VOAL

VOAL

Rama për foton me Obamën: Nuk kam frikë nga drejtësia si Basha e Berisha

*Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per çeshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne New York dhe eshte takuar me delegacionin shqiptar ne SHBA ne vitin 2012
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme lajmet mbi foton e tij me Presidentin amerikan Barack Obama dhe faktin se një shtetas shqiptar në SHBA po gjykohet mbi financimin e fushatës elektorale të kandidatit. Sipas Ramës, kjo foto po përdoret qëllimisht për propagandë, ndërsa mohon të ketë marrë pjesë në ndonjë organizimin elektoral të Presidentit Obama, apo të ketë kryer ndonjë pagesë, sic shkruajnë mediat.

“Duke shprehur keqardhjen per manipulimin mediatik dhe propaganden e baltes lidhur me nje foto te vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marre pjese ne ndonje organizim elektoral te Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonje pagese, per te marre pjese ne nje organizim te kesaj natyre. Sepse ligji amerikan ndalon perfshirjen e cfaredolloji te shtetasve te huaj ne fushate ne Shtetet e Bashkuara.
Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per ceshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne New York dhe eshte takuar me delegacionin qe tone ne SHBA ne vitin 2012. Por ne menyre kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames per te realizuar fotografine e takimit me Presidentin Obama”, citon ne nje njoftim Drejtoria e Komunikimit e qeverise.

Më tej, Rama i drejtohet përfaqësuesve të opozitës, Bashës dhe Berishës me një pyetje, ndërsa u thekson se ata të dy duhet të përqëndrohen tek Reforma në Drejtësi.
“Nderkohe qe duke perfituar edhe nga ky rast, kryeministri i ben thirrje edhe njehere Lulezim Bashes te fokusohet tek reforma ne drejtesi dhe respektin e tij per drejtesine ne Shtetet e Bashkuara, ta tregoje duke mbeshtetur projektin kushtetues te Reformes ne Drejtesi qe eshte hartuar me kontributin e cmuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Edi Rama nuk ka frike nga drejtesia, nuk ka frike nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te drejtesise, nuk ka frike nga pavaresia e anetareve qe do te bejne vetingun e gjykatesve e prokuroreve, po Lulezim Basha me Sali Berishen pse i tremben faktit qe ata qe do te gjykojne prokuroret dhe gjykatesit, do te perzgjidhen nga Shba e BE?!”, citon zyra e shtypit tekryeministrit.

Rama shigjeton më tej krerët e opozitës duke i sfiduar me largimin e duarve të partive nga sistemi i drejtësisë.
“Eshte koha e te vertetes per krimet, akuzat, genjeshtrat dhe te verteten mund ta thote vetem nje drejtesi e çliruar nga kthetrat e vendeve te rezervuara te partive ne sistem. Edi Rama dhe shumica jane gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulezimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk jane gati?!”

Bushati-Athinës: Greqia s’ka punë në Himarë

 Ministrat e Jashtem, Bushati dhe Kotzias

Ministria e Jashtme ka reaguar sot lidhur me një deklaratë të Athinës për sherrin e djeshëm në Himarë mes banorëve të zonës dhe Këshillit bashkiak të këtij qyteti.

Ky sherr u interpretua nga Athina si një cënim i të drejtave të minoritetit.

Ndërkohë, sot ministria e Jashtme i bën thirrje Greqisë të mos ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë duke konfirmuar edhe njëherë se nuk ka asnjë fakt që të pretendohet se Himara është hapësirë minoritare.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë, shpreh keqardhjen që Greqia fqinje kërkon të instrumentalizojë aktet e padenja të kryera dje nga disa individë në Himarë, duke synuar të përfshijë në to çështje të respektimit të të drejtave të minoritet grek në Shqipëri. Rasti në fjale po trajtohet nga organet kompetente shqiptare. Në këtë kontekst, reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqise përbën ndërhyrje të përsëritur në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe bie ndesh me angazhimin e Greqisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

“Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare. Përpjekjet e vazhdueshme për të instrumentalizuar çdo pakënaqësi individuale ose kolektive, synojnë shtrëmbërimin e realitetit të bashkejetesës së shkëlqyer midis popullsisë shqiptare dhe minoritetit grek, i cili gëzon të drejta të plota, në baze të legjislacionit vendas, si dhe normave dhe konventave ndërkombetare”, vijon më tej njoftimi për shtyp.

Një ditë më parë diplomacia greke reagoi lidhur me ngjarjet në Himarë. Në një deklaratë ajo kërkon që qeveria shqiptare të mbajë qëndrim ndaj kësaj ngjarjeje dhe të mbrojë të drejtat e minoriteteve. “Dënojmë ngjarjet në këshillin bashkiak të Himarës. Qeveria shqiptare të mbajë qëndrim. Jini në lartësinë që kërkon Europa dhe ndërkombëtarët. Thirrje për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve”, thuhet në reagimin e MPJ greke.

Erion Veliaj vizitë në Moskë

Më 30 qershor është çelur në Moskë Forumi i VI-të Ndërkombëtar Urban (mosurbanforum.ru), ku po merr pjesë edhe delegacioni shqiptar me në krye kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njofton përmes një kumtese Ambasada ruse në Tiranë, transmeton Koha.net.

Veliaj ishte ftuar dje në seancën plenare të Forumit me temë “Revolucioni teknologjik. Axhenda për menaxhimin e qyteteve”, ku rrëfeu për përvojën e Bashkisë Tiranë në përmirësimin e infrastrukturës së kryeqytetit shqiptar, si dhe për aplikacionin “Tirana Ime” në veçanti.

Në kuadër të Forumit, Veliaj mbajti gjithashtu një takim me përfaqësuesit e Unionit të Qyteteve të Rusisë, me të cilët diskutoi mbi vendosjen e bashkëpunimit midis bashkive të dy vendeve tona.

Që nga viti 2011 Forumi Urban i Moskës mbahet nën kujdesin e Bashkisë së Moskës dhe mbledh ekspertë, arkitektë, përfaqësues të biznesit dhe institucioneve shtetërore nga vende të ndryshme me qëllim trajtimin e çështjeve dhe objektivave të urbanistikës moderne dhe dizajnimin e hapësirave komode urbane.

Grabitja disamilionëshe në Rinas – Arrestohen 10 punëtorë të kompanisë private

Janë arrestuar edhe 16 persona të tjerë nga Policia e Krujës

Policia e Shqipërisë ka arrestuar 10 punëtorë të kompanisë private të sigurisë “Nazeri 2000”, pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit në Shqipëria.

Kjo kompani private ishte një nga të angazhuarit për transportimin e parave dhe punëtorët e saj ishin në vendngjarje kur u realizua grabitja.

Sipas mediave në Shqipëri, janë arrestuar edhe 16 persona të tjerë nga Policia e Krujës.

Policia: Në Rinas u grabitën 10 milionë euro

Një ngjarje tjetër e pazakontë ndodhi mesditën e djeshme në Aeroportin e Rinasit gjatë momentit kur paratë po ngarkoheshin në avion.

Tre grabitësit thyen portën hyrëse pranë pistës dhe rrëmbyen disa milionë euro teksa ngjiteshin në një avion me destinacion Vjenën.

Tre persona të armatosur kanë hyrë me forcë në gardhin rrethues të Aeroportit të Rinasit dhe në mes të pistës ku ulen e ngrihen avionë, mundën të grabisin në kërcënimin e armëve një shumë të madhe valute, gjatë momentit që ata po transportoheshin nga makinat e blinduara drejt bordit të avionit.

Sipas News24, dyshohet se shuma e grabitur kap shifrën e rreth 10 milionë eurove dhe si grabitja ashtu edhe largimi është kryer në një mënyrë befasuese, duke zbuluar njokohësisht edhe paaftësinë në këtë rast të strukturave të sigurisë, shtetërore dhe private në Aeroportin e Rinasit.

Aeroporti vëzhgohet në të gjitha anët me kamera sigurie, madje edhe momenti i grabitjes është filmuar, por ndërhyrja për të ndaluar autorët ka qenë mjaft me vonesë.

Kjo ngjarje i shton një tjetër bilanc negativ sulmit që u është bërë kompanive private që transportojnë vlera të mëdha monetare për llogari të bankave të nivelit të dytë.

Xhon Juncaj: Krenar të shërbej si prokuror amerikan në Shqipëri

Ambasada amerikane ka zgjedhur që një prokuror shqiptaro-amerikan të japë mesazhet për publikun shqiptar, pak ditë para votimit të reformës në drejtësi.

Prokurori Xhon Juncaj tha se një vend e bën të madh mundësitë e barabarta që u jep të gjithë qytetarëve.

“Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi. Babai dhe nëna im si shqiptarë do t’ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanikë dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve.

Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin.

Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroi me krenari.

Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë, si amerikan krenar ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen”, tha ai.

Reforma në Drejtësi: Lu takohet me disa deputetë të PD-së

Ambasadori Amerikan, Donald Lu ka nisur takimet e ndara me disa deputetë të PD-së. Këto takime vijnë në një kohë kur PD refuzon të votojë draftin për reformën në Drejtësi, pa marrë vendet e rezervuara në katër institucionet që krijohen në të.

Sipas burimeve të “Panoramës” Lu mendohet se këto takime po i bën në kuadër të votimit të 21 korrikut, kur reforma së bashku me ndryshimet kushtetuese shkon në  Parlament për votim.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh reformën me vota të trafikuara, siç quan ai votat e supozuara brenda grupit të PD-së që mund të bashkohen me mazhorancën.

Sipas burimeve, takimet e ndara me deputetë të PD-së do të vazhdojnë deri në ditën e votimit të reformës.

Po kështu, mësohet se në mesin e tyre ka qenë edhe Astrit Patozi, me të cilin është takuar në Hotel Rogner.

Mesila Doda: Ndjesë Doktor, s’të besova kur the që Blushi vodhi dorëshkrimin e gjyshit

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda akuzon nga Crans Montana deputetin e PS Ben Blushi se i ka vjedhur propozimin për ndryshimin në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Madje ironizon se paska pasur të drejtë Berisha që e akuzonte Blushin se kishte vjedhur dorëshkrimin e gjyshit, duke kërkuar njëfarë ndjese se nuk e kishte besuar doktorin atëherë. Ja çfarë shkruan në rrjetin social Facebook Doda, teksa i përgjigjet ironisë së deputetit Blushi.

Ndodhem e ftuar në Forumin e Crans Montana, ku duhet të referoj mbi temën “Diplomacia parlamentare dhe ndëreligjioze” dhe për fat të keq nuk jam e pranishme në seancën plenare ku po mësoj se bolsheviku në tentativë,

Ben Blushi ka ironizuar mbi autorësinë e amendamenteve të paraqitura nga PDIU.

Në fakt, derisa thonin për zgjedhjen e Presidentit edhe mund të mbroheshin se tek e fundit flasim për zgjedhjen e një institucioni dhe thonin ide që e kemi përmendur është, ju e keni çuar propozim tek Komisioni Reformës Kushtetuese ne e çojmë amendament në Kuvend.

Plagjatura doli zbuluar, kur mori propozimin për Presidentin dhe i shtoi edhe amendamentin tjetër të PDIU, atë të Referendumit për Kushtetutën, pasi kalon në Parlament.

I ndryshuan vetëm numrin jo 2/3, por 2/5…

Ça të them? Kur doktori thoshte që vidhte dorëshkrimin e gjyshit nuk e besoja…

Paskam gabu doktor…”, shkruan Doda në rrjetin social.

Busti i Hillary Clintonit vendoset në Sarandë

Busti i ish -Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton u vendos sot në Bulevardin qëndror të qytetit të Sarandës. Pas një vendimi të marrë pak kohë më parë nga këshilli bashkisë vepra skulpturore u bë realitet nga skulptori Idriz Balani.”

Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”,tha gjatë një ceremonie kryetarja e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka.

Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane. Krahas bustit të Presidentit ëillson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë , njebusti i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël . Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Richard Hollbrook.

