VOAL

VOAL

Zhupa: Progres Raporti i BE vlerëson se situata e lirisë së medias në Shqipëri kritike. Qeveria ka përkeqësuar gjendjen

Dje u dorëzua Progres Raporti dhe një nga pikat më kritike sipas deputetes demokrate Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e komisionit të Medias është situata me lirinë e medias.

Zhupa shprehet se Qeveria dhe Parlamenti nuk kanë bërë detyrat e tyre dhe klima dhe situata është përkeqësuar.

Ajo i bën thirrje mazhorancës qeverisëse që të mos injorojë përsëri rekomandimet e Progres-Raportit.

REAGIMI I PLOTË I INA ZHUPËS

Situata e lirisë shprehjes dhe lirisë së mediave më kritike dhe e goditur në Progres Raportin e Bashkimit Europian.

Qeveria dhe Parlamenti nuk kanë berë detyrat e tyre dhe klima dhe situata është përkeqësuar. Propozimet tona ligjore që shkojnë në drejtim të zbatimit të rekomandimeve janë rrëzuar me votë.

Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk u zbatuan dhe mbeten në fuqi.

Shqipëria duhet në veçanti:

→ të miratojë ndryshime në kuadrin ligjor për: 1-të rrisë transparencën e pronësisë së mediave, 2- të dekriminalizojë plotësisht shpifjen dhe të përshtatë aspektet civile të shpifjes me standardet evropiane, mbi një dialog të strukturuar dhe përfshirës me aktorët e mediave;

→ të sigurojë zero tolerancë për intimidimin dhe ndjekje efektive gjyqësore të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve; të sigurojë kapacitete të rritura të organeve të zbatimit të ligjit për të trajtuar rastet e dhunës,

 → të përmirësojë kushtet e punës për gazetarët shqiptarë, në veçanti duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të punës dhe sociale të gazetarëve dhe duke siguruar që kodi i punës të zbatohet në mënyrë konsistente.

Raporti ngre shqetësimin se: “ Shpifja ende është një krim që ndëshkohet me gjoba të veçanta të larta penale. Dispozitat e ligjit civil për publikimin e informacionit të rremë ose të pasaktë duhet të përshtaten me standardet evropiane. Kodi Penal nuk parashikon mbrojtje të veçantë për gazetarët nga dhuna, sulmet ose kërcënimet gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”

Në lidhje me përmirësimin e këtij indikatori në raport unë kam propozuar ndryshime ligjore por janë votuar kundër nga mazhoranca dhe nuk janë miratuar. Kjo tregon qartë që nuk kanë vullnet për të përmirësuar situatën.

Raporti ngre shqetësimet që janë edhe të ngritura nga ne si “Pavarësia e Autoritetit të Regullimit Audio-Visual (AMA) nuk është e garantuar për shkak të rrezikut të ndikimit politik dhe korporativ mbi procedurat e emërimit të anëtarëve të bordit të AMA, afilimi politik i kryetarit të AMA dhe anëtarëve të bordit dhe mangësive në zbatimin e Kodit të Transmetimit për median që transmeton përmbajtje politike të regjistruara gjatë fushatave zgjedhore” dhe gjendja e RTSH “Pavarësia e transmetuesit publik nuk është e garantuar dhe duhet të forcohet”

Ndaj si kryetare e komisionit të Medias, duhet ti bëj thirrje qeverisë mos injoroj përsëri rekomandimet e Progres-Raportit, mos refuzoj çdo nisëm të opozitës që shkon në linjë me kërkesat e ndërkombëtarëve dhe mos kontribuoj në kapjen e institucioneve dhe intimidimin e gazetarëve sic ka berë deri tani.

Të dhënat: Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të hyrjeve

Të dhënat e detajuara të Cens  2023 që u publikuan sot tregojnë se Bashkinë e Tiranës u gjeten në kohën ku zhvillua anketa 39,765 hyrje në pallate bosh. Këto përbënin 24 për qind të banesave në pallate në Tiranë në një total prej 192, 587.

Sipas Cens në Tiranë ka gjithsej 245,458 banesa (pallate+shtëpi individuale) prej të cilave 52, 871 ishin bosh.

Të dhënat e përfituara nga INSTAT në procesin e regjistrimit të banesave tregojnë se një pjesë e mirë e godinave të ndërtuara për banim aktualisht janë bosh. INSTAT thotë se në të gjithë vendin rezultojnë 1 milionë e 82 mijë banesa. Nga këto 47 për qind janë shtëpi individuale, 40 për qind janë pallate dhe pjesa tjetër janë banesa që INSTAT i kategorizon si pjesërisht të veçuara.

INSTAT thotë se nga 1 milionë e 82 mijë banesa, vetëm 726 mijë rezultuan të banuara, ndërsa në pjesën tjetër prej 356 mijë anketuesit nuk gjetën banorë brenda. Duke i ndarë në kategori, INSTAT raporton se përqindja më e lartë e shtëpive të pabanuara rezulton në pallate. Të dhënat e përfituara nga censusi tregojnë se 39.4 për qind e apartamenteve rezultojnë bosh. E përkthyer në numra, rezulton se janë gati 171 mijë apartamente bosh në mbarë vendin.

Stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien. Ndërsa pjesa më e madhe e stokut u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit. Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve. Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind). Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind/ Monitor

Reforma në Drejtësi, Rama: Amerikanët sollën Noc Rrokun, e bëri PS me mua në krye!

“Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu”, kështu u shpreh kreu i qeverisë mbrëmjen e sotme kur u pyet për reformën në drejtësi.

I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Rama u shpreh se reformën në drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste. Rama tha ndër të tjera se për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish

Pjesë nga fjala e Ramës:

Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues. Mbështetja për amerikanët ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish. Kjo ka qenë ajo që unë kam ëndërruar, që të godasë majtas e djathtas”, tha ndër të tjera Edi Rama. bw

“Opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj”- Bardhi: Rregulli është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas tensioneve të krijuara sot në Parlament, ku deputetët e PD-së të përjashtuar, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë plenare.

 

Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, i cili nga Kuvendi tha se shpreson që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!”, shkruan Bardhi.

Demokrati shprehet se e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ, pasi sipas tij, rregulli për përjashtimin e tyre nga Kuvendit, është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

“Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET!”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Bardhit

Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET!

1/3. Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet! 👇 pic.twitter.com/pweX3X7UNz

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 31, 2024

Dialogu dhe roli i opozitës në parlament, Bardhi – ambasadorit të BE-së: E vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të diplomatit të BE për dialogun dhe rolin e opozitës ne parlament.

“Fshehja e realitetit/ të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizmi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. sn

Kalaja: Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, SKAPI nuk heton kolegun Veliaj

Adriana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se prej shumë muajsh policia është këtu për të penguar qytetarët dhe jo ti mbrojë ato.

Kalaja ka theksuar se Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, nuk ka transparencë e as informacion për paratë që paguajmë ne.

“Sot me keqardhje shoh policinë që në vijimsi të protestave janë këtu të përballen me qytetarët që të mbrojtur një hajdut, një mafioz si Veliajt. Bashkia e Tiranës prej 9 vitesh është e mbyllur me zinxhir, nuk ka transparencë e as informacion për paratë që paguajmë ne. Është detyrim ligjor dhe kushtetues që ky bastardë japë llogari.

Ata janë paratë e taksa paguesve të Tiranës, ai bën video sikur po mbjell pemë ndërkohë që në i shikojmë çdo ditë mungesën e çerdhve kopshteve shkollave ndërkohë që ka arkëtuar 62 milionë euro në arsim.

Pd ja ka treguar qartazi se këto banesa sociale nuk jepen për njerëzit në nevojë por për të blerë zgjedhjet. Para 15 orësh jam vënë në dijeni nga ky bastard se e paskam akuzuar duke shpifur. Për çfarë shpifa unë për punimet te sheshi i teatrit, për kullën që po ndërton pa leje, për Ardit Gjoklajn, që gënjen për pemët e mbjellura, apo për kolegët skapistët.” sn

Deputetët e PD i hapin rrugën, ja momenti kur ambasadori i BE-së hyn në parlament (Video)

Ky është momenti kur ambasadori i BE-së Silvio Gonzato mbërrin në parlament dhe hyn në seancë plenare.

Siç shihet nga pamjet, interesi i medias ka qenë i lartë, teksa deputetët e PD-së të pranishëm ende në shkallët e Parlamentit i kanë hapur rrugën për të kaluar.

Situata në Parlament vijon të jetë e tensionuar, teksa forca të shumta policia kanë rrethuar institucionin. 23 deputetë të opozitës nuk lejohen në seancë pasi janë përjashtuar disa për 40 ditë dhe disa për 60 ditë. Po sot ambasadori i BE-së bëri thirrje për dialog urgjent, ndërsa kryeministri tha se është opozita ajo që nuk do dialog.bw

Ambasadori i BE dhe eurodeputetët hyjnë në seancë, Policia rrethon Parlamentin, çfarë po ndodh (Video)

Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare. Protestuesit që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar po marshojnë drejt Parlamentit.

Kjo ka bërë që policia të marrë masa dhe të dërgojë forca të shumta në institucionin ligjvënës.

Ndryshe nga hera e kaluar policia është vendosur dhe bërë gardh jashtë rrethimit të Parlamentit. Ndërkohë që ambasadori i BE ka shkuar në Kuvend bashkë me eurodeputetët për të dorëzuar raportin e Komisionit Europian. bw

Gonzato Kuvend

Ambasadori i BE: Nevojë urgjente për të rindërtuar një dialog konstruktiv politik

TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka dalë sot në konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian. Ai ka nënvizuar disa nga përfundimet dhe ka folur për disa nga çështjet kyçe.

Gonzato tha se nëse përshpejtohen reformat, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Ai tha dhe një mesazh të qartë për situatën e polarizuar politike.

“Raporti njeh plotësisht faktin se Shqipëria është në harmonizim të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Komisioni sheh një mundësi që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE. Nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në 2027. Raporti i 2024 për Shqipërinë ofron orientim të rëndësishëm, rekomandimet dhe masat për vitin që vjen.
Grup kapitulli i themeloreve- sa i përket kriterit politik, raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme, kryesisht për shkak të situatës thellësisht të polarizuar politike që ndikon negativisht në aftësinë e parlamentit për të luajtur rolin e vet kyç ligjvënës dhe të mbikëqyrjes dhe rezulton po kështu dhe në vonesa në emërimin e individëve në poste kyçe. Po kështu dhe për shkak të mangësive të patrajtuara në procesin zgjedhor dhe mungesës së konsultimeve kuptimplota publike. Mesazhi kryesor këtu është nevoja urgjente për të rindërtuar një dialog konstruktiv gjithëpërfshirës politik dhe kjo është thelbësore për sistemin demokratik të Shqipërisë, por gjithashtu edhe për mundësinë për të realizuar reformat e lidhura me BE. Funksioni i gjyqësorit, komisioni vëren disi progres në këtë fushë, sidomos me afrimin drejt fundit të procesit të vettingut që është një gur themeli kryesore. Shqetësimet mbeten për sa i përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor si dhe mangësi sa i takon emërimeve bazuar në meritë të anëtarëve jo magjistratë në KLGJ dhe KLP. Raporti jep rekomandime specifike për të trajtuar këto çështje”, tha ndër të tjera Gonzato. bw

Anija me mbetje toksike mbetet në det- “S’kemi hapësirë të përshtatshme”, Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë ruajtjen me kamera

Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit.

Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, që kërkonte angazhimin e disa institucioneve për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera, Autoriteti Portual ka kthyer përgjigje duke theksuar se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie. Nga tjetër ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria.

Anija Moliva me 102 kontejnerë brenda së cilës dyshohet se ka materiale të rrezikshme, ndodhet në Radë, 1.5 milje nga porti i Durrësit, që prej mëngjesit të së dielës. Ndërkohe me të mbërritur, prokuroria kërkoi sekuestrimin e të gjithë kontejnerëve dhe angazhoi një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave. bw

Përgjaket Shkodra- Dinamika e atentatit në mes të ditës me 3 të vrarë e një të plagosur! Kush janë viktimat Arlind Bushati dhe Hamza Lici, vëllai i rivalit të Bajrajve!

