VOAL

VOAL

Rama – socialistëve: PD po përdor çadrën për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi

Protesta e opozites ka qene tema kryesore ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te Partise Socialiste.

Kryeministri Edi Rama mesohet se u ka kerkuar deputeteve qe te mos merren me komente ne rrjetet sociale per protesten e opozites.

Burimet bejne te ditur se porosia ka qene e prere per deputetet: te dalin ne zonat ku jane caktuar se bashku me te deleguarit e qarqeve per te takuar qytetaret.

“Opozita po na kërkon gjëra që nuk varen nga ne. Bojkotimi i Kuvendit ka për qëllim bllokimin e Vettingut. Protestat janë organizuar për qëllime që nuk thuhen. PD ka kohë për alibi për humbjen e radhës” tha Rama.

Nje dite me pare kreu i qeverise i kushtoi nje pjese te fjalimit te tij ne komunikimin javor,  protestes se Partise Demokratike.

“Protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë edhe vetëlargimin e qeverisë, por nëse çadra që polli protesta e djeshme do shërbejë si streha për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi, ata, protestuesit e djeshëm do jenë të tradhëtuarit më të mëdhenj nga udhëheqësit e protestës së tyre. Unë s’kam asnjë formulë magjike për kuruar më shpejt plagët e të shkuarës”, tha Rama.

Gjate tre diteve te protestes se demokrateve, nuk kane qene te pakte deputetet socialiste te cilet kane ironizuar protesten e PD-se, duke e quajtur nje vend ku hahet pica dhe hidhet valle me kengen e Sali Berishes.

Po kujt po ia hedh kështu ky Astrit Patozi – po le të bëjë demagogji tek shtëpia e vet jo popullit

Ju ftojmë që të lexoni reagimin e Astrit Patozit ndaj reaksionit që ka shkaktuar në popull ftesa që PD i ka drejtuar Ilir Metës!

Astrit Patozi e trajton popullin si bagëti.

Dhe këtu gabohet fort.

Këtë demagogji vulgare të nivelit kooperativist ai ta shesë atje ku ia blejnë.  Në shtëpinë e vet ? Nëse ia blejnë, po!

Tek populli jo!

Ja ku e keni deklaratën e tij për të parë se sa i shtënë është Patozi për kolltukun që ka dalë nga lista e njëshit jo nga gara e ndershme, sepse me garë të ndershme Patozi dilte me këpucë të kuqe !

Ja se si shprehet Astrit Patozi:

Ftesa e PD-së për LSI-në, ja si e komenton Astrit Patozi

Pas njoftimit se protesta e PD-së do të ishte pa afat, nga çadra ku po protestojnë demokratët nisën të forcohen zërat e parë që ftonin kreun e LSI-së të mbante një qëndrim në lidhje me kauzën e opozitës, madje edhe të bashkohej me të.

Por deputeti i PD-së, Astrit Patozi, e interpreton ndryshe këtë ftesë.

Ai thotë se thirrja e Berishës për LSI-në nuk është ftesë për koalicion politik, por për t’u rreshtuar në krah të atyre që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nese ju e interpretoni thirrjen e z.Berisha si një kërkesë për afrimin e LSI me Partinë Demokratike, unë mund të shkoj përtej kësaj.

Mund të them që në këtë lëvizje janë të ftuar jo vetëm LSI, për të cilën unë kam rezerva, por edhe PS.

Kjo nuk është ftesë për koalicion politik, por aleancë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe është e ftuar jo vetëm LSI, por edhe çdo socialist, përfaqësues politik apo jo që kërkon që Shqipëria të votojë normalisht.

Dhe në këtë kontekst, nuk ka keqkuptim në ftesën që i bëhet forcave të tjera politike se ne besojmë se shqiptarët që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme janë shumë më shumë se partitë e tjera të marra së bashku.

Ndaj në këtë kuptim, kjo ftesë është për këdo, edhe për LSI.

Por kjo nuk do të thotë që ne duam koalicion me LSI, unë do të isha njeriu i fundit që do ta përqafoja këtë lloj ideje, se konsideroj se LSI është po aq përgjegjëse sa PS për këtë katrahurë ku është zhytur vendi sot.

Por gjithsesi çdo individ, çdo forcë politike ka të drejtë të marrë një vendim dhe të ndryshojë qëndrimet politike. Sepse ne jemi për evolucionin e ideve dhe evolucionin e platformave”, u shpreh Patozi në një prononcim për ABC News.

 

Para 4 vjetësh kërkonte arrestimin e Berishës, ja ç’bëjnë sot Spahiu dhe ish-kreu i PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha është parë sonte, në ditën e dytë të protestës, të ulet në një tavolinë në çadrën e ngritur para Kryeministrisë, me kreun e AK-së Kreshnik Spahiu.

Në takimin që zgjati rreth 20 minuta, mësohet se Spahiu i ka kërkuar Berishës radikalizimin e protestave nëpër institucione.

Berisha dhe Spahiu takohen për herë të parë që kur Aleanca Kuq e Zi protestonte dhe kërkonte arrestimin e ish-Kryeministrit Berisha.

Ai i është bashkuar nismës së opozitës dhe teksa foli gjatë ditës së dielë për News24 nga çadra ku po proteston opozita, u shpreh se është krenar që nuk është pjesë e parlamentit, ndërsa tha se do ketë diversifikim të protestës dhe ai do jetë protestuesi i fundit që do largohet.

“Jam krenar që nuk jam pjesë e parlamentit. Do ketë diversifikim të protestës dhe unë do jem protestuesi i fundit që do largohem. Duhet të ngrihet qeveria teknike me ekspertë”- tha Spahiu.

Ndërkohë i pyetur mbi besueshmërinë e koalicionit mes Aleancës Kuqezi dhe partisë Demokratike, Kreshnik Spahiu tha se demokratët dhe socialistët ndryshojnë dhe janë si nata me ditën. Ai tha se ka kritika për demokratët, por tek ata nuk ka të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit.

“Arsyet pse ne jemi në krah të Berishës dhe Bashës sepse demokratët dhe socialistët ndryshojnë si e bardha me të zezën. Demokratët nuk kanë të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit. Unë di të bëj dallimin mes korrupsionit dhe krimit. Duhet të pastrohet llumi i politikës.”- tha Kreshnik Spahiu.

Po çfarë thoshte Kreshnik Spahiu kur Aleanca Kuq e Zi protestonte më 7 Prill 2013 me moton “pa Berishën”?

“Shikojini ato shqiptarë dhe bij shqiptarësh dhe mos i shikoni si kundërshtarë se ata ne do i kthejme dinjtetin, integritetin, ata do jenë policia që do mbrojnë si një xhandarmëri dhe dorë e hekurt shtetin shqiptar, ata do i vendosin prangat atij faqeziu.

Orë pas ore/ Dita e tretë e protestës, PD ftesë Metës e Blushit: Bashkohuni me ne

Partia Demokratike zhvillon sot ditën e tretë të protestës kundër qeverisë, të cilën përgjatë dy javëve të fundit e ka cilësuar edhe si ditën ku shqiptarët morën një vendim të madh, raporton “Panorama”. 

cadra para km

E hënë 20shkurt 2017

Ora 09:53

Deputeti Aldo Bumci nga tenda e protestës i ka bërë thirrje kreut të LIBRA, Ben Blushi të mbështesë kauzën e opozitës për zgjedhjet e lira e të ndershme.

“Eshtë logjike që thirrje t’u bëhet të gjithë faktorëve parlamentarë. Thirrja e parë i drejtohet Edi Ramës, t’i hapi rrugë qeverisë teknike. Thirrja e dytë për Ilir Metën. I kanë bërë gabim llogaritë. Zgjedhjet e lira janë të paevitueshme. Ti bëjnë llogaritë, Shqipëria nuk do i nënshtrohet Edi Ramës. Protesta e të shtunës tregon se ne nuk do të nënshtrohemi. Ramës i bëhet thirrje se pas 20 vitesh në karrierë politike, ka vetëm një mënyrë, të largohet. I bëjmë thirrje çdo force politike, Zotit Blushi, PDIU-së. Nuk ka zgjidhej tjetër. Kjo është thirrje. Ti ribëjnë llogaritë”- tha Bumçi, për “News 24”.

Ora 09: 15

Nga çadrat e ngritura të Partisë Demokratike deputeti Edi Paloka është shprehur se ata nuk do të ndalen dhe se reagimet që vijnë nga mazhoranca nuk u bëjnë përshtypje.

Edi Paloka: E rëndësishme nuk është se çfarë do të vendosi mazhoranca. Ajo do të vazhdojë që ti vjedhin zgjedhjet. Ne jemi këtu për ta ndaluar këtë gjë. Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë protestës së opozitës. DW ka ngritur dhe shqetësimin se nuk do të ketë zgjedhje të lira. Ambasadori amerikan më parë kë thënë së krupe kriminale do të vjedhin zgjedhjet. Ne si opozitë nuk kemi asnjë përgjegjësisë për sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Jemi lodhur duke dëgjuar deklarata të bëra nga vetë Rama apo dhe deputetët Balla dhe Tahiri që thonë se po pengohet reforma në drejtësi dhe po pengohet procesi i integrimit. Këto janë deklarata që me falni për shprehjen vijë “sa herë që ne i kapim me brekë nëpër këmbë”. Zgjedhjet janë veçse të popullit, ndaj ne jemi këtu.

 

Ora 07:42

Qytetarë e militantë të PD-së kaluan një tjetër natë në çadrën e improvizuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë. Protesta hyn sot në ditën e tretë. Qëndrimi në çadër sipas oranizatorëve bëhet me turne.

Ashtu siç është parashikuar dhe vendosur nga grupi Parlamentar i PD në mbledhjen e djeshme dhe me aleatët e saj, duke nisur nga sot do të ketë përshkallëzim të protestës.

E djelë 19 Shkurt 2017

Ora 19:00 Arben Ristani, deputeti i PD ka thene se nuk do te futen ne Parlament nese nuk sigurohen zgjedhjet e lira.

“Për ne parlamenti është këtu ku ndodhen edhe qytetarët. Do vijojmë me protestë, pse duhet të ketë grevë urie?”

Ora 15:30 “Kemi një demokraci fasadë, ku shkelen përditë të drejtat e qytetarëve kemi parlament fasadë, që nuk përfaqëson as socialistë e as demokratë. Detyra jonë është t’i japim fund demokracisë fasadë dhe zgjedhjeve fasadë, që bëhen për të mbajtur në pushtet një grusht pushtetarësh që duan të mjelin Shqipërinë.

Duhet të kthejmë shpresën për një vend më të mirë. Nga ky shesh i kemi dhënë një mesazh të fuqishëm botës mbarë se shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci fasadë

Nuk ka kthim pas pa larguar Edi Ramën nga pushteti, qeveri teknike për zgjedhje të lira” u shpreh kreu i opozites Lulzim Basha tek cadra e protestes duke theksuar se në protestën e djeshme frika vdiq.

Ora 12:50 Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestuesve duke thene se protesta e opozites po merr mbeshtetje nderkombetare.

“Në këtë sheh, që e keni pagëzuar dje si sheshin e lirisë, demokracisë dhe shpresës së re që lind për cdo shqiptar. Po rritet nga momenti në moment mbështetja për kërkesën tonë të drejtë, për kauzën tonë të ndershme. Zgjedhje me qeveri teknike që garanton zgjedhje të lirë.

Fitorja do të jetë e juaj e çdo shqiptari. Ne nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e PD apo të Lulzim Bashës, por për kauzën e të ardhmes së Shqipërisë dhe të fëmijëve shqiptarë. Kjo i ka dhënë një kauzë”, tha ai.

Ora 09:40 Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha i jane ribashkuar çadrës së protestuesve para Kryeministrisë

Ora 08:50 Deputeti Eduard Selami shfaqet per here te pare te çadra e protestuesve te PD-se para Kryeministrise. Nderkohe, deputete te tjere u jane ribashkuar protestuesve ne çader.

Varri i përbashkët makabër i vitit 1951 – 22 të pushkatuarit e “bombës në ambasadën sovjetike” Nga AGIM XH. DISHNICA

Pas pyetjesh e kërkimesh të shumta, aty nga viti 1993, buzë lumit Erzen, nën një kodrinë afër Urës së Beshirit, u zbulua një gropë me eshtra njerëzish. Ç’qe ajo gropë? Prania e grave të përzishme dhe e burrave të tronditur, tregonte se nuk ishte gjetur një tumë ilire, por një varr i përbashkët, varr makabër i vitit 1951.

Nga shenja të ndryshme ata njohën mbetjet nga trupat e 22 njerëzve të dashur, të pushkatuar në mesnatën e 26 shkurtit 1951, të lidhur tok me tela me gjemba, midis tyre dhe një vajzë. Oh tmerr!

Përse i vranë ata?

Nuk do të mjaftonin vrasjet e shumë patriotëve, pa gjyq e me gjyq, që nisën qysh nga nëntori i vitit 1944, kur sadisti Mehmet Shehu, i njohur për epitetet “terror i bardhë”, “terror i kuq”, në vitin 1949 do të shprehej: “Ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër armiqve të pushtetit tonë, të vrasim njerëz që të mundemi të përballojmë situatën.”

Viti 1951 qe një kohë, kur shumë qytetarë të zhgënjyer shpresonin, se pas prishjes me jugosllavët, do të ndodhnin ndryshime të thella. Ata që kishin radio, dëgjonin më kot Radio Londrën, me sinjalin e njohur “Ju flet Londra!”, apo Ankaranë, me “Burasi Ankara!” Ndërkohë natën nëpër rrugët e taracat e Tiranës, aktivistët e Frontit Demokratik, kërkonin fletushkat e hedhura nga duar të panjohura, ndoshta edhe nga qielli, kurse ditën nëpër trotuare, civilë të paguar gjurmonin kalimtarë të dyshimtë. Në mure u dukën pankarta me fjalën e rreptë “Vigjilencë!” Në Durrës, kur qytetarët ktheheshin në shtëpi, gjenin mbi radio letra me shënimin tronditës:”mos hapni radion në kanalet italiane!”.

Në bregdet pushuesit porositeshin të ndërprisnin lojën me domino e të hynin ndër fjetore. Nga dritaret dukej në muzg patrulla e rojeve bregdetare me armë në duar. Banorët e majmur të Bllokut, natën shihnin ëndrra të frikshme me sulme të befasishme nga deti e ajri dhe nga malet. Ndaj zgjoheshin të trembur dhe në mbledhje të fshehta, hartonin lista arrestimesh me emra të diktuara nga krerët kryesorë të partisë, disa të njoftuara edhe nga agjentët e sigurimit.

Befas, në krahun e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë, shpërtheu një sasi e pakët dinamiti, nga e cila u thyen vetëm disa xhama. Dhe ja, brenda një nate, sipas listave të përgatitura qysh më parë, u shoqëruan të lidhur mbi treqind vetë, midis tyre, Sabiha Kasimati, dijetare e Institutit të Shkencave, Jonuz Kaceli, nga familja e madhe e Kacelëve, Ing. Vasil Noçka, një prej yjeve të Universitetit të Shtutgardit, Prof. Ibrahim Babamusta, personalitet i njohur i kulturës perëndimore, Gaqo Qano, doktor i kirurgjisë dentare, i kthyer nga studimet në SHBA, Gani Strazimiri, inxhinier i shquar i ndërtimit, Rok Radovani, profesor i kimisë, Tefik Gabrani, ekonomist, zotërues i disa gjuhëve, patriot i kthyer nga Selaniku në atdhe për Kosovën e shumë të tjerë. Nga listat e zeza nën diktatin e E. Hoxhës dhe të M. Shehut, u përzgjodhën për pushkatim 22 vetë, të gjithë banues në Tiranë. Shumë njerëz qenë të bindur se atentati dhe arrestimet u kryen me urdhër nga lart, me anën e shërbimit të fshehtë, me emrin Sigurimi i Shtetit, duke fashitur kështu ëndrrat e shpresat e qytetarëve për shembjen e diktaturës. Asnjë nuk u pyet për ngjarjen e bujëshme me dinamit, por veç për ndodhi e biografi të paraluftës. Madje pati zyrtarë rusë që ndërhyn për lirimin e disa prej tyre. Ishte koha, kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, po bënin hapat e para.

Ata 22 fatkeq, pasi lindën, u rritën dhe u shkolluan, ecën nëpër udhën e jetës, herë me gëzime të pakta, herë të tronditur nga zhgënjime, apo nga dramat familjare, së fundi do t’i priste një mbarim tragjik, nga dora gjakatare e tiranit komunist E.Hoxha dhe e xhelatit M. Shehu. Pas arrestimit u pushkatuan në mbarim të pesë ditëve, pa prokuror, pa gjyq e pa asnjë shpjegim zyrtar, në mesnatën e 26 shkurtit të vitit 1951, pranë Urës së Beshirit.

Ky veprim u quajt i përligjur, sipas një dekreti mizor me gjashtë nene, për „veprimtaritë terroriste” që u hartua me vonesë nga kreu i Ministrisë së Brendshme M. Shehu dhe u miratua rrufeshëm nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Byroja e PPSH, më 26 shkurt 1951, kur gjithçka, pa gjyq, kish marrë fund. Ministri i Drejtësisë u përjashtua nga kjo orgji juridike e pështirë. 26 shkurti shënon një datë të zezë të drejtësisë shqiptare që ngjeth jo vetëm çdo jurist në botë, por edhe njeriun më të thjeshtë.

Një oficer i lartë i asaj kohe të mbrapsht dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them pasi nga pyetja që bëhej nga zyrat e Ministrisë së Brendshme, ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk është lënë kohë për gjykimin e çështjes..” Pra, asnjë seancë gjyqësore nuk u zhvillua. Nuk u dëgjua as prokurori, as gjyqtari. Mungonin dëshmitarët dhe avokati.