Policia zbardh dinamikën e grabitjes milionëshe në Rinas (video)

* Autoret e kane braktisur dhe djegur automjetin tek Ura e Tapizes
* Parate do të eksportoheshin jashtë Shqipërisë nga kompani që operojnë në sektorin bankar
* Grabitesit prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë

TIRANË– Një grabitje spektakolare me armë ka ndodhur sot në ambientet e brendshme te aeroportit te Rinasit. Në pistën e avionëve, 3 persona të armatosur me armë zjarri e të maskuar kane grabitur thasë me para që po transportoheshin me automjet drejt një avioni që do të nisej drejt Vjenës, Austri.
Mesohet se tre grabitësit e armatosur kanë arritur të marrin thasët me para në momentin që po bëhej transferimi i lekëve nga automjeti i sigurisë për në avion.
Dyshohet se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, në miliona euro që do të eksportohej jashtë Shqipërisë nga kompani që operojnë në sektorin bankar.
Grabitësit janë larguar nga vendngjarja dhe më pas e kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin. Sipas raportimeve nga gazetarët tanë në terren, autorët e kanë braktisur dhe djegur automjetin tek Ura e Tapizes, pranë një plantacioni me hurma.
Një helikopter po kontrollon territorin pranë zonës së Rinasit, ndërkaq janë ngritur postblloqe në Krujë dhe Nikël.Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit kanë shkuar në vendin ku është gjetur makina e djegur. Automjeti i djegur është një “Benz” tip i vjetër, i cili është shkrumbuar plotësisht, çka e bën të vështirë gjetjen e gjurmëve. Gjitha instancat e policisë së shtetit janë të angazhuar në këtë grabitje.

Pas shpërthimeve në aeroportin e Stambollit, policia konfirmoi një ditë më parë se ka përforcuar masat në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, uniformat blu dhe qen gjurmues, si dhe efektivë të trajnuar antiterror u janë shtuar radhëve të Komisariatit të Rinasit.

NGJARJA SIPAS POLICISE
Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.
Nisur nga informacioni paraprak, raportohet se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga
Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.
Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.
Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin.
Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi.
Gjatë ndjekjes së autorëve policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.
Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.
Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.
Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Video ilustruese sesi transportohen parate ne pisten e aeroportit dhe futen ne avion

Grabitje në Aeroportin e Rinasit, grupi i armatosur futet në terminal

Një grabitje e paprecedent është shënuar pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit.

Një grup prej tre personash të armatosur janë futur brenda në terminal ku mësohet se kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ishin transportuar në aeroport me qëllim transferimin jashtë vendit me avion.

Grabitja ka ndodhur në momentin kur po bëhej kalimi i parave nga makina e rojeve të sigurisë për në avion.

Megjithatë nuk ka detaje të tjera për këtë grabitje të paprecedent, pasi policia është tërësisht tashmë e angazhuar në kapjen e grabitësve.

Foto/ SHBA e bëjnë fakt të kryer – Departamenti Amerikan i Shtetit i shpërndan deputetëve Kushtetutën e re

 

Voal – SHBA e bëjnë fakt të kryer votimin në 21 korrik të ndryshimeve kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Paraditen e  sotme deputetët kanë gjetur në tryezën e tyre në Kuvend, një dosje që mban vulën e Departamentit Amerikan të Shtetit ku është printuar Kushtetuta me ndryshimet e fundit që do të pësojë.

Megjithëse maxhoranca dhe opozita nuk kanë rënë dakord për vendet e rezervuara në dy institucionet  e reja që do të krijohen, për ndërkombëtarët kjo duket se nuk ma asnjë rëndësi.

Ndërkohë që gjatë paradites demokratët nuk pranuan që të futen në rendin e ditës 7 projektligjet që do të bëjnë të mundur aplikimin e Reformës në Drejtësi./panorama

kushtetuta-11

kushtetuta1

kushtetuta

Kush po i trafikon deputetët? – Nga Blendi Fevziu

Reforma në drejtësi dhe numrat për kalimin e saj kanë rihapur një debat të njohur dhe padyshim problematik të politikës shqiptare këto 25 vjet. Atë të trafikimit të votave, ose thënë më direkt, të blerjes apo shkëmbimit të tyre me favore të tjera ekstrapolitike.

Që më 1996, kur një deputet i PS i quajtur Sali Rexhepi shkeli vendimin e partisë së tij për bojkot të Parlamentit dhe u ul në vendet që i takonin opozitës së athershme, ky ka qenë një fenomen i pandarë dhe padyshim negativ i demokracisë shqiptare në këtë çerek shekulli. Si të gjitha fenomenet e shitblerjen dhe të favoreve të pamerituara, ai ka qenë kryesisht fenomen i përfaqësuesve të opozitës. Thënë ndryshe, mazhoranca, me mjetet e saj, ka pasur thuajse gjithnjë mundësinë të peshkojë vota pirate dhe jo përfaqësuese në anën kundërshtare për të zgjidhur problemet apo ngërçet politike të krijuara në momente të caktuara.

Fenomeni duket se po përsëitet (së paku verbalisht) në rastin e reformës në drejtësi. Të dyja palët janë përfshirë në këtë diskutim duke pasur qëndrime dhe deklarime të kundërta. Mazhoranca dhe një pjesë e ndërkombëtarëve i janë drejtuar deputetëve të opozitës duke ju kërkuar atyre që të votojnë ligjin, mbi bazën e bindjeve dhe vullnetit të tyre personal, nëse nuk gjendet konsensus. Nga ana tjetër, PD ka deklaruar se nëse kjo gjë ndodh, stabiliteti i parlamentit do të kërcënohet realisht. Padyshim, të dyja palët janë të pasinqerta dhe përgjegjëse për këtë fenomen negativ që po tenton të përsëritet.

E para, mazhoranca po tenton të mashtrojë opinionin duke shitur si votim parimor, një devijim për interesa të disa deputetëve të opozitës (gjithnjë nëse këta janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë). Ajo e di shumë mirë që ai deputet që voton në kundërshtim me vendimin e partisë e bën këtë jo sepse ka bindjen që po i shërben vendit; jo sepse beson se sistemi të nesërmen do bëhet më i mirë dhe as se kjo është një betejë parimore e tij apo e saj. Ai e bën nën presionin e mazhorancës apo në shkëmbim të favoreve të saj. Emrat e përfolur si të gatshëm ta votojnë janë shumica njerëz që as e njohin reformën në drejtësi dhe as kanë kërkuar kurrë, në mbledhjet e partisë që vetë PD të mbajë një qëndrim të ndryshëm. Nëse ata shkojnë ta votojnë direkt në sallë, pa e tentuar asnjëherë të vetme ta bindin partinë për të ndryshuar mendim, pa asnjë betejë paraprake argumentash, do të thotë se ata janë pjesë e një skenari trafikimi. Një prej formave më negative të demokracisë.

Nëse dikush nga opozita e ka vërtet betejë parimore; nëse dikush është i bindur që reforma duhet të bëhet dhe nuk do të votojë kundër saj, e ka fare të thjeshtë. E para ai ose ajo duhet të bëjë një betejë të vërtëtë në parti, me argumenta dhe me teza bindëse se përse kjo reformë duhet të kalojë. Nëse kjo betëj dështon, në vend që të votojë kundër vendimit të partisë me të cilën nuk është dakort, ai të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të vijojë jetën e tij. Së paku në këtë rast nuk ka mbi supe peshën e një vendimi që në asnjë rrethanë nuk do ishte korrekt.

E dyta, vetë opozita nuk është e sinqertë kur deklaron se trafikimi i deputetëve do sjellë destabilitet. Edhe kjo mund të ndodhë, por aktualisht, kjo opozitë dikur në mazhorancë zgjodhi President të vendit nënkryetarin e saj me 6 vota të trafikuara në 2007; po ashtu më 2013, pas largimit të LSI nga qeverisja, e siguroi për pak kohë mazhorancën po në këtë mënyrë. Ky fenomen ka qenë stil loje në politikën shqiptare dhe PD ka qenë si përfituese më 1996, 2007 dhe 2013 aq edhe viktimë e saj si psh në 2003. Ndaj nëse PD kërkon që ky fenomen të mos përsëritet, duhet të njohë përgjegjësinë e saj dhe të kërkojë falje. Edhe pse, në këtë rast ka plotësisht të drejtë. Trafikimi i votave është një fenomen negativ dhe jo shumë larg, për të mos thënë shumë i ngjashëm me vjedhjen e tyre…

DEBATET/ Çfarë tha Lu dhe Vlahutin në mbledhjen me dyer të mbyllura (deputetët e PD thonë se nuk e japin votën dhe ngrihen e ikin)

DEBATET/ Çfarë tha Lu dhe Vlahutin në mbledhjen me dyer të mbyllura (deputetët e PD thonë se nuk e japin votën dhe ngrihen e ikin)

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Komisionin e Reformës në Drejtësi, mbledhje në të cilën opozita u largua nga komisioni duke mos pranuar të votojë draftin e ndryshimeve kushtetuese.

Në këtë mbledhje, të pranishëm në Komisionin e Posaçëm kanë qenë të ftuar dy ambasadorët, Romana Vlahutin, e Bashkimit Europian, dhe Donald Lu, ambasadori i SHBA-ve. Fillimisht e ka marrë fjalën ambasadorja e BE-së e cila i ka mëshuar faktit që palët duhet të bien dakord sa më shpejt.

“Të gjithë janë plotësisht të ndërgjegjshëm se kredibiliteti i kësaj reforme do të duhet të ruhet në çdo hap dhe udhëzimet e qarta që kemi nga zyrat tona qendrore janë se vetingu nuk duhet kompromentuar nga influencat jo të duhura të partive politike”, – ka thënë Vlahutin.

Ndërsa ambasadori Donald Lu tha se drafti i ndryshimeve kushtetuese ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më pas foli deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi që në emër të opozitës tha se miratimi i njëanshëm i draftit kushtetues, pa përfunduar më parë negociatat politike e çon situatën në një moment kritik. Bylykbashi ka thënë se maxhoranca nuk i ka 94 votat që ta miratojë e vetme Reformën në Drejtësi dhe se ka dy opsione ose të trafikojë votat, ose ta djegë reformën për një vit. Më pas opozita ka dalë nga mbledhja. Më poshtë vijnë të plota një pjesë e debateve.

Debati me dyer të mbyllura, i zbardhur nga Panorama:

Fatmir Xhafaj: Ky projekt që kemi nuk është një projekt tërësisht i punuar vetëm nga ekspertët shqiptarë dhe nuk ka vetëm kontributin tonë këtu, në këtë tavolinë, ka edhe kontributin e dy partnerëve të rëndësishëm strategjikë për shqiptarët dhe për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Është kjo arsyeja që sot, me kërkesën e tyre, kemi mirëpritur në këtë tryezë pikërisht dy partnerët bashkëkryesorë, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, ambasadorin e nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zotin Donald Lu, dhe ambasadoren e nderuar të Bashkimit Europian në Shqipëri, zonjën Romana Vlahutin…

Romana Vlahutin: Në emër të institucioneve të Bashkimit Europian dhe të 28 shteteve anëtare të BE-së, dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për partneritetin, bashkëpunimin dhe punën shumë të madhe që është bërë për të arritur atë që keni në duar sot, një paketë me ndryshime kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Kjo reformë është reforma më e rëndësishme që do të ndërmarrë Shqipëria në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Gjithashtu, reforma merret edhe me kapitujt 23 dhe 24 dhe, për rrjedhojë, është plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. Të gjithë janë plotësisht të ndërgjegjshëm se kredibiliteti i kësaj reforme do të duhet të ruhet në çdo hap dhe udhëzimet e qarta që kemi nga zyrat tona qendrore janë se vetingu nuk duhet kompromentuar nga influencat jo të duhura të partive politike. Ne sinqerisht shpresojmë për një miratim të shpejtë të reformës me shumicë kushtetuese, para mbylljes së sesionit parlamentar të verës, në mënyrë që procesi i integrimit të Shqipërisë në BE të mos ndërpritet. Nëse ka ende ndonjë çështje që duhet zgjidhur, le të punojmë për të gjetur zgjidhje, por procesi duhet të vazhdojë të ecë përpara. BE-ja po planifikon të japë asistencë thelbësore përmes misionit monitorues ndërkombëtar dhe ne shpresojmë plotësisht që përpjekjet tona të përbashkëta do t’u japin qytetarëve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që ata kërkojnë dhe meritojnë.