Arlind Bushati ( Në të majtë, lart) & Hamza Lici (Në të majtë, poshtë)

 

NIKOLETA KOVAÇI/ Në një pritë të mirorganizuar, në “Dobraç” të Shkodrës, në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, dy automjete i prenë rrugën një “Mercedes”- i. U qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të, për pasojë plumbat bien mbi drejtuesin e mjetit.

 

Makina devijon dhe përplaset fillimisht me një motor në të cilin udhëtonte një çift dhe më pas në murin rrethues të një ndërtese. Në mjetin e bërë shoshë, shoferi gjendet i pajetë, ndërsa pasagjeri në grahmat e fundit, ndërsa pamjet nga përplasja e motorit janë tronditëse. Gruaja Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i shoqi Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë.

Për më shumë se një orë, viktimat dhe dy të plagosurit mbetën në rrugë, ndërsa policia mobilizohej të hynte në zonën e larë me gjak e plumba.

Shënjestër e asaj masakre ishte Hamza Lici, vetëm 23 vjeç. Me të në makinë u gjend edhe Arlind Bushati, i cili ka marrë një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa Bashkim Basha që po drejtonte motorin në momentin kur dy makinat hapën zjarr mbi mjetin ku udhëtonin dy të rinjtë është në gjendje kritike për jetën. Rreth 3 orë pas ngjarjes, policia ka marrë informacion që është gjendur një makinë e djegur në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën edhe dy kallashnikovë.

Policia, si përherë, humbi gjurmët e atentatorëve. Më pas mblodhi gëzhojat në vendin e ngjarjes, siç tha se ka mbledhur edhe pamjet filmike. Burrë e grua, Bashkim dhe Flutura Basha, po udhëtonin me motor kur mjeti i Licit është përplasur me ta, duke i marrë jetën gruas në vend, ndërsa Bashkimi është dërguar në spital, por mjekët kanë dëshmuar që është në gjendje të rëndë. Ndërsa Bushati për pak orë ishte në gjendje kritike, për shkak të plumbit në kokë!

POLICIA PAS NGJARJES

Arlind Bushati, 32 vjeç, është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit për kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës. Tri javë më parë ai shkoi në Policinë e Shkodrës dhe dëshmoi se dy persona kanë dashur ta vrasin në pedonale. Ai denoncoi se ndjehej i kërcënuar, por policia nuk bëri me dije se kush kanë qenë dy personat që e kanë kërcënuar. Më pas, jo nga policia, por nga dëshmitarë okularë u tha se në fakt dypersona, relativisht të rinj, kanë nxjerrë armën ta ekzekutonin, por arma është bllokuar e për pasojë Arlindi mundi të shpëtonte, por jo në pritën fatale të pasdites së djeshme.

Dje, Arlindi ka qenë duke udhëtuar drejt Koplikut me Hamza Licin, djalin e Mustafa Licit, të vëllanë e Ibrahim Licit. Ata mësohet se kanë qenë në një automjet me targa kroate, ndërkohë që nuk dihet se cili ka qenë itinerari i saktë i tyre. Prita është realizuar në mes të rrugës kryesore, ku për fatin e keq të tyre, aty po kalonin edhe çifti Basha. Hamza Lici, emri i të cilit u bë i njohur vetëm pak kohë më parë kur doli publikisht në mbrojtje të vëllait të tij, Ibrahimit, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, duke u bërë kështu viktima e radhës e përplasjeve të përgjakshme mes grupeve kriminale të qytetit të Shkodrës.

Policia ka treguar vetëm detajet në lidhje me identitetet e dy viktimave dhe dy të plagosurve, ndërsa u tha se ka kryer edhe një kontroll në mjetin e shënjestrave. Brenda këtij mjeti u gjetën edhe armë zjarri, por ende nuk dihet nëse dy personat-shënjestra kanë mundur t’i përdorin ato përballë pritës me kallashnikovë.

Policia e Shkodrës doli mbrëmë me njoftimin në lidhje me tri pistoletat e gjetura në makinën e bërë shoshë nga plumbat, ku u vra Hamza Lici. U tha se në vendin e ngjarjes u sekuestruan pamjet filmike, që në drejtim të Shkodrës u nisën dy grupe të RENEA-s, që në krye të grupit hetimor u vendosën ekspertë dhe drejtues policie, por asnjë e dhënë nuk doli për rrugën që kanë bërë vrasësit, të cilët e dogjën njërën nga makinat, që u tha se ishte tip “Range Rover” në fshatin Golem të Grudës së Re.

Dy të mbijetuarit e asaj ngjarjeje nuk janë në gjendje të japin dëshmi, ndërsa përplasjet shfarosëse mes disa familjeve në Shkodër janë të njohura për një pjesë të mirë të opinionit publik. Grupet e RENEA-s kanë hyrë mbrëmë në lagjen “Dobraç”, aty ku zona njihet si bastioni i Bajrajve, fisit që kanë deklaruar publikisht hasmërinë me fisin Lici prej shumë e shumë vitesh. Madje, shkodranët që e njohin mirë këtë përplasje dhe zonat e influencës, përgjatë gjithë pasdites së djeshme kanë shprehur habi se si Hamza Lici kishte guxuar të hynte në lagjen e “Bajrajve”, ndonëse ata po kalonin në një rrugë kryesore!

PËRPLASJET GJAKËSORE

Fisi Lici njihet për përplasjet me fisin e Bajrajve dhe Bilalëve në qytetin e Shkodrës. Përplasjet e dhunshme prej rreth një dekade kanë sjellë më shumë se 20 humbje jete, ndërkohë që thuhet se hasmëria mes tyre i ka bazat tek influencat në tregjet e qytetit të Shkodrës. Megjithatë, thuajse asnjë prej vrasjeve të ndodhura nuk kanë një autor pas hekurave. I vetmi i arrestuar në të gjithë historinë e përgjakshme mes palëve është një fëmijë 15 vjeç, i cili tha se ishte dëshmitar i një vrasjeje në zonën e Livadheve. 15- vjeçari dëshmoi që ishte i pranishëm në vrasjen e Endri Mustafës në një parcelë droge dhe se ekzekutimin e tij e kishte kryer Ibrahim Lici.

Ngjarja ndodhi në majin e para tre vjetëve, ndërkohë që Lici e mohoi autorësinë duke nxjerrë edhe alibi. Djali, që u dyshua edhe si personi që e nxori në atë pritë Mustafën, baba të tre fëmijëve, u tërhoq nga dëshmia duke i thënë policisë dhe prokurorisë së Shkodrës që i kishte gënjyer. Për pasojë, prokuroria dhe gjykata e dënuan 15-vjeçarin, por nuk hetuan më për vrasjen e të riut, duke lënë shteg të hapur për vijimin e hakmarrjes me të vrarë mes palëve. Ibrahim Lici u akuzua për një mori krimesh mes të cilëve edhe për ekzekutimin e Mustafës.

Për këtë ngjarje u shpall në kërkim dhe u arrestua në Turqi, por ai refuzoi ekstradimin duke i kërkuar strehim drejtësisë turke, pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta dhe se nuk kishte asnjë garanci që procesi do të ishte i drejtë. Emri i Licit doli në sipërfaqen e sundimit të të fortëve të Shkodrës në vitin 2017, kur ai ishte jo më shumë se 24 vjeç. U tha se vinte gjoba ndaj bizneseve dhe në atë kohë policia zhvilloi opera-  cion duke arrestuar disa persona, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.

Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici, në mars të 2017-ës, pasi u tha se drejtonin një grup kriminal, që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin. Po këtë periudhë nis saga e përplasjeve. Një prej tyre me fisin Bajri dhe Bilali, ish-miq të Licëve. Dhe gjërat u përkeqësuan së tepërmi kur Astmer Bilalit, i arrestuar prej disa vitesh, i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por nuk u provua asnjëherë. Seritë e konflikteve mes bandave në këtë qytet kanë prodhuar që nga 2017 të paktën 20 të vrarë deri tani dhe dhjetëra atentate. Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja pas futjes në kurth të Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”.

Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët, duke ia hedhur atij me inskenim fajin. Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Astrit Bilali, i cili mbeti i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”. Si nisën përplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri dhe saga e përgjakshme që nga 2018? Krimi është vijim i përplasjeve mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër, përplasje që kanë regjistruar disa viktima. Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.

SHPËRTHIMI TE TREGU

Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend. Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin “Bajri”, që aktualisht janë të arrestuar dhe po ashtu ishpolici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018- ës dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lul Kullën, duke qenë se është dhëndri i tyre. Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë. Pa kaluar shumë ditë, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në Liqenin e Shkodrës.

Më 14 nëntor po më 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”. Më 20 mars 2019 ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë.

Në shtator të 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin, u arrestuan në Shqipëri, Holandë, Belgjikë e Spanjë.

/Gazeta Panorama

Polici i Shkodrës ngre alarmin: Na tradhtojnë kolegët, na shesin te kriminelët

Një efektiv i policisë së Shkodrës ka folur në kushte anonimati në emisionin “Top Story’” në TCH, për situatën e krimit në këtë qytet. Ai thotë se kriminelët marrin informacione nga policë të korruptuar për të kryer eliminime.

“Shumë shkurt, atentatet bëhen sepse shiten policët. Atentatorët diku marrin informacion sepse është e pamundur që ata t’i njohin të gjithë policët. Atentatet janë bërë ndaj policëve në sektorë të ndryshëm, OPGJ, patrulla, Shqiponja, krime dhe madje edhe ndaj Rrugores. Kjo do të thotë se ata marrin informacione diku, madje shumë të sakta. Dikush i shet policët” – u shpreh efektivi i policisë.

Ky person që flet në kushtet e anonimatit, punon prej vitesh në Policinë e Shkodrës. I gjendur përballë frikës se në një të ardhme të afërt mund të ketë fatin e kolegëve të tij, ka vendosur të flasë dhe të adresojë problematikat që kanë mbërthyer Policinë e Shkodrës. Shpesh, të dorëzuar nga lidhjet e zgjatura të bandave brenda këtij institucioni.

“Policët shiten nga kolegët e tyre. Është e pamundur që një epror që vjen nga rrethet të ketë dijeni për të gjithë policët, për punën, për lidhjet, për banesat, etj. Policet shiten nga kjo strukture e kalbur që janë disa policë, që kanë vite në punë dhe që janë të lidhur me krimin dhe kriminelët.

Janë ata policë që nga njëra anë e mbajnë mirë me shkelësit e ligjit dhe nga ana tjetër u lëpihen eprorëve për të mos i transferuar. Kështu tërhiq e mos e këput krijojnë dhe balanca financiare. Atentati më i rëndë ishte ai ndaj kolegut Gjergj Ndershtiqaj”, – u shpreh polici./ TCH.

“Provat që pretendon SPAK janë në celularin e ish-bashkëshortes dhe grupit të saj të ngushtë”- Ilir Meta reagon nga 313-ta: Ja skandali që udhëheq arrestimin tim të paligjshëm

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu në lidhje me atë që ai e quan arrestim të paligjshëm të tij.

 

Sipas Ilir Metës, asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës.

Presidenti i PL shprehet se “shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë provat dhe pamjet filmike dëshmojnë për një arrestim të paligjshëm e banditesk”.

“Rasti i 21 Tetorit tregoi qartë se as unë, Ilir Meta dhe as personi tjetër, Artimis Peca, nuk na u komunikua ndonjë vendim gjyqësor, nuk u informuam për të drejtat tona, nuk na u lejua të telefononim avokatin, madje personat e dhunshëm me maska as që pranonin të identifikoheshin dhe kur i’u prezantuam dhe kërkuam një akt ose dokument juridik, nisën të ulërisnin dhe të ushtronin dhunë”, shkruan Meta.

Me tej Presidenti i PL, Ilir Meta shkruan: Po ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta për çështjen absurd CEZ-DIA, që ka 13 vjet që hetohet e bazohet vetëm në intervista të sajuara nga dëshmitarë që kanë problem me drejtësinë.

Ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta kur të gjitha ato që pretendon SPAK-u janë në celularët e ish-bashkëshortes time dhe grupit të saj të ngushtë, të cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh.

