VOAL

VOAL

Saimir Tahiri i shkruan Presidentit Nishani: ja gjyqtaret qe liruan te arrestuarit!

Voal – Dje ne emisionin Opinion ku u fol per drejtesine, u publikua edhe nje leter qe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri i ka derguar Presidentit Bujar Nishani. Ne leter permenden disa raste gjykimi sipas Ministrit problematike. Opinion.al as e verteton dhe as e mohon dot vertetesine e fakteve, por ne po e sjellim letren te plote, ashtu sic Ministri ja ka derguar Presidentit:

RASTET MË FLAGRANTE TË GJYQËSORIT

1 – ARRESTUAR PËR VRASJE (Vritet më pas në pritë)

PROKURORI: ARREST NË BURG, GJYKATA: DETYRIM PËR T’U PARAQITUR

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj, me vendim nr.215, datë 25.02.2014, ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për të pandehurin Gjin Nika, i datëlindjes 28.04.1978, nga Bulqiza, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1-22 dhe 278/2 të Kodit Penal. Shtetasi Gjin Nika, së bashku me një shtetas tjetër, u vranë në një atentat mafioz më pas.

2 – ARMËMBAJTJE PA LEJE

PROKURORI: ARREST NE BURG, GJYQTARI E LIRON NË SALLË

Policia e Shtetit në datë 19.03.2014 ka arrestuar ne flagrancë shtetasin z. Kujtim Xhevdet Proshka, pasi ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e policisë, si dhe është kapur me një sasi armësh zjarri dhe armë gjahu pa leje nga shërbimet e policisë. Në Prokurori janë referuar këto prova materiale, 4 armë zjarri automatik, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, dy armë gjahu. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me Prokuror të çështjes z Shyqyri Duro ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me Burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me gjyqtar të çështjes z. Osman Aliu me vendimin nr. 12-2014-356 të datës 23.03.2014, ka vendosur “Arrest i paligjshëm dhe Lirim i menjëhershëm”.

  1. ARMËMBAJTJE PA LEJE

PROKURORI: DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 25/03/2014 ka arrestuar ne flagrancë shtetasin Sali Agim Hoxha, datëlindjes 02.01.1991. Në orën 01.00, në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, në mjetin tip “Seat”, iu gjet e bllokuar me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me një krehër me një fishek, me 17 fishekë, pa leje. Nga kontrolli i banesës i’u gjetën një armë automatik kallashnikov, pa qytë, një krehër me 23 copë fishekë model 56 mm, një krehër me 20 copë fishekë model 56 mm, një mbajtëse fishekësh me 14 fishekë 9 mm manover dhe 8 fishekë manover pa kokë më të vegjel se 9 mm, një kuti syzesh me mbishkrimin “Police”, brenda të cilës u gjet një krehër pistolete me 7 fishekë model 7.62 mm, 29 fishekë model 7.62 mm, 6 fishek manover model 56 mm, një fishek 9 mm me ngjyrë të zezë, 2 fishekë 6.35 mm, si dhe dy fishekë me ngjyrë gri metalizato, një dorezë metalike (përforcues grushti). Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Prokuror të çështjes z. Etien Kapo ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”.

4 – KANOSJE DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE

PROKURORI: DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Hakim Manaj pas një telefonate të bërë në sallën operative nga shtetasi Malo Bejaj, banues në fshatin Karbunarë se shtetasi Hakim Manaj, ka shkuar në dyqanin e tij dhe e ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë dhe më pas ky i ka marrë pistoletën dhe shtetasi Hakim Manaj është larguar duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai akuzohet për veprën Penale: “Kanosje” dhe “Armë mbajtje pa leje”. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes z.Aurel Zarka, ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim Paraqitje”.

5 – ARRESTOHET PËR ARMËMBJATJE DHE TRAFIK DROGE, PËRSËRITËS

PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË ME DETYRIM PËR T’U PARAQITUR

Në datë 29.09.2014 është ndaluar shtetasi A.R., lindur në Gjirokastër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizim i jashtëligjshëm i lojërave të fatit”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 197,283 dhe 278/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes Çlirim Sino ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Mirela Iliopulli me vendimin e datës 02.10.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”. Ky shtetas ka qenë në kërkim në vitin 2006, si dhe është proceduar penalisht në vitin 2010 për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

6 – ARRESTOHET PËR KUNDËRSHTIM TË POLICISË, PËRSËRITËS

PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E LË NË ARREST SHTËPIE

Në datë 10.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi E. Xh., për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të Policisë” parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me Burg”, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin nr. 21/163 datë 12.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Ky shtetas është përsëritës në të njëjtin krim pasi në datën 14.11.2011 është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”.

7 – PLAGOSJE ME ARMË

PROKURORI: ARREST NE BURG, GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Policia e Shtetit në datë 02.03.2014, ora 23:00 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eqerem Braçi, i dtl. 29.05.1964. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 88 e 278/4 i Kodit Penal, pasi ne datë 02.03.2014 rreth orës 14:00, ka plagosur në Levan, Fier me armë zjarri shtetasin Besnik Myteris Alliaj e Klodjan Artan Aliaj, i datëlindjes 10.11.1996. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendim e datës 06.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

8 – PLAGOSIN POLICIN

PROKURORI: ARREST NE BURG, GJYQTARI VENDOS DETYRIM PAQAQITJE

Policia e Shtetit në datë 31.03.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Florjan Fatmir Zilfe i datëlindjes 19.04.1988, pasi së bashku me vëllain e tij Ervis Fatmir Zifle kanë goditur me punojësin e policisë A. Hoxha. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes z. Julian Çafka ka kërkuar masën e sigurimit “arrest burg”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokaster, me gjyqtar të çështjes znj. Blerta Çibuku me vendimin nr. 155 të datës 04.04.2014 , ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

9 – I KËRKUAR NDËRKOMËTAR, I DËNUAR ME 32 VITE BURG

PROKURORI: ARREST NE BURG, GJYKATA VENDOS ARREST NË SHTËPI (me pas arratiset)

Shtetasi Arben Gropa i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar me 32 vjet burg për “trafik narkotikësh”, është kapur nga ana jonë në muajin Janar 2014 me qëllim ekstradimin e tij ne Itali, në datë 24.02.2014. Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Duke parë veprën penale për të cilën ky shtetas akuzohet si dhe masën e dënimit te dhënë nga drejtësia Italiane, krijohen dyshime mbi bazueshmërine ne ligj të vendimit te Gjykates së Apelit te Vlores qe ka caktuar masën e sigurimit “arrest shtëpie”.

10 – MARRËDHËNIE SEKSUALE ME DHUNË

PROKURORI: ARREST NE BURG, GJYQTARI E LIRON NË SALLË

U bë arrestimi i shtetasit Aleksandër Bedri Tafa, për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjec” dhe “Përndjekja” parashikuar nga neni 101 dhe 121 i K.Penal. Prokurori i çështjes zj. Fiqirete Hajdini, kërkoi masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, gjyqtar i çështjes z. Osman Aliu është ndryshuar masa e sigurisë me vendim Nr 12-2014-159 datë 08.02.2014 duke vendosur “Lirim të menjëhershëm nga salla”. Kjo vepër parashikon burgim nga 5 deri 15 vjet burgim si dhe përndjekja parashikon bugim nga 6 muaj deri 4 vjet, ndërsa për të miturit në rastin konkret dënimi rritet deri në ½ të dënimit të dhënë.

12- ARRESTOHET PËR VJEDHJE ME PASOJA (përsëritës)

PROKURORIA: ARREST NË BURG, GJYKATA E NË ARREST SHTËPIE

Në datë 12.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet janë ndaluar shtetasit K.L. dhe Ç. M. banues në fshatin Cakran dhe Gjinoqar, rrethi Fier, për veprën penale “Vjedhje, me pasoja të rënda” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 13.09.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për të dy të ndaluarit. Rezulton se shtetasi Ç. M., në muajin Janar 2012 është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë i maskuar, ndërsa në janar 2013 është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për vjedhje banese.

13 – GODITJE, SHKAK DETYRA

PROKURORI: ARREST NE BURG, GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 19.03.2014, me urdhër datë 16.03.2014, të Prokurorit Genci MANE, ka bërë ndalimin e shtetasit Besnik KAPLLANAJ, banues në fshatin Ngraçie/Mallakastër, pasi ky shtetas me datën 15.03.2014 në qytetin e Ballshit ka konsumuar veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Fier, me Prokuror të çështjes Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me gjyqtar të çështjes Z. Pirro SOTA, me vendim Nr. 257, datë 20.03.2014, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje”.

 

Armando Prenga i lirë dhe Ballist Morina në burg. A funksionon me dy standarde drejtësia shqiptare?

Voal – Dy ngjarje të veçuara nga njëra-tjetra, të cilat bashkohen në një fakt, ku njëri gjuan me armë pa leje dhe plagos dy shtetas dhe lihet i lirë ndërsa tjetri kapet me armëmbajtje pa leje, por që po e njëjta drejtësi e mban brenda.

Ky është verdikti i paprecedentë i drejtësisë shqiptare brenda harkut kohor të një muaji. Me 5 shtator deputeti socialist Armando Prenga qëlloi me armë pa leje disa shtetas në Kurbin midis të cilëve pati edhe të plagosur. Ndërsa Gjykata e Lartë fillimisht dha vendimin për arrest me burg dhe Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë i hoqi imunitetin, po kjo Gjykatë ditët e fundit ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë Armando Prengën në arrest shtëpie.

Deri këtu çdo gjë duket normale për zhvillimin e një procedure gjyqësore. Por ky vendim bëhet i pakuptimtë kur e ballafaqon me një tjetër ngjarje.

Ismail Morina i njohur me nofkën Ballisti u arrestua me 7 Tetor, katër ditë para ndeshjes me Serbinë, ku iu gjetën në makinën me të cilën udhëtonte edhe dy armë tip pistoletë. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë ishte arrest me burg. Po kështu edhe vendimi i Gjykatës së Apelit.

Dy vendime të çuditshme nga e njëjta drejtësi. Njëri që shëtit me armë pa leje dhe plagos 2 persona dhe lihet jashtë qelisë dhe tjetri që shëtit me armëmbajtje pa leje, që as ka qëlluar dhe as ka plagosur njeri por që ndryshe nga i pari mbetet brenda hekurave.

Çfarë po ndodh me drejtësinë shqiptare?

Arrestohet prokurori i Prokurorisë së Fierit Petrit Vukaj, i dyshuar për “korrupsion pasiv”

Kërkoi lirimin e personit që aksidentoi për vdekje shefin e Rendit për 3 milion lekë

Voal – Mëngjesin e së premtes është arrestuar prokurori i Prokurorisë së Fierit, Petrit Vukaj, i dyshuar për “korrupsion pasiv”.

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasi Petrit Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31.03.2015, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

Në bazë të veprimeve hetimore është konstatuar se shtetasi Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synon që të shmangë dënimin me burgim për veprën që i atribuohet.

Për të arritur qëllimin e tyre, shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kontaktojnë me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili, në bazë të veprimeve të tij proceduriale, dukshëm ka marrë përsipër zbutjen e pozitës proceduriale të të paraburgosurit Elton Xhemali, në këmbim të parave, e cila, sipas të personave të përfshirë është 300 mijë lekë të reja.

Pas ndërhyrjes së dyshuar korruptive, prokurori Vukaj, në seancën e datës 07.10.2015 në gjykatën e Fierit, kërkon “dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove”. Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e gjykatës, e cila vendos “dënimin me 18 muaj burgim”, por duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për pezullimin e dënimit.

Ky vendim i gjykatës rezulton se nuk ka kënaqur aspak të pandehurin Elton Xhemali, të cilit, i vëllai Arjan Xhemali dhe polici Gazmir Nelollari, i kishin dhënë garanci se kishin ndërhyrë të prokurori dhe ai do të dilte nga paraburgimi. I pandehuri Elton i kërkon dy personave të tjerë që t’i marrin paratë që i kanë dhënë prokurorit Petrit Vukaj, pasi ai (prokurori) nuk e kishte mbajtur premtimin e tij.

Shtetasit Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari kanë tentuar të qetësojnë të pandehurin Elton Xhemali, duke i bërë të ditur Elton Xhemalit se prokurori e ka bërë punën e tij, pasi ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij.

Në vijim të hetimit, nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, fillimisht është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Elton Xhemali, Arjan Xhemali dhe Gazmir Nelollari, për veprën penale të “korrupsionit aktiv të prokurorit”.

Ndërkohë, po me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, në datë 26.11.2015, gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin Petrit Vukaj.

Romana Vlahutin: Si mundet kur paga më e lartë e një gjyqtari është 1500 Euro, ndërsa pasuritë i ka me miliona Euro

Arrestimi për mitmarrje i mëngjesit të sotëm i prokurorit të Fierit Petrit Vukaj, rikthen edhe njëherë në vemendje deklaratën e bërë pak ditë më parë nga Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila në një takim të disa ditëve me parë me aktorë të drejtësisë foli për pasuritë e çuditshme që gjyqtarët kanë në Shqipëri në krahasim me rrogën që ata marrin. Por çfarë tha konkretisht Vlahutin? Kjo është edhe deklarata e saj.

