo përthithje nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do t’i vendosë këto institute, si bërthama studim-kërkimi (???), nën pushtetin absolut të kryetarit të Akademisë së Shkencave. Sikurse po ndodh sot me njësitë e studim – kërkimit që janë ngritur si duplikate të zbehta, shumë të zbehta, të departamenteve dhe instituteve që ekzistojnë tashmë në vend.

Zoti kryeministër,

shekuj na shohin sot!

Ju shohin Ju me pendë në dorë.

Do t’i jepet derma albanologjisë, apo do të mbi jetojë ajo?

Unë nuk e kam zakon të lutem. Por, nëse kjo do ta lehtësonte sadopak presionin mbi Ju nga ana e atij teksti projekt vkm-je, dhe lobive jashtë-shkencore që qëndrojnë pas tij, unë pa asnjë hezitim për herë të parë po Ju lutem: Mos e firmosni Ju lutem atë paçavure burokratësh të etur për pushtet! Dëgjoni Ju lutem zërin e intelektualëve pa etje pushtet që po thërrasin për ndihmë, mbështetje dhe trajtim të drejtë, mos ua vini veshin thirrjeve të atyre që duan pushtet me çdo kusht; lutem që nëse ne të gjallët nuk jemi aq të lartë sa të peshojmë mbi pendën Tuaj, dëgjoni të vdekurit ose të ardhshmit e pa-lindur akoma që po e ndjekin pendën Tuaj, Ju shohin dhe Ju flasin sot!

Duke Ju falënderuar për mundësinë që më dhatë t’i lexoni argumentet e mia, unë Ju siguroj se informacionet që Ju vinë institucionalisht për çfarë kam shkruar më sipër janë të cunguara, janë të censuruara, pra nuk pasqyrojnë larminë e mendimeve të albanologëve dhe studiuesve të tjerë në universitete, nuk janë ato që me plotësinë e tyre do të kishin qenë të denja për të marrë mbi vete pendën e nënshkrimit të një Kryeministri shqiptar në dekadën e tretë të shekullit XXI!

Dëgjojini Ju lutem zërin e mençur të albanologëve shqiptarë! Ata nuk e flasin gjuhën e politikës, nuk kanë qëllime politike.

Unë, personalisht, qëndroj në dispozicion Tuaj për çdo nevojë që paraqitet për një raport të thelluar dhe mbështetur në fakte të detajuara!

Me respekt,

Artan Fuga

Profesor doktor në Universitetin e Tiranës

Anëtar i Akademisë së Shkencave

Doktor në filozofi në Universitetin e Tiranës

Doktor në shkencat e Komunikimit dhe Informimit në Universitetin Panthéon- Sorbonne, Paris II, Francë

Doktor i Habilituar për drejtim shkencor në Universitetin Paris X, Francë

Kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Francë

I dekoruar “Mjeshtër i Madh” në Shqipëri dhe me Palmën e Artë Akademike nga kryeministri, Francë.

Pedagog i asociuar në ITSMI, Francë

Tom Doshi: Berisha nuk ishte në fletën e votimit. Spahisë nuk i lamë numërues

Tom Doshi ka pranuar mbrëmjen e sotme se Bardh Spahisë nuk i janë lënë as numëruesit, jo më komisonerët në qendrat e votimit në Shkodër.

Sipas Doshit, Lulzim Basha ka mbështetur kandidatin socialist dhe ka pasur qëllim që Sali Berisha të humbasë.

Duke folur për TCH, Tom Doshi është shprehur se, Sali Berisha nuk u lejua as të ishte në fletën e votimit.

‘Më vjen çudi që Berisha del sot dhe thotë që unë kam blerë vota. Berisha së pari, nuk ka parti. Sali Berisha nuk ka ekzistuar në fletën e votimit. Nuk ka pasur komisionerë, nuk ka pasur numërues.

Luli ka luftuar që Berisha të humbasë. Kemi rastin e Shkodrës, meqë Berishës i dhemb shumë Shkodra, e ka ruajtur si kala. Komisionerët e partisë së Lulzim Bashës i ka gjetur Partia Socialiste, se as komisioner nuk kishin. Ata kërkojnë përgjigjen brenda llojit, mos të vijnë ta kërkojnë te unë, as te PSD’, ka thënë Tom Doshi. syri.net

Berisha: E drejtë e Kosovës të vendosë ligjin, autoritetet të bashkërendohen me SHBA dhe BE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas situatës së shkaktuar në veri të Kosovës. 

Berisha deklaron se Kosova është në të drejtën e saj të vendosë ligjin në të gjithë territorin e vendit, ndërsa bën thirrje që të shmanget rritja e tensioneve.

Lideri i opozitës thekson se autoritetet e Prishtinës duhet të ndërmarrin hapat e duhura për shtensionimin e situatës në bashkërendim me SHBA, BE dhe NATO-n.

