VOAL

VOAL

Bizneset e rajonit të Kukësit mbyllin aktivitetin në shenjë proteste: ‘JO’ taksës për Rrugën e Kombit

VOAL.ch – KUKES, KRUMË, BAJRAM CURRI – Të gjitha bizneset në Kukës, Has dhe Tropojë kanë mbyllur aktivitetin e tyre për një orë, në shenjë protestë për taksën e Rrugës së Kombit. Kreu i Shoqatës, Sokol Kolgjini pohoi se me këtë taksë mbyllet udha për 30 vite, pasi sipas tij rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative.

Ndër të tjera ai shtoi se shqetësimin e bizneseve ua kanë dërguar ambasadave. “Rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative. Taksa e Rrugës së Kombit është e padrejtë. Qëndrimin tonë ua kemi dërguar ambasadave”, tha kreu i shoqatës.

Nishani: Kriza e refugjatëve e bën të domosdoshëm bashkëpunimin

Nishani, bashkëkryesoi me zëvendëspresidentin e Parë të Komisionit Evropian, tryezën e rrumbullakët me temë: “Kontrata Globale për ndarjen e përgjegjësive – për refugjatët dhe respektimin e së drejtës

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mori pjesë në Samitin e OKB-së për refugjatët dhe emigracionin.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë, behët e ditur se Nishani, bashkëkryesoi me zëvendëspresidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, tryezën e rrumbullakët me temë: “Kontrata Globale për ndarjen e përgjegjësive – për refugjatët dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

Presidenti Nishani, në fjalën e tij kryesore theksoi se në kushtet e paprecedenta ku 35 mijë njerëz zhvendosen forcërisht çdo ditë nga shtëpitë e tyre, si rezultat i konflikteve apo persekutimit, është e domosdoshme një qasje kolektive nga komuniteti ndërkombëtar.

“Vlerat, përkujdesja për jetët njerëzore dhe detyrimi për të mbrojtur të pafajshmit duhet të mbizotërojnë përkundrejt politikave populiste dhe pikëpamjeve të ngushta nacionaliste. Kjo është një çështje që përfshin si dimensionin e sigurisë ashtu edhe atë humanitar. Ndaj dhe qeveritë, ndajnë si barrën ashtu edhe përgjegjësinë për të përballuar flukset migratore dhe të refugjatëve që shikojmë sot”, theksoi Nishani, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Sipas tij, si kriza e refugjatëve ashtu dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit, dëshmojnë ndërvarësinë mes vendeve, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë të koordinuar dhe me politika të mirë përcaktuara.
“Rajoni i Ballkanit është i vendosur në një pozicion ku pasojat e presionit të flukseve migratore në Jug mund të arrijnë shpejt Evropën Perëndimore e Veriore. Rreziku aktual për të cilin duhet të tregojmë shumë vëmendje, është ai i përdorimit të migracionit për qëllime terroriste. Në këtë llogore askush nuk qëndron i vetëm, dhe as mund ta shmanget me vetëizolim”, ka shtuar më tej presidenti i Shqipërisë.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti Nishani theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar nënkupton lidership politik dhe menaxhim efikas të lëvizjeve të refugjatëve, veçanërisht në planin rajonal dhe bashkëpunimin me agjencitë e specializuara ndërkombëtare. aa

Rama: Muri i Kujtesës me 264 yje për policët e rënë në krye të detyrës, ylli më i ri dëshmori Ardian Kodra

VOAL.ch – TIRANË – Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e ‘Muri i Kujtesës”, në oborrin e Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë foli për rolin dhe kontributin e policisë së shtetit duke u ndalur në jetët e të rënëve në krye të detyrës, por edhe mbështetjen që qeveria ka dhënë pë familjarët e tyre.

“Ky mur kujtese qe përurojmë sot bashke me godinën simbol i vullnetit te hekurt për të mos harruar dëshmoret. Ky mur për të formuar mitin e uniformes blu. Janë 264 yje këtu, çdo njëri prej tyre përcjellë sakrificën. Më e fundit është ajo e  Ardian Kodrës, prindit bashkëshortit dhe familjarit që ra dy javë më parë në përpjeke për të shpëtuar nga plumbat banorët e provincës në Shkodër”, tha Rama.

Më tej Rama theksoi:

“Në këto tre vjet besoj se jemi krenare për gjithçka kemi bërë për ta rilindur Policinë e shtetit, por kjo nuk do të thotë aspak që jemi të kënaqur. Më në fund bëmë që sytë e këtij institucioni, vëmendje e qeverisë të kthehet  nga familjet e të rënëve, për të cilët kemi 100 fishuar vëmendjen dhe përkujdesin e qeverisë në radhe të parë për bashkëshortet e të vrarëve dhe fëmijëve të tyre”, shtoi Rama.

U ndalua nga Policia se vodhi 80 kg ullinj, vdes në spital 54-vjeçari

 Familjarët e 54-vjeçarit

VOAL.ch – LUSHNJË – Një 54-vjeçar i ndaluar dje nga Policia në Lushnjë për shkak se akuzohej për vjedhje ullinjsh, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Fadil Hoxha ka pësuar infarkt në ambientet e paraburgimit dhe është dërguar nga Lushnja në QSUT, ku dhe ka ndërruar jetë.

Familjarët akuzojnë Policinë se u kanë refuzuar të fusnin ilaçet në ambientet e paraburgimit pasi 54-vjeçari merrte tri herë në ditë për zemrën.

Sipas dëshmisë së familjarëve, ndonëse ata i kishin kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet, kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar.

Ndryshe nga pretendimi i familjarëve, Policia thotë se Hoxha ka marrë trajtimin me ilaçe gjatë qëndrimit në ambientet e Policisë Lushnjë.

Ndërkohë, në certifikatën e vdekjes në QSUT shkaku i humbjes së jetës thuhet se është i panjohur.

I ndjeri u shoqërua në Policia pas një denoncimi të bërë nga pronari i një toke në Lushnjë, që e akuzohet për grabitjen e ullinjve.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 17.09.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Fadil Hoxha dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.M., vjeç 53 e 14, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se, në fshatin Xenkë, u kapën me 80 kg ullinj, të vjedhura në ullishtën e shtetasit Th.Dh., vjeç 53 banues në këtë fshat. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Monitor: Në Shqipëri 65% e tregtisë së qumështit bëhet në të zezë

Formalizimi në bujqësi dhe mbështetja e tij me subvencione nuk po funksionon për shkak se sektori është zhytur thellë në informalitet. Rasti i qumështit tregon se produkti grumbullohet dhe tregtohet 65% në të zezë. Nga 450 baxho dhe fabrika, vetëm 150 janë të regjistruara. Si nuk po funksionin skema e formalizimit nëpërmjet subvencionit nga pagesat e ulëta dhe komisionet e larta bankare

Në të gjithë zinxhirin e industrisë së përpunimit të qumështit ka aktorë që operojnë në mënyrë informale, pa pasur NIPT-in dhe pa lëshuar fatura me TVSH.

Këshilli i Investimeve ka zhvilluar një studim të hollësishëm mbi prodhimin dhe tregtimin e qumështit në vend dhe ka vërejtur se 65% e aktivitetit zhvillohet në informalitet të plotë.

Këta “xhepa të zbrazët” krijojnë premisa për informalitet dhe çojnë drejt operacioneve problematike për aktorët e tjerë, ata formalë në këtë zinxhir, duke krijuar probleme serioze që sektori i bujqësisë të përfitojë njësoj nga subvencioni.

Në veçanti, grumbulluesit informalë të qumështit dhe baxhot informale jo vetëm që qarkullojnë volume të mëdha të qumështit dhe kapital të konsiderueshëm, por gjithashtu përmes operacioneve të tyre informale dëmtojnë përpjekjet për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve. Përderisa cikli i TVSH-së nuk është i mbyllur, rrjedhimisht nuk mund të jetë efektiv në mënyrë të mjaftueshme.

Analiza e Këshillit të Investimeve vë në dukje se, transaksionet nëpërmjet sistemit bankar për të gjithë prodhuesit nuk janë një mënyrë efikase, për më tepër duke pasur parasysh se shumica e tyre duhet të udhëtojnë në distanca të gjata për të arritur bankat në qytete dhe shuma e parave të marra nga shitja e qumështit është shumë e vogël në krahasim me përpjekjet, kohën e harxhuar dhe shpenzimet.

Ka mungesë informacioni dhe vështirësi në ndërgjegjësimin e fermerëve mbi legjislacionin tatimor dhe ndryshimet e tij, si dhe të gjithë skemën e formalizimit. Kapacitetet administrative rajonale përgjegjëse janë të kufizuara dhe shpesh jo afër fermerit për t’i asistuar.

Problemet në regjistrimin e tokës dhe tregun e saj, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, mungesa e besueshmërisë së të dhënave statistikore kërkojnë adresim të qartë për të mundësuar formalizimin afatgjatë të sektorit.

Baxhot, 65% informale
Sektori i blegtorisë shqiptare është dhe do të mbetet pjesë e kërkesës në rritje për sasi dhe cilësi për t’ju përgjigjur nevojave të popullsisë. Edhe pse statistikat bujqësore nuk japin të dhëna plotësisht të besueshme dhe të sakta, disa prej shifrave që lidhen me sektorin e blegtorisë tregojnë se numri i fermave që merren me blegtori është 352 mijë.

Fermat që merren kryesisht me gjedh janë 214,9 mijë, ato që merren kryesisht me dhi janë 23,4 mijë dhe dele 47 mijë.
Sasia e qumështit në një nivel prej 1,1 milionë tonësh në vit prodhohet nga 358 000 lopë, 1,896,000 dele dhe 904,000 dhi.
Për shkak të menaxhimit më të mirë, tendenca është drejt uljes së numrit të krerëve të bagëtive dhe rritjes së prodhimit të qumështit dhe mishit.

Rreth 80% kanë nga 2 deri në 4 lopë; rreth 15% kanë nga 5 deri në 10 lopë, rreth 4% kanë nga 10 deri në 15 lopë, dhe vetëm 1% kanë mbi 15 lopë.
Qumështi përpunohet në baxho, të cilat afërsisht janë llogaritur të jenë 450, nga të cilat rreth 35% kryejnë veprimtari në mënyrë formale (të regjistruara, me Tatim mbi Vlerën e Shtuar – TVSH), ndërsa 65% veprojnë në mënyrë informale.

Si funksionon subvencioni

Një skemë pagese direkte për zonë (skemë subvencioni) me një vlerë totale prej 6 milionë eurosh filloi të zbatohet për herë të parë në vitin 2006. Aktualisht, mbështetja e qeverisë për sektorin e bujqësisë është 12,5 milionë euro, që në rastin e blegtorisë u adresohet fermerëve të regjistruar në mënyrë të ligjshme (NIPT), sipas skemës së TVSH-së, që bëjnë identifikimin dhe regjistrimin (I & R) e bagëtive.

Është përgatitur një regjim i veçantë për formalizimin e prodhuesit të bujqësisë dhe kompensimin e TVSH-së.
Në bazë të Udhëzimit Nr. 19, blerësi i produkteve bujqësore është subjekt i TVSH-së dhe taksave të tjera dhe ndjek një regjim normal TVSH-je. Blerësi lëshon një faturë TVSH-je për çdo produkt bujqësor të blerë nga fermerët (auto-faturë), ku cilësohet shitësi (prodhues) i produkteve bujqësore, NIPT-i i shitësit dhe të dhëna të tjera siç kërkohet në formën e miratuar të faturës.

Vlera totale e faturës përfshin vlerën që i është paguar fermerit, duke përfshirë normën e kompensimit të fermerit prej 20%. Kjo vlerë prej 20% ka për qëllim të mbulojë TVSH-në e paguar nga fermerët për blerjen e inputeve dhe shërbimet për prodhimin e produkteve bujqësore.

Me Udhëzimin Nr. 26, datë 26.10.2015 të ministrit të Financave u përcaktua se blerësi nuk ka të drejtë të kreditojë 20% të TVSH-së në rast se nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit përmes transaksioneve bankare (nga llogaria bankare e blerësit në llogarinë bankare të fermerit), ose përmes Shërbimit Postar të Shqipërisë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, fermerët me një qarkullim vjetor nën 5 milionë lekë, nuk konsiderohen tregtarë dhe në këtë rast, mbajtja e NIPT-it është e nevojshme vetëm për qëllimin e kompensimit të TVSH-së. Fermerët me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë duhet të regjistrohen si tatimpagues normalë që përdorin fatura me TVSH. Aktualisht vetëm rreth 30 000 fermerë kanë marrë NIPT.

Zinxhiri dhe aktorët e tij
Veprimtaritë në sektorin e nënprodukteve të qumështit përfshijnë furnizuesit e mallrave dhe shërbimeve, prodhuesit, grumbulluesit e qumështit, përpunuesit e qumështit, transportuesit, shitësit me shumicë, shitësit me pakicë, tregjet dhe përdoruesit fundorë.

Në vijim, secili prej aktorëve analizohet në funksion të formalitetit dhe informalitetit të veprimtarisë. industria e prodhimit të qumështit përfshin disa furnizues të mallrave dhe ofrues shërbimesh të tilla si: kompanitë e farave (misër, jonxhë); furnizuesit e foragjereve (koncentrate), furnizuesit e elementëve mineralë dhe vitaminave; farmacitë veterinare; furnizuesit e spermës; shërbimin veterinar; shërbimin e mbarështimit artificial; shërbimin e mekanizimit.

Aktualisht, shumica e furnizuesve të inputeve janë të regjistruar si tatimpagues të TVSH-së, ndërkohë që në shumë raste veterinerët, teknikët e mbarështimit artificial dhe operatorët e pajisjeve mekanike nuk janë të regjistruar si tatimpagues. Vetëm 30 000 fermerë kanë marrë deri më tani NIPT-in, përmes të cilit kanë hyrë në skemën e kompensimit të TVSH-së, në bazë të faturave me TVSH të përgatitura nga blerësit. Megjithatë, pjesa më e madhe e fermerëve nuk janë regjistruar ende.

Ka dy lloj grumbulluesish qumështi. individë që grumbullojnë qumështin dhe ua shesin baxhove (fabrikave të vogla apo të mëdha), ose direkt konsumatorëve ruralë dhe grumbulluesit e punësuar nga baxhot.

Të parët në shumë raste janë informalë, ndërsa të dytët janë pjesë e stafit të fabrikës së nënprodukteve të qumështit.
Nga 450 njësi të vogla përpunimi, ose “Baxho” dhe fabrika rreth 300 prej tyre operojnë në mënyrë informale dhe vetëm 150 janë të regjistruara dhe funksionojnë si biznese formale. Shumë prej njësive të paligjshme shërbejnë për të furnizuar popullsinë lokale rurale.

Për shkak të detyrimit për zbatimin e ligjit, transportuesit janë duke operuar në mënyrë formale, sidomos ata që transportojnë qumështin dhe nënproduktet e tij drejt zonave urbane. Shitësit me shumicë dhe pakicë gjithnjë e më shumë po veprojnë në një mënyrë të formalizuar, veçanërisht ata shitës me shumicë dhe pakicë që shesin në zonat urbane.

Pagesa me bankë si funksionon
Rreth 70%-80% e fermerëve shesin deri në 10-15 litra qumësht në ditë. Çmimi i qumështit është mesatarisht 38 lekë për litër dhe fitimi ditor është mesatarisht 380-570 lekë.

Pagesat nga blerësi janë bërë çdo 10 ose 15 ditë, kështu që shuma e përgjithshme për pagesë luhatet nga 3800-5700 lekë (në 10 ditë), ose 5700- 8550 (në 15 ditë).

Distanca mesatare e fermave nga qendrat e qyteteve ku gjenden bankat është midis 40-50 km. Kostoja e transportit është rreth 400 lekë. Për të marrë shërbimin duhen së paku 3 orë, i cili i konvertuar në lekë është rreth 400 lekë.
Komisionet bankare të përmuajshme luhaten nga 150 – 500 lekë dhe shpenzimet totale për çdo tërheqje të pagesës janë midis 950 – 1300 lekë.

Për shkak të transaksioneve nëpërmjet sistemit bankar, shpenzimet e fermës kundrejt të ardhurave të nxjerra nëpërmjet shitjes së qumështit janë llogaritur të jenë midis 16,6% deri në 25% kur pagesat bëhen çdo 10 ditë dhe detyrimet bankare janë 150 lekë.

Në rastin tjetër shpenzimet e fermës janë 11,1% deri në 16,6% kur pagesat bëhen çdo 15 ditë dhe detyrimet bankare janë 150 lekë.

Baxhot e paregjistruara
Sipas studimit të Këshillit të investimeve, nga 450 njësi (njësi të vogla përpunimi, ose “Baxho” dhe fabrika) rreth 300 prej tyre operojnë në mënyrë informale dhe vetëm 150 janë të regjistruara dhe funksionojnë si biznese formale. Shumë prej njësive të paligjshme shërbejnë për të furnizuar popullsinë lokale rurale.

Sasia minimale e qumështit të përpunuar në një baxho është 500 litra në ditë. Në rastin kur baxhot funksionojnë gjatë të gjithë vitit, kapaciteti vjetor i përpunimit është182 500 litra. Çmimi i blerjes së qumështit është 6, 935,000 lekë në vit.
Nga kjo sasi e qumështit të grumbulluar është prodhuar 26, 071 kilogramë djathë Çmimi i shitjes së djathit 350 lekë për kilogram me një xhiro minimale vjetore 9, 124, 850.

Këshilli i investimeve rekomandon që të gjitha njësitë e përpunimit duhet të jenë pjesë e sistemit të faturave me TVSH, përndryshe konkurrenca e padrejtë do të rritet dhe cilësia e produkteve do të mbetet problematike. Përveç kësaj, për sa i përket standardeve të operacioneve, të gjitha baxhot duhet të inspektohen në mënyrë rigoroze nga autoritetet kompetente.

Fermat e copëzuara rrisin kostot
A-ja e problematikave të këtij sektori mbetet grumbullimi i qumështit dhe copëzimi i fermave, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 5 krerë bagëti. Kompanitë pohojnë se operojnë ende duke grumbulluar qumështin nga shumë fermerë, që kryesisht janë trajnuar nga vetë ata për t’jua sjellë lëndën e parë në kushtet që e duan.

Firmat përpunuese të qumështit vuajnë kufizimet e furnizimit dhe siguria e cilësisë së lëndës së parë është thembra e Akilit në këtë proces.

“Çmimi i lëndës së parë në vendin tonë është më i shtrenjtë sesa gjithë vendet e tjera të rajonit. Te ne, çmimi i qumështit në ferma varion nga 44 lekë deri në 58 lekë për litër, ndërsa në Hungari, çmimi i qumështit shkon edhe 28 cent për litër”, – tha Luis Ndreka.

Nikolin Jaka, i cili ka në pronësi fabrikën e qumështit Ambla thotë se që një fermë të jetë eficiente, minimumi i kapacitetit është jo më pak se 600 (lopë) dhe rentabiliteti më i mirë arrin në 1200 të tilla. Një fermë e përmasave të tilla mundëson investimin në teknologjinë e mjeljes dhe atë të tregtimit.

