VOAL

VOAL

Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria e fundit në Europë

Ekonomia shqiptare vuan mungesën e një modeli të rritjes së qëndrueshme ekonomike, e ky është padiskutim problemi numër një. Mungesa e rritjes së qëndrueshme ndërkohë është më së shumti rrjedhojë e një ekonomie që nuk prodhon. Këtë e vërteton me shifra edhe një raport i fundit i Forumit Ekonomik Botëror, raporton Scan. “Raporti për gatishmërinë e prodhimit në të ardhmen 2018”, e rendit vendin tonë të 91-tin në botë, ndër 100 ekonomi. Shqipëria rezulton të jetë vendi i fundit në Europë dhe i fundit në rajon për rrjedhojë. Raporti vlerëson pozicionimin e secilës prej këtyre 100 ekonomive, sipas shkallëve të zhvillimit sa i përket prodhimit si dhe aftësinë e këtyre vendeve për t`u transformuar në bazë të ndryshimit të natyrës së prodhimit nëpërmjet adoptimit të teknologjisë së re.

Vetë Forumi Ekonomik Botëror saktëson se, ky raport duhet të shërbejë si një benchmark, ose guidë për veprimet e mëtejshme. Forumi Ekonomik Botëror i dedikon një profil të detajuar ekonomisë shqiptare në drejtim të kësaj aftësie.

Rezultatet nuk janë aspak shpresëdhënëse. Shqipëria renditet në vendin e 91-të në botë në indeksin e strukturës së prodhimit. Ky i fundit ndahet në dy nën-indikatorë, shkalla dhe kompleksiteti.

Te ky i fundit jemi të 78-tët në botë, ndërsa te shkalla, të 98-tët. Edhe nën-indikatori që i referohet manifakturës e rendit Shqipërinë në vendin e 98-të në botë. Sa i përket aftësisë për t`u inovuar, ekonomia shqiptare është e 93-ta në botë.

Performancën më të mirë vendi ynë e regjistron në indikatorin e kapitalit njerëzor, çka nënvizon atë që të gjithë dinë, se ekonomia ka një potencial të pashfrytëzuar.

Nën-indikatorët e tjerë ndërkohë janë rreth 80 në total. Në prag të Forumit të Davos, Forumi Ekonomik Botëror publikon një sërë raportesh mjaft të rëndësishme, dhe ky është ai që hap sipari

E frikshme: 10 foshnja vdesin në 10 ditë, reagon materniteti

Kanë qenë anomalitë shëndetësore ato që kanë çuar në humbjen e jetës së foshnjave në Maternitetin e Ri dhe jo mungesa e inkubatorëve apo vendeve të oksigjenimit, shkruan “Panorama”.

Të paktën kjo është ajo që pretendohet jozyrtarisht nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”. Sipas informacioneve nga ky spital, në harkun e 10 ditëve kanë ndërruar jetë 7 foshnja, 4 nga të cilat kanë lindur para kohe ndërsa tri të tjera kanë lindur me probleme shëndetësore.

“Në këto rrethana ka qenë gati e pamundur mbajtja e tyre në jetë”, pohohet nga mjekët. Por, pavarësisht këtyre informacioneve të dhëna nën zë, ka munguar një qëndrim zyrtar nga strukturat drejtuese të spitalit apo edhe Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë situatë të krijuar vetëm në harkun e 10 ditëve të para të këtij viti.

Çfarë mësohet, po ashtu, është edhe se tri nga foshnjat që kanë lindur me probleme shëndetësore, janë nga paciente të dërguara nga spitalet rajonale, përkatësisht nga Rrogozhina, Librazhdi dhe Saranda.

Këto fëmijë, pavarësisht kujdesit mjekësor, nuk ia kanë dalë. Të njëjtin fat kanë pasur edhe 4 foshnja të tjera, të cilat kanë lindur para kohe, përkatë- sisht në javën e 26-të të shtatzënisë së nënës. Pas një kujdesi disajavor në inkubator, ato, po ashtu, kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, në denoncimin e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, pretendohet se rastet kanë përfunduar në fatalitet nga mungesa e kushteve. Numri i kufizuar i inkubatorëve dhe vendeve të oksigjenimit ka bërë që foshnjat të mos marrin kujdesin e domosdoshëm mjekësor.

Por kjo akuzë hidhet poshtë nga mjekët e spitalit, të cilët thonë po ashtu se nuk ka mungesa dhe shërbimi është ofruar në kushte optimale.

Debati për Skënderbeun – Lubonja: Mit i rimarrë dhe rikonstruktuar. Reagon Xhufi

Rikthehet edhe një herë debati mes akademikut Pëllumb Xhufi dhe analistit Fatos Lubonja lidhur me figurën e Skënderbeut.

 

I ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One”, Xhufi e akuzoi ashpër Lubonjën kur gazetari Qafoku citoi një pjesë nga shkrimet e Lubonjës.

Kohë më parë Lubonja kishte deklaruar për Skëndebeun: “Miti i Skënderbeut është një konstrukt historik i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftrash dhe urrejtjesh nacionale. Pra kur ai trajtohet si mit, çështja nuk duhet të shtruar si ka qenë Skënderbeu por si dhe në ç’kontekst është strukturuar miti i Skënderbeut. Për mua Skënderbeu është një mit i rimarrë dhe i rikonstruktuar mëse një here”.

Por Xhufi dje ka qenë shumë i ashpër me këtë perifrazim.

 

Xhufi deklaroi: “Lubonja është krejtësisht i palexuar për këtë çështje. Do t’i lutesha shumë që ti rrijë larg Skënderbeut. Nuk ka asnjë punë ai me këtë figurë. Le të merret me plot punë të tjera, por me Skënderbeun jo. E kam thënë edhe herë të tjera. Fatosi është i palexuar”.

Gazetarja tregon kur Rama vishte pizhama nën xhinse

Një temë interesante që fliste për veshjen e politikanëve shqiptarë mbrëmjen e djeshme në Top Show ka bërë që të ftuarit të zbulojnë disa detaje interesante.

Gazetarja Iva Tiço, ka treguar se në kohën kur ishte gazetare kulture dhe në ministri ishte Edi Rama, sot kryeministër, ajo ka parë që Rama poshtë xhinseve mbante pizhama ngjyrë gri.

“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër”.

Kryeministri i Kosovës në Shqipëri, takim me presidentin Meta

Mësohet se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, Shqipëri, por edhe për zhvillimet në rajon

TIRANË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar sot me presidentin e vendit, Ilir Meta.

Zëdhënësi i Presidencës së Shqipërisë, Tedi Blushi, konfirmoi për Anadolu Agency (AA) takimin Meta-Haradinaj, realizuar gjatë një vizite punë që po zhvillon kryeministri i Kosovës në Shqipëri.

Mësohet se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, Shqipëri, por edhe për zhvillimet në rajon.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve gjatë takimit të realizuar në selinë e Presidencës së Shqipërisë ishte edhe mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Vetingu – Lista e 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë që po kontrollohen

FATION BINJAKU/ Institucioni i ri vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur rivlerësimin e asaj që do të jetë kupola e sistemit të drejtësisë, me ngritjen e katër institucioneve të reja, shkruan “Panorama”.

Në total, janë 57 gjyqtarë dhe prokurorë, që janë përzgjedhur me prioritet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pjesa më e madhe të cilëve janë edhe kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në garën për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit kanë aplikuar 14 gjyqtarë, të cilët, para shqyrtimit në Kuvend, do t’i nënshtrohen vetingut. Ndërsa numri i aplikimeve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shkuar në 18 prokurorë.

Mes kandidatëve është dhe Kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, prokurori që po heton çështjen Tahiri, Gentjan Osmani, dhe prokurori që arrestoi ish-Guvernatorin, Adrian Fullani, Ramadan Troci.

Ndërkohë, që në listën e anëtarëve të zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, është dhe ish-drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori, Rovena Gashi, e cila u shkarkua nga Prokurorja Arta Marku disa ditë më parë.

Në garë janë dy kandidatë për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Malaj dhe Marsida Xhaferrlari. Malaj është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, ndërsa Xhaferrllari është Inspektore në KLD.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale për kandidatët që do të jenë pjesë e kupolës së re të sistemit të Drejtësisë, më pas rivlerësimi do të vijojë për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të Shqipërisë.

GJYQTARET DHE PROKURORET QE PO I NENSHTROHEN VETINGUT

1.Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese

3. Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese

5. Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese

6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese

7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese

8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë

9. Adriatik Lalla ish Prokuror i Përgjithshëm

10. Alma Brati Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

11. Artan Laze Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

13. Astrit Faqolli Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

15. Bledar Abdullai Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

16. Brunilda Kadi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

17. Brunilda Kasmi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor )

19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

20. Manjola Xhaxho Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

21. Marcela Shehu Gj.Shk.I, Kurbin (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

22. Medi Bici Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

29. Arta Marku Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i të Prokurorisë)

36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

42. Vat Staka Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë)

43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjith. (Kandidat / Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

50. Admir Thanza Gjykata e Lartë

51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë

52. Artan Broci Gjykata e Lartë

53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë

54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë

55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë

56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit (Kandidat /Inspektor i Lartë i Drejtësisë )

57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë (Kandidat / Inspektor i Lartë i Drejtësisë )

Maqedoni, miratohet ligji për gjuhët

69 deputetë të parlamentit të Maqedonisë votuan miratimin e përdorimit të gjuhëve, që i jep gjuhës shqipe një shtrirje të gjerë edhe nëpër institucionet e larta shtetërore ku nuk përdorej deri tani.

69 votat pro ligjit për përdorimin e gjuhëve u arritën nga mbështetja edhe nga deputetë të partive shqiptare jashta koalicionit qeveritar. Ligji sipas parimit të njohur si i Badenterit u votua veçmas edhe nga ligjvënësit e komuniteteve të pakicave, përfshirë ata shqiptarë dhe nga 28 deputetët e pranishëm në sallë 27 ishin pro ndërsa një abstenoi.

Ligji, kështu kaloi leximin e dytë në parlament, pasi leximi i parë qe miratuar në mesin e muajit nëntor. Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në seancë; ajo po bojkoton punimet e parlamentit për shkak të mbajtjes në paraburgim dhe në arrest shtëpie të gjashtë deputetëve të saj të dyshuar për pjesëmarrje në trazirat e dhunshme në parlament më 27 prill, 2016.

Ligji thekson se “gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”. Në nenin e dytë thuhet: “Krahas maqedonishtes, gjuhë tjetër zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 përqind e popullatës dhe alfabeti i saj”.

Kjo ka shkaktuar debate prej disa muajsh nëse gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni apo vetëm avancohet përdorimi i saj.

Sidoqoftë, gjuha shqipe me ligjin e ri pritet të ketë avancim në përdorimin e saj në organet më të larta shtetërore, gjyqësore, në institucionet publike dhe ato lokale. Ligji do t’i mundësojë mes tjerash, kryetarit të parlamentit, duke qenë shqiptar që seancat të mund t’i drejtojë në gjuhën e tij amtare. Edhe ministrat shqiptarë në seancat e qeverisë të flasin shqip, po ashtu.

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga shumica parlamentare, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerësohet si përmbyllje e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur në gusht të vitit 2001.

Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare përbëjnë 25 për qind të popullsisë së Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit që rezultoi pas një konflikti të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001, përfshinte një sërë ligjesh që ngritnin pozitën e shqiptarëve në vend, por gjuha shqipe pati mbetur gjatë kohë me një status të cunguar, duke nxitur pakënaqësi të shumta tek popullata shqiptare në Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev pati bërë premtime qysh gjatë fushatës zgjedhore të dhjetorit, 2016 se do të angazhohej për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në vend.

“Hiqeshin si gazetarë, si u zbuluan nga Habilajt agjentët e SHISH në prarcelat me kanabis”

Sali Berisha akuzon sërish qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhjet me Habilajt. Në një status në Facebook, ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh nga “denoncuesi dixhital”.

