VOAL

VOAL

Xhamia e Namazgjasë si ndërtesë ka përfunduar

 

TIRANË – Fatjon CUKA

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë vazhdojnë pa ndërprerje, ndërsa aktualisht ajo ka marrë pothuajse pamjen e plotë për shkak edhe të avancimit të punimeve me ritme të shpejta.

Xhamia po ndërtohet pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa kur të përfundojnë punimet për ndërtimin e saj të plotë, do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

Punimet për ndërtimin e xhamisë filluan në maj të vitit 2015 me një ceremoni ku merrte pjesë edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe zyrtarë të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë. Që nga ajo kohë punimet kanë vazhduar pa ndërprerje dhe me ritme të shpejta.

“Xhamia si karabina ka përfunduar”

Yasin Şengül, koordinator në zyrën e këshilltarit të çështjeve fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), duke folur për ecurinë e punimeve të xhamisë, tha se procesi i veshjes me shtresë plumbi ka përfunduar 70 për qind.

“Është parashikuar që të përfundojë (ndërtimi) në fund të vitit 2018. Si karabina është përfunduar dhe 70 për qind e procesit të veshjes me shtresë plumbi ka përfunduar. Minaret kanë përfunduar së ndërtuari, ndërsa sa i përket veshjes me mermer pjesa më e madhe edhe tek kjo fazë ka përfunduar. Ndërkohë në katet e poshtme vazhdojnë instalimet hidraulike dhe elektrike. Xhamia po ndërtohet në një sipërfaqe prej 10 mijë metra katrorë, ndërsa vetëm xhamia si karabina ndodhet në një hapësirë rreth 5 mijë metër katrorë. Xhamia është e përbërë nga katër minare, kupola kryesore dhe pjesa qendrore e xhamisë. Gjithashtu xhamia do të ketë edhe ambientet e jashtme”, thekson Şengül.

Sipas tij, sa i përket numrit të besimtarëve që mund të kryejnë ritet fetare, vetëm në pjesën e brendshme ka një kapacitet afërisht për 5.000 besimtarë, ndërsa duke përfshirë edhe pjesën e jashtme të xhamisë mund të arrijë një numër prej 10 mijë personash.

“Turqia bëri realitet ëndrrën 100-vjeçare të popullit shqiptar”

“Kjo (Xhamia e Namazgjasë) është një ëndërr gati 100-vjeçare e popullit shqiptar, ku për arsye të ndryshme nuk është arritur të realizohet. Vetëm në vitin 2015 filloi të realizohet kjo ëndërr e tyre. Ne si popull vëlla musliman i Turqisë e dhurojmë për shqiptarët, duke bërë realitet këtë xhami. Xhamia është një ndërthurje e arkitekturës osmane dhe arkitekturës së re moderne. Ndërtimi i xhamisë financohet nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) dhe Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë me shumën rreth 30 milionë euro. Ngjitur me Xhaminë e Namazgjasë do të ndërtohet dhe një muze, i cili do të quhet muzeu i bashkëjetesës fetare”, tregon Şengül.

Sa i përket kateve të nëndheshme, janë dy katet e garazhit, si dhe kati zero që do të jetë multifunksional, ku do të ketë bibliotekë, sallë konferencash, restorant dhe ambiente për kurse fetare. Pasi të përfundojnë të gjitha punimet, është programuar një ceremoni inaugurimi për Xhaminë e Namazgjasë.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë shpesh vizitojnë ambientet ku po ndërtohet xhamia për të shikuar nga afër ecurinë e punimeve, ndërsa ajo përveç funksioneve për besimtarët muslimanë pritet të jetë një destinacion turistik për shumë turistë të huaj dhe vendas.

Besimtarët muslimanë në Tiranë, gjatë viteve të tranzicionit janë përballur me vështirësi në kryerjen e riteve të tyre, për shkak të numrit të vogël të xhamive dhe hapësirave të pakta të tyre, ku falja e namazit të bajrameve gjatë viteve të fundit është kryer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Skënderbeu”.

Meta i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit, ja si reagon aktori Ndrenika

Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ka sjellë reagime pozitive menjëherë në opinionin publik.

Menjëherë pas njoftimit në faqen e Presidencës për lajmin në fjalë, të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë përgëzuar Presidentin Meta për vendimin, duke e cilësuar të duhurin dhe të vonuar madje.

Mes komenteve të shumta, është edhe ai i aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika. Ky i fundit ka komentuar duke nënvizuar se “kur sheh të tilla vendime, e bën të ndjehet qytetar europian.”

Aktori Ndrenika falenderon Presidentin Meta duke e cilësuar këtë një lajm që i nderon të gjithë shqiptarët.

“Më në fund! Po bindem që jemi Europiane! Faleminderit zoti President! Ky lajm i nderon të gjithë!” shkruan aktori i njohur.

Meta ia dha shtetësinë shqiptare Janullatosit, më parë e ‘refuzuan’ pesë presidentë

Presidenti Ilir Meta ka firmosur në 22 dhjetor dhënien e shtetësisë shqiptare për kreun e kishës Ortodokse, Janullatos.

Por kërkesa e tij për te marrë shtetësinë shqiptare daton që në viti  1992 kur President ishte Sali Berisha.

Dosja qëndroi në tryezën e Presidentit edhe gjatë mandateve 5-vjeçare të Meidanit, Moisiut, Topit dhe Nishanit të cilët ndoqën praktikën e paraardhësit, duke ia kaluar pasuesit vendimmarrjen.

Historia e ardhjes së Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, zë fill në qershor të vitit 1991, ku u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, me titullin peshkop i Andrusës. Në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi. Caktimin e tij si ekzark në Shqipëri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia.

Nis prerja e palmave në autostradën Tiranë-Durrës, në vend të tyre pishat

Autostrada Tiranë-Durrës nuk ka pasur më sot pamjen e zakonshme, e rrethuar me palma që në pjesën më të madhe janë të thara.
Ato kanë filluar të priten që ditën e djeshme, siç tregohet dhe nga fotot e realizuara sot në mëngjes.

Pak javë më parë, Bashkia Tiranë njoftoi projektin për t’i zëvendësuar palmat me pisha, teksa kaloi vendimin ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017. osto e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n. Ndërsa një ditë më parë Bashkia miratoi edhe projek buxhetin e vitit 2018.

Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, thuhet në relacion. Për këtë arsye propozohet që në vend të palmave të mbillen lloje dekorativësh të pishës së butë, që përshtaten me klimën dhe mjedisin.

Duke qenë se peridha më e mirë për mbjelljen e pishës së butë është muaji dhjetor, kërkohet përfshirja në buxhet e këtij investimi. Për ujitje propozohet sistemi ujitës artificial në formë shiu.

Palmat në autostradë u mbollën rreth tre vjet më parë, si pjesë e një plani që përfshiu dhe rregullimin e sinjalistikës në zonën Mbikalimi i Kamzes dhe i Kasharit deri në aeroportin e Rinasit. Kosto e mbjelljes së tyre u raportuar në atë kohë në rreth 600 mijë euro. Dimrin e kaluar palmat nuk i rezistuan të ftohtit dhe u thanë në pjesën më të madhe të tyre.

Plani për zgjerimin e autostradës

Zëvendësimi i palmave me pisha vjen në një kohë që në sirtarët e ish ministrisë së transporteve, që tashmë është pjesë e ministrisë së Energjisë dhe Transporteve gjendet projekti për zgjerimi e autostradës Tiranë Durrës, duke e bërë me tre korsi. Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi në shtator të një viti më parë projekt-idenë për zgjerimin e Autostradës Tiranës-Durrës nga Vora në Durrës, të përgatitur nga SPEA Engineering. Projekti është i ndarë në tre lote dhe i pari mbikalimi Kamëz-Vorë, 11 kilometër. Loti i dytë, Vorë–Sukth me gjatësi 10 kilometër dhe loti i tretë, Sukth–Durrës (Nyja e Dajlanit) me gjatësi 8 kilometër.

Studim-Projektimi për Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukturë të kategorisë “A”, e cila duhet të ketë karakteristikat për të përballuar volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit, si dhe të përmirësojë gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese tashmë tejet të amortizuara në një pjesë të madhe të Superstradës, thuhej në materialin e Autoritetit.

Ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës, sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostradës së re Milot- Morine e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.

Sipas raportit, rritja e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar. Por jo vetëm kaq, sepse prej vitesh në këtë segment rrugor ka pasur dëmtime të shtresave rrugore, çarje, dëmtime, ulje e gropëzime në gjatësi të konsiderueshme në të dy anët e rrugës, dhe veçanërisht në koristë anësore (sidomos atë Vorë – Durrës).

Por zgjerimi i rrugës dhe lehtësimi i trafikut tashmë do të duhet të presë, teksa palmat do ia zënë vendin pishave, që do të zbukurojnë sërish dy anët e autostradës./Monitor

Shpërblimet e bebeve, nis shpërndarja. Ja cilët përfitojnë

Prej disa kohës shpërblimi për bebet prej 5 mijë lekësh të rinj i cili jepet nga Bashkia e Tiranës, nuk po shpërndahej për mungesë fondesh. Me anë të një akti normativ të bërë nga Bashkia e Tiranës, ka nisur shpërndarja e këtij fondi.

Ditën e enjte janë hedhur pagesat e prapambetura për lindjen e fëmijëve për më shumë se 70% të vogëlushëve në Tiranë.

Bëhet fjalë për pagesat prej vitit 2011 deri në vitin 2015, të cilat nuk ishin dhënë prej vitesh nga bashkia e kryeqytetit. Kur bashkinë e drejtonte Lulzim Basha, pagesat për shpërblimin e bebeve nuk janë dhënë. Në momentin që Kryebashkiaku Veliaj mori detyrën, u shpreh se do jepeshin pagesat nga vitit 2015 e mbrapa, duke bërë që fëmijët të cilët kishin lindur në harkun kohor 2011-2015 të mos merrnin shpërblimin.

Akti normativ

Por duket se qeveria ka zgjidhur këtë çështje pasi në aktin normativ të miratuar në fillim të dhjetorit, përpos shpërblimeve të fundvitit, parashikonte edhe dhënien e të gjitha shpërblimeve për fëmijët. Ligji thotë se çdo fëmijë merr një pagesë prej 5 mijë lekë kur lind. Në vitet 2011-2015 kjo pagesë nuk është dhënë në Bashkinë e Tiranës, por edhe në disa bashki të tjera.

Lekët në llogarinë bankare

Të gjitha çiftet që kanë lindur fëmijë nga viti 2011-2015, në llogaritë bankare që kanë dorëzuar për të marrë shpërblimin për bebet, kanë 5 mijë lekë shtesë prej ditës së enjte. Shpërblimi është shpërndarë nga Thesari i Shtetit në llogaritë bankare të familjeve. Siç duket sot fëmijë që janë në moshën 5 apo 6 vjeç, do të marrin shërblimin që u jep shteti dhe bashkia kur kanë lindur.

Pavarisht se këta vogëlush janë gati për të shkuar në shkollë, vetëm sot do të arrijnë të marrin shpërblimin e lindjes. Gazeta u interesua pranë Bashkisë së Tiranës, e cila konfirmoi dhënien e shpërblimeve për pjesën më të madhe të njësisë administrative. Janë më shumë se 5 mijë fëmijë që kanë marrë tashmë shpërblimin e lindjes. Bashkia thekson se janë kryer pagesat për vogëlushët e lindur në vitit 2011-2015, ndërkohë që vijon procesi për pjesën tjetër.

Shpërblimet

Shpërblimi i prapambetur për vogëlushët do të jepet në të gjithë vendin. Aktualisht janë bërë pagesat e prapambetura vetëm për fëmijët që kanë lindur në Tiranë, në vitet 2011-2015. Shpërblimi për fëmijët e tjerë do të vijojë edhe në fillim të muajit janar 2018. Në kryeqytet çdo fëmijë sapo lind merr një shpërblimi nga shteti prej 5 mijë lekë, por edhe nga Bashkia e Tiranës.

Video: Me fytyrë të mbuluar, oficeri italian flet për Zaganin dhe lidhjet politikë – krim në Shqipëri!

Gazetari i ‘Fax News’ Artur Çani ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka mundur ti marrë një intervistë të shkurtër oficerit të Guardia Di Finanza Alessandro Giuliani i cili ka dhënë një deponim në Gjykatën e Bolonjës për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ai ka qenë për tre vite në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me Dritan Zaganin.

Giuliani ka deklaruar se oficeri i antidrogës Dritan Zagani nuk kishte lidhje me kriminelë dhe se nuk ishte paguar nga shërbime të huaja.