“Sot nuk ka asnjë në Shqipëri, as me 600 dhe as me 1200. Por nga të gjithë analizat del se nuk kemi parë një projekt që qeveria të orientojë iniciativa të fermerëve, në këto përmasa, por vazhdojnë që të suportohen projekte të vogla, qoftë edhe me 2 apo 5 lopë, gjoja duke i shërbyer punësimit dhe mirëqenies familjare, ndërkohë që nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse fusin një produkt të kontaminuar në tregun e industrisë së qumështit”, thotë Jaka.

Lënda e parë e shtrenjtë e bën industrinë pak konkurruese dhe ajo nuk ka diferencë në raft me produktet e importit. P.sh., Gjermania ose Hungaria sot e çon lëndën e parë për përpunim në Itali me 0.18 euro (rreth 25 lekë) për litër. Si rrjedhojë, çmimi përfundimtar pas përpunimit, del më i shtrenjtë për përpunuesit vendas.

“Çmimi që ne blejmë lëndën e parë, është i barabartë me atë që gjermanët kanë në raftet e marketit për t’u shitur”, thotë Jaka. E gjitha kjo, sipas tij, vjen si rrjedhojë e mungesës së zinxhirit të lëndës së parë dhe mungesa e politikave të duhura të qeverisë, për të strukturuar dhe për të garantuar këtë sektor.

Vetë Jaka thotë se ai po studion një variant për të marrë qumështin (lëndën e parë për përpunim) nga Çekia me 45 lekë për litër dhe me cilësi shumë të mirë.

I vetmi investitor i huaj që hyri pak vjet më parë në industrinë e përpunimit të qumështit, kompania gjermane Meggle, duke blerë markën Fast në 2010-n, u tërhoq në mars të vitit 2015. Gjatë 2014-s, kompania rezultoi me humbje sistematike. Arsyeja kryesore duket se ishte konkurrenca e pandershme.

Meggle blinte qumësht cilësor te furnitorët me 50 lekë për litër, ndërsa kompanitë e tjera e grumbullonin jo më shumë se 30 lekë për litër, duke mos respektuar standardin. Në këtë mënyrë, Meggle e ka pasur të pamundur të përballojë kostot, duke ofruar çmime konkurruese. Për ironi, Meggle vijon të jetë e pranishme në supermarketet shqiptare, por tashmë me qumësht të importuar të markës së saj.

A është zgjidhje subvencionimi
Luis Ndreka, drejtor i “Lufra”, thotë se një zgjidhje për të rritur konkurrueshmërinë është subvencionimi. “Në vendet e rajonit dhe ato të zhvilluara, shteti subvencionon zhvillimin e bujqësisë dhe kjo e ul koston e prodhimit të lëndës së parë. Ndryshe ndodh në Shqipëri, ku realisht këtë ‘subvencion’ po e bëjnë kompanitë e bulmetit, duke e blerë qumështin me një çmim të shtrenjtë”.

Saimir Begaj, drejtor i kompanisë “Erzeni”, sjell shembullin e rajonit. Kosova, edhe pse me problematikat e pas luftës, në drejtim të bujqësisë ka bërë një progres të konsiderueshëm, kryesisht duke e nxitur fermerin me anë të subvencioneve mbi bazën e cilësisë. Kjo gjë përkthehet me përmirësimin e racave të bagëtive dhe përmirësim të kushteve higjieno-sanitare të pasmjeljes.

“TVSH-ja në Kosovë për produktet e bulmetit është diku te 7-8% si në blerje ashtu edhe në shitje. Çmimi i shitjes së qumështit me sa di unë është diku te 25-27 cent/litër përfshirë TVSH-në, ndërsa këtu te ne shkon mbi 40 cent/litër përfshirë TVSH-në. Kurse çmimet e shitjes së produkteve të gatshme në Kosovë janë sa te ne, vetëm se janë në euro, nëse atje 1 kg kos shitet 1.1 euro këtu te ne shitet 110 lekë/kg”. E njëjta situatë, por edhe më lirë, është në Maqedoni, Slloveni, Bullgari etj.,- ka shtuar zoti Begaj.

Skema e deformuar
Skemat e subvencionit në bujqësi të orientuara në mbulimin e kostos dhe jo në rritjen e zinxhirit të vlerës, i kanë nxjerrë nga shinat fondet publike që shkojnë në mbështetje të Bujqësisë. Të papërfshira në monitorim dhe pa marrë në konsideratë elemente të eficiencës subvencionet për bujqësinë, në vend që të rrisin produktivitetin në sektor, po shkojnë si fonde të falura për mbulimin e kostos. Kjo praktikë tashmë e dështuar edhe në Bashkimin Europian nuk i shkon më për shtat nevojave të zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

Ish-zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, thotë se subvencioni duhet të orientohet nga rritja e vlerës. Fondet nuk duhet të falen, sipas skemës aktuale, por të kthehen në investime dhe përfituesit pas një periudhe 5-vjeçare të japin “llogari” se sa këto fonde i janë kthyer mbrapsht shtetit përmes pagimit të taksave, apo sa ato kanë ndikuar në punësimin dhe shtimin e të ardhurave.

Për të realizuar këtë, Ministria e Bujqësisë duhet të ngrejë një sistem monitorimi për subvencionet dhe të vërë disa kushte. P.sh., duhet të financohet një aktivitet që ka mundësi të shlyejë subvencionin në pesë vitet e para nëpërmjet taksave. Përfshirja në proces monitorimi i elementeve të eficencës mund të bëjë më të dobishme skemën, – sugjeron Zusi.

Drejt ciklit të mbyllur
Problemet me sigurimin e lëndës së parë po i shtyjnë bizneset të investojnë vetë në mbylljen e ciklit, duke ndërtuar ferma të mëdha. Nikolin Jaka e ka në plan një gjë të tillë, por problem mbetet mungesa e financimeve nga bankat.

Ndreka i “Lufra”-s thotë se është në planet e kompanisë që të investojnë për të krijuar fermat e veta. “Ne vazhdimisht kemi investuar në hallkën e parë të këtij zinxhiri. Kemi investuar duke krijuar disa pika grumbullimi. Investimi më i rëndësishëm janë trajnimet për fermerët e vegjël e të mëdhenj. Gjithashtu kemi punësuar veterinerë, të cilët japin vazhdimisht njohuritë e tyre mbi mirëmbajtjen e kafshëve, kushtet e mjeljes e deri te përzgjedhja e ushqimit të kafshëve”.

Një shembull pozitiv vjen nga sipërmarrësi Petrit Ago. Ai po tenton të krijojë ciklin e mbyllur në bujqësi në industrinë e qumështit. Pranë Fushë-Krujës, në fund të rrugës përbri malit të Krujës, ai ka ngritur fermën më të madhe në vend me mbi 400 lopë, 1500 dele dhe 400 dhi alpine që janë të sistemuara në mbi 13 stalla në një ambient të ngritur krejtësisht për to, ndërsa çdo gjë është e automatizuar, nga mjelja te depozitimi frigoriferik, sterilizimi, kontrolli i cilësisë.

Ferma që prodhon 7 tonë qumësht në ditë do të furnizojë fabrikën që është në përfundim e sipër afër saj (me kapacitet përpunimin e 48 tonë qumësht, djathë dhe kos), teksa rrjeti i shpërndarjes me pakicë është i ngritur. Ago e shikon të ardhmen në eksportin e djathit me feta në tregjet e Bashkimit Europian, ku kërkesa është e madhe.

Ushqimi i kafshëve është një tjetër problem për industrinë. Copëzimi i tokës bujqësore në ferma jo më shumë se 1.3 hektarë është një problem madhor edhe për funksionimin e fermave të mëdha blegtorale. Ago e importon rreth 70% të bazës ushqimore që nga Spanja, Greqia, Maqedonia etj. Tregu vendas nuk mund t’i sigurojë atij furnizime të mjaftueshme. Edhe pse ka bërë mjaft takime me fermerë në zona të ndryshme, ata nuk kanë rënë dakord të bashkojnë tokat për të siguruar jonxhën e bagëtive.

Rekomandime për formalizimin
Ka një konsensus të gjerë mbi nevojën për formalizim të ekonomisë dhe avantazhet që ka ky proces për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, thithjen e investimeve serioze dhe rritjen ekonomike në afat të gjatë. Por nga ana tjetër, ka akoma paqartësi për biznesin mbi hapat e mëtejshëm, shtrirjen në kohë të aksionit të ndërmarrë dhe mungesë informimi mbi planin e veprimit.

Eksperiencat botërore kanë treguar se përqasja ndaj formalizimit nënkupton një reformë të shtrirë në kohë dhe në dimensione ligjore dhe institucionale, ofrimin e incentivave ashtu si dhe shtrëngimin e penaliteteve, mbrotjen e shtresave në nevojë dhe të disa sektorëvë që kanë pasur tendencën për të qenë më informalë.

Megjithëse Ministri i Finacave ka deklaruar në media pergatitjen e një plani dy-vjeçar në Dhjetor, akoma nuk ka asnjë dokument qeveritar në lidhje me platformën e masave, nëse ka analiza sektoriale mbi të cilat do të merren këto masa. Për më tepër grupet e interesit shprehen për nevojen e konsultimit paraprak dhe domosdoshmerine e partneritet në këtë fushatë.

Sipas literaturës ndërkombëtare , për reduktimin e informalitetit sugjerohet që të merren në konsideratë tre parime kryesore. I pari ka të bëjë me përqasjen graduale për formalizim nëpërmjet përgatitjes, diskutimit dhe zbatimit të Strategjisë së integruar kundër informalitetit.

I dyti ka të bëjë me radhën e masave që merren. Rregullat e forta duhet të vijnë mbasi të jenë aplikuar rregullat e mira. Nëse luftohet ekonomia informale me represion ndërkohë që kemi probleme me zbatimin e ligjit, rrezikon më tepër të dëmtosh ekonominë dhe rritësh papunësinë.

I treti ka të bëjë me ndërtimin e kapitalit social. Është e rëndësishme të synohet rritja e transparencës dhe lufta kundër korrupsionit. Edhe rregullat e mira mund të mos funksionojnë nëse ka nivel të ulët të kapitalit social dhe institucione të dobëta./MONITOR

Ku të çon mushka, o gomar?! – Nga Anri Bala

“Lufta” kundër drogës vazhdon, të paktën ashtu duket nëpër kronika! “Opozitarizmit” tuaj nuk i ka mbetur veçse një kalë lufte! Ndërsa kalorësi, i plagosur si mos më keq prej përplasjes së fundit, me vështirësi po mbahet rreth qafës së hamshorit të tij. Me trupin e pafuqishëm, dergjet i drobitur në kurrizin e kafshës, kurse lodhjen ja tregojnë shalët e gjata, që lëvizin të pafuqishme mbi belin e tij të hollë. Lufta kundër kanabisit, marijuanës, heroinës, kokainës, skafeve dhe avionëve, do këllqe, ooo gomarë! Është llogore për burra dhe jo për çupëlina të mbajtura me hatër brenda partisë.

Ndërsa ju, si budallenj të pandreqshëm që jeni, të vetmin kalë që “keni”, ja keni dhënë në përdorim gomarit, i cili po e shfrytëzon si ai i “Trojës”, sepse gjykon se do t’i sjellë fitoren. Kur e shoh kalorësin tuaj, më vjen natyrshëm shprehja: “Ku të çon mushka, o gomarë!” Si strateg të këqij që jeni, mundoheni t’i hidhni hi syve njerëzve, ndërkohë me ata që kanë pushtetin, me votë dilni të humbur në çdo përballje.

Ju e keni me popullin trojan, që nuk “dorëzohet”, duke e shembur vetë qytetin e Trojës, për të ngritur flamurin e hershëm të Spartës tuaj. Flamurin e Spartës me “dyfletëshin jeshil”, të zgjedhur nga ju, që kur erdhët për herë të parë në pushtet. Në atë kohë, ju as nuk e dogjët dhe as nuk e shkatërruat, por e dashuruat bashkë me një dasho, dash, dashnorë apo dashamirin e kanabisit.

Ndaj flamuri i dyfletëshit ju takon, ju ka hije, sepse është i juaji. Nuk besoj se e keni harruar gjakun e efektivit të policisë, që u derdh në “parajsën” tuaj?! Mbretëria juaj e hashashit ishte si kopshtet e Edenit, ndërsa dashuria juaj për të, idilike! Por hashashin na e latë në derë kur u rrokullisët në humnerë. Në atë humnerë ku ndodheni dhe sot, që mundoheni të dilni duke u kapur pas gjetheve të atij që ju rrëzoi.

Qëmoti, kur shkonit në “Kolumbin” tuaj, shtëpinë tuaj më të rrezikshme, mbanit fjalime frymëzuese, premtime, ndërsa pas kryetarit tuaj lulëzonte “dygjethshi” dhe ishte pjesë e kronikës. Asnjë fjalë nuk dëgjohej për të ardhmen, megjithëse e sotmja kishte kriminalizuar një komunitet të tërë, një komb të tërë!

Flokëziu i juaj, i zi dhe e i katranosur me bojë flokësh, ishte aty, i pari i rendit dhe i vendit, por i kënaqej syri kur shikonte plantacionet e mrekullueshme, që kushtonin miliarda dollarë dhe i përgëzonte me sy dhe me shpirt. “Flokëbojatisuri” juaj, është dhe sot po aty dhe çirret e ngjiret, se do ta pastroj vendin nga hashashi ose do e legalizoi. Por duhet që ju, o “trojan”, të bindeni dhe t’a lejoni dhe njëherë ta provojë, kësaj radhe… si kryeministër. Bëjeni zëmrën e madhe se nuk bëhet kiameti!

Ai ka “vlera” në luftë kundër narkotikëve, vlera të veçanta dhe të pamohueshme. Kurrë nuk u mërzit, kurrë nuk u ankua, megjithëse ata matanë detit e matan kufirit qanin e lebeteshin, se po i’u mbyste fëmijët. Qanin e ulurinin, që të mos bashkëpunonte me trafikantët, por “flokë boja” nuk dëgjonte ose bënte sikur nuk dëgjonte. Mesazhi i tij dhënë për “bujqit e dyfletëshit” shumë vjetë më parë ishte i qartë: “Lulzo o kanabis lulzo, deri sa të jemi ne të lulzimit”.

Mirëpo erdhën këto të “shkatërrimit”. Drogën nuk e sollën ata, por e gjetën mes jush. Këta të “shkatërrimit”, janë për të shkatërruar dhe djegur, ndaj nuk dinë punë tjetër. Këto nuk u ngjajnë juve, që nuk ndiheshit me variantin: “Urtë e butë, e tigani plotë”. Këto djegin, shkatërrojnë, arrestojnë, luftojnë, por ndonjë gjë edhe u shpëton, sepse nuk është e lehtë të luftosh me krimin që vlenë miliarda.

Ndërsa për ju u “ngarkuan” anije e kamiona, pse mërziteni se për këta po “ngarkohen” ca aviona?! Ju nuk mërziteni, por tani jeni në atë derexhe, sa nuk dini se ku të kapeni, sepse i’u ka humbur dhe “fija e barit”, shpresa e atij që po mbytet.

Mirëpo, keni zgjedhur armën e gabuar për të luftuar. Çfarëdo që të bëni ju, askush nuk do t’u besoj me kalin që keni zgjedhur. Ju të bandës së “Mercedesave”, që modelin tuaj edhe Merkeli do e kishte frikë ta kishte, t’iu besojmë se do ta bëni të keqen tuaj më të madhe që i keni bërë këtij vendi, në të mirë sot!

Mos na dini për të marrë, apo mendoni se na ka zënë hashashi?! Ai kali juaj, është kali i zbuluar tashmë, ose siç thonë shkodranët, që ju i “doni” aq shumë: “Kal i cofun”. Ndaj nuk ndryshon asgjë kamioni me avionin. Bëni mirë gjeni armë të tjera, mjaft na çatë trapin si luftëtarë të antidrogës!

Ka plotë “armë halli dhe derti” ky popull, armë të cilat ka dëshirë çdo qytetarë i qytetëruar t’i përdor kundra qeverisë që ka. Ju doni që gjilpërën e humbur në errësirë t’a kërkoni aty ku ka dritë, por nuk ka gjilpër. Ju doni që të shkojmë në luftë me lugë alumini, për të ngrënë çorbë! Ju nuk e pranoni që i keni konsumuar të gjitha armët deri tek lugët!

Nëse do të vazhdoni t’i bini fyellit me avazet tuaja të pështira, të kohës kur “na ishte njëherë”, atëhere armët tuaja do i’u kthehen në “bumerang”, në vetvrasje. Shqiptarëve nuk do u ngeli gjë tjetër vetëm të protestojnë kundra jush, kundër opozitës që i la pa opozitë!

Vdekja e gruas shtatzënë, ndalohen dy mjekët

Policia me urdhër të prokurorisë ndaloi mbrëmjen e së shtunës dy mjekët e maternitetit “Koço Gloizheni”, Elidon Klosi dhe Dritan Deçka. Ata ishin nën hetim për mjekim të pakujdesshëm, por hetimi po bëhej në gjendje të lirë.

Megjithatë, vetëm të shtunën në mbrëmje prokuroria vendosi ndalimin e tyre, ndërkohë Aida Çajku, gruaja që humbi jetën është përcjellë sot në banesën e fundit.

Shtatzënë në muajin e fundit, nëna e re ndërroi jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

SHQIPËRIA ËSHTË SHNDËRRUAR NË KOLUMBINË E EUROPËS – Nga Bedri HOXHA, Deputet i Qarkut të Dibrës*

 
I nderuar z . Kryetar !

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë !
 
Ndryshimet e propozuara nga qeveria në Ligjin nr. 8750 , datë 26.3.2001. “ Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope , të ndryshuar “ vjen për miratim në Kuvendin e Shqipërisë në një situatë mjaft kritike për vendin.
 
Ku mafia dhe qeveria janë bërë një , ku bandat e drogës dhe kanabisit kontrollojnë cdo qelizë të shtetit, ku Shqipëria është shndërruar në Kolumbinë e Europës si vend prodhues dhe tranzit i të gjitha llojeve të narkotikëve .

Ndaj dhe ndryshimet ligjore të propozuara , nuk do të përmirësojnë aspak situatën në parandalimin dhe luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike .
E gjithë kjo për arsyen e thjeshtë se ky trafik miliarda dollarësh kontrollohet nga Edi Rama , Sajmir Tahiri , drejtorët e policisë dhe shefat e komisariateve që në shumicën e rasteve janë nga Tepelena me lidhje të drejtpërdrejta me Ministrin e Brendshëm .

