VOAL

VOAL

Moikom Zeqo: Replikë për replikën e ministres së Kulturës mbi Gjirokastrën

Në gazetën Dita, faqe 11, e Enjte 9 Shkurt 2017, është botuar Reagimi i Ministrisë së Kulturës për Gjirokastrën, në formën e një replike të Ministres Mirela Kumbaro për Moikomin.

Kjo lidhej me artikullin tim “Skandali me UNESCO-n për Gjirokastrën”, botuar në Dita 8 Shkurt 2017, ku vija në dukje heqjen nga Lista e UNESCO-s për monumentet e Gjirokastrës të 236 monumenteve të kategorisë së dytë.

E vërteta është që reagimin e Ministrisë online e kam lexuar 5 ditë më parë se sa të shkruaja shkrimin tim shqetësues për monumentet e Gjirokastrës.

Tërë arsyetimi nga ana e Ministrisë së Kulturës flet për mospërputhshmërinë e numrit të monumenteve të këtij qyteti në listat e UNESCO-s dhe numrin real të zyrtarizuar tani vonë të monumenteve të Gjirokastrës prej Ministrisë së Kulturës.

Së pari, dua të vë në dukje se lista e cila është zyrtarizuar nga UNESCO në vitin 2005 është dërguar nga shteti shqiptar.

Është marrëzi të mendosh që specialistët e UNESCO-s paskan shpikur një listë me monumente apokrife, apo të trilluara.

Pra, është përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës, e Institutit të Monumenteve që në dosjen e UNESCO-s për Gjirokastrën kanë listuar numrin e monumenteve të kategorisë së parë dhe të kategorisë së dytë.

Hartuesi i dosjes së UNESCO-s për Gjirokastrën, dijetari i shquar dhe akademiku Emin Riza që gjithë jetën i ka kushtuar monumenteve të Gjirokastrës me të drejtë në një intervistë të tij të datës 7 Shkurt 2017 faqe 18, në gazetën “Sot” shprehet , se interpretimi diletantesk i ligjit nuk i shpëton nga përgjegjësia Ministrinë e Kulturës që i takon t’i gjejë këto 236 monumente kulturore përtej çdo alibie juridike.

Kështu që replika ministrore ndaj meje është më tepër një shfaqje naive justifikimi.

Në mjedisin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u mblodh Forumi i Intelektualëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës, nën drejtimin e kryetarit të këtij Forumi, z. Agim Mero dhe prej meje si nënkryetar i Forumit.

Në këtë tubim ishin shumë dijetarë, nga Gjirokastra dhe nga Shqipëria që diskutuan për situatën e rrezikuar të monumenteve në Gjirokastër.

Me këtë rast u debatua dhe u aprovua një relacion mbi një projekt të një rruge “Bypass “në zemrën e Qendrës Historike të qytetit të Gjirokastrës për t’ia dërguar edhe Kryeministrit Rama, Ministres Kumbaro por dhe institucioneve më të larta të shtetit, të Presidencës, Kuvendit, por dhe ambasadave të huaja (meqenëse Gjirokastra është pranuar nga UNESCO si pasuri botërore e qytetërimit).

Ky relacion do i dërgohet dhe Bashkisë së Gjirokastrës, të cilët kanë mbetur të befasuar dhe nuk ishin në dijeni jo vetëm për skualifikimin e 236 monumenteve të kulturës, por as edhe për projektin e një rruge Bypass tek Qendra Historike e qytetit. Në relacionin konstatuar shkeljet procedurale dhe administrative, shkeljet ligjore, problemet e rënda tekniko-profesionale, shpërputhjet me prioritetet e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur në Gjirokastër, si dhe për ndikimin negativ në Vlerat e Jashtëzakonshme Universale – “Outstanding Universal Values” (OUV).

Tërë qëllimi i mbrapshtë dhe alibik për heqjen e 236 monumenteve lidhet me idenë e rrugës “Bypass “që ka një aprovim paraprak nga qeveria sipas një projekti prej 4 milion Eurosh. Janë mbi 12 studime nga ekspertë kryesorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për problematikën gjeologjike të kodrës mbi të cilën shtrihet Kalaja e Gjirokastrës, duke dëshmuar se zona në të cilën planifikohet ndërtimi i “Bypass-it” paraqet rrezikshmëri tejet të lartë gjeologjike, për shkak të shtresave të paqëndrueshme si dhe çarjeve të thella tektonike.

Projekti për këtë “Bypass” ndërhyn dhe ndryshon strukturën e peizazhit historik të Gjirokastrës duke e tjetërsuar atë.

Ky projekt parashikon prishjen e disa shtëpive tradicionale të cilat njihen si monumente kulture siç është banesa “Koço Spiri” dhe “Llaqi Papazisi”.

Ministria e Kulturës pavarësisht vendimit që ligjëson statusin monument kulture të këtyre dy banesave në mënyrë aspak institucionale dhe shkencore bën heqjen e tyre.

Për fat të mirë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër nuk ka shumë kohë që mori vendim për shfuqizimin e urdhrit administrativ të Ministrisë së Kulturës për të hequr nga lista e monumenteve të mbrojtura të dy monumentet e kulturës (shtëpitë tradicionale) që planifikohen të shkatërrohen nga projekti i “Bypass-it. “

Pra arsyeja e vërtetë që nuk duhet fshehur është se një studio e huaj paska bërë një projekt të “Bypass-it” për Gjirokastrën që në fakt denatyron karakterin historik të Qendrës dhe për hir të këtij projekti për mendimin tim arbitrar dhe që nuk duhet lejuar të realizohet, strukturohet dhe alibia e monumentit për këtë zonë.

Do të ishte mirë që paratë për projektin e “Bypass-it “të shpenzoheshin për të bërë mbrojtjen për të mos u rrëzuar muret e kështjellës si dhe për të referuar nj numër të madh monumentesh që për fatin e keq këto 5 vitet e fundit dhe nuk çan kokën askush për to.

Një argument që dhanë studiuesit në tubimin e Forumit në Akademinë e Shkencave ishte dhe ideja se bërja e këtij “Bypass-i” do të ndërhynte dhe në strukturën e brishtë dhe problematike gjeologjike duke e dëmtuar seriozisht qëndrueshmërinë e çdo objekti, madje të vetë Qendrës.

Gjirokastra ka gjithashtu një situatë sizmike problematike dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të bëhen shpenzime për forcimin paraprak që tani, duke menduar edhe një skenar apokaliptik që, nëse nuk kemi një ndërhyrje emergjente të sotme për të mbrojtur Gjirokastrën, ndoshta mbas 100 vjetësh do të kemi një Gjirokastër në një pjesë të madhe të rrëzuar dhe të rrënuar.

E bëj këtë sqarim për lexuesit e Ditës dhe për opinionin publik për të sensibilizuar ndjesitë dhe vetëdijen tonë se mbrojtja e Gjirokastrës është sa një detyrë qytetare aq dhe një subjekt i patjetërsueshëm i shkencës, i kulturës, i qytetërimit kombëtar dhe ndërkombëtar, që ka bërë realitet shpalljen e Gjirokastrës si pasuri botërore nga UNESCO.

KLD, hetim gjyqtarëve që shfajësuan “Hakmarrjen”

Në Shqipëri, me kërkesë të Presidentit Bujar Nishani, i cili kryeson dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD), Inspektoriati i këtij institucioni nisi sot një hetim ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, të cilët një ditë më parë shpallën të pafajshëm të 10 anëtarët e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”. Procesi gjyqësor ndaj kësaj organizate ka nisur që në mesin e viteve ’90, kur ajo u akuzua si përgjegjëse për disa akte të rënda të ndodhur në vitet 1994-1996, që nga vrasja e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi, te disa vjedhje të armatosura, apo edhe pengmarrja e një fëmije në Vlorë.

Dhënia e pafajësisë u shoqërua me polemika të shumta veçanërisht nga ana e opozitës, sipas së cilës vendimi i Gjykatës është bërë “nën urdhërat direkt të kryeministrit Edi Rama që ka arritur t’i sigurojë lirinë organizatës më kriminale në vend, Hakmarrjes për Drejtësi”.

Sipas njoftimit të KLD-së, “Inspektorati do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale”. Hetimi do te duhet të vlerësojë “nëse gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen penale në fjalë, haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes; apo në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor”. SIpas njoftimit “për efekt hetimi, Inspektorët e KLD-së, do të evidentojnë çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e ankesës publike, si dhe të dhënat që tregojnë shkelje me pasojë përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarit. Për këtë qëllim do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit”.

Akuzon arkeologu: Durrësin e shkatërroi politika dhe mafia e ndërtimit

Profesor doktor Fatos Tartari ka qenë në krye të protestave qytetare kundër punimeve në sheshin Veliera, përballë Torres Veneciane në Durrës.

Për arkeologun, situata e krijuar ngjan me atë të vitit 1997, pasi politika ka bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe mafian e ndërtimit.

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Tartari thotë se është e qartë që punimet po kryhen mbi rrënojat e vërteta të Dyrrahut.

Çfarë i ka mbetur Durrësit tani?

Vetëm këndi arkeologjik tek Torra Veneciane. Të gjitha ligjet që formuan statusin e veçantë të Durrësit u shkelën për t’i lënë vend këtij ndërtimi kaotik e rrënues, që po përjeton qyteti nga dita në ditë e nga viti në vit. Politika nuk mund ta bënte këtë pa bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe mafien e fushës së ndërtimit. Duke u nisur nga fitimet marramendëse, Durrësin e kthyen në një qytet fshatarësh, ose me urbanizim fshataresk. Durrësi në vend që të ishte qytet model i turizmit arkeologjik, është kthyer në një qendër fshatareske, që nuk i shërben më askujt.

Këto ditë keni qenë në ballë të protestave që po zhvillohen për sheshin “Veliera”. Deklaruat se u prish këndi i fundit arkeologjik i Durrësit.

Është porta e detit e “Jallisë”, kjo dëshmohet edhe nga fotografitë që disponojmë. Gjurmët e vërteta e rrënojat e vërteta, bashkia po i prish me duart e veta.

Cili është apeli juaj profesor?

Marr shkas nga protesta e fundit që bëri një grup qytetarësh dhe i përshëndes. U bëj thirrje qytetarëve të nderuar durrsakë, që e duan me gjithë mend qytetin e tyre, të marrin në dorë fatet e tij dhe ta mbrojnë atë që mund të mbrohet. Ka ardhur një moment që nuk mban më. Po humbim qytetin tonë të mrekullueshëm. Po e humbim me të gjitha vlerat e tij. Po e humbëm, nuk ka Zot që ta rikuperojë më, në atë famë e stimë që ka pasur gjatë kohërave.

Dritëro Agolli: Jam ankuar në KQ për keqtrajtimin e Vehbi Skënderit dhe Mehmet Myftiut

Elona Agolli, vajza e Dritëro Agollit, reagon në lidhje me debatin publik mbi veprën dhe rolin e shkrimtarit të njohur gjatë viteve të komunizmit.

Elona Agolli publikon një pjesë nga vepra e Dritëroit “Teshtimat e lirisë”, ku ai shkruan për keqtrajtimin e poetëve e shkrimtarëve në vitet e diktaturës.

Fragment nga libri i Dritëro Agollit “Teshtimat e lirisë”, fq 861, 862: “Në hetuesi poetin Visar Zhiti e kanë pyetur: ç’lidhje dhe ç’ke të bësh me Dritëro Agollin dhe ç’ke biseduar me të?”, pasi unë ndërhyra në prokurori për të dhe nuk e ndihmova dot. Në komitetin e partisë së Lushnjës kam ndërhyrë për Faslli Halitin e Bujar Xhaferrin.

Në komitetin e partisë të Tiranës, Ersekës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës, Librazhdit, Kukësit dhe në KQ të Partisë dhe në atë të Rinisë, unë kam protestuar për sjelljen e keqe ndaj Bujar Lakos, Sadik Bejkos, Bujar Kapexhiut, Dhori Qiriazit, Valter Files ,Skënder Rusit, Preç Zogajt, Rudolf Markut, Dodë Kaçajt, Koçi Petritit, Lazër Stanit, Jorgo Bllacit e të tjerëve, pa numëruar ata letrarë të shumtë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë të ndihmuar për të ndjekur studimet e larta, me mesatare dhe pa mesatare, me biografi të mirë apo me cene në biografi.

Në një darkë të gjerë në Fier, me zë të lartë i kam thënë Pali Miskës, atëherë sekretar i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe anëtar i Byrosë Politike: “Ju e përdorni shkrimtarin e talentuar Pëllumb Kulla si argat dhe ne do të bëjmë çmos për t’ua marrë nga Fieri!”. Atje ishte prezent e gjithë trupa e teatrit të qytetit. Për ndalimin e veprave të Xh. Spahiut, K. Kostës, M. Ahmetit kam shkuar ne KQ të Partisë për t’u ankuar. Po kështu dhe për keqtrajtimin e Mehmet Myftiut dhe Vehbi Skënderit.

E kam mbrojtur dhe e kam nxitur për ta botuar romanin “Koncert në fund të dimrit” të Ismail Kadaresë, që ishte bllokuar për disa vjet, para Foto Çamit, sekretar i KQ, duke i kundërshtuar ata që ishin kundër botimit në prezencë të autorit. Ndërgjegjen e kam të pastër…”.

Ja gjyqtarët që i dhanë pafajësi bandës “Hakmarrja për drejtësi”

“BalkanWeb” ka zbuluar sot trupën e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda që vulosën pafajësinë e vëllezërve Laert e Orik Shyti, Altin Arapit, Dritan Hates, Gent Cakës, Nikolin dhe Pasho Novruzajt.

Mësohet se Relator i çështjes ka qenë gjyqtari Alaudin Malaj, ndërsa anëtarët e tjerë kanë qenë Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo.

Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur dy dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por Prokuroria e aso kohe pretendoi se ishte krijuar në 1992 në qytetin e Durrësit. Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë, sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria, ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti.

Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.

Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.

Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër.

Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasje, vjedhje bankash deri edhe rrëmbime.

Krimet më të rënda për të cilat akuzohen pjesëtarët e kësaj bande janë vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” si edhe ekzekutimi në qendër të Tiranës të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

NGJARJET KRIMINALE PËR TË CILAT AKUZOHET “HAKMARRJA PËR DREJTËSI”
29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

13.04.1993 – Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij

29.09.2003 – Vritet në qendër të Tiranës, Genci Sina, shoferi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ai u qëllua me plumba ndërsa shoqëronte gruan dhe vajzën e Prokurorit të Përgjithshëm. BW

Panorama – Kiço Mustaqi: Pse shkova në festën me Petro Koçin

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në periudhën e diktaturës, Kiço Mustaqi, sqaron prezencën e tij në ceremoninë festive me rastin e 34-vjetorit të krijimit të Divizionit të Delvinës.

Për gazetën “Panorama”, ai shprehet se ka qenë i ftuar nga ish-komanda e Divizionit, e cila ka organizuar këtë festim, ndërsa ka qenë prezent dhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, dhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.

Mustaqi tregon se gjatë fjalës së tij ka kërkuar vlerësimin për komandantin e Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, që ishte Enver Hoxha, i cili vendosi ngritjen e këtij divizioni.

Si ish deputet i zonës, por dhe ministër apo shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kiço Mustaqi shprehet se e mirëpresin kudo që shkon sepse nuk i ka bërë keq askujt ndërsa si ushtarak i ka shërbyer Atdheut.