Sipas denoncimit dy agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror ishin kapur në 20 korrik 2015 në parcelat me kanabis të Habilajve në Vlorë.

Denoncuesi, i cili thotë se punonte vetë në parcelat e kanabisit, tregon se dy agjentët në fillimin ishin hequr si gazetarë. Më pas ata janë zbuluar, dhunuar nga “Flori i Dibrës” e pasi iu janë bërë foto janë lënë të lirë.

Në mesazhin dërguar Berishës, thuhet se për rastin është njoftuar policia e Vlorës dhe vetë Rama, por asnjë nuk ka reaguar.

Klodiana Lala: Arta Marku ka shkelur Kushtetutën, s’e ka tagrin të vendosë për të emëruarit

TIRANË- Për gazetaren Klodiana Lala Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku po vepron në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit me largimin e prokurorëve të emëruar.

Në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Lala tha se në pamje të parë duket se këto lëvizje të kryeprokurores, emrat e prokurorëve janë gjykuar si emrat më afër Llallës, raporton “BalkanWeb”.

“Kjo e bën më të paragjykuar vendimmarrjen e saj. Këtë e paraprin edhe votimi i pazakonshëm në parlament. Për mua është e patolerueshme, lëvizja e drejtuesve në prokurori që janë të emëruar. Ligji për statusin e gjykatësit dhe prokurorit ngarkon si organ të posaçëm me ligj KLD-në të vendosë për fatin e drejtuesve të prokurorisë. Marrim rastin e drejtuesit të Durrësit, iu kërkua dorëheqja, nuk pranoi dhe më pas u transferua në Pukë. Kushtetuta nuk i jep tagrin Prokurorit të përgjithshëm të vendosë për fatin e personave të emëruar. Këtu zonja Marku ka vendosur në shkelje të Kushtetutës.
Rasti i Rovena Gashit që është larguar nga detyra, edhe për të duhet të vendoste KLD sepse është në mungesë të një dispozite konkrete”, tha gazetarja Lala.

Ajo sqaroi se caktimi i përkohshëm i prokurorëve ose të komanduar është atribut i Prokurorit të përgjithshëm për arsye të ndryshme.

“Zoti Llalla e la në një situatë të paprecedentë sepse ishin 90% të komanduar. Ishte një situatë që nuk i shërbente një hetimi të mirë të çështjeve por në momente të caktuara mund të caktojë për 3-4 muaj prokuror të përkohshëm.
Nuk është prekur ende drejtuesi i prokurorisë së Vlorës dhe të Shkodrës që janë të komanduar. Nuk ka pasur ndryshime deri tani pavarësisht thashethemeve. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është i emëruar. Zonja Marku ka një strategji të saj por është në shkelje të hapur të ligjit. TItullarët e emëruar ligjërisht nuk mund t’i shkarkojë apo largojë. Është në kundërshtim të hapur të së drejtës Kushtetuese. Nëse zonja Marku është nisur me dyshimet se nuk mund të punojë me bashkëpunëtorët e paraardhësit kjo është çështje tjetër, çështje paragjykimi për emrin dhe jo detyrën”, deklaroi Lala.

Mes të tjerash Lala u ndal edhe tek padia e Rovena Gashit dhe Dritan Gina për kryeprokuroren e re Arta Gashi.

“Nëse zonja Marku nuk mund të punojë me njerëz të paraardhësit, atëherë kjo është çështje tjetër paragjykuese. Po t’i referohemi padisë së zonjës Gashi, ajo përmend një debat mes saj dhe zonjës Markut, të ndodhu në zyrën e kësaj të fundit, në sy të dy prokurorëve. Gashi pretendon se është e pavarur në vendimmarrje, por zonja Marku pretendonte që është atribut i saj që të merrte kontakte si në rastin e KQZ. Llalla kishte disa urdhra delegimi, siç ishte rasti i zonjës Gashi. Nuk është e vështirë të prishësh çështje hetimore, mjafton që të tronditesh. Nuk është e nevojshme që një prokuror i përgjithshëm mund të ushtrojë presion për të shkatërruar prova. Disa nga drejtuesit e komanduar të prokurorive nuk duhet të ishin në këto detyra, pasi janë në hetim për korrupsion. Ka një grup prej tyre, ata që ishin, që nuk duhet të ishin fare. Në mesin e atyre të ardhurve nuk janë të gjithë të verifikuar, nuk kanë marrë besimin. Kanë probleme dhe do duhet të kenë punë për të ‘pastruar’ figurën. Prokurorët do duhet të jenë të fortë që t’u shkojnë deri në fund hetime.

Po ashtu Lala theksoi se shumë viza për në SHBA u refuzuan pasi Llalla nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Amerikën. “Ka një numër të madh prokurorësh dhe politikanët që u janë refuzuar vizat. Kjo pasi amerikanët nuk kishin më besim tek Llalla. Ardhja e Markut në drejtit të prokurorisë, ka ndryshuar kursin e amerikanëve, pasi tri ditë pas zgjedhjet Lu shkoi dhe e takoi. Zoti Gina ishte një prokuror në krye të prokurorisë së Elbasanit. Në momentin e parë ai tha se s’do e zbatonte urdhrin, pasi e quajti abuziv, por sot pati ndryshim të qëndrimit pasi tha se do të zbatonte Kushtetutën.”, tha ajo.

Vendosja e ligjit i penalizon të katër krerët e politikës aktuale shqiptare – Nga Spartak Ngjela

Koha në Shqipëri po bën dorëzimet: lidërshipi aktual i të dy krahëve politikë, e ka mbyllur kohën e vet. Vendosja e ligjit i penalizon të katër krerët e politikës aktuale shqiptare – Berishën, Metën, Ramën dhe Bashën; sepse këta tani me të drejtë mund të quhen katër shkelësit e mëdhenj të ligjit, dhe katër abuzuesit e mëdhenj me pushtetin politik në Shqipëri.

l.

Po çfarë po mbart me vete kjo kohë bashkë me këtë dorëzim të krerëve?

Ky është një sukses i madh historik, por sigurisht që ka krijuar një reaksion të madh në qarqet e korruptuara politike. Aty ndihet frikë, paqartësi, dhe, herë- herë edhe tërbim individual që vjen dhe shfaqet edhe si një kërkesë për destabilizim shoqëror në Shqipëri.

Janë dy arsye që lidërshipi politik i të dyja krahëve të politikës nuk e dëshiron Reformën në Drejtësi; dhe janë po dy arsye të tjera se përse as media shqiptare, e shkruar dhe elektronike, nuk e dëshiron Reformën në Drejtësi.

Kryesorja është se, që të dyja palët janë të korruptuara. Por ky korrupsion dykrahësh ka koneksion të drejtëpërdrejtë kriminal me njëri – tjetrin: është korrupsioni shtetëror kryeministror, që, në njëzetë vjet ka krijuar edhe korrupsionin mediatik.

Është një klasë politike ish komuniste, e ardhur nga korrupsioni moral komunist, nga represioni dhe terrori shtetëror që, duke shtrëmbëruar sitemin kapitalist, e ktheu korrpsionin moral të komunistëve, në një korrupsion material.

Korrupsioni i klasës politike solli pastaj edhe korrupsionin tërësor të vetë administratës, të pushtetit lokal, të medias, dhe të frymëmarrjes së krimit të organizuar, duke filluar që nga krimi i rrugës.

Të katër këta, Berisha, Meta, Rama dhe Basha, asnjëherë nuk e çuan nëpër mend se do të vinte një kohë kur edhe në Shqipëri do të vendosej ligji. Dhe koha erdhi. Reforma në Drejtësi e propozuar nga politika amerikane e deri diku edhe nga ajo gjermane, vendosur tashmë me forcën e tyre në kushtetutë dhe në ligj nuk do të lejojë më që të korruptuarit e politikës aktuale shqiptare të vijojnë të qeverisin. Ky është thelbi i reformës.

ll.

Korrupsioni i lartë politik në një shtet të korruptuar si Shqipëria ka specifikat e veta, si kudo ku ai ka kaluar. Por kudo ama është fshirë nga koha se është likuiduar me një reformë në drejtësi. Dhe tani është e qartë: vetëm drejtësia e pavarur dhe e pakorruptuar është mjeti më efikas antikorrupsion. Këtë në fakt na i kanë mësuar shumë mirë kohët moderne, por në Shqipëri kjo po vjen jo si rezultat i pjekjes së klasës politike dhe juridike të vendit, por si rezultat i forcës që ushtroi në amendimin e kushtetutës politika amerikane por edhe politika gjermane.

Në fakt sot, pikërisht këtu po spikat edhe reaksioni: frikë dhe pështjellim i klasës politike, sepse këtë proces po e drejton drejtpersëdrejti politika amerikane.

I gjithë reaksioni që po shihet, ka këtë shkak: penalizimin e katërshes Berisha, Meta, Rama dhe Basha; dhe drejpërdrejt nga Reforma në Drejtësi.

Në lidhje me këtë ndodhi ligjore të përfunduar, shqiptarët po shohin sot thirrje absurde të Berishës për revolucion, me demek kundër Ramës, por që në fakt e ka si “revoilucion popullor” kundër Amerikës. Por, fakti që ka frikë që ta artikulojë kështu, është qesharak, dhe, fakti që është bërë qesharak, sigurisht që nuk bën dot revolucion.

Kurse Edi Rama ka një tjetër metodë. Qesharake e ka edhe ky metodën e tij, se antiamerikane është edhe ajo në thelb, por po e luan kundërshtinë e tij me shpresën se Berisha do të bëjë revolucion, dhe për këtë po e ndihmon në mënyrë të fshehtë. Në të njejtën kohë, Rama, si i paaftë që është, mendon se mund ta shpëtojë gjendjen kundër reformës duke shkuar sa nga Stambolli në Moskë. Është çudi e madhe sesi të gjithë këta që abuzojnë me pushtetin në Shqipëri, metodën e Enver Hoxhës po përdorin: fakti që i kap reforma për krime, të shkojnë në Lindje. Pse, nuk tentoi të bënte edhe Berisha këtë në vitin 1997?

Por, fakti që, edhe Berisha edhe Rama, kanë të dy të njëjtin qëllim, kuptohet se si skemë kanë destabilizimin e Shqipërisë, që pastaj të gjejnë mundësinë për të kërkuar azil politik, që të shpëtojnë sendin e vjedhur dhe të shpëtojnë gjithashtu edhe nga penalizimi për abuzim me pushtetin politik.

Në të njëjtën kohë, të gjitha veglat e tyre mediatike, dhe të ashtuquajturit opinionistë të vetëshpallur, bëjnë propagandë ditë për ditë se Reforma në Drejtësi nuk mund të zhvillohet dot në Shqipëri.

lll.

Shqipëria, në këta njëzet vjetët e fundit, si histori, do të ketë një njollë të turpshme për shtypin dhe median në përgjithësi, sepse që të gjithë, me përjashtime të vogla, nuk ishin në përkrahje të Reformës në Drejtësi, edhe pse e dinin shumë mirë që kjo ishte një ndërmarrje ndërkombëtare perëndimore, e gjitha në fovor të shqiptarëve. Kjo tregon se në Shqipëri sot nuk ka intelektualizëm të nivelit perëndimor, prandaj dhe opinioni publik shqiptar ndihet se është i tulatur dhe i lodhur nga mosbesimi.

Por, në thelb gjykimi është ky: as elita politike, dhe as ajo e ashtuquajtur elitë mediatike, nuk e duan Reformën në Drejtësi, prandaj secili e luftonme metodën e vet. Por kjo nuk i prish fare punë kohës, e cila tani po bën dorëzimet. Por, nëse kjo kohë po bën dorëzimet në lidhje me të korruptuarit e të gjitha planeve; çfarë do të sjellë më pas?