Sot kjo maxhorancë ka hyrë në vitin fundit qeverisës , vetëm 9-muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017 dhe padyshim arritja më e” madhe “ e saj është kultivimi i kanabisit në të gjithë vendin nga Vermoshi në Konispol.
Nuk ka qytetarë sot në vend , vecanërisht në zonat rurale që të mos kenë parë sipërfaqe të tëra të mbjella me hashash . Batrinjtë nëpër fshatra e kanë të pamundur të kullosin bagëtitë në male , pasi përballen cdo ditë me banda të armatosura që mbrojnë parcelat e tyre .
Dhe e gjitha kjo bëhet me bekimin e drejtuesëve të policisë së shtetit .
Gjatë qëndrimit në Dibër për zgjedhjet vendore të 11 Shtatorit pata rastin të shoh sipërfaqe të tëra të mbjella në zonën e Muhurit dhe banorët që kishin frikë të ankoheshin për shkak të prezencës së bandave kriminale në atë zonë. Në fshatin Mustafaj parcelat me kanabis dalloheshin deri në Fushë –Cidhën nga të gjithë banorët, vetëm policia e shtetit nuk i dallonte dhe pse kultivuesit kishin ngritur stan dhe kishin dërguar energjinë elektrike deri atje . Madje gojët e liga thonin se atë zonë e kontrollonte djali i njerit prej deputetëve socialist jo nga Qarku i Dibrës. E njëjta situatë është sot kudo në Shqipëri.
 
Shqiptarët nuk kanë harruar se me ardhjen në pushtet të kësaj mazhorance avionet e drogës filluan të ulen lirshëm në aeroportet ushtarake për të transportuar kanabis , të gjithë i shihnin vetëm Qeveria Rama Jo , derisa mbetën në bregdetin e Divjakës.
Ne si opozitë kemi denoncuar me prova të pa kundërshtueshme lidhjet e ministrit të brendshëm me bandat më të rrezikshme në vend që kontrollojnë trafikun e drogës . Shullazi , Habilët dhe Balilët eksponentë të njohur të botës së krimit dhe narko trafikut e zhvillonin aktivitetin e tyre pa më të voglin shqetësim si rezultat i lidhjeve të drejtpërdrejta me Ministrin e Brendshëm.

Sot numri i përdoruesve të drogave të lehta dhe të forta ka marrë përmasa të frikshme vecanërisht tek të rinj në të gjithë gjimnazet e vendit .

Dhe kjo ndodh se ky është modeli dhe filozofia që Kryeministri dhe qeveria e tij u ofron të rinjve shqiptarë .

Sipas këtij modeli shkollimi i të rinjve, edukimi dhe formimi profesional nuk janë rruga e duhur për një të ardhme të begatë. Puna e ndershme nuk vlen .
Ne nje vend ku vet kryeministri është akuzuar nga bashkëpuntorët e tij si përdorues droge dhe ai vet nuk e ka hedhur poshtë një akuzë të tillë gjërat do shkojnë keq e më keq .

Dje ai ishte në Dibër për të kurorzuar fitoren e rradhës në zgjedhjet e 11 Shtatorit. Shkoi të uronte fitoren e bandave dhe mercenarëve që ai kish dërguar në Dibër për ta fituar me çdo çmim këtë bashki, siç u shpreh edhe zoti Majko në një nga takimet me strukturat e Partisë Socialiste në Dibër .

Uroj që kjo fitore të mos jetë si ajo e Pirros . Nga kjo betejë elektorale të gjithë janë të humbur, socialistët e ndershëm demokratët pa diskutim të gjithë qytetarët e Dibrës pa përjashtim .

Të fituar do të jenë bandat dhe trafikantët e drogës, të paaftët dhe dallkaukët që ndrrojnë parti sipas nevojës .

Në Dibër të gjithë e dinë se kush do të qeverisë ! Rama i vogël do të jetë kukulla e rradhës në poltronin e Kryetarit të Bashkisë .

Zgjedhjet e 11 shtatorit dëshmuan edhe një herë se kjo qeveri dhe ky Kryeministër nuk mund të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rastet e blerjës së votave të bëra publike ditët e fundit nga gazetarë ivestigativ vërtetojnë më së miri skemën perfekte të blerjës së votave . Shuma marramendëse parash u paguan në cdo zonë të Dibrës për të blerë varfërinë e tyre .

Shantazhi dhe represioni ndaj administratës shtetërore ishte i jashtëzakonshëm . Mësuesit detyroheshin me telefon të merrnin pjesë në takimet elektorale të kandidatit të PS . Të gjithë administratës shtetëror i është kërkuar fotografimi i votës në favor të Muharrem Ramës në të kundërt do largoheshin nga puna.

Administratorët e njësive vendore dhe punonjesit e asistencës sociale trokitën në cdo familje perfituese duke i kërcënuar se po nuk votuan Rremin do tu hiqej asistenca apo pensioni i invalititetit .

Për këtë disponojmë prova dhe dëshmi nga shumë qytetarë të shantazhuar.
E gjithë makineria shtetërore në kundërshtim të hapur me ligjin u vu në dispozicion të kandidatit të majtë. Makinat e doganave shqiptare të drejtuara nga banditë , lëviznin në cdo skaj të Dibrës duke shantazhuar qytetarët .

Kjo fushatë elektorale vërtetoi edhe një herë se ligji i dekriminalizimit për Edi Ramën nuk ka asnjë vlerë dhe as që ka ndërmend ta zbatojë . Këtë rradhë njerëz të botës së krimit nga gjithë Shqipëria u instaluan në Dibër .

Kësaj here ata nuk ishin në lista për t’u votuar , por në ushtrimin e profesionit të tyre si banditë .

Mediat kanë publikuar me pamje filmike prezencën e ish-deputetëve të larguar nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit , si gjatë fushatës edhe në ditën e votimit .

Të gjitha strukturatë e policisë së shtetit ishin vënë në shërbim të blerjes së votave .Shefi i komisariatit të Dibrës person i perdorur në mënyrë të vazhdueshme nga PS në fushata zgjedhore nuk lanë formë dhe mekanizëm pa përdorur për të shantazhuar qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve motorike .

Oficerë, të anti trafikut thirren të gjithë poseduesit e parcelave me hashash duke i kërcenar se do të përfundonin në burg nëse nuk fiton Muharrem Rama në zonat ku ata operonin se bashku në këtë veprimtari të pa ligjshme.

Deklaratat diskriminuese të ministrit Gjiknuri se nëse nuk votoni Muharrem Ramën, Dibrës nuk do ti akordohet asnjë fond janë të pa pranueshme dhe të denja vetëm për vende diktatoriale. Por kjo është filozofia juaj qeverisëse . Ju e konsideroni shtetin pronën tuaj ndaj dhe mund të bëni ctë doni .

Faktet që publikohen cdo ditë nga media dhe ato të publikuara gjatë fushatës elektorale në Dibër nga Partia Demokratike , vërtetojnë edhe një herë se zgjedhjet u blenë me një skemë perfeket në cdo qendër votimi. Në njësinë administrative Fushë –Cidhën kandidati i majtë realizoi vetëm një takim në fillim të fushatës duke mos denjuar të takonte asnjë nga banorët e fshatrave të kësaj njësie duke mos premtuar asgjë .

Skema ishte e qartë, i vetmi shërbim qe mund t’u bëhej banorëve ishte blerja e votës me 20 apo 50 mijë lekë .

Partia Demokratike i ofroi Dibrës si kandidat të saj një personalitet të padiskutueshëm ,si prof. Sherefedin Shehu, as nga e majta nuk u tha asgjë , nuk u ngrit asnjë akuzë për korrupsion ndaj tij edhe pse kishte një karrierë të gjatë dhe të vyer në administratën shtetërore dhe Kuvendin e Shqipërisë . I vetmi shqetësim i tyre ishin flokët e zbardhura të tij .

Kandidati i së majtës në Dibër Z. Muharrem Rama dallohej për një cilësi si kirurg, nuk u kishte bërë pazare pacienteve para se të hynin në operacion . Paratë ua kish marrë pas përfundimit të punës edhe pse spitali i Dibrës është shtetëror dhe Rama i madh në 2013, u premtoi shqiptarëve shëndetësi falas.

Ne e humbëm një betejë , por lufta jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të reshti . Ne do ta fitojmë këtë betejë ,edhe pse e vështirë.

Zgjedhjet e 11 shtatorit provuan edhe një herë se me Edi Ramën kryeministër dhe kartelin e tij të drogës zgjedhjet e lira janë të pa mundura .

Në periudha të ndryshme historike në vende të zhvilluara si ShBA , Itali ,etj. segmente të shtetit janë kontrolluar nga mafia dhe kartelet e drogës për një moment, pa mundur ti gjunjezojnë ata për arsyen e thjeshtë se në themel të shtetformimit të tyre qëndron vota e lirë dhe demokratike .

Situata bëhet më e rrezikshme kur shteti , mafia bota e krimit dhe e narkotrafikut janë një ,sic ndodh sot në Shqipëri , ku kryetar i kësaj bande është kryeministri i vendit.
Ndaj dhe beteja jonë si opozitë me frontin e së keqes bëhet më e vështirë . Ne nuk do të përkulemi së bashku me qytetarët derisa në këtë vend të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme , dhe shteti të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo botës së krimit.
 
Faleminderit!
 
_____________________
 
*Fjala në Kuvend e Shqipërisë, më 16 shtator 2016 .
 

Rama fitore të thellë në Dibër ndaj Shehut, PD i uron fitoren

KUTI TË HAPURA 104 KUTI NE PRITJE 14
MUHARREM RAMA (ASHE) 16 607
SHEREFEDIN SHEHU (APPD) 12 851

Votuesit e Bashkisë Dibër kanë zgjedhur Muharrem Ramën për kryebashkiak për mandatin e lënë në mes nga ish-kreubashkiaku, Shukri Xhelili. Zgjedhjet në Dibër erdhën pas shkarkimit të këtij të fundit pasi u përfshi në një skandal seksual, ku i kërkoi favor seksual në vajze në shkëmbim të vendit të punës në administratën e bashkisë.

ORE PAS ORE

Ora 17:39

Kur kanë mbetur edhe 6 kuti për t’u numëruar, kandidati i majtë Muharrem Rama e ka çuar në mbi 4 mijë vota diferencën karshi Sherefedin Shehut. Tashmë që janë numëruar 112 kuti votimi, Rama ka 17 739 vota kurse Shehu 13 726 vota.

Ora 17:07

Janë numëruar 108 kuti, kandidati i majtë e ka çuar diferencën e votave në 3 861. Kur janë për t’u numëruar dhe 10 kuti të tjera, Muharrem Rama ka 16 849 kurse Sherefedin Shehu ka 12 988.

Ora 16:58

Kur kanë mbetur dhe 14 kuti votimi për t’u numëruar kandidati i majtë, Muharrem Rama ka siguruar deri tani 16 607 vota. Nga ana tjetër kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu ka marrë 12 851 vota, një diference prej 3 756 vota më pak.

Ora 16:48

Deputeti i PD-se, Aldo Bumci eshte fotografuar duke i shtrenguar doren kandidatit te majte, Muharrem Rama. Kur kane mbetur dhe rreth 18 kuti votimi per t’u numeruar, Rama ka nje diference prej mbi 3500 votash karshi kandidatit te djathte, Sherefedin Shehu.

Ora 16:40

Kur janë numëruar 100 kuti votimi, kandidati i majtë për Bashkinë Dibër, Muharrem Rama vazhdon të thellojë diferencën karshi kandidatit të djathtë, Sherefedin Shehu. Rama ka deri tani 15 976 vota, kurse Shehu ka 3 541 vota më pak ose 12 435.

Ora 16:00 

Deri tani janë numëruar 91 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.

Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 14.703 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 11.358, me një diferencë prej 3.345 votash.

Ora 15:28  

KQZ: Janë numëruar 85 QV

Muharrem Rama 14 058 vota, Sherefedin Shehu me 10 560 vota.

Ora 15:25

Deri tani janë numëruar 80 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.

Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 13.595 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 10.171, me një diferencë prej 3.424 votash.

Ora 14:45

Deri tani janë numëruar 73 qendra votimi nga 118 gjithsej. Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 12.857 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 9.674, me një diferencë prej 3.183 votash.

Ora 14:25

Pas numërimit të 69 kutive, kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 12.486 vota, kurse rivali i tij Shehu, 9.370 vota. Diferenca mes tyre është thelluar në 3.116 vota

Ora 14:16

Numërohen 67 nga 118 qendra votimi gjithsej në Dibër. Të dhënat nga numërimi i fundit tregojnë se kandidati i PS, Muharem Rama ka marrë 12.316 vota, kurse Sherefedin Shehu 9266 vota. Diferenca mes tyre është 3.015 vota

Ora 14:05

Numërohen 63 nga 118 qendra votimi gjithsej në Dibër. Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 11.565 vota ndaj Sherefedin Shehut, i cili ka marrë 8.709, me një diferencë prej 2.856 votash.

Ora 13:30

Deri më tani janë numëruar 60 nga 118 qendra votimi gjithësej. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht kryeson kandidati i majtë Muahrem Rama me 10.962 vota, me një diferencë prej 2.656 votash ndaj atij të djathtë, Sherefedin Shehu, që ka 8.306.

Ora 13:09

Rreth orës 12:25, me kërkesë të KZAZ-së, efektivat e Policisë Dibër, me Vendim nr 1 të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, për të verifikuar dhe larguar nga ambientet e brendshme të KZAZ-së, të gjithë ata persona që kanë hyrë pa autorizim apo ata persona që ka këkuar KZAZ-ja për ti nxjerrë jashtë.

Polica ka kryer procesin e verifikimit të vlefshmërisë së autorizimit për secilin person që ndodhet brenda qendrës së numërimit të votave ku ka rezultuar se disa persona, të cilët i kishin marrë vetë anëtarët e komisioneve të numërimit të votave, ishin të pa paisur me autorizim përkatës. Në këto kushte efektivat e Policisë kanë nxjerrë jashtë kësaj qendre këta persona.

Pas rivendosjes së rregullit dhe qetësisë në ambientet e brendshme të KZAZ-së, si dhe nxjerrjen jashtë të personave të pa autorizuar, punonjësit e policisë me Vendim nr 2 të KZAZ-së, në orën 12:45, janë larguar nga ambientet e brendshme të qendrës së numërimit të votave. Aktualisht ka rifilluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen fizike të godinës, si dhe për të mos lejuar asnjë person të pa autorizuar të hyjë në ambientet e brendshme të numërimit të votave.

Ora 12:27 Nderpritet per disa minuta numerimi i votave ne KZAZ 19. Kreu i kesaj KZAZ ka kerkuar nxjerrjen jashte te personave qe nuk kane autorizim te qendrojne aty. Policia ka bere nxjerrjen jashte te ketyre personave.

Ora 12:00 

Deri më tani nga numërimi i 52 kutive, kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 9.369 vota, 2.212 vota më shumë në krahasim me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, i cili ka marrë 7158 vota. Në total deri më tani janë numëruar 16527 vota.

Ora 10:45

Fillon procesi i numerimit te votave në KZAZ 19, kutite e Peshkopise.

Ora 04:47 

Eshte nderprere numerimi i votave per zgjedhjet ne Diber. Gjithashtu, ai do te vazhdoje sot ne oren 10:00. Deri me tani, jane numeruar 44 kuti votimi nga 118. Keshtu, kandidati i majte, Muharrem Rama kryeson bindshem ndaj Sherefedin Shehut me nje diference prej 1656 votash.

Ora 04:35

Jane numeruar 6 kuti nga Peshkopia dhe serish Rama kryeson ndaj Shehut me 1432 vota kundrejt 967 te demokratit.

Ora 04:00

Jane numeruar 36 kuti deri tani ne Diber, dhe Muharrem Rama i ASHE-se kryeson me 1231 vota ndaj kandidatit te APPD-se, Sherefedin Shehu.

Ora 03:21

Perfundon numerimi ne 29 kuti votimi ne Diber. Rama kryeson me 1058 vota ndaj Shehut.

Ora 03:05

Perfundon numerimi ne 25 kuti. Rama kryeson me 1046 vota ndaj Shehut.

Ora 02:48

Perfundon numerimi ne 24 kuti nga 118 ne Diber. Kandidati i majte, Muharrem Shehu kryeson me 1021 vota.

Ora 02:36 

Ka perfunduar votimi ne 13 kuti te Maqellares, dhe ne 21 ne total ne Diber dhe kandidati Rama kryeson me 1041 vota ndaj Sherefedin Shehut.

Ora 01:41 

Kane dale rezultatet e numerimit te votave per 5 kuti nga Maqellara. Rama kryeson me 881 vota, ndersa Shehu ka 687.

Ora 01:28 Perfundon numerimi ne 10 nga 19 kutite e Maqellares. Megjithate deri ne kete ore nuk ka shifra per rezultatin.

Ora 01:00

Tashme ne Diber jane duke u numeruar kutite e Maqellares, e cila ka 19 ne total. Ne vitin 2015, rezultati ishte i barabarte.

Ora 00:54 

Muharrem Rama ka nisur te thelloje diferencen ndaj kundershtarit. Keshtu jane mbyllur numerimet edhe ne Luzni, qe ka 5 qendra votimi. Rama ka dale me mbi 250 vota para Shehut, ndersa ne vitin 2015, kandidatet ishin barazim.

Ora 00:32

Jane numeruar gjashte kutite e para ne zgjedhjet ne Dibet ku kandidati i majte, Muharrem Rama kryeson ne total me 77 vota. Ka perfunduar numerimi i kutibe te Selishtes dhe nje ne Luzni. Ne zgjedhjet e vitit 2015, kandidati i djathte fitoi me 140 vota dieference ne Selishte, ndersa Shehu e humb me 50 vota.

Ora 00:07

Përfundon numërimi në kutinë e parë në Luzni të Dibrës. Muharrem Rama ka marrë 85 vota, ndërsa Shehu 58. Ne kete kuti, ne zgjedhjet e 2015 Shukri Xhelili kryesonte me 90 vota. Dy vota ne kete kuti ishin te pavlefshme.

Ora 23:48 

Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore në Dibër. Kështu, numërimi ka nisur në KZAZ 19 në Selishtë dhe Luzni.

Ora 22:36

Të 118 kutitë e mbushura me fletët e votimit që do të vendosin fatin se kush do të drejtojë Bashkisë e Dibrës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, kanë mbërritur në qendrën e numërimit të votave pas asnjë problem.

.

Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për situatë në prag dhe gjatë votimit. Situata ka qenë mjaft e tensionuar, ku shumë figura të dy forcat politike si PS ashtu edhe PD “zbarkuan” në Dibër.

Duke marrë parasysh, numrin jo më shumë madh të kutive, nëse procesi do të ecë normalisht, pritet që numërimi i votave të mbyllet të hënën pasdite, ku dhe do të përcaktohet se kush do të marrë mandatin e kryebashkikuat, Muharrem Rama apo Sherefedin Shehu.

PD-ja shton zërat për koalicion me LSI-në: E duan votuesit

Deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, edhe pse e quan të panevojshëm një koalicion me LSI-në në kurriz të interesave të shqiptarëve, nuk e përjashton një koalicion paszgjedhor nëse vota vendos ekuilibër.