Vajza e Dritëro Agollit u kthen përgjigje akuzave ndaj të atit

Elona Agolli, vajza e Dritëro Agollit, reagon në lidhje me debatin publik mbi veprën dhe rolin e shkrimtarit të njohur gjatë viteve të komunizmit.

Elona Agolli publikon një pjesë nga vepra e Dritëroit “Teshtimat e lirisë”, ku ai shkruan për keqtrajtimin e poetëve e shkrimtarëve në vitet e diktaturës.

Fragment nga libri i Dritëro Agollit “Teshtimat e lirisë”, fq 861, 862: “Në hetuesi poetin Visar Zhiti e kanë pyetur: ç’lidhje dhe ç’ke të bësh me Dritëro Agollin dhe ç’ke biseduar me të?”, pasi unë ndërhyra në prokurori për të dhe nuk e ndihmova dot. Në komitetin e partisë së Lushnjës kam ndërhyrë për Faslli Halitin e Bujar Xhaferrin.

Në komitetin e partisë të Tiranës, Ersekës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës, Librazhdit, Kukësit dhe në KQ të Partisë dhe në atë të Rinisë, unë kam protestuar për sjelljen e keqe ndaj Bujar Lakos, Sadik Bejkos, Bujar Kapexhiut, Dhori Qiriazit, Valter Files ,Skënder Rusit, Preç Zogajt, Rudolf Markut, Dodë Kaçajt, Koçi Petritit, Lazër Stanit, Jorgo Bllacit e të tjerëve, pa numëruar ata letrarë të shumtë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë të ndihmuar për të ndjekur studimet e larta, me mesatare dhe pa mesatare, me biografi të mirë apo me cene në biografi.

Në një darkë të gjerë në Fier, me zë të lartë i kam thënë Pali Miskës, atëherë sekretar i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe anëtar i Byrosë Politike: “Ju e përdorni shkrimtarin e talentuar Pëllumb Kulla si argat dhe ne do të bëjmë çmos për t’ua marrë nga Fieri!”. Atje ishte prezent e gjithë trupa e teatrit të qytetit. Për ndalimin e veprave të Xh. Spahiut, K. Kostës, M. Ahmetit kam shkuar ne KQ të Partisë për t’u ankuar. Po kështu dhe për keqtrajtimin e Mehmet Myftiut dhe Vehbi Skënderit.

E kam mbrojtur dhe e kam nxitur për ta botuar romanin “Koncert në fund të dimrit” të Ismail Kadaresë, që ishte bllokuar për disa vjet, para Foto Çamit, sekretar i KQ, duke i kundërshtuar ata që ishin kundër botimit në prezencë të autorit. Ndërgjegjen e kam të pastër…”.

Fauna, si ekuilibër i natyrës mjedisore – Nga Xhiliola LAMAJ

Vitet e fundit është vënë re se roli që ka luajtur moratoriumi i gjuetisë dhe përpjekjet për të ndaluar këtë gjueti te paligjshme, ka patur efekte pozitive. Vazhdimisht është lobuar dhe është bërë thirrje që ky fenomen të reduktohet, me qëllim mbrojtjen e pasurisë së faunës. Pasuria dhe bukuria e zonave rurale dhe pyjeve, shpesh u kanë dhënë mundësi vizitorëve të gjejnë kafshë që rrallë të qëllon t’i shohësh. Shqipëria ka një potencial, jo me pak se 350 zogj vendas. Në shumë habitate janë të pranishme e të zakonshme shumë lloje shpendësh siç janë: pelikani kaçurrel, flamingo, rosat e egra e lloje të tjerë të shpendëve emigratore në laguna.
Ajo ç’ka vihet re është se, Shqiperia edhe pse një vend me sipërfaqe relativisht të vogel, ka një florë e faunë shumë të pasur. Por, fatekeqësisht e përkthyer ndryshe, kjo pasuri sa vjen e reduktohet deri në rrezikshmëri të zhdukjes. -Dhe pyetja lind natyrshëm: – A ka gjasa që këta lloj shpendësh të rigjejnë përsëri habitatin e tyre? -Vështirë t’i japësh një përgjigje të sigurtë. Në gjithë pasurinë që ka fauna jonë, mund të evidentoj se disa prej këtyre lloj kafshësh janë në rrezikshmëri alarmante zhdukje. Disa prej tyre janë: Rosa e egër, Dhelpra, Pata e egër, Thëllëza e malit dhe e fushës, Gushëkuqi, Turtulli, Grifsha, Huta, Pëllumbi i egër, Lepuri i egër etj. Keshtu që duke parë situatën, qëndrimi karshi këtij fenomeni duhet të jetë sensibilizues, me qëllim që ky problem të mos degradojë në katastrofë ekologjike.
Nga këto vëzhgime, që janë bërë kohët e fundit, rastet konkrete vijnë nga zëra të banorëve të periferisë së qytetit. Këta banorë janë shprehur se kanë dëgjuar krisma armësh. Ky fakt shqetësues ka prekur dhe indinjuar jo vetëm ambientalistët por edhe dashamirësit e tjerë të natyrës. Edhe pse është ndaluar me ligj gjuetia, përsëri janë vënë re raste abuzimesh në këtë veprimtari, deri në dalje jashtë kontrollit, që do të thotë dëmi si në florë e në faunë ka qenë mbi normat e lejuara. Në raste të tilla qeveria duhet të marrë masa për parandalimin e dëmit të metejshëm ashtu sikurse edhe për rikuperimin e gjendjes, për t’a vendosur në parametrat e duhura ligjore. Përpos këtyre, mund të themi që në bazë të lobimit permanent që i është bërë kësaj situate, ka patur efekte pozitive dhe janë dhënë rezultate. Medalja e anës pozitive është që, me vendosjen e moratoriumit, përmirësimi i situatës është i ndjeshëm, vërehen ndryshime në avantazh e në favor te faunës. Por duhet theksuar se kjo situatë duhet të rikuperohet akoma dhe më tepër në vazhdimësi e duhet të ketë arritje në parametrat e duhura të ekuilibrit të natyrës mjedisore.

Popullsia e Shqipërisë rritet për herë të parë që nga viti 2001

Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Sipas INSTAT më 1 janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte më 1 janar 2016

TIRANË – Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke u rritur për herë të parë që nga viti 2001, sipas të dhënave të publikuar sot nga Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT), transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Sipas INSTAT më 1 janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte më 1 janar 2016.

“Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Nga ana tjetër, emigracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ. Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi emigracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese më 1 janar 2017”, theksohet në raportin e Institutit të Statistikave të publikuar të hënën.

Sipas raportit, Tirana zë rreth 30 përqind të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri 11 përqind, Durrësi 10 përqind dhe Elbasani 10 përqind.

Hetimi i CEZ, Alma Hicka kërkon arrestimin e Edmond Spahos

Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, kërkon arrestimin e kryetarit të komisionit të PD për hetimin e CEZ, Edmond Spaho.

Kërkesa e Hickes drejtuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, vjen pak minuta përpara nisjes së komisionit hetimor për aferën CEZ, ku ajo është thirrur për të dëshmuar. Hicka pretendon se insistimi i Spahos që ajo të shoqërohej me forcë për të dëshmuar përpara komisionit hetimor, nuk ka bazë ligjore dhe se është bërë për qëllime kriminale.

“Në 13 Shkurt komisioni i CEZ urdhëroi që të shoqërohet me forcë Hicka. Urdhrat e Spahos për shoqërim me forcë janë me qëllim kriminal. Thirrja me forcë e Hickës nuk ka asnjë bazë ligjore dhe janë në shkelje të ligjit”, thuhet në deklaratën e Avokates së Shtetit.

FOTO – Rikthehen ish-anëtarët e Byrosë, Kiço Mustaqi në krah të zëvendësministrit të Mbrojtjes

Pas rasteve kur në aktivitete të ndryshme lidhur me luftën, homazheve në varreza dëshmorësh, që ngrinin krye simbole të komunizmit, foto të diktatorit e me radhë, tashmë në aktivitete zyrtare dalin në tribuna edhe ish-anëtarë të Byrosë.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Sarandës, me rastin e 34-vjetorit të Divizionit “Asim Zeneli”, bie në sy edhe pjesëmarrja e Kiço Mustaqit, ish-ministrit të Mbrojtjes në kohën e diktaturës, njëherazi ish-anëtarit të Byrosë Politike.

Referuar fotos që “BalkanWeb” ka siguruar nga ky aktivitet, Mustaqi, dallohet qartësisht si i ftuar nderi në tribunën ku janë ulur krah tij edhe kryetarja socialiste e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Kujtojmë se vetëm para një viti e gjysmë shkaktoi debat të madh vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për dekorimin me rastin e festës së Çlirimit, të drejtuesve të lartë të PPSH-së, ish-Sigurimit të Shtetit deri edhe tek xhelatët e diktaturës, siç ishte rasti i torturuesit të At Zef Pllumit.

Reagon Petro Koçi

Në një reagim për “BalkanWeb”, Koçi është shprehur se “Kiço Mustaqi nuk ishte i ftuari im në atë ceremoni, unë ashtu si edhe ai isha vetë i ftuar. Ceremonia nuk ishte organizuar nga ministria e Mbrojtjes. Pra nuk ishte një ceremoni zyrtare. Mund t’ju them se ishte një drekë me rastin e 34-vjetorit të Divizionit “Asim Zeneli” ku isha i ftuar të merrja pjesë dhe në të cilën mbajta edhe një fjalë të rastit”, – është shprehur Koçi.

Hapet ekspozita “Pasuritë nënujore të Shqipërisë”

Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi dhe dokumente të ndryshme të institucioneve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore nga nën deti shqiptar

TIRANË – Agjencia Kombëtare e Bregdetit e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar të Shqipërisë për UNESCO-n kanë organizuar sot në Tiranë ekspozitën “Pasuritë nënujore të Shqipërisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi dhe dokumente të ndryshme të institucioneve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore nga nën deti shqiptar.

Duke folur në aktivitetin e prezantimit të kësaj ekspozitë, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, u shpreh se kjo ekspozitë organizohet për pasuritë kulturore dhe natyrore në Shqipëri, sipas tij, për t’i ruajtur dhe për t’i njohur më shumë.

“Ky numër modest fotosh që kemi sot këtu, sjell një lloj pasqyre të fund-detit shqiptar i cili ka pasuri të jashtëzakonshme, duke filluar nga shekulli i 5-6 deri në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore, ku territori shqiptar ka qenë shumë i trazuar dhe ka shumë pasuri të anijeve të mbytura”, u shpreh Tare.

Duke vënë në dukje se kushtimi i rëndësisë ndaj detit në Shqipëri është i zbehur, Tare në vijim ka tërhequr vëmendjen tek pasuria shumë e madhe që ka ai dhe ka theksuar se kjo trashëgimi mund të shërbejë për zhvillimin e turizmit në vend.

Intervista – Walter Gloss: PD të shpjegojë alternativën që ka për shqiptarët

Walter Glos, drejtori i fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri

Partia Demokratike duhet të shpjegojë në mënyrë të qartë dhe sa më bindëse alternativën që ajo ka për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky është sugjerimi që jep për opozitën Walter Glos, drejtori i fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri në një intervistë për “Panorama”.

Sipas përfaqësuesit më të lartë gjerman të fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë, i cili ka bashkëpunuar në hartimin e programit ekonomik të PD-së, votimi elektronik, që kërkohet me ngulm nga opozita, nuk do të ishte një zgjidhje përfundimtare për garancinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por që gjithsesi do të rriste besimin se procesi do të ishte më i ndershëm.

Partia Demokratike ka bërë publik bashkëpunimin me fondacionin “Konrad Adenauer” për hartimin e programit të saj ekonomik. Cilat janë shtyllat kryesore që ju i keni dhënë Partisë Demokratike?

Fakti që PD e bën publik bashkëpunimin me fondacionin “Konrad Adenauer” dhe CDU-në është diçka normale. PD dhe CDU janë të dyja pjesë e një familjeje të madhe, siç është PPE, dhe është normale që partitë e një familjeje të këshillojnë, mbështesin dhe ndihmojnë njëratjetrën. Rekomandimet kryesore të ekspertëve të CDU-së dhe fondacionit “Konrad Adenauer” janë: Një kuadër ligjor funksional dhe i pranueshëm nga të gjithë, një sistem arsimor ku kanë akses të gjithë, një administratë që është pro biznesit dhe një mjedis i besueshëm për investime vendase e të huaja, siguri sociale për njerëzit në situata emergjente, një konkurrencë në ekonomi dhe politika të ndryshme që janë specifike për Shqipërinë (shembull mund të jenë politikat bujqësore).

Nëpërmjet këtyre shtyllave, ne përpiqemi që së bashku me PD të zhvillojmë një koncept të kuptueshëm nga popullata. Për Partinë Demokratike është veçanërisht e rëndësishme të ndërmarrë shumë përpjekje që veçanërisht ata zgjedhës që i ka humbur t’u rikthejë besimin. Prandaj është e rëndësishme të kemi një koncept të qartë dhe të kuptueshëm. Një program të qartë që shqiptarët të kuptojnë idetë, të cilat ne na duken shumë të mira. Në këtë mënyrë shqiptarët do ta shohin Partinë Demokratike si alternativë.

Ky program duhet të prekë fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe papunësisë. Të gjithë e dimë problematikën e përhapjes së kanabisit në të gjithë vendin. Kjo është një pikë që PD duhet të jetë e besueshme dhe duhet t’u bëjë të qartë shqiptarëve që ne kemi një koncept që na çon në drejtim të një të ardhmeje më të mirë dhe në rrugën e integrimit në BE.

PD ka kushtëzuar pjesëmarrjen në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe marrëdhënieve me Parlamentin me pranimin nga shumica të përdorimit të elektronikës në zgjedhje. Mendoni ju se janë kushtet për zhvillimin e votimit elektronik, kur kanë ngelur edhe 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare?

Kjo është një pyetje komplekse. Një shqiptar që ka marrë pjesë në votime të ndryshme dhe e njeh situatën, e di se sa pak të lira dhe të ndershme kanë qenë zgjedhjet e deritanishme. Është e kuptueshme që një opozitë të gjejë tema që janë të përshtatshme për të arritur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo temë që opozita ka zgjedhur është votimi elektronik. E di që shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare, por edhe ato të vendit, kanë vlerësime të ndryshme për këtë. Të gjithë e dimë që votimi elektronik nuk i zgjidh të gjitha problemet, por është një hap i mundur në drejtimin e duhur, duke pasur parasysh eksperiencat e kaluara zgjedhore. Ka vlerësime të ndryshme për votimin elektronik. Por duke pasur parasysh edhe zhvillimet në vendet e tjera të Europës, e di se sa e vështirë është kjo temë.

Në Gjermani, në vitin 2009, Gjykata Kushtetuese vlerësoi që përdorimi i kompjuterëve në zgjedhje ishte antikushtetues. Ka gjithashtu edhe vlerësime të ndryshme në lidhje me kohën që duhet për implementimin e votimit elektronik. Në këto vlerësime kemi një hapësirë që përllogaritet nga 1 vit e gjysmë dhe deri në pak muaj. E di që ka ekspertë që janë të bindur se këtë sistem mund ta implementojnë edhe brenda pak javësh, por për këtë duhet të plotësohen të gjitha kushtet.