“Mund të them se erdha këtu se ma kërkuan, bëhet fjalë për çëshje shqiptare, Zagani është miku im dhe për mua është një polic i mirë. Kur kam punuar me të, ka qenë një djalë i mirë. Nuk është një personazh që është i lidhur me krimin. Absolutisht nuk është i lidhur apo paguar nga shërbime të tjera”, tha Giuliani.

I pyetur për lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri ai tha se nuk mund të fliste për një çështje të tillë.

“Nuk mund të flas për një çështje të tillë”, tha ai.

Deponimi i oficerit të GDF-së në Gjykatën e Bolonjës ka të bëjë me punën e tij në Shqipëri përgjatë tre viteve të qënridrimit. Ai dyshohet se ka qenë i lidhur me Zaganin dhe aludohet se ka patur lidhje me krimin, por edhe ka paguar Zaganin për të marrë informacione.

Vdekja e shqiptarit në Francë, Presidenca ngushëllon familjen. Meta flet me ambasadorin për…

TIRANË- Pas vdekjes së 23-vjeçarit shqiptar Florenc Beqiraj në Francë, Presidenti Ilir Meta ka komunikuar dhe i ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të të riut.

Njëkohësisht Meta iu bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit.

 

Mësohet gjithashtu se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.

Tiranë: Të drejtat e pacientëve, shumë ankesa, asnjë gjyq pro tyre

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi bëri të ditur se është aktualisht në një proces gjyqësor me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor për një fëmijë, të cilit iu refuzua operacioni i detyrueshëm nga ligji për përmirësimi i dëgjimit të tij.

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, tha se më herët mori një vendim diskriminimi për shërbime mjekësore të mangëta e mosdhënien fare si në rastin e fëmijëve me leucemi.

“Më pas na erdhi një çështje e përsëritur për të sëmurët me kancer, të cilën po e studiojmë në thellësi. Kemi edhe ankesa nga pakicat rome dhe egjiptiane, se nuk u as jepen ilaçe as trajtim dinjitoz dhe madje fyes, sjellje që rëndon shëndetin dhe psikologjinë e tyre” – tha ajo.

Sipas Komisioneres, personat LGBTI janë të diskriminuar nga mjekësia, po ashtu edhe personat e dënuar, që vuajnë mosmarrjen e shërbimit mjekësor. Ajo propozoi që sëmundjet kronike dhe sëmundjet e rënda duhet të kenë përparësi në shërbimet mjekësore.

Megjithatë, në gjykatën e Tiranës në dy vitet e fundit nuk ka asnjë proces gjyqësor për të drejtat e pacientit, apo që të jetë dënuar një institucion shëndetësor, shtetëror apo privat.

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkelejda Hajro, thotë se “fakti që janë një numër kaq i vogël i këtyre çështjeve në gjykatë tregon se pacientët nuk i njohin të drejtat e tyre, nuk dinë t’i kërkojnë dhe të vënë para përgjegjësisë strukturat mjekësore”.

Shqipëria ka një komunitet fëmijësh me probleme dëgjimi dhe mosmjekimi i rregullt i diskriminon ata.

Avokati Andi Muratej po ndjek nga afër një fëmijë që pas lindjes vuan me shurdhësi të rëndë, sepse nuk ka marrë mjekime nga spitali publik, edhe pse ajo është pjesë e paketës falas.

Ai është duke ndihmuar edhe familjen e një pacienti, që iu bënë analizat gabim gjatë shtatzanisë dhe më pas u zbulua se fëmija u prek nga talasemia.

“Analiza e gabuar laboratorike shkeli të drejtën e familjes, neni 8 i Konventës Europiane për të drejtat e njeriut. Klinika po kërkojmë të shërblejë dëmin pasuror dhe jopasuror të kësaj familjeje” – tha ai.

Besart Nezaj, pacient me hemofili dhe përfaqësues i shoqatës, denoncoi mungesën e ilaçeve, në bashkëpunim me shoqatën “Together for Life”, e cila po punon për të drejtat e pacientëve.

Sipas drejtueses së kësaj organizate, Egla Bardhi, “shkelja e të drejtave të pacientëve është kapitulli më i rëndë i shkeljes së të drejtave njerëore në Shqipëri”.

Pacientët e dëmtuar ngrenë menjëherë padi penale në prokurori, duke kërkuar dëmshërblim, por prokuroria ia kalon rastet Urdhërit të Mjekut, i cili nga ana e vet mundet vetëm të gjobitë mjekët apo t’i largojë nga profesioni.

Urdhëri i Mjekut ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë për të zgjidhur konflikte, që lindin nëpër spitale.

Përfitimi i dëmshpërblimeve është shumë i vështirë për pacientët, por te Urdhëri i Mjekut ka një shtim të ankesave qysh nga shërbimi ambulator e deri te shërbimi terciar.

Bugajski: Shqipëria mund të kishte abstenuar në OKB

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski, tha se nuk beson se vota e vendeve që u shprehën pro rezolutës do të ketë ndonjë efekt mbi këto vende.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, nuk mund të ndëshkojnë tërë ato vende që votuan pro, sidomos vendet myslimane.

Zoti Bugajski tha se deklaratat amerikane më tepër se një kërcënim janë një paralajmërim. Për shembull, SHBA mund të shkurtojnë ndoshta kontributin e tyre ndaj Kombeve të Bashkuara në tërësi. Por nuk mendoj, tha zoti Bugajski, se do të kishte pasoja në kuptimin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet që votuan kundër Shteteve të Bashkuara.

“Çdo marrëdhënie dypalëshe, – tha ai, – do të shqyrtohej në bazë të meritës së saj dhe jo në bazë të një vote të vetme në OKB.”

Lidhur me argumentin e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se Shqipëria votoi në linjat e Bashkimit Evropian, zoti Bugajski tha se ky argument nuk është dhe aq bindës, sepse nuk ekziston një qëndrim i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe në fakt disa vende të BE-së abstenuan: Polonia, Hungaria, Rumania e të tjera.

Pavarësisht nga qëndrimi i BE-së, tha eksperti, ky ishte një votim më tepër simbolik. “Megjithatë, – tha ai, – SHBA vëzhgojnë se cilët vende e mbështesin në kohë të vështira, prandaj, qëndrimi më i mirë për Shqipërinë do të kishte qenë që ajo të kishte abstenuar.”

Reagimi i DASH

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se mënyra se si kanë votuar vendet e ndryshme nuk është i vetmi faktor që administrata amerikane do të mbante parasysh në marrëdhëniet e SHBA me vendet që zgjodhën të votojnë pro rezolutës. ​

Opozita mes Prokurorisë së kapur dhe ndërkombëtarëve të kapur – Nga FATOS LUBONJA

Dy janë gjethet e fikut që përdori Rama për të mbuluar aktin e kapjes së Prokurorisë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës.

Ndërkombëtarët:
“vetëm budallenjtë mund të mendojnë se ndërkombëtarët do ta miratonin atë që bëmë ne, po të qe kapje e Prokurorisë”

Akuzat ndaj opozitës:
“janë ata që kanë kapur prokurorët, jo ne” dhe: “zgjedhja e prokurorit është një hap i rëndësishëm në realizimin e reformës në drejtësi, por opozita nuk e do, sepse ka frikë nga drejtësia, dhe kështu, për interesin e saj, po pengon integrimin e Shqipërisë në Europë.”

Janë dy gjethe fiku që e mbulojnë deri diku Ramën nga sulmet e opozitës, por që nuk mund ta mbulojnë nga një realitet që e shohin edhe ata që nuk kanë hall as të mbrohen nga drejtësia dhe as t’i marrin Ramës karrigen, por që të jetojnë në një vend ku drejtësia t’i trajtojë të gjithë si të barabartë përpara ligjit. Dhe ky realitet është ai se ne kemi në krye të qeverisë një Kryeministër që, me vetëdije të plotë, ka ndërtuar këta pesë vjet një koalicion me krimin e organizuar dhe me një oligarki gjithnjë e më kriminale për të sunduar e grabitur shqiptarët dhe se, nga frika e drejtësisë së vërtetë, për të mbrojtur dhe forcuar këtë pushtet kriminal, ka nevojë të ketë nën kontroll drejtësinë. Vetëm budallenjtë nuk e shohin se ky ishte qëllimi i Ramës dhe të vetëve, në mënyrën se si e zgjodhën Kryeprokuroren të hënën, 18 dhjetor 2017.

Ndërkaq, po ta shohim pak më me gjakftohtësi ngjarjen e fundit, na duhet të themi se opozita s’ka pse bën sikur po ndodh e pabëra, pasi kapja e drejtësisë nga partia në pushtet është një histori e stërpërsëritur. Ne kemi pasur vazhdimisht një konflikt mes maxhorancës e opozitës, të cilat vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për vjedhje e grabitje të shqiptarëve. Deri dje, pakti i tyre me drejtësinë ka qenë që, edhe pse e kapur nga maxhoranca, ajo i ka lënë të patrazuar eksponentët e opozitës të gëzojnë “arritjet” e tyre në vjedhjen e shqiptarëve. Akuzat gjithnjë kanë mbetur veçse në rrafshine lojës politike. Kurse, në mungesën e një drejtësie që do të duhej të hetonte e pavarur të vërtetat e korrupsionit të secilës palë (që do të përkthehej në futjen në burg të eksponentëve të të dyja palëve) politikanët tanë kanë futur në lojë ndërkombëtarët, që kanë bërë arbitrin politik në konflikt. Kjo shpjegon rëndësinë që ka marrë lufta për të bindur ndërkombëtarët, se cila palë ka të drejtë, që fare mirë mund të quhet edhe luftë për kapjen e ndërkombëtarëve.

Në rastin në fjalë vazhdojmë të jemi në përsëritjen e historisë: çështja po trajtohet si një konflikt midis maxhorancës dhe opozitës, ku si arbitër të vetëm janë ndërkombëtarët me në krye ambasadorët e SHBA dhe EU. Ramës, që është në maxhorancë, i intereson kjo pasi gjysmë të vërtetat e tij mbështeten më shumë nga ndërkombëtarët, sesa gjysmë të vërtetat e opozitës. Sot për sot mund të thuhet se, me gjithë të çarat që ka pësuar qeverisja Rama për shkak të provave evidente të implikimit të saj me botën e krimit, nuk jemi ende në pikën që arriti Berisha në shkurt të vitit 1997, kur e përditshmja e rëndësishme britanike “The Independent” shkroi artikullin e famshëm: “Ky regjim gangsterësh që ne mbështesim”, duke akuzuar haptazi politikanët perëndimorë për mbështetjen që i jepnin regjimit të gangsterëve të Berishës në atë kohë. Sot jemi në një situatë ku regjimi i gangsterëve të Ramës mbështetet nga ndërkombëtarët.

Se si dhe se pse janë të kapur ndërkombëtarët nga maxhoranca e radhës është një çështje e trajtuar shpesh së fundmi. Pa hyrë gjatë në këtë histori, do të thosha se ajo fillon që nga korruptime ambasadorësh të veçantë e interesa shtetesh e biznesesh të tyre, deri te fakti se ndërkombëtarëve, veçanërisht Brukselit, i intereson të mbajnë gjallë narrativën se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë tranzicion të pambaruar dhe jo të pranojnë faktin se sot nuk bëhet më fjalë për një rrugë drejt demokracisë, por për rrugën drejt instalimit të një regjimi antidemokratik me bazë ekonomike paratë e krimit.

Pyetja që shtrohet në këto rrethana është: Çfarë duhet të bëjë opozita e ndodhur midis Prokurorisë së kapur dhe ndërkombëtarëve të kapur? Ka që thonë se duhet të grisë mandatet për t’i treguar botës se Shqipëria nuk është një vend normal, sepse përndryshe ajo do të shërbente si fasadë demokratike e regjimit të gangsterëve. Ky është argumenti i atyre që mbështesnin edhe mosdaljen e PDsë nga çadra. Është një argument që do të mund të funksiononte nëse opozita jonë nuk do të kishte mëkatet e së kaluarës, e prandaj do të ndiqej nga njerëzit, përtej militantëve. Por, gjithsesi, është një argument që, për shkak të dobësisë që përmenda, ka edhe një dobësi tjetër të madhe: ai mbështetet në idenë se duhet të bindim ndërkombëtarët se këtu kemi një regjim gangsterësh, që s’është larg idesë se, mungesë të mbështetjes së fortë popullore, për shkak të mëkateve, pushtetin duhet ta marrim me ndërkombëtarët.