Në një intervistë për “Mapo” Jorida Tabaku thekson se një koalicion me LSI-në mund të diskutohet vetëm nëse qytetarët me votat e tyre vendosin balanca të atilla që kërkojnë këtë zgjidhje.

Sipas saj, LSI është po aq përgjegjëse sa edhe PS për keqqeverisjen e vendit në këto 3 vite.

 

“Partia Demokratike nuk ka pasur marrëveshje me LSI për të rrëzuar qeverinë, për këtë arsye nuk ka asnjë arsye se përse të ndihet e zhgënjyer. Së dyti, LSI u fut në diskutimin e Reformës në Drejtësi si pasojë e interesit të saj politik, dhe në këndvështrimin tim kjo është një lëvizje e pastër politike. Kryetari i Parlamentit kërkoi me të drejtë dakordësinë e një spektri të gjerë politik, duke qenë se asnjë kushtetutë nuk mund të aprovohet apo ndryshohet me vullnet të përçudnuar. Por mbi të gjitha, pa harruar faktorin e rëndësishëm se z. Meta dhe z. Rama ndonëse janë aleatë kanë shumë pak besim te njëri-tjetri dhe për këtë nuk ka nevojë për shumë prova. Së treti, PD ka nisur lëvizjen për krijimin e një qeverie teknike që në dhjetor të vitit 2015 kur u vu re se qeveria po përdorte gjithë ingranazhin e saj për të ndikuar jo vetëm në krijimin e një reforme në gjyqësor në shërbim të kryeministrit Rama. Por gjithashtu edhe në shndërrimin e Shqipërisë në një parcelë të madhe droge, me paratë e së cilës pasurohen pushtetarë dhe vitin tjetër do të blihen qytetarë si komisionerë apo si votues. Nëse LSI, ndan këtë shqetësim që është përforcuar edhe nga një raport që SHISH ia ka çuar Prokurorisë (siç raportojnë mediat) atëherë ajo është e mirëpritur në këtë lëvizje. Por të pretendohet se PD është zhgënjyer sepse aleati dhe njëkohësisht bashkëpërgjegjësi për sa e sa bëma të qeverisë Rama nuk rrëzoi qeverinë është tërësisht e pavend dhe e pasaktë”- thotë ajo.

Ajo thekson se bashkëqeverisja PS-LSI po i jep mundësi PD-së për të paraqitur sa më qartë dhe më mirë alternativën e saj tek shqiptarët. “Ndryshe nga ajo që u propagandua si Aleanca e Evropiane, Partia Demokratike nuk ka nevojë për të bërë një aleancë të ngjashme në kurriz të interesave të shqiptarëve. Por nëse vota e qytetarëve vendos një ekuilibër politik atëherë do të jenë forumet e partisë që do të vendosin se si do të zbatohet parimi i lashtë “Politika është arti i të mundurës”- tha ajo.

Muharrem Rama kryeson edhe në Peshkopi, diferenca 1656 vota. Ndërpritet numërimi

Ora 04:47 

Eshte nderprere numerimi i votave per zgjedhjet ne Diber. Gjithashtu, ai do te vazhdoje sot ne oren 10:00. Deri me tani, jane numeruar 44 kuti votimi nga 118. Keshtu, kandidati i majte, Muharrem Rama kryeson bindshem ndaj Sherefedin Shehut me nje diference prej 1656 votash.

Ora 04:35

Jane numeruar 6 kuti nga Peshkopia dhe serish Rama kryeson ndaj Shehut me 1432 vota kundrejt 967 te demokratit.

Ora 04:00

Jane numeruar 36 kuti deri tani ne Diber, dhe Muharrem Rama i ASHE-se kryeson me 1231 vota ndaj kandidatit te APPD-se, Sherefedin Shehu.

Ora 03:21

Perfundon numerimi ne 29 kuti votimi ne Diber. Rama kryeson me 1058 vota ndaj Shehut.

Ora 03:05

Perfundon numerimi ne 25 kuti. Rama kryeson me 1046 vota ndaj Shehut.

Ora 02:48

Perfundon numerimi ne 24 kuti nga 118 ne Diber. Kandidati i majte, Muharrem Shehu kryeson me 1021 vota.

Ora 02:36 

Ka perfunduar votimi ne 13 kuti te Maqellares, dhe ne 21 ne total ne Diber dhe kandidati Rama kryeson me 1041 vota ndaj Sherefedin Shehut.

Ora 01:41 

Kane dale rezultatet e numerimit te votave per 5 kuti nga Maqellara. Rama kryeson me 881 vota, ndersa Shehu ka 687.

Ora 01:28 Perfundon numerimi ne 10 nga 19 kutite e Maqellares. Megjithate deri ne kete ore nuk ka shifra per rezultatin.

Ora 01:00

Tashme ne Diber jane duke u numeruar kutite e Maqellares, e cila ka 19 ne total. Ne vitin 2015, rezultati ishte i barabarte.

Ora 00:54 

Muharrem Rama ka nisur te thelloje diferencen ndaj kundershtarit. Keshtu jane mbyllur numerimet edhe ne Luzni, qe ka 5 qendra votimi. Rama ka dale me mbi 250 vota para Shehut, ndersa ne vitin 2015, kandidatet ishin barazim.

Ora 00:32

Jane numeruar gjashte kutite e para ne zgjedhjet ne Dibet ku kandidati i majte, Muharrem Rama kryeson ne total me 77 vota. Ka perfunduar numerimi i kutibe te Selishtes dhe nje ne Luzni. Ne zgjedhjet e vitit 2015, kandidati i djathte fitoi me 140 vota dieference ne Selishte, ndersa Shehu e humb me 50 vota.

Ora 00:07

Përfundon numërimi në kutinë e parë në Luzni të Dibrës. Muharrem Rama ka marrë 85 vota, ndërsa Shehu 58. Ne kete kuti, ne zgjedhjet e 2015 Shukri Xhelili kryesonte me 90 vota. Dy vota ne kete kuti ishin te pavlefshme.

Ora 23:48 

Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore në Dibër. Kështu, numërimi ka nisur në KZAZ 19 në Selishtë dhe Luzni.

Ora 22:36

Të 118 kutitë e mbushura me fletët e votimit që do të vendosin fatin se kush do të drejtojë Bashkisë e Dibrës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, kanë mbërritur në qendrën e numërimit të votave pas asnjë problem.

.

Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për situatë në prag dhe gjatë votimit. Situata ka qenë mjaft e tensionuar, ku shumë figura të dy forcat politike si PS ashtu edhe PD “zbarkuan” në Dibër.

Me përfundimin e procesit të grumbullimit të kutive të votimit, pritet që gjatë mesnatës të nisë procesi i numërimit të votave.

Duke marrë parasysh, numrin jo më shumë madh të kutive, nëse procesi do të ecë normalisht, pritet që numërimi i votave të mbyllet të hënën pasdite, ku dhe do të përcaktohet se kush do të marrë mandatin e kryebashkikuat, Muharrem Rama apo Sherefedin Shehu.

Incident në Maqellarë, deputeti Flamur Noka lëviz me pistoletë, ka goditur me grushte qytetarin

Policia e Dibrës reagoi në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Dibër, ku deputeti Flamur Noka është përfshirë në një sherr me një banor të Maqellarës.

Sipas policisë, mbështetur nga dëshmia e të dhunuarit, Artan Isakun, deputeti Noka i bëri i nxori armën, bashkë me shoferin e tij.

Më datë 11.09.2016, rreth orës 02.00 jemi njoftuar nga Stacioni i Policisë Maqellarë se ishte paraqitur shtetasi D.I, i cili deklaronte se në afërsi të shkollës së mesme Maqellarë është goditur nga disa persona dhe konkretisht nga deputeti i Partisë Demokratike F.N, shoferi i tij dhe shtetasi D. S.

Gjithashtu shtetasi D.I, në kallëzimin paraprak të bërë me gojë ka deklaruar se gjatë ngjarjes deputeti F. N. dhe shoferi i tij kanë nxjerrë dhe armë zjarri të tipit pistoletë.

Nisur nga kallëzimi i bërë nga ky shtetas, menjëherë nga ana e shërbimeve të Komisariatit Policisë Dibër u morën masat e nevojshme për dokumentimin e ngjarjes ku në drejtim të Maqellarës u dërguan disa forca policie.

Në hyrje të Dobrovës nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar automjeti tip Audi Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, mjet me të cilin sipas informacioneve dhe kallëzimit të shtetasit D. I., udhëtonin autorët e ngjarjes së ndodhur. Shërbimet e policisë të cilët lëviznin me dy mjete policie sapo konstatuan mjetin e mësipërm organizuan pikë kontrolli të shpejtë duke i bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit tip Audi. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrave të punonjësve të policisë, por me shpejtësi lëvizi indietro dhe si pasojë u përplas në një nga shtyllat e ndriçimit duke e dëmtuar atë plotësisht.

Megjithëse punonjësit e policisë vazhdonin t’i bënin shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, ai përsëri nuk u bind por lëvizi me shpejtësi para në drejtim të qytetit Peshkopi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë .

Shtetasit të dëmtuar D. I. i është marrë kallëzimi me shkrim ku ndër të tjera ka deklaruar se: Rreth orës 01.50 në vendin e quajtur para shkollës së mesme Maqellarë i ka prerë dhe bllokuar rrugën në mënyrë të befasishme një automjet tip Audi Q-7 me ngjyrë gri ku tek targat ka fiksuar vetëm numrat 007. Nga automjeti i mësipërm kanë zbritur tre persona nga të cilët ka identifikuar deputetin e Partisë Demokratike F.N., shoferin e tij (të paidentifikuar me emër) dhe shtetasin D.S.

Sipas deklarimeve të të dëmtuarit, deputeti F.N dhe shoferi i tij kanë qenë të armatosur me Pistoleta. Ata i janë prezantuar të dëmtuarit shtetasit D. I. se jemi punonjës policie dhe do të kontrollojmë mjetin dhe personat.

I dëmtuari u është përgjigjur se unë ju njoh se kush jeni dhe ju nuk keni asnjë lidhje me policinë. Pas këtij momenti deputeti F. N. e ka goditur me grushtë shtetasin D. I. dhe po të njëjtin veprim e kanë bërë dhe shoferi i tij si dhe shtetasi D. S.

Më pas i dëmtuari është nisur për në banesën e tij në fshatin Dovolan, ku në hyrje të fshatit Herbel shtetasit e mësipërm po me të njëtin automjet kanë tentuar t’i bllokojnë përsëri rrugën por ai ka shfrytëzuar një hapësirë dhe është larguar me shpejtësi. Në lidhje me këtë ngjarje nga ana jonë është bërë shoqërimi në ambientet e Komisariatit Policise Dibër i shtetasit D. S, ish-punonjës policie dhe po punohet per dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Për të gjitha veprimet e kryera si dhe për rrethanat e ngjarjes së ndodhur është vënë në djeni Prokurori.

Sot zgjedhjet në Dibër – Përleshje mes militantëve

 Muharrem Rama dhe Sherefedin Shehu

Dibra do te zgjedhe sot kryebashkiakun e ri, pak me shume se nje vit nga zgjedhjet e vitit te kaluar kur fitoi Shukri Xhelili i koalicionit te majte.

Pak muaj me pare Xhelili u perfshi ne nje skandal seksual teksa u filmua duke kerkuar seks ne kembim te nje vendi pune.

Perballe njeri tjetrit jane Muharem Rama i koalicionit te majte dhe ish deputeti Sherefedin Shehu i koalicionit te djathte.

ORE PAS ORE

Ora 09:10 

Shtabi Elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” denoncon presionin që sipas tyre po ushtrohet nga funksionarë dhe militant të Partisë Demokratike.

“Gjatë natës së kaluar, deputeti Flamur Noka, shoferi i tij dhe militant të tjerë të kësaj force politike kanë ngritur postoblloqe në zonën e Maqellarës duke kontrolluar automjetet dhe dhunuar qytetarët. Gjatë kësaj kohe ka kaluar në këtë zonë shtetasi Artan Isaku i cili ka rënë pre e kësaj dhune fizike të ushtruar nga deputeti Noka dhe personat që e shoqëronin. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga skenari për të përbaltur dhe prishur procesin zgjedhor. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore çdo person që ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe tenton të prishë procesin zgjedhor”, thuhet ne deklaraten e tyre per shtyp.

Ora 09:04 

Njoftohet se sot rreth ores 02.00 ne Maqellare te Dibres ka patur perplasje fizike mes simpatizanteve te PD e PS. Thuhet se ka mbetur i lenduar nje militant i PS. Burime policore thone se ne vendin e ngjarjes eshte ndodhur edhe deputeti i PD Flamur Noka. Ai dhe shoferi nuk i jane bindur forcave policore. Duke u larguar mjeti eshte perplasur.

Ora 09:00 
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Dorëzimi i qendrave të votimit, nga strukturat e Policisë Dibër, ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 11.09.2016, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbal dorëzimi të firmosur nga komisioni i votimit të çdo qendre.

Deri në orën 08:00 janë dorëzuar pa asnjë problem nga ana e Policisë 117 qendra të votimit, pasi 1 qendër votimi në Armollë në Lurë ende nuk është paraqitur i gjithë komisioni për të bërë marrjen në dorëzim të kësaj qendre.

 

Të gjitha qendrat e votimit janë dorëzuar në rregull nga ana e punonjësve të Policisë të cilët më pas janë grumbulluar në ambjentet e përcaktuara për punonjësit e Policisë gjatë procesit zgjedhor.

Strukturat e Policisë Dibër theksojne se janë të angazhuara për garantimin e rendit gjatë gjithë procesit, duke zbatuar me përpikmëri ligjin.

Ora 08:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në të gjithë Qendrat e Votimit te Bashkise Diber ka filluar procesi i votimit.

 

Përjashtim bën QV e njësisë administrative Fush Cidhen ku ka humbur vula e sekretarit dhe KQZ është vënë në levizje nga KZAZ nr. 19, Dibër, për të bërë zëvëndësimin e vulës.

Ora 06:17

Partia Demokratike ka akuzuar ne mengjes disa zyrtare te larte te Policise dhe Administrates se kane shperndare leke dhe miell gjate nates ne kembim te blerjes se votes.

“Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga. Kështu, banoret e Maqellares kapen ne mesnate duke shperndare leke per blerje votash zyrtarin e Drejtorise se Tatimeve Artan Isaku, vartes i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve per Dibren. Dionis Ymeri eshtë kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anetar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Konkretisht shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është kallzuar ne Prokurori si personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave”, thuhet ne deklaraten e PD-se.

“Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhene mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga eshte kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit te strukturuar kriminal i cili ne abuzim te detyres se shefit te Komisariatit te Peshkopise ushtron presion ndaj zgjedhesve dhe ofron mbeshtetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore per operacionin e shperndarjes se parave ne kembim te votave. Partia Demokratike i kerkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator”.

BASHKIA DIBER 11800  votues
KUTI TË HAPURA 0 KUTI NE PRITJE 118
SHEREFEDIN SHEHU (APPD) 0

Fjala e mbajtur nga Simon Mirakaj me rastin e 70 vjetorit të kryengritjes sË Postribes

Te nderuar pjesmarres, jemi mbledhur sot në këtë ceremoni përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të kryengritjes së Postribës e cila na bën te ndihemi krenarë si e para kryengritje antikomuniste në Europën Lindore. Na bën të ndihemi krenarë për përpjekjen e rezistencen heroike te këtyre martirve te lirisë, të cilët e morën pushkën në krahë për një Postibë të lirë e demokratike e jo vetëm për  Postribën por për të gjithë Shqipërinë nga Vermoshi në Konispol. Ata janë e do mbeten madhështorë në kujtesen tonë sepse madhështore ishte dhe kauza e tyre liria, demokracia. Ata janë faqja e ndritëshme e historisë tonë. Të nderuar familjarë të ikonave të lirisë, të nderuar  të pranishëm ata që japin jetën për liri e demokraci nuk vdesin ata i përkasin përjetësisë.

Komunizmi u instalua dhunshëm në Shqipëri me vrasje me gjygj e pa gjygj, me burgosje, internime, por me gjithë ashpërsinë e tij ai ndeshi  në rezistencë heroike në veri të Shqipërisë ku komunizmi nuk i kishte ngulë kthetrat e tij si kryengritja e Kelmëndit me heroin legjendar Preng Calin, kryengritja e Malsisë Madhe me në krye Llesh Marashin deri te kryengritja e Postribës me në krye Jup Kazazin I cili kishte në krahë kreshnikë të tillë si Osman Haxhinë, Idriz Tahiri etj. Kjo kryengritje gjeti mbështetje edhe nga qytetaria Shkodrane e cila kishte një vizion perëndimor  e një mentalitet europian. Për Shkodrën thuhet se është djepi  i kulturës po është e vërtetë, për Shkodrën thuhet se është djepi I futbollit po është e vërtetë, e këtyre thënjeve  duhet të ju shtojmë se Shkodra është dhe djepi i lirisë e kjo është më se e vërtetë. Lavdi te përjetëshme martirve të kryengritjes së Postribës.

I  pa harruar kujtimi i martirëve të lirisë.

Shkodër 9/9/2016

Simon Mirakaj Kryetari I shoqatës së ish të përndjekurve politikë antikomunistë  të Shqipërisë.

sm2sm3sm4

LIGJI I DREJTESISE QE PRODHON PADREJTESI – Nga Lirim NEZHA

Reforma ne drejtesi po i nis efektet e veta jo me drejtesi,por me nje padrejtesi gjigante.Sipas kesaj palo reforme gjithkush qe vjen prej sistemit te drejtesise dhe ka mbushur dhembet gjate gjithe viteve te ushtrimit te profesionit duke vjedhur dhe grabitur xhepat e qytetareve shqiptare,duke detyruar shpeshhere fukarane qe te shese lopen apo edhe pulat per te kenaqur grykesine e tyre perverse,sot,me kete ligjin “konsensual”,jane te lire te terhiqen ne strofkullen e tyre dhe te shijojne pasurine e vene me gjakun e ketij populli.
Eshte revoltuese qe te degjosh qe 100 makute japin doreheqjen sepse ligji eshte ne favor te tyre.Ata nuk perballen me asnje privacion per hajduterine e tyre pervec heqjes dore nga profesioni.Po as nuk u duhet me profesioni atyre se as e kane ushtruar ndonjehere.Ata kane ushtruar vetem pushtetin per te zhvatur hallexhinjte.Ata do te jene te lire te pushojne ne Dubai,nderkohe qe shume prej viktimav te tyre jane vetevrare,shume te tjere kane kaluar ne depresion prej pamundesise per t’i paguar e per te blere drejtesine e mijera te tjere jane mpakur e rrudhur para kohe duke punuar nate e dite per te mbledhur para per keta monstra.
Amnisti?
Mbase do te isha dakord qe per ta te behej nje amnisti ne kembim te doreheqjes,por nje amnisti qe do t’u kursente burgun e shumemerituar,ndoshta edhe per arsyen se nuk jam i gatshem te paguaj per ta per t’i ushqyer.Le te jene te lire,te punojne e te ushqehen si te gjithe,por nuk mund te jene te lire dhe te me bejne karshillek me pasurine e tyre te grabitur,me vilat e gjakut te hallexhinjve,me veturat dhe smartfonet qe bien ere krim.
Le te jene te lire,por cdo pasuri e pa justifikuar eshte e imja,e jotja,e emigrantit qe shqyhet ne pune,e fshatarit qe ka lene femijet pa qumesht per te,e bariut qe gdhihet ne shi e ne bresher e ja merrte mundin me nje fjale makuti.Nuk eshte pasuri e tij e nuk mund e nuk duhet ta gezoje….
Po c’them dhe une?Ata tashme jane duke e gezuar fale ligjit veshtiresisht te dakortesuar po mes hajdutesh te paskrupullt.Ata jane duke e gezuar edhe me bekimin e nderkombetareve,me shqipen gjithnje e me te paster te Lu-se e me anglishten e Vlahutin.
Dhe ne rrime e veshtrojme e nuk na ngelet vecse te kalojme ne ekstaze prej kenaqesise qe me ne fund pame shifren 140 te gjithen me jeshile.
E pra,nje shembull me shume qe nuk jemi tjeter vec grigja nen kujdesin e ujqerve.Sepse barinjte nuk kane lindur ende.
Po besoj gjithnje e me shume se populli e ndien veten te pushtetshem vetem pergjate revolucioneve sepse vetem atehere ndihet i mbrojtur dhe i pushtetshem prej armes se hedhur ne sup.
Perkunder,edhe para edhe pas revolucioneve,eshte thjesht skllav i bindur i sundimtareve te vet!