Unë kam vetëm një vit në Shqipëri, por nuk mund ta them me siguri që nga Jugu në Veri vendi është teknikisht i përgatitur për këtë votim. E di që përfaqësuesit e OSBE-së, nisur nga eksperiencat e tyre, kanë deklaruar se nuk ka kohë për votimin elektronik, ndërkohë që PD është e një mendimi tjetër. Duke pasur parasysh këto, ne e kemi diskutuar edhe me disa deputetë në Bundestagun gjerman dhe kemi menduar që të zhvillojmë një konferencë me këtë temë.

Nëse votimi elektronik nuk do të realizohet, a do ta mbështesnit apo do këshillonit si një vendimmarrje të drejtë skenarin që opozita të mos hyjë në zgjedhjet parlamentare?

Unë e theksova se votimi elektronik është një hap i mundur në drejtimin e duhur, por ai nuk i zgjidh të gjitha problemet. Problemet nuk zgjidhen as kur nuk merr pjesë në mbledhjet e reformës elektorale, problemet nuk zgjidhen as duke bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Sepse nga pikëpamja jonë, ku ne po i përjetojmë demokracitë në shumë vende, është e qartë se zgjedhjet në një demokraci janë një e mirë shumë e madhe. Më besoni, kam shëtitur në shumë vende dhe kam njohur shumë njerëz që dëshirojnë jashtëzakonisht shumë që të paktën një herë në jetën e tyre të shkojnë e të votojnë. Nuk jemi në rrugën e duhur, nëse gjërat që i përkasin një rendi demokratik dhe gjërat që të çojnë drejt një vendimi demokratik t’i bllokosh.

Për më tepër, PD dhe qeveria e dinë që kanë përgjegjësinë që të kujdesen që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lira e të ndershme se zgjedhjet e mëparshme. Për më tepër që Shqipëria gjendet në një rrugë drejt BEsë. Procesi zgjedhor është një nga pritshmëritë e BE-së për hapjen e negociatave.

Shqipëri: Pengohet kontrabandimi i qindra objekteve arkeologjike

Policia e Shqipërisë tha se e ka parandaluar kontrabandimin e 230 artefakteve arkeologjike nga Apollonia e lashtë dhe i ka arrestuar dy persona.

Në kumtesën e sotme të policisë theksohet se vazo, ibrika, pjesë të shisheve qeramike dhe artefakte të tjera, janë gjetur në shtëpitë e të arrestuarve në fshatin Radostinë, 120 kilometra në jug të Tiranës, raporton agjencia AP.

Në kumtesë theksohet se artefaktet ishin “gërmuar nga Parku Kombëtar Apollonia”.

Policia është ende në kërkim të dy personave të tjerë.

Të gjithë ata janë të dyshuar për kontrabandim dhe vjedhje të veprave artistike dhe mund të dënohen deri në 15 vjet burg.

Apollonia është një qytet i lashtë grek në tokat e fiseve ilire, i krijuar në shekullin e 6-të para epokës së re, raporton AP dhe shton se ky qytet, i cili kishte shënuar rënie pas 900 vjetësh, gjendet afër qytetit të Fierit në Shqipërinë e tashme.

Manjani: Koalicioni me hashashin është i mbyllur!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se këtë vit, ende nuk është kapur një gram farë hashashi.

Në një reagim në Twitter, Manjani deklaron se “koalicioni me hashashin është i mbyllur”, duke dhënë në këtë mënyrë një mesazh të koduar.

Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”, shkruan Manjani.

Shikoni si më fyen një nga fanatiket e PD me fjalët më të ndyra të fjalorit të shqipes!

Voal ka ribotuar një prononcim të Sali Berishës me titull: ‘E vërteta e valixhes së drurit, nuk kam qenë mjek personal i asnjë byroisti’, të ilustruar me një foto tashmë të njohur ku Berisha pozon  me Hysni Kapon, Vito Kapon, Sabit Brokën etj. Ja fotoja.

Në rrjetin social, fotoja ka nxehur së tepërmi një fanatike të selisë të Shqupit, dmth PD, e cila duke shkelur çdo lloj kodi komunikimi, dhe duke përdorur fjalorin e rrugës, më kthehet dhe më fyen.

Zonja në fjalë përdor fjalët më të ulta të botës, të denja për t’u shqiptuar vetëm nga lumpen proletariati.

Në fakt, me këto kontigjente, selia blu ia bën portretin vetes, duke treguar shkallën se ku ka degraduar dhe se nga kush përfaqësohet.

Po ua sjell të fotografuar fyerjet e zonjës në fjalë, që publiku t’i shohë me sytë e ballit.

Po ua sjell të fotografuar edhe faqen e saj në facebook, ku pozon në shkallët e selisë të PD-së.

Nga ana tjetër i bëj thirrje lidërshipit të PD që të mos ndërsejnë njerëzit e tyre kundër gazetarëve në mënyra rrugaçërore!

Sepse diskretitohen edhe më tepër se sa janë!

Të vërtetat nuk i fsheh dot askush as si struci, as me fyerje, as me censurë dhe as me gazetari klienteliste!

Standarti i sjelljes i fanatikëve të PD tregon se ku është katandisur kjo forcë politike që kërkon të riciklojë pushtetin pa ndërmarrë asnjë katharsis nga humbja e 23 qershorit 2013.

Nëse PD do të vazhdojë të sulmojë gazetarët, duke menduar se me fyerje apo kërcënime do t’i pengojë që të kryejnë misionin e tyre, kjo do t’i kthehet përfundimisht në boomerang.

Kjo vlen për çdo forcë politike në Shqipëri që përdor të tilla mjete.

Fyerja është dhunë!

Pse me forcën e dhunës do ta marrë pushtetin PD ?

Ta harrojë!/ Elida Buçpapaj

 

 

PD: Nuk pranojmë dorëheqjen e Kreshnik Spahiut, do ta shkarkojmë ne për abuzimet e rënda që ka bërë!

I kthehemi kronikës në vite për të hedhur dritë se me cilët ka të bëjë elektorati shqiptar:

Në 10 shkurt 2012 Kreshnik Spahiu, Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të asaj kohe dha dorëheqjen nga ky post, pak muaj para mbarimit të mandatit të tij. Në një konferencë për shtyp, Spahiu shpjegoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqësor, pas ngritjes në Kuvend  të një komisioni hetimor për hetimin e veprimtarisë së tij dhe se për t’i hapur rrugë një vendimi kushtetues dhe të paanshëm nga kolegët e tij në Gjykatën Kushtetuese, që është arbitri dhe autoriteti kushtetues, vendosi të largohet nga detyra.

“Deklaroj se edhe ditën kur Gjykata Kushtetuese të vendosë pranimin e kërkesës dhe paligjshmërinë e komisionit inkuizitor antikushtetues, unë nuk do të pranoj të rikthehem më në këtë detyrë. Për këtë arsye po i paraqes Presidentit të Republikës së Shqipërisë dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i anëtarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, shtoi më tej ai.

Kreshnik Spahiu është vënë në qendër të një hetimi nga një Komision Hetimor, i ngritur në Kuvend.

Si nismëtare e komisionit, maxhoranca e akuzon Spahiun për veprimtari të kundërligjshme, si angazhim në lëvizje politike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së zv/kryetarit të KLD-së. Kreshnik Spahiu u zgjodh në postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas miratimit të Parlamentit, para tre vjetësh.

Pak pasi Kreshnik Spahiu deklaroi dorëheqjen si nënkryetar i KLD-së, ka nisur punën Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi për shkarkimin e tij. Sot ishte në plan që të dëgjohej dëshmia e Spahiut. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj bëri një koment të shkurtër për dorëheqjen e Spahiut duke thënë se ajo nuk ndikon punën e komisionit. “Nuk kam asnjë koment në aspektin juridik. Dorëheqja e tij nuk ka asnjë efekt në punën e komisionit hetimor,” tha Alibeaj. Por siç kishte thënë edhe dy ditë më parë, Alibeaj përsëriti se do të depozitojë një kallëzim penal për Kreshnik Spahiun me argumentin se ka penguar punën e komisionit. Sipas Alibeajt, Spahiu ka shkelur nenin 17 të komisionit duke mos dorëzuar dokumentacionin e provat e nevojshme.

Komisioni pati kërkuar të inspektojë dokumentet financiare të KLD-së, por Spahiu tha se Kuvendi nuk e ka këtë kompetencë, duke shpjeguar më tej se kjo është vetëm kompetencë e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Alibeaj: Kreshnik Spahiu, një delirant patetik. Origjina e tij nuk është shqiptare

http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2012/02/alibeaj3.jpg

Kryetari i komisionit hetimor ndaj ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, lëshon akuza të forta ndaj personit që po heton të gjithë “sirtarët” e zyrës ku ka punuar. Në një intervistë për “Shqip”, Alibeaj deklaron se Spahiu nuk ka si origjinë etninë shqiptare, por i përket një etnie të huaj. Gjithashtu, në intervistën e tij, Alibeaj thekson se gjithmonë është koha për ndryshime në qeveri dhe kabineti duhet të reflektojë të gjitha sensibilitetet e një mazhorance…

“Karta e nacionalizmit, e solidaritetit rreth gjuhës, zakoneve, traditës, historisë, vuajtjes dhe sakrificës kombëtare së një kombi, është gjithnjë një kartë delikate, e cila duhet respektuar, duhet përkëdhelur, duhet përkundur dhe ruajtur si një thesar i çmuar i një kombi, por kurrsesi nëpërkëmbur për qëllime të ulëta politiko-karrieriste siç bën një patetik delirant si shtetasi Spahiu. Aq më tepër që ka një legjendë urbane, e cila thotë se gjenealogjia e tij nuk e nxjerr një shqiptar, porse si një përfaqësues i një etnie të huaj të ngulur në rrethinat shqiptare të Prizrenit! Mjafton kaq për të kuptuar se sa i sinqertë dhe “i ndier” është “irritimi” nacionalist i këtij të fundit”, tha Alibeaj për Shqip.

Spahiu ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme presidentit, që ka të drejtë të vendosë, kurse PD thotë se do e shkarkojë ajo Spahiun

Partia Demokratike ka reaguar nga veprimi i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili jo vetëm e shpërfilli komisionin hetimor që ata kishin ngritur në Kuvend, por deklaroi dorëheqjen në ditën kur ata prisnin që të dëshmonte përpara deputetëve të mazhorancës.

Deputetja demokrate, Paulina Hoti, anëtare e komisionit hetimor, ka deklaruar se puna në komisionin hetimor do të vazhdojë. “Kreshnik Spahiu do të shkarkohet për abuzimet e rënda që ka bërë. Nuk i pranohet dorëheqja,” tha Hoti.

Mbetet ende e paqartë kjo deklaratë e Hotit pasi më parë ishte vetë kryetari Alibeaj që tha se nuk e komentonte dorëheqjen nga pikëpamja juridike. Vetë Kreshnik Spahiu ia ka paraqitur dorëheqjen e tij presidentit të Republikës, që ka të drejtë të vendosë për këtë çështje.

Kreshnik Spahiu: Të gjithë në shesh të rrëzojmë Sali Berishën, diktatorin, perandorin dhe komunistin e fundit të Europës

Sot Kreshnik Spahiu bën thirrje t’i vejë flakën Tiranës më 18 shkurt. Para katër vitesh, në prill të vitit 2013, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, në krah të Edi Ramës bënte thirrje për të rrëzuar Sali Berishën, komunistin dhe diktatorin e fundit të Europës.

Ja teksti i plotë:

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj partie në protestën që do të zhvillojë më 7 prill në sheshin “Skënderbej”. Për Spahiun kjo datë do të jetë fillimi i pranverës kuq e zi ku rregjimi i Berishës do të rrëzohet. Sot paradite AK zhvilloi në Pallatin e Kongreseve Kuvendin e kësaj partie për Tiranën ku morën pjesë mbi 5000 delegatë të Tiranës të zgjedhur nga 47.000 anëtarë me teser të degës KuqeZi në Tiranë

Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu bëri thirrje për rrëzimin e kryeministrit Berisha të cilin e përkufizoi “diktator” por dhe “perandor”. Ai ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj partie në protestën që do të zhvillojë më 7 prill në sheshin “Skënderbej”. Për Spahiun kjo datë do të jetë fillimi i pranverës kuq e zi ku rregjimi i Berishës do të rrëzohet.

“Mëngjesi i 7 prillit do jetë fllad kuq e zi për përmbysjen e perandorit më të urryer. Ejani të shpëtojmë Shqipërinë nga pushtuesi i territoreve dhe lirive tona. Unë do të jem atje dhe mijëra flamuj kuq e zi do të shkojnë për të rrethuar perandorin. Populli duhet të bëhet pjesë e pranverës kuq e zi. Në Tiranë do të nis të bjerë regjimi, do të nisë agimi.”

SPAHIU: NE TIRANE AK DO JETE FORCE E PARE NE ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT

Spahiu u shpreh i sigurtë se në Tiranë AK do të jetë forca kryesore që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
“AK indetifikohet me qytetarët e Tiranës që i ka përzënë diktatorë dhe do ta bëjnë më 23 qershor duke përzënë diktarotin e fundit në Europë. Keim besim se vota e tiranasve të vjetër dhe të ri do të jenë për AK dhe kam besim se AK do surprizojë skenën politike në Shqipëri. Unë personalisht besoj se shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre më 23 qershor, për të qenë në Tiranë partia e parë në zgjedhet e 23 qershorit. Tiranë nuk mund të mbajë në kurriz turpin për të votuar një kriminel si shtetasi Berisha. Tirana do ta shporri njeriun që mblodhi urrejtjen dhe ndau kombin në kuq e blu, veri jug. Ne kemi misionin të largojmë perandorin nga froni i tij, pasi perandorët nuk largohen me vota”- tha Spahiu. Ai premtoi se në listat e kandidatëve për deputetë të AK-së 20 % do ta zënë përfaqësues të rinisë, ndërsa 35 % kandidatet femra./shqiptarja.com

Pretendimet e Kreshnik Spahiut për të qenë forcë e parë në Tiranë u kurorëzuan me një fiasko të plotë të tij. Tani Kreshnik Spahiu bën thirrje që të digjet Tirana!

 

Bashkia heq bustin e Hillaryt në Sarandë ngaqë fitoi trumpi

Bashkia e Sarandës vendosi në qershor 2016, në bulevardin qëndror të qytetit, bustin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njëherazi ish-kandidate për Presidente të SHBA-ve.

Por siç shihet nga një foto e siguruar nga “BalkanWeb”, busti i saj është hequr pa mbushur vitin.

Shumë qytetarë nga Saranda kanë shkruar në adresën e “BalkanWeb” se ky gjest ka lidhje me fitoren e Donald Trump në garën presidenciale në SHBA. Por burime zyrtare nga Bashkia e Sarandës, që nuk kanë preferuar të identifikohen, i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke pohuar për “BalkanWeb” se heqja e bustit ka lidhje me risistemimin e lulishtes së qytetit. Por pa dhënë informacione nëse ky bust do të vendoset sërish, do zhvendoset diku tjetër apo do të largohet përfundimisht.

Në qershor 2016, në ceremoninë e vendosjes, kryebashkiakaja e Sarandës Floriana Koka u shpreh se busti i Hillary Clinton i bën nder qytetit, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë.

“Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”, – tha gjatë ceremonisë kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.

Organet e Vettingut, publikohet lista emërore e kandidatëve

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar këtë të premte listën me kandidatët që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e organeve të Vettingut.

Janë plot 191 emra të cilët kanë aplikuar në zyrat e Avokatit të Populli. Këtyre emrave do ti shtohen edhe personat që kanë shprehur interes nëpërmjet zyrave postare.

Përmes një njoftimi për shtyp, AP bën të ditur se pas një konsultimi me ONM-në do të hartojë një listë të mirëfilltë me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e institucioneve që do të zbatojnë procesin e kontrollit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Avokati i Popullit mbeshtetur ne nenin 7 , pika 5, te ligjit 84/2016 “Per rivleresimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, pasi konsultimin me ONM-ne do te hartoje nje liste me kandidatet te cilet plotesojne kriteret formale, per secilin pozicion dhe nje liste me kandidatet te cilet nuk I plotesojne keto kritere. ONM do te monitoroje kete process duke pasur akses te plote ne dokumentacionin e te gjithe aplikanteve. Listes emerore qe po publikojme do t’i shtohen edhe emrat e personave qe kane shprehur interesin permes zyrave postare brenda dates 09 Shkurt 2017”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Emrat e aplikuesve në Zyrat e Avokatit të Popullit

Gentian Gurra

Nejla Peka

Amarila Ulqinaku

Axhem Çeta

Hektor Muçaj

Artan Gjylbegaj

Gëzim Cenaj

Luan Daci

Noreta Kalcuni

10.Krenar Ahmeti

11.Petrit Agaj

12.Rozeta Ivanova

13.Firdes Shuli

14.Sergjio Mazreku

15.Pal Shkëmbi

16.Bujar Madani

17.Genta Tafa

18.Arben Lena

19.Bledar Cenameri

20.Kostandin Kazanxhi

21.Bledar Ilia

22.Moris Backa

23.Heral Saraçi

24.Shqipe Halilaj

25.Erinda Duraj

26.Elvis Zaimi

27.Sokol Lamaj

28.Albana Tushe

29.Edlira Bylo (Grabova)

30.Rezarta Tahiraj

31.Valbona Sanxhaktari

32.Pamela Qirko

33.Olsi Komici

34.Eniela Agolli

35.Xhensila Pine

36.Sokol Çomo

37.Florian Ballhysa

38.Lindita Xhillari (Hanku)

39.Kledia Ngjela (Mazniku)

40.Ermira Koçu (Decka)

41.Emiliano Gjika

42.Shpetim Beqiri

43.Anila Trimi

44.Ermonela Xhafa

45.Lindita Troja

46.Albana Shtylla

47.Erjona Canaj

48.Sokol Bana

49.Alma Faskaj

50.Eliona Lloja

51.Ermonela Matuka

52.Rovena Pregja

53.Suzana Hoxha

54.Merita Muçaj (Osmani)

55.Mimoza Tasi

56.Diana Dervishi

57.Lulzim Hamitaj

58.Esilda Palluqi

59.Ardita Alsula

60.Aldona Sylaj

61.Kestrin Katro

62.Vasil Shandro

63.Etleda Çiftja

64.Arte Gjonaj

65.Monika Meça

66.Dede Kasneci

67.Xhilda Pinci

68.Etleva Papleka

69.Orjela Shishi

70.Altin Shano

71.Valbona Legisi

72.Enkeleda Goxhaj

73.Natasha Mulaj

74.Donal Xhelili

75.Florian Prendi

76.Suela Zhegu

77.Adriana Alushani

78.Shaqir Hasanaj

79.Nertila Sadedini

80.Zamira Kallço

81.Betula Toto

82.Nertila Mete

83.Alion Cenolli

84.Nevila Dalipi

85.Shpresa Beçaj

86.Juelda Lamçe

87.Klajdi Mone

88.Ina Rama

89.Darjel Sina

90.Endri Papajorgji

91.Hemion Braho

92.Dritan Shehaj

93.Etleva Shore

94.Sajmir Blloku

95.Aldona Sylaj

96.Mirilla Kondakçiu

97.Edmond Kasmi

98.Shefqet Dida

99.Suzana Pasha (Hoti)

Fredi Mirashi

Milen Lako

102 .Esmeralda Koliçi

Denisa Lamaj

Arjan Rexhepi

Ervin Sulko

Jude Sulejmani

107.Mirion Theodhosi

108.Lindita Blinishti

109.Xhabir Zejnuni

110.Ibrahim Disha

112.Rezarta Schuetz

113.Ardian Hajdari

114.Enton Dimni

115.Edvin Koxhaj

116.Eduart Jani

117.Arber Shehu

118.Tedi Minga

119.Driesa Pepi

120.Idlir Tivari

121.Eliverta Muço

122.Genci Bilali

123.Majlind Shkira

124.Davis Visari

125.Saimir Kraja

126.Altin Peza

127.Vojo Malo

128.Deniol Pajolli

129.Rezarta Abdiu

130.Ardian Shabani

131.Josiba Osmani

132.Genti Ndreca

133.Brunilda Saliaj

134.Serxhi Koçi

135.Manjola Memini

136.Adrian Liçaj

137.Sabri Hoxha

138.Arlinda Gojani

139.Xheklina Bylykbashi

140.Arben Spaho

141.Petraq Gjikuria

142.Sokol Gjyriqi

143.Gerta Meta

144.Elona Kthupi

145.Julian Beqiri

146.Heroina Duka

147.Luan Pebro

148.Ylli Permeti

149.Lulzim Hamitaj

150.Anxhela Konstandin

151.Fatos Dervishi

152.Dorina Zoga

153.Gezim Canaj

154.Bernard Balla

155.Klodian Rado

Ardit Çami

157.Ervis Balla

158.Roland Gjoni

159.Ersida Zoto

160.Gjergji Imeraj

161.Greisa Cino

162.Blerta Turku

163.Vladimir Vladaj

164.Ana Kaci

165.Aida Kume

166.Esilda Palluqi

167.Julinda Beqiraj

168.Oneda Islami

Loreta Poro

170.Madrid Lemeti

171.Erjon Bejko

172.Julinda Mansaku

173.Fisnik Barjami

174.Brunilda Vasha

175.Ndue Cuni

176.Teuta Disani

177.Beriola Shehu

178.Hasan Shkalla

179.Renato Ndokaj

180.Klara Mullaj

181.Lorenca Brahimaj

182.Genti Bedalli

183.Marsid Laze

184.Liri Llukani (Bakuli)

185.Enea Babliku

186.Aliona Pelo

187.Ardian Shabani

188.Erin Caku

189.Shpresim Bajraktari

190.Hajdar Noka

191.Silvana Shehaj

Video) Moikom Zeqo: Atentati kundër Arkeologjisë një gjëmë kombëtare që nuk duhet toleruar në mbrojtje të qytetërimit nga obskurantizmi

Atentati kundër Arkeologjisë një gjëmë kombëtare që nuk duhet toleruar në mbrojtje të qytetërimit nga obskurantizmi

Durrësi është shkatërruar në arkeologji në mënyrë katastrofike, të pariparueshme.

Arkeologu i njohur Moikom Zeqo pohon se gjithçka po ndodh përpara institucioneve, që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore, por fatkeqësisht po kryhet një masakër.

“Unë do përmend tre shkatërrime të mëdha të Durrësit.

I pari ka qenë po këtu në afërsi të Torrës Veneciane, tek ish shtëpia e Pionerit, ku u zbulua Porta e Artë e rrugës Egnatia. Kjo përbëhej nga tre porta, një e madhe në mes që ishte për karrocat dhe kalorësit dhe dy porta anash që ishin për këmbësorët. Kur u bë ky zbulim që ishte i vetmi i gjithë rrugës kontinentale Egnatia unë protestova dhe bëra shkrime, që mos prishej ky monument unikal dhe të mos mbulohej nga ndërtimi, por mbulua nga ndërtimi i një pallati. Një krim për arkeologjinë.

Krimi i dytë, lagjia në qytetin antik në ish lulishten 1-Maji, dhe

rasti i tretë është kjo që po ndodh me projektin Veliera”, pohon arkeologu Moikom Zeqo, i cili këto ditë ka reaguar jo pak për këtë projekt që ka nisur në Durrës. Arkeologu pohon se është një marrëzi projekti që ka nisur në këtë qytet.

“Ky rast jo vetëm që dëmton të gjithë strukturën nëntokës nën kullën Veneciane, por aty nga pikëpamja arkeologjike shtresa kulturore fillon që nga shekulli i 16 dhe zbret deri në periudhën romake. Aty kanë vendosur të ndërtojnë një anije prej betoni.

Për mua është një çmenduri. Nuk e di kujt i ka shkuar ndërmend kjo ide e çmendur për të ndërtuar një anije betoni në atë vend. Jam kundër projekti Veliera, duket një marrëzi e paparë nga pikëpamja artistike”, vijon arkeologu Zeqo.

Përballë kësaj që po ndodh, arkeologu Moikom Zeqo bën përgjegjëse Ministrinë e Kulturës, që sipas tij nuk po bën asgjë për të ruajtur pasurinë arkeologjike. “Instituti i Arkeologjisë gjatë këtyre viteve dhe kur ka qenë PD dhe PS i ka lejuar ndërtimet mbi monumentet arkeologjike. Kjo është shkelje e ligjit. Përgjegjësi ka Ministria e Kulturës, ka të drejtën e vetos për të ndaluar punimet, dhe nuk e di se si do të shkojë çështje.

 

Atentati kundër Arkeologjisë një gjëmë kombëtare që nuk duhet toleruar në mbrojtje të qytetërimit nga obskurantizmi

Durrësi është shkatërruar në arkeologji në mënyrë katastrofike, të pariparueshme.

Arkeologu i njohur Moikom Zeqo pohon se gjithçka po ndodh përpara institucioneve, që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore, por fatkeqësisht po kryhet një masakër.

“Unë do përmend tre shkatërrime të mëdha të Durrësit.

I pari ka qenë po këtu në afërsi të Torrës Veneciane, tek ish shtëpia e Pionerit, ku u zbulua Porta e Artë e rrugës Egnatia. Kjo përbëhej nga tre porta, një e madhe në mes që ishte për karrocat dhe kalorësit dhe dy porta anash që ishin për këmbësorët. Kur u bë ky zbulim që ishte i vetmi i gjithë rrugës kontinentale Egnatia unë protestova dhe bëra shkrime, që mos prishej ky monument unikal dhe të mos mbulohej nga ndërtimi, por mbulua nga ndërtimi i një pallati. Një krim për arkeologjinë.

Krimi i dytë, lagjia në qytetin antik në ish lulishten 1-Maji, dhe

rasti i tretë është kjo që po ndodh me projektin Veliera”, pohon arkeologu Moikom Zeqo, i cili këto ditë ka reaguar jo pak për këtë projekt që ka nisur në Durrës. Arkeologu pohon se është një marrëzi projekti që ka nisur në këtë qytet.

“Ky rast jo vetëm që dëmton të gjithë strukturën nëntokës nën kullën Veneciane, por aty nga pikëpamja arkeologjike shtresa kulturore fillon që nga shekulli i 16 dhe zbret deri në periudhën romake. Aty kanë vendosur të ndërtojnë një anije prej betoni.

Për mua është një çmenduri. Nuk e di kujt i ka shkuar ndërmend kjo ide e çmendur për të ndërtuar një anije betoni në atë vend. Jam kundër projekti Veliera, duket një marrëzi e paparë nga pikëpamja artistike”, vijon arkeologu Zeqo.

Përballë kësaj që po ndodh, arkeologu Moikom Zeqo bën përgjegjëse Ministrinë e Kulturës, që sipas tij nuk po bën asgjë për të ruajtur pasurinë arkeologjike. “Instituti i Arkeologjisë gjatë këtyre viteve dhe kur ka qenë PD dhe PS i ka lejuar ndërtimet mbi monumentet arkeologjike. Kjo është shkelje e ligjit. Përgjegjësi ka Ministria e Kulturës, ka të drejtën e vetos për të ndaluar punimet, dhe nuk e di se si do të shkojë çështje.

Kush janë dy prokurorët amerikanë që do monitorojnë Vetting-un

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhwnw profilet e dy ekspertëve amerikanë, që do të jenë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të sjellë ekspertë amerikanë përgjatë gjithë procesit të monitorimit.

“Z. Peter Ainsworth dhe Z. John Vaudreil do të jenë pjesë e fazës fillestare”- njofton ambasada.

Z. Peter Ainsworth është Këshilltar i lartë Kundër Korrupsionit për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara.

Ndërmjet 1997 dhe 2011, Ainsworth ka qenë Zv. Shefi i Sektorit për Integritet Publik në Departamentin e Drejtësisë, sektori kryesor i prokurorisë së qeverisë për hetime kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, ligjet elektorale, dhe shkeljet e konfliktit të interesit.

Z. Ainsworth ka një eksperiencë të gjatë si këshilltar ndërkombëtar në çështjet e zbatimit të ligjeve kundër korrupsionit, dhe ka qenë delegat i Departamentit të Drejtësisë në konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit.

Z. Ainsworth është diplomuar në Universitetin e Chicagos dhe në fakultetin e drejtësisë së Universitetit Georgetown, si dhe ka ushtruar profesionin e tij qysh prej 1985.

Mr. John W. Vaudreuil është Përfaqësuesi Ligjor për distriktin perëndimor të Wisconsin. Ai ka shërbyer si prokuror federal qysh prej 1980.

Gjatë karrierës së tij, Z. Vaudreuil, ka punuar në mijëra çështje kriminale, përfshirë dhe ato të korrupsionit publik. Në gusht 2010, ai u emërua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të qenë Prokurori Federal Kryesor në distriktin e tij.

Z. Vaudreuil ka marrë doktoraturën në jurispridencë në fakultetin e drejtësisë së Universitetit të Wisconsin, ku edhe ka dhënë mësim.

Qysh prej 2011, Z. Vaudreuil ka udhëtuar shpesh si lektor ndërkombëtar për çështjet e zbatimit të ligjit.

Ndodh sërish pranë Rinasit, grabiten dy makinat me paratë e bankës – ja shuma

TIRANË – Dy makina me para janë grabitur mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas raportimeve të para mjetet me para i përkasin një banke të nivelit të dytë.

Makinat u grabitën rrugës për në Rinas. Ndërkohë policia ka ngritur post-blloqe në Tiranë për kapjen e autorëve. Dyshohet se sasia e parave që është grabitur të jetë 100 mijë euro.

Pesë autorët kanë thyer me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinën e tyre pasi grabitën paratë pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit. Dyshohet të jetë i njëjti grup që kreu vjedhjen më 3 dhjetor 2015.

Shqipëri: Hyn në veprim sistemi online i shërbimeve konsullore

Për të gjitha shërbimet konsullore që nga janari 2017 shqiptarët që banojnë jashtë vendit kanë mundësi t’i kryerjen veprimet online, përmes të asahtuquajturit sistemi SHKO.

