VOAL

VOAL

Bullizmi në Shqipëri ka prekur mbi 20 për qind të nxënësve

Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit, publikuan sot studimin e parë kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat e Shqipërisë.

Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar.

Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal dhe dhe pjesa tjetër nga bullizmi fizik.

Pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bullizmi janë djemtë.

Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.

Bullizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për qind edhe në prani të mësuesve.

Mësuesit e anketuar mendojnë se nxënësit bien pre e bullizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tretërt janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri.

Basha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga përçarja

TIRANE – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj shqiptarëve. Basha në një status në Facebook i bën thirrje kreut të qeverisë që të heqë dorë nga kërcënimet dhe mos të kërkojë të përçajë shqiptarët.

Edhe më herët në një bashkëbisedim me artistët në çadrën e protestës, Basha tha se shqiptarët nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës, demokratë e socialistë janë të bashkuar në kauzën e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:

Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur,” shkruan Basha në Facebook.

Blushi: Këtë javë mund të bjerë qeveria dhe Parlamenti

Deputeti Ben Blushi parashikon një të ardhme jo të mirë për Shqipërinë javën që vjen. Sipas tij, Shqipëria mund të mos ketë qeveri, as veting dhe as President, çka do ta rrëzonte komplet shtetin shqiptar.

Blushi shkruan në FB se edhe vetë kriza ka hyrë në një krizë.

STATUSI

KRIZA PO HYN NË KRIZË

Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë.

Meta: “As me arrogancën e njërës palë, as me ultimatumet e tjetrës”

Në një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Ilir Meta shprehu mesazhe të qarta për liderët e PS dhe PD, Rama e Basha që të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit me arrogancën e kokëfortësinë e tyre.

Meta tha se atij nuk i dhimbset karrigia e tij apo e ministrave të LSI-së për t’i dhënë një zgjidhje Shqipërisë.

“Çdo politikan mund të jetë peng i të kaluarës së tij, por kjo asnjëherë nuk mund të jetë një fatkeqësi për vendin e çdo politikani.

E ardhmja e vendit nuk mund të merret peng nga askush që mendon më shumë për karrigen dhe pushtetin e tij se sa për paqen dhe stabilitetin e vendit të tij dhe qytetarëve të tij.

Ndaj nuk kemi asnjë minutë për të humbur  as me arrogancën e njërës palë, as për ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të pranuara nga të gjithë.

Nuk na dhimbsen as karriget tona, as të Ilir Metës as të ministrave të LSI-së për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë e për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017.

Të mos pengohet nga arroganca dhe kokëfortësia që vetëm vonon Shqipërinë të jetë vend normal” tha Meta.

Vrasja e ish zyrtarit të policisë, shpërblim për informatorët

Policia ka njoftuar sot se ka vënë një shpërblim prej 3 milion lekësh për këdo që do të japë informacion rreth autorëve të vrasjes së ish zyrtarit të policisë Artan Çuku. Deri tani për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa të paktën 11 persona janë shoqëruar. Çuku ka qenë një oficer karriere. Ai ka shërbyer në detyra të ndryshme. Në vitet 2009-2011, ai ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ndërsa më pas, Drejtor në Policinë e Vlorës në vitet 2012-2013. Në vjeshtën e vitit 2013 ai ishte pjesë e një numri të madh drejtuesish të policisë të cilët u lëvizën nga detyra, pas zgjedhjeve të atij viti, duke u emëruar në Akdeminë e policisë, ndërsa në 2014 u liruan nga radhët e uniformave blu.

Çuku u qëllua në hyrje të pallatit ku ai banonte, në një zonë të populluar të kryeqytetit, nga të paktën dy atentatorë, të cilët kanë përdorur armë të ndryshme. Policia tha se kishte gjetur në vendngjarje 2 gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Pas vrasjes autorët dyshohet se janë larguar në drejtime të kundërta për të humbur gjurmët.

Autoritetet po hetojnë në disa pista, si ajo që lidhet me aktivitetin e tij në polici, ashtu dhe me aktivitetin e tij privat. Çuku zotëronte një kompani private sigurie, dhe konkurrenca në këtë sektor mund të jetë një nga dyshimet. Sikundër është rihapur dhe dosja e një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2005, kur ai shërbente si shef komisariati në Tiranë dhe një i ri i shoqëruar në mjediset e komisariatit vrau veten pasi sipas variantit zyrtar të kohës, kishte mundur t’i merrte Çukut nga brezi pistoletën.

Në mesditë në Drejtorinë e policisë së kryeqytetit u zhvilluan dhe homazhet për nder të ish zyrtarit që humbi jetën.

Është ekzekutuar me armë zjarri ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Është ekzekutuar me armë zjarri ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e liqenit artificial në Tiranë, në derë të shtëpisë së tij nga persona ende të paidentifikuar.

Cuku ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit, si zv/drejtor I Policisë së Tiranës, zv/drejtor i Fierit, si dhe së fundmi edhe drejtor i Vlorës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia e Tiranës ka ngritur postblloqe të shumta dhe po kontrollon të gjithë zonën përreth.

Pas ‘Qeverisë së Besimit’ të Metës, Basha ‘kokë më kokë’ me Kokëdhimën

Ish-deputeti socialist, aktualisht kreu i lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima do të zhvillojë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Kokëdhima, një nga kritikët dhe akuzuesit e ashpër të kryeministrit Rama do të takohet me kreun e PD-së, Lulzim Basha në ora 15.00.

Takimi mes tyre do të mbahet në hotel Rogner dhe vjen në një situatë tejet të acaruar politike, kur opozita është prej kohësh jashtë Kuvendit dhe prej 50 ditësh kërkon dorëheqjen e Ramës si kryeministër.

Kujtojmë se më herët Kokëdhima ka zhvilluar takim edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta, i cili këmbëngul për zgjidhje përmes dialogut dhe është shprehur për një qeveri të Besimit.

Mustafaj: “Shqipëria në prag të skenarit maqedonas, Meta do Kryeministrinë”

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka analizuar sot mundësitë që ekzistojnë për realizimin e një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, që do mundësonte zgjidhjen e ngërçit politik.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Mustafaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të cilat siç u shpreh, të çojnë tek një ambicie serioze e tij për të marrë postin e kreut të ekzekutivit. “Kam dëgjuar me vëmendje deklaratat e tij të fundit, nga ato që thotë e artikulon duket qartë se ambicien për kryeministër e ka shumë serioze, nuk e ka sa për të shuar kureshtjen”,- tha Mustafaj.

E duke mos parë një rrugëdalje të qartë nga kriza, ish-ministri demokrat thotë se ka shumë gjasa që Shqipëria të shkojë drejt një skenari maqedonas. “Basha ka thënë se qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të realizuar qëllimet që ka, më kryesorja është shkëputja e lidhjeve me narkotrafikun, që të mos financojnë zgjedhjet. Por kjo duket disi e largët”,- shtoi ish-ministri i PD.

Mustafaj u ndal mandej gjerësisht tek thirrjet e Ramës drejtuar Bashës për dialog, duke theksuar se kryeministri po tallet me ftesat e tij për liderin e opozitës, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Ne kemi parë situata të ngjashme kur opozita bojkotoi zgjedhjet. Nuk ishte në parlament, qeveria ishte jofunksionale. Nëse Rama e ushqen veten me iluzionin se mund të bëjë pa opozitën, duhet parë gjendja e tij psikike, siç thotë Lubonja. Kam përvojë të gjatë si negociator, qoftë kush isha diplomat, por dhe kur isha në opozitë, kur punoja si këshilltar i Berishës. Në këtë rast vetëm ftesa nuk janë ato që dërgon Rama. Për mua ato janë në mënyrë të drejtpërdrejtë tentativa të Ramës për të sabotuar dialogun. S’duhet të thotë ‘Hë mo Lul ku do shihemi?’. Këto janë fyerje të drejtpërdrejta, të fodullëkut të tij. Basha kësaj here po sillet si një njeri që do negociata. Nuk besoj se nga ana formale Basha po bëhet pengesë”, – deklaroi Mustafaj.

Ndër të tjera ai tha se nuk duhet të vendosen kushte për t’u ulur në një tryezë për dialog.
“Kjo është pengesë. Nëse i kërkohet palës që të vij pa kushte dhe ti nuk duhet të vësh kushte. Kushti është pengesë për arritjen e marrëveshjes. Edhe unë nuk do ulesha në tryezë me ato talljet e Ramës”, – tha ai.

Basha përgjigje ftesës së Ramës: Në çadër të vish, ja si të vish…

Pas statusit të radhës në Facebook ku Kryeministri Edi Rama i kujton kreut të PD-së Lulzim Basha se është në pritje të nisjes së një dialogu, ky i fundit thotë se “ një shteg ia lëmë po të vijë me dorëheqjen e firmosur”.

“Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje.Mos ki frikë!,” shkroi pak më parë kryeministri Edi Rama.

Kësaj deklarate, Basha iu përgjigj duke thënë se negociatori i PD ka 36 orë që është në funksion të zgjidhjes dhe pret të dërguarin e PS.

“Bëjmë dialog për zgjidhjen e krizës politike përmes qeverisë teknike. Negociatori i PD ka 36 orë pret në funksion të zgjidhjes, por Rama bën monolog, monologje shtepër për t’i hedhur hi syve të njerëzve. Unë them një shteg për bisedime t’ia lëmë, por të vijë me dorëheqje të firmosur” tha Basha.

Blushi: Funerali i Rilindjes zgjati shumë, u sul si bisha ne pyll për të shfarosur të gjithë

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi ka mbajtur sot një fjalë të gjatë në Kuvend për zhvillimet dhe krizën politike.

Ai tha se zgjidhje pa zgjedhje nuk mund të ketë edhe anasjelltas. Blushi tha se “funerali i Rilindjes” po zgjat pak si shumë.

Blushi mendon se Rilindja ka rënë përfundimisht.

Fjala e Plotë

Shpresoj qe sot gjysma e qeverise nuk ka ardhur me fjalime te gatshme kunder meje,jo sepse nuk kishte kush tua shkruante,por sepse njeriut qe i shkruante traktet kunder meje po i dridhet dora ndersa atyre qe i lexonin keto trakte po i merret goja sepse jane duke ikur.Ndoshta pas dy javesh shumica e ketyre qe qeverisin sot nuk do jene me.

Kam sot nje lajm te mire per te gjithe shqiptaret  dhe vecanerisht per socialistet :

Rilindja po bije.

Me vjen mire sot qe dy vjet me pare shpalla Funeralin e Rilindjes si nje proces te pakthyeshem natyral.Natyrisht ky funeral zgjati pak si shume por sidoqofte dy vjet nuk jane shume per varrosur nje te keqe. Me ndihmen tone te pakursyer dhe pa dyshim edhe timen, smund ta mohoj,dy shtyllat e Rilindjes, kanabistet dhe krenaristet e bene vete pjesen e mbetur.Disa nga pesha dhe frika e krimit u kapen, te tjeret,krenaristet kryesisht nga idiotesia iken,u shperndane neper pyll duke e lene rilindjen vetem.Sot ajo po ngordh eshte shtrire pa fryme dhe eshte bere gati ta varrosim.

Me vjen mire qe mora pjese ne gjahun e saj dhe nuk kam asnje vrasje ndergjegje.Asnje keqardhje dhe asnje emocion.

Per ata qe erdhen me vonese ne gjuetine e Rlindjes kam nje pershendetje.

Per Ilir Meten. qe megjithese eshte toleruesi me i madh i vesit ne kete vend,sepse edhe ai me te drejte u tremb nga terbimi i Rlindjes por sigurisht edhe per Lulzim Bashen qe si nje djale i ri u tremb nga ulerimat dhe u fut ne cader.

Sifoqofte ne gjah askush nuk i zgjedh dot aleatet.Ata jane te gjithe te vlefshem.

Per ata qe nuk e kuptojne kete politike te letrarizuar ajo qe po ndodh eshte kjo:

Mendoni se jemi ne nje pyll. ku nje bishe e uritur dhe e marre i eshte sulur te gjitha kafsheve te tjera per ti shfarosur.Fati i madh i kafsheve te tjera eshte se bisha kishte vetem oreks por nuk kishte intuite dhe as mend dhe as eksperience.Oreksi te con ne majmje por nuk te con ne fitore.Tani te gjitha kafshet e pyllit tone, jane sulur kunder kesaj bishe qe eshte Rilindja dhe duan ta zbojne nga pylli.Pasi ta vrasin.

Une mendoj se rruge tjeter nuk ka.

Per te gjithe ju miq te mij socialiste qe sot jeni te hutuar dhe nuk dini ku po shkoni po jua them pse erdhet deri ne kete pike,deri aty ku duket sikur nuk ka me rruge dhe nuk ia vlen me te ecesh.

Per shkak te nje njeriu.Edi Rames.

Ky erdhi ne pushtet me votat e socialisteve dhe qeverisi me nje grup keqberesish qe u quajten Rilindja.Cfare ishte Rlindja:mbeturinat e korruptuara te PD,mbetjet e degraduara te PS,gjithfaresoj mediokrish, banditesh, trafikantesh, gjobaxhinjsh, dallaveraxhinjsh, drogaxhinjsh, pazarxhinjsh, kumarxhinshj,vulaxhinshj,kazanxhinjsh,delenxhinshj,pra me shume xhinj se xhinde.Kjo eshte Rilindja e pare ne bote qe nuk ka nje poet por vetem xhinde.Edhe nje piktor qe pati, ky bente piktura me xhinde dhe me bisha se nuk i kam pare asnje pikture me fytyre njeriu. P.sh po ti kerkosh te vizatoje Mark Frrokun e qan,po ti kerkosh te vizatoje Pandin se ben dot.Ky eshte ndryshimi.A e keni  pare pra te vizatoje dot nje njeri?aq me pak nje njeri duke qeshur?Jo.vetem kafshime shpime,deformime trallime dallime,rrallime,mballime,ime,ime,ime ime.Cdo gje ime,ime dhe vetem ime.Asnjeri se ka pare te vizatoje asnjeri.Ky nuk ka aftesine te vizatoje nje fytyre njeriu por vetem fytyra perbindshash.

