VOAL

VOAL

Vuçiç u tall me Edi Ramën – Nga SALI BERISHA

Vuçiç: “une jam lider lokal, kryeminister i Serbise, kurse zoti Rama eshte lider boteror”!! 

Ne paraqitjen televizive te dy kryeministrave, Rama dhe Vuçiç, ky i fundit i keputi Rames nje shpoti, ne fakt nje tallje ekzemplare. Ai i tha gazetarit se “une jam lider lokal, kryeminister i Serbise, kurse zoti Rama eshte lider boteror”!! Kjo ishte nje tallje cinike por dhe plotesisht e merituar, ndaj te ciles vet Rama nuk reagoi dot. Natyrisht, nuk me vjen absolutisht kurre mire qe kryeministri i Serbise apo cilido kryeminister te tallet me kryeministrin e Shqiperise. Por per kete fatkeqesia eshte e shqiptareve dhe vetem e jona.

Vuçiç u tall me Ramen pasi deklaratat e tij paranojake, apo te njeriut me hunde ne qiell dhe ate ne diell, kane marre dhene. Keshtu, kjo ishte tallje plotesisht e merituar sepse:

– Kur behesh per t’u tallur, vetem talljen meriton.
– Edi Rama, ne nje hark kohor dy javor, para, gjate dhe pas samitit te Vjenes, si “lideri boteror” cullak i Shqiperise, ka leshuar akuza, kercenime dhe prognoza fatale per Bashkimin Europian te padegjuara ndonjehere nga nje lider i ndonje vendi europian.
– Rama, para nisjes per ne Vjene, kercenoi BE-ne ne mediat amerikane per gjakderdhje te medha ne Ballkan, njelloj si dikur eterit e tij apo me vone Millosheviçet, Sheshelet dhe Arkanet e Beogradit. Ai, si nje lloj kasandre donkishoteske deklaroi ne mediat italiane se BE po deshton si motor shprese, madje e paralajmeroi Europen se po rrezikon “shpartallimin me themeli”.
– Gjate dhe pas Samitit ai beri aty bruto figuren e te fortit duke kercenuar se “nuk jemi engjej dhe nuk eshte se nuk jemi te afte te hapim probleme”, apo “Europa ka humbur drejtimin”, sepse per kasandren e keqe Rama, ajo “do shkaterrohet.”
– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse ne ekspozene e tij ne Vjene “furiozi” Rama, siç preferoi te quaj ai veten, rrjeshtoi suksese imagjinare me te cilat neveriti te tjeret saqe deryroi kryeministrin e Malit te Zi ti thoshte “liderit boteror” shqiptar pa te mbathura se, “shoh qe Rama ka shume deshire per t’u integruar ne BE por persa i perket vendit tim une shoh se kemi shume pune per te bere, sfidat e mia jane papunesia dhe krijimi i vendeve te punes”.

– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse “lideri boteror” cullak i Tiranes do genjente paturpesisht ne Vjene dhe do deklaronte ne prani te kancelares Merkel se shqiptaret qe kerkojne azil ne Gjermani jane emigrante shqiptare ne Greqi dhe nuk jane banor te Shqiperise, gje qe detyroi kancelaren te nxjerri te nesermen ministrin e saj te brendshem te pergenjeshtroje Ramen dhe te thote se ata jane qytetare qe banojne ne Shqiperi.

– Tallja eshte plotesisht e merituar sepse Edi Rama, ne prag te vizites se Kancelares Merkel ne Shqiperi dhe rajon, kercenonte kancelaren dhe Europen duke perdorur besimin musliman te shumices se shqiptareve, “na pranoni se Shqiperia mund te behet hapesire e madhe per islamin radikal”.
– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse “lideri boteror” cullak i Tiranes, ne dy vjet kryeminister, ne arenen nderkombetare eshte provuar si absolutisht genjeshtari me i madh. Ai, per dy muaj me rradhe genjeu aleatin tone me kryesor SHBA, OKB dhe mbare boten.

Mediat shqiptare ne teresi, me ndonje perjashtim te ndonje portali qe ishte kritik, e percollen me heshtje apo indiference te plote talljen e merituar qe kryeministri i Serbise i beri Rames. Por Brukseli dhe jo vetem Brukseli gumezhijne nga gazi dhe hilariteti me shpotine e Vuçiç ndaj Edi Rames, qe si paranojak nxjerr pa dogane dhe me krenari nga goja cfare i thote mendja e tij e semure. Por ky eshte nje deshtim i madh per mediat tona ne qendrimin e tyre ndaj interesit publik, per te mos thene qe disa papagaje te Rames ne Shqiperi dhe keshilltare te tij neo-jugosllave ne Kosove (te cilet jane nisur sot heret ne mengjes per Beograd per ti marre nje interviste shterruese Vuçiçit per shpotine e tij), do ta paraqesin talljen Vuçiç si nje profeci te vertet, si kalim te Rames nga “lider i Ballkanit”, ne “lider boteror”, paçka se cullak!

Ndërhyrja në kishën historike të Shën Thanasit, rivlerësim i kujtesës kulturore – Nga ARTAN SHKRELI

Do njerëz mendojnë se prishja në gusht e një objekti me funksion fetar në Dhërmi ishte një akt i dhunshëm e i paligjshëm. Një pjesë syresh, nisur nga paragjykime me sfond etnik, fetar ose politik, ranë pre e dezinformimit që forume, zyrtare ose jo, bënë për këtë çështje, sikundër OMONIA, MEGA, KOASH, e tekembrama edhe vetë Partia Demokratike. U ngulmua të tërhiqeshin në debat besimtarët fanatikë, Greqia zyrtare, shqiptarët dhe grekofonët e Himarës, priftërinjtë e huaj (edhe ata me programe politike thellësisht antishqiptare), analistët “e gjithëdijshëm”, intelektualët myslimanë, ambasadorë të Perëndimit në Shqipëri, albanistë etj. Por në të shumtën e rasteve me fort tymtoi një mjegullnajë se u sqarua gjëkafshë.

Në të vërtetë sqarimi nuk është fort i vështirë. Por ndërmendni paksa një tenxhere presioni, kapaku i së cilës nuk bën të hapet forcërisht, pa u mekur më parë presioni…; e ndërkohë që presioni shfryn, kurrnji fjalë e arsyeshme nuk gjen shteg për te veshët e atyre që fort vikasin e pak dëgjojnë. Mjafton t’u hedhësh një sy artikujve të panumërt lëshuar këto ditë në pazarin mediatik dhe sheh se, të ndezur prej sho-shoqit dhe artikull-pas-artikulli, po shkohet deri në piskama për një kryqëzatë të perëndimit Papal kundër lindjes ortodokse! Nën efektet e delireve konspirative po përmendet se sikundër dje Bizanti ra si rezultat i qëndrimit të Perëndimit, sot Papati çka s’e arriti me Kostandinopojën e shek.. e XV, po përpiqet ta arrijë me këtë kishëzën me blloqe betoni të Dhërmiut në shek.. XXI. “O kohë, o kishë e Shën Thanasit!” do thërriste Ciceroni sot.

U mbeltua në dheun e mosgjësë fakti themelor se kisha monumentale kish pasur një të kaluar kaq të rëndësishme për kulturën e trevës dhe të gjithë Arbërisë; madje u vu në diskutim si e paqenë lidhja e kësaj kishe me kulturën arbërore të ‘600-ës dhe ‘700-ës, e madje u tha se ajo i përkiste kohës para pushtimit osman. E ndërkohë që njerëzit të cilët e njihnin historinë e gurëve të saj nuk u ndjenë për t’i ikur rrokanisjes në ujëra të turbullta, iu hy një debati patetik, i lindur shterpë për sa kohë nuk sqaroheshin metimet e fanatikëve etno-religjiozë, pra nëse ndërtimi pa leje duhej të prishej apo të legalizohej; apo nëse duhej negociuar prishja e kioskës së betonit përmes një kuvendi popullor mbarëkrahinor e mundësisht ndërkombëtar apo jo. U arrit deri aty madje sa, me vrundull e me artikulime sofiste, u metua, herë nën zë e herë mbi zë, të mohohej edhe fakti se kisha ishte Monument Kulture që mbrohej nga shteti, duke ua atribuuar komunistëve prishjen e saj herë në 1967-ën, herë në vitet ’70 e herë në ato të ’80-a; herë për motive kinse ideologjike antifetare e herë sepse u qenë dashur gurë për të ngritur ujësjellësin e fshatit.

Kisha dhe hija e kishës, në fakt kanë qenë dhe mbetën Monument Kulture. Ajo është shpallur e tillë me Vendim nr. 6, datë 15.01.1963, mbështetur në VKM nr. 130, dt. 09.04.1955, në bazë të të cilit Kisha e Shën Thanasit, me nr. rendor 24 në listën përkatëse të monumenteve. “vihet në mbrojtjen e shtetit duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike…”.

Kisha si e tillë ka tërhequr edhe vëmendjen e dy studiuesve më të spikatur të trashëgimisë arkitekturore ortodokse në Shqipëri siç janë profesorët A. Meksi dhe P. Thomo, të cilët pasi e studiuan kishën, e kategorizuan si të ndërtuar mbas pushtimit osman dhe e përfshinë atë në artikullin tematik “Arkitektura pasbizantine në Shqipëri– Kishat njënefëshe”, në nr. 19 të revistës shkencore “Monumentet”, në vitin 1980.

Në fakt, rëndësia e kishës është me tepër historike sesa arkitekturore; madje edhe studiuesit e mësipërm pasi bëjnë përshkrimin e saj, teknikën e muraturës, tipologjinë planimetrike, këmbanaren e murit, ikonostasin e gurtë që ka pasur etj., nuk lënë pa e përmendur varfërinë stilistikore të saj. Afërmendsh klasifikimi i saj si Monument Kulture i Kategorisë së Parë, ish-gjykuar atbotë nisur nga kujtesa historike që ajo kishë përcillte dhe nga prania e atyshme e varrit të një prej figurave më emblematike të shkrimit e mësimit shqip në Himarë e gjetkë, siç ishte ai i peshkopit të Durrësit, Nilo Catalano (1694).

Kjo rëndësi nuk i është bjerrë as sot e gjithë ditën atij vendi të shenjtë, ndonëse ngritja e ngutshme me gurë dhe blloqe betoni të një mjedisi të shfytyruar, që ofendonte rëndë çdo memorie historike, e të paprecedentë edhe në Shqipërinë e varfër, e vulosi rrënimin që iu pat bërë kishës pas viteve ‘80. Edhe pas 25 vjetësh, ai mjedis, pavarësisht fondeve shumëmiliardëshe që KOASH-i hodhi me zemërgjerësi për ringritjen e kishave ortodokse në Shqipëri, ai mjedis pra kaq i rëndësishëm për historinë kishtare të krahinës dhe historinë kulturore të krejt vendit, u la në shortën e vet të mjerë. Qeveritë për çerek shekulli erdhën e shkuan, por askush më parë nuk kish marrë përgjegjësinë historike e politike të rindërtimit të atij memoriali kulturoro-fetar kombëtar tipik nën moton “ubi erit, sicut erit”.

Pa dashur të ftilloj hollë rolin e murgjve bazilianë, apo të thuajse siculo-arbëreshit Nilo Catalano, pasi për ta është shkruar e debatuar mjaft, po nënvizoj këtu faktin që për E. Çabejn, kolosin e gjuhësisë shqiptare, kishte kaq rëndësi figura e Catalanos sa në librin e tij “Elementë të gjuhësisë e të literaturës shqipe” (1936), në kapitullin “A – Shkrimtarët e Vjetër”, i lë atij një vend të posaçëm krahas Buzukut, Matrangës, Budit e Bogdanit.

Kështu, edhe pas rrënimit të mureve, nuk doli asnjë akt ministror apo qeveritar që ta hiqte kishën nga lista e monumenteve dhe fakti që në listat e përditësuara ajo nuk rezulton, nuk ka të bëjë me stausin e rrënojave të saj dhe të truallit, por me praninë fizike aktuale. Objektivisht vendi, themelet, gurët e varret e saj janë ende aty, sikurse me fjalë të tjera shprehet edhe një thumbues i të dy krahëve “në konflikt” si A. Vehbiu, i cili së fundmi pohon thekshëm faktin se “kisha e Shën Thanasit në Dhërmi është objektivisht sot një monument kulture për arbëreshët dhe për shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, sepse në Dhërmi dhe gjetkë, kur të tjerët merreshin vetëm me punët e feve përkatëse, murgjit bazilianë si Nilo Catalano, Filoteo Zassi, Zef Skiroi etj. krijonin vatra arsimore dhe kulturore që frekuentoheshin edhe nga besimtarë të feve të tjera”.

Gjithsesi, lidhur me këtë moment ligjor, qeveria shqiptare, pa u kompleksuar nga shprehje marrakote mbresëlënëse, të cilat sipas orarit e përcaktojnë atë herë si sadiste, herë si nacional-komuniste, herë si pro-ISIS e së fundmi edhe si nacional-katolike, po ndjek thjesht rrugën e saj të rivlerësimit të trashëgimisë kulturore të vendit, trashëgimi e cila po bdarej në nivele ngjethëse. Në mbështetje të projektit RAB (Rehabilitimi Arkitekturor i Bregut) ajo po punon sot për projekte rivlerësuese të një sërë objektesh private e shtetërore, sheshesh urbane e rurale, pejzazhesh natyrore e historike, restaurimesh dhe rikonstruksionesh të objekteve me vlera të veçanta kulturore e stilistike, e në këtë kuadër një projekt i rëndësishëm është dhe rikualifikimi i një vendi sakral për kulturën dhe fenë siç është kisha e Shën Thanasit. Fakti që kisha e vjetër nuk është më mbi kuotën e truallit, për rastin e një monumenti kulturor nuk do të thotë asgjë, pasi ligji nr. 9048 në fuqi, “Për Trashëgiminë Kulturore”, në nenin 14 të tij, shpreh qartë se “në rastin e fatkeqësive natyrore, të shembjes ose të djegies se objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, kur nuk vendoset kryerja e rikonstruksionit, mbi truallin e mbetur ose mbi pasurinë rrënojë, lejohet ndërtimi vetëm në sipërfaqen dhe vëllimin e mëparshëm, duke respektuar kategorinë dhe llojin e monumentit të dëmtuar”. Në këtë kuptim, ajo u përmbahet detyrimeve që rrjedhin nga nenet 59, 78 dhe 83 të Kushtetutës.

Natyrisht për një shkas a një tjetër, shpesh ndërhyrje të tilla ndezin konflikte pronësore, mendësie, intoleraca të natyrave të ndryshme religjioze e identitare në një vend si Shqipëria. Por në rastin konkret, bëhet fjalë pikërisht për ruajtjen dhe ekuilibrat e komponentëve identitarë të një kulture, popullsie e krahinë, duke u kujdesur pikërisht për të kundërtën e asaj që F. Lubonja ngre në një artikull të tij; pra për marrjen në konsideratë gjatë procesit të ndërhyrjes edhe të identiteteve që ndeshen në rajonet e ndryshme kur këto ndërhyrje janë në shkallë të gjerë. Gjithë duke cituar analistin e mësipërm, në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me një “identitet të vetëm e aq më pak të ngurtë, por kemi të bëjmë me shumë identitet në proces… që bashkëjetojnë e bashkëveprojnë me njëri-tjetrin përsa i përket rëndësisë dhe dominancës. Edhe kur flasim për shqiptarët dhe veçanërisht për raportin e feve të tyre me të ndjerit shqiptar, duhet të flitet për shumë identitet, ku hyjnë edhe identitetet fetare që ata kanë përqafuar në shekuj si të krishterë ortodoksë, katolikë, myslimanë sunitë dhe bektashi etj., e, po ashtu, duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një proces historik në të cilin kanë ndodhur ndryshime e formime dhe zhdukje e sinkretizma identitetesh në rrjedhë të shekujve…”.

Prandaj gjykoj se jo veç autoritetet politike dhe fetare, por edhe instrumentet e tyre lokale, duhet të bashkëpunojnë me të zgjedhurit vendorë e të mbështesin projekte të tilla rivlerësuese, që u japin dinjitet siteve të nëpërkëmbura apo të harruara nën peshën e hondraqeve dhe ujerkut të hedhurinave, e t’i shndërrojnë ato jo thjeshtë të vizitueshme, por edhe grishëse në pikëpamje të rilindjes urbane, duke i konsideruar shembull të mirë për qasjen ndaj temave monumentale të kujtesës sonë kombëtare.

Vajza e Eqerem Bej Vlorës: Çfarë do t’i thoja Enver Hoxhës për vuajtjet tona

Anishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores, ka qënë vetëm 9 muajshe kur babai i saj u largua nga Shqipëria.

Eqerem Bej Vlora u akuzua nga qeveria e re komuniste se bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë dhe si kriminel lufte.

“Nuk di si të përgjigjem. Ishte lloji i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhëtar. Ai njeri ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar – thote Anishah ne nje interviste per gazetarin Roland Qafoku ne emisionin “Debati ne Channel One”.

eqrem bej vlora

Anishah tregon atë qe u ka treguar nena per largimin e Eqerem Bej Vlores nga vendi ne 1944:

“Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të ki por do të dërgoj dikë për t’ju marë – i tha ai. Dërgoi tre herë makina, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riza Vlora, por ai preu damarët në burg.

Kur babai u largua nga shtëpia, që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorrën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë placken të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na cuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Cdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e forte.

Jetuam duke shitur plackat që sillte im atë. Me emrat e dy shoqeve të nënës dërgonte rreth 10 dollarë. Më shume na sillte rroba.

Jetuam në vështirësi të mëdha, në borxhe.

Kur babai vdiq na dërgoi telegram Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra.

E morëm telegram dhe e lexonim. Lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.

E pyetur nga kush e kishit gjithë këtë vuajtje, Anishah Vlora thotë:

Nga Enver Hoxha dhe regjimi komunist.

Por pyetjes cfare do t’i thonit Enver Hoxhës ajo i pergjigjet:

Do ta nderonim e nuk do t’i thonim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk patem e nuk do të kemi. Jemi gjaku i babait tim, e ai nuk bënte të liga por vetëm të mira. Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.

Ajo ndihet më e qetë për faktin që eshtrat e babait prehen në vendin ku lindi dhe u rrit.

Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.

Eshtrat e Eqerem Bej Vlores u kthyen ne Shqiperi pas nje vendimi te qeverise Rama në 5 mars 2014.

Personaliteti i shquar shqiptar ka vdekur në Vjenë në vitin 1964 dhe ishte varrosur po në kryeqytetin austriak.

Në amanetin e tij Vlora e kishte lënë me shkrim se do të donte që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri.

Jozefina Topalli – Katër pyetje Lulzim Bashës

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike vazhdon të jetë një zë ndryshe nga linja e lidershipit të opozitës.

Jozefina Topalli pas debatit mbi rezultatin e zgjedhjeve lokale, tashmë po hap debat mbi sjelljen e PD-së në opozitë.

Ja çfarë shkruan Topalli në Facebook:

Ku po shkojmë?!

Nuk jemi vetëm të dytët pas Sirisë për numrin e azilkërkuesve në Gjermani!

Sipas të dhënave të qeverisë italiane, vendi ynë rreshtohet i dyti pas Egjiptit për numrin e minorenëve të pashoqëruar, që shkojnë nga Shqipëria!

Ky është një lajm tjetër tronditës në dramën e madhe të azilkërkuesve shqiptarë!

A do rrijmë të shikojmë si po zhbëhet ky vend?

A do ulim shpinën e të shohim si zhbëhet familja shqiptare?!

A do ulim qafën e të presim si do rrokulliset ky vend?

Rama i kundërpërgjigjet Athinës – Greqia nuk mund të ndërhyjë në çështjet që lidhen me ortodoksinë në Shqipëri

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot qëndrimin e tij se Greqia nuk mund të ndërhyjë në çështjet që lidhen me ortodoksinë në Shqipëri, pas reagimeve të Athinës për prishjen e një kishe në Dhërmi javën e shkuar

Përmes zëdhënësit të saj ministria e Jashtme greke kishte kërkuar shpjegime zyrtare, ndërsa më pas e karahasoi prishjen e kishës me sulmet e xhihadistëve të ISIS-it ndaj objekteve të kultit. Por kryeministri shqiptar tha se “hapësira e ushtrimit të besimit për besimtarët ortodoksë është një hapësirë sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka të drejtë mbi këtë hapësirë”, deklaroi zoti Rama duke shtuar se “ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë, janë shqiptarë, ndërkohë që për ortodoksët grekë që i përkasin minoritetit grek, është e garantuar njësoj me ortodoksët shqiptarë që të ushtrojnë lirisht besimin e tyre”, u shpreh kryeministri.

Zoti Rama saktësoi se në Dhërmi do të rindërtohet “shëmbëlltyra e kishës së vjetër dhe do jetë një hapësirë ku do të ekspozohet historia e jashtëzakonshme shqiptare e pararilindjes që ka marre jetë mbi atë truall”.

Për prishjen e objektit në Dhërmi reagoi ashpër edhe Kisha ortodokse duke e cilësuar ndërhyrjen si një akt vandal. Por sipas zotit Rama  ky ishte “një moment ku për fat të keq ka patur një keqkuptim nga ana e tyre, që është keqpërdorur nga të tjerët”.

Rruga merr emrin ‘EDI RAMA’, reagon Sali Berisha: Si Don Korleone

TIRANË  – Një rrugë në Surrel ka marrë emrin e kryeministrit Edi Rama. Mjafton një kërkim i lehtë në ‘google earth’ ose ‘google map’ për ta vërtetuar këtë.
Por emërtimi i rrugëve bëhet me një vendim të këshillit Bashkiak, ndaj pritet një reagim zyrtar nga Bashkia nëse ka ndodhur realisht kjo.

Por lidhur me kete lajm ka reaguar sot edhe ish kryeministri Berisha.
“Rama si don Korleone, i ve emrin e vet rruges ku banon ne Surrel!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Rama i ka vene rruges ku banon ne Surrel emrin e tij. Po ju rikujtoj ketu se sarajet e tij ne Surrel jane simboli me i shemtuar i korrupsionit. Ne vitin 2011 ai deklaroi se kishte si kursime vetem 3 mije euro, nderkohe qe vetem pigmenti i betonit ka kushtuar 76 mije euro dhe ne hipoteke ka deklaruar se token truall te sarajeve e ka blere me 2$ metrin katror ne nje kohe kur aty toka shitej me 50$ metri katror. Tani prisni kur te shpalle rrugen prone personale! Sb”.

rama-ne-surrel-2

Ekonomia e ajrit, pse Rinasi po braktiset nga pasagjerët – Nga FATOS ÇOÇOLI

Në vitin 2004, qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë koncesionare me një kompani gjermane të njohur për ndërtime aeroportesh, për menaxhimin dhe modernizimin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit, atij të Rinasit. Në entuziazmin e gjetjes së një investuesi të rëndësishëm për fluturimet civile të Shqipërisë, qeveria jonë pranoi një kusht të rëndë, atë që askush për 20 vjet të dhënies me koncesion të Rinasit, nuk do të mund të bënte veprues ndonjë aeroport tjetër për qëllime tregtare. Ky kusht sot po na kushton shumë. Po pse? Sepse kompanisë gjermane nuk i intereson të lejojë hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri për fluturime tregtare dhe kësisoj i mban biletat e fluturimeve monopol për dhe nga Shqipëria në nivelet më të shtrenjta të kontinentit!.