Fatmir Xhafaj: Faleminderit, zonja Ambasadore, për mesazhin që përcollët në emër të Bashkimit Europian, në shprehje të konsideratës dhe vlerësimeve inkurajuese për procesin! Fjalën po ia kaloj tani ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Donald Lu.

Donald Lu: Gjatë vitit të shkuar, Romana dhe unë kemi folur shumë për Reformën në Drejtësi dhe unë kam vetëm dy gjëra më shumë për të thënë. Së pari, dua të falënderoj anëtarët e këtij komisioni për përkushtimin dhe për sakrificën në mbështetjen e Reformës në Drejtësi! Së dyti, drafti që do të diskutoni dhe do të votoni sot ka mbështetjen e plotë dhe të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fatmir Xhafaj: Faleminderit, zoti Ambasador, për mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë këtij procesi dhe për vlerësimet që adresuat ndaj anëtarëve dhe këtij komisioni, si dhe për mbështetjen që i jepni këtij projekti me rëndësi historike për fatet e mëtejshme të integrimit e të zhvillimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend!

Oerd Bylykbashi: Sot jemi përpara një mbledhjeje, e cila në vetvete është moment kritik. Siç e kemi bërë të qartë, madje siç është bërë e qartë në draftin e paraqitur më 4 maj nga vetë OPDAT-i dhe EURALIUS, në krye të draftit thuhet qartë: “Ky draft nuk reflekton çështjet që kërkojnë vendimmarrje politike”, pra zgjidhje politike, por edhe më qartë se kjo është thënë nga Komisioni i Venecias që çështje të caktuara kërkojnë vendimmarrje politike. Zgjidhja nuk mund të jetë as më shumë, as më pak sesa ajo, e cila, në mënyrë fare të qartë, kërkon që në të katër organizmat kolegjialë të garantohet, në mënyrë proporcionale, përfaqësimi i opozitës për të garantuar, siç u bë e qartë në të gjitha ato që u thanë më pas, që kjo reformë është e pakapshme nga asnjëra palë politike, ku palët janë ekuidistante nga rezultati i Reformës në Drejtësi. Pra, në këtë situatë kaq të rëndësishme, kur negociatat delikate kërkojnë dhe janë afër një zgjidhjeje, çdo gjë tjetër unilaterale, qoftë edhe nisja e procesit në mënyrë unilaterale, si kjo sot, nuk i shërben zgjidhjes, kompromisit dhe për rrjedhojë, nuk i shërben asaj që ne kërkojmë, që së shpejti të miratojmë Reformën në Drejtësi. Kisha edhe diçka tjetër. Kjo maxhorancë nuk i ka 94 votat në asnjë formë, që garanton një integritet të procesit përtej çdo dyshimi, një legjitimitet të produktit në sytë e shqiptarëve. Nuk garanton përveçse me 2 forma: e para, trafikimi i votave në Parlament dhe, e dyta, qëllimi për ta dështuar përkundër 94 votave të pabëshme dhe si rrjedhojë, për ta shtyrë me një vit Reformën në Drejtësi. Besoj se të dyja kanë një kosto të jashtëzakonshme politike, por edhe më shumë se politike. Opozita nuk është e gatshme për asnjë sekondë t’i rrezikojë të dyja, por është e gatshme që, siç jemi duke negociuar, të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje të vetme, e cila do të garantojë që të katërta organet kolegjiale (siç thotë Komisioni i Venecias dhe askush nuk mund ta zhvendosë këtë që thotë ai, sepse është opinion final), të garantojnë përfaqësimin e opozitës, të garantojnë pavarësinë e sistemit nëpërmjet ekuidistancës politike. Çdo gjë tjetër nuk i shërben kompromisit. Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Është vetëm një çështje, të nderuar kolegë, të mos e çoni kompromisin në rrugën që e dëmton. Topi është në fushën tuaj. Ne kemi bërë propozimet konkrete edhe mbi bazën e germës që propozon Komisioni i Venecias. Jepini kohën e nevojshme, sepse, në të kundërt, është siç po e bëni edhe sot: një proces unilateral, pa zgjidhjet politike të kërkuara edhe nga Komisioni i Venecias, dhe për rrjedhojë vetëm në dëm të Reformës në Drejtësi, që ne si opozitë, e duam sa më shpejt. Çështjen nëse e doni edhe ju, do ta tregoni nëpërmjet kompromisit në këtë negociatë që është e fundit, por shumë e rëndësishme.

(Anëtarët e opozitës në Komisionin e Reformës largohen nga salla)

Fatmir Xhafaj: Ju duhet të na dëgjoni edhe ne!

Pandeli Majko: Të them të drejtën, kjo është një histori kaq absurde dhe absurditeti fillon nga salla ku ne kemi bërë këtë diskutim për pavarësinë e drejtësisë. Kjo dikur ka qenë salla e byrosë politike, ku merreshin vendime për gjithçka dhe për çdo gjë. Bile këtu merreshin vendime, para se të merreshin vendimet e gjykatës, dhe duket sikur tema është po ajo dhe ne po diskutojmë pavarësinë e drejtësisë, e cila, në thelb, ka ndarë regjimin nga demokracia. Mua nuk më mbetet gjë tjetër, jashtë çdo logjike të protokollit, të falënderoj, së pari, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas për punën shumë të mirë që kanë bërë dhe t’u bashkohem deklarimeve të dy miqve të Shqipërisë e shqiptarëve: ambasadorit të SHBA-ve dhe ambasadores së BE-së, në faktin që ky draft është ai që do të hapë dyert e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Për sa i përket faktit që ka vetëm një kusht apo vetëm një gjë të vogël për të cilën pritet “Ok”-i ynë, si maxhorancë, ashtu siç u tha nga parafolësi i opozitës, që e la sallën në mënyrë të çuditshme, unë dëshiroj t’ju them se kam lexuar letrat e Komisionit të Venecias, vërejtjeve që ka bërë, edhe për të gjitha logjikat që ai ka shtruar lidhur me çështjet e Reformës së Drejtësisë. Ajo që dëshiroj të nënvizoj, unë nuk e di se cili ka qenë përkthyesi, pa dashur të bëj ironi dhe humor, i opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me këtë çështje që pretendon Partia Demokratike. Nëse unë përpiqem ta kuptoj këtë që shpreh opinioni i Komisionit të Venecias është e zeza mbi të bardhë, i fton partitë politike të qëndrojnë larg procesit të nominimit. Vendet e rezervuara për partitë nuk janë as më shumë dhe as më pak emërime politike. Pikërisht për këtë arsye ne ndahemi dhe ajo që quhet pika e fundit nga përfaqësuesit e opozitës nuk është e fundit pikë. Është një problem shumë i madh, është një parim shumë i rëndësishëm, i cili, në fakt, na kthen te koncepti në të cilin funksionon sot sistemi i drejtësisë nën kontrollin e plotë të politikës. Maxhoranca pranoi votimin me dy të tretat dhe ne menduam se kjo do të ishte një zgjidhje që e përfshinte në mënyrë substanciale opozitën në Parlament. Ajo që më shqetëson është fakti se këtu diskutohet sikur ne po bëjmë disa rregulla, të cilat do të kenë 6 muaj, një vit, dy vjet jetë dhe nuk po diskutojmë ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i rezistojnë dhe duhet t’i rezistojnë 10, 20, 30 apo 40 vjetëve. Mendoj se është normale që ne sot, që jemi në pushtet, do të na vijë dita që do të dalim në opozitë, dhe është normale që kolegëve, të cilët janë në opozitë, do t’u vijë dita të vijnë në pushtet. Kjo mënyrë e të diskutuarit, sikur ne do të jemi tërë kohën në pushtet dhe këta tërë kohën në opozitë, është krejtësisht e padobishme dhe ka sjellë diskutimin në një lloj udhëkryqi, i cili po citoj kolegun që tha: “Duhet një zgjidhje politike”. Dakord, ne jemi të gatshëm dhe besoj se shpreh edhe opinionin e kolegëve për çdo lloj zgjidhjeje politike, por zgjidhjet politike duhet të kenë një koncept të qartë juridik, se nuk po diskutojmë një program të një qeverie koalicioni me Partinë Demokratike, por ne po diskutojmë dokumentin më të rëndësishëm, më fondamental, mbi të cilin lidhet besimi i publikut tek institucionet e shtetit shqiptar. Mendoj se mënyra e diskutimit, largimi unilateral i përfaqësuesve të opozitës në një kohë që na ftuan të mos marrim vendime unilaterale, e bëjnë këtë histori deri diku edhe më absurde, i shtohen kontekstit të absurditetit të kësaj salle që ka parë shumë, sidomos në marrëdhënien me drejtësinë.

Presidenti Erdogan takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Rama pritet që së bashku me Kryeministrin e Turqisë, Binali Ildırım të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së urës Osman Gazi dhe në programin e iftarit

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur sot në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjithashtu Rama pritet që së bashku me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së urës Osman Gazi dhe në programin e iftarit.

Gjatë kësaj vizite do të diskutohet për marrëdhëniet shumëdimensionale bilaterale në të gjitha frontet mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. aa

Rama: Nuk jam lëkundur nga Brexiti, por BE-ja duhet të ndryshojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se përkushtimi i tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është lëkundur pas daljes së Britanisë, por ka bërë thirrje për “ndryshim substancial” në natyrën e lidershipit të BE-së për të sigurar mbijetesë.

Në intervisëtn për agjencinë AFP në Tiranë, Edi Rama e ka përshkruar votën e britanikëve për largim nga BE-ja, si tronditjen “më të rëndësishme” për Bashkimin Evropian dhe e ka theksuar rolin madhor të BE-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Pas Brexit-it kërkohet “ndryshim substancial në natyrën e lidershipit evropian”, në të kundërtën BE-ja rrezikon “të çmontohet pjesë-pjesë me konsekuenca që nuk do të jenë pozitive”, tha Edi Rama.

Shqipëria është kandidate për pranim në BE prej mesit të vitit 2014 dhe Rama beson se anëtarësimi do të ndodhë “nëse Bashkimi Evrpian ekziston në ditën kur Shqipëria të jetë e gatshme”.

Shpërthimi në Stamboll, avioni ku udhëtonte Edi Rama ulet pa problem

Kryeministri: Gjithçka ok, keqardhje për jetët e humbura

STAMBOLL- Ndërsa Stambolli është tronditur nga sulmet kamikaze që kanë shkaktuar të paktën 10 të vdekur, Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme bën me dije se po sot, pak caste pas shpërthimit në këtë aeroport është ulur edhe një avion ku udhëtonte një delegacion shqiptar, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Rama u nis drejt Turqisë për një vizitë zyrtare, menjeherë pas aktivitetit të pasdites për Shëndetësine, organizuar në Tiranë. Konfimrohet zyrtarisht se delegacioni shqiptar ka mbërritur shëndoshë e mirë në aeroportin e Stambollit.

Sakaq, Ministria e Jashtme shqiptare konfirmon se deri në këto momente nuk ka asnjë të dhenë për shtetas të tjerë shqiptarë të plagosur. Nga dy shpërthimet në aeroportin ‘Ataturk’ në Stamboll humbën jetën 10 persona, ndërsa u plagosën mbi 40. Sakaq, dyshohet se dy kamikazë, pasi sulmuan me kallashikovë drejt turmës së qytetarëve, e më pas hodhën veten në erë.

Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi të dytë në Twitter ku shpreh keqardhje për jetët e humbura. ‘Keqardhje e thelle për jetët e pafajshme te humbura në ketë tjetër akt barbar të atyre që s’kanë as Zot as shprese dhe as vend mes njerëzve!’- ka shkruar Rama.