Pra e kuptoni kush ishte motoja e Rlindjes?:Rilindja gjithshka,LSI dicka,PDiu packa,te tjeret cka,PS ska, PD skap dhe vete Rlindja kap. Kaq ishte dhe kaq eshte.

Edi Rama ne keto kater vjet nuk e drejtoi arsyeja por grykesija.Ky donte te kishte gjithshka dhe prandaj sot eshte afer per ti humbur te gjitha.Edi Rama po ua humb pushtetin dhe serish po i le socialistet ne rruge.me vjen keq por kjo eshte fatura e nje partije qe tradheton lirine e vet.

Edi Rama donte cdo gje edhe qeverine,edhe partine,edhe drejtesine,edhe ekonomine,edhe prokurorine,edhe garancine,edhe tradhetine,edhe neverine,edhe hajnine,edhe lavdine,edhe bezdine,edhe manine,edhe marrezine,edhe Shqiperine.Te gjitha keto smund ti kishte dhe natyrisht nuk do ti kete sepse nuk do ta lejojme ti kete.

Thene keto le te kthehemi te ceshtja e dites.

Do kete apo jo zgjedhje ne Shqiperi,dhe nese po si dhe nese si, kur?

Une di te them sot se zgjedhje duhet te kete.Te gjithe ata qe vonojne zgjidhjen e kesaj krize e shtyjne 18 qershorin dhe e veshtiresojne zgjidhjen e krizes deri ndoshta ne moszgjidhje.Kriza me e keqe eshte kriza e zgjatur.

Une mund te them sot se partia qe kam nderin te drejtoj,LIBRA eshte e vendosur te hyje ne zgjedhje kurdo qe ato do mbahen dhe ne kete pike ne kemi nje ndryshim me te gjithe ju te tjeret.

Ne jemi ne opozite me te gjitha partite ketu ne parlament dhe ne cader por nuk jemi ne opozite me kushtetuten e vendit.Ne duam te kete zgjedhje sepse eshte e vetmja menyre qe Shqiperia te ndryshoje.

Ne duhet te ishim te vetmit qe duhet te kishim frike nga zgjedhjet.Ne nuk kemi qene ne pushtet,nuk kemi numerues,nuk kemi para per te blere vota,nuk kemi pushtet,nuk kemi banda,nuk kemi trafikante,nuk kemi bashki private,nuk kemi tendera,nuk kemi koncesione,nuk kemi televizione dhe nuk kemi frike.Kjo na ndryshon nga gjithe ju te tjeret.

Ka shume njerez keto dite qe habiten pse LIBRA do zgjedhje.Po a ka opozite ne bote qe nuk do zgjedhje?Une besoj qe nuk ka.Cudija ne Shqiperi eshte qe edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje.Imagjinoni sikur ne daten 18 qershor shqiptaret te shkojne ne zgjedhje dhe akush te mos garoje.

Cfare vendi do ishte ky?

Asnje shkrimtar dhe asnje fantazist nuk do mund ta imagjinonte nje situata kur populli shkon te votoje dhe askush nuk merr pjese ne gare.Shteti jo vetem do binte por do behej shteti me qesharak ne bote.

Megjithate dua ti jap sot nje pergjigje te gjithe atyre qe vene ne dyshim pozicionin e LIBRAs

LIBRA nuk vjen nga parate e pista prandaj nuk ka frike nga te pakten dy gjera:nga reforma ne drejtesi dhe nga zgjedhjet.Ka shume parti qe kane frike ose nga njera,ose nga tjetra ose nga te dyja.Kjo eshte frika nga gjykimi.Ne nuk kemi frike te gjykohemi perkundrazi mezi po presim qe kjo te ndodhe per te gjithe, pa perjashtim.

Ata qe thone se Libra nuk duhet te hyje ne zgjedhje meqe ne zgjedhje nuk hyn Partia Demokratike ne fakt i bejne nje nder te madh Edi Rames njeriut per shkak te te cilit jane futur ne cader.

Tani imagjionin per nje cast se cfare do te ndodhe nese PD dhe pastaj LSI dhe LIBRA nuk marrin pjese ne zgjedhje.Edi Rama nga kryeminister mund te behet pronar i ketij vendi.Nga nje gruevski prej llamarine mund te behet te behet nje erdogan prej celiku.

Pse?Ja pse.

Nese PD nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama perfundon me te pakten 80 mandate te vetat.Ska nevoje per askend per te qeverisur dhe eshte jashte kontrollit.

Nese LSI nuk hyn ne zgjedhje edi rama perfundon me 100 mandate per vete dhe Riliindjen dhe askush nuk e kushtezon me madje mund te ndryshoje edhe kushtetuten e vendit dhe te na ktheje ne nje republike presidenciale si ajo e erdoganit dhe ne kete rast te gjithe jemi me te rrezikuar se sot.Marrezine dhe urine e tij per pushtet nuk do ta frenonim dot.

Nese LIBRA nuk hyn ne zgjedhje Edi Rama do perfundonte me 120 nga 140 deputete dhe jo vetem Shqiperia, por ai i pari do ishte jo vetem jashte kontrollit por edhe jashte orbites.

Nese ne nuk hyjme ne zgjedhje Edi Rama do bente nje referendum per vete sic e beri dhe une jam deshmitari dhe shkaktari i ketij deformimi.Ky beri nje referendum duke me ikur nga zgjedhjet brenda Partise Socialiste.Heren e dyte nuk do ta lejoj.Nese ndodh do ishte fatale.Sic u shkaterrua partia socialiste dhe mbeti pa mendim ashtu do shkaterrohet shqiperia se do mbetet pa kundershtare.Kjo do ishte Shqiperia ideale e Edi Rames sigurisht e sponsorizuar nga inreresa materiale.

Une nuk kam ndermend ta lejoj.Ju mund te zgjidhni.

LIBRA kerkon ta shmange kete gje dhe prandaj them se duhet te hyjme ne zgjedhje.Sigurisht dua qe ne zgjedhje te vije Partia Demokraike me cdo cmim dhe ne duhet te bejme gjithshka qe ajo te vije dhe pa dyshim gjishka qe sistemi te persoset.

Po cfare mund te behet?

Ka disa gjera.

Se pari duhet te beni disa ndryshime ne sistem.

Ka kolege, ketu qe kane propozuar qe te gjitha partite te garojne me vete me platformat e tyre dhe mos jene te detyruara te bejne koalicione parazgjedhore cka mund ta lehtesonte lojen politike.Kjo kerkon nje ndryshim sistemi te cilin duhet ta pranojme.Pasi sistemi qe kemi eshte i pandershem.Nje partie ne koalicion i duhen 5 mije vota per nje deputet nje partije pa koalicion i duhen 12 mije.

Se dyti duhet te hiqni dore nga numerimi militant i votes.

Nese nuk bejme dot numerim elektronik duhet qe votat ti numerojne jo militantet por qytetaret e zakonshem.Asnje parti ska te drejte te numeroje votat e nje partie tjeter por qytetaret e mire te zgjedhur me short nje nate me pare. mund ta kryejne kete proces.

Se tret

Pranoni monitorimin e rolit te policise ne zgjedhje.Ka shume dyshime per policine dhe ato duhet te shtendosen.Policia duhet te zbatoj ligjin dhe te jete e mbikeqyrur vazhdimisht per te mos bere deme.

Se katërti

Pranoni ndryshimin e menyres se zgjedhjes se presidentit:presidendi duhet ti takoje popullit dhe ta zgjedhe ai,Ajo qe po na mungon me shume ne kete krize eshte nje president mbi palet qe mund te negocionte kete krize.Nje president partish nuk e ben dot kete gje,nje president i popullit mund ta beje.Presidenti qe po vjen nese nuk ka kohe te jete i popullit nuk duhet te jete ne asnje menyre i shumices se Rilindjes,ndryshe cdo tentaive per ekuliber politik do prishej dhe therrmohej keq.

Së pesti, pranoni te vijme nje nje parlament me te vogel pas disa muajsh.Nuk kemi nevoje per me shume se 100 depuetet dhe hajde bejme nje perpjekje per te nxjerre jashte qe ketej injonrantet,banditet,kriminelet dhe evazoret.duhet te dalin jashte kriminnlete qe merojne prokuroret,injorantet qe emrojne mesuesit dhe evazoret qe emrojne taksidaret.

Së gjashti duhet ti japim te drejte emgranteve te votojne.ata duhet te votojne me cdo kusht aty ku jane dhe madje te kene disa deputete ne kuvendin e shqiperise.

Une besoj se nuk ka rruge tjeter.Nese duam ta zgjidhim kete krize duhet te mendojme me shume per shqiperine dhe me pak per qeverine.

Ne te kundert do jete shume vone.Cdo minute qe kalon i shtyn zgjedhjet per te mos thene qe ato jane shtyre edhe tani qe flasim.Megjithate e rendesishme eshte te kete zgjidhje dhe pastaj te kete edhe zgjedhje ne menyre qe te kete serish zgjidhje.

Zgjidhje pa zgjedhje nuk ka dhe zgjedhje pa zgjidhje nuk do mund te kete.

Rama: Bojkoti i opozitës për të penguar reformën në drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi bojkoti i deputetëve të opozitës nisi kur Kuvendi duhej të vazhdonte me zbatimin, sipas tij, të ligjit themelor për reformën në drejtësi

TIRANË – Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, është zhvilluar përsëri pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët vazhdojnë bojkotin që kur filloi protesta e opozitës më 18 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë seancës, mbajti një fjalim kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi bojkoti i deputetëve të opozitës nisi kur Kuvendi duhej të vazhdonte me zbatimin, sipas tij, të ligjit themelor për reformën në drejtësi, që njihet si “Vetingu”. Sipas tij, ky bojkot lidhet me pengimin e reformës në drejtësi.

“Çadrës nuk i dha jetë përpjekja për të patur zgjedhje më të mira, por frika nga Vetingu. Bojkoti nisi jo rastësisht, por në javën kur ky Parlament duhej të merrte në shqyrtim dhe të vazhdonte me zbatimin e ligjit themelor për të bërë reformën në drejtësi. Kjo nuk është një përpjekje për garantuar zgjedhje të lira, por kjo është një përpjekje për mos lejuar Partinë Socialiste që të hyjë në zgjedhje. Frika nga drejtësia nuk është një frikë e zakonshme që prodhon reagime zakonshme, frika nga drejtësia është një frikë e jashtëzakonshme që prodhon reagime jashtëzakonshme. Ata që motivohen nga kjo frikë nuk e kanë aspak problem të çojnë vendin në destabilitet”, theksoi Rama në fjalën e tij.

Ai ka shtuar se “Një epokë e re për drejtësinë, është një epoke e re për politikën, qeverisjen, raportin mes shtetit dhe qytetarit. Populli nuk do ta lejonte cenimin e hapësirës ku partitë konkurrojnë, si në aleancë, por edhe veç, apo kundër njëra-tjetrës.”

Kujtojmë se protesta e opozitës po vazhdon që prej datës 18 shkurt me çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me kërkesën për krijimin e qeverisë teknike.

Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një konferencë për mediat disa ditë më parë deklaroi se “vendi në këto momente ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri të besimit për zgjedhje të pranuara nga të gjithë, që do të garantojë mos-përfshirjen e administratës publike në zgjedhje dhe në veçanti të Policisë së Shtetit.”

Këshilltari i Metës sulmon ‘BIRN’ pas investigimit për 300 mijë USD lobim në SHBA: Media sorosiane, suksese në jetë

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Departamentin e Drejtësisë në SHBA tregojnë se gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e saj të lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS. Por sipas saj, shpezimet e raportuara nga LSI në KQZ nën zërin konsulenca për vitin 2016, janë tre herë më të vogla se pagesat që ajo ka bërë për GSIS.

Pas daljes se ketij lajmi ne media, ka reaguar edhe keshilltari i kreut te Kuvendit Ilir Meta, Emiljano Aleksi, i cili ne nje status ne Facebook, shkruan:

statusi i emiljanos per birn

“E mirëkuptojmë dhimbjen e thellë dhe spekulimet e mediave sorosiane që kanë 15 vjet që shpifin pa u lodhur kundër Ilir Metës dhe 12 vjet që shpifin kundër LSI-së.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në jetë!”

Rrëfen negociatori: Si u arrit pakti Nano-Berisha më 2002, Rama tentoi ta prishte

Marrëveshja politike mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002 për reformën zgjedhore rrezikoi të prishej nga një vendimmarrje e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.

Në një rrëfim për “Panoramën”, ish-eksperti i OSBEsë në vitin 2002 dhe deputeti aktual i PD-së, Oerd Bylykbashi, tregon prapaskenat e asaj marrëveshjeje historike, e cila sipas tij ka lënë gjurmë në vendosjen e konsensualitetit politik në Shqipëri.

