VOAL

VOAL

Thaçi e Haradinaj krijojnë strukturat e reja për AKS-në në Kosovë

“Draftimi i statutit të Asociacionit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbehet nga tre mekanizma punuese si ai i ekipit menaxhues, komitetit zbatues si dhe Grupit nacional konsultativ”

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se draftimi i statutit të Asociacionit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbehet nga tre mekanizma punuese si ai i ekipit menaxhues, komitetit zbatues si dhe Grupit nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevant të shoqërisë.

“Në këtë proces do të jenë të përfshirë edhe mekanizma ndërkombëtarë, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat dhe ky do të jetë një hap i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike. Drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu theksohet se Kosova me këtë hap përmbushë edhe një obligim ndërkombëtar, duke dëshmuar përkushtimin e saj në rrugën euro-atlantike.

Ndryshe, më 19 prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian arritën “Marrëveshjen e parë mbi parimet qeverisëse për normalizim të marrëdhënieve”, në Bruksel. aa

SHUPLAKË e fortë për Edi Ramën, deputetët e tij PRO kuksianëve

Taksa e vendosur për kalimin e çdo automjeti në Rrugën e Kombit, nuk i duket i lartë vetëm qytetarëve të Shqipërisë e Kosovës, kundërshtarëve të qeverisë në Shqipëri, siç është opozita, apo edhe zyrtarëve të lartë qeveritarë në Kosovë.

Edhe vet brenda mazhorancës, partisë Socialiste që drejton vetë kryeministri Edi Rama, ka zëra që e thonë hapur, se kjo taksë është e lartë dhe zor të përballohet nga xhepat e varfër të shqiptarëve. Ishte Erjon Braçe, i pari që sot në komision parlamentar i tha hapur ministrit të Energjetikës dhe Transportit Damian Gjiknuri, se banorët e zonës, pra Kukësi dhe zonat përreth, duhet të jenë të përjashtuar totalisht nga pagesa e kësaj taksë. Pasi kalimi në Rrugën e Kombit është një nevojë për ta, për të punuar dhe më jetësorja, qoftë edhe për të bërë një vizitë në spital.

I dyti, deputeti socialist Pjerin Ndreu. Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ndreu thotë se është në mbështjetje të plotë të kuksianëve që protestuan me të drejtë për taksën e lartë. “Kam mbështet dhe do mbështes çdo kuksian që proteston për taksën e lartë, sepse ka të drejtë”, shkruan Ndreu në Facebook. Ai e quan të ligjshme protestën e kuksianëve të cilët u ngritën në revoltë kundër taksës së dyfishtë për Rrugën e Kombit, në një protestë të paralajmëruar paqësore, por që përshkallëzoi në dhunë. Protestuesit flasin për provokim nga ana e policisë që nxiti dhunën, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama në një deklaratë pas protestës, foli për vandalë, dhe jo qytetarë. Vandalë që sipas tij ishin nxitur nga opozita në Tiranë për të shkaktuar dhunë. Protesta përfundoi me djegien e sporteleve të ngritura nga koncensionari i Rrugës së Kombit për të bërë pagesën e tarifës, ndërsa policia arrestoi 23 prej protestuesve, 11 prej të cilëve sot në gjykatë u lanë në burg.

Protesta e ligjshme e kuksianeve nuk duhet të përdoret nga matrapazët që e vodhën dhe e degraduan atë rrugë”, thotë Ndreu në rrjetin social. Duke qëndruar në një linjë me kreun e qeverisë se opozita po e shfrytëzon këtë kauzë. Por  diku ndahet qartë nga kryetari i partisë së tij, kryesocialisti Edi Rama. Ky i fundit i përjashtoi nga partia këshilltarët e majtë në Bashkinë e Kukësit vetëm se ishin pro protestës që shqiptarët mbajtën më 31 mars. Një qëndrim krejt të kundërt mban Ndreu: protestë e ligjshme dhe e drejtë kundër taksës së lartë. A do të ketë të njëjtin reagim agresiv Edi Rama edhe ndaj deputetit të tij duke e përjashtuar nga partia vetëm e vetëm se mbështet një protestë qytetare?

Ndërkohë, në statusin e tij në Facebook, deputeti socialist flet edhe për angazhimin e qeverisë për të vënë tarifë më të ulëta për personat që kalojnë më shpesh në Rrugën e Kombit. Teksa shpreht kundër mosbindjes civile që opozita e bashkuar lajmëroi në një vendim unanim: Bllokim rrugësh dhe mos pagim të taksave të reja që qeveria ka ndërmarrë së fundmi.

Qeveria po merret seriozisht me evidentimin e atyre qytetareve qe jane perdorues te shpeshte te rruges qe te kene tarifa te uleta. Kjo do ndodhe patjeter. Por cfare kerkojne keta qe duan mosbindje civile? Pse nuk kthejne se paku 230 milion dollare qe i zhduken dhe e lane rrugen per faqe te zeze ?! Kuksianet me te cilet u rrita dhe qe i dua aq shume per burrrerine e besnikerine, nuk kane se si te bashkojne kerkesat e tyre me intereat e Lul Bashes apo kujdo tjeter. Kthejini Kukesit dhe shqiptareve parate qe ju vodhet, pastaj dukuni per mosbindje civile! Ndersa qeveria te ule taksen per qytetaret qe e perdorin shpesh e qe banojne ne Kukes!”, shkruan Ndreu.

/Gazeta Express

Protesta para Gjykatës – Tirana u blindua nga 2000 policë, 5 persona u shoqëruan në komisariat

Mes protestave dhe sigurisë të lartë të rendit u dha sot nga Gjykata e Kukësit masa e sigurisë për 23 të arrestuarit në kukës të cilët protestuan në Kalimash për taksën e vendosur nga qeveria për “Rrugën e Kombit”.

 

11 prej të arrestuarve u lanë në qeli pas vendimit nga gjyqtarja Alma Ahmeti.

E ndërsa para gjykatës u zhvendosën protestuesit e shumtë disa prej të cilëve familjarë të të arrestuarve por edhe përfaqësues nga shoqëeria civile dhe deputetë të opozitës .

Që prej ditës së djeshme Drejtoria e Policisë vendosi në gatishmëri 6 komisariate.

Po ashtu mësohet nga burime zyrtare se kanë qenë të paktën 2000 policë në gadishmëri.

Po ashtu Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 shoqëruan për disa minuta në ambjentet e këtij Komisariati dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Tubim i paligjshëm”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit:

– Y.Sh., 34 vjeç;

– S.P., 21 vjeç;

– A.Z., 28 vjeç;

– G.Gj., 30 vjeç;

– M.N., 30 vjeç.

Keta shtetas u shoqeruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Kurti-Ramës: Hiqe taksën e Rrugës së Kombit- Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur

TIRANË- Nën kujdesin e Partisë Evropiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku nga Kosova ishin të pranishëm Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj i Nismës.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi gjatë fjalës së tij Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane ndan të njëjtin qëndrim”, deklaroi kryeministri.

Albin Kurti u pa sot të pinte kafe me kryeministrin Edi Rama të cilit mësohet t’i këtë kërkuar që të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

“Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, deklaroi Kurti.

Gjykata vendos për 23 të arrestuarit e “Rrugës së Kombit”, ja kush lirohet e kush mbetet në burg

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pas disa orësh më në fund ka dhënë vendimin e saj për protestuesit e arrestuar.

Kështu 10 protestues kanë mbetur në burg, për 10 të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitje”, njëri është lënë 20 ditë burg dhe dy “arrest shtepie”.

Ja masat pë 23 personat

1-Ahmet Tobli “Detyrim paraqitje”

2-Lulëzim Popa “Detyrim paraqitje

3-Sajmir Trota “Detyrim paraqitje”

4-Lefter Rexhmati “Detyrim paraqitje”

5-Adem Duraku “Detyrim paraqitje”

6-Armand Ademi “Detyrim paraqitje”

7-Ardit Alidini “Detyrim paraqitje”

8-Zenel Matmuja “Detyrim paraqitje”

9-Fatos Harulla “Detyrim paraqitje”

10-Rasim Koloshi “Detyrim paraqitje”

11-Shaban Selmanaj “Arrest shtëpie”

12-Shemsi Trota “Arrest shtëpie”

13-Shpëtim Toda “Arrest në burg” me afat 20 ditë

14-Xhevahir Hereni “Arrest në burg”

15-Elton Cengu “Arrest në burg”

16-Florin Onuzi “Arrest në burg”

17-Shkëlqim Vata “Arrest në burg”

18-Xhevahir Gashi “Arrest në burg”

19-Ervis Ruçi “Arrest në burg”

20-Rasim Onuzi “Arrest në burg”

21-Vasil Laçi “Arrest në burg”

22-Abdi Haziri “Arrest në burg”

23-Edmond Matmuja“Arrest në burg”

Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”. Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.

Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias.

Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”.

“Do ta shikosh” – Deputeti që u gjakos në gjykatë telefonon Xhafajn dhe drejtorin e Policisë

Deputeti i PD Edmond Spaho, që u gjakos nga përplasja me policinë brenda gjykatës së Tiranës, teksa tentonin të hynin në sallën e gjyqit për të ndjekur seancën për masat e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së Kalimashit, ka telefonuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafën dhe ka treguar edhe bisedën me të:

 

“Mua më thanë se mund të hyj në seancë dhe erdha këtu, tani nuk na lë policia. Ne jemi deputetë dhe duhet të hyjmë. Ju nuk e keni problem të rregulloni letrat. Ju e bëni pasnesër vendimin dhe thoni që e kemi marrë dje”, ishte shqetësimi që i shprehu Spaho Xhafajt.

spaaa-800x450

“Ministri i brendshëm thotë nuk di gjë, nuk jam këtu, jam në takim”, ishte përgjigja e Xhafajt, sipas Spahos.

Ndërkohë telefonata tjetër e Spahos ka qenë me drejtorin e Policisë së Tiranës, Skënderaj të cilin e ka akuzuar se deputetet e PD janë penguar me urdhër që të mos futen në seancë. Spaho i kërkon që të tregojë se kush e ka urdhëruar që t’i pengojë që të futen në gjykatë.

“Kush të ka dhënë urdhër ty të mos më lejosh mua. Më thuaj kush të ka dhënë urdhër. Gjykata vendos kur vendos seancë me dyer të mbyllura. Po qe seancë me dyer të hapura dhe ska vendim, ti nuk ke të drejtë të më ndalosh. Ti më ke penguar, më kanë penguar forcat e tua dhe këtë do ta shikosh?” shprehet Spaho.

spaho gjak

Përplasje në gjykatë, gjakoset deputeti i PD: Policia na dhunoi, Rama s’do e ketë kollaj (paralajmërimi)

Ka pasur përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD sot brenda Gjykatës së Tiranës.

Deputetët nuk janë lejuar të hyjnë brenda në salllën që do jepet vendimi për 23 të ndaluarit.

Një nga deputetët e PD, Edmond Spaho është lënduar dhe në një deklaratë të shkurtër për mediat, ka bërë një paralajmërim për Edi Ramën.

“Jemi te gjithe koleget aty, te kuptoni shtetin diktatorial te Edi Rames. Policia nuk na lejoi të futeshim, ushtruan dhunë shikoni në cfarë gjendje jemi. Edi Rama ka për ta pasur shumë shpejt fundin, keshtu me dhune edhe si ka rrethuar gjysmen e Tiranes, nuk do e ketë kollaj do përplaset me qytetarët, do përplaset me ne. Nuk na e del dot me dhune”.

 

 

Pse u shënjestrua ish deputeti i PD-së Azgan Haklaj?! – Nga Dukagjin Hata

Lista e të shpallurve në kërkim, një “gjueti shtrigash”?!

 

Nuk dua të merrem me absurditetin e një taksimi në erë, larg çdo bilanci real të nevojave dhe mundësive të një populli të varfër, me një mijë e një arsyet se pse ky taksim është një gur në qafën e argasur të njerëzve që kanë humbur shpresën e ku banorët e Kukësit dhe të rrethinave mbajnë kryet e vendit. Por më ka bërë përshtypje ngutja gjer në alarm, me të cilin u përpilua lista e të shpallurve në kërkim, marrja në mes të natës dhe degdisja e pjesëtarëve të kësaj liste jashtë zonës së juridiksionit të hetimit dhe arrestimit, pra një lloj pengmarrje.

Më befasoi një emër në këtë listë, emri i Azgan Haklajt, ish deputet i PD-së, një aktivist i përkushtuar i frontit opozitar, në përballje të hapura mediatike e më gjërë me qeverinë e mazhorancës së majtë. Kritikat e tij të ashpra ndaj Kryeministrit dhe funksionarëve të lartë të ekzekutivit janë një dëshmi e kësaj përballjeje. Veprimtari atdhetar dhe kulturologjik, politikani aktiv Azgan Haklaj, siç e deklaron edhe vetë, mori pjesë në protestën paqësore për traun pa alternativë dhe taksën e dyfishtë ndaj qytetarëve të këtij vendi, “si obligim moral, si ish pushtetar lokal i qarkut Kukes, si ish deputet i Tropojës i zgjedhur ndonëse i burgosur politik”. Haklaj shpallet në kërkim për gjoja “nxitje të dhunës e shkatërrimit” në këtë demonstrim, ndërkohë që gjatë gjithë kohës që janë transmetuar pamjet filmike, të cilat tashmë kanë bërë xhiron e botës, ai shfaqet i qetë dhe paqësor në mes të protestuesve. Provokimi i rëndë nga policia ndaj qytetarëve, siç dëshmojnë pamjet filmike,bënë që të avragonte rëndë situata, por nguti për të përfshirë në këto lista një personalitet si A. Haklaj, me rrezonancë të fortë politike dhe mediatike, tregon se më shumë se tentim për të hetuar të ndodhurën, kemi të bëjmë me një “gjueti shtrgash”, me një listë të përgatitur nën ethet e një ngutjes për të ndëshkuar kundërshtarët politikë.

Azgan Haklaj ka qëndruar me stoicizëm dhe qëndrestari në Shqipëri, duke luftuar me art, me libra dhe kulturë, për ta bërë më të ndjeshme e më të drejtë këtë shoqërinë tonë në kthetrat e këtij tranzicioni.

Ish politikan aktiv i Partisë Demokratike, që fitoi zgjedhjet në garën për deputet të Kuvendit të Shqipërisë në zgedhjet e vitit 2001, duke qenë i burgosur politik nga qeveria ekstremiste majtiste, ai ka provuar në lëkurë përndjekje, shantazhe, mbi të dhe familjen e tij janë bërë gjashtë atentate politike, disa herë i kanë vendosur eksplozivë në banesë, por ai ka vazhduar kauzën e tij.. Mbi politikanin Azgan Haklaj janë përdorur të gjitha llojet e atentateve, që nga snajperi, C4, granatimi me armë të rënda, aksidenti me makinë e deri tek tentativa për ta helmuar.

Kjo listë e përgatitur nën ethe, në ngut dhe panik, nuk e zbardh të vërtetën e demonstrimeve, që degjeneruan në dhunë e shkatërrim, aq më pak e zgjidh çështjen e taksimit emotiv të Rrugës së Kombit Kohët e turbullta dhe politika pisqollë janë të përkohshme, lufta për ta bërë më të drejtë e më të mirë këtë shoqëri do të jenë një rrugë e përhershme, ku ecin njerëz si Azgan Haklaj dhe qëndrestarë të tjerë.

Vritet me armë ish-Kryekomunari në Skrapar, shkak konflikti për pronat

Vritet me armë zjarri ish-Kryekomunari i fshatit Rehovë në Skrapar, Jonuz Banaj, 60 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të martë rreth orës 9:40, ku pas një sherri për motive pronësie, Fatmir Cenaj, 58 vjeç ka qëlluar me armë në drejtim të ish-Kryekomunarit.

Për pasojë, ai i mbeti i plagosur rëndë, duke bërë që të transportohej me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksëore më të specializuar. Por pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, Banaj ka ndërruar jetë pas disa orësh, pa mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dhuna është e vetmja gjuhë që pushteti kupton – Nga Gjergj Erebara

Në një situatë normale, e ashtuquajtura “taksë mbi rrugën e kombit” do të ishte diskutuar nëpër forume, brenda partive politike, nëpër qendra sociale, media, organizata biznesi etj. Në një situatë anormale, asgjë e tillë nuk ndodhi. Taksa mbeti për t’u diskutuar në rrugën e Kombit, ku gjuha e komunikimit ishte dhuna dhe zjarrvënia.

Popullsia e Kukësit nuk është njohur kurrë për dhunë. Në këtë qytet nuk ka pasur kurrë rebelime anti-qeveritare. Përdorimi i dhunës prej protestuesve të shtunën e kaluar vështirë se është një tejkalim i pajustifikuar nga protestuesit. Mundet, siç pretendon qeveria, që opozita politike të ketë pasur një rol në protestë dhe në dhunë, por opozita vështirë se mund të organizojë dhunë nga asgjëja. Në pamjet e transmetuara në media nga ngjarja e të shtunës, mund të dalloje burra të moshuar të cilët i hidhnin gurë policisë. Dhe pastaj, lavdet e pafundme që morën zjarrvënësit në median konvencionale dhe atë sociale, një farë ekzaltimi i përgjithshëm për ‘t’i treguar vendin’ qeverisë, diskutimet me ‘oligarkë’ dhe thirrjet për bojkot të kompanisë së naftës Kastrati, (bashkëpronare e koncesionit të rrugës), flasin për një situatë shumë të pakëndshme.