Reagimi i Ilir Metes

Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, më 21 Tetor, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën ku unë lëvizja dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e automjetit, Artimis Peca, funksionar politik i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani), ndërsa unë, Ilir Meta, u rrëmbeva me dhunë dhe u tërhoqa zvarrë nga automjeti mes publikut, me një trajtim kriminal e degradues pa m’u komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa m’u lexuar të drejtat, që më takojnë, sipas Kushtetutës.

Në dy deklarata, SPAK dhe BKH mohuan që të kenë bërë ekzekutimin e vendimit të GJKKO, ndërsa policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin.

Asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës.

Neni 28/1 i Kushtetutës, parashikon se:

“1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për  shkaqet  e  kësaj  mase,  si  dhe  për  akuzën  që  i  bëhet.  Personi,  të  cilit  i  është  hequr  liria,  duhet  të  njoftohet  se  nuk  ka  asnjë  detyrim  të  bëjë  ndonjë  deklaratë  dhe  ka  të  drejtë  të komunikojë  menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.”

Po këtë e shpreh Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 5 të saj, në paragrafin 1 dhe nënparagrafët e tjerë, që parashikon njëlloj se: “arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe çdo person i arrestuar ka të drejtën të informohet menjëherë për arsyen e arrestimit dhe të drejtat e tij përfshin të drejtën për të mos u vetinkriminuar dhe për të kërkuar një avokat”.

Rasti i 21 Tetorit tregoi qartë se as unë, Ilir Meta dhe as personi tjetër, Artimis Peca, nuk na u komunikua ndonjë vendim gjyqësor, nuk u informuam për të drejtat tona, nuk na u lejua të telefononim avokatin, madje personat e dhunshëm me maska as që pranonin të identifikoheshin dhe kur i’u prezantuam dhe kërkuam një akt ose dokument juridik, nisën të ulërisnin dhe të ushtronin dhunë.

Shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë provat dhe pamjet filmike dëshmojnë për një arrestim të paligjshëm e banditesk.

Hetimi i plotë i kësaj çështje dhe respektimi i të drejtave kushtetuese janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri.

Precedentët e shumtë të vendosur nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tregojnë qartë se një arrestim i paligjshëm ka pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe gjithë procesin në fjalë, që është haptazi antikushtetues, antiligjor, policesk dhe politik.

I gjithë kuadri ligjor, që është shkelur haptas tregon se ekzekutimi i urdhrit të “Arrestit në burg”, që u krye nga forcat speciale të policisë, lëshuar nga SPAK, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim flagrant me kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor shqiptar, është në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

📌 Skandali që udhëheq gjithë këtë arrestim të paligjshëm është vetë urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Dumani, Kraja e Kllapi të cilët e kanë mbështetur urdhrin e tyre për arrestimin e Ilir Metës në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Pra ata e kanë bazuar ligjshmërinë e këtij Urdhri te ligji nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar katër vite më parë, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Ky ligj i ri, i shpallur në 16.07.2020 nga Presidenti i Republikës, ka hyrë në fuqi në 05.08.2020 duke zëvendësuar ligjin, të cilit i referohet SPAK-u nga padija apo qëllimisht.

Akti juridik merr forcën dhe vlefshmërinë e tij, vetëm përmes ligjit të kohës kur ky akt nxirret.

Pra jemi në kushtet kur Urdhri për ekzekutimin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” është i mbështetur mbi një akt, që ka 4 vjet që nuk është në fuqi.

Aktet administrative, urdhrat e përmbaruesve, urdhrat e prokurorisë janë vlefshme dhe të zbatueshme për sa kohë që ato mbështeten mbi një bazë të caktuar ligjore, e cila duhet të jetë në fuqi në momentin e lëshimit të aktit.

Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër në bazë të ligjit nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vnedimeve penale” duhet të konsiderohet i pavlefshëm, që nga fillimi i tyre.

📌 Skandali i radhës është se Gjykata ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të ekzekutojnë vendimin dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë nga Ministri i Brendshëm, si Forca Operacionale.

Nga vetë pamjet filmike duket qartë se Urdhri për ekzekutimin e masës së sigurimit ndaj personit në hetim Ilir Meta nuk është zbatuar nga oficerët e BKH apo nga oficerët e Policisë së Shtetit, por nga trupa me maska dhe pa distinktiv dallues, që pretendohen se ishin Forca Speciale.

Kjo vjen në kundërshtim të qartë edhe me dispozitat që përcaktojnë qëllimet operacionale të Forcave Speciale.

Në urdhrin e Prokurorisë së Posaçme, në pikën 3 të tij, parashikohet se “Me ekzekutimin e pikës 1 dhe 2 të këtij urdhri, ngarkohet Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila e ka detyrë funksionale”, funksion që ligji nr.108/2014 ia jep Forcave Speciale.

Në këtë kontekst është e qartë se Forcat Speciale kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ato, por edhe autoritetet që i kanë urdhëruar për një operacion jashtë kompetencave të tyre ligjore, ndaj këto veprime janë të pavlefshme.

Veprimi i Forcave Speciale, jo vetëm që nuk është në përputhje me situatën faktike të çështjes, por as me masat operacionale që kërkonte rasti në fjalë.

Është flagrante se Forcat Speciale në përpjekjet e tyre për të ekzektuar masën e sigurimit, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara qartë, duke shkelur autorizimin e dhënë nga ligji për funksionet dhe kompetencat e tyre specifike.

Gjithashtu ekzekutimi i vendimit nga persona të maskuar dhe jo BKH, sipas parashikimeve të nenit 246 të Kodit të Procedurës Penale dhe pikës 9 të vendimit nr.125, datë 20.10.2024, të GJKKO e bën të pavlefshëm gjithë ekzekutimin e këtij vendimi.

Shmangja nga dispozitat ligjore për kompetencat e BKH-së dhe zëvendësimi i saj nga struktura të tjera, që nuk kanë juridiksionin e përcaktuar për të vepruar në raste të tilla, jo vetëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë së veprimeve administrative, por gjithashtu cënon standardet e përcaktuara për sigurinë ligjore dhe të drejtat e subjekteve të përfshira.

Kemi një rast të qartë të tejkalimit të kompetencave, që çon në pavlefshmërinë e veprimeve të kryera më datë 21.10.2024 për arrestimin.

📌 Skandali tjetër është paligjshmëria e vendimit të Gjykatës, por “afërmendsh” ato vendosin gjithmonë siç kërkon SPAK, ndaj një hetim i nisur në mënyrë të paligjshme, që u ndoq nga një urdhër “Arrest në burg” i paligjshëm dhe që u ekzekutua në mënyrë të paligjshme s’mund të kishte një gjykim të ligjshëm, objektiv e jo diskriminues.

Neni 228, pika 3 e Kodit të Procedurës Penale parashikon se masa e sigurimit personal vendosen:

  1. a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme, që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit.
  2. b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet.
  3. c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj për të cilin procedohet.

Në kushtet aktuale asnjë nga tre rreziqet nuk ekziston.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në jurisprudencën e saj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se arsyetimi i gjykatave vendase do të konsiderohet gjithmonë i papërshtatshëm nëse është “abstrakt” ose “i bazuar në stereotip”.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thekson se personi i akuzuar për një krim duhet të jetë i lirë në pritje të gjykimit përveçse në ato raste kur shteti mund të tregojë që ekzistojnë arsye “të forta dhe të mjaftueshme që justifikojnë vazhdimin e mbajtjes së personit në burg”.

Në këtë kontekst, vazhdimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” vetëm për shkak të rëndësisë së dënimit të mundshëm dhe rrezikut të supozuar është në kundërshtim të hapur me standardet e vendosura nga GJEDNJ.

Këto standarde të lidhura ngushtë me parimin penal të prezumimit të pafajësisë, i japin rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave individuale dhe procesit të rregullt ligjor.

Prezumimi i pafajësisë nuk është mbrojtje proceduriale, por gur themeli i të drejtave të njeriut dhe parim përbërës i së drejtës penale, duke u reflektuar qartazi në të drejtën ndërkombëtare dhe në nenin 30 të Kushtetutës të Shqipërisë, që përcakton qartë se çdo individ konsiderohet i pafajshëm përderisa fajësia e tij nuk është vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se caktimi i masave kufizuese të lirisë personale, siç është paraburgimi, duhet të bazohet në prova konkrete dhe në një nevojë të pashmangshme, e jo në një rrezik të paqartë ose spekulativ për rendin publik.

Ky arsyetim vjen në mbrojtje të argumentit se caktimi dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit duke u bazuar vetëm në veprime penale për të cilën personi akuzohet, do të cënonte rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë.

Po kështu standardet e zhvilluara nga jurisprudence e GJEDNJ sipas parimit “in dubio pro reo” kërkojnë që çdo dyshim duhet të interpretohet në favor të të pandehurit si pjesë integrale e prezumimit të pafajësisë dhe thekson se çdo barrë e provës bie mbi organin e akuzës.

Për këto arsye, bazimi i caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit për shkak të veprës penale dhe dënimit të lartë që i atribuohet asaj është antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Po kështu vendimi për caktimin dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” për personin tim është diskriminues, në raport me personat e tjerë në hetim, duke patur parasysh që GJKKO nuk ka ofruar argument specifike.

Ky qëndrim ka krijuar një standard të dyfishtë:

Nga njëra anë, GJKKO nuk ka paraqitur ndonjë analizë të detajuar se si secili nga të dyshuarit mund të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave (marrë në konsideratë që secili ka ushtuar funksione të ndryshme nga njëri-tjetri) ndërsa ka caktuar masë ekstreme për personin tim krahasuar me të tjerët.

Kjo tregon qartë se nuk kemi një qasje të njëtrajtshme por qartazi diskriminuese dhe për qëllime politike.

Nëse masa e sigurimit “Arrest në burg” caktohet për shkak të ekzistencës së rrezikut të asgjësimit të provave nga personi në hetim, prokurorit i lind detyrimi të parashtrojë provat ose minimalisht natyrën e provave, që rrezikohen të cënohen nga personi në hetim dhe rrjedhimisht gjykatës i lind detyrimi të arsyetojë vendimmarrjen mbi caktimin e kësaj mase në bazë të nenit 228, pika 1, gërma a.

Po ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta për çështjen absurd CEZ-DIA, që ka 13 vjet që hetohet e bazohet vetëm në intervista të sajuara nga dëshmitarë që kanë problem me drejtësinë.

Ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta kur të gjitha ato që pretendon SPAK-u janë në celularët e ish-bashkëshortes time dhe grupit të saj të ngushtë, të cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh.

Është e qartë se i gjithë ky process rrëmbimi politik dhe të gjitha veprimet e paligjshme nga Prokuroria, Policia dhe Gjykata afërmendsh kanë vetëm një qëllim politik, izolimin e paligjshëm ekstrem të Ilir Metës, si President i Partisë së Lirisë, me qëllim pengimin e aktivitetit të saj opozitar, por edhe favorizimin e peronsave që janë kapur në shkelje të ligjit për të vepruar të lirë për llogari të regjimit mafioz për të dëmtuar Partinë e Lirisë në këmbim të rrethanave lehtësuese për veprimet e paligjshme që kanë bërë.

Arrestimi i paligjshëm dhe banditesk i 21 Tetorit është jo vetëm shfaqja, por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor bazuar në montime politike, dëshmitarë të rremë e me probleme me drejtësinë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij rënë në rrjetën e SPAK-ut për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së tyre, të cilët janë kthyer në bashkëpunëtorë të regjimit për të vrarë ëndrrat dhe shpresat e atyre që i mbështetën me idealizëm. Panorama

Prençi: Opozita në aksione sporadike, proteston kur Kryeministri ikën në shtëpi…

Shemsi Prençi, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, në rubrikën “Opinion” në Neës24 duke komentuar protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë, tha se qytetarët që morën pjesë në protestë ishin shumë të kujdesshëm.

Prençi tha se po të shikoni dje asnjë ambulancë apo urgjencë nuk u pengua që të kalonte. Ai tha se opozita proteston kur Kryeministri ikën në shtëpi dhe gjysma e njerëzve nisin të pjekin gështenjat.

“Po të kishin shpalos protestën e mosbindjes civile, protesta do të ishte bërë në orën 07:00 dhe jo në orën 17:00.