Një fluturim Londër-Tiranë në këtë kohë të vitit kushton 400 euro, ndërsa Londër-Podgoricë vetëm 125 euro! Kjo kompani nuk lejon konkurrencën dhe licencimin e fluturimeve të reja të linjave kryesisht me çmime të lira, që ndryshe njihen si linjat “low-cost” (nga anglishtja, me kosto të ulët). Këto linja praktikisht lëvizin në ajër sot në ditët e turizmit masiv të verës dhe në festat e Krishtlindjeve, 90 për qind të pasagjerëve që fluturojnë nëpër Evropë dhe në botë, por jo në Shqipëri. Me mijëra shqiptarë që janë në Britaninë e Madhe, por edhe në Francë, Suedi e vende të tjera të Evropës, do të donin të vinin më shpesh në atdheun e tyre në rastet e pushimeve verore apo festive, por nuk munden, për shkak të çmimeve të shtrenjta të udhëtimit ajror për në Rinas. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qindra e mijëra turistë perëndimorë, që stopohen nga biletat me herë më të shtrenjta për të ardhur në Shqipëri dhe këtë e bëjnë vetëm si pjesë e ndonjë pakete turistike për në ishullin e Korfuzit apo për në Mal të Zi. Si përfundim, mund të thuhet se në 10- vjetorin e parë të veprimit të koncesionit ajror me kompaninë gjermane, pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet Rinasit vërtet u shtuan me një milion (në vitin 2005 kishim 700 mijë pasagjerë, në vitin 2014 ishin 1.7 milionë), por në këto vitet e fundit koncesioni ajror po i bllokon Shqipërisë çdo vit me dhjetëra mijëra turistë shqiptarë (si emigrantë që vizitojnë atdheun) dhe turistë perëndimorë. Ky monopol po i shkakton ekonomisë shqiptare një humbje të paktën 20-30 milionë eurosh në vit, pse ata 15-20 mijë shqiptarë dhe të huaj që nuk vijnë çdo vit nga tarifat e papranueshme të fluturimeve për dhe nga Rinasi, i privojnë ekonomisë sonë të paktën mesatarisht nga 1 mijë e pesëqind euro shpenzime për udhëtues. Duke konsideruar që ky monopol do të vazhdojë deri në prill të vitit 2025, dëmi për ekonominë tonë shndërrohet në kolosal. Këtë dëm qeveria jonë nuk duhet kurrsesi që ta lejojë të vijojë, duke bërë spektatoren. Kompania gjermane “Hochtief Aktiengesellschaft”, zotëruesja e koncesionit ajror të Shqipërisë, me qendër në qytetin Essen në Landin e North Rhine-Vestfalia, është kompania më e madhe ndërtuese aeroportesh në Gjermani, me një xhiro punësh mbi 23 miliardë euro në vit. 80 për qind të biznesit të saj, ajo e ka jashtë Gjermanisë.

Është mësuar të zbatojë koncesione dhe të ribisedojë kushtet e tyre. Kjo ndodh rëndom me koncesionet në vendet e tjera edhe evropiane dhe s’ka asgjë të keqe që edhe qeveria jonë të përpiqet për këtë ribisedim. Madje, edhe duke përdorur diplomacinë ekonomike pranë qeverisë në Berlin. Një delegacion qeveritar i yni i nivelit të lartë, ndoshta dhe i kryesuar nga ministri i Transporteve, duhet të shkojë urgjentisht në Essen të takojë drejtuesit e kompanisë. Këtu në Tiranë drejtuesit e saj lokalë të tundin vetëm kontratën koncesionare të vitit 2004, krejtësisht të padrejtë për Shqipërinë dhe ekonominë e saj. Me pak mirëdashje dhe mirëkuptim edhe nga Berlini, kontrata mund të ribisedohet dhe ekonomisë sonë të mos i humbin 20-30 milionë euro çdo vit (këto humbje janë në rritje) nga mosardhjet e emigrantëve dhe turistëve perëndimorë. Kjo është ekonomia e ajrit shqiptar, për të cilin kërkojmë nga qeveria që ta drejtojë si duhet. Dhe t’i japë fund absurdit që duhet të presim vitin 2025 për të parë një aeroport në Sarandë, Vlorë apo Shkodër.

Kastriot Islami: Regjimi i Berishës është fashist. Siç e shihni, më kanë rrahur keq (video)

Video është publikuar së fundmi nga arkiva e AP.
Në mediat e majta të Tiranës kjo video është një ndër më të komentuarat, për shkak se Kastriot Islami, i përjashtuar nga Partia Socialiste, në kohën kur kryetar ishte Edi Rama, u bashkua me Partinë Demokratike, në kohën kur kryetar ishte Sali Berisha.

Aeroporti i Rinasit po braktiset nga pasagjerët për shkak të çmimeve të larta

Përveç shqetësimit të ngritur nga vetë qytetarët dhe drejtuesit e agjencive turistike, këtë fakt e tregojnë edhe shifrat e Institutit të Statistikave, raporton TV Klan.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion numri i pasagjerëve gjithsej që kanë hyrë ose dalë në aeroportin e Tiranës në vitin 2014 është më i vogël se katër vite më parë.

Shifrat tregojnë që në vitin 2014 nëpëmjet aeroportit të Rinasit qarkulluan 6779  më pak pasagjerë se në vitin 2011.

Këto shifra tregojnë më së miri se qytetarët po i shmangen dita – ditës  gllabëruesit të madh të xhepave të tyre.

Në vitin 2014 numri pasagjerëve total që kanë hyrë dhe dalë nga Rinasi është 6779 më i vogël se katër vite më parë.

Rënia më e madhe vërehet në pasagjerët që kanë dalë nga Shqipëria, se sa ato që kanë hyrë. Kjo fakton edhe njëherë faktin se ky aeroport nuk është më tërheqës për qytetarët.

Kështu, në vitin 2014 nëpërmjet aeroportit Nënë Tereza kanë dalë 6655 pasagjerë më pak se në vitin 2011.

Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe nga drejtues të agjencive të cilët thonë se qytetarët udhëtojnë më shumë se 8 orë për të shfrytëzuar lehtësitë dhe çmimet e lira të aeroporteve të tjera. Sipas agjencive turisike sot ardhja  e turistëve të huaj nga vendet e largëta drejt plazheve të Shqipërisë është me prejardhje nga aeroportet e Korfuzit apo Podgoricës.

Që do të thotë se këta turistë sakrifikojnë kohën e pushimit të tyre për të udhëtuar nga këto aeroporte drejt plazheve shqiptare, vetëm për t’ju shmangur çmimeve të larta të avioneve që fluturojne nga Rinasi.

Përveç shfrytëzimit të aeroporteve fqinje, përballja me çmime biletash afro katërfish më të shtrenjta se në vende të tjera të Europës i ka detyruar qytetarët të gjejnë edhe alternativa të tjera, si përshembull me traget apo autobus.

Rritjen e kërkesave të qytetarëve për të udhëtuar me transport detar e konfirmojnë edhe shifrat e INSTAT. Kështu, numri i qytetarëve vendas dhe të huaj që kanë udhëtuar në rrugë detare në vitin 2014 është rritur me 49 535 pasagjerë më shumë, krahasuar me vitin 2013.

Tarifat e larta të shërbimeve të aeroportit të Rinasit për avionet e rrjedhimisht çmimet shumë të larta të biletave të fluturimit, po i detyrojnë shqiptarët ta bojkotojne Rinasin si mundësi fluturimi, duke shtuar udhëtarët e autobuzave, trageteve apo të aeroporteve të Podgorices, Prishtinës, Shkupit apo Korfuzit.

Koncensioni monopol i aeroportit të Rinasit, i pambikqyrur nga qeveria, po rëndon dhe po vështirëson çdo ditë e më shumë mundësinë për të fluturuar nga ky aeroport i vetëm në Shqipëri.

Kryetari socialist i Bashkisë së Himarës merr shtetësinë greke

Kryetari socialist i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka marrë nënshtetësinë greke. Vendimin e ka publikuar gazeta greke Proto Thema.

“I dhamë nënshtetësinë dhe nxorëm vetë sytë tanë”, thuhet në shkrim. Sipas gazetarit grek, Jorgo Goro ka deklaruar se në Himarë nuk ekziston asnjë element grek.

Gazeta vijon duke theksuar se aktiviteti anti-grek i Goros ka vazhduar edhe me prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

Vetë Goro ka pranuar se e ka marrë nënshtetësinë greke. “Nuk ka asnjë problem në këtë mes. Pasaportën greke e kam marrë para një viti”, tha ai.

kryeb

Selishtë, humbën jetën dy minatorë

Dy minatorë  humbën dje jetën,  pas një aksidenti  të rëndë  të ndodhur në brendësi të  galerive, në  minierën e Selishtës, në rrethin e Dibrës. Shkëputja e një masivi dheu aksidentoi dy minatorët, njëri 54 dhe tjetri 35 vjeçar, duke u shkaktuar plagë të rënda në trup.  Njëri prej minatorëve mbeti i bllokuar për disa orë në brendësi të galerisë dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë për ta nxjerrë në sipërfaqe.

Me ndihmën e policisë vendore dhe të një ekipi mjeksor nga Peshkopia, të dy minatorët e plagosur u nisën me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, por gjatë rrugës ata humbën jetën.

Njëri prej të aksidentuarve punonte me detyrë drejtues teknik në këtë minierë.

Policia ka nisur hetimet  mbi shkaqeve e aksidentit të rëndë, që u morri jetën minatorëve.

Në minierat e shumta, në Veri të Shqipërisë, megjithë përmirësimin e kushteve teknike dhe kontrollet e herë pas herëshme nga ekipet e Ministrisë së Energjitikës dhe Minierave,  thuajse çdo muaj vazhdojnë të rregjistrohen aksidente me pasojë humbjen e jetës së minatorëve.

Agim Krajka intervistë për Parashqevi Simakun: Deri tani nuk i ka ardhur një zë i tillë këngës sonë, në të ardhmen nuk e di a do t’i vijë

Është e thjeshtë ta kuptosh sa e ka peng Parashqevinë: “E mori në qafë Hollivudi,” thotë ai plot me keqardhje.

VOAL – TIRANË, 30 GUSHT – Kompozitori Agim Krajka, një ndër ata që i ka vënë vulën këngës së re shqiptare, është ndër zbuluesit e parë dhe përkrahësit e mëdhenj të talentit të jashtëzakonshëm të Parashqevi Simakut.

Ai e mban mend momentin kur ajo i trokiti në derë dhe kërkoi që ta dëgjojë: “E mrekullueshme. Ajo u bë shkak që unë të kompozoja disa nga këngët e mia më të zgjedhura,” pohon kopozitori i shquar në një intervistë për suplementin ‘Unë gruaja’. Për Agim Krajkën nuk kanë fare rëndësi lidhjet e saj personale gjatë kohës së diktaturës, çka është bërë temë debatesh në media për këngëtaret e viteve ’70 dhe ’80.

Kompozitori flet edhe për fakte të panjohura nga 6 muajt e parë të këngëtares në SHBA, ku ajo u strehua pikërisht në familjen e tij. Bashkë filluan të japin koncerte nëpër lokale. Pastaj lindi ëndrra hollivudiane e Parashqevisë.

Krajka është absolutisht i bindur se Shqipërisë vështirë do t’i vijë një talent si Parashqevia, me një zë aq i bukur, aq i kontrolluar, aq emocional. Këngëtarja ishte një mbajtëse e emocioneve të këngës, iu jepte emocione edhe kur nuk i kishin.

 

Është hapur një debat këto ditë mbi këngëtaret “big” të viteve ’80-’90, që disa prej tyre nuk i kanë merituar çmimet e para që u janë dhënë. Një ndër to, është përfolur edhe Parashqevi Simaku. Cili është vlerësimi juaj për këtë këngëtare?
Unë nuk po nisem nga çmimet, por nga portreti artistik i Parashqevi Simakut. Vështirë është që t’i vijë Shqipërisë një zë aq i bukur, aq i kontrolluar, e aq emocional, aq sa Parashqevi Simaku. Ka qenë një përjashtim. Parashqevia ishte tmerrësisht mbajtëse emocionale e këngës. Shpeshherë kishte edhe këngë që në thelb nuk kishin aq emocion, por Parashqevia arrinte t’u jepte jetë. Për mua është një nga zërat më të rrallë që ka pasur Shqipëria, për aq sa e kam njohur unë. Deri tani nuk i ka ardhur një zë i tillë vendit tonë, në të ardhmen nuk e di a do t’i vijë…

Si jeni njohur me Parashqevi Simakun?
Që në fillimet e saj, pasi kishte bërë pak emër në Kavajë e Durrës, erdhi një ditë në derë dhe më tha: Jam Parashqevi Simaku, të lutem profesor, a mund të më dëgjosh njëherë? Ishin vitet ’80. E dëgjova. E mrekullueshme. Ajo u bë shkak që unë të bëja disa këngë shumë të zgjedhura. Një nga ato ka qenë “Sonet për veten”, ia kisha shkruar vetes sime, me poezi të Jorgo Papingjit. Për mua, kur e mbaroi këngën Parashqevia, ishte një simfoni… Parashqevia ishte e pavetëdijshme sa gamë të madhe kulturore kishte për zhanret e muzikës që ishin në Shqipëri. Ajo e këndonte muzikën e lehtë a thua se ishte e specializuar, por ama të nesërmen këndonte “Qamilen” dhe të rrëqethte mishin. E “qante” edhe muzikën tiranase, ndërkohë që këngëtarët e tjerë nuk merrnin kurajën ta këndonin, përveç Afsa Zyberit. Parashqevia e zotëronte skenën. Si anën vokale, por edhe emocionale. Ishte unike, sa kohë këndoi në Shqipëri. Ah, gjërat e tjera pastaj që thuhen, jo jeta private e saj, jo lidhje me këtë apo atë, mua nuk më duhen fare. Sepse lidhjen nuk e shpiku ajo, as zgjidhjen. Ishin emocionet e moshës, të rinisë dhe ajo kishte të drejtë që të zgjidhte një simbol shpirtëror dhe kjo gjë nuk ka pse të ngatërrohet me muzikën. Sepse i shoh këngëtaret e sotshme, kanë një shkallë të madhe degjenerimi vokalisht. Nuk po mbahen aspak me vokal, por me shalë, të pasme e me gjoks silikoni. Ndaj sa vjen dita dhe i rritet vlera një këngëtareje si Parashqevia, Lindita Theodhori, për të mos shkuar deri te Vaçe Zela e ikona të tjera të skenës. Ato këngëtare që kanë qenë asokohe, nuk e merrnin kollaj emrin “këngëtare”, as të dilnin dot në festival, as të merrnin çmime, sepse kishte një kontroll gati barbar në të gjitha drejtimet. Këngëtaret që arrinin të dilnin në festival ishin si ato pikat e vajit të futura në një fuçi të madhe me ujë, që dilnin në sipërfaqe. Dhe Parashqevia ishte një pikë vaji…

A ka marrë ndonjëherë çmime të pamerituara?
Unë mendoj që nuk ka marrë asnjëherë çmim të pamerituar. Madje, ajo nuk ka marrë çmime që ka merituar. Kjo, po. Unë e kam mbajtur edhe në Amerikë, ndenji gati 6 muaj te shtëpia ime, në vitin 1990. Dhe ajo vuante nga diçka, sepse një pjesë të rëndësishme të trurit e kishte bosh për probleme të tjera.

Të pathënat e Kishës së Dhërmiut – Nga Dr. PANAJOT BARKA

Debati i dukshëm rreth kishës ortodokse të Shen Thanasit në Dhërmi, është kërpudha e sajuar që tenton të fsheh vatrën e nxehtë të një problemi fontamental në raportet historike midis fesë së krishtere ortodokse dhe asaj katolike. Si i tillë tejkalon Himarën, Epirin, Greqinë apo Shqipërinë. Duke u përpjekur për lexuar skenarin e debatit kupton se ai synon të fshehë rinisjen e një misioni të dështuar 135 vjeçar, (1628-1763) të ngritur nga kongregata e Propagandës Fide për të mbjellë katolicizmin në zonët e Himarës, (dhe të Pargës) qoftë edhe në formën e Unias (Baziliane). (Në një raport të misionarit Silvestro Sladhi drejtuar Vatikanit me 1760 midis të tjerash theksohet se “midis Himariotëve nuk ekziston asnjë katolik. Të gjithë janë armiq të Papës dhe përndjekës të pamëshirshëm të tij…”)

Tërheq vëmendjen fakti që një rinisje të misionit me qëllime të vjetra e të reja, zë fill pas 350 vjetëve. Debati nisi pikërisht në përvjetorin e vdekjes së Shën Kozmait që konsiderohet një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës. Arsyeja e parë lidhet me shfaqjen në skenën gjeopolitike të kohës të Rusisë, që i dha fund krahut ushtarak e ekonomik të Vatikanit në Ballkanin Perëndimor,- Republikës së Venedikut. (Është koha që Himariotët nuk i shkruajnë me letra Papës për ndihmë ushtarake kundër Turqisë, por Shën Petërburgut).

Kuptohet që sot ata morën përsipër një nismë të tillë nuk janë, as të vetëm, as aq të thjeshtë, as se ky skenar është i momentit. Prapa tyre ka projekte të kushtueshme, por jo të panjohura. Aplikimi i tyre kësaj here bëhet sipas fjalës së urtë, “gjetkë pula kakaris e gjetkë e bën vezën” (për të humbur gjurmët) Një nga protagonistët e këtij debati, A. Shkreli është i njohur në implementimin e dy projekteve të tjera me po këto ngjyrime, por të dështuara. Bëhet fjalë për projektin në lidhje me objektin “kishë -xhami” në kalanë e Shkodrës dhe ai me qendrën kulturore për intelektualët myslimanë në kishën-teqe të Melanit në Gjirokastër. Nga ana tjetër debati i nisur duket se kërkon të lehtësojë punën e institucioneve që do të thonë fjalën “shkencore” më pas, duke hapur shtegun publik për teza të manipuluara. (Pak a shumë kjo histori i ngjan heroizmit të Shkurtë Palvata-ve nga regjimi komunist)

Ky manipulim ngërthen deformime në një serë drejtimëshe dhe nivelesh ku mbizotëron ai patriotik si më i afti për të mbuluar çdo prapësi.

Deformimi më i thjeshtë. Ai i realitetit të objektit të kultit sot.

Dihet se një objekt kulti përcaktohet nga raporti qe vendosin besimtarët me të, pavarësisht nga parametrat dhe natyra arkitekturore. Besimtarët ortodoksë në Dhërmi e pranuan atë ndërtim, ngritur në vendin e shenjtëruar nga një kishë e shek. VI, si kishën e tyre. Fakti që ata falen atje me përkushtim prej 23 vjetësh dhe janë gati për çdo sakrificë në mbrojtje të saj, nuk lejon asnjë ekuivok dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje. Çdo qëndrim i kundërt përbën provokim dhe shkelje të së drejtës fontamentale të njeriut, të drejtës së besimit.

Se dyti. Në një vend ku masa e legalizimit të objekteve të paligjshme përbën suksesin politik të çdo qeverie, nuk mund të pranohet arsyetimi se duhet prishur një objekt kulti në emër të zbatimit të ligjit.

Se treti. Vet strukturat përgjegjëse të shtetit deklarohen se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me vlerë aktive dhe të regjistruar kulturore, për arsyen e thjeshtë së është shembur përfundimisht që me 1972.

Duket se synohet personalizimi i vendit të shenjtë nga figura e një misionari të katolicizmit, për ta glorifikuar sa më bindshëm atë. (Edhe perandoria otomane, adoptonte kishat në xhami me shpresë se tradita e besimit do të bënte më të lehtë ndërrimin e fesë) Por e vërteta historike nuk pranon identifikimin e kësaj kishe, jo me një murg, por as me fenë katolike e as me hallkën e saj kalimtare të UNIA-s. Themelimi i saj daton në shek.. VI si kishë ortodokse. Misionari Catalano erdhi këtu pas mbi 10 shekujsh. Kisha e Shën Thanasit vazhdoi ekzistencën e saj si kishë ortodokse deri me 1972.

Së katërti. Dhe arsyetimi i shembjes së kishës për gjetjen e varrit të misionarit të Propagandës Fide, Nilo Catalano, përbën një abuzim. Të dhënat që fshihen, flasin se eshtrat e tij janë tërhequr nga italianët në luftën italo-greke me 1940. Pra, në mënyrë shumë abuzive dhe për të mbjellë mëri publike thuhet se varri ndodhet nën muret e këtij objekti semblist kultit që forca madhore e shtetit e shembi me pabesi.

Abuzimi me Nilo Catalanon dhe me historinë e misionit 135 vjeçar për përhapjen e katolicizmit në Himarë.

Pas etikitemit të Catalanos si arberesh, (Prof Matteo Mandala na thotë se është me origjinë spanjolle), harrohet se ai ishte një misionar fetar për të ndërtuar midis himariotëve urën për në fenë katolike dhe në mënyrë apriori i vishet manteli i pionerit të shqiptarësisë dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Faktet historike janë shumë kokëfortë për të kundërtën. Pas kryengritjes së dështuar të Dhionisios Filosofos me 1611 në Epir, u intensifikua myslimanizimi i dhunshëm e popullsisë së krishterë. Në këtë situatë nga Himara e lidhjeve të kahershme me Venedikun u shpeshtuan kërkesat drejtuara Papës për ndihmë ushtarake. Shpresa e himariotëve për ndihmë ushtarake, bashkë me krizën që përjetonte kisha ortodokse, u përdorën nga Vatikani, nëpërmjet Propagandës Fide, si mundësi për të ngritur në Himarë sistemin e misionarëve të katolicizmit të rajonit. Si bazë ekzistonte letra e famshme e himariotëve e 1581, sipas të cilës, ata, në këmbim të ndihmës ushtarake pranonin njohjen e autoritetit të Papës dhe besimin e tij. (Një vit më vonë Papa iu përgjigj me ironi të shenjtë. “Ne do t’ju kujtojmë në lutjet tona”.

Ndihmë ushtarake nuk arriti kurrë në Himarë. Misionet fetare vazhduan deri me 1763. I pari misionar, me 1628-1643, ishte qiprioti Neofitos Rodhinos, i cili kishte braktisur fenë ortodokse. Atij i takon merita e hapjes së shkollave fetare në Vuno, Himarë dhe Nivicë.

Periudha e pranisë së tij në Himarë përcakton dhe fazën e pare të Misioni mbi një-shekullor i Propagandës Fide në Himarë. Faza e dytë shkon deri me 1693 dhe e treta deri në fundin e misionit, me 1763. Përcaktimi i fazave lidhet më shumë me përbërjen e misionarëve. Kështu edhe misionarët e fazës së dytë vazhdojnë të jenë me prejardhje greko-ortodokse.

Nilo Catalano, me prejardhjen spanjolle shënon fillimin e fazës së tretë, që do të pasohet nga Filoteo Zaosi, Bazilio Matranga, Xhuzepe Skivo dhe Ioani Strati (1733) nga Dhërmiu. Kontributi i secilit misionar në favor të katolicizmit nuk kishte me pak vlera se ai i Catalanos. Ndryshimi i vetëm është se ai u varros në Dhërmi.

Abuzimi i radhës është ai në lidhje me kontributin “kombëtar fetar shqiptar” të Catalanos dhe të misionarëve të tjerë paraardhës dhe pasardhës të tij. Ne radhë të parë në atë periudhë asnjë mision fetar nuk kishte lidhje me kombin dhe kombësinë. Kështu që misionarët katolikë, ose bazilianë në Himarë, aq më tepër ata, i shërbenin me besnikëri misionit për të cilin kishin ardhur, që ishte përhapja e fesë së tyre. Edhe hapja e shkollave i shërbenin këtij qëllimi.

Historia dhe prof. Matteo Mandala na thonë se këta misionarë ishin Bazilian. Nathalie Clayer na njofton se në fillim të shekullit të XVIII, ekzistonte urdhri monastik grek, i bazilianëve të cilët arritën të kishin edhe seminarët e tyre “të destinuara për formimin e klerit të ritit grek, që dhanë po ashtu ndihmesën e tyre për formimin e një elite laike greko-shqiptare” Kjo do të thotë se nga pikëpamja hierarkike ky komunitet njeh autoritetin e Papës, ndërsa në funksionin praktik fetar, aplikonin ritin bizantin në gjuhën greke, i cili zbatohet ende midis arberëshëve të Italisë. Për këtë u quajtën Unitarë-bazilianë. Nathalie Clayer na thotë për këtë se “riti greko-bizantin kishte qenë një element qendror që karakterizonte italo-shqiptarët dhe, në veçanti, institucionet e tyre specifike (kishat, kolegjet, seminarët) cilësoheshin zakonisht si greco-albanese ose dei Greci (“e grekëve”).

Realiteti ortodoks i Himarës dhe qëllimi i përhapjes së katolicizmit nëpërmjet Unias e bënte më të domosdoshëm, ruajtjen e ritit bizantin, pra atij grek. Kjo do të thotë se edhe shkollat e hapura këtu ishin të karakterit fetar dhe i shërbenin këtij qëllimi edukimit në gjuhën e fesë. Skenaristët e këtushëm dhe të tanishëm, përpiqen me disa “ndoshta”, për fjalor të shqipes, dorëshkrime të humbura etj., ta identifikojnë Catalanon me kombëtaristin shqiptar me të hershëm edhe në lëmin e kishës.

