VOAL

VOAL

Kush janë zyrtarisht pronarët e TV Klan dhe Top Channell (foto)

Top Channel dhe Tv Klan janë dy televizionet kombëtare që kanë edhe shikueshmërinë më të madhe. Por kush janë pronarët e dy këtyre televizioneve?

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR. Në Shqipëri televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Televizione Private Kombëtare, Televizione Private Vendore, Televizione Private Satelitore, Televizione Private me Përsëritës , Platforma Televizive Numerike Satelitore dhe Televizione Kabllor.

Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel.

klan

Televizioni Klan

Përmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit. Sipas ekstraktit të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 shënon një kapital prej 1.23 miliard lek. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milion lek. Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milion lek. Kjo kompani ka tre aksioner jo mazhoritar, përkatësish zonjën Alba Gina me 40 për qind, zotin Aleksandër Frangaj me 40 përqind dhe zotin Ervin Gjikola me 20 për qind të aksioneve.

top-channel

Top Channel

Televizioni tjetër kombëtar Top Channel (K12007002U) ka një kapital aksionar prej 525.4 milion lek zotëruar nga shtatë aksioner jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të zotit Dritan Hoxha ish themelues i kompanisë. Të pestë sëbashku ata zotërojnë vetëm 40 përqind të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40 përqind të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20 përqind.

tring-300x189

Paketa dixhitale

Tre subjekte funksionojnë në vend si platformë numerike satelitore dhe kanë një teknologji në transmetime dixhitale. Tring TV , DIGIT-ALB dhe SUPERSPORT kanë të total kapital aksionar prej 1.2 miliard lek. Kapitalin më të lartë e ka Tring Tv zotëruar nga tre individë.

Televizione private

Televizione Private Lokale. Në shtator 2015 funksionojnë si të licencuara 73 televizione, një prej tyre rezulton subjekt tregtar i ç’regjistruar . Për dy prej tyre sipas informacionit të QKR është vendosur sekuestro konservative, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit Agon Chanell dhe Albanian Screan njohur me emër tregtar ALSAT. 12 kompani që zotërojnë televizione nuk kanë bërë plotësim të të dhënave pranë QKR çka evidenton defekte në funksionim dhe probabilitet për ti dërguar në faliment. Gjithashtu janë 4 kompani zotëruese të licencave për transmetime televizive të Pezulluara dhe një prej tyre në proces Likuidimi.

Ndërpritet seanca plenare – Beqaj i tha ‘kafshë’ deputetes së PD-së

Seanca e sotme plenare është ndërprerë pasi opozita akuzon ministrin Ilir Beqaj se e ka fyer deputeten e djathtë Albina Deda duke i thenë “kafshë”.
Fyerja pa mikrofon e ministrit të Shëndetësisë solli ndërprjen e seancës dhe mbledhjen e Byrorë  për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë.

BIRN – Studiuesja australiane Dr. Shannon Woodcock: Alida Hisku tha të vërtetën… dhe të gjithë e dinë!

Përtej të parit të këtyre të dhënave, unë e di këtë të vërtetë pasi shumë prej jush ma kanë rrëfyer mua. Po, ju! Njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë. Në rrjedhën e kërkimeve mbi një libër për jetën e përditshme në Shqipërinë Socialiste, intervistova qindra njerëz të zakonshëm për realitetin e thjeshtë të tyre në atë kohë. Në shumë prej qindra intervistave të regjistruara, burra dhe gra më treguan për dhunën seksuale në familje, në vendin e punës, në komunitet dhe në burgje. Si burrat, ashtu edhe gratë më treguan pa u nxitur mbi pafuqinë e tyre, kur viktimat femra u kërkuan ndihmë, por ata nuk mund t’i raportonin në Parti nga frika se edhe vetë mund të ndëshkoheshin për denoncimin e krimit.

Lejomëni të jem e qartë; si një historiane austaliane në kërkim të jetës së përditshme në kohën e monizmit, shumë njerëz më folën për dhunën seksuale të burrave kundër vajzave dhe grave. Gjatë intervistave, njerëzit mund të flisnin aq sa donin, shumë ose pak, rreth çdo aspekti të jetës. I gjithë projekti u drejtua nga një kod etike, i aprovuar nga komiteti i etikës në një universitet të Australisë. Shumë njerëz treguan histori të tmerrshme të abuzimit seksual dhe të gjitha gratë që folën me mua, kërkuan që emrat e tyre të mos përdoreshin kurrë, pasi ato kishin frikë. Janë të frikësuara se gazetarët mund të mos i besojnë ato dhe do t’u kërkojnë prova, sikur histori të tilla të mos ishin dëgjuar kurrë më parë; kanë frikë nga turpi që mund t’u shkaktojnë familjeve, kur një numër i madh njerëzish të zakonshëm të shkruajnë komente abuzuese në faqen e tyre të facebook-ut e ndonjëherë-janë të frikësuar se ata që i torturuan do të bëjnë të njëjtën gjë sërish.

Në rast se ju e keni harruar vërtet ose sinqerisht pretendoni se nuk e dini, lejomëni të përmbledh ç’ka unë kam mësuar për historinë shqiptare prej njerëzve që jetojnë atje.

Arkivat e publikuara tregojnë se burrat me pozicione drejtuese si mjekë apo zanatçinj, po aq sa supervizorë të thjeshtë të Partisë shpesh përdorën fuqinë e tyre për të kryer dhunë seksuale apo përdhunime kundër grave, veçanërisht kundër atyre me “biografi të kompromentuar”. Partia u sigurua që në kurrikulumet shkollore të mos kishte edukim seksual dhe shumë burra përfituan prej injorancës mjekësore dhe naivitetit emocional të vajzave të reja, për t’i tërhequr ato në marrëdhënie seksuale e më pas, për t’i braktisur ato. Këto fakte gjenden në arkiva.

Në intervistat për atë kohë në përgjithësi, burrat shpesh më treguan për ndjenjën e pafuqisë përballë dhunës seksuale që anëtarët e Partisë kryenin në vendet e punës apo në fshatra. Disa burra më treguan gjithashtu se gratë ishin përgjithësisht të varfra dhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për familjet e tyre, ato mund të kenë këmbyer favore seksuale në vendin e punës. Unë intervistova një mjek, që kryente aborte ilegale për gratë në Tiranë apo meso-gra që treguan se vajza adoleshente-viktima të përdhunimit ishin lënë shtatzanë prej xhaxhallarëve apo familjarëve të tjerë.

Njëra prej grave të intervistuara rikujtoi tronditjen e saj kur si mësuese e re, u dërgua në një qytet verior dhe shpejt mësoi se shumica e kolegeve të saj kishin lidhje jashtëmartesore. Ekzistojnë gjithashtu shumë histori të grave që u detyruan të martohen me njerëz që i kishin përdhunuar më parë apo që u mashtruan nga një burrë e më pas mbetën peng i dhunës së tij fizike, sikur kjo të ishte thjesht fati i tyre. Kërkesat për divorc me motiv dhunën u pranuan dhe u gjykuan nga komiteti i Partisë; qëllimi thelbësor i të cilëve qe të kthenin gratë në shtëpinë e burrave të tyre, duke mbajtur familjen brenda shtetit. Dhuna seksuale e burrave ndaj grave u përhap në të gjitha aspektet e shoqërisë socialiste shqiptare. Unë i ruaj këto intervista në arkivën dixhitale dhe mbroj anonimitetin e informatorëve të mi-ju e shihni ç’i ndodh një gruaje që flet për të vërtetën e pastër publikisht në Shqipëri.

Lejomëni t’u jap më shumë fakte në lidhje me mungesën specifike të njohurive rreth komenteve të Alida Hiskut. Njerëzit kërkuan drejtësi dhe ekspozuan përdhunuesit e tyre edhe më parë, pa arritur ndonjë rezultat. Arkivat përmbajnë letra të baballarëve të brengosur dhe të nënave të vajzave të përdhunuara. Ankesat u trajtuan zakonisht duke transferuar përdhunuesit në fshatra apo qytete të tjera dhe gjithashtu me largimin e vajzave të pamartuara shtatzëna, në vende ku nuk i njihte askush.

Kjo gjoja do të kursente familjen nga turpi-por e rrënjosi lidhjen e kulturës së turpit me viktimën dhe jo me dhunuesin. Largimi i grave nga vendet e punës apo nga familjet për të lindur fëmijët ishte një çështje “përça e sundo” për Partinë, e cila përdorte turpin tradicional mbi viktimën për të ruajtur kontrollin mbi shoqërinë.

Gratë që u arrestuan për motive politike nuk u ruajtën nga gardiane gra. Ato u morën në pyetje, u torturuan, u rrahën, u kërcënuan me përdhunim e madje u përdhunuan-iu nënshtruan injeksioneve me substanca të panjohura dhe me efekte të shumëfishta mjekësore dhe më vonë, u ruajtën në burgje nga burra. Alida Hisku ishte absolutisht korrekte kur e pyeti gazetaren se si e bënte për kaq gjatë atë punë dhe nuk dinte apo besonte gjërat që ajo thoshte-faktet janë të publikuara, të arritshme dhe merren lehtë. Nëse një historiane australiane mundet të dijë se ato gjëra kanë ndodhur, duhet të mundej edhe një gazetare shqiptare.

Gra që e lexoni këtë shkrim-ju e dini sa e vështirë është të kapërcesh stereotipin gjinor dhe diskriminimin seksist për të pasur sukses në çdo sferë të shoqërisë shqiptare, jashtë dyerve të shtëpisë. Siç po vijon me gratë që u burgosën si armike politike në kohën e Hoxhës, të cilat u torturuan atëherë dhe detyrohen të heshtin sot-kur atyre u jepet vëmendje në shtyp etiketohen si skandaloze-njësoj siç e pamë javën e kaluar. Lejomëni të listoj mënyrat se si ish-gratë e persekutuara janë ndëshkuar për të folurën hapur, njësoj si Alida Hisku.

Gratë u akuzuan se ishin ndëshkuar me të drejtë-ose gënjenin, ose nuk kishin prova të dokumentuara, ose ishin histerike dhe mendërisht të sëmura. Pavarësisht se shumë gra (edhe burra) i kanë përjetuar këto gjëra-injeksionet, burgun, torturat. Së dyti, njerëzit komentojnë “por ju duhet t’i denonconi njerëzit që e bënë këtë. Na trego emrat”! Kjo kërkesë është qartësisht e pamundur, jo vetëm pse vendos nën presion individë tashmë të traumatizuar. Sa prej jush, njerëz të zakonshëm të Shqipërisë mundeni thjesht të ndiqni penalisht dikënd, në një vend që ju sulmon apo lëndon ju? Hamendësoj se askush.

Së treti, këto organizata që përfaqësojnë ish-të përndjekurit politikë duket se vuajnë nga të njëjtat përvoja të heshtjes për gratë, sa edhe zyrtarët e qeverisë apo e gjithë shoqëria shqiptare. Kam eksperiencë personale në bisedat me specialistët e supozuar të historisë së të burgosurve politikë në Shqipërisë, të cilët nuk e dinë ku ka qenë burgu i grave të akuzuara për krime politike. Po ju e dini?

Lidhur me situatën e Alida Hiskut-e cila ka tërhequr komentet e saj; unë nuk e di se çfarë gazetarja i tregoi asaj para publikimit dhe çfarë jo. Të mbijetuarve ndaj përvojave traumatike, nëse nuk u tregon draftin final apo nuk kërkon lejen e tyre përpara publikimit, rrezikon t’u shtosh traumën për hir të një historie “skandaloze”. Unë e kuptoj se Alida Hisku, pas përpjekjeve shumëvjeçare për të rindërtuar jetën e saj, duhet të jetë ndjerë e shkatërruar teksa papritur sheh eksperiencën e saj të dhimbshme të debatohet si të qe një çështje e saj personale dhe jo një problem i dhunës seksuale të burrave, e sanksionuar nga shteti shqiptar. Përdhunimi dhe torturat janë traumatike; kujtesa traumatike mund t’u përshtjellojë ju edhe dekada më vonë-e prapë një deklaratë e tillë e qartë duket se nuk është kuptuar nga kaq shumë njerëz që shpërthyen kundër viktimës në forumet publike. Lejomëni t’u pyes atëherë: çfarë fitoni duke sulmuar viktimën?

Kur shkruan komentin tënd të vogël për t’i treguar dikujt që ka përjetuar dhunë seksuale se ajo nuk ka ndodhur-je duke i dërguar një mesazh të gjitha grave. Ky mesazh është: “nëse je një viktimë e dhunës seksuale mos fol-e nëse flet, unë do të sulmoj derisa të heshtësh sërish”. Je duke mbrojtur të shkuarën, të tashmën dhe të ardhmen e përdhunuesit duke i dërguar atij mesazhin: “mos u bëj merak shoku, unë do të sulmoj çdo viktimë që flet, për të mbrojtur të gjithë burrat dhunues të Shqipërisë”.

Kjo forcon normën shoqërore të fajësimit të viktimës së dhunës seksuale në Shqipërinë e sotme-nxënëse shkolle që prostituon në hotele (zuskë!), grua e re e vrarë në makinë të shpejtë me burrë të fuqishëm (zuskë!), gra që bëjnë seks me shefat për të mbajtur punën (zuskë!).

Ju ndoshta nuk e dini pasi nuk doni të dëgjoni-por gratë që u hetuan dhe torturuan nga regjimi në atë kohë ishin gjithashtu të akuzuara si zuska. Akuzat tuaja nuk janë të reja-ato nuk kanë ndryshuar prej kohëve të socializmit apo para tyre-ju jeni duke fajësuar gratë dhe mbrojtur burrat që i lënduan ato. Dhuna seksuale nuk ka të bëjë me seksin; ka lidhje me pushtetin. Edhe pse ju nuk keni kryer ndonjë përdhunim, kur shkruani komente pas dëshmisë së një gruaje duke e akuzuar si gënjeshtare apo të çmendur-apo se është një kurvë, ju jeni duke përjetësuar kulturën e sanksionuar të dhunës seksuale.

Pse e bëjnë burrat këtë? Sepse duke i mbajtur gratë nën heshtje dhe frikë është një sistem prej të cilit ata përfitojnë. E pse duhet që një historian australiane të shkruajë këtu për dhunën seksuale kundër grave në Shqipëri? Unë e di që ka mijëra prej jush atje që e dinë se dhuna seksuale kundër grave ka ndodhur dhe sërish ndodh në shkallë të gjerë. Unë e di këtë sepse ato vetë ma kanë thënë.

Ju u ulët me mua të frikësuara se unë nuk do t’u besoja dhe guxuat të më tregonit se çfarë kishit parë dhe përjetuar. E di, sepse çdo herë që publikoja ndonjë artikull, njerëzit më dërgonin e-maile duke më treguar më shumë dhunë. E di, sepse miqtë e mi në Shqipëri dhe familjet e tyre më treguan për çdo skandal ku një grua u lëndua dhe nuk u bë drejtësi ndaj autorit të krimit; dhe konkluzioni zakonisht është më mirë të heshtësh, ose viktima do të turpërohet më tej. Unë njoh gra që janë ende të frikësuara dhe të lënduara.

E di gjithashtu që shumë prej jush heshtin, pasi nuk kanë ku të flasin. Shumë prej jush kanë frikë me të drejtë; të jesh shoqërisht e pranuar si një grua në Shqipëri mbështetet në shumë akte të vogla të heshtjes. Po flas këtu për t’u thënë se kjo heshtje nuk mund të zgjasë. Ju flas ju që po lexoni dhe e dini, madje edhe me dëshirën e pështirë për t’i njoruar këto histori, se dhuna seksuale ishte atëherë -dhe është ende sot një pjesë e përditshme e përvojës së shumë grave. Ju flas ju që po lexoni dhe në të shkuarën keni diskutuar për këto histori të dhunës seksuale me miqtë tuaj apo të afërmit. Nëse nuk dini se çfarë të bëni, por doni që zëri juaj të dëgjohet më shkruani direkt tek emaili më poshtë. Më thoni gjithashtu nëse e dini se Alida Hisku tha të vërtetën. Më thoni nëse keni dëgjuar për histori të ngjashme. Më thoni nëse keni frikë t’u tregoni të tjerëve dhe arsyet e kësaj frike. Unë nuk do t’i ndaj emrat tuaj dhe as historitë tuaja, pa ma kërkuar ju ta bëj. Unë do t’u numëroj dhe do ta di që ne jemi shumë. Dhe ju që do të më shkruani se unë jam e çmendur, gënjeshtare apo kurvë? Do t’u numëroj ju gjithashtu dhe nuk do të hesht!/reporter.al

[email protected]

RRETH AUTORES

Shannon-Woodcock

Dr. Shannon Woodcock është historiane e pavarur, hulumton temat e përditshmërisë nën diktaturë, dhunë dhe racizëm si dhe lëvizjet seksuale post-socialiste në Shqipëri dhe Rumani. Botimet e saj më të fundit përfshijnë “Imoraliteti në Familje: Nxitja e Ankesave të Grave për të Përforcuar Pushtetin e Partisë në Revolucionin Kulturor Shqiptar” tek Perpekja 2014 (https://www.academia.edu/8083789/Imoraliteti_në_Familje_Nxitja_e_Ankesave_të_Grave_për_të_Përforcuar_Pushtetin_e_Partisë_në_Revolucionin_Kulturor_Shqiptar) dhe “Against a Wall’: Albania’s Women Political Prisoners’ Struggle to be Heard” bazohet në intervista gojore, ashtu si edhe hulumtimet e saj aktuale mbi gruan në burgjet e Shqipërisë komuniste (https://www.academia.edu/9148631/Against_a_Wall_Albania_s_Women_Political_Prisoners_Struggle_to_be_Heard). Libri i saj i ardhshëm i titulluar Life is War: Surviving everyday life in communist Albania, dhe do të botohet në prill 2016 nga Hammeron Press (UK).

 

 

Skandali – Nora Malaj emëroi motrën e Aldo Bares

Braçe përplaset me ndjekësit në Facebook: Shko mor budalla…

 

Në listat e publikuara sot nga Lapsi.al, krahas emërimeve të tjera partiake në sektorin e arsimit në Lushnje nga deputetët e PS-së dhe LSI-së, është edhe një emërim i bërë nga zv.ministria e Arsimit Nora Malaj. Kjo e fundit ka emëruar në Drejtorinë Arsimore, motrën e Aldo Bares, kreut të ish bandës famëkeqe të Lushnjes.

Pëllumbesha Gjonaj është emëruar nga Nora Malaj në pozicionin e Inspektores së Kurrikulave dhe Maturës Shtetërore në Drejtorinë Arsimore Lushnje. Në listat e siguruara nga Lapsi.al, kishte shumë emërime të tjera partiake nga deputetët, Erjon Brace, Petrit Vasili e Taulant Balla.

Ndërkohë telashet skanë të sosur edhe për deputetin socialist Erjon Braçe emri i të cilit është i lidhur me një seri emërimesh politike në administratën publike në Lushnje.