Problemi më i madh është që shqiptarët nuk duket se presin ndonjë ndryshim të situatës me votë. Opozita është po aq e diskretituar sa edhe maxhoranca. Ato pak biznesmenë që kanë fituar kapital, më së shumti përmes lidhjes biznes-politikë dhe që sot quhen “oligarkë”, po e gjejnë veten në situatën kur thirrjet për zjarrvënie të pronave të tyre po duken “normale”.

Në një situatë normale, komunikimi politik brenda dhe jashtë partive do të duhej të shmangnin përshkallëzime të tilla. Qeveria në fund të fundit, nuk duhet të presë të shohë zjarrvënie për të kuptuar se Kukësi është zona më e varfër në Shqipëri. Ka një larmishmëri statistikash që ta tregojnë këtë. Është gjithashtu e palogjikshme të pritet dhuna për të kuptuar se rruga në shumicën dërrmuese të rasteve përdoret për hall, e nganjëherë, përdoret edhe për qejf.

Komunikimi normal nuk funksionon në Shqipëri, e gjasat janë që nuk ka funksionuar kurrë në të shkuarën. Partitë politike kanë kanale dhune dhe imponimi pushteti nga lartë-poshtë dhe jo anasjelltas. Strukturat e tjera shoqërore që duhet të sjellin presion normal për ta mbajtur nën kontroll qeverinë duket se janë të dobëta ose nuk funksionojnë fare. Parlamenti nuk është hallkë kontrolli ndaj qeverisë. Prokuroria duket shumë e vendosur për të hetuar protestuesit, por nuk ka shfaqur kurrfarë interesi për të hetuar koncesionet.

Alarmante është se qeveria duket se i di mirë këto punë, por është me parimin se duhet ta zhvasë popullin sa më shumë që ai “të mbajë”. Ka një zinxhir të gjatë taksash të rritura gjatë viteve të fundit sipas parimit “populli mban”. Në shumë raste, këto taksa nuk kanë as logjikën më elementare të taksës, ose të “së mirës së përbashkët”. Ato janë në thelb, abuzime me pushtetin. Kjo është një logjikë e realpolitikës. Votat nuk varen aq shumë nga aftësia për të bindur se po ofron një alternativë, por nga aftësia për të ndërtuar makineri politike, të cilat përdorin shtrëngimin, shantazhin, paranë dhe me raste, dhunën e hapur për të akumuluar vota. Këto makineri politike, të cilat i kemi parë të zhvilluara nga zgjedhjet në zgjedhje, kanë nevojë për para për të funksionuar, dhe nevoja e tyre për para degjeneron në imponimin e gjithnjë e më shumë taksave si dhe keqpërdorimin e gjithnjë e më shumë parave nga buxheti i shtetit. Aktualisht buxheti i shtetit nuk duket se ka ndonjë ngushtësi. Qeveria shpesh e gjen veten të paaftë për të shpenzuar taksat që mbledh dhe për rrjedhojë, vështirë se ka nevojë për më shumë taksa. Qeveria aktuale nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë as edhe një rrugë, as edhe një ujësjellës. Qeveria gjendet në situatën se pavarësisht se ka para, nuk është në gjendje të zbatojë kurrfarë investimi publik. Paratë zhduken në mënyrë të mistershme. Kostot e punëve publike janë inflacionuar në mënyrë të pabesueshme. Para 20 vjetësh, mjaftonte një milionë euro për të ndërtuar një kilometër autostradë. Sot nuk mjaftojnë as 20 milionë euro.

Kjo lloj politike shkakton disbalanca të mëdha, pabarazi ekstreme në shoqëri dhe degradim shoqëror e mjedisor. Shihni p.sh. realitetin me taksën e “Rrugës së Kombit”. Tre qeveri, ajo e shkuar e “djathë” dhe dy qeveritë “e majta” që e pasuan, kishin dëshirë për të vendosur taksë në këtë rrugë, pasi qeveria e parë harxhoi mbi 1 miliardë dollarë për ta ndërtuar, shoqëruar kjo me akuza penale për abuzime me tenderin, akuza që u mbyllën me procedurë. Megjithatë, taksa e rrugës së kombit pritet të japë disa milionë euro të ardhura në vit, ndërkohë që vetëm vitin e kaluar, një kompani nafte me bekimin e qeverisë aktuale la mbi 60 milionë euro taksa të papaguara. Aq taksa sa la pa paguar IRTC gjatë vitit 2017 do të duhet mbi dhjetë vjet që të vilen nga kuksianët, kosovarët dhe shqiptarët në tërësi, qoftë në formën e taksës mbi rrugë, qoftë në formën e transfertave nga buxheti i shtetit. Përgjatë të gjithë kësaj kohe, as policia dhe as prokuroria nuk dinë gjë. Nuk pati arrestime në mes të natës për 60 milionë eurot e papaguara. Të 60 milionët janë “biznes si zakonisht”.

Ky lloj sistemi politik nuk është unik për Shqipërinë. Ka shumë raste nëpër botë kur makineritë politike të mbështetura me zhvatje kanë arritur të fitojnë zgjedhjet me synimin për të zhvatur akoma më shumë. Koncesionet, e përdorura gjerësisht nga qeveria ‘demokrate’, ajo ‘PS-LSI’ e katër viteve të shkuara dhe qeveria aktuale ‘PS’ janë në thelb ushqyese të kësaj makinerie politike të pangopur dhe të pangopshme.

Shih p.sh. deklaratat plot edukatë por tërësisht të logjikshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN thotë se qeveria nuk ka kapacitetet për të vlerësuar siç duhet kostot dhe përfitimet nga këto kontrata koncesionare. Ajo këmbëngul që kostot e këtyre kontratave të llogariten si “borxh publik” dhe këmbëngul gjithashtu që qeveria “të vetëpërmbahet” nga dhënia e kontratave të reja koncesionare. Ajo çfarë FMN e thotë me edukatë është që këto kontrata koncesionare nuk janë në të mirë të shqiptarëve, se kostot e tyre janë të “fshehura”. Një pjesë e qytetarëve në mënyrë të paedukatë, por më të drejtpërdrejtë, i quajnë këto kontrata vjedhje. Qeveria e shkuar demokrate është përgjegjëse për qindramilionë euro kontrata të tilla dhe qeveria aktuale gjithashtu. Kostot e këtyre koncesioneve kanë rënduar mbi xhepat e shqiptarëve. Por ka raste kur “populli nuk mban më”. Dhe në këto raste, zjarrvënia duket një alternativë e logjikshme në kushtet kur kanalet politike të komunikimit nuk ofrojnë një alternativë.

Mënyra se si qeveria vendosi të reagojë ndaj këtij realiteti është “sipas librit” për menaxhimin e krizave. Themeli i menaxhimit të krizave është çmontimi i tyre me një kombinim të dhunës, korruptimit, zvarritjes dhe depistimit të debatit.

Arrestimi i dhjetëra qytetarëve protestues në orët e vona të natës, pa kurrfarë justifikimi nga ana e policisë dhe jashtë kushteve të flagrancës, shoqëruar me mbajtjen e tyre të ndaluar në afatet maksimale kushtetuese, shoqëruar me denigrimin publik të tyre si “persona me precedentë penalë”, tregojnë se qeveria është e vendosur t’i përgjigjet dhunës me dhunë. Qeveria duket se beson se problemi i ka lindur jo për shkak se ka vendosur një taksë private të cilën qytetarët e shohin si vjedhje që tejkalon limitin e “vjedhjes së pranueshme”, por ka lindur për shkak se nuk e ka propaganduar mirë domosdoshmërinë e vendosjes së kësaj takse. Ajo refuzon t’i japë përgjigje pyetjes bazë: sa para do të marrë koncesionari dhe sa para do të japë?

Kaosi është një rrezik real në këtë situatë. Dhuna është një opsion relativisht i lehtë në krahasim me mjetet normale të politikës. Dikush duhet të pyesë se si mbërritëm deri në këtë pikë, te pika ku politika dhe i ashtuquajturi “biznes” (që në thelb është një ekstension i politikës), nuk kupton asnjë gjuhë tjetër veç dhunës.

Mosbindja civile e opozitës nis të enjten, zbulohet urdhri: Bllokoni rrugët kryesore

Pas takimit të Bashës me krerët e degëve, mësohet se PD ka vendosur nisjen e mosbindjes civile.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se të enjten do të ketë bllokim rrugëve kryesore, si shenja e parë e mosbindjes civile.

 

Rrugët që do të bllokohen janë Lushnje-Fier, Vorë-Fushë-Krujë dhe akse të tjera në veri të vendit.

Pjesa më e madhe e grupit parlamentar do të jetë me qytetarët në protestat që do të zhvillohen në këto akse.

Ndërkohë që mendohet që disa nga drejtuesit e grupit parlamentar do të jenë në Parlament për t’i kërkuar qeverisë të reflektojë.

Basha i vendosur për mosbindjen civile, apel qytetarëve: Mos paguani taksat, nuk kanë çfarë t’ju bëjnë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka bërë sërish thirrje shqiptarëve t’i bashkohen mosbindjes civile pasi kjo sipas tij është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga Edi Rama.

Në një dalje për mediat ai tha se taksat e shqiptarëve nuk shkojnë për investime por për incerenatorët e Ahmetajt dhe koncensionet e Vilma Nushit. Kështu, sipas tij shqiptarët nuk duhet të baguajnë asnjë taksë të rritur.

 

“Rama i grabit dyfish shqiptarët, dhe pastaj u bie dyfish me kërbaç, reagimi i shqiptarëve në Kukës dhe në mbarë vendin është për situatën në të cilën ndodhen. Merr miliona euro nga taksa e qarkullimit, por nuk i përdor për rrugët. Dhe sot vendos një tjetër taksë për të kaluar rrugën. Ky është taksim i dyfishtë i shqiptareve.

Nuk shpenzon asnjë cent nga këto 800 mijë euro të mbledhura, por iu vendos këtë taksë shqiptarëve. Ata që u çuan atje u çuan  për bukën e gojës. Kjo protestë ka me vete të gjithë shqiptarët. Rama mbledh taksa por nuk i çon për arsyet që duhet. I çon për incerenatorët e Arben Ahmetajt dhe koncesioneve Vilma Nushit.

Ky është një reagim për grabitjen që po i bën Rama shqiptarëve duke i grabitur. Një javë i dha leje Rama të arratiset Çelajt që solli 613 kg kokainë. I lirë është edhe Tahiri dhe vëllai i Xhafës. Dhe shkon në mes të natës dhe arreston njerëzit që çohen për padrejtësitë. Mosbindje do të thotë mos të pranosh të paguash taksën e rritur, sepse këto taksa nuk shkojnë për qytetarët. Mos paguani taksa. Kjo është rruga e vetme. Të gjithë nuk i fut dot në burg. Sot jemi në krahë të shqiptarëve dhe atyre 23 personave të arrestuar. Unë i bëj thirrje që të tërheqë policinë në Kukës, të arrestojë Tahirin, të arrestojë Xhafa vëllain e vet,” tha Basha

VIDEO – Tension te Drejtoria e Policisë, komunisti hyn mes protestuesve, debati dhe thirrjet që u dëgjuan

Protesta e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarë të të arrestuarve kërkojnë lirimin e tyre, është shoqëruar me tensione.

Protestuesit janë irrituar, bërtitur me tone të larta dhe janë shprehur: ‘Nuk jemi kriminelë, lironi të arrestuarit’.

Madje disa prej protestuesve iu drejtuan edhe punonjësve të policisë, duke u kërkuar këtyre të fundit të hiqnin uniformën dhe të bashkoheshin me ta në protestë.

Ndërsa protestës i bashkohen herë pas here edhe deputetë të opozitës, një “mik” i paftuar ka qenë edhe një i moshuar, që siç raporton “BW”, është komunist.

Sic e dëgjoni edhe në video, i moshuari debaton fillimisht me protestuesit, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Komuna do të thotë fronti i popullit bashkëpronar, prandaj duhet të heqim dorë…”.

Por protestuesit nuk e dëgjojnë e bërtasin në kor: “Poshtë komunizmi, “Rama ik”, “Farë e keqe”, “Te sheshi, te sheshi e hodhëm qelbësirën”.

Liria në rreth vicioz e shtypit dhe mediave vizive… – Nga Lek Dodani

Edhe pse kanë kaluar njëzet e shtatë vjet demokraci tranzitive duket se ende në Shqipëri nuk kemi një shtyp dhe media televizive krejt të çliruara nga censura dhe autocensura. Në mjaft shkrime,editoriale dhe lajme informative vërejmë dy tendenca: një prirje për të thënë gjithçka, duke bërë publike edhe gjëra që përbëjnë sekret shtetëror apo të hetimit e të pranisë së dëshmitarëve, një prirje tjetër për të fshehur disa të vërteta që mund të dëmtojnë grupet e forta të interesit dhe oligrakisë politiko-financiare.

Liria e shtypit dhe mediave në Shqipëri ka njëzet e shtatë vjet që vërtitet në “në enë gjysëmbosh e gjysëmplot”, varet nga çfarë këndi e vështron, gjithmonë problematike dhe e kufizuar, herë herë me probleme madhore të shfaqjes së lirisë së shkrimit, që është një nga liritë më fondamentale të njeriut.

Nuk ka kurrfarë dyshimi: shtypi i lirë është themeli i çdo demokracie, në veçanti i demokracisë së brishtë ose të asaj në zhvillim, siç është demokracia shqiptare. Së bashku me zgjedhjet, ai është mjet kryesor i llogaridhënies.

Shtypi i lirë është shpesh shumë i fuqishëm dhe shpesh ka çuar tek dorëheqjet individuale dhe kolektive, tek ndryshimet e politikave ose reformat legjislative. Reforma e fundit në drejtësi që megjithë vështirësitë po lëviz, është meritë edhe e presionit të fortë të shtypit dhe mediave të lira, të gazetarëve dhe analistëve kurajozë dhe antikonformistë. Këtë duhet ta bëjë shtypi i lirë: t’i këqyrë me kujdes zyrtarët publikë dhe kur gjërat bëhen në mënyrë të gabuar apo bëhen në atë mënyrë që e dëmtojnë interesin publik, ta informojnë opinionin për atë.

Në Shqipëri ka shumë gazetarë të mirë të cilët e bëjnë pikërisht këtë – hetojnë tregime që mund ta dërmojnë qeverinë,opozitën, klanet e ndryshme ekonomike shoqërore politike, për interesin publik.

Gazetarët e fortë dhe shkrimet e forta, opinion mediatik në përgjithësi, krijojnë opinionin publik, ato e përpilojnë agjendën, i shesin analizat për të cilat është i interesuar opinioni.

Është në interesin publik, që institucionet e sundimit të ligjit, të cilat ende janë në hapat e tyre të parë, të lulëzojnë, që ligjet e reja të të lejohen të lëshojnë rrënjë, që oligrakia të vijë duke e zvogëluar rrethin e ndikimit mbi shoqërinë shqiptare dhe një rolparësor në këtë drejtim kuptohet që luajnë shtypi dhe mediat e lira.

Por siç ka kufizime të vendosura nga pronarët dhe grupet e interesit që diktojnë editorailet dhe qëndrimet ndaj çështjeve nga më të ndryshmet, ka dhe një shpërdorim të besimit nga ana e shumë gazetarëve, që gjithçka ia nënshtrojnë sensacionit të lajmit, edhe kur kjo prish punë në një drejtim të rëndësishëm. Është për të ardhur keq që shumë gazetarë mendojnë që po i shërbejnë interesit të opinionit duke botuar informata që duhet të mbahen të fshehta, siç janë dëshmitarët, të dyshuarit ose ndonjë informatë tjetër për hetimin ose gjykimin. Megjithatë, vërtetë në shumë vende anekënd botës ekziston standardi që në raste të tilla përparësi t’i jepet procedurës gjyqësore. Vendet e tjera të rajonit i kanë Kodet e Shtypit që e pranojnë këtë, ndërsa në Shqipëri ka vetëm një ligj që shtypi është ilirë dhe asgjë tjetër e kjo lë vend për shumë spekulime.

Bie fjala, në Bosnjë dhe Hercegovinë Kodi thotë në mënyrë specifike që shtypi i përditshjëm dhe gazetat e botimet periodike duhet në përgjithësi t’i shmangen identifikimit të dëshmitarëve në gjykimet e krimeve të luftës, si edhe identifikimit të të afërmve dhe miqve të tyre. Kodet e Shtypit të Norvegjisë, Austrisë, Shqipërisë, Danimarkës dhe Bullgarisë kanë që të gjitha dispozita të ngjashme lidhur me intimitetin e personave të përfshirë në procedura gjyqësore. Porn ë Shqipëri nuk ruhet intimiteti dhje sekreti, duke bërë që shpesh media të dekonspirojë hetime të forta në lidhje me grupe kriminale, krimin e organizuar etj. Kjo hapësirë ligjore është krijuar ngaqë interesi i opinionit vërtetë mbështetet në realizimin e drejtësisë, duke mundësuar që të gjithë mekanizmat të vihen në funksion të ndëshkimit të autorëve të krimeve. Ndërsa vërtetë është në interesin e opinionit që të dijë më shumë për disa gjykime të mëdha, përparësi duhet t’i jepet realizimit të drejtësisë. Një gjykim i drejtë është gjykimi që është i drejtë në raport me opinionin, me qytetarët. Nuk është e drejtë që opinionit t’i mohohet e drejta për të pasur drejtësi duke i kërcënuar publikisht dëshmitarët, duke e penguar të provuarit dhe gjykimet, në emër të popullit.

