VOAL

VOAL

Grupe refugjatësh të mitur drejt kufirit shqiptar

Policia shqiptare bllokoi të mërkurën 26 refugjatë afganë të hyrë nga kufiri grek, në afërsi të pikës së Kakavijës, në rrethin e Gjirokastrës.

Mes refugjatëve 18 prej ishin fëmijë të mitur. Duket se destinacioni i tyre ishte Mali i Zi. Policia shqiptare nuk ka dhënë hollësi, por refugjatët pritet t`u dorëzohen autoriteteve greke.

Policitë e të dy vendeve po hetojnë mbi një organizim të mundshëm trafiku të grupeve të mëdha të refugjatëve, të cilët dyshohen se fshihen në zonat pyjore buzë kufirit me Shqipërinë dhe që kanë destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet perëndimore.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë greke të Politikave të Emigracionit, aktualisht në Greqi janë 57 mijë refugjatë. Nga këta, rreth 10.000 janë të strehuar në zonat e mikpritjes ne ishujt e Egjeut Lindor. Po sipas burimeve zyrtare greke 41% e refugjatëve janë meshkuj, 21% femra dhe 38% fëmijë, një pjesë të mitur, të pashoqëruar.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Solidaritet Social (NCSS), në Greqi aktualisht jane rreth 1495 të mitur te regjistruar të cilët janë duke pritur për zbrazjen e strukturave pritëse për t`u akomoduar.

Pjesa më e madhe e refugjatëve dhe emigrantëve, sipas shtypit grek, janë vendosur në Greqinë Veriore dhe në zona afër kufrit me Shqipërinë.

Vlerësohet se 21836 refugjatë gjenden në strukturat pritëse në këtë rajon ndërkohë që Kapaciteti pritës është për rreth 29.000 persona.

Shqipëria ka njohur javët e fundit grupe të shtuara të refugjatëve sirianë dhe afganë nga Greqia.

Autoritetet shqiptare po ndihmohen nga UNCHR për trajtimin e përkohshëm të refugjatëve. Kjo organizatë sapo ka hapur një zyrë të saj në Gjirokastër dhe po koordinon operacionet e ndihmës në rajon.

PD: Eskobari i Ballkanit Klement Balili me skaf në Sarandë, e shoqëron drejtuesi i policisë

TIRANE- Partia Demokratike publikon disa foto, të një personi në skaf, duke pretenduar se ai është Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

PD-ja i referohet “dëshmive nga vendngjarja”, që “konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin “Sejko” në Sarandë është shfaqur Klement Balili”.

PD shton se në foto është Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.

“Ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë”

Duke iu referuar sërish dëshmve, selia blu shton se Balili ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.

“Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet t’ju shpjegojë shqiptarëve: Cfarë po bënte, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj?Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët. Por cdo ditë që kalon thellohet edhe më shumë gjirizi i krimit dhe drogës ku është futur kryeministri në detyrë, gati të sfidojë edhe DEA-n amerikane, duke mbrojtur një të kërkuar prej saj si Klement Balili. Shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë të sundohen nga baronët e drogës”,- thuhet më tej në deklaratë.

KUSH ËSHTË KLEMENT BALILI
Hetimi i policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane e cilëson Klement Balilin që ishte edhe Drejtori i Transporteve të Sarandës, një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Emri i tij doli në skenë gjatë hetimeve për goditjen e rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku u arrestuan 15 persona, 13 grekë dhe 2 shqiptarë dhe u sekuestruan 678 kg kanabis. Pas kësaj, u shkarkua nga detyra drejtori i Transportit Rrugor, Klement Balili, i cilësuar nga media greke si “Eskobari i Ballkanit”. Pesë ditë pas publikimit të emrit në media policia shkoi në shtëpinë e Balilit, por ky i fundit ishte larguar në drejtim të paditur

Në vitin 2006 ai sëbashku me 3 efektivë policie të Sarandës, u arrestuan pasi po tentonin të kalonin për në shtetin fqinj rreth 750 kilogramë drogë drejt Greqisë. Dosja u dërgua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nën akuzat e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal, por për Klemend Balilin, hetimet u pushuan.

Grabitja e bankës – Pranga drejtorit e shefit të sigurisë, bashkëpunuan me grabitësit

Disa orë pas grabitjes në bankën në ish-Bllok, policia arreston 2 persona, punonjës të saj.

Punonjësit e arrestuar dyshohen për bashkëpunim me autorët dhe për shpërdorim detyre.

Në pranga ranë Luigj Gjonaj, drejtori i filialit të bankës në ish-bllok, Florjan Skarra shefi i sigurisë së filialit.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë neglizhuar detyrën në momentin e rënies së alarmit, pas futjes së grabitësve në dhomën e kasafortës. Burimet e policisë thanë se dy të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me grabitësit.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistet e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj pronës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Luigj Gjonaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, me me detyrë drejtor i filialit të bankes.

• Florjan Skarra,36 vjeç, banues në Tiranë me detyrë shef i sigurisë së filialit të bankes, (nenet 248 dhe 25 të K.P).

Arrestimi i shtetasve Luigj Gjonaj dhe Florjan Skarra, u bë për arsye se me veprimet dhe mos veprimet e tyre pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasaforten e kësaj banke.

Nenet 136/2, 248 dhe 25 të K.P. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit (neni 136/2 i K.P), të vjedhjes së ndodhur në orën 08:15, në kryqëzimin e rrugës ‘‘Vaso Pasha“, me rrugën ‘‘Ismail Qemali“, ku persona të paidentifikuar duke hapur dy vrima në murin rrethues të bankës dhe të murit të dhomës kasafortë kanë hyrë në kasafortën e bankës dhe kanë vjedhur një sasi lekësh ende të papërcaktuar.

GRABITJA

Krimi besohet se ka ndodhur gjatë fundjavës që shkoi në një filial banke në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja është zbuluar dje në mëngjes, pasi banka e nivelit të dytë konstatoi boshatisjen e kasafortës ku janë marrë një shumë totale prej rreth 200 mijë dollarësh. Skenari spektakolar është realizuar me anë të hapjes së vrimave me dimensione 50×30 në dy faqe muri, që lidhnin bankën me një bodrum që rrinte prej vitesh i boshatisur.

Duke shfrytëzuar njohjen në detaje të planimetrisë së ndërtesës dhe, me sa duket, duke pasur të dhëna nga brenda bankës për pozicionin e kasafortës, autorët kanë vepruar me saktësi.

Ata kanë shfrytëzuar një bodrum, ishlokal nate dhe më vonë ishkazino, ku kanë hyrë dhe kanë punuar të pashqetësuar nga njeri, të paktën 2-3 ditë.

Ata kanë çarë dy faqe muri, duke arritur që përmes tyre të dalin në anën tjetër pikërisht në dhomën ku ndodhej kasaforta e bankës. Burime nga hetimi thanë se kasaforta është hapur me turjelë metalike dhe prej saj janë marrë 10 milionë lekë të rinj, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.

Duket e habitshme, por të premten, më 5 gusht, në orët e mbrëmjes, stafi i bankës ka pasur një sinjalizim për tentativë të mundshme grabitjeje.

Kompania e sigurisë private të bankës ka dërguar grupet e saj të gatshme, që kanë bërë kontrollin e jashtëm të krejt godinës dhe të ambienteve ku ndodhet filiali dhe në fund nuk kanë konstatuar asgjë të dyshimtë.

SUPERGRABITJA

Ka dyshime se autorët e krimit kanë nisur të gërmojnë murin që prej të premtes javën e kaluar, në datë 5 gusht 2016. Në pjesën e përparme të bodrumit në fjalë, nga drejtimi i vilave të ish-diktatorit ndodhen shkallët që zbresin rreth 3 metra nën nivelin e trotuarit për te një derë hekuri, që përbën hyrjen kryesore.

Bodrumi vazhdon nga ky krah i ndërtesës, deri në krahun tjetër të pallatit ku ndodhet një parking privat. Rrëzë murit, në katin e parë nga krahu i parkingut, ndodhet një dritare me dimensione rreth 100x30cm.

Rrjeta prej hekuri e kësaj dritareje ishte “shqyer” nga autorët që, me sa duket, kanë hyrë fillimisht nga kjo anë e bodrumit dhe më pas kanë hapur nga brenda portën e hyrjes kryesore në anën tjetër.

HETIMI

Policia flet për të paktën tre persona që kanë vepruar përgjatë tri ditëve të fundjavës për realizimin e grabitjes.

Megjithatë, nuk është e konfirmuar kjo shifër, pasi deri mbrëmë vonë nuk ishte arritur të gjendej asnjë material filmik nga kamerat e sigurisë ku të dalloheshin autorët.

Ndërkohë, në vendngjarje janë fiksuar prova të ndryshme si dalta, çekiçë, gurë fresibël, bombol gazi e oksigjeni, që janë përdorur për realizimin e çarjeve në të dyja muret.

Arrestohet nipi dhe vëllai i ish-oficerit të SHISH Isa Çopa

Forcat e Sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit mbrëmë kanë vënë në pranga vëllain dhe nipin e ish-shefit të Kundërzbulimit të SHISH-it, Isa Çopës, i cili u gjet i djegur brenda makinës së tij “Opel Korsa” më 24 tetor të vitit 2011.

Mësohet se Halit Çopa dhe djali 20-vjeçar i këtij të fundit u arrestuan në banesën e tyre. 50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, ndërsa i biri për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, pasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr drogë.

Rreth orës 22:00, policia ka shkuar për kontroll në banesën e familjes Çopa, në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar si dhe për të ndaluar djalin e kësaj familjeje. Menjëherë ka reaguar kryefamiljari, Halit Çopa, i cili u ka thënë policëve nëse kishin mandat kontrolli dhe përse po e shqetësonin në orët e natës. Pas kundërshtimit, blutë i kanë vënë prangat 50-vjeçarit dhe e kanë çuar në komisariat bashkë me të birin.

Ndërkaq, pjesëtarë të familjes Çopa deklaruan se policia ka dhunuar e rrahur djalin në sy të tyre. Nga ana tjetër, blutë janë treguar të rezervuar në dhënien e informacionit në lidhje me arrestimin e vëllait dhe nipit të Isa Çopës, vrasja e të cilit ka mbetur në kufijtë e misterit. Ndonëse kanë kaluar 5 vjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Currilave në Durrës, ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve të krimit. Aktualisht dosja “Çopa” është në arkivën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. /GSH/

Ekspertët gjermanë: Zv/drejtori i SHISH-it, Çopa është vrarë – Shekulli Online

Flamur Vezaj

-Isa Çopa, babai i një djali, ish-efektivi i policisë, prej 11 vitesh agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror pranë zyrës së kundër¬spiunazhi dhe në fund zv/drej¬tor i SHISH në Durrës, është vrarë. Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe labora¬torëve shkencore të shtetit gjer¬man, të cilët kanë sjellë raportin për shkakun e vdekjes së ish-drejtorit Çopa më 24 tetor 2011 në Durrës. Sipas ekspertëve, Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në gërhamat e fundit të jetës është vendosur në makinë të cilës i kanë vënë flakën.

Raporti 

Vdekja e mistershme e zv/drejtorit të SHISH-it në Durrës, njëherazi shefi i kundërzbulimit për të huajt në këtë qytet, tashmë ka marrë një përgjigje nga ekspertët e gjermanë përpos atyre shqiptarë. Sipas ra¬portit disa faqesh të përpiluar në gjuhën gjermane dhe që është përk¬thyer pranë Ministrisë së Drejtësisë e që tashmë ndodhet në duart e prokurorëve Sokol Nishani dhe En¬kelejda Xhengo, zv/drejtori i SHISH-it është vrarë dhe jo vetëvrarë. “Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunu¬ar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, çka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas men¬dohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit “Opel Cor¬sa”. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëm-time të mëdha në kafkë, ka vazhdu¬ar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej.

Hetimi

Sipas burimeve pranë institucionit të akuzës, për gjurmimin e çështjes përveç efektivëve të policisë së Durrësit janë angazhuar edhe kolegë të viktimës Çopa, të cilët nën drejtimin e dy prokurorëve të çështjes, janë përqendruar në dy pista hetimore: Atë për shkak të punës si zv/drejtor i SHISH-it dhe shefi i kundërzbulimit dhe dyshimeve për ndonjë lidhje jashtë martese. “Kemi kryer një sërë veprimesh hetimore dhe kemi arritur në fazën e vendimmarrjes. Shumë shpejt do të bëhet një analizë e përgjithshme e kësaj dosjeje dhe më pas do të vendoset për drejtimin që do të marrë çështja”, – thuhet nga burimet e akuzës në Durrës. Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht.

Isa Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe kur ka qenë ende gjallë është vendosur në makinë, së cilës i kanë vënë flakën dhe e kanë djegur

Çopa është goditur jashtë makinës

Sipas ekspertëve të policisë dhe prokurorisë, Isa Çopa është goditur në kokë me sende të forta jashtë makinës dhe më pas është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij, të cilës i është vënë zjarri. “Nga këqyrja e makinës pas djegies, ekzaminimin patologjik të trupit të viktimës dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, është konstatuar se pas kokës i ndjeri Çopa ka dëmtime të kafkës me një gjerësi të theksuar. Plagë kjo që shkaktohet vetëm pas goditjes me sende të forta, që mund të jetë shkop bejsbolli apo një dru apo hekur paksa i gjerë. Ndërkaq, dyshimi që i ndjeri mund të jetë goditur në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjet i djegur, është krijuar pasi nuk mund të dëmtohet kafka në atë mënyrë nga e goditura pas koke me një distancë të afërt, siç mund të ketë qenë personi në sediljen e pasme”-thanë burimet e policisë. Sipas tyre, nuk ka mundësi që personi që mund të ketë qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës së Çopës, të hapte krahun për të qëlluar aq fort në kokë të ndjerin nga një distancë kaq e afërt, pasi edhe hapësira në sediljen e pasme është e vogël për shkak të llojit të makinës “Opel Corsa” me tek derë.

Mesazhi i Çopës nuk u shkrua nga viktima

Hetuesit e policisë, gjithashtu, gjatë këqyrjes dhe krahasimit të mesazheve telefonike të shkruara nga i ndjeri Isa Çopa para vdekjes me mesazhin që i është dërguar djalit të tij, kanë konstatuar mos përputhje në mënyrën e zbatimit të gramatikës së drejtshkrimit. Sipas tyre, mesazhet që Çopa ka shkëmbyer me personat e familjes dhe shokët para vdekjes, janë të ndryshëm me atë të dërguar drejt djalit. Mesazhi i nisur në telefonin e djalit nuk ka asnjë gabim drejtshkrimor, çka në mesazhet e tjera që Çopa ka nisur para kësaj ngjarje konstatohen gabime dhe shkurtime të fjalive. Kjo ka bërë që prokuroria të ngrejë dyshime se mesazhi nuk është shkruar nga vetë ai po nga “vrasësi” që donte ta bënte të besueshme vetëvrasjen e zv/drejtorit të SHISH-it.