Bylykbashi rrëfen se situata politike pas zgjedhjeve të vitit 2001, për shkak të problematikave të mëdha që ato shfaqën, ishte tejet e tensionuar. Për këtë arsye, në dhjetor të po atij viti, palët nisën takimet e para informale për të arritur një pakt të rëndësishëm politik për reformën zgjedhore, por edhe për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

“Negociatat e para kanë filluar në muajin dhjetor 2001, dy muaj pasi kishte dalë raporti i OSBEODIHR- it. Në atë kohë, PD kishte mbyllur Kuvendin e saj, ndërkohë që në PS ishte përplasja Nano-Meta. Në dhjetor filluan kontaktet e para, fillimisht me opozitë(PD), sepse zgjedhja e Presidentit po shkonte drejt një vendimi të njëanshëm, kur PS i kishte 84 votat. Gjatë janarit negociatat vazhduan. Maxhoranca e asaj kohe kishte filluar t’i jepte garancitë e para opozitës. Në fund të janarit 2002, PD mbylli bojkotin e Parlamentit, pasi filloi të merrte këto garanci”, rrëfen Bylykbashi.

Deputeti demokrat sqaron se situata politike në vend në atë kohë ishte tejet e tensionuar, edhe për shkak se PD kishte bojkotuar këshillat bashkiakë në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit, si Tirana dhe Durrësi.

“Nisën negociatat për të përmbyllur bojkotin e pushtetit vendor. Pasi që nga tetori i vitit 2000 deri në janar të vitit 2002 PD bojkotonte Këshillat Bashkiakë të bashkive më të mëdha në vend. Më 22 shkurt është bërë një takim publik në Kuvend që drejtohej nga Namik Dokle, i cili mbante edhe postin e kreut të Kuvendit. Nga përfaqësuesit e PD-së, në rolin e negociatorve ishin Jozefina Topalli dhe Ilir Rusmajli, kurse për PS-në Blendi Klosi dhe Taulant Dedja. Pjesë e negociatave ishte edhe përfaqësuesi i OSBE-së Geert Ahrens dhe danezi Jorgen Grunnet i Këshillit të Europës. Pas këtij takimi, vazhduan negociatat. Është bërë takimi tjetër më 17 mars të po atij viti. Ky takim është bërë në OSBE, në zyrat e ambasadorit të OSBE-së, Geert Ahrens. Edhe në këtë tryezë, për palët politike kanë qenë të njëjtët negociatorë. Atë ditë është bërë draftimi i protokoll- marrëveshjes midis PSPD. Ky protokoll në themel kishte reformën bipartizane konsensuale. Termi bipartizan u huazua nga raporti i OSBE/ODIHR”, shton Bylykashi.

Sipas ish-ekspertit të OSBE-së, i cili ka qenë prezent përgjatë gjithë zhvillimit të këtyre negociatave në tryezën e negociatave, ka pasur një debat të fortë në lidhje me hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001.

“Debati i gjatë në atë tryezë ka qenë në lidhje me hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001. Gjithashtu, mbi bazën e asaj marrëveshjeje u vendos zgjedhja e Presidentit në mënyrë konsensuale, u ndërrua kreu i Shërbimit Informativ. Më 17 mars është bërë ky takim, në datën 18, me një vendim të Kuvendit të Shqipërisë, është shkarkuar Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi. Ky shkarkim nuk ishte pjesë e marrëveshjes, pasi si akt ka ndodhur përpara firmosjes së marrëveshjes zyrtare, por ka ndodhur në kohën kur po zhvilloheshin negociatat”, sqaron Bylykbashi.

NGËRÇI

Atëherë kur u mendua se palët po shkonin drejt një marrëveshjeje konsensuale dhe PD vendosi të rikthejë këshilltarët e saj në këshillat bashkiakë, pakti rrezikoi të prishej. Kreu i Bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama, vendosi të ndërmerrte hapin për shkarkimin nga detyra të këshilltarëve të djathtë për shkak të mungesës së tyre në mbledhjet e këshillit për mbi 6 muaj.

“Në shkurt, kur PD vendosi të rikthehej në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Edi Rama vuri në lëvizje Këshillin Bashkiak për të shkarkuar 22 anëtarët e opozitës në këshill. Preteksti që u zgjodh për këtë shkarkim ishte mungesa e betimit dhe mungesa për 6 muaj me radhë në mbledhje. Rama nuk donte që të ishin më Ilir Rusmajli, Njazi Kosovrasti, Ferdinant Poni. Kjo ishte një lëvizje e Ramës për të prishur konsensusin që po bëhej. Në këtë rast ka pasur një ndërhyrje të fortë nga OSBE-ja. I rrëzuan Ramës tezat juridike në atë që ata pretendonin për të shkarkuar këshilltarët e djathtë. OSBE ndërhyri edhe te Kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko, i cili e kishte marrë këtë detyrë pas dorëheqjes së Metës. Majko influencoi fort te kjo vendimmarrje e Ramës, i cili i kujtoi këtij të fundit që palët ishin në një proces negociatash për një marrëveshje politike dhe nuk mund të ndaheshin për këtë gjë”, rrëfen ish-eksperti i OSBE-së.

MARRËVESHJA

Përpara se të hidhnin firmat në marrëveshjen e dakordësuar nga Topalli e Klosi, dy kryetarët e partive kryesore në vend, Fatos Nano dhe Sali Berisha, shtrënguan duart në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

“Në mars, situata ishte stabilizuar. Këshilltarët u kthyen në postet e tyre. Përpara takimit publik Nano-Berisha, është bërë një tjetër takim në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku Nano dhe Berisha shtrënguan dorën për herë të parë. Ishte vendosur që marrëveshja do të firmosej nga Jozefina Topalli dhe Blendi Klosi. Mua më është lënë detyra që të merrja firmën e palëve dhe brenda një ore është dakordësuar që Nano e Berisha ta firmosnin marrëveshjen. Dokumenti ishte i certifikuar nga të dyja palët, kishin rënë dakord. Në ditët e para të prillit u vendos që do të ishin Nano e Berisha, dy kryetarët, që do të firmosnin marrëveshjen. Si Nano dhe Berisha në atë kohë ishin kryetarë partish, pasi Nano nuk ishte bërë ende Kryeministër. Ra dakord që firmat do të hidheshin në zyrat e OSBE-së. Në takim ka qenë i pranishëm kreu i Kuvendit të asaj kohe, Namik Dokle, kryetarët e partive Nano e Berisha dhe dëshmitarët e marrëveshjes u quajtën Geert Ahrens i OSBE-së dhe danezi Jorgen Grunnet i Këshillit të Europës. Aty u hodhën firmat. Ishte marrëveshja e parë e madhe politike. Firmat janë hedhur më 5 prill 2002″, sqaron Bylykbashi.

Në rrëfimin e tij, deputeti demokrat, i cili ka marrë pjesë në disa marrëveshje historike që janë nënshkruar në Shqipëri, tregon edhe ndryshimin mes realizimit të negociatave me Fatos Nanon dhe Edi Ramën.

“Nano bënte marrëveshje. E ka treguar edhe më vonë. Ndërkohë që Edi Rama nuk bën marrëveshje nëse nuk është në pozitë të vështirë dhe kur ndihet i dobët. Edhe Edi Rama ka bërë marrëveshje të mëdha. Ajo e vitit 2008 për ndryshimet kushtetuese dhe për Kodin Zgjedhor në vitin 2012. Por Rama ka karakteristikën që nuk firmos kurrë një marrëveshje vetë. Gjithmonë i është dukur komprometim prezenca e firmës së tij në marrëveshje. Nga ana tjetër, sapo u bë Kryeministër, marrëveshjen e fundit që kishte firmosur përpara se të merrte postin në lidhje me tri ligjet e zhbëri pasi ndryshoi ligjin e nëpunësit civil. Vazhdoi me reformën e njëanshme territoriale, që kishte vetëm qëllim elektoral për kapjen e pushtetit dhe me të cilën shkatërroi një nga themelet e stabilitetit politik e demokratik; vazhdoi më tej me reformën e njëanshme të drejtësisë, ku theu edhe konsensusin kushtetues të 22 korrikut 2016, dhe e përmbylli me mosbërjen e një reforme konsensuale zgjedhore, për herë të parë pas 15 vitesh”, mbyll rrëfimin e tij Bylykbashi.

Djali i deputetit Mhill Fufi dënohet me 16-vite burg në Angli, kreu i bandës së kokainës (DETAJET E PLOTA)

Djali i Deputetit Mhill Fufi është dënuar për trafik drogë nga një Gjykatë në Britani. Mediat britanike shkruajnë se dy prej të dënuarve kanë qenë ish- futbollistë profesionistë, pjesë e një bande e krimit të organizuar, u burgosën me një total prej 44 vitesh pasi u kapën me kokainë me vlerë 2 mln £.

Shpërndarësit shqiptarë të drogës ishin nën vëzhgim nga oficerët e infiltruar të policisë, kur blenë dërgesën prej 20 kg drogë në Peterborough dhe e dërguan në një shtëpi të izoluar në qendër të Londrës.

Ata u arrestuan pasi i shitën paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar.

Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata.

Në gjykatën e “Old Baileyt” u deklarua se kryetari i bandës, Amarildo Fufi, 25 vjeç, dora e tij e djathtë, Basmir Berberi, 31 vjeç dhe “ushtari këmbësor i përbetuar” Mario Xhafa, 26 vjeç, kanë qenë futbollistë profesionistë shqiptarë para se të ktheheshin në kriminelë.

Fufi, i cili dikur ka luajtur për Partizanin e Tiranës thuhet se vjen nga një familje e shquar dhe e pasur në Shqipëri dhe kishte në pronësi një avion Cessna.

Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, por karriera e tij përfundoi dy vite më parë, kur ai pësoi një lëndim të rëndë në gju. Xhafa gjithashtu pësoi një dëmtim në gju, gjatë një ndeshjeje për skuadrën italiane Benevento Calcio në Serinë C.

Të tre, së bashku me Kamado Dishan, 27 vjeç, u deklaruan fajtorë për shpërndarje droge.

Gjyqtari, Recorder Max Hill QC, e dënoi Fufin me 16 vite burg, Berberin me 12 vite burg dhe Xhafën e Dishën me 8 vite burg secilin.

Marius Pali, një lavazhier shqiptar i cili u kap në tentativë e sipër për të blerë 1 kg kokainë nga banda, u dënua me 5 vite burg.

“Kjo është një tregti shkatërruese droge dhe një vepër penale e cila të bën të pasur, por për ata që kapen shkakton varfëri, lëndime dhe ndonjëherë vdekje. Kjo është arsyeja pse gjykata duhet të marrë një këndvështrim serioz kur kap njerëz të përfshirë në një komplot për të furnizuar drogë të këtij lloji. Ajo çfarë policia zbuloi nga gjithë mbikëqyrja, ishte një rrjet i vogël i krimit të organizuar që përfshinte blerjen dhe shitjen e sasive të mëdha të kokainës me një pastërti prej 80%”, u tha Recorder Hill shqiptarëve.

Fufi kishte bërë të mundur kalimin e Berberit nga Shqipëria për në Britani të Madhe, në maj të vitit të kaluar, në mënyrë që ai të shpërngulej atje.

Pasi kishin siguruar një shtëpi në Mansfield House në Great North Road, Finchley dhe një apartament në Winkley, Musëell Hill, Disha solli 20 kg kokainë nga Peterborough.

Droga u kthye në Londër dhe Xhafa i dorëzoi paketa 1-kilogramëshe Palit dhe një klienti tjetër të paidentifikuar në një Mercedes të zi.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, u zbuluan paketat 1-kilogramëshe të kokainës, të mbështjella me kujdes.

Në apartamentin në Winkley u gjetën pasaporta dhe dokumente regjistrimi për një makinë blu të tipit “Ford Mondeo” sëbashku me disa mijëra paund në para të thata.

Disha kishte në posedim një shumë prej një  116.000 £ në para të thata.

Fufi dhe Berberi pranuan akuzat e shpërndarjes së drogës së klasit A, gjithashtu Disha dhe Pali pranuan kryerjen e kësaj vepre penale. (E.K/SHUPLAKA)

Ndryshimi i Nenit 449 që amniston politikanët

Parlamenti Shqiptar i ka hapur rrugë një ‘amnistie’ nga e cila përfitojnë politikanët dhe njerëzit e drejtësisë por jo vetëm.

Dosjet e personave me pushtet dhe të çdo qytetari të thjeshtë, të cilët kanë blerë pafajësinë tek gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara, nuk mund të rihapen më kurrë.
Për këdo  politikan që është dënuar apo shpallur i pafajshëm nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.

Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars.

Varianti i miratuar nga Parlamenti:
Neni 256
Neni 449 ndryshon si më poshtë:
Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.”

Varianti i dorëzuar nga hartuesit:
Neni 256
Neni 449 ndryshon si vijon:
Në rastet dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod dhe me kërkesë, lejohet rishikimi i vendimeve të dënimit që kane marrë formë të prerë.

Varianti që ishte në fuqi:
Neni 449
Vendimet që mund të rishikohen

…Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.


Ndryshimi i Nenit 449, a u amnistuan përfundimisht 21 janari dhe Gërdeci?

Në disa portale është botuar gjatë ditës së sotme një lajm mbi ndryshimin e Nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale.

Neni 449 para ndryshimit thotë se “vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit”.

Neni 449 pas ndryshimit thotë se “nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit”.

Pra, kush është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova apo fakte të reja për atë vepër penale.

Ndryshimi ka ngjallur reagime të shumta duke u konsideruar një ‘amnisti’, nga e cila përfitojnë ata që kanë blerë pafajësinë tek gjykatat, pasi çështjet nuk mund të rihapen më.