“Ka disa gjyqtarë në vend, asetet e të cilëve llogariten në disa miliona euro të një pasurie të pashpjeguar qartësisht. Si është e mundur që, në një vend të varfër dhe ku paga më e madhe e një gjyqtari është 1500 euro, disa kanë akumuluar një pasuri prej miliona eurosh. Ndoshta të gjithë janë martuar me partnerë/e shumë të pasur/a, apo vijnë nga familje të pasura? Si është e mundur, që nga 150 referime kriminale për pasuri të pajustifikuara gjatë vitit të fundit, vetëm 4-5 kanë përfunduar në ndjekje penale? A është ky një sistem, që mendohet se do t’i mbrojë qytetarët nga korrupsioni, apo është një sistem për të mbrojtur personat e korruptuar nga përballja me ligjin? Duhet të ketë qartësi. Nëse unë do të isha një prej atyre gjyqtarëve, që thonë se milionat e tyre vijnë prej martesave me njerëz të pasur, unë do të isha mbështetësja kryesore e kësaj reforme. Kjo, sepse unë do të doja, që pasuria ime të kontrollohej deri në detajin më të vogël dhe do të doja të dilja e pastër përpara qytetarëve të mi. Ky proces duhet të qartësojë se, kush janë ata gjyqtarë e prokurorë, që meritojnë respektin dhe mbështetjen sepse punojnë me dinjitet, dhe kush janë ata, që mendojnë se janë mbi të gjitha ligjet dhe mbi moralin”.

FMN bllokon këstet e kredisë, pasojë e heqjes së taksave për bizneset e vogla

Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se nuk e ka kapërdirë lehtë “thikën pas shpine”, që qeveria shqiptare i nguli vetëm 2 ditë pas rikonfirmimit të 5-të dhe të 6-të të marrëveshjes së kredisë prej 331 milionë euro, që u nënshkrua 1 vit e gjysmë më parë. Burime për gazetën “SOT” bëjnë me dije se pas daljes publike të kryeministrit Edi Rama, ku lajmëroi heqjen e taksave për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë dhe uljen e tatimit të thjeshtuar për fitimin për bizneset me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, komunikimet mes palës shqiptare dhe FMN janë vështirësuar së tepërmi dhe kjo e fundit po mendon seriozisht bllokimin e këstit të pestë dhe të gjashtë të kredisë, të cilat pritet të miratohen nga bordi në janar të vitit të ardhshëm. Sipas burimeve të “SOT”, vendimi i qeverisë ka rikthyer tensionet mes dy palëve, ndërsa këstet e radhës janë vënë në pikëpyetje. Ndërkohë, frika e një vendimi të mundshëm të bordit të FMN për moslëvrimin e dy kësteve të kredisë ka alarmuar qeverinë, e cila mesa duket shumicën e këtyre fondeve i ka përdorur për shpërndarje pagash dhe pensionesh, duke qenë se ecuria e të ardhurave në buxhet ka qenë në nivele skandaloze, sidomos këtë vit. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, në 10 mujor buxhetit të shtetit i mungojnë plot 10.9 miliardë lekë. Dështimi në mbledhjen e të ardhurave e ka detyruar qeverinë të rishikojë me ulje buxhetin në mes të vitit, por vazhdimi në shifra negative edhe përgjatë këtyre muajve të fundit, ka krijuar premisa për një rishikim të dytë po me ulje, gjë që nuk e përjashtoi as vetë ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në një nga komisionet e Kuvendit, teksa prezantonte projektbuxhetin 2016.
Tensionimi i raporteve me FMN 
Tensioni i para pak muajve mes qeverisë dhe FMN është rikthyer sërish me vendimin për heqjen e taksave ndaj biznesit të vogël. Tensionet e para mes FMN dhe qeverisë lindën që në muajt e parë të këtij viti për shkak të mosrealizimit të të ardhurave në buxhet sipas parashikimeve. Ndërsa qeveria e shihte vazhdimisht problemin tek faktorët e jashtëm, FMN ishte e qartë edhe në faktorët e brendshëm. Përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Shqipëri, Jens Reinke rrëzoi pak kohë më parë alibinë e qeverisë për mungesën e të ardhurave në buxhet si pasojë e faktorëve të jashtëm, duke deklaruar se ka prova për evazion dhe kontrabandë. Por kjo nuk do të ishte përplasja e vetme mes palëve. Në muajin maj, misioni i FMN u “instalua” për 2 javë në Shqipëri, me qëllim njohjen nga afër të ecurisë së objektiva të qeverisë. Negociatat mes qeverisë dhe misionit të FMN rezultuan të vështira. E pakënaqur nga performanca e dobët në mbledhjen e të ardhurave, FMN kundërshtoi çdo ulje taksash, ndërsa insistoi në shtimin e të ardhurave, qoftë edhe me rritje taksash. Pas ultimatumit të FMN, qeveria përjashtoi rritjen e taksave, ndërsa gjeti si zgjidhje të mesme aksionin kundër informalitetit. Zgjerimi i bazës së tatimpaguesve duket se ishte pikërisht thembra e Akilit për zbutjen e raporteve dhe kjo do të konfirmohej më datë 10 nëntor, kur në një konferencë të përbashkët mes përfaqësuesit të misionit të FMN, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë, do të pranohej publikisht miratimi në nivel teknik, i këstit të pestë dhe të gjashtë të kredisë. Rezultati final i dy javëve diskutime deri në përplasje mes palëve u hodh në erë dy ditë pas konferencës së përbashkët për mediat, teksa kryeministri Edi Rama “plasi bombën” në një dalje publike, duke deklaruar se rreth 83 mijë biznese të vegjël do të përfitonin nga heqja e taksave. Shenjat e para të kundërshtimit të kësaj nisme i dha përfaqësuesi i FMN në Shqipëri, Jens Reinke, i cili deklaroi se një vendim i tillë krijon probleme për qëndrueshmërinë e sistemit tatimor dhe përbën një nxitje për deformim dhe shmangie taksash. Paralajmërimi i Reinke duket se është marrë seriozisht në Uashington, nga ku pritet të dilet me një vendim për 2 këstet e radhës, të cilët me shumë gjasë do të bllokohen.

Si u lirua i kërkuari për drogë që u fsheh në mjetin e Mark Frrokut

Një nga personat e akuzuar nga Prokuroria në çështjen “Laguna e Vilunit” nuk i kishte shpëtuar policisë për herë të parë, kur u pretendua se ishte fshehur në makinën e Mark Frrokut. Shtetasi Bardhok Planaj ishte shoqëruar në Policinë e Shkodrës një natë para se të konstatohej nga policia në makinën e Mark Frrokut në Tiranë.

Pavarësisht shoqërimit të tij në Policinë e Shkodrës, Planaj është lënë i lirë. Pak ditë para nisjes së procesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj shtatë të akuzuarve për dosjen “Laguna e Vilunit”, ku nuk rezulton Bardhok Planaj, bëhet me dije se Policia e Shkodrës e kishte lënë të lirë atë.

Sipas dokumenteve të dosjes së dorëzuar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thuhet se “në një dalje të Velipojës, shërbimet e policisë kontrolluan edhe automjetin furgon ‘Ford’ Tranzit, me targë 03 D 26665, drejtuar prej Gj. Ç., bashkë me të cilin udhëtonin edhe Përparim Rr. e Bardhok Planaj”.

Siç përshkruhet më tej në dokumente, nga kontrolli i automjetit dyshemeja ishte me pluhur rëre, në gomën rezervë u gjetën e kqyrën 4 rrota natribani të pahapura, dy të tjera të përdoruara, dhe pesë palë doreza, tre tuba qeseje të tejdukshme për paketime, si dhe në xhep të derës u gjetën edhe tri palë doreza.

LIRIMI NË SHKODËR

Më tej, në dokumente theksohet se më datë 29 shtator 2014, të gjithë personat e gjetur në furgonin në fjalë u shoqëruan në policinë vendore (Shkodër), ku u morën në pyetje dhe deklaruan se u gjendën në atë vend e në atë orë, pasi e kishin lënë të takoheshin për punë të tyre personale.

“Në këto rrethana, në pamundësi objektive të gjetjes, verifikimit e sekuestrimit të provës materiale (sasisë së narkotikut) të gjithë të shoqëruarit u lanë të lirë (përfshirë edhe Bardhok Pllanajn)”, thuhet më tej në dosjen, e cila ndodhet në Gjykatë.

Sipas dokumenteve, veprimet e personave edhe pas lënies së lirë nga Policia Shkodër, vazhduan të ndiqeshin nga shërbimet e Policisë Gjyqësore, të autorizuara për këtë qëllim…”.

Sipas një dokumenti të mbajtur nga oficerë të Policisë në Tiranë, pretendohet se Bardhok Planaj është konstatuar nga policia në makinën “Audi” të Mark Frrokut mbrëmjen e 30 shtatorit 2014 në Tiranë.

Makina është ndjekur nga policia për arsye që nuk janë të qarta, kur një natë më parë personi që ndiqej, Bardhok Planaj, ishte liruar nga Policia e Shkodrës.

Nga të dhënat në dosje nuk gjendet ndonjë shpjegim në lidhje me faktin se përse ndiqej më pas, një person që ishte lënë i lirë nga Policia e Shkodrës një ditë më parë. Ky fakt, mesa duket, do të zbardhet gjatë gjykimit të çështjes te Krimet e Rënda, ku pritet të nisë procesi brenda pak ditësh.

Pritet të votohet testi i drogës – ja procedurat

Testi i drogës, një kauzë kaq sensitive për opinionin publik dhe makth për një pjesë të politikës shqiptare, ka turbulluar ujërat e brendshme të mazhorancës qeverisëse. Një pjesë e deputetëve të Partisë Socialiste, për të mos thënë shumica, janë pro testit të drogës, ndonëse qëndrimin e tyre nuk e kanë shprehur publikisht për të mos sfiduar vijën e partisë dhe të qeverisë. Shumë deputetë të PS nuk duan ta identifikojnë veten si konsumues droge duke votuar kundër testit. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë kompleks për testin e drogës. Në këto kushte, hedhja për votim në Parlament e testit të drogës mbart rrezikun e përçarjes së mazhorancës. Nga ana e saj, Partia Demokratike ka bindjen se shumë deputetë të mazhorancës janë pro testit të drogës. Duke shfrytëzuar këto rrethana, PD po vë në zbatim një plan B, i cili parashikon hedhjen në votim të dy amendamenteve në seancën plenare kur do votohet projektligji për dekriminalizmin, për të testuar deputetët si dhe për të identifikuar publikisht ata që votojnë kundër. Një gjë e tillë është pranuar dje dhe nga deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, njëherësh kreu i komisionit të dekriminalizimit. I pyetur, ai tha se priten vota pro testit dhe nga mazhoranca. “Ne ramë dakord për t’i hequr nenet 15 dhe 16, por në seancë plenare do t’i paraqesim si amendamente. Kjo pasi ka socialistë që thonë se nuk e duam drogën në këtë histori dhe votojnë bashkë me ne. Ata janë shprehur pro testit të drogës”, deklaroi ai dje. Bylykbashi u shpreh se opozita nuk do të tërhiqet nga testi i drogës deri në momentin e fundit. Sipas tij, pavarësisht dakordësisë për t’i hequr nga drafti nenet për drogën, do të tentohet dhe në seancën plenare për të mbështetur këtë nismë.
Amendamentet  
Partia Demokratike ka depozituar dje në Protokollin e Kuvendit dy amendamente, në mënyrë që në paketën e dekriminalizimit të përfshihet dhe testi i drogës. Gazeta “Sot” ka siguruar amendamentet përkatëse, ku parashikohet që para betimit deputetët t’i nënshtrohen fillimisht testit të drogës.  Në to tregohet qartë se demokratët nuk kanë ndërmend të dorëzohen, teksa kanë përcaktuar dhe procedurat. “Në fillim të çdo legjislature, përpara bërjes së betimit, çdo deputet është i detyruar të paraqesë pranë Kuvendit, një formular që përmban rezultatet laboratorike për përdorimin e substancave narkotike. Në rast se plotësohen kushtet për ndalimin sipas këtij neni apo në rast refuzimi për t’iu nënshtruar testit, komisioni për verifikimin e vlefshmërisë së mandateve që ngrihet në fillim të sesionit, propozon mosdhënien nga Kuvendi të mandatit. Kuvendi merr vendim për refuzimin e mandatit”, thuhet në pikën 2 të nenit 15, në amendamentin e demokratëve. Më tej është theksuar se në rast se plotësohen kushtet për ndalimin sipas këtij neni apo në rast refuzimi për t’ iu nënshtruar testit, organi i emërtesës refuzon kandidaturën kur verifikohen kushtet për zbatimin e ndalimit të parashikuar nga ky nen. Amendamenti i dytë ka të bëjë me shtimin e nenit 16, ku paraqitet ana procedurale. Aty thuhet se zyrtarët aktualë duhet që të bëjnë vetëdeklarim pranë Kuvendit që nuk janë konsumatorë droge dhe kush refuzon përjashtohet.  Kliti Topalli

Ja grindja mes deputetëve – Dogjani e grushton Lutajn

Pirro Lutaj dhe Asllan Dogjani

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshirë dje nga sherri dhe grushtat mes anëtarëve të tij. Deputeteti i PD Asllan Dogjani ka goditur me grusht kolegun e tij të PS Pirro Lutaj gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

Në këtë Komision, nëndrejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ylli Alushi, ishte duke argumentuar nevojat e këtij institucioni, të cilat nuk përmbusheshin përmes projektbuxhetit të vitit 2016.

Në një moment të këtij diskutimi, deputeti socialist Pirro Lutaj, më aktivi në këtë Komision, iu është drejtuar përfaqësuesve të SHISH-it të pranonin si të mjaftueshëm dhe të mos ankoheshin për buxhetin e planifikuar nga Ministria e Financave dhe se nuk është nevoja të ketë shtesë në të.“Zotërinj të nderuar, buxheti i hartuar nga Ministria e Financave ka marrë parasysh edhe sugjerimet tuaja dhe mendoj se është i mjaftueshëm për të përmbushur misionin e shërbimit tuaj!”, mësohet t’u jetë drejtuar Lutaj përfaqësuesve të SHISH- it.

