VOAL

VOAL

Berisha tregon pjesën e bisedës që ‘fshehu’ Rama për takimin e parë: Ja çfarë më tha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, duke sjellë sipas tij të plotë takimin e parë mes tyre dhe bisedën që ata zhvilluan në atë takim.

“Së pari të them se po të ngushtohet rrethi, po ecën drejt vendit në një birucë fare të mirë ku e meriton për gjëmën. Ti je peshku i madh dhe ti duhet të mbash përgjegjësinë për krimin monstruoz që ke bërë ndaj këtij vendi.

Së dyti, fole për një miting për 10 janar 1991, memoria ime është e imja, është e vërtetë që ke ardhur me dy vetë, si i përmende, por cfarë më tha:

Unë nuk flas si ti- tha,

Po ca do thuash, i thashë

Do them, tha, që në cdo shtyllë duhet të varet një komunist, një anëtar i Komitetit Qendror.

Thuaje, i thashë, por mos harro të thuash edhe për baben tënd”.

Do ta them, tha.

Rama tregon takimin e parë me Berishën: Isha me Klosin e Trebeshinën dhe më tha…

Rama ka theksuar me krenari se borxhin e madh moral dhe ligjor për të përndjekurit e ka shlyer partia e tij, pra PS.

Ai ka treguar takimin e parë me Berishën dhe ka cituar fjalët që ai iu ka thënë në atë takim.

“Në 1991 në janar te sheshi i stadiumit, dhe shoku Sali me tha, unë me Trebeshinën dhe Klosin, ju doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet, PD është prerazi e ndarë nga ai llum. Fjalia e stërdëgjuar nga instancat e Partisë së vërtetë të Saliut, se të dytën e ktheu në karagjozllëk kombëtar ky.

Bëtë çorap se kudo këtë bëni, sa herë ju jepet një celës zyre ndërtoni fshatin tuaj. Nuk dini të bëni shtet, qytet, por fshatin tuaj dhe pastaj merrni dhe plackat me vete dhe i lini zyrat drangull

Ju bëtë që të burgosur politikë të ikin nga ajo botë pa marrë asnjë qindrakë, ndërkohë që spiunët kanë marrë paratë nga fondi për ta, se duhet të marrin lekët fara dhe fisi i SHQUP-it, jam krenar që PS ka kompletuar plotësisht të gjithë listën e të gjallëve”.

Tinka Kurti u rrëzua nga shkallët, reagon ministrja Manastirliu – Aktorja: S’kam probleme

“Po pati mundësi Ju zonja ministre e Shëndetësisë a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet vetëm për një fakt…”

Me kete apel per ministren e Shendetesise, Perparim Kabo njoftonte se aktorja e madhe Tinka Kurti ishte rrezuar nga shkallet e pallatit ku banon dy dite me pare dhe ambulanca nuk kishte ardhur pasi ishte pushim.

Por duket se reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ministrja.

 

“Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saja…Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan profesor Kabo sot ne FB.

Sakaq, “Faleminderit, por nuk kam probleme shëndetësore”, mesohet te jetë shprehur aktorja e njohur, raporton BW.

Protokolli shqiptar a ka kod? – Nga LINDA KALEMI

Fatkeqeshisht ne Shqiperi nuk eziston sherbimi IMAGE MAKER kusht ne sektorin drejtues te politikes, biznesit , arsimit, ne skene, podium e ekran. Imazh nuk eshte veshja e floku trendy, nuk eshte te ngjeshesh marka e bizhu mbi trup, nuk eshte logo e cantes qe tregon ne ekran kur busti e fytyra anon ne nje krah.. nuk eshte ti besh studentet me topuze e taka grash ne cerenonine e dipllomimit. Imazh eshte trajtim dhe edukim total i aparences e xhesteve, shkurt : nje trup, nje shikim, nje ecje qe flet.. E si realizohet ? Se pari duhet te dijme ” kush jam une” , te njohim konstruktin , vecorite, mangesite, difektet e fizikut, te qendrimeve e xhesteve . Pasi i konstatojme trajnohet per te evituar mangesite dhe evidentuar anet pozitive. Image maker nuk mund ta realizoje nje stilist sic ndodh tek ne qe prezantohet ne programet e mengjesit koke e kembe me xixa si pema e vitit te ri.. apo stilisti qe vesh modelet dhe i hedh ne podium ku ato ecin me kurrizin gunge , me krahet qe levizin me shume se kembet apo me mimika ekstreme si kliente semaforesh… Ky eshte konstatim i stilisteve te huaja te ftuara ne eventet tona..
Ne rastin konkret ne protokollin Presidencial mbajtur per festat e Nentorit shihen mangesi te cilat vetem nje analist i fushes i percepton.
Eventet protokollare kane kategorite e tyre , ne kete rast nuk eshte nje protokoll rutine por niveli me i larte me vlera kombetare, nderkombetare , ku fotot rregjistrohen ne arshiven historike te kombit. E fillojme nga e majta ne te djathte :
Z. Meta, veshja eshte zyrtare e thjeshte por jo per kete nivel protokollar. Duhet te ishte kostum. Qendrimi, supet duhet te jene ne nivel te barabarte qe te mos jape imazhin e nje lideri te lodhur.
Znj. Meta. veshja eshte me ngjyren e duhur , por prerja jo, eshte veshje e shkurter qe spikat teper gjunjet dhe kembet e tul’ta, veshja duhet te ishte me gjatesi nen gju sepse ne keto raste evidentohet tema jo personi, ky sygjerim eshte edhe per mesuesit e pedagoget. Gjithashtu kepucet e saj modeli babete (balerine) jane jashte konceptit protokollar , perdoren rrugeve dhe jo eventeve , specialistet theksjone qe ekuilibri i trupit anon mbrapa, deformon ecjen e demton fizikun. Vec kesaj keto kepuce nuk rekomandohen ne asnje rast per nje femer qe nuk ka kembe te gjata.. Jam e bindur qe ecja e saj ne kete protokoll nuk ka qene etike e estetike. Krehja floket e saj jane imazh i perditshem , floket mund te ishin trajtuar edukuar mé specifikisht per kete event.
Z. Ruci. Veshje protokollare e duhura, qendrimi korrekt, mimika pak e ashper , mund te zbutet.
Znj. Rama. Veshja e duhur, por shalli i kuq nuk eshte aksesor i veshjes por nje shtese mbi brezin e fustanit , nje material qe nuk i pershtatet fustanit, por shall zhubrosur , te kuqen mud ta perdorte diku tjeter, si nje kordele fine apo aksesor por jo nje shall mbi brez , Supet e fustanit duhet te ishin me te ngritura sepse jane te rena , imazh qe ne cdo rast zmadhon moshen dhe vithet i tregon me te gjera. Krehja eshte e duhur. Qendrimi eshte korrekt
Z. Rama. Kostumi i duhur elegant . Aksesoret me vend , kombinim i imazhit politik e artistik. Qendrimi teper i lartesuar. Mimika te jete me e bute e jo buzeshtrenguar .
Ne kete tabllo pervec znj.Rama tek te tjeret spikaten portrete me mimika te trembura, u mungon ngrohtesia, celesi baze qe percjell besim tek zgjedhesit e tyre. .
Dhashe nje konstatim flash bazuar vetem ne kete foto, nuk eshte perfekt. Nese do te isha prezent do vereja tipare te ndryshme te ngjashme apo mé pozitive e do thellohesha me teper ne analize. Uroj te jem mirekuptuar nga te gjithe , nese PO jam gati ti ndihmoj edhe nga larg , metropoli ku sherbej 20 vjet si Image Maker politikaneve , figurave, modeleve e komunitetit turk, mjafton te nisin fotot. E bej me kenaqesi dhe pa interes, keshtu kryej detyren humane ndaj populit tim per ata qe ka zgjedhur. Gezuar festat !!

Po kthehemi mbrapa! Ulet niveli arsimor në vend, rritet numri i personave me arsim 8/9 vjeçar

Struktura e popullsisë në moshë pune ka ndryshuar në favor të nivelit të ulët arsimor. Sipas të dhënave të INSTAT, të arsimuarit me 8/9 vjet zunë 48.5% të popullsisë në moshë punë nga 15-64 vjeç, duke u rritur me gati 1 pike përqindje në krahasim me vitin 2016.

Gjithashtu vitin e kaluar numri i personave me arsim të mesëm ka pësuar ulje. Në totalin e popullsisë 15-64 vjeç, personat me arsim të mesëm zunë 36.3 për qind më 2016 nga 37.2 për qind që zinte kjo shtresë më 2015.

Ndërsa personat me arsim të lartë ruajtën të njëjtën peshë gjatë 2015-2016, dukë zënë përkatësisht në secilin vit 15.3 për qind të popullsisë në moshe pune.

Po sipas INSTAT, në vitin 2016, 30 për qind e të rinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as në punë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional.

Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar, as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (50,6% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa te femrat kjo përqindje është 28,4%).

Por forca e punës më shumë se sa niveli arsimor po kërcënohet nga plakja e popullsisë.

Pas një dekade, kur 50-vjeçarët e sotshëm do të dalin në pension, forca e punës do të pësojë tkurrje të madhe duke bërë, që ekonomia e vendit të mos ketë përparësi në këtë drejtim. Këto zhvillime do të diktojnë shumë shpejt tendencat e konsumit dhe shpenzimeve publike. Shitjet me pakicë do të duhet të orientohen për shërbimet e moshave të vjetra, që nga ushqimet, veshjet dhe akomodimi, teksa shpenzimet e qeverisë nevojitet të zhvendosen nga shkollat tek qendrat e kujdesit social për të moshuarit.

Të gjitha këto ndikime kanë zhbalancuar forcën e punës, ku mosha deri në 45 vjeç ka pësuar rënie të shpejtë. Në një anketim që “Shteti web” bëri në vitin 2015 për trendet e punësimit gjeti se rreth 45% e punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes OSHEE (punëdhënësi më i madh në vend) ishin mbi 50 vjeç.

Pavarësia, hapet “Viti i Skënderbeut” (video)

Në qytetin e Vlorës, autoritetet më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës morën pjesë sot në ceremonitë për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Po sot u shpall zyrtarisht dhe hapja e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Përgjatë 300 ditëve të ardhshme janë parashikuar aktivitete të ndryshme që do të përfshijnë të dy vendet. Kryeministri Rama saktësoi se nuk bëhet fjalë për shprehje të një tundimi për t’u kthyer në të shkuarën, por e një vetdije se para shqiptarëve është çelur një perspektivë e re

​Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama çelën ceremonitë për 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Sheshin e Flamurit me ngritjen zyrtare të simbolit më të rëndësishëm të vendit. Më pas ata ju drejtuan monumentit të Ismail Qemalit ku dhe bënë homazhet e rastit.