A mbyllet çdo shteg për të çuar para drejtësisë të gjykuarit për ngjarjet e ’97, për Gërdecin, 21 Janarin, për vrasjet e bujshme, për skandalin me rrugën Durrës-Kukës etj?

Megjithëse anëtarë të majtë të Komisionit të Ligjeve thonë se ndryshimi nuk amniston krimet e politikës, nuk është saktësisht kështu.

Juristë të pyetur nga DITA thanë se dosjet me procedurë si ato të rrugës Durrës-Kukës nuk preken nga ndryshimi, ato mund të rihapen dhe gjykohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çështjet që janë gjykuar.

Rigjykimi i këtyre çështjeve komplikohet.

Një shembull: Gardistët që vranë në 21 janar, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Asnjë rigjykim nuk mund t’i ridënojë ata për një vepër që rëndon pozitën e tyre pra u rrit dënimin.

Po Sali Berisha a mund të gjykohet për 21 janarin?

Pra a mund të rihapet 21 janari me akuzë të re dhe të pandehur të rinj?

Dita pyeti një juriste të njohur nëse kjo është e mundur.

Përgjigja është që teorikisht kjo është e mundur por një rihetim dhe një rigjykim i çështjes do mari patjetër në konsideratë procesin e mëparshëm. Kjo do të thotë që Berisha nuk mund të gjykohet ta zemë për urdhër-dhënie pasi kjo zhvlerëson dënimin e gardistëve për vrasje nga pakujdesia, dënim i cili nuk mund të rishikohet sepse rëndon pozitën e të dënuarve.

Rigjykimet bëhen, pra, shumë të interpretueshme. Në të gjitha rastet, ndryshimi në fjalë e komplikon rigjykimin.

E njëjta gjë mund të thuhet për dënimet e formës së prerë për anëtarë të gjykatave që janë akuzuar për korrupsion.

Nëse ata kanë marë pafajësi, asnjë rigjykim nuk mund të bëhet dhe sita e Vettingut këtu mund të ngecë – tha i njëjti jurist për Dita.

Referuar procesverbalit të votimit, rezulton se ndryshimi i bërë nga Komisioni i Ligjeve është votuar në parlament nga deputetët e PS, LSI dhe PDIU dhe është miratuar në seancën e 30 marsit.

Deputetët që ndryshuan nenin në Komisionin e Ligjeve janë:

Vasilika Hysi,

Dashamir Peza,

Pandeli Majko,

Ulsi Manja,

Vexhi Muçmataj,

Luan Rama,

Silva Çaka,

Anila Agalliu,

Edmond Leka,

Tahir Muhedini,

Adelina Rista

Disa prej tyre të pyetur pse e kanë votuar këtë ndryshim thonë se kanë zbatuar një direktivë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por asnjë prej deputetëve të pyetur nuk dëshironte të deklarohej publikisht mbi ndryshimin dhe kërkuan të citohen në kushte anonimati.

Edhe Idrizi i prerë: Zgjedhjet pa opozitën as nuk duhen menduar

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi në studione Ora Neës ka shpjeguar 7 pikat e paktit kombëtar të hedhur në tregun politik nga PDIU. Situatë delikate dhe me risk për shkeljen e afateve kushtetuese dhe dalje jashtë sistemit e ka përshkruar Idrizi situatën dukë kërkuar një ulje urgjente për dialog të Ramës dhe Bashës.

As nuk duhet menduar për zgjedhje pa opozitën është shprehur Idrizi, ndërsa një president konsensual do të ishte zgjidhja e ngërçit.

Me shtatë pikat e planit kombëtar për daljen nga kriza ne po provokojmë ambientin politik shqiptar për të stimuluar dialogun. Kjo deklaratë e liderit të PDIU, Shpëtim Idrizi u bë nga studio e lajmeve të Ora Neës ku saktësoi se situata vërtetë është delikate edhe mund të shkelen afatet kushtetuese.

Për zgjedhjet pa opozitën, Idrizi është i prerë dhe thotë se kjo as nuk duhet menduar. Ndërsa një president konsensual do të ishte zgjidhja e ngërçit

Optimist për zgjidhjen e situatës së krijuar, kreu i PDIU thekson se nuk mund të konceptohet që Rama dhe Basha të mos i japin zgjidhje kësaj krize.
Pakti kombëtar të cilin kreu i PDIU Shpëtim Idrizi e hodhi në tregun politik, pati interes tek të gjitha palët me të vetmen pikëpytje si të kthehet opozita në parlament.

Pjesë nga deklaratat e Idrizit

Idrizi: Duhet të ulet urgjent Rama me Bashën. Ia kemi detyrim shqiptarëve që mos t’i lemë në këtë krizë e cila po del nga institucionet. Imagjinoni njerëzit janë të interesuar të dëgjojnë debate për ekonominë, për taksat për aksesin në punësim. Nëse nuk ndërhyhet sot ka mundësi që të kaperceje dhe te dale jashtë sistemit.

Besoj që një president nga populli do të ishte një lloj garancia. Por meqë këtë nuk na u dha mundësia që populli shqiptar të votojë për këtë gjë, atëherë një president konsensual.

Thirrja që ne kemi bërë, eshte të ulet Rama me Bashën. Unë nuk e kuptoj ku është vështirësia këtu. Është ulur Hashim Thaçi me Vuçiçin dhe nuk ulen dy lideret shqiptarë.
Idrizi tha gjithashtu se në këtë situatë ku ndodhet vendit një president i zgjidhur nga populli do të ishte garant që palët të uleshin në një tryezë.

Idrizi: Ne kemi propozuar në paketën e ndryshimeve kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli dhe besoj që ky është rasti që ne të kuptojmë që një president i zgjedhur nga populli sot mund të ishte garant, mund të ishte njeriu i cili do të jepte garanci shtesë për palët, apo do të thërriste palët në një tryezë.

Idrizi tha se me Ilir Metën kishte diskutuar për paktin kombëtar që kreu i PDIU propozoi, por theksoi se nuk kanë diskutuar për qeverine e besimit.

Idrizi: Dje isha me zotin Meta me të cilin ndamë të njëjtin shqetësim dhe me erdhi mirë që Meta ishte i vëmendshëm dhe ishte pozitiv dhe suportues për një paketë të cilën ai mund ta pasurojë. Jemi në një situatë shumë delikate dhe ne riskojmë që pas ca kohësh të dalim jashtë afateve kushtetuese

E diskutoi me ju Meta “qeverine e besimit” dhe a jeni ju dakord?

Idrizi: Nuk është një gjë që është diskutuar gjatë bisedës tonë. Ky është një qëndim i LSI aq më shumë i marrë në forume. Ajo që më bën përshtypje terminologjia e përdorur, pra ne sesbën duhet të kthejmë besimin tek forcat politike për të hyrë në zgjedhje në kushte kur të gjithë aktorët kanë garancinë që zgjedhjet të jenë të drejta, transparente dhe qytetarët do të kenë akses të barabaratë. Kur flasim për qeveri Besimi, Meta tha se mund të jetë dhe kjo qeveria e besimit. E rëndësishme është që të gjitha palët të krijojnë një klimë besimi dhe ne të bëjmë zgjidhje normale.

Idrizi tha se pakti kombëtar me 7 pika synon provokimin e dialogut politik.

Idrizi: Ne nuk po themi që këto zgjidhin krizën, ne në një farë mënyrë po provokojmë ambientin shqiptar për të stimuluar dialogun politik i cili është i nevojshme në këto momente dhe nuk besoj se janë në kushtet shqiptarët që të mblidhen prap te “korkodili” apo të vijë prap pelikani, apo të rreshtojë të gjithë kafshët

Idrizi tha gjithashtu se zgjedhjet pa opozitën nuk duhet të mendohen.

Nuk do ta mendojmë këtë gjë, në sensin që unë dua të besoj prapë në vullnetin dhe përgjegjshmërinë e forcave politike shqiptare. Po e përsëris është një krizë e stisur konfilktualiteti e përsëritur. Ne skena të tilla i kemi parë, para katër vjetësh kanë qenë ca të tjerë që e kishin zënë bulevardin. Ne mund të bëjmë zgjedhje por qytetarët nuk bëjnë dot zgjidhje.

Mustafa Nano: Meta dhe LSI janë absolutisht në mbështetje të kërkesave të çadrës

“Me deklaraten e tij per nje qeveri besimi, Ilir Meta dhe LSI-ja është absolutisht në mbështetje të kërkesave të çadrës”.

Ky eshte perfundimi ne te cilin duket se e con analiza e tij Mustafa Nanon, i cili ne nje shkrim per “Mapo”, me titull “Rama duhet rrëzuar me vota o në parlament, o më 18 qershor”, nenvizon se “sinjalet e djeshme, reagimet e PS-së, heshtja ulëritëse e LSI-së, entuziazmi që ka shpërthyer mes njerëzve të PD-së, por edhe koha më e madhe në dispozicion për të lexuar këto rebuse më kanë bërë të mendoj se LSI-ja është absolutisht në mbështetje të kërkesave të çadrës. Madje, personalisht, në këto rrethana, kam filluar të mendoj se çadra është ngritur me ok-in e Metës.

 

Sipas Nanos, Meta “nuk duhet të mjaftohet me frazat se “zgjedhjet pa opozitën as që duhen menduar”, por duhet të na thotë qartë se cila është receta e tij për të bërë zgjedhje me opozitën. Duhet të na e thotë qartë se çfarë mendon ai vetë mbi shqetësimet e opozitës, a janë këto edhe shqetësime të tijat, a është edhe ai që nuk ka besim te qeveria Rama për sa iu takon zgjedhjeve. Nëse edhe ai mendon se qeveria “Rama” është e prirur dhe e përgatitur për të manipuluar zgjedhjet, zgjidhja nuk është që vendet e LSI-së në kabinetin qeveritar t’ia lëshojë PD-së!!! Zgjidhja është tjetër. Ai duhet të dalë me një paketë propozimesh që synojnë minimizimin e rolit elektoral të qeverisë.

Nëse Ilir Metës kjo i duket një zgjidhje shumë e butë, atëherë duhet të bëjë tjetrën që është më e fortë, e që të gjithë, lsi-stë, pd-istë, ps-istë, janë duke e pritur me gëzim: Duhet të shpallë fundin e koalicionit PS-LSI. Ky koalicion nuk ka më asnjë arsye të qëndrojë më këmbë. Ka njerëz që janë me idenë se ky koalicion as që duhej krijuar, por unë mendoj se për një gjë ia ka vlejtur: në saje të këtij koalicioni është bërë e mundur të shporret njëherë e mirë nga zyrat e shtetit Sali Berisha, s’ka gjë se, sa të ketë shpirt, atë do ta kemi nëpër këmbë, qoftë edhe në trajtën e zombie-zuar të vetën, që është Basha. E tok me këtë shpallje, Meta duhet të synojë rrëzimin e kësaj qeverie. Për këtë, ai duhet të largohet nga mazhoranca, e krahas kësaj të punojë në parlament për identifikimin e votave të tjera anti-Rama. Blushi u tregua i gatshëm menjëherë që t’i bashkojë votat me LSI-në. Ndoshta mund të ketë edhe vota të tjera. Dhe kjo do ishte mënyra e vetme, me të cilën mund të rrëzohet një qeveri mes dy zgjedhjesh. Nëse edhe në këtë mënyrë nuk rrëzohet, atëherë ta gëzojmë të gjithë këtë qeveri, e të bëhemi gati për zgjedhjet e datës 18 qershor”, shkruan Nano.

Gjika – Ramës: Largo Metën dhe Idrizin, e ke të garantuar fitoren

Ish kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika tashmë ka dalë hapur pro Edi Ramës, pas dollisë që ky i fundit ngriti pak javë më parë gjatë një vizite në qytetin bregdetar.

Gjika e ka lënë pas tashmë, hetimin që u ndërmor ndaj tij dhe disa ditë burg që bëri, duke konfirmuar mbështetjen për kreun e ekzekutivit.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Gjika e krahason krizën politike me një ndeshje futbolli, ku tre lojtarë nuk i binden më trajnerit.

Në këtë rast Gjika thotë se lojtarët, që në rastin konkret janë Meta dhe Idrizi, duhen lënë jashtë ‘skuadrës’.

Statusi i Gjikës

Mqs me shume marr vesh nga futbolli se sa nga politika, edhe situaten e fundit do ta krahasoj me sportin!

Imagjinoni nje ndeshje futbolli midis dy ekipeve, ku njeri nga te cilat, per me shume se 85 minuta, e dominon bindshem ekipin kundershtar!

Me loje dhe me rezultat!

Ne 5 minutat e fundit te lojes, tre nga lojtaret e ekipit fitues, refuzojne te luajne, qendrojne statik ne mesfushe, as andej dhe as ketej, as marrin dhe as japin top, madje i kerkojne gjyqtarit ta mbylli lojen para afatit!

Eshte refuzim per te luajtur, mungese fuqie per te vazhduar, keqardhje per ekipin kundershtar qe po humb keqazi, kompromis e kompromentim, apo nuk u pelqen me ngjyra e fanelles qe mbajten veshur nga fillimi i ndeshjes?!

Si duhet te veproje trajneri ne kete rast?

Ti lere ne loje akoma keta tre lojtare sepse rezultati i ndeshjes eshte pozitiv?

Apo ti nxjerre nga loja te tre njeheresh ne respekt te pjeses tjeter te ekipit dhe mbi te gjitha ne respekt te tifozeve dhe publikut, te cilet haptazi po fershellejne gjestet jo sportive te ketyre lojtareve te shitur?