Me fuqinë e lirisë së shtypit vjen po ashtu edhe përgjegjësia. Nga aspekti moral dhe etik është e gabuar dhe e papërgjegjshme që të botohen emrat e dëshmitarëve, fotografitë dhe të dhënat personale, të cilat do të mund të shkaktonin frikë për jetët dhe familjet e tyre dhe ta tronditnin opinionin publik deri në atë masë sa ta pengojë drejtësinë. Aktet e tilla i demotivojnë njerëzit që të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet gjyqësore, ndërsa institucionet janë duke u përpjekur shumë që t’iu besohet ky bashkëpunim. Është e pafalshme dhe e turpshme që të botohen informata të pasakta lidhur me ata dëshmitarë, duke çuar në huti ecurinë e hetimit dhe duke dëmtuar kështu interesin publik të zhvillimit të institucioneve të fuqishme të sundimit të ligjit në Shqipëri.

Por kjo është njëra anë. Ana tjetër është pamundësia e gazetarëve dhe analistëve për tëthënë gjithë të vërtetën në lidhje me shumë aspekte të jetës ekonomike, sociale, politike e financiare, që kontrollohen nga grupet e interesit, nga spektre politike dhe të biznesit, që lidhen me afera të forta fitimprurëse, klane të fuqishme oligarkike financiare. Liria e “tepruar” që kanë disa gazetarë, duke dekospiruar hetimet, ngjarjet dhe dëshmitarët, në këtë rastin tjetër, që cituam më lart, përcjell ndrydhje dhe kufizim, pasi shkrimet dhe editorialet diktohen nga botuesit, të cilët janë të lidhur me këto klane dhe nuk mund të sulmojnë veten e tyre. Pra, në të dyja rastet, liria e shtypit dhe mediave është një liri e rrezikuar dhe nën presion dhe gjendet midis dy goditjeve të forta, dy këcënimeve të forta, si midis Shillës dhe Karibdës.

Në mjaft raste nuk ka vend për polemikë të mbështetur në teza dhe argument, por ka hapësirë të pafund për gazetari hetuese, e cila jo rrallë, duke zbuluar fije që duhet të jenë konspirative dhe në përdorim vetëm për organet e drejtësisë, në emër të informimit të publikut, dëmoton prova dhe dekosnpiron aksione të antikrimit.

Shtypi i shkruar dhe mediat televizive duhet të çlirohen nga praktika të tilla penguese për të qenë krejt të çliruara nga jashtësitë e lajmit dhe analizave realiste e kokëforta rreth tij, sepse një liri reale e informimit është alfa dhe omega e një shoqërie të lirë demokratike, me vision evropian, siç mëton të jetë shoqëria shqiptare, në ftesën e madhe që ajo ka për të çelurmë në fund dyert e Brukselit.

Frikë nga përshkallëzimi i protestës në Tiranë, zbardhet urdhri i ri Policisë

Qytetarë të shumtë janë rikthyer sërish përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e familjarëve të tyre të arrestuar pas tubimit që degjeneroi në përplasje mes banorëve të Kukësit dhe Policisë në Rrugën e Kombit.

Po ashtu bëhet me dije se 6 komisariatet e Tiranës do të jenë në gatishmëri.

Për të afërmit e 23 të arrestuarve prangosja e tyre nga policia është e paligjshme.

Në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputetë të opozitës, të cilët thonë se procedura e ndjekur për arrestimin e 23 qytetarëve është në shkelje të ligjit.

Ndërkaq këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë paditur prokurorët dhe policët të cilët lëshuan dhe ekzekutuan urdhërarrestet. Në padi thuhet se ndaj tyre rëndojnë katër vepra penale, ajo e heqjes së paligjshme të lirisë, shpërdorimi I detyrës, kryerja e veprimeve arbitrare dhe mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

Procedohen 8 persona pas protestës në Tiranë, zbardhet akuza

Pas protestes 2-ditore para Drejtorise se Policise ne Tirane, jane proceduar 8 persona me akuzen e tubimit te paligjshem ne kryeqytet.

Personat kane protestuar per lirimin e banoreve nga Kukesi, te cilen po mbahen ne paraburgim.

“Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e Policise.

Nderkohe gjate drekes protestuesit kane vijuar te qendrojne perpara Drejtorise se Policise se Tiranes, te ulur kembekryeq ne rruge.

protestuesit ne tirane

Protestuesit bllokojnë lëvizjen e makinave te Drejtoria e Policisë, u zhvendosën nga trotuari. Deputeti i PD flet për provokime

Policia paraditen e sotme ka zhvendosur protestuesit qe qendroni perpara Drejtorise se Policise Tirane nga trotuari ne rruge.

Kjo eshte bere shkak per bllokimin e qarkullimit normal te makinave. Fillimisht protestuesit qendruan ne trotuar, por policia ka kerkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojne kalimin e qytetareve te tjere.

protest pd policia

Deputeti i PD flet për provokime: Po na kërkojnë…

Protestuesve që qëndrojnë te Drejtoria e Policisë së Tiranës iu bashkuan sërish sot edhe deputetë të PD.

Klevis Balliu tha se të ndaluarit nuk e kanë shkelur ligjin.

“Ka qenë një tubim i qytetarëve të Kukësit për një interes kombëtar. Kjo parti ka një problem historik me Rrugën e Kombit, sot vazhdojnë me trashëgiminë e tyre komuniste për të bllokuar rugën që është për bashkëpunimin e shqiptarëve me kosovarët. Këto arrestime janë arrestime politike të një mentaliteti komunist. Ky është i vetmi kryeministër që rrogat i jep me lekë dhe i takson me euro”.

Sipas Balliu, “Unë kam qenë vetë në Kukës dhe ka pasur provokime nga policia e Shtetit në Kukës, sic po kërkon edhe këtu të bëjmë një hap prapa”.

Të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, ç’do bëjnë deputetët e PD sot

Disa nga 23 protestuesit e arrestuar në Kukës janë transportuar në kryeqytet, duke u izoluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës e në disa prej Komisariateve.

protesta kunder tarifes

Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë mbrëmjen e djeshme, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit kanë nisur një tubim rreth orës 19:00, duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.

Disa prej protestuesve janë futur në korridoret e Drejtorisë së Policisë, duke sjellë edhe një lloj tensionimi të situatës.

Enveristët e vjetër e të rinj po përçajnë paqen sociale – Nga AGRON TUFA*

Historiani i mesjetës, z. Pëllumb Xhufi, fyen dhe denigron ish-të përndjekurit politikë në veçanti, duke mohuar të vërtetat kriminale që përjetuan të internuarit e kampit komunist të përqendrimit në Tepelenë.Në këtë sulm të përllogaritur e të paramenduar në emisionin “Arena” të Televizionit “Ora News” (më 28, 03. 2018), z. Xhufi zbehu, vuri në dyshim e mohoi regjimin genocidial brenda këtij kampi, që ka ekzistuar në periudhën 1949-1953. Xhufi vuri në dyshim dhe mohoi të vërtetat tragjike të këtij kampi mortor përqendrimi:

 

a) së pari, duke e përligjur alibinë e tij, se Kampi i Internimit në Tepelenë u ngrit si reagim i shtetit shqiptar ndaj familjeve të mëdha të Veriut, si reaksion ndaj asaj, se pjesëtarët e këtyre familjeve ishin arratisur në Jugosllavi dhe kërcënonin ekzistencën e shtetit me kalimin e kufirit dhe aktet terroriste të “sponsorizuara nga Jugosllavia”, duke u mbështetur nga dy baza, një në Prizren e një në Ulqin.

Z. Xhufi këtë akuzë nuk e mbështeti në asnjë dokument, por në ca pleq, që i paskëshin thënë, thëniet e supozuara të të cilëve duhen besuar, si e vetmja referencë shkencore e historianit. Kjo, sipas historianit mesjetar, përligj koncentrimin genocidial të familjeve të tyre dhe tok me drejtuesin e emisionit “Arena” shpikën akuzën tjetër, se gjoja të afërmit e këtyre familjeve kanë vrarë në inkursionet e tyre brenda kufirit 1000 ushtarë e policë, duke iu referuar një interviste të studiuesit dhe ish-kryetarit të SHISH-it, z. Irakli Koçollari, dhënë gazetarit Roland Qafoku, po në “Ora News (6.09.2016).

Çuditërisht, në këtë intervistë z. Koçollari nuk thotë asgjë të ngjashme me mendimin e z. Xhufi. Me mungesë dokumentesh, me mungesë referencash, me manipulim thëniesh dhe spekulime të ulëta, z. Xhufi ndërton njëherësh alibinë e fajësisë dhe rideklasimin e viktimave fatkeqe të kampit mortor të Tepelenës, krejt në frymën e PPSH-së dhe diktatorit, sikundërse ka qenë e është nxënës i devotshëm i tyre.

b) së dyti, duke mohuar kushtet ekstreme në kamp, ku përkundër punës sfilitëse, skllavëruese me nga 16 orë, përkundër urisë (me racion prej 550 gramë bukë misri të papjekur mirë), përkundër të ftohtit, mungesës së rrobave, ilaçeve, përkundër epidemive, dhunimeve e përdhunive, që na vijnë përmes dëshmive të dhëna OKB-së nga të arratisurit prej këtij kampi që nga ajo kohë (1955), si dhe prej qindra dëshmive të gjalla që kemi mbledhur nga të mbijetuarit, – z. Xhufi deklaron se kampi i Tepelenës nuk ishte më i keq se kampet e tjera, ai ishte një kamp me “ndërtesa solide, me tulla të ngritura, shumë të rregullta”.

Z. Xhufi refuzoi ta krahasonte Tepelenën me Aushvicin, pavarësisht nga shkalla përpjesëtimore e zvogëlimit, duke shtuar, se krahasuar me Aushvicin, Tepelena ishte “një kamp pushimi”. Në lidhje me këtë pikë, sqarojmë se nazistët i dërgonin hebrenjtë e Aushvicit në gaz e krematorium, ndërsa komunistët e Xhufit jo, ata parapëlqenin t’i vdisnin bashkatdhetarët e tyre nga pak e përditë, me punë rraskapitëse, me uri ulëritëse, me të ftohtë, uri, epidemi, aq sa për një natë vdiqën nga epidemia e dizenterisë 64 foshnja.

Gjithashtu, nuk duhet harruar një hollësi e papërfillshme për oreksin estetik dhe etiko-moral të z. Xhufi në gjithë këtë krahasim: nazistët vërtet i vrisnin hebrenjtë, por ama nuk i përdhunonin femrat hebraike, ndërsa komunistët e Xhufit po, (sa e pahijshme kjo për moralin komunist!), i përdhunonin bashkëatdhetaret e tyre të pambrojtura midis atij mjerimi. Se kështu thonë (jo burimet shqiptare, se atyre s’u beson z. Xhufi), po e thotë troç dokumenti i CIA-s.

dokumenti i CIA per kampin e tepelenes

c) së treti, z. Xhufi vuri në dyshim, shpuri drejt pabesueshmërisë numrin e shifrave të fëmijëve të vdekur (300) dhe nuk e kuptoj si mund ta bëjë këtë një historian, pa pasur një studim apo referencë. Për moralin e njerëzve si z. Xhufi në këtë tragjedi, mjafton të ndërmendim fjalët e F.M. Dostojevskit : “Madje as lumturia më e madhe e botës nuk do t’ia vlente çmimin e një loti në faqet e një fëmije të pafajshëm».

d) së katërti, z. Xhufi përdori manipulueshëm një nga dy dokumentet e CIA-s. Gjithsej janë dy dokumente të CIA-s, tashmë të deklasifikuara e të aksesueshme, por Xhufit dhe drejtuesit të emisionit u interesoi fort t’i referoheshin (qëllimisht) vetëm njërit. Ne i kemi të dy dokumentet e CIA-s, njëri i vitit 1951 dhe i dyti, mban datën 29 maj 1953. Nuk është zor ta kuptosh, se pse z. Xhufi iu përmbajt dokumentit të dytë, të vitit 1953, pasi aty deklarohet se në kapin e Tepelenës vuajnë dënimin 1000 deri 1300 persona, ndërsa në dokumentin e parë, të vitit 1951, raportohet se në kamp ka 3600 të internuar.

Në dokumentin e CIA-s të vitit 1951 thuhet: “…Ka 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, i cili është ngritur në fillim të vitit 1949 dhe është më i madhi dhe më i vjetri në Shqipëri, dhe 2000 në kampin e Bedenit në Kavajë. Rreth 70 për qind e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është mes fëmijëve”. Ndërsa në dokumentin e CIA-s të vitit 1954 thuhet: “Në kampin e përqendrimit të Tepelenës mbahen rreth 1000 deri në 1300 persona, më së shumti familje të njerëzve që janë arratisur në Jugosllavi. ….”

Pse nuk u ndal dhe te dokumenti i dytë z, Xhufi? Pra, nëse në fillim kanë qenë 3600 të internuar, pse mbetën më 1953 rreth 1000 – 1300 frymë? Ku të kenë shkuar vallë? Në ndonjë kamp pushimi? Mes këtyre 2600 -2300 të internuarve, që paskan firasur, mos ndoshta, rastësisht, gjenden aty dhe ata 300 e kusur fëmijë të vdekur në kamp, që z. Xhufi i trembet ta besojë?

Për të gjitha këto që vërejtëm e të tjera, pa llogaritur cinizmin dhe mungesën njerëzore katastrofike të gjindshmërisë ndaj tragjedisë së kampit të Tepelenës, pa llogaritur sulmin mbi institucionet, Bashkinë e Tepelenës dhe mediave, i bëj thirrje opinionit qytetar, institucioneve dhe forumeve mediatike, të mos jenë indiferentë nga këto fyerje e kërcënime, të mbrojmë standardet tona të lirive demokratike, t’i kundërpërgjigjemi në mënyrë dinjitoze, si njerëz intelektualisht të lirë, revanshit enverist, që kërkon të na rikthejë edhe një herë në izolacionin stalinist të komunizmit.

Nisur nga precedentët e shpeshtë që kanë ngjarë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit me ngjalljen e nostalgjisë recidiviste të veglave e trashëgimisë së diktaturës komuniste, ISKK shtron nevojën urgjente për të hartuar e propozuar një projektligj të mirëmenduar, i cili të përfshijë hiç më pak e hiç më shumë nga ato sa kanë bërë tashmë shoqëritë ish-komuniste të BE-së. Me miratimin e një ligji të tillë gjendet një zgjidhje universale për çdo kundravajtje ligjore. Dhe askush nuk mund të guxojë të përbaltë kujtimin e sakrificave, as të prekë dinjitetin e pjesës më të martizuar të Shqipërisë.

Vetëm një ligj i tillë mund ta ndryshojë thelbësisht edhe gjendjen me anën e një dekomunistizimi organik të të gjithë shoqërisë dhe institucioneve, duke nisur nga kurrikulat shkollore e duke mbaruar me pastrimin e hapësirës publike nga simbolet e propaganda komuniste. Vetëm një ligj i tillë do t’i japë fund mashtrimit, manipulimit dhe spekulimit të trashëgimisë enveriste.

*Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK)

Modifikimi i Piramidës, a do t’i qëndrojë kohës?! – Nga Ben Andoni

Me shumë gjasë dhe me angazhimin e ri të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, piramida do të kthehet në një tip qendre rinore shumëfunksionale. Pothuajse e ardhmja e afërt e Piramidës është përshfaqur nga ajo që vetë kryebashkiaku ka kumtuar këtë javë pas takimit me dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, të cilët nënshkruan me të marrëveshjen e bashkëpunimit për kthimin e Piramidës në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës, referuan burimet e Bashkisë.

“Hedhim hapin e parë zyrtar për formalizimin e një marrëveshje midis Bashkisë Tiranës dhe AADF për të transformuar Piramidën e Tiranës, ndërtesën më ikonike të qytetit tonë, në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimimin digjital, në kulturën e teknologjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo hapësirave të tjera rinore”, theksoi Erion Veliaj, cituar nga e gjithë media.
Piramida, sipas tij, do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës. Më pas, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se projekti është i ndarë në dy faza: së pari, nis puna për rehabilitimin e godinës dhe së dyti, mirë menaxhimi i saj, duke qenë se do të mirëpresë deri në 5 mijë të rinj në ditë. “Vendosja e kësaj ndërtese në shërbim të të rinjve të Tiranës do të ketë një efekt transformues për qytetin tonë. Për këtë projekt janë bashkuar më të mirët e pushtetit vendor, me më të mirët nga bota e filantropisë edhe projekteve të guximshme, si AADF”, tha ai.

Bashkëdrejtuesi i AADF, Martin Mata, ka qenë i kënaqur me bashkëpunimin dhe ka deklaruar se: “Jemi duke kërkuar shumë për të gjetur modele në fushën e arsimit, të qëndrueshme dhe moderne, të cilat bota i ka provuar. Një ndër këto është projekti “TUMO”, të cilin e kemi parë në disa vende, kemi folur me ta dhe për kënaqësinë tonë të madhe, jo vetëm që kanë pranuar të vijnë, por kanë pranuar edhe ta menaxhojnë në vitet e para, padiskutim nën kujdesin tonë të përbashkët, financimin tonë të përbashkët. Të falenderojmë shumë ty edhe bashkinë, për një lloj ‘agresiviteti’ dhe një lloj precizioni në suksesin e projekteve të përbashkëta”. Shumë shpejt priten edhe studiot e arkitektëve që do të japin propozimin e tyre. Dhe, në vrullin e kryetarit të Tiranës, mendohet se projekti do të marrë shpejt frymë.