Sipas mendimit tim – duke pasur parasysh edhe mbështetjen që i dhanë ndërkombëtarët Ramës kur Basha ishte në çadër – djegia e mandateve dhe dalja e opozitës në rrugë jashtëparlamentare me motiv zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përkohshëm nuk do t’i bindte ndërkombëtarët se opozita ka të drejtë. Historia provon se këta i bind ose populli i revoltuar nga padrejtësia dhe grabitja e madhe që po përjeton e që, prandaj, del në rrugë, si në vitin 1997, me shpresën se ata që do të vijnë do t’ia kthejnë drejtësinë dhe gjënë e grabitur, ose kur janë ndërkombëtarët vetë që e nxisin popullin të dalë në rrugë sepse duan të ndërrojnë një regjim që është kundër interesave të tyre. Nuk jemi në asnjërin nga këta dy raste. Madje, do të thosha se në kushtet e sotme opozita ndodhet përpara një rreziku më të madh se opozitat e më- parshme, të cilat, siç e thashë më sipër, drejtësia i ka lënë të qeta. Ajo ndodhet midis një dare që ka si dhëmbë më një anë Prokurorinë e kapur dhe në anën tjetër ndërkombëtarët e kapur dhe loja politika, ka ardhur sot në një stad që Rama me shumë gjasa nuk do ta lerë të qetë opozitën, siç e ka lënë Berisha dhe Meta dje. Ai mund ta përdorë Kryeprokuroren e kapur për të mbrojtur veten dhe për të shkatërruar opozitën, duke arrestuar në mënyrë selektive eksponentë të saj, ndërkohë që, dhëmbi tjetër i darës, ndërkombëtarët e kapur, që do t’i bekojnë këto akte selektive si prova të suksesit të reformës në drejtësi, pra si hapa përpara të Shqipërisë drejt integrimit në BE. Ka që në këtë pikë mund të hedhin argumentin se do të ishte më mirë të asgjësohej fare kjo opozitë mëkatare se kështu do të lindte një opozitë e re e pastër. Gjykoj se në kushtet e pushtetit të krimit, kjo s’mund të ndodhë. Një përdorim i drejtësisë nga krimi mund të çojë veçse në padrejtësi edhe më të mëdha: në eliminimin përfundimtar të opozitës dhe të çdo zëri që denoncon pushtetin e krimit. Shenjat e kësaj sjelljeje Rama i ka dhënë me bollëk. Prandaj, që të demaskohet në mënyrë sa më efikase ky rrezik, lipset që opozita të qëndrojë në Parlament dhe të zgjedhë një rrugë më graduale përshkallëzimi të aksionit të saj politik. Në këtë rrugë asaj i duhet të bëjë dy gjëra: Së pari, të denoncojë çdo akt selektiv të Kryeprokurores së përkohshme me synim shkatërrimin e opozitës; të ngulmojë që Prokuroria të çojë përpara çështjen “Tahiri” e të tjera; të punojë që të zgjidhet sa më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të zgjedhë një kryeprokuror të përhershëm të paktën neutral, si dhe të sqarojë sa më shumë lojën e pisët që kanë luajtur disa ndërkombëtarë në kurriz të demokracisë në Shqipëri. Së dyti, çka më duket edhe më e vështira: të gjejë rrugët jo thjesht me llafe dhe denoncime, por me zgjedhje politike, që të bindë njerëzit se nuk synon thjesht të kalërojë kalin e maxhorancës kur të vijë në pushtet, siç ka bërë më 2005-n, por se synon vërtet të kthehet nga një bandë gangsterësh që kërkon të kapë drejtësinë, mediat, institucionet, në një parti që do të shërbejë si hallkë midis interesave të shoqërisë dhe institucioneve.

Një vendim i vështirë dhe një votim i gabuar! – Nga Partizan Cene

Edhe e vetme pra, Shqipëria meqë moralisht përfaqëson edhe Kosovën , duhet të kishte votuar përkrah SHBA-së!

Dëgjova sot një deklarim të presidentit Thaçi, lidhur me votimin e dites së djeshme në OKB , të rezolutës kundër njohjes nga SHBA të Jeruzalemit, si kryeqytet i Izraelit. Thaçi thotë shprehimisht:

“Edhe sikur të ishte vetëm vota e SHBA-së kundër rezolutës në fjalë, Kosova do të ishte e dyta, po të kishte të drejtën e votës në OKB .. “. Me fjalë të tjera zoti Thaçi thumbon indirekt votën kundër të Shqipërisë në OKB për rezolutën e Jerusalemit.

Sigurisht edhe unë i këtij mendimi jam dhe besoj se këtë mendojnë edhe shumica e shqiptarëve, në të dy shtete dhe ne Maqedoni apo Luginë!

Vota pro kësaj rezolute tregoi radhitjen e Shqipërisë sigurisht me shumicën dërrmuese të shteteve anëtare të OKB-së, por krijoi ndjesinë e mosmirënjohjes ndaj SHBA-së dhe asaj që ky shtet i madh ka bërë për Kosovën, dhe pse jo edhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Megjithëse në pamje të parë duke u nisur edhe nga shpjegimi që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri lidhur me votën e Shqipërisë dje në OKB, jepet përshtypja se Shqipëria ishte e detyruar që të rreshtohej përkrah vendeve të BE-së , pasi aty është edhe vendi i saj, por në këtë rast nuk do të ishte gabim, sikur qoftë edhe për sy të botës të votonte përkrah SHBA-së .

Këtë e them për disa arsye të dukshme dhe të padukshme, ndaj po rreshtoj disa:

Së pari dihet qartë që Shqipëria e ka shprehur gjithmonë dëshirën e një shteti palestinez në takat e tyre ne Lindjen e Mesme dhe nje votë e Shqipërisë pro apo kundër një rezolute të tillë nuk do të bënte ndonjë ndryshim të dukshëm!

Së dyti , pavarësisht seç farë mendojnë vendet e Evropës, Shqipëria nuk e ka luksin që të kundërshtojë SHBA-në, në një rast të tillë ku dihej se edhe sikur të votonte kundër rezolutës, ajo nuk do të kalont, këto ishin pritshmëritë e paravotimit .

Së treti, Shqipëria i ka më shumë borxh SHBA-së se Evropës, pasi vetëm ky shtet i madh me këmbëngulje dhe forcë bëri të mundur shkëputjen e Kosovës nga kthetrat serbe dhe krijimin e shtetit të dytë shqiptarë në Evropë.

Së katërti janë pikërisht BE dhe disa shtete të tjera në Evropë që megjithëse pranuan verdiktin amerikan për Kosovën sot e gjithë ditën vazhdojnë ta zvarritin integrimin e saj drejt prosperitetit evropian, duke vazhduar izolimin dhe variantin “hiq mos e këput”, me plotësimet e dëshirave të okupatorëve serb, dhe injorimin e përhershëm të sakrificës mbi shekullore të popullit shqiptar për ribashkim dhe prosperitet .. !

Së fundmi votimi nga ana morale, uli bujarinë dhe mirënjohjen e shqiptarëve, duke dalë kundër atij që të ka bërë veç mirë!

Nuk dua të futem këtu në detaje, se sa mirë kanë bërë apo keq vendit arab, apo vende të tjera. Lidhur me Kosovën, por dua ta mbyll me shifrën qesharake , që nga 57 vende arabe të Koferencës islamike, vetëm 32 e kanë njohur Kosovën, duke u stepur nga presioni serbo -rus.

Shqipëria do ta ndjejë jam i sigurt këtë “neglizhencë”, të pa nevojshme , që tregoi në marrëdhëniet me SHBA-në .

Edhe e vetme pra, Shqipëria meqë moralisht përfaqëson edhe Kosovën, duhet të kishte votuar përkrah SHBA-së!

Bushati iu përgjigjet kritikëve: Vota në OKB nuk është kundër SHBA

Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati ka reaguar me nje sqarim te gjate per voten e Shqiperise kunder SHBA dje ne OKB per Jerusalemin.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, teksa u pergjigjet edhe kritikeve, ai thekson se ajo nuk eshte vote kunder SHBA, por nje qendrim koherent, parimor e të pandryshuar në vite i Shqiperise, ne linje te plote sipas tij me shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve.

Reagimi i Bushatit 

PËR VOTËN E SHQIPËRISË NË OKB!

Në politikë të jashtne nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve.

Fakt është që rezoluta pro të cilës votoi Shqipëria dje, i referohet Rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit. Më konkretisht Rezoluta 252 e vitit 1968, Rezoluta 476 e vitit 1980, Rezoluta 478 e vitit 1980 dhe me e fundit, Rezoluta 2334 e vitit 2016. Këto rezoluta, janë bërë pjesë e korpusit të normave ndërkombëtare dhe rrjedhimisht janë të detyrueshme për ne.

Po ashtu, Shqipëria ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanimeve në territoret e pushtuara, përfshi Jeruzalemin Lindor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky qëndrim i konsoliduar i Shqipërisë ka qënë e mbetet i njëjtë pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013 e deri sot si shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së.

Fakt është se parimet, orientimi dhe qëndrimet në politikën e jashtme të një vendi janë shumë më të qëndrueshme sesa trillimet e atyre, të cilët përpiqen të minojnë gurin themeltar të partneritetit tonë me SHBA-të në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në Shqipëri, që është reforma në drejtësi.

Hannah Arendt ka pasur të drejtë kur thoshte se e keqja më e madhe e një shoqërie nuk është nazisti i bindur e as komunisti i devotshëm, por të gjithë ata për të cilët dallimi mes fakteve dhe trillimeve, të vërtetave dhe gënjeshtrave, nuk ekziston.

Pagat e zyrtarëve qeveritarë në Kosovë, ja sa do marrin nga kryeministri deri tek këshilltarët (Dokument)

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin e pagës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zyrtarëve tjerë qeveritarë.

 

Kështu, me këtë vendim, paga mujore e kryeministrit do të jetë 2,950 euro, kurse ajo e zëvendëskryeministrave 2500 euro, raporton RTV Dukagjini.

Ministrave u është caktuar paga bruto prej 2,000 euro, ndërsa zëvendësit e tyre do të paguhen me nga 1,150 euro në muaj.

Ndërkohë, shefit të stafit të kryeministrit dhe këshilltarit të lartë politik të kryeministrit u është caktuar paga prej 1,670 eurove.

Këshilltarëve politikë të kryeministrit u është caktuar paga 1340 euro. Këshilltarët e lartë politik të zëvendëskryeministrave do të paguhen me nga 1,200 euro në muaj, kurse këshilltarët e zëvendëskryeministrave më nga 1,100 euro.

Ndërsa, Këshilltarëve të lartë politik të ministrave u është caktuar paga 1050 euro. E, këshilltarët e ministrave do të paguhen 800 euro. Në këtë vendim të Qeverisë janë caktuar edhe pagat e zyrtarëve tjerë qeveritarë.

pagat2 Kosove

Pagat3 Kosove

 

Naum Veqilharxhi ideatori i alfabetit origjinal të gjuhës shqipe

muzeu-1-3-600x450

Pionieri i lëvizjes sonë kulturore patriotike të shekullit XIX dhe ideatori i alfabeti origjinal të gjuhës shqipe u përkujtua ditën e djeshme në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar me veprimtarinë me temë “220-vjetori i lindjes së Naum Veqilharxhit” .

 

Në këtë veprimari referuan rreth kësaj teme Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, dhe Rovena Vata nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se Veqilharxhi është ideologu i parë i Rilindjes në Shqipëri, një nga ata që u hapën udhën ideve të reja politike e kulturore kombëtare. Për më tej Dr. Dorian Koçi bëri një ekspoze të gjerë të kushteve në të cilat filloi iluminimi dhe ndërgjegjësimi kombëtar.

Koçi tha se,“punën e tij si atdhetar iluminist Naum Veqilharxhi e nisi me krijimin e një alfabeti origjinal të gjuhës shqipe, të përbërë prej 33 shkronjash. Ideja kombëtare për së pari filloi nga zhvillimi i arsimit dhe një gjë e tillë nuk mund t’i atribuohet një njeriu, por plejadës së tërë. Gjithsesi Naum Veqilharxhi ishte ai që e filloi punën e tij në një “tokë djerrë”, dhe pas 20 viteve na dha një alfabet krejt të veçantë me të cilën mund të shkruhej gjuha shqipe”, tha mes të tjerash në fjalën e tij Dorian Koçi.

Për të pranishmit që merrnin pjesë në këtë aktivitet Rovena Vata, do të shtonte se Naum Veqilharxhi ishte njeriu që kërkonte arsimimin e përgjithshëm të popullsisë, që punoi fort për të njehsuar dy dialektet e shqipes dhe që punoi gjithashtu për pastrimin nga fjalët e huaja të fjalorit shqip. Veqilharxhi ishte vetëm 27 vjeç kur filloi punën me Evëtarin, dhe ndërgjegjësimi kombëtar i shqiptarëve pas kësaj veprimtarie do të pengonte përhapjen e helenizmit në trevat ku ata jetonin. Me veprimtarinë e tij Naum Veqilharxhi fitoi dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve patriotë, por edhe mërinë e armiqve të Shqipërisë. Sipas Rovena Vata, Naum Veqilharxhi me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e popullit shqiptar shkruan ‘ata’.