Qe ndeshja te quhet “fair play”, trajneri duhet ti nxjerre nga loja patjeter!

Edhe sikur ti kete bere zevendesimet!

Rezultati dhe mbeshtetja e publikut ia garanton fitoren trajnerit!

Dhe pertej rezultatit, ne kete menyre trajneri ruan dhe mbron ekipin e tij, publikun mbeshtetes dhe mbi te gjitha i konsolidon gares ndershmerine dhe seriozitetin!

Nje ekip, apo me shume akoma nje kampionat i tere, nuk mund te mbahet peng as nga ekipi qe humb, dhe aq me pak nga tre lojtaret e lodhur apo te shitur, te cilet vetequhen “play maker”!

15-vjeçari me armë në brez shkon në shkollë, kapet ‘mat’ nga Policia

Një nxenes i klases se 10 ne nje shkolle ne Shkodër eshte arrestuar nga Policia në flagrancë në oborrin e shkollës. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, teksa policia tha se i riu kishte me vete arme zjarri tip pistoletë “Zastava”.

“Me datë 04.04.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë në oborrin e shkollës i nxenësit:

R. N, 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të të një shkolle në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “ZASTAVA”, pa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do ti nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, e parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

15-vjeçari me armë në brez shkon në shkollë, kapet ‘mat’ nga Policia

Një nxenes i klases se 10 ne nje shkolle ne Shkodër eshte arrestuar nga Policia në flagrancë në oborrin e shkollës. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, teksa policia tha se i riu kishte me vete arme zjarri tip pistoletë “Zastava”.

 

“Me datë 04.04.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë në oborrin e shkollës i nxenësit:

R. N, 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të të një shkolle në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “ZASTAVA”, pa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do ti nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, e parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

PDIU si LSI, Mesila Doda: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën!

PDIU duket se është në një linjë me Lëvizjen Socialiste për Integrim kur fjala vjen tek zgjedhjet.

Deputetja e Partisë për Integrim dhe Unitet Mesila Doda, ka folur në studion e “Opinion” nga ku ka thënë se as PDIU nuk planifikon të hyjë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës.

Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me opozitë të emëruar. Para disa vitesh ka qenë mazhoranca e sotme në opozitë që kërkonte garanci dhe zgjedhjet u shtynë. Vazhdoj të mendoj që pa opozitën nuk ka proces normal”, tha Doda.

Ditën e djeshme në një konferencë për shtyp kreu i LSI Meta tha se hyrja në zgjedhje pa opozitën e vendit do të çonte vendin në destabilitet dhe në një krizë akoma më të thelluar politike

Mafia politike popullin po e trajton si rob, kurse gazetarët si shërbyes të saj!! Nga Skënder MULLIQI

Ballkani tashmë është bërë poligon i mirë për mafiozë politikë. Mafiozët politikë duken më të rrezikshimt . Ata janë bërë strehë e mirë e të gjithë mafiozve të tjerë. Madje bashkëpunimi i tyre është bërë përfekt.Po bashkëpunojnë në trafikimin e armëve , drogave dhe në trafikimet e tjera …Politika është bërë trampolinë për të gjitha të zezat . Nga mafiozët politikë po na vijnë aktët kriminale . Shoqëria e Kosovës është bërë brengë e të gjithë njerëzve të mirë , sepse shoqërinë tonë të re po e dhunojnë mafiozët e të gjitha kategorive .Ata madje janë ngjitur në majat e pushtetit. Mbarë aparati ynë shtetëror është mbushur më njerëz të tipit mafioz . Këta në rrugëtimin e tyre kan futur frikë dhe terror në mesin e qytetarëve . Gazetarët gadi masovikisht u frikësuan dhe po vazhdojnë të frikësohen nga mafiozet e politikës në pushtet. Rrallë ndonjëri prej tyre në debate dhe organizme të tjera publike, po merr guximin që tu drejtoj atyre pyetje te drejpërdrejta! Kur nuk jemi të drejpërdrejtë nuk kemi debate të mirëfillta , nuk kemi demokraci dhe liri , dhe sigurisht së nuk kemi as shtet ligjor . Analistët politikë nuk po e marrin guximin qytetarë të parashtrojnë pyetje pse të gjithë këto vrasje të pasluftës më motive politike ?Nuk po e marrin guximin të parashtrojnë pyetje kreut të shtetit së ekzistojnë dyshimet për implikim e tyre tërthorazi ose drejpërdrejët në krim të organizuar dhe në korrupcion . Pse çdo ditë nuk kërkohet nga gazetarët që ata të sqarohen para opinionit për hajni, plaqkitje, zhvatje te pronës shoqërore… ?Pse nuk kërkohet më me ngulm të sqarohet afera e klanit mafioz “Pronto”. Dihet së çfarë dëmesh në opinionin e gjerë publik solli kjo aferë.Gjithçka shpejt po fashitët pas disa ditëve të bujshme në opinion . Për çfarë shteti ligjor mund të flasim kur prokurorët dhe gjyqtarët nuk po marrin guximin të ngrisin padi karshi profileve te larta? Nga pushtetmbajtësit mekatarw po rrezikohen edhe interesat nacionale . E dimë të gjithë së në çfarë pozite të pa lakmuar janë gazetarët sot në Kosovë.Të denigruar materjalisht dhe shumë pak të qmuar ! Thënë shkurt nuk kan kurrfarë tretmani në shoqëri e cila gjithnjë e më shumë po kriminalizohet. Nese këtyre mafiozve politikë u parshtrohet ndonjë pyetje nga gazetarët e cila I prekë në palcë, mënjëherë kan për ta ngritur tonin në mënyrë kërcnuese. E ngrisin zërin dhe e shpërfaqin nervozën në mungesë të argumentit. Këta kan harruar moti së janë aty në shërbim të qytetarëve , e jo që qytetarët atyre tu bëhën shërbëtor .Politikanët do të duhej të japin llogari për të gjitha veprimet e tyre .Tek ne gjithqka është kthyer për së mbrapshti.Politikanet popullin po e trajtojnë si rob kurse gazetarët si shërbyes të tyre .Në një shtet të normal dhe demokratik nese dikush dyshohet së ka lidhje apo është vet mafioz nuk bën të mbetet në jetën publike .Shtetin e Kosovës dhe popullin e saj seriozisht është ka e kërcënon mafia politike dhe mafia ekonomike .Nese vetës dhe Kosovës ia duam të mirën atëherë mafiozet më çdo kusht duhet të largohen nga skena politike . Të largohen së e kan bërë bërllog në të gjitha anët .Haptazi dhe ilegalisht po bëjnë tregti të paligjshme më armë , droga, kontrabanda te tjera dhe pak kush po jap llogari para organeve të drejtësisë. Zakonisht po dënohen ata të cilët nuk kan ndonjë lodhje më mëfiozet e politikës. Edhe nese dikush dënohet për veprime të tilla antiligjore , ata nuk po e vuajnë dënimin deri në fund.Patëm rastin të shohim dhe të ndëgjojmë gjatë këtyre viteve së shumë qeveritarë iu nënshtruan proceseve të ndryshme gjyqësore dhe jo që nuk u dënuan , por ata u kthyen në vendet e tyre udhëheqëse! Disa të akuzuar për korrupcion u larguan nga Kosova pa therrë në këmbë.Të gjithë politikanet ishte dashur për veprimet e tyre antishtetërore mos të guxojnë ta ushtrojnë profesione publike .Mafia politike shtetin dhe popullin e Kosovës e kan pru në deregje shumë të ligë …

Opozita përshëndet Metën: U bë pjesë e zgjidhjes, Rama të pranojë dialogun për qeverinë teknike

TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë çadrën e protestës për t’iu drejtuar selisë blu. Pasditen e sotme, rreth orës 17:00, Basha mblodhi në selinë blu aleatët e PD, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

Në mbledhje me Bashën, merrnin pjesë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Kreshnik Spahiu, Dashamir Shehi dhe Vangjel dule.

Pasi kanë diskutuar propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i LSI, Ilir Meta, për një qeveri besimi, koalicioni opozitar ka përshëndetur qëndrimin e tij për zgjidhjen e krizes, si dhe ka vendosur t’i qëndrojë idesë për qeveri teknike.

“Koalicioni Opozitar konfirmoi sot se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike, që do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke përshendetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij.
Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet”, thuhet në deklaratën pas mbledhjes së Bashës me aleatët.

Ditën e djeshme, kreu i LSI, Ilir Meta, pas mbledhjes së Kongresit të partisë që ai drejton bëri apel për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën në vend.

Ndonëse kreu i LSI theksoi se nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën, kryeministri Rama ditën e sotme tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 qershor.

Një delegacion nga Rusia vizitoi Shqipërinë: Nisin procedurat për heqjen e vizave për shtetasit rusë

Në një njoftim nga MZHETTS thuhet se thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Rusisë ishte fokusi i takimit mes dy delegacioneve

TIRANË – Një delegacion nga Rusia i kryesuar nga zëvendësministri i Parë i Drejtësisë së Federatës Ruse, Sergey Gerasimov ka vizituar Shqipërinë, ku ka zviluar një takim me zëvendësministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), Adela Karapici, transmeton Andolu Agency (AA)

Në një njoftim nga MZHETTS thuhet se thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Rusisë ishte fokusi i takimit mes dy delegacioneve.

“Ky ishte takimi i bashkëkryetarëve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Ekonomiko-Tregtar dhe Tekniko-Shkencor ‘Shqipëri-Rusi’, i cili i paraprin zhvillimit të takimit të Komisionit të 7-të të Përbashkët Ndërqeveritar mes dy vendeve. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe ruse, ku përveç nevojës për bashkëpunim në sektorët kryesorë, si ekonomia, tregtia, transporti, bujqësia dhe energjia, u diskutua dhe u shkëmbyen mendime mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kulturës dhe arsimit”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se gjatë takimit u kërkua thellimi i dialogut në të gjitha drejtimet ku dy vendet mund të gjejnë hapësira bashkëpunimi.

Sipas njoftimit, Karapici pohoi se kanë nisur procedurat për heqjen e vizave për shtetasit rusë që vizitojnë Shqipërinë nga muaji maj deri në tetor për sezonin turistik, ndërkohë që ajo ka kërkuar heqjen e vizave edhe nga pala ruse për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Rusisë.

Arrestohet në Itali Ballist Morina – ja arsyeja

Ismail Morina ose i njohur ndryshe si ‘Ballisti’, personi i cili ngriti dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri të vlefshme për eliminatoret e ‘Euro 2016’, ka sërish probleme me autoritetet. Kësaj radhe ai është arrestuar në Gjenovë të Italisë.

Ndalimi i Morinës erdhi pasi tentoi të përdorte një dror në një zonë të palejuar në Milano dhe në orar të papërshtatshëm, shkruan La Repubblica.

Karabinierët e ndaluan gjatë një kontrolli rutinë. Pas shoqërimit në polici, autoritetet italiane panë që ishte i njëjti person i arrestuar edhe nga policia shqiptare në Tiranë në vitin 2015, nga frika se mund të shkaktonte trazira në stadiumin “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Basha ia lë derën hapur Metës: Mirësevjen nëse je i sinqertë

TIRANE– Nga çadra e protestës në ditën e 46-të, Lulzim Basha i bën një thirrje të hapur kreut të LSI-së, Ilir Meta, pas qëndrimit të tij të mbrëmshëm për qeveri besimi.

Lideri i PD-së ndër të tjera i bëri thirrje për reflektim dhe kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë teknike.

“Kemi parashtruar prej ditësh zgjidhjen për Shqipërinë, në këtë krizë të thellë. Jo një zgjidhje radikale, por një zgjidhje politike që i ofron një rrugë të paqtë Shqipërisë. Mbrëmë duke vendosur këto interesa parësore për Shqipërinë një nga dy partnerët e Qeverisë ka bërë zgjedhjen e tij, dhe ne i themi: ‘Në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirësevjen te “Shqipëria e para”’. Nuk kërkojmë pazare politike, aleanca të kurdisura. Është rasti t’i drejtoj një thirrje njeriut që tashmë është identifikuar si pengesa e vetme për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Njeriut, i cili ka vënë dhe po vë karrigen e tij para demokracisë para zgjedhje të lira dhe të ndershme që të reflektojë dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike dhe me zbatim të gjerë politik. Dita po afron, kur pushtetin nuk do ta kenë më ata, por do ta keni ju. Vendimmarrja nuk do jetë monopol i kryeministrave, ministrave, apo pushtetarëve arrogantë. Do jenë prodhim dhe ekspozim i vullnetit dhe dëshirave tuaja. Ky është premtimi i Republikës së Re. E kam parë këtë ditë me qendra herë, ëndrra po vjen. Ëndrra po bëhet realitet. Ndaj për këtë na duhet qëndresë. Mos harroni, republika e vjetër ka në këto lojë miliarda euro të shqiptarëve”, përfundoi Basha.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Basha u shpreh ndër të tjera se pazareve po ju vjen fundi dhe kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme do triumfojë.