Është fare e mirë dhe e lavdërueshme që Bashkia e Tiranës merr flamurin për t’i dhuruar kryeqytetasve të rinj, por edhe moshatarëve të tyre nga i gjithë vendi këtë projekt të këndshëm inovacioni. Veçse, në atë trend që ka pasur Piramida dhe në pamundësinë për t’i gjetur realisht predispozitën e funksionit, mund të gjykojmë se destinacioni i saj i të ardhmes duhet menduar realisht. Ne kishim dhe një Ministri Inovacioni, që i përgjigjet disa ideve të funksionit të Piramidës, por që misioni i saj i mandatit të shkuar nuk pati fare impaktin e pritur. Kurse një ndërtesë që i përgjigjet këtij trendi, duhet realisht të jetë dhe në konceptimin e saj krejt ndryshe. Pra me një arkitekturë moderne dhe e konceptuar në një qendër tjetër.

Me pak fjalë, propozimi që të vjen si më i arsyeshëm është ai i bërjes së një dege të Bibliotekës Kombëtare ose vetë Korpusi kryesor i Bibliotekës. Jo thjesht për vendin por edhe veçantinë e godinës, e cila mund të modifikohet shumë lehtë. Ajo, ndoshta mund të jetë Biblioteka e Qytetit, me të gjithë aksesorët e saj të nevojshëm të edukimit. Aty mund të kemi Muzeun historik të shkrimtarëve shqiptarë dhe mund të kemi po ashtu edhe Arkivin e Letrave shqipe. Dhe, në një kohë kur është rritur ndërgjegjësimi dhe aty mund të kemi veprën e Kadaresë dhe trashëgiminë e madhe të Norbert Joklit, që ka gjasë që një ditë sipas amanetit të tij të jetë në Shqipëri. Mund të kemi gjetjet e reja që do të bëhen të autorëve të huaj dhe të vendit të Albanologjisë, por mund të kemi edhe pasurimin e vazhdueshëm të fondit.

Piramida, duke marrë parasysh peshën që ka gjuha shqipe për ruajtjen e identitetit shqiptar, mund të jetë pika kulmore e ruajtjes së të gjithë trashëgimisë albanologjike, por edhe e krijimeve më të mira në shekuj, kushtuar asaj. Pesha specifike dhe karakteristikat e veçanta të saj arkitektonike realisht mund të shërbejnë si një atraksion i gjallë.
S’është shumë për t’u bërë, por është e mjaftë për t’i dhuruar studimeve të Shqipërisë një nga gjërat më të jashtëzakonshme të viteve të Demokracisë. Në të gjithë logjikën, institucione të tilla zakonisht përmbajnë mbi vete jo thjesht realizimet arkitekturore, por edhe mirënjohjen që ka një vend për trashëgiminë e tij. Dhe, kush më tepër se një godinë kaq e veçantë mund ta përmbushë këtë mision!
Ministria e Kulturës deri më tani me fuqinë e saj nuk ka mundur të përballë nevojën e Bibliotekës Kombëtare për ristrukturim dhe gjetjen e një hapësire të nevojshme, ndërkohë që Ekzekutivi mund ta bëjë Piramidën që funksionet albanologjike, t’i kryejë si askush tjetër. Për më tepër, Piramida, mund ta vendosë Shqipërinë në hartën e botës për zgjedhjet që i takojnë zgjidhjeve të Bibliotekave Kombëtare. Për fat, për një Bibliotekë Kombëtare askush nuk do ta ngrejë kartonin kundër. Mendojeni dhe njëherë, kurrë nuk është vonë për të bërë një gjë që mbetet në histori të brezave!

Pas protestës në Kukës, shpërthen edhe në Kavajë

Teksa në Tiranë zhvillohet protesta kundër tarifës në Rrugën e Kombit, një tjetër protestë është ndezur në Kavajë.

Bëhet fjalë për rreth 40 subjekte që operojnë në plazhin e Spillesë. Punonjësit dhe familjarët e tyre protestojnë kundër prishjes së objekteve të tyre të shërbimit në një nga plazhet me të bukura të Adriatikut, në Spile.

Subjektet kanë kontarata qiraje me Bashkinë e Rrogozhinës, për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit për periudha 3+1 vjeçare, me të drejtë rinovimi.

Përfaqësues të IKMT-së i kanë njoftuar verbalisht për prishjen e tyre pas nisjes së procedimit penal për kryetarin e bashkisë Beqir Nuredini për shpërdorim detyre, në lidhje me lejet e dhëna në bregdet.

Protestuesit kërkojnë mbrojtjen e bizneseve të tyre nga shteti në prag të sezonit turistik, gjë që do të shmangte pasojat për familjet e tyre, të punësuarit, komunitetin e zonës dhe turistët e shumtë që priten. Në të kundërt ata kërkojnë të dëmshpërblehen për prishjet. /Top Channel

Limit.al: 46 TË SHPALLUR NË KËRKIM NË QARKUN E KUKËSIT (emrat)

Organet e Drejtësisë dhe të Policisë kanë shpallur në kërkim 46 vetë të Qarkut të Kukësit.

Po qarkullon një listë emërore e tyre. Tek emrat e disave ka dhe shënime të vecanta. Gjatë natës së  djeshme, në të gdhirë të  1 prillit 2018, u ekzekutuan 23 urdhër-ndalime për pjesmarrës në Protestën tek Tuneli i Kalimashit.  Pra, sipas kësaj Liste janë dhe 23 të tjerë që mund të ndalohen gjatë orëve në vazhdim deri në ditën e nesërme.

Lista emërore e të shpallurëve në kërkim:

Deri tani njoftohet publikisht se janë ekzekutuar urdhër-ndalimet për këta shtetas:

1.-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

2.-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

3.-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

4.-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

5.- Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

6.- Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

7.- Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

8.- Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

9.- Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

10.- Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

11.- Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

12.-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

13.- Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

14.- Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

15.-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

16.-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

17.-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

18.-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

19.-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

20.-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

21.-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

22.-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

23.-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Materialet për të ndaluarit u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal.

Po vazhon puna për ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Institucionet e shtetit dhe Politika janë përfshirë në debate politike rreth kësaj cështjeje që ende nuk ka asnjë zgjidhje…!

Protesta për Rrugën e Kombit, këshilli bashkiak i Kukësit: Nuk negociojmë nëse nuk lirohen të arrestuarit

KUKES – Këshilli Bashkiak i Kukësit ka reaguar pas protestës së djeshme të zhvilluar kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Ky këshill ka paraqitur një deklaratë me 5 pika ku kërkon kryesisht lirimin e banorëve të arrestuar gjatë protestës.

“Ngjarjet e ditës së djeshme të ndikuara nga rrethana të bëra të njohura para fillimit të protestës degjeneruan në akte të dhunshme. Si rrjedhojë situata doli jashtë kontrolli. Distancohemi nga çdo akt dhune. Ne anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkojmë: 1-lirimin e të gjithë të ndaluarve nga forcat e rendit; 2- ndalimin e arrestimeve të mëtejshme; 3-largimin e forcave speciale nga Kukësi të cilat janë munduar të ushtrojnë terror gjatë arrestimeve; 4-deklarojmë se tarifa për Rrugën e  Kombit është e panegociueshme; 5-çdo tentativë për negociata nuk merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuearve,” shkruhet në deklaratën e siguruar nga BalkanWeb.

kukes

Ashtu siç paralajmëroi edhe policia dje, Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 23 urdhër arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.

Siç raportoi edhe pak më herët ‘BalkanWeb’, pas mesnate, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Familjarët e të arrestuarve u mblodhën mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.

Shqipëri, besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Besimtarët janë mbledhur së bashku në meshën e mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, duke kryer ritet e tyre fetare, ndërsa pjesë ishin edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shqipëri

TIRANË – Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkëve, ku në Shqipëri janë mbajtur meshat tradicionale. Besimtarët janë mbledhur së bashku në meshën e mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, duke kryer ritet e tyre fetare, ndërsa pjesë ishin edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shqipëri.

Një nga traditat e Pashkëve është veza me ngjyra, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat mes besimtarëve për të shprehur urimet njëri-tjetrit.

Ndërkohë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri i vendit, Edi Rama kanë shprehur urimet e tyre për festën e Pashkëve, duke përcjellë mesazhet e urimit për besimtarët katolikë.

“Kjo festë na mbush të gjithëve me frymëzim për ripërtëritjen e besimit, shpresës, optimizmit, vlerësimit të sakrificës dhe përpjekjeve për një të nesërme më të mirë, duke punuar së bashku për këtë qëllim. Të reflektojmë të gjithë për më shumë vëmendje dhe solidaritet, ndaj shtresave më në nevojë të shoqërisë sonë”, thuhet në mesazhin e urimit të Metës, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.

Ndërsa Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale.

Rama flet për Kukësin, sulmon median dhe opozitën: Dizinformuat! Dëmet do i paguajë buxheti

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar median e vendit dhe opozitën si “zjarrnxitësit” e vërtetë që kanë dezinformuar opinionin publik në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit, një shpjegim ky i cili vjen një ditë pas protestës dhe situatës së tensionuar që u shkaktua në qytetin verior.

Rama ka dalë për herë të dytë në një dalje Live, kësaj here përballë gazetarëve, por ashtu si edhe dje, kryeministri nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij duke thënë se kemi të bëjmë me një fushatë manipulimi të opinionit publik. Kreu i qeverisë është shprehur se kontrata është bërë që prej dy vitesh dhe se me shumë siguri askush nuk e ka lexuar, duke nënkuptuar se është faji i “tjetrit”.

“Kam komunikuar dje se në jo më shumë se 60 ditë, mund tjetë dhe më parë ne do të përfundojmë diskutimin e nisur prej disa javësh me kompaninë përsa i përket sistemit që do të përdoret për përdoruesit e shpeshtë të rrugës dhe mënyrës sesi do të adresohet nevoja e banorëve.

Dhe nga ana tjetër kam thënë që ndërkohë do të ndërmarrim një komunikim intensiv shpjegues jo sepse nuk e bëmë më parë por sepse dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik e posacërisht njerëzve në Kukës ka triumfuar gjatë shpjegimit tonë.

Nëse unë do t;ju pyes juve, por edhe atyre që marrin përsipër informimin, a e keni lexuar kontratën, me siguri ju nuk e keni lexuar kontratën.

Fakti i thjeshtë që lidhet me kontratën e shkruar shumë kohë më parë, për faktin se ka një sistem të posacëm për banorët, trajtohet sikur unë paskam bërë një tërheqje. Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë në rastin kur ti duyhet të tërhiqesh, por këtu ka nevojë për të luftuar dizinformimin, një dizinfomim që bëhet nga zjarrnxitësit e Tiranës.

Më vjen shumë keq që në këtë proces pasi kjo kontratë është nëshkruar që prej dy vitesh dhe pasi ka një vit që kompania ka filluar punë dhe ka bërë goxha punë deri më tani, ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që do duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët.”-tha Rama.

Protesta te Rruga e Kombit, Rama në konferencë tjetër për mediat

Një ditë pas protestave masive, ku qindra persona dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, mësohet se Kryeministri  Rama do të dalë në një konferencë tjetër për mediat në orën 10:30.

 

Është hera e parë që kryeministri i vendit për të njëjtën çështje do të mbajë një tjetër dalje për mediat. Një nga arsyet që mund ta ketë detyruar kryeministrin e vendit është edhe reagimi i shumtë negativ në rrjetet sociale.

Nga këto protesta mësohet se rreth mesnatës janë shoqëruar disa banorë të Kukësit.

Policia ka mësyrë për kontroll rreth orë 3 të mëngjesit, kanë bërë me dije sot familjarët të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të interesohen për të afërmit e tyre.

Protesta në “Rrugën e Kombit”, reagon Meta: Hiqni dorë nga dhuna ndaj qytetarëve

Pas 4 orësh protestë për heqjen taksës për rrugën “Rrugën e Kombit” ku shumë qytetarë të Kukësit, por dhe ata të Kosovës kanë dalë në rrugë duke u përplasur me forcat e policisë, ndërsa kanë shkatërruar sportelet ku do të kryheshin pagesat, ka reaguar Presidenti i vendit Ilir Meta.

Presidenti bën thirrje që të mos përdoret dhuna ndaj qytetarëve dhe për këtë çështje të gjendet një zgjidhje e menjëhershme.

Meta ka shprehur keqardhje për personat e lënduar gjatë kësaj proteste, teksa bën thirrje që të gjendet gjuha e dialogut dhe jo e shkatërrimit.

Tare-Dervishi, vazhdojnë përplasjet në Facebook

“Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave”, ishte deklarata e fortë e ish kreut të Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishit, i cili ka marrë përgjigjen e studiuesit Auron Tare.

 

“Ne fakt bera nje postim per detyren e atyre qe kerkojne te merren me histori duke permendur se sa i kujdeshsem duhet te jesh ne botimin e dokumentacionit arkivor. Kushdo qe ka njohuri mbi arkivat e di mire se sa i rendesishem eshte konteksti kohor, burimi, ballafaqimi i referencave etj per tju afruar sado pak me te verteten. as me shume ne shqiperine e trazuar dhe te perdorur gjate periudhes komuniste. per kete arsye ju referova personazheve te shkolles time qe te edukuar ne menyre komuniste nuk deshironin ballafaqimin e mendimeve por perserisnin librat e Enverit. fatkeqesiht shikoj te njejten metodologji me disa personazhe qe kerkojne te shkruajne histori. Nuk permenda emra duke mos dashur polemika personale pasi ideja eshte tek metodat e perdorura. mirepo shikoj nje postim (me poshte) nga Z Dervishi. Sigurisht menyra e argumentimit eshte totalish feminore dhe qesharake. NUk e mar seriozisht pasi nuk ka arsye qe ta marr seriozisht nje personazh qe nuk kupton ndryshimin midis nje arkeologu dhe nje administratori te trashegimise. I vetmi problem qe kam ne fakt eshte me menyren komuniste qe perdor ne botimin dhe interpretimin e dokmentacionit qe ka marre me vete kur ka ikur nga detyra shteterore. Per sa i perket epiteteve qe me vesh mua si enverist etj etj me bejne te ve buzen ne gaz pasi duket qe nuk ka argumenta per ceshtjen e perdorimit te dokumentave dhe perdor parrulla te njohura. me vjen per te vjelle kur shikoj nje “anti” komunist qe sillet si komunist par ekselence. jo komunist i 30 por si ata te 80 te indokrinuar deri ne palce.

tare per dervishin4

Më tej ai ka publikuar edhe një tjetër ragim ku i bën disa pyetje zotit Dervishi:

Disa pyetje per zotin Dervishi.
Dokumentat qe citoni nga arkivi i CIA-s a i keni marre personalisht nga arkivi amerikan? ne se jo cili eshte burimi nga i keni marre?
kur ka qene vizita juaj e fundit ne arkivin amerikan?
a ju kujtohet adresa ku ndodhen keto dokumenta qe ju citoni?
perkthimi i dokumenti eshte bere nga ju?
cfare niveli eshte njohja e anglishtes tuaj? cilat jane burimet referencuese per intepretimin e ketyre dokumentave?

per te gjithe at a qe kane interes per te kuptuar se si “shkruhet” historia sot mund ti drejtoje keto pyetje z Dervishi.