5 vjet nga vrasja e gjyqtarit Konomi, apel për zbardhjen e krimit

 Gjyqtari i vrarë, Skerdilajd Konomi

Homazhe, lule, nderim dhe mesazhe për drejtësinë, në pritje të zbardhjes së të vërtetës. Kjo është atmosfera e sotme, teksa është përkujtuar 5-vjetori i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në mes të Vlorës.

Familjarë, të afërm, kolegë të gjyqtarit të ndjerë kanë bërë homazhe e kanë vendosur lule në vendin ku ai u ekzekutua me eksploziv në makinë, plot 5 vite më parë.

Trupa gjykatëse u ndal në vendin ku u vra gjyqtari, nga një shpërthim i telekomanduar në mjetin e tij në Vlorë.

Ndërsa, familjarët dhe të afërm kanë vendosur qirinj dhe lule në vendin ku u vra Konomi.

Kryetari i gjykatës, Skender Haluci pohoi se ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik është ende nën hetim.

“Konomi ishte një nga magjistratët më të talentuar të sistemit tonë gjyqësor. Kjo memorie është dhe për t’i kërkuar organeve ligjzbatuese të lëvizin për zbardhjen e kësaj ngjarje mizore”, tha Haluci.

Sipas tij, kjo çështje nuk është hetuar siç duhet. Ai theksoi se trupa gjyqësore është gati të zbatojë me përpikëri ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

“Shpresoj se me ndryshimet kushtetuese dhe me krijimin e Byrosë se Hetimit do të zbardhet dhe kjo çështje”, tha Haluci.

LETER E HAPUR VOTUESVE DIBRANË – Nga MEXHIT PRENÇI

Jam krenar që jam dibran, për dhjetra e dhjetra aryse, ndër te cilat kryekreje theksoj:  së pari për atdhetarinë dhe se jeni luftëtarë dhe punëtorë të klasit të pare; jam krenar për mençurinë, virtytet e larta;  për modelin e shkëlqyer të Odës dibrane se si zhvillohet dialogu e debati me etikë e kulturë dhe, për urtësi në gjykim e orientim në qasjen e duhur , në kohën e duhur e të tjera, e të tjera.

***

Eshtë koha  këto vlera dhe shumë të tjera, të shfaqen në votimin e 11 shtatorit nga çdo dibran duke votuar  për NJERIUN që ka të gjitha dimensionet për ta drejtuar popullatën e Dibrës, jo si politikan i djathtë apo i majtë, por si ai kryetari i familjes së madhe, i cili të gjithë pjestarët e famljes i trajton si të barabartë. Jo, njërin të nënës e tjetrin të njerkës, siç ka ndodhur dhe ndodh në realitetin politik shqiptar.

Kryetari i bashkisë nuk duhet të jetë kurrë  kryetari i një pale duke sfiduar palën tjetër siç propagandon Ministri Gjiknuri: Mos votoni ata se fondet i kemi ne të piramidës se pushtetit ekzekutiv.

***

Votues dibranë ! Gjykoni me kokë të ftohtë para se te jepni votën. Gjatë fushatës ju keni përceptuar, kuptuar dhe dalluar se cili kanditat, mund të sjellë ndryshim e përparim në Dibër, cili kanditat ka aftësitë profesionale, ekonomike, juridike: cili ka vizion të qartë, si t’i realizojë premtimet; cili  është më i besueshëm se nuk do të jetë partiak I zellshëm, siç qe I politizuar ish-kryetari i mëparshëm Shukri Xhelili që persekutonte palën tjetër….

***

Socialistë dhe demokratë dibranë! Partitë ju ndërsejnë kundër njeri tjetrit. Ju kanë armiqësuar. Ju nuk jeni armiq. Jeni miq e shokë e vëllezër. Mendoni për  Dibën, jo për një vend pune. Vendet e punës sipas përkatësisë partiake, fisnore, shoqërore apo siguruar me punë të pista, nuk sjellin zhvillim dhe progres në Dibër. Mos u shitni për dhjetë mijë lekë, as për njëmilion lekë… Nuk blihet dibrani i vërtetë me para, as me dhurata  postesh as me ofera të tjera sado të majme  të jenë. ato mbajnë erë të keqe.

***

Dibranë demokratë e socialistë të mençur! Çlirojeni veten nga çdo trysni, ngado që t’ju vijë, prej interesit të ngushtë personal apo tifozllëkut të sëmurë partiak. Votoni kandidatin që është më pak nën hyqmin e kryetarit të fronit më të lartë

***

Venie interesin tuaj nën interesin e zhvillimit të Dibrës që të përparojë bujqësia, turizmi, infrastuktura rrugore ku kryefjalë të jetë “Rruga e Arbërit”; zhvilloni tregëtinë dhe biznesin dibran, investimet, e ë tjera e gëtjera, që ju i dini më mirë, – që ttë rritet mirëqenia e dibranëve, që mos marrin arratinë të rinjë udhëve të imigrimit. Kjo do të ishte mençuri dibrane…Nese gjithçka synon të rrit mirëqenien e dibranëve kjo do të ishtë kahja e duhur.

***

Pikërisht për këto objektiva dhe të tjera e të tjera si këto, votoni kandidatin që keni besim se i realizon. Kështu do të jeni të fituar. Unë preferoj më shumë profesionistin se amatorin, atë që ka eksperiencë dhe jo atë që eksperimenton s diletant jo në fushën e tij, po në fusha të tjera.

***

Të dashur dhe të nderuar dibarnët e mi! Zgjidhni më të zotin, sfidoni propagadën boshe, mashtruese. Kështu do të fitojë i gjithë populli dibran, si shumicë.

Me dashuri dhe respeckt

Blushi – Ramës: Metën nuk e fut në burg, i vetmi premtim i mbajtur

Deputeti Ben Blushi tha gjatë fjalimit të mbajtur sot në Parlament se në 1 mijë ditë qeverisje, Rama në 100 ditë ka bërë selfie, 200 ditë i ka kaluar në avion, 300 ditë në stadium dhe 400 ditë në burg.

 

Por në çështjen e fundit ai është ndalur gjatë teksa tha se kreu i qeverisë futi në burg ata që nuk paguanin dot energjinë, ndërkohë që nxorri nga burgu deputetët që kanë vrarë dhe kanë përdhunuar.

Megjithatë sipas Blushit, Rama do të mbajë një premtim në këto katër vjet, nuk do ta fusë Ilir Metën në burg.

“Edi Rama nuk bëri vetëm kaq, kur u mor me burgjet 400 ditë. Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që nuk e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg. Ky njeri është Ilir Meta. Këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri ditën kur Rilindja do hyjë në zgjedhje. Megjithatë ky nuk është më problemi im”, tha deputeti Blushi.

Hahn: Ka ardhur koha për të kapur peshq të mëdhenj

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë konferencës për shtyp krah Përfaqësues së Lartë të Politikave të Jashtme në BE, Frederica Mongherini dhe Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se nga zbatimi i reformës në drejtësi, BE pret që të “rrjetë” të përfundojnë dhe peshq të mëdhenj.

 

“Kjo reformë është një arritje e pabesueshme, por është e rëndishme se qëllimi është që të afroheni me BE por që t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë”, tha Komisioneri.

Hahn shtoi se miratimi i reformë në drejtësi në Parlament ishte vetëm hapi i parë dhe se tashmë BE do të monitorojë nga afër zbatimin e saj në praktikë, gjë e cila do të sjellë dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Do të ndjekim zbatimin e saj dhe do të bëjmë gjithçka nga ana jonë për të mbështetur këtë frymë duke dhënë rekomandimet e duhura për të arritur këto qëllime”, tha Hahn pa dhënë një përgjigje të qartë nëse Këshilli i BE-së do të rekomandojë hapjen e negociatave në raportin që do të paraqesë në nëntor.

Duke theksuar se, “zbatimi i reformës duhet të bëhet në kohën e duhur që të mos mbete vetmë në letër”, Komisioneri për Zgjerimin shtoi më tej në fjalën e tij se, ky ligj është përgjigja më e mirë për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri.

“Korrupsioni? Mendoj se reforma në drejtësi është mjaft deçizive për këtë arsye në vemë theksin te zbatimi i saj. Ajo çka mund të them është se kjo reformë nuk do të kapi vetëm peshqit e vegjël, por edhe peshqit e mëdhenj”, përfundoi Hahn.

Komisioneri dha një përgjigje të tillë lidhur me dyshime se kultivuesit e kanabisit janë të lidhur me politikanë të lartë.

“I mbetet drejtësisë të hetojë. Deri tani kemi parë dokumente ku flitet për peshq të vegjël, dhe disa peshq mesatarë. Por, u pres që të ketë dhe peshq të mëdhenj. Kjo do të ishte arritja domethënëse”, përfundoi ai.

Rama: Në BE brenda 10 vitesh

Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp u shpreh se pret që pas miratimit të ligjit për reformën në drejtësi pret që BE të rekomandojë hapjen e negociatave edhe pse me kushte.

“Dua të nënvizoj qartë se për ne është kritike që të kemi një rekomandim pozitiv dhe për të treguar hap pas hapi që jemi për hapjen e negociatave”, tha Rama.

Kurse Përfaqësuejsa e Lartë për Politikat e Jashtme në BE, Frederica Mogherini tha se, raporti i vitit të kaluar përcaktonte qartë se reforma në drejtësi ishte kusht jetik për hapjen e negociatave duke lënë të nënkuptohet se do të ketë një rekomandim të tillë.

I pyetur nëse i mbetet parashikimit të bërë pak kohë më parë se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së brenda 10 viteve, Rama u përgjigj me batutë.

“Nëse BE do të jetë pas 10 vitesh, ne do të jemi më shpejt pjesë e saj”, tha ai.

Lidhur me një raport të shërbimit sekret në Shqipëri për kultivimin e drogës, Rama u shpreh se nuk ekziton asnjë dokument i tillë.

“Nuk ekziton asnjë raport i shërbimit inteligjen për plantacionet e drogës. Kultivimi i kanabisit nuk është një gjë e re, por ka rrënjët e thella”, përfundoi Rama.

Takimi i tetë i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së

Deklaratë e përbashkët për shtyp

Këshilli i Stabilizim Asociimit (KSA) ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbajti takimin e tij të tetë më 8 shtator 2016.

KSA u ndal në Raportin 2015 të Komisionit për Shqipërinë, i cili konkludoi se vendi ka shënuar progres të mëtejshëm drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe, në përgjithësi, progres të qëndrueshëm lidhur me pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim.

KSA u ndal në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 15 dhjetorit 2015, të cilat njohën angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në agjendën e reformave. Në këtë kontekst, Këshilli theksoi se reforma në drejtësi mbetet kyçe për të avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE dhe mund të ketë gjithashtu rol transformues për reforma të tjera.

KSA konfirmoi se Shqipëria ka ruajtur një ritëm përgjithësisht të qëndrueshëm në zbatimin e masave të reformave në administratën publike. BE-ja përshëndeti miratimin unanim në korrik të një sërë ndryshimesh kushtetuese, për një reformë të plotë e gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë.

KSA vlerësoi miratimin e fundit të ligjit për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për zbatimin e reformës në drejtësi. Është thelbësore që të vijohet me zbatimin e shpejtë të kësaj reforme. BE-ja gjithashtu përshëndeti hapat e mëtejshëm të ndërmarrë nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në çështjet e të drejtave të njeriut.

KSA përshëndeti pjesëmarrjen e vazhdueshme dhe aktive të Shqipërisë në nismat dhe organizmat rajonalë në Evropën Juglindore, marrëdhëniet e saj të fqinjësisë së mirë dhe qëndrimin konstruktiv rajonal. BE-ja vlerësoi rolin e Shqipërisë si partner pro-aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së saj për një angazhim pozitiv në Ballkanin Perëndimor përmes arritjes së marrëvshjeve dypalëshe dhe nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit rajonal. BE-ja ritheksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabiliteti rajonal janë elemente thelbësore të procesit të Stabilizim-Asociimit.

KSA përshëndeti linjëzimin e plotë të Shqipërisë me vendimet e Këshillit të BE-së dhe në fushën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Takimi u kryesua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Delegacioni i BE-së u drejtua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, përfaqësonte Komisionin Evropian. Delegacioni shqiptar përfshinte Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Majlinda Bregu, si përfaqësuese e opozitës.

Berisha ‘korrigjon’ ambasadorin Lu për Al Kaponet e Shqipërisë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu tha pak ditë më parë se në SHBA njerëz të fuqishëm u vunë në pranga megjithëse kishin pasuri qindra milionëshe.

 

Në një fjalim të mbajtur gjatë një konference me Avokatin e Popullit ai u shpreh se “Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria. Bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim. Edhe në SHBA ka probleme të tilla. Al Kapone për shembull drejtonte një grup kriminal në vitet 20 por në fund u arrestua, kishte një pasuri prej 100 milionë dollarësh ndërtuar nga prostitucioni etj, dhe e bëri këtë duke drejtuar njerëz strategjikë në drejtësi, gjyqësor…Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se reforma do rregullojë problemin e mosndëshkueshmërisë dhe lidhjet e krimit me politikën. Shqiptarët janë të lodhur me këtë situatë, largimi nga parlamenti i këtyre kriminelëve do ketë ndikim të madh për të ndëshkuar bosët e krimit në Shqipëri. Ky është edhe një paralajmërim për bosët e tjerë. SHBA ka bërë një angazhim për të mbështetur këtë byro investigimi përmes bashkëpunimit me FBI amerikane”, tha Lu.

Pas këtij fjalimi ka reaguar edhe kryeministri Berisha sot.

Sipas tij ka ndryshim të madh mes Amerikës së viteve ’20 kur u shfaq Al Kapone dhe situatës sot në Shqipëri.

“Dje ambasadori i SHBA foli për Al Kaponen dhe Amerikën e viteve 20. Ndryshimi prapë është shumë i madh. Dua tua them shqiptarëve. Pse? Presidenti i viteve 20 nuk kishte asnjë lidhje me Al Kaponen. Është e vërtetë që ai ishte bërë i fuqishëm, por Presidenti qëndronte si shtyllë e pamposhtur e besimit të amerikanëve. Kurse këtu Al Kapone është ushtar i super Al Kapones, i Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia jonë. Këtu Al Kapone është kryeministër. Përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar krimin”, tha Berisha.

***

Berisha: Lindita Nikolla të japë urgjentisht dorëheqjen

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një fjalim të gjatë në Kuvend lidhur me protestën dy ditore të studentëve që kërkojnë të pranohen në universitet.

Sipas tij qëllimisht është bërë një skemë që ti orientojë studentët drejt universiteteve private.

 

“Cfarë ka ndodhur? Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshi edhe atë që u shpall e dyta më e mirë në maturat e Shqipërisë kanë mbetur jashtë universiteteve. Juve u kujtohet se si Edi Rama nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do ta mbyll dhe do ta kyç. Unë isha nxitës i arsimit privat. Unë mbarova klasën e shtatë dhe më doli bursa për në Bashkimin Sovjetik. Ma morën. Diktaturë ishte, por të drejtën time në bazë të notave e nxora. Përsëri unë në Tiranë erdha dhe nxora të drejtën time. Kurse ata (studentët) vijnë në Tiranë dhe nuk nxjerrin dot asgjë”, tha Berisha.

Sipas tij “sot zgjedh vetëm ai që është i FRESSH. Është me 10 preferenca. Po nëse njëri i zgjedh të 10 preferencat? Te Juridiku janë përjashtuar ata që janë me 9.7. mekanizmi është sepse për të arritur në këtë rezultat kriteret u bënë poshtërtisht pasi maturantët kishin bërë zgjedhjet. Në këtë mënyrë Edi Rama realizoi atë që nuk e pranova kurrë. i thotë privatit: merrni ata me 9 dhe 10 se unë i fus edhe me 7”.

Berisha kërkoi ngritjen e një komisioni për të verifikuar situatën dhe për ti dhënë të drejtën e studimit nxënësve me mesatare të lartë.

Berisha i ka bërë thirrje maturantëve të mos mashtrohen, pasi duan të mbulojnë krimin e kryer ndaj tyre, iu drejtua minisitres së Arsimit, Nikolla, duke i kërkuar të konsiderojë dorëheqjen me urgjencë të madhe. “Ti dhe arsimi jeni dy gjëra krejt të ndryshme, mirë është të konsiderosh dorëheqjen imediate, të bëhet procesi nga e para dhe të nxirrni nga maturantët nga ankthi dhe tmerri që i keni krijuar”.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, duke marrë fjalën pas Berishës, sqaroi se asnjë maturant nuk do të mbetet pa shkollë. “Nuk do të ketë asnjë maturant që s’do fitojë të drejtën e studimit, pasi kemi 25 mijë kuota dhe 22 mijë aplikime, kjo është e vërteta ndryshe nga sa u tha se po lihen pa shkollë maturantë, madje edhe me mesatare të lartë”- tha ai.

Saranda u godit nga një ciklon i fuqishëm

Duket se vjeshta ka ardhur me shira të rrëmbyer.

Thuajse gjithë vendi është përfshirë në një mot i lig. Gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë rënë reshje të dendura të shiut, shoqëruar nga vetëtima të fuqishme. Moti i keq është shënuar nga veriu në jug.

Ka qenë kjo arsyeja, se përse u ndërpre edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Shkodër. Por as qytetet bregdetare nuk i kanë shpëtuar egërsisë së motit. Saranda është përfshirë nga cikloni.

Siç shihet, era e fuqishme ka “pushtuar” qytetin.

