VOAL

VOAL

Afera me resortin- Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, paraqitet në SPAK

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi paraqitet në SPAK. Ish-deputeti socialist ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme.

Ende nuk dihen detaje, por ai dhe e shoqja janë paditur për çështjen e resortit në Himarë, për të cilin ai ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik. Një gjë e tillë shkaktoi edhe një skandal politik në vend.

Një ditë më parë në SPAK ishte edhe kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Ai është paditur nga pasardhësi i tij, Fredi Beleri për aferën e investimit strategjik të çiftit Gaçi-Xhaçka.

Fredi Beleri ka depozituar një kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe Jorgo Goros.

Ai ngre akuza se kryetari në detyrë i kësaj bashkie, Jorgo Goro i ka dhënë tokë në Himarë Olta Xhaçkës në mënyrë të paligjshme. Fredi Beleri ka hartuar një dosje, që sipas tij, përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë e Himarës.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli, e cila ka kaluar te çifti Gaçi-Xhaçka. syri.net

Ministeriali në Tiranë- Ivica Daçiç bojkoton foton familjare pas debatit me ministren gjermane për Kosovën

Ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit është mbledhur në Tiranë ditën e sotme, takim ky që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit të hënën e 16 tetorit.

24 delegacione nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të BE-së janë pjesë e këtij ministeriali që drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Pas hapjes së ministerialit nga ministri Hasani në tryzën e përbashkët, liderët bënë foton familjare.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa në këtë foto e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili kishte zhvilluar një takim kokë më kokë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, përpara fotografisë familjare.

Burimet thonë se ministri seb Daçiç bojkotoi foton familjare pasi ka patur debat mes tij dhe ministres së Jashtme gjermane në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe sulmit nga grupi paramilitar serb.

Punimet e ministerialit do të vijojnë me dyer të mbyllura dhe pas mesditës do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp.syri.net

Gratë shqiptare s’po lindin më fëmijë, bie indeksi i fertilitetit! Shqipëria vendi i tretë në Evropë me normën më të ulët të lindshmërisë

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi i stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Kjo do se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë. E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13). Indeksi ë fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.

Lindshmëria bie te moshat e reja, rritet për grupmoshat më të vjetra

 

INSTAT raportoi se në 2022 lindshmëria ka rënë për grup-moshat 20-24 dhe 25-29, 35-39 vjeç, ndërsa për grup-moshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë. Në vitin 2022, mosha mesatare në lindje është 29,5 vjeç.

 

Vitin e kaluar linden 24.688 foshnja me rënie 13 për qind në raport me 2021. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem. Ky raport është më ë lartë se raporti natyral, ë cili është 105. Koeficientet specifikë të lindshmërisë sipas gjinisë për 2022, mbështesin faktin se burrat e fillojnë aktivitetin e të pasurit fëmijë relativisht më vonë se gratë, afërsisht një 5 vjeçar më vonë, ndërkohë që normat e lindshmërisë pas të 30-ave ë kanë më të larta se gratë.

 

Koeficienti bruto i riprodhimit (KBR) është një tregues i mirë për matjen e rritjes së brezave të ardhshëm. Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese. Mënyra e llogaritjes së KBR-së është e njëjtë me atë të ISF-së, por në këtë rast merren parasysh vetëm lindjet gra. Në vitin 2022, KBR-ja është 0,59 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 41 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave e shprehur nga ISF-ja dhe nga raporti gjinor në lindje.

Lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2022, ka 10,0 lindje për çdo 1.000 vajza të grup-moshës 15-19 vjeç nga 12,1 lindje që ishin në 2021. Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme, pasi do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit. Në vitin 2021, KBR-ja është 0,63 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 37 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave dhe nga preferenca për të lindur djem. /Monitor

Alizoti – Ramës: Shko tregoi familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka folur gjatë seancës së sotme ne Kuvend ku ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve më të fundit të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Alizoti: Kryeministër, shko tregoi Familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt, që vdiqën për ketë tokë, shko thuaji Arbenitës vajzës së policit të vrarë që pret të martohet e të bëjë familje pa babin e saje thuaji asaj që Kosova është tokë e askujt!

A e dini që Serbia është pushtuesi që ka vrarë më së shumti shqiptarë nga të gjithë pushtuesit. Ju popull i dashur i Kosovës që keni qenë zemra e popullit shqiptar, fatkeqësisht sot kur flitet për fatin tuaj deputeti shqiptar s’është këtu sepse po drekon dikund jashtë Kuvendit të Shqipërisë!

Baerbock e konsideron shqetësuese situatën në Ballkan teksa niset për në Shqipëri

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të udhëtojë të enjten në Shqipëri, në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Baerbock do të bisedojë me liderët e dy vendeve dhe do të vazhdojë t’iu bëjë thirrje palëve që t’i ulin tensionet, në margjina të një takimi me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ka thënë zyra e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Takimet në Shqipëri do të mbahen në kuadër të “Procesit të Berlinit”, i lansuar më 2014 për të promovuar bashkëpunim në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kriza e fundit mes Kosovës dhe Serbisë është përshkallëzuar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmit është vrarë një zyrtar policor ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Baerbock ka thënë se situata në rajonin e Ballkanit është “shqetësuese”.

“Serbia ka për detyrë të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna”, është cituar të ketë thënë ajo.

Sipas saj, shenjat fillestare që ushtria serbe e ka zvogëluar prezencën në kufi me Kosovën përbën hap fillestar të rëndësishëm, mirëpo duhet marrë edhe hapa shtesë drejt uljes së tensioneve.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermani ka thënë se aktualisht nuk ekzistojnë plane për rritje të numrit të ushtarëve gjermanë, të angazhuar në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Aktualisht në kuadër të misionit të KFOR-it janë të angazhuar 71 ushtarë gjermanë.rel

Qeveria shtyn afatin e përfundimit të rrugës së Arbrit për herë të dytë, BIRN: Punimet do vijojnë edhe 20 muaj

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po përgatit një amendim të dytë të kontratës koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke parashikuar si afat të ri të përfundimit të saj pranverën e vitit 2025.

“Kanë nisur procedurat për shtyrje e punimeve ndërtimore prej 20 muajsh vetëm për Tunelin e Murrizit,” tha MIE në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi për BIRN.

Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën ishte planifikuar që të përfundonte në prill 2022, por ministria e zgjati fillimisht me 17 muaj afatin për kompaninë koncesionare “Gjoka 87” për përfundimin e punimeve.

Pas skadimit të afatit të ri, tuneli i Murrizit është ende larg së përfunduari. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shtyrja u përllogarit nga një inxhinier i pavarur dhe “nuk do të ketë implikime financiare për Autoritetin Kontraktor”.

Ndërtimi i rrugës prej 54 kilometrash që lidh Tiranën me Dibrën filloi në vitin 2018, pasi kompania “Gjoka Konstruksion” fitoi koncesionin me ofertën prej 33.6 miliardë lekësh. Deri në qershor të këtij viti, kompania mori pagesa me vlerë 13.4 miliardë lekë.

Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta. Por vepra kryesore e projektit, tuneli i Qafës së Murrizit, 3.8 kilometra i gjatë, është zëvendësuar nga një rrugë e ngushtë malore 8.8 kilometra.

Problemet e hasura me hapjen e këtij tuneli janë përdorur si justifikim i ministrisë për zgjatjen e kësaj kontrate 2 herë me 37 muaj në total.

Ministria i tha BIRN se kompania koncesionare i ka zbatuar afatet e grafikut bazë dhe atij të rishikuar të punimeve, por ajo e konsideron “konfidencial” raportin e vlerësimit teknik të Inxhinierit të Pavarur, duke iu referuar kontratës.

Për pjesën tjetër të punimeve në rrugë, MIE pretendon se ka kuantifikuar: 91.2% të realizimit fizik të punimeve dhe 83.1 % të realizimit financiar të tyre.

Ndërtimi i rrugës së Arbrit është përdorur nga kryeministri Edi Rama si një premtim elektoral për zonën e Dibrës që prej vitit 2013. Ai e inaguroi me bujë përfundimin e rrugës para zgjedhjeve të prillit 2021, duke premtuar se bashkë me tunelin e Murrizit rruga do të dorëzohej në prill 2022./BIRN

Universiteti i Tiranës i fundit në Evropë, Muka: Kjo kërkon rrëzim qeverie! Më minimalja, shkarkim të rektorëve dhe dekanëve!

“Të kesh universitetin më të madh të vendit, në vendet e fundit në rajon dhe në Evropë, është për të vënë duart në kokë. Kjo do të thotë që universitetet shqiptare nuk janë më universitete; ato janë gjimnaze.”

“Te Ministria e Arsimit,  po të kishte një njeri të drejtë e të hapte dosjet, do të habiteni sa njerëz të marrë me drogë, sa njerëz të burgosur e njerëz me probleme me drejtësinë, i janë dhënë diploma dhe janë veshur, janë bërë profesorë.” 

“Ka ardhur koha që SPAK t’u kërkojë llogari atyre politikanëve që kanë vjedhur të drejtën intelektuale të tjetrit”.