“Si iluminist revolucionar, Naum Veqilharxhi kërkoi zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe mendonte se mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta vinin atdheun në radhët e vendeve të qytetëruara”, tha në fjalën Rovena Vata.

Naum Veqilharxhi

Naum Veqilharxhi lindi në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës ,më datën 6 dhjetor 1797 . Më 1838 , vit në të cilin të gjithë Veqilharxhët e deklaruan veten si grekë, Naumi nuk ngurroi të pranonte origjinën e tij e të regjistrohej si shqiptar pranë autoriteteve rumune .Po në këtë periudhë ai arrin të finalizojë dhe punën e mundin e tij 20-vjeçare për krijimin e një abetareje, e cila ishte e para në llojin e saj për shqiptarët, pasi deri atëherë gjuha jonë shkruhej me ndihmën e alfabetit grek dhe atij arab.

Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t’u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore. Gjithsesi orvatja, mundi e puna e tij u vlerësuan maksimalisht dhe këtë e tregon dhe fakti se autorit iu kërkuan disa abetare me qëllim ndritjen e mendjes së popullit të etur për kulturë dhe dije.

Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të gjithë për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t’u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, ”Evëtari”.

“Evëtari” i tij nuk gjeti zbatim të gjerë, por gjithsesi ishte puna më serioze deri në atë kohë për të pasur një alfabet ndryshe të gjuhës shqipe.

Vajza e biznesmenit kallëzon 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë tek kryeprokurorja Arta Marku

Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj, ka kallëzuar penalisht në prokurori 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë, duke i akuzuar ata si personat përgjegjës, të cilët, duke shpërdoruar detyrën, kanë penguar dhe zvarritur në mënyrë të qëllimshme proceset ligjore që ajo ka marrë për të fituar “Dëshminë e trashëgimisë” në masën ½ të babait të saj.

Kallëzimi i shtetases suedeze i është dërguar drejtpërdrejt kryeprokurores së re Arta Marku, të cilën Anna Nordstrom e ve në dijeni për këtë çështje, njëkohësisht me drejtuesen e ONM-së Ginovefa Calavera, drejtuesen e Komisionit të “Vettingut” Genta Bungo dhe dy ambasadorët të huaj në Tiranë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Sipas kallëzimit, që Shqiptarja.com e disponon të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe vëllai nga babai i Nordstrim, shtetasi Ferik Veliaj, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ish-drejtorin e antikorrupsionit Ivi Kaso.

Shqiptarja.com mëson se, mes gjyqtarëve të kallëzuar në prokurori, janë Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion, Agim Bendo, Elona Muça etj, ndërsa mes prokurorëve janë Sokol Malaj, Besim Hajdërmataj, Enkeleda Millonaj, Daniela Sula etj. Nordstrom kërkon nga prokuroria që ndaj këtyre njerëzve të drejtësisë të nisë hetim penal dhe disiplinor.

Kallëzimi i Suedezes

Në kallëzimin e saj drejtuar kryeprokurores Arta Marku, shtetësja Anna Nordstrom thotë se ”…po ju drejtohemi me këtë kallëzim, për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët, që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme. …unë, qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 7 vite për një “Dëshmi Trashëgimie” të babait tim. Një veprim i tillë mendoj se nuk ndodh as në Zimbabve, Zambia apo Kongo. Madje edhe vetë ligji i xhunglës e respekton të drejtën hyjnore për të patur një nënë dhe një baba, ndërsa gjyqtarët shqiptarë kanë 7 vite që më sorollatin, duke më mohuar babanë dhe për të më vjedhur pasurinë, që lind nga e drejta e trashëgimisë…”-thotë në kallëzim vajza e Vehbi Veliajt.“Asnjëherë prokuroria e shtetit nuk ka denjuar të hetojë këtë grup gjyqtarësh të korruptuar, të cilët, jo vetëm që e zvarrisin procesin, duke u dorëhequr njëri pas tjetrit, por japin edhe vendime në mashtrim të ligjit, kur ata i detyron Gjykata Kushtetuese”-thotë më tej Anna Nordstrom në kallëzimin e saj paraqitur kryeprokurores Arta Marku.

Në fund, kallëzimin e saj Nordstrom e mbyll duke pyetur se edhe sa vite jetë duhet të humbasë për njohjen e babait të saj, të cilin ia ka njohur Gjykata Suedeze në vitin 1973, por që, në vitin 2013 e në vazhdim, ja kanë mohuar gjykatat Shqiptare, pasi janë tërhequr me dhjetëra gjyqtarë nga gjykimi i kësaj çështje?

Fitimi i gjyqit e zvaritja në apel

Në 27 mars të këtij viti gjyqtari Artan Lazaj i Gjykatës së Tiranës ka vendosur të njohë Anna Nordstrom si vajzën e biznesmenit Vehbi Veliaj, i cili ka ndërruar jetë pak vite më parë. Nordstrom, që pretendon se është vajza ilegale e biznesmenit të njohur Vehbi Veliaj, ka mundur të fitojë gjyqin për njohjen e atësisë dhe futjen si trashëgimtare në pjesën 1/2. Përgjatë 7 viteve këtë çështje e kanë shqyrtuan 45 gjyqtare të ndryshëm të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Pas shumë seancash gjyqësore, Nordstrom ka arritur të fitojë në shkallën e parë gjyqin kundër shtetasit Ferik Veliaj, i cili është djali i ligjshëm i biznesmenit Vehbi Veliaj.

Suedezja Anna Nordstrom pretendon se ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore e biznesmenit dhe prej tij i është njohur atësia. Pas vdekjes së Veliajt, në vitin 2011, Nordstrom depozitoi një padi në Gjykatën e Tiranës kundër djalit të biznesmenit Veliaj, Ferik Veliaj. Përmes kësaj padie, ajo kërkon të njihej si trashëgimtare e biznesmenit Vehbi Veliaj, si edhe të njihej si bashkëpronare në një të dytën e pasurisë së lënë trashëgim prej tij. Në atë kohë, pas shumë seancash gjyqësore, “Gjykata e gjeti kërkimin e padisë për detyrimin e të paditurit Ferik Velija që të njohë paditësen Anna Nordstrom si trashëgimtare ligjore të Vehbi Velisë të drejtë”-thuhet në vendim. Por ky i fundit i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, ky gjyqtarja Elona Stavri, sipas kallëzimit penal, po e shtyn në mënyrë të qëllimshme dhe zvarit me vendime të ndërmjetme procesin gjyqësor. Pavarësisht kësaj, Nordstrom i është drejtuar tashmë me një ankim vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Apelit, me qëllim rrëzimin e tij.

Gjyqtarët e paditur

ILIR ÇELIKU

BLERINA MUÇA

ARBEN MULLAI

REZARTA VIGANI (BALLIU)

TEUTA HOXHA

KRESHNIK OMARI

AGIM BENDO

MANJOLA BEJLERI

ELBANA LLURI

ALAUDIN MALAJ

FATOS QATO

SHKËLQIM MIRI

ELONA TORO (STAVRI)

MARIE QIRJAZI

ARTAN BROCI

Kryemadhi: “Tahiri ka përdorur fëmijë deputetësh si transportues droge”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia e LSI-së për “360 Gradë” në Ora News, bëri një deklaratë të fortë duke deklaruar se ish-ministri i Brendshëm Tahiri ka përdorur fëmijë deputetësh si transportues.

Pjesë nga deklarata:

Kryemadhi: Ka deputetë në Kuvend që fëmijët e tyre janë përdorur si transportues nga zt.Tahiri dhe të tjerë.

Gjokutaj: Kjo është shumë e rëndë!

Kryemadhi: Kjo është e vërtetë dhe e dinë shumë mirë ata. Prandaj duhet të sensibilizojmë të gjithë deputetët, mësues, gazetarë.

Myftaraj: Vajza e një zv/ministre.

I zbuluan SMS-të me burrin ku shanin Fevziun, reagon Felaj: Nuk e dija që… (dokument)

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, njeheresh kryetare e komisionit te Sigurisë ka reaguar pas nxjerrjes së mesazheve që ajo kishte shkëmbyer me bashkëshortin teksa ishte ne emsionin e gazetarit Blendi Fevziu, per te cilin perdori edhe etiketime fyese.

 

Ajo i dha pergjigje mbreme e ftuar ne “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, lajmit te publikuar per mesazhet në celularin e saj që ofendonin gazetarin Blendi Fevziu.

“Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelsit”- tha Felaj.

Ja mesazhi ne celularin e saj 

sms felaj

Nga ajo që duket në foto Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledi, shajnë gazetarin Blendi Fevziun.

Ermonela Felaj: He me se ndërhyn si plehre ky

Ermonela Felaj: Po kur të marr fjalën do të them

Ministria e Jashtme sqaron votën në OKB: U rreshtuam me BE-në

TIRANE– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas kalimit të rezolutës në OKB kundër vendimit të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit si dhe votës pro të Shqipërisë.

 

Ministria e Jashtme thotë se Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin bazuar në një numër te konsiderueshme dokumentesh të OKB-së si dhe është rreshtuar përkrah vendeve të BE.

 

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër te konsiderueshme dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”- thuhet në deklaratën e MPJ.

Erozioni gllabëron zonat bregdetare të Shqipërisë

Shumë njerëz e vënë në dyshim ekzistencën e ndryshimeve klimatike apo ndikimin e njeriut tek klima. Por në zonat bregdetare të Shqipërisë banorët thonë se ka kanë prova konkrete që e dëshmojnë këtë problem. Avancimi i detit në zonat bregdetare ka gllabëruar dhjetëra metra plazh gjatë dekadave të fundit dhe po dëmton biznesin dhe mënyrën e jetesës së banorëve, siç vihet në dukje në materialin e përgatitur nga Agjencia Franceze e Lajmeve, AFP.

Ndërtesat prej betoni shtrihen përgjatë bregut të Adriatikut në qytezën turistike të Shëngjinit. Por në ujërat e detit sheh shumë ndërtime të mbuluara pjesërisht, provë e avancimit të vijës së detit që po gllabëron brigjet ranore. Nga 427 kilometra vijë bregdetare që ka Shqipëria, 154 kilometra janë të prekura nga erozioni.

Banorët lokalë fajësojnë ndërtimet pa leje që zaptuan bregdetin pas ndërrimit të sistemeve. Hotele, shtëpi pushimesh, restorante e ndërtime të tjera të ngritura buzë detit dëmtuan rryma e natyrshme të ujit, duke shkaktuar erozion të përshpejtuar, ankohen banorët e Shëngjinit.

Përveç vijës bregdetare që tërheq turistë gjatë sezonit të plazhit, zona frekuentohet edhe nga entuziastë të natyrës, pasi këtu gjendet Laguna Kune, e njohur për florën dhe faunën e pasur. Përmbytjet e shpeshta e të fuqishme po kërcënojnë mënyrën e jetesës për banorët lokalë.

Problemi vërehet në pika të ndryshme gjatë vijës bregdetare të Shqipërisë. Biznesmeni Asim Krasniqi ka vërejtur se vëllimi i punës ka rënë ndjeshëm me ngushtimin e zonës ranore pranë lokalit të tij në Qerret:

Autoritetet janë zotuar të pastrojnë bregdetin nga ndërtimet pa leje. Por specialistët thonë se këto masa nuk mjaftojnë dhe se duhen ndërtuar barriera mbrojtëse përgjatë bregdetit për të penguar erozionin. Struktura të tilla kanë kosto të lartë dhe praktikisht të papërballueshme për një ndër vendet më të varfra të Evropës, një vend nën mëshirën e detit që po tkurret fizikisht dita-ditës.

Ish-deputetja e PD: Arta Markun nuk e zgjodhi Rama, por SHBA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda vlerëson maksimalisht integritetin dhe aftësitë profesionale të Kryeprokurores së re, Arta Marku.

 

Në një intervistë për “Panorama”, Deda shpjegon lidhjen familjare me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme duke nënvizuar se Arta Marku është investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një gjë duhet të them me bindje, se kryeprokurorja e re Arta Marku nuk është prurja apo investimi politik i Edi Ramës. Arta është një investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka kryer shkollime dhe specializime në SHBA në shërbim të formimit të saj profesional dhe duke vlerësuar integritetin e treguar në detyrat që ka mbajtur, edhe është mbështetur nga SHBA në marrjen e kësaj detyre”- thote ajo për “Panorama”.

Sipas saj, “Marku ka qenë përzgjedhja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të formimit dhe integritetit të lartë profesional që ajo ka treguar”.

Apeli refuzon pezullimin e tre gjykatësve të akuzuar për korrupsion

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda refuzoi të mërkurën të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të tre gjykatësve nga Durrësi, të cilët po hetohen për korrupsion.