Në Sarandë, ka pasur jo vetëm erë, por edhe rrebesh shiu e vetëtima.

Një memorial për internimet e diktaturës komuniste shqiptare

Në Shqipëri u ngrit dje një memorial kombëtar për të kujtuar vuajtjet e mbi 33 mijë të internuarve politikë nga diktatura komuniste.

Memoriali u vendos në qytetin e Lushnjes, ku u internuan afro 90 për qind të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi.

Edhe pse ishte në mes të Shqipërisë, Lushnja u caktua si zonë internim dëbimesh për shkak të kënetave, ku duhej të vuanin e të punonin kundërshtarët e regjimit komunist për afro 4 dekada.

Instituti për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, përfaqësues të shoqatave të tyre dhe të qeverisë u bashkuan në Lushnje në përurimin e një memoriali kushtuar vuajtjeve në kampet e internimit gjatë regjimit komunist.

Lushnja, Myzeqeja dhe krahina kënetore përreth tyre është një prej zonave ku diktatura komuniste internoi numrin më të madh të kundërshtarëve politikë, që nga moshat më të shkruara e deri tek foshnjat e sapolindura.

Lushnja kishte 14 qendra internimi, ku jetuan me mundime dhe punë të rënda në bujqësi mijëra të dënuar politikë dhe familjet e tyre.

Internimi dhe dëbimi i kundërshtarët politikë ishte gjatë afro 45 vjetësh një nga veprimtaritë kryesore dhe periodike të diktaturës komuniste.

Diktatura nuk kurseu askënd, që dyshohej sadopak se mendonte ndryshe nga udhëheqja e partisë shtet.

Diktatura internoi në Lushnje për 35 vjet rreth 90 për qind të kundërshtarëve politikë antikomunistë.

Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mbi 33 mijë persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist dhe prej faktit të thjeshtë që ata u përkitnin familjeve antikomuniste.

Mbrëmë ra zjarr në Presidencën e Shqipërisë

Shërbimi zjarrfikës është vënë në alarm mbrëmë pas një raportimi për zjarr në Presidencë.

Në një njoftim për media nga presidenca në Shqipëri, thuhet se ngjarja ka ndodhur në zyrat e administratës, ku si pasojë e një shkëndije elektrike llampadari është shkëputur nga tavani dhe ka rënë mbi një kolltuk që ka marrë flakë.

Zjarrfikësit kanë vënë menjëherë nën kontroll flakët dhe veç dëmeve të vogla materiale nuk ka pasoja të tjera.

Tërhiqet maxhoranca, bie neni që dënonte gazetarët

Pas presionit të madh të medias dhe të opinionit publik, maxhoranca është tërhequr nga nenet e përfshira me fshehtësi në projektligjet paketës së Reformës në Drejtësi, që dënonin gazetarët për “influencë të papërshtatshme”.

 

Tërheqja e shumicës erdhi dje gjatë një konsultimi që kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zhvilloi me shoqatat e gazetarëve. Mësohet se gjatë takimit me dyer të mbyllura, kreu i Komisionit është shprehur se formulimet e neneve nuk kanë pasur për qëllim të dënojnë gazetarët.

Ai, së bashku me Artan Hoxhën, kryetari i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, u kanë propozuar përfaqësuesve të mediave një variant të ri të riformulimit të neneve problematike, duke ua lënë atyre në dorë zgjedhjen. Këtë fakt e ka konfirmuar për “Panoramën” kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

“Ne ramë dakord, të gjithë përfaqësuesit që ishim të thërritur në konsultë, në prani dhe të Artan Hoxhës, që është kryetar i grupit të ekspertëve për Reformën në Drejtësi. Nga tri versionet e ndryshimeve që bëhen në pikat e neneve 13 dhe 6, ne zgjodhëm variantin e tretë që na sugjeruan ata. Nga ky hiqet stilema për “ndikimin apo influencën e papërshtatshme”, dhe në nenin e riformuluar flitet në parim dhe hiqen adresimet dhe kërcënimet për mediat”, u shpreh Çipa.

RIFORMULIMI

Në varianti i ri i nenit që flet për “pavarësinë e prokurorëve” është hequr parashikimi ligjor që flet për dënimin me burg të gazetarëve për “influencë të papërshtatshme”. Në këtë nen të ri flitet për të drejtën që i jep ligji vendimmarrjes së pavarur që kanë prokurorët në funksionin e tyre, pavarësisht ndikimeve të paligjshme, të brendshme apo të jashtme, që mund të kenë nga autoritetet publike apo private.

“Ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjor, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat”, thuhet në nenin e ri. Ky nen do të jetë i njëjtë si në projektligjin “Për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion”, po ashtu dhe në projektligjin “Për Prokurorinë e Përgjithshme”.

KONSULTA

Takimi konsultativ i zhvilluar me përfaqësuesit e medias është bërë i ditur nga një njoftim i publikuar nga Komisioni i Reformës në Drejtësi. Por në këtë deklaratë nuk publikohej qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit e maxhorancës në komision.

“Përfaqësuesit e organizatave të medias vlerësuan gjithashtu vullnetin për qartësimin e dispozitave ligjore përkatëse, në mënyrë që ato t’i përshtaten frymës së standardeve ndërkombëtare, që rregullojnë konsolidimin e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në ushtrimin e detyrës, si dhe faktin që rishikimi i këtyre dispozitave do të bëhet duke marrë në konsideratë standardin ndërkombëtar të ‘ndalimit të ndikimeve të papërshtatshme të brendshme apo të jashtme’, me çfarëdo mjeti që ushtrohet ky ndikim, si dhe opinionet e Komisionit të Venecias lidhur me nevojën e saktësimit në ligj se përjashtohet nga përgjegjësia çdo kritikë legjitime, sipas KEDNJ dhe jurisprudencës së GJEDNJ”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Reformës.

FATION BINJAKU

Vështrim – Demarkacioni, fitore e popullit – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë qytatarët të ejtën i kishin drejtuar sytë dhe mendjën më shumë arsye nga kryeqyteti ku ishte caktuar séanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin apo mos ratifikimin e Demarkacionit . Krahas tubimit ishte thirrur edhe protesta e radhës nga VV pas asaj të mbajtur në Pejë, e që ishte masovike. Demarkacioni që një vit e më shumë është bërë tema qendrore politike në Kosovë. Ishte bër më shumë arsye sepse Demarkacioni ishte firmosur nga Thaçi dhe Mustafa pa e bërë fare transparente këtë punë madhore . Pazarët politike pa hanxhin dyshohet së i kishin bërë para prakisht presidenti Hashim Thaçi bëshk më Skender Hysenin në vitin 2013 më kryeministrin e Malit të Zi , Millo Gjukanoviqin. Diqka që nuk bëhët transparente nuk mund të jetë edhe e qendrueshme. Çkado që tentohet të bëhët më nguti dhe në fshehtësi është e dëmshme sa do e vogët qoftë ajo punë, e jo një punë kapitale siq është shënimi i vijës kufitare më Mal të Zi. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa kan menduar që lehtë do të kaloj ratifikimi sipas verzionit të tyre .Një mori faktesh krejt më ndryshe nga qeveria i paten ofruar ekspertet e lëmisë së demarkacionit në tubimin e përbashkët. Ky tubim shpërfaqi gjithë marifetet dhe mos transparencën qeveritare para opinionit të gjerë public .Së si ka shkuar ecuria e ngjarjeve rreth temes së demarkacionit tashmë është informuar opinioni.Ti kthehemi ecurisë së tubimit të Kuvendit të Kosovës lidhur më Demarkacionin. Deputetet ishin të detyruar të presin afër dy orë nga koha kur ishte caktuar të mbahet ky takim . Kjo vonesë ishte një tregues së diqka nga taborri pushtetarë nuk po shkon si e kan planifikuar. Pas disa diskutimeve për një temë tjetër, në foltore doli kryeministri , Isa Mustafa për ta zyrtarizuar para deputeteve vendimin e Qeverisë për tërhjeqjën e Projektligjit për Demarkacionin. Ai në arsyetimin e tij tha së e tërheq Projektiligjin për ta dorëzuar në Kuvend në një kohë tjeter pasi të diskutohet sërish, dhe për kushtet e vura nga grupi paralamentar të Listës Serbe e cila nuk mori pjesë .Kjo ishte pak nga kronologjia së si rrodhën ngjarjët, mbrenda dhe jashtë kuvendit ku ishin tubuar protestuesit shumë paqësor nga mbarë Kosova .Nga ajo që lexohet midis rreshatave si thuhet , vlenë të përmendet së kjo qeveri PDK dhe LDK është degraduar dhe është duke i numëruar ditët e fundit të saj. Kjo shtyerje e seancës gjoja për një kohë më të volitshme sipas Mustafës nuk e han pazari . E qendrushme është fakti së Thaçi dhe Mustafa nuk i kishin votat e nevojshme për ta zyrtarizuar kufirin më Mal të Zi. Natyrisht së presioni i madh nga opozita dhe populli , e kishte bër të vetën . Ishte një fitore e madhe kjo për qytetarët karshi kastës politike në pushtet . Kjo nuk ishte vëtem një fitore e thjesht e bllokut opozitarë por ishte rënje faktike e Qeverisë. Kjo qeveri dhe këta njerëz po të kishin pak ujë në sy siq thotë një fjalë e popullit, do ta kishin paraqitur komplet dorëheqjën , duke iu lëshuar vend zgjedhjeve si zgjidhja më fatlume për kapërcimin e gjendjës së acaruar politike .Me të drejtë u konkludua nga Konjufca së qeveritarët nuk i kishin votat .Nuk ndodhi ndonjë eskalim i sitautës gjatë mbajtjës së këtij takimi , të cilën gjë do ta dëshironin pushteti.Vëtem më metoda demokratike mund të largohet ky pushtet i korruptur dhe i mbushur më plotë afera të Prontos, dhe i mbushur më plotë dukuri tjera negative të cilat janë bërë tashmë të pa durueshme . Nuk i duron populli i lodhur në skam dhe mjerim social , i cili është sovrani i këtij vendi. Ky mos votim ishte hapi i parë drejtë largimit nga pushteti të këtij pushteti të cilët iu kan sosur rrenat .Nuk mbahet gjallë një pushtet më metodat e dhunës si në komunizëm. Arrestimet e Donika Kadaj -Bujupit dhe Aida Dërgutit janë tregues së ky pushtet frikacak i zhytur deri në fyt në mëkate , nuk e ka larg edhe ditën e largimit…

Ekspozitë në 100 vjetorin e Komisisë Letrare Shqipe

Në 100-vjetorin e mbledhjes së parë të Komisisë Letrare Shqipe, pikërisht më 1 shtator 1916, në hollin e Bibliotekës Kombëtare çelet një ekspozitë dokumentuese në shenjë nderimi për kontributin e gjuhëtarëve shqiptare dhe albanologëve më në zë të epokës, të cilët me punën dhe dijen e tyre hodhën themelet e sistemimit të gjuhës shqipe tashmë si gjuhë mbarëkombëtare e letrare.

Edhe më simbolik bëhet ky përkujtim në BKSH, teksa theksojmë faktin se pikërisht fondi i bibliotekës së Komisisë Letrare Shqipe shërbeu si bërthamë për krijimin e fondit të vetë Bibliotekës Kombëtare.

Sot, e gjendur në një stad tjetër të rrugëtimit të saj, BKSH, në shenjë nderimi, digjiton dhe publikon në website-n e vet, www.bksh.al, botimin e mirënjohur të vetë “Komisisë”: “Parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës së shkruese”, e lexueshme dhe e shkarkueshme falas për të gjithë.

E ngritur me mbështetjen e Konsullatës dhe Komandës së Lartë Austro-Hungareze në Shkodrën e 1916-s, Komisia kishte si qëllim të zhvillonte më tej zgjidhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas Kongresit të Manastirit. Në të morën pjesë intelektualë, studiues e atdhetarë të nderuar si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Hil Mosi, Sotir Peci, Mati Logoreci, Gjergj Pekmezi, Aleksandër Xhuvani, Ndre Mjeda, Ambroz Marlaskaj, Ndue Paluca, Hafiz Ali Korça, Vinçenc Prennushi, Luigj Naraçi, Josif Haxhimima, dhe albanologët e shquar Maksimilian Lamberc dhe Rajko Nahtigal.

Ekspozita, veç botimeve të vetë Komisisë, njoftimeve zyrtare të themelimit por edhe të vendimmarrjes së saj të rëndësishme për fatet e gjuhës zyrtare e letrare shqipe, paraqet edhe studimet më të rëndësishme sot kushtuar asaj, ndër të cilat: studimin e Prof. Tomor Osmanit “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916–1918)”; aktet e konferencës “Komisia Letrare Shqipe në Shkodër”, si dhe studimin e studiuesit kosovar Sh. Krasniqi.

Një barcoletë e vitit 1987 për shkodranët dhe Enver Hoxhën

Një barcoletë dy vite pas vdekjes së Enver Hoxhës duket se i ka kushtuar shtrenjtë një punonjësi të uzinës elektronike në Tiranë.

Sipas një dokumenti, tregimi i kësaj barcolete që kishte në qendër të saj ish-udhëheqësin komunist dhe shkodranët është bërë shkak për hetimin e tij.

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Shtetit shkruan se, dikur pranë reparteve ushtarake vepronte Sigurimi i Ushtrisë. Ky shërbim që varej nga Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit kishte synim të parandalonte “veprimtarinë armiqësore” në radhët e ushtarakëve. Në të vërtetë, punëtori operativ, në mungesë të kësaj veprimtarie mblidhte lloj-lloj bisedash që bëheshin në reparte ushtarake, qofshin edhe barsoleta.

Ai tregon se, një e tillë është kjo e vitit 1987. Në dokumentin që ka zbardhur raportin, emri Enver Hoxha, sipas rregullit të kohës zëvendësohej me fjalët “udhëheqësi kryesor i partisë” ose “themeluesi i partisë”. Po e referoj në origjinal të thënies. Punonjësi i uzinës elektronike në Tiranë, në qershor 1987, sipas bashkëpunëtorit kishte rrëfyer këtë barsoletë:
“Do të të tregoj një gjë të bukur për bustet. Kur vdiq Enver Hoxha u vendos që të ngrinin buste për nder të tij. Një bust do të ngrihej në Korçë, një në Vlorë, një në Gjirokastër dhe një në Shkodër. Për këtë skulptorët filluan të merrnin mendimin e njerëzve. Kur pyetën korçarët ata i thanë se Enverin e duam të duket i pashëm dhe i ri. Gjirokastritet e deshën të zgjuar, të fortë e të qeshur. Vlonjatet e donin trim dhe të ashpër. Kurse kur pyetën shkodranët si e donin, ata u përgjigjën: “Bëjeni si të doni, vetëm të gjallë mos e bëni më”.

Nju Jorku dhe Nënë Tereza

Senatori i shtetit të Nju Jorkut, Martin Golden, ushqen respekt të madh për Nënë Terezën dhe ka dalë me një rezolutë me rastin e shenjtërimit të saj.

Ai thotë se Shqipëria i ka sjellë një kontribut të madh botës dhe Nënë Tereza ishte një prej tyre.

Në zyrën e tij në Brooklyn, senatori Golden, është krenar që ka sponsorizuar një rezolutë për të nderuar Nënë Terezën më 4 shtator, ditën e shenjtërimit të saj, duke e quajtur këtë Dita e Nënë Terezës:

“Nënë Tereza solli një ndryshim. Kjo rezolutë ka rëndësi sepse ajo përfaqëson 19 milionë e gjysmë njerëz të shtetit tonë. Kjo rezolutë nderon një grua të madhe që do të jetë një shenjtore e madhe për kontributin jo thjesht për Zotin e saj por për të gjithë.”

“Ju mund të shihni shkëlqimin e syve të saj, të syve me të cilin ajo ndriçoi botën. Ajo bëri shumë për fëmijët dhe për familjet, diçka që India dhe Kalkuta nuk e bënte dot,”– thotë ai.

Senatori Golden është mjaft aktiv në shtetin e Nju Jorkut dhe njihet për lidhjet e tij me shqiptarët. Ndihmës i tij është Marko Kepi, veprimtar i komunitetit:

“Për mua është një nder i madh dhe krenari shumë e madhe të punoj me senatorin Martin Golden, jo thjesht se punoj vetë për të, por sepse që një shqiptar të ketë akses pothuajse direkt me një senator që është numri dy më i fuqishëm i shtetit të Nju Jorkut.”

Nënë Tereza shërben si një lidhje e rëndësishme që senatori ka me shqiptarët e Nju Jorkut. Ai ishte me ta në paradën shqiptare të këtij viti në Manhattan dhe ruan kujtime të bukura:

“Unë flas çdo ditë me familjet shqiptare. Ata punojnë, punojnë shumë, japin kontribut dhe bëjnë donacione. Me këtë ata e ngrejnë lart emrin e shqiptarit në këtë shtet dhe qytet të madh, ashtu si dhe shumë njerëz të tjerë që vijnë këtu nga vende të tjera. Por shqiptarët janë në gjendje të thonë se kanë nxjerrë një shenjtore të madhe si Nënë Tereza,” – thotë senatori.

Një nga këto familje shqiptare që punojnë dhe njihen për kontributin e tyre është ajo e biznesmenit Anton Raja.

Piceria Patsy’s ndodhet në Dean Street të Brooklynit, në një vend mjaft të mirë, sepse është shumë pranë stadiumit “Barclays Center”.

Antoni thotë se për picat e tij shkruajnë gazetat. Mjeshtrat e tij i punojnë ato me pasion:

“E bëjnë picën me zemër, përgatitjen e brumit, të salcës. Ata kanë sekretet e tyre…” thotë zoti Raja.

Anton Raja mban një bluzë të veçantë, ku është qëndisur simboli i piknikut të golfit që biznesi i tij organizon çdo qershor. Është një aktivitet bamirësie për të ndihmuar Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë:

“Gjithë çeqet e parë shkojnë te Kisha Zoja e Shkodrës në Nju Jork dhe ata i dërgojnë të gjitha për Katedralen e Nënë Terezës në Kosovë”.

Vetëm familja e Antonit deri tani ka dhënë gjysmë milioni dollarë gjatë tetë vjetëve të fundit.

Antoni përgatitet të shkojë në Vatikan bashkë me shqiptarë të tjerë për ceremonitë e shenjtërimit të Nënë Terezës. Për të Nënë Tereza përfaqëson diçka të veçantë:

“Një mrekulli e saj për mua është si t’i ndihmosh dikujt, si të bësh mirë. Ajo ditë do të jetë e mrekullueshme kur të shikojmë se populli ynë do të jetë i gjithi i bashkuar, pa kurfarë problemi, pa kurrfarë ndarjeje, si t’i ketë bërë një nënë.”

Avioni i nisur nga Rinasi pësoi defekt gjatë fluturimit për në Itali

Panik dhe frikë për 90 pasagjerët e avionit të “Blu Panorama”. Mësohet se avioni është nisur sot rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano, por nuk ka mundur ta vijojë udhëtimin për shkak të një defekti teknik, duke u rikthyer në Rinas.