Studiuesi Taulant Muka, mjeku dhe epidemiologu shqiptar në Universitein e Bernës, i cili drejton Grupin Kërkimor të Shëndetit Kardiometabolik në Institutin e Mjekësisë Sociale dhe Parandaluese, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet më të fundit negative të arsimit të lartë në Shqipëri: “Është e dhimbshme të shikosh situatën ku jemi sot, me 50 mijë studentë më pak dhe universitetin më të madh që Shqipëria ka, të renditet i fundit në rajon dhe në Evropë”, tha ai.

Prof. Asoc. Taulant Muka ishte i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV nga moderatorët Flavio Qarri dhe Ola Bregu.

Flavio: Z. Muka, si iu duk ky fillimviti akademik, ky start 2023-2024?

Muka: Me këto shifra që ne po shohim, sigurisht që kjo kërkonte rrëzim qeverie. Më minimalja, shkarkim të rektorëve dhe dekanëve. Të kesh universitetin më të madh të vendit, në vendet e fundit në rajon dhe në Evropë, është për të vënë duart në kokë. Kjo do të thotë që universitetet shqiptare nuk janë më universitete; ato janë gjimnaze, shkolla profesionale dhe janë larguar nga arsyet pse ato u ndërtuan.

Duhet të kuptojmë që Shqipëria ka pasur një universitet në vitet 1200 – 1300 në Durrës, ndërkohë që Italia ka pasur një apo dy universitete në atë kohë dhe Europa nuk ka pasur asnjë universitet. Bëhet fjalë pra për një shoqëri që mund të ketë qenë shumë e zhvilluar, se nuk ndërtohej universitet në një zonë që nuk ka qenë e zhvilluar ndërkohë që sot po flasim për një shoqëri, e cila po kthehet në primitivizëm, kjo për shkak se universiteti ndërton profesione të reja, universiteti i jep drejtim shtetit dhe projekton shtetin e së ardhmes e kjo më pas, me mungesë të arsimit cilësor shoqërohet edhe me reagimin e e të rinjve, do të kthehet në një dramë edhe më të madhe sesa e shohim sot.

Flavio: Z. Muka, dakord rankimi i ulët, dakort që rektorët e kanë me plagjiatura, por cila ishte nevoja që dhomat e konviktit apo bluzat e bardha të shpërndaheshin siç pamë? A ka një qëllim për t’i degraduar mjekët tanë të rinj?

Muka: Faktikisht, i gjithë ky fenomen që ne shohim sot, vjen nga ajo plagjiatura, vjen nga promovimi i personazheve, të cilët nuk e kanë fituar karrierën akademike përmes testimit në shkencë, përmes qëndrimit 24 orë në zyrë, studimeve, sikurse bëjnë shumë prej kolegëve të tyre. Këta njerëz, duke qenë se janë të kapur nga sistemi, pra, i ka marrë sistemi nga rruga dhe u ka veshur petkun e pedagogut, petkun e profesorit, sigurisht që do të jenë në shërbim të politikave që bën dhe të mos harrojmë që ne kemi një qeveri e cila për sa i përket reformave të arsimit, është anti-shkencë dhe anti-arsim.

Duke parë ato imazhe, ku hidhet letra për të marrë dhomën e konviktit apo hidhet bluza e bardhë në ajër, kjo nuk tregon asgjë më shumë që s’kemi të bëjmë me universitete, po kemi të bëjmë me një godinë të marrë peng nga injorantë më saktë dhe unë besoj se këtu duhet të flasim.

Unë e kam ngritur çështjen edhe kohët e fundit në publik. Ka ardhur koha që ne këtë çështje ta çojmë para drejtësisë, pasi bëhet fjalë për një numër shumë të madhe politikanësh, drejtuesish institucionesh të cilët kanë keqpërdorur taksën publike, kanë promovuar njerëz që kanë qenë …

Ju do të habiteni po të shkoni tek Ministria e Arsimit dhe të kishte një njeri të drejtë aty e të hapte dosjet. Do të habiteni kur të shikoni sa njerëz të marrë me drogë, sa njerëz të burgosur e njerëz me probleme me drejtësinë, i janë dhënë diploma dhe janë veshur, janë bërë profesorë. U duket e çuditshme kjo fjalë, po ato plagjaturat atë tregojnë.

Tregojnë që ne e kemi marrë të paditurin e kemi vendosur në krye të sistemit të dijes dhe të diturin e kemi lënë jashtë, e flakim dhe nuk i japim rolin që i takon në shoqëri.

Besoj ky duhet të jetë diskutimi i ditës në vendin tonë. Ka ardhur koha që të vendosim drejtësi, ka ardhur koha që SPAK t’u kërkojë llogari atyre politikanëve që kanë vjedhur të drejtën intelektuale të tjetrit, që na janë paraqitur në fushatën elektorale si doktorë shkencash, shkencëtarë, profesorë pra kanë dezinformuar njerëzit dhe për pasojë kanë shkaktuar probleme me orientimin e votës dhe për më tepër kanë penguar zhvillimin normal të universiteteve, të akademisë e shkencës.

Flavio, që ti të jesh profesor, duhet të kesh produkt shkencor; që të marrësh grante akademike, duhet të tregosh që ke bërë punë kërkimore!

Është turp të thuash sot që jam profesor. Edhe unë e kam titullin Profesor i Asociuar dhe nuk e them në ambientin shqiptar, sepse më vjen turp ta them, se janë bërë të gjithë profesorë dhe duhet të ndajmë atë që e ka karrierën akademike të fituar me djersë se ai apo ajo i shërben shoqërisë dhe zhvillimit të brezave të rinj e të largojmë ata persona që nuk e shohin universitetin si djepin dijes, por e shohin si një mundësi për të bërë karrierë politike.

Të mos harrojmë se ne flasim shumë pak, po shumica e katedrave në universitete janë fole për të rekrutuar militantë; janë fole për t’u dhënë diploma njerëzve që janë pjesë të partive me qëllim që nesër të bëhen drejtorë, ministra, ambasadorë, pavarësisht se nuk kanë një vlerë në formimin e tyre dhe kjo është drama e madhe që ka Shqipëria. Vetëm nëpërmjet riformatimit të arsimit, ne mund të kemi zhvillim të një shoqërie normale dhe të ecim përpara drejtë Perëndimit.

Rruga e Arbrit- “S’ka dritë në fund të tunelit”, BIRN: Qeveria nuk e di kur përfundon projekti

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Infrastrukturës dhe kreu i ARRSH-së lanë të kuptohej se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit, ndërsa iu shmangën përgjigjes për vazhdimësinë e kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit.

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranuan të hënën në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve se nuk e dinin se kur do të përfundonte tuneli i Murrizit – vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit, ndonëse kontrata koncesionare ka përfunduar më 20 shtator.

Zv.ministrja Enkelejda Muçaj dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi iu shmangën gjithashtu pyetjes se çfarë do të ndodhë më tej me kontratën koncesionare.

“Është duke mbaruar asfaltimi për të gjitha segmentet rrugore, me përjashtim të tunelit të Murrizit,” tha kreu i ARRSH, Evis Berberi ndërsa shtoi : “në momentin që do të shohim dritë në fund të tij, do t’u japim një datë të saktë se kur përfundon”.

Sipas Berberit, mospërfundimi i punimeve lidhet me problemet gjeologjike.

Deputetja Çupi këmbënguli që të merrte përgjigje nga zëvendësministrja duke e pyetur atë nëse; “ishte zgjatur sërish kontrata koncensionare për rrugën, kur përfundonte kjo rrugë dhe kush do t’i kryente punimet pas përfundimit të kontratës”.

Por Muçaj në vend të një përgjigjeje konkrete, e ftoi deputeten në zyrë për t’ia dhënë këto informacione.

“Për sa i përket Rrugës së Arbrit dhe kontratës do doja të vendosja me ju një takim zyrtar për t’ju informuar zyrtarisht me informacion të detajuar se ku ndodhet problematika,” tha ajo në komision, ftesë që u konsiderua e çuditshme nga Çupi.

“Të bëra pyetje publike dhe informacionin e dua publik, jo në zyrë,” i tha ajo, por nuk mori përgjigje të re nga zyrtarja e ministrisë.

Kontrata e rrugës së Arbrit ishte parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, por qeveria mori vendim për t’a shtyrë këtë kontratë me 17 muaj të tjerë, afat që përfundoi me 20 shtator të këtij viti.

Ndërtimi i kësaj rruge u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro], kosto për të cilën zyrtarët e ministrisë këmbëngulën se nuk ndryshon pavarësisht shtyrjes së afatit kohor të dorëzimit të saj.

Projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020, por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e përdori investimin në këtë rrugë për fushata elektorale në zonën e Dibrës prej vitit 2013. Pavarësisht problemeve në disa segmente, rruga është funksionale nëpërmjet bypassit të Qafës së Murrizit, në një lartësi mbi 1000 metra, ku kalohet me vështirësi kryesisht në dimër./BIRN/

Studentët iu kthehen auditoreve, nis sot viti i ri akademik 2023-2024

Në të gjitha universitetet e vendit nis sot viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin. Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.

Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejt në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave.

