VOAL

VOAL

“Vend krimi”, këshilltarët bashkiakë të opozitës në vendgrumbullimin e mbetjeve: 15 hektarë tokë u zaptua nga mafia e inceneratorëve

Këshilltarët e opozitës në Bashkinë Tiranë këmbëngulin se institucioni që drejton dhe administrn kryeqytetin ka shkelur ligjin në ndërrimin e inceneratorit. Sipas Ilir Alimehmeti janë 15 hektarë tokë janë zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe hidhen dherat nga kompanitë e ndërtimit.

Alimehmeti: Kemi kërkuar informacion publik me muaj ndaj Bashkisë Tiranë. Nuk e kemi marrë. Ky është territori që është zaptu, këtu është bërë dëmi mjedisor, këtu janë shkelur të gjitha ligjet nga të gjitha institucionet shtetërore.

Këshilltari i PL-së Endrit Braimllari e duke e konsideruar si masakër, flet për një zonë krimi me 15 mijë metra katror të zaptuara.

Braimllari: Të vijnë këtu institucionet shtetërore që të verifikojnë nga afër këtë masakër, këtë krim që ka ndodhur në landfilldin e Sharrës.

Blushi: Është një vend krimi që duhej rrethuar nga policia, IKMT-ja dhe sigurisht edhe nga SPAK-u për t’u treguar banorëve të Tiranës se si kjo pronë publike është tjetërsuar për llogari të mafies së inceneratorëve.

Partia e Lirisë ka depozituar në Prokurorinë Speciale një kallzim, duke pretenduar për shkelje ligjore në depozitimin e dherave në 15 hektarë tokë pronë publike.

VOA: Vrasje në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

Në Shqipëri, një i dënuar, Arben Lleshi dhe një tjetër Ilir Shaqja, u qëlluan me armë në mjediset e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Autor i ngjarjes rezulton të ketë qenë i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj. Lleshi humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa Shaqja, mbeti i plagosur. Të dy ishin po ashtu të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa një pjesë e të burgosurve ndodheshin jashtë qelisë, në zonat e ajrimit. Mes tyre edhe Mjacaj, i cili sipas të dhënave ende jo zyrtare dyshohet të jetë afruar të dritarja e qelisë së Lleshit, të cilin e ka thirrur me emër. Në momentin që ai është shfaqur, drejt tij Mjacaj mësohet të ketë qëlluar me disa plumba, njëri prej të cilëve ka kapur në këmbë të dënuarin tjetër Shaqja, i cili ndodhej në qeli me të. Mjacaj më pas,sipas burimeve, është tërhequr në një mjedis të brendshëm dhe vetëm pas bisedimeve të gjata me autoritetet e burgut, është vetëdorëzuar.

Ndërsa kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, deri në mbrëmje, ende autoritetet nuk kanë dhënë asnjë njoftim, të paktën për dinamikën e ngjarjes, e cila shënon një cënim të rëndë të sigurisë, në një prej burgjeve që duhet të garantojë elemtët më të lartë të saj, edhe sepse në këtë institucion penitenciar, vuajnë dënimin persona të akuzuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë.

Ministri Drejtësisë Ulsi Manja, në varësi të të cilit është dhe sistemi i burgjeve, refuzoi të jepte qoftë dhe detajin më të vogël për ngjarjen me pretendimin se “nuk duhen cënuar hetimet”, që po zhvillon prokuroria, ndërsa deklaroi se “sa na takon, do i shkojmë deri në fund kësaj ngjarjeje. Për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe administrative. Përgjegjësitë e tjera të natyrës penale i takojnë organit të hetimit, me të cilin po bashkëpunojmë ngushtësisht”.

Pikëpyetja kryesore lidhet me faktin se si është arritur të futet një armë zjarri, në një burg të sigurisë së lartë. Dyshimet e para janë ato të përdorimit të mundshëm të një droni, që i ka shpëtuar vëzhgimit të rojeve që mbikqyrin perimetrin e jashtëm, por që sërish do të kërkonte bashkëpunim edhe nga brenda vetë burgut.

Ndërsa mbeten të paqarta motivet, një nga pistat kryesore mendohet të jetë ajo e një vrasjeje me pagesë.

Në vitin 2016, Mjacaj, vrau gjatë një grabitjeje, dy turistë çekë. Të dënuarit e tjerë që u qëlluan prej tij, ishin akuzuar po ashtu për vrasje. Lleshi kishte vrarë një shqiptar në Britaninë e Madhe në vitin 2012, ndërsa Shaqja është autor i vrasjes së dy grave të moshuara në Durrës, në vitin 2016, gjatë një grabitjeje.

Barrikadë “trup më trup”, deputetet e PD, Zhupa e Hoti i zënë rrugën Spiropalit dhe Xhafajt të futen në Kuvend

Bllokimi i derës së Kuvendit nga Garda e Republikës dhe konfrontimi fizik me deputetët demokratë, bëri që edhe disa socialistë, përfshi edhe ministra të kishin vështirësi për tu futur sot në seancë parlamentare.
Fotot e fiksuara nga agjencia LSA tregon momentet kur ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti socialist, Etjen Xhafajn tentuan të futen në Parlament nga dera anësore që përdoret zakonisht për gazetarët.

Por aty janë përballur me dy deputetet demokrate, Ina Zhupa dhe Elda Hoti që nuk i kanë lejuar të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Kjo ka bërë që socialistët të gjejnë zgjidhje alternative duke iu bashkuar pas disa minutash kolegëve të tyre që prisnin të votonin projektligjet e rendit të ditës.bw

Ndryshimi i rregullores- Bardhi: Do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, nuk e njohim këtë akt

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi sot se nuk do e njohin ndryshimin që iu bë rregullores së Kuvendit nga mazhoranca.

Bardhi tha se nuk do i binden këtij ndryshimi dhe do e dërgojnë atë në Gjykatë Kushtetuese.

“Sot në një atentat të vërtetë ndaj pluralizmit, në mënyrë të njëanshme është ndryshuar seti i rregullave që garanton bashkëjetesën mes palëve politike në Kuvendin e Shqipërisë, në ndryshime që bien ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën e Shqipërisë.

Për pasojë, vendimi i sotëm për pezullimin pa asnjë shkak kushtetues i mandatit të deputetëve të opozitës, do dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Ne nuk e njohim këtë ndryshim të njëanshëm, të dhunshëm të rregullores së parlamentit, për pasojë përveç ndjekjes së rrugës institucionale, nuk do t’i bindemi atyre rregullave për të cilat nuk kemi rënë dakord si rregulla të bashkëjetesës sonë në sallën e parlamentit,” tha Bardhi.sn

VOA: Prokuroria kërkon autorizmin e parlamentit për arrestimin e Berishës

 

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ju drejtua sot parlamentit për të marrë autorizimin e tij për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa pason refuzimin e ish kryeministrit për të zbatuar urdhërin e gjykatës së Posaçme, i cili e ndalon atë të lëviz jashtë vendit dhe kërkonte paraqitjen e tij dy herë në muaj (të premten e parë dhe të tretë) pranë një oficeri të policisë gjyqësore.

Kodi i Procedurës Penale parashikon që kur nuk zbatohet një mase sigurie “Gjykata mund të vendosë një masë tjetër më të rëndë”, që në këtë rast të tillë, do të ishte do të ishte “arresti në shtëpi”, për të cilin autorizimi i parlamentit është i detyrueshëm.

Në shkresën dërguar parlamentit, drejtuesi i Prokurorisë së posaçme Altin Dumani, nuk e ka përcaktuar masën e kërkuar, duke four për zëvendësimin e masës së mëparshme me “arrest me burg/arrest shtëpie”.

Vendimin e gjykatës për “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim të lëvizjes jashtë vendit”, zoti Berisha e kishte cilësuar si një “shkelje flagrante të Kushtetutës” e për këtë arsye ai disa herë e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend ta zbatonte. Edhe sot ai u shpreh se “në atë rast unë mbrojta Kushtetutën dhe jo veten time”. Ndërsa për kërkesën e sotme të Prokurorisë së Posaçme drejtuar parlamentit, ai u shpreh qartë se “çfarëdo vendimi, pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim”.

Ndaj zoti Berisha nuk është ngritur akuzë. Ai është në hetim në dyshmet për “korrupsion” në rastin i procedurave të privatimit të ish klubit sportiv Partizani, ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ishte një ndër pronarët e truallit mbi të cilin më pas u ngrit një komplek pallatesh. Zoti Malltezi fillimisht u arrestua, por më pas u la me arrest shtëpie. Ish kryeministri ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, ndërsa e ka cilësuar, dhëndrin e tij si një “të burgosur politik”.

