VOAL

VOAL

Agron Tufa: I jati i Dritan Hilës e shtypi revoltën e Spaçit, kur babai im ishte i burgosur në Spaç

Agron Tufa nxjerr një dokument për babain e Dritan Hilës: Vetë e kruajte i pari, edhe pse nuk je i denjë as të më fshish këpucët…

Agron Tufa vijon debatin në distancë me Dritan Hilën.

Ai ka nxjerrë një dokument, që sipas tij, vërteton se babai i Hilës, ka bashkëpunuar me regjimin komunist.

“Ja, pra, me kete dokument vertetohen fjalet e mia: behet fjale, që i ati i tij ka kryer hetime fill pas revoltes se Spaçit, kohë kur im atë ishte atje (1969-1976). Pra nuk paska qenë, siç pretendon i biri “oficer i lartë kundërzbulimi”. në mbrojtje të atdheut” shkruan Tufa.

Statusi i plotë i Tufës:

Ja kush eshte ai “shefi i inteligjencies se kunderzbulimit”. Shiheni nga dokumenti, njeri nga dhjetrat, dhe gjykoni kush genjen. I biri kishte prej me se nje jave qe me merrte neper goje. Shpifte. Propozonte:

“Agron Tufa shkrimtar?! T’ëmën e sëmës! jo vetem nga Rilindja ikin 200 mije shqiptare në vit, por dhe nga Agron Tufa”.

Po unë, unë ç’duhet të them?!

Nuk kam pasë debat me Hilen as per Çulin, as per Filmat. Reagova per shpifjet dhe fyerjet.

Thote ne statusin e tij se “i shava familjen, martesen”. Gjejeni se ku. Jo çdo fjalë, po çdo germë e ka gënjeshtër.

Thotë në një koment: “Në kohën kur Diana Çuli nenshkruante akt ekspertizën, Tufa ishte ushtar në Lezhë dhe shkruante (këtë e di mirë) poezi për partinë”.

Dhe e di aq mirë, sa genjeshtren nuk e maskon logjikisht, ngase me 1976 unë isha 9 vjeç, klasë e tretë.

Ja, pra, me kete dokument vertetohen fjalet e mia: behet fjale, që i ati i tij ka kryer hetime fill pas revoltes se Spaçit, kohë kur im atë ishte atje (1969-1976). Pra nuk paska qenë, siç pretendon i biri “oficer i lartë kundërzbulimi”. në mbrojtje të atdheut.

I tillë ka qenë, sipas dosjes, vetem 2 vjet. Kush gënjen?

Thotë se këto reagime unë i bëj “për fonde”. Mjeran!

Nuk jam lypës servil! Kam aq fonde sa më jep Parlamenti. Nuk jam OJF!

Komentuesit, mbështetësit histerikë te Hiles duhet te më kerkojne falje! Hila faljen s’e ka në gjak.

Si te duan: une do te nxjerr dokumenta të tjerë, që do t’ju pataksin. Jo “të vjedhur”, siç thote i biri, por të marra me ligj, sikurse e kam tagrin me Ligjin e ISKK-së.

Nese nuk më kerkohet falje, vazhdojmë me me store të tjera.

Sepse më keni rënë më qafë, pa jua pasë borxh.

Rregulli keshtu e ka: kush kruhet i pari…

Sa për etiketimet e ulëta të këtij ish- sekretari Rinie, them kaq: nuk është i denjë as të më pastrojë këpucët!

P.S: te gjithe ata njerez mendjeulët, që i lidhin reagimet e mia me “pergatitjen e nje vendi tek çadra”, t’ju vije turp!

E shpall: Nuk shkel aty ku ka shkelë Hila. Me udhëheq truri e zemra, jo barku dhe llogaritë!

Nishani shpërthen kundër Tahirit: Më përgjonte mua dhe familjen time

Nga studio e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka shperthyer kunder ish-ministrit te Brendshem Saimir Tahiri duke e akuzuar per politizim te Policise se Shtetit dhe duke sjelle si prove kete edhe konstatimin sic tha ai qe ka bere Prokuroria per pajisjen e paligjshme te pergjimit prane baneses se Presidentit.

“Ka pasur tentativa per te pergjuar jeten private te Presidentit dhe familjareve te mi”, tha Nishani.

 

Babaramo: Keni thene se jeni i gatshëm të jepni prova që Policia e Shtetit është e politizuar. Kush janë këto prova?

Nishani: Akuza të forta politike kundër opozitës. A mundet, s’ka ndodhur kurrë më parë pas vitit 90, a mundet që një minister i Brendshëm në krahë të drejtuesve të policisë të akuzojë, kërcënojnë, shantazojë politikisht opozitën politike të vendit? Kjo s’ka ndodhur një herë, ka pasur disa raste.

Jane denoncuar tentativa për të përgjuar jetën private të Presidentit të Republikës.

Koha tregoi që kisha të drejtë. Fakti që u zbulua nga prokuroria aparatura që bënte përgjime. U verifikua gjeografikisht pranë territorit ku banonte presidenti dhe u refuzua nga policia të dorëzohej në prokurori për t’u hetuar, janë te dhena shqetësuese për politizimin e policisë, s’e kam fjalën për oficerin e policisë kriminale..atje ku banon presidenti është konstatuar nga ana e prokurorisë…distancat s’mund t’i them.
Nuk e di kush ka qenë objekt përgjimi përvec banesës sime por aparatura e paligjshme e përgjimit u identifikua, u kërkua të hetohej por jo vetëm që u refuzua por ministri i Brendshëm dhe punonjësit e policise qe e kishin përdorur por bënin demonstrime publike përballë institucionit të Presidentit.

Patjetër që do jenë pjesë e proceseve hetimore dhe verifikuese por tregojnë atë që kam deklaruar për politizimin e skajshëm të policisë së shtetit”, tha Nishani.

Xhafaj hedh poshtë akuzat për të kaluarën e tij

Në Shqipëri, ministri i Brendshëm i emëruar javën e shkuar në këtë post, hodhi sot poshtë akuzat se gjatë ushtrimit të detyrës si hetues në prokurorinë e Krujës ka ushtruar dhunë dhe ka torturuar dy shtetas, lidhur me një çështje me sfond politik. Të dy personat që kanë akuzuar zotin Xhafaj përmes deklarimeve mediatike, janë shprehur se dhuna ndaj tyre është ushtruar në vitin 1986. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, zoti Xhafaj saktëson se ai është shkëputur nga sistemi i Drejtësisë i kohës që në fund të vitit 1985, pra përpara ngjarjeve për të cilat akuzohet, duke nënvizuar gjithashtu se “asnjë ditë të jetës sime, nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme. Gjithçka ëshë thënë e komentuar këto ditë, janë thjesht shpifje të ulëta në funksion të fushatës politike të ndërmarrë kundër meje”.

Pas dëshmive mediatike, opozita e cila prej më shumë se katër javësh po vazhdon protestat poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, reagoi me ashpërsi duke e quajtur emërimin e zotit Xhafaj “një provokim”, dhe “një akt luftë ndaj opozitës”, duke kërcënuar se nuk do të lejonte hyrjen e tij në zyrën e Ministrit të Brendshëm. Ne deklaratën e tij zoti Xhafaj shprehet se “jam i befasuar edhe nga mënyra që opozita ka zgjedhur për të përdorur historitë e dy emigrantëve, të cilët i ka kthyer në dëshmitarë të rremë, për të provuar një akuzë të rremë, në sallën e gjyqit të rremë të organizuar në selinë e re të Partisë Demokratike”.

Kjo çështje u përmend dje si argument dhe nga presidenti Bujar Nishani, se përse ai e cilësonte “të papërshtatshme” kandidaturën e zotit Xhafaj. Kreu i Shtetit saktësoi se po kryente dekretimin e tij vetëm sepse Kushtetuta nuk i linte hapësirë për të refuzuar propozimet e kryeministrit, ndërsa kërkoi që parlamenti të mund të mbante qëndrim për rastin.

Zoti Xhafaj u propozua nga kryeministri Edi Rama në vend të zotit Saimir Tahiri, si pjesë e disa lëvizjeve që ai bëri në kabinetin e tij duke ndryshuar dhe tre ministra të tjerë. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh se “nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, duke nënvizuar dhe bashkëpunimn e ngushtë që ka patur me të dhe gjatë procesit të Reformës në Drejtësi.

Rama i vendosur: Me dhe pa Saliun, me dhe pa Lulin do shkojmë në zgjedhje

“Me Saliun e pa Saliun me Lulin e pa Lulin do shkojmë në zgjedhje”.

Ky është qëndrimi që kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste ka mbajtur në mbledhjen e grupit socialist bën të ditur gazetari i Ora News Sonil Frashëri.

Edhe dje në komunikimin javor Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të dalë nga çadra, pasi sipas tij nuk ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike dhe as oferta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në grupin e PS-së u caktua dhe 2 prilli si data për mbledhjen e Asamblese së Përgjithshme dhe 29 prillin si data kur do mbahet Kongresi që do të miratojë dhe listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Të injoruar por jo të dorëzuar – Deklaratë për mediat në përvjetorin e katërt të peticionit për Rrugën e Arbërit – Nga Gëzim Alpion Në emër të Grupit të Lobimit

Të indinjuar nga injorimi sistematik i Dibrës nga shteti shqiptar, dhe veçanërisht nga premtimet boshe dhe mashtrimet e qeverive që nga viti 2005, më 18 mars 2013, një grup intelektualësh dibranë në Tiranë dhe jashtë vendit iniciuan peticionin online për Rrugën e Arbërit. Për këtë vepër, dibranët po lobojnë pa reshtur që prej një çerek shekulli, me shprese se, në demokraci, edhe ata do të jenë të barabartë mes të barabartëve.

 

Peticioni filloi para zgjedhjeve si nismë qytetare. Siç premtuam, peticioni ka qëndruar jashtë çdo ndikimi partiak.

 

Në një vend si Shqipëria, ku shteti nuk funksionin normalisht dhe ku ‘besnikëria prej skllavi’ ndaj pronarëve të partive në Tiranë dhe sejmenëve të tyre, që operojnë me efektshmërinë e metastazave të kancerit në çdo pjesë të vendit, është shndërruar në ‘parim’, nuk u çuditëm kur të djathtët na akuzuan që në fillim se ishim ‘vegla’ të së majtës. Nga ana tjetër, të majtët, të etur për të kapur me çdo kusht shtetin, nga marsi deri në qershor 2013, e panë të arsyeshme të na ‘përkrahin’ me shpresë se ishim ‘të tyret’.

 

Sapo erdhën në pushet, të majtët veshën petkun e arrogancës, dhe filluan të na sulmonin si individë dhe si grup, duke na bërë presion, shpifur dhe akuzuar se synonim t’u merrnim ‘meritat’ për ‘suksesin’ e tyre të ‘garantuar’.

 

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kategorikisht të pranojë dorëzimin formal të peticionin që tani ka 11,000 nënshkrues online dhe formularë, dhe të ‘ulë veten’ për të filluar një dialog konstruktiv me Grupin e Lobimit. Megjithatë, Kryeministri Rama nuk ka lënë rast pa folur me superlativa për rolin pozitiv të shoqërisë civile, jo vetëm në disa vende në Perëndim, ku shoqëria civile vërtet vlerësohet, po edhe në Kinë.

 

Ndërsa sejmenët dibranë të Kryeministrit në qeveri dhe parlament, nuk ngurruan të tallen me dibranët përsëri, duke ua uruar rrugën kur nuk ishte siguruar asnjë qindarkë për ndërtimin e saj.

 

Si Grup Lobimi, ne nuk arritëm të mbajmë premtimin për t’i dorëzuar qeverisë peticionin formalisht. Për këtë u kërkojmë ndjesë të gjithë përkrahësve. Megjithatë, qëllimi ynë nuk ka qenë dorëzimi formal i peticionit, por këmbëngulja jonë e vazhdueshme që qeveria shqiptare të mbajë premtimet e saj gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013 të dhëna në Dibër, se ‘ndërtimi i Rrugës së Arbërit është një prioritet’. Ndaj ne nuk kemi heshtur për mosmbajtjen e këtij premtimi dhe nuk do të heshtim edhe në të ardhmen. Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve këtë qershor, ne nuk do të reshtim së lobuari për Rrugën e Arbërit dhe dinjitetin e nëpërkëmbur të Dibrës. Në këtë drejtim, peticioni ynë është simbol proteste në emër të Shqipërisë së ‘harruar’.

 

Në këtë përvjetor të katërt, duam të ndajmë me intelektualët në Shqipëri dhe diasporë mësimin e hidhur nga përvoja jonë lobuese: Mos u mashtroni nga zhurma që bën kjo klasë politike se gjoja është e interesuar për dialog me intelektualët. Udhëheqësit të radhës nuk i duhen intelektualë atdhetarë e të pakorruptueshëm, por marioneta të arsimuara për t’u hedhur hi syve votuesve në prag zgjedhjesh.

 

Ashtu siç kemi premtuar më 18 mars 2013, peticioni ynë do të mbyllet kur të përfundojë metri i fundit i Rrugës së Arbërit, ndaj ju lutemi vazhdoni të nënshkruani: http://chn.ge/1NZeyGu

Birmingham, Angli, 18 Mars 2017

Nishani: Kandidatura e Xhafajt si ministër, e papërshtatshme

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani tha sot në mbrëmje, se ai ishte kundër kandidaturës së zotit Famir Xhafaj për ministër të Brendshëm, i propozuar nga kryeministri Edi Rama pas shkarkimit javën e shkuar të ministrit Sajmir Tahiri. Ai e konsideroi atë një kandidaturë të papërshtatshme, por saktësoi se Kushtetuta nuk ja njeh atij kompetencën për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi në rast të kundërt ai nuk do ta kishte dekretuar atë.

Zoti Nishani e shpjegoi qëndrimin e tij me situatën e rënduar politike, dhe afrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ku ministria e Brendshme ka një rol të rëndësishëm si në përgatitjen e një pjese të infrastrukturës zgjedhore, siç është përgatitja e listave zgjedhore, ashtu dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë, në një kohë kur sipas tij vitet e fundit Policia e Shtetit ka njohur një politizim të skajshëm, sipas tij.