Risi këtë vit për studentët që ulen për herë të parë auditoret e mjekësisë është që duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin tonë për një periudhë 5-vjeçare.Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësinë aktualisht, detyrimi është më pak vite.bw

Tryezë vlerësimi për studiuesin e gjuhës shqipe, Përparim Kabo: Petro Zheji i pakrahasueshëm për studimet shkencore

TIRANE

Puna e jashtëzakonshme e studiuesit Petro Zheji u diskutua në një takim intelektualësh e studiuesish, të cilët vlerësuan Zhejin për zbulimet e bëra që ndryshojnë qëndrimin për gjuhën shqipe.

Petro Zheji nuk është i vetëm në qëndrimet e tij, profesor Përparim Kabo solli disa shembuj autorësh shqiptarë dhe të huaj, që vërtetojnë teoritë e Zhejit nëpërmjet studimeve të thelluara.

Kabo përmend origjinën parahelene të shqipes, duke u bazuar edhe te rilindasit.

Në vijim të qëndrime për vjetërsinë e shqipes, për të vërtetuar origjinën pellazge të shqiptarëve, Kabo jep dëshmitë shkencore duke përmend analizat laboratorike të AND-së.

Ndërkohë, hulumtimet e Petro Zhejit u vërtetuan vetëm pak kohë më parë edhe nga revista prestigjioze “Science” e cila në një artikull të fundit deklaron se vjetërsia e shqipes është 6000 vjeçare. bw

Berisha: Akti terrorist që kryen falangat serbe kishte një ‘begraund’ të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiçi

Kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se qendrojnë prapa skenarëve të fshehtë për Kosovën.

“Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë”, deklaroi Berisha gjatë konferencës për shtyp që dha sot në selinë e PD-së.

“Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një begraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, – nënvizoi ai. – Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

Pse del Edi Rama, thoni ju?! Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën, tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje, kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës,” nënvizoi lideri i PD-së. syri.net

Rama në një linjë me Vuçiçin- Këshilltarja e Kurtit: Ndihma më e madhe që mund të japësh është heshtja

Anëtarja e kryesisë së këvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit.

Rama ishte sërish në të njëjtën linjë me mikun e tij, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që kishte kërkuar po ashtu që KFOR të kontrollojë veriun e Kosovës.

Mihali tha se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as do ta bëjë, duke rrëzuar mashtrimin e Ramës.

Kujtojmë se kryeministri shqiptar tha sot se kjo është edhe një kërkesë e Kosovës.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, shkruan Mihali.

Rama kërkon që BE-ja të dalë me deklaratë të re për dialogun Kosovë-Serbi

Jetmira Delia-Kaci

Shqipëria ka kundërshtuar deklaratën e shefit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar që blloku të dalë me një deklaratë të re.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me zëvëndëskryeministrin italian, Antonio Tajani, tha se BE-ja duhet të dalë me një deklaratë të re pas zhvillimeve në Banjskë, ku si pasojë e një sulmi nga një grup i armatosur mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

“Shqipëria për herë të parë në 10 vjetët e fundit kundërshton një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së [më 19 shtator] është një deklaratë që jo se ka problem në vetvete, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga Borrell me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun. Por, ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. E kemi të pamundur të jemi në një vijë me BE pa parë një deklaratë të dytë, që adreson problematikën e ditëve të fundit. Është vrarë një polic i Republikës së Kosovës nga një grup kriminal, që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës dhe është pasuar me një ditë zi kombëtare në Beograd. Kjo për ne është e papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme”, tha Rama.

Ai theksoi se ky ishte sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për gjithë rajonin dhe për Evropën.

Rama iu referua deklaratës së lëshuar më 19 shtator nga Borrell, ku thuhej se blloku evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia “pa vonesa” të nisin zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

Këtë marrëveshje, palët e arritën më herët gjatë këtij viti. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Kryeministri shqiptar tha po ashtu se kërkuar nga ndërkombëtarët reagim të qartë ndaj Serbisë.

“Kemi kërkuar që Bashkimi Evropian, i gjithë komuniteti euroatlantik të vënë alarmin në nivelin më të lartë, e të përdorin gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur [Serbisë]”, tha ai.

Rama theksoi se deri në momentin që nuk do të ketë një deklaratë të dytë të BE-së për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, “ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë”.

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajanil, kërkoi që të mbështetet deklarata e shefit të BE-së, Josep Borrell të datës 19 shtator, për vazhdimin e dialogut.

“Ne i ftuam të gjithë që ta shohin veten në deklaratën e Borrellit të 19 shtatorit duke ftuar në të njëjtën kohë të gjithë që të punojmë për paqen dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë, kurse dialogu sjell dialog. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe dhuna nga ana e grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomaci”, theksoi ai.

Ministri i jashtëm Tajani tha gjithashtu se Italia është e gatshme të vlerësojë shtimin e trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të shmangur incidente të reja.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Veton Surroi: Deklarata e Ramës nuk i shërben Kosovës

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që kanë ndodhur në Kosovë ishte publicisti dhe analisti, Veton Surroi.

Surroi është shprehur se ideja e krijimit të një konferencë paqeje me Serbinë ishte përpunuar përpara se të ndodhte sulmi në Kosovë, ndërsa verpimet e Ramës nuk ishin të duhurat për të ndihmuar Kosovën.

Peka: Reagimi  i Ramës është bërë në orën 11 paradite ku nuk e dinte se si do të mbaronte sulmi, konferencë pa konflikt nuk ka, një sulm i tillë është për ta kthyer në konflik situatën mes Serbisë dhe Kosovës, si e gjykoni ju që kryeministri Rama del dhe e bën fakt të kryer konfliktin dhe kërkon një konferencë të dytë, pasi kjo i shkon përshtat Serbisë pasi Kosova e ka marrë atë që donte nga një konferencë?

Surroi: Unë mendoj se para se të jepen ide, vlerësime,  propozime duhet që të bëhen konsultime me kryeministrin e Kosovës, ekzistojnë njerëz që mund të japin mendime se a mund të ndihmojë një veprim i tillë apo jo. Kjo edhe po të mos ishim dy shtete me shumicë shqiptare është në nj farë rendi dhe rregulli të pyesësh se me çfarë mund të ndihmoj dhe jo të sjellësh formulime të cilat e zgjedhin ndihmën tënde që nga filli dhe është mirë që ta kemi ndjeshmërinë më të madhe se çfarë mund të prodhojë çdo njëri prej nesh në vendet tona.

Konferenca të tilla paqeje në momentin kur ekzistojnë formacione paraushtarake që kanë filluar një operacion shumë të gjërë nisur dhe nga armatimi të krijohet përshtypja e një kryengritje të armatosur. Daçiç dhe Vuçiçi përmendën organizmi të UÇK në Maqedoninë e Veriut, ku u shprehen se grupi armatosur ne Kosovë u krijua perimetri rreth këtij formacion paraushtarak ndërsa në Maqedoni u lejua të bëhej kryengritja dhe më pas u organizua konferenca dhe në mendjet e tyre ka qenë ky model i krijimit të një konferencë paqeje. Qëndrimi  i Ramës dje nuk ishte një ndihmesë e mirë.

Shkodra në “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë”

VOA/Pëllumb Sulo

“Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” i është bashkuar të premten edhe qyteti i Shkodrës përmes “Ditës së biçikletave”, një traditë kjo e hershme e këtij qyteti, që ka nisur në fillim të shekullit të kaluar. Shkodra është qyteti që vazhdon të ketë numrin me të madh të biçikletave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. “Dita e biçikletave” synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur mjete ekologjike në lëvizje si dhe autoritetet për të shtuar përpjekjet për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për lëvizjen me biçikleta.

Qyteti me traditën më të hershme në Shqipëri për përdorimin e biçikletave, Shkodra, i ka kushtuar një ditë të veçantë festive këtij mjeti, që vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite nga rreth 30 përqind e banorëve, ç’ka e rendit Shkodrën në qytetin e pestë në Evropë për nga përdorimi i biçikletave, kjo gjithnjë në raport me numrin e banorëve. Mësuesja Suela Durra thotë se “Dita e biçikletave” është pjesë e veprimtarive për “Javën Europiane të Lëvizshmërisë” dhe synon të nxisë sa më shumë përdorimin e biçikletës për të mbrojtur shëndetin dhe mjedisin natyror.

“Ne këtu jemi për të përcjellë një traditë të hershme të Shkodrës. Shkodra ka përdorur biçikletën si mjet transporti atëherë kur kishte pak, ose aspak makina në qytet dhe gjyshet, nënat, motrat dhe prindërit tanë përdornin biçikletën jo vetëm për të shku tek puna, por edhe për të bërë erzet pasdite, siç quhen në Shkodër”.

Në Shkodër, biçikleta nuk është vetëm një mjet sportiv, por edhe një mjet i përditshëm për argëtim dhe punë. Në përdorimin e biçikletës janë përfshirë edhe një pjesë e madhe e grave dhe vajzave të këtij qyteti.

“Për vajzat dhe gratë shkodrane është një ndër mjetet e transportit, lëvizjes nëpër qytetin e Shkodrës, për të shku në punë, për të ba vizita, kudo. Biçikleta asht ma e pranishme se makinat sot në qytetin e Shkodrës”.

