VOAL

VOAL

Jo më rruga, por poshtërsia e Kombit. Makutëri banditësh që vjedhin me VKM – Nga Ergys Mërtiri

Pagesa për rrugën e kombit është një vjedhje e pastër e bërë paturpsisht ditën për diell. Rrugë me pagesë ka kudo, por ato janë të tilla sepse janë ndërtuar për të qenë fitimprurëse. Rruga e kombit është ndërtuar me taksat tona dhe jo me kapital privat, ndaj dhe nuk ka përse të jetë me pagesë.

Paratë që ne do të paguajmë nuk do të shkojnë për të shlyer kapitalin fillestar të shpenzuar për ndërtimin e saj dhe fitimet normale të ndërtuesit, por janë para shqeto të fituara kot, pa asnjë djersë e mund nga koncensionari.

Por nuk mjafton kaq. Kostoja që ne paguajmë është e çmendur dhe e pakrahasueshme me asnjë vend në Europë.
Një aritmetikë e thjeshtë. Rruga nga Kukësi në Rrëshen, ku mbaron pak a shumë autostrada, është rreth 70 km. Të paguash 5 euro për këtë disntancë i bie që me 1 euro bëjmë rreth 14 km. Pak a shumë, 100 lekë të vjetra kilometri.

Kjo i bie të jetë më shume se trefishi i pagesës së udhëtimit me autobus. Për të shkuar për shembull nga Tirana në Shkodër, një rrugë prej rreth 100 km, paguan rreth 3 mijë lekë të vjetra, pra rreth 30 lekë të vjetra kilometri. Pra në këtë rast i bie që bishti të jetë më i rëndë se sqepari.

Por përveç kësaj, shqiptarët po tejkalojnë me disa fish pagesën e rrugës në krahasim edhe me vendet nordike.
Bie fjala. Pagesa e rrugës në Norvegji, për të shkuar nga Oslo në Bergen, një rrugë prej 500 km, është 10 euro. Shqiptarët paguajnë nga 5 euro për 70 km, në një rrugë të ndërtuar nga buxheti i shtetit!
Kjo nuk është thjesht vjedhje. Kjo është një makutëri e pacipë e disa banditëve që vjedhin me VKM.

Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

Në Shqipëria Ministria e Jashtme njoftoi sot pasdite dëbimin e dy diplomatëve rus. Në një njoftim të shkurtër shpjegohet se kjo masë ju bë e ditur ambasadorit të Federatës ruse në Tiranë Aleksander Karpushin “të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”.

Vendimi i Tiranës pason masat e ngjashme të marra sot ndaj diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa prej vendeve kryesore të Bashkimit europian në përgjigje të një sulmi me agjent nervor ndaj një ish-spiuni rus në qytetin anglez të Salisburyt.

BUTIKË SUPER TË SHTRENJTË NË NJË VEND SUPER TË VARFËR?! – Nga KOLEC TRABOINI

Në rrugën “Myslym Shyri”, pyeta në një dyqan pa asnjë blerës brenda veç dy vajzave të bukura, shitëse a pronare nuk e mora vesh, pyeta pra sa është ajo xhaketinë pranverore në vitrinë. Të dyja një zëri më thanë:

” Është markë, është Angelo Nardelli dhe kushton 500 Euro”.

“Nuk kemi ulje”, u nguten të më njoftojnë që të mos tentoja të nisja atë dialogun klasik blerës-shitës, e ku shpresohet të gjendet një zgjidhje për të mbetur të kënaqur dy palët. Ky është shpirti i tregtisë, mbajtja e kontakteve e krijimit të iluzioneve se je i fituar duke boshatisur xhepin e kuleten. Aq më tepër e bënte të mundur dialogun blerës-shitës se dyqanet e rrobave kanë nisur të mbyllën e të hapën pranë e pranë, apo siç thuhet në zhargon popullor b/b, dyqane të shumta celularësh. Pesë të tille në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” ku dyqane – furra buke janë veç dy.

Në fakt nuk kisha ndërmend të bleja Nardellin e as Tardelin, por xhaketinën, që ishte prej doku blu (me perzierje poliester) pa astar si ato që mbanin kinezët në vitet 1970, me xhepa të mëdhenj dhe me spaleta. Më pelqeu si prerje dhe qepje.

Pra afro 650 dollarë në kursin e ditës në këmbim valutor se dollari kish marrë të tatpjetën atë ditë e Euro ngrihej artificialisht, si ato stimultantët e peshngritseve tonas që na nderuam si shtetsi të ishim si drogaxhi të pandreqëshëm.

Mu duk sikur po me binte tavani në kokë. Nuk isha ne Paris, as në Romë e Milano, as në Londër, as në Boston, New York apo Washington DC ku kam shkuar dhe kam parë edhe çmime të larta edhe çmime të ulta, sepse shpesh herë bëjnë ulje drastike, veçmas në USA. Isha në Tiranën e sallahaneve ku pranë shtëpive përdhese të shfaqen gjigandë që ngrihen drejt qiellit si të marrë e ku shitja e apartamenteve ja kalon edhe Parisit.

Dhe e dini sa bënte nje Down Jackets e tillë ne Web-Sitin e kompanise Angelo Tardelli? Thjeshtë e saktë 242 Euro dhe mund ta bleje Via Internet.

Kam përshtypjen se dyqane të tilla të shumta tek ne, që na i quajnë dhe butikë dhe janë supër të shtrenjta (thuhet se edhe politikanët e deputetët kanë të tillë butikë), me çmime jashtë mundësive të blerësve shqiptarë, kanë diçka që është ex-comerciale. Diçka si money laundering machine.

Sepse mbahen edhe pa pasur asnjë shitje me ditë e javë të tëra.

E këmbë njeriu të hyjë brenda nuk sheh, veç këmbëve të bukura të shitesve.

26 mars 2018

PD përkujton të zhdukurit gjatë komunizmit, kërkon falje, zotohet…

TIRANE- Partia Demokratike ka përkujtuar sot të personat e vrarë dhe zhdukur gjatë kohës së komunizmit. Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha kërkoi falje në emër të PD që nuk janë gjetur ende eshtrat e personave të ekzekutuar pa gjyq gjatë kohës së komunizmit, ndërsa u zotua se do PD do i kërkojë Parlamentit të ndërmarrë të gjitha masat për hartimin e një ligji të posaçëm.

“Përsëris kërkesën e PD për falje që nuk kemi gjetur eshtrat e paraardhëseve tuaj të ekzekutuar pa gjyq. Ndjesë dhe reflektim për të çuar këtë proces drejt përfundimit. Unë zotohem sot se ne do i kërkojmë parlamentit shqiptar që të ndërmarrë gjithë angazhimin për hartimin e ligjit për gjetjen e eshtrave dhe nderimin e gjithë të vrarëve pa gjyq. Po punojmë për hartimin e këtij ligji”- tha Basha.

Opozita akuzoi kryeministrin Rama për abuzime me pronat në Dhërmi

Partia Demokratike e opozitës publikoi sot disa dokumenta, që provojnë, sipas saj, përzjerjen e kryeministrit Edi Rama në manovrat e përvetësimit të pronave në bregdetin shqiptar. Një përfaqësues i opozitës deklaroi sot se dokumentat e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.

“Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën” – tha deputeti i partisë demokratike të opozitës, Enkelejd Alibeaj.

Ai theksoi sot në një konferencë shtypi se deputeti socialist Alket Hyseni ka grabitur në bregdet 11 mijë metra katrorë tokë në bashkëpunënim me kryeministrin Edi Rama nga pronat e familjes Bua në Dhërmi.​ Në kohën e dhënies së lejeve për ndërtim dhe zhvillim pronat ishin pezulluar me vendim gjyqësor, ndërsa deputeti i ri Alket Hyseni drejtonte për paradoks Zyrën Kundër Pastrimit të Parave.

“Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni. Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni” – tha zoti Alibeaj.

Deputeti socialist Alket Hyseni ishte disa vite më parë kryetar i Task Forcës për të parë tjetërsimin e pronave bregdetare nga Vlora në Butrint, dhe sipas opozitës, ai bëri pikërisht të kundërtën e detyrës, ai vetë bleu me 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumenta të falsifikuara, duke e ditur fare mirë se ajo pronë ishte në proces gjyqësor dhe se qysh nga viti 2015 e deri sot në vazhdim Gjykata e Vlorës vendosi të pezullojë çdo veprim mbi atë pronë.

Por edhe pas këtij vendimi gjykate, i cili është ende në fuqi, prona kaloi nga fallsifikuesi i parë, tek blerësi Alket Hyseni, e nga ky tek një ndërtue, që, PD e konsideron mik të kryeministrit, i cili u dha leje ndërtimi dhe zhvillimi mbi pronën e një familje të hershme, që endet në gjykata për të drejtat e saj.

Qeveria vendosi të pezullojë transaksionet me pronat bregdetare pas zbulimit të disa raste shkeljesh që u zbuluan në Kavajë, Rrogozhinë dhe Lezhë, për të cilat u kryen në seri arrestimesh.

Autoritetet janë shprehur se kanë nëpër duar disa cështje hetimore me abuzimet në bregdet, ku mendohet se do të bëhet turizëm elitar, ndërsa banorët e hershëm të atyre krahinave po enden gjykatave prej afro 3 dekadash.

Trumpi hedh poshtë aludimet se nuk po krijon dot ekipin e avokatëve mbrojtës

Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë sot pretendimet se po has në vështirësi për të krijuar një ekip ligjor që do ta mbrojë gjatë procesit hetimor për Rusinë. Pak pasi komentoi Presidenti për këtë çështje, u njoftua se dy juristë të tjerë, për të cilët ishte njoftuar se do t’i bashkoheshin ekipit të avokatëve mbrojtës të tij, nuk do të jenë realisht pjesë e këtij ekipi.

Ish-prokurori federal, Joseph DiGenova dhe bashkëshortja e tij Victoria Toensing, patën rënë dakort javën e kaluar për të ndihmuar në përfaqësimin ligjor të Presidentit. Por, vetëm pak orë pasi Presidenti Trump shkruajti në Twitter se është shumë i kënaqur me ekipin e tij ligjor, avokati i tij personal, Jay Sekulow, tha se DiGenova dhe Toensing nuk do të jenë pjesë e ekipit të avokatëve që po mbrojnë Presidentin Trump përballë akuzave se fushata e tij elektorale e vitit 2016 bashkëpunoi me Rusinë për të ndihmuar në fitoren e tij dhe në vazhdim për të penguar drejtësinë dhe procesin hetimor.

Në një deklaratë të zotit Sekulow thuhet se “Presidenti është i zhgënjyer që konfliktet (e interesit) i penguan Joe DiGenovan dhe Victoria Toensing që t’i bashkohen ekipit të posaçëm ligjor të Presidentit. Sidoqoftë, këto konflikte nuk i pengojnë ata që të ndihmojnë Presidentin për çështje të tjera ligjore. Presidenti mirëpret bashkëpunimin me ta”.

Këto ndryshime të fundit në ekipin ligjor të Presidentit Trump vijnë vetëm dy ditë pasi avokati i tij kryesor, John Dowd, dha dorëheqjen, ndërsa një tjetër avokat i rëndësishëm në Uashington, Theodore Olson, refuzoi t’i bashkohej ekipit mbrojtës të Presidentit Trump.

Në Twitter, Presidenti Trump shkruajti se “shumë juristë dhe firma të rëndësishme ligjore duan të më përfaqësojnë në çështjen e Rusisë. Mos i besoni historitë e lajmeve të rreme se është e vështirë të gjendet një jurist për këtë gjë. Fama & pasuria nuk refuzohen kurrë nga juristët, megjithëse disa mund të kenë mendime të dyta. Problemi është se një avokati të ri apo firme të re ligjore mund t’i duhen muaj për t’ja marrë dorën (ndoshta edhe vetëm për arsyen se mund të faturojnë më shumë shpenzime), gjë që nuk do të ishte e drejtë për vendin tonë të mrekullueshëm – dhe unë jam shumë i kënaqur me ekipin tim ligjor aktual”.

Presidenti Trump shtoi se “mbi të gjitha, nuk pati bashkëpunim me Rusinë, por vetëm nga Hillary mashtruesja dhe demokratët!”.

Nëndetësja turke viziton Shqipërinë

DURRËS – Që prej datës 22 mars në Portin e Durrësit qëndron për vizitë nëndetësja turke TCG PREVEZE S 353, e cila qëndron në Shqipëri në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Nëndetësja është vizituar nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, nga drejtues të Forcave Detare të Shqipërisë, si dhe ushtarakë të Shqipërisë e Turqisë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, në një prononcim për AA tha se bashkëpunimi në fushën ushtarake mes dy vendeve është i shkëlqyer, duke shtuar se Turqia çdo vit jep një ndihmë financiare të konsiderueshme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Kjo vizitë dëshmon që bashkëpunimi ushtarak me Turqinë po vazhdon të intensifikohet. Demonstrimi më i mirë janë vizitat e nivelit të lartë që po kryhen ndërmjet ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Turqisë apo në nivele të tjera më të larta siç është takimi i kryeministrit Rama me presidentin Erdoğan. Ky është një bashkëpunim ushtarak në shërbim të paqes dhe stabilitetit dhe është një shenjë se Turqia vazhdon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kjo është një ndihmë vëllazërore dhe e vazhdueshme e Republikës së Turqisë që ne e mirëpresim. Ne i jemi mirënjohës Turqisë dhe komunikimi ynë është i vazhdueshëm dhe intensiv”, theksoi Koçi.

Ambasadori Yörük, duke folur për AA theksoi se vizita e nëndetëses turke në Shqipëri është pasqyrim i marrëdhënieve të mira mes Turqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, përfshirë edhe fushën ushtarake.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të përkryer. Marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes, në fushën ushtarake midis dy vendeve janë tepër intensive dhe tepër frytdhënëse në të mirë të të dy vendeve. Edhe falë mbështetjes dhe ndihmës që dha Turqia, sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, është një aleat i ynë në NATO. Dëshirojmë që këtë bashkëpunim shumë të mirë në fushën ushtarake ta diversifikojmë dhe ta thellojmë akoma më shumë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në fushën ushtarake sot në Portin e Izmirit ne presim një anije të Forcave Detare të Shqipërisë”, tha ambasadori i Turqisë në Tiranë.

Qëllimi i vizitës së nëndetëses turke është për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dhe për të informuar autoritetet shqiptare për mundësitë dhe aftësitë ushtarake të Republikës së Turqisë.

Nëndetësja TCG PREVEZE, e cila do të qëndrojë në Portin e Durrësit deri më 25 mars, është e gjatë 62 metra dhe peshon 1.400 tonë.

Monitor: Shqiptarët thyejnë rekord për pushime, shifra e çmendur e shpenzimit

Vitin e kaluar, Shqipëria ishte “zbulimi” i të huajve, që u dyndën në vend, nga jugu në veri, duke shfrytëzuar alternativat e turizmit malor, detar, aventuresk e kulturor. Por, edhe shqiptarët nuk kanë mbetur pas, duke eksploruar vendet e ndryshme të botës.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ashtu dhe të të huajve në Shqipëri kanë arritur nivele rekord në vitin 2017.