Ajo që do të vijë më pas, është pa dyshim intelektualizimi përëndimor i shoqërisë shqiptare. Dhe këtë proces, që undergraund ka filluar nga Uashingtoni dhe Berlini, do ta shohim të implemetuar me shqiptarë që kanë studiuar dhe kanë punuar në nivele të larta intelektuale në Amerikë dhe në të gjithë Europën Perëndimore. Dhe nuk janë të paktë. Por janë pikërisht këta që, menjëherë pas reformës, pasi do të drejtojnë me profesionalizëm dhe me moralitet Reformën në Drejtësi dhe në të gjitha aspektet shoqërore në Shqipëri, patjetër që, njëherësh, do të ngrenë në nivel edhe intelektualizmin shqiptar dhe elitën e tij krejtësisht perëndimore. Këta që do të angazhohen janë të gjithë shqiptarë që kanë studiuar në të gjithë universitetet prestigjozë të Përëndimit, që nga vendet e Bashkimit Euriopian e deri në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është arsyeja kryesore që tani, pasi koha abuzive do të bëjë plotësisht dorëzimet, do të fillojë në Shqipëri koha e drejtësisë, gjykimit të lartë moral, dhe funksionimi i një shteti të drejtë, sipas frymës së intelektualizmit shqiptar. Bashkë me dorëzimet, koha do të shkulë nga Parlamenti shqiptar injorancën, e cila ka shumë vite që e ka pushtuar.

Meta dekoron valltarët Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku me “Nderi i Kombit”

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me dekoratat “Nderi i Kombit” valltarët Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, Kreu i Shtetit u ndal tek kontributet e dy artistëve, të cilët nuk i kanë fshehur emocionet.

“Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku janë ambasadorë të kulturës shqiptare”, u shpreh Presidenti Meta.

 

DEKORATAT
08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zotin Rexhep Çeliku me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10709 zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

08/01/2018-Presidenti Meta dekoron zonjën Liljana Cingu me Dekoratën “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 08/01/2018, nr. dekreti 10708 zonjës Liljana Cingu Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj”.

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako u lirua sot nga detyra. Vendimi u mor nga Qeveria pas propozimit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Zoti Çako ishte emëruar në këtë post në prill të vitit 2015.

Sipas një njoftimi zyrtar, ministri Xhafaj pati një takim me drejtorin në ikje të cilin e ka falenderuar “për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit”. Por, siç thekson njoftimi “realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit – vijon më tej njoftimi – domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit”.

Zoti Çako ka qenë në qendër të akuzave të vazhdueshme të opozitës, veçanërisht lidhur me fenomenin e përhpajes së kultivimit të marijuanës gjatë viti 2016. Në një regaim të parë për lirimin e tij nga detyra, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për “një hap tejet i vonuar, është një tjetër tregues i krizës së thellë, në të cilën e ka zhytur krimi Policinë e Shtetit”. Sipas zotit Basha “Haki Çako është një ‘kokë turku’, sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj”.

Ai që na kujton Nolin dhe personalitetet e rremë – Nga Moikom Zeqo

 

Kërkesa e kryeredaktorit të  DITA-s për t’u shprehur se kush është Njeriu i vitit 2017 dhe për asimetri dhe Anti-njeriu i të njëjtit vit, më krijon një ndjesi të dyzuar.

Në thelb është tejet e vështirë të jesh i saktë dhe i vërtetë deri në fund për  t’u përgjigjur.

Ndonëse duket si pyetje standarde është në të  gjitha pikëpamjet edhe një test për secilin për të reflektuar mënyrën e  arsyetimit  dhe të konceptimit vetjak, për  të patur edhe një tendencë të afrimit të se vërtetës publike.

Nëse bëhet fjalë për një personalitet të kombit shqiptar, të përmasave të vetëkuptueshme dhe të brendashkruar tek një figurë për mendimin tim modest Neriu i Vitit 2017 është politikani Albin Kurti.

Padyshim më i votuari në Kosovë, padyshim një personalitet i pazakontë karizmatik, Albin Kurti është politikani i parimeve të mëdha progresive dhe më i dallueshmi nga tërë sekti i çuditshëm dhe kalimtar i politikanëve shqiptarë  të ditës, të tranzicionit grotesk gati 30 vjeçar.

Albin Kurti është-një shëmbëlltyrë e dinjitetit,- të situatave  të përballjes së arsyes historike dhe të vizionit modern, që ka stimuluar fuqishëm dhe pandalshëm një lëvizje qytetare dhe të partisë së Vetëvendosjes në Kosovë, të admirueshme dhe kurajoze, mes sakrificave dhe të privacioneve të panumërta dhe skenarëve të përçarjes dhe të shkatërrimit të kësaj partie.

Albin Kurti ndryshon nga politikanët e tjerë.

Kultura e tij politike është e  nivelit filozofik dhe  europian,- që ngrihet mbi të tjerët- , dallueshëm dhe qartësisht.

E kam dëgjuar  shumë herë-ligjërimi i tij politik dhe shoqëror të kujton Fan Nolin.

Ai nuk është politikani i sloganeve dhe korrupsionit marramendës dhe endemik, por një misionar .

I futur përdhunshëm disa herë në burg, padrejtësisht, Albin Kurti ,si deputet i popullit në parlamentin e Kosovës, nuk është vetëm mjeshtër i ligjërimit, por një zbulimtar i të vërtetave, trim dhe qytetar i madh.

Albin Kurti është  pra Njeriu i Vitit 2017 për mua- nuk ka asnjë rëndësi nëse ka njerëz të tjerë, që nuk janë dakord me mua për këtë zgjedhje, absolutisht.

Sepse vlerësimi i Albin Kurtit, përtej çdo idhujtarie, -ai vetë e urren idhujtarinë dhe e godet,- është prej kohësh  tashmë një  çështje e optikës madhore të historisë dhe jo e paragjykimeve dhe skenareve shqiptarofobë dhe provinciale dhe  mjerisht të egër dhe të paligjësuar, primitivë, klientelistë, ndaj Albin Kurtit.

Po Antinjeriu i Vitit 2017?

E kam të pamundur t’i përgjigjem kësaj kërkese gati hokatare dhe  humoristike.

E Keqja është bërë shumë e madhe – ajo ka shumë e shumë emra, emrat e oligarkëve të pashpirt, injorantë dhe mediokër, të fabrikimit si në Akademinë e  Laputës së Suiftit të personaliteteve të rremë, ose të shpirtrave të vdekur gogolianë, të deputetëve, me emra të ndërruar,- me ndryshime mafioze identitetesh,- që nga hajdutë të rëndomtë dhe banalë, të neveritshëm,- kanë arritur të bëhen (si vallë, si vallë ?) “përfaqësues të popullit “- ( o Zot, të cilit popull?),- të lajmit apokaliptik, se shqiptarët janë bërë përdorues  masivë të kokainë etj- që nuk dua ta besoj- po ajo që ndodh është më e rëndësishme,- se ajo që unë mund të mendoj me skepticizëm.

Nuk mundem dot ta personalizoj se kush është Anti-njeriu i Vitit 2017.

Ndërkohë mund të shtoj se viti 2017 në shumë aspekte qe një vit i marrëzishëm politik, sidomos për ekseset absurde  dhe lojën ambiguide të reformës në drejtësi etj.

Por kjo reformë nuk do të ndalet-për këtë jam i  vetëdijshëm dhe i sigurtë.

Viti 2017 është dhe viti i vdekjes në Londër  së sociologut të madh Zygmunt Bauman, një nga ata gjigantë të mendimit si  C.Ëright Mills, Emile Durheim dhe Max Veber, që ka bërë një analizë universale dhe iluminuese të shoqërisë së sotme.

Si askush!

Në librin e tij  emblematik  “Moderniteti i lëngët ” (“Liquid Modernity”) ai jep një tablo tronditëse të aktualitetit botëror, të pasojave të rënduara dhe katastrofike të Neo-liberalizmit ekonomik dhe banalitetit të  subkulturave,- të  kitsch-spektakleve dhe propagandës bajate dhe primitive,- post-faktuale.

Bauman citon mendimtarin e madh amerikan  George  Steiner, që thotë se realiteti sot është një “kulturë kazinoje”, plot pasiguri, ku strukturat e koncepteve dhe nocioneve tradicionale dhe shekullore shprishen dhe strukturohen, lëngëzohen.- dhe  këto koncepte dhe nocione humbin dallimshmërinë dhe  shpërbëjnë etikën dhe kauzat e mëdha humanistike, kredencialet e  të  ardhmes.

Ndoshta Bauman me horizontin e tij të jashtëzakonshëm do të jepte një përgjigje konceptuale-e theksoj përsëri-konceptuale, për të Keqen  dhe anti-njerëzit e panumërueshëm dot, ku janë patjetër,- edhe anti-njerëzit e Shqipërisë.

Por unë e kam të pamundur, të pamundur !

Anita Haradinaj fyen mediat, i krahason me ato të Millosheviçit

Gruaja e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita i ka ofenduar mediat e Kosovës, të cilat kanë raportuar se burrit të saj i është refuzuar viza për Amerikë. Madje, Anita Haradinaj, e cila punon si prezantuese e lajmeve në RTK, ka krahasuar mediat e Kosovës me ato të Milloshevicit. E ka përmendur Tanjugun si krahasim me mediat kosovare.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa ????, kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo ???????? hajde gazetari hajde”, ka shkruar Anita Haradina, e cila më pas e ka fshirë postimin. Nuk ka dhënë sqarime se pse ka bërë një veprim të tillë.

Tanjugu i Serbisë vazhdimisht ka qenë media e afërt me pushtetit serb. Ka qenë e afërt me udhëheqësin e Serbisë, Sllobodan Milloshevic, i cili e ka përdorë për propagandë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Ka qenë e njohur për dezinformata dhe lajme propagandisitke.

Ndërkohë, Anita Haradinaj, e cila ka fyer mediat e Kosovës, merret me prezantim. Disa herë në javë del në RTK si moderatore e lajmeve.

Sidoqoftë, Ramush Haradinaj, kishte reaguar më racionalisht kur mediat kishin dhënë lajmin se atij i është refuzuar viza për në SHBA. Kishte thënë se beson se do ta marrë vizën  derisa kishte thënë fjalë të mëdha për amerikanët.

Kryeministri i Kosovës e ka planifikuar të shkojë për një vizitë në Shtetin e Iowas gjatë muajit të ardhshëm.

Është raportuar se Kryeministri, nëse merr vizën, merr pjesë edhe në Lutjen e Mëngjesit në Amerikë.

Ramush Haradinaj është bërë Kryeministër në një koalicion me PDK, AKR dhe minoriteteve. Ende nuk dihet saktë nëse Qeveria e udhëhequr prej tij ka 60 apo 61 deputetë.

Mirditorët ishin gardianë të kushtetutës shqiptare – Nga Gani MEHMETAJ

Mirditorët që e shkulën flamurin turk nga tokat shqiptare, prokuroria nuk guxon t’ i zvarris nëpër gjyqe. Mirditorët duhet t’i vlerësojmë lartë për atdhedashuri, sepse e mbrojtën kushtetutën shqiptare dhe dinjitetin shtetëror të nëpërkëmbur. Janë zyrtarët shqiptarë ata që duhen të japin dorëheqje, pse lejuan të përdhoset territori i shtetit, ndërsa ndërtimtarët turq që e keqpërdorën mikpritjen – të dëbohen.

Nuk ka shtet të pavarur e sovran që do ta lejonte përdhosjen e territorit të vet me flamuj të huaj, në vendin ku nuk është i paraparë me ligj e me konventa ndërkombëtare. Shteteve satelite e republikave banane me shtetarë të korruptuar, sikurse është Shqipëria, stampimi i flamurit të huaj nuk u bënë përshtypje.

Por ja që dolën disa burra dhe i thanë stop veprimit të shtetarëve të korruptuar. Flamuri turk nuk e ka vendin në Mirditë, nuk e ka vendin në asnjë cep të territorit shqiptar jashtë ambasadave e përfaqësive diplomatike.

