VOAL

VOAL

Agron Shehaj largohet nga PD: Do qëndroj i pavarur, ja biseda me Berishën

Deputeti i PD, Agron Shehaj është shprehur se nuk është më pjesë e grupit parlamentar, pasi është përjashtuar më herët nga Gazment Bardhi.

Në emisionin “Opinion” Shehaj deklaron se nuk është më pjesë as e PD. Ai thekson se partia duhet të rithemelohet me figura të reja intelektuale.

“Kjo nuk është alternativë. Asnjë nuk është alternativë tani, e Bashës jo e jo. Me Berishën kam folur dhe i kam thënë të njëjtën gjë që po them. Kanë qenë përgjigje që nuk më kanë bindur. Këto shqetësime i kam ngritur që në verë, duhej një rithemelim i vërtetë i PD, të vinin figura të reja, intelektualë të rinj. Duhet t’i jepnim një zgjidhje. Mund të ishte krijimi i një partie të re. Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. Gazment Bardhi më ka përjashtuar. Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendni, kam preferuar që të mos jem pjesë. Njerëzit te opozita nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativë në zgjedhjet e ardhshme. Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme të bënim një rinovim total, të bëhej një rinovim. Në momentin që kam vendosur që të mos jem më pjesë e PD, nuk pres tani që të rinovohet. Duhen figura të reja”,-tha Shehaj.

Deputeti i Vlorës e konfirmoi qëndrimin e tij dhe në një prononcim për Balkanweb dhe shtoi se deri në fund të mandatit do të qëndrojë si i pavarur.

Alizoti: Po ndjekin epshet e Ramës! Aksioni s’është për Berishën, por për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar ndalimin e hyrje së deputetëve në Kuvend nga Garda e Republikës, duke e cilësuar si antiligjore.

Alizoti është shprehur se “jemi afër një diktature, ku dëshira e kryeministri prevalon mbi ligjin”, ndërsa thekson se “Garda nuk mund të marr urdhra që janë në kundërshtim me Kushtetutën”.

Ndër të tjera ai u shpreh se opozita ka bërë dhe po e bën detyrën e saj, ndërsa theksoi se kjo “nuk është një betejë për Berishën, por për Shqipërinë.

Sa i përket zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve online, ai tha se janë shkelje të ligjit, pasi sipas tij ato bëhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme.

Tomor Alizoti: Kryesia e Kuvendit është një vend ku deputetet dhe opozita kanë zyrat nuk ka lidhje me komisionet. Ndalimi i deputetëve të hyjnë në zyrën  tij nuk mund ta ndalojnë garda. Jemi afër një diktature, ku dëshira e kryeministri prevalon mbi ligjin. Garda nuk mund të marr urdhra që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Shteti i së drejtës është ai që kufizon epshet e liderit. Kjo është dëshira e Edi Ramës. Kjo që ndodhi sot është antiligjore. Ky nuk është një sitëm i së drejtës por po merr pamje diktatoriale. Demokracia funksionon aq sa hapësirë ka opozita.

Shqipëria nuk është shtet i së drejtës, nëse do ishte, Garda nuk do merret urdhra, se thonë tani që do i heqin nga puna. Nuk është për të zbaruar epshet e Kryeministrave. Opozitarizmi i jep lirinë popullit. Opozita e ka bërë dhe po e bën detyrën e saj. Kjo është një beteje për Shqipërinë dhe jo për Berishën. Kjo është detyrë ndaj njerëzve. Nuk ka rrugë tjetër, po kthehemi në 90’.

Ne nuk jemi më republikë parlamentare, në momentin që deputetet nuk i lejon të hetojnë, te marrin pjesë në reformën zgjedhore, të ngrenë komisione. Bërja e mbledhjeve online janë shkelje të ligjit, pasi ato bëhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, nuk jemi në këtë situatë. Është një shkelje, duhet shuar në aksione të forta për të mbrojtur demokracinë në vend.

Deputetët e opozitës futen nga dritarja në kryesinë e Kuvendit, garda nuk lejon Bardhin të hyjë

Deputetët e opozitës kanë gjetur një mënyrë për të hyrë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Ata janë futur nga dritaret.

Deputetët kanë përdorur edhe një karrige për t’u ngjitur fillimisht.

Më pas kanë tërhequr kolegët e tyre.

Por kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi nuk ka arritur të futet për shkak se garda ka ndërhyrë.

Ai ironizoi duke thënë se është lajm i mirë që garda po mbron deputetët e opozitës.syri.net

“Kjo është fytyra e regjimit!”, Gazment Bardhi: Kaq punonjës Garde nuk janë vënë as përballë bandave

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se sjellja sot ndaj deputetëve opozitar është fytyra e vërtetë e Ramës.

“Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet e ka arritur sot duke shfaqur në sytë e publikut fytyrën e regjimit të Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit. Nuk aksesojnë zyrtar e tyre në Kryesi, duke e trajtuar si vilën e Lindita Nikollës.
Sot kemi arritur që t’i tregojmë shqiptarëve se çfarë është në gjendje Rama të bëjë. Aq punonjës garde nuk i çohen bandave përballë, por i kanë vënë përballë deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit. Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, se si ajo ka zyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe unë dhe deputetët kam zyrë. Ne duam të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Sot kishim mbledhje grupi në orën 10:15, dhe kjo është shpërdorim detyre që do i bashkëngjitet kallëzimit për Nikollën.”, tha ai.bw

Salianji: Kryesia është rrethuar me autoblinda dhe 300 gardistë, nesër mund të japin urdhër për eliminimin fizik tonin

Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit është rrethuar me autoblinda dhe me 300 gardistë, për t’i penguar deputetët e opozitës që të futen në mbledhje.

Ai tha se ajo që po ndodh sot është e paimagjinueshme, duke deklaruar se qeveria kërkon të izolohet fjala, ndaj sipas tij japin urdhra të paligjshëm.

Ai tha se Rama i ka dhënë sot urdhër Gardës që “t’i ndalojnë fizikisht, nesër mund t’i japin urdhër për eliminim fizik”.

“Këtu të vetmit njerëz që po tentojnë ta mbajnë me dhunë fizike dhe psikologjike dhe banda, janë deputetët e PS, Rama. Shikoni sjellje brutale, e paimagjinueshme. Nuk ka ndodh ndonjëherë që të vendosen më shumë sesa 300 gardistë dhe rrethim me autoblind për të ndaluar fjalën. Kërkohet të izolohet edhe fjala. Ndaj japin urdhra të paligjshëm, sot i kanë dhënë urdhër për t’i ndaluar fizikisht, nesër mund t’i japin urdhër t’i eliminojnë fizikisht…

Ne nuk jemi këtu për të bërë luftë muskujsh. Por në momentin kur ka kërkesë llogarie ndaj qeverisë, ndodh kjo që ju shihni sot. Ajo që patë ditën e enjte kur kalonin ligjet. Betejën në publik se ku qëndron e drejta, opozita e ka fituar. Kjo nuk është betejë e lehtë, por vetëm fillimi”, tha ai.bw

Shqipëri, bie këtë vit prodhimi i ullirit, dyfishohet çmimi i vajit

VOA/Raimond Kola

Prodhimi i ullirit këtë vit shënon rënie në Shqipëri dhe kjo po shoqërohet edhe me dyfishimin e çmimit të vajit të ullirit.

Në vend nuk ka më sasi vaji të viteve të shkuar pasi sipërmarrjet dhe fermerët i shitën ato tek sipërmarrjet e huaja në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Eksportet e vajit të ullirit këtë vit shkuan në rreth 7500 tonë me një rritje të ndjeshme drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë.

Masivet me ullinj në Shqipëri kanë këtë vit një prodhim më të pakët se viti i shkuar kur prodhimi i ullirit shkoi në rreth 160 mijë tonë.