Në shtëpinë muze ku në 1912 patriotët shqiptarë shpallën Pavarësinë u hap zyrtarisht Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut. Në 300 ditët e ardhshme do të përkujtohen përvjetoret e disa ngjarjeve që kanë lënë shenjë në historinë e kombit shqiptar, ndërsa aktiviteti përmbyllës do të jetë Samiti i dytë i Diasporës, së cilës Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë, sic u theksua dhe dje gjatë mbledhjes mes dy qeverive në Korcë.

Afrimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, shoqërohet shpesh me komentet mbi t ashtuquajturin projekt të Shqipërisë së Madhe. Pikërisht për këtë, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij saktësoi se “gjithçka thashë dhe gjithçka do të thuhet e do të bëhet në këtë vit mbarëkombëtar të Skënderbeut, nuk është asgjëkundi shprehje e një tundimi për t’u kthyer në të shkuarën apo për ti rënë daulleve të së shkuarës. Por është shprehje e një vetëdijeje se sot përpara nesh shqiptarëve është çelur një perspektivë e re dhe së bashku ne kemi detyrimin që për sa kohë e kemi këtë privilegj që të mund të bëjmë si drejtues institucionesh apo qeverish e shtetesh, atë që çon një hap më tutje drejt realizimit të kësaj perspektive që është, shqiptarët e bashkuar në BE”

Idesë së objektivit të integrimit euratlantik të të dy vendeve i mëshoi dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaci: “Shqipëria është anëtare e organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s. Kosova është shtet i lirë dhe sovran. Në rrugëtim të sigurt për t’u integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi një komb me dy shtete sovrane. Të dy shtetet tona kanë një ëndërr. Kanë një qëllim. Integrimin e plotë në institucionet euroatlantike”

Ndërsa presidenti Ilir Meta, vuri theksin te simbolika e fortë që figura e Skendërbeut ka për shqiptarët: “Me bindjen se Skënderbeu do të jetë gjithmonë ylli i mëngjesit dhe dielli që do të ndriçojë çdo shqiptar dhe mbarë kombin tonë në përpjekjet tona për prosperitet për paqe dhe për një të ardhme plotësisht evropiane, ju uroj edhe një herë gëzuar këtë ditë të bekuar!”

Nga ana e saj opozita, e cila më 28 nëntor përkujton dhe Ditën e Çlirimit, bëri homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Tiranë. “Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri tek luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve, 28 Nëntori është dita kur flamuri që na bashkon të gjithëve si komb, na kujton për sakrificën e madhe dhe çmimin e lartë që liria dhe pavarësia shqiptare kanë patur ndër shekuj. Por po kështu na kujton për peshën e përgjegjësisë së brezit të ri dhe shqiptarëve sot. Për brezat e ardhshëm, betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh për sakrificën e heronjve dhe martirëve të lirisë dhe të pavarësisë”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Edhe Shqipëria duhet futur në ‘listën e zezë’ të BE–së për parajsat fiskale”

Shqipëria është një ndër 35 shtetet që duhet përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Europian për kontrollin mbi parajsat fiskale, thotë një studim i fundit i publikuar nga një prej organizatave më prestigjioze në Botë, Oxfam.

Kjo listë vjen në një kohë kur është rritur presioni ndërkombëtar për zbulimin e origjinës së parave që qarkullojnë në ekonomitë në zhvillim të botës perëndimore.

Lista e Oxfam flet edhe për katër shtetet të tjera, anëtare të unionit; Irlandën, Luksemburgun, Maltën dhe Holandën.

Në listën kryesore ndërkohë, atë me 35 shtete të cilat duhen përfshirë patjetër, veç Shqipërisë figurojnë edhe të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës. Këto pesë vende, janë të vetmet europiane në listë.

Oxfam saktëson se, kjo do të duhet të ishte lista e zezë e Brukselit, në rast se nuk do të kishte presione politike dhe manovra të tjera.

Pra, Shqipëria figuron ndër shtetet të cilat duhen minimalisht të përfshihen në listën e zezë të Brukselit.

Kjo vjen për shkak se vendi ynë, sipas Oxfam, nuk përmbush ende plotësisht një ndër tre kriteret kyçe, atë të implementimit të masave për të luftuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave.

Në këtë prizëm, nga ana e Komisionit Europian priten dhe rekomandime të tjera për qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

Publikohet foto e rrallë e ngritjes së flamurit shqiptar në Shkodër

Një foto e rrallë është publikuar sot nga ngritja e flamurit shqiptar në Shkodër në vitin 1913.

Siç edhe e përshkruan historiani Kastriot Dervishi këtë foto, të pranishëm kanë qenë edhe pesë përfaqësues nga fuqitë e mëdha botërore.

Postimi

1913/Flamuri në Shkodër

Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar.

Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu. Pesë fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania, kishin përfaqësuesit e vet në këtë ceremoni. Aktiviteti u zhvilluar në harmoni të plotë vëllazërore, pa kurrfarë dallimi politik apo fetar. Në fund të fjalimeve është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “himni kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa “O moj Shqypni”.

Aksidenti i eskortës në Korçë, një prej gardistëve të plagosur niset me helikopter drejt Tiranës

Një nga gardistët e aksidentuar sot në Korçë, pjesë të eskortës së kryeministrit Edi Rama, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ai ka fraktura të rënda në shtyllën kurrizore dhe për këtë shkak është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar. Gardisiti që është nistur drejt Tiranës është Erion Musai.

Sipas hetimeve të deritanishme, aksidenti është shkaktuar nga një makinë Volkswagen, i cili përplasi tre makina. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Volkswagen, Spiro Naçin.

AKSIDENTI 

Dy makina të eskortës së kryeministrit Edi Rama dhe një tjetër taksi janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit juglindor.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës Klodian Llaka, Erion Musai dhe Shkëlqim Pojana, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zbardhet aksidenti i eskortës së Ramës, të plagosur 3 gardistë

KORÇË- Më datë 27.11.2017, pak minuta më parë, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volksvagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht mesohet se mjeti tip Ëoslëagen, qe udhetonte ne krah te kundert me eskorten, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë ka goditur makinen tip ‘Range Rover’ qe udhetonte para tij dhe uli shpejtesine, e me pas makinen e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dale nga rruga.

I demtuar më lehtē është dhe nje mjeti tip Mitsubishi qe ishte pjese e eskortes.
Grupi i posaçem hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Në gjendje të rëndë Ines Hajrullai, u plagos nga shpërthimi në Vlorë, mjekët ia presin këmbët

I riu Ines Hajrulla i cili u plagos ditën e sotme në atentatin me eksploziv të ndodhur në Vlorë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë dhe mjekët po bëjnë ç`është e mundur për ta mbajtur në jetë. Ndërkohë që bëhet me dije se mjekët i kanë prerë njërën këmbë pasi plagët e marra ishin të rënda.

Sipas informacioneve nga policia, 25-vjeçari është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar. E me sa duket po të njëjta burime bëjnë me dije se i riu është  me precedentë të shumtë kriminalë dhe dyshohet se kjo është arsyeja e atentatit me eksploziv.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje  ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit  i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.

Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gazetarët e RD-së, 10 vite pa sigurime dhe tre muaj pa rroga ..!

 

Bledi Kasmi

Gazeta “RD” , pas afro 27 vitesh jetë dhe kontribut për shtypin e lirë , është në grahmat e saj të fundit.

Gazetarët dhe stafi mbështetës kanë mbi tre muaj pa marrë rrogat.

Tirazhi ditor i kësaj gazete me shumë histori është në minimumin e saj historik, që kur lindi në 5 Janarin e vitit 1991.

Faktorët që e kanë telendisur gazetën “RD” në këtë situatë mjerane janë të shumtë, por prej vitit 2007 drejtues i gazetes eshte kryeredaktori Bledi Kasmi, i cili akuzohet nga gazetarët për shpërdorime, korrupsion dhe vjedhje që i ka bërë gazetës “RD” (sigurisht me bekimin e Partisë).

Gazetarët e saj dhe stafi mbështetës, kanë mbi 10 vite që janë lënë pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore…!

Është rasti këtu që t’ju bëjmë thirrje strukturave të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, që një orë e më parë duhet të mësyjnë në zyrat e gazetës “RD” për të hetuar dhe faktuar korrupsionin. Tema

PD reagon zyrarisht: Ja e vërteta e 1 milion dollarëve në Amerikë

“Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike janë dokument publik që janë të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë”.

Kështu i është përgjigjur sot Partia Demokratike akuzave të shumta që prej ditësh po rëndojnë mbi demokratët.

Në një njoftim për shtyp, PD sqaron publikisht se kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Megjithatë Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti janë të mirëpritur t’i hetojnë ato në çdo kohë. Partia Demokratike u vë në dispozicion një kopje kur të duan. Madje janë të mirëpritur të marrin edhe Sajmir Tahirin dhe Agron Xhafën dhe Moisi Habilajn në ekipin e hetimit. Shpërqendrimi i vëmendjes nga kriminalizimi i qeverisë dhe Partisë Socialiste është shërbim ndaj krimit dhe minim i interesit publik. Vetë Taulant Balla dhe Blerina Gjylametaj duhet të jenë më të shqetësuar për fatin e partisë së tyre që ka rënë nën kthetrat e krimit. Sidoqoftë, shashkat dhe tamtamet e tyre nuk mbulojnë dot bëmat ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit dhe të vetë Edi Ramës që janë zhytur në krim dhe trafik droge duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare, sistemin politik dhe të ardhmen ekonomike të shqiptarëve”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.

Ndërkohë që më herët kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla akuzoi sërish PD-në se ka paguar 1 milionë dollarë për lobim në SHBA nëpërmjet kompanive offshore.

MEDITIM PËR UNIONIN ARTISTIK TË KOMBIT SHQIPTAR… – Nga Azem BALIAJ

 

Nga artistë të ndryshëm, anekënd trojeve shqiptare të ndara, është kërkuar vazhdimisht, që shtëpia e Homerit të gjakut tonë, në vendlindjen e tij, në Fishtë të Zadrimës–Lezhë, të mund të bëhet (natyrisht me projekte thelbësore kombëtare) muzeal-peligrinazh, pasi çdo komb i botës po të kishte një personalitet të tillë në kulturën e vet do e bënte këtë gjë “tepër të vogël” për madhështinë e tij…

Ndërsa presim e shpresojmë, duke medituar për “të përbashkten” e vlerave tona mbarëkombëtare në art m’u kujtua një këngë që e këndon Fatmira Breçani:

 

“Dilni o shqiptar, se nusja po vjen,

Se Kuvendin prap e kem’ në Prizren…”

 

Në meditim e sipër, natyrshëm, asociacionet e mia të ndikuara nga letërsia, piktura, filmi, teatri, baleti, opera, etj., ma grrithnin trurin se si mund të organizojmë kombëtarisht veprimtari të mëdha, kudo nëpër troje që të paktën shpirtërisht të jemi të bashkuar…!