Reagimi
Tensione të forta në Veri të Kosovës.
Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale. Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

“Nuk erdhi as avokati, as paditësi- Gjykata e Posaçme pushon padinë e Bashës për shpifje ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme pushon padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe as avokatët e tij.

Basha kishte paditur Veliajn për “deklarata të rreme” që sipas ish-kreut të PD, kryebashkiaku i Tiranës ka bërë për pasurinë, shtëpinë dhe rezidencat.

Eksperti i Përmbarimit Privat, Kodra: Shqipëria rrezikon të humbë në arbitrazh 740 milionë euro!

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privat, Besmir Kodra.

Kodra është shprehur se shteti shqiptar për shkak të shkeljeve që ka kryer me kompani të shumta në vend rrezikon që të paguajë gjoba që tejkalojnë shifrat e 740 milionë euro.

“Ajo që kam dëgjuar mediatikisht se nga vetë diskricioni që ka si proces Gjykata e Arbitrazhit nuk mund të nxjerrim publikisht as datën e seancave dhe as qëndrimin e palëve, edhe kur del vendimi palët detyrohen që mos ta bëjnë publik këtë pjesë. Kemi pasur rastin e kompanisë që ka bërë rrugën Tiranë-Elbasan që të gjitha këto kompani kanë pretendime 20-30 milionë që po t’i mbledhim të gjitha këto shkojnë deri në 740 milionë euro.

Rama ka dalë në muajin mars dhe ka ngritur pretendime, këtë pretendim nuk e ka ngritur për këtë vendim që po flasim në  kundërshtimin e veprimit përmbarimor në Belgjikë por e ka ngritur në bazë të vendimit penal që është marrë ndaj Bechetti ku ka kërkuar që të rihapë çështjen dhe është vendosur që kjo çështje të mos hapej. Nëse Rama ose parlamenti të vendosë që të dalë nga kjo konventë gjithçka mund të ndodhi pastaj, por ky veprim është shumë i rrëzikshëm për vendin dhe subjektet do të vlerësojnë situatën në Shqipëri dhe mund të largohen pasi nuk ka asnjë garanci”, tha ai.

Lirohen ‘spiunët’ rusë të kapur në Gramsh

Janë lënë të lirë, dy rusët dhe ukrainasi, të arrestuar për spiunazh nga policia, në lidhje me disa pamje, foto e video të bëra në uzinën e Gramshit.

Lajmi është dhënë nga prokuroria.

Dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga paraburgimi dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të akuzuar për incidentin në uzinën e armëve në Gramsh vitin e kaluar.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi I afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk I ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022. syri.net

Berisha: Votat që mori PD-ja e vulës janë të Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se votat që Partia Demokratike mori në 14 maj janë vota të vetë atij dhe jo të Bashës apo Alibeajt.

Berisha u shpreh se atij iu mor logoja në mënyrë të padrejtë, ndërsa theksoi se Basha nuk bëri fushatë më 14 maj.

Pyetje: Në zgjedhjet e 14 majit, Logoja e PD mori 103 mijë vota…?

Berisha: Ato janë vota të Sali Berishës sic e din ti. Është logoja që ju mor Berishës dhe janë vota të PD, ato nuk janë vota të…bëri ndonjë fushatë Basha. Kur e bëri fushatën?! Nuk bëri fushatë, ato i mori…ajo është historia e kalit të Timurit.gsh

Hapen kutitë e këshillit bashkiak në Pukë, PSD dhe PDIU i kanë marrë dhjetra vota fiktivisht partive të tjera. PR më e “masakruara”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rinumërimit të  fletët e votimit në 5 kuti për këshillin e bashkisë Pukë, ku u gjetën vota fiktive për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit  0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

Ndërkohë në Qendrën e Votimit 0415/01 PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt.

KAS mori vendim për të rihapur këto kuti pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK.

Të dy partitë kundërshtonin vendimin e KZAZ  07 në Bashkinë Pukë, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese, ku u shfaqen pamjet filmike të numërimit të votave, që tregonin në disa raste votat për Partinë Republikane edhe pse në tabelën përfundimtare ky subjekt figuronte me zero vota.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit  për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit.

Pavarësisht korigjimit PSD e Doshit, vijon të jetë parti e parë në Pukë sa i takon Këshillit Bashkiak. Ajo ka tani 1025 vota dhe 4 këshilltarë, kundrejt 3 këshilltarëve që kanë sëbashku koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Socialiste. Rezultati surprizë, siç del në këtë rast, duket se është ndikuar edhe nga numërimi i pasaktë apo pasqyrimi i votave fiktive në procesverbale.

