VOAL

VOAL

VOA- Ish Klubi Partizani, Berisha kallëzon gjykatësen e çështjes dhe kërkon përjashtimin e saj

Armand Mero

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme nisi sot shqyrtimin e masave të sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish kryeministrin Sali Berisha, të marra ndaj tij në kuadër të hetimit mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani në kryeqytet. Këto masa janë konsideruar antikushtetuese nga zoti Berisha, sipas të cilit, do të duhej që më parë Prokuroria e posaçme të kërkonte autorizim nga parlamenti. Megjithatë, ai u përfaqësua nga dy avokatë në seancën e cila u shty për të vijuar ditën e nesërme.

Për të disatën herë, edhe sot, ish kryeministri Sali Berisha këmbënguli se masat e sigurisë të vendosura ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë, janë sipas tij në shkelje të Kushtetutës: “Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit”.

Ai i referohet nenit 73 pika 2 të Kushtetutës, duke deklaruar se kufizimi i lirisë së deputetit në çdo lloj forme, bëhet me autorizim nga parlamenti. Por neni 73, e kushtëzon këtë, në rastin e heqjes së lirisë, pa përmendur termin kufizim të lirisë.

Ndërsa në orën 14.00 në Gjykatën e Posaçme nisi seanca për masat e sigurisë ndaj tij, zoti Berisha ishte në një konferencë shtypi. Dhe ndonëse kishte refuzuar të firmoste për dy ditë me radhë dokumentat e gjykatës me anë të të cilave ai vihej në dijeni për masat shtrënguese, në sallën e gjyqit ai përfaqësohej nga dy avokatë. Mbrojtësit e tij njoftuan se “sot është bërë kallzim në SPAK ndaj gjyqtares së cështjes për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” pasi vendimi është në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit procedurial penal. Mbi këtë bazë ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, dhe kemi depozituar kërkesën”, deklaroi avokati Genc Gjokutaj. Seanca është shtyrë më pas për të vijuar ditën e nesërme.

Ish kryeministri dyshohet, për veprën penale të Korrupsionit, për rastin e procedurave të Privatizimit të ish Kompleksit sportiv Partizani, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër ish pronarët e tokës, përmes ndryshimeve ligjore apo vënies së institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të dhëndrit. Zoti Berisha ka hedhur poshtë gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, duke folur për akte të mbushura me gënjeshtra e manipulime, si dhe për një skenar me sfond të pastër politik, sipas tij.

Një ditë më parë Gjykata konfirmoi masat e sigurisë për ndërtuesin Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezin. Ky i fundit u arrestua të shtunën pasdite. Ndaj tij është dhënë dhe masa e sekuestros mbi një numër të madh pasurish të paluajtshme dhe llogarish bankare. Një ditë më parë autoritetet sekuestruan një vilë në zonën bregdetare të Lalzit, ndërsa sot u vijua me bllokimin e disa dyqaneve dhe apartamenteve të tij në Tiranë.

Presidenti refuzon dekretin, kthen për rishqyrtim në Parlament ligjin për shtetësinë, ja pse

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur për kthimin për rishqyrtim të ligjit për shtetësinë  në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës.

Në reagimin zyrtar Presidenca ka argumentuar se kthimi i ligjit për rishqyrtim u bë sepse rezulton që ligji nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””, përbëhet nga 9 nene, 8 nga të cilat ndryshojnë përmbajtjen e neneve të ligjit bazë.

Ky rast shënon precedentin e parë që Kreu i Shtetit i kthen për rishqyrtim qeverisë se kryeministrit Edi Rama që prej emërimit të tij.

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR.77/2023 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 113/2020 “PËR SHTETËSINË””

Të nderuar deputetë,
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën plenare të datës 21.9.2023, ka miratuar ndër të tjera dhe ligjin nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””. Ky ligj është përcjellë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën nr. 2996 Prot., datë 4.10.2023 dhe është administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës, me shkresën nr. 4126 Prot., datë 4.10.2023.
Presidenti i Republikës, shqyrtoi ligjin e paraqitur për shpallje, duke iu referuar praktikës dhe procedurës parlamentare të ndjekur për propozimin, shqyrtimin, miratimin e tij dhe përmbajtjen e dispozitave të vetë ligjit.
Nga vlerësimi i Kushtetueshmërisë, ligjshmërisë dhe harmonizimit me legjislacionin në fuqi vendas dhe ndërkombëtar rezulton se:
Ligji nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””, përbëhet nga 9 nene, 8 nga të cilat ndryshojnë përmbajtjen e neneve të ligjit bazë.
Në praktikën e administruar nga Institucioni i Presidentit të Republikës, bashkëlidhur ligjit, raporti i Komisionit Përgjegjës i datës 17.7.2023 detajon vetëm ndryshimet dhe shtesat ligjore për 5 nene të saj, sepse pjesa tjetër e dispozitave janë shtuar 24 orë përpara miratimit të ligjit, më datë 20.9.2023, si amendamente në seancë të paraqitura nga 5 deputetë propozues, në bazë të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit. Amendamentet u përfshinë në tekstin final të ligjit, me përmbajtjen si më poshtë vijojnë:

Amendamenti I
Neni 2
Në nenin 8, “Fitimi i shtetësisë me natyralizim”, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Pika 1, shkronja “e” ndryshon si më poshtë:
“e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, si dhe njohuritë bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shtetasit e huaj në shtetet e të cilave gjuha shqipe është gjuhë zyrtare” .

 

Amendamenti II
Neni 2
Pika 3 ndryshon si më poshtë:
“3. I huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë jo më pak se 3 (tre) vjet, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 (një) vit gjatë gjithë periudhës së martesës”.

 

Amendamenti III
Në nenin 11 të ligjit, “Fitimi i shtetësisë nga refugjatët apo nga personat në mbrojtje plotësuese”, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Në pikën 1, shkronjat “dh” dhe “e” ndryshojnë si më poshtë:
“dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për veprat penale për të cilat ligji shqiptar parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie, me përjashtim të rasteve kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike.
e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, njohuritë bazë të historisë e të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor”.

Amendamenti IV
Në nenin 17 të ligjit, “Paraqitja e kërkesës”, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Pika 1 ndryshon si më poshtë:
“1. Kërkesa drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare dhe dokumentacioni i kërkuar sipas këtij ligji depozitohen online nëpërmjet platformës elektronike “e-albania”.
Pika 2 ndryshon si më poshtë:
“2. Rregullat e detajuara për dokumentacionin e nevojshëm, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës sipas këtij neni, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike dhe ministrit përgjegjës për punët e jashtme”.

Amendamenti V
Pas nenit 19 të ligjit shtohet neni 19/1 me këtë përmbajtje:
Neni 19/1
“E drejta për rishikim
Akti administrativ, i cili vendos mospranimin e kërkesës për fitimin, rifitimin apo heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, mund të ankimohet pranë gjykatës administrative të shkallës së parë Tiranë në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi”.
Në analizë të Kushtetueshmërisë, shtesat dhe ndryshimet ligjore të përcjella për shpallje, janë pjesë e ligjit nr.77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë””, që sipas nenit 81, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratohet me shumicë të cilësuar prej 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, minimalisht 84 vota.
Nga procesverbali i seancës plenare të datës 21.9.2023 dhe të dhënave të votimit elektronik konstatohet se miratimi i amendamentit të dytë është bërë me 78 vota, i amendamentit të tretë me 77 vota, i amendamentit të katërt me 78 vota dhe i amendamentit të pestë me 79 vota.
Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara.
Kushtetuta në nenin 78 përcakton se: “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar”, sikurse përcakton në pikën 1 të nenit 83 se “projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi”.
Analiza e këtyre dispozitave çon në mënyrë të pashmangshme në konkluzionin se shumica e cilësuar është kërkesë, së cilës i nënshtrohen të tre komponentët e votimit, si votimi në parim ashtu dhe votimi nen për nen dhe ai në tërësi.
Në procesin e kontrollit kushtetues, konstatimi i shkeljeve procedurale, të cilat bien ndesh me një dispozitë kushtetuese (shkronja “b” e pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës) është shkak i vetëmjaftueshëm për kthimin për shqyrtim të ligjit.
Vlerësimi për ligjin:
Për nga përmbajtja dispozitat e reja nuk bien në kundërshtim me dispozita substanciale të Kushtetutës. Dispozitat e ligjit kryesisht krijojnë lehtësira për marrjen e shtetësisë shqiptare, masa dhe lloji i të cilave është në gjykimin sovran të Kuvendit.
Gjithsesi, këto lehtësira vlen të analizohen edhe në kontekstin e Konventës Evropiane për shtetësinë, e cila është konventë e Këshillit të Evropës, si dhe në kontekstin e raportit që krijojnë me parimin e barazisë para ligjit.
Konventa Evropiane për Shtetësinë, e datës 06.11.1997, e cila është ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr.8942, datë 19.9.2002, duhet të formojë konturin kushtetues mbi të cilin ligji për shtetësinë normon kushtet dhe kriteret për marrjen ose lënien e shtetësisë shqiptare. Pika 2 e nenit 122 të Kushtetutës parashikon se “një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të”.
Prandaj në procesin e kontrollit kushtetues që i paraprin shpalljes së ligjit ka vend për të konfrontuar dispozitat e reja me kufijtë e vendosur nga Konventa Evropiane për Shtetësinë.
Konventa përcakton në nenin 6:
• fitimin ex lege të shtetësisë për shkak të lidhjes së gjakut (për ne, fëmijët e lindur nga shtetas shqiptarë janë shtetas shqiptarë. Në këtë kategori futen edhe fëmijët e gjetur në territorin e Republikës së Shqipërisë, për shkak të prezumimit se janë fëmijë të lindur nga shtetas shqiptarë);
• fitimin ex lege ose me kërkesë të shtetësisë për shkak të lidhjes me territorin vetëm për fëmijët e lindur brenda territorit, të cilët, në rast se nuk marrin shtetësinë e shtetit ku kanë lindur, do duhet të mbeteshin pa shtetësi;
• fitimin e shtetësisë me natyralizim për personat që janë rezidentë, në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në shtetin, shtetësinë e të cilit kërkojnë të marrin me kushtin që shtetet aderuese në Konventë të mos parashikojnë periudha rezidence të detyrueshme më të gjata se sa dhjetë vjet nga momenti i aplikimit.
Pika 4 e nenit 6 të Konventës ka vendosur shtetet aderuese në të, përpara detyrimit që të lehtësojnë në ligjet e tyre marrjen e shtetësisë për:
a) bashkëshortët e shtetasve të tyre;
b) fëmijët e ndonjërit nga shtetasit e shtetit aderues, të cilët kanë lindur jashtë territorit dhe, për këtë shkak, nuk kanë mundur të marrin shtetësinë në lindje (kur ligji nuk e lejon marrjen e shtetësisë së prindërve kur fëmija lind jashtë territorit);
c) fëmijët, njëri prind i të cilëve merr ose ka marrë shtetësinë e këtij shteti;
d) fëmijët e birësuar nga një shtetas i tij;
e) personat e lindur në territorin e shtetit dhe qëndrojnë aty ligjërisht dhe në mënyrë të vazhdueshme;
f) personat që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e shtetit për një periudhë kohe, e cila ka filluar para se të mbushin moshën 18 vjeç, periudhë e cila duhet të përcaktohet nga ligji i brendshëm i shtetit në fjalë;
g) personat pa shtetësi dhe refugjatë të njohur, që qëndrojnë ligjërisht dhe në mënyrë të vazhdueshme në territorin e tij.