E kuptoja se kishin urdhër, por nuk e arsyetoja policinë shqiptare që ndaloi mirditorët të cilët e hoqën flamurin turk në vendin ku nuk e lejonte kushtetuta e ligji shqiptar. Por ta kenë mendjen prokurorët e gjyqtarët që i zvarrisin nëpër gjyqe mirditorët. Prokurorët duhej të urdhëronin heqjen e flamurit të huaj, në zbatim të ligjit. S’ka ligj që guxon t’i dënojë mirditorët për shkuljen e flamurit të huaj nga tokat shqiptare.

Flamuri turk dhe flamuri serb ende zgjojnë imazhe të frikshme në territorin shqiptar, prandaj shteti duhet të na kursej nga këto simbole të gjenocidit.

Ndërkaq turqit edhe po e ndërtuan një nevojtore, në ballë e vënë flamurin e tyre. Dhe nuk ishte hidrocentrali në Mirditë i vetmi që e ka të stampuar flamurin turk në beton, në jugun shqiptar para dy vjetësh e pashë një hidrocentral ku ishte stampuar vetëm flamuri turk. U thash bashkudhëtarëve në makinë: na paska hangër dreqi, na paska pushtuar turku.

Turqia nuk na ndihmoi të çliroheshim nga Serbia, ndërsa na e ngul kudo flamurin. Në Prishtinë bie fjala nga mijëra agjenci turistike e firma të huaja, e vetmja agjencia turke e avionëve e ka ngul në trotuar flamurin e Turqisë.

ShBA-të e Evropa perëndimore e çliruan Dardaninë, investuan pa kthim miliarda euro në ndërtimin e vendit, e ngjallën nga koma Shqipërinë, por askund nuk e imponuan flamurin e tyre, edhe pse të gjithë shqiptarët i duan flamujt amerikanë e evropianë. Turqia në çdo situatë me arrogancë përpiqet ta krijojë përshtypjen edhe në botë se na ka pushtuar: me flamuj, me xhami, me bakllava, muzikë të shpifur tallava dhe me agresion te telenovelave të dobëta për idiotë.

SFIDAT NDAJ DHUNËS, QYTETARIA DHE BASHKËPUNIMI MES INSTITUCIONEVE – Opinion nga FRAN GJOKA

 

Dhuna është fenomen sa social aq  edhe social-psikologjik.Si formë e ushtrimit të forcës për të dëmtuar dikë tjetër emocionalisht ,psikologjikisht  dhe fizikisht ,ajo fatkeqësisht është e pranishme ende në shoqërinë shqiptare  në tërësi ,në shkollë  dhe në institucionet tjera  të edukimit ,e pse jo,edhe në nivelet e ndryshme të shtetit  dhe më gjerë.Ne kemi një mision  fisnik dhe detyrim edhe moral  që këtë dukuri negative të një shoqërie  me demokraci ende të vrishtë ta njohim në shumëanshëmrinë e saj,ta analizojmë  në thellësi  duke u  munduar të gjejmë burimin ,të përcaktojmë pasojat dhe mbi këtë bazë të marrim masa për ta parandaluar atë.Së paku  të ulim ndjeshëm intensitetin dhe pasojat.Fatkeqësisht ,dhuna është e pranishme në mjaft raste në komunitet ,në institucione të shtetit dhe në kompani e firma private ,në rrugët dhe rrugicat  e vogla në thellësi të pallateve ,në familje …

Aq më e papranueshme është ajo edhe në shkollë.

Shpeshherë ,përceptimi  për dhunën  është i kufizuar .Dhuna ,më së shumti ,përceptohet si e tillë vetëm në rastet e ushtirmit të  forcës fizike  të një idnividi apo grupi social  ndaj një individi ose grupi tjetër social ,që në raste ekstreme ka kosto  të lart që shprehet  edhe me humbje jetësh për shkaqe  ta pamotivuara që në media  përdoret  rëndom termi  “për arsye banale”.Në pamjen e saj të vërtet  shuna shfaqet në formën e dhunës insitucionale ,sociale ,ekstreme ,seksuale ,emocionale e psikologjike  në tërësi ,fizike dhe fizike ekstreme etj.Asnjë  nga institucionet nuk është realisht i imunizuar  nga format e dhunës.

Natyrisht në mjedise e insitucionet të ndryshme ,ajo ka dinamika të ndryshme .Vetëm  për të krijuar një përceptim  më të plotë për elementët  dhe format e dhunës  në tërësi ,le t’u referohemi  politikës ,ku dhuna “qarkullon” me shumicë .Për shembull,raste të dhunës shfaqen vertikalisht në të gjithë piramidën e shtetit .Më e theksuar  është ajo në ato institucione ku përkeqësohen  marrëdhëniet ,ku fryma e grupit rëndohet si pasojë e përpjekjeve të drejtuesve  për të shfrytëzuar pushtetin deri në abuzim të tij,me qëllim “që të disiplinohet” puna në insitucion apo ndërrmarrje.Po kështu ,e përhapur është edhe dhuna sociale  , “viktimat” e së cilës janë  kryesisht fëmijët dhe adoleshentët  e tërhequr nga jeta e grupit ,që rrinë disi larg shokëve  dhe shoqeve në shkollë dhe në mjedise  të tjera shoqërore .Për arsye nga më të ndryshmet ata nuk integrohen me mjedisin  psiko-kulturor  ku e kalojnë kohën  dhe rriten.Jeta e vetmuar është tipar dallues  i këtij grupimi .Fëmijët  të kësaj natyre  ndjehen keq psikologjikisht dhe emocionalisht,ndjehen disi të huaj në vendin e tyre .Po kështu ,dë dukshme janë dhe rastet  e dhunës fizike të shprehur në përdorimin e forcës  se një individi ose grupi  ndaj një individi dhe grupi tjetër social.Është e pranishme në komunitet ,në familje ,ndaj fëmijëve dhe bashkëshortëve  dhe individëve të tjerë të pambrojtur .Jo më pak e pranishme është dhuna fizike  edhe në shkollë,në isntitucionin e vetëm të edukimit që jep arsim dhe edukatë në mënyrë të organizuar.

Me format e dhunës emocionale ,që shprehen  virtualisht ,pothuajse jemi  socializuar në njsë masë të caktuar të gjithë.Rëndom shohim ose jemi në rolin e atyre që e ushtrojnë këtë dhunë ku punojmë  dhe jetojmë.Fjalët ofenduese qe e dëmtojnë emocionalisht bashkëshortin ose bashkëshorten,nxënësin,punonjësin,shokun  e shoqen etj,na shoqërojnë në të shumtën e herës .Siç duket një formë e tillë dhune ,kur krahasohet  me dhunën që të dëmton fizikisht ose që padrejtësisht e hedh punonjësin në rrugë,nuk ka ndonjë peshë të madhe në jetën e individit tek ne.Ndonëse  në një shoqëri të lirë dhe me demokraci të zhvilluar  edhe kjo dhunë është e papranueshme .Dhunën  e tyre intelektual  përpiqen ta “kompensojnë”  me forcën e pushtetit  të pushtetit  të përkohshëm që mund t’u jetë dhënë për çdo lloj kontributi ,me përjashtim  të atij profesional e kulturor në tërësi.Elementët e dhunës fizike  përdoren  në familje ndaj fëmijëve dhe jo vetëm,nga baballarë dhe të rritur,që e përdorin alkolin dendur dhe deri në atë masë sa kjo kategori  bëhen vartës ndaj ndaj pijes.Sa më shumë alkol që ata përdorin aq më të dhunshëm shfaqen në familje.Pjesët e grupimit të kësaj dhune janë edhe baballarët dhe bashkëshortët që mendojnë shpesh herë negativisht për sjelljen e fëmijëve dhe grave të tyre.

Niveli i ulët kulturor dhe formimi i pakët qytetar,diferencat  e mëdha në disa raste  mes çifteve  dhe xhelozia më së shumti si fenomen se sa si realitet ,i bën një kategori burrash të dhunshëm.Në psikikën e tyre sundon forca dhe kultivimi i frikës ,në vend të logjikës  dhe të arsyes.Ai që e trazon shpirtin e qytetarëve sot tek ne,është varfëria ,pamundësia  e një  për të siguruar kushtet minimale të jetesës si dhe problemet  e mëdha që kanë  me pronat ku në mjaft raste vepron “Maliqi” dhe jo ligji,ku pronarët pa prona janë bërë e po bëhen padrejtësisht me prona.Në pamundësi  për të gjetur zgjidhje nga strukturat përkatëse të  shtetit  dhe të shoqërisë ,njerzit dalin jashtë kontrollit ,nuk i kontrollojnë emocionet e tyre.Në këto kushte sjellja agravon dhe bëhet,siç po ndodh pothuajse përditë,konfliktuale  dhe me pasoja.Dhunën seksuale e ushtrojnë kryesisht individët  me deformime dhe çrregullime narciste të personalitetit .Ata janë kryesisht maniakë dhe shumë të rrezikshëm për shoqërinë.Më përjashtime shumë të rralla ,dhuna në të gjitha format e saj nuk ka efekte pozitive ,pavarsisht  se ku  dhe ndaj kuj ushtrohet.

Imagjinoni një dejtues shkolle ose institucioni,i cili nuk di ose komunikon me të me punonjësit ,që nuk ka aftësi t’i menaxhojë mirë punët ,që në vend të logjikës,argumentit,dhe arsyes përdor mosaryen  unin dhe forcën e pushtetit  provizor ,që bie viktimë e deformimeve  që mund të marrë ose merr nga “shoqet dhe shokët” e saj,që i shikon nga lart dhe  nga larg vartësitë ,mësuesit ,kolegët  dhe nxënësit:Çfarë ndodh në të tilla kushte?Pa u ndjerë frytet e përçarjes ,e frymës  që nuk o shërben punës,kultivohet autoriteti i rremë  dhe mungesa e mosbesimit  mes individëve  dhe palëve ,ndërtohen marrëdhënie  të ndera etj.E keqja është se kjo frymë dhe formë drejtimi  ,e shorehut në  formën e dhunës institucionale ,përcillet deri tek punonjësi më i thjehstë ,deri tek vartësit  më të largët  dhe tek nxënësit .E gjitha kjo e dëmton punën dhe vetë personat  që “vishen me kostume” të tilla të përkohshme të autoritetit  false  dhe të dal tahsmë  nga moda.Në shkollë dhunën ndaj nxënësve  që e përdorin  mësuesit me formim të dobët ,sidomos profesional.Në pamundësi  për të komunikuar me adoleshentët me gjuhën  e tyre ndodh  që mësues  të veçantë bëjnë presion  përmes  notës tek nxënësit ,i shohin ata me një farë përçmimi dhe në pozitat e njeriu që,sipas tyre ,i di të gjitha ,paçka se një grup nxënësish dhe studentësh  mund të dinë më shumë  se mësuesi ose pedagogu i tyre.Ku bëhet  mësim me të meta ,ku individë  dhe grupe  nxënësish nuk merren me punë  gjatë mësimit ,ata bëhen  “shkaktarë” të prishjes  së mësimit.Në këto kushte për ta  “displinuar” klasën vepron mësuesi autoritar ( jo me autoritet)  dhe përmes  dhunës “vendos” kush  qetësi ,ose i duket atij  se e arrijnë një gjë të tillë ,paçka se pasojat  mund të jenë  aq të mëdha sa ky lloj mësuesi  nuk i parashikon .Fjala vjen një konflikt i pamunduar mund ta çojë shtrirjen e tij  në familje,rrjedhimisht ai sjellë shumë pasoja  për të gjithë palët.Në familje  dhuna ndaj fëmijëve  kultivon dhunë e cila transmetohet ,si rregull edhe tek brezat pasardhës .