Viktimat, të lidhur me tela me gjemba të kohës së luftës, i hipën në një kamion. Jonuz Kacelin të vdekur nga torturat e hodhën nga dritarja. Askush prej tyre nuk u njoh me vendimin. Në mes të natës, kur era e maleve ulurinte si mallkim, i pushkatuan barbarisht të gjithë ashtu siç qenë, të lidhur tok. Kur krismat e armëve pushuan, u dëgjua britma e dhimbshme e një gruaje: “Ç’i paskam bërë perëndisë!” Ishte Sabihaja! Plumbi nuk e kishte kapur! Atëhere ushtarët u sulën dhe ia shuan jetën, duke e qëlluar egërsisht me kondakët e pushkëve. Pas disa çasteve britma pushoi. Ndihej vetëm ulërima e erës dhe rrjedha e tërbuar e Erzenit. Një vetull hëne e pikëlluar rrezëllinte midis reve. Të vrarët, ashtu siç qenë, i mbuluan shkel e shko, në një gropë të përbashkët. Gjithçka kishte marrë fund. U dëgjua një motor që u ndez. Xhelatët, pasi mbaruan detyrën me sukses, u zhdukën si hajna nëpër natë. Në të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e fshatit pranë, trokitën të tronditur në dyert e miqve të tyre dhe sipas një zakoni të lashtë, rrëfyen se ç’kishte ndodhur në mes të natës. Më vonë, ndërsa punohej për shpyllëzimin e asaj zone, një traktoristi i ra të fikët, kur pa që traktori nxori papritur një kufomë gruaje dhe po e zvarriste. Qe trupi i patretur i martires Sabiha Kasimati…

Pas ekzekutimit të viktimave, që shkuan drejt vdekjes pa e ditur pse, dokumentet gjyqësore u plotësuan të mangëta. Kur viktimat nuk jetonin më, nga një dokument i vonuar gjyqësor, merret vesh një vandalizëm i paparë, se më datën 27 shkurt 1951, një trup gjyqtarësh fantazmë i përbërë nga tre vetë, pa praninë e prokurorit, kish dhënë një vendim: dënimin me vdekje për 22 të vdekur!! Në atë dokument të turpshëm mungon sërish një nënshkrim. Pra, bllokmenët, uzurpatorët e Shqipërisë, me atë vrasje, kërcënuan gjithë popullin liridashës, kërcënuan drejtësinë, kërcënuan edhe Zotin. Me këtë rast E. Hoxha u rek të tregonte dashurinë e madhe për miqtë e rinj sovjetikë, e mbi të gjitha të qetësonte jetën e tij të mbrapsht. As Shekspiri i tragjedive, s’do të mund të gjente fjalë për të treguar, sesi brenda një nate u krye ajo masakër e llahtarshme.

Pas atij akti kriminal, diktatori E. Hoxha do të hakërrehej me grushtin lart: “Reaksioni i brendshëm është strukur si miu dhe po lëvizi, e piu e zeza!”

Ja cilët ishin ata, që humbën jetën, shumica në moshë të re, pa asnjë faj, nga pushkatimi mizor në natën e ftohtë të 26 shkurtit 1951:

-Sabiha Kasimati, 38 vjeçe. E lindur në Edërne të Turqisë, e diplomuar në Itali. Megjithëse iu ofrua një vend pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo vajzë patriote e ditur, dëshiroi vendin e saj, Shqipërinë. Pas kthimit në atdhe, punoi në Institutin e Shkencave krahas shkencëtarëve të shquar në histori. Si ishte e mundur të dënohej me vdekje dhe të masakrohej një engjëll si ajo? Fajtor për këtë krim barbar ndaj asaj vajze të rrallë dijetare, ishte vetë dora e përbindëshit ziliqar, E. Hoxha.

-Tefik Shehu 39 vjeç, i lindur në Gjakovë. I diplomuar në Zagreb për ekonomi, financë dhe drejtësi. Në vitin 1939 u vendos e punoi në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë u kthye në Gjakovë. Atje u arrestua nga serbët, por mundi të shpëtonte me ndihmën e nacionalistëve shqiptarë. Më 1945 u arrestua nga komunistët shqiptarë në Tiranë, por me ndihmën e avokatit Koço Dilo, shpëtoi nga pushkatimi. Më 26 shkurt 1951, askush nuk mundi ta mbronte nga vandalët.

-Pjerin Guraziu 45, vjeç i lindur në Shkodër. Doktor i Shkencave Ekonomike, sportist me rezultate të nivelit ndërkombëtar. Pedagog në shkollën tregtare të Vlorës. Drejtor i Doganës së Tiranës më 1938. Pas luftës, shef finance në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Bujqësisë. Anëtar i komisionit për organizimin e garave atletike në Ballkaniadën e vitit 1946. Për këto aftësi meritoi pushkatimin.

-Jonuz Kaceli 43 vjeç U lind në Tiranë, në familjen e madhe patriote të Kacelëve, e njohur për shërbime në dobi të atdheut, në ekonomi, kulture, art etj. Më vonë, sipas një dëshmitari, për këto vlera, sadisti i Ministrisë së Brendshme e vrau në tortura dhe e hodhi nga dritarja. Shkuan vite dhe sadisti i “terrorit të kuq”, u dergj në shtrat i vrarë.

-Anton Delhysa, 47 vjeç. U lind në Prizren, specialist ndërtimi, kreu me përfundime të shkëlqyera Shkollën Teknike të Fulzit. Njihet si drejtues i punimeve për ndërtimin e Shkollës Amerikane në Golem të Kavajës, të Shkollës Teknike të Fullcit dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pas luftës, drejtoi punimet për për ndërtimin e fabrikës së sheqerit në Maliq, për spitalin në Gjirokastër, për fabrikën e tullave ë Vorë etj. Për punën e tij, u dekorua edhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, së fundi edhe me pushkatim…

-Haki Kodra-, 30 vjeç. U lind në Dibër të Madhe. Pasi u diplomua për ekonomi në Universitetin e Zagrebit, u kthye në Dibër, ku ngriti një biznes të madh, por u luftua nga serbët, ndaj u largua dhe u vendos më 1940 në Tiranë. Pas luftës punoi në sektorin ekonomik deri në vitin e zi të pushkatimit 1951.

-Gafur Jegeni, 41 vjeç. U lind në Dibër.Ishte një nga përfaqësuesit e shquar të Jegenëve të Dibrës. Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake në Itali. Nga viti 1935 më 1937, komandant i kufirit bregdetar në Shqipëri. Në ditët e prillit 1939 në Vlorë, me gradën kapiten, kreu detyrën si patriot për mbrojtjen e atdheut. U arrestua dhe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje, më pas u internua në Ventotene. U lirua nga anglo-amerikanët më 1943. Pas kësaj u tërhoq nga ushtria deri në shkurt të vitit 1951. Epilogu: Në vend të plotonit ushtarak italian të ekzekutimit, u ndodh përballë skuadrës së ekzekutimit barbar me ushtarë, që mbanin yll të kuq në ballë.

-Myftar Jegeni, 36 vjeç. U lind në Dibër. Kreu Akademinë Ushtarake më 1937 në Itali. Me gradën kapiten më 7 prill 1939, luftoi në Durrës për mbrojtjen e atdheut, më pas edhe kundër ushtrisë gjermane. Kundërshtoi masakrat jugosllave, ndaj serbët pasi e arrestuan e dërguan në duart e komunistëve në Shqipëri. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, punoi llogaritar në një ndërmarrje ndërtimi në Tiranë, deri në vitin 1951. Nuk mundi të punonte më sepse në mesnatë e priste pushkatimi i pabesë.

-Manush Peshkëpia, 39 vjeç, poet patriot, u lind në Vlorë. Analistët e letërsisë e rendisin krahas me Fishtën. Poradecin, Koliqin, Kutelin etj. Ja, si është shprehur shkrimtari i shquar Vedat Kokona: “Shumë nga shokët e mi vdiqën zemërplasur pas dekada vuajtjesh dhe mjerimesh. Një nga këta fatzinj ishe edhe ti, Manush. Askush në këtë sallë dhe jashtë saj nuk të ka njohur si të kam njohur unë, si vëllai, gjashtëdhjetë vjet më parë…Shumë njerëz kam njohur në jetën time, pak kam çmuar, shumë pak kam dashur siç të kam dashur ty. Ti shkruaje vjersha pa e hequr veten poet, të mos jeshë poet në vargje, nuk është faj. Faj është të mos jeshë njeri. Ti, Manush, ishe poet njeri”. Edhe pas pushkatimit nga terrori i kuq në mesnatën e 26 shkurtit, ky poet njeri mbeti i gjallë në vargje e në dritë.

-Reiz Selfo, u lind në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregëti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmesës së tij për lulëzimin e Shqipërisë, por dora e diktatorit E.Hoxha, më 26 shkurt 1951, ia rrëmbeu pa mëshirë, jetën këtij biznesmeni të madh patriot.

-Qemal Kasaruho, 49 vjeç. U lind në Gjirokastër. Ekonomist, zotërues i disa gjuhëve të huaja, Në vitet 20-40 punoi si kryeinspektor në doganën e Sarandës, më pas drejtor i përgjithshëm i Monopoleve dhe i Tatimeve në Ministrinë e Financave, ndër kohë mori pjesë në luftën kundër pushtueve italo-gjerman. Pas luftës nuk u pranua të punonte si ekonomist në Tiranë, por jashtë saj, në minierën e Rubikut, së fundi jashtë nga jeta, por nuk mundën ta fshinin nga kujtesa e Kombit.

-Zyhdi Herri, 30 vjeç. U lind në Tiranë. Studjoi në Liceun e Korçës dhe në Gjimnazin e Tiranës, më pas vazhdoi studimet për drejtësi. Gjatë luftës bashkëpunoi me Frontin N.Ç. Pas luftës kryeredaktor i gazetës Bashkmi në Tiranë. Më pas e priste pushkatimi pa gjyq. e pa faj.

-Gjon Temali, 47 vjeç. U lind në Shkodër. Në vitet 40 studioi për farmaci në Universitetin e Firences. Nga viti 1946 deri në shkurt të vitit 1951, farmacist në Spitalin e Tiranës. Ky njeri, i përkushtuar në shërbimin human të mjeksisë, duhej të vritej si “terrorist”, pa gjyq e pa faj. -Petro Konomi, 30 vjeç. U lind në Kajro. Kreu studimet e larta në Turqi në Robert Kolezh, mandej në Akademinë Ushtarake në Itali. Gjatë luftës përkrahu Frontin N.Ç. Pas luftës u emërua në ATSH. Edhe ky punonjës engjëll, duhej lidhur me tela, për t’u vrarë.

-Niko Lezo, 50 vjeç. U lind në Delvinë. Kimist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Ka kryer Universitetin e Tuluzës. në vitin 1921. Më 1923, ngriti të parin laborator kimik.në Tiranë. Po atë vit zgjidhet deputet i Delvinës. Më 1940 arrestohet e internohet në Ventotene. Pas luftës punon sërish kimist në laboratorin, tashmë nën vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky themelues i paharruar i laboratorit të parë shqiptar, duhej pushkatuar pa mëshirë.

-Pandeli Nova 59 vjeç. U lind në Opar, në një familje të pasur. Ekonomist. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Deri në vitin 1944 u mor me tregëti dhe njëkohësisht ndihmoi Frontin N.Ç. Pas luftës punoi në një shoqëri tregtare çeko-shqiptare. Ky prind, i një djali partizan në mesnatën e 26 shkurtit 1951, do të dëgjonte për herë fundit, zërin e ashpër të komandantit partizan: Zjarr!

-Thoma Katundi- Më i “vjetri” në moshë, 64 vjeç! U lind në Katund të Korçës. Ish-vatran në SHBA. I djegur nga malli, u kthye në atdhe dhe punoi me ndershmëri. I edukuar nga idetë demokratike amerikane, duke përbuzur çdo tirani, humbi jetën më 26 shkurt 1951. Faji i tij nuk ishte vetëm dashuria për lirinë, por edhe malli për atdheun.

-Mehmet Shkupi, 58 vjeç. U lind në Shkup dhe banoi në Tiranë. Ish pronar me arsim të mesëm dhe me profesion nëpunës kaloriferi. Dyshohej si “agjent” i Legatës Franceze dhe se zhvillonte veprimtari terroriste. Pra prova konkrete për dënimin me vdekje pa gjyq, shërbeu sajesa me emrin dyshim.

-Ali Qorralliu, 61 vjeç U lind në Tiranë. Tiranas i pasur. Jurist. Kreu studimet e larta në Kolegjin Juridik të Selanikut. Në kohën e luftës ka perkrahur Ballin Kombëtar, ndaj u burgos nga regjimi komunist. Megjithatë pas lirimit nuk ndërmori asnjë veprim kundër regjimit. Pa patur asnjë trashëgimtar, u arrestua si “terrorist” dhe u pushkatua pa mëshirë, pa gjyq. La vetëm kujtimin e një njeriu, të ditur e të pasur. Kur u zbulua varri, u vu re se para pushkatimit ia kishin shkulur dhëmbët e florinjtë.

-Fadil Dizdari, Me origjinë nga Shkodra, u lind në Kavajë, Në kohën e Zogut kishte punuar si sekretar prefekture. I dashuruar pas librave dhe të fejuarës së vet, mbante hapur një librari në qendër të Tiranës. U arrestua dhe u pushktua pa gjyq, i dyshuar si “terrorist”, apo “armik i Pushtetit. Popullor.” Në të vërtetë faji i tij, ishte bujaria, teksa shiste pothuaj falas kryeveprat botërore, të ashtuquajtuara “të verdha”, të autorëve me famë, si Viktor Hygo, Aleksandër Dyma, Frederik Shiler etj. Shpëtoi vetëm unaza e fejesës që u gjet në gropë, për të dëshmuar për krimin e fshehtë e barbar në mes të natës.

-Hekuran Troka, 32 vjeç. U lind në Kuçovë dhe banoi në Tiranë, me profesion tregtar. Në listën e zezë për këtë djalë të hijshëm, është shënuar “tregtar i dyshimtë spekulant”, “agjent i shërbimeve të huaja” dhe “terrorist”. U pushkatua i dyshuar, pa gjyq. Familja u internua e punoi në punë të rënda për bukën e gojës. Ja, si dënoheshin me mungesë provash e vriteshin natën ata, që dyshoheshin.

-Lluka Rashkoviç, 51 vjeç. U lind në Mal të Zi. Ka ardhur në Shqipëri me familjen në kohën e mbretërisë. Gjatë kohëve të ndryshme u mor me transport udhëtarësh, në Shqipëri e Ballkan, jashtë çdo rryme politike. Për gjithë këtë jetë të pastër dhe punë të ndershme në shërbim të vendit tonë, u arrestua dhe u pushkatua pa gjyq.

Për gropën e braktisur në errësirën e ftohtë 60 vjet më parë, nga xhelatët e nga fajtorët e shekullit, folën eshtrat, folën edhe gurët, folën arkivat e zbuluara edhe ato si gropa e të vrarëve, foli dhe kujtesa e njerëzve të ndershëm, e motrave, e vëllazërive, e nipave, e qytetarëve dhe e fshatarëve të ndershëm. Folën me zë të lartë që ta dëgjonte bota dhe rinia të merrte vesh, megjithëse me vonesë, se kush ishte në të vërtetë Republika Popullore Socialiste, apo Komuniste e E. Hoxhës dhe e M. Shehut, “fanar ndriçues”, burg apo varr i përbashkët i shqiptarëve?

 

 

 

Manjani – Policisë: I grabitët vetë paratë në Qafë-Kashar

Edhe pse nuk është më ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka ndalur sulmin ndaj Policisë së Shtetit.

Në kritikat e vazhdueshme që ai ka pasur ndaj  kryeministrit Edi Rama dhe ministrave socialist, Saimir Tahiri ka qenë më i shigjetuari prej tij. Këtë radhë, përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, Manjani, ka sulmuar Policinë në lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 shkurt në Qafë-Kashar, pranë Rinasit. Ish-ministri bën një akuzë të fortë kur implikon në këtë grabitje vetë policinë. Ai thotë se ata i kanë grabitur vetë paratë, dhe tashmë sipas tij po luhet me skenarin e gjetjes së parave të bankës së nivelit të dytë.

“Qënka kapur edhe një tenxhere me para sot! Urime! I marrin me furgon e i kthejnë me tenxhere..! Duhen ende tenxhere të tjera…”, shkruan Manjani në mënyrë ironike.

Deri më ani për grabitjen e ndodhur janë vënë në pranga 5 persona, disa prej të cilëve kanë pranuar autorësinë dhe sipas policisë kanë treguar edhe se ku i kanë fshehur një pjesë të parave. Më 9 shkurt dy makinave blind të bnakës ju bë pritë nga autorët të cilët u larguan me 3.2 milionë dollarë. Makinat u sulmuan teksa ishin duke i trnasportuar paratë për në aeroportin e Rinasit, dhe të gjithë shoqëruesit e parave ishin të kompanisë private të Sigurisë. /Gazeta Express/

Edhe Ndoka ftesë Metës: Presim të veprosh si burrë shteti

Shtohet retorika e opozitës për destabilizim nëse Qeveria nuk pranon negociata për zgjedhje të lira.

Është kryetari i PDK Nard Ndoka i cili në një status në rrjetet sociale, shkruan se “pa plotesuar kete kerkese tashme te paneguciushme, nuk do kete kuvend, nuk do kete qeverisje, nuk do kete qetesi, nuk do kete paqe”.

Ai ka edhe nje sinjal per Meten, kur thote se tani eshte koha qe te marre nje vendim per “t’i hequr tullen e fundit” Rames dhe te zgjidhjet nje qeveri teknike.

“Meta duket se eshte komod, nëse do mbaje per dore Ramen, rrezikon te shkoje sebashku me te, nese kerkon kohe akoma, do humbase kohen dhe shansin qe papritur i lindi si nje kauze e kamufluar per stabilitet.
Te presim kush do te veproje dhe levize me shpejt, ne shenje pergjegjesie kombetare, si misionare, si burra shteti.
Burre shteti mbetesh edhe kur din te largohesh si burre!”