Zotit Nishani deklaroi gjithashtu se ai ishte i shqetësuar nga dëshmitë publike që e lidhin kandidatin për Ministër me akuza se gjatë periudhës së diktaturës, në detyrën e tij si hetues ka ushtruar dhunë ndaj disa personave nën hetim.

Neritan Ceka fushatë Metës: Takova një mik të vjetër

Ish-kreu i PAD-së, Neritan Ceka u shfaq në krah të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, por ai ishte aty vetëm si arkeolog.

I kontaktuar nga “Dritare.net”, Ceka deklaron se mori pjesë në këtë aktivitet për të shpjeguar ndikimin pozitiv që arkeologjia mund të ketë për zhvillimin e turizmit.

“Unë isha si një arkeolog për zhvillimin e turizmit. Ma kërkoi miku im i vjetër Ilir Meta, u kërkua mendimi im si arkeolog. Unë nuk merrem më me politikë”, sqaroi Neritan Ceka.

Neritan Ceka ka pasur një rol aktiv në politikën shqiptare të dy dekadave të fundit. Ceka u largua në vitin 1992 nga Partia Demokratike për tu bërë pjesë e partisë “Aleanca Demokratike”.

Ceka qëndroi kryetar e kësaj force politike deri në vitin 2012 kur dha dorëheqjen pasi u emërua nga qeveria Berisha ambasador në Itali. Që prej këtij momenti Ceka nuk ka qenë protagonist në skenën politike.

Në vitin 2013, Ceka u vendos në qendër të vemendjes publike për shkak të një incidenti mes Edi Ramës, asokohe lider i opozitës dhe djalit të tij diplomat në Vjenë. Gjatë një takimi të Ramës me shqiptarët në Vjenë, Rama e kapi për veshi Egin Cekën, një gjest që u shoqërua me debate të forta

Rusët lëvizin në Tiranë, takime me krerët e biznesit

Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë për media dy njoftime për takime të rëndësishme.

Së pari është ai mes ambasadorit Aleksander Karpushin dhe kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka dhe zv.Presidenten e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë Donika Mici.

Një takim midis bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri do të zhvillohet në Tiranë në prill të këtij viti.

Po ashtu ka plane për të organizuar në vjeshtë një forum biznesi mes dy vendeve.

Takimi i dytë është zhvilluar mes Karpushin dhe biznesmenit Samir Mane, president i grupit Balfin.

“U diskutua rreth mundësive për ta çuar përpara bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve. U nda mendimi i përbashkët se barrierat e ngritura për shkak të vendosjes së sanksioneve antiruse përbëjnë një nga pengesat kryesore për intensifikimin e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare. Një theks i veçantë gjatë bisedës u vu tek perspektivat e projekteve në fushat e bujqësisë dhe turizmit”, njofton ambasada që shton se ka ftuar Grupin Balfin të marë pjesë në forumin e biznesit.

Pak ditë më parë ambasadori rus u pa edhe në takimet e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në Tiranë.

Dita

Basha i hakërrehet Ramës: Surratzi, erdhi ora të shporresh nga zyra

Duke mbajtur fjalën e radhës nga “çadra e lirisë”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ai duhet të bëjë gati valixhen për tu “shporrur” nga zyra pasi nuk mund të mbahet pushteti duke kërcënuar me destabilitet.

Pjesë e takimit të sotëm ishin artistë dhe pedagogë, ndërsa i ftuar ishte senatori italian Aldo Di Biagio.

“Kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkon në këtë shesh shqiptarët. Kjo është lufta pa kompromis kundër krimit dhe drogës. Dy ditë më parë DASH i konsideroi kërcënim për Shqipërinë drogën dhe krimin. Kërcënim për shqiptarët dhe rajonin, duke vënë në dispozicion krimin e organizuar, ky njeri u thotë shqiptarëve o zgjedhje me krimin e drogën ose ndryshe kërcënon me destabilitet.

Në 30 ditë qytetarët në këtë shesh kanë demonstruar fytyrën evropiane të demokracisë. Kjo qëndresë paqësore ka një mision që është vlerë esenciale e Evropës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Turpi i Shqipërisë kërcënon shqiptarët se do bëjë zgjedhje me krimin, me xhelatët e diktaturës ose ndryshe do ketë destabilitet… kë kërcënon mos surratzi? Po ja themi në gjuhën popullore që do të thotë i pafytyrë. Kujt i kujton 1997 ti? Kjo është lëvizja më popullore.

Shqipëria nuk do rrëshqasë në destabilitet për surratin tënd dhe nuk do ketë zgjedhje fasadë. Vendimi është marrë ti do shporresh dhe do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rrugë tjetër nuk ka. Këtu jemi mbledhur për Shqipërinë demokratike dhe për vlerat e saj. Do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk digjet asnjë organ për ëndrrën tënde për të mbajtur pushtetin. Dil nga zyra jote. Kjo lëvizje nuk dorëzohet dhe nuk lodhet. Këtu do jemi gjithmonë e më shumë derisa të largohet qeveria e krimit dhe të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Dita po vjen”, tha Basha.

Qeveria e opozita përplasen në distancë se kush po e destabilizon vendin si më ‘97

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon ndaj deklaratës së një dite më parë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se protesta e opozitës po destabilizon vendin si në vitin 1997, duke thënë se kjo deklaratë paraqet kërcënim.

Në ditën e 30-të të protestës, kreu i PD shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar protestën deri në largimin e kësaj qeverie.

“Sot ky njeri u thotë shqiptarëve o zgjedhje me krimin e drogën, ose përndryshe, ky kërcënon me destabilitet, ky dhe ustallarët që i vunë flakën Shqipërisë 20 vite më parë, sot kërcënojnë këtë lëvizje paqësore, demokratike dhe popullore”, ka thënë Basha, përcjell ksp.

Për më tepër ai i është drejtuar Ruçit se opozita me protestën e saj synon largimin e krimit dhe destabilizimit të vendit.

“Kujt i kujton ‘97 ti? Këtu është lëvizja më evropiane, më qytetare, më paqësore më demokratike për të shporrur krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi. Surratsëzët, fytyra kriminale e Shqipërisë, turpi i Shqipërisë kërcënon popullin, këtë lëvizje qytetare dhe u thotë o të bëj zgjedhje fasadë, me krimin, me trafikantët, me deputetët dhe krerët e bashkisë, narkotrafikantë, përdhunues, vrasës me xhelatët e diktaturës ose do destabilizojë Shqipërinë, kë kërcënon mor surratsëz?”, tha Basha.

Situata politike, Rama takon ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE-së

Menjëherë pas kthimit nga takimi i djeshëm i Sarajevës, i krerëve të qeverive të Ballkanit, kryeministri Edi Rama thirri sot në një takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit europian, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe atë të OSBE-së Bernd Borschard. Mbi takimin nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar, por mësohet se tema e diskutimeve ka qenë situate e rënduar politike në vende.

Tre ditët e fundit, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha pati disa dreka pune me ambasadorët e vendeve europiane. Prej 4 javësh opozita po proteston poshtë zyrave të kryeministrit duke kërkuar largimin e tij si një kusht të panegociueshëm, për t’I hapur rrugë një qeverie teknike e cila sipas opozitës do të garantonte standartet për zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor. Protesta është shoqëruar me bojkotin e parlamentit, veprim i cili ka çuar në bllokimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë që muajin e ardhshëm do të duhet të nisin procedurat dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Pak ditë më parë kryeministri ndërmori papritur dhe disa lëvizje të rëndësishmë në kabinet që çuan në largimin e katër ministrave të tij, ndonëse sipas zotit Rama ato nuk kishin fare të bënin me situatën aktuale politike. Ndryshimet në qeveri mësohet të kenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të sotme me ambasadorët.

Opozita i ka konsideruar lëvizjet në kabinetin qeveritar si një “truk të kryeministrit për t’i hedhur hi syve qytetarëve”, duke bërë të qartë se ajo nuk mjaftohet, siç është shrehur me “koka turku” dhe se koka e vetme që kërkon është ajo e vetë kryeministrit. Ndërsa sot kryetari Basha foli me tone të ashpra edhe kundër emërimit në postin e ministrit të Brendshëm të Fatmir Xhafajt, i cili sipas tij ka patur një të kaluar si hetues në kohën e diktaturës: “Ndaj sot nga ky shesh, në prani të kaq shumë të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre, le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafaj nuk do kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë”

Dy ditë më parë, për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu duke folur për emërimin e zotit Xhafaj u shpreh se nëse ai “punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, ndërsa nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë që kishin patur me të për Reformën në Drejtësi.

Emërimet e ministrave të rinj nuk janë dekretar ende nga presidenti Nishani. Duke cituar burime pranë tij, mediat shqiptare, kanë bërë të ditur se ai do të marrë kohën e nevoshme për të bërë verifikime rreth figurës së tyre.

Video: Grushte mes protestuesve për një vajzë, deputeti i PD: Ja çfarë ndodhi

Dy orë pasi kishte nisur protesta e shoqërisë civile përpara Torrës Veneciane për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike të Durrësit, midis dy grupimeve: shoqëri civile-FRPD, pati një konflikt që degjeneroi deri në përplasje fizike midis tyre.

Pas lajmit se disa djem të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kishin ngacmuar një vajzë të shoqërisë civile dhe kjo u pasua me grushe mes protestuesve ka reaguar deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Ai akuzon persona të infiltruar nga Rama, duke theksuar se “Ekstremistet e majte rrahin barbarisht ata qe po mbrojne Torren Veneciane nga Veliera e Dakos”.

Postimi i Bylykbashit 

Ekstremistet e majte rrahin barbarisht ata qe po mbrojne Torren Veneciane nga Veliera e Dakos

Protestuesit e shoqerise civile qe po luftojne per te mbrojtur trashegimine dhe identitetin e Durresit dhe Shqiperise nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahen barbarisht mbreme naten nga provokatore qe i sherbejne ketij regjimi bandit.

Levizja e protestes e shoqerise civile, qe ka mbeshtetje gjithmone e me te gjere publike dhe politike per nje kauze thelbesisht qytetare qe po ndeshen me arrogancen dhe harbuterine e pushtetit ne Durres dhe ne Tirane, po shenojne fitore te njepasnjeshme. Dje u zbulua vendimi i gjykates se shkalles se pare ne Durres qe pezullon çdo punim ne Zonen A, por qe mbahej i fshehur sepse Dako vazhdon punimet ne ate zone.

Te ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, qe shfaqen me telekomande neper protesta pasi keto kane marre forme dhe kercenojne qofte edhe imazhin e pushtetit, mbreme u infiltruan me protestuesit e shoqerise civile dhe pas largimit te medias, kane inskenuar konflikt e me pas kane rrahur barbarisht protestuesit. Dy aktiviste u sulmuan ne menyre te kordinuar me dhune fizike ne grup dhe njeri prej tyre u detyrua te shtrohej ne spital.

Ne nje skenar si ai me protestuesit e Zharrezes, apo me infiltrimin per te prishur protesten e Parkut te Liqenit, etj, ata arriten te prishnin kete proteste te mbremeshme, e para proteste qe do vazhdonte te gjithe naten tek Torra Veneciane.

Keto grupime te telekomanduara nga Rama dhe sharlatanet prane tij po kthehen ne rrezik per protestuesit paqesore qe protestojne kunder kesaj qeverie banditesh dhe kriminelesh. Kamuflazhi rinor dhe aktivizmi Çe-guevarist eshte i pamjaftueshem per te mbuluar fillin qe i komandon. E ç’mund te presesh ne nje shtet te majte bandit?

Policia dhe prokuroria duhet te ndjekin penalisht deri ne fund personat pergjegjes per dhunen fizike te shkaktuar, pa u ndikur nga interesi i Rames apo kujtdo sharlatani me pushtet!

Sherri 

1

Sipas burimeve, “DurrësLajm” mëson se disa djem të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kishin ngacmuar një vajzë të shoqërisë civile. Kjo bëri që midis tyre të ketë jo vetëm debat, por edhe përplasje fizike që përfundoi me denoncim në polici.

Sherri i krijuar bëri që protesta të dështojë e të ndërpritet, duke bërë që të gjithë të pranishmit të largohen pas vetëm dy orësh.

Një numër i konsiderueshëm personash shkuan në komisariatin e policisë së Durrësit për të denoncuar ngjarjen, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë rast.

Ndërsa aktivistja Lorisa Ylli, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, ku shprehet se një grup që i bashkua protestës së mbrëmjes, në fakt kishin ardhur me qëllimin e vetëm për të shkatërruar frymën e protestes dhe kauzës së tyre qytetare duke rrahur një vajzë dhe një djalë i cili iu vu në mbrojtje.

Viti i mbrapshtë ’67 – Një event në Arkidioqezën e Tiranë-Durrësit

Eventi ishte shpallur me kohë dhe në të vërtetë kishte një lloj pritjeje nga ana e njerëzve që gjithsesi nuk u zhgënjye, qoftë për materialin e paraqitur e qoftë për ndërhyrjet e një niveli shumë të lartë për ngjarjen që trajtonin.

Nën moderimin e gazetarit Alfred Lela eventin e hapi Imzot Gjergj Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit dhe organizuesi i kësaj veprimtarie i cili bëri një sintezë historike dhe filozofike të konceptit marksist të fesë si opium i popujve. Ai tregoi se si Enver Hoxha kishte një urrejtje të madhe ndaj fesë e sidomos ndaj katolikëve. Këtë Imzot Frendo e tregoi duke cituar vetë fjalët e Emver Hoxhës: “Hierarkët katolikë ishin njërëz pa atdhe… Subvencionet e tyre, rrogat e çdo gjë tjetër dilnin nga grabitja që u bëhej besimtarëve në forma dhuratash e deri në detyrimin me forcë të besimtarëve për t’i lënë trashëgim kishës pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Të gjithë hierarkët e kishës katolike, nga më kryesori deri të xhakoi e te famullitari, ishin të mësuar, të shkolluar me shkollë teologjike, me disiplinë të hekurt, me metodat dhe dredhitë e shtypjes së vullnetit të njerëzve me frikën e zotit, të Krishtit dhe të apostujve.”