Të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Fluksi më i lartë ka qenë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 421 dhe 588 milionë euro, që përkon dhe me periudhën kulmore turistike (maj-shtator).

As shqiptarët që kanë ikur jashtë nuk janë kursyer. Në total kanë dalë jashtë vendit në formën e shpenzimeve të atyre që kanë udhëtuar, rreth 1.3 miliardë euro në 2017-n, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ashtu si dhe në rastin e të huajve, shpenzimet më të larta ishin në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 341 dhe 407 milionë euro.

Pozitive është gjithsesi, se bilanci neto, pra diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga të huajt dhe atyre që dalin nga shqiptarët jashtë, ka arritur në një rekord pozitiv prej 445 milionë lekësh. Në periudhën 2015-2017, bilanci është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa në 2013-n ai ishte negativ prej 7 milionë eurosh, duke nënkuptuar që shqiptarët jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt tek ne.

Shqiptarët në Antalia u rritën me 53%

Të dhënat e Tirana International Airport tregojnë se numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me charter drejt Antalias dhe kthim ishte rreth 63 mijë persona në vitin 2017, me një rritje të fortë prej 53% në krahasim me një vit më parë.

Në gati dy vjet, shqiptarët që preferojnë të shkojnë me pushime në Turqi pothuajse janë dyfishuar. Në 2015-n, numri i pasagjerëve që udhëtuan me charter ishte rreth 35 mijë. Ai shënoi rritje me 18% një vit më pas, në 2016-n, edhe pse Turqia u përfshi në një valë terrorizmi, që largoi pushuesit e huaj, por jo ata shqiptarë, që u joshën nga tarifat më të ulëta. Ndërsa në 2017-n, kur situata u qetësua, rritja ishte edhe më e lartë.

Në total, sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë në vitin 2017 ishin 5.18 milionë në vitin 2017 (81% e daljeve ishin përmes tokës), me një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2016.

Numri i të huajve arriti rekord në 2017-n

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT.

Në total, Në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Në vend të parë ishin shtetasit nga Kosova me 1.7 milionë hyrje, ndonëse me një rënie prej 19%. Në vend të dytë për nga numri i hyrjeve ishin maqedonasit, që u rritën me 18.5%, me 671 mijë persona. Në vend të tretë ishin grekët, me një rritje prej 19%, me gati 490 mijë shtetas të hyrë. Në vend të katërt ishin fqinjët malazezë, me rritje 17% dhe rreth 380 mijë shtetas që hynë në kufirin shqiptar. Edhe 363 mijë italianë erdhën në Shqipëri në 2017-n, një pjesë për biznes e të tjerë për pushime.

Rritja ka vijuar edhe për dy muajt e parë të vitit 2018, ku numri i hyrjeve të të huajve ishte 423 mijë, me një rritje prej 18%.

Monitor

Reforma në Drejtësi – Mustafaj: Rama do kurbanë

Prej dy ditësh vetingu për gjyqësorin ka dhënë edhe rezultatet e para nga ku Komisioni i pavarur i kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Pas procesit të rivlerësimit kalimtar dhe një seance dëgjimore me avokatin e gjyqtarit, ky komision pretendoi pasuri të pajustifikuar nga ana e gjyqtarit. Avokati i Lulos e konsideroi të pabazuar vendimin dhe tha se do ta ankimojë.

Për Reformën në drejtësi foli edhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj. i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ai shprehu shqetësime  për ndjekjen e procesit.

“Unë shpreh shqetësime, sepse nëse ky proces ndiqet thjeshtë me standarde pulitane, pulitanizmi nuk prodhon realisht një  sistem funksionues. Pulitanët për mendimin tim janë njerëz dyshues në shumë aspekte, por unë shpresoj që institucionet e reja në sajë të Vettingut do të  jenë të drejta.

Unë njoh shumë mirë profilin njerëzor dhe politik të Edi Ramës. Nëse ai do të arrijë të  ketë ndikimin e tij në këto institucione do të ketë kurbane. Do ketë të sakrifikuar shumë por nuk do të jenë kurban, njësoj që do të jenë të drejta por me kushtin që Rama të mos ketë ndikim në to. Por duket e vështirë” tha Mustafaj.

E ndërsa për situatën e krtijuar në Partinë Demokratike dhe zërat për rikthimin e Berishës, Mustafaj i konsideroi jo një zgjidhje për PD.

“Rikthimi i Berishës unë mendoj se nuk është zgjidhja, për arsye se ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Për arsye se ka njerëz aty që mendojnë se Berisha ësh5të një kapitull i mbyllur. Problemi është se kjo është shenjë e një dëshpërimi të madh.

Sfida që ka tani PD është kapërcimi i këtij dëshpërimi. Kapërcimi i këtij do të shoqërohet me bashkimin e disa rrymave” shtoi Mustafaj.

Teatri Kombëtar – Lubonja: Pse heshin Shkreli dhe Lame që dikur mbronin trashëgimin kulturore

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një objekti të ri të rrethuar më kulla vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Ky debat u zhvendos mbrëmë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News 24” ku analisti Fatos Lubonja mbrojti idenë se prishja e godinës aktuale është shkatërrimi i historisë që po i bëhet kryeqytetit.

Lubonja përmendi ndër të tjera edhe heshtjen e arkitektit Artan Shkreli dhe studiuesit Artan Lame të cilët kanë qenë shpesh herë aktivë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Lubonja tha se në kohën kur Rama ishte në opozitë të dy ata duke themeluar edhe forumin e trashëgimisë ishin në mbrojtje të trashëgimisë e ndërsa sot heshtin.

“E ke dëgjuar atë shprehjen “fjala është argjend dhe heshtja është flori”, tani nga njëherë bën inversion, sepse heshtja mund të jetë flori për personin vetë se i intereson, por për publikun mund të bëhet argjend. Heshtja edhe flori fjala. Ne kemi nevojë për njerëz, dhe aq më tepër në këto debate. Aq më tepër për njerëz që kanë peshë publike , që janë të angazhuar lidhur me këtë temë, që kanë folur. Janë specialistë, janë edhe arkitektë, Shkrelin përmendët ju, Lamen përmend unë gjithmonë.

Ata kanë një forum i trashëgimisë, që kanë themeluar dhe ai forumi i trashëgimisë nëse ju kujtohet në periudhën kur Rama ishte në opozitë ishte shumë aktiv. Më kujtohet atëherë që bëheshin shumë protesta. Dy që më kujtohet, janë protestat kur u prishëm kangjellat e parkut që u morën, u prishën kangjellat e periudhës italiane dhe me sa kujtoj unë, Lame tha “do shkoj të lidhem atje”.

Pati shumë njerëz. Tjetër nëse ju kujtohet, kësaj here ishin kangjellat e presidencës, dhe u protestua se u konsiderua si një kujtim ndaj kujtesës. Krim ndaj kujtesës, ndaj së asaj ndërtese që ishte ndërtuar atje.

Tani nuk flet gjë farë më forumi për trashëgimi, që duket sikur janë instrumente pushteti këta.

Sikur nuk kanë më parime. Dhe pastaj vijnë në pushtet dhe heshtin. Tani pse heshtin është termë e gjatë edhe pse mendoj që edhe me heshtjen ata flasin në mënyrë të argjendtë jo në mënyrë të florinjtë.

Se më përpara më kujtohet që dilte Shkreli dhe e mbronte Ramën vazhdimisht për këto vendime se ka qenë njëri i afërt i tij.  Para se të vinte në pushtet. Tema është shumë e gjatë, heshtje kjo, largim ky. Ç’ është ky? Është reagim përtej kullave. Pse heshtin?” tha Lubonja.

Ai tha gjithashtu se ne arkitekturën e kemi konsideruar në mënyrë të mbrapshtë, dhe se e kimi shkaktërruar duke ndërtuar pallate pa vlerë.

Këtu ka një problem me këta rilindësit, që këta i kemi pasur një një studio, dhe kemi pasur atë Vangjush Dakon e Durrësit që po ngre një velierë tek kulla veneciane, tha që ne po ndërtojmë këtu për turistët që do vijnë pas 300 vjetësh. Se Veliera do të mbetej dhe kulla veneciane i ka ikur koha. Ky është problemi se midis të tjerave këtu ne e kemi konsideruar arkitekturën tonë në një mënyrë të mbrapshtë. Kudo që lexon për arkitekturën thonë se është si një libër ku ti ke historinë tënde.

Dhe është kapitullin e parë, kapitulli, osman, kapitulli i arkeologjisë greko-romake si Butrinti, ke pastaj arkitekturën italiane, pastaj edhe sovjetike, edhe të Enver Hoxhës. Normalisht kjo është historia që duhet të ruhet. Ne arkitekturën osmane e shkatërruam. Pastaj edhe arkitekturën italiane me ndërtesa shumë të bukura dhe ato i prishën Shkatërron përsëri dhe fillon nga zero. Tirana historike ka humbur ato që thotë Shkreli. Ka shkatërruar vendin e kujtesës, rrugicat dhe vendin ku kanë jetuar njerëzi dhe janë zëvendësuar me pallate pa asnjë vlerë.

Shqipëri, kremtohet Dita e Nevruzit

TIRANË – Në Shqipëri është kremtuar Dita e Nevruzit, ku janë organizuar aktivitete dhe ceremoni të ndryshme.

Ceremonia tradicionale është organizuar në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, me pjesëmarrjen e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe shumë besimtarëve bektashi të ardhur nga disa qytete të vendit.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, gjatë fjalës në ceremoni përcolli mesazhet e urimit për të gjithë besimtarët bektashi.

Ndërkohë një fjalë përshëndetëse në ceremoninë tradicionale mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili theksoi se ndodhet në këtë ceremoni “për të ndarë mesazhet optimiste të Festës së Sulltan Nevruzit.”

“Shembulli frymëzues i Imam Aliut, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. Ky manifestim i kapërcen edhe kufijtë tanë kombëtarë, duke dhuruar mesazhe të qarta mbi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes besimeve fetare, mes etnive, mes kombeve dhe mes vendeve, për të ndërtuar së bashku një botë të paqtë dhe për të dhuruar më shumë dashuri mes njerëzve”, tha Meta.

Në fund të ceremonisë është mbajtur një koncert me këngë dhe valle popullore nga zonat e ndryshme të Shqipërisë.

Për komunitetin bektashi kjo festë simbolizon ditën e shpresës dhe ripërtëritjes që përkon edhe me ardhjen e stinës së pranverës. Festa e Nevruzit kremtohet edhe në vende të tjera në botë. aa

Fuqia blerëse, Shqipëria ndër vendet më të varfra të kontinentit

Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të Europës për nga fuqia blerëse, bashkë me fqinjët ballkanas, duke përjashtuar Malin e Zi.

Një indeks i GfK që mat paritetin e fuqisë blerëse (PPP) vitin e shkuar, e nxjerr vendin tonë në vendet me aftësi blerëse më të ulët në të gjithë Europën, shkruan Monitor.

Sipas të dhënave, europianët kanë në dispozicion mesatarisht 13,937 € për person në dispozicion për shpenzime dhe kursime në vitin 2017.

Të ardhurat neto të disponueshme në mesin e 42 vendeve të hulumtuara ndryshojnë shumë: Lihtenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë fuqinë më të lartë blerëse mesatare, ndërsa Bjellorusia, Moldavia dhe Ukraina kanë më të ulëtat. Në të njëjtin grup me këto shtete bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia.

Në 2017, europianët kanë një total prej rreth 9.4 miliardë eurosh për shpenzimet për ushqim, akomodim, shpenzime jetese, shërbime, kosto të energjisë, kursime private të pensionit, sigurime, pushime, lëvizje dhe blerje të tjera të konsumatorëve.

Kjo përkon me një fuqi blerëse mesatare për frymë prej 13,937 €, që tregon një rritje të moderuar prej 1,9 për qind dhe një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me shifrat e vitit të kaluar. Por disa vende devijojnë nga kjo vlerë mesatare: Për shembull, Islanda ka një rritje të lartë mbi mesataren prej më shumë se 37 për qind, ndërsa vende si Lihtenshtajni dhe Zvicra kanë norma të ngadalësuara të rritjes.

Studimi “GfK Power Purchasing Power Europe 2017” është i disponueshëm për 42 vende europiane në nivele të detajuara rajonale si komunat dhe kodet postare, së bashku me të dhëna të përshtatshme për banorët dhe familjet, si dhe hartat dixhitale.

Fuqia blerëse është një masë e të ardhurave të disponueshme pas zbritjes së taksave dhe kontributeve.

Studimi tregon nivelet e fuqisë blerëse për person, në vit, në euro dhe si një vlerë indeksi. Fuqia Blerëse e GfK bazohet në të ardhurat nominale të disponueshme të popullsisë, që do të thotë se vlerat nuk janë përshtatur për inflacionin.

Studimi bazohet në statistikat mbi të ardhurat dhe nivelet e taksave, përfitimet qeveritare dhe parashikimet nga institutet ekonomike.

Konsumatorët përdorin fuqinë e tyre të përgjithshme blerëse për të mbuluar shpenzimet që lidhen me ushqimin, jetesën, shërbimet, energjinë, pensionet private dhe primet e sigurimit, si dhe shpenzime të tjera, të tilla si pushimet, lëvizshmëria dhe blerjet e konsumatorëve, shkruan Monitor.

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit – Nga Andi Bushati

Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë një manipulator i talentuar. Në qëndrimet që ka mbajtur dhe në intervistat që ka dhënë, gjatë një turi të kësaj fillim jave, për t’ia mbushur mendjen autoriteteve të BE që t’i hapin dritën jeshile Shqipërisë, ai ka thënë një numër të vërtetash që, të gjitha së bashku, krijojnë një imazh të gënjeshtërt.

Le t’i marrim me radhë…

Ai ka përsëritur tezën e vjetër se është në interesin e BE që Ballkani Perëndimor të mos jetë “këndi i lojërave të ndonjë fuqie tjetër”.

Ai ka bërë apel që politikanët e kontinentit plak nuk duhet të bien pre e ideologjisë të forcave nacionaliste që luajnë me frikën e zgjerimit.

Ai ka ridikulizuar shqetësimin për lidhjet e politikës me krimin e organizuar, duke lënë përshtypjen se steriotipi i një vendi që e ka të keqen në ADN-në e vet, duhet përbuzur.

Ai madje ka shkuar edhe më tej, duke nënvizuar politikën e dy standardeve, që dikur pranoi bullgarët (populli që plagosi papa Vojtilën) dhe rumunët (që i mbushën bulevardet e Europës me prostituta), ndërsa sot përdor të tjera kritere për gjashtëshen që mëton të anëtarësohet.

Ai nuk ka pranuar faktin se ka vende që janë përpara Shqipërisë në garën e anëtarësimit duke hedhur dorashkën e sfidës se me problemet që ka me Kosovën, Serbia nuk do të mbërrijë kurrë në Bruksel përpara nesh.