Partia e Doshit, i sanksionuar nga SHBA për ‘përfshirje në korrupsion madhor’, u rendit e katërta për numrin e votave në këshilla në shkallë vendi, duke e bërë atë me shumë gjasa një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.

Gjithshtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë  që kundërshtonte tabelën përmblëdhese të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit të Bashkisë Përmet, por vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së. BIRN

Lefter Maliqi: KAS pranoi ankimin, shumë shpejt në Kuçovë do të hapen kutitë!

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Kuçovë, Lefter Maliqi ka mbledhur mbrëmë shtabin e tij elektoral.

Pasi i ka falenderuar për punën e mirë të gjithsecilit në zgjedhjet e 14 Majit, ai u ka komunikuar edhe vendimarrjen e KAS pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Maliqi për masakrën elektorale të kryer në KZAZ 64 në Kuçovë gjatë numërimit të votave.

Lefter Maliqi ka deklaruar se beteja e tij po vijon në KAS, Kolegjin Zgjedhor, KQZ-në e SPAK, ku ai ka depozituar të gjitha kallëzimet në lidhje me vjedhjet e votave në Kuçovë.

“Unë jam i bindur se me hapjen e kutive gjithçka do të ndryshojë dhe vota do t’i kthehet fituesit të vërtetë, që është populli i Kuçovës. Sado pak drejtësi të ketë, unë besoj se shumë shpejt bashkia e Kuçovës do t’i kthehet qytetarëve.

Shumë shpejt do të hapen kutitë, pavlefshmëria do të zbulohet, faktet dhe provat për vjedhjen e votave janë të shumta. Krimi elektoral që ka ndodhur në KZAZ 64 në Kuçovë do të zbardhet në hapjen e kutive në KQZ”, ka thënë Maliqi.

Zgjedhjet e 14 majit- “Bashkë Fitojmë” ankimim në KQZ, ja bashkitë që opozita kërkon rinumërim të votave

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një sërë kërkesash ankimore sa i përket procesit zgjedhor të 14 majit.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” se një numër të lartë kërkesash janë bërë nga opozita.

“BF” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon për manipulim të votave.

“BF” ka bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

Ndër të tjera koalicioni Bashkë Fitojmë është këqyrja e kamerave të qendrave të votimit.

Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkua pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, për Bashkinë Belsh është kërkuar rinumërimi i kutive të votimit.

Sakaq pritet të shihet se kush të jetë vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Berisha: Nuk e pranojmë rezultatin! Analiza e zgjedhjeve do bëhet me dy faza, statuti do zbatohet pikë për pikë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në mbledhjen e kryesisë dhe grupit parlamentar të PD, se nuk do njohin këtë rezultat zgjedhor.

“Ne po ndjekim dhe do ndjekim gjer në fund, për të vërtetuar çdo shkelje ligji, dhunim vote në këtë proces zgjedhor.

Nuk mund të njohim ne kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit. Aty ky Edi Rama ka vendosur komisionerë në kundërshtim me ligjin, që të gjitha, sado të jenë ato, 1000 apo 2000, do kundërshtohen dhe nuk do njihet rezultati i tyre.

Kjo përbën shkeljen më masive, më flagrante të rezultatit. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat nën terror.

Nuk do mund të pranojmë një proces në të cilin 870 mijë votues morën direkt apo në potencial, bonus me para. Që këtu kjo është një piramidë mashtrimi, një piramidë blerje vote.

Degët, kandidatët dhe kryetarët kanë dorëzuar këto ditë me qindra e qindra dokumente, filmime, deklarata, fotografi dhe të tjera. Një raport serioz do hartohet pas analizës teknike të gjithanshme të procesit zgjedhor. 

Me përfundimin e kësaj faze, do nisë faza e dytë, mendoj unë. Faza e dytë do jetë analiza e të gjithë veprimtarisë sonë. Një analizë me përgjegjësinë më të madhe, transparencën më të madhe.

Një analizë siç u takon ta bëjnë atyre që janë në një mision shumë të vështirë, por pa këtë analizë ata hapa të sigurt në misionin e tyre nuk bëjnë dot.

Kjo analizë do përfshijë PD-në në të gjitha nivelet dhe do zbatohet në statutin e partisë që do zbatohet pikë për pikë, siç e keni votuar.

Këtu nuk mund të kemi ekuivoke. Por është e domosdoshme që të bëjmë gjithçka për të dokumentuar çdo faktor, çdo ndërhyrje, çdo ngjarje që ka ndikuar në këtë proces, në këtë megafarsë, të cilën Edi Rama pasi e kreu krimin, shpërndau miliona euro për propagandën për të shpifur në historinë e këtij vendi.

Po cila ishte pjesëmarrja, më thoni ju? Nëse 1.3 milion qytetarëve iu ndërrua qendra e votimit dhe votuesve socialistë iu dha patronazhistit dhe aktivistit se ku është qendra, këtu u godit elektorati ynë.