Familja: Të gjendet autori

Kohë më parë, gjatë prononcimeve në media të familjarëve të ish-drejtorit të SHISH-it, Isa Çopa, ata kanë kërkuar gjetjen dhe dënimin e autorëve të kësaj vrasje makabre. Ashtu si i vëllai edhe bashkëshortja, kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para përgjegjësisë të vrasësve.

Roja pikasi makinën që po digjej 

Sipas hetimeve të kryera, trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në drejtorinë e SHISH-it në Durrës, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011-të, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave. Hetuesit me ndihmën e një telefonate nga një roje objekti, zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka teksa ndodhej brenda Isa Çopa.

Zhduket djali i shefit të SHISH-it

Që nga data 30 nëntor 2012, familja e Skënder Çelës, njëherazi zv/drejtor i antiterrorit pranë drejtorisë së SHISH-it në Tiranë, ka humbur kontaktin me djalin e tij 10-vjeçar. Ende edhe sot nuk dihet vendndodhja e djalit Julian Çela. Është i çuditshëm fakti i zhdukjes së djalit të shefit të antiterrorit në SHISH, pasi vetë familjarët shprehen se djali ka qenë i shkathët dhe nuk ka pasur probleme në familje.

Ish-shefi i Çopës, qëllohet me dy plumba

Eduard Daka, ish-drejtor i SHISH-it në Durrës dhe shefi i të ndjerit Isa Çopa, 12 muaj pas vrasjes së këtij të fundit, është qëlluar me dy plumba në kurriz, duke plagosur dhe sjellë pasoja për jetën. Ka qenë mbrëmja e 20 shtatorit 2012 kur në hyrje të pallatit të tij, është qëlluar me dy plumba pas kurrizit.

Kushti nga SHBA: Byroja e Hetimit e kontrolluar nga FBI, ndryshe s’ka para

Voal – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, kërkojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të kundër do të anulojnë ndihmën financiare për themelimin dhe funksionin e strukturës së frikshme hetimore, e cila do të godasë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri.

Paralajmërimi është artikuluar nga John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në datën 13 korrik, raporton Shqiptarja.com, që ka zbardhur debatin.

Drafti për institucionet antikorrupsion parashikon ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për funksionimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë së Hetimit.

Ky komision rrit besueshmërinë mbi Byronë e Hetimit, ndërsa shton edhe pritshmëritë, për hetimin e pushtetarëve të korruptuar, nën shembullin e Kroacisë.

Por, anëtarë të komisionit kanë hedhur idenë e miratimit të një marrëveshje të re, me qëllim që ky parashikim të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkaq, John Smibert, ka pohuar se senati i SHBA nuk mund të miratojë një marrëveshje të re për këtë çështje, ndërsa ka paralajmëruar se FBI nuk jep paratë pa qenë e pranishme këtu.

“Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s‟është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë.

Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Smibert.

Debatet në komision për Byronë e Hetimit

-Vasilika Hysi: Dua vetëm të saktësoj se ky komision përbëhet komplet nga ekspertë të huaj, 100%, nëse e kam kuptuar saktë.

-Jon Smibert: Kjo është pjesë e pritshmërisë, që SHBA-ja dhe BE-ja ka pasur për formimin e BKH-së, sidomos për sa i përket financimit të SHBA-së, ky komision do të ndihmojë. E di se një prej personave do të jetë nga FBI-ja, atashe ligjor dhe përfaqësues i ICITAP-it. Kështu që Komisioni i Rishikimit apo Komisioni i Monitorimit, sido që ta quani këtë… Propozimi pra, ka qenë që të japë ndihmën e vet në drejtimin dhe të japë një
mbikëqyrje ndërkombëtare mbi BKH-në. Pra, kjo ishte në ligjin fillestar dhe është mbajtur gjatë parasysh gjatë gjithë kohës në këtë proces.

-Fatmir Xhafaj: Ka një kufi, sepse këtu ka nja shtatë misione asistence nga BE-ja, nja shtatë misione asistence nga SHBA-ja. Të gjithë këto do të jenë këtu, te Komisioni i Pavarur i Rishikimit? Vendosni se kë do të jetë i përbërë dhe me çfarë marrëveshje. Sepse do një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në kuadrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Si do të bëhet pa një marrëveshje, sepse është edhe çështje kushtetuese?

-Jon Smibert: E di për të dyja marrëveshjet që ne keni pasur; keni një marrëveshje dypalëshe me SHBA-në, që lejon OPDAT-in dhe ICITAP-in, ndihmën në mbrojtje, që ju merrni, por kjo do të jetë baza për këtë proces. Gjithashtu, ju keni edhe një Marrëveshje Stabilizim Asociimi me Bashkimin Europian, e cila është një marrëveshje para aderimit.

-Fatmir Xhafaj: Mund të mos ketë detaje lidhur me këtë gjë. A do të duhej që kjo të ketë një marrëveshje të drejtpërdrejt, për ta rregulluar gjithë këtë proces, që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Një kjo. E dyta, nuk keni lënë nen pa thënë këtu e pa përmendur detaje nga më të hollësishmet. Vetëm kjo është një gjë e përgjithshme e pa asnjë detaj. Nëse do të rregullohet te marrëveshjet  dypalëshe, jam dakord: sa veta janë? Si funksionojnë? Çfarë mandati kanë? Të gjitha këto përbëjnë elementë të rëndësishëm.

-Jon Smibert: Unë nuk mendoj se sa shtrihet. Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s’është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë. Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, që janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë. Mbase këto do të jenë brenda marrëveshjes kuadër, që ka me Bashkimin Europian, me PAMECA-n apo me të tjera. Këto do të përzgjidhen nga misionet, e kjo do të thotë se delegacioni i BE-së do t‟i caktojë ata persona?

-Fatmir Xhafaj: Prandaj po them se, për shembull, BE-ja ka këtu nja katër misione asistence policore. Duhet ndalur se për çfarë bëhet fjalë, për një moment: çfarë statusi kanë këta? Çfarë mandati? Cilat janë detyrat që kryejnë këta? Kështu, kam përshtypjen se kjo është një gjë që duhet të qartësohet. Neni 46 duhet të riformulohet e të mbetet e hapur për t’u riparë. Edhe unë, nga ana ime, do të ulem ta shoh më me vëmendje, që ta shqyrtojmë përpara miratimit në tërës. Vazhdojmë me nenin 47: “Mbrojtje sipas shërbimit civil për punonjësit e gjykatave, kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhe strukturave të posaçme kundër korrupsionit”.

-Vasilika Hysi: Çështja e fundit që kam lidhet me testin e poligrafit. E kam bërë si pyetje në diskutimin kur ekspertët paraqitën ligjin. Ne kemi vënë si kriter këtu: “Duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme: “…të kalojë me sukses testin e poligrafit për integritetin dhe motivimin”. Në fakt, kur unë bëra këtë pyetje zoti Smibert më tha: “Ky nuk është një kusht, por mund të jetë diçka shtesë”. Ndërkohë, duke ia vënë si kusht drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që të ketë kaluar me sukses testin e poligrafit, kjo mund të na krijojë probleme dhe unë nuk do të doja që ky nen të shkojë në Strasburg. Praktika e Gjykatës së Strasburgut lidhur me procesin e rregullt ligjor, dyshimin e arsyeshëm, bazuar në prova dhe fakte, të cilat i njeh përvoja dhe praktika evropiane, mund të na vërë në vështirësi me këtë lloj parashikimi. Nuk e di nëse e kam kuptuar siç duhet z. Smibert kur më dha përgjigjen: “Jo, nuk është kusht, por thjesht e ka kërkuar policia dhe mund ta përdorim”, sepse, po e renditëm si një kusht, personi mund të thotë: “Unë i plotësoj të gjitha kriteret. Në qoftë se unë jam tip emocional, shoh një pajisje që nuk është përdorur më parë e të tjerë…”, nuk e di, kam frikë në lidhje me praktikën e Gjykatës së Strasburgut për provat dhe krijimin e bindjes nëse një person me të vërtetë gënjen, mashtron, nuk është i sinqertë apo këto lidhen me emocionet që mund të ketë një person në atë moment. Për këtë do të kërkoja edhe ndihmën e ekspertëve të EURALIUS-it, pasi ata e njohin më mirë përvojën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

-Jon Smibert: Së pari, edhe unë kam një diplomë në të drejtën evropiane dhe përdorimi i testit të poligrafit, si një provë, mund të nxjerrë probleme në Gjykatën e Strasburgut, por kontrolli i një poligrafi (mënyra sesi) dhe unë e kuptoj, është përdorur në Poloni, në Rumani, është përdorur me ndihmën e Amerikës edhe në Kroaci, madje ky screening është përdorur edhe në Belgjikë. Kështu që, si një mjet kontrolli apo mjet ekzaminimi, është një mjet i cili nuk vjen në kundërshtim me të drejtat e njeriut, me të drejtën evropiane, sepse është përdorur edhe në vende të tjera të Evropës. Edhe ne në Amerikë nuk e përdorim këtë si provë, madje mendoj se kjo nuk përdoret si provë askund, por thjesht si një mjet kontrolli apo mjet ekzaminimi. Prandaj testi i poligrafit nuk përdoret për të thënë nëse ti kalon apo ti dështon. Testi është thjesht një mjet marrjeje në pyetje. Kur unë të bëj një pyetje, shpesh mund të them: “Jo vetëm që ti e the këtë gjë, por ka edhe një problem”. Pastaj, nëse ti fillon të shpjegosh edhe më shumë përgjigjen, atëherë ti mund të marrësh edhe më shumë të dhëna për këtë person. Kjo është arsyeja pse FBI-ja e përdor. Kjo është hartuar pikërisht në bazat e arsyeve pse përdoret nga FBI-ja. Nëse ju zgjidhni të mos e përdorni këtë, sigurisht është diçka që duhet ta diskutoni vetë.

-Fatmir Xhafaj- …zonjën Hysi, me këtë fjalën “me sukses”? Po ta hiqni…, domethënë “të ketë kryer testin e poligrafit për integritetin dhe motivimin dhe atë me sukses”, se ju thatë që nuk është kusht, okej, apo jo?

-Jon Smibert: Mendoj që mënyra sesi është shprehur është marrë kryesisht nga rregullorja e FBI-së.

-Fatmir Xhafaj: …kjo dhe jemi okej. Derisa kroatët e kanë kaluar me sukses, ne nuk kemi pse të mos e kalojmë me sukses!

Koraljka Bumçi: Ne e kemi këtë kusht, gjithashtu, për punonjësit e USKOK-ve dhe PNUSKOK -ve, ku ne duhet të japim pëlqimin tonë me shkrim para se ta bëjmë këtë test. Nuk është diçka që bëhet automatikisht, pra ne duhet të japim, së pari, pëlqimin me shkrim për ta bërë ose jo këtë test dhe nuk mund ta përdorim si provë në gjykatë.

-Fatmir Xhafaj: Nuk është për provë. Kjo është thjesht për të… Më falni, të bëj një pyetje. Pse çfarë të keqeje ka ta bëjë?

-Vasilika Hysi: Për mua le të jetë, nuk ka problem personalisht.

-Fatmir Xhafaj: …hallin e kujt ke pastaj?

-Vasilika Hysi: Kam hallin të mos na shkojë në Strasburg. Po e them hapur edhe një herë…

-Fatmir Xhafaj: Pse do të shkojë në Strasburg?

-Fatmir Xhafaj: Le të shkojë njëri dhe…

-Vasilika Hysi: E zëmë se nuk firmosi. Atëherë, po t’i referohemi formulimit të pikës 4 në variantin shqip, ne themi që drejtori nuk mund të emërohet në Byronë Kombëtare të Hetimit nëse nuk e kalon testin, madje edhe me sukses. E dyta, në Kroaci, nëse e kalon testin, nuk pranon të firmosë, pra nuk përmbushet një kusht, nuk bëhet drejtor.

-Koraljka Bumçi: Jo, ne nuk kemi BKH, ne kemi PNUSKOK-un, që është pjesë e Policisë së Shtetit, por është komplet e veçantë dhe e atashuar ndaj USKOK-ut. Ky nuk përdoret si një kusht paraprak, përdoret nëse është e nevojshme, nëse ka ndonjë pasiguri dhe atëherë kandidatit mund t’i kërkohet të kalojë edhe testin poligrafik. Pra, nuk është një kusht, por është opsionale e thënë ndryshe, që mund të përdoret për gjyqtarët dhe për prokurorët, të cilët punojnë atje.

Fatmir Xhafaj: Domethënë, kushtet bazë dhe kushtet që avantazhojnë, si me thënë, në kriteret shtesë… Dakord, riformuloheni dhe po të ketë nevojë… Biem dakord me riformulimin? Në rregull.

Reforma në Drejtësi: Prokuroria Speciale, jashtë çdo kompetence të Llallës

Voal – Nga fillimi i vjeshtës, përpara se Brukseli të japë vendimin për statusin kandidat të Shqipërisë, nga grupi i ri i SPAK pritet të kërcasin prangat e para për “peshqit e mëdhenj”.

SPAK do të ketë të njëjtin rol dhe kompetenca me homologen kroate USOK, e cila ka kryer para 6 viteve arrestimet e mëdha në vendin ballkanik, ku në krye spikat ish-kryeministri Ivo Sanader.

Të gjithë ata që do punojnë në SPAK do i nënshtrohen një trajnimi special mbi teknikat, taktikat dhe gjithçka tjetër që duhet për të zbuluar korrupsionin, por sidomos paratë e pista, pasi dyshimet janë se shumë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë, i kanë dërguar ato jashtë vendit.

Në procesverbalin e datës 13 gusht të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi,  janë dhënë shumë detaje se si do funksionojë SPAK, teksa është thënë nga përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare se do ketë një zyrë të posaçme, ku do ketë vetëm ekspertë të huaj.

Duke qenë se SPAK do funksionojë sipas modelit kroat, prokurorët dhe specialistët do të vijnë nga Zagrebi për të asistuar prokurorët e SPAK, në disa elementë, por dy janë më kryesorët: përgjimet dhe gjurmimi i parave të korrupsionit dhe krimit.