tare per dervishin

REAGIMI I KASTRIOT DERVISHIT

Auron Tare avokat i vrasjeve, grabitjeve dhe djegieve të kufomave

Auron Tare mori sot në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës, vrasjen, grabitjen dhe djegien e kufomës së klerikut At Lekë Luli. Meqë këtë tekst të mjerë komunist e ka postuar në fb, po i kthej një përgjigje, në përputhje me lëndën që po referoj.
Beqir Ajazi, ish i dënuar politik në regjimin komunist, më tregonte shpesh histori nga kampet dhe burgjet e diktaturës. Siç edhe dihet, në vitet e para të pasluftës, me vendosjen e një regjimi injorantësh, hajdutësh dhe kriminelësh, inteligjencia shqiptare ishte në varr, arrati ose në burgje. Ajazit i qëlloi “fati” të ishte në burg. Në varr i çuan babanë dhe vëllanë. Ndër të tjera, ai shpesh tregonte se në burgje, oficerët e nënoficerët, të gjithë injorantë e dallkaukë të kategorisë së parë, vazhdimisht i flisnin atij dhe të tjerëve me tallje e ironi duke i quajtur “pseudointelektualë borgjezë, feudalë dhe reaksionarë”.
E rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i AuronTares në fb, i cili më quante “pseudohistorian” sepse bëra të njohur një krim makabër komunist kundër një klerik antifashist katolik (sipas referimit të vrasësit kryesor). Nëse nuk do të bëja të njohura këto krime, por do adhurojë kriminelë komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do isha “historian”. Kallëpi enverist, nuk duron dot faktin e bërjes të njohura të krimeve të komunizmit, sidomos atyre të kryera gjatë luftës nga bandat e Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës, Velimir Stojniçit, etj, sepse është e vetmja fije bari ku kërkojnë të mbajnë një lloj “lavdie” që kurrkund nuk ka ekzistuar. Dhe me gërrci e mërrci, kapen gjithnjë pas gjërave të parëndësishme, por duke përligjur tërësisht krimet e kryera nga komunistët, sepse në thelb kanë adhurim për këto krime. Jam shumë i lumtur që në vlerësimin e Auron Tares jam “pseudohistorian”, sepse ndryshe do më vinte keq për veten. Por Tares nuk di çfarë t’i them. Nisem ta quaj oficer, por nuk e mbajt mend të veshur kështu, me përjashtim të pamjes prej rebeli me kallashnikov në dorë në mars 1997, kur luftonte kundër…Shqipërisë. Dua ta quaj arkeolog, por nuk është as i tillë. T’i them studiues prapë kam frikë se i kam lexuar gafa fillestarësh në ndonjë shkrim që më ka rastisur. T’i them drejtor i suksesshëm i një agjencie që mbron gjasme bregdetin, nuk më lë pisllëku i plazheve dhe vdekshmëritë e larta të verës që shkoi. Çfarë ta quaj pra? Auroni ka disa “pseudo” përpara: pseudooficer, pseudostudiues, pseudoarkeolog, pseudodrejtor. Por është në një gjë i vërtetë: enverist, adhurues i krimit me i mizerjes komuniste.
Kam bërë të ditur faktin e vrasjes, grabitjes dhe djegies së kufomës së klerikut At Lekë Luli nga komunistët në korrik 1944. Auroni kënaqet që e kanë vrarë dhe djegur. Nuk i del ky fakt, por diskuton llojin e burimeve, etj. Për të dokumentuar këtë vrasje janë shfrytëzuar gjithë burimet e mundshme, raporti i Nënprefekturës së Tropojës, kujtimet e vrasësve, etj. Këta të fundit, me shumë krenari kanë rrëfyer se si e vranë, dogjën dhe vodhën, Atë Lulin dhe shoqëruesin e tij, duke i akuzuar se ishin “ndërlidhës” të anglezëve dhe gjermanëve (!). Pjesa e postuar prej meje në fb është nxjerrë nga libri im kushtuar persekutimit të klerit katolik shqiptar që del pas disa javëve. Po bëj një ndryshim të vogël tashmë, duke futur edhe emrin e Auron Tares në cilësinë e avokatit të krimeve në fjalë. Rrjeti social nuk është libër për të vendosur referenca e detaje të tjera, të cilat në libër janë të plota. Sigurisht, në asnjë rrethanë, profesionalizmi nuk ma lejon të shtoj apo vendos gjëra të paqena.
Tare as ia ka idenë se Atë Luli ka qenë një ndër antifashistët e orëve të para. Në kohën kur ai ishte në aktivitet antifashist, idhulli i Tares shiste cigare në dyqanin “Flora” e rrinte në prehrin e jugosllavëve të tij të dashur.
Nuk e di në ka këtë qëndrim edhe shefi i Tares, kryeministri i vendit. Nëse e ka të tillë, vizita e vitit 2014 e Papa Françeskut paska qenë një hipokrizi nga ana e qeverisë.
Dhe meqë ka nisur tekstin agjitativ në stil soroist nga e kaluara e vet, unë nuk kam qenë skënderbegas dhe nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam vjedhur shokut 100 lekë.

Trau pa alternativë dhe taksa e dyfishtë e Rrugës së Kombit hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj projektit të bashkimit kombëtar – Nga AZGAN HAKLAJ

Rruga e Kombit është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm nga pikëpamja kombëtare në historinë e Shqipërisë.

Realizimi i kësaj vepre është triumfi përballë pengesave të shumta të cilat kishin të bënin jo vetëm me koston e lartë, por në radhë të parë me vendosmërinë e të majtës për ta penguar me çdo mjet politik këtë vepër të madhe të pagëzuar me emrin kuptimplotë “Rruga e Kombit”.

Kjo kryevepër e inxhinierisë, megjithëse kalonte në një terren të vështirë malor ku u desh të lëvizeshin sasi kolosale prej 32.000.000 m kub dhéra dhe shkëmb, të ndërtoheshin mure, ura e Tuneli i Thirrës, më i gjati në Ballkan, ia doli të shkurtonte tre herë kohën e udhëtimit Tiranë-Prishtinë e anasjellltas.

Kur poeti i madh Dritëro Agolli e përshkoi “Rrugën e Kombit” një dekadë më parë gjatë vizitës  së tij në Prishtinë tha i entuziazmuar :-“Pas 10 vjetësh askush nuk do të pyesë sa ka kushtuar kjo rrugë”. Patriarku socialist kishte parasysh sulmet e egra që i  bënte e majta z. Lulzim Basha, finalizuesit  të kësaj vepre të Qeverisë Berisha.

Edi Rama e Qeveria e tij koncesionare e shetitëse me demonstrime paternaliste  në  5 vjet qeverisje nuk kanë ndërtuar as një km rrugë të re Ai groposi 100 milionë euro në Rrugën Tiranë–Elbasan-Gjinar, bajpasin e Fierit, Lungonorën e Vlorës e vepra të të tjera që janë iniciativa të Qeverisë Berisha,  e që kanë ndodhur ditën për diell me bekimin e plotë të Ramës e misionarëve të tij të korruptuar.

Prangosja e disa drejtorëve  sekser  dhe e zyrtarëve  të niveleve të ulta ishte një tymnajë për të mbuluar megaskandalin gjigand dhe vjedhjen kolosale që Rama e banda e tij u bëjnë qytetarëve shqiptarë prej 5 vjetësh.

Natyrshëm lind pyetja”-“Përse Edi Rama i ve taksë të dyfishtë  Rrugës së Kombit”?! Urrejtja e tij patologjike ndaj shqiptarëve dhe ndaj atyre të Veriut në veçanti është vetëm një anë e problemit që ai ka me veriorët.

Ai është i  bindur që dëmi që i shkaktohet ekonomisë, turizmit, lëvizjes së lirë dhe imazhit të Shqipërisë është shumëfish më i madh se përfitimi që ka shteti e shqiptarët nga kjo taksë që fillon nga 5 -22 euro që shkon në xhepat e dyshes Salillari-Kastrati.

Kryeministri  Rama e urren Kosovën njësoj si babai i tij shpirtëror Enver Hoxha e daja i tij, Spiro Koleka.

Ai nuk dëshiron që Shqiptarët e anës tjetër të kufirit të vijnë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Shëngjin, Vlorë lirshëm si vllau tek vllau e të ndihen natyrshëm si në shtëpinë e tyre.

 Preteksi se “Rruga e Kombit” kërkon shpenzime të mëdha e të pa përballueshme për buxhetin e shtetit është një mashtrim i madh, një ҫorbë që ju serviret shqiptarëve nga kazanët e “guzhinës së Rilindjes”. Por ky preteks dëshmon dhe një të vërtetë se nuk mund të vesh taksë të dyfishtë, në një rrugë të papërfunduar, pa alternativë dhe që bie ndesh me deklarimin e bashkimit doganor.

Një dekadë pas ndërtimit të saj “Rruga e Kombit” i ka sjellë Shqipërisë dhe ekonomisë së saj fitime, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë , pa llogaritur miliona euro që Kosova importon nga Shqipëria në materiale ndërtimoi e produkte agro-ushqimore.

Nga ana tjetër është taksa skandaloze qindra mijëra eurosh e fshehur tek çmimi i karburanteve, të cilën qytetarët tanë i paguajnë” Edvin Sulltanit” për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.

Shtoj këtu edhe taksën e qarkullimit të automjeteve i bie që  kryehajduti zhvat kaq shumë lekë nga populli i vet, sa mund të shtronte të gjitha rrugët me tapet të kuq. Rama vjedh këtë taksë që dikur e vodhi kryeministri Majko, sot ministër në kabinetin e tij. Shqiptarët nuk e kanë harruar ende taksën Majko . Vepra të tilla të mëdha kombet e qytetëruara, perandoritë e mbretëritë e tyre i kanë ndërtuar qysh në lashtësi, por askush nuk është kujtuar të vendosë taksë në rrugën që lidh dy pjesët e një kombi.

Këtë s”e bënë as romakët, me të famshmen “Rrugën Egnatia”, as Shteti i Arbrit dhe as i Skënderbeut.

Nuk është rastësi ndërtimi i Kalasë së Rodonit e i Portit të saj nga Heroi ynë Kombëtar, strategu e burrështetasi gjenial në kushtet e rënda të luftës për ekzistencë i lidhi trojet shqiptare me detin duke siguruar një komunikim të pandërprerë për nevojat ekonomike e ushtarake të shtetasve të tij .

Në kufirin shqiptar që Rama kërkon të bllokojë e të vendosi barrierë janë derdhur lumenj gjaku në betejat për liri e bashkim kombëtar, për shembjen e “Mureve të Berlinit” mes shqiptarëve.

I kujtoj këtu Ramës, betejat legjendare të UҪK-së, e po ndalem tek shembia e kufirit mes shqiptarëve në Koshare. Agim Ramadanin, komandant i pathyeshëm që ra në Koshare, kishte shkruar:

        M’u shterrshin sytë nëse pushoj

        Lirinë tande tuj ëndrrue.

        Mallkuar qoftë gjaku im,

        Nëse më vrasin  pa luftue.

Luan Haradinaj ra në kufirin që ndante shqiptarët.

Për të fituar lirinë dhe për të shembur kuijtë e barrierrat luftuan Jasharajt e Haradinajt. Ranë për të mbetur në altar Komandanti legjendar  Adem Jashari me Hamzën e Shabanin e gjithë familjen. Ranë Bedri Shala, Bekim Berisha,  Ardian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Fehmi e Xheve Lladrovci, Yll Morina, Urim Rexha, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Njazi Azemi, Agron Rama, Iljaz Kodra, vëllezërit Gursel e Bajram Sulejmani, Shkëlzen Haradinaj, Tahir Sinani, Fadil Nimani, Ismet Jashari, e mijëra e mijëra të tjerë dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën për të shembur kufirin mes shqiptarëve .

Me të drejtë Kosova i ka vendosur emrin Rrugës së Kombit  “Ibrahim Rrugova”, në shenjë nderimi për kontributin e tij për Kosovën e për Atdheun.

Kryeministri do të taksojë gjimnazistët, studentët, veteranët e qytetarët e Shqipërisë, e vetëm kur të japin para për kryekusarin do të vizitojnë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën e Bacës Isë, bukuritë e Rrozhajës, Plavë-Gucinë e Ali Pashë Gucisw,  Sanxhakun që po sllavizohet, Shkupin e Nënë Terezës,  Preshevën e Ridvan Qazimit ,  kullat legjendare të Prekazit e të Gllogjanit, ku është shkruar epopeja e re e lavdishme e Kombit Shqiptar.

Në anën tjetër të rinjtë e të rejat e Kosovës, shqiptarët e Malit të Zi, Preshevarët, Shqiptarët e Maqedonisë duhet të paguajnë haraҫe kryetaksidarit  Rama, për të vizituar Krujën, kështjellën e qëndresës shqiptare, Lezhën e Besëlidhjes  së  Gjergj Kastriotit  Skënderbeut, Shkodrën e  Ulqinin e Teutës, Vlorën e Flamurit të  Plakut të urtë Ismail Qemalit.

Dhuratat e konҫesionet që Edi Rama u ka bërë armiqve shekullore të shqiptarëve , grekëve e turqëve, e kanë damkosur si kampion të tradhëtisë. Grekëve u dhuroi Detin e turqëve Aeroportin dhe Hidrocentralet, mafias ndërkombëtare të drogës dhe trafiqeve Bregdetin. Rama dënoi me vdekje  Çështjen Ҫame, duke e përjashtuar nga bisedimet dypalëshe të qeverive Tiranë-Athinë, e cila të sjell në mend vargjet e Bilal Xhaferrit:

Dhe kudo tokë Ҫame

Mbuluar nga retë,

Rënkon e mbytur në gjak e lot,

E mbetur e shkretë

             Pa Zot.

Na e tregojnë drejtimin plumbat që vërshëllejnë në errësirë.

Na ndriçojnë rrugët flakët që gjithë tokën kanë përpirë.

Mirëpo sot i themi këtij Esat Pashë të Dytë që kurrë nuk kanë për ta falur Shqiptarët Ҫamërinë.

Edi Rama po jetëson planin djallëzor të kolonizimit të Alpeve asetet  më të bukur e më të ҫmuar të Kombit, me hotele me 5 Yje për të shndërruar  ato në lavatriҫe gjigande të pastrimit të parave të krimit. Taksa 0 për këta   përbindësha, që presin të mbijnë në peisazhin mahnitës të Alpeve është vula e testamentit të besëlidhjes që “pejgameri Rama” ka nënshkruar me qarqet anti-shqiptare që e sollën në pushtet..

Me hakmarrje të pamëshirshme shkatërroi bukuritë turistike duke betontizuar luginat e lumenjve sidomos atë të Valbonës. Është neveritëse deri në përshtirosje kur sheh në ekran dordolecët e tij që mundohen të mbrojnë timonierin e tyre mbas çdo mëkati që bën . Kështu ndodhi në rastin e Marrëveshjes së fshehtë për Detin, me pabesinë ndaj Ҫështjes Kombëtare Ҫame.

Kur u hakmor ndaj Universitetit, Akademisë së Shkencave, Teatrit Kombëtar, Galerisë së Arteve, simboleve më të rëndësishme të një shteti.

Nuk do të ҫuditesha aspak kur të dëgjoj të thotë do të bëjmë Muzeun Kombëtar supermarkatë për domate e speca.

Teksa shikoja para dy ditësh në televizion  zv/ministrin e tij  qyp, siҫ i  thonë anët tona një burri të paditur, të  jepte  alternativë të Rrugës së Kombit një udhëtim prej Magelani rreth Pukës për të mbëritur në Kosovë, e për të përligjur taksën e “Rrugës së Kombit”.

Mendova me vete: A ka lexuar ndonjë libër ky njeri ? A ka shfletuar ndonjë  hartë kjo daulle e Qeverisë?!

Një javë pas mbërritjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë, këngëtarja e madhe Shkurte Fejza i drejtohej  Gjergjit të madh me vargjet:

              Kur kalove nëpër kufi

             A i  ke pa  do gurw të zi?

             Që përgjysë ne na kan’ nda.

Mirë se erdhe, Gjergj vëlla.

Dhe pikërisht në Vitin e Gjergj Kastriotit që ai vetë ka shpallur, ndaj shqiptarëve ka bërë mjaft zullume . Përdhosja, fyerja që kryeministri iu bën simboleve kombëtare. Shembja e kullës së heroit të rezistencës antikomuniste Prek Calit. Lufta e paprinciptë ndaj shtresës së tw përsekutuarve. Opozita që i bën Opozitës. Goditja e botës akademike e asaj të artit. Shkatërrimi i Sovranitetit Kombëtar. Goditja e shkatërrimi i projektit të Bashkimit  Kombëtar,  ndonëse prezantohet si udhëheqësi i këtij projekti. Ideja e tij për Tregun e Përbashkët Ballkanik, që ka si qëllim Jugosllavinë e Re.

Përpjekja për shkëmbim territoresh në Kosovë. Pozimi si patriot i madh në Preshevë, e shpallja “Qytetar Nderi” në qytetin e Ulqinit, ndërkohë taksimi që po u bën sot për lëvizjen e lirë në Rrugën e Kombit, nxjerr lakuriq paftyrësinë e tij para një kombi të tërë.

            Të gjitha këto  janë bonuset e mëdha që Rama u jep armiqëve tanë shekullore si hakmarrje ndaj grushteve vdekjeprurëse që iu dha atyre kryetrimi i historisë dhe i ushtrisë së tij fitimtare, Gjergj Kastrioti.

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet: “Udhën e madhe dhe udhën e katundit s”ka burrë që e ndal”. Aty kalojnë njerëzit e bagëtitë . Kalon  i  gjalli dhe i  vdekuri

Vetëm kur Shqiptarët të marrin vendimin me referendum taksidari Rama do të marrë para, ndryshe vendos Populli Sovran e i  tregon vendin burrit  të  fortë që bllokon jo një rrugë katundi, por Rrugën e një Kombi të tërë. Modeli alla Putinist e  Erdoganist nuk mund të zbatohet kurrë në trojet tona , të një kombi që lufton prej 2.000 vjetësh për lirinë dhe dinjitetin e tij .

Kur Shqipëria lëngonte nën thundrën e Sulltanit, në preludin e Kryengritjes  së Malwsisë së  Madhe dhe të Shpalljes së Pavarësisë,  i madhi Ndre Mjeda, poeti rilindas, i  drejtohej maleve kala të lirisë dhe shpendit simbol të shqiptarëve, shqiponjës  , me vargjet lapidare:

O  Shqipe,  o zogjtë e malevet, kallxoni:

A shndrit  rreze lirie mbi ato maje,

Mbi bjeshkë të thepisuna e nd”ograji,

Kur del gurra e gjimon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndokund kah  fluturoni

Nëpër shkrepa me ushtue kënga e saj.

Zgjodha këtë fund poetik  kushtuar Lirisë  prej rilindasit të madh Mjeda, për t’i thënë “Sulltan Ramës “,  se për tradhëtitë që i ka bërë popullit shqiptar në Vitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të marrë përgjigje solemne nga Sovrani Popull. Ky Sovran do të këndojë në mënyrë referendare këngën e lirisë duke shkuar deri në vendimin e mosbindjes civile.