Keni parë të flitet për Doshin në studiot televizive këto ditë? Asnjëherë se ua ka blerë gjuhën siç ka blerë votat. Se nuk është Doshi, është Rama. Është një rreth vicioz. Nuk flet kush as për këtë, as për 1.3 milionë zgjedhës që ua ndryshuan qendrat me skemën e vitit 2001. Skemë e mirënjohur për të përjashtuar politikisht zgjedhësit nga zgjedhjet,” tha Berisha. syri.net

Rezultati i zgjedhjeve lokale, Berisha mbledh sot Kryesinë dhe grupin parlamentar, ja çfarë pritet

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë sot Kryesinë dhe grupin parlamentar. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb “nga gazetari Osman Stafa.

Mbledhja do të nisë në orën 12:00. Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Si rend dite është njoftuar “Maskarada zgjedhore e 14 Majit, problematikat e hasura para, gjatë dhe pas procesit”.

Kujtojmë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi vetëm 6 bashki në zgjedhjet lokale.bw

‘Votëbesim dhe Kuvend të jashtëzakonshëm’, Murrizi: Ja si PD e mund pushtetin e parave të pista

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi shprehet se një strukturë e fortë partiake e PD-së, e mund pushtetin e parave të pista. 

 “Çim Peka Live”, Murrizi tha se duhet të shkojnë në votëbesim kryetari i PD, Sali Berisha dhe drejtuesit e strukturave.

Ai theksoi se Berisha duhet të mbledhë Kuvendin e jashtëzakonshëm për të analizuar zgjedhjet e 14 majit, nga ku sipas tij duhet të nisë korrigjimi i vetes për t’u përballur me pushtetin në vijim.

“Edhe Sali Berisha duhet të shkojë në votëbesim te anëtarësia, por së pari duheë të kemi anëtarësi reale. Ne nuk i kemi aktivë 35 mijë anëtarë. Një sektor organizimi dizaster. Edhe dështimet e fjalimeve në Tiranë, për mua kanë qenë defekt i organizimit. Nuk mund të flasin 61 kandidatë dhe në fund lideri. Nëse kemi ardhur në Tiranë kemi ardhur të dëgjojmë mesazhet politike të liderit. E para kjo. Ka ardhur paketë me gjithë Kryesinë e Lulit. Në fjalimin tim të qershorit të kaluar kam thënë: “Nëse paskemi menduar se i gjithë dëmi i PD-së qenka Luli dhe Gaz Bardhi në e kemi gabim”. Nuk ke nevojë të vish paketë me të gjithë këta që nuk ngjitën dhe nuk bëjnë atje, i more dhe i prure këtu. Berisha është peng i fjalës së dhënë dhe i burrërisë më tepër tek njerëz që nuk kanë as burrëri dhe as stof politik. ‘Mqs më qëndruan në ditë të vështira unë nuk i shes’. Nuk është shitje. Mund të jesh shumë teknicien i mirë, por nuk ngjit. Një njeri i thatë që sa herë del i heq PD-së 5 mijë vota, nuk ka nevojë të jetë anëtar kryesie. Nepotizëm në Kryesi, 25 veta, 3 kushërinj të parë. Tre votues, tre anëtarë Kryesie, njerëz të thatë. Duhet ta shkulim me themel dhe të shohim shtrirjen. Jugu ka më shumë vota se Veriu. 4 preferektura këtej kanë 27 deputetë, 4 këtej kanë 43 deputetë. Nuk mund të jesh vetëm me Luan Baccin anëtar Kryesie në të gjithë jugun.

“Duhet të korrigjojë veten, nuk duhet t’i trembet votës, duhet të hyjë në votëbesim jo vetëm Berisha. Të mbledhë Kuvendin e jashtëzakonshëm, të analizojë zgjedhjet, të ngrejë grup pune dhe të bëjë strukturat. Kemi defekte edhe në primare, jo të gjitha shkuan ashtu siç i mendonim. Kishim kandidatë mercenarë në bashki bastione të PD që duhet t’i fitonim. Kur fryma dhe urrejtja, dhe kur struktura është solide e mundin pushtetin edhe me para të pista. Ke rastin e Fisnikut, Mylyshit, ke rastin e Shkodrës në 6 mars, ke rastin e 97-ës kur në ato zona që qëndruam, tre deputetë morëm në Lushnje, nuk morëm në Tiranë asnjë. Pra, duhet të shikojmë veten, pa shpallur armikun”, u shpreh Murrizi.

“Djalit i janë thyer këmbët”, familjarët e Jani Rustemit protestë para Ministrisë së Drejtësisë: U dhunua nga policia, të zbardhet e vërteta

Familjarët e Jani Rustemit i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, ku u transportua pasi u ndje keq, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar.