RAMA: MË VJEN KEQ PËR SHQETËSIMIN, GJITHÇKA OK, KEQARDHJE PËR JETËT E HUMBURA

Fill pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama ka bërë të ditur se gjithçka është në rregull. Ai falënderoi ndër të tjera për mesazhet e shumta të dërguar për të pyetur mbi situatën. “Me vjen shume keq për shqetësimin e krijuar dhe shume faleminderit per mesazhet e panumerta. Gjithçka ok neser vizita zyrtare ne Ankara.”, tha Rama. Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi të dytë në Twitter ku shpreh keqardhje për jetët e humbura. ‘Keqardhje e thelle për jetët e pafajshme te humbura në ketë tjetër akt barbar të atyre që s’kanë as Zot as shprese dhe as vend mes njerëzve!’- ka shkruar Rama.

Nishani mesazh ngushëllimi Erdoganit për sulmin terrorist në Stamboll

Në mesazhin drejtuar homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, Nishani, shprehet se i dënon me forcën më të madhe aktet terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nisahni, nëpërmjet një mesazhi ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të vdekurve

Në mesazhin drejtuar homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, Nishani, shprehet se i dënon me forcën më të madhe aktet terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan. Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike”, thuhet në mesazhin e Nishanit drejtuar Presidentit Erdoğan.

Ai shprehet më tej se në këto momente të vështira populli shqiptar është pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.

Nga sulmi terrorist në aeroportin Atatürk në Stamboll humbën jetën 36 persona dhe u plagosën 147 të tjera, ndërkohë që nga e gjitha bota ka patur mesazhe solidarizuese për popullin turk. aa

Lubonja: Ambasadorët po i japin mbështetje kryegangsterit Rama

Lubonja deklaroi se është kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në procesin e reformës në drejtësi. Ai tha se është anomali që ndërkombëtarët të kontrollojnë gjyqtarët, ndërsa theksoi se sido që të bëhet reforma, shqiptarët do ta kuptojnë dhe do të çlirohen nga mitizimi se kjo reformë na vjen nga ndërkombëtarët.

“Unë jam marrë me reformën në drejtësi, ka shumë aspekte që mund të trajtohen, por një nga shkrimet e mia është titulluar “pse duhet bërë reforma në drejtësi që nuk do të sjellë drejtësi”. Duke u bërë kjo reformë sido që të bëhet shqiptarët do të binden se reformën nuk do t’jua falin as ambasadorët as politikanët, as gangësterët që janë në krye të pushtetit, por është një çështje që ka të bëjë me shumë aspketë të jetës. Nëse do të miratohet do të çlirohen edhe nga miti se do të na i sjellin amerikanët x apo y.

Më në fund të çlirohemi dhe nga ky mitizim dhe ky manipulm që na bëhet me ambasadorët, me perëndimorët, SHBA apo të tjerë. Ky ambasador më kujton Rajersonin që mori një anë duke menduar që këta janë të mirët dhe këta janë të këqijtë. Mbështeti Berishën pa kuptuar se ishte i njëjti brumë që po gatuante Shqipërinë e re, dhe në fund fare çfarë solli?! Solli një katastrofë. Ai Rajersoni nuk ka kërkuar një ndjesë, e kam thënë këtë, se pse i dha mbështetje pa rezerva.

Është e njëjta situatë që shikoj me këtë mbështetje që i jepet një kryegangësteri si Edi Rama në pushtet që në çdo moment e shfaq hapur atë që drejtësia e pavarur dhe ai janë dy gjëra që nuk mund të bashkëjetojnë”, u shpreh Lubonja.

Ai tha se Rilindja e Ramës na kthen në vitet ’90. Lubonja ripërsëriti se në Shqipëri duhet të krijohet një lëvizje politike, e cila edhe nëse nuk merr pushtetin të bëjë presion.

“Na del Edi Rama dhe na thotë Rilindje, domethënë ideja e Rilindjes është si fillimi nga zero, pra fillimi i viteve 90.

Kemi 25 vjet dhe e humbëm. Tani duket sikur këta duan ta bëjnë me një reformë. Kjo është një iluzion, por që duhet diçka duhet. Unë e kam thënë, duhet një lëvizje e re politike, një bashkim i të gjithë njerëzve që janë lodhur me këtë kastë politike. Një lëvizje politike që edhe nëse nuk merr pushtetin bën presion ndaj këtyre bandave që të kthehen nga banda në parti. Kjo është një rrugë e shkurtër, por është edhe e gjatë sepse në Shqipëri nuk ka mundësi që të lindë një lëvizje e tillë politike.

Unë mendoj që opozita mesa di unë ka një problem të vetëm, problemin e vendeve të rezervuara, pra kush do të bëjë kontrollin e gjyqtarëve. E para nëse do një koment të shkurtër, vetë ideja që gjyqtarët kontrollojnë gjyqtarët është një anomali, edhe ideja që vijën ndërkombëtarët dhe kontrollojnë gjyqtarët është anomali. Opozita nuk ka këtë merak, ka merak të mbrojë vetveten”, theksoi Lubonja.

Basha sfidon Donald Lunë: Nuk e japim votën për reformën, jam në kontakt me faktorë relevantë në Uashington

Kryetari i PD Lulzim Basha i është përgjigjur ambasadorit amerikan Donald Lu, duke thënë se nëse nuk zbatohet rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias, as ka e as nuk do të ketë votë opozitare për reformën në drejtësi.

Ai ndërkohë e ka sfiduar atë, dhe thotë se është në bisedime me faktorë të tjerë në Uashington.

Ja reagimi i plotë i Bashës:

Qeveria nisi dhe vijon njeanshmerisht dhe pa konsensus, procesin parlamentar te ndryshimeve te Kushtetues dhe te paketes se ligjeve zbatuese. Opozita, une personalisht, i denoncuam lojerat qeveritare dhe i mbetemi te njejtit qendrim: Pa materializimin ne paketen e ndryshimeve Kushtetuese te rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias, per te kater institucionet njeherazi, nuk ka e nuk do te kete vote opozitare.

Nuk kerkojme asgje me shume, nuk pranojme asgje me pak se adoptimi dhe zbatimi i plote i rekomandimit 88.

Rekomandimet e Venecias jane tabani i standarteve Europiane poshte te cilave nuk mund te zbrese askush. Poshte ketyre standarteve ka vetem drejtesi te kapur, drejtesi te komanduar, drejtesi te korruptuar dhe vasale te qeverise, shkurt e thjeshte padrejtesi.

Perjashtuar nje pike parimore qe lidhet me rekomandimin 88 te Venecias per kater institucionet, pjesa tjeter e draftit te ndryshimeve te Kushtetutes eshte pranuar nga opozita si i kaperdishem, ndonese pergjegjesine per mosfunksionimin eventual te saj duhet dhe do ta mbajne ata qe e propozojne. Ky pranim eshte rrjedhoje e reflektimit, ne nivelin minimal te mjaftueshem, te kritikave dhe rekomandimeve te Venecias si mbi draftin e shtatorit 2015 ashtu edhe mbi ate te janarit 2016.

Kushdo me mendje te kthjellet dhe i zhveshur nga konflikti i interesave e ka te qarte se dy draftet e mehershme, teresisht te njeanshem, do te instalonin drejtesine e padrejtesise te komanduar nga nje dore – dora Kryeministrore, aktualisht e Edi Rames, neser e Lulzim Bashes, pasneser e dikujt tjeter. Per opoziten kjo eshte dhe do te jete e papranueshme, ne cdo variant qe te shfaqet ndaj jemi njesh me parimet e Venecias.

Opozita, por jo vetem opozita, argumentoi me durim dhe konstruktivitet defektet parimore dhe rrezikshmerine e larte te secilit nga dy draftet e meparshme dhe mori konfirmimin e Venecias per drejtesine e qendrimeve te saj, si nga opinioni i ndermjetem i Venecias, i dhjetorit 2015 mbi draftin e pare, ashtu edhe nga ai final i marsit 2016 mbi draftin e dyte te njeanshem.

Opozita, qe ne nisje ka qene per nje reforme te plote, te thelle, te gjere, Kushtetuese e ligjore, per drejtesine e paanshme, te pakapur, te pakomanduar, efektive dhe eficente. Kete e kemi shprehur qarte qe ne tryezen me te pare, ne tetor 2014, te kryesuar nga Presidenti, ne prezence edhe te partnereve nderkombetare, perfshire Presidentin e Komisionit te Venecias ku kerkuam bashkekryesim dhe Venecian te vetmin arbiter.

U deshen 10 muaj qe Edi Rama ne korrik 2015 te pranonte Venecian arbiter, por jo bashkekryesine e komisionit, as bashkepunimin politik dhe teknik me opoziten. Ai vijoi njeanshmerisht procesin me secilin nga dy draftet, por mori mbrapsht, ai dhe cilido tjeter, shqiptar apo i huaj, politikan apo zyrtar, teknicien, apo teknicien i politizuar, pergjigjen e merituar nga Venecia.

Drafti i trete dhe me i fundit, ai i 4 majit se bashku me disa prej sugjerimeve te 31 majit, perjashtuar ceshtjet qe lidhen me rekomandimin 88, reflekton disa nga kontributet politike dhe teknike te opozites.

Per te ndihmuar procesin opozita, ne maj 2016 propozoi edhe nje draft ku ndersa inkorporonte cdo arritje pozitive te deriatyshme, i jepte zgjidhje integrale, koherente dhe harmonike cdo rekomandimi te Venecias, perfshire ate 88. Vete drafti yne eshte shprehje e vullnetit tone per reformen e duhur po aq sa e kapaciteteve te larta tenkike qe kemi vene ne dispozicion te kesaj reforme. Drafti yne nuk mundeson kapjen nga opozita, natyrisht as nga qeveria. Deri me sot askush, shqiptar apo i huaj nuk e ka kritikuar apo rrezuar parimet dhe zgjidhjet e ofruara ne kete draft.

E gjithe sjellja e opozites pra, qe nga dita e pare e reformes ne drejtesi e deri me sot provon se ne kemi qene dhe jemi per nje reforme te plote, te thelle, te gjere, Kushtetuese e ligjore per drejtesine e paanshme, te pakapur, te pakomanduar, efektive dhe eficente. Ne kemi qene elastike deri ne kufijte ekstreme duke toleruar ne shume aspekte, procese dhe variante te cilat ndonese me pikepyetje te shumta, gjithsesi mbeteshin brenda standardeve minimale, apo kufijve te percaktuar nga Komisioni i Venecias.

Opozita nuk mund te pranoje qe i gjithe ky mund i derisotem te shkoje dem, aq me pak te pranoje qe dora qeveritare, e dukshme apo e padukshme, te mbeshtetet ne nje pike poshte standartit te Venecias, poshte rekomandimit 88, ne zonen e erresires, padrejtesise, arbitraritetit.

Nuk pranuam dje, nuk pranojme sot e nuk do te pranojme neser.

Kjo nuk do te thote se nuk pranuam te vijojme konsultimet, diskutimet, negociatat per variante qe zbatojne rekomandimin 88 te Venecias. Kete beme edhe ne maj, kete bera edhe ne takimin me Edi Ramen, edhe ne ate me Ilir Meten, kete kam bere gjithe keto javet e fundit, une dhe bashkepunetoret e mi opozitare.

Kam marre propozime por kane qene e njejta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c’pretendohet nuk kane qene te arsyeshme pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias. Nuk ka si te jete i arsyeshem asnje propozim qe ndersa me nje dore jep 3/5 apo 2/3-tat e votimit ne Kuvend me doren tjeter e zhben kete kuorum permes nje mekanizimi qe i jep qeverise kontrollin e hartimit te listave duke perjashtuar opoziten teresisht nga cdo rol. Cdo variant i ketille, i kujtdo qofte, eshte ne kundershtim me rekomandimin 88 qe percakton rol substancial te opozites permes perfaqesimit te saj te drejte.

Nderkohe, kemi vijuar te japim propozime e te ofrojme zgjidhje alternative qe zbatojne plotesisht rekomandimin 88, ne harmoni me cdo rekomandim tjeter te Venecias. Keto propozime jane hedhur poshte pa asnje argument nga pala tjeter.