Ligji nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë””, ka pasur qëllim vendosjen e një numri lehtësish për kategori të caktuara personash. Nga kategoritë e përfshira në të nuk gjejnë mbështetje në dispozitat e Konventës:

1. Neni 1 i ligjit nr.77/2023 parashikon se, një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve. Kjo kategori e ka referencën tek shkronja “e” e pikës 4 të nenit 6 të konventës, por dispozita referuese kërkon rezidencë të ligjshme dhe të vazhdueshme dhe këtë nuk e kërkon për prindërit, por për subjektin e të drejtës (fëmijën). Dispozita do ishte e pajtueshme me konventën nëse do parashikonte një afat rezidence të ligjshme dhe të vazhdueshme për vetë fëmijën.
2. Paragrafi i dytë i nenit 2 të ligjit nr.77/2023, që ndryshon pikën 3 të nenit 8 të ligjit nr. 113/2020, parashikon se, i huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë jo më pak se 3 (tre) vjet, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 (një) vit gjatë gjithë periudhës së martesës. Sipas pikës 3 të nenit 6 të Konventës, natyralizimi ka lidhje me rezidencën e ligjshme dhe të vazhdueshme për një periudhë të caktuar nga momenti i aplikimit. Konventa nuk i kundërvihet afatit të shkurtër një vjeçar të parashikuar nga dispozita, por ky afat duhet të përllogaritet nga momenti i aplikimit dhe jo si një periudhë çfarëdo gjatë martesës.
Fitimi i shtetësisë me natyralizim sipas Konventës ka kusht të detyrueshëm qëndrimin në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme për një periudhë të caktuar përpara depozitimit të aplikimit. Kohëzgjatja e periudhës së rezidencës varet nga vullneti i ligjvënësit. Konventa, nga ana e saj, kërkon vetëm që kjo kohëzgjatje të mos jetë më e madhe se dhjetë vjet.
Një numër dispozitash të ligjit nr.113/2020 dhe të ligjit nr.77/2023 e kanë zbutur këtë kusht, disa e kanë hequr fare atë. Vendosja e diskriminimit pozitiv për kategori të caktuara përfituesish është kushtetuese, sa kohë që rasti përjashtimor justifikohet me interesa madhore publike, por e humbet kushtetutshmërinë nëse kategoritë e subjekteve të privilegjuara rriten në mënyrë të papërligjur dhe nëse numri i pritshëm i personave të përfshirë në to bëhet konkurueshmërisht i lartë me numrin e personave që de facto i nënshtrohen kushteve dhe kritereve bazë.
Në këtë fazë nuk është e mundur që këto dispozita të analizohen në raport me impaktin që ato shkaktojnë mbi zbatimin e parimit të barazisë përpara ligjit, për pasojë të vlerësohet nëse ato formojnë antikushtetueshmëri, apo jo. Këto dispozita nuk shprehin ende vullnetin e Kuvendit, sepse nuk kanë marrë numrin e kërkuar të votave.
Interesi kushtetues e kërkon që Kuvendi të marri në konsideratë riskun që mbartin këto dispozita në raport me përputhshmërinë e tyre me Konventën Evropiane për Shtetësinë dhe të vlerësojë me seriozitet rishqyrtimin dhe vlerësimin e tyre në Komisionet përgjegjëse Parlamentare.
Vlen të theksohet se respektimi i kritereve formale dhe materiale që vendos Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, gjatë procedurës ligjvënëse përbën një domosdoshmëri në shtetin e së drejtës. Në rastet kur Kushtetuta, përcakton drejtpërdrejt mënyrën e miratimit të ligjeve me shumicë të cilësuar përcaktuar në pikën 2 , shkronja b) e nenit 81 të saj, norma përbën një proces detyrues për Kuvendin dhe shumica e cilësuar në vendimmarrje, ju jep këtyre ligjeve një fuqi juridike të veçantë në raport me ligjet e zakonshme të Kuvendit.
Bazuar në vlerësimin e mësipërm, rezulton se katër nga pesë amendamentet e propozuara nga grupi i deputetëve, në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020 “Për shtetësinë” përcjellë Kryetares së Kuvendit me shkresë nr. 2810 prot., datë 20.9.2023, nuk kanë marrë votat e nevojshme për të krijuar shumicën e cilësuar prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Ky fakt e bën ligjin nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020 “Për shtetësinë”, antikushtetues për shkak se një numër dispozitash të tij nuk janë miratuar në përputhje me kërkesat e sanksionuara nga pika 2, shkronja b) e nenit 81 dhe pika 1 e nenit 83 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë. Nisur nga sa më sipër kam vendosur:
Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë””.

I akuzuar për 30 vrasje në Rusi, blindohet gjykata e Shkodrës, del sot në gjyq Igor Kokunov, ‘koka’ e grupeve kriminale në Beograd

Blindohet gjykata e Shkallës së parë në Shkodër. Ditën e sotme po mbahet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59-vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar rus.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka pasur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.

Arrestimi i Malltezit dhe hetimi për Berishën, Lubonja: Goditje politike. SPAK nuk më jep siguri, por frikë

Analisti Fatos Lubonja foli këtë mbrëmje për zhvillimet e fundit, arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke folur në studion e “Open” Lunonja tha se ‘goditja’ e SPAK i duket më shumë si ‘goditje’ politike, ndërsa tha se “nuk guxojnë të prekin Edi Ramën”.

Sipas Lubonjës ky veprim i SPAK “si qytetar nuk më jep sigurinë që është një drejtësi që mbron, por më jep frikën që këta të pushtetshmit, do të të gjejnë ndonjë gjë, do të të lëshojnë SPAK dhe ti do mbyllësh gojën”.

“Mendoj se është goditje politike. Jo se këto nuk mund të jenë të vërteta, 30 vjet historia e Shqipërisë, për mua janë historia e njerëzve që marrin pushtetin dhe abuzojnë me pushtetin. Kjo është historia e Shqipërisë 30 vjet! Pa dyshim ka pasur favorizim për shkak të pushtetit, por e gjykoj politike sepse shikoj veprimet e SPAK. Duhet të gëzohemi ne siç gëzohen ca që tani kemi një drejtësi të reformuar që po godet ‘peshqit e mëdhenj’ në mënyrë joselektive, apo duhet të shqetësohemi se kjo drejtësi po përdoret kundër kundërshtarëve politikë. Mua të dhënat më çojnë të besoj se nuk kemi një drejtësi që po vepron në mënyrë joselektive.

Në rastin e Berishës ka bërë disa akte ligjore që janë të përgjithshme, por që lidhen dhe me rastin e Malltezit, që nuk është aq konkret sa inceneratorët, se Rama shkoi dhe i mbrojti. Kjo është provë që SPAK vepron me dy standarde. Kështu veçon individë që kanë ngrënë kumbulla, dhe këtu arreston ata që i kanë hapur rrugë. SPAK nuk është drejtësi që po bën drejtësi, por po bën politikë. Shoh një drejtësi të nënshtruar që nuk guxon të prekë kryeministrin dhe godet një që ka 15 vite që ka ik nga kryeministria. SPAK, duket sikur këta po japin nja dy ‘oficera’ për të marrë ‘damën’.

Ky veprim i SPAK mua si qytetar nuk më jep sigurinë që është një drejtësi që mbron, por më jep frikën që këta të pushtetshmit, do të të gjejnë ndonjë gjë, do të të lëshojnë SPAK dhe ti do mbyllësh gojën”, tha ai.

Fake News nga Top Channel- Deklaratë e PD: Sali Berisha, nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme përveç apartamentit të tij në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas lajmit të publikuar nga televizioni i cili është i financuar me paratë e inceneratorëve, Top Channel.

Sipas Garos ky televizion ka publikuar një lajm ku disinformon opinionin duke njoftuar sekuestrimin e një vile të ish kryeministrit Berisha në gjirin e Lalzit.

Zëdhënësja bën me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!

Reagimi:

Deklaratë e zëdhënëses së PD

Top Channel ose sic njihet ndryshe Top Inceneratori për shkak të miliona eurove financime që Zoto dhe Mërtiri i kanë bërë kësaj mediaje dhe pronares së saj, nën diktatin e Ramës dhe mafies së plehrave, disinformon opinionin duke njoftuar sekuestrimin e një vile të ish kryeministrit Berisha në gjirin e Lalzit.