Braçe është sulmuar ashpër nga ndjekësit e tij në Facebook ndërsa reagimi i Braçes përpos anatemimit të tyre si “budallenj” ka qenë se nuk ka pasur mundësi por po të kishte mundësi do të kishte emëruar çdo socialist të aftë. Braçe i quan këto lista si shpifje, ndërsa mbrohet se me firmën e tij s’ka asnjë letër, asnjë emërim. Shihni më poshtë disa prej komenteve të tij me ndjekësit në Facebook.

noranora2nora3nora4

Me dom Simon Jubanin kujtojmë 25 vjetorin e Meshës publike në Shkodër

Voal – Me dom Simon Jubanin kujtojmë 25 vjetorine Meshës publike në Shkodër që shënoi fillimin e rënies së komunizmit në Shqipëri. Pra, sot, me 4 nëntor, kujtojmë 25 përvjetorin e kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varrezat e Shkodrës, më 4 nëntor 1990, nga prifti dom Simon Jubani. Kremtimi i kësaj Meshe, për Shqipërinë, shënoi fillimin e rënies së regjimit të diktaturës ateiste komuniste, hapjen e shtegut drejt rifitimit të lirisë qytetare e fetare dhe hapat e parë të një shoqërie demokratike në Vend.

Prifti dom Simon Jubani, njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët shqiptarë, që ka vuajtur gjithë jetën, i persekutuar në burgjet komuniste, po edhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste në emër të Zotit e të Atdheut.Dom Simoni e sfidoi publikisht diktaturën ateiste komuniste, me aktin  e shenjtë të kremtimit të Eukaristisë – Meshës, akt ky të cilin regjimi i paTënzon e kishte ndaluar rreptësishtë, duke menduar se do t’ua ndalonte besimin qytetarëve, për çka mbylli Kisha e Tempuj kulti, për çka vrau priftërinj, klerikë të feve të ndryshme dhe qytetarë besimtarë që besonin në Zotin.

Po, dom Simon Jubani e sfidoi regjimin diktatorial ateist me aktin më të shenjtë të krishterë, me kremtimin e Eukaristisë (Meshës) që sjell, kremton, përkujton e shpall praninë e Krishtit Zot në mesin e popullit të tij. Eukaristia përherë kujtoi e vazhdon të na kujtojë se e Mira ngadhënjen mbi të keqen, Drita mbi errësirën, Dashuria mbi urrejtjen, Ringjallja mbi vdekjen. Qe pikërisht Eukaristia Shenjte që kumtoi Agimin e një epoke të re për shqiptarët.

Kështu, data e 4 nëntorit 1990, që mbeti e paharruar në mendjen dhe zemrën e shkodranëve e të të gjithë shqiptarëve, dëshmoi se populli shqiptar që nuk e kishte harruar Zotin, që nuk e kishte mohuar fenë e as vlerat më fisnike, edhe pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror.

Atë ditë të 4 nëntorit 1990, një grup i vogël besimtarësh, në sa pastronin, nën një shi të imtë vjeshte, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në altarin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën e djegur të Varrezës së Shkodrës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë.

Sot, pas 25 vjetësh, po kujtojmë Meshën kremtuar në varreza të Shkodrës nga dom Simon Jubani,  atë akt të shenjtë e atë ngjarje historike për Shqipërinë. /RV

BIRN: ‘Alida Hisku tha të vërtetën, edhe Enveri e dinte për përdhunuesit’

Alida Hisku tha të vërtetën; gjatë regjimit komunist gratë ishin viktima të dhunës seksuale sistematike prej atyre që mbroheshin nga pushteti i Partisë: në fshatra, burgje dhe kryeqytet. Të gjitha gratë ishin vulnerabël ndaj dhunës seksuale dhe një numër i madh prej tyre u bënë viktima të dhunës partiake, që në mënyrë specifike i sulmoi ato si gra. Ekzistojnë të dhëna arkivore rreth kësaj çështjeje dhe vetë Enver Hoxha u vu në dijeni dhe iu përgjigj ankesave që gratë i drejtuan atij për përdhunime nga anëtarë të Partisë së të gjitha niveleve. Këto prova janë tashmë të publikuara.

Shannon Woodcock
Shannon Woodcock

Përtej të parit të këtyre të dhënave, unë e di këtë të vërtetë pasi shumë prej jush ma kanë rrëfyer mua. Po, ju! Njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë. Në rrjedhën e kërkimeve mbi një libër për jetën e përditshme në Shqipërinë Socialiste, intervistova qindra njerëz të zakonshëm për realitetin e thjeshtë të tyre në atë kohë. Në shumë prej qindra intervistave të regjistruara, burra dhe gra më treguan për dhunën seksuale në familje, në vendin e punës, në komunitet dhe në burgje. Si burrat, ashtu edhe gratë më treguan pa u nxitur mbi pafuqinë e tyre, kur viktimat femra u kërkuan ndihmë, por ata nuk mund t’i raportonin në Parti nga frika se edhe vetë mund të ndëshkoheshin për denoncimin e krimit.

Lejomëni të jem e qartë; si një historiane austaliane në kërkim të jetës së përditshme në kohën e monizmit, shumë njerëz më folën për dhunën seksuale të burrave kundër vajzave dhe grave. Gjatë intervistave, njerëzit mund të flisnin aq sa donin, shumë ose pak, rreth çdo aspekti të jetës. I gjithë projekti u drejtua nga një kod etike, i aprovuar nga komiteti i etikës në një universitet të Australisë. Shumë njerëz treguan histori të tmerrshme të abuzimit seksual dhe të gjitha gratë që folën me mua, kërkuan që emrat e tyre të mos përdoreshin kurrë, pasi ato kishin frikë. Janë të frikësuara se gazetarët mund të mos i besojnë ato dhe do t’u kërkojnë prova, sikur histori të tilla të mos ishin dëgjuar kurrë më parë; kanë frikë nga turpi që mund t’u shkaktojnë familjeve, kur një numër i madh njerëzish të zakonshëm të shkruajnë komente abuzuese në faqen e tyre të facebook-ut e ndonjëherë-janë të frikësuar se ata që i torturuan do të bëjnë të njëjtën gjë sërish.

Në rast se ju e keni harruar vërtet ose sinqerisht pretendoni se nuk e dini, lejomëni të përmbledh ç’ka unë kam mësuar për historinë shqiptare prej njerëzve që jetojnë atje.

Arkivat e publikuara tregojnë se burrat me pozicione drejtuese si mjekë apo zanatçinj, po aq sa supervizorë të thjeshtë të Partisë shpesh përdorën fuqinë e tyre për të kryer dhunë seksuale apo përdhunime kundër grave, veçanërisht kundër atyre me “biografi të kompromentuar”. Partia u sigurua që në kurrikulumet shkollore të mos kishte edukim seksual dhe shumë burra përfituan prej injorancës mjekësore dhe naivitetit emocional të vajzave të reja, për t’i tërhequr ato në marrëdhënie seksuale e më pas, për t’i braktisur ato. Këto fakte gjenden në arkiva.

Në intervistat për atë kohë në përgjithësi, burrat shpesh më treguan për ndjenjën e pafuqisë përballë dhunës seksuale që anëtarët e Partisë kryenin në vendet e punës apo në fshatra. Disa burra më treguan gjithashtu se gratë ishin përgjithësisht të varfra dhe për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për familjet e tyre, ato mund të kenë këmbyer favore seksuale në vendin e punës. Unë intervistova një mjek, që kryente aborte ilegale për gratë në Tiranë apo meso-gra që treguan se vajza adoleshente-viktima të përdhunimit ishin lënë shtatzanë prej xhaxhallarëve apo familjarëve të tjerë.

Njëra prej grave të intervistuara rikujtoi tronditjen e saj kur si mësuese e re, u dërgua në një qytet verior dhe shpejt mësoi se shumica e kolegeve të saj kishin lidhje jashtëmartesore. Ekzistojnë gjithashtu shumë histori të grave që u detyruan të martohen me njerëz që i kishin përdhunuar më parë apo që u mashtruan nga një burrë e më pas mbetën peng i dhunës së tij fizike, sikur kjo të ishte thjesht fati i tyre. Kërkesat për divorc me motiv dhunën u pranuan dhe u gjykuan nga komiteti i Partisë; qëllimi thelbësor i të cilëve qe të kthenin gratë në shtëpinë e burrave të tyre, duke mbajtur familjen brenda shtetit. Dhuna seksuale e burrave ndaj grave u përhap në të gjitha aspektet e shoqërisë socialiste shqiptare. Unë i ruaj këto intervista në arkivën dixhitale dhe mbroj anonimitetin e informatorëve të mi-ju e shihni ç’i ndodh një gruaje që flet për të vërtetën e pastër publikisht në Shqipëri.

Lejomëni t’u jap më shumë fakte në lidhje me mungesën specifike të njohurive rreth komenteve të Alida Hiskut. Njerëzit kërkuan drejtësi dhe ekspozuan përdhunuesit e tyre edhe më parë, pa arritur ndonjë rezultat. Arkivat përmbajnë letra të baballarëve të brengosur dhe të nënave të vajzave të përdhunuara. Ankesat u trajtuan zakonisht duke transferuar përdhunuesit në fshatra apo qytete të tjera dhe gjithashtu me largimin e vajzave të pamartuara shtatzëna, në vende ku nuk i njihte askush.

Kjo gjoja do të kursente familjen nga turpi-por e rrënjosi lidhjen e kulturës së turpit me viktimën dhe jo me dhunuesin. Largimi i grave nga vendet e punës apo nga familjet për të lindur fëmijët ishte një çështje “përça e sundo” për Partinë, e cila përdorte turpin tradicional mbi viktimën për të ruajtur kontrollin mbi shoqërinë.

Gratë që u arrestuan për motive politike nuk u ruajtën nga gardiane gra. Ato u morën në pyetje, u torturuan, u rrahën, u kërcënuan me përdhunim e madje u përdhunuan-iu nënshtruan injeksioneve me substanca të panjohura dhe me efekte të shumëfishta mjekësore dhe më vonë, u ruajtën në burgje nga burra. Alida Hisku ishte absolutisht korrekte kur e pyeti gazetaren se si e bënte për kaq gjatë atë punë dhe nuk dinte apo besonte gjërat që ajo thoshte-faktet janë të publikuara, të arritshme dhe merren lehtë. Nëse një historiane australiane mundet të dijë se ato gjëra kanë ndodhur, duhet të mundej edhe një gazetare shqiptare.

Gra që e lexoni këtë shkrim-ju e dini sa e vështirë është të kapërcesh stereotipin gjinor dhe diskriminimin seksist për të pasur sukses në çdo sferë të shoqërisë shqiptare, jashtë dyerve të shtëpisë. Siç po vijon me gratë që u burgosën si armike politike në kohën e Hoxhës, të cilat u torturuan atëherë dhe detyrohen të heshtin sot-kur atyre u jepet vëmendje në shtyp etiketohen si skandaloze-njësoj siç e pamë javën e kaluar. Lejomëni të listoj mënyrat se si ish-gratë e persekutuara janë ndëshkuar për të folurën hapur, njësoj si Alida Hisku.

Gratë u akuzuan se ishin ndëshkuar me të drejtë-ose gënjenin, ose nuk kishin prova të dokumentuara, ose ishin histerike dhe mendërisht të sëmura. Pavarësisht se shumë gra (edhe burra) i kanë përjetuar këto gjëra-injeksionet, burgun, torturat. Së dyti, njerëzit komentojnë “por ju duhet t’i denonconi njerëzit që e bënë këtë. Na trego emrat”! Kjo kërkesë është qartësisht e pamundur, jo vetëm pse vendos nën presion individë tashmë të traumatizuar. Sa prej jush, njerëz të zakonshëm të Shqipërisë mundeni thjesht të ndiqni penalisht dikënd, në një vend që ju sulmon apo lëndon ju? Hamendësoj se askush.

Së treti, këto organizata që përfaqësojnë ish-të përndjekurit politikë duket se vuajnë nga të njëjtat përvoja të heshtjes për gratë, sa edhe zyrtarët e qeverisë apo e gjithë shoqëria shqiptare. Kam eksperiencë personale në bisedat me specialistët e supozuar të historisë së të burgosurve politikë në Shqipërisë, të cilët nuk e dinë ku ka qenë burgu i grave të akuzuara për krime politike. Po ju e dini?

Lidhur me situatën e Alida Hiskut-e cila ka tërhequr komentet e saj; unë nuk e di se çfarë gazetarja i tregoi asaj para publikimit dhe çfarë jo. Të mbijetuarve ndaj përvojave traumatike, nëse nuk u tregon draftin final apo nuk kërkon lejen e tyre përpara publikimit, rrezikon t’u shtosh traumën për hir të një historie “skandaloze”. Unë e kuptoj se Alida Hisku, pas përpjekjeve shumëvjeçare për të rindërtuar jetën e saj, duhet të jetë ndjerë e shkatërruar teksa papritur sheh eksperiencën e saj të dhimbshme të debatohet si të qe një çështje e saj personale dhe jo një problem i dhunës seksuale të burrave, e sanksionuar nga shteti shqiptar. Përdhunimi dhe torturat janë traumatike; kujtesa traumatike mund t’u përshtjellojë ju edhe dekada më vonë-e prapë një deklaratë e tillë e qartë duket se nuk është kuptuar nga kaq shumë njerëz që shpërthyen kundër viktimës në forumet publike. Lejomëni t’u pyes atëherë: çfarë fitoni duke sulmuar viktimën?

Kur shkruan komentin tënd të vogël për t’i treguar dikujt që ka përjetuar dhunë seksuale se ajo nuk ka ndodhur-je duke i dërguar një mesazh të gjitha grave. Ky mesazh është: “nëse je një viktimë e dhunës seksuale mos fol-e nëse flet, unë do të sulmoj derisa të heshtësh sërish”. Je duke mbrojtur të shkuarën, të tashmën dhe të ardhmen e përdhunuesit duke i dërguar atij mesazhin: “mos u bëj merak shoku, unë do të sulmoj çdo viktimë që flet, për të mbrojtur të gjithë burrat dhunues të Shqipërisë”.

Kjo forcon normën shoqërore të fajësimit të viktimës së dhunës seksuale në Shqipërinë e sotme-nxënëse shkolle që prostituon në hotele (zuskë!), grua e re e vrarë në makinë të shpejtë me burrë të fuqishëm (zuskë!), gra që bëjnë seks me shefat për të mbajtur punën (zuskë!).

Ju ndoshta nuk e dini pasi nuk doni të dëgjoni-por gratë që u hetuan dhe torturuan nga regjimi në atë kohë ishin gjithashtu të akuzuara si zuska. Akuzat tuaja nuk janë të reja-ato nuk kanë ndryshuar prej kohëve të socializmit apo para tyre-ju jeni duke fajësuar gratë dhe mbrojtur burrat që i lënduan ato. Dhuna seksuale nuk ka të bëjë me seksin; ka lidhje me pushtetin. Edhe pse ju nuk keni kryer ndonjë përdhunim, kur shkruani komente pas dëshmisë së një gruaje duke e akuzuar si gënjeshtare apo të çmendur-apo se është një kurvë, ju jeni duke përjetësuar kulturën e sanksionuar të dhunës seksuale.

Pse e bëjnë burrat këtë? Sepse duke i mbajtur gratë nën heshtje dhe frikë është një sistem prej të cilit ata përfitojnë. E pse duhet që një historian australiane të shkruajë këtu për dhunën seksuale kundër grave në Shqipëri? Unë e di që ka mijëra prej jush atje që e dinë se dhuna seksuale kundër grave ka ndodhur dhe sërish ndodh në shkallë të gjerë. Unë e di këtë sepse ato vetë ma kanë thënë.

Ju u ulët me mua të frikësuara se unë nuk do t’u besoja dhe guxuat të më tregonit se çfarë kishit parë dhe përjetuar. E di, sepse çdo herë që publikoja ndonjë artikull, njerëzit më dërgonin e-maile duke më treguar më shumë dhunë. E di, sepse miqtë e mi në Shqipëri dhe familjet e tyre më treguan për çdo skandal ku një grua u lëndua dhe nuk u bë drejtësi ndaj autorit të krimit; dhe konkluzioni zakonisht është më mirë të heshtësh, ose viktima do të turpërohet më tej. Unë njoh gra që janë ende të frikësuara dhe të lënduara.

E di gjithashtu që shumë prej jush heshtin, pasi nuk kanë ku të flasin. Shumë prej jush kanë frikë me të drejtë; të jesh shoqërisht e pranuar si një grua në Shqipëri mbështetet në shumë akte të vogla të heshtjes. Po flas këtu për t’u thënë se kjo heshtje nuk mund të zgjasë. Ju flas ju që po lexoni dhe e dini, madje edhe me dëshirën e pështirë për t’i njoruar këto histori, se dhuna seksuale ishte atëherë -dhe është ende sot një pjesë e përditshme e përvojës së shumë grave. Ju flas ju që po lexoni dhe në të shkuarën keni diskutuar për këto histori të dhunës seksuale me miqtë tuaj apo të afërmit. Nëse nuk dini se çfarë të bëni, por doni që zëri juaj të dëgjohet më shkruani direkt tek emaili më poshtë. Më thoni gjithashtu nëse e dini se Alida Hisku tha të vërtetën. Më thoni nëse keni dëgjuar për histori të ngjashme. Më thoni nëse keni frikë t’u tregoni të tjerëve dhe arsyet e kësaj frike. Unë nuk do t’i ndaj emrat tuaj dhe as historitë tuaja, pa ma kërkuar ju ta bëj. Unë do t’u numëroj dhe do ta di që ne jemi shumë. Dhe ju që do të më shkruani se unë jam e çmendur, gënjeshtare apo kurvë? Do t’u numëroj ju gjithashtu dhe nuk do të hesht!

* Dr. Shannon Woodcock është historiane e pavarur, hulumton temat e përditshmërisë nën diktaturë, dhunë dhe racizëm si dhe lëvizjet seksuale post-socialiste në Shqipëri dhe Rumani. Botimet e saj më të fundit përfshijnë “Imoraliteti në Familje: Nxitja e Ankesave të Grave për të Përforcuar Pushtetin e Partisë në Revolucionin Kulturor Shqiptar” tek Perpekja 2014

BIRN

Berisha-Bashës: Të isha në vendin tënd, bëja revolucion demokratik

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se do të bënte një revolucion demokratik nëse do të ishte në krye të PD.

Duke folur për ABC News, Berisha tha se do të ndiqte një linjë tjetër opozitarizmi nëse do të kishte në dorë të vendoste.

“E kam thënë edhe më herët. Unë do të bëja gjithçka që vendi të shkonte në një revolucion demokratik. Situata ekonomike është e papranueshme dhe kjo do të thotë më shumë mbështetje nga qytetarët”, u shpreh ish-Kryeministri.