Ai e ka quajtur tashmë një dëshirë që ne ia përmbushëm Europës, e cila e kërkoi me ngulm reformën në drejtësi dhe se ata nuk kanë më arsye tjetër për të na mbajtur peng.

Po t’i shohësh një e nga një të gjitha argumentet që kryeministri shqiptar ka renditur në intervistën për Politico.eu, janë të vërteta (lexo linkun poshtë).

Rama hap sfidën: Ne do t’i lëmë mbrapa serbët në garën për në BE

Në Europë fryma ksenofobe, si rezultat i suksesit të partive populiste, po rritet; rreziku që kjo pjesë e Ballkanit të bëhet pre e forcave anti- perëndimore po shtohet; frika nga zgjerimi është po aq e fortë sa dhe stereotipet që gëlojnë për popullsitë tona.

Të gjithë këta faktorë, që nuk varen nga ajo, janë pengesë reale për përparimin normal të Shqipërisë drejt Brukselit.

Por, pranuar këtë, duhet thënë gjithashtu se kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Fakti se në në Europë na paragjykojnë, nuk e fsheh dot realitetin e lidhjes së politikës me krimin dhe mbushjes së parlamentit me banditë.

Fakti se “nuk e kemi krimin në ADN”, nuk e mohon dot se gjatë qeverisjes së rilindjes tonelatat e narkotikëve që i çojmë Europës janë shtuar.

Fakti se kemi votuar Reformën në Drejtësi nuk e mbulon dot “largimin në drejtim të paditur” të gjitha kokave të policisë që drejtonin skemën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Fakti që Serbia ka probleme të rënda me Kosovën nuk e zhbën dot prapambetjen tonë në përmbushjen e detyrimeve.

Fakti se dikur BE ka pranuar rumunët dhe bullgarët, nuk na jep ne të drejtën të kërkojmë të bëjë të njëjtat lëshime.

Në këtë kuptim, duke thënë të vërteta të thjeshta dhe të ditura për atë që çalon në kontinentin e vjetër, Rama mëton të fshehë përgjegjësitë e tij si kryeministër i një vendi që kërkon të bëhet anëtari më i ri. Ai nuk është në rolin e një mendimtari të lirë, apo të një intelektuali vizionar që ka për qëllim të tregojë se si bëhet më e mirë BE. Fatkeqësisht për të, ai është në petkun e përfaqësuesit të një vendi të vogël dhe me probleme, që duhet të jetë i pranueshëm për të trokitur aty.

Duke veshur rrobat plot lara dhe ngjyra të të parit, ai refuzon të mbajë kostumin e ngushtë të atij që më shumë se me të drejtën për të imagjinuar, shkon në Bruksel me detyrimin për të raportuar.

Dhe duke përmbysur këtë ekuacion ai e dëmton vendin e tij. Sepse ai nxjerr përpara Europës një fytyrë që shtrembëron realitetin, për të cilën ajo nuk ka shumë nevojë.

Lapsi.al

“Diskutime të hapura”, pse shkoi Donald Lu në zyrën e Berishës?

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Takimi është zhvilluar në zyrën e këtij të fundit dhe sipas zyrës së shtypit, të ish kryeministrit, thuhet se është diskutuar për një spektër të gjerë çështjesh me interes të dyanshëm.

Po ashtu thuhet se këto diskutime ishin të hapura. Por ndërsa saktësim nuk ka se për çfarë kanë biseduar Berisha dhe Lu, çështjet më të nxehta të ditëve të fundit janë: Sallata ruse (akuzat nga PS për financim të PD nga Rusia); Sasia rekord e drogës e kapur në Durrës, ku këtë të mërkurë ministri i Brendshëm ka kërkuar që të merret në pyetje edhe Berisha; Marrëveshja e detit me Greqinë, për të cilën ish-kryeministri ka kërkuar të zhvillohen protesta.

Largova familjen nga Tirana, nëna përfundoi në spital. Gazetarët s’i justifikojnë vilat 1 milion euroshe me rrogën që kanë

Artan Hoxha ka rrëfyer për herë të parë ngjarjet që pasuan në jetën e tij pas përplasjes në emision me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gazetari investigativ thotë se vendimi i parë ishte për të larguar familjen nga kryeqyteti nga frika e ndonjë hakmarrje e mundshme.

I ftuar në News 24, Hoxha shton se nëna e tij, e cila jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital kur kishte ndjekur emisionin.

“Pas përplasjes që pata para një muaji e largova famijen nga Tirana.

Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, pasi prinderit i kam atje, dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes.

Babi im që i ka kaluar të 70-tat, më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes.

Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë“, tha ai.

Hoxha foli dhe për pasuritë e gazetarëve:

“Ka gazetarë jo të pasur, por shumë të pasur madje.

Në vendet më të mira që ka Shqipëria sot dhe në pjesën më elitë që jetohet në kryeqytet ka politikanë, gazetarë, moderatorë apo drejtues, te Gjiri i Lalëzit, te Laguna Blu.

Kanë vila 500 mijë euro, 1 milion euro që nuk e justifikojnë kurrë me rrogën.

Sot në mediat shqiptare, ndihem keq se shumicën i kam kolegë, shkoj me ta në emisione, janë njëkohësisht dhe ndërtues, edhe pronarë të një qendre tregtare.

Imagjinoni sa larg janë interesat e një reporteri.

Ka një moment që sot reporterët për shkak të informacionit që kanë, e thonë gabim se ashtu e dinë, jo me qëllim, kurse kjo pjesa tjetër paguhet për ta thënë ashtu, për ta devijuar atë informacion ashtu” u shpreh Hoxha.

Ai shprehet se ky është një profesion jo shumë i rekomandueshëm për të krijuar një familje të plotë dhe thotë se jeton në nj apartament modest:

“Unë nuk jam futur rastësisht në këtë profesion, është pasion i fëmijërisë.

Ky është një profesion jo shumë i rekomandueshëm për të krijuar një familje të fortë e të qëndrueshme për shkak të angazhimeve. Jam munduar ta mbaj familjen larg.

Bashkëshortja ime, Nevila është gazetare, punon në televizionin publik. Një pjesë e mirë e asaj që unë jam është se kam atë pas.

Djali Geri është maturant. Djali im thotë që nuk dua të bëhem si babai, dhe ka thënë më duket punë e rrezikshme. Jetoj në një shtëpi 56 metra katror.

Në Shqipëri ka gazetarë që janë më të pasur se gazetarët në botë.

Më vjen turp që kur vijnë gazetarët e huaj për të bërë ndonjë reportazh më gjejnë me një shtëpi modeste.”

(TemA)

Financimet ruse në PD, Taulant Balla: Prokuroria të marrë në pyetje Bashën

TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për gazetarët ditën e sotme vijoi me thirrjet drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha, për të sqaruar akuzat për financimet ruse për partinë e tij.

Balla tha se KQZ dështoi në skanimin e këtij skandali të rëndë, dhe se tani i përket Prokurorisë të merret me këtë çështje duke marrë në pyetje personin përgjegjës direkt për këtë, Lulzim Bashën.

“Po i bëjmë thirrje Bashës dhe PD, se ai është firmëtari dhe personi përgjegjës për këto lidhje. Prokuroria është i vetmi organ që mund të hetojë. Jemi para fakteve që duhet një sqarim publik, se nga xhepa oligarkësh rusë janë bërë pagesa në emër të PD.

Unë insistoj që është Prokuroria, se KQZ ka dështuar skanimin, auditimin e këtij skandali tepër të rëndë, ajo që duhet të vazhdojë punën. Shqetësimi im është i qartë: Prokuroria nuk duhet të vonojë marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për të sqaruar këtë skemë financimi të paligjshëm, dhe ne do të rrisim monitorimin në lidhje me financimet e partive në Shqipëri.

Është detyra e PD dhe e Bashës të mos fshihet dhe të mos tejkalojë këtë moment të rëndësishëm , dhe të japë përgjigje. Të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit, që janë të vetmit të thirrur në Prokurori deri tani. Për 3 muaj me radhë çadra e Republikës së Re ka gjasa të jetë financuar nga rusët. E rëndësishme është të dihet se çfarë i është siguruar Rusisë në këmbim,” tha Balla.

Nuk tregoi për arrestimin në Itali, përfundon në gjykatë ish-deputeti i Vlorës

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim ish-deputetin e Vlorës Shkëlqim Selami pasi akuzohet për  ‘Falsifikim vulash dhe formularësh’.

Sipas prokurorisë Selami ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit. Në këtë forlmula ai ka thënë “jo” për masa shtrënguese të sigurisë.

Por në fakt prokuroria ka vërtetuar se Selami është arrestuar në 2006 në Itali. Selami fillimisht ka qenë deputet i LSI-së e më pas i Partisë Socialiste.

DOSJA E PLOTE

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh.S, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kuvendi i Shqiperise me date17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr.138 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike.

Ne zbatim te ligjit te sipercituar, i pandehuri, ne cilesine e deputetit te Republikes se Shqiperise, ka qene i detyruar te plotesoje “Formularin e vetedeklarimit” me ane te te cilit duhet te deklaronte ekzictencen ose jo te shkaqeve per te kandiduar, per te mos u zgjedhur, ose emeruar.

Nga kqyrja e formularit te vetedeklarimit te te pandehurit, vihet re se ky shtetas i eshte pergjigjur me “JO” pyetjes nese eshte caktuar ndaj tij ndonjehere ndonje mase shtrenguese e sigurise personale ne fuqi, ose jo.

Referuar dokumentacionit te administruar ne pergjigje te leterporosise se autoriteteve italiane te drejtesise, rezulton e provuar se:

I pandehuri eshte arrestuar ne vitin 2006 ne ekzekutim te mases se sigurimit “arrest me burg”,  leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te “Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”. Ne date 06.09.2006 masa e sigurise eshte hequr dhe ne date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhene vendimin per shuarjen e vepres penale per arsye parashkrimi.

Ne kushtet kur kemi te bejme me

  • Nje vendim gjykate per caktim mase sigurimi te padeklaruar qe ka te beje me grupin e veprave te percaktuara ne sferen e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike”, per te cilin personi nen hetim ka marre dijeni pasi ketij personi i eshte dhene nje kopje ne momentin qe eshte ekzekutuar kjo mase.
  • Me nje vendim qe Gjykata e Brindizit nuk eshte shprehur per pafajsi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatet qe e kane perfaqesuar ne kete gjykim, kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai,

arrihet ne perfundimin se keto dy rrethana kan qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana te cilat kane te bejne me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo te funksionit.

Ne keto kushte, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka derguar per gjykim proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh.D, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Artan Hoxha: Jetoj në 56 metra katrorë, gazetarët në Shqipëri janë më të pasur se ata në Botë

E njohim si njeriun që nuk ka frikë të thotë atë që mendon. Fjalën e kemi për gazetarin investigativ Artan Hoxha. I ftuar në këndin e ekselencës në emisionin Vila 24 në News 24, Hoxha bëri të ditur se jeton vetëm në 56 metra katrorë. Në një rrëfim ndryshe, Hoxha bëri të ditur se gazetarët në Shqipëri janë më të pasurit se gazetarët në botë.

Ai tregon ky është një profesion jo shumë i rekomandueshëm për të krijuar një familje të plotë.

“Unë nuk jam futur rastësisht në këtë profesion, është pasion i fëmijërisë. Ky është një profesion jo shumë i rekomandueshëm për të krijuar një familje të fortë e të qëndrueshme për shkak të angazhimeve. Jam munduar ta mbaj familjen larg.

Bashkëshortja ime, Nevila është gazetare, punon në televizionin publik. Një pjesë e mirë e asaj që unë jam është se kam atë pas. Djali Geri është maturant. Djali im thotë që nuk dua të bëhem si babai, dhe ka thënë më duket punë e rrezikshme. Jetoj në një shtëpi 56 metra katror. Në Shqipëri ka gazetarë që janë më të pasur se gazetarët në botë. Më vjen turp që kur vijnë gazetarët e huaj për të bërë ndonjë reportazh më gjejnë me një shtëpi modeste.

Kam pasur kërcënime deri me rrënjët familjare, lidhur me të mirat materiale të familjes. Sa rrënjë pemësh ka pasur familja ime te regjistruara në kadastra”, – ka thënë Hoxha.

Deklaratë e Ramës: Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, në kuadër të dëgjesës që u mbajt në Parlamentin Evropian “Miqtë e Shqipërisë”, në lidhje me antarësimin e vendit në BE.

Nderkohe, për median amerikane “Politico.eu”, Rama ka dhënë një intervistë ku është shprehur: Jam i sigurt që Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë.

Kujtojmë që kryeministri Rama edhe më parë ka theksuar se Shqipëria do të hyjë në BE para vendeve fqinje, por në deklaratën e fundit ka pasur një siguri të plotë në lidhje me këtë çështje.

Media amerikane shkruan se edhe pse Serbia dhe Mali i Zi janë disa hapa para sipas BE në lidhje me çeljen bisedimeve për antarësim, kryeministri i Shqipërisë ka besimin e plotë se vendi i tij do të antarësohet më parë.

Rama e ka bazuar deklaratën e tij te marrëdhënia që ka Serbia me Kosovën. Sipas tij Serbia nuk mund të antarësohet, pa zgjidhur fillimisht problemet dy palëshe që kanë me njëra-tjetrën.

“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE përpara Shqipërisë. Kjo është diçka që dimë me siguri. Serbia duhet të kalojë përmes procesit të dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Ne kemi bërë pikërisht atë që na është kërkuar të bëjmë kështu duhet të jetë e drejtë dhe duhet të jetë e parashikueshme dhe duhet të bazohet në merita”.- ështëshprehur Rama.

Ndonëse marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tiranës janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, mbetet tension dhe rivalitet mes dy vendeve, shkruan media amerikane “Politico.eu”.

Gjatë intervistës në Bruksel, Rama tha se Shqipëria është disa hapa para në rrugën drejt anëtarësimit në BE sesa Serbia dhe Mali i Zi.

Arsyeja sipas tij është se Shqipëria ka marrë disa reformat ë rëndësishme, siç është ajo në drejtësi./Report

Të premten verdikti i gjykatës për Shefqet Krasniqin

Shefqet Krasniqi, ish-imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë

 

 

Të premten e kësaj jave, më 23 mars, do të merret vendimi për ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Ai akuzohet për tri vepra penale; shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Prokurori i rastit, Elez Blakaj ka kërkuar nga trupi gjykues dënimin e Shefqet Krasniqit, ndërsa avokati mbrojtës Sevdali Zejnullahu ka thënë se Prokuroria nuk ka ofruar argumente dhe se aktakuza është ngritur me hamendësime dhe nxjerrje të fjalëve nga konteksti.

Gjatë seancës së fjalës përfundimtare, Shefqet Krasniqi ka deklaruar edhe njëherë se nuk pendohet asnjëherë për veprimet e tij dhe se beson se është i pastër si loti.

Shefqet Krasniqi ishte arrestuar në shtatorin e vitit 2014 nga Policia e Kosovës.