Pas xhubletës transumanca shqiptare në UNESCO – Reagon Auron Tare: Burokratët e sotshëm nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë këtë koncept

TIRANË- Një vit pasi xhubleta u fut në UNESCO, si pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit, kësaj radhe një tjetër traditë shqiptare bëhet pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale. Bëhet fjalë për Transumancën, traditën e shtegtimit të bagëtive, që tashmë do të jetë pjesë e UNESCO. Sipas kësaj traditë të lashtë, me ardhjen e verës barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt bjeshkëve për të kullosur, ndërsa ky rit shoqërohet edhe me këngë pastorale, festë apo kulinari, ndërsa gjatë dimrit i zbresin në det.

Ka reaguar Auron Tare në rrjetin social në vijim: “Transumanca shqiptare pjese e rrjetit europian. Me vjen mire te lexoj qe perpjekja ime modeste per kete pjese te trashëgimise historike shqiptare eshte nje gur i vogel ne Vendimin e Unesco. Nje falenderim per miqte italiane qe bene te mundur kete ide, arbereshet e Molises qe e ruajne kete ritual, ekspertet e Unesco’s si dhe ata qe punuan ne Agjencine Kombetare te Bregdetit me konceptin e transumances ne nje kohe qe burokratet e sotem as nuk e kishin degjuar ndonje here kete koncept. ( Edhe pse sot harrojne te permendin njerzit qe punuan per kete koncept vite te shkuara) Me shpresen se kjo Trashëgimi Historike nuk do te shuhet ne Malet tona.

Inceneratori i Tiranës, gazetarja Lala zbulon detaje: Ndahet një fraksion i dosjes, dyshohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë

News24 ka mundur të sigurojë dosjen hetimore për inceneratorin e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje ‘live’ ka zbuluar detaje të reja nga dosja dhe nga lëshimi i 15 urdhër arresteve nga Prokuroria e Posaçme.

Ndër të tjera gazetarja Lala tha se është ndarë një fraksion i dosjes, çka nxit dyshimet që ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

“News24 ka mundur të sigurojë dosjen hetimore të inceneratorit të Tiranës. SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste. Referuar dosjes rezulton se Bashkia e Tiranës në vitin 2015 vuri në për landfilin e Sharrës. Kishte të bënte me opsionin e landfillit të Sharrës. Më vonë Ministrie e Mjedisit , e drejtuar nga Lefter Koka kanë propozuar ngritjen e punës dhe më pas është finalizuar. Kjo kontratë i ka shpenzuar shtetit shqiptar rreth 100 mln euro.  Në dosjen hetimore rezulton se të gjithë zyrtarët e ministrisë, bashkisë së Tiranës s’kishin kontakte me e-mail me shtetasin Klodian Zoto pasi bashkë me Mërtirin janë pronarë de-facto të inceneratorit.

Është provuar se Mërtiri dhe Zoti jo vetëm që janë pronarë de facto, por kanë përdorur njerëz për të fshehur gjurmët. Rezulton se më pas kanë përfituar miliona euro.

Mësohet se është ndarë një fraksion i kësaj dosje, pasi ky hetim konsiderohet ende i paplotë. Mendohet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë mund të jenë të përfshirë.”, raportoi për News24 gazetarja Klodiana Lala.

Auron Tare: Forma e menaxhimit nuk është e duhura dhe integriteti shkencor i Parkut të Butrintit është prekur

Voal.ch po sjell intervistën e ish-drejtorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare i cili gjatë intervistës tha se forma e menaxhimit që ka pasur më parë është e duhura. Sipas Tares parku nuk ka nevojë për investime të mëdha, pasi vet parku nxjerr rreth 2 mln euro në vit. Më tej, Tare u shpreh se integriteti shkencor i qendrës është prekur, e se aktualisht ka ndërtime me ose pa leje. Ju ftojmë ta ndiqni intervistën:

 

Inva Mula: Takimi im i fundit me Mirush Kabashin : Fjalët varfërohen për të përkufizuar mirënjohjen …

Sopranoja me famë botërore Inva Mula reagon në rrjetin social me rastin e largimit nga jeta e gjeniut të skenës “Nderi i Kombit” Artisti Mirush Kabashi:

“Takimi yne i fundit ishte ne skene mbas Karnavaleve.

Nje perqafim plot emocion dhe i paharruar per te mbetur dhe i pashlyer ne perjetesi.

Fjalet varferohen per te perkufizuar mirenjohjen

se njeriu dhe artisti Mirush Kabashi i kalon kufijte e njerezores

dhe kthehet ne legjende te nje kohe pa kohe ku vetem Yjet e kane prane.”

Lamtumire MIK!”

 

Mosbindja civile- Gazment Bardhi: Opozita nuk do të tërhiqet, mazhoranca t’i kthehet arsyes

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha në një komunikim për mediat pas mbylljes së seancës të së hënës se aksioni i opozitës do vijojë.

Bardhi u shpreh se opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zbatimi i Kushtetutës për të drejtat kushtetuese të opozitës për të ngritur komisione hetimore.

“Opozitës po i mohohet e drejta për të pasur përfaqësues të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe shqiptarëve s’do iu jepet mundësi që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të kenë zgjedhje të ndershme.

Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh.

Ajo që patë sot ishte vijim i aksionit tonë për të mos lejuar dhe deputetët e PS që të punojnë në mënyrë normale. Sot në Kuvend jemi përballur me rrethimin nga forcat e sigurisë, u rrethuam me forca sigurie. Kjo godinë dhe kjo sallë ka humbur misionin e vetë dhe të përfaqësimit të qytetarëve, por është pushtuar nga forcat e sigurisë. Ne do të vazhdojmë që qëndrojmë në këtë aksion.

Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, pasi do të thotë që të pranojmë rënien e shtetit të shtetit të së drejtës. Apeli im për mazhorancës është që në vend të forcës, të fusë në punë arsyen dhe logjikën”, tha Bardhi.

Monitor: Mjekët dhe infermierët u pakësuan më 2022, pacientët u shtuan

Në vitin 2022, numri i vizitave në shërbimin parësor si pika e parë e kontaktit me shërbimin shëndetësor nga popullata, ka pësuar një rritje me 1,0 %, krahasuar me një vit më parë. Por INSTAT raportoi se numri i infermierëve në këtë shërbim ka një rënie me 0,7 %, ndërkohë edhe numri i mjekëve krahasuar me një vit më parë ka një tkurrje me 1,9 %.

INSTAT raportoi se në shërbimin parësor vitin e kaluar ishin vetëm 1777 mjekë, ose 35 më pak se me 2021, ndërsa numri i infermierëve ra në 6792 ose 50 më pak se vitit 2021.

Forca e punës në mjekësi sidomos me shërbimin parësor po tkurret prej emigracionit drejt vendeve perëndimore kryesisht Gjermanisë.

Një studim i thelluar i ekspertëve ilir Gëdeshi (Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale), Russell King (Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Sussex) dhe Amarildo Çeka (Shkolla e Popullsisë dhe Shëndetit Publik, British Columbia) tregoi se në vitin 2020, brenda vendit numëroheshin gjithsej 4745 doktorë, ndërsa jashtë vendit ishin 1028 të tillë.

Siç shihet, mjekët që janë të punësuar jashtë vendit janë sa 22% e atyre brenda vendit. Dega e mjekësisë në vend është më e shtrenjta për nga kostot dhe koha që duhet për shkollim. Për formimin e një mjeku specialist duhen 6 vite studime të përgjithshme dhe specializimet që zgjasin deri në katër vite.

Anketat e viteve të fundit tregojnë një dëshirë të madhe për të emigruar te moshat e reja, por fenomeni është i lartë në fushat e shëndetit, me qëllim largimin.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se numri i studentëve në arsimin e lartë ka pësuar rënie me rreth 13% nga 2019 – 2023, por në degët ku mund të gjesh punë në emigracion ka rritje.

Këtë vit akademik, në fushat e studimit që lidhen me shëndetësinë janë 22,834 studentë, të cilët përbëjnë 18% të gjithë totalit të studentëve. Numri i studentëve me drejtim degët e shëndetit është më i lartë se nevojat e tregut të brendshëm, por ky trend lajmëron tendencat e emigracionit të profesionistëve në të ardhmen.