Kjo strukturë e posaçme që do jetë me ekspertë të huaj, do ketë përfaqësues nga vende të ndryshme, si nga SHBA, Kroacia, por dhe nga Rumania.

SHBA do ketë aty një agjent të FBI-së, i cili do merret vetëm me Byronë e Hetimit, ndërsa kroatët do të asistojnë prokurorët e SPAK.

Disa javë më parë në vendin tonë disa prej tyre kanë ardhur dhe kanë dhënë asistencë, ndërsa rreth datës 26 shtator do të nisin dhe trajnimet e para antikorrupsion.

Në bazë dhe të ligjit për SPAK, prokurorët dhe gjykatësit do të trajnohen gjatë gjithë kohës dhe do të ndiqet shembulli kroat përgjithësisht, por dhe ai rumun.

Në bazë të deklaratave që ekspertët e SHBA-BE kanë bërë në komisionet parlamentare dhe të aktiviteteve të EURALIUS, ndihma e kroatëve do jetë e përqendruar fillimisht te përgjimet. Grupe prokurorësh shqiptarë do shkojnë te USKOK (prokuroria e posaçme kroate) për të marrë asistencë, por dhe prokurorë kroatë do të vijnë në vendin tonë.

EURALIUS në faqen e saj në internet ka treguar se si funksionon USKOK dhe se ky model do ndiqet dhe te ne.

Aty theksohet se ka një bashkëpunim shumë të fortë me agjencitë e huaja, si DEA amerikane, Interpolin dhe agjenci sekrete, të cilët asistojnë në zbulimin e parave të fshehura në bankat e huaja. Në këtë mënyrë, numërimi mbrapsht për politikanët tanë ka filluar dhe të gjithë llogaritë e tyre do kalojnë në sitë.

Në Kroaci janë arrestuar mbi 270 zyrtarë, përfshirë ministra dhe deputetë.

Kryprokurori

Zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm do të jetë një odise më vete pasi ai kërkon 94 vota për të marrë detyrën.

Por deri sat ë arihet tek kjo pikë duhet të miratohen 7 ligjet e reformës dhe më pas të zgjidhet Këshilli i Prokurorisë, proces që kërkon kohë.

Kështu që Adriatik Lalla do të jetë në detyrë edhe ndoshta deri vitin tjetër.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit për prokurorinë që pritet të miratohet pas dy javësh në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca të ndjekë hetimet e vartësve të tij.

Sipas draftit që ka kaluar në komisionin e reformës, Prokuroria e Përgjithshme nga një institucion vertikal kthehet në një organ horizontal.

Pra, Kryeprokurori nuk do të ketë ndikim mbi dosjet e prokurorëve të tjerë, por do të ketë vetëm kompetenca administrative.

Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm humbet kontrollin mbi hetimin dhe mbi emërimet apo transferimet e prokurorëve.

E vetmja kompetencë që i mbetet Prokurorit të Përgjithshëm është të përfaqësojë akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe të menaxhojë punën e administratës.

Kompetencat e Kryeprokurorit

a-Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe çështjet ne gjykatën kushtetuese  me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e posaçme;

b-Nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët me përjashtim të prokurorëve te prokurorisë së posaçme;

c-Siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë , me përjashtim të administratës së prokurorisë së posaçme . Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave të teknologjisë se informacionit në prokurori rregullohet me vendim te Këshillit të Ministrave;

ç-propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë , me përjashtim të buxhetit të prokurorisë së posaçme;

d-raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit;

dh- Ushtron kompetencat te tjera të përcaktuara me ligj.

Ndryshe nga tani, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës çdo prokuror do të jete i pavarur në hetimet, pa i dhënë llogari eprorëve.

Puna e tyre do te vlerësohet periodikisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kjo strukturë, KLP do të jetë përgjegjëse edhe për karrierën e prokurorëve, kompetencë e cila deri me tani ishte në duar të Prokurorit të Përgjithshëm.

Vjedhësit e çanë murin e bankës në zonën e ish-Bllokut, por dështuan

TIRANË – Një tjetër bankë bëhet shënjestër e grabitësve. Mësohet se një bankë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është tentuar të grabitet gjatë natës, por sipas policisë autorët kanë dështuar.

E njoftuar nga punonjësit e bankës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Paraprakisht burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se grabitësit kanë çarë murin që të çon tek kasaforta. Bëhet fjalë për një çarje në murin e bankës 50 me 30, tek dhoma e kasafortës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se kasaforta ndodhet në bankë, e pa dëmtuar dhe e palëvizur dhe ekspertë të policisë do të bëjnë këqyrjen e saj për të verifikuar nëse është vjedhur gjë apo jo.

Policia ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë, në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes. Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

Ngërçi për vettingun, Kuvendi e frenon Nishanin

Presidenti Nishani e mbajti konfidencial komunikimin me Kuvendin, për zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas mungesës së ligjit për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Përderisa ky komunikim është në vijimësi e sipër dhe unë kam ftuar për një takim konsultativ më të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, do të preferoja që ne të mos e bënim publike çfarë kemi deri tani në këtë proces. Ka një komunikim me mendime konkrete”, deklaroi Nishani.

Por Top Channel mësoi përgjigjen e Kuvendit, i cili i sugjeron Presidentit të mos e ushtrojë formalisht kompetencën e tij vetëm sa për të respektuar një afat kushtetues.

Kuvendi thotë se zgjidhja më e drejtë do të ishte që Presidenti ta ushtrojë kompetencën e tij në mënyrë substanciale, që do të thotë se ai duhet të presë miratimin e ligjit përkatës, ku detajohen kriteret për të cilat flet Kushtetuta.

Me ndryshimet që pësoi reforma kushtetuese, ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk është një çështje urgjente, sepse ky organ do të duhet të veprojë pas procesit të “vetting”-ut për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe inspektorit të ri të drejtësisë.

Burime zyrtare konfirmuan se projektligji do të jetë gati për t’iu shpërndarë anëtarëve të komisionit ditën e hënë. Dhe po atëherë pritet të mësohet se cili do të jetë qëndrimi i partive kryesore politike për takimin e thirrur nga Presidenti të martën.

Eduart Ndocaj: Meta mund të më vrasë, por unë…

Deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale kur thotë se kundërshtari i tij politik Ilir Meta mund edhe ta vrasë, por ai nuk do rreshtë së denoncuari deri sa të arrijë largimin e tij nga politika.

“Dëgjo z. Meta, unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht”, shkruan Ndocaj.

 

Statusi i plotë:

Unë e sulmoj që prej 3 vitesh duke e nxjerrë nga Lezha e nuk do të hesht derisa ta largoj nga politika.

Familja Meta në Parlament paraqet rrezik kombëtar, tashmë më ka humbur durimi dhe nuk ka përse të funksionojë shumë logjika përballë kërcënimeve të Metës nëpërmjet disa mediave, Mapo dhe Tv Klan.

Paralajmrimi është i qartë se nuk ka burrë që e shantazhon, po pse mendon Meta se po e shantazhoj kur vetë ai deklaron se është e keqja e këtij vendi dhe i cili “është i gatshëm që don të bëjë burg për të gjitha fajet që ka bërë në 20 vjet”.

Pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë: Ai vodhi floririn e Krrabës dhe futi në burg një fshatar me gomar, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se ai me Fullanin e kanë vjedhë bankën, pse mendon se po e shantazhoj kur shqiptarët thonë se donte të vriste Tom Doshin, po ky Meta me sekserin Adriatik Llalla futën në burg viktimën, pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë shqiptarët thonë se

Meta vodhi ÇEZIN me DIAN , pse mendon se po e shantazhoj kur të gjithë arrestimet në 5 vitet e fundit në nivele të larta janë të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij (LSI), pse mendon se po e shantazhoj ku ishte ai që bëri ditëlindjen 1 milion euro, ku qytetarët janë pa bukë dhe pa shpresë falë politikave tuaja, pse mendon se e shantazhoj unë kur të gjitha gazetat dhe mediat thonë se ke pasuri sheikësh në Londër, pse mendon se po e shantazhoj unë ku je një sheik mes varfërisë me një vilë me 12 banjo dhe që kushton mbi 5 milion euro dhe një vile në bllok, pse mendon se po e shantazhoj unë kur në VOA të akuzon drejtpërdrejt gazetarja për shpirtëzi.

Dëgjo z. Meta unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin dhe sojit tënd anti shqiptar që u keni zënë frymën për 25 vjet rresht , jam i bindur se ky kërcenim në media që ti u bën kundërshtarëve të tu se do i eleminosh. Por SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje , unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon.
Edhe para 2 vitesh më kanë kërcenuar në emër të metës dhe këtë ja kam thënë edhe z. Gramoz dhe z. Balla , por të garantoj se do më kesh ballë për ballë po e kërkoj nevoja për duel publik përballë qytetarëve, se nuk më tremb asnjë njeri i keq dhe i pa besë, ti je mësuar të godasësh pas shpine siç e thoshte në denoncimin e tij edhe deputeti Doshi që deshe ta hedhësh në erë veçse falë zgjuarsisë së tij dhe Zotit ishte fitues ndaj teje.

Ekspertët: Ekonomia shqiptare në vështirësi

Ekonomia shqiptare vazhdon të përjetojë një nga vitet më të vështira të ecurisë së saj, ndërsa treguesit kryesorë janë në rënie dhe madje parashikohen me ulje nga vetë qeveria në rishikimin e buxhetit.

Vëzhguesit e ekonomisë pohojnë se të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore janë planifikuar më të ulëta se në fillim të vitit, inflacioni është vetëm një për qind, kur duhet të ishte 2.3 për qind.

Prodhimi i brendshëm bruto nga fillimi i vitit në këtë rishikim parashikohet nga qeveria me rreth 160 milionë euro më pak.

Ndërkaq evazioni fiskal vazhdon të jetë shumë i lartë, thotë Gjergj Erebara, redaktor i rrjetit ballkanik të raportimit investigativ BIRN në Tiranë.

“Barra fiskale është mbi 40 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Të ardhurat e mbledhura nga qeveria janë rreth 25 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Diferenca prej 15 për qind është e barabartë me 1.5 miliardë euro. Ky është evazioni fiskal ose detyrimi ligjor i papaguar” – thotë zoti Erebara.

Shqipëria vazhdon të ketë një evazion të lartë, që llogaritet sa 45-50 për qind e GDP-së, pohon Gjergj Buxhuku, përfaqësues i grupimit të bizneseve Alb-Konfindustria.

Kjo gjendje, sipas tij, nuk rregullohet me fushata, por duhet të jetë një punë e përditshme.

Zoti Buxhuku thotë se administrata tatimore nuk kontrollon mirë territorin e vendit, dhe nga ana tjetër është e paaftë dhe me një shkallë të lartë korrupsioni në rradhët e saj.

“Fakti që edhe këtë vit po vihet re një mosrealzim i theksuar i të ardhurave në buxhetin e shtetit tregon që së pari këtu kanë dështuar politikat ekonomike, (ose nuk ka patur politika ekonomike që të lehtësojnë pasojat e krizës globale), së dyti, politikat fiskale në tre vitet e fundit janë tërësisht të gabuara dhe së treti administrata është përfshirë nga një korrupsion i lartë” – thotë zoti Buxhuku.

Vëzhguesit pohojnë se borxhi publik mbetet i lartë në rreth 72 për qind, dhe qeveria ka vendosur ta ulë përmes shkurtimit të shpenzimeve, jo prej rritjes së të ardhurave, gjë që sjell pasoja negative në ekonomi.

Reformi i sistemit fiskal nuk po jep rezultate. rritja e taksave nuk ka sjellë rritje të të ardhurave të qeverisë. të ardhurat buxhetore nuk realizohen, ose shtyhen për më vonë.

“Barra e taksave është rritur me 2-3 për qind të GDP-së dhe të ardhurat e qeverisë janë rritur me 1,5 për qind, ndaj reforma nuk po jep fryte por po krijon evazion të ri nga barra e re fiskale e vendosur gjatë viteve të fundit” – thotë zoti Erebara.

Mosmbledhja e taksave erdhi prej rritjes së tyre, thotë nga ana tjetër, zoti Buxhuku.

Sipas tij, potenciali i ekonomisë shqiptare ka rënë, konkurrenca e vendeve fqinje është forcuar dhe firmat kanë ulur prodhimin dhe nuk kanë me se të paguajnë taksat e rritura më tej.

“Ka rënë potenciali fiskal i ekonomisë shqiptare dhe ajo nuk po ritmet, që pritej. Ndërkohë, janë marrë borxhe të mëdha deri 1 miliardë e 200 milionë euro, ose 72 për qind, të cilat duhet të prodhonin zhvillim ekonomik. Të gjithë treguesit pohojnë se ky do të jetë një vit shumë i vështirë në fund” – thotë zoti Buxhuku.

Vitin e kaluar u arrit një deficit rekord prej 450 milionë dollarësh në mosmbledhjen e taksvae dhe këtë tremujor ka sërish një mosrealizim të theksuar, ndonëse plani është shumë më i ulët se ai i vjetshëm.

Në rrethin vicioz të vështirësive, borxhi duhet ulur, por të ardhurat nuk rriten, rriten taksat, por ato nuk mblidhen dhe qeveria shkurton shpenzimet, por kjo vështirëson shlyerjen e borxhit, sepse ekonomia nuk rritet, thonë vezhguesit e saj.

Meta: Nuk kanë lindur ende burra që të më shantazhojnë

Qëndroi larg procesit për reformën në drejtësi. Derisa një ditë u shfaq bujshëm e me nerv.

Për ta shkundur fort opinionin publik e atë politik. Bëri atë që ka bërë gjithmonë: lëvizjen e duhur, kthesën e fortë, në çastin e duhur. Për t’u bërë edhe një herë më shumë faktor kyç? Për të fuqizuar LSI-në? Për të provokuar apo kërcënuar kënd? Për të prishur koalicionin me PS-në? Për të nxitur zgjedhjet e parakohshme?

Ilir Meta përgjigjet për këto e të tjera çështje, që kanë të bëjnë me të shkuarën e tij politike në një intervistë të gjatë për revistën Mapo.

Ai flet për betejat me Nanon, Berishën e Ramën. Për akuzat e forta. Për dilemat e tij. Për miqtë e bashkëpunëtorët, që i ka apo që i ka humbur. Si dhe për jetën që mund të kishte bërë, nëse s’do të kishte zgjedhur politikën.

“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të bëhem faktor, por askush nuk më përjashton dot nga angazhimi për stabilitetin e vendit, sidomos kur ky stabilitet cenohet seriozisht. Unë kam deklaruar që në fillim se do të votoj çdo refomë, sipas standardeve të Venecias,” thotë Meta në intervistë.

