Koalicioni i drejtuar nga Rama, që duket se nuk është dobësuar nga dy vitet e para në pushtet, ka fituar 43 komuna, mes të cilave ka “pushtuar” dhe rimarrë kryeqytetin Tirana dhe duket se është në krye edhe të tre qyteteve të mëdha ku ende vazhdon numërimi.

Qendra e djathtë e drejtuar nga kryebashkiaku në largim i Tiranës, Lulzim Basha, është konfirmuar ndërkaq në 14 komuna dhe pritet fitorja në Shkodër, veri, i cili do të ishte kështu i vetmi qytet i madh ku ai fiton.

Të gjitha qendrat e tjera të rëndësishme qytetëse janë fituar nga koalicioni i Ramës. Kandidati i tij fitues në Tiranë, Erion Veliaj, politikan 37 vjeçar, ish ministër i Mirëqenies, është nëpërparësi 18 për qind ndaj rivalit Halim Kosova, gjinekolog i shquar  kur mbeten pa numëruar edhe 8 kutitë e fundit. Veliaj ka arritur fitoren më të madhe të arritur ndonjëherë në Tiranë, me 43 mijë vota më shumë se rivali.

“Është një rezultat i hatashëm, por ne do të jemi pa masë të kushtuar,” ka thënë Veliaj para një mase të kolegëve dhe mbështetësve në selinë e Partisë Socialiste, duke premtuar se “Tirana do të jetë shtëpia e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim politik”.

sda-ats