Bëjmë me dije se ky është një trillim dhe se z.Berisha nuk disponon asnjë pasuri të paluajtshme në gjirin e Lalzit apo askund tjetër përveç apartamentit të tij në Tiranë!

Lajmi përbën një shpifje amorale qëllimi i të cilës është mashtrimi i opinionit publik për llogari të Ramës dhe ortakëve mafiozë të pronares së kësaj mediaje!

‘Partizani’- Gjokutaj: Akuzat e ngritura nuk përbëjnë element të asnjë vepre penale apo konflikti civil

Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i kryetarit të Partisë Demokratike i ftuar në Syri Tv në ‘Edicionin e Mesditës’, u shpreh se absurdi më i madh në hetimet e SPAK për kreun e opozitës Sali Berisha dhe JamArbër Malltezi në lidhje me kompleksin Partizani është fakti se JamAbrër Malltezi po trajtohet si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor, kur në fakt nuk ka qenë asnjëherë i tillë, por është një bashkëpronar në një pronë me katër familje të tjera.

Gjokutaj shtoi se as Malltezit dhe as liderit të opozitës Sali Berisha, për tre vite nuk ju kërkua të dëshmojnë asnjëherë që të përballeshin me akuzat, të cilat Gjokutaj thekson se nuk përbëjnë element të asnjë vepre penale, as elementë të një konflikti civil dhe çfarë është më kryesorja, aty nuk ka një dëm.

Akuza thotë se Fatmir Bektashi, një ndërtues ka korruptuar JamArbër Malltezin dhe ai në bazë të dispozitës neni 260, trajtohet si zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor, kur nuk ka qenë asnjëherë i tillë, ky është absurdi i gjithë kësaj historie. JamArbër Malltezi nuk është një person një biznesmen që ka ndërhyrë te një tokë.

JamArbër Malltezi bashkë më katër familje të tjera janë pronarët e tokës dhe ka dy kthime që nga qeveria Nano, viti 1999 dhe 2002 dhe për shkak të shtrirjes në kohë, 20 e ca vite,  kujtojmë se Prokuroria thotë që ka ndikuar në përshpejtimin e kësaj procedure, përshpejtim 23 vjet?

Unë nuk di kë quajnë përshpejtim. Kjo histori është qepur keq juridikisht sepse e para JamArbër Malltezi nuk ka cilësi , e dyta tentativa për ta pleksur këtë punë me Berishën, si ish kryeministër po ju them që , ribërja e ligjit, amendimi i tij për komisionin e kthimit të pronave, ka kaluar nga një ligj liberal në një me filtra dhe kritere të forta, siç është për shembull mos konsiderimi i vërtetimit të faktit ku njerëzit me tre dëshmitarë bëheshin pronarë të tokës. Pra ky amendim nuk ka shkuar në lehtësim siç thotë Prokuroria që thotë e ka përshtatur. Kjo është bërë për gjithë shqiptarët. Sepse nuk kanë ndërtuar vetëm pronarët e kësaj prone, por është ndërtuar në gjithë Shqipërinë dhe janë trajtuar me këtë ligj.

Që nga ndërtuesit, deri te JamArbër Malltezi dhe deri te lideri Sali Berisha, ata nuk janë thirrur për tre vjet  një herë, një korrespondencë nuk ka pasur, sepse e  thotë ligji që ‘kushdo përpara se të dënohet dhe hetohet, ka të drejtë të dëgjohet’ , është një standard ndërkombëtar i ligjit.

Nuk janë pyetur njëherë në cilësinë e dëshmitarit që ata kanë detyrimin për të dëshmuar dhe nën betim, që të përballeshin me provat që këta hamendojnë se i kanë dhe që provojnë akuzat të cilat ua përsëris, nuk përbëjnë element të asnjë vepre penale dhe nuk përbëjnë as elementë të një konflikti civil sepse për hir të së vërtetës , nuk ka konflikt civil dhe çfarë është më kryesorja aty nuk ka një dëm.

Është një marrëveshje private e bashkëpronarëve me ndërtuesin, si në qindra e mijëra raste që ndodhin në Shqipëri.

E PLOTË- “Malltezi s’u thirr asnjëherë në prokurori, u arrestua se është dhëndri im!”, Berisha: Rama firmosi për kompleksin Partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për mediat në selinë blu, deklaroi mbrëmë se, asnjë veprim politik i Edi Ramës, që përdor prokurorinë nuk do të ndalë aksionin e nisur nga opozita.

Berisha theksoi se këto veprime të kryeministrit, vetëm sa e ka motivuar më shumë opozitën dhe shqiptarët opozitarë.

 

Duke komentuar arrestimin e Jamarbër Malltezit, Berisha nënvizoi faktin se, dhëndri i tij i nuk është thirrur asnjëherë nga asnjë prokuror apo gjykatës. Sipas Berisha, është Rama ai që ka firmosur për të privatizuar kompleksin Partizani, ndërkohë që procedura ishte hapur më herët nga Fatos Nano. Duke i qëndruar këtij fakti, Berisha tha se këtë gjë e provojnë dokumentet.

FJALA E PLOTE

 

Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat nga të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Afera McGonigal, afera e djegësve, afera e stilizimit, afera e portit të Durrësit, Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me mbiemrin Xhillari në kompaninë ‘I riu’. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës. Me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave. Defakto në përputhje me kushtetutën ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve. Pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës, si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar. Dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim, dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë për fshehje dokumentesh, manipulim dosjesh, bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit. Por duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëri. Unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndihen më Sali Berishë se kurrë.

As kufizimi im për të lëvizur nëpër Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare. Por në vendin ku prokuroria është thjeshtë një seksion i PS-së, mund të merret çdo vendim. Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Kurse dhëndërri im është ndaluar sot në aeroport teksa po priste të shoqen që kthehej nga jashtë. Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem, nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit. Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme ty ulëta, të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.

Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje dhe ndaluar familjarët e mi si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit të plotë dhe politik, rikthimin e votës së lirë, dhe shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, do mund të frenojë, godasë aksionin opozitar. E më këtë rast deklaroj para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se asnjë manipulim, veprim i paligjshëm dhe drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën dhe betejën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj. Këto masa dhe çdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar. Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore. Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë.

Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit, deklaroj sa vijon: Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje. Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani.

Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime. Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.

Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006. Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.

Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës. Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë. Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar. Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave. Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar. Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë. Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt. Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian. E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.

Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye. E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit. Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.

Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën. Ky proces do vazhdojë, sigurisht. Si përfundim unë them se ndalimi i Malltezit vjen pikërisht kur opozita po bashkohej në Kuvend dhe kur aksioni i saj po i jepte përgjigjen e merituar mazhorancës së dalë nga gryka e armëve të bandës së Bajrëve dhe bandave të tjera të vendit. Mercenarët e SKAP-it të partisë, që përdoren si kamikazë politike kundër opozitës dhe nga ana tjetër si inceneratorë të provave ulëritëse të korrupsionit dhe inkriminimit të Ramës dhe pushtetarëve të tij, duhet ta kenë të qartë se keqpërdorimi dhe më pas flakja si limona të shtrydhur, nuk do i shpëtojë nga përballja me ligjin dhe drejtësia.

Sali Berisha nuk i është larguar asnjë beteje politike gjatë këtyre 32 viteve. Kjo sfidë vetëm ia rrit bindjen dhe motivimin për t’u përballur me regjimin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe larove të tij. Aksioni i opozitës së vërtetë nuk ndalet dhe kjo lëvizje e menduar si pengesë për të, vetëm do ta forcojë atë. Ne do vazhdojmë betejën.

Pyetje: Nëse rikthemi pak në kohë, keni thënë se PD-në nuk e do ta përfshini në betejën tuaj, që kur SHBA ju shpalli non grata. Në këtë rast që ndaj jush ka një akuzë nga SPAK, a do e përfshini PD në betejën tuaj.

Sali Berisha: Burgimi politik do të thotë diktaturë! Sali Berisha po lufton diktaturën. Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij. Sepse frikacakët, mercenarët, nuk kanë guxuar ta pyesin, sepse do rrëzohej çdo mashtrim, çdo falsifikim, çdo fshehje dokumenti e tyre. Edhe njëherë e them. Ju e shihni, nuk ka asnjë akuzë për klubin. Nuk ka asnjë akuzë. Akuza është për korrupsion pasiv dhe larje parash, jo për privatizimin. Marrëdhënie mes ortakëve, por edhe ato janë marrëdhëniet me korrekte që mund të ketë pasur. Marrëdhëniet me kontratë në ligjet e vendit dhe të botës, janë përgjegjësi e pakufizuar. Në këtë aspekt, janë edhe më transparente, edhe me më përgjegjësi se marrëdhëniet me firmë…

Pyetje: Ju deklaruat se pas kësaj çështje fshihet Edi Rama. Ju kujtoj se Rama nuk ka shpëtuar as të tijët.

Sali Berisha: Atë që besojnë këtë, mashtrojnë veten e vet. Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to… …Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit. Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre.

Pyetje: Ndaj jush rëndojnë dy akuza, korrupsion pasiv dhe larje parash. A do të paraqiteni para organeve të drejtësisë dhe a i druheni një arrestimi.

Sali Berisha: Këto akuza janë të mirëfillta politike. Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij. Është pjesë e kauzës time kjo betejë. Ai tregoi se vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time. Kudo! Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Por ata që firmosin gjëra të tilla, as kaanë fytyrë, as kanë karakter. Të akuzosh për korrupsion për një gjë, për një gjë për të cilën nuk ka asgjë në mënyrë absolute, përveç faktit se Jamarbër Malltezi është bashkëshorti i vajzës sime. Pra, mirëfillti gjithçka politike. dhe nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën. Nuk kanë kapur dot asgjë. Po t’i pyesësh tani, thonë se vazhdojnë hetimet. Por nuk kanë kapur dot asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit. Përsa i përket burimit të parave të mia, ato janë të qarta, transparente si drita e diellit. Por kjo është bërë me porosi të plotë të Edi Ramës, me insistim të plotë të Edi Ramës. Në fakt, ndonjëherë e angazhuar edhe Linda Rama në këtë proces. Por unë merrem me Edin, nuk merrem me gratë.