 

Krahas kënaqësisë që ndjeva për këtë ëndërrim vetjak të cilin nuk besoj ta kem vetëm unë, në trurin tim fektoi një fakt që me shumë dashuri më “bëri” xheloz… Unioni Artistik i Kombit Shqiptar… Po, po fektoi në moment dhe papritur më ndaloi gjykimin në një meditim të ri…

 

Ky UNION i krijuar dhe i udhëhequr nga një djalë Gashi nga Malësia e Gjakovës, palcë e Kombit tonë, ka bërë këto vite me veprimtaritë e veta më shumë se ministritë përkatëse… dhe kudo, kudo në trojet e moçme shqiptare!

 

U “bëra” xheloz, sepse sa e sa artistë, këngtarë,valltarë, kompozitorë, poetë, aktorë, instrumentistë, janë ndjerë të lumturuar nën këtë emër me krijimet dhe interpretimet e tyre nëpër qytete e krahina arbërore…

U “bëra” xheloz, sepse sa e sa artistë janë dekoruar për vlerat e tyre deri dhe “Mjeshtër i Madh” duke ngazëllyer veten e miqtë, duke shtuar vlera të reja, dashuri të reja, ëndrra të reja, me artin e tyre në të gjitha trevat ku bukës i thonë bukë e ujit ujë !

 

U “bëra” xheloz, sepse në ecurinë e gjykimit tim Unionin Artistik të Kombit Shqiptar e quaja si një KUVEND (tip Lezhë a Prizreni) që “shetitë” vlerat kombëtare në damarët e Kombit që ata të mos reshtin në rifreskimin e ëndrrës dhe dashurisë së moçme NJË KOMB, NJË GJUHË, NJË SHTET, NJË FLAMUR…

Ky, një asociacion personal, miq të dashur, të cilin nuk ndenja dot pa ua servirur edhe ju…!

E di që Azgan Haklaj do të më kritikojë, pasi ai beson ashtu si unë, si ju,  që në histori detyrat i kemi të njëjta të gjithë, por më mirë që e shpreha ndjesinë time për atë dhe KUVENDET artistike të këtij UNIONI, ministri “më vehte”!

 

Azem BALIAJ

          Lezhë

Deputeti me 34 biznese e miliarda, kush është “sheiku” i PS-së

Anëtarët e rinj të Parlamentit Shqiptar, të cilët morën për herë të parë mandatin në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurisë. Përpos deputetëve demokratë Agron Shehaj dhe Luan Baçi, një tjetër personazh i pasur i është bashkuar Parlamentit. Ai është deputeti i Partisë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili rezulton me aksione nga 50 % deri në 100 % në 27 shoqëri tregtare. Referuar deklaratës së pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, deputeti Sinaj posedon pjesërisht rrjetin e supermarketeve në qarqet kryesore të vendit.

Vetëm gjatë një viti kalendarik, ligjvënësi deklaron të ardhura nga 21 biznese në shumat 6 000 000 lekë, 10 690 527 lekë, 3 639 728 lekë, 4 488 359 lekë, 3 997 911 lekë, 3 679 561 lekë, 4 929 840 lekë, 4 013 556 lekë, 4 207 914 lekë, 2 853 324 lekë, 5 447 067 lekë, 3 703 927 lekë etj. Ligjvënësi e justifikon pasurinë me të ardhura nga emigracioni, paga, kursime familjare, të ardhura nga bizneset, hua dhe kontribut nga familja.

Bashkëshortja e deputetit, Miranda Sinaj, rezulton aksionere me 49-100 % në pesë kompani të ndryshme, ndërsa referon si burim të ardhura nga paga, të ardhura nga biznesi dhe kursime familjare. Dy vajzat e deputetit, Enxhi Sinaj dhe Françeska Sinaj deklarojnë kuota në dy kompani. Deputeti i Vlorës deklaron gjithashtu apartament banimi me sipërfaqe 52 m2 në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë, apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Vlorë dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2 në Vlorë etj.

Vullnet Sinaj deklaron edhe disa llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në vlerat 35 884 923 lekë, 57 696 euro, 73 799 euro, 52 455 243 lekë etj. Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, deklaron apartament 127 m2, vlera 55 mijë euro, dyqan 36 m2 me vlerë 60 mijë euro, dyqan 46 m2 Tiranë me vlerë 75 mijë euro, apartament 51 m2 me vlerë 54 mijë euro, apartament 39 m2 etj., ku si burim të ardhurash referon kursime, kredi, dhuratë nga babai dhe dhuratë nga kuanti.

Berisha publikon SMS: Balili ka videot e orgjive të Ramës dhe tre ministrave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në lidhje më sekuestron e bërë nga policia në hotelin luksoz të Balilajve.

Me anë të postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Balili ka videot e orgjive të Noriegës dhe ministrave të tij në Santa Quaranta.

Postimi i Berishes 

Balili ka videot e orgjive te Norieges dhe tre ministrave te tij ne Santa Quaranta!
Qytetari dixhital pyet! sb

“Pershendetje doktor. Dysheket dhe batanijet e piatat ne Santa Quaranta u sekuestruan Po videot e orgjive te Rames dhe tre ministrave te tij, Ahmetit, Gjiknurit dhe Tahirit kush i ka? Ato i ka Balili si mburoje dhe hajmeli per arrestimin e tij!”

Juristja Bozheku: Nëse do isha në vend të Ina Ramës më 21 janar do kisha arrestuar Berishën

E ftuar në emisioni e “Debati në Channel One” Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje. Ndërsa diskutohej se cili do ishte kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet në kuvend, Bozheku ka marrë për shqyrtim rastin e dosjes hetimore të 21 janarit 2011 kur nuk u zbatua urdhri i prokurorisë për arrestimin e disa drejtuesve të Gardës së Republikës.

Bozheku, me gradën shkencore Doktore e shkencave juridike, pedagoge e të Drejtës Penale dhe avokate në Itali dhe Shqipëri për këtë rast deklaroi: “Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike. “Nuk jam me asnjë forcë politike dhe nuk kam asnjë bindje. Bindja ime është vetëm ligji dhe nëse ai shkelet të gjithë janë të barabartë përballë tij”, deklaroi juristja.

Ja ish vartësi i Tahirit, që e shoqëroi në Gjermani

Burime konfidenciale thanë për Tpz.al se ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim, udhëtoi për në Gjermani me një ish vartës të tij.

Tpz.al zbulon se ky ish vartës, është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Evi Rodo, ka mbajtur postin e Drejtorit të Inspektimit, e cila ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.

Ministri Xhafaj e “shkriu” tërësisht si drejtori, duke ia kaluar kompetencat shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj.

Nga kjo “shkrirje”, Evi Rodo mbeti papunë. Burimet për Tpz.al thonë se qëllimi i vetëm i eleminimit të kësaj drejtorie, e bëri për të larguar nga korridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, duke u rikthyer tek udhëtimi 3-ditor i Tahirit në Gjermani, ai ka qënë i shoqëruar gjatë gjithë kohës, nga Evi Rodo. Gjatë kthimit, ish Ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinas-it, ndërsa ish vartësi i tij Evi Rodo, ka dalë nga udhëtarët.

Berisha: Ja kush janë 43 narko-deputetët që kanabizuan vendin

Pas urdherarrestit per 3 ish-zyrtare te policise nga Prokuoria, emrat e te cileve Pd i kishte permendur ne nje denoncim para nje viti, ish-kryeministri Berisha ka publikuar nje tjeter status ne rrjetet sociale.

“Ne krye te Narkoshtetit si kryarkitekt, kryegjykates, kryprokuror qendron Noriega i gjithefuqishem. Pas tij vijne narkoministrat me role kryesore, ish ministri, tani i persektutuari politik i droges, Samir Trafiku dhe pasardhesi i tij, Xhafa i droges, Ndrikull Kodheli, Gjeneral Trafiku. Pas tyre vijne 43 narko-deputetet, kumbare dhe ndrikulla te futur ne parlament me parate dhe lidhjet e droges. Pas tyre vijne bajlozet lokal te droges si Don Lalet, Lelet, Subashet, Gjushet, Kokoneshet, Bushet, Rroshet, Peçet, Zotot, Ndoket, Bardhet, Ramet etj etj”, shruan Berisha.

Postimi i plotë:

Mbi nomenklaturen e Narkoshtetit te Shqiperise!

Te dashur miq, Narkoshteti i Shqiperise ka nomenklaturen e tij, veper e te ciles eshte ndertimi i shtetit te bazuar mbi drogen. Ne krye te Narkoshtetit si kryarkitekt, kryegjykates, kryprokuror qendron Noriega i gjithefuqishem. Pas tij vijne narkoministrat me role kryesore, ish ministri, tani i persektutuari politik i droges, Samir Trafiku dhe pasardhesi i tij, Xhafa i droges, Ndrikull Kodheli, Gjeneral Trafiku. Pas tyre vijne 43 narko-deputetet, kumbare dhe ndrikulla te futur ne parlament me parate dhe lidhjet e droges. Pas tyre vijne bajlozet lokal te droges si Don Lalet, Lelet, Subashet, Gjushet, Kokoneshet, Bushet, Rroshet, Peçet, Zotot, Ndoket, Bardhet, Ramet etj etj.

Fill mbrapa vijne narko-drejtoret e medhenj si Ardian Çelet, pareshplaresi, prokurore, gjykates te kupoles etj etj etj. Por rol po kaq vendimtar ne ndertimin e narko-shtetit ne Shqiperi ka patur policia me narko-drejtoret apo baronet me uniforme te saj.

Ketu me poshte keni nje status te publikuar ne FB tim me date 19-8-2016, ne te cilin renditen baronet e Narko-shtetit, elita tij me uniforme, e seleksionuar me super kujdes per origjinen e tyre, ekskluzive nga kryeqytetiti europian i kanabisit Tepelena. Ketu me poshte keni satusin ne fjale, ne te cilin shkruhet sa vijon…! sb

“Ja se si Shqipëria përfundoi në Kanabistan!”

Te gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!

Ketu me poshte keni listen e kanabisteve nga kryeqyteti europian i kanabisit, Tepelena, qe shnderruan Shqiperine me sukses te plote ne Kanabistan!

– Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

– Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

– Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

– Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

– Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

– Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

– Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

– Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

– Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

– Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

– Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

– Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

– Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

– Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

– Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

– Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

– Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

– Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

– Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe. Më poshtë edhe lista e publikuar nga PD, e cila përmban vetëm postet që drejtohen nga persona nga Tepelena dhe jo emrat e tyre.