Për akuzat e ngritura ndër vite ndaj tij, Meta thotë: “Nuk ka asnjë çështje ndaj meje. Të gjitha çështjet kanë qenë politike dhe s’kam pasur asnjëherë shqetësim prej tyre. Gjithmonë kam dhënë shembullin se si mund të përballohen me kurajë qytetare e politike edhe procese të tilla.

Jam trajnuar nga zoti Berisha që në vitin 1992, kur isha isha 23 vjeç, si i pari deputet opozitar që m’u hoq imuniteti e që kërcënohesha çdo ditë me burg për të ashtuquajturën kryengritje të Poliçanit.

Kështu që mua nuk më shqetësojnë aspak akuzat e çështjet që hapen në emrin tim. Nuk kanë lindur ende në këtë botë burra, vendas apo ndërkombëtarë, që të shantazhojnë Ilir Metën si politikan. Unë përulem vetëm para arsyes, të drejtës e të mirës, në politikë, në jetë e në shoqëri”.

Reforma në Drejtësi – Meidani: Roli i ambasadorëve i tepruar

Ish-Presidenti Rexhep Meidani e konsideron të tepruar, rolin e ambasadorëve të huaj në nxitjen e politikës shqiptare për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Në një intervistë për Panorama, ai thotë se e konsideron rolin e tyre “sa mjaft të rëndësishëm, por aq edhe të tepruar. Në fakt, një trysni të tillë, me nota jodiplomatike, nuk e kemi ndeshur as gjatë krizës së piramidave, as gjatë hartimit dhe miratimit parlamentar apo atij me referendum popullor të Kushtetutës së Shqipërisë,” theksoi ai.

I pyetur nëse ka marrë ndonjë propozim nga Meta për të qënë kandidat për kryeministër në rastin ne një qeverie teknike, Meidani tha:

“Propozimi i Metës për qeveri teknike ishte disa ditë para arritjes së konsensusit për miratimin e paketës kushtetuese të lidhur me Reformën në Drejtësi; madje një propozim i tillë tepër energjik dhe në kohën e duhur e luajti rolin e tij për arritjen e atij konsensusi historik në miratimin e asaj pakete të ndryshimeve kushtetuese”, thotë Meidani.

Sipas tij, “ajo ishte dhe kardinale për reformën e projektuar në drejtë¬ si. Sot, kjo situatë është e kapërcyer me mjaft sukses, pikërisht në sajë të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë, duke shmangur blerjen apo rekrutimin e disa deputetëve. Personalisht, shpresoj që procesi i nisur do të vazhdojë normalisht edhe për ligjet shoqëruese të kësaj reforme, natyrisht nëpërmjet jo ngutjes, por tretjes së domosdoshme.”

Meidani i sulet Ramës, flet për pacientë të shtruar te psikiatria dhe miell të bardhë

Ish-Presidenti Rexhep Meidani ka shpërthyer në “Facebook” përmes një reagimi në lidhje me lakimin e emrit të tij në të ashtuquajturën ‘qeveri teknike’ që mund të krijohej pas miratimit të reformës në drejtësi.

Takimi i tij me kreun e LSI-së disa ditë më parë ka shtuar zërat se ai mund të jetë kandidat për kryeministër në qeverinë teknike të supozuar.

Mirëpo, Meidani është kthyer ashpër ndaj disa mediave online pranë qeverisë, që kanë nisur ta sulmojnë atë me komente dhe editoriale. Më poshtë është edhe shkrimi i ashpër i ish-Presidentit Meidani.

POSTIMI NE FACEBOOK

Të dashur miq! Këto ditët e fundit vapa e nxehtë i ka çoroditur disa mendje të sëmura të politikës dhe medias për rreth, që, duke evituar shtrimin në spitalin psikiatrik, krahas miellit të bardhë, si ilaç të dytë për sëmundjen e tyre të pashërueshme kanë gjetur nxitjen, urdhërimin dhe ekzekutimin e një fushatë të shëmtuar sulmi ndaj të ndryshmëve. Dhe, natyrisht, midis këtyre të ndryshmëve jam edhe unë e familja ime, sidomos kur në media, me arsye pa arsye, u hodh ideja për qeveri teknike, edhe pse e palidhur me ndonjë pohim apo pretendim timin.

Ata, me anë të Merrove dhe Zorrëve të tyre, kanë hedhur dhe po hedhin në eter gazra me erë dhe po pështyjnë ku të mundin gëlbaza me qelb, të prodhuara nga të brendshmet e tyre. Më tej si specialistë të paguar të medias sociale, shpifjet e tyre i kanë amplifikuar e pompuar më tej nëpër portale e blogje pseudonimesh e “komentuesish shumë-emërorë”, dhe ata të paguar ose me ilaç të bardhë, ose me para të thata nga fondi rezervë, në funksion të lëvizjes “të bëfsha gjeneratën”(!)…

Nuk kisha ndërmend të reagoja, siç dhe nuk kam reaguar deri tani ndaj një paturpësie të tillë, sepse kam bindjen, por dhe kam besuar e besoj se nuk ia vlen të harxhosh qoftë dhe një mili-kalori për çoroditjet apo pisllëqet e këtyre shëmtirave të turpshme të tranzicionit shqiptar. Veçse po më rezulton se ky lloj shëmtim-frymëzimi ka ardhur, jo vetëm sot por dhe më parë, nga sipër, me direktiva të KQ-së së sotme! Kot nuk thotë populli që “peshku qelbet nga koka”.

Dhe kjo është një e keqe shumë e madhe! Ky është kulmi i poshtërisë njerëzore në një sistem të ashtuquajtur demokratik, aq më keq për të imituar në sjelljen drejtuese ndaj njerëzve gjarprin që “ecën dhe fshin gjurmët me bisht”. Prandaj dhe reagova, sepse me këtë lloj “poshtërsie politike-mediatike” nuk mund të ecet më tej. Madje, më keq, as emancipimi shoqëror, as demokracia funksionale! Ajo duhet goditur e shkulur në rrënjë, “në kokë e në bisht”. Madje, sa më shpejt, aq më mirë! Dhe, kjo shkulje rrënje, heqje koke e bishti, është sa civile, po aq dhe politike-patriotike, dhe për këtë secili mund e duhet të japë kontributin e tij qytetar…

Tony Blair me helikopter në Himarë, takoi Edi Ramën

TIRANE- Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka prekur djet rreth orës 18:30 tokën shqiptare. Raportohet se këshilltari i qeverisë shqiptare ka zbritur me helikopter në fushën e stadiumit të Hiamarës dhe jo pa qëllim.

Burime të News 24 bëjnë me dije se ai është takuar me kryeministrin Rama në këto momente në vilat qeveritare në Himarë.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ndodhet prej disa ditësh me pushime në Jug të vendit, ndërsa ka zëra se edhe Tony Blair mund të kalojë disa ditë pushime në bregdetin shqiptar.

Pranohet dorëheqja e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të TKOB-it

Qeveria e Shqipërisë ka pranuar dorëheqjen e Ilir Kernit nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Vendimi për pranimin e dorëheqjes së Ilir Kernit u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë, transmeton Ora.

Ilir Kerni dha dorëhqjen nga ky post tre ditë më parë.

Ndërkohë dy ditë më parë artistët përmes një peticioni i kanë kërkuar kryeministrit Rama t’ia refuzojë dorëheqjen drejtorit të tyre, duke e quajtur njeri të pastër, me parime dhe që ka arritur të mbajë larg TKOB pandershmërinë, mediokritetin, nepotizmin dhe klientelizmin.

Lirohet biznesmeni Ilir Karçini, porositi vrasjen e konkurentit Piro Bare

Është liruar biznesmeni Ilir Karçini nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Kërkesa e bërë nga avokati i tij mbrojtës është pranuar në seancën e zhvilluar pasditen e djeshme.

Biznesmeni akuzohet të ketë porositur vrasjen e në tentativë të biznesmenit Piro Bare. Dy javë më parë, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi biznesmenin Karçini me 5 vite burg.

Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli.

Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë.

Karçini porositi vrasjen e rivalit të tij duke kontaktuar me vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonën, mirëpo atentati ndaj biznesmenit dështoi pas tërheqjes së vrasësit me pagesë.

Karçini u dënua me 5 vjet burg nga Krimet e Rënda dhe Shkalla e Parë i pranoi ndryshimin e pasës së sigurisë, pasi ka kaluar gjysmën e dënimin në paraburgim.

Karçini është aksionari i vetëm i firmës së gazit “Prima Gaz”. Ai u vu në pranga pas hetimeve të kryera nga Krimet e Rënda.

Banka e Shqipërisë pa kasaforta – u blenë 10 ditë pas vjedhjes

Dhjetë ditë pasi Ardian Bitraj, rrëfeu supervjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, ky institucion ka marrë masat e menjëhershme, duke blerë dy kasaforta.

Pikërisht këto kasaforta që duhet të ekzistonin në ambientet e Thesarit të Shtetit qysh prej vitit 2009, ku do të mbylleshin çelësat dublikatë të Arkës Stok dhe Arkës në Veprim, janë blerë nga banka, 10 ditë pas plasjes së skandalit të vjedhjes së 713 milion lekë të vjetra, shkruan “Shqiptarja.com”.

Pas një kërkesë zyrtare nga Departamenti i Administrimit dhe më konkretisht nga drejtori Agron Skënderaga, i cili ka miratuar kërkesën e sektorit teknik për blerjen e dy kasafortave me një çmim deri në 3 milion lekë të vjetra.

Kërkesa është përpiluar dhe firmosur në 31 korrik 2014, ndërkohë që në 21 korrik vetë ish-përgjegjësi Ardian Bitraj tregoi skemën e vjedhjes së parave, duke nënvizuar se çelësat e dyerve i mbante gjithmonë ai, për shkak se nuk kishte një kasafortë të veçantë për mbylljen e çelësave që hapnin kasafortën e dy arkave stok dhe asaj në veprim.

Dy kasafortat janë blerë me një çmim prej 990 mijë lekë të vjetra secila, ndërkohë që janë tërhequr nga Departamenti i Administrimit në datën 31 korrik 2014 nga dy punonjësit e bankës të arrestuar Petrit Ramohitaj dhe Lavdim Canaj.

Nga hetimi i njësisë hetimore Task-Forcë, është evidentuar se Bitraj ka mbushur me topa spangoje pjesën më të madhe të kutive të boshatisura.

Reforma: Opozita 55 faqe me vërejtje për ligjin e “Vetingut”

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi rifilloi punën i plotë bashkë me anëtarët e opozitës. Opozita u rikthye në këtë komision pas afro dy muajsh dhe pasi ka votuar me konsensus të plotë draftin e ndryshimeve kushtetuese më 22 korrik.

Rikthimi i opozitës në Komisionin e Posaçëm të reformës kishte si qëllim paraqitjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve të saj ndaj projektligjit të “Vetingut”. Si asnjëherë tjetër, gjithçka u krye për më pak se një orë, pasi palët ranë dakord t’ua kalojnë ekspertëve materialin e paraqitur nga opozita për rishikimin tërësor të draftit.

Si anëtarët e maxhorancës, ashtu edhe ata të opozitës, nuk preferuan të komentonin asgjë nga mbledhja e djeshme, por ata i janë përmbajtur përcaktimit të kreut demokrat, se në lidhje me diskutimin dhe miratimin e 7 projektligjeve, procesi është thjesht ligjor dhe jo politik.

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të reformës, demokrati Oerd Bylykbashi, tha se “Paraqitëm pikëpamjet tona, tani do të presim ekspertët”.

Opinioni i opozitës, një dokument voluminoz me 55 faqe, paraqet kritika dhe vërejtje për pothuajse të gjitha nenet e draftit të “Vetingut”, një tregues se procesi mund të jetë po aq i vështirë sa ai i ndryshimeve kushtetuese.

Mësohet se projektligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose siç njihet ligji për “Vetingun”, është hartuar vetëm nga ekspertët e EURALIUS-it dhe është certifikuar nga drejtoria juridike në Bruskel.

Anëtarët e shumicës dhe opozitës janë dakordësuar se duhet të jenë vetëm ekspertët që duhet të merren me ligjin dhe sugjerimet e bëra për të, duke mos u dhënë mundësi palëve politike të debatojnë rreth tij.

Ekspertët do të kenë mundësi pas të enjtes të marrin në duar materialin e përkthyer me sugjerimet e plota të EURALIUS për të nisur punën. Bëhet gjithashtu me dije se thirrja e seancës ka qenë në vëmendje të diskutimeve dhe të gjitha palët kanë qenë dakord për një seancë brenda gushtit, por data ende mbetet e pacaktuar.

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi erdhi pas takimeve të së premtes që ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin zhvilluan me kryetarin e këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, por edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit.

ARISTIR LUMEZI

Majlinda Bregu: Ja pse nuk ndahet çifti i pa lumtur Rama-Meta

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu thotë se mbështet plotësisht idenë e krijimit të një qeverie teknike para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por thotë se kjo është thuajse e pamundur për t’u arritur.

Sipas Bregut, pavarësisht se Rama dhe Meta kanë problemet e tyre brenda koalicionit, ata nuk do ta prishnin këtë marrëdhënie për të kaluar në opozitë. Ajo thotë se dashuria e tyre për pushtet është më e fortë sesa urrejtja për njëri-tjetrin.

Bregu:

Shume dakord qe te kete qeveri teknike deri ne zgjedhje!
Kush nuk do ta donte po te ishte ne opozite dhe perballe t’kishte alternativen e manipulimit te sigurt te zgjedhjeve te ardhshme me financime hashashi, tenderash, korrupsioni dhe jo vetem! Dhe fatkeqesisht ia dalin me kete se njerezve ju ka shkuar ku s’ mban me!

Po si mund te arrijme tek qeveria teknike kur qeveria joteknike ka mbi 3/5-at e parlamentit qe jane paja e çiftit te palumtur???

Kush beson se partneret e ciftit te palumtur e duan kete?!

Se keta te dy çfare premtojne naten e prishin diten.
E kane ndare mendjen te ndahen keta cifti i palumtur, apo do t’ i ndajme ne në opozite?

Pastaj, e pse te ndahen ata kur dashuria e tyre per pushtetin eshte dukshem me e forte se sa urrejtja per njeri-tjetrin?!

Apo do bindim partnerin tone konsensual qe te binde partnerin e tij konfliktual dhe te vine drejt nesh te ndare, per t’u ribashkuar ne nje qeveri ku do kene me pak per te shperndare per oborrtaret e tyre?!

Po ja nuk i bindem qe te ndahen, keta qe na jane bere si Yin e Yang, pastaj si do i’a bejme?!