Përdorimi i biçikletave në Shkodër lidhet jo vetëm me traditën e hershme të banorëve, por edhe nevojën për të shmangur ndotjen e ajrit, që shkaktohet nga numri i madh i makinave që, gjithnjë e më shumë, po qarkullojnë në qytet. Sipas një studimi të Bankës Botërore, Shqipëria ka 83 vdekje për 100 mijë banorë nga faktorët e ndotjes ambientale, një vlerë kjo e lartë krahasuar me vendet në zhvillim.

Mirsad Basha, i cili drejton shoqatën mjedisore “EKO Mendje”, thotë se pasioni i qytetarëve të Shkodrës për biçikletat duhet mbështetur me sa më shumë korsi të posaçme, pasi trafiku në rrugë sa vjen e shtohet.

“Më tepër duhen shtuar korsitë e biçikletave dhe me kriju një kulturë personale që shumë mirë mundesh me lëviz në qytet me biçikletë. Shikojmë që disa korsi biçikletash janë shtu, disa kilometra janë shtu. Dhe, shpresojmë që të shtohet sa më shumë numri dhe njerëzit të edukohen me lëvizshmërinë e tyre, sepse njerëzit kanë nevojë për të pasë korsinë e tyre të biçikletave për të mos shkelur rregullat e trafikut. Kështu, sa më shumë biçikleta, aq më të shëndetshëm”.

Vitet e fundit Shkodra po i kushton vëmendje ndërtimit të korsive për biçikleta, për të mbështetur lëvizjen e tyre, por edhe për të mbrojtur mjedisin. Sipas kryebashkiakut Benet Beci, së fundmi janë ndërtuar rreth 2 kilometër korsi të reja për lëvizjen e sigurtë dhe pa ndërprerje të biçikletave, gjë që do të shtohet në të ardhmen.

“Një Shkodër e tillë me biçikleta do të thotë një Shkodër pa ndotje, një Shkodër miqësore me natyrën. Në këtë aspekt do të bëjmë gjithçka që ta forcojmë atë dashuri që ka Shkodra për lëvizjen me biçikleta. Kjo është një nga ditët që duhet të jenë shumë si kjo”.

Biçikleta e parë në Shkodër ka arritur në vitin 1907 nga konsulli suedez në këtë qytet. Megjithëse Shkodra njihet si qyteti i biçikletave, numri i tyre u pakësua ndjeshëm pas vitit 1990 për shkak të numrit gjithnjë në rritje të automjeteve dhe pasigurisë që ata krijuan për lëvizje në rrugë. Por, vitet e fundit, shumë prej qytetarëve i janë rikthyer traditës së lëvizjes me biçikletë, duke kërkuar edhe përmirësimin e infrastrukturës së tyre.

Gërdeci, mes dëshmitarëve të Prokurorisë dhe Shkëlzen Berisha e Aldo Bumçi

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit i dorëzoi sot gjykatës një liste me afro 70 dëshmitarë, të cilët sipas saj duhet të thirren në procesin kundër ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në Gërdec në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë mbetën të plagosur. Kërkesa e prokurorisë pason vendimin e zoti Mediu dhe mbrojtësve të tij për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe zhvillimin e një procesi normal.

Në listën e dëshmiarëve të Prokurorisë së posaçme bie në sy dhe emri i ish ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi dhe zotit Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha, të cilët i lidh së bashku dhe një shkresë e nisur me faks nga zyra e zotit Bumçi në ministrinë e Drejtësisë, me mbishkrimin për djalin e ish kryeministrit. Zoti Bumçi e ka mohuar një fakt të tillë duke këmbëngulur se bëhet fjalë për një falsifikim. Nga ana tjetër, zoti Shkëlzen Berisha, rezulton sipas hetimeve të zhvilluara në atë kohë se kishte hyrje dalje të shpeshta në ministrinë e Mbrojtjes, apo dhe komunikime me Mihal Delijorgjin, një prej biznesmenëve shqiptar të përfshirë në demontimin e municioneve të ushtrisë shqiptare.

Prokuroria ka thirrur si dëshmitarë dhe shumë familjarë të viktimave, si dhe personat e terë që ishin pjesë e hetimit të kryer pas shpërthimit dhe që u dënuan.

Djali i ish kryeministrit, u thirr në fillim të këtij viti para prokurorëve, si deklarues për çështjen Gërdeci, duke mohuar të etë ndonjë lidhje me ngjarjen. Kjo do të jetë hera e parë që ai dëshmon për rastin e shpërthimit të depos së municioneve në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa mbi 250 të tjerë mbetën të plagosur.

Edhe mbrojtja e zotit Mediu ka paraqitur një listë të gjatë me 90 dëshmitarë, të cilët ajo kërkon të thirren në proces, i cili me gjasë do të zgjasë për një kohë jo të shkurtër.

Procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, u nxit nga një kallëzim i familjarëve të viktimave. Zoti Mediu, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Të njejtat akuza që u ngritën ndaj tij në vitin 2009 edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.

Banorët e Zall Herrit në protestë: Nëse shpërthen diga e Bovillës, ndërtesat do të bien si kërpudha

Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit janë hedhur sot në protestë, pasi akuzojnë se guroret që punojnë në këtë zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm madje dhe rrugën.

Një prej banorëve është shprehur se ekspertët duhet të vijnë dhe të inspektojnë digën e liqenit të Bovillës.

 

Ai paralajmëroi se kjo digë paraqet një rrezik të madh për kryeqytetin dhe zonën përreth, pasi sipas tij nëse ajo shpërthen “ndërtesat do të bien si kërpudha” për shkak të sasisë së madhe të ujit.

“Nuk kemi çfarë të bëjmë. Le të vinë ekspertë për të verifikuar si është diga. Dje shpërtheu diga e liqeni artificial, por nëse shpërthen diga e Bovillës, do i këpusë si kërpudha ndërtesat e Tiranës. I kam thënë shefit të OFGJ-së që më thirri dhe nuk e mori në konsideratë denoncimin tim. Do këputen shtëpitë si kërpudha, do përmbyset Tirana nga Bovilla”, u shpreh një prej tyre.

Salianji dhe Gjekmarkaj ia plasin së qeshurës pas deklaratës se Basha është kryetar i PD

Një deklaratë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha që u thoshte “udhë e mbarë në bunkerin anti-amerikan” deputetëve që iu bashkuan tryezës Bardhi- Berisha, ka shkakuar të qeshura të gjata në studion e Open në News 24.

Për disa minuta Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarkaj nuk e mbanin dot të qeshurën sa herë drejtuesja e emisionit i kujtonte deklaratën e Bashës.

“Ne po merremi me një personazh që sillet ai që nuk është. Sillet si kryetar i PD dhe i opozitës, sillet sikur ka ndonjë gjë në dorë. E patë si tha “udhë e mbarë, tha, se nuk e luftojnë dot PD”. Pra ky është i madhi që na tregon rrugët, që çan shpatet. Mos na nxirrni më këtë tani (deklaratën e Bashës) se do bëhemi meme”, tha Salianji.

“Ka ngelur një copë sa një arrë atje dhe thotë ‘jam PD, nuk e demtojne me PD-ne, le te ikin udha e mbare’. Si dreqin ta mbaj të qeshurën se nuk ia dal dot”, tha Gjerkmarkaj teksa çdo fjalë e shoqëronte me të qeshur.

28 deputetë të PD firmosin dokumentin: Njohim Bardhin si kryetar

Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se 28 deputetë nga 35 që janë të regjistruar zyrtarisht në Kuvend në përbërje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i kanë dërguar sot një vendim Kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se njohin si Kryetar Grupi Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Deputetët që kanë firmosur janë Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji.bw

Nis gjyqi në Arbitrazh për kontratën në Portin e Durrësit: Kompania gjermane kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim

Është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashinghton për kontratën koncesionare të kompanisë gjermane “EMS APO”, e cila paditi shtetin shqiptar.

Padia kundër shtetit shqiptar nga “EMS Shipping & Trading GmbH (German)” që operon në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit u regjistrua në Gjykatën e Arbitrazhit më 7 Prill 2023.

Referuar njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/23/9 më 18 Shtator 2023, tribunali ka mbajtur seancën e parë me video konferencë.

Fatura financiare e dëmshpërblimit e kërkuar në Arbitrazh për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues nga kompania gjermane EMS APO që përpunon anijet e mallrave rifuxho në Durrës është në vlerën e 40 milionë eurove. Fatura 40 milionë euro për arbitrazhin në Portin e Durrësit; Kompania: U dëmtuam qëllimisht – Revista Monitor

Drejtuesit e kompanisë më herët pohuan për Monitor se institucionet shqiptare penguan qëllimisht aktivitetin e tyre që nga 2020, kur nisën trajtimin preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për zhvillimin e projektit të “Durrës Yahts Marina”. Ndërsa nga autoritet shqiptare sipas EMS nuk pati asnjë komunikim se nëse do të transferohej aktiviteti i tyre në projektin e portit të ri tregtar. Edhe projekti për ndërtimin e portit të ri i prezantuar publikisht nuk parashikonte asnjë hapësirë për mallrat rifuxho sipas koncensionarit.

Objekti i kontratës koncesionare është menaxhimi, operimi dhe mirëmbajtja e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit. Shteti shqiptar dhe EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH) kanë lidhur kontratën koncesionare në maj të vitit 2013.

Kontrata shtrihet për një periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor.