LISTA E PD E PUBLIKUAR NË 2014

Në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm nga Tepelena

Zv.ministri nga Kurveleshi

Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi

Drejtori i Kabinetit nga Tepelena

Drejtori i SHKB nga Tepelena

Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena

Zëdhënësi nga Tepelena

Sekretarja nga Tepelena

Truproja nga Tepelena

Komandanti i Gardës nga Tepelena

Zv.komandati i Gardës nga Tepelena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena

Zv.drejtori nga Kurveleshi

Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena

Në drejtorinë e Tiranës

Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena

Në Durrës

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi

Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi

Në Fier

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi

Në Vlorë

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi

Në Gjirokastër

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Tepelena

19:8:2016

bero

Sekuestrohet resorti i famshëm i Klement Balilit

Gjykata e Krimeve të Rënda miraton kërkesën për sekuestrim të pasurisë së familjes së Klement Balilit ish-kreut të transporteve në Sarandë të dyshuar si trafikant droge.

Gjykata e Krimeve të Rënda miraton sekuestron për resortin turistik “Sanata Quaranta” dhe disa prona të kësaj familje.

“ReportTv” ka mësuar se sekuestro preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është bërë me miratim të Gjykatës dhe ndër pronat janë troje, dyqane, shtëpi private, disa apartamente në qytetin e Sarandës dhe resorti “Santa Quaranta’’.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë.

Detajet e reja – Si doli Vangjush Dako në përgjimet e Kosovës

Detaje të tjera dalin nga çështja hetimore ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Burimet thonë për “Panoramën” se Vangjush Dako ka dalë krejt rastësisht në përgjimet që po kryente një prokuror në Kosovë.

Ky i fundit kishte disa vite që mbante nën përgjim një grup trafikantësh kosovarë, të cilët transportonin drogë nga Kosova në drejtim të Durrësit. Prej andej, droga trafikohej me gomone drejt Italisë.

Mirëpo, sipas burimeve, grupi kosovar kishte njerëz të besuar në Durrës. Këta persona formonin një grup tjetër që merreshin me transportin e lëndës narkotike që vinte nga Kosova drejt Italisë.

Pikërisht, duke përgjuar trafikantët kosovarë, prokurori arriti të zbulonte pjesëtarët e grupit shqiptar që bashkëpunonin me to. Teksa u vunë nën përgjim edhe disa pjesëtarë te grupit kosovar që vinin në Durrës për lëndën narkotike, u evidentuan edhe telefonatat e dyshuara me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Në momentin që emri i kryebashkiakut doli në skenë, në lojë u fut edhe EULEX-i, i cili kërkoi të merrte në ngarkim dosjen, pasi në të ishte përfshirë një zyrtar i lartë shqiptar. Kështu, dosja e prokurorit kosovar i kaloi EULEX-it dhe të tjera përgjime më të detajuara u kryen.

Më pas, një pjesë e materialit të saj mbërriti në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore. Gjithashtu, burimet thonë se çështja mund të kalojë edhe te Krimet e Rënda, pasi në të përfshihet emri i një zyrtari të lartë.

Përgjimet mendohet se janë zhvilluar në periudhën e zgjedhjeve, dhe personat me të cilët komunikonte Vangjush Dako dyshohet se janë përfshirë edhe në skema të blerjes së votave. Për këtë histori, pati edhe shumë akuza nga opozita, e cila ka thënë ditën e hënë se një prokuror i Durrësit është transferuar në Shkodër pas presioneve të Kryeministrit Rama për çështjen e përgjimeve të Vangjush Dakos.

AKUZAT E OPOZITËS

Të hënën, përmes një deklarate për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha denoncoi publikisht ekzistencën e këtyre përgjimeve për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ndërkohë që një ditë më parë edhe ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se përgjimet e Dakos kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale, duke shtuar se në këto përgjime është i regjistruar edhe vëllai i Kryeministrit.

“Gjushi, i vetmi sherholder me Ramën në narkokabinetin aktual, është i regjistruar në biseda kriminale me banda trafikantësh edhe nga EULEX-i i Kosovës. E vërteta është se nga EULEX-i nuk është i regjistruar vetëm Gjushi, por dhe shumë më rëndë, vetë Rama. Në disa nga këto regjistrime, veçanërisht ato të grupit të Xibrakës, rezultojnë të përfshirë direkt dhe me lidhje shumë imtime Edi dhe Olsi Rama.

Këto regjistrime u janë dhënë, përveç instancave që drejtojnë shërbimin e jashtëm në Bruksel, edhe disa prej shërbimeve të vendeve kryesore”, deklaroi Berisha.

Përmbysje rezultati në Istog – Gani Dreshaj i AAK-së kalon Haki Rugovën e LDK-së

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, është përmbysur rezultati i fituesit në garën zgjedhore për kryetar të komunës së Istogut.

Para numërimit të këtyre votave, Haki Rugova i LDK-së, udhëhiqte me 671 vota kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së. Por, pas numërimit të tërësishme të votave, Gani Dreshaj i AAK-së ka dalë të jetë fitues në garën për kryetar të Istogut.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Binak Vishta nga AAK-ja ka konfirmuar lajmin se Dreshaj është fitues i zgjedhjeve në Istog.

“Nga rezultati i marr del se 1,475 janë për Gani Dreshajn, nga AAK-ja dhe 133 vota për Haki Rugovën nga LDK-ja. Nga rezultati i përgjithshme i votave del se Dreshaj fiton me 691 vota në epërsi ndaj Rugovës në Istog”,tha Vishaj.

Me ketë komunë të fituar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tani 8 komuna të fituara në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën, rrethi i parë më 22 tetor, kurse rrethi i dytë për kryetarë të komunave u zhvillua më 19 nëntor.

Prishtina dhe Prizreni shkojnë në rinumërim të votave

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur që të rinumërohen të gjitha votat në të gjitha vendvotimet në komunat e Prishtinës dhe Prizrenit. Paraprakisht, kërkesën për rinumërimin e votave në Prishtinë, e kishte paraqitur Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse rezultatin e zgjedhjeve në Prizren, e kishte kontestuar Partia Demokratike e Kosovës.

Në garë për kryetar të Prishtinës, janë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në bazë të rezultateve preliminare, por të cilat pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk do të vlejnë më, kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti printe me vota në Prishtinë, me një epërsi jo të madhe.

Edhe në Komunën e Prizrenit, epërsia e kandidatit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskukaj ishte e vogël në garën për kryetar me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Po ashtu, PZAP ka vendosur që edhe në Komunën e Dragashit të rinumërohen 35 vendvotime.

Menjëherë pas vendimit të PZAP-it, për të dërguar në rinumërim Prishtinën, ka reaguar kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, duke thënë se vota në kryeqytet nuk ndryshon.

Paraprakisht, kërkesat për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren i ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje.

PZAP është organ i përhershëm, i pavarur dhe kompetent për të vendosur në lidhje me ankesat dhe apelet e lejuara që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor siç është caktuar me Ligjin e zgjedhjeve të Republikës se Kosovës dhe rregullave zgjedhore.

Ja emri i deputetes së PS-së që është marrë në pyetje për Habilajt

Lapsi.al zbulon emrin e deputetes së Partisë Socialiste e cila është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’ dhe Tahiri.

Burime nga organi i akuzës, thonë ekskluizvisht për Lapsi.al se deputetja e PS-së është Elona Gjebrea.

Ajo është thirrur në Prokurori për të dhënë deklarime për hetimet, pasi gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme, pra numri dy pas Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. Dyshohet se Elona Gjebre ka qenë në makinë me Habilajt, por nuk dihet sa i vërtetë është ky informacion.

Pritet që hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zbulojnë më shumë se rreth kësaj dosje, aq më tepër që tashmë në dispozicion është edhe dosja voluminoze me përgjimet e italianëve.

Të përndjekurit përplasen me Alibeajn: Ajo që na bëtë ka qenë poshtërim

JUXHIN MUSTAFARAJ

Ish-të përndjekurit politikë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike janë bërë pjesë e një debati në lidhje me politikat që e djathta ka marrë gjatë kohës që ka qenë në pushtet për këtë shtresë.

 

Në konferencën “Ditët e Kujtesës”, të organizuar nga Jonila Godole, drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me fondacionin “Konrad Adenauer”, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka shpjeguar nismat e ndërmarra nga PD në vite për shtresën e ish-të përndjekurve dhe ligjin që po përgatitet për përndjekjen penale të krimeve komuniste.

 

Përfaqësuesit e shtresës së ish-të përndjekurve politikë shprehën hapur pakënaqësinë për mënyrën e trajtimit nga Partia Demokratike duke vendosur shenjën e barazisë me të majtën.

Ne debatin qe e ka botuar sot te plote “Panorama”, deputeti i PD ka kerkuar “Mos na barazoni me të majtët, bëmë ligjin për dëmshpërblimin në 2007”. Alibeaj ka pranuar dhe renditur edhe deshtimet dhe ato qe nuk munden te bejne dot.

Por Sokol Mirakaj (ish-i përndjekur politik) ka reaguar duke thene “Me të vërtetë, ajo që u bëtë ish-të përndjekurve ka qenë një poshtërim që u keni bërë”.

Emrat – Ja 9 tutorët shqiptarë në Napoli, bosë të prostitucionit

Një grup prej 9 shqiptarësh janë zbuluar nga policia e Marcianisë në afërsi të Napolit për shfrytëzim prostitucioni.

Nëntë personat dyshohet se janë tutorë të 15 vajzave të cilat prostituojnë në rrugën Avenue Charles III, bëjnë me dije mediat italiane.

 Pas urdhrit nga Gjykata e Santa Marias me kërkesë të prokurorisë lokale, policia e Marcinës ka bërë të mundur ekzekutimin e këtij urdhri, ku 5 prej shqiptarëve janë arrestuar dhe të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.

EMRAT

Në arrest me burg:

– Giovanni Monaco, 53 vjeç;

– Mentor Domazeti, 39 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Asim Koleci, 30 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Lulzim Hoxha, 41 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Myslym Hoxha, 28 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali.

Detyrim qëndrimi në komunën ku banojnë:

– F.A.M., i lindur më 1967.

– M.MA. i lindur më 1995.

Ndërsa ndaj shqiptarit B.M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpie.

HETIMI

Pas hetimit është zbuluar ekzistenca e një grupi shqiptarësh të cilët merreshin me promovimin e prostitucionit e 15 grave të kombësive të ndryshme, përgjatë bulevardit Charles III që kalon nëpër qytetet e Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista dhe San Nicola la Strada . Identiteti i shqiptarëve ende nuk bëhet i ditur.

Tahiri zbriti pas mesnate në Rinas, ja çfarë tha kur u pyet për udhëtimin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri eshte kthyer ne Shqiperi, pas mesnatës së të dielës. Avioni me të cilin ai në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës dhe automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP.

Megjithëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahirin preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.

Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnje koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.

“Zoti Tahiri mirmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj……….?”

“Cca bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”, tha Tahiri.