Burimet nga Fakulteti i infermierisë tregojnë se shumica e studentëve, që në vit të parë regjistrohen në mësimin e gjuhës gjermane, me qëllim që kur të kenë mbaruar studimet të kenë aftësitë gjuhësore për t’u punësuar në tregun gjerman.

Rritja e mprehtë e emigrimit të mjekëve ishte pas vitit 2016 dhe lidhet kryesisht me rritjen e papritur të fluksit të mjekëve drejt Gjermanisë.

Kjo rrjedhë u lehtësua nga “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor”, e prezantuar nga qeveria gjermane në fund të vitit 2015, e krijuar për të tërhequr mjekë nga vendet e Ballkanit, njohja e diplomave të tyre dhe ofrimi i aksesit të lehtë në vendet e lira të punës dhe lejet e punës./B.Hoxha/MONITOR

“Shtrëngohu se regjimet nuk rrëzohen me tribuna”, delegati thirrje të pazakontë në Kuvend: Berishë, trimat vdesin, frikacakët poshtërohen

Liman Lleshi, delegat i degës të PD në Bulqizë, ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombetar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, ai bëri një thirrje të pazakontë, ku tha ‘Berishë shtrëngohu se regjimet nuk rrëzohen me tribuna’.

“Ju bëj thirrje demokratëve që ka ardhur koha jo vetëm e tubimve, por momenbti kur një kryetar i partisë nuk njeh ligje. Nuk ka fjalime, duhet të bashkohemi për të rrëzuar këtë diktatorë të dytë.

Thirrja ime për demokratët është: Berishë shtrëngohu se regjimet nuk rrëzohen me tribuna. Trimat vdesin, frikacakët poshtërohen. Ne jemi trima!’, u shpreh ai.bw

‘Drejtësi për Liridonën’- Të dielën marshim-protestë edhe në Tiranë

Vrasja tronditëse e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, ka ngjallur regime të shumta.

Një marshim- protestë do të zhvillohet në Tiranë lidhur me këtë ngjarje.

Mashimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.

Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit, ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do marrë edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

Image

Reshjet e dendura të borës, bllokohet aksi rrugor bypass-Qafë Murriz në Rrugën e Arbrit

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murriz, pjesë e rrugës së Kombit, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Policia e Shtetit tha se firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.bw

Ndarja nga jeta e Charlie Chaplinit shqiptar, i jepet sot lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit Zef Deda

I jepet sot lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda, i cili u ndal dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa dha frymë në qytetin e tij të lindjes dhe atje ku zhvilloi karrierën artistike.

Pas ndarjes së tij nga jeta, i biri, aktori Julian Deda njoftoi se homazhet për mjeshtrin e humorit do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë.
Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit. “Me dhimbje te thelle, ju njoftoj për ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda.

KUSH ISHTE ZEF DEDA
Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.bw

Reshje të dendura bore, probleme me rrugët në veri, bllokohet Kukës-Peshkopi

Kukësi është përfshirë nga reshjet e dendura të borës, ndërkohë që janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se rruga Kukës-Peshkopi është bllokuar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 6 cm.

Sakaq, reshjet e dendura të borës kanë krijuar shtresa akulli në rrugë, ndërsa lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore.bw

KONFIRMOHET ORTODOKSIA SHQIPTARE E FAMILJES QIRIAZI PËRMES DOKUMENTEVE TË ROZI DAKOS

Shkup, 24 nëntor 2023 – Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, para dy ditësh kanë mbërritur disa dokumente të rëndësishme.

Bëhet fjalë për disa certifikata të gjendjes civile të vitit 1930, të lëshuara nga prefektura e Kamzës, të sjella nga  Rozi Dako, stërmbesa e Sevastisë dhe e Kristo Dakos, ku dëshmohet përkatësia ortodokse shqiptare e kësaj familje, konkretisht e Sevastisë, Parashqevisë, Kristo e Robert Dako.

Pasi ia dorëzoi Skender Asanit, drejtorit të ITSHKSH këto dokumente, Rozi Dako deklaroi se më në fund po hiqen të gjitha dilemat dhe keqkuptimet rreth përkatësisë fetare të familjes së saj.

“Kjo është edhe një përgjigje ndaj të gjithë atyre që padrejtësisht tentuan ta deformojnë dhe përvetësojnë përkatësinë fetare të familjes sime.

Fatkeqësisht kisha greke dhe ajo bullgare si dhe qarqet e ndryshme politke e ideologjike të këtyre shteteve, në të kaluarën ishin munduar që ta zbehnin elementin ortodoks shqiptar, duke i imputuar artificalisht përkatësi të tjera kishtare  e fetare. Ne nuk i takojmë as Kishës greke as Ekzarkisë bullgare, as Kishës Ungjillore, por i takojmë vetëm ortodoksisë shqiptare”, deklaroi Rozi Dako.

Këto dokumente e vulosin një të vërtetë që qëllimisht ka dashur të pluhuroset nga ambiciet asimiluese të disa qarqeve të caktuara, të cilat duke e përdorur autoritetin e familjes Qiriazi  kanë dashur t’i realizojnë qëllimet e tyre.

Ortodoksia shqiptare e familjes Qiriazi derivon nga aspiratat iluministe të Rilindjes Kombëtare, e cila luftoi për një autoqefali të plotë, duke dëshmuar në këtë mënyrë se shqiptarët përkatësinë e tyre fetare ortodokse e kanë të lidhur ngushtë me çështjen kombëtare.

 

RV: Ipeshkvijtë e Shqipërisë kërkojnë ligj për dënimin e apologjisë së komunizmit

Vatican News

Në një konferencë për shtyp të datës 21 nëntor, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, paraqiti kërkesën e Kishës Katolike drejtuar autoriteteve dhe institucioneve që të dënohet ligjërisht apologjia e komunizmit. Ipeshkvijtë përvijojnë edhe udhë për t’i njohur të rinjtë me krimet e diktaturës dhe për të trajtuar si duhet të mbijetuarit

R.SH. – Vatikan

“Mos harroni, që të mos përsëritet më”: kjo pati qënë thirrja e Papës shenjt Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij të paharruar në Shqipëri, në vitin 1993. Atëherë, ata që sapo kishin kaluar nëpër tmerret e komunizmit ishin gjallë e kujtesa e fuqishme. Pas 30 vitesh, dëshmitarët e asaj periudhe shuhen ngadalë, ndërsa brezi i ri, përveç dëshmisë së prindërve, ka pak mjete në dispozicion për të “mos harruar”. Duke u nisur nga kjo premisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë e ndien për detyrë t’u drejtohet institucioneve të Shqipërisë me kërkesën e qartë për të ndaluar apologjinë e komunizmit.

Pas asamblesë së përgjithshme të saj, pikërisht dje, më 21 nëntor, kreu i ipeshkvijve shqiptarë, imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit, mbajti një konferencë për shtyp, me të cilën u kërkoi qartë autoriteteve:

“Të miratohet një ligj, i cili të parashikojë krimin e apologjisë së komunizmit, njësoj si në vendet evropiane, që e kanë dënuar dhe parashikojnë sanksione të rënda për krimin e apologjisë së nazizmit dhe të fashizmit; librat e historisë të shkruajnë të vërtetën e komunizmit në Shqipëri; burgjet dhe vendet e torturës të konsiderohen dhe të ruhen si Muze, si p.sh. Burgu i Spaçit; të persekutuarit politikë dhe të mbijetuarit nga burgjet të kenë shpërblimin e përshtatshëm; aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktojnë rregulla të qarta mbi dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet, në mënyrë që të shmanget vlerësimi dhe lartimi i funksionarëve të organeve të diktaturës komuniste”.

Ja deklarata e plotë…

Letra publike – Kisha Katolike kërkon të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit

Ish-kreu i Policisë, Softa: Nga zbërthimi i SKY priten rreth 50 arrestime, disa në nivele të larta

Ish-drejtuesi i Policisë Fatjon Softa i ftuar në studion e News24 ka komentuar arrestimet e fundit të një grupi të trafikut të drogës, ku mes tyre bënte pjesë edhe ish-zyrtari i lartë i Policisë, Erzen Breçani.

Ai u shpreh se një grupi kriminal i nevojitet mbështetje nëse ky i fundit ushtron aktivitetin kriminal në gjithë territorin, ndërsa shtoi se shpesh struktura të Policisë janë akuzuar për favorizim të grupeve me qëllime të tilla.