Shërbimet konsullore përmes sistemit SHKO  (Shërbimet Konsullore Online) kanë nisur të aplikohen qysh nga 16 janari në të gjitha përfaqësitë dioplomatike të Shqipërisë. SHKO është një platformë elektronike e krijuar nga Ministria e Jashtme për të ofruar procedura të thjeshtësuara dhe me mekanizma mjaft transparente. Shërbimet që përfshihen në sistemin SHKO janë: asistencë e përgjithshme, çështje që kanë të bëjnë me shtetësinë, aktet e gjendjes civile, akte noteriale si deklarata dhe prokura, vërtetime konsullore, leje kalimi dhe leje transporti të personave, pajisje me vërtetime identiteti, viza, përkthime dhe legalizime.

Për të gjitha këto veprime SHKO ofron avantazhin e kursimit të kohësh dhe shpenzimeve të udhëtimit për personat, që kanë nevojë të kryejnë shërbime konsullore. Konsullja pranë Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Belinda Shtylla, sqaron, se këtej e tutje nuk është më e nevojshme paraqitja fizike e personit në ambasadë. Vetëm për veprimet konsullore më sensitive si në rastin e prokurave, personi mund të dërgojë dokumentet e nevojshme nëpërmjet sistemit SHKO e pas kësaj konsulli i lë takim të paraqitet vetëm një herë për të firmosur prokurën.

Sipas konsulles Shtylla në Berlin, “SHKO jo vetëm i lehtëson procedurat, por shkurton edhe kohën e shërbimit dhe rrit cilësinë e transparencën, pasi sistemi i ri ka prioritet uljen e ndjeshme të kostove financiare, përmirësimin e shërbimeve publike si dhe shmangien e pritjes në rradhë nëpë perfaqesitë diploamtike. Marrim si shembull rastin e një shtetasi, i cili dëshiron të pajiset me një prokurë nga përfaqesia. Ndërsa më parë shumë shtetas vinin në përfaqësi duke bërë shumë kilometra rrugë nga vendbanimi i tyre pa e pasur dokumentacionin e nevojshëm, tani nëpërmjet SHKO qytetari informohet në mënyrë të detajuar se si kryhet aplikimi. Nëpunësi konsullor, që ka marrë përsipër përpunimin e kërkesës e njofton shtetasin për mangësitë si dhe i lë një ioarra paraqitjeje për nënshrkimin e dokumentit të kërkuar p.sh. prokurë apo deklaratë. Por ka edhe disa shërbime të tjera si p.sh. nxjerrja e vërtetimeve të, që mund të realizohen edhe pa praninë e personit, por vetëm përmes rrugëve postare.”

Në sistemin SHKO personi i interesuar mund të marrë paraprakisht të gjithë informacionin e detajuar për pajisjen me prokurë, apo dokumente të tjera.

Hakmerret Ministrja Kumbaro dhe e shkarkon nga detyra drejtorin e Muzeut Kombëtar, Melsi Labi

Në një intervistë të disa ditëve më parë drejtori i Muzeumit Kombëtar Melsi Labi e akuzoi Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, se nuk mbështet Muzeun Kombëtar por ka favorizuar muzetë privatë, akuza të cilat Kumbaro i hodhën poshtë.

Ja intervista e Labit:

Drejtori i Muzeut Kombëtar, shpërthen ndaj ministres Kumbaro: Jep lekë për Bunk’art, ku fiton privati, braktis pasurinë publike

Hapen dosjet – Dhjetëra gjyqtarë në Shqipëri nuk justifikojnë pasurinë

Dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë me dokumentacion ligjor një pjesë të pasurive të paluajtshme, huamarrjeve dhe llogarive bankare.

Në zbatim të ligjit të Vetingut, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, ka nisur prej disa ditësh procedurën e kontrollit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas përparësisë të parashikuar në ligj.

Shqiptarja.com ka mësuar se nga hapja e dosjeve të para të pasurive, janë konstatuar mungesa të theksuara në dokumentacion, kryesisht për justifikimin e pasurive të paluajtshme, të deklaruara para dhe gjatë ushtrimit të detyrës.

Ashtu siç edhe paralajmëroi vetë Unioni i Gjyqtarëve, në fund të vitit të kaluar, në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të Vetingut, një pjesë e njerëzve të drejtësisë nuk vërtetojnë dot ligjshmërinë krijimit të pasurive.

Shkëlqim Ganaj, kreu i ILDKPI-së
Shkëlqim Ganaj, kreu i ILDKPI-së

Edhe pse inspektorët e ILDKP kanë nisur verifikimin e një numri të kufizuar deklaratash pasurie, nisur nga intensiteti i konstatimeve të problematikave të para, numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që mund të penalizohen për shkak të mungesës së dokumentacioni ligjor për justifikimin e pasurisë, pritet të jetë i lartë. ILDKP do të ketë 180 ditë kohë për të kontrolluar vërtetësinë e të gjitha deklaratave të pasurisë. Krahas kontrollit, ILDKPI do të kalojë një kopje të të gjitha dosjeve të pasurive në duart e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë prokurorë dhe gjyqtarë nga SHBA dhe Evropa.

Të gjitha gjetjet e konstatuara nga inspektorët e ILDKP, së bashku me mendimet dhe provat që do të paraqesin prokurorët dhe gjyqtarët e SHBA-BE, për çdo dosje pasurie të kontrolluar, do të reflektohen në një raport, i cili do t’u përcillet organeve të Vetingut.

Në fund të raportit, për çdo gjyqtar apo prokuror, ILDKP do të konstatojë nëse deklarimi i pasurisë është i saktë, nëse ka mungesë të burimeve financiare, është kryer fshehje e pasurisë, është kryer deklarim i rremë apo subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Shkalla e parregullsive dhe e pasurisë së pajustifikuar do të jetë përcaktuese për fatin e gjyqtarit apo prokurorit.

Pamundësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të paraqitur dokumente për ligjshmërinë e pasurive është parashikuar në ligjin e Vetingut. Pika 2 e nenit 32 të ligjit të Vetingut, parashikon që nëse gjyqtari apo prokurori është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’i vërtetojë institucionit të rivlerësimit se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Ligji parashikon që do të jenë institucionet e vlerësimit, ato të cilat do të vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese është për shkaqe të arsyeshme.

Shqiptarja.com ka mësuar se jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë zbarkuar udhëzimin e ILDKPI, të datës 10.10.2016, për mënyrën e deklarimit të pasurive, në pronësi, posedim dhe përdorim, burimet e krijimit të tyre, detyrimet financiare etj. Ky udhëzim me 28 pika, përcakton modalitetet e plotësimit të deklaratës së pasurisë dhe justifikimin me dokumentacion ligjor.

Përpos të tjerave, subjektet e vlerësimit duhet të paraqisnin pranë ILDKP edhe kontratat e lidhura dhe kolateralin e vënë si garanci për kreditë, kusht që jo të gjithë e kanë plotësuar. Po ashtu, duhet të paraqisnin dokumentacionin e plotë ligjor, lejen e ndërtimit, preventivin, situacionin e plotë të dhe shpenzimeve të kryera për ndërtimet, ndërtime, shtesat ose rikonstruksione të pjesshme ose të plota për banesa ose çdo ndërtim tjetër. Ata duhet të vërtetonin huamarrjet dhe huadhëniet, pasuritë e paluajtshme, të luajtshme, likuiditetet etj.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Unioni Gjyqtarëve të Shqipërisë, në një dokument prej 30 faqesh drejtuar Gjykatës Kushtetuese, deklaronte se gjyqtarët dhe prokurorët e kishin të të pamundur për të justifikuar pasuritë që nga rënia e sistemit komunist.

“Provimi i burimeve të ligjshme për pasuri të vëna përpara detyrës për të dhe për familjarët, është një kërkesë që nuk plotëson asnjë qëllim, por thjesht kërkon të penalizojë subjektet, për pamundësinë e tyre për të gjetur dokumente. Dhe një rrezik i tillë është real, duke patur parasysh kohën e gjatë që mund të ketë kaluar që nga krijimi i pasurisë, rrethin e subjekteve të deklarimit, faktin që familjarët, apo subjektet mund të kenë punuar në emigracion të pasiguruar, apo faktin që ekonomia shqiptare ka qenë informate dhe pavarësisht punës së ndershme, të ardhurat nuk mund të provohen dhe të klasifikohen edhe ligjërisht si burime të ligjshme fitimi pavarësisht se, nuk kanë rrjedhur fare nga detyra, apo abuzimi i subjektit me të”, pretenduan gjyqtarët.

Konstatimet e ILDKP

Deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, me burimet e ligjshme financiare dhe që nuk gjendet në situatë konflikti interesi;

Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;

Është kryer fshehje e pasurisë;

Është kryer deklarim i rremë;

Subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Pasuritë jashtë vendit, sfida kryesore e ILDKP

Me fillimin e procesit të verifikimit, një nga sfidat më të vështira të ILDKP do të jetë gjurmimi dhe konstatimi i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve jashtë vendit. Ligji i Vetingut parashikon që nëse subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrimin e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit. Por, numri i subjekteve që kanë deklaruar pasuri jashtë vendit është i papërfillshëm. Në këto kushte, është detyra e ILDKP dhe hetuesve të SHBA-BE, për zbulimin e pasurive të fshehura jashtë vendit.

Procedura e kontrollit të pasurive  

1. ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Kodin e Procedurave Administrative.

2. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta. Këto dokumente ose informacione mund të përdoren në cilësinë e provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit.

3. ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese.

Rama shkund PS-në e Vlorës: Merreni me intriga, kurse LSI korr fitore…

Fjalët e Ramës kanë qenë të ashpra duke i cilësuar strukturat si baza thashethemesh që nuk merren me punë. Burimet e Shqiptarja.com saktësojnë se Rama ka thënë që LSI me mitin e punësimeve po korr sukses, ndërsa të punësuarit e PS-së janë më pak të angazhuarit. Ja disa prej deklaratave kryesore të Ramës në mbledhjen e mbrëmshme.

Të ulen tensionet e brendshme. Në kërkim të votës jemi të gjithë bashkë dhe fushata zgjedhore nuk është kohë kur duhet t’i nxjerrim sytë njëri-tjetrit. Po vazhduat unë isha më parë në parti e ky erdhi më pas, s’dilni kurrkund. Mos tregoni njëri-tjetrin me gisht se i kujt është ky e i kujt është ai. Secili të punojë në zonën e vetë se fitimi i votave është investim personal.Ju merreni me intriga e me thashetheme dhe nuk merreni me punë. E keni mendjen të përcillni informacione andej e këtej se çfarë bëri njëri e çfarë bëri tjetri. Kujt i tha e çfarë i tha. Ju merreni me thashetheme, jo me punë. Fitojnë të tjerët që janë më të organizuar.

Të kuptohet drejt roli i kryetarit të PS-së dhe të koordinatorit të PS-së. Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Kryetari e koordinatori nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Kryetari të merret me njerëzit e partisë.

Koordinatori është caktuar të merret me komunitetin aty ku ka peshën e vetë, pa qenë i detyruar që t’i sjellë njerëzit e tij në parti.

Asnjë kryetar PS-je nuk do të jetë në listën për deputetë. Ta harrojnë. Këtë jua kam bërë të qartë qysh në fillim. Në duan të punojnë si kryetar partie, ta bëjnë këtë si funksionarë. Intrigat mos u lodhni kot t’i bëni se jeni funksionarë dhe jo kandidatë. Kur flas në këtë pikë, e kam fjalën edhe për ty Anduel (kryetar i PS-së në Bashkinë Vlorë). Sjellja jote s’ka qenë korrekte këto kohë.

Të forcohet Forumi i Gruas. Jeni dobët në këtë aspekt. Gruaja komandon familjen dhe në Vlorë nuk ndodh ndryshe. Duhet të investoheni në këtë drejtim.

PS duhet të ketë më shumë pushtet tek njerëzit me arsim të lartë. Ky është një objektiv që duhet të na rrijë mbi kokë, por nuk do të thotë që të shmangim të tjerët.

PD vijon të ketë më shumë pushtet tek ata pa arsim, por ky nuk është problem për ne. Ne duhet të gjejmë mënyrat për ta sjellë këdo afër PS-së.

Sa aktivë janë anëtarët e PS-së? Shumica e tyre janë inekzistentë. E dini pse? Sepse ne nuk shkojmë t’i takojmë dhe t’i nxjerrim nga rutina. Edhe ku ka hatërmbetje duhet punuar për zgjidhje.

Janë bërë 136 projekte në Qarkun e Vlorës. Këto nuk janë pak, janë shumë. Dhe duhen promovuar e reklamuar tek socialistët dhe qytetarët. Reformat tona dhe investimet tona janë të prekshme, ose në proces. Këto ju duhen thënë njerëzve.

Ne kemi lejuar të krijohet miti që LSI të fut në punë. Kjo është e gabuar. Pse ndodh kjo? Sepse nuk jeni kujdesur sa duhet për njerëzit. Edhe ne i kemi mbajtur afër njerëzit tanë, por vetëm për të LSI-së flitet. Ajo e përfiton imazhin.

Ata që janë trajtuar nga PS me punë dhe favore janë më të pa angazhuarit. Kjo është absurde. Pse ndodh? Sepse nuk u kërkon llogari askush atyre. Nuk kemi evidenca për ta. Nuk koordinohemi. Ata duhet të jenë në qendër të aksionit tonë.

Duhet të afishoni listën e zgjedhësve në çdo zyrë partie por edhe në çdo qendër votimi. Njerëzit duhet ta dinë se ku votojnë dhe të kontrollojnë emrin e tyre.
Duhet plotësuar çdo QV me koordinatorë dixhitalë, kryesisht nga FRESSH. Nuk mund të neglizhohet më rëndësia e shpërndarjes së informacionit në mënyrë dixhitale në kohën e sotme.

Të shkohet tek çdo organizatë socialiste, ndryshe çdo gjë është e kotë. Informacioni dhe puna duhet të shkojë në qelizën më të vogël të organizimit të partisë.
Të bëhet plani i votave për çdo QV dhe të krahasohet me zgjedhjet e fundit. Të dimë se ku jemi dhe cilat janë objektivat. Shifrat nuk gënjejnë dhe do të masin rezultatin e gjithsecilit.

Në qarkun Vlorë janë 182 mijë zgjedhës që nuk marrin pjesë në votime. Sikur vetëm 10 % prej tyre të sillni të na votojnë, mjaftojnë.

10 200 votues për herë të parë kemi në Qarkun e Vlorës. Strukturat e FRESSH duhet t’i takojnë të gjithë ata. Kjo është forma më e sigurt e rritjes.

Angazhimi i të punësuarve është zero. Nuk kemi asnjë informacion për këtë çështje. Kjo s’mund të vazhdojë kështu. Strukturat duhet të bëhen të përgjegjshme.

Punonjësit e OSHEE-së janë kosto për punën tonë. Tu përgjigjen çdo abonenti. Nuk mund të marrim kosto politike se nëpunësit tanë nuk bëjnë siç duhet punën e tyre. Tu tërhiqet vëmendja të gjithëve.

Janë 68 mijë pensionistë në Qarkun Vlorë. Sigurimet shoqërore të nxjerrin informacionin dhe të punohet veçmas me pensionistët. Jo vetëm në mbledhje. Kjo është një kategori i veçantë që s’mund të trajtohet si gjithë të tjerët.

Punonjësit e postës të jenë në shërbim të njerëzve në të gjitha format. Ata kanë takime dhe kontakte më të gjithë komunitetin.

Të krijohet adrestari i saktë i kontakteve sipas profesioneve. Kur bëjmë takime me fokuse të veçanta të dimë se kë të thërrasim. Kur duam të krijojmë programe specifike duhet të dimë se me kë të flasim sipas zonave.