“Keni një koment mbi dosjen Sota….?”(Tahiri largohet)

Saimir Tahiri doli nga Shqipëria të premten në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis po atë ditë në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.

Disa burime sugjeruan se vizita të premten mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky familjar i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetori-fillim nëntori.

Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e 17 nëntorit drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.

Saimir Tahiri mori rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur të dielën nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, deputeti Tahiri mbërriti në Tiranë pas mesnatës, kur kishte hyrë e hëna.

Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës. Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i druheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave.

Por më pas në gjykatë prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë deputetin të lirë të lëvizë sipas dëshirës.

Saimir Tahiri shtyn kthimin nga Gjermania, zbulohet vendimi i Kuvendit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka shtyrë me një ditë kthimin e tij nga Gjermania. Familjarë të tij thanë dje për gazetën “Panorama” se ai do të kthehet nesër(sot), ditën e diel.

Dy ditë më parë, deputeti Tahiri kishte pohuar për “Panoramën” se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë përmes aeroportit të Rinasit për arsye familjare dhe se do të kthehej të shtunën (dje) në mbrëmje.

Avokati i ish-ministrit, i cili është person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi. Por, nga ana tjetër, shtoi se lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Prokurorinë, pasi ai është një njeri i lirë.

për më tepër, Gjykata nuk ka vendosur asnjë masë shtrënguese ndaj tij, bllokim pasaporte apo pengim për t’u larguar jashtë vendit. I vetmi vendim gjykate ishte kontrolli i banesës së tij në kuadër të hetimit për çështjen “Habilaj”, vendim që u ekzekutua nga Prokuroria.

VENDIMI

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ia kufizoi lëvizjen jashtë shtetit ish-ministrit të Brendshëm, edhe pse këtë e kishte si një nga pikat e kërkesës së saj drejtuar Parlamentit. Shumica parlamentare, në vendimin e saj e ka pranuar këtë kërkesë të Prokurorisë, me përjashtim të dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit. Vendimi i Kuvendit i miratuar me votat e Partisë Socialiste, i firmosur nga kryetari i tij, Gramoz Ruçi i jep të drejtë Prokurorisë edhe për moslejimin e Tahirit të dalë jashtë shtetit.

vendim tahiri

“Vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë për: Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri. Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në vendimin e Kuvendit.

Udhëtimi jashtë Shqipërisë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri vjen pas një heshtjeje të gjatë publike e mungesës së dy ditëve më parë në Parlament, ku emri i tij u risoll në vëmendje gjatë diskutimeve.

Burime nga organi i akuzës thanë se për prokurorët e çështjes, ka qenë shumë e nevojshme marrja e autorizimit për “arrest ne burg”, pasi rrezikoheshin provat. Sipas prokurorisë, duke qenë i lirë, Tahiri ka mundësi të ndikojë për provat dhe dëshmitarët.

Fotot – Kush është koka e prostitucionit në Shkodër, me zinxhirë floriri dhe femra në krevat

Rinard Tota, 50 vjeç, i dënuar disa herë është arrestuar sot nga policia e Shkodrës gjatë operacionit “Balerinat” me akuzën për shfrytëzim prostitucioni. Ai akuzohet si organizator i këtij aktiviteti ilegal në një lokal-motel në pronësi të tij në qytetin e Shkodrës. Po kush është Rinard Tota?

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 50-vjeçari ka ndërruar disa herë emrat. Nga Frederik në Rinard, nga Tata në Tota me qëllim për t’i shpëtuar policisë.

 

 

auto_pro1511038029 auto_tota1511038027

Kush është koka e krimit, i dënuar disa herë?

Policia e Shkodrës ka finalizuar ditën e sotme një operacion, në fund të të cilit janë arrestuar 7 persona. Të arrestuarit akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër. Mes të arrestuarve është edhe Rinard Tota, i cili ishte koka e këtij grupi.

Te-tata-shkoder

Për policinë ky emër nuk është i panjohur pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale.

ARRESTIMI

Ambienti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard Tota, ku realizohej veprimtaria kriminale është sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal.

tota 2

Pikërisht tek ky ambient, forcat e policisë kanë mësyrë sot, duke i rrethuar Rinard Totën dhe Kastriot Musën dhe më pas arrestuar si organizatorë të prostitucionit.

Ahmetaj – ambasadorëve: Në 4 vjet s’keni sjellë asnjë investitor

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u kërkoi ambasadorëve tanë nëpër botë që të kërkojnë investitorë strategjikë, të cilët do të zëvendësojnë të ardhurat që sjellin sot dy të tillë që operojnë në vendin tonë.

Ministri i Ekonomisë dhe Financës, Arben Ahmetaj tha se është i rëndësishëm kalimi në një fazë të re të diplomacisë ekonomike, e cila lidhet me promovimin e Shqipërisë për përfitimin e sa më shumë investitorëve të huaj.

Sipas tij, statistikat tregojnë se investimet e huaja kanë kapur vlerën e 1.1 miliardë eurove. Gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të ambasadorëve, Ahmetaj tha se Shqipëria do të ketë 200 milionë euro minus nëse nuk do të ketë investime të huaja për të zëvendësuar investimet e TAP dhe atë të kaskadës së Devollit.

“Është TAP-i dhe Devolli që kanë ndikuar në rritjen e numrit në 1.1 miliardë. Sfida është që kur këto investime të mëdha kanë fazën e tyre të mbarimit të investimit dhe të kalimit, më pas, në operim, me çfarë do të zëvendësohen. Dhe kini parasysh se, nëse nuk do të bëjmë asgjë në gjetjen e investitorëve, qoftë të vegjël e qoftë strategjikë, atëherë në vitet 2019-2020- 2021, do të kemi një Gap prej 200 milionë dollarë nëse këto investime nuk zëvendësohen me të reja.”

Ministri i Financave nuk ka kursyer kritika për ambasadorët pasi sipas tij, ata nuk kanë mundur të sjellin asnjë investim të huaj në Shqipëri në katër vitet që shkuan.

“Unë nuk kam marrë asnjë telefonatë nga ju, si grup, për të më provokuar të pres një investitor të mundshëm në zonat ekonomike. Fatkeqësisht, asnjë nga ju nuk më ka bezdisur. Fokusohuni për investitorë të rëndësishëm në fushën e turizmit tani që me paketën e re fiskale, ne heqim taksat për hotelet dhe resortet me 5 yje. Gjithashtu, kërkohen investitorë të mëdhenj për zonën ekonomike të Spitallës, ku do të ketë lehtësira fiskale”, është shprehur ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Ndahet nga jeta: XHEVAHIRE GASHI, “FLUTURA” E VALLEVE TË MALËSISË SË GJAKOVËS (TROPOJË)… Nga Prof. Murat Gecaj publicist e studiues

Në Internet lexuam këtë lajm: “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë, se u nda përgjithnjë nga jeta, pas një sëmundjeje të gjatë, nëna jonë Xhevahire Gashi-Vidrica.Varrimi bëhet në Tufinë, ditën e dielë, ora 13:00.Adresa e familjes është: “Rruga “5 Maji”, pallati në formë U-je, Tiranë. Nga: Familja Vidrica”.
Me këtë rast, ju dërgojmë ngushëllimet tona dhe marrim pjesë në hidherimin e madh të pjesëtarëve të familjeve Vidrica e Gashi, si dhe artdashësve të Malësisë se Gjakoves (Tropojë), për ndarjen nga jeta të “fluturës” brilante të valleve popullore të asaj krahine, Xhevahire Elez Gashi-Vidrica!
Ajo ishte pjesëmarrëse dhe laureate e disa festivaleveve folklorike, kombëtare e ndërkombëëtare…Jemi të sigurtë që emri i saj do të mbetet i paharruar dhe do të kujtohet gjatë, nga të gjithë ata, që e njohën dhe brezat pasardhës.
Në shenjë nderimi e kujtimi, për jetën dhe përkushtimi e saj, më poshtë po ribotojmë një shkrim modest.
Tiranë, 18 nëntor 2017

x x x
“Kur shkruan për një person të caktuar, së pari, nëpër mend kalon vitet e shkuara. Pra, përpiqesh të kujtosh njohjet e lidhjet e mëparshme me të. Kam dashur të shkruaj disa herë për një nga talentet më të spikatur të valles popullore tradicionale të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Është fjala për “fluturën” ose valltaren brilante e, ndoshta, të papërsëritshme të asaj treve, Xhevahire Gashin. Por nuk e di, se si jam “ngatërruar” në këtë gjë dhe vetëm tani po i shkruaj këto pak radhë. Jam i nxitur edhe nga fakti se ajo, kohët e fundit, ka qenë e shtruar në një spital të kryeqytetit Tiranë dhe tani vazhdon të jetë ca e pamundur nga shëndeti, në shtëpi. Me këtë, dua të shpreh nderim e respekt për talentin, përkushtimin dhe interpretimet e saj, nëpër skenat shqiptare dhe jashtë tyre.

Në vitin arsimor 1957-1958, pas mbarimit të gjimnazit në Tiranë, m’u dha rasti të jem mësues në shkollën 7-vjeçare të fshatit Tropojë. Aty kisha koleg edhe shokun e shkollës 7-vjeçare të Kolgecajt (sot qyteti “B.Curri”), Fahri Doçin, sot “Mësues i Popullit”, më vonë kunat i Xhevahires. Ndërsa drejtor kishim normalistin e Elbasanit, Elez Gashin, gjithashtu tani “Mësues i Popullit”. Ky na tregonte se kishte 5 vajza dhe se i kishte rritur me vështirësi, pasi bashkëshortja e tij ishte ndarë nga jeta në moshë të re. Njëra nga ato ishte Xhevahirja, e cila më vonë do të bëhej e njihej një ndër valltaret më virtuoze të Malësisë së Gjakovës (Tropojë) ose do të mbetej përherë “xhevahire”, në interpreptimin e tyre.

Vitet rodhën e përsëri u takova me Elezin, në vitet 1966-1973, kur shkova familjarisht, nga Tirana, në qytetin “B.Curri”. Në atë kohë, pesë vjet isha kryeinspektor i kulturës së rrethit, ndërsa ai mësues në shkollën 8-vjeçare të qytetit “Bajram Curri”. Siç dihet, atëherë tregohej kujdes i veçantë për lëvizjen amatore kulturore-artistike. Në shkallë rrethi, kishim ngritur një ansambël të këngëve e valleve popullore, me emrin e bukur “Valbona”. Ai jepte koncerte, herë pas here, për banorët e qytetit e rrethit dhe e përfaqësonte krahinën tonë në veprimtaritë në shkallë kombëtare. Kuptohet, se në këtë ansambël kishim mbledhur talentet më të spikatur, si për këngët dhe vallet popullore. Kujtoj tani me nderim këngëtarët: Isuf Halili, Riza Zymeri, Zef Avdia, Murat Alia, Pjetër e Ndoc Imeraj dhe valltarët Hazir Rrustemi, Skënder Haklaj e Deli Metaliaj, rapsodin Sokol Arifi, instrumentistët Ali Mula, Malush Shabani e Sokol Zmajli dhe mjaft të tjerë. Ndërsa nga vajzat, ishin bërë të njohura valltaret e shkathta Bubë Mici e Hajrie Haklaj, vogëlushet e “Valles së gështenjave” e të tjera.