“46 ditë më parë ju nisët një marshim historik kombëtar dhe qytetar për të drejtën që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. 46 ditë më parë Shqipëria ishte një vend i shpresës së vrarë. Kjo sepse republika e vjetër ishte shndërruar dhe është shndërruar në një vend jo për të gjithë shqiptarët, por në një vend ku sundon republika korruptive. Në 3 vite e gjysmë kthyen Shqipërinë në një hambar të madh droge, por atyre po ju vjen fundi. Kjo elitë e republikës së vjetër e ka të domosdoshëm kapjen e zgjedhjeve dhe të zëvendësojë vullnetin tuaj. Kjo është arsyeja se pse brenda një viti. Republika e vjetër nuk iu përgjigj thirrjes së qytetarëve për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e dinë që kjo është fundi i pushtetit të korruptuar të tyre. Ne jemi në këtë betejë prej 46 ditësh në një lëvizje e cila është më e madhe se opozita, sepse është lëvizja e një populli që do rrëzojë pushtetin e vjetër. Jo për pushtetin e Lulzim Bashës, por për të ardhmen e fëmijëve. Shqiptarët janë të parët. Ne nuk vëmë interesin e shqiptarëve para interesit të pelikanëve. Ne jemi të vendosur për fitoren e kauzës tonë. Republika e vjetër mbushi Shqipërinë me drogë”- tha Basha.

Rama i përgjigjet Metës: I gatshëm që sot të negocioj në çadrën e PD-së, por vetëm me një kusht

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pranuar zyrtarisht që të ulet në një tryezë me Partinë Demokratike për të diskutuar në lidhje me rikthimin e tyre në Kuvend, për të votuar Vettingun, por kjo sipas tij pa cenuar Kushtetutën dhe standardet demokratike.

Ky reagimi Ramës vjen në ditë pas kërkesës së aleatit në bashkëqeverisje Iir Metës, i cili i bëri ftesë për bashkëpunim, asi ai nuk do të mbështeste një qeveri teknike më shumë se një qeveri që do të kishte edhe besimin e opozitës.

Statusi i Rames 

E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike. Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm për çdo zgjidhje që i’a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujës së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qëndrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!

Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për çdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike. Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithçka tjetër.

Përgjigje Metës – PS nuk voton asnjë qeveri pa Ramën kryeministër

Pak orë pas deklaratës së fortë të kreut të LSI, Ilir Meta, i cili pas mbledhjes se Kryesise se LSI foli për qeveri besimi, vjen edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste. Është deputeti socialist Namik Kopliku, i cili shkruan se PS nuk mund të votojë asnjë qeveri, pa Edi Ramën kryeministër. Analistet e komentuan fjalen e Metes duke thene se tani ai kerkon postin e kryeministrit nga lideri i opozites Lulzim Basha. Por sa e vertete eshte kjo?

“Nisur nga kriza artificiale e provokuar nga opozita javet e fundit, si dhe nga zgjidhjet e propozuara apo supozuara nga faktore te tjere keto dite, per qeveri “teknike” apo “simpatike”, qeveri te “besimit” apo “nenshtrimit”, qarkullojne zera per nje lëshim qe i duhet bere opozites.

Mbi te gjitha (mbase i vetmi, por i kamufluar me te tjera kerkesa) kerkohet qe Edi Rama te mos jete kryeminister deri ne zgjedhje ( a thua do e mireprisnin si kryeminister pas fitores se zgjedhjeve?! ).

Edi Rama nuk e ka zgjedhur veten ne ate detyre, por ai eshte mandatuar nga shumica parlamentare qe perfaqeson shumicen e votuesve ne vitin 2013. Pra, edhe sikur te mendohet qe kjo mund te qetesoje opoziten dhe faktore te tjere, ai nuk ka drejte te vendose ne kundershtim me votuesit e PS, anetaret e PS, organet drejtuese te PS si asamblea kombetare dhe kongresi i PS.

Nisur nga sa me siper, nese do behej diskutim ne strukturat e PS si asamblea kombetare apo kongresi, do i nenshtrohesha vendimit te shumices.

Si deputet, perfaqesues i votuesve te PS ne qershor 2013, te cilet kane votuar njeheresh per PS-ne dhe Edi Ramen kryeminister, une ne Kuvend nuk kam te drejte morale ti nenshtrohem asnje “llogari politke” dhe aq me pak “presioni” nga kushdo qofte, duke anashkaluar vullnetin e atyre qe na zgjedhin me mirebesim se perfaqesojme ata dhe jo veten tone personalisht”, thotë deputeti socialist.

“Nese ndokush e konsideron kete deklarate publike si “shkelje syri” apo “dashuri te zjarrte” per kryetarin e PS ne periudhe hartimi listash perfaqesimi te subjekteve politike ne zgjedhjet e 18 qershorit, nuk kam mundesi ti bind qe nuk eshte ashtu, sido qe gjate mandatit jam nder te rradhet apo shume te rradhet qe publikisht jam shprehur dhe kam kundershtuar kur nuk kam qene dakord me kryetarin e PS-se.

Deklaraten e bej per te sqaruar edhe ndokend brenda rradheve te PS apo pertej, te “trembur nga bubullimat” e çadres dhe rretheqark asaj çadre, qe ky eshte arsyetimi im si deputet dhe perse nuk do votoj ne asnje rrethane nje qeveri pa Edi Ramen kryeminister.

PS : Me date 18 qershor le te vendose vetë populli shqiptar se ke deshiron kryeminister”, shkruan Kopliku.

I “TREDHURI” I BUNKERIT QË SHAN TË PËRNDJEKURIT! – Nga BESIM NDREGJONI*

Në një poezi brilante të poetit martir Havzi Nela thuhet : “Ma mirë nga kjo botë të ndahem. Ma mirë krimbat le t’më hanë. Ma mirë gur e dhe të bahem. Kur i ligu nis e shan!” Kjo poezi  është një përgjigje ndaj shkrimeve e fymejeve që u bahet ish të përndjekurve politikë që përkrahin pa asnjë hezitim protestën e  opozitës shqiptare, sigurisht si  promotor të  kësaj lëvizje janë  antikomunistët shqiptar apo siç i etikojnë të “tredhurit” e bunkerit të qeverisë Rama “ish të përndjekurit”. Në një të përditshme  lexova një shkarravinë  me fymje ndaj komunitetit antikomunist ish të perndjekur politike nga regjimi komuniste,  se pse të përndjekurit paskan zhvilluar tubime në mbrotje të  çadrës se lirisë,  duke shpifur si fundërrima që janë, me epitete dhe me pseudonime të sajuar ndaj përkrahjes që ne i japim moralisht dhe fizikisht kauzës për Republikën e re, dhe votën e lire.

Kalemxhiu i “ tredhur”  i   qeverisë  që lehte nga bunkeri nuk dokumentonte asnjë dokument  arkivor në shkrimin e tij, ndaj drejtuesve të përndjekurve politikë që të ketë qënë ish bashkëpuntorë apo në shërbim të diktaturës, pamvarsishtë represioneve shtazarake të klikës hoxhiste ndaj këtij komuniteti. Fatëkeqësisht ne shqiptarët nuk jemi një  popull  i përkdhelur nga fati në historinë  tonë shekullore si kombë ,  kemi kaluar vuatje dhe sundime diktatoriale nga më të  egrit, dhe përball këtyre diktaturave kan qëndruar si promote elita historike e kombit,  familjet fisnike, të përndjekurit politikë  nga regjimet dhe sidomos regjimit enverist nga më barbaret e shekullit 20. Sot mbeturinat  e atij regjimi kan uzurpua pushtetin politik e mediatik dhe nga mëngjezi deri në  darkë   vjellin pa pushim helmin e tyre ideologjik në mbrotje të antivlerave komuniste, duke përbuzur vlerat e atyre familjeve që nuk u zmbrazën as para plumbit, as para qelive e hekurave dhe kampeve të  përqendrimit të  tipit nazistë-komunistë të  luftës së dytë botërore.

 

Kur ra diktatura ne që vinim nga kampet çfarosëse , dhe si njerzë  që besonim në  zot  besuam se mbas asaj kënete me gjak të krijuar nga kjo kasë gjakatarësh do të fillonte ndryshimi dhe gjakatarët do të dilnin para drejtsisë,  krimi do të denohej dhe partia komuniste sot socialiste  do të tërhiqej nga politkbërja dhe ne do të shkonim drejt një pajtimi kombëtar duke shpresuar se më në  fund dhe ne shqiptarët do të  rreshtoheshim me popujt e tjerë. Por çndodhi me humbamenot e diktaturës. Reflektim jo,  shpesh tek ne  makutëria bëhet zotësi.  Ne nuk e  menduam  se mbas 26 vitesh do të  përballeshim  me xhunglën  zhurmuese të mediave qeveritare , e kur kishim menduar se mbas 26 viteve do të fyeheshim dhe do të na sajonin lloj lloj pseudonimesh halabaket e rinj të  rilindjes  së  komunizmit , dhe të  vertetën të e manipulojnë  e ta  degdisin si të  paqënë, e do të nxjerrin” asat” e bixhozit të  shpifjeve monsturoze. Simbas  kalemxhiut të “tredhur” të  qeverisë  së  ndërtimit të bunkerve qenka aq shume e interesuar kjo qeveri, që ne të përndjekurit  paskemi marrë  dëmshpërblim sa nuk na e paska dhënë çadra, por kryeqeveritari i biri i  firmtarit të varjes së poetit. Shifrat flasin me gjuhën e të vërtetës, gjatë pushtetit të PD, janë dhënë dy këste për 24.000 qytetar, dhe qeveria e shkarravinave e fluturave ka dhënë 5 keste  për 1000 ish të burgosur politikë.  4500 të  zhdukur nga diktatura hoxhiste na i paska vra  çadra , dhe jo   krimineli Enver Hoxha hero i popullit dhe udhërrëfyesi i rilindjes,  dhe vrasësi  është  udhëheqësi i çadrës. Po këto varre kush i humbi për njëçerekshekulli që sot këto familje i kërkojnë të ju japin një varr në tokën e tyre!!! Urretja e kalemgjiut të rilindjes  shkon në fyrje banale duke i përbuzur dhe etikuar të       përndjekurit politikë  të “tredhur”… por harron i” tredhuri”  i bunkerit se ne dhe mbas 50 vitesh plagë e vuatje krijuam familjet tona dhe femitë  tanë po ndeshen çdo ditë  me urretjen tuaj makabre..  Cdo qelizë e shoqërisë  tek ne duhet të  udhehiqet  dhe të  frymzohet  nga fisnikëria  nga ata  vlera ideale  dhe vyrtute humane  për të cilat  ka nevojë   të  ushqehet shteti demokratik, shteti i së  drejtës, shtypi shqiptar.  Elita historike e kombit e përndjekur  nga regjimi komuniste  duke njohur si pike referimi  vlerat  më të larta  njerzore  e ka pare  Shqipërine  në përkatsinë e vet europiane  në çdo aspket  të jetes  dhe vençanrisht  në aspektin politikë.

Vajtimores së  bunkerit i themi ne besojmë  në republikën e re, se jemi protogonistë të ndryshimeve që ka nevojë shoqëria e frustuar shqiptare nga propoganda enveriste 26 vjeçare. Gjygjtarët dhe prokurorët  e diktaturës i ka instaluar republika e vjetër dhe mbrojtur me fanatizëm bolshevik nga partia ku ti i shërben si kalemgji.  Vetingu  fillon nga krimet e komunizmit  dhe jo  nga zavendësimi i pushtetit të rilindjes. Vetingun nuk  mund ta bëni Ju që fyeni shpifni  dhe sajoni  denigrime mediatike për të  mbrojtur rilindjen e byrose politike, sepse janë  këto,  rilindja socialiste,  more  i” tredhuri”  i  pushtetit mediatik  që  skan pranuar të i heqin titullin hero diktatorit, që  na promovojnë ministra hetuesit e djeshëm që  për një  gotë raki torturonin, dhe shkatronin familje të pafajshme shqiptare. Ne besojmë në  republiken e re,   që  mos të  kemi pushtetin e kanabisit, as Kryeministër piktorin e ish sigurimit të  shtetit diktatorial,  mos të kemi  ministra djemtë e sekretarve të  parë që  pushkatonin e varnin poet e gazetarë. Ne e përkrahim çadrën e lirisë se duam lirinë që na  është  burgosur për 26 vite nga fasada e  pushtetit  tuaj  politik e mediatik që  mbroni ndërtimin e bunkerve, e shallat e kuq bolshevik në parakalimet e vrastarve të luftës civile që ju e quani çlirimtare , luftën vëllavrase që shkaktoi diktatura. Ne jemi të  ndryshëm me Ju, se  ne  duam zhvillimin progresin, lirinë  orientimin perendimor të kombit , mendimin dhe filozofia  e jetës së fisnikëve ish të përndjekurit politik të sistemit  diktatorial  në  mënyre  të  vazhdueshme  kan bërë  të  mundur  ruajtjen  e marrëdhënjeve  me kombet  e mëdha  dhe të nderuara të   botës me kombet  që  sot  më  shume se kurrë   janë pranë   Shqipërisë  sonë  në  aspektin e integrimit  tonë . E  kundërta ndodh me ju, që mbroni krimin , kanabisin, prostitucjonin, fasadën republikën e vjetër, vjedhjen e votës, që heshtni për krimet makabre komuniste të pa denuar deri në sot.  Dhe sulmeve mediatike të të  “tredhurve” të  bunkerit qeverisës   do ta mbyll po  me poezinë  e Havzi Nelës . “Ma mire bota le të thonë: Vdiq i mjeri , shkoi me nder !’’ Se i rrëzuem përgjithmonë . Me më shkelë  nji derr-beterr.

 
*Besim NDREGJONI
President i Unionit Mbarekombetar 
Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise 

Basha – zyrtarëve të SHBA: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

TIRANE- Zbardhen detaje nga takimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, aktualisht Zëvendës/Ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve e zbatimit të ligjit.