Por i këto pretendime i rrezojnë pa mëshirë peshkopët arbëreshë që vizituan Tiranën në prillin e 2014. Ata deklaruan zyrtarisht se KOASH, “për ne arbëreshët me ritin bizantin në Itali ish dhe qëndron si një pikë referimi i përditshëm. Ne nuk kemi asnjë interes material ose territorial dhe fetar këtu në Shqipëri, ku Kishta Orthodhokse e bën shumë mirë e me nderë e shenjtërimit e popullit. …”

Raportet historike dhe aktuale greko-arbëreshe- në sferën fetare e laike – dhe fetare midis arbëreshëve dhe KOASH-it e bën të pavlerë demonizimin e faktorit grek në debat. Fatkeqësisht e riaktivizuan rishtazi skemën e njohur të antihelenizmit për të forcuar shqiptarizmin, deklaratat e OMONIAS dhe PBDNJ-së. Këto subjekte politike, për rritjen e kredibilitetit të tyre, arritën, që nëpërmjet disa qarqeve të caktuara greke me interesa në minoritetin etnik grek në Shqipëri, të futin në hullinë e tyre Ministrinë e Jashtme Greke. Ky ishte një As në duart e skenaristeve për “memoralizimin” e Catalanos, jo aq në favor të idesë për të krijuar piedastele për simbole fiktive të një krenarie virtuale kombëtare. Por edhe për ta shkëputur Propagandën e re Fide nga kuadri strikt fetar, drejt një horizonti “laik” me perspektivë të qartë politike dhe gjeopolitike.

Për skenarin ka kohë që punohet

Nga ana tjetër skenari nuk është i momentit. At Foti Fico nga Bregdeti, brenda mëkateve të tij kishte tërhequr vëmendjen Kryepeshkopit Anastas për tolerimet që ishte detyruar të bënte ndaj strukturave katolike, protestante, ungjillore e të tjerë në territorin e Mitropolisë së Gjirokastrës. Fshati i Shën Ilisë përballë Butrintit me banorë katolikë e myslimanë nga Veriu i vendit (nga ku më parë ishte rrëzuar me dhunë një kryq ortodoks), u ngrit nga këto strukturat katolike fill pas ngjarjeve të 1997 dhe përbën ndoshta treguesin e parë praktik të realitetit të pritshëm.

Nuk duhet harruar se censusi i 2011 i nxori katolikët gati sa dyfish të ortodokseve dhe strukturat ortodokse e kaluan thuaj në heshtje këtë abuzim historik.

Pak para vizitës së Papës së në Shqipëri, shtator 2014, nga “analistë” politikë shumë afër grupit të skenarit të tanishëm pati botime dhe analiza në media ku ortodoksia shqiptare identifikohej me strukturat ortodokse te shekullit XIV-XV që bënin aleanca me otomanët për të përballuar katolikët. Protokolli i vizitës së Papës kishte parashikuar kreun e ortodoksëve shqiptarë të rreshtuar midis krerëve myslimanë që rrinin vazhdimisht përballë grupit katolik. Një skemë e tillë çuditi dhe vet Papën, i cili tha se “ç’është ky rreshtim sikur jemi në ndeshje!” Vet apostrofat e Papës për “shqiponjën që duhet t’i kthehet folesë” u interpretua gjithashtu si nxitje për të përqafuar besimin katolik, atë që po bën vet kryeministri apo figura të tjera laike shqiptare.

PD: Tahiri direkt i përfshirë në aferën e avionit të drogës

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për trafikun e drogës me avion nga Vlora drejt Italisë, kurse kreun e qeverisë për heshtjen dhe mosreagimin për rastin në fjalë.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka tha se prej 4 ditësh, as ministri dhe as kryeministri nuk japin asnjë shpjegim për përfshirjen direkte të funksionarit të lartë të policisë së Vlorës në trafikun e drogës, ashtu sikurse nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për përfshirjen e këtyre elementeve kriminal në nivelet  drejtuese në Policinë e Shtetit.

“Edhe pse Rama gjendej sot në vendin e krimit, ai nuk gjeti asnjë moment për ta dënuar ngjarjen e përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge,ashtu sikurse nuk ka gjetur asnjë moment të shpjegojë hashashizimin e Shqipërisë duke treguar  në këtë mënyrë qe gjithshka ka edhe ka patur bekimin e tij dhe mburojën e sejmenit të tij”- tha ai.

Sipas tij, edhe pse Partia Demokratike dhe opozita kanë denoncuar parreshtur me fakte trafikun e drogës me avionë, megjithëse ju ngeci në rërë Riformato, përsëri ky trafik ka vazhduar të  zhvillohej dhe do të zhvillohej dhe sot e kësaj dite nëse nuk do të ndërhynin autoritetet italiane.

“Trafikantët kishin garanci për aktivitetin kriminal nga shefi i policisë së Vlorës, dhe shefi i policisë së Vlorës kishte garanci e imunitet edhe më lart për trafikun e drogës. Përgjegjësia shkon tek Ministri i Brendshëm. Ky është rasti tipik i krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim”- tha ai.

Noka theksoi se derisa ministri “nuk jep asnjë shpjegim se përse u rikthye në detyrë shefi i policisë i kapur në krye të trafikut, pasi ishte përjashtuar në 2007 me po keto argumenta, nuk jep pergjigje se  kush i jepte atij pushtet për të lëvizur drogën, cili deputet apo qeveritar i ofronte atij mbrojtje e paprekshmëri, atëherë ministri i Brendshëm është vetë drejtpërdrejt i lidhur me këtë aferë e duhet të mbajë përgjegjësi për të”.

Flirtet e Himarës me Rusinë, Venedikun e Vatikanin – Nga SOKOL ÇUNGA

Çdo student i historisë dhe çdo studiues që punon me dokumentet burimore të historisë e ka të qartë ligjin e heshtur se çdo dokument ka një parahistori, një histori, dhe një pas-histori. Keqkuptimi apo shpërfillja e këtyre elementëve krijon pashmangshmërisht keqkuptim ose ngatërrim të informacionit historik që buron prej dokumentit. Këto mendonim këtyre ditëve, teksa ndiqnim në mjetet e informimit publik çështjen e tempullit të Shën Athanasit në Dhërmi dhe projektin për kthimin e asaj kishe në faltore për të nderuar Peshkopin e Durrësit, Nilo Catalano.

Parahistoria

Për misionin e atë Nilo Catalano-s në Himarë folën dhe shkruan jo pak personalitete dhe persona. Ca më pak u fol për Misionin Bazilian. Aspak nuk u fol për karakterin që kishte ky Mision. Meqenëse historia nuk fillon me misionin dhe vdekjen e atë Catalano-s në Dhërmi, ndejmë se këtu lind nevoja për të vërtetën.

Pas skizmës (çarjes) së Kishës më 1054, Kisha e Lindjes dhe ajo e Perëndimit filluan të baresin në udhët e tyre të veçanta. Rrjedhimisht, edhe zonat e influencës së tyre u ndanë. Gjatë shekujve në vijim, komunikimet mes palëve nuk mungojnë, deri sa arrijnë kulmin tek Këshilli i Firence-Ferrarës (1438-1445), në të cilin diskutohet bashkimi i dy kishave. Perëndimi do të kontribuonte me të holla dhe ushtri, kurse Lindja duhej vetëm të njihte primacinë e Selisë së Shenjtë. Marrëveshje nuk u arrit, Konstandinopoja ra, Patriarkana e Konstandinopojës u kthye në institucion të administratës osmane.

Pavarësisht, këtyre ngjarjeve, ëndrra e bashkimit mes kishave nuk u shua në mendjet e të krishterëve të cilësdo palë. Dikur u mishërua si ndjesi e pastër shpirtërore, dikur si nevojë e diktuar nga rrethanat, herë me dëshirë (p.sh., rasti i arbëreshëve), herë me dhunë (rasti i Polonisë, ku nën ndikimin e murgjve Jezuitë, mbreti i Polonisë imponon me dhunë primacinë Papale mbi ortodoksët polakë, litanë dhe ukrainas, duke përndjekur kundërshtarët). Pavarësisht mënyrave, bashkimi ndodhi dhe dukuria u quajt uniatizëm.

Me themelimin e Kongregacionit të Propagandës së Fesë më 1622, parimi i bashkimit filloi të përdorej gjithnjë e më shpesh. Kisha e Lindjes nuk e dëshironte aspak misionarizmin katolik në zonat e veta, madje, e dënonte. Klerikë e murgjër të urdhrave të ndryshëm katolikë dërgoheshin në çdo anë të botës, edhe ku nuk ishte shpallur, edhe ku ishte shpallur Ungjilli. Me të njëjtin parim u dërgua edhe Misioni i Murgjve Bazilianë në Himarë. Por, ishte apo nuk ishte Himara vend i ungjillëzuar? Sipas të dhënave historike, në shek. XVII Himara është një nga peshkopatat e Mitropolisë së Janinës, ndodhet në jug të peshkopatës së Apollonisë, Bylisit, Vlorës, Gllavenicës dhe Kaninës, në perëndim të Mitropolisë së Beratit dhe në veri të peshkopatës së Drinopojës. E gjithë krahina ka një numër të madh kishash bizantine dhe pasbizantine, si dhe kler vendas. Të gjitha këto janë shenja se është zonë që e ka pranuar Ungjillin dhe ka një kishë të vetën aktive.

Historia

Në rrethanat e vështira që i kishte vënë pushtimi osman, banorët e Himarës i dërgojnë më 1577 dhe 1581 dy letra Selisë së Shenjtë. Kërkesat e tyre janë konkrete: kërkojnë ushtri dhe para, me qëllim që t’i kundërvihen Perandorisë Osmane. Në rast fitoreje, Filipi i Spanjës do të jetë prijësi i tyre shtetëror, kurse Papa prijësi shpirtëror. Për fatin e keq të himariotëve, asnjë nga kërkesat e tyre nuk u përmbush, për arsye që nuk lidhen me palët. Ndërsa më 1633 në Himarë mbërriti misionari i parë bazilian, Neofito Rodinò, i cili filloi misionin e përhapjes së Ungjillit në një vend tashmë të ungjillëzuar.

Çfarë nënkuptojmë, konkretisht, me mision? Pasi popullata e zonës ka pranuar të renditet nën udhëheqjen shpirtërore të Romës, misionarët katekizojnë besimtarët duke përdorur tekstet e miratuara nga Kongregacioni i Propagandës. Një element thelbësor në procesin e katekizmit ishte gjuha e përdorur. Punët ishin fort të thjeshta në këtë pikë, pasi që më 1592 Vatikani kishte miratuar përdorimin e E Mbsuame e Krështerë hartuar nga arbëreshi Lukë Matrënga. Pyetja është: këta misionarë, vallë, kishin mision të drejtpërdrejtë përhapjen e gjuhës shqipe? Sigurisht që jo. Gjuha ishte mjeti për të arritur qëllimin kryesor, konvertimin, pranimin e Doktrinës Katolike nga të krishterët ortodoksë. Kongregacioni i Propagandës u këshillonte misionarëve të saj, që vepronin në vende të huaja, të mësonin gjuhën lokale. Në rastin e misionarëve arbëreshë, gjuha ishte e njohur. Kjo vërteton pa asnjë pikë dyshimi se banorët e Himarës nuk ishin katolikë, përndryshe, nuk do të ishte i nevojshëm misioni. Bëhet, njëkohësisht, i qartë edhe dallimi mes kishave, të cilin duhet ta themi shkoqur. Po ashtu, nuk u tha se ka një ndryshim mes Peshkopit të Durrësit dhe Vikarit Papnor të Himarës, tituj të cilët mori Catanalo më 1693, dhe Mitropolitit të Janinës, autoriteti tradicional dhe i ligjshëm kishtar nga i cili varej Himara në po atë vit.

Le t’u hedhim, ndërkohë, një sy ca dokumenteve të mëvonshme të vitit 1759 që lidhen me këtë temë. Në dokumentet e Arkivit të Politikës së Jashtme të Perandorisë Ruse, ruhen 4 dokumente që lidhen me këtë zonë. Në dokumentin nr. 1 (Gregory Arsh, Rusia dhe Pashallëqet e Epirit, 1759-1831, dokumente nga arkivat e Rusisë, Athinë 2007, fq. 35-36), himarjotët dërgojnë dy të besuar të tyre që të bisedojnë me Ministrin e Jashtëm të Rusisë në Stamboll. Këtyre u japin edhe një letër drejtuar Perandorisë së Madhërishme Ruse (sic.), së cilës i komunikojnë se “nëpërmjet kësaj letre dëshirojmë t’ju sigurojnë për nënshtrimin me dëshirë dhe të vullnetshëm të një populli që deri tani shquhet për shërbimet e tij ndaj të tretëve, dhe i cili do ta kishte edhe më shumë për lavdi që të jepte jetën e tij për një shtet që ka të njëjtin besim me të”. Duket haptazi se, teksa misioni bazilian është aktiv në Himarë, vendasit gjetiu deklarojnë se janë ortodoksë…. Ndërsa në dokumentin nr. 4 (po aty, fq. 40-42), përfaqësuesit e Himarës bëjnë një përshkrim të historisë e vendit dhe të trimërive të tyre në beteja. Nga ky dokument, citojmë: “Republika e Venedikut …. gjithmonë i shpërblente familjet më të rëndësishme me pensione të veçanta, me qëllim që të ruante zellin e tyre dhe të siguronte përgjithmonë mundësinë e rekrutimit të çetave”. Ajo që deduktojmë nga këto dokumente është se himarjotët ishin tejet pragmatistë, elastikë dhe mendjehapur ndaj realitetit praktik të jetës së përditshme, marrëveshjet e tyre ishin të qëndrueshme apo fluide, sa dhe siç i diktonte nevoja. Nuk ishin të lidhur pazgjidhshmërisht me asnjë pushtet politik dhe, siç duket, deklarimi i besimit ishte mjet në aleancat e tyre me botën përreth.

Në artikujt e këtyre ditëve lexuam shpesh se “kisha e Dhërmiut është kishë katolike e ritit ortodoks”. Kjo, në fakt, mbeti në fjalë, sepse në formë të dokumentuar, askush nuk solli ndonjë argument. Informacione mbi kohën, themeluesit dhe ndërtuesit e tempullit të Shën Athanasit, nuk kemi. I vetmi dokument që na mbërrin gjendet në botimin e Theofan Popës Mbishkrime kishtare në Shqipëri, fq. 297-298, dhe është një mbishkrim në prothesis, vendi ku përgatitet buka dhe vera, para se të shndërrohen në Trup dhe Gjak të Krishtit. Mbishkrimi (i paraqitur në foto) përkthyer në shqip thotë: “Dedë, Nikolo Lekas, Dhimo, Thodhora, Nikolo, Dedë dhe të bijtë e tyre, Gjini, Kokali”. Katër germat e fundit janë data: 1671. Sipas Popës, me mendimin e të cilit bashkohemi, mbishkrimi i përket një periudhe të afërt me ndërtimin e tempullit. Personat që përmenden ndoshta janë dhe kontribuuesit më të mëdhenj në ndërtimin e tempullit, pasi është krejt normale që emrat e dhuruesve të vendosen në këtë pjesë të tempullit. Gjuha e shkrimit është greqishtja. Këtu mbetet në fuqi tradita bizantine, e cila përdor greqishten si gjuhë të adhurimit në kishë, dhe si gjuhë të teksteve fetare, pasi për miletin e rumëve kjo është gjuha e ligjshme e lejuar nga Porta e Lartë. Pse ndodh që, në një kohë kur himarjotët janë konvertuar në katolikë, përdorin greqishten si shkrim liturgjik? Siç thamë, për misionarët bazilianë ishte shqipja gjuhë e misionit, as latinishtja, as greqishtja, argument mbi të cilin mbështeten fort mëtuesit e katolicizmit të Himarës dhe të tempullit në fjalë.

Ndërkohë, tempulli i Shën Athanasit ndodhej në një fshat i cili sot i përket besimit ortodoks, ku nuk rezulton të ketë asnjë shpirt katolik. Tempulli ndodhet edhe mes 18 tempujsh të tjerë ortodoksë (sipas një dokumenti të vitit 1922). Kjo tregon se, me gjithë përpjekjet e misionit bazilian, në Himarë nuk u arrit të ndërtohej një Kishë (bashkësi) e qëndrueshme katolike e ritit bizantin. Po ashtu, duke e parë nga ana e kundërt, nëse Shën Athanasi është tempull katolik, po të tjerët rreth e rrotull, ç’janë? Nëse e gjithë zona pohoi katolicizmin, të gjithë tempujt e tjerë të mëvonshëm duhet të jenë katolikë…

Duke pasur parasysh sa më sipër, të pohosh se Himara është katolike, është një e vërtetë e nevojshme, e fabrikuar prej pushtetit që flet me majën e matrapikut, apo akademizmave që flasin nga podiume autoritare, për të justifikuar arbitraren. Duket sikur në këtë vend nuk udhëheq arsyeja, por forca, dhe kur forca ndjehet e kërcënuar, atëherë qeveris barbaria. Në fund, nga gjithë ky gërshet barbarie dhe budallallëku, i humburi më i madh është… Nilo Catalano.

Pas-historia

Në kohët e sotme, mosmarrëveshjet që ndanë dikur Kishën e Krishtit janë zgjidhur në nivel teologjik, duke hapur rrugën për bashkimin praktik të kishave dhe sheshimin e ndryshimeve. Ndërkohë, mes të krishterëve të Shqipërisë, këto ndryshime nuk kanë lënë shenja të thella, as kanë ngritur ndonjëherë pengesa që nuk lejojnë komunikimin mes komuniteteve. Duke shprehur mes tyre frymën e bashkëpunimit, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe KOASh kanë nënshkruar edhe një marrëveshje, në të cilën përmendet specifikisht varrosja një herë e mirë e prozelitizmit mes kishave, duke e konsideruar uniatizmin si të papërshtatshëm për kohët e sotshme.

Kësisoj, në realitetin shqiptar mirëkuptimi mes të krishterëve është krejtësisht në përputhje me ligjet dhe Ungjillin, dhe ngritja e një përmendoreje për nder të atë Nilo Catalano-s, për të kujtuar kontributin e tij në dobi të gjuhës shqipe do të ishte, mendojmë ne, vepër e përkrahur edhe nga të krishterët ortodoksë të Shqipërisë. Misionit të tij, sa lidhet me gjuhën dhe kulturën, nuk i ndryshojmë asnjë presje, madje mbështesim pa asnjë hezitim gjithë sa janë thënë më parë nga të tjerë. Emri dhe figura e Catalano-s nuk ishte nevoja të molepseshin me epitetet që u thanë dhe veprat fyese që u kryen ndaj ortodoksëve shqiptarë, apo me histori rrënimesh, hapje varresh, eshtrash dhe zhvarrosjesh.

Lexuam dje frazën sarkastike se “kisha e Shën Thanasit do të rilindë”. Sot, fatkeqësisht, pamë gërmadhat e mbetura, teksa tempulli ishte shembur natën. E padëgjuar kjo që nga koha e Diktaturës së Proletariatit. Si do të vijë rilindja, duke shtërzyer mbi rrënoja? Me çfarë fytyre? Me çfarë autoriteti dhe prej kujt? Nëse do të investojë shteti, si do të bëhet kjo, për sa kohë shteti është laik dhe taksapaguesit e tij duhet të miratojnë një veprim të tillë. Kurse trualli i tempullit është, ligjërisht, pronë e KOASh, dhe, siç thotë ligji, prona është e paprekshme, pavarësisht e kujt. Nëse do të investohet nga ndonje orgatizëm tjetër, përsëri, mbi cilën pronë dhe me miratimin e kujt? As përfaqësuesit lokalë, as pushteti qendror nuk i përmendën këto “çikërrima” ligjore! E kthyen Nilo Catalano-n, nga një simbol të gjuhës dhe kulturës, në një sinonim të arrogancës shtetërore dhe të shpërfilljes ligjore.

Për ortodoksët, Kisha janë besimtarët, jo tempulli, vendi ku mblidhen është tempulli, shtëpia e tyre shpirtërore. Kur cenohet tempulli i tyre, është cenuar jo garazhi, por shtëpia. Për Kishën tempulli nuk është me vlera vetëm atëherë kur u përgjigjet disa shijeve të caktuara estetike, apo moshës së mureve. Tempulli është vendi ku kryhen Sakramentet, të cilat, për ata që besojnë në to, janë të shenjta dhe të shtrenjta. Vallë, a nuk duhet t’i dijë këto katoliku i vërtetë? Matanë kësaj, dhunimi i objekteve fetare është dhunim i lirisë së njeriut për të jetuar i lirë, të drejta të cilat shteti dhe shoqëria ka detyrë t’i mbrojë. Ndërtim pa leje? Vërtetë, të ishte kjo arsyeja…?!

Kur kryeministrave tanë u mungon formimi bazë! – Nga BEN ANDONI

Në Plavinac, ku Tito kalonte pushimet e tij verore, kronikat na kanë lënë evidenca për shumë dinjitarë, politikanë dhe artistë të njohur …… botërorë, që dëgjonin udhëheqësin e madh jugosllav teksa u jepte këshilla dhe… benefice. Tito shpjegonte sistemin e tij të vetadministrimit me një siguri e patos, që e besonte vetëm vetë. Shumë syresh, që i qëndronin përballë, e dinin se ishte në një qerthull, që do ta çonte drejt kolapsit. E megjithatë dëgjonin, argëtoheshin dhe iknin, duke u lënë vendin të tjerëve të dëgjonin të njëjtat.

Shumë vjet më vonë, disa nga politikanët ballkanikë, s’janë aspak më të varfër se Tito, por njësoj shpalosin ide dhe mundësi, që kanë pak gjasa të ndodhin. Më së shumti, janë të huajt që i marrin dhe u tregojnë udhën ballkanasve, pa ditur se shumë syresh, janë më të sofistikuar dhe e njohin politikën, biznesin dhe të ardhmen e kontinentit shumë më mirë sesa ata. Pa përmendur rastin e kryeministrit kroat Sanader, liderit malazez Gjukanoviç apo maqedonasit Nikolla Gruevski, këta të dy ende në fuqi, mjaftohemi me dy kryeministrat tanë të fundit. Pa formimin bazë në shkencat politike, jurisprudencës dhe ekonomik, ata i kanë besuar shumë talentit të tyre oratorik e mendimit, dhe i kanë dhënë vetes shpesh leje të artikulojnë gjëra që i kalojnë këllqet e tyre. Duket se rastin më flagrant e pati z. Berisha kohë më parë, kur pohoi se Shqipëria gjatë kohës që qeverisej prej tij ishte i vetmi vend në Europë që kishte rritjen më të madhe ekonomike pas Gjermanisë!! Edi Rama nuk është aq i çartur në dukje, por para Samitit të Vjenës, arriti të bënte një deklaratë gati të pabesueshme edhe për veten, kur pohoi se azilkërkuesit shqiptarë që shkojnë në Gjermani nuk nisen nga tokat e tyre, por nga vendet e BE-së, kryesisht nga Greqia!!! Këto mini-dëshmi janë në bazë të argumentit që e shpjegon formimin e munguar politik, juridik dhe ekonomik, që i bën shpesh politikanët shqiptarë, jo vetëm të stonojnë në artikulimet e tyre, por më shumë se kaq, të jenë zorshëm patetikë. Ndërkohë që vendi ka nevojë për liderë më kokulur, që e shikojnë realisht problematikën e vendit dhe nuk mbahen me propagandë boshe. Dhe, retorika e liderëve tanë, sidomos në takimet ndërkombëtare, është një palimpsest i gjërave që shkruajnë dhe përcjellin mendimtarët e njohur, pa qenë asnjëherë vetvetja.

Dhe, të kthehemi në aktivitetin e fundit, ku Serbia mori maksimumin e gjërave falë një politike pas Berlinit më kokulur, më të bindur dhe me më pak fryrje. Beogradi arriti që falë lëshimeve (të detyruara) ndaj Kosovës të marrë benefice, por edhe të shikojë gati të hapur procesin e saj evropian shumë shpejt. Gjithsesi s’është vonë edhe për Shqipërinë, megjithëse Vjena e kaloi në plan të dytë. Samiti më 27 gusht ishte i dyti, pas një serie prej pesë samitesh që janë planifikuar të zhvillohen deri në vitin 2018 dhe ku nuk besohet se të gjithë këta personazhe politike që e nisën, do e përfundojnë.

Në argumentin tonë, vendi ka nevojë për liderë që të mendojnë për shumë më tepër jashtë fryrjeve, pasi objektivat e samiteve janë tashmë disi jashtë kontekstit, kur Evropa po mësyhet prej lëvizjeve të mëdha migruese prej të gjitha anëve. Mesazhet e Vjenës në letër ishin të bukura, por kur Rama artikuloi sipas mendimit të vet “të hapur”, mori përgjigjen e zakonshme se: “para mbështetjes financiare, Evropa ishte aplikim vlerash dhe kjo ishte sfida kryesore.”