Apo do t’i kerkojme popullit qe te dale e t’u thote ndahuni ju te dy Politikisht, Rilindni edhe njehere teknikisht, se keshtu mund te kontrollojme edhe konsensualin edhe konfliktualin!

E kam nje dyshim te forte se mos sa me shume perpiqemi t’i ndajme ne keta, aq me shume i bindim se bashke jane me mire!!!

Halli i tyre kjo marredhenie, jo i demokrateve.

Por kryepyetja qe kam eshte:
Cfare do te ndodhe me reformen zgjedhore?! Asnjera nga dy partite qeverisese nuk ka cuar ende asnje propozim ne Komisionin e Reformes Zgjedhore megjithese i yni ka tre muaj qe eshte depozituar.
Atehere?
Nuk behet Reforma Zgjedhore?
Domethene mund te shkojme ne zgjedhje me Marreveshje Partiake pa Reforme Zgjedhore???

Pse nuk thone c do bejne me Reformen Zgjedhore as Konfliktuali dhe as Konsensuali?!

Kam frike se ajo qe duam ne me plot te drejte, nje Reforme Zgjedhore per te garantuar Zgjedhje te Lira e te Ndershme, dhe sigurisht edhe si garanci per Celjen e Negociatave po behet viktime e radhes e pazarit te ri te Ciftit Te Palumtur!

Ja 87 shtetet ku mund të përdoret patenta shqiptare

TIRANE – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar listën e shteteve ku janë të vlefshme patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Po ashtu DPSHTRR informon edhe mbi hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo drejtori rajonale. Qytetari mund të aplikojë për lejedrejtimi ndërkombëtare në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë lejedrejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi, fotografi me ngjyra, 1 (një) copë, me përmasa 4 x 5 cm si dhe mandat pagesën prej 500 lekë për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me lejedrejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet në bazë të lejedrejtimit kombëtare. Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet

Lista e shteteve palë të Konventës për Trafikun Rrugor Vienë 1968, e shteteve të Bashkimit Europian, dhe e shteteve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin e lejedrejtimit.

1. Armenia 2. Austria 3. Azerbajxhani 4. Bahama 5. Bahreini 6. Bjellorusia
7. Belgjika 8 . Bosnje Hercegovina 9. Brazili 10. Bullgaria 11. Republika e Afrikës Qendrore
Kili 12. Kosta Rika 13. Bregu i Fildishtë 14. Kroacia 15. Kuba 16. Republika Çeke
17. Republika Demokratike e Kongos 18. Danimarka 19. Ekuadori 20. Estonia
21. Finlanda 22. Franca 23. Gjeorgjia 24. Gjermania 25. Gana 26. Greqia
27. Guajana 28. Selia e Shenjtë 29.Hungaria 30 Indonezia 31. Irani
32. Izraeli 33. Italia 34. Kazakistani 35. Kenia 36. Kuvajti 37.Kirgistani
38. Letonia 39. Liberia 40. Lituania 41. Luksemburgu 42.Meksika
43.Moldavia 44. Monako 45.Mongolia 46. Mali i Zi 47. Maroku
48. Hollanda 49. Nigeri 50. Norvegjia 51. Pakistan
52. Peruja 53. Filipine 54. Polonia 55. Portugalia
56. Qipro 57. Katari 58. Republika e Koresë 59. Rumania
60. Federata Ruse 61. San Marino 62. Senegali 63. Serbia
64. Sejshel 65. Sllovakia 66. Sllovenia 67. Afrika e Jugut
68. Spanja 69. Suedia 70. Zvicra 71. Taxhikistani 72. Tajlanda
73. Irlanda 74. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 75. Tunizia
76. Turqia 77. Turkmenistani 78. Ukraina 79.Emiratet e Bashkuara Arabe
80. Malta 81. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut
82. Uruguai 83. Uzbekistani 84. Venezuela 85. Vietnami
86. Zimbabve 87. Kosova

Pëllumbi: LSI do ta prishë koalicionin. PS luftë në dy fronte

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSIja shkëputet nga koalicioni qeverisës.

I pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me deklaratat kontradiktore mes palëve në koalicion, Pëllumbi e cilëson situatën komplekse dhe të tensionuar. “Situata politike është komplekse dhe e tensionuar. Gjithsesi, mund të dallohen disa ‘piketa’.

PD po vazhdon përpjekjet për të shtyrë miratimin e 7 ligjeve për të sabotuar zbatimin e Reformës në Drejtësi”, vëren profesor Pëllumbi. Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në vitet e qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, 1992-1996, sheh një bashkëpunim mes LSI-së dhe PD-së, që sipas tij po përpiqet që të prishë koalicion me PS-në, por nuk ngurron të japë dhe këshilla se si duhet vijuar me situatën e krijuar. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në; PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, shënon profesor Pëllumbi në refleksionet e tij për zhvillimet aktuale politike.

ZGJEDHJET

Profesori ka dhe një këshillë për socialistët, në këto momente të tronditjes së koalicionit të majtë. Sipas tij, largimi i LSI-së nga koalicioni nuk e dëmton aspak PSnë për një fitore të ardhshme elektorale, përkundrazi.

“Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”, shkruan Pëllumbi. Ai sheh një ndikim edhe më të fortë të ndërkombëtarëve në politikën shqiptare, që me Reformën në Drejtësi tregoi se mund të arrijë që t’i detyrojë palët të pranojnë standardet europiane.

“Ndërkombëtarët pritet të vijojnë ndikimin e tyre dhe më të fortë në zhvillimet politike shqiptare”, shprehet profesor Pëllumbi. Ish-kreu i Kuvendit në vitet 2002-2005 jep qëndrimin e tij edhe për përpjekjet që po bëhen si nga faktori ndërkombëtar, ashtu dhe ai vendës për gjetjen e konsensusit edhe për miratimin e 7 ligjeve që do të shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet konsensus për ligjet, por vetëm për Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSIja shkëputet nga koalicioni qeverisës. ndryshimet kushtetuese. “Insistimi për konsensus për miratimin e 7 ligjeve, është absurditet, sepse vjen në kundërshtim me Kushtetutën që përcakton se si votohen projektligjet që vijnë në Parlament”, shprehet profesor Pëllumbi.

PËRPLASJET

Marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës nuk janë më ato të shtatorit 2013, ndërsa disa ngjarje janë zhvilluar që atëherë kur shumica me 84 vota premtonte një qeverisje të fortë, ku nuk ishin të paktë ata që thoshin se do të zgjaste në disa mandate. Zgjedhjet vendore të 2015-n evidentuan krisjen e parë, ku baza socialiste nuk iu bind marrëveshjeve të bëra në zyrat e kryetarëve të koalicionit qeverisës, duke mos pranuar dhe mbështetur disa nga kandidatët e propozuar nga partitë e tjera.

Rasti më tipik ishte ai i Bashkisë së Pogradecit, ku nga pakënaqësitë mes PS-së dhe LSI-së, Bashkia u fitua nga PD-ja, ndërsa aleati i socialistëve e cilësoi atë një “Pazar të Roskovecit”. Marrëdhëniet mes aleatëve vijuan me kërkesat e përsëritura nga LSI për ndryshime në qeveri, lëvizje të disa ministrave të PS-së, të cilat LSI i quajti kërkesa për “impulse të reja”.

Por paketa e ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi duket se i ashpërsoi marrëdhëniet mes dy aleatëve, ku nuk munguan edhe kërcënimet e kreut të Kuvendit për dorëheqje dhe nevojën e një qeverise teknike, që do të përgatiste zgjedhjet e radhës parlamentare.

ARISTIR LUMEZI

Petro Koçi: Ja roli i Meidanit ndaj koalicionit PS-LSI

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është i pari nga radhët e qeverisë që komenton takimin e djeshëm mes ish-Presidentit Meidani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi i tyre në një nga restorantet e Tiranës ka ngritur zërat se Meidani mund të bëhet kryeministër i një qeverie teknike.

I ftuar në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, Petro Koçi ka komentuar daljen në skenë të Rexhep Meidanit dhe të ardhmen e koalicionit PS-LSI.

Ai është shprehur: ‘’Meidani është më shumë një analist se sa një protagonist politik’’.

Petro Koçi ka thënë se nuk e shikon Meidanin të përfshirë politikisht në jetën e vendit. Sa i përket koalicionit PS-LSI ai është shprehur se është i fortë dhe se mund të funksionojë edhe përtej 2017-s. ”Edhe PS edhe LSI nuk kanë arsye të prishin koalicionin i cili ështe duke funksionuar normalisht”, ka theksuar zëvendës ministri i Mbrojtjes.

Detajet e takimit Meta-Meidani: flasin për qeveri të re konsensuale

Ishin më shumë se dy orë takim, një drekë e konsumuar mes tre miqve të vjetër socialistë, siç e cilësoi ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima.

Në një prej lokaleve të kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut, kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte ftuar sot ish-presidentin Rexhep Meidani dhe ish-deputetin socialist Kokëdhima.

 

Në fund të takimit, vetëm socialisti Kokëdhima ka pranuar të flasë për mediat dhe i pyetur për krisjen e koalicionit PS-LSI, ka thënë se dy partitë e mëdha do dinë se si t’i zgjidhin problemet.

Por “Panorama.al” ka mundur të sigurojë detaje nga takimi i sotëm, ku burimet thanë se është biseduar në tryezë për një qeveri të re konsensuale.

Diskutimi se si mund të arrihet që qeverisja e koalicionit Meta-Rama të zgjasë, ka prekur edhe disa nga pikat e nxehta që në opinionin publik tashmë janë ngritur si pikëpyetje.

Diskutimi ka shkuar tek zgjidhjet e mundshme, rrugët si mund të arrihet vazhdimësia e koalicionit, si janë numrat dhe formulat e mundshme per krijimin e qeverisë së re që ti shërbejë vendit, konsensusit dhe rifitimit të besimit si të shqipëtarëve për qeverinë e tyre, si të ndërkombëtarve për ecje para e progres por dhe për të qetësuar gjithë palët për zgjedhje të lira e të ndershme.

Prej javësh po flitet për marrëdhëniet e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky i fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në Shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi para disa ditësh se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, tha ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit, i cili tha se Majko nuk e njeh mirë realitetin.

Majlinda Bregu – Genc Pollos: Nuk bëhem pjesë e asnjë makinacioni!

Majlinda Bregu i është përgjigjur kolegut të saj Genc Pollo dhe disa mediave pranë PD që e projektonin si pjesë e qeverisë “Rama 2”.

Ajo thotë se as i bie ndër mend të bëhet pjesë e ndonjë makinacioni dhe ndjen keqardhje për shpërndarësit e këtij lajmi.

Reagimi:

Dy fjale atyre qe lexojne portalet mediatike ku perflitem si pjese e nje skenari “shpetimi”te qeverise Rama1 permes nje qeverie Rama2 , (perballe kercenimit te supozuar nga nje manover MetaX ne bashkepunim te supozuar nuk e di se me ke, ne partine ku une bej pjese!)…

Nuk e di a eshte nje fantazi vere per arsye te vapes dhe thatesires se lajmeve, apo eshte nje diversion i sponsorizuar nga njeri prej dy partnereve te ciftit te palumtur, pra Rama ose Meta.

Ajo qe di une, eshte qe s’jam marre asnje minute me hallet e ciftit dhe te partive respektive. Nuk kam patur asnje dite piken e deshires per te qare hallet e palumturise se lidhjes se tyre.

Nga ana tjeter kam qene e qarte ne cdo deklarim qysh prej “kurorezimit ” te lidhjes se ciftit Rama-Meta, qe jane per njeri-tjetrin, sic thote populli ne raste martesash jo fatlume: dy gjarperinj ne nje jastek!

Me kane dale dhe tepruar hallet partise time qe duhet te binde njerezit se nuk jane krejt pa shprese.

Ndarja mes Konfliktualit dhe Konsensualit nuk mund te jete per asnje moment shpresa e PD per t’ u rikthyer ne qeveri.

Rikthimi i PD ne pushtet me alternative qeverisjeje serioze, eshte i vetmi hall qe me shqeteson.

Sidoqofte, per sa me takon eshte e sigurte se:

Nese do kete nje qeveri Rama2, une NUK do te jem pjese e saj dhe nese do kete nje makinacion MetaX une NUK do te behem pjese e tij!

Keshtu qe kush ka fantazuar rreth meje ne vorbullen e halleve te çiftit te palumtur, le te kerkoje gjetke lajme verore.
Ndersa ne qofte diversion, keqardhje per autoret dhe shperndaresit e “informacionit”.

 

Meta drekon me Meidanin e Kokëdhimën, çfarë planifikon kreu i LSI-së?

 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish presidenti Rexhep Meidani

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot për një drekë një emër të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish Presidentin Rexhep Meidani.

Dreka ka nisur pak para ores 14:00 në një restorant në zonën e ish Bllokut.

Burimet bëjnë të ditur për “panorama.al” se Meidani ka qenë duke pushuar në Pogradec deri në momentin kur ka marrë një telefonatë nga Meta për drekën e sotme.

Ai ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt Tiranës.

Drekes se Metes dhe Meidanit i eshte bashkuar edhe ish deputeti i PS-se, Koço Kokëdhima.

Prej javësh po flitet për marrëdhënien e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi para disa ditësh se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, tha ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit, i cili tha se Majko nuk e njeh mirë realitetin.

Kushtetuesja rrëzon Shukri Xhelilin, Dibra shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen e Shukri Xhelilit per te shpallur te pavlefshem vendimin e Qeverise per shkarkimin e tij.

Vendimi eshte njoftuar sot ne faqen e Gjykates Kushtetuese.

Kështu, Shukri Xhelili, kryebashkiak i Dibrës kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit qarkullues të qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra pas skandalit seksual.

Kështu, Gjykata Kushtetuese shkruan në një njoftim të sajin se “pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës”.

Kjo do të thotë se në Bashkinë e Dibrës do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të saj.

Shukri Xhelili u përfshi në një videoskandal me një punonjëse të Bashkisë së Dibrës. Ky i fundit u filmua nga kamera e fshehtë e vajzës në mjetin e tij, teksa i kërkonte favore seksuale vajzës në këmbim të rritjes në detyrë.

Madje, ai e dërgon edhe në hotel vajzën dhe më pas ajo refuzon të shkojë me tej. Rasti i tij tronditi mbarë opinionin publik.