Opozita është në veprime sporadike jo në mosbindje civile. Nëse do të kishte mosbindje civile, le ta bllokojnë Tiranën për 5 ditë, ta nisin protestën në orën 7 të mëngjesit, të paralizojnë lëvizjen dhe funksionimin e gjithçkaje, dhe do e shikoni që Kryeministri do të ulet me opozitën në sheshin Skënderbej, për të zgjidhur problemin”, tha Prençi.

Ai tha se protesta më e egër, e sjelljes së protestuesve ndaj Policisë, ishte ajo e 21 janarit 2011, ku vërtet pati viktima, por kemi edhe policë të sakatuar, që sot janë invalidë. bw

Pensionistët protestojnë kundër Ramës, kërkojnë minimumin jetik

Pensionistët po protestojnë edhe ditën e sotme para kryeministrisë, protesta e dytë brenda javës.

Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftërinjtë. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Nuk mund t’u biem më qafë fëmijëve. Çfarë t’i kërkoj djalit unë. Ka dy fëmijë, 3 fëmijë. Këta janë kriminelë”, tha një pensionist.

Ndërkohë një ish-minator kërkon që qeveria Rama të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Protestuesit këmbëngulin në miratimin e minimumit jetik. PD ka premtuar se ky minimum do jetë 200 euro. sn

Roven Zeka, përgjegjës për dhunën dhe arrestimin e protestuesve të PD

Rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan ishte një  nga zonat më të tensionuara të protestës së opozitës, e cila për 3 orë paralizoi qarkullimin e automjeteve nga veriu në jug të vendit.

Gjatë aksionit të opozitës jo pak herë, protestuesit u provokuan nga policia, e cila me urdhër nga lart e kishte porosinë e qartë: Të provokojë dhe të dhunojë protestuesit.

Gjatë protestës, polici Roven Zeka pati përplasje të ashpër me deputetin demokrat, Tomorr Alizoti, i cili po i kërkonte llogari përse policia shtyn dhe dhunon protestuesit.

“E zgjidhim ne atë punë!”, ishte përgjigja prej të “forti” i kryepolicit të Elbasanit Roven Zeka, i cili pas përfundimit të protestës nisi “ushtrinë” për të arrestuar qytetarët, të mitur, gra dhe eksponentë të Partisë Demokratike.

Pas orës 20:00, një “ushtri” me efektivë dolën në terren për të arrestuar dhunshëm kush t’i dilte para duke mbushur plot furgonët e polcisë së Elbasanit. Siç mund ta shihni nga pamjet më poshtë disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.

Të revoltuar reaguan disa demokratë. “Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestuese.

Kujtojmë se në vitin 2016, PD e kishte denoncuar Zekën si narkopolic të lidhur me Emiljano Shullazin. sn

Spiropali i mbyll derën Belerit- Rama refuzon takimin me eurodeputetët në kryeministri

Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e të martës me një grup eurodeputetësh, mes tyre edhe Fredi Belerin, të cilët janë pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Takimi ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin eurodeputetët.

Ndërkohë raportohet se nuk do ketë takim në kryeministri.

Pas kësaj, eurodeputetët mbërritën në zyrat e kryesisë së Kuvendit.

Por edhe Kuvendi i mbylli derën disa minuta Fredi Belerit dhe ligjvënësve europianë.

Vetë Beleri nuk foli asnjë fjalë. sn

 

“Jam i burgosur politik”- Salianji letër Ambasadorëve dhe Eurodeputetëve: Mos u bëni dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë

Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiranë dhe eurodeputetëve në Parlamentin Europian, anëtarë të MSA-së.

Në letër Salianji e thekson si politik, procesin dhe dënimin, edhe për faktin se gjithçka ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur ai ishte caktuar si i deleguar politik i PD për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, dhe kur vinte pas dy rezultateve pozitive, një në qarkun e Korçës dhe nga një fitore në bashkinë e Kavajës.

Ai u kërkon ambasadorëve dhe eurodeputetëve që të mos bëhen dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri në Europë.

Bashke me letrën, përfaqësuesve të huaj u është dërguar edhe kronologjia e plote e ‘dosjes Xhafaj’.

Letra e plotë:
Të nderuar,
Po ju shkruaj për një rast ku interesi i publikut dhe interesi i Shqipërisë është po aq i rëndësishëm dhe për vendet tuaja. Procesi i falsifikuar dhe dënimi pa ligj vetëm se denoncova një trafikant ndërkombëtar droge të dënuar në Itali me vendim të formës së prerë pas një operacioni të DEA-s! Vendim që ka krijuar një precedent të
rrezikshëm që hedh në tokë gjithçka ky vend ka mundur të arrijë me shumë veshtirësi në këto 34 vite.

Shumë prej këtyre arritjeve, edhe pse ende të brishta kanë ardhur me ndihmën tuaj, me kontributin e taksapaguesve që ju përfaqësoni. Jam i sigurt se procesi kundër meje jo për shkak të ndonjë abuzimi, nuk kam pasur kurrë në administrim fonde pubike dhe i jam bashkuar Partisë Demokratike në opozitë, nuk ka shans të ndodhë në asnjerin nga vendet tuaja të origjinës. Ndodh vetëm në letrat e Kafkës.

Në thelb, Kryeministri, njerëzit pranë tij dhe segmente të drejtësisë u bënë bashkë rreth padisë së një të dënuari për trafik ndërkombëtar droge në Itali, dhe mundën, ndëshkuan, burgosën, denoncuesin, deputetin e Partisë Demokratike.

Është e pahasur më parë që një trafikant ndërkombëtar droge, të bëjë bashkë kaq shumë segmente të pushtetit në një qellim të vetëm, hakmarrjen ndaj atij që tregoi të vërtetën se; personi në fjalë po i shpëtonte dënimit në Itali, dhe personi në fjalë ishte vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Për ta qartësuar të plotë atë që ka ndodhur, po rendis disa akte bruto që flasin për komplot dhe jo drejtësi.
Kryeministri me gojën e tij ka paralajmeruar disa herë se cili do të ishte vendimi, ende pa u shpallur.
Në një nga seancat parlamentare, në mënyrë të papredent kryeministri(Edi Rama) ma tha në Parlament vendimin që do të merrej ndaj meje, madje duke kërcënuar se i njëjti fat si ai që më priste mua(Burgu) do të kishte edhe për kolegë të tjerë të opozitës.

Kryeministri, reagoi me dy shënime të gjata sapo vendimi u shpall, pa parë asgjë nga arsyetimi apo logjika, duke e marrë në mbrojtje dhe bërë në publik avokatinë e këtii verdikti, rasti i parë që komenton një vendim gjykate!
Kaloi një muaj dhe ky vendim, nuk është zbardhur duke mos më dhënë mundësinë e rekursit në Gjykatën e Lartë, pavarësisht se e drejta e ankimit prevalon! Supozohet se askush veç gjyqtarëve nuk e di se kush janë argumentat e tyre por argumentat pse jam dënuar i tha Kryeministri kur ende nuk ka vendim!

Edi Rama në krah të presidentes së Komisionit Europian, sërish komentoi për këtë vendim, ende të panjohur.
Dhe tha se qenkam dënuar për shpifje. Ndërkohë që, shpifja është dekriminalizuar me ligj në Shqipëri. Sipas prokurorisë, akuzohem për kallëzim të rremë. Ndërkohë dua t’ju vë në dijeni, se unë nuk kam bërë kallëzim penal por denoncim publik nga selia e Partisë Demokratike në cilësinë e deputetit dhe Sekretarit të Aksionit Qytetar, pozicion ky që mbulonte kryesisht ankesat që adresoheshin nga qytetarët në selinë e PD.

Është me vend të theksohet, që në një rast analog të denoncimit nga PD, të kohëve të fundit, SPAK është shprehur se duhet të depozitohet kallëzim penal në Prokurori, duke pasur veprim aktiv që të kemi hetim për kallëzimim të rremë, ku padiskutim që duhet të provohet dhe dijenia e kallëzuesit për pavërtetësinë e
kallëzimit.

Në këto rrethana, unë sot jam në burg, i dënuar pa ligj, vetëm se denoncimi im i faktuar ishte ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, ish-kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

***

Shkurtimisht po ju bëj me dije ngjarjen e cila nuk besoj se ka vend në shoqëritë tuaja që ne i kemi si model, e që do skandalizonte cilindo. Agron Xhafaj vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte dënuar në Itali,
pas një operacioni ku e përfshirë ishte edhe DEA Amerikane dhe ishte dënuar me 7.4 vite burg për trafik ndërkombëtar droge bashkë me disa shtetas të tjerë ndër të cilët dhe dy shqiptarë.

Vendimi gjyqësor i dënimit të tij u publikua nga mediat në vitin 2002, në atë kohë vëllai i tij ishte Ministër i Drejtësisë dhe përdori influencën e tij për të mos e ekstraduar në Itali ku duhet të shlyente dënimin. Brenda një viti të gjithë personat e tjerë që kishin marrë dënim nga i njëti vendim shkuan në qelitë italiane, ndërsa
Geron Xhafaj jetonte i lirë në Shqipëri nën mbrojtjen e vëllait Ministër. Në vitin 2017, si drejtues i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj falsifikoi një nen të pavotuar në komision që bënte të mundur mosekstradimin e vëllait të tij duke i dhënë mbrojte tanimë ligjore.

Në këtë periudhë unë dhe kolegë të tjerë deputetë e denoncuam dhe pas kësaj, u publikua vendimi i dënimit të Agron Xhafajt në Itali. Pavarësisht dënimit me 7.4 vite, Geron Xhafaj jetonte i lirë në Shqipëri prej më
shumë se 16 vitesh. Në thuajse të njëjtën periudhë në Partinë Demokratike vjen një denoncim, investigim gazetaresk ku tregonte se vellai i Fatmir Xhafaj përdorte drejtuesit e lartë të policisë për të ndihmuar dhe lehtësuar trafikun e drogës.

Investigimi përfshinte një shok të Agron Xhafajt të njohur si “Babale” i përdorur si skafist prej vëllait të ministrit. “Babale” i dënuar vite më parë në Itali prej aktivitetit kriminal të trafikut të drogës, pas kthimit në Shqipëri kërkoi ndihmën e gazetarëve dhe e futi në kurth “shefin e tij”, për motivet e tij personale.

Investigimi përfshinte takimin e skafistit dhe kreut të grupit kriminal Xhafaj. Pas bisedës të përgjuar mes tyre Xhafaj e delegoi skafistin tek shefi i policisë Vlorë. Pas takimit me të, ai pritet dhe nga zyrtarë të tjerë të qeverisë. Nga investigimi faktohet me biseda audio e video që drogë kishte në çdo cep ku gazetari shkeli.

Investigimi i fortë ishte i pamundur të publikohej në media për shkak të fuqisë së madhe të vëllait Ministër në atë periudhë, dhe frikës nga një qeveri autoritare që kontrollon gjithçka, përfshirë edhe median. Në këto kushte, gazetari kërkon ndihmën e PD, partisë më të madhe në opozitë, për ta publikuar investigimin.

Pas diskutimeve në forume, PD vendosi të publikojë materialin e gazetarit duke mbrojtur identitetin e denoncuesit. Nga selia e partisë, unë denoncova trafikantin Xhafaj dhe përfshirjen e vëllait të vet Ministër në datën 18 Maj ora 11:00. Për tre ditë me radhë qeveria heshti. Logjika elementare kërkon që nëse është denoncim i rremë dhe audio e publikuar me zërin e vëllait trafikant nuk ishte e vërtetë, kjo të përgënjeshtrohej menjëherë.

Pas tre ditesh, del në media se po të njëjtën ditë që unë denoncova, në datë 18 maj në darkë, i dënuari Geron Xhafaj ishte nisur vetë për në Itali për të shlyer pjesën e mbetur të burgimit për trafik ndërkombëtar droge. Në politikë rrallë ndodh që denoncimi të vërtetohet brenda ditës.

Policia dhe prokuroria nën trysninë e kryeministrit Rama dhe Ministrit të Berndshëm Xhafaj nuk e mbajti në Shqipëri për ta hetuar për trafikun e drogës në Vlorë. Nëse do të mbahej këtu, ai do të dënohej për trafik ndërkombëtar droge dhe do ti zbardheshin komunikimet dhe tabulatet me drejtuesit më të lartë të policisë
përfshirë ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ishte në fakt një emërim nën influencë e tij.