Në Vlorë, një zonë e njohur për kultivimin e ullirit, fabrikat e prodhimit të vajit kanë nisur të punojnë me ritme të ulta.

Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë Meno Besimaj thotë se në një vlerësim të përgjithshëm të kësaj qendre, e cila mbulon në nivel kombëtar problematikat e ullirit dhe vajit, ka një prodhim më të ulët të ullirit, por një çmim më të rritur të vajit.

“Në përgjithësi situata e prodhimit të ullirit sivjet është në nivele më të ulta krahasuar me vitin e shkuar pasi viti 2022 ishte një vit me prodhimtari të lartë të ullirit, rreth 160.000 tonë në shkallë vendi. Ka një gjë pozitive këtë vit për fermerët pasi çmimi do të jetë gati dyfish krahasuar me një vit më parë”.

Edhe Enerik Xhaferaj, një prodhues i vajit të ullirit, thotë se këtë vit çmimi i vajit të ullirit është dyfishuar.

Çmimi i vajit këtë vit është pothuajse dyfishuar. Nga 4 mijë lekë që ishte për litër vitin e shkuar, sivjet ka shkuar në tetë deri në dhjetë mijë lekë “

Qendra e Transferimit të Tekonolgjive në Vlorë që ka një plantacion ulliri ka arritur të shesë këtë vit në ankand sasinë e ullirit me një çmim gati dyfish se një vit më parë.

“Çmimi është rritur pasi oferta këtë vit është me lartë, sasia e prodhimit është më e ulët, por duke qenë se edhe konsumi po rrritet, pasi popullsia ka filluar të ndërgjegjësohet për një përdorim më të madh të vajit të ullirit. Kuptohet që edhe vendet si Italia ,Spanja kanë pasur një prodhim më të ulët dhe duke qenë se përpunuesit e vajit të ullirit kanë lidhur kontrata për eksport , detyrohen ti respektojnë ato.Lidhur me rritjen e çmimit po përmend vetëm një fakt: ne kemi plantacionin e ullirit këtu tek qendra jonë dhe sivjet në ankand çmimin e ullirit kokërr ne e kemi pasur 80-90% më shumë se vitet e kaluara.”

Zoti Besimaj thotë më tej se vitin e kaluar shkoi drejt eksportit edhe prodhimi stok i vajit të ullirit falë një marrëveshje në mars të këtij vit mes ministrive të Bujqësisë të Italisë dhe Shqipërisë.

“Gati iku i gjithë prodhimi stok me marrëveshjet me Italinë, por prodhim iku rifuxho dhe çmimi nuk ishte në nivelin që pretendohej nga fermerët dhe me koston që ne e nxjerrim vajin. Kuptohet ne kemi kosto më të lartë nga vendet e tjera duke pasur parasysh që shpenzimet më të mëdha tek ne lidhen me vjeljen.”

Fermerët edhe këtë vit, thotë prodhuesi Xhaferraj po e kthejnë prohimin në vaj dhe nuk po e shesin duke pritur të ndodhë situata e vjetshme kur ta rikthejnë për ta eksportuar me një cmim më ta favorshëm.

“Fermerët nuk po shesin vajin që bëjnë por praktikojnë metodën që ndoqën vjet, e marrin vajin në shtëpi dhe do ta kthejnë kur të hapet tregu i eksportit. Nuk e di sa do funksionojë kjo këtë vit.”

Zoti Xhaferi thotë e fabrika e tij ka kapacitet depozitimi por situata e paqëndrueshme e çmimit i bën fermerët të mos i depozitjnë sasitë e vajit që prodhojnë në fabrikë.

“Kemi edhe depozita, edhe mundësi për ta grumbulluar, por ngaqë çmimi nuk është fiks, fermerët po luhaten, nuk u pëlqen çmimi që ofrojnë fabrikat në këto momente dhe mendojnë se dor rritet më shumë. Viten e shkuar shitja e vajit filloi me një çmim 3500 lekë të vjetra për litër dhe arriti që e mori tregu italian 6000 lekë dhe fermerët u tunduan disi. Dhe këtë vit kjo po ndodh.”

Ndërsa zoti Besimaj thotë se ka ardhur koha që fabrikat duhet ti hedhin sytë nga depozitimi

“Fermeri duhet të marrë sasinë që do t`i duhet për konsumin vetjak dhe pjesën tjetër ta lerë ta shesë në fabrikë. Pra fabrikat duhet të jenë në depozitim, në marketim, në etiektim që ti rritet ciëlsia dhe zinxhiti i vlerës prodhimit të vajit të ullirit.”

Sipas të dhënave zyratre në 8 muajt e këtij viti Shqipëria eksprtoi rreth 7500 tonë vaj ulliri që i përkaisn prodhimit të vitit të shkuar apo viteve më parë, në vlerën e mbi 26 milionë dollarëve.

Të dhënat e doganave shqiptare dëshmojnë se një litër vaj ulliri u eksportua mesatarisht me 3,5 dollarë një çmim i ulët krahasuar me kostot e fermerëve dhe fabrikave vendase.

Shqipëria është një nga vendet kryesore në Europë për kultivimin e ullirit me rreth 12 milionë rrënjë ullinj, nga të cilat rreth 11 milionë janë në prodhim.

Pas stuhisë së shiut, nisin reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit dhe Korçës

Pas stuhisë së reshjeve të shiut që përfshinë ditën e djeshme të gjithë territorin e vendit, sot kanë nisur edhe reshjet e para të borës.

Mësohet se në orët e para të ditës së sotme, bora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës, e po ashtu edhe në majën e malit të Gramozit në Kolonjë.

Nga reshjet e borës, nuk raportohet për problematika.bw

Stuhia ‘Ciaran’, Autoriteti Portual Durrës njofton se nuk ka pezullim të udhëtimeve

Pavarësisht reshjeve intensive, në Portin e Durrësit nuk ka pezullim të operacioneve portuale.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se tragetet janë akostuar në oraret e parashikuara.

Mësohet se në terminalin e Mallarave Gjenerale ka patur herë pas here ndërprerje, por aktualisht i është rikthyer normalitetit.

Ndërkohë grupi i emergjencave të APD është në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës brenda territorit të Portit dhe në qytet.bw

Reshjet e dendura dhe stuhia, bllokohen 23 turistë në Kanionin e Langaricës

Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar gjatë natës bllokimin e 23 turistëve në hyrje të Kanionit.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim – shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.

Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).bw

Stuhia bllokon rrugën e Arbrit, uji përmbyt tunelet dhe urën e një fshati pranë

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë, teksa stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete e rrugë nacionale.

Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave me drejtuesit e mjeteve që janë përballur me bllokime në shumë pika të kësaj rruge.

Për shkak të mungesës së kanaleve kulluese anësore i gjithë uji i shiut ka rënë në asfalt duke marrë me vete edhe dhera e gurë, sipas raportimit të gazetarit Enver Doçi.

Ndërkohë uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë. Po ashtu uji ka përmbytur urën e fshatit Fshat për shkak të mosfunksionit të sistemit kullues mbi urë dhe kanaleve që vijnë nga tunelet 2 dhe 3 në anën e fshatit Shkallë.

Drejtuesve të mjeteve që do të përdorin këtë aks rrugor në orët në vijim iu këshillohet të tregojnë kujdes pasi reshjet parashikohet të vazhdojnë. Policia Rrugore do të jetë në monitorim të trafikut në këtë aks rrugor për të këshilluar drejtuesit e mjeteve në lidhje me rreziqet që mund të përballen gjatë udhëtimit në drejtim të Tiranës e anasjelltas.