Tre gjyqtarët e gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.

Vendimi i Apelit për moshqyrtimin e çështjes vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj tre të dyshuarave.

Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.

Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali.

Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Prokuroria pritet ti drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin e tre gjyqtarëve nga detyra.

Kasta elitare e diplomatëve, e vetmja që i mungon vendit – Nga Dashnor DERVISHI

Viti 1976, 41 vjet më parë, do të ishte viti kur do krijoja dy lidhjet më të rëndësishme të jetës sime: punën në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë dhe familjen time, që mbeten edhe sot të shenjta për mua: atdheu dhe familja. Në shërbimin e jashtëm, atdheu dhe familja marrin dimensione të veçanta, kthehen në motivin kryesor, që udhëheqin tërë punën dhe aktivitetin e një diplomati profesionist. E keni vënë re? Ngjyra e kuqe e flamurit është më e kuqe, kur jemi jashtë vendit dhe himni kombëtar, në ceremonitë e dorëzimit të kredencialeve, tingëllon shumë më bukur se zakonisht.

Në këto 40 vjet, kanë ndodhur ndryshime të mëdha në botë dhe në vendin tonë; vija e ndarjes midis dy blloqeve politike e ushtarake gjatë luftës së ftohtë para viteve 90, u spostua nga Adriatiku në Detin e Zi dhe vendi ynë për herë të parë në historinë e vet gjendet gjeografikisht në brendësi të bllokut politik e ushtarak dhe sistemit shoqëror, në të cilin natyrshëm na takon të jemi. Këto ndryshime sollën zëvendësimin e nevojshëm të sistemit tonë shoqëror nga ai totalitar në atë demokratik, në përputhje me sistemin ku duam të aderojmë. Ndërkohë që blloqet dhe situatat gjeostrategjike ndryshojnë, interesat kombëtare (atdheu) dhe ato të familjeve tona si diplomatë, mbeten po ato.

-Kontaktet e para me të huajt duken paksa naive, kur u kthehem kujtimeve të së kaluarës. Megjithatë, ato mbeten mbresëlënëse, sepse janë jo vetëm takime të para, por i përkasin një moshe dhe në kushte që çdo moshatar i imi në atë kohë i shikonte si një ëndërr. Vetëm të hyje në “Hotel Dajti” atëherë, konsiderohej si një kalim kufiri, të krijohej përshtypja sikur futeshe në një botë tjetër, plot të panjohura, larg realitetit të jetës sonë, në shëtitjet e mbrëmjes, që bëheshin çdo natë, përballë tij. Nga ana tjetër, ato do të linin mbresa të forta në formimin tim në raport me të huajt, si një eksperiencë jetike për të ardhmen dhe në veprimtarinë time, që do të kthehej në profesion.

Në vlerësimin tim, në 4 dekada, kam pasur fatin të ndodhem në vende, që në ngjarjet e kohës, kanë pasur ndikime direkte në zhvillimet e vendit tonë: Në vitet 70, deri nga mesi i viteve 80, në Amerikën Latine ende ndjehej jehona e hidhur e juntave ushtarake dhe fryma për liri e demokraci e lëvizjeve studentore të Evropës Perëndimore. Ishte e vetmja zonë, ku vendi ynë dhe partia në pushtet ishte mjaft e pranishme, me marrëdhëniet dhe ndikimet e saj reale në shumë prej këtyre vendeve, me partitë dhe lëvizjet e majta, një pjesë e të cilave ishin në parlament dhe sot edhe në pushtet.

Fundi i viteve 80 dhe mesi i viteve 90 ishte dekada e rënies së murit të Berlinit dhe ndryshimeve të mëdha, që përfshinë edhe vendin tonë. Roma u kthye në portën kryesore të Perëndimit për vendin tonë në të gjitha aspektet, që ndiqte me shqetësim e angazhim maksimal zhvillimet në bregun Lindor të Adriatikut, për të siguruar ndryshime të buta, pa pasoja tragjike për popullin tonë dhe rajonin në tërësi.

Fundi i viteve 90 dhe fillimi i viteve 2.000, shënoi bombardimin e Serbisë nga NATO dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe lëvizjen e armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Nga Izraeli, ku Shqipëria hap ambasadën e saj për herë të parë, organizohen dërgesat e para të ndihmave për refugjatët shqiptarë dhe dy nga manifestimet më të mëdha në historinë e Izraelit, kundër gjenocidit serb.

Turqia, shkundet nga qetësia dhe qëndrimi i kujdesshëm i mos ndërhyrjes në Ballkan dhe mobilizon të gjitha forcat e saj diplomatike, ushtarake dhe ekonomike, në mbështetje të çështjes shqiptare në rajon. Ishte një eksperiencë e rrallë, për të parë qëndrimet ndaj vendit tonë nga Lindja, nga dy qendra të rëndësishme të filozofisë hebraike dhe islamike, në momente thelbësore për çështjen shqiptare.

Në Rumani konfirmohet edhe një herë, se politika e jashtme dhe interesat kombëtare në marrëdhëniet ndërshtetërore, nuk kanë asnjë ndryshim thelbësor, të paktën në 100 vitet e fundit, pavarësisht nga regjimet apo sistemet politike në fuqi në vendet tona.

Periudha 4-vjeçare në MPJ, nga mesi i vitit 2002 deri në mesin e 2006 në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Rajonit, ishte një periudhë, kur problemet e Rajonit kishin marrë një prioritet të veçantë dhe veprimtaria e drejtorisë sonë ishte mjaft evidente dhe luante një rol tepër të rëndësishëm në tërë politikën e jashtme të vendit tonë, në raport jo vetëm me fqinjët, por edhe si një indikator në tërë marrëdhëniet tona ndërkombëtare, për çështjen shqiptare dhe atë të integrimit.

Koha e punës në MPJ ka qenë një periudhë e ngjeshur, mjaft interesante, duke fituar një eksperiencë të re në formimin tim profesional. Bashkëpunëtorët e mi përbëheshin nga një ekip djemsh e vajzash mjaft të përkushtuar dhe të përgatitur profesionalisht. Gjatë asaj periudhe u bënë shumë teza, u plotësuan dosje, u realizuan takime të shumta dy dhe shumë palësh, të cilat është e pamundur të përshkruhen në këtë përshëndetje të shkurtër. Për të reflektuar sado pak për këtë periudhë dinamike, mjafton të përmend faktin e ndryshimeve që u bënë në terminologjinë e përdorur nga drejtoria e rajonit, që nga çështjet e Ballkanit fillimisht, në atë të Evropës Juglindore më vonë, e deri në termin e sotëm Ballkani Perëndimor.

Politika Rajonale, marrëdhëniet me fqinjët, kanë qenë dhe mbeten pa dyshim një nga boshtet themelore të politikës së jashtme të vendit tonë. Fqinji ynë jugor zë një vend të veçantë e kompleks. 7 vjet në Greqi kërkon kohën e vet, për ta treguar më gjatë. Nuk është koha tani të flasim tani për këtë dhe do ta lë për një herë tjetër. Historia vazhdon.

-Një mesazh për ambasadorët në detyrë, në mënyrë të veçantë për ata të rinj, apo për ata që aspirojnë të bëhen ambasadorë. Dikur ambasadori ishte emblema e shtetit të vet, ishte me të vërtetë ashtu siç shkruhet në dekretin e Presidentit: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë. Sot, përveç këtij emërtimi, i ka mbetur shumë pak nga e kaluara. Kjo nuk ndodh vetëm në vendin tonë, është risi për të gjitha vendet në botë. Arsyet dihen, është normale me zhvillimet globale, hapjen e kufijve, gjithëpërfshirjen, integrimin, etj. etj. Dhe është shumë mirë. Dikur, në objektivat tona, kjo gjë ishte një nga synimet kryesore, hapja, shtimi i kontakteve, komunikimi i drejtë për drejtë. Kjo nuk e ul aspak rolin dhe rëndësinë e ambasadorit, përkundrazi, i jep më shumë rëndësi, dhe e bën në të njëjtën kohë edhe më të vështirë punën e tij; kërkon më shumë pasion, përkushtim, cilësi dhe vizion, sepse dinamikat kanë shpejtësi marramendëse, gara është bërë më e fortë, pasi tani të gjithë merren me politikën e jashtme, si gjysma e popullsisë që ndodhet jashtë, ashtu edhe ajo që ka mbetur brenda vendit.

Tani, gjithnjë e më shumë po promovohen ambasadorët e nderit, ku përfshihen personalitete të fushës së letrave, të artit apo të sportit, konsujt e nderit apo ndonjë personalitet i diasporës. Por asnjë prej këtyre, që, në fakt, janë pjesë e punës sonë, nuk e zëvendëson rëndësinë dhe plotfuqishmërinë e ambasadorit të shtetit… Njohjet dhe kontaktet e politikanëve tanë me homologët e tyre në botë, bëjnë që ndonjëherë të neglizhohet apo të anashkalohet roli i ambasadorit, në axhendën e autoriteteve tona, por kjo nuk e zbeh dhe nuk mund të zgjasë shumë, pasi axhenda dhe memoria e ambasadës është e vetmja, që ka plotfuqishmëri dhe jetëgjatësi.

Por ajo që e bën edhe më të bukur dhe më të fisshme punën në shërbimin e jashtëm, është se në sistemin e administratës civile, ku diplomatët bëjnë pjesë, janë më pak të prekshëm nga korrupsioni, megjithëse janë më pak të paguarit. Dhe meqenëse këtë realitet nuk mund ta ndryshojmë, për arsye objektive dhe subjektive, që lidhen me gjendjen ekonomike-financiare dhe mentalitetin që akoma mbizotëron, mund të bëjmë një gjë për veten tonë, duke ngritur vlerat e diplomatit në shërbim të vendit, nëpërmjet stimujve moralë, që kanë munguar këto 25 vjet dhe krijimit të kastës elitare të diplomatëve, që është e vetmja, që i mungon këtij vendi, ashtu siç janë akademikët, profesorët, doktorët, apo ushtarakët.

Me këtë rast, edhe njëherë dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia, për ministrin Bushati, për angazhimin dhe insistimin e tij për të nxitur dhe realizuar më së fundmi legjitimimin dhe realizimin e procesit të vendosjes së gradës së ambasadorit për diplomatët shqiptarë, si dhe për organizimin e kësaj ceremonie, që është jo vetëm një nder për mua dhe Boçkën, por edhe një lajm i mirë për diplomacinë shqiptare.

* Fjalimi i diplomatit të njohur në ceremoninë e zhvilluar me rastin e gradimit me titullin “Ambasador”

Deputetët e PD-së në aksion, çfarë pritet të ndodhë sot

Pas ngjarjeve të ditës së hënë ku protesta e opozitës u shoqërua me dhunë si brenda dhe jashtë parlamentit, një pjesë e deputetë të djathtë përfunduan në ndjekje në gjendje të lirë nga policia e ndërsa një pjesë e protestuesve përfunduar të shoqëruar në komisariat.

Por çfarë do të ndodhë sot në kampin opozitar?

Partia Demokratike ka njoftuar mëngjesin e sotëm rreth aksionit që do të ndërmarrin disa deputetë për tu qëndruar afër protestuesve që janë shoqëruar në komisariat dhe sot [ritet të dalin para gjykatës.

Deputetët Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu, Isuf Çela kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Gjykatën Penale, pranë burgut të Tiranës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të disa protestuesve të ndaluar 3 ditë më parë.

Po sot Byroja e Kuvendit do të mblidhet për të dhënë në vendim, në lidhje me kërkesën e PS për marrjen e masave për 10 deputetët të opozitës të cilët thyen rregulloren seancën e ditës së enjte duke tentuar të bllokonin votimin e kryeprokurores së re të përkohshme.

PD thotë se nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do të jetë në këtë mbledhje që nisë në orën 10:00, ku do të mbajë qëndrim në emër të partisë dhe më pas do të largohet.

Këto dy lëvizje nga kampi i djathtë janë njoftuar sot e ndërsa pa vendimit të Byrosë priten reagime nga palët e përfshira në protestën e së hënës.

PD: Ja çfarë i tha lideri i opozitës ambasadorit Lu

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i përcolli sot ambasadorit amerikan Donald Lu kundërshtimin e prerë të Partisë Demokratike për zgjedhjen antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Në një takim në selinë e Partisë Demokratike, Zoti Basha bëri të qartë se mos krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga parlamenti, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun, janë puç antikushtetues i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.
Zoti Basha pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.

 

Kryetari Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre.
Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu ambasadorit amerikan qëndrimin e pandryshueshëm të PD për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.- u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës e siguroi ambasadorin Lu se në përputhje me parimet më themelore të demokracisë amerikane, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeverisin me të.