Por në këtë moment ka qenë ndërhyrja e deputetit demokrat, Dogjani, i cili e ka cilësuar Lutajn si njeri me dy fytyra dhe dy qëndrime ndaj SHISH-it, tjetër qëndrim kur ka qenë në opozitë dhe tjetër qëndrim tani që është në pushtet për të njëjtin institucion.

“Si ka mundësi, o zotëri, që paraqitesh me dy fytyra? Kur ishim bashkë në opozitë, mbaje tjetër qëndrim, kërkoje që institucionet e Sigurisë Kombëtare, siç është SHISH, të mbështeteshin dhe të financoheshin më mirë dhe me më shumë buxhet për të përmbushur misionin e tyre. Ndërsa tani del dhe na thua që buxheti është i mjaftueshëm, mos hapni gojë dhe shkoni të përmbushni misionin tuaj. A mund të garantohet siguria kombëtare me kaq buxhet?! Je me dy fytyra!”, mësohet të ketë qenë ndërhyrja e deputetit Dogjani.

Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Lutajt, i cili ka akuzuar Dogjanin për dyfytyrësi. “Si njeri me dy fytyra të gjithë të njohin ty, që gdhihesh socialist dhe ngrysesh demokrat”, është përgjigjur Lutaj.

Në këtë moment tonet janë ngritur, aq sa janë dëgjuar edhe jashtë sallës së Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndërsa tre punonjës të Gardës së Republikës kishin marrë masa që pranë derës së Komisionit të mos kishte gazetarë dhe ata të qëndronin në një distancë prej 30-40 metrash.

Por tonet u bënë aq të larta, madje u dëgjuan dhe përplasje karrigesh, ç’ka bëri që punonjësit e Gardës të hynin brenda sallës së Komisionit për të vendosur qetësinë. Në këtë moment, deputeti Dogjani ka lënë sallën e mbledhjes në mënyrë demonstrative shumë i zemëruar dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë.

Momenti kulmor i debatit kishte arritur kur, pas mbylljes së mikrofonit, Lutaj është ngritur në këmbë duke futur këmishën nën pantallona. Duket se Dogjani e ka marrë këtë veprim me duar të Lutajt si mesazh ofendues ndaj tij, është ngritur menjëherë dhe e ka goditur kolegun e Sigurisë Kombëtare, Pirro Lutajn, me grusht në fytyrë.

Ka qenë ndërhyrja e deputetëve Pjerin Ndreu dhe Arben Çuko që ka bllokuar agravimin e situatës, e cila nisi nga shqetësimi i palëve për të rritur sigurinë kombëtare në vend, duke mbështetur punën e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lutaj: Kishte vetëm ngritje toni, fatmirësisht s’u ndodhëm të dy pa tru

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti i përfshirë në këtë sherr, Pirro Lutaj, u mundua të zbuste konfliktin që ndodhi brenda.

“Ka pasur ngritje toni mes meje dhe zotit Dogjani dhe asgjë më shumë. Pyetja pse u konfrontuam nuk ka sens, që të konfrontohen dy njerëz, duhet të jenë sigurisht pa tru, fatmirësisht nuk u ndodhëm të dy pa tru. Garda kryen punën e vet dhe kjo nuk është puna ime ta komentoj”, u shpreh Lutaj për gazetarët pas mbledhjes.

Ndërsa nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, demokrati Flamur Noka, tha se debati më i madh me dyer të mbyllura ishte buxheti i pamjaftueshëm i SHISH-it për të përmbushur misionin e tij.

“Buxheti për Shërbimin Informativ Shtetëror nuk lë për të dëshiruar, por për t’u vajtuar. U raportua që gjendja në SHISH është e vajtueshme, nuk është marrë në konsideratë asnjë kërkesë e SHISH-it në hartimin e buxhetit. SHISH- i disponon kushtet mizerabël edhe në mjetet e lëvizjes dhe aq më tepër në kushtet e sotme me gjithë këto sfida që ka vendi ynë ndaj terrorizmit kërkon që SHISH të vlerësohet dhe të buxhetohet në mënyrë maksimale për të kryer misionin.

Pra, është një tendencë e frikshme e qeverisë për të sabotuar misionin e SHISH në këtë gjendje. Ky ishte debati kryesor në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka debat më të rëndësishëm se ky”, tha Noka. ARISTIR LUMEZI

Intervistë me Dr. Shinasi Rama: rrugëzgjidhjet ndaj zhgënjimit me politikën në Shqipëri (video)

Dr. Shinasi Rama jep lëndën e politikës dhe drejton programe masteri në Universitetin e Nju Jorkut këtu në SHBA. Zoti Rama ka qenë njëri ndër organizatorët e lëvizjes studentore në Tiranën e vitit 1990, udhëheqës i disa demonstratave dhe të grevës së urisë që çuan në pluralizmin politik. Ai është edhe autor i disa librave.

​​Përsa i përket zhgënjimit me politikën në Shqipëri, zoti Rama mendon se ka disa rrugëzgjidhje: Ai bën thirrje që të ndryshohet Kushtetuta, të ketë përgjegjësi më të mëdha për dënimin e gjykatësve dhe politikanëve të korruptuar, të ketë një ekonomi të mbështetur në prodhimin kombëtar.

Dr. Rama thotë se është e nevojshme mbështetja tek identiteti dhe ndershmëria e popullit. Shqiptarët, tha ai, janë një popull që, po u drejtuan në rrugën e duhur, bëjnë mrekullira. Sipas tij, duhet nxitur ideja se ndryshimi është i mundshëm, i dobishëm dhe në fakt i pashmangshëm. Shteti, tha Dr. Rama, duhet të mbështetet tek qytetari dhe të vihet në shërbim të qytetarit.

Selami: Udhëheqja e re e PD më ka zhgënjyer (video)

Deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, Eduard Selami, një nga pjesmarrësit aktivë të lëvizjes studentore 25 vjet më parë, kritikoi ashpër udhëheqjen e partisë së tij.

Në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës, deputeti tha se udhëheqja e opozitës së sotme nuk ngjall shpresë dhe besim.

“Udhëheqja e re e Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të partisë që duan ta shikojnë edhe një herë PD-në si parti e shpresës për shqiptarët,” – tha zoti Selami.

​​Ne, – tha ai, – kishim një shpresë që përballë kësaj qeverisjeje të keqe Rama-Meta, nga më të këqiat që ka patur vendi, të dilnim me një drejtim tjetër dhe kjo nuk po arrihet.

Zoti Selami tha se partitë politike në Shqipëri janë kthyer në prona personale të drejtuesve të tyre, që nga vendimmarrja e deri te përzgjedhja e politikave. Ky, – tha ai, – është një problem në të gjitha krahët dhe po vjen duke u përkeqësuar.

Deputeti tha se hapat e bëra në drejtim të dekriminalizimit të parlamentit janë shumë pak, shumë vonë dhe nuk janë të thelluara.

Ai tha se demokracia në Shqipëri është anemike dhe shumica e shqiptarëve mezi presin të largohen nga vendi, duke mos e parë të ardhmen e tyre atje.

Elita politike, tha ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike, duhet të kuptojë se është aty në radhë të parë për qytetarët, por ajo e ka shpërduar në këto 25 vjen ëndrrën e shqiptarëve.

Pas 25 vjet ndryshime demokratike Shqipëria ka përballë të njëjtat sfida (video)

Diplomatë dhe studiues të njohur morën sot pjesë në simpoziumin Shqipëria 25 vjet pas komunizmit, ringritja e shtetit dhe e shoqërisë shqiotare, të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Ata diskutuan mbi ecurinë e demokracisë shqiptare, suksese dhe dështime, duke u përqëndruar tek goditja e korrupsionit dhe tek bashkëpunimi mes forcave politike.

Protagonistë të njohur të fillimeve të demokracisë shqiptare folën mbi ngjarjet dhe përgjegjësit e papritura që u lindën intelektualëve shqiptarë menjëherë sapo diktatura u rrëzua dhe fitoi pluralizmi politik.

Shkrimtari Besnik Mustafaj theksoi drejtuesit e rinj të Shqipërisë u morën shumë me politikën dhe pushtetin dhe lanë mënjanë vlerat e lirisë, prandaj në fund të gjithë dështuan në ndërtimin e një jete të re demokratike.

Ambasadorja e Be-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha se tranzicioni nuk ishte aspak i lehtë.

“Liria ishte forma e parë e përgjegjësisë për veten dhe shoqërinë. Për të ndërtuar shoqërinë dhe me shikimin nga e ardhmja ju duhet të ndahen nga e kaluara. Regjimi komunist vrau rreth 7 mijë kundërshtarë politikë, afro 6 mijë të tjerë janë zhdukur dhe nuk kanë varre, diktatura burgosi dhe internoi dhjetëra mijëra të tjerë dhe mijëra dosje të shërbimit sekret janë ende të mbyllura” – tha zonja Vlahutin.

Ambasadori i i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, theksoi se demokracia ka nevojë për kompromise dhe marrëveshje për të bashkëpunuar në shërbim të qytetarëve.

“Marrëveshja e arritur javën e kaluar mes qeverisë dhe opozitës mbi dekriminalizimin ishte marrëveshja e parë që kamë parë nga afër sa kohë jam këtu prej një vit. Ndryshime themelore janë duke ardhur. Besoj se reforma me rëndësi si ajo e drejtësisë do të miratohen ditët dhe javët në vazhdim” – tha ambasadori Lu.

Ndërsa studiuesi Elez Biberaj tha në fjalën e tij se Shqipëria gjendet përsëri në udhëkryq, sepse po vuan më shumë se vendet e tjera prej cilësia e ulët të demokracisë.

Sipas tij, trashëgimia komuniste dhe dobësia ekonomike ende është e madhe dhe vuajtjet e sotme janë pasojë e vendimeve të elitave qeverisëse.

Shqipëria po prodhon numrin më të madh të emigrantëve, sepse kanë humbur shpresën, ndërkohë që korrupsioni ka hedhur rrënjë, tha ai.

Vendi ka përballë shumë sfida që kanë vënë në provë drejtuesit e saj.

Paligjshmëria është bërë e zakonshme dhe mbajtja e një posti zyrtar është mënyra më e përhapur për t’u pasuruar.

Sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe zyrtatët ndikojnë vazhdimisht në vendimet e gjykatave.

Demokracia vuan nga polarizimi i skajshëm, edhe pse dallimet ideologjike janë ngushtuar ndjeshëm. Kryeministri Rama bëri premtime të bujshme për reforma dhe ka bërë përparime në shumë fronte, por me shumicën e madhe në parlament, ai nuk e pa të nevojshme të bashkëpunonte me opozitën.

Por theksoi zoti Biberaj, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është jetik për Shqipërinë.

Studiuesit pohuan se klasa politike vuan nga përqënfdrimi tek interesat partiake afatshkurtra, kur reformat kërkojnë konsensus të gjerë.

Ndërkohë udhëheqësit politikë kufizojnë hapësirat e kundërshtarit, gjendja është e rëndë dhe çmimi i dështimit mund të jetë i madh.

Ata pohuan se bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndihmojë Shqipërinë ta konsolidojë demokracinë e saj, duke mbështetur demokratë, që e duan zhvillimin e vendit dhe duke lënë mënjanë politikanë të korruptuar.

Shqiptarë, ruani veten nga terrorizmi! – Nga BLEDIAN KOKA

Shqipëria është informuar të enjten e kaluar nga shërbimet sekrete partnere, se Tirana është një ndër objektivat primarë të sulmeve të ardhshme terroriste, dhe ky nuk është një fiksion, por një kërcënim serioz. Menjëherë pas këtij informacioni, po atë ditë, Ministria e Brendshme ndërmori menjëherë masat e para, duke shtuar patrullat e policisë dhe forcave të tjera speciale në rrugët e Tiranës dhe duke rikthyer në përdorim publik të tyre edhe mitikët AK-47 ose, siç i njohim në zhargon, ‘kallashët’.

Asgjë për t’u kritikuar deri këtu. Shumë e drejtë… Po atë natë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thërriti në Presidencë kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika, ndërsa një ditë më pas thërriti edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që tregon se sa serioze është realisht situata e kërcënimeve terroriste në Shqipëri. Deri këtu duhet thënë se u ndoqën të gjitha procedurat standarde me rigorozitet të plotë, ashtu siç parashikohet në manualet e funksionimit të shtetit kur kombit i kanoset një rrezik serioz. Por, sa seriozë janë shtetarët tanë 5 ditë pas këtij kërcënimi direkt për jetën e shqiptarëve? A e dini se sot, e mërkurë, 25 nëntor, zyrtari më i lartë vendimmarrës në Republikën Parlamentare të Shqipërisë është nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi? A e dini se sot, kryeministri Edi Rama ndodhet në Kinë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po viziton Italinë dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur paradite drejt Kroacisë? Sot, larg qoftë, nëse vendit i ndodh diçka, krerët e shtetit janë në avion ose, siç thotë populli, “në tren”. Kjo situatë anakronike, në rastin më të mirë është thyerje e protokollit shtetëror, kur parashihet që, në çdo kohë, njëri prej drejtuesve shtetërorë duhet të jetë në krye të detyrës, plus që kërkohet gjithmonë që vizitat e krerëve të shtetit të koordinohen. Ndërsa në rastin më të keq, siç edhe me shumë gjasë është, kemi të bëjmë me një shkalafitje shtetërore të një kaste, ku askush nuk pyet për askënd, e aq më pak për ata që qeverisin, në këtë rast NE!… Sot Shqipëria është përfshirë zyrtarisht (referuar vetëm raporteve të shërbimeve sekrete partnere) në objektivin e mundshëm të sulmeve terroriste. Nuk dihet se për çfarë arsyeje, se për çfarë mesazhi e me çfarë qëllimi toka jonë ka “fituar” urrejtjen e terrorizmit. Kjo nuk duhet të na bëjë krenarë, por duhet të na bëjë të shqetësohemi fort për dy arsye. E para dhe më realja janë vetë qëllimet e terroristëve. Ata kanë treguar se, kur i vënë një qëllim vetes, arrijnë të godasin edhe Kullat Binjake në mes të Nju-Jorkut, por edhe në mes të Parisit, e madje, dy herë brenda vitit po deshe. Tani, imagjinoni një vend pa Ushtri e që mbrohet me policë të pajisur vetëm me kallash. I dyti shqetësim, dhe për mua ky është po aq serioz sa i pari, ka të bëjë me mënyrën se si po e trajtojnë situatën sot e gjithë ditën burrat e shtetit tonë.