Dhuna fizike ,ndryshe nga arsyeja  dhe komunikimi i hapur ,kultivon  frikë dhe ankth  që e dëmtojnë shumë personalitetin  dhe karakterin e fëmijëve  në formim e sipër.Të gjithë kanë detyrime për mënjanimin e dhunës:shkolla,familja,shoqëria civile ,institucionet  shteti e strukturat e tij,shoqatat që veprojnë  etj.Ne duhet të ndryshojmë  pak e përditë mendimin  se dhuna  është mesjetare ,se civilizimi  dhe qytetaria  nuk e pranojnë  atë.Po ndryshuam  mendimin do të krijojmë baza për tu fokusuar  më mirë  në kultivimin e vlerave  të një demokracie  pa dhunë.Në mes të këtyre institucioneve shkolla  dhe familja kanë shumë përgjegjësi dhe  detyrime,se ato duhet të veprojnë  në mënyrë të kualifikuar  dhe së bashku për ta arritur qëllimin  për të cilin po flasim.Gjykoj se ka ardhurqë,krahas   përmirësimeve në sistemin  e punës  së shkollës dhe fakulteteve  të mësuesisë ,të hidhen hapat e para për trajnimin e prindërve ,pasi ata kanë shumë të meta në njohjen e moshës ,të mënyrës  së sjelljes dhe të komunikimit sidomos  me adoleshentët.Vetëm shkallë-shkallë  klima do të zbutet dhe shoqëria do të emancipohet .Për rrjedhojë edhe dhuna  do të pakësohet dhe me kalimin  e kohës do të shkojë drejt  zhdukjes.

Haradinaj nervozohet pasi Kurti u thotë ambasadorëve se Specialja shfuqizohet përmes Qeverisë

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigje me shkrim, ka reaguar ndaj deklaratave se Qeveria e Kosovës do të procedojë në Parlament një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Nuk e kanë mohuar një gjë të tillë, por kanë thënë se përkrahin nismën e deputetëve për shfuqizimin i Speciales. Kanë thënë, po ashtu, se me Sepcialen nuk bën të bëhen lojëra të tilla për përfitime personale e politike.

“Nuk komentojmë deklarata të liderëve të partive politike për çështje të këtilla. Ne respektojmë nismën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Megjithëkëtë, temat e këtilla të ndjeshme nuk duhet të shërbejnë për lojëra dhe përfitime personale e politike”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Express.

Ramush Haradinaj kishte refuzuar të niste nga Qeveria zhbërjen e Gjykatës Speciale. Por kishte përkrahur nismën e deputetëve, të cilët dështuan për shkak se s’kishin kuorum për ta çuar në Parlament zhbërjen e Speciales.

Ndërkohë, sot, Albin Kurti, tregoi se pasi ka takuar dy ambasadorë, u ka treguar se Specialja do të shfuqizohet përmes një projektligji të sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës.

“Kurti, Mulhaxha-Kollçaku dhe Konjufca përsëritën qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi padrejtësinë dhe dëmin që shkakton Gjykata Speciale por edhe për mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit të kësaj iniciative. Sidoqoftë, iniciativa tash ka ndryshuar formën dhe shpejtësinë pasi që ajo do të vie si Projekt-Ligj i qeverisë e jo më si nismë e deputetëve në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kadri Veseli ishte treguar i pafuqishëm pasi s’kishte arritur të bënte kuorum për të çuar përpara zhbërjen e Speciales.

Presidenti Hashim Thaçi kishte deklaruar se respekton çdo nismë të deputetëve.

Gjykata Speciale e themeluar më 2015 me vendim të Parlamentit ishte planifikuar të shfuqizohej në fund të vitit të kaluar përmes një nisme të deputetëve të pushtetit. Kishte dështuar të kalonte në Kryesinë e Kuvendit në mungesë kuorumi.

Kishin reaguar ambasadorët e  SHBA’së dhe vendeve të BE’së, duke thënë se një nismë e tillë shkatërron raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Prapa kësaj nisme kishin qenë Hashim Thaci, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Burime të Express kanë treguar se Vetëvendosje është pajtuar të votojë pro shfuqizimit të Speciales nëse nisma shkon përmes Qeverisë.

Pajtimi ka ndodhur ne takimin që kanë pasur para dy ditësh Glauk Konjufca me Bilall Sherifin, Ahmet Isufin e Memli Krasniqin.

Linjë direkte Tiranë-Tel Aviv

Shumë shpejt pritet të nisin fluturimet direkte Tiranë-Tel Aviv.

Ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Izrael, ajo e cila nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit, ka bërë të ditur lajmin.

Prej kohësh mes dy vendeve është diskutuar vendosja e fluturimit direkt dhe kompania që ka shfaqur interes ka qenë “Israir”, e cila planifikon të zhvillojë dy fluturime në javë Tel Aviv–Tiranë.

Por ende nuk ka asnjë datë të saktë se kur pritet të nis nga puna linja e re ajrore që do lidh Shqipërinë me Izraelin, ndërsa pritshmëritë janë që fluturimi i parë të kryhet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

Nga “Gështenja e Tropojës” tek “Boronica e Bjeshkëve”, markat shqiptare të regjistruara më 2017

Viti 2017 shënoi rritje të aplikimeve për regjistrim të markave shqiptare. Janë produkte që një pjesë e mirë eksportohen dhe kanë fituar emër në tregjet europiane dhe më gjerë.

Gjatë gjithë vitit të kaluar aplikuan për regjistrim të markës 1161 biznese.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Pronësisë Industriale, Elvin Lako, bëri të ditur në një aktivitet me rastin e përmbylljes së vitit 2017 se ka pasur rritje të interesit.

“I është dhënë rëndësi e veçantë aktiviteteve për ndërgjegjësimin e biznesit dhe publikut në tërësi. Është arritur të zhvillohen fushata takimesh me biznesin, duke ofruar asistencë dhe konsulencë për vlerësimin e PI si një kapital që mbrohet vetëm nëpërmjet regjistrimit dhe për ngritjen strategjive që çdo biznes duhet të ketë për ta kthyer PI në burim fitim

Për sa më sipër stafi DPPI ka kryer mbi 100 takime, duke shkuar në ambientet e biznesit jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Ky aktivitet promovues solli si rezultat rritjen e konsiderueshme të aplikimeve për regjistrim të markave duke arritur një rekord të ri prej 1161 Markash”, tha Lako për Monitor.

Veriu rekord me produktet

Pjesa e Veriut të Shqipërisë ka pasur vëmendje të veçantë në regjistrimin e produkteve shqiptare që janë të njohura tashmë përtej kufijve.

“Në 2017 vlen për t’u përmendur që kemi rritje të aplikimeve për tregues gjeografikë të produkteve shqiptare kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë si: Gështenja e Tropojës, Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës- Malësi e Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane”, shprehet Lako.

Regjistrimi i markave shihet si një nga komponentët kryesorë të rritjes së konkurrencës dhe zhvillimit të biznesit përmes rritjes së eksporteve.

 

KQZ i heq mandatin deputetëve Rakipi e Rehovica

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot në favor të ndërprerjes së mandatit për dy deputetët, Aqif Rakipi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Gledion Rehovica, i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Me 5 vota pro, Kqz mbështeti kërkesën e bërë nga prokuroria, sipas së cilës të dy deputetët nuk kishin përfshirë në formularët e deklarimit të dhëna që lidheshin me të kaluarën e tyre. Sipas prokurorisë, Rakipi rezulton të jetë referuar nga policia italiane për mbajtje të sendeve të vjedhura, ndërsa Rehovica si i përfshirë në vjedhjen e një dyqani. Që të dy gjithashtu rezultojnë sipas të dhënave të marra nga Italia se kanë përdorur emra të rremë, të cilët nuk janë deklaruar nga dy deputetët.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, avokatët e deputetëve Rakipi e Rehovica, u shprehën se kërkesa e Prokurorisë është e pabazuar, pasi ndaj deputetëve nuk ka patur asnjë procedim penal, e aq me tepër vendim gjykate për dënimin e tyre. Edhe mos deklarimi i emrave të tjerë të përdorur prej tyre, nuk përbën, sipas avokatëve, shkak për ndërprerje të mandatit, pasi nuk mund të konsiderohet si një veprim i qëllimshëm, duke qenë se edhe në rast deklarimi ata, sipas avokatëve, nuk do prekeshin nga ligji për dekriminalizimin.

Vendimi i KQZ-ës u përshëndet nga Ambasada amerikane në Tiranë, sipas së cilës kjo “është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”.

Historiani Xhufi: Ja kur u shfaqën Turqit në anët tona

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës, foli për periudhën kur otomanët pushtuan Shqipërinë, duke thënë se baza e tyre shërbeu Shkupi.

Xhufi: Turqit kanë filluar që në shekullin e XI, të duken nga këto anët tona. Ishin turqit selxhukë, të cilët Perandoria Bizantine i merrte si mercenarë. Në atë kohë, ata janë vendosur në Luginën e Vardarit me disa ngulime, të cilat vazhduan të jenë aty edhe në shekujt në vijim.

Ndërkohë si pushtues me identitet otoman kanë ardhur në vitin 1380 dhe erdhën nga jugu i vendit. Turqit si bazë morën Shkupin dhe prej andej niseshin në zonat e ndryshme të Shqipërisë.

“Pronari kishte folur me Saimirin”, del audio e re e përgjimeve të Habilajve me italianët

Ky është materiali i parë i siguruar nga Politiko.al. Gjatë tij të do të dëgjoni një bisedë disa minutëshe, regjistruar

nga Prokuroria e Katanias, zhvilluar ndërmjet pjesëtarëve të ‘klanit Habilaj’, të mbajtur në përgjim për disa vjet.

 

Politiko e ka zbardhur bisedën të plotë, por këshillohet dëgjimi i saj për të kuptuar më mirë, jo vetëm fillin e bisedës, por edhe për të siguruar një ide më të qartë të dialogjeve mes të përgjuarve. Teksti i shkaton shumë humbje ngjyrave, dhe ndoshta vetë thelbit të bisedës.

Me ‘B’ janë shënuara biseduesit dhe me numra secili prej tyre. Në fund të audios së transkriptuar keni edhe një komentar shpjegues të Politiko.al:

AUDIO 1

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.

Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?

Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.

Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.

O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.

(Qeshin)

Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?

Lëre tha, karton, tha.

Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.

Eeeeeeee.

Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.

B 2: -Po.

I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.

I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?

Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gropë, i

kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).

Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.

More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?

Biseduesi 2: Eeeeee…

B1: 15 mijë euro gjerdan..

B2: Ça thu ti re?

B1: Tani për tani.

B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)

B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.

(Njëri nga bashkëbiseduesit del nga makina. Lënë takim për të nesërmen ora 8.45 te ‘Peshku’.

Në makinë dëgjohet vetëm muzika e radios).

KOMENTAR

Çfarë ka të re në këtë material të publikuar nga PolItiko. al? është pyetja e parë, duke ditur faktin se shumë elementë të dosjes Habilaj, të grumbulluar në përgjimet italiane, janë zbardhur nga media. Gjëja e parë, e pahasur në materialet e mëparshme, është fakti se përgjimet e këtij materiali audio lënë të kuptohet qartë fakti se ish-ministri Tahiri ka patur kontakte, jo vetëm me Habilajt, por edhe me partnerët italianë të tyre. Me sa duket, ai nuk ka qenë vetëm një ‘lehtësues’ me infrastrukturë dhe inuencë shtetërore, por ka zbritur edhe në ‘terren’.

Kjo del qartë në bisedën e mësipërme, kur njëri prej të përgjuarve i kërkon tjetrit që të mos masë shumë (“se mos vjen këtu ai, se i ka mbajtur numrin”).

Elementi i dytë i ri lidhet me zgjedhjet. Del po aq qartë nga materiali i këtushëm se Tahiri ka folur edhe me italianët për zgjedhjet e pritshme në Shqipëri. Kushtojini vëmendje pjesës kur ndodh ngatërresa gjuhësore: italiani që i përmend zgjedhjet (elezzioni) dhe i përgjuari që kujton se po etpër leksione.

Elementi i tretë, ka të bëjë me sigurinë që jep ky pasazh zanor mbi atë se, a është kamionist Saimiri që del në përgjime, apo është ministër. Këtu fitet për një njeri me pushtet që quhet Saimir, që merr dhurata të shtrenjta dhe që është i shqetësuar për zgjedhjet.