Genc Pollo shpërthen kundër ambasadorit Lu: Deputetët u kërcënuan sikur të ishin terroristë e kriminelë

Voal – Ish-ministri i Inovacionit dhe deputeti demokrat, Genc Pollo, vlerëson aftësinë negociuese të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për Reformën në Drejtësi

Në një intervistë për “Panorama”, Pollo sqaron edhe rolin e ndërkombëtarëve në proces dhe mesazhet e përcjella nga Ambasada e SHBA-ve për deputetët e Kuvendit.

Deputeti demokrat i cilëson si të papranueshme mesazhet që ambasada nisi për deputetët, duke theksuar se masat për të cilat flitej në ato tekste janë të rezervuara për terroristët dhe kriminelët.

Pollo flet edhe për debatet në Grupin Parlamentar të PD-së, duke sqaruar se votat e demokratëve që u vetëdeklaruan pro reformës, dobësuan pozitat e negociatorëve të PD-së.

“Çdo betejë ka kosto, pavarësisht se mbyllet me fitore a disfatë. Për fatin e mirë të PD-së e të shtetit ligjor, kjo betejë u mbyll me fitore. Ndërsa deklarimi publik i votës pro reformës pikërisht në momente kritike të vendimmarrjes, mendoj se i dobësoi pozitat e negociatorëve të PD-së e deputetëve të opozitës në komision. Z. Xhafaj, në anën tjetër të tryezës, e kishte kollaj t’u thoshte mos na kërkoni kaq shumë, se dy-tri vota i morëm e tri-katër do t’i marrim dhe e miratojmë edhe pa ju. Fatmirësisht, siç e dimë tashmë, në fundore nuk e dhanë këtë efekt negativ”, thotë Pollo për “Panoramën”.

I pyetur lidhur me nje sms kercenues qe i shkoi disa deputeteve nga ambasada amerikane se do te kishin penalitete nese nuk votonin reformen, Pollo shprehet “Vota e deputetit përcaktohet në trekëndëshin interesi i zonës zgjedhore-linja e partisë-bindja vetjake. Këtë e kemi mësuar nga leximi i Letrave të Federalistit të Etërve Themelues të Amerikës e nga traktate të iluministëve europianë. Të shtosh kërcënimin si kënd të katërt është fyese. Të kërcënosh me masa që rezervohen për terroristët e kriminelët është e papranueshme. Por edhe e padobishme e kontraproduktive. Nuk ishte mjet që realizon qëllimin, siç edhe e tregoi akordi i të enjtes pasdite e votimi i të premtes pa gdhirë. Duke reaguar, ndoshta mbrojta dinjitetin e atyre që nuk mundnin a nuk donin të flisnin”.

Sali Berisha: Kjo quhet shpartallinë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për situatën dhe gjendjen e vendit pas ngjarjeve që ndodhën dje në dy burgje të vendit.

Berisha shkruan në Facebook se kjo situatë i ngjan një shpartalline, duke përmendur grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit që duhet të jetë vendi më i mbrojtur, për të cilën akuzon Kryeministrin Rama se u vodhën 21 milionë Euro për llogari të tij.

Ish-Kryeministri akuzon direkt kreun e Qeverisë se po qeveris me krimin.

auto_sali11469993941

Snajperi gaboi shënjestër në Vaqarr, ja i burgosuri që do eleminonte

Snajperi gaboi shënjestër në Vaqarr, duke goditur personin e gabuar. Pas hetimeve të sotme është zbardhur emri i të burgosurit që ishte planifikuar të eleminohej.

Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar, Ergys Kolaveri 25 vjeç dhe kushëririn e tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezulton se  dy personat kanë qëlluar me armë zjarri dje ku mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, por objektiv i tyre Dulaj, por Gazmir Daci, raporton ‘’Report’’.

Daci akuzohet për vrasjen e vëllait të të arrestuarit Ergys Kolaveri. Konflikti mes tyre ka nisur për trafikun e emigrantëve në Angli. Për Dacin ka akuza të forta për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të Robert Kolaverit, që aktualisht ka mbetur i paralizuar.

Detaje të reja zbardhen edhe nga momenti i atentatit të djeshëm jashtë burgut të Vaqarrit. Mësohet se dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi me automjetin tip “Mercedes Benz” të Ergys Kolaverit. Në makinë u gjetën edhe një palë dylbi që shërbenin për të parë të burgosurit. Ende nuk dihet se kush e ka kryer qitjen, pasi arma e krimit nuk është gjetur.

Pakti ynë: T’i mbajmë larg duart nga drejtësia – Nga Ilir Meta*

Në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim, i paparashikuar edhe për më optimistin në këtë botë mëngjesin e 21 korrikut. Ka shumë që e shohin si rastësi, si mrekulli. Jo! Unë personalisht jam i bindur se konsensusi ishte dhe mbetet domosdoshmëri! Domosdoshmëri për të çelur një epokë vërtet të re për vendin tonë, për 30 vitet që vijnë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur për shkak kryesisht të konfliktit të shfrenuar politik.

Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vjet më parë në Tiranë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi. Ai nënvizoi tre herë me vendosmëri apelin për “Stabilitet, Stabilitet, Stabilitet”, që Shqipëria të ecte më shpejt për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian.

Për fat të keq, ne politikanët shqiptarë, kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam si duhet këtë këshillë, jo vetëm institucionale, por edhe prindërore.

Atëherë Shqipëria ishte ndjeshëm përpara disa vendeve të rajonit, pjesë e ish-Jugosllavisë që kishin dalë nga luftërat dhe ende përjetonin konflikte etnike në drejtim të procesit të integrimit evropian.

Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në ecurinë e integrimit evropian.

Çfarë e la pas këtyre vendeve të tjera të rajonit vendin tonë në procesin e integrimit evropian gjatë këtyre 15 viteve që kur Romano Prodi me shumë dhembshuri na porositi stabilitet, stabilitet, stabilitet?

Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik? Jo, absolutisht! Ne na ka lënë pas, dhe ende na kërcënon si hije të na çojë edhe më pas vetëm konflikti i paprinciptë dhe i shfrenuar politik.

Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus.

Jo vetëm për ligjin e vetingut, i pari që duhet miratuar, dhe shtatë ligjet e tjera, por për të 40 ligjet që mbështesin realizimin dhe zbatimin me sukses të kësaj reformë.

Sepse konsensus do të thotë stabilitet, sepse konsensus do të thotë dialog politik, sepse dialog politik do të thotë sukses, jo vetëm për zbatimin e reformës kryesore në fushën e drejtësisë, por për të gjitha reformat kyçe që kërkon integrimi europian i vendit dhe çelja e negociatave për anëtarësim.

Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të pavarura dhe konsolidim i shtetit të së drejtës.

E kundërta, konflikt politik do të thotë dobësim i institucioneve dhe i shtetit të së drejtës.

Do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë papërgjegjshmëri, pandëshkueshmëri, dhe njëkohësisht, pasiguri për të ardhmen.

E falënderoj opozitën, sepse ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mos përfshirjen në realizimin e një reforme tjetër historike të vendit, atë administrative-territoriale, edhe pse me vonesë, ajo u përfshi, dhe sikurse e përmendi dhe me të drejtë edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Buquiçhio, ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm dhe substancial për përmirësimin e drafteve të para.

Është e vërtetë që ata kanë luftuar për të fituar garancitë që u jepte Komisioni i Venecias, dhe unë mund t’ju them edhe juve që edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore që sipas saj e mbante larg nga konsensusi, të famshmin rekomandimin 88, vetëm për një arsye, që Shqipëria të fitonte konsensusin e domosdoshëm, dhe me këtë rast e ftoj opozitën të vazhdoj në rrugën e konsensusit në mënyrë konstruktive, në mënyrë racionale, në mënyrë konkrete, sepse në këtë mënyrë i bën nder edhe vetes së saj, por natyrisht jep një kontribut historik për përmbylljen me sukses të një reforme madhore për 30 vitet që vijnë. Njëkohësisht kam edhe një mesazh për kolegët e mazhorancës. Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë të gjithë në opozitë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci e pakthyeshme, ku rotacioni është i pashmangshëm për të gjithë ne dhe një ditë përsëri do të jemi në opozitë. Unë e kuptoj ndonjëherë kur opozita kërkon tension, por nuk besoj kurrë se është interesi i mazhorancës dhe i qeverisë që t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nuk fitojmë asgjë në rast se opozitën e detyrojmë të duket më keq, sepse kjo nuk e ndihmon Shqipërinë, për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësinë kryesore sot, që të duket më mirë përpara BE-së, përpara NATO-s dhe SHBA-ve, përpara të gjitha vendeve partnere në rajonin tonë. Njëkohësisht dua të theksoj se kam një mesazh tjetër për koleget opozitarë dhe për kolegët e mazhorancës. Këtë e kam menduar sot kur po kthehesha në avion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Le të punojmë ne politikanët shqiptarë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe për reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë si shtet i së drejtës, si një shtet demokratik, si një shtet që ofron siguri për të gjithë gjeneratat dhe sidomos për fëmijët e të gjithë Shqipërisë, siç punojnë dy të huaj për integrimin europian të Shqipërisë, pikërisht si punon Eurodeputeti i majtë, Fleckenstein dhe Eurodeputeti i djathtë, Kukan.

Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam telefonuar z. Fleckenstein dy ditë para votimit në darkë vonë dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar për ta informuar se si po ecnin diskutimet dhe bisedimet.

Dhe më ka thënë që ta merrja në çdo orë të ditës dhe në çdo orë të natës, sepse kjo gjë duhet të përmbyllet patjetër me sukses. Jo vetëm kaq por më ka thënë, që të nesërmen paradite kishte për katër orë një operacion, “kështu që po pati ndonjë gjë më dërgo mesazh”.

Dhe kjo ndodhte ndërkohë që unë dhe shumë të tjerë shikonim shkëmbime titrash nëpër televizione si të ishin shkëmbime zjarri midis armiqve të përbetuar politikë, kur kërkohej më shumë se kurrë përqendrim për të përmbyllur gjithçka me sukses një punë të jashtëzakonshme të bërë prej dy vjetësh nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, nga Komisioni i Venecias, nga Komisioni Europian dhe EURALIUS në mënyrë të veçantë dhe nga OPDAT-i. Unë dua t’iu them shumë sinqerisht që për Ilir Metën si Kryetari i Kuvendit, nuk ka rëndësi se ku do të jetë pas një viti në zgjedhjet e ardhshme, as pas 10 vjetësh dhe as pas 30 vjetësh. Për Ilir Metën si shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq të rëndësishëm dhe historik, kur me votimin e mesnatës së 21-22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik.

Kjo është rruga më e mirë për të shlyer çdo gabim që kemi ndaj popullit dhe ndaj vendit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të angazhimit publik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë, që të rriten në një vend të së drejtës, në një vend të sigurt.

Gjithashtu, këto ditë kam menduar se spanjollët menjëherë pas vdekjes së Frankos, pas përjetimit të një sistemi diktatorial, në një kohë rekord arritën përmes pakteve të Moncloas, jo vetëm të përmbyllnin plagët e diktaturës, por njëkohësisht të hynin të sigurt në rrugën e demokracisë, të anëtarësoheshin në BE dhe të bëheshin një ndër vendet më të zhvilluara të kontinentit.

Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që t’i mbajmë larg duart nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21-22 korrikut, që duhet t’i japë shpresë dhe garanci të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë t’i japë të ardhme të gjithë të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë. Me këtë rast nuk mund të rri pa shprehur disa falënderime të veçanta.

Falënderim të veçantë për Ambasadorin Lu për angazhimin dhe për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe të SHBA-ve. Një falënderim të jashtëzakonshëm për Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Europën, znj. Nuland. Ardhja e saj në Shqipëri në një moment kritik, kyç, kur ajo personalisht ndeshet me shumë sfida të tjera, për të na futur në rrugën e konsensusit dhe respekti që ajo tregoi për sovranitetin e vendit ishin një kontribut i veçantë për atë që ne arritëm në mesnatën e 21-22 korrikut.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Ambasadoren Vlahutin, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm. Dua të falënderoj të gjithë personalitetet në Komisionin Europian, nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, znj. Mogherini e shumë të tjerë dhe në mënyrë të veçantë komisonerin Hahn për angazhimin e tij personal në 72 orët e fundit për të sqaruar çdo paqartësi lidhur me draftin final dhe për të inkurajuar politikanët shqiptarë që të mbyllnin çdo gjë me sukses dhe me konsensus ashtu sikurse ndodhi.

Dua të falënderoj të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të NATO-s që na kanë mbështetur gjatë kësaj kohe, por edhe gjithë të tjerët.

Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, është një moment i rëndësishëm për NATO-n sepse Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti në të gjithë rajonin, është po kështu për BE-në, por është edhe për fqinjët tanë. Një falënderim të veçantë e kam për Kryeministrin Rama, iniciatorin e kësaj reforme. Një falënderim të veçantë e kam për kryetarin e opozitës z. Basha, i cili në dy muajt e fundit bëri përpjekje të lavdërueshme sipas mendimit tim për të ecur në rrugën e duhur sepse rruga e konsensusit është drejtimi i duhur për Shqipërinë e 30 viteve që vijnë. Faleminderit të gjithëve edhe një herë.

*Pjesë nga fjala e kryetarit të Kuvendit në pritjen e organizuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi

Majko: koalicioni qeverisës mund të kërkojë rishikim

I ftuar nga Institutin Demokratik Amerikan në Kuvendin e Filadelfias ishte edhe deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ish-kryeministri Pandeli Majko. Dje zoti Majko foli me kolegen Keida Kostreci, gjatë punimeve të kuvendit, që e vlerësoi si një nga momentet më të rëndësishme të politikës amerikane.

Zoti Majko në bisedën me Zërin e Amerikës flet edhe për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai shprehet i çliruar që reforma në drejtësi u miratua, por pohon se reforma vështirë se do të ishte miratuar pa një presion të fortë nga Perëndimi. Në gjykimin e politikanit veteran, procesi politik në Shqipëri doli i humbur, pasi aktorët politikë nuk arritën të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të dëshmuar gatishmëri dhe vullnet dhe për ta miratuar vetë reformën. Kuvendi, vazhdon zoti Majko, “u kthye në një regres dhe ne u dukëm pak a shumë në statusin e ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës në periudhën e viteve ‘90”.

Zoti Majko thotë se procesi për miratimin e reformës në drejtësi nuk lë vend për optimizëm për punën e Kuvendit, dhe se arritja e votave ishte pasqyrë e insistimit të fortë nga ambasadorët e huaj si dhe presionit të publikut, pasi mungonte vullneti i palëve politike në vend për të përmbushur këtë mision.