“Jani Rustemi u arrestua për një vjedhje, por është ndier keq dhe më pas është dërguar në spital. Dyshohet se i është dhënë një dozë e lartë metadoni”, ka raportuar gazetari Igli Çelmeta.

“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.bw

Tetë muaj në protesta kundër qeverisë për pronat e tyre, por banorët e Bërxullës votuan masivisht kandidatin e PS në 14 maj (Shifrat)

Prej tetë muajsh banorët e Bërxullës protestojnë pranë pronave të tyre kundër projektit të rrugës Thumanë- Kashar.

Çdo të dielë ata kanë bllokuar rrugën drejt Rinasit dhe kanë kërkuar informacion nga qeveria për projektin, dëmshpërblimin që do të përfitojnë si dhe pajisjen me dokumente për pronat e tyre.

Në mesin e protestës së tyre, fati e desh që ata që shprehnin vullnetin përmes votës, për të ndëshkuar ata që i kishin nxjerrë në rrugë që prej tetorit të vitit të kaluar.

Siç rezulton edhe nga shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 14 maj banorët e Bërxulës kanë votuar në 12 qendra votimi dhe rezultati ka qenë i thellë në favor të Partisë Socialiste.

Kandidati i PS-së, Blerim Shera ka marrë 2266 vota (61.11%), ndërsa kandidati i BF-së Indrit Hoxha ka marrë 1442 vota (38.89%).bw

Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile

Kryetari demokrat, Sali Berisha, insistoi sot sërish se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

“Edi Rama nuk e pranon votën e diasporës dhe emigracionit. Nuk e pranoi në vitin 2013. Jam i sigurt se ai nuk e pranon, prandaj teza është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, nuk duhet të jemi iluzivë.

Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit dhe ajo është lëvizja paqësore, demokratike gjer në realizimin e qëllimit të saj. Kjo është bindja ime më e thellë.

Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka,” tha Berisha.

“Asnjë formë bashkëpunimi me Edi Ramën nuk do pranoja, përveç ndryshimit të ligjit elektoral, të cilën ai nuk e pranon,” shtoi kryetari demokrat.

“Kjo situatë ka një nga shkaqet më kryesore të mafies së George Soros, Edi Ramën dhe McGonigal dhe të tjerë. Ne do përpiqemi dhe do mbajmë lidhje dhe do forcojmë lidhje me të gjithë ata që janë për votën e lirë, që janë për një opozitë solide dhe sovrane. Koha punon për ne,” tha Berisha.

“Të mendosh se mund të ndalosh Edi Ramën pa dhunuar pa bërë të njëjtën gjë, mendon të pamundurën. Me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka!

Edhe në fillim të kësaj fushate unë jam shprehur publikisht, por ai dyfishoi dhe kaloi në blerje të hapur të zgjedhjeve. Shpërndau para buxheti në xhepat e 870 mijë shqiptarëve, që nuk mund ta bëjë kurrë në kohë zgjedhjesh, duke e shpallur Kodin Zgjedhor një kinezëri.

Prandaj, zgjedhjet e lira dhe votën do e kthejnë vetëm ata që betohen të përballen me këtë monstër të votës së lirë të shqiptarëve”. syri.net

QUINT-i: Moszbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

RFE/RL

Shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Bashkimit Evropian kanë përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë së Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

Në një deklaratë të QUINT-it thuhet se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, ai vendim për tokën nuk po zbatohet.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Zbatimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të nevojshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejshëm në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejshme është vetëm një pengesë për këtë përparim”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll – ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit – ka zgjatur 16 vjet.

Më 20 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk është zbatuar, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha palët.

Por këtë vendim autoritetet lokale të Deçanit nuk e zbatojnë as sot e kësaj dite, duke vlerësuar se kjo sipërfaqe u mor me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Tash e disa vite, bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ta lejojnë Manastirin që ta regjistrojë tokën në kadastër.

Info per “analistet” dhe thirrje per demokratet ! Nga Ibsen Elezi

Debati rreth PD edhe pse pas humbjes me te madhe ne historine e saj, eshte ne qender te vemendjes, pasi emri i PD akoma identifikohet me te ardhmen e opozites.

Debati rreth te ardhmes se PD fokusohet te bashkimi i dy pjeseve, asaj te Bashes dhe Berishes, me dije apo pavetedije.

Ne fakt jane 3 pjese, ajo e Bashes ne minorance te vertetuar, ajo e Berishes dhe pjesa 3, kunder te 2 modeleve Basha e Berisha.

Keq analiza e situates eshte here e qellimshme dhe here nga mosnjohja.

Eshte fakt se pjesa e 3 nuk eshte e strukturuar por ka zera individual qendror dhe lokal.