Pasi e shmangën hetimin e ri dhe të vërtetën e trafikut që bënte vëllai i Ministrit të Brendshëm, dhe e detyruan te bëjë burgun e vjetër për ti shpëtuar burgut të ri, qeveria nëpërmjet Ramës doli dhe tha që denoncimi është i pavërtetë. Për të përgënjeshtruar, në mënyrë unikale në botë, e bënë me shkrim e jo me një sample zëri të personit.

Denoncuesit e pa identifikuar nga ne ende pa u publikuar në media, i kishte zbuluar brenda ditës vetë Xhafaj.
Rama tha se ka ekspertizë që vërteton që denoncimi ishte i rremë por kurrë as në publik as në gjykatë as sot e kësaj ditë, pas 6 vitesh, nuk e ka bërë publik ekspertimin e tij.

Gjithë shteti u vendos në dispozicion të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Prokuroria që duhet të hetonte trafikun e drogës e la të lirë trafikantin të ikte brenda ditës dhe u përqëndrua me gjithë forcat për të montuar një proces fals ndaj meje, që isha denoncuesi. Aktori që e mori përsipër të bënte burg vetë doli më pas në investigim mediatik me zë dhe figurë por dhe në përgjimet zyrtare të ish-prokurorisë së krimeve të rënda, që ishte kontigjent krimi që përdorej nga policia. I dënuar më shumë se 5 herë, u faktua në përgjime zyrtarë që paguhej nga drejtori i policisë Fier, nëndrejtori Fier dhe ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Për të ngatërruar publikun policia e drejtuar nga Fatmir Xhafaj prodhoi dhe një aktor tjetër i cili mori përsipër se e ka bërë ai zërin. Duhej “gjetur” një person me emrin Agron, dhe me emrin Agron u gjet. Ishte shtetasi Agron Hyseni nga Vlora që dhe sot nuk dihet ku është dhe kush është. Zërat u dërguan në Itali në laboratorin shkencor ku nuk u pranuan për shkak se zëri i Geron Xhafajt nuk ishte marrë në kondicionin e duhur. Më pas audiot i dërguan tek një kompani private britanike. E cila në përgjigje thotë që zëri i publikuar nga PD është i ngjashëm me zërin e publikuar në media. Zeri i Geron Xhafajt nuk jepej më. Ai zë, ruhej më shumë se zëri i aktorit të njohur shqiptar në Austri, Moisiu. Ne e kërkuam zërin e Geron Xhafajt në proces, dhe prokuroria dhe gjykata nuk e morën këtë parasysh në asnjë moment.

***

Procesi gjyqësor ndaj meje ishte një tragji-komedi. Në vend të provonte prokuroria fajësinë time dhe të gazetarit, provonim ne pafajësinë tonë. Gazetari deklaroi se e ka bërë ai investigimin në 24 Tetor në Vlorë, autori i programit deklaroi se e ka autorizuar ai, “Babalja” pohonte se e ka regjistruar ai, për këtë investigim. Por, duhej të dënohesha unë. Dhe gjithë këto rrethana vlenin më pak se fjala e një sharlatani me precedent, i cili ishte paguar për të më implikuar mua. Aktori i paguar tha se e kishte bërë ai audion nën influencën e deputetit Ervin Salianji.

Gjithë dëshmitë tona rrëzoheshon prej dëshmitarit të sajuar.

POR ÇFARË THONË PROVAT SHKENCORE?
Deputeti Ervin Salianji nuk kishte asnjë njohje, asnjë kontakt asnjë dijeni se ekzistonte ky shtetas, pra aktori i paguar, jo më të kishte bashkëpunim. Këtë e pranoi dhe vetë dëshmitari i sajuar, kur tha se kishte me të dëgjuar dhe se nuk e njihte deputetin Salianji.
Qelizat telefonike tregonin që në momentin që gazetari thotë se kam bërë investigimin, të tre personat, gazetari Olldashi, skafisti Babale dhe trafikanti Xhafaj ndodheshin për 45 min në të njëtin vend që përkon me lokalin e vëllait të Ministrit të Brendshëm të kohës. Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimet mes trafikantit Xhafaj dhe skafistit të tij, Babale ishin të shpeshta. Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimi i parë ka ardhur nga gazetari Olldashi drej meje me një sms. Pavarësisht provave dhe mosekzistencës së vepres penale, sërish unë u dënova pa Ligj.

Dua tju vendos në dijeni se:

Jam sot i pari shtetas shqiptar që dënohem për kallëzim të rremë pa bërë asnjë kallëzim në Prokurori.

Jam i pari shtetas shqiptar që dënohet me burg për këtë vepër penale.

Jam i pari politikan që dënohet për denoncim ndërkohë që deputeti përfaqëson interësat e qytetarëve. I pari deputet që dënohem nga gjykata të zakonshme dhe nuk hetohem nga prokuroria speciale!

Arsyet janë tërësisht të motivuara politikisht.

Përpos betimit për hakmarrje, Edi Rama hoqi nga rruga një pengesë për zgjedhjet që po vijnë. Pasi unë isha fitues në zonen time elektorale në Korçë. Isha fitues si drejtues politik në vitin 2023 në zgjedhjet lokale në qytetin e Kavajës.

Si drejtues Politik në Elbasan për zgjedhjet që po vijnë, nga puna dhe përkushtimi rezultati nuk do të mungonte.

Ndaj Edi Ramës i leverdis asgjesimi politik.

E gjitha kjo ndodh në sytë e publikut dhe në sytë tuaj.

Asnjë mik e partner nuk e ndihmon Shqipërinë me heshtje në këtë moment
degradimi e theqafje në autokraci të dhunshme.

Thirrja ime është që të mos bëheni dëshmitarë e mos ta bekoni sundimin më të ri të
diktaturës në zemër të Europës.

Nga qelia nr.6 e burgut të Fierit, Ervin Salianji

(BalkanWeb)

Pensionistët protestojnë sërish përpara zyrës së Ramës: Nuk do ndalemi

Përfitimet e pensionistëve kanë pësuar një rritje qesharake, vetëm 20 lekë në ditë, sa për një gjysmë bilete autobuzi, ndërsa qeveria shpenzon vetëm 6.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për pensionet dhe shpenzon plot 50% të PBB për PPP-të.

Sipas indeksimit me 4.1% të qeverisë, pensionet në qytet rriten me rreth 752 lekë. Ndërsa një pensionist në fshat, mori 453 lekë më tepër.

Indeksimi 4.1% dhe premtimet boshe të qeverisë kanë detyruar qindra pensionistë nga e gjithë Shqipëria që të protestojnë përpara kryeministrisë.

Pavarësisht moshës, sëmundjeve, apo pamundësive financiare, minatorë, naftëtarë, invalidë, ish-ushatarakë etj., janë mbledhur për të kërkuar pensione më të larta, pas dhjetëra viteve punë gjatë jetës së tyre, që në fund u shpërblyen me pensione minimale.

Të mbledhur sot para kryeministrisë, qytetarët në mbështjeve të pensionistëve si dhe një grup përfaqësues i tyre kanë bërë thirrje që ditën e nesërme të bashkohen të gjtihë përpara kryeministrisë në mbështetje të kësaj kauze.

Ne do t’i vazhdojmë protestat tona deri në plotësimin e këtyre kërkesave. Ftojmë edhe një herë të gjithë pensionistët e qytetarët e këtij vendi që t’i bashkohen protestës së nesërme’. sn

Kryemadhi: Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama!

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi teksa po hynte në Kuvend për seancën e sotme parlamentare ëhtë shprehur se kryeministri Rama duhet të japë llogari për operacionin e djalit të tij në Amerikë.

Në një prononcim të shkurtër, Kryemadhi ëhstë pyetur për peshkun e madh në telefonin e saj, e cila pa hezituar ka thënë se ai është Edi Rama.

Kryemadhi riktheu në vëmendje sërish ish ambasadoren Vlahutin, për të cilën tha se është paguar nga Rama për të blerë deopdyutetët e opozitës që të votojnë Reformën në Drejtësi.

Merreni seriozisht Edi Ramën. A e ka deklaruar operacionin e djalit, kur e ka kuruar, kush ia ka paguar dhe sa ka kushtuar.

Mos e ka për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.

Patjetër, peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama. sn

Reagon Ilir Meta: Sot, u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua në mënyrë të dhunshme nga SPAK, duke ngritur tre akuza në kohën që mbante postin e kryetarit të Kuvendit në bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Një javë pas arrestimit, ka reaguar vetë Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku po mbahet i arrestuar me urdhër të SPAK..

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkruan se ky ishte një rrëmbim i planifikuar prej kohësh, por që ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare

Sot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal nga tontonmakutët e regjimit të DumDumanit, që ka ndërtuar Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare në vendin tonë.
Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare.
Përse duhet të rrëmbehet në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës?
Sepse i është shmangur thirrjeve të SPAK-ut apo drejtësisë ndonjëherë?
Apo se ka kryer ndonjë krim në flagrancë?
A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron.
Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira.
Rrëmbimi i Ilir Metës nga mafia në pushtet, me urdhër të tre mercenarëve të saj, Altin Dumani, Arben Kraja edhe Sotir Kllapi, u bë me qëllim që të më pamundësojë sa më shumë mbrojtjen në publik, në media e debate nga akuzat qesharake dhe të stisura të cilat nuk përmbajnë asnjë fakt apo provë penale kundër meje.
Hetimet ndaj meje kanë nisur që në Dhjetor 2019 në bazë të kallëzimit të një njeriu të dënuar nga Gjykata për dhunë në familje, si Romeo Karaj, i cili ishte edhe punonjës i regjimit, OSHE dhe dikur bashkëpunëtor i Kastriot Ismailit te CEZ-DIA.
Kjo çështje është filluar në kohën e përplasjes së madhe për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese midis meje si President i Republikës dhe Qeverisë së “Rilindjes”, që donte të grabiste të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të kemi këtë Ramaformë që e dinë të gjithë shqiptarët.
Për vite të tëra, Altin Dumani, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin, jo vetëm joshën shumë persona për të bërë deklarime të rreme, por edhe intimiduan shumë të tjerë, që kishin probleme me drejtësinë, për vjedhje dhe mashtrime, si rasti i Elvis Mataj, që ka qenë krahu i djathtë i Kastriot Ismailit, për t’i përdorur në gjyqin e arbitrazhit në Vjenë kundër tij, por edhe më pas për të bërë deklarata mashtruese lidhur me marrëdhëniet e mia me Kastriot Ismailaj.
Po kështu përmes Dritan Priftit dhe Tom Doshit u përpoqën të përdornin të afërm të tij për të më provokuar mua, që të ndërhyja për lirimin e tij dhe më pas i nxitën për të dhënë intervista të pavërteta.
Lidhur me këtë çështje, si Kryetar Kuvendi, i kam çuar informacion zyrtar Prokurorisë dhe i kam kërkuar të merreshin masa, pasi ata edhe mund ta eleminonin znj.Vojsava Ismaili e më pas të pretendonin se këtë e kisha bërë unë, gjoja si hakmarrje ose për të zhdukur një dëshmitare që kurrë në fakt s’ka ekzistuar si e tillë.
Altin Dumani e di shumë mirë se Kastriot Ismaili i kishte lidhjet me CEZ shumë përpara se unë të bëhesha Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, për shkak të partneres së tij amerikane Rebeka dhe nuk jam unë personi që e kam lidhur me çekët.
Po kështu Dumani e di shumë mirë se lidhjet me CEZ i mbante Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë në emër të Qeverisë shqiptare, si aksionere me 24% në CEZ-Albania.
Dumani e di shumë mirë se marrëveshja midis CEZ-it dhe DIA është firmosur në 1 shtator 2010 dhe ishte marrëdhënie midis dy kompanive me interesa reciproke.
Ndërsa unë jam bërë Ministër i Ekonomisë më 16 shtator.
Po kështu ai e di shumë mirë se asnjë ditë, Kastriot Ismaili nuk ka qenë as kandidat për anëtar i Këshillit Mbikqyrës të CEZ-Albania, as anëtar i këtij Këshilli dhe as ndihmës i Ministrit sepse nuk ekziston asnjë akt i tillë.
Prania e tij gjatë vizitës që kam zhvilluar unë në Pragë gjatë një vizite pune të dokumentuar nuk ka të bëjë me faktin se ai ishte pjesë e delegacionit tonë, i cili është i dokumentuar nga urdhër-shërbimet.
Por ai ishte si partner zyrtar i CEZ-it që ishte edhe mikpritësi ynë së bashku me Ministrin e Ekonomisë.
Po kështu Kastriot Ismaili nuk ishte as person në kërkim dhe as i lidhur me bandat siç janë sot shumica e atyre që fluturojnë me çarterin e Edi Ramës, shpenzimet e të cilit nuk deklarohen kurrë dhe për të cilat Dumani s’ka guxim të shqetësohet.
Dumani spekullon kur thotë se unë nuk kam thënë të vërtetën lidhur me udhëtimin në Pragë, i cili ka qenë shumë i saktë.
Pra mund të kemi qëlluar në një avion, por jo për qëllime të përbashkëta.
Dhe kjo është logjike sepse qëllim i përbashkët do të thotë për shembull të ikësh me dikë për pushime në të njëjtin vend.
Por në rastin konkret qëllimi im ishte nxitja e drejtuesve të CEZ për të mos zvarritur investimet që ishin jetike për shkak të dimrit ku kishim hyrë.
Lidhur me pretendimet se pas kësaj vizite u realizua ulja e çmimit nga ERE në favor të CEZ, më duhet të sqaroj se ERE ishte një institucion i pavarur nga Qeveria.
Jo vetëm kaq, por Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e kundërshtoi përmes KESH-it vendimin e saj në të gjitha gjykatat.
Për më tepër kjo përplasje e Qeverisë me ERE solli pasojë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e Kryetarit të ERE.
Por kjo nuk i leverdis Altin Dumanit të përmendet edhe pse ishte te dëshmia ime sepse ai ka marrë detyrën e kamikazit të Partisë për të ndërtuar një tablo sinoptike fake, me qëllim montimin e akuzave politike pa prova.
Për 4 vite Dumani bëri çdo përpjekje për t’i marrë deklarime të rreme Kastriot Ismailit në burg kundër meje, por nuk ia arriti qëllimit.
Këtë e dinë të gjithë në burgun e Fierit dhe SPAK.
Në pamundësi për të provuar një fakt penal nga kjo çështje, SPAK lëshoi plot delinkuentë për të bërë kallëzime të tjera pafund për çështjet e lobingjeve, të deklarimit të pasurive, të çështjeve shëndetësore, etj.
Përfundimisht më duhet të deklaroj shkurt se në gjithë pretendimet që ngre SPAK-u për hetimet 20-vjeçare ndaj meje, ka vetëm dy raste që më duhet të sqaroj.
Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro.
Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri.
Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime.
Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.
Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave.
Lidhur me lobingjet, siç e sqarova edhe në sallën e gjyqit, në dijeninë time çdo gjë është bërë sipas ligjeve shqiptare dhe amerikane dhe kurrë nuk kam autorizuar veprime të paligjshme.
Në sallën e gjyqit me shkresë konkrete demonstrova sesi kompania “McKeon Group” kishte regjistruar në FARA (Departamenti i Drejtësisë) një konkratë të nënshkruar nga një avokat greko-amerikan Fideszis, pa dijeninë dhe autorizimin tim dhe të LSI.
Në 20 Janar, Presidenti i “McKeon Group” i kërkoi zyrtarisht FARA (Departamenti i Drejtësisë) të korrigjonte atë marrëveshje pasi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta na tha se ky person s’ka qenë i autorizuar nga ai dhe LSI dhe se qëllimet e bashkëpunimit janë të tjera.
Po kështu më duhet të sqaroj se lidhur me dy kompanitë e lobimit të prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, në dijeninë time çdo vendim i LSI ka qenë i ligjshëm në respekt të ligjit shqiptar dhe amerikan.
Nëse SPAK-ut i rezultojnë diferenca midis deklarimeve në KQZ dhe përfitimeve nga kompanitë e lobimit për interes të LSI-së, SPAK-u dhe FBI i kanë patur të gjitha mundësitë të verifikojnë se cilët persona ose kompani kanë paguar në USA dhe t’i vendosin në ndjekje penale.
Është e padiskutueshme që unë Ilir Meta të kem autorizuar dikë të bëjë veprime të tilla ose të kem patur dijeni.
Por SPAK-ut nuk i intereson e vërteta e përgjegjësisë por përpjekja për të krijuar tymnajën që përderisa këto janë deklaruar si shërbime ndaj LSI dhe Ilir Metës, paguesi është Ilir Meta, kur kjo është e pavërtetë dhe SPAK-u dhe FBI e dinë se cilët janë paguesit që duhet të përgjigjen para ligjeve shqiptare dhe amerikane.
Po kështu më duhet të distancohem me neveri nga aludimet dhe insinuatat që bën SPAK-u nga tabulatet e telefonave të sekuestruara ish-bashkëshortes time se unë kam ndikuar në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku dhe kam qenë në dijeni të përfitimeve nga ish-bashkëshortja ime.
Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e SPAK-ut për të shtuar një insinuatë më shumë në fletërrufenë e gjatë.
Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë.
Po kështu konkluzioni se Kryetari i Kuvendit ka ndërhyrë për të bërë një ndryshim ligjor në favor të një biznesmeni është absurd.
Procedura e ligjbërjes është e përcaktuar se si nis dhe konkludohet dhe roli i Kryetarit të Kuvendit është si ai i çdo deputeti tjetër në votim, në bazë të bindjes së tij.
Si nuk u shqetësua SPAK-u për shumë ligje me porosi dhe emra të përveçëm që bëri Edi Rama dhe u denoncuan nga Presidenti i Republikës?
Akoma më absurd është konkluzioni se meqënëse Kryetari i Parlamentit ka biseduar me Kryetaren e AKEP-it për shqetësimet e ngritura nga e vetmja kompani shqiptare në fushën e telekomunikacionit, PLUS, qënkan ndërhyrje për favorizim kur ankesa e tyre ishte se po diskriminoheshin nga kompanitë e huaja.
Ndërkohë që te PLUS, kishim aksionerë shqiptarë dhe shqetësim i tyre nuk mund të injorohej.
Si përfundim për sot, e gjithë Fletërrufeja e SPAK-ut kundër meje është një justifikim për të realizuar aktin e rrëmbimit dhe izolimit të thellë politik, me qëllim që në koordinim me Edi Ramën, Erion Velinë, SHISH dhe bashkëpunëtorët e tyre të infiltruar në Partinë e Lirisë të rrëmbejnë drejtimin e kësaj force politike, për ta kthyer në një freskore të regjimit.
Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë ndaj i kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, z.Tedi Blushi, Kryesisë dhe gjithë strukturave tona anembanë vendit, t’i japin përgjigjen e merituar këtij skenari ogurzi për demokracinë, se Partia e Lirisë nuk mund të bëhet Partia e Tradhtisë.

“Dëmi në buxhet, 180 milionë euro”- Pas denoncimit, Bardhi publikon edhe dokumentin: Krim shtetëror! Balluku shmangu Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani private

Pas denoncimit të bërë disa ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar dokumentet, për të cilat thotë se tregojnë se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, me firmë dhe me vulë ka shmangur Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani private.

 

Bardhi shprehet se kjo shkelje flagrante e ligjit i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë eurosh.

“Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin”, shkruan ndër të tjera ai.

Kujtojmë se një javë më parë, Bardhi e denoncoi publikisht këtë rast dhe deklaroi se në emër të grupit të PD, kanë paditur zëvendëskryeministren në SPAK.ë

Deklarata e Bardhit:

Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.

Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit.

Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.

4

1

3

2

Panorama

Incineratori i Elbasanit- Lefter Koka ia ngec Ramës: Nuk jam unë peshku i madh!

Lefter Koka ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premteje në Apelin e Posaçëm për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit, ku ka dhënë edhe dëshmi në sallën e gjyqit, duke pretenduar pafajësi. 

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si “peshkun e madh”, por nuk jam unë “peshku i madh”. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletat e udhëtimit Mirel Mertiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion”.

“Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta. E keni gabim, dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më denoni sa më shumë mua”, tha Koka në seancë.

Gjatë seancës, avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë se sa lidhja e kontratës. sn

Këlliçi: Nuk lëvizim nga këtu derisa Veliaj të arrestohet, bashkia e Tiranës nuk është më institucion, por fabrikë inceneratorësh

Në fjalën e tij të mbajtuar gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh se në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione, ku nuk ka as vëmendje, meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja , për të mos u bërë lajm ndërsa ditën e hënë në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.

“Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish-kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i njëjtë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë”-u shpreh Këlliçi.

Fjala e plotë:

‘Të nderuar qytetarë, duke e nisur me një falenderim për ju që në javën e 30-të nuk keni reshtuar së protestuari, dua të ju jap një lajm në raport me të gjithë atë baltë, llum apo tentative për të mbyllur këtë protestë, njërëz që kanë sulmuar pafund duke thënë se pse kjo prostestë ka nisur në verë, ka vazhduar në vjeshtë dhe dimër dua t’ju them që përveç se ka çuar në burg drejtorët e 5D, ka denigruar Erion Veliaj për atë që ai është në të vërtetë, kemi treguar se kjo godinë që formalisht quhet bashki, në fakt është fabrika e inceneratorit e cila sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në Shqipëri.

12 drejtorë gjatë kohës që jemi në këtu janë shkarkuar nga kryehajduti Veliaj për vjedhje. Një dyzinë me hajdutë me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake të tregut fruta-perime dhe Elton Kacidhen e UKT, që paguan një mal me lekë tek mediat për t’i bërë sulme opozitës.

Po pse e ka bërë këtë, a mos ka vënë aty njerëz të ndëruar? Jo! Po ju jap vetëm dy shembuj, ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe me të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje.

Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë i bëj me dije se janë të kota.

Ne nuk lëvizim nga këtu pa shkuar Veliaj para drejtësisë. Një hajdut i kapur me duart në xhepa nga qytetarët e Tiranës, që sot mbrohet pa kushte nga kolegët e tij në SPAK, nga Dumani dhe nga dy kolegët e tij.

Berisha sot në 298 ditë vazhdon të qendrojë i izoluar pa fakte e pa akuzë, për një vepër që ka kryer Rama, për ndërrimin e destinacionit të truallit që e ka kryer Rama, mbahet i izoluar, sepse ata thonë se ai ka qenë kryeministër dhe si kryeministër kishte fuqi ta ndalte padrejtësinë e Ramës.

Në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione ku nuk ka as vëmendje meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja, për të mos u bërë lajm e për të mos dalë opozita askund për këtë çështje, ndërsa të hënën në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.

Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i barabartë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë? sn

Paloka: Shqipëria nuk mund të lihet nën diktaturën e një burracaku të kontrolluar nga krimi për hir të ‘stabilitetit’

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar me një shënim në facebook vizitën e protestës së deputetëve të opozitës në Strasburg.

“PD po përvijohet edhe një herë tek institucionet ndërkombëtare si shpresa e vetme për rikthimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Besimi në disa raste i tronditur, jo për faj të demokrateve por luftës paprecedent që i është bërë dhe po i bëhet opozitës, po rikthehet i plotë”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Mesazhi:

Përpara Parlamentit Evropian, për tu dëgjuar!

Shqipëria nuk mund të lihet nën diktaturën e një burracaku të kontrolluar nga krimi për hir të “stabilitetit” .

Disa personazhe të korruptuar me paratë e narkotrafikut që shpërndan Rama ndër ta, nuk përfaqësojnë institucionet ndërkombëtare, jo ato për të cilat liria e demokracia janë vlera themelore, e tek të cilët ne besojmë.