Në terren, qëndrimi i BE-së ndaj vendeve të Ballkanit është tepër cinik. Një shifër që llogaritet e rrumbullakosur në rreth 85 miliardë do i jepet Greqisë me 10 milionë banorë dhe për tre vjet, ndërkohë që kjo masë e madhe e Ballkanit Perëndimor do përfitojë vetëm 1 miliard për 5 vjet. E më shumë, kjo do shkojë, për hir të së vërtetës, për të trasuar udhën që qarkullimi i tregtisë së Evropës të jetë më i shpejtë.

Në argumentin tonë, një lider i mirë, që i di limitet e veta dhe caqet e formimit politik, mund të ishte i kursyer, jo thjesht për të konstatuar problematikën, por për të përcjellë realisht kërkesa reale të vendit, pa i fshehur fare problemet e vërteta.

Është afërmendsh që BE-ja i di mirë sot gabimet e saj, ku dallon Euro dhe politika e jashtme evropiane. Por, nga ana tjetër, e dimë mirë se Evropa ka frikë dhe sot është e pafuqishme.
Pas Luftës së Ftohtë, Evropën e kapi një gjumë letargjik sikur gjithçka u zgjidh dhe tashmë nuk ekzistonte rreziku. Ndërkohë që Evropa, si shkak i kësaj mungese vizioni, nga muret imagjinare, në kontinent po ngre mure reale kudo. Teksa Rusia e kërcënon dhe e sfidon hapur, njësoj si Lindja e Mesme me valët e refugjatëve dhe krimin e ISIS-it. Ndaj, i gjithë ky cinizëm i kohës e bën të vogël artikulimin shpresëdhënës të liderëve ballkanikë, që tashmë, edhe pse u thonë se nuk ka Evropë pa ta, askush prej tyre nuk e beson realisht hapjen shpejt të derës. Kontinentit i mungon strategjia, por më shumë liderët që vërtet dinë të bëjnë diferencë. E kur dëgjojnë patetizmat e ballkanasve, si liderët tanë, që s’kanë ç’t’u bëjnë deputetëve të tyre, funksionarëve të inkriminuar, kur s’dinë të bëjnë një reformë si duhet, gjithçka e bën më të pamundur. Dhe, s’është detyrë e Shqipërisë, si në rastin e Ramës, të tregojë defektet e Evropës, sesa t’i mbulojë qoftë edhe një andrallë të vogël kontinentit, që edhe pa të ka shumë.

Ndaj, diskurset e politikanëve tanë, më shumë se i tundin evropianët, i vënë më në letargji për të besuar se rruga e integrimit është e vështirë dhe e ardhmja e kontinentit është sërish e zymtë. Por, edhe pse Rama ka sharm, mungesa e formimit bazë, ashtu si paraardhësi i tij Berisha, e bën tejet patetik dhe pak të besueshëm. Qoftë edhe për qytetarët e vet që ikin dhe ikin dhe janë gjithnjë e më të stresuar prej mungesës së shpresës. Sepse nuk mund të thuash më bëma si ato të Titos, që gënjente për një sistem gati irreal.

Duka dhe Zhegu i përgjigjen Gjergj Lekës: Në kohën e ‘Xhaxhit’, pa talent avulloje pas një festivali

Deklaratat e befta që Gjergj Leka bëri për dy këngëtare të njohura kanë trazuar shumë ujëra
Të takosh Luan Zhegun dhe Arben Dukën e të bisedosh me ta kupton se jeta është edhe muzikë.

Aty për aty humbasin në vite, kujtojnë këngët, tekstet, kolegët e tyre për të cilët kanë shumë nostalgji. Janë vitet më të bukura të jetës, vitet e rinisë, kur edhe fryma e punës ishte e përzier me atë të pasionit.

Muzika e përpara viteve ‘90 për ta është ar i kulluar, dhe këngëtarët që i kanë dhënë zë teksteve dhe kompozimeve ishin ndër më të mirët e vendit.

DITA ka ftuar dy emra të rëndësishëm të penës dhe muzikës shqiptare për një debat të hapur këto ditë në lidhje me ecurinë e këngëtareve në ato vite.

Deklaratat e befta që Gjergj Leka bëri për dy këngëtare të njohura kanë trazuar shumë ujëra.

Pas reagimit të ashpër të Lindita Theodhorit, DITA ka biseduar me dy mjeshtër të këngës. Njëri është ndër poetët më të njohur nëpër festivale, i cili ka vendos vulën e tij nëpërmjet fjalës së kënduar dhe tjetri një këngëtar dhe kompozitor, me titullin Mjeshtër i Madh.

Leka u shpreh se personi që di shumë për marrëdhëniet e këngëtareve në kohën e regjimit është Luan Zhegu (“por ai nuk flet”).

Për të thënë ato që di, ne kemi ftuar në bisedë Arben Dukën dhe Luan Zhegun. Si i njohin ata këngëtaret Lindita Sota (Theodhori) dhe Parashqevi Simaku.

Si qëndron e vërteta e ecjes përpara me anë të hireve të tyre.

Pse nëse nuk kishe talent avulloje shumë shpejt, dhe cilat janë arsyet e një reagimi aspak etik të një muzikanti?

“Pas 30 apo 40 vjetësh, më duket absurditet të dalësh me këto skema që për mua janë të turpshme. Nëse do ishte ashtu, mund të dilje në një festival dhe avulloje, por një këngëtare që është e talentuar, rron gjatë në skenë.

Për ato që ka thënë ai zotëria (Gjergj Leka), janë këngëtare që kanë qëndruar shumë gjatë në skenë. Nuk besoj se ai i ka qenë në një gjendje normale që i ka thënë ato fjalë.

Unë Gjergjin në atë kohë e kam pasur shok të afërt, pinte raki, fliste shumë, por kurrë nuk ka qenë thashethemexhi. Jam i befasuar nga kjo deklaratë,” shprehet Arben Duka.

Ndërsa kantautori Luan Zhegu shton se: “Gjergjin e njoh shumë mirë dhe jam njohur dhe me të ëmën, Rozmarinë, një këngëtare e mrekullueshme e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Njoh Zhuliana Jorganxhiun, tezen e Gjergjit dhe kam bashkëpunime të mrekullueshme me të. Gjergji është djalë shumë i talentuar, qoftë si kompozitor edhe si orkestrues. Jam i befasuar si ndodhi kjo mes artistëve”.

Kisha e Dhërmiut dhe kërcënimi i katolicizmit shqiptar – Nga OLSI JAZEXHI

1.
Sulmi fetar që qeveria Rama ndërmori kundër Kishës Ortodokse në Dhërmi sot ka tronditur opinionin shqiptar. Tronditja është e shumanshme. Në njërën anë nacionalistët dhe mbështetësit e kryeministrit Rama këtë sulm e shohin si triumf apo më saktë hakmarrje mbi helenizmin. Ka të tjerë që e shohin si triumf të katolicizmit mbi ortodoksinë. Por ka edhe shumë të tjerë, e sidomos besimtarët ortodoks shqiptarë që e shohin si një agresion të hapur nga qeveria katolike e Rilindjes kundër fesë së tyre.

2.
Rrënimi që qeveria Rama i bëri kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, nuk është sulmi i vetëm që qeveria katolike e Edi Ramës i ka bërë tolerancës fetare në Shqipëri. Që prej ardhjes së saj në pushtet qeveria Rama ka bërë disa sulme kundër komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare të vendit tonë. Këtu lë të përmendim shkarazi sesi me fondet e shtetit tonë laik, kryeministri Rama solli Papën në Tiranë dhe çoi qeverinë e tij në Vatikan që të marri bekimin e Kishës Katolike. Për herë të parë që nga koha e komunizmit, në vitin 2014 qeveria e Edi Ramës bëri arrestimin e parë masiv të besimtarëve myslimanë ku pasi dhunoi disa xhami në të gjithë vendin, arrestoi dhjetëra besimtarë dhe dy hoxhallarë të cilët mbahen në burgje deri në këtë moment. Në përgjigje ndaj luftës së amerikanëve në Siri, qeveria Rama ka vënë të gjithë policinë e shtetit në gatishmëri për të survejuar xhamitë dhe spiunuar të gjithë myslimanët nën pretekstin e terrorizmit. E në anën tjetër, qeveria shqiptare e ka mbushur vendin tonë me terroristë iranianë të grupit Moxhahedin el-Halk dhe ka armatosur grupe terroriste kurde në Irak dhe në Siri.

Përpos arrestimit masiv të myslimanëve dhe bashkëpunimit me terrorizmin ndërkombëtar, kur Papë Bergolio vizitoi Tiranën në 2014, kryeministri Rama, për herë të parë në historinë e vendit tonë i deklaroi hapur të gjithë botës që Shqipëria nuk është vend mysliman edhe pse në fakt, akoma shumica e popullsisë së Shqipërisë i përket fesë myslimane. Kolegu i tij Ilir Meta e largoi Shqipërinë nga Konferenca Islamike edhe pse qeveria Rama e çoi qeverinë e tij në Vatikan.

3.
Sulmet e qeverisë Rama kundër fesë dhe tolerancës fetare në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm nga kryeministri. Miqtë dhe këshilltarët e tij më të ngushtë, që nga Artan Shkreli, Maks Velo, Sandër Lleshi etj në mënyrë të vazhdueshme kanë sulmuar komunitetet fetare jo-katolike në vendin tonë. Kanë sulmuar historinë e Shqipërisë të cilën në mënyrë të vazhdueshme e tregojnë si të lidhur me Katolicizmin, duke përjashtuar kështu Islamin dhe Ortodoksinë. Kur në shtator 2014 në Tiranë erdhi Papa i Romës, ministrat, këshilltarët dhe kolegët e kryeministrit Rama u rreshtuan të gjithë në meshën e Papës dhe para kamerave i treguan të gjithë shqiptarëve që nuk janë laikë, por janë besimtarë të betuar katolikë.

Por megjithatë, nëse deri më sot qeveria Rama sulmet më së shumti i ka drejtuar kundër myslimanëve në emër të Perëndimit, luftës kundër terrorizmit dhe Evropës (e cila portretizohet si e krishterë në hartat që Artan Shkreli i ka vënë kryeministrisë), sulmi më i fundit që qeveria Rama ka bërë kundër Kishës Ortodokse në Dhërmi është i paprecedent. Edhe pse propaganda nacionaliste shqiptare ka qejf ti portretizojë si grekë, komuniteti ortodoks në Shqipëri është i urtë dhe paqësor. Me në krye peshkopin Janullatos ata janë munduar në këto 20 vitet e fundit të ringjallin komunitetin e tyre, i cili, si pasojë e lidhjeve me Greqinë, shpesh është gjendur i anatemuar për keq.

4.
Sulmi që qeveria Rama ndërmori kundër Kishës së Shën Athanasit sot në Dhërmi, është shqetësues për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë ka lidhje me laicizmin apo shekullarizimin e shtetit shqiptar. Ndërsa deri më sot, këshilltarët dhe shokët e kryeministrit Rama, fundamentalizmin e tyre katolik e lëshonin më shumë si skizofreni personale, sulmi që shteti shqiptar ndërmori në Dhërmi është rrëfyer nga të fundit si një sulm fetar. I pari që na tregoi në media që kisha e Dhërmiut nuk po rrëzohej për arsye laike (ndërtim pa leje), por për hir të katolicizmit dhe për të nderuar një prift katolik, ishte këshilltari i kryeministrit për kulturën, Artan Shkreli i cili u prononcua i pari për këtë sulm. Në daljen e tij publike ai shpjegoi që Kisha Ortodokse në Dhërmi do të rrënohej për të nxjerrë eshtrat e një misionari katolik të vdekur. Këtë fakt e përforcoi edhe miku i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima i cili në një shkrim që botoi në gazetën Shekulli shpjegoi që Bashkia e Himarës kishte rënë dakord për të shembur Kishën Ortodokse të Shën Athanasit, gjetur eshtrat e misionarit katolik Nil Katalani dhe ndërtuar një kult katolik mbi kultin e ortodoksëve. Kokëdhima tregoi që në këtë projekt ishte përfshirë shteti shqiptar dhe italian. Profesorati i Universitetit të Vlorës, profesorët italianë Francesko Altimari, Mateo Mandala, Stefano Parenti e Giovanni Cimbalo; si dhe disa studiues të tjerë nën kujdestarinë Edi Ramës do të organizonin një konferencë për të nderuar misionarët katolikë që janë munduar të prozelitojnë ortodoksët.

Faktet që Kokëdhima dhe Shkreli shpallën me arrogancë në media, ndërsa i sqaruan opinionit tonë publik që shteti ynë nuk është më laik, por është kato-laik dhe ka hedhur para, profesorë, dhe buldozerë për të rrënuar një objekt kulti ortodoks dhe zëvendësuar atë me një katolik; i treguan opinionit publik edhe mos respektin total që qeveria shqiptare ka për Kishën Ortodokse, ligjin dhe akordet që ajo ka me këtë institucion të rëndësishëm fetar. Edhe pse Kisha Ortodokse protestoi në mënyrë të vazhdueshme kundër dhunimit të kultit të saj, edhe pse shteti grek i kujtoi qeverisë së Tiranës që të respektojë të drejtat e minoritarëve grekë, qeveria Rama vazhdoi me të vetën. Ajo shembi në mënyrë tinëzare Kishën e Shën Athanasit dhe mesa duket do të vazhdoj me ngulm të ndërtoj një kult për prozelitin katolik Nil Katalani në Himarë, duke ofenduar kështu disa qindra mijëra ortodoksë në të gjithë vendin.

5.
Miqtë e mi ortodoksë, me të cilët kam biseduar këto ditë më thonë që Kisha Ortodokse do të ankohet pranë Bashkimit Evropian për dhunën fetare që qeveria Rama po kryen kundër fesë së tyre. Ndërsa unë shpresoj që Bashkimi Evropian dhe instancat e tjera ndërkombëtare të reagojnë sa më shpejt për të ndaluar kryqëzatën katolike që kryeministri Rama po kryen kundër ortodoksëve në jug, unë do të doja që edhe ambasada amerikane të bënte një gjë të këtillë.

Kuptohet që unë nuk do të doja që amerikanët të përdorin dronet siç bëjnë në Siri, për të ndaluar shkatërruesit e kishave, por të doja që ambasador Lu-ja që u flet myslimanëve natë e ditë për tolerancën fetare, një gjë të këtillë ta bënte edhe me kryeministrin tonë dhe stafin e tij ekstremist katolik.

Por më shumë në këtë debat unë do të doja që të reagonte shoqëria civile shqiptare. Ajo duhet të protestojë kundër kato-laicizmit të qeverisë Rama dhe të mbrojë me vendosmëri shekullarizimin dhe largimin e politikës nga feja. Shoqëria jonë, kryeministrin tonë katolik duhet ta pyesë për paratë që ai harxhoi për të sjellë Papën në Tiranë, dizainimin e kryeministrisë së tij si një kishë katolike, dhe ti kërkojë llogari për fundamentalistët katolikë sikur Artan Shkreli me shokë që ai mban rreth vetes. Ne duhet ta pyesim kryeministrin Rama, nëse shteti që ai drejton është shtet shekullar apo fetar katolik?

Nëse është shtet katolik, atëherë myslimanët dhe ortodoksët e Shqipërisë duhet ta kuptojnë që jemi duke jetuar në kohën e Haxhi Qamilit dhe Spiro Milos. Por nëse kryeministri ynë do të na thotë që jetojmë ende në një shtet shekullar ku shteti është i ndarë nga politika, atëherë ne duhet ti kërkojmë llogari kryeministrit tonë për kishën e Dhërmiut dhe incidentet e tjera fetare që ai ka kryer në muajt e fundit.

Deklaratë e përbashkët e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në takimin e Vjenës

Deklaratë e Përbashkët mbi themelimin e Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Rajonal të Ballkanit Perëndimor

Ne, kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor, në takimin e Vjenës, në kuadër të Konferencës mbi Ballkanin Perëndimor.

–        Duke pasur parasysh objektivin e vendosur në “Procesin e Berlinit” për të zgjeruar shkëmbimet ndërmjet vendeve, në veçanti midis të rinjve,

–        Me synimin për të bërë më thelbësor bashkëpunim rajonal me anë të identifikimit të interesave të përbashkëta, që kanë për qëllim forcimin e kontakteve ndërmjet popujve dhe rritjen e besimit në shërbim të bashkëpunimit rajonal qytetar,

–        Duke pasur parasysh se bashkëveprimi në të gjithë rajonin dhe bashkëpunimi midis të rinjve janë të një rëndësie vendimtare për të çuar më tej integrimin europian, promovimin dhe përhapjen e vlerave europiane, nxitjen e shpirtit europian, si edhe të kuptuarit e konceptit të Bashkimit Europian dhe rëndësisë e tij për qytetarët,

–        Të vetëdijshëm se lidhjet më të ngushta mes të rinjve do të nxisin frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe miqësisë dhe duke pranuar faktin se rajoni mund të arrijë progres vetëm duke zbatuar parimet e barazisë, nëpërmjet veprimit të përbashkët dhe promovimit të përfshirjes, solidaritetit dhe bashkëpunimit,

–        Të angazhuar për të përhapur dhe forcuar miqësinë mes të rinjve në rajon dhe promovuar dhe zbatuar e politikat, programet dhe aktivitetet e përbashkëta në zona që janë në interesin e drejtpërdrejtë të të rinjve,

–        Duke ndjekur shembujt më të mirë europianë të përballjes me hidhërimin e së kaluarës dhe duke parë përpara për një të ardhme më të mirë të ndërtuar mbi bashkëpunim rajonal dhe frymëzuar nga modeli i Zyrës Franko-Gjermane për Rininë,

–        Duke pasur parasysh se bashkëpunimi i qëndrueshëm rajonal mes të rinjve është një mekanizëm i nevojshëm për të forcuar frymën e mirëkuptimit, tolerancës, miqësisë, dhe bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë;

–        Në dritën e Deklaratës së Përbashkët mbi Bashkëpunimin Rinor miratuar nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, më 22 Maj 2015, dhe të Axhendës Pozitive për Rininë në Ballkanin Perëndimor, një nismë e lançuar gjatë Samitit të Brdos nga Ministrat e Punëve të Jashtme, më 23 Prill 2015

Kanë rënë dakord si më poshtë:

–  Të mbështesin shkëmbimin rinor rajonal dhe ndarjen e ideve të tyre, si hapësirë për bashkëpunimin e ardhshëm në rajonin tonë, bazuar në vlerat e bashkekzistencës, tolerancës dhe respektit për të drejtat e njeriut dhe diversitetin, si dhe në angazhimin për përfshirje dhe siguri,

–  Të rrisin më tej bashkëpunimin rajonal mes të rinjve dhe institucioneve për rininë dhe të sigurojnë zbatimin e programeve rinore të përbashkëta me fokus parimet e qeverisjes demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, të arsimit dhe inovacionit,

–  Të krijojnë Zyrën e Bashkëpunimit Rinor Rajonal të Ballkanit Perëndimor, si strukturë rajonale që drejton dhe koordinon bashkëpunimin e të rinjve në rajonin tonë,

–  Të ngarkojnë institucionet kompetente të vendeve pjesëmarrësve, në bashkëpunim të ngushtë me Grupin e Punës për bashkëpunimin rinor rajonal, me hartimin e propozimeve konkrete që kanë të bëjnë me misionin, strukturën, aktivitetet dhe financimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, e cila do të përfundojë më 1 Mars 2016,

–  Të mbështesin financiarisht krijimin dhe funksionimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor;

–  Të mbështesin pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në punimet e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor,

–  Të kërkojnë fonde nga BE dhe shtetet anëtare, si dhe nga organizata ndërkombëtare dhe rajonale dhe donatorë për mbështetje të mëtejshme përmes mekanizmave ekzistuese të dhënies së fondeve.

Me synimin e :

–  Promovimit të frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në rajonin tonë duke hartuar programe të përbashkëta mbi vlerat më të mira dhe traditat kulturore të popujve tanë.

–  Inkurajimit dhe mbështetjes së të rinjve në rajonin tonë për të luftuar dhe për t’u distancuar nga praktikat dhe fenomeni i racizmit, ksenofobisë, gjuha e urrejtjes, diskriminimi mbi baza etnie, feje dhe gjuhe amtare;

–  Bashkëpunimit në fushën e arsimit akademik dhe shkencor duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, institucioneve akademike dhe shkencore.

–  Promovimit të lëvizjes së të rinjve në rajonin tonë dhe në vendet anëtare të Bashkimit Europian, brenda programeve ekzistuese dhe skemave të lëvizshmërisë së studentëve.

–  Hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në kuadrin e programeve europiane, si Erasmus +, Europa për Qytetarët, EASI, dhe të tjerë, në funksion të promovimit të shkëmbimeve të studentëve, praktikave, lëvizjes dhe projekteve të përbashkëta.

–  Forcimit të aktivizimit dhe vullnetarizmit mes të rinjve, duke përfshirë vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe organizatave rinore të rajonit, si dhe mbështetjes së pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes.

–  Krijimit të një platforme të përbashkët rajonale për të rinjtë për trajnimin shkencor dhe profesional në fushat  e infrastrukturës së teknologjive të informacionit, turizmit, energjisë dhe bujqësisë, në përputhje me nevojat dhe prioritetet specifike kombëtare dhe rajonale.

–  Promovimit të punësimit dhe sipërmarrjes së të rinjve duke paraqitur modele të praktikave të mira rajonale, si dhe inkurajimit të lëvizshmërisë për të fituar përvojë në punë/trajnim profesional dhe punësim.

–  Krijimit të mekanizmave të përshtatshëm për zhvillimin e trajnimit profesional të të rinjve për t’ju përshtatur kërkesave dhe kritereve  të tregut të punës.

–  Krijimit të kontakteve me organizatat simotra në Europë, në mënyrë që të organizohen veprimtari të përbashkëta me kontribut për paqen, pajtimin, integrimin dhe progresin.

–  Inkurajimit dhe mbështetjes së aktiviteteve kulturore rinore duke pasur në fokus traditat më të mira rajonale dhe në artet moderne, si elementë  të rëndësishëm për të rinjtë dhe bashkëpunimin mes popujve.

–  Organizimit të aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së shëndetit midis të rinjve.

–  Organizimit të aktivitete të përbashkëta rinore për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimit vullnetar të të rinjve në aktivitetet për të mirën e shoqërisë.

Vjenë, më 27 Gusht 2015

28-08-2015 17-47-1228-08-2015 17-50-13

‘Lutja e Paqes 2015’ mbahet në Tiranë në shtator

Nga Komuniteti Sant’Egidio, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e  Shqipërisë dhe qeveria shqiptare

TIRANË – Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator, që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

Për këtë qëllim u zhvillua sot në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë mbledhja e radhës e Komitetit Ndërshtetëror për organizimin e këtij aktiviteti, i cili u drejtua nga ministri Blendi Klosi, dhe ku merrnin pjesë përfaqësues të Sant’Egidios, të komuniteteve fetare, të Policisë së Shtetit, dhe shumë përfaqësues të institucioneve të tjera. Gjatë këtij takimi u raportua nga institucionet përkatëse për plotësimin e detyrave konkrete në kuadër të organizimit të këtij eventi, si dhe u detajuan çështjet e axhendës dhe masat e tjera organizative.

Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” janë ftuar të marrin pjesë rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, hebrenj, budistë, etj), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine. Po ashtu janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur, etj. Në Lutjen për Paqe 2015 janë të ftuar rreth 400 personalitete politike dhe jo vetëm.

Ceremonia e Inaugurimit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, pas së cilës ndjek dita e dytë me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare. Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë. Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Dita e tretë do të shpallë “Apelin për Paqen” në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin.

Kisha e Dhërmiut: Ambasadori Dervishi – Ja takimi në Ministrinë e Jashtme greke

TIRANE – “Nuk ka notë proteste të Greqisë ndaj nesh për kishën e Dhërmiut. Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, në një intervistë në “Gazeta Shqiptare”. Ai sqaron edhe detajet e një takimi të mbajtur dje në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, për çështjen e Shën Thanasit. Takimi ka shpalosur edhe njëherë qëndrimet e dy palëve dhe në fund është folur për ulje tonesh mes dy vendeve.

A ka pasur notë proteste ndaj ambasadës shqiptare në Athinë nga Ministria e Jashtme greke për çështjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi?
Është përmendur nga mediat. Sot (dje) ka pasur një takim në Ministrinë e Jashtme greke, ku ka qenë e pranishme e Ngarkuara me Punë e Ambasadës, Enkeleda Mërkuri dhe drejtori për Drejtorinë Rajonale në MPJ greke dhe është diskutuar në lidhje me këto ngjarjet e fundit në Dhërmi. Janë shprehur nga të dyja palët qëndrimet tona tashmë të njohura. Jo vetëm verbalisht, por edhe me shkrim. Janë bërë shpjegime, por pa notë proteste.

Kur ka qenë takimi?
Takimi është bërë në mesditë.