Se cila eshte pesha e saj ne numra kjo ha debat, por sipas kendveshtrimit tim eshte shumica.

Fakti qe ne garen e para 1 viti perball Berishes ne kushte te pabarabarta, nje gare teresisht individuale, arrita te marr rreth 12% te votave (6% sipas komisionit te Damjanes), tregon se ka edhe nje pjese te 3-te, e cila po te jete grup i organizuar e kalon 50%.

Grupi i 3-te ndrysh nga modeli Basha-Berisha eshte domosdoshmeri e menjehershme.

Eshte shpresa e vetme se pari per ndalimin e shkaterrimit te PD, dhe e dyta e marrjes se pergjegjesive per ringritjen e saj.

Modeli Basha e ka mbaruar misionin drejtues te PD qe ne 2021, modeli Berisha ne 14 maj, periudha nga 11 dhjetori 2021 deri sot tregoi se modeli Berisha dhe ai Basha jane te njejte, me ndryshime te vogla, tregoi se pergjegjesia per periudhen 2013-2021 eshte e perbashket dhe perrallen se Basha ia hodhi Berishes nuk i beson as vete Berisha qe e sajoi.

Beteja e sotme mes 2 grupeve eshte thjesht nje fars qe u sherben secilit si justifikim per te mos u larguar.

Prandaj Pjesa e 3-te eshte zgjidhja :

– demokrate qe reaguan kunder modelit Basha- Berisha

– demokrate qe e kane kuptuar se modeli Basha eshte nje çmenduri politike

– demokrate qe pas 9 shtatorit i besuan premtimit te Berishes se vetem ai e rrezon Ramen, por qe 14 maji tregoi te kunderten

– Demokrat qe i besuat modelit Basha mos u ndjeni fajtor per çfare shkoi

– Demokrate qe i besuat modelit Berisha mos u ndjeni fajtor per çfare besuat dhe u mashtruat

– Demokrate qe i keni rezistuar per kaq vjet te 2 modeleve, mos u dorezoni.

Eshte momenti te grupohemi, qe te ndalojme asgjesimin e PD, qe me shume gjasa eshte i paramenduar.

Nese nuk e bejme sot, mos u qarravtni neser.

PS:
Elita drejtuese aktuale qe pas 14 majit duhej te vetedorehiqej, ne mungese te kesaj norme ju drejtohem:
Deputeteve
Anetareve te kryesise
Anetareve te keshillit kombetar
para mbrojtjes se interesave te Bashes dhe Berishes keni detyrimin mbrojtjes se normave demokracise dhe shpetimit te PD.

Maliqi: Në Kuçovë ka fituar opozita, disponoj fakte se zgjedhjet janë vjedhur

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV me gazetaren Armela Ferko ishte kandidati i bashkisë së Kuçovës për opozitën, Lefter Maliqi.

Maliqi është shprehur se oligarku Salillari në bashkëpunim me policinë dhe bandat kanë shantazhuar njerëzit për të votuar kandidatin e PS pasi e dinin se ishin të humbur.

Në bashkinë Kuçovë është rrëmbyer mandati i qytetarëve të Kuçovës nga narko shteti në bashkëpunim me oligarkun Pëllumb Salillari. Nuk është ai rezultati, jam fitues mbi dy kandidatët aleatë të Alibejat dhe rilindjes. Në Kuçovë ka ndodhur një krim shtetëror dhe sot isha ë SPAK ku pavarësisht se dosja e mbyll me postë zyrtare edhe ata zyrtarë të BKH shpallën habi për faktet.

Zanafilla fillon që më nisjen e fushatës sepse sot Çuçi do të dorëzonte portofolin e ministrit dhe oligarku do të merrte goditjen nga Rama pasi i ka dhënë sigurinë.

Në momentin që  është shpallur emri i rilindjes i kam shkuar në zyrë oligarkut dhe i kam thënë se ti je kandidati pasi po e ndihmon duke hedhur asfalt mbi asfalt.

Në këtë ,moment ai më është përgjigjur se ti merr 1 mijë vota ndërsa u jam përgjigjur se unë do të ju mund ju dhe rilindjen së bashku. Unë mbrojta shtabin tim elektoral natën e ditën pasi sulmohen nga policia që në fakt duhet të mbronin zgjedhjet. Kjo ndodhte pasi në orët e vona të natës fikeshin dritat sepse duhej krijuar terreni për njerëzit e PS për të shpërndarë lekët. Polica në të gjithë strukturat e saj na është përgjigjur se jemi të detyruar të veprojmë në këtë mënyrë dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.

Salillari shpërndante çakull me makinën e tij për interesat e kandidatit të ps, ai ka rrahur qytetarët pasi ka marrë një tender korruptim mbi 4 milionë euro në një zonë të mbrojtur ku nuk lejohet të bash asnjë veprim.