Statusi i Ndokes:

Opozita e ngriti kauzen popullore dhe nderkombetare.
Rama po mendohet, i friksuar, në dilemë, i paperqendruar dhe shumë i trembur.
Meta po hesht per te folur!
Tashme loja është e hapur, e drejteperdrejte dhe transparente, me shumë se kaq ky vend nuk kishte parë ne keto vite pluralizem.
Opozita nuk ka rruge tjeter, as kthim prapa, zgjedhje me standarde me qeveri teknike.
Pa plotesuar kete kerkese tashme te paneguciushme, nuk do kete kuvend, nuk do kete qeverisje, nuk do kete qetesi, nuk do kete paqe.
Rama është kapur “shah mat”, por ka edhe dy levizje akoma te detyruara ose te percaktuara.
Sa me shpejt, me mirë per te dhe per vendin!
Meta lojtar krizash, i shquar per vendimarrje te forta, por i pa orientuar akoma me realitetin e ri, po pret nese Rama po bie vete, po e rrezon opozita, apo po mendohet ti heqe “tullen e fundit”.
Meta gjithmone i shpall vendimet 3-4 muaj pasi i merr ato, sot koha nuk pret!
Opozita ka fituar terren, qetesine, mbeshtetjen, garancite dhe padiskutim ka kaluar në epersi te dukshme politike dhe popullore.
Rama ka humbur drejtimin dhe rrugen e duhur, renia është e pashmangeshme.
Meta duket se eshte komod, nëse do mbaje per dore Ramen, rrezikon te shkoje sebashku me te, nese kerkon kohe akoma, do humbase kohen dhe shansin qe papritur i lindi si nje kauze e kamufluar per stabilitet.
Te presim kush do te veproje dhe levize me shpejt, ne shenje pergjegjesie kombetare, si misionare, si burra shteti.
Burre shteti mbetesh edhe kur din te largohesh si burre!

Rama rrëfehet: Pse shpërndava videon e protestës në FB tim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë zyrtarisht për protestën e opozitës, që sot është në ditën e saj të dytë.

Në komunikimin e javës, shefi i qeverisë ka shpjeguar edhe pse vendosi të bëjë lëvizjen e pazakontë ditën e djeshme, duke shpërndarë në të paktën tre raste, videon Live nga protesta e PD.

Rama ka sqaruar, se ndryshimi ndërmjet kësaj qeverie dhe asaj në të kaluarën, është se tashmë, kushdo mund të protestojë dhe të shprehë pakënaqësitë ndaj qeverisë, siç ndodh në çdo vend demokratik, pa iu prekur fije floku.

Kjo për Ramën, ka qenë edhe mesazhi që ka dashur të përcjellë ditën e djeshme me shpërndarjet që i bëri videos në Facebook-un e tij, të protestës së PD.

“Protesta na e bëri vetvetiu dallimin e madh me protestën e 6 viteve më parë kur protestuesit u vranë barbarisht edhe pse nuk bënë asgjë më shumë se qytetarët që u mblodhën dje në bulevard. Në një shtet normal është e drejtë elementare për opozitën që të protestojë paqësisht dhe të mos cënohet në asnjë fije floku pavarësisht retorikës politike. Transmetimi i video live në facebookun tim ishte nënvizim i kësaj të vërtete të thjeshtë për një shoqëri pluraliste ku kurrë më nuk duhet të përsëritet historia e përçmimit.” tha Rama /Gazeta Express/

Tiranë: Opozita vendosi të bojkotojë parlamentin në ditën e dytë të protestës

Protesta pa afat e Partisë Demokratike të opozitës vazhdoi sot në ditën e dytë, ndërsa qindra përkrahës të saj po qëndrojnë nga mesdita e djeshme në tendën e ngritur midis parlamentit dhe qeverisë në shëtitoren Dëshmorët e Kombit.

Partia Demokratike vendosi sot të mos marrë pjesë në veprimtarinë e parlamentit, derisa të përmbushen kërkesat e kësaj proteste, që kanë të bëjnë me garancitë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të rregullta nga një qeveri teknike.

Protestuesit po sfidojnë kushtet e vështira të motit me shira dhe temperatura të ulëta.

Ata duken të vendosur në qëndrimin e tyre, ndërsa kujdesen për veten me pije të ngrohta pas një nate të ftohtë dhe pa gjumë.

Ndërsa herë pas here vizitohen dhe shkëmbejnë biseda me drejtues të PD-së.

Protestuesit dhe përfaqësues të Partisë Demokratike mendojnë se gjendja ekonomike është e vështirë, papunësia është rritur, krimi dhe korrupsioni janë përhapur gjerësisht në cdo ivel të administraës, por sipas tyre, burimi i gjithë këtyre të këqijave është shkelja e të drejtës së votës.

Partitë e koalicionit qeveritar ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim ndaj kësaj proteste të opozitës.

Nesër pritet të vijë sërish në Tiranë për një vizitë të zakonshme treditore edhe relatori europian për Shqipërinë Knut Finkenshtejn, vizitë e cila përkoi edhe me bojkotimin e parlamentit nga opozita.

Spahiu flet nga çadra: Do jem protestuesi i fundit që largohem, pse do jemi në koalicion me PD

TIRANE- Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur për News24 nga çadra e ngritur përpara kryeministrisë ku po proteston opozita. Kreshnik Spahiu u shpreh se është krenar që nuk është pjesë e parlamentit, ndërsa tha se do ketë diversifikim të protestës dhe ai do jetë protestuesi i fundit që do largohet.

“Jam krenar që nuk jam pjesë e parlamentit. Do ketë diversifikim të protestës dhe unë do jem protestuesi i fundit që do largohem. Duhet të ngrihet qeveria teknike me ekspertë”- tha Spahiu.

Ndërkohë i pyetur mbi besueshmërinë e koalicionit mes Aleancës Kuqezi dhe partisë Demokratike, Kreshnik Spahiu tha se demokratët dhe socialistët ndryshojnë dhe janë si nata me ditën. Ai tha se ka kritika për demokratët, por tek ata nuk ka të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit.

“Arsyet pse ne jemi në krah të Berishës dhe Bashës sepse demokratët dhe socialistët ndryshojnë si e bardha me të zezën. Demokratët nuk kanë të inkriminuar, ndërsa në PS ka njerëz të krimit. Unë di të bëj dallimin mes korrupsionit dhe krimit. Duhet të pastrohet llumi i politikës.”- tha Kreshnik Spahiu.

 

Dita e dytë ne protestës – Cili është skenari përshkallëzues i PD-së?

Kur protesta e Partisë Demokratike ka hyrë në ditën e dytë të saj, tashmë kanë filluar edhe të ndërtohen plane për mënyrën e vazhdimit.

Sipas Shqiptarja.com, në varësi të reagimit të faktorit ndërkombëtar dhe lëvizjeve të mazhorancës, opozita pritet ndërmarrë lëvizjen e dytë, që parashikon zhvillimin e një greve urie.

Po ashtu, opozita duket se ka edhe një plan B, i paralajmëruar deri diku dje edhe nga dy përfaqësues të PD, Arben Ristani dhe Aldo Bumçi.

Ristani ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri sa të largohet qeveria, ndërsa Aldo Bumçi ka nënkuptuar kalim në një aksion dhune. Ai tha se nëse Rama nuk largohet butësisht, do të përdoren mjete të tjera për ta larguar.

KQZ: Këta 19 deputetë janë me probleme kriminale

19 deputetë nga 140 kanë të dhëna dhe shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.

Është ky numri i bërë publik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sa i përket ligjit të dekriminalizimit. Pjesa tjetër, 121 prej tyre janë të pastër.

KQZ thotë se nga kryebashkiakët, 50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë në vërtetimet gjyqësore, 11 prej tyre kanë të dhëna në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.

Sa i përket ministrave ata janë të gjithë të pastër.

PO ashtu KQZ i është përgjigjur edhe akuzave të prokurorisë duke thënë se institucioni po zbaton vetëm ligjin e dikriminalizmit.

Deklarata e plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vijim të komunikimeve publike për të ofruar transparencë mbi zbatimin e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si ligji i dekriminalizimit,  informon opinion publik se;

  • Nga 140 deputetë:
  • 121 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • 19 prej tyre kanë të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
  • Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputet, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • Nga 61 kryetar bashkie:
  • 50 prej tyre nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në Formularin e Vetëdeklarimit apo në vërtetimet e gjendjes gjyqësore;
  • 11 prej tyre kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit, apo kanë shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore.
  • KQZ ka verifikuar 1595 anëtarë të këshillave bashkiakë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në KQZ. (Të dhënat për këshilltarët janë bërë tashmë publike në mbledhjet e KQZ-së)
  1. Nga shqyrtimi i dokumentacionit (formularë vetëdeklarimi, vërtetime të gjendjes gjyqësore, dokumentacion dorëzuar nga vetë subjektete) funksionarët publikë, Alban Zeneli, Andrea Marto, Arben Ristani, Armando Prenga, Adem Lala, Agron Kapllanaj, Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj,Edi Paloka, Edmond Themelko, Fatmir Mehdiu, Parid Cara, Spartak Braho, Shkëlqim Selami, Tom Doshi, Tërmet Peçi, Vladimir Kosta dhe Ylli Shehu kanë shënime në formularët  e vetëdeklarimit, por nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
  2. Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.

III. Referuar nenit 45/3 i Kushtetutës dhe nenit 2 të ligjit 138/2015, përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar:

  • me burgim;
  • me vendim të formës së prerë;
  • për një krim;

kur janë vërtetuar të 3 këto elemente, në mënyrë kumulative.

Ligji nr.138/2015 (i dekriminalizimit) është kujdesur në vijim të detajojë dispozitat përkatëse kushtetuese, duke sanksionuar një listë të mbyllur krimesh e duke përjashtuar veprat e tjera penale (rrjedhimisht edhe kundërvajtjet penale). Mbështetur mbi këtë bazë të qartë kushtetuese e ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se, funksionarët publikë kanë detyrimin të deklarojnë të dhëna për dënime me burgim me vendim të formës së prerë për veprime apo mosveprime brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat konsiderohen “krime” dhe jo dënimet me gjobë, në kuptim të Kodit Penal të RSh.

Bazuar në nenin 11 të ligjit të “dekriminalizimit”, KQZ duhet të bëjë kallzim penal për ata funksionarë që nuk kanë deklaruar dënime vetëm për ato krime të cilat përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të funksionit. 

Në zbatim të nenit 11 dhe 2 të ligjit 138/2015,  për funksionarët e sipërcituar, të dhënat e pa deklaruara nuk përbëjnë shkak për ndalim të ushtrimit të funksionit apo për kallzim penal.

-Përsa iu përket funksionarëve publikë, deputetët: Artan Gaçi, Asllan Dogjani, Blendi Klosi, Florian Mima, Luan Rama, Mhill Fufi, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakët: Ndrec Dedaj, Xhelal Mziu, Zef Hila që rezultojnë se, me vendim të formës së prerë, janë shpallur të pafajshëm ose çështja është pushuar nga organet kompetente shqipëtare, KQZ konstaton se nuk janë subjekt i ndalimit sipas ligjit.

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon gjithashtu se, 12 funksionarë publikë, 7 deputetë: Arben Ristani, Artan Gaçi, Spartak Braho, Sali Berisha, Vladimir Kosta, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu dhe 5 kryetarë bashkie: Artur Bardhi, Adriatik Zotkaj, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Tërmet Peçi, kanë depozituar në KQZ kërkesë për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, ndonëse pas përfundimit të afatit të parashikuar nga neni 15, pika 2, e ligjit. Kërkesat e tyre për plotësimin e të dhënave  kanë qenë ose për ndryshim gjenealitetesh, ose për të dhëna mbi dënime me gjobë për shpifje, armëmbajtje pa leje, fyerje etj. Vetëm 1 kërkesë  për plotësim, është bërë për dënim me burg (45 ditë), për kalim të paligjshëm kufiri në vitin 1990.

Këto kërkesa, janë depozituar dhe pranuar në KQZ përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2016.

Sqarojmë se, për pranimin  e kërkesave për plotësim të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, konkretisht neni 64 dhe neni 61, të cilët parashikojnë të drejtën e plotësimit dhe ndryshimit të dokumentacionit të depozituar pranë organeve administrative. Ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” në asnjë dispozitë të tij nuk ndalon në mënyrë të shprehur plotësimin dhe/ose korrigjimin në një kohë të dytë të të dhënave të vetëdeklaruara personalisht nga subjektet e ligjit. Rrjedhimisht, në kuptim të parimit të ligjshmërisë, Kodi i Procedurave Administrative dhe ligji nr.138/2015 lexohen në harmoni me njëri tjetrin, përndryshe, normat e K.Pr.A. do të mbeteshin pa efektivitet.

VII. KQZ tërheq vëmendjen se, qëllimi i ligjit të “dekriminalizimit”, është “të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj dhe të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jo përfundimtar për kryerjen të krimeve” (neni 1 i ligjit 138/2015) dhe jo inkriminimi i pakuptimtë dhe cenimi i padrejtë i dinjitetit të individëve që janë subjekte të vetëdeklarimit. Çdo interpretim tjetër i dispozitave të ligjit për dekriminalizimin është i gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi automatikisht sjell dhunimin e një sërë të drejtash kushtetuese.

Pranimi nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i plotësimit të të dhënave pas afatit ligjor, i shërben qëllimit të ligjit, pasi ndihmon në bërjen e plotë transprencën dhe verifikimin sa më real për të gjithë funksionarët publik që janë subjekt i këtij ligji.

Vlerësojmë se, vetëm verifikimi i plotë dhe transparenca për çdo të dhënë në lidhje me dënimet penale, garanton besimin e publikut në organet e zgjedhura.

VIII. KQZ e ka treguar qartësisht vullnetin në lidhje me zbatimin e ligjit për dekriminalizimin! Në të gjitha rastet kur prokuroria dhe organet e tjera i kanë vënë në dispozicion materialet e mjaftueshme në lidhje me subjekte të caktuar, KQZ nuk ka hezituar për asnjë çast dhe ka vendosur menjëherë ndërprerjen e mandateve të deputetëve, kryebashkiakëve apo këshilltarëve bashkiakë.

Përsa iu përket disa pretendimeve të ngitura sëfundmi nga Prokuroria e Përgjithshme në drejtim të KQZ, institucioni ynë siguron qytetarët dhe opinionin publik se, e gjithë veprimtaria jonë për zbatimin e ligjit të “dekriminalizimit”, është kryer dhe do të vijojë të kryhet me përgjegjshmëri të lartë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Fjalimi i plotë i Bashës në mitingun e 18 shkurtit 2017

Nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, shqiptarë të ndershëm, shqiptarë të lirë, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, është derdhur sot këtu në këtë shesh, sheshin e lirisë, sheshin e protestës, sheshin e vendimit të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Mirësevini!

Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, në varfëri dhe kaos, dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet.

Ju të gjithë e dini mirë këtë.

Ju, ne jemi mbledhur sot këtu për të thënë: Boll më! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur erdhën këta në pushtet.

Sot, ne nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilën vendi ka kaq shumë nevojë, për të cilin ka nevojë kaq shumë çdo shqiptar, për të cilin ka nevojë çdo fëmijë, i ri dhe e re.

Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë: Po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Duam ndarjen e politikës nga krimi!

Duam dinjitet!

Duam drejtësi!

Duam punë!

Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!

Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!

Duam shpresën, shpresën që po lind, nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve.

Vendimi për të ndalur maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve

Sot jemi të bashkuar në këtë shesh sepse nuk e pranojmë dot më këtë gjendje; jemi të bashkuar sepse kemi besim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze; jemi të bashkuar nga alarmi kombëtar dhe ndërkombëtar se pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.

Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve.

Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.

Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka.

Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Evropës nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë.

Zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin tuaj, vullnetin e shqiptarëve nuk do të ketë më në Shqipëri.

Partia Demokratike lindi në rrugë dhe në sheshe, me ju popullin në krah.

Partia Demokratike lindi sepse e deshët ju, qytetarët e këtij vendi.

27 vite më parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike.

Sot, ne prapë kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike.

Kjo qeveri palaçosh ka dështuar! Ju e dini këtë!

Kjo mazhorancë është një dështim total! Ju e vuani këtë!

Ky kryeministër është turpi i vendit! Ju e shihni këtë!

Garanci që qytetarët të ndihen të mbrojtur

Sot, ne nisim kthimin e Shqipërisë, sot ne nisim kthimin e vendit tonë në rrugën e sigurtë drejt të ardhmes.

Unë jam këtu, me ju, sepse dua që ju, njerëzit e lirë, shqiptarët e lirë, të jeni të parët për qeverinë e re që duam të kemi për Shqipërinë tonë.

Unë dua që ju, të jeni krenarë për vendin tuaj. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të sigurtë. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të mbrojtur. Të mbrojtur nga arroganca. Të mbrojtur nga padrejtësia. Të mbrojtur nga varfëria. Të mbrojtur nga korrupsioni dhe krimi. Të mbrojtur nga propaganda. Të mbrojtur nga ky sistem i pashpirt e i padrejtë.

Po, jam sot këtu sepse dua t’ju mbroj nga politika që i shërben krimit dhe jo ju. Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin. Ata po ju shkatërrojnë jetën. Droga nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Korrupsioni nuk është e ardhmja e Shqipërisë.

Krimi i organizuar nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Papunësia nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Varfëria nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Emigrimi nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë! Bashkëqytetarët e mi, Shqipëria po shkatërrohet. Shqipëria po shkatërrohet sepse ky sistem nuk punon. Shqipëria po shkatërrohet sepse kjo qeveri nuk punon për njerëzit. Ata punojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për xhepat e tyre.

Ata dështuan për të sjellin një jetë më të mirë për shqiptarët. Një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh, po gëzojnë gjithçka, ndërsa shqiptarët po marrin rrugët e botës. Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe i drogës.

Ata dështuan dhe mashtruan me 300 mijë vendet e punës. Ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas. Ata dështuan me demokracinë e vërtetë. Dështuan me lirinë e vërtetë.