Ndërkohë, rënie gurësh ka patur edhe në aksin tjetër nacional nga Burreli në Skuraj.bw

SHBA-ja mbështet SPAK-un: Reforma në drejtësi në Shqipëri po jep rezultate

Jetmira Delia-Kaci

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën mbështetjen për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ndihmëssekretari i Departamentit të shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroazisë, Jim O’Brien, u takua me prokurorët e SPAK-ut, të cilët prej disa ditësh ndodhen në SHBA në një vizitë studimore ku do të takohen me zyrtarë të lartë amerikanë.

Përmes një postimi në platformën X, O’Brien theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri po jep rezultate dhe duhet të jetë e qartë se askush nuk është mbi ligjin.

“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi O’Brien.

Ai theksoi se SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, të cilën e vlerësoi si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takim ka qenë e pranishme dhe ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila aktualisht është zëvendësndihmës sekretare kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Prej disa ditësh drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani së bashku dhe disa prokurorë të SPAK ndodhen në Uashington.

Ata do të kenë takime edhe me përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit , Departamentit të Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

Aktualisht SPAK është duke hetuar disa dosje, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Shqipëri.

SPAK është duke hetuar privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” dhe gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin, Sali Berisha, nën dyshimet se përmes disa vendimeve dhe ligjeve ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Hetime po kryhen edhe për dosjen “Gërdeci” për të cilën janë marrë në pyetje ish-ministri, Fatmir Mediu, dhe ish-ushtarakë, por edhe për disa çështje të tjera, për të cilat janë paraqitur në SPAK edhe ministra aktualë dhe kryebashkiakë.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ngrit në dhjetor të vitit 2019 me qëllim hetimin e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimin e organizuar.

Garda e përgënjeshtroi, Salianji nxjerr pamjet nga seanca e sotme: Po ua tregoj me fytyrë, ky person mbante armë

I ftuar në “Opinion” në Tv Klan, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka treguar një video të regjistruar sot në sallën e Kuvendit, në të cilën sipas tij shfaqet një person që mbante armë. Ky i fundit, deklaroi Salianji nuk dihet nëse ishte punonjës i Gardës, por do të identifikohet shumë shpejt.

-Si është historia e armës?

Ervin Salianji: Të kam dërguar dhe një video që besoj nuk ka dalë deri tani. Personi që kishte armë dhe u detyrua u largua nga kolegët e tij të Gardës pastaj nga seanca. Është i kapur nga ne aty, kishte armë në trup dhe ka dalë nga seanca. Po ua tregoj dhe me fytyrë cili është, e kemi kapur se ishte i armatosur brenda sallës së seancës plenare.

-Kjo është videoja që keni sjellë?

 

Ervin Salianji: Po. Personi që ka armë është ai aty që e kemi kapur ne. (çohet në këmbë për të treguar personin në video i cili sipas deputetit ka pasur armë) Ja shikojeni këtu, është ky personi këtu, gardist apo nuk e di ça është…Besoj që është i Gardës. Ky personazhi këtu, i cili në momentin që ne e identifikojmë që ka armë dhe shkojmë, se po ta shihni tentoi të përdorte fizikisht dhunë ndaj deputetëve, nxirret jashtë dhe nuk lejohet më të hyjë. Nuk e keni më në asnjë moment tjetër në sallën e seancave plenare. Bëhet fjalë për këtë personin këtu që duhet identifikuar. Por gjithçka që ndodh brenda ambienteve të Kuvendit nuk mund të ndodhë me urdhër të krye-gardistit. Ndodh me urdhër të kryetares së Parlamentit, dhe nuk mundet që gardistët të kalojnë perimetrin.

Kujtojmë se këtë pretendim patën dhe kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha pas seancës aspak të zakontë plenare, por Garda në një reagim zyrtar e mohoi në formë absolute.

Kaosi në Kuvendi- Bardhi tregon vendimin grupit parlamentar: Nikolla futi punonjës të Gardës të armatosur në Kuvend, kallëzim në SPAK!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se do të kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Nikolla, se ka lejuar që punonjës të gardës të futen në sallën e Kuvendit të armatosur.

“Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të gardës që kanë të armatosur. Sot me urgjencë do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së kuvendit që mendon se do të trembë opozitën me Gardën apo punonjës policie të armatosur.”, tha Bardhi.bw

Tensionet në Parlament, Gazment Bardhi mbledh me urgjencë grupin parlamentar në selinë e Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje urgjente të grupit.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 ne sallën e grupit parlamentar ne Kryesine e Kuvendit. Vendimi vjen pas zhvillimit të një seance parlamentare me tensione, tymuese dhe rrëmujë në sallë.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit që përbën shumicën e deputetëve të opozitës në Kuvend.bw

Salianji ndez tymuese, opozita nuk lejon zhvillimin e seancës plenare

Opozita nuk po lejon zhvillimin normal të seancës së Kuvendit.

Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë, duke bllokuar foltoren.

Ndërkohë, deputeti Erin Salianji ka ndezur një tymuese.

“Buxheti i Partisë Socialiste është buxhet për oligarkët, për mafiozët dhe njerëzit e lidhur me Partinë Socialiste. Ditët që ka diskutim buxheti, PS ka festë për të ngrënë bakllava ndërkohë që qytetarët e kanë ditë zie pasi u vidhen paratë. Prej ditësh kemi kërkuar që PS të japë llogari për qindarkat që vjedhin për shkak të mungesës së kontrollit. E çon 25 milionë euro 1 km rrugë. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë që ky parlament që po kthehet në terrorizëm parlamentar t’i kthehet qytetarëve. Jeni të mbaruar. Jepni fjalën për procedurë se nuk e keni pronë. Nuk do të lejmë të hanin Shqipërinë si bakllavanë. Nuk është ditë feste,” tha Salianji.

Forca të shumta të gardës kanë blinduar sallën e Kuvendit. Edhe në ambientet e jashtme ndodhen forca të jashtëzakonshme rendi. syri.net

Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren e Kuvendit me karrige

Një situatë kaotike është krijuar në Kuvendin e Shqipërisë pak para nisjes së seancës parlamentare.

Deputetët e opozitës ka përmbysur karriget në mes të sallës së parlamentit.

Ndërsa garda ka ndërhyrë duke u vendosur në vendin e foltores.

Por opozita ka bllokuar edhe foltoren me karrige.syri.net

“Të të vijë turp. Kjo nuk është vila jote”, Bardhi përballet me Nikollën në hollin e Kuvendit, ndërhyn edhe Garda

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përball me kryeparlamentaren Nikolla në hollin e Kuvendit.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Pse nuk u mbyllët atje një orë përpara?
Ndërhyn punonjësi i gardës.
Bardhi: Parlament privat është ky?
Nikolla: Është Parlamenti i popullit.
Bardhi: Po pra është Parlament i popullit. Nuk është vila jote me lekët e korrupsionit. Të të vijë turp të të vijë.

“A ke lekë bijë e babkës të më varrosësh?”- U la në mjerim të plotë, fjalët e fundit të Lasgush Poradecit

FIORELA KATROSHI/ Lasgush Poradeci iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një jetë vetëm për të bukurën. Një ndër lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës” e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj..

 

Poradeci u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit 1944. I diplomuari në Gracë të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalëngadalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat.

 

Një jetë e vështirë që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes.

“Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron te koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”.

Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël. Lasgush Poradeci është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Llazar Sotir Gusho, i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci ishte poet shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë liceun pa mbaruar.

I ati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë, e dërgoi në Athinë dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin “Sotiria”. Përsëri nuk e mbaron liceun. Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht për të vazhduar studimet e lëna përgjysmë. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra.

 

Në verën e vitit 1924 qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës (Austri) në universitetin “Karol Francik” dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Gracë (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin “Doktor-Profesor”. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që me gjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Si ndikoi te poeti njohja me Asdrenin dhe Kutelin

Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte, e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek – lice ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune.

Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botonte vargje në të përkohshmen shqipe “Shqipëri’ e re”, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë dhe tek “Dielli i Bostonit”. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës “Karol Francik” në fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermanike.

Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme. Vitet 1944-’47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. U nda nga jeta në Tiranë më 12 nëntor 1987.

KRIJIMTARIA

Lasgushi është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” botuar në vitin 1933 dhe “Ylli i zemrës” në vitin 1937, Këto dy përmbledhje poetike i ka botuar në Bukuresht të Rumanisë. Vëllimin e parë e ka botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; ndërsa vëllimin e dytë i botuar me ndihmën e Mitrush Kutelit. Përmbledhja e dytë poetike përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve ’30-’40. Veçanërisht tek “Përpjekja shqiptare” e redaktorit Branko Merxhani. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet “Drita” dhe “Nëntori”, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapësira më të volitshme për serën e shqipëruesve. Lasgushi është autor i më se shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re.

Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkroi vetëm në gjuhën shqipe. Veç të tjerash, janë të njohura poemat: “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, e poetëve të therë të njohur botëror.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, kryetari i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”. Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin “Lasgush Poradeci”. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla 9- vjeçare “Lasgush Poradeci”. Rruga te diga te liqeni artificial i Tiranës mban emrin “Lasgush Poradeci”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve” dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lasgush Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese. Sepse dëshiroi që ato poezi, të cilat i ka shkruar të mbeten pa asnjë ndikim. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj..

Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë, ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye, ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. Duhet të themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit është një nder për kombin shqiptare.

Poezi nga Lasgush Poradeci

Ç’U MBUSH MALI

Shqipëri! moj nëna ime,

Më ke rritur me thërrime!

Shqipëri! të qofsha falë,

Të kam nënë e më ke djalë

 

Ç’u mbush mali me dëborë,

Ç’u mbush deti me pamporë,

Seç u mbush e shkreta Vlorë

Plot me krushq e me dasmorë,

 

S’janë Toskë e Malësorë

Me flamur të kuq në dorë

Si dhëndurë me kurorë.

Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:

 

Nga çdo anë seç na ardhë

Shqipëtarët gunë-bardhë,

Seç na ardhë palë-palë

Duke rutulluar malë

 

Kush më këmb’e kush më kalë

Kush më shpejt, kush më ngadalë;

Kush i lum e kush i gjorë

Kanë zbritur mun në Vlorë,

 

Mun në Vlorën e lirisë,

N’atë thelb të Shqipërisë.

******

PORADECI

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

 

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

 

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

 

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej

Shëndaumi…

******

VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas… me zjarr

Në gjirin tim kam hapur varr…

Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

Un’ ik liqerit zemërak

 

Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,

Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,

Dh’u jap ushqim me dashuri

 

Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas…

Dh’e hap ah! gjirin për një ças…

Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

 

Ahere – helmohet e buçet

Pas mallit tim liqer-i shkret,

E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,

 

Ay e hap sa me të mund,

Gjer mun në gjit,gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë

Më thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…

 

Ky gjir’i em që të pat pjellë…

Me zjarr ju flas…

Me zjarr…

******

MALLI

Syri-i bukur që t’u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon

Do më lerë-a von a shpejt,

Do më lerë-a shpejt a von.

 

Sapo shpirti m’u delir –

Shpirti im i nxirë krejt –

Do më lerë me pahir

Syri-i bukur që t’u mvrenjt.

 

E do mbetem përnjëmend

Varfanjak si mbret pa fron:

Mbretëresha që më çmend

Do me lerë-a shpejt a von.

 

Do me lerë-a von a shpejt,

Do me lerë-a shpejt a von,

Syri i bukur që t’u mvrenjt –

Syri yt që më lëndon.

 

Do më lerë…A! po si –

Qoftë-aherë-ose tani –

Do të qaj aq dashuri

Që të humb me mall te ti?

 

Panorama

Vuçiçi: Nuk bëhet fjalë për njohje de fakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia

VOA/Leonat Shehu

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sfidoi sërish të martën thirrjet e diplomacisë perëndimore për përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që nënkuptojnë njohje de fakto të pavarësisë së saj.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje dhe këtë e kam përsëritur disa herë dhe nuk e kam të vështirë as turp ta them dhe përsërisë para presidentes së Komisionit Evropian”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

“Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëj kundër Kushtetutës së saj dhe me për këtë i kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë jo vetëm njëherë por disa herë. Ky është qëndirmi i Serbisë dhe ne e dimë po e përsëris, se çka ka pranuar Serbia dhe për çfarë ne kemi biseduar, debatuar dhe miratuar përfundimet Parlamentin Serbisë dhe në përputhje me këtë ne do të sillemi me përgjegjësi dhe seriozitet në përmbushjen e detyrimeve tona”, tha presidenti serb.

Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni takuan ndarazi javën e kaluar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel, për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të premten në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se është jetike që Serbia dhe Kosova të angazhohen drejt normalizimit.

“Në këtë aspekt është e rëndësishme që Serbia të mbështesë statutin e Asociacionit të Komunave, Kosova duhet ta zbatojë këtë statut dhe përveç kësaj është thelbësore që Serbia të fillojë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për këtë”, tha ajo duke nënvizuar se njohja de fakto nënkupton që Serbia të njoh dokumentet dhe institucionet e Kosovës.

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e së cilës ishte edhe, siç thanë zyrtarët në Bruksel, “një propozim bashkëkohor evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se në propozimin e ofruar nga diplomacia perëndimore janë përfshirë edhe disa parime të nënshkruara tetë vjet më parë.

“Janë 21 apo 22 parime gjithsej që janë nënshkruar në vitin 2015 nga unë dhe Isa Mustafa, një pjesë e mirë e këtyre parimeve qëndrojnë në projekt statut”, tha ai duke theksuar se nuk mund të flas më shumë për hollësi të tjera.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për Asociacionin i cili parasheh që Gjykata Kushtetuese të jap vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe sipas tij është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.

Diplomacia perëndimore i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që sa më shpejtë të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve që do të mundësonte edhe shtensionimin e situatës ndërmjet dyja vendeve.

Por procesi i zbatimit të marrëveshjes mund të sfidohet nga zgjedhjet e reja parlamentare në Serbi që pritet të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti. Të hënën qeveria serbe i kërkoi formalisht presidentit Vuçiç shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

BIRN: Vota e Diasporës në pritje të një zgjidhjeje ligjore

Përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diskutuan të martën për garantimin e të drejtës së votës për diasporën shqiptare, në një tryezë të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që konstatoi cënimin e kësaj të drejte në zgjedhjet e fundit dhe i kërkoi Kuvendit që ta adresonte ligjërisht vijon të mbetet peng i ngërçit politik, pa një zgjidhje konkrete për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vota e diasporës mbetet peng e boshllëqeve ligjore.

“Nëse nuk do të plotësohet boshllëku ligjor i konstatuar nga Gjykata Kushtetuese, në zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të ketë votim nga jashtë”, tha ai.

Sipas Celibashit, duhet vetëm vullnet politik për ta bërë këtë gjë, por edhe të bëhet në kohë.

“Nëse bëhet më vonë, për shembull 6 muaj para zgjedhjeve, KQZ nuk ka kohë që ta implementojë”, shtoi Celibashi.

KQZ nuk mund të ndërmarrë hapa për anën rregullatore të procesit pa u shprehur Kuvendi për vendimin e GJK-së, këmbënguli kreu i këtij institucioni.

I pyetur nga drejtori i ISP-së, Afrim Krasniqi, se a mund të ndërmerrte KQZ një hap publik për të nxitur Kuvendin që të zbatojë vendimin e Kushtetueses, Celibashi u përgjigj se “vendimi është i qartë dhe duhet zbatuar në një afat kohor, që është janar 2024”.

Deputetët e Kuvendit të pranishëm nga gjithë spektri politik shprehën mbështetjen për garantimin e kësaj të drejte, por pranuan se vendimmarrja për reformën zgjedhore ishte politike dhe duhej një konsensus në Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvend.