Berisha: Bandat dhe policia u bashkuan për zgjedhjet, ftoj deputetët të bashkohen

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi këtë të premte se si Bandat kriminale dhe Policia e Shtetit u shkrinë në një për farsën elektorale të 14 majit. Sipas Berishës, policia u vu në shërbim të kriminelëve që kërcënonin votuesit e korruptonin deri në 600 euro për votë e deri në 20 milionë lekë apo 10 mijë euro për komisionerët. Berisha u shpreh se krimet elektorale do të faktohen me pamje e prova ndërsa theksoi se administrata publike u shndërrua në një polici politike e procesit electoral.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi fenomenin e bashkimit të bandave dhe policisë së shtetit me qellim tjetërsimi e vullnetit të qytetarëve në favor të mazhorancës socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Nga selia blu, Berisha solli raste konkrete të vendosjes së policisë në dispozicion të kriminelëve të cilët kërcënonin dhe blinin vota për llogari të Partisë Socialiste.

Berisha akuzoi edhe eksponentët e lartë të administratës që përdorën praktikat korruptive për të tjetërsuar rezultatin në 14 maj.

Sali Berisha u shpreh se rezultati I Tom Doshit tregon blerjen massive të votave, sidomos në Bashkinë e Shkodrës.

Për rezultatin e marrë në 14 maj, Kreu demokrat theksoi se do të ketë një analizë të thellë dhe do të zbatojë statutin e PD-së më përpikmëri.

Për zëvendësimin e Alibeajt me Gazment Bardhin në drejtim të grupit parlamentar, Berisha teksa bëri me dije se nuk njeh asnjë strukturë paralele, i ftoi deputetët të  bashkohen.

Berisha, thirrje medieve: Shihni rezultatin e partisë së Tom Doshit, dëshmia më e zezë e blerjes së votës

Kryetari demokrat, Sali Berisha u bëri një thirrje medieve sot, që të shohin rezultatin e partisë së Tom Doshit si një dëshmi e manipulimit masiv të votës.

“Solla këtu karakterin stil Putin të këtyre zgjedhjeve, i cili u gërshetua me karakterin e shtetit mafioz.

Industria e blerjes së votës ishte një industri në pronë të narkoqeverisë dhe narkotrafikantëve dhe oligarkëve.

Unë u bëj thirrje medieve që janë në një orë të zezë në raport me publikun shqiptar, me qëllim ose verbërisht po bëjnë apologjinë e këtij krimi monstruoz ndaj shqiptarëve.

Ata punonjës të medieve, që kanë minimumin e ndërgjegjes profesionale, i ftoj për një moment të hedhin sytë në hartën elektorale, në rezultatet elektorale dhe do gjejnë se partia e Doshit është tullumbacja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Partia e drejtuar nga një njeri që nuk ka njeri prej jush që të mbajë mend një fjalë politike të shqiptuar prej tij, se ai flet vetëm me gjuhën e parave.

Të jeni të sigurt se Rama ka përdorur shumëfishin e tij. Ju bëj thirrje punonjësve të medias, shikoni rezultatin e partisë së Doshit, dëshmia më e zezë, më e turpshme e blerjes së votës.

Flet vetë. 13 milionë euro ka fituar vetëm një ndërmarrje të shtetit Tom Doshi. 13 milionë euro nga Edi Rama.

Nëse ndokush mendon se vota për partinë e Tom Doshit është kontestatore, gabon rëndë. Është thjesht votë e blerë. E keni parë të bëjë fushatë? Unë asnjëherë nuk e kam parë. Ka bërë një darkë nderimi për Nikulajn dhe aty bëri sulme politike. Berisha tha donte ta politizonte. Unë në fakt, çdo këshilltar po u vra në fushatë, ka një karakter të papranueshëm. E vetmja fushatë e aleatit të Ramës, Tom Doshi ishte një sulm ndaj Berishës dhe vetëm para dhe para.

E them këtë sepse mjafton që një gazetar të shkojë në Mamurras dhe të pyesë qytetarët si votuan. Mjafton që një qytetar të shkojë në Blinisht, të shkojë në Klos. Ndjej keqardhje të thellë kur përpiqen të injorojnë aktet e blerjes masive.

A e dini që janë mbledhur kartat e pensionistëve se do u duhen për shpërblimin? Dy javë para. Janë mbledhur kartat e identitetit të invalidëve. Ne kemi dokumente, nuk bëjmë asgjë pa dokumente. Nuk bëjmë asnjë sulm të padokumentuar.

Ne po mbledhim dhe do vazhdojmë të mbledhim dokumente për strategjinë e mbrojtjes së votës.