Pse arriti kontrata koncensionare deri në Arbitrazh?

Drejtues të grupit “EMS APO” deklaruan më herët për Monitor se për 2022 volumi i ngarkesave të përpunimit të mallrave rifuxho ranë 70% krahasuar me vitin paraardhës. Ish Ceo i grupit Manfred Mueller tha se rënia e volumit të punës fillimisht u nxit nga trajtimi preferencial i autoriteteve shqiptare për një operator portual në Porto Romano, si dhe nga pasiguritë në lidhje me të ardhmen e EMS APO për shkak të njoftimit se Porti i Durrësit do të shndërrohet së shpejti në një port argëtimi.

Pas ndryshimit të kontratës të Portit MBM (Multi Buoy Mooring) në 2020 nga Parlamenti në administrimin e “Kastrati Group” ku përveç shërbimit të përpunimit të ngarkesave dhe depozitimit të naftës në Porto Romano u shtua që “koncesionari mund të ngarkojë-shkarkojë dhe përpunojë në këtë port, anije që transportojnë mallra të tjera”, në Gusht 2021 qeveria nëpërmjet një vendimi lejoi zgjerimin e portit ekzistues në Porto Romano, duke i hapur rrugë projektit të ri.

Projekti i Durrës Yacht & Marina që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit, ka vënë në pikëpyetje vijueshmërinë e aktivitetit ekonomik të shumë operatorëve që përpunojnë mallrat në këtë port, por edhe të qindra qytetarëve durrsake të cilët janë të punësuar në këtë port.

Shqetësimi u ngrit edhe koncesionari EMS EPO të cilët deklaruan se qeveria shqiptare njoftoi transformimin e Portit të Durrësit në një port argëtimi pa u dhënë informacion të saktë dhe një grafik të qartë për ndërtimin e portit të ri publik në Porto Romano, si një vend alternativ për aktivitetin e Fehn-Group/EMS APO.

Zbatimi i projektit të ri përfshin zënien e 90% të truallit mbi të cilin operon kompania koncesionare. Për drejtuesit e kompanisë marrëveshja për “Durrës Yachts Marina” bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group.

“Konflikti aktual me autoritetet shqiptare u kristalizua në vitin 2020, ndonëse problemet kishin disa vite më parë që po shfaqeshin. Ne në EMS-Fehn-Group kemi përshtypjen e fortë se autoritetet shqiptare kanë penguar qëllimisht aktivitetet e Operatorit Shqiptar Portual EMS (EMS APO’s) me qëllim që të nxjerrin kompaninë jashtë biznesit, duke i akorduar të drejta shtesë një operatori privat në Porto Romano, ashtu siç u përmend më lart, ndoshta për të mundësuar jo të drejtë mbylljen e aktiviteteve tregtare në Portin e Durrësit dhe veçanërisht duke filluar me zonën e Terminalit Lindor, në funksion të një porti argëtimi”, citohej Manfred Mueller në intervistën e tij për Monitor. https://www.monitor.al/mueller-i-ems-shteti-shkeli-kontraten-dyshime-se-projekti-shteteror-ne-porto-romano-do-behet-ndonjehere/

Më 29 Korrik 2023 Autoriteti Portual Durrës nisi ndërhyrjet për largimin e kompanisë gjermane në kundërshtim me kontratën koncesionare sipas drejtuesve të saj. Shkak i ndërhyrjes ishte për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, ku për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente, sipas drejtueseve të kompanisë koncesionare EMS APO do të shfrytëzohen 90% e hapësirës së terminalit lindor ku operon kompania gjermane. /D.Azo/MONITOR

I 12-ti në historinë e Shqipërisë- Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, penalitete për qytetarët që refuzojnë, ja çfarë duhet të dini

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023, nisi zyrtarisht sot, përmes INSTAT.

Censi do të sigurojë një panoramë të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, ku përfshihen aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe shumë të dhëna të tjera, të cilat do të tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.

Numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, është operacioni më i rëndësishëm statistikor në vend, dhe bazuar në këto të dhëna, institucionet do mund të planifikojnë saktë ndërhyrjet dhe shërbimet e nevojshme për banorët.

Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923 dhe falë zhvillimeve teknologjike pritet që të zbatojë plotësisht standardet europiane të zhvillimit të censeve.

Për këtë proces janë punësuar rreth 7 mijë persona. Kostoja totale parashikohet të shkojë 16.9 milionë euro.

Mbledhja e informacionit do të realizohet duke shkuar në çdo shtëpi. Nëse një qytetar refuzon të bëhet pjesë e censit të popullsisë parashikohen penalitete, që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë.

Të gjithë personat të cilët jetojnë në një familje do të numërohen. Çdo person i moshës 18 vjeç e sipër mund t’i përgjigjet vetë pyetjeve.

Anketuesit do të pyesin mbi informacione personale, arsimin, gjendjen shëndetësore, punësimin dhe elementë të tjerë të jetesës. Gjithashtu, Censi përfshin pyetje rreth etnisë, besimit fetar dhe gjuhës.

Megjithatë, mund të thoni se nuk preferoni t’u jepni përgjigje këtyre pyetjeve specifike. Censi nuk përfshin pyetje rreth gjendjes suaj financiare (të ardhurat, kursimet, etj.) apo preferencave politike.

Anketuesi mban përsipër të hedhë të dhënat në tabletë dhe t’ia dërgojë INSTAT-it elektronikisht. Të dhënat e secilit janë të mbrojtura me ligj dhe kodohen në mënyrë që informacioni individual të mos identifikohet.

Basha mbështet kandidatin e Ramës në Kukës

Lulzim Basha ka filluar bashkëpunimin me mazhorancën për zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës.

Ashtu siç e ka bërë zakon bashkëpunimi i tij me Ramën konsiston në dy drejtime.

I pari, nxjerr “analistët” pranë tij në ekranet e qeverisë për të dekujaruar opozitën në betejë duke aluduar se mazhoranca është e fortë, nuk mundet, kandidati opozitës nuk ka program etj.

I dyti, bashkëpunon me komisionerët që KQZ ia jep dhunshëm Bashës, komisionerë të cilët ky i urdhëron që të numërojnë për mazhorancën ditën e përfundimit të procesit.

Kjo gjë është vërejtur sot në një kronikë të Top Channel, ku Lavdrim Lita, i njohur si mbështetës i Lulzim Bashës, ka dhënë një koment për garën elektorale të 24 shtatorit në Kukës.

Duket qartë nga komenti, kur analisti e paraqet garën në Kukës si të pashpresë për opozitën dhe sulmon kandidatin e saj, Emri Vata. Por ndërkohë që sulmon kandidatin Vata, analisti nuk thotë se PD-ja e vulës nuk ka mundur dot të nxjerrë as kandidat për Kukësin, pasi nuk ka njerëz.

Komenti i analistit:

“Zgjedhjet në Kukës janë interesante për të parë nëse do të kemi avancim të kandidatit të opozitës. Por duket e vështirë. Emri Vata nuk është banor i kukësit, nuk jeton me problematikat e qytetit dhe oferta që ka servirur është vetëm sulmi i atyre pak ditëve të Safet Gjicit. Shanset janë më të larta të kandidatit të PS-së pasi ai ka qenë drejtor i tatimeve, si dhe ka mbajtur edhe postin e prefektit, e është përditë me qytetarët atje”.syri,net

Amant Josifi u arrestua për llogari të Spanjës, si e mbrojti Rama për mashtrimin 2.4 miliardë euro

Arrestohet në Dubai Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për 2.4 miliardër dollarë me Call Center-at.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Amant Josifi do të ekstradohet drejt Spanjës.

Në fakt, ai u arrestua për llogari të SPAK, ndërkohë që autoritetet shqiptare e lanë të lirë të largohej.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar thjesht informacion nga Shqipëria për shkak të identifikimit të tij si shtetas shqiptar

E pyetur zyrtarisht, Policia e Shtetit pohon se nuk kanë njoftim për ndalimin apo arrestimin e tij

Raportohet se Amant Josifi është ndaluar një javë më parë nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe me kërkesë të drejtësisë spanjolle. Josifi ka mbajtur postin e këshilltarit të ish Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Amant Josifi deri në vitin 2017 rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama

Amant Josifi nuk rezulton një person në kërkim nga drejtësia shqiptare, pavarësisht akuzave të drejtësisë së Spanjës/

Ai akuzohet nga drejtësia spanjolle si koka e një grupi të fuqishëm të mashtrimit me platformat elektronike “Forex”. syri.net

Tensione në Kuvend- Nikolla njeh Açkën në vend të Bashës, Bardhi: Nuk e cakton PS kreun e grupit

Momente tensioni në seancën e Kuvendit.

Kryetarja Lindita Nikolla, vazhdoi sërish në mënyrë skandaloze dhe antiligjore, që të përcaktojë se kush do e drejtojë grupin parlamentar të PD.

Ajo tha se Lulzim Basha ka vendosur që Flutura Açkës do i delegohet detyra e kreut të grupit.

Pas kësaj deklarate, reagoi ashpër Gazment Bardhi.

Ai citoi një shkresë ku thuhet se grupi parlamentar i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit.

Bardhi theksoi se nuk është detyrë e PS që të caktojë se kush e drejton grupin e PD.

“Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, tha Bardhi.syri.net

Tryeza e dytë me Berishën dhe deputetët e PD, Bardhi: Morëm disa vendime të rëndësishme

Pas përfundimit të mbledhjes mes Sali Berishës dhe deputetëve të PD, Gazment Bardhi foli para gazetarëve.

Ai u shpreh ndër të tjera se sot u morën disa vendime.

“Kemi marrë disa vendim. Së pari vendosëm të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike, minimumi jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, do të ketë seanca dëgjimore në Komisione për çështje me interes për publikun. Kemi unifikuar të gjitha qëndrimet për rëndin e ditës në seancën e radhës”, u shpreh ai.bw

Shqipëria nis regjistrimin e popullsisë javën e ardhshme

Piramida në Tiranë që më herët ishte muze për diktatorin e ndjerë Enver Hoxha. Shqipëri, 23 gusht 2023

 

Jetmira Delia-Kaci

Më 18 shtator në Shqipëri do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe shtëpive. Ky proces është përgatitur që katër vjet. Ai fillimisht ishte shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, e më pas për, siç është thënë, “mossigurimit me kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media më 13 shtator tha se regjistrimi është operacioni më i rëndësishëm statistikor për të “lexuar të sotme dhe zhvilluar të ardhmen”.

“Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë as që janë shumë dhe i keni shtuar rrugëve dhe as që janë pak, e duke qenë pak jeni një vend që nuk meritonin vëmendjen që pretendoni”, tha Rama.

Ndërkaq ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, theksoi se është e rëndësishme që ky regjistrim të ketë informacion të besueshëm statistikore.

Ai tha se BE-ja ka dhënë 4.8 milionë euro grante për agjencinë e statistikave (INSTAT) për të mbështetur këtë proces.

“Ky aktivitet ka rëndësi jo vetëm për të ofruar informacione për vendimmarrësit dhe hartuesit e politikave, bazuar në shifra, por edhe për vetë lehtësimin që do krijojë në rezultatet e prodhuara nga ky aktivitet për një planifikim më të mirë, për kopshtet, shkollat, spitalet, parqet, rrugët e të tjera. Do lehtësojë komunitetin e biznesit për vendimmarrje mbi planet e tyre zhvillimore. Gjithashtu do të jetë një bazë për krijimin e regjistrave statistikorë të rezidentëve në vend, të ndërtesave dhe banesave”, tha drejtoresha e INSTAT-it, Elsa Dhuli.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Grumbullimi i tyre do kryhet me pajisje elektronike. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.

Për regjistrimin e popullsisë do të angazhohen 7.500 persona. Ky do të jetë regjistrimi i dymbëdhjetë i popullsisë në Shqipëri.

Spartak Braho paraqitet në SPAK, e humb fillin kur del para mediave

Ish-deputeti Spartak Braho është paraqitur sot në SPAK.

Nuk dihet arsyeja se pse Braho ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërkohë, pas disa minutash ai doli nga SPAK, por e humbi fillin kur doli para mediave.

Pas daljes nga SPAK, Braho tha se kishte shkuar në prokurori për punë profesionale. “Punë profesionale. Duhet zhvilluar më tej ligji për veprimtarinë e SPAK”, tha ai.syri.net

Dule: Rama e ka pas planifikuar në detaje që kur ishte në opozitë projektin e grabitjes së pronave në bregdetin e Jugut

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i ftuar në studion emisionit “Open” në News24, foli për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe lidhjen e kryeministrit Rama me këtë rast.

Sipas tij Rama është shkaku se pse Beleri është në burg sot, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ka inskenuar dhe dirigjuar arrestimin e tij.

Dule u shpreh se Rama ka pasur qysh prej vitit 2011, kur ai ishte kryetar i opozitës, planin për tjetërsimin e pronave në Himarë.

Sipas tij ky është një plan i hershëm i Ramës për tjetërsimin e pronave të pronarëve të ligjshëm dhe në favor të klientëve të tij, pasi me zgjedhjen e Jorgo Goros si kryebashkiak asokohe është dëbuar misioni i OSBE-së që kishte projekt regjistrimin e pronave në Himarë.

“Rama është i fundit që mund të flasë për drejtësinë, ai është shkaku pse Beleri është në burg. Zgjedhjet në Himarë ishin të qeta. Rama ishte i pari lider politik që u shfaq në Himarë gjatë fushatës. Pasi shkon dhe nuk e pret njeri në sheshin e Himarës, shtyn takimin dhe vijnë autobusët me mbështetës nga zonat përreth.

Rama ka fyer Belerin dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndaj Belerit kanë nisur një farsë me një qytetar të dënuar më parë për mashtrim. Kjo shkon në prokurorinë e Vlorës dhe çështjen e merr ish-drejtuesja e Hipotekës, e cila pasi shkoi në shkollën e Magjistraturës emërohet në Vlorë. Më të besuarit e partisë e qeverisë emërohen kështu. Më pas mandati i arrestit të saj gjykohet nga i vëllai në Vlorë. Këto janë nuklat e kryeministrit. SPAK nuk është deri në këtë moment.

Për mua është Rama ai që e inskenoi dhe dirigjoi arrestimin e Belerit. Arroganca të verbon. Kaq dua të them për të. Historia e Ramës me pronat ka nisur që kur ka qenë në opozitë, që në vitin 2011. Kur Goro u shpall kryetar bashkie në Himarë, dëboi misionin e OSBE në projektin që kishte për regjistrimin e pronave në Himarë. Është plan i hershëm i Ramës për tjetërsimin e pronave të pronarëve të ligjshëm dhe në favor të klientëve të tij”, u shpreh ai.

Gazment Bardhi: PD nuk ka kryetar

Deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha u bënë bashkë dje pas gati 2 vitesh konfliktesh të hapura. 43 deputetë u ulën në një tryezë të përbashkët, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gazment Bardhit.

I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, Bardhi foli për këtë takim, teksa tha se ftesa ka qenë edhe Lulzim Basha.

Ai tha se pavarësisht ndasive, demokratët kanë shumë çështja që i bashkojnë dhe që do duhet të bashkohen.

“Takimi dje nuk ishte një takim mes meje dhe Berishës, por më gjerë. Unë mora iniciativën për një mbledhje të përbashkët me 59 deputetë të PD dhe aleancës për Ndryshim.

Ishte ftuar në takim edhe Basha. Gjykuam se kemi çështje që na ndajnë, por shumë të tjera që të mos koordinojmë aksionin tonë. Dje jemi bërë bashkë për disa çështje.

Fryhet kjo historia që unë dhe Berisha kemi shfryrë ndaj njëri tjetrit, por ne nuk jemi në politike për çështja personale, por unë jam në pozicion që jam për interes të qytetarëve.

Fakti që kemi shkëmbyer këto akuza, do duhet të vuajnë pasoja opozitarët? Ne nuk jemi fëmijë, dhe nuk jemi në politikë për të nxjerrë inatet mes njëri-tjetrit.

Zgjidhja optimale për mua për PD do të ishte bashkimi dhe ringritja e partisë me një lidership të ri. Por këtë mendim timin nuk ia diktoj dot as Berishës dhe as Bashën. E si pasojë kalojmë nga zgjedhja optimale në atë të mundshme”, tha Bardhi në studion e Neës24.

“Në raport me non-gratan e Berishës, nuk kam ndryshuar mendim, do qëndroj krah SHBA dhe MB. Mes Sali Berishës dhe Ramës, zgjedh Berishën, mes Sali Berishës dhe një lideri të ri, zgjedh një lider të ri”, deklaroi deputeti.

Sa i përket deklaratës së Bashës kur tha se po shkon drejt “bunkerit anti-amerikan”, Bardhi tha se ai është duke thelluar përçarjen e opozitës dhe që mund të çojë drejt shuarjes së saj.

“Ai e di që është e pavërtetë, por unë kam mendimin që Basha bën shumë gabim që flet si zëdhënës i ndërkombëtarëve sepse është duke i shërbyer një teze të rrezikshme sikur vendimmarrjet e partnerëve tanë strategjik, kanë qenë ndërhyrje e Ramës për të shkrirë opozitën. Qarkullon kjo tezë, e cila nuk përputhet me realitetin. Mbajtja ndezur e konfliktit po e dëmton opozitën dhe po e çon drejt shuarjes”, tha Bardhi.

Por, duke marrë parasysh akuzat e forta që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit, Bardhi-Berisha, sa e moralshme është kjo mbledhje ‘bashkuese’, dhe sa e besueshme?

“Krejtësisht e moralshme sa kohë s’kam hequr dorë nga qëndrimet dhe parimet e mia, e njëjtë edhe Berisha. Ne nuk jemi bashkuar! Secili në atë tryezë ishte i barabartë me të tjerët dhe kishin një mendim dhe qëndrim të tyren. Ku është e keqja këtu?!”, deklaroi deputeti Bardhi.

I pyetur se kush e drejton PD aktualisht, Bardhi tha: Për momentin PD nuk ka kryetar, vendimmarrja është shtyrë për një moment tjetër…bw

Bardhi: Përcaktuam agjendën parlamentare! Ja 3 komisionet

Pas përfundimit të takimit me 43 deputetët e opozitës, Gazment Bardhi theksoi se është caktuar agjenda parlamentare për sesionin e ardhshëm.