Opozita eshte e vendosur t’i jape shqiptareve reformen e duhur per nje drejtesi me te mire, por eshte edhe me e vendosur te mos lejoje qe shqiptaret te bien ne kthetrat e nje sistemi padrejtesie te komanduar e te kontrolluar, aq me shume nga nje qeveri e kriminalizuar, e korruptuar, arrogante dhe e papergjegjshme.

Une kam qene dhe jam ne komunikim intensiv, edhe keto dite, me faktoret relevante ne Washington, Bruksel, Berlin, Paris, Rome dhe Londer. Qeverise i kane ardhur mesazhe te qarta qe te harroje shantazhin dhe trafikun e votave, te kerkoje e jape konsensus per nje reforme sipas rekomandimeve te Venecias. Mesazhe te ketilla do te vijojne edhe me fort, edhe me shpesh, edhe me qarte. Sepse kjo eshte e vetmja menyre per nje reforme te qendrueshme ne drejtesi qe i sherben qytetareve dhe jo pushtetit.

Kush ka veshe le t’i degjoje.

Elona Turdiu, tjetër dhunuese “monstër” e kopshtit ‘Diren’ që torturonte fëmijët

Pritet të ketë përmasa më të mëdha skandali i raportuar javën e kaluar në emisionin “STOP”, ku administratorja e kopshtit privat “Diren” Anjeza Shabani u zbulua se ushtronte dhunë të tmerrshme ndaj një fëmije 3 vjeçar.

Skandali mund të marrë përmasa të tilla pas dëshmisë së djeshme të një edukatoreje dhe një prindi të një fëmije që ishte në këtë kopsht.

Në bisedën e regjistruar me kamerë të fshehtë edukatorja zbuloi edhe një tjetër edukatore, të larguar prej pak kohësh nga kopshti privat, e cila edhe ajo njësoj si Anjeza Shabani nuk kursenin dhunën ndaj fëmijëve të vegjël.

Emri i saj është Elona Turdiu, e cila së bashku me miken e saj u mbulonin kokën të miturve me çarçafë ndërkohë që i dhunonin.

Por mizoritë e tyre, të rrëfyera në regjistrimin e fshehtë shkonin deri te përdorimi i solucioneve , sprai, për mbulimin e skuqjeve të shenjave të dhunës mbi trupin e fëmijëve, që siç rezultoi kjo dhunë ka qenë sistematike edhe mbi fëmije të tjerë përveç vogëlushit 3 vjeçar që u publikua në televizion.

Menjëherë pas videos së djeshme, në media kanë dalë edhe disa foto të Elonës, të cilët me të drejtë e konsiderojnë si “monstër” që vinte direekt pas aministratores Shahini.

Ndërsa Anjeza Shabani vijon të mbetet në qeli pas masës së dhënë nga gjykata e Tiranës, ende nuk dihet nëse mbi Elonën do të ngrihet akuza e ushtrimit të dhunës ndaj të miturve, ndërkohë që kopshti privat i ndodhur në periferi të Tiranës, ka kyçur dyert pas largimit të gjithë fëmijëve nga ky ambient.

Gjendet në Egjipt anija e rrëmbyer shqiptare – asnjë gjurmë e kapitenit Malja

Është gjetur nga autoritetet egjiptiane në Aleksandri anija e peshkimit “Çelepia 2”, e cila u mor peng bashkë me kapitenin Dhimitër Malja dhe marinarin shqiptar Luan Mema më 18 qershor nga marinari egjiptian Adel M. Salam.

Në anije ndodheshin 3 shtetas egjiptianë të tjerë, por jo edhe pengmarrësi, si dhe marinari Luan Mema, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të kapitenit Malja, raporton BalkanWeb.

Lajmi është konfirmuar nga djali i pronarit të anijes Florian Çelepia.

Mësohet se asnjë prej shqiptarëve nuk ka kontaktuar me familjarët. Anija është gjetur nga autoritetet egjiptiane të cilat kanë shoqëruar 3 egjiptianët në polici.

Ata po merren në pyetje për të zbardhur ngjarjen dhe për të dhënë indicie për pengmarrësin Adel M. Salam, i cili dje kishte dërguar mesazhin e fundit ku kërkonte 70 mijë euro pasi në të kundërt do të digjte anijen bashkë me 2 shqiptarët.

Tashmë pritet që policia shqiptare të lidhet me atë egjiptiane për të zbardhur më tej këtë ngjarje dhe fatin e kapitenit Dhimitër Malja.

Shkodra banohet prej 5 mijë vjetësh

Një grup prej 15 arkeologësh shqiptarë e polakë, pas gërmimeve të kryera në qytetin e Shkodrës për afro 10 vite, kanë zbuluar fakte të reja për këtë qytet.

Drejtuesi i ekspeditës thotë se jeta në Shkodër ka ekzistuar rreth 5.000 vite më parë, çka e dëshmon mënyra e jetesës dhe objektet e gjetura.

“Deri para gërmimeve tona, në histori shkruhet se Rozafa ishte qendra e qytetit. Këtë na duhet ta kundërshtojmë, pasi i gjithë qyteti ishte qendër e Shkodrës. Kjo vërehet nga niveli i jetesës, teknikës, jetës sociale e gjithçka që ne kemi mundur të zbulojmë. Jeta në Shkodër ka ekzistuar që përpara periudhës së bronzit, pra që 5.000 vite më parë”, thotë profesor Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës.

Arkeologët sjellin për publikun në ekspozitën e prezantuar në MHK pamje 3D, foto nga elementë të zbuluar nga gërmimet, ku më interesantet janë poçeritë veneciane. Në këto poçeri janë gjetur monedha të shekullit XVII, ndërsa gërmimet janë mundësuar në një mënyrë krejt të re.

“Ne përdorim mënyrën joinvazive për të gërmuar, sepse shtrirja gjeografike e Shkodrës është e komplikuar. Na duhet të gërmojmë në më shumë se 7 metra thellësi, gjë që është e vështirë. Ndaj, kjo mënyrë e re gërmimesh na jep pamje nga Shkodra të 5.000 viteve të fundit. Mendoj se është hera e parë që kjo teknikë përdoret këtu në Shqipëri”, deklaron profesor Dyczek.

Gërmimet e arkeologëve shqiptarë e polakë parashikohet që të vijojnë çdo vit në muajt prill-maj, deri në 2020.

Çahet PD, Selami kundër Bashës: Reforma në drejtësi të miratohet me referendum

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduart Selami përfundimisht është pozicionuar kundër kryetarit aktual të demokratëve dhe të opozitës Lulzim Basha.

Renditja në listën e propozuesve të nismës “Blushi-Hafizi” për ndryshimet në Kushtetutë që presidenti të zgjidhet nga populli dhe në veçanti për miratimin e draftit të reformës në drejtësi me referendum popullor, ka bërë që deputeti demokrat Selami të “udhëtojë” në krah të kundërt me kreun e partisë së tij Lulzim Basha. I cili gjithnjë e ka përsëritur se reforma në drejtësi duhet të miratohet me konsensus.

Madje edhe ditën e djeshme, Basha ka përgënjeshtruar një media, që e kishte përmendur se kishte pranuar refrendumin për reformën në drejtësi, duke rideklaruar se është kundër referendumit për “drejtësinë” dhe që reforma në drejtësi do të miratohet pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Madje reforma në drejtësi do të jetë pjesë e fushatës elektorale të PD dhe opozitës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Dy deputetët socialistë Mimoza Hafizi dhe Blen Blushi kanë shpallur sot nismën e tyre për disa ndryshime kushtetuese, ku pritet që të mbështeten edhe nga disa deputetë të Partisë Demokratike.

Sipas kësaj nisme ata synojnë që presidenti të zgjidhet nga populli dhe reforma në drejtësi të vendoset përmes referendumit.

Pjesë e listës janë dhe deputetët e tjerë të PS, por dhe kreu i PAA Agron Duka, ai i PDK Nard Ndoka, deputeti i PDIU Tahir Muhedini, kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe ish-kreu i PD Eduart Selami.

Ka qenë deputetja Mimoza Hafizi që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë publik këtë fakt, duke publikuar edhe listën me deputetët që kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë nismë, e që mes tyre ka edhe nga radhët e opozitës.

Hafizi ka shtuar se vijojnë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen, ndërkohë që ka theksuar se, këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit.

Ajo i kërkon opinionit publik dhe të gjithë qytetarëve të ushtrojnë presion mbi deputetët e tyre për ta mbështetur këtë nismë.

 

Foto-dokument: Shefi i Policisë e rreh të dyshuarin për shitje narkotikesh

Konfrontimi fizik mes një 31-vjeçari nga Korça dhe shefit të Seksionit Kundër Narkotikëve, ka bërë që SHKB të ndërmarrë një hetim për rastin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 të së premtes, në një pikë loto-sporti, përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti”, ku sipas dëshmitarëve okularë, dy automjete janë afruar te lokali dhe prej tyre kanë zbritur një grup personash të veshur civilë dhe me antiplumb. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, kur ata janë afruar menjëherë te lokali dhe në ato momente, Juxhin Kulla është larguar me vrap.

Menjëherë personat kanë qëlluar në ajër dhe kanë bërtitur “Ndal policia”, çka ka bërë që 31-vjeçari të ndalojë me duart lart dhe të kapet nga punonjësit civilë. Ndërsa i riu u shoqërua në komisariat, një pjesë e efektivëve kanë kontrolluar mjetin e 31- vjeçarit, por nuk kanë gjetur asgjë.

Dyshimet e policisë kanë nisur pas informacioneve për aktivitetin e 31-vjeçarit për shitje narkotikësh në atë zonë, por duket se pasi policia nuk ka mundur të gjejë asgjë për ta implikuar, situata ka precipituar. Sipas deklaratave të vetë 31- vjeçarit Kulla, dhënë për avokatin, fillimisht ai është shoqëruar në komisariat, ku edhe ka deklaruar se kishte vrapuar të largohej pasi nuk e dinte se në dy makinat e errëta kishte punonjës policie, por më vonë iu bind urdhrit të tyre.

Ai ka treguar se në ambientet e Policisë është rrahur në mënyrë barbare, çka e dëshmojnë edhe shenjat e shumta në fytyrë. “Jam goditur teksa isha me pranga nga shefi i Antidrogës dhe një vartës i tij. Nuk më dhanë arsye, por më thoshin: Trego kush shet drogë, duam emra. Sa herë u thosha nuk di gjë, më godisnin më tepër, deri sa e panë që më kishin masakruar fytyrën. Atëherë ndaluan”, është shprehur para avokatit mbrojtës 31-vjeçari.

Pirro Kotonika, avokati i Juxhin Kullës, thotë se klienti i ka kërkuar që të bëjë një kallëzim lidhur me rastin e dhunimit të tij; ka kërkuar fotografimin e shenjave dhe ekspertimin nga mjeku ligjor, si edhe marrjen e kamerave të sigurisë kur ai është çuar në komisariat me pranga dhe pa asnjë dëmtim, çka tregon se është dhunuar pas shoqërimit dhe brenda ambienteve të Policisë, por nuk i janë realizuar këto kërkesa.

Nga ana tjetër, vetë Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se “arrestimi i Juxhin Kullës është bërë pasi ky shtetas, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Seksionit Kundër Narkotikëve”.

Sipas Policisë, konfrontimi ka ndodhur mes vetë të shoqëruarit dhe shefit të Seksionit, Buis Hysi, dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të dyja palët. Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se lidhur me rastin fillimisht është pezulluar shefi i Seksionit Buis Hysi, si dhe është kërkuar një hetim nga SHKB për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Juxhin Kulla, vetëm pak kohë më parë, la ambientet e Burgut të Drenovës pas vuajtjes së një dënimi 8-vjeçar, pasi u kap gjatë një operacioni policor me 5.6 gramë drogë, të cilat iu gjetën në makinë.

SHPRESA DINE

Fullani sërish në Apel: Dua dëmshpërblimin financiar dhe postin e Guvernatorit

 Ish-guvernatori Fullani

Ardian Fullani nuk heq dorë nga kërkesa e tij për t’u rikthyer në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Ish-guvernatori i shkarkuar pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e BSH-së, ka kundërshtuar në Apelin Administrativ vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës ndaj tij. Bëhet fjalë për vendimin e datës 2 qershor 2016, për padinë e Fullanit kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës.