Mbrojtja e votës është objektivi më madhor i yni,” tha Berisha. syri.net

Berisha: Revolta e Spaçit shënon kulmin e guximit njerëzor dhe qëndresës për liri dhe dinjitet

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në konferencën e organizuar me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, se kjo kryengritje shënon kulmin e guximit njerëzor.

“Mblidhemi sot për të nderuar njërën nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në luftën, përpjekjet e njeriut për liri dhe dinjitet. Revolta e Spaçit, kryengritja e Spaçit, shënon pa diskutim kulmin e guximit njerëzor, shënon aktin më të ndritur të qëndresës së njeriut për dinjitet dhe liri.

Spaçi është një vend nga më të izoluarit. Këtij izolimi i shtoheshin të gjitha masat dhe rrethimet e sigurisë së kampit të përqendrimit. Të burgosurit në këtë burg, të vetëdijshëm se nuk kanë asnjë shans për të fituar kauzën e tyre, vendosën të firmosin ekzekutimin me aktin që ata bënë, me revoltën që ata organizuan.

Në këtë kontekst, po të kemi parasysh se ata janë në krye të heroizmit të njeriut, ata ishin burgosur për kundërshtim ndaj regjimit, por midis asaj që të vazhdonin të kalonin ditët e dënimit dhe të prisnin që një ditë të mund të dilnin jashtë burgut dhe kampit, ata zgjodhën sfidën me sakrificë sublime.

Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Peka, Hajër Pashai dhe shumë heronj të tjerë lanë një mesazh të shkruar me jetën e tyre, me sakrificën e tyre sublime, ndoshta mesazhin më të çmuar për njeriun.

Është përdorur një slogan gjerësisht: më mirë i vdekur se i kuq, por mesazhi i tyre është më mirë i vdekur se pa dinjitet, se sa pa liri. Kjo ishte sfida absolute që ata i bënin regjimit mizor. Ky është edhe mesazhi më i fuqishëm ata i japin njeriut të qytetëruar.

Heronjtë e Spaçit në kryengritjen e tyre nuk kishin asnjë lloj mbështetje apo solidarizimi, përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të vetëdijshëm për egërsinë dhe barbarinë e xhelatëve të regjimit. Armët dhe mjetet. Por ata shënuan kulme të heroizmit shqiptar, pasi vendosën të vdesin për ato çka njeriu ka më të shenjta, më të shtrenjta, për dinjitetin e tij, për liritë e tij.

Frymëzimi nga kjo ngjarje, inspirimi i njeriut nga kjo ngjarje, nga sakrifica sublime dhe heroizmi i Skënder Dajës, Dervish Pekës dhe heronjve të tjerë është i përjetshëm për njeriun.

Sot ne i nderojmë ata në 50-vjetorin e rënies dhe ndërkohë që në krye në pushtet, qëndrojnë pasardhësit e atyre xhelatëve që ekzekutuan me gjyq special në kampin e Spaçit heronjtë e kësaj revolte. Dhe që i dënuan mbi 80 prej tyre me dënime nga më të rëndat.

Në 32 vite, e kam thënë dhe e them, në momente kritike për PD-në, të përndjekurit politikë kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e kësaj partie. Në këtë kontekst, unë dua t’u siguroj ju, dua të siguroj këtë shtresë se PD mbetet pafundësisht mirënjohëse për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

Sikundër, si parti e vlerave konservatore, e lirisë dhe dinjitetit të njeriut, e lirisë kombëtare, PD konsideron lumenjtë e sakrificave të të burgosurve dhe përndjekurve politike, si themelet e saj. Si trashëgiminë e saj më të ndritur.

Në këtë kontekst, pa diskutim PD, me gjithë përpjekjet që ajo ka bërë, në programin e saj, do ridimensionojë fuqishëm të gjithë qëndrimet ndaj kësaj sakrifice kombëtare që u bë nga qindra-mijëra shqiptarë, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ose kaluan rininë apo jetën e tyre në burgjet apo kampet e përqendrimit të diktaturës më të egër që Europa kishte njohur ndonjëherë.

Kam vlerësimin më të madh për të gjithë ata të përndjekur, të burgosur, që në parimin e madh ‘rrno për me tregue’, po shkruajnë, kanë shkruar, kanë publikuar dhe publikojnë dëshmitë e tyre. Ato janë dhe do jenë një monument madhështor i shpirtit të pamposhtur të shoqërisë shqiptare. Se pjesa tjetër u nënshtrua, kjo është fakt.

Por me historitë, me veprat e tyre po krijojnë, po mbushin një boshllëk të tmerrshëm që ekzistonte. Natyrisht, e gjithë historia e falsifikuar, letërsia e glorifikimit të të keqes, arkivohet në arkivat e antivlerave të një kombi,” tha Berisha.syri.net


Send this to a friend