Në një deklaratë për mediat, selia blu bën me dije se biseda e tyre u përqendrua tek çështjet e aktualitetit politik, në kushtet kur sipas saj “Departamenti i Shtetit dhe EUROPOL raportuan muajin e kaluar se gjatë vitit 2016 Shqipëria është kthyer në prodhuesin dhe shpërndarësin kryesor të marijuanës në Europë dhe në një vend kyç për trafikun e heroinës, pastrimin e parave të krimit dhe në një bazë rajonale për krimin e organizuar”.

“Për shkak të kapjes nga krimi dhe dështimit në qeverisje, kryeministri Rama minoi procesin e dekriminalizimit, projektoi kanabizimin e vendit, nuk luftoi krimin dhe nuk ka bashkëpunuar me organizmat ligjzbatuese të vendeve partnere. Prandaj kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë as vullnet dhe asnjë mundësi të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Interesi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij është ruajtja e pushtetit me çdo kusht. Në këto kushte, rruga e vetme për të siguruar zgjedhje të lira është krijimi i një qeverie teknike, me një mandat të qartë për zbatimin e menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, parandalimin e rikanabizimit të vendit dhe luftën kundër drogës dhe parave të drogës, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, theksoi kryetari i opozitës në takimin me zyrtarët e lartë amerikanë”, – citohet në njoftimin e PD-së.

Kryetari i opozitës gjithashtu vuri në dukje se “raportet e qeverisë amerikane dhe të Bashkimit Europian janë konfirmim i kriminalizimit dhe kapjes së shtetit nga krimi, që Partia Demokratike ka paralajmëruar këto vite si rrezikun kryesor që i kanoset politikës, ekonomisë dhe të ardhmes së Shqipërisë”.

Basha theksoi se “gjendja dramatike që po kalon vendi është rezultat i drejtpërdrejtë i akteve të vetëdijshme të kryeministrit Rama, i cili përzgjodhi në Kuvend, në krye të bashkive dhe në poste të larta shtetërore persona me të shkuar kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit ndërkombëtar të drogës”, – u shpreh kreu i PD-së.

Ndërron jetë Françesk Radi, kantautori i shquar shqiptar

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur dhe i dashur për të gjithë Françesk Radi, në moshën 67 vjeçare.

Pas disa ditësh i shtura në spital ai ka humbur luftën me sëmundjen. Kantautori u shtrua në spital më 27 mars për shkak të një hemorragjie cerebrale. Për gjendjen e tij të rëndë foli edhe bashkëshortja Tefta Radi, e cila kërkoi lutje nga të gjithë shqiptarët pasi çdo gjë që ishte në dorë të mjekëve ishte kryer. Por pavarësisht përpjekjeve ai nuk mund t’ia dilte.

Pak orë pas shtrimit të tij mjekët pohuan se Radi është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit.

KUSH ËSHTË FRANCESK RADI
Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme.

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasmë ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Kantautori Françesk Radi, është një emër i cili tashmë e ka arritur suksesin e tij muzikor, duke sjellë këngë të cilat janë vlerësuar nga publiku. I njohur me krijimtarinë e tij muzikore që në vitet ’70, ai vijon dhe sot duke prezantuar këngë të cilat vijnë të realizuara me mjeshtëri dhe muzikë të bukur.

ÇADRA SI SIMBOL I SHTËPISË SË LIRISË, DHE I SHQIPËRISË SË NESËRME EVROPIANE – Nga Azgan Haklaj

REPUBLIKA E RE PO LIND
2 PRILLI APEL QËNDRESE PËR KAUZËN KOMBTARE

Partia Demokratike dhe ansambli i opozitarizmit shqiptar, të përndjekurit politikë, rinia, intelektualë, veteranët dhe mbarë shqiptarët në të katër anët kanë mbi 7 javë që kanë jetësuar protestën më të gjatë, me madhështore në tërë historinë e shtetit shqiptar.

Të vendosur përpara godinës me maskë të qeverisë, simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar e të mafies politike, qytetarët shqiptarë janë të vendosur t’iu thonë “Jo” zgjedhjeve të bandës politike në pushtet, baronëve të drogës e të krimit të organizuar, Republikës së hashashit e të palmave, t’i thonë boll ma, largohu Qeverisë së varfërisë që i ka çuar banorët e këtij vendi në kufijtë e mbijetesës. Rama Ik.

Teksa dëgjoja Kryeministrin e vendit z Rama, të parin dhe të fundit në historinë e Evropës që banon në një bunker-shtëpi të blinduar duke u tallur me çadrën e protestuesve m’u kujtua historia e profetëve dhe e perandorëve, burrështetasve të shquar të historisë së njerwzimit dhe mendova: A ka lexuar ndonjë faqe nga kronikat e lashta e të reja ky zotëri?! Nga profeti Moisi te Aleksandri i Madh, për Pirron apo Kirin, Jul Qezarin apo Gjergj Kastriotin?! Në çadra bashkë me shtabet e tyre kanë qëndruar korifejtë që kanë ndryshuar fatet e botës. Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena para se tē hynin në betejë kërcenin bashkë me luftëtarët për t’ua hequr emocionet.

Ju e quani tallava, atë çadër lirie, ku po përplasen dy botë: e shkuara dhe e ardhmja.

E shkuara jeni ju, z kryeministër, e ardhmja është Republika e Re që po lind.

E nesërmja e Shqipërisë Euro-Atlanike me një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni nga populli, e popullit, për popullin po vjen.

Verdikti i Sovranit ka vendosur: Qeveri teknike me bazë të gjerë politike, Zgjedhje të lira dhe të ndershme, Kryeministër Lulzim Basha.

PD dhe opozita kanë hyrë në çadër për një betejë e kauzë të shtrenjtë e të shenjtë, ta kthejnë çadrën që ju guxoni të talleni z. Kryeministër në një Krujë të dytë. Mbi bedenat e kësaj kështjelle lirie valvitet çdo ditë madhështorë Flamuri i Skënderbeut.
Kjo nuk është betejë me shtiza, shpata apo topa, por një betejë e qytetarëve të lire, të cilët të udhëhequr nga lidershqipi i opozitës janë të vendosur në qëndresën e tyre stoike të mbjellin dhe të konsolidojnë institucionin bazë të shtetit të së drejtës, votën e lirë.

Kjo betejë do t’i tregojē vendin Qeverisë më të korruptuar, më të inkriminuar, më të papërgjegjëshme të historisë kombtare.

Shqiptarët do ta shembin Republikën e Kanabisit, që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës.

Republika e Re po lind sipas modelit Evropian të qytetarëve të lirë e të barabartë para ligjit.

Shteti i së drejtës po vjen, ku njerzit të jetojnë të sigurtë, me dinjitet e mirwqënje jo të mbajtur peng nga shteti mafioz, apo të marrin rrugët e botës nga mjerimi dhe frika e së nesërmes.

Ajo, të cilës Rama dhe banda e tij mafioze ia kishin frikën, tashmē është realitet i hidhur për qeverinë e drogës dhe trafiqeve, për hajdutët dhe vrasësit me imunitet, për kriminelët e jakave tē bardha.

Ata po jetojnë orët e fundit në ngrehinēn e tyre, shtëpinë e krimit, e cila u projektua 4 vjet më parë më dt. 1 prill. Simbolika e kësaj dite, e cila është e pagēzuar si dita e rrenave, tregon qartë e pa ekuivok filozofinë politike e moralin e “Rilindjes” mavi të binomit oligarkik, Rama-Meta.

Çadra e protestës së opozitës shqiptare ka hyrë në javën e tetë të saj dhe është shndërruar tashma në një kala të pamposhtur Lirie. Ashtu si Kruja e Shkodra, ashtu si Verduni i Francës e Çana- kalaja e Turqisë në Luftën e Parë Botërore.

Dje, z Basha iu tregoi mbështetësve të Tij qëndrestarë, qeverisë dhe aleatëve ndërkombëtarë, se populli shqiptarë është i gatshēm të ngrihet në lartësinē dhe dinjitetin e tij kombëtarë e historic, të mos pranojë asnjë marrveshje politike që nuk garanton dekriminalizimin e plotë të Parlamentit, Qeverisë, institucioneve të shtetit dhe në mënyrë të veçantë të drejtësisë.

Ky aksion i madh politik i PD dhe i opozitës qē e mbeshtet nuk ka kthim mbrapa dhe ështē i destinuar të kurorëzohet me fitore historike për të gjithë shqiptarët. Lulzim Basha ka folur dje jo vetëm me staturën e kryetarit tē opozitës dhe të kryeministrit të ardhshëm por me elekuencën brilante, me vendosmërinë dhe admirimin për protestuesit ka veshur mantelin e lirisë, të ideatorit dhe arkitektit të Republikës së Re.

2 prilli është dita në të cilën 26 vjet më parē Shkodra, metropoli i qëndresës, historisë së qytetrimit e demokracisë u skuq me gjakun e Arben Brocit, e të shokëve të tij martirë. Shkodra, emblema e Shqipërisë ua ktheu shpejt përgjigjen kmerëve të kuq, klikës komuniste me fitoren spektakolare më 22 mars 1992 duke e kthyer qytetin krenarë të Teutës, Gentit, Balshajve, Bushatllinjëve, Mjedës e Gurakuqit, Hodo Sokolit e Kazazëve nē bastionin më të fuqishëm antikomunist të Evropës. Sot çdo Shqiptarë në trojet tona etnike ka të drejtën legjitime të ndihet krenarë e të thotë: Nderim e mirënjohje të përjetshme Shkodrës e martirëve të sajë. 2 Prilli dhe gjaku i derdhur për liri e demokraci është apel e thirrje për vazhdimin e qëndresës.

Protesta e gjatë, e vendosur dhe heroike e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nga të katër anët e vendit ka marrë tashmë përtej politikës një karakter komëbtar. Protesta është e pandalshme dhe e vendosur deri në fitore. Kjo çadër madhshtore me të cilën Rama guxon të tallet nuk është vendosur rastësisht në sheshin Nanë Tereza.

Nëse Rama nuk dëgjon zërin e Sovranit për t’u larguar e për t’i hapur rrugë një qeverie teknike me bazë të gjerē politike, me mandat kushtetues e kohë të mjaftueshme për të garantuar dekriminalizimin e politikēs, të drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëse Rama ka fobi për Shën Terezën e sjelljen tereziste të protestuesve, atëherë opozita do t’i drejtohet Sheshit “Skënderbej”. Rama e din mirë fundin e atyre që u pwrballën me Gjergj Kastriotin. Kur bien ministrat e qeveritë ngrihen kombet, thoshte Napoleon Bonaparti.

Rama ik! Hap krah e mos na pengo në rrugën tonë Evropiane.  Është urdhër i prerë i Sovranit.

Lu dhe Arvizu takim me Metën

Ambasadori amerikan Donald Lu, së bashku me ish ambasadorin Aleksandër Arvizu, i cili ka mbërritur dje në Tiranë pasi kanë takuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën janë ndalur në Kryesinë e Kuvendit.

Mësohet se dy diplomatët amerikanë kanë takuar kreun e këtij institucioni, Ilir Metën. Takimi vjen një ditë pasi Meta në një darkë prej 4 orësh me kreun e qeverisë, Edi Rama vendosën që të jenë së bashku në koalicion edhe për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohën që opozita nga ana e saj nuk tërhiqet nga protestat dhe njëkohësisht bojkotimi i institucionit ligjvënës. Mesa duket Arvizu ka ardhur me mesazhe të qarta këtë herë për klasën politike, e cila është në prag të zgjedhjeve për presidentin e ri dhe ato parlamentar që do të mbahen në qershor.

Koalicioni PS-LSI: Rama dhe Meta katër orë darkë te… “Pazari i Ri”

Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kane darkuar per kater ore së bashku në një restorant te “Pazari i Ri”.

I pari qe ka dale nga restoranti ka qene shefi i Qeverise, Edi Rama, i cili pasi i dha doren Erjon Veliajt u largua me makinen zyrtare.

Pak minuta me vone nga restoranti dolen Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

***

Kjo darkë vjen 4 vjet pas marrëveshjes së 1 Prillit. Mendohet se pikërisht koalicioni është temë e takimit.

Kater vjet me pare, Rama dhe Meta darkuan ne Gjirin e Lalzit ne darken e shumeperfolur si “te ngjalave”, e cila kishte kumbar Nar Koken, vellane e ministrit aktual te Mjedisit, Lefter Koka.

Gjithashtu, me ta në takim eshte edhe Ministri i Drejtesise, Petrit Vasili, si edhe kreu i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj.

LSI përgjigje Ramës: Retorika e PPSH nuk ndihmon Shqipërinë, analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë bashkë

TIRANE- Në një prononcim ekskluziv për ‘BalkanWeb’ kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Rama pohoi se kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite, duhet t’i bënin bashkë me LSI-në dhe jo sipas tij me eufori të njëanshme.

Teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga Rama pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI pohoi se Bledi Çuçi nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.

“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë sebashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-ne ministri me i suksesshme Blendi Cuci qe drejtoi reformën administrative. Bledi Cuci ministri me i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Ne socialistet qe mbajmë mend Libofshem nuk mund t’ja leme kauzen e zgjedhjeve te lira çadrës se Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste kauza jone e madhe.”, tha Rama për ‘BalkanWeb’.