Dha dorëheqjen, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese çohet për ndjekje penale

Edhe pse dha dorëheqjen në janë të këtij viti, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetues, Besnik Imeraj është çuar për ndjekje penale.

Siç bëhet me dije, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin për Ymerajn.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bën me dije KPK.

Teatri Kombëtar, Artistët kundër projektit të Ramës, kanë projektin e tyre

Fatmira Nikolli – Aktorët kanë dalë sërish së bashku, këtë herë për të kundërshtuar hapur projektin e Teatrit Kombëtar prezantuar një javë më parë në kryeministri. Meqë gjatë prezantimit shumë prej zërave kritikë nuk ishin thirrur, ata janë mbledhur dje në mbrëmje për të thënë njëzëri që janë kundër bashkëpunimit Publik- Privat për ndërtimin e Teatrit. Që prej muajit shkurt aktorët janë në një debat të hapur me qeverinë kundër: disa kundër shembjes së godinës ekzistuese, e disa për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Në takimin e djeshëm morën pjesë emra të njohur të artit nga Bujar Kapexhiu, te Ben Derhemi, Genc Fuga, Genti Zenelaj etj. Fjalën e hapjes e mbajti Derhemi si kryetar i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, duke thënë se kjo është një çështje që nuk fillon me fjalën shembje. Të pranishëm ishin edhe Gjergj Bojaxhi, që kërkoi transparencë e Sazan Guri që po ashtu mbajtën qëndrim kundra projektit.

Dje mes të tjerash, artistët kanë prezantuar një projekt tjetër për teatrin. Më shumë se sa projekt i detajuar, ai është një propozim që mes godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar Eksperimental, të ndërtohet një godinë që do të shërbejë si teatër pa i shembur godinat që janë. “Ideja ime është që ruajmë dy godina e fitojmë një të tretë”, tha Bujar Kapexhiu.

DEBATI
“Do të shembet, sepse ai nuk bën as për teatër komune dhe jo për një teatër kombëtar. Ky debat ka 20 vite. Ata që kundërshtojnë sot nuk kanë emrin e atyre që kundërshtonin 20 vite më parë. Të punojnë për emrin e tyre”, ka thënë kryeministri Edi Rama të hënën e shkuar.

Pas prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, kryeministri Rama theksoi se do të vijohet puna që projekti të realizohet brenda vitit të ardhshëm me Partneritet Publik Privat. Po atë ditë, Ndrenikës iu pre fjala dhe nuk u transmetua në profilin e kryeministrit në “Facebook”, por “Gazeta Shqiptare” zbardhi fjalën e tij, ku Ndrenika kërkoi një teatër nga shteti pa PPP.

Dje, plot një javë nga prezantimi i projektit, artistët treguan se nuk ndryshojnë qëndrim dhe dolën sërish kundër. Në takim mori pjesë edhe “Nderi i kombit”, aktori i madh Robert Ndrenika, i cili theksoi sërish se është kundër ndërtimit të teatrit nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat. “Mua nuk ma heq njeri nga mendja. Maqedonia u bën teatër shqiptarëve. Pra, nuk jam fare dakord për formulën PPP. Më paraqiti zoti Kapexhiu një variant, më pëlqeu. Ka disa variante. Le të bëjnë ato 6-7 kulla që duan të bëjnë. Ne le të na japin sheshin përpara të vëllezërve Frashëri. Pra ka variante. Unë jam kundër variantit PPP, sepse në të gjitha këndvështrimet ky variant është për të përfituar privati dhe jo teatri”, deklaroi Ndrenika. Pas tij, fjalën e mori aktori Bujar Asqeriu, i cili ka paralajmëruar se Teatri Kombëtar ekzistues përbën rrezik jo vetëm për aktorët, por edhe për spektatorët. Në një takim konsultues mes artistëve për projektin Teatrit të ri Kombëtar, aktori Asqeriu bëri të ditur se aktualisht, veç kushteve skandaloze, rrezik janë është viruset dhe sëmundjet e shumta që ndodhen për shkak të kushteve aspak higjienike. Sipas aktorit, në tërë këto vite, nuk është bërë asnjë investim në funksion të teatrit. Ndërsa sa i përket projektit të prezantuar nga kryeministri Rama, Bujar Asqeriu theksoi se në atë takim artistët u fyen, pasi iu prezantua një projekt pa u konsultuar më parë.

“Shpejtësia me të cilën u paraqit ai projekt, pa asnjë konkurs, më duket se ishte i gabuar. Dhe i gjykuar në këtë sens, është jo vetëm i gabuar, por me shumë gabime brenda. Dhe pa u konsultuar dhe pa marrë mendimin e atyre që ishin të ftuar aty të paktën, është një fyerje shumë e madhe. As i pyeti, as asgjë, punë e tij si e mendon. Teatri ekzistues është i kalbur në të gjitha drejtimet, sepse prej vitesh nuk është hedhur asnjë gjë. Por cila është më e rrezikshmja? Më e rrezikshmja për mua, në tërë prapavijën e Teatrit, gëlojnë viruse shumë të rrezikshme jo vetëm për aktorët, por edhe për spektatorët. Prandaj rikonstruksioni i atij teatri duhet të jetë me themel”, tha Asqeriu.

Taksa e shtëpisë, kush përjashtohet nga detyrimi

Ornela Manjani  – Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike janë dy prej dhjetë kategorive që përjashtohen nga taksa e shtëpisë, e cila hyn në fuqi në 1 prill.

Kategoritë
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën, shtëpinë, 10 kategori. Të përjashtuara nga detyrimi janë ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike; banesat sociale, objektet e kultit dhe ato që u shërbejnë klerikëve etj.

Ndërkohë të gjitha ndërtesat e tjera do të taksohen mbi vlerën e tregut në tri shkallë. Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është: a) 0,05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim; b) 0,2% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; c) 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Këto janë ndryshimet në ligjin për taksat vendore, i cili hyn në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ligji është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe para-shikon se taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohen ndryshe.

Ndërtimet pa leje
Me ndryshimet ligjore është parashikuar që taksës për ndërtesat i nënshtrohen personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Sipas ligjit taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikimit. Afati i përllogaritjes së taksës fillon nga momenti i mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Detyrimi për taksën mbi ndërtesat llogaritet si shu-mëzim i bazës së taksës me shkallën e taksës mbi ndër-tesën.

Taksa vendore mbi pasurinë e paluajtshme-ndërtesë llogaritet si dety-rim vjetor i taksapaguesit. Pagesa e taksës bëhet çdo muaj apo për periudha më të gjata, në varësi të kategorisë së taksapaguesit, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

Mbledhja e taksës
Njësia e vetëqeverisjes vendore është autoriteti përgjegjës për administrimin e taksës mbi ndërtesat. Njësitë administrative kryejnë: a) mbledhjen dhe menaxhimin e informacioneve mbi ndërtesën për qëllime fiskale; b) përditësimin e të dhënave të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale); c) mbledhjen me forcë të detyrimeve të taksës mbi ndërtesën; ç) korrigjimin e të dhënave në lidhje me llogaritjen e taksës, në rastet e saktësimit të informacionit për sipërfaqen, vendndodhjen zonale, çmimet e tregut etj.; d) shqy-rtimin e ankimit administrativ të taksapaguesve. 2. Taksa mbi ndërtesën, sipas dispozitave të këtij ligji, mund të mblidhet nëpërmjet agjentëve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoriale, sistem elektronik të bazës së të dhënave e të gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohen me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore.

Këshilli i Ministrave përcakton edhe masën e përfitimit të agjentit të autorizuar, mbi të ardhurat e arkëtuara nga taksa e ndërtesave. 3. Të ardhurat e mbledhura nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme derdhen për llogari të buxhetit përkatës të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, dhe përdoren në përputhje me ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.”

Grupet që taksohen dhe vlera e pasurisë

Taksapagues është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave.

Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Vlerë e pasurisë është vlera aktuale e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore e njohur me dokumente ligjore, ose vlera e përcaktuar me një nga metodat e përshkruara në këtë metodologji. Vlera e pasurisë është baza e taksueshme mbi të cilën aplikohet shkalla e taksës së pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore.

Vlera e pasurisë llogaritet si shumëzim i çmimit për metër katror me sipërfaqen e ndërtesës/njësisë pronësore. Ndërsa “veprimtari ekonomike”, kosiderohet çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtarët, personat që furnizojnë mallra dhe shërbime, përfshirë veprimtaritë nxjerrëse, industriale, tregtare, të shërbimit, bujqësore dhe veprimtaritë profesionale. Veprimtari ekonomike konsiderohet, gjithashtu, shfrytëzimi i pasurisë së trupëzuar ose të patrupëzuar, me qëllim realizimin e të ardhurave me karakter të vazhdueshëm.

10 shtetet kryesore që furnizojnë tregun e Shqipërisë me ushqime

TV Scan ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore që furnizojnë tregun shqiptar të agroushqimit, duke treguar kështu edhe nga orientohet më së shumti konsumit.

Pjesën më të madhe të tregut e zënë produktet italiane, ku vetëm gjatë 2017-ës kanë hyrë në Shqipëri 115 .1 mijë ton produkte me vlerë 18.5 miliardë lekë. Vendin e dytë e zë Greqia me 14.4 miliardë lekë importe, dhe më pas renditet Serbia, Rusia, Turqia, Polonia, Brazili, Gjermania.

Ndër vendet e fundit të listës së 10 shteteve kryesore që furnizojnë konsumatorët shqiptarë, renditen Kosova e cila ka sjellë në treg 3 miliardë lekë produkte gjatë vitit që lamë pas dhe Bullgaria me 2.95 miliardë lekë.

Ndërkaq, janë një sërë shtetesh të tjera që zënë një peshë të rëndësishme në tregun agro-ushqimor shqiptar, me vlera të konsiderueshme importesh, nga 1 miliardë deri në 2.7 miliardë lekë siç janë Austria, Spanja, Ekuadori, Kanadaja, Ukraina, Maqedonia, Holanda, Kroacia, Hungaria etj.

Shqipëria ka një deficit tregtar në këtë sektor që regjistrohet në vlerën e 81.3 miliardë lekë dhe produktet e importit janë ato që dominojnë tregun.

MARSI, PRANVERA E LIRISË – Nga Azgan HAKLAJ

Besë me Atdheun dhe Flamurin

 

Në kalendarin Europian Marsi  është  muaji i tretë i  vitit, Perëndi e  Luftës për romakët e lashtë . Dita e  Sulltan Novruzit apo ditëlindja e Imam Aliut në botë. Në këtë ditë ҫdo gjë rigjallërohet, lind shpresë, ringjallje për gjithë  njerëzimin. Novruz do të thotë ditë e re, është  festa e Bektashizmit, e dekretuar si festë zyrtare në vitin 1996 në Shqipëri.

22 Marsi, Ditëlindja e Imam Aliut, është  dhe Dita e fitores së PD-së, Partisë Misionare të Kombit Shqiptar, që shembi diktaturën më të egër, komunizmin në Shqipëri.

Marsi  është  për Shqiptarët muaji i ngjarjeve dhe personazheve të mëdha, të cilat shndritin fort dhe përgjithmonë në  qiellin Shqiptar. Në  krye të vendit qëndron  natyrshëm   2 marsi I vitit 1444  i Besëlidhjes së  Lezhës ,  vepra e parë e pavdekshme e Heroit Kombëtar,  Gjergj  Kastriotit – Skënderbeut.

Nëse Shqiptarët Historia i ka qortuar shpesh për  vonesë e përgjumje, muaji i parë i pranverës i ka gjetur përherë në këmbë në kuvende e beteja të mëdha për mbrojtjen e lirisë dhe trojeve etnike.

Betejat e përgjakshme të  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit .

Kryengritja e  Malësisë së Madhe, e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, që filloi më 25 mars 1911.

“Epopeja e Jasharëve”, mw 5-6-7 mars 1998-të dhe e Haradinajve, më 24 mars 1998.

Rënia heroike e Njazi Azemit, më 26 mars 2001, për mbrojtjen e të drejtave  të shqiptarëve në Preshevë e që janë  finalizimi i protestave.

Në Prishtinë, në marsin e vitit 1981 dhe 1999, jehuan krismat e para të  pushkëve të lirisë në Kalanë  e Tetovës gjatë protestave të shqiptarëve në Tetovë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë nga delegacionet  shqiptare-angleze  dhe amerikane, më 18 mars  1999-tës,  që i hapte rrugë qëllimit të bombardimit të NATO-s mbi Serbinë, më datë 24 mars 1999, na kujtojnë se pa marsin nuk do të kishte liri për Shqiptarët.

7 marsi 1887–ës, Ditëlindja e Shkollës së Parë Shqipe, na sjell në kujtesën tonë historike devizën e madhe të rilindasve mendjendritur me pushkë e penë për Mëmëdhenë.

Alfabeti dhe shkronjat shqipe janë po aq të rëndësishme sa pushka dhe baruti  i trimave që i  dolën për zot Atdheut dhe u flijuan për Lirinë.

Ky muaj  i heroizmit, i patriotizmit dhe i vizionit të shqiptarëve për liri, na sjell në kujtesën kolektive figurat e mëdha të Popullit Shqiptar në një shtrirje kohore 600 vjeҫare. Skënderbeun e madh, Ali Pashë Gucinë, Bajram Currin, Idriz Seferin, Dedë Gjon Lulin, Preng Calin, Adem Jasharin dhe familjen e tij martire, familjen Haradinaj e Njazi Azemin.

Marsi i 1444-ës mbeti flakadani i lirisë i pashuar në shekuj. Ashtu si në Greqinë e lashtë, trimat e Shqipërisë  morën flakën Olimpike për ta shpërndarë në ҫdo cep të trojeve amtare e për të ngritur peshë zemrat e  shqiptarëve përballë armiqve të  egër dhe të armatosur deri në dhëmbë.

Më 14 mars 1847 lindi dhe 25 mars 1927 ndërroi jetë udhëheqësi i  kryengritjeve të Shqiptarëve, Idriz Seferi, i cilësuar si kalorësi  i Karadakut  nga shkrimtari  Ibrahim Kadriu. Historiani Ali Riza  Selmani thotë se:- Idriz Seferi ishte organizator i zoti që frymëzoi, motivoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anomarovë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Nuk ishte vetëm prijës popullor dhe luftëtar i lirw, por dhe  strateg ushtarak,  që udhëhoqi popullin e tij në luftëra e beteja për ҫlirim.

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me kufij të cunguar, ndonëse ishte në moshë të  shtyrë, luftoi kundër serbëve e bullgarëve.

Idriz Seferi luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mbrojtjen në Kuvendin e Ferizajt gjatë korrikut të vitit 1908, i cili rezultoi me ngadhwnjimin e Revolucionit Xhonturk. Në Luftën e Parë Ballkanike, së bashku me vullnetarët e tij, luftoi heroikisht në mbrojtje të Atdheut.