Puto e Xhufi: Lef Nosi të qëndrojë – si dëshmi e kohës

“Për Lef Nosin nuk kam sajuar asgjë nuk kam sajuar asgjë dhe kjo nuk më bën fare kreativ në raport me veten. Lef Nosi ka qenë një patriot për hir të së vërtetës, filantrop, njeri që ka pasur pasion kulturën, pullat, folklorin. Është i vetmi kolaboracionist në Evropë që ka një bust në mes të qytetit. Mund të ndodhi në Francë që një ka bashkëpunuar me pushtuesit, në muze, por jo në shesh publik. Shpresoj që qytetarët e Elbasanit të çohen dhe ta tërheqin zvarrë bustin e Lef Nosit. Ka qenë kolaboracionist. Është çështje dinjiteti”.

Këto deklarata të politikanit Ben Blushi, të bëra në media nën petkun e shkrimtarit të librit “Kandidati” kanë ngjallur reagime të forta. Kundër këtij mendimi janë shprehur më herët emra si Arben Llalla, Mesila Dode, Romeo Gurakuqi etj. Për të gjetur kuptimin e “kolaboracionizmit” mjafton t’i referohesh Wikipedia­s, enciklopedisë online ku sqarohet se “kolaboracionizmi është bashkëpunimi me armikun kundër vendit tënd në kohë lufte, qoftë në mënyrë të pavullnetshme për shkak të nevojës apo edhe vullnetarisht, në mënyrë servile apo duke e mbështetur ideologjikisht”. Kuptimi i “bashkëpunimit tradhtar me armikun” apo njohur ndryshe si kolaboracionizmi, referuar po Wikipedia­s daton nga 1940, fillimisht në lidhje me Qeverinë Vichy të francezëve të cilët bashkëpunuan me nazistët gjermanë në periudhën ’40 – ‘44. Madje në linkun “https://en.m.wikipedia.org/wiki/Collaborationism” lehtësisht mund të informohesh edhe se kush kanë qenë kolaboracionistët në Europë dhe cili ka qenë fati i tyre pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Sot, GSH sjell mendimin e dy historianëve me emër, Arben Puto dhe Pëllumb Xhufi. Edhe pse e pranojnë pozicionimin (e gabuar) e Lef Nosit gjatë pushtimit, njëri hapur e tjetri tangent, historianët e njohur, nuk bien dakord me heqjen e shtatores së tij nga Elbasani. Ata argumentojnë edhe pse nuk bien dakord me heqjen e shtatores, ashtu sikundër japin edhe detaje, vlerësime e ndoshta vërejtje për figurën historike e rolin e tij në kohë të ndryshme. Historiani Arben Puto është pyetur, se çfarë figure ka qenë sipas tij Lef Nosi, a ka qenë kolaboracionist(bashkëpunëtor me pushtuesin në kohë lufte) dhe cilat janë meritat e tij në historinë e Shqipërisë. Mandej, pyetja tjetër ka qenë lidhur me deklaratën e Ben Blushit, pra: është hedhur ideja nga Ben Blushi që të hiqet shtatorja e tij në Elbasan, pikërisht për shkak të bashkëpunimit që ai ka pasur me pushtuesin. Dhe përgjigjet e Putos kanë qenë si më poshtë. Njësoj, edhe prof. Pëllumb Xhufit i është kërkuar një mendim mbi Lef Nosin dhe nëse duhet hequr shtatorja e tij nga qyteti i Elbasanit. Botojmë më poshtë mendimet e tyre.

ARBEN PUTO

Para së gjithash duhet thënë, që Lef Nosi ka qenë një personalitet që i ka shërbyer Pavarësisë. Tërë dokumentet e Pavarësisë, Lef Nosi i ka ruajtur dhe pastaj, doemos, i ka dorëzuar. Por, nga ana tjetër, se është edhe ana tjetër e medaljes, ai u fut në qeveri nën okupacionin gjerman. U bë anëtar i regjencës së Mehdi Frashërit, ky ka qenë në regjencë bashkë me Anton Arapin e të tjerë. Sigurisht, u akuzua, dhe me të drejtë u akuzua për pjesëmarrje në kolaboracionizëm. Dhe kolaboracionizmi, dihet, do t’i shkaktonte dëme shumë të mëdha Shqipërisë, nëse nuk do të ishte lufta partizane. Pikërisht për këtë ai ka një njollë të zezë shumë të fortë. Lidhur me pyetjen tuaj për shtatoren, unë personalisht nuk jam për këtë. Përmendoret ngrihen në një kohë të caktuar. Një kohë kur opinioni i përgjithshëm nuk e hedh poshtë, dhe tani: do ta hedhim poshtë monumentin e Zogut? Nuk është për t’u hedhur poshtë. Insistoj që përmendoret e kohës duhet të jenë atje, ashtu sikurse duhet të jenë aty ­këtu edhe bunkerët. Pse? Se janë dëshmi të kohës. Në vendet e tjera të përparuara ka lloj­-lloj përmendoresh që e kapërcejnë kohën.

PËLLUMB XHUFI

Elbasanasit nxituan ta ngrenë një shtatore të Lef Nosit. Por tani nuk bën që ajo të hiqet. Në fund të fundit, “nxitimi” për Nosin është më fisnik se “nxitimi” për Gensherin, ish-ministrin e Jashtëm gjerman tashmë të harruar edhe nga vetë gjermanët. Ju kujtohet? Në 1992, në dallgën e një ekstazë demokratikase, bashkiakët e Elbasanit i vunë emrin e Gensherit një sheshi kryesor të qytetit, në mos më kryesorit. Ndërkaq mendoj se me më shumë arsye, qytetarët e Elbasanit duhet të “nxitojnë” të vendosin në vende më të dukshme se ajo e Lef Nosit dhe e Gensherit përmendoret dhe emrat e K. Kristoforidhit, A. Xhuvanit, Aqif Pashës, A. Budës, H. Cekës, M. Domit e sigurisht Dh. Shuteriqit e të ndonjë tjetri. Duke lënë mënjanë angazhimin politik, Lef Nosi ishte gardian i heshtur i antikiteteve (vlerave) shqiptare, këta të tjerët ishin lëvruesit, studiuesit e propaganduesit e mëdhenj të gjuhës, historisë e k

Shënohet në Shkodër 25 vjetori i Meshës së 4 nëntorit 1990, merr pjesë Rama

Shkodra po shënon vigjiljen e Meshës së parë, kremtuar më 4 nëntor 1990 nga dom Simon Jubani, në varrezat e qytetit, në prag të rënies së regjimit komunist e rifitimin e lirisë qytetare në Shqipëri.
…Farë e hedhur nga apostujt, pemë e rritur me gjak martirësh, fllad lirie, pranverë shpirtërore, shpresë që mbështolle gjitha kohërat… këto fjalë pasqyrojnë Logon e zgjedhur, për 25 Vjetorin e Meshës së parë, nga kryedioqeza e Shkodrës, e cila për këtë jubile ka organizuar programe dhe kremtime të ndryshme, për të kujtuar e kremtuar atë ngjarje të paharrueshme e vendimtare, që ishte Mesha e 4 nëntorit 1990, për Kishën, për të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri dhe për mbarë shoqërinë qytetare.
Logo-ja e 25 vjetorit të Meshës së Parë ka në qendër një pemë të përbërë me rrënjët, trugun dhe kurorën me gjethe. Pema e jetës. Pema ka formën e  një çinari që ndodhet në vendin ku u pushkatuan një numër i madh martirësh të njohur e të panjohur. Sikur të kishte gojë çfarë nuk do të fliste për torturat e qëndresën deri në klithje «Rroftë Krishti Mbret».
Një pemë që na kujton edhe lashtësinë e këtyre trojeve, të ungjillëzuara nga apostujt të cilët mbjellën së pari besimin në një popull që më përpara ishte paganë. E kaluara e historia është vetëdija e një populli që kërkon të orientohet drejt të ardhmes prandaj kjo logo kërkon të na kujtojë rrënjët tona e jo vetëm kaq por edhe Shpresën (Zotin) që na ka mbështjellë gjatë gjithë historisë sonë.
Logoja është historia në miniaturë e Shqipërisë, që nxit të gjithë qytetarët të frymëzohen e të marrin mesazhin e jetës, të shpresës e të qëndresës. Liria është sfidë e përditshme, që kërkon dhurim të përditshëm e kjo na kujton drunin e jetës, Kryqin, shkruhen në Logo-n e 25-vjetorit të Meshës së Parë.
Në kuadrin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje, kremtuar në varreza të Shkodrës nga dom Simon Jubani, më 4 nëntor 1990,  kryedioqeza e Shkodër-Pultit, me famullinë e Kishës Katedrale të Shën Shtjefnit, ka organizuar për sot, 3 nëntor, pasdite në ora 14.00, një procesioni me stendat e martireve nga kuvendi i Motrave Klarise deri tek varrezat e Rrmajt, në Shkodër.
Është ky një përshkim simbolik tejet domethënës i asaj udhe të kalvarit që përshkuan martirët në kohën e regjimit komunist. Kështu, e tërë dioqeza së bashku me stendat e martirëve në duar përshkon rrugën që përshkuan martirët drejt pushkatimit. Rruga e memories u ndriçua me lutje e falënderim drejtuar Hyjit për fenë, dëshminë e gjakun e martirëve.
Sot, me 4 nëntor, do të kremtohet Mesha solemne tek varrezat e Rremajt, në orën 10.00. Pas Meshës vijon inaugurimi i kapelës së Varrezave, restauruar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Gjithnjë nesër, në orën 17.00 do të mbahet një koncert me pjesëmarrjen e koreve të ndryshme, aktivitet që organizohet gjithnjë nga kryedioqeza e Shkodrës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Këto programe e kremtime të larmishme përkujtimore, me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm, për Kishën e për mbarë Shqipërinë, nënvizojnë kështu edhe një herë se liria e rifituar qytetare dhe fillimi i procesit demokratik të Vendit pati zanafillën në aktin e shenjtë të Eukaristisë, akt falënderimi e shpëtimi./radiovatikani

Berisha: Po të më qëllonin mua me vezë

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në studion e abcnews edhe incidentin e goditjes me vezë të kreut të qeverisë Edi Rama. Ai vlerësoi rolin që kanë marrë studentët në këtë lëvizje. “Opinioni im është se kjo është lëvizja më e rëndësishme pas vitit 1990. Kjo lëvizje e cila mbron një të drejtë kushtetuese e të rinjve, e fëmijëve, e prindërve. Motoja e tyre është arsim publik fals”. Do të flisnit kështu nëse do t’ju qëllonin me vezë? – pyeti gazetarja Mirela Milori. “Nëse bëja këtë ligj, le të më qëllonin me vezë dhe çfarë të donin…”-tha Berisha.

Qëlluan Ramën, komunikata e studentëve: Jemi dhunuar në makinat e policisë dhe tek komisariati nr. 2

Lëvizja për Universitetin, anëtarët e së cilës qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama ka lëshuar një komunikatë në faqen e tyre në Facebook, ku tregojnë se si nisi aksioni dhe më pas dhunën e ushtruar nda policia ndaj studentëve. Ata kanë treguar se, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë dhunuar psikologjikisht.

KOMUNIKATË E LËVIZJES PËR UNIVERSITETIN

Vëmendja e jashtëzakonshme publike dhe solidariteti e entuziazmi i madh shoqëror që shkaktoi aksioni ynë i djeshëm na shtyn të japim publikisht dëshminë tonë për ngjarjen dhe të sqarojmë përmbledhtas qëndrimet tona.

Dinamika e ngjarjes

Dje, më 2 nëntor 2015, në orët e paradites kemi mësuar se kryeministri Rama do të vinte në Fakultetin e Shkencave Sociale për të marrë pjesë në një takim të huaj për mjediset universitare dhe në të cilin, për më tepër, nuk ishin të ftuar studentë dhe pedagogë. Të indinjuar nga shpërfillja kryeministrore që i trajton mjediset universitare si zyra partie për propagandë dhe të fyer nga prania e tij në vendin e krimit qeveritar, vatrën e rezistencës universitare ndaj ligjit të arsimit të lartë, aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin janë organizuar aty për aty për t’i shprehur kryeministrit publikisht indinjatën dhe mllefin e tyre ndaj padrejtësive që po i bën qeveria jetës universitare publike. Me të dalë prej takimit, studentët i janë drejtuar me akuza dhe kritika kryeministrit, i cili është përgjigjur me batuta fyese. Në ato çaste, civilë me pamje badigardësh kanë shtyrë dhe kërcënuar studentët, madje studenten Vitori Çipi e kanë pështyrë dhe shtyrë duke e rrëzuar. Fill pas këtij konfrontimi të parë, disa prej aktivistëve kanë qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit. Menjëherë shpura e badigardëve, policëve dhe të tjerë keqbërësve të pranishëm u është sulur dhunshëm studentëve dhe, në kundërshtim me ligjin për paprekshmërinë policore të mjediseve universitare, kanë marrë zvarrë, qëlluar me shpulla dhe grushte studentët e pranishëm. Tetë prej tyre, Klodi Hoxha, Anita Lushi, Bora Mema, Liri Kuçi, Vitori Çipi (nga Lëvizja Për Universitetin), Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj (nga Klubi Politik i Studentëve në Kosovë) janë futur me dhunë në makinat policore. Brenda makinave studentët meshkuj janë qëlluar edhe me grushte. Me grusht janë qëlluar në shpinë edhe studentët Bora Mema dhe Valton Marku në korridoret e komisariatit nr. 2 të Tiranës nga një civil që hamendësohet të jetë punonjës policie. Si në mjediset e komisariatit nr. 2, ashtu edhe në ato të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, studentët janë dhunuar psikologjikisht me kërcënime nga punonjësit e policisë.

Pas orës 13 aktivistë të tjerë të Lëvizjes Për Universitetin, universitarë dhe qytetarë të Tiranës janë mbledhur në shenjë proteste përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në ndihmë të studentëve kanë ardhur edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit të cilët i kanë kërkuar policisë të zbatojnë detyrimin ligjor dhe t’i lejojë të vizitojnë të ndaluarit për të inspektuar nëse ndaj tyre ishte ushtruar dhe po ushtrohej dhunë fizike dhe psikologjike. Avokatët nuk janë lejuar të kryejnë detyrën e tyre për më se një orë. Si rezultat i presionit qytetar përpara Drejtorisë së Policisë dhe të opinionit publik të shprehur në të gjitha mediat, aktivistët studentorë janë liruar në orën 19.30 dhe ndaj tyre pritet që policia të ngrejë akuzën e kundërshtimit të forcave policore. Sot studentët e lënduar kanë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore dhe do ta ndjekin çështjen ndaj Policisë së Shtetit edhe penalisht për të vënë përpara ligjit të gjithë urdhërdhënësit dhe ushtruesit e dhunës.

Qëndrimi përmbajtësor

Arsyeja kryesore e konfrontimit me kryeministrin ishte dhe do të jetë kundërshtia jonë e papajtueshme me ligjin klientelist për arsimin e lartë, i sponsorizuar nga një grusht universitetesh private. Siç e kemi shpallur në dhjetëra protesta, zaptime, aksione simbolike, shkrime e qëndrime publike, ligji i arsimit të lartë ka qenë klientelist në nxitje, antidemokratik në procedurë hartimi dhe shkatërrimtar në përmbajtje. Përmes tij, qeveria do të kanalizojë drejt universiteteve private të kthyera formalisht në fondacione një pjesë të fondeve shtetërore, edhe kështu të pamjaftueshme për universitetet publike. Kjo reformë nga pikëpamja financiare pritet t’i rrisë edhe më papërballueshëm tarifat duke përjashtuar nga e drejta për studim pjesën më të madhe të studentëve të cilët u përkasin shtresave të varfra dhe të mesme. Po ashtu kundërshtojmë cenimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike nga bordet me shumicë përfaqësimi qeveritar dhe zmbrapsjen e të drejtave studentore si në rastin e zgjedhjeve. I fundit, por jo për nga rëndësia, është kundërshtimi ynë ndaj komercializimit të jetës universitare publike që do t’i kthejë universitetet publike në kopje edhe më të shëmtuara të atyre private. Sidoqoftë përpjekja jonë ka shkuar edhe në drejtim të kritikës ndaj autoriteteve burokratike të atrofizuara dhe të komprometuara të universiteteve publike të cilat, të kapura e të frikësuara nga qeveria për të palarat e tyre, ose kanë dalë në krah të qeverisë në kurriz të të drejtave universitare, ose kanë heshtur dhe e kanë lënë në baltë universitetin.

Qëndrimet e mësipërme i kemi artikuluar dhe ngritur për dy vjet me radhë, të shpërfillur dhe ofenduar nga qeveritarët dhe të margjinalizuar nga mediat. Kemi gjetur solidaritetin e shumë studentëve dhe pedagogëve, ashtu sikundër kemi hasur frikën dhe ngurrimin e një pjese prej tyre për të na mbështetur edhe publikisht, jo vetëm në biseda konfidenciale.

Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin kishte për qëllim jo vetëm ballafaqimin me personin që sintetizon keqbërjen sistemore ndaj arsimit të lartë publik në Shqipëri, por edhe inkurajimin e të shumtëve që mendojnë si ne, por nuk guxojnë të na bashkohen publikisht ose nuk kanë shpresë se në një vend ku mbyt dëshpërimi social mund të ndryshojnë gjërat. Ne shpallim se nuk kemi frikë dhe se organizimi, vendosmëria dhe kthjelltësia intelektuale e rezistencës do t’i sjellë frytet e veta.

Reagim ndaj Partisë Demokratike

Gjatë ditës së djeshme kemi vërejtur me keqardhje se Partia Demokratike ka tentuar ta instrumentalizojë protestën tonë. Kur na kanë kontaktuar u jemi përgjigjur se nuk duhet të na afrohen pasi protesta jonë nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, e cila si pushtetmbajtëse aktuale ka përgjegjësinë kryesore në mjerimin ku po zhytet edhe më arsimi i lartë në Shqipëri, por kundër një sistemi të tërë politik të kalbëzuar nga korrupsioni, klientelizmi, privatizimi dhe përvetësimi i publikes, pjesë themelore e të cilit është edhe Partia Demokratike. Po ashtu i kujtojmë opinionit publik se të njëjtën reformë klienteliste ka tentuar ta çojë përpara edhe qeveria e Partisë Demokratike në vitet 2010-2013, e shprehur në tre dokumente të miratuara nga Ministria e asokohshme e Arsimit dhe Shkencës. Edhe asokohe një pjesë jona e ka kundërshtuar qeverinë në kuadrin e lëvizjes Universiteti Në Rrezik.

Si do të vazhdojmë?

Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin ishte vetëm aksioni i radhës në procesin e gjatë që e kemi nisur prej vitesh dhe do ta vazhdojmë derisa të kemi frymë për çlirimin e jetës universitare nga kolonizimi i qeverisë dhe i interesave të privatëve të fuqishëm. Përmes organizimit në çdo fakultet, ne do të synojmë një masivizim të tillë të rezistencës i cili do të mundësojë bllokimin e jetës universitare publike duke e pamundësuar jetësimin e ligjit të arsimit të lartë. Po ashtu po mendojmë forma rezistence edhe më krijuese dhe të papritura. I japin fjalën kryeministrit se “nuk ka parë gjë akoma”.

Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!



Klodi Hoxha: kryeministri kamarieri i universiteteve e klientelave private dhe gangsteri me studentët e universiteteve publike

*Një nga studentet që qëlloi kryeministrin me vezë

Përshëndetje

Unë jam Klodi Hoxha, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, aktiviste e lëvizjes studentore “Për Universitetin” dhe e “Organizatës Politike”.

Ditën e djeshme, sëbashku me disa shokë dhe shoqe të idesë së përbashkët, të vetëdijshëm për situatën kritike në të cilën po katandiset universiteti dhe shoqëria prej reformave dhunuese qeveritare, ramë dakord se duhej bërë diçka, se kryeministri nuk mund të sillej më me arrogancë lart e poshtë, sidomos ndaj Fakultetit që dy viteve të fundit ka qenë pararojë e kundërshtimit të reformave në arsim, por që është shpërfillur me injorim.

Si aktivistë të lëvizjes studentore ne kemi dy vite që organizojmë dhe ngremë dallgë protestash studentore kundër reformës në arsim, në kushtet e mpirjes shoqërore dhe kompromisit të heshtur të klases politike, që tashmë mblidhet rreth të njëjtave interesa klienteliste. Për mendimin tonë, kjo reformë është e padrejtë dhe zhvatëse. Siç dhe reformat e tjera në energjitikë, pensione, ndihma sociale, ekonomi, punë etj. Është e papranueshme që gjatë dy viteve rezistence studentore – ku kemi kundërshtuar përmes të gjitha formave të mundshme të organizimit demokratik e paqësor, tryeza publike dhe diskutime të hapura, zaptime fakultetesh dhe protesta me mijëra në rrugë – të vazhdojmë të shpërfillemi prej një kryeministri që bën kamarierin në universitetet e klientelave private, dhe gangsterin me studentët e universiteteve publike.

Gjithashtu më duhet të sqarohem rreth spekulimeve të bëra ndaj meje nga media dhe personazhe cinike.

Së pari, meqë dje është përfolur me të madhe në televizone dhe gazeta se une isha studentja që godita me vezë ndaj kryeministrit Rama, nuk është e vërtetë. Sepse dje kanë qëlluar të gjithë mbështetësit dhe njerëzit që bashkohen me idetë, kauzën dhe kërkesat tona të drejta.

Së dyti, për sa i përket propagandës gazetareske të pushtetit rreth prapavijës së mundshme partiake të aktit tonë, them se i injoroj dhe distancohem me neveri prej tyre. Ne jemi po ata që e përzumë përdhunshëm Berishën gjatë protestave kundër armëve kimike, që nuk e lëmë të livadhiset i qetë kur rrugët na piqen me të, dhe që mendojmë se kjo forcë i ka bërë dëme te mëdha dhe nuk i pergjigjet zërit të revoltës dhe ëndrrave të popullit shqiptar. Si e gjithë klasa politike në vend!

Së treti, për shkak të ideve në të cilat besoj, dhe simbolikave të tyre, njerëz cinikë e dashakeqë kanë spekuluar me stigmatizime dhe klishe historike, gjë që në fund të fundit, tregon injorancë të plotë konceptuale të tyre. Grushti (me laps ose jo ) është simbol i lëvizjes ndërkombëtare të studentëve, të cilët, përpiqen çdo ditë anembanë botës për arsim publik falas, si e drejtë dhe domosdoshmëri shoqërore. Po ashtu, në ditët e sotme, grushti po ngrihet kudo, nga lëvizjet studentore dhe shoqërore të vendeve ballkanike; nga Laburistët në Angli dhe Demokratët në Amerikë (Jeremy Corbyn dhe Bernie Sanders), në Greqi dhe Belgjikë; në Portugali dhe Irlandë; kudo ku shfaqet kriza e reformave të dhimbshme represive. Grushti është bashkim rreth një përpjekjeje dhe ëndrre të përbashkët.

Dhe së fundmi falendëroj gjithë miqtë, shokët, shoqet dhe familjarët që na mbështetën dhe po vazhdojnë të na mbështesin si dje me qëndrimin para drejtorisë së policisë gjatë kohës që qëndronim brenda si dhe nga facebook-u. Faleminderit nga zemra dhe të gjithë bashkë do jemi çdo ditë edhe më të fuqishëm për t’i dhënë grusht padrejtësive.

‪#‎PërUniversitetin‬ ‪#‎PërShoqërinë‬

03-11-2015 16-52-36

PD distancohet nga Laguna Blu – Frangaj hakmerret

 

“Partia Demokratike ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për keqinformimin që redaksia e lajmeve të Televizionit Klan i bëri dje publikut në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna nga Edi Rama si dhe për aktin e shëmtuar të censurimit të deklaratës dhe dokumenteve zyrtare të paraqitura”, thuhet në një deklaratë të selisë blu.

Sipas PD-së, “censurimi i deklaratave të opozitës kompromenton rëndë integritetin dhe besueshmërinë e mediave dhe është treguesi më i vërtetë i gjendjes dramatike të lirisë së medias në regjimin e korruptuar dhe oligarkik të Edi Ramës dhe klientelës së tij”.

Partia Demokratike i kërkon TV Klan dhe mediave të lira në vend të pasqyrojnë pa censurë deklaratën dhe dokumentet shoqëruese si më poshtë;

Edi Rama  gënjen. Letra të cilën i referohet nuk është asgjë tjetër vetëm kalimi i kërkesave të bëra nga Shoqata e Ndërtuesve për leje zhvillimore Ministrisë së Zhvillimit Urban. Kjo pasi me datë 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV dhe lejeve, nga organet e pushtetit vendor në të gjithë territorin.  Në këto kushte Bashkia i kalon 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve, Qeverisë. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk është marrë në shqyrtim dhe aq më pak miratuar nga Bashkia e Tiranës. Me datë 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej  tyre, dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi. Me datë 21.05. 2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së ku i argumenton se  vendimmarrja e saj është  në kundërshtim me ligjin. Më pas me një ndryshim në VKM Nr. 408, Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimi brenda territorit të qyteteve, duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.  Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë  09.09. 2015 ku i pajis me leje ndërtimi vetë 6 ndërtues prej 30 kërkesave të dërguar nga Shoqata e Ndërtuesve.

Çfarë ka ndodhur :

  1. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore.
  2. Bashkia ka hartuar 30 PDV, faza e parë ku nuk përcaktohet asnjë gjurmë ndërtimi, vetëm treguesit e zhvillimit dhe infrastruktura rrugore.
  3. 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV-ve dhe lejeve nga organet e pushtetit vendorë në të gjithë territorin.
  4. 01.10 2014 Edi Rama miraton ligjin e ri të planifikimit të territorit i cili shfuqizon ligjin nr. 10119 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi, përfshirë VKM Nr. 502 që është rregullorja e urbanistikes, duke bllokuar procesin deri në daljen e akteve të reja nënligjore.
  5. Në dhjetor 2014 Shoqata e Ndërtuesve sjell kërkesë në Bashki për të marrë në konsideratë projektet e hartuara prej tyre konform ligjit të vjetër.
  6. 10.12 2014 Bashkia ia përcjell kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve Ministrisë së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermenit, pasi kërkesa e Shoqatës së Ndërtuesve nuk ishte më në kompetencë të bashkisë për shkak të shfuqizimit të ligjit të vjetër dhe mosmiratimit të akteve nënligjore të ligjit të ri.
  7. Me 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej tyre dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi.
  8. Me 21.05.2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së, ku i argumenton se vendimmarrja e saj është në kundërshtim me ligjin.
  9. Më pas me një ndryshim në VKM Nr.408 Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimin brenda territorit të qyteteve duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.
  10. Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë 09.09. 2015 ku pajis me leje ndërtimi 6 ndërtues prej 30 qer kishte paraqitur shoqata e ndërtuesve.

Harta e investimeve: Qeveria Rama lë jashtë katër qarqet e Veriut

Qeveria shqiptare ka bërë publike hartën e investimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Në tabelat e shpërndarjes së fondeve vihet re se Qarku i Kukësit dhe i Lezhës janë përjashtuar nga investimet qeveritare për tre vjet resht. Pra, Qarku i Kukësit dhe i Lezhës, nuk janë në axhendën e qeverisë së majtë për investime në rrugë dhe projekte të tjera. Përkundër përjashtimit të këtyre dy qarqeve, janë dy qarqe të tjera, për të cilat është parashikuar një fond minimal për investime, në kuadër të zhvillimit të rajoneve të Shqipërisë.
Kështu, në shifra totale, qeveria shqiptare ka parashikuar investime për Bashkinë e Bulqizës një fond prej 4.864.231 lekë të reja për vitin 2015 dhe një shumë dhe një shumë prej 43.778.077 lekë për vitin 2016. Në këtë shumë, qeveria ka planifikuar për përfundimin e fazës së dytë të rrugës “Pedonale”, lagjja “Minatori”. Një investim është parashikuar edhe për Bashkinë e Matit, ku është parashikuar rehabilitimi i fasadave dhe sheshit të qytetit “Ulëz”. Për këtë bashki janë alokuar nga buxheti i shtetit mbi 9 milionë lekë këtë vit dhe për vitin e ardhshëm shifra e investimeve shkon në 38.749.537 lekë. Ndërkohë, në Shkodër është parashikuar ndërtimi i pedonales në fshatin turistik Razëm dhe rikualifikimi urban i ambienteve të jashtme të katedrales së Shën Shtjefnit. Shifra e investimeve për këto dy projekte është mbi 29 milionë lekë për vitin e ardhshëm.
Projektet në Jug
Ndryshe nga qarqet e Veriut, duket se qeveria shqiptare ka favorizuar rajonet jugore të Shqipërisë. Në Tiranë, Korçë. Fier dhe Gjirokastër, bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara në Fletoren Zyrtare, janë përqendruar shuma më e madha të fondit për investime. Konkretisht, në qarkun e Korçës është planifikuar sistemim, asfaltim i rrugëve të brendshme të fshatit Maliq, ndërtimi në Korçë i kompleksit multifunksional, sportiv dhe kulturor, rikualifikimi i sheshit “Rilindja” dhe i fasadave në Bashkinë e Kolonjës. Shuma totale e investimeve në Qarkun e Korçës është 396.954.875 lekë. Në qarkun e Fierit është planifikuar rikonstruksioni i rrugës “Mujo Ulqinaku”, dhe rehabilitimi i fasadave të saj, rikonstruksioni i rrugës së Agim-Ndërmenas-Hasturkas, Libofshe, etj. Në Gjirokastër është planifikuar rikonstruksioni i bulevardit “18 shtatori” dhe degëzimeve të rr. “Rexhep Qosja” dhe “Gole Gushi”. Po ashtu, është parashikuar që në Bashkinë e Këlcyrës asfaltimi i Ynazës, Këlcyrë-Qendër. Ndërkohë, sa i përket bashkisë së Përmetit është planifikuar rijetësimi i bllokut të banimit ndërmjet rrugëve “Tefta Tashko Koço”, “Elena Gjika” dhe “Vasil Papadhopuli”.
Fondi për Tiranën
Bashkia e Tiranës ka marrë pjesën e luanit nga fondi për investime në rrugë dhe infrastrukturë. Në projektet për tre vitet e ardhshme qeveria ka planifikuar edhe ndryshimin e sheshit “Skëndërbej”. Kjo është paralajmëruar kjo që ditën e parë që Erion Veliaj u shpall kryebashkiak i kryeqytetit. Shifra limit e rikualifikimit të sheshit “Skëndërbej” është 1.014.543.261 lekë. Erneta Shevroja

Qeveria Rama me një rekord famëkeq – në 1 vit, një miliard dollarë abuzime

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dëgjuan dje raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e buxhetit të vitit 2014. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha se për zbatimin e buxhetit të vitit 2014 janë audituar 129 institucione nga ku është konstatuar një dëm ekonomik në shumën prej 108,8 miliardë lekësh ose 1 miliard dollarë.

Pjesa më e madhe e shkeljes është për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kompanisë CEZ me qeverinë në vlerën e 479 milionë eurove. Nga 481 tenderët e audituar, në 399 prej tyre janë konstatuar 1,254 shkelje të procedurave të prokurimit, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në shumën e 939 milionë lekë.

Pra, nga tenderët e kontrolluara, 80 për qind e tyre janë gjetur me shkelje. Sipas kryetarit të KLSH-së, shkeljet më të mëdha në tenderë janë gjetur në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Arsimit.

“Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme janë evidentuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh në procedurat e prokurimeve publike të realizuara, të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 85 milionë lekë.

Nga auditimi në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve rezultoi se vetëm për një procedurë prokurimi me objekt ‘Ndërtimi i objektit, Tirana Olimpik Park’, sekretari i Përgjithshëm i MAS ka ndikuar në vendosjen e kritereve diskriminuese, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, duke paracaktuar fituesin e garës, duke i shkaktuar shtetit një kosto shtesë në vlerën prej 79 milionë lekësh, vetëm nga një procedurë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, si rezultat i moszbatimit të kritereve ligjore gjatë zhvillimit të procedurave u konstatua një dëm ekonomik prej rreth 130 milionë lekë”. Dëme të larta sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit janë konstatuar edhe nga kompania “Alpetrol” dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në përdorimin pa kriter të burimeve të naftës.

Në Komisionin e Ekonomisë deputetët u përfshinë në debat edhe për auditin e CEZ, ku kreu i Komisionit nuk lejoi deputetët të adresonin pyetje rreth këtij auditi pa u miratuar nga Kuvendi kërkesa e KLSH-së.

Leskaj i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një komisioni ad hoc të pavarur, me ekspertë dhe teknikë që do të vlerësonin me detaje dëmin nën drejtimin e çekëve dhe do të përcaktonin mundësinë për një rimëkëmbje të Operatorit të Shpërndarjes, duke përcaktuar përgjegjësitë institucionale dhe individuale që çuan në këtë situatë.

Në lidhje më këtë çështje, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të paraqesë argumente më të hollësishme, por pasi kërkesa e tij për t’u dëgjuar të aprovohet nga Kryesia e Kuvendit. DORINA AZO

Pse Enver Hoxha është një kriminel lufte Nga Agron Tufa dhe Çelo Hoxha *

 

I

Në rezolutën e Këshillit të Europës (KE), të miratuar më 25.01.2006, për “Krimet e Regjimeve Totalitare Komuniste”, si krime cilësohen: vrasjet individuale dhe kolektive, ekzekutimet, vdekjet në kampet e internimit, uria, deportimi, torturat, puna skllavëruese dhe forma të tjera masive të terrorit fizik.

Në fakt, gjithçka pati nisur më parë, që në vitin 2003, me propozimin e Presidentit të atëhershëm të Asamblesë së Këshillit të Europës, Rene Van der Linden, i cili mbajti fjalimin “Mbi domosdoshmërinë e dënimit të regjimeve totalitare”. Pas një debati të nxehtë u vendos që tema të ndahej në dy nëntema: moslejimi i heroizimit të nazizmit dhe domosdoshmëria e dënimit të krimeve të komunizmit. Në rezolutën e hartuar dhe të miratuar nga Presidenca e KE më 25 janar 2006 thuhet, ndërmjet të tjerash, se “rënia e regjimeve totalitare në Europën Qendrore dhe Lindore nuk tërhoqi vëmendjen e hetimeve ndërkombëtare për krimet e kryera nga këto regjime, të cilat tejkalojnë dyfishin e viktimave të shkaktuara nga nazizmi. Si rezultat, shoqëritë e këtyre vendeve dhe shoqëritë e Europës Perëndimore nuk janë njohur me krimet që kanë kryer regjimet totalitare komuniste në vendet e tyre. Partitë komuniste ose ato që kanë ndjekur trashëgiminë e komunizmit ekzistojnë me një bazë ligjore në disa prej këtyre vendeve, madje pa e distancuar veten nga krimet masive të komunizmit të kryera në të kaluarën”. Në lidhje me këtë çështje, Presidenca e Asamblesë së KE bën thirrje në rezolutën e saj për të vënë në zbatim një sërë masash për dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit. Rezoluta e KE iu dërgua të gjitha parlamenteve të vendeve anëtare, e, ndër to, natyrisht, edhe Parlamentit shqiptar.

Në vitin 2010, Komisioni i BE për Çështjet e Drejtësisë në Bruksel qe përfshirë në analizën e të ashtuquajturës “Deklarata e Pragës”, të hartur nga 6 ministrat e Jashtëm të ish-vendeve komuniste të BE-së, në shtypin tonë dolën avokatët e diktaturës. Thelbin e “Deklaratës së Pragës” e formuloi presidenti i Institutit Shtetëror për Hetimin e Krimeve të Komunizmit, shkrimtari rumun Marius Oprea. Ja çfarë parashtron shkrimtari rumun në këtë deklaratë, që përfshiu qëndrimin e 6 ministrave të vendeve ish-komuniste: “Ne kërkojmë që krimet komuniste të trajtohen njësoj si holokausti, që do të thotë se krimet nga koha e regjimit komunist duhet të trajtohen para drejtësisë në të njëjtën mënyrë. Veprat e tyre nuk duhet të deklarohen se u ka kaluar koha; me këtë problem konfrontohemi të gjithë në ish-vendet komuniste. Ne kërkojmë drejtësinë ligjore, jo vetëm dëmshpërblim moral. Ata që kanë kryer vrasje e gjenocid në emër të komunizmit, duhet të dënohen.”.

Menjëherë pas rezolutës së KE, në të gjitha parlamentet e vendeve ish-komuniste, u miratua nga njëra anë, një ligj i posaçëm i quajtur “Ligji i lustracionit” dhe, nga ana tjetër, u ngritën me shpejtësi institute studimore të posaçme që merren me studimin e krimeve dhe pasojave që kanë shkaktuar regjimet totalitare komuniste. Në Shqipëri, siç e dimë, një ligj i tillë i lustracionit u miratua në Parlament, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në fund të vitit 2009. Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist që nuk e ka miratuar këtë ligj. Përkundrazi, ka vazhduar edhe më tej t’i ngopë gjykatat, sidomos Gjykatën Kushtetuese me gjyqtarë që vijnë direkt nga përvojat e përgjakshme të regjimit komunist. Por duhet thënë se Parlamenti shqiptar miratoi ngritjen e një Instituti Studimesh për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, një institucion i pavarur dhe shtetëror, me ligjin dhe buxhetin përkatës, i cili u mishërua nga pushteti ekzekutiv (kryeministria) me një staf tejet të vogël, që në realitet nuk ia mbështeti asnjëherë veprimtarinë studimore e dëshmuese, duke injoruar edhe detyrimin që i caktonte ligji, ndonëse një pjesë të mbështetjes për produktin studimor, dëshmues e botues ky institut e gjeti vetë nëpërmjet bashkëpunimeve me fondacionet e huaja.