Si ka qenë atmosfera dhe klima e këtyre ditëve në Greqi për shkak të kishës?
Shtypin grek e keni ndjekur. Nga ana tjetër, ju dini tashmë edhe tri deklaratat e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke dhe deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme shqiptare. Përmbledhja e këtyre deklaratave ka qenë objekt i diskutimit në takimin e së enjtes. Nga pala shqiptare, Mërkuri ka shprehur kundërshtimin tonë të prerë ndaj ndërhyrjeve të Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, për një çështje siç është prishja e ndërtesës pa leje dhe është sqaruar se aty do të ngrihet një objekt kulti, siç ka qenë, duke e rikthyer në identitet dhe duke e bërë të përshtatshme për besimtarët e zonës. Nga ana tjetër, drejtori i Ministrisë së Jashtme të Greqisë ka shpjeguar arsyet e kësaj ndërhyrjeje, duke e konsideruar sipas tyre, një mbështetje për minoritetin grek të zonës. Më tej, nga pala shqiptare është kundërshtuar me forcë mënyra e shprehjes në deklaratën e fundit të Ministrisë së Jashtme greke, ku u bënë krahasime fare pa vend.

E keni fjalën për krahasimin që ju bë ngjarjes së Himarës me aktet xhihadiste?
Po, krahasime tërësisht pa vend. Nuk bëhet fjalë për një objekt historik apo kulturor, bëhet fjalë për një ndërtim-ngrehinë pa leje, sikundër është sqaruar tashmë, ku do të ngrihet një kishë siç ka qenë. Krahasimet janë tërësisht pa vend, theksoj. Së fundmi u shpreh nga të dyja palët dëshira për të ulur tonet, për të mos u bërë pre e polemikave dhe retorikave pa vend. Do të vazhdojmë dialogun dhe komunikimin në të ardhmen mbi bazën e parimeve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok, edhe mbi ato baza që janë diskutuar në vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke është shprehur se vendimet e Greqisë kundrejt Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar do të bëhen me dije në vijim. Në dijeninë tuaj, a ka nga Greqia ndonjë ankesë në institucionet ndërkombëtare për këtë çështje?
Në dijeninë time, jo dhe nuk kam asnjë njoftim zyrtar. Kjo gjë nuk u tha as në takimin e sotëm (djeshëm). Mediat raportojnë se kjo do të përshkallëzohet dhe se kjo ndodhi, do t’u bëhet me dije vendeve të BE dhe institucioneve të BE. Edhe nëse ndodh, kjo nuk përbën risi, sepse Greqia ka kohë që e bën, jo vetëm për ne, por edhe për fqinjë të tjerë dhe partnerët ndërkombëtarë janë mësuar me këtë. Tashmë, Shqipëria është e pranishme në këto organizma dhe e kemi mundësinë të bëjmë shpjegimet e nevojshme, të cilat në fakt janë të qarta: shembja e një ndërtimi pa leje, ku do ngrihet një objekt i kthyer në identitet. Nuk ka të bëjë me pronë private, as me objekte kulti.

A mendoni se kjo situatë e krijuar mund të ndikojë negativisht për shqiptarët që jetojnë në Greqi, sikundër ka ndodhur më herët?
Nuk besoj. Duhet të them se qeveria aktuale ka një qëndrim mjaft solidar dhe nuk i ngatërron marrëdhëniet e ngjarjet sporadike me qëndrimin ndaj emigrantëve. Praktikisht kohët e fundit kjo është vërtetuar me qëndrime të ndryshme. Nuk mendoj se do ketë reagime negative ndaj shqiptarëve si në të kaluarën. Mund të përmend faktin që dje (pardje), ka dalë një qarkore e Ministrisë së Brendshme të Greqisë, ku futet në fuqi ligji i miratuar së fundmi në Parlamentin grek për dhënien e nënshtetësisë brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë.

Si u prit në Athinë vizita e Kryepeshkopit Anastas?
Nuk ka lidhje me Kishën. Kryepeshkopi ka qenë për kurim. Koincidoi që doli nga spitali dhe mori një takim me kryeministrin e presidentin grek, ku u mor në konsideratë puna e tij fetare, roli i tij në fushën e arsimit, edukimit etj. Nuk pati lidhje me ngjarjet e fundit dhe qe një vizitë kortezie. Ai e përshëndeti dëshirën e Cipras për një vizitë në Shqipëri./Fatmira Nikolli

Priten arrestime – Avioni i drogës hyri dhe doli i paregjistruar nga ‘Albkontrolli’

  • Si u shmang avioni nga aeroporti i Rinasit
  • Policia dhe prokuroria ngrenë dyshime për përfshirjen e të tjerë efektivëve të policisë
  • Priten arrestime

Avioni i pilotuar nga djali me origjinë nga Sevasteri i Vlorës, me të cilin kishte vendosur të kryente disa rrugë të trafikut të drogës, ka hyrë në vendin tonë dhe ka dalë prej tij pa u vënë re nga radarët. Edhe pse, policia dhe prokuroria bëjnë me dije se lëvizja e mjetit fluturues ka qenë nën vëzhgimin e dy njësive hetimore; atë italiane dhe shqiptare, ditën e djeshme është bërë me dije se ky avion mund të ketë hyrë edhe herë të tjera në vendin tonë. U bë me dije se, në fakt, avioni i pilotuar nga Vilson Lamaj, ka hyrë dhe ka dalë nga territori jonë i papikasur nga asnjë autoritet përgjegjës, ndërsa këta të fundit kanë saktësuar se për një avion të tillë sportiv, as radarët nuk funksionojnë, pasi ata nuk kapen.

Ndonëse mekanizmi i hyrje-daljes së avionit të drogës, i paregjistruar në asnjë protokoll të “Albkontrollit”, ende nuk është kthyer në një shqetësim për hetimin e vendit tonë, janë të dhëna të reja që dalin për funksionimin e organizatës fisnore të trafikut të drogës. Edhe pse krerët shqiptar të hetimit të këtij rasti kanë vendosur të kyçin informacionet në lidhje me ekzistencën e këtij grupi kriminal, janë burime konfidenciale që vijnë nga Vlora, të cilat saktësojnë se Vladimir Zanaj, zyrtari i policisë, nuk është i vetmi funksionar i përfshirë në rrjetin e djemve të dy fiseve që kishin marrë përsipër të furnizonin gjysmën e Italisë më lëndë narkotike të dalë nga Shqipëria.

Dyshimet

Nga burime të besueshme të gazetës, bëhet e ditur se Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me homologët italianë kanë në duar një sërë të dhënash për përfshirjen e personave të tjerë në këtë organizatë. Hetimet mbi këto fakte, kanë implikuar edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në grupin që drejtohej nga djemtë e familjes Lamaj, nga Sevasteri i Vlorës. Sipas burimeve, ka dyshime që janë të përfshirë edhe dy punonjës policie, të cilët sipas të dhënave janë në funksione të ndryshme në Policinë e Vlorës.

Megjithatë policia dhe prokuroria kanë qenë tejet të rezervuara në nxjerrjen e informacionit, kjo për shkak se të dyshuarit edhe mund të largohen nga Shqipëria. Gjithashtu, burimet tregojnë se, në bazë të hetimeve të deri tanishme, priten të tjerë urdhër-arreste për trafikun e drogës, ndërsa nuk bëhet ende me dije se djali 26-vjeçar ta kishte rrugën e parë të trafikut të drogës me avion, apo e ka bërë edhe herë të tjera. Prokuroria ka grumbulluar të dhënat që kanë të bëjnë me hyrje-daljet e të riut në vendin tonë, por pa saktësuar për asnjë moment se prej sa kohësh Lamajt, ishin bërë zot të bimës narkotike në zonën e Sevasterit.

Mediat italiane ditën e djeshme kanë vijuar të flasin për superoperacionin e autoriteteve të tyre, ndërkohë që mësohet se piloti shqiptar nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim që ndihmon hetimin, edhe pse prej më shumë se 8 muajsh është në përgjim, në çfarë do lloj sipërmarrjeje të tij individuale. Mirëpo, Vilson Lamaj, ka pasur të ndryshuar emrin me të cilin thirrej dhe policia italiane shumë vonë ka mundur të bëjë lidhjen mes tij dhe grupit të cilin kishte vendosur të drejtonte, edhe pse direktivat i merrte nga vëllai i tij, Sokol Lamaj.

Avioni i drogës nuk u kap nga radarët

Avioni “Aeroprakt A22”, që u kap në Itali me 128 kg marijuanë brenda sapo zbriti në një ish-pistë, ka hyrë në vendin tona pa kaluar, në asnjërën rrugë nga Aeroporti i Rinasit. Piloti, i cili mësohet se ka dalë vetëm pak ditë më parë nga Shqipëria, e ka bërë rrugën fiks në kohën e përcaktuar prej 10 minutash. Një eksperti i Aviacionit, shpjegon për gazetën se asnjë lloj fluturimi, që niset nga një vend në drejtim të vendit tonë, nuk mund të ndodh pa lejen e autoriteteve të vendit ku niset dhe pa konfirmuar lejen e pritjes nga vendi pritës, në rastin konkret, Shqipëria.

Nuk dihet se çfarë praktike është ndjekur nga autoritetet italiane në lidhje me fluturimin e Vilson Lamajt në drejtim të vendit tonë, por sipas ekspertit, i cili vendos të mbetet anonim, në vendin tonë janë dy lloje radarësh, që funksionojnë për të gjitha fluturimet. Avioni ka hyrë dhe ka dalë direkt nga Vlora, ndërsa mësohet se vetëm sistemi ndërkombëtar i fluturimeve, njeh vetëm Rinasin si aeroportin e vetëm, ç’ka do të thotë që uljen e parë avioni duhej ta bënte pikërisht në Rinas.

Sali Berisha: Qeveria greke nuk është e Perandorisë Bizantine,të çlirohet nga dogma se çdo ortodoks është grek

Në një konferencë për shtyp me gazetarët në lidhje me Kishën e Dërmiut ish-kryeministri u shpreh:

Voal – “Tani lidhur me rastin e Dhërmiut, u tha Berisha gazetarëve, ” unë personalisht kam denoncuar dhe denoncoj mënyrën arbitrare të ndërhyrjes në kishë. E kam denoncuar dhe e denoncoj. Shqipëria ka një histori unike të shkatërrimit barbarisht të kishave dhe xhamive. Duke thënë këtë, dhe prapë i qendroj, qeveria dhe autoritetet nuk mund të kryejnë një veprim arbitrar por nga ana tjetër është e domosdoshme të respektohet plotësisht historia në zhvendosjen e himarjotëve drejt Vatikanit, por duke ruajtur ritin oriental, qendron rezistenca e tyre ndaj Fanarit dhe Portës së Lartë, në kohën kur Fanari flirtonte me Portën nga mëngjesi deri në darkë himarjotët i kërkuan Vatikanit dhe Vatikani pranoi kërkesën e tyre. I kërkuan për ti rezistuar, për të ruajtur besimin e tyre ortodoks dhe për ti rezistuar edhe Fanarit edhe Portës së Lartë. Pra, problemi i priftit që është i varrosur aty është shumë i ndjeshëm sepse Vatikani mbi bazën e kërkesës së Himarës ngriti një kolegj të veçantë për të përgatitur priftërinjtë, natyrisht jo vetëm për Himarën, por edhe për arbëreshët edhe për zona të tjera, vareshin nga Vatikani por ritin oriental duke respektuar riti bizantin. Tani, kjo përbën një trashëgimi të madhe historike, të kombit shqiptar. Përsa i përket ndërhyrjeve janë absolutisht mentalitet bizantin dhe është totalisht e papranueshme.

Qeveria greke nuk është qeveri e Perandorisë Bizantine, është qeveri e një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe duhet të çlirohet nga dogma sipas të cilës ortodoksit janë vetëm grekë. Së dyti, Himara ska qenë dhe nuk është kurrë zonë minoritare, Himara është një bastion i fuqishëm i shqiptarisë dhe atdhetarisë me një popullatë me gjashtë fshatra dhe qytetin e Himarës bilinguale, dy gjuhëse. Ndaj dhe as nuk mund të bëhet fjalë për minoritet, as nuk është në interesin e qeverisë greke apo të marrëdhënieve që të marrë funksione bizantine të trashëguara nga një prenadori që ëhstë shuar prej shekujsh. Edhe njëherë vandalizmi ndaj kishës është plotësisht i dënueshëm të tjerat pastaj, himarjotëve nuk duhet ti preket historia. Gjithë ato çka ata trashëgojnë nga ritet orientale nën Vatikanin janë pjesë e qendresës së tyre shekullore”.

Kryeministri Rama: Hapësira e ushtrimit të besimit të ortodoksëve shqiptarë nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër

‘Kisha’ e Dhërmiut, qëndrimi i Ramës për Greqinë, PD-në dhe ortodoksët

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje me një postim të gjatë në Facebook, Partisë Demokratike, Kishës Ortodokse dhe qeverisë greke lidhur me debatin e ditëve të fundit për prishjen e një kioske, siç e quan ai në Dhërmi.

Rama dhe Janullatos
Rama dhe Janullatos

Fillimisht kreu i ekzekutivit i referohet PD-së, për të cilën thotë se i jep shqiptarëve ushqim të pacertifikuar njësoj si mishi që tregohej në kthesën e Kamzës, mes baltës dhe gjakut.

Rama e quan si punë të brendshme të Shqipërisë këtë debat dhe të papranueshëm reagimin e shtetit fqinj.

“Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ndërsa për Kishën kryeministri shkruan “Jam i bindur se shumë shpejt do të kemi mundësinë ta tresim bashkarisht, me mirëkuptimin e përhershëm, renë e përkohshme të këtij keqkuptimi të përfaqësuesve të Kishës Ortodoke ndaj nesh”.

Postimi i Rames në Facebook:

E PABESUESHME DHE E MËSHIRUESHME

Eshtë e pabesueshme edhe për mua që ka kohë që nuk çuditem nga ushqimi i paçertifikuar që Partia Demokratike u jep përditë shqiptarëve, njësoj si ato thertoret e kthesës së Kamzës të cilat shisnin mish të therur në kohë reale mes baltës e gjakut.Eshtë e pabesueshme që Partia Demokratike, në injorancë të plotë të historisë, aktualitetit dhe të nesërmes së projektuar të kishës së vjetër të Dhërmiut, t’i bashkohet një kujeje të pabesueshme të kujt u vu në mbrojtje të ngrehinës skandaloze të së ashtuquajtur kishë; një ngrehinë e ndërtuar jo nga kisha, po nga brutaliteti individual i viteve ’90 mbi një monument kulture, të cilën në asnjë lloj konkursi për t’a gjetur se çfarë është, nuk do të dilte dot njeri në botë që të thoshte është kishë.Po jo vetëm kaq, është e pabesueshme që Partia Demokratike, për të sharë medoemos qeverinë, t’i bashkohet një përçapjeje dhe një përçartjeje që nuk ka asnjë lidhje me raportet e shtetit me fenë; nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e qeverisë me kishën e me klerin ortodoks; nuk ka asnjë lidhje me fqinjin jugor jo e jo. I cili nga ana e tij, duhet të vetëdijësohet se asnjë çështje apo problem i Kishës Autoqefale Shqiptare apo i ortodoksëve shqiptarëve nuk ka asnjë lidhje me shtetin fqinj.Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë.

Shqipëria është një vend ku kisha ortodokse është në shtëpinë e saj dhe jo në shtëpinë e komshiut, e po njësoj në shtëpinë e tyre janë edhe besimtarët ortodoksë të minoritetit grek. Të cilët e marrin meshën mes ortodoksëve shqiptarë dhe gëzojnë po njësoj si ata, të njëjtën liri fetare të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Këto të vërteta janë të qarta si drita e diellit dhe shosha e politikës së kujtdo apo e politizimit nga kushdo, të çfarëdo problemi në këtë mes, nuk mund të lejohet të dëmtojë cilësinë e lartë të marrëdhënieve ndërfetare në Shqipëri apo të marrëdhënieve të shtetit e të qeverisë shqiptare me të gjitha institucionet klerikale të Shqipërisë.

Eshtë ky vendi për të nënvizuar se marrëdhëniet e qeverisë sonë me klerin ortodoks dhe me përfaqësuesit e tij më të lartë, si edhe marrëdhëniet e mia personale me kryepeshkopin Anastas, kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera. Mosdakordësitë krejt të natyrshme për ndonjë problem krejt periferik jashtë çdo natyre fetare, nuk e zbehin dot shkëlqimin e kësaj marrëdhënieje dhe të respektit të merituar që kleri ortodoks, ashtu si edhe çdo kler tjetër në Shqipëri ka marrë prej nesh.

Gabojnë ata që në emër të Kishës Ortodokse e trajtojnë me fjalorin e ngarkuar të deklaratave të ditëve të fundit, prishjen e asaj ngrehine pa lidhje me trajtën e me funksionet e një kishe. Po vetëm zoti është i pagabueshëm, të gabosh është njerëzore. Jam i bindur se shumë shpejt do të kemi mundësinë ta tresim bashkarisht, me mirëkuptimin e përhershëm, renë e përkohshme të këtij keqkuptimi të përfaqësuesve të Kishës Ortodoke ndaj nesh. Sepse s’ka mendje të arsyeshme që ta ketë të pamundur ta kuptojë se çka po bëhet në atë truall në Dhërmi është një punë fisnike, që ngre lart vlerat e fesë, të historisë e të trashëgimisë kulturore të atij vendi dhe të kësaj toke. Bashkia e Himarës do të rindërtojë aty shembëlltyrën e kishës së vjetër të Dhërmiut dhe meriton vetëm përgëzime në synimin e vet, për ta bërë atë truall përçues të jehonës së një kohe e historie të shkuar që brezat po edhe vizitorët meritojnë ta përjetojnë.

Ndërsa me Partinë Demokratike ndryshon shumë puna, sepse është e pabesueshme që një forcë e madhe politike shqiptare t’i fryjë një zjarri të patolerueshëm për historinë e për të ardhmen e Shqipërisë. Unë e di, siç e dinë shumica dërrmuese e shqiptarëve, se Partia Demokratike është në vazhdën e një rrënimi dëshpërues dhe po ashtu, të gjithë e dimë se njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Po që dëshpërimi në PD të arrinte deri në orvajtjen e dëshpëruar për të sulmuar qeverinë e Shqipërisë në emër të lirisë fetare, kjo është e pabesueshme. Dhe prandaj është thjesht e vetëm e mëshirueshme.

Transportonte 120 kg marijuanë drejt Brindisit, ja momenti i arrestimit të Vilson Lamajt

Voal – ITALI- Policia italiane ka publikuar foto të momentit të arrestimit të Vilson Lamaj, i cili u kap duke transportuar drogë me një avion të vogël. Arrestimi i tij u realizuar në momentin avioni po ulej në Brindisi, e më pas lënda narkotike do të transportohen me furgon drejt Riminit. Por sapo konstatoi praninë e policisë, shoferi i furgonit u largua menjëherë.

Vilson Lamaj drejtonte avionin me 120 kg drogë nga Vlora në Brindisi, i cili u ngarkua me lëndën narkotike në fshatin Xhelilaj.

Në kuadër të operacionit “Fluturimi i Lirë”, ku sipas grupit hetimor avioni “Aeroprakt” me të cilin u transportua lënda narkotike kanabis sativa u ble në Komunen Ozzano, rreth 20km larg Bolonjës nga piloti Vilson Lamaj 26 vjeç.

Ky shtetas sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor e ka blerë avionin rreth 50 mijë euro. 26-vjeçari e ka marrë patentën për të pilotuar të tillë avion në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës.

Para nisjes nga Italia, nga ana e policisë avionit i është vendosur një pajisje GPS, me anë të së cilës është monitoruar i gjithë itinerari i lëvizjes së Avionit.

Grupi i Shqiptarëve të përfshirë në trafik banonin kryesisht në krahinat e Riminit dhe Forlì-Cesena, të cilët importonin marijuanë nga Shqipëria, gjithashtu duke përdorur një avion ultra të lehtë.

Organizata kishte në dispozicion plantacione të marijuanës në Shqipëri dhe në Itali me të cilën planifikonin pastaj për të furnizuar kryesisht bregdetin e Adriatikut.

Në vijim të hetimeve rezultoi se shpërndarja e drogës kryhej nga një organizatë kriminale e përbërë nga dy familje shqiptare që operonin në të dy anët e Adriatikut./BW