Softa zbuloi më tej se të dhënat e zbuluara nga aplikacioni i komunikimit SKY tani pritet të sjellin rreth 50 arrestime të tjera, mes të cilëve do të ketë edhe persona në nivele të larta.

Sot po diskutojmë emra shumë të njohur në këtë grup të arrestuarish. Breçani ka qenë drejtues i lartë, si në forcat speciale edhe më tej në Policinë e Shtetit. Kemi pasur disa komunikime normale në distancë, por jo më shumë. Emri i tij ishte një surprizë për të gjithë.

Një person që do të ushtrojë një aktivitet që shtrihet në gjithë territorin, i nevojitet një mbështetje, që e favorizon atë në veprimtarinë kriminale. Struktura të policisë janë akuzuar për favorizim të grupeve kriminale. Këto të dhëna kanë ardhur nga aplikacioni SKY dhe tani priten deri në 50 veta që do të arrestohen, prej tyre edhe në nivele të larta.bw

VOA: Shqipëri, ambasada e SHBA “e shqetësuar” për tensionet në parlament

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh sot “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”. Në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, të cilat prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. Ambasada nënvizon më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Edhe ambasada britanike po ashtu ndan të njejtin shqetësim. Në një deklaratë të shpërndarë pasdite, theksohet se “një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive”. Deklarata i bën “thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”.

Deputetë të opozitës, kanë zgjedhur bllokimin e seancave të parlamentit, por dhe pengimin e punës së komisioneve parlamentare, si shenjë proteste ndaj “shkeljes së të drejtave kushtetuese” nga ana e shumicës, e cila ka refuzuar ngritjen e disa komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët e djathtë. Këta të fundit po ashtu akuzojnë socialistët se po kërkojnë të diktojnë “emërimet e përfaqësuesve të opozitës”, duke ju referuar rastit të përfaqësuesit në Komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore.

Shumica, i është mbajtur linjës se lidhur me komisionet hetimore ajo po respekton interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe se është e gatshme të ulet me opozitën, për të diskutuar mbi objektin e tyre “që ai të jetë në respekt të Kushtetutës”.

Parlamenti ndodhet në momentin e diskutimit të një prej dokumentave më të rëndësishëm siç është buxheti i shtetit. Por puna e komisioneve u reduktua në zhvillimin e mbledhjeve online, ndërsa seanca e djeshme, për miratimin në parim, u mbyll me votimin në kohë rekord, në më pak se 5 minuta.

Merret në mbrojtje zona ku u gjet mozaiku i rrallë në Durrës

VOA/Raimond Kola

 

Në qytetin e Durrësit Ministria e Kulturës mori në mbrojtje një zonë ku mesin e tetorit të këtij viti u zbulua një mozaik i rrallë.

Mozaiku doli në dritë kur po hapeshin themelet e një shkolle të mesme e cila do të rindërtohej pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të katër viteve më parë.

Arkeologu Luan Përzhita thotë se mozaiku është në gjendje mjaft të mirë me një sipërfaqe mbi 60 metër katrorë.

“Jemi fatlum pasi mozaiku i zbuluar është në një gjendje shumë të mirë. Ai ka zbukuruar territorin e një vile luksoze, në afërsi të amfiteatrit të Durrësit dhe si kohë datimi mendojmë se është diku nga fundi i shekulli I para Krishtit dhe fillimi i shekulli I pas Krishtit. Sot flasim për atë që njohim, por mbase zhvillimet e ardhshme do të kenë një datim më të saktë të këtij mozaiku. Në vetvete mozaiku është i tillë, i veçantë , edhe për qytetin e Durrësit dhe për Shqipërinë dhe është pjesë pasurisë së mëtejshme të kësaj trashëgimie antike që i shtohet qytetit aq të njohur si ka qenë në antikitet qyteti i Dyrrahut”.

Zoti Përzhita thotë më tej se zona mbart vlera arkeologjike por është prekur edhe nga ndërtimet ndër vite.

“Është shumë shpejt për të folur. Ajo që ne dimë është se këtu ka qenë ndërtuar shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në vitet 1960-1970. Po ashtu në këtë zonë në vitet dyzetë është ndërtuar një bunker i madh nga forcat italiane. Këto ndërtime, me sa kemi parë ne, kanë bërë dëmtime herë pas here të strukturave arkeologjike që ndodhen në këtë territor. Është dhe një qoshe e shkollës që lidhet me pjesën e mozaikut që ka pasur themelet në këtë pjesë”.

Gërmimi arkeologjik në zonë është i brishtë por bashkëpunimi i strukturave si shtetërore dhe vendore por edhe i sipërmarrjes që punon për rindërtimin e shkollës është mjaft i mirë, thotë Maringlen Meshini arkeolog në Sektorin e Arkeologjisë së Shpëtimit.

Jemi në kushtet optimale ku paralel me projektin ne kemi të gjitha mundësitë për të realizuar edhe gërmimin arkeologjik të shpëtimit, i cili është vetëm një nga fazat e këtij procesi. Pasi të realizohet gërmimi arkeologjik do të shikojmë të gjithë situatën në një kontekst të gjerë se si qëndrojnë këto gjetje arkeologjike, këto zbulime ,vetë mozaiku pore dhe objektete tjera në raport me projektin dhe më pas do të kemi një vendimmarrje tjetër për ardhmërinë e kësaj zone.

Zoti Meshini thotë më tej se zbulimi është një ndër kartolinat e ardhshme të turizmit dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare .

“Për vetë natyrën që ka ky zbulim, për përmasat, për cilësinë mbi të gjitha dhe për atë që ai përfaqëson në kontekstin ku ndodhet le të themi që paraprakisht kemi të bëjmë me një kartolinë të turizmit dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare”.

Ndërsa zoti Përzhita thotë se jo vetëm mozaiku por edhe gjetjet e tjera arkeologjike pritet të sjellin më shumë informacion për këtë zonë.

Nëntoka e Durrësit sjell herë pas here zbulime të reja arkeologjike por mbingarkesa e ndërtimeve në jo pak raste ka dëmtuar duke cenuar periudha të ndryshme historike të zhvillimit të qytetit të lashtë.

Vijojnë punimet në Aeroportin e Vlorës mes kundërshtimeve nga mbrojtës të mjedisit

VOA/Raimond Kola

Dy vjet, pas nëntorit të vitit 2021, kur filloi ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, punimet po vijojnë me ritëm të lartë në ngritjen e godinave të shërbimit, ndërsa dy pistat ku do të ulen avionët kanë përfunduar.

Këtë vit ka nisur ndërtimi i segmentit nga rruga kombëtare Fier-Vlorë drejt aeroportit dhe qeveria ka miratuar në buxhetin e vitit 2024 edhe një financim tjetër për përfundimin e punimeve të kësaj rruge.

Qeveria shqiptare i ka shpërfillur deri tani reagimet e organizatave mjedisore dhe një rekomandim të shtatorit të këtij viti të Konventës së Bernës për pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës deri në kryerjen e një vlerësimi të ri të ndikimit mjedisor.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Dy muaj më parë Aleanca për Mbrojtjen e Ligatinave të Mesdheut, një grupim organizatash për mbrojtjen e mjedisit i dërguan një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, Komisionit Europian dhe Organizatës Ndërkombëtare për Transportin Ajror, (IATA), ku kërkojnë pezullimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës. Letra ishte firmosur nga 33 organizata mjedisore nga të paktën 27 shtete në rajon.

Gjykata e Tiranës ka në shqyrtim, ndërkaq, një padi të depozituar në nëntor të vitit 2022 nga dy organizata mjedisore shqiptare, “PPNEA” dhe “AOS”, me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare “EuroNatur”, që kundërshtojnë planin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës.

Gjykata Administrative e shkallës së parë të Tiranës kishte vendosur në nëntor 2022 të mos pranonte padinë e depozituar të dy organizatave mjedisore shqiptare, por Gjykata Administrative e Apelit e ka rrëzuar këtë vendim duke u dhënë legjitimitet organizatave mjedisore të ballfaqohen në gjykatë me qeverinë lidhur me vendimmarrjen për ndërtimin e aeroportit.

Qeveria shqiptare nga ana e saj ka deklaruar se projekti për të ndërtuar aeroportin e Vlorës nuk prek zonën e mbrojtur të Nartës, por përkundrazi i jep zhvillim turizmit dhe gjithë qarkut.

