Voal – “Dihet botërisht që vetëm Doris Paku është e virgjër , kurse Stefan Fyle dhe të tjerë janë të përfshirë në lloj lloj aferash.” Kështu i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama, akuzave të paraardhësit të tij Berisha në Kuvend, për marrëveshje kulisash me Stefan Fylen dhe CEZ-in për të marrë statusin kandidat të Shqipërisë në këmbim
Rama e bëri këtë deklaratë pasi priti me krahët lidhur në foltore, ngjitur me Berishën, që ai të përfundonte fjalën, duke dhënë një spektakël të qëllimshëm para deputetëve.
Ai iu drejtua një deputeti të PD-së në sallë, që i kujtoi deklaratën e Kopaz: “Kopacat janë ato lojërat që ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë”, tha ai me ironi.
“Në radhë të parë, të gjitha ato që tha (Berisha) – tha ai, – janë për qeverinë e tij. Pyetja ime është: Çfarë patën këta që e rihapën këtë çështje? Se kjo çështje u bë maratonë që nga gushti 2014. Me të njejta broçkulla nga fillimi në fund dhe nuk kanë sjellë më asnjë broçull më shumë, por ato të gushtit dhe i përsëritin.
Pazarxhinjtë e djeshëm na janë bërë sot akuzatorët e sotshëm. Sepse ai që është nën hekura për dekonspirimin e operacioneve të policisë, i ka trembur. Por këta nuk do t’i fshihen dot.
Po ju lajmëroj se kërkesa juaj për të përfshirë hetues ndërkombëtar në këtë proçes do të përfshihet brenda kuadrit kushtetues të Shqipërisë, se kjo nuk është republikë bananesh.
I kemi kërkuar FBI të shprehë disponibilitetin për të asistuar hetimin dhe ne padyshim jemi shumë të lumtur që nëse na bashkoheni që ta nxisim Prokurorinë që në këtë hetim për përfshijë hetues ndërkombëtar. Shpresojmë që edhe nga FBI-ja, përgjigja do të jetë pozitive. Brenda kuadrit legjislativ do të kemi cilësinë më të lartë të pavarur të hetimit ndërkombëtar, theksoi kryeministri.
Administrimi politik CEZ, vazhdoi ai, në periudhën janar – gusht, solli 270 milionë USD të tjera gropë për kompaninë dhe u shoqëruan në fushatë për të likuiduar kreditorët sipas listave që dërgoheshin nga zyra qendrore operacionale që ishte zyra e Kryeministrit. Bëhej fjalë për kompanitë që ishin të lidhura direkt me pushtetin. Kurse kompanitë e vogla, që duhej t’i mblidhnin borxhet nga debitorët, ia mblidhnin shtetit. Se shteti nuk e bënte dot, por duhej ta bënin ortakët e pushtetit. Dhe një nga ortakët është ai që i ka future këta në një ankth kaq të bujshëm. Si është e mundur që këta që I bien fyellit përditë “arbitrazhi ishte I fituar”, nuk bënë asnjë lloj padie në arbitrazh. Pse nuk shkuan ta fitonin?
Se nuk duhej ndonjë shkencë e madhe që kompania që po shkonte në fund, një ditë do të shkonte në arbitrazh. Faktikisht është ajo që ndodhi, shkuan ata dhe paditën Republikën e Shqipërisë. Këta nuk bënë asnjë veprim, sin ë aspektin e vlerësimit të aseteve të kompanisë dhe as të shpronësimit, gjë që shkatërroi reputacionin e shtetit shqiptar dhe dëmtoi rëndë interesat tona ekonomike.
Mjafton të lexosh se çfarë duhej të bënin sipas studios avokatare se nuk bënë asgjë për t’I akuzuar së pari sit ë papërgjegjshëm dhe më pas për krim ekonomik.
Këta nuk bënë asgjë për të mbledhur dhe evidentuar dokumentet. Këta dhe dokumenti janë dy botë që nuk përputhen. Këta dhe letrat e shtetit janë dy epoka që nuk kanë lidhje me njera-tjetrën. Këta kanë qeverisur sin ë kohën e vikingëve. Së paku në këtë process duhet të mblidhnin dokumentet se e patë si i lidhnin dosjet e dokumenteve në bodrumet e kryeministrisë me insekte dhe minj, me të cilët bashkëjetonte.”