II

Në Shqipëri ka probleme të tmerrshme me trashëgiminë e komunizmit. Gjithë hapësira publike, institucionale dhe arsimore vazhdon të mbetet e ndotur me mendësinë, veprimin dhe simbolet e saj. Shoqëria jonë vazhdon t’i shëmbëllejë një restaurimi të komunizmit në të gjitha sferat e saj. Klasa politike nuk tregon as vetëdije, as vullnet për të dënuar as të shkuarën, as recidivet totalitare të së shkuarës, duke ngjallur një fëlligështi epidemike mbarëshoqërore në lidhje me vlerat demokratike të lirisë. Përkundrazi, e shkuara e përgjakshme që shkaktoi tragjedinë tonë, përkrahet me të gjitha mënyrat, rehabilitohet, glorifikohet dhe përnderohet zyrtarisht, nga institucionet e kulturës, shkencës, arsimit, medias e deri në nivelet më të larta të shtetit. Provokimet janë bërë të zakonshme dhe duket se elitës sonë intelektuale i ka ngordhur përfundimisht nervi moral. Në pushtetet postkomuniste ka një ligjësi djallëzore: ajo që u nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme nuk është as e tashmja, as e ardhmja, por ndryshohet pandërprerë vetëm e shkuara. Patosi më i fundit recidivist zyrtar u dëshmua me rastin e 29 Nëntorit, mitit zyrtar komunist të Ditës së Çlirimit, ku me një performancë demonstrative gjatë homazhit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u valëviten simbolet komuniste dhe formati i madh i portretit të diktatorit Enver Hoxha. Paradoksale, ta mendosh, që Shqipëria, e cila ngre solemnisht portretet e Enver Hoxhës, organizon në Akademinë e Shkencave sesione përkujtimore për familjen e tij, është pikërisht në ditët e pritjes së miratimit si vend kandidat i BE! Nuk e di cili mentor ua ka mbushur mendjen se dyert e BE duhen mësyrë me portretet e diktatorit! Po cila ishte arsyeja që jubileu i “Çlirimit” u nderua me simbolet komuniste dhe me portretin valëvitës të diktatorit? Avokatët e së Keqes thonë se “Enver Hoxha ishte një hero i Luftës”; se roli i tij gjatë Luftës Çlirimtare ka qenë vendimtar etj. etj. Ne që merremi me studimet e dokumenteve në arkiva, të na ndiejnë, por ky Enveri i tyre i dashur na del veçse një kriminel. Një kriminel që shënoi një të çarë të dhimbshme në jetën e kombit, që nxiti një luftë vëllavrasëse, që miratoi dhe ndihmoi masakrën e përllogaritur mbi partizanë kosovarë të Shaban Polluzhës dhe bashkëpjesëmori në kalvarin e vdekjes së tri eshalonëve me partizanë kosovarë sipas itinerarit Prizren-Shkodër-Tivar-Dubrovnik, ku i priti masakrimi i kobshëm serbo-malazez mbi katërmijë e dyqind të rinj kosovarë.

Ne e kuptojmë fare mirë që establishmenti i historianëve komunistë, që i ka marrë gradat me shërbime militante ndaj diktaturës, vazhdon të njëjtën iso, sidomos në kushtet e një kuraje të gjestit politik. Por mendojmë se nuk bëjmë keq t’u dokumentojmë se portreti i udhëheqësit të tyre nuk ka qenë aspak portret heroi, por portreti i një krimineli gjakatar. Dhe duke gjykuar mbi meritat e tij vetëm të kohës së luftës (e cila nuk ishte aspak “antifashiste” dhe sidomos jo “çlirimtare”), po rreshtojmë më poshtë,  po për këtë periudhë, një vështrim të shpejtë të pjesës së dukshme, të dokumentueshme të krimeve të Enver Hoxhës gjatë kësaj lufte.

III

Lufta është një veprimtari kriminale, ngado që ta rrotullosh, por shoqëria njerëzore s’ka mundur kurrë t’i shmanget dhe s’duket se do t’i shmanget edhe në të ardhmen. Megjithatë, edhe në barbarinë e saj kanë vepruar gjithmonë disa parime, norma e zakone, e më vonë ligje. Disa veprimtari, brenda kasaphanës së madhe, janë të ndaluara, sepse, për ironi, konsiderohen krime. Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, edhe në Shqipëri pati gjyqe që dënuan (ose pretenduan se dënonin) krimet e luftës. Fatkeqësia ishte se gjyqet i organizuan fituesit dhe ata dënuan kundërshtarët politikë, jo kriminelët e vërtetë. Ne po japim fillimisht përkufizimin e kriminelëve të luftës, sipas ligjit të krijuar nga komunistët, dhe lexuesi, pasi të lexojë faktet, le të bëjë ballafaqimin e tyre me ligjin dhe të arrijë në përfundimet e tij. Ligji i 23 janarit 1945, mbi të cilin vepruan gjithë gjykatat ushtarake komuniste, nenin 14, e përkufizon kështu krimin e luftës: “Si kriminela lufte, qofshin shqiptarë ose të huaj, konsiderohen: Ata që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, seksekutuar ose ndihmuar në vepra kriminale, si vrasje, tortura, turpërim femrash, shpërngulje të detyrueshme popullsish, dërgim në fusha përqendrimi, dërgim popullsish në punë të detyrueshme, grabitje, djegie, vjedhje, shkatërrim, plaçkitje të pasunis shtetnore e private; ata që kanë qenë bashkëpunëtorë ose ndihmësa të aparatit terrorist dhe formacioneve terroriste t’okupatorit; ata që kanë urdhëruar dhe ndihmuar mobilizimin e popullit shqiptar për ushtrinë e armikut” (Gazeta Zyrtare, nr 3-bis, 23 janar 1945).

Faktet në lidhje me veprimtarinë e Enver Hoxhës po i rendisim më poshtë.

1. Enver Hoxha ka qenë përgjegjës, si anëtar i Komitetit Qendror Provizor të PKSH, për aktet terroriste të kryera nga komunistët e Gjirokastrës, si pasojë e të cilave u vranë 11 persona dhe u plagosën 5 të tjerë. KQP u vendos në dijeni për këto krime, të cilat atij i prezantoheshin si suksese, më 14 nëntor 1942.

2. Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për PUSHKATIMin e gjashtë xhandarëve të marrë rob nga Brigada I te postkomanda te Varri i Bamit në Tiranë. Ai është vënë në dijeni nga Gogo Nushi në tetor 1943 për  vrasjen e xhandarëve, dhe po brenda atij muaji i ka kthyer përgjigje se vrasja e tyre ishte direktivë e PKSH. Nushi ishte shprehur kundër këtij akti (Xhandarët ishin shqiptarë, forca të ruajtjes së rendit, plus që, pasi u kapën robër ata duheshin trajtuar si robër lufte).

3. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për PUSHKATIMin e 130 robërve italianë (i vranë për t’u marrë rrobat) në Orenjë, në tetor 1943, dhe 63 robërve ballistë në Matjan të Lushnjës. Për këto krime, Shtabi i Përgjithshëm është vënë në dijeni nga autorët kryesorë të këtij veprimi: Mehmet Shehu dhe Tuk Jakova, komandanti dhe komisari i Brigadës I, më 29 tetor 1943. Në korrespodencën me Shehun, Enver Hoxha nuk i përmend më italianët e masakruar, megjithëse vrasja e robërve ishte krim lufte. Për fshatarët  myzeqarë, ai i tërheq vërejtjen Mehmet Shehut, në letrën e 5 nëntorit 1943, por duke e trajtuar çështjen si një problem politik dhe jo si një krim. Sipas tij, fshatarët s’duheshin vrarë se ashtu mbillej urrejtje në popull ndaj ushtrisë partizane, jo se vrasja e tyre ishte  krim lufte. Për këto krime nuk u ndëshkua askush, duke u inkriminuar kështu gjithë Shtabi i Përgjithshëm, anëtar dhe komisar i të cilit ishte dhe Enver Hoxha.

4. Enver Hoxha është urdhëruesi i vrasjes së partizanit Tele Baçit, pjesë e batalionit “Reshit Çollaku”. Më 24 mars 1944, ai i shkroi Tuk Jakovës: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, t’i bëni gjyq dhe ta pushkatoni”. Dhe ashtu ndodhi.

5. Enver Hoxha ka përgjegjësi për grabitjen (shiko ligjin për grabitjen dhe plaçkitjen e pasurisë) e 400-500 kokë bagëti në fshatin Bozhigrad të Korçës, nga batalioni “Fuat Babani”, në prill 1944. Ai urdhëroi më vonë që këto bagëti të ktheheshin, për arsye politike, por krimi nuk u dënua, dhe në të njëjtën letër, 3 maj 1944, Hoxha porosiste që të grabiteshin vetëm bagëtitë e “ndonjë armiku të popullit”. Ai s’kishte asnjë tagër ligjor të përcaktonte kush ishte armik i popullit dhe kush jo.

6. Enver Hoxha ka lëshuar urdhër më 1 qershor 1944 për spastrimin e zonës së Çermenikës, Zaranikës, Tiranë dhe Dibrës, nga kundërshtarët politikë, i cili u shoqërua me humbje jetësh, si nga banorët e këtyre zonave ashtu edhe nga partizanët, dhe shkatërrimin e pronës.

7. Enver Hoxha ka urdhëruar më 1 qershor 1944 vrasjen e Abaz Kupit.

8. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, që më së shumti ai ishte vetë shtabi, ka përgjegjësi për urdhrin, 1 qershor 1944, e djegies së shtëpive të kundërshtarëve politikë, që cilësohen si “tradhtarë” ose “reaksionarë”. Shtabi s’kishte asnjë lloj legjitimiteti dhe tagri ligjor, ai vetë ishte një organizmi i paligjshëm sa kundërshtarët e vet politikë.

9. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtar i KQ të PKSH, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për mobilizimin me forcë të popullsisë në radhët e ushtrisë partizane. Kjo vërtetohet me letrën e Liri Gegës për Shtabin e Përgjithshëm, 16 qershor 1944; nga raportet e Brigadës VIII për KQ të PKSH, 7 korrik 1944, 10 korrik 1944 dhe 17 korrik 1944; nga raporti i Sami Gjeberos, anëtar i sektorit politik në Brigadën VII, 25 korrik 1944.

10. Si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha ka përgjegjësi për këto vepra kriminale të kryera nga Brigada II, në zonën e Dangëllisë, dhe të raportuara në Shtab me letrën e 2 qershorit 1944, nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi. Në Frashër, Përmet: a) sekuestrimin e pasurisë dhe zaptimin e një pjese të shtëpisë (nga partizanët) së Mazllëm Skënderit, partizan i dezertuar; b) sekuestrimin e pasurisë së Hodo Skënderit, se ishte “aspirant në radhët e legalitetit”; c) sekuestrimin e shtëpisë së Seid Skënderit, kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar që kishte kaluar me Ballin. Në Zavalan, Kolonjë: a) djegien e shtëpisë së Izet Hysniut dhe sekuestrimin e bereqetit; b) sekuestrimin e një pjese të pasurisë së tundshme të Halit Kamberit, i akuzuar si ballist dhe pjesëmarrës në djegie shtëpish. Në Piskal: a) Sabri Nuredinit, ballist i akuzuar si pjesëmarrës në djegie shtëpish, iu sekuestrua pasuria, shtëpia nuk iu dogj se i ishte djegur nga gjermanët (kjo specifikohet në dokument nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi); b) Shaqir Mysliut, partizan dezertor, “ju sekuestruan të pestë dhënt qi kishte”. Në Bablaz: Qazim Goblarës iu sekuestrua pasuria, iu dogj shtëpia dhe iu mor peng djali Xhevir Goblara, me kushtin që të lirohej kur të braktisnin Ballin Kombëtar babai dhe dy vëllezërit e tjerë të tij. Në Radovickë: Avni Radovickës, ballist, iu sekuestrua pjesa e pasurisë së tij, shtëpia nuk iu dogj se në të jetonin dhe familjet e dy vëllezërve të tij partizanë (në dokument specifikohet: “çky nuk akuzohet për faje të rënda”). Në Miçan: Nexhip Mustafait dhe Fadil Abdurramanit iu sekuestrua pasuria dhe, nëse nuk braktisnin Ballin brenda 15 ditësh, do t’iu sekuestrohej dhe bereqeti.

11. Si komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi, i informuar nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi, ai ka qenë në dijeni për këto krime në zonën e Kolonjës dhe, përderisa nuk ka marrë asnjë masë ndaj kriminelëve, i ka aprovuar ato: a) për “internimin e disa nga baballarët e vëllezërit e elemntave të përlyer në punërat e Ballit Kombëtar”, internimi është, në fakt, pengmarrje, sepse bëhet derisa “të dorëzohen në forcat t’ona vëllezërit ose djemt e tyre”;  b) për djegien e pesë shtëpive në fshatin Qafëzez, të cilat u përkisnin personave të akuzuar nga Beqir Balluku dhe Vasil Konomi si strehues të ballistëve dhe informatorë të Ballit; c) për ekzekutimin përpara popullit, me qëllim përhapje terrori, të Dalip Çaushit, i akuzuar si strehues i ballistëve.

12. Si anëtar i KQ të PKSH, ka pasur përgjegjësi, sepse ka aprovuar krimet e Brigadës V, për të cilat e ka vënë në dijeni Manush Myftiu, zv/komisar i brigadës, me raportin e 5 gushtit 1944: a) PUSHKATIMin e 15 vetëve të pafajshëm, njerëz që i morën në shtëpira ose i ndeshën në rrugë, në Kurdari, Kukës; b) djegia e fshatit Sinë në Dibër, “pa asnjë arsye, vetëm për hakmarrje të shokëve të vrarë” (pasi i dogjën shtëpitë, shkruan Myftiu, partizanët shkatërruan dhe gjithçka që kishte shpëtuar nga zjarri).

13. Si komandant i UNÇ, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për vrasjen e partizanit Neki (mungon mbiemri) dhe e ka dënuar vrasësin Nuri Huta. Masa që mori, në dokument të shkruar prej vetë Hoxhës, Nuri Hutës i hoqi vërejtje (20 gusht 1944) dhe e këshilloi të mos provokonte më ngjarje të tilla (pra, vrasësi ishte dhe provokatori). Ngjarja ka ndodhur në Brigadën II. Dokumenti i ShP, nr. 10/rezervat. Për këtë krim janë përgjegjës dhe Beqir Balluku, Vasil Konomi dhe Kiço Ngjela.

14. Si anëtar i KQ të PKSH, Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi për vrasjen e Dr. Rashës, i cili u vra vetëm se Kristo Themelko, komisar i Çetës së Pezës, autor i raportit për KQ (8 shtator 1944), mendonte se ai ishte “agjent i Gestapos dhe i rrezikshëm”. Myslim Peza, komandanti i çetës, ishte kundër.

15. Si anëtar i SHP dhe komisari i tij, Enver Hoxha ka përgjegjësi për djegien e krejt fshatit Starovë, me përjashtim të pak shtëpive “qi qëndronin mirë”, nga Brigada I dhe IV në rrethin e Pogradecit, prill 1944.

IV

enver zai

 

Lista e krimeve për të cilat Enver Hoxha ka pasur përgjegjësi direkte ose indirekte si një nga drejtuesit kryesorë të UNÇ është e gjatë, por dhe kaq mjaftojnë që çdo gjykatë, e përbërë nga juristë natyrisht, do ta shpallte kriminel lufte, në të gjallë apo pas vdekjes, duke u bazuar vetëm në ligjin ushtarak të vetë KANÇ-it, i datës 23 janar 1945, që e kemi cituar në hyrje të artikullit. Për të kuptuar më mirë personalitetin kriminal të Enver Hoxhës, mjaftojmë të citojmë vetë atë, nga një letër që i shkruan Gogo Nushit në lidhje me bashkëpunimin e partizanëve të Beratit (me në krye Gjin Markun) me gjermanët: “Për çështjen e Beratit do të na bëni shumë mirë të mos na shkruani asgjë, pse organizata e Beratit ose, më mirë, udhëheqësit e Beratit janë të tërë rebelë. I kanë prerë krejt lidhjet me ne dhe me Shtabin dhe kur do t’i lidhim këto penjë do ti lyejmë ca me gjak.” Ky citim tregon dimensionin real (makabër, në cilësi) të natyrës kriminale të Enver Hoxhës.   Në 15 argumentet historike të mësipërme, duhet pasur parasysh që, kur përmenden ballistët e akuzuar për djegie shtëpish apo krime të tjera, akuzat janë bërë nga kundërshtarët e tyre dhe ata nuk i kanë shoqëruar akuzat me prova. Përveç kësaj, edhe sikur t’i marrim të mirëqena akuzat, ballistët dhe partizanët kishin të njëjtin autoritet ligjor, ose, e thënë ndryshe, asnjëra palë s’kishte tagër ligjor për veprime të tilla. E dyta, në tekst është përmendur shpesh fjala sekuestrim, ngaqë kjo fjalë është përdorur në dokumentet origjinale, por realisht sekuestrimi, rekuizimi dhe konfiskimi janë eufemizma për grabitjen. Çdo hajdut mund të pretendojë që nuk vjedh, por sekuestron, megjithatë prokuroria nuk do ta merrte parasysh këtë justifikim. Si drejtues i PKSH, Enver Hoxha ka qenë përgjegjës për shumë krime, por ne u ndalëm te krimet e luftës, edhe te këto vetëm aty ku ai ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Prej këtyre fakteve, ai rezulton se ka qenë kriminel lufte dhe një kriminel lufte nuk mund të nderohet. Jo vetëm kaq, një luftë e drejtuar nga një kriminel lufte, i cili kishte në varësi ca kriminelë të tjerë, nuk ka asgjë për t’u krenuar.

* Drejtori dhe n/drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK)

Lirohen studentët që e qëlluan Ramën me vezë – do të ndiqen në gjendje të lirë

Janë liruar pas më shumë se 6 orësh qëndrim në Drejtorinë e Policisë, 8 studentët që qëlluan kryeministrin Rama me vezë gjatë mesditës së sotme.

Studentet pas daljes nga komisariati i policise
Studentet pas daljes nga komisariati i policise

Pas daljes nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, studentët thanë se do të vazhdojnë protestat kundër Ligjit për Arsimin e Lartë si edhe konfirmuan se ndaj tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të rendit.


Një nga studentet që u shoqërua nga policia deklaroi pas daljes nga komisariati se do të ndiqen në gjendje të lirë për mosbindje të forcave të rendit. Sipas studentes, brenda ambienteve të komisariatit nuk u ushtrua dhunë ndaj tyre.

“Nuk kishte dhunë në ambientet e policisë. Do të hetohemi në vazhdim për kontestim të policisë dhe mosbindje, ndërkohë ka qenë vetë policia që ka ushtruar dhunë. Ne do të ndiqemi penalisht në gjendje të lirë.

Kjo është beteja e parë. Ne do t’i qëndrojmë deri në fund kësaj. Kjo reformë nuk kalon në universitet. Arsimi është e drejt si për të pasurit ashtu edhe për të varfërit”,-tha njëra nga studentet pas daljes nga ambientet e policisë.