ÇFARË THOTË PETRO MARKO PËR KISHËN E DHËRMIUT? – Nga GËZIM LLOJDIA*

…Ne shekullin XVII, me 1630, ne Dhërmi priftërinjtë baziliane qe i kishte dërguar papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe – seminar për priftërinj ne gjuhen shqipe…./
1.Shkrimtari Petro Marko në kujtimet e lëna: ”Intervistë me vetveten,retë dhe gurët” tregon shkoqur për murgjit bazilianë të Himarës dhe varrin e Nilo Katalanit në kishën e Shen Thanasit në Dhërmi. Dhërmiu i përmendur si vendbanim qysh në lashtësi. Ku gjendet Dhërmiu? Pozicioni i Qarkut Vlore dhe përshkrime të shkurtra (Qarku Vlore është i përberë prej rretheve: Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesën jugperëndimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qendër e Qarkut është qyteti i Vlorës, e cila është qendër tregtare, industriale dhe e ndërlidhjeve te shumta. Himara .Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himarës së bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhes, Piluri. Krahina e Himarës shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045 m mbi nivelin e detit. Në krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo, të Gjipes, të Vishes dhe të Qeparoit, të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe të shterojnë. Gjiret kryesore në det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos).
Pasuritë kulturore, historike dhe artistike të Himarës. Në territorin e Bashkisë Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë: -Në Dhërmi: Manastiri i Panajase (Shën Mërisë), Manastiri i Shën Thodhorit, kisha e Shën Stefanit, Shpella e Pirateve, shpella e Parashqevise, kisha e Shën. Nikolles, lagja e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj.
2.U mbushën 100 vite kur leu në Dhërmi, Petro Marko. Zogjtë mbretëror çukisin në portikun e Markojve. Dallgëzuar deti,cullufja e asaj hëne e thëllimit thjeshtër.Lutur te Shën Mëria:
-Zot na e beko të tjera vjeshtë!
Çfarë është fshati i bregut të Jonit, Dhërmi. Dhërmiu është nga më të bukurit në këtë bregdet. Gjelbërimi i agrumeve për të cilat P.Marko shprehet se me qitrot fitonin shumë është i pranishëm. Ka një det qelibar dhe anës tij shkëmbinj. Kisha e Shën Mërisë e kohë-shekujve 13-14 e.s, mirëpo ka edhe shpella si ajo e Parashqevisë apo e piratëve dhe me këtë emër shkrimtari Petro Marko ka bërë mendoi,gjykoi dhe bëri edhe një libër për fëmijë.Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona , poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petrua ka pasur frymëzimin e detit,d.m.th kur mbushej me atë gjënë hyjnore,fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla një farë soji si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu. Mirëpo poeti
Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë,hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke.
Ku mund ta takojmë sot,poetin Petro Marko?(Shkova deri te qisha e vjetër.Qimiteri kishte rënë.
Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi !Çfarë shkrove gjithë javën poet?Vetëm një letër.E postova në E-mailin e vjetër. Mbusha ujë me kotruve .Kujtimi yt mu fanit.)
Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohë-tretjen e madhe,por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë,është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithë gjendur është dhe nuk është. Por koha nuk e ka faruar poetin tonë Petro Marko. Dhe përse të harrojë. Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore ,por emrin Petro nuk besoj se është bërë i harrueshëm. Nuk e kam njohur dhe dua ti çojë një lule atje ku paqësisht prehet ,mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë .Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi,ta vizitojnë .Ka një veçori që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët kurrë ikin ,thuhet nuk vdiq,por iku se kishte ndoca punë,ku? Atje sipër o burrë i këtij dheu. Dhe varrin maozelum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia. Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë është një mirësi,a e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj,sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe,ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet dhe diktatorët e diktaturat që e qëlloni sa majtas,djathtas para e mbrapa,tutje-t’hu se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet,i biri i Markos dhe nënë Zoicës.
3.Ja cfarë shkruan Petro Marko për kishën e Shën Thanasit dhe murgjit bazilianë në Himarë;
“lshin leximet e para te shqipes ne shkollën time. Pasi ra fjala për shkollat, këtu dua te zgjatem ca. Ne shekullin XVII, me 1630, ne Dhërmi priftërinjtë braziliane qe i kishte dërguar papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe – seminar për priftërinj ne gjuhen shqipe; kjo sipas raporteve qe i dërgonin priftërinjtë braziliane papës, një pjese e te cilave janë botuar (doemos ato qe u interesonin atyre) te Nile- Borgias, i cili përmbledh nje pjese te veprimtarisë se priftërinjve unit (baziliane) qe ndenjen ne Himare për rreth tre shekuj.
Pyetje: – A mund te na flasësh pakëz me gjate për ketë ceshtje, se pak gjera dihen për misionin e priftërinjve baziliane?
Përgjigje: – Misionaret baziliane ne Himare ndenjen tre shekuj. Pas vdekjes se Skënderbeut. Himara – atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari – ishte e pavarur. Gjon Kastrioti u thye nga Napoli, që e quajti atë krahine mbretëri te veten.
Shume banorë të Veriut, nga terrori i madh turk, shpërnguleshin për ne Himare, të gjenin shpëtim. Po Himara ishte e varfër, vend malor dhe nuk mundi t’i mbante qindra mi]era shqiptare te Veriut. Atëherë u morën vesh me mbretin e Napolit. i cili tha se mund të venin të banonin në mbretërinë e tij. Filloi eksodi i madh i arbëreshëve: me varka, me anije te sajuara. Shume u mbyten në Kanalin e Otrantos. Ata që arrinin gjalle, nuk priteshin mire nga banorët e Kalabrisë. Shqiptaret kishin 25 yjet në lufte, kishin pësuar në fund edhe terrorin e egër turk që kalonte në satër popullatën, prandaj këta arbëreshë që arrinin të gjallë në Kalabri, ishin egërsuar dhe nuk dinin c’te bënin. Mbeten pa strehe e pa buke brigjeve teKalabrise. Atëherë Kuvendi i Himarës mblodhi nja dhjete mijë të armatosur dhe i nisi që ëe merreshin me shpëtimin e popullatës shqiptare që endej pa buke e pa strehë në brigjet e Kalabrisë. Me te arritur atje këta ushtare, shpemgulnin me force banoret e atjeshëm dhe vendosnin tanët. Kështu qe kapedan Kumi, nga Dhërmiu, qe ishte dërguar atje për te sistemuar me çdo kusht arbëreshët, e kreu misionin e tij, Mbreti i Napolit, duke dëgjuar për kapedan Kumin, e thirri ne Napoli dhe e mbajti pranë vetes duke e here gjeneral, adjutant te tij, Thonë se gjeneral Kumi beri shume heroizma, madje shpëtoi edhe mbretin në një beteje. Me vone, ne shekullin XIX, do te shkonte atje edhe një gjeneral tjetër nga Dhërmiu, gjeneral Dhimiter Leka, Ky, pasi u shqua ne Luftën e Mesolongjit kundër turqve, me 1820/21, u thirr nga mbreti i Napolit, qe t’i shërbente atij, Dhe ky shkoi ne Napoli dhe u ngarkua te shfaroste karbunaret e Kalabrisë. Me te shkuar ne Kalabri, pa atje se banoret ishin arbëreshë. I njohu dhe, ne vend qe t’i luftonte, i përkrahu shume. Poeti i madh De Rada, si mirënjohje për këtë arbëresh, botimin e pare te “Milosaos” ia kushtoi Dhimiter Lekes. Me vone do te’ flas dhe për këta arbëreshë.
Po tani le te kthehem te priftërinjtë baziliane qe erdhën te ne.
Papa, për interesat e tij, qe te kishte një prapavije këtej bregut Jon, se kishte frike nga turqit, dërgoi misionaret baziliane. Shumica e tyre ishin arbëreshë, te ardhur nga Morea. Mësonin ne Loreto, në seminaret e papës dhe bëheshin misionare te tij. Ishin ortodokse, po nuk e njihnin patrikun e Stambollit. Dhe papa, që t’i bënte edhe ortodokset e Himarës unite, domethënë kristiane ortodokse, por me papën, dërgoi shume misionare te afte, me shkolle, me përgatitje të mirë politike dhe fetare, Ata qendrën e tyre e vendosen në Dhërmi, ku kishin mitropolinë e tyre për gjithë Shqipërinë, gjer ne Struge e Ohër. Ngritën me pare kishën e Shën Mitrit, që e kishin si katedrale. Filluan nga puna. U lidhen me parinë e të gjitha fshatrave dhe u premtonin ndihma materiale. Prandaj shume here Himara, me anën e kuvendeve, i bënte thirrje papës për armë ndihma të tjera.Papa u premtonte. Këta himarjote, gjer te mbreti i Polonisë i zgjatën lutjet e tyre për ndihma, me shkresa të nën-shkruara nga të gjithë fshatrat, që nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari, (Këto dokumente gjenden në arkivat e Vadikanit.) Po, si e thashë, para se Italia ta pushtonte Shqipërinë me 1939, papa botonte në revistat e tij “Stum orientali”, aty nga vitet ’30, një pjese të raporteve të bazilianeve, që ia dërgonin Vatikanit gjate tre shekujve nga Himara. Një pjese të këtyre raporteve që u botuan në revistën “Studi orientali”, u përmblodh në një vëllim nga Nilo Borgia, me titullin “I missionari, braziliani in Albania!’.
Ne këto raporte gjejmë shume gjera interesante: jetën reale te himarjoteve, interesimin e madh te tyre për arme, për kulture, për ndihma nga Evropa e krishtere. Në Dhërmi u hap një seminar për priftërinj, në gjuhën shqipe. Edhe në fshatra të tjera u hapën kurse të gjuhës shqipe. “Katekizmi”në meshe këndohej shqip. Papa Dhimitri nga Dhërmiu, Gjileku e përktheu “Katekizmin” në gjuhen shqipe, po, sipas raporteve të bazilianeve, nuk u botua, se ishte botuar ai i Budit. Nilo Katalani botoi dhe një gramatike shqip-italisht. Ai ishte mitropoliti, ndaj ndërtoi dhe kishën e Shën Thanasit, për ta shpëtuar fshatin nga kolera qe kishte rene ne fshatin tjetër, PangaIladhe, ku popullsia u shua fare. Nilo Katalani u varros ne kishën e Shën Thanasit.
Pas pushtimit te Shqipërisë nga Italia fashiste, erdhën përsëri priftërinj unit në Himare dhe filluan propagandën e Vatikanit, qe banoret e Himarës të beheshin unit, domethënë të vareshin nga papa. I paguanin shumë ata qe bëheshin unit, ndaj disa zuzarë u bene unite për para. Ata i kishin të gjitha dokumentet, prandaj edhe varrin e Nilo Katalanit në Shën Thanas e hapen dhe morrin – gjerat me vlere: veshje te argjendta dhe kryqin e florinjte.
4.Mirëpo Petron unë,sot nuk kam ku ta gjejë ,ndritë veçse shpirti tek varrezat. Aty paqësisht ai fle,në ditë të mira dhe të këqija ,në dimër ,në verë, në stërbima ,llohëra e zheg,pra ka kohën e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë,që shprehte vetë dhe mburrej me këtë,kishte edhe një ideal ,por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari .Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor,dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithçka deri në zhdukjen fizike,por poetët mbesin ,sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë,Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron,a kishte kurthim për zemrën e poetit,a kishte hekura për ti lidhur duart,ndonëse dhimbshëm e lanë të pres,ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë. Edhe deti I gjorë sot fle si Petro. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave .Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli ,që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej,në detin pa rërë e guaska,në natën pa hënë e yje në atë botë thashethemesh,ku ishte Petro përveç se lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej ,këtej lart,para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh,kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes,kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga “kroma e kohës”. Kështu ai priti gjallërimin e kohë-ardhjes pranverë sepse kishte vite e vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re.
*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Terrorristi që do sulmonte trenin e linjës Amsterdam-Paris, ka qenë edhe në Shqipëri

Voal – Markonei Ajub Kazani, i cili u ndalua me dyshimet se do të bënte një sulm terrorist në trenin e linjës Amsterdam­- Paris, ka qenë edhe në Shqipëri.

Kjo është bërë e ditur nga prokurori që po merret me këtë çështje. Prokurori duke folur për Reuters, ka thënë se Kazani ka qenë në Shqipëri më 4 qershor të vitit të kaluar.

Ai ka qenë kalimthi në Shqipëri, për të shkuar më pas në Stamboll.

Nga Stambolli më pas ka shkuar në Siri. Shtatë muajt e fundit ai kishte jetuar mes Parisit, Brukselit, Këlnit dhe Vjenës. Vetë marokeni ka thënë se nuk kishte synim të kryente një sulm terrorist, por grabitje. Por, hetuesit, duke parë edhe lëvizjet e shumta të tij, janë të bindur se ai ka lidhje me ISIS dhe do të kryente një sulm terrorist.

Kazani u pikas nga një ushtarak amerikan, që udhëtonte me tren me dy miq të vet. Ishte pikërisht ushtaraku amerikan, ai i cili e neutralizoi marokenin ndërsa kishte një automatik dhe disa karikatorë, gati për të kryer një sulm. /Zëri

Goditje të shumta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, por pak arrestime (video)

Në Shqipëri forcat e rendit publik kanë shkatërruar gjatë muajit gusht dhjetëra mijëra rrënjë bimë narkotike në qindra parcela të mbjella në të gjithë territorin e vendit.

Analistët mendojnë se përpjekjet e policisë janë të pamjaftueshme, sa kohë që nuk arrestohen kultivuesit dhe nuk parandalohet mbjellja e bimëve nartkotike.

Gjatë 25 ditëve të muajit gusht policia ka shkatërruar dhjetëra parcela dhe qindra-mijëra rrënjë të bimës Canabis Sativa.

Operacione të gjera të forcave të rendit kanë përfshirë gjthë territorin.

Në Tropojë janë shkatërruar 1015 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në parcela të hapura rishtas.

Policia e Shkodrës shkatërroi deri tani gjatë gushtit 15759 bimë narkotike dhe ka arrestuar dy persona për kultivim të tyre.

Operacioni i posaçëm në zonën e Dukagjinit angazhoi mbi 450 forca speciale, të cilat zbuluan dhe asgjësuan 286 parcela me 39.607 bimë narkotike, por pa mundur të ndalojë dhe arrestojë kultivuesit e drogës.

Nga fillimi këtij viti, në tre rrethet e Qarkut të Shkodrës policia ka shkatërruar 964 parcela me rreth 133 mijë bimë narkotike.

Vetëm në gusht policia e Lezhës asgjësoi 1720 rrënjë dhe në Pukë 546 kubikë bimë narkotikë.

Operacionet kundër bimëve narkotike kanë vazhduar me intensitet edhe në zona të tjera.

Policia shkatërroi 207 bimë narkotike në Bulqizë, 60 rrënjë canacibs në Tiranë.

Në Kavajë e Rrogozhinë gjatë gushtit janë shkatërruar 13 590 rrenjë bimë narkotike dhe 12 thasë me lëndë të tharë canabis.

Dy kryepleq po ndiqen penalisht në gjendje të lire për mos kallzim krimi e shperdorim detyre.

Policia e Vlorës, gjatë kontrollit në terren kundër kultivimit të bimëve narkotike, ka zbuluar dhe asgjësuar 17336 rrënjë bimësh narkotike. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve dhe kapjen e tyre. Në rrethet e jugut Gjirokastra vazhdon kultivimin në nivele të larta, ku u shkatërruan 5250 rrënjë canabis, Delvinë 180 rrënjë, Tepelena asgjësoi 635 bimë, Përmeti vetëm 17 bimë narkotike.

Forcat e rendit shkatërruan gjatë gushtit në Dibër 100 rrënjë bimë narkotike, në Korçë 250 rrënjë, Berat 700 rrënjë, dhe në Librazhd 222 rrënjë.

Arrestimet gjatë kësaj periudhe për kultivim dhe transport canabis janë të pakta: 4 arrestime në Elbasan, 3 në Durrës dhe 2 arrestime në Fier.

Rama: Kisha e Dhërmiut do të rilindë

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, u prononcua sërish sot lidhur me Kishën e “Shën Thanasit”, e cila prej ditësh është kthyer në një objekt debati mes Tiranës, Athinës zyrtare dhe komunitetit ortodoks të zonës.

Përmes dy fotografive të publikuara në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Rama bën diferencën mes kishës së dikurshme të “Shën Thanasit”, e kthyer në një monument kulture dhe betonit të hedhur në ditët e sotme mbi të, duke ndërtuar kishë mbi kishë.

ramaRama shkruan se kjo kishë do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare. “Kishë e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare”, ndërsa kishën e ndërtuar së fundmi e cilëson “garazhi” pa leje që e quajnë kishë”.

Jaka: “Shpresa dhe dyshime mbi informalitetin” (video)

Përfaqësuesit e bizneseve shqiptare shprehën sot dyshimet dhe shpresat e tyre për goditjen e informalitetit dhe evazionit me operacionin që pritet të nisë muajin tjetër.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës deklaroi se shërimi i plagëve të ekonomisë është i domosdoshëm dhe se mbështet çdo nismë që përmirëson gjendjen e rënduar.

Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, theksoi se informaliteti dhe evazioni janë sëmundjet më të rënda, sepse ato prodhojnë korrupsion.

Sipas një anketimi me pëfaqësuesit e biznesit, inspektorët e tatimeve nxehen shumë kur nuk gjejnë shkelje dhe mjaft të lumtur kur gjejnë shkelje ligjore.

Kjo është shenja më e qartë se ata janë të gatshëm për rryshfete dhe korrupsion.

Administrata tatimore po shpjegon nismën më të fundit kundër informalitetit. Briseida Shehaj drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, tha se administrata e re po ndërton një marrëdhënie të re me bizneset.

Por sipas përfaqësuesve të biznesit ndryshimi ende nuk është i dukshëm dhe domethënës.

Zoti Jaka tha se është hera e parë që qeveria e pranon se informaliteti dhe evazioni vjen nga brenda administratës fiskale, e cila është përgjegjësja për formalizimin e ekonomisë.

Përfaqësuesit e biznesit shpresojnë që operacioni më i ri të mos jetë një fushatë apo një luftë ndaj informalitetit, por duan të jetë një reformë dhe një ligj që zbatohet normalisht në çdo ditë të vitit.

Asnjë biznes nuk mund të kryejë evazion apo veprime informale nëse nuk mbrohet nga inspektorë të korruptuar, pohojnë firmat private, të cilat shpresojnë që nisma të mos deformohet gjatë rrugës.

Taksë e sheshtë apo progresive, asnjë biznes nuk përjashtohet nga lëshimi i kuponit tatimor.

Administrata dhe bizneset po ndjekin me vëmendje lëvizjet e njëri-tjetrit, mbasi deri dje secila palë mendonte që problemi qëndron tek tjetri.

Qarqet e biznesit e dinë se kur janë informalë, u nënshtrohen inspektorëve të korruptuar, ndaj nuk po e humbin rastin dhe po bëhen pjesë e kësaj reforme, e cila në fund prek xhepat e qytetarëve.

Rusia nuk e ndal furnizimin me drithëra në Shqipëri

Rusia është shprehur se nuk e ka ndalur furnizimin me drithëra në Shqipëri dhe çdo shqetësim në këtë aspekt është i pabazuar, ka thënë Ambasada e Rusisë në Shqipëri.

“Ambasada e Rusisë në Shqipëri është e befasuar me një numër të madh të raportevve të publikuara aktualisht nga mediat shqiptare me pretendimin për kërcënim të dyshuar për përfundimin e furnizimit me drithëra ruse për Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada e Rusisë në rrjetin Facebook, raporton agjencia Interfax nga Moska.

Vendimi i qeverisë së Rusisë vetëm e ndalon importimin e prodhimeve bujqësore të Shqipërisë dhe të materialeve të papërpunuara në Rusi, thotë kjo ambasadë.

“Vendimi nuk ka të bëjë me regjimin e eksportit të mallrave ruse, përfshirë drithërat, prandaj, shqetësimi për përfundim të mundshëm të furnizimit me drithëra ruse në Shqipëri, është krejtësisht i pabazuar”, ka thënë Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Para disa ditësh, qeveria e Rusisë e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të importohen prodhime ushqimore, duke e përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Ministri i financave Shkëlqim Cani: 50% e ekonomisë informale

Voal – Voal.ch informon se 50 % e ekonomisë në Shqipëri është informale. Këtë shifër alarmante e dha vetë Ministri i Financave Shkelqim Cani gjatë një takimi me gazetarë, ku pohoi se sektorët me problematik jane tregu i naftës, si dhe ai i duhanit.

Këto do te jene edhe dy sektorët, nga i cili do te nise aksioni i qeverise anti informalitet.

Nga ky aksion qeveria ka nje pritshmëri per te mbledhur reth 330 milion dollarë. Per ministrin ky aksion nuk ka si qellim kontrollin vetëm ndaj bizneseve, por edhe ndaj inspektoreve tatimore, per te vene para ligjit edhe punonjësit e administratës fiskale.

Kreu i financave pranon se nje prej shkaqeve qe nuk janë realizuar te ardhurat është rënia e çmimit te naftës.

Por kjo tendence duket se është reflektuar vetëm ne buxhet dhe jo ne tregun e shitjes me pakice, çka tregon qarte per mosfunksionim e këtij sektori.

Taksat dhe tatimet nuk po mblidhen ne nivelin e parashikuar, çka duket se ka mobilizuar qeverinë qe te nise nje aksion per te luftuar evazionin.

Ky aksion ka ngjallur debatin e eksperteve, pasi sipas tyre infomraliteti nuk luftohet me force, por me stimuj fiskal dhe konkurrence te drejte.

23-08-2015 09-14-5923-08-2015 09-14-45

Tirana – Qëndrimi i Greqisë për kishën e Dhërmiut, ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë

TIRANË – Në lidhje me debatin e ditëve të fundit dhe reagimin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për ngjarjet në terrenin ku është kisha e Shën Athanasit në Dhërmi, ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë Glevin Dervishi.

Sipas tij, Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij.  Dervishi deklaron se është konstatuar se qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. “Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë, të mbështetur nga partnerët e tjerë evropianë, gjë e cila bie ndesh edhe me praktikën e konsultimit dhe qasjes së përbashkët të problemeve mes vendeve qe ndajnë të njëjtën aspiratë evropiane”- thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë .

Dervishi shprehet se ky qëndrim, është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i Ministrave Bushati – Kotzias.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën ortodokse autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke”-përfundon Dervishi.

Kujtojmë se ditët e fundit ka patur një debat dhe reagime të ndryshme me pretendimin se po bëhen ndërhyrje në kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, ku më pas kanë reaguar edhe Kisha Ortodokse Shqiptare. Në një reagim të datës 21 gusht, Kisha Ortodokse Shqiptare  pretendoi se është dhunuar përsëri kisha e Shën Athanasit.

Shqipëri – Rikthehet krimi në familje

Opinioni publik në Shqipëri u trondit sërish pas vrasjes së një nëne të re nga bashkëshorti xheloz, duke lënë pas fëmijë të pambrojtur. Dhuna në familjet shqiptare po shtohet bashkë me denoncimet e viktimave. Në shumicën e rasteve ato janë nëna të reja e të pafuqishme me fëmijë të mitur.

Studiues të shoqërisë shqiptare pohojnë se këtë gjendje të rëndë nuk mund ta përballojnë vetëm policia dhe gjykatat, por nevojitet bashkëpunimi i disa institucioneve shtetërore. ​​

Dhuna dhe vrasjet në familjet shqiptare zunë përsëri faqet e para të shtypit vendas, duke kthyer vëmendjen tek kjo plagë dramatike e shoqërisë, me të cilën pakkush po merret. Në periferi të Tiranës një bashkëshort vrau gruan e tij nënë e një tufë fëmijësh dhe i tha gjykatës se goditjen me dru dhe varjen me rrip të viktimës i kreu vetëm nga xhelozia. Çifti ishte ndarë dhe një herë më parë, por ribashkimi solli përsëritjen e dhunës ekstreme deri në vdekjen e nënës, që humbi jetën dhe la pas fëmijët jetimë pa asnjë kujdes.

Masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare po zbatohen përherë e më shumë në qytetet më të mëdha të vendit. Megjithatë masat e mbrojtjes nga policia dhe gjykatat vlerësohen si të pamjaftueshme në vetëm ato raste që denoncohen nga nënat e dhunuara. Denoncimet e tyre janë shtuar pas një dhune shumëvjecare, që e durojnë për hir të fëmijëve, me shpresën e kotë se ajo do të fashitet dhe burrat do të ndryshojnë. Dhuna midis antarëve të ndryshëm në familje është e larmishme.

Sipas një studimi nga Zyra për Nisma Ligjore dhe Qytetare profili social i viktimës së dhunës në familje në mbi 90 për qind të rasteve është një grua midis 31-40 vjeç, me dy fëmijë, e paarsimuar, e papunë. Ajo përballet me dhunë fizike, psikologjike, e kombinuar dhe e asistuar. Dhunuesit e tyre në shumicën e rasteve janë burra të papërgjegjshëm, të alkoolizuar, me gjendje psikologjike të rënduar, xhelozë dhe të pasionuar pas lojërave të fatit, ku humbin gjithë paratë e familjes.

Studiuesit pohojnë se përveç alkoolit dhe bixhozit, shkaqe të tjera të dhunës së burrave janë papunësia dhe shkollimi i pakët i tyre, mosmarrëveshjet për pasuri dhe prona, bashkëjetesa pas zgjidhjes së martesës. Ndikojnë po ashtu edhe mendësitë e vjetra, vendbanimi, mosha dhe numri i fëmijëve. Një numër i madh çështjesh gjyqësore janë pushuar për shkak se gratë denoncuese i tërheqin paditë nga presionet ose nga shpresa e kotë se burri do të ndryshojë personalitetin e dhunshëm.

Pushteti vendor, autoritetet shtetërore, gjykatat dhe policia deri tani janë treguar të pafuqishme për të frenuar këtë dukuri masive në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Studiuesit pohojnë se dhuna në familje nuk mund të zgjidhet vetëm nga forcat e rendit apo drejtësia, por duhen marrë masa të gërshetuara nga shumë institucione, duke përfshirë edhe ndihmën ndaj dhunuesit që të përmirëohet, edhe ndihmën ndaj fëmijëve, që dhunohen bashkë me nënat në familje, e që rrezikojnë të bëhen përsëritës në dhunës vitet e ardhshme.

 

Kur Edi Rama kërkonte nxjerrjen e PS jashtë ligjit e sulmohej nga Zëri i Popullit

Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama janë tre njerëzit që e kanë drejtuar të majtën nga 1990. Është një prej dy partive kryesore në vend. Janë 25 vite histori konfliktesh e marrëveshjes shpesh të dyshimta, mes tre drejtuesve të cilët janë shfaqur herëpashere me akuza ekstreme ndaj njëri-tjetrit. Në këtë çerek shekulli, PS ka qeverisur për 12 vite Shqipërinë dhe sot është në pushtet. Kryetar është Edi Rama, ndërsa Ilir Meta është kryetar i një tjetër partie të majtë LSI, e cila doli nga Partia Socialiste, si pasojë e konflikteve për pushtet mes tij dhe ish-kryetarit Fatos Nano.

Këtë verë, tre liderët e së majtës ushqyen mediat me disa sinjale për rikonfigurim të marrëdhënieve mes tyre. Analistë që pretendojnë se janë afër tyre, shkruan për mundësiëne bashkëpunimit mes Ramës e Nanos për të mundur Ilir Metën. Por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar në se kjo është e vërtetë.

Por e vërtetë është se konflikte të forta ka pasur gjatë gjithë historisë së tyre në krye të së majtës. Të shumta kanë qënë përplasjet midis Fatos Nanos e Ilir Metës gjatë 15 viteve të para të historisë së PS-së konlfikte që përfunduan me ndarjen e kësaj partie dhe themelimin e LSI-së së drejtuar nga Ilir Meta. Më pas, Rama e Meta të cilët shpesh ishin bërë bashkë për të mundur Nanon, u bashkuan dhe u ndanë disa herë gjatë tetë viteve të qeverisjes së PD-së. Pati gjithashtu përplasje dhe akuza shumë të forta mes tyre. Ramës e Meta io lanë pas konfliktet mes tyre dhe më 1 prill 2013 nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në qeverisje që vazhdon edhe sot. Ndërsa Fatos Nano është jashtë politikës në përpjekje për t`u rifaktorizuar.

Tre drejtuesit e së majtës kanë një histori mjaft komplekse të aktivizimit të tyre në politikë. Origjina e këtij aktivizimi është thelbësore për të analizuar më pas edhe ecurinë e karrierës së tyre politike gjatë tranzicionit.

Fatos Nano ishte kryetari i parë kur PPSH mori emrin Partia Socialiste e Shqipërisë, më 12 qershor 1991 e deri në shtator 2005, kur Nano dha dorëheqjen pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut të këtij viti.