RAMA: JOZEFINE, S’JE ME AJO RINIA “QESHU SE BOTA ESHTE JOTJA”
Ndaj ndërhyrjes së deputetes Topalli nga salla, Rama ka reaguar duke i thirrur:Jozefinë! Jozefinë, qeshu, por nuk je më ajo rinia “qeshu se bota është e jotja. Mos u jep buzëqeshje solidare atyre që do të akuzohen. Ndëgjoje, Jozefinë, ndëgjoje…Ja letra që u thotë konsulenti juridik këtyre.
NOKA NGRIHET DUKE PROTESTUAR, RAMA: JENI TE PAFYTYRE. META: 5 MINUTA PUSHIM
“E dini si është puna? – tha Rama në vazhdim. – Të gjithë në këtë sallë mbani përgjegjësi për fytyrën që keni. Për pafytyrësinë tuaj nuk mund të mbaj përgjegjësi unë. Por të vihesh në pozitën time dhe të shohësh se çfarë shoh unë, do të thuash “çfarë janë këta të pafytyrë? Si ka mundësi? Që ju jeni thellësisht të pafytyrë është konstatim, nuk është ofendim. Po! Dhe lërjani popullit shqiptar ta verifikojë. Po ik tani. “
Kjo ishte fraza e tij, drejtuar ish-ministrit Flamur Noka, që shkaktoi debate të mëdha në seancë dhe bëri që Noka të ngrihej më këmbë e t’i shkonte Ramës në foltore. Por, atë e ndalën truprojat, që krijuan mur para Kryeministrit.
Ndërsa Noka protestonte me zë të lartë, i mbështetur edhe nga Topalli dhe Ristani, ka ndërhyrë Meta:
“Të lutem, z.Noka…, ju tërheq vëmendjen, të lutem z.Noka….”
Rama vazhdoi: Lëreni popullin shqiptar ta verifikojë.
Në sallë krijohet ilaritet dhe zhurmë, Meta vendos: “5 minuta pushim, qetësohuni.”
Seanca rifillon në orën 12:45
RAMA: NUK KAM PAKT ME METEN PER T’I SHPETUAR DREJTESISE
Kryeministri Rama iu rikthye fjalimit: “Mjafton të përfytyroni që në pronënn e tjetrit, shteti të vërë administratorin e vet. Mjafton kjo që ta shikojë çdo gjykatë ndërkombëtare. Kjo ështe e qartë si drita e diellit, ashtu si Qeveria shqiptare ka bërë më të mirën e mundshme.
Dikur negociatatat janë bërë në hotele, kurse tani të regjistruara dhe të mbikqyrura nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.
Çështja për të cilën iu morët spunton për t’u hedhur përpjetë dhe ku duhet të ishit në ato banka, ku të mos mos kishit të drejtë të administronit e merrnit çelësa për 25 vjet, është çështja që qeveria shqiptare i ka shpëtuar nga kthetrat atij zotërisë që është prapa hekurave.
Më lejoni t’jua them troç, qartë, ju (opozita) ju (mazhoranca) dhe të gjithëve: Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbroj Ilir Metën. Ilir Meta nuk ka as nevojë dhe as detyrë të më mbrojë mua.
Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia.Të jeni të sigurt që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju.
Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë dhe qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido në këtë sallë nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë. Këtu nuk ka strehë nga drejtësia për sa na takon. Të jeni të sigurt se nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që ti rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë”
Për herë të fundit po ua kujtoj, atë zotërinë që keni marrë dhe doni ta bëni hero të fjalës së lirë, të të vërtetës së madhe, të luftës për drejtësi, njësoj si atë tjetrin që është në kërkim dhe ju ka dhënë juve targën. Një opozitë e tërë merreni me një targë makine, çdo ditë targa, targa, targa.Të paktën janë ca nga ju këtu që merren me 2×1, vini ndonjë bast dhe për targën është me çift është me tek, siç bënin dikur.
Një gjë ju kërkoj juve: Përshëndesni përfshirjen e hetuesve ndërkombëtarë duke filluar nga FBI-ja në hetimin e gjithë kësaj historie, sepse kërkesa juaj për hetim ndërkombëtar është një farsë që nuk funksionon:
E para, se Shqipëria kërkon të hapë negociata me BE dhe përfytyroni ju një vend që çohet në këmbë e thotë se ne s’kemi kapacitet të hetojmë dhe të na sillni ju këtu një;
E dyta, nuk ka asnjë hetues ndërkombëtar që përfshihet në këtë çështje përveçse si konsulent dhe i takon Prokurorisë së Përgjithshme ta mbështesë dhe ne t’i japim kompetencë për t’i dhënë të drejta njesoj si prokurori shqiptar.”/syri.net