I pari dhe më kryesori Edi Rama, në mënyrën më infantile të mundshme! Ai që pak ditë më parë në Turqi deklaronte se terrorizmi nuk ka lidhje me Islamin, u nis pardje për në Kinë, duke u lënë në derë shqiptarëve në shkrimin e tij “Asnjë frikë nga terrorizmi” termin “terrorizëm islamik”. E korrigjoi pak më vonë, por tashmë dëmi ishte bërë dhe “ferra i mori uratën” me këtë gafë, atij që nisi të heqë vetullat dhe, si shpeshherë në këto dy vite qeverisje, nxori sytë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Po deshët, edhe për vepra. Agjencia Antiterror, falë Zotit është një nga njësitë më të specializuara që kemi në këtë farë shteti, me drejtuesit më të kualifikuar të mundshëm, por vetëm kaq. Kjo sepse, Ministria e Financave të shtetit që sot ka një kërcënim real për sulme terroriste, pra Shqipëria, në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka shtuar as edhe një gram lek për llogari të kësaj agjencie. E thënë ndryshe, kjo qeveri që nuk ka lënë banjë të asnjë ministrie pa rregulluar me taksat tona, nuk e sheh aspak të arsyeshme që paratë e shqiptarëve t’i projektojë për të përforcuar një agjenci jetike si ajo e Antiterrorit. Aq më tepër në kuadrin e kërcënimit që vërvitet mbi kokat tona nga e enjtja e tutje. Në këmbim ajo ka vendosur që me këto para të dyfishojë stafin e Kryeministrisë për vitin e ardhshëm. Absurde!

Pyetja është: çfarë do të bëjmë ne? Këshillat e vetme janë që të kemi kujdes në zonat e populluara, vendet publike, shkolla, kopshte, lokale, stacione autobusi dhe brenda në autobus apo edhe banka. Në mënyrën se si po “duken bathët”, është koha që seriozisht të ruajmë veten, ashtu siç kemi bërë gjithmonë ndër shekuj, sepse asnjë nga ata që kemi votuar për këtë punë nuk ka ndërmend ta bëjë. Zoti i ruajt Shqipërinë dhe shqiptarët!

Evropa flet troç në Tiranë: Shkarkoni 800 gjyqtarë e prokurorë dhe emëroni të rinj

Kreu i Misionit të Euralius në vendin tonë, Rainer Deville

Nuk ka qenë vetëm ambasadorja e Komisionit Europian e ashpër ndaj sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Një propozim i fortë ka ardhur nga edhe kreu i Misionit të Euralius në vendin tonë, Rainer Deville, i cili ka asistuar hartimin e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë.“Teorikisht kemi dy nivele të ndryshme, me supozimin se kemi një sistem gjyqësor të korruptuar, 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë dhe se ka një shkallë korrupsioni shumë të madhe. Zgjidhja e parë do të ishte të pushojmë të gjitha këta dhe të vendosim të rinj në të gjithë sistemin”, u shpreh Deville.

Ai vuri sërish theksin te fakti se Shqipëria është e para në Europë sa i takon korrupsionit dhe shtoi se ky fenomen mund të luftohet vetëm duke nxjerrë të korruptuarit jashtë sistemit.

Një propozim i Euralius është që paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos jetë më pak se 200 mijë lekë në muaj.

Tiranë: Rindizen debatet për pronat mes Qeverisë dhe Pronarëve të Ligjshëm

Përgatitja e një projekt-ligji të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave rindezi edhe një herë tjetër debatet në Tiranë mes zyrtarëve dhe mijëra pronarëve që presin prej vitesh të marrin pronat dhe paratë e kompensimeve të tyre.

Qeveria dhe pronarët japin komente krejt të kundërta mbi këtë temë delikate, e cila ka munduar shoqërinë shqiptare gjatë gjithë tranzicionin.

Njëra palë premton zgjidhje realiste të çështjes që zvarritet prej dy dekadash, ndërsa pala tjetër thotë se qeveria po shkel të drejtat njerëzore mbi pronën.

Pothuaj të gjithë pronarët që shkojnë në Gjykatën e Strasburgut, pohojnë ata, i fitojnë gjyqet e pronësisë ndaj shtetit shqiptar.

Projekt-ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili po debatohet në komisionet, synon sipas përfaqësuesve të qeverisë që të vendosë mbi baza realiste dhe ta mbyllë këtë problem të pazgjidhur 25 vjeçar.

Sonila Qato, drejtore e Agjencisë Kombëtare për kthimin dhe kompensimin e pronave, thotë se projekt-ligji është pjesë e detyrave që Gjykata e Strasburgut i ka ngarkuar Shqipërisë pas cështjes Puto kundër shtetit.

Zonja Qato thotë se ligje dhe vendime të qeverive të mëparshme nuk e kanë futur problemin në rrugën e zgjidhjes, por kanë rritur në maksimum pritshmërinë e pronarëve për fitimet e tyre.

Por përfaqëues të pronarëve janë të shqetësuar se projekt-kigji i ri ul nga 100 deri në 170 herë çmimet për pronat e njohura në 26 mijë raste me ligjin e mëparshëm, po ashtu edhe për 11 mijë dosje pronash, që nuk janë shqyrtuar ende.

Myrshit Vorpsi, anëtar i kryesisë së shoqatës Pronësi me Drejtësi, thotë se projekt-ligji i ri nuk njeh kthimet fizike të pronave, por vetëm kompensime me çmime shumë herë më të lira, duke i kthyer pronat truall në toka bujqësore.

Projekt-ligji i ri synon ta zgjidhë krejt problemin e pronave të shtetëzuara pas luftës së dytë botërore brenda 10 vjetësh me rivlerësimin e cilësive të pronave sipas hartave përkatëse.

Zonja Qato thotë se projekt-ligji i ri nuk cënon sigurinë juridike të pronarëve mbi pronën, por sjell një formulë dhe një metodë të re në vlerësimin e tyre.

Sipas saj, qeveria po përpiqet ta tejkalojë këtë labirint të ngatërruar keqas nga kabinetet e mëparshme, duke rishikuar dokumentacionin dhe çmimet e pronave shpesh të mbivendosura në harta trojesh apo tokash bujqësore.

Nga ana tjetër, zoti Vorpsi thotë se pothuaj të gjithë pronarët shqiptarë që kanë paditur shtetin shqiptar në gjykatën e Strasburgut për pronat, i kanë fituar gjyqet dhe gjykata e ka urdhëruar qeverinë të dëmshpërblejë ata në miliona euro.

Sipas tij, derisa shteti shqiptar humbet në të gjitha gjyqet tregon se qëndrimi i tij nuk është i drejtë ndaj pronarëve.

Nga ana tjetër, fatura e gjyqeve të humbura po bëhet e papërballueshme dhe qeveria në vend që të përshpejtojë kthimet dhe kompensimet e pronave, propozon një formulë të re për t’u ulur në minimum vlerën e tyre.

Përmirësimin e ligjeve mbi të drejtën e pronës dhe zbatimin e standarteve ndërkombëtare e ka kërkuar këto ditë edhe Avokati i Popullit. i cili drejtoi qeverisë dhe parlamentit 21 rekomandime.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit, në projekt-ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës duhen hequr afati i kërkimit të pronës dhe të gjitha nenet që pengojnë zbatimin e akteve ndërkombëtare dhe jurisprudencës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kjo gjykatë i kërkoi Shqipërisë hartimi e një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe administrative që njohin, kthejnë dhe kompesojnë të drejtën e pronës ish-pronarëve.

Lista, sipas Strasburgut, duhet të përmbajë të dhëna në lidhje me statusin e pronës, vend-ndodhjen, sipërfaqet që kthehen, kompesohen dhe format e kompesimit; miratimin e hartës së vlerës së pronës me vlera sa më të arsyeshme dhe reale; faturën financiare të procesit të kthimit dhe kompesimit të pronave; krijimin e një mekanizimi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare, administrative dhe gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompesojnë pronën ish-pronarëve.

Avokati i Popullit kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për shqyrtimin në një afat sa më të shpejtë të kërkesave të administruara për njohjen me të drejtë kthimi apo kompensimi të pasurive të paluajtshme.

Zbardhet debati për testin e drogës, Braho: Edhe Ataturku tapë përditë drejtoi 20 vjet Turqinë

Konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës për projektligjin e dekriminalizimit, nuk ka arritur të finalizohet vetëm në një pikë, në atë të futjes së testit të drogës. “Panorama” zbardh debatin të zhvilluar me dyer të mbyllura mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Posaçëm.

Neni 15 i testit të drogës është rrëzuar me 4 vota kundër të shumicës, dhe vetëm 3 vota pro të pakicës. Por palët janë përfshirë në debat lidhur me domosdoshmërinë e futjes së kësaj mase penguese për të pastruar administratën dhe zyrtarët e lartë të të gjitha niveleve nga përdoruesit e substancave narkotike. Pjesë e ideve ka qenë dhe lejimi i përdorimit të drogave kur ato jepen nga doktori, por vetëm nëse kanë kupon tatimor. Ajo që bie në sy nga diskutimet ishte fakti se deputetët e opozitës kanë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Kreu i Komisionit, Oerd Bylykbashi, në disa raste ka kërkuar që nisma të hidhet në votim për të mos prishur dakordësinë e arritur, pasi qëndrimet janë të qarta. Por demokrati Gent Strazimiri ka thënë se “ndërkombëtarët i ulën me dhunë palët në tavolinë”, ndaj dhe çështja e testit të drogës duhet të diskutohej pa emra konkretë, por në fokus kishte punonjës e administratës shtetërore.

Në diskutim, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka thënë se në rast se do të pranohet testi i drogës, atëherë ai do të kërkojë që të shtohet një pikë e veçantë për testin mendor të politikanëve dhe deputetëve. Sipas tij, nëse futet ky test, gjysma e tyre do të dalin të “çmendur”.

145

 

511

328

69

Raffaele Cantone: politikanë dhe deputetë italianë kanë marrë diploma me para në universitetet shqiptare

Kreu i Antikorrupsionit në Itali, Raffaele Cantone ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Universitetin e Firences ku ka folur për korrupsionin gjerë e gjatë. Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe Shqipërinë.
Sipas tij, ka politikanë dhe deputetë italianë që kanë marrë diploma me para në universitetet shqiptare. Sipas tij, janë këta njerëz që e mbajnë peng Italinë dhe që induktojnë korrupsion në sistemin e saj. “Kemi parë parlamentarë që tundin diplomat e blera në Shqipëri.
Këta janë po të njëjtët që kanë investuar për korrupsionin dhe ne e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ata e kanë vendin në burg”, është shprehur Cantone.

Vritet në Siri pogradecari – viktima e 14 nga Shqipëria që bie duke luftuar në krah të ISIS

Vritet shqiptari i 14-ti në luftën e Sirisë. Viktima e radhës në luftën e ISIS-it me forcat opozitare të Asadit dhe koalicionin e gjerë ndërkombëtar është 27-vjeçari Mariglen Dervishllari nga fshati Rrëmenj i Pogradecit.

Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të policisë së shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetërore, të cilët kanë mësuar për vrasjen e tij, por nuk japin detaje për kohën dhe vendin e vrasjes. Burimet thonë se Dervishllari është larguar nga Shqipëria më 24 tetor të vitit 2014 nga aeroporti i Rinasit me destinacion Turqinë dhe më pas në Siri.

Ndërkohë, në dosjen që prokuroria për krime të rënda disponon, thuhet se Dervishllari udhëtimin e parë drejt Sirisë e ka bërë më 28 janar 2013 së bashku me shtetasin Besmir Cake dhe dy shokët tashmë të vrarë Hamit Muslija dhe Bledian Hamzai. Gjatë udhëtimit të parë në Siri, mësohet se Dervishllari është plagosur çka e ka detyruar të kthehet në Shqipëri me 12 maj të 2013 nëpërmjet pikë kalimit kufitarë të Qafë Thanës së bashku me disa shtetas nga Kosova. Pas mjekimit, Dervishllari është larguar përsëri drejt Sirisë ku tashmë policia e shtetit thotë se ka gjetur vdekjen. Sipas policisë, zyrtarisht numri I viktimave shqiptar të vrarë në Siri ka shkuar në 14 persona.

Nga ana tjetër, në kuadër të rritjes së masave të sigurisë pas ngjarjeve të ndodhur në Parisë, policia thotë se ka ndaluar hyrjen në Shqipëri të tre shtetasve të huaj. Në mesin e personave të ndaluar për të hyrë në Shqipëri, thuhet se kanë qenë dy shtetas arab dhe një shtetas kosovarë, emrat e të cilëve rezultojnë në listën e përpiluar nga shërbimet secret. Mësohet se për emrat e tyre, është shkëmbyer informacion edhe nga shërbimet e huaja secrete, të cilët kanë njoftuar për prirjet e tyre radikale.