Basha: Ndalimi i protestuesve është reagim prej frikacaku nga Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur vitin 2018 i revoltuar. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” pas ndalimit nga policia të dy pjesëmarrësve në protestën e opozitës më 18 dhjetor.

Një prej tyre, Osman Levanaku, u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës më 31 dhjetor, ndërsa më 1 janar u ndalua nga policia në pikën e kalimti kufitar në Morinë, Fiqirie Nezaj.

Këto veprime të policisë, Basha i ka cilësuar si reagime “prej frikacaku të kryeministrit Rama”.

“Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!”, shkruan Basha në Facebook.

Sulmohen me plumb telat përcjellës, gjysma e Tiranës mbetet sërish pa drita

Mbrëmjen e djeshme për rreth 20 minuta ashtu si edhe gjatë ndërrimit të viteve, gjysma e kryeqytetit ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike, për të paktën 20 minuta, pas një defekti në linjën 110 kv që furnizon me energji nënstacionin e uzinës së Traktorëve dhe Kinostudion.

 

Por ashtu si rastin e parë, duke iu referuar burimeve zyrtare pranë OST-së “BalkanWeb” mëson se linja dyshohet të jetë qëlluar sërish gjatë natës siç mund të shihni edhe në foton e siguruar nga “BalkanWeb”. Aty duken qartë gjurmët e plumbit që ka depërtuar në telat përcjellës.

Punonjësit e OST kanë punuar gjatë natës dhe kanë rregulluar defektin, ndërsa OST ka depozituar sërish një denoncim pranë komisariatit numër 4. Blutë e kryeqytetit kanë nisur menjëherë hetimet për dëmtimin e linjës 110 Kv të OST në Babrru.

Morinë: Ndalohet një tjetër aktiviste e PD-së

Ndalohet një tjetër aktiviste e opozitës në pikën kufitare të Morinës. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për zonjën Fiqirije Nezaj, 50 vjeçe, e cila është ndaluar nga policia kufitare pasi rezultonte të ishte person në kërkim.

Fiqirije Nezaj, u ndalua në Morinë me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit.

Partia Demokratike thotë se, zonja Nezaj nuk ishte njoftuar se ishte në kërkim nga policia, ndërsa mbahet në Komisariatin e Kukësit bazuar mbi akuza fallco dhe pa prova.

Më 31 janar u ndalua edhe ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës. Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Shqiptarët thyejnë rekord në burgjet në Itali

Numri i të burgosurve në burgjet italiane është rritur.  Më 2016 ishin 54 653, 4.8% më tepër se viti paraardhës. Shifra është bërë e ditur nga autoritetet italiane, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një sinjal që duhet monitoruar me vëmendjen.

Të burgosurit janë pothuajse të gjithë meshkuj, 95.8% e totalit, çereku (25.9%) janë toksikodipendentë, ndërkohë që një e treta, 18 621 persona, 34.1% e të burgosurve, janë të huaj.

 Në renditjen e të huajve, vendin e parë e zënë marokenët, me 17.6%, ndjekur nga rumunët (14.6%) dhe shqiptarët, me 13% të numrit të të burgosurve të huaj në Itali.

Shqipëri – Të gjitha taksat e reja të 2018-s: 25 milionë euro më shumë

Shqiptarët e nisin ditën e sotme me numërimin pas për 25 milionë euro që do të dalin nga xhepat e tyre përgjatë gjithë vitit 2018 si taksa shtesë me paketën e fundit fiskale, ku peshën më të madhe do ta zërë taksa e rritur e pronës.

Shqiptarët e nisin ditën e sotme me numërimin pas për 25 milionë euro që do të dalin nga xhepat e tyre përgjatë gjithë vitit 2018 si taksa shtesë me paketën e fundit fiskale, ku peshën më të madhe do ta zërë taksa e rritur e pronës.

 Paketa fiskale u shoqërua me debate të gjata, por mes bilancit qytetarët apo biznesi, barra bie mbi të parët, të dytët në disa sektorë si turizmi, teknologjia e informacionit morën lehtësime të shumta. Ndryshe ndodh për biznesin e vogël, që do të hyjë në skemën e TVSH-së nëse e kalon xhiron prej 2 milionë lekë në vit.

Por cilat janë taksat e reja që do të paguajnë qytetarët?

Taksat e ndërtesës

Në faturën e dritave nuk do të paguhet vetëm energjia. Taksa e ndërtesës do të jetë e përfshirë në të këtë faturë në kuadër të reformimit të saj ku baza e llogaritjes dhe formula kanë ndryshuar. Duke filluar nga 1 prilli, shkalla e taksës mbi ndërtesat, aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon dhe 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.
Në vitin 2018, qytetarët do të paguajnë 21 milionë euro më shumë taksë prone. Në projektbuxhetin e vitit 2018, Ministria e Financave parashikon që të ardhurat totale nga taksa e pronës të jenë 8.1 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme prej 54% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. Ndërsa në 2019-n, kur kjo taksë do të vilet e plotë gjatë gjithë vitit dhe kadastra do të jetë më e plotë, pritet që qytetarët dhe bizneset të paguajnë 8.7 miliardë lekë, për t’u rritur në 9.4 miliardë lekë në 2020-n, pra gati dyfishi i asaj që paguajnë sot.
Barra më e lartë e taksës së pronës  do të jetë për banorët e kryeqytetit. Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2018 parashikon që të ardhurat nga taksa e pronës do të arrijnë 2.5 miliardë lekë, ose sa 31% e totalit të taksës së pronës që pritet të mblidhet në gjithë vendin. Familjet në kryeqytet do të paguajnë në 2018-n rreth 510 milionë lekë, dyfish në krahasim me një vit. Në 2019-n, pagesa e familjarëve për taksën e pronës pritet të rritet edhe më tej, duke arritur në 850 milionë lekë (6.2 milionë euro), ose gati 4 herë më shumë se shuma që pritet të paguhet në vitin 2017.

Këtë taksë do ta paguajnë tashmë dhe ndërtuesit  që nuk kanë respektuar afatet për lejen që kanë marrë. Sipas përcaktimit në draft kjo kategori do të paguajë 30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
Nga kjo taksë përjashtohen disa kategori të konsideruara si vulnerabël por jo vetëm. Edhe hotelet me 5 yje që kanë status special nuk do ta paguajë  .

Tatimfitimi, zero tek turizmi dhe 5% tek IT

Hotelet me 4 dhe 5 yje nuk do të paguajnë tatimfitim për një periudhë 10- vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special. Sipas ligjit përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë autorizimin nga Këshilli i Ministrave deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit nisin në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Për të gjithë ata që ushtojnë aktivitet në prodhim dhe zhvillim të softëearve tatimfitimi do të jetë 5%. Efekti negativ në buxhet llogaritet 93 milionë lekë.

Biznesi i vogël me TVSH nga 1 prilli

Duke filluar nga 1 prilli, ulet pragu I bizneseve që do të përfshihen në skemën e TVSH-së, nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë. Kjo ishte një lëvizje e kundërshtuar nga ekspertët dhe FMN-së, por qeveria u tërhoq vetëm nga plani për ta futur atë nga zero, duke ulur kufirin në 2 milionë lekë. Pritet që gjatë muajve të parë të vitit të dalin dhe udhëzimet si do të bëhet deklarimi, që pritet të jetë një herë në tre muaj.Akiciza tek cigaret e ndryshime dhe tek furnizimi

Për një kategori të veçantë cigaresh të njohur si cigarillo nga sot nis aplikimi i një niveli të ri akcize. Këto të fundit janë cigare të mbështjella me duhan apo të njohura rëndom si “puro” Konkretisht, niveli i ri i akcizës së cigareve, u rrit nga 5750 lekë/1000 copë që ishte, në 5850 lekë/1000 copë. Efekti pozitiv në buxhet llogaritet 1 miliardë lekë. Paralelisht me këtë tatimet kanë bërë me dije se ka ndryshime edhe tek pjesa që lidhet me furnizimin e cigareve. Në një udhëzim të veccantë është sqaruar me hollësi procedura e furnizimit dhe faturimit të të gjitha hallkave që nga furnizuesi kryesor deri te njësia e shitjes me pakicë të cigareve.

Në krahasim me udhëzimin e mëparshëm, ngarkohen të gjitha hallkat e rrjetit të furnizimit të cigareve për të deklaruar inventarin gjendje (stoku) brenda 5(pesë) ditëve punë nga aplikimi i çmimit të ri, me qëllim llogaritjen dhe pagesën e TVSH-së sipas çmimit të ri;

Taksa për makinat e luksit

Nga sot ndryshon edhe koncepti për makinat e luksit. Në ndryshimet e bëra në ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse, “Automjet luksoz” konsiderohen autoveturat deri 6+1. (neni 2, pika 5) si dhe ka pësuar një ndryshim neni 11 “Tarifa shërbimi”, gërma ç) ku janë hequr tarifat për shërbime gjyqësore, pasi ato do të reflektohen në një ligj të veçantë, duke parashikuar që fusha e zbatimit të këtij ligji të shtrihet mbi tarifat për veprime e shërbime të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe noterisë (ndryshim, i cili do hyjë në fuqi më 1 Qershor 2018).

Ndryshimet tek TVSH (hotelet me 5 yje dhe biznesi i vogël)

Ligji “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar” këtë vit sjell një nivel të ri zbatimi ku së pari vendosjen e një niveli TVSH-je prej 6 për qind për furnzimin e shërbimeve që ofrohen në hotelet me 5 yje me status special. Deri dje ky nivel TVSH-je ofrohej vetëm për furnizimin e shërbimit të fjetjes në gjithë strukturat akomoduese në vend. Por trajtimi i diferencuar bëhet vetëm për ata me status special që do të thotë se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e këtyre hoteleve do të faturojnë shërbimin me 6% TVSH.

Taksa e infrastruktures

“Thesi” i lehtësive të qeverisë për investitorët me status special ka rezervuar ndryshime edhe tek taksa e infrastrukturës. Për të gjithë ata që kanë statusin special si hotele me pesë yje taksa e infrastrukturës do të jetë zero ndërkohe që normalisht për këtë kategori ndërtimi në Bashkinë e Tiranës ajo aplikohet në 4% të vlerës totale të projektit ndërsa në bashkitë e tjera nga 1-3%.

Perjashtimet doganore

Nga sot janë të paktën 60 produkte dhe kode të veccanta doganore që që i përkasin fushës së teknologjisë dhe inovacionit që u zerohet tarifa doganore. Në listën e produkteve hyjnë, mes të tjerave, pllaka për filmat kinematografikë, kasat, makina që kryejnë më shumë se dy funksione printimi, kopjimi, transmetim fakti, anijet e hapësirës (përfshi satelitët) dhe mjetet që lëshojnë anije në hapësirë dhe mjetet suborbitale, si dhe aeroplanët për stërvitje mësimore tokë dhe pjesët e tyre.

Taksa e re e tabeles

Bizneset duhet të rishikojnë edhe një herë kategorinë e tabelës që kanë në përdorim për qëllim identifikimi. Sipas ligjit në fuqi janë katër  ndarje ku e para është “tabela për qëllime identifikimi, të trupëzuara, ose jo brenda territorit, ku zhvillohet veprimtaria e biznesit dhe nuk përdoret për të reklamuar veprimtaritë e të tretëve (ku shënohet emri/ose aktiviteti i biznesit)”.

Pikërisht këtu është edhe risia ku kjo kategori ka të paktën pesë nënndarje të tjera. Edhe me këtë skemë për një tabelë deri në 2 metër katror biznesi paguan zero taksë por rritje progresive  të saj ka edhe rritje të çmimit. Nga ana tjetër ka edhe një ndarje sipas llojit : e thjeshtë, e thjeshtë me ndriçim dhe elektronike.