Ky komision nuk po funksionon prej më shumë se një viti dhe nuk siguron një konsensus të gjërë politik pas përçarjes së grupit parlamentar të PD-së dhe debatit mes dy grupimeve për përfaqësimin në përbërjen e tij.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cilësoi të rëndësishme dhënien e të drejtës së votës për emigrantët dhe tha se kjo duhet të ishte beteja e opozitës. “Nuk i falet opozitës që nuk e ka çuar përpara këtë gjë, pasi mazhorancës mund të mos i interesojë vota e tyre, pasi nëse këta shqiptarë kanë ikur ata kanë ikur dhe për shkak të keqqeverisjes”- tha ajo.

Sipas Tabakut, në çdo palë zgjedhje vërehet ulja në mënyrë drastike e përqindjes së pjesëmarrjes në votime që i atribuohet pamundësisë për të votuar të shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdërim Krrashi, një ish-emigrant, tha se ai personalisht do të luftonte që kjo e drejtë të bëhej realitet, pasi ishte një e drejtë që duhej ta kishte çdo shqiptar. “Për mua kjo është edhe një çështje personale”, tha ai.

Për deputetin e opozitës, Oerd Bylykbashi, koha e diskutimeve dhe e nxitjes së institucioneve për të vendosur për këtë çështje ka mbaruar. “Tani është koha të veprojmë sa më shpejt”, tha ai, duke e cilësuar detyrë të Kuvendit që të bëjë reformën zgjedhore.

Sfidat teknike të realizimit të votimit u prekën më pak në diskutime.

Sipas drejtorit të ISP-së, Krasniqi, qëllimi i tryezës ishte të debatohej në nivel politik të vendimmarrjes dhe angazhimit.

E drejta e votës për diasporën garantohet si detyrim në disa dokumente strategjike të miratuara nga qeveria dhe Kuvendi, dhe është pjesë e dokumenteve kryesore të Bashkimit Europian për Shqipërinë, tha ai, duke ngritur pikpyetje mbi përgjegjësinë politike për realizimin e reformës zgjedhore./BIRN

Bardhi zbardh diskutimet: S’pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale

Pas mbledhjes së zhvilluar sot me Sali Berishën dhe deputetët e opozitës, para gazetarëve ka folur edhe Gazment Bardhi.

Ai tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore, ndërsa sa i takon zhvillimeve të fundit në Parlament, ai tha se nuk do të pranojnë provokime.

Sipas tij nëse do të provokohen do të përgjigjen, teksa shton se nuk do të ketë seancë normale nëse nuk vendosen të drejtat e deputetëve të opozitës në vend. Ai tha se do të përgjigjen “me çdo çmim”.

“Komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesën në Kuvend për ngritjen e 3 komisioneve. Përbërja e Komisionet të Reformës Zgjedhore, prioritet për PD dhe mazhoranca duhet të heqë dorë për diktimin se kush do jenë përfaqësuesit e PD. Edhe dje, kreu i grupit të PS gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nikolla duhet të heqë dorë nga trajtimi i vetës si specialiste e protokolleve të Bashës. Nuk pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale”, tha ai.

Sa i takon kërkesës së PS për përjashtimin e 7 deputetëve, ai tha se nuk do t’i njohin këto masa, duke i cilësuar si arbitrare.

“Nuk njohim përjashtime arbitrare, janë një tjetër hap për t’i mohuar të drejtat deputetëve të opozitës, shenjë arrogance. Të heqin dorë nga aktet e provokimit të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme”, tha ai.bw

Mezhgoran – ‘Mero Baze po na vjedh ujin’/ Policia pengon protestuesit

Banorët e Mezhgoranit dolën sërish në protestë sot, pasi akuzojnë gazetarin Mero Baze se po u vjedh ujin për llogari të një ndërtimi turistik në fshatin e tij.

Banorët u përballën me forca të shumta policore, që kishin mbërritur jo vetëm nga Tepelena, por edhe nga Gjirokastra.

Protestuesit thanë se policia duhet të mbrojë njerëzit e thjeshtë dhe jo ata që kanë pushtet dhe që po u grabisin ujin.

Banorët thanë se do të vazhdojnë protestën e tyre, duke u zotuar se nuk do të lejojnë marrjen e gjësë më të rëndësishme. syri.net

Prokurorët e SPAK-ut që hetojnë Berishën vizitë zyrtare në Uashington, pritet të takohen me DASH dhe agjentët e FBI-së

Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP).

Pjesë e delegacionit është edhe Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, prokurorët që po hetojnë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.

Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).bw

Bardhi: Parlamenti i turpit, mazhoranca merr vendime për të asgjësuar opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë fjalën në parlament duke u shprehur se kurrë në historian e kuvendit nuk është parë që mazhoranca të votoi për të hequr të drejtat e opozitës.

“Prej tre javësh kuvendi i Shqipërisë është në ngërç duke pamundësuar funksionimin normal të tij. Ju keni marrë vendimin për të asgjësuar për të asgjësuar opozitën në parlament.

Kurrë në historian e këtij parlamenti nuk ka ndodhur që kryetarja e kuvendit ta shndërrojë vetën në një  specialiste arkive të një partie duke injoruar kushtetutën e vendit. Kurrë nuk ka ndodhur që kryetarja e kuvendit të hedh në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të votoi për ti asgjësuar atë.

Kurrë në historinë këtij parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca ti diktojë opozitës që më kë dhe si të përfaqësohet në komisione parlamentare.

Kurrë nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda vitit tetë kërkesa për komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim për këtë gjë.”

Botohet në Tiranë “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”

VOA/Ilirian Agolli

Instituti i Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike përuroi sot botimin e plotë në pesë vëllime “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”.

Për këtë botim punuan për disa vite 46 studiues nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe diaspora.

Në këtë tubim të historianëve, mori pjesë edhe presidenti Bajram Begaj, i cili theksoi se historia na sjell mësime për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen, duke shmangur përsëritjen e gabimeve.

Zoti Begaj tha se krahas formimit të identitetit të popullit shqiptar, historia sjell shumë mësime për të sotmen e tij, që gabimet e të shkuarës të mos përsëriten gjatë ndërtimit të së ardhmen.

Shkrimi i historisë pa komplekse, me fakte të plota, sidomos për gjysmën e dytë të shekullit 20, theksoi presidenti Begaj, ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

“Kaluam një nga periudhat më të errëta, ku u deformua jo vetëm historia, por edhe vet shpirti i shqiptarëve. At Zef Pllumbi shkroi dikur në librin “Rrno vetëm për me tregue” se ne nuk duhet ta harrojmë çka nddhi, as ta minimizojmë, duke relativizuar të keqen. Ne duhet të sigurohemi që ajo e kaluar të mos përsëritet më, prandaj kujtesa është me mjaft rëndësi”, tha presidenti Begaj.

Historianët theksuan se sfida ishte studimi sistematik e profesional i historisë së shekullit të XX, e cila ka qenë më e deformuara nga ndërhyrja e politikës dhe nga ideologjia e regjimit komunist.

Ky botim sjell një pamje të plotë të zhvillimeve në shekullin e kaluar, thotë profesor Beqir Meta, si dhe shënon ndarjen e plotë me historiografinë e mëparshme të trashëguar nga regjimi komunist, për të gjithë etapat; prej nacionalizmit të fillim shekullit, Pavarësia, vitet 20, Mbretëria, Lufta e Dytë Botërore, regjimi komunist, rrëzimi i tij, dhe tranzicioni drejt demokracisë. Kosova është pjesë integrale e këtij studimi, theksoi ai.