Në deklaratën e tij për mediat, Bardhi renditit 3 prioritetet e opozitës parlamentare, siç ishin ngritja e komisioneve hetimore për masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe 14 majit 2023, për koncesionet dhe PPP-të në shëndetësi, vjedhjen e të dhënave nga patroanzhistët, si dhe për çështjen e zbatimit të ligjit për konfliktin e interesit me abuzimin me detyrën.

‘Kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar në 32 vite histori  të vendit. Çdo ditë përballemi me skandalet e kësaj qeverie ku milionat e eurove janë kthyer si bileta të autobusit dhe kanë humbur vlerën për shkak të abuzimeve me vlera marramëndëse’, u shpreh Bardhi.

Bardhi: Falenderoi secilin nga kolegët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë që u bë pjesë e një takimi të nevojshëm dhe madje të vonuar të të gjithë deputetëve opozitarë të Parlamentit Shqiptar.

Sot në takimin me 43 deputetë të Partisë Demokratike Aleancës për Ndryshim kemi caktuar një pjesë të agjendës parlamentare për sesionin e ardhshëm parlamentar.

Së pari prioritet i punës së deputetëve të opozitës në parlament do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore e cila për fat të keq është bllokuar prej dy vitesh dhe është vendosur si prioritet i punës së gjithë deputetëve të opozitës atyre që e ndjejnë veten ende opozitar në Parlamentin e Shqipërisë duke rikonceptuar komisionin e Reformës Zgjedhore, edhe detyrat që duhet të përmbush edhe detyrat që duhet të përmbush me afate dhe përgjegjësi të qarta ky komision i ri i reformës zgjedhore.

Është e papranueshme ndërsa që opozita ka denoncuar masakrën zgjedhore të 25 prillit, ka denoncuar masakrën zgjedhore të 14 maj të mos çojë para një prioritet jo vetëm të opozitës por edhe të Shqipërisë.

Na rezulton se komisioni i reformës zgjedhore nuk ka pasur asnjë produkt dhe nuk mund të vazhdohet më kështu. Vendimi i parë që kemi marrë është rikonceptimi i deytareve të përbërjes së komisionit.

Kjo opozitë ka përballë qeverinë më të korruptuar në 32 vite histori  të vendit. Çdo ditë përballemi me skandalet e kësaj qeverie ku milionat e eurove janë kthyer si bileta të autobusit dhe kanë humbur vlerën për shkak të abuzimeve me vlera marramëndëse.

Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore së pari për koncesionet PPP dhe problematikat në shëndetësi. Ende nuk është finalizuar hetimi mbi këto çështje. Komisioni hetimor do të ndihmojë edhe punën e Prokurorisë për hetimin penal.

Çështja tjetër është për të cilën kemi rënë dakord ka të bëjë me të dhënat e qytetarëve abzimi me patronazhistët apo shqetësimi më i fundit i ngritur nga SHBA për ndërhyrje serioze në sistemin TIMS dhe ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje.

Jemi njohur dhe njihemi çdo ditë ku zyrtarë publik marrin vendime për të pasuruar miq shok dhe familjarë të tyre dhe një tjetër komision do të ngrihet për çështjen e zbatimit të ligjit për konfliktin e interesit me abuzimin me detyrën.

Këto ishin dy shtyllat kryesore të diskutimit të sotëm. Këtë takim e shoh si të vonuar të deputetëve të opozitës në parlament dhe si një mundësi e humbur gjatë këtyre 2 viteve për të pasur një agjendë të përbashkët politike dhe parlamentare të të gjithë deputetëve të opozitës.

Për një pjesë të vogël të kolegëve që nuk u bënë sot pjesë e këtij takimi unë dua të vazhdoj të besoj se misionin i tyre është mbrojtja e interesit publik dhe opozitarizmi, kjo është një tryezë e çdo deputeti të opozitës dhe nuk duhet të mbajë larg kësaj tryeze asnjë deputet që është mandatar nga qytetarët.

Takimi i 43 deputetëve të opozitës, Salianji: Hap drejt bashkimit. Çimentimi i këtij grupi, qartëson se kush është Grupi Parlamentar i PD

Deputeti Ervin Salianji e ka cilësuar takimin e zhvilluar sot, ku morën pjesë 43 deputetë të PD, mes tyre Gazment Bardhi e Sali Berisha, si një hap të parë drejt bashkimit të formacioneve opozitare.

Në një reagim, Salianji shprehet se Takimi është një mesazh shpresëdhënës për elektoratin opozitar, ndërsa shton se “çimentimi i këtij grupi parlamentar dhe nga pikëpamja procedurale vlen për të qartësuar dhe në publik se kush është grupi parlamentar i Partisë Demokratike”.

Ai thotë se tashmë fokusi i çdo deputeti duhet të jetë përballja me qeverinë, propozimi i çështjeve konkrete, fokusimi tek çështjet e zgjedhësve dhe tek mbikëqyrja dhe kontrolli ndaj qeverisë.

“Nga sot e më pas duhet të funksionojmë si një grup parlamentar, me takime të përjavshme dhe koordinim të përhershëm”, deklaron ai.

Reagimi i plotë:

Takimi i sotem duhet lexuar dhe pare si hapi i pare i bashkimit te formacioneve opozitare sic jane qartesisht te formalizuar formacionet proqeveritare!

Është mesazh shpresdhenes per elektoratin opozitar por dhe për shoqerine, është nje moment i fillimit te ringritjes se opozites!

Çimentimi i ketij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen per te qartesuar dhe ne publik se kush është grupi parlamentar i Partise Demokratike!

Tani fokusi i cdo deputeti duhet te jete perballja me qeverine, propozimi i ceshtjeve konkrete, fokusimi tek ceshtjet e zgjedhesve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverise!

Nga sot e me pas duhet te funksionojme si nje grup parlamentar, me takime te perjavshme dhe koordinim të perhershem.bw

Objektet e Nënë Terezës në Muzeun Historik Kombëtar

Këto ditë të para të shtatorit, ditë gjatë të cilave shënon edhe 7-vjetori i shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza, vëmendja e atyre që vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar përqëndrohet te këndi i Nënë Terezës.

Ndonëse objektet janë të pakta ky kënd tërheq kërshërinë e vizitorëve me anë të stendave që përmbajnë foto nga aktiviteti bamirës i misionares së madhe. Ndër objektet e ekspozuara bie në sy një kryq, në të cilin paraqitet Krishti i kryqëzuar si edhe një libër me urata kishtare, që titullohet “Të lëvdojmë së bashku Zotin”.

Këto sende kishtare Nënë Tereza, në vitin 1991, ia ka dhuruar patër Zef Pllumbit. Ky i fundit më 1997, ia dhuroi Muzeut Historik Kombëtar. Objekt me rëndësi është ruzaria e Nënë Terezës, me të cilës ajo lutej vazhdimisht për shpëtimin e botës. Këtë ruzare Nënë Tereza ia pati dhuruar motër Terezinës, më 10 mars 1991.

Tjetër objekt është një peshqir, të cilin e ka përdorur Nënë Tereza gjatë ditëve të qëndrimit të saj në shtëpinë e Z. Tonin Shpati.

Në muajin prill të vitit 1991, Nënë Tereza vizitoi kishën Françeskane në Tiranë, ku ndër të tjera ka dhuruar një ujëbekore si edhe pesë gota bronzi me motive floreale. Këto relike të bamirëses së madhe patër Zef Pllumbi më 14 nëntor 1997 ia dhuroi Muzeut Historik Kombëtar.syri.net

Ikin Xhaçka, Kushi dhe Krifca, vijnë Ervin Mete dhe Arbjan Mazniku. Çfarë ndodhi dje në Asamblenë e PS

Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS njoftoi disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Siç e paralajmëroi, Rama zgjodhi që këto ndryshime t’i njoftonte në fund të fjalës së tij.

Rama ka përzgjedhur Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme nisur edhe nga profili i tij si diplomat.

Gjithashtu kreu i qeverisë propozoi Anila Denaj si Ministre të Bujqësisë. Siç edhe u pa kemi një ndryshim të portofolit të Ogerta Manastirliut, pasi do t’i besohet Ministria e Arsimit dhe Sportit. Nga qeveria janë larguar kështu Frida Krifca dhe Olta Xhaçka.

Kujtojmë se Asambleja e PS, ku merrnin pjesë socialistët, nisi zhvillimet e saj rreth orës 16:30 në kompleksin “Xibraku”, për të vijuar punimet për disa orë.

 

Rama zbulon propozimet për ndryshimet në qeveri;

 

-Ministër i Financave dhe Ekonomisë- Ervin Mete

 

-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme- Igli Hasani

 

-Ministre e Arsimit dhe Sportit- Ogerta Manastirliu

-Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-Anila Denaj

-Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies  Sociale- Albana Kociu

-Sekretarja e Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit–Delina Ibrahimaj.

-Ministër Shteti për Pushtetin Vendor-Arbjan Mazniku

Rama njoftoi edhe ndryshime në Partinë Socialiste:

Sekretar organizativ -Adrian Çela

Sekretar i Burimeve Njerëzore – Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas – Evis Kushi

Sekretar Digjital dhe i Rinisë – Etjen Xhafa

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë – Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore – Eridian Salianji

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi.