Më pas fjalën e morën shkurtimisht Zonja Genta Popa dhe Zoti Dashnor Kaloçi, të dy gazetarë të cilët janë edhe autorë të dokumentarit televiziv “Viti i mallkuar 1976” realizuar nga Top Media, në të cilin flitet, me anë të pamjeve dhe dokumentave, se çfarë kishte ndodhur në atë vit në luftën kundër fesë, objekteve të kultit dhe klerikëve.

Shfaqja e pjesës së parë të dokumentarit pasoi me dy ndërhyrje. Së pari e mori fjalën gazetari i TV Klanit dhe moderatori i emisionit Opinion, Blendi Fevziu i cili solli në vëmendjen e të gjithëve dy histori të trishta të kohës së komunizmit: historinë e Dom Shtjefën Kurtit dhe të Nënë Terezës. I pari u pushkatua për një pagëzim, ndërsa e dyta nuk u lejua të shihte nënën e saj. Ndjehej në fjalët dhe në vetë zërin e Fevziut emocioni që ai përcolli dhe që përjetoi edhe në veten e parë.

Më pas profesoreshë Aljula Jubani solli në vëmendjen e të gjithëve, me anë të një ligjërate të një niveli të lartë akademik, rolin e klerit dhe të kishës në formësimin shpirtëror, kultror dhe arsimor të shqiptarëve. Ajo, duke e nisur udhëtimin e saj historik qysh nga mesjeta, i shkoi kundër një lloj historiografie komuniste për të thënë disa të vërteta që shpeh heshten. Regjimi komunist me gjithë këtë kontributet që Kisha dhe kleri dha ndër shekuj, për ruajtjen e identiteti shpirtëror të shqiptarëve, nuk u zmbraps në persekutimin e tij duke lënë gjurmë dhe pasoja të rënda në jetën dhe shpirtin e shqiptarëve.

Aktiviteti u mbyll me shfaqjen e pjesës së dytë të dokumentarit “Viti i Mallkuar 1967”.

Deputetja e PD Halimi: Rama ka dëshira seksuale ndaj Vuçiçit

Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi ka bërë një deklaratë të fortë në çadrën e protestës të ngritur para kryeministrisë.

Teksa ka komentuar takimi i mbrëmshëm në Sarajevë mes Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Isa Mustafës, ka përmendur “dëshirat seksuale” të dy kryeministrave shqiptar dhe atij serb.

Halimi u shpreh: “Rama ka një ‘libido latente’ për Vuçiç”. Sipas fjalorit, “libido latente” quhet dëshira seksuale, të cilën, sipas Halimit, Rama e ka për homologun e tij serb.

“Me siguri sheh më shumë në ëndërr Vuçiçin, sesa bashkëshorten e tij”, shtoi ajo.

Inagurohet “Pazari i RI”

Në Ditën e Verës, Pazari i Ri hapi dyert për të gjithë qytetarët ku 308 biznese kanë filluar aktivitetin e tyre ekonomik duke gjeneruar mbi 1000 vende të reja pune.  Falë investimit të Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Qeverisë dhe të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit, (AADF), e gjithë kjo zonë është transformuar në një hapësirë që do të funksionojë 24 orë, ku paradite fokusi më i madh do të jetë tek çështjet e tregtisë dhe të pazarit dhe pasdite kryesisht në çështje të kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë shumë prej festave apo panaireve.

Ndërhyrja e plotë në sheshin e Avni Rustemi dhe në Pazarin e Ri ka krijuar të gjitha kushtet për Markatën e Mishit dhe të Peshkut dhe në Markatën e Fruta Perimeve. Në Markatën e Mishit dhe të Peshkut janë vendosur 25 njësi shërbimi nga të cilat ka shitje mishi, peshku, brumeri si dhe bare e restorante duke i sjellë kësaj markate karakter multifunksional. Ndërsa Markata e Gjelbërt (Markata e Fruta Perimeve) është konceptuar si një stilizim kontemporan i çative të shtëpive tradicionale tiranase, por e trajtuar me materiale rezistente dhe të kohës. Në këtë objekt janë akomoduar 169 Tezga me një total prej 120 tregtarësh, ku 80 % janë tregtarë ekzistues të Pazarit të ri para rikonstruksionit, 10 % janë me produktet nga njësitë administrative (ish Komunat) dhe 10% janë modelet inovative më të mirat në treg. Në total numri i bizneseve arrin në 308 dhe gjenerohen mbi 1 mijë vende pune. Rivitalizimi i sheshit Avni Rustemi, një prej pjesëve më kritike që ka patur ky Pazar, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës, që së bashku me rikonstruksionin e godinave përreth, e ka kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turizëm.

Në faqen e tij në rrjetin social Erion Veliaj bashkë me fotot e tregut të ri ka shkruar në mënyrë shumë lakonike:

Pazari i Ri, bashkimi bën fuqinë

501 ditë punë
308 biznese
1,007 të punësuar
50% + e vlerës së pronës

Ndërsa tiranasit e kanë pritur shumë të kënaqur Pazarin e Ri që i dha fund kaosit dhe pisllëkut të tezgave nëpër rrugë.

Ish-juristi i CEZ: “Si vdiqën ish-ambasadori shqiptar dhe dëshmitari i aferës së CEZ-it”

Ish-juristi i CEZ-it në arbitrazh, Romeo Karaj ngre dyshime për vdekjen e ish-ambasadorit shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi dhe të Zamir Stefanit, dëshmitar i privatizimit të OSSH-së.

Sipas ish-juristit, Tepshi vdiq nga një atak në zemër pak para shpërthimit të skandalit të CEZ, në shtator të vitit 2015.

Nga i njëjti shkak, vdiq edhe Zamir Shtefani, vetëm pak javë pas dhënies së dëshmisë për aferën CEZ.

STATUSI

Kumbari i aferes DIA-CEZ, ish ambasadori shqiptar ne Prage, Qazim Tepshi, vdiq papritur nga zemra pikerisht pak perpara se kjo ceshtje te behej mediatike ne shtator 2015.

Te njejtin fund pati, pak kohe perpara edhe nje deshmitar i rendesishem i privatizimit te OSSH, Zamir Stefani vetem pak jave pas dhenies se deshmise se tij, ku ai implikonte pushtetaret e asaj kohe.

Edhe pse rasti i Qazim Tepshit eshte permendur edhe me pare ne media si rast i dyshimte, prokuroria berishiane & co as qe e mori mundimit, te investigoje rreth tij.

Kjo prokurori me qendrimin e qellimshem indiferent te saj, ka vulosur perfundimisht bashkefajesine me autoret e ketyre zullumeve, si dhe po inkurajon te korruptuarit per t’iu shmangur drejtesise.

Prokuroria eshte kthyer ne cibanin me te ndyre te shoqerise sone dhe ne mbrojtjen me te madhe te korrupsionit.

Kjo prokurori eshte represive vetem me te vobektet dhe te drejtet.

Kush vuan nga padrejtesia duhet te jape kontributin e tij per zhdukjen e kesaj pjelle te korrupsionit dhe mbrojtese te korrupsionit.

Kjo prokurori duhet abandonuar nga cdo shqiptar i ndershem.

Kjo prokurori duhet te dale perpara ligjit.

Rama emëron ministrat e rinj

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot paradite në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë socialste emrat e katër anëtarëve të qeverisë së tij. Në postin më të rëndësishëm, atë të ministrit të Brendshëm, në vend të Saimir Tahirit, është emëruar Fatmir Xhafaj, një figurë e njohur socialiste, disa herë ministër edhe në qeveritë e mëparshme të së majtës. Që prej vitit 2013, ai ka drejtuar Komisionin parlamentar të Ligjeve, ndërsa udhëhoqi të gjithë procesin e Reformës në Drejtësi.

Në kabinetin qeveritar do të përfshihen edhe dy gra. Ogerta Manastirliu, drejtoresha aktuale e Qendrës universitare spitalore të Tiranës “Nënë Tereza” do të marrë drejtimin e ministrisë së Shëndetësisë, duke pasuar Ilir Beqjan. Ndërsa deputetja socialiste Olta Xhaçka do të zëvendësojë Blendi Klosin në ministrinë e Mirëqënies sociale dhe Rinisë. Një tjetër deputet, Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit parlamentar për Aktivitetet prodhuese, është emëruar ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit.

Kryeministri Rama tha se do t’i dërgojë menjëherë emrat e ministrave të shkarkuar dhe të zëvendësuesve të tyre presidentit Bujar Nishani për dekretim. Ministrat e rinj do të marrin detyrën pas votimit në parlament.

Rama zbulon arsyet për shkarkimin e ministrave, përmend dhe Metën

Komunikimin javor me qytetaret ne rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e kishte rezervuar qe te bente sqarimin e shkarkimit te 4 ministrave. Ai e theksoi dhe vuri ne dukje se kjo nuk i ishte kerkuar nga aleati i tij ne qeverisje Ilir Meta, por se ata duhet te ishin ne krye te fushates per zgjedhjet e Qershorit.

“24 oret e fundit keni degjuar shume lloj teorish konspirative per ndryshimet ne Qeveri. Tani dua tua shpjegoj unë si qendron cështja e këtyre ndryshimeve. Së pari keto ndryshime s’kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale qe jepen nje ore paradite dhe nje ore pasdite ne studion tv qe eshte instaluar ketu poshte zyres time. S’kane lidhje as me deputetët e shkretë të PD që bejne me turne nate me grafik per te ruajtur studion dhe turfullojne me njeri-tjetrin per pagesat e figuranteve per te duartrokitur liderin qe nuk e ka. S’kane asnje lidhje ndryshimet sigurisht as me muziken, qe mbush cadren bosh gjate gjithe dites se te jem i sinqerte eshte nje muzike nen nivelin mesatar te klubeve te nates se Shqiperise.

Te gjitha ndryshimet jane politike dhe ministrat dhe ministret qe do ti coj Presidentit per dekretim do te jene të 4 nga rradhët e PS

Se treti, ndryshimet nuk nxiten nga rezerva per punen dhe rezultatet e kater minsitrave te cilet kargohen me konsideraten time me pozitive.

Se katerti ndryshimet nuk lidhen me ndonje kerkese te caktuar nga bashkekryetari i koalicionit qe e ka mbeshtetur dhe respektuar qe ne diten e pare rolin tim si kryeminsiter.

Ndryshimet e qeverise nuk reflektojne asgje tjeter pervecse domosdoshmerise qe udheheqesit tane politike te fushates se 18 qershorit te fokusohen me energji te reja dhe prani te vazhdueshme prane njeresve”.

Kryeministri Edi Rama e konfirmoi shkarkimin e disa ministrave nga qeveria e tij në një prononcim të shkurtër për gazetarët në dalje nga selia e Partisë Socialiste, me heret gjate paradites dhe tha se arsyet do t’i ndajë me publikun në orën 17:00 në komunikimin javor.

Kryeministri Edi Rama kishte takim me koordinatorët e Partisë Socialiste në qarqe, ku u ka raportuar shkarkimin e Saimir Tahirit, Blendi Klosit, Bledi Çuçit dhe Ilir Beqajt.

Thyhen xhamat e zyrës së Partisë Socialiste në Bashkinë e drejtuar nga nipi i Klement Balilit

DELVINË- Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar zyrën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë natës, rreth 01.30. Kanë qenë zyrtarët e selisë rozë atë që kanë bërë denoncimin në polici, pasi kanë para mëngjesin e sotëm se çfarë kishte ngjarë.

Raportohet se agresorët kanë qëlluar më gurë dhe sende të forta në drejtim të zyrës, duke thyer kështu xhamat e godinës, shkruan tch. Fill pas ngjarjes reagoi dhe Partia Socialiste e Delvinës, e cila ka dënuar aktin dhe ka bërë thirrje për qetësi, pasi sipas saj ngjarje të tilla nuk i shërbejnë klimës parazgjedhore dhe as banorëve.

Bashkia e Delvinës, drejtohet nga Rigels Balili, nipi i Klement Balilit, ky i fundit i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimi dhe vënien në pranga të autorëve të ngjarjes.

Nga LSI, bomba e radhës: Duam Metën kryeministër, të ndalet arroganca

Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, tha ministrja e LSI-së.

Ajo bëri thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit.

“Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar.

Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

Ja si reagon Basha për shkarkimin e 4-ministrave

Nga çadra e lirisë kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me shkarkimin e ministrave nga ana e Partisë Socialiste. Ai është shprehur se nuk do të tërhiqen nga beteja e tyre deri në shkarkimin e Rames dhe jo të shërbëtorëve të tij.

“Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit. Ky është inkriminimi i kësaj partie.

Ky nuk ka për detyrë të bëjë karikaturën apo qypa balte që të mbushë zyrën e tij. Ai nuk po e dëgjon zërin e qytetarëve. Ne nuk jemi mbledhur këtu as për koka turku as për koka kecash as për koka delesh. Jemi mbledhur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk jemi këtu që padrino të shkarkojë shërbëtorët e tij. Ne jemi këtu deri në largimin e padrinos.

Ne nuk ja vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabisin. Ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve por një produkt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama” tha Basha.

Meta për ndryshimet në Qeveri: Është koha të marrim vendime të rëndësishme nga dashuria për vendin

Teksa ne Tirane qarkullonte lajmi i shkarkimit (apo doreheqjes) se ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në një takim me strukturat në Novoselë të Vlorës, ku ka leshuar mesazhe te rendesishme sa i takon kontekstit politik qe eshte krijuar oret e fundit.

Duke folur para të pranishmëve gjatë këtij takimi, Meta, u shpreh se është koha që politikanët të marrim vendime të rëndësishme duke u bazuar në dashurinë për vendin.