Pyetje: Ju thatë se janë akuza të mirëfillta politike, por thatë se janë dhe të tjereë. Kush janë këta të tjerë?

Sali Berisha: Tjetër është Taulanti, ju ka dalë para jush. Ai shkon me Engjëll Agaçin, marrin në arkivat e Firences një dekret të mëkëmbësit Jakomoni, ku thuhet se pesë familje janë shpërblyer për tokën e marrë për aeroportin e Tiranës. Mirëpo në ato familje, nuk kishte asnjë pronare të terrenit sportiv të Partizanit. Ishin një kilometër larg. Çdo prokuror, po të kishte minimumin e karakterit, Taulant Ballën e dënonte për kallëzim të rremë. Kur Jamarbër Malltezi e paditi në SPAK për kallëzim të rremë, SKAP-i i partisë tha se e kemi në hetim çështjen. Sot, ata nuk kanë nxjerrë asnjë element të vetëm në procesin e privatizimit. Ajo ka gënjyer, me nënkuptim me atë që i ka thënë gjykatës para 4 muajsh se ky terren nuk ka pasur ndërtime. Por ka treguar injorancën dhe keqdashje. Aty ku nuk ka ndërtime, ka kthim prone. Toka që u kthehet pronarëve, quhet kthim toke, jo privatizim. Privatizim quhet shitja e objekteve të ndërtuara mbi tokën e privatit. Procesi me këtë zonjë vazhdon. Kjo ka abuzuar me detyrën në mënyrën më të paskrupullt.

Pyetje: Po insistoj pak te pyetja e parë, a i druheni ju një arrestimi?

Sali Berisha: Asgjëje nuk i druhem unë. Besoj se unë e kam provuar, faktuar këtë gjë. Do të druhesha po të shihja se dëmtohej kauza, kjo përkundrazi ndihmon kauzën, motivon dhe më shumë. Kjo multiplikon, shumifoshon Sali Berishën në qindra mijëra. Si do të druhem unë, unë po luftoj për fitore.

Pyete: Ju thatë se akuzat janë sulme nga Rama dhe nëpëmjet jush, ai lufton opozitën. A i bëni një ftesë popullit demokrat që të protestojë ndaj kësaj padrejtësie që ju e konsideroni sulme politike.

Sali Berisha: Popullit demokrat unë i them që të vazhdojë betejën që nisëm dje, pa kthim. Kjo që ndodhi sot, është një dëshmi e drejtësisë së vendimit të marrë për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë. Kjo është një motivim plus. Kjo shënon vendosjen haptas të diktaturës, burgosjen politike. Sot, Jamarbër Malltezi është i ndaluar për fajin e vetëm se është dhëndri i Sali Berishës. Dhe ju do e shihni këtë, do e faktoj këtë. Për të arritur këtu, mashtrues, falsifikatorë, kanë fshehur dokumentet para gjykatës, kanë gënjyer para gjykatës. Dhe unë i kam denoncuar këtu para jush.

Pyetje: A po i përdorni ju këto akuza, mandatin tuaj politik, PD-në për të kamufluar këto akuza që ju vijnë nga drejtësia e re si sulme politike. Ka shumë zëra si nga kundërshtarët tuaj që e shohin si të tillë, si një kamuflash i këtyre akuzave.

Sali Berisha: Po bëhesh zëdhënëse e atyre që nuk je. ..Nuk ka asgjë personale këtu, por nëse Edi Rama pasi i numërova atij të gjitha akuzat, pasi nisa betejën dje për 6 komisione hetimore të bllokuara, që të gjitha kanë Edi Ramën në epiqendër. Çfarë deklarova unë në parlament? Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, nen për nen me akuzat që i janë bërë atij. Çfarë deklarova unë në parlament? Edi Rama është i inkriminuar dhe i korruptuar në aferën e djegësave, në portin e Durrësit, në sterilizimet, në koncesionet e shëndetësisë, në dhjetëra afera të tjera. Çfarë deklarova unë në parlament? Familjarët e Edi Ramës janë si Olta Xhaçka. A e di ti se thjeshtër Xhillari ka me dhjetëra tendera të fituara? A e dini se ligji i konfliktit të interesit thotë: familje e ngushtë janë, burri, gruaja, bashkëjetuesi, bashkëjetuesja, fëmijët e tyre. Pra, ligji barazon thjeshtrën me Gregun. Ke dëgjuar sa tendera ka fituar kompania I Riu, direkt dhe nëndirekt? Ka fituar tendera si kontraktor dhe nënkontraktor. Ka fituar mbi 100 tendera Fangu i Lindës, baxhanaku i Edit. Pra, Edi Rama e kuptoi. Ju e keni dëgjuar SPAK-un që thotë se do hetojë pasuritë. Një tallje, një cinizëm. Po shko e heto pak vilën e Edi Ramës. Të jap unë dokumentet. Kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit të tij, kushton të paktën 100 mijë euro. Pigmenti i betonit. Për të mos thënë staliti sipër, etj. Etj.

Pa lërë pastaj historia e tokës. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë dhuratë nga Linda. Në një kohë kur toka aty, me dokumente autentike, kushtonte minimumi 25 dollarë. Mbi të gjitha ajo tokë është grabitur në kundërshtim me ligjet. Dhe dosja është e gatshme. Nëse SKAP-i i partisë, për të mos hetuar procedurat, se të gjitha procedurat të çojnë te Edi Rama… pse nuk heton procedurat? Sepse çdo procedurë të çon te Edi Rama. Heto procedurën e djegësave, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Jashtë tyre nuk bëhet asgjë. Heto procedurën e check-upit. Avokat kryesor është Edi Rama. Investitor më kryesor aty me mbështetje është Edi Rama. Pra, kur e bëri këtë Edi Rama? Kur e pa se ajo nisi pardje, është pa kthim. Pse i rrëzoi Edi Rama 6 komisione, duke shkelmuar Kushtetutën? Se të gjitha shkonin te Edi Rama. Ai është person i padenjë kurrë për qeverisje, është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për të gjitha këto afera.

Pyetje: Pas disa hetimesh që po bën SPAK për privatizimin e pronave të ushtrisë, Edison Memollën, kryetarin e bashkisë Rrogozhinë dhe një tjetër kryetar tjetër socialist do të vihet nën akuzë. A po përdoret çështja juaj për të larguar vëmendjen.

Sali Berisha: Jo, çështja përdoret për të vendosur diktaturën. Për të ushtruar terror mbi demokratët, sepse Edi Rama u tmerrua nga vendimi i të enjtes që kaloi, por e garantoj se kjo çështje vetëm sa e forcon dhe inkurajon opozitën. Ai mendoi se në këtë mënyrë do të trembë njerëzit, por përkundrazi ai faktoi se ai vendos diktaturën dhe ndaj diktaturës do të qëndrojë çdo njeri që i thotë lirisë, liri.

Pyetje: Ju thatë, se Malltezin nuk e pyetën kurrë në SPAK dhe e ndaluan. Pse nuk keni mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rastin e Lefter Kokës, Rovena Voda janë arrestuar pa u marrë në pyetje. A mendoni se afera e inceneratorëve dhe lufta që ka bërë PD ndaj kësaj afere, janë shkak edhe për këto akuza.

Sali Berisha: Tani, të jem i sinqertë nuk kam ndjekur absolutisht nëse e kanë thirrur apo jo. Lefter Koka mesa di unë është ndjekur një procedurë parlamentare, apo jo. Ja bëri me pabesi, i thanë dorëzo mandatin se nuk do të futesh në burg, dhe e futi në burg. Përsa i përket Vodës, tani aty ke të drejtë. As këtë skam dijeni, sepse ajo në mos gabohem u arrestua mbi bazën e një përgjimi ku ishte çështja për 2 mijë euro dhe një arkë peshk. Nëse e kapën në flagrancë apo jo, këtë nuk e di. Por nëse ska qenë në flagrancë dhe nuk e kanë marrë në pyetje, kanë shkelë ligjet. Kjo çështje ka 3 vite që hetohet dhe për dijeni janë marrë në pyetje dhjetëra të tjerë. I vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje është Jamarbër Malltezi sepse nuk gjenin dot për ti bërë një pyetje. Kishin frikë nga përgjigjet. Ishin shkatërruese, shterruese përgjigjet e tij, sepse kishte zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Vepruan siç ta thashë, duke thënë se kjo sipërfaqe. Toka i kthehet pronarit, ligjet e Shqipërisë i kthejnë tokën të zotit dhe ai ligj është për fat i vitit 2004.

Pyetje: A mendoni se afera e inceneratorëve dhe lufta që ka bërë PD ndaj kësaj afere, janë shkak edhe për këto akuza.

Sali Berisha: Më vjen keq që flas këtu, por njeriu që ka denoncuar me 292 statuse inceneratorët është Jamarbër Malltezi. Është detyruar të bëjë kaq shumë statuse sepse këtu censurohej, në PD censurohej. Meqë censurohej në PD dhe nuk e lejonte Lulzim Basha, atëherë ai të vetmen mënyrë për të folur kishte Facebook dhe ndonjë studio televizive. Por nga viti 2014, takimet e para që ka bërë Rama për djegësin e Elbasanit e deri në fund, ai ka denoncuar më shumë se PD-ja, më shumë se unë që po flas këtu, më shumë se kushdo tjetër ka denoncuar 292 herë, aspekte të ndryshme të inceneratorëve.