Si mund të jenë të lirë njerëzit kur kanë frikë për të nesërmen? Frikë për të ardhmen e fëmijëve.

Frikë për shëndetin. Frikë se do të humbasin ose nuk do e gjejnë kurrë një vend pune.

Frikë nga taksidari që u vjen tek biznesi dhe ua mbyll. Frikë nga kriminelët e veshur me pushtet.

Frikë për të votuar të lirë.

Frikë se do t’ju duhet të lënë shtëpitë e tyre, për të nisur një jetë të vështirë, plot të panjohura në emigracion.

Qeveria Rama detyroi 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin

Kjo qeverisje ka detyruar 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin, kjo duhet të marrë fund!

Ne kemi qenë në pushtet dhe kemi qeverisur. E dimë sa e vështirë është. E dimë që duhet kurajo, për të marrë vendimin e duhur, çdo ditë. Ne u përpoqëm ta përmirësojmë jetën për njerëzit. Në fakt ne e bëmë këtë.

Ne e vendosëm Shqipërinë në vëmendjen ndërkombëtare, e futëm në NATO, hoqëm vizat. Ne punuam fort për të ruajtur vlerat tona, lirinë, taksat e ulëta, investimet madhore në infrastrukturë.

Ne punuam për të mirën e vendit tonë.

A bëmë mjaftueshëm? Jo. Por a e shkretuam vendin kështu? A lamë fatin tuaj në dorë të krimit dhe kriminelëve? Jo.

A jemi ne ndryshe nga këta? Po!

Sot, dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati!

Jam gati, t’ju udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos- drejt së ardhmes. Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm.

Po, jam gati. Sot, më shumë se kurrë. Tani, kam një pyetje të thjeshtë për ju, për ju qindra, mijëra shqiptarë në këtë bashkim më të madhin popullor në histori dhe për shqiptarët anembanë vendit:

A jeni gati të luftojmë bashkë? Të luftojmë bashkë për Shqipërinë? Të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira?

Për të shporrur qeverinë e krimit, për të shporrur qeverinë e korrupsionit.

Bashkë për një qeveri të njerëzve? Bashkë për një qeveri të qytetarëve? Le të nisim sot, jo nesër. Sot, sot, sot, lëvizjen e madhe kombëtare dhe demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot, qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do të punoj pa pushim për të përmbushur aspiratën tonë të përbashkët që gjithsecili prej jush të bëjë realitet ëndrrën e tij për një jetë më të mirë për veten tuaj dhe për familjen tuaj.

Sot është dita kur nisim marshimin drejt këtij qëllimi! Ky qëllim është më i madh se gjithsecili prej nesh. Më i madh se qëllimet e një partie politike. Më i madh edhe se qëllimet e koalicionit tonë. Shumë më i madh se rrotacioni politik i radhës nga e kuqe në blu apo nga blu në të kuqe.

Sepse ka të bëjë me vendin tonë. Sepse ka të bëjë me njerëzit tanë. Ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ka të bëjë me vendimin që ne vetë, ne vetë dhe askush tjetër të mos vendosë për fatin tonë! Miqtë e mi, gjithçka në jetë varet nga vendimet që ne marrim.

Sot, bashkë do ta marrim një vendim të madh! Ky vendim është në dorën tuaj.

Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është fatalitet i pashmangshëm.

Ju, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, e keni shkruar një herë historinë.

Unë e mbaj mend si të ishte dje, 8 dhjetorin 1990, atë ditë ne morëm një vendim, vendimin se nuk mund të vazhdonim më si më parë.

Vendimin për t’u ngritur kundër krimit dhe tiranisë shtetërore, vendimin për të zgjedhur lirinë! Sot unë dua që ju, të gjithë bashkë, të marrim një vendim tjetër të madh. Thellë brenda vetes, e dimë se kështu nuk mund të vazhdojmë më.

Sot, ne vendosim:

Ose vendi do të vazhdojë kështu, dhe ne do të zhytemi përditë e më shumë në varfëri dhe kaos;

Ose ne, do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një derë që na çon në një fillim të ri për vendin tonë, mundësi të reja për një jetë më të mirë. Ky është një vendim i madh, sepse është një vendim i vështirë.

Ky vendim kërkon nga të gjithë ne këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë të zgjedhim mes frikës ose kurajos, mes indiferencës ose përgjegjësisë, mes oportunizmit ose sakrificës.

Në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike

Unë kam vendosur të zgjedh kurajon! Unë kam vendosur të zgjedh përgjegjësinë! Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën! Ka ardhur koha miqtë e mi. Ka ardhur koha të marrim vendimin e madh.

Vendimin për të bërë realitet ëndrrat tona. Vendimin për t’u ngritur bashkë! Vendimin për të vrarë frikën dhe për të zgjuar shpresën për të cilën Shqipëria sot ka nevojë. Vendimin për të caktuar vetë fatin e fëmijëve tanë.

Vendimin për të shpallur se ky vend i lashtë ka çfarë t’i ofrojë popullit të vet, ka çfarë t’i ofrojë Evropës.

Vendimin për të vënë punën e ndershme, mirëqenien, demokracinë e vërtetë, në themelet e reja të Shqipërisë.

Vendimin, miqtë e mi, për të bashkuar, për të bindur, të gjithë ata që e duan Shqipërinë me zemër.

Vendimin për të dekriminalizuar shtetin, vendimin për të zhdukur ekonominë e drogës, vendimin për t’u kthyer njerëzve fuqinë ekonomike, vendimin për t’iu kthyer njerëzve pushtetin.

Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne do të qëndrojmë në këtë shesh dhe nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga dhe krimi.

Unë do të qëndroj këtu në shesh. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku!

Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.

Ky është vendimi im.

A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?

Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!

Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!

Ne ngrihemi bashkë!

Ne fitojmë bashkë!

Shqipëria fiton me ne!

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fjalimi i Shefit të Opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në protestën e 18 Shkurtit.

PS-së me aleatë në protestat e 18 shkurtit 2011: Zgjedhje të reja pa Saliun! Në rrugë deri sa të ikë Berisha!

E botuar më 18 shkurt 2011

Shikoni video, fjalimin e Edi Ramës në 18 shkurt 2011. Kërkon dorëheqjen e Berishës dhe zgjedhje të reja! Do të rrimë në protesta deri në largimin e Berishës!

Demonstrata nisi me fjalimet e njerëzve të thjeshtë, sikur edhe tek protesta e djeshme!

Populli ka të njëjtat halle!

Tash 27 vjet!

Edi Rama e konsideron regjimin e Berishës, diktaturën e fundit.

Luli nuk të beson, i thotë Edi Rama!

Ilir Metën e konsideron m.. këpuce i Berishës!

Zgjedhjet e reja të parakohëshme, e vetmja zgjidhje që i jep fund krizës!

Demostratat nuk ndalen, demostratat do të vazhdojnë për ditë e për javë më të mëdha, do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Në pankarta shkruhet e njëjta gjë: Zgjedhje të reja dhe largimin e Berishës!

Edhe çadrat janë përsëri një copypaste!

Ambasada e SHBA: Ruhuni nga protesta

Protesta e opozites e paralajmeruar me 18 shkurt ka detyruar ambasaden amerikane t’u beje thirrje shtetasve te saj qe ndodhen ne Shqiperi te bejne kujdes. Paralajmerimi eshte bere paraditen e djeshme dhe ne oret e pasdites u pasua edhe nga nje i dyte, per tubimin e se dieles, njoftuar nga Partia Demokratike.

Me ane te nje deklarate leshuar diten e djeshme, ambasada e SHBA-se u ka bere thirrje shtetasve amerikane qe ndodhen ne Tirane te shmangin udhetimet e panevojshme me date 18 shkurt e me tej.

Ne deklaraten e saj, ambasada amerikane shprehet se “kemi informacione qe protestat e opozites te zgjasin disa dite rresht”. Kurse vijohet: “Ne i njoftojme qytetaret e SHBA, se edhe demonstratat qe jane njoftuar si paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet t’i shmangni ato nese eshte e mundshme”. Ne njoftimin e leshuar dje nga ambasada e SHBA-se, evidentohej fakti se demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te kryeqytetit dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ambasada e SHBA ka keshilluar personelin te shmange zonat ku ndodhin demonstrata dhe te kufizojne te gjitha udhetimet e panevojshme gjate protestave.

“Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane te jeni vigjilente dhe te vetedijshem per vendndodhjen tuaj dhe degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike. Qytetareve te SHBA-se po i kerkojme te ushtrojne kujdes te forte, nese ata gjenden prane demonstruesve”, thuhen ne deklaraten e ambasades amerikane leshuar diten e djeshme. Paralajmerimi i dyte, vinte per 20 shkurtin, per koncertin festiv qe do te zhvilloje diten e diel Forumi Rinor i Partise Demokratike. Ne nje njoftim zyrtar ambasada e SHBA, kerkon nga qytetaret e saj qe te shmangin zonat ku do te zhvillohet ky miting ne qender te qytetit. Ndersa paralajmeron bazuar ne proceduren qe po ndjek qe prej 21 janarit, se tubimet ne Tirane mund te jene te dhunshme, edhe pse fillimisht deklarohen si paqesore. “Partia Demokratike e Shqiperise ka lajmeruar zhvillimin e nje mitingu te dielen ne 20 shkurt 2011.

Ambasada nuk ka informacion specifik per vendin apo zonen ku do te zhvillohet mitingu. Me pare mitingjet publike kane prekur te gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht perreth Parlamentit, Kryeministrise dhe bulevardit, “Deshmoret e Kombit”. Personeli i Ambasades se SHBA eshte keshilluar qe te shmang cdo kalim ne zonen e demonstratave dhe te limitojne cdo udhetim gjate kohes se zhvillimit te protestes”, thuhet ne njoftimin e Ambasades se SHBA-se qe per shkak te procedures rutine, ne pjesen me te madhe eshte perseritje e atij per kujdes nga 18 shkurti. Nderkohe edhe disa ambasada te vendeve te Bashkimit Evropian, ashtu si heret e kaluara qe nga 21 janari, u kane bere thirrje shtetasve te tyre te qendrojne larg vendeve ku do te grumbullohen demonstruesit me 18 shkurt, ndersa theksojne se qytetaret e vendeve te tyre duhet te shmangin levizjet e panevojshme ne Tirane deri ne perfundim te demonstratave, qe sipas informacioneve mund te vazhdojne disa dite. Keto ambasada kane leshuar deklarata vigjilente edhe ne demonstratat e meparshme te zhvilluara nga opozita. Ambasada britanike e ajo italiane u kane bere thirrje diten e djeshme shtetasve te tyre qe ndodhen ne Shqiperi, te kene kujdes me 18 shkurt pasi demonstratat e PS edhe pse jane paralajmeruar paqesore mund te rezultojne si ajo e 21 janarit. Apeli “Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te çojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin . U bejme thirrje qytetareve amerikane, te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per vendbanimin tuaj, degjoni se çfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike”.

 

 

Intervista nga çadra – Vangjel Dule: I bëj ftesë zyrtare Metës të na bashkohet

TIRANË- Partia Demokratike nuk ka qenë vetëm në protestë. Edhe parti të tjera aleate, si PR, PBDNJ, PDK etj i janë bashkuar. Madje disa prej tyre kanë qenë edhe në protestat që bënte dikur Partia Socialiste.

Në një prononcim për “News24”, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se kjo forcë është bashkë me qytetarët në protestë për një motiv që është ai i garantimit të zgjedhjeve të lira e të pakontestueshme. Ai tha se qeveria teknike është e mundur vetëm me ndryshimin e raporteve aktuale në parlament, duke iu referuar kështu LSI-së. Ai tha se nëse kjo forcë nuk do të mbajë përgjegjësinë me kryeministrin Rama duhet të marrë një vendim në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Kjo mund të cilësohet edhe si e para ftesë zyrtare që Ilir Metës i vjen nga opozita për t’iu larguar koalicionit me Ramën dhe për t’i hapur rrugën krijimit të një qeverie teknike.

 

Z.Dule ju keni qenë edhe tek protesta e 2011-ës…
Kemi një motiv që ka sjellë të gjithë këta qytetarë sot për të protestuar. Motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të pakontestueshme. Dua t’iu drejtohem kolegëve të PS-së, se kur bëhet fjalë për zgjedhjet në demokraci nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre kur 4 muaj para zgjedhjeve nuk ka përfunduar reforma zgjedhore. Zgjedhjet e vitit 2015 me standarde më të ulëta se ato të 2013-ës. Për të mos folur për zgjedhjet e pjesshme në Korçë apo në Dibër.

Ju jeni për qeveri teknike?
Qeveria teknike nuk është dëshirë por domosdoshmëri, në kushtet kur askush nuk beson më. Kjo reflektohet edhe në sondazhet e pakontestueshme siç ishte ai i BERZH se vetëm 24% e shqiptarëve mendojnë se do ketë zgjedhje të ndershme. Qeveria aktuale pavarësisht se ka maxhorancën në parlament, në shoqëri tashmë është minorancë.

Kryeministri ka thënë se është protestë e pakicës?
Sigurisht që nuk mund të pohonte realitetin. Në një kohë që zoti Rama refuzon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po i krijon vendit dhe perspektivës së tij një problem jetik.

Maxhoranca i ka të gjitha numrat, sa e vështirë është një qeveri teknike?
Nuk mund të realizohet në parlament me raportet aktuale nëse nuk ndodh një lëvizje nga forcat e caktuara politike që nuk duan ta mbajnë përgjegjësinë me zotin Rama.

E keni fjalën për LSI-në?
Natyrisht është LSI, duke marrë parasysh edhe betejat e tyre, me grevë urie, nuk besoj se duan që të komprometohen kaq rëndë për interesat e zotit Rama. Shoqëria nuk mund të pranojë që t’i refuzohet fjala.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim nga LSI-ja për protestën…
Ne nuk mund të merremi me LSI-në, është në të drejtë të tyre të marrin vendimin që mendojnë se është në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Forcat opozitare janë të detyruara t’i prijnë një lëvizjeje popullore.

Fevziu: Kërkesa e Bashës për qeveri teknike është edhe një ftesë në distancë për LSI-në

“Vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t’ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme”.

Kështu shkruan gazetari i njohur dhe analisti Blendi Fevziu në një shkrim në portalin “Opinion.al”, duke komentuar protestën e sotme të opozitës.

 

“Argumentimi politik i PD nuk është i ri. Sipas saj, në kushtet kur reforma zgjedhore nuk ka mundësi të bëhet me sugjerimet e opozitës; në kushtet e një fuqizimi të krimit dhe botës së kanabisit; në kushtet e një parlamenti të mbushur me njerëz të lidhur me krimin, PD i sheh zgjedhjet me këtë qeveri të pamundura. Ajo mendon se e vetmja mënyrë për të kompensuar reformën e munguar zgjedhore është një qeveri teknike, garante për të gjithë.

Natyrisht, vendimi i PD nuk është i lehtë dhe në kalkulimin politik nuk mund të krahasohet me atë të PS në Prill 2010 kur ajo hyri në grevë urie.

meta rama basha

PS në atë kohë ishte në vitin e parë pas zgjedhjeve, ndërsa PD është vetëm 4 muaj prej tyre. Vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t’ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme.

PD nuk mund të dështojë sepse dështimi 4 muaj përpara zgjedhjeve është i parikuperueshëm dhe do të jetë fatal për të. Duke qenë fatal për PD, ai mund të bëhet shumë kollaj fatal edhe për zgjedhjet e lira dhe ballancën e nevojshme politike në vend”.

Sakaq, sipas Fevziut, kërkesa e Bashës për qeveri teknike është edhe një ftesë në distancë për LSI.

“Në këtë kontekst Basha ka vënë një bast të vështirë, por edhe me një rrugë të vetme, atë të ecjes përpara. Ai nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të japë protestës përmasa masive që të arrijë objektivin e saj.

Por vendimi i PD për të qëndruar në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike, shërben edhe si një ftesë në distancë për LSI. Tani është rradha e Ilir Metës. 7 muaj më parë ai u shpreh se ishte gati të mbështeste një qeveri teknike për t’i dhënë besueshmëri zgjedhjeve.

Tani që PD e ka kthyer këtë në kushtin kryesor të 18 Qershorit, Meta duhet të prononcohet nëse i qëndron premtimit të tij apo e hedh poshtë atë. Pra nëse është dakort me kushtin e PD, apo do të vijojë të qëndrojë në qeverisje duke e konsideruar si një kusht radikal.

Me procesin e dekriminalizimit numrat me gjasë janë trazuar sërish në parlament dhe qëndrimi i Metës mund të rezultojë këtë herë deçiziv.

Nuk dihet nëse LSI do reagojë dhe nuk dihet se sa Basha do ta ndezë zjarrin e protestës në vend. Por një gjë nuk duhet ta harrojmë. Pavarësisht suksesit apo jo të PD, protesta në vetvete është dinjitet. Sa më shumë të protestojnë shqiptarët aq më e mirë bëhet kjo shoqëri; aq më të kujdesshëm bëhen ata që qeverisin; aq më shumë e ndjejnë përgjegjësinë përpara publikut. Popujt dinjitozë dinë të protestojnë; popujt e nështruar duartrokasin. Midis të dyjave personalisht në çdo rrethanë do kisha zgjedhur të parën”, shkruan gazetari Blendi Fevziu.

Protestë për të rikthyer në pushtet Mehdiun ?!

Lulzim Basha, i ashtuquajturi lideri i opozitës proteston në krah të Fatmir Mehdiut.

Pse kjo është kauza ?

Që të riciklohen prapë, të ikë Rama që të vijë Basha dhe Mehdiu, sikur u riciklua Rama kur iku Berisha, Basha dhe Mehdiu ?`!

Pse ky është standarti i demokracisë riciklimi i pushtetit ?!

Duhet me protestu me i heq të gjithë si klasë politike!

A mundeni ?!