Per cfare vendime te rendesishme behet fjale? A ka lidhje kjo me shkarkimin e Tahirit dhe nje mesazh per kryeministrin Edi Rama, i cili sic thone analistet, ka kundershtuar dhe rezistuar fort presionit te Metes per ta shkarkuar Tahirin.

Sakaq, kryetari i LSI-së theksoi se të gjithë duhet të bashkohen për t’i dhënë vendit stabilitet dhe më shumë shanse për punësim qytetarëve.

“Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit.

Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit”, – tha Meta nga Vlora.

Shkarkohet Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm emërohet Niko Peleshi

Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më ministër i Brendshëm. Më herët në media u fol se ai i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit, Edi Rama por burime të besueshme qeveritare pohojnë për “BalkanWeb” se ai është shkarkuar nga detyra dhe nuk është larguar me vullnetin e tij.
Të njëjtat burime pohojnë për “BalkanWeb” se në postin e tij do të emërohet me shumë gjasë, Niko Peleshi, i cili njëherazi do të mbajë edhe postin e zv/kryeministrit.
Shumë enigma shoqërojnë largimin e Tahirit nga ministria e Brendshme, ndërkohë që kujtojmë se ai është akuzuar mjaft ashpër jo vetëm nga opozita por edhe nga LSI-ja.

Ndahet nga jeta Sokol Baraj, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë kur u vra Azem Hajdari – deklaronte se vrasësit u paguan 150 mijë dollarë

Ish-zëvendës ministri i Brendshme, Sokol Baraj, u nda sot nga jeta si pasojë e një ataku në zemër.

Baraj, i cili ka drejtuar policinë e shtetit në periudhën më të vështirë, ka ndërruar jetë në moshën 53 -vjeçare.

Në fillimin e korrikut 1997 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, në vendin e lënë bosh nga Agim Shehu.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Sokol Baraj, një nga profesionistët më të mirë shqiptarë në fushën e rendit dhe sigurisë, për herë të parë ka dëshmuar për një nga misteret më të mëdha të postpluralizmit, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.

“Për kokën e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Këtë shifër na ka përmendur si të vënë në dispozicion të vrasësve, një shërbim i huaj inteligjence. O Zot, çfarë bëhet kështu!”, vetëm kaq kam mundur të them kur e kam dëgjuar për herë të parë një gjë të tillë, që më pas, megjithatë nuk është bërë kurrë publike”, është shprehur Sokol Baraj në atë kohë.

“Ka pasur një proces, janë dënuar disa individë si ekzekutorë, por ideatorët e tij nuk janë zbuluar akoma. Por nëse ata nuk kanë një emër konkret për publikun shqiptar, për shërbimet e huaja që kanë asistuar apo survejuar zhvillimet kaotike shqiptare, ata janë krejt të njohur. Në mos sot, nesër, e vërteta do të dalë plotësisht në dritë dhe në një mënyrë tronditëse”, thotë Baraj dhe këtu ndalon.

Beson se shumëçka ka mësuar për shkak të detyrave të shumta dhe të rëndësishme që ka mbajtur, është i detyruar dhe më tej t´i mbajë larg kureshtjes së zakontë të publikut, por ka bindjen se “asnjë e vërtetë nuk ka të drejtë të mbetet në varr për shumë kohë, nuk mund të mbetet enigmë përgjithmonë”.

Ish-futbollisti, një karrierë e ndërprerë

Mund të kishte pasur një drejtim krejt tjetër jeta e tij, nëse do të zgjidhte të qëndronte në skaj të një fushe futbolli me dorezat e portierit. Madje, kur mundi të hyjë në ekipin e parë të emblemës shqiptare Dinamo, pothuaj 30 vjet më parë, shumëkush do të vinte bast për një karrierë të shkëlqyer futbollistike të Sokol Barajt. Por jeta dhe sidomos vendimi i atij vetë për divorc me futbollin, do t´i rezervonin një të ardhme krejt tjetër, një rrjedhje të vrullshme të saj që do ta çonte sa në krye të policisë shqiptare, në pozicionin e zëvendësministrit të Rendit apo dhe të këshilltarit të kryeministrave shqiptarë për çështje të sigurisë dhe rendit dhe deri në qytetarin e thjeshtë të papunë.

Një nga njohësit më të shkëlqyer të punës në polici, Baraj është në ndërdyshje deri në momentin e fundit për të folur. Përgjithësisht është njeri i heshtur dhe bën humor kur e krahason veten me një kasafortë, që ndryn shumë e shumë të pathëna, të vërteta të vjetra dhe të reja që nga lufta me krimin e deri në kontributin ende “misterioz” që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë gjatë krizës së Kosovës.

Një dëshmi e panjohur më parë vjen dhe për konferencën e famshme të Rambujesë në shkurt të 1999, kur Baraj u ftua nga kosovarët të shërbente si këshilltar i delegacionit shqiptar po për çështjet e sigurisë. Që nga kërcënimet e serbëve e deri në keqkuptimin me kryeministrin e kohës Pandeli Majko, që urdhëroi kthimin e tij në Tiranë. Një urdhër i pazbatuar, por një kundërshtim i sqaruar në rrethana të tjera.

Dhjetëra personazhe parakalojnë në bisedën e qetë të Barajt me revistën MAPO dhe shumë nga ta befas ndriçohen në një dritë krejt tjetër. Disa dhe në mënyrë të zymtë.

Falë detyrave të tij, Sokol Baraj jo vetëm ka dijeni për ngjarjet më të bujshme në vend, por në shumë prej tyre ai ka pasur edhe një rol spektakolar të dorës së parë. Fatkeqësisht, vazhdon të besojë se kureshtja e publikut nuk duhet të përmbushet plotësisht.

“Qoftë dhe për hir të publikut. Shoqëria jonë ka shumë halle dhe të vërtetat për maskarenjtë, si ata që ndodhen në qeli, si ata që ndoshta janë në podiumet e politikës, nuk mund të japin më shumë se zhgënjimin e radhës. Megjithatë, një ditë, kurdo qoftë ajo, të vërtetat që nuk mund të varrosen do t´u japin atyre atë dritëhije që i zhvendos larg gënjeshtrës që kanë sendërtuar për veten”, thotë Baraj.

“Vrasja e Azem Hajdarit?”, janë dënuar vetëm ekzekutorët, ideatorët janë të lirë. Emrat e tyre dihen jo vetëm në Shqipëri, por ato janë të shënuar përfundimisht edhe në dosjet e shërbimeve partnere. Ai që mendon se dosja shqiptare e këtij krimi është mbyllur këtu, thjesht gabon”, paralajmëron qetësisht Baraj, që më pas bën dhe pohimin tronditës: Për kokën e tij janë paguar 150 mijë dollarë. Burimi: Një shërbim i huaj inteligjent.

Ai ndjehet i trishtuar për të ashtuquajturën reformë në polici, për veshjen me uniformë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me profesionin, por që politika i ka përgatitur si një detashment besnikësh për t´i përdorur në një moment të caktuar.

“Shqipëria tashmë për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit është përfshirë në hartën e vendeve nën observim. Kjo ndodhi në 2007-ën, ndërkohë që pesë vjet më parë, në 2002-in, ajo e kishte lënë këtë kategori vendesh. Dhe vend në observim do të thotë se elementët e luftës kundër krimit të organizuar janë në parametra minimalë dhe se rrezikshmëria e tij mund të kërcënojë edhe vende fqinjë”, shpjegon Baraj.

Reforma në polici

“Nuk bëj pjesë në ata njerëz, të cilët mbas largimit të tyre nga një vend pune, kthejnë kokën mbrapa dhe shohin zi në atë që bëjnë pasardhësit. Por nuk mund të mos e quaj atë që po ndodh sot me trupën e policisë dhe që e quajnë reformë, si një pushtim institucional të saj”. Baraj është i drejtpërdrejtë. Sipas tij, tre vjet mbas ardhjes së PD-së në pushtet, është tentuar dhe po realizohet ditë mbas dite kontrolli i çdo qelize në Ministrinë e Brendshme. “Po sillen si pushtues me këtë godinë”, shton ai.

Dhe afron edhe shembujt që pohojnë fjalinë e bujshme: “Janë nxjerrë në lirim deri dhe studentë që sapo kishin përfunduar Akademinë e Rendit, të moshës 23-25-vjeçare, thjesht dhe vetëm sepse nuk përmbushnin kriteret politike të kohës. Ashtu siç ndodhi që në ditët e para të rotacionit të pushtetit politik që të largoheshin pothuaj në masë të gjithë kuadrot e nivelit drejtues të lartë në ministri”, shprehet Baraj. Ai vetë ishte vënë përpara alternativës që të shkonte në Tropojë, apo nxjerrjes në lirim në vitin 2005. Pranoi të lërë detyrën, që të mos ishte pjesë e ironisë që po përgatisnin qeverisësit e rinj me profesionistët e “vjetër”.

“Duke folur për shkarkimet dhe lirimet e motivuara politikisht nga ministria dhe strukturat e saj, nuk mund të mos përmenden rekrutimet e reja, një pjesë e të cilave gëzojnë vetëm “privilegjin profesional” të kurseve të përshpejtuara tremujore”, thekson Baraj. Ai shton edhe më tej dozën e zemëratës kur përmend ligjin “Për policinë e shtetit”, të Gradave apo dhe disa vendime të Këshillit të Ministrave, të cilat tentojnë të kalçifikojnë situatën.

“Absurdi shkon deri aty sa si vjetërsi pune në polici, llogaritet edhe puna e dikurshme e punonjësve të lartë të policisë në kooperativat e dikurshme apo në miniera. Sipas një analogjie të thjeshtë, është e njëjta gjë sikur një rekrut i thjeshtë, një ushtar i shërbimit të detyrueshëm që bën roje në një depo, nesër të gdhihet gjeneral”, vijon Baraj.

Sipas tij, një filozofi e tillë e mbrapshtë pune, e frymëzuar nga politika, ka sjellë rritjen e nivelit të krimit, pavarësisht propagandës qeveritare për të kundërtën. “Tashmë krimi ka mësuar të jetojë në simbiozë me politikën dhe për të, krimin, nuk është më problem prodhimi dhe sigurimi i parave, por garantimi dhe ruajtja e tyre. Dhe një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në lidhje me politikën. Dini ndonjë rast ku të jetë dëshmuar origjina e parave të X apo Y investitori të fuqishëm?”, pyet në mënyrë retorike Baraj.

Por nuk mbaron këtu. Ofensiva e Barajt për të pavërtetat zyrtare shkon dhe më tej: “Nëse dëgjoni se janë goditur dhe shkatërruar qindra banda, ju lutem, mos e besoni. E dini se dhe në një vend si SHBA-ja, sa për të marrë një shembull nga ato që janë për zemër në Tiranë, gjatë dy shekujve të fundit nuk kanë ekzistuar një numër prej qindra bandash të tilla, siç pretendohet për Shqipërinë”, pyet dhe përgjigjet po me pyetje Sokol Baraj. Ai thotë se, një propagandë e tillë që nuk i përgjigjet realitetit, godet imazhin e vendit dhe e shndërron atë në një ishull të izoluar në Evropë, njëlloj Siçilie filmash, ku krijohet përshtypja se njerëzit vriten me njëri-tjetrin dhe se në vend të domateve dhe specave në tregun fshatar, tregtohet kokainë dhe heroinë.

Trafiku i drogës

Nga ana tjetër ka dhe një anë tjetër të medaljes. “E dini që Shqipëria është një nga furnizuesit kryesorë të Italisë me ekstazi, drogës së famshme të pub-eve dhe lokaleve të natës? Ekstazia prodhohet në mënyrë laboratorike nga morfina, e cila importohet legalisht në Shqipëri. Dhe ky është një detaj që nuk është përmendur publikisht”.

Sokol Baraj tregon një tjetër të vërtetë të frikshme. Një të vërtetë, e cila do të kishte, sipas tij, një tjetër pamje nëse ky lloj krimi, prodhimi i ekstazisë, nuk do të kishte zënë peng segmente të caktuar të politikës. “Eshtë e lehtë të kontrollohet importi i lëndës së parë dhe këtë gjë do të bënte cilido profesionist, kuptohet deri në momentin që sërish politika nuk do t´i lidhte duart apo më keq akoma, nuk do t´i mbyllte gojën me mënyra të tjera”, thotë Baraj. Njeriu i sigurisë dhe specialisti i çështjeve të rendit jep edhe një shembull tjetër, po kaq domethënës, Lazaratin.

“Ajo që ndodhi në Lazarat, kur në bashkëpunim me elementin kriminal policia goditi vetëm një ngastër me hashash, sa për të bërë shfaqjen e radhës në televizor, është rasti klasik i korruptimit të shtetit”, shton ai. Baraj shpjegon se ndonëse është e provuar se Lazarati është prodhuesi kryesor i hashashit në Shqipëri, asnjë i arrestuar nuk ka provuar prangat nga kjo komunë, vetëm e vetëm sepse ajo njihet si bastion i PD-së.

“Ndaj nëse flitet për arrestime, shohim vetëm ca pleq e plaka nga Vlora apo gjetkë që kanë pasur “fatkeqësinë” të kapen me tre-katër rrënjë të tilla. Dhe si për të përforcuar atë që thotë Baraj, vetë ministri i Brendshëm Nishani, thotë se me Lazaratin nuk i është shkuar punës deri në fund. Ndoshta ngastrat e fundit të papjekura ende, pas tërheqjes së prodhimit kryesor masiv, do të jenë sërish kurban i propagandës qeveritare për ndonjë goditje të radhës.

Kosova në Rambuje, miqësia me Thaçin

Kosova është tema e preferuar e Sokol Bares. Një lloj dashurie dhe nostalgjie që e lidh pazgjidhshmërisht me këtë vend dhe me atë që ai vetë e konsideron si një nga kulmet e punës së tij. Baraj kujton se rruga e tij në Rambuje, konferencën që do të hapte rrugën e ndërhyrjes së NATO-s mbi Serbi, kishte nisur shumë kohë më parë. Që nga koha kur ai, në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Rendit, deri në zëvendësministër dhe drejtor i Përgjithshëm i policisë, por dhe në SHIK, kishte kryer detyrën e tij përpara vendit.