Zyrtare – Rusia dëbon 2 diplomatë shqiptarë, dalin emrat

Pas dëbimit të dy diplomatëve shqiptarë nga Ministria e Jashtme ruse, si përgjigje që Rusia po u jep të gjithë vendeve të cilët mbështetën Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Përmes një deklarate thuhet se ky vendim nuk ishte surprizë, pas vendimit të marrë nga pala shqiptare pak ditë më parë për dëbimin e dy diplomatët rusë, ndërsa shtohet se kanalet diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Sipas burimeve të Report Tv emrat e diplomatëve që janë dëbuar nga ambasada e Shqipërisë në Moskë janë; Albert Jerasi, që mban detyrën e zv/ambasadorit dhe Arben Doçi, këshilltar. Diplomatët që janë dëbuar kanë afat që të largohen nga Moska deri në datë 5 prill.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Me datë 30 mars 2018, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse.

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Ministria e Jashtme ruse thërret ambasadorin shqiptar. Sa diplomatë do të dëbojë Moska?

Rreth katër ditë  më parë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i komunikoi ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, dëbimin e dy diplomatëve, Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

 

Ndërsa sot burime për “Panorama” bëjnë me dije se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thirrur në zyrë ambasadorin e Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni për t’i komunikuar dëbimin e dy diplomatëve shqiptarë atje.

Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë vjen si përgjigje që Rusia po u jep të gjithë vendeve të cilët mbështetën Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Shqipëria në sintoni me një sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, duke nisur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës shpallën të paktë 150 diplomatë “non grata”

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera europiane kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës.

Më herët gjatë së hënës ishte presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, që bëri të ditur se 14 shtete të BE-së kishin vendosur të dëbonin diplomatët rusë, respektivisht si në vijim: Franca (4); Gjermania (4); Polonia (4); Republika Çeke (3); Lituania (3); Danimarka (2); Holanda (2); Italia (2); Estonia (1); Kroacia (1); Finlanda (1); Letonia (1); Rumania (1). Nga jashtë BE-së, Ukraina (13) dhe Kanadaja (4).

Xhufi thirrje kryebashkiakut të Tepelenës: Qyteti jo simbol i represionit komunist, mos harro kush jemi

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi është i mendimit se kampi i Tepelenës nuk ka asnjë ngjashmëri me kampin famëkeq të Aushvicit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, bazuar në dokumente të CIA-s amerikane, shprehet se trajtimi i të izoluarve në atë kamp ishte më i mirë se në burgjet e Spaçit dhe Burrelit.

Janë pikërisht këto dy burgje që mund të kthehen në muze si simbole të represionit të egër komunist.

 

Si është historia e kampit të familjeve në Tepelenë? Kur është ndërtuar dhe cili ka qenë qëllimi i tij?

Ky kamp ka dy histori, ka historinë e njerëzve që kanë jetuar dhe e që e kanë vuajtur, pa dyshim, kanë kujtime të dhimbshme dhe të forta, por është dhe historia e historianëve, të cilët janë të ftohtë dhe flasin përmes gjuhës së dokumenteve. Unë kam vënë re që ka pasur një tentativë mistifikimi të historisë së kampit të Tepelenës. Është quajtur Aushvici shqiptar, është quajtur kampi i shfarosjes në masë dhe kjo ka ngjallur reagime dhe jo vetëm mes shqiptarëve.

Në premisë, dua të them se do të kisha dashur shumë dhe do të kisha uruar shumë që për të bërë një pasqyrë dhe një rishikim të historisë së diktaturës, të restauroheshin burgjet e Burrelit dhe të Spaçit, për mua, ata janë dy simbolet e represionit komunist. Në këtë kuptim, më duket se ka një shpërpjesëtim, por edhe një dhunë dhe padrejtësi që u bëhet të gjithë atyre të burgosurve politikë, shumë prej të cilëve edhe kanë vdekur në këto dy burgje. Në raport me ta, kampi i Tepelenës ishte një kamp i ngritur për një kohë të caktuar.

Kur u ngrit ai?

Ishte viti 1948 kur regjimi i Enver Hoxhës prish marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos. Lidhjet me Bashkimin Sovjetik akoma nuk ishin shumë të forta, sepse me Shqipërinë merrej Jugosllavia. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Shqipëria u konsiderua nga Perëndimi si hallka më e dobët e sistemit komunist. Në këtë kohë pati një bashkëpunim me Titon, SHBA, CIA-n, shërbimet angleze, italiane dhe greke për të organizuar të arratisurit politikë, grupet që tashmë ishin nëpër shtete të ndryshme të Europës dhe në SHBA, por dhe të arratisurit që vazhdimisht largoheshin dhe strehoheshin në kampet e pritjes në Prizren, Ulqin, por dhe në jug, në Greqi, në kampin e Lavrios, afër Athinës.

Cili ishte qëllimi i këtij kampi?

Qëllimi i krijimit të tij ishte për të zhvendosur familjet e të arratisurve politikë dhe që futeshin nga Jugosllavia vazhdimisht të armatosur, në mënyrë që të mos shërbenin si bazë për këto banda, të cilët do t’i përdornin këto familje si baza, si strehë për të vazhduar më tej me misionin e tyre.

Këto familje të shpërngulura në këtë kamp ishin kryesisht nga veriu i vendit?

Ishin kryesisht nga Veriu, por kishte dhe nga Jugu, sepse ishte dhe kampi i Lavrios afër Athinës, i cili përgatiste njerëz të armatosur për të hyrë në Shqipëri. Në vitin 1953 kur ky aktivitet i organizuar i CIA-s, UDB-së apo dhe shërbimeve të tjera nuk dha rezultat, ky operacion pushoi menjëherë dhe kampi u shpërnda.

kampi i tepelenes

Si ishte jeta dhe trajtimi i këtyre familjeve, grave dhe fëmijëve që mbaheshin në këtë kamp?

Për jetën e familjeve të kampit ka dokumente të CIA-s që vinin nga dorë e parë, që ishin njerëz nga ky kamp të cilët i çonin informacionet në Jugosllavi. Por sipas raportit të CIA-s, kushtet në këtë kamp nuk janë fort të këqija, siç mund të ishte kampi i Maliqit. Thuhet që jetojnë në këto dy kapanone, por kanë qenë kapanone me tulla, ndërtime të kohës italiane, aty më pas u strehua edhe ushtria shqiptare dhe unë i kam parë nga afër. Sigurisht që flinin një numër i madh personash në një kapanon, tregohen oraret e aktivitetit ditor, ushqimi, por dhe orare të zbavitjes, apo çlodhjes.

Personat e kampit dërgoheshin herët në mëngjes në punë, kryesisht në shpyllëzimet e shpateve, pasi Tepelena është një territor si në gropë. Raporti thotë që gjatë natës në kamp kishte 5 policë, ndërsa gjatë ditës vetëm 1 polic. Kur ti i thua Aushvic këtij kampi, krahasoji mirë parametrat. Sigurisht jemi në 1953 dhe kushtet ishin të vështira, kishte zi buke dhe prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë kishte ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Nuk them se nuk ka pasur vdekshmëri të fëmijëve, sigurisht ka pasur dhe në kamp, për këto kushte, por vdekshmëria ka qenë e lartë në rang republike. Sigurisht ai ishte kamp izolimi, nuk ishte kamp pushimi, por t’i thuash ishte kamp i shfarosjes në masë, është t’i dhunosh historinë, por edhe të lëndosh edhe ndjenjat e atyre që kanë vdekur në burgjet e komunizmit.

Ka pasur dhe një kamp të ngjashëm në Maliq të Korçës?

Po, ka pasur dhe një kamp në Maliq, por kushtet aty ishin shumë më të këqija se kampi i Tepelenës, gjithmonë sipas raportit të CIA-s. Në Maliq ishin strehuar familje kryesisht nga Jugu, nga zona e Korçës që kishte dhe aty shumë të arratisur dhe ktheheshin me grupe të armatosura, që në atë kohë i quanim diversantë. Qëllimi i tyre ishte që të ngrinin dhe të inkurajonin rezistencën kundër regjimit në popull, të ngrinin pakënaqësi popullore dhe të krijohej një kryengritje e brendshme, sepse këto grupe ishin të vogla dhe të izoluara dhe nuk mund të arrinin të bënin aksione të shkallë të gjerë.

Por qëllimi ishte të nxisnin popullin, por kur u pa që kjo praktikë nuk pati jehonë, madje shkaktoi dhe reaksion të brendshëm, sepse këto grupe të armatosura kanë bërë dhe krime, që në ditët e sotme mund të cilësohen si terrorizëm, sepse janë vrarë ushtarakë, oficerë, punëtorë partie, zyrtarë, por janë vrarë dhe njerëz të thjeshtë, vajza që shkonin në shkollë dhe gra që punonin në ara. Cuca e Maleve nuk ka qenë një krijim artistik, por realisht ka folur.

Pra, ju mendoni se nuk është ky kampi simbol për të kujtuar represionin e egër komunist?

E kam thënë dhe e them se simboli i represionit komunist në Shqipëri është burgu i Spaçit dhe Burrelit. Këmbëngul që ato dy burgje duhet të rindërtohen siç kanë qenë, duke i kthyer në muze dhe aty të çohen me patjetër nxënësit e shkollave në radhë të parë, sepse nuk jemi ne 60-vjeçarët t’i tregojmë njëri-tjetrit, t’i tregojmë se cili ka qenë dhe cili është. E rëndësishme është që atje të shkojnë shkollat, të njihen me pjesën më të egër të regjimit komunist dhe aty të bëhet edukimi i tyre real me historinë dhe jo të krijojmë mite që më kujtojnë mitet që u krijuan pas çlirimit nga udhëheqja komuniste, që tregonte heroizmat e saj për rreth 45 vjet.

Në ç’kuptim e thoni këtë?

Ka një popull që është shumë i ndjeshëm, kur ti i zë në gojë Aushvicin, duke e transferuar Aushvicin edhe në Shqipëri, ti e thyen atë popull. Pra, është e padrejtë që të krijohet një mit i paqenë. Aushvici, Mathausen apo Birkinau, nuk kanë të ngjashëm as në Shqipëri e as në ndonjë vend tjetër të Europës për mizorinë që është ushtruar aty ndaj racës njerëzore. Ndaj, çdo krahasim i realiteteve te tjera represive, siç është edhe kampi i Tepelenës, me kampet e mësipërme të shfarosjes në masë, është antihistorik e spekulativ!

Unë kam gjithë respektin e duhur për të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur aty, ku kanë kaluar një jetë të vështirë, por ta kapërcesh masën dhe ta kthesh kampin e Tepelenës në një kamp shfarosjeje, në një kohë kur nëse donin t’i shfarosnin, i vrisnin pa gjyqe siç edhe ka ndodhur. Por ne nuk duhet të fyejmë popujt e tjerë duke larë hesapet me njëri-tjetrin se kjo është dhe për përdorim të brendshëm. Unë dyshoj që ka dhe një arsye nga iniciatorët që e kanë marrë përsipër. Mund të them se ndonjëri prej tyre nuk është njeriu i duhur.

Cilët janë iniciatorët e këtij projekti?

Është Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, i cili ka një detyrë shumë specifike dhe të rëndësishme, që duhet ta bëjë mirë. Janë ish-të përndjekurit politikë, që kanë qenë dhe duhet ta kërkojnë këtë, por duhet të ketë një filtër.

Është dhe Bashkia Tepelenë?

Bashkia e Tepelenës dhe kryetari i saj e ka përqafuar me shumë dashuri këtë nismë, por për fat të keq është vështrim shumë miop, për ta parë si destinacion historiko-turistik. Nëpërmjet gazetës suaj, kryetarit të Bashkisë së Tepelenës do të doja t’i thosha se këmbëngulja për të bërë në mes të Tepelenës një memorial për kujtimin e viktimave dhe të izoluarve në kampin e Tepelenës, ka dhe një risk tjetër dhe më duket se ka dhe një paragjykim, sepse dikush kërkon që ta identifikojë Tepelenën se ka njerëz me prapamendime qoftë fetare, qoftë krahinore, do ta bëjë Tepelenën si simbol të represionit komunist.

Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës dua t’i them se para se të angazhohet për kampin e Tepelenës, duhet të angazhohet në shumë punë të tjera. Sepse Tepelena ka qenë vatra e kryengritjeve dhe luftërave për liri dhe demokraci të popullit shqiptar dhe kjo që nga kohët e para të Skënderbeut dhe nuk ka përfillur organizimin e një konference shkencore për këtë histori të pasur. Ja ku jam unë që kam bërë një libër me 1500 faqe për historinë e vjetër të Shqipërisë dhe nuk kujtohet të bëjë një konferencë shkencore për luftëra që na kanë bashkuar ne shqiptarëve dhe përqafon një projekt që është një realitet, ai kamp, por është mistifikuar.

“Kokaina në Xibrakë”, Ermal Hoxha dhe grupi i tij kërkojnë pafajësi

Grupi i kokainës në Xibrakë, ku bënte pjesë Ermal Hoxha dhe disa persona të tjerë kanë kërkuar rekurs në gjykatën e lartë.

Mësohet se ata kanë dorëzuar kërkesën për pafajësi pranë kësaj gjykate. Praktikisht të gjithë anëtarët e tjerë të bandës, që nga vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez.

Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.

Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi.

Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundështuar vendimin.

Nëntë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur cdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

Dervishi – Xhufit: Je kuadër i agjitpropit komunist

Historiani Kastriot Dervishi duket se është vënë në qendër të sulmit së fundmi ku pas deklaratave të studiuesit Auron Tare është kritikuar edhe nga historian Pëllumb Xhufi.

 

Xhufi ka deklaruar në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme se njerëz si Kastriot Dervishi e përdhosin historinë sepse mundohen të interpretojnë dokumente të së kaluarës dhe i keqinterpretojnë ato.

“ Kanë dalë kohët e fundit persona që botojnë dokumenta te selektuar qëllimisht. Madje është edhe njëri që i boton këto. Ka një fotografi shumë të bukur si edhe një dosje të madhe me dokumente. Ky ka botuar një dokument, një letër të një të internuari në kampin e Tepelenës që i bënte njē letër pozitive Enver Hoxhës.

Tani ky e bën interpretimin, ky fshatari paska qenë kodosh i madh, është tallur me Enver Hoxhën. Ai i ziu mund ta ketë bërë që të dalë nga kampi dhe interpretimi i tij ishte se, ky fshatari ka bërë ironi të thellë. Kjo quhet përdhosje e historisë,”- ka deklaruar Xhufi.

E ndërsa në  reagimin e tij Dervishi shkruan se njrëz si Xhufi dhe Tare janë njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit.

“Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri,” shkruan Drevishi.

Reagimi i plotë:

 

Xhufit dhe avokatëve të mesjetës komuniste

Për të ardhur keq që shokët e një ndërmarrje agjitpropi komunist, Auron Tare, Pëllumb Xhufi, etj, kanë vënë në mënyrë diletante këto ditë të më përmendin në komentet apo postimete tyre të mjera. Madje për këtë sajojnë edhe emisione të kota pa asnjë bosht e rend të duhur. Po ua them hapur se as më nevojitet dhe as më hyjnë në punë vlerësimet nga njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit. E kundërta do më bënte të më vriste ndërgjegjja.

Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri. Xhufi që dikur rrezatonte lumturi kur fotografohej në krah të Enver Hoxhës, që përzgjidhej si përkthyes special për familjen Popa në ambasadën italiane, apo qëndronte i mrekulluar si përkthyes i Ramiz Alisë (mbajti edhe fjalimin në varrimin e tij), nuk është personi që mund t’i besosh për ato që thotë.

Dy fjalë për kampin e Tepelenës. Xhufi i kënaqur për dërrmën që iu dha partia “armiqve të popullit” (gra, pleq dhe fëmijë) aludoi krejt kot se kampi është hapur në vitin 1949 për familjarët e të arratisurve në Jugosllavi. Nuk e di nëse këtë e ka dëgjuar nga ndonjë polic i kampit nga Progonati nga rrëfime familjare. Në të vërtetë, të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë qysh në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas të zhvendosur në Tepelenë. Në vitet e para pas lufte, elementi nacionalist nuk mund të arratisej në Jugosllavi pasi ishte një regjim i përbashkët, si këtu e atje. Dhe pikërisht në kohën kur babai i Pëllumbit, Muharem Xhufaj ishte drejtues komunist i brigadës së 5-të dhe luftonte kundër shqiptarëve në Kosovë (nuk kishte asnjë nazist në këtë kohë atje). Tani Muharremi me yll të kuq në ballë që luftonte krah për krah brigadave të shokut Tito kundër elementit nacionalist në Kosovë çfarë i bie që të jetë?

Ta sqaroj edhe punën e “dokumentit të CIA-s” që Xhufi nuk di as ta kuptojë dhe as ta interpretojë. Në vitet 1949-1953, në kuadër të armiqësimit me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen prej Xhufit sikur të ishin lëvizje të mëdha. Pas vitit 1953 Tito dhe Enveri u “pajtuan” midis tyre, etj (histori e gjatë, që nuk lidhet me kampin e Tepelenës).

Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin.Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit:

-Babanë sekretar në komitet partie

-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

-Dajën prokuror

-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit

Pse Shqipëria nuk bëhet dot me Kosovën?! – Nga BEN ANDONI

Jemi dy vende, me gati përbërje popullsie të njëjtë, me histori deri diku të ngjashme, por gjithmonë e më shumë larg me njëra-tjetrën. Për ta afruar këtë realitet ka takime qeverie, konferenca dhe punë burokratësh, por dy njësitë gjithnjë shtyhen kundrejt vetes. Ka shumë arsye, por në mënyrë të thjeshtë mund të rendisim pak syresh.