Kryetarët e PS-së të bëjnë raportim me shkrim pranë çdo sekretariati çdo javë. Të mos flasim për cilësinë e raporteve. Sillini si t’i sillni, po na i sillni. Selia qendrore duhet të ketë informacion.

Punësimi në arsim, 60 % e tyre votojnë të majtën në rang vendi. Nuk duhet ta neglizhojmë këtë kategori.

Ruçi: Në Vlorë strukturat nuk kanë dhënë asnjëherë maksimumin

Kritikat ndaj degës së PS-së nuk i ka kursyer as Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gramoz Ruçi. Ai ka evidentuar faktin se ky qark asnjëherë nuk ka dhënë maksimumin në vota, pavarësisht se kjo është një zonë e majtë. Ruçi po ashtu ka shigjetuar përçarjet brenda PS-së në këtë qark duke ju kërkuar të merren me punë dhe jo me thashetheme.

“Qarku i Vlorës është thesar votash. Asnjëherë strukturat nuk kanë dhënë maksimumin. Votat nuk janë vjelë asnjëherë sa duhet. Votuesit na e japin votën edhe nëse nuk i kontaktojmë. Puna është si të merrni dhe ata që nuk vijnë për inerci. Ky qark është hambar për të majtën. Me pak kujdes mund të maksimalizoni rezultatin. Është faji i strukturave jo i votuesve nëse nuk dalin në votim ditën e zgjedhjeve”, mësohet të ketë thënë Gramoz Ruçi.

Vdekja e të miturit Ardit Gjoklaj në Sharrë, dy persona nën akuzë

Në Shqipëri prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka mbyllur hetimet për rastin e vdekjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën gushtin e shkuar në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë, në zonën e Tiranës

Prokuroria shpjegon se ajo ka vënë nën akuzë dy persona, si përgjegjës për vdekjen e 17 vjecarit, përgjegjësin e turnit të kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, Dëfrim Hakramën, si edhe fadromistin Edmond Kollari. Sipas hetimeve, mos respektimi i rregullores për mënyrën e punës, ka sjellë për pasojë vdekjen e Gjoklajt, i cili rezulton të jetë goditur nga fadroma gjatë orëve të natës në vendin e grumbullimit të plehrave.

Ngjarja e ndodhur në Landfillin e Sharrës në 9 gusht ka ngritur që në fillim dyshime dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj Bashkisë së Tiranës, për kushtet e jashtëligjshme në të cilat detyroheshin të punonin njerëz të shtyrë nga varfëria, mes tyre dhe të mitur, një pjesë e mirë e të cilëve sipas investigimeve të medias ishin në të zezë.

Këshilltarët e djathtë kanë bërë denoncim ndaj Bashkisë. Prokuroria sqaroi se po vazhdon ndërkohë hetimi për përgjegjësitë e mundshme të Bashkisë së Tiranës, dhe kompanive që punonin sipas një marrëveshjeje me këtë institucion.

Punimet te ura në veri të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e Qeverisë

Në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar punimet në kuadër të ndërtimit të zonës së re urbane tek ura mbi lumin Ibër dhe hapësira përreth.

Punimet e reja, pasuan rrënimin e murit në këtë pjesë, i cili ishte ndërtuar ilegalisht nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore. Ndërtimi i tij pati nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.

Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës i patën dhënë një muaj afat komunës veriore të Mitrovicës që ta rrënonte murin, para se të ndërmerreshin hapa ligjor.

Nisur nga situata që ishte krijuar, ky mur ishte rrënuar, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Tani, konstruksioni i ri, përbën një ndërtim betoni prej 53 metra të gjatë, kurse lartësia do të jetë nga 40 deri në 70 centimetra.

Marrëveshja e arritur, është thënë se do të rezultojë me ndërtimin e një zone për këmbësorë sipas marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ashtu siç është arritur marrëveshja më 4 shkurt, sot fillojmë punimet për ndërtimin e konstruksionit të ri”, ka thënë kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, i cili ka ndjekur nga afër punimet.

“Mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë të sigurohen se gjithçka po shkon sipas marrëveshjes”, ka thënë Rakiq.

Ai nuk ka mundur ta parashikojë se sa kohë do të zgjasin punimet, por është shprehur i bindur se kësaj radhe do të ecet përpara me projektin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

Ndërkohë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë për Radion Evropa e Lirë se muri ilegal, si edhe nisja e trenit provokues nga Serbia për në Mitrovicë, ishin pjesë e skenarëve të Beogradit.

“Pse ka ndodhur ky mur ilegal dhe provokimet destabilizuese të një pas njëshme, për mendimin tim shfaqin një përpjekje të Serbisë që të destabilizojë situatën në Kosovë në një kohë kur kishte tranzicion të administratave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur Serbia kishte një iluzion se gjoja administrata e re amerikane e presidentit Donald Trump, pra sipas iluzioneve të tyre, do të mund të ndryshonte qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, parashihet që në kuadër të rivitalizimit të urës mbi lumin Ibër dhe hapësirës përreth të mënjanohen të gjitha barrikadat dhe të krijohet hapësirë për lëvizje të lirë në drejtim të veriut dhe jugut të Mitrovicës, si për njerëz ashtu edhe makina.

Bulqizë: Vazhdojnë kërkimet për tre inxhinierët kinezë të minierave

Ekipet e shpëtimit në Shqipëri ende po punojnë për t’i gjetur tre inxhinierë kinezë të minierave, të bllokuar prej të shtunës pasdite, pas një eksplodimi në xeheroren e kromit në Bulqizë.

Ekspolodimi i gazit e ka shkatërruar sistemin e ventilimit dhe një pjesë në brendi të minierës së kromit, që është pronë e kompnasië Albania’s Balfin Group, raporton Reuters nga Tirana.

“Shpëtimtarët kanë arritur në 240 metra larg vendit ku ata besohet se janë të bllokuar”, ka thënë një zyrtar.

Nuk ka pasur asnjë lloj të kontaktit me tre personat e bllokuar prej të shtunës pasdite.

Ambasada e Kinës ka konfirmuar më herët se operacioni i shpëtimit po vazhdon ende. Tre inxhinierë të tjerë kinezë kanë pësuar lëndime të lehta.

Zbulohet skandali i kryegjyqtares së Kavajës, liroi kriminelin

 Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula

Zbulohet skandali i kryetares së Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula. Lirimi i një personi të akuzuar për vepra të rënda penale është bërë shkak për një ankesë zyrtare të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj vendimit të dhënë nga gjyqtarja Entela Shedula

Fjala është për lirimin e një shtetasi të akuzuar për tri vepra penale, të cilin kryetarja e Gjykatës së Kavajës e ka liruar nga burgu, në kundërshtim edhe me kërkesën e Prokurorisë, raporton “Panorama”.

Letra zyrtare e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar Presidentit Bujar Nishani, mban datën 18 prill 2014, dhe ka numër protokolli 2630/3. Ankesa për gjyqtaren e Kavajës është pjesë e një sërë vendimesh të dhëna nga gjykatat, të cilat, sipas Ministrisë së Brendshme, mund të konsiderohen flagrante.

“Kanosje me armë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje”, kështu titullohet ankesa që kreu i Ministrisë së Brendshme ka bërë më shumë se dy vite më parë ndaj gjyqtares Entela Shedula. Kjo e fundit qëndron ende në detyrë, pavarësisht ankesës së drejtuar Presidentit Bujar Nishani, të cilit mësohet se letra i është dërguar në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

LETRA E TAHIRIT

“Më datë 27.11.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Allaman Beu, për veprat penale të ‘Kanosjes’, ‘Dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga nenet 84, 90 dhe 279 të K.Penal”, thuhet në letër. Sipas shkresës së ministrit të Brendshëm, prokurori i çështjes, z. Edmond Kariqi, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Duket se kjo masë sigurie ishte kërkuar për shkak të tri veprave penale, për të cilat akuzohej shtetasi i arrestuar në flagrancë nga ana e policisë. Por ministri i Brendshëm evidenton në letër se pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg”, nga ana e Gjykatës, me gjyqtare të çështjes znj. Entela Shedula, është ndryshuar masa e sigurisë, duke vendosur “detyrim paraqitje”.

Faksimile e ankesës së ministrit Tahiri
Faksimile e ankesës së ministrit Tahiri

Në këtë mënyrë, sipas ankesës së ministrit, është bërë lirimi i personit që ishte arrestuar me akuzën e kryerjes së tri veprave penale. Pasi është liruar nga qelia me vendim të gjyqtares Entela Shedula, i dyshuari është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur periodikisht në Policinë Gjyqësore.

ANKESA E MINISTRIT

Vendimi i gjyqtares Entela Shedula për lirimin e të akuzuarit për kryerjen e tri veprave penale, ka qenë pjesë e një liste me vendime gjykatash, për të cilat ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është ankuar zyrtarisht te Presidenti Bujar Nishani.

Në letrën shpjeguese të listës së vendimeve, shpjegohet edhe shkaku pse ministri Tahiri e ka paraqitur ankesën. “Në këtë kontekst ministri Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëvizje KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës”, thuhet në tekstin shoqërues të letrës.

Më tej, aty theksohet se “sipas ministrit të Punëve të Brendshme, këto vendime të gjykatave janë “më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”.

Ilir Meta: Pse isha tek hoteli “Santa Quaranta” i Kelmend Balilit

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka sqaruar vizitën e tij në resortin “Santa Quaranta” të Kelmend Balilit ditën e inaugurimit dy vite më parë.

I pyetur në emisionin Top Story nga gazetari Sokol Balla përse shkoi, Meta tha se do të shkojë në çdo inaugurim hoteli apo biznesi kur merr një ftesë.

Kryeparlamentari ka sqaruar gjithashtu se nuk do të shkojë në inaugurime të tilla vetëm në rastet kur policia apo institucione të tjera ligjzbatuese ia kërkojnë këtë gjë nëse ai biznes është ndërtuar me para të pista.

Në rastin konkret të resortit të Balilit, Meta theksoi se ishte ftuar të merrte pjesë në inaugurim dhe nuk pati asnjë paralajmërim nga policia.

Replikat e Shkëlzen Berishës, Ristanit dhe të deputetëve të PD-së me kolegët e PS-së

Ja deklarata e Shkëlqen Berishës

REPLIKAT/ Ristani dhe deputetët e PD-së, gati të grushtohen me kolegët e PS-së për Shkëlzenin

Ashtu si javën e kaluar, Shkëlzen Berisha ka refuzuar të betohet dhe të japë gjeneralitetet para Komisionit hetimor parlamentar për aferën e CEZ.

Ai thotë se nuk betohet para Taulant Ballës.

Deputetët e PD-së ndërkohë, kanë bërë çmos që të dështojë dëshmia e tij.

Përveç zhurmës dhe fyerjeve, Arben Ristani është ngritur në këmbë, ndërkohë që fliste deputeti socialist Ulsi Manja.

Ristani ka qenë gati edhe për t’u përleshur fizikisht, ndërkohë që ka fyer Manjan.

Kjo ka acaruar këtë të fundit, që i është kundërpërgjigjur.

Ristani mbështetej nga deputetja e kolme e Vlorës, e cila gjatë gjithë kohës zhurmonte mbledhjen.

Debatet:

Shkëlzen Berisha: Para se te betohem kam nje kerkese paraprake.

Taulant Balla: S’ka kerkesa paraprake, por betohu aty, shtype ate buton…

Shkelzen Berisha: O i denuar…

Taulant Balla: Betohu aty dhe leri lojerat. Iku koha kur shantazhoje prokurore dhe gjyqtare…

Shkelzen Berisha: Ti je i denuar. Kam kerkese paraprake.

Taulant Balla: Kerkesen shko beje ne sekretari. S’je ti ketu prokuror…

Shkëlzen Berisha: Kush e drejton seancën

Balla: Unë dhe nuk ka shanse. Thuaj Betohem

Shkëlzen Berisha: Je i dënuar. Kam një kërkesë paraprake

Balla: Të gjithë dëshmitarët e tjerë kanë bërë betimin. Zoti dëshmitar na thuaj emër atë dhe mbiemër nuk kem si të marrim deklaratën tënde, o jurist!

Balla: Do ti zbardh të gjitha, bëj deklaratën

Berisha: Kam një kërkesë paraprake

Manja lexon formulën e betimit

Shkëlzen Berisha: Kush e drejton mbledhjen?

Balla: Unë dhe pikë, historia ku ti cakton gjyqtarët dhe prokurorët gjitha ka mbaruar me reformën në drejtësi

Debat Ristani- Manja pasi lexon formulën e betimit

Balla: Ju paralajmëroj, garda do u shoqërojë jashtë nëse fyeni anëtarin

Manja: Betohu dhe pastaj flasim për kërkesën

Balla: Kërkesën cojë në sekretari

Manja: Mos më fyej, dëshmitari të respektojë ligjin

Ristani: Nuk ke të drejtë

Manja-Ristanit: Ti nuk vendos rregull ketu

Balla: Manja mos bini në grackën e përgatitur mirë…

 Balla: “Objekti i kërkesës përjashtimi i Ballës nga Komisioni Hetimor. Kryetari ka qenë i paditur nga unë dhe gjykata e ka pranuar me formë të prerë dhe ekziston njëanshmëri, ndërsa Taulant Balla ka përdorur terma fyes dhe ofendues pa përfunduar komisioni. Kërkojmë pranimin e kërkesës” thuhet në kërkesën e Shkëlzen Berishës drejtuar komisionit.*

Balla: Refuzimi për të dëshmuar përbën kundravajtje penale ose burgim deri në një vit..

Ristani: Ka një kërkesë, duhet të shqyrtohet

Balla: Refuzimi për të dëshmuar përbën kundravajtje penale ose burgim deri në një vit..

Ristani: Ka një kërkesë, duhet të shqyrtohet

Liljana Elmazi: Pse nuk thirret Ismailaj?

Balla: Pas dëshmisë së Shkëlzen Berishës do shqyrtojmë kërkesën për pyetjen e Kastriot Ismailajt, kjo është strategji që të merret sipas një renditje. Ismailaj nuk na shpëton se është në burg, te 313, kemi edhe 40 ditë kohë.

Balla: Zoti dëshmitar bëni betimin

Bode-Ballës: Keni probleme me ligjin, pasi ju nuk e njiheni….Ju nuk keni arritur në konkluzione pa u mbyllur komisioni. Turp!

Balla: Turp të të vijë ty! Duhet të kishe ikur, pasi je në hetim për këtë cështje.

Balla: Zoti dëshmitar do e bësh betimin? Të kujtoj nenet e po nuk e bërë betimin gjobë deri në një vit burg.

Shkëlzen Berisha: Pusho i dënuar, se sa herë herë hap gojën shpif. Kam paraqitur një kërkesë

Balla: Historia ku vendos ti prokurorët ka mbaruar

Balla: Seanca ndërpritet, do të vazhdojë kur dëshmitari të betohet.

Pas ndërprerjes së punimeve të komisionit hetimor parlamentar për “CEZ”, juristi Shkëlzen Berisha sqaroi se përse nuk pranoi të bënte betimin sërish sot në Komision.