“Veçanërisht për Kosovën janë analizuar mirë ngjarjet, faktorët dhe aktorët, si Komiteti i Kosovës, i cili është analizuar edhe në raport me shtetin shqiptar, siç nuk është bërë asnjëherë më parë. Po ashtu ngjarjet në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, administrata shtetërore që u vendos atje, apo sistemi arsimor që u krijua atje, mbrojtja e popullsisë civile nga forcat nacionaliste në një situatë të vështirë, ripushtimi i Kosovës, Në vëllimin e pestë përfshihet evolumi i statusit të Kosovës dhe dhuna serbe në Kosovë, pasojat e saj”, tha studiuesi Meta.

Folësit theksuan se e ardhmja europiane e Shqipërisë bazohet te vlerat më të mira të shqiptarëve, ndaj të vërtetat historike është me rëndësi që të hulumtohen me kujdes dhe të nxirren në dritë.

Studiuesi dhe drejtori i Institutit të Historisë në në Akademinë e Studimeve Albanologjike, profesor Afrim Krasniqi, tha se libri është fryt i një lirie të plotë akademike dhe se autorët kanë sjellë një botim me vlera të jashtëzakonshme shkencore, duke lënë mënjanë përpjekjet e politikës për të ndikuar mbi historiografinë.

“Botimi që sjellim nuk është dhe nuk imponon një Histori zyrtare të Shqipërisë. Nuk mund të ketë një Histori zyrtare të Shqipërisë. Ndoshta, dhe me siguri nuk është botimi shterrues e me siguri do të ketë botime të tjera në të tjera në të ardhmen. Por është një produkt shkencor dhe gjithmonë shkenca është e hapur për debat, për argumenta dhe burime të reja referuese, për qasje alternative dhe kjo është e mira për historinë në një shoqëri të hapur”, tha zoti Krasniqi.

Autorë të botimit “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX” janë një numër i madh studiuesish nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga diaspora.

Folësit theksuan se ata kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm për disa vite mbi një mori burimesh arkivore serbe, bullgare, ruse, maqedone, amerikane, italiane, britanike, franceze, krahas arkivave dokumentare të vet Shqipërisë, të cilat kanë qenë të mbyllura e të pashfrytëzuara gjatë regjimit komunist.

Përfaqësuesja e Kishës: Mark Frroku nuk ka lidhje me ne, duan të përfitojnë

Zbardhen emrat e personave të arrestuar për konfliktin te Kepi i Rodonit.

SYRI TV mëson se bëhet fjalë për shtetasit;

-Mark Frroku

-Bajram Kaçuli

-Antonio Lazri

-Pal Doda

-Erjon Reka

-Martin Lazri

-Ylli Reka

-Orgito Reka.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Besnik Toma, i cili ka qenë dhe personi që ka qëlluar me armë zjarri, i cili thuhet se është shoqërues dhe i afërm i ish-deputetit Mark Frroku.

Sakaq, në gjendje të lirë është proceduar Ndue Sokoli.

Në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Mark Frroku dhe të afërm të tij.

Përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, zonjën Ana Shtjefni, ka bërë me dije se personat që kanë pretenduar se janë përfaqësues të Kishës Katolike, nuk janë të tillë.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës Katolike dhe as të autorizuar nga kjo e fundit. Sipas Shtjefnit, ata kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.

Konflikti në Kepin e Rodonit- Detaje të reja, policia në kërkim të personit që qëlloi me armë, i afërm i Frrokut (Emrat)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga për konfliktin e armatosur një ditë më parë në Kepin e Rodonit,  Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Ndërkohë gazetari Igli Çemeta bën me dije për BalkanWeb se është shpallur në kërkim shtetasi Besnik Toma, i cili ka qenë dhe personi që ka qëlluar me armë zjarri, i cili thuhet se është i afërm i ish-deputetit Mark Frroku.

Sakaq, në gjendje të lirë është proceduar Ndue Sokoli.

Kujtojmë se në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij.bw

Konflikti i pronësisë te ‘Kepi i Rodonit’, 8 të arrestuar, mes tyre Mark Frroku

Zbardhen detaje nga konflikti i pronësisë mbrëmë te ‘Kepi i Rodonit’, ku mes 8 të arrestuarve ish-deputeti socialist, Mark Frroku.

Siç raporton policia, në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

NJOFTIMI I POLICISE
Në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.bw

 

I arrestuar për lidhje me krimin, biznesmenit Gjoka i sekuestrohen 390 mijë metra katrorë pyje

Prokuroria e Posaçme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, SPAK

VOA

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten se kavënë nën sekuestro sipërfaqe që në total shkojnë 390 mijë metra katrorë në zonën Pulaj-Plazhë, të Velipojës. Hetimet kanë zbuluar se i përkasin Pëllumb Gjokës, sipërmarrësit të arrestuar në muajin korrik, gjatë një operacioni në të cilin u arrestuan funksionarë të drejtësisë, policisë si dhe emra të njohur të botës së krimit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet fjalë për tre sipërfaqe të ndara të llojit pyll, nga të cilat dy ishin rregjistruar në emër të shoqërive të ndryshme tregtare dhe një tjetër në emër të një personi privat, por që nga hetimet “ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se janë fituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të kryer nga shtetasi Pëllumb Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë”.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.

Gjoka u arrestua falë informacioneve që Prokuroria e Posaçme mori nga agjenci europiane të cilat kanë mundur të deshifrojnë komunikmet përmes telefonave të koduar të përdorur kryesisht nga personazhe të botës së krimit, mes të cilëve dhe emra jo të pakët shqiptarësh. Grupi i personave të kapur në korrik dyshohet për një numër të madh veprash penale, që nga “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, apo dhe “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Rama zbulon bustin e Mitsotakis, ceremonia bojkotohet masivisht

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull.

Rama nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në emërimin e sheshit të Derviçanit pas ish-kreut të qeverisë greke.

Por edhe pse u përpoq të bënte batuta me ndihmësin e tij, i cili mbante çadrën për të, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”, ceremonia ishte bojkotuar masivisht.

Asnjë përfaqësues i minoritetit grek nuk ishte i pranishëm.

Ndërkohë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili kishte premtuar se do vinte në dhjetor të vitit 2022, normalisht nuk ishte i pranishëm.

Kjo për shkak të situatës së tensionuar, të krijuar pas arrestimit politik të Fredi Belerit në Himarë.

Athina zyrtare ka kërcënuar se do bllokojë integrimin e Shqipërisë.

Kurse lideri opozitar, Sali Berisha, tha para dy ditësh se arrestimi i Belerit ishte inskenuar nga SPAK dhe policia shqiptare, duke përdorur fondet sekrete të policisë.

Gjyqtarja Irena Gjoka cakton avokate të Berishës ithtaren e Enver Hoxhës

Vazhdojnë shkeljet skandaloze të gjyqtares Irena Gjoka, në lidhje me procesin politik të hapur nga SPAK, ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Pasi emëroi si avokat kryesisht, një avokat që ishte ithtar i rilindjes dhe kishte bërë vetëm 3 ditë më parë një status, kundër kryetarit të PD-së, Sali Berisha, sot ka vendosur që të emërojë si avokate, një ithtare të Enver Hoxhës.

Gjykata e Posaçme ka njoftuar pasditen e sotme se pas tërheqjes së dy avokateve të emëruar kryesisht, ka vendosur të emërojë si përfaqësuese ligjore, avokaten Valentina Teodoresku.

Kjo e fundit në profilin e saj në Facebook ka shfaqur hapur admirimin dhe mbështetjen ndaj Edi Ramës. Por jo vetëm.

Avokatja e caktuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, është një ithtare e flakët e diktatorit Enver Hoxha.

Mos u çuditni, këto janë emërimet e gjyqtares Irena Gjoka në procesin politik të hapur nga drejtësia e Edi Ramës, kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Dosja “Partizani”- “Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit”, avokatja e ish-kryeministrit trazon rrjetin

Valentina Todoresku është zgjedhur avokatja e re e caktuar nga shteti e cila do të mbrojë ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku Berisha akuzohet për korrupsion nga SPAK.