Studentët merren në pyetje

Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë nga incidenti i mesditës së sotme, ku disa studentë qëlluan kryeministrin Rama me vezë gjatë një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale, ende asnjëri prej 8 të shoqëruarve nuk është liruar.

Studentet para policiseStudentët vazhdojnë të jenë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë dhe sipas burimeve të “Panoramës” ata po merren në pyetje për incidentin.

Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se ndaj tyre do të ngrihet ndonjë akuzë. Pritet që ata të lirohen pasi të përfundojë marrja në pyetje.

Ndërkohë, disa studentë të tjerë pretendojnë se janë dhunuar nga Policia, por kjo e fundit e mohon kategorikisht pretendimin.

Policia: S’kemi ushtruar dhunë

Policia e Tiranës ka reaguar në një deklaratë zyrtare duke sqaruar pretendimet se 8 studentët e shoqëruar janë dhunuar pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme, “ku disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit”, siç thekson deklarata.

“Në zbatim të ligjit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, së bashku me forcat e Sigurisë së Gardës së Republikës duke shoqëruar studentët në rajonin më të afërt. Pas kësaj, 8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Momente nga video ku studentet gjuajne Ramen me veze
Momente nga video ku studentet gjuajne Ramen me veze

Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve.

Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike.

Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin.

Ndërkohë po vijon marrja e tyre në pyetje deri në sqarimin e plotë të gjithë rrethanave të incidentit”,- thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

NGJARJA

Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë, sapo ka dalë nga takimi me biznesin e vogël, zhvilluar sot në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet.
rama makine

Sipas burimeve, vezet kanë rënë mbi automjetin e Ramës dhe nuk e kanë prekur aspak kryeministrin.

Policia ka shoqëruar 8 persona si të dyshuar për sulmin. Mësohet se 5 prej studentëve janë nga “Lëvizja për Universitetin” dhe tre nga “Klubi Politik i Studenteve” Prishtinë.

“Me date 02.11.2015, ne bulevardin “Gjergj Fishta”, ne mjediset e Fakultetit te Shkencave Sociale, eshte goditur ne veze ne drejtim te Kryeministrit, i cili ishte ne nje aktivitet te organizuar nga ky fakultet. Policia ka bere shoqerimin e 9 shtetasve per verifikimin dhe zbardhjen e ketij veprimi”-njofton zyrtarisht Policia.

Shokët përpara Policisë, me pankarta e vezë

Pas ndalimit, para Drejtorisë së Policisë Tiranë u mblodhën shokët e studentëve të cilët kërkonin lirimin e tyre. Ata me një mgafon bënin thirrje që studentët që qëlluan Ramën të lirohen nga Komisariati.

Shoket e studenteve kerkojne lirimin e tyre
Shoket e studenteve kerkojne lirimin e tyre
Studentet para Drejtorise se Policise
Studentet para Drejtorise se Policise

“Nuk ka qeveri, nuk ka polici dhe as ushtri qe ta na detyroje me force te mos themi te verteten. Sot tete aktiviste te Levizjes Per Universitetin jane arrestuar forcerisht dhe po mbahen brenda ambienteve te Drejtorise se Policise pa asnje informacion mbi gjendjen e tyre. Permes komunikimeve qe kemi pasur, studentet e shoqeruar kane thene se policia ka ushtruar dhune gjate rruges per ne komisariat. Qeveria pra eshte e gatshme te ushtroje dhune policore mbi trupat studentor vetem e vetem per te mbrojtur interesat private te atyre qe kaluar fshehurazi ligjin per Arsimin e Larte. Kjo eshte e patolerueshme per ne. Ne nuk do frikesohemi, ne nuk do nenshtrohemi. ‪#‎RezistencaVazhdon‬“,- shkruajnë ata tek faqja e tyre në Facebook ku lajmërojnë aksionet e tyre.

Me vete kanë marrë edhe një bikerinë me disa vezë.

protestaaaa
protesta333ë

Tiranë: Studentët protestojnë këmbëkryq para Drejtorisë së Policisë (foto dhe video)

TIRANË – Një grup studentësh dhe pedagogësh të Lëvizjes për Universitetin janë te ulur pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë duke protestuar për lirimin e shokëve të tyre të ndaluar nga Policia e Shtetit sepse kane qëlluar me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.

Ata me megafon apo përmes rrjeteve sociale po bëjnë thirrje për mbështetje nga studentë të tjerë dhe qytetarë.
Në fakt, rreth e rrotull ka mjaft indiferencë, por entuziazmi dhe vendosmëria e pjesëmarrëseve duket e palëkundur.

studd

studd2

Gjyqtarja pastroi 1 milion dollarë me falsifikime e fshehje pasurie, paditet në prokurori

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Shpëtime Pitaku, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion dollarësh dhe për rrjedhojë subjekti Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht për veprat penale.

ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm për subjektin deklarues Shpëtime Pitaku, pasi është kallëzuar edhe më parë nga ILDKPKI për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj subjektit Shpëtime Pitaku.

Qëlluan Ramën me vezë, studentët nga Tirana dhe Prishtina: Bashkohuni me ne, po na trajtojnë kafshërisht (Foto dhe video)

Studentët e shoqëruar në komisariatin numër 2 janë duke u trajtuar kafshërisht dhe janë dhunuar nga policia. Këtë e dëshmon një nga studentet. Viki Cipi bën thirrje në Facebook që tu bashkohen njerëzit, pasi ata po dhunohen.

Pamjet e studentëve që qëlluan Ramën me vezë dhe që u ndaluan nga policia:

qv2qv3qv4qv5qv6qv7qev7

Tetë studentë nga Tirana dhe Prishtina kanë qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama. Ata bëjnë pjesë në “Lëvizjen për Universitetin” dhe “Lëvizja për universitetin në Prishtinë”.

“Ju bejme thirrje te gjithe studenteve, pedagogeve, aktivisteve te shoqerise civile dhe qytetareve qe ta denojne kete arrogance qeveritare dhe ti bejme thirrje per lirimin e menjehershem te aktivisteve Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku”, thuhet nga Lëvizja për Universitetin.

Nga komisariati nr 2 tani! Te gjitheve qe na njohin dhe e dine kauzen e perbashket per te cilen po luftojme, ju bej thirrje te bashkohen tani! Na trajtuan kafsherisht, na dhunuan paturpesisht dhe ende vazhdoj e therras

#‎ArsimPublikFalas

Dua dhe unë të arsimohem

Arsimi është e drejtë dhe jo privilegj për të pasurit!”, shkruan Çipi në Facebook.

Policia ka ushtruar dhunë ndaj studentëve të cilët kanë qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama. Menjëherë pasi është qëlluar me vezë kryeministri Edi Rama, dhjetëra forca policie dhe të Gardës së Republikës kanë ndërhyrë, duke dhunuar studentët.

Në videot e bëra publike duken momentet kur policia dhunon studentët. Këtë gjë e kanë bërë të ditur edhe vetë ata nga qelitë e komisariatit numër 2, me anë të statuseve në Facebook.

Ish kryeministri: Ja trafikanti që komunikoi me Saimir Tahirin

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publik emrin me të cilin akuzohet se ministri Tahiri ka folur me një nga trafikantët e drogës së Durrësit ku u sekuestruan 700 kilogramë kanabis sativa.

Bëhet fjalë për drogën që u zbulua në një vilë para 1 jave, që sipas hetimeve rezultoi se financohej nga disa biznesmenë të njohur. Tani, Berisha shkruan se Tahiri ka folur me njërin prej trafikantëve, duke i thënë se nuk i ka dekonspiruar ai, por SHISH dhe Prokuroria. Sipas ish-Kryeministrit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka telefonuar Pajtim Bracajt.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

Narko-ministri Sajmir Shullazi, skuthi i trafiqeve, i telefonoi Pajtim Bracajt dhe i tha “nuk e keni nga une, por nga Prokuroria dhe SHISH”!! Narko-ministri Sajmir Shullazi apo skuthi i trafikiqeve, shet institucionet shteterore te zbatimit te ligjit dhe sherbimet inteligjente tek banda e Durresit. Pasi vonoi ne maksimum nepermjet narko-drejtorit te policise se Durresit, Perlatit te 3.2 milione eurove pasuri, ai i telefonon Pajtim Bracajt dhe e njofton se dekonspirimin “nuk e keni nga une” por jane Prokuroria dhe SHISH ata qe kane organizuar operacionin, duke deshmuar se ai ishte kembe e krye i lidhur me banden e Durresit dhe se banda e Durresit ishte banda e Partise!” sb

Tërmet i fuqishëm në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë

Në orët e para të mëngjesit, Tiranën e ka tronditur një tërmet i fuqishëm. Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 7.20, ndërsa tjetra në 7.26 me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Observatorit Evropian të Tërmeteve, epiqendra është 14 kilometër nga Bulqiza. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të vendit si Durrësi, Elbasani, Shkodra, Peshkopia, Kavaja, Lezha dhe Puka.

Tërmeti është klasifikuar si i kategorisë katër, ndërsa është ndjerë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Nga lëkundjet sizmike ende nuk raportohet për dëme materiale.

Ambasadori Lu : Mos i shpenzoni paratë për zyra dhe makina luksoze

Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu iu bëri thirrje kryebashkiakëve të rinj gjatë një konference në Tiranë që fondet e tyre t’i përdorin në shërbim të komunitetit dhe jo për zyra apo makina personale: “Nëse keni ardhur këtu me Mercedes, BMW apo Audi të zi, duhet të mendoni nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju t’i përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo zyra e Postës në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni a do të shpenzoheshin me mirë këto para për mbledhjen e plehrave, përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve”.

Ambasadori amerikan tha se ka nxitur qeverinë që t’u japë administratave vendore fondet dhe pushtetin që u nevojiten dhe të vërtetojë kështu se “reforma territoriale u realizua për përmirësimin e shërbimeve dhe jo për të fituar zgjedhjet”.

Sipas ambasadorit amerikan edhe shpërndarja e financimeve përmes Fondit të Zhvillimit Rural “ndeshet me rrezikun e përdorimit të tij për financimin  e kryetarëve të bashkive të PS-së dhe LSI-së dhe mohimin e fondeve për bashkitë e opozitës”.

Shtetet e Bashkuara kanë caktuar një fond prej 12.8 milion dollarësh për të ndihmuar Bashkitë që të ndërmarrin plane të efektshme të zhvillimit urban dhe të bëjnë qeverisjen vendore më transparente.

Edi Rama promovon veten e tij – Ekspozita e kryeministrit shqiptar në Hong Kong përçan kritikët Nga Fatjona Mejdini BIRN Tirana

Edi Rama hapi një ekspozitë me punët e tij në Hong Kong, por ndërsa disa thonë se ekspozitat e tij tërheqin vëmendje të mirë për Shqipërinë, të tjerë mendojnë se ai po abuzon me pozicionin e tij për të promovuar veten.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, hapi një ekspozitë personale me vizatimet e tij pas vizitës zyrtare të mërkurën në Hong Kong.

Ekspozita, e quajtur “Calendar Blossoms”, u mbajt në galerinë JaoTsung dhe paraqet dhjetëra punë të Ramës, të pikturuara në tavolinën e tij të zyrës dhe ndonjëherë mbi dokumente të punës.

Kjo është hera e tretë këtë vit që Rama, një piktor me profesion, ka hapur një ekspozitë personale jashtë shtetit pasi ka përfunduar axhendën e tij zyrtare.

Dy të parat u hapën në Berlin në prill dhe në Mynih në shtator, kur ai prezantoi mbi 100 piktura në secilën ekspozitë.

Kryeministri e ka ndarë lajmin për to në median sociale, duke theksuar interesin e madh që ka treguar media lokale për veprat e tij të artit.

Disa media shqiptare supozuan se gjatë ekspozitave në Gjermani, Rama shiti disa nga grafikat e tij për 1,000 euro copa.

Kur u pyet për fitime te tij, kryeministri Rama tha se do të zbulonte fitimet e ekspozitave në deklarimin vjetor të pasurisë që do të publikohet në fillim të 2016.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ka fituar para nga hobet e tij. Në vitin 2014, ai deklaroi rreth 15,000 euro fitime nga libri i tij “Kurban”, shkruar kur ishte lider i socialistëve në opozitë.

Fate Velaj, këshilltari i kryeministrit për Diplomacinë dhe Kulturën Europiane, tha për BIRN se pavarësisht se është kryeministër, Rama merr rregullisht ftesa për të prezantuar punën e tij jashtë shtetit.

“Nuk duhet të harrojmë se Rama është një artist dhe në thellësi të ndërgjegjjes së tij ai do të mbetet i tillë dhe të zgjidhë problemet në mënyrën më artistike të mundshme,” tha ai.

Velaj, edhe vetë një artist, beson se statusi i tij si kryeministër dhe si një artist hedh një dritë pozitive mbi Shqipërinë dhe i bën njerëzit më të interesuar për “një vend për të cilin nuk dinë shumë”.

Por jo të gjithë artistët mendojnë njëlloj. Ardian Isufi, një artist dhe profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se Rama nuk po i bën favore Shqipërisë, por “ka përdorur pushtetin për fitime personale” dhe ka tërhequr vëmendje si artist vetëm për shkak se është kryeministër.

“Në vend që të promovojë artin shqiptar në botë, ai gjen mënyra për të promovuar punët e tij,” tha ai.

Isufi tha se qeveria shqiptare nuk ka një vizion të qartë për artin dhe se artistët nuk kanë mundësi për të prezantuar punët e tyre në galeri të rëndësishme dhe në forume jashtë vendit.

“Ne jemi të përjashtuar nga sistemi global i artit dhe asnjë artist tjetër shqiptar përveç Ramës nuk po mban ekspozita në qendra të rëndësishme si Lodër, Berlin dhe Nju Jork,” vazhdoi ai.

Kryeministri në të shkuarën ka qenë një profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe ka hapur disa ekspozita pikture në vitet 1990 kur jetonte jashtë shtetit.

 

Fatjona Mejdini është gazetare e Balkan Insight për lajmet nga Shqipëria.

30-10-2015 13-25-10

 

Gazetarja Sonila Meço bëri dokumentar me Vilën luksoze të Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u sollën me helikopter (Foto)

Kjo është thjesht vila për fundjava sepse familja e Ilir Metës  jeton në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut.

Këto janë foto gjatë një interviste që Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës i ka dhënë Sonila Meços për Agon Channel.

Monika Kryemadhi është edhe deputete.

Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Ilir Metës.

Që ka 11 WC dhe 2000 metër katror oborr, ku palmat janë sjellë me helikopter.

Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” thonë se kushtojnë 32.000 euro.

Është një dokumentar i gjithë që i kushtohet Vilës në Gjirin e Lalëzit të kryeparlamentarit Ilir Meta që e ka shfaqur Agon Channel, e cila u vu dhe u hoq menjëherë nga Youtube dhe tani nuk ekziston askund. Përse nuk shfaqet ky dokumentar.

Gazetarja Sonila Meço duhet ta ketë një kopje të këtij dokumentari sepse është autorja e tij. /Mbështetur tek Gazeta Express

30-10-2015 11-34-03

30-10-2015 11-33-40

Kuvend, Topalli-Ballës: Je 150 cm, vish taka. Deputeti: Hajde ma mat!

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, dhe nënkryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, kanë shkëmbyer replika të forta, të cilat në disa raste kanë tejkaluar etikën në Kuvend. Ajo që ka acaruar deputetët e PS-së ka qenë deklarata e Topallit se nuk do t’u japë përgjigje deputetëve që janë nën 1 metër e 50 centimetra.

Por kjo thënie është përdorur nga të majtët për ta ftuar Topallin që të kryente matjen në “terren”. Madje, Topalli ka shkuar më tej duke thënë se deputetët e PS-së, Balla dhe Braçe, duhej të vishnin taka që të merrnin përgjigje nga ajo.

Socialisti Balla ka ironizuar më Topallin duke e quajtur “Manushaqe” dhe se askush nuk e do në PD. “Kjo zonja që foli ka histori të trishtueshme sa herë që flet dhe unë e mirëkuptoj se të gjithë shqiptarët i dinë ato historitë e Institutit të Misrit. Edhe pretendimin për t’u bërë e persekutuar”, u shpreh Balla.

REPLIKAT NË KUVEND

Jozefina Topalli: Jemi në vendin më të varfër, edhe raporti i fundit e ka rrokullis Shqipërinë me 35 vendet më poshtë…

Taulant Balla: Ti zonjë që bën si e ndershme, të flasësh ti për shpenzime të pajustifikuara, ku 750 mijë euro në vit harxhonte ajo naftë. S’ke faj ti që s’po bëhet një auditim dhe të përfundosh në Prokurori. Merrte dhe dietën se gjoja banonte në Shkodër dhe banonte në Bllok. Ka marrë dietën 1 milion e 400 mijë muaj për muaj.

Jozefina Topalli: Kam marrë një vendim prej dy vitesh, burrat që janë nën 150 centim të gjatë, nuk u kthej përgjigje.

Erjon Braçe: Hajde mate njëherë.

Taulant Balla: Nuk e di si e bën matjen…

Jozefina Topalli: Fakti që këtu mbron kryeministrin Rama është një gojë e shthurur që di vetëm për të fy dhe për të sharë, mua s’më bën fare përshtypje. Kjo do të thotë që qeveria e 1 milion shuplakave është në dimrin e vetmisë së madhe, askurrkush nuk ia shqetëson burrat nën 150 centimetra. Ngrihuni në kamë që t’ju shohim mirë dhe pastaj flisni. Unë megjithatë do t’ju kërkoj një ndjesë, para pak vitesh, kur kam qenë në karrigen e zonjës Leskaj për njërin këtu i kam thënë rojeve që ta kapshin për zhelesh e ta nxirrnin jashtë. Ju kërkoj ndjesë.

Erjon Braçe: Mos e bëj këtë.

Jozefina Topalli: E kam thënë shumë para kohe, sot është koha që shqiptarët kanë me ju kap të gjithëve prej zhelesh e me ju nxjerr të gjithëve përjashta.

Ilir Beqaj: Mbylle, moj gojën. Ulu aty.

Taulant Balla: Kjo zonja që foli ka histori të trishtueshme sa herë që flet dhe unë e mirëkuptoj se të gjithë shqiptarët i dinë ato historitë e Institutit të misrit. Edhe pretendimin për t’u bërë e persekutuar. Ti, zonjë, ke një problem të madh se edhe në partinë tënde nuk të duan më. Ne jo e jo, se s’të kemi dash ndonjëherë. Por frustrimet e tua për shkak të vuajtjeve personale mbaji për vete, mbaj Saliun, se Luli s’të do.

Sali Berisha: Nuk është vetëm Koço, por është dhe simotra Nushi përfaqësuesja e klanit Nushi. Dy klane kishte bregu; klanin Koleka dhe klanin Nushi…

Milena Harito: Po jemi miq, apo armiq tani?