Luan Rama iu kundërpërgjigj kreut të qeverisë, ndërsa shtoi se kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte ‘helm për qeverisjen’. “Kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen. LSI ka reaguar dhe ka ndryshuar ministrat për përmirësimin e qeverisjes. Reflektimi është shenje përgjegjshmëri, mendjemadhësia dhe arroganca çojnë ne keqqeverisje!”, tha për ‘BalkanWeb’, Luan Rama.

Rama ftesë publike LSI-së: Të vendosë pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike LSI-së për të vendosur nëse do të dalë në zgjedhjet e 18 qershorit në koalicion me Partinë Socialiste.

Ne do shkojmë në këto zgjedhje për të marrë çdo votë të mundshme të PS, por duke qenë se pala jonë është e qartë, i takon LSI të vendosë pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme”, theksoi Rama.

Të diskutojmë për 18 Qershorin, dhe nuk po diskutojmë dhe nuk do diskutojmë thellësinë e mëtejshme të reformave se këto reforma mund t’i bëjë vetëm PS, sepse Shqipërinë mund ta bëjë shtet vetëm PS, sepse qeverinë mund ta verë në shërbim të shqiptarëve vetëm PS, ne do ishim të nderuar të kemi aleat, por çdo aleat duhet të jetë i nderuar të marrë pjesë në këtë beteje për të bërë shtet. Jashtë rrugës së kësaj beteje nuk ka krenari e nder për asnjë parti”, deklaroi më tej Rama.

Rama iu përgjigj edhe kritikëve të koalicionit me LSI-në: “Ne nuk e kemi diskutuar kurrë koalicionin. Partneritetin me LSI disa e përjetojnë si një martesë të ezauruar, si një bashkëjetesë të vuajtur apo të suksesshme. Konceptimet herë janë të padrejta, herë të justifikuara herë të pajustifikuara, herë të ekzagjeruara.

Sa për mua, cilësia e këtij partneriteti në funksion të këtij vendi, nuk matet as me sasinë e helmit që hera-herës hedhin me partnerët tanë të vegjël, matet me sa më shumë reforma reale kemi kaluar së bashku për të bërë shtet, matet”.

Ndërkohë që nuk ka lënë pa thumbuar kritikat e disa eksponentëve të LSI-së ndaj reformave të qeverisë: “Edhe kur flet LSI për ato që janë arritur dhe me sa qejf i thumbon ministrat tanë, duhet te matet me fakte kuptimplotë sesa njerëz u punësuan, nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat  e LSI në parlament.

Matet me të vërtetën se me reformën për Arsimin e Lartë që e diskutuam dhe miratuam së bashku, matet me 30 vite larg më atë që ishte dhe nuk matet me sulmet e disa përfaqësuesve të LSI. Matet me volumin e jashtëzakonshëm dhe kompaktësinë e madhe që kemi pasur për çdo reformë të vështirë në rrugën tonë për të bërë shtet, nuk matet me rrugën e thashethemeve, portaleve e kafeneve. Shqipëria që ne kemi në zemër, nuk varet nga kërkesat e orekset, por lidhet e varet vetëm më përmasat e dashurisë për atdheun e fëmijëve tanë”.

Zvicër: NZZ: “Një manovër taktike sportive” e Edi Ramës – Nga Valerie Zaslawski

 

Valerie Zaslawski, gazetare e prestigjiozes zvicerane NZZ, e pranishëm në takimin midis Presidentes Leuthard dhe Kryeministrit Rama, në shkrimin e saj “Një manovër taktike sportive” e përshkruan kështu vizitën e premierit shqiptar në Zvicër:

“Sporti ngjit, kështu duket. Sepse vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Bern është tani më e dyta brenda një kohe të shkurtër, në të cilën në fokus kanë qenë arritjet sportive. Nga mesi i shkurtit presidenti austriak gjatë vizitës së tij inauguruese (në të njëjtën kohë në St. Moritz zhvillohej kampionati botëror i skijimit) adminirimin e tij për Zvicrën e shprehu me këto fjalë ledhatuese: «Madje as në sport Austria nuk ia kalon Zvicrës.»

Të premten pasdite në ambientet e stolisura të Oborrit të Lohn-it, ku u prit për biseda zyrtare nga kryeministrja Doris Leuthard, Rama para gazetarëve tha: Ai i falënderohet Zvicrës në emër të vendit të tij edhe për përkrahjen e Kombëtares shqiptare të futbollit. Zvicra po i ndihmon Shqipërisë të fitojë. Për sqarim: Në kuadër të Kombëtares shqiptare lujnë për momentin gjashtë lojtarë me pasaportë zvicerane. Njëkohësisht, Rama tha: «Pa ne ju nuk ia dilni në kampionat.» A, po: Në Kombëtaren zvicerane luajnë (edhe) dy lojtarë me rrënjë kosovare-shqiptare: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Pranim azili

Me shpjegimet e tij sportive Rama iu shmang temave të rëndësishme: nga transportet e drogës me avionë të vegjël dhe implikimet e përfolura të mafjes së drogës në politikën shqiptare. Një pyetjeje në vazhdim të një gazetari lidhur me një ish polic shqiptar, i cili është vendosur në Zvicër, pasi atij në Shqipëri iu bë procesi sepse kishte zbuluar marifete të mafjes së dogës, Rama iu përgjigj me kaq: «Ah, ju gazetarët jeni gjithandej njëlloj».

Policit të apostrofuar këtë javë i është pranuar azili, siç raporton «Le Temps». Folco Galli nga Enti Federal për Policinë (BJ) konfirmon se Ambasada shqiptare në Bernë është njoftuar me një notë diplomatike të 29 marsit 2017, se ai e refuzon ekstradimin e ish nëpunësit të policisë mbi bazën e urdhrit të «Non-Refoulement»-it. BJ i ka informuar autoritetet shqiptare se ata e kanë mundësinë e shtrimit të kërkesës për një ndjekje substitutare penale.

25 milonë në vit për Shqipërinë

Aryseja e vërtetë e takimit ndërmjet Ramës dhe Leuthardit ishte kremtimi i 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. Para një çerek shekulli Zvicra dhe Shqipëria kanë hapur ambasada në vendet respektive. Me këtë rast u nënshkruan edhe dy marrëveshje, një për programin e zhvillimit rajonal dhe një për orientimin e shkollimit profesional kah tregu i punës në Shqipëri.

Shefi i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Manuel Sager, i cili është kompetent për këtë, në margjina të konferencës tha: Zvicra e ndihmon Shqipërinë në decentralizimin e vendit dhe në forcimin e aftësisë së saj konkuruese ekonomike, për ta përkrahur integrimin e saj në strukturat evropiane. Me rreth 25 milionë në vit, Zvicra është «investitori» i tretë më i madh në vit në Shqipëri në çështje të bashkëpunimit zhvillimor. Anasjelltas, bashkëpunimi zhvillimor zviceran 1 për qind të buxhetit e jep për Shqipërinë. Vendi bën pjesë në fqinjësinë e zgjeruar të Zvicrës, prandaj marrëdhëniet e mira janë me rëndësi. Zvicra përfiton nga rrethanat stabile. Fundja, edhe Diaspora shqiptare në Zvicër është e madhe: këtu jetojnë 250’000 shqipfolës.

(nzz.ch) ks

 

 

 

Banka e Shqipërisë: Kujdes nga mashtrimi! Kjo është kartmonedha më e falsifikuar në treg

Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar është prerja 1 mijë lekëshe. Në raportin vjetor të 2016-ës, që ka dorëzuar në Kuvend, Banka e Shqipërisë raporton se gati gjysma e parave të falsifikuara në Shqipëri i përkasin prerjes 1 mijë lekëshe, çka e bën atë një kartëmonedhë me rrezik më të lartë se sa prerjet e tjera për mashtrim.

“Konstatohet se kartëmonedhat e falsifikuara të prerjes 1000 lekë përbëjnë rreth 47% të totalit të kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara. Më pas renditen monedha metalike 50 lekë me 19% të totalit, si dhe prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë me respektivisht 15% dhe 14 % të totalit,” thuhet në raport.

Banka nuk e zbulon se sa është vlera totale e parave të falsifikuara që u konstatuan në treg gjatë vitit të kaluar. Por sipas saj, krahasuar me vitin 2015, vlera kartëmonedhave të falsifikuara është ulur me 13 për qind, raporton Syri.net.

“Në përgjithësi, krahasuar me sasinë e kartëmonedhave dhe monedhave metalike në qarkullim, kartëmonedha e falsifikuara mbeten në sasi të papërfillshme,”- deklaron BSH.

Paratë në qarkullim
Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2016, në Shqipëri ishin në qarkullim 131,2 milionë copë kartëmonedha leku. Sipas Bankës vlera totale e parave që qarkullojnë është 254.7 miliardë lekë.

“Në krahasim me vitin 2015, numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 5,9 milionë cope, ndërsa vlera e tyre është rritur me 8.2%,” thuhet në raportin e BSH.

Sipas raportit, ndryshimi i këtyre treguesve vjen si pasojë e trendit që vazhdon të ndjekë struktura e parasë në qarkullim, në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 Lekë dhe 2000 Lekë.

Andi Bushati: “Pse Ilir Meta e ka të pamundur ndarjen nga Edi Rama”

Gazetari Andi Bushati, në një shkrim të tijin thotë se Ilir Meta e ka të pamundur që të ndahet prej Edi Ramës, edhe pse ka vërsulur të gjithë deputetët e tij kundër qeverisë.

Sipas tij, 1 Prilli i dytë nuk është si ai i pari, kur Meta u nda me Berishën dhe u bashkua me Ramën me justifikimin se i kishte mbaruar kontrata.

Por në kushtet e tanishme të mbarimit të kontratës së parë me Ramën, Meta po heziton të largohet, shkruan Bushati.

“A ka ndopak koherencë tek këto qëndrime kaq të ndryshme të LSI-së? Në këtë ditë të njohur botërisht, Ilir Metës mund t’i mjaftonte dhe justifikimi i thjeshtë që përdori mandatin tjetër, për të thënë lamtumirë. Ai mund të përdorte argumentin e “fundit të kontratës” për t’u larguar. Po të donte mund të shkonte edhe më tej, të rendiste edhe njëherë gjithë vërejtjet e muajve të fundit që ia bënin legjitime përplasjen e derës.

Por Ilir Meta këtë 1 prill po heziton. Sepse nëse sjellja e tij prej biznesmeni ia justifikoi ndarjen me Berishën, biznesi i tij aktual ia vështirëson prishjen me Ramën.

Prandaj ndoshta është e kotë që Ilir Metës t’i kërkosh të prononcohet këtë ditë gënjeshtrash. Për të kjo mund të jetë thjeshtë një ditë e zakonshme, si gjithë të tjerat e vitit”, shkruan Bushati.

(Dokument) Zbardhen përgjimet e Klement Balilit: “Shiko pas se mos të kanë kapur!”

Zbardhen përgjimet e Klemend Balilit, i shpallur në kërkim me vendim gjykate, si i dyshuar për si një nga drejtuesit e organizatës kriminale që merrej me trafik të drogës.

ABC News ka siguruar kopjen e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” Klemend Balilit, ku janë pasqyruar 13 faqe format A4, me përgjimet e bisedave telefonike të Balilit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në dosjen, thuhet se këto përgjime konsistojnë të kryera pas orës 23:00 të darkës nga fund i muajt prill deri më 8 maj 2016 ditën kur u godit grupi kriminal ku edhe u arrestuan 16 të dyshuar në Greqi, 3 të dyshuar në Belgjikë, një person në Itali, një shtetas në Bullgari dhe u shpall në kërkim Klemend Balili.

Sipas këtij vendimi, thuhet se biseda e fundit dhe aktivimi i numrave që kishte në përdorim Balili janë mbyllur me datën 8 maj dhe nga ajo ditë nuk janë përdorur dy kartat dhe dy aparatet celular që ishin në përgjim nga autoritetet greke. Nga këto përgjime, duket qartë përfshirja e Balilit në rrjetin e trafikut të drogës, pasi gjithë kohës komunikon me dy skafistët e nisur nga Shqipëria që ua arrestuan në Greqi si dhe biznesmenët grekë, që ishin edhe pritësit e drogës. Në një nga këto bisedat biznesmeni grek i shpreh shqetësimin Balilit për bllokimin e rrugëve në Greqi nga greva e punëtorëve.

Çka sipas bisedës, nuk mund të nisen kamionët e ngarkuar me drogë, për shkak të grevës nga shoferët dhe punëtor të ndryshëm. Gjithashtu janë transkiptuar edhe biseda për një shtetas kinez, i cili mendohet se mund të jetë një nga transportuesit e drogës nëpër Europë. Në dosje thuhet se nga Janarit i vitit 2014 dhe deri më 8 maj të 2016 të dyshuarit vepronin në trafikimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të kanabisit të papërpunuar dhe kokainës mes vendeve evropiane – anëtarë të Bashkimit Evropian.

Si furnizues ishte Shqipëria me hashash dhe Greqia me kokainë që më pas trafikohej drejt vendeve të ndryshme të Evropës me mjete transporti ndërkombëtare, të përshtatura posaçërisht me vende të fshehta për fshehjen e lëndëve narkotike. Mjete të cilat klasifikoheshin në Bullgari dhe në Austri, sit ë besuar dhe në emër të personave të ndryshëm që përdoreshin për mbulimin e aktivitetit të paligjshëm në transportin e drogës për llogari të anëtarëve të organizatës kriminale. Sipas prokurorisë, Klemend Balili dyshohet se është një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të drogës, që për dy vite ka trafikuar në të gjithë vendet e BE-së rreth 3.8 ton hashash dhe 84 kg kokainë

 


Send this to a friend