“Por këto janë detaje për të cilat nuk ka ardhur koha që të flas. Mund t´ju them se ishin sidomos struktura të Shërbimit Informativ ato që mundën të krijojnë kontaktet e para të UÇK-së me shërbimet sekrete perëndimore, dhe sidomos ato amerikane dhe që bënë të mundur që ato të shihnin një realitet të ri. Një realitet të ndryshëm nga ai që e shihnin këtë ushtri çlirimtare si një organizatë terroriste. Të mos harrojmë, deri në vitin 1997 gazeta e një prej partive kryesore në vend e konsideronte UÇK-në si pjellë të UDB-së”, shprehet Baraj.

Ai kujton se rrallë ndonjëherë ishte ndjerë më krenar, kur pikërisht nga delegacioni kosovar që do të shkonte në Rambuje, ju kërkua të asistojë për çështje të sigurisë dhe rendit. “U nisa në Rambuje dhe aty pashë që fati më kishte rezervuar mundësinë të prekja historinë nga pranë. Në hotelin ku ndodheshin dy delegacionet, shqiptar dhe serb, shpesh serbët dilnin në dritare, thërrisnin me emra anëtarët kosovarë të delegacionit dhe i kërcënonin. U thoshin se nuk duhej të firmosnin në asnjë mënyrë marrëveshjen dhe se nëse do ta bënin një gjë të tillë, atëherë ata do t´u vrisnin familjet që u kishin mbetur në Kosovë.

Fatmirësisht, ndryshe nga sa kërkonin serbët në Rambuje, apo dhe Berisha në Tiranë që e konsideronte firmosjen e marrëveshjes si tradhti kombëtare, kosovarët e Hashim Thaçit bënë atë akt historik që tetë vjet më vonë i dha Kosovës pavarësinë”, vijon më tej Baraj. Ai tregon se veç Thaçit, shumë aktivë nga delegacioni shqiptar ishte Rexhep Qosja, Fehmi Agani, Jakup Krasniqi, Bujar Bukoshi, apo dhe Veton Surroi. “Ibrahim Rugova ishte nga më të heshturit dhe ishte e pamundur të kuptohej brenga e tij”, thotë ai duke shtuar se, tek Thaçi kishte mundur të dallonte forcën e karakterit dhe pjekurinë e parakohshme të një shtetari që ja kishte dhënë jo katedra akademike, por mësuesja më e madhe e njeriut, ja kishte dhënë lufta e drejtë që drejtonte.

Sokol Baraj mendon se zbardhja e raporteve të Shqipërisë me Kosovën mund të zbardhë shumë të vërteta të tjera, të cilat do të shpjegonin sidomos dhe shumë mistere të politikës shqiptare. “Le të bëjmë një kronologji të fakteve: në vitin 1995, deri në 45 për qind e nevojave të makinës serbe të luftës, sipas të dhënave të agjencive të specializuara, furnizohej me naftë nga Shqipëria. Nga Shqipëria dërgohej edhe karburant special për avionët; deri në vitin 1997, veprimtaria e UÇK-së në Tiranë ishte krejt ilegale. Anëtarë të saj, deri dhe vetë Hashim Thaçi arrestoheshin nën akuza absurde.

Thaçi për shembull u paraburgos sepse u gjet me dy karikatorë me fishekë; po në 1997, gazeta e një partie kryesore në Shqipëri e konsideronte UÇK-në pjellë të UDB-së jugosllave; në vjeshtën e 1998, në ditët kur lufta në Kosovë dukej në prag, në Tiranë pati një tentativë për grusht shteti; në shkurt 1998, nga sheshi “Skënderbej” deklarohej se firmosja e Rambujesë do të konsiderohej si tradhti kombëtare. Të gjitha këto fakte e duan një përgjigje dhe një ditë do ta marrin”, shprehet Baraj.

Sokol Baraj kujton dhe detaje nga përballjet me delegacionin serb. “Ata e kishin të gjithë veprimtarinë e tyre dhe vendimmarrjen të centralizuar në Beograd, ndaj shpenzonin kohë vetëm duke pirë verë. Shpresonin vetëm që kosovarët të mos firmosnin dhe të mbeteshin të vetëm përballë egërsisë së tyre në terren”.

Misteret e tranzicionit, vrasja e Azemit

Sokol Baraj pohon se, atentati ndaj Azem Hajdarit është një nga misteret e tranzicionit. Një mister për publikun, por që është krejt e zbardhur në “dosje të fjetura” shqiptare dhe sidomos në ato që kanë agjencitë e specializuara perëndimore.

“Deri tani dihen dhe janë ndëshkuar ekzekutorët, por jo ideatorët e këtij krimi. Nëse shihni me vëmendje dokumentet e procesit, mungon motivi i vrasjes së deputetit të PD-së. Sot apo nesër, ditën kur politika do të lërë drejtësinë të veprojë, kjo dosje do të hapet pa diskutim. Ai që mendon se gjithçka ka mbaruar, thjesht e ka gabim”, thotë Baraj. Që megjithatë bën dhe një tjetër pohim të bujshëm: “Për vrasjen e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Të gjitha detajet për një gjë të tillë, njihen mirë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë të organeve të specializuara”.

Ish-sportisti, portieri i Dinamos thotë se, ka folur gjatë. Njeri i veprimit, ai ngjan me një diplomat kur flet. Sidomos për ato detaje që vazhdon të heshtë. Një mënyrë të vepruari që ai e ka mësuar që nga dita kur la profesionin e mbrojtësit të portës në futboll për t´u shndërruar në një nga njerëzit, që duhet të mbronte qytetarët nga krimi. Një detyrë që e bëri me pasion dhe idealizëm, por që si rëndomë në Shqipëri, nuk mori mirënjohje./Nga Lorenc Vangjeli – Marrë nga revista MAPO/

Saimir Tahiri drejt dorëheqjes

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është në prag të dorëheqjes.

Buirme pranë qeverisë thanë për DITA se Tahiri pritet të dalë gjatë ditës së sotme për të deklaruar dorëheqjen nga posti.

I cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.

Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.

Me heqjen e alibisë “Tahiri” ose retorikës për përdorimin e policisë në zgjedhje, pritet të shihet nëse opozita do dalë nga çadra dhe do votojë Reformën në Drejtësi, mosvotimi i së cilës shihet masivisht si arsyeja e vërtetë e protestës. /Dita/

New “bypass” road project seriously threatens to damage the Historic Center of Gjirokastra – UNESCO World Heritage Site URGENT

TO WHOM IT MAY CONCERN:

We are compelled to inform of a new road project in Albania, construction is currently underway, that threatens to partially destroy the historic city of Gjirokastra – enlisted as a UNESCO World Heritage site together with the City of Berat in 2005.

On November 10th, 2015 the Albanian Government – namely, the Ministry of Culture and the National Territorial Planning Agency (AKPT) – together with the design agency Atelier Albania launched an international competition titled, “Design of a Bypass Road in the UNESCO Protected City of Gjirokastra.” This project’s key stated objective is to keep vehicle traffic away from the Bazaar, so to pedestrianise the heart of the historic city. This seemingly positive project has a unacceptable caveat:  the Ministry and AKPT have de-listed hundreds of cultural monuments for the blueprint of the ‘bypass’.

The negative impact of this project, possibly funded by the World Bank, will be immense. It will mean the demolition of cultural monuments, destruction of the continuity of a cultural landscape of the historic city, visual obstruction of an historic cityscape, negative impact upon the natural landscape and possibly the groundwater, vibration impact upon the geology and surrounding monuments, and significant increased number of tourists to a potentially unsustainable size, especially given the lack of a tourism and management plan. According to the geological seismic studies, the specific area where the bypass is proposed to be constructed is a high-risk area for buildings, and roads. Gjirokastra’s most pressing issue is the restoration of vernacular  architecture monuments in danger of collapsing.

Moreover, there are at least six main arguments that demonstrates why the project approved by the Government (September 13th 2016) will be negative for Gjirokastra in particular, and world heritage in general.

It is in breach with the initial guidelines and terms of references provided in the call for the tender by the state authorities. This bypass has to be “located in the surroundings of the Historic Center and the Protected Zone”. Hence, the winning project should have had provide a design solution with the lowest impact on the Historic Center!  See in Annex 1 all three proposals submitted for this international competition. The winning project done by Atelier is simply unacceptable as ninety percent of the bypass will be located within the Historic Center of Gjirokastra and the remaining ten percent inside the Buffer Zone. The cost estimate of the winning project was 2.2 million Euros, so why this hefty budget is not protecting the cultural heritage in Gjirokastra?

Link to competition:

http://competitions.planifikimi.gov.al/bypassroad/ If implemented, we will see the loss of archaeological resources, green spaces, landscape continuity, and community. Moreover, the transfer of traffic from the Bazaar to the green area surrounding the castle does not solve the original issue, but instead simply moves the problem to another area, one that once was protected as green and pedestrian-only. The lack of an overview study of transportation system in the historic center of Gjirokastra means that this immediate solution is likely to be unsustainable and might create more damaging developments.

It destroys at least two Category II Cultural Monuments (traditional houses) which were abruptly removed from the list of protected cultural monuments by the Ministry of Culture – the State Court of Gjirokastra has recently issued a verdict to suspend the administrative order of the Ministry of Culture to remove these two traditional houses planned to be demolished by ‘bypass’.

Moreover, it invades into the natural foundations of several other traditional houses/monuments of culture and of the castle, where archaeological excavations have been expected to begin. The two Category II Monuments to be destroyed by the project are the traditional houses of Koço Spiri (Code no. 203026) and Llaqi Papazisi (Code no. 203027). On Sep. 13, 2016, the National Council of Restoration made a decision (no. 223) to remove (de-list) these two traditional houses with the intention to demolish them during the implementation phase of the ‘by-pass’ road project. Their demolition was also foreseen in the presentation Atelier 4 gave at the National Council of Restoration on Sep. 13, 2016. This decision was made in breach of the current Law on Cultural Heritage (Law 9048/updated). Article 25, par. 2, of this Law, which specifies that monuments that are enlisted as Category I or II Monuments of Culture, cannot be removed from the list without the request from the owners. The current owners have never made such request. Moreover, both houses are in good static condition and inhabited. Please see below photos of the two traditional houses which are characteristic to the area with important values to its urban landscape:

It is in breach with the current legislations: the Law on Cultural Heritage, the Albanian Charter of Restoration, and the Regulation of the Historic Center and the Buffer Zones of Gjirokastra. All of the aforementioned legal regulations (See Annex 2) declare the prohibition of new constructions within the Historic Center of Gjirokastra and its Buffer Zone.The decision (no. 223) made by the National Council of Restoration on Sep. 13, 2016, to remove (de-list) these two traditional houses (Category II Monuments of Culture) was made without a prior evaluation and written approval form the Institute of Monuments of Culture (IMK). The Institute of Monuments of Culture submitted an evaluation report on these two traditional houses one month after the decision of the National Council of Restoration to remove the two houses from the list. It must be noted that according to the Law on Cultural Heritage (law 9048/updated), Article 25, par. 3, of the Law specifies that the objects that hold the status of cultural monuments “cannot be destroyed or changed, without the written approval from the Institute of Monuments of Culture”. Also, these two traditional houses (labeled Koço Spiri and Llaqi Papazisi) were declared Category II Monuments of Culture on May 11, 2016, through decision number 135. Hence, these two traditional houses were declared monuments of culture four months before the decision of the National Council of Restoration to de-list them although their static condition and general values did not change at all in this period. Despite this, the Ministry of Culture gave an administrative order (number 369) on Nov. 16, 2016, to remove the two traditional houses from the list of monuments.

The tender process was not transparent and arguably invalid – the winning project announced by the government and ‘Atelier Albania’, was later drastically changed by the National Council of Restoration (NCR). The change doubled the bill of quantities/cost estimate, and by completely changing the solution and shape of the project. The NCR discussed and approved this project on September 13th, 2016; however, the project approved by the NCR is different from the winning proposal of the competition carried out by “Atelier Albania” in cooperation with the Ministry of Culture, changing it by more than 50 percent in both shape and solution. This automatically makes the tender process invalid. The cost estimate for the new bypass approved by the NCR is over 4.1 million Euros (twice the cost of the winning proposal)

At least three geological and seismic studies prove that the specific area covered by the approved ‘bypass’ is on a very dangerous seismic zone with a geological tectonic crack. These three studies are listed below: 1) Sulstarova, E., Kociaj, S., Aliaj Sh., Seismic Regionalization of the PSR of Albania, Academy of Science – Seismological Center, Tirana: 1980. 2) Torresi, F., “Piano di recupero del centro storico di Gjirokastra”, Study in close cooperation with the Albanian Government, 2006.http://www.studiotorresi.it/sito/en/main-works/urban-planning/189-piano-di-recupero-del-centro-storico-di-gjirokastra.htm 4) Cavinato, G., Duni, Ll., Moscatelli, M., Pojani, I., Simionato, M., Cosentino, G., Pagliaroli, A., “Assessment Analysis of Seismologic Risk and Geohazard Vulnerability of First Level in Major Cultural Heritage Sites of Albania”, University of Tirana, Albanian Conference on Disaster Risk Preparedness and Management in Cultural Heritage Sites Berat, May 8, 2012. http://www.slideshare.net/UNESCOVENICE/disaster-risk-preparedness-management-cavinato-ii

It is not in accordance with the urgent priorities and insatisfiable conservation needs of the Historic Center of Gjirokastra, as determined by UNESCO and international NGOs. There is an urgent need for emergency restorations of cultural monuments funding. There are at least 169 cultural monuments of category I and II designated inside the Historic Center of Gjirokastra that are in critical condition, threatened to be completely destroyed. To highlight the extreme situation, in 2011 the UNESCO World Heritage Center warned that Gjirokastra would be placed on the List of World Heritage in Danger if it did not meet certain criteria, including the development of a management plan:(http://whc.unesco.org/en/decisions/4490). None of the criteria for which the World Heritage Center expressed great concern has been met. Among the many great figures to reside in and write about this beautiful city are Ismail Kadare, Lord Byron, Edward Lear, and the female dissident of the communist period, Musine Kokolari, including many others. Machiel Kiel, the well-known historian of Ottoman architecture, has written about Gjirokastra as the best-preserved town from the Ottoman period in the Balkans, not only because of its size, but also because of the magnificence of its architecture. What is more, the city of Gjirokastra inspired a pioneer movement of heritage preservation in Albania that involved the large-scale restoration and protection of vernacular architecture in 1961, three years before the Venice Charter was created. Gjirokastra is truly an exemplary historic city, not only for its historic and architectural value, but also for the culture that it embodies as home to numerous religions and ethnic minorities. Because of its richness in tangible and intangible heritage, Gjirokastra has long been home to the National Folk Festival, which is performed inside the castle. This begs the question of the impact of the bypass on the festival, which surely will mean significant traffic congestion during this period.