Ai ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij për të dëshmuar nëse Komisioni nuk drejtohet nga Taulant Balla

“Ajo që po ndodh është qesharake…Ai përmend Kodin Penal për dëshmitarin…sikur nuk ekziston edhe për të. Depozitova një kerkësë për përjashtimin e tij…Mqs ai nuk hoqi dorë…unë përsërita kërkesën për largimin e tij nga komisioni…Hedhja poshtë e kërkesës, qesharake. Ky është thjesht teatër politik. Kodi flet shumë qartë për përjashtimet…Kam ardhur gjithmonë këtu e kam zbatuar ligjin pavarësisht konfliktit të interesit dhe teatrit politik. Nuk kam asnjë lidhje me këta persona…Për t’i dhënë përgjigje këtij shpifësi kam ngritur një padi penale…kam zgjedhur rrugën ligjore. Ky teatër politik s’bën asgjë…Nëse do kisha aq problem me bërë dëshmi nuk shkoja në gjykatë. Por s’pranoj ta jap para një personi që është hapur në konflikt interesi…”, tha Berisha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit.

Adriatik Llalla si një vegël anti-amerikane dhe shkeljet e tij flagrante Nga Ferdinand Dervishi

“Pas Luftës së Dytë Botërore, një kamion i UNRRA-s, një agjencie ndërkombëtare të dominuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shpërndante ndihma në vendet e rrënuara nga lufta – kishte marrë një rrugë andej nga veriu i Shqipërisë. Kamioni që drejtohej nga amerikanët, mbartte thasë me miell e produkte të tjera ushqimore për banorët e zonave të thella që vuanin nga uria. Natën, diku në mes një pylli, para kamionit shfaqet një malësor duke bërë shenjë që shoferi të ndalojë. Më tej realizohet një skenë e sa e pabesueshme aq qesharake. Duke bërë shenja që njerëzit e kamionit të mos mërziteshin, malësori nxjerr një cigare, nga ato me të dredhur, dhe përpiqet ta ndezë te drita e makinës.

-Ju kam thënë – u drejtohet shoferi dy shoqëruesve – këta janë njerëz të humbur…”

Më shumë se 70 vite më pas amerikanët dhe perëndimorët e tjerë janë duke i ndihmuar shqiptarët të bëjnë shtetin e tyre. Ata janë inciatorë kryesorë të tentativës për të shëruar shtetin e kalbur nga korrupsioni, krimi dhe padrejtësia. Janë njerëzit që u kanë imponuar shqiptarëve të bëjnë Reformën në Drejtësi, madje ata janë edhe investues, në shqip – pagues të faturave të reformës. Pra, dikur erdhën të na jepnin bukë, tani duan të na vënë shtetin në binarë.

Por shqiptarët edhe në këtë rast duket i kanë dalë kamionit amerikan përpara. Si kundërpeshë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, përdori metodën e vjetër të embargos, apo bllokadës, siç njihej e përdorej nën komunizëm. Ai ndërmori hapin dhe publikoi refuzimin e vizave për një numër gjykatësish e prokurorësh. Lëvizja e radhës, e njeriut që përfaqëson interesat e shtetit të madh amerikan në Shqipëri, ishte sulmi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, duke e akuzuar si frenues të klasit të parë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Por përse shpërtheu Lu?

Gjithçka ka lidhje me kandidaturat e dërguara nga Kryeprokurori Llalla për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), – pjesë e Reformës në Drejtësi. Përkundër çdo llogjike, kandidaturat e prokurorisë ishin vetëm 3 nga 4 që duheshin zgjedhur. Gjithsesi e keqja më e madhe ishte se, sipas ligjit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të paraqiste një grup kandidatësh, të cilët duhet ti nënshtroheshin zgjedhjes me short. Dhe kjo ka ndodhur në një kohë kur shortit i ishin bindur edhe Gjykata Kushtetuese edhe ajo e Lartë edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Administrative. Pra pakënaqësia e radhës e Ambasadorit Amerikan Lu si përfaqësues i një shteti që u ka imponuar shqiptarëve të bëjnë Reformën në Drejtësi, duke paguar edhe të hollat e nevojshme për këtë investim, ka lidhje me moszbatimin e ligjit që parashikon shortin për kandidaturat e prokurorisë për në KED.

Problemi tjetër i madh që i ka lindur përfaqësuesit amerikan, duke e detyruar të sulmojë Kryeprokurorin, është fakti se personat e zgjedhur prej tij, që të tre ata, janë promovime të Kryeporokurorit dhe më tej të dyshuar se mund të behën vegla të klaneve më të fuqishme të politikës. Të atyre që për më shumë se 25 vjet janë përgjegjës për Rrënimin Shqiptar. E gjitha kjo përplaset me parimin kryesor të betejës së amerikanëve për Reformën në Drejtësi që është largimi i ndikimit të politikës nga kjo reformë.

Por cilët janë tre njerëzit që Lalla dërgoi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi?

E para është Rovena Gashi, një bashkëkolege e Llallës qysh kur ai ishte në postin e Zv/Prokurorit në Prokurorinë e Tiranës. Në të gjitha koridoret e prokurorive thuhet se ajo është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme në shkelje të ligjit formal, pa konkurruar dhe së dyti, – kjo edhe më e rëndë, është emëruar pasi nuk kishte mbushur 12 vjet punë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, siç e kërkon ligji. Gashi njihet si promovim i drejtpërdrejtë i Lallës në karrierë.

Por edhe kandidatja e dytë, Fatjona Memçe, ish-prokurore në shkallën e parë, me një shkëputje rreth 5 vite si Drejtoreshë Juridike në Presidencë, thuhet se është emëruar nga Llalla në Prokurorinë e Apelit në shkelje të ligjit, pasi edhe kjo nuk kishte mbushur vitet e punës që kërkohen me ligj. Edhe Memçe njihet si promovim i drejtpërdrejtë i Lallës në karrierë.

I treti, Gentian Trenova, ish-prokuror në shkallën e parë, (i përfolur si i implikuar në maskaradën e frikshme të rrëzimit të prokurorit Shkëlqim Hajdari nga kreu i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve), është emëruar me urgjencë vitin e shkuar në Prokurorinë e Apelit, përpara se Kushtetuta e Re të merrte fuqi ligjore. Një lëvizje që pretendohet se është bërë me anë të një vendimi në emër të ligjit dhe jo në emër të Kushtetutës. Po nga njohës e kolegë thuhet se emërimi me probleme ligjore është bërë vetëm që Trenova të ishte kandidat për në KED. Edhe Trenova njihet si promovim i drejtpërdrejtë i Lallës në karrierë.

Në këtë pikë problemi i kuruesve të Reformës në Drejtësi, në kulmin e së cilës qëndron Donal Lu është: Sa të besueshme janë këto kandidatura që i kanë borxh promovimin dhe ecurinë e mbarë të karrierës një zyrtari që për me tëpër ka rrezikuar për ta duke shkelur apo injoruar ligjet? Në përdorim jo kofidencial, për këta tre prokurorë ka edhe një tjetër pjesë të dhënash, që duket plotësojnë mozaikun e pakënaqësisë amerikane.

Pra në këtë pikë mund të gjykohet se tre kandidatët e Kryeprokurorit Llalla për në KED janë të pabesueshëm për amerikanët se do të ushtrojnë drejtësi dhe të dyshueshëm se mund të përdoren nga politika shqiptare. Për më tepër që në ekipin e KED u zgjodhën, apo infiltruan edhe të tjerë emra të pabesueshëm për amerikanët si Besnik Imeraj, relatori i ligjit të vetingut, i cili votoi kundër tij, apo edhe Mirela Fana, gruaja e avokatit të politikanit Sali Berisha, që fatmirësisht u dorëhoq.

Përfundimisht, kontrolli i KED nga një shumicë kandidatësh të pabesueshëm se do të ushtrojnë drejtësi në procesin e rankimit apo klasifikimit të aplikantëve për inspektorë të përgjithshëm që do të kontrollojnë veprimtarinë e institucioneve të drejtësisë, ka nxjerrë nga shinat ambasadorin amerikan. Për amerikanët, gjithçka ndodhi, me një vulë të madhe të vënë sipër nga Kryeprokurori, është minim arrogant i Reformës në Drejtësi.

Këto fakte më së shumti fshiheshin pas akuzave të ambasadorit Lu ndaj Kryeprokurorit. Por nga ana e tij Kryeprokurori shqiptar u dëftua edhe më i egër. Duke kundërsulmuar ai përmendi shpesh që Lu duhet të kullosë vetëm brenda kornizave diplomatike, por nxori nga mënga edhe një as të zhubrosur të ndërhyrjes së Lu në favor të “Bankers Petroleum”, duke pohuar se dosja u mbyll nga prokuroria edhe për shkak të ndërhyrjes së ambasadorit amerikan. Një akuzë foshnjarake që në çdo shtet të kultivuar të botës do i kthehej në boomerang. Kjo sepse Llalla, duke pohuar se ka mbyllur një dosje hetimore për shkak të ndërhyrjeve nga persona të tjerë dhe jo për shkak të ligjit, paska konsumuar një vepër penale. Por edhe pozat qaramane të Kryeprokurorit se ka larguar familjen nga frika e kërcënimeve për shkak të detyrës, pa pranuar se ka pasur ndonjë kërcënim, duken të pabesueshme dhe artificiale. Kjo për shkakun se Lalla nuk është aspak një Xhiovani Falkone shqiptar. Përkundër. Ai është autori i telendisjes së Prokurorisë shqiptare në skaj të humnerës. Miku i të gjitha palëve të politikës dhe i mediave, i paatakuar askurrë nga askush, ai tashmë e drejton akuzën shqiptare si pronë private, duke emëruar në postet më të larta të organit të akuzës njerëz pa asnjë rekord të dukshëm pozitiv pune, emërime ekskluzivisht të mendjes së tij, një praktikë që nuk ishte zbatuar kurrë në këtë formë absolute nga homologët e tij parakalues. Për rrjedhojë në poste kyçe janë emëruar edhe elementë të përfolur, të dyshuar e të paaftë, i pari i të cilëve Kryeprokurori Petrit Fusha, i Prokurorisë së Tiranës. Ky është i vetmi prokuror i akuzuar për pasuri të pajustifikueshme qysh në vitet 2003-2004 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Antikrim të kohës, tekstualisht: “Prokurori ka një pronë të tij pranë Urës së Farkës të cilën do ta kishte zili çdo biznesmen i pasur shqiptar. Ky prokuror gjatë hetimeve për vrasjen e disa kohëve më parë pranë shkollës ‘Vasil Shanto’ ka pyetur autorët e vrasjes në cilësinë e dëshmitarëve e më pasi i ka liruar”. Ndërsa në vitin 2008 ka qenë Avokati i Popullit ai që ka rekomanduar fillimin e hetimeve për Prokurorin Fusha duke akuzuar se ka anulluar padrejtësisht një urdhër ekzekutimi për një të dënuar penal.

Lalla është guximtari i degëdisjes në pozicione të parëndësishme pothuaj të gjithë elitës së prokurorëve shqiptarë, por edhe mjeshtri i komandimit të miqve të vet në Prokurorinë e Përgjithshme, filluar nga Kryeprokurori i Tiranës, me qëllim që këta për çdo rast të kenë një derë të madhe të hapur. Për rrjedhojë prokuroria shqiptare e “Llalla era” ka ngecur në batak duke mos inicuar asnjë hetim të njohur që të çojë, ose në goditjen e grupeve të rrezikshëm kriminalë, ose në goditjen e personave të fortë politikë.

Duket këto probleme amerikanët i kanë identifikuar shumë herët. Lipset të thuhet se prokuroria shqiptare për një kohë të gjatë nuk merr financime dhe mbështetje amerikane, madje as për sektorë që ata vetë kanë trainuar e specializuar. Në këtë pabesueshmëri duket janë bazuar, për tu plotësuar agresive në rastin e kandidatëve të prokurorisë për në KED, akuzat publike të ambasadorit Lu ndaj Llallës.

Por le të kthehemi pas në kohë dhe të shohim se si amerikanët janë sjellë me drejtësinë shqiptare. Historia thotë se amerikanët e kanë marrë gjithmonë në mbrojtje institucionin e prokurorisë, sidomos kur u është dashur ta nxjerrin nga kthetrat e politikës. Dhe kjo ka nisur shumë herët, qysh në vitin 1992, kur akuza drejtohej nga Maksim Haxhia. Më pas amerikanët kanë marrë në mbrojtje të njëjtin institucion, për të njëjtin shkak, edhe në kohërat kur drejtohej nga Arben Rakipi, Theodhori Sollaku dhe Ina Rama. Edhe e përballur me këto fakte, ajo që ka ndodhur me Prokurorin Llalla është më tepër se serioze.

Por si mbrohet Kryeprokurori? Ai tha, edhe publikusht, se kishte vepruar sipas ligjit për kandidaturat për në KED. Kjo do të thotë se ai ka dërguar në KED kandidatë që përmbushin kriteret. Duhet sqaruar se në pikën (d) të nenit 221 që përcakton kriteret që kandidatët për në KED duhet të plotësojnë, ka një pikë që i kushtëzon ata të kenë mbaruar shkollën e magjstraturës. Dhe këtu me ligjin Llalla është në rregull, pasi në Prokurorinë e Përgjithshme ai ka vetëm 3 njerëz që e kanë mbaruar këtë shkollë, Rovena Gashin, Fatjona Memçen dhe Gentian Trenovën, të cilët i kandidoi.

Por këtu ka një problem. Përse e gjithë Prokuroria shqiptare duhet të ketë vetëm tre funksionarë që kanë mbaruar këtë shkollë? Edhe kjo ka përgjigje: E para sepse shkolla e magjistraturës nuk është kusht për emërimin në detyrë të një prokurori të thjeshtë. E dyta sepse shkolla e magjistraturës është hapur 20 vjet më parë, më 1997, dhe për rrjedhojë moshat e pjekura, përmbi 45 vjeç, me funksione në sistemin e drejtësisë, nuk kanë si ta kenë.

Duhet përmendur edhe fakti se, teksa Lalla e aplikoi këtë kriter për kandidaturat e prokurorisë, Gjykata e Lartë e injoroi për kandidatët e saj. Pra ligji u zbatua dhe pranua me dy standarte.

Gjithsesi pikëyetja finale është: Përse u përfshi shkolla e magjstraturës si kriter për emërimet në KED? A është vënë re, apo është diksutuar nga hartuesit e Reformës në Drejtësi ky problem?

E në këtë mish-mash duket loja shkon më thellë se Llalla, pasi thuhet se ky kriter është shtuar nga ca mendje të holla me qëllim që të shkaktojnë pikërisht rrëmuja të ngjashme që mund të sjellin vonesa të kushtueshme për Reformën në Drejtësi. Madje gojët e liga thonë se kriteri është shtuar edhe pse nuk ka qenë në draft-projektet e diskutuara nga Komisioni për Reformën e Drejtësi. Pra përplasja duket se është e qëllimtë.

Kështu, duket se guximi i Lallës për të kandiduar njerëz të besuar apo kontrolluar të tij dhe më tej të dyshuar se mund ti shërbejnë politikanëve të korruptuar si dhe kjo kleçkë e papritur e kriterit të shkollës së magjistraturës për kandidatët për në KED, të dyja së bashku, kanë shkaktuar furtunën e ambasadorit amerikan.