Sipas autoriteteve qeveritare në thelb projekti parashikon investim në zonën ku dikur ka qenë aeroporti i vjetër dhe janë parë mundësitë që projekti të respektojë rregullat për mjedisin.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi verën e këtij viti në rrjetet sociale të fotove që tregonin pistën e re të aeroportit të sapondërtuar u shpreh se punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025 në Aeroportin e Vlorës.

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve , ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Në Mars të këtij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro.

Grupi i goditur nga SPAK, i përfshirë në trafik droge nga Amerika Latine

VOA

Grupi i goditur të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohet se bënin pjesë dhe ish zyrtarë apo oficerë të policisë, rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri. Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhëra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin. Një tjetër oficere e policisë e cila punonte në drejtorinë e Kufirit Jonida Babameto, është lënë nën masën “detyrim paraqitje”. Mes personave në kërkim është Ervin Mata, një emër i njohur, i cili dhe më parë ka qenë i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Ish zyrtari i policisë Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar. Nuk është ende i qartë roli i tyre dhe ngjaret konkrete në të cilat mund të jenë përfshirë. Ndërsa oficeri i policisë Gjoni, dyshohet se ka ndihmuar Gërmizin, i cili synonte vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë që jetonin në Britanin e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Gjoni mendohet të ketë implikuar dhe oficeren e kufirit, Babameto, e cila ka ofruar informacione për hyrje daljet në Shqipëri të vëllezërve të cilit ishin vënë në shënjestër nga Gërmizi.

Goditja e grupit u bë falë zbërthimit nga autoritetet policore europiane të aplikacionit SKY ETC, i cili përdorej nga grupet kriminale pasi ofronte komunikim të koduar. Në njoftimin e saj Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se hetimet janë zhvilluar “në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze”. Sipas Prokurorisë së Posaçme “gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal”, ku përmendet sekuestrimi i 446 kg kokainë në Hollandë, në janar të vitit 2023, i 69 kg kokainë në Brazil në një muaj më pas, sekuestrimi në Erëitte i 166 kg marijuanë, e nisur nga Spanja për në Gjermani, apo dhe i një sasie prej 250 kg kokainë, e nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme, ndërsa është kërkuar sekuestrimi dhe i pasurive të cilat rezulojnë të jenë krijuar nga të ardhurat e siguruara nga aktivitetet kriminale. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se “po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian”.

Bardhi i përgjigjet Ramës: Një frikacak i kapur në flagrancë, futi në sallë 65 gardistë për ta mbrojtur

Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të Edi Ramës, lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend. Bardhi shprehet se Edi Rama futi në sallë 65 gardistë, pasi sipas tij kishte frikë nga opozita.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.

Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar”, shprehet Bardhi.bw

Masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, si i kërkoi gjykata SPAK-ut të hetonte Beqjan, pasi u anashkalua herën e parë

SPAK ka njoftuar sot se ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe moslejim për të dalë jashtë territorit të vendit. Masa vjen pas hetimit për koncesionin e sterilizimit, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim.

Gazetarja Klodiana Lala bëri me dije për BalkanWeb se nuk ka detyrim nga gjykata për SPAK për të nisur hetimet për ish-ministrat Beqja dhe Shkëlqim Cani, por e ka orientuar prokurorinë të vijojë hetimet për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë.

Vendimi i gjyqtarit nuk është detyrues për prokurorinë, por nga ana tjetër Prokuroria është e detyruar të marrë dëshminë e tyre.

Ky koncesion është me afat 10-vjeçar dhe vlerë 100 milionë euro dhe në përmbushje të këtij vendimi të gjykatës është thirrur ish-ministri i financave Shkëlqim Cani, por mund të thirrjen dhe zyrtarë apo ish-zyrtarë të tjerë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tashmë i arrestuar.

Në muajin qershor SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionarët që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Çështja u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

KLSH ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

Celibashi: Votimi nga jashtë duhet ligjëruar brenda janarit nga Kuvendi

VOA/Ilirian Agolli

Votimi i emigrantëve dhe diasporës shqiptare në zgjedhjet e përgjithshme do të jetë i mundur, vetëm nëse Kuvendi do të kryejë plotësimet ligjore brenda janarit të ardhshëm.

Kështu deklaroi sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një takim të shoqërisë civile me partitë politike, ku u diskutua shqetësim për vonesat e reformës zgjedhore.

Ai theksoi që, nëse Kuvendi nuk do ta kryejë këtë detyrë brenda janarit, atëherë nuk do të ketë votim nga jashtë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot në Tiranë se brenda muajit janar Kuvendi duhet të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të mundësuar votimin e shqiptarëve nga jashtë atdheut në zgjedhjet e ardhshme.

Komisioneri Celibashi i bëri këto komente në një tryezë të partive politike me shoqërinë civile dhe donatorë ndërkombëtarë.

Ai tha se votimi i shqiptarëve nga jashtë është në krye të shqetësimeve për KQZ-në, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që brenda janarit të vitit të ardhshëm Kuvendi të bëjë plotësimet në ligjin zgjedhor për ta mundësuar votimin nga jashtë.

“Do të duhet që Kuvendi i Shqipërisë teorikisht brenda janarit të vitit që vjen, të bëjë plotësimet në ligjin zgjedhor për ta mundësuar votimin nga jashtë. Përndryshe do të duhet ta pranojmë që nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk do të bëjë plotësimet e Kodit Zgjedhor sipas asaj çfarë orienton dhe rekomandon Gjykata Kushtetuese në lidhje me votimin nga jashtë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2025 nuk do të ketë votim nga jashtë”, tha zoti Celibashi.

Rregullat e garës zgjedhore do të duhet të dihen minimalisht një vit para mbajtjes së zgjedhjeve, theksoi zoti Celibashi, duke shtuar se shpresonte që reforma zgjedhore të kruhej brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm.

Por komisioni parlamentar dypalësh i reformës zgjedhore nuk është mbledhur më qysh prej 14 dhjetorit 2022, u tha në tryezën e sotme, pra nuk mblidhet prej 11 muajsh, ndonëse u zgjat edhe mandati i veprimtarisë së tij.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit të reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, kujtoi se në mbledhjen e fundit të 14 dhjetorit shumica rrëzoi të gjithë propozimet e opozitës, ndaj vullneti politik mungon plotësisht sipas tij, vetëm nga ana e Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka paraqitur mendimet e veta në formën e projektligjit.

“Ka zero dëshirë nga shumica për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për të kryer reformën zgjedhore. Sipas tyre, është shumë mirë, edhe me bazën ligjore, sidomos me praktikat antiligjore, që tashmë i ka kristalizuar dhe i ka ngritur në art madje”, tha zoti Alibeaj.

Ndërsa anëtarja socialiste e komisionit të reformës zgjedhore, Blerina Gjylameti, konfirmoi vullnetin politik të shumicës, duke theksuar se shkak për vonesat është bërë opozita me problemet e saj të brendshme të përfaqësimit.

“Të thuash se shumicës i mungon vullneti politik, nuk është e saktë. Ne mund të kemi qëndrimet tona, por mungesë dëshire apo vullneti nuk ka. Nëse do të ishte kështu, ne nuk do të kishim votuar, kërkuar dhe punuar për të gjetur një zgjidhje, edhe pse në palën tjetër ka problematika reale në funksionimin e tyre të brendshëm”, tha zonja Gjylameti.

Edhe pse zgjedhjet e ardhshme duken larg, çdo ditë që kalon afatet ngushtohen, ndërsa reforma zgjedhore mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk po lëviz përpara prej shumë muajsh.

Instituti i Studimeve Politike dhe Akademia e Studimeve Politike, dy organizata të njohura shoqërisë civile, sollën në këtë tryezë anketa me qytetarët mbi cilësinë e proceseve zgjedhore si dhe një raport mbi përdorimin e burimeve shtetërore nga socialistët në zgjedhjet vendore të majit përmes punësimeve në administratë, rritje të pagave për nëpunësit dhe pensionistët, si dhe veprime me fondet e rindërtimeve nga tërmeti.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve kërkojnë votimin dhe numërimin elektronik në gjithë vendin, pjesëmarrjen në votim të emigrantëve dhe diasporës, uljen e pragut zgjedhor, si dhe konkurrimin e partive me kandidatë nga lista plotësisht të hapura.