Por ajo, që i jepte jetë e gjallëri të veçantë valleve karakteristike tropojane, ishte pikërisht Xhevahire Elez Gashi. Kishte dalë në skenë që në vitin 1955, kur ishte 8 a 9-vjeçare, nxënëse e shkollës 7-vjeçare dhe nuk iu nda asnjëherë. Duke parë talentin e saj, dy vjet më vonë, ajo ishte dërguar pjesëtare në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, në Moskë, për ta përfaqësuar Shqipërinë në një festival ndërkombëtar, ku u nderua me çmim të parë. Por edhe në vitet pasardhëse, ajo nuk iu nda skenës edhe kur u martua me bashkëfshatarin tim, Gani Vidrica dhe lindi e rriti 6 fëmijë: Kozetën e Anën, Bardhylin, Fatmirin, Albanin e Taulantin. Bile, dy nga djemtë e saj, Bardhyli e Fatmiri arritën të bëhen valltarë të talentuar, në udhën e nënës së tyre Xhevahire, aq të njohur për interpretimin e valles popullore tropojane.

Në vitet pasadhëse, nuk kishte shfaqje folklorike në bazë rrethi, ku ajo të mos ishte ndër më të dalluarat dhe më të pëlqyerat në skenë. Kjo vinte se Xhevahirja binte në sy për lëvizjet e saj të shkathta e të sakta. Ruante besnikërisht traditën burimore të atyre valleve, që i kishin kërcyer historikisht, vajzat e gratë e asaj treve. Tani, pas kaq vitesh, më kujtohet dhe një shfaqje e ansamblit “Valbona”, në qershor 1970, para popullit të qytetit e fshatrave të rrethit të Tropojës. Kur Xhevahirja doli në skenë dhe vallëzoi si “flutur”, sheshi i stadiumit të qytetit shpërtheu në duartrokitje të fuqishme. Po kështu, u prit ajo ngrohtësisht edhe në sa e sa shfaqje të tjera, në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës dhe deri në Festivalin Ndërkombëtar, në Ohër të Maqedonisë. Në të gjitha këto veprimtari, ajo është shpallur “Laurate e Festivalit”.
Nuk jam specialist i valleve e i këngëve popullore të vendlindjes sime, Malësi e Gjakovës (Tropojë). Por kam venë re me kënaqësi se hapat e valleve popullore të asaj krahine, luajtur nga Xhavahire Gashi, kanë shërbyer edhe për koreografët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore të Shqipërisë. Kështu, mund të them dhe për “kopjimin”, që ata u kanë bërë hapave të valltarit të jashtëzakonshëm të asaj krahine, Hazir Rustemi. Koreografi i njohur, Ramazan Bogdani është shprehur, kur Xhevahirja mori pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar, në Librazhd (2002): “Duhet përgëzuar Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, që i mori këto “bulëza” dhe i bëri perla të Shqipërisë e me përhapje edhe më të gjerë. Kam pasur fatin e madh, që punoj prej kohësh me të dhe Xhevahirja nuk është vetëm një valltare, por edhe një bartëse e folklorit të Malësisë së Gjakovës, përsa i përket zakoneve dhe riteve të dasmës e posaçërisht për veshjet popullore, të cilat i ka pasur dhe i ka në shpirt”. Po, është e vërtet se ajo, si qëndistare e talentuar, ka përgatitur sa e sa veshje të bukura popullore të krahinës, sidomos për gratë e vajzat, me të cilat pastaj ato edhe kanë marrë pjesë në veprimtaritë e ndryshme kulturore-artistike.

Megjithëse mosha e gjendja shëndetësore nuk ia lejon të dalë më në skenë, tani Xhevahirja sjell ndërmend udhën e përshkuar nëpër skenat lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Dhe, natyrshëm, ka nostalgji, por dhe krenari të ligjëshme për vitet e shkuara, kur nuk u kursye as u lodh ndonjëherë, duke e kërcyer me pasion vallen popullore të krahinës së vetë. Talentin e saj të rrallë ajo e shfaqi, së pari, para malësorëve të vendlindjes, por dhe në skena të tjera shqiptare, ku u ndoq me dëshirë dhe u duartrokit nxehtësisht.
Në mbyllje të këtyre radhëve, i urojmë nga zemra valltares “flutur”ose “xhevahire” të Malësisë së Gjakovës(Tropojë), Xhevahire Gashi: Shëndet të plotë, jetëgjatësi e lumturi familjare!”

(Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Për ju, krijuese”, Tiranë, 2015, faqe 222-224)

Gjendet një trup i pajetë në brigjet e Puglias, mediat italiane: Dyshohet se është e avokatit Muço

Një trup i pajetë është gjetur para disa ditësh në brigjet italiane, dhe mediat në Itali shkruajnë se mund të jetë e avokatit të zhdukur Besnik Muço. Ky i fundit u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij.

Prokurori i Maceratës kërkoi testin e ADN-së për kufomën e gjetur në det më 6 nëntor në Castro, në provincën e Leçes. Hipoteza është se mund të jetë nga Besnik Muço.

Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, ku gruaja e tij dhe dy fëmijë. Gruaja e tij kishte raportuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës. Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar: nuk ka persona të zhdukur në zonë.

U largua nga Shqipëria, flet Tahiri: ja pse jam në Gjermani

ETLEVA DELIA

Zbulohet arsyeja pse ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u largua pasditen e djeshme nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

 

“Panorma” shkruan se ai ka udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit, ku dhe pritet të kthehet sot. Largimin në drejtim të Gjermanisë, Saimir Tahiri e konfirmoi vetë mbrëmë dhe për gazetën “Panorama”.

Ndërsa burime pranë familjes së tij, thanë se shkak i këtij udhëtimi kanë qenë çështje personale dhe ai kthehet sot. Nga ana tjetër, burime pranë Partisë Socialiste shtuan se shkak i këtij udhëtimi të Tahirit është një problem shëndetësor i babait të tij, Bashkim Tahiri.

Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe për këtë arsye, prezenca e të birit atje ka qenë e domosdoshme. Ndërsa avokati i ish-ministrit, i cili është person nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi.

Por nga ana tjetër, shtoi se lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Prokurorinë, pasi ai është një njeri i lirë. Për më tepër, Gjykata nuk ka vendosur asnjë masë shtrënguese ndaj tij, bllokim pasaporte apo pengim për t’u larguar jashtë vendit.

I vetmi vendim Gjykate ishte kontrolli i banesës së tij në kuadër të hetimit për çështjen “Habilaj”, vendim që u ekzekutua nga Prokuroria.

ÇESHTJA “HABILAJ”

Udhëtimi jashtë Shqipërisë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, vjen pas një heshtjeje të gjatë publike e mungesës së dy ditëve më parë në Parlament, ku emri tij u risoll në vëmendje gjatë diskutimeve.

Dalja e tij e fundit publike ishte në lidhje me sqarimin e pozicionit të tij në çështjen “Habilaj” ku ai mohoi akuzat e ngritura ndaj tij. Por përveç hetimeve të nisura në lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, emri i tij doli sërish në skenë kur Policia e Elbasanit arrestoi biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në automjet 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit.

Por në lidhje me këtë çështje, deputeti nuk doli asnjëherë të sqarojë publikisht pozicionin e tij, arsyen pse patentat e tij u gjetën në makinën e Sotës, ashtu siç kishte bërë në çështjen e më- parshme, atë të dosjes “Habilaj”.

“Për prokurorët e çështjes, ishte shumë e nevojshme marrja e autorizimit për masën ‘arrest në burg’ ndaj Tahirit, pasi rrezikoheshin provat. Për sa kohë kjo kërkesë u rrëzua, çdo masë tjetër ishte e pakuptimtë (përfshirë edhe bllokimin e pasaportës). Ai, njëlloj, duke qenë i lirë, ka mundësi të ndikojë për provat dhe dëshmitarët”, thanë dje burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Milo: Ju rrëfej presionin e ambasadorëve kur donim të burgosnim Berishën

Paskal Milo ka bere nje deklarate te forte sot ne emisionin Te Paekspozuarit te Ylli Rakipit. Si ish minister i Jashtem Milo ka deklaruar se ka pasur disa raste kur ambasadoret e akredituar ne Tirane kane bere presione te atilla “aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes”.

“Kemi pasur raste qe jemi ndodhur nën presionin për kërkesa që ata kanë paraqitur te ne, për të mposhtur edhe ndonjë rezistencë që mund të bëhej nga ne, nisur nga mbrojtja sic ne e mendonim.

 Ka patur debate të shumta të ndryshme dhe po ju them që në shtator të vitit 1998 pas ngjarjeve të 14 shtatorit qeveria shqiptare dhe drejtësia shqiptare vendosi ti heqë imunitetin Sali Berishës, kreut të PD. Ne në atë kohë jemi ndodhur para një presioni të jashtëzakonshem nga ambasadorët kryesorë për të mos ia hequr imunitetin Sali Berishës dhe aq më tepër për të mos e futur në burg, aq sa jemi kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave dhe mbështetjes. Më tepër kanë këmbëngulur dy ambasadorë të kohës, të vendeve anëtare të BE, italian dhe ai gjerman. Ambasadori amerikan nuk ishte në vijën e parë të presioneve sic ishin ambasadorët e vendeve anëtare të BE”.

Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes – Nga Fatos LUBONJA

Kasëm Trebeshina i përket asaj kategorie intelektualësh- të pakët fatkeqësisht në botën shqiptare,- që, kur kuptoi natyrën e regjimit për të cilin kishte luftuar, u tërhoq dhe iu kundërvu atij. I kishte të gjitha mundësitë të bënte atë që bëri shumica: të konformohej duke u vënë në shërbim të atij regjimi. Por një cilësi e karakterit dhe pasioni për letërsinë e vërtetë nuk e la ta bënte këtë zgjedhje. Ndoqi zërin e ndërgjegjes së tij, vazhdoi të shikojë yjet edhe pse i detyruar të jetojë në batak, me pasojat që dihen: burgun e gjatë dhe izolimin nga shoqëria.Si i tillë, pas viteve ’90, ai do të duhej të kishte qenë ndër njerëzit e respektuar më së shumti, sepse, siç e thashë, këta janë të rrallë- dhe për të tillë njerëz ka aq shumë nevojë çdo shoqëri, por më së shumti shoqëria shqiptare. Por kjo nuk ndodhi pasi kultura jonë mbizotëruese solli edhe një herë në pushtet ata njerëz që nuk kishin bërë zgjedhjen e Kasëmit në kohën e diktaturës, por zgjedhjen e vënies në shërbim për përfitime dhe karrierë. Figura e tij shqetësonte shumë ndërgjegje të asaj elite; ishte një pasqyrë që konvenonte më mirë të thyhej. Ja pse Kasëmi u izolua dhe u vetizolua, edhe njëherë, duke vazhduar të ndjekë zërin e ndërgjegjes së tij e të shikojë yjet, larg nga bataku. Mund të kritikohet se përse nuk luftoi? Ndoshta. Por edhe me tërheqjen e tij nga shëmtimi i ri që po ndërtojmë, flet shumë për ata që duan të shikojnë e të dëgjojnë.