Donald Lu i kërkon takim Bashës, 60 minuta bisedë në selinë e PD

Ambasadori Donald Lu ka zhvilluar nje takim prej 60 minutash me liderin e opozitës Lulzim Basha këtë mesditë në selinë blu. Mesohet se takimi eshte kerkuar nga vete ambasadori amerikan.

Ky takim vjen në një kohë kur kanë kaluar dy ditë nga protesta e organizuar prej opozitës të hënën, në Kuvend dhe jashtë tij, kur u votua kryeprokurorja e re e përkohshme Arta Marku, vetëm me votat e shumicës parlamentare. Këtë opozita e quan një puc kushtetues.

Basha Lu 1
Protestën që degjeneroi në dhunë, Ambasada amerikane e dënoi dhe në deklaratën për media, ambasadori Lu shkruante:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Basha Lu 2 Basha Lu 3

Basha reagoi menjëherë pas kësaj në një postim në rrjetin e tij social Facebook ku përmendte Thomas Jefferson:

“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”

Rama urgjent të tërhiqet nga vendimi për varrezat greke, po bën tradhti kombëtare – Nga SPARTAK NGJELA

Vendimi i Qeverisë Shqiptate për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, është një akt i turpshëm.

Si mund të pranohen varre ushtarësh grekë të rënë në luftë në Shqipëri, në një kohë që nuk i ka ftuar për ndihmë asnjë autoritet shqiptar?

Pyetje është: pse kanë Ardhur?

Si mund të lejohet për të pasur varreza në Shqipëri, një ushtri shoviniste që ka pushtuar me dhunë qytetin shqiptar të Janinës, në vitin 1913; dhe e detyroi Konferencën e Ambasadorëve që të linte jashtë Shqipërisë një qytet krejtësisht me popullsi shqiptarë?

Ç’janë këto varreza të një ushtrie që e ka përdorur truallin shqiptar si shesh luftimi me pushtuesit e Shqipërisë; sepse, ashtu siç pushtoi Janinën në vitin vitin 1913, ushtria greke deshi të pushtonte Korçën dhe Gjirokastrën në vitin 1940?

Pse varre për pushtues të paskrupullt do ngremë në këtu?

******

Qeveritë shqiptarë, jo që nuk duhet ta pranojnë, por as që kanë të drejtë të ulen në bisedime për këtë çështje, sepse ky është krim kundër pavarësisë territoriale dhe historike të Shqipërisë.

Për këtë arsye:

Qeveria Rama, urgjent duhet të tërhiqet nga vendimi i saj për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri; sepse ndryshe duhet menjëherë të akuzohet për tradhëti kombëtare.

Pse, varre ushtarësh pushtues të paskrupullt do ngremë ne këtu?

Qeveritë shqiptarë, jo që të pranojnë, por as që të ulen në bisedime për këtë çështje, nuk duhet të lejohen.

Qeveria Rama, urgjent duhet akuzuar si bashkëpunuese me histerinë antishqiptare geke, nëse vetë nuk e shfuqizon vendimin e para ca ditëve në lidhje me këtë çështje.

Po ajo ditë feste që i paskeni lejuar Athinës, e dini se përse është kërkuar nga grekët?

Zoti kryeministër! a e dini ju se dita e festës që i paskeni lejuar Athinës shoviniste, do të quhet nga Athina politike si festa e të rënëve grekë për çlirimin e Vorio-Epirit?

Që Rama nuk e njeh historinë e Shqipërisë, kjo kuptohet nga formimi mediokër i tij, por që të mos kuptosh as kaqë, do të thotë që ky individ duhet eliminuar në çast si kryeministër.

Gjithsesi, vendimi i marrë nga qeveria për varrezat e ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, duhet shfuqizuar në çast.

Në të kundërt; ai vendim do të jetë një akuzë për tradhëti kombëtare, e ngritur kundër të gjithë anëtarëve të qeverisë Rama 2 që e kanë votuar.

Qeveria shqiptare Rama 2 ose është krejtësisht amatore, si vetë kryetari i saj; ose ka hyrë si e shitur në hullinë e shitjes së interesit kombëtar, si të gjitha qeveritë antishqiptare që janë blerë në 100 vjet nga Athina dhe Beogradi.

Dy veta pranojnë fajësinë për planifkim sulmi në një ndeshje futbolli në Shqipëri

Dy persona të akuzuar për planfikim sulmi në një ndeshje futbolli ndëmrjet Shqipërsië dhe Izraelit në vitin 2016, pranuan të mërkurën fajësinë gjatë procesit gjyqësor në Prishtinë.

Sipas prokurorisë së posacme të Kosovës, Kenan Plakaj kishte prodhuar mjete shpërthyese, kurse Besart Pecit i janë gjetur armë automatike dhe rreth 90 fishekë.

Më herët fajësinë e kishte pranuar i akuzuari Arton Ahmeti. Të tre këta janë pjesë e grupit prej 9 personash ndaj të cilëve në prill të këtij viti ishte ngritur aktakuzë, nën dyshimet për planifikim të sulmeve terroriste në nëntor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, arrestoi 19 persona nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti islamik dhe planifikim sulmi në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Policia tha se arrestimet parandaluan sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të zhvillohej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit.

Sipas aktakuzës, katër nga të akuzuarit “me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste, ashtu që pasi që i njëjti përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016”

Në akuzë thuhet se se dy të pandehur, “gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë”.

Në parnverën e këtij viti, familjarët dhe autoritetet e policisë thanë se Lavdrim Muhaxheri është vrarë në Siri.

Dy nga të akuzuarit ngarkohen për furnizim dhe mbajtje të mjeteve shpërthyese që janë konfiskuar gjatë kontrolleve.Njëri akuzohet se “me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që më 1 nëntor 2013 është nisur nga Aeroporti i Prishtinës dhe ka ateruar në Aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll të Turqisë, e pastaj prej Turqisë në mënyrë ilegale ka kaluar në Siri ku i është bashkangjitur grupit të shqiptarëve që luftojnë në radhët e organizatës terroriste Al Nusra, duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate për dy javë, kurse më 17 nëntor 2013 nga Siria përsëri ka kaluar në Turqi dhe përmes Stambollit me aeroplan ka ardhur në Prishtinë”.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë thyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Rreth 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme.

OSBE: “Ku janë paditë? Ku janë dënimet e të korruptuarve?”

OSBE vlerësoi sot se korrupsioni është një problem serioz për Shqipërinë dhe investimet e huaja, ndaj në Tiranë duhet bërë shumë më tepër për ta luftuar atë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se nevojitet përfundimi i hetimeve dhe dënimeve për zyrtarët e korruptuar.

“Ne ndihmuam në ngritjen e portalit “stopkorrupsioni”, falë të cilit mbi 100 raste korrupsioni u dërguan në prokurori. Po ku janë rezultatet? Ku janë paditë? Ku janë dënimet? E njëjta pyetje duhet ngritur për krimin zgjedhor. Rastet e blerjes së votës i janë referuar prokurorisë. Ku janë paditë? – pyeti ambasadori Borchardt.

Njëlloj ai pyeti për rezultatet e munguara edhe për transparencën e financimit të partive politike, ku bashkësia ndërkombëtare kërkoi të ngrihej një sistemi auditimi efektiv dhe llogaridhënës.

Në vende të tjera, institucionet e forta dhe të pavarura kundër korrupsionit janë një mjet mjaft i dobishëm për të luftuar korrupsionin, ndaj ai rekomandoi që të punohet për ngritjen e një organi të tillë edhe këtu në Shqipëri.

“Reforma në Drejtësi është me rëndësi kryesore. Por ajo nuk është gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për çdo qytetar, çdo ditë. Ne e nxitim Shqipërinë të bëjë më shumë kundër tij. OSBE-ja mbetet e gatshme ta mbështetë Shqipërinë në këtë përpjekje. “Juve dhe vetëm juve ju takon vendimi nëse doni që zyrtarët publikë të japin llogari për korrupsionin” – tha ai.

Amb.Borchardt i bëri këto komente në veprimtarinë përmbyllëse të projektit dyvjecar “Për mbështetjen e masave antikorrupsion në Shqipëri”, i mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shkolla Italiane e Administratës Publike.

Ai tha se pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, janë vetë shqiptarët që duhet t’i përdorin trajnimet dhe njohuritë, nëse dëshirojnë të sjellin ndryshim.

Shqipëria ka miratuar një Kod Sjelljee kundër Rryshfetit për komunitetin e biznesit, ka zhvilluar fushata ndërgjegjësimi dhe anketa kundër rrryshfetit dhe ndikimit të tij në klimën e investimeve, megjithatë korrupsioni është ende shumë i përhapur në shumë nivele të strukturave publike e private.

Shqipëria vlerësohet se ka bërë disa hapa me rëndësi në luftën kundër korrupsionit. Organizata Transparency International e ngriti Shqipërinë në 39 pikë nga 31 që kishte në vitin 2013, por gjendja është ende kritike dhe ende larg 100 pikëve për t’u quajtur e përmirësuar.

Vdiq e veja e diktatorit? Flet nusja e djalit të saj: Ja e vërteta

Sot rreth orës 16:00 të pasdites të gjitha portalet on line ranë sërish në “rrjetën” e thashethemeve dhe botuan një lajm për ndarjen nga jeta të Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit Hoxha, të akuzuar shpeshherë se fshihej pas vendimeve “monstruoze” të marra.

E ndërsa nuk dihet ende kush i përhap thashethemet, nusja e djalit të madh të diktatorit Teuta Hoxha flet rreth situatës së krijuar.

E kontaktuar nga “BalkanWeb” ajo thotë se nuk ka asnjë të vërtetë tek informacionet e përhapura.

Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, madje nuk është as e sëmurë”,- ka komentuar shkurt ajo.

Hapen dosjet e 56 prokurorëve dhe gjyqtarëve, në hetim edhe Arta Marku

Arta Marku, kryeprokurorja e sapozgjedhur nga Parlamenti, mes tymit, përleshjeve dhe kaosit, po i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme të papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Vendimi për kryeprokuroren e re, nëse duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pritet të zyrtarizohet në ditët e para të muajit janar.

Zonja Marku është pjesë e një liste, e zbardhur nga Shqiptarja.com, me 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë që po kontrollohen. Kontrolli i zonjës Marku nuk ka lidhje me pretendimin e opozitës për kalimin e Vetingun dhe as me detyrën e saj të re, por është një rastësi, pra produkt i shortit. Në listë, zonja nuk referohet si kryeprokurore, por si prokurore në Shkodër. Konkretisht, në fillim të këtij muaji, Komisioni Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, ka përcaktuar me short emrat e 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë, të cilëve po u shqyrtohen dosjet nga katër trupa gjykuese, të përbërë nga tre anëtarë.

Përpos kryeprokurores së re të përkohshme Arta Marku, pjesë e listës është edhe paraardhësi i saj, Adriatik Llalla, për të cilin opozita kërkoi që të qëndronte në detyrë deri në vitin 2019. Gjithashtu, shorti ka përcaktuar hapjen e dosjeve të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të kryeinspektores pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari. Gjithashtu, pjesë e listës është edhe prokurori Ramadan Troci, i cili futi në burg Ardian Fullanin si dhe Rovena Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Ashtu siç edhe paralajmëroi dy ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë, rezultatet e kontrollit të trefishtë, për të gjithë emrat, pritet të dalin shumë shpejt.

Disa ditë më parë, Shqiptarja.com publikoi edhe pasurinë e kryeprokurores së re. Duke iu referuar deklaratave të administruara nga ILDKP, Marku posedon një pasuri të zakonshme në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Gjithsesi, do të jenë organet e Vetingut ata që do të përcaktojnë ligjshmërinë e pasurisë së saj.

Dosjet

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Shkolla e Magjistraturës kanë çuar në Komisionin e Kualifikimit nga tre dosje për secilin gjyqtar dhe prokuror. Çdo dosje respektive përmban edhe rekomandimin e institucionit për gjyqtarin apo prokurorin. ILDKP jep rekomandimin nëse e kalon apo jo testin e pasurisë, DSIK për lidhjet me krimin dhe rekomandimi i tretë jepet për aftësitë profesionale. Ndërkaq, anëtarët e Komisionit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.

Vendimet e komisionit, shkarkimi

Në bazë të shqyrtimit dhe analizimit të provave, Komisioni i Vlerësimi, në përfundim të procesit mund të vendosë konfirmimin në detyrë të gjyqtarit apo prokurorit, pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe shkarkimin nga detyra. Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit apo prokurorit jepet si masë nga komisioni kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.

Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës. Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale. Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisionit, nuk mund ta ushtrojnë detyrën, por mund të ankohen në Kolegjin e Apelimit. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji i Apelimit vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, ndryshimin e vendimit të Komisionit.