Pyetje: Z. Berisha tani përveç se një betejë politike, keni një betejë edhe me drejtësinë. Këtë betejë do ta vazhdoni vetëm apo me PD-në betejën tuaj me drejtësinë.

Sali Berisha: Kjo është një diktaturë. Diktatura luftohet nga të gjithë ata që nuk pranojnë diktaturën. Dhe në këtë rast, siç kam thënë, nëse ka një njeri në botë që mund të faktojë qoftë edhe një shkelje të vetme, çfarë thonë ata në akuzë, unë tërheq çdo gjë. Por në mënyrë absolute kurrë, një veprim të tillë politik, antidemokratik të Edi Ramës, unë nuk e pranoj. Unë i kam dhënë këto prova, nuk mundem unë. Jam ky, nuk bëhem ndryshe.

Pyetje: Z. Berisha, ju jeni shpallur non grata nga SHBA dhe Britani. Edhe SPAK tani thotë të njëjtën gjë. Mendoni se kanë lidhje këto ngjarje me njëra tjetrën

Sali Berisha: Si e para dhe e dyta janë sinematirie, janë absolutisht pa asnjë bazë dhe koha e ka provuar. Janë zbatim porosish politike.

Pyetje: Akuzat për pastrim parash ndaj Jamarbër Malltezit, janë ngritur për miliona euro që ai ka investuar për të ndërtuar kullat në pronën e tij. Ku i ka gjetur këto miliona euro Jamarbër Malltezi për të ndërtuar këto kulla.

Sali Berisha: Po përsërisni gënjeshtra të fabrikës së SKAP-it. Çdo gjë, çdo metër katror e ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur, është e dokumentuar. Nuk jam unë tani që të hyj në… por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, për çdo qindarkë është paguar taksa. Çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë. Është ndërtimi më i pastër, më transparent.
(BalkanWeb)

GJKKO cakton masë sigurie për Sali Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Urdhri i arrestit është firmosur nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, ndërsa gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se është dhënë edhe një masë sigurie për ranga dhe Fatmir Bektashin, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.

vijon…

Malltezi ndalohet nga policia në Rinas, Berisha njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në or 21:00, pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të familjes së tij, nga policia në Rinas pak momente më parë.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në vijim.bw

Ndalohet në Rinas Jamarbër Malltezi

Me urdhër të SPAK, policia ka ndaluar mbrëmjen e sotme në Rinas, Jamarbër Malltezin.

Ndalimi i tij, është bërë pa u marrë asnjëherë në pyetje nga prokurorët apo oficerët e policisë gjyqësore.

SPAK i kontrolluar nga Rama ka urdhër sot ndalimin e Malltezit, ndërsa ai po kthehej nga jashtë për në Tiranë.

Ndalimi i Malltezit është bërë sepse ka zhvilluar në mënyrë ligjore pronën e tij të kthyer sipas ligjit, tek ish-kompleksi Partizani. syri.net

FOTOT: Vendgrumbullimi i plehrave në Vlorë vazhdon të digjet, alarmant niveli i ndotjes nga tymi toksik në zonë

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është sërish në flakë.Era e fortë që vijon prej më shumë se 24 orë ka rindezur vatrat e zjarrit duke krijuar një situatë të rënduar nga tymi toksik i cili çlirohet në ajër.

Forca të zjarrfikseve ndodhen në zonë për izolimin e flakëve por era e fortë e rindez zjarrin i cili është përhapur pothuajse kudo në të gjithë këtë zonë.

Era që fryn nga juglindja, tymin që çlirohet nga zjarri e çon në drejtim të fshatit Nartë.

Kreu i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Vlorë, Edi Leka, është shprehur se “gjatë gjithë natës, të gjithë kemi qenë në përpjekje për të normalizuar situatën. Vështirësia qëndron tek tymi i cili na ka penguar dhe vijon të na pengojë.

Era e fortë favorizon flakët, ndërsa ne do të ndërhyjmë me shtresa rërë ose inertesh për të izoluar vatrat e zjarrit.”

Leka është ndalur dhe tek çështja e landfillit të Sherishtës. Sipas tij është prishur tashmë marrëveshja e bashkisë së Vlorës me operatorin që operonte në këtë landfill për ta vënë atë në funksion, që do të thotë se shumë shpejt mbetjet do të depozitohen në landfill e kjo fushë nuk do të jetë vendgrumbullim i mbetjeve urbane të qytetit.

Niveli i ndotjes në Vlorë sot:

Image

Image

Image

“Beteja nuk do të jetë e lehtë”, Salianji: Qeveria ka frikë dhe do të mbajë Kuvendin nën kontroll

Deputeti i PD-së Ervin Salinaji ka folur për mediat në lidhje me situatën e sotme në Kuvend, ku seanca u shty për shkak të aksionit opozitar.

Salianji u shpreh para mediave tha se beteja e opozitës për të rikthyer normalitetin në Kuvend do të vazhdojë, ndërsa shtoi se PS ka frikë nga komisionet hetimore prandaj kërkon të mbajë nën kontroll Parlamentin.

“Deputetët e opozitës kanë kërkuar jo vetëm komisione hetimore. PS nuk ka lidhje me fjalët, me ligjin, me zbatimin e kushtetutës dhe jo vetëm kaq por edhe në seancën solemne, për Kosovën, PS bëri terrorizëm parlamentar për të mbajtur opozitë atë që do. Nuk është e drejtë të rrëzohen komisionet hetimore, që shihen si forma ligjore kontrolli.

PS vjedh çdo ditë qytetarët. Ka vjedhur një parti politike dhe e mban në gjykatë dhe me njerëz që ka nën kontroll. Vjedh përditshëm dhe jep leje dhe investime strategjike e tendera. Prandaj duhet të diskutojmë për çështje që janë në interes të kontrollit. Nëse PS dhe Rama, se këta të shkretët janë mekanizma, do të marrin përgjigjen që meriton.

Po nëse ne bindin 71 deputetë të shkarkojmë Ramën me mocion mosbesimi, çfarë të bëjmë, të presim PS? Se po marrim ekstremin.

Ne po themi që duhet hetim për TIMS sepse është skandal i madh, kanë reaguar ndërkombëtarët. Rrodhën të dhënat te patronazhistët, targat, të dhënat bankare, gjithçka doli në publik dhe qeveria nuk ka asnjë reagim. Nuk ka as përgjegjës. E njëjta gjë me investimet strategjike dhe tenderat në shëndetësi.

Për këto ka frikë dhe do parlamentin e kontrolluar. Por nuk ka për të pasur parlamentarizëm kështu. Ne kemi një akt që na bashkon, Kushtetuta, dhe nëse PS nuk e respekton, do të marrë përgjigje. Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe një për masakrën zgjedhore janë varrosur. Opozitën nuk do ta kenë dot nën kontroll, beteja nuk është e lehtë”, tha Salianji.gsh

 

Bllokuan seancën plenare, Komisioni i Etikës përjashton nga Kuvendi 26 deputetë të opozitës pas kërkesës së PS (EMRAT)

Komisioni i Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës që bllokuan punimet e Kuvendit sot, bazuar në kërkesën e mazhorancës për marrje disiplinore ndaj tyre.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës pas tensioneve të krijuara sot në Parlament.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.bw

‘Opozita që pranon të shtypet, e meriton shtypjen’- Berisha: Të enjten nisim qëndresën për të mos e ndalur më!

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se të enjten opozita e bashkuar do të nisë qëndresën parlamentare për të mos e ndalur më.

Gjatë takimit me strukturat e qarkut të Tiranës, Berisha theksoi se ‘një opozitë që pranon të shtypet, e meriton shtypjen’.

Berisha: Ua thashë që në fillim, asgjë të re nuk do them. Por problemi është se ne të gjitha këto i kemi përcjellë, sigurisht me dhimbje të madhe, por jo me reagimin e duhur.

Ne jemi sjellë, ta themi të vërtetën, si opozitë e topitur. Edi Rama është në pushtet, i bën të gjitha këto dhe mund të bëjë gjithçka tjetër, vetëm për shkak tonë.

Po! Sepse atë ligji nuk e lejon, sepse atë Kushtetuta nuk e lejon, sepse atë normat e qeverisjes të një vendi demokratik nuk e lejojnë kurrë. Kurse ai, duke parë të gjitha këto, ai mori guximin, kaloi nga akti në akt dhe tha se këtyre ua caktoj, do kenë Enkelejdin se atë dua unë përfaqësues.

Koha e një qëndrimi të tillë të opozitës merr fund.

Duhet t’i japim fund, miqtë e mi. Një opozitë që pranon të shtypet, e meriton shtypjen.

A mund të ishim ngritur më parë? Po, por proceset ishin të tilla, nuk mund t’i injorojmë. Se tani kanë dalë të qarta të gjitha operacionet që ai ka bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë kundër opozitës. Të gjitha kurthet ndërkombëtarë që ka organizuar kundër saj. Të gjitha proceset gjyqësore që ka organizuar kundër saj. Të gjitha dhunimet elektorale që ai ka bërë.

Dhe në këtë rast, unë dua t’u informoj ju dhe të gjithë demokratët se qëndresa do të fillojë nga parlamenti.

43 deputetët e PD nisin ditën e enjte, qëndresën e tyre në parlament.

Nuk ka më nënshtrime dhe poshtërime nga një horr, nga një kriminel, nga një njeri i cili nuk ka asnjë parim, nga një njeri që është i gatshëm të shesë dhe blejë gjithçka për pushtetin e tij.

Ndaj dhe ne do e nisim vetë betejën në parlament për të mos e ndalur më gjer në rivendosjen e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve.

Nuk është betejë e lehtë, por është absolutisht e fitueshme.

Deputetët e opozitës mbështesin studentët e mjekësisë- Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit që ndalon diplomimin për 5 vjet

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar për një kërkesë të përgatitur nga studentët e mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk pajisë për 5 vite me diplomë mjekët e rinj.