Qeveria e re;

Ministër i Financave
Ikën Delina Ibrahimaj

Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm

Ikën Olta Xhaçka

Vjen

Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë

Ikën Frida Krifca
Vjen
Anila Denaj

Ministri i Arsimit dhe Sportit

Ikën Evis Kushi

Vjen

Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë
Iken Ogerta Manastirliu

Vjen

Albana Koçiu

Ministrja për Sipërmarrjen
Ikën Edona Bilali

Vjen

Delina Ibrahimaj

Ministri për Pushtetin vendor 

Arbian Mazniku

PARALAJMERIMI

Kryeministri Edi Rama i pyetur disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.

“Jemi mësuar që kryeministri Rama ti bëjë vetë publik të gjitha ndryshimet. Nuk mund të themi se cili ministër mund të lëvizë dhe se kush do të jetë pasardhës. Kjo mbledhje mbart edhe një interes të veçantë. Gjithashtu pritet që të ketë edhe ndryshime të kabinetit qeveritar”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj, duke shtuar se fjalimi i kryeministrit do të jetë i hapur për mediat.

Në fund të korrikut, kryesocialisti shkarkoi Damian Gjiknurin si sekretar i përgjithshëm dhe në vend të tij komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ia besoi Bledi Çuçit.

Ndryshimet në qeveri, reagon Bardhi: Makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama, ka zbuluar propozimet për ndryshimet në qeveri, në përfundim të fjalës së tij në Asamblenë e PS, vjen edhe reagimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit.

Ai e ka cilësuar këtë lëvizje të Ramës si një taktikë për të mbuluar fytyrën e kalbur të korrupsionit që sipas tij është përfshirë qeveri Rama.

 

Reagimi i Gazment Bardhit:

Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.bw

Mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, 40 deputetë konfirmojnë pjesëmarrjen

40 deputetë të dalë nga lista e koalicionit opozitar të 25 prillit 2021 do të jenë të pranishëm në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi.

Gazetari Osman Stafa, raporton për BalkanWeb se kjo është hera e pas pas shume muajsh që një grup kaq i madh deputetesh te PD bëhen bashkë. Lulzim Basha dhe deputetet e tij nuk do te marrin pjese ne takim, duke iu referuar deklaratës që Basha bëri këtë të hënë në Kuvend.

Ajo që bie ne sy është fakti se në këtë takim do të jenë edhe aleatët e PD-së, Mediu, Duka, Shehi, Dule, ndërsa nuk është përgjigjur nëse do jete në këtë takim Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.

Do marrin pjese ne takimin e thirrur nga Gazment Bardhi:

1. Gazment Bardhi
2. Ervin Salianji
3. Ferdinand Xhaferraj (E konsideron aktivitet opozitar)
4. Agron Gjekmarkaj
5. Sali Berisha
6. Flamur Noka
7. Edi Paloka
8. Albana Vokshi
9. Luan Baci
10. Oerd Bylykbashi
11. Tomorr Alizoti
12. Tritan Shehu
13. Edmond Sapho
14. Elda Hoti
15. Asllan Dogjani
16. Sorina Koti
17. Lindita Metaliaj
18. Greta Bardeli
19. Kasem Mahmutaj
20. Ina Zhupa
21. Kastriot Piroli
22. Isuf Celaj
23. Ludovik Hasani
24. Bujar Leskaj
25. Saimir Korreshi
26. Dhurata Cupi
27. Jorida Tabaku
28. Xhelal Mziu
29. Dashnor Sula
30. Lefter Geshtenja
31. Qani Xhafa
32. Zheni Gjergji
33. Bledion Nallbati
34. Flamur Hoxha
35. Helidon Bushati
36. Dashamir Shehi
37. Fatmir Mediu
38. Agron Duka
39. Vangjel Dule
40. Ramdan Likaj

 

Deputetet te cilet nuk jane pergjigjur

 

1. Oriela Nebiaj
2. Agron Shehaj
3. Emilja Koliqi
4. Mesila Doda
5. Shpetim Idrizi
6. Nustret Avdullai
7. Gezim Ademi

 

Do te mungoje:
Ilda Dhori (Do të mungojë për shkqe personale. Është dakord me mbledhjen)

 

Deputet i pavarur

 

1. Petrit Doda

Deputetet e pozicionuar me Lulzim Bashen
1. Lulzim Basha
2. Oriola Pampuri
3. Andia Ulliri
4. Merita Bakiu
5. Kreshnik Collaku
6. Flutura Acka
7. Enkelejd Alibeaj
8. Eralda Bano
9. Arbi Agalliu
10. Selaudin Jakupllari

Fatos Nano del nga intubimi, përmirësime të ndjeshme

Pas disa ditësh shtrimi në spital, Fatos Nano ka një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit të tij.

Ish-kryeministri aktualisht nuk është në intubim, por ai vazhdon të jetë nën kujdesin intensive mjkesor.

Sipas mjekëve gjendja aktuale e Nanos është e stabilizuar, frymëmarrja e tij nuk realizohet nëpërmjet nje pajisje ndihmëse. Mjekët shprehen të kujdesshëm se rehabilitimi i ish-kryeministrit ka një rrugë të gjatë

Prej disa ditësh u shtrua në spital, pasi ai prej kohësh vuan nga një sëmundje pulmonare, një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen.syri.net

Berisha: I përgjigjemi pozitivisht ftesës, marrim pjesë në tryezën e thirrur nga Bardhi

TIRANË

Sali Berisha pranon ftesën e Gazment Bardhit për një takim për të unifikuar qëndrimin e opozitës.

Në një komunikim me gazetarët pas mbylljes së seancës plenare, Berisha tha se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Bardhi dhe e konsideroi një hap pozitiv.

“Përgjigjja është po! Do marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do marrim pjesë. E konsiderojmë hap pozitiv dhe do marrim pjesë. Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, deklaroi Berisha.

Berisha përsëriti më tej akuzat ndaj parlamentit.

“Siç theksova dhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën. Është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohet në votë dhe vota në krim. Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, i cili të vetmin vendim që ka marrë ka dyfishuar rrogat e tij. Institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lobuara nga krimi dhe grupet kriminale. Institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Me qëndrimet e tij jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj”, tha Berisha.bw

 

Gazment Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës: Nevojë urgjente për unifikim kundër keqqeverisjes së Edi Ramës

Gazment Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës. Një ditë pas seancës së parë, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Bardhi thërret të martën më 5 shtator një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim.

Ai thekson nevojën e bashkimit dhe unifikimit të opozitës kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Të nderuar kolegë, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit ‘PD-AN’, pa asnjë përjashtim. Takimi do të zhvillohet, ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, ora 12:00, në Hotel Tirana.
Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet i opozitës, mirëpres pranimin e kësaj ftese, me qëllim përcaktimin e axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Bardhit drejtuar deputetëve të PD.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Gjatë gjithë kësaj kohe dhe veçanërisht në këtë periudhë të thellimit të keqqeverisjes, kam analizuar me përgjegjësi maksimale situatën në vend dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë të fortë, të unifikuar dhe plotësisht funksionale.

Opozita shqiptare ka përballë një qeverisje të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme. Për këtë shkak, interesi publik dhe mbrojtja e interesit të qytetarëve, kërkon që çdo opozitar të përqendrojë energjitë e tij vetëm në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur në këto 2 vitet e fundit. Lufta e brendshme në Partinë Demokratike e ka dobësuar opozitën dhe shpesh e ka shfokusuar nga misioni i saj, duke i krijuar një komoditet të pashoq e tërësisht të pamerituar Edi Ramës në mandatin e tij të 3 radhazi, ku sundon keqqeverisja, arroganca dhe korrupsioni. Kjo situatë dikton nevojën që, në mënyrë urgjente, secili prej nesh, deputetëve të opozitës, të tejkalojë vetveten për të ofruar dhe për të gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari që kërkon ndryshimin e qeverisjes.

Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë.

Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare.bw

Zbardhet dinamika e dhunimit të policit- Autorët i zënë pritë pranë banesës, e nxjerrin nga makina dhe…

News24  ka zbardhur ngjarjen ku një efektiv policie dhe i afërmi i tij u dhunuan me shkopa bejsbolli nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:26 minuta në sheshpushimin e një pallati në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Polici dhe i afërmi i tij janë sulmuar dhe dhunuar me shkopa bejsbolli nga të paktën 7 persona, të cilët i kanë bërë pritë efektivit të policisë, i cili po lëvizte me automjet.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga News24, efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës.

Edhe pse tenton të largohet dhe të mbrohet, efektivi tenton të fusë automjetin drejt një garazhi të pallatit, por aty agresorët i kanë nxjerrë të dy nga makina dhe i kanë dhunuar. Efektivi dhe i afërmi i tij kanë tentuar vetëm të mbrohen nga agresorët. Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe nga banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë, por kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes kur janë larguar autorët e sulmit.

Dy personat kanë marrë dëmtime të rënda pasi ndaj tyre është ushtruar dhunë barbare. Policia në deklaratë tha që në vendngjarje është gjetur edhe arma e shërbimit të efektvit.


Send this to a friend