57 gjyqtarët dhe prokurorët që po u shqyrtohen dosjet

1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese

2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese

3. Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese

4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese

5. Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese

6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese

7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese

8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë

9. Adriatik Lalla Ish-Prokuror i Përgjithshëm

10. Alma Brati Gj. Shk. I, Tiranë

11. Artan Laze Gj. Shk. I, Tiranë

12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë

13. Astrit Faqolli Gj. Shk. I

14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës

15. Bledar Abdullai Gj. Shk. I, Tiranë

16. Brunilda Kadi Gj. Shk. I, Tiranë

17. Brunilda Kasmi Gj. Shk. I, Tiranë

18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda

19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë

20. Manjola Xhaxho Gj. Shk. I, Tiranë

21. Marcela Shehu Gj. Shk. I, Kurbin

22. Medi Bici Gjykata e Lartë

23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda

24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë

25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme

26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë

27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër

28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë

29. Arta Marku Prokuroria Shkodër

30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër

31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan

32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda

33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës

34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës

35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë

36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë

37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda

38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme

39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë

40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme

41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë

42. Vat Staka Prokuroria Shkodër

43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë

44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë

45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë

46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë

47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë

48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit

49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjithshme

50. Admir Thanza Gjykata e Lartë

51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë

52. Artan Broci Gjykata e Lartë

53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë

54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë

55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë

56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit

57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë

E frikshme – Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek trurin

Kanceri është sëmundja që të gjithë i frikësohen dhe që fatkeqësisht po shndërrohet në vrasësin numër një. Edhe pse shkenca mjekësore ka avancuar, përsëri vështirë se mund të parashikohet apo të parandalohet.

 

Nga të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të përpunuara nga OurWorld in Data, kanceri i aparatit respirator, ndër llojet e kancerëve, mbetet shkaktari numër një për sa i përket vdekjeve në botë. Në vitin 2016 numri i vdekjeve nga kanceri i aparatit respirator në Shqipëri ishte 27.3 për 110 mijë banorë, më i ulëti në rajon. Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për këtë kategori të kancerit mbetet Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Serbia me 41.2, Bosnja me 40 dhe Maqedonia me 34.9.

 

Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek sistemin nervor dhe trurin me 7.2 vdekje për 100 mijë banorë, ndiqet nga Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo kategori kanceri shkakton më pak vdekje në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi me përkatësisht 6.9 dhe 6.4 vdekje për 100 mijë banorë.

Kanceri i dytë që po vret më shumë shqiptarët se në të gjitha vendet e rajonit është kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri prek vetëm meshkujt. Për 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3. Numri i vdekjeve në Maqedoni ishte vetëm nëntë, ndërsa më të ulëtin e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Për fat të mirë, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 kishin vdekur nga kjo kategori. Kanceri i gjirit është vrasësi numër një i grave, e për këtë janë ndërmarrë fushata të shumta sensibilizuese qëgratë të kryejnë kontrolle të shpeshta për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare të saj. Në Bosnje, numri i grave që vdiqën nga kjo sëmundje ishte 10.2 për 100 mijë banorë, ndërsa në Malin e Zi,  9.3. Në Maqedoni dyfish më shumë gra vdiqën prej kancerit të gjirit në krahasim me Shqipërinë, ndërsa në Serbi  14.1 për 100 mijë banorë.

Edhe të dhënat e mëparshme nga Instituti i Shëndetit Publik që u referohen raportimeve spitalore tregojnë se prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%. Nëse në vitin 2002, për 10 mijë banorë u diagnostikuan 41 persona me sëmundje tumorale, në vitin 2014 të diagnostikuarit me këtë sëmundje ishin 73 persona (për 10 mijë banorë) pa përfshirë diagnozat e vëna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% janë rritur sëmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e sëmundshmërisë për të gjitha llojet e diagnozave.

Monitor

Greqia gati të heqë Ligjin e Luftës me Shqipërinë Kotzias:Të hiqet ligji i luftës me Shqipërinë, zgjidhje çështjeve

Greqia duket se shumë shpejt do të heqë Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se: “Kjo është çështja kryesore që duhet zgjidhur pozitivisht”. Madje Kotzias ka shkuar edhe më tej duke sqaruar procedurën e abrogimit të këtij ligji duke u shprehur se ai mund të rrëzohet me Dekret Presidencial. Me heqjen e këtij ligji hapet rruga për dëmshpërblimin e pronave të shqiptarëve e sidomos të popullsisë çame që cilësoheshin të konfiskuara nga shteti grek.

Këtë fakt për herë të parë nuk e ka refuzuar publikisht një zyrtar i lartë grek si ministri i Jashtëm që i pyetur nga gazetarët, posaçërisht për këtë çështje është shprehur se kjo do të rregullohet me një procedurë të veçantë. Këto deklarata ministri i Jashtëm i Greqisë i ka bërë të hënën në mbrëmje, në Televizionin Publik të Greqisë, ERT, ku ishte i ftuar në emisionin “Epomeni Mera”, përballë një paneli gazetarësh.

Dëmshpërblimet e çamëve procedurë e veçantë

Kotzias ka folur për shumë nga problematikat e politikës së jashtme greke, ku spikasnin ato me Turqinë pas vizitës së Presidentit Erdogan, të kufirit detar me disa vende, bisedimet me Maqedoninë për çështjen e emrit dhe normalisht nuk kishte se si të mungonte Shqipëria. Kotzias ka folur fillimisht për vendimin e qeverisë shqiptare për lejimin e ndërtimit të varrezave të tjera për ushtarakët grekë të rënë në vendin tonë në vitet 1940-41 gjatë luftës italo-greke, duke e quajtur atë një shprehje të vullnetit të mirë të palës shqiptare dhe një sukses të diplomacisë helene.

Kur u pyet për dëmshpërblimin e pronave të shqiptarëve që janë sekuestruar që nga koha e Luftës së Dytë Botërore nga Greqia, Kotzias zbuloi se pala greke po e shikon me përparësi çështjen e abrogimit të Ligjit të Luftës me Shqipërinë, ligj që mban peng edhe çështjen e dëmshpërblimit të popullsisë çame. i pyetur nga një prej gazetarëve në panel se: “A po bisedoni për dëshmpërblimet që kërkojnë për pasuritë e shqiptarëve që janë të bllokuara?” ministri Kotzias iu përgjigj se kjo është një çështje juridike e veçantë që do zgjidhet në kohë të dytë.

“Çështja kryesore që duhet zgjidhur pozitivisht është Gjendja e Luftës. Pasojat ligjore që do vijnë do të rregullohen më pas me një procedurë të veçantë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Greqisë. Pavarësisht se Kotzias ka qenë tepër i kujdesshëm dhe nuk e ka përmendur popullsinë çame, dihet se kur bëhet fjalë për pronat e shqiptarëve në Greqi, ajo e popullsisë çame përbën pjesën dërrmuese.

“Ligjin mund ta abrogojë Presidenti”

I ngacmuar nga gazetarët ministri Kotzias e ka shtjelluar më tej mendimin e tij duke zbuluar pak a shumë procedurën se si do të hiqet Ligji i Luftës me Shqipërinë. “A do të bëhet me dekret nga Presidenti?” e pyet një nga gazetarët. Kotzias është përgjigjur se me shumë mundësi ligji do të abrogohet me një Dekret Presidencial. “Sipas këndvështrimit tim mënyra me të cilën Greqia i shpalli Luftë shqiptarëve u bë me Dekret Mbretëror. Ka dy mendime juridike për këtë. E para, dhe që unë jam më afër sepse i shkon mënyrën sime të të menduarit juridik, se në këtë periudhë Dekretit Mbretëror i korrespondon Dekreti Presidencial.

Është edhe një interpretim i dytë, i cili sipas mendimit tim nuk është aq i drejtë, por kjo do të hajë diskutimi kur t’i vijë koha, që thotë se Dekreti Mbretëror për Luftën është bërë në një kohë kur nuk kishte Parlament dhe si pasojë nuk mund të kishte një Dekret nga Parlamenti, prandaj tani që egziston parlamenti e ka ai të drejtën. Por Mbretiti nuk i korrespondon Parlamentit, ndaj…”, ka deklaruar Kotzias në emisionin “Epomeni Mera të televizionit grek ERT. Ministri i Jashtë grek ka htkesuar edhe një herë tjetër se qeveria e klryeministrit Tsipras dhe ai vetë kanë si objektiv zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët, gjithmonë nëpërmjet dialogut e përfitimit reciprok.

Takimi i Kretës
Para disa ditësh kur “Shqiptarja.com” publikoi e para vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e varrezave të reja për ushtarakët grekë të vrarë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke 1940-41, u shprehëm se kjo ishte si rrjedhojë e takimit të Kretës midis dy ministrave të Jashtëm Bushati e Kotzias. Tashmë koha duket se po vërteton indicien e parë që dha Qeveria Rama me vendimin për varrezat. Pas lëshimit të parë nga pala shqiptare duke plotësuar një nga kushtet kryesore të grekëve, duket se këta do përgjigjen duke plotësuar një nga kushtet kryesore te Shqipërisë, atë të abrogimit të ligjit të Luftës.

Edhe pse të dyja palët po i bëjnë këto lëshime ndaj njëri-tjetrin në mënyrën më pak të bujshme të mundur, fakti është që Kreta ka dhënë frytet e saj duke sheshuar problematike historike midis dy vendeve. Të shpresojmë që në 20 janar në Korçë, prodhimi të jetë edhe më i mbarë.

d.c./shqiptarja.com

Amerikanët kërkojnë arrestimin e dhjetë deputetëve – Nga Spartak Ngjela

Amerikanët kërkojnë arrestimin e dhjetë deputetëve.

Saliu dhe trimat e tij kanë futur kokën strukur nëpër bodrume.

Kërkohet dhe arrestimi i Monikës.

Rama është në tension, dhe mendon të shkojë urgjent në Uashington që të thotë jo. Mund të jetë nisur, por nuk duhet t’ia varin. Asnjë lëshim nuk u duhet bërë bandave që kanë grabitur shqiptarët, edhe duan t’i vënë zjarrin Shqiprisë që të ikin me gjitha paratë e vjedhura.

Por e ka kot Rama. Amerikanët duhet të veprojnë në mënyrë drastike se këta bakalaro duan të destabilizojnë Shqipërinë.

Saliu me hordhitë e tij i kanë hedhur dorezën Amerikës.

Asnjë nga ata banditë nuk duhet falur, se, mbi të gjitha, kanë shkelur ligjin dhe kanë fyer popullin Shqiptar.

Basha: Dje Rama u zgjodh Kryeprokuror. Opozita nuk ndalet, në janar protesta!

“Vendimi i opozitës për të vijuar valën e protestave në janar kundër qeverisë dhe kapjes së Kryeprokurorit, është vendimi i duhur”

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat, një ditë pas protestës së opozitës.

Në fjalën e tij, Basha theksoi edhe një herë se zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku me vetëm 69 vota të mazhorancës, është anti-kushtetuese dhe se opozita është e vendosur ta kundërshtojë kapjen e këtij institucioni nga Kryeministri Rama.

Më e rëndë sipas Bashës është fakti se Kryeprokurorja nuk ka kaluar më parë procesin e Vettingut.

Për këtë arsye, Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen valës së protestave të opozitës, që do të nisin në muajin janar.

“Qytetarët e dinë se Kushtetuta nuk i përket asnjë partie. Kur Kushtetuta dhunohet çdo qytetar, pavarësisht statusit që ata kanë. Protesta e djeshme, dhe protestat që do të vazhdojnë janë kundër mashtrimit të Edi Ramës për reformën në drejtësi. Por dje është vërtetuar katërcipërisht se Edi Rama kërkon vetëm anti-reformë. Parlamenti nuk është ai dje, është Kushtetuta. Aq më pak kartonat e drogës, apo siç e pamë dje të vjedhur.

Ka vetëm një shkatërrim, ka vetëm një dhunim, ai i Kushtetutës nga Edi Rama, që mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e vendit.

Ka vetëm një standard, atë të Kushtetutës, atë të Bashkimit Europian, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në çdo vend Perëndimor Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, dhe Kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

E theksoj edhe një herë tjetër, se Kushtetua thekson se Kryeprokurori duhet të zgjidhet me 3/5 e votave. Kushtetuta e thotë qartë se KLP-ja duhet të ishte ngritur që në muajin Prill, pra 8 muaj më parë.

Komisioni i Ligjeve uzurpoi të drejtat që ja ndalon me Kushtetutë. Kushtetuta e ndalkon që të zgjidhet një Kryeprokuror që nuk kalon vettingun. Kryeprokurori dje u zgjodh me më pak vota edhe se shumica e parlamentit, duke u zgjedhur në mënyrë flagrante të dhunimit të Kushtetutës.