Sali Berisha: Këto dy klane tani janë pushteti.

Milena Harito: Tani që u more me stërgjyshin tim që ka qenë anëtar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit, më vjen shumë mirë. Në fakt në atë kohë nuk e di ku ka qenë stërgjyshi yt. Në fakt nuk preferoj më ta di.

Jozefina Topalli: Mos maj po na thua që je krenare…

Sali Berisha: Gjyshi im ka qenë më tepër se ata, ai ka qenë i ngarkuari i qeverisë së Sulejman Delvinës, për këtë arsye PD-ja atij i ka dhënë një dekoratë dhe e ka merituar plotësisht. Gjyshi im ka pas një fatkeqësi të madhe, nuk them se është Milena, por është Spiro Koleka tjetër. Spiro Koleka ka qenë xhelat i inteligjencës teknike shqiptare.

Jozefina Topalli: Siç e kam thënë, nuk u përgjigjem këtyre që janë nën 150 centim. Për makinën time unë kam qenë 8 vite kryetare Parlamenti në bazë të ligjit, çdo ish-kryetar Parlamenti ka një status të veçantë për tri vite në mbarim. Makina për të cilën flet zotëria nuk është e Jozefina Topallit, ajo ka targën 0022, është makinë e Parlamentit. Një ndjesi neverie, që t’i dal për zot PS-së, vetëm ky burri që është nën 150 nuk ka. Por tasht s’të jap përgjigje. Vish takat të të jap përgjigje.

Taulant Balla: Do vish ta matësh? Kam moshën e dhëndrit të Jozefinës dhe nuk doja të kaloja në fyerje, as me matje centimetrash me një gjyshe apo nënë si mund të jetë Xhozefina. (Topalli bëhet gati të largohet nga salla) Taulant Balla: Manushaqe, mos ik. Rri, Manushaqe.

Basha denoncon: Tahiri komunikoi me trafikantin: ‘Unë nuk dua, por do t’ju arrestojnë

Basha: E kemi bisedën

Kryetari i PD-së Basha ka bërë një denoncim shokues në “Opinion”. Basha i deklaroi gazetarit Fevziu se shërbimet e huaja kanë regjistruar ministrin Tahiri komunikuar me njerin nga trafikanët.

Sipas Bashës, ministri Tahiri i thotë se unë nuk dua por janë institucionet e tjera që do të arrestojnë. Gjithmonë sipas kreut të opozitës kjo gjë tashmë është e provuar dhe se vetë kreu demokrat e posedon këtë bisedë. Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas Lulzim Bashës operacioni ku merrnin pjesë struktura të Prokurorisë, të Shërbimit Shtetëror Informativ nuk ka gjetur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për aksionin ku u arrestua vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj, ku u kapën 700 kg kanabis në banesën e tij në Durrës. Ku është dashur ndërhyrja në nivele të larta që aksioni të përfundonte me sukses për një sasi të tillë droge që ishte destinuar për tregun e huaj.

Bugajski: Ka ardhur koha të shohim gjyqe dhe arrestime të zyrtarëve të korruptuar

Analisti Janusz Bugajski, studiues në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane, thotë se Shqipëria ka shënuar përparim, përfshirë sigurimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, por në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shton se në vend vazhdojnë të ekzistojnë probleme që janë të pranishme si edhe në vende të tjera të rajonit.

Ai përmend si probleme të tilla korrupsionin, polarizimin, institucionet që nuk gëzojnë besim, mungesën e reformave në sistemin gjyqësor, dhe lidhjet me kriminalitetin.

“Të them të drejtën unë do të doja të shihja përsa i takon korrupsionit jo vetëm një hetim në nivelet e larta, por një arrestim, një gjyq të ndonjë zyrtari që ka vjedhur nga shteti nga republika. Për fat të keq këta personazhe shumë dredharakë edhe kur janë hetuar, arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre”, thotë ai.

Ai shton se ka ardhur koha që njerëzit në rajon të marrin hapa të tillë që të shërbejnë si shembull që sado i lartë të jesh si zyrtar, nuk ke imunitet, por thotë se duhet që politikanët dhe vendim-marrësit të kenë vullnet të mirë, vendosmëri dhe besim në vetvete.

Analisti Bugajski thotë se vetëm mund t’i marrë me mend arsyet se pse një gjë e tillë nuk bëhet, që mund të jenë lidhje të veçanta, fakti që dikush mund të përfitojë, që dikujt mund t’i kërkohet që të mos i marrë ato masa.

“Por mendoj se ajo që është e nevojshme është një gjyq i hapur, një proces i hapur, ku një ish-ministër i qeverisë që është e qartë që ka qenë i përfshirë në korrupsion, ka vjedhur nga publiku, të marrë vendimin e drejtësisë”. 

Zoti Bugajski përmend raste kur masa të tilla janë marrë si për shembull arrestimin e kryeministrit të Kroacisë për skandale korrupsioni, shkarkimin e Presidentit të Lituanisë për lidhje me biznese jo të pastra dhe proceset gjyqësore ndaj zyrtarëve të lartë në Rumani.

Ai thotë se populli shqiptar meriton më shumë dhe se kur shqiptarët shkojnë jashtë vendit ata janë të suksesshëm por për një arsye apo për një tjetër, institucionalisht dhe politikisht, në Shqipëri janë të ndrydhur.

‘Moonlight’ – Droga me avionë të vegjël nga Shqipëria në Itali, kapen 500 kg marihuanë

Droga nga Shqipëria në Italia transportohej me avionë të vegjël turizmi. Më pas lënda narkotike furnizonte tregun e Torinos, Milanos, Romës.

Guardia di Finanza në Torino arrestoi 7 persona dhe denoncoi 10 të tjerë si pjesë e organizatës italo- shqiptare të trafikut të drogës” shkruan Repubblica.it

Gjatë operacionit të koduar “Moonlight” policia sekuestroi 500 gramë heroinë të pastër dhe rreth 500 kg marihuanë, e cila nëse do të dilte në treg do të merrej 5 milionë euro, si dhe një avion të vogël të turizmit dhe dy kamionë që përdoreshin për të transportuar drogën.

Në krye të organizatës është një familje shqiptare, e cila prej vitesh jeton në periferi të Milanos, e cila planifikonte importimin e lëndës narkotike përmes kontakteve me kriminelë të tjerë, të cilët merreshin me shitjen e drogës, shkruan Repubblica.it

“Arena Kombëtare”, ky do të jetë stadiumi i ri kombëtare në Tiranë /FOTO

Stadiumi

“Arena Kombëtare”, një ëndërr për të gjithë shqiptarët dhe mundësia për t’i treguar botës se futbolli është duke u zhvilluar me hapa gjigantësh në Shqipëri dhe se investimet në fushën e sportit do të jenë edhe pasqyra më e bukur e vendit. Sigurisht, linfa e re ka ardhur nga kualifikimi historik në Europian, ku kuqezinjtë e De Biazit do të jenë bashkë me skuadrat e tjera për të provuar të magjepsin sërish…

Por, tashmë, deri sa të vijë ai moment, “shkopi magjik” për të ndryshuar infrastrukturën dhe për të mos detyruar më tifozët që t’i futen miqësive (të japin qoftë edhe më shumë, për të siguruar një biletë për në stadium, sepse kapaciteti i tij është shumë i vogël) është në duart e kryeministrit Edi Rama.

Premtimi i tij në konferencën për shtyp në Kryeministri është i bindur se do të jetë një strukturë super moderne, madje edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, e pohoi këtë gjë i ftuar në emisionin “Ora Skaner”, teksa tha se projektet italiane janë prezantuar ashtu si edhe modeli.

E megjithatë, gjithçka do të nisë  nisë që të marrë jetë nga Janari i 2016. Lajmin e konfirmon anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi. Sipas tij projekti nuk do të ndryshojë nga ai që ka paraqitur FSHF, ndërsa po vazhdon puna dhe negociatat për të gjetur një koncesionar.

 

Stadium1

 

“Pas 2-3 muajsh, ose më saktë në Janar të vitit të ri 2016 do të nisë që të shembet stadiumi aktual “Qemal Stafa”, mbi rrënojat e të cilit do të ngrihet stadiumi i ri”, është shprehur Dervishi. “Aktualisht jemi duke negociuar për koncesionarin. Ndërsa përsa i përket projektit të stadiumit të ri “Arena Kombëtare” mund të them se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga projekti italian që kemi paraqitur”shprehet ai.

Projekti – Projekti italian parashikon një kapacitet prej 22.000 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Godina do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe facilitete të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj.

Ajo që bie në sy në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi.

Shembja mund të zgjasë për afro 6 muaj dhe me nisjen e Europianit të Francës mund të nisë ndërtimi i stadiumit të ri. Përsa i përket financimit, Dervishi u shpreh se ende nuk është vendosur përfundimisht sesi do të jetë skema, por FSHF dhe qeveria do të japin pjesën më të madhe të shumës.

Kujtojmë që kryeministri Rama pas pritjes së kombëtares më datë 12 tetor nga kthimi nga Armenia deklaroi se si dhuratë për kualifikimin ekipi do të ketë një stadium modern, ndërsa në hyrje të tij në një pllakatë do të shkruhen të gjithë emrat e lojtarëve që bënë ëndrrën realitet, kualifikimin në Francë.

Pjesa e dytë e plotë e intervistës: Alida Hisku:Jam arratisur nga Qafa e Thanës me dy fëmijët –

TIRANE- Alida Hisku ka guxuar të rrëfejë historinë e saj personale në emër të të gjitha grave të përdhunuara në burgje nga prokurorët dhe sigurimsat gjatë diktaturës. Deklaratat e saj kanë qenë tronditëse: “Unë kam qenë vetë dëshmitare. Madje edhe në internim kur duhet të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për t’u vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen, po të mos përdhunonin. Askush nuk shpëtonte”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse i mbante mend përdhunuesit Hisku ka rrëfyer skenat e ferrit “Si t’i merrje vesh, të hidhnin një batanije ne kokë dhe… “, duke shtuar gjatë intervistës se “Mbase mund të them të gjitha të dënuarave dhe të internuarave u ka ndodhur. S’mund të qes emra.”Ky ishte ferri i një artisteje, pasi kolegët në shkollën e Partisë i vodhën ditarin dhe e çuan në duart e Sigurimit të Shtetit. “Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg m’u bënë bashkë me dy muaj në psikiatri. Dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjes në internim. Dhe pastaj më futën në arrest shtëpie….”

Po pse nuk arriti ta mbronte askush artisten, as shoqet e saj, as Vaçe Zela që e zbuloi vet si talent, as Dritëro Agolli, që ajo e kishte njohur si një babaxhan që kur shtypte librat e tij në poligrafik…, as Luan Zhegu që ajo thotë s’e “e kisha si vëlla”.

Ndërsa intervista vijon me pjesën e dytë edhe sot në “Shqiptarja.com”, dje në pjesën e parë të intervistës, rrëfimi i Alida Hiskut ka tronditur opinionin publik, mes komenteve që tregojnë se vijojmë të jemi ende një shoqëri e paemancipuar e maskiliste.

Por ka një pjesë të shoqërisë që është më “e ndriçuar”. Ka shumë zëra që e përkrahën këngëtaren për guximin demaskues. Pas botimit të kësaj interviste, ka reaguar edhe deputetja Mesila Doda, ku ndër të tjera theksoi se “Krimet e komunizmit kanë nevojë të zbardhen dhe të mos bien në harresë”…

Alida Hisku tashmë jeton larg nesh, larg spiunëve, torturave, përdhunimeve, për të mbetur si një “zanë shqiptare” e pranishme në familjen e saj, aty në Gjermaninë e ëndrrave, drejt të cilës u arratis në vitin 1990 me të dy djemtë e saj të vegjël përdore…

Aty me mundin e djersën e saj ka ngritur një parajsë të vogël, të parën ka familjen me bashkëshortin e saj, Thomas, e të dy djemtë e lindur në Shqipëri dhe vajzën 17-vjeçare, të lindur nga martesa në Gjermani. Ka dhe biznesin e saj. Në restorantin e vogël që drejton, në një fshat të bukur gjerman është krenare që i flasin vetëm “Shqiptarja”.

Krenare për emrin e vendit që përfaqëson, të atij vendi që e lëndoi, që e poshtëroi, e që prapë thotë se e merr malli për të. “Nëse dita ka 24 orë, mua më bëhen “48 orë” punë. Punoj që të harroj. Ndryshe ia plas të qarit. Më merr malli për vendin tim…. Dua të harroj”, thotë.

Të mbrojti ndonjëri nga artistët kur të burgosën. Ju kishit miqësi me artistë me pozitë, ose dhe vetë Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve pse nuk të mbrojti?
-Asnjë nuk më mbrojti. Të gjithë kishin frikë. Askujt nuk ia mbante. Të them të drejtën, kur dola nga burgu, u tërhoqa edhe vet nga shoqëria. U mbylla në vetvete se mos u prishja punë kolegëve. Dilja vetëm natën, e maskuar si një grua e zakonshme, me një shami në kokë dhe ulesha e pija një cigare në trotuar me fshesaxhijet.

Dhe ato nuk më njihnin. Askush nuk më njihte në atë gjendje. Vetëm kështu e hiqja mërzinë në atë kohë, vetëm në ato çaste merrja pak ajër pas gjithë atyre që më ndodhën.

Po Dritëro Agolli si kryetar i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve bëri ndonjë reagim. Ai vinte edhe në shtypshkronjë për botimin e librave, njiheshit, nuk të ndihmoi ai?
-Dritëroi ka qenë shumë babaxhan, por edhe ai kishte frikë. I largohej çdo bisede politike. Nuk donte të përfshihej, sepse dhe ai kishte problemet e veta. Dritëroin mezi prisnin ta gjenin me ndonjë dobësi. Por ai ishte babaxhan… Ktheju njëherë historisë dhe kujtohu si ishte atëherë… Mos të mburret kot njeri tani, se ka bërë trimërira. Askujt nuk ia mbante në atë kohë…

Vaçe Zela të ka dashur e vlerësuar shumë, mbi të gjitha këngëtaret, sa qe gjallë. Si kanë qenë marrëdhëniet e tua me të?
-Me Vaçen njihem që fëmijë. Mamaja ime Fiqrete Hisku ka punuar në korin e operës si mezzosoprano, dhe në atë kohë të gjithë artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit i bënin pushimet në plazhin e Durrësit tek Hekurudha. Kanë qenë disa vila që jepeshin për pushime vetëm për artistët atje. Meqë institucionet kulturore mbylleshin vetëm në gusht, mlidheshin të gjithë artistët me familjet e tyre atje. Isha pesë vjeç. Fëmijët mblidheshin në rërë dhe unë u këndoja.

Unë këndoja e entuziazmuar nga Vaçe Zela. Ajo më thoshte “Hajde Alida do ta këndosh Vaçen sot…”

Vaçja e ka zbuluar talentin tim… Atë e kisha zakonisht prapa kurrizit në plazh. Familja ime dhe e Vaçe Zelës e bënin plazhin sëbashku. Sa bëhej pushim aty, Vaçja më thoshte: “Ngriu Alida, këndo këngën e Vaçes tani”. Kur nguroja më thoshte “Hajde Alida se e ke “shpellën” më të madhe se unë ti, e këndon më bukur këngën.

Unë nisja të këndoja këngët e Vaçes me gjithë shpirt e të gjithë sa ishin në plazh më dëgjonin mua. E frymëzuar nga ajo, m’u rrit guximi të këndoj, më doli ndrojtja. Jam ngjitur në skenë që 13 vjeçe, në festivalin e 9-të. Në festivalin dhjetë, kur isha 15 vjeçe mora çmimin e dytë të festivalit me këngën “Shqipëria përshëndet”. Kisha marrë dy çmime njëri pas tjetrit.

Po me këngëtaret e tjera gjatë festivaleve ç’marrëdhënie ke pasur?  
-Shoqe kanë qenë të gjitha për mua. Ema Qazimi, Irma Libohova, Liljana Kondakçi, Luan Zhegu, që e kam pasur si vëlla, kanë qenë shokët më të afërt. Na mblidhte varfëria atëherë. Edhe festivali nuk na fuste cmirën, sepse nuk na jepte askush para për çmimet. Çmimi ishte vetëm një letër. Ne mundoheshim të këndonim sa më bukur për atë popullin tonë të varfër.

Ne këngëtarët ishim bërë një ndër gëzimet e pakta të popullit tonë. Por nuk kishte shpërblime për ne, për asnjë çmim. Na jepnin ndonjë dhuratë për Vitin e Ri. Kujtoj një termus me lule që më kanë dhënë e që m’u thye pas një jave. Madje me Ema Qazimin, me Liljana Kondakçinë dhe me Irma Libohovën ndërronim këpucët, kur dilnim në skenë, sepse kishim një numër këmbe dhe këndonim të gjitha me të njëjtën palë këpuce.

Unë s’kam ç’të tregoj më shumë se këto kujtime. Unë isha pjekur në punë, koha e koncerteve kalonte shpejt dhe unë prapë kthehesha në ndërmarrjen time ku punoja. Isha e edukuar në mënyrë të tillë, që nuk konceptoja si shumë të tjera të bëja karrierë, se ndryshe unë mund të ikja nga shtypshkronja. Edhe pse fitoja çmime në festivale, e quhesha këngëtare si koleget e mia, unë ende vazhdoja të punoja në shtypshkronjë. Kam punuar atje deri në moshën 23-vjeçare.

Isha një punëtore e thjeshtë me përparëse bojë qielli. Isha si një robot që sa lija punën vrapoja në aktivitete, në shkollë, në koncerte. Unë vetëm vrapoja. Kjo kulturë pune, ky ritëm jete ka nisur që në fëmijëri dhe kështu vazhdova të punojë e kështu vazhdoj.

Ku e gjen këtë forcë? 
-E gjej…! E gjej që të harroj. Kam një shtëpi tani të madhe në fshat ku punoj gjithë ditën me biznesin tim të vogël dhe vetë gjermanet më thonë se “Ku e gjen këtë forcë, ti një metër e gjysmë mbi tokë je”. Kështu bëjnë humor disa nga mikeshat e mia. I bëj vetë të gjitha, gatimin, larjet, shërbimin, lyerjet e mureve, gjithçka.

Kur ike nga Shqipëria, pse mendove të shkoje pikërisht në Gjermani?
-Të them të drejtën unë jam arratisur nga Qafa e Thanës. Nuk kam ikur me ambasadën. Kam qenë me dy djemtë këtu në Shqipëri, e ndarë nga burri. Nga Qafëthana ika me një organizim timin me ndihmën e fshatarëve. Ata më ndihmuan të mbanin fëmijët e mi.

Dhe unë kalova gardhin, ku pas kësaj ata më sollën fëmijët atje. Ishte koha kur sa kishin ikur njerëzit nga ambasadat. Fshatarët më ndihmuan pa e ditur kush isha. Isha maskuar si një grua e panjohur me shami në kokë që kishte mbetur me dy fëmijët e donte të ikte. Unë, madje mora një guxim të madh se në rrugë do të prisja në autostop për të shkuar më tej. Kaluan dy maune të mëdha eksporti dhe unë me ato ika.