Ndërsa policia e shtetit dhe agjentët e SHISH kanë përforcuar mbikëqyrjen e personave të kthyer nga Siria të cilët jetojnë dhe banojnë në zonën e Elbasanit, Librazhdit dhe Pogradecit. Pasi për agjentët përbëjnë rrëzikshmëri shoqërore për shkak të prirjeve të tyre radikale./abc

Avokati: Ja pse u lirua nga burgu deputeti socialist Armando Prenga

Avokati i deputetit socialist Armando Prenga, Maks Haxhia ka sqaruar sot përse u lirua klienti i tij.

Avokati i socialistit Prenga nënvizoi se nuk ekzistonin dyshimet e arsyeshme që deputeti duhet të rrijë në burg.

“Kontradiksion lidhur me provat, të cilat bënë që të pranohej argumentimi jonë. Kemi parashtruar argumentet tona që në bazë të të dhënave të deritanishme, s’duhet të ishte në këtë masë sigurimi të rëndë sic është arresti me burg.

Nuk ekzistonin dyshimet e arsyeshme që ky person duhet të rrijë në burg… Do vijojë apo mund të pushohet cështja është një gjë që i përket të ardhmes”,- tha avokati.

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga është arrestuar mëngjesin e 5 shtatorit 2015, nën akuzën e “plagosjes së rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”.

Deputeti ishte njëri prej 6 të arrestuarve në flagrancë pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga, që ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit dhe që përfundoi me 7 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga.

Sherri nisi fillimisht në Patok, aty ku dy familjet janë në gjyq për Lagunën, më pas vijoi para komisariatit të policisë së Kurbinit ku dhe njëri prej pjesëtarëve të familjes Cali, Gjok Cali kishte shkuar për të bërë kallzim se është goditur nga deputeti.

Ambasada e SHBA: qytetarët amerikanë të kenë kujdes në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë, pas sulmeve në Paris një javë më parë, dhe pasi u tha se rreziku i sulmeve terroriste ekziston edhe në vendin tonë, i bën thirrje për kujdes shtetasve të saj në Tiranë që të tregohen të vëmendshëm.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare të publikuar që në datë 20 nëntor, Ambasada amerikane i fton shtetasit e saj që për çdo dyshim të njoftojnë Policinë e Shtetit.

“Sulmet e fundit terroriste, qoftë nga ata lidhur me subjekte terroriste, apo autorë të veçantë, të shërbejë si një kujtesë se qytetarët e SHBA duhet të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur ndërgjegjësimin e tyre të sigurisë. Ata duhet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Shtetit duke formuar numrin 129”, thuhet në faqen e Ambasadës amerikane.

ambasada

Mbështetësit e Salianjit: Kupola e PD-së e mbushur me biznesmenë e trafikantë (foto)

Mbështetësit e kandidatit për kreun e FRPD-së Ervin Salianji, ka në dalë hapur kundër kupolës së vjetër në PD-në e Shkodrës.

Në një nga komentet në rrejtin social fb, thuhet se PD e Shkodrës është e mbushur me biznesmenë dhe trafikantë të cilët nuk ngjallin asnjë lloj besimi tek qytetarët e thjeshtë.

Sipas komentuesit Ervin Salianji është një aset i çmuar për PD-në dhe të rinjtë e FRPD-së, prandaj ai e meriton të jetë në krye të forumit rinor.

mbeshtetesite-salianjit

Shqipëria nën det – përmbytet edhe autostrada Tiranë-Durrës

Stuhi e reshje në Tiranë, bllokohen rrugët, vështirësi qarkullimi*
Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës*
Rebeshi në veri, disa zona pa energji elektrike, rrëshqitje inertesh në rrugë*
Rrëzohet pema tek rruga e Barrikadave në Tiranë*

TIRANË – Që prej mesnatës reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë mbërthyer zonat në veri dhe jug të vendit. Për pasojë në disa rrugë ka prezencë të madhe uji, rrëshqitje inertesh por edhe përmbytje.

Në të njejtën situatë u zgjua sot edhe kryeqyteti, ku reshjet e dendura dhe erërat e forta përmbytën rrugët, lumi Lana doli nga shtrati duke përmbytur Bathoren, Paskuqanin dhe Laprakën, por jo vetëm. Probleme ka pasur edhe në rrugët ‘Siri Kodra’ deri tek tregu ‘5 Maji’, po ashtu edhe tek rruga ‘Ali Demi’. Vështirësi qarkullimi edhe tek ‘Zogu i Zi’ deri në Laprakë. Edhe banorët e rrugës ‘Karl Gega’ ankohen se uji iu ka hyrë në banesa. Përmbytje ka edhe tek zona e Inxhinierisë së Ndërtimit, Komuna e Parisit, Unaza e Re. Raportohehet se uji ka hyrë edhe brenda bizneseve apo lokaleve në cep të rrugës.

PERMBYTET AUTORSTRAD TIRANË-DURRËS, PËRMBYTEN DISA BANESA NË VORË
Prezencë e madhe uji është vërejtur edhe në autostradën Tiranë-Durrës, duke detyruar mjetet të reduktojnë shpejtësinë e qarkullimit. Raportohet për disa familje të përmbytura edhe në Vorë. Po ashtu edhe në Laprakë, rruga që të çon për në hyrje të autostradës, ka prezencë uji, lartësia e të cilit ka arritur deri në nivelin e trotuareve. Qarkullimi i mjeteve mësohet se është bllokuar në Kashar.

RREZOHET PEMA TEK RRUGA E BARRIKADAVE
Stuhia dhe reshjet e dendura kanë rrëzuar edhe pemë tek rruga e “Barrikadave”. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi pema ka rënë mbi disa mjete të parkuara anës rrugës.

PËRMBYTEN BANESAT NË FUSHË-KRUJË, UJI ARRIN NË 1 M LARTËSI
Përmbytjet nuk kanë kursyer as Fushë-Krujën. Mësohet se dhjetra banesa janë rrethuar nga uji. Raportohet se lartësia e ujit arrin deri në 1 metër, ndërkohë nuk dihet ende se sa është numri i banesave të prekura.

BANORËT E BATHORES: JEMI PËRMBYTUR, S’NA KA ARDHUR NJERI PËR NDIHMË
Një banor i Bathores, në kryeqytet, Nazim Ndreu, deklaroi sot në një lidhje telefonike për News24 se rruga “Azem Hajdari” është përmbytur. Sipas tij, tubacionet e ujërave të zeza kanë shpërthyer, ndërsa shumë banesa dhe automjete janë përfshirë nga uji. “Janë shumë banesa të prekura nga përmbytjet deri tani. Kemi njoftuar policinë, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë.”, tha banori.

DËMTOHEN ÇATITË E MBI 150 SHTËPIVE NË MAT
Sakaq, nga raportimet në terren të gazetarin të News24, Enver Doçi bëhet e ditur se në rrethin e Matit janë dëmtuar rreth 150 çati të disa banesave. Problematike sipas tij ngelet situata dhe në akset rrugore, ndërsa mësohet se një urë është shembur.

ZHDUKET PUNONËJSI I HECIT NË DIBËR, DYSHOHET SE ËSHTË MBYTUR
Një 27-vjeçar nga Dibra është shpallur i humbur, pasi ka nderprere kontaktet me familjarët prej mbrëmjes së djeshme. Dyshohet se i riu Arif Vladi mund të jetë mbytur, pasi shkoi për të pastruar kanalet e HEC-ve Lura 1 dhe 2. Por që nga ai moment familjarët kanë humbur kontaktet me 27-vjeçarin. Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në kërkim të punonjësit të një HEC privat.

NJË I VDEKUR NË AKSIN ELBASAN-LIBRAZHD
Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”. Drejtuesi i mjetit, shtetasi R.Karai, 27 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, e më pas është përplasur me bordurën. Si pasojë e goditjes 27-vjeçari është aksidentuar rëndë, duke ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

RRËSHQITJE INERTESH NË SHKOPET TË BURRELIT
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe në aksin rrugor Burrel-Milot. Sakaq, në Shkopet ka pasur rrëshqitje të vazhdueshme inertesh.

SITUATA NE JUG TE VENDIT
Moti i keq ka përfshirë dhe jugun e vendit. Në Vlorë një pjesë e qytetit por dhe në Orikum, Dukat, si dhe disa fshatra të lumit të Vlorës, Mifol, fshati Fitore dhe komuna Novoselë raportohet se janë pa energji elektrike. Ndërkohë, në Fier, raportohet se lumi Gjanica ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa banesa. Situatë kritike thuhet se është në lagjen “1 maji”. Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer dhe me erëra të forta kanë ndërprerë energjinë elektrike për Sukthin, Thumanën, Gjirin e Lalzit, Xhafzotajn, Spitallën, Dervenën, Borizanin dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës.

REBESH EDHE NË VERI, DISA ZONA PA ENERGJI, RËSHQITJE INERTESH NË RRUGË
Një rebesh i fuqishëm shiu dhe ere ka përfshirë edhe veriun e vendit. Për pasojë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së të shtunës kanë mbetur Puka, Kukësi, Hasi e Tropoja.

Si pasojë e e reshjeve të dendura ka pasur edhe rëshqitje inertesh në disa akse rrugore. Në Dibër 70 shtëpive iu janë dëmtuar çatitë nga fortuna.

OSHEE NË GATISHMËRI: JA SITUATA E FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE NE VEND
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës te energjisë elektrike. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, brigadat e OSHEE po bëjnë maksimumin për riparimin e defekteve brenda kohe të shkurtër. Gjithashtu, shoqëria thekson se ndërhyrjet në rrjet kanë minimizuar defektet, megjithatë problem vijojnë të mbeten zonat rurale.

Në një njoftim për mediat, OSHEE pohoi se në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1200 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 16 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 20 inxhinierë të sigurisë në punë.

Nga avaritë të Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:
-Linja L 30-5 Shkozet – Mali Robit
-Linja 30-3/1 Shijak – Ndroq
-Pa energji Nst Durrës dhe N/st Porto Romano për shkak të demtimit të linjave 35 kV
– N/st Shkozet vazhdon puna për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar në linjat TM 20 kV, 10 kV, 6 kV

Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:
Gjirokastra
Ka në avari 12 fidra si pasoje e erës së forte dhe kohës së keqe me shi gjate natës e në vazhdim. Zonat e mbetura pa energji janë: Ballaban, Piskovë, Sukë, Lekli, Lunxheri/ Kelcyrë; Zagori, Lazarat Gjirokastër, Kosine Petran/ Permet

Kukës
Ka në avari 9 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Rexhepaj, Kalimash, Cahan, Qytet Kukes; Lekbibaj, Fierzë, Rragam, Valbonë, Bujan Pac në Bajram Curri

Burrel
Ka në avari 14 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: zonat Shupenzë, Kraste, Komsi, Klos, Cerrunje, Sllove, Zall Dardhe

Durrës
Ka në avari 19 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë zonat Xhafzotaj, Spitallë, Romanat, Koxhas dhe ish Kenete

Shkon në tre numri i viktimave nga moti i keq – Humb një 27-vjeçar në Dibër

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga moti i keq. Një 27-vjeçar në Dibër është shpallur i humbur, pasi dyshohet të jetë mbytur duke pastruar kanalet e hidrocentralit Lura 1 dhe 2. Adil Vladi kishte shkuar në mëngjes për të bërë detyrën, por rezulton i humbur. Shërbimet policore kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Ndërsa dje u mbyt në Lezhë një peshkatar, sot në Vlorë është mbytur një tjetër shtetas.Trupi i pajetë i peshkatarit Viktor Gjergji është gjetur mëngjesin e sotëm në kënetën e Kunës. Ishin familjarët ato të cilët e shpallën të humbur 49-vjeçarin, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e tij është bërë moti i keq.Ndërkohë, shtetasi Luan Qarri në Radhimë humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e lumit. Në qytetin e Vlorës, reshjet kanë shkaktuar përmbytje në lagjet Pavarësia, 24 Maji dhe 15 Tetori.

8 familje u evakuuan gjatë natës, ndërsa tre persona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Në zona të tjera të vendit si në Fier, lumi Gjanica ka dalë nga shtrati, duke përmbytur banesat aty pranë. Situatë e rënduar është edhe në zona të tjera si në Sheq të Madh dhe në Sheq të Vogël.

Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer të shoqëruar me erë të fortë lanë pa energji elektrike Sukthin, Thumanën, Gjirin e Lalzit, Xhafzotajn, Spitallën, Dervenën, Borizanin dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Dy viktima në Shqipëri nga moti i keq dhe përmbytjet

Shirat e nisur një ditë më parë kanë rikthyer përmbytjet.

Ndërsa dy persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq në Shëngjin dhe Radhimë.

Në zonën e Kunes, në Shëngjin, 49-vjeçari Viktor Gjergji, kishte dalë për të peshkuar prej orëve të para të mëngjesit. Por pasdite ai u gjet i pajetë në lagunë.

Në Radhimë të Vlorës, Luan Qarri, gjeti vdekjen pasi rrjedha e lumit e mori me vete.

Në qytetin e Vlorës, reshjet kanë shkaktuar përmbytje në lagjet Pavarësia, 24 Maji dhe 15 Tetori. 8 familje u evakuuan gjatë natës. 3 persona u dërguan për ndihmë në spital.

Rruga për në Orikum kalohet me vështirësi për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Raportohet për përmbytje edhe në disa fshatra.