We urge you to take action to stop this unlawful and unsustainable road project. Please help us save Gjirokastra, this spectacular, yet very fragile, World Heritage site.

NOTE:
The above material is prepared from a team of national experts, after it was discussed and approved in the meeting organized in the auditorium of the Albanian Academy of Sciences in Tirana on the 9th of February, 2017. The signatures are listed below

 

 

“Kulari” që po mbyt Kalanë e Argjirosë!

Arta Rama

Në zemër të Pedonales, fare pranë Qendrës Toptani me xhama të kaltër, pak në të djathtë, në brendësi të hapësirës së fundit të mbetur ende pa u prekur prej Parkut të Namasgjasë, strehohet pa rënë në sy një ndërtesë e vjetër dykatëshe me çati, fati i së cilës është lidhur ngushtë me historinë politike të Shqipërisë se re.

Fjala është për ndërtesën e Akademisë së Shkencave, muret e së cilës kanë strehuar Parlamentin e Parë Shqiptar, Selinë e Qeverisë së Zogut, Pallatin Mbretëror, Komitetin Nacional-Çlirimtar, Presidiumin Popullor dhe, prej kohësh, Akademinë e Shkencave.

Pikërisht këtu, në këtë ndërtesë historike, të saposhpallur monument i kategorisë I (më saktë, e ngritur në një nivel vlerësimi më të lartë: nga kategoria II në katgorinë I), Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro priti dje një grup intelektualësh e akademikësh, inxhinjerësh e arkitektësh, anëtarë të “Forumit për Gjirokastrën”, të cilët, të bashkuar në një shqetësim të përbashkët, kundërshtojnë bypass-in e projektuar në Qendrën Historike të qytetit.

Dy vjet më parë, Atelier Albania— agjenci publike projektimi urban e ngritur nga Kryeministri Rama— shpalli një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e tij për të shmangur trafikun në Qendrën Historike të Qytetit.

Fillimisht, ideja e shmangies erdhi si kërkesë prej UNESCO-s dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, të cilët sugjeronin shndërrimin e “Qafës së Pazarit” në një rruge këmbësorësh, por si ky vendim për ndërtimin e rrugës për këmbësorë u shoqërua më një kërkesë të Ministrisë së Kulturës për ndërtimin e një bypass-i me vlerë disa miliona eurosh mbetet enigmë! Ose, së paku, deri tani, askush nuk e merr autorësinë.

Kohë më parë, kur në vitin 1999, Shqipëria po përpiqej të ringrihej, pas konfliktit të 1997-tës, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Ylli Asllani, nënshkroi një marrëveshje binjakëzimi më bashkinë e Grottamáres, një qytet në Italinë qëndrore, me ngjashmëri me Gjirokastrën. Homologu i tij italian Luigi Merli kujton: “Ndërkohë që të gjithë në Shqipëri kërkonin ndihma, ne na u bë një kërkesë për administrimin e territorit dhe në veçanti për projektimin e një Plani Rikuperimi të Qendrës Historike dhe të një Plani Rregullues të Përgjithshëm, të cilat i mungonin qytetit”.

Rezultatet e Planit të Rikuperimit u prezantuan përpara autoriteteve lokale në vitin 2006, me titull: “Zbulimi i Qytetit të Gurtë”. Fatkeqësisht të dhënat dhe konkluzionet e kësaj pune shembullore, u shpërfillën sipas zakonit shqiptar!

“Nuk kemi mundur të kemi kopjen e ndonjërës prej qindra skicave ose të vizatimeve të ndërtesave historike të realizuara nëpër vite nga teknikët e Institutit… Përsa kohë që do të mohohet qasja për të pasur këto dokumenta, do t’u lihet liri e tepruar krijuese projektuesve, si në rindërtimin e shtëpive plotësisht të shkatërruara, ashtu dhe në rindërtimin e pjesëve të rëna apo ndërhyrjeve të gabuara ndër vite”, shprehet arkitekti Fabrizio Torresi, autori i Planit të Rikuperimit.

Profecia u përmbush! Dhjetë vjet më pas, askush nuk dyshon më. Por falë kësaj pune, në korrik të vitit 2005, Gjirokastra u regjistrua si Trashëgimi Botërore në UNESCO. Në një farë mënyre mundi italian mori shpërblimin e merituar.

Në sallën e vogël të Biblotekës Shkencore, në oborrin e pasëm të Akademisë, Zonja Kumbaro u drejtohet të pranishmëve… Pjesëmarrësit janë personalitete të spikatura në fushën e trashëgimisë dhe pjesë e parisë së komunitetit lokal. Ka mes tyre ndërtues, arkitektë të nderuar, ku pesha e titujve dhe e fjalëve meriton vëmendje, ndaj dhe fjalori u përzgjodh me kujdes. Një teknikë par exellence e komunikimit publik.

Duket sikur kjo qeveri paguan enkas edhe për pagëzimin e projekteve. Ndryshe, nuk mund të shpjegohen emrat joshës: Itinerari i besimit (një udhëtim nëpër kishat dhe manastiret bizantine), Itinerari i shtëpive të shkrimtarëve (Kadare, Kokalari) apo Gjirokastra e bardhë (projekti i fasadave).

Natyrisht, projektet nuk e dëmtojnë Gjirokastrën. Aq më pak emrat tërheqës, por parashtrimi i zbut kundërshtarët, ul alarmin që shkakton një aprovim i mundshëm për ndërtimin e bypass-it.

“Kolegë të nderuar,” ndërhyn akademiku Emin Riza, njohësi më i mirë i banesës gjirokastrite, “nuk po hedhim poshtë projektin tuaj. Unë nuk jam dakort me atë trajektore që keni zgjedhur. Është një qafore që i vihet vlerave të qytetit-muze. Gjirokastra ruhet për vlerat e saj historike, arkitektonike dhe mjedisore”.

Përfaqësuesit e Atelier 4, studios fituese për projekt-zbatimin e bypass-it, përgatiten për të marrë fjalën. Sportiviteti dhe siguria e inxhinjerëve të rinj dallon dukshëm në këtë sallë akademike.

Në mur, në një fotografi të përbashkët panoramike, duket Asambli i Akademikëve në mbledhjen e tyre të parë, në vitin 1973, pikërisht, kur pjesa më e madhe e banesave dhe objekteve në Gjirokastër sapo ishin shpallur monumente.

Inxhinjeri Ylli Gjoni, përfqësues i Seed Consulting, bashkëhartues i projektit të bypass-it me Atelier 4, merr fjalën. “Zgjidhja në këtë zonë historike të mbrojtur është e sforcuar, është zgjidhje e vështirë dhe ky projekt bëhet invaziv, por është e vetmja mënyrë për t’u bërë i qëndrueshëm. UNESCO është shprehur me superlativa”.

Inxhinjeri nuk kishte dilema. Për studion fituese gjithçka ishte në funksion të qendrueshmërisë dhe sigurisë. Muret e larta do të visheshin me gjelbërim, ose me një lloj imitimi të mureve të Kalasë.

Projektuesit vazhdojnë të sqarojnë, ndërsa kundërshtarët kanë zgjedhur një taktikë të përbashkët: edhe projekti më i mirë e dëmton Gjirokastrën. Pra, nuk duhet asnjë projekt bypass-i! Palët nuk tërhiqen! Veçaneërisht burokratët e ministrisë, ku funksionon sistemi i hierarkisë të qëndeërzuar dhe bindjes absolute.

“Unë nuk jam inxhinjere”, thotë Ministrja. “Qëllimi i Ministrisë është të zbatojë politikat e qeverisë, t’i realizojë ato. Nuk e mbroj unë projektin teknik”. Por Zonja Kumbaro është kërkuesi, ose porositësi, sidoqoftë. Përplasja vijon…

Mrekullitë janë të shumta në këtë qytet të gurtë. Por ata që i krijuan janë larguar, duke marrë përgjithmonë me vete emigmat e krijimit. Po, atëherë, si mund ta zbulojmë Gjirokastrën? Si mund ta ç’kodojmë këtë mister? Nëse nuk mund t’ia arrijmë, nuk mbetet veçse t’i nënshtrohemi.

Vite më parë, kur qyteti sapo u shpall Trashëgimi Botërore, në përpjekje për ta kuptuar atë, arkitekti italian, autor i Planit të Rikuperimit, Fabrizio Torrezi zbuloi: “Më kujtohet edhe sot se si na befasoi modelimi i planit tredimensional të terrenit që na la me gojë hapur kur shikonim rrugët e Pazarit, që ngjasonin me kanalet për rrjedhjen e ujrave që vijnë prej malit në qytet”.

Pra në harmoni të plotë me natyrën, “urbanistët” e parë të qytetit, për të shmangur ujërat prej themeleve të shtëpive, i ndërtuan rrugët pikërisht në vendkalimet e rrjedhave të këtyre ujërave. Çfarë mrekullie! E kush mund të marrë me mend se çfarë teknikash, të fshehtash apo vëzhgime të pandërprera kanë venë në funksionim, në të shkuarën, ndërtuesit e parë të këtij qyteti-përrallë!

Ne nuk i njohëm ata, as nuk ua dimë emrat; nuk dimë asgjë rreth tyre. Por një gjë mund ta themi me siguri të plotë: të gjithë kanë qënë kryemjeshtra. Tavane druri të të punuara, pikturura murale, oxhaqe të veshura me dekoracione edhe përgjatë faqeve anësore të murit dhe gurë të gdhendur, janë të gjitha objekte me bukuri të rrallë.

“Kalaja është një vepër e papërsëritshme!”. Fjalën e merr Maksim Muçi, Kryetar i Shoqatës së Ndërtimit dhe Kryetar i Komiteti të Digave. “Po shpati mbi të cilin mbështetet, është i rrëshqitshëm! Le të shihen mundësi të tjera zgjerimi! Zonja Ministre, nuk ka rëndësi respektimi i procedurave. Shqetësimi ynë është të garantojmë Kalanë, të mos bëjmë punime që mund ta rrezikojnë atë dhe mundësisht të gjejmë një zgjidhje tjetër. Gjirokastritët do ta gjejnë një zgjidhje, sepse kanë bërë gjithë atë qytet”.

“Mos ma prishni Korijen”, thotë Vasil Muka, banor i Pazarit të vjetër. “Ajo është e mbushur me Kumbulla, me Vidhe, me Akacie e me Lofata. Kam luajtur qysh kur kam qënë i vogël në atë kodër. Në 67-n, te Koço Meksi ka rrëshqitur shtëpia përposhtë dhe ka ikur për te Pedagogjikja; ka rrëshqitur tek ura e Zerzebilit, lart në Manalat; ka rrëshqitur te shtëpia mbrapa Kalasë. Atje te Shehu, ka rrëshqitur komplet kodra, ka rrëshqitur mbi “Turizëm”. Përse bëhet kjo rrugë? Bëhet për Dunavatin, që makinat e Dunavatit të mos kalojnë në mes të Pazarit? Sepse Manalati e ka të zgjidhur, por Dunavati e ka rrugën nga Zinxhirat, kalon te Nazmi Gorrica, tek Zerposhi, poshtë shkollës Manalat. … Zgjeroni aty se janë bahçéra, janë bahçéra të thom’ dhe del te shkolla… Kjo rrugë është një përbindësh prehistorik që do t’ia hajë themelet Kalasë! Ju lutem, mos ma prishni Kalanë! Mos ma prishni bukurinë!”

Gjirokastritët nuk po e japin qytetin! Eh, e si mund ta mendosh! Gjithë ai mund, tërë ajo përpjekje dhe histori 500-vjeçare! Ndërkohë kanë kaluar tre orë.

Në mbyllje, Zonja Kumbaro propozon një tjetër takim, mes teknikësh. “Disa ndryshime, …qoftë dhe anullim. Dua të them se jemi në një projekt dhe nuk jemi në një zbatim. Nuk do të doja që ta agravojmë apo ta rëndojmë opinionin publik me terma që u prish apo u shkatërrua Gjirokastra, e shkatërroi ministrja apo kryeministri. Këtu jemi për një qëllim të përbashkët, unë jam sot ministre, nesër…”.

Kjo sallë e vogël e freskët plot dritë në biblotekën shkencore të Akademisë u zbraz. Lexuesi mund ta përfytyrojë se diskutimi vazhdoi edhe për pak kohë në oborr. Por diçka e pathënë, një si ndjesi a shqetësim, endej në ajër…

Zhurma ubane dhe ekzaltimi që shkaktonte stina e re premtonte një hapësirë tjetër.

Shqipëri, partitë opozitare kushtëzojnë regjistrimin në zgjedhje me qeverinë teknike

Ndërsa protesta e opozitës para selisë së qeverisë ka mbushur tri javë, situata ka marrë një kthesë të fortë sot. Mbi 20 parti opozitare iu drejtuan me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke njoftuar se nuk do të regjistrohen për në garën e 18 qershori të ardhshëm.