Me kategorizimin e ri për një tabelë të thjeshtë (pa ndriçim) 2 m2 deri në 10 m2 taksa në Bashkinë Tiranë dhe Durrës është 15 mijë lekë m2. Për Bashkinë Shkodër dhe gjithë ato të renditura në kategorinë 2 taksa vjetore është 10 mijë lekë m2/vit.

Shembull: Një biznes në Tiranë ka të vendosur një tabelë të thjeshtë pa ndriçim e cila është 15 metra katror. Shuma e taksës që ky biznes do të paguajë është(10 m2 x 15 000 lekë) + (5m2 x 12 750 lekë) = 150 000+63 750= 213 750 lekë në vit ose (17 812 lekë/muaj). E njëjta logjikë do të ndiqet edhe për sipërfaqet e tabelave mbi 20 m2 dhe mbi 40 m2.

Kategoria e dytë e tabelave janë “tabelat për qëllime identifikimi jashtë territorit ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e tabelave të sinjalistikës për orientim”. Kjo tabelë duket se taksa e saj është 120 lekë metër/katror.

Në kategorinë e tretë janë tabela për qëllime reklamimi e lëvizshme dhe e palëvizshme, në atë të katërt tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola.

Gomonia me drogë e armë nga Shqipëria, kapet natën e ndërrimit të viteve në Itali (fotot)

Kanë zgjedhur natën e ndërrimit të viteve me sa duket si momentin më të përshtatshëm për veprimtarinë tyre të paligjshme, por kanë përfunduar në pranga.

Tre të rinj nga Vlora janë arrestuar nga policia italiane, pasi gomonia e tyre e ngarkuar me drogë dhe armë u kap pas një operacioni të policisë në San Foca, Leçe mbrëmjen e djeshme.

Të arrestuarit janë 3 shqiptarë nga Vlora, 25 vjecarë, inicialet e dy prej te cileve jane S.O. dhe S.A.
Il-Kalashnikov-trovato-sul-gommone-albanese-2-1

Il-Kalashnikov-trovato-sul-gommone-albanese-2
Forcat ajrore të Guardia di Finanza kanë dalluar mjetin lundrues dhe janë vënë në ndjekje edhe me anije, ndërkohë që trafikantët u përpoqën të largoheshin. Ndjekja përfundoi pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno me arrestimin e tre të rinjve.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për rastin në fjalë, ndërsa lënda narkotike do të peshohet.

Urimi i Voal dhe botuesve të saj për Vitin 2018 u bëftë realitet! Ju ftojmë ta lexoni urimin, t’i bashkoheni e ta shpërndani !

Voal dhe botuesit e saj i urojnë shqiptarët mbarë:

Gëzuar Viti i Ri 2018!

Kombi shqiptar

ka 26 vjet në Shtetin Amë,

pothuaj dy dekada në Kosovë,

mbi 16 vjet në Maqedoni

që përjeton dramën e madhe të zhgënjimit nga klasa e vet politike,

Diktatura dhe pushtuesi është zëvendësuar me trashëgimtarë të regjimit të vjetër dhe politikanë të inkriminuar!

Ata nuk e duan integrimin e kombit shqiptar në trungun Europian nga e ka prejardhjen!

Prandaj i lënë shqiptarët pa shtet ligjor, në mjerim e vafëri, pa punë e të ardhme,

ndërsa për vete kanë uzurpuar shtetin dhe pasuritë e shqiptarëve

kanë uzurpuar

pushtetin politik dhe atë ekonomik!

Kjo klasë politike është e rrezikshme për kombi shqiptar!

Kjo klasë politike ua ka vjedhur lirinë shqiptarëve!

Ajo nuk e do integrimin e shqiptarëve në BE!

Ajo i do shqiptarët të mbeten lypsarë ose emigrantë!

Sepse kësisoj mund ta mbajë Shqipërinë, pronën e shqiptarëve, si pronën e saj private!

Prandaj nuk i përmbush reformat!

Prandaj nuk e lufton mafien!

Prandaj i lë shqiptarët pa shtet social!

Prandaj i lë shqiptarët pa asnjë perspektivë!

Sepse përmbushje reformash do të thotë largim të saj nga skena politike!

26 vjet në shtetin amë,

gati dy dekada në Kosovë

e pothuaj 16 vjet në Maqedoni,

kombi shqiptar sheh të njëjtat fytyra që vijojnë ta vjedhin dhe keqpërdorin votën e sovranit!

Kjo klasë politike nuk meriton të jetë më në pushtet!

Kjo klasë politike nuk meriton të jetë më në pushtet!

Kjo klasë politike nuk meriton të jetë më në pushtet!

Ky është refreni i këtij urimi!

Voal uron që kjo klasë politike më së paku të dalë këtë vit në pension dhe ta ketë pensionin nga 100 Euro sikur e kanë edhe pensionistët në Shqipëri e Kosovë!

Ky është urimi i Voal dhe botuesve të saj Elida dhe Skënder Buçpapaj për vitin e ri 2018!

Me ndihmën e Zotit dhe mençurinë e shqiptarëve ky urim u bëftë realitet!

Amin!

 

Elida Buçpapaj

Skënder Buçpapaj

Biznesmeni durrsak tenton vetëvrasjen në mënyrë tragjike

Një biznesmen 41-vjeçar, ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë ditës së djeshme në mënyrë tragjike.Ngjarka ndodhi në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku pronar i një lokali, me iniciale A.H pasi theu xhamat e lokalit të tij tek ‘4 rrugët e Shijakut’ tentoi të pinte lëndë helmuese.

Pasi u njoftua për rastin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa nisi hetimet.

Ndërkohë, 41-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se, në Katër-Rrugët e Shijakut, ka thyer xhamat e lokalit të tij dhe ka tentuar të pijë lëndë helmuese, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria gjurmon në SHBA paratë e lobimit të Bashës

Prokuroria e Tiranës nisi një letër-porosi drejt SHBA-së për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike.

Mësohet se në qendër të hetimit është burimi i 625 mijë eurove që janë paguar për dy kompanitë amerikane “Biniatta Trade LP’ dhe “Stonington Strategies”.

Nga KQZ është kërkuar vënia në dispozicion e dosjes që ka paraqitur Partia Demokratike me faturat e shpenzimeve, raportin e auditimeve, si dhe tabelat e plota së bashku me kontratat që ka dorëzuar Partia Demokratike mbi fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Gjithashtu Partisë Demokratike i është kërkuar paraqitja e të dhënave të plota mbi kontratën e nënshkruar. KQZ ka deklaruar se gjithçka është publike dhe e pasqyruar në faqen në internet të këtij institucioni. E njëjta gjë është pohuar edhe nga Partia Demokratike.

Me këto para hetuesit dyshojnë se është paguar lobimi për një takim me kreut të opozitës Lulzim Basha dhe presidentit të Amerikës Donald Trump, 2 javë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. /Lapsi.al/

Sheraton ik nga Shqipëria – agjencitë turistike e quajnë lajm të keq

TIRANE– Rrjeti i njohur i hotelerisë “Sheraton”, që prej 14 vitesh ka operuar në vendin tonë, në muajin janar do të largohet nga Shqipëri.

Lajm e ka bërë të ditur Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA), ku përmes një deklarate për mediat e ka konsideruar këtë vendim një lajm të keq. Mes të tjerash ATOA deklaroi faktin se qeveria nuk duhet të tregohej aq indiferente, ndërsa shtoi se duhet të ishte një nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve.

“Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar siç ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kësaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj. Nuk jemi të sigurt sesa rol mund të luante qeveria për të frenuar ikjen e të vetmit hotel brand në vend, por jemi të sigurt qe nuk mund të bënte indiferentin por te ishte një nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve. Sepse përpara se të kërkohen hotele brand të reja, duhen mbajtur ato pak që kemi aktualisht”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike.

Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit Armando Prenga

Rrezohen akuzat ndaj ish deputetit Armando Prenga. Gjykata e Kurbinit ka pushuar sot ceshtjen ndaj ish-deputetit. Mesohet se gjykata e ka pushuar çështjen ndaj tij, në kohën kur Prokuroria ishte kërkuar 6 muaj burg për të, raportoin “News 24”.

 

Prokuroria e Përgjithshme pati njoftuar në shkurt të vitit 2017 se nga verifikimi i të dhënave brenda dhe jashtë Shqipërisë për deputetin Prenga, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali në vitet 1996-1997, si dhe një vendim të formës së prerë të gjykatës së Kurbinit në Shqipëri, në të cilin është dënuar me gjobë për “falsifikim dokumentesh”.

Letra e Prenges kur dha doreheqjen 

Duke u shprehur konsidaratën e falenderimet për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të ju paraqes doreheqjen time nga mandati i dupetetit të PS në qarkun e Lezhës.

Dëshiroj t’ju informoj ju zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, sic është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar.

Së fundmi i konsideroj të padrejta dhe shpifje, të ulëta, akuzat politike të opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre.

letra-e-prenges-per-meten

Letra e Prokurorise drejtuar KQZ:

Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotesimi i te dhenave “….passjell perjashtimin e menjehershem nga funksioni publik….”. Pra, vetem duke u mbeshtetur ne faktin qe ka nje vendim penal te padeklaruar (te gjykates se Kurbinit), deputetit duhet t’i nderpritet mandati.

Prokuroria e Pergjithshme ka derguar pergjigjen diten e sotme per t’i dhene mundesine KQZ-se qe te shqyrtoje brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorise per konstatimin per nderprerje te mandatit te deputetit Prenga.

KQZ ka detyrim qe te shqyrtoje vendimin e Prokurorise brenda 10 diteve nga vendimmarrja e Prokurorise.

Prokuroria e Pergjithshme ka marre vendim per konstatimin e nderprerjes se mandatit te deputetit Prenga ne dt.15.02.2017″, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

Shkresa e Prokurorisë: Prenga, i dënuar për vjedhje pasurish

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-së, më datë 16 shkurt 2017, një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së, Armando Prenga. Prokuroria ka zbuluar një vendim gjyqësor të formës së prerë të vitit 2005 që Armando Prenga është dënuar për “falsifikim dokumentesh”, duke marrë 450 mijë lekë gjobë.

prokuroria prenga

Shkresa e firmosur nga prokuroria Rovena Gashi ka theksuar se ka marrë përgjigje nga INTERFORZA italiane se Armando Prenga, alias Mondi, është i dënuar për “vjedhje pasurish” në Itali, “marrje pasurive të vjedhura”, “deklarata të rremë për identitetin” dhe “falsifikime”.

“Nëpërmjet korrespondencës me Zyrën e Ndërlidhëse të policisë italiane në Shqipëri, INTERFORZA, sektorit të Verifikimit të Integritetit, është informuar me shkresat e datës 21.12.2016 dhe 22.12.2016 se subjekti Armando Prenga, alias Mondi, lindur më 26.06.1974, rezulton me precedentë penalë në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Po ashtu, të njëjtat vepra i ka raportuar edhe Zyra Kombëtare EUROPOL, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Fakti që në formular nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me vendimin penal të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë Kurbin, apo nga autoritetet italiane të drejtësisë në lidhje me të kaluarën e tij kriminale, e bën këtë subjekt të përfshirë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Prokurorisë.

Kë prek Reforma në Drejtësi – dosjet dhe zyrtarët e shënjestruar

Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Dhe zbatimi i reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut, rezultatet e para të Vetingut, konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe zgjedhja e kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar nga KLP dhe Parlamenti.

Vetingu në Policinë e Shtetit dhe reforma në të gjithë piramidën e administratës publike, janë një tjetër sfidë për vitin që vjen.

Në fokus të vëmendjes do të jetë edhe aksioni politik i opozitës, i cili do të nisë në janar, me qëllim për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’ dhe kryeprokuroren e re të përkohshme Arta Markun. Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE për çeljen ose jo të negociatave do të jetë një tjetër ngjarje që do të shënjojë vitin 2018 për shqiptarët.
Ngritja e mundimshme e SPAK-ut

SPAK-ut është një strukturë e veçantë e parashikuar në Kushtetutën e ndryshuar dhe në një ligj të veçantë. Kjo strukturë ka si objekt gjurmimin, hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit në nivele të larta. SPAK-u përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat e Speciale. Për miratimin e kësaj strukture të frikshme që ka trembur politikanë, kanë luftuar për tre vite me radhë amerikanët dhe vendet e BE.