PD po përvijohet edhe një herë tek institucionet ndërkombëtare si shpresa e vetme për rikthimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Besimi ne disa raste i tronditur, jo për faj të demokrateve por luftës paprecedent që i është bërë dhe po i bëhet opozitës, po rikthehet i plotë. Zullumi këputet duke u trashur dhe arrestimet e burgosjet politike duke filluar nga lideri i opozitës Sali Berisha, e kanë këputur zullumin e Ramës edhe tek institucionet demokratike! sn

Ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës e lidhur me një grup kriminal, SPAK dërgon dosjen për gjykim! Rajmonda Dashi pastronte paratë e dy vëllezërve të dënuar në Belgjikë për drogë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-drejtoreshës së Hipotekës së Durrësit Rajmonda Dashi dhe tre personave të tjerë, Besjan Ramaj, Leonard Ramaj dhe Ardjan Malasi. 

 

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcjellë në datën 23.10.2024 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.18/2023, në ngarkim të të pandehurve: Besjan Ramaj, Leonard Ramaj, Ardjan Malasi duke i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 287/1 dhe 28/4; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1/2 dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal; si dhe të pandehurën Rajmonda Dashi duke e akuzuar atë për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal.

Sipas akteve të dërguar nga autoritetet e drejtësisë belge, përmes letërporosisë dhe nga hetimet e kryera në lidhje me të dhënat e përftuara nga këto akte rezulton se të pandehurit, Besjan Ramaj dhe Leonard Ramaj, vëllezër mes tyre janë dënuar nga autoritetet belge në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët, ndërsa i pandehuri Besjan Ramaj rezulton të jetë dënuar për vepra të njëjta penale në vitin 2012, nga autoritetet e drejtësisë norvegjeze.

Përgjatë hetimeve të kryera, rezulton se i pandehuri Besjan Ramaj, të paktën prej vitit 2010 në bashkëpunim të veçantë me të pandehurin Leonard Ramaj (vëllai i tij), Ardjan Malasi (i njohuri i tij) kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe transferim në vazhdimësi të pronësisë,  si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Kjo veprimtari kriminale rezulton të ketë vazhduar nga viti 2010 e në vijim deri në vitin 2023.

Ndërsa e pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë.

Veprimet e tyre kanë konsistuar kryesisht a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme; b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dh) përdorimit të shoqërive tregtare, përmes lëshimit të faturave fiktive për të transferuar lehtësisht paratë.

Përgjatë kësaj veprimtarie kriminale rezulton të jetë përdorur kryesisht paraja në dorë, e cila është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k me ortak dhe administrator, të pandehurin  Ardjan Malasi, për t’u investuar më pas në pasuri të paluajtshme, e shoqëruar me kryerje të veprimeve dhe transferimeve të shumta bankare të vlerave monetare nga llogaritë e shoqërisë tregtare në atë personale dhe anasjelltas, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve fiktive juridike, si huadhënie, shitblerje të pasurive të paluajtshme, apo transferim të këtyre pasurive, Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntëmilion lekë.

 Të gjitha këto fakte në tërësinë e tyre tregojnë se të pandehurit kanë paramenduar mënyrën e të vepruarit, kanë patur vazhdimësi në veprimtarinë e tyre, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve të shumta juridike dhe transaksioneve financiare, duke vepruar kështu në kuadër të një bashkëpunimi të vecantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përfitimin material.

 Dijenia e tyre mbi origjinën e paligjshme të pasurive dhe të të ardhurave rezulton e provuar për të pandehurit Besjan dhe Leonard Ramaj si të përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, ku janë gjeneruar të ardhurat e kundërligjshme dhe për të pandehurin Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi nga rrethanat faktike, si përfshirje të tyre në kryerje të veprimeve juridike haptazi fiktive, si dhe në veprime të tjera të kryera gjatë investimit në pasuri të paluajtshme të të ardhurave që dihet që kanë origjinë të paligjshme apo veprime të tjera juridike të kryera në lidhje me to.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar më herët dhe është kërkuar konfiskimi në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për:

1.                  12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;

2.                  1 (një) dyqan prej 300m 2 në qytetin e Fierit;

3.                  1 (një) pasuri e paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;

4.                  4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;

5.                  3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;

6.                  1 (një) shoqëri tregëtare;

7.                  2 (dy) automjete;

Në lidhje me këtë hetim është bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë së shtetit të Belgjikës dhe të Norvegjisë. Panorama

Vizita zyrtare e Grupit Parlamentar të PD në Parlamentin Europian, deputeti: U takuam me Kryetarin e Komitetit BE-Shqipëri, ja çështjet që patëm në fokus

Ka vijuar vizita zyrtare e Grupit Parlamentar të PD, në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, kanë zhvilluar një takim me eurodeputetin Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se deputetët e opozitës informuan Kryetarin Tarquinio e paraprakisht edhe për qëndrimin e tyre për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Më poshtë reagimi i plotë:

Vizita në Parlamentin Europian ishte një mundësi edhe për t’u njohur dhe për t’i uruar suksese në detyrën e re eurodeputetit Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.

Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, është e vetmja mënyrë për të ndihmuar për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar, që synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të liderit të saj, apo kërcënimin e çdo kundërshtari politik që i shërben interesit publik dhe denoncon korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kryetarin Tarquinio e informuam paraprakisht edhe për qëndrimin tonë për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Shqipëria europiane është projekti i çdo shqiptari të ndershëm dhe kjo kërkon angazhimin e cilitdo për t’i dhënë fund keqqeverisjes 12-vjeçare së Edi Ramës, si dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme që garantojnë zgjedhjet e lira e të ndershme, luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shkëputjen e lidhjeve mes Qeverisë dhe krimit të organizuar. gsh

Ishte 16 ditë në koma pas sulmit të porositur nga Dritan Nano, avokati Sokol Mëngjesi i rikthehet punës, përfaqëson në GJKKO Berishën dhe Malltezin

Avokati Sokol Mëngjesi është rikthyer në punë pas periudhës së vështirë të kaluar nga ngjarja e ndodhur më 29 maj, ku u dhunua në zonën e ish-Bllokut.

Mëngjesi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku po zhvillohet seanca paraprake në lidhje me dosjen “Partizani”, subjekt i të cilës janë edhe klientët e tij, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë se avokati ishte për 16 ditë në gjendje kome si shkak i dhunës.

Ndërkohë më 25 shtator, përmes një deklarate noteriale ai vuri në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos. bw

SPAK përfundon hetimet për Plarent Ndrecën, ja pse akuzohet deputeti i Ramës

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili disa kohë më parë është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Këtë të mërkurë, përfaqësuesit ligjor janë paraqitur në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimeve, ndërsa kanë disa ditë kohë të përgatisin memot e tyre, para se dosja të zbresë në GJKKO me kërkesën e nisjes së gjykimit.

Akuza Ndrecës i është komunikuar për “Shkelje të barazisë në tender”, ndërsa bashkë me të, u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë. Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit. sn

Demokratët vijojnë takimet me eurodeputetët në Strasburg: Ramë dakord mbi emergjencën që Shqipëria të përqendrohet në reforma kritike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR).

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar.

Reagimi i plotë:

Gjatë vizitës në Parlamentin Europian patëm mundësinë për një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” (ECR). Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për t’i informuar mbi të gjitha shqetësimet tona për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.

Shqipëria, si vend kandidat për në BE, e ka jetike të respektojë parimet themelore në qeverisje. Cënimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes keqpërdorimit të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, përdorimi i parave të korrupsionit, bashkëpunimi me krimin e organizuar deri në pikën e caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë, tentativa për asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të lidershipit, mosrespekimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga rruga europiane.

Me miqtë europianë bashkëndamë qëndrimin se është emergjente që Shqipëria të përqëndrohet në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. bw

Dosja “Partizani” sot në GJKKO- Gjyqtarja paraprake vendos “fatet” e Berishës, Malltezit dhe tre të pandehurve të tjerë

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër maltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina, do të përballen sot me drejtësinë në seancën paraprake në GJKKO.

Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes.
Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.

Sa i përket financieres Andia Pustina, edhe ajo përballet me akuzën “Pastrim parash”.

Akuzat:

Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;

Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal.bw

VOA: Gjykata e Posaçme lë me arrest në burg ish-presidentin Ilir Meta

Ilirian Agolli

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sot në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë. Po ashtu gjykata la në fuqi masat e mëparshme të sigurisë ndaj deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy persona të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Zoti Meta i është drejtuar me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, i pranishëm në seancë. Me rinisjen e seancës pas disa orësh, zoti Meta dhe zonja Kryemadhi kanë dhënë vet shpjegime para gjykatës, por ato nuk mjaftuan për ta bindur gjykatën, që të ndryshonte masat e arrestit.

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, iu drejtua sot me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë seancës mbi masën e arrestit ndaj tij dhe tre personave nën hetim mbi dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Burime nga gjykata bëjnë të ditur jozyrtarisht se në seancën që nisi në mëngjes ishte i pranishëm, krahas prokurorëve të çështjes, edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili ruajti qetësinë teksa zoti Meta hodhi ndaj tij fjalë fyese.

Zoti Meta është në arrest me burg prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie.

Avokatët mbrojtës të tyre kërkuan kohë nga GJKKO, që të njihen me aktet hetimore, ndaj seanca u ndërpre për tre orë, për të rifilluar në mesditë.

Ish presidenti Meta mësohet se ka zgjedhur që të japë vet para gjykatës, dhe jo përmes avokatit, shpjegimet mbi materialet hetimore dhe episodet e dyshura si korruptive të paraqitura në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit. Bëhet e ditur se me këto shpjegime zoti Meta ka vazhduar për rreth dy orë.

Ai ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka shkelur ligjet, madje ka shtuar se për një pjesë të episodeve që renditen në vendim, ai nuk ka qenë në dijeni të ngjarjeve.

Pas tij, edhe deputetja Kryemadhi ka nisur të japë shpjegimet vet para gjykatës, pa ndërmjetësinë përfaqësuese të avokatit.

Edhe ajo ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë mes të tjerash se ka ndihmuar biznesmenë të ndryshëm, por nuk ka përfituar prej tyre. Edhe dy personat e tjerë Çoku e Xhixho nuk kanë pranuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë kryer vepra penale.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi e kanë cilësuar çështjen ndaj tyre si të motivuar politikisht dhe si një sulm kundër opozitës nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe politikanë të tjerë opozitarë.Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan sërish mbështetjen e tyre mbi përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Ky qëndrim i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila e ndodhet sot në Tiranë, e pyetur nga gazetarët mbi arrestimin e ish-presidentit Meta, tha se nuk mund të komentojë atë.

“BE bashkëpunon me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale”, tha zonja Von der Leyen.

Edhe kryeministri Rama nuk e komentoi çështjen Meta.

“Qysh se ka filluar reforma në drejtësi, as unë dhe as forca politike, që unë udhëheq, nuk ka bërë komente për çështje, që i takon drejtësisë… Rasti konkret është tipikisht një rast, që i takon drejtësisë”, tha zoti Rama.

Ish-presidenti Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

VOA: Gjykata e Posaçme shqyrton masën e arrestit për ish-presidentin Ilir Meta

Ilirian Agolli

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po shqyrton sot masat e sigurisë për ish presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ndaj deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy persona të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Siç njofton nga Tirana korrespondnti ynë, Ilirian Agolli, zoti Meta i është drejtuar me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, i pranishëm në seancë. Me rinisjen e seancës pas disa orësh, zoti Meta dhe zonja Kryemadhi kanë dhënë vet shpjegime para gjykatës, duke shmangur ndërmjetësimin e avokatëve të tyre.

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, iu drejtua sot me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë seancës mbi masën e arrestit ndaj tij dhe tre personave nën hetim mbi dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Burime nga gjykata bëjnë të ditur jozyrtarisht se në seancën që nisi në mëngjes ishte i pranishëm, krahas prokurorëve të çështjes, edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili ruajti qetësinë teksa zoti Meta hodhi ndaj fjalë fyese.

Zoti Meta është në arrest me burg prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie.

Avokatët mbrojtës të tyre kërkuan kohë nga GJKKO, që të njihen me aktet hetimore, ndaj seanca u ndërpre për tre orë, për të rifilluar në mesditë.

Ish presidenti Meta mësohet se ka zgjedhur që të japë vet para gjykatës, dhe jo përmes avokatit, shpjegimet mbi materialet hetimore dhe episodet e dyshura si korruptive të paraqitura në vendimin e GJKKO-së mbi masat e arrestit. Bëhet e ditur se me këto shpjegime zoti Meta ka vazhduar për rreth dy orë.

