Fotoja nga shtypi i Tiranës
Të dekretuar nga Presidentët Bamir Topi, Bujar Nishani dhe kur në mandatin e dytë PD ishte në Aleancë me LSI
Kreu i qeverisë Edi Rama, në një dalje të fundit publike deklaroi se sistemi i drejtësisë ishte i kapur nga Partia Demokratike dhe specifikisht ai tha se: 16 nga 17 anëtarë të gjykatës së lartë janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe PD.
Pa bërë asnjë koment, Voal shkoi tek webfaqja e Gjykatës së lartë dhe gjeti të dhënat e mëposhtëme.
Të gjithë anëtarët e Gjykatës të Lartë janë zgjedhu gjatë dy mandateve të PD prej 2005-13, përveç Ardian Dvoranit që është dekretuar më 17 Shkurt 2005, ku president i asaj kohe ishte Alfred Moisiu.
Gjatë dy mandateve PD ka patur dy presidentë të saj Bamir Topin dhe Bujar Nishanin si dhe ka qenë në aleancë me LSI.
Tani PD pretendon së përpjekjet e Edi Ramës për reformën në drejtësi, lidhen me qëllimin e tij për të kapur drejtësinë që sipas PD deri tani nuk është e kapur nga PD, paçka se gjithë anëtarët e Gjykatës të Lartë, përve Dvoranit janë zgjedhur në kohën kur shtetin e udhëhiqte kjo parti dhe në mandatin e dytë bashkë me LSI.
Ja lista më poshtë. lexuesi të gjykyojë vetë, pa patur nevojë t’i mësojë të vërtetat nga shtypi shqiptar që është për vete i kapur nga politika.
Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori
Z. Zaganjori, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë, me dekretin nr. 8065, të datës 22.03.2013 pas ushtrimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2003 deri në fillim të 2013. Ai u emërua Kryetar i Gjykatës së Lartë në 24.03.2013, me dekretin nr. 8120.
Ardian Dvoranin, Me dekretin nr.4481, datë 17 Shkurt 2005, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.
Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit Ardian Fullani, Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 5791 datë 08.07.2008 është emëruar anëtare e Gjykatës së Lartë.
Evelina Qirjako, me dekretin nr.5793 datë 08.07.2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë.
Guxim Zenelaj, me dekretin nr.5794, datë 08 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë me 98 vota pro, 38 kundër dhe vetëm 2 abstenime.
Majlinda Andrea,me dekretin nr.5795, datë 8 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emerua anëtare e Gjykatës së Lartë.
Andi Çeliku, me dekretin nr.5792, datë 08 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.
Aleksandër Muskaj, Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 5790 datë 08.07.2008 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.
Medi Bici, me dekretin nr.6579, datë 25.05.2010, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.
Edmond Ismailaj me dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin në detyrën e Anëtarit të Gjykatës së Lartë, në qershor 2011.
Shkëlzen Selimi, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011.
Artan Zeneli, me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 7250 datë 01.02.2012 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012.
Admir Thanza, Anëtari i Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2013.
Tom Ndreca, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 8116, Tiranë, më 19.04. 2013.
Artan Broci, me Dekretin Nr.8123 dt.26.04.2013 të Presidentit të Republikës Z. Artan Broci, emërohet Anëtar i Gjykatës së Lartë.
Mirela Fana (Gjylameti), me dekretin nr.6133, datë 14 prill 2009, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është emwruar anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Është zgjedhur anëtare e Gjykatës së Lartë me 79 vota pro.
Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së Lartë në dt. 04.04.2007. (Këtë emër Voal e mori nga Wikipedia sepse nuk ndodhej në webfaqen e Gjykatës të Lartë)