Surroi me akuza të reja: Vrasjet e pasluftës u ndalën kur Thaçi mori pushtetin

Veton Surroi është rikthyer akuzave në drejtim të Hashim Thaçit duke thënë se vrasjet e pasluftës u ndalen tek atëherë kur Presidenti aktual mori pushtetin. Ka thënë se Shteti duhet të pastrohet nga kriminelët që e kanë kapur shtetin dhe ata që e administrojnë Kosovën si të ishte pronë e tyre.

“Shteti duhet të pastrohet nga ata kriminelë që e kapën shtetin pas pavarësisë dhe që nga atëherë e administrojnë si të ishte pronë e tyre”, ka thënë Surroi, për Gazetën gjermane, Neue Zürcher Zeitung.

Surroi për herë të parë drejton gishtin kah Hashim Thaçi për vrasjen e civilëve serbë dhe aktivistëve të LDK’së të eliminuar pasluftës.

“Është indikative se vrasjet u ndalën kur Thaçi mori pushtetin”, konstaton ish-Kryetari i Partisë ORA.

Surroi ka thënë se Thaçi është bërë partner konstruktiv i Bashkësisë Ndërkombëtare për shkak se mund të jetë njëri nga të akuzuarit kryesor të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se pret që aktakuzat e Speciales ta shkundin skenën politike të Kosovës.

Edhe në një intervistë për gazetën e tij, Koha Ditore, e realizuar muaj më parë, ish-politikani Veton Surroi e kishte quajtur të padijshëm e primitiv Hashim Thaçin. Madje, kishte parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson.

Kishte folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së.

Kishte gjykuar edhe votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm.

Edhe Dobrica Qosiq fliste për mospranimin e kufijve të tashëm të Kosovës – Nga Prof.dr. Zejnullah Gruda

Kështu Sllobodan Milosheviqi, që më së shumti i ka kontribuar shkatërrimit të Jugosllavisë dhe zhvillimit të disa luftërave në këto hapësira, i kontestonte kategorikisht ndarjet brenda Jugosllavisë. Ai qysh më 1990-1991 deklaronte se “nuk ekzistojnë rrethanat as kushtet nën të cilat Serbia do të pranonte çfarëdo formule të ndarjes së popullit serb në më shumë shtete sovrane në kundërshtim me vullnetin e tij … sepse kufijtë administrativë nuk janë suaza në të cilat jetojnë popujt e veçantë, ato nuk mund të shpallen thjesht si kufij shtetërorë”, duke aluduar qartë se republikat që shkëputen nuk mund të mbajnë të gjitha “viset që janë gjendur në kufijtë administrativë të republikave ekzistuese.” (Helsinski odbor za ljudska prava u Srbiji, Kovanje antijugoslovenske zavere, knjiga 1 Beograd, 2006, str. 57-58).

Dobrica Qosiq, në shënimet e tij, më 30 janar 1999, fliste për “debolshevizimin e Kosoves” që ka dy përmbajtje qenësore, prej të cilave e para është “mospranimi i kufijve të tashëm të Kosovës.” Sipas Qosiqit “Krahina e Kosovës është de facto shteti i dytë shqiptar, i krijuar në territorin serb dhe jugosllav me Kushtetutën e 1974 dhe me përzënien gjenocidale të popullit serb, me përkrahjen e plotë të kreut politik të Jugosllavisë, koalicionit antiserb në Jugosllavi” (Dobrica Cosic, Kosovo, Novosti, 2004, str. 103; 57).

Ky kontestim ishte intensifikuar sidomos prej momentit kur kanë dështuar përpjekjet për centralizimin e Jugosllavisë nën dominimin serb, përmes “konstituimit të kombit unik jugoslav” (ngjashëm si ai amerikan), pra të krijimit të “kombit shtetëror”, i cili “definohet në bazë të shtetësisë e jo në bazë të etnisë”. Nacionalistët serbë e fajësonin Titon për këto zhvillime, sepse ai e kishte ndërprerë krijimin e kombit jugosllav kur në Kongresin e VIII të LKJ–së më 1964 kishte deklaruar “se nuk mund të jesh jugosllav për nga kombësia dhe se ai vetë është me kombësi kroat”.

Atëherë është paraqitur opsioni i (ri)krijimit të shtetit serb dhe ka filluar të flitej hapur se nëse popujt e Jugosllavisë nuk mund të merren vesh rreth formulës së rregullimit të ardhshëm (federatë e centralizuar ose konfederatë), atëherë do të imponohet domosdoshmërisht parashtrimi i çështjes së kufijve, ngase sipas tyre kufijtë AVNOJ-anë janë kufij administrativë, respektivisht kufij komunistë dhe si të tillë nuk janë legjitim. Sipas këtyre “kufijtë AVNOJ-anë ishin kufij komunistë, të përkohshëm, meqë nuk mbështeteshin (përveç Sllovenisë) në etni, në gjeopolitikë, në ekonomi, në komunikacion”.

Vetë ideologu kryesor i projektit të ripërtrirjes nacionale serbe Dobrica Qosiq “asnjëherë nuk i kishte pranuar kufijtë AVNOJ-anë” me arsyetimin se këta “nuk ishin legjitim as në kuptimin historik, as në kuptimin shtetëror-juridik, këta kufij janë përcaktuar me qëllime politike dhe kritere të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe me kushtetutën brioniane.” Qosiqi avokonte “të drejtën e popujve për vetëvendosje” (serbëve të Serbisë, të Kroacisë, të Bosnjë e Hercegovinës, të Kosovës dhe të Maqedonisë) e jo të njësive federale dhe promovonte idenë për ridefinimin e kufijve. Kjo kishte filluar me përpjekjet e Serbisë (të përkrahur nga Armata Popullore e Jugosllavisë) që të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974. Kjo ishte realizuar me ndryshimin e Kushtetutës republikane me 1989, me çka ishte anuluar pozita e veçantë e Krahinave Autonome, pra edhe e Kosovës. Në prag të fillimit të luftërave kur kishte “rënë regjimi komunist dhe dështuar komunizmi, propagohej se kufijtë AVNOJ-anë kishin humbur çfarëdo baze historike, e nuk kanë asnjë rregullsi ndërkombëtare-juridike”.

Duke u nisur nga kjo, theksohej se nuk mund të rrënohet rendi shoqëror, të cilin e kishte krijuar Partija Komuniste, e të “mos rrënohet edhe përcaktuesi historiko – politik i tyre – kufijtë AVNOJ-anë”. (Helsinski odbor za ljudska prava u Srbiji, Kovanje antijugoslovenske zavere, Knjiga 1, Beograd, 2006 str. 31-36; 44). Në projekt Deklaratën mbi Unitetin Nacional Serb, të miratuar më 8 prill 1991, Qosiq, Millorad Ekmeçiq dhe Matija Beqkoviq kishin shkruar shprehimisht se “kufijtë ekzistues ndërepublikanë nuk mund të konsideroheshin shtetërorë dhe të pandryshueshëm.” Sipas tyre, nëse rirregullohet Jugosllavia, “populli serb, në ato territore jashtë Republikës së Serbisë, ku përbën shumicën, vendos në mënyrë sovrane në cilin dhe çfarë shteti do të jetojë”. (Dobrica C, Beograd 2009, Liçna istorija jednog doba – Knjiga 3 Vreme raspada 1981-1991, str. 265-268.)

Kryetari i Komisionit për Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), Antonije Isakoviq, në një intervistë të publikuar në “Intervju”, më 1 shtator 1989, e vajtonte fatin e Serbisë dhe Jugosllavisë unitariste, të cilën “lëvizja komuniste kishte qëllim kryesor ta copëtonte”. Ai lavdëronte tri bërthama që kishin kontribuar në transformimin e Serbisë (pas vdekjes së Titos): Francuska 7, Akademia e Shkencave e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Sipas tij Serbia ishte e mbërthyer dhe “nuk mund të lëvizë deri sa ekziston Kushtetuta e vjetër (Kushtetuta e 1974), sepse i kishim krahinat si barrë”.

Prandaj beteja kryesore zhvillohej rreth asaj se a do të jetë Jugosllavia federatë apo konfederatë. Para një perspektive të shndërrimit të Jugosllavisë në konfederatë, ky deklaronte se protagonistët e variantit të dytë “mashtrohen shumë nëse mendojnë se konfederata mund të ekzistojë në kuadër të këtyre kufijve” për të cilët ai (Isakoviq) nuk dinte “kush dhe kur dhe me cilin referendum dhe në cilin kuvend, realisht i ka krijuar” dhe për të cilët pyeteshin “si janë krijuar”. Këto ishin arsyet pse Isakoviqi këto i kualifikonte si “kufij të paligjshëm”. Sipas tij “konfederata nuk mund të ishte në këta kufij si të këtillë, ato duhet të ndryshohen …”(Antonije Isakovic, Govori i razgovori, Gornji Milanovac – Pristina, 1990, str. 340-356).

Për mundësinë e ndarjeve të reja, pra për ridefinim të kufijve në Jugosllavi kishte folur edhe akademiku serb Lubomir Tadiq. Në një shkrim të botuar në librin Kriza dhe “hegjemonizmi serbomadh”, Tadiq kritikonte “juristët perëndimorë nga Haga dhe Brukseli” dhe Bashkimin Evropian se kishin: a) pranuar të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje disa kombeve jugosllave, p.sh. popullit kroat dhe slloven, por jo edhe popullit serb: dhe b) se “arbitrazhi perëndimor” në rastin e Jugosllavisë kishte pranuar parimin e ndryshueshmërisë se kufijve të jashtëm të Jugosllavisë, e shprehimisht pandryshushmërinë e kufijve të brendshëm administrativë në mes të republikave jugosllave, e madje edhe krahinave autonome, të cilët i kishte qepur në mënyrë “arbitrare dhe të papërgjegjshme … oligarkia bolshevike në Jugosllavi” (Ljubomir Tadic, Kriza i “Velikosrpski hegemonizam”, Beograd, 2008, str. 113 – 114.)

Tadiqi kishte shpjeguar diçka që të gjithë e dinë, pos “ekspertëve” të Qeverisë së Kosovës, se për “kufijtë ekzistues pas luftës kishte vendosur kreu politik … Në këtë ka marrë pjesë edhe Milovan Gjilas. Këta kufij ishin arbitrarë. Në rast të ndarjes së Jugosllavisë, të gjitha çështjet duhet të hapen, sepse çështjet e kufijve nuk janë fakt i kryer”. (Ljubomir Tadic, Kriza i “Velikosrpski hegemonizam”, Beograd, 2008, str. 399).

Në një intervistë të botuar në “Politika”, më 16 gusht 1991, Tadiqi kishte thënë se “e drejta për shkëputje është parim bolshevik” në bazë të të cilit “në mbështetje në kushtetutë çdo pjesëz nacionale mund të kërkonte të drejtën për shtet sovran”, që e kishte shfrytëzuar “naciokracija shqiptare” duke kërkuar fillimisht “Kosova Republikë”. Sipas tij “në çdo rend kushtetues jobolshevik kërkesa e tillë do të konsiderohej akt i secesionit dhe menjëherë do t’i nënshtrohej sanksioneve më të ashpra”. (Ljubomir Tadic, op. cit., str. 500).

Edhe prijësi i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, i fajësonte komunistët që e kanë formuar Jugosllavinë “në baza antiserbe, ku Titoja dhe komunistët i kanë krijuar entitetet e brendshme (republikat) dhe kufijtë në dëm të serbëve.” Ai refuzonte kufijtë republikanë dhe betohej se “kur nuk do t’i pranojmë kufijtë që zullumqari dhe krimineli Josip Broz Tito kishte qepur brenda nëpër Jugosllavi.”

Sipas tij “shteti i ripërtrirë, i pavarur dhe i lirë serb në Ballkan do të përfshinte të gjitha tokat serbe, që do me thënë, përveç njësisë së sotme të ngushtuar federale serbe, edhe Maqedoninë serbe, Malin e Zi serb, Bosnjën serbe, Hercegovinen serbe, Dubrovnikun serb, Dalmacinë serbe, Kordunin serb, Likën serbe, Baninë serbe, Sllavoninë serbe dhe Baranjën serbe.” Ai thoshte “dëshirojmë kufirin serb Karlobag, Ogulin, Karlovac, Virovitica, e në anën tjetër janë Italianët.” (dr. Vojislav Seselj, Vatikan glavno satansko gnezdo, Beograd, 2006, str. 338-358).

Berisha: “Sot ishin 500 mijë në shesh, ja ku është fshehur Edi Rama”

Duke përsëritur mbështetjen për vendimin e madh të kryetarit Basha për të qëndruar në shesh deri në shporrjen e qeverisë, ish-kryeministri Berisha ka “zbuluar” edhe vendin se ku sipas tij është fshehur sot kryeministri Rama.

“Ai është fshehur në malet e Sharrit sot, atje është fshehur. Unë i them, hiqe maskën dhe largohu, ik, në koshin e plehrave të historisë”- tha ai.

Sipas Berishës, me Ramën nuk ka zgjedhje. “E tha kryetari këtë i ka dhënë direktivat, por zgjedhje pa PD nuk ka”- theksoi Berisha.

Mbi 500 mijë shqiptarë në funeralin e Rivdekjes

Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në protestën e organizuar nga opozita. Duke postuar foto në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se mbi 500 mijë shqiptarë i janë bashkuar protestës dhe duke e quajtur këtë si funeral të Rivdekjes.
16807091_738035133024063_8641948645283600352_n

Statusi i plotë i Berishës

Mbi 500 mije shqiptare ne funeralin e Rivdekjes!! sb

16649050_738035136357396_5598982451993067757_n16806861_738035159690727_5742247518340042446_n16807091_738035133024063_8641948645283600352_n

Hahn: I habitur nga pikëpytjet për Bordin e OMN-ës

Komisioneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn është shprehur “i habitur nga pikëpyetjet e ngritura” nga dy ministrat e LSI-së, ai i Drejtësisë Petrit Vasili dhe ajo e Integrimit Klajda Gjosha, lidhur me Bordin e Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (Omn), që do të kryejë vëzhgimin e procesit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shqiptarë. Komisioneri Hahn, i ka dërguar një letër me shpjegime kryeministrit Edi Rama, pas shqetësimeve të ngritura zyrtarisht nga ministri Vasili dhe kolegia e tij Gjosha. Ishte jo e fundit që kërkoi ndërhyrjen e zotit Hahn.

Ministri Vasili foli për “shqetësime të rëndësishme lidhur me ligjshmërinë e procesit të ndërtimit të asaj pjese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të quajtur Bord i Menaxhimit të Monitorimit Ndërkombëtar”, duke shtuar më tej se “në të gjitha dispozitat kushtetuese apo ligjore, nuk ka asnjë përcaktim për ngritjen e Bordit të Menaxhimit të OMN-së”. Në letrën dërgua autoriteteve më të larta të vendit si dhe ambasadores se Delegacionit europian në Tiranë Romana Vlahutin, si dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, ministri Vasili, ndërsa saktësonte se kushtetuta parashikon ardhjen dhe rolin e ekspertëve, “sa i takon Bordit të Menaxhimit të OMN-së, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë process, anëtarësisë së tij me pjesmarrës të përhershëm dhe të përkohshëm, si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligj”, nënvizohet në letrën e zotit Vasili.

Komisioneri Hahn, bën fillimisht një përshkrim të procesit që coi në ngritjen e OMN-ës, dhe shkëmbimeve me Qeverinë shqiptare. Ai sjell në vëmendje përgjigjen që Drejtori i Përgjithshëm në Shërbimin e Komisionit europian, Christian Danielsson, i dërgon Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, pas kërkesës formale që qeveria shqiptare kishte paraqitur për fillimin e aktivitetit të OMN-ës. “Duke konfirmuar se Komisioni europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin arritur një marrëveshje administrative bashkëpunimi për ngritjen e OMN-së, zoti Danielsson ka shpjeguar se ishte vendosur krijimi i një Bordi Menaxhimi, i përbërë nga përfaqësuesë të Komisionit europan dhe SHBA-ve, në mënyrë që OMN të mund të kryente funskionet e saj të parashikuara në ligj”, thekson Komisioneri.

Më tej zoti Hahn, nënvizon se “Bordi i Menaxhimit nuk është një organizëm mbi OMN-ën, por pjesë themelore e OMN-ës, për të garantuar ecurinë administrative, koordinimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në OMN, si ndërvepruese me autoritetet kompetente dhe mbikqyrëse e aktivitetit të monitorimit, për të cilin janë emëruar profesionistë të nivelit të lartë, të emëruar nga Bordi i Menaxhimit”.

Në letrën e tij, ai shton se “meqënëse pyetjet e ngritura nga anëtarë të qeverisë suaj ngrejnë dyshimn mbi legjitimitetin e strukturave të OMN-ës, ndjehem i detyruar të kujtoj se: Angazhimi i OMN-së është parashikuar nga Neni B i Aneksit të Kushtetutës së ndryshuar në korrik 2016; Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vëzhguesit ndërkombëtarë që duhet të përfshihen në fazat e ndryshme të procesit dhe OMN-ën e cila do të jetë nën udhëheqjen e Komisionit europian; Kushtetuta e Shqipërisë qartazi përcakton se OMN-ja pritet “të mbështesë procesin e rivlerësimit përmes monitorimit dhe mbikqyrjes të të gjithë procesit të rivlerësimit” dhe se “duhet të drejtohet nga Komisioni europian”. Në fakt, një drejtor i Komisionit europian po drejton Bordin; Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se OMN-ja përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik. Këta partnerë janë të përfaqësuar në Bord; OMN-ja duhet “të emërojë vëzhguesit”. Pra, është nga Kushtetuta që rrjesh nevoja që OMN-ja të ketë një organizmë që të vendosë për këto emërime”, saktëson Komisioneri Hahn.

Në mbyllje të letrës dërguar Kryeministrit shqiptar, zoti Hahn nënvizon se “Komisioni europian mori përsipër drejtimin e OMN-ës me angazhimin maksimal që të mbështesë procesin dhe të lehtësojë arritjen e objektivave për të cilat është parashikuar në Kushtetutë ky proces. Të jini i sigurt zoti Kryeministër se një angazhim i tillë dhe një qasje rigoroze do të jenë në bazë të të gjithë veprimtarësisë së OMN-ës”, shkruan zoti Hahn

Komisioneri për Zgjerimin e mbyll letrën e tij duke theksuar se “OMN-ja luan një rol kyç për besueshmërinë e të gjithë procesit dhe besoj se dhe Qeveria e Shqipërisë në tërësinë e saj, ka të njëjtin qasje ndaj këtij procesi dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar”.