Miratimi i reformës ishte dëshmi se Perëndimi në marrëdhëniet e tij me Shqipërinë mbajti krahun e publikut shqiptar dhe jo të politikës shqiptare, shprehet zoti Majko. Ky ka qenë një fakt i qëndrimit amerikan ndaj Shqipërisë, vazhdon më tej deputeti socialist: “Miqësia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka kaluar nga dyert e politikës, ka kaluar nëpër dyert e shqiptarëve”.

Zoti Majko fajëson opozitën për pengesat deri në arritjen e miratimit, gjë që dëshmohet, thotë ai, edhe nga kritikat e Perëndimit shpesh shumë të ashpra në adresë të udhëheqjes së opozitës. Në gjykimin e tij, kundërshtia nuk lidhej me nene të caktuara, por me interesa politike të pushtet-mbajtjes sot, dhe pushtet-marrjes së nesërme.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohon se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë. Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, thotë ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent. E ardhmja e kësaj qeverisjeje, thotë ai, nuk është një histori sallonesh, por një diskutim serioz që t’i shërbejë mbarëvajtjes së qeverisjes, si dhe reformave në pritje, përfshirë reformën zgjedhore.

Nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon përmes deklaratave, dhe në distancë nga njëra-tjetra, do të bëhet e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin e palëve në koalicion, shprehet anëtari i Partisë Socialiste, zoti Pandeli Majko.

Kemi dy qeveri: Rama apo Meta, kush do godasë i pari? – Nga Blendi Fevziu

Premtuan se do të qeverisnin së bashku; premtuan një rilindje të shoqërisë shqiptare; premtuan se do të vënë në vijë reforma të mëdha dhe thelbësore, por e gjitha ç‘po bëjnë aktualisht është një betejë deklaratash. Një betejë në distancë, por që bëhet edhe më evidente sa herë janë përballë. Në pritje, konferënca, apo ceremoni si ajo e djeshmja. Rama dhe Meta nuk kanë më asnjë linjë politike që t’i bashkojë. Nëse heq këtu administrimin që i bëjnë pushtetit që kanë ende bashkë, mes tyre s’mbetet më asgjë.

Meta i kujtoi dje se në politikë ka edhe rotacion nëse nuk ka konsensus. I kujtoi se nga mazhoranca mund të dalësh edhe në opozitë. Ndërsa Rama nuk harroi të përsëriste pikërisht atë që Meta ka refuzuar më shumë: që kjo ishte një reformë që e donte mazhoranca, por jo opozita. Madje që opozita u detyrua nga ndërkombëtarët dhe jo se kërkoi konsensusin.

Replikuan dje në afërsi, por duket se po e bëjnë çdo ditë në distancë. Me deklarata deputetësh e ministrash, me deklarata të rinjsh, por edhe komentatorësh. Rama dhe Meta nuk kanë më asgjë që t’i bashkojë, por kanë të gjitha arsyet që mos jenë më bashkë. Madje nuk duhet të jenë, sepse qeverisja nuk mund të mbetet peng i paaftësisë së dy forcave politike për të ndërtuar një vizion të përbashkët qeverisjeje. Dhe i paaftësisë së dy liderëve për të ndarë qëndrime të ngjashme për problemet thelbësore të vendit.

Nuk ka nevojë të ripërsëriten gjithë deklaratat e ditëve të fundit, por kushdo që merret me politikë e di që nuk ka më një qeveri, por dy. Qeveria e PS dhe Qeveria e LSI. Dy qeveri që nuk bashkohen më nën një kryeministër dhe një program, por nën llogaritjen e përditshme për të parë se kush i bën 71 vota për të përzënë nga mazhoranca tjetrin. Ky është edhe sporti më popullor sot në politikën shqiptare: llogaritja e votave, trafikimi i deputetëve, vendosja e njërit apo tjetrit në kolona mbështetësish pro Ramës apo Metës. Se kur do të shpërthejë kjo strategji llogarish është vështirë të thuhet. Vështirë të përcaktosh nëse furtuna mes Ramës e Metës do nisë në Gusht, në Shtator apo pak më vonë. Vështirë të thuash edhe kush do godasë i pari.

Por analiza është e qartë, i pari do hidhet në sulm ai që do besojë se ka 71 vota të sigurta. 71 vota për të garantuar veten dhe për të nxjerrë në opozitë tjetrin. Deri atë ditë nuk ka as qeverisje dhe as program. Ka vetëm matematikë dhe operacion financiar e trafik influencë në mbështetje të tij. Sepse Rama dhe Meta nuk janë më bashke. Edhe kur shtrëngojnë dorën, edhe kur buzëqeshin, edhe ku flasin kanë në mend vetëm një moment, atë kur do të flakin tjetrin. Dhe kush do ta bëjë i pari këtë. Deri atëherë, shqiptarët do asistojnë në teatrin më komik që kanë parë ndonjëherë: atë të dashurisë së sforcuar për hir të interesave.

Sekuestrohen pasuritë e ish deputetit Mark Frroku

Gjykata ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e ish-deputetit Mark Frroku. Sekuestrimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se pasuritë, Frroku i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal. Objektet që do të sekuestrohen janë disa apartamente dhe disa dyqane.

Frroku aktualisht është i arrestuar për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, ndërsa ndaj tij janë zhvilluar edhe hetime për vënien e pasurisë.

Meta: Seanca për 7 ligjet vendoset këto dy ditë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me ambasadoren gjermane Susanne Schutz, foli para mediave për reformën në drejtësi.

Meta deklaroi se  “Jemi në një proces diskutimesh edhe me zotin Xhafa dhe Bylykbashi dhe me dy ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, do të jemi në komunikim vazhdimisht dhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund tju them me siguri është se deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë e të vazhdojnë programin e tyre. Besoj se këto dy ditë do të jemi shumë të qartë. Pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus do ju njoftojmë në orët e ardhshme për datat, kur jemi të bindur se po shkojmë drejt një seance të suksesshme

“Miratimi i 7 ligjeve edhe sipas planit me ndërkombëtarët. Folëm për miratimin e Vettingut. Çdo gjë do të shkojë sipas afateve Kushtetutese. Komisioni do të mblidhet në kohën e duhur. Të gjithë janë të angazhuar pozitivisht. Kemi komunikim të vazhdueshëm” 

“Një gjë është e sigurtë se unë dhe zoti Xhafa dhe Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore” tha Meta duke qeshur.

Meta – Ramës: Ka edhe rrotacion

TIRANË-Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se miratimi i reformës në drejtësi ishte hapja e një epoke të re për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij nga pritja e organizuar nga Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, kryeparlamentari përcolli mesazhe pozitive, ndërsa kryefjala ishte; konsensusi.

Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa rikujtoj edhe thënien e Romano Prodit disa vite më parë, ‘Solidaritet, solidaritet, solidaritet’. Ndër të tjera Meta nuk la pa falënderuar edhe bashkëpunëtorët për arritjen e konsensusit dhe miratimit të reformës në drejtësi.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Një falendeirm të veçantë e kam për Kryetarin e Reformës, zotin Xhafaj. Një falënderim të veçante e kam edhe për zotin Bylykbashin. Një falënderim të jashtëzakonshëm e kam për Komisionin e Venecias. Nëse do të kisha një fjalë si dje do thosha: ‘Rroftë Venecia, rroftë konsensusi’. Ne do ta kishim të pamundur që ta bënim mbrëmjen e 21-22 korrikut. 21 korrikun është domosdoshmëri për të çelur një epokë në vendin tonë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur. Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vite më parë në Tiranë, Romano Prodi, ‘Stabilitet, stabilitet, stabilitet’. Për fat të ketë, ne politikanët shqiptarë kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam shumë këtë këshillë, institucionale por dhe prindërore. Në atë kohë Shqipëria ishte e ndjeshme. Sot, për fatinë mirë të këtyre vendimeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në integrimin evropian.”, tha Meta.

Nga ana tjetër kryeparlamentari pohoi se ajo çka e la pas Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, në krahasim me vendet e tjera të rajonit ishte pikërisht konflikti mes palëve politike. Kreu i Kuvendit tha se qeveria nuk duhet të sulmojë opozitën, pasi ka qenë dikur edhe në vendin e saj, duke shtuar se ka dhe rrotacion politik.

“Çfarë e la pas Shqipërinë, me këto vende të rajonit, për procesin e integrimit? Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik?Jo. ne na ka lënë pas dhe kërcënon të na çojë pas konflikti i shfrenuar politik. Kjo reformë historike ishte dhe mbetet domosdoshmëri dhe duhet të vazhdoje me konsensus. Konsensus do të thotë stabilitet, dialog politik. Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të së drejtës. Konflikti politik do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Do të thotë pasiguri për të ardhmen. Dëshiroj të falënderoj opozitën që u përfshi me të drejtë. Ne vendosëm ta fokusonim në Kuvend, pasi atje është opozita. Ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mospërfshirjen në një reformë si ajo Administrativja, ajo tashmë u përfshi edhe pse me vonesë. Opozita dha kontribut për përmirësimin e drafteve. Edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore, që e mbante larg konsensusit, pasi Shqipëria duhet të fitonte konsensusi i nevojshëm. E ftoj opozitën të vazhdoj konsensus në mënyrë racionale, pasi i bën nder vetes së saj dhe jep kontribut për këtë reformë. Kam edhe një mesazh për kolegët e mi të maxhorancës, nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë në opozitë, rrotacioni është i pashmangshëm. Një ditë të gjithë do jemi në opozitë. E kuptoj kur opozita kërkon tension, por se kuptoj që është interesi i mazhorancës, apo qeverisë t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë, se ndihmon Shqipërinë për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësi të duket më mirë përpara BE, SHBA, vendeve partnere në rajonin tonë. Pasi kemi interes që të duket më mirë, para BE, SHBA-ve dhe vendeve partnere të rajonit tonë. Dua të theksoj dhe kam një mesazh për kolegët opozitar dhe ata maxhoritar; le të punojmë me politikanët shqiptarë për vendin tonë.”, pohoi Meta.

Bashkëpunimi sipas Metës, opozitë-maxhorancë duhet të jetë për reformat kyçe, siç është ajo në drejtësi. “Të paktën për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë, si shtet i të drejtës. Le të punojmë për vendin për integrimin e Shqipërisë, siç punon edhe eurodeputuet. Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam marrë zotin Flanchestain dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar në darkë, për ta informuar, dhe më ka thënë që më merr në orë të ditës e natës, por kjo gjë duhet të mbyllet nesër. Nesër paradite kam një operacion për 4 orë, po pate ndonjë gjë serioze më lajmëro, ne shihnim titra nëpër televizione dhe shihnim sikur të shkëmbenin sulme zjarresh mes armiqve politikë.”, bëri të ditur Meta.

Në mbyllje të fjalës së tij Meta tha se: “Për Ilir Metën shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq historik, ne në votimin e 22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë që të rriten në një vend të së drejtës dhe në një vend të sigurt. Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci, të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që ti mbajmë duart larg nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21 -22 korrikut që do ti japë shpresë të gjithë qytetarëve shqiptarë.”.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË KUVENDIT, ILIR META
Një falënderim të veçantë e kam për Kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, z. Xhafaj, dhe njëkohësisht përfaqësuesit e mazhorancës në Komision që janë sot këtu me ne, pasi z. Xhafaj ishte edhe iniciatori në emër të Komisionit për këtë event. Por një falënderim akoma më të veçantë e kam për nënkryetarin e këtij komisioni, z. Bylykbashi dhe për anëtarët opozitarë të këtij komisioni, që në këto momente janë duke punuar me ligjin për vetingun. Një falënderim të jashtëzakonshëm e kam për Komisionin e Venecias. Nëse unë do të kisha sot dy fjalë që t’i shoqëroja me thirrjen “rroftë” si një herë e një kohë, do të ishte “Rroftë Venecia, rroftë konsensusi”. Pa këtë angazhim të jashtëzakonshëm të këtij institucioni të gjithëpranuar në të gjithë botën demokratike, dhe në vendin tonë, i cili na bëri një Kushtetutë të shkëlqyer në vitin 1998, të cilën ne politikanët e deformuam rrugës dhe që tani u detyruam ta ribëjmë në mënyrë që të bëjmë një pakt kombëtar për drejtësinë, ne do ta kishim të pamundur të arrinim atë që ndodhi në mesnatën 21-22 korrikut. Në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim, i paparashikuar edhe për më optimistin në këtë botë mëngjesin e 21 korrikut.

Ka shumë që e shohin si rastësi, si mrekulli. Jo!
Unë personalisht jam i bindur se konsensusi ishte dhe mbetet domosdoshmëri! Domosdoshmëri për të çelur një epokë vërtet të re për vendin tonë, për 30 vitet që vijnë, që mbyll tranzicionin e tejzgjatur për shkak kryesisht të konfliktit të shfrenuar politik. Më kujtohet shpesh apeli që bëri 15 vjet më parë në Tiranë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi. Ai nënvizoi tre herë me vendosmëri apelin për “Stabilitet, Stabilitet, Stabilitet”, që Shqipëria të ecte më shpejt për hapjen e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian. Për fat të keq, ne politikanët shqiptarë, kush më shumë e kush më pak, nuk e vlerësuam si duhet këtë këshillë, jo vetëm institucionale, por edhe prindërore. Atëherë Shqipëria ishte ndjeshëm përpara disa vendeve të rajonit, pjesë e ish-Jugosllavisë që kishin dalë nga luftërat dhe ende përjetonin konflikte etnike në drejtim të procesit të integrimit evropian.

Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fatin tonë të keq, Shqipëria është pas tyre në ecurinë e integrimit evropian. Çfarë e la pas këtyre vendeve të tjera të rajonit vendin tonë në procesin e integrimit evropian gjatë këtyre 15 viteve që kur Romano Prodi me shumë dhembshuri na porositi stabilitet, stabilitet, stabilitet? Mos na la vallë ndonjë konflikt etnik? Jo, absolutisht! Ne na ka lënë pas, dhe ende na kërcënon si hije të na çojë edhe më pas vetëm konflikti i paprinciptë dhe i shfrenuar politik. Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus. Jo vetëm për ligjin e vetingut, i pari që duhet miratuar, dhe shtatë ligjet e tjera, por për të 40 ligjet që mbështesin realizimin dhe zbatimin me sukses të kësaj reformë. Sepse konsensus do të thotë stabilitet, sepse konsensus do të thotë dialog politik, sepse dialog politik do të thotë sukses, jo vetëm për zbatimin e reformës kryesore në fushën e drejtësisë, por për të gjitha reformat kyçe që kërkon integrimi europian i vendit dhe çelja e negociatave për anëtarësim. Sepse dialog politik do të thotë forcim i institucioneve të pavarura dhe konsolidim i shtetit të së drejtës.