Gjithçka duket pasojë e kalkulimeve të një lukunie mjeshtrash laps-hollë që duket se kanë punuar me muaj të tërë për të pasur një rezultat të ngjashëm. Dhe tashmë ata duhet të jenë duke fërkuar barkun nga kënaqësia e shkaktuar prej përplasjes së ambasadorit amerikan me kamikazin e parë që i ndërsyen. Dhe duket laps-hollët vijnë nga të gjitha krahët e politikës. Këtë e nxjerr në pah edhe fakti se pas silurimit, askush nga faktorët më të rëndësishëm politikë të vendit nuk i dërguan, as dy gisht fjalë mbështetjeje, qoftë përmes rrjeteve sociale, “mikut” të tyre amerikan. Përkundër, disa i fërkuan krahët publikisht Llallës. Të njëjtën gjë tregon edhe fakti se deri tani e gjitha lufta për Reformën në Drejtësi është bërë për t’ja faturuar njëri-tjetrit kundërshtimin dhe zvarritjen e saj.

Në këtë pikë vlen të mbyllet edhe ngjarja e vjetër e vitit 1945.

“…Shoferi dhe shoqëruesit e tij amerikanë e lanë malësorin të mundohej gjatë me ndezjen e cigares në xhamin e dritës së makinës. Ishin duke shijuar një argëtim të rrallë, nga ata që duheshin ruajtur në memorie për t’ua rrëfyer brezave. Pas disa minutash të gjata malësori dorëzohet. Ai bën me shenjë se ishte e pamundur të ndizte cigaren dhe largohet në errësirë duke falënderuar me dorën në zemër. Të mbrekulluar nga shfaqja amerikanët u shkundën dhe nxituan të arrinin destinacionin. Kur sosën dhe ndaluan, vunë re se në karrocerinë e kamionit nuk gjendej asnjë thes me miell dhe asnjë arkë me patate e ushqime”.

Shënim i autorit: Publikimi i këtij shkrimi u bllokua për tre ditë me radhë në një gazetë të madhe të përditshme

Grabitja spektakolare në Rinas – Identifikohet njëri nga autorët e dyshuar

TIRANE-Strukturat qendrore të hetimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë mundur të identifikojnë njërin nga autorët e grabitjes spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, me 30 qershor të vitit të kaluar. Nga burime të rezervuara të grupit hetimor se behet fjale për një 37¬ vjeçar me inicialet A.P.

Ai ka qenë drejtuesi i autoveturës tip “Mercedes Benz” me ngjyrë vishnje që u përdor për grabitjen e të paktën 1 milionë eurove nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një banke e nivelit të dytë. Në këtë konkluzion, grupi hetimor i përbëre nga strukturat qendrore të hetimit në polici dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur në baze të gjurmëve të gjetura pas braktisjes së automjetit.

Gjurmë të A.P janë zbuluar në parukën që u gjet në afërsi të vendit ku u dogj makina e grabitësve. Ato janë krahasuar me ADN –në e te afërmve të tij dhe në bazë të analizave ka rezultuar se profili i ADN – se përkon me atë të 37–vjeçarit. Edhe disa prova te tjera i kane çuar hetuesit tek ai. A.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka dalë jashtë Shqipërisë dhe gjendet në një vend të Bashkimit Evropian. Burime të grupit hetimor bënë të ditur për Tv Klan se autoritetet shqiptare kanë njoftuar strukturat partnere në këtë vend, të cilat janë vene në ndjekje të gjurmëve të tij. Hetuesit kane identifikuar edhe lidhjet e 37¬vjeçarit në Shqipëri. Këta persona janë nën hetim, pasi dyshohet se mes tyre janë edhe dy autorët e tjerë të grabitjes.

Hetimet nuk kanë lënë jashtë edhe punonjës të policisë dhe punonjës së agjencisë që kanë përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit. Tre punonjës të kompanisë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit dhe një i kompanisë “Nazer 2000” që transportonte paratë gjenden në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Shërbimeve Aeroportuale është në arrest shtëpie./TvKlan.

Manjani: Projekti 1 miliard euro i Ramës, pastrim parash

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar projektin e 1 miliardë euro të shpallur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Manjanit, ky projekt është pastrim parash.

Në një shënim në Facebook, ai akuzon se kjo është “skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale)”.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! 

Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi.  Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.

Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale).

Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash.

Kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertes se vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë!

Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit pubblik. Konsensionet jane borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i regjistron si botxh menjëherë.

Tani i mblodhën paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe  tregëtimit te hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan dënimit! Trafikantët e vërtetë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë.

Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe! 

Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.

Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.

Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.

Shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm!

Si fillim nuk duhet të largohet FMN…

Edi Paloka: Dritëroi nuk e donte asnjë nga këta përfaqësues të së majtës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një konferencë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka zbatuar vendimin për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Me 18 shkurt ai paralajmëroi protesta anti-qeveritare, ” për ndaljen e krimit në politikë”. Paloka nuk la pa përmendur edhe shkrimtarin Dritëro Agolli, i cili pak para deklaratës për shtyp tha: “Dritëroi nuk donte një të majtë që të përfaqësohet nga këta”.

“Edi Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, KQZ zbatoi urdhërin e prokurorisë për ti hequr mandatin Elvis Rroshit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, dhe pas kësaj doli një vendim qeverie që e shkarkonte atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Por dje, ministri i financave i Edi Ramës, jo vetëm shfaqet me përulësi e respekt para Elvis Rroshit, në një aktivitet politik në Kavajë, por e cilëson atë publikisht kryetar Bashkie. Edi Rama del kështu kundër qytetarëve, kundër institucioneve, kundër kërkesës së Europës, dhe mbron krimin deri në fund.

Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot, as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë.

Ndaj me 18 Shkurt ne ngrihemi bashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë, për ti dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin të lire qeverisjen e tyre,” tha Paloka.

Drejtori i Muzeut Kombëtar, shpërthen ndaj ministres Kumbaro: Jep lekë për Bunk’art, ku fiton privati, braktis pasurinë publike

Në sheshin “Skëndërbej” vazhdojnë punimet nga Bashkia dhe që prej muajit tetor Muzeu Historik Kombëtar është duke u përballur me probleme për këtë shkak. I rrethuar, institucioni qëndron i bllokuar, duke e bërë të vështirë hyrjen e vizitorëve. Melsi Labi, drejtor i MHK tregon për dritare.net se kjo situatë është shumë shqetësuese, pasi prej kohësh muzeu nuk vizitohet nga turistët. Por nuk është vetëm ky shqetësimi i drejtorit Labi, që nuk ka “qime në gjuhe”, kur denoncon mungesën e fondeve ndaj Muzeut  me të rendësishëm në vend dhe harxhimin e tyre, për muzeume private si Bunk’art. Kjo është e paimagjinueshme për drejtorin e nje institucioni publik, i cili e denoncon për dritare.net

-Kanë ndikuar punimet në sheshin “Skëndërbej” në numrin e vizitorëve të Muzeut?

Melsi Labi– Ne jemi të varur nga punët e Bashkisë, është absurde ta thuash një gjë të tillë. Unë nuk e imagjinoj dot se si një autoritet kombëtar, të varet nga ecuria e punëve të Bashkisë.

Punimet në shesh kanë ndikuar në mënyrë drastike edhe në pjesën e frekuentimit, ikin ditët pothuajse pa asnjë vizitor në Muze. Një turist nuk di ta gjejë hyrjen, pasi ne jemi të rrethuar nga punimet bashkiake. Edhe vendasit, vijnë ane përqark derisa e gjejnë hyrjen. Është një situatë kaotike dhe nëse vazhdohet kështu, 2017 do të jetë viti me më pak vizitorë e rrjedhimisht me më pak të ardhura. Kjo jo për fajin e Muzeut apo shërbimeve që ofron.

– Jemi në fillimet e vitit 2017. Si ka nisur për Muzeun Historik Kombëtar?

Ne arritëm që ta kthenim Muzeun në një institucion të vizitueshëm nga të gjithë. Po përsëri ka ndryshuar vetëm 30% e Muzeut. Jemi i vetmi institucion që nuk kemi pagesë për Këshillin Shkencor dhe anëtarët e Këshillit vijnë dhe punojnë pa pagesë. Ne kemi nevojë ta bëjmë të plotë ndryshimin, por për këtë gjë kemi shumë pengesa. Në raport me Ministrinë e Kulturës është e njëjta situatë, ne jemi në një ngërç, ndërkohë që marrim nga MK një buxhet aspak të konsiderueshëm, i cili nuk na lejon të bëjmë zhvillimet e nevojshme.

– Sa është buxheti për vitin 2017 i vendosur nga Ministria e Kulturës për MHK?

Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve  si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesvë.

– Cilat projekte kanë mbetur nga viti 2016 të parealizuara për shkak të mungesës së fondeve?

Një binjakëzim me Republikën Popullore të Kinës nuk u bë dot i mundur. Na u pre e drejta e udhëtimeve për shkak të mungesës së fondeve nga Ministria e Kulturës. Mundësi të tilla të humbura kanë qenë të shumta.

Por ne kemi pengesa të shumta edhe në kuadrin ligjor. Ne nuk kemi bërë një ekspozitë ndërkombëtare. Botën këtu e kemi sjelli shumë herë me ekspozita , por kuadri ligjor nuk na ka hapur akoma dritën jeshile që ne të përfaqësohemi në botë me të mirat tona materiale dhe identitetin kombëtar.

– Cila është axhenda e MHK për vitin 2017?

Kemi rreth 250 mijë eksponat muzeal të shpërndara në bodrumet e muzeve në të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi një qendër që ti kontrollojë dhe t’i administrojë, duhet të ekzistojë  një muze i atashuar.Në

2017 kemi projektuar disa aktivitete, tre prej te cilave janë ndërkombëtare. Janë dy ekspozita të artit, të fotografisë dhe pikturës, gjithashtu edhe dy konferenca, një kombëtare dhe një ndërkombëtare në fushën e historisë, arkeologjisë dhe muzeologjisë. Gjithashtu edhe shumë aktivitete të tjera që i kemi në marrëdhënie me shkolla dhe fakultete, për zbatimin e programeve të edukimit. Në momentin që do ndryshojë situata jashtë ambjenteve të Muzeut, do të kenë impakt maksimal.

– Çfarë është restauruar dhe ku janë emergjencat për investime në MHK?

Kemi bërë ndryshime në pavione, ato ishin pa diçitura. Kemi rritur të ardhurat nga 3.5 milion në 10 milion. Kemi bërë shumë botime shkencore dhe muzeologjike. Për herë të parë prodhojmë në dy gjuhë guidën e Muzeut Historik Kombëtar.  Të gjitha këto i kemi bërë me fondet e Muzeut. Kemi zgjeruar gamën e aktiviteteve, bëjmë rreth 368 aktivitete në vit. Me fondin që iu dha Muzeut nga Ministria për ardhjen e Papës, rregulluam rrugën për të hyrë para dhe tetraplegjikët, gjithashtu edhe ashensorin. Është restauruar tarraca, e cila deri në atë moment pikonte. Një e mirë tjetër ishte zgjidhja e problemit të energjisë, Ministria ka mundësuar gjeneratorin për ambjentet e Muzeut. Muzeu është pajisur me kamera.

Kemi punuar në kuadrin e restaurimit të veprave të brendshme, duke pasur vështirsinë e gjetjes së preparative efikas për restaurim, kjo pasi këto blerje bëhen me tenderim. Që të bëhet me tenderim duhet të marrim ofertën më të ulët, me të cilën vjen edhe cilësia e dobët. Rrjedhimisht na prishet vepra, duke paguar lekë , ne e dëmtojmë atë. Prandaj i mbajmë në gjëndjen aktuale.

Emergjente është aspirim kondicionimi dhe ndryshimi i fasadës. Ajo që ka nevojë të jetë shtesë janë shërbimet e ofruara dhe ndryshimi i çmimit të biletës. Në Muzeun Kombëtar mund të hysh me një biletë 200 lekë të reja, ndërkohë në muzetë e tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, çmimi është më i lartë.

Duhet t’i jepet vëmendja e duhur Muzeut pasi jemi në një pikë ku kemi ngecur, nuk po zhvillohemi dhe ne duhet ta ruajmë pasurinë tonë kombëtare. Synimi im është të përballemi me kolegët ndërkombëtarë në  mënyrë dinjitoze./ dritare.net

Përplasja me Nanon, çfarë e shtyu Dritëroin të fuste në fjalorin politik ‘shkërdhatokracinë’

Që Dritëro Agolli është quajtur ndryshe dhe patriarku i PS, kjo ka ndodhur jo aq për rolin e tij në këtë parti, sesa për shuplakat e shpeshta dhe shigjetimet e holla të tij ndaj drejtuesve të saj edhe disa vite pas ardhjes së demokracisë.

Mban autorësinë e Dritëro Agollit “shkërdhatokracia”, termi i famshëm i tij në vitin 1998 në kohën e qeverisjes së socialistëve me në krye Fatos Nanon. Dritëro Agolli e cilësoi ide mashtruese idenë e meritokracisë së lançuar nga Nano, duke e barazuar atë me të ashtuquajturën prej tij “shkërdhatokraci”.

Shkrim tejet kritik i Dritëro Agollit dhe që shkaktoi një furtunë debatesh brenda gjirit të PS u publikua aso kohe në “Gazetën Shqiptare”. “News 24” sjell kopjen origjinale të kësaj gazete që daton 29 marsin e 1998. Analiza politike e Agollit me titull “Ja mëkatet e qeverisë së sotme” mban një lumë kritikash mbi mënyrën se si Nano drejtonte PS-në.

“Nanoja dhe shokët e tij për t’i treguar botës se kanë hequr dorë nga e kaluara komuniste, duan të rritin një parti artificiale në laboratorin e meritokracisë, gjoja moderne me udhëheqës që hyjnë dhe dalin në Rogner në Shqipërinë me gjysmë milionë të papunë dhe gjysmë milionë pensionistë që marrin pensione 25 dollarë sa për 20 kg presh. Një nga ndihmësit meritokratë të kryeministrit kërcënon kryeredaktorin e “Zërit të Popullit” me fjalët ‘do ta shkarkoj atë shkërdhatë’. Atëherë kjo ‘meritokraci’ kthehet në ‘shkërdhatokraci’. Ja kjo është gjuha e meritokracisë”.

Në këtë shkrim, Agolli një nga më kritikët e tij për PS nuk kursen ironinë dhe për emra të veçantë ministrash.

“Deputetët, anëtarët dhe simpatizantët e partisë për korifeun tonë nuk vlejnë as sa një qime e mjekrës së Landit, as sa një nishan i faqes së Kaçit dhe as sa një balluke e kokës së Benit. Prandaj ai sa ka një Ben, një Land dhe një Kaç, i thotë çdo socialisti plaç.”

Kryeministri i asaj kohe nuk do rrinte pa reaguar për këto kritika, duke krijuar hendekun e madh mes shkrimtarit dhe politikanit të urtë Dritëro Agolli.

“Nuk do lejoj askënd të fyejë 120 punonjës të administratës” deklaroi Nano asokohe. Shkrimi i famshëm botuar në Gazeta Shqiptare, nuk është e vetmja përballje me partinë në të cilën ai aderoi gjithë jetën, jo për të përfituar prej saj por duke i treguar rrugën e arsyes me mesazhe te pavdekshme filozofike, që vetëm ai dinte t’i krijonte dhe përdorte.


Send this to a friend