Në letër shkruhet se “duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët, për shkak të kërcënimit serioz dhe real të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare”, partitë e opozitës kanë vendosur “të mos paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ, dhe rrjedhimisht as si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, deri në momentin e arritjes së një marrëveshjeje politike që siguron realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri, përmes një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike që do të sigurojë zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të votojnë të lirë”.

Vendimi i zyrtarizuar sot u mor dy ditë më parë. Kreu demokrat Lulzim Basha refuzon ta quajë këtë veprim një bojkot të zgjedhjeve, pasi sipas tij opozita nuk do të lejojë që të ketë një proces zgjedhor pa u ndryshuar më parë qeveria: “Nuk ka për të patur bojkot zgjedhjesh, sepse zgjedhje fasadë me krimin, nuk do të ketë. Qytetarët shqiptarë janë të vendosur. Rezistenca civile, mosbindja civile, armata e republikës së re do të pengojë me të gjitha mjetet popullore, qytetare, demokratike dhe paqësore, zgjedhjet me krimin, zgjedhjet me drogën dhe zgjedhjet fasadë. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më në Shqipëri”.

Vendimi i sotëm praktikisht krijon një situatë ngërci dhe të komplikuar. Ndonëse teknikisht zgjidhjet janë, një proces ku në bllok opozita refuzon të marrë pjesë, do të kishte pikëpyetje të mëdha mbi legjitimitetin e vet, ndërkohë që do të rrezikonte të ushqente një acarim të skajshëm të situatës.

Luajtët gabim mbrëmë, o mbrojtësit e Diana Çulit!… – Nga Ilirjan Blloshmi

Luajtët gabim mbrëmë, o mbrojtësit e Diana Çulit!

Ndoqa Top Story mbrëmë ku të ftuar ishin: “Vrasesja” Diana Çuli, Agron Tufa, Bedri Blloshmi si vëlla dhe kushëri i poetëve martirë, Vilsonit e Gencit, Beti Njuma dhe Alda Bardhyli si bartëse të projektit “Letërsia dhe qyteti”. Asnjë nga ata në panelin përballë “vrasëses” Çuli nuk arriti të thotë atë që është e vërtetë. Bedriu ishte i ngarkuar emocionalisht dhe nuk u shpreh ashtu siç duhet, Tufa dukeshe që nuk e njihte mirë dosjen, ndërsa Marku foli në vija të përgjithshme. Beti Njuma u mbrojt me idenë se “çfarë dhe Kasem Trebeshina ka shkruar poezi kundër sistemit”. Po Beti ka shkruar, por Kasemit i jane sekuestruar pas viteve 80 dorëshkrimet, në atë kohë ishte hequr ligji 55 (jo neni 55).

E verteta e dosjes dhe Roli i Çulit!

Ne 1974 Taulant Monci (ish shok klasë me Gencin), raporton në degën e mbrëndshme se Genc Leka ka libra të ndaluar, pas kontrollit Gencit i sekuestrohen disa libra në frëngjisht dhe anglisht. Meqese Genci dhe Vilsoni ishin kushërinj, filluan dhe survejinet për Vilsonin i cili punonte bashkë me Bedriun me kafshët (kalë, mushke, gomar) që transportonin grurin e kooperativës. Në rreth të Toles (vend në fshatin Berzeshte) është mbytur një mushke me grurë. Gjatë përpjekjes për ta shpëtuar, ka ndërhyrë dhe Rystem Dashi. Pas disa ditësh është bere arrestimi i Bedri Blloshmit, Vilson Blloshmit, Genc Lekës, Rystem Dashit. Pasi gjyqi pa dhe vlerësoi dëmet që të akuzuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi 22 vjet burg
Genc Leka 22 vjet burg.

Pas dhënies së pretencës, është ngritur në këmbë njeri dhe ka thënë: Fëmijët e “kulakeve” duhet dënuar me rëndë. Ku është lufta e klasave? Vilsoni dhe Genci shkruajnë poezi të ndaluara. Ky njeri quhej Aqif Leka, (pseudonimi Qyskia). Pasi është bere kontrolli në shtëpinë e Vilsonit dhe Gencit, janë gjetur poezitë e tyre. Pas kësaj prokurori i çështjes i ka kërkuar Lidhjes së Shkrimtarëve ndihmë për dy ekspertë letrarë. Lidhja ka dërguar Diana Çulin, Koçi Petritin, Muzafer Xhaxhiun, dhe Nasho Jorgaqin.

Nga të 4 ekspertët, Diana Çuli ka bere akt-ekspertize jo recense (siç pretendon Njuma dhe Bardhyli). Nasho Jorgaqi dhe Muzafer Xhaxhiu kane bere kritike letrare (mjafton ta shikosh në dosje) prandaj ne nuk i kemi përmendur. (Meqenëse si Balla, Njuma dhe Bardhyli e bënin shpesh si pyetje). Përmendet vetëm Çuli që ka bere akt-ekspertizen jo recencse apo kritike letrare.

Pas kësaj…………. Dmth pas ak-ekspertizes. Gjyqi vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi pushkatim
Genc Leka pushkatim.
Ky është roli i Diana Çulit në lidhje me çështje e mësipërme. Që ta kompletojmë të gjithën. Meqese Njuma tha se do të beje një dokumentar, le ta bëjë. Por le të kërkojë dhe dokumentat ku Vilsoni dhe Genci kanë bere kërkesë për falje jete. Aty do gjejë dhe përgjigjen pse nuk i falet jeta Genc Lekës dhe vlerësimi që është bere Çulit.
Nese Njuma dhe Bardhyli që i shërbejnë letërsisë, kësaj here kanë vepruar çuditshëm: nëse duke e ftuar Dianën në projektin e tyre, kanë dashur të provokojnë debat, atëherë u lumtë! Por, nëse kanë dashur ta nderojnë atë si shkrimtare, atëherë kanë shkelur në dërrasë të kalbur. Si mund të nderohet dikush që, sipas filozofes Arendt, nuk mund të quhet as individ, sepse mendjen, zemrën dhe shpirtin ia ka falur sistemit?

Gazetari Xhevdet Hoxha shpallet “Qytetar Nderi” në Malësi të Madhe

Këshilli i Bashkisë “Malësi e Madhe” nderoi sot me titullin “Qytetar Nderi” ish-gazetarin e Zërit të Amerikës Xhevdet Hoxha dhe disa figura të tjera, të njohura të Malësisë. Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj tha se Malësia nderoi sot bijtë e saj.

Xhevdet Hoxha, i cili jeton në shtetin amerikan të Virxhinias, emigroi në moshë të re në SHBA dhe më pas punoi për më shumë se 30 vjet në Zërin e Amerikës.

Në motivacionin, që shoqëron titullin thuhet se “Xhevdet Hoxha u bë një ndër zërat e fuqishëm për përhapjen dhe mbrojtjen e traditave, qendresës dhe të drejtave të malësorëve të Malësisë së Madhe, që jetojnë në Shqipëri dhe në SHBA. ”

Afera ÇEZ, Prokuroria merr të pandehur Josef Hejsek dhe Jan Ivan

Prokuroria e Tiranes merr të pandehur zyrtarisht Josef Hejsek dhe Jan Ivan për akuzën e mashtrimit pasoja të rënda.

Akuzat u janë komunikuar me letër-porosi përmes ministrisë së Drejtësisë.

Prokuroria kërkon që dy ish-zyrtarët e ÇEZ të pyetën si të pandehur në procesin ndaj Kastriot Ismailajt.

Por lidhur me këtë hap të prokurorisë ka reaguar Kastriot Ismailaj.

“Si mund ti hetoni kur Parlamenti ka miratuar një ligj sipas të cilit ju ndalon që ju t’i hetoni. Po dilni mbi ligjin”, ka thënë Ismailaj.

Kërcënohet Agron Tufa: ‘Hej kopuk, ndale nismën se përndryshe…’

Pas nismës për ndalimin e filmave shqiptarë të diktaturës, shkrimtari Agron Tufa përfshirë së fundi në një debat të ashpër edhe me shkrimtaren Diana Çuli, të cilën e akuzoi si vrarëse se coi në togën e pushkatimit shkrimtarin Genc Leka ka marrë kërcënime me jetë.

“Panorama” mëson se vetë shkrimtari ka bërë një denoncim në polici, ku ka bërë me dije se së fundi ka marrë një mesazh kërcënues anonim në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë këtë, e lajmëron vetë Tufa në faqen e tij zyrtare të rrjetit social, i cili thotë se sëbashku me kolegun e tij, Erald Kapri, ndërmorën këtë nismë për të ndaluar me ligj filmat propagandistikë komuniste të regjimit të Enver Hoxhës, kjo pasi sipas tij është e dëmshme për shëndetin moral publiK.

Nga ana tjetër Tufa shpjegon se në “News24”, ai nuk kishte kërkuar që të gjithë filmat të përjashtohen, por të bëhet një listë e kujdesshme që nuk përçojnë propagandë komuniste.

“Mbreme mora nje kercënim anonim per shkak, se me kolegun tim, z. Erald Kapri (i kërcënuar dhe ai) ndermorem nje nismë, për të ndaluar me ligj filmat propagandistikë komunistë të rregjimit te Enver Hoxhes, si lëndë toksike, radioaktive, e dëmshme për shendetin moral publiik. Mbetjet e diktaturës dhe nostalgjikët e asaj idile kinematografike perverse, incestuoze, qenkan prekur në kockë. Ne Neës 24 kisha sqaruar, se: jo perjashtimisht të gjithe filmat te ndalohen. Por te behet nje liste e kujdesshme e filmave ( te paket) qe nuk perçojne propagande komuniste, si dhe: te gjithe filmat e ‘mbijetuar’ te paraprihen para transmetimit me një 5 minutesh hyrje, ku te shpjegohet se perse transmetohet aksh film (vlera artistike, regjisoriale, aktoriale, tematike etj),” shkruan Tufa.

Detyrat e Komiteteve të PD për prishjen e zgjedhjeve të 18 qershorit

Partia Demokratike, në kuadër të strategjisë për bllokimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit, në mungesë të plotësimit të kushtit për krijimin e një qeverie të përbashkët, ka vendosur ngritjen e disa strukturave ilegale, të quajtura Kuvendet Qytetare për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme Anembanë Shqipërisë.

Po çfarë janë Kuvendet Qytetare dhe cili do të jetë roli i tyre në raport me zgjedhjet e qershorit?

Burime nga pjesëmarrësit në mbledhjen e koalicionit qytetar thanë për Shqiptarja.com se, këto Kuvende Qytetare, të ngjashme me Komitetet e Shpëtimit, kanë si detyrë të pamundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit, në kushtet bojkotit të opozitës. Në varësi të zhvillimeve politike dhe në mungesë së një zgjidhjeje politike në horizont, Komitetet do të jenë mekanizmi ose arma e opozitës për prishjen e zgjedhjeve parlamentare, çka mund të çonte në përplasje sociale dhe destabilizim të vendit. Këto struktura do të mbledhin gjithashtu informacione dhe fakte rreth çdo lëvizje të përfaqësuesve të shumicës në raport me zgjedhjet. Ndërkaq, modalitet e ndërhyrjeve të paligjshme për të sabotuar procesin e votimit në 18 Qershor do të përcaktohen në ditët në vijim nga Partia Demokratike, por aktualisht, deputetët e opozitës, drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike dhe të partive të të tjera të djathta, janë udhëzuar që të angazhohen për rekrutimin e njerëzve për krijimin e këtyre Kuvendeve Qytetare.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse këto struktura do të kthehen në një realitet politik. Gjithashtu, me interes pritet edhe reagimi i Policisë së Shtetit, Prokurorisë, mazhorancës dhe faktorit ndërkombëtar. Ka një perceptim të fortë, sipas të cilit, me anë të kësaj lëvizjeje ekstreme, opozita kërkon të evitojë një humbje të mundshme përballë koalicionit PS-LSI, por të shtyjë në një kohë të pacaktuar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Përbërja e Kuvendeve Qytetare

Deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, drejtues degësh dhe përfaqësues të partive të tjera aleate, do të angazhohen në terren për konstituimin e Kuvendeve Qytetare me personazhe me peshë në komunitetin ku jetojnë, për një bllokim të mundshëm të zgjedhjeve. Edhe pse kjo lëvizje bie ndesh me kauzën trevjeçare të opozitës për dekriminalizimin dhe disa parime të mbrojtura të paktën verbalisht nga kryetari Lulzim Basha, opozita synon të afrojë pranë saj grupe të fortësh  dhe me të shkuar të dyshimtë. Pjesë e Kuvendeve ose e Komiteteve do të jenë sigurisht komisionerët e besuar të Partisë Demokratike, anëtarë të forumeve lokale, militantë, personazhe të inatosur me qeverinë etj.