Kur Fatos Nano u zgjodh në krye të Partisë Socialiste, Ilir Meta ishte student i Dhjetorit, por i angazhuar në FRESSH, ndërsa Edi Rama ishte një ndër kritikët më radikalë kundër PPSH së kthyer brenda një natë në PS.

Përmes një serie dossierësh do të përpiqemi të sjellim në vëmendjen e lexuesit historinë e secilit, në momente kyçe, qysh në nisje e deri tani. Dhjetori ’90 është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar se cila ishte pikënisja e tri karrierave më të spikatura politike në të majtën shqiptare në Shqipërinë postkomunite, Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama.

Ku ishin ata në dhjetor të vitit 1990, cili ishte roli i tyre në politikë dhe çfarë rruge ndoqën ata për të hyrë në historinë e zhvillimeve politike të kësaj kohe.

Fatos Nano, ekonomisti liberal i nomenklaturës komuniste dhe rruga drejt postit të kryeministrit të qeverisë së parë pluraliste

Dhjetori i vitit 1990, koha kur në Shqipëri u rrëzua sistemi komunist, Fatos Nano ishte sekretar i përgjithshëm në qeverinë e drejtuar nga kryeministri i fundit komunist, Adil Çarçani. Më herët Fatos Nano kishte qënë nëpunës i Institutit të Studimeve të Marksizëm-Leninizmit, e drejtuar nga Nexhmije Hoxha , e veja e diktatorit Enver Hoxha. Megjithatë, Fatos Nano kishte shfaqur ide liberale si një ndër ekonomistët më në zë të kohës, brenda atij sistemi të mbyllur ku ishte shumë e vështirë të shfaqeshe si i tillë. Në se ishte guximi i tij apo këto qëndrime lidheshin me mbështetjen që i kishte dhënë vetë Ramiz Alia, do të duhet ende kohë për t`u vërtetuar. Në atë kohë udhëheqësi komunist Alia, po përpiqej të stimulonte disa intelektualë të moderonin PPSH-në e cila mbante ende brenda saj Byronë Politike të plakur e injorante. Ndoshta Alia nuk ishte kaq i interesuar për demokraci por se kjo ishte rruga që ai kishte zgjedhur për t`i shpëtuar skenarit rumun, ku lideri komunist u vra dhunshëm nga populli i tij.

Pas shumë zhvillimesh intensive të dhjetorit 1990 kur u shpall pluralizmi politik, Fatos Nano u zgjodh kryetar i ri i PPSH-së, në kongresin e fundit të kësaj partie, më 12 qershor 1991, dita kur kjo parti u pagëzua me emrin e ri, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ky kongres u zhvillua në tre ditë, por një prej seancave të tij më të gjata, ishte seanca e mbyllur e kongresit ku u përjashtua Byroja Politike përmes britmave e thirrjeve, atje ku në të vërtetë komunistët e rinj po zhvillonin betejën e tyre përballë “baballarëve” për t’ua grabitur pushtetin. Komunistët e rinj kishin me vete edhe liderin e fundit komunist, Ramiz Alinë.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi në atë seancë të Kongresit të fundit punist, vlen të veçojmë një pjesë nga fjalimi i Dritëro Agollit. Shkrimtari Dritëro Agolli, i cili kishte qënë deputet i PPSH-së, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, i njohur si një ndër intelektualët e përkëdhelur të sistemit, “guxoi” të kritikonte fort figurën e diktatorit Enver Hoxha. Fjalimi i Agollit u mbajt përmes thirrjeve histerike të komunistëve të Byrosë Politike e KQ të PPSH-së, “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”. Atë fjalim ai e kishte parapërgatitur por i shtoi aty për aty edhe një pargraf ku thekson:

“Ju ma vërtetuat mendimin tim të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet. Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar, janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt. Kur dikush jep shpirt, të tjerët bërtasin. Ju bërtisni, pasi ajo që iu polli ju, po jep shpirt në shtratin e vdekjes. Unë, kot mora mundimin ta shpëtoja. Shpëtojeni vetë po mundët! Unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit”.

Me gjithë reagimet e ashpra të shumicës, Dritëro Agolli u mbështet nga disa figura të tjera të rëndësishme të njohur si intelektuale pranë nomenklaturës komuniste. Moikom Zeqo, Servet Pëllumbi etj., dolën në podium për të mbështetur Agollin. Ata kritikuan të shkuarën komuniste të PPSH-së, si dhe udhëheqësin e saj. Fjala e Agollit dhe e mbështetësve të tij në atë kongres provokoi përplasje ndërmjet atyre që u quajtën reformatorë nga njëra anë dhe Byrosë Politike e mbështetësve të saj në kongres nga ana tjetër. Të mbledhur në holl, disa nga byroistët dhe disa delegatë, ata më fanatikët ithtarë të Enver Hoxhës, u kundërpërgjigjën duke ngritur grushtin lart dhe duke thirrur parrullën tradicionale komuniste “Parti Enver, jemi gati kurdoherë” . Kjo parullë vinte si një kërcënim për atë pjesë “të re” të PPSH-së e cila ishte përgatitur të merrte në dorë drejtimin e partisë, por konservatorët, nuk dukeshin dhe aq të përgatitur për ta lënë timonin. Togfjalëshi që qarkullonte shpesh mes tyre ishte: “ne na zgjodhi Enveri dhe s’mund të na shkarkojë Ramizi”. Por Ramiz Alia e kishte parashikuar atë që po ndodhte në atë kongres. Ai kishte përgatitur me kujdes gjtihçka deri tek zgjedhja e kryetarit të ri, i cili do të ishte Fatos Nano.

Është interesant qëndrimi i atyre që po vetquheshin krahu i moderuar. Qëndrimi më i fortë kritik i tyre ndaj byrosë politike nuk kishte të bënte me krimet e komunizimit. Ata bën fajtorë anëtarët e Byrosë Politike dhe KQ, pse e kishin lënë partinë të dobësohej deri në këtë pike sa të vinte një ditë kur të dorëzonin “pushtetin popullor”.

Këta ishin të rinjtë socialist që do të drejtonte Fatos Nano në partinë që kishte ndryshuar vetëm emrin dhe po niste një histori të re bashkë me mëkatet e së shkuarës. Marrëveshja ishte bërë. Por para se të zgjidhej Nano, Ramiz Alia kishte testuar edhe të tjerë për kryetar të PS-së. Një prej tyre ishte edhe Maqo Lakrori, profesor i sapoardhur në Shqipëri nga studimet disavjeçare në Francë. Pas Lakrorit, emri i Fatos Nanos ishte i vetmi si kandidat për pasardhës i Ramiz Alisë. Fatos Nano u shpall kryetar i PS-së më 12 qershor 1991 dhe në krah të tij nënkryetar të kësaj partie u zgjodhën Servet Pëllumbin, Spiro Dede dhe Ismail Lleshi. Pas zgjedhjes së Nanos kryetar, u zgjodh edhe Kryesia e PS-së. Figurat e zgjedhura iu bënë të ditura kongresit, i cili e priti me entuziazëm përbërjen e udhëheqjes së partisë së re.

Fatos Nano deklaroi se partia që ai po drejtonte nuk kishte lidhje me të shkuarën komuniste të saj, 45 vitet kur PPSH kishte sunduar me dhunë popullin shqiptar. Për të tjerët ishte e papranueshem kjo logjike. Partia Demokratike vazhdonte ta kishte si një ndër çështjet kryesore të politikës së ditës, retorikën antikomuniste edhe pasi erdhi në pushtet më 22 mars të vitit 1992.

Veç PD-së, intelektualë të kohës të cilët kishin mbetur jashtë strukturave të dy partive, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhen zhvillimet e dhjetorit ’90, nisën të shkruanin e të flisnin kundër PPSH-së së rinovuar në PS. Edi Rama ishte një prej tyre dhe ndoshta më radikali.

Edi Rama: PS të shpallet e jashtëligjshme, nuk ka kërkuar ndjesë për krimet e komunizimit

Në vitin 1991, Edi Rama ishte i pozicionuar shumë qartë kundër PPSH-së e më pas PS-së. Kishte qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, atje ku pati një aktivizim të rëndësishëm të studentëve kundër sistemit komunist të cilët iu bashkuan lëvizjes studentore për rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Në librin “Refleksione”, botuar në vitin 1992, ku Edi Rama është bashkautor, shkruan:

“Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Evropës, prandaj edhe më e pamundur është harresa te ne…..Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit, është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës, apo të kriminelëve ordinerë, t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm, që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme” .

Kur Edi Rama shkruante në gazetën “Rilindja Demokratike”

Edi Rama ishte një ndër intelektualët që sulmohej shpesh nga gazeta partike e PS-së “Zëri i Popullit”. Rama u përfshi në një debat pasi Kuvendi Popullor vendosi me dekret të dënojë të gjithë atë që tentonin të dhunonin bustet e diktatorit Enver Hoxha. Ishte janari i vitit 1991.

Në gazetën zyrtare të PD-së, “Rilindja Demokratike”, të datës 26 janar 1991, Edi Rama, publikoi një artikull kundër dekretit të Kuvendit Popullor, sipas të cilit dënoheshin me burg ata që dhunonin përmendoret e heronjve, ku bashkë me Skënderbeun përfshiheshin edhe bustet e diktatorit Hoxha. Ndër të tjera Rama shkruan: “Nuk dija ndonjë rast, që populli të sulmojë përmendoret e heronjve të tij”.

Në numrin e datës 27 janar 1991, “Zëri i Popullit” botoi një përgjigje për Edi Ramën të titulluar “Pse çuditet Edi Rama?!”.

“Dje”

Zotit Edi Rama duke lexuar gazetën “Zëri i Popullit” i paska bërë shumë përshtypje dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor që mbron përmendoret dhe bustet e personaliteteve të shquara të historisë së popullit tonë. i ka bërë aq përshtypje, saqë është çuditur, pasi në numrin e RD-së, të ditës së djeshme, shkruan në shkrimin “Dje, sot, nesër”, “Nuk dija ndonjë rast, që populli të sulmojë përmendoret e heronjve të tij”. Së pari, ai s’ka përse çuditet, sepse ligje të tilla kanë edhe vendet e tjera të botës, e ai, po të interesohej, edhe mund ta mësonte këtë që të mos çuditej. Po të interesohej, ai si pedagog që është, do të mësonte gjithashtu se ligje të tilla nuk dalin për t’i mbrojtur monumentet nga populli, por nga keqbërësit, nga ata që nuk kanë asnjë kredo tjetër përveç asaj të dhunës.

“Sot”

Por, me sa duket, ai e ka hallin gjetkë. Ai çuditet që ka lexuar në dekret emrin e Enver Hoxhës, çuditet që pushteti popullor, për të cilin ai është njeriu më i shquar, pra Enver Hoxha, udhëheqësi i shquar i LANÇ dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit, që ta mbronte përmendoren e tij. Ai çuditet se ndoshta do t’u shërbejë atyre forcave destruktive, që duan të fshijnë me dhunë gjithçka ka arritur populli me punë e sakrifica në këto dekada me në krye PPSH-në. Por, ai nuk duhet të harrojë se edhe ndonjë nga liderët e PD-së ka deklaruar që nën drejtimin e shokut Enver Hoxha, Shqipëria pati arritje në shumë fusha.Askush nuk e ndalon Edi Ramën për të shprehur pikëpamjet e tij, për çfarë të dëshirojë. Kjo tashmë është mundësuar në shtypin e opozitës, por është krejt e natyrshme që aktet e dhunës dhe fyerjet publike, shteti t’i ndalojë me ligj. Sepse ato nuk i shërbejnë demokracisë, madje e frenojnë atë.

Zoti Edi Rama, që i lutet Zotit ta ruajë nga “anarkia patriotike”, do t’i thoshim se më e ndershme do të ishte të shfaqte hapur ndjesitë e tij personale, dhe t’i përgjigjej pyetjes: mos vallë ti je përkrahës i atyre që duan t’i shembin monumentet. Nëse je, thuaje troç dhe populli, pastaj, do të gjykojë më saktë se kush i shërben anarkisë patriotike, ti apo ligjet e shtetit, e ata që i zbatojnë ato.

“Po nesër?!”

I shkreti! E gënjen mendja se historia i ka hapur portat për të, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton që të ngjitet mbi të. Por lavdia nuk është si gripi, që t’i ngjitet kujtdo”.

Këto janë radhët e një prej editorialeve të shpeshta asokohe “Zëri i Popullit”, gazetë që mbetet përsëri në treg me financimin e partisë që sot kryesohet nga Edi Rama. Demagogjia e gozhduar që në emrin e gazetës, sepse asnjëherë aty nuk ka folur Zëri i Popullit, u mundua të gozhdonte kryetarin e ardhshëm. Po falë harresës së shqiptarëve, që, për fat të keq, e kanë treguar edhe në raste kritike të historisë së tyre, gazeta e partisë do të vazhdojë ta mbajë këtë emër dhe Edi Rama mund të vazhdojë të jetë kryetar i kësaj partie. Kur mori vendimin të pozicionohej radikalisht kundër komunistëve dhe krimeve të tyre, madje edhe kundër Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare, Edi Rama as që e kishte menduar se 18 vite më vonë, ai do të ishte pikërisht në krye të atyre njerëzve, që kanë dëshirë të të thërrasin akoma “shok”. Po “shokët” e ftuan në gjirin e tyre, madje edhe ata komunistë të devotshëm, që kishin shkruar në gazetën “ZP” të datës 27 janar 1991 (“I shkreti! E gënjen mendja se historia i ka hapur portat për të, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton që të ngjitet mbi të. Por lavdia nuk është si gripi që t’i ngjitet kujtdo”).

Artikulli ishte pa emër por protagonistë të kohës, drejtues të PS-së që asokohe drejtonin edhe këtë gazette, thonë se artikulli është shkruar nga një prej drejutuesve kryesore të PS-së që u rendit si një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës kur ky i fundit sulmohej nga parardhësi i tij Fatos Nano. LULJETA PROGNI
Tesheshi.com

Filmi i Justina Aliajt, letërkëmbimi sekret i Çajup Rusmalit, Prokop Murrës me Ramiz Alinë –

NGA IV KALOÇI*

Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” publikon dokumentet sekrete të vitit 1976 me korrespodencën e panjohur mes sekretarit të Komitetit të Partisë së Shkodrës, Prokop Murra dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, lidhur me aktoren e këngëtaren e njohur Justina Aliaj, të cilës i ishte dhënë një rol pozitiv në një prej filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Informacioni dhe justifikimi i sekretarit të parë të Shkodrës, që për aktoren e njohur shkodrane nuk kishte dhënë leje për të interpretuar atë rol pozitiv dhe shënimi i Hysni Kapos që ajo të kthehej menjëherë në Shkodër dhe ndaj atyre që kishin mashtruar Komitetin e Partisë të atij qyteti do merreshin masa të rënda.
***
Në një nga numrat e kaluar të “Gazeta Shqiptare”, të botuar para pak ditësh në rubrikën historike Dossier, publikuam disa dokumente sekrete të vitit 1976, ku funksionarët më të lartë partiakë të rretheve të Korçës e Tiranës komunikonin me eprorët e tyre në Komitetin Qendror të PPSH-së, deri te Ramiz Alia, lidhur me aktorin e njohur të kinematografisë shqiptare, Bujar Lako.

E gjithë korrespodenca në mes tyre kishte ardhur pas një letër-ankese që kishte bërë një veteran nga fshati Lubonjë i Korçës, i cili i bënte me dije Komitetit të Partisë të Korçës dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, duke u kërkuar llogari se si ishte e mundur që “shokët e partisë” kishin lejuar që Bujar Lakos t’i jepej një rol pozitiv në filmin “Përballimi”, (ai i Martinit, sekretarit të partisë të Korçës), në një kohë kur babai i tij, Shëndet Lako, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kishte qenë me Ballin Kombëtar në çetën e Safet Butkës.

Pra, e gjithë ajo korrespodencë mes funksionarëve më të lartë partiakë bëhej për faktin e vetëm që aktorit të njohur i ishte dhënë një rol pozitiv në film?! Por, a ka qenë një rast i veçantë çështja “Bujar Lako”, që vuri në lëvizje funksionarët më të lartë partiakë të rretheve të Korçës e Tiranës, që pasi ngritën grupe pune për të verifikuar në vend letër-ankesën e veteranit nga fshati Lubonjë për biografinë e aktorit, më pas të komunikonin me shkresa zyrtare deri me Ramiz Alinë? Siç duket dhe nga këto dokumente që po botojmë më poshtë në këtë shkrim, problemi me Bujar Lakon nuk ka qenë një rast i veçuar, por një normë apo një vijë e ndjekur me rigorozitetin më të madh nga funksionarët partiakë në periudhën e paraviteve ’90-të!?

Kjo duket qartë, pasi e njëjta gjë është përsëritur edhe me aktoren e këngëtaren e njohur shkodrane, Justina Aliaj, po në vitin 1976, kur si për koincidencë fatale, edhe asaj ashtu si Bujar Lakos, i është besuar roli i një sekretareje partie në një prej filmave që sapo kishte përfunduar së xhiruari Kinostudio “Shqipëria e Re”. (Bëhet fjalë për filmin “Thirrja”). Dhe pas kësaj, dikush ishte ankuar në Komitetin e Partisë së Shkodrës dhe njëkohësisht në Komitetin Qendror të PPSH-së, gjë e cila kishte sjellë që këto organe drejtuese partiake të nisnin një varg shkresash zyrtare ndërmjet tyre për të gjetur fajtorët që kishin lejuar aktoren Justina Aliaj të interpretonte në atë film dhe aq më keq një rol pozitiv? Kjo gjë, pasi Justina Aliaj ishte një nga këngëtaret e Festivalit të XI-të në Radio-Televizion, që u godit nga udhëheqja e lartë e PPSH-së në Plenumin e IV-të, së bashku me Bujar Kapexhiun, Edi dhe Mihallaq Luarasin, Françesk Radin dhe Sherif Merdanin. Pra, këta ishin shpallur si “Delja e Zezë” e atij festivali dhe siç dukej, ky përcaktim nuk do t’u hiqej kollaj deri në rënien e atij regjimi.

Por, ndryshe nga çështja “Bujar Lako” që u mbyll nga Ramiz Alia pa një ndëshkim shumë serioz për aktorin, kësaj radhe aktorja e këngëtarja e njohur, Justina Aliaj nuk do të shpëtonte lehtë. Aktores së talentuar Justina Aliaj, jo vetëm që iu hoq roli te filmi “Thirrja” dhe ju dha një aktoreje tjetër, por më pas ajo do të përfundonte si punëtore e thjeshtë në një ndërmarrje të Tiranës. Nuk dihet se për çfarë arsyesh problemi i Justina Aliajt nuk i është dërguar vetëm Ramiz Alisë që mbulonte Artin e Kulturën në Komitetin Qendror, por ai u ka shkuar edhe Hysni Kapos, Haki Toskës dhe Hekuran Isait, (tre sekretarët e tjerë të K.Q. të PPSH-së), prej të cilëve, Hysni Kapo mbulonte organet e diktaturës së proletariatit, siç quheshin në atë kohë Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes, Sigurimi i Shtetit, prokuroria, hetuesia dhe gjykatat. Dhe për të zgjidhur çështjen “Justina Aliaj” është ngarkuar Çajup Rusmali, funksionar i Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili mbulonte artin dhe kulturën.
INFORMACIONI I PROKOP MURRES PER RAMIZ ALINE
Ashtu siç bëmë me dije edhe pak më lartë në këtë shkrim, ankesa për aktoren dhe këngëtaren e njohur shkodrane Justina Aliaj është bërë në adresë të Komitetit të Partisë së Shkodrës dhe në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, tek dy udhëheqësit më të lartë pas Enver Hoxhës. Kjo gjë duket qartë edhe nga dokumentet arkivore që po botojmë më poshtë, pasi sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës, Prokop Murra, i dërgon një informacion Ramiz Alisë, i cili ka të bëjë me problemet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, por që vendin kryesor në atë letër e zë çështja “Justina Aliaj”. Në atë informacion Prokop Murra shkruan:
PARTIA E PUNES SHQIPERISE Sekret
KOMITETI I PARTISE SE RRETHIT Ekzemplar, Nr. 1
Nr. 531 ….Prot. SHKODER, më 14.4.1976
(Për dijeni Sh. Hysni, Haki, Hekuran)
SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH
Shokut Ramiz Alia Tiranë
Jam informuar se shokët e Kinostudios kanë ngritur në Komitetin Qendror te shoku Çajup, se për aktivitetin e aktores së teatrit tonë, Justina Aliaj, në rolin e sekretares së partisë në një film të xhiruar kohët e fundit, kanë marrë mendimin tim.
E quaj të arsyeshme t’ju vë në dijeni se një mendim i tillë nuk është dhënë nga ana ime, sepse edhe nuk jam pyetur dhe nga sa di, këtë nuk e kanë bërë as shokë të tjerë të Komitetit të Partisë.
Për sa e njohim praktikën e punës së Kinostudios në rrethe, ajo shpesh ka aktivizuar aktorë amatorë pa marrë mendimin e organizatës bazë të rrethit, bile në ndonjë rast njerëz me përbërje jo të mirë, duke krijuar dhe shqetësim, gjë për të cilën kohët e fundit kemi informuar Komitetin Qendror me shkresën tonë Nr. 2237, datë 16.12.1976.

Shoku Ramiz
Në mbledhjen e fundit që organizuat me sekretarët e propagandës, me të drejtë na keni kritikuar që nuk informuar Komitetin Qendror lidhur me kundërshtimin që patëm me ekipin e Ministrisë së Arsim-Kulturës për disa probleme të ngritura nga ana e tyre për sektorin e kulturës si dhe për ndonjë person në përbërje të ekipit.

Siç mund të jeni në dijeni, Ministria e Arsim-Kulturës dërgoi në rrethin tonë në muajin shkurt një ekip për të parë punën në fushën e arsimit, kulturës dhe fizkulturës. Në përfundim të punës, ekipi bëri një takim me shokët e Komitetit të Partisë e Komitetit Ekzekutiv dhe shkëmbyem disa mendime rreth punës dhe konkluzioneve që kishin arritur. Në këtë takim nga ana e shokëve të rrethit është ngritur si shqetësim i organizatës së partisë së Teatrit “Migjeni”, përse në ndonjë mbledhje të kolegjiumit të ministrisë dhe në teatër, nga grupi i punës që përbëhej nga Miho Gjini dhe Naum Prifti, është ngritur problemi se në Teatrin tonë ka shfaqje të “etnografizmit” dhe “konservatorizmit”, duke shpjeguar se me të tilla gjëra e ka luftuar Teatrin e Shkodrës, armiku i popullit, Fadil Paçrami. Shoku Fejzi Koçi dhe Afka Gambeta kanë shpjeguar se këto gjëra nuk janë as në shfaqje dhe as tendencë, por si një orientim që teatri duhet ta ketë në punën e tij.

Mbas disa ditësh, ekipi erdhi në Shkodër për të dhënë konkluzionet dhe vuri në dijeni shokët e mi për materialet një ditë përpara se të zhvillohej mbledhja. Në material ishin shtruar disa probleme ndryshe sa ishin dhënë më parë, qoftë edhe në konkluzionet e pjesshme në institucionet kryesore që kontrolluan, pra në material-shfaqjet e “etnografizmit” dhe “konservatorizmit” për dramat “Nora” dhe “Shpartallimi”, tani ishin vënë si tendencë e punës së teatrit tonë.

Shokët tanë mbasi u njohën me këtë material, megjithëse shumë vonë, kërkuan edhe njëherë takim më shokun Fejzi Koçin dhe Afka Gambeta, për të sqaruar përse me fjalë thuhet ndryshe, dhe tani në material është shkruar ndryshe. Në këtë takim shokët e ministrisë mbronin mendimin e shkruar në material, por pa argumentim.

Duke pasur këto fërkime, shokët na informuan dhe të nesërmen para se të fillonte mbledhja për të dhënë konkluzionet, unë u takova me shokun Thoma Deliana ku ishin dhe shokë të tjerë të ministrisë dhe të rrethit dhe i ngrita këto probleme:
Së pari, duke i shprehur kënaqësinë që ministria gjeti mundësi me na ndihmuar me një ekip, i bëra vërejtje për metodën e punës. Nuk e quajta të drejtë që Komiteti i Partisë nuk u vu në dijeni me kohë, në mënyrë që bashkë me shokët e ekipit të futeshin dhe shokë të rrethit për të mësuar. Një punë e tillë duhesh bërë edhe me Komitetin Ekzekutiv, bile atij i duhesh dhënë materiali përpara se të shkohej në mbledhjen e zgjeruar, me qëllim që jo vetëm për t’u përgatitur, por edhe të shikohej mundësia për të sheshuar ndonjë gjë. Gjithashtu, i thashë se edhe baza në konkluzionet e pjesshme që kanë dhënë, e ka kritikuar metodën e punës së ekipit për kulturën, pasi është shmangur në shumë raste takimi me masën, duke njoftuar takime vetëm me drejtuesit e institucioneve. Kështu është vepruar me Teatrin “Migjeni”, ku s’është bërë asnjë takim me kolektivin, në kooperativën bujqësore të Bajzës, për të cilën nxorën konkluzione të gabuara në Shtëpinë e Pionierit etj.