Në Fier, lumi Gjanica ka dalë sërish nga shtrati dhe ka përmbytur disa banesa. Situata është më kritike në lagjen 1 maji. Edhe në Sheq të Madh dhe Sheq të Vogël gjendja është rënduar.

Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer të shoqëruar me erë të fortë lanë pa energji elektrike Sukthin, Thumanën, Gjirin e Lalzit, Xhafzotajn, Spitallën, Dervenën, Borizanin dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Moti i keq është bërë shkak edhe për pezullimin e lundrimeve në portet e Durrësit dhe Vlorës. Kapiteneritë nuk kanë lejuar daljen në det të anijeve të peshkimit./ Mapo/

1 milion euro drogë në këpucë, pranga shqiptarëve

Një operacion antidrogë ka dërguar  në pranga dy shqiptarë, 26 dhe 23 vjeç dhe policia ka sekuestruar një sasi kokaine me vlerë prej 1 milionë eurosh e cila thuhet se ishte e destinuar për tregun vendas.

Gjatë kontrollit në banesën  dy shqiptarëve, policia ka gjetur 1.6 kilogramë pluhur të bardhë që e kishin fshehur në brendësi të mbajtëseve të këpucëve: droga mësohet se do të hidhej në tregun e brendshëm të Riminit dhe sipas llogarive të policisë vlera do të shkonte në 1 milionë euro.

Policia tha se ka gjetur gjurmë droge edhe në tavolinë dhe dysheme, kjo për shkak të përgatitjes së dozave që bënin shqiptarët.

Terrorizmi, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani ka thirrur sot në mbrëmje një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth situatës së terrorizmit pas ngjarjeve të javës së shkuar në Paris.

Në mbledhjen, e cila është parashikuar të mbahet në orën 19.00, përvec presidentit Nishani do të flasë dhe kryeministri Edi Rama e ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ndërkohë që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Jeronim Bazo dhe drejtori i Shërbimit Informativ Visho Ajazi, do të bëjnë një paraqitje të masave të marra, të bashkëpunimit me agjencitë partnere dhe rreziqet me të cilat mund të përballet vendi.

Menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris, edhe në Shqipëri pati një rritje të menjëhershme të nivelit të sigurisë, me kontrolle të përforcuara në rrugë, pranë institucioneve qëndrore dhe në pikat kufitare.

Dy ditë më parë, pas disa sinjalizimeve nga shërbimet sekrete, këto masa u shtuan vecaërisht në Tiranë, ku u vu re një prani më e madhe e forcave të sigurisë pranë godinave qeveritare, qendrave tregtare por edhe në rrugë, ku njësitë e policisë lëviznin me armatime më të rënda se zakonisht.

Shqipëria është ndër vendet, të cilat iu bashkuan që në fillim koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, ndërkohë që ajo nuk ka mbetur e paprekur nga propaganda e Shtetit Islamik. Janë afër 140 shqiptarë të cilët mendohet se kanë shkuar në Siri për të luftuar në krah të ISIS-it. Afër 40 prej tyre janë kthyer. Policia ka deklaruar se ajo po mban nën mbikqyrje të gjithë personat të cilët vlerësohet se mund të paraqesin rrezikshmëri.

SHISH: Ku mund ta sulmojë ISIS-i Tiranën

Tirana është futur në listën e kryeqyteteve të rrezikuara nga sulmet terroriste të ISIS-it dhe siç mund ta shihni nëpër rrugë prej tre ditësh janë shtuar masat e sigurisë. Policia ka kaluar në nivel të lartë gadishmërie, pasi shërbimet inteligjente të huaja ia kaluan këtë informacion SHISH-it. Por kush janë vendet më të ekspozuara?

Elementët terroristë synojnë gjithnjë vendet e mbipopullura, si sheshe, stacione të transportit urban, rrugë me shumë lëvizje, qendra tregtare, godina të policisë, institucione të tjera publike, spitalet e deri te shkollat. Pikërisht këto janë vendet ku vëmendje e autoriteteve të rendit dhe shërbimit informativ është më e madhe.

Policë të armatosur, por edhe agjentë civilë po kryejnë monitorim gjatë 24 orëve. Një ditë më parë është raportuar gjithashtu se Tiranë ndodhet në po të njëjtin nivel rreziku sa edhe kryeqyteti rus, Moska.

Prej ditësh Rusia ka nisur bombardimet e objektivave të ISIS në Siri e Irak. Ndërkohë që këtyre bombardimeve i është bashkuar edhe Franca, pas sulmeve të përgjakshme të një jave më parë në Paris./LAPSI.AL/

Dekriminalizimi: zyrtarët që do t’u ndërpritet mandati

Maxhoranca dhe opozita miratuan dje në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Dekriminalizimin projektligjin që do të ndalojë zgjedhjen dhe emërimin e funksionarëve publikë, që kanë kryer një vepër penale të përfshirë në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Drafti përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë, kryetarë bashkie apo këshilltarë në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e një krimi të parashikuar nga 76 nene të Kodit Penal, duke nisur që nga gjenocidi, vrasjet, plagosjet me dashje, trafiqet njerëzore dhe narkotike e deri te korrupsioni dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Ndalohen gjithashtu edhe ata që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-ve, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga këto vende.

Ky ligj do të veprojë edhe ndaj personave që në kohën e kryerjes apo tentativës së kryerjes së krimit mbanin identitete të ndryshme nga ato që mbajnë në momentin kur zbatohet ndalimi ndaj tyre. Vetëdeklarimi do të jetë hapi i parë për zbatimin e këtij ligji. Personat që preken nga ky ligj, duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë se nuk kanë kryer asnjë vepër penale të parashikuar nga ky ligj.

Nëse nuk e bëjnë këtë vetëdeklarim, ai do të konsiderohet si person që ka kryer një nga veprat penale dhe do të shkarkohet apo lirohet nga detyra, apo do t’i hiqet mandati. Deklarimi i të dhënave të rreme ose të shtrembëruara në formular përbën vepër penale. Formulari i vetëdeklarimit dorëzohet dhe administrohet pranë institucionit ku zyrtari ose i zgjedhuri kryen funksionet e tij.

Kërkesë për verifikimin e zyrtarit mund ta bëjë 1/10 e deputetëve të Kuvendit, por dhe eprori i funksionarit publik, ndërsa është Prokuroria e Përgjithshme që bën vlerësimin, duke u nisur nga gjurmët daktiloskopike të zyrtarit dhe me marrjen e informacioneve jashtë dhe brenda vendit.

Pas verifikimit se zyrtari ka qenë i dënuar më parë për vepra penale, atij i ndërpritet mandati i marrë, duke e përjashtuar nga funksionet publike në varësi të dënimit që ka kryer.

136

ARISTIR LUMEZI

Autocensura në median shqiptare

 Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunim Europian, OSBE, organizoi sot në Tiranë një forum mbi zhvillimin e mediave shqiptare. Gjendja e shtypit shqiptar vlerësohet nga disa studime si e vështirë nga ana financiare, ndërsa gazetarët janë të mbizotëruar nga auto-censura.

 Vëzhguesit pohojnë se shumë gazetarë punojnë pa kontrata pune dhe pagat e tyre vonohen rregullisht. Ata theksojnë se prapa numrit të madh të mediave fshihet mungesa e profesionalizmit dhe keqpërdorimi i tyre nga pronarët.

Media shqiptare mbizotërohen sot nga vetë-censura dhe pafuqia ekonomike për të zhvilluar një gazetari të përgjegjshme qytetare. Ky ishte një nga përfundimet e forumit që zhvilloi sot zyra e OSBE-së për zhvillimin e medias në bashkëpunim me organizata dhe institute vendase. Mediat shqiptare janë në pamjen e parë mjaft të zhvilluara numerikisht në raport me publikun e tyre relativisht të vogël. Por vëzhguesit pohojnë se prapa shifrave për një numër të madh mediash dhe gazetash fshihet një përmbajtje shumë e kufizuar dhe një besueshmëri akoma edhe më e kufizuar.

Një temë e nxehtë e debateve në këtë forum ishte edhe punësimi dhe pozita sociale e gazetarëve. Pavarësia profesionale e gazetarëve është dobësuar nga varësia prej punëdhënësve, ndërsa punësimi në të zezë dhe vonesat e rrogave janë bërë të zakonshme. Kjo klimë vjen nga mediat jofitimprurëse, por jo rrallë bëhet qëllimisht për të kontrolluar gazetarin.

Shumë gazetarë mbeten pa mbrojtje përballë punëdhënësve, duke dëmtuar standartet profesionale dhe pavarësinë editoriale. Për më tepër, mbart rrezikun e vetëcensurimit. Sipas një studimi të agjencisë BIRN vetëcensurimi është pengesa kryesore e mediave shqiptare.dhe institucionet demokratike presin mëkëmbjen e mediave profesionale, por ky nuk është një proces i lehtë.

Një pjesë e mediave janë nën ndikimin e qarqeve politike dhe një pjesë tjetër kontrollohen fort nga pronarët e tyre me biznese të shumëllojshme, që i lidhin me interesa shtetërore, si ndërtimi dhe prodhime të tjera. Në forum u tha se përmirësimi i medias kërkon angazhim të gjerë politik dhe angazhimin e vetë gazetarëve e të shoqërisë civile.

Pakt PD-PS për dekriminalizimin: zyrtarët e inkriminuar lënë postin menjëherë

Maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për një draft përfundimtar për ligjin e dekriminalizimit, i cili mund të prekë edhe Kushtetutën.

Në përfundim të mbledhjes së sotme, nënkryetari socialist i komisionit të posaçëm, Taulant Balla tha se me opozitën kanë rënë dakord për një draft përfundimtar, por pa pranuar testin e drogës.

“Nuk ka dhe nuk kishte asnjë shans që të miratonim nenin qesharak të testit të drogës. Nuk ka asnjë vend në botë që ka një nen të ngjashëm. U them atyre që e kanë propozuar, për të damkosur Shqipërinë në sytë e gjithë botës, le ta miratojnë këtë nen në statutin e partisë së tyre. Le ta bëjnë atje testin e alkolit, drogës dhe duhanit po deshët. Jemi në fund të një procesi”, tha Balla.

Kurse kryetari i Komisionit, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka theksuar se paralelisht me këtë do punohet edhe për përmbylljen e paketës së ndryshimeve kushtetuese që reflektojnë këtë ligj shumë të rëndësishëm.

“Kur Kuvendi të miratojë ndryshimet me do ia lëmë ligjit të gjejë deputetët apo zyrtarët, përfshirë kryetarët e bashkive për verifikimet e nevojshme”- tha ai, duke theksuar se numri mund të dalë edhe më i madh nga sa është denoncuar nga opozita.

“Ka afate për miratimin e akteve dhe për verifikimet, për ata që janë sot në funksione publike do të operohet menjëherë dhe cdo person do humbasë mandatin sapo të dalë konkluzioni. Brenda muajit që vjen e kemi mbyllur kornizën zbatuese, e besoj do të jetë vitin tjetër në zbatim”- tha ai.

Florian Raunig: RTSH prej kohësh po punon pa drejtues të zgjedhur

Raunig: RTSH të jetë një transmetues publik vërtet i qëndrueshëm, i pavarur, llogaridhënës dhe cilësor

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig thotë se Shqipëria ka numër të madh mediesh krahasuar me popullsinë dhe tregu duket pluralist në pamje të parë.

Po të shohësh nga afër-thotë ambasadori- ky numër i madh subjektesh ofron përmbajtje të kufizuar dhe besueshmëri të tillë.

Në një forum për median, ai deklaron se transformimi i RTSH-së në një transmetues vërtet në shërbim të publikut ka hasur në vonesa të mëdha.

“Parlamentit iu deshën dy vite që të zgjedhë dhe të emërojë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së. Bordi ka tashmë 7 muaj që punon dhe ende nuk është zgjedhur drejtuesi i institucionit”, deklaroi.

Prezenca e OSBE-së mbështet plotësisht anëtarët e Bordit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. “Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor”, tha gjithashtu.

Ambasadori tha se Televizioni Publik është margjinalizuar krahasuar me disa stacione private. “Vijimi i kësaj situate do të thotë që media publike të mos përmbushë rolin e vet parësor, konkretisht të japë informacion të besueshëm, të veprojë si roje e demokracisë, të ofrojë argëtim cilësor edhe të japë edukim bashkëkohor, në interes të qytetarëve shqiptarë”, shtoi.