E kundërta, konflikt politik do të thotë dobësim i institucioneve dhe i shtetit të së drejtës.
Do të thotë më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë papërgjegjshmëri, pandëshkueshmëri, dhe njëkohësisht, pasiguri për të ardhmen. Unë dëshiroj sot të falënderoj opozitën që u përfshi në këtë proces, dhe siç e përmendi me të drejtë z. Xhafaj, ne vendosëm ta fokusonim këtë reformë në Kuvend pikërisht sepse aty është opozita. Ajo nuk ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë, që gjithashtu mund të lozte një rol kryesor. E falënderoj opozitën, sepse ndryshe nga gabimi historik që ajo bëri duke zgjedhur mos përfshirjen në realizimin e një reforme tjetër historike të vendit, atë administrative-territoriale, edhe pse me vonesë, ajo u përfshi, dhe sikurse e përmendi dhe me të drejtë edhe Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Buquicchio, ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm dhe substancial për përmirësimin e drafteve të para.

Është e vërtetë që ata kanë luftuar për të fituar garancitë që u jepte Komisioni i Venecias, dhe unë mund t’ju them edhe juve që edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore që sipas saj e mbante larg nga konsensusi, të famshmin rekomandimin 88, vetëm për një arsye, që Shqipëria të fitonte konsensusin e domosdoshëm, dhe me këtë rast e ftoj opozitën të vazhdoj në rrugën e konsensusit në mënyrë konstruktive, në mënyrë racionale, në mënyrë konkrete, sepse në këtë mënyrë i bën nder edhe vetes së saj, por natyrisht jep një kontribut historik për përmbylljen me sukses të një reforme madhore për 30 vitet që vijnë.

Njëkohësisht kam edhe një mesazh për kolegët e mazhorancës.
Nuk duhet të harrojmë se dikur kemi qenë të gjithë në opozitë.
Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria është një demokraci e pakthyeshme, ku rotacioni është i pashmangshëm për të gjithë ne dhe një ditë përsëri do të jemi në opozitë.
Unë e kuptoj ndonjëherë kur opozita kërkon tension, por nuk besoj kurrë se është interesi i mazhorancës dhe i qeverisë që t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nuk fitojmë asgjë në rast se opozitën e detyrojmë të duket më keq, sepse kjo nuk e ndihmon Shqipërinë, për të cilën ne si mazhorancë kemi përgjegjësinë kryesore sot, që të duket më mirë përpara BE-së, përpara NATO-s dhe SHBA-ve, përpara të gjitha vendeve partnere në rajonin tonë. Njëkohësisht dua të theksoj se kam një mesazh tjetër për koleget opozitarë dhe për kolegët e mazhorancës.

Këtë e kam menduar sot kur po kthehesha në avion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Le të punojmë ne politikanët shqiptarë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe për reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen dhe konsolidimin e shtetit tonë si shtet i së drejtës, si një shtet demokratik, si një shtet që ofron siguri për të gjithë gjeneratat dhe sidomos për fëmijët e të gjithë Shqipërisë, siç punojnë dy të huaj për integrimin europian të Shqipërisë, pikërisht si punon Eurodeputeti i majtë, Fleckenstein dhe Eurodeputeti i djathtë, Kukan.
Nuk do ta harroj sa të jetoj kur e kam telefonuar z. Fleckenstein dy ditë para votimit në darkë vonë dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar për ta informuar se si po ecnin diskutimet dhe bisedimet.
Dhe më ka thënë që ta merrja në çdo orë të ditës dhe në çdo orë të natës, sepse kjo gjë duhet të përmbyllet patjetër me sukses. Jo vetëm kaq por më ka thënë, që të nesërmen paradite kishte për katër orë një operacion, “kështu që po pati ndonjë gjë më dërgo mesazh”.

Dhe kjo ndodhte ndërkohë që unë dhe shumë të tjerë shikonim shkëmbime titrash nëpër televizione si të ishin shkëmbime zjarri midis armiqve të përbetuar politikë, kur kërkohej më shumë se kurrë përqendrim për të përmbyllur gjithçka me sukses një punë të jashtëzakonshme të bërë prej dy vjetësh nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, nga Komisioni i Venecias, nga Komisioni Europian dhe EURALIUS në mënyrë të veçantë dhe nga OPDAT-i. Unë dua t’iu them shumë sinqerisht që për Ilir Metën si Kryetari i Kuvendit, nuk ka rëndësi se ku do të jetë pas një viti në zgjedhjet e ardhshme, as pas 10 vjetësh dhe as pas 30 vjetësh. Për Ilir Metën si shqiptar ka rëndësi ku do të jetë Shqipëria pas 30 vjetësh. I ftoj të gjithë kolegët e mi që në këtë moment kaq të rëndësishëm dhe historik, kur me votimin e mesnatës së 21-22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit shqiptar, të ngrihemi në lartësinë e këtij momenti historik. Kjo është rruga më e mirë për të shlyer çdo gabim që kemi ndaj popullit dhe ndaj vendit tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të angazhimit publik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë, që të rriten në një vend të së drejtës, në një vend të sigurt. Gjithashtu, këto ditë kam menduar se spanjollët menjëherë pas vdekjes së Frankos, pas përjetimit të një sistemi diktatorial, në një kohë rekord arritën përmes pakteve të Moncloas, jo vetëm të përmbyllnin plagët e diktaturës, por njëkohësisht të hynin të sigurt në rrugën e demokracisë, të anëtarësoheshin në BE dhe të bëheshin një ndër vendet më të zhvilluara të kontinentit.

Përse ne politikanët shqiptarë pas 26 vitesh demokraci të mos bëjmë të paktën një pakt, paktin e drejtësisë që t’i mbajmë larg duart nga kjo drejtësi që lindi në mesnatën e 21-22 korrikut, që duhet t’i japë shpresë dhe garanci të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë t’i japë të ardhme të gjithë të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë. Me këtë rast nuk mund të rri pa shprehur disa falënderime të veçanta. Falënderim të veçantë për Ambasadorin Lu për angazhimin dhe për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe të SHBA-ve.

Një falënderim të jashtëzakonshëm për Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Europën, znj. Nuland. Ardhja e saj në Shqipëri në një moment kritik, kyç, kur ajo personalisht ndeshet me shumë sfida të tjera, për të na futur në rrugën e konsensusit dhe respekti që ajo tregoi për sovranitetin e vendit ishin një kontribut i veçantë për atë që ne arritëm në mesnatën e 21-22 korrikut. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Ambasadoren Vlahutin, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm. Dua të falënderoj të gjithë personalitetet në Komisionin Europian, nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, znj. Mogherini e shumë të tjerë dhe në mënyrë të veçantë komisonerin Hahn për angazhimin e tij personal në 72 orët e fundit për të sqaruar çdo paqartësi lidhur me draftin final dhe për të inkurajuar politikanët shqiptarë që të mbyllnin çdo gjë me sukses dhe me konsensus ashtu sikurse ndodhi. Dua të falënderoj të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të NATO-s që na kanë mbështetur gjatë kësaj kohe, por edhe gjithë të tjerët. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, është një moment i rëndësishëm për NATO-n sepse Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti në të gjithë rajonin, është po kështu për BE-në, por është edhe për fqinjët tanë.

Një falënderim të veçantë e kam për Kryeministrin Rama, iniciatorin e kësaj reforme.
Një falënderim të veçantë e kam për kryetarin e opozitës z. Basha, i cili në dy muajt e fundit bëri përpjekje të lavdërueshme sipas mendimit tim për të ecur në rrugën e duhur sepse rruga e konsensusit është drejtimi i duhur për Shqipërinë e 30 viteve që vijnë.
Faleminderit të gjithëve edhe një herë.

Serbia do t’i kthejë në Kosovë 11 mijë refugjatë serbë nga Mali i Zi

Gjatë një vizite të cilën kryetari i listës “Srpska”, Sllavklo Simiç, ua ka bërë refugjatëve serbë në Mal të Zi, këta të fundit kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, “ndoshta jo në Gjakovë, Deçan e Pejë, por në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Graçanicë”.

Tani kur janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar punimet në ndërtimin e vendbanimit “Lugina e diellit”, serbët janë në kërkim të familjeve serbe që do të duhej të ktheheshin për të jetuar në këtë vendbanim, për të cilin Serbia investon mbi 5 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Në këtë vendbanim me 300 shtëpi, ku do të vendosen 1500 serbë, kryesisht refugjatë që jetojnë në Serbi, por njëkohësisht edhe serbët e ikur nga Kosova e të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi, refugjatët serbë në Mal të Zi kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij projekti, të cilin shqiptarët e kanë cilësuar kolonizues.

E për t’ua matur pulsin serbëve të zhvendosur në Mal të Zi, saktësisht në Podgoricë dhe në Sutumore, ata i ka vizituar kryetari i listës “Srpska”, Sllavko Simiç, dhe kryetari i Shoqatës për Refugjatë, Milenko Jovanoviç.

Sipas tyre, “në Mal të Zi aktualisht jetojnë rreth 11 mijë refugjatë nga Kosova.

Ata i kanë siguruar refugjatët serbë se për ta do të krijohen kushte për t’u kthyer për të jetuar në Kosovë, në pronat e tyre, por nëse nuk mund të krijohen kushte të sigurisë, atëherë për ta duhet të ndërtohen vendbanime në komunat me shumicë serbe”.

Mori ryshfet 50 mijë euro, shpallet në kërkim ndërkombëtar burri i gjyqtares

Odhise Andrea

Bashkëshorti i ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, Odhisea Andrea është shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për “Panorama” se së fundi Interpol Tirana e ka shpallur atë person në kërkim ndërkombëtar.

Fakti që së bashku me gruan iu drejtuan Italisë, e prej saj erdhi vetëm ish-gjyqtarja dhe jo bashkëshorti, ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë në Itali.

Odhise Andrea së bashku me gruan, Majlinda Andrea u larguan nga Shqipëria një ditë para vendimit për arrestimin e tij dhe para se gjykata të vendoste pezullmin e Majlindës nga detyra.

Ajo u kthye me të njëjtin traget që iku në Itali, përmes Durrësit, por burri i saj, ndaj të cilit ishte caktuar “arrest me burg”, nuk u kthye.

Odhise Andrea akuzohet se përmes sekserit Petraq Dashi ka marrë 50 mijë euro, që e shoqja të jepte një vendim në favor të Ilia Çabirit dhe Eleni Linos, për njohjen e pronësisë së rreth 40 hektarëve tokë në Butrint.

Një ditë pas dhënies së parave, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe Majlinda Andrea, u shpreh në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Gjykata pak ditë më parë vendosi që Eleni Lino të hetohet në masën arrest shtëpie, ndërsa Ilia Çabiri dhe Petraq Dashi u lanë në arrest me burg.

Një ditë më parë prokuroria vendosi sekuestro për 50 mijë Euro të çiftit, në dy banka të nivelit të dytë.

Punimet në TAP, del në dritë kapiteli i shekullit VI (fotot)

Një kapitel i shekullit të VI është zbuluar gjatë punimeve në Polenë të Skraparit. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare njofton se “në kuadër të projektit TAP gjatë punimeve për zgjerimin e rrugëve hyrëse që TAP po realizon në Çorovodë, në Polenë Skrapar, seksioni Zogas-Potom, u zbulua një kapitel paleokristian”. Sipas DRKKsë, punimet u ndërprenë menjëherë pas evidentimit të gjetjes në kantier.

kap1

“U morën masa mbrojtëse, duke e kufizuar zonën e pezullimit të punimeve me shirita me ngjyra të dallueshme. Kapiteli u zhvendos përkohësisht në mjediset e siguruara me roje të përhershme të zyrave të TAP-it në Çorovodë”. Bëhet me dije se u njoftuan specialistet e ASHA dhe specialistët e DRKK-Berat, të cilët u paraqiten në zyrat e TAP në Çorovodë, ku mbajt një procesverbal për transferimin e përkohshëm në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat. Transferimi u krye në kushte të plota sigurie.

Tek përshkrimi i gjetjes, DRKK shënon se: “Gjetja u përcaktua si një kapitel i një kolo-ne të një monumenti (strukturë me natyrë fetare), ndoshta kishë të shekullit të 6-të të e.s. Kapiteli është 0.40 m i lartë dhe diametri i bazës rrethore të tij është 0.24 m. Baza rrethore e kapitelit ka të ruajtur në qendrën e saj një gropëzim që shërbente për lidhjen e tij me trupin e kolonës (me metal të derdhur). Trupi i kapitelit vjen duke u holluar lehtësisht në mes dhe zgjerohet në pjesën e sipërme të tij, duke marrë formë katërkëndëshe. Lënda e parë e përdorur për kapitelin është gur gëlqeror cilësor dhe trupi i tij është zbukuruar me vija të thelluara, që krijojnë tetë figura florale të përsëritura dhe që lidhen në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën”.

Sipas njoftimit të DRKK-së, përmasat, forma dhe zbukurimet e tij sugjerojnë krahasime relativisht të sigurta me shumicën e monumenteve paleokristiane nga vendi ynë. Sipas monitoruesit të Trashëgimisë Kulturore, ekspertit të Trashëgimisë Kulturore të TAP, bllok-menaxherit të kompanisë supervizore dhe inxhinierit të kontraktorit në terren, duhet nënvizuar që artifakti nuk u gjet insitu.

kap2

Vendimi më i fundit i Ramës ia jep Gjirin e Lalëzit për 20 vjet Saimir Manes (dokumentet)

Edi Rama vendos në mbledhjen e sotme të qeverisë që t’i japë Hamallajn, në Gjirin e Lalëzit për shfrytëzim 20 vjet biznesmenit Samir Mane.

ramavendimi

Rama ka lejuar me këtë vendim, përdorimin e brigjeve për investuesin strategjik ‘’New Born’’. Po cila kompani do bëjë ndërtimin?

‘’E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës’’, thuhet në vendim.

‘’Mane TCI’’ është kompania që ka si ortak ‘’BALFIN’’, e cila është në pronësi të biznesmenit të njohur Samir Mane.

Pagesa për kontratën 20-vjeçare është vetëm 100 lekë për metër katrorë.

qkr

V E N D I MI I PLOTË:

PËR

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NEË BORN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Neë Born”, Hamallaj, gjiri i Lalëzit, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e asistuar, me vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
  2. Afati për përdorimin e brigjeve, sipas këtij vendimi, të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  3. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.
  4. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Durrës.
  5. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës.
  6. Ngarkohet Bashkia Durrës për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik në zbatim të këtij vendimi. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik.
  7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Send this to a friend