Mësohet se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, por pasi pësoi defekt u ul në Rinas. Mësohet se pasagjerët do mund të udhëtojnë sërish brenda një kohe të shkurtër, por nuk dihet nëse është i njejti avion. /News24/

Sot vetingu: PS-LSI gati ta votojnë pa PD-në

Maxhoranca pritet të miratojë sot me votat e saj projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Seanca e jashtëzakonshme që do të mblidhet sot pasdite në orën 17:00, për të miratuar projektligjin e vetingut, pritet të shoqërohet me prishjen e konsensusit mes palëve.

 

Drafti që do të votohet në Parlament u miratua në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi pa votat e opozitës, duke prishur në këtë mënyrë konsensusin e arritur më 22 korrik me ndryshimet Kushtetuese.

Opozita pritet të mos e japë votën e saj, pasi në amendamentet e dorëzuara në Kuvend rrëzon të gjitha shtylla kryesore që janë cilësuar nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “vijat e kuqe”.

Në 28 amendamentet e PD-së rrëzohen pikërisht 4 parimet që EURALIUS dhe OPDAT theksuan se nuk mund të cenohen. PD ka propozuar që procesi i vetingut për secilin gjyqtar të bëhet me afate kohore dhe me një kalendar të miratuar. Duke dhënë si argument faktin se çdo rivlerësim do të synohet të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohor.

Kjo kërkesë nuk iu pranua nga EURALIUS në mbledhjen e fundit dhe këtë propozim që iu rrëzua, PD e ka dërguar sërish në Kuvend si amendament. Po ashtu, PD ka propozuar që kontrolli i pasurive dhe kontrolli figurës të mos bëhet nga ILDKP dhe DSIK.

Por edhe ky propozim u rrëzua nga ndërkombëtarët. Në projektligjin që do të votohet në Parlament është përcaktuar që institucionet ekzistuese të bëjnë verifikimin e pasurive dhe të figurës, pra ILKDP dhe DSIK.

Ndërkohë që përgjimi i telekomunikacioneve të anëtarëve të Komisionit të vetingut do të bëhet nga Njësia e Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa monitorimi i pasurive të anëtarëve të vetingut do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

PD ka propozuar që të rishikohet roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, por EURALIUS dhe OPDAT e kanë hedhur poshtë këtë propozim, duke e cilësuar si ndër pikat që nuk negociohet.

Tjetër pikë që PD kundërshton është përfshirja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë në procesin e vetingut. Por kjo pikë është cilësuar shumë e rëndësishme dhe është renditur si kriteri numër katër i ndërkombëtarëve, që nuk mund të preket.

Ndryshe nga amendamentet kushtetuese që kërkonin 94 vota në Kuvend, projektligji i vetingut mund të miratohet me 84 vota, të cilat maxhoranca, PSLSI- PDIU aktuale i ka dhe i tejkalon.

PROJEKTLIGJI I VETINGUT

Neni 32. Struktura përgjegjëse për kontrollin e figurës
1. Institucionet e rivlerësimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar janë autoriteti përgjegjës për kontrollin e figurës. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar ka të drejtë të caktojë një personel shtesë për të kryer kontrollin e figurës për qëllim të këtij ligji. Personat që kryejnë kontrollin e figurës përmbushin standardet e zbatueshme për mbrojtjen e privatësisë dhe të konfidencialitetit në detyrë.
2. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, krijojnë një grup pune për zbatimin e këtij ligji. Këto struktura mund të caktojnë personel për të mbështetur grupin e punës për një periudhë kohe jo më pak se 1 vit.
3. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me kërkesë të grupit të punës ose të institucioneve të rivlerësimit, ka të drejtë të komunikojë me shtetet e tjera për të marrë informacionin e nevojshëm për personat e përfshirë në krimin e organizuar ose për personat e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji.

Neni 34. Standardet e kontrollit e figurës
1. Kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta, në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme.
2. Kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objektive dhe pa ndikime të karakterit personal, armiqësor dhe miqësor, të cilat mund të favorizojnë ose disfavorizojnë subjektin e rivlerësimit.
3. Rrethanat që merren parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organizuar janë kur:
a) subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar;
b) subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Neni 61. Procesi gjyqësor
1. Procesi gjyqësor në Kolegjin e Apelimit kryhet në përputhje me rregullat e parashikuara në nenet 47, 48 paragrafi 1, 49, 51, dhe 55 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
2. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të paraqesë rekomandim me shkrim komisionerit publik për të paraqitur ankim. Ky rekomandim jepet nga një komision i përbërë nga të paktën 3 (tre) përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
3. Në rastin e ankimit nga komisioneri publik, Kolegji i Apelimit e gjykon çështjen në seancë publike.

FATION BINJAKU

Shoqata ‘Bytyçi’: THIRRJE KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR MOS VOTIMIN E MARRËVESHJES SË DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI

Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” në Tiranë e Prizren  e ka në program e veprimtarinë e saj Çështjen Kombëtare Shqiptare, ndaj e ngrejmë sot zërin tonë botërisht për Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.
Kjo Marrëveshje e gushtit 2015  shkelë rëndë kritere ndërkombëtare në caktimin e vijës së shenjtë kufitare si ato gjeo-strategjike, natyrore, hidrologjike, historike, etnike, ekonomike, morale, etj.
Shenjimi arbitrar i kufirit, jo në qafa të maleve Çakorr, Kulla, etj., por në thellësi të shpateve të tyre, në anën e Kosovës, pa asnjë orientues fizik natyror, si i prerë me thikë, të kujton kufijtë e vizatuar nga kolonizatorët në shkretëtirat e Afrikës. Kjo i siguron Malit të Zi të ketë kontroll mbi qafat e maleve shqiptare dhe siguron avantazh të qartë ndaj Kosovës.
Me Marrëveshjen e Demarkacionit shteti i Kosovës i humbë mbi 82 km2 nga territori i saj, që i takon sa komuna e Hanit të Elezit (83 km2); pothuaj sa komuna e Junikut (86.2 km2); rreth 15 herë ma shumë se ishulli i Sazani në Vlorë; 40 herë ma shumë se Principata e Monakos; 21 km2 ma shumë se Republika e San Marinos, sa gjysma e shtetit të Lihtenshtajnit.
Ndërkohë, sipërfaqja e Malit të Zi rritet dhe në shek. XXI me territore shqiptare në 79 km vijë kufitare me Kosovën nëpër Çakorr, Kullë, Hajlë, Kuqisht, Leqinat, etj. Historia dekumenton se Mali i Zi me katër krahina të vogla: Rijeka, Katundi, Cermnica e Leshani të shtrira në 1.500 km2 sipërfaqe arriti të pushtonte e aneksonte në shekujt XVIII-XX toka shqiptare nga Bregdeti Adriatik në Alpe, sa është sipërfaqja e sotme e Kosovës dardane. Sot, Kosova (10.887 km2) për nga sipërfaqja është ma e vogël se Mali i Zi (13.812 km2).
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” në Tiranë e Prizren, nga Manifestimi ynë Tradicional Kombëtar “Festa e Plisit të Bardhë”, organizuar në Parkun Kombëtar të malit të Dajtit, i bëjmë Thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputeteve e deputetëve të tij të nderuar, që të mos votoni në seancë plenare të 1 shtatorit 2016  tjetërsimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, sipas Marrëveshjes së gabuar të Demarkacionit, sepse ende ka vend për rishikime faktesh në terren e me ligjshmëri dhe duhet të gjenden zgjidhje me mirëkuptim të dyanshëm, të përbashkët, që t’iu shërbëjnë miqësisë e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona fqinjë drejt të ardhmes tonë euro-atlantike.
Sot, ka ardhë Dita e Kombit, ka ardhë Ora e Historisë, që Shqiptarët në Ballkan, së bashku, të themi: Mjaft! Nuk kemi toka etnike për t’i falur askujt, sepse i kena me kufinj gjaku, i kena amanet të Oso Kukës, Zhuj Selmanit e Prekë Calit, të breznive shqiptare.
 
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”
Tiranë – Prizren
 
Tiranë, 28 gusht 2016

Përplasjet për drogën në Holandë, zbardhet vrasja e trefishtë në Tiranë

 Vellezerit Doçi

Tre persona dërgohen në gjyq nga Prokuroria për Krime të Rënda për përplasjen me armë të ndodhur më 27 maj 2015, në bulevardin e Tiranës te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u vranë tre persona.

Sipas Prokurorisë, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gerti Goxhaj mbetën të vdekur pas sulmit me armë ndaj tyre nga shtetasi Besnik Sulku dhe italiani i dyshuar si vrasës me pagesë, Salvatore Letizia.

Këta të fundit kishin dalë për të vrarë në shenjë hakmarrjeje, por pasi qëlluan me armë makinën e Mentor Lufit u përballën me reagimin e nipave të tij. Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, që ishin në ruajtje të Mentor Lufit, u kundërpërgjigjën me armë dhe vranë Besnik Sulkun, ndërsa italiani i dyshuar si vrasës me pagesë shpëtoi pasi u arratis nga vendi i krimit.

Burimet zyrtare bënë me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e trefishtë ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë, në datën 27.05.2015.

Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda për konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasin Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në prill 2015, e më tej është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit, kanë thënë burimet e Prokurorisë. Në Tiranë do të gjykohet edhe vrasja e Durim Sulkut e ndodhur në prill 2015, në Holandë, nga vëllezërit Doçi.

SERIALI I HAKMARRJES

Në dosje, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet holandeze. Sipas saj, në dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe autorët largohen.

Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku me të cilët dyshohet se ka pasur përplasje për çështje droge gjatë qëndrimint në Holandë. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Holandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh.

Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t’u hakmarrë. Në prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Holandës.

Nga veprimet hetimore të autoriteteve holandeze rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip “Smart”, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur. Pas atentatit në Holandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoriteteve holandeze.

 

HAKMARRJA NË BULEVARD

Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Holandë, konkretisht pasditen e datës 27 maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij, Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.

Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretisht, Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj, ndërsa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani.

Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretisht Mentor Lufin (Doçi) dhe Gerti Goxhaj.

Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë. Në momentin e goditjes me armë, Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre.

Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme, te vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë.

Markeljani dhe Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri-tjetrin, derisa Besnik Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacionin për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarje u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi.

Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që së bashku me Besnik Sulkun ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Në përfundim të hetimeve, bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, provave shkencore dhe bashkëpunimit me autoritetet hollandeze, Prokuroria për Krime të Rënda, ka ngritur akuzat, si vijon:

1. Markeljan Doçi, lindur më 1981, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave  penale të: “Vrasjes me paramendim”,  kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, në dëm të viktimës Besnik Sulku; “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”, dy herë.

2. Klejvi Doçi, lindur më 1993, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave  penale të,  “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

3. Salvatore Letizia, lindur më 1981, lindur Cazerta (Itali), akuzohet për kryerjen e veprave  penale të , “ Vrasjes me Paramendim” ,  kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer  në bashkëpunim, në dëm të viktimës Mentor Lufi (Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”.

Berisha – Bashës: Ti merru me politikë, unë me gazetari

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha teksa njihet për afrimitetin që ka me rrjetet sociale, ka filluar të merret dhe me gazetari, teksa nuk poston denoncim ndaj qeverisë, por një lajm kronike.

Profili i tij i Facebook-ut me rreth 1 milion e 30 mijë ndjekës, çka e bën politikanin më të ndjekur shqiptar, është i mbushur me postime nga më të ndryshme dhe sektorë të ndryshëm.

Berisha, nën moton ‘Qytetari dixhital denoncon’ njihet për publikimin e mesazheve që i shkojnë në adresë të tij, ku denoncohen raste abuzimi me pushtetin apo edhe padrejtësi që kanë të bëjnë me qytetarë të thjeshtë.

Por, ndërkohë që kur ishte kryeministër merrej me ish-kreun e opozitën Edi Rama aktualisht kreu i qeverisë se po bën “ciu ciu ciu” në rrjetet sociale dhe nuk bën opozitë,  duket se bota virtuale tashmë që është në opozitë i ka pëlqyer aq shumë sa që po përfshihet gjithnjë e më shumë në postime dhe informacion që nuk kanë të bëjnë ngushtësisht me politikën apo dhe raste abuzimi.

Një rast i tillë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku një makinë e marrë me qira nga dy shtetas italianë mori flakë në Vlorë.

Berisha nuk ngurroi të publikonte foton e makinës dhe të informonte hollësisht për rastin, megjithëse policia sqaroi se ky rast kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Megjithëse ish-kryeministri Berisha kishte dhënë thjeshtë një lajm kronike të thatë dhe të papolitizuar këtë herë.

Duket se Berisha, teksa harroi zanatin e tij të vjetër si mjek tashmë po harron dhe zanatin si politikan dhe po anon më shumë nga gazetaria.

I vetmi që përfiton në këtë rast dhe merr frymë lirisht nëse Berisha kalon drejt gazetarisë dhe lë politikën, është kreu aktual Lulzim Basha, i cili deri më tani ka qënë i detyruar të ndajë drejtimin e PD me Sali Berishën, mentorin e tij politik.

Edi Rama u ripremton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit por mandatit të tij po i vjen fundi

Reagim i Grupit të Lobimit në lidhje me komentin e Edi Ramës për Rrugën e Arbërit në prezantimin në Peshkopi të kandidatit socialist për bashkinë e Dibrës

 

Grupi i Lobimit për Rrugën e Arbërit ndoqi me interesim të veçantë vizitën dhe fjalën e Kryeministrit Edi Rama në takimin prezantues të kandidatit të së majtës për drejtimin e Bashkisë së Peshkopisë dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit.

Ne vëmë re me shqetësim se politikanët akoma nuk kanë mësuar të flasin me programe dhe në bazë të premtimeve, por sipas interesave të tyre të momentit.

Ne mendojmë se Kryeministrit do t’i shërbente më mirë heshtja rreth kësaj çështje. Duke folur dhe duke ripremtuar, ai i është bashkuar armatës së madhe të politikanëve majtas e djathtas, deputetëve, ministrave e kryeministrave paraardhës, duke dëshmuar kështu se, rreth Dibrës, askush nuk ka folur e punuar seriozisht deri tani.

Edi Rama ka premtuar në fushatën e kaluar se Rruga e Arbërit është një nga prioritetet e kësaj qeveria dhe në programin e saj, zhvillimi i infrastrukturës në vend nis nga kjo rrugë.

Premtimi se ai nuk largohet nga posti pa mbaruar Rrugën e Arbërit është i papranueshëm për ne. Ne nuk na intereson se kush është kryeministër kur rruga të ndërtohet, por se cili kryeministër e çon procesin përpara.

Edi Rama u ripremton dibranëve premtimin për Rrugën e Arbërit ndërsa mandatit të tij po i vjen fundi. Rama ka një tabor këshilltarësh, mes tyre edhe dibranë, por me sa duket asnjëri prej tyre nuk pati zemër t’i thonte se përse heshtja rreth çështjes së Rrugës së Arbërit në takimin e fundit në Peshkopi do t’i bënte më mirë fushatës së tij.

Rama nuk ka kohë të merret me intelektualë që nuk i bëjnë temenara. Por ne do të kemi kohë të merremi me të për aq kohë sa do të zgjas mandati aktual.

Në besojmë se çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit nuk është çështje partie, por është një detyrim që qeveria shqiptare ua ka banorëve të këtyre krahinave. Dibra nuk ka kërkuar shumë nga qeveria: vetëm një rrugë prej 20 vitesh. Çdo kërkesë tjetër ka qenë e parëndësishme.

Ne do të vazhdojmë lobimin rreth kësaj çështje. Tani që procesi po vonohet, ne kemi detyrim që të angazhohemi më shumë në mënyrë që ta bindim qeverinë se çdo vonesë në këtë proces është përpjekje për të lënë një Dibër të pazhvilluar e të paintegruar dhe një Shqipëri të prapambetur.

GRUPI I LOBIMIT

23 Gusht 2016

Studiuesit: Bamirësia sot është në krizë në Shqipëri, por mbizotëron njeriu me pasuri, që mendon vetëm për vete

Shqiptarja Nënë Tereza është tashmë një figurë e njohur e humanizmit botëror. Ajo vendosi edhe në Shqipëri misionin e motrave të saj për të ndihmuar të varfërit.

Por krenaria e shqiptarëve për këtë shenjtore të kohëve moderne nuk u shoqërua gjatë dy dekadave të fundit me veprime të ngjashme humanitare.

Studiuesit pohojnë se bamirësia sot është në krizë sot në Shqipëri. Po mbizotëron njeriu me pasuri, që mendon vetëm për vete. Humanizmi, solidariteti, vullnetarizmi dhe komuniteti u dobësuan gjatë tranzicionit.

Studiuesi dhe autori i shumë librave në këtë fushë, Gëzim Tushi, thotë se njerëzit në Shqipëri kanë ngritur mure rreth vetes dhe nuk duan t’ja dinë për të tjerët. Sipas tij, mbizotëron mosbesimi dhe ideja e viteve të komunizmit se shteti duhet të mendojë për të gjitha.

Në Shqipëri sot ka pak persona të pasur që kanë bërë bamirësi të dukshme.

Mosbesimi është i dyanshëm: dhuruesit dyshojnë nëse shoqatat i keqpërdorin paratë, por edhe shoqatat dyshojnë se ndoshta ato para janë të pista dhe vijnë nga korrupsioni, paligjshmëria dhe krimi.

Sociologu Zyhdi Dervishi thotë se bamirësia është një ndjenjë e konsoliduar e popullit shqiptar ndër shekuj, kur i mbijetoi luftërave dhe vuajtjeve.

Shqiptarët të frymëzuar nga feja dhe nga humanizmi, financonin jo vetëm për ushqimet e të varfëve, por edhe për mjekimet dhe shkollimet e tyre.

Skemat e mbrojtjes sociale në Shqipëri janë shumë të gjera; trajtohen mbi 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, qindra persona me aftësi të kufizuara, por një pjesë e madhe kanë ende nevojë të ndihmohen me para dhe shërbime nga dhurimet private.

Zoti Tushi thotë se ende në shoqërinë shqiptare mungojnë njerëz që t’i ngjajnë sadopak Nënë Terezës.

Ashtu si ka përfaqësuesit e vet jeta akademike, jeta politike dhe administrative është koha të dalin edhe përfaqësues të jetës sociale, thotë ai, që të ndërtojnë modelet e bamirësisë thjesht duke ndjekur rrugën e Nënë Terezës.

Një pjesë e vogël jeton në pasuri të madhe, shtresa e mesme e ka siguruar jetesën, por një pjesë e madhe e shoqërisë është e varfër dhe e pambrojtur dhe ka nevoja jetike.

Në mënyrë paradoksale po ndodh që sa më shumë shtohen pasuritë e një pjese të shqiptarëve aq më shumë ulen kontributet e tyre për bamirësi dhe kundër varfërisë.