Raunig deklaroi se gazetarët nuk janë të pavarur në punën e tyre, ku përveç pjesës profesionale, ata shpesh janë në punë të zezë ose nuk u jepen rrogat në kohë. /Dita/

Buxheti 2016 hedh në rrugë 7 200 nëpunës publikë: largohen 7 100 mësues dhe 500 policë, fryhet Kryeministria

Viti që vjen, pritet të shkaktojë një furtunë të vërtetë në administratën publike. Plot 7200 vende pune do të shkurtohen në institucionet shtetërore dhe këtë e paralajmëron vetë qeveria, në projektbuxhetin 2016, i cili është prezantuar mbrëmë nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Sipas projektbuxhetit të ri, në vitin 2016 do të punojnë në institucionet shtetërore vetëm 81.350 persona. Ndërkohë, në buxhetin 2015, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është parashikuar 88.550 persona. Sektori që do të tronditet më shumë nga ky plan i qeverisë do të jetë arsimi. Në këtë sektor është parashikuar të shkurtohen plot 7.105 vende pune. “Fshesa” e qeverisë në këtë sektor duket se do të “pastrojë” radhët e arsimtarëve, megjithëse përgjatë këtyre dy viteve ata u janë nënshtruar një serie testesh të ndryshme me urdhër nga drejtuesja e dikasterit, Lindita Nikolla, me qëllim matjen e profesionalizmit të tyre dhe mbajtjen e pozicionit të punës sipas meritokracisë. Në shkurtimin e vendeve të punës, Ministria e Arsimit do të ndiqet nga Ministria e Brendshme. Edhe në këtë sektor mjaft të rëndësishëm, qeveria ka planifikuar për vitin e ardhshëm, 504 punonjës më pak se në 2015. Pas Ministrisë së Brendshme radha vijon me Ministrinë e Mjedisit, së cilës do t’i shkurtohen plot 288 vende pune. Po ashtu, në Ministrinë e Zhvillimit Urban janë planifikuar 286 vende pune më pak se në 2015. Për institucionet e tjera qeveritare, konstatohet se për 2016 janë planifikuar 69 vende pune më pak, ndërsa në numrin rezervë që qeveria parashikon çdo vit për institucionet e reja, do të kenë shansin të punësohen 56 punonjës më pak se sivjet.
Institucionet me rritje 
Nëse ministria e Arsimit, Mjedisit, e Brendshme etj., do të goditen fort në numrin e punonjësve që do të kenë në dispozicion për vitin që vjen, e kundërta pritet të ndodhë me Kryeministrinë apo ministri të tjera si ajo e Ekonomisë, Bujqësisë, Mbrojtjes, Mirëqenies Sociale, etj., për të cilat numri i punonjësve pritet të shtohet me qindra vetë. Për vitin 2016, në kryeministri do të shkurtohen plot 359 punonjës, në Ministrinë e ekonomisë 148 punonjës, në Ministrinë e Bujqësisë 128 punonjës, në Ministrinë e Mbrojtjes 248 punonjës, NË Ministrinë e Mirëqenies Sociale 177 punonjës, Tek Shëndetësia 18 punonjës, tek Drejtësia 51 punonjës dhe tek Energjia 11 punonjës.
Kryeministria 3.1 miliardë lekë më shumë, ulen fondet për infrastrukturë dhe arsim 
Ashtu sikurse kishte rekomanduar FMN, qeveria ka parashikuar për vitin e ardhshëm një reduktim të shpenzimeve buxhetore, të cilat priten të jenë 1% më pak se viti 2015. Synimi kryesor është ulja e borxhit publik dhe ruajtja e deficitit. Në projekt­buxhetin e 2016, qeveria ka ulur ndjeshëm fondet për arsimin dhe infrastrukturën, ndërkohë që për vetë administratën kryeministrore është treguar bujare. Kështu sipas tabelave të shpenzimeve për vitin e ardhshëm, qeveria ka shtuar shpenzimet për aparatin kryeministror me mbi 3.1 miliardë lekë nga 715 milionë lekë të buxhetit të rishikuar të këtij viti. Prioritet për 2016 i jepet Ministrisë së Bujqësisë me një rritje të fondeve me 24% ose 5,2 miliardë lekë, krahasuar me këtë vit. Këto fonde do të synojnë zgjerimin e skemave mbështetëse për fermerët, për përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit dhe formalizimin e sektorit të peshkimit. Edhe ministria e Ahmetaj do të ketë në buxhetin e saj 42% më shumë fonde, kjo nisur edhe nga shtimi i numrit të strukturave pranë Ministrisë së Ekonomisë. Mbi 50% janë rritur edhe fondet për Ministrinë e Mjedisit, 19% për atë të Kulturës dhe 20% për Ministrinë e Drejtësisë. Por qeveria nuk ka ndjekur të njëjtin vlerësim për dy ministritë e tjera, atë të Transporteve dhe Infrastrukturës dhe Ministrinë e Arsimit. Sipas shpenzimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm fondet për infrastrukturën janë tkurrur 32% krahasuar me fondet e parashikuara në buxhetin e rishikuar të këtij viti. Ndërkohë fondet për arsimin shkojnë në 3,5 miliardë lekë apo 10% më pak se ky vit, duke shënuar nivelin më të ulët historik për këtë sektor. Nuk preken fondet për Ministrinë e Shëndetësisë të cilat qëndrojnë në po të njëjtat nivele, ndërsa janë shkurtuar me 20% shpenzimet për Ministrinë e Integrimit.   Nga Anila DODAJ

Flamur Noka: Arben Frroku ka financuar fushatën e Sajmir Tahirit

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti demokrat Flamur Noka ka lëshuar akuza të ashpra në adresë të pasardhësit të tij Saimir Tahiri. Sipas Nokës, Tahiri ka patuar marrëdhëniet të ngushta me të akuzuarin kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku.

Sipas Nokës, Arben Frroku është një nga financuesit kryesorë të fushatës së Saimir Tahirit në 2013-ën në zonën e ish-Kombinatit. Madje sipas Nokës, zyrat elektorale të PS-së 2013-ës por edhe të 2015-ës, ishin stacionuar pikërisht në ambientet me nën pronësinë e Arben Frrokut.

Kjo është arsye pse sipas Nokës, policia bëri të mundur arratisjen e Arben Frrokut vetëm pak ditë përpara se Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ta shpallte fajtor për vrasjen e kryekomisar Lamajt.

“Pasi ky zotëria ndërhyri me telefon për lirimin e tij (duke iu drejtuar Tahirit), Rama u takua në Pukë me Arben Frrokun dhe e mësoi si të arratisej”- ka deklaruar ish ministri Flamur Noka. Më pas ai i është drejtuar ministrit Tahiri me pyetjet: “Kush e dha urdhrin të fiket TIMS-i?

Ky dha urdhër dhe e përcolli duke dhënë urdhër që të mos i vulosej pasaporta. Autoritetet kroate kanë deklaruar zyrtarisht se kishte ndërhyre nga zyrtarë të lartë shqiptarë për lirimin e Arben Frrokut i cili pasi u arratis nga Shqipëria u ndalua në Kroaci”- ka deklaruar më tej Noka.

Deklaratë surprizë e deputetit Berisha: Arben Frroku nuk është në Kubë, por në Tiranë

E vërteta është se ky vend drejtohet gjatë këtyre dy viteve tërësisht nga shullazët, nga shullazët në rrugë, nga shullazët në parlament, nga kryeshullazi në krye të qeverisë. Po ku e bazoj këtë akuzë? Ka një akuzë më të rëndë se kjo?! S’do doja kurrë të bëja një akuzë të tillë. Po marrim rastin e Arben Frrokut.

Doni të dini se çfarë akzuash të rënda ka hedhur ai për vrasjen. Një treshe gjykatës politikë, pasi qeveria e monokratëve bëri 1000 e një manovra me dëshmitarin okular të ngjarjes, pasi çuan vrasësit në shtëpinë ku e kishin strehuar, e i thanë o kokën o dëshminë, ai qendroi në dëshminë e tij, qe qytetar i ndershëm.

Treshja e shpalli të pafajshëm, i besoi vrasësit dhe jo dëshmitarit që e pa me sytë e tij, breshërinë tek shkrehte në gjoksin e komisarit. Ndonjëri mund të thonë se kjo nuk është vepër e Edi Ramës, po vepër e tre gjykatësve që morën nga gjysëm milioni euro për këtë veprim. Por le të shkojmë pak më tutje. Se në monokraci nuk është banditi kryesor, por klasa e banditëve.

Po ç’ndodhi më pas? Arben Frroku i liruar u shndërrua menjëhërë në aleat të PS dhe në takim pulbik që bëri me kryebanditin Edi Rama iu tha “Mbathja” dhe të nesërmen kur do të bëhej gjykimi, ai iku. Cunat e krimit, falangat e krimit, e lejuan të kalonte pa vulën shtetërore.

Pse për banditin nuk ka ligj, ligjet janë letër. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja tek u gjend një shtet tjetër që e bllokoi: I tha ti nuk ke vulën e vendit tënd, nuk mund të kalosh. Por monokrati ministër mori në telefon policinë e qeverisë fqinje: Kalojini tha, se nuk ka problem, është i pastër.

Dhe ti që më qesh këtej Shko deklaroje pak atë shtëpinë që ke tek Garda, shko deklaroje pak. Sigurisht që ai ka zgjedhur të drejtojë me banditë. U shpreha se është nisur për në Kubë. Rezulton të jetë në Tiranë I lirë, të mos prekë njeri, sepse kryemobi, kryebanditi, I detyrohet kokë e xhep atij. I detyrohet kokë e xhep.

Berisha-Tahirit: Skafoministër, i kujt është skafi VENUS 140?

 Tahiri: Përballemi në gjykatë

Replikat e ashpra po bëhen në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të bërë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fjalën e tij në sallën e parlamentit Berisha kërkoi që ministri të përgjigjet se i kujt është skafi i modelit Venus ES 140.

“A e dëgjuat të mos e qarkullojë njëherë emrin e Shullazit? Pse. Se Shullazi është vetë dhe. Se ka frikë Edi Ramën. Shullazi është bërë personazh botëror, kombëtar. Në platformën e qeverisë amerikane për luftën kundër krimit ëhstë një gjë fiktive”, tha Berisha në Kuvend.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri u shpreh se, “për ata që s’ka asgjë . lidhjet e tij me Shullazit janë lidhje aq sa ky – e dini si e quan Shullazi këtë. Sajmo qorri. Jua them unë. Ti e di, prandaj po qesh. E ka si punë kështu…si punë hiçi. Të flasë tre orë këtu e të mos ia përmendë emrin.”

Duke folur për akuzat ndaj babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

“Policia shqiptare ndiqte një trafikant droge, me interceptim e të gjitha dhe në fund përfunduan në një apartament që ishte I bashkim Tahirit. E kontrolluan, nuk gjetën mall, por gjetën sasi kolosale ilaçesh pa pullë fiskale, kontrabandë. Po shkoni merrni raportin e Drejtësisë së Përgjithshme të Policisë që e raportoi si sukses, kapjen e këtyre. Ky vjen nga backgroduni i  tij. Zotëri, ke marrë s’ke marrë dozë mua s’më intereson”, tha Berisha.

Më pas ish-kryeministri iu drejtuar Tahirit: I kujt është VENUS ES 140, i kujt është skafi

O skafoministër me numër matrikulle BZDE 107 405? Këtu të kam nxjerrë targën e veturës. Tani unë të pyes ty për skafin.

Së treti, me djalin tim ti ke bërë disa beteja gjyqësore, por tamam si mos, si bandit I ke lejuar vetes të fshehësh të gjitha ligjet e shtetit që të mos veprojë përmbarimi. Dhe flet ky për reformë, ky trafikant do dhe reformë, që përmbarimi të mos të merrte paratë”.

Pas deklaratës së ish-kryeministri Sali Berisha erdhi edhe përgjigja e Saimir Tahirit:

“Jam super i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm dhe i gatshëm që të përballem me ty me tët bijë me tët bir me këdo para drejtësisë për çdo lloj gjëje mjafton që të mos ketë Gjin Gjonëra që drejtësia të bëjë drejtësi. Ndaj na duhet reforma.

Na kujtove këtu çështjet e luftës kundër drogës. Po pse nuk përgëzon policinë për atë që bëmë sot që është shumëfish më shumë se ke bërë ti në 8 vjet? Nëse Raporti Progresi dhe Guardia di Finanza ty të duken përralla për mua nuk janë”.

“Më kujtove këtu vrasësin e dënuar nga gjykata për kryekomisarin Dritan Lame? Ku ishte ti kur vrasësish hante darkë me kreun e policë. Ku ishte ti kur këta i hëngrën darkën e mortit, vrasësit ku ishte që s’more asnjë masë minimumi për ti pezulluar. Ku ishte ti së paku për ta ndaluar në polici?

Unë kam moral të dal përballë. Ku ishit ju kur vrasësit hanin darkë më vrasësit. Ti ke një problem që në TIMS je regjistruar dhe ke dalë por po unë do të çoj në prokurori”, iu drejtuar Tahiri deputetit të PD-së, Flamur Noka.

REPLIKA E BERISHËS ME TAHIRIN

“Ta dish se unë këtu do t’ju sjell faktet nëpërmjet hakersave, po juve ju pëlqen kur ua sjell unë, po, ju pëlqen. Ndaj, trego o skafoministër se ç’ke bërë me të. E dyta, pse ke frikë ti. Përmend çdo gjë, veç emrin Shullaz nuk e përmend. E më çuan një mesash ku më thonë e gabove emrin: Saje qorri e quan!. Sa për Gjin Gjonin, duhet të lash gojën kur përmend emrin e tij. Absolutisht.

Sepse nuk funksionon kështu. Ju besoni gënjeshtrat tuaja, ju besoni mashtrimet tuaja, por ai pati kurajon t’i nënshtrohet procesit ligjor për akuzat tuaja dhe vërtetoi se ato ishin shpifje të ulëta të kryemobit Edi Rama dhe lejtnantëve të tij. Kurse ti fsheh pasuri, se ke frikë se do ta marrë përmbaruesi.

Ti arrestove Bujar Nelën, përmbaruesin, se ke frikë. Të gjitha janë transparente. Gjithçka çoje ku të duash, por përgjigju vendimeve gjyqësore. Sa për statistikat, dua t’ju komunikoj shqiptarëve se me raportin e KE-së këta mbetën në klasë, se janë i vetmi sekt mbi tokë që festojnë distafën. Ja çfarë thotë progresi dhe dua ta lexoj në anglisht.”

REPLIKA E TAHIRIT

“Nuk shpresoj dhe nuk dua të besoj që vizioni yt për reformën në drejtësi është Gjin Gjoni, një gjyqtar që është simbol  i korrupsionit në drejtësi, që gënjen me pasurinë, që ka qenë në ndekje penale dhe shpëton. Një njeri që i ka marrë shpirtin njerëzve. Apo një njeri si shumë të tjerë në sistemin gjyqësor. Nëse ti i mbron, ne nuk i duam këta. Shpresoj të ndryshoni mendim dhe reforma në drejtësi është detyrim historik”, tha Tahiri.