PD djeg para kryeministrisë “Ramën”, “Tahirin” dhe “Beqaj”, Basha: Nuk ikim nga sheshi pa shporrur qeverinë

TIRANË- Me brohorima dhe entuziazëm është pritur kryedemokrati Lulzim Basha në foltoren e ngritur para kryeministrisë, i cili paralmëroi se pikërisht në këtë shesh do merret një vendim i madh për Shqipërinë. Ai paralajmëroi se do të qendrojë në shesh derisa të ketë zgjedhje të lira, të cilat mund të arrihen vetëm duke shporrur qeverinë. Ai paralajmëroi se do të qendrojë në shesh derisa të ketë zgjedhje të lira, të cilat mund të arrihen vetëm duke shporrur qeverinë. E ndërsa tha vendimin e madh u dogjën edhe dordolecët me fytyrën e”Ramës” “Beqajt” e “Tahirit”.
Ai thotë se demokratët janë gati të mos marrin pjesë në zgjedhje, nëse ato nuk janë të ndershme.“Sot këtu në këtë shesh shoh bashkimin më të madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, populli është derdhur në këtë shesh, sheshin e vendimt të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarëve. Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat e shtëpitë, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet. Ju, ne jemi mbledhur për të thënë boll më, boll kemi duruar”,- tha Basha në nisje.

LULZIM BASHA. PROTESTA 1jpg
Basha tha më tej se është i gatshëm t’i udhëheqë shqiptarët nga kaosi drejt të ardhmes dhe i ftoi të ngrihen për zgjedhje të lira dhe për të shporrur qeverinë.

“Nuk e lëmë fatin tuaj në duar të kriminelëve, jemi ndryshe nga këta. Sot dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati t’ju udhëheq në rrugën që do ju nxjerrë nga ky kaos drejt të ardhmes, jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re për çdo shqiptar, unë jam gati sot më shuëm se kurrë.Tani kam një pyetje të thjeshtë: A jeni gati të luftojmë bashkë për Shqipërinë, të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira për të shporrur qeverinë? Të nism sot lëvizjen e madhe kombëtare demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do punojmë pa pushim”.

Nga ana tjetër Basha theksoi se shqiptarët janë të bashkuar, ndërsa shtoi se janë gati për një vendim të madh.

“Sot, jemi këtu për të shpallur këtë vendim të pandarë, por duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duam ndarjen e politikës nga krimi. Duam dinjitet, drejtësi, punë. Duam që të vëmë i tersin e qytetarëve të thjesht të parin, duam të ardhme që na bën krenar për vendin tonë, shpresë nga ky bashkim. Nuk e pranojmë dot këtë gjendje. Kemi një vlerësim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze. Jemi të bashkuar nga lajmi kombëtar dhe ndërkombëtar. Duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme. Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndaluar një herë e mirë maskaradën e zgjedhjeve, ose do bëjmë zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do ketë. Nuk do t’i pranojmë zgjedhjet me kriminel, zgjedhjet që shtrembërojnë vullneti tuaj, Nuk do kenë më në Shqipëri zgjedhje që nuk pranojnë vullnetin tuaj. PD lindi tek ju populli në krah. 27n vite me parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike. Sot kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike. Kjo qeveri palaçosh ka dështuar dhe ju e dini këtë. Kjo maskaradë është një dështim total, ju e vuani këtë. Ju e vuani këtë. Ky kryeministër është turpi i vendit, ju e shihni këtë. Sot e nisim gëzimin e Shqipërisë, sot ne nisim gëzimin e vendit tonë në rrugën e sigurt drejt të ardhmes.”, tha Basha.

LULZIM BASHA. 1jpg
vijon

Rama nuk “trembet” nga protesta, poston videon e fjalimit të Bashës

TIRANE- Në një kohë kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para qindra protestuesve po fliste kryeopozitari Lulzim Basha, kryeministri i vendit, Edi Rama duket se ka qenë dhe një nga ndjekësit e fjalimit të rivalit të tij politik.

Duke i bërë në një farë mënyrë ironi, Rama ka publikuar live dhe fjalimin që Basha po mbante në podium para protestuesve opozitarë, të cilët janë mbledhur para zyrës së kreut të qeverisë për të kërkuar largimin e tij. Po sot Rama reagoi në lidhje me protestën e PD-së, ndërsa u kujtoi 4 të vrarët e ’21 Janarit’.

Edi Rama komenton protestën e PD-së, kujton 4 të vrarët e “21 Janarit”

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që po organizohet sot nga Partia Demokratike, ndërsa është rikthyer pas në kohë duke kujtuar ‘21 Janarin’, ku humbën jetën 4 persona në Bulevard, para Kryeministrisë. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook” Rama pohoi se Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e pushtetit.

Madje kreu i ekzekutivit shqiptar ka publikuar dhe pamjet live nga tubimi i sotëm, ndërsa shtoi se kjo i bën sot ata krenarë.
edi-rama-per-stadiumin-658x438
REAGIMI I RAMES
Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.
Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.
Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!

Protesta ndryshe e PD-së, Basha i bashkohet turmës dhe….(Video)

TIRANE- Zbulohen detaje nga protesta e sotme që Partia Demokratike do të zhvillojë pas pak orësh. “BalkanWeb” mëson se ndryshe nga herët e tjera, në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë, nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa do të jenë qytetarët dhe simpatizantët e PD ata që do flasin.
Gazetarja Elda Menga raporton për ‘BalkanWeb’ se i vetmi politikan që do të mbajë fjalimin e fundit para protestuesve do të jetë vet lideri i PD-së, Lulzim Basha. Protestës së PD-së, në të cilën do dominojnë dhe elementet kombëtare pritet t’i bashkohen të gjithë aleatet e saj, që nga Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Aleanca Kuq e ZI, Partia Demorkastiane si dhe Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut.

Mësohet se lideri i PD-së, do t’i bashkohet turmës së protestës, të cilët do të vinë nga Sheshi Skënderbej, tek rruga Murat Toptani, afër Ministrisë së Brendshme, e më pas do shkojnë të gjithë drejt Kryeministrisë. Sakaq, burime nga selia blu pohojnë për ‘BalkanWeb’ se janë marrë të gjitha masat për mobilizimin dhe mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të vendosen kordon para Kryeministrisë, për të mbajtur nën kontroll turmën.

‘Ikën edhe ata që ishin, mos prisni investime amerikane’ – thotë Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCHam)

“Për investitorët amerikanë, zgjerimi drejt tregjeve të tjera duket se nuk do të jetë një prioritet, pasi politika e qeverisë Trump po orientohet drejt uljes së taksave, drejt nxitjes së tregut vendas dhe të moslargimit të investitorëve. Në këto kushte, asnjë investitor amerikan nuk do të dojë të vijë në Shqipëri për shkak të taksave, kjo është e qartë”-thotë ai.

Unë kam 20 vjet që e njoh rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vështirësitë politike kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe janë të zakonshme. Investitorët që kthejnë sytë nga ky rajon dhe shohin mundësitë për të bërë biznes janë të mësuar me këto situata.
Natyrisht, gjendja aktuale politike e Shqipërisë nuk e ndihmon mjedisin e të bërit të biznesit. Bota e sipërmarrjes natyrisht vëzhgon se çfarë po bëhet me angazhimin e SHBA-së sa i përket Reformës në Drejtësi. Ne si Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk jemi direkt të përfshirë në këtë proces, por natyrisht ofrojmë informacione, pasi çdo biznes ka të drejtë të dijë se çfarë realisht po ndodh. Ne mbështesim në të gjitha format atë që po bën Ambasada Amerikane në lidhje me Reformën në Drejtësi.
Por, në lidhje me atë se çfarë do të bëjnë investitorët përballë situatës politike në vend, zgjedhjeve apo edhe fillimit të zbatimit të reformës, mund të them se në Shqipëri ka tre tipologji investitorësh: investitorët që janë aktualisht këtu janë marketingu më i mirë për Shqipërinë, ata që do të duan të vijnë do të shikojnë se çfarë do të ndodhë me vendin, se cila do të jetë qeveria e ardhshme, a do të ketë ndryshime në forcë apo edhe mes koalicioneve, ndërkohë që janë edhe ata që janë larguar apo që mund të mendojnë të largohen. Këta të fundit nuk shqetësohen në lidhje me atë se çfarë do të ndodhë. Politikisht, vendi mund të jetë i qetë, mund të jetë mikpritës, por nëse pyet ata që duan të bëjnë biznes të thonë se tregu është i vogël, gjuha është unike, mjedisi nuk është edhe shumë i favorshëm.
Për investitorët amerikanë, zgjerimi drejt tregjeve të tjera duket se nuk do të jetë prioritet, pasi politika e qeverisë Trump po orientohet drejt uljes së taksave, drejt nxitjes së tregut vendas dhe të moslargimit të investitorëve nga SHBA. Në këto kushte asnjë investitor amerikan nuk do të dojë të vijë në Shqipëri për shkak të taksave, kjo është e qartë.
Në fakt, duhet të jetë më e natyrshme që vendet të krijojnë marrëdhënie më të ngushta me fqinjët e tyre dhe kjo është e vlefshme edhe në rastin e Shqipërisë. Madje i tillë është edhe rasti i Kosovës me Serbinë që, edhe pse kanë probleme mes tyre në marrëdhëniet tregtare, kanë shifra të larta.
Kur unë u caktova në postin e presidentit të AmCham rreth katër vite më parë, të parët në listë ishin investimet kanadeze, të ndjekura nga ato amerikane, si dhe të shteteve të tjera. Por, nëse shohim sot është e vështirë që të gjenden investitorët nga Amerika e Veriut. Ndaj nuk do të thosha që ata po largohen, por ata tashmë janë larguar. Arsyet e largimit të tyre kanë pasur të bëjnë me kalimin në arbitrazh, me vonesat e rimbursimit të TVSH-së, me problemet me energjinë elektrike, me korrupsionin.
Në këto kushte, fillimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi është një sinjal pozitiv për vendin. Ajo është baza. Nëse të gjithë janë të lumtur dhe nuk kanë probleme, atëherë nuk ka pse të duhet një sistem drejtësie. Vetëm kështu do të mund të kemi zgjidhje konfliktet në mënyrë paqësore. Në shoqërinë moderne, problemet mes njerëzve nuk mungojnë, por me një sistem drejtësie funksional mund të kuptohet se çështjet zgjidhen edhe në mënyrë paqësore.
Unë pres që përveç kësaj reforme, të vazhdohet edhe me të tjerat të cilët do të përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes dhe do të zhvillojnë ekonominë.
Megjithatë, ajo që mund të them është se në Shqipëri ka ende mundësi për të shfrytëzuar fondet amerikane të investimeve. I gjejmë ato në fusha si telekomunikacioni, sistemi bankar, shëndetësi etj., por ato kanë një profil të ndryshëm risku. Këto mundësi mund të shfrytëzohen nga sipërmarrje të ndryshme.
Nga ana tjetër, edhe pse kompanitë amerikane mund të jenë larguar ju ende keni produktet ‘made in USA’. Mund të jenë në sasi të ulëta, por kjo sepse tregu është i vogël. Kompanitë e ndryshme amerikane mund të duan që të mos jenë direkt të pranishme në Shqipëri, por mund ta bëjnë këtë përmes produkteve të tyre dhe kjo është diçka pozitive.
Komuniteti amerikano–shqiptar gjithashtu mund të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes që mund të jetë e nevojshme. Duhet të kuptoni se në çdo rast, për investitorët e huaj mbeten probleme të tilla të mprehta, si ajo e pronësisë me tokën, me korrupsionin etj. Megjithatë mund të jetë ndonjë investitor që është në kërkim të aventurës e që në vend të Brazilit mund të zgjedhin Shqipërinë.

Monitor

Sot proteston PD, ja rrugët që bllokohen

Partia Demokratike ka thirrur ditën sotme në një protestë masive para kryeministrisë mijëra mbështetës të saj për të protestuar kundër Qeverisë.

Për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e protestës, Policia e Shtetit ka mobilizuar qindra policë si dhe ka njoftuar se do të bllokojë shumë akse kryesore të Tiranës.

Edhe pse policia e Tiranës ka bërë me dije se i ka dhënë leje PD-së vetëm për katër orë protestë, selia blu ka njoftuar se tubimi do të nisë në orën 12:00 dhe nuk ka afat mbarimi.

Rrugët që do të bllokohen dhe parkingjet:

Si rrjedhojë e këtij marshim – protestë, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

“Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestës. Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarëvajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës”, thuhet në njoftim.

Kryeministria izolon hyrjen- Policia e Tiranës së shpejti do publikoi dhe planin e masave si dhe do të  publikojë rrugët që bllokohen gjatë ditës së shtunë.

Pritet që një numër forcash policie të angazhohen për të ruajtur sigurinë ndërsa kryeministria ka mbuluar pjesën kryesore me një rrjetë të zezë

Protestën e fundit pati dhe dëmtime të godinës së kryeministrisë ndërkohë “PD hedh poshtë çdo insinuate te dale ne media me burime anonime, sikur do ketë skenar për te provokuar policinë”

Meta jep alarmin: Ka përpjekje për të tensionuar zgjedhjet

Kreu i LSI-së, Ilir Meta tha sot në një mbledhje të Komitetit Drejtues të LSI-së se për zgjedhjet e qershorit ka përpjekje për të tensionuar situatën.

“Të mos humbim vëmendjen nga disa reforma të rëndësishme që ka vendi. Të vazhdojë në mënyrë transparente reforma në drejtësi, pasi është dhe një kërkesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Është e rëndësishme edhe për klimën politike para zgjedhore për të qenë sa më konstruktive, pasi nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën parazgjedhore”, u shpreh Meta.

“Duhet të nënvizojë rëndësinë sa më të shpejtë të reformës zgjedhore e cila duhet të kishte përfunduar me kohë, duke reflektuar kërkesat e OSBE/ODIHR. Vazhdimi i pandalshëm i dekriminalizimit, jo vetëm detyrim, por edhe standard për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në të gjitha këto aspekte, dua të shpreh angazhimin e LSI për të gjeneruar një klimë sa më konstruktive, sa më racionale që ndihmon ecurinë e suksesshme të këtyre reformave, për të ardhmen e vendit, stabilitetin dhe integrimin europian”, vijoi ai më tej.

Meta tha edhe se me rëndësi është arritja e standardeve dhe jo rezultati i partive në zgjedhje.

Dokument: Vlahutin ka marrë kërcënime – Qeveria i shton 10 roje

Me anë të një vendimi të mbajtur “sekret” për opinionin publik, qeveria shqiptare ka miratuar sëfundmi një shtim të numrit të punonjësve të Gardës së Republikës të ngarkuar për ruajtjen e sigurisë fizike të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht vendimin e qeverisë në bazë të të cilit mësohet se “qëllimi i këtij projektvendimi bëhet në kuadër të marrjes së masave të shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe rezidencës së Tij, ku kërkohet domosdoshmërisht ndryshim në menaxhimin e forcave, ndryshim në mënyrën dhe planifikimin e kryerjes së shërbimeve, si dhe shtesë në limitin e përgjithshëm të punonjësve të Gardës së Republikës me 10 punonjës, përkatësisht 2 punonjës niveli i mesëm, oficer dhe 8 punonjës niveli ulët, nënoficer”, – thuhet në relacionin e projektligjit.
Pavarësisht shpjegimit zyrtar që qeveria i bën vendimit, është ende e paqartë se pse ai është miratuar pikërisht tani. Pikëpyetje ka gjithashtu edhe për arsyen e një shtese kaq të madh të numrit të punonjësve të Gardës të ngarkuar për ruajtjen fizike të ambasadores së BE-së. Mos ndoshta ajo ndihet e kërcënuar?

Basha – Policisë: Mos na provokoni, ndryshe…

Kreu i Partisë Demokratike në një daljet përpara mediave u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen të gjithë nesër në protestë për të mposhtur krimin, varfërinë dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “E ardhmja jonë është që të gjithë nesër të jemi bashkë. Duhet të ngrihemi të gjithë bashkë në një festë madhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershmë”, tha Basha.

Nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike duke falënderua qytetarët që do të marrin pjesë në këtë protestë u kërkoi atyre që bashkë me familjet të dalin në protestë pasi dhe vetë do të dali me familjen. “Falenderoj të gjithë qytetarët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen që të dhe se u bëj thirrje që të dalin bashkë me familjen në protestë, pasi dhe ne do të jemi me familjet tona” shtoi Basha.

Ndërkohë i pyetur lidhur me policinë ai u shpreh që policia duhet të bëjë detyrën dhe të mos provokojnë se për ndryshe do të bie pre e provokimit.

“Policia të bëjë detyrën dhe të mos bjerë pre e asnjë urdhri, i kërkojmë që të mos na provokojë se për ndrydhe do të bjerë pre e provokimit” përfundoi fjalën e tij Basha.

Ndërsa kreu i PD-së gjithashtu ka theksuar se janë qytetarët ata që e përcaktojnë se sa do të zgjasë protesta. 

Më parë uniformat blu kishin caktuar orën 16:00 si përfundimin e protestës. Partia Demokratike e ka lënë të papërcaktuar orarin e përfundimit të tubimit.

Protesta/ Basha mesazh të fortë qytetarëve: Pse ka frikë Qeveria

Një ditë para protestës, ndërkohë që ka kundërthënie polici-PD sa i takon organizimit, kohëzgjatjes dhe panikut të lëshuar për provokime e dhunë, kreu i demokratëve ka dalë me një mesazh të fortë drejtuar qytetarëve dhe një sinjalizim të prerë për qeverinë.

basha ne vloreeeee

Postimi i Bashës

Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësise, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë.

Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez te artit, kultures e sportit, te papune e sipermarres, fermere dhe punetore.

Nga ky bashkim i madh kane frike vetem ata qe duan ti mbajne shqiptaret te nenshtruar. Ndaj kane filluar te shpifin e të gënjejne për protestën.

Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj.

Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen. #NgrihemiBashkë nesër më #18Shkurt.

4 orë leje për protestën e opozitës, 1 mijë policë në terren, frikë nga provokimet dhe goditjet me gurë

Opozita shqiptare ka thirrur nesër në protestë qytetarët shqiptarë në shenjë revolte ndaj qeverisë dhe reformave të saj.

Policia e Tiranës jep leje për protestën nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Protesta do të zhvillohet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë.

Policia ka marrë informacion që mund të ketë skenar për të provokuar policinë dhe të ketë përplasje.

Po kështu burime për BalkanWeb nga policia thanë se priten edhe sulme ndaj Kryeministrisë me gurë ose sende te tjera.

Masat do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme dhe kordoni i parë do jetë me efektive femra. Priten rreth 1000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” një ditë para protestës, duke përshkruar situatën. I vetmi ndryshim në pamjen para godinës së Kryeministrisë, është fasada nga ana e përparme dhe streha, e cila është mbuluar me një rrobë të zezë për t’i shpëtuar sulmeve të mundshme nga protestuesit dhe dëmtimit.

Shqipëri: Policia e arrestoi një person me një tonelatë kanabis

Pamje nga djegia e bimëve të kanabisit nga ana e policisë së Shqipërisë në fshatin Lazarat në vitin 2014

Policia e Shqipërisë thotë se e ka arrestuar një person, i cili ishte i dyshuar se i kishte 1.38 tonelatë kanabis të thatë të fshehur nën shtëpinë e tij.

Në kumtesën e djeshme të policisë theksohet se droga ishte gjetur e paketuar në qese plastike dhe të fshehura në tunelet nëntokësore, që ai i kishte gërmuar nën shtëpinë e tij, në një fshat të rrethit të Vlorës, 160 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Tiranë.

Policia tha se plani ishte që kjo drogë të kontrabandohej në Itali.

Autoritetet në Shqipëri thonë se afro 2.5 milionë bimë të marihuanës ishin mbjellur vitin e kaluar, që është një sasi katër herë më e madhe se në vitin 2015, raporton agjencia AP nga Tirana.

Autoritetet, po ashtu, kanë raportuar për konfiskim të disa tonelatave të kanabisit në kalimet kufitare ose në anijet që lundronin për në Italinë dhe Greqinë fqinje.

Qëlloi Braçen, Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi: Ia hodha rregulloren surratit

Deputeti i PD Flamur Noka është përjashtuar për 10 ditë nga Parlamenti. Këtë vendim e mori Byroja e Kuvendit. Noka u përjashtua për 10 ditë pas kërkesës së PS, por teksa PD bëri kërkesë për përjashtimin e Braçes për ofendim, ajo nuk u miratua.

zenka

Per mediat Noka tha se Braçe duhet të zbatojë rregulloren e këtij Kuvendi, “atë bëra edhe unë, mora rregulloren dhe ia hodha surratit, deficencën e tij fizike dhe morale te mos e tregoje me rrugaceri”, tha Noka.

Pas përjashtimit të Nokës, opozita braktiso seancën plenare e cila rinisi per here te katert normalisht.

Edi Paloka tha ne seance: “O rrëzohet Edi Rama o diktaturën do ta mbajmë në shpinë të gjithë”.

Pas përjashtimit se qëlloi Braçen, Noka futet me forcë në Kuvend

Është ndërprerë për herë të tretë seanca plenare pasi deputeti i PD Flamur Noka u fut me forcë në Kuvend pas përjashtimit nga kryetarja e seances.

Leskaj kërkoi largimin e Nokës nga seanca pas sherrit me Erjon Braçen, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe eshte futur ne Kuvend. Ka shtyrë 3-4 gardistë që mbanin hyrjen e derës në sallën e parlamentit dhe ka hyrë teksa në fund i dha edhe një buzëqeshje kamerave.

Kuvendi përjashton Nokën pasi përjashtoi Braçen, a do përdoret Garda për ta nxjerrë?

Drejtuesja e seancës Valentina Leskaj njoftoi përjashtimin për seancën e sotme të deputetit Flamur Noka pasi goditi me kartonin e Kuvendit, Erjon Braçen.

 

Ajo i kërkoi Nokës të lërë seancën, në të kundërt do të përdorë Gardën për ta nxjerrë.

Nga ana tjetër kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka u shpreh se i njëjti standard duhet të mbahet edhe për Erjon Braçen dhe Taulant Ballën që sipas tij ofenduan Berishën kur ky i fundit po fliste në seancë.

Në këto momente Leskaj ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.

Lazër Stani: Si më shpëtoi Dritëro Agolli dhe mbështetja që i dha mbesës së “armikut” Abaz Kupi

Asokohe as nuk e kishte ëndërruar se një ditë do të takonte Dritëro Agollin. Atë, që e cilësonte, si poet të madh, të parin e shkrimtarëve në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë dhe Artistëve. Ndërsa, sot pas takimit të parë me të, në sallën “Ali Kelmendi” në Pallatin e Kulturës, e kujton Dritëro Agollin, si një njeri të mençur dhe me një elokuencë, që të bënte për vete, teksa fliste për poezinë. Bëhet fjalë për shkrimtarin dhe publicistin Lazër Stani, i cili gjatë një interviste për gazetën “Shekulli”, rrëfen sesi Dritëro Agolli, që në takimet e para ka qenë i afërt me të, si një prind i dashur. Edhe kështu takimet mes tyre vazhduan. Ata pinin kafe, bënin humor, flisnin për letërsinë dhe librat, por në asnjë takim, Lazër Stani nuk mban mend që të kenë folur për parti dhe partishmëri.

Ndërsa, përsa i përket diskutimeve, që kanë lindur pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli; nëse i përkrahte apo jo shkrimtarët e rinj në letërsi apo për studime të larta, Stani na rrëfen se përpjekjet e tij për mbështetje kanë qenë të shumta. Ai ndalet te botimi i një poezie të mbesës së Abaz Kupit (Luljeta Lleshanakut, bashkëshortes së tij) dhe te rekomandimi, që Agolli bëri asokohe, që poetja e re të niste studimet e larta. Por, sikundër rrëfen Stani këtë rekomandim shefi i Arsimit në Krujë e hodhi në koshin e plehrave. Mbështetja  dhe rekomandimi i Agollit, sipas Stanit, pavarësisht pozicioneve politike që kishte, nuk pinte ujë as te një shef seksioni në arsim, le më kund tjetër. “E tillë ishte Shqipëria në atë kohë, i tillë ishte regjimi, i tillë ishte edhe autoriteti real i shkrimtarit në pushtetin e zi të diktaturës”.

Zoti Stani, a mund të na tregoni se si e keni njohur Dritëro Agollin?

Fillimisht e kam njohur nga poezitë, si lexues që kur isha nxënës shkolle, siç e kanë njohur shumica e shqiptarëve. Mbaj mend, pas shkollës së mesme, kur po bëja stazhin, u botua një libër me poezi të zgjedhura të Dritëroit, me kopertinë blu. Atë libër e kam mbajtur shumë kohë në dorë dhe disa vargje lirike të botuara në të i mbaj mend edhe sot e kësaj dite, si vargjet e poezisë “Mollët”, për shembull; “Ajo binte erë mollë atë natë,/Atë natë rinore pa trazira,/Nuk më kujtohet se ç’i thashë, /Por di që i thashë fjalë të mira”.

Por, në atë kohë as mund të ëndërroja se një ditë do ta takoja poetin e madh, që ishte edhe i pari i shkrimtarëve shqiptarë, në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Por, fati e solli që disa vite më vonë, kur isha student në Fakultetin e Shkencave të merrja pjesë në një takim të shkrimtarit me studentë të zhvilluar në sallën “Ali Kelmendi” në Pallatin e Kulturës, aty ku është sot Albanian University. Dritëroi po fliste për poezinë, i gjallë, i mençur me një elokuencë që të bënte për vete. Tha diçka për poezinë hermetike që, sipas tij, i ngjan monologut të morgut në manastir, që i thotë lutjet e tij në vetmi, i pakuptuar e i padëgjuar nga askush. Shtoi se poezia duhet të komunikojë, të emocionojë dhe të zgjojë shpirtrat njerëzorë. Foli pastaj për modernizmin dhe tha se, modernistët përpiqen ta kruajnë veshin e majtë me dorën e djathtë dhe anasjelltas, duke u stërmunduar e zgjatur krahun pas qafës.

Dhe bëri gjestin përkatës që ne na shkaktoi të qeshura. Tregoi edhe për një ngjarje që lidhej me një tregim, të censuruar nga redaktori skematik. “Nëse do ta botosh tregimin”,- i kish venë kusht redaktori, – “kësaj femrës duhet t’ia presësh sisët”. Kështu që nëse ndonjëri nga ju e ka lexuar atë tregim, ka gjetur një femër pa gjoks, cicaprerë, të operuar në mënyrë të shëmtuar. Po femrat kanë sisë të bukura apo jo?” Ne po e dëgjonim gojëhapur, të emocionuar dhe fakti që e mbaj mend këtë bisedë të vitit 1983 edhe sot e kësaj dite, e dëshmon këtë.  Por prapë si student i shkencave, as që e mendoja se do të takoheshim ndonjëherë dhe për më tepër do të ishim miq. Por kjo ndodhi, diku në fund të viteve tetëdhjetë, kur unë kisha botuar dy-tre tregimet e para në shtyp. Dritëroi dha një intervistë në gazetën “Drita” dhe mes dy-tre emrave të shkrimtarëve të rinj që përmendte, i pari ishte emri im.

Kjo nuk ishte gjë e vogël, ishte shumë e madhe për mua, se unë ende nuk kisha botuar një libër. Pas ca ditësh u takuam në shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i zgjata dorën dhe iu prezantova. Ai më hodhi dorën në qafë, më përqafoi dhe më ftoi për kafe. Biseduam aq lirshëm për më shumë se dy orë, sa ngjanim si dy miq të vjetër që i kanë munguar gjatë njëri-tjetrit dhe që kanë shumë gjera për t’i thënë sho-shoqit. I ngrohtë në bisedë, i afërt, i sinqertë dhe me humor, të bënte të ndiheshe i barabartë, si me ndonjë nga shokët e t’u të shkollës. Nuk e di se si, por që në takimin e parë, i drejtohesha me Dritëro dhe ti. Them se, ishte aftësia e tij e veçantë, që ma krijoi këtë afërsi dhe këtë ngrohtësi, thuajse prej prindi të dashur. Pas atij takimi të parë ne takoheshim shpesh, pinim kafe, bënim humor, qeshnim me zemër, flisnim për letërsinë dhe librat. Në këto takime, kurrë nuk mbaj mend të më ketë folur për parti dhe partishmëri dhe budallallëqe të tjera të kësaj natyre. Ishte vërtetë një burrë i zgjuar, që dinte si të fliste e të bënte për vete atë që kishte përballë. Dhe me mua, besoj se ndihej krejt i lirë, i ç’prangoste fjalët, mendimet.

A e përkrahte Dritëroi një shkrimtar të talentuar nëse e spikaste?

Janë të shumtë shkrimtarët, që i ka përkrahur në fillimet e veta letrare, e thonë këtë apo jo. Unë po tregoj një rast shumë domethënës. Në maj të vitit 1989 u njoha me poeten Luljeta Lleshanaku. I botova një cikël me poezi në “Zërin e Rinisë”, poezi që ajo nuk mi kishte sjellë mua, po redaktorit përkatës në redaksi, para dy muajsh. Pas një telefonate të rastësishme që pata me Luljetën, ndërmjetësova t’i botoheshin poezitë te kryeredaktori. Një ditë më pas vjen Remzi Lani në zyrë dhe më thotë: “Bëmë gabim që i botuam poezitë. Ajo është me biografi të keqe, por nëse të pyesin ty thuaj nuk kam ditur gjë. Ashtu do të them edhe unë”. E kuptova se Luljeta nuk do të mund të botonte më poezi në “Zërin e Rinisë” dhe disa muaj më vonë, nga mesi i verës, Luljeta më sjell një cikël poezish, të cilat ia shtypa në makinë shkrimi dhe ia dhashë Bardhyl Londos për t’i lexuar. Bardhi i pëlqeu menjëherë dhe tha se do t’i botonte. Qesha! Kurrsesi nuk mund ta rrezikoja mikun tim, por u kënaqa që edhe ai si poet i pëlqeu poezitë e Luljetës.

-Bardhi,- i thashë-, a ke dëgjuar për Abaz Kupin?

-Si nuk kam dëgjuar,- tha-, pse?

-Se nëna e Luljetës është mbesa e Abaz Kupit. Bardhi i mvrejt në fytyrë dhe heshti një grimë.

-Po për Alush Lleshanakun ke dëgjuar, e pieta?

Bardhi ngriti kokën dhe po më shihte i çuditur. Sikur më thoshte: Ç’dreqin tjetër ke për të thënë.

-Kë dëgjuar për Alush Lleshanakun?

-“Si nuk kam dëgjuar”, tha. Është mbesa e tij, vajza e vëllait të Alush Lleshanakut, dhe shtova:“Bijë armiqsh më damkë, jo dosido”.

Bardhi, të cilin e kisha mik prej vitesh, po më shihte çmeritur, sikur thoshte ç’dreqin të ka hipur në kokë sot.

Pas një pauze, Bardhi tha: “Ngjitemi e ia japim Dritëroit t’i lexojë. Nëse ai i merr përsipër unë do t’ia botoj”. U ngjitëm të dy bashkë në zyrën e tij, ia dhamë poezitë t’i lexonte, pasi i treguam për lidhjet e autores me Abaz Kupin dhe Alush Lleshanakun.

Dritëroi, pasi i lexoi tha se jo vetëm do të botoheshin, por do të shkruante edhe një prezantim për poezinë e poetes. Përgjegjësinë për botimin e merrte ai. Aty ndërhyri Bardhi, më dashamirësi, që ta mbronte: “Prezantim mos bëj -, i tha, -i botojmë vetëm poezitë. Prezantimi me fjalët e tua do të ishte provokim i madh”.

Ashtu ramë dakord dhe unë me Dritëroin zbritëm në kafe, ndërsa Bardhi shkoi në zyrë me poezitë në dorë.

-“Si kështu more Dritëro, – i them unë – , ti ke bërë dhe poezi kundër Abaz kupit…”, i thashë unë duke qeshur.

-“E ç’kam thënë në atë poezi?”, më pyeti.

-“Ke thënë se bridhte me kalë me faqoren e rakisë në xhep”.

-Hahaha, qeshi. “Po gjëra burrash i paskam thënë nuk e paskam sharë”.

Dhe si u mendua një grimë shtoi: “Ka qenë trim, trim i çartur. Dhe patriot”.

Atë shtator i kërkova Dritëroit një rekomandim për Luljetën që të vazhdonte shkollën, ngaqë për shkak të biografisë, ajo nuk mund t’i vazhdonte studimet e larta. Ma dha rekomandimin menjëherë me fjalët më vlerësuese, por shefi i Arsimit të Krujës e gjuajti menjëherë në koshin e plehrave, duke sharë diçka nëpër dhëmbë. Fjala e tij, mbështetja e tij, rekomandimi i tij, pavarësisht pozicioneve politike që kishte, nuk pinte ujë as te një shef seksioni arsimi, le më kund tjetër. E tillë ishte Shqipëria në atë kohë, i tillë ishte regjimi, i tillë ishte edhe autoriteti real i shkrimtarit në pushtetin e zi të diktaturës.

Në sallë shpërtheu protesta, Dritëro Agolli në panel: “Lazër Stanin do ta marr unë në punë”

Lazer Stani flet për herë të parë rreth ngjarjeve që ka përjetuar gjatë sistemit komunist, sepse mendon se vuajtjet që ka kaluar ai gjatë periudhës komuniste, as që kanë të krahasuar me ato, të shkrimtarëve, që vuajtën në burgje dhe kampe internimi. Por, teksa pranon se Agolli i është gjendur pranë, si prind dhe mik, mbështetjen më të madhe e ka ndier në vitin 1990, kur e pushuan nga puna në gazetë dhe e shpallën armik, duke e dërguar në Kllojkë, atje ku i kishin përgatitur edhe arrestimin e tij. Megjithatë, Stani nuk u dorëzua. Ai u kthye në shtëpinë e tij, në Dukagjin, si një i papunë. Ndërsa, gjatë një konference për letërsinë në Korçë, do të ndodhte e papritura; Dritro Agolli do të jepte fjalën se do ta merrte në punë.

Juve personalisht, kur dhe si është përpjekur t’ju përkrahë?

Në ditët më të zeza më është gjendur në krah, si një mik, si një prind, pavarësisht se çfarë mund të bënte në të vërtetë. Thashë se si shkrimtar më përkrahu që në tregimet e parë, por përkrahjen më të madhe ma dha pas shtatorit të vitit 1990, kur më pushuan nga puna në gazetë, më shpallën armik me urdhër nga lart ca zyrtarë rinie, që sot bëjnë profesorin dhe patriotin dhe më degdisën në Kllojkë, duke përgatitur kështu arrestimin tim. Unë refuzova të shkoj në Kllojkë dhe u ktheva në shtëpinë time, në Dukagjin, i papunë, sepse ata nuk pranonin të më dërgonin as si mësues. Atje ku donin ata ose hiç. Dhe unë nuk pranova t’u bindesha se e njihja mirë atë regjim, e dija rrezikun. Në tetor, pra pas disa javësh, në konferencën për letërsinë që mbahej në Korçë, ngrihet Todor Keko dhe thotë se gjithë ato që thoni për liberalizimin dhe për demokratizimin janë broçkulla se ju para tre javësh hoqët nga puna dhe internuat një shkrimtar të talentuar, Lazër Stanin. Në sallë shpërtheu protesta dhe Dritëro Agolli, që ishte në panel, tha atë që nuk pritej: “Lazër Stanin do ta marr unë në punë”.