Më datë 29  mars të 1925 ra Heroi i Popullit,  Bajram Curri. Prijësi popullor tribuni i lirisë mori pjesë  në betejat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , për mbrojtjen e trojeve etnike nga Konferencat dhe Traktatet që kërkonin copëtimin e tyre. Bajram Curri ishte një nga organizatorët e Lidhjes së Pejës “Besa–Besë“,të udhëhequr nga Haxhi Zekë Byberi mw 1899-1900-të. Ai ishte një nga prijësit kryesorë të Kuvendit të Ferizajt . Mbështeti kryengritjen e armatosur të Malsisë Madhe  në vitin 1911-të të udhëhequr nga Dedë Gjo”Luli. Mbështeti Platformën e Hasan Prishtinës  në Kuvendin e Junikut, mw 21-25 maj 1912, ku u hartua Platforma e Kryengritjes të Përgjithshme të vitit 1912, që do të çonte në ҫlirimin  e Shkupit, në gusht 1912-tës dhe nw Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit  në Vlorë më 1912–ën nga plaku i urtë, Ismail Qemali.

Më 5 mars  1888 ndërroi jetë Ali Pashë Gucia nga plagët e marra në një atentat , një ndër misionarët e Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj. Ali Pashë Gucia  ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që hartoi luftën kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Atdheut. Ai u zgjodh kryetar i Shtabit Ushtarak për Mbrojtjen e Plavë-Gucisë. Veprimtarinë  e tij heroike e ka përshkruar bukur Gjergj  Fishta.

Betejat legjendare për mbrojtjen e Plavë–Gucisë, tw Hotit dhe Grudës, tw Ulqinit dhe Tivarit nga ushtritë Malazeze.

Kryengritja  e Malsisë së Madhe e 1911-ës.

Epopeja e Jasharëve dhe e Haradinajve, iu treguan Fuqive të  mbarë Botës se Shqiptarët janë në gjendje të përtërijnë rolin e madh të Gjergj Kastriotit sa herë e thërret liria për të mbrojtur flamurin kuq e zi, nderin, dinjitetin dhe tokën e tyre amtare.

Prijësit e shquar të betejave për liri: Idriz Seferi, Bajram Curri, ndërruan jetë  në mars .

Më 25 mars të 1945 komunistët pushkatuan Heroin e mbrojtjes së tokave etnike shqiptare, “Robin Hudin Shqiptar”, Prenk Calin.

Epopeja e këtyre trimave është e denjë për një  Iliadë  Shqiptare.

Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri t’i kujtojnë Kreshnikët e Jutbinës.

Beteja 3 ditore e Adem–Hamz-Shaban Jasharit,Vraninën e Oso Kukën dhe heroizmin e Zhuj  Selmanit.

Në epikën historike shqiptare kanë mbetur të pavdekshme vargjet kushtuar Epopesë Marsiane Shqiptare dhe heronjve të tyre.

Ja si përshkruhet beteja legjendare për mbrojtjen  e Plavë–Gucisë, ku shqiptarët të udhëhequr nga Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri i shpartalluan  hordhitë malazeze të Mark Milanit të 12.000 armiqëve:

 

Mark Milani i Malit të Zi

Ka hyp Marku në Plevi

Çka ka Limi që dirgjet zi

Haj medet vojnikët e mi…!

 

Jakup Ferri, “Leonidha Shqiptar”, luftonte me shpatën zhveshur si Akili në muret e Trojës. Kënga e lahuta shqiptare i skalitën një monument të pavdekshëm:

 

Me të kallzue ty nanë t’vjen seri:

30 burra i ka pré nji njeri.

Nja  lypsh  emnin: Jakup Ferri.

 

Shtimja, Kaçaniku , Cerrnaleva, Hoti e Gruda, Ulqini, Plava  e Gucia  u bënë kala të pavdekshme të qëndresës shqiptare duke i detyruar pushtuesit turko-sllavë, e Fuqitë e Mëdha të mos bëjnë hesapet pa hanxhinë, siҫ  thotë populli ynë.

Emisarët  e Sulltanit e të Knjaz  Nikollës pasi u shpartalluan keqas në fushëbeteja me shqiptarët tentuan disa herë të blejnë prijësit e tyre historikë duke i peshuar me ar , por  morën atë përgjigje që dinë të japin kapedanët e maleve: “As Sulltani, as krajlat, nuk kanë para për t’i blerë trojet  shqiptare”.

Plisat e Bardhë dhe xhamadanët kuq e zi, trimat legjendarë nuk pranuan të shkëmbenin me kapicat, dallamat malazeze dhe me Shallvaret e turqëve.

Besëlidhja Shqiptare bëri pluhur dhe hi planet e armikut që përmes parullës të famshme “Përça dhe Sundo” tentuan të fusnin grindje mes shqiptarëve duke shpresuar ndarjet krahinore dhe fetare.

Pasi u shpartalluan në Plavë-Guci, Mali i Zi i kërkoi Portës së Lartë dhe Kongresit të Berlinit t’i jepte si këmbim Hotin dhe Grudën me preteksin se janë katolikë dhe ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk do të bënte rezistencë. Kur mijëra luftëtarë shqiptarë vrapuan në ndihmë të  vëllezërve të tyre dhe i shpartalluan ushtritë malazeze , çështja shqiptare në Ballkan u ndërkombwtarizua dhe u vu në rend të ditës në kancelaritë e Fuqive të Mëdha. Shqiptarët ishin të udhëhequr nga postulati  i rilindasit  Pashko Vasa: “Feja e shqiptarit  është Shqiptaria”

Ja si e konceptonte legjendari Mic Sokoli nderin dhe dinjitetin shqiptar, i rrethuar nga të katër anët nga trupat e Pashait turk, ai thërret në ndihmë trimat e Dukagjinit. Kënga e thotë:

 

Mic Sokoli I Sokol Ramës,

Fjalë po I çon Mark Lulës Shalës,

A më ndihmon, o dajë i babes,

Më kanë ngreh topat rrethit arës

Rrethit arës,  rrethit t’oborrit,

Me shemb kullat Mic Sokolit…

 

Përballë ushtrive perandorake, të armatosur me topa, mitroloza mortaja, “Luani i Malësisë” dhe pse me forca të pakta, ishte betuar të luftonte deri në vdekje, siç bëri përpara tij Oso Kuka i Vraninës, Zhuj Selmani e pas tyre  Adem Jashari në Prekazin legjendar.

Dashuria për Atdheun, gjuhën, flamurin, doket, zakonet, amanetin, kujtimin e të parëve, janë  ADn-ja e burrave që besën e lidhën vetëm me Flamurin e Atdheun e tyre.

Ja si e arsyeton  qëndresën e tij ,deri në flijim  heroi  Mic Sokoli:

 

Me lëshue trojet poshtë po bie

Me venë ҫallmën spo m”ka hije

Se jam nip i Kastriotit

Më mirë gjoksin në grykë të topit.

 

Në vigjilje të Mijëvjeçarit të Tretë, më 5-6-7 mars të 1999–tës  në Prekazin  legjendar u shkrue Epopeja e lavdishme e Jasharajve. Komandanti legjendar i UÇK-sw Adem Jashari e Familja e tij i kthyen kullat e tyre në kala të pamposhtura qëndrese.

Në tre ditë u ripërsërit madhërishëm, krenaria , qëndresa shqiptare në shekuj. Ballë për ballë e dhëmbë për dhëmbë, si në Krujë, Shkodër e Sfetigrad e Albulenë kundër hordhive turke  Familja e Jasharajve e lau me gjakun e agresorëve  oborrin e muret e kullave. Ҫdo  frengji e ҫardak u kthye në bedenë kalaje . Muret shembeshin nga predhat e topave e tankeve, e prapë nga gërmadhat dilnin  Jasharajt e përgjakur duke qëlluar në  drejtim të ushtrisë serbe. Luftuan deri në vdekje për të mbetur të pavdekshëm. Heroizmi i tyre ndryshoi fatet e luftës dhe u bë simbol i betejës për liri.

Më datë 24 mars 1998–tës bisha serbe do të sulmonte një tjetër fole shqiponjash  nw Gllogjanin e Haradinajve. Këtu u shkrue me gërma të arta një epokë tjetër e lavdishme e Kombit Shqiptar. Haradinajt trima me në krye Ramushin u dolën zot kullave legjendare, siç thotë kënga epike:

Tunden malet, por nuk tunden kullat.

Në log të mejddanit po maten burrat.

 

Marsi i trimave, betejave e kuvendeve kujtohet me krenari. Shqipëria dhe shqiptarët janë një kudo ku ata jetojnë në trojet etnike, në Ballkan e  Diasporë.

Trinia e shenjtë: Gjuha, Flamuri e Atdheu, është burim frymëzimi i pashuar për ardhmërinë e përbashkët.

Ulqini i Teutës e Balshajve, ku prehen eshtrat e udhëheqësit të Lidhjes së Prizrenit , Ymer Prizreni, u bwnë  shumicë dominuese në qytetin  e tyre.

Parlamenti i  Maqedonisw e shpalli gjuhë zyrtare Gjuhën Shqipe, pra krismat e lirisë në 14 marsin e 2001 të UҪK-sw, po finalizojnë ëndrrën tonë. Marsi na thërret të jemi në  këmbë e të bashkuar për të nderuar   heronjtë tonë kombëtar dhe protagonistët e mëdhenj të historisë tonë, për të vazhduar  misionin  e tyre për realizimin e ëndrrës shumë shekullore  pa harruar  Mitrovicën e Bacës Isë, Preshevën e Ridvan Qazimit  dhe Ҫamërinë tonë të shtrenjtë.

Viti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut është apel për finalizimin  zgjidhjes së  Ҫështjes Kombëtare, Bashkimin e Kombit  Shqiptar në një shtet të vetëm. Deviza jonë do të jetë: ”Një Komb, Një Shtet”.

Shteti Komb i Shqiptarëve është domosdoshmëri historike.

Bllokimi i akteve të pronësisë, i gjithë bregdeti në dorë të qeverisë

Harta shoqëruese e vendimit të qeverisë “për pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike”, i miratuar më 14 mars, u botua të hënën në Fletoren Zyrtare.

Harta përfshin të gjithë vijën bregdetare të vendit me distancë deri disa kilometra nga bregu i detit, ku sipas qeverisë, të gjitha aktet e pronësisë qëu janë dhënë fshatarëve, por që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar ende në zyrat e regjistrimit të pronave të patundshme, duhet të bllokohen për shkak se qeveria thotë se dëshiron të krijojë “një fond për mbështetjen e investimeve strategjike”, në bazë të një ligji kontrovers që i jep të drejtë qeverisë të dhunojë pronën private për llogari të të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”.

Vendimi përfshin të gjithë tokën me vlerë tregtare nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në kepin e Stillos në kufirin jugor të vendit me Greqinë dhe mbart pikëpyetje ligjore për shkak se një e drejtë e dhënë me ligj, nuk mund të hiqet me vendim qeverie.

Vendimi për mosregjistrimin e tokave të dhëna përmes komisioneve të shpërndarjes së tokave përfshin edhe shumë fshatra bregdetarë, veçanërisht në bregdetin e jugut, por edhe në zonat lagunore të Divjakës, Nartës, Velipojës, plazhit të Rilës pranë Lezhës apo lagunës së Shëngjinit. Me njolla të kuqe janë shënjuar edhe gjiri i Porto-Palermos në bregun e jugut, Gjiri i Lalëzit apo bregdeti i Ksamilit përballë ishullit të Korfuzit.

Në mënyrë të pashpjeguar, harta e publikuar në fletoren zyrtare mbart disa njolla të kuqe.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama miratoi një ligj kontrovers në vitin 2015, të quajtur Ligji për Investimet Strategjike, përmes të cilit i dha të drejtë vetes të japë pa pagesë toka të caktuara për subjekte të klasifikuara si “investitorë strategjikë”.

BIRN ka zbuluar më parë se këto “investime strategjike” po kryen nga biznesmenë shqiptarë, në toka të kontestuara dhe në një rast, në toka për të cilat vetë qeveria pati dalë në konkluzionin se ka manipulime.

Tokat në bregdet, ashtu si në të gjithë Shqipërinë janë shpërndarë në bazë të një ligji të vitit 1991, të miratuar nga dy partitë kryesore të politikës shqiptare, PD dhe PS dhe që ka shkaktuar telashe të mëdha dhe konflikte të vazhdueshme që nga ajo kohë.

Në përpjekje për të shmangur konfliktet, një pjesë e konsiderueshme e fshatrave kanë përdorur këtë ligj për të shpërndarë mes fshatarëve tokat që dikur i përkisnin gjyshërve.

Qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë shpesh nisma “për verifikim” të shpërndarjes së këtyre tokave, ndërsa vendimi i fundit i qeverisë për mosregjistrim të tyre duket se është masa më drastike e ndërmarrë ndonjëherë.

Në vitin 2014, një Task-Forcë për Verifikimin e Ligjshmërisë dhe Mënyrës së Tjetërsimit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore pranë Kryeministrisë gjeti manipulime në disa sipërfaqe toke në bregdetin e jugut, kjo nuk e ndaloi qeverinë të jepte leje ndërtimi në këto toka.

BIRN

Meta jep autorizimin: Bushati i plotfuqishëm për negociatat me Greqinë

Presidenti Ilir Meta ka lëshuar sot autorizimin për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

 

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbështetje të nenit 92 gërma “ë”, nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutës; Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”.

Nis punën komisioni hetimor Paloka rreth ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri

Ilirian Agolli

Kryetari i këtij komisioni, deputeti opozitar Edi Paloka, tha se “opozita ishte për veprime më të shpejta në hetime”.

Komisioni hetimor formalisht u ngrit “për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën prokuroria po heton ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”.

Nënkryetare është socialistja Ermonela Felaj, në komisionin me anëtarë të ndarë baras 5 nga opozita dhe 5 nga qeveria.

Socialistët kërkuan që mbledhja tjetër të thirrej pas një jave për të studiuar dokumentat dhe rregulloret.

Komisioni pritet të hetojë për gjashtë muaj, si tha kryetari Paloka, lidhur me përfshirjen e mundshme të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar si pjesëtar në trafik droge.

Prokuroria e krimeve të rënda nisi hetime ndaj zotit Tahiri sapo emri i tij doli në përgjimet telefonike të bandës së Habilajve të arrestuar në Itali për trafik dorge, pjesa më e madhe familjarë të tij.

Zoti Tahiri i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se e vetmja pikë që e bashkon me kushërinjtë e tij është shitja e parregullt e një automjeti, që u përdor prej tyre për trafiqe dhe udhëtime të dyshimta në shërbim të bandës.

Komisionet hetimore parlamentare në Shqipëri kanë një histori të gjatë dështimesh, sepse në fund grupet e deputetëve anëtarë dalin me dy raporte pro dhe kundër, të cilët nuk i japin ndonjë ndihmë prokurorisë për thellimin e hetimeve.

Lobimi rus në PD, flet ish-ambasadori shqiptar në Rusi: Mund të ketë qenë edhe piramidë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shpëtim Çuçko i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se lobimi rus mund të ketë qenë edhe një mashtrim, në formën e piramidës.

Ai sqaroi se lobimi në Rusi është i ndaluar me ligj dhe kompani private që me interesa të dyshimta lëvizin para fitojnë duke mos dhënë asgjë.