Prokuroria sfidon ambasadorin amerikan – pezullon dosjen e Emiljano Shullazit

Emiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet t’i shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi dhe vetë kreut të PD Lulzim Basha.

Sipas akuzës, kallëzimi i ish-deputetës Voltana Ademi tashmë me detyrën e kryetares së bashkisë së Shkodrës, do të pezullohet pasi nuk gjendet asnjë provë që fakton që i dyshuari Shullazi e ka kërcënuar atë apo kreun e PD-së, raporton Shqiptarja.com.

Prokuroria është një nga institucionet më të kritikuara, pasi në gjithë këto vite ka qenë inekzistente.

Kritikat e dy ditëve më parë të ambasadorit Donald Lu, u interpretuan edhe si kritika ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili mungonte gjatë atij diskutimi.

Të ndalohen pamjet e krimeve të ISIS-it – Nga MESILA DODA

Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizuale Për dijeni: Komisionit të Medias në Kuvendin e Shqipërisë I nderuar zoti kryetar, prej disa ditësh duket se bota po kalon një kohë tjetër në histori. Megjithëse ende kërkojmë të ngadalësojmë frikën për të ardhmen dhe ta mbajmë atë jashtë përditshmërisë sonë, tashmë kemi kuptuar se kemi një luftë të përbashkët për të jetuar ndaj një armiku, i cili nuk është përballë, por që në mënyrë tinëzare mundohet të godasë normalitetin e popujve të lirë, mënyrën e tyre të jetesës dhe besimit, bashkëjetesën, lirinë, vëllazërinë, të gjitha vlerat mbi të cilat kemi ngritur jetën tonë e të familjeve tona.
E ndërgjegjësuar se ka një fushatë të pafre për të goditur këtë përditshmëri që mund të jetë edhe e vështirë, edhe e palumtur shumë herë, por i vetmi realitet që kemi e të cilin duhet ta ruajmë e mbrojmë me çdo kusht, po ju shkruaj këtë letër, në të cilën kërkoj zyrtarisht nga ju dhe autoriteti që drejtoni të shqyrtoni në mënyrë urgjente shqetësimin tim, për të mos lejuar në mediat e vendit transmetimin e pamjeve filmike të krimeve e torturave të organizatës terroriste ISIS. Emitenti televiziv “Rainews” ka nisur i pari me këtë vendimmarrje, shembulli pozitiv i të cilit nuk mund të lihet dhe trajtohet si rast i izoluar.
Njerëz që ekzekutohen, prerje kokash, djegie të gjalla, fëmijë që kthehen në vrasës, gjenocide mbi foshnje, burra e gra, janë vetëm pak prej atyre skenave, me të cilat ushqehet propaganda e terrorit. Lajme që prodhojnë frikë, pasiguri, ankth e terror te fëmijët, të rinjtë dhe familjet tona.
Pikërisht për këto arsye, por edhe për shkak se shumë herë kjo propagandë e çartur sjell pështjellim e vendimmarrje të gabuara tek të rinjtë tanë, kërkoj nga ana juaj që të fusni si kërkesë të institucionit moslejimin e këtyre pamjeve dhe videove terrorizuese në mediat audiovizive.
I nderuar zoti kryetar, në bazë të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, neni 4 pika b,c; neni 33 ç,d; institucioni që ju drejtoni ka të drejtën e detyrimin të ndërhyjë në transmetime të dëmshme mediatike në mbrojtje të parimeve themelore dhe të drejtave njerëzore, mbi të cilat ne dhe fëmijët tanë kemi bazuar mënyrën tonë të jetesës.
Duke ju falënderuar paraprakisht, shpresoj në një përgjigje të shpejtë dhe efikase nga ana e institucionit tuaj, që më së paku do sillte një normë të re në jetën tonë të trazuar e do përbënte një shembull të mirë reagimi për të mundur mortajën e kohës sonë “Propagandën e Terrorit”.
Mesila Doda
Deputete

Ambasadori Lu: në Shqipëri kriminelët lihen të lirë

Ambasadori amerikan u shpreh se sipas Komisionit europian Shqipëria rezulton të jetë vendi me nivelin më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, duke folur për Reformën në Drejtësi,  ju rikthye kritikave të forta ndaj institucioneve shqiptare të cilat sic tha ai lejojnë që krimineltë të lëvizin lirshëm nëpër rrugë

“Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie, por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi ndërsa ishte në pritje të apelimit në Gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë, si Emiljano Shullazi, që është akuzuar haptazi nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por që nuk është cuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Sokol Mjacaj, i dënuar për vrasjen e një djali 13 vjecar, por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burgu dhe më pas vrau një cift cek në Theth. Këta janë llojet e personave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional”, u shpreh zoti Lu.

Shembujt e marë nga ambasadori amerikan janë një kritikë e fortë jo vetëm për autoritetet gjyqësore. Për rastin e Arben Frrokut pati akuza drejtuar dhe policisë, se lejoi largimin e tij për shkak të lidhjeve me shumicën në pushtet. Vëllai i tij Mark Frroku ishte deputet në parlament, si aleat i së majtës. Më vonë dhe ai u arrestua pasi akuzohet për vrasje nga autoritetet belge. Po ashtu dhe emri i Emiljano Shullazit, një personazh i njohur i botës së krimit, është lakuar disa herë për lidhje me krahë të ndryshëm të politikës shqiptare. Së fundmi, opozita ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për kontakte me Shullazin.

Ambasadori amerikan u shpreh se sipas Komisionit europian Shqipëria rezulton të jetë vendi me nivelin më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda. Reforma në Drejtësi tha ai “synon të trajtojë cështjen e korrupsionit dhe ndikimit politik, të parandalojë që gjykatësit dhe prokurorët të mbrojnë kolegët e tyre të korruptuar dhe të paaftë, të shmangë kapjen politike të sistemit dhe që ky sistem të jetë në përputhje me standartet ndërkombëtare. Unë besoj se kjo reformë i përmbush këto katër qëllime”, nënvizoi zoti Lu.

Ambasadori amerikan foli në një nga takimet e radhës për reformën, ku kishte një prani të madhe prokurorësh. “Së fundi, kam kuptuar se disa personave mund t’ju jetë thënë nga shefat e tyre se cfarë duhet të thonë, ose më keq akoma cfarë nuk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë më kujton më shumë të kaluarën komuniste të Shqipërisë se sa të ardhmen  e saj demokratike. Ky është sistemi juaj i drejtësisë. Jini kurajoz të thoni atë që mendoni ju dhe mos përsërisni verbtazi cfarëdo gjëje që ju kanë thënë të thoni. Mos u trembni nga këta të pafytyrë”, deklaroi ambasadori, duke shtuar se shpresonte që “si rezultat i Refomës në Drejtësi, Shqipëria do të jetë një vend më i sigurtë, me më shumë kriminelë në burg, dhe me më pak njerëz që janë në gjendje të manipulojnë gjykatësit dhe prokurorët”, tha ai.

Javën e shkuar ambasadori Lu mbajti një tjetër fjalë me tone të forta ndaj atyre që sic tha ai i tremben Reformës në Drejtësi. “Ministrat e korruptuar, deputetë kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja, kurrë nuk e ndjekin penalisht dikë. Këta persona duan të vazhdojnë të mbushin xhepat me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta, sa herë që këta njerëz e kritikojnë reformën në Drejtësi”, ishte shprehur zoti Lu.

I dërguan e-mail kërcënues Tahirit, ja si dëshmuan në polici dy autorët

Një e-mail “kërcënues” i mbërritur në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, shkaktoi një valë shoqërimesh të personave të dyshuar nga Antiterrori. Mesazhi i dërguar në postën elektronike të kreut të ministrisë së Brendshme një ditë pas sulmeve në Paris, krijoi një situatë paniku.

Por, pas hetimeve dhe shoqërimeve që ka kryer policia dhe prokuroria, është zbuluar se autori i emailit nuk ka lidhje me “Brigadat e Kuqe”, madje ato nuk ekzistojnë në Shqipëri. Dërguesi i e-mailit ka pranuar se ka bërë një “shaka pa kripë”, pas së cilës nuk ka asnjë grup, asnjë formacion apo ideologji.

Ditën e djeshme policia ka shoqëruar shtetasit Klodian M. dhe Valter M. Të dy ata mësohet se janë të rinj nga zona e Kasharit, në Tiranë. Shoqërimi i tyre është bërë pasi specialistët e IT në Policinë e Shtetit arritën të zbulonin dërguesin e e-mailit në adresën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dy të rinjve mësohet se u është sekuestruar gjatë shoqërimit edhe një kompjuter lap top dhe dy telefona celularë. Pasi janë shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe janë marrë në pyetje, dy të rinjtë janë verifikuar në të shkuarën dhe të tashmen e tyre.

“Nuk rezultoi që dy të rinjtë të kenë ndonjë lidhje me aktivitete ekstremiste. Për këtë arsye u vendos ndjekja penale e tyre në gjendje të lirë”, thanë burimet nga hetimi.

Sipas tyre, Klodian M. ka thënë se kishte hapur një adresë e-maili, të cilën kohët e fundit e ka përdorur shtetasi Valter M., i cili i kishte ndryshuar edhe fjalëkalimin e hyrjes në këtë postë elektronike në platformën “gmail”.

“Nuk e di çfarë ka bërë pasi nuk hyj dot më në atë adresë, por çfarëdo të ketë dërguar, ka qenë shaka”, mësohet të ketë thënë pronari i adresës së e-mailit nga e cila u dërgua mesazhi për ministrin Tahiri.

Konfliktet për pronat: Në 24 vite 8144 viktima, nga një i vrarë çdo ditë

Bilanc lufte për çështjen e pronave në Shqipëri. Në harkun kohor të 24 viteve numërohen 8144 persona të vrarë për çështje pronësie. Të dhënat bëhen të ditura për ‘Javanews’ nga një raport konfidencial i policisë dhe i Ministrisë së Drejtësisë mbi të dhënat për natyrën e krimeve të zbardhura dhe dënimet penale të dhëna për krime të kryera me motiv pronësinë.

Ajo që bie në sy në këtë raport është fakti se shkalla më e madhe vrasjeve me motiv pronësinë është në fshatra me 4979 të vrarë, ndërsa në qytete numëri i vrasjeve me motiv pronësinë është në shifrat e 3165 personave.

Më shumë se një i vrarë në ditë. Të dhëna tronditëse që zbulojnë një realitet mjaft të ashpër. Ky raport konstatues me vlera statistikore nxjerr në pah faktin se problematika e pronave vijon të jetë kryefjala e një serie zinxhir problemesh me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Ato fillojnë që nga kuadri legjislativ, shkelja e Kushtetutës, shkelja e të drejtave të njeriut, zaptimi në mënyrë të dhunshme e mbajtja me forcë e këtyre pronave, konfliktet e rënda sociale brenda dhe jashtë familjeve shqiptare, dobësitë reaguese dhe ligjzbatuese të shtetit, duke krijuar qartazi idenë se prona nuk shkon më tek i zoti, por tek ai që është më i zoti.

Strasburgu ka rrëzuar 85% e vendimeve të Gjykatave shqiptare

Një fakt tjetër tronditës që del nga ky raport ka të bëjë me argumentin se Gjykata e Strasburgut, gjatë këtyre 15 viteve të fundit, për cështjet e ankimuara në dyert e saj nga shtetasit shqiptarë për pronën, ka gjetur shkelje në 85% të vendimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare!! Vetëm 4% të këtyre vendimeve Strasburgu i ka vlerësuar si të drejta. Një bilanc ky shumë i hidhur për sistemin tonë të drejtësis në lidhje me pronën.

Autopsia

Raporti konfidencial konstaton se problematika e pronësis përfshin edhe mjaft aspekte të tjera si: neglizhencë nga vetë qytetarët në ndjekjen e proceseve të duhura; parregullsi dhe paqartësi dokumentacioni të lëshuara nga institucione të ndryshme; falsifikim të dokumentacioneve nga individë të caktuar, si edhe procedura burokratike të tejzgjatura. Por ajo që bie më shumë në sy është zaptimi i pronës në mënyrë ilegale.

Ky fenomen, konstatohet edhe në raport, është një nga arsyet më tipike nga ku krijohen konflikte që kanë shënuar edhe viktima të panumërta. Janë të shumta rastet ku një individ apo familje ka zaptuar prona në mënyrë ilegale dhe që nuk kanë asnjë dokument për të vërtetuar pronësinë. Shpesh këta individë parqesin një dokument të lëshuar nga kryeplaku i zonës, duke mos lejuar pronarin e vërtetë të gëzojë pronën e tij, edhe në rastet kur ai ka certifikatën e pronësis.

Po përse kemi mbërritur në këtë pikë? Përse gjithnjë e më shumë shqiptarët po i drejtohen Gjykatës së Strasburgut? Përse prona vijon të jetë një pazar politiko-elektoral dhe jo një e drejtë ligjore? Cilat janë pasojat sociale, por edhe ekonomike lidhur me këtë cështje? Janë një numër pikëpyetjesh që ngrihen për këtë çështje. Të cilat, ndonëse thuajse të gjithë ua dimë përgjigjet, vijojmë sërish ti bëjmë.

Pronat, detyrat për qeverinë të lëna nga Gjykata Strasburgut

Hartimi i një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës ish-pronarëve;
Miratimi i hartës së vlerës së pronës;
Përgatitja e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave;
Krijimi i një mekanizmi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare që kthejnë dhe kompensojnë pronën.


Send this to a friend