BIRN: 29 organizata kërkesë qeverisë për tërheqjen nga marrëveshja për refugjatët me Italinë

Një grup prej 29 organizatash të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut i janë drejtuar të mërkurën qeverisë shqiptare në një letër të hapur ku kërkojnë tërheqje të Shqipërisë nga marrëveshja me Italinë për refugjatët.

Në letër organizatat shprehin shqetësimin se protokolli, që parashikon përdorimin e territorit shqiptar për krijimin e zonave të destinuara për pritjen dhe mbajtjen e refugjatëve azilkërkues, rrit rrezikun e heqjes së padrejtë të lirisë dhe se është nënshkruar në mungesë të transparencës dhe në kundërshtim me legjislacionin e BE dhe po ashtu me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore.

“Duke patur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata (6 muaj deri në 1 vit), kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të “moskthimit të azilkërkuesit” me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar”, thuhet në letrën e hapur.

Protokolli në fajalë u nënshkruan nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni disa ditë më parë. Marrëveshja u prezantua në publik vetëm gjatë nënshkrimit dhe u bë publike po ashtu pas këtij nënshkrimi. Organizatat që kanë firmosur letrën e hapur ngrenë shqetësimin për mungesën e transaprencës dhe konsultimit me publikun në arritjen e kësaj marrëveshje.

“Mungesa e transparencës apo e konsultimit publik të marrëveshjes, si dhe për të informuar zyrtarisht si institucionet më të larta të vendit (Presidentin dhe Kuvendin), institucionet vendore të përfshira, ashtu edhe komunitetin lokal dhe publikun e gjerë, përbëjnë një zhvillim shqetësues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria”, thuhet në letër.

Marrëveshja është kritikuar më herët nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si Amnesty International dhe po ashtu edhe nga Këshilli i Europës.

Duke iu referuar historisë së shqiptarëve me emigracionin organizatat i kanë kërkuar qeverisë të tërhiqet nga protokolli. “Për sa më sipër, duke marrë parasysh kompleksitetin e imigracionit në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të detyrimeve ndërkombëtare mbi mbrojtjen e personave në nevojë (Konventa e Gjenevës e 28 korrikut 1951 dhe Protokolli i 31 janarit 1967) dhe duke shpresuar se historia e dhimbshme e emigracionit shqiptar të tre dekadave të fundit të shërbejë si mësim, kërkojmë tërheqjen e Shqipërisë nga ky protokoll”, thuhet në letër./BIRN

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari merret i pandehur nga SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Kreshnik Hajdarit i është komunikuar akuza, neni 190/2 i Kodit Penal për falsifikimin e formularëve.

Një ditë më parë, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot pozita e tij është vështirësuar me komunikimin e akuzës nga prokurorët e SPAK.

SPAK e thirri Hajdarin dy ditë pasi pasi Prokuroria, nëpërmjet një shkrese, njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 1999, fakt që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.

Nga verifikimet e Prokurorisë, gjithashtu konfirmuar nga ministria e Drejtësisë greke, Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur dhe është dënuar me “masa riedukuese e qortimit”. Sipas drejtësisë greke, i pandehuri në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kjo çështje u shqyrtua një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Tre juristët e koalicionit “Bashkë Fitojnë”, thanë se mjaftonte mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit të dëbimit të zotit Hajdari në vitin 1999 nga Greqia për t’i ndërprerë mandatin. Madje ata ngulmuan se ai kishte konsumuar edhe një vepër penale.

Por, në fund, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpjegoi se KQZ për të tilla raste tashmë e ka një praktikë të konsoliduar, duke vlerësuar se nuk ka një shkak ligjor që kryetarit bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

“I quani bastardë dhe joprofesionistë, sulmoni median”, gazetari nga Mali i Zi ia thotë në sy Ramës: Je si Erdogani dhe Gruevski

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte i pranishëm në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ku pas fjalës së tij dhe pjesëtarëve të tjerë, gazetarë nga vendi dhe rajoni u kanë drejtuar pyetje.

Një prej gazetarëve, i cili vinte nga Mali i Zi bëri një koment dhe më pas një pyetje ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se ai kritikon dhe i quan gazetarët dhe mediat “bastardë dhe joprofesionistë”.

Ai shkoi më tej kur i e krahasoi me Erdogan, Gruevski apo Vuçiç lidhur me etiketimet që bën ndaj gazetarëve dhe sulmin ndaj medias.

Rama u përgjigj duke thënë se nuk ka fyer askënd, në kundërshtim me të. Rama tha se nëse do t’i kthehej edhe njëherë regjistrimit, do të kuptonte që fjalimi i tij nuk ishte ai që gazetari kishte kuptuar.

“Unë do bëj një koment… Para këtij eventi, nga shumë autokratë dhe urryes të lirisë së fjalës dhe medias së lirë, mendova se është njëri që nuk është. Se mendova që është artist. Nuk mendova që zoti Rama është njëri nga ata si Erdogan, Gruveski, Gjukanoviç Mitsotaqis apo Orban e Vuçiç. Nuk e di situatën në Shqipëri me median, por me atë çka tha zoti kryeministër në fillim, mendova se është një tmerr i vërtetë.

Atë që thotë dhe lordi i Malit të Zi, Gjukanoviç, duke i cilësuar gazetarët si bastardë, ose asnjë media profesionale. Kam 25 vite që e dëgjoj dhe madje kur doli Trump mendova se e kam gabim dhe unë jam gënjeshtar, një bastard që pretendoj dhe dënoj persona si Gjukanoviç. Por kur Trump doli dhe tha… thash faleminderit zoti Rama, sepse tani e di që media jonë po luan një rol serioz dhe është e besueshme. Për të kritikuar çdo lloje qeverie kur ata abuzojnë me pushtetin dhe janë të korruptuara. Ju thatë se janë përmendur dhe anëtarë të familjes suaj, por në Malin e Zi kemi një rast, ku vëllai i presidentit është më i pasuri në vend pa patur një ditë pune. Apo kur djali juaj është milioner që 25 vjeç. Ose nëse keni një motër avokate dhe është milionere, është sepse ata janë gjeni apo sepse janë familjarë?!

Edhe një këshillë apo pyetje. Nëse situata është siç thatë ju., unë nuk e besoj se është e ngjashme… se si Vuçiç, miku juaj qan dhe shprehet se media e lirë e kritikon. Por nuk është e vërtetë. Sa vite ka që jeni kryeministër? Cila është përgjegjësia juaj? Pse nuk keni ngritur institucione. Vetërregullimi nuk është mjet për të mbrojtur publikun. Janë gjykata, prokuroria. Në Kroaci nuk ankohet njeri për median. Këtu kemi kryeredaktorin që ka të njëjtin standard si kryeredaktori i “Guardian” që donte të kontrollonte disa gjëra, fakte për median e lirë. Nëse sakrifikojmë gjithë jetën tonë nuk mund të thuash që të gjithë ne jemi bastardë ose asnjëri nga ne nuk di gjë. Zotëri me dëgjoni, ju dëgjova ju”, tha ai.

“Ju dëgjova dhe kjo është, duartrokasin me një gjë që s’ka lidhje me atë që pashë unë. Ky reagim nuk është fjalë e lirë. Është zë i lirë por jo fjalë e lirë. Si mund të vetërregulloheni duke bërë kështu? Është e pamundur. Nuk ankohem dhe nuk them asgjë për gazetarët. Më ftuat ju mua dhe nuk ju ftova unë. Pashë programin dhe ishte 30 minuta, nëse do ishte 24 do ishte shkurt. Nuk thashë që jeni bastardë, thashë që ka disa që bëjnë punën e tyre. Mund të shihni regjistrimet dhe kur ta shihni do ndiheni keq se si e kuptoni gazetarinë. Ka të bëjë me të dëgjuarit, por nëse e kuptoni atë që thashë, thashë gjëra krejt ndryshe… tani po flas për familjen. Ju nuk më njihni, më karakterizoni ashtu sepse nuk më njihni. Hytë në këtë sallë duke menduar që unë jam i vetmi që nuk jam autokrat dhe tani dilni nga salla me mendimin se unë jam autokrat. Doni të dini për djalin tim? Unë ju thash se cilat ishin akuzat, mund t’u them edhe më shumë. Duhet të jeni të aftë të dëgjoni atë se çfarë ju thonë”, tha Rama ndër të tjera.

Gjykata nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.

Gjyqtari Niko Rapi, ka konstatuar se pa u zgjidhur konflikti që është në Gjykatën e Lartë mbi Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, nuk mund të zhvillohet dhe të konsiderohet i vlefshëm asnjë Kuvend Kombëtar i mëpasshëm apo Statut i ndryshuar.