Kur ndërkombëtarët thonë se politika dhe gjyqësori kanë frikë nga reforma, i referohen pikërisht SPAK-ut. Fillimisht, ngritja e SPAK u tentuan të sabotohej, duke mos votuar ndryshimet Kushtetuese, por deputetët që bënë rezistencë u kërcënuan se do të futeshin në listën e zezë të SHBA.

Më pas, SPAK-u u bllokua përmes zvarritjes së Vetingut nga armata e gjyqtarëve dhe një pjesë e politikës, duke ankimuar ligjin në Kushtetuese. Aktualisht, zbatimi i ligjit të SPAK-ut është bllokuar për shkak të zvarritjes së ngritjes së KLP dhe KLGJ, po nga politika dhe gjyqësori. Gjithsesi, procesi ka hyrë në një rrugë pa kthim. Duke iu referuar procedurave dhe afateve, lëvizjet e para për ngritjen e SPAK-ut do të nisin në muaj mars të këtij vitit 2018.

Për ngritjen e strukturave të SPAK do të asistojnë përfaqësues të SHBA dhe BE. Njerëzit që do të bëhen pjesë e këtyre strukturave do të kalojnë Vetingun, duhet të plotësojnë kushte dhe kritere të forta si dhe do të jenë nën monitorim të rreptë nga struktura të tjera të posaçme.

Dosjet që do jenë objekt i SPAK-ut

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Gjithashtu, në kompetencë të organeve të SPAK-ut do të jenë çdo vepër penale që dyshohet se është kryer apo që është kryer nga funksionarë apo ish-funksionar shtetëror që nga viti 1991 deri në ditët sotme. Pra, çdo aktivitet i paligjshëm i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që pas rënies së regjimit komunist, mund të hetohet dhe gjykohet.

Funksionarët në shënjestër

Objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale do të jenë veprat penale të presidentit dhe ish-presidentëve, kreut të kuvendit dhe ish-kryetarëve të Kuvendit, kryeministrit dhe ish-kryeministrave, ministrave dhe ish-ministrave, të të gjithë deputetëve dhe ish-deputetëve, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të kryeprokurorit dhe ish-kryeprokurorit, të krerëve të organeve të reja të drejtësisë dhe të drejtuesve të institucioneve qendrore apo të pavarura që nga viti 1991.

Roli i FBI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, do të mundësojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke marrë pjesë edhe në hetime të caktuara.

Në ligjin për SPAK, janë parashikuar edhe ekipe të përbashkëta hetimore mes Shqipërisë-SHBA-BE, për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Evropian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore.

Dosjet

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetëror që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Sfidat

Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 duket se konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe impaktin e saj. Finalizimi i zbatimit të reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut.

Funksionarët në shënjestër të SPAK

Presidenti i Republikës, ish-presidentët
Kryetari i Kuvendi, ish-kryetarët e Kuvendit
Kryeministri, ish-kryeministrat
Ministrat, ish-ministrat
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Prokurori i Përgjithshëm, ish-kryeprokurorët
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Kryetarit të Bashkisë, ish-kryebashkiakët
Deputetët, ish-deputetët
Zëvendësministrat, ish-zëvendësministrat
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
Drejtuesit e institucioneve qendrore, ish-drejtuesit e institucioneve qendrore
Drejtuesit e institucioneve të pavarura, ish-drejtuesit e institucioneve të pavarura

Veprat penale në kompetencë të Byrosë dhe Prokurorisë së Posaçme

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, dënohen me burgim nga një vit deri në katër vjet.
Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Çelja e depozitave ose e llogarive bankare, anonime ose me emra fiktivë, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Genocidi, dënohet jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Krime kundër njerëzimit, vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet etj., dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Krimet e luftës, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasja për gjakmarrje, dënohet jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasjet në rrethana të tjera cilësuese, dënohet jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasja e funksionarëve publikë, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare.
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm.
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, dënohet deri në pesëmbëdhjetë vjet, kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm.

Trafikimi i personave të rritur, dënohet nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera, dënohet nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Trafikimi i të miturve, dënohen nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Atentati, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Komploti, dënohet nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kryengritja, nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet, udhëheqësit me burgim të përjetshëm.
Vepra me qëllime terroriste, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Financimi i terrorizmit, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave terroriste, jo më pak se dhjetë vjet.

Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, jo më pak se shtatë vjet.
Thirrja publike për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, nga katër deri në dhjetë vjet.
Prodhimi i armëve luftarake, nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizata terroriste, dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Banda e armatosur, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Nxitja e urrejtjes ose grindjeve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.
Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj, dënohet nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj, dënohet me deri në tre vjet.
Trafikimi i armëve dhe i municionit, dënohet nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive, dënohet nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Trafikimi i narkotikëve, dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, dënohet nga 10 deri në 20 vjet.
Organizata kriminale, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.
Grupi i strukturuar kriminal, dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet./shqiptarja.com

Kryemadhi-Ramës: Do të hash sërish këpucë kokës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, thotë se është gati ti përsërisë veprimet e saj në Kuvend, përfshirë veprimin shumë të debatuar në opinionin publik të goditjes së kryeministrit me këpucë.

Sipas saj, Rama ka goditur deputetët.

Kryemadhi tha në Report Tv, se nëse Rama do të guxojë të prekë deputetët, patjetër që do ta godasë me këpucë.

“Rama ka hedhur 80 milionë euro për të intimiduar qytetarët në zgjedhje. Në katër vjet varfëroi shqiptarët për t’i blerë lehtë në zgjedhje. Atë do ai, t’i kalojë ligjet, të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po goditi sërish ndonjë njeri, patjetër që do ketë ndonjë këpucë kokës. Po preku deputetët, do goditet sërish?”, tha Kryemadhi.

Basha: Kryeprokurorja e dha vendimin e parë, ia ktheu pasaportën Tahirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në Lezhë se vendi ndodhet në një udhëkryq vendimtar, ku shumica absolute e shqiptarëve të ndershëm po varfërohet dhe po humbet të drejtat nga sundimi i një pakice të kriminalizuar dhe të korruptuar.

Basha u shpreh se Shqipëria sot nuk ka një qeveri dhe kryeministër, por ka një bandë dhe kapobandë, që e ka kthyer vendin në zonë të lirë për krimin dhe po kap drejtësinë për të mos dhënë llogari para saj.

Akti antikushtetues i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm është prova me e qartë.

“Efektin e parë të emërimit të Ramës kryeprokuror e patë me kthimin e pasaportës tek Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushtetues, i cili përqëndron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprurëse, reformës në drejtësi.”- theksoi Kryetari i PD-së.

Lulzim Basha tha se skandali i Saimir Tahirit, Ministrit të Brendshëm që drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës me bekimin e kryeministrit, ka vulosor fatin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Prandaj ju them sot, se qeveria e Edi Ramës është e vdekur politikisht dhe ai vetë është një kufomë politike i diskredituar para shqiptarëve, i diskredituar para faktorit ndërkombëtar. Ata që deshën t’i japin një shans të fundit Edi Ramës, shqiptarë dhe të huaj, kanë parë dhe po shohin sa po u kushton kjo.”

Në këtë udhëkryq, kur Shqipëria ndodhet në një krizë politike, ekonomike dhe morale, kreu i Partisë Demokratike ka një mesazh për çdo shqiptar që dëshiron një jetë dinjitoze në Shqipëri.

“Detyra jonë është që të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve që nga viti i themelimit tonë, të bëhemi zëdhënësit dhe përçuesit e kësaj shumice absolute të shqiptarëve dhe t’u themi se rrugëdalja nuk është as rënia në depresion, as vetëflijimi, as tragetet, as emigrimi, as avioni por bashkimi në sheshet e protestës.”

Kryetari i opozitës shpjegoi çfarë synohet me protestat dhe çfarë do të thotë krijimi i një qeverie antimafia.

“T’ia bëjmë të qartë se nuk po e bëjmë këtë që të ikë Edi Rama dhe të vijë unë me protestë, apo të jem unë kryetari i qeverisë së përkohshme, jo! Ne kërkojmë largimin e shkaktarit numër një dhe krijimin e kushteve për funksionimin e demokracisë dhe reformës në drejtësi. Ndaj kemi parashtruar nevojën për një qeveri antimafia.”

Basha tha se qeveria antimafia do të garantojë reformën zgjedhore, mosprekjen e votës dhe, përmes zgjdhjeve të lira e të ndershme, garanton një qeveri që lidh fatin e vet me atë të qytetarëve.

Trupi i pajetë i Florenc Beqirajt mbërrin në aeroportin e Rinasit

TIRANE- Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit nga Shkodra që ndërroi jetë në spitalin e Marsejës me datë 22 dhjetor.

Familjarë, miq, të afërm e qytetarë e kanë pritur mes lotëve e dhimbjes trupin e Florencit në aeroport për ta shoqëruar drejt Shkodrës, qytetit ku lindi e ku do të prehet.

 

Duke u nisur nga rrethanat misterioze ku humbi jetën e polemikat e shumta që shkaktoi pas pretendimeve të familjarëve se Florenci nuk ka tentuar vetëvrasjen, por dikush ka dashur ta mbysë brenda kampit ku qëndronte, trupi i të riut i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore në Francë.

Zbardhja e ekspertizës do t’i jepte fund edhe rrethanave të dyshimta të dhe të bëhet publike nga spitali francez, ku Florenci qëndroi në koma për disa ditë.

Bushati: Meta iu drejtua Trumpit, bëri veprim të pamenduar, nuk ka lexuar fare tekstin e rezolutës

Vota e Shqipërisë në OKB, ka ngjallur shumë debat në vend, ku janë përfshirë të gjithë aktorët politikë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmit Bushati, në një intervistë për televizionin Klan, ka reaguar në lidhje me këtë çështe, duke thënë se letra e presidentit ka qenë e nxituar.

“Nuk kam asnjë lloj dëshire të komentoj veprimet e pamendurara, të nxituara që mund të marrin aktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës. Faktet flasin qartë, trillimet janë një çështje tjetër, çdokush është i lirë të shkruajë, të përdorë pozicionin shtetëror, por mund të them që Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Ekskluzivitetin në formulimin e politikës së jashtme e ka qeveria”.

Të gjithë ata që e cilësuan si votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe kreun e shtetit, ministri i quan diletantë.

“Është për të ardhur keq sepse të gjithë këta që kanë folur për këtë çështje, përfshirë dhe Presidentin e Republikës, nuk kanë marrë mundimin për të lexuar tekstin e rezolutës së votuar ku nuk ka asnjë paragraf as për SHBA, as për qëndrimin e Presidentit Trump. I gjithë ky teatër absurd që po luhet gjithë këto ditë nga këto diletantë, të krijon përshtypjen e një teatri të lodhur, të krijon përshtypjen që ky grup aktorësh të mbetur pa kauzë nuk kanë çfarë bëjnë gjë tjetër, veçse të spekulojnë mbi këtë çështje, e cila në fakt duket sikur do ta nxjerrin Shqipërinë një shtet qesharak që nuk është”.

Berat – Gruaja ia vuri flakën vetes, burri deshi ta shpëtojë, u dogj edhe vetë

Një 43 vjeçare nga në fshati Dyshnik i Beratit i ka vënë flakën vetes duke u lyer me benzinë. Ngjarja e rëndë është shënuar sot rreth orës 13:30 minuta në Berat.

 

“Bashkëshorti i saj shtetasi G.S, 49 vjeç, ka tentuar për të fikur flakët, por është djegur dhe vetë” tha policia në informacionin paraprak.

Burre e grua jane derguar per mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se shtetasja T.M, vuan prej kohësh nga depresioni, tha policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Send this to a friend