Së dyti, unë ju ngrita çështjen se si Sekretar i parë, unë për herë të parë po dëgjoj pas Plenumit të 4-të të Komitetit Qendror, shqetësimin e Ministrisë për Teatrin “Migjeni”. Për këtë kërkova ballafaqim dhe analizë të veçantë, pasi këto gjëra nuk mund të kaloheshin kaq lehtë. Në konkluzionet që dhanë në mbledhje, këto gjëra që kishim kundërshtim, u hoqën.

Së treti, si në takimin, ashtu edhe në mbledhje kur foli shoku Thoma, jam detyruar që t’i ndërhyj kur theksin e vinte te konservatorizmi, duke i thënë se Plenumi i IV-të i Komitetit Qendror na ka kritikuar shumë për liberalizmin.
Për problemet e mësipërme që kemi kundërshtuar ne dhe nuk na i kanë argumentuar, u kemi kërkuar ballafaqim të veçantë. Ju me të drejtë na keni tërhequr vëmendjen, pasi duhet t’ju sinjalizonim.
Për Komitetin e Partisë të Rrethit
Sekretari i Parë
Prokop Murra (firma)

URDHRI I PRERE I HYSNI KAPOS, PAS INFORMACIONIT NGA SHKODRA
Informacioni i bërë nga Prokop Murra, pasi ka mbërritur në Komitetin Qendror të PPSH-së, në adresë të Ramiz Alisë, Hysni Kapos, Haki Toskës dhe Hekuran Isait, është “marrë në dorë” nga Hysni Kapo, i cili ka ngarkuar Çajup Rusmalin ta ndjekë atë çështje. Kjo gjë shihet qartë dhe nga letra e tij ku thuhet:
Çajupit
1. Jam i mendimit të merren masa ndaj atyre që jo vetëm e kanë marrë Justina Aliajn pa marrë pëlqimin e K.P. së rrethit, por edhe që mashtruan me K. e P. Këta njerëz duan të rehabilitojnë elementë të ligj, që armiqtë Todi Lubonja e Fadil Paçrami i ngritën në qiell me Festivalin e XI-të.
2. Jam i mendimit që Justina Aliaj të kthehet menjëherë në Shkodër.
Njerëzit që përdoren në filma dhe televizion duhet të shihen në radhë të parë nga ana politike dhe patjetër edhe nga aftësitë artistike. Për këta duhet të merret pëlqimi i Partisë në rrethe.
Hysni Kapo (firma)

PAS LETRES SE HYSNI KAPOS, MASAT NDAJ KINOSTUDIOS
Pas letrës së Hysni Kapos me porositë e tij se si duhet të zgjidhej çështja “Justina Aliaj”, aparati i K.Q të PPSH-së është vënë në lëvizje duke komunikuar me shkresa zyrtare me Kryeministrinë, Ministrinë e Arsimit e Kulturës, sektorin e shtypit në Komitetin Qendror, Kinostudion, Radio-Televizionin etj., të cilat zhvilluan mbledhjet e organizatave bazë të Partisë për zgjidhjen e atij problemi. Kjo gjë duket edhe nga letra e më poshtme ku thuhet:
Lidhur me vërejtjet që beri shoku Hysni, u vu në dijeni Ministria e Arsim-Kulturës, aparati i Kryeministrisë dhe sektori i shtypit në Komitetin Qendror që të ketë parasysh televizionin. U bë mbledhja e organizatës bazë të Partisë, e cila vuri përpara përgjegjësisë drejtorin dhe regjisorin e filmit për aktivizimin e Justina Aliajt. Gjithashtu, u vu përpara përgjegjësisë drejtoria e Kinostudios, për një vëmendje më të madhe lidhur me aktivizimin e aktorëve në filma. Shokët e Kinostudios këmbëngulën që kanë marrë mendimin e K.P. të Shkodrës (Zina Franja dhe Adem Tahirit, për aktivizimin në filma të Justina Aliajt).
11. VI. 1976

(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Abrahams: PD dhe PS i mbështetën piramidat – Berisha në ’96 shpalli kreun e piramidave njeriun e vitit, roli i Ridvan Bodes

 Abrahams: Berisha e shpalli kreun e piramidave të ’96 njeriun e vitit, ja roli i Ridvan Bodes
Shkrimtari amerikan, Fred Abrahams, në librin e tij “Shqipëria Moderne-Tranzicioni nga Diktatura në Demokraci” trajton edhe historinë e piramidave në Shqipëri të cilat sollën edhe trazirat e 1997, që kulmuan me përmbysjen e Sali Berishës nga pushteti. Abrahams thotë se PD dhe PS mbështetën piramidat, me argumentin se ndihmonin financiarisht familjet shqiptare, ndërsa Sali Berisha kreun e piramidave, Vehbi Alimuçaj, e shpalli njeriun e vitit 1996. “Berisha e shpalli presidentin e firmës Vehbi Alimuçaj, njeriun e vitit 1996. Atë shtator, gazetat çdo ditë shkruanin për firmat piramidale dhe ishin artikujt më kryesorë të atyre ditëve.
Artikujt si “Firma Kamberi” dhe “Mekanizmat përfitues të Vefa Holding” nuk shpjegonin se si këto skema i bënin paratë dhe se si njerëzit mund t’i investonin”, shkruan shkrimtari amerikan në librin e tij. Fred Abrahams flet edhe për rolin e Ridvan Bodes si ministër i Financave gjatë viteve ’96-’97. Në një takim në vitin 2001 që shkrimtari kishte zhvilluar me Boden, i shtroi me të drejtë pyetjen që pse nuk i ndaloi këto firma piramidale të ushtronin aktivitetin e tyre përpara se të jepnin efektet në shoqëri, duke sjellë rrëmujat e ’97. Por, Bode i ishte përgjigjur se nuk kishte një arsye të fortë për t’i refuzuar.
“Në 2001 e pyeta Ridvan Bodes, ministër i Financave në vitet ’96-’97, që meqenëse firmat piramidale kishin ndikuar edhe në qeverisje, të mbylleshin përpara se ato të jepnin efektet e mëdha. “Nuk e pranoj dot se gjeta një arsye për t’i refuzuar”, tha ai. Qëndrimet e PD ishin të lidhura me politikat për mjedisin. Në të njëjtën kohë, opozita dhe qytetarët shqiptarë u përfshinë me shumë entuziazëm në firmat piramidale”, thuhet në libër. Ndërkohë, firmat u mbështetën edhe nga PS. “Disa liderë të PS ishin të lidhur me skemën e firmave piramidale. PS mbështeti firmat piramidale për të njëjtën arsye si Berisha: për të ndihmuar familjet të mbijetonin. “Qëndrimi jonë ndaj këtyre firmave ishte dyshues por jo kundër tyre”, tha Arben Malaj, zyrtar i lartë i PS, i cili ishte këshilltar i skemës piramidale të Cenajt, dhe pas rënies së Berishës u bë ministër i Financave. Ishte periudhë zgjedhjesh. Aleanca Demokratike kishte të njëjtën pikëpamje. “Të dilje kundër piramidave është sikur të dilje kundër çdo kujt”, tha Imami. Mediat shqiptare dështuan të investigonin skemat piramidale dhe të shpëtonin shqiptarët nga rreziku që i priste”, shkruan Abrahams në librin e tij.
Piramidat e ‘97
Viti 1997 është cilësuar ndryshe si viti i mbrapshtë. Firmat piramidale shkaktuan “tërmet” në familjet shqiptare të cilët humbën paratë, dhe si rrjedhojë, sollën trazirat e ’97. VEFA Holding ishte firma kryesore piramidale. Ajo u krijua në vitin 1994 nga Vehbi Alimuçaj dhe u shtri në gjithë vendin. VEFA investoi në fusha të ndryshme të ekonomisë si hotele, karburante, dyqane dhe fabrika. I njohur është atentati me bombë disa javë para zgjedhjeve të 26 majit 1996 tek supermarketi i VEFA-s në qendër të Tiranës. VEFA shihej shpeshherë si firma rentiere e PD. Ajo falimentoi në vitin 1998, ndërsa presidenti i saj pasi u burgos u nda nga jeta. Edhe një sërë firmash të tjera piramidale falimentuan, si “Sudja”, falimentuan, ku me falimentin e tyre humbën përfundimisht paratë edhe shqiptarët./Sot

‘L’Unita’, Rama – Emigrimi masiv ose përballohet së bashku, ose rrezikon të shpartallojë me themele mbarë Evropën

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “L’Unita”, ka folur për disa tema të rëndësishme si, çështja e emigrantëve në vendet e BE, apo kriza ekonomike në Greqi. Për Ramën Europa duhet të përballet me emigrimin masiv dhe jo t’ju mbyllë derën. Ajo çka ndodh sot tha ai, tregon boshllëkun e BE-së. Kjo krizë rrezikon të shpartallojë mbarë Europën nëse nuk përballet së bashku.

Ndërsa për vijën e ashpër që ndjek Partia e Mateo Salvinit, Lega Nord sipas së cilës emigrantët duhen kthyer mbrapasht, ose iu duhen mbytur anijet, Rama u shpreh se ky i fundit duhet të mësojë se sa fiton Italia sot nga emigrantët.

Në Itali këto ditë, emigracioni është në qendër të debatit. Partia e Mateo Salvinit, Lega Nord, kalëron linjën e ashpër: t’i kthejmë mbrapsht migrantet në shtepitë e tyre, të mbysim anijet. Guvernatorët legiste Zaia dhe Maroni refuzojnë kuotat e migranteve që u ka përcaktuar qeveria. Çfarë mendoni Ju, sot në krye të një vendi që njezet vjet më pare njohu një migrim të fortë drejtë Italisë?
“T’i sulmosh kundërshtarët me objektivin që t’i flasësh barkut të gjindjes së trembur, për t’i marrë vota që lindin nga ankthi, është një lloj politike që e njohim mirë. Ajo pretendon t’u japë zgjidhje problemeve të renda, por siç na mëson historia, është e aftë vetëm të përkeqësojë gjendjen. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë mbrapa në kohe për të parë gërmadhat dhe gjakun që ka lënë në trupin e Europës pikërisht ajo lloj politike, e cila pasi është ushqyer me ankthet është vërsulur egërsisht kundër shpirtit të vetë njerëzimit”.

Vija fundore e Lega-s është ajo e sulmit kundër Ipeshkëve të akuzuar si “kokëçarës” që e menaxhojnë mikpritjen si të ishte biznes. Në këtë drejtim Kisha bën politikë apo u kujton njerëzve arsyet e mëshirës njerëzore?
“Politikanët ose partitë që i propozojnë një bashkësie rrugën e pastrimit identitar të çfarëdo natyre, sjellin vetëm ferre shumë më të dhimbshëm se sa ferri që pretendojnë të zhdukin. Mbase ka gjasë që në Itali duke i’u vërsulur Papës, Kishës, Ipeshkëve të ben të fluturosh lart në sondazhe, po nuk duhet një diplomë në histori për të kuptuar se qendrime të tilla e ulin poshtë njeriun dhe njerëzimin tonë. Mirëpo fakti se e gjitha kjo është kaq e qartë, e bën ende më të trishtueshëm e të rrezikshëm lulëzimin e kësisoj subjekteve akoma sot e gjithë ditën”.

Italia dhe Greqia janë porta e Mesdheut. Në takimin e fundit europian kryeministri Renzi kërkoi rishpërndarjen e kuotave mes vendeve anëtare për azilkërkuesit dhe rishikimin e traktatit të Dublinit. Sipas jush, ky është një problem i çdo shteti më vete apo do të lypsej një pergjigje e të gjithë Bashkimit Europian si i tille ndaj zbarkimeve?
“Çka është me të vërtetë frikësuese është vetë fakti që vrojtohet dhe flitet për këtë dejá vu dramatike, pa asnjë shenjë përgjigjeje bindëse nga ana e BE-së. Provohet një ndjenjë e fortë boshllëku përballë marshimit mbi Europën të armatës së antipolitikës dhe populizmit. Dhe kjo bën me të vërtetë të papranueshme zvjerdhjen e atij mendimi të mrekullueshëm strategjik i cili e pagëzoi me emrin Bashkim Europian projektin më të qendrueshëm të paqes mes vendeve që mendja njerëzore ka konceptuar ndonjëherë”.

Po si mund të përballet një migrim masiv si ky që përshkon Mesdheun? A i ka Bashkimi Europian instrumentat për ta bërë këtë apo, i shtyre nga egoizmat kombëtarë, duhet të ngrejë flamurin e bardhë?
“Ky emigrim masiv ka nxjerrë në sipërfaqe atë që ndërkohë ekzistonte, boshllëkun e Europës së sotme. Ta shohesh kaq të manget në strategji përballë dallgës së papushimte të njerëzve të dëshpëruar që i ikin mjerimeve të luftës, të krijon ndjesinë e tmerrshme të një kundërdallge egoizmash kombetarë që e bejnë Bashkimin Europian mohimin e vetvetes, të arsyeve të lindjes dhe të ekzistencës së tij. Është tepër e thjeshtë në dukje ta mbash këtë problem kolosal larg kufijve të tu, kur nuk je kufiri i shpresës për këta mijëra të dëshpëruar, siç janë Italia apo Greqia. Por në të njejten kohë ama, është budallallëk me tepri të mos kuptosh se kjo përplasje o përballohet së bashku ose rrezikon të shpartallojë me themeli mbarë Europën që njohim sot”.

E megjithatë, vende të mëdha si Britania e Madhe apo rajone si Veneto ose Lombardia, besojnë që përgjigja është Nimby, not in my backyard…
“Ndërkohë që jetohet me iluzionin se mjafton t’i mbajmë larg “ata atje” për të qënë të qetë, problemi ka hyrë tanimë brenda në të gjitha shtëpitë. Sa më shumë Europa politike do të refuzojë t’i nënshtrohet domosdoshmërisë së një veprimi të përbashkët, aq më shumë takticizmat e sforcuara të çdo vendi më vete do të zgjerojnë livadhet e antipolitikës, me të cilën vijnë bashkë ksenofobia, urrejtja, sekëlldia sociale dhe lëkundjet e brendshme. Isha shumë i kënaqur për se si njerëzit e vlerësuan duke i dhëne një fitore historike PD-së së Renzi-t në zgjedhjet e shkuara europiane; mbajti një mendim kritik për Europën pa e refuzuar atë, por duke folur me zë të lartë për Shtetet e Bashkuara të Europës, ndryshe nga të tjera parti të së majtës europiane që u influencuan nga dallga populiste dhe humbën. Të shihje Francën e Jean Monnet-se, De Gaulle-it, Miterrand-it, ku pergjatë asaj fushate elektorale fjala Europë përmendej thuajse gjithnjë për keq, të dukej se ishe në një makth”.

Në Itali ka një komunitet shqiptar shumë të madh në numër. Kush është ndjesia e bashkëkombasve tuaj ndaj vendit tonë?
“Rasti shqiptar në Itali duket se tanimë është pjesë e mësimeve të historisë. Duket sikur është një epokë gjeologjike më parë, po në fakt kanë kaluar vetëm 25 vjet. Dhe do të doja t’ju sillja disa të dhëna lehtësisht të verifikueshme që jam i sigurt do të habisnin shumicën e italianëve. Ata të mallkuar që të pavdekësuar në fotografinë bardhezi të Oliviero Toscani-t bënë xhiron e botës mbi anijen më të stërmbushur të historisë së lundrimit dhe i dhanë babait të Legës, një farë Umberto Bossi, idenë gjeniale që t’i mbyste të gjithë, duke përdorur topat e ushtrisë italiane, sot kontribuojnë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Italisë”.

Në ç’menyrë dhe në çfarë proporcionesh?
“Në 2014-en ata kanë derdhur në arkën e shtetit italian plot 3.2 miliardë euro taksa! Pikërisht ata, të mallkuarit e arratisur nga ferri i një diktature që bënte pastrim identitar të natyrës ideologjike, e që terrorizuan ëndrrat e italianëve falë zëdhënësve të politikës më të ulët e më të neveritshme. Dhe kontributet e tyre në 2014-ën ishin 2.8% më shumë se në 2013-ën. Me një shumë sa rreth 25% e PPB-së së Shqipërisë”.

Doni të thoni se duke u dhëne kohë e mundësi, migrantët kthehen në një burim pune dhe ekonomie për vendin pritës?
“Sigurisht. Komuniteti shqiptar që sot punon fort në Itali, është kontributori i dytë pas atij rumun, i cili vitin e shkuar ka derdhur 6.4 miliardë taksa për shtetin tuaj. Por marrë për frymë popullsie, shqiptarët janë të parët. Jo vetëm kaq: Ata janë disa mijëra me pak se 300 mijë si taksapagues, po mbi 40 mijë prej tyre jetojnë falë një biznesi të vogël ose të mesëm. Pra, edhe kanë krijuar punësim dhe jo vetëm për vete”.

Duke qënë se tema e emigracionit sot ka rikthyer zjarrin në shpirtra, ata ndjehen të mirëpritur dhe të integruar apo thjesht të duruar me zor?
“Shqiptarët nuk e jetojnë Italinë si një vend ku janë të huaj, po si shtepinë e tyre. Janë të integruar dhe nuk ndjehen të kërcënuar. Për më tepër, prej kohësh s’ka më flukse migratore nga Shqipëria drejt Italisë; është një emigracion historik tanimë dhe i ligjeruar”.

Pra, Salvini në vend se të shkojë në Nigeri duhet të shkojë në Tiranë dhe të këmbejë dy fjalë me ju. Apo i mjafton të bëjë një xhiro në komunitetin shqiptar këtu tek ne…
“Për Salvinin dhe jo vetëm për të, mbase do të ishte interesante të mësonte se emigrantët në Itali kanë kontribuar gjatë vitit 2014 me 16.5 miliardë euro taksa. E meqë shpenzimet publike në adresë të tyre kanë qënë 12.6 miliardë, janë 4 miliardë euro fitim më duket për shtetin italian”.

Jane shifra të pakundërshtueshme?
“Janë të vërteta. Por e dimë nga eksperienca se kush pështyn mbi të mjerët për të fituar mbështetje elektorale nuk i shikon kurrë shifrat. Sepse përndryshe do të dinte që është historikisht e provuar se me emigrantët nuk humben po fitohen para”.

Ju besoni se dallga e re migratore që vjen nga Afrika ose nga Lindja tutje është e ngjashme apo e ndryshme nga ajo që vjen nga Ballkani apo Europa Lindore?
“Shumë e ndryshme. Ata që vijnë nga jashtë Europës i ikin mjerimit absolut të konflikteve e të shkatërrimeve. Nuk dua të them natyrisht që popuj të tërë mund të gjejnë vend në këtë kontinent: prandaj ka nevojë të harmonizohet sensi i solidaritetit me politika që i ndihmojnë aty ku jetojnë”.

Po emigracioni europiano-lindor çfarë motivacionesh ka?
“Shikon një kontinent që shkon përpara me shpejtësi të ndryshme, i cili, faktikisht, po dështon të jetë një motor shprese për ata që s’ndjehen pjesë. Europa është një ëndërr që kush është jashtë Unionit, si ne, e ka kultivuar gjithnjë. Falë shtysës së pabesueshme të kësaj ëndrre, Ballkani ka lënë pas shpinës konflikte që nuk rreshtën asnjëherë në historinë tonë. Sa për t’ju dhënë një ide, ëndrra e një Shqipërie dhe e një Serbie europiane me çoi mua në Beograd për vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në tokën e armiqve pas 68 vjetësh! Dhe kryeministrin serb, mikun tim Aleksandar Vuçiç, e solli në Tiranë për vizitën e parë në histori të një kryeministri të vendit të tij”.

Pra Shqipëria do ende të hyjë në BE. A nuk ju duket se ky projekt e ka shterruar forcën e vet shtytëse, siç edhe ju e përmendni dhe është i destinuar të paloset mbi vetveten në mos të shpërbëhet?
“Anekdota personale që sapo ju tregova e shpjegon mirë forcën e brendshme të projektit të Bashkimit Europian si horizont i pazëvendësueshëm për të ardhmen e gjeneratave të tjera. Nuk e uroj natyrisht barbarizimin shoqëror që do të çonte ku thatë ju; sepse sot te dalësh nga Europa e Bashkuar do të thotë të dalësh nga historia dhe nga paqja. Ajo çka e lëkund sot projektin nuk është ideja e etërve themelues të BE-së po mungesa e strategjisë dhe e kurajos në drejtim. Projekti është i papërmbushur, po kjo nuk e bën më pak të vlefshëm”.

Çfarë ideje keni krijuar për krizen greke? Europa pëson disiplinën gjermane apo Athina nuk ka bërë reformat e duhura?
“Është shumë thjeshtëzuese, sipas mendimit tim, mbi një temë kaq komplekse të fajësosh Gjermaninë dhe ta shohesh Greqinë si viktimë të disiplinës gjermane. Po edhe, nga ana tjetër, nuk mjafton të mendosh se Athina ka jetuar me dekada duke konsumuar përtej mundësive të veta pa menduar se një ditë do të vinte fatura, dhe prandaj ka ardhur koha për të paguar. Mbase ka një pjesë të së vërtetës në këto, por mendoj se kjo temë nuk shterrohet pa folur për papërmbushmërinë e euros”.

E megjithatë monedha unike është praktikisht tipari më dallues i BE…
“Shumica e vendeve anëtare, mbase të gjithë perveç Gjermanisë, e jetojnë atë si një monedhë të huaj ose si një mark te maskuar. Sidoqoftë, për t’i prerë krahet populizmit dhe forcave të antipolitikës, duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Dhe duhet patjetër një monedhë e aftë të kthehet në pasuri të përbashkët e të gjithëve. Për t’u rritur së bashku duke realizuar ëndrrën e etërve themelues dhe për të mos i transformuar në makthe nesër, ëndrrat e fëmijëve tanë”.

Kardinali gjerman në Shqipëri – Më 2013 ishit 3.2 milionë banorë, tani jeni 2.8 milionë

Ai është i mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë dhe mundësitë që ajo ofron, prandaj apeli i tij ndaj Shqiptarëve është ta ndërtojnë të ardhmen këtu dhe jo duke kërkuar azil. Ky është mesazhi që dha nga Shkodra, kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria Woelki, i cili e quan azilin më së shumti problem të Shqipërisë.

“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”, tha Kardinali gjatë një vizite në Shkodër.

Kardinali ndalet tek disa prej fushave ku shteti duhet të ketë fokusin e zhvillimit dhe të orientojë politikat e veta, siç është arsimi, shëndetësia apo lufta ndaj korrupsionit. “Duhet çuar përpara arsimi jo vetëm ai shkollor por më shumë profesional. Sistemi shëndetësor le shumë për të përmirësuar, dhe duhet një shërbim që t’i shërbejë të gjithëve. Barazia shoqërore çon në luftimin e korrupsionit, dhe në paqe të mëtejshme.

Është e rëndësishme të investohet në shtresën e mesme, jo vetëm për shkollën por edhe për profesione artizanale. Qëllimi është një shoqëri solide, sepse nëse nuk është solide nuk ecën përpara. Nëpërmjet projekteve që kemi prezantuar qëllimi është formimi i një strukture shoqërore solide”, tha ai.

Ai nga ana tjetër vlerësoi Shqipërinë. “Gëzohem që jam këtu i pranishëm në Shqipëri mes jush. Kam tre ditë këtu dhe kam njohur këtë vend të mrekullueshëm. Jam i mrekulluar nga bukuritë dhe mundësitë e saj. Kam mësuar që ky vend është i begatë në pasuri tokësore dhe ujore, transmeton Oranews.

Kam mësuar që është aq e pasur me ujë sa e gjithë Shqipëria mund të furnizohet me elektricitet”, tha ai. Vizita e Kardinalit gjerman kishte të bënte me ndihmën që karitasi nga ky vend i ka dhënë Shqipërisë. Ai u prit nga Arqipeshkëvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, i cili tha se:“Presidenti i karitas gjermane ka ardhur për të bërë një vizitë zyrtare këtu në Shqipëri dhe më pas do të shkojë në Kosovë. Deri tani ka vizituar vende ku Karitas ka bërë projekte të mëdha”.


Send this to a friend