Në këtë mënyrë Statuti i dalë në 2 Shtator, përmes të cilit Lulzim Basha u caktua edhe Kryetar i Grupit Parlamentar nuk është njohur nga gjykata.

Grupi i deputetëve të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi është njohur si palë nga Gjykata e Tiranës, duke përfaqësuar kështu në gjykim Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ata kanë kërkuar nga gjykata pezullimim e çështjes, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Bardhi pas mbledhjes së Grupit të PD: Mazhoranca po na detyron të shkojmë në akte ekstreme, opozita është bashkë

Kreu i grupit parlamentar i PD Gazment Bardhi, pas mbledhjes së grupit, deklaroi para gazetarëve se nuk tërhiqen nga vendimi për të mos lejuar që mazhoranca të zhvillojë seancë normale në Kuvend.

Sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm kur shumica të respektojë ligjin sipas tij dhe të pranojë ngritjen e Komisioneve Parlamentare. Ai tha se opozita tashmë është bashkë, dhe se mazhoranca po i nxit që të shkojnë drejt akteve ekstreme.

“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit. Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë.

Qoftë në Surrel, qoftë te vila e Nikollës ata mund të mblidhen dhe të votojnë, por kjo është në shkelje të rregullores. Mbledhja online është në shkelje, është dështim i shtetit ligjor”, tha Bardhi.bw

SHKRESA- Prokuroria i kthen përgjigje KQZ: Kryetari i Bashkisë së Kuçovës rezulton i dënuar në Greqi

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në shtetin grek. Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me  dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Vendimi i Zyrës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme tanimë është në “duart” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cilit pritet që gjatë mbledhjes së të martës të vendosë për mandatin e socialistit Hajdari, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.BW

Kryebashkiaku i Ramës në Kuçovë, i dënuar me 4 muaj burg në Greqi

Ka mbërritur në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek ku i kërkohej informacion zyrtar për një dënim të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari i cili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, raporton se informacioni i ardhur nga shteti helen ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të tij, i cili është konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës, në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur informacion të detajuar përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Janinës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili të mblidhet në një seancë publike të martën e ardhshme për të diskutuar rreth çështjes në fjalë.

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengon për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm.

Por në fakt ndryshe thotë informacioni i ardhur nga Greqia ku theksohet se Hajdari ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit që përcaktonte përveç dënimit edhe dëbimin e menjëhershëm të tij nga Greqia.

Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e ‘Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit’, por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë.

Pse i braktisin nënat në Shqipëri bebet e tyre të sapolindura?

Drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjes, Orjeta Hasanaj ka treguar në një lidhje me “News Line” se në këtë qendër ka punonjës social që ndihmojnë nënat, të cilat detyrohen të lënë fëmijët. Ajo ka zbuluar se disa nga shkaqet e braktisjes janë kushtet e vështira ekonomike, apo opinioni publikë, pasi disa nëna kanë një fëmijë jashtë martese.

Sakaq, Hasanaj theksoi se nëse nëna i drejtohet instancave kur lind fëmijën, atëherë do të ketë mbështetje në rritjen e tij.

“Ka punonjës social të cilët orientojnë nënën që të lërë një fëmijë në rrugë të ligjshme, nëse nuk ka mundësi të kujdeset për të, qoftë për shkak të opinionit, qoftë për shkak të kushteve sociale-ekonomike. Shteti shqiptar ka të gjitha strukturat përkatëse për të ofruar shërbimet për fëmijët. Përkatësisht, unë përfaqësoj një qendër ekzemplare kombëtare dhe ofrojmë përkujdes për fëmijë që janë pa kujdes prindëror. Arsyeja e lënies së fëmijëve mund të jetë e ndryshme, mund të jenë nëna që gjenden në vështirësi ekonomike dhe nuk ka mundësi të kujdesen për fëmijët e tyre. Mund të jenë nëna që mund të kenë një fëmijë jashtë martese dhe për shkak të opinionin publikë që mbizotëron në kulturën tonë, mund të detyrohen të bëjnë një veprim të tillë. Nëse nëna do të lindë fëmijën dhe do t’i drejtohet instancave përkatëse, atëherë për fëmijën do të kemi mbështetje, do të mbulohet e gjithë mirërritja dhe do të kalojë në përkujdesin e shtetit”, u shpreh drejtuesja e Shtëpisë së Foshnjes.syri.net

U festua 79 vjetori i brigadës së 25-të sulmuese të Tropojës- Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ

U festua me madheshti 79 vjetori i krijimi te Brigades 25 sulmuese  Partizane te Tropojes.

Njesia Administrative e Tropojes ne mengjesin e 6 nentorit 2023, u  zgjua nga kenget e vallet e nxenesve te gjimnazit “Ali Iber Neza” te ketij  fshati, ne kete feste madheshtore te 79 vjetorit te krijimit te brigades  sulmuese Partizane te Tropojes. Kishin Ardhur me qindra pasardhes te  partizaneve dhe familjeve te deshmoreve, te ri e te reja, te moshuar  dhe kuadra te pushtetit vendor.
Asistonte nen perfekti i Hasit Ilir Çela dhe kryetari Partise Socialiste te  Tropojes Egzon Bashkeshkurti.

Ne fillim u ekzekutue hymni i flamurit Komtar dhe pastaj u vendosen  kurora me lule tek lapidari qe perkujton formacionin e kesaj brigate ne  emer te perfektures te Qarkut Kukes, Bashkise Tropoje, Komiteti i  veteraneve te Tropojes dhe te Hasit si dhe Njesise Adminstrative te  Tropojes.

Per rrugen e lavdishme te brigates 25 sulmuese Partizane te Tropojes  foli nen Kryetari i komitetit te veteranve te Tropojes Gezim Prengzi. Ne emer te komiteti te veteraneve te Hasit pershendeti kryetari i ketij  komuniteti Sadik Gjafa, ndersa ne emer te kimonitetit te veteraneve te  Tropojes pershendeti kryetari i ketij komuniteti Zeqir Hasanpapa. Ndersa ne emer Njesise Adminstrative te Tropojes pershendeti Ibrahim  Hajdari. Nga pjesmarresit u ndoq me interes pershendetja e Perfektit te Qarkut  Kukes shokut Granit Gjana.

Ne emer te Perfektit te Qarkut Kukesit te shokut Granit Gjana tekstin e  pershendetjes e lexoi punojsi i Perfektures se Kukesit shoku Elmi Lisha, i cili nder te tjera tha: “Kjo date do te kujtohet brez pas brezi si dita e  krijimit te formacionit me te madh luftarak te krahines se Malesise se  Gjakoves per çlirimin e kesaj treve, nje ngjarje e shenuar, jo vetem per  popullin e Tropojes e te Hasit , por edhe per luften Antifashiste  Nacionale Çlirimtare te popullit tone.

Date 6 Nentore 1944 eshte dhe do te mbetet nje nga ato ngjarje me te  rendesishme, per arsyeje sepse i dha nje shkendije te forte shpreses  dhe besimit, se vendi yne mund te çlirohej nga pushtuesit. Tropojanet dhe Hasianet, keto dy nen prefektura te Qarkut Kukes, jan  shquar ne historine shume shekullore te popullit shqiptare, per ideale  te larta patriotike dhe dashurine e madhe per atdheun, ku kane dhene  jeten me dhjetra luftetare e patriot.