Pas tij, edhe deputetja Kryemadhi ka nisur të japë shpjegimet vet para gjykatës, pa ndërmjetësinë përfaqësuese të avokatit.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi e kanë cilësuar çështjen ndaj tyre si të motivuar politikisht dhe si një sulm kundër opozitës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe politikanë të tjerë opozitarë.Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan sërish mbështetjen e tyre mbi përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ky qëndrim i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila e ndodhet sot në Tiranë, e pyetur nga gazetarët mbi arrestimin e ish-presidentit Meta, tha se nuk mund të komentojë atë.

“BE bashkëpunon me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale”, tha zonja Von der Leyen.

Edhe kryeministri Rama nuk e komentoi çështjen Meta.

“Qysh se ka filluar reforma në drejtësi, as unë dhe as forca politike, që unë udhëheq, nuk ka bërë komente për çështje, që i takon drejtësisë… Rasti konkret është tipikisht një rast, që i takon drejtësisë”, tha zoti Rama.

Ish-presidenti Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Seanca për Ilir Metën dhe përplasjet me Kryemadhin, Altin Dumani largohet nga salla e gjyqit!

Seanca gjyqësore për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi është në vijimësi e sipër, ndërkohë kreu i SPAK, Altin Dumani është larguar nga salla.

Burime bëjnë me dije kreu i SPAK doli nga salla, për shkak të një takimi. Mësohet se Dumani është takuar me përfaqësues të ambasadës britanike.

 

Në sallë kanë mbetur prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. gsh

Ben Andoni: “Shumë shpejt SPAK do të ‘trokasë’ pranë Ramës”

Analisti Ben Andoni i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme do të godasë shumë afër kryeministrit Edi Rama.

“Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur”, tha analisti.

Në vijim ai tha se ky është momenti që opozita të ringrihet.

 

Ben Andoni: Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur.

Shumë shpejt besoj nga premisa logjike, jo nga informacione. Mazhoranca është vetë e frikësuar, edhe vetë Rama. Çuditem pse kanë pritur kaq kohë, shumë shpejt do të trokasin edhe tek Rama. Sa kohë mazhoranca ia bën punën të vështirë SPAK-ut, kupton që tek kryeministri diçka po frikësohet. Momenti që opozita duhet të ngrihet.

Tek Meta më çuditi që ndryshe nga ne nga përvoja e gjatë, duhej të përgatitej për këtë moment.

Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim, që do të tregojë dinjitetin e tij dhe politikën që ka përfaqësuar.bw

Biznesmeni Adrian Shatku paralajmëron padi ndaj SPAK për shpifje

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku mohon akuzat e SPAK në adresë të tij, lidhur me dosjen hetimore ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos e Ema Çokut. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Shatku deklaron se SPAK nuk e ka kontaktuar kurrë për çështjen në hetim.

Ai thekson se deputetja e PL, Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë kushërira të tij me të cilat mban marrëdhënie të forta, por siç shprehet pa përfshirë çështjet e biznesit.

Biznesmeni thotë se as nuk ka kërkuar favore apo mbështetje në çështjet e biznesit duke shtuar se ndërveprimet me Ilir Metën kanë qenë të kufizuara.

Shatku paralajmëron se për akuzat e ngritura nga SPAK do të ndjekë rrugët ligjore dhe do t’i drejtohet gjykatave amerikane për shpifje.

Reagim për publikim të menjëhershëm në të gjitha mediat shqiptare:

UNIFI mohon kategorikisht akuzat e rreme dhe shpifëse që qarkullojnë për aktivitetet tona të mëparshme në Shqipëri.

Këto pretendime janë të pabaza, duke nënkuptuar korrupsion serioz, ryshfet dhe shfrytëzim të marrëdhënieve personale përfitim i paligjshëm.

Insinuata se UNIFI ose përfaqësuesit e tij po shkelin rregulloret ose nuk e meritojnë partneritetet e biznesit janë tërësisht të rreme dhe përbëjnë shpifje të rëndë, duke dëmtuar integritetin e UNIFI-t, personalitetin tim dhe reputacionin profesional. Për të qenë sa më të qartë, po ju sqarojmë se:

1. Biznesi i Ndërlidhjes së UNIFI-t në Shqipëri:

UNIFI operon si një transportues ndërkombëtar i licencuar nga USA FÇ 214, duke u lidhur me mbi 800 operatorë globalë, duke përfshirë ofruesit kryesorë të telekomit si Vodafone OPCO globalisht (26 prej tyre), ish-AMC Albania, OTE Globe (ish-shoqëria e saj mëmë), ish-AlbTelecom dhe operatorë të tjerë në Shqipëri. Të gjitha operacionet tona janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të ITU.

UNIFI mohon kategorikisht çdo pretendim për ndikim politik në aktivitetet tona.

2. Projekti i UNIFI-t BIN dhe BIX Shqiptar i Fibrave Optike:

UNIFI ka kohë që është angazhuar për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër e infrastrukturës dixhitale për Ballkanin. Aktualisht ne zotërojmë kabllon nëndetëse IG-1 që lidh Italinë dhe Greqinë, e që shtrihet në Jug të Shqipërisë.

Ne njohëm potencialin e Shqipërisë në qendrën e Ballkanit dixhital në kërkesën e ardhshme të Ai revolucion në fillim, duke investuar 3.2 milionë dollarë në studimet e projektit, duke përfshirë vlerësimet e ndikimit mjedisor, detar sondazhet, negociatat e shitësve dhe planifikimi financiar për të mbështetur investimet në një infrastrukturë të tillë kritike.

UNIFI ka kundërshtuar gjithmonë monopolet dhe mbetet e përkushtuar ndaj demokratizimit të lidhjes dhe aksesit në internet. Për shkak të gjobave të padrejta dhe të paprecedentë, si rezultat i veprimeve zhvatëse të ish-të emëruarit të Partisë Socialiste, Ilir Zela, ne u detyruam të dilnim nga ky projekt kritik i infrastrukturës së tranzitit dixhital për Shqipërinë dhe që atëherë ajo që kemi ndjekur janë veprimet ligjore.

Mjerisht, Shqipëria vazhdon të humbasë mundësitë për lidhje të demokratizuar dhe mundësitë e një revolucioni si AI.

3. Marrëdhëniet e UNIFI me JPM dhe GSIS:

Marrëdhënia jonë e gjatë me JPM bazohet në mbështetjen e tyre në ofrimi i hulumtimit, analitikës dhe raportimit të të dhënave të tregut global, duke përfshirë madhësinë dhe kërkesën e tregut në Ballkan si dhe kapacitetet.

GSIS ka shërbyer si konsulent i besuar i UNIFI-t për sigurinë kibernetike dhe kërcënimet kibernetike. Marrëdhëniet tona me subjektet GSIS mbeten aktive në rajone të ndryshme botërore ku operon UNIFI.

4. Marrëdhëniet personale me familjen Meta:

Ndërsa Monika dhe Ema Çoku janë të kushërinj të largët, dhe si çdo familje ne mbajmë marrëdhënie të aferta, këto marrëdhënie personale nuk kanë ndikuar kurrë në asnjë biznes timin dhe as në vendime.

As nuk kam kërkuar favore apo mbështetje në çështjet e biznesit. Ndërveprimet e mia me Ilir Metën kanë qenë të kufizuara. Edhe pse e respektoj përvojën dhe përkushtimin e tij për Shqipërinë, diskutimet tona nuk kanë përfshirë asnjëherë biznesin, pasi fokusi im primar është tek infrastruktura dhe teknologjia dixhitale, jo tek politika.

5. Lidhur me SPAK-un:

Asnjëherë nuk jemi kontaktuar nga SPAK-u për ndonjë çështje. Si një kompani amerikane dhe një qytetar amerikan, detyrimet e mia janë ndaj vendit tim dhe jam plotësisht i përkushtuar ndaj drejtësisë, barazisë dhe mbrojtjes së standardeve më të larta ligjore kudo që ne operojmë. Që nga dita e parë, të gjitha aktivitetet tona në Shqipëri janë zhvilluar, komunikuar në mënyrë transparente dhe të rregullt në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

UNIFI mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për transparencë, konkurrencë të ndershme, respektim të ligjit dhe avancimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me kompanitë amerikane si dhe ngritjen e infrastrukturës dixhitale të Shqipërisë në linjë me iniciativën e teknologjisë së pastër të SHBA-së dhe politikat dhe normat e Standardeve të Atlantikut të Veriut.

UNIFI rezervon të drejtën për ndjekjen ligjore të akuzës për shpifje në gjykatat e SHBA-së. bw

Pensionistët ngrihen në protestë: Rama nuk e njeh realitetin, mos i besoni këtij mashtruesi

“Nëse fëmijët tanë nuk do të na ndihmonin, këtu do të ishte derdhur gjaku në gju, aq keq është situata me pensionet”.

Kështu u shpreh pensionisti Vladimir Dushniku, para protestës së pensionistëve para kryeministrisë të parashikuar për në orën 10:00. Sipas tij remitancat janë turp i qeverisë, ndërsa akuzon kryeministrin që nuk e njeh situatën e pensionistëve.

Image

“Të ballafaqohet me mua (Rama) dhe jo të largohet kur nuk i pëlqen. Mbi 50% e pensionistëve nuk kanë vite pune se u shkatërruan fabrika e uzina dhe ngelën pa punë.

Nuk është faji i këtyre pensionistëve që nuk kanë dokumente. Duhet t’i njohë se njerëzit kanë vite që punojnë. Siç tha për kooperativistët, ashtu duhet edhe për ndërmarrjet që u zhdukën. Ç’faj kam unë që punoj në këto ndërmarrje që nuk derdhin kontribute? Ku janë tatimet? Pres pjesëmarrje në protestë.

Image

Reagimi dhe nervozizmi i pensionistëve ka vajtur ku nuk mban më. Por ai nuk e njeh realitetin. Ka mbyllur zyrat, nuk ankohet dot njeri. Kur unë kam një ankesë ku ta adresoj? Gjithë këto probleme që kanë pensionistët ç’është kjo online? Edhe në SHBA ka online, po kanë zyra”, tha pensionisti.

Dushniku theksoi ky vend është bërë i pajetueshëm dhe të gjithë, sipas tij, po të mundeshin, do të largoheshin nga Shqipëria.

Image

“Janë tharë rrënjët. Vjen nipi me mbesën, gjyshi nuk u jep dot një akullore. Këtu është bërë ku thërret qameti. Nuk ka as arsim, shëndetësi, as mjedis, të biesh në tokë s’ke një stol, jo këtu në qendër se këtu i ka zbukuruar ai, se vijnë turistët të vijë në Yzberisht e Astir, apo Bregu i lumit. Të ishte për mua të gjithë do të iknin. Këtu nuk është vend i jetueshëm”.

Image

Ai i bëri thirrje përfaqësive diplomatike të mos i besojnë më Ramës. sn

Meta përplaset ashpër me prokurorët e SPAK- GJKKO shtyn në orën 13.30 seancën për masën e sigurisë

Shtyhet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të PL, Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme.

BalkanWeb mëson se shtyrja është bërë pas përplasjes së ashpër të Metës me prokurorët e SPAK.

I pranishëm në seancën ndaj kreut të PL është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Meta i është drejtuar me akuza prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Mësohet se seanca do të vijojë në orën 13:30, pasi avokatët dhe të dyshuarit duan kohë të njihen me aktet.

Meta-prokurorëve: Këtu në vendin tim do vini dhe ju, më keni arrestuar me urdhër të Ramës

Zbardhen detaje nga debati i ashpër në sallën e gjyqit mes kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Burime nga gjykata e posaccme kanë zbardhe pjesë nga ky debat dhe akuzat e bëra nga kreu i PL-së.

‘Këtu do të vini edhe ju si unë. Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit’, bëhet e ditur se ka thënë gjatë debatit në sallën e gjyqit, kreu i PL-së, Ilir Meta.

Ndërkaq, pasi doli nga salla e seancës së masave të sigurisë, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u shpreh se Meta thjesht i përkëdheli prokurorët e SPAK.

‘Ku kanë b*thë me fol ata… Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi’, tha Kryemadhi për mediat para SPAK. sn


Send this to a friend