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur ta mbështesë këtë kërkesë dhe kanë nënshkruar dje në mbledhje kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.” – shkruan Bardhi.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”. “Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë””, “Mjekësia bojkoton”, “Duart e prangosura s’mund të kurojnë!”, thuhen në disa prej pankartave më pikantë të studentëve.bw

Bardhi: Nëse Rama ka qëllim eliminimin e opozitës do të përballet me pasoja të rënda

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhje se deputeteve të opozitës.

Bardhi është shprehur se nëe mazhoranca do të vazhdojë më sulmet dhe tentativat për të eliminuar opozitën do të përballet me pasoja të rënda.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD dhe Aleancës për Ndryshim dua të informoj se kemi diskutuar me shumë përgjegjshmërinë situatën në të cilën mazhoranca e ka vendosur opozitën dhe parlamentarizmin në vend.

Përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje iniciative të deputetëve të opozitës dhe që nuk merren në shqyrtim as nga komisioni parlamentar dhe prej kohëhs janë përshirë në programin e punës pa pasur një ditë të shqyrtimit të tyre.

Brenda një jave si në asnjë rast tjetër në historinë e parlamentarizmit në 32 vite janë rrëzuar tre kërkesa për komision hetimor duke mohuar an këtë mënyrë 45 deputetëve të drejtën që ja jep kushtetuta.

ëtë të enjte me urdhër politik të Ramës opozitës ju mohua e drejta që të caktoi anëtarët që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore, edhe pse gjatë dy viteve kemi pritur për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR nëpërmjet një komisioni të posaçëm bipartizan që është një traditë për parlamentin, për herë të në këto 32 vite mazhoarnca  ika hequr të drejtën shumicës dërrmuese të opozitës të caktoi bashkëkryetarin dhe anëtarin në komisioni e reformës zgjedhore. në këto kushte opozitës i janë mohuar të gjitha të drejtat q ja njeh kushtetuta duke i mbyllur çdo rrugë institucionale të funksionimit në parlament.

 I kërkoj dhe një herë mazhorancës që të kthehet në rrugën e drejtë dhe kushtetutshmërisë, nuk është vullneti ynë të bllokojmë punën e parlamentit. vendimmarrja e Ramës me një tentativë të qartë për të eliminuar opozitën po na dërgon drejtë vendimeve ekstreme, ,irno nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do të marrësh mbrapa dhe pasojat.

Pas Begajt, Macron pritet nga Rama në Kryeministri. Nënshkruhen disa marrëveshje

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është takuar sot me kryeministrin Edi Rama. Ishte i zoti i shtëpisë, Rama, ai që priti në hyrje të Kryeministrisë, Macronin.

Në ambientet e Kryeministrisë, Emmanuel Macron së bashku me Ramën, si edhe në praninë e ministrave dhe zyrtarëve nga kabinetet e të dy qeverive, u firmosën disa marrëveshje mes dy vendeve.

Presidenti francez, Emanuel Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.bw

Vizita e parë zyrtare në Shqipëri, presidenti Macron takim ‘kokë më kokë’ për 30 minuta me Bajram Begajn

Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi sot një takim me homologun e tij, Bajram Begaj në Presidencë.

Pas ceremonisë në ambientet e jashtme të institucionit shtetëror, Macron, ashtu siç e do edhe tradita, nënshkroi në librin e të ftuarve brenda Presidencës dhe më pas vijoi takimin ‘kokë më kokë’ me Begajn për gati 30 minuta.

Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

Presidenti francez humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

AGJENDA E PLOTË:
Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sot më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

 

(BalkanWeb)

Scholz dënon në mënyrën më të ashpër sulmin në Banjskë, Rama hesht

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në Tiranë se dënon në mënyrë më të ashpër sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, tha Scholz në një konferencë për mediat.

Scholz tha se në Samitin në Tiranë e ka theksuar qartë edhe njëherë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe të zgjidhen konfliktet e kaluara.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë. Procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë”, tha Scholz, ndërsa ka shpjeguar marrëveshjet e arritura të hënën.

Ai ka thënë se Samiti i radhës në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani. Ai ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e Samitit të së hënës.

“Është shenjë e mirë që për herë të parë Procesi i Berlinit u mbajt në një vend të Ballkanit Perëndimor, e që prezent ishin presidentët apo kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo dëshmon për angazhimin e këtyre vendeve për këtë Proces dhe po ashtu se sa i rëndësishëm është ky Proces që të shtyjë para Ballkanin Perëndimor drejt BE-së”, tha Scholz.

Kurse kryeministri shqiptar, Edi Rama, në krahun e tij, nuk preferoi të fliste për situatën e trazuar në rajon, të krijuar nga miku i tij personal, Aleksandër Vuçiç.

Samiti i Procesit të Berlinit- Lubonja: Samit për të mbajtur gjallë utopinë europiane, por nga 2014 e këtej nuk ka asnjë hap përpara

Analisti Fatos Lubonja thotë se Procesi i Berlini ka dështuar në këto 10 vite të fundit. Duke folur nga studio e “Open”, ai tha se mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, është zhvillim pozitiv në aspektin se sipas tij, mban gjallë utopinë në Europë.

Ai thotë se kjo utopi na ndihmon për të ecur drejt një drejtimi, atë të Europës. Por shton se nga ana tjetër ka shumë problematika, sepse prej vitit 2014 e deri sot, nuk ka ndodhur asnjë hap para. Sipas tij kjo tregon se ka një dështim të Europës, për ta tërhequr këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor nga vetja.
“Gjeja pozitive për mua është se mban gjallë utopinë në Europë, vështrimin për nga ecim. Një Shqipëri e larguar nga Europa qoftë dhe propagandistikisht është problematike, pra të mbash lidhjen me Europën, prapë është më mirë se të thuash që nuk e duam Europën se duam diçka tjetër. Por është utopi, na ndihmon për të ecur drejt një drejtimi.

Ana negative është se bëhet kaq shumë propagandë për Europën, se çfarë thuhet dhe diskutohet aty dhe cila është problematika… për mua problematika është shumë e madhe, sepse mjafton të kesh parasysh që nga 2014 deri në 2023, nuk ka ndodhur asnjë hap para, por pas. Të paktën në raportet e shqiptarëve me Serbinë.

Tregon se këtu ka një dështim të Europës, për ta tërhequr këtë vend dhe Ballkanin Perëndimor nga vetja, këtu ka dështim. Duhet të bëhet një Samit ‘pse kemi dështuar’. Rama nuk foli fare për Kosovën, nuk po hyj në dështimet e brendshme që kanë të bëjnë me demokracinë, që po ashtu u vunë në dukje nga zëri i kryeministrit grek, i cili kërkoi që Beleri të betohet, sepse kjo është në normat europiane.

Nëse është puna për t’u mburrur, kini parasysh se Berisha në kohën e tij na futi në NATO, hoqi vizat, erdhi dhe Bushi, por kur erdhi Rama, Shqipëria ishte një vend ku nuk mund të jetoje si i ndershëm. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për qeverisjen e Ramës. Dështim i procesit të Berlinit këto 10 vjet”, u shpreh Lubonja.

Tre të rinj thyejnë perimetrin e sigurisë në Bulevard, shpalosin banderolën me mbishkrim për Ramën e Vuçiçin, ndërhyn policia

Tre të rinj kanë mundur të futen sot brenda perimetrit të sigurisë, në pjesën e Bulevardit, i vendosur për çështje sigurie gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Pas futjes në këtë zonë, ata kanë shpalosur dhe një banderolë, me mbishkrimin “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.

Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.bw

Von Der Leyen mesazh të qartë nga Tirana: Duhen reforma për të ecur përpara

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apeloi që Ballkani Perëndimor të punojnë ngushtë me BE për t’u bërë pjesë e unionit. Von Der Leyen dha porositë e saj se duhen të plotësohen reformat për të çuar përpara. Nga samiti i Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë, Von Der Leyen pohoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës.

“Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë më shumë se 1440 burra, gra dhe fëmijë, kjo për arsyen e vetëm se ata janë hebrenj. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë. Le të punojmë që ju të bëheni pjesë të BE që së bashku të arrijmë një paqe që të zgjasë dhe një begati po ashtu”, tha ajo
Ajo theksoi se Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, ndërsa deri tani janë përdorur 16 miliardë euro nga 30 të planifikuara për Ballkanin Perëndimor. Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Synimi është për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon por dhe bashkëpunim rajon ekonomik. Synimi është për të ecur përpara në rajon për bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi hedhur themel të forta me planin e investimeve ekonomike prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet tashmë po tregohen, 16 mld euro janë përcaktuar dhe janë përdoru tashmë.”, tha ajo.

Ajo shtoi se; “Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e BE janë shumë larg njëra – tjetrës. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 35% të mesatares së BE dhe në vërtetë duhet të çlirojmë potencialen që ka Ballkani Perëndimor dhe ta sjellim më pranë mesatares tonë dhe kjo do të arrihet me planin e arritjes.
Por pjesa e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që janë bërë anëtare të BE-se kanë pasur rritje të madhe ekonomike, por edhe vetë BE-se kas pasur rritje. Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të BE për vendet e BP dhe këtë duhet ta krijojmë në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, energjia, apo pagesa pa parë në dorë.
Vendet e BP duhet të plotësojnë tregun e tyre Rajonal, kjo do të thotë që vendet e BP t’i afrojnë qasje fqinjëve të tyre. Nëse ka bllokime, ti bllokon vetëm veten tënde, sepse vendet tjera ecin përpara.
Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE. Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim BP në zemër të Evropës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin”.

Samiti në Tiranë, Kancelari Scholz ngre shqetësimin e tensionit në veri të Kosovës: Nuk po zbatohen marrëveshjet

Në samitin e Procesit të Berlinit, në Tiranë, Kanelari I Gjermanisë, Olaf Scholz, vuri theksin te situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Në fjalën e tij në Samit, Kancelari Scholz tha se përshkallëzimi i tensionit mes Kosovës dhe Serbisë tregon domosdoshmërinë për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve fqinje.

“Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë. Është e qartë në formë absolute ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh.

Është sinjal i fortë edhe fortësinë që ka Rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda Rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet te qytetarët e BP është konkret. Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë”, tha mes të tjerash Kancelari Scholz.bw

Von del Leyen: Hapja e grup-kapitujve të bisedimeve me Shqipërinë, brenda vitit

VOA/Armand Mero

Bashkimi europian mund të hapë kapitujt apo grup kapitujt e parë të bisedimeve me Shqipërinë brenda fundit të këtij viti: kjo u bë e ditur të dielën pasdite nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila mbërriti në Tiranë, ku nesër do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, nisma e ish kancelares gjermane Angela Merkel që prej vitit 2014, e cila ka si synim, përshpejtimin e procesit të integrimit europian. Hapja e grup kapitujve të parë, përfaqëson hapin e tjetër të rëndësishëm, pas vendimit të vendeve anëtare vitin e kaluar për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe palët kanë vijuar më të ashtuquajturin proces i “screening”, një ballafaqim analitik i përputhshmërisë së legjislacionit vendas me atë europian.

“Procesi i ‘’screening’’, pra procesi i analizimit të legjislacionit po ecën pa problem. Objektivi i ynë i përbashkët është që ne të çelim negociatat për ato që ne i quamë grup-kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur deri në fund të vitit”, deklaroi zonja Von der Leyen, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Por nëse raporti që Komisioni do të duhet të paraqesë, duket se do të jetë pozitiv, vendimi përfundimtar i takon vendeve anëtare, të cilat duhet të shprehen në unanimitet.

Agresioni rus në Ukrainë ka rizgjuar interesin e BE-së për zgjerimin, i cili tanimë “është në krye të të gjithë përparësive tona dhe aty duhet të jetë”, tha presidentja e Komisionit europian. Nesër, gjatë takimit në kuadër të Procesit të Berlinit ku marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të rajonit, si dhe përfaqësuesë të lartë të vendeve të tjera europiane që i janë bashkuar nismës gjermane, zonja Von der Leyen, pritet të paraqesë Planin e ri për Ballkanin, i paralajmëruar disa muaj më parë prej saj.

“Ky Plan, ka potencialin, në rast se vihet në zbatim, ashtu siç duhet, që të dyfishojë madhësinë e ekonomisë tuaj brenda këtij 10-vjeçari, që të inkurajojë rritjen, konvergjencën. Pra, parimi është që në disa fusha të caktuara, ju do të keni qasje në tregun e vetëm të BE”, shpjegoi Presidntja e KOmisionit europian, duke saktësuar se “për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime, pra kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe natyrisht që kjo do të shoqërohet edhe nga investime financiare, por plus siç e thashë edhe nga reformat, të cilat janë të domosdoshme”. Sipas zonjës Von der Leyen “gjithësesi këto reforma do duhet të kryheshin për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Europian, por është thjesht, që këto reforma duhen bërë më parë në mënyrë që përfitimet që ato sjellin, pra këto dyer të hapura të shtatë fushave të ekonomisë, të vijnë sa më parë, më herët dhe që të japim stimuj për këto reforma. Dhe bashkë me reformat vijnë dhe investimet. Pra do të ketë korridore të reja tregtie, mundësi për biznes më shumë nga njëra anë. Natyrisht kërkesat për reforma në vende të caktuara të Ballkanit perëndimor sigurisht. Dhe e treta ka të bëjë me investime që do të vijnë në mënyrë specifike për të mbështetur këto reforma dhe ky është thelbi i planit të rritjes”.

Kryeministri Edi Rama, vlerësoi me tone optimiste Planin e rritjes për Ballkanin, “i cili i jep mundësi vendeve, përkundër natyrisht reformave që vazhdojnë të bëjnë, nga njëra anë që të aksesojë një fond ekstra të Bashkimit Europian dhe nga ana tjetër që të ketë hapësira të reja në tregun e përbashkët europian, çka është një nxitje shumë e fortë e ekonomive tona”.

Takimi i Procesit të Berlinit do të mbahet në ndërtesën e transformuar të “Piramidës”, godina në qendër të kryeqytetit, e cila pas vdekjes së ish diktatorit komunist Enver Hoxha, në vitin 1985, ishte destinuar për të mbajtur gjallë figurën e tij, por që tani e tutje, do të shërbejë si qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit në Ballkan.

Takimi me Von der Leyen, Begaj: Samiti i Procesit të Berlinit do nxisë marrëdhënie më të mira

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me presidenten e KE-së Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Evropian.

Përshpejtimi i procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal në optikën e Procesit të Berlinit ishin temat kryesore që u elaboruan në takimin Begaj – Von Der Leyen.

“Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian,”- nënvizoi Presidenti Begaj në këtë takim.

Duke u ndalur në situatën kritike të sigurisë që po kalon Evropa dhe Ballkani Perëndimor, Presidenti Begaj e siguroi zonjën Von Der Leyen se “Shqipëria vazhdon të mbështesë e të jetë e linjëzuar me politikat  e jashtme  dhe ato të sigurisë së BE-së.”

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshendetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit
Duke e cilësuar si ngjarje historike mbajtjen e Samitit të liderve të Procesit të Berlinit për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor të martën në Tiranë, Presidenti Begaj u shpreh se është besimplotë se ky samit do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës, shina që do zgjaten më pas drejt tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian.

(BalkanWeb)

Moisiu: Serbia e përfshirë kokë e këmbë në sulmin e Banjskës, situata duhet të merret seriozisht

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka kritikuar ashpër qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, teksa ka komentuar situatën e tensionuar në Veri, ku më 24 shtator terroristët serbë vranë efektin kosovar, Afrim Bunjaku. I pranishëm në konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, me temë “Integrimi në Bashkimin Evropian, sfidat dhe perspektiva”, që po mbahet në Shkup, ish-Kreu i Shtetit Shqiptar ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet më i sigurt, teksa ka shprehur shqetësimin për sulmet terroriste në Banjskë, ku sipas tij, duket qartë që e përfshirë është Serbia. Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojnë përpjekjet që palët të ulen në bisedime, ndërsa ndaj Serbisë duhet të kërkohet më shumë.

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurt dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi të gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të cilat mund të mendohet se mund të shkohet me zgjidhje të gjata, duhet marrë më seriozisht si nga ne, ashtu edhe nga ata që mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Evropë….

Më 24 shtator në Banjskë, jo vetëm plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, Beogradi jo vetëm që nuk u dënua, por u shpall një ditë zie për ata që u vranë…Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb”, ka thënë ish-Presidenti Moisiu./ dita

Armë zjarri, eksplozivë dhe municione, Policia e Kosovës zbulon arsenalin e gjetur në Banjskë

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër aksion kontrolli në Banjskë të Zveçanit, në veri të vendit, ku si rezultat ka zbuluar armë të tjera dhe pajisje ushtarake.

Autoritetet kanë bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar se nga kontrollet e zhvilluara në 7 zona të ndryshme duke nisur nga Manastiri i Banjskës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, janë zbuluar armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje të tjera.

Këto kontrolle u zhvilluan në bashkëpunim edhe me EULEX-in e KFOR-in.

 

Lista e armëve dhe pajisjeve të sekuestruara:

87 copë eksploziv të tipit TM 100
3 granata hedhës dore (zola)
1 armë automatike AK-47
1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
14 karikatorë
Municion të kalibrave të ndryshëm
63 detonatorë elektrik
23 detonatorë mekanik
1 orë për aktivizim
1 granatë dore M79
3 tuba fitila ndezës
Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.bw

Policia e Kosovës, aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, kemi operacion në veri të vendit.”, ka thënë Elshani. I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Rezoluta në mbështetje të Kosovës miratohet me 101 vota

Rezoluta në mbështetje të Kosovës është miratuar sot në Kuvend me 101 vota pro, dhe 1 abstenim.

Kujtojmë se deputetët shqiptarë, të majtë dhe të djathtë përgatitën dy rezoluta, nga e cila arritën në një dakordësi, një hap ky historik. Dokumenti në fjalë, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.

REZOLUTA

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;

Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;

Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

K R Y E T A R E

Lindita NIKOLLA

Bardhi: Rama e zbuloi, ka një agjendë personale ndaj Kosovës

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Kosovën, reagon kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit tha se Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar

 

Postimi i Bardhit

E paimagjinueshme!

 

Seanca e sotme ishte për të dënuar sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës. Edi Rama në një orë fjalim, asnjë fjalë kundër Serbisë, asnjë reflektim ndaj qëndrimeve të tij kundër interesit kombëtar, por vetëm mllef ndaj opozitës, Kosovës, institucioneve legjitime të Kosovës dhe tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.

Fatmirësisht, Kuvendi i Shqipërisë nuk ra në kurthin e tij të përçarjes për çështjet me interes kombëtar, por ka gjetur dakordësinë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe për t’u distancuar nga qëndrimi personal i Edi Ramës kundër Kosovës, siç opozita kërkonte prej 2 javëve. Pas përpëlitjes 2 javore PS u tërhoq dhe Kuvendi i Shqipërisë është unifikuar me të gjithë faktorin politik në Kosovë, duke bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të.

Kjo shpjegon mllefin ndaj opozitës në Shqipëri, por nuk justifikon dot mungesën e reflektimit që edhe qeveria e Shqipërisë të unifikohet në qëndrime me qeverinë e Kosovës. Në vend të unifikimit dhe mbështetjes ndaj Kosovës, Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.bw

E propozuar nga opozita- Ja rezoluta e përbashkët për Kosovën

Pas disa ditësh negociatash, Partia Socialiste dhe opozita gjetën konsensusin për të miratuar bashkarisht të enjten një rezolutë për Kosovën.