Kujtimi i tij duhet të ruhet si model, nëse duam të sfidojmë atë kulturë mbizotëruese tek ne, që na bën të respektojmë mujsharin dhe jo të diturin, hileqarin dhe jo të ndershmin, servilin dhe jo krenarin, gënjeshtarin dhe jo të sinqertin. Po qe se ia arrijmë, atëhere ky kujtim do të rritet me kohën. Po qe se vazhdojmë të mbetemi në batak, Kasëmi do të vazhdojë të na përbuzë nga lartësia e yjeve ku e ngriti vendosmëria për të mos e shkitur shikimin prej tyre.

Klosi: Vlerat turistike të Alpeve Shqiptare janë unike në rajon

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, gjatë prezantimit të “Konkursit të ideve të biznesit në Alpet Shqiptare”, theksoi se vlerat turistike të Alpeve Shqiptare janë unike në rajon

TIRANË – Është prezantuar sot në Tiranë “Konkursi i ideve të biznesit në Alpet Shqiptare”, nismë kjo që do të vlerësojë 10 idetë më të mira për zbatim të start-ups në Alpet Shqiptare.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se vlerat turistike të Alpeve Shqiptare janë unike në rajon dhe shumë shpejt do të shndërrohen në destinacion turistik.

“Shpreh bindjen se bukuria e alpeve tona, vlerat turistike që këto alpe mbajnë janë unike në rajon dhe besoj që në vazhdën e promovimit turistik që Shqipëria do të mund të realizojë, padyshim alpet do të shndërrohen shumë shpejt në destinacionin më unikal turistik që Shqipëria mund të ofrojë. Një numër i konsiderueshëm projektesh dhe idesh, mundësi zhvillimi të bizneseve të vogla familjare në zonat e alpeve, janë mbledhur sot të gjithë së bashku dhe padyshim do të ishte më mirë që ky konkurs të zhvillohej në zonën e alpeve, dhe të kemi mundësi të diskutojmë se çfarë realisht mund të bëhet për të promovuar turizmin familjar të zonave kaq të bukura”, theksoi Klosi.

Duke folur për zhvillimin e Alpeve Shqiptare, ai u shpreh se shumë shpejt Këshilli Kombëtar i Territorit do të diskutojë dhe miratojë masterplanin e zhvillimit të zonës së alpeve. “Në Këshillin Kombëtar të Territorit në javën e ardhshme në Shkodër do të diskutojmë dhe miratojmë projektin dhe masterplanit e zhvillimit të zonës së alpeve, bazuar 100 për qind në idetë që alpet do të duhet të zhvillohen në atë bukurinë e tyre të madhe natyrore, në paprekshmërinë e vlerave dhe burimeve të mahnitshme natyrore që alpet kanë. Thethi edhe Valbona janë shndërruar në destinacione turistike, të cilat dëshmojnë se ka më shumë kërkesa sesa kapacitete aty ka”, deklaroi Klosi.

Në këtë aktivitet u prezantuan 23 ide biznesi dhe një mini panair me produktet lokale të këtyre zonave. Planet e biznesit lidhen me çështjet e zhvillimit të turizmit si: përmirësimi i kushteve dhe shërbimit në bujtina, diversifikimi i ofertës turistike, shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, agro përpunimi si dhe tradita e produkteve artizanale. Në këtë konkurs dhjetë çmime jepen për idetë më të mira të zhvilluara dhe të prezantuara.

Kryebashkiaku më i kamur në Shqipëri? Pasuria e tij kap shifrën e 5.5 milionë eurove

Pasuritë e tij të paluajtshme kanë një vlerë mbi 5.5 milionë euro.

Kryetari socialist i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, rezulton një ndër kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri. Pasuria e tij nuk ka lidhje me funksionin publik, por buron nga veprimtari të mëparshme në fushën e biznesit. Në deklaratën fillestare të pasurisë, duke iu referuar të dhënave të përditësuara nga Open Data, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, deklaron se është pronar i gjysmës së Hotel-Turizmit të Pukës me vlerë 1 650 000 euro si dhe pronar me 50 % i një magazine frigorifer, me sipërfaqe 10 mijë m2, në Kurbin të Laçit, me vlerë 1 450 000 euro.

Gjon Gjonaj është gjithashtu pronar me 34 % i një impiant për nxjerrje mermeri në fshati Kolosjan të Kukësit, me vlerë 1 800 000 euro. Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 150 m2, më vlerë 90 mijë euro si dhe i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, me vlerë 88 mijë euro.

Ai ka në pronësi gjithashtu dy apartamente me sipërfaqe 158 m2, me vlerë 86 mijë euro, garazh me sipërfaqe 45 m2, me vlerë 11 250 euro, shtëpi me sipërfaqe 146 m2, në fshatin Luf të Pukës, më vlerë 3 000 000 lekë, shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, toke arë me sipërfaqe 3096 m2, plus lokal me sipërfaqe 112 m2, plus magazinë dhe servis me sipërfaqe 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, me vlerë 300 mijë euro.

Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i një tokë bujqësore me sipërfaqe 3000 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 500 000 lekë, pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 100 m2, në fshatin Luf të Pukë, me vlerë 1 000 000 lekë, pronar i një toke arë me sipërfaqe 16 044 m2 në Barbullojë të Lezhë, më vlerë 64 176 000 lekë si dhe i një toke arë me sipërfaqe 6500 m2, në fshatin Luf të Pukës, me vlerë 1 200 000 lekë.

Eduart Kapri

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka në pronësi 37 bodrume në Shëngjin të Lezhës. 37 bodrumet kanë një sipërfaqe 555 metra katrorë. Po në Shëngjin të Lezhës, Eduart Kapri ka në pronësi tre njësi ndërtimore me sipërfaqe 1909.42 m2. Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Pogradecit ka në pronësi në Shëngjin edhe 45 apartamente, me sipërfaqe totale 3054.96 m2. Kapri ka në pronësi edhe një apartament me sipërfaqe 168.53 m2, në Pogradec, me vlerë 7 881 895 lekë.

Kryebashkiaku i Klosit Basir Çupa

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në krye të Bashkisë së Klosit, Basir Çupa, në deklaratën fillestare të pasurisë deklaron 21 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen prona, magazina dhe apartamente. Basir Çupa deklaron apartament me sipërfaqe 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë, apartament 58 m2, 4 292 000 lekë, banese private në Tiranë, truall 283.5 m2 dhe ndërtesë 117.8 m2, vlera 2 500 000 lekë, magazine në Mat, trualli dhe ndërtesë 87.5 m2, magazine në Mat, 338 m2, truall me sipërfaqe 580 m2, ndërtesë 79.9 m2 dhe magazinë etj. Kryebashkiaku i Klosit deklaron gjithashtu prona në fshatin Fshat të Klosit me sipërfaqe 720 m2, 2348 m2, 450 m2, 1530 m2, 1150 m2, 1200 m2, 450 m2, 3450 m2, 1850 m2, 3375 m2, 1540 dhe 2200 m2. Ndërkaq, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, duke iu referuar deklaratës fillestare të pasurisë, rezulton me gjashtë pasuri të paluajtshme.

Pasuria e disa drejtuesve të njësive vendore

Gjon Gjonaj, kryetari i Bashkisë së Kukësit, pasuria 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Pukë, 745 680 lekë.

Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 35 700 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 146 m2 në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 3 000 000 lekë.

Pronar i një tokë bujqësore me sipërfaqe 3000 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë , vlera 1 500 000 lekë.

Pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 100 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 000 000 lekë.

Pronar i një tokë arë me sipërfaqe 6500 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë , vlera 1 200 000 lekë.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 16 044 m2 në Barbullojë, Lezhë, vlera 64 176 000 lekë.

Pronar i një shtëpie dykatëshe me sipërfaqe 197.5 m2, toke arë me sipërfaqe 3096 m2, plus lokal me sipërfaqe 112 m2, plus magazine+servis me sipërfaqe 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, vlera e pronës 300 000 euro.

Pronar i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, vlera 88 800 euro.

Pronar i 2 apartamenteve me sipërfaqe 158 m2, vlera 86 900 euro.

Pronar i një garazhi me sipërfaqe 45 m2, vlera 11 250 euro.

Pronar i 2 apartamenteve me sipërfaqe 150 m2 në Tiranë, vlera 90 000 euro.

Pronar me 50 % i një magazine frigorifer me sipërfaqe 10 000 m2, vendndodhja Laç Kurbin vlera 1 450 000 euro.

Pronar me 34 % i një impiant karriere për nxjerrje mermeri fshati Kolosjan Kukës, vlera 1 800 000 euro.

Pronar me 50 % i Hotel-Turizmi, Pukë, vlera 1 650 000 euro.

Gjendja cash, 1 400 000 lekë.

Eduart Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, pasuria 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Pogradec, 1 098 003 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, 20 350 lekë

Bashkëshortja, Jerina Kapri, të ardhura nga paga pranë Tirana Bank, 856 934 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 22 774 lekë, pakësuar me 1 650 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 lekë, pakësuar me 3 302 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 20 170 lekë, pakësuar me 10 353 lekë.

Gjendje kartë krediti më 31 dhjetor, -2 570 euro, pakësuar me 2 551 euro.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 lekë, pakësuar me 16 684 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, -177 883 lekë, pakësuar me 179 670 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 63 lekë, pakësuar me 633 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje kartë krediti më 31 dhjetor, -119 399 lekë, pakësuar me 119 399 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 0 lekë, pakësuar me 759 lekë.

Bashkëshortja, shlyer në vitin 2016 -75 319 lekë për kredi konsumatore marrë më 17.06.2016 me principal 700 000 lekë, afat shlyerje 5 vjet dhe këst mujor 12 553 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 634 669 lekë.

Bashkëshortja, shlyer total detyrimi i mbetur prej -46 380 lekë për kredi konsumatore marrë më 19.06.2013 me principal 208 000 lekë, afat shyerje 3 vjet dhe këst mujor 7 730 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar i një apartamenti me sipërfaqe 168.53 m2 në Pogradec, vlera 7 881 895 lekë.