Profesor Dervishi thotë se pas rrëzimit të regjimit komunist shqiptarët dolën zbuluar pa një kulturë fetare të konsoliduar dhe sulmi ndaj vet shtetit solli anarki në shoqëri, e cila vazhdon edhe sot të tendoset përherë e më shumë dhe mosbesimi ndaj një tjetritështë shumë i madh.

Në Shqipëri ka disa raste të suksesshme organizimesh të bamirësive që mbledhin dhurime dhe i dërgojnë në shtresat në nevojë, por në këtë fushë ka patur edhe shumë abuzime me financime të brendshme dhe të jashtme.

Kjo ka bërë të humbet besimi, lidhjet dhe bashkëpunimi me organizatave joqeveritare dhe nismëtarëve të bamirësive.

Nga kjo gjendje, pohojnë studiuesit, mund të dilet vetëm duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, një figurë me besim, kurajo dhe sakrifica të mëdha.

Eksploziv autobusit të funeralit në Tiranë

TIRANE- Persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi lëndë plasëse një automjeti. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale. Mësohet se lënda plasëse është vënë në mjetin autobus tip “Setra”me targa AA 940 CG, në pronësi të Edmond Rexhepit, ndërsa nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

Mësohet se autobusi përdorej për shërbime funerale nga dy vëllezërit Rexhepi, ndërsa lënda plasëse ishe vendosur në njërën nga rrotat e pasme. Burime policore pohojnë se eksplozivi ka qenë me fitil dhe nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e një shtëpie përballe. Sakaq, policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve aty pranë, ndërsa nga errësira duket vetëm hija e një njeriu me kapele. Ndërkaq, policia ka shoqëruar një person si të dyshuar, që është banor i lagjes.

“Më datë 25.08.2016, rreth orës 04:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin autobus tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, citohet në njoftimin e Policisë.
Sakaq, vijojnë hetimet për këtë ngjarje.

Nazarko sulmon Blushin: Shet më shumë libra se Kadare, por…

Analisti Shpëtim Nazarko në një analizë për gazetën “Panorama”, teksa argumenton për polemikën “Shqipëri- Kosovë” pas largimit të lojtarëve të Kombëtares, ‘sulmon’ deputetin socialist Ben Blushi, i cili në polemikën e tij për këtë çështje shkruante se ‘nëse pavarësia politike ka të bëjë me Serbinë dhe është betejë me e lehtë, në pavarësinë kulturore të cilën ajo e ka me Shqipërinë, Kosova po triumfon’.

 

“Kuturisa dhe unë t’u jap përgjigje disa miqve të mi në Facebook, rreth disa ngjarjeve të fundit, por zgjodha ta bëj nëpërmjet gazetës. Zgjodha ato më përfaqësueset, dhe sigurisht jo të tëra. Për shembull, dikush më thoshte: A do shërbejë lëvizja e disa lojtarëve të Kombëtares që ishte në Francë si fillesë e polemikave që do çojnë në distancim të dy popullsive shqiptare? Personi që më shkruante nisej nga fakti se në skenë zbritën “artileri të rënda të opinionbërjes”. Kishte bërë shumë përshtypje një deklarim aksiomatik i dikujt: kombi kosovar po krijohet rreth futbollit…”- shkruan Nazarko në “Panorama”.

Sipas tij, Blushi ka gabim në analizën e tij.

“Po të ishte gjallë gjyshi i Blushit, do t’ia shpjegonte shumë thjesht gabimin në analizë. Dhimitër Shuteriqi, për mendjen time, ishte një shkrimtar mesatar apo nën mesataren, por edhe një nga njerëzit më të kulturuar të vendit të tij. Dhe kjo është arsyeja kryesore, pse ai ka zënë një vend në panteonin e letrave tona”- shkruan Nazarko.

Madje sipas tij, Blushi s’mund të merret seriozisht si shembull polemisti. “Po Blushi nuk mund të merret seriozisht si shembull polemisti. Megjithëse ka shkruar disa libra dhe me tirazh që janë edhe mbi ato të Kadaresë, ato janë harruar më shpejt sa janë shkruar. Se janë shumë më afër spektaklit sesa kulturës apo mesazhit që reflektohet prej kulturës kombëtare”- shkruan Nazarko.

Kisha në Shqipëri: aktivitete për Kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë 22 gusht – 28 tetor 2016

Kisha në Shqipëri: aktivitete për Kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë

Në një letër të datës 7 korrik 2016, Presidenti i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, njofton për aktivitetet e kremtimet, për kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë, që mbahen në dioqezat e ndryshme të Shqipërisë nga 22 gushti deri më 28 tetor 2016, si dhe për disa programe e kremtime që do të mbahen në Romë dhe në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nga 1 deri më 8 shtator 2016. Më poshtë letra e kryeipeshkvit Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra:

Të nderuar Ipeshkvij,

Të nderuar Meshtarë, Regulltarë dhe Regulltare,

Në mbledhjen e zakonshme të majit, Konferenca jonë ka formuar një Komision për përgatitjen e Kanonizimit të së Lumes Nënë Tereza, që do të bëhet më 4 shtator 2016 në Romë.

Komisioni është përbërë nga: Imzot Angelo Massafra, Imzot George Frendo, Imzot Dodë Gjergj, dom Simon Kulli dhe dy Motra të Nënë Terezës.

Më 15 qershor Komisioni është takuar në Shkodër për të përgatitur programin për aktivitetet me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezes. Këtij komisioni u shtuan dy meshtarë: dom Artur Jaku dhe Atë Aurel Gjerkaj, që të organizojë ngjarjen historike e Lumturimit të Imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 shokëve, Martirë.

Për tani po ju dërgojmë vetëm njoftime për aktivitetet kishtare brenda Shqipërisë dhe në Romë. Në të ardhmen, duke pritur përgjigjen e Shtetit, ju dërgojmë edhe programe të përbashkëta.

Ja programi i aktiviteteve me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Propozime për disa aktivitete për Dioqezat e Shqipërisë:

1. Aktivitete me të varfrit.

2. Muzikal i Nënë Terezës.

3. Konferencë shkencore.

4. Botime të ndryshme si: figure të Nënë Terezës, fletëpalosje për familjet etj.

5. Dëshmi të motrave të Nënë Terezës, në Katedrale apo në famulli sipas kërkesës.

6. Ekspozitë për Nënë Terezën në datat si më poshtë:

·         Datë 22 gusht – 11 shtator, në Sapë

·         Datë 12 shtator – 18 shtator, në Lezhë

·         Datë 19 shtator – 25 shtator, në Rrëshen

·         Datë 26 shtator – 3 tetor, në Shkodër

·         Datë 3 tetor – 19 tetor, në Tiranë

·         Datë 20 tetor – 28 tetor, në Jug

Më 10 shtator, e shtunë: Meshë falënderimi, në nivel kombëtar, në Katedralen e Sapës në orën 10:00 (po në këtë datë mund të bëhet dhe në Katedralen e Prishtinës).
Më 11 shtator, e diela, mesha e falënderimit në çdo famulli. (Po ashtu më datë 11 shtator një delegacion shkon në Shkup)
Komisioni ngarkoi me detyrën e botimeve Imzot Angelo Massafra (poster, figure, librezë për Nëntëditëshin).
Komisioni propozon që në të gjitha të dielat të gushtit të flitet në homelinë edhe për përshpirtërinë e Nënë Terezës.

Aktivitete në Romë e Vatikan për kanonizimin e së Lumes Nënë Terezë:

Më 2 shtator: Vigjilja në Bazilikën e Shën Giovanni in Laterano në Romë, ora 20.30

Më 3 shtator: Koncert në Bazilikën e Shën Palit në Romë, ora 19.30 (hyrja pa biletë)

Më 4 shtator: Shenjtërimi në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan

Më 5 shtator: Meshë falënderimi në bazilikën Shën Pjetrit në Vatikan

Të dashur, i lutemi Zotit që duke kremtuar kanonizimin e Nënë Terezës, mbi të gjitha ta përjetojmë edhe përshpirtërisht.

Imzot Angelo Massafra OFM

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

Presidenti i KISh

Imzot Gjergj Frendo OP

Adminstrator Dioqezan i Tiranë-Durrës

Sekretar i Përgjithshëm i KISh

 

Shqipëri-Kosovë: Sot na ndajnë të përbashkëtat, jo diferencat – Nga Fatos Lubonja

Largimi i një futbollisti nga përfaqësuesja e Shqipërisë për tek ajo e Kosovës ishte nga ata lajme, që meritonte të zinte vend në ndonjë kënd të vogël në faqet e gazetave sportive. Mirëpo u bë kryelajm pas atij shkrimi provokativ të Andi Bushatit, i cili çuditi jo vetëm  dashamirët, por edhe armiqtë e tij, me lehtësinë me të cilën përdori fjalën “tradhtar” ndaj këtij të riu, me ironizimin e flamurit dhe himnit të Kosovës, dhe përqeshjen e dashurisë së etërve kosovarë për Shqipërinë, disa prej të cilëve e kanë shprehur këtë duke u vënë bijve të tyre emra qytetesh shqiptare.

Nuk kisha ndërmend të hyja në vorbullën e shkaktuar nga ky shkrim i hedhur ashtu dembelisht për t’u dëfryer, për të marrë klikime apo nuk e di për çfarë (siç bën ndonjëherë Bushati). Por më thithi në vorbull mënyra se si u zgjerua ajo duke risjellë në skenë, nëpërmjet një shkrimi të Baton Haxhiut, edhe një shkrim timin të vitit 1995: “Ne shqiptarët dhe kosovarët – ne kosovarët dhe shqiptarët”.

Më tërhoqi vëmendjen atje një citim jo i saktë, i vënë në thonjëza, sikur paskam shkruar asokohe se midis shqiptarëve dhe kosovarëve ka një “armiqësi të fjetur, e cila një ditë do të shpërthejë”. Në fakt, shkrimi im i asaj kohe nuk fliste për “armiqësi që do të shpërthejë”, përkundrazi fliste në emër të ndërtimit të dashurisë. Ai bazohej në idenë se identitetet kombëtar dhe, më gjerë, kulturat e një populli nuk janë diçka e ngurtë, e palëvizshme, por produkt i historisë, një proces gjithnjë në lëvizje. Dhe, meqenëse qysh kur u formuan shtete shqiptar e jugosllav, historia na ndau këtej dhe andej, thosha se gati një shekull jetë e ndryshme kishin krijuar edhe identitete të reja që nuk i ndajmë, edhe mjaft diferenca të reja, përveç të përbashkëtave (por edhe diferencave) që kemi pasur edhe më parë. Një nga diferencat kryesore që kam përmendur në shkrim është ajo se pas 1912-s e deri në atë kohë kur shkruaja shkrimin ne shqiptarët e Shqipërisë kemi pasur si kryeproblem sundimin nga njëri-tjetri, thuaj më mirë çlirimin nga njëritjetri, kurse shqiptarët e Kosovës kanë pasur problemin e çlirimit nga sundimi serb. Si pasojë, kur dolëm në vitet ’90 nga diktatura komuniste, kemi përjetuar, mes tjerash, konfliktin e pashprehur midis patriotizmit të kosovarëve, që ishin gati të jepnin jetën për të pasur shtetin e tyre të bashkuar me Shqipërinë dhe “antipatriotizmin” e shqiptarëve që po e braktisnin Shqipërinë, pas gjëmave që u kishin shkaktuar të vetët, gjë kjo e pakonceptueshme dhe e papranueshme nga patriotët kosovarë në atë kohë. Vlerësimi im i asaj kohe ishte se për këto diferenca e mosbesime, të vjetra e të rejat që po lindnin, ne nuk flisnim. I mbulonim ato me retorika boshe për “vëllezërit kosovarë”, për “çështjen e Kosovës”, për “armikun e përbashkët serb”, “bashkimin” etj., ndërkohë që duhet të flisnim për të ndërtuar një komunikim të vërtetë, për të kaluar kësisoj nga faza e “dashurisë platonike” e distancës në atë të një dashurie të kontaktit real midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit.

* * *

Ajo që bie në sy në debatin e këtyre ditëve, si në shkrimin dhe replikën e Bushatit edhe të shumë të tjerëve që e pasuan, është se autorët e komentuesit nga Shqipëria dhe ata nga Kosova, në reagimet e tyre, po e venë theksin te diferencat. Disa vënë në dukje epërsinë e Kosovës dhe të tjerë të Shqipërisë apo apo flasin për komplekse e paragjykime të vjetra e të reja. Pra, siç konstaton Haxhiu, duket sikur po shpërthen ajo “armiqësia e fjetur”, që unë e paskam paralajmëruar e që disa po përpiqen ta qetësojnë, duke marrë anën e tjetrit.

Duke iu referuar shkrimit të 21 vjetëve më parë mund të them se në këtë debat ndihet pikërisht mungesa e atij dialogu dhe komunikimi të vërtetë që kam kërkuar asokohe në mënyrë që, pasi t’i kuptojmë diferencat, mosbesimet e paragjykimet, nga faktorë ndarës këta të bëhen pjesë e ndërgjegjes sonë historike, të kulturës sonë, “burime komunikimi, mirëkuptimi.”

* * *

Nuk është kurrë vonë për ta bërë këtë që thashë më sipër, por 21 vjet pas atij shkrimi, aq të kontestuar asokohe, më duhet të them se jetojmë në një kontekst tjetër, në të cilin kryeproblemi shqiptar i debatit dhe dialogut që duhet të bëjmë në emër të afrimit dhe dashurisë, paradoksalisht, nuk janë diferencat, por ngjashmëritë.

Po e them këtë edhe pas një vizite që bëra para disa ditësh në Kosovë, ku munda të flas me njerëz të mençur atje, për problemet që kanë kosovarët e t’i krahasoj me problemet që kemi ne shqiptarët këtu. Pa dyshim Kosova ka probleme specifike nga ato që nuk i ka Shqipëria, që lidhen me pavarësinë e papërfunduar plotësisht, por definitivisht mund të them se ajo që, paradoksalisht, na ndan më shumë nuk janë diferencat, si 20 e kusur vjet më parë, por ngjashmëria e problematikave. E përbashkëta dramatike shqiptare sot është se edhe Kosova ka hyrë në fazën e Shqipërisë dje dhe sot, ku nuk i lipset më çlirimi nga armiku i huaj, por çlirimi prej të keqes që vjen nga të vetët. Sepse të dy palët sot kemi ndërtuar, si askund tjetër në Ballkan, shtete të kapura, të dështuara. Sepse nëse në vendet e tjera mund të flitet për shtete që kanë edhe mafiet e tyre, në dy vendet tona mund të flitet për mafie që kanë shtetet e tyre. Në të dy vendet besimi i qytetarëve tek institucionet e tyre të shtetit është minimal, për të mos thënë se shteti shihet si armik i tyre. Në të dy vendet flitet për një bjerrje dramatike të shpresës, për një atrofizim të ndjenjës së revoltës dhe protestës; për ikjen nga vendi si shpëtim. Në të dy vendet njerëzit kërkojnë të vijnë të huajt tu vendosin drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Në të dy vendet ka zgjedhje të kontestueshme nga palët. Në të dy vendet konflikti midis forca kryesore politike i ngjason luftës së bandave për kontroll territori dhe përfitimesh. Në të dy vendet po bjerr gjithnjë e më shumë sistemi i vlerave, kultura dija. Në të dy vendet rruga e çlirimit nga kjo e keqe shihet me parandjenjën e një fundi dramatik.

Me fjalë të tjera, sot e përbashkëta dramatike që na ndan është se si shqiptarët edhe kosovarë jetojnë keq në vendet e tyre, sepse relacionet njerëzore në të dy vendet janë përkeqësuar dramatikisht; sepse njëri-tjetrin e shohim gjithnjë e më shumë vetëm si instrument për ta përdorur, si klient apo si viktimë për ta vjedhur; sepse deri trashëgiminë dhe natyrën e përbashkët dhe publiken, që lidhin njerëzit, shqiptarët e shohin si plaçkë për ta privatizuar dhe grabitur për interesa paraje dhe pushteti. Në këtë klimë, ku jeta si njeri i ndershëm, i lirë dhe me dinjitet bëhet gjithnjë e më e vështirë, ku burimeve si natyrore edhe shpirtërore po u vjen fundi, ndjenja të tilla si miqësia, dashuria, besimi i njeriut te njeriu zveniten. Këto janë të këqija të përbashkëta që, detyrimisht, na ndajnë po qe se nuk bashkohemi dot t’i luftojmë, siç nuk po e bëjmë dot. Këtë janë më keq se një pushtim i huaj sepse pushtimi edhe të bashkon, siç ka bashkuar kosovarët dje.

Në sajë të këtij pushtimi nga të vetët sot bijtë e atyre kosovarëve që nuk arrinin të kuptonin shqiptarët që iknin në fillimvitet ‘90, besoj se i kuptojnë sot shumë më mirë. Sepse ata po ikin edhe vetë në Evropë (apo edhe deri në Siri për të luftuar në krah të ISIS-it), si pasojë e bëmave të të vetëve. Harrova të them: të përbashkët si në Shqipëri dhe në Kosovë kemi edhe faktin se kryepërgjegjësit e këtij “më keq se pushtimi” mbi shqiptarët kërkojnë ta mbulojnë këtë masakër duke u rënë tambureve të atdhedashurisë, të miqve dhe armiqve të huaj të përbashkët apo duke tundur flamurin kuq e zi nëpër stadiume.

* * *

Meqenëse ky shkrim lindi nga një lajm mbi futbollin le ta mbyll me të përbashkëtat edhe në sport. Të dy palët kemi të përbashkët faktin se, për vetëmburrje kombëtare, u kërkojmë djemve të emigrantëve, të rritur, edukuar e stërvitur në Zvicër apo Gjermani, të luajnë në përfaqësueset e tona. Të dy palët qorrollepsemi pas ndonjë fitoreje, nganjëherë duke bërë të tillë edhe humbjen, siç ndodhi me përfaqësuesen shqiptare në Francë. Të dy palëve nuk na preket fare sedra kur shohim fqinjët grekë, serbë, kroatë, malazezë të marrin pjesë në kaq po kaq shumë sporte, madje edhe me suksese të jashtëzakonshme, si në Olimpiadën që po zhvillohet këto ditë në Brazil e të ngremë pyetjen: po ne çfarë na mungon? Asgjë, përveç faktit të përbashkët se vazhdojmë të bartim nga brezi në brez një kulturë që e sheh shtetin vetëm si instrument për të vjedhur e sunduar të tjerët e që i ka kthyer shqiptarët në një turmë individësh që s’dinë të ndërtojnë interesin e përbashkët.

E pra, jo diferencat, as armiku i huaj, por se si të shpëtojmë nga kjo e keqe e përbashkët duhet të jetë sot “çështja shqiptare” më e madhe që duhet ta trajtojmë edhe veçmas në Tiranë dhe Prishtinë, por edhe së bashku, qoftë edhe në godinën e Lidhjes së Prizrenit po të doni, në emër të dashurisë me njëri-tjetrin jo thjesht si shqiptarë, por si njerëz mbi të gjitha.

/Panorama


Send this to a friend