VOAL

VOAL

Thellohet skandali – Anëtari i KLGJ dhe zv/dekani i Drejtësisë thirrje pedagogëve: Bëni artikuj për fondacionin e PS

“Panorama” raportoi sot gjatë ditës se në faqen kryesore të Fakultetit të Drejtësisë të dekanit, Artan Hoxha, reklamohet revista politike “Politicus” e Fondacionit të krijuar nga Partia Socialiste me emrin “Qemal Stafa”, që deri pak kohë më parë e drejtonte Saimir Tahiri.

Por një email që ka qarkulluar në postat e pedagogëve, e thellon akoma më tej këtë skandal, pasi tregon se universitetet që duhet të jenë të pavarura, i japin hapësirë një fondacioni të PS.

Sic shihet në foton që publikon “Panorama” më poshtë, një punonjës i Fakultetit të Drejtësisë, i çon email pedagogëve dhe i kërkon gë të bëjnë shkrime për fondacionin “Qemal Stafa”.

b453fec2-8ff3-44a8-8b83-87037c3abc7f

Punonjësi Erjon Muharremaj, është zv/ Dekan i Fakultetit të Drejtësisë si dhe anëtar i KLGJ i zgjedhur së fundmi nga shorti me gogla.

JA PERMBAJTJA E EMAIL DERGUAR PER PEDAGOGET:

Revista politike “POLITICUS”

FONDACIONI “QEMAL STAFA”

THIRRJE PËR ARTIKUJ ANALITIK

“DREJT DREJTËSISË SOCIALE NË SHQIPËRI”

Fondacioni “Qemal Stafa” në kuadër të lancimit të Revistës Politike, “POLITICUS”, hap thirrjen për publikimin e artikujve analitik. Për të inkurajuar reflektimin politik, me anë të kësaj thirrje, mirëpresim kontributin tuaj nën temën “Drejt Drejtësisë Sociale Në Shqipëri”.

Drejtësia sociale është një term që rrjedh nga qëllimi për të patur marrëdhënie shoqërore të rregulluara nga ligji, por mbi të gjitha, “e drejta” të zbatohet nga Institucionet duke i vendosur individët në kushte të barabarta.

Drejtësia Sociale përfshin një gamë të gjërë temash, si për shembull:

• Trajtimi i të dënuarve në burgje;

Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS "Qemal Stafa"
Faqja e Fakultetit ku reklamohet aktiviteti i Fondacionit te PS “Qemal Stafa”

• Alternativat e Politikave Shtrënguese përkundrejt atyre Sociale;

•Drejtësia Penale Për të Miturit;

•Sfidat dhe Perspektivat e Drejtësisë Restauruese në Shqipëri;

•Ofrimi i ndihmës ligjore falas;

•diskriminimi ndaj minoriteteve;

•Koordinimi i dhunës në Familje etj.

Aktualisht një sërë hapash po merren nga Shteti Shqiptar për arritjen e këtij standarti prandaj ajo cfarë pritet nga kjo thirrje është kontributi që mund të ofrohet duke reflektuar mbi drejtimin dhe trajtimin që duhet ti bëhet Drejtësisë Sociale në politikë. Në mënyrë që shteti të hartojë politika sa më të drejta dhe eficente në funksion të këtij qëllimi, idetë dhe opinionet inovatore të akademikëve dhe ekspertëve të fushës duhen promovuar në të gjitha format e mundshme, si një ndihmë dhe vlerë e shtuar për ata që merren me politikbërjen.

Ne mirëpresim propozimet tuaja të cilat hulumtojnë aspekte të ndryshme të “Drejtësisë Sociale në Shqipëri”.

Aplikimet:

Artikujt Analitikë duhet të jenë 1500 deri në 3500 fjalë dhe duhet të dërgohen me email tek adresa fqs.paperproposals@ gmail.com përpara datës 20 Shkurt 2018 ora 23:30.

Të gjitha aplikimet do të kalojnë përmes procesit të shqyrtimit nga Bordi i Redaktimit Shkencor. Vetëm për artikujt të cilët do të aprovohen nga Bordi i Redaktimit, do të vijojnë për publikim.

Për çdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në fqs.paperproposals@gmail. com.

Hulumtimi “Drejt Drejtësisë Sociale në Shqipëri” synon shkrime origjinale si kontribut për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

Ja kush është biznesmeni që u vra mbrëmë në atentatin në Tiranë

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një atentat i tipit mafioz në Tiranë, pasi persona ende të pa identifikuar kanë vrarë një 64-vjeçar.

Viktima është Memli Begalla, nga Progonati i Tepelenës, baba i tre fëmijëve. Atentati ndodhi rreth orës 21:00, në rrugën “Nikolla Tupe”, në parkingun poshtë pallatit ku ai banonte.

Ai ka në pronësi dy gomisteri në zonën e Yzberishtit dhe në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe një agjenci turistike, që administrohet nga vajza e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit dhe identifikimin e autorëve.

Çamëria dënohet me vdekje Nga Enkel DEMI

 

Duhet thënë që Shqipëria ende nuk e ka pranuar të heqë përdorimin e emrit “Çamëri” në tekset shkollore të historisë dhe gjeografisë. Por, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama e kanë marrë në konsideratë këtë alternativë që kënaq marrëzinë greke. Në të gjitha qasjet e tyre në publik, ata janë shprehur për “territore shqiptare” në Greqi dhe jo për Çamërinë, duke bërë një matje të opinionit. I vetmi politikan që vuri alarmin për këtë punë ishte Shpëtim Idrizi, i cili tha disa ditë më parë se ta harrojnë ata që duan të sajojnë një gjë të këtillë.

Meqë shqiptarët nuk shquhen për ndjenja të larta patriotike, veç kur luan Kombëtarja, është e mira të bëhet një shpjegim i thjeshtë. Të mos përdorësh emrin “Çamëri”, është të shuash një histori që vjen nga lashtësia. Krahina e ka marrë emrin nga lumi Thiam, i cili në të folmen e shqiptarëve bëhet “çam”. Në këtë krahinë, ku gjendet lumi Thiam (sot lumi Kalama) dhe lumi Akheron (sot lumi i Gliqisë ose lumi i Frarit) janë thurrur mitet e lashtësisë. Atje gjendet Orakulli i Dodonës (shih studimet e profesor Arsim Spahiut) që shihet si paraprirësi i Olimpit. Lumi Akheron është lumi që dërgon shpirtrat në ferr, ndërsa Homeri është lindur dhe rritur pikërisht në këtë krahinë të pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve. Aty janë thurrur legjendat, përrallat, mitet, këngët dhe vallet.

Sipas Greqisë tani duhet t’u themi fëmijëve që vallja e Osman Takës është e territoreve shqiptare në Greqi. “Tumankuqja” e territoreve shqiptare në Greqi, suljotët janë të territoreve shqiptare në Greqi. Duhet t’u themi që Sami Frashëri në veprën e tij “Fjalor i përgjithshëm i historisë dhe gjeografisë”, botuar në Stamboll në vitin 1889, nuk foli për Thesprotinë/Çamërinë, por për territore shqiptare në Greqi. Hasan Tahsini nuk lindi në Ninat të Çamërisë, por në territore shqiptare në Shqipëri, meqë bashkë me Konispolin gjeneral Telini na e la në Shqipëri. Dhimitër Pasko, ose si e njohim Mitrush Kuteli është shkrimtar me rrënjë nga territoret shqiptare në Greqi, Koli Idromeno, arkitekti, piktori, fotografi i Shkodrës nuk duhet thënë që i ka rrënjët në Çamëri, sepse duhet shpjeguar që ashtu si Princesa Dora D’Istria ose Elena Gjika janë nga territoret shqiptare në Greqi.

I bie sikur nesër mos të themi Dibër e Madhe, por territor shqiptar në Maqedoni ose dje mos të thonim Dardani (Kosovë), por territor shqiptar në Jugosllavi.

E parashtruar kështu të del përpara një çmenduri e çartur, por që në Ballkan përherë mbin dhe merret seriozisht.

Edi Rama dhe Ditmir Bushati e kanë jetike ftesën e negociatave për në Bashkimin Europian për ekzistencën e tyre në pushtet. Si gjithë udhëheqësit shqiptarë të derisotëm që qeverisin keq e mos më keq, edhe ata kanë vetëm një rrugë shpëtimi, ta kërkojnë këtë të drejtë me të lypur. Meqë janë të pazotët të ndërtojnë një sistem të besueshëm demokratik, me rregulla të qarta të tregut të lirë, ata po kërkojnë të avisin me Europën republikën më kriminale të korrupsionit, trafikut të drogës, vrasjes dhe pasigurisë, duke vënë kujën e lypjes. Kaq ia kanë kuptuar dhe fqinjët tanë, grekë, të cilët ua kanë shtrënguar lakun në fyt, ndaj u kanë çelur derën gjithëfarësoj pazareve që për Shqipërinë nuk janë tradhëti, por eleminim kombëtar, ku skuadra e pushkatimit përbëhet nga vetë qeveria e Tiranës.

Sërish nga një letër e zotit Kotzias drejtuar Parlamentit grek mësojmë se Çështja Çame është hapur në tryezën e bisedimeve, por jo për ta zgjidhur, por për ta zhdukur nga faqja e dheut. Këta tanët nuk e kanë pranuar deri tani, por nuk është vështirë të thyhen, përderisa për këtë propozim të frikshëm nuk kanë thënë gjysëm fjale dhe kanë heshtur si hesht i vdekuri në varr, aty ku duan të groposin Çamërinë.

 

Eureporter shkrim për Shkelzen Berishën: Çështja e korrupsionit rihapet

 

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, u thirr javën e kaluar nga Prokurori i Përgjithshëm në Tiranë për të dhënë dëshmi të mëtejshme në lidhje me një marrëveshje biznesi të korruptuar në vitin 2009 në të cilën ai ishte i përfshirë në lidhje me privatizimin e Operatorit Çek të Transmisionit të Energjisë Elektrike . Në kohën kur u privatizua energjia në vitin 2009, Sali Berisha ishte Kryeministri i Shqipërisë.

Por kur u shfaqën detajet e marrëveshjes, Partia Socialiste e Shqipërisë e akuzoi atë për vjedhjen e 414 milionë euro dëm në shtetin shqiptar. Një Komision Parlamentar u krijua për të hetuar çështjen, por Sali Berisha refuzoi të dëshmojë, duke pretenduar anshmërinë politike. Pastaj në janar të këtij viti, djali i tij Shkëlzen Berisha, u ftua nga Gjykata për të dhënë dëshmi për përfshirjen e tij në këtë rast.

Kjo ishte hera e parë që Prokurori zyrtarisht kishte lidhur emrin e Shkëlzen Berishës me pretendimet për korrupsion në marrëveshjen për privatizimin e energjisë. Shkëlzen Berisha pohon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, por , Partia Socialiste qeveritare në pushtet akuzon Partinë Demokratike të opozitës dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha për përpjekjen për të mbrojtur djalin e tij dhe për të penguar drejtësinë. Sipas dëshmive të paraqitura deri më tani në gjykatë, Shkëlzen Berisha dhe miku i tij Nuel Kalaj udhëtuan disa herë në Pragë për t’u takuar me zyrtarët çekë që merreshin me privatizimin.

Pretendohet se ata ndërtuan një marrëveshje korruptive që implikonin qeverinë shqiptare. Pak ditë para nënshkrimit të kontratës, Nuel Kalaj mori një “tarifë konsultimi” prej 7 milionë eurosh nga autoritetet çeke.

Gjykata pretendon se fondet janë tërhequr pothuajse menjëherë nga llogaria e tij bankare, por asnjëherë nuk është dhënë asnjë shpjegim për destinacionin përfundimtar të parave në fjalë. Disa nga provat kryesore të siguara deri më tani vijnë nga Romeo Karaj, një ish-avokat i kompanisë Çeke të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Atij i është akorduar statusi i “dëshmitarëve të mbrojtur”, pas pranimit të kërcënimeve me vdekje.

Këto fakte te reja në rastin gjyqësor vijnë në një kohë kur Shqipëria është nën presion nga BE për të bërë përparim të qëndrueshëm në fushat që Brukseli ka përcaktuar si parakushte përpara se bisedimet e pranimit në BE të mund të hapen me 3.5 milionë shtetet e Ballkanit Perëndimor: – duke përfshirë betejën kundër korrupsionin, reformën e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e krimit të organizuar. Vitin e kaluar parlamenti shqiptar miratoi ligje për reformimin e sistemit gjyqësor, i cili krijoi një procedurë të re verifikimi dhe krijimin e komiteteve të verifikimit. Shqipëria po punon shumë për ti treguar BE-së potencialin e saj si partner, në mënyrë që negociatat e pranimit të fillojnë këtë pranverë. Sali Berisha është pas përpjekjeve të opozitës për të prishur këto inisiativa dhe rrotullimin e kohës në regjimin e vjetër që ai kishte përdorur për të kontrolluar.

Opozita e tij “Partia Demokratike” po kërkon të bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë dhe të ndalojë administratën e Kryeministrit Edi Rama nga heqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga gjyqësori dhe shërbimet ligjore. Një vit më parë në mars 2017, një Komision Parlamentar Hetues përfundoi hetimin e tij për këtë rast dhe rekomandoi që procedurat penale të hapeshin kundër Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt. Por të dy kanë ndalur bashkëpunimin e tyre nga puna e Komitetit e cila ka ngritur pretendime për mashtrim në buxhetin e shtetit në masën 414 milionë euro. Shkëlzen Berisha ka qenë i lidhur edhe më parë me skandale të tjera, duke përfshirë edhe skandalin me një kontraktues privat ku cmontoi depon ushtarake të municioneve në Gërdec, një fshat pranë Tiranës, që çoi në një shpërthim në 2009 duke vrarë 26 vetë dhe duke plagosur 300 të tjerë.

“Wikileaks” pohon se Shkëlzen Berisha e telefonoi ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, katër herë në minutat pas shpërthimit. Ai mbajti lidhje të ngushta me pronarin e Mihal Delijorgjit, i cili u dënua me burg për shtatë vjet ,pas aksidentit. Por Gjykata në atë kohë hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër Berishës. Shkëlzen Berisha është i njohur në Shqipëri për të shijuar një stil jete të shkëlqyer. Ai zotëron dy vila të shtrenjta në periferi të Tiranës, disa apartamente në qytet dhe shpesh udhëton në destinacione luksoze. Aktualisht është në një mardhenie me Armina Mevlanin, një modele dhe ish Miss Shqipëria.

https://www.eureporter.co/frontpage/2018/02/14/albania-corruption-case-reopened/

 

 

Përurim libri në sallën e Akademisë së Shkencave, në Tiranë – Nga Kadri Tarelli

Në sallën e Akademisë së Shkencave, në Tiranë, ditën e premte, datë: 09, të shkurtit, 2018, u organizua përurimi i librit të Kopi Kyçykut: “Besim Sahatçiu. Një jetë për ekranin dhe skenën”, monografi. kushtuar artistit,  regjisorit dhe kineastit të shquar të Kosovës Shqiptare, Besim Sahatçiu.

Mes shumë të pranishmëve që mbushën sallën, po mjaftohem të përmend disa prej tyre, të cilët folën, përshëndetën dhe vlerësuan artistin e madh Besim Sahatçiu dhe autorin e nderuar të librit:

. Kopi Kyçyku, akademik.

. Reshat Arbana, mban titullin “Nderi i kombit”.

. Gudar Beqiraj, Kryetar i Akademisë.

. Vaso Tole, Sekretar i Akademisë. Tiranë.

. Shpendi Topollaj, shkrimtar, studiues, kritik letrar.

. Zenel Hoxha, kryetar i “Dhomës së tregtisë”. Londër. “Konsull nderi” i Afrikës së Jugut.

. Mirçea Perpelea, Ambasadori rumun në Tiranë.

. Kujtim Kapllani. Gjuhëtar.

. Afrim Spahiu, mik dhe bashkëpunëtor i Besim Sahatçiut.

. Valdet Sahatçiu, pjesëtar i familjes Sahatçiu.

. Spartak Topollaj, ish ambasador.

. Dilan Reka, këngëtar. Përshëndeti me këngë të Rita Orës, mbesës së Besim Sahatçiut.

. Silvana Braçe. Drejtuese e veprimtarisë.

Në këtë tubimi kaq të vlerësuar e të mirëpritur, nga figura të njohura të dijes, shkencës, artit dhe letërsisë, pata nderin, që edhe unë të them pak fjalë.

 

 PËRMENDORE LETRARE, PËR ARTISTIN E EKRANIT DHE TË SKENËS

Monografi nga Kopi Kyçyku, kushtuar regjisorit shqiptar të Kosovës, Besim Sahatçiu

Me librin, u njoha nëpërmjet një shkrimi, që studiuesi e shkrimtari durrsak Shpendi Topollaj, publikoi në portalin “Fjala e lire”, në  Londër. Në kënaqësi dhe trishtim, munda të bëj një koment të shkurtër. Dikush mund të pyesë: Pse njëherësh të provosh dy ndjesi, që kundërshtojnë njëra-tjetrën? Ja që kështu ndodh, kur ndeshesh me të papritura.

Unë jam i ndjeshëm ndaj figurave të shquara të shqiptarëve të Kosovës, ndaj të nesërmen, e kërkova me ngulm librin dhe Shpendi, si zakonisht i gjindshëm, u tregua tepër i gatshëm, për të ma dhënë, duke më porositur, se ka vetëm një kopje.

Dua të jem i sinqertë me veten. U mrekullova nga e vërteta, që Besim Sahatçiu, një shqiptar Kosove, i cili pavarësisht pengesave, që i sillte sistemi shtypës jugosllav, mundi të shkollohet e të ngadhënjejë si regjisor, në filma dhe në skenat e teatrit, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. U mrekullova me përmasat e këtij artisti, që të gjithë fuqinë e mendjes dhe të shpirtit e vuri në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare në Kosovën e robëruar. U mrekullova nga qëndrimi i tij i palëkundur, për të mos përfillur ofertat, për famë e jetë më të mirë jashtë atdheut, duke mbetur idealist dhe misionar në shpirt, për t’i shërbyer deri në fund, zhvillimit të kulturës së kombit. U mrekullova nga dashuria për punën, për artin, guximin e durimin, njëkohësisht këmbënguljen për përsosmëri në vlerat artistike të ekranit dhe të skenës. Besoj se, heroit tonë Besimit, i shkojnë më përshtat fjalët e thëna, rreth gjysmë shekulli më parë, nga presidenti Xhon Kenedi:  “Mos pyet, se çka mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet, se çka mund të bësh ti për vendin tënd”.

U trishtova, sepse pas kaq vjetësh, unë, mbase edhe shumë të tjerë si unë, po mund të njihemi me një artist të Kosovës shqiptare, të përmasave të tilla, që i bëjnë nder çdo kombi. Për më tepër ne shqiptarëve, që i kemi me pakicë, por që nuk po dimë, apo nuk po duam t’i vendosim në vendin që u takon, në radhën e personaliteteve më të mira të shqiptarisë. Nuk kam se ç’bëj, sepse nuk më vjen mirë ta besoj e ta pranoj, që të jem në një mendje me Edi Agagjyshin, i cili thotë një të vërtetë trishtuese, që më dhemb: “Është për të ardhur keq, që shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe ajo kosovare në veçanti, intelektualët dhe krijuesit e tillë, gjithmonë i mban në margjina, “jashtë” oborrit të saj, sepse siç duket, frikësohet të ballafaqohet me ata”. Pse ndodh kështu? Është pyetje retorike pa përgjigje, për cilindo intelektual me ndjenja sado pak shqiptarie.

Besimi jetoi dhe veproi në kushte shumë të vështira, aq sa e gjithë ajo plejadë intelektualësh, me të drejtë duhen quajtur heronj, dhe janë heronj, sepse secili në fushën e tij, parapërgatiti luftën dhe fitoren, për Kosovën e lirë e të mosvarme.

Nëse Besimi, me jetën e tij, la një histori të lakmueshme, një meritë të madhe, për ta sjellë bujarisht në odën dhe sofrën e kulturës shqiptare, ka Kopi Kyçyku, autori i këtij libri të bukur e të dobishëm. Përshëndetja dhe falënderimi, që shprehim të gjithë, vjen për një arsye fare të thjeshtë: Ai nxori në dritë një flori të fshehur e të mbuluar nga pluhuri i mosdashjes, keqdashjes, harresës apo pakujdesisë. “Floriri mbetet flori, edhe në baltë ta hedhësh”, thotë populli. Po rrëmbimthi lind pyetja: kujt i hyn në punë ky flori, kur nga strukturat, lihet mënjanë si i pavlerë?

Kam lexuar shumë libra të tillë monografi. Vlerësoj jetën dhe bëmat e heroit, si pjesë që mbushin hambarin e historisë. Këtu, akademik Kyçyku e ka kryer më së miri detyrën. Veç dua të ndalem te analiza, që u bën filmave dhe pjesëve të vëna në skenë nga regjisor Besimi. Autori si një shkrimtar, studiues e profesionist i vërtetë arti, i jep vlerësimin që drejtësisht meriton regjisori ynë. Ai në çdo faqe, pasqyron edhe një kulturë të shprehuri bukur, me gjuhë e fjalor të pastër, të ujdisur e krehur me shumë kujdes, aq sa për t’u pasur zili edhe nga kritikët e artit. Autori e vendos veprën e regjisor Besimit në arkën e kujtesës, pikërisht në libër, për t’u mbajtur në dorë nga lexuesi, në bibliotekë nga çdo familjar, në çantë nga shkollari e studenti, në tavolinën e punës, nga zyrtari e specialisti.

Shumë lexues, kur i pëlqen libri, shprehen me një fjali tepër të njohur dhe paksa letrare: “E lexova me një frymë”, si të thuash, në piskun e vapës e piva limonatën me një frymë. Kam përshtypjen, se në këtë rast nxitohen, pasi ky libër, ka brenda punë, përkushtim, krijimtari, jetë, art, letërsi, atdhetari, trishtim e brengë, kënaqësi dhe urtësi, pa harruar edhe mësime për artistët, sidomos për të rinjtë.

Jam i bindur, se lexuesi kur të arrijë në faqen e fundit, nuk do ta mbyllë e ta vendosë librin në raftin e bibliotekës, por do të futet në mendime. Për artistin dhe krijuesin, s’ka lëndina të bleruara dhe rrugë të shtruara. Ka veç mundim e sakrifica dhe, kur arrin të ngadhënjesh, ka kurorë dafine, siç e meriton edhe Besimi. I them këto, pasi cilido që e nis dhe e bitis leximin, do të jetë në një mendje me Cornela Funke, që thotë: “Disa libra shijohen ngadalë, të tjerë përpihen me një kafshatë dhe vetëm disa pak të tillë, përtypen për t’i tretur plotësisht”.

Vetë jeta e Besimit dhe krijimtaria e tij artistike, përbën një shkollë të madhe. Dhe një shkollë e tillë, nuk kalohet me një ditë, me një vëzhgim apo soditje, por kërkon të përpiqesh, të djersish, të ulesh e të studiosh me vullnet e këmbëngulje prej skllavi. Sepse, siç shprehet studiuesi Moikom Zeqo: “Kur një krijues ndahet nga jeta, mbyllet një portë, por ai le me dhjetëra të tjera, që do të hapen nga brezat në përjetësi”.

Në fund po cek një temë, që na pickon të gjithëve ne krijuesit, që mburremi e se nuk i përfillim vitet. Ç’merak i mbeti pa tretur, në gjumin e pafjetur? Vetë libri e ka një kapitull të tillë, që vetiu na fut në mendime e pyetje pafund: Pse Besimit, i cili i kushtoi jetën artit skenik, i mbetën punë e dëshira të papërfunduara? Kush e pengoi? Kjo pyetje e fundit, nuk ka nevojë për shpjegim, kur dihen kushtet e Kosovës së robëruar. Të gjithë kanë ide dhe dëshira të papërmbushura, ca më shumë artistët, me shpirt idealisti dhe ndjenja atdhetare e kombëtare shqiptare.

Ndalova këtu, thjesht për të kujtuar veten dhe të tjerët, me fjalën, që Virgjili na sjell nga lashtësia, për njerëzit e mëdhenj, si Besim Sahatçiu: “Gjithkush ka kohën e vet për të jetuar. Jeta është për të gjithë e shkurtër dhe e papërsëritshme. Të ngresh lart emrin tënd me vepra, vetëm kjo është arritja e virtytit”.

Urime autorit Kopi Kyçyku, që e vendosi në piedestal, “shtatoren” e artistit, Besim Sahatçiu!

 

Faleminderit!

 

Kadri Tarelli

 

Durrës më: 12. 02. 2018.

 

Shënim: Nga Durrësi, në kët tubim arti, morën pjesë: Shpendi Topollaj, Kadri Tarelli, Përparim Mane dhe Luan Jaupi (Fotograf).

Tiranë: Reporteri gjerman Frei kërkoi nga drejtësia shqiptare të kapë peshqit e mëdhenj të krimit

Reporteri gjerman Frei tha se “imuniteti i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri duhej hequr në parlament pa shumë diskutime të mëdha”
Ilirian Agolli – Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe Europën në Bundestag-un gjerman deputeti Thorsten Frei vizitoi sot Shqipërinë.

Kjo vizitë ishte në vazhdën e monitorimit të gjendjes këtu në prag të rekomandimeve që Komisioni Europian pritet të japë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Raportuesi Frei shprehu kritika para shtypit për një seri çështjesh që shqetësojnë opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar mbi përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga Komisioni Europian, në krye të të cilave është lufta kundër krimit të organizuar.

“Mungojnë proceset ndaj peshqit e mëdhenj të krimit dhe drogës. Europa kërkon prova të forta se Shqipëria po e lufton vërtet krimin dhe korrupsionin. Ende nuk po kapet ndonjë peshk i madh, për të treguar vendosmërinë e institucioneve në goditjen e krimit” – tha ai.

Reporteri Frei tha se Shqipëria ka përpara 5 detyra kryesore para se të fillojnë negociatat për antarësim.

Grupi parlamentar CDU-CSU duhet të marrë një vendim cfarë u bë me 5 pikat, por ne kemi shtuar dy pika të tjera: dekriminalizimi i politikës dhe reformën e qëndrueshme zgjedhore.

Sipas tij, pika më e rëndësishme është reforma në drejtësi dhe vettingu, por vend kryesor zë lufta ndaj krimit, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

“Vërtet ka një rënie të kultivimit të bimëve narkotike, por trafikimi dhe shitja vazhdojnë të jenë problem i madh, si thotë policia italiane. Duhet vërejtur me kujdes nëse kjo rënie e kultivimit ka ardhur nga aksionet e policisë, apo thjesht se ka mbiprodhim nga vitet e mëparshme” – tha ai.

Reporteri gjerman Frei tha se “imuniteti i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri duhej hequr në parlament pa shumë diskutime të mëdha”, dhe nuk ka arsye pse duhet të mbrohen disa persona nga politika, sepse para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe nuk merr vendime politika, por është çështje e organeve gjyqësore.

“Rast i ish-ministrit Tahiri – tha reporteri gjerman – ka vërtet me rëndësi për të parë se sa është gati Shqipëria të trajtojë tema të tilla me peshë nga politika, dhe si do të vazhdojë më tej në këtë rrugë”.

E rëndësishme që të rinjtë të mos largohen nga vendi dhe të shohin perspektivë në këtë vend, tha zoti Frei.

Vlerësimet e tij janë të rëndësishme sepse ndryshe nga shtetet e tjera antare të BE-së ku vendimin për hapje negociatash me antarë të rinj e marrin qeveritë, në Gjermani këtë vendim e merr parlamenti, i cili ngarkon deputetë të vet si raportues në këto raste.

Shqipëria duhet të ketë mundësi të tërheqë investime të huaja, të forcojë ekonominë, të ulë nivelin e papunësisë, të forcojë aftësitë konkurruese të ekonomisë, tha ai.

Duhet rritur përqindja që zë industria në ekonominë shqiptare, sepse të gjitha këto, tha zoti Frei, janë të rëndësishme për antarësim në BE.

“Politikanët duhet të diskutojnë për tema themelore dhe jo të merren për individë. Reforma zgjedhore është po ashtu një nga 5 pikat kyçe për fillimin e negociatave. Pranimi i zgjedhjeve duhet të jetë më i mirë. Reforma zgjedhore është në rekomandimet e OSBE. Vitin tjetër ka zgjedhje vendore dhe rekomandimet duhet të zbatohen shpejt, që të rritet besueshmëria e zgjedhjeve” – tha zoti Frei.

10 arsyet se përse G.D. është vetëm Grida Duma (video)

Dhjetë arsyet se përse G.D. është Grida Duma.

Ervin Salianji ka dhënë një prononcim për emisionin “Stop”, pas skandalit të bisedave erotike në parlament.

Ai është përpjekur të justifikohet, duke thënë se personi me të cilin shkëmbente mesazhe erotike, nuk është Grida Duma.

Salianji thotë se në fakt ka qenë duke shkëmbyer mesazhe me tre femra njëkohësisht.

Por, më poshtë po renditem 10 arsye, se përse G.D, në fakt është vetë Grida Duma.

1-Perputhja e plote e inicialeve, qe eshte “rastesia” me evidente. Dhe te gjithe ata qe kane komunikim me te e kane ne BBM me inicialet GD.

2-Marredhenia e vecante mes tyre qe e di i madh i vogel ne Shqiperi.

3-Se nuk mund te ndodhe qe te kesh tre biseda perverse me njerez te ndryshem ne te njejten kohe, siç pretendon Salianji.

4- Se nuk ka mundesi qe te 3 keta persona, nese do te ekzistonin, t’i kene inicialet te gjithe GD.

5-Se jane disa personat, qe jane futur mik prej Grida Dumes dhe jo prej Salianjit, qe video te mos jepej nga portali.

6- Se e zonja e punes ka dy dite qe eshte fshehur, nderkohe qe duhet te reagonte qe ne castin e pare.

6-Se per te mbuluar te verteten ne PD deshen ne fillim te benin padi ndaj portalit qe e botoi, por pasi pane videon autentike, hoqen dore menjehere.

7-Se sponsorizuesit mediatike, financiare dhe politike te ketij çifti jane autoret e opinionit qe qarkullon ne Tirane se video eshte e sajuar.

8-Se zonja ne fjale eshte shquar edhe ne te shkuaren per histori te ngjashme, pavaresisht se provat nuk kane qene te ketij niveli.

9-Reagimet negative te disa figurave publike te PD tregojne se ate e konsiderojne gjeresisht te mireqene.

10-Genjeshtrat e Salianjit ne prononcimin e tij eshte e qarte qe behen per te shpetuar ate qe mbetet, pasi vete quhet i djegur./Tema

 

 

 

Transkripti pervers i videos skandal i deputetit të PD Ervin Salianji me GD, që thuhet se është deputetja Grida Duma

Nuk është e vështirë të kuptohet nga video dhe fotot teksti i plotë dhe komunikimi i dy personazheve.

Duket që janë kolegë dhe shumë të afërt. CNA.al nga biseda konstaton se G.D. ndoshta është një nga “mikeshat” më të ngushta të Ervin Salianjit.  Nuk dihet pse ka ndodhur gjithë ky shkëmbim i fortë mesazhesh me fjalë banale por edhe me kontekste të forta erotike.

Më poshtë teksti, fotot dhe video e plotë e bisedës të Ervin Salianjit me GD. Në fakt vështirë për ta gjetur se kush ishte por gjithçka GD e zbuloi vetë me ndërhyrjet e saj, që tek ne nuk kanë asnjë vlerë.

Këta janë deputetët e parlamentit shqiptar, të zgjedhurit e Lulzim Bashës. Shikoni dhe lexoni:

Ora 10:28 e mëngjesit, seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë:

GD – Bashkebiseduesi është Ervin Salianji, ai që shkruan.

GD: Pis

…..të vish si shk*rdhatë

Ptuuu

Se po na vjen ti si shk*rdhatë

Po erdhe

Pleh i ndyrë

Pasi ke shkelur çdo gjë

Ndyrësirë

Ta mbash mend e tu shkruftë në fytyrë

Që s’më dhe kurrë asnjë shpirt

Mallkuar

U përdrodhe për gjithkënd në vuajtje

ES:  Jo s’të jap dot

Kur qan për ishin

Dhe ma thua si dramë

GD: Boll o ndyrësirë e ndyrë

ES: Gjej paqe

GD: Do ta shkarravis surratin

ES: Me ata që të bëjnë mirë

GD: Që vetëm më dërrmove

ES: Unë njeri pis jam

GD: Pleh

Pleh

ES: Po pleh jam

ES: Tragjedia dhe pështirësia jote

GD: Ndyrësi e kobshme

Si nuk u gëzove një herë

S’të kam kërkuar asgjë vetëm kam dhënë

Dhe arrite deri në atë ndyrësi

ES: Këto gjeji tek më të bukurit që q*

GD: Sa të më thuash

ES: Po i thua sikur i ke dhënë bukë qenit

Jo si kënaqësi e përbashkët

GD: Ti s’ke nevojë për gjë se je e madhe duhet të japësh

ES: Ke të drejtë

Paskam qenë një pleh

GD: Dhe pasi të japësh duhet të kënaqesh që jep

ES: Qen  pleh

GD: Unë s’kam të drejtë

Unë jam dështim

ES: Paskam ndarë dhe divorcuar

GD: Q*u

Q*u

ES: Dhe Dait u paskam shkaktuar këtë

GD: Dhe ndyrësohu me kë do

ES:  Po q*u ti me më të bukurit që q*

Siç e the

Une ndyrësi…..

Chat retracted (chat i tërhequr nga GD)

Akuza për shpifje, sot gjyqi për ish-presidenten e Kosovës

Sot pritet të shqyrtohet në gjykatë padia e familjes Berisha ndaj ish presidentes Atifete Jahjaga. Lajmin për zhvillimin e kësaj seance të mërkurën e konfirmoi Vahide Braha, avokatja e familjes Berisha. Kunetërit e Shyhrete Berishës kanë paditur ish-presidenten Atifete Jahjaga për shpifje, ndërsa kërkojnë 250 mijë euro dëmshpërblim. Padia lidhet me deklaratën e Jahjagës se Shyhrete Berisha “është nxjerrë me dhunë nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Sipas avokates Braha, që foli për Kallxo.com edhe para një jave, në këtë seancë kunetërit e Shyhrete Berishës do të kërkojnë nga Jahjaga të kërkojë falje në lidhje me këtë deklaratë dhe që ky deklarim të tërhiqet prej saj.

Jahjaga deklaratën për të cilën është paditur e kishte dhënë në përkrahje të Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës ndaj kësaj familjeje në vitin 1999. Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve ishte kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur, shkruan tg. Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.
Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë në korrik të vitit 2017 ia njohu të drejtën e pronësisë mbi gjysmën e kësaj shtëpie dhe gjysmën e paluajtshmërisë së saj Shyhrete Berishës.

Presioni nga Greqia- Kotzias: Shqipëria të heqë emrin Çamëri nga tekstet

Greqia pasi ka kërkuar nga Shqipëria të mos e përdorin më cështjen Çame, pranon se një problem shqetësues në bisedimet mes dy vendeve mbeten tekstet shkollore në vendin tonë.

Në një përgjigje që ministri  i Jashtëm grek, Kotzias i ka kthyer deputetit Theoharis, ka nënvizuar bisedimet që po bëhen me vendin tonë dhe me Maqedoninë lidhur me shqetësimin grek për “termat nacionaliste’ në tekstet shkollore të dy vendeve.

Mediat greke raportojne se Kotzias i është përgjigjur interpelance me shkrim me një letër zyrtare e cila iu dergua Parlamentit grek.

“Pala greke ka insistuar ne heqjen e termave te papranueshem “territoret shqiptare në Greqi”- ka thene ai. Sipas tij, “gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: “territoret shqiptare në Greqi”.

Nderkohe, Kotzias ka vijuar me tej, duke thene se “edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin “Çamëri”, demonstrojnë, fatkeqësisht, se shteti shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”.

SOFIZMA GREKE PËR DETIN – Nga KOLEC TRABOINI

Zë sirenash athinjote në “Panorama” dhe “Top Channel” TV

Ama lajme nga Athina që po na sjellin “Panorama” dhe televizioni “Top Channel”. Kalin e Trojës po sjellin. Shkruajne tituj shkrimesh të fryra si tollumbace pranvere “Zbulohet marrëveshja me Greqinë, Shqipëria rifiton hapësirën që humbi ne 2009”.

Shqipëria more myteberrët e medias së shkruar dhe vizive, në 2009 nuk humbi asgjë sepse marrëveshja u anulua. U prish. Zyrtarisht konsiderohet inekzistente. Pikërisht për këtë nuk ka bazë krahasimi aq më tepër të që konsiderohet fitim. Nuk bëhet krahasimi me një objekt që nuk ekziston sepse ajo Marrëveshje e 2009 nuk u zbatua kurrë dhe nuk merret në evidence siç përrallis Athina dhe kasnecët saj në Tiranë “Panorama” dhe “Top Channel” .

Atë marrëveshje e asgjësoi, pra e bëri të paqenë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. I lumtë asaj se mbrojti të drejtën e shqiptarëve që po cënoheshin nga dinakëria e grekëve dhe qorrollisje mediokre e diplomacisë shqiptare. Si gjithherë.  Por nuk ka bazë krahasimi. Ajo është një marrëveshje e vdekur. Dhe i vdekuri nuk mund te konsiderohet i gjallë pa qenë diplomacia nekrofage.

Mirëpo grekëve u intereson të thonë se në çdo marrëveshje Greqi -Shqipëri fitojnë shqiptarët. Madje edhe kur humbin (si në rastin e varrezave të ushtarëve pushtues greke në trojet tona) shqiptarët na qënkan të  fituar. Fitore si e Pirros.

Problemi more mediatikët tanë që na sillni broçkulla greke për ti shitur në Tiranë është se, fitoi apo humbi Shqipëria nga ato që kishim deri në 1990 kur dhisë greke që mbante lart bishtin e vet të zgjebosur, shqiptarët i treguan shkopin tek thana.

Në të drejtën zakonore ndërkombëtare nuk bëhet krahasimi me një objekt që nuk ekziston sepse e përsërisim ajo Marrëveshje e 2009 nuk u zbatua kurrë dhe nuk merret në evidencë siç po na përrallisin dhe zografisin Athina dhe përcjellësit e dinakërive të saj në Tiranë, gazeta “Panorama” dhe televizioni “Top Channel”.
O po kjo logjike absurde tregon më shumë se dinakëri. Të ngop me lugë zbrazur. Pa le, të thotë edhe  “të bëfte mirë o lal, o lol, o kaqol”. Shqiptarët pra na fituakan gjysmën e asaj që humbasin. Fitimtarë u thënçin! Me një fjalë fitojnë lesh me qimet e çiftit diplomatik Koçia – Bushati në kulisat e Kretës. Tradite e partisë postkomuniste socialiste. Edhe Fatos Nano me Sllobodan Millosheviçin në Kretë u takuan. Dhe shiti çfarë kish për të shitur Nano në një takim tet a tet me krye kasapin e Ballkanit. Pra vetëm për vetëm. Fytyrë për fytyrë si dy faqezinj e aventuriere ballkanikë.

Kësaj që bëjnë edhe kësaj herë këta shitblerës të interesave kombëtare i thonë sofizëm i kulluar dhe buron si nocion filozofik nga greqishtja e lashtë.

Mos e hani sapunin grek për djathë feta, o shqiptarë.”

Reshje të dendura bore në aksin rrugor Përrenjas- Qafë-Thanë, bllokohet qarkullimi (Foto+Video)

PERRENJAS– Reshjet e dendura të borës kanë krijuar probleme të mëdha me qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Përrenjas- Qafë-Thanë. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se si pasojë e motit të keq dhe dëborës që ka mbuluar rrugët, janë krijuar probleme me lëvizjen e mjeteve.

Duke qenë se shumica e mjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor kanë qenë pa zinxhirë, është vështirësuar edhe kalimi i tyre në rrugë.

Për pasoj është krijuar radhë automjetesh në kthesat e Qafë-Thanës, deri në një kilometër.

Mësohet se forcat e policisë, lejojnë qarkullimin vetëm të mjeteve të pajisura me zinxhirë në Qafë-Thanë, për shkak të rrezikut nga bora.

Po kështu reshje të dendura bore janë regjistruar edhe në qytetin e Librazhdit. Nisur nga situata, paraqitet vështirësi qarkullimi për mjetet në aksin Librazhd –Përrenjas.

Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe kontrolli për pajisjen e automjeteve me zinxhirë.

Lëvizje në Diplomaci, Meta firmos dekretet për katër ambasadorë (EMRAT)

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretet për lëvizjet e katër ambasadorëve.

Sipas njoftimit në faqen e Presidencës, bëhet e ditur se kreu i shtetit ka larguar nga detyra Filloreta Kodrën, e cila mbante pozicionin e ambasadores së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

 

Në vend të saj, është emëruar Ravesa Lleshi.

Një tjetër ndryshim është bërë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Këtë pozicion deri tani e mbante Venera Domi e cila do të zëvendësohet nga Ferit Hoxha.

Hoxha është një prej negociatorëve të marrëveshjes së Detit me Greqinë në vitin 2009. Ai ka qenë gjithashtu ambasador i Shqipërisë në OKB si dhe kryenegociator i palës shqiptare për liberalizimin e vizave me BE-në.

Dekretet e Metës

Filloreta Kodra, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Ravesa Lleshi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Venera Domi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Ferit Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Trumpi uron për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zonjën e parë. Shtator, 2017.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në letrëm që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhet se “gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë multietnike”.

“Teksa mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj”, ka thënë Trump në letrën e urimit.

“Derisa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Në këtë mënyrë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve”, ka thënë Trump.

Ai po ashtu ka theksuar se SHBA e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm, ndërsa Thaçi e ka falënderuar atë “për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën”.

“Populli ynë është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook.

‘Ikin 19 mijë të rinj, shtohen 11 mijë pleq në 2017’, si po plaket Shqipëria

Shqipëria po humb gjithnjë e më shumë nga dividendi i saj demografik për shkak se popullsia po pakësohet me ritme të shpejta në grupmoshën e artë 0-40 vjeç teksa numri i personave mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi.

Sipas statistikave të fundit të popullsisë 0-40 vjeç pësoi rënie me 2 për qind gjatë një viti. Në janar 2018 në këtë grupmoshë u numëruar rreth 19 mijë persona më pak se më 1 janar 2018.  Një nga shkaqet e rënies në këtë grup moshë është emigracioni i lartë dhe rënia e numrit të lindjeve, rënia më e madhe i takon grup moshës 10-14 vjeç, të cilët ishin 10,500 persona më të pakët në numër se vitin 2017.

Grupmosha e hershme 20-40 vjeç që përbën kulmin e funksionimit fizik është pakësuar me 3777 mijë persona më 2017. Tkurrja e kësaj grupmoshe tregon humbjen e produktivitetit të forcës së punës dhe popullsisë në tërësi, pasi në këtë moshë merret vendimi për martesë dhe vihen bazat e karrierës.

Gjithashtu forca e punës shënoi rënie me 1.1 për qind. Grup mosha 15-65 vjeç u tkurr me 2323 persona gjatë vitit 2017, teksa numri i të moshuarve ka pësuar rritje të mëtejshme.

Popullsia në mbi 65 vjeç u shtua me 11,216 persona më 2017, duke u rritur në mbi 3 për qind brenda vitit. Për pasojë raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç) ka pësuar një rritje nga 18,9 % në 19,4 % gjatë së njëjtës periudhë.

Projeksionet e tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana, Vlora dhe Durrësi).

Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit). Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%). Emigrantët janë në masën 90% pjesa më aktive e tregut të punës.

Popullsia e vendit po tkurret me shpejt se projeksionet e popullsisë 2011-2031. Me 1 janar 2018 popullsia ishte 18 mijë persona më pak se projeksioni zyrtar i INSTAT.

Monitor

Shpërthen Bujar Asqeriu: Bujar Lako jetonte në një shtëpi 50 metra katror, politikanët me vila 5 mln euro

Aktorët e Teatrit Kombëtar vijojnë që të kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te ‘Turbina’.

 

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka shpërthyer ndaj politikanëve dhe mjerimit në të cilin janë lënë aktorët. ”

Një artist i joni, më i mirë i joni merr rrogën më të ulët se një nëpunëse thjeshtë e Ministrisë së Kulturës. Domethënë ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, që u bënë gjithë këtyre artistëve që luftojmë me mund dhe me djersë” tha Asqeriu në fjalën e tij.

Deklarata e plotë

Si duket refleksionet që vijnë që qeveria dhe ministria e jonë e nderuar janë të pakta dhe të pafuqishme dhe mos të them të ftohta. Këta duket që nuk e din se çfarë është artisti, në thelb nuk e din se çfarë është artisti.

Një artist i joni, më i mirë i joni merr rrogën më të ulët se një nëpunëse thjeshtë e Ministrisë së Kulturës. Domethënë ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, që u bënë gjithë këtyre artistëve që luftojmë me mund dhe me djersë.

Jo me kot kolegët tanë të nderuar ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk pyeti për ta, askush nuk u kujdes për ta, askush nuk e çau trapin për ta. Dhe ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe ne duhet t’i ngremë me të madhe.

Mos të them që Bujar Lako jetonte në një shtepi 50 metra katror, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 milionë. Kjo është drama e madhe pasi vendin e udhëheqin hajdutët, këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për artistët, nuk ka lekë për teatrin dhe ne na fusin në vrimën e miut atje tek hidrocentrali.

Edhe lekët për një dosje i marrin, edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari. Nuk lenë lekë në këmbë, këta janë qeveritarët tanë. Nga njëherë them pse po flas, a më dëgjon njeri. Nuk na dëgjon askush, them a përmbyset kjo hajdutëri?

Ne kemi të drejtën legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre. E kuptoj që ata e do të tallen me, që do të nxjerrin gjuhën me ne. Ata mendojnë se sa do të fitojnë sot. Ku do hanë drekën dhe darkën dhe me kë do bëjnë qejf sot. Nuk mendojnë asgjë tjetër. Këto ishin ndjesitë e mia. Ne me aq sa kemi fuqi, ta mbrojmë punën tonë.

 

Artistët e Teatrit Kombëtar hyjnë me forcë brenda godinës, kanë këto kërkesa për ministren Kumbaro

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar siç parashikohet në pr/ligjin e kontestar nga artistët mbarë ka sjellë të tjera zhvillime paraditen e sotme. Ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar.Duke kërkuar transparencë për gjithçka pritet të ndodhë, artistët kërkojnë një takim me ministren Kumbaro. “I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që tu përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”,- thonë artistët. Përderisa nuk është caktuar ende një datë se kur ministrja Kumbaro do t’i presë, artistët parashtrojnë datën 14 shkurt, të mërkurën në orën 16:00 në ambientet e TK-së dhe presin që Kumbaro të shkojë.

Më herët Kumbaro është treguar e gatshme t’i takojë artistët, ndërsa ka sqaruar se: “Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore siç është teatri i Korçës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla siç janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike. Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që përjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore”

Në lidhje me ndërtimin e Kullës, Kumbaro tha se po mbarojnë punimet ne qendrën e artit e pagëzuar me emrin Turbina. “Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe në këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët”.

Izet Haxhia: Ata që vranë Azem Hajdarin, përgatitën atentat edhe ndaj Ibrahim Rugovës

Ish-trupëroja i Sali Berishës, Izet Haxhia, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri, vazhdon akuzat e tij të rënda.

Duke folur për emisionin Magazina të Radio Dukagjinit, Haxhia thotë se të njëjtët persona që urdhëruan vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, janë po të njëjtën që kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova në vitin 1999, në aeroportin e Rinasit.

“Është një lidhje që e bënë mes vrasjes së Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqi. Është e njëjta dorë jo vetëm e këtyre, por edhe në vrasjen e gjeneral Ilir Konushevcit në të gjithë këto vrasje. Dua të them edhe diçka që ka qenë i përgatitur edhe një atentat ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga viti 1999, po nga ky grup dhe për arsye si duket i njoftuar nga shërbimet huaja, Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas, për të ardhur në Tiranë. Por, ato bomba të telekomanduara që do të përdoreshin për të eliminuar Rugovën, i janë dhënë grupit të komandës që ka eliminuar Haklajn”, tha Haxhia ndërsa mohoi përfshirjen e tij në vrasjen e Azem Hajdarit.

Kujtojmë se Izet Haxhia pritet të ekstradohet në Shqipëri, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.

SKANDALI – Deputetja e PS vendos buqetë me lule në lapidarin me foton e Mehmet Shehut (video)

Shoqatat e veteranëve të luftës në Patos kanë përkujtuar 75 vjetorin e aksionit të ushtrisë partizane ndaj pushtuesve italianë në këtë zonë, ku sipas dëshmive të kohës, i sollën shumë humbje ushtrisë së Musolinit.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe deputetja e qarkut të Fierit, Antoneta Dhima, e cila së bashku me veteranët ka vendosur buqeta me lule në lapidarin kushtuar kësaj ngjarje.

Në qendër të tij ishte vendosur pikërisht fotografia e ish kryeministrit komunist, Mehmet Shehu.

Fotografitë e diktatorit Hoxha, apo edhe të Mehmet Shehut shfaqen rregullisht nëpër aktivitetet zyrtare sa herë që është Festa e Çlirimit apo ceremonia e 5 Majit.

Katër vjet më parë në debatin për përdorimin e fotove të ish figurave të larta të regjimit komunist, u përfshi edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë.

“Ne përshëndesim ceremoninë për 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës. Fatkeqësisht, fotot e diktatorit Enver Hoxha e njollosën ceremoninë e sotme pranë ushtarit të panjohur. Një fyerje për shqiptarët”, shkruante ish ambasadori Arvizu në Twitter.

Por kryeministri Rama i ka quajtur diversantë politikë, ata që mbanin fotografitë e diktatorit në duar.

“Keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës. Keqardhje për të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne. Të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi, i cili s’ka kohë për të humbur me marrëzitë e tyre! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë: Saimir Tahirit t’i bllokohet pasaporta

Prokuroria për Krimet e Rënda nuk tërhiqet nga kërkesa për bllokimin e pasaportës të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke kërkuar rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të apelit.

Qëndrimi i prokurorisë vjen pas dështimit në Apelin e krimeve të rënda i cili hoqi sekuestron për pasaportën e Tahirit.

Sipas të dhënave zyrtare publikuar në faqen e Gjykatës së Lartë mësohet se rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ende nuk është përcaktuar ora dhe data e seancës së parë të shqyrtimit të cështjes.

Ish-ministri Tahiri hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”, bazuar në aktet hetimore të referuara nga drejtësia italiane.

Në hetimin e saj prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal të Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit. Në Janar, Prokuroria shtyu me tre muaj afatin e hetimit të kësaj çështjeje.

Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve i është drejtuar me një letërporosi edhe autoriteteve greke, ku kërkon të dhëna që mund të kenë interes për hetimin.

Protesta e dytë qytetare dhe bisedimet shqiptaro-greke

Ilirian Agolli – Në Tiranë, dhjetëra qytetarë iu bashkuan protestës së organizatave të shoqërisë civile para kryeministrisë për bisedimet me Greqinë.

Ata shprehën shqetësim për mungesën e transparencës mbi bisedimet shqiptaro – greke për hapësirën detare dhe probleme të tjera mes dy shteteve.

Dhjetëra qytetarë dhe veprimtarë të shoqërisë civile protestuan para kryeministrisë, duke kërkuar transparencë mbi bisedimet e fundit shqiptaro-greke mbi hapësirën detare dhe çështje të tjera mes dy shteteve.

Pjesëmarrësit mbanin në duar flamuj kombëtar dhe harta të Shqipërisë, kënduan himnin kombëtar dhe kujtuan historinë dhe heronjtë kombëtarë.

Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së organizatave joqeveritare për të marrë pjesë në tubimin e dytë protestues para selisë së qeverisë për mungesën e transparencës në për bisedimet dhe marrëveshjet me Greqinë, mes të cilave edhe ndarja e hapësirës detare mes dy vendeve,

Bisedimet e fundit shqiptaro – greke po ndiqen me interesim nga opinioni publik dhe qarqet politike.

Ato po presin me shqetësim rezultatet përfundimtare të marrëveshjes, sidomos pas deklaratave të ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, se hapësira detare greke zgjerohej me 12 milje përkundër Shqipërisë.

Diskutimet mes dy qeverive nisën 5 vjet më parë në mungesë të një marrëveshje mes tyre, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për këtë çështje.

Ministria e jashtme e Shqipërisë deklaroi se do të mbështetet tek parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, praktikën ndërkombëtare dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen e parë.

Historia e kësaj çështjeje nisi afro 10 vjet më parë, ku qeveria e kryeministrit Sali Berisha nënshkroi në Tiranë një marrëveshje me palën greke për ndarjen e hapësirës detare mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje u padit nga Partia Socialiste në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e hodhi poshtë atë.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, pritet të vizitojë Tiranën pak ditë para pashkëve, në vazhdën e bisedimeve për një seri temash, që kanë mbetur hapur mes dy vendeve prej shumë dekadash.

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se delimitimi i hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është në interes të të dy vendeve dhe se përcaktimi përfundimtar i kufijve është i nevojshëm për ushtrimin e sovranitetit në këto hapësira dhe për shfrytëzimin ekonomik të tyre.

Llalla: Nuk dua të jem pjesë e Drejtësisë

Në Shqipëri, ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka njoftuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë se ka hequr dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë shqiptare. Ligji parashikon që pas përfundimit të detyrës, Prokurori i Përgjithshëm mund të emërohet gjykatës i Apelit. Këtë njoftim zoti Llalla ia ka nisur për dijeni dhe organeve të ngarkuara me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ish Prokurori i përgjithshëm është në listën e drejtuesve të Lartë të sistemit të Drejtësisë emrat e të cilëve po i nënshtrohen këtij procesi.

Tërheqja për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë duket se mund t’i japë atij mundësinë që verifikimet ndaj tij të ndërpriten, ndonëse ky rast mund të hapë polemika mbi interpretimin e ligjit, i cili parashikon që “subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji… Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit”. Por ky nen u analizua nga Gjykata Kushtetuese, kur vitin e kaluar dy shoqatat e gjyqtarëve që veprojnë në Shqipëri, ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar ndër të tjera dhe shprehjen “jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”. Në vendimin e saj të dhjetorit të kaluar, Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën për shfuqizim, duke e quajtur nenin plotësisht kushtetues, por në interpretimin e saj Gjykata thekson se “për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet”.

Në një rast të tillë sipas Gjykatës Kushtetuese zbatohen parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës sipas së cilit “subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.

Zoti Llalla u largua nga detyra dy muaj më parë në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë. Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.

Dokumenti: Kelment Balili fiton ndaj policisë, gjykata kundër urdhrit të Haki Çakos

Gjykata Administrative ka rrëzuar urdhrin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e ruajtjes fizike, në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit.

 

Sipas dokumentet që disponon Gazeta Shqiptare, në argumentet e Gjykatës Administrative është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive.

Akoma më tepër, kjo gjykatë arsyeton se institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Ish-drejtori i policisë kërkoi pezullim në 17 dhjetor të 2017, pasi familjarët të ashtuquajturit “Escobar i Ballkanit” ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit antimafia.

Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë.

Spiunët e Sigurimit në Akademi, Fuga: Duan të kontrollojnë të rinjtë, jo ekzistuesit

Akademiku Artan Fuga i ka parashtuar grupit të punës për reformimin e Akademisë 19 pika, ku kundërshton platformën e paraqitur prej tyre.

Sipas Fugës, kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj të akademisë nuk janë të njëjta me anëtarët ekzistues që janë subjekt i reformës. Kritiku i Akademisë zbulon se janë vendosur standarde të dyfishta edhe për pranimin e akademikëve që vijnë nga politika.

ARTAN FUGA

1. Sipas mendimit tim, të gjitha kërkesat që mendohen t’u vihen kandidatëve të rinj për anëtarësim në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, duhet të kërkohen të zbatohen edhe për anëtarët e rregullt ekzistues. Dokumenti parashtron kërkesa për plotësim kriteresh nga kandidatët e rinj, por nuk kërkon që po ato kritere të përmbushin edhe nga akademikët ekzistues. Pra, ka vend që të kalojnë në filtër edhe veprimtaria shkencore e ekzistuesve.

2. Dokumenti i parashtruar për diskutim e sheh akademikun me veprimtari si ajo e profesorit, por me ndryshime vetëm sasiore, flitet për më shumë botime, më shumë artikuj, më shumë kumtesa etj. Ky është defekti sepse janë parë kriteret e pranimit të shkëputura nga roli i ri që duhet të luajë Akademia e Shkencave, për të mos qenë thjesht një institut kërkimor i ndërtuar keq, si konglomerat kërkuesish, që vijnë nga fusha pa lidhje me njëra-tjetrën.

3. Nuk duhet parashikuar vetëm që kandidati për akademik t’u nënshtrohet kërkesave të ligjit për integritetin e figurës së vet, pra, në lidhje me pastërtinë e tij si edhe të provojë mosimplikimin e tij në veprimtarinë e organeve të sigurimit të shtetit, por kjo të kërkohet edhe për anëtarët ekzistues. Nga ana tjetër, të formulohet qartë dhe prerë që bashkëpunimi me ato organe është i papajtueshëm me statusin e akademikut.

4. Kam mendimin se me kriteret që kërkohen për veprimtarinë shkencore të një kandidati për akademik, më shumë matet “fuqia komunikative” e kandidatit sesa niveli i tij i kërkimit shkencor. Tjetër është komunikimi i shkencës dhe tjetër është kërkimi shkencor. Këto dy koncepte janë ngatërruar me njeri-tjetrin. Kjo duket qysh në formulimin e pikës 1.3., ku në mënyrë të gabuar cungohet koncepti i akademikut duke theksuar se ai përmblidhet te: “Të ketë veprimtari kërkimore shkencore origjinale dhe të përfaqësojë shkallën më të lartë cilësore në fushën…”

5. Kjo është e pamjaftueshme sepse e barazon akademikun thjesht me një profesor të shquar, i cili edhe ai duhet të ketë veprimtari kërkimore shkencore origjinale, dhe nuk tregohet në dokumentin e paraqitur se cilat duhet të jenë karakteristikat specifike të veprimtarisë, ku dallohet profili i një akademiku. Akademiku i ka plotësuar kërkesat për botime jashtë vendit, për citime etj., që kur është bërë profesor. Si akademik, ai duhet të orientohet kryesisht drejt drejtimit të kërkimit- shkencor dhe kontributit jo si doktor, as si profesor, as si kërkues i thjeshtë shkencor, por si drejtues, strateg, orientues i kërkimit shkencor. Këtu duhen përpunuar kriteret matës.

6. Është lënë pa përcaktuar numri i akademikëve, që përbën një element thelbësor për sa u përket pranimeve të reja. Mendoj që numri i përgjithshëm maksimal i anëtarëve të Asamblesë të mos kalojë më shumë se 30 vetë.

7. Është lënë pa prekur se sa zgjat qenia anëtar i akademisë. Akademik të përjetshëm nuk mund të ketë sepse asgjë tokësore nuk është e përjetshme.

8. Ka kritere sasiore për numrin e artikujve, veprave, citimeve, që janë arbitrare dhe të paargumentuara. Theksohet, për shembull, që kandidati duhet të ketë 10 vjet profesor. Kriteri kohor është krejt artificial dhe organicist. Ka baza përjashtimi social dhe privilegjesh për shkak të moshës, të cilat janë antikushtetuese. Kush kap parametrat, të cilat duan sigurisht kohë për t’u arritur, mund të kandidojë. Anëtarësimi në Akademinë e Shkencave nuk ka vend të jetë i kondicionuar nga mosha. Po kështu, sikurse gjithkush tjetër, edhe akademiku del në pension sipas ligjeve në fuqi. Dalja në pension në agjencinë ku është integruar me kohë të plotë ose të pjesshme pune, duhet të sjellë edhe daljen në pension si akademik. Titulli “akademik” ruhet, pavarësisht moshës dhe çel të drejta për pension sipas ligjeve në fuqi dhe trajtohen nga shërbimet publike të specializuara për këto praktika.

9. Dokumenti i propozuar parashikon se kandidati për akademik duhet të ketë ose nënshtetësi shqiptare, ose kombësi shqiptare, ose me origjinë shqiptare. Ky formulim është krejt i gabuar. Pa u zgjatur se kombësia dhe origjina nuk janë terma juridike dhe nuk përbëjnë dot mekanizma privues nga të drejta qytetare për çdo kandidat, duhet theksuar se kjo do të na çonte në pozicione nacionaliste, të përjashtimit mbi baza etnike, si edhe në formulime me frymë- zime nacionaliste. Akademia e Shkencave në parim duhet të jetë e hapur për të gjitha etnitë, kombësitë, etj. Ky frymëzim nacionalist duket edhe kur parashikohet se kush mund të jetë akademik i jashtëm, ku përcaktohet se duhet të ketë shtetësi, kombësi ose origjinë shqiptare, por jo vetëm, kaq, shtohet edhe se duhet të jetë nga “hapësira historike – kulturore shqiptare”. Unë nuk di që shteti shqiptar, e drejta shqiptare ose ndërkombëtare ta ketë definuar një formulim të tillë. Çfarë lidhje ka vendbanimi me kontributet e një akademiku në këtë rast??? Të jesh shqiptar – çfarë merite shkencore është?

10. Është arbitrar dhe krejt i papërcaktuar formulimi, ku thuhet se në momentin e kandidimit, dikush nuk duhet të jetë në poste të administratës ose të partive politike. Nuk ka asnjë argumentim se përse kjo ndodh vetëm në çastin e kandidimit dhe nuk shtrihet edhe për akademikë, që pasi janë bërë akademikë, vendosin sipas zgjedhjes së tyre të marrin poste si më lart. Unë mendoj që për ta mbrojtur Akademinë e Shkencave nga politizimi, duhet shtrirë papajtueshmëria edhe kur akademiku tanimë është zgjedhur. Sepse teorikisht, dikush mund të heqë dorë dy muaj nga posti politik, sa për të hyrë në akademi dhe pastaj ta rimarri atë. Mendoj se formulimi duhet të jetë që akademiku nuk mund të jetë njëkohësisht, kryetar partie politike ose anëtar i forumeve qendrore të saj, ministër ose zëvendësministër, shef kabineti ose këshilltar kabineti, drejtor i përgjithshëm ose drejtor në ministri, si edhe deputet, anëtar Këshillash Bashkiake, si edhe anëtar bordi i agjencive, që janë objekt rregullimesh normative nga ana e Kushtetutës së Shqipërisë. Kështu përcaktohen qartë se në çfarë nivelesh nuk mund të akumulohen mandatet.

11. Duhet shtuar që anëtari i akademisë ose kandidati për anëtar akademie, nuk mund të jetë i punësuar në administratën e Akademisë së Shkencave. Pra, nuk mund të jetë edhe akademik, edhe punonjës i administratës së Akademisë të Shkencave. Në kryesi, në seksione, sigurisht akademikët do të kenë poste drejtuese, por pa qenë të paguar si funksionarë administrativë. E para, kjo do të largojë konfliktin e interesit, që e ka gërryer në vite Akademinë e Shkencave. E dyta, kjo do të pengojë që anëtarët e akademisë, që janë edhe punonjës administrate, të influencojnë Asamblenë. E treta, sepse duke kërkuar që anëtari i akademisë të jetë i integruar në njësi kërkimore dhe shkencore si edhe në universitete, ai vetiu nuk mund të dypunësohet edhe në administratën e akademisë.

12. Patjetër, akademiku duhet të jetë në marrëdhënie pune. Por formulimi i dokumentit të parashtruar, që thekson se kandidati duhet të jetë në marrëdhënie pune me kohë të plotë ose të pjesshme në një universitet ose qendër kërkimore dhe shkencore, është shumë i mangët. Pse? E para, sepse lejon që ndokush, edhe duke pasur një kontratë për të zhvilluar dy orë seminare javore në një universitet të vogël privat, të pretendojë konkurrimin. E dyta, sepse qenia e integruar në sistemin kërkimor shkencor nuk duhet të kapë vetëm kandidatët, por edhe vetë akademikët. E treta, sepse mund të ketë individë edhe në sektorin e KërkimZhvillimit të sipërmarrjeve private, kërkues të zotët, që duhen lejuar të kandidojnë. Këta mund të jenë edhe jashtë vendit. Ta zëmë, dikë që punon në inovacion teknologjik te “Benzi” ose te “Total”, ose te “Apple”, akademia jonë, sipas dokumentit të propozuar, nuk pranon ta kandidojë. Po kështu, mund të jenë akademikë edhe mjekë në spitale të huaja, që kanë kontribute shkencore, inxhinierë, profesorë universitetesh, etj. Për akademikun, ne nuk na duhet thjesht punësimi. Punësimi po se po, por edhe të certifikojë që me kërkimin e vet shkencor, është pjesë e kërkimit në një institucion, paguhet ose financohet për veprimtarinë e tij kërkimore shkencore, ka platformë kërkimi shkencor, që pranohet nga platforma strategjike e kërkimit shkencor të akademisë dhe bën pjesë në prioritetet e saj. Kjo të kërkohet të provohet çdo vit, nga të gjithë akademikët.

13. Në dokumentin e paraqitur ka një kuptim shumë të cunguar dhe simplist të gjinive të kërkimit shkencor, që merren në konsideratë. Po ashtu, sipas dokumentit të paraqitur, cilësia e kërkimit shkencor e kandidatëve matet vetëm në mënyrë sasiore me numra artikujsh ose paraqitjesh në konferenca të botuara. Ndërkaq, merren në konsideratë vetëm revista ose botime të huaja. Matet fuqia divulguese dhe botuese e kandidatëve dhe akademikëve. Vlerësimi i rezultateve të kërkimit shkencor nuk bëhet nga institucionet shkencore dhe komuniteti shkencor, por supozohet të udhëhiqet nga vija editoriale e redaksive të revistave dhe shtëpive botuese. Sigurisht, këto të fundit janë shumë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë aspak. Orientimi i vlerësimit të kërkimit shkencor vetëm nga kriteret e agjencive botuese është i gabuar. Për sa u përket gjinive të kërkimit shkencor, janë braktisur në dokument të tilla, që kontribuojnë direkt në zhvillimin e vendit. Pa to, ne kemi pa fund doktorë, profesorë, akademikë, por jo rezultate të zbatueshme shkencore.

14. Ky kuptim i kërkimit shkencor është i gabuar. Ai ka pasoja të rënda sepse i shtyn kërkuesit vetëm drejt botimeve në revista të huaja, duke gjurmuar citimet, i bën kërkues citimesh, si edhe i shtyn të braktisin gjithç- ka që ka të bëjë me kërkimin në Shqipëri dhe arritjen e rezultateve të aplikueshme në terrenin e shoqërisë shqiptare. Kjo metodë bën që në vend, të matet cilësia dhe dobia e kërkimit shkencor. Çfarë mund të jenë si gjini shkencore të tjera veç monografisë, artikullit dhe kumtesës shkencore?

a. Patenta të rëndësishme teknologjike

b. Ekspertiza të rëndësishme shkencore të vlerësuara nga agjenci shkencore

c. Përkthime tekstesh ose veprash madhore të shkencave fondamentale të huaja

d. Konceptime dhe dizajnime veprash madhore të infrastrukturave prodhuese

e. Drejtim projektesh madhore shkencore dhe kërkimore

f. Përmirësime strukturore cilësore teknologjike ose në fusha të tjera

g. Drejtim pune kërkimore në formën e punimeve doktorale etj.

h. Koordinim dhe drejtim i botimeve me punimeve shkencore kolektive

i. Drejtim dhe koordinim revistash shkencore me borde ndërkombëtare

j. Tekste universitare origjinale, në fusha fondamentale të shkencës

15. Dokumenti pothuajse nuk sjell asgjë të re në thelb, lidhur me procedurat e pranimit të anëtarëve të rinj në Akademinë e Shkencave. Pikërisht këtu, ku ka qenë “thembra e Akilit”, dhe pikërisht aty është abuzuar.

16. Për sa më sipër, theksoj se ndarja në akademikë dhe akademikë të asoociuar mbetet e paargumentuar dhe e palegjitimuar. Aq më tepër, që deri më sot, nën presione elektoraliste, nuk ka më asnjë dallim midis këtyre dy statuseve. Çfarë kuptimi ka për të qenë akademik i asoociuar? Mendoj që Akademia e Shkencave të ketë vetëm akademikë, ta zëmë 30 anëtarë dhe kaq.

17. Akademiku duhet të jetë një figurë përfaqësuese e komunitetit të shkencëtarëve të fushës së tij. Për këtë është absolutisht e gabuar që thjesht të kërkohet një rekomandim ose mbështetje nga senati apo këshillat shkencore. Senatet e universiteteve nuk e kanë fare këtë tagër. Edhe këshillat shkencore po ashtu, është e rrezikshme dhe e gabuar të marrin këtë rol. Është akademia ajo që gjatë procedurave të pranimit ose konkurrimit, duhet të organizojë marrjen e mendimit për punimet dhe veprimtarinë shkencore të kandidatit. Në vend që seksionet të konsiderohen si tani, vetëm instanca konsultative për përzgjedhjen e kandidatëve, sikurse konfirmon dokumenti i paraqitur, në vend që të kemi një votim thjesht pa debat në Asamble, në vend të vazhdohet me votimin në zarfe të ardhura nga jashtë, këto praktika duhen ndryshuar kokë e këmbë. Ka vend që para votimit, në Asamble të bëhen procedura të fuqishme në seksione dhe votimit me fuqi seleksionuese në seksione (po ose kundër kandidimit të mëtejshëm), po para votimit në Asamble, të ngrihet një juri me dhjetë anëtarë, ku tre të katërtat të jenë specialistë të jashtëm nga akademia, shkencëtarë në fushën përkatëse të çdo kandidati, që të vlerësojnë, votojnë. Vota e tyre të jetë skualifikuese ose pranuese për kandidim. Po qe se juria dhe seksioni kanë të njëjtin mendim për kandidatin, mendimi i tyre është përfundimtar. Nëse vendimet e seksionit ose jurisë janë kontradiktore, atëherë është Asambleja që merr vendimin përfundimtar.

18. Lidhja e kandidimit me hapjen e fushave të reja ka qenë shpeshherë objekt trafiku influencash dhe presionesh të forta e praktikash të papranueshme. Gjithashtu, shpesh fushat e hapura nuk përkojnë me profilet. Praktikat e deritanishme kanë sjellë që ndonjëherë të hapet fusha sipas profilit të kandidatëve, të parashikuar më parë nga kryesia. Propozoj që Asambleja të ketë vetëm disa fusha të gjera dhe pranimet të jenë sipas shpërndarjes në to. Të mos lidhet hapja e vendeve për akademikë me hapjen e fushave të reja. Por shpërndarja e drejtë nuk do të thotë numër i barabartë pjesëtarësh në to.

Fushat që propozoj janë:

– Shkencat shoqërore dhe të administrimit

– Shkencat humane dhe ato mbi krijimtarinë artistike

– Shkencat teknologjike dhe inovacioni teknik

– Shkencat natyrore dhe matematike

– Shkencat e trupit të gjallë

19. Nuk kuptohet në dokument dallimi midis akademikut të jashtëm, të nderit, korrespondent, të huaj. Përgjithësisht, dokumenti i ka lënë krejt turbull statusin dhe kriteret e pranimit të tyre. Nuk kuptohet se cili është roli i tyre. Pse duhen? Mendoj se akademia ka nevojë për: Akademikë nderi. Këta mund të jenë të huaj ose shqiptarë, duke përkufizuar statusin e tyre. Po ashtu, ka vend edhe për panteonin e akademikëve, ku do të hyjnë të gjithë akademikët që kanë ndërruar jetë. Akademia merr përsipër që për gjithsecilin, të bëjë botimin e sintezës së veprave, si edhe t’i promovojë ato sipas rastit.

EMRAT/ Akademia e Shkencave, përplasje në grupin e punës

Pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, një grup pune po punon për t’i paraqitur Kryeministrit Rama propozimet për reformimin e saj.

bace-840x440

Janë 9 akademikë që përbëjnë grupin e punës për reformimin e Akademisë së Shkencave, të kryesuar nga Apollon Baçe e në përbërje të të cilit janë; Skënder Gjinushi, Anastas Angjeli, Kosta Bajraba, Aurela Anastasi, Salvator Bushati, Neki Frashëri, Floran Vila dhe Artan Fuga.

Nga Kryeministri, atyre u është kërkuar as më shumë e as më pak, por miradministrimi i kësaj të mire publike, pra, reformim nëpërmjet rithemelimit. Grupit të punës, edhe pak javë i kanë mbetur për të paraqitur platformën e tyre të reformimit. Por mësohet se pjesëtarët e këtij grupi nuk kanë një dakordësi mes tyre.

Pra, siç duket, akademikët janë ende larg të gjendurit të një mendimi të përbashkët. Në fakt, gazeta “Panorama” ka marrë informacionin se midis pjesës tjetër të komisionit dhe kritikut nga brenda të Akademisë Shkencave, prof. Artan Fugës, i cili i pari ngriti shqetësime për domosdoshmërinë e reformës në Akademinë e Shkencave, ka pasur përsëri mospërputhje thelbësore.

Anëtarë të ishkryesisë së vjetër theksojnë se kriteri i shumicës vlen për të treguar se cili opinion është i vlefshëm dhe cili jo, kurse kritiku i saj i qëndron idesë se në shkencë as bëhet fjalë për ta barazuar të vërtetën me vullnetin e shumicës. Ai lë të nënkuptohet se reforma po bëhet brenda një kuadri, që u përshtatet interesave personale të disa aktorëve brenda Akademisë të Shkencave.

Gazeta “Panorama”, pasi u informua për këtë mosdakordësi, siguroi edhe pikat ku prof. Fuga mbështet kritikat dhe mospranimet për një nga dokumentet e reformës, që Komisioni ad hoc aprovoi.

PANORAMA

Hahn: Marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës është ende letër e zbrazët

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Marrëveshja ligjërisht e detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës është aktualisht një letër e zbrazët, deklaroi në Beograd komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Në konferencën “Strategjia për Ballkanin Perëndimor – hapja e rrugës për anëtarësim në BE”, Hahn tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve – miratimin e së cilës BE e kërkon para anëtarësimit të Serbisë në bllok – varet nga rrjedha e dialogut.

“Kjo marrëveshje është tash për tash një copë letre e bardhë. Nuk dua të paragjykoj, por është e rëndësishme që dy palët të gjejnë zgjidhje që çojnë direkt kah dokumenti i detyrueshëm që ne e kërkojmë”, tha Hahn.

Ai tha se Strategjia e re e BE-së për zgjerim me Ballkanin Perëndimor thekson se për anëtarësimin e Serbisë në bllok, duhet të plotësohen të gjitha kushtet, sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Hahn tha se strategjia jep perspektivë të qartë evropiane edhe për Kosovën.

“Duhet të shihet si një motiv edhe për Kosovën që të punojë me Serbinë në një dokument ligjërisht detyrues dhe të normalizojë marrëdhëniet”, tha Hahn.

Izet Haxhia ekstradohet në Shqipëri

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, do të ekstradohet në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Haxhia në një deklaratë në News24, ai shprehet se është njohur sot me vendimin e Gjykatës.

Sipas tij ekstradimi është lejuar nga Gjykata e Lartë në Turqi.

“Po është e vërtetë. Sot është marrë vendimi nga gjykata e lartë turke për ekstradimin tim në Shqipëri. Tani si duket pas 12 vjetësh u ra ndërmend për ekstradimin tim. Si duket me përkujdesjen e qeverisë shqiptare e cila pasi arrestoi gjithë peshqit e mëdhenj me erdhi radha edhe mua”,-deklaroi Haxhiaj,

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykata shqiptare në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Prokuroria letërporosi në Athinë për dosjen “Habilaj-Tahiri”

Pas Italisë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për dosjen Habilaj-Tahiri.

Burime të sigurta pohuan se prokuroria i ka përcjellë një letërporosi autoriteteve greke për çështjen më të bujshme që pas tetorit 2017. Por ndërkohë burime të Top Channel pohojnë se edhe ndaj tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim, ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Cela, ish-shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila dhe ish-shefit të kufirit Sokrat Bode ka nisur edhe hetimi pasuror sipas ligjit anti-mafia.

Këto veprime vijnë atëherë kur për secilin prej të dyshuarve përfshi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është zgjatur afati hetimor edhe për tre muaj të tjerë deri sa dy shtete, Italia dhe Greqia, të kthejnë përgjigje.

Burimet tregojnë për Top Channel se tre ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit janë pjese e të njëjtës dosje të trafikut të drogës se bashku me Habilajt.

Rezulton thotë prokuroria se ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Çela në bashkëpunim me punonjës të policisë Gjergj Kohila dhe efektive të tjerë që janë nën hetim kanë mbështetur dhe garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivim droge dhe më pas trafikun e saj jashtë Shqipërisë.

Rezulton thuhet me tej se Gjergj Kolhia ish-shefi kundër krimit të organizuar ka ndihmuar për kultivimin e drogës në fshatrat e Vlorës, ndërsa Sokol Bode ka bashkëpunuar per trafikun e drogës jashtë kufirit shqiptar.

Nga hetimet shtetasi Moisi Habilaj sipas Prokurorisë në bashkëpunim me punonjës të shtetit ia ka dalë mbanë të trafikojë drogë thonë burimet./TCH

Kryeministri Edi Rama në kopertinën e gazetës greke: Çamët, shqiptarë me të drejta – Intervistë e Kryeministrit Edi Rama dhënë Gazetës greke Ta Nea …

– Çamët janë Shqiptarë dhe gëzojnë të drejtat e plota

Sot në faqen e parë të Gazetës greke të përditshme Ta Nea , grekë e shqiptarë lexuan intervistën që kreu i qeverisë shqiptare i dha gazetarit të mirënjohur Aleksis Qefaka (Kefala)

Zoti Rama  si asnjë herë tjetër nuk e ka bërë asnjë një politikan shqiptar, flet me tone të ulëta,  por me nje gjuhë të saktë  duke sqaruar  veçanërishtë  opinionin grek për çështjet që bisedohen  së fundmi mes dy qeverive ..

 Ajo që të bën përshtypje është se kryeministri  ynë e përmend problemin çam si një gjë që ekziston dhe që kërkon zgjidhje ..

Më poshtë e plotë intevista e përkthyer :

Çfarë vlerësimi jepni Ju  për marrëdhëniet dypalshe Greqi-Shqipëri sot?

Kryeministri Edi Rama: Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje njëri për tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj/të veçantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira/pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke i ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeqë të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme/e fëlliqur e diktaturës komuniste.

Popujt tanë dhe kombet tona gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë merituar një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre por politika jo gjithmonë ka reflektuar dëshirën e tyre. Kjo është për të ardhur keq dhe i ka drejtuar marrëdhëniet tona në momente të vështira dhe të errëta përgjatë historisë tonë.

Si Kryeministër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qënë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por megjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.

Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë/t’i japim frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.

Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t’i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dy palët, për të përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/udhëtojmë sëbashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë.

Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet së shpejti në vazhdim, do të japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithë krenarë.

Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur cështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar çështjen e çamëve. Çfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?

Kryeministri Edi Rama: Nga pala greke, kjo çështje/temë është perceptuar/trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Sjhqipërisë nuk mund të ekzistojë.

Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm/ekstremë të skenës poltike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen.

Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër/më tej.

Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron.

A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?

E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë.

Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Kryeministri Edi Rama:Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë/diskutojmë, me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fiqnjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.
Të martën, BE-ja do të çelë diskutimet për zgjerimine saj  drejt vendeve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?

Kryeministri Edi Rama:Sot, BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Kushdo që nuk e beson nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë.

Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për bashkimin/trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një peiudhë të ndryshimeve të rëndësishme në botë kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës botëror/global, e dedikuar ndar vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkurtër të paqarta, dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve aftshkurtra politike.

Shqipëria ka të drejtën e një rekomandimi të drejtëpërdrejtë që të hapen negociatat, dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim dhe nga Këshilli pak më vonë.

Qeveria greke është duke u përballur dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. Çfar mendoni Ju  për këtë temë?

Kryeministri Edi Rama:Ka ardhur koha të zgjidhet kjo temë/çështje, dhe ku ka dëshirë gjithmonë ka dhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend – anëtar të BE-së në rajonin tonë larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit.

Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon.

Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh intersat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni (sido që të quhet në bazë të marrëveshjes) stabël, demokratike dhe e begatë, është e rëndësishme për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit, dhe të Greqisë gjithashtu. Besoj se do  mbizotërojë vizioni strategjik dhe vendosmëria për zgjidhjen e kësaj çështje pasi taktika të politikave dritëshkurtër nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes ku të gjithë palët gëzojnë të drejtën… !!

 Ta Nea 06.02.2018..Aleksis Qefala

Rama në median greke: Çamët kanë të drejtat e tyre, dikur jetonin në vendin tuaj (intervista)

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ka folur hapur per çeshtjen e çameve ne nje interviste dhene per gazeten greke “Ta Nea”.

 

Rama ka theksuar se nuk mund te pranohet pozita e sotme e ketyre njerezve qe kane te drejtat e tyre.

“Unë nuk besoj se çdo person i matur do të pajtohej me pozitën që këta njerëz kanë të drejtë për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jetë në gjendje për të kërkuar të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave si normalisht ka te drejte çdo qytetar evropian “, tha Rama, raporton media greke, duke iu referuar intervistes ne Ta Nea

“Çamët kane te drejtat e tyre dhe nuk mund te ndalohen per te drejtat e tyre”- thote ai. duke shtuar se nuk mund te imagjinohet qe ne shekullin e 21 disa njerez nuk mund te hyjne dot ne Greqi.

Duke theksuar se Shqiperia nuk ka probleme territoriale me Greqine, Rama ka deklaruar se “jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë nje marreveshje e drejta për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Greqinë”.

Intervista e plote 

Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet dypalshe Greqi-Shqipëri sot?

Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje njëri për tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë Historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj/të vecantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira/pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke i ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeqë të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme/e fëlliqur e diktaturës komuniste.

Popujt tanë dhe kombet tona gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë merituar një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre por politika jo gjithmonë ka reflektuar dëshirën e tyre. Kjo është për të ardhur keq dhe i ka drejtuar marrëdhëniet tona në momente të vështira dhe të errëta përgjatë historisë tonë.

Si Kryeministër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qënë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por megjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.

Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë/t’i japim frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.

Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t’i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dy palët, për të përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/udhëtojmë sëbashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë.

Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet së shpejti në vazhdim, do të japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithë krenarë.

Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur cështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar cështjen e camëve. Cfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?

Nga pala greke, kjo çështje/temë është perceptuar/trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Sjhqipërisë nuk mund të ekzistojë.

Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm/ekstremë të skenës poltike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen.

Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër/më tej.

Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron.

A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?

E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm i gjallë i së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë.

Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë/diskutojmë, me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fiqnjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.

Të martën, BE-ja do të celë diskutimet për zgjerimine saj  drejt vedneve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?

Sot, BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Kushdo që nuk e beson nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë.

Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për bashkimin/trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një peiudhë të ndryshimeve të rëndësishme në botë kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës botëror/global, e dedikuar ndar vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkurtër të paqarta, dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve aftshkurtra politike.

Shqipëria ka të drejtën e një rekomandimi të drejtëpërdrejtë që të hapen negociatat, dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim dhe nga Këshilli pak më vonë.

Qeveria greke është duke u përballur dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. Cili është mendimi juaj për këtë temë?

Ka ardhur koha të zgjidhet kjo temë/çështje, dhe ku ka dëshirë gjithmonë ka dhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend – anëtar të BE-së në rajonin tonë larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit.

Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon.

Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh intersat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni (sido që të quhet në bazë të marrëveshjes) stabël, demokratike dhe e begatë, është e rëndësishme për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit, dhe të Greqisë gjithashtu. Shpresoj të mbizotërojë vizioni strategjik dhe vendosmëria për zgjidhjen e kësaj çështje pasi taktika të politikave dritëshkurtër nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes ku të gjithë palët gëzojnë të drejtën. *Botuar në faqen e parë të gazetës Ta Nea_06.02.2018 – Intervistoi Aleksia Kefala

BW

Kush ishte djali i vetëm i aktores Tinka Kurti që ndërroi jetë sot

Zef Kurti ishte djali i vetëm i aktores së mirënjohur Tinka Kurti. Për arsye që nuk dihen, ai ka mbajtur një profil të ulët publik pas vitit 1990, ndërsa më herët është aktivizuar edhe në disa shfaqje të teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Zefi ka provuar pak edhe aktrimin, më shumë me role episodike. Një nga filmat është ai i “Udhëtim në pranverë” ku luan rolin e Lekës, në një dialog të shkurtër para teatrit “Migjeni” në Shkodër, film i vitit 1978.

Duke qënë se mbase nuk mund të ndiqte gjurmët e nënës së tij, Zefi nuk përqendrohet shumë tek arti skenik. Ndoshta edhe për këtë arsye, por edhe për mundësi më të mëdha për familjen, Zefi vendos të emigrojë në Kanada ku ndërtoi jetën e tij. Ata që e njohin nga afër Tinkën, e njohin mallin që ajo kishte për djalin e saj të vetëm, i cili sot u nda nga kjo jetë, shkruan shkodraweb. Zef Kurti ndërroi jetë si pasojë e nje goditjeje fatale në zemës në moshën 65- vjeçare. Pritet që trupi i pajetë të vijë në Shqipëri për të pushuar përjetësisht ne vendlindje.

SHQIPËRIA, TOKË E MINUAR NGA “XHENIERËT E KRIMIT E TË KORRUPSIONIT” – Nga Azgan HAKLAJ

Demontimi i saj i pamundur pa SHBA-në dhe aleatët evropianë

 

Pushteti i krimit si një  oktapod gjigand  i ka shtrirë frikshëm tentakulat e tij në çdo  hallkë të pushtetit e të shtetit.

Qeveria e ka bërë të veten devizën  kriminale leniniste “I gjithë pushteti sovjetëve”, duke futur nën kontroll  e paralizuar të gjitha institucionet legjitime  Kushtetuese ,(drejtësinë, prokurorinë, parlamentin) ,ku vendos vetëm dhuna e kartonit  e, së fundmi, fjalën e lirë të Opozitës, si treguesi më sinjifikativ , se pas qeverisjes së Rilindjes fshihet grupi më i rrezikshëm , përfaqësuesit më me emër të krimit e të mafies politike  që ka njohur Europa pas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitet 90, Italia zhvilloi një betejë në të cilën iu desh të përdorte edhe ushtrinë . Shteti Italian  pati vullnet politik  për ta bërë këtë betejë e për ta fituar atë.

Ndryshe nga rasti i fqinjit përtej detit ,ku kryeqyteti i mafies ishte Siçilia ,në Shqipëri kryeqyteti  dhe rezistenca e mafies është “Selia e Qeverisë”.

Nga aty shpërndahen valët e frekuencat  e zëdhënësve dhe arkitektëve  të krimit politik –ekonomik e ordiner,të  cilat mbulojnë jo vetëm territorrin e vendit tonë, por edhe të Ballkanit, Italisë, Spanjës, Gjermanisë, Holandës, etj ku  tonelatat  e drogës  shpërndahen  të sigurta nën kujdesin e  ambasadorëve të Ramës e Tahirit.

Interpoli dhe qeveritë Europiane kanë dhënë prej vitesh alarmin për fuqinë e stërmadhe, brutalitetin dhe egërsinë me të cilën mafia shqiptare demonstron në betejën e saj për hapjen e rrugëve të reja dhe sigurimin e tregjeve.

Së fundmi  ishte Gjermania ajo që dha alarmin “SOS“, duke paralajmëruar se në pak kohë mafia  shqiptare do të ishte padronia e hashashit, heroinës, në vendet më të rëndësishme të BE-së.

Gjermania e kanceleres Merkel, me të  cilën Rama pozonte me fodullëk e mburrje në Berlin e Bruksel, Gjermania, pra kolosi Europian, që ka investuar më së shumti për Shqipërinë, iu tregon shqiptarëve, se çfarë imazhi i jep vendit të tyre kryeministri dhe njëherësh kumbara i krimit e trafiqeve, z.Rama.

Harta e re elektorale u bë nga Rama ,& Co, me qëllimin kriminal për ta goditur Opozitën e bastionet e saj, për ta parcelizuar krimin e për ta bërë atë të padukshëm.

Krijimi i feudeve në Durrës ,Kavajë, Elbasan, Vlorë e në zona të tjera strategjike me modelet e Dakëve, Roshëve, Sejdinëve e Spahinjëve të tjerë, e ka bërë punën e policisë e të organeve të tjera ligjzbatuese të pamundur .Kjo jo vetëm për faktin se ai dhe ortakët e tij kanë investuar qindra miliona dollarë për ngritjen dhe funksionimin e infrastrukturës kolosale të mafies.Ka një arsye më të fortë se përse krimi bën ligjin në Shqipëri. Qeveria Rama i ka vënë në dispozicion çdo gjë, me pak fjalë, pushtetin e të gjitha resurset më të çmuara të vendit, portet, aeroportet, naftën e burimet minerale, energjitikën, rafineritë e përpunimit të heroinës e kokainës, e më në fund paprekshmerinë  nga ligji, imunitetin parlamentar.

Në rast të bezdisjes e presionit të madh nga opinion publik, Opozita  dhe mediat, qeveria ju organizon vetëarratisje spektakolare, në rastin më bujar, apo i vret në ditën për diell, kur prishin punë në pazaret e pista , me çmime konkurence , ashu siç ndodhi rëndomtë muajin e fundit, ku përgjaken çdo ditë trotuaret e qyteteve tona.

Ajo që publiku sheh dhe percepton përmes mediave të çensuruara është vetëm maja e ajzbergut të krimit, i cili në 5 vitet e Rilindjes së Ramës ka marrë përmasa të frikshme dhe është bërë zot  dhe i plotfuqishëm i vendit tonë. Kjo për faktin se paraja e tij kolosale vlerësohet 4-4.5 miliardë euro  në vit , kur buxheti i shtetit nuk i kalon 5 miliardët. Ky lumë parashë mund të përmbysë gjithçka që i del përpara:  Zgjedhiet e lira , parlamentarizmin ,institucionet e Shtetit të së Drejtës ,e së fundmi sipërmarrjen e lirë dhe konkurencën si gurë themeli dhe bazë e sistemit demokratik.

Në dallim nga mafia ndërkombëtare  ku lidhjet me pushtetin janë të fshehta dhe sporadike, në Shqiperi  kapoja është në krye të vetë shtetit. Shqipëria është rasti  sui-generis në Europë e përtej saj ,ku gjithë kupola e policisë së shtetit është përfshirë në veprimtari kriminale  dhe ministritTahiri e padronit të saj të policisë nuk i hyn gjëmb në këmbë. Është kjo arsyeja  që Opozita  dhe qytetarët shqiptarë e kanë të pamundur t’i besojnë Reformës në Drejtësi, sepse janë mëse të bindur se qeveria ka bërë kapjen e saj, pra me pushtetin ka kapur shtetin.

Qevera  do fillojë gjuetinë e shtrigave ndaj Opozitës , arrestimin e ndonjë drejtori tagra mbledhës të qeverisë së shkuar ,për të larë duart si Pons-Pilati.

Shqipëria sot s’ka vend për invenstitorë të huaj strategjikë e të fuqishëm. Qeveria e Krimit ka marrë me kohë masat për përzënien e tyre nga Shqipëria. Konçesionet kryesore dhe jetike për ekonominë shqiptare, Rama dhe ortakët e saj ua bëjnë dhuratë firmave fantazma të krijuara pak kohë më parë, si një hibrit i mafies qeveritare e asaj ndërkombëtare.

Partneriteti publik-privat, gjetja më e re e Ramës është as më shumë e as më pak ,veçse një valvul shkarkimi për të pastruar 1 miliard dollar të zhvatur nga  plantacionet e kanabisit,trafiqet e taksat e shqiptarëve.Kërcënimi që iu bën kryeministri kryetarëve të bashkive për të ndjekur këtë model ose për të mos iu financuar asnjë projekt është embargoja që ai dhe kriminelët që i dhanë pushtetin, i bëjnë pushtetit legjitim, Shtetit të së Drejtës dhe vetë të ardhmes sonë të përbashkët europiane.

Pyetjes së analistëve se: “Ku janë rezultatet e Reformës në Drejtësi” dhe përse nuk arrestohen peshkaqenët e mëdhenj, Rama i zënë ngushtë iu përgjigj:”Shyqyr Zotit e kemi kaluar atë kohë, kur partia të fuste në burg”.

Shteti i Ramës që burgos pa mëshirë kryefamilljarë fukarenj  pa asnjë punë, ndihmë sociale e përkujdesie për 2-3 mijë lekë drita , se ka për gjë të vjedhë 1 miliard euro çdo vit  përmes evazionit fiskal  dhe qindra milionë të tjera përmes taksave të larta, skemës mashtruese alla Beqia në shëndetësi apo mega skandalet me “Armon” dhe karburantet.

Mirë zotëri, partia e qeveria s’të fuskan në burg e s’duhet të të fusin në burg, po përse atëherë mbron  Baronin e Drogës, ish ministrin tënd Tahirin, kur atë e akuzon Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kërkon ta  çojë përpara drejtësisë? Përse e ekstraduat në kundërshtim me ligjin ,dëshmitarin kryesor të bandës Habilaj, krijues e tutor i të cilës është pikërisht Tahiri juaj .

Oktapodi i krimit, i ideuar nga Rama , pasi gllabërojë  bregdetin, fushat e naftës dhe gazin, rafineritë, zonat industriale, lagunat dhe zonat e mbrojtura, minierat dhe pasuritë e tjera, ai i ka zgjatur tentakulat deri në Alpet Shqiptare.

Banorët e Alpeve i kanë ruajtur me fanatizëm bukuritë natyrore, malet, lirinë e krenarinë e tyre. Përbuzja proverbiale  e Ramës ndaj banorëve fisnikë që jetojnë prej shekujsh në këto bukuri përrallore apo “malokëve”, siç i quan ai, ka vetëm një sindromë: atë të kompleksit të inferioritetit, pasi i ka lënë pa asnjë investim , në mëshirë të fatit. Rama kërkon të pushtojë Alpet e bukura e banorët e tyre me hotele përbindësha.

Krijesat e Ramës janë projektuar me 5- yje , pa shpenzime, lekët i jep mafia e Rama i bën taksën zero. Pasi ngriti  flamurin e mafias në kryeministri, Rama kërkon ta  ngrejë atë në majat e Olimpit Shqiptar.

E theksova në kryerradhë se Shqipëria  është një tokë e minuar nga krimi e korrupsioni i mafies. Me të njëjten simbolikë si nazistët u larguan nga Shqipëria apo falangat e Millosheviçit u larguan nga Kosova, kriminelët jenë kudo të njëjtë.

E keqia  është bibla e besimit të tyre. Ata e parandiejnë  fundin e vet sepse siç duket një shqisë siç duket  më  tepër se njerëzit normalë. Ky është avantazh për njerëzit  monstër, sepse në ikje  e sipër pronësojnë sentencën :-“ika unë u  shoftë bota”duke  shkaktuar  dëme të mëdha.

Shqipërinë e kanë zaptuar në çdo skaj tentakulat e korrupsionit, e ka minuar krimi e mafia politike e nga ky rreth fatal mund ta çlirojë vetëm SHBA dhe aleatët e saj strategjikë, duke  zbarkuar  si dikur Aleatët në Normandi, për të çliruar nga fashizmi, Francën,  atdheun e Iluminizmit, Lirisë, Barazise—Vllazërisë  dhe për t’i hequr qafe  Europës dhe Botës zgjedhën e fashizmit.

SHBA dhe Aleatët me strukturat e veta moderne  dhe dedektivët  e saj mund ta çlirojnë Shqipërinë nga mafia, për ta bërë  më në fund një vend normal e të banueshëm  për qytetarët e saj fisnikë, të cilët kanë 5 vjet që në turma të mëdha  po largohen nga  Atdheu i tyre i marrë peng  si djalli nga temiani.

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj Zef Kurtin

Lajmin e ka bërë publik me një status në “Facebook” shkrimtarja Flutura Açka

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetësore.

Lajmin e ka bërë publik me një status në “Facebook” shkrimtarja Flutura Açka, e cila rrëfen se nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëllojë aktoren e madhe të skenës shqiptare për këtë humbje.

“Tinkën, ç’e paska gjetë!
Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin. Sa tepër duken fjalët. I paqes, Zef Kurti!”

Opozita: ja data e fillimit të ofensivës së re të protestave

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se nuk do të ndalë protestat deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafie.

Pas protestës masive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit më 27 janar, ende nuk ka zyrtarisht një datë se kur do të zhvillohet protesta e radhës.

Por burime brenda frontit opozitar bëjnë me dije për ‘GSH’ se është në diskutim që protesta e radhës të zhvillohet më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha.

Burimet sqarojnë se protesta e fundit që sipas opozitës do të çojë në arritjen e qëllimit, largimin e qeverisë, pritet të jetë data 22 mars, datë e cila përkon me 26-vjetorin e fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Gjithsesi, krerët e opozitës së bashkuar janë ende në diskutim për vendosjen e datave se kur do të rinisin protestat kundër qeverisë. Liderët e opozitës së bashkuar synojnë të tjera protesta masive me pjesëmarrjen edhe më të madhe se ajo e 27 janarit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi një ditë pas 27 janarit se protesta e opozitës e një dite më parë ishte “betejë madhështore e fituar e shqiptarëve”.

Zbardhet e shkuara e ish-oficerit grek, roje në ambasadën shqiptare në Athinë

Zbardhen të tjera detaje nga e shkuara e grekut, Eftimiu Eftimius, arrestuar në Tiranë, me akuzën e ekzekutimit të Devi Kasmit, kundrejt një pagese prej 25 mijë eurosh.

 

Mediat greke, raportojnë se ish-agjenti special grek, Eftimius ka shërbyer si roje në Ambasadën shqiptare në Athinë si edhe për mbrojtjen e objekteve publike në sheshin Sintagma, raporton “Panorama”.

Ai është nje emër i njohur për policinë dhe drejtësinë greke, pasi në 2009 ishte përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit. Trafiku i lëndës narkotike u zbulua në maj të vitit 2016 në Artë, vendbanimin e tij. Hetimet treguan aso kohe se Eftimius ishte pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Greqi.

Ndërkohë që emri i tij del edhe në një tjetër rast trafiku droge, kur ai së bashku me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë u përfshinë në trafik kokaine. Bëhej fjalë për një operacion që u kodua “Themis”, në hetim të të cilit u bë pjesë edhe DEA amerikane.

Në atë kohë, vetë i akuzuari grek deklaroi se e kishte kokainën për përdorim personal. Emri i tij doli edhe në një tjetër goditje të rrjetit të trafikur të drogës përmes aeroportit “Elefteros Venizelos”.

Mediat greke duke iu referuar policisë së Tiranës shkruan se ai është arrestuar si ekzektutori i Devi Kasmit, si porosi e një bandë shqiptare për trafikun e drogës.

“Edi Rama nuk është mirë”, gafa e kryeministrit në orët e vona të natës (FOTO)

Edi Rama ka bërë një gabim mbrëmjen e djeshme, pasi postimin që duhej ta postonte sot në mëngjes e ka hedhur në orët e vona të natës, duke e shoqëruar edhe me fjalën ‘Mirëmëngjesi’.

Duket se stafi i kryeministrit ka programuar gabim postimin, duke ngatërruar orën. Pas këtij postim, të shumtë kanë qenë komentues të cilët janë tallur me të, duke i thënë se ka humbur sensin e kohës dhe se nuk është mirë.

Po ashtu, mjaft kritika ka pasur ndaj tij, sidomos për çështjen më të fundit të hapur në Shqipëri, atë të marrëveshjes detare që pritet të arrihet mes vendit tonë dhe Greqisë.

Postimi i Ramës: 

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë përshkrim fantastik të Shqipërisë në mediat austriake, ju uroj një ditë të mbarë 

* * *

UDHËTIM PËRMES SHQIPËRISË

Vetëm disa dekada më parë, për Shqipërinë dihej shumë pak. Vizitorët e huaj vinin në mënyrë sporadike dhe vetëm për raste të veçanta, siç ishin ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në futboll, në dhjetor të vitit 1980.

Në atë kohë vetëm pak gazetarë kishin mbërritur, të cilët u dërguan nga aeroporti drejt qendrës së Tiranës. Autobusi ecte në një rrugë virtuale pa trafik, ku kishte vetëm njerëz me biçikleta. Në hollin e hotelit kishte një pemë Krishtlindjesh. Një gjë e rrallë, pasi Shqipëria komuniste në atë kohë ishte e izoluar dhe ateiste.

Por, që nga viti 1990, Shqipëria ka patur zhvillime të jashtëzakonshme. Rreth 12 vite më parë, aeroporti u shndërrua në një kompleks modern dhe mori emrin ”Nënë Tereza”, emri i shenjtores së famshme shqiptare. Trafiku tashmë është i rënduar si në çdo qytet tjetër të Evropës. Rrugët janë të mbushura me reklama të mëdha të kompanive ndërkombëtare, të kompanive të njohura të prodhimit të makinave dhe të universiteteve private.

Trashëgimia e romakëve

Thesari kulturor i Shqipërisë ndodhet jashtë kryeqytetit, ku të presin peizazhe madhështore dhe vlera të çmuara kulturore. Në rrugën drejt bregdetit ju kaloni në Apolloni, një pllajë e gërmuar nga arkeologët, që ju fton të ecni përmes pjesëve të rikonstruktuara të tempujve romakë dhe te teatri. Larg në horizont, dielli që po perëndon reflekton në detin Adriatik. Në Antikitet, ky qytet ishte i aksesueshëm nga anijet dhe shumë i rëndësishëm ekonomikisht, por pas një tërmeti në shekullin III, porti u shkatërrua.

Në qytetin port të Vlorës, ju prekni detin Adriatik. Vetëm pak kohë më parë është përfunduar një shëtitore me palma, e quajtur “Lungomare”. Ende, shezlongët e hoteleve të rinj janë të paprekur dhe në pritje të turistëve. Në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Otomane u shpall në Vlorë. Relike, foto dhe dokumente ju mund t’i shihni dhe admironi në Muzeun e Pavarësisë.

Riviera shqiptare

Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta.

Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogarasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së Rivierës Shqiptare shtrihen ullishte dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.

Një parashutist bëhet gati të fluturojë nga kjo pikë vrojtimi. Nisja është e shpejtë dhe erërat e ngrohta e shtyjnë parashutën në fluturim mbi plazhet e gjera përgjatë bregdetit. Atje poshtë ndanë plazheve dallohet një kantier ndërtimi. Së shpejti turistët do të mund të akomodohen në këtë resort të ri.

Përgjatë rrugës panoramike të jugut, rrallë ndodh të shohësh ndonjë makinë, por dhjetëra njerëz mbi biçikleta. Sidoqoftë ata nuk ishin vendas, por turistë amerikanë, të cilët sodisnin peizazhin mahnitës në atë ditë të bukur vjeshte me mot të ngrohtë. Nga larg dallohet ishulli i Korfuzit.

Përballë, në skajin më të largët jugor të Shqipërisë, gjendet Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndoshta më i rëndësishmi në vend. Një rrugë me ekualipte formon hyrjen e parkut, që të çon drejt një amfiteatri të mirëruajtur antik grek.

Për orë të tëra mund të shëtisësh dhe eksplorosh parkun nën hijen e pemëve. Veçanërisht interesante janë rrënojat e një tempulli, të një bazilike bizantine e shekullit VI dhe një mozaik i bukur.

Rruga e kthimit kalon nëpër një qafë mali dhe kalon ndanë Gjirokastrës, “qytetit të gurtë”, që gjithashtu është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e kalldrëmta të qytetit të çojnë në kala, pasi kalon ndanë dyqaneve të vegjël që ofrojnë qëndisma, punime artistike të skalitura në gur dhe suvenire.

Në kala gjendet Muzeu Kombëtar i Armëve, që përfshin një koleksion mahnitës me objekte të periudhës mes vitit 1912 dhe Luftës II Botërore. Pamja e qytetit të vjetër është mbresëlënëse. Çatitë janë të mbuluara me rrasa, që gjenden me bollëk në mjedisin malor përreth.

Rruga për në Veri është shumë e mirë dhe kalon në një prej zonave më piktoreske të Shqipërisë. Luginat e lumenjve, të gjera dhe të zhdërvjellta me ura të gërryera dhe me një mal gjigand në sfond të sjell në mendje kujtimet e Karl May në novelën ”Përmes mbretërisë së shqiptarëve”.

Shumë shpejt mbërrin në Berat, një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Lagjja ”Kala”, sipër një kodre përbëhet nga shumë shtëpi, shumica të pabanuara, por si zonë e konsideruar Trashëgimi Botërore nga UNESCO, ato janë nën një mbrojtje speciale.

Një ish-katedrale përdoret si muze. Ndërsa ikonat e çmuara nëpër mure me skena nga jeta e Krishtit dhe 12 dishepujve dhe shenjtorëve janë të jashtëzakonshme. Poshtë kalasë ndodhet lagjja ”Mangalem”, në qytetin që quhet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, me xhami dhe shtëpi të mrekullueshme antike.

Heroi kombëtar Skënderbeu

Sipër një mali të thepisur gjendet qyteti i Krujës, që është i lidhur ngushtë me historinë e Shqipërisë. Nga këtu, heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu drejtoi një kryengritje të suksesshme kundër ushtrisë turke.

Në këtë kështjellë, përshkruhet nëpërmjet pikturave historia shumë e trazuar e Shqipërisë.

Kur shikon fushat, mund të dallosh periferinë e Tiranës, destinacioni i fundit. Ndërkohë që hyn për në kryeqytet, ende mund të vëresh godina parafabrikate depresuese, relike nga epoka komuniste. Por, qendra paraqitet shumë kozmopolite, me një bulevard të gjerë që kalon përmes godinave të qeverisë me arkitekturë të kohës së Musolinit dhe parqe të mirëmbajtur duke dalë përfundimisht në sheshin ”Skënderbej” me Pallatin e Operas, i vitit 1960.

Si përfundim Shqipëria është për të gjithë ata që interesohen për kulturën.

Hotelet janë të mira, ndërsa në gatim do të shijoni më të mirën nga kuzhina italiane, greke dhe turke, një kombinim fantastik. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, ku të gjitha rrugët kryesore janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të mira. Një udhëtim për të zbuluar një pjesë ende të panjohur nga bota të Evropës.

Moti me shi në Shqipëri shkakton probleme

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë orëve të fundit janë evakuuar disa familje nga banesat e tyre në Vlorë dhe Fier

TIRANË – Shqipëria gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete të vendit, si me ndërprerjen e energjisë elektrike, probleme në qarkullimin rrugor, si dhe dëme në banesa dhe toka bujqësore.

Në jug të vendit, si në Vlorë, Gjirokastër dhe Fier janë përmbytur toka bujqësore, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Për përballimin e situatës janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ndërsa sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë orëve të fundit janë evakuuar rreth 20 familje nga banesat e tyre në Vlorë dhe Fier.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria u përball me një situatë përmbytjesh në zonat jugore të vendit.

Tiranë: Protesta qytetare kërkoi transparencë mbi bisedimet shqiptaro – greke

Në Tiranë, dhjetëra qytetarë të thjeshtë iu bashkuan thirrjes së organizatave të shoqërisë civile për të marrës pjesë në një tubim proteste para kryeministrisë.

Ata shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës në bisedimet e fundit shqiptaro-greke mbi hapësirën detare dhe tema të tjera mes dy vendeve.

Qindra qytetarë dhe veprimtarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim proteste përpara selisë së qeverisë, duke kërkuar transparencë për bisedime dhe marrëveshjet me Greqinë, mes të cilave edhe ndarja e hapësirës detare mes dy vendeve.

Pjesëmarrësit protestuan duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe harta të Shqipërisë etnike, protestuesit kënduan himnin kombëtar përpara Kryeministrisë.

Opinioni publik dhe qarqet politike po ndjekin me vëmendje bisedimet shqiptaro-greke dhe po presin me shqetësim rezultatet përfundimtare të marrëveshjes, pas deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, në televizionet e Athinës se hapësira detare greke zgjerohej me 12 milje përkundrejt Shqipërisë.

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se delimitimi i hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është në interes të të dy vendeve dhe se përcaktimi përfundimtar i kufijve është i nevojshëm për ushtrimin e sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira dhe për shfrytëzimin ekonomik të tyre.

Diskutimet mes dy qeverive nisën 5 vjet më parë në mungesë të një marrëveshje mes tyre, duke kërkuar një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.

Ministria e jashtme e Shqipërisë deklaroi se do të mbështetet tek parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm.

Historiku i kësaj çështjeje nisi afro 10 vjet më parë, ku qeveria e kryeministrit Sali Berisha nënshkroi në Tiranë një marrëveshje me palën greke. Kjo marrëveshje për ndarjen e hapësirës detare mes dy vendeve u padit nga Partia Socialiste si antikushtetuese në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e hodhi poshtë atë.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, pritet të vizitojë Tiranën pak ditë para pashkëve, në vazhdën e bisedimeve për një seri temash, që kanë mbetur hapur mes dy vendeve prej shumë dekadash.

Fronti i një të djathte të bashkuar dhe alternativa opozitare e ndryshimit – Nga Av. Sergjio Mazreku

Asnjëherë vendi ynë nuk ka qenë më i ekspozuar ndaj problematikave të mprehta ekonomike, sociale e politike  se sa këto pesë vitet e fundit,kur  e majta shqiptare, e uzurpuar nga e ashtuqujatura Rilindja, me lidershipin e saj arrogant dhe nepotik, po e çon “sovranin” në një rrugë të pakthyeshme fasadash dhe eksperimentesh të pafundme. Mbjellja e vendit me drogë, shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të gjithfarshëm, veçanërisht krimit të organizuar të lidhur me politikën, rënia e nivelit ekonomik të shumicës së shqiptarëve, janë tashmë realitete të prekshme dhe të denoncuara jo vetëm nga opozita dhe shoqëria civile,por dhe nga strukturat ndërkombëtare.

Këmbanat e krizës politike, ekonomike,sociale, të vetë vlerave të një shoqërie të hapur në kapërcyll të tranzicionit po bien përditë e më me ngulm dhe paralajmërojnë një nevojë urgjente për ndryshime radikale politike.

Në kushtet kur e majta e bashkuar në formacionin e Rilindjes duket se e ka humbur fillin e Arianës, në rreth pesë vite qeverisje, për shkak të një game të gjërë problematikash të pazgjidhura, e djathta ende nuk po konturohet bindshëm, nuk po krijon një profil të detajuar e bindës, në përfaqësimin dhe mbrojtjen e platformës së saj politike.

Në fakt në mjaft aspekte ka ndodhur një devijim alternativash dhe programesh, ku e majta dhe e djathta kanë lozur fort në rrugëtimin e tyre, jo rrallë me ide dhe qasje të njëra tjetrës, pra, e thënë më shkoqur, e majta ka lozur me “teza të djthata” dhe e djathta me “teza të majta”.

Sot ka një keqkuptim të madh në përdorimin e fjalorit politik, në diskursin e leksikut politik, për shkak të rrëmujës dhe amullisë sonë njëçerekshekullore, ku janë përplasur në mënyrë kaotike idetë dhe kauzat partiake, përgjatë një tranzicioni tejet të vështirë. Nëse e majta ia ka dalë të krijojë një farë modeli të sjelljes së saj politike, në mbrojtje të shtresave që përfaqëson dhe mbron, e dajthta ka qenë e konturuar dobët dhe asnjëherë gjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri nuk është zbatuar një program ekonomiko-social dhe politik i spektrit të djathtë real.

Po ku ndryshojnë e majta dhe e djathta? Le të hedhim një vështrim të shpejtë rreth dallimeve thelbësore të tyre.

Termat “parti e majtë-e djathtë”, “krahu i majtë- i djathtë”,  “koalicion i majtë- i djathtë”, “politika ekonomike të majta-të djathta” apo fare shkurt, “e majta– e djathta” hasen shpesh në bisedat e përditshme, në median e shkruar dhe elektronike, dhe sidomos në fushatat zgjedhore.

Sipas Fjalorit Politik të Oksfordit, këto terma kanë lindur gjatë Revolucionit francez (1789–1799); deputetët që ishin për republikën, kundër Monarkisë u vendosën në të majtë të kryetarit të Asamblesë Kombëtare, ndërsa përkrahësit e Regjimit të Vjetër, në të djathtë.

Prej asaj kohe, “e majta” ka fituar imazhin e një force që kërkon ndryshime politike ekonomike dhe sociale kurse “e djathta” kërkon ruajtjen e institucioneve ekzistuese.

Kuptimi i këtyre termave ka evoluar në vende dhe në kohë të ndryshme, por në përgjithësi, e majta mbështet më shumë barazinë sociale, kurse “e djathta”, drejtësinë sociale. “E majta” është e lidhur më shumë me vlerat liberale, rolin e shoqërisë, dhe shtetin e mirëqënies, kurse “e djathta”e vë theksin në tregun e lirë dhe politikën e taksave të ulëta.

Në Shqipëri nuk ka pasur ndonjë traditë të hershme për pluralizëm politik dhe aq më pak, për parti të majta dhe të djathta. Partitë e para politike u krijuan pas Kongresit të Lushnjës, nga fundi i 1920, në kuadrin e zgjedhjeve të para parlamentare të prill 1921.

Në Shqipëri këto tendenca të njërit apo tjetrit krah politik shpesh janë këmbëyer dhe kanë ndërruar kahjet, por më shumë zbuluar në këtë tranzicion ka mbetur roli I të djathtës shqiptare, që vlen shumë për të dëshiruar.

Analistët dhe politologët, jo vetëm të spektrit të djathtë, ka disa kohë që janë fokusuar tek kriza e qeverisjes por dhe tek kriza e opozitës që nuk gjen dot rrugën për të mbledhur rreth vetes elitën e shoqërisë dhe shtresat që kanë mbetur zbuluar nga tammburet e të ashtuquajturave reforma etj.

Bie fjala, një forcë politike serioze si  FRD-ja, që synonte të zinte një vend deri tani bosh në spektrin e djathtë politik shqiptar, nuk arriti të sendërtohet në lartësitë e një misoni historik për rigrupimin e të djathtës, por ky nuk është as një mision i mbaruar e as i pamundur. Janë të justifikueshme barrierat që nuk e kanë lënë FRD-në të kryejë këtë mision, por sot, kur lypset një bashkim i madh për ndryshimin, nuk mund të ketë më alibi.

Konturimi i spektrit politik shqiptar, që gjatë këtyre njëzet e gjashtë viteve tranzicion të brishtë e demokraci të cunguar ka qenë vendosur në instikame ballë për ballë, duke konkurruar dy parti kryesore politike, PD e PS, për herë të pare u thye me daljen në skenë dhe konkurrimin në disa zgjedhje të FRD-së, por kjo parti, për fat të keq,nuk arriti të bëhej një faktor përbashkues i të dajthtës.

Në ambientin konfrontues dhe epiko-komik të politikës sonë, ku vringëllijnë mamuzet e betejave fantazmagorike, një parti vizionare si FRD-ja duhet të tregonte dhe ende nuk është vonë të tregojë një fytyrë tjetër, fytyrën e një politike ndryshe, të sjellë një model për rigrupimin dhe rithemelimin principial të Frontit të Bashkuar të së Djathtës Reale Shqiptare. .

Përtej çdo retorike dhe virtualiteti, me të cilat është mbushur dëng bipartitizmi politik në Shqipëri, ka ardhur koha që FRD-ja, partia e Spartak Ngjelës, partia e Bilal Kolës, partia e Legalitetit, Balli Kombëtar me të gjitha kahjet e tij, LZHK-ja dhe gjithë partitë e djathta të grupohen më vete në një Front të Bashkuar të Dajthtë dhe të bëhen pjesë e fuqishme e lobimit opozitar. Por ky lobim nuk duhet as të harrojë dhe as t’iu mbyll dyert partive të spektrit të majtë, që janë shprehur si parti “antirilindje”. Pra krahas PD-së dhe LSi-së, si dy parti kryesore të këtij spektri, në bashkëpunim me Frontin e Bashkuar të së Djathtës Reale Shqiptare, por pa përjashtuar dhe parti të tilla si Partia e Koço Kokëdhimës, Partia Libra etj, alternativa antiqeveritare e ndryshimit të madh do të jetë një qasje në veprim, me pritshmëri të mëdha.

Sot shoqëria shqiptare pret të zgjidhen një herë e mirë çështjet e pronave në Shqipëri, një histori dështimi çerekshekullor, të marrë fund dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, të marrë fund skllavërimi i biznesit dhe biznesëmnëve nga një administratë xhahile, pagesat dhjetëravjeçare të papaguara biznesmëneve nga shteti, të marrë fund nepotizimi në administratë dhe deliri militantist, që e ka zëvendësuar meritokracinë me partitokraci etj. Ka aq shumë plagë që duhen prekur dhe e vetmja alternativë që nuk I ka prekur ato ende është ajo e një të djathte reale, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e saj deri tani nuk kanë ecur me një program të djathtë, por me një program liberal që anonte nga majtizmi.

Njerëzit nuk kanë pse të tremben nga e dajthta reale, pasi ajo kudo ku ka pasur dhe ka pushtetin në Evropë ka sjellë progres dhe lulëzim ekonomik, ka ulur në mënyrë të ndjeshme varfërinë dhe ka rritur tregun e punës dhe efektshëmrinë e sipërmarrjes së lirë. Në Shqipëri nuk ka pse të ndodhë ndryshe.

Është cilësi e krahut të djathtë që të mos e pranojë gjendjen e rëndë në sistemin e shëndetësisë, të nxisë dhe inkurajojë shtimin sasior në arsimin e lartë, duke nxitur krijimin e standardeve të reja bashkohore, të luftojë me efikasitet nivelin e lartë të varfërisë, duke hequr barrët e rënda fiskale dhe duke nxitur sipërmarrjen e lirë etj.

Ka ardhur koha për Ndryshimin e Madh dhe ky nuk mund të ndodhë (edhe nëse ndodh nuk do të jetë efektiv) pa ridimensionimin e të Djathtës Reale Shqiptare, pa përfshirjen e saj në Frontin e Madh Opozitar, si një prurje e nevojshme për  këtë front, për të ndodhur ajo që pritet të ndodhë dhe nuk ka asnjë gjasë të mos ndodhë, si ligjësi e demokracisë, rotacioni politik dhe një mundësi reale për shqiptarët për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. 

Arrestohet autori i vrasjes së Devi Kasmit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga vrasësin e Devi Kasmit, vrasje kjo e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet.

Ende nuk ka të dhënë mbi identitetin e tij, ndërsa pritet që të dalë në një konferencë për shtyp, Drejtorit i Policisë së Tiranës Ardi Veliu për të dhënë detaje më shumë.

Sakaq, “News24” dhe “BalkanWeb” mëson se është arrestuar ekzekutori i atentatit.


Send this to a friend