Pronar i 37 bodrumeve me sipërfaqe 555 m2 në Shëngjin, Lezhë.

Pronar i 3 njësive me sipërfaqe 1909.42 m2 në Shëngjin, Lezhë.

Pronar i 45 apartamenteve me sipërfaqe totale 3054.96 m2 në Shëngjin, Lezhë.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 24 803 lekë.

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 324 095 lekë.

Gjendja cash, 1 400 000 lekë.

Basir Çupa, kryetari i Bashkisë Klos, pasuria 2016

paga si kryetar i Bashkisë Klos, 845 760 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut, 81 396 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Rajmonda Çupa, të ardhura nga paga, 965 807 lekë.

Djali Geraldo, të ardhura nga ushtrim aktiviteti privat, 934 900 lekë.

Nxjerrë veturë tip Benz jashtë përdorimi më 18.01.2016.

Bashkëshortët, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 826 731 lekë, shtuar me 26 731 lekë.

Bashkëshortët, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 911 001 lekë, shtuar me 27 232 lekë.

Gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 31 574 lekë, pakësuar me 80 446 lekë.

Gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 96 604 lekë, pakësuar me 20 113 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 10 524 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 46 620 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 734 219 lekë, shtuar me 387 965 lekë.

Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 545 958 lekë, shtuar me 9 585 lekë.

Blerë më 25.05.2016 veturë tip Benz, vit prodhimi 2001, -200 000 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -192 000 lekë për kredi bankare marrë më 07.05.2012 për rikonstruksion apartament banimi me principal 2 000 000 lekë, afat shlyerje 15 vjet dhe këst mujor 16 909 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 1 466 765 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar me 50 % i një apartament me sipërfaqe 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë.

Pronar me 50 % i një apartament me sipërfaqe 58 m2, vlera 4 292 000 lekë.

Pronar i një banese private në Tiranë, truall 283.5 m2 dhe ndërtesë 117.8 m2, vlera 2 500 000 lekë.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 720 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 110 000 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 2348 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 359 000 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 68 850 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1530 m2, në fshatin Fshat Klos, Mat, vlera 237 000 lekë, blerë në 2013.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1150 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 3450 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1850 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 3375 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 1540 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një toke arë me sipërfaqe 2200 m2 në fshatin Fshat Klos, Mat, përfituar sipas ligjit nr. 7501.

Pronar i një magazine në Mat, privatizuar në vitin 1993.

Pronar i një trualli+ndërtesë 87.5 m2, privatizuar në vitin 1993.

Pronar i një magazine në Mat, sipërfaqe 338 m2, privatizuar në vitin 1993.

Pronar i një trualli me sipërfaqe 580 më, ndërtese me sipërfaqe 79.9 m2 dhe magazinë, privatizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Bashkëshortja, pronare me 50 % e një apartament me sipërfaqe 90.8 m2 në Klos, vlera 3 178 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare me 50 % e një apartament me sipërfaqe 58 m2 në Klos, vlera 4 292 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 3375 m2 tokë, 200 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 450 m2 tokë, 20 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1150 m2 tokë, 50 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1260 m2 tokë, 50 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 3450 m2 tokë, 250 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 2700 m2 tokë, 100 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1850 m2 tokë, 80 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e 1200 m2 tokë, 50 000 lekë.

Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë Libohovë, pasuria 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Libohovë, 738 952 lekë, dieta 148 400 lekë.

Vajza, Elektra, të ardhura nga paga si mjeke në Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.

Pasuria fillestare

Pronare me 50 % e një apartament me sipërfaqe 71.6 m2 në Libohovë, vlera 18 520 lekë.

Pronare me 50 % e një kati shtesë me sipërfaqe 40 m2.

Pronare me 50 % e një trualli me sip. 300 m2 dhe një vile 3-katëshe mbi këtë truall, në Shkozë, Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.

Bashkëshorti, pronar i një apartamenti me sipërfaqe 88.16 m2 në Tiranë, vlera 2 821 120 lekë.

Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sipërfaqe 1257 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.

Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sipërfaqe 1050 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.

Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 909 952 lekë.

Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 200 007 lekë.

Gjendja cash, 1 200 000 lekë.

Bashkëshorti, depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 000 euro.

Automjete

Bashkëshorti, pronar i një makine “Golf 2”, vlera 150 000 lekë.

Bashkëshorti, pronar me 50 % i një makine “Golf 5”, vlera 500 000 lekë.

Djali, pronar me 50 % i një makine “Golf 5”, vlera 500 000 lekë.

Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë Himarë, pasuria për 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Himarë, 892 920 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 7 euro.

Bashkëjetuesja Znj. Irena Mato, të ardhura nga paga, 400 000 lekë.

Të ardhura nga shitje veture, 1 000 000 lekë.

Gjendje llogari bankare, shtuar me 400 000 lekë.

Gjendje llogari page më 31 dhjetor, 119 942 lekë.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 2 050 euro.

Transferuar 50% e llogarisë bankare prej 6 928 dollar tek llogari bankare e bashkëjetueses Znj. Irena Mato.

Bashkëjetuesja Znj. Irena Mato, gjendje llogari bankare, 6 928 dollar.

Bashkëjetuesja Znj. Irena Mato, gjendje llogari pagës, 180 000 lekë.

Pasuria fillestare

Bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi me sipërfaqe 120 m2 dhe truall me sipërfaqe 760 m2, e trashëguar.

Bashkëpronar me 33% i një toke ullishte me sip. 1 150 m2 dhe i një toke are me sipërfaqe 7 550 m2, në Gorrenje, përfituar me ligjin nr. 7 501.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një dyqani me sipërfaqe 134.6 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 108 000 euro.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një dyqani me sipërfaqe 73.22 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 58 256 euro.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një apartamenti me sipërfaqe 55.8 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 30 000 euro.

Bashkëshortja zonja Irena Mato pronare me 100% e një apartamenti me sipërfaqe 101.95 m2, blerë në vitin 2008, në vlerën 56 652 euro.

Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, pasuria për vitin 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, 1 126 620 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 9 350 lekë.

Bashkëshortja, Lindita Marinaj, të ardhura nga kultivimi i sherebelës, 200 000 lekë.

Bashkëshortja, Lindita Marinaj, të ardhura nga paga pranë Broker sh.a, 292 600 lekë.

Dhuruar 100% e kuotave te subjektit Marinaj-M shpk në Koplik, Malësi e Madhe, vlera 25 820 602 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar me 50 % i një trualli me sipërfaqe 250 m2, i 6 apartamenteve me sipërfaqe 194 m2, 152 ,2, 171 m2, 171 m2, 171 m2, 138.3 m2 dhe i një verande 32.7 m2, vlera 118 040 000 lekë.

Pronar me 50 % i një apartament me sipërfaqe 89.8 m2 në Tiranë, vlera 19 370 000 lekë.

Pronar me 50 % i një trualli me sipërfaqe 47.1 m2 + ndërtese 3-katëshe, vlera 16 980 000 lekë.

Pronar i një trualli me sipërfaqe 300 m2.

Bashkëshortja, pronare e subjektit Marinaj-M shpk në Koplik, Malësi e Madhe, vlera 25 820 602 lekë.

Llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 114 298 lekë.

Gjendja cash, 1 400 000 lekë, pjesa takuese 20 %.

Bashkëshortja, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 237 380 lekë.

Bashkëshortja, llogari bankare 24.46 euro.

Bashkëshortja, llogari bankare 277 720 lekë.

Pronar me 50 % i një autoveture “Renault”, vlera 1 309 000 lekë.

Rajmonda Balilaj, kryetare e Bashkisë Patos, pasuria viti 2016

Paga si kryetar e Bashkisë Patos, 850 512 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare 0.42 dollar, për depozitë në vlerën 503 dollarë.

Të ardhura nga interesa bankare 10.67 dollar, për depozitë në vlerën 1 792 dollarë.

Të ardhura nga toka bujqësore, prodhimtaria “Lajthi”, 750 000 lekë.

Bashkëshorti, Mersin Balilaj, të ardhura nga paga si punonjës i kompanisë Albpetrol sha, 803 580 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti privat, 211 529 lekë.

Vajza, Fioralba, të ardhura nga paga si Specialiste në Bashkinë Fier, 232 570 lekë.

Vajza, Fioralba, të ardhura nga interesa llogari kursimi 94 lekë.

Pasuria fillestare

Pronar me 100% i një shtëpie banimi dhe truall me sip. 490 m2 në Patos, blerë nga privatizimi banesave më 31.08.1994, në vlerën 112 928 lekë.

Pronar me 100% i një ambient biznesi me sip. 20 m2, blerë më 27.06.1995, në vlerën 200 000 lekë.

Pronar me 100% i një toke bujqësore me sip. 16 000 m2, përfituar me ligjin nr. 7501.

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) Depozitë bankare në vlerën 1 390 dollar, hapur më 03.10.2006 në bankë të nivelit të dytë.

Pronar me 100% i një veture tip Opel, blerë më 14.05.2004, në vlerën 4 600 euro./Shqiptarja.com

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kryebashkiaku-me-i-kamu-ne-shqiperi-461225/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Posti i ambasadorit në NATO, ja kujt i zë vendin Visho Ajazi

Visho Ajazi Lika, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri Rama për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.

Tashmë pritet që kreu i shtetit të firmosë propozimin e kryeministrit, përparav se Visho Ajazi Lika, ish-kryetar i SHISH-it, i dorëhequr nga kjo detyrë më 30 tetor, të marrë detyrën e re.

20150924_demi_rdax_275x371

Visho Ajazi Lika do të mund të zërë kështu vendin e ish deputeti demokrat Leonard Demi i cili mban postin e ambasadorit në NATO që prej viti 2013

Demi u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama. Më pas  Bujar Nishani, presidenti i Shqipërisë ka dekretuar emërimin e tij.Më herët ish-deputeti demokrat kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Parlament.

Vajza që vdiq në aksidentin në tunelin e Kalimashit, këngëtare e muzikës popullore. Kush ishte Stela

Vajza 29 vjeçarja mirditore, e cila humbi jeten mbreme pasi u plagos ne aksidentin e ndodhur pasditen në tunelin e Kalimashit ishte nje kengetare e muzikes popullore.

“Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte”- shkruan gazetari dhe publicisti Gjergj Marku ne faqen e tij ne FB.

 

 

Postimi i gazetarit Gjergj Marku 

Ndërron jetë, e mira STELA!

Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka.

Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte.

Me pastaj dhe ne klipin “Doruntina e Mirdites”.
Jane dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, per ta mbajtur ne kujtese ashtu te qeshur, gjithe miresi e shpirbardhesi te miren STELA!

Ngushellime te thella e te sinqerta, familjes, te afermeve dhe dashamireve te saj, nga artistet e Ansamblit MIRDITA!

stela2 stela1 stela


Send this to a friend