Nga gjiri i Tropojaneve kane dale luftetare trima qe e sakrifikuan edhe  jeten, qe nga Mic Sokoli ( Hero i popullit) , Ali Ibra, Col Delia deri tek  Bilbil Breçani e Tahir Sinani nder deshmoret e fundit te luftes se  Kosoves , duke kontribuar per keto dite lirie qe jetojme e gezojme sot. Ne emer te Perfektit te Qarkut Kukes, ju falenderojem per organizimin  e ketij manifestimi te 79-vjetorit te krijimit te Brigades 25 Sulmuese  Partizane Tropojes. Pergezoj partizanet qe jane ne jete dhe familjaret e  tyre , pasardhesit e veteraneve, familjet e deshmoreve dhe ju them  atyre;
Jeni krenare me paraardhesit tuaj, ata do te nderohen e respektohen  brez pas brezi per vepren e tyre,per gjakun e tyre te derdhur per kete  liri qe ne e gezojme sot.
Eshte nder te perkujtojme protogonistet e luftes antifashiste qe diten ta rendisin Shqiperine ne rradhet e frontit antifashist. Perulem me mirenjohje e nderim perpara vepres se 53 deshmorve e
luftetareve te lirise se Brigades 25-Sulmuese Partizane. Mirenjohje e nderim per drejtuesit e kesaj brigade: Komandantin birin e Tropojes Veli Niman Doçi dhe Komisarin biri e  laberise Nuri Arapi, komandantete batalioneve Idriz Mulosmani, Ali  Brahimi, Mehmet Mulosmani, Ismail Poga dhe intendentin Maxhun  Nimani.
E verteta e luftes nacional-çlirimtare e popullit shqiptar as mund te  mohoet as mund te erresohet.
Asnje kontribut tjeter nuk mund te sillte çlirimin e Shqiperise pa luften  e ushtrise nacional-çlirimtare. Ishte kjo lufte e partizaneve shqiptare qe  vendosi Shqiperine ne anen e duhur te historise dhe ne krahun e  aleances me progresive te kohes.
Perfekti i Qarkut Kukes dhe administrata e tij, u ka dhene dhe u jep  gjithnje e me shume rendesi te veçante nderimit te perkujtimit te  ngjarjeve madhore historike , nje nga te cilat eshte edhe 79-vjetori i  krijimi te Brigades 25-Sulmuese Partizane.
Gjaku dhe vepra e deshmoreve dhe luftetareve te lirise do te  respektohen perhere ne kujtesen e brezave qe do vijne.”
Ne fund nga Gjimanzi “Ali Iber Nezaj” Tropoje u dha nje montazh i  pasur letrare artistik per te pranishmit.
Ibrahim Hajdarmataj
Anetar i Komitetit Kombetare te OVP te LANÇ

“Spektakël” karrigesh dhe tymuesesh, ç’ndodhi brenda Kuvendit në 20 minuta seancë “blic”

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, sikur një javë më parë, edhe sot nisi dhe përfundoi me tensione dhe kaos, të shkaktuar nga deputetët e opozitës.

Sikundër kishin lajmëruar edhe më herët, këta të fundit nuk lejuan që seanca të zhvillohej në tone normale, pasi që rreth orës 09:30, u futën në sallë dhe nisën që të bllokojnë foltoren duke kthyer karriget përmbys.

Ndërkohë nuk vonoi shumë, dhe deputeti i PD Saimir Korreshi, ndezi tymuesen.

Sakaq, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa kollitej prej tymit, nisi votimin e disa projektligjeve dhe marrëveshjeve mes kaosit të kishte përfshirë sallën e Kuvendit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj kërkoi rrëzimin e disa projektligjeve të propozuara nga opozita, teksa me 75 vota kundër, të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Mes tymit e kaosit, Nikolla vetëm 20 minuta më pas, njoftoi se seanca mbyllet dhe se do të ketë më vonë një njoftim për atë të radhës.

Jashtë sallës së Kuvendit, duke folur për gazetarët deputetët opozitarë thanë se Parlamenti është marrë peng ‘nga një grup kriminal’, dhe sërish paralajmëruan aksione për të mos lejuar zhvillimin e seancave normale.

BalkanWeb

Pas situatës kaotike në Kuvend, Nikolla mbyll seancën plenare pas 20 minutash

Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare të ditës së sotme, vetëm 20 minuta pas nisjes së saj.

Ajo tha se seanca e radhës do të njoftohet në orët në vijim.

Ndërkohë edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë situata ishte një kaos, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kthyer karriget përmbys, si dhe hodhën tymuese.bw

Elly Schlein: Marrëveshja Meloni-Rama, shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe evropian

Stacioni televiziv britanik, Sky News ka parë dokumente të reja që detajojnë planin e diskutueshëm të Italisë për të dërguar azilkërkues në Shqipëri, duke treguar se plani është shumë më pak radikal sesa vetë propozimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar njerëz në Ruanda. Marrëveshja italiane, e shpallur nga kryeministri Giorgia Meloni së bashku me liderin shqiptar Edi Rama, tha se deri në 3,000 azilkërkues mund të dërgohen në Shqipëri çdo muaj, pasi janë shpëtuar fillimisht nga anijet italiane, si rojet bregdetare apo policia.

Njoftimi nuk iu përgjigjej pyetjeve kryesore, të tilla si çfarë do të ndodhte me njerëzit pasi të vendoseshin kërkesat e tyre për azil. Por dokumentet e brendshme që televizioni britanik thotë se ka parë tani u përgjigjen këtyre pyetjeve. Ata e bëjnë të qartë se, ndryshe nga plani i Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën , marrëveshja e përbashkët mbulon vetëm periudhën gjatë së cilës po shqyrtohen aplikimet e tyre dhe një periudhë të shkurtër më pas.

Nëse një emigranti i jepet azil, atëherë personi do të çohej në Itali për të filluar një jetë të re. Plani i Mbretërisë së Bashkuar, në të kundërt, përcakton që një azilkërkues i suksesshëm do të detyrohej të qëndronte në Ruandë.

Marrëveshja italiane thotë gjithashtu se nëse rezulton e pamundur të dërgohet dikush në vendin e origjinës, atëherë ata do të kthehen sërish në Itali pas një periudhe të caktuar kohe, që besohet të jetë 40 ditë. Marrëveshja u ra dakord drejtpërdrejt mes zonjës Meloni dhe zotit Rama.

Sky News shkruan se dy zëvendëskryeministrat e zonjës Meloni, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, nuk ishin në dijeni të marrëveshjes deri pak para shpalljes së saj. Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave të përpunimit dhe gjithashtu do të ndajë një fond prej 100 milion € për të mbuluar çdo kosto që Shqipëria mund të ketë.

Është rënë dakord gjithashtu që numri i përgjithshëm i emigrantëve të strehuar në këto qendra të mos shkojë mbi 3000. Dokumenti i marrëveshjes bën të qartë se synon të promovojë “bashkëpunimin dypalësh në të gjithë sektorët” në dritën e “aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

 

Shqipëria është vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, pasi ka aplikuar për herë të parë në vitin 2009. BE-ja ka kërkuar më shumë detaje për planin për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri, pas pyetjeve nëse respekton ligjin evropian. Tajani ka këmbëngulur se po, ndërsa Elly Schlein, kreu i Partisë Demokratike të opozitës, e quajti atë “një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe evropian”. Meloni thuhet se po planifikon të udhëtojë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në pranverë dhe dëshiron që kampi i parë të hapet në maj 2024, pak para zgjedhjeve evropiane.bw

‘Do të vijnë vetëm burrat mbi 18 vjeç’, detajet e marrëveshjes me Italinë

Italia pritet të ngrejë në Shqipëri, brenda pranverës, dy qendra për pritjen e emigrantëve që nga Lindja e Mesme dhe veriu i Afrikës që synojnë thuajse çdo ditë brigjet jugore të saj. Marrëveshja mes dy qeverive u firmos të hënën pasdite në Romë, në përfundim të një takimi mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama.

Qeveria italiane shpjegoi më pas se nuk bëhet fjalë për emigrantët që mbërrijnë në tokën e saj, por për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italine që patrullojnë në Mesdhe, apo dhe nga mjetet lundrues të organizatave humanitare. Po ashtu nga kjo marrëveshje janë të përjashtuar minorenët, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël.

Mediat italiane dhe një pjesë e opozitës e kanë “kryqëzuar” këtë marrëveshje. “La Repubblica” shkruan se së pari një marrëveshje e tillë duhet të kalojë në parlament dhe së dyti shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare.

Në Shqipëri do të vijnë vetëm meshkujt e rritur.

“Në Shqipëri do të dërgohen vetëm meshkuj të rritur. Të gjitha të metat e marrëveshjes për emigrantët me Tiranën. Zbarkim selektiv, refuzime në një vend të tretë, ndalim arbitrar, garanci dhe të drejta të mohuara.

Marrëveshja dypalëshe me Shqipërinë, kudo që ta shikoni, duket se është një monstruozitet ligjor që shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare duke u mbështetur në një lloj ekstraterritorialiteti të paparashikuar nga asnjë ligj. Një marrëveshje, e cila fillimisht duhet të ratifikohet nga parlamenti.

Gratë, të miturit dhe njerëzit e brishtë do të përjashtohen nga dërgimi në Shqipëri. Konventat ndërkombëtare nuk parashikojnë forma të ekstraterritorialitetit”, shkruan “La Repubblica”.


Send this to a friend