Nga kërkimet e Fullanit për pavlefshmëri të vendimit të shkarkimit të tij, rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblim financiar e moral në shumën 50 milionë lekë në total, Shkalla e Parë pranoi pjesërisht padinë, duke dëmshpërblyer Fullanin me 12 paga mujore, vetëm për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga BSH.

Përmes një ankimi prej 47 faqesh në total, i depozituar në Apel, ish-guvernatori pretendon se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pjesërisht në zbatim të gabuar të ligjit dhe si i tillë, duhet të ndryshohet, duke i pranuar plotësisht padinë. Përveç deklarimit të pavlefshëm të vendimit për shkarkimin e tij dhe dëmshpërblimin, Fullani kërkon rikthim në detyrën e Guvernatorit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.

ARGUMENTET

Në 47 faqe ankim, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, avokatët e Fullanit, Maksim Haxhia e Erinda Ballanca, kanë renditur të gjitha argumentet ligjore pse vendimi i Shkalës së Parë duhet të ndryshohet. “Shkarkimi nga detyra i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i iniciuar nga Këshilli Mbikëqyrës si hallka e parë e procedurës dhe më pas i propozuar në Kuvend nga Komisioni i Ekonomisë dhe i votuar në Kuvend, shkelje flagrante të ligjit material dhe procedural”, thuhej në ankim.

Duke përmendur vjedhjen në BSH, avokatët pretendojnë se “as në momentin e shkarkimit, por as edhe sot, pasi kanë marrë formë të prerë vendimet penale në lidhje me këtë çështje, nuk ka rezultuar asnjë formë bashkëpunimi midis paditësit dhe personave, të cilët janë implikuar në këtë vepër penale.

“S’MUND TË PUNOJË”

Gjatë gjykimit të padisë në Shkallën e Parë, gjykata administroi si provë një raport psikologjik, sipas të cilit ishguvernatori kishte pësuar dëm maksimal psikologjik, që ishte manifestuar me gjumë të shqetësuar, me ëndrra e ankth tek ish-guvernatori, me mungesë të theksuar të oreksit dhe me ulje në vetëvlerësimin e tij. Në ankim pretendohej se Fullani do ripërjetonte dëmin moral, nëse do të punonte në një nivel më të ulët të nivelit bankar.

“Është e kuptueshme që pala paditëse, Adrian Fullani, deri në deklarimin e pavlefshmërisë së akteve, sipas objektit të padisë, nuk do dhe nuk do mund të kryejë asnjë funksion tjetër publik apo privat, edhe për faktin se me siguri ai do të ripërjetojë të njëjtin dëm jopasuror, duke punuar në një nivel tjetër më të ulët të sistemit bankar apo atij financiar, me kredibilitet dhe personalitet të dëmtuar dhe të parivendosur në vend, premisa këto që do të ndikojnë në ushtrimin në mënyrë jo të qetë të çdo funksioni apo posti”, thuhej në ankim.

Liqeni i Komanit, atraksioni turistik pa përkujdesje shtetërore, së fundmi lëngon dhe nga mbetjet – Nga ARMIR MEHAJ

KOMAN- Liqeni i Komanit, një ndër atraksionet turistike të veriut të Shqipërisë gjatë këtij sezoni duket se ‘rënkon’ nga ndotjet si rrallë ndonjëherë. Mbetjet, kryesisht plastike grumbullohen në zona të ndryshme të Liqenit të Komanit duke krijuar kështu një imazh aspak të mirë, kryesisht tek turistët e huaj, të cilët frekuentojnë më së shumti Liqenin.
Situata më problematike shfaqet në ditët kur nuk frynë erë ku sipërfaqe të tëra të ujërave liqenor mbushen me plastika të ndryshme, por dhe mbetje të tjera. Vendasit tregojnë se gjatë fillim-sezonit një shoqatë ndërhyri për pastrimin e Liqenit, por nuk ia arriti plotësisht duke lënë vend sërish për ndërhyrje më drastike, që sipas operatorëve turistik në këtë zonë nuk është së kërkojnë kosto të madhe.
Niku Marku, një operator turistik që vepron në Liqenin e Komanit me mjete të ndryshme lundruese na thotë se mjafton që ndërhyrja të bëhet në një ditë të qetë dhe pa erë në mënyre që grumbujt e mbeturinave në Liqen të mos jenë të shpërndara.Ky proces, sipas tij mund të kryhet brenda një dite. Marku na tregon se shpesh turistët që udhëtojnë përmes Liqenit të Komanit nuk e fshehin reagimin irritues përball pamjeve të tilla, por përkundër kësaj askush sërish nuk po ndërhyn për të evituar të vetmen gjë negative, që edhe pse nuk ja heq bukurit Komanit, ndikon tek vizitoret. E sikur të mos mjaftonte kjo, mbetjet mbi ujërat e Liqenit të Komanit po dëmtojnë dhe mjetet lundruese, të cilat shpesh dëmtojnë mjetet shtytëse të tyre.

Komani i konsideruar prej vetë turistëve që përshkojnë itinerarin ujor Koman-Fierz si udhëtimi emocionues nuk ka marr asnjë vëmendje nga Qeveria Shqiptare dhe as strukturat e saj. Rruga nga Vau i Dejës, deri në digën e Hidrocentralit të Komanit është një tmerr në vete për të cilën askush nuk po mendon edhe pse mbi të kalojnë mijëra turist çdo vit, ndërkohë që mungon sinjalistika dhe elementet e domosdoshëm të sigurisë. Komani është një zbulues turistike e vetë të huajve të cilët edhe pse pa përkujdesje shtetërore e reklamojnë ashtu siç është, edhe pse në fokusin e tyre shpesh nuk shmangen as gropat e rrugës e as mbetjet mbi Liqen.

komani1komani3komani4

Tiranë – Alarm për bombë tek ambasada amerikane

Policia ka zbardhur misterin e çantës së lënë pranë ambasadës amerikane në Tiranë. Pas rrethimit të zonës, një qytetar ka bërë me dije se është ai personi që e ka harruar.

Duke u kërkuar ndjesë për shqetësimin e krijuar, qytetari ka pohuar se e kishte harruar nga vapa dhe se ishte i gëzuar që e gjeti sërish çantën e tij.

Tiranë: Protesta për mbrojtjen e lumit Valbona

Disa qindra veprimtarë të mjedisit dhe pjesëtarë të shoqatës në mbrojtje të lumit të Valbonës u tubuan sot para kryeministrisë.

Gjatë protestës ata kërkuan të pezullohen projektet për ndërtim hidrocentralesh mbi atë lumë të rrallë në lartësitë malore të Shqipërisë.

Protesuesit pohuan se tani po u bëhen presione nga qeveria e socialistëve, që të mos i vazhdojnë protestat në mbrojtje të lumit, sepse qeveria Rama ka vulosur të gjitha ato leje që ka firmosur më parë qeveria Berisha.

Veprimtarëve mjedisorë të veriut iu bashkuan edhe ata të krahinave të jugut, të cilët kanë halle të ngjashme me lumin Vjosa.

Veprimtarët protestuan rreth faktit që kur u miratua ndërtimi i hidrocentraleve në Vlosë dhe në Valbonë nuk u pyetën fare pushteti vendor dhe as banorët e komuniteteve. Sipas tyre, vendimet janë në fshehtësi dhe me shpejtësi të madhe për të bërë gjithcka fakt të kryer.

Protestuesit kërkuan anullimin e lejeve koncensionare.

Ata pohuan se korrupsioni i ndërtimeve po e fut lumin e Valbonës nëpër tunele, po e kthen luginën e tij në një luginë tritoli dhe kantieresh, duke shkatërruar klimën e zonës dhe krahinës së mirënjohur të Tropojës.

Policia deklaratë zyrtare: Jamarbër Malltezi goditi Taulant Ballën në Romë

Në deklaratën e parë zyrtare për ngjarjen, policia njofton se deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla u godit nga Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD.

Lajmin e ka raportuar zyrtarisht Komisariati i Kufirit dhe Migracinit në Rinas, pikërisht aty, ku deputeti Balla bëri edhe denoncimin, sapo zbriti nga avioni, nisur nga Roma.

Në një komunikatë për mediat, ky komisariat, bën me dije se i janë referuar materialet prokurorisë për shtetasin J.M, 44-vjeç. pasi në tranzitin në Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin Balla.

Deklarata e policisë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas Më datë 25.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 44, banues ne Tiranë, pasi në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë T.B vjeç 39, banues në Librazhd. Nenet 90 e 237 të Kodit Penal. Deputeti T.B është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje.

Ina Rama fiton betejën ligjore me KLD-në, rikthehet në Apel

TIRANE – Gjykata Kushtetuese nuk pranoi ankimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kundër vendimit që rikthen në Gjykatën e Apelit ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Rama ka nisur prej tre vitesh një beteje ligjore me KLD-në e cila refuzoi ta emërojë gjyqtare në Apel pas përfundimit të mandatit si kryeprokurore.

Gjykata Kushtetuese i dha fund betejës ligjore të ish-kryeprokurores Ina Rama e cila kërkoi rikthimin në Gjykatën e Apelit pas përfundimit të mandatit në krye të prokurorisë shqiptare, shkruan sot ‘Mapo’.

Prej tre vitesh znj.Rama është përballur me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të trija shkallët e gjyqësorit, duke përfunduar madje dhe në Gjykatën Kushtetuese. Ishte KLD ajo që dërgoi çështjen në Kushtetuese ku kërkoi shfuqizimin e vendimit që rikthen në Gjykatën e Apelit ish-kryeprokuren Rama.

Ky ka qenë thelbi i betejës ligjore që ka zgjatur për rreth tre vjet, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e ish-kryeprokurores për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit.

Por me vendimin e djeshëm Gjykata Kushtetuese mbyll përfundimisht këtë debat duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që i jep të drejtën znj.Rama për të qenë pjesë e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Historia nisi në nëntor të vitit 2013, kur ish-Prokurorja e Përgjithshme iu drejtua Këshillit të Lartë të Drejtësisë me një kërkesë për emërimin si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kërkesa e saj u bazua në Ligjin për Prokurorinë i cili parashikon se pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, ose në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm.

Me kërkesë zyrtare të ministrit të Drejtësisë, kjo kërkesë është përfshirë si çështje e veçantë në rendin e ditës të mbledhjes së datës 24.02.2014 të KLD-së.

Pas shqyrtimit të çështjes, KLD-ja ka vendosur rrëzimin e kërkesës me argumentin se ish-Prokurorja e Përgjithshme duhet të rikthehej në vendin e mëparshëm të punës, pra në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Por ky propozim është kundërshtuar nga znj.Rama e cila ka argumentuar se gjatë drejtimit të prokurorisë ajo ka iniciuar shumë çështje penale një pjesë e të cilave gjykohen edhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Për pasojë ajo nuk mund të jetë pjesë e gjykimit të këtye çështjeve. Por KLD nuk e mori parasysh këtë argument duke vendosur rrëzimin e kërkesës së saj për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ish-prokurorja e Përgjithshme paditi vendimin e KLD-së në Gjykatën Administrative, por kërkesa e saj u rrëzua.

Ajo më pas i është drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit, e cila pranoi pjesërisht padinë e ish-kryeprokurores dhe vendosi të detyrojë KLD-në t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e Ina Ramës në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Kjo gjykatë ka argumentuar, mes të tjerave, se është në diskrecionin e funksionarit publik, në kuadër të funksionit si ish-Prokuror i Përgjithshëm, që mes disa alternativave të dhëna nga ligji të zgjedhë një vend pune të mëparshëm ose të barasvlefshëm me vendin e mëparshëm.

KLD nuk është pajtuar me këtë vendim dhe i është drejtuar Gjykatës së Lartë, por kjo e fundit nuk e ka pranuar rekursin duke lënë në fuqi vendimin që i jepte të drejtën ish-Prokurores së Përgjithshme për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

KLD nuk e la me kaq betejën ligjore, por bëri një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të cilës i kërkoi të shfuqizojë vendimin për mospranimin e rekursit dhe të dërgojë çështjen për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit me një tjetër trup gjykues.