Shqipëria me Kosovën e ka shumë të vështirë të bashkëpunojnë, sepse shqiptarët asnjëherë nuk e kanë parë Kosovën si pjesë të natyrshme të Shqipërisë. Në historinë e tyre moderne, Kosova ka qenë nën autoritetin administrativ shqiptar në kohën e fashizmit, porse koha e pakët e bashkëpunimit, diferencat e thella të mënyrave të jetesës, kulturës dhe predispozitës nuk është se lanë aq gjurmë. Përjashtim bëri iniciativa e ish-Ministrit shqiptar të Arsimit Ernest Koliqi që dërgoi në Kosovë shumë arsimtarë nga Shqipëria, një pjesë e të cilëve edhe mbetën në vend. Sa i përket disa dhjetëra komunistëve, që u çuan nga Tirana zyrtare, ata nuk mundën të përcillnin dot më shumë sesa ideologjinë dhe përpjekjen që Kosova t’i dedikohej më shumë antifashizmit dhe ku ta dish, në të ardhmen t’i bashkohej Shqipërisë. Kjo nuk funksionoi ashtu si nuk funksionoi vetë komunizmi alla shqiptar në Kosovë. Ndërkohë përfshirja e njësive kosovare dhe e ministrave të saj në qeveritë kuislinge shqiptare ka qenë e hidhur. Më e hidhur akoma kujtesa që lanë ata.

Nga ana tjetër, veç episodeve, Kosova ka qenë e pareshtur sa i përket kontributit patriotik ndaj Shqipërisë. Jo vetëm individualisht, por një grup i madh luftëtarësh kanë qenë të përfshirë në historinë e vendit tonë, si edhe janë flijuar për Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një idil që ka mbajtur ëndrrat e njerëzve në kohë të ndryshme në Kosovë, kurse prosperiteti i saj i imagjinuar kulturor-ekonomik ishte një ëndërr për kosovarët për të ardhmen e tyre në një mundësi hipotetike. Vetëm se kur e kanë prekur këtë realitet shikimi i kosovarëve ka qenë gati patologjik. Lufta më e madhe e brendshme e jo pak individëve mbeti përkthimi i këtij realiteti të zymtë në vendin e tyre. Një pjesë jo e vogël e njerëzve të rezistencës së vërtetë kosovare kundër Titos, Rankoviçit dhe pastaj Millosheviçit janë ushqyer nga Shqipëria, moralisht, ideologjikisht, madje ka evidenca dhe financiarisht. Ky është ende një lëmi ku do të duhet të punojnë në të ardhmen historianët kur të fashitet pak zelli nacionalist.

Por të kthehemi në argumentin bazë: Shqipëria kurrë se ka parë Kosovën si qendër kulturore. Që do të thotë, shumë individëve u ka pëlqyer që i kanë botuar autorët e këtej kufirit, që i nderojnë, porse kurrë nuk e kanë vlerësuar poezinë, prozën, dramën, pikturën dhe skulpturën kosovare në lartësitë që i takon. Sot e kësaj dite, kultura kosovare nuk llogaritet në sistemet e kulturës shqiptare, pothuaj ata si janë art i huaj për ne. Kur neve na duhet të shpallim elementët modernistë të kulturës në disiplina të ndryshme, që në Kosovë kanë qenë organikisht, neve nuk i pranojmë si tonat. Për letërsinë dhe artin kosovar ne flasim njësoj si për vendet e tjera të Ballkanit.

Në ditët tona, Shqipëria i ka vendosur barriera vazhdimisht nga ana ekonomike, kurse kuota e fundit e pagesës në Udhën e Kombit është gati vrastare. Aq e fortë sa e bëri Haradinajn kryeministrin kosovar të apelonte dhe t’ia thoshte hapur zotit Rama se duhet ta mirëmbante më parë rrugën dhe pastaj të kërkonte këtë tarifë.

Sa i përket politikës, Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë një faktor, që mund të thuhet se ka fashitur problematika në Kosovë, kurse përfaqësimi ynë diplomatik dhe anasjelltas shpesh ka qenë shumë i dobët. Megjithatë, edhe në pak raste, janë vlerësuar ndërhyrjet e Shqipërisë dhe artikulimi i çështjes së Kosovës para Beogradit. Ndërkohë nga deklaratat e shumë deputetëve në Kosovë, kuptohet gjithnjë e më shumë se politika shqiptare nuk honepset në Kosovë për nivelin e ulët, ashtu si ajo kosovare gati përçmohet në Tiranë.

Problemet shtyhen në arsim dhe kontributet e përbashkëta që megjithëse ekzistojnë marrëveshje, ato duket se nuk funksionojnë, pasi elementi kryesor gjuha standarde është e panegociueshme për Shqiptarët e Shqipërisë ndërsa shpërfillet natyrshëm dhe nuk kultivohet në Kosovë.

Mbi të gjitha, Shqipëria s’ka qenë kurrë e sinqertë me Kosovën. I premtoi me bujë se do “t’i dhuronte” portin e Shëngjinit dhe kjo nuk u bë asnjëherë dhe me sa duket zvarritje do ketë dhe atributet që duan t’i japin Portit të Durrësit. Mbi të gjitha, me morinë e mbledhjeve që bënë dy qeveritë respektive duket se i kanë shtyrë më larg vendet e tyre, shumë më larg sesa ishin në kohët e para kur Kosova filloi edhe zyrtarisht mëvetësinë e saj. E mbi të gjitha fare, mënyra e jetesës së kosovarëve dhe ajo e shqiptarëve është krejt e kundërt dhe për fat të keq nuk po afrohet, sepse janë një grup maskarenjsh që nuk e duan dhe ta inkurajojnë tregun e përbashkët, që pengojnë integrimet dhe kanë përcjellë këtë imazh jo të mirë. Me pak fjalë: Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari. /Homo Albanicus – Gazeta Shqiptare/

Marijuana në Shqipëri, në prill fillojnë fluturimet ajrore mbi sipërfaqet e mbjella

Në Shqipëri, fluturimet e avionëve të Guardia di Finanza-s italiane për identifikimin e sipërfaqeve të mbjella me marijuanë do të shtrihen këtë vit në një periudhë më të gjatë kohe, duke nisur që muajin e ardhshëm e për t’u përmbyllur në muajin tetor. Drejtuesit më të lartë të Policisë shqiptare biseduan në detaje me një delegacion të lartë të Policisë dhe Guardia di Finanza-s italiane, gjatë një takimi në Tiranë. Këtë herë, operacioni nga ajri do të financohet në një pjesë të madhe nga Bashkimi europian në kuadër të projektit SANCAS, Support to anti cannabis strategy (Mbështetje për strategjinë anti cannabis), por do të jetë sërish pala italiane ajo e cila do të ketë rolin koordinues.

Përveç shtrirjes më të gjatë në kohë, do të shtohen edhe orët e fluturimit. Vitin e kaluar, avionët e pajisur me një teknologji të lartë, kryen 53 misione, për më shumë se 129 orë fluturimi, të cilat këtë herë do të shtohen me 30 përqind.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ardi Veliu tha se “Policia e Shtetit është e angazhuar që rezultatet e arritura gjatë vitit 2017 kundër fenomenit të kultivimit kanabisit jo vetëm të ruhen, por që këtë vit ky fenomen të mos ekzistojë më”, duke nënvizuar se ”puna për parandalimin e këtij fenomeni ka më shumë se dy muaj që ka filluar”. Ai bëri të ditur dhe elementët, ku do mbështetet projekti, për të operuar më tej në terren duke nisur nga “eksperienca e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017 dhe një analizë e plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit dhe rrugët e trafikimit të kanabisit”.

Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti, sipas njoftimit të Policisë, është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me Policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur finalizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre. Për këtë komponent janë në dispozicion për mbështetje operative, për hetime të përbashkëta, Departamenti i Policisë Kriminale dhe tashmë Task-Forca e krijuar së fundmi.

Idrizi: “Ministri grek kërkoi të mos përmendet Çamëria se do ngrihej nga tavolina”

TIRANE– Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar për vizitën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë si dhe takimin që ka zhvilluar me ministrin Ditmir Bushati. Përmes një deklarate, Idrizi thotë se Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet çështja çame, pasi në të kundërt do të çohej nga tavolina. Sipas tij, çështja çame është dhe mbështetet me dokumente detyruese dhe nuk është çështje dëshirash.

“PDIU është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë të çështje të pazgjidhura, duke përfshirë edhe çështjen çame”- thotë ndër të tjera Idrizi.

Deklarata e plotë:
Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çamë është dhe mbështet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.
Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë.

Kokë më kokë Kotzias-Bushati

Ministri Bushati në një prononcim për mediat para takimit tha se ka firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator dhe do të diskutohet për datat e takimeve mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Greqisë

TIRANË – Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me homologun e tij, Ditmir Bushati.  Takimi mes dy ministrave u mbajt pa praninë e mediave për disa orë, ndërkohë mësohet se në fokus të vizitës ishin diskutimet paraprake në prag të fillimit të negociatave zyrtare mes Shqipërisë dhe Greqisë për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Në një njoftim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë thuhet se takimi i sotëm është në kuadër të dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.

“Bushati dhe Kotzias u dakorduan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim. Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke”, theksohet në njoftim.

Ministri Bushati në një prononcim për mediat para takimit tha se ka firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator dhe do të diskutohet për datat e takimeve mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Greqisë.

Reagon PDIU 

Ndërkohë në lidhje me takimin Bushati-Kotzias, ka reaguar kryetari i Partisë Drejtësi Integrim Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, i cili duke iu referuar bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve thekson se çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe rezolutën për çështjen çame.

“Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çame është dhe mbështet me dokumente detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin shqiptar. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”, shprehet Idrizi, thuhet në njoftimin e PDIU-së.

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar mes zyrtarëve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Greqisë, janë mbajtur disa takime dhe raunde bisedimesh, mbi çështjet e hapura mes dy vendeve, me fokus arritjen e marrëveshjes për kufizimin e zonave detare dhe shfuqizimin e ligjit të luftës nga Greqia.

Ndërkohë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse do të ketë një takim mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras.

Arkitekti danez nxjerr blof ministren Kumbaro, ja çfarë shkruan për Teatrin Kombëtar

Nderkohë që zien debati per ceshtjen e Teatrit te ri Kombetar, prokjekti per te cilin u be publik ne nje takim te posacem edhe me artiste nga vete kryeministri Rama, ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro edhe dje ne seancen degjimore ne Komisionin e Medias tha se ende nuk ka nje projekt final per Teatrin e ri dhe priten edhe sugjerime dhe propozime.

Por ndryshe deklaron ai qe ka firmen e godines se re te Teatrit Kombetar, arkitekti  danez Bjarke Ingels.

Ai ka shkruar ne faqen e tij ne Facebook, jo pa krenari se eshte i lumtur te pasi u perzgjodh per dizenjimin e Teatrit te ri Kombetar te Shqiperisë.

“Jam i lumtur t’u njoftoj se jemi zgjedhur për të dizenjuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë”, shkruan ai qe me daten 14 mars.

arkitekti

Berisha: Ja pse unë dhe Olldashi nuk vendosëm taksë në Rrugën e Kombit!

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, në qeverisjen e të cilit u ndërtua Rruga e Kombit, nga foltorja e Kuvendit ka sqaruar vendimin që ka marrë me ish-ministrin Sokol Olldashi, për mosvendosjen e taksës në rrugën e Kombit.

“Është e vërtetë që në 2011 qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashin, bëmë të gjitha studimet dhe asgjë s’ka të fshehtë. Është po kaq e vërtetë, që pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve? Në asnjë mënyrë! Përkundrazi, sado fonde të sillnin në parlament unë do ti votoj, sepse është jetike. Por të caktosh 5 mln dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton në këtë vend.

Kthehemi prapë tek taksa. Doli vlera, ishte e papranueshme. U vendos, jo ta mirëmbajë drejtoria e rrugëve, kurrë. Unë jam dhe do jem që mirëmbajtja e rrugëve tu jepet kompanive private, të cilat kanë fuqi disa herë më të madhe, ekspertizë kanë sesa drejtoria e rrugëve.

Po kush ishte dallimi? Dallimi ishte thelbësor. Do ti jepnim koncesionarit, siç i jepni ju ndrikull Nushit ne do jepnim paratë për të mirëmbajtur rrugën e kombit, rrugën Tiranë-Durrës, rrugën Durrës-Fier, Fier-Vlorë e me radhë.

Kjo ishte drejtimi i politikë sonë, ata të cilët duan të fshihen pas shpatullave të mia si minj, se burri nuk e bën atë kurrë, e pyes pse nuk e vura unë atë taksën? Kush më pengonte mua, ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim që për mesataren e mirëmbajtjes. Nuk vumë bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do ishte me tarifë dhe nuk u vendos”, – u shpreh Berisha.

Skandali – Dhjetëra gjyqtarë e prokurorë u punësuan në “Kristal” në shkelje të rregulloreve

Ndonëse ishte nën hetim prej vitit 2012 për shitje diplomash, universiteti “Kristal” u kthye në një punëdhënës të madh për dhjetëra prokurorë dhe gjykatës, të cilët u përfshinë në mësimdhënie në kundërshtim me rregulloret dhe ngrejnë dyshime për konflikt interesi.
Në korrik të 2014-s, universiteti “Kristal” gjendej në prag të mbylljes dhe në mes të një procesi gjyqësor, por presidenti i tij Ahmet Muçaj përshkruhej si sponsor bujar në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Emri i Muçajt u lakua në KLD gjatë procedimit disiplinor për “fshehje pasurie” të Ken Dhimës, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Vlorës, i cili pretendonte se kishte përfituar 59 mijë euro dhurata dhe sponsorizime nga presidenti i “Kristalit” gjatë viteve 2008-2011.
Procesverbali i zbardhur i mbledhjes së 7 korrikut 2014 të KLD-së ekspozon habinë e gjyqtarit Dhima se pse ishte i vetmi i akuzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kur sipas tij nga Muçaj kishin përfituar deri edhe “ministra dhe zv. ministra”.
“…Kam sjellë këtu Ahmet Muçaj, pasuria e tij është 30-40 milionë euro tani. Si mund të dyshojmë [nëse] më ka dhënë mua Ahmet Muçaj 50 mijë euro? Jo vetëm mua, por u ka dhënë ministrave dhe zv.ministrave, u ka blerë edhe shtëpia. Ç’ne u dyshokam unë?” replikoi Dhima përballë anëtarëve të KLD-së.
Gjyqtari Dhima e kaloi pa pasoja procedimin disiplinor, ndërkohë që argumentet e tij për miqësinë familjare me Muçajn e “Kristalit” dhe mungesën e shqetësimit për konflikt interesi në marrjen e parave u pranuan si normale nga shumica e anëtarëve të KLD-së.
Paralelisht me detyrën e tij si gjyqtar, Dhima punoi për 5 vjet edhe si pedagog i së drejtës romake në universitetin “Kristal”. Ai nuk ishte i vetmi.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se universiteti “Kristal” bashkë me rrjetin e vet të fakulteteve në rrethe u kthye në një punëdhënës të madh për dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë të Shqipërisë përgjatë viteve 2006-2014.

Të paktën 30 gjyqtarë dhe 17 prokurorë kanë punuar për një ose më shumë vite si pedagogë në universitetin “Kristal” dhe kanë deklaruar të ardhura të përfituara prej tij në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.
Gjyqtarët dhe prokurorët e punësuar nga Ahmet Muçaj përbëjnë rreth 5 për qind të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. BIRN mësoi se pjesa më e madhe e tyre e kreu këtë aktivitet në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Ish-presidenti i universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj u arrestua në fillim të marsit teksa po tentonte të shiste një diplomë juridiku, thuajse katër vjet pas mbylljes së universitetit të tij. Ai po hetohet nën masën e “arrestit shtëpiak” për veprat penale të korrupsionit në sektorin privat dhe falsifikim të diplomave.
Telashet e Muçajt me drejtësinë erdhën pas dy hetimeve për shitje diplomash, të cilat u mbyllën që të dyja nga Prokuroria.

E pyetur nga BIRN nëse 17 prokurorët e përfshirë në mësimdhënie e kishin kryer këtë aktivitet në përputhje me ligjin dhe nëse ishin evidentuar shqetësime për konflikt interesi mes tyre, Prokuroria e Përgjithshme u rezervua të përgjigjej vetëm me një pasazh të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 39 i këtij ligji përcakton që funksioni i prokurorit është i papajtueshëm me çdo veprimtari tjetër publike, me përjashtim të mësimdhënies, e cila rregullohet me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se vetëm dy gjyqtarë nga 30 gjithsej kishin respektuar urdhrin e KLD-së dhe kishin marrë autorizim për të dhënë mësim në universitetin “Kristal”.
“Nga kontrolli manual i dokumentacionit arkivor dhe konkretisht vendimarrjes së KLD-së për periudhën 2006-2014 rezultojnë vetëm dy gjyqtarë të kenë marrë autorizim për ushtrimin e mësimdhënies në universitetin jo-publik Kristal,” u përgjigj KLD.
Hetimet e mbyllura
Universiteti “Kristal” u hap në vitin 2005 dhe përgjatë 7 viteve të operimit të tij i shumëfishoi filialet e veta duke u shtrirë edhe në qytete të vogla si Kukësi apo Përmeti. Ai u mbyll në gusht 2014 nga qeveria “Rama” së bashku me 22 universitete të tjera private, pas konstatimit të parregullsive dhe reputacionit si një ndër “fabrikat e diplomave” në Shqipëri.
Universiteti i themeluar nga Muçaj u vendos për herë të parë në qendër të një hetimi në vitin 2012, kur autoritetet italiane zbuluan se Renzo Bossi, djali i ish-kreut të Lega Nord ishte diplomuar në “Kristal” pa qenë asnjë ditë në Shqipëri.