Me sa duket, sigurimi i shtetit, që i përgjonte shkrimtarët hap pas hapi, që të zhvleftësonte këtë protestë të tyre dhe që Dritëroi të mos bënte ndonjë budallallëk e ta merrte në punë në Lidhjen e Shkrimtarëve, hapi të nesërmen fjalën se Lazër Stani është vrarë në kufi së bashku me të shoqen në tentativë arratisjeje. Më qanë të gjithë, miqtë, shokët, kolegët, madje edhe të afërmit e Luljetës, sepse lajmi kishte marrë dhenë, po unë nuk dija gjë i ngujuar në shtëpinë time. Pas ndonjë javë, miku im Faruk Myrtaj guxoi me ndihmën e një kolegu gazetar në “Zërin e Popullit”, të merrte në telefon centralin e Pultit, zona ku banoja unë dhe më çon fjalë të vija urgjent në Tiranë. Kur zbrita në stacionin e trenit në kryeqytet, miqtë që kishin dalë të më prisnin nuk u besonin syve.

Lajmi i vdekjes ishte i sigurtë se kishte dalë nga burime të Ministrisë së Brendshme. Bardhyl Londo, më shihte përballë tij në tavolinë, në kafen e Lidhjes së shkrimtarëve dhe i rridhnin lot. Atë janar fillova punë në Lidhjen e Shkrimtarëve, në gazetën “Drita” me vendim të Dritëroit. Por, Komiteti ekzekutiv i Tiranës, që posedonte dosjen time të kuadrit, nuk pranonte t’ia jepte atë Lidhjes, me pretekstin se unë kisha thyer urdhërin, nuk isha paraqitur në punë ku më kishin emëruar, edhe pse tashmë ishte shpallur pluralizmi politik. “Ta mbajnë, ta ziejnë e t’i pinë lëngun”, tha Dritërio i zemëruar- , “Ti vazhdo punën e mos vrit mendjen”. I tillë ishte Dritëroi Agolli!

Intervistoi Valeria Dedaj

Moikom Zeqo: Ministria e Kulturës nuk e ka idenë se çfarë është arkeologjia, “Veliera” një nga skandalet më të mëdha

 

 

Në 25 vjet, në Durrës është bërë një krim në arkeologji. Kështu shprehet arkeologu i njohur Moikom Zeqo, i cili pohon se gjithçka po ndodh përpara institucioneve, që mjerisht po lejojnë që skandalet të vijojnë. Në intervistën e tij, arkeologu Moikom Zeqo, një nga zërat që kundërshton projektin “Veliera” në qytetin e Durrësit, bën përgjegjëse Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e tjera që kanë për detyrë të mbrojnë trashëgiminë kulturore. Projekti “Veliera”, është një skandal në arkeologji sipas arkeologut Moikom Zeqo, i cili sjell dhe shembuj të tjerë të shkatërrimit të pasurisë arkeologjike ndër vite. Arkeologu pohon se projekti “Veliera” duhet të pezullohet, duke shtuar se buxheti për këtë projekt duhej të shërbente për emergjenca të tjera në qytetin bregdetar. Gjatë kësaj kohe, projekti “Veliera” ka marrë shumë vëmendje nga qytetarët, shoqëria civile, por sipas arkeologut kur flasim për Ministrinë e Kulturës, ajo nuk njeh arkeologjinë. Më tej ai shton se ka propozuar të ketë një moratorium, që të mos bëhet asnjë ndërtim i ri në Durrës për 10 apo 20 vjet. Sipas arkeologut, të vijë një gjeneratë tjetër më e mençur, më shkencore dhe të ruajë pasurinë arkeologjike të Durrësit.

-Vazhdojnë reagimet për projektin “Veliera” në Durrës. Punimet pranë Torrës Veneciane konsiderohen të paligjshme. Në gjykimin tuaj, çfarë po ndodh realisht në qytetin e Durrësit?

Në Durrës bëhet fjalë për një krim. Një krim për fat të keq dhe shtetëror. Duket e rëndë kjo fjalë, por e them me përgjegjësi sepse ka të bëjë me shkeljen e ligjeve të shtetit shqiptar, dhe sidomos me ligjin që e konsideron nëntokën e Durrësit si pasuri arkeologjike jo vetëm të nivelit kombëtar por dhe ndërkombëtar, sepse ka të gërshetuara dhe kultura të ndryshme mesdhetare. Ndërhyhet në zonën A të Durrësit. Po të shikoni fotografitë janë të qarta që, pranë kullës Veneciane të shekullit të 14 në rrëzë të saj duken mjetet e mëdha gërmuese. Nuk mund ta kuptoj se si mund të konceptohet qoftë nga Bashkia e Durrësit apo qeveria një projekt zbukurimi me një titull ekstravagant “Veliera”, për të bërë një objekt në beton, pa asnjë kuptim që prish unitetin historik të vetë mjedisit, ku bëhen gërmime pa kriter me mjete jo arkeologjike. Mjetet arkeologjike janë shumë më të rëndësishme, ku arkeologjia përdor dhe furçën jo me mjete të mëdha gërmuese siç ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Ky është një turp i paparë. Më vjen keq që protesta nga arkeologët duhet të ishte tamam e nivelit të lartë, sidomos e atyre në Durrës. Unë jam arkeolog i Durrësit dhe kam punuar për shumë vite në Muzeun Arkeologjik të qytetit. Duan apo nuk duan ata që kundërshtojnë qëndrimin tim, e konsideroj këtë një shkatërrim dhe katastrofë të arkeologjisë në Durrës. Nuk ndërhyhet në këtë mënyrë. Ato 6 milionë euro, që kanë konceptuar për zbukurim për të bërë kitsch art dhe nuk janë vepra artistike që mendon qeveria, duhet të përdoreshin për diçka që është më emergjente.

-Për ju kush janë më emergjentet në qytetin e Durrësit?

Janë kanalet e qytetit të Durrësit, që janë për faqe të zezë! Kur bien shirat përmbytet Durrësi në mënyrë të pabesueshme. Në vend që të merren me gjëra që janë jetike, merren me zbukurime, me vepra të pabesueshme që prishin unitetin. Po e them me bindje të plotë si arkeolog, që nuk ekziston në Ballkan një mjedis historik që të ketë muret bizantine të shekullit të gjashtë të ndërtuara nga Anastasi, perandor i bizantit me origjinë nga qyteti i Durrësit, dhe struktura më pas nga Justiniani perandor ilir i Bizantit, si dhe kulla Veneciane e shekullit të 14. Përballë këtij kompleksi të pashembullt nga pikëpamja arkeologjike të vendosen struktura betoni të quajtura Veliera ose forma të tjera të kitsch art. Kjo e prish unitetin e vetë atij aspekti arkeologjik, që ka qyteti i Durrësit. Mos harrojmë që në Durrës për 25 vjet është bërë një krim ndaj arkeologjisë në mënyrë të pariparueshme. Përmend faktin që u zbulua Porta e Artë e rrugës Egnatia, që ishin tre struktura portash. Ishte një kryemonument, por me gjithë protestën që kemi bërë me shkrime e kanë mbuluar me beton. Por dhe një lagje e tërë e Durrësit antik te ish-Lulishtja 1 Maji, që është një ngjarje e madhe për arkeologjinë botërore, sepse është e ngjashme me lagjet antike të Popmeut në Itali dhe do të ishte motiv atraktiv për tërë turistët e botës, në mënyrën më të çuditshme dhe me firmat e arkeologëve u mbulua me beton. Kujtoj që në vitet ’80, kur punoja në arkeologji, ne zbuluam në qendër të qytetit atë që quhet Rrotonda, sheshin rrethor me kolonada. Në atë kohë një ish-sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Punës donte të ndërtonte pallate të reja në këtë hapësirë. Por ne rezistuam, kemi bërë shkrime dhe arritëm që ta ruajmë atë monument. Pati më tepër logjikë mirëkuptimi. Dhe sot Rrotonda mund të vizitohet nga çdokush. Si ka mundësi që ne i prishim këto vlera arkeologjike për hir të marrëzive të betonizimit të Durrësit. Asnjë justifikim, as nga pushtetarët; kjo nuk ka të bëjë me politikën, por ka të bëjë thjesht me vetëdijen tonë. A kemi vetëdije ne si qytetarë për këtë pasuri të madhe, që ka në themelet e Durrësit? Durrësi ka një hapësirë relativisht të kufizuar të trojeve të veta. Sot, përveç monumenteve që janë muret e tij bizantine, veneciane, muret që janë të kohës së Karl Topisë, muret turke se dhe ato hyjnë në pasurinë arkeologjike dhe amfiteatrit, ne nuk kemi monumente të tjera në Durrës, sepse i kemi shkatërruar këto 25 vjet. Bëj një apel, që shkelja e ligjeve duhet t’i penalizojë njerëzit. Në ligjin e trashëgimisë thuhet qartë që nuk mund të bëhet në zonën A asnjë lloj gërmimi arkeologjik. Se kuptoj që kolegët e mi në Institutin Arkeologjik, Akademia e Shkencave, që dhe kryetarin e saj ka ish drejtorin e IA miku dhe kolegu im Korkuti, ose arkeologë të tjerë të mos protestojnë dhe ta marrin këtë çështje formale, që u bë gërmim dolën monumente dhe ne po pezullojmë punimet. Po kush ta jep këtë të drejtë? Lexova që janë thjesht konaket e princ Vidit, që ato janë konake të shekullit 19 dhe ato pasuri arkitektonike, por nuk është ky problemi.

-Ju keni propozuar një moratorium që të mos bëhet asnjë ndërtim i ri në Durrës për 10 apo 20 vjet?

Unë kam propozuar një gjë të rëndësishme, të ketë një moratorium që të mos bëhet asnjë ndërtim i ri në Durrës për 10 apo 20 vjet. Të vijë një gjeneratë tjetër më e mençur, jo kjo gjeneratë e kontaminuar nga idiotësitë, deliret për projekte pa asnjë kuptim të qytetit të Durrësit. Të jetë një gjeneratë më shkencore dhe të ruajë pasurinë arkeologjike të Durrësit.

-Cila mund të jetë alternativa, si mund të ruhet ajo zonë?

Për mendimin tim, një alternativë serioze do të ishte anulimi i projektit. Këto 6 milionë euro qeveria, ju pohova më parë, t’i përdorë për kanalet e Durrësit, ose t’i japë për elementë të tjerë, si për restaurimin e amfiteatrit apo monumenteve të tjera.

-Në Komisionin e Medias u prezantua projekti nga ministrja e Kulturës, duke hedhur poshtë atë çfarë është thënë deri tani për dëmtimet që sjell “Veliera”?

Ministria e Kulturës me të cilën unë jam vënë në kontradiktë në mënyrë parimore, nuk e ka idenë se çfarë është arkeologjia. Aty nuk ka asnjë specialist të arkeologjisë. Së dyti, në Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik nuk ka asnjë arkeolog, duke përfshirë dhe drejtoreshën. Nuk mundet njerëz që nuk njohin arkeologjinë të bëjnë projekte për të ruajtur, pasi këto janë projekte për të shkatërruar. Çështja e Durrësit është një nga skandalet më të mëdha arkeologjike, skandal i nivelit ndërkombëtar. Durrësi është qyteti më i vjetër i tërë bregut lindor të Adriatikut, nga më të vjetrit e botës. Në shekullin e shtatë para Krishtit është themeluar si qytet. Kush të jep të drejtën ty të punosh në mënyrë diletante për të bërë gërmime, ndërtime pa kuptim?!

Intervistoi: Julia Vrapi

Prokuroria: T’i hiqet mandati Armando Prengës dhe hetim penal edhe KQZ-së

Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PS-së Armando Prenga dhe hetim penal për shkeljet ligjore të kryera nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Prokuroria e Përgjithshme ka verifikuar se Prenga rezulton të ketë qenë me precedentë penalë në Itali për vjedhje e marrje pasurish por dhe i dënuar nga gjykata e Kurbinit për falsifikim dokumentesh.

Prokuroria deklaron se deputeti Prenga është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit për “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji i “Për Dekriminalizimin”.

Njoftimi i Prokurorisë

Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar:

 1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë

2.Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.

Ndërkohë, gjatë procesit të verifikimit, janë konstatuar disa problematika të theksuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si në administrimin e dokumentacionit, ashtu edhe në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme.

Kështu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për një deputet dhe për dy kryetarë bashkie ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore. Afati i dorëzimit  të formularëve është brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/2016. Afati i fundit për të gjithe subjektet, ka qenë data 4.05.2016. Nga dokumentacioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte KQZ, në kundërshtim me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016.

Po ashtu, pas ushtrimit të nismës nga ana e Prokurorit të Pergjithshëm për deputetin Armando Prenga, informohemi nga KQZ se subjekti nuk ka deklaruar një vendim të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Këtë informacion, KQZ e ka disponuar në 27.05.2016 me anë të një vertetimi të Gjendjes Gjyqësore. KQZ duhet të kishte bërë kallëzim penal menjëherë pas këtij konstatimi, pra në Maj 2016, pasi subjekti ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Deri më sot, KQZ nuk e ka kryer këtë detyrim ligjor. Për më tepër, edhe në shkresën KQZ, datë 14.02.2017, sjellë për verifikim të thelluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nuk specifikohet që subjekti i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse ka një vendim penal të formës së prerë.

Për këto shkelje, si edhe të tjera të konstatuara, rezulton se nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është mbajtur parasysh detyrimi dhe penaliteti i përcaktuar në nenin 9 të ligjit nr 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas të cilit:

Neni 9

Detyrimi për bashkëpunim

Çdo organ shtetëror apo person juridik, publik apo privat, ka detyrimin që të bashkëpunojë me organet e ngarkuara nga ky ligj, për verifikimin e të dhënave, fakteve dhe rrethanave të deklaruara prej shtetasve, sipas këtij ligji.

Mosbashkëpunimi apo refuzimi për të bashkëpunuar, pengesa, vonesa apo keqdrejtimi në procesin e verifikimit përbën vepër penale, në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal (Shpërdorim i detyrës).

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme rikujton përgjegjësinë ligjore që ka çdo institucion tjetër, i ngarkuar me verifikimin paraprak në kuadër tee ligjit “Per Dekriminalizimin”, që të respektojë afatet e përcaktuara në ligj.

Pasnesër opozita proteston – ja si do të jetë moti

Pasnesër, ditën e shtunë opozita do të mbajë protestën e saj, por duket se moti nuk do jetë në anën e saj.

Sipas metereologëve, të shtunën e në vazhdim është parashikuar një ditë me reshje shiu, si dhe rikthimin e temperaturave të ftohta.

Publikoi të dhëna për mungesat në punë të Odeta Nishanit, kërcënohet gazetari

Gazetari Bledi Mane është kërcënuar sërish, kësaj here për shkrimin që ka publikuar për Zonjën e Parë të Shqipërisë, Odeta Nishani.

Mane njofton se është kërcënuar nga nipi i Odeta Nishanit dhe për të vërtetuar këtë ai ka publikuar një foto. Personi që ka kërcënuar Manen, kërkon prej gazetarit që të mos publikojë më shkrime për familjarët e tij, ndonëse në këtë rast bëhet fjalë për bashkëshorten e presidentit, Bujar Nishani.

Shkrimi i Bledi Manes për Odeta Nishanin:

SKANDALOZE/ ODETA, GRUAJA E BUJAR NISHANIT SHKON NË PUNË VETEM 1 HERË NË 3 MUAJ!

Keni degjuar per zonjen e pare te vendit tuaj? Odeta quhet dhe ka burre Bujar Nishan Mehmetin. Bujarin pa mustaqe qe e komandoi president republike doktori i partise. Odeta si shume te tjere ndrikuj pushteti ka rehatuar veten ne nje pune qe ajo nuk ka lidhje me të, madje edhe vetë puna nuk ka lidhje me Odetën.

Sapo bashkeshorti i saj Bujari u votua me shumice te tkurur votash nga parlamenti si president ne verën e 2012-ës, qokaxhiu guvernator Ardian Fullani e merr ne pune zonjen e parë te Shqiperise. Odeta emerohet specialiste prane Departamentit te Administrimit ne Banken e Shqiperise dhe rroga e saj eshte 980 mije leke ne muaj. Por qe nga vjeshta e vitit 2012 e deri më tani ne shkurt te 2017-ës, Odeta e Bujar Nishanit merr rrogen me parate e qytetareve taksapagues te Republikës se burrit te saj dhe e dini çfarë?

Ne 5 vjet Odeta eshte paguar 60 milione leke dhe ka shkuar ne pune vetem 19 herë në 5 vjet.

Nuk u besohet?

Kerkoni filmimet e kamerave te Bankes se Shqiperise dhe mundohuni te shquani ne pamje Odeten. Ose ikni tani te selia qendrore e Bankes e nese e gjeni Odeten, me thoni…

Odeta dhe Bujari sot kane dale per Shen Valentin nga Liqeni. Sa me fat kjo Odeta, cdo dite Shen Valentin e ka!

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë

Rezoluta për Shqipërinë është miratuar me 546 vota pro, 85 ishin kundër dhe 62 abstenime

STRASBURG – Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar sot rezolutën për Shqipërinë, ku vihet në dukje zbatimi i reformës në drejtësi, progresi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, etj,.

Rezoluta për Shqipërinë është miratuar me 546 vota pro, 85 ishin kundër dhe 62 abstenime.

Në rezolutë theksohet se zgjedhjet e lira dhe të ndershme në qershor të vitit 2017, janë kyçe për avancimin proceseve të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur se Shqipëria ka bërë progres të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit. Sipas tij, miratimi i reformës për sistemin gjyqësor është një moment historik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE nisën në vitin 2000. Në vitin 2009 Shqipëria u bë pjesë e NATO-s. Vendi i cili ndërmori reforma për procesin e anëtarësimit me të drejta të plota në BE, në qershor të vitit 2014 mori statusin e vendit kandidat.AA


Send this to a friend