Sipas KLD është cënuar e drejta e aksesit në gjykatë pasi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit, duke mos u dhënë zgjidhje shumë problemeve të ngritura në rekurs, që kanë të bëjnë me interpretimin e ligjit dhe që janë detyrë funksionale e këtij kolegji dhe e Gjykatës së Lartë.

Por Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e kalojë çështjen në seancë plenare duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që detyron KLD-në t’i propozojë Presidentit emërimin e ish-kryeprokurores Ina Rama në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Tashmë pritet qëndrimi i KLD-së për vendimin e gjykatës.

Pëllumbi: Ika nga drejtimi i PS për të shmangur përçarjen

Është promovuar dje në Akademinë e Shkencave libri më i fundit i ish-kryeparlamentarit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi. Ditari i tij politik “Përvoja ime në Partisë Socialiste” 1991-1996 mblodhi në sallën “Aleks Buda” miq dhe kolegë të prof.Pëllumbit. Libri përfshin shënimet e autorit nga viti 1991-1996, vite kur bashkë me kolegët e tij ka qenë në drejtimin e PS-së. Autori tregon se si iu desh t’i futej seriozisht politikës dhe të linte mënjanë, përkohësisht, interesat e tij studimore dhe të bëhej njeri i veprimit. Është thënë se “shënimet e tij nga ditarët janë gjithashtu, një dëshmi tjetër autentike se Serveti nuk ra pre e një ambicieje makiaveliane për pushtet dhe nuk ka ndarë një pikëpamje të tillë.

Tekefundit, kjo e ka ndihmuar të paktën në dy rrafshe kryesore; së pari, që të tërhiqej kur ai gjykoi se kjo ishte në interesin e ruajtjes së PS-së nga një përçarje e madhe pas farsës zgjedhore të 26 majit 1996 dhe gjendjes para zgjedhjeve vendore të 20 tetorit 1996 (edhe pse ishte i bindur se rreziku nuk vinte prej tij, por nga prirjet klanore lart në kokën e Partisë, nga joshja, nga piedestalet dhe pazaret e F. Nanos me pushtetin që e kishte burgosur). Pas fjalëve të rastit nga botuesja Irena Toçi dhe bashkëpunëtorë të tjerë që kanë kontribuar për botimin e librit, fjalën e mori vetë Pëllumbi, i cili falënderoi të pranishmit, miqtë e bashkëpunëtorët ndër të cilët, ish-presidentin Alfred Mosiu, kreun e Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti, Fatmir Toçin, Olta Xhaçkën, Artan Gaçin, etj.

AUTORI, POLITIKA DHE MORALI
“Është i veçantë libri. Unë e kam pasur metodë pune mbajtjen e ditarëve dhe skedave sepse e kam ndjerë në praktikë që ajo ishte një ndihmesë shumë e madhe jo vetëm për një studiues shkencor që është e domosdoshme, por unë e kam provuar dhe e them me bindje se është e domosdoshme edhe për një drejtues partie a institucioni. Këtë libër e quaj si mbyllje të të gjithë veprimtarisë sime botuese”, tha Pëllumbi. Ai shtoi se “që në fillim sidomos pas 1996-ës kur unë dhashë dorëheqjen dhe nuk isha më në pozita drejtuese të partisë, por pa u shkëputur asnjëherë dhe pa ndërprerë kontributin tim në parti, hartova një projekt për të përpunuar disa çështje kyçe të politikës, të filozofisë e në mënyrë të veçantë për të treguar se politika do moral”. Duke kuptuar përplasjen mes politikës e moralit, ai vetë shtoi se politika dhe morali janë të kundërt, por ndihmojnë njëratjetrën.

“Politika më e mirë është politika e moralshme. Kjo na ka munguar në mënyrë të ndjeshme prandaj dhe unë jam kujdesur që nëpërmjet shënimeve të mia, por edhe si më i moshuar që kam qenë me kolegët, në parti të ndikoja sadopak për raporte e marrëdhënie njerëzore. Një parti që nuk ka marrëdhënie njerëzore mes atyre që e përbëjnë atë nuk mund të jetë e suksesshme”, tha ai, duke shtuar se një parti që i mbyll gjërat, që i fsheh dobësitë e njërit apo tjetrit, në një moment të dhënë shkon drejt përçarjes. “Unë jam përpjekur që t’u dal përpara disa rreziqeve të tilla. Nuk e di se sa kam mundur ta arrij, por ama kur u binda se çdo qëndrim i imi i mëtejshëm në këto pozita do të thoshte përçarje e partisë, unë u tërhoqa nga drejtimi i saj dhe nuk pranova të isha as në këshillin drejtues, por duke qëndruar anëtar i partisë”, tha Pëllumbi për kohën kur la drejtimin e PS-së.

KRITIKAT

Gjatë promovimit Pëllumbi iu përgjigj edhe kritikave që i janë bërë. “Kryesorja nuk është lufta e brendshme. Gabimisht, ndonjë pa e lexuar librin nxitoi të thoshte se këtë e ka shkruar: Sovjetiku kokë e këmbë, këtë e ka shkruar marksisti i pandreqshëm, këtë e ka shkruar një agjent a poliagjent, një i rrjedhur apo një i plakur e i lënë mënjanë. Të gjitha këto unë ua fal atyre sepse realisht nuk e kanë kuptuar thelbin, as të punës sime në parti, as të këtyre ditarëve që po botoj. Unë u siguroj për ndershmërinë time, për seriozitetin me të cilin i kam ndjekur situata dhe për sinqeritetin e qëndrimin e sinqertë që kam mbajtur ndaj të gjithë atyre me të cilët kam mundur të bashkëpunoj”.

MARRËDHËNIA ME NANON
Ai iu rikthye edhe njëherë marrëdhënies me Fatos Nanon, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PS-së. Sipas Pëllumbit, deri në vitin 1996 me Fatos Nanon që ishte në burg kam pasur marrëdhënie shumë të mira me ndonjë përplasje të vogël. “Komunikonim në formë letrash, nga anë e së shoqes që ishte më të vërtetë një person me merita të veçanta dhe ka luajtur rol të veçantë në këto komunikime. Për çudi pas zgjedhjeve të vitit 1996, më 1 korrik u përmbys gjithçka edhe në raportet tona. Është fakt që pas kësaj unë vazhdimisht kam pasur një lloj polemike me Fatos Nanon”. Pëllumbi tha se e ka shqetësuar fakti që tek partitë nuk përbëjnë një ansambël.

Sipas tij, kundërshtitë politike këtu quhen armiqësi personale për pasojë kjo përbën një pengesë shumë serioze që pengon kulturën e dialogut e pas 25 vitesh kjo është e tepërt. “Libri im është edhe një lloj apeli personal, nga përvoja ime se i duhet dhënë fund këtij sistemi politik sa nuk është vonë. Është fakt që partitë nuk do të kenë peshën që kanë, por sot kanë forcë e peshë të madhe. Është e domosdoshme, kultura e dialogut dhe bashkëpunimi. Ky ka qenë qëllimi im me botimin e ditarëve të viteve 1991-1996. Ndaj, edhe ndonjë njëanshmëri apo subjektivizëm është i përcaktuar nga koha që janë shkruar. Sa i takon Fatos Nanos ai shtoi se u burgos nga regjimi i Berishës dhe “në parti e shpallëm të burgosurin e parë politik për të sensibilizuar institucionet evropiane”. Megjithatë ai shtoi se është për të ardhur keq, që drejtuesit e PD-së së kohës, kishin mendimin se drejtimi më i mirë është drejtimi pa opozitë.

“Kjo është arsyeja pse u burgos kryetari. U bënë shumëçka për të na përçarë ne brenda përbrenda dhe kjo bëri që të thellohej, ndarja mes nesh që ishim në liri dhe Fatos Nanos që ishzëvendëte në burg. I vinin lloj-lloj letrash dhe lloj-lloj informacionesh. E them me bindje që gjithë ato mesazhe e letra na i dërgonte ne dhe thoshte filtrojini në kryesi. Ne kështu kemi vepruar dhe ky ka qenë bashkëpunim i mirë me Fatos Nanon dhe si kryesi. Atëherë bënim analiza, e çdo gjë ruhej në procesverbale”. Ai shtoi se PS ka funksionuar mirë edhe me kryetarin në burg dhe se ata janë përpjekur për lirinë e tij. Në këtë pikë, Pëllumbi vërejti se burgu ka efektet e veta, presionet e veta. “Fajin më të madh të Fatosit e lidh me mocionin e 1 korrikut të vitit 1996.

Mbas kësaj, duke na quajtur ne guralecë, në një qyp të mbushur me flori ku floriri i takon kryetarit dhe (ne) guralecët duhet të mënjanoheshim nga qypi. Që këtu me një ton ofendues për tërë atë punë që bëmë ne së bashku, me të tjerët. Sigurisht u përpoqa që të qartësoj Nanon, por çështja kishte shkuar larg, ishim drejt përçarjes, ishte bërë gati krijimi i një partie të re në Fakultetin e Shkencave dhe nëse do ngulja këmbë unë për tu zgjedhur kryetar dhe të largoja Nanon do ndodhte kjo. Por unë s’e kisha menduar ti zija vendin e kjo më ka shpëtuar, subjektivizma që mund të bëjë një njeri me ambicie karrieriste”, përfundoi ai. Në libër, Servet Pëllumbi zbardh letrat që i dërgoheshin Nanos në burg dhe letrat që ai vetë i dërgonte nga burgu partisë si edhe luftën e debatet politike të kohës.

Dhuna dhe keqtrajtimi i fëmijëve në Shqipëri – shifra tronditëse

Keqtrajtimi i të miturve nuk është një rast i izoluar, më i fundit është shënuar tre ditë më parë ku administratorja e kopshtit të palicensuar “Diren” Anjeza Shabani u prangos pas pamjeve filmike ku godiste një të mitur 3-vejçar.

Por çfarë ndodh me këtë vepër penale e parashikuar në kod sipas nenit 124/b. Referuar penaliteteve kodi shprehet se: “Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet”.

Nga një vëzhgim i ReportTv vetëm në gjykatën e Tiranës për periudhën Janar-Qershor 2016 rezultojnë 6 raste të keqktrajtimit të fëmijëve në proces gjykimi.

Por këto janë vetëm shifrat zyrtare e padive që hetohen dhe dërgohen në gjykatë, ndërsa jo zyrtarisht burime për Report Tv nga policia e shtetit thanë se përafërsisht shënohen nga 4 raste në ditë të dhunës dhe keqtrajtimit të të miturve.

Ndalur dhe në statistikat zyrtare të prokurorisë vepra penale e keqtrajtimit të të miturit referuar nenit 124/b siç dhe shihni në këto tabela për vitin 2014 dhe 2015 shënon plot 37 raste, këto të shpërndara në kopshte, çerdhe si dhe familje.

Rama shtron darkë për Kombëtaren, merr pjesë edhe Mustafa

Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e së enjtes një darkë për Kombëtaren e Futbollit.

Në përfundim të takimeve ceremoniale dhe pritjes madhështore nga ana e tifozëve kuqezinj, Kryeministri Rama shtroi një darkë në nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana vihet re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në këtë darkë.

Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu konsiderata të veçanta edhe për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore.

ramadd2ramadd3ramadd4

Ulet avioni i Kombëtares, Rama në aeroport, festë në Tiranë

*Pritja e kombëtares, bllokohet rruga Rinas-Tiranë
TIRANE- Europiani ka përfunduar për Shqipërinë dhe bashkë me të edhe qëndrimi i Kombëtares Kuqezi në Francë. Skuadra më e dashur për të gjithë shqiptarët u kthye pasditen e sotme në Tiranë në orën 15:38. Pavarësisht se futbollistët apo anëtarët e stafit teknik mund të kenë destinacione të ndryshme për ditët në vijim, është vendosur që i gjithë grupi, lojtarë, staf teknik, apo drejtues të vijnë të gjithë së bashku në aeroportin e Rinasit.

Nisja nga Franca u programua në orën 14:00 në aeroportin e Iannon.