Të gjitha këto të çojnë në një drejtim, kapjen e Kryeprokurorit politikisht nga Edi Rama, dhe përdorjen e tij. Ngutja për të zgjedhur një prokuror pa vetting dhe në shkelje të Kushtetutës, ka për qëllim mos hetimin e personave të afërt të Edi Ramës dhe ministrat e korruptuar.

Zgjedhja pa vetting dhe anti-kushtetuese tregon faktin se kjo qeveri është e përfshirë në afera kriminale dhe Edi Rama e ka ditur prej kohësh.

Ndaj vendimi i opozitës për të nisur valë protestash nga Janari, është vendim i duhur, kundër një qeverie të bërë njësh me krimin dhe të krimit të bërë njësh me qeverinë.” tha Basha.

Protesta e opozitës – Gjashtë të arrestuar, procedohen edhe 10 deputetë (EMRAT)

TIRANE- Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:
• Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
• Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
• Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
• E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;
• S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor.

Po në vijim të veprimeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: F.N., G.D. dhe E.P.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: M.K., F.N., E.S., I.B., K.M., F.K., K.B. dhe G.S.

Për shtetasin E.B., ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë ligjore.

Gëzimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrëzimin e prokurorit – Nga SPARTAK NGJELA

Politika amerikane e përshëndeti mënjëherë dje shkarkimin e prokurorit Llalla dhe mbështeti emërimin e prokurores së re Marku.

Akoma më do të këtë fuqi korrupsioni shqiptar që të shpresojë se nuk do të ndëshkohet?

Ambasada amerikane tha hapur dhe qartë dje se në Shqipëri u hoq nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbrojtësi i korrupsionit të lartë shqiptar.
Ky ishte një sukses i madh për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Po revolta e pretenduar me sokëllimë nga korrupsioni, si i shfaq?

E gjithë “revolta” e korrupsionit rezultoi një flluckë sapuni. Kurse vetë Saliu u flak si një rreckë e vjetër në kanalin kullues të kohës.

Po, e gjithë kjo, la një shije të hidhur në opinionin publik shqiptar për të gjithë klasën politike: Shqiptarë! a e shihni se për kë votoni masivisht dhe me sy mbyllur?!
I patë vjedhësit në revoltë?
Historia do të tallet me këta trutharë që e kanë ditur vjedhjen e shtetit dhe të shqiptarëve intelekt të lartë drejtimi.

Por ama, që sot e tutje, kushdo që kërkon të hyjë në politikë, të
mendonohet mirë, se, Shqipëria, me ndihmën e Amerikës dhe Bashkimit Europian, do të hyjë në një vetëdisiplinim racional të qeverisjes së moralshme.

Po le ta analizojmë më thellë çështjen

l.
Gëzimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrëzimin e prokurorit që mbronte korrupsionin e lartë në Shqipëri; tregon dy arsye të cilat do ta rrisin optimizmin e shqiptarëve:
E para: që politika amerikane do ta çojë deri në fund vendosjen e drejtësisë dhe moralitetit në Shqipëri.
E dyta: që shumë shpejt do fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë shtetëror.

Të dy këta aspekte, shqiptarët po i prisnin me padurim dhe me shqetësim të brendshëm, brenda pyetjes: a do ta çojë Amerika deri në fund luftën kundër banditizmit qeverisës në Shqipëri?

Akti i djeshëm i politikës amerikanë i ka bërë sot shqiptarët që të hedhin edhe një hap më tej në shpresën e tyre.

ll.
I patë sesi u ekzaltuan të korruptuarit e mëdhenj të opozitës dje në Parlament?
Ja, këta kanë qënë së brendshmi në historinë politike të Shqipërisë të gjithë pushtetarët hajdutë dhe shitës të interesit kombëtar në njëqind vjet.

Ajo që shfaqën dje me mjete primitive në Parlament grabitësit e jetës së shqiptarëve, nuk ishte një mllef i tyre kundër maxhorancës shqiptarë, por një mllef kundër Amerikës, për faktin që kjo është bërë me popullin shqiptar kundër sunduesëve, të tërë banditë dhe shitës të vazhdueshëm të interesit kombëtar te
fqinjët pushtues.

lll.
Por tani për korrupsionin shqiptar mori fund gjithçka.
Asnjë nga këta pushtetarë aktualë nuk është më i sigurt. Asnjë, në të dy krahët e politikës shqiptare.

Koha e spastrimit ligjor të imoralitetit shqiptar, dje, bëri hapin e vet themelor përpara.

Penguesit e vazhdueshëm të Reformës në Drejtësi, deje menduan që ta bllokonin përfundimisht Reformën, por dështuan sepse populli nuk i përkrahu.
Po, si ka mundësi që të vjedhurit të ngrihen e të mbrojnë grabitësit e mirëqënies së tyre?
Ende nuk janë në gjendje që ta bëjnë brenda vetes këtë pyetje këta politikanë trutharë?

lV.
Nuk ka gjë më qesharakë se të shohësh pushtetarët e korruptuar e të kapur në korripsion që duan të pushtojnë Parlamentin e të mos lejojnë votimin e progresit të popullit të tyre.

Të gjithë këta sot janë të mërzitur, se menduan që të mundnin Amerikën me 200 përkrahës të paguar që donin të hynin në sallën e Parlamentit.
Po ja dhe hynë; e pastaj? Do rrëzonin Uashingtonin këta në Tiranë kur në Shqipëri të gjithë shqiptarët janë me Amerikën?
Janë të vegjël nga mendja dhe të liq në ndërtimin e tyre shpirtëror këta të korrupruar.
Babëzia i degdisi dje në shëmtimin më karikaturesk të historisë politike të Shqipërisë.

V.
Po, më saktë, çfarë pamë dje?
Dje u tregua se më budallenjtë menduan ta zgjidhnin hallin e tyre me “revoltë popullore” përmbysëse, e cila ishte një pamundësi absolute. Kurse ata më të mençurit, domethënë maxhoranca, menduan që të përfitonin diçka me politikën e pranimit të politikës amerikane antikorrupsion edhe pse janë edhe vetë të rrezikuar nga kjo politikë.

Po, megjithatë, të dy krahët janë të trembur. Kurse politika amerikane dhe ajo gjermane sigurisht që do vijojnë të mposhtin çdo rezistencë të korrupsionit shtetëror shqiptar.

Politika amerikane tani duhet të hidhet në sulm real, sepse akti i djeshëm ka rritur shpresën shqiptare për progres të shpejtë. Sytë e të gjithë shqiptarëve sot janë të kthyer me shpresë të re nga Amerika, si asnjëherë tjetër, edhe pse 97 përqind të tyre gjithmonë ka 27 vjet rresht që janë proamerikanë.

Zotërinj që po përgjoni historinë e Shqipërisë nga dritaret e territoreve shqiptare të pushtuara prej jush!
Kujtohuni dhe binduni se, pas gjithë këtyre shekujve shtypës, erdhi më në fund dhe koha e shqiptarëve. Që nesër e tutje, të gjithë ju – mos kini më asnjë shpresë te korrupsioni shtetëror shqiptar, të cilin keni një shekull që e paguani!

Sepse, Fuqitë e Mëdha perëndimore, tani janë të gjitha me shqiptarët. Rusia juaj është shumë pak.

“Për të rinjtë fortesë. Për çdo shqiptar burrneshë!”, pas përleshjeve aktivistja i bën poezi Kryemadhit

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës sot si jashtë ashtu edhe brenda parlamentit për të kundërshtuar emërimin e kryeprokurorit të ri nga maxhoranca.

 

Aq shkoi lufta e saj, saqë nuk kurseu as çizmet kundër kryeministrit Edi Rama. E me sa duket është bërë shembull frymëzimi për shumë simpatizantë të LSI-së. Njëra prej tyre madje i ka kushtuar një poezi, ku e quan ndër të tjera ‘burrneshë’.

POEZIA

Burrneshë!
Kokën lart përherë krenare!
Gjithmonë bashkë me ty Kryetare! 🙌
Punon me zemër, mbron me jetë
Grua e hekurt, luftëtare e vërtetë ❤️

Shqipërinë e pushtoi qeveria
Sot i vuri pikën Prokuroria❌
E pa lodhur nuk dorëzohesh
Sypatrembur kurrë nuk rrëzohesh!☝️

Për çdo nënë bëhesh mbështetje
Për çdo grua një mal me përpjekje🤝
Për të rinjtë bëhesh fortesë
Për çdo shqiptar burrneshë!💪

Krenari, Frymëzim
Më jep shpresë në vendin tim🌹
Jemi me ty Mona Jonë
Gjithë Rinia tek ti beson! 🙏
|Elisa Piperi| 18/12/2017

Poezia Kryemadhi

 

Alibeaj: Jam i habitur nga deklarata e ambasadës së SHBA

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur i habitur me deklaratën e Ambasadës amerikane që deklaroi se reforma në drejtësi po zbatohet dhe se populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin.

“Une habitem nga një deklaratë e tillë, sepse ajo farsë duhej të kishte bërë përshtypje në një vend që kërkon drejtësi jo të kapur politikisht”, tha Alibeaj.

Më pas Alibeaj u shpreh se është dhunuar kushtetuta sot dhe se kryeministri është dhe Kryeprokuror tani, i cili do të mbyllë dosjet e krimit të qeverisë së tij.

“Ja arritëm ditës që kryeministrin ta kemi edhe kryeprokuror, sot kemi një kushtetutë të thyer, sot kemi një vend i cili i dha një goditje të fortë reformës në drejtësi, sepse për këdo do të ishtë fyerje nëse do të besonte që kryeministri është kryeprokuror dhe do të vendosi drejtësi. Dramë e madhe dhe sot tregoj qartë dhe saktë se cfarë synimi ka pasur. Kemi Prokuror të Përgjithëshm Edi Ramën i cili do të mbylli dosjen e Tahirit. Sapo filloi procedura e zgjedhjes së prokurorit patëm uzurpim. Që në momentin e parë dihej se cili do të ishte emri i Prokurorit të Përgjishëm “, tha Alibeaj për “Fax News”.

REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS AMERIKANE:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Del dokumenti, ja si u vodhën votat për kryeprokuroren

Deputeti Ervin Salianji publikon një dokument ku duket se emri i tij dhe i deputeti tjetër demokrat Genc Pollo janë vendosur në listë sikur kanë votuar pro.

“Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!

Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë.

Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve.

Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku.

De-legjitimimi i Parlamentit të Shqipërisë u vulos edhe me këtë akt mbyllës të pa ndodhur kurrë më parë.

Jo vetëm politika po mbarë opinioni publik, shoqeria civile dhe çdo zë i rëndësishëm duhet t’i japë vëmëndjen e duhur këtij akti që shemb plotësisht shtetin së drejtës”, shkruan Salianji.

Arta Marku zgjidhet kryeprokurore e Shqipërisë

Arta Marku është kryeprokurorja e re e Shqipërisë.

Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim gjatë seancës së sotme.

Votimi është bërë kur deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese dhe kanë qendruar në këmbë.

Pas 20 minutave pushim, Marku është betuar si kryeprokurore e re, në kushte ekstreme.

Sipas CV-së së publikuar nga kuvendi, Arta Marku ka mbaruar studimet universitare në vitin 1999 dhe shkollën e magjistraturës në vitin 2002. Ajo ka punuar në prokurorinë e Fierit dhe atë të Shkodrës.

Kush është kryeprokurorja e re Arta Marku

Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, ka punuar si prokurore pranë organit të akuzës në Shkodër.

Ajo ka një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.

Marku ka mbarur në vitin 1999 studimet në Shkodër në degën e Drejtësisë, ndërsa Magjistraturën e përfundoi në 2001-shin, duke dalë brezin e parë të prokurorëve.

Arta Marku është nënë e dy vajzave të mitura, ndërsa bashkëshorti i saj punon si oficer i Policisë Gjyqësore për qarkun Lezhë.

Gjatë garës për vendin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku do të deklaronte në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në kaos dhe se ajo është e aftë për t’i rikthyer normalitetin.

“E shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të kthej normalitetin.

Prokurorët janë të hutuar, të demotivuar, pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat.

Në sistem ka prokuror me integritet e moral, që mund t’i japin sistemit shumë. Do bëj të zbatohen drejt ligjet.

Do inkurajoj çdo prokuror që të trajtojë e zgjidh çdo çështje.

Do garantoj mbështetjen time në hetimin e çështjeve.

Do bëj të mundur ndryshimin e situatës aktuale që ka të bëjë me ruajtjen e sekretit hetimor”, deklaronte Marku gjatë prezantimit të kandidaturës.


Send this to a friend