Hetimi zgjati 7 muaj dhe Prokuroria dështoi të zbulonte mënyrën se si Bossi dhe një shtetas tjetër italian ishin pajisur me diplomë të “Kristalit”. E vetmja që u penalizua ishte një sekretare e universitetit, e cila u shpall nga gjykata përgjegjëse për falsifikimin e dy diplomave.
Pas heqjes përfundimtare të licensës në vitin 2014, “Kristal” u kallëzua sërish në Prokurori nga Ministria e Arsimit, e cila e akuzonte universitetin për refuzim të urdhrit për të dorëzuar regjistrat si dhe ngrinte dyshime se ai vazhdonte të shpërndante diploma në kundërshtim me ligjin.
Por edhe ky hetim u pushua në vitin 2015 nga Prokuroria e Tiranës, me argumentin se shkeljet e konstatuara ishin kundravajtje administrative dhe nuk përmbanin elementë të veprave penale të mashtrimit apo të shpërdorimit të detyrës.

Pushimi i procedimit penal u motivua nga Prokuroria e Tiranës me argumentin se “fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”.

Tre vjet pas mbylljes së këtij hetimi, ish-presidenti i Kristalit u arrestua nga policia e Tiranës duke shitur një diplomë të falsifikuar për 2500 euro. Megjithatë, dyshohet se përmasat e këtij fenomeni janë shumë herë më të mëdha.

Ministria e Arsimit deklaroi më 8 mars se kishte marrë kërkesa për verifikim diplomash nga institucione dhe individë që prej mbylljes së universitetit “Kristal”.

“Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara.Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon,” tha Ministria e Arsimit.

Shkeljet në mësimdhënie

Përballjet e universitetit “Kristal” me drejtësinë nuk i penguan gjyqtarët dhe prokurorët që t’i vazhdonin kontratat e mësimdhënies me të deri në verën e vitit 2014. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se 13 gjyqtarë dhe 9 prokurorë jepnin mësim në këtë universitet në vitin akademik 2012-2013; kohë kur universiteti ishte përfshirë në stuhinë e rastit “Bossi”.
Një pjesë me e vogël e vazhduan këtë aktivitet deri në mbyllje të tij.

Mësimdhënia është ndër të pakëtat aktivitetete të lejueshme për gjyqtarët dhe prokurorët, por ajo rregullohet përmes një vendimi të KLD-së dhe urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm, të cilat kanë synimin të garantojnë që detyra e gjyqtarit dhe prokurorit është e pacënueshme dhe ka epërsi mbi veprimtaritë e tjera.

Në 2011, KLD nxorri një vendim për ushtrimin e aktivitetit akademik, duke i detyruar gjyqtarët që të kërkonin autorizim rreth 45 ditë përpara mësimdhënies si dhe normon numrin e orëve të lejuara të mësimit apo shumat e lejuara të pagesës nga universitetet publike dhe private.
Megjithatë, një inspektim i kryer nga Inspektoriati i KLD-së në vitin 2014 zbuloi se një përqindje e lartë e gjyqtarëve e kryenin aktivitetin e mësimdhënies në shkelje të rregullave të mësipërme.

Sipas inspektimit, nga 42 gjyqtarë që jepnin mësim në vitin akademik 2012-2013, 37 prej tyre nuk kishin kërkuar autorizim pranë KLD-së, ndonëse orët e mësimit realizoheshin edhe brenda orarit zyrtar. 13 prej gjyqtarëve të gjetur me shkelje jepnin mësim në universitetin “Kristal”, mes të cilëve edhe anëtarë të KLD-së apo kryetarë gjykatash.

Inspektoriati i KLD-së ka analizuar edhe treguesit sasiorë dhe shpejtësinë në gjykim të gjyqtarëve të përfshirë në mësimdhënie.

“Në 42 gjyqtarët e inspektuar, 9 prej tyre kanë patur vonesa mbi 30 ditë në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, nga të cilët 8 gjyqtarë ushtrojnë veprimtarinë akademike brenda orarit zyrtar… Për pjesën tjetër të gjyqtarëve [26 gjyqtarë] janë paraqitur një deri në 7 aneksa, duke përfshirë edhe pretendime për zvarritje gjykimi,” thuhet në raportin e Inspektoriatit.
Raporti i Inspektoriatit të KLD-së nuk u shoqërua me masa ndaj gjyqtarëve, por adresoi një sërë rekomandimesh për reformimin e rregulloreve për aktivitetin akademik. Ndërkohë, ështe e paqartë nëse Prokuroria e Përgjithshme ka nxjerrë ndonjëherë urdhra për rregullimin e këtij aktiviteti apo të ketë kryer ndonjë verifikim për të konstatuar probleme të ngjashme dhe konflikt të mundshëm interesi./Reporter.al

Kotziasi sot shkurtimisht në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të zhvillojë sot një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Burime për Ora Neës bëjnë me dije se kryediplomati grek do të takohet me Ministrin Bushati rreth mesditës në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.

Vonesa me dhënien e autorizimit nga Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vienës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzheë Nimetz

Një shoqëri e hapur dhe një shtet i së drejtës?! – Nga Av. Sergjio Mazreku

A jemi ne një shoqëri e hapur dhe e çliruar nga çdo mendësi dhe praktikë komuniste sot, njëzet e shtatë vjet pas rënies së murit Stalinist gjysëmshekullor dhe nisjes së startit të lirisë e të demokracisë? A është demokracia jonë një demokraci funksionale apo një amalgamë përzierjesh dhe rudimentesh të shoqërive të indoktrinuara dhe ku pushteti i elitave politike është absolut?! A po ndërtojmë ne shqiptarët një shtet të së drejtës apo ligjin e bën klani më i fortë dhe çdo reformë synon paprekshmërinë e “peshqve të mëdhenj”?! Këto pyetje nuk anojnë detyrimisht nga njëra anë, por kanë diçka nga të dyja anët. E vërteta kurrë nuk mund të jetë bardhë e zi dhe as kritizerët e tranzicionit, as lustraxhinjtë e tij, nuk kanë plotësisht të drejtë, por vetëm pjesërisht.

Që në krye të herës duhet thënë se këto vite të tranzicionit postkomunist, pavarësisht çfarë thuhet e çfarë konsiderohen edne si plagë, janë arritur përmirësime të mëdha të jetës së shqiptarëve, që nga mendësitë deri tek mënyra e jetesës, kushtet e jetesës dhe infrastruktura sociale e psikolgjike eshëndetit të tyre fizik, shpirtëror e mental.

Raportet mes individit dhe shoqërisë, në këtë epokë të hapjes dhe çlirimit të energjive, qoftë të individit, qoftë të grupeve dhe shtresave shoqërore, kanë pësuar një ndryshim pozitiv, duke i bërë raportet dhe interesat e ndërsjella më atraktive dhe më luajale. Kështu, nëse zbulimi i plagëve të shoqërisë aktuale shqiptare na çon tek deformimi i raporteve të sotme mes individit dhe shoqërisë, mes individualizmit ekstrem, që na mban peng dhe kolektivizmit dogmatik, që i përket të kaluarës së afërt, kjo na bën të kuptojmë njëherësh dhe rëndësinë e këtij raporti, që mund të konsiderohet “Leva e Arkimedit” për ecjen përpara të dy vektorëve: individit dhe shoqërisë. Për inerci të një realiteti të dyzuar, ku na bie të përpëlitemi, ngaqë ende nuk jemi mësuar plotësisht me rregullat dhe lojën e ekonomisë së tregut dhe sfidat e lirisë, individi sot ndihet i dizilizionuar, ndërsa shoqëria, nën një shtypje të shumëfishtë, për shkak të presionit që vjen nga rudimentet e strukturave ish-komuniste, nga vegjetimi për hir të një inercie ideologjike, e cila në një farë mënyre, rreket për të na angazhuar në aventurën e saj të pakuptimtë dhe nga e cila nuk fiton askush. Kjo ka ndodhur për shkak të deformimit të mësimeve të së kaluarës komuniste, të cilën politika e ka përdorur si “mace të zezë”, për të trembur çdo reformim real të individit dhe shoqërisë, duke e reduktuar gjithçka vetëm në shërbim të lobingjeve të rrotacionit politik, pa marrë mesazhe të drejtpërdrejta për atë kohë, tashmë të mbetur në të kaluarën e pakthyeshme dhe rrisqet e avantazhet e pashembullta që na ofron kjo kohë që jetojmë, pra koha e demokracisë.

Ndoshta, karakteri ynë i fortë, i ndikuar prej grykash të thepisura me gurë e shkëmbinj, por edhe i butë njëherazi, si pllajat dhe lëndinat e mbuluara me bar e tërfil, na ka bërë ta shfaqim edhe jetën tonë mes ekstremesh.Ne jemi endur midis shpirtit të vrazhdë e të egër dhe shpirtit të butë poetik njëherësh, si midis Shillës dhe Karibdës, në kërkim të identitetit tonë psikik, etik, social e kombëtar. Mes të kaluarës së mungesave të skajshme, por me një fasadë të çngjyrosur sigurie për individin, nga njëra anë, dhe të sotmes së tejngarkuar dhe stresante, por me tregje të mbushura plot dhe mundësi të pafundme realizimi të individit, shoqëria shqiptare ka pranuar këtë fundit.

Në një kohë jo dhe aq të lagët, lamë peng jetën tonë personale si qenie individuale humane, për hir të fiksacioneve dhe dogmave, por në këtë kuadër, edhe jetën tonë shoqërore, duke u identifikuar kështu, jo vetëm si individë, por edhe si qenie sociale me një vektor të humbur të historisë së vjetër e të re. Në këtë tranzicion të vështirë, përtej çdo limiti, por me farin e shpresës të ndezur, kërkojmë të vetëplotësohemi, duke u përballuar me vetveten dhe të tjerët, të çliruar nga izmat dhe tabutë e kota.

Pra, duke luftuar për këtë vetëpërmbushje, nuk bëjmë tjetër veçse konfirmojmë, se jeta e gjithkujt është personale, është dhurata që i përket çdonjërit, por është edhe sociale, përderisa njeriu, nuk mund të jetojë pa tërësinë e elementëve të jetës shoqërore, të krijuara e të vendosura në kohë dhe prej kohësh.

Por lind me të drejtë pyetja: Përse jeta jonë shqiptare ka njohur vetëm ekstreme?! Nga njëra anë, ka ndodhur një shoqërizim ekstrem në disa periudha të historisë sonë dhe individualizëm po kaq ekstrem në të tjera kohë. Shoqërizim mbi bazën e gjakut, mbi bazën e familjes së madhe, si dhe të fisit, për të përballuar punët e shumta, por edhe rreziqet dhe mbrojtjen e jetës, nderit dhe pasurisë së brezave tanë. Shoqërizim, mbi baza etnie, feje dhe idesh, si dhe shpërbërje sa herë këto janë dyshuar dhe goditur deri në braktisje, për të mos qenë pjesë e humbjes totale, substancë që mund të ngelte si një precipitat ngjyrosës në vetëdijen tonë kolektive. Ajo që ka përbërë themelin, në të gjitha kohërat dhe që ka siguruar jetën shoqërore, është gjithë veprimtaria, që ka të bëjë me nevojat për ushqimin shpirtëror, ku do të veçoja arsimimin, për ushqimin fizik, d.m.th. të ushqyerit, si dhe gjithçka tjetër, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës fizike, shpirtërore, mentale, etnopsikike të elementëve të saj.

Mungesa e shoqërizimit na ka bërë të pavetëdijshëm aq dhe si duhet, se prolemet e mëdha, siç janë mungesa e shtetit të së drejtës, mungesa e rregullave dhe lojës së ndershme të tregut, mosfunksionimi si duhet i dhënies së pronave pronarëve legjitimë, për shkak të një kaste gjyqtarësh të korruptuar etj zgjidhen me një shoqërizim të ideve dhe qasjeve, si presion ndaj klasave dhe elitave politike, për të ndërmarrë reforma të forta që të mund të na çonin drejt shtetit real të së drejtës. Qasjet inidviduale mund të zgjidhin përkohësisht çështjet tona indivudale, por “thembra e Akilit” mbetet aty, e pacënuar,kërcënuese dhe problematike.

Ajo që do të doja të evidentoja është se shoqërizimi i bën mirë gjithë shoqërisë, është i shëndetshëm për një shoqëri njerëzore dhe mban më të sigurta themelet e saj për të ardhmen që ajo ndërton. Kjo, për aq kohë sa ky shoqërizim nuk bëhet në emër të kauzave false, që shërbejnë për të ngritur në majë të pushtetit dallkaukët e radhës.

Pra raporti mes kolektives dhe individuales, tek ajo që shoqëria detyrohet të bëjë për të garantuar lirinë dhe standardet e individit dhe, nga ana tjetër, se sa ky individ ka detyrime për të përmbushur obligimet e tij morale e ligjore ndaj kësaj shoqërie, në këtë hapësirë po ndërlokohen gjithnjë e më shumë faktorët nxitës dhe kandari po anon gjithnjë e më shumë tek ndërgjegjësimi kolektiv, për të bërë presion mbi ata që kanë në dorë ligjet dhe zbatimin e ligjshmërisë,mbi pushtetin ekzekutiv dhe të gjitha pushtetet, që të ndikojnë në përmirësimin e standardeve.

Pra, në thelb, individi nuk është lënë në hije, me liri abstrakte e të përfytyruar, por ka një liri reale, që lidhet me ekzistencën e tij normale dhe dinjitoze, siç janë puna, prona, shërbimet e ndryshme etj. si rrjedhojë edhe shoqëria nuk është në hije dhe në krizë, për arsye se nuk ka humbur legjitimitetin e idealitetit dhe nuk ndihet e braktisur, e lënë në mëshirën e fatit, por ka një orientim që buron nga vetë starti i lirisë.

Ka pasur dhe raste ku individi ka rënë në grackën e dogmave; thënë ndryshe, strategjia e “tokës së zezë”, që aplikua në Shqipëri pas viteve ’90, në emër të një lufte fantazmë kundër komunizmit, bëri që individi të çoroditej disi dhe të ndihej i traumatizuar, i mbështjellë në një koracë egocentrizmi deri në patologji, ndërkohë që shoqëria, e mbetur pa prona publike, pa kapitale të përbashkëta, që mund të shërbenin për edukimin dhe prosperitetin e saj, pa idealitetin e çdo shoqërie normale për vetëpërmbushjen e saj, u ndodh udhëkryq. Por tashmë kjo ka kaluar. Rruga demokratike, me gjithë kthesat dhe sprovat e vështira që i duhet të përballojë, është e pakthyeshme. Individi është bërë i përgjegjshëm, se lufta kundër idealitetit të shoqërisë është luftë kundër vetvetes, kundër familjes, kundër vetë lirisë, që nuk mund të identifikohet kurrsesi me anarki dhe kaos. Lufta për kauzat kolektive, siç janë ndërtimi i një shoqërie thellësisht të hapur dhe të një shteti demokratik të së drejtës, është dhe luftë për triumfin e kauzave individuale e grupale të gjithëkujt në këtë vend, që ka nevojë të shijojë frutat e bekuara të lirisë, sigurisë dhe prosporitetit.

Deklarata e fortë e Lames: Të majtë e të djathtë kanë “shqyer” pronat në bregdet

“Të majtë dhe të djathtë kanë shqyer pronat në bregdet”.

Kështu është shprehur kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një dalje për mediat, duke shtuar se në 27 vjet, në të gjithë bregdetin e jugut, nuk është bërë regjistrimi me qëllim që të tjetërsohen pronat.

“I gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Nuk ka ndodhur më kot, Është lënë jetë e mot i paregjistruar për tu “shqyer” dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksionuar. Duke filluar që nga Vlora që vetë qyteti nuk është dixhitalizuar. Në zonën e Orikumit ka një pjesë të regjistruar, pastaj Karaburun e datëpjetë është jashtë sistemit. Në Porto Palermo ka dy zona të hedhura dhe pastaj përsëri janë të pahedhura duke përfshirë edhe Sarandën. Ka qenë mënyra për ta lënë jashtë sistemit dhe për ta shqyer pronën si kanë mundur dhe dashur në të gjitha këto vite.”, tha Lame.

Ndërsa, ai ka bërë me dije edhe zonat më problematike, ku sipas të parit të ALUIZNI-t, ato janë Velipoja, Shëngjini, Ishulli Lezhës, Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës, bregdeti i Semanit, i Nartës, Orikumi dhe gjithë bregdeti i jugut.

“Nuk po hyj në hollësirat se kush e mban përgjegjësinë. Përgjegjësinë e ka njësia administrative që e ka bërë. Përgjithësisht në rang Republike pa bërë ndarje PD dhe PS, i kuq apo i blu sepse hajdutëria nuk ka ngjyrë, aty ku janë përzier njësoj administratat vendore me këtë proces dhe asnjëherë nuk e kanë denoncuar dhe nuk kanë krijuar një filtër frenimi ndaj procesit.”, -u shpreh ai.


Send this to a friend