Mesazhi i Bashës

Pas vendimit për ngritjen e Kuvendeve Qytetare, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka artikuluar një mesazh të qartë. “Jo more zotërinj, nuk do t’ia hidhni kaq lehtë. Nuk ka për të patur bojkot zgjedhjesh, sepse zgjedhje fasadë me krimin, nuk do të ketë. Qytetarët shqiptarë janë të vendosur. Rezistenca civile, mosbindja civile, armata e republikës së re do të pengojë me të gjitha mjetet popullore, qytetare, demokratike dhe paqësore, zgjedhjet me krimin, zgjedhjet me drogën dhe zgjedhjet fasadë. Ua kemi dhënë paralajmërimin nga ky shesh me 18 Shkurt. Ua përsërisim ditë për ditë, e natë për natë. Ngule mirë në mendje. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur më në Shqipëri”, ka deklaruar Basha. /Shqiptarja.com

DUARTROKAS ÇADRËN E LIRISË DHE LIDËRIN E SË ARDHMES LULËZIM BASHA – Nga MEXHIT PRENÇI

 “Në përrenjtë e botës së kalbur dorë “e artë” e kriminelit gërryen drejësinë e shpesh rrugë e paudhë e vetë krimit blenë ligjin” SHEKSPIR _

1
Ky mesazh universal i gjeniut të dramatrugjisë boterore Uilliam Shekspir i flet fuqishëm edhe momentit historikk të realitetit tonë në këto ditë ku Lëvizja mbarëpopullore e udhëhequr nga lidëri i opozitës Lulëzim Basha, proteston me vendosmëri të lartë për   mbrojtjen e votës së lirë nga  blerja dhe dhuna e pushtetit të inkriminuar e  korruptuar të kryyeministrit të papërgjegjshëm Edvin Rama… Kjo lëvizje e qartë në kauzën e saj për të zgjedhje të  lira dhe demokrtike, duhet të bëjë gjithcka, edhe të pamundshmen ta bëjë të mundlhshme, gjersa të vetëdorëhiqet kryeministri e t’i hap rrugën një qeveri teknike për përgaditjen e zgjedhjeve  të 18 qershorit,
2
Disa herë kryeministri i “Riilindjes” ka artikuluar me zë të lartë triumfatori se  “zgjedhjet do t’i fitoj Unë”!!! …Nëse është kështu përse nuk  vetëdorhiqet e të pranojë kërkesën për qeveri teknike me specialist, jo partiakë, që të admistrojë zgjedhjet?! …Arsyetimi logjik i mospranimit është i thjeshte: nuk do të mund të blejë më votat me miloinat e erove të drogave e parave të psita, as të aplikojë  marifete të tjera mafioze, po dhe agresive me sharlatanë, aventurierë, të korruptuar e të inkriminuar siç bëri në zgjedhjet lokale në Dibër e Kolonjë me policinë e Saimir Tahirit, duke kërcënar votuesit e  opozitës dhe  njerëzit e thjeshtë që i kanë në listat e tyre si kontigjente mosvotuese të Rilindjes së Edvin Ramës.  (Them  Rilindje e Ramës për ta dalluar nga Libra e Blushit që përfaqson socialistët.)
3
Kjo  situatë therëse psikologjike  është trysn në vetëdijen e tij, çka e  ka futur në panik. Fobia e humbjes i ka humur edhe mendjen … Hiqet si i forti I lagjes së cubave… Bën karagjozlleqe provokeuese duke ecur më këmbë para Çadrës së Lirisë, me djalin në krah… por i rrethuar me bodiguardë me muskuj e të armatosur se mos e gjuajnë  me vezë, domate apo diçka tjetër!… Hajde hajde trimi i xha Spiros…do thoshte Urtaku.
E vërteta është se i shkojnë shtatë në qase, siç thotë  fjala e urtë, nga Lëvizja e fuqishme  mbarëpopulloe, që i prinë lidëri modern i formatit perëndimor Lulëzim Basha, sidues i lidërve  me mendësi komunisto-enveriste apo anakronike.  Kjo lëvizje  po vjen gjithnjë duke u shumuar  e shumuar  dhe ndërgjegjësuar se, kauza e saj  është më shumë se mbrojtja e votës së lirë, e duhet  shndërruar në një revulucion demokratik me kauzën e dhjetoristëve “Liri Demokraci’”,  “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” për të shembur  sistemin dhespotik të Ramës dhe të nostalgjikëve të kohës pa liri të  të socializmit.
4
Përballja me forcën e kësaj lëvizje  kur të arrijë kulmin e të shpërthejë  e dalë jashtë nga cadra e lirisë duke mbushur sheshet e qyteve në të gjithë vendin e pastaj të marshojë drejt Kryeministrisë, – përballja me të, do të ishte qasja e gabuar, fatale për kryeministrin dhe qeverinë e tij të korrptuar dhe innkriminuar. Dorëheqja është mençuri, qytetërim….Po kujt ia thua këtë, do thoshte vlonjati; me kë e kë, do thoshte shkodrani..
5
Alibia e drejtësisë nga kryeminstri se  do shemb pallatin e padrejtsisë që të sjellë drejtësi, është mashtrim  i neveritshëm që i bëhet popullit që të votojë  Vetingun me ligjet e fomruluara dhe katranosura duke përdhosur edhe Kushtetutën, nga ish-prokurori komunist dogmatik Fatmir Xhafa, shërbëtor pa dinjitet i  të çmendur për pushtet absolut  Edi Ramës,.
Pi:tagora do të thoshte:  “Është i njejti rrezik si t’i japësh shpatën në dorë të cmendurit dhe pushtetin të pamoralshmit”.
6
Ky personazh grotesk e kontravers, tiran delirant, dhunues i ligjit dhe kushtetutës, proklamon se ka bërë shtet. Sigurisht  ka bërë shtet, por ky është shtet i fortë dhe i dhunshëm policor, mbushur me keqbërës, të inkriminuar dhe korruptuar, hajna, vrasës e bandit që bashkëpunojnë me policië e Tahirit nën komandën e kryeminitrit; ky është modeli i shtetit të Rilindjes, unik në gjithë Europën e më gjerë. Dhe ka ndodhur ajo që s’duhej të ndodhte, ata e kanë futur në lak kryeministrin dhe si ajo kafsha që bishti drejton kokën,  e detyrojnë të bëj këtë apo atë, të veprojë kështu apo  ashtu… .
7
Ata të lakut  nuk janë opozitë që proteston me mjete demokratike, ata  qëllojnë me plumba në errësirë,  madje jo me dorën e tyre…  I di mirë këto kryeministri ynë që mos e paqim…Pushtetin e drejton krimimi  organizuar, kryeministri është vegël e tyre,.ndaj e konsideron armike opozitën e cilla godet krimin e kriminelet, bandat dhe banditët, ata të hurit e të litrait, dhe gjithë të tjerët që bëjnë punë të pista e të ndyra që vetë kryeministri i ka orientuar në këto udhë të gabuara e djallëzuara dhe  i ka  mjelur mire e mirë, por ka shkuar si cjapi te kasapi;  ka hyrë në borxhe, që nuk mund të luaj si me kundërshstarët e tij politikë.
8
.O njerëz të mirë , të drejtë, me virtyte dhe  integritet, që gjykoni me kokën tuaj, a thua se janë shuar burrat e ndritur të këtij vendi, burrat apo gratë  me moral të të lartë, me dije, kulturë, mencuri e zgjurasi atdhetarë që e shkrijnë jetën për popullin;  apo keni rënë në një gjumë letargjik dhe heshtin?!. Çdo intelektual i shquar i këtij vendi nëse hesht kur duhet të flasë, nuk ekziston më si i tillë.
Është momenti i  pjesmarrjes masive në këtë revolucin demokratik me kauzën e votës  se lirë që është thelbi i lirisë dhe demokracisë,    Ta shembim këtë Republikë të krimit dhe korrupsionit dhe të ndërtojmë një Republikë të Re ku të katër pushtet të jenë të pavarur.. Kauza e protestës: “Liri Demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Euopa”!

Dokumenta që flasin se pushkatimi i Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit u bë për shkak të poezive të tyre Nga Agron TUFA

DOKUMENTA QË FLASIN SE PUSHKATIMI I GENC LEKËS DHE VILSON BLLOSHMIT U BË PËR SHKAK TË POEZIVE TË TYRE TË OFRUARA NGA AKT-EKSPËRTIZAT E “VËLLAZËRISË KAINIANE”

Agron TUFA

Argumenti i fundit, kryekrejt spekulativ e nihilist, që përdoret në mbrojtje të Diana Çulit, është se, gjoja, dënimi kapital me pushkatim i poetit martir Genc Leka, nuk ka të bëjë me “Akt-Ekspertizën” e poezive, që shkrimtarja e tyre e preferuar ia ofroi Sigurimit.

Teoria e tyre e fundit thotë, se Genc Lekën “e pushkatuan për sabotim të ekonomisë socialiste” dhe aspak për poezitë e komunetuara nga D. Ç.

Në fakt, në vendimin gjyqysor të denimit të Lekës dhe Blloshmit vërtet janë dy nene a) për “sabotim” dhe b) për “Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Nga përvoja më hartimin e vëllimeve të “Fjalor Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist” në Isnstitutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, e kemi ndeshur praktikën e qëllimshme të përzierjes së neneve politike me ato ordinere.

Kjo përzierje bëhej për të ulur e poshtëruar qëllimshëm imazhin e kundërshtarit me aspekte oridinere, si hajdut, imoral, pijanec etj, etj, por që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Kuptohet poezitë me recensat përkatëse të sivëllezërve kainianë, kanë patur një peshë themelore në dënimin e tyrë, por në Vendimin gjyqësor, ato janë përfshirë në nenin e “Agjitacion propagandës”.

Po si ta dallojnë këtë gazetaret tona, që kriter kanë nxitimin dhe sprintin për të ta hedhur në “kthesë”?

Të gjithë që kanë lexuar “Princin e lumtur” të Antuan dë Sent-Ekzyperrisë, do t’u kujtohet skena e fillimit kur Princi i Vogël vizaton një Boa, të cilën e ka fshehur nën një kapelë.

Ai ua paraqet të rriturve vizatimin dhe i pyet se çfarë është. Të gjithë i thonë: “kapelë”. Princi largohet i zhgënjyer me trashësinë e tyre, që nuk kuptojnë një gjë aq të thjeshtë: që Boa gjendet nën kapelë.

Megjithatë, ne po ua rrëzojmë dhe këtë pretendim të fundit dhe do të paraqësim me dokument, se pikërisht poezitë e tyre të interpretuara nga Akt-Ekspertiza (në rastin konkret të Genc Lekës me po ato tituj poezish të analizuara nga Diana Çuli) bëhen argument e provë vendimtare në mosfaljen e denimit të tyre me pushkatim.

Kjo pjesë dokumentash që fokusojnë Genc Lekën, paraqesin përgjigjen dhe argumentin që sjell Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të RPSSH-së, me rastin e lënies në fuqi të vendimit për pushkatimin e tyre.

Për ata që interesohen t’i kenë integralë të gjitha këto dokumenta (për Lekën dhe Blloshmin), mund t’i marrin ato në ISKK, me një kërkesë të thjeshtë. Me tej, vëreni vetë dokumentet, duke u lënë shans gazetareve të konsultohen më ngushtë me shokët pë të nxjerrë ndonjë argument më për të qenë në mbrojtje të klientes së tyre.

Image may contain: textImage may contain: text

Image may contain: text

Publikohen 562 emra të “dëshmorëve” të vrarë nga Ministria e Brendshme e regjimit komunist (Foto)

Të dhëna dhe shifra zyrtare kanë dalë në dritë nga vrasjet që janë bërë gjatë sistemit komunist.

Pushkatime, vrasje në kufi e shumë krime të tjera janë kanë sjellë rreth 562 viktima, emrat e të cilëve janë të renditur në një mur në muze. Por sigurisht që kjo shifër mendohet të jetë shumë herë më e vogël nga që mund të jetë në realitet. Detaje dhe emrat rreth këtyre vrasjeve i ka publikuar ish kreu i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi.

“562 “dëshmorët” e Ministrisë së Punëve të Brendshme në diktaturë. Dikur, deri në vitin 1992, aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka qenë Muzeu i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky muze ishte i ndarë të tri pavijone: Sigurimi, Policia dhe Kufiri. Në një prej stendave të tij, ishte e vendosur edhe lista e “dëshmorëve” të kësaj ministrie. Nga kjo tabelë, rezultojnë vetëm 562 persona të vrarë nga kjo ministri. Sigurisht nuk i takojnë vetëm Sigurimit, por edhe të vrarëve nga Policia dhe Kufiri. Vizitorëve të djeshëm të këtij muzeu që sot mëtojnë shifra më të mëdha në lidhje me të vrarët në fjalë, po u kujtoj foton e kohës së shkuar”, shkruan Dervishi.

Fugat – njëri me Ramën tjetri me Lulin -Njëri dorën në kadaif tjetri në bakllava

Artan Fuga dihet se mbështet opozitën, ndërsa nipi i tij Endri Fuga është këshilltar i kryeministrit. Po ashtu i jati i Endri Fugës dhe vëllai i Artan Fugës, Përparim Fuga, është Prorektori i Universitetit Europian të Tiranës, i njohur si UET.

Këtë gjë e ka kapur edhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu, ndërsa populli thotë njëra dorë në kadaif, ndërsa tjetra në bakllava. Gjejeni dora e kujt është në kadaif, dhe e kujt në bakllava. Kjo varet edhe nga shijet!

Pas takimit Basha-Lu, opozita vendos bojkot të zgjedhjeve, nëse Rama s’largohet

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me aleatët. Takimi që ka zgjatur për më shumë se 60 minuta në selinë e PD, vjen fill pas drekës që kryedemokrati ka zhvilluar më herët me ambasadorin e SHBA në vendin tonë, Donald Lu.

 

Mësohet se fokusi i bisedës ka qenë situata politike në vend, bojkoti i opozitës dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

Gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se gjatë takimit është vendosur, që asnjë parti, as PD dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe po kështu s’do të hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama.

Kështu, opozita është shprehur sërish e vendosur për krijimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve parlamentare.

Gazetarja Menga, duke iu referuar burimeve, raporton për “BalkanWeb” se edhe 6 parti opozitare që tashmë janë regjistruar në KQZ, do të dorëhiqen, për t’iu bashkuar kështu vendimit të partive opozitare, PD dhe aleatëve të saj.

Kujtojmë se prej 18 shkurtit opozita vijon protestën në çadrën e vendosur pranë godinës së Kryeministrisë, duke vënë theksin tek dy kërkesat kryesore të saj, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Pas takimit me ambasadorin Lu, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

TIRANE– Pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me ambasadorin e SHBA në vendin tonë Donald Lu, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu, aleatët e tij. Në takimin e nisur rreth orës 15:00 marrim pjesë Duka, Shehi, Mediu, Madhi dhe Spahiu.

Situata politike në vend, bojkoti i opozitës dhe zbatimi i reformës në drejtësi, janë disa nga temat kryesore ku është fokusuar biseda.

Prej 18 shkurtit opozita vijon protestën në çadrën e vendosur pranë godinës së Kryeministrisë, duke vënë theksin tek dy kërkesat kryesore të saj, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.


Send this to a friend