Të dyja kishin propozuar nga një rezolutë të sajën, por në fund vendosën që të miratojnë të njëjtën rezolutë që miratoi vetë Kosova në 28 shtator, 4 ditë pas ngjarjeve në Banjskë.

“Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës;

Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon;

Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë:

Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën plenare të datës 28 shtator 2023;

Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë, të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;

Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj” – thuhet në rezolutën për Kosovën që pritet të miratojë nesër Kuvendi.

Mbledhja e deputetëve pa mediat- Salianji propozon takim të veçantë për ribërjen e opozitës: Transformimi nuk është tabu

Salianji propozon mbledhje të veçantë për ribërjen e opozitës: Transformimi nuk është tabu

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka propozuar dje mbajtjen e një mbledhje të veçantë për ribërjen e opozitës.
Deklaratën ai e bëri gjatë takimit me dyer të mbyllura të deputetëve demokratë.

“Është e domosdoshme që ne të ndryshojmë dhe të ribëhemi, rikonceptohemi dhe madje mos kemi asnjë tabu për t’u transformuar. Shoqëria ka nevoje qe ne te ndryshojmë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj nevoje, para se të bëjmë diskutimin e protestave dhe reagimeve duhet te ndryshojme. Ndryshimi duhet te ngjallë shpresën e domosdoshme dhe te frymëzojë qytetaret. Ne përpara se te thërrasim protesta, duhet të japim një zgjidhje politike situatës ku jemi. Qe ne proteste, jo disa te jene organizator dhe disa spektator. Personalisht nuk jam dakord me narrativen politike që Rama i vjedh zgjedhjet çfarëdo të bëjmë ne, mendoj se ne e mundim dhe e tejkalojmë Ramën nëse gjejmë zgjidhje politike për situatën ku jemi, dhe zgjerohemi duke u hapur realisht! Ne mundemi ta tejkalojmë Edi Ramën, shoqëria, qytetaret kanë pakënaqësi masive ndaj qeverise, e ndjej këtë ne çdo takim dhe kudo ku eci!
Është përgjegjësia jonë ta mundim duke gjetur zgjidhje jo duke u qarë! Kërkoj që të bëjmë një mbledhje të veçantë për të diskutuar vetëm për ribërjen e opozitës.”, tha Salianji.bw

Gjenerali turk Ulutash merr detyrën e komandantit të KFOR-it

Gjeneral-major Ozkan Ulutash e ka marrë të martën detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas sulmit të muajit të kaluar në veri të vendit.

Kjo është hera e parë që KFOR-i do të udhëhiqet nga një komandant turk.

Ulutash e mori detyrën nga komandanti i deritanishëm italian, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, gjatë një ceremonie në Prishtinë, duke u bërë komandanti i 28-të i misionit të NATO-s në Kosovë që nga viti 1999.

Duke folur pasi e mori detyrën, Ulutash tha: “Si komandanti i parë turk i KFOR-it e kuptoj përgjegjësinë që e kam marrë. Duke e parë gjendjen e ndjeshme në Kosovë, po e marr komandën me përkushtim për t’i bërë të gjitha përpjekjet dhe për ta përdorur gjithë përvojën për t’u siguruar se kjo njësi e shquar do të shërbejë suksesshëm në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit. Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë.

Kush është Ulutash?

Karriera e tij ushtarake nisi pasi e përfundoi shkollën e mesme ushtarake më 1985 dhe Akademinë ushtarake në vitin 1989.

Që nga viti 2021 ka shërbyer si drejtor për strategji në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, ndërsa më parë kishte qenë komandant i përgjithshëm i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s në Turqi.

Më parë, Ulutash kishte mbajtur edhe pozita të tjera ushtarake, si: zëvendëskomandant i sektorit të Komandës së Përbashkët të NATO-s në Norfolk, drejtor i Qendrës për Studime Historike Ushtarake në Ankara dhe zëvendëskomandant i Garnizonit të Brigadës së 28-të të Këmbësorisë së Mekanizuar.rel

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Shqipëria të shpallë Hamasin organizatë terroriste

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg në një intervistë sot për emisionin ‘Open’ vlerësoi mbështetjen e deritanishme të qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në Izrael.

Ajo bëri thirrjen që Tirana zyrtare të konsiderojë në çdo nivel Hamasin si organizatë terroriste.

PYETJE

Konflikti është i vjetër dhe rrënjët e tij janë shekullore. A është politika e luftës, më e mira?

Prej 30 vitesh i kemi bërë presion palestinezëve që të vijnë për negociata, që të arrijmë në marrëveshje. Edhe 3 vite më parë i ftuam palestinezët, por ata insistojnë që të vijnë në negociata me parakushte. Në negociata vendoset gjithçka në tavolinë. Ata po punojnë në dy nivele, në tryezën e negociatave dhe po dërgojnë sulmet terroriste për të parë rezistencën e Izraelit. Nuk mendoj se një person normal, palestinez apo izraelit do të justifikonte të tilla akte. Ata e dinë se ne jemi një popull i fortë. Për të parë se si është Izraeli sot dhe dje, do të ndihmojmë të gjithë viktimat, të plagosurit, duke ndihmuar me ushqime. Ne duhet të avancojmë që të bashkëjetojmë si fqinj dhe këtë duhet ta bëjmë me negociata. Netanyaho ka bërë thirrje për negociata, ne nuk e mbështesim dhunën. Dhuna është e vetmja rrugë për terroristët. Po flas për Hamasin. Mendoj se do të zgjidhet nëse vinë në tavolinë pa parakushte, që të diskutojmë dhe çështjet për të dhimbshme për ata, siç kemi bërë me Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, shpresoj dhe me vendet e tjera.

A keni ju një kërkesë për qeverinë e Shqipërisë?

Më duhet të them se jam mahnitur nga mbështetja që kemi marrë nga Shqipëria, në të gjitha nivelet politike. Telefoni im ka shpërthyer me mesazhe, nga anëtarë të parlamentit, nga partitë, drejtues biznesesh, nga gazetarë apo qytetarë. Qeverisë do t’i kërkoja atë që i kemi kërkuar dhe vendeve të tjera mike, për të respektuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Ne jemi vend demokratik, nuk sillemi si ata barbarë që sulmojnë Izraelin. Të sigurohemi që Hamasi të konsiderohet terroriste dhe nga Shqipëria në çdo nivel. Të mos negociohet, dhe mos të lejojmë transferimin e parave drejt kësaj organizate.

Kërkuan të largohen nga Izraeli pas nisjes së konfliktit, mbërrijnë 40 shqiptarët e parë

Mbrëmë ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Avioni me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë.

Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.bw

Humbi jetën pas trajtimit në klinikë, qytetarët marshojnë dhe ndezin qirinj për 3-vjeçarin: Bluzat e bardha të shpëtojnë jetë, jo të marrin!

Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë nisur një marshim ditën e sotme në solidarizim me rastin e rëndë ku një 3-vjeçar humbi jetën pas trajtimit në një klinikë dentare në kryeqytet.

Qytetarët kanë shoqëruar marshimin e tyre me pankarta ku shkruhen mesazhe të ndryshme, mes të cilave edhe: Bluzat e bardha duhet të shpëtojnë jetë, jo të marrin.

Pas marshimit qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në nder të të miturit që humbi jetën tragjikisht para disa ditësh.bw

Presidenti Begaj: Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmit terrorist ndaj Izraelit mëngjesin e sotëm nga grupi i Hamasit.

Begaj shprehet se Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.

Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”, shkroi Kreu i Shtetit.

Ministrja e Jashtme gjermane flet nga Tirana për sulmin në Banjska: Nga një bandë terroristësh. Serbia të sqarojë rrethanat!

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka folur sot në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe komisionerin Varhelyi për sulmin në Banjska.

Baerbock deklaroi se “presim nga qeveria serbe të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes në veri të Kosovës”.

Baerbock u ndal te zhvillimet në Kosovë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që pasoi punimet e ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, takim që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë.

Ajo theksoi se duhet të shuajmë njëherë e mirë shkëndijat e vatrave të vjetra në rajon.

“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën. Kjo ndodh pas një sulmi tinzar kundër Policisë së Kosovës prej një bande terroriste të armatosur deri në dhëmbë. Presim nga qeveria serbe të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha ajo.

Sipas saj, “situata është aq e tensionuar saqë NATO ka rritur praninë e KFOR-it dhe përmes këtij sinjali bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilent dhe kontribuojmë në terma afatgjatë për sigurinë”.

Baerbock u shpreh po ashtu se çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse se Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Presim më shumë kurajo për t’i bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme”, theksoi ajo.bw

Abazoviçi kundër Ramës: Veriu është tokë e Kosovës, jo e askujt…

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi foli sot në Tiranë për ngjarjet në veri të Kosovës, qëndrimet e ndërkombëtarëve

Ai deklaroi se ishte e papranueshme ajo që ndodhi në veri të Kosovës dhe se Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO-s. Abazoviç theksoi se kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet.

“Ndërkombëtarët nuk munden të lajnë duart siç themi ne nç mal të Zi, Vetëm të jeni shumë të qartë pasi ka pasur shumë paralajmërime të shumta sidomos nga ana e Kosovës së atje ka njerëz që janë kriminale dhe që kanë lidhje me krimin e organizuar e që gjinden njerëz që mendojnë se janë jashtë çdo ligji. Pra edhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. Duhet të thuhen gjerat ashtu siç janë në raste se duan te krijojmë një ardhmëri më të mirë. Ne rast se duam të vazhdojmë që secili të ketë muhabetin e vetë atëherë nuk kemi me mbërri askund”.

Syri Tv: A mendoni se Kosova është tokë e askujt apo është tokë e Republikës së Kosovës ?

Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë që janë të pranueshme për të gjithë vendet, dhe për ne nuk ekzistojnë vende të cilat janë ekstraterritoriale.


Send this to a friend