Çfarë motivi pate?
-M’u mblodh si një paketë gjithçka që më ndodhi, duke menduar fëmijët, të ardhmen time. Unë isha e divorcuar, populli po merrte arratinë, po vinte një situatë me ndryshime tranzitore. Dhe mendova: A mund të ngrihen prapë unë me këto halle e të nis karrierën? Kujt do t’i këndojë unë popullit që po merr arratinë apo popullit që nuk di ku është.

E ka mendjen të më dëgjojë mua që të këndojë? Kështu më erdhi….
Unë kisha forcë psikologjike se edhe puna ime në shtypshkonjë më bëri që të lexoja shumë libra, shumë autorë, shqiptarë e të huaj, madje edhe libra të autorëve të huaj që janë ndalur, por që unë në shtypshkronjë ua arrija t’ua bëja leximin. Kisha nisur të përputhesha në shumë pika me mendimin se është një botë që duhet të gjesh forca e t’i bësh gjërat vet, duke menduar për veten, për fëmijët.

Nuk i hapi populli dyert e dritaret e shtëpisë për demokracinë. Iu hapën nga jashtë. Ndaj vuajti ky popull në tranzicion, se u gjendën të pavetëdijshëm për atë që bënte vendi ynë dhe këtë e shfrytëzuan shumë e shumë të tjerë dhe shumë politikanë.

Si e njohët bashkëshortin tuaj në Gjermani?
-E njoha më vonë duke punuar. Pasi hoqa gjithë ato peripeci, më çuan këta shoferët shqiptarë me maune. Në mes të rrugës së Beogradit deshëm të më përdhunonin. I tha njëri, “ti mbaj fëmijët këtu dhe unë ta çojë këtë në maunen tjetër”. Unë u zbrita nga makina dy shoferëve të Durrësit dhe qëndrova në të ftohtë atje në rrugë me fëmijët përdore. Ata u kthyen e më morën. U erdhi keq…

Kur mbërrita u dhashë dyqind dollarët që u kisha premtuar për transportin dhe u thashë: “Faleminderit dhe mos harroni se keni shpëtuar jetën e dy fëmijëve dhe të një gruaje që quhet Alida Hisku”. Ata u turpëruan, se nuk më kishin njohur, ngaqë unë isha veshur si fshatare. Ja kështu bëjnë shqiptarët…. I kam shkruar të gjitha këto në librin tim në gjermanisht.

Libri im quhet një biografi ose ditar tronditës atje, por unë aty vazhdoj jetën dhe përfaqësoj figurën e kulturën e një gruaje shqiptare. Mua me vjen mirë që unë punoj e pavarur, punoj shumë dhe nuk jam më mes të atyre grave që nënshtrohen ose bëhen dado të burrave gjermanë për të mbijetuar. Kam punuar shumë, vazhdoj të punoj shumë. Gjermania vërtetë është një vend i fuqishëm se ka arritur shumë gjëra me punë, po nuk mund të them se është populli më i lumtur apo i gëzuar….

Pra, unë punoja në një hotel në fshat si pastruese. Pastaj në darkë pasi pastroja dhomat, pastroja dhe kuzhinën dhe atje merrja përsipër shumë punë; bëja sallata, pastrimet, etj. Aty vinte ditë për ditë burri im. Ai pinte një birrë tek banaku. Unë ngaqë kontrolloja gjendjen në kuzhinë se sa njerëz ka, a duan më shërbim, gjendesha gjithmonë e fundit atje. Dhe ai pyeti dikë se kush isha unë. Pastaj kur u prezantuam i tregova se kisha dy fëmijët dhe folëm për ta. Ai vetë sapo ishte divorcuar dhe kishte një vajzë. Nisëm të bashkëbisedonin miqësisht.

Dhe një ditë ai më tha: “A t’i marrë unë fëmijët, t’i çojë tek lodrat. Duke u nisur nga miqësia që krijuam, m’i nxirrte më natyrshëm fëmijët tek lodrat. Dhe një ditë, im bir më thotë: “-Mami pse nuk rrimë ne me xhashi Tomin, se ne s’kemi baba”. Afria me fëmijët më dha zemër dhe kështu nisi bashkëjetesa jonë.

Dhe në këtë bashkëjetesë, unë si një shqiptare që nuk isha edukuar të merrja masa ngela shtatzënë. Me lindjen e vajzës, ne u martuam. Kështu krijova familjen time. E di ti që unë gatuaja me perimet që nxirrte për të hedhur në darkë supermarketi. U hiqja lakrave pjesën e kalbur dhe me pjesën e mirë bëja gatime të shijshme. Këto gatime shijonte bashkëshorti im kur jemi njohur dhe m’i lëvdonte pa masë.

Ja ke thënë këtë?
-Po. Ia kam thënë. Është pjesë e jetës sime, të gjitha ia kam thënë. Tomi është intelektual dhe më ka mbështetur e me ka dhënë kurajë. Ai madje i birësoi edhe dy djemtë e mi, kur u martuam. Djemtë u shkolluan dhe tani kanë nisur jetën e tyre. Unë kam blerë tani në fshat një shtëpi të madhe rreth 600 metra dhe aty kam bërë një restorant që e drejtoj vetë.

Bëhem vetë edhe burrë, edhe grua, vetë kuzhiniere, vetë pastruese. Bashkëshorti im punon gjithë ditën në klinikë. Ja kjo është jeta ime në Gjermani. Shkollova fëmijët dhe punoj gjithë ditën.  Te restoranti çdo gjë e gatuaj në kuzhinën time me duart e mia. Pra kush vjen aty ha nga duart e “shqiptares”. Ky është dhe çelësi i sekretit që unë jam e fortë. Aty gjermanët pasi mësojnë se unë kam qenë artiste në vendin tim, befasohen që jam kaq e thjeshtë atje me fshatarët gjermanë.

‘Laguna Blu’ – edhe Artan Lame e quan akt kriminal shitjen e tokës shtetërore

Edhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka reaguar për blerjen e Lagunës Blu nga pronari i TV “Klan” Aleksandër Frangaj.

Lame thote se shitja e tokës shtetërore është akt kriminal nga kushdo që e ka shitur, por nuk thënë asnjë emër. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Sipas Lames, askush nuk ka të drejtë ta shesë, pasi është një tokë shtetërore.

Skandal tjetër me CEZ – Biznesmeni kallëzon penalisht ministra, deputetë të LSI e biznesmenë, ja emrat

Një tjetër aferë korruptive dyshohet që është bërë me kompaninë CEZ –shpërndarja në Shqipëri.

Afera përfshinë biznesmen, ministra e deputet. Venigjar Begaj është biznesmeni që ka denoncuar në prokurori shkatërrimin e biznesit të tij nga ndërprerja e një kontrate me CEZ-in si pasojë e ndërhyrjeve politike.

Në kallëzimin 120 faqesh të biznesmenit, thuhet se kompania e tij Certified Solutions Corporation ( CSC shpk) ishte pajisur me licencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në vitin 2010 për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike që i shpërndante CEZ-i në gjithë Shqipërinë.

Sipas Begajt, drejtori i Metrologjisë në atë kohë ishte Gledion Rahovica aktualisht deputet i LSI-së në Berat, i cili i ka dhënë këtë autorizim me kushtin e përfshirjes në biznes me 49 % të aksioneve krushkun e Ministrit Nasip Naço, shtetasin Qirjako Kongoli.

Begaj ka pranuar këtë kusht dhe më pas kësaj kompanie, ku ishte krushku i ministrit aksioner, në vitin 2012 i është dhënë një kontratë ekskluzive 3 vjeçare për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike për të gjithë Shqipërinë.

Një biznes që prodhonte miliona lekë në muaj. Pikërisht për shkak të këtyre milionave, sipas denoncuesit Begaj, në korrik të 2012 atij ju kërkuar që krushku I ministrit Naço, në atë kohë ministër i ekonomisë dhe energjetikës, të merrte 80 % të aksioneve. Duke qenë se Begaj kishte bërë të gjitha investimet në këtë kompani, nuk prnaoi kushtin. Këtu nisi historia e shkatërrimit të biznesit të kompanisë së tij.

Me urdhër nga lart kompania CEZ ndërpreu të gjitha pagesat e kolaudimit të sahatëve. Ndërkohë kishte detyrime të mëdha të pashlyera ndaj kompanisë. Duke qenë se kontrata u ndërpre në mënyrë të njëanshme Begaj u detyrua të kërkonte nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shlyerjen detyrimeve tatimore nga CEZ-i. Bëhej fjalë për mbi 250 milion lekë të reja ose mbi 2.5 milion dollar amerikane detyrime ndaj kompanisë së Begajt.

Drejtoria e Tatimeve nis lëvizjen për të mbledh detyrimet e saj. Koincidencë apo jo në gusht –shtator të 2013 në detabassen e bizneseve të mëdha në drejtorin e tatimeve detyrimet e CEZ-it ndaj kompanisë së Venigjar Begajt rezultonin të fshira. Pikërisht një deputet I LSI-së ishte regjistruar nga kamerat duke hyrë fshehtas tek dhoma e serverave të tatimeve. Është deputeti Spartak Braho që me aktin e tij ka provokuar një skandal shumë të madh.

Ndërkohë kolegët e Brahos, përfshirë edhe ministrin Nasip Naço kishin urdhëruar ndërprerjen e kontratës që nuk pranoi t’i japë 80 % të aksioneve krushkut të tij dhe futën në lojë kompani të tjera, si Hite-tech-test me pronar Piro Xhinarin, kompanin 3G të bashkëshortes së Agron Çelës deputet I LSI-së dhe kompanian HTT të beratasit Genci Gjergjani. Këto tre kompani janë akoma në treg, sipas kallëzimit dhe dyshohet se kanë lidhje me eksponentët e LSI-së.

Sot biznesin dhe vet kallëzuesit Begaj janë totalisht të shkatërruar megjithëse bordi i Entit Rregullator të Energjisë i ka njohur borxhin që CEZ-i i ka atij.

Begajt nuk i janë kthyer asnjë lekë ndërkohë që biznesi i kolaudimit të matësve vazhdon të prodhojë miliona lekë./Abc

Masivi i gështenjave në Tropojë do të shpallet Zonë e Mbrojtur

Tiranë, 28 tetor – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, duke vlerësuar vlerën ekologjike dhe atë ekonomike të masivit të gështenjave në Tropojë, po përgatitet që t’i jap statusin “Zonë e mbrojtur” me qëllim mirëmenaxhimin e sipërfaqes së kultivuar me këtë frut.

Masivi i gështenjave të Tropojës merr edhe vlerën e një parku turistik, ku shumë vizitorë kuriozë ngjiten drejt tij edhe për turizmin e natyrës, të sportit apo ekoturizmin.

Fruti i gështenjës është edhe një vlerë e shtuar në ekonominë e zonës ku rritet, dhe ka një vlerë tepër të rëndësishëm për eksportin shqiptar.

Specialistët e mjedisit në këtë zonë shprehen se: ”do të bëjmë përpjekjet maksimale që ky frut, që konsiderohet i shenjtë për ne, të përpunohet edhe në Tropojë. Sepse është në interes të madh edhe të rritjes së punësimit edhe të rritjes së vlerës së këtij fruti nëqoftëse do të përpunohet këtu në Tropojë”.geshtenjat1

Rrethi i Tropojës ka masivin më të madh të gështenjave në Ballkan, duke u shtrirë rreth alpeve përmbi qytetin e Bajram Currit, bjeshkëve deri në Dragobi dhe vijon me masivin e vargmaleve të Shkelzenit deri në njësinë administrative të Lekbibajt.

Masivi i gështenjës në Tropojë zë një sipërfaqe mbi 2400 hektarë me rendiment mesatar rreth 40 kg për rrënjë.

Qytetarët e Shqipërisë: Rreziku kryesor për ne është Greqia, e dyta është Serbia

Me publikimin e një sondazhi për perceptimin e qytetarëve për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, është inauguruar Qendra për Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe.
Kjo qendër zyrtarizon bashkëpunimin e shoqërisë civile në Tiranë e Beograd dhe konkretisht bashkëpunimin mes Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Shqipëria dhe Lëvizjen Evropiane të Serbisë.
Kjo me bindjen se vetëm bashkëpunimi kapërcen ngërçin e mungesës së komunikimeve të së shkuarës.
“Ky instrument do të ndihmojë në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh Albert Rakipi nga Instituti për Studime Ndërkombëtare.
Me gjithë perceptimin, shoqëria shqiptare në shumicën e saj më të madhe i mendon si “normale” marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. 45.6% e të anketuarve mendojnë kështu, përkundër rreth 29% e të pyeturve që i mendojnë “të këqija”.
Një kuotim më të lartë kanë marrëdhëniet mes dy qeverive. 54.7% e të pyeturve thonë se marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe Tiranës zyrtare i shohin si “normale” marrëdhëniet, ndërsa 18.8% si “të këqija”.
Në shumicë dërrmuese, të anketuarit kanë besimin se marrëdhëniet do të përmirësohen në të ardhmen, ndërsa surprizuese është bindja e qytetarëve shqiptarë, në mbi 90%, se kjo është në të mirë të të dyja vendeve.
Shqiptarët shohin Greqinë si kërcënimin e tyre të parë. 31.6% e të anketuarve e mendojnë këtë, ndërsa Serbinë e shohin të dytën në listën e disa vendeve të përfshira në anketim me 27.8%.
Qytetarët shqiptarë besojnë në shumicën e tyre se mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tashmë kushtet për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, por shumica dërrmuese e të anketuarve, në masën 72%, nuk ka asnjë dyshim se përgjegjëse për ndeshjen ishte Serbia.

Shtyhet për të premten seanca gjyqësor e Ballist Morinës

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë sot seancën ndaj shtetasit Ismail Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballist” Morina.
I dënuar me “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje, Morina është paraqitur këtë paradite në gjykatë.
Ndërkohë, seanca ndaj tij nuk është zhvilluar sot për shkak se mungonte avokati i çështjes, Ardian Visha.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet ditën e premte në orën 09:30. “Ballisti” është arrestuar një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi është kapur me armë.

Ballist Morina – sot Gjykata e Apelit vendos për fatin e tij

TIRANË – Gjykata e Apelit pritet të vendosë sot për fatin e Ismail Morinës, i njohur me nofkën Ballisti, i cili ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg, pasi u kap me dy armë pa leje në Tiranë, një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi që do të luhej në “Elbasan Arena”.

Ballist Morina, njeriu i cili ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, mbërriti në Shqipëri për të ndjekur skuadrën e zemrës. Por gjatë një kontrolli policor në makinën e tij iu gjetën dy armë pa leje, çka bëri që të përfundonte në qeli. Sot Morina do të këmbëngulë në Apel lirinë, pasi pretendon se armët i mbante për vetëmbrojtje, pasi ndihej i rrezikuar për jetën që pas ngjarjes së Beogradit.

Ambasadori amerikan në Tiranë viziton Burgun e Spaçit (Foto)

Një vizitë tepër domethënëse – mirënjohje për ambasadorin Lu!

VOAL – SPAÇ, 27 TETOR – Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu bëri sot një vizitë në Bugun e Spaçit. Të kuptosh politikën e sotme të Shqipërisë dhe të kaluarën e saj të errët komuniste është e domosdoshme të shkosh në Burgun e Spaçit.  Ambasadori Lu, si asnjë ambasador tjetër amerikan e ka kuptuar këtë, pasi siç rrëfehet edhe vet, stërgjyshja e tij ka vdekur në një burg komunist në Kinë. Pas kësaj vizitë tejet të rëndësishme dhe tepër domethënëse, Donald Lu bëri një deklaratë në shqip e në anglisht dhe e shpërndau atë nëpërmjet rrjetit social Facebook:

lu2

Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone.
Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje. Ne patëm fatin të kishim tre njohës të mirë të zonës, të cilët na rrëfyen historitë e atyre që jetuan dhe humbën jetën këtu – Gjet Gjoni, guida jonë vendase, si dhe Nedi Pjetri dhe Jonathan Eaton nga Shoqata e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij.
Dje, unë kisha nderin të takoja Fabian Katin, i cili ka qenë i dënuar politik në Spaç në mesin e viteve ’80-të. Z. Kati ia ka përkushtuar jetën e tij qëllimit për të mos e lënë në harresë tragjedinë e Spaçit. Ai së bashku me ish të burgosur politikë të tjerë në Spaç, po punon për të ndërtuar një muze në ish burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme. Gjithashtu, ai ka bërë disa filma dokumentarë dhe ka shkruar libra mbi ata që u zhdukën dhe ata që i mbijetuan kësaj përvoje çnjerëzore.
Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot.
Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish.”
Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj.

lu3

TEKSTI ANGLISHT
My colleagues and I visited Spaç today and were struck by the irony of the story of human brutality at this prison juxtaposed against the beauty of the rugged mountain landscape of this area.
A visit to the prison at Spaç is a sobering reminder of the sacrifices made by those who fought for freedom and against tyranny, and all too often died in that pursuit. We were fortunate to have three experts tell us the stories of those who lived and died here — Gjet Gjoni, our local guide, and Nedi Petri and Jonathan Eaton of the NGO Cultural Heritage without Borders.
Yesterday, I had the honor of meeting Fabian Kati, who was a political prisoner at Spaç in the mid-1980’s . Mr. Kati has devoted his life to making sure we do not forget the tragedy at Spaç. He, together with other former prisoners at Spaç, is working to establish a museum in the former communist prison so that these important stories will be shared with future generations. He has also produced documentary films and written books about those who perished and survived this brutal ordeal.
My own great-grandmother died in a communist prison in China. She was arrested while helping other families escape from China during the Maoist Revolution in 1947. Today, I remember my great-grandmother ,thousands of Albanians, and countless others from around the world who fought for the freedoms that today we all enjoy.
On our Embassy grounds there is a magnolia tree, planted by our community. Beneath this tree, there’s a plaque, engraved with a quote by Maya Angelou that reads, “History, despite its wrenching pain, cannot be unlived, but if faced with courage, need not be lived again.”
I encourage young Albanians to visit Spaç and to hear the stories of those brave Albanians who survived and perished in this place. Soon it will be your responsibility to retell these stories to your children.
 
lu4

Shqipëria përgatitet për ardhje të emigrantëve

Shqipëria është duke marrë të gjitha masat për ardhjen eventuale të emigrantëve nga Afrika veriore, të cilët kalojnë përmes Shqipërisë për ne Evropë.

Deri tash Shqipëria nuk ka qenë korridor i preferuar për kalimin e emigrantëve. Ata kanë përzgjedhur që përmes Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Kroacisë, që të shkojnë në drejtim të BE-së.

Sipas BBC-së, për Evropën lindore, në rajonin e Korçës dhe Gjirokastrës janë duke u bërë përgatitjet për vendosjen e rreth 5 mijë emigrantëve eventualë.


Send this to a friend