Në aeroport, kombëtarja do të pritet nga kryeministri Rama me të gjitha nderimet ushtarake dhe rojën e nderit. Më pas, skuadra e kombëtares do të spostohet me një autobus të hapur drejt Tiranës, ku ndalesa e parë do të jetë përpara Bashkisë së Tiranës. Pikërisht aty, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, do t’u japë djemve të kombëtares simbolin e Tiranës, çelësin e qytetit.

Ndalesa e dytë për kombëtaren do të jetë Ministria e Punëve të Jashtme, ku ministri Bushati do të presë skuadrën kuqezi, të cilët do të bëjnë edhe aplikimin për pasaportën diplomatike, premtim ky i kryeministrit Rama.

Ndalesa e tretë do të jetë në Kryeministri, ku shefi i Qeverise do të presë zyrtarisht skuadrën e kombëtares dhe ku të ftuar do të jenë edhe futbollistët më të shquar kuqezi ndër vite.

Etapa tjetër do të jete sheshi ‘Nënë Tereza’, pikërisht ‘Fun Zone’ nga ku qytetarët e Tiranës ndoqën me emocion ndeshjet e kombëtares. Në ‘Fun Zone’ do të ketë një koncert madhështor me DJ dhe këngëtarë të njohur, ndërkohë që djemtë e kombëtares do të kenë mundësinë t’i flasin sportdashësve shqiptarë nga një skenë e ngritur posaçërisht për këtë ditë.

Në mbrëmje, kryeministri Rama do të shtrojë një darke në nder të ekipit kuqezi, ku do të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.

ULET AVIONI I KOMBËTARES NË ‘NËNË TEREZA’
ORA: 15:38- Avioni me të cilin udhëtoi nga Franca drejt Shqipërisë është ulur tashmë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ja axhenda që do të ndjekë ekipi kombëtar:
1- Në 15:30 ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit
2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës
3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës
4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike
5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë
6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për kombëtaren

PRITJA E KOMBETARES, BLLOKOHET RRUGA RINAS-TIRANE DHE DISA AKSE TE TJERA
Masa të rrepta policie për mbërritjen e kombëtares. Policia e Tiranës kalon në gatishmëri. Pas mbërritjes së kombëtares në aeroport do të bllokohet aksi Rinas-Tiranë. Autobusi i kombëtares do të shoqërohet nga policia rrugore. Përkohësisht do të bllokohen dhe rrugët që do të përshkojë autobusi i kombëtares. Bllokimi i rrugës do të nisë prej orës 15:00.
NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 23.06.2016, Policia e Tiranës, me rastin e mbërritjes së Kombëtares së Futbollit, pasi do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në aeroport, me qëllim sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike si dhe për garantimin e sigurisë për zhvillimin normal të festimeve ka ndërrmarë masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore.

Sa më sipër, do të ketë bllokime duke filluar nga ora 15:00 – 20:00, të segmenteve rrugore:
• Segmenti rrugor nga Aeroporti “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqipona” – Rruga “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit” – Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës

• Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” – Ministri e Jashtëme
Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtëme – Bulevardin “Zhan Dark” – kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Kryeministri

• Segmenti rrugor nga Kryeministria – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”
Drejtoria Vnedore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi.

JA KUSH DO T’I MARRË PASAPORTAT DIPLOMATIKE
Ata që do të përfitojnë pasaportat diplomatike do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi.

Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme pas përfaqësimit dinjitoz në Euro 2016 dhe përveç pritjes që do t’i bëhet, stafi i kombëtares do të bëjë edhe aplikimin për pasaporta diplomatike

Ky është vendimi i firmosur nga kryeministri Rama, i cili menjëherë pas fitore me Rumaninë i premtoi të gjithë lojtarëve të kombëtares pajisjen me pasaporta diplomatike.

Mësohet se ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi. Pasaportat janë gati. Kombëtarja do të bëjë aplikimin brenda zyrave të ministrisë.

Kuvendi i Shqipërisë miraton protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO

Me 109 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka ratifikuar në këtë mënyrë protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme parlamentare ka miratuar projektligjin “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi”.

Me 109 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi ka ratifikuar në këtë mënyrë protokollin e aderimit të këtij shteti në NATO.

Pas votimit, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në seancë kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviç, e cili e ka nisur me falënderimet për Shqipërinë për miratimin e protokollit aderues, ku i hapet rruga përshpejtimit të anëtarësimit të këtij shteti në Aleancë.

“Është kënaqësi e madhe të ju drejtohem në këtë tempull të demokracisë. Anëtarësimi në NATO është një hap historik për Malin e Zi. Gjithashtu anëtarësimi siguron një të ardhme në drejtim të mirë. Jam i sigurtë se edhe Shqipëria do të hapë negociatat me BE-në dhe me këtë do të fitojë një vazhdimësi reformash që i ka filluar. Mali i Zi është i gatshëm të ndajë përvojën e negociatave me BE-në. Një rol të veçantë në marrëdhëniet tona kanë popujt minoritarë. Shqiptarët kanë dhënë një kontribut të madh për pavarësinë e Malit të Zi”, u shpreh kryeparlamentari malazez, në fjalën e tij përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan më 19 maj 2016 protokollin anëtarësimit në NATO të Malit të Zi, ndërsa ky protokoll duhet të miratohet nga parlamentet e 28 vendeve anëtare të Aleancës,

Para votimit, Pajoviç realizoi një takim me kryeparlamentarin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Gjithashtu gjatë vizitës së tij në Tiranë, kreu i Parlamentit të Malit të Zi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë bëhet e ditur se Nishani gjatë takimit theksoi se Shqipëria vazhdon të ndjekë një politikë të jashtme të konsoliduar në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të hapurme të gjitha vendet e rajonit.

“Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin e pakicës shqiptare në Mal të Zi që shërben si urë miqësie dhe përbën element stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm, duke u renditur gjithmonë në krah të forcave zhvilluese e përparuese, dhe që vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm në shtet-ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Malit të Zi. Në këtë kontekst Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria mbetet e vëmendshme ndaj plotësimit të kërkesave legjitime të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, dhe veçanërisht ndaj zbatimit të angazhimeve ligjore që ndërmerren në këtë kuadër”, thuhet në njoftimin e Presidencës. aa

Skandal- Ministri i Shëndetësisë i çon sms pacientes së vdekur (dokumentet)

Fotografi i njohur, Feliks Bilani, i cili prej kohësh qëndron larg medias, sot ka bërë një denoncim të rrallë, në fakt skandaloz që i ka ndodhur me ministrin e Shëndetësisë.

Marr shkas edhe nga kjo, ai i ka bërë edhe një premtim të veçantë ministrit Ilir Beqaj, se rikthimi tashmë në media do të ketë vetëm një qëllim, demaskimin e QSUT-së, aty ku dy muaji më parë humbi nënën. Dhe pikërisht pas 2 muajsh në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh i veçantë nga vetë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, të cilin fotografi e ka ndarë me ndjekësit në Facebook.

Ja historia dhe denoncimi i tij:

Papergjegjmeria e Ilir Beqes ne keto lloj dacibaosh eshte e frikshme ……..e para Nena ime ka 2 muaj e gjysem qe ka nderruar jete. Dhe ketu ku ardhur ky mesazh eshte numri im dhe une quhem Felix Bilani. Me kete gje treguat thjesht qe jeni bere zyre funerali dhe asgjë me teper. Por meqe je cun trendy po te them nja dy gjera per sherbimin tend…..

1. Urgjenca e Tiranes eshte 0 ndersa mjeket jane asa…

2. Nje drejtoreshe qe u thote kirurgeve ne mbledhje qe edhe une po te lexoj operoj tregon sa i pergjegjshem je

3. Ne qendren qe ti e quan spitalore akoma perdoret analgine gje qe eshte e ndaluar ne pothuajse te gjitha vendet e botes

4. Ilacet qe ti tenderon jane te dhjera sepse nuk bejne asnje efekt

4. Vec termit kabul qsut nuk ka emer tjeter

5. Mjeket paguajne cdo dite parkimin qe ti ke dhene me koncesion

6. Ne sallat e operacionit nuk ke as penje dhe as kapese per te mbyllur plaget dhe kur ne i blejme vete histerizmi i njerezve qe ti ke vene aty e quan korrupsion.

Tani nja dy fjale te thjeshta ……meqe nje gafe e tille per mua eshte skandal …..tani nese nuk e ke harruar, ti e di qe une kam nje kariere goxha te mire ne media edhe pse nuk punoj me ne to. Por te premtoj qe do kthehem dhe do merem vetem me qsut dhe min e shendetesise te premtoj.

feliksi1

feliksi2

Eksploziv makinës së gazetarit, ja dëshmia e Papadhimitrit në polici

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e herët të ditës së sotme në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

Policia njofton zyrtarisht se sot, “rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse”.

Nga hetimet e para raportohet se si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale.

Njëkohësisht është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chervolet”, në pronësi të gazetarit Florjan Papadhimitri, 34 vjeç.

Pas ngjarjes gazetari Papadhimitri është thirrur në Polici ku është pyetur. Burimet bëjnë të ditur për Panorama.al se ai ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë njeri dhe me shumë mundësi është ngatërruar objektivi.

“Nuk di të kem konflikte me dikë që të mendoj se mund të më ketë vënë eksplozivin. Me shumë gjasa e kanë ngatërruar objektivin. Unë kam prej vitit 2002 që ushtroj profesionin e gazetarit dhe nuk kam pasur debat apo konflikt me njeri. Ngjarja na ka shokuar të gjithëve, por nuk di kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë thënë Papadhimitri në Polici.

Florjan Papadhimitri është gazetar ekonomie dhe prej vitesh ka punuar në disa media si Tv Koha, Shekulli, Alsat dhe Top Channel. Në periudhën 2009-2013 ai ka qenë zëdhënës i ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli.

Arrestohet Anjeza Shabani, drejtoresha që dhunoi fëmijën trevjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar administraroren e kopshtit privat në Sauk “Diren” pas videoskandalit të publikuar në media ku ajo dhunonte një fëmijë 3 vjeç.

Mësohet gjithashtu se Anjeza Shabani është arrestuar bashkë me pesë punonjës të tjerë të kopshtit privat që ajo drejtonte.

Si u zbulua dhuna në kopështin privat në Tiranë, babai pa shenja në trupin e djalit 3-vjeçar

Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga Administratorja e kopështit, Anjeza Shabani.

Ky incident ka ndodhur në kopështin privat “Diren”në Sauk, Tiranë.

Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.

Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.

Pamjet janë ato që flasin vetë…

Prindërit paguajnë për të marrë mbapsht trajtimin çnjerëzor dhe sjelljen barbare ndaj fëmijëve të tyre.

Prindi: “Duke marrë parasysh shumë raste, edhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh çdo ditë tek fëmijët e mitur që janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj duke patur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë. Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Djali im është 3 vjeç.”

Gazetarja: Si paraqitet gjendja e djalit kur vjen në shtëpi?

Prindi: “Gjendja paraqitet shumë e agravuar. Ai nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë.”

Gazetarja: Ju dyshoni që djali juaj dhunohet?

Prindi: “Unë dyshoj dhe jam i bindur për këtë gjë se djali im dhunohet dhe prandaj kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj që ta faktoj këtë gjë.”

Babai i vogëlushit sjell edhe disa fotografi të djalit, ku duken qartë shenjat e dhunës në trupin e tij.

Pas kësaj, stafi i emisionit ka investiguar këtë rast dhe përmes një kamere të fshehtë pasqyron atë se çfarë ndodh në një ditë në këtë kopësht. Tmerrin dhe traumën psikologjike që përjetojnë fëmijët dhe dhunën çnjerëzore ndaj 3-vjeçarit të pafajshëm.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji që ndodh në Shqipëri, pasi vetëm pak kohë më parë u denoncuan raste të ngjashme dhune, të ushtruara në jetimoren e Shkodrës dhe në atë të Sarandës, ku viktimë ishin sërish fëmijët.

Një fenomen vrastar i shoqërisë tonë, për të cilin duhet të bien ‘kambanat e alarmit’

 


Send this to a friend