Duket se zgjedhja e saj për të përfaqësuar Berishën ka shkaktuar shumë bujë në media, për shkak të disa postimeve në Facebook.

Më konkretisht në 21 dhjetor të vitit 2021, avokatja ka shkruar se “ Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit. Yuri Kim ia kërkon hapur Arben Krajës: SPAK të veprojë tani.”

1612889320410
1612889320410

Kujtojmë se dy avokatët e Sali Berishës Genc Gjokuaj dhe Sokol Mëngjesi, braktisën seancën në GJKKO, pas rrëzimit të kërkesës së tyre që çështja e ish-kryeministrit të kalonte në Gjykatën Kushtetuese.

Pas largimit të tyre, GJKKO caktoi avokatin e paguar nga shteti Artan Simoni, por vetëm pak orë më pas u zëvendësua, pikërisht për shkak të një postimi të bërë pak ditë më parë, po në Facebook.

Ai shkruante: Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!

(BalkanWeb)

REL: Ish-kryeministrit Sali Berisha i kërkohet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të duhet të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për t’u marrë në pyetje, thanë autoritetet.

Berisha dyshohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim”, në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi u mor pasi për tre ditë me radhë u mbajtën disa seanca maratonë dhe pas ndryshimit të disa avokatëve si përfaqësues të ish-kryeministrit.

Gjykata vendosi për vazhdimin e masës së sigurisë me karakter shtrëngues, “detyrim për t’u paraqitur” për Sali Berishën.

Sipas vendimit të gjykatës, “urdhërohet shtetasi nën hetim, Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para policisë gjyqësore në SPAK. Po ashtu gjykata ka urdhëruar që Berisha “të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizim të gjykatës si dhe ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”.

Për caktimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha u deshën tre ditë kohë. Kjo ndodhi fillimisht për shkak të tërheqjes së avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, të përzgjedhur nga ish-kryeministri Sali Berisha për ta përfaqësuar në gjykatë. Ata u tërhoqën sepse e cilësuan të parregullt procesin ndaj ish-kryeministrit. Ndërsa vetë Berisha deklaroi se nuk do të paraqitej në gjykatë, pasi i cilëson akuzat ndaj tij të pabaza dhe të motivuara politikisht. Në këto kushte, mbrëmjen e së mërkurës, gjykata vendosi që të caktonte avokat nga shteti.

Por, vetëm pak orë pasi avokati Artan Simoni mori përsipër mbrojtjen, ai u tërhoq për shkak të një postimi në rrjetet sociale, për të cilin u aludua nga bashkëpunëtorë të Berishës se lidhej pikërisht me ish-kryeministrin. Mëngjesin e së enjtes gjykata caktoi dy avokatet e tjera Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalla, që të mbronin ish-kryeministrin në seancën për masën e sigurisë.

Ato morën 5 orë kohë për t’u njohur me dosjen, por për arsye të paqarta dhe të papublikuara, të dyja u tërhoqën në nisje të seancës në orën 15:00. Tërheqja e tyre u mësua pas përfundimit të seancës, kur gjykata bashkë me vendimin e marrë, bëri të ditur se tashmë është caktuar një tjetër avokate nga shteti, Valentina Todoresku.

Pavarësisht kohëzgjatjes, tashmë ka një vendim, dhe ish-kryeministri Sali Berisha mund të ankimohet për masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, si dhe në Gjykatën e Lartë.

Për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe për “pastrim parash”. Ndërsa ortaku i tij, ndërtuesi Fatmir Bektashi po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Hetimet nga SPAK nisën pas një kallëzimi të dorëzuar në vitin 2020 nga Taulant Balla, tani ministër i Brendshëm. Në kallëzim theksohej se “Jamarbër Malltezi privatizoi kompleksin Partizani në mënyrë të paligjshme me një shumë rreth 100 mijë euro, ndërsa në këtë zonë tashmë janë ngritur disa pallate për banim. Kjo u arrit përmes vendimeve favorizuese të qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha”.

Kompleksi sportiv “Partizani”, me një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë, u privatizua në vitin 2008, deri në atë kohë ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rreth 22 mijë metra katrorë i përkisnin 64 trashëgimtarëve të pesë familjeve të ish-pronarëve, mes tyre edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa 4 mijë metra katrorë të tjerë ishin pronë shtetërore. Në fund të procesit të kthimit të kësaj prone, Jamarbër Malltezi arriti të marrë 35 për qind të të gjithë pronës, duke përfshirë këtu edhe pjesën që ishte tokë shtetërore.

Sipas padisë së dorëzuar në SPAK, kjo është bërë përmes vendimeve të dyshimta të Qeverisë së Sali Berishës. Në atë sipërfaqe të përfituar, Jamarbër Malltezi së bashku me ortakun e tij Fatmir Bektashi, kanë ndërtuar disa kulla.

Për këto ndërtime, në kallëzimin e dorëzuar në Prokurori, theksohet se nuk dihet burimi i të ardhurave. Për këtë çështje janë thirrur në SPAK disa ish-ministra të Mbrojtjes dhe të Ekonomisë nga Qeveria e atëhershme e Berishës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe familja e tij, përfshirë edhe dhëndrin Jamarbër Malltezi, janë shpallur persona të padëshiruar (non grata) nga Shtetet e Bashkuara, nën dyshimet se janë të përfshirë në korrupsion të lartë dhe cenimit të demokracisë./REL

‘Pyesni Departamentin e Drejtësisë’/ Afera Rama-McGonigal, Dorian Duçka del nga zyrat e SPAK

“Mund të pyesni Departamentin e Drejtësisë në Amerikë”.

Kështu ka deklaruar këshilltari jozyrtar i Edi Ramës, Dorian Duçka pasi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për disa orë.

Para gazetarëve ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me marrjen në pyetje.

Kujtojmë se ish-zëvendës ministri i Energjetikës, u mor në pyetje për rreth 4 orë.

Rasti i fundit ku emri i tij ka dalë në skenë, ka qenë në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Duçka ishte personazhi kyç në këtë dosje, që bëri lidhjen mes Ramës dhe agjentit të diskredituar të FBI-së.

Ndërkohë, emri i tij del edhe në laptopin e djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden, që ka shkaktuar një skandal të rëndë në SHBA.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News24 dhe BalkanaWeb se as SPAK nuk ka dhënë informacion për pyetjet ndaj Duçkës. SPAK më herët ka deklaruar se është duke kryer verifikime në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe do të marrë në pyetje gjithë personat e përfshirë, emrat e përmendur.

Përgjatë ditëve të fundit dhe ditëve në vijim, sipas të dhënave të SPAK, do të ketë persona të nivele të larta do të merren në pyetje.

Në lidhje me Duçkën, ende nuk dihet nëse është pyetur për çështjen “McGonigal”, edhe pse ka dyshime, nuk është konfirmuar ende.

VOA: Gjykata Kushtetuese pranon ankimin e Belerit

Fredi Beleri, gjatë një seance gjyqësore

Armand Mero

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë shqyrtimin në seancë plenare të një kërkesë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për “shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën”, të një serie vendimesh të gjykatave të shkallëve të ndryshme, të cilat kanë konfirmuar mbajtjen e tij në arrest me burg, duke refuzuar ndryshimin e kësaj mase sigurie. Bëhet fjalë për vendimin e parë të Gjykatës së Posaçme, atë të Apelit si dhe vendimin e Gjykatës së Lartë.

Shqyrtimi në seancë, i cili pasi më parë trupa e anëtarëve të Gjykatës e ka vlerësuar si të vlefshme kërkesën, parashikon fazën ku pretendimet shqyrtohen në bazë të dokumentacionit.

Zoti Beleri ka provuar mëse një herë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, sikundër ka kërkuar dhe që t’i jepet mundësia që të shkojë të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, por gjithnjë këto kërkesa të tij janë rrëzuar. Ai gjatë gjithë kohës ka pretenduar se po mbahet në burg pa prova dhe në shkelje të dispozitave ligjore, duke folur për vendime me sfond politik.

Përfaqësues i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, zoti Beleri ishte kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai u arrestua 2 ditë përpara votimit, nën dyshimet për shitblerje të votës. Megjithatë ai doli fitues, me një diferencë shumë të ngushtë votash me rivalin socialist Jorgo Goro. Hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe janë zhvilluar seancat e para të procesit gjyqësor.

Arrestimi i tij provokoi një acarim të menjëhershëm të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit pretendoi për shkelje të të drejtave të pakicave, duke kërkuar lirimin e tij. Një kërkesë e cila tashmë është transformuar në krijimin e mundësisë për zotin Beleri që të bëjë betimin si kryebashkiak. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi pak kohë më parë kur ishte në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e Procesit të Berlinit, se ai do të diskutonte me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pikërisht për këtë.

Greqia haptazi e ka kushtëzuar me çështjen Beleri, edhe procesin e përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe po këmbëngul që të mos ecet përpara me nisjen konkrete të bisedimeve për anëtarësim. Vendimi për këtë hap është parashikuar për në fund të këtij viti dhe kërkon votën unanime të të gjithë shteteve anëtare.

I akuzuar se kishte lidhje me Charles McGonigal, Dorian Duçka paraqitet në SPAK

Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK.

Ende nuk dihen arsyet se përse Duçka është thirrur nga Prokuroria e Posaçme.

Kujtojmë se emri i Duçkës u përmend gjerësisht lidhur me çështjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në zyrën e Nju Jorkut, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me Shqipërinë.

Duçka është një ndër personat e përmendur në dosjen amerikane të arrestimit të Charles McGonigal.bw

VOA: Tiranë, Gjykata shtyn sërish procesin e masave të sigurisë për ish kryeministrin Berisha

Ilirian Agolli

Në Tiranë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për nesër në mëngjes seancën e zgjatur deri në mbrëmjen e të mërkurës për masat e sigurisë (detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit) ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, i dyshuar dhe nën hetim për korrupsion.

Pas largimit nga salla e gjyqit të dy avokatëve të zotit Berisha, Gjykata caktoi një avokat publik mbrojtës për të përfaqësuar ish kryeministrin.

Por ndërsa këtij avokati iu dha kohë të njihej me aktet e gjyqësor, dhe procesi vazhdoi, Gjykata bëri të ditur se ishte vet Prokuroria e Posaçme SPAK, që kërkoi zëvendësimin e këtij avokati me një tjetër avokat publik për të siguruar një mbrojtje sa më efektive të zotit Berisha.

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet”, thuhet në njoftimin e të mërkurës në mbrëmje të GJKKO-së.

Në seancën e sotme zoti Berisha u përfaqësua nga dy avokatë të tij, të cilët përsëritën kërkesën, që të përjashtohej nga procesi gjyqtarja Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

Ata i kërkuan Gjykatës së Posaçme që t’i drejtohej për një interpretim Gjykatës Kushtetuese nëse masa “detyrim paraqitje” për rastin e zotit Berisha, i cili gëzon imunitetin e deputetit, është kufizim apo heqje e lirisë.

Gjykata rrëzoi kërkesat e dy avokatëve, të cilët u larguan nga salla, duke mos pritur vazhdimin e seancës për konfirmimin e masës së sigurisë.

Ish kryeministri Berisha dyshohet nga SPAK-u për korrupsion gjatë procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, me ndryshime ligjore si dhe vënien e institucioneve shtetërore në shërbim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të përfituar si një ndër ish pronarët e atij trualli.

Zoti Berisha ka cilësuar këto akuza si të pabazuara në prova dhe si sulme politike nga kryeministri Rama.

Nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Gjykata e Posaçme ka vendosur detyrim paraqitje për ndërtuesin Fatmir Bektashi si dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin.

Ky i fundit u arrestua të shtunën, ndërsa janë sekuestruar llogari bankare dhe objekte pasuri të tij në kryeqytet dhe në bregdet. Ata dyshohen për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kallëzimi i Belerit, SPAK sekuestron një pasuri të bashkëshortit të Olta Xhaçkës, dyshohet se e përfitoi me dokumente false

Në kuadër të hetimit të nisur mbi bazën e kallëzimit të kryebashkikaut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, SPAK ka vendosur që të ngrijë pasurinë truall prej 5512 metër katror të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka, aty ku po ndërton vila luksoze si investitor strategjik.

Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara. Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre, ndërsa prona në emër të Gaçit nuk mund të tjetërsohet.

Pak javë më parë SPAK thirri dhe mori në pyetje kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Goro dhe bashkëshortin e Xhaçkës.bw

VOA- Ish Klubi Partizani, Berisha kallëzon gjykatësen e çështjes dhe kërkon përjashtimin e saj

Armand Mero

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme nisi sot shqyrtimin e masave të sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish kryeministrin Sali Berisha, të marra ndaj tij në kuadër të hetimit mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani në kryeqytet. Këto masa janë konsideruar antikushtetuese nga zoti Berisha, sipas të cilit, do të duhej që më parë Prokuroria e posaçme të kërkonte autorizim nga parlamenti. Megjithatë, ai u përfaqësua nga dy avokatë në seancën e cila u shty për të vijuar ditën e nesërme.

Për të disatën herë, edhe sot, ish kryeministri Sali Berisha këmbënguli se masat e sigurisë të vendosura ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë, janë sipas tij në shkelje të Kushtetutës: “Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit”.

Ai i referohet nenit 73 pika 2 të Kushtetutës, duke deklaruar se kufizimi i lirisë së deputetit në çdo lloj forme, bëhet me autorizim nga parlamenti. Por neni 73, e kushtëzon këtë, në rastin e heqjes së lirisë, pa përmendur termin kufizim të lirisë.

Ndërsa në orën 14.00 në Gjykatën e Posaçme nisi seanca për masat e sigurisë ndaj tij, zoti Berisha ishte në një konferencë shtypi. Dhe ndonëse kishte refuzuar të firmoste për dy ditë me radhë dokumentat e gjykatës me anë të të cilave ai vihej në dijeni për masat shtrënguese, në sallën e gjyqit ai përfaqësohej nga dy avokatë. Mbrojtësit e tij njoftuan se “sot është bërë kallzim në SPAK ndaj gjyqtares së cështjes për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” pasi vendimi është në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit procedurial penal. Mbi këtë bazë ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, dhe kemi depozituar kërkesën”, deklaroi avokati Genc Gjokutaj. Seanca është shtyrë më pas për të vijuar ditën e nesërme.

Ish kryeministri dyshohet, për veprën penale të Korrupsionit, për rastin e procedurave të Privatizimit të ish Kompleksit sportiv Partizani, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër ish pronarët e tokës, përmes ndryshimeve ligjore apo vënies së institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të dhëndrit. Zoti Berisha ka hedhur poshtë gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, duke folur për akte të mbushura me gënjeshtra e manipulime, si dhe për një skenar me sfond të pastër politik, sipas tij.

Një ditë më parë Gjykata konfirmoi masat e sigurisë për ndërtuesin Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezin. Ky i fundit u arrestua të shtunën pasdite. Ndaj tij është dhënë dhe masa e sekuestros mbi një numër të madh pasurish të paluajtshme dhe llogarish bankare. Një ditë më parë autoritetet sekuestruan një vilë në zonën bregdetare të Lalzit, ndërsa sot u vijua me bllokimin e disa dyqaneve dhe apartamenteve të tij në Tiranë.


Send this to a friend