 

Pyetje: Ambasadori i Rusisë në Shqipëri zoti Karpushin ka folur për çështjen e lobimit rus, është një temë e diskutuar gjërësisht sëfundmi, e ka quajtur spekulime, një këndvështrimi juaj për këtë çështje?

Shpëtim Çuçko: Në përgjithësi lobimi është një proces perëndimor, kryesisht amerikan. Aty e kanë të ligjëruar lobimin, jo vetëm brenda për brenda Amerikës por edhe me botën. Në kohën e Sllobodan Millosheviçit një ekip i madh jugosllav shkoi të lobonte në favor dhe kjo gjë ndodhi publikisht. Mesa di unë, e para Rusia e ka të ndaluara me ligj lobimin dhe në rast se kompani private me interesa të dyshimta lëvizin para  andej-këtej kjo nuk do të ishte çudi të ishte edhe një mashtrim. Në kuptimin marrim ca para dhe nuk bëjmë asgjë, pra një lloj piramide ku ai që luan dhe bën lobimin ai fiton duke mos dhënë asgjë, sepse lobimi në këto raste nuk është që duhet me patjetër të japë rezultat. Me jep këto para pastaj të shikojmë se çfarë mund të bëjmë./Oranews

Disa pyetje për Qeverinë me rastin e 5-vjetorit të peticionit për Rrugën e Arbërit – Nga Gëzim Alpion & Grupi i Lobimit

16 000 përkrahës kërkojnë që peticioni të pranohet zyrtarisht nga Kryeministri Edi Rama

18 Mars 2018

Sot është 5-vjetori i peticionit online për Rrugën e Arbërit. Me këtë rast, falenderojmë të gjithë nënshkruesit dhe mediat për përkrahjen e vazhdueshme.

Peticioni filloi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, me shpresë se do të rezultonte në një dialog konstruktiv, me Qeverinë e re, për këtë vepër të zvarritur që nga viti 2005. Ne theksuam që në fillim se peticionin do ta mbajmë të hapur deri në përfundimin e rrugës me standarde ndërkombëtare dhe se nuk do të ndikohemi nga asnjë forcë politike.

Premtimet i kemi mbajtur, por Kryeministri Edi Rama refuzoi ta pranonte peticionin formalisht gjatë mandatit të parë. Kohët e fundit, disa anëtarë të Grupit të Lobimit kanë pranuar ftesa nga Kryeministri për tu takuar me të në veprimtari të ndryshme. Ne shpresojmë se, në një kohë të përshtatshme për z. Rama, interesimin personal të të cilit për këtë vepër e vlerësojmë, do të na krijohet mundësia të ndajmë me të mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet tona, disa nga të cilat do t’i përmendim më poshtë.

Në vendet demokratike, kur një peticion siguron një numër të caktuar nënshkrimesh, shqyrtohet nga institucionet shtetërore. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, një vend me 65.5 milionë banorë, një peticion me 10,000 nënshkrime, merr përgjigje nga qeveria; kur numri i përkrahësve arrin në 100,000, debatohet në Parlament.

Përse në Shqipëri, ku popullsia është më pak se 3 milionë, një peticion me më shumë se 16,000 përkrahës (13,000 online dhe 3,000 në formularë) jo vetëm që nuk përfillet, po edhe përçmohet kaq gjatë nga Qeveria? Çfarë mesazhi i përcjell ky qëndrim nënshkruesve, numri i të cilëve sa vjen e shtohet? Po dibranëve, të cilët, që nga copëtimi i kësaj zone në 1913-tën, kanë njohur vetëm injorim nga qeveritë në të dyja anët e kufirit dhe vazhdojnë të jenë viktima të ‘kolonializmit intra-nacional’, që shfrytëzon çdo pasuri pa bërë asnjë investim të dukshëm? Po bashkëatdhetarëve, në zona të tjera të ‘largëta’ dhe po aq të lëna pas dore? Po intelektualëve, që nëpërmjet një nisme të tillë, po dëshmojnë, edhe pse në mënyre modeste, se nuk janë të shkëputur nga problemet e vendit? Po elitës në diasporë, të cilën kryeministri i radhës e fton në Tiranë, gjoja për të kontribuar në zhvillimin e vendit, por askush, deri tani, nuk duket se ka ngenë të marrë parasysh propozimet e saj konkrete? Dhe mbi të gjitha, po brezit të ri, që për fat të keq, edhe pas afro tre dekadash amullie, synon të largohet nga vendi pasi nocionet ‘demokraci’ dhe ‘shtet i së drejtës’ i janë zvetënuar?

Dikush mund të pyes, përse edhe pas pesë vitesh, ne jemi të gatshëm për të biseduar me qeverinë? Sepse, si intelektualë, ne besojmë në dialog. Është për të ardhur keq që, ky brez politikanësh, duket sikur vepron, vetëm kur përballet me protesta rrugësh.

Ja disa nga çështjet që do të ngremë ne në takimin me Kryeministrin, po qe se na jepet mundësia.

Ne duam sqarime se kush mban përgjegjësi për veprimet e mëparshme arbitrare në lidhje me Rrugën e Arbërit? Përse vazhdoi sharada me kinezet kur ne kishim paralajmëruar që në fillim se, edhe pas hartimit të një ligji të posaçëm nga Parlamenti, dhe nënshkrimit të një kontrate me palën kinez, gjithçka do të dështonte?

Siç thamë në fillim, ne i përshëndesim përpjekjet e Kryeministrit dhe Qeverisë për të siguruar fondet në mënyrë që punimet për ndërtimin e kësaj vepre, që është bërë prej kohësh një tregues i frikshëm dhe i turpshëm i shkallës së ulët të efikasitetit të shtetit, më në fund, të fillojnë. Megjithatë, duhet te jesh naivë të besosh se kjo çështje është e ‘përfunduar’ ngaqë u bë një prezantimi virtual.

Dibranëve u është uruar edhe më parë kjo vepër iluzive. Prandaj, kanë të drejtë të jenë skeptikë për aq kohë sa nuk ka transparencë për fondet, projektin, kur fillojnë, sa do të zgjasin dhe kur do të përfundojnë punimet, për kompetencën teknike të kompanive që do të angazhohen në realizimin e kësaj vepre, për penalitetet me të cilat Qeveria dhe sipërmarrësit do të përballen po qe se ka devijime në projekt, dhe nëse dibranët do të ‘diskriminohen’ përsëri duke ju kërkuar të paguajnë për ‘privilegjin’ për të ardhur në Tiranë.

Po qe se Qeveria nuk është në gjendje të sqarojë publikun për çështjet e mësipërme, nuk ka asnjë garanci se, ajo që ndodhi me rrugën e Kukësit dhe të Elbasanit, ku kostot u shumëfishuan gjatë kohës së ndërtimit dhe punimet u bënë me cilësi të dobët, të mos përsëritet edhe me Rrugën e Arbërit.

Në videoprezantimin e rrugës nga Ministria e Transportit, segmenti aktual ‘Bulqizë-Ura e Çerenecit’, konsiderohet i ndërtuar. Ne konstatojmë se ky segment nuk i përmbush standardet e rrugëve europiane. Prandaj, kërkojmë që Qeveria ta rishikojë këtë segment.

Nëse ky segment është kuti me të cilin do të matet cilësia e punimeve, kjo do të thotë se edhe segmentet e reja do të jenë me cilësi të dobët. Ndërtimi shkel e shko i Rrugës së Arbërit do të jetë një përbuzje tjetër jo vetëm për 200,000 dibranë po edhe për të gjithë taksapaguesit shqiptarë.

Ne shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, dhe se Rruga e Arbërit do të jetë vërtet, siç e ka cilësuar Kryeministri, ‘rruga e parë me standarde europiane’ në Shqipëri.

Kishat e Voskopojës, në listën botërore të objekteve që mund të zhduken

Objektet e kultit postbiznatine në Voskopojë dhe Vithkuq të Korçës janë klasifikuar në mesin e 7 vendndodhjeve me monumente që rrezikojnë të shkatërrohen. Jane 12 kisha që po përballen me degradimin e ndërtesave, afreskeve, por edhe vjedhjeve.

12 objekte kulti të periudhës post bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq janë klasifikuar mes 7 vendndodhjeve monument kulture më të rrezikuara në Europë.

Europa Nostra, Organizata Kryesore e Trashëgimisë në Europë në bashkëpunim me Institutin e Bankës Europiane të Investimeve ka klasifikuar kishat e dy zonave si mjaft të rrezikuara duke i renditur ato krah monumenteve të tjera si në Austri, Bullgari, Gjeorgji, Rumani, Greqi, Turqi e Mbretërinë e Bashkuar.

Kreu i Fondacionit E shkuara për të Ardhmen Kliti Kallamata tregon se 12 kishat sot përballen me një spektër të gjerë problematikash duke nisur nga amortizimi struktural, degradimi i afreskeve dhe vjedhjet çka sipas tij ngre domosdoshmërinë e ndërhyrjes

“këto kisha që për ne kanë një vlerë unikale janë në një gjendje jo të mirë, duke parë gjendjen e tyre ne i nominuam për t’i futur në këtë listë, në mënyrë që pas kësaj të fillojmë të hapin programe për restaurimin e tyre. Këto vuajnë pasi nuk ka pasur restaurimi prej vitesh. Është një grup kishash që kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Kliti Kallamata, kreu i fondacionit “E shkuara për të ardhmen”.

Ky klasifikim duket shpresëdhënës pasi parashikon ndërhyrje në këto objekte Monument Kulture të cilat kanë vlera të veçanta për trashëgiminë tonë kulturore.

Top Channel kërkoi një prononcim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, por u shprehen se nuk mund të shprehen pa vizituar vendndodhjet ne terren, se bashku me ekspertët.

ÇAMËRIA PLAGA QË ENDE KULLON GJAK – Nga Nue Oroshi

Gati per shtyp libri: ” ÇAMËRIA DHE MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE NËPËR SHEKUJ”. Ky libër ka 512 faqe dhe 42 autorë.Me këtë Shoqata “Trojet e Arbrit” po e dëshmon qartë se është Institucioni shkencor më serioz në të gjitha viset gjithëshqiptare sepse për çdo vit trojeve Arbërore po iu shkruan historinë tonë kombëtare të pashkruar deri tani. Derisa te tjerët janë ra pre e mjeteve materiale, ne ballëhapur po ecim me hapa të sigurt drejtë realizimit të qellimeve tona, edhe pse me veshtirësi të shumta materiale punët po ecin mirë e mbarë.Urime të gjithëve, e më së tepërmi studiuesve të cilët më studimet e tyre bënë që ta sheh dritën libri i gjashtëmbëdhjetë enciklopedik i Shoqatës “Trojet e Arbrit”.Tani Shoqata ” Trojet e Arbrit “në punën e vet katërmbëdhjetë vjeçare ka një vëllim shkencor prej gjithsejt 11.000 faqesh ku kontributin e tyre e kanë dhënë rreth 300 autor nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.

Megaoperacioni – Kush janë 4 policët që ndihmonin bandat kriminale

Ne mega operacionin e Policise se Shtetit, finalizuar përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar u prangosen edhe 4 punonjes te policise.

 

Kreu i Policise se Shtetit, Ardi Veliu, gjate konferences per media theksoi se “Janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin”.

Ata janë:
• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Shqipëri: Operacion kundër emigrimit ilegal drejt Britanisë, SHBA dhe Kanadasë, 39 të arrestuar

Gjatë operacionit janë arrestuar 39 persona, shtetas shqiptarë, mes tyre edhe katër punonjës të Policisë së Shqipërisë dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë

 

Policia shqiptare dhe partnerë të saj amerikanë, kanadezë dhe nga gjithë vendet buzë detit Mesdhe mbyllën mbrëmë një operacion me 39 arrestime dhe 12 persona ende në kërkim, të gjithë pjesëtarë nga 7 grupe kriminale, që kanë trafikuar mbi një mijë persona drejt Britanisë, SHBA dhe Kanadasë.

Mes të arrestuarve janë edhe 4 oficerë të policisë kufitare në dogana Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, në operacionin ku u përfshinë policë nga SHBA, Spanja, Franca, Italia, Kosova dhe vende të tjera, Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, etj.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu, prokurori i krimeve të rënda që ndoqi çështjen, 2 agjentë specialë të shërbimit diplomatik të sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, përfaqësuesi i organizatës policore SELEC me qendër në Rumani, përfaqësuesi i policisë spanjolle u angazhuan në operacionin e koduar “One If – By Land” për goditjen e kontrabandimit të personave për emigrim drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni, i drejtuar nga prokuroria e krimeve të rënda, zgjati disa muaj dhe u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.

“7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Britani dhe nga 25 -30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada” – tha zoti Veliu.

Sipas tij, pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale ndihmonin shtetasit shqiptarë për të emigruar në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së. Itineraret ishin Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada, Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada.

Pasi u siguruan provat dhe faktet me metoda speciale hetimi, prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë i kërkoi Gjykatës të nxjerrë 51 urdhëra ndalimi për shtetasit shqiptarë të përzjerë, nga të cilët u ekzekutuan 39 dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve dy bullgarë

Gjatë operacionit u kapën 10 kompjuter, 8 printera, 15 laptopë të mbushur me të dhëna për trafikimet, 56 telefona, 17 automjete, disa mijëra euro, dollarë dhe lekë, 5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare, dy armë zjarri luftarake dhe gjahu.

Ambasadori britanik në Tiranë: Jemi të shqetësuar nga rreziku rus në Ballkan

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se, me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putin.

Kjo është akuza më e drejtpërdrejtë që i lëshohet deri më tani shefit të Kremlinit, ndaj të cilit edhe vet Theresa May, e cila njoftoi këtë javë dëbimin e 23 diplomatëve rusë, nuk e drejtoi hapur gishtin e fajit.


Pak përpara tij, në sherrin e Londrës me Moskën ndërhyri edhe NATO, e cila i kujtoi Rusisë unitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kurse nga Tirana foli ambasadori britanik, Duncan Norman.

“Bazuar në një hetim dhe vlerësim shterrues, qeveria jonë ka mbërritur në përfundimin se ka gjasa të larta që Rusia të jetë përgjegjëse për këtë akt ndaj Sergei dhe Yulia Skripal.

Ne vendosëm që kishte vetëm dy shpjegime të mundshme. Ose: Ky ishte një akt i drejtpërdrejtë i shtetit rus kundër shtetit tonë;

Qeverisë ruse mund t’i ketë shpëtuar prej kontrollit ky agjent nervor, me gjasë katastrofikisht i dëmshëm dhe është lejuar të bjerë në duar të tjera.

Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Boris Johnson thirri ambasadorin rus dhe i kërkoi atij të shpjegonte se cila prej dy mundësive qëndron. Ai kërkoi gjithashtu shpjegime sesi është e mundur që një agjent kimik i prodhuar nga Rusia mund të jetë përdorur në Salisbury, kundër z. Skripal dhe vajzës së tij.

Rusia nuk ofroi ndonjë shpjegim sesi ky agjent kimik u përdor në MB, apo se përse Rusia ka një program të padeklaruar armësh kimike, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Ne nuk do të tolerojmë përpjekje të paskrupullta për të vrarë civilë të pafajshëm në tokën tonë.

Ne kemi arritur në përfundimin se ky akt përbën përdorim të paligjshëm force nga shteti rus kundër Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministrja është rikthyer në parlament dhe ka paraqitur një sërë masash që ne do të ndërmarrim si përgjigje,” tha ai.

“Si pasojë e veprimeve të ndërmarra nga Kremlini:

Ne do të përzemë 23 diplomatë rusë, të cilët janë identifikuar si oficerë inteligjence të padeklaruar, numri më i madh i tyre që prej Luftës së Ftohtë.

Ne do të hartojmë propozime për më shumë fuqi për të ndaluar persona që ne dyshojmë punojnë për shtete armiqësore në kufijtë e MB.

Ne do të konsiderojmë fuqi të reja kundër-spiunazhi për të asgjesuar aftësitë e agjentëve të huaj për të minuar vlerat tona apo për të zbuluar sekretet tona.

Ne do të propozojmë amendime për ligjin e sanksioneve në mënyrë që të forcojmë fuqitë tona për të vendosur sanksione ndaj atyre që dhunojnë të drejtat e njeriut.

Ne do të rrisim kontrollet në fluturimet private e dogana, sipas fuqive ekzistuese, për të parandaluar rreziqet e sigurisë që i kanosen njerëzve tanë.

Ne do të ngrijmë asetet ruse kudo ku të kemi prova se ato mund të përdoren për të kërcënuar jetën ose pronën e shtetasve apo rezidentëve britanikë.

Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha aftësitë e agjencive ligjzbatuese britanike, me në krye Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) në luftën kundër elitave kriminale dhe të korruptuara.

Ne do të pezullojmë të gjitha kontaktet e planifikuara dypalëshe të nivelit të lartë me Rusinë dhe do të anulojmë vizitën e Ministrit të Jashtëm rus Lavrov.

Asnjë ministër apo përfqasues i familjes mbretërore nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës që do të mbahet këtë vetë në Rusi.

Ne do të përdorim spektrin e plotë të aftësive tona të sigurisë kombëtare për të asgjesuar rreziqet nga aktivitetet armiqësore, kudo prej nga vijnë.

Ndërkohë që përgjigja jonë duhet të jetë e fuqishme, ne duhet gjithashtu t’u qëndrojmë vlerave tona- si një demokraci liberale që beson tek sundimi i ligjit. Shumë rusë e konsiderojnë Britaninë si shtëpinë e tyre, respektojnë ligjet tona dhe japin një kontribut të rëndësishëm në vendin tonë, të cilët ne duhet të vazhdojmë t’i mirëpresim. 

Por për ata që kërkojnë të na cenojnë, mesazhi ynë është i thjeshtë: ju nuk jeni të mirëpritur këtu”.

Pyetje & përgjigje

News24: Eshtë hera e dytë që një gjë e tillë ndodh në MB? Përse këta ish-spiunë rusë ndodhen në MB?

HMA: MB prej kohësh i jep mbrojtje dhe azil një sërë njerëzish. Dhe ne besojmë se kjo është gjëja e drejtë për t’u bërë. Pavarësisht sfondit (background) historik, ata që përndiqen politikisht do të gjejnë gjithnjë mbrojtje në Britani.

Vizion+: A është thjesht një lojë spiunësh, apo rrezikon më shumë, përsa kohë është NATO në mes? A ka rrezik të thellohet edhe më shumë kriza mes dy vendeve?

HMA: Mendoj se është e gabuar ta shohim ngjarjen si thjesht lojë spiunësh. Në realitet bëhet fjalë për një sulm me armë kimike nga një shtet tjetër në MB dhe për këtë arsye ngjarja është kaq e rëndë.

Vizion+: Nëse ju e quani një sulm me agjentë kimikë në territorin e vendit tuaj nga një shtet tjetër, a ka rrezik që strukturat e NATOs të reagojnë, në bazë të parimit të mbrojtjes kolektive?

HMA: Le të jemi të qartë; asgjë nga ato që unë thashë nuk sugjeron që masat e ndërmarra janë një përgjigje ushtarake. Sigurisht ne presim nga aleatët tanë të përgjigjen dhe sigurisht i mirëpresim përgjigjet e duhura nga ana e aleatëve në NATO, por nuk po flasim për veprime ushtarake.

Report TV: Këto ditë në Shqipëri ka një diskutim të madh për ndikimet ruse. Partia Socialiste akuzon Partinë Demokratike se është financuar nga disa lobistë rusë. A është kjo një situatë shqetësuese që plotëson panoramën e ndikimit rus në Ballkan?

HMA: Unë nuk dëshiroj të komentoj specifikisht mbi akuzat mes PS-së dhe PD-së; nuk mendoj se më takon mua ta bëj një gjë tillë sot. Por mund të them që ne jemi të shqetësuar për aktivitetin më të gjerë të Rusisë në rajon, përfshirë edhe çfarë ndodhi në Malin e Zi.

Vizion+: A tregon ky sulm me gaz kimik që përdoret ose mund të jetë zhdukur nga rezervat e ushtrisë ruse sesa delikate është siguria në vendet e NATOs?

HMA: MB ka një program për t’u mbrojtur prej armëve kimike dhe ministri ynë i mbrojtjes dje deklaroi financime shtesë për këtë program, pikërisht për arsyet që ju përmendni.

Vizion+: Mediat britanike ngritën shqetësimin se Britania është e varur nga gazi rus. A mendoni se masat e ndërmarra do të sjellin pasoja në atë që Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz?

HMA: Gjëja e parë që dua të them është se e gjithë bota është e ndërlidhur ekonomikisht dhe sigurisht që ne përfitojmë nga shumë gjëra që Rusia sjell në Britani, por edhe Rusia përfiton nga investimet britanike atje. Përgjigja jonë nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve. MB gjithsesi ka rezerva energjetike, prandaj nuk besoj se është e saktë të thuhet se ndalimi i menjëhershëm i furnizimit me gaz nga ana e Rusisë do të ndjehet menjëherë në ekonominë britanike.

Vizion+: Në fundjavë do të ketë zgjedhje në Rusi; a mendoni se është një taktikë e Putinit për të larguar vëmendjen nga atmosfera në të cilën do të mbahen zgjedhjet?

HMA: Nuk mendoj se mund të spekuloj mbi arsyet e Putinit apo kujtdo tjetër. Sigurisht ne jemi në dijeni të zgjedhjeve, por nuk do të ishte e drejtë për mua të spekuloja.

Reuters: Sa e shqetësuar është MB për përdorimin e këtyre metodave të Luftës së Ftohtë le të themi, nga ana e Rusisë?

HMA: Mendoj se është e drejtë të thuhet që jemi shumë të shqetësuar. Ne nuk duam të shohim një rikthim të Luftës së Ftohtë, askush nuk do ta dëshironte një gjë të tillë. Por jemi të shqetësuar se disa nga taktikat e përdorura janë gjëra që nuk janë parë prej një kohe të gjatë tashmë. Po, është një shqetësim i madh dhe nuk është kjo marrëdhënia që duam të kemi me Rusinë.

Reuters: Nga një perspektivë duket sikur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë janë shumë të mira: psh pritja pompoze që i është bërë Putinit në MB, apo oligarkët rusë që financojnë klubet e futbollit në Premier League? Pastaj një gjë e tillë ndodh; a mos ndoshta Rusia i sheh demokracitë perëndimore si të dobëta?

HMA: Ne kemi patur shumë interesa ekomonike dhe jo vetëm me Rusinë. Ata kanë investime në MB dhe ne në Rusi dhe ka shumë gjëra mbi të cilat punojmë bashkë; një shembull është lufta ndaj terrorizmit. Por është e vërtetë që marrëdhëniet me Rusinë nuk kanë qenë të mira prej kohësh tashmë. Nëse ju kujtohet rasti i Litvinenko më parë. Gjatë dekadës së fundit marrëdhëniet mes dy shteteve nuk kanë qenë fort të mira, por sigurisht jo kaq të rënda sa pas këtij rasti. Pra prej kohësh marrëdhëniet mes Rusisë dhe MB nuk kanë qenë ashtu siç do t’i donim.  

Ambasadori rus flet për perspektivat e marrëdhënieve Rusi-Shqipëri

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, tha se Moska zyrtare ka mbetur e habitur nga deklaratat e fundit që e shohin Rusinë si “perandorinë e së keqes”. Ai deklaroi se keto i kujtojne retorikën e Enver Hoxhës.

 

Ja reagimi i Ambasadorit 

Për sa i përket gjendjes aktuale dhe perspektivave të zhvillimit të marrëdhënieve Rusi-Shqipëri, duhet theksuar që ato kanë tradita të pasura të lidhjeve shumë të ngushta, madje vëllazërore. Sigurisht që pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike në 1961 jemi përballur me një reduktim të bashkëpunimit tonë. Ndërsa në 28 vite të fundit marrëdhëniet tona, nëse i shikojmë në tërësi, kanë qenë normale dhe miqësore. Nuk kemi asnjë problem të pazgjidhur bilateral, të mos flasim për konflikte. Dhe kjo na jep shpresë që raportet tona do të përmirësohen edhe më tej dhe ne do t’ia dalim t’i çojmë në atë nivel të lartë që kemi pasur në periudhën e pasluftës.

Në këtë kuadër do të doja ta mbështesja me kënaqësi vullnetin e shprehur nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në intervistat e tyre të fundit për të zhvilluar lidhjet ekonomike, tregtare dhe kulturore me Rusinë. Aq më tepër se lidhjet tona në fushën e arsimit dhe kulturës po zhvillohen mjaft mirë. Unë dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm: këtë vit u kemi akorduar maturantëve shqiptarë 50 bursa studimi falas për në universitetet e Rusisë. Ky është një rekord i ri! Dhe ne jemi të lumtur që arsimi rus me cilësi shumë të lartë vazhdon të jetë i kërkuar nga të rinjtë shqiptarë.

Po të flasim për planet tona të afërta, çështjet më aktuale të axhendës dypalëshe janë organizimi i një raundi të radhës te konsultimeve diplomatike midis ministrive të jashtme dhe mbledhja e Komisionit Ndërqeveritar për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, i cili u zhvillua për herë të fundit në vitin e largët 2009.

Janë aktivizuar gjithashtu lidhjet turistike. Vazhdon faza finale e bisedimeve për vendosjen e një linje direkte charter midis Moskës dhe Tiranës për periudhën qershor-shtator të këtij viti. Veç kësaj, do të vazhdojmë të nxisim kontakte të mëtejshme midis dhomave të tregtisë së dy vendeve, si edhe do të realizojmë me kolegët shqiptarë projekte të përbashkëta kulturore. Shpresoj që të gjitha këto nisma do të vihen në jetë dhe të na ndijmojnë në rigjallërimin e dialogut tonë, i cili, për fat të keq, ende nuk ka dinamizëm dhe pragmatizëm të mjaftueshëm.

Pra, për momentin nuk mund t’i quajmë marrëdhëniet tona si të mirëfillta dhe të gjithanshme për shkak të politizimit të tyre të tepërt.

Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, po edhe të disa përfaqësuesve të organeve shtetërore, për demonizimin e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një “perandori e së keqes”, ndërsa rus do të thotë armik. Deklaratat e fundit që kemi dëgjuar për “tentakulat e Moskës”, të cilat gjoja janë shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ngjanë më së shumti me retorikën e kohës së Enver Hoxhës, por aspak me deklaratat e politikanëve të një vendi modern dhe demokratik.

Po të vazhdojmë të ecim me këto ritme, mund të arrijmë në një pikë kur edhe adhuruesit e Dostojevskit dhe Tolstoit do të stigmatizohen si “agjentët e Kremlinit”. Për mendimin tim, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme.

Lista: Ja kryebashkiakët që nuk mund të kandidojnë më në 2019

Sipas parashikimeve të Insitutit të Studimeve Politike, largimi nga drejtimi lokal i disa prej kryebashkiakëve të njohur, midis të cilëve gjenden si edhe emra gjerësisht të kontestuar dhe të akuzuar për korrupsion, ashtu edhe emra që nuk kanë bërë headline negative në media dhe as komunitetet lokale, – pritet të shoqërohet me luftë të ashpër politike brenda partive politike që dominojnë këto bashki.

lista

Për shkak të sistemit tonë politik, kompetencave në ushtrimin e funksionit por edhe natyrë klienteliste të qeverisjes në vend, pozita e kryetarëve të disa bashkive të mëdha është de facto shumë herë më dominuese dhe më ndikuese në parti, në vendimmarrje, në publik, në media, në grupet e interesit, etj, sesa e pjesës më të madhe të deputetëve dhe e disa prej ministrave.

Kjo është edhe një arsye përse që tani, më shumë se një vit përpara procesit zgjedhor lokal 2019, dy nga tri partitë kryesore kanë filluar të testojnë kandidatë për kryetarë bashkie, si dhe u kanë kërkuar tashmë disa deputetëve të tyre të dorëzojnë mandatet parlamentare për të konkurruar në zgjedhjet lokale.

***

Bazuar në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në RSH, për herë të parë aplikohet kufizimi i mandateve të të zgjedhurve vendorë. Sipas ligjit të ri, neni 59, “Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje”. Më përpara nuk kishte kufizim për mandatet e kryetarëve të bashkive. Parlamenti u bazua në ndryshimin e ri në modelin italian, i cili kufizon të zgjedhurit vendorë në dy mandate, dhe pranoi edhe presionin pozitiv nga shoqëria civile e media për kufizimin edhe në rastin shqiptar. Nga funksionarët politikë vetëm Presidenti i Republikës ka kufizim në mandate (5 + 5 vite) ndërkohë që me ligjin e vitit 2015 edhe kryebashkiakët kanë kufizime kohore (4 + 4 + 4 vite). Kryeministri, ministrat dhe deputetët nuk kanë kufizime kohore, ndaj edhe kemi pasur kryeministër me dy mandate të njëpasnjëshme, kryeministër të mandatur pesë herë për krijim qeverie ose kemi deputetë me 6-8 mandate parlamentare (nga 1991). Kufizimi duhet të nisë me fillimin e mandateve dhe jo me miratimin e ligjit, praktikë e njëjtë që u ndoq edhe me vendosjen e mandatit për Prokuroren e Përgjithshme dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë.

 

 

 

 

 

 

 

Efektet e ndryshimit ligjor të vitit 2015 do të ndjehen dukshëm në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Tabela ilustruese e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike tregon emrat më të njohur të qeverisjes lokale, të cilët nuk do të kenë të drejtë rikandidimi në zgjedhjet lokale 2019. Ndër emrat më të njohur janë kryebashkiaku i Durrësit Vangjel Dako, i Kamzës Xhelal Mziu, i Elbasanit Qazim Sejdini, i Policanit Adriatik Zotkaj, i Vorës Fiqiri Ismaili, i Konispolit Shuaip Beqiri, i Pustecit Edmond Themelko dhe i Maliqit Gëzim Topçiu. Secili prej tyre ka qëndruar më shumë se tre mandate në krye të bashkisë. Fakti se më përpara kanë pasur mandate në një bashki me territor më të vogël sesa bashkia e krijuar me ndarjen e re territoriale nuk ndikon në numërimin e mandatit. “Bashkia e vjetër” është bërthama e “bashkisë së re” dhe juridikisht mandati mbetet i njëjtë, pra vijues.

Gati e njëjtë paraqitet situata me disa kryebashkiakë të tjerë, të cilët më përpara kanë drejtuar njësi më të vogla lokale (komuna) brenda territorit të bashkisë së madhe ku ndodhen aktualisht. Mendimi dominues i ekspertëve është se edhe mandatet e tyre vlejnë po aq sa edhe mandati i kryetarit të bashkisë, dhe për pasojë, mandatet në komunë llogariten si mandate në bashki. Cështja e tyre mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, kjo në varësi nga pretendimet e tyre dhe vullneti politik i partive mbështetëse politike. Nëse mandatet numërohen vijuese, atëherë listës së kryetarëve të bashkive që nuk kanë të drejtë të rikandidojnë më 2019 i shtohen emra të tjerë të njohur si Zef Hila në Vaun e Dejës, Agron Kapllanaj në Mallakastër apo Nesim Spahiu në Çorovodë.

Bazuar në të dhënat zgjedhore gjatë viteve të kaluara ka edhe një listë të tjerë emrash, të cilët edhe nëse duan nuk mund të rikandidojnë për bashkitë më 2019, për shkak të konsumimit të tri mandateve si kryebashkiakë. Konkretisht, Edi Rama nuk mund të rikandidojë në Tiranë, Fadil Nasufi në Berat, Shpetim Gjika në Vlorë, Artan Shkëmbi në Pogradec, Flamur Bime në Gjirokastër, Adriatik Brace në Kolonjë, Artur Kurti në Kuçovë, Bardhyl Peka në Has, Zizo Lluci në Finiq, Baftjar Zeqo në Fier, Ilir Krosi në Dibër, Valter Miza në Devoll, Roland Keta në Bulqizë apo Arif Tafani në Belsh. Ka edhe disa emra më pak të njohur që gjithashtu nuk mund të kandidojnë më në bashkitë ku kanë drejtuar me tre mandate gjatë periudhës së parë të tranzicionit. Shumica e tyre, përfshirë emrat e cituar më lart në këtë paragraf, nuk kanë ambicie ri-kandidimi, megjithatë ka prej tyre që vijojnë të jenë drejtues politikë apo deputetë, pra të mbajnë poste partiake dhe kështu, të jenë pjesë në vendimmarrjen politike qendrore e lokale.

Ekzistenca e mandateve të shumta drejtuese në bashki është gjykuar më 2015 si një faktor pengues për zhvillimin e qeverisjes vendore dhe demokracisë lokale. Në Shqipëri ka zyrtarë lokalë që kanë pasur mandate të shumta, mbi tre mandate, kryesisht në zona bastion të partive politike. Rekord nga kryebashkiakët e sotëm është p.sh, Gëzim Topçiu në Maliq, i cili drejton bashkinë nga viti 2000 (fitues më 2000, 2003, 2007, 2011 dhe 2015) apo si Fiqiri Ismaili në Vorë, i cili drejton bashkinë nga viti 2003.

Sipas parashikimeve të Insitutit të  Studimeve Politike, largimi nga drejtimi lokal i disa prej kryebashkiakëve të njohur, midis të cilëve gjenden si edhe emra gjerësisht të kontestuar dhe të akuzuar për korrupsion, ashtu edhe emra që nuk kanë bërë headline negative në media dhe as komunitetet lokale, – pritet të shoqërohet me luftë të ashpër politike brenda partive politike që dominojnë këto bashki. Për shkak të sistemit tonë politik, kompetencave në ushtrimin e funksionit por edhe natyrë klienteliste të qeverisjes në vend, pozita e kryetarëve të disa bashkive të mëdha është de facto shumë herë më dominuese dhe më ndikuese në parti, në vendimmarrje, në publik, në media, në grupet e interesit, etj, sesa e pjesës më të madhe të deputetëve dhe e disa prej ministrave. Kjo është edhe një arsye përse që tani, më shumë se një vit përpara procesit zgjedhor lokal 2019, dy nga tri partitë kryesore kanë filluar të testojnë kandidatë për kryetarë bashkie, si dhe u kanë kërkuar tashmë disa deputetëve të tyre të dorëzojnë mandatet parlamentare për të konkurruar në zgjedhjet lokale.

Pavarësisht nga këto zhvillime të pritshme, qeverisja vendore në Shqipëri përballet ende me sfida të mëdha dhe koncepti i “vetëqeverisjes vendore” që gjendet në emërtimin e ligjit organik është de facto shumë larg “vetëqeverisjes”. Pushteti vendor vijon të ketë rol dominues mbi qeverisjen vendore, roli i “parlamentit lokal” është dobësuar ndjeshëm, sistemi i drejtimit është vertikal, dhe në shumicën e rasteve prioriteti kryesor i punës së bashkive nuk është shërbimi real ndaj komunitetit dhe administrimi i territorit, por akte të tjera dytësore, prej të cilave ushqehen modele klienteliste dhe politika abuzive. Për pasojë, edhe me eksperimentet e vazhdueshme me bashkitë (komunat) nuk kemi arritur ende të krijojmë modele inspiruese të kryebashkiakut, të cilit do të duhet ti referohen brezat e ardhshëm dhe të ishin baza për mirëqeverisjen e nesërme.

A. Krasniqi

Pse nuk rregjistrohet prona e 30 trashëgimtarëve të themeluesit të Fierit Omer Vrioni?! – Nga av. Sergjio Mazreku

Letër e hapur drejtuar ministres së Drejtësisë znj Etilda Gjonaj

Për dijeni Kryeministrit Edi Rama

Për dijeni ODAPT

E nderuar znj ministre!

 

Si avokat prej katërmbëdhjetë vjetësh, kam ndjek me interes dhe kam dhënë kontributin tim modest, me shkrime dhe analiza rreth problematikave të ngjeshura të organeve të drejtësisë, përgjatë një reforme të gjërë e të thellë, e cila synon t’i zhbllokojë këto organe nga mekanizmat e ndryshkura të çdo devijimi dhe tjetërsimi të së drejtës.

Hapat e rëndësishëm që janë marrë nga ministria e Drejtësisë dhe nga ju si kryetitullare e saj, në kuadrin e reformës në drejtësi, për të përmirësuar imazhin e organeve të drejtësisë, është për t’u përshëndetur.

Por ende ekziston një rezistencë e egër e atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, që në ditët e fundit të mbretërimit të tyre korruptiv, vazhdojnë me ngut e këmbëngulje t’i bien ndesh ligjit dhe të drejtës qytetare, duke dhënë vendime abuzive, që e bëjnë të largët projektin e madh të një drejtësie që jep të drejtën njëlloj për të gjithë qytetarët.

Ka  gjyqtarë që vazhdojnë të qëndrojnë në llogoren e tyre të së padrejtës dhe në bashkëpunim me punonjës dhe administratorë të korruptuar mbajnë peng ligjin dhe e pengojnë të drejtën për të shkuar në duart e qytetarëve, që janë në kërkim të saj.

Një gjyqtarë i tillë është gjyqtari i Gjykatës Administrative Vlorë, Astrit Shema, i cili ishte në listën e gjyqtarëve të shpallur për shkarkim e sipër nga ju zonja ministre, me sa duket, për shkak të “zullumeve” të tij, por që për kushedi se çfarë imtësisrash dhe yçklash burokratike vazhdoi të mbetej në detyrë, duke shtuar “oreksin” e tij me vendime gjyqësore, që nuk i shërbejnë as ligjit dhe as qytetarëve, siç është rasti në fjalë.

Siç ju thashë, unë jam me profesion avokat, i njoh mirë ligjet dhe nuk do të kisha kurajën të shkruaja në mënyrë evazive dhe të përciptë, pa fakte konkrete, po të mos isha I bindur kategorikisht në këto që po ju shkruaj.

Jam përfaqësues i 30 trashëgimtarëve ligjorë të pronave të Omer Vrionit në Fier, ish themeluesi i qytetit të Fierit në vitin 1878, prona të cilat nuk na lënë t’i rregjistrojmë, duke rezistuar me të gjitha mjetet antiligjore në emër të “Republikës” dhe të “ligjit”. Iu mohohet e drejta e rregjistrimit të pronës trashëgimtarëve të një figure historike për shtetin shqiptar dhe veçanërisht për qytetin e Fierit, ku ai ka lënë gjurmë në kohë dhe kësisosj minimum që mund të bëhet për të është të respektohen trashëgimtarët e tij, thjeshtë duke zbatuar ligjin, asgjë më shumë se kaq.

Konkretisht, gjykata adminitsrtive e shkallës së parë Vlorë, me gjyqtar Astrit Shema, në vendimin nr.270, datë 27/02/2018, ka rrëzuar kërkesën tonë të ligjshme pë rregjistrimin e pronave të ish pronarit Omer Vrioni, si të pambështetur në ligj e në prova.

Në kundërshtim me ligjin, gjyqtari Astrit Shema ka bërë interpretim për sa i përket dispozitivit të vendimit nr.388, datë 30/07/1997për ish pronarin Omer Vrioni, objekt i kërkesë padisë sonë, për sa kohë që është shprehur qartë në arsyetim si gjykata e rrethit gjyqësor Fier në vendimin e datës 28/09/2015, ashtu dhe vendimi gjyqësor i Gjykatës së Apelit Vlorë më 5/04/2017. Këto vendime vinin nga shqyrtimi i dy vendimeve të mëparëshme të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të bashkisë Fier, të dhëna në favor të ish pronarit Omer Vrioni, ku konstatohet se atij i është njohur pronësia për një godinë si dhe për 78.772 m2 dhe i është kthyer kjo godinë dhe një sipërfaqe toke truall preh 8306 m2 si dhe kthimi I 17.200 m2 në shoqëri aksionere, pra një sipërfaqe toke e përgjithshme prej 26.506 m2, sipërfaqe kjo në të cilën është ngritur dhe funksionon fabrika më e madhe e vajit floriol në Ballkan.

Ne si trashëgimtarë të kësaj prone e njohim dhe e çmojmë iniciativën e lirë të biznesit dhe nuk kemi punë me këtë sipërmarrje gjigande të privatizuar në truallin tonë, por vetëm me truallin në fjalë, pronarë të së cilit jemi dhe dokumentat e plota të së cilit gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave Tiranë.

E thënë më shkoqur, gjyqtari Astrit Shema, duke dhënë një vendim gjyqësor arbitrar dhe të pambështetur në ligj, bëhet palë me juristin e zyrës hiptekore Fier z. Adriatik Hoxha dhe të përfaqësuesin e Avokaturës së Shtetit z. Elton Bicja, persona këto që gjenden në këtë proces gjyqësor në një pozicion të kundërligjshëm dhe në shkelje flagrante të detyrave të tyre institucionale.

Pasi ka thyer ligjin, duke mos e rregjishtruar pronën e 30 trashëgimtare t ë ish pronarit Omer Vrioni, në kundërshtim me shkresën e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave të Shqipërisë, që e urdhëron ta rregjistrojë këtë pronë, e thyen për herë të dytë atë, duke paraqitur në gjyq juristin në fjalë, i cili në bashkëpunim me avokatin e shtetit, të mbështetutur në mënyrë krejt të njëanëshme dhe në shkelje flagrante të ligjit nga gjyqatari Astrit Shema, urdhërojnë mosrregjistrimin e pronës së ish pronarit Omer Vrioni nga ana e 30 trashëgimtarët ligjorë.

Duket se një shtrëngim i madh e detyron gjyqtarin A. Shema të japë një vendim të tillë të pa mbështetur në ligj, siç detyron z. Adriatik Hoxha dhe z. Elton Bicaj, me sa duket, po për shkak të shtrëngesave të kësaj natyre, të dalin në një pozicion të kundërsligjshëm dhe në shkelje flagrante të detyrave të tyre institucionale.

Por kjo është çështja e tyre dhe jo e imja si avokat dhe përfaqësues i 30 trashëgimtarëve të ligjshëm të ish pronarit Omer Vrioni.

Çështja jonë është të kërkojmë me të gjitha rrugët dhe mjetet demokratike e ligjore të rregjistrojmë pronën e lënë nga i pari ynë, i cili ishte një person i nderuar që bëri aq shumë për Fierin dhe shqiptarinë.

Detyra jonë është të marrim kontakt dhe të kërkojmë ndihmë nga të gjitha instancat e shtetit të së drejtës,ku bëni pjesë dhe ju zonja ministre, që e keni obligim ligjor dhe institucional të verifikoni raste të tilla dhe t’i jepni fund praktikave abuziviste me ligjin dhe të drejtën, nga ana e atyre që e kanë për detyrë të japin drejtësi njëlloj për të gjithë.

Ky vendim është apeluar me datë 12/03/2018 pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për ndryshim vendimi.

Me respekt

Av. Sergjio Mazreku

Si dhe të gjithë trashëgimtarët ligjorë.   

Në pranga kryebashkiaku i Lezhës për abuzime me pronat

Furtunë mbi Bashkinë e Lezhës. Kryetari i saj, Fran Frrokaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike, është arrestuar së bashku me zëvendësin e tij Enver Hafizi.

U arrestua po ashtu edhe kryetari socialist i Qarkut, xhaxhai i ish-deputetit Arben Ndoka.

Në pranga ka përfunduar dhe ish përgjegjësja e Zyrës së Hipotekave Gjelina Bacaj, e cila mësohet të jetë dorëhequr disa javë më parë, si dhe dy punonjës të tjerë të kësaj zyre, juristët Eduard Leka dhe Armando Dakaj, dhe dy topografë.

Ata akuzohen për abuzime me ndarjen e pronave në bregdet. Në pranga mësohet se është vënë dhe një nga përfituesit e skemës së abuzimeve.

Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila mësohet se ka lëshuar fletë arresti dhe për 15 persona të tjerë.

Sipas të dhënave të para dyshohet se ky grup i madh personash është përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdet. Përmes falsifikimit të dokumentave, sipërfaqe ranishte ose pyjore, janë konsideruar tokë bujqësore për t’u shpërndarë më pas në formë kompensimi.

Vitin e kaluar Prokuroria vuri nën sekuestro 285 mijë metra katrorë në zonën e “Ranës së hedhun” në bregdetin e Lezhës. Sipërfaqja e ndarë në 5 parcela, dyshohej pikërisht se ishte ndryshuar në zërin kadastral, nga tokë pyjore në tokë bujqësore për t’ju dhënë më pas si pronë, personave që nuk i përkisnin kësaj zone.

Mësohet se arrestimet e sotme mund të lidhen pikërisht me këtë sipërfaqe. Për momentin nga Prokuroria nuk